Welcome to Scribd, the world's digital library. Read, publish, and share books and documents. See more
Download
Standard view
Full view
of .
Look up keyword
Like this
1Activity
0 of .
Results for:
No results containing your search query
P. 1
Haki Kola Qytetar Nderi i Komunes Grekan Nentor2009

Haki Kola Qytetar Nderi i Komunes Grekan Nentor2009

Ratings: (0)|Views: 184|Likes:
Published by Haki Kola

More info:

Published by: Haki Kola on May 19, 2011
Copyright:Attribution Non-commercial

Availability:

Read on Scribd mobile: iPhone, iPad and Android.
download as PDF, TXT or read online from Scribd
See more
See less

05/19/2011

pdf

text

original

 
cyanmagentayellowblack1
GAZETË E PAVARUR. NR. 11 (43). NENTOR 2009. ÇMIMI: 50 LEKË. 20 DENARË. 1.5 EURO
“Rruga do të jetë10.5 metra e gjerë”
REFLEKSIONE
Një baladë editëve tona
Nga:
 ABDURAHIM ASHIKU
- FAQE 7
OPINION
Kufijtë emendjes
PROFIL
Sarina, atyku fillon eardhmja!
Nga:
DEFRIM METHASANI
- FAQE 16
MJEDISI
Kriza mjedisoredhe sfidate së ardhmes
Nga:
HAKI KOLA 
- FAQE 5
HISTORI
Si i njoha IzetDibrën dheFaik Shatkun
Nga:
SAIMIR SHATKU
- FAQE 12
Autostrada Tirane - Durres, Km.9Tel: +355 48 30 2046Tel: +355 48 30 2040www.auroragroup.com.al
e-mail: auroragroup@auroragroup.com.al
koha kalon, cilësia mbetet 
PROJEKTIM - ZBATIM
Nga:
XHAFER MARTINI
S
hëtitorja kryesore e qytetit tëPeshkopisë është nga më të buku-rat e qyteteve tona në mbarë Sh-qipërinë. Por edhe ata që kanë parëqytete të huaja, e konsiderojnë atëshumë të bukur. E gjerë dhe e drejtëështë kjo rrugë, në të dyja anët e tëcilës ka blirë, që i japin qytetit njëbukuri të veçantë. Në pranverë, kurblirët çelin, përhapet një aromë ekëndshme që, bashkë me ajrin efreskët, ke dëshira ta thithësh thellë.Dikur, gjatë gjithë shëtitores, ka paslulishte me bar të blertë dhe lule,që ia shtonin edhe më shumë buku-rinë dhe ngjyrat qytetit. Sot kjo shëti-tore ka emrin "Elez Isufi". I ështëndërruar emri, por edhe simbolet.Kjo është e natyrshme. Nuk ka thënëkot një i ditur që, nëse hiqni bustetdhe përmendoret, i lini piedestalet.Pas çlirimit, në Peshkopi u ven-dosën bustet e Gjok Doçit dheNazmi Rushitit, i pari në shëtitorenkryesore, kurse i dyti në sheshin eish-shkollës bujqësore të këtij qyte-ti. Këta ishin djem të rinj që e meri-tonin nderimin që iu bë, pavarësishtse ideali për të cilin ranë, nuk rezu-ltoi që t`i sillte popullit tonë pro-gres dhe lumturi. Megjithëse vetëishin të pastër, mbi ta vetvetiu bi-nin mëkatet e sistemit politik. Bust-et e tyre krijonin një farë alergjie teshumica e njerëzve, mbasi linin tëkuptohej se historia e këtij kombidhe e këtij qyteti fillonte me "epokëne partisë". Për këto arsye, ndonësenuk u hoqën, ato u bënë të kontes-tueshëm. Përmbysjet e mëdha në jetën e një kombi sjellin pashmang-shmërisht ndryshime të tilla.Në vitet e demokracisë, në kryetë kësaj shëtitoreje, para ndërtesëssë këshillit të rrethit, u vu busti iElez Isufit. Nuk shtrojmë pyetjennëse e meritonte apo jo kjo figurëatë vend.
(Vijon në faqen 2)
"Institucionet reagojnë pas shkrimit në gazetën "Rruga e Arbërit"
Sipas projektuesve rruga nësegmentin në fjalë, Ura Vashës -Tuneli Murrizës, ka një gjatësi prejrreth 13 kilometra. Në pjesën e parë të saj, në afërsi të Urës sëvjetër të Vashës, ajo kalon në njëterren tejet të aksidentuar malor,derisa ndërpret Lumin Mat, në njëvend që është më i përshtatshëm për kapërcimin e luginës me urë,në vendin më të ngushtë të shtratittë lumit. Ura e re parashikohet tëketë një gjatësi prej 285 metra dhedo të jetë rreth 138 metra më lartnga shtrati i lumit. "Në këtëkuptim ajo do të jetë ura më elartë dhe me hapësira më të mëdhae ndërtuar ndonjëherë në vendintonë. Ajo do të projektohet dhendërtohet si një urë e tipit "Kanti-lever", siç quhet në terminologjinëe teknikës së urave. Të tilla ura nuk  janë ndërtuar dhe projektuar ndonjëherë në vendin tonë.Kushtimi vetëm i kësaj ure do të jetë rreth 1.6 miliardë lekë oserreth 11.7 milionë euro", thonëinxhinierët e firmës "InfraT-ransProjec".
LEXONI NE FAQEN 3
Inxhinierët e firmës "InfraTransProjec" ekskluzivisht për gazetën sjellin detaje tëgjurmës së rrugës së Arbërit, urës së madhe mbi Urën e Vashës dhe tunelit të Murrizës.
SHËNIME NË ÇADËR
Kur kërkonimminerale rrëzëMalit të Korabit
Nga:
 VESEL HOXHA 
- FAQE 10-11
BOTIME
 Agron Tufasjell katërlibra të rinj
FAQE 8
MONOGRAFI
Lutfi Hankuboton librin“Marsi i vrarë”
Nga:
ZEJNEL SULA 
- FAQE 9
 
