You are on page 1of 3

Editori Vi eshte nje editor me nderfaqe tekstuale qe perdoret nga shume

perdoruesa ne Unix dhe ne Linux.


Si shenim do perdoret ^x per te treguar nje karakter kontrolli, psh ^d per te
treguar qe eshte shtypur njeheresh tasti CTRL dhe d.
Editori vi na lejon te krijojme skedare te rinj dhe te modifikojme skedare
ekzistues. Komanda qe starton kete editor eshte vi e ndjekur nga emri i skedarit. Psh
vi test krijon skedarin test ne direktorine tuaj te punes. Ju mund te nisni editorin vi dhe
pa shkruajtur emrin e skedarit, por ne momentin qe do doni te ruani punen tuaj, do ju
kerkohet te ruhet skedari me emer.
Kur nisni editorin vi me nje skedar bosh, do shikoni nje ekran qe permban
shenimin tilda ~ per cdo fillim rreshti. Ne fund te ekranit tregohet emri i skedarit, si
dhe numri i rreshtave dhe i karaktereve. Nqs jeni duke krijuar nje skedar te ri atehere
afishohet shenimi newfile dhe emri i skedarit te ri.

Dalja nga editori vi


Tani qe e dini si te hapni editorin vi, duhet te dihet dhe si dilet nga ky editor.
Editori vi ka dy menyra veprimi, dhe per te dale nga editori vi ju duhet te jeni ne
menyren Komand. Shtypni butonin ESC per te dale ne kete menyre ose kombinimin
^[ . nqs ju jeni tashme ne menyren Komand, kur shtypni tastin ESC, mos u shqetesoni,
do vazhdoni te qendroni ne menyren Komand, vecse do degjoni nje sinjal beep.
Dalja nga vi behet me komanden :q. Pra kur te jeni ne menyren Komand,
shtypni :q dhe ENTER. Nqs skedari nuk eshte ruajtur, editori ju paralajmeron per kete
dhe nuk ju lejon te dilni. Per te injoruar kete shenim, jepni koamanden :q! dhe dilni
nga editori pa ruajtur ndryshimet.
Kjo menyre daljeje pa ruajtur ndryshimet ne skedar nuk do perdoret shpesh.
Editorin e perdorim per te ruajtur ndryshimet ne nje skedar, keshtu qe para se te dalim
nga editori japim komanden e ruajtjes. Kjo komande eshte :w. Te dyja komandat, e
daljes dhe e ruajtjes mund te kombinohen se bashku dhe te shkruajme :wq. Gjithashtu
mund te specifikojme edhe emrin e ri per skedarin, pra ruaj si, dhe per kete perdorim
komanden :w emer_skedari, pra ruajme me nje emer te ri ndryshimet e bera ne skedar.
Nje tjeter menyre per te ruajtur ndryshimet eshte dhe komanda ZZ, e cila eshte
ekuivalente me :wq. Me kete komande ruhen ndryshimet ne skedar dhe dilet nga
editori. Kjo eshte komanda me e shpejte e daljes.

Dy menyrat e vi
Editori vi ka dy menyra, menyren Komand dhe menyren Insert. Menyra
komand lejon te shkruhen komanda te ndryshme per te ndryshuar tekstin. Keto
komanda jane zakonisht nje ose dy karaktere te gjata. Menyra Insert shkruan ne
skedar cdo gje qe ju shtypni nga tastjera.
Editori starton me menyren Komand. Ka disa komanda qe te cojne ne menyren
Insert, nder te cilat, me te perdorurat jane a dhe i. Keto dy komanda pershkruhen
meposhte. Pasi te jeni ne menyren Insert, ju mund te delni perseri te Komand duke
shtypur tastin ESC, ose ^[ . Ju mund te shtypni dy here ESC dhe te jeni te sigurt se
jeni ne menyren Komand. Nqs jeni tashme ne menyren Komand dhe vazhdoni te
shtypni tastin ESC do degjoni vetem nje sinjal beep dhe nuk do kete asnje efekt tjeter,
pra nuk do dilni nga kjo menyre.

