You are on page 1of 11

Tema: Pastërtia

Numri: 1389 Data: 07.09.2006


Pyetja: Desha te pyes per pastertine (guslin) te me tregoni ne detaje se kur është obligim,
krahas ëndrrës (se për të kam informata).

Përgjigjja:
Vëlla i nderuar!
sa i perket formes se gusllit dhe si mirret dhe kur duhet marru ta dergoj kete tekst, doshta te
mjafton:

GUSLI - LARJA

KUR DETYROHET LARJA

- Të dalurit e spermës në gjumë apo duke qenë i zgjuar, ngase Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi
ve sel-lem] thotë:
"Duhet larë kur të dalë sperma."
Kurse, Ummu Seleme [radijall-llahu anha] tregon se Ummu Saleme [radijall-llahu anha] ka
thënë: "O i Dërguar i All-llahut, me të vërtetë All-llahu nuk turpërohet prej të vërtetës, a thua
vallë gruaja duhet larë kur të ëndërron? Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha. "Po,
nëse sheh ujë (gjurmë)."
Kurse, sa i takon daljes së spermës kur është njeriu i zgjuar, atëherë duhet të jetë dalje me
epsh. Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
"Kur të del ujë furishëm, laju nga xhunubllëku, e nëse nuk del furishëm nuk ka nevojë për
larje"
Shevkaniu thotë: "Dalja e spermës furishëm ndodh gjatë daljes së saj nga shkaku i epshit", dhe
për këtë, shkruesi i librit ka thënë: "Se nëse sperma
del për shkak të sëmundjes ose impotencës, nuk duhet lare. Poqëse ndokush ëndërron, e nuk
heton gjurmë (ujë), nuk ka nevojë të lahet, por nëse gjen ujë e nuk i kujtohet ëndërimi,
atëherë duhet larë. Aishja [radijall-llahu anhu] thotë: "Eshtë pyetur Muhammedi [sal-lall-llahu
alejhi ve sel-lem] për njeriun i cili gjen lagështi në trupin e tij, e nuk i kujtohet ëndërrimi, ç'të
bën?" e Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i tha: "Le të lahet, e nëse ëndërron e nuk
gjen lagështi, nuk ka nevojë të lahet."
- Kontakti seksual, edhe pse nuk ka ejakulim. Ebu Hurejra [radijall-llahu anhu] thotë se
Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: "Kur ndokush të ulet në me të katër
gjymtyrëve dhe kryen aktin seksual, është bërë larja e obliguar edhe pse nuk ka ejakulim."
Shtojcë:
Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: "Kur të takohen dy sunnetimet,
obligohet larja." (domethënë, nëse futet koka, kurse të gjithë dijetarët janë të mendimit se
nëse vetëm e prekë e nuk hyn nuk ka nevojë të lahet)
- Kur kafiri pranon Islamin. "Kajs Ibn Asimi pranoi Islamin, kurse Resulull-llahu [sal-lall-llahu
alejhi ve sel-lem] e urdhëroi lë lahet me ujë dhe sidër (bimë aromatike)."
- Ndërprerja e menstruacionit dhe lehonisë. Aishja [radijall-llahu anhu] thotë: Resulull-llahu
[sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i ka thënë bijës së
Hubejshit: "Kur të vie menstruacioni lëre namazin, e kur të dalësh nga ajo gjendje laju dhe
falu"
E sa i përket lehonisë, ajo është sikurse menstruacioni, e këtë duke u bazuar në ixhmanë e
dijetarëve Islam.

KUSHTET E LARJES
- Nijjeti duke u mbështetur në hadithin e të Dërguarit të All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-
lem]: "Cdo vepër vlerësohet sipas nijetit."
- Të larët e trupit në tërërsi.
FORMA E LARJES
Aishja [radijall-llahu anhu] thotë: "Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] kur lahej nga
xhunubllëku, fillonte me larjen e duarve, e pastaj
merrte ujë me dorën e djathtë dhe gjuante në të majtën, pastaj lante organin më pastaj
merrte ubdest sikur për namaz, pastaj merrte ujë dhe gjuante në
kokë duke futur gishtat në rrënjët e flokëve, e kur e shihte se ka fërkuar tërë kokën, gjuante
tre grushta ujë në kokë, pastaj gjuante në tërë trupin
e pastaj e lante tërë trupin."
Vlenë të theksohet:
Kur gruaja të lahet nga xhunubllëku, nuk detyrohet t'i zgjidhë bystekët e flokëve, kurse kur të
lahet nga menstruacioni obligohet t'i zgjidhë. Ummu Seleme [radijall-llahu anha] thotë: "O i
Dërguar i All-llahut, unë i bëjë flokët bystekë, kurse kur të lahem nga xhunubllëku i zgjidhi."
Muhammedi
[sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i tha: "Jo s'ka nevojë të mjaftojnë tre grushta ujë e pastaj të
lashë krejt trupin dhe kështu pastrohesh."
Aishja [radijall-llahu anhu] thotë se Esmaja e ka pyetur Resulull-llahun [sal-lall-llahu alejhi ve
sel-lem] për larjen pas menstruacioneve, e ai ka thënë:
"Merrë ujë dhe sidër, pastaj merrë abdest mirë, pastaj gjuaj ujë në kokë dhe fërkoje mirë,
derisa t'ë arrijë deri tek rrënjët e flokëve e pastaj gjuaj
ujë mbi to, pastaj merre një leckë të parfymosur dhe pastrohu me te." Aishja [radijall-llahu
anha] tha: "Sikur (ajo) të fshehë këtë, e ai [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] pastaj tha: "Pastroje
me të gjakun ku ka dalë (gjurmët)."E unë Aishja e pyeta për xhunubllëkun, e ai më tha: "Merr
ujë dhe merr mirë abdest, derisa të arrijshë mirr rrënjët e flokëve, pastaj gjuai ujë tërë
trupit." Ky hadith njëherit qartëson edhe dallimin mes larjes së gruas e cila lahet pas
menstruacionit duhet që të fërkohet më tepër sesa ajo që lahet nga xhunubllëku, e gjithashtu
duhet që t'i zgjidhë bystekët. Në esencë, duhet zgjidhur bystekët për të arritur uji në rënjët e
flokëve, mirëpo sheriati ia ka lehtësuar grave, ngase larja nga xhunubllëku ndodhë më shpesh,
e me
këtë shkakton vështirësi, gjë e cila nuk ndodhë me rastin e menstruacionit, e cila ndodhë një
herë në muaj.
Shënim:
Lejohet që burrë e grua të lahen së bashku në një vend dhe të shikojnë avretin e njëri tjetrit,
e këtë duke u bazuar në thënien e Aishes [radijall-llahu anha]: "Lahesha me Resulull-llahun
[sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] prej një ene duke qenë xhunubë (që të dytë)."