2 - 
Nëntor 2009
43
nr.
DREJTOR:Rakip SuliKËSHILLI BOTUES:Musa RiçkuShaqir SkarraBujar KaroshiBashkëpunuan në këtë numër:Xhafer MARTINIAbdurahim ASHIKUBeqir SINAZaim ELEZIYmer KETADefrim METHASANIZejnel SULAAlma MILEVesel HOXHASaimir SHATKUAli KOÇEKUXheladin ÇELMETADukagjin HATAHaki KolaIsuf SALLAetj.Adresa e gazetës:Rr. “Zenel Baboçi”,Pall. “Ferar”, TiranëTel. +355 4 22 33 283E-mail: rrugaearberit@gmail.com
Opinionet dhe komentete botuara nuk shprehindomosdoshmërishtqëndrimin e redaksisë
opinion
Posta e 
Gazetë e pavarur.Nr. 11 (43). 1- 30 Nëntor 2009Redaksia e gazetës falënderonlexuesit dhe bashkëpunëtoret e sajpër mesazhet dhe shkrimet e sjellapër botim.Redaksia u kujton bashkëpunë-torëve të saj, zotërinjve Isa Halilaj,Mahmud Hysa, Rexhep Ndreu,Xhelal Roçi, Abdurahim Ashiku,Beqir Sina, Fatmir Minguli, OdisePlaku, Kujtim Boriçi, Dukagjin Hata,etj, se shkrimet e tyre, për arsyevendi nuk janë botuar në këtënumër.Ato do të botohen në numrat eardhshëm të gazetës “Rruga eArbërit”.Kujtojmë bashkëpunëtorët, të cilëtduan që shkrimet e tyre të botohenpatjetër në numrin e radhës, tëkonfirmojnë më parë sjelljen ematerialit në numrat e telefonit tëredaksisë ose emailin e gazetës.Shkrimet priten në redaksi deri më
datë 20
të muajit.Gjithashtu, ju kujtojmëbashkëpunëtorëve se shkrimetderi në dy faqe daktilografikekanë përparësi botimi.Gazeta publikohet falas në internetme datë 7 të muajit pasardhës Ju falënderojmë që jenipjesë e gazetës!
(Vijon nga faqja 1)
Ky shkrim nuk ka objekt gjykimine asnjërës prej figurave që do të për-menden. Nuk ka rëndësi se kush emori iniciativën, si u procedua derinë veprimin përfundimtar. Rëndësika fakti që vënia e bustit të Elez Isufitështë aprovuar nga këshilli bashki-ak, që e ka në kompetencë këtëdetyrë. Këshilli bashkiak është plu-ralist dhe përfaqëson të gjitha inter-esat e pikëpamjet e njerëzve e të sub- jekteve politike që e kanë formuarkëtë forum. Pra, pavarësisht ngapikënisjet për këtë apo atë figurë,veprimi përfundimtar është institu-cional.Pas vënies së bustit që për-mendëm, po në këtë shëtitore u ven-dos një bust tjetër, ai i Halil Alisë,një figurë shumë e diskutueshme nëhistorinë e popullit tonë. Në këtovite të demokracisë kanë dalë shumëfigura të reja të kombit tonë që nëtë kaluarën nuk njiheshin ose anate-moheshin nga diktatura komuniste.Me gjithë kundërshtimet e një pjesetë mirë të mendimit dhe opinionit,ato janë rehabilituar në rrugë insti-tucionale. Kështu ndodhi edhe meHalil Alinë. Në ditën e përurimit tëbustit, përfaqësuesi i pushtetit ven-dor që foli me atë rast, duke