You are on page 1of 3

Ridizajnimi i sigurisë për Presidentin

Bahri M.Gashi / 23.03.2011

Pas bërjës publike në parlamentin shqiptarë drejtuar kombit,


Intuita inovatore ndaj kënvështrimit të tij në dimensionet e një
platforme për rrugën që duhet ndjekur drejt unifikimit kombëtarë të
bashkimit sipas “modelit ekonomik”. Një ridimensionim i ri gjeopolitik
dhe gjeostrategjik në mes aspektit të brendshëm kombëtarë, pozicionit
rajonal dhe interesave europerendimore, Presidentit Pacolli i nevojitet
rritja e nivelit të sigurisë në nivelin më të lartë të shkallës së sigurisë
së tij presonale.
Ky vizion i shfaqur prej tij arrinë të tejkaloj çdo President të
deritanishëm dhe lider politik në trojet tona shqiptare që prej pas luftës
së fundit në Kosovë. Andaj sikur që ideja e tij gjeopolitike në përmasat
gjeoekonomike për unifikimin e kombit sipas parimit të “bashkimit
ekonomik” për mes “modelit ekonomik” apsolutisht e arsyeshme dhe e
domosdoshme për ne ndonëse ka tendencë rrezikshmërie de nevojën e
shtimit të sigurisë së lartë për Presidentit duhet bërë më shumë.
Nëse në të kaluarën e tij të artë të arritjeve ekonomike, mund të
ketë patur sfidat e konkurencës serioze por pa munduar ta thyejnë
asnjëherë në rrugën e tij. Tani në idenë e tij për kombin duhet kujdes
shumë më i shtuar, të llojit të veqant nga armiqët e përhershëm të
kombit shqiptarë të cilët me çdo kusht do të mundohet për ta penguar
idenë e bashkimit të kombit.
Siguria për Presidentin mbetet sfidë serioze e organeve të
sigurisë, të personelit të tij të brendshëm, të partnerëve që duhet ta
mbështesin dhe vënë në lëvizje fillimin e zbatimit në teren të vizioni të
tij mbarëkombëtarë.
Koncepti për siguri të përhershme, jo vetëm që duhet të jetë
prezenca statike e uniformuar dhe civile në gjithçka që ka Presidenti,
por edhe në ofrimin e sigurisë së informacionit të nevojshme për të
arritë potencialisht nivelin më të lartë të sigurisë.
Dy nga këshilltarët kryesor të tij për siguri të Presidentit, njëri me
përvojë shumë vjeqare, kryesisht në fushën ushtarake dhe tjetri një
kuadër i ri me arsimim adekuat ndërkombëtar në fushën e sigurisë nuk
duhet të mbeten zgjidhje e vetme për dizajnimin e sigurisë për
Presidentin pas publikimit të vizionit për bashkimin ekonomik të
kombit.
Përmasat e sigurisë duhet të zgjerohen dhe në këtë
këndvështrim dhe Presidentit duhet sugjeruar për krijimin e njësisë
përkatëse për siguri të lartë brenda presidencës e cila do të kishte
personel përveq mbrojtjës së afërt të Policisë, pjesa tjetër e personelit
do ti referohej monitorimit të aspekteve të ofrimit të sigurisë së lartë
që do të nënkuptonte çështjet e informacionit dhe të ndërlidhjës së
informacioneve të klasifikuara me agjencinë përkatëse për inteligjencë.
Kjo formë pa dhënë detaje të tjera për saktësisht mënyrën
organike të sistemimit dhe funksionimit të sigrisë për Presidentin e
Kosovës për shkak të specifikave të platforms së prezantuar për
kombin do ti ofronin sigurinë e duhur dhe komoditetin e nevojshëm të
sigurisë për implementimine e vizionit politik kombëtar sipas “modelit
ekonomik” të bashkimit.
Siguria për Presidentin e përmasave kombëtare duhet të
adresohet siaps niveleve të konceptimit të çasjeve inteligjente të
informacionit, përkatësisht siguria e lartë që ju referohej diciplinave
COMINT dhe TOSINT për të bërë një sinkronizim burimesh të
informacionit mbi planifikimet e mundshme që mund të shfaqin “
hijenat e zeza” rrezikshmëri të lartë për jetën e Presidentit. Çështja e
analizës së këtyre informacioneve në funksion të sigurisë të lartë për
Presidentin nuk duhet lënë rastit dhe vetëm sigurisë rutinore.
Plani për sigurinë kombëtare të Presidentit përveq që duhet të
inkorporohet në institucionet përkatëse të sektorit të sigurisë në
Kosovë, ai i sofistikuar duhet modifikuar varësisht nga nevoja për
shtimin e aktiviteteve mbi sigurinë për Presidentin.
Presidenti e ka shprehur për herë të parë në historinë moderne
të shiptarëve këtë platformë të “modelit ekonomik” të integrimit
brenda kombëtarë andaj edhe siguria e lartë për këtë njeri duhet të jet
e përmasave të sigurisë kombëtare të nivelit më të lartë të
mundshmëm të sigurisë së institucionit të tij, familjës, pronës e në
veqanti jetës së tij personale.
Presidentit i atribohet nevoja për siguri të lartë dhe për faktit se
është Presidenti i parë më i pasur i vendirt, rajonit dhe më
gjerë.Poashtu ky nivel i sigurisë i duhet ngase është Preisdenti i parë
më human që prej kohësh i mveshur me petkun humanitarë. Të gjitha
këto atribute personale që i gëzon Presidenti i Kosovës dhe që ne
duhet të mburremi me të arriturat e tij gjeniale nuk i gëzohet ata
mizorët të cilët çdo ditë e netë mendojnë e planifikojnë kurthe se si ta
pengojnë dhe ndalin rrugën e tij kombëtare tani të bërë publike. Andaj
shpresoj se këto pak fjalë të kësaj analize konceptuale mbi ridizajnimin
e sigurinë së lartë për Presidentin të arrijnë të gjejnë vendin e duhur
dhe sa më parë të inkorporohen për të mirën e përbashkët të kombit
për zbatimin e sigurisë së lartë dhe të përhershme të Presidentit të
Republikës së Kosovës z.Pacolli.

(Autori është duke vijuar studimet pasdiplomike të magjistraturës në UEJL, në


Shkencat Politike)

You might also like