1
Komandat e kontrollit
:w – ruan ne skedar modifikimet e bera, pa dale nga editori vi
:w emer_sk – ruan ne skedar me emrin e dhene
:wq – ruan ne skedar dhe del nga editori
:q – del nga editori vi. Kjo komande nuk ben daljen nqs nuk keni ruajtur me pare
ndryshimet
:q! – del nga editori pa ruajtur ndryshimet ne skedar

Disa komanda ne vi
Keto jane disa komanda te thjeshta me te cilen mund te nisni punen ne editorin vi
a - hyn ne menyren Insert, karakteret qe shtypni do vendosen pas pozicionit te
kursorit.
h – leviz kursorin ne te majte nje karakter
i – hyn ne menyren Insert, karakteret qe do shtypni do vendosen para pozicionit te
kursorit.
j – leviz kursorin nje rresht me poshte
k – leviz kursorin nje rresht me lart
l – leviz kursorin nje karakter me majtas
r – zevendeson nje karakter nen kursor
u – ben anullim te modifikimit te fundit ne skedar. Nqs shtypni dhe njehere u do ri-
ktheje ndryshimet.
x – fshin nje karakter nen kursor.

Prerja e tekstit
Komanda per te prere nje pjese teksti eshte d. Kjo komande fshin tekstin prej skedarit.
Nqs shtypet dy here shkronja d, pra nqs jepni komanden dd, do te fshihet i gjithe
rreshti. Ja disa kombinime te kesaj komande :
^d – fshin nga pozicioni aktual i kursorit deri ne fillim te rreshtit
d$ - fshin nga pozicioni aktual i kursorit deri ne fund te rreshtit
dw – fshin nga pozicioni aktual i kursorit deri ne fund te fjales
3dd – fshin tre rreshtat me poshte nga pozicioni aktual i kursorit

Per te bere kopjim eshte komanda y, e cila vepron njesoj si komanda d, vecse
kopjon tekstin pa e fshire kete kopje.

Ngjitja e tekstit
Komandat per ngjitjen e tekstit jane p dhe P. Dallimi i vetem i tyre eshte
vendosja e tekstit ne lidhje me kursorin. p ngjit tekstin pas vendodhjes se kursorit,
kurse P ngjit tekstin para vendodhjes se kursorit. Nqs vendosim numer para ketyre dy
komandave, tregon se sa here duam te ngjisim tekstin.

Prerja dhe ngjitja e tekstit


D – fshin tekstin nga pozicioni i kursorit deri ne fund te rreshtit.
P – ngjit pjesen e ruajtur ne buffer ne pozicionin para kursorit.
X – fshin karakterin para kursorit.
Y – kopjon rreshtin aktual ne buffer.
d – fshin aq karaktere sa kemi percaktuar. Nqs shtypim dd fshihet i gjithe rreshti.
p – ngjit pjesen e tekstit te ruajtur ne buffer pas vendodhjes se kursorit.
x – fshin karakterin nen kursor. Nqs specifikojme numer, do fshije aq karaktere.
y – kopjon dhe ruan ne buffer. Nqs shtypim yy kopjon te gjithe rreshtin

2
Shtimi i tekstit te ri
A – shton tekst ne fund te rreshtit
I – shton tekst ne fillim te rreshtit
O – hyn ne menyren Insert ne nje rresht me siper se vendodhja e kursorit
a – hyn ne menyren Insert, shkronjat e shtypura do te vendosen pas vendodhjen e
kursorit.
i – hyn ne menyren Insert, karakteret e shtypura do vendosen pas vendodhjes se
kursorit.
o – hyn ne menyren Insert ne nje rresht me poshte se vendodhja e kursorit.

Ushtrim
Krijoni nje skedar me emrin friends me editorin vi
Shkruani per cdo rresht 5 emrat e miqve tuaj
Levizni me kursor neper rreshta
Ruani ndryshimet dhe dilni nga editori
Hapni dhe njehere skedarin friends
Kopjoni dy emrat e pare dhe njehere ne skedar
Modifikoni emrin e peste ( duke perdore komanden cw)
Kerkoni per emrin e njerit prej shokeve tuaj ( duke perdore komanden /string)

Praktike :
 Krijoni ne direktorine home ~ nje skedar me emrin tuaj
 Shkruani te dhena tuaja ne kete skedar
 Kopjoni tekstin dy here ne skedar
 Hapni skedarin /etc/locale.alias dhe kopjoni nje pjese tekst
 Kete tekst ngjiteni tek skedari me emrin tuaj
 Ruani ndryshimet dhe dilni nga skedari
 Tregoni permbajtjen e skedarit
 Hyni ne skedar
 Fshini pjesen e marre nga /etc/inetd.conf duke ruajtur dy rreshtat e pare
 Ruani ndryshimet dhe dilni nga skedari

You might also like