diturkompleksitetin e kësaj figure, tha njëfakt interesant: vënia e këtij busti umiratua me unanimitet nga të gjithëanëtarët e forumit të instancës për-katëse. Në këtë përurim pati shumënjerëz, por, sigurisht, ata që nuk ekanë dashur vënien e bustit të HalilAlisë në atë vend, nuk morën pjesë.Megjithatë, ata ishin të përfaqësuarnë forumin përkatës që mori atë ven-dim. Këto janë rregullat e demokra-cisë. Nuk ka mënyrë tjetër më tëmirë.Më vonë pranë bustit të ElezIsufit u vendos busti i atdhetarit tënjohur Iljaz pashë Qoku., që ka njëveprimtari të madhe atdhetare, si-domos si kryetar i parë i LidhjesShqiptare të Prizrenit. Më nëfund,(megjithëse fundi nuk dihet!),u vendos afër busteve të Elez Isufitdhe Iljaz pashë Qokut, përmendor- ja e Skënderbeut, e sponsorizuar ngabiznesmeni Zaim Korsi dhe e reali-zuar nga skulptori Sadik Spahiu. Pau marrë me gjykimin e figurave, lin-din disa probleme të një karakteritjetër.Së pari, a mund të rrinë bashkënë një copë shëtitore tërë këto ve-pra skulpturore? Shpërndarja e tyrenë tërë trevën e Dibrës do të ishte
Kufijtë e mendjes
me e kryeqytetit, sesa shkolla e vogële vendlindjes që ngrihet modeste nënjë kodrinë të bleruar të fshatit Laçes.Në gjithë botën praktikohet që figu-rat e mëdha të njerëzimit të përjetë-sohen e të nderohen, në vendet e tyretë lindjes, dhe në vendet ku kanëzhvilluar veprimtarinë e tyre.Së dyti, figurat e përmendura mëlart, si lloj arti, janë të njëjta: vepraskulpturore. Po ato janë të njëjtaedhe në një pamje tjetër: janë tëgjithë njerëz të shpatës dhe të push-kës, çka flet për një koncept tradi-cionalist për heroin që shikohetvetëm si luftëtar. Po Dibra ka pasuredhe njerëz të shquar të fushave tëtjera që mund t`u ngrihen buste epërmendore, por edhe mund të për- jetësohen në forma të shumta tëartit dhe të kujtesës së njerëzimit.Filozofët dhe mendimtarët, si: SeitNajdeni, dom Nikollë Kaçorri, Ve-hbi Dibra; shkrimtarë si HakiStërmilli, Faik Ballanca, BajramHyseni; studiues si Haki Sharofi; pik-tor, si: Bajram Mata, muzikantë, si:Muharrem Xhediku, Munir Shehu,artistë popullorë si Haziz Ndreu, LiriRasha etj., mund të përjetësohennë vepra artistike të llojeve të ndry-shme. Nuk është e thënë që për se-cilin të ngrihet bust, por të përdorenedhe forma të tjera nderimi dhe për- jetësimi, si: odat ose shtëpi muze,zakonisht shtëpitë ku kanë lindur,pllakat përkujtimore në vendet kukanë zhvilluar aktivitetin, studiot kukanë punuar, stenda të veçanta nëmuzeun historik të rrethit, vënia eemrave të tyre rrugëve, shesheve, ob- jekteve të rëndësishme etj., etj. Njëqytet, që të rrezatojë