Welcome to Scribd. Sign in or start your free trial to enjoy unlimited e-books, audiobooks & documents.Find out more
Download
Standard view
Full view
of .
Look up keyword or section
Like this
4Activity
0 of .
Results for:
No results containing your search query
P. 1
Rrefime zadrimore

Rrefime zadrimore

Ratings: (0)|Views: 169|Likes:
Published by Fjala e Lire

More info:

Published by: Fjala e Lire on Apr 14, 2011
Copyright:Attribution Non-commercial

Availability:

Read on Scribd mobile: iPhone, iPad and Android.
download as PDF, TXT or read online from Scribd
See more
See less

11/12/2012

pdf

text

original

 
Daniel Gàzulli
RRËFIMEZADRIMORE
Peng dashniepër Vendlindjen
Parathanje
Si do të ketë rast lexuesi me vërejtë, gjithë sa janë këtu, ndodhì o rrëfimepak a shumë të herëshme zadrimore, i kam dëgjue prej të mijsh e nuk deshtame i lanë me u bjerrë, aty edhe ndoj kujtim personal.Janë ku urtì e ku burrnì, ku hoke të holla e ku ironi e hidhun, por gjithmonëme një shtrat të paqtë, si asht vetë zadrimori.Ndoshta, si pak të tjera, kjo krahinë ruejti të patjetërsueme fytyrën e vet:shih muzikën e saj, kurrkund e përsëritëshme në mbarë Ballkan, pa kurrfarëndikimi oriental; shih veshjen,sidomos të grave, e një delikatese e finese të pashoqe, një art i vërtetë, me epasë lakmi stilistat e sotëm; shih mbi të gjitha shpirtin e zadrimorit
mirësia ebashkjetesa në paqë megjithkendin janë portreti i tij i vërtetë.Këto rrëfime të thjeshta, peng dashnie për Vendlindjen, i mblodha ndër vitee sot po ua kthej atyne që e meritojnë: bijëve e bijave të Sapës së lashtë e tëurtë.
Autori 
 
1. Mësimi i nji nane
Ngjarja kishte tronditë të madh e të vogël: Marë Vokrri e Hajmelit kishtehumbë katër djemtë në nji çast të vetëm. Ma i madhi ishte 27 vjeç, ma i vogli 16vjeç. Ishte verë e po prashisnin misrin. Në qiell u shfaqën do re, po nuk dukej sedo të binte shi. Edhe pak, u tha ma i madhi i vllazënve të tjerë.Papritë një rrufe dhe të katër vllaznit vdiqen, si i thonë fjalës, vetimë. Ekësaj here ishte vërtetë vetima që u mori jetën.U mblodh i madh e i vogël, mija vetë.Nji plak, mik i shtëpisë, i thotë Marë Vokrrit, nanës së shueme:- Paj, njeriu nuk di çka me thanë. A ka si bahet ma keq!- Lukë, je burrë i urtë - ia kthen nana e mjerë.
Si nuk paska ma keq? Me
m’pasë mbetë në nj
i
punë të ligë do t’ishte edhe shumë ma keq. Zoti m’i dha eZoti m’i mori.
 
2. Shkon syzeza me korrë në arë ...
Filja po shkonte me korrë grunë krejt vetëm. Kalonte rrugës si lis me degë,me
atë buzëgaz që s’ i mungonte kurrë. Ishte, si i thonë asaj kange, “me t’ mbytë me bukuri”, gja pa
 
i qendisë nuk i kishte lanë Zoti. Po që me t’ lanë pa
mend ishin sytë e saj të zi.Kur i afrohej Ograjës së Kishës, i dilte gjithmonë para Zeka e i këndonte:
Shkon syzeza me korrë n’ arë.
 Po i thotë djali: - Puna e mbarë.
- O Zekë, - i thotë kjo nji ditë
 
