Welcome to Scribd, the world's digital library. Read, publish, and share books and documents. See more
Download
Standard view
Full view
of .
Look up keyword
Like this
7Activity
0 of .
Results for:
No results containing your search query
P. 1
Odiseja e Nje Detektivi 1

Odiseja e Nje Detektivi 1

Ratings: (0)|Views: 3,284 |Likes:
Published by Selena Irinova

More info:

Categories:Types, Research, History
Published by: Selena Irinova on Apr 24, 2011
Copyright:Public Domain

Availability:

Read on Scribd mobile: iPhone, iPad and Android.
download as PDF, TXT or read online from Scribd
See more
See less

01/09/2013

pdf

text

original

 
 
AGIM HAMITIODISEJA E NJE DETEKTIVI 1
N
GJARJE TE JETUARA
 
 
ISPAÇI
"Burgu, kjo greminë e përuljes njerëzore..."
Xh. London
Ç
do kalimtar që shkel për herë të parë në Spaç pushtohet vetvetiu prej njëapatie të përgjithshme, të ngjashme me atë që provon njeriu kur padashje bëhetdëshmitar i një jete në agoni. Edhe sikur udhëtari në fjalë të mos jetë i vetëm,duke hyrë në pusin e madh natyror që përbën ky vend, ai do të ndiej nevojën enjë heshtjeje soditëse, për tu thelluar në botën e ndjenjave të tij të befasuara.Vendi është i rrethuar nga të gjitha anët prej një vargu kodrash të larta. Po
t‘i shikosh prej gropës së Spaçit
, ato të krijojnë përshtypjen e dy vargmaleve nëformë gjysmërrethi vendosur përballë njëri-tjetrit, ngaqë relievi është tepër ithyer. Në dy pikat simetrike të takimit të tyre, në juglindje e në veriperëndim,shtrati i ngushtë e i thellë i një përroi hap dy dritare natyrore të këtij hauzi tëmadh.Shkurret që mbulojnë pjesërisht shpatet e kodrave rrethuese i nënshtrohennjë lufte të rreptë me natyrën, për të mbijetuar egërsinë e asaj toke shterpë nëprocesin e shpërbërjes. Rrënjët e tyre gjysmë të dala mbërthehen fort, dukedepërtuar anash gurëve të djegur bojëkafe, ose nëpër të çarat e pllakave tështresëzuara. Gjethet e tyre mund të shikohen të shpalosura në diell vetëm përpak orë, mbasi, sapo fillon të nxehtit, ato tkurren për të ngadalësuar avullimin eujit të siguruar me shumë vështirësi.Në përgjithësi sipërfaqja e tokës është ngjyrë kafe në të murrme dhe delshtresa-shtresa në formë pllakash të thyeshme. Acidi sulfurik, mjaft i pranishëmnë ujërat rrjedhëse të kësaj zone, është faktori kryesor i procesit të shpërbërjes sësipërfaqes normale të tokës. Syri mund të të zërë bar shumë rrallë, vetëm nëndonjë vend të rrafshët që rastësia e ka favorizuar për t'i shpëtuar pushtetitshkatërrimtar të acidit. Edhe shtrati i thellë me anë të thepisura i përroit, i ciligjatë verës mbetet pothuajse i thatë, mban ngjyrën e kriprave acide. Këto dukuritë strukturës së paqëndrueshme të sipërfaqes së tokës bien edhe më shumë në sy,për shkak të pjerrësisë së theksuar të shpateve rrethuese.*Mbasi ta ketë soditur një copë herë të mirë këtë tokë, viktimë tëreaksioneve kimike dhe agjentëve atmosferikë, udhëtari i ardhur rishtas në këtoanë, për të kthjelluar disi vorbullën e ndjenjave të tij të trazuara, do ta shprehtebefasimin sipas mënyrës së vet, zakonisht në përshtatje me profesionin qëushtron.Një barí do të belbëzonte:
 
«Këtu as dhëmbi i deles s'paska ku të ngjisë një fije bari, pa le më gjuha elopës!»Në rast se do të ishte murator, mbasi të merrte dy copa guri e t'i përplasteme njëra-tjetrën, duke i parë sesi do të binin të thërrmuara tek këmbët e tij, ai dotë buzëqeshte me mosbesim duke murmuritur:«Dy gurë të tillë nuk i vendoske dot mbi njëri-tjetrin e asnjë lugë gëlqerenuk bëke dot me ta.»Ndërsa një gjeolog do të deklaronte entuziast:«Aq sa a zymtë duket në pamje kjo tokë, po aq e praruar është nëbrendësi.»Këtë aludim ai do ta bënte për bakrin e nëntokës së atjeshme, i cili përmbanedhe një përqindje të ulët ari.Një specialist i çështjeve policore, sapo ta shikonte këtë gropë si tëpërgatitur nga ekskavatorë gjigantë, pa u menduar gjatë, do të shprehej shkurtdhe qartë: «Një burg natyror.»Bashkërendimi i mendimeve të dy specialiteteve të fundit nxori në dritëvendimin e kobshëm qeveritar, për ngritjen në këtë gropë të zymtë të një kampipune të rëndë të detyruar për të burgosurit politikë, në pranverën e vitit 1968.Pasi toka kombëtare ishte nginjur së thithuri djersën dhe gjakun e armatëssë kokëqethurve të flijuar prej regjimit komunist si armiq të partisë, i erdhi radhanëntokës të kërkonte revanshin. Vargut të gjatë të kampeve të punës së rëndë tëdetyruar dhe të burgjeve të deriatëhershëm iu shtuan adresa të reja: minierafamëkeqe e Spaçit dhe simotrat e saj të mëvonshme. Të gjitha këto adresa jetëthithëse u furnizuan me kontigjentet e të dënuarve politikë të regjimitkomunist. Me Spaçin fillonte kështu era e re e shfrytëzimit nëntokësor tëviktimave politike, jetën e të cilëve Drejtoria e Kampe-Burgjeve e llogariste meshifra vagonash me mineral.

Activity (7)

You've already reviewed this. Edit your review.
1 thousand reads
1 hundred reads
Ira Dakovelli liked this
Mariglen Kurti liked this
Veton Mahmuti liked this
Ilirjan Cane liked this

You're Reading a Free Preview

Download
scribd
/*********** DO NOT ALTER ANYTHING BELOW THIS LINE ! ************/ var s_code=s.t();if(s_code)document.write(s_code)//-->