KUR ESHTE MUSTEHAB LARJA


- Larja pas çdo akti seksual. Ebu Rafiu transmeton se një natë Resulull-llahu [sal-lall-llahu
alejhi ve sel-lem] i vizitoi të gjitha gratë e tija dhe u lante pas çdo akti. I thashë: "O i dërguar i
All-llahut, përse nuk lahesh në fund njëherë?", ai [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: "Kështu
është më mirë dhe më pastër."
- Larja e gruas që është në istihada për çdo namaz, ose larja për Drekë dhe Ikindi së bashku me
Akshamin dhe Jacinë së bashku dhe për çdo mëngjes veçmas. Aishja [radijall-llahu anha] thotë:
"Ummu Habibën e takoi istihada në kohën e Resulull-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e ai
e urdhëroi që të lahet për çdo riamaz."
- Larja pas alivanosjes. Aishja [radijall-llahu anha] thotë: "Kur u sëmur Resulull-llahu [sal-lall-
llahu alejhi ve sel-lem] pyeti: "A janë falur
njerëzit?". I thamë: "Jo, po të presin ty, ja Resulull-llah", e ai [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]
tha: "Mbusheni kovën me ujë." Aishja [radijall-llahu anha] tha: "Ia mbushëm kovën me ujë, e ai
[sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] u la dhe shkoi për t'u falur, mirëpo u alivanos, kur erdhi në
vete tha: "A janë falur njerëzit?" I thanë: "Jo, po të presin ty,
ja Resulull-llah." E Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: "Ma mbushni një kovë me
ujë." E ne ia mbushëm, u la Resulullahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe shkoi që të falet,
por, sërish u alivanos, e kur erdhi në vete tha: "A janë faluf njerëzit?" I thanë: "Jo, po të presin
ty ja Resulull-llah, e pastaj tha që Ebu Bekri të dalë imam."
- Të larët pas varrimit të mushrikut. Aliu radijall-llahu anhu] thotë: "Shkova te Resulull-llahu
[sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe i thashë: "Ebu Talibi ka vdekur, e ai më tha: "Shko dhe
varrose", e kur u ktheva nga varrimi i tij, me tha: "Shko laju."
- Larja për dy Bajramet dhe ditën e Arafatit. Transmeton Shafiu [radijall-llahu anhu] nga
Zadhani i cili thotë: "Një njeri e pyeti Aliun [radijall-llahu anhu] për larjen e ai i tha: "Laju për
çdo ditë nëse ke mundësi", e ui i tha: "Jo, po të pyes për larjen që është larje?" e Aliu [radijall-
llahu anhu] i tha: "Ditën e Xhumasë, ditën e Arafatit, ditën e Bajramit të Knrbanit dhe Fitër
Bajramit."
- Të larët për atë që e lanë të vdekurin. Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
"Kush të lajë xhenazen, le të lahet."
- Larja para veshjes së ihramit për Haxhxh ose Umre. Zejd Ibn Thabiti [radijall-llahu anhu]
thotë: "E kam parë Resulull-llahun [sal-lall-llahu
alejhi ve sel-lem] kurr i nxorri lë gjitha teshat për të veshur ihramin dhe u la."
- Larja për të hyrë në Mekke. Abdull-llah Ibn Umeri [radijall-llahu anhu] asnjëherë nuk ka hyrë
në Mekkë, e të mos jetë ndalë në Dhu-Tava, derisa e
takonte mëngjesi, lahej pastaj hynte në Mekke dhe thonte: "Kështu ka vepruar Resulull-llahu
[sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]."
- Të larët në ditën e Arafatit. E këtë duke u bazuar në hadithin e Aliut [radijall-llahu anhu] të
sipërpërmendur.

Bekir Halimi, 07.09.2006

Numri: 1185 Data: 20.08.2004


Pyetja: Nëse nëna e pastron fëmiun e vet dhe gjatë pastrimit e prek ndytësirën, a e prish kjo
vepër abdestin?

Përgjigjja:
All-llahun e falënderojmë, gjërat që e prishin abdestin janë të njohura dhe janë të përmendura
në librat e fikhut, kurse kjo vepër nuk është përmednur në mesin e tyre.
Mirëpo ai që prek ndytësirë nuk i lejohet të falet në atë fromë derisa nuk e pastron dorën.
E kanë pyetur Shejh Ibn Bazin, rahimehull-llah:
Çka mendon shkëlqesia juaj për punën e mjekut që disa herë detyrohet në disa raste të sheh
avretin e të sëmurit dhe ta prek për kontrollim? Në disa raste gjatë operimit kirurgu punon në
mes të gjakut dhe urinës, andaj a e ka obligim ta përsërit abdestin në këto ratse ose vetëm
është vepër e pëlyeshme?
Është përgjigjur:
Nuk prish punë nëse mjeku e prek avretin e njeriut për nevojë dhe nëse shikon në te për
shërim, qoftë avreti i përparëm ose i prapëm. I takon ti sheh dhe ti prekë për nevojë dhe
domosdoshmëri. Nuk prish punë nëse e prek gjakun kur të ketë nevojë për ta prekur në plagë,
për ta larguar plagën ose për ta njohur gjendjen e plagës. Pastaj e lanë dorën, kurse abdesti
nuk prishet me prekje të gjakut ose urinës. Mirëpo nëse prek avretin i prishet abdesti, qoftë
avreti i përparëm ose i prapëm. Kurse prekja e gjakut dhe urinës, ose ndytësirave tjera, kjo
nuk e prish abdestin, por e lanë dorën nga ajo që ka prekur…". ("Mexhmuu Fetava Ibn Baz",
6/20).
Marrë nga: http://www.islamqa.com
Përktheu: Bekir Halimi

islamqa.com, 20.08.2004

Numri: 1090 Data: 07.07.2001


Pyetja: Kaptina e pastertise nga libri "Pyetje dhe pergjigje"

