You are on page 1of 4

Roberto Saviano: "Ju rrëfej mafien

shqiptare”
Shkrimtari i librit “Gomorra”, Roberto Saviano, rrëfen lidhjet e mafies
italiane me klanet Kamorriste por edhe marrëdhëniet e komplikuara me vetë
mafiozët. Një tregim special për krijimin e mafias, hapat e artë të “kapove”
shqiptarë, martesat dypalëshe por edhe planet për të ardhmen.

Marte, 16 Dhjetor 2008 10:09:00


“Mafia shqiptare ka familje të fuqishme që lejojnë keqbërësit italianë dhe shqiptarë të
jetojnë të qetë në Shqipëri. Shqiptarët që kryejnë krime në Itali dhe jetojnë qetësisht në
Shqipëri, në Itali janë kriminelë, sepse familjet arrijnë të korruptojnë gjykatësit
shqiptarë, të paktën një pjesë të tyre. Mafiozët shqiptarë dhe kamorristët janë e njëjta
gjë. Bëjnë dhe martesa mes tyre”

Shkrimtari i librit “Gomorra”, Roberto Saviano, rrëfen lidhjet e mafies italiane me klanet
Kamorriste por edhe marrëdhëniet e komplikuara me vetë mafiozët. Një tregim special për
krijimin e mafias, hapat e artë të “kapove” shqiptarë, martesat dypalëshe por edhe planet për
të ardhmen. Ku konsiston lidhja mes politikës dhe mafias por edhe rreziku që quhet
“Kosovë”.

Zoti Saviano, “Gomorra” është libri yt i parë, suksesi yt. Tani je i famshëm, por vetmitar.
Nëse do të mundeshit të ktheheshit pas, do ta shkruanit përsëri këtë libër?

Po, do ta shkruaja, sepse s’jam penduar kurrë për atë që kam shkruar, por në të njëjtën kohë
nuk është një libër që më pëlqen. Nuk e kam shumë për zemër librin tim, sepse më futi në
këtë situatë. Por do ta rishkruaja. Është një ndjesi pak kontradiktore, por kështu është.

Unë, kur erdha këtu, pashë policët, dhe pata frikë. Po ti, ke frikë?

Jo, nuk kam frikë, sepse jam mësuar të jetoj kështu, që prej dy vjetësh dhe kam ndjesinë sikur
i mbaj gjërat nën kontroll. Ka çaste vëmendjeje shumë të madhe, ka dhe çaste qetësie. Si në
çastet e vëmendjes dhe ato të qetësisë, jetoj i shoqëruar nga shpura, nga pesë karabinierë. Nuk
e di pse s’kam pasur kurrë frikë. Veç, kam ndjerë bezdi që jetoj i blinduar.

As pesë policët nuk patën frikë, pavarësisht kërcënimeve të dhjetorit.

Herën e fundit që u zbulua një plan eliminimi, pati një çast që u ndjemë shumë të vetmuar.
Nuk e di nëse kjo ishte frikë.

Flasim pak për librin. “Gomorra”, i cili sapo ka ardhur në shqip. Është një libër për
Kamorran. Çfarë është Kamorra? Ku qëndron ndryshimi mes Kamorrës, Cosa Nostrës dhe
Ndraghetës?

Sot, dy organizatat më të mëdha kriminale në Evropë, janë pikërisht Ndrangeta në Kalabri


dhe Kamorra në Napoli. Cosa Nostra është një organizatë e rrezikshme, por s’është më aq e
rrezikshme sa dikur, krahasuar me këto të dyja. Kamorra ka një strukturë horizontale, jo
piramidale, si e Cosa Nostra-s. Është një organizatë e bërë për konfederata. Janë familje,
gjithsecila autonome, me bizneset e veta, por që bashkohen në federata, në të njëjtin nivel me
familjet e tjera.

Është organizata më mizore, që ka vrarë më shumë se 4 mijë vetë 30 vitet e fundit. Ka vrarë
më shumë se çdo organizatë tjetër terroriste evropiane, më shumë se IRA, ETA, Brigadat e
Kuqe, më shumë se terrorizmi islamik në Evropë. Është një organizatë që bën kryesisht
biznese në fushën ligjore: çimento, transport, nënkontraktime të çdo lloji. Pastaj, bizneset e
paligjshme janë kokaina dhe trafiku i armëve. Është një organizatë që ka lidhje të forta
ndërkombëtare.

