Welcome to Scribd, the world's digital library. Read, publish, and share books and documents. See more
Download
Standard view
Full view
of .
Look up keyword or section
Like this
11Activity
0 of .
Results for:
No results containing your search query
P. 1
Tema versioni i pare

Tema versioni i pare

Ratings: (0)|Views: 2,600|Likes:
Published by Dhimiter Koca

More info:

Published by: Dhimiter Koca on Apr 06, 2011
Copyright:Attribution Non-commercial

Availability:

Read on Scribd mobile: iPhone, iPad and Android.
download as DOC, PDF, TXT or read online from Scribd
See more
See less

04/24/2014

pdf

text

original

 
Sigurimet ne Shqiperi dhe arsyet pse nuk ka shtrirje te shtresat e varfera
 
Dhimitër Koça
 
Permbajtja
1.Njohuri te pergjithshme mbi sigurimet2.Historiku i shoqerive siguruese ne Shqiperi3.Problemet qe perballet tregu ne ditet esotme4.Krahasimi me vendet e Rajonit
5.
Analiza statistikore e kryer ndermjetdymbedhjete Prefekturave te Shqiperise6.Analiza statistikore e anketimit ne Tirane7.Faktoret qe pengojne perfshirjen eshtresave me te ardhura te uleta ne sigurime8.Perfundimet9.Literatura
Faqja1
 
Sigurimet ne Shqiperi dhe arsyet pse nuk ka shtrirje te shtresat e varfera
 
Dhimitër Koça
 
1.Njohuri te pergjithshme mbi sigurimet
a) Natyra ekonomike dhe funksionet e sigurimit
 Sigurimi është mënyra për të siguruar mbrojtje kundër humbjeve financiare qërezultojnë nga një shumëllojshmëri perilesh. Me blerjen e policave te sigurimit,individët dhe bizneset mund të marrin kompensim për humbjet për shkak të aksidenteverrugore, vjedhje të pasurisë, zjarrit, dëmtime të stuhise, shpenzimet mjekësore, dhehumbje të të ardhurave për shkak të paaftësisë ose vdekjes. Demshperblimi per humbjetgjenerohet nga fondi i sigurimeve. Sigurimi është i arsyeshem, kur ngjarjet e sigurimit(rreziqet) shkaktojne nevojë të konsiderueshme për para.Si një kategori ekonomike nje siguracion paraqet marrëdhënie ekonomike, duke përfshirë format dhe metodat e krijimit të fondit të sigurimeve dhe përdorimin e tij nëdemshperblimin per ngjarjet e siguruara dhe duke ndihmuar njerëzit, kur disa ngjarjendodhin në jetën e tyre.Kontrata e sigurimit është një letër e nënshkruar nga palët, ku përcaktohet rreziku,objekti i siguruar, rrethanat dhe periudha për të cilën ai sigurohet, personi që e sigurondhe pjesa e rrezikut që ai pergatitet te pranoje. 
b) Mrojtja nga risqet
Funksioni kryesor i sigurimeve është që ato të veprojnë si mekanizma për transferimin e riskut. Por edhe pse e transferojnë rrezikun ato nuk mund ta shmanginnjë plagosje ose një sëmundje, kështu që ato mund ta mbrojnë individin nga fatkeqësitëe jetës. Në një masë të konsiderueshme mund të mbrohet ajo që zoteron personi,kryesisht pasuria edhe kjo nëpërmjet dëmshpërblimit. Streset mendore dhe fizike si dhesëmundjet mund të paksohen në qoftë se individi ka njohuritë e nevojshme për sëmundjet dhe merr masa parandaluese për to. Një pasuri, por edhe një individ me gjendje shëndetësore të keqësuar mund tëmbrohet në qoftë se personi apo biznesi që përfaqëson ai, blejnë një policë sigurimi, qëtë mbrojnë pasurinë nga faktorët njerëzore (vjedhje ose dëmtime me dashje), kundrejtaksidenteve (zjarr ose përplasje automjetesh), ndaj stuhisë dhe përmbytjeve ose ndajsëmundjeve dhe paaftesisë për të punuar.Mundesia për të pësuar një humbje apo dëm material lidhet me rritjen e numrit tëincidenteve si dhe me mundësinë e ndodhjes së tyre. Rritja e numrit të rreziqeve lidhetme një numër të madh veçorish individuale, mendore, fizike dhe pasurore të personitose kompanisë.Sigurimet mbrojnë pasurinë materiale duke i dhënë zoteruesit të saj burimet për tëzëvendësuar humbjen që i është shkaktuar. Ato mbrojnë një person për të cilin nevojitenshpenzime për t'ia kthyer shëndetin në gjëndjen e tij normale ose për të siguruar rehatinë si invalid. Nga ana tjetër, sigurimet mbrojnë edhe personat, të cilët nuk janë nëmoshë për të punuar duke u siguruar të ardhura në formën e pensioneve, duke i përfshirë punonjesit në skemat e produktit të sigurimeve.Faqja2
 