Përgjigjja:
KAPITULLI I PASTËRTISË
Pyetje: A lejohet të bëhet me gojë nijeti për faljen e namazit apo për marrjen e abdestit?
Përgjigje: Bërja e nijetit me gojë është bidat (risi), sepse nuk është transmetuar ndonjë
argument i saktë që të tregojë së Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] apo shokët e tij e
kanë bërë këtë gjë. Nga ana tjetër, vendi i bërjes së nijetit është zemra, andaj nuk është e
nevojshme bërja e tij me gojë.
Pyetje: Ç’duhet të bëjë ai person, i cili është në dyshim nëse e ka prishur abdestin apo jo?
Përgjigje: Nëse dikush është në dyshim, nëse e ka prishur abdestin apo jo, atëherë abdest i tij
konsiderohet i saktë, sepse njeriu, në esencë, është i pastër, andaj edhe dyshimi nuk mund të
bëhet shkak për prishjen e abdestit. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] kur u pyet për
dyshimin e prishjes së abdestit gjatë faljes, tha: “Mos u largo nga namazi, derisa të dëgjosh
zhurmën apo të ndiesh erën”.
Andaj abdesti i tij është i saktë dhe ai mund të falet, të bëjë tavaf rreth Qabes, të lexojë
Kur’an etj.
Pyetje: Si duhet ta fërkojë gruaja kokën e saj gjatë marrjes së abdestit? A është i mjaftueshëm
fërkimi i një pjese të saj?
Përgjigje: Mënyra e fërkimit të kokës për gratë është si ajo e burrave: fërkohet e gjithë koka
me dorë të lagur, duke filluar që nga vendi ku dalin flokët e deri në zverk, së bashku me
veshët. Ndërsa gërshetat nuk ka nevojë që t’i fërkojë. Në disa hadithe të sakta thuhet se
Pejgamberi e fërkonte kokën duke filluar nga ana e përparme deri në zverk, së bashku me
veshët.
Në esencë, burrat dhe gratë janë të barabartë para rregullave të Sheriatit Islam, me
përjashtim të atyre rregullave, për të cilat janë transmetuar argumente të sakta.
Pyetje: A lejohet t’u japim mes’h çorapeve të tejdukshme gjatë abdestit?
Përgjigje: Çorapet, të cilave lejohet t’u jepet mes’h, duhet të jenë të trasha dhe të dendura.
Nëse janë të tejdukshme nuk lejohet të japësh mes’h, sepse këmba konsiderohet e zbuluar.
Ibën Bazi
Pyetje: A bëhen të papastërta rrobat e atij personi, i cili ulet në një vend ku ka urinuar një
fëmijë i vogël, pas tharjes së vendit?
Përgjigje: Prekja e diçkaje të papastër me një pjesë të trupit apo rrobave, pasi është tharë,
nuk e bën të papastër vendin e prekur, sepse papastërtia depërton vetëm kur është e lagur. Në
bazë të kësaj, është e lejueshme hyrja këmbëzbathur në banjo, nëse këmba dhe dyshemeja e
banjos janë të thata.
Ibën Xhibrini

Pyetje: A duhet të pastrohen mbeturinat e ushqimit të mbetura midis dhëmbëve, pas marrjes
së abdestit?
Përgjigje: Heqja e mbeturinave të mbetura midis dhëmbëve nuk është e detyryar, por s’ka
dyshim se mbajtja pastër e dhëmbëve është në të mirë të shëndetit të njeriut, pasi kalbëzimi i
këtyre mbeturinave është burimi kryesor i shumë sëmundjeve. Andaj, është mirë që muslimani,
pasi të mbarojë ushqimin, t’i lajë dhëmbët e tij me furçë apo me misvak, në mënyrë që të
pastrojë mbeturinat e ushqimit, pasi lënia pas dore e kësaj gjëje shkakton ndërrimin e erës së
gojës. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë për misvakun: “Ai mban gojën të
pastër dhe e kënaq All-llahun”.
Ibën Uthejmini

Pyetje: A e prish abdestin puthja me epsh?


Përgjigje: Dijetarët nuk janë të një mendimi lidhur me këtë çështjë. Disa prej tyre thonë se
prekja e gruas e prish abdestin sido që të jetë, me epsh apo pa epsh. Një grup i tretë është i
mendimit se abdesti nuk prishet në asnjë rast. Mendimi i fundit është mendimi më i saktë, pasi
në një hadith të saktë, të transmetuar nga Aishja, thuhet se: “Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi
ve sel-lem], pasi puthi disa nga gratë e tij, shkoi në namaz pa marrë abdest për së dyti”.
Pra prekja, puthja apo përqafimi i gruas nuk e prishin abdestin edhe nëse bëhen me epsh,
përderisa nga organi seksual i mashkullit nuk rrjedh spermë apo medhi.
Ibën Uthejmini