kulturë dhe tëtregojë histori, nuk duhet të ketëvetëm buste.Së treti, Dibra e Madhe dhe qy-teti i Peshkopisë, sot, në kohën edemokracisë dhe të integrimeve eu-roatlantike, në mos për shumë gjëra,në fushën e kulturës dhe të artit, tëgjuhës, të historisë etj., duhet t`ikoordinojnë punët dhe veprimet. Nekemi një gjuhë, një kulturë, një his-tori, një traditë etj, por, kur vjenpuna në praktikë, nuk kemi bash-këpunimin e nevojshëm për t`ikoordinuar vlerat historike dhe ar-tistike që ato të shënojnë një vazh-dimësi, duke eliminuar përsëritjetdhe paralelizmat e panevojshëm.Mund të jepnim edhe ndonjë shem-bull, që e përligj këtë shqetësim, pornuk është vendi. Kemi ëndërruar përzhdukjen e kufijve. Ato tashmë nukkanë rëndësinë që kishin dikur. Punaështë të mos i krijojmë vetë, mepadijen tonë dhe me të metat nëorganizim. Kufijtë e mendjes janëmë të këqij dhe më të pakalueshëmsesa telat me gjemba.XHAFER MARTINI
A mund të rrinëbashkë në një copëshëtitore tërë këto vepraskulpturore? Shpërndarjae tyre në tërë trevën eDibrës do të ishte mëe këshillueshme, mëshkencore dhe mëkulturore. Heroin nuke bën të lavdishëm etë rëndësishëm vendiku e vendosin. Ndodhe kundërta: heroi e bëntë përmendur vendinku vendoset.Figurat e përmendura mëlart, si lloj arti, janë tënjëjta: vepra skulpturore.Po ato janë të njëjta edhenë një pamje tjetër: janëtë gjithë njerëz të shpatësdhe të pushkës, çka fletpër një koncept tradicio-nalist për heroin qëshikohet vetëm si luftëtar.Po Dibra ka pasur edhenjerëz të shquar të fush-ave të tjera që mund t`ungrihen buste e përmen-dore, por edhe mund tëpërjetësohen në forma shumta të artit dhe tëkujtesës së njerëzimit.
më e këshillueshme, më shkencoredhe më kulturore. Heroin nuk e bëntë lavdishëm e të rëndësishëm ven-di ku e vendosin. Ndodh e kundër-ta: heroi e bën të përmendur ven-din ku vendoset. Nuk do t`i bëhej,fjala vjen, më shumë nder shkrim-tarit Bajram Hyseni sikur emrin etij ta kishte marrë një shkollë e mes-
Dibra e Madhe dhe qytetii Peshkopisë, sot, nëkohën e demokracisë dhetë integrimeve euroatlan-tike, në mos për shumëgjëra, në fushën e kulturësdhe të artit, të gjuhës, tëhistorisë etj., duhet t`ikoordinojnë punët dheveprimet.......Kemi ëndërruar përzhdukjen e kufijve. Atotashmë nuk kanë rëndës-inë që kishin dikur. Punaështë të mos i krijojmëvetë, me padijen tonë dheme të metat në organizim.Kufijtë e mendjes janëmë të këqij dhe më tëpakalueshëm sesa telatme gjemba.
Në foto: Shtatorja e Skënderbeut në qytetin e Peshkopisë. Lart bustet e Elez Isufit, Iljaz PashëQokut dhe Halil Alisë. Fotot. B.Karoshi
 
