You are on page 1of 2

UNIVERSITETI SI STACION!

Prof.dr.Bekim Baliqi

Universiteti gjatë gjithë historisë se ekzistimit të tyre kane qene dhe mbeten
te jete mikrokozmos i një vendi, pasqyrë e një shoqërie. Prandaj,
universiteti nuk është asnjëherë vetëm institucion arsimor e shkencore, por
me implikime te drejtpërdrejta shoqërore e politike. Aq me tepër kur
funksionet e saj njohëse (kognitive) e diturie (shkencore), në shoqëritë ne
tranzicion i lëshojnë vend me shume funksionit emancipues e kulturor qe ka
universiteti. Dikur universiteti ishte vendi ku shkonin bijtë e pak me rralle
edhe bijat e te pasurve ose elitës se pushtetarëve. Ndërsa sot universitetet
janë te vërshuara nga masat e gjera dhe shtresat e ndryshme te shoqërisë.
Megjithëse po te behej një studim me i thelluar për strukturën e studenteve,
dyshoj se vërtetë universitetet tona janë te hapur për te gjithë ne kushte te
barabarta!

Në planin me te gjere, pra ne atë global, universitetet jo vetëm qe janë


kryesisht në shërbim të zhvillimit socio-ekonomik por janë bërë edhe një
industri mjaft fitimprurëse. Mjafton, qe te përmendim rritjen enorme të
numrit të studenteve ne dy-tre dekadat e fundit ne mbare boten dhe
konkurrencën në mesin e universiteteve. Sidoqoftë, problemet qe kane
Universitetet tona dhe ato në rajon, janë fatkeqësisht të natyrave tjera.

Dilemat që na parashtrohen rreth rolit dhe funksionit të Universitetit nuk


është më një çështje intelektuale e as sfere ekskluzive akademike e
diskutimesh personale. Universitetet, sot me shume se kurrë janë çështje
politike, nga këto institucione përveç qe rekrutohen politikanet e ardhshëm
dhe mobilizohen votuesit e rinj, nga këto adresa trasohen diskursi politik
edhe ligjërimi i pushtetarëve, aty sajohet e mbrohet legjitimiteti i pushtetit.
Prandaj, universitetet janë bunkerët ideologjik te pushteteve, qe duhen
kontrolluar e politizuar. Kështu, universiteti si reflektim i kulturës politike
dhe te nivelit demokratik te shoqërisë, privohet nga autonomia-ne kuptimin
e vendimmarrjes se lire e te pavarur, dhe nga vet misioni themelor i tij. Para
se gjithash nga kultivimi i reflektimi te arsyeshëm, mendimit kritik dhe
kërkimeve shkencore.

Gjendja e këtillë, nga vet stafi akademik trajtohet zakonisht me një


ambiguitet te thelle, pasi qe kritika e rezistimi janë aq te zëshëm qe te mos
e prishin një modus vivendi te tyre. Kjo gjendje nga një pjese tjetër, qe
shërbejnë si gardiane te ndërvarësisë politike, shihet si e mirëpritur pasi qe
janë aty ku janë jo për shkak te aftësive akademike e kualifikimeve
shkencore por pikërisht fal kësaj ndërlidhje me pushtetin.

Nga ana tjetër, studentet janë ata qe pësojnë dhe qe mashtrohen nga këto
“studime”! Por, pse mungon rezistenca ose demonstrimi i pakënaqësive te
tyre? Megjithëse, mund te ketë njëmijë e njëqind arsye për këto abstenime,
konsideroj se ia vlen te shtjellohet me këtë rast, se çfarë është perceptimi
dhe si e konceptojnë Universitetin, studentet ne veçanti dhe shoqëria ne
përgjithësi. Pa dashur me paragjykuar për raste individuale, një pjese e
madhe e studenteve nuk e dallojnë qarte mësimin nga studimi, pasi qe kane
mungese te mendimit kritik e kërkimor. Aspekt tjetër veçues është
interesimi nga ana e pjesës dërmuese te studenteve me pak për aftësim
profesional e ngritje mendore e me shume për nota me te mira e diplomim
sa me te shpejte. Dhe te gjitha këto sjellje e veprimeve vijnë si pasoje e
kuptimit e trajtimit te Universitetit si vend transitor, si stacion radhës. E për
stacione zakonisht askush nuk lidhet e kujdeset, pasi qe stacionet janë pa
identitet e me pak respekt, ato janë kalimtare.

Në këtë mënyrë nga pushteti Universitetet janë shëndruar në stacione


qendrore për të mbërritur te pushteti dhe siguruar atë. Mirëpo, duke harruar
se me këto politika rrezikohet seriozisht e ardhmja e vendit dhe zhvillimi i
shoqërisë.

You might also like