Pyetje1:A është i pastër një lëng i bardhë apo i verdhë që del tek femrat dhe a prishet abdesti,
nëse rrjedh vazhdimisht? Po ashtu nëse rrjedh me ndërprerje ç’duhet të bëjë gruaja, pasi pjesa
dërmuese e grave, sidomos ato të arsimuarat, e konsiderojnë këtë lagështirë diçka të
natyrshme dhe, sipas tyre, nuk duhet të merret abdest pas daljes së tij?
Përgjigje: Pas një studimi të hollësishëm të kësaj çështjeje, arrita në përfundim se nëse ky
lëng rrjedh nga mitra e gruas, e jo nga organet urinore, atëherë ai është i pastër, por kjo gjë,
d.m.th. pastërtia e lëngut, s’do të thotë se nuk duhet të merret abdest pas daljes së tij, pasi
nuk është kusht që ajo gjë që e prish abdestin të jetë e papastër, siç është rasti i gazrave.
Andaj, nëse gruaja sheh këtë lloj lëngu, duhet të marrë abdest përsëri.
Nëse rrjedhja e këtij lëngu është e vazhdueshme, atëherë abdesti i saj nuk prishet, por ajo
duhet të marrë abdest pas hyrjes së kohës së çdo namazi dhe mund të falë, gjatë asaj kohe,
namaze farze apo sunete, ashtu siç mund të lexojë edhe Kur’an. Gjithashtu, ajo duhet të
kujdeset që të vendosë diçka në brendësi të vendit nga ku rrjedh lëngu, në mënyrë që të
pengojë daljen e tij. Dijetarët thonë se kështu duhet të veprojë edhe ai person që vuan nga
rrjedhja e përhershme e urinës.
Nëse rrjedhja e lëngut bëhet me ndërprerje dhe ajo është e sigurt se rrjedhja do të ndërpritet
para mbarimit të kohës së namazit, atëherë duhet ta shtyejë namazin deri në fund të kohës së
tij. Nëse ka frikë se mos mbaron koha e namazit, atëherë duhet të marrë abdest dhe të
vendosë diçka për të penguar daljen e lëngut nga organet seksuale.
Përsa i përket sasisë së këtij lëngu, duhet të kemi parasysh se nuk ka ndryshim nëse rrjedhja
bëhet në sasi të mëdha, apo të vogla. Abdesti prishet në të dy rastet, sepse plotësohet një nga
kushtet e prishjes së tij siç është dalja e diçkaje, në këtë rast e lëngut nga organet seksuale.
Përsa i përket mendimi të të përhapur te shumë gra, se dalja e këtij lëngu nuk e prish
abdestin, unë nuk kam dëgjuar ndonjë dijetar që të thotë këtë gjë, përveç Ibën Hazmit, i cili
është i mendimit se dalja e këtij lëngu nuk e prish abdestin, mirëpo ai nuk përmend ndonjë
argument nga Kur’ani apo Suneti që të mbeshtesë mendimin e tij.
Andaj gratë duhet të kenë frikë All-llahun [subhanehu ve teala] dhe t’i kushtojnë kujdesin e
duhur pastërtisë së tyre, sepse namazi i falur pa pastrimin e duhur nuk është i pranuar edhe
nëse falet njëqind herë.
Pyetje 2: Nëse gruaja, prej së cilës rrjedh ky lëng pandërprerje, merr abdest për të falur një
namaz farz, a i lejohet asaj që të falë namaze sunete apo të lexojë Kur’an me të njëjtin
abdest, derisa të hyjë koha e namazit tjetër?
Përgjigje: Nëse merr abdest në fillim të kohës, asaj i lejohet që të falë namaze sunete apo të
lexojë Kur’an derisa të hyjë koha e namazit tjetër.
Pyetje 3: Nëse gruaja, tek e cila rrjedhja e lëngut bëhet me ndërprerje, merr abdest dhe
menjëherë pas kësaj rifillon rrjedhja e lëngut, si duhet të veprojë ajo në këtë rast?
Përgjigje: Kur rrjedhja e lëngut bëhet me ndërprerje, gruaja duhet të presë derisa të vijë koha
e ndërprerjes. Mirëpo, nëse rrjedhja dhe ndërprerja e lëngut nuk bëhet në mënyrë të rregullt,
d.m.th. një herë rrjedh e një herë jo, atëherë ajo duhet të marrë abdest në fillim të kohës së
namazit dhe të falet.
Pyetje 4: Ç’duhet të bëjë gruaja nëse ky lëng prek trupin apo rrobat e saj?
Përgjigje: Nëse lëngu është i pastër, gruaja nuk ka për detyrë të bëjë asgjë. Nëse është i
papastër, d.m.th. nëse del nga fshikëza e urinës, ajo duhet ta lajë atë.
Pyetje 5: Përse nuk është transmetuar ndonjë hadith nga Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve
sel-lem], që tregon se lëngu në fjalë e prish abdestin, po të kemi parasysh rëndësinë e madhe
që u jepnin gratë e asaj kohe pyetjeve rreth çështjeve të fesë?
Përgjigje: Sepse ky lëng nuk del te të gjitha gratë.
Ibën Uthejmini

Pyetje: Pasi lindi gruaja, një shok imi nuk pranoi të vinte në shtëpinë time, pasi, sipas tij, nuk
lejohet ngrënia e ushqimit të gatuar nga gruaja gjatë periudhës së lehonisë, sepse ajo
konsiderohet e papastër. A është e vërtetë kjo gjë?
Përgjigje: Menstruacionet dhe lehonia nuk e bëjnë gruan të papastër. Burrit i lejohet që të
kryejë marrëdhënie seksuale me të nga mesi e lart, ashtu siç i lejohet të hajë bashkë me të
nga ushqimi i gatuar prej saj.
Çifutët e kanë pasur zakon që të mos hanin me gratë e tyre kur ishin me menstruacione. Kur e
mori vesh Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] këtë gjë, tha: “Bëni me të çdo gjë
përveç kontaktit seksual (në vaginë)”. (Transmeton Muslimi)
Gjithashtu, transmetohet nga Aishja, e cila thotë: “Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]
më urdhëronte, kur isha me menstruacione, që të mbulohesha nga mesi e poshtë e pastaj më
përkëdhelte ashtu siç e përkëdhel burri gruan e vet”. (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi)
Ndalimi i faljes së namazit, agjërimit dhe i leximit të Kur’anit gjatë menstruacioneve dhe
lehonisë, nuk ka lidhje me jetën e përditshme të dy bashkëshortëve.
Komisioni i Përhershëm

Pyetje: A duhet të lahet gruaja, nëse kryen me të shoqin marrëdhënie seksuale, të cilat nuk
shoqërohen me ejakulimin e spermës në mitrën e saj?
Përgjigje: Nëse organi seksual i mashkullit hyn sadopak në organin seksual të femrës, atëherë
larja bëhet e detyrueshme si për burrin ashtu edhe për gruan, sepse Pejgamberi [sal-lall-llahu
alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Kur burri kryen marrëdhënie seksuale me gruan e tij, duhet të
lahet edhe nëse nuk ejakulon”.“Nëse takohen dy organet seksuale, larja është e detyrueshme.”
Ibën Xhibrini