3 - 
Nëntor 2009
43
nr.
e ditës
"Institucionet reagojnë pas shkrimit në gazetën "Rruga e Arbërit"
Ministri Olldashi: Rruga dotë jetë 10.5 metra e gjerë
Nga:
BUJAR KAROSHI
P
as shkrimit në gazetën "Rruga eArbërit" kanë reaguar institucio-net qendrore. Më datë 10 nëntor2009, Ministri i Transporteve z.Sokol Olladashi ka theksuar në ko-misionin parlamentar të veprimtariveprodhuese, pas interesimit të depu-tetit të Dibrës, Jemin Gjana, se "Rru-ga e Arbërit nuk do të jetë më engushtë sa është deklaruar më parë."Do të ndryshojmë në kualitetin errugës, e cila në segmentin e parë tëvet është bërë me 9 metra, por do tëndryshojmë kualitetin e rrugës, dukekonsideruar një korridor të rëndë-sishëm, do ta bëjmë nga 9 metra në10.5 metra, për ti dhënë korridoritnjë formë të plotë", theksoi SokolOlldashi, ministër i Transporteve.Në mes të nëntorit, është bërë njëmbledhje tjetër në Këshillin Tekniknë Drejtorinë e Përgjithshme tëRrugëve, ku është njoftuar drejtuesii punës së projektit Teknik, Ing. FarukKaba, për të vazhduar punën me pro- jektin e 9 metra rrugë të asfaltuar ose10.5 m në total.I pyetur nga gazeta mbi ecurinë eprojektit, Ing. Faruk Kaba, drejtuesii firmës "InfraTransProjec" tha se popunonte mbi një projekt modern tëRrugës së Arbërit. Ai u shpreh i gat-shëm që në këtë numër të gazetës tëtregonte disa detaje interesante mbiprojektin e rrugës dhe për këtë ven-dosi në dispozicion një grup inxhin-ierësh të firmës për të dhënë mëshumë informacion. Përsa i përketndryshimeve në projekt të folura mëparë, Kaba tha se tani gjithçka kamarrë për mbarë dhe po punohet qënë të ardhmen Rruga e Arbërit të jetënjë nga rrugët më moderne në vend"."Segmenti rrugor nga Bulqiza deritek Ura e Vashe, pjesë e rëndësishmee Rrugës së Arbërit, që ka filluar tëndërtohet dhe veçanërisht segmentinga Ura Vashës deri tek hyrja ngaTirana e tunelit të Murrizës, kanëqenë dy segmente të vështirësisë sëshkallës së lartë të projektit të kësajrruge", thotë njëri nga inxhinierëtfirmës "InfraTransProjec". "Duke tra- jtuar segmentin Ura Vashes-deri tekTuneli i Murrizës, përfshi këtë tuneltë vështirë, mund të themi se grupi iprojektimit ka qënë i detyruar tëzgjidhe probleme inxhinierike tëvështira dhe shumë të vështira, kuveçohet Ura e re e Vashës dhe Tune-li i Murrizës".Sipas projektuesve rruga në seg-mentin në fjalë, Ura Vashës - TuneliMurrizës, ka një gjatësi prej rreth 13kilometra. Në pjesën e parë të saj,në afërsi të Urës së vjetër të Vashës,ajo kalon në një terren tejet të aksi-dentuar malor, deri sa ndërpret Lu-min Mat, në një vend që është më ipërshtatshëm për kapërcimin e lug-inës me urë, në vendin më të ngush-të të shtratit të lumit. Ura e re parash-ikohet të ketë një gjatësi prej 285metra dhe do të jetë rreth 138 metramë lart nga shtrati i lumit. "Në këtëkuptim ajo do të jetë ura më e lartëdhe me hapësira më të mëdha e ndër-tuar ndonjëherë në vendin tonë. Ajodo të projektohet dhe ndërtohet sinjë urë e tipit "Kantilever", siç qu-het në terminologjinë e teknikës sëurave. Të tilla ura nuk janë ndërtuardhe projektuar ndonjëherë në ven-din tonë. Kushtimi vetëm i kësajure do të jetë rreth 1.6 miliardë lekëose rreth 11.7 milionë euro", thonëinxhinierët e firmës "InfraT-ransProjec"."Pas kësaj rruga vazhdon nëngjitje duke kaluar pranë fshatit