You are on page 1of 1

Tema: Punësimi i gruas

Numri: 1390 Data: 07.09.2006


Pyetja: A jam e lejuar te punoj si moter medicionale duke e pasur parasysh se do t'jem ne kontakt me
te dy gjinite? Tjetra, a jam e obliguar ta fal namazin e pafalur gjate kohes kur nuk isha e
udhëzuar,duke qene se edhe ne ate kohe jam numeruar muslimane ?

Përgjigjja:
Motër e nderuar!
Nuk lejohet te punosh ne vend ku ka perzierje mes meshkujve dhe femrave, kurse sa i perket
namazeve te pafalura gjatë kohës kur nuk ke qenë e udhëzuar, themi se nuk duhet te kompenzohen,
por duhet bere teube të sinqertë, dhe me lejen e Allahut kjo mjafton.
me nderime.

Bekir Halimi, 07.09.2006

Numri: 1261 Data: 04.05.2006


Pyetja: Pyetja ime është: "a i lejohet femres te mirret me politik ?"- e bëj këtë pyetje sepse une jam
anetare e kryesise se nje partie politike ketu ne Kosove,dhe elhamdulilah kam filluar ta njoh islamin
dhe dua qe te mbulohem. E nese ne islam femres nuk i lejohet te mirret me politik atehere vetem te
mbulohem inshallah edhe ta paraqes doreheqjen nga partia,e nese i lejohet, prap inshallah do
mbulohem, por atehere jo ta paraqes doreheqjen, por kerkesen qe edhe me hixhab te vazhdoj ne jem
ne parti...? Çka duhet te bej???

Përgjigjja:
Ve alejkumusselam ve rahmetull-llahi ve berekatuhu
All-llahun e falënderojmë kurse paqa dhe bekimi qofshin mbi Muhammedin, familjen dhe shokët e tij.
Ska dyshim se ne Islam gruas i lejohet te mirret me aktivitete shoqerore madje edhe politike, mirepo
me kushte te caktuara. Prej kushteve te caktuara
fetarisht eshte qe gruas nuk i takojne pozita te medha udheheqese ne shtet, sepse Pejgamberi
alejhisselam ka thene: "Nuk korrin sukses nje popull qe i udhehqe ata nje grua". (Buhariu).
Duke u nisur nga ky hadith dijetaret islam kane thene se gruas nuk i takojne postet udheheqese ne
shtet, edhe pse ajo ka te drejte te shpreh mendimin e vet dhe te vepron per te krijuar klime te mire
dhe te shendoshe shoqerore...
2- Nese vjen ne ndesh praktikimi i fese dhe veprimtaria poltike, pa dyshim se duhet dhene perparesi
zbatimit te rregullave te fese. Andaj falja e namazit, mbulimi me mbulese islame, ikja nga mekatet e
ndryshme jane obligime fetare, edhe keto kane perparesi nga cdo veper tjeter....
3- Une personalisht mendoj se me mire per ty do te jete te largohesh nga kjo parti politke, e te
mundohesh aftesite e tuaja qe i ke organizative,
politike dhe shoqerore tia ofrosh ndonje organizate joqeveritare te muslimaneve, ose te hapish ti vet
ndonje OJQ dhe te mudnohesh nepermjet saj te besh vetedijesimin e njerezve dhe faktorizimin e zerit
te muslimaneve, qe fatkeqesisht nuk eshte realitet per momentin ne Kosove...te mirresh me shkrime
dhe analiza te ndryshme te gjerave qe kane te bejne me muslimanet dhe te drejtat e tyre...
Mirepo per gjithe keto veprime duhet konsultuar paraprakisht me ndonje hoxhe, sidomos me ndonje
hoxhe qe jeton ne Kosove dhe i njeh me mire
imtesirat dhe detajet e jetes shoqerore ne Kosove dhe problemet e saje...
Mendoj se kjo do te ishte pergjigje e pyetjes tende...
All-llahu ju dhashtë dije të dobishme, vepra të mira, besim të shëndoshë, sukses dhe lumturi në jetë.

Bekir Halimi, 04.05.2006

You might also like