Pyetje: A ka ndyshim midis grave dhe burrave në larjen e papastërtisë së madhe (xhunubllëkut)
dhe a duhet t’i zgjidhë gruaja gërshetat e saj gjatë larjes? A ka ndryshim ndërmjet mënyrës së
larjes prej xhunubllëkut dhe menstruacioneve?
Përgjigje: Nuk ka asnjë ndryshim ndërmjet larjes së gruas dhe burrit prej xhunubllëkut.
Gjithashtu, gruaja nuk e ka për detyrë që t’i zgjidhë gërshetat e saj, por mjafton që të derdhë
tri herë ujin në kokë e pastaj të lajë pjesën tjetër të trupit, pasi Pejgamberi [sal-lall-llahu
alejhi ve sel-lem], kur u pyet nga një grua për këtë çështje, tha: “Jo, nuk ka pse t’i zgjidhësh
gërshetat. Mjafton që të derdhësh tri herë ujë në flokët tua e pastaj të lash pjesën tjetër të
trupit”. (Transmeton Muslimi)
Nëse gruaja vendos në flokët e saj diçka që pengon depërtimin e ujit deri në lëkurë, atëherë
duhet ta heqë atë para se të fillojë larjen. Nëse depërtimi i ujit nuk pengohet, atëherë largimi
i saj nuk është i detyrueshëm.
Përsa i përket larjes prej menstruacioneve, dijetarët nuk janë të një mendimi nëse duhen
zgjidhur gërshetat, apo jo. Mendimi më i saktë është se nuk duhet të zgjidhen, sepse në disa
transmetime të hadithit të lartpërmendur, thuhet se një grua i tha Pejgamberit [sal-lall-llahu
alejhi ve sel-lem]: “Unë i mbaj flokët e lidhura gërshet dhe, kur lahem nga menstruacionet apo
xhunubllëku, i zgjidh”. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i tha: “Nuk ka përse të
veprosh kështu. Mjafton të hedhësh tri herë ujë mbi kokë e pastaj të lash pjesën tjetër të
trupit. Me këtë pastrohesh”.
Ky transmetim tregon mjaft qartë se gruaja nuk është e obliguar t’i zgjidhë flokët gjatë larjes
prej menstruacioneve apo xhunubllëkut, megjithatë gjëja më e mirë është t’i zgjidhë në të dy
rastet, me qëllim që të mënjanohet mospajtimi i mendimeve të dijetarëve.
Komisioni i Përhershëm

Pyetje: Ç’duhet të bëjë ajo grua, menstruacionet e së cilës zakonisht zgjasin shtatë ose tetë
ditë, nëse dalja e gjakut vazhdon edha pas kalimit të kohës së zakonshme të menstruacioneve
të saj?
Përgjigje: Në raste të tilla, gruaja nuk duhet të falet apo të agjërojë, sepse Pejgamberi [sal-
lall-llahu alejhi ve sel-lem] nuk e ka kufizuar kohën e zgjatjes së menstruacioneve. Ndërsa All-
llahu [subhanehu ve teala] thotë:“Të pyesin për menstruacionet. Thuaj, ato janë diçka e
dëmshme (papastërti)...”. (El-Bekare:222)
Ndaj, nëse gjaku vazhdon të rrjedhë, ajo duhet të presë derisa të ndërpritet rrjedhja e tij
plotësisht, e pas kësaj, ajo duhet të lahet, të falet e të agjërojë.
Në të njëjtën mënyrë, nëse në muajin e ardhshëm, menstruacionet zgjasin më pak se
zakonisht, ajo duhet të lahet dhe të falet menjëherë, pa i dhënë rëndësi faktit që
menstruacionet e saj kanë vazhduar më pak se herët tjera.
Ibën Uthejmini
Pyetje: Ç’duhet të bëjë gruaja nëse, gjatë kohës së menstruacioneve, rrjedhja e gjakut pasi
vazhdon një ditë, ndërpritet gjatë gjithë ditës tjetër?
Përgjigje: Me sa duket, ky “pastrim”, apo kjo ndërprerje e përkohshme e gjakut, gjatë kohës
së menstruacioneve nuk konsiderohet pastrim i mirëfilltë. Andaj gruaja duhet të veprojë ashtu
siç vepron gjatë kohëve të zakonshme të menstruacioneve.
Ibën Uthejmini

Pyetje: Menstruacionet e mija, zakonisht, zgjasin gjashtë deri në shtatë ditë. Një ditë pas
ndërprerjes së tyre shoh se fillon të rrjedhë një lëng ngjyrë kafe. Si duhet të veproj në këtë
rast?
Përgjigje: Përderisa ti i di ditët e zakonshme të menstruacioneve tua, atëherë dalja e gjakut të
verdhë apo të turbullt, pas pastrimit, nuk bëhet pengesë për faljen e namazeve apo për
agjërimin e Ramazanit, sepse pastrimi ka një shenjë të veçantë, e cila është dalja e sekrecionit
të bardhë. Pasi të shohësh këtë shenjë, ti duhet të lahesh e pastaj të falesh e të agjërosh.
Ibën Uthejmini

Pyetje: Ç’duhet të bëjë gruaja nëse një ditë para fillimit të menstruacioneve, rrjedh prej saj
gjak i turbullt, i cili i cili mund të jetë në formën e një peri të hollë me ngjyrë të zezë apo
kafe? Gjithashtu ç’duhet të bëjë ajo nëse ky lëng rrjedh pas mbarimit të menstruacioneve?
Përgjigje: Nëse ky gjak rrjedh në kohën kur gruaja ndjen dhembjet e zakonshme të
menstruacioneve, atëherë ai është pjesë e tyre.
Përsa i përket daljes së këtij gjaku menjëherë pas mbarimit të menstruacioneve, gruaja duhet
të presë derisa të ndërpritet plotësisht rrjedha e tij, sepse ai është pjesë e menstruacioneve.
Aishja, e shoqja e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] u thoshte grave për këtë gjë:
“Mos u shpejtoni derisa të shihni sekrecionin e bardhë.”Ibën Uthejmini