Fs-hat të Matit, ku terreni i thyer dik-ton kalimin me një tunel me gjatësirreth 600 metra. Tuneli kalon në for-macione të "shëndosha" gjeologjike.Ai do të jetë me të gjithë infrastruk-turën e nevojshme si ndriçim, sigurindaj zjarrit, drenazhime, sinjalistikëspeciale etj. Ky tunel, duke qenë mëi shkurtër se 1 000 metra, sipas stan-dardeve europiane, nuk ka nevojë përventilim artificial"."Më tej rruga vazhdon gjatë lug-inës së lumit të Mashnorit, degë elumit Mat, dhe kalon pranë fshatravetë bukur Shkallë dhe Xibër të Matit,në një terren, që sa vjen e bëhet mëtërheqës, por edhe më i aksidentuar.Rreth 9 kilometra nga Ura Vashësrruga hyn në një tunel tjetër: më igjati dhe më i rëndësishmi i rrugëssë Arbërit, në tunelin e Murrizit.Gjatësia e tij nga matjet paraprakerezulton 3 520 metra. Tuneli, në dyhyrjet e tij, nga Tirana dhe nga Klo-si, kalon në formacione tejet të vësh-tira nga pikëpamja gjeologjike. Përkëtë inxhinierët projektues janë tëdetyruar të marrin masa inxhinierikespeciale, që po parashikohen në pro- jekt zbatimin e këtij tuneli. Ashtu sidhe tuneli i mëparshëm dhe tuneli iQaf Bullit, tashmë i projektuar dhei përgatitur për tenderim përndërtimin e tij edhe tuneli i Murriz-it do te ketë të njëjtët parametragjerësie dhe lartësie. Ai gjithashtu dotë jetë i kompletuar me të gjithë in-frastrukturën si ndriçim, siguri ndajzjarrit, ventilim, drenazhime, tele-foni etj.""Rruga në segmentin nga Ura eVashës deri në Tunelin e Murrizit dotë jetë e plotësuar me të gjitha ve-prat e artit, që nga ato të vogla,tombino e drenazhe të thjeshta, ku-neta, kanale të veshur me beton etj.,deri tek urat dhe viaduktet. Ndër këtodallohen 4 viadukte, që mendohetpër të tejkaluar depresionet, që kri- johen nga trasimi i rrugës në flaje.Në këtë rrugë, ashtu si në segmentinnga Bulqiza deri tek Ura e Vashësdo të përfshihet edhe teknologjia ere e "dherave të armuar", të cilat për-doren në rastin e skarpatave të lartadhe tepër të larta në mbushje dhe nëdisa raste edhe për të shmangurndërtimin e veprave të artit si mureapo viadukte.""Vështirësi e zgjidhjes së kësajrruge, veçanërisht e këtij segmenti,ka qenë kalimi në pika të detyruarasi Ura e Vashës, tuneli i vogël, tune-li i madh i Murrizit, lugina e lumittë Mashnorit etj, të cilat kanë diktu-ar edhe alinjamentin gjatësor tërrugës, pjerrësitë e saj", thonë inx-hinierët projektues. "Sigurisht këtuështë patur parasysh edhe ekuilibrindërmjet mundësisë së projektimittë rrugës me elemente gjeometrikesa më të mirë (planimetri dhe profilgjatësor) dhe kostos së ndërtimit tërrugës".Projektuesit e kanë patur parasy-sh, që ky raport kosto/cilësi të anojenë favor të cilësisë së rrugës. Shpe- jtësia e projektuar e rrugës do të jetë jo me pak se 60 kilometra në orë, nëpjesë të kufizuara dhe mbi 80 kilo-metra në orë në pjesën më të madhetë saj. Në këtë kuptim, gjerësia errugës do të jetë 10.5 deri 11.0 me-tra, ndërsa gjerësi e asfaltit do të jetë9.0 metra, shume komode përlëvizjen me shpejtësirat e lartpërmen-dura në të gjithë rrugën. "Madje,përvoja tregon se me këto parametrado të vozitet pa problem deri në 100kilometra në orë"."Një veçanti e rrugës do të jetëedhe plotësimi i saj me rripa shtesëkalimi në pjesët e rrugëve me pjerrë-si mbi 6 përqind, për të lehtësuarkalimin e mjeteve të