Welcome to Scribd, the world's digital library. Read, publish, and share books and documents. See more
Download
Standard view
Full view
of .
Save to My Library
Look up keyword or section
Like this
6Activity

Table Of Contents

0 of .
Results for:
No results containing your search query
P. 1
Odiseja e Nje Detektivi Volumi 1 + 2

Odiseja e Nje Detektivi Volumi 1 + 2

Ratings: (0)|Views: 440 |Likes:
Published by Endri Bida

More info:

Published by: Endri Bida on Aug 21, 2011
Copyright:Attribution Non-commercial

Availability:

Read on Scribd mobile: iPhone, iPad and Android.
download as PDF, TXT or read online from Scribd
See more
See less

10/01/2011

pdf

text

original

 
ODISEJA E NJE DETEKTIVI
 
 Agim Hamiti 
 
NGJARJE TE JETUARA
 
I SPAÇI
 
"Burgu, kjo greminë e përuljes njerëzore..." 
 Xh. LondonÇdo kalimtar që shkel për herë të parë në Spaç pushtohet vetvetiu prej një apatie tëpërgjithshme, të ngjashme me atë që provon njeriu kur padashje bëhet dëshmitar i një jetenë agoni. Edhe sikur udhëtari në fjalë të mos jetë i vetëm, duke hyrë në pusin e madhnatyror që përbën ky vend, ai do të ndiej nevojën e një heshtjeje soditëse, për tu thelluarnë botën e ndjenjave të tij të befasuara. Vendi është i rrethuar nga të gjitha anët prej një
vargu kodrash të larta. Po t‘i shikosh prej gropës së Spaçit, ato të krijojnë përshtypjen e dy
vargmaleve në formë gjysmërrethi vendosur përballë njëri-tjetrit, ngaqë relievi është tepër ithyer. Në dy pikat simetrike të takimit të tyre, në juglindje e në veriperëndim, shtrati ingushtë e i thellë i një përroi hap dy dritare natyrore të këtij hauzi të madh.Shkurret që mbulojnë pjesërisht shpatet e kodrave rrethuese i nënshtrohen një lufte tërreptë me natyrën, për të mbijetuar egërsinë e asaj toke shterpë në procesin e shpërbërjes.Rrënjët e tyre gjysmë të dala mbërthehen fort, duke depërtuar anash gurëve të djegurbojëkafe, ose nëpër të çarat e pllakave të shtresëzuara. Gjethet e tyre mund të shikohen tëshpalosura në diell vetëm për pak orë, mbasi, sapo fillon të nxehtit, ato tkurren për tëngadalësuar avullimin e ujit të siguruar me shumë vështirësi. Në përgjithësi sipërfaqja etokës është ngjyrë kafe në të murrme dhe del shtresa-shtresa në formë pllakash të
 
thyeshme. Acidi sulfurik, mjaft i pranishëm në ujërat rrjedhëse të kësaj zone, është faktorikryesor i procesit të shpërbërjes së sipërfaqes normale të tokës. Syri mund të të zërë barshumë rrallë, vetëm në ndonjë vend të rrafshët që rastësia e ka favorizuar për t'i shpëtuarpushtetit shkatërrimtar të acidit. Edhe shtrati i thellë me anë të thepisura i përroit, i ciligjatë verës mbetet pothuajse i thatë, mban ngjyrën e kriprave acide. Këto dukuri tëstrukturës së paqëndrueshme të sipërfaqes së tokës bien edhe më shumë në sy, për shkaktë pjerrësisë së theksuar të shpateve rrethuese.*Mbasi ta ketë soditur një copë herë të mirë këtë tokë, viktimë të reaksioneve kimike dheagjentëve atmosferikë, udhëtari i ardhur rishtas në këto anë, për të kthjelluar disi vorbullëne ndjenjave të tij të trazuara, do ta shprehte befasimin sipas mënyrës së vet, zakonisht nëpërshtatje me profesionin që ushtron. Një barí do të belbëzonte:«Këtu as dhëmbi i deles s'paska ku të ngjisë një fije bari, pa le më gjuha e lopës!»Në rast se do të ishte murator, mbasi të merrte dy copa guri e t'i përplasteme njëra-tjetrën, duke i parë sesi do të binin të thërrmuara tek këmbët e tij, ai do tëbuzëqeshte me mosbesim duke murmuritur:«Dy gurë të tillë nuk i vendoske dot mbi njëri-tjetrin e asnjë lugë gëlqere nuk bëke dot meta.»Ndërsa një gjeolog do të deklaronte entuziast:«Aq sa a zymtë duket në pamje kjo tokë, po aq e praruar është në brendësi.»Këtë aludim ai do ta bënte për bakrin e nëntokës së atjeshme, i cili përmban edhe njëpërqindje të ulët ari. Një specialist i çështjeve policore, sapo ta shikonte këtë gropë si tëpërgatitur nga ekskavatorë gjigantë, pa u menduar gjatë, do të shprehej shkurt dhe qartë:«Një burg natyror.»Bashkërendimi i mendimeve të dy specialiteteve të fundit nxori në dritëvendimin e kobshëm qeveritar, për ngritjen në këtë gropë të zymtë të një kampi pune tërëndë të detyruar për të burgosurit politikë, në pranverën e vitit 1968.Pasi toka kombëtare ishte nginjur së thithuri djersën dhe gjakun e armatëssë kokëqethurve të flijuar prej regjimit komunist si armiq të partisë, i erdhi radha nëntokëstë kërkonte revanshin. Vargut të gjatë të kampeve të punës së rëndë të detyruar dhe tëburgjeve të deriatëhershëm iu shtuan adresa të reja: miniera famëkeqe e Spaçit dhesimotrat e saj të mëvonshme. Të gjitha këto adresa jetëthithëse u furnizuan mekontigjentet e të dënuarve politikë të regjimit komunist. Me Spaçin fillonte kështu era e re eshfrytëzimit nëntokësor të viktimave politike, jetën e të cilëve Drejtoria e Kampe-Burgjeve ellogariste me shifra vagonash me mineral.
II DJERSË DHE GJAK
 