Pyetje: Si duhet të veproj nëse në disa raste, pas larjes prej menstruacioneve (d.m.th. pas
pastrimit të plotë), rrjedh një sasi e vogël gjaku, duke pasur parasysh se koha e zakonshme e
menstruacioneve të mija është pesë ditë?
Përgjigje: Nëse gjaku që del pas pastrimit është i turbullt apo në ngjyrë të verdhë, atëherë ai
konsiderohët si urinë, kurse nëse është gjak i zakonshëm, atëherë ai konsiderohet prej gjakut
të menstruacioneve, andaj gruaja duhet të përsërisë larjen, sepse Ummu Atijeh, e cila ka qenë
njëra prej atyre që kanë jetuar në kohën e Pejgamberit, ka thënë: “Gjakun e verdhë apo të
turbullt që dilte pas pastrimit, nuk e konsideronim prej gjakut të menstruacioneve”.
Ibën Bazi

Pyetje: Dy muaj pas martesës filluan të dalin disa pika të vogla gjaku. Ç’duhet të bëj, të falem
apo jo?
Përgjigje: Problemet që hasin gratë, lidhur me menstruacionet dhe lehoninë, janë si deti pa
brigje, sidomos në kohën e sotme, kur është shtuar jashtë mase përdorimi i medikamentëve
parandaluese të shtatzënëisë dhe menstruacioneve. Është e vërtetë që shumica e këtyre
problemeve i kanë fillimet që me krijimin e racës njerëzore për herë të parë, por megjithatë,
shumëllojllojshmëria dhe larmia e habitshme e këtyre problemeve në kohën e sotme është me
të vërtetë diçka që të bën të të vijë keq.
Sidoqoftë, rregullin e përgjithshëm për të tilla raste mund ta përmbledhim me pak fjalë:
Nëse gruaja pastrohet plotësisht nga menstruacionet, d.m.th. nëse sheh sekrecionin e bardhë, i
cili është një lëng i bardhë që njihet nga gratë, atëherë çdo gjë që del pas kësaj, qoftë gjak i
turbullt apo i verdhë, qofshin pika gjaku, qoftë lagështirë, nuk konsiderohet prej
menstruacioneve, andaj mund të falet, të agjërojë dhe të kryejë marrëdhënie seksuale me të
shoqin e saj. Ummu Atije thotë: “Gjakun e verdhë apo të turbullt që dilte pas pastrimit, nuk e
konsideronim prej gjakut të menstruacioneve”. (Transmeton Ebu Davudi, e sened të saktë)
Por, gruaja nuk duhet të shpejtohet derisa të pastrohet plotësisht, pasi disa gra lahen
menjëherë sapo thahet gjaku dhe nuk presin që të shohin shenjën e pastrimit të plotë,
sekrecionin e bardhë. Për këtë arsye, kur gratë e sahabëve sillnin copa të bardha me gjak të
verdhë, Aishja u thoshte: “Mos u shpejtoni derisa të shihni sekrecionin e bardhë”.
Ibën Uthejmini

Pyetje: Një gruaje shtatzënë i filloi rrjedhja e gjakut pesë ditë para lindjes. Ç’duhet të bëjë
ajo në këtë rast, duke pasur parasysh se kjo gjë ka ndodhur gjatë muajit të Ramazanit?
Përgjigje: Nëse, në kohën kur fillon dalja e gjakut, nuk shihen shenja që tregojnë se së shpejti
gruaja do të lindë, atëherë gjaku i dalë prej saj nuk është as gjak menstruacionesh, as gjak
lehonie, andaj ajo nuk duhet ta lërë namazin apo agjërimin.
Nëse, në kohën kur fillon dalja e gjakut, shihen shenja që tregojnë se së shpejti gruaja do të
lindë, atëherë gjaku i dalë prej saj është gjak lehonie, andaj ajo duhet të lërë namazin dhe
agjërimin dhe nuk duhet të kryejë marrëdhënie seksuale me të shoqin. Pas ndërprerjes së
gjakut, ajo duhet të zëvendësojë agjërimin e ditëve të lëna nga Ramazani.
Komisioni i Përhershëm

Pyetje: Si duhet të veprojë gruaja në lidhje me namazin, nëse dështon para apo pas plotësimit
të krijimit të embrionit?
Përgjigje:1- Nëse një pjesë e trupit të embrionit (dora, koka, këmba apo diçka tjetër) është
plotësuar, atëherë gruaja konsiderohet lehonë, pra ndaj asaj nuk i lejohet që të falet, të
agjërojë apo të kryejë marrëdhënie seksuale me burrin e saj derisa të ndërpritet rrjedhja e
gjakut ose të plotësohen dyzet ditët. Nëse gjaku ndërpritet para plotësimit të dyzet ditëve,
atëherë ajo duhet që, pasi të lahet, të falet e të agjërojë Ramazanin dhe në të njëjtën kohë i
lejohet të kryejë marrëdhënie seksuale me të shoqin, sepse nuk është transmetuar asnjë
argument i saktë, në lidhje me periudhën më të shkurtër të lehonisë.
Periudha më e gjatë e lehonisë, në bazë të haditheve të sakta është dyzet ditë, andaj, nëse
rrjedhja e gjakut vazhdon edhe pas plotësimit të dyzet ditëve, gruaja duhet të falet dhe të
agjërojë, pasi gjaku i dalë prej saj konsiderohet si gjak i prishur. Gjithashtu, ajo duhet të
marrë abdest para çdo namazi, sepse kështu e ka urdhëruar Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve
sel-lem] Fatimen, të bijën e Ebu Hubejshit, e cila ishte mustehada. Nëse gjaku që del pas 40
ditëshit qëllon në të njëjtën kohë me ditët e zakonshme të menstruacioneve, atëherë gruaja
duhet të veprojë ashtu siç veprojnë gratë me menstruacione. 2- Nëse embrionit nuk i është
plotësuar asnjë pjesë e trupit të tij, d.m.th. është thjesht një copë mishi apo gjaku pa formë,
atëherë gruaja nuk konsiderohet lehonë, por istihada, ndaj duhet të falet e të agjërojë pa i
dhënë rëndësi gjakut që del prej saj. Ajo mundohet të marë abdest për çdo namaz dhe në të
njejtën kohë duhet të mundohet që të pengojë daljen e gjakut me një copë të pastër apo me
diçka tjetër të ngjashme me të.
Asaj i lejohet të bashkojë namazin e drekës me atë të ikindisë, si edhe namazin e akshamit me
atë të jacisë, ashtu siç i lejohet që të lahet për dy namazet e bashkuara si dhe për namazin e
sabahut, siç është transmetuar në hadithin e Himnes, bijës së Xhahshit.
Ibën Bazi

