Welcome to Scribd, the world's digital library. Read, publish, and share books and documents. See more
Download
Standard view
Full view
of .
Look up keyword
Like this
1Activity
0 of .
Results for:
No results containing your search query
P. 1
Nga Fritz RADOVANI - RISHFAQET NË SHEKULLIN XXI "JUPOTOMANIA"...

Nga Fritz RADOVANI - RISHFAQET NË SHEKULLIN XXI "JUPOTOMANIA"...

Ratings: (0)|Views: 112|Likes:
Published by madopol007

More info:

Published by: madopol007 on May 16, 2011
Copyright:Attribution Non-commercial

Availability:

Read on Scribd mobile: iPhone, iPad and Android.
download as PDF, TXT or read online from Scribd
See more
See less

05/16/2011

pdf

text

original

 
Nga Fritz RADOVANI:
RISHFAQET NË SHEKULLIN XXI “JUPOTOMANIA”...
Një foto e “prof.” Jup Kastratit, si nderohet nga bota anadollake…
Nd
ë
rsa
GAZETA “ILLYRIA” njofton:
(THE ONLY ALBANIAN – AMERICAN NEWSPAPERSeptember 26-29, 2003, Volume 13, No. 1278. $1.50)
“U shua albanologu i shquar shqiptar, Jup Kastrati.
Tri ditë më parë, u nda nga jeta albanologu i shquar shqiptar, Jup Kastrati. Kyintelektual që nderonte jo vetëm Shkodrën po mbarë Shqipërinë, ka lënë gjurmë tëpashlyeshme në studimet e albanologjisë duke bërë emër brenda e jashtë vendit.Jup Kastrati ka lindur në Shkodër, me 15 Prill 1924, ku edhe u shkollua. Më 1942studioi pak kohë në Liceun Shkencor “Galileo Ferraris” në Torino dhe u kthye në Shqipëri.Gjatë pushtimit italian, si antifashist, ka qenë i persekutuar, i burgosur, i internuar në “CampoConcetramento” në kodrat e Tepës në Shkodër, pastaj është mbajtur si peng në Kosovë, nëburgun famëkeq të Prizrenit gjatë muajve korrik-shtator 1943. Pas çlirimit ka kryer studimet elarta në fakultetin e filologjisë në Universitetin Shtetëror të Tiranës. U bë Doktor i ShkencaveFilologjike me 1982. Më 1987 i është akorduar titulli Profesor. Ka shërbyer në arsim 47 vjet(1946-1993) nga të cilat 37 vjet në shkollën e lartë. Është dekoruar me urdhrat “Mësues iPopullit” si dhe “Mjeshtër i Madh i Punës”. Brenda vitëve 1956-1999 ka botuar 35 libra.Studimet e fundit që kishte në dorë....Po shkruante vëllimin e tretë të “Studime Albanologjike”, por sëmundja nuk e ka lënëta çojë në fund
 aventurën e tij....” 
 
 Ju falemnderës, z. Ridvan Dibra! Falnderoj edhe Gazetën “Illyria” për botimin e faqes 24 të saj!
Isha shumë i sigurtë se një ditë do të dilte në dritë e vërteta!Ju shkruani: “....ka lindur në Shkodër, më 15 Prill 1924, ku edhe u shkollua.” Ku ushkollua? Në cilin nga katër gjimnazet e Shkodrës mori maturën? A po mos keni dashtë methanë se “lindi i shkolluar!...atë ditë kur e gjetën ndër “ferrmana”...
 
