2
Ne, musliman të nderuar, në këto vite të fundit jemi sprovuar me disa fatkeqësi, pa dyshim se prej fatkeqësivemë të vështira dhe të rënda është vdekja e dijetarëve të Islamit, dijetarëve të Ehli Sunnetit, dijetarëve tëHadithit, dijetarëve që kanë flijuar gjithçka për të përhapur këtë fe të pastër, mu si atë ditë që i ka zbriturPejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.I pari vdiq shejhu bujar dhe fisnik, njeriu i ndershëm dhe i devotshëm, njeriu që kujdesej për hallet e musli-manëve kudo që gjindeshin ata, që kujdesej për thirjen islame dhe mundohej të kontribojë me çka ka, e aiështë Shejhu i madh, Shejh Abdul-Aziz ibën Bazi, rahimehull-llah. Pas tij i erdhi vdekja muhadithit të këtijshekulli, ringjallësit të sunnetit të Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, luftarit të paepur për të përhapursunnetin dhe për të asgjësuar bidatin, njeri me origjinë shqiptare, e ai ishte Shejhu ynë Muhamed Nasirudin Albani, rahimehull-llah. Pas tij vdekja i erdhi fekihut të njohur, njeriut që njihte hollësisht akiden e selefit, ithellësuar në njohjen e usuli fikhut, kibleja e nxënsve të dijes, e ai ishte Shejhu Muhamed Salih Uthejmini,rahimehull-llah. Kurse javën e kaluar, All-llahu na sprovoi me marjen edhe të një dijetari, e ai është Shejhubujar, fisnik, modest, muhadithi i Damaskut, Shejhu Abdulkadër Arnauti, rahimehull-llah.Kurse unë do të mundohem ti shpalosi disa evokime nga takimet e mia me te; Ky njeri tërë jetën e tij iakushtoi dijes, daves dhe Islamit. Ishte mikpritës i madh i nxënësve të dijes, kujdesej për ata dhe i stimulontepër dije dhe punë me te. Ishte i butë, i afërt, kishte dije të thellë, dhe njohje të mirë mbi qëndrimet e Shejhul-Islam Ibën Tejmijjes dhe nxënësit të tij, Ibën Kajim El-Xhevziut, All-llahu i mëshiroftë.Herën e parë jemi parë me te në vitin 1988 kur shkuam në Damask të Sirisë që të mësojmë gjuhën arabe. Qënga takimet e para, edhe pse kishim dëshirë të mësojmë shkencat e hadithit të Pejgamberit, sal-lall-llahualejhi ve sel-lem, ai me sjelljen dhe dijen e tij edhe ma shumë na shtoi këtë dashuri. Insistuam nga shejhu qëtë na caktojë një kohë që të mësojmë me te, dhe më kujtohet si sot, dhe këtë libër akoma e kam nëbibliotekën time, filluam të mësojmë me te librin "Muhtesar Rijadus-Salihin", të cilin e kishte reduktuar Jusuf ibën Ismail En-Nebehani dhe e kishte botuar në xhep verzion. Fatkeqësisht për shkak të vizitave të shpeshtaqë i bënin njerëzit shejhut, nuk aritëm që të vazhdojmë gjatë në mësimet me te nga ky libër.Insistuam që të studentët që ishin duke mësuar në Damask të kanë takime të rregullta me shejhun dhe disaprej këtyre takimeve i kemi inçizuar në audio kaseta. Çdo herë që kemi shkuar te ai në zyre, ku zakonisht ekalonte pjesën më të madhe të kohës së vet, asnjëher nuk na ka lënë të dalim pa na dhënë para. Kjo neve naturpëronte, mirëpo ai asnjëherë nuk e ka ndryshuar këtë zakon të tij. Pa dyshim se kjo shpalos bujarinë e tijtë madhe dhe kujdesin që kishte për studentët e fesë.Pasi që vazhdova studimet në Jordani, kur e vizitoja Sirinë, çdo herë e vizitoja edhe Shejh Abdulkadrin, dhe içoja selamet që ia dërgonte Shejh Albani, rahimehull-llah, këtij. Një herë, më kujtohet shumë mirë, kamndihmuar në këmbimin e letrave mes shejh Albanit dhe shejh Abdulkadrit. Takimi i fundit me te ishte në vitin ekaluar në udhëtimin tonë për në haxh, e shfrytëzuam atë takim për ta pyetur për shumë pyetje që napreokupojnë neve si thirës në vendin tonë. Pastaj kërkuam nga hoxha ynë që edhe ta mbajë një ligjeratë përmbarë muslimanët, material i cili është inçizuar dhe ka pasur jehonë të mirë në viset shqiptare. Normalisht seka edhe shumë për tu thënë për këtë dijetar të madh që e humbi bota Islame, mirëpo ne mjaftohemi me kaq,për në fund e lusim All-llahun që shejhut tonë All-llahu tia fal mëkatet, tia ngrit gradat dhe ti dhurojë Firdeusine lartë. Amin.Bekir Halimi(shkëputur nga hutbeja “Vlera e dijes dhe dijetarëve”)
edicion i botuar / viti i parë / nr: 17botues: ALBISLAMkryeredaktor: Ramadan Ramadaniredaksia: Bekir Halimi, Talha Kurtishi,redaktor teknik:Alajdin Idriz, Fatmir Zaimiwww.albislam.comalbislam@albislam.comstr: 386 no: 11 lokal: 441000 Shkupfax: +389 2 3290 408