Pyetje: Një e afërmja ime dështoi në muajin e tretë të barrës. Pas kësaj ajo nuk u fal, derisa u
ndërpre rrjedhja e gjakut. Më vonë, ajo dëgjoi se lënia e namazit për këtë shkak nuk është e
lejuar, sepse gjaku i dalë prej saj nuk konsiderohet prej gjakut të lehonisë. Si duhet të veprojë
ajo në këtë rast, duke pasur parasysh se ajo nuk e mban mend numrin e namazeve të lëna?
Përgjigje: Dijetarët thonë se embrioni merr formën e njeriut tetëdhjetë e një ditë pas fillimit
të shtatzënësisë, andaj, nëse dështimi ndodh më pas, gruaja nuk duhet të falë apo të agjërojë,
pasi gjaku që rrjedh prej saj konsiderohet prej gjakut të lehonisë. Nëse dështimi ndodh para
plotësimit të tetëdhjetë ditëve, ajo duhet të falet dhe agjërojë, pasi gjaku në fjalë është gjak
i prishur.
Gruaja në fjalë, duhet të mundohet të kujtojë kohën kur ka ndodhur dështimi. Nëse ai ka
ndodhur pas potësimit të tetëdhjetë ditëve, ajo duhet t’i zëvendësojë të gjitha namazet e
lëna. Nëse nuk e mban mend numrin e saktë të namazeve të lëna, ajo duhet të caktojë një
numër të përafërt dhe t’i falë ato.
Ibën Uthejmini

Pyetje: A i lejohet burrit që të kryejë marrëdhënie seksuale me gruan e tij tridhjetë e pesë
ditë pas lindjes, nëse rrjedhja e gjakut është ndërprerë?
Përgjigje: Nëse rrjedhja e gjakut ndërpritet para plotësimit të dyzet ditëve, atëherë
marrëdhëniet seksuale janë të lejuara, me kusht që gruaja të shohë pastrimin e plotë, i cili e
bën të detyrueshme për të faljen dhe agjërimin.
Ibën Xhibrini

Pyetje: Një gruaje i filluan menstruacionet brenda në xhaminë e Pejgamberit [sal-lall-llahu


alejhi ve sel-lem]. Ajo qëndroi atje, derisa të afërmit e saj mbaruan namazin dhe e pastaj doli
bashkë me ta. A ka marrë gjynahe për qëndrimin në xhami, duke qenë me menstruacione?
Përgjigje: Nëse nuk ka pasur mundësi që të dilte vetëm, atëherë nuk ka problem, por nëse ka
pasur, ajo duhet të kishte dalë sa më shpejt, sepse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]
ka thënë: “Nuk lejohet që të hyjë në xhami gruaja me menstruacione dhe njeriu xhunub”.
Ibën Bazi

Pyetje: A u lejohet grave leximi i librave që përmbajnë komentimin e Kur’anit, gjatë periudhës
së menstruacioneve?
Përgjigje: Sipas mendimit më të saktë të dijetarëve, gruas me menstruacione i lejohet që të
lexojë librat e komentimit të Kur’anit, madje edhe vetë Kur’anin, me kusht që të mos e prekë
me dorë. Ndërsa për xhunubin nuk është i lejuar leximi i Kur’anit, derisa të lahet. Atij i lejohet
leximi i komenteve të Kur’anit apo i librave të hadithit, me kusht që të mos i lexojë ajetet që
gjenden në brendësi të tyre, sepse siç transmetohet në një hadith të saktë, Pejgamberin [sal-
lall-llahu alejhi ve sel-lem] nuk e pengonte prej leximit të Kur’anit asgjë tjetër përveç
xhunubllëkut. Po ashtu, në një hadith tjetër thuhet: “Xhunubit nuk i lejohet të lexojë asnjë
ajet nga Kur’ani.” (Transmeton Imam Ahmedi me sened të mirë.)
Ibën Bazi

Pyetje: A e pranon All-llahu [subhanehu ve teala] duanë (lutjen) e gruas gjatë


menstruacioneve?
Përgjigje: Nëse plotësohen kushtet e pranimit të duasë, All-llahu [subhanehu ve teala] ia
pranon lutjen gruas pa marrë parasysh nëse është me menstruacione, apo jo. Andaj është e
pëlqyeshme që gruaja me menstruacione të lutet, të kërkojë falje dhe të përmend All-llahun
[subhanehu ve teala] sa më tepër që të jetë e mundur, sidomos në kohët e mira.
Ibën Xhibrini

Pyetje: A i lejohet gruas me menstruacione të lexojë ajete nga Kur’ani për t’u argumentuar me
to dhe a i lejohet gruas me menstruacione të shkruajë ajete nga Kur’ani apo hadithe të
Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]?
Përgjigje: Gruas me menstruacione i lejohet:
1- Leximi i librave në të cilët ka ajete kur’anore apo ajete të komentuara.
2- Shkruarja e ajeteve kur’anore brenda një teksti të caktuar.
3- Argumentimi me ajetet e Kur’anit për një çështje të caktuar.
4- Leximi i ajeteve kur’anore në formë lutjeje apo përmendjeje të All-llahut [subhanehu ve
teala].
5- Mbajtja e librave të tefsirit apo e diçkaje tjetër të ngjashme me të, nëse është e
nevojshme.
Ibën Xhibrini

nga libri "Pyetje dhe pergjigje", 07.07.2001

Numri: 728 Data: 20.03.2001


Pyetja: selam kur asht njeriu ne banjo dhe esht vetem dhe esht me brek a lejohet me mar
abdes apo duhet mi vesh pantollat qe te mer abdes.