“Më 1942 studioi pak kohë në Liceun Shkencor “Galileo Ferraris” në Torino...”. Si kamundësi që në moshen 18 vjeçare, pa dijtë asnjë gjuhë të huej, tue përfshi edhe italishtën, meshkue në një gjimnaz italian të njohun të Torinos dhe me u pranue si student aty?Ky, si “antifashist”, sa vjeç ishte kur u pushtue Shqipnia? Kur erdhi nga Italia, në cilingrup antifashist ka ba pjesë? Kush e burgosi dhe pse? Sa kohë vuejti i internuem në Kodrat eTepës? Me cilin nga “shokët” u shkëmbye kur u mbajt “peng në Kosovë” për me e lirue? Pogjatë vitit 1944, me shka asht marrë ky “antifashist”? Sa gjermanë ka gjuejtë me lastikë?....Kam pasë pyetë z. Shaqir Hoti, se ku pate dalë në mal si partizan gjatë luftës? Ai m’upërgjigj kështu: “Aty nga gushti i vitit 1944 kemi shkue një grup shokësh në Bardhej mehangër fiq e rrush tek një bardhanjor, i njohun i familjës. Atje na çuen fjalë se gjermanëtkerkojnë një komunist në lagjën tonë. Na, tue mos dijtë se cilin kerkonin, u friguem dhe fjetëmnjë javë tek fshatari, që ishte tue vjelë vneshtën. Mbas një jave u qetësue puna dhe erdhëm nështëpija.
Këte javë na ishim në mal!...”.
 Edhe në Tepe ka pasë “mana”! Mos e kapen edhe Jupin tue shkundë mana?“Pas çlirimit ka kryer studimet e larta në fakultetin....” Po “maturën” kur dhe ku emori? Si hyni në Universitet pa maturë? Apo kur ishte sekretar i shkollës muejti me fallsifikuenë amzen e gjimnazit edhe një “dokument mature” për vete? Në cilin vit dha provime nëfakultetin e filologjisë? Pse nuk përcaktoni asnjë datë, kur ju sh
ë
noni me saktësi edhe ata pakmuej që ka qendrue në Torino (në pastë kenë ndopak!)?Sesi u ba dhe kush e bani: “Profesor, doktor e Mjeshtër i Madh....”, këte e dijmë si juedhe unë!... E ma mirë se unë dhe ju e di “shoku i tij anadollak” Ramiz Alia...i cili, simbasthanjes së z. Agron Sykja, i ka pasë dhanë Jupit edhe një numur telefoni me komunikue me te.Keni harrue me tregue se një “diplomë” ka marrë edhe kur ka ba parathanjen e librit të“shokut të tij”, spijunit Rakip Beqja, “Veprimtaria antiatdhetare e klerit katolik shqiptar”, kuJup Kastrati shkruen: “Kleri katolik, ashtu si kishte veshjen, kishte shpirtin...” ose, ma mirë methanë: “Ku Jupi tregon një autopsi të veten..!” Ndërsa, në darkë shkonte me vjedhë tek Arra eMadhe në Kuvendin e tyne çka mujte me bajtë nga “ata shpirtzezë”...Studimet e...”tij” janë mbi bazat e gjuhëve latine dhe italiane. Sigurisht ju flisni përkulturen e Klerikëve Katolik me të cilët Jupi ka shkembye “biseda kulturore”, siç shkruen edhenjë mik i juej...Asnjenën nga këto gjuhë ai nuk i dinte në vitin 1954 kur ishte “mësues” nëshkollen Pedagogjike “Sh. Juka” në Shkodër. Asht ajo kohë kur amorali Skender Villa i lejonte“mësues” Jupit edhe qendrimin imoral me nxanëset e veta, kur ato vajza ishin katolike dhe mebiografi të “keqe”...Besoj se më kuptoni që jam tue tregue për atë kohë kur çdo darkë ishte“mysafir” në Kuvendin e Fretënve (kur “studjonte” latinishten) dhe kur delte prej aty “ingarkuem” me libra e materiale studimore të shkecëtarit të nderuem At Justin Rrota....E, kur judonte me bajtë randë... janë ende gjallë “vagabondat” e Arrës së Madhe që e kanë ndihmue tueia çue librat Jupit deri në shtëpi, ndonse ende qendrojnë gojëmbyllun!..Ju, i nderuem z.Ridvan Dibra, Ju lumtë që thoni atë të vërtetë që nuk ka pasë kushguxim me e thanë se, jo ma me e shkrue deri sot: “....por sëmundja
nuk e ka lënë ta çojë në fund aventurën e tij
.” Një thanje shumë e përshtatshme për një aventurier si ai.Titulli asht shumë i gjetun: “
U shua
...”
edhe një aventurier....
 Kjo shprehje e Jueja duhet t’i vlejë si mësim edhe aventurierëve të tjerë, që nuk janëpak! Zoti asht i madh! Ai vonon, po nuk harron!.. Kështu thotë edhe populli...Ju falemnderës shumë për artikullin! Edhe pse vonë, por “ma mirë vonë se kurrë!”
 