lehta dhe përtë mos penguar kalimin e tyre ngamjetet e renda me ngarkesë. Në çdody kilometra do të ketë edhe sheshpushime edhe këto për të rritur sig-urinë rrugore dhe për të krijuarmundësi për mjetet që mund të ndal-ojnë, për të mos i krijuar vështirësiatyre që vazhdojnë lëvizjen", thonëprojektuesit.Ky segment, nga Ura Vashës derinë Murrizë-Tunel, do të ketë edhedy kryqëzime, njëri me rrugënlidhëse që vjen nga Burreli dhe Klo-si, si lidhje me rrugën nacionale eg-zistuese dhe tjetri me rrugën e fshatitGur i Bardhë, për të siguruar lidhjetrespektive të këtyre qendrave. Si dhee gjithë rruga edhe ky segment dhenë veçanti edhe kryqëzimet do të jenë të plotësuar me të gjithë sinjal-istikën më moderne bashkëkohore siajo horizontale (vizimet) ashtu dheajo vertikale."Në tërësinë e këtij projekti përf-shihet edhe lidhja e Rrugës së Ar-bërit me Klosin dhe me të gjithë rr- jetin rrugor nacional në tërësi dheLuginën e Matit në veçanti, për t'ishërbyer sa më mirë edhe këtij rajo-ni të rëndësishëm. Praktikisht, mendërtimin e rrugës së Arbërit, Klosishkurton distancën me Tiranën nërreth 70 kilometra dhe nga 109 kilo-metra bëhet vetëm 39 kilometra,ndërsa Burreli nga 92 kilometra bëhetvetëm 55 kilometra. Lidhja e Klositme Rrugën e Arbërit, përbën një seg-ment krejt të ri me gjatësi 3.0 kilo-metra, i cili kalon pjesërisht në njëterren shume të aksidentuar dhepjesërisht në një terren më pak tëaksidentuar. Në ndërtimin e tij ësh-të parashikuar dhe një viadukt megjatësi 60 metra dhe lartësi rreth 15metra".Rruga në këtë segment prej rreth16 kilometrash, ku përfshihet edhelidhja me Klosin, parashikon volumetë konsiderueshme punimesh si:lëvizje dherash 2. 9 milionë metrakub, asfaltobetone 67 mijë ton, be-tone 68 mijë metra kub, hekur 5 328ton dhe materiale shtresash (inerte,gurë te thyer) 147 mijë metra kubetj.. Kostoja paraprake e ndërtimittë këtij segment, përfshi dhe lidhjenme Klosin është rreth 30 miliardëlekë dhe në këtë kuptim është seg-menti më i kushtueshëm i të gjithërrugës. Zërin kryesor në këtë kosto ezë tuneli i Murrizit me një kushtimprej afro 14 miliard lekë ose rreth100 milionë euro, që do të saktëso-het në projektzbatimin e plotë të tij.Grupi i projektuesve të këtij sek-sioni po punon me intensitet përpërfundimin sa më parë të projektittë kësaj vepre të rëndësishme ko-mbëtare.
Shpejtësia e projektuar errugës do të jetë jo me pakse 60 kilometra në orë, nëpjesë të kufizuara dhe mbi80 kilometra në orë nëpjesën më të madhe të saj.Në këtë kuptim, gjerësia errugës do të jetë 10.5 deri11.0 metra, ndërsa gjerësie asfaltit do të jetë 9.0metra, shume komode përlëvizjen me shpejtësirat elartpërmendura në tëgjithë rrugën. "Madje,përvoja tregon se me këtoparametra do të vozitet paproblem deri në 100kilometra në orë".
Praktikisht, mendërtimin e rrugës sëArbërit, Klosi shkurtondistancën me Tiranënnë rreth 70 kilometradhe nga 109 kilometrabëhet vetëm 39 kilome-tra, ndërsa Burreli nga92 kilometra bëhetvetëm 55 kilometra.
Në foto: Gjurma e Rrugës së Arbërit ngaUra e Vashës në tunelin e Murrizës.Poshtë: Prerja tërthore e tunelit.(Foto.InfraTransProjec)

You're Reading a Free Preview

Download
scribd
/*********** DO NOT ALTER ANYTHING BELOW THIS LINE ! ************/ var s_code=s.t();if(s_code)document.write(s_code)//-->