Përgjigjja:
Falënderojmë All-llahun, paqa dhe bekimi qofshin mbi Muhammedin.
Nuk ka problem nëse mer abdest duke qenë i veshur vetëm me të mbathura të brendshme, kjo
apsak nuk pengon në plotësinë e abdestit.

Bekir Halimi, 13.04.2001

Numri: 688 Data: 14.03.2001


Pyetja: Selamu alejkum . A i lejohet femres te nxjerri pjesen e kembes dmth nga nyja e poshte
, edhe ne rruge dmth te heci pa corape (psh ne vere ) . Ju lutem me tregoni dhe argument per
kete ceshtje . A eshte kusht per te marre abdes per leximin e Kur'anit ?? Nje vlla musliman me
ka thene qe nuk egziston asnje argument per kete pune . Kurse nje vlla tjeter me tregoi nje
ajet ku thuhet : Bismilahir Rrahmenir Rrahim La jemesuhu il-lel muttahharuun . Se prekin ate
pervecse atyre qe jane te paster . Allahu e di a e kam thene qarte .

Përgjigjja:
Falënderojmë All-llahun, paqa dhe bekimi qofshin mbi Muhammedin.
Sa i përket prekjes së Mus'hafit pa abdest, kjo është e lejuar, sepse ajeti që cituat, nuk ka të
bëjë me njerëzit por nga konteksti nënkuoptohet se është për qëllim melekët.
Kështu e komentojnë këtë ajet edhe Ibn Kethiri dhe shumë dijetar t tefsirit.
Edhe pse pa dyshim se marja abdest për lexim të Kuranit është ma mirë.
All-llahu e di më së miri.

Bekir Halimi, 29.04.2001

Numri: 638 Data: 04.03.2001


Pyetja: Selam alejkum Jemi tri shoqe nga Shkupi studente ne UT.Ne falim namaz mirepo
pothuaj se cdo dite nuk kemi uje ne banesen ku banojme ,keshtuqe kemi problem per marjen e
abdestit dhe pastrimin.Uje ka cdo mengjes prej ores 5 ne mengjes ederi ne ora 9 ,ne i mbushim
shishe dhe ene tjera me uje por jemi tri dhe ato hargjohen spse uji na nevoitet edhe per tjera
gjera.A kemi te drejt te marim tejmum.

Përgjigjja:
Falënderojmë All-llahun, kurse paqa dhe bekimi qofshin mbi Muhammedin alejhisselam.
Fillimisht ju duhet ta ruani ujin për gjërat më të rëndësoshme që në këtë rast është namazi
dhe pastërtia, e pastaj ta shfrytëzoni për gjëra tjera.
Mirëpo nëse eventualisht ndodh që ndonjëher të mbeteni pa ujë dhe ka ardhur koha e namazit,
atëhere mund të kërkoni në rrethinë të afërt, po pati, elhamdulilah, e po s'pati atëhere lirisht
mundeni te merni tejemum.
All-llahu e di më së miri.

Bekir Halimi, 09.03.2001

Numri: 570 Data: 24.02.2001


Pyetja: Jam student ne Prishtine, kam do probleme me te cilat ballafaqohen te gjithe
studentet e ketushem...se pari nder problemet me te renda eshte mungesa e rrymes, pastaj
mungesa e ujit, sidomos neper konvikte jeta studentore nuk eshte e kenaqshme .... Shpesh
here ndodh qe naten, te behemi xhunub {te papaster} e kur zgjohemi nuk kemi uje....keshtu
qe na kalojne do kohe te namazeve, e me e keqja eshte se shokut tim te dhomes i kaloi namazi
i xhumase, sepse ishte xhunub dhe nuk kishte uje qe te pastrohet.....

Përgjigjja:
Sa i përket rastit tuaj, në mungesë të ujit, ose në prezencë të ujit, mirëpo në pamundësi për
ta përdorur , psh. nga të ftohtit e madh ose nga të nxehtit e madh, lejohet marja e tejemumit,
dhe me atë tejemum falesh pa problem, deri në kohën kur të gjesh ujin, ose të kesh mundësi
ta përdorish ujin. All-llahu e di më së miri!

Bekir Halimi, 24.02.2001


Numri: 559 Data: 22.02.2001
Pyetja: nëse një grua është me abdest dhe ia ndëron pelenën e djalit të vet me pshur ai
prishet abdesti.

Përgjigjja:
Falënderojmë All-llahun, kurse paqa dhe bekimi qofshin mbi Pejgamberin alejhisselam.
Jo abdesti nuk i është prishur, por vetëm i lanë duart, asgjë ma tepër.
All-llahu e di më së miri.

Bekir Halimi, 12.03.2001

Numri: 337 Data: 31.01.2001


Pyetja: Esselamu- Alejkum. Alejohet me e bë mest për mbi qorape.Nqofse ka ndo një
argument.

Përgjigjja:
Falënderojmë All-llahun, kurse paqa dhe bekimi qofshin mbi Muhammedin alejhisselam.
Po lejohet dhënja mes'h çorapave, sepse pejgamberi alejhisselam u ka dhënë mes çorapeve.
Në hadith nuk ka kurnjëfar dallimi mes çorapeve të trasha dhe të holla, andaj të gjitha llojet e
çorapave vlenë mes'hi mbi to.
Këtë hadith e transmeton Ebu Davdui, Tirmidhiu dhe Ibn Maxheja. edhe ky hadith është i
vërtetë.
Për këtë edhe Ebu Hanifeja, i cili në fillim kushëtzonte që të jenë çorapat e trasha, në fund të
jetës i jepte mes'h edhe çorapeve të çfarëdo llojit të ishin, siç tregohet në librin "El-Mebsut",
të imamit të njohur të medhhebit Hanefit, Imam Serhesiut.
All-llahu e di më së miri.

Bekir Halimi, 12.03.2001

You might also like