Sigurimet ne Shqiperi dhe arsyet pse nuk ka shtrirje te shtresat e varfera
 
Dhimitër Koça
 
Koncepti i mbrojtjes së sigurimeve është një marrëveshje për zhdëmtim në para ose për zëvëndësim për të mbajtur pasurinë e të siguruarit në të njejtat kushte edhe pasndodhjes së ngjarjes së siguruar.Të gjitha pasuritë e një pronari, si: toka, ndërtesat, pajisjet, llogaritë bankare,veshjet, aksionet, autoveturat, patentat e produkteve që prodhohen për herë të parë, sidhe vlerat që zotëruesi përfiton nga përdorimi i pasurisë së tij mund të sigurohen. Atomund të mbrohen ndaj një rreziku të veçantë ose ndaj disa rreziqeve njëherësh duke usiguruar kundrejt tij. Për t'u siguruar e mbrojtur zotëruesi do të shpenzojë vetëm primine sigurimit, që duhet t'i paguajë një shoqërie sigurimi.
c) Rasti ideal : “Sigurimi i Drejte”
Për të sqaruar "Sa Sigurim duan individet" Jeffrey M. Perloff (2004) vë në dukje semënyra se si funksionon sigurimi është se një person qe ka antipati riskun apo firmë i jep para kompaninë se sigurimit në gjendjen e mirë te natyrës, dhe kompania esigurimeve transferon para te i siguruar në gjendjen e keqe te natyrës. Transaksionitlejon personin qe ka antipati riskun apo firmë të zhvendose disa ose të gjitha rreziqetdrejt kompanisë se sigurimit.Për shembull, z. X është person qe ka antipati riskun. Ai dëshiron të sigurojeshtëpinë e tij, e cila është me vlerë 80 $ (mijë). Ekziston një probabilitet 25% qe shtëpiae tij do të digjet vitin e ardhshëm. Në qoftë se ndodh një zjarr, shtëpia do te kete vlerëvetëm 40 $. Kur nuk ka sigurim, vlera e pritur e shtëpisë së tij është (1 / 4 * 40 $) + (3 / 4 * $ 80) = 70 $. Z. X përballet me një sasi te larte risku. Varianca e vlerës së shtëpisë së tij është (1 / 4 * ($ 40 - $ 70) * ($ 40 - $ 70) + (3 / 4 * ($ 80 - $ 70) * ($ 80 - $ 70)) = 300 $Devijimi standart eshte :
3.17$300$
=
 Tani të supozojmë se një kompani sigurimesh ofron një bast të drejtë, ose njësigurim të drejtë, një bast midis një siguruesi dhe një te siguruari në të cilen vlera e bastit per te siguruarin është zero. Kompania e sigurimeve ofron z. X te tregtoje $ 1 nëgjendjen e mirë te natyrës (pa zjarr) për $ 3 në gjendjen e keqe te natyrës (zjarri). Kysigurim është nje bast i drejtë për shkak se vlera e pritshme e këtij sigurimi per z. Xështë zero: (1 / 4 * $ 3) + (3 / 4 * (- $ 1) = 0 $ Meqenese z. X është antipatik ndaj riskut, ai sigurohet plotësisht, duke blerësigurim të mjaftueshem për të eliminuar krejt rrezikun e tij. Me këtë shumë sigurimi, aika të njëjtën sasi pasurie në dyja raste.Faqja3

Activity (11)

You've already reviewed this. Edit your review.
iraa_l liked this
1 thousand reads
1 hundred reads
Besir Ajdini liked this
Adial liked this
Fitore Zeqiraj liked this
Liridona Basha liked this
Leonard Shehaj liked this
Leonard Shehaj liked this
igli2k7 liked this

You're Reading a Free Preview

Download
scribd
/*********** DO NOT ALTER ANYTHING BELOW THIS LINE ! ************/ var s_code=s.t();if(s_code)document.write(s_code)//-->