 
Shfaqja e “Jupotomanisë”
Sot Shqipnia asht plot me këta “pseudoprofesorë” që kanë mbi në kooperativat dhefermat e “universiteteve” të Shqipnisë...dhe u diplomuen kryesisht në provat e dhana nësigurimin e shtetit të vitit 1967 dhe mbas kongresit të drejtshkrimit në vitin 1972...“Revolucioni Ideologjik dhe Kultural” i vitit 1967, ku protagonist kryesor mbasshpinës së diktatorit ishte Ramiz Alia, dhe luhej me kartat e fundit të Mao Ce Dunit, uangazhuen një sasi e madhe e pseudointelektualëve, të cilët, për me dhanë prova besnikrijendaj partisë dhe sigurimit të shtetit, nuk lanë gja pa ba nën masken e “teseres” së partisëkomuniste (PPSh), tue shfrye me fanatizem të pacipë urrejtjen e mbrendshme anadollakekundër Klerit Katolik Shqiptar dhe njerzve ma të thjeshtë të besimit katolik, sikur të mos ishinfare “shqiptarë”. Të paharrueshem mbesin në mendjen e Popullit të Shkodres servilët dhespijunët: Jup Kastrati, Shefik Osmani, Skender Drini, Ramiz Hafizi, Xhemal Dini, Musa Kraja,Halit Isufi, Selahedin Cena, Angjelin Kumrija, Fadil Ymeri, Sadik Rama, Vehbi Bala, FadilKraja, Prekë Sokoli, Sofije Prifti etj...Sigurisht “garanci” ishin veprat e tyne si spijunë të regjun!Një “garanci” e Jupit asht edhe “vepra” e tij “Diana”. Ajo asht e bija me të gjitha cilsitëe “prof. Dr, docent..” spijunit Jup Kastratit nga Shkodra, e datëlindjes
 2 maj 1967,
pak ditëmbas ardhjes në Institutin Pedagogjik të Shkodres të “shokut” Ramiz Alia për demaskimin eKlerit Katolik Shqiptar në “Revolucionin Kultural”, ku “shoku” Jup Kastrati me datën 29 Prill1967, ora 17.00, në sallen e madhe të Institutit, me pafytyrsinë e tij karakteristike, ka guxue medemaskue klerikun e nderuem At Pjeter Mëshkalla, me fjalën e tij “Jezuitet dhe protestat epopullit kundër tyne.” Përgjigjen... deri tek Mehmet Shehu ua dha vetë At Mëshkalla.Kujtoj pak ditë mbas fortunës së porsafillueme të atij “revolucioni” në 1967, aty ngafundi i muejt qershor 1967, mbasi ishte arrestue im vlla, më ndalon në rrugë, kur po shkoja nëshkollen “Liria” të Pazarit të vjetër, prindi i një nxanësi, i ndjeri Muhamet Shami, Hoxhë, qëdoli nga shtëpija në fund të rrugës Xhabijej dhe, më tha: “Mësues, dola me të përshëndetë dheme të urue gjithë të mirat, se ndoshta nuk shihemi ma. Unë nuk mund të dal ma nga kjo shtëpi,se jam me mjekerr dhe nuk e hjeku. Pashë Allahun, rueju fort prej “këtyne”, se para pak ditëshkanë fillue me priftnit tuej e kanë me vazhdue me ne. As turqit nuk kanë ba në Shqipni kështuçka po ban pa asnjë shkak kundër katolikëve Enver Hoxha!”. Dhe, me të vertetë, nuk e kam pama Atë Hoxhë të Nderuem e dashamir...Vitet banë punën e vet. E me dashtë me folë për sa esa Muslimanë si Hoxhë Muhameti, do të duhej një liber i plotë, që në fund do të kishte vetëmnjë mbyllje: “Kur ishte në shtrat i sëmurë, disa muej para se me vdekë në shtëpinë e Tij AtPjetër Mëshkalla, i pamuejtun me marrë edhe një gotë me ujë, kush i qendroi tek koka dhe medashuninë e një djali të pashoq u err’e u çue me muej i shtrimë ndër drrasa e shpesh pa ngranë,tue i ba shoqni e sherbim si Atit të vet..? Vetem një Burrë Musliman, z. Xhevat Meta”.E sot, ku janë “shokët” e Atij Burri Shkodran?! – Askund!Në atë “revolucion” të vitit 1967, Ramiz Alia emnoi mikun e vet Jup Kastratin
Kryetar i komisionit përzgjedhjes leteraturës fetare dhe kishtare
”, pra, mbasi dha prova tuevjedhë e plaçkitë bibliotekat e Fretenve e Jezuitëve, dhe mbasi rjepi sa ishte gjallë thesaret e AtJustin Rrotës, i jepet edhe “autorizimi” i shtetit me vazhdue hajninë në 1967 me leteraturen
 fetare kishtare
, së ciles tashma ia kishte marrë doren edhe në Argjipeshkvinë e Shkodres.

You're Reading a Free Preview

Download
scribd
/*********** DO NOT ALTER ANYTHING BELOW THIS LINE ! ************/ var s_code=s.t();if(s_code)document.write(s_code)//-->