Edhe Ndrangheta ka gjithashtu lidhje të forta ndërkombëtare, dhe mbi të gjitha, investon në
Evropën perëndimore. Nga hetimet e prokurorisë së Napolit, është zbuluar se Kamorra ka
blerë tituj shtetërorë në vendet e lindjes, ka investuar në ferma dhe hotele, ka ngritur turizmin
në këto vende dhe ka qenë e para që ka investuar në Rumaninë e pas Çausheskut. Një nga
bosët e Napolit, Pietro Liçiardi, u arrestua në ish- Çekosllovaki. Kjo do të thotë shumë. Do të
thotë që organizatat kriminale kanë ekonomi të shtrirë në shumë vende.

Të flasim pak për Shqipërinë. Keni shkruar aq shumë për Shqipërinë, sa mbeta pa fjalë.
Flisnit për mafien shqiptare. Sipas jush është kaq e fuqishme?

Ekziston shumë fuqishëm dhe për mendimin tim, është një nga mafiet e panjohura më mizore
në botë. Është më pak e njohur se bën më pak gjëra. Organet gjyqësore, policia financiare,
karabinierët, antidroga, antimafia kanë shumë dokumente për praninë e mafies shqiptare në
Itali. Duhet bërë një dallim i madh mes mafies shqiptare kosovare, mafies shqiptare të
Shqipërisë dhe mafies shqiptare të Maqedonisë.

Nuk bashkëpunojnë?

Bashkëpunojnë, por s’është e njëjta gjë. Dhe kanë lidhje shumë të forta me organizata
kriminale shqiptare në Nju Jork. Mafia shqiptare që njoh më mirë është ajo që kishte lidhje në
territorin tim. Klani i Kazalezëve, një klan shumë i fuqishëm, ka qenë klani i parë i një
organizate mafioze italiane që i ka hapur dyert një të huaji. Të huajt e parë që kanë hyrë në
organizatë, kanë qenë shqiptarët, sepse kanë një strukturë sociale dhe familjare shumë të
ngjashme me atë italiane.

Zbatojnë, në një farë mënyre, kanunin, që jep shumë siguri, sepse rregullat janë të qarta, të
shkruara. Të gjithë mund t’i mësojnë dhe t’i respektojnë. Respektohen shumë “kapot e
maleve” që zbatojnë me përpikmëri kanunin. Mbi të gjitha, janë organizata që kanë ardhur në
vitet ’90. Ka qenë një bos shqiptar që i dhanë një zonë të tërë, quhej ....

Çfarë është ky?

Një bos, të cilit Kazalezët i dhanë një territor të tërë. S’kishte ndodhur kurrë në historinë e
kriminalitetit italian që një i huaj të drejtonte aktivitetin kriminal të një territori.

Çfarë ishte ky njeri? Me çfarë merrej?

Me gjithçka. Zhvatje, drogë, por mbi të gjitha me çimento dhe firmat e ndërtimit. Mafia
shqiptare në këtë territor jo vetëm është shumë e fuqishme, por para disa muajsh pati dhe të
vdekur. Dy shqiptarë të implikuar u vranë, sepse s’kishin paguar atë që duhej të paguanin, për
përqindjen e trafikut të drogës që drejtonin.

Këtë mendoj gjithmonë kur dëgjoj për shqiptarët që vriten. Shqiptarët këtu janë
shpërndarës droge, që marrin shumë pak para, hiçgjë. S’është kështu?

Mendoj se ka qenë kështu, por sot, mafia shqiptare, dhe shpërndarësit shqiptarë të drogës,
kanë bërë karrierë. Sot, djemtë që shpërndajnë drogë në rrugë, janë më shumë afrikanë,
nigerianë, rumunë. Të gjitha ato organizata që janë të dobëta. Mafia shqiptare ka familje të
fuqishme që lejojnë keqbërësit italianë dhe shqiptarë të jetojnë të qetë në Shqipëri. Shqiptarët
që kryejnë krime në Itali dhe jetojnë qetësisht në Shqipëri, në Itali janë kriminelë, sepse
familjet arrijnë të korruptojnë gjykatësit shqiptarë, të paktën një pjesë të tyre. Mafiozët
shqiptarë dhe kamorristët janë e njëjta gjë. Bëjnë dhe martesa mes tyre.

Martohen me njëri-tjetrin?

Një bos i mafies në Domiciana, në zonën bregdetare, u martua me një shqiptare. Shqiptare
nga fshati. Është diçka shumë e papritur, sepse bosët e mafies femrat nga lindja i mbajnë si
dashnore, por nuk martohen kurrë me to, sepse martesa është gjithmonë një marrëveshje
ekonomike. Sot kjo gjë po ndryshon. Kjo ka qenë e kaluara. Në të shkuarën, femrat nga
lindja, polake, rumune, edhe shqiptare, konsideroheshin si dashnore perfekte, që toleroheshin
dhe nga gratë. Nëse një bos kishte një dashnore italiane, përbënte problem. Kurse një
dashnore nga lindja tolerohej.