“puna e mbarë” thuhet te ara, jo n’ rrugë
të madhe.
“Mirë ma bani. N’ ta mbajtë, eja atje, jo me u prrallë rrugës së madhe, dome thanë” –
mendoi Zeka me vete.E nji ditë ky Zeka drejt e te ara ku po korrte vajza.Ban me thanë nji
fjalë, e hiç. U skuq, u ba spec, e prap fjala s’ i vjen.
 - A di shka, mor Zekë, - po i thotë kjo
merr njëkte drapën, se mandej tëvjen fjala vetë.
Zeka shikoi andej e këndej, mos kalonte kush e po e shihte tue korrë n’ arë
të Files, mori drapnin që i dha vajza, e filloi me korrë bri saj.-
Unë nuk kam ardhë me korrë n’ arë tand
e,
i thotë ky papritë - po me të
marrë me korrë ti n’ arë teme.
 Filja vuni drapnin e vet në sup. E shikoi ngultas djalin e po i thotë:- Zekë, kërko punëtore të tjera. Në u ktheftë Pema prej nizamit, ia kamdhanë fjalën atij. Në mos u ktheftë, në këto punë nuk zihet radhë.E ndodhi ajo që vajza pat frikë: Pema nuk u kthye ma. Si shumë të tjerë qëmerrnin rrugën e Stambollit e përtej.
 
Si kaloi viti, Zeka i shkoi prap te ara, po kangën s’ ia këndonte ma. Files i
ishte trembë buzëqeshja.U shikuen sy në sy. Djali shtangu: Filja nuk i kishte sytë të zi.Ajo e kuptoi.
-
M’ i kanë shpla lotët, Zekë. Ti m’ i thajë, e sytë e mi prap do të bahen të
zi.Edhe kur kaluen shumë vjet e u banë me një tufë fëmijë, ai prap këndontetë njejtën kangë:
Shkon syzeza me korrë
n’ arë.
 
Kjo, thonë, asht historia e kangës “Shkon zyzeza me korrë n’ arë”.
 
3. Shih një herë çka thotë Kurani
Nji xhandar turk, që rrinte në Saraje të Dajçit, hallatet përjashta përhokubet, i kishte zanë udhën nji mbramje nji nuseje Zentajsh e u sul mbi te içartalluem. Nusja, sa e bukur, aq edhe trimaloshe, nuk e humbi e po i thotëxhandarit:- Mos më grric, se të shtrohem vetë, për hatër të Zotit, se po më len ndojshej.Xhandari u ndal. Nusja bani me lirue xhamadanin, nxori prej gjiut nji thikëtë shkurtë të mprehun në të dyja anët dhe iu drejtue turkut:- Ec e merre, Hasan beg!Xhandarit nuk i bani syni tërr e iu sul përsëri edhe ma i çartalluem, tashedhe për inat që i nxori thikën. Nusja u shmang me shkathësi vjedulle e nëndrrim gati hava, thika e kapi bash në vend të keq Hasanin e shkretë. Xhandaritgati i ra të fiktë e nusja iku me të shpejtë.Të nesërmen e thirrën në Saraje te Kadiu me e gjykue për plagosje tëxhandarit.Foli vetëm Kadiu pa pushue tue e sjellë bisedën me njëmijë dredha, por papërmendë asnjëherë Kuranin si e kishte zakon.Nusja e Zentajve, pa prishë terezinë, i drejtohet atij:- Shih njëherë çka thotë Kurani, Kadi efendi.- Unë fjalët e Kuranit po them, kaurreshë e mallkueme!
i foli me inatKadiu.- Edhe unë e kam këndue mbramë Kuranin, Kadi efendi, po ai nuk i
përmendë askurrkund hallatet e xhandarëve, se as Allahut vetë s’i ka shkue
mendja se xhandarët munden me shkue rrugës me hallate përjashta. E në i rafshhashe Kuranit për koqet e një xhandari, mëkat që je Kadi.Kadiun e mbuluen djersët e ftohta, u ul në karrikë pa forca në trup, po ma ikthjelltë në mend.

Activity (4)

You've already reviewed this. Edit your review.
1 hundred reads
1 thousand reads
falcone79 liked this
landittt liked this

You're Reading a Free Preview

Download
scribd
/*********** DO NOT ALTER ANYTHING BELOW THIS LINE ! ************/ var s_code=s.t();if(s_code)document.write(s_code)//-->