Si ka mundësi qe dini kaq shumë gjëra për mafien shqiptare?

I kam parë gjithmonë. Bullgarët, për shembull, i kam parë më pak, që janë një mafie më e
pranishme në Itali.

Çfarë bën mafia shqiptare?

Mafia shqiptare ka filluar me prostitucion dhe pastaj eci përpara. Nga trafiku i drogës, tani ka
kaluar te çimento. Kështu dhe ata u futën në biznesin e madh.

Kur ka filluar kjo lidhje?

Që në fund të viteve ’80. Në fund të viteve ’80 është parë prania e shqiptarëve në Itali, por ka
nisur që në vitet ‘70 me kontrabandën. Shqipëria dhe Mali i Zi janë vende në dorë të
organizatave kriminale.

Edhe në atë kohë ka pasur mafie?

Po. Sigurisht. Si në Shqipëri, ashtu dhe në Republikën e ish-Jugosllavisë kanë qenë


personazhe të blerë nga organizatat kriminale.

Kush?

Drejtues komunistë qe paguheshin nga organizatat kriminale. Firma e parë që investoi në


Rumaninë e pas Çausheskut, quhej Albanova Eserel. Albanova është emri i vjetër i Kazal Del
Prinçipe, kryeqytetit të Kamorrës. Kjo firmë kishte marrëveshje të bëra para rrëzimit të murit,
me të gjithë drejtuesit komunistë, që s’merrnin më paga nga shteti, por ua jepnin ata. Edhe
policia bregdetare shqiptare dhe e Malit të Zi, paguheshin nga Sakra Korona Unita, për
kontrabandë cigaresh. Kur u rrëzua komunizmi, të parët që shkelën në këto vende ishin
organizatat kriminale, që më pas ndihmuan dhe sipërmarrësit e ndershëm të huaj të shkonin
aty.

Nëse një napolitan ose milanez shkon në Shqipëri të investojë, ka një mijë probleme me
burokracinë. Nëse shkon nëpërmjet organizatës kriminale italiane, gjithçka është e zgjidhur.
Ata dinë me kë të flasin për të marrë autorizime, rroga të qeta. Kjo është magjia e
organizatave kriminale, që funksionojnë si motor ekonomik.

Kuptoj çfarë bëjnë shqiptarët në Itali. Po mafiozët e Kamorrës, çfarë bëjnë në Shqipëri?

Investojnë në çfarëdolloj ndërmarrjeje

Keni dokumente për të shkruar një libër të ri për mafien shqiptare?

E shoh me kureshtje të madhe mafien shqiptare sepse ka një ëndërr të madhe tek mafiozët e
mëdhenj shqiptarë. Ta bëjnë Kosovën Kolumbinë e re të Evropës. Të mbjellin kokainë
transgjenike, që të rritet në temperatura të ndryshme nga ato të Amerikës së Jugut. Të
mbjellin kokainën transgjenike në Kosovë dhe të lejojnë mafien shqiptare të ketë monopolin
e kokainës.

Sot nuk mund të bëhet, sepse kokaina transgjenike, që tashmë ekziston në Kosovë, është
shumë e kushtueshme. Prandaj nuk ka leverdi. Është më e leverdisshme ta importosh nga
Amerika e Jugut se ta prodhosh. Por pas njëzet vjetësh, Kosova do të jetë padyshim
Kolumbia e re.

Do të jetë vërtetë?

Të gjithë vëzhguesit ndërkombëtarë mendojnë se do të ndodhë kështu.

Po politikanët çfarë bëjnë ndërkohë? A kanë nevojë politikanët për mafian? Apo është
mafia ajo që ka nevojë për politikën?

Unë mendoj se është politika ajo që ka nevojë për mafien. Në të shkuarën nuk ka qenë
kështu, kurse sot është. Pse? Sepse organizatat mafioze janë sipërmarrje. Është njësoj sikur
një vend të hiqte dorë nga BMV-ja, Microsofti. Faturimi në Itali i tre mafieve, sipas
prokurorisë kombëtare antimafia, është 100 miliardë euro në vit. Sipërmarrja më e madhe
italiane. Si mund të heqësh dorë nga një shifër e tillë?

Ata janë të armatosur. Ti ke vetëm fjalët. Por ata kanë frikë nga ti. Mund të kihet frikë nga
fjalët?

Vetëm nëse dëgjohen. Unë ekzistoj për sa kohë më dëgjojnë. Kur të reshtin së më dëgjuari,
nuk do të ekzistoj më.

You might also like