 
 
―Zoti krijoi lirinë, njeriu skllavërinë.
 M. Zh. ShëniéÇdo fillim është i vështirë, por puna e detyruar në minierë, për kushtet e të burgosurvepolitikë, përmbante në vetvete një sistem të tërë fillimesh, që krijonin një grumbullvështirësish në progresion. Tani e tutje ata do të ishin të detyruar të punonin në mungesëtë plotë të dritës së diellit dhe efekteve kurative të saj për organizmin. Të burgosurit do tëthithnin ajrin e kompresorëve të përzier me një koktej të vërtetë gazrash, tymrash, avujshuji të ndotur dhe erën e rëndë të dekompozimint të minjve të ngordhur e të kalbësirave tëminierës së pamirëmbajtur. Gjatë punës treturnëshe do të digjeshin në vazhdimësi tonelatatë tëra dinamiti, duke çliruar gazra helmuese me bollëk në atë minierë primitive, ku nuknjihej sistemi i ventilimit. Tymi i vazhdueshëm i llampave të karbitit do të jepte kontributine tij modest në ndotjen e tërësishme të ajrit, që do të thithnin të burgosurit në frontet epunës. Era e rëndë e këtij ajri u shkaktonte të vjella të dënuarve që hynin për herë të parënë minierën mesjetare të Spaçit. Mushkëritë e të burgosurve, duke thithur nga ky ajër,dorëzonin një nga një mukozat e tyre në luftën e vrazhdë për një ekzistencë torturuese nëemër të shpresës.Në frontet e punës të piritit, ku temperatura luhatej midis 35-40 gradë celsius, burimetnëntokësore të ujërave me përqindje të lartë acidi sulfurik pikonin vazhdimisht mbi trupat ezhveshur të të burgosurve, që nuk duronin dot nxehtësinë. Duke u përcëlluar lëkurën, acidiu krijonte plagë, që ua kthenin në torturë zhveshjen dhe veshjen në punë e në fjetore. Nëtërësi gjendja e kushteve të punës i përgjigjej një niveli mesjetar. Norma e detyruar shumëe lartë, që u kërkohej përditë ose përnatë të burgosurve nga kërbaçi i pakursyer i policisë,bënte që kushtet e sigurimit teknik të figuronin vetëm në letër, të shënuara sa përformalitet nga personeli i lirë. Të burgosurit nuk punonin dot asnjëherë brenda kushteve tëparashikuara të sigurimit të jetës, as në ato raste kur kishte vetëm disa orë që nga frontet epunës kishin nxjerrë njerëz të vdekur.Baza materiale, që shërbente për të krijuar kushte pune më normale (shina, pjatina, çikrikë,dërrasa etj.) çohej në sektorë të tjerë, ku punonin punëtorë të lirë, ndërsa mungesat emëdha që krijoheshin qëllimisht në Spaç "i plotësonte" policia. Në gjithë këtë mjedismakabër më pak se çdo gjë kushtonte i burgosuri dhe ai i paguante të gjithadëmshpërblimet, si palë gjithmonë e mundur e një lufte të shfrenuar që ndërrmerrtebarbarisht forca mbi të drejtën. Policia ishte zgjedhur me një studim të posaçëm. Të gjithëpersonat në uniformë ishin mishërimi më karakteristik i injorancës së virgjër dhe i urisëkronike të asaj zone rurale. Duke i shpëtuar nga mjerimi ekstrem kooperativist,uniforma atyre u kishte siguruar ushqim e veshmbathje vjetore falas, rrogë qënuk kishinguxuar ta imagjinonin dot më parë, privilegjin e strehimit familjar në qytezën më të afërtindustriale, si dhe vend pune të preferuar për gratë. Në të ardhmen e afërt, fëmijve të tyredo t'iu ofrohej bursë shteti për t'u shkolluar, mbasi babai shërbente në një vend pune «merëndësi të posaçme».

Activity (6)

You've already reviewed this. Edit your review.
1 thousand reads
1 hundred reads
Endri Bida added this note
Me ne fund e rregulluam qe cdo njeri ta marri pa leke dhe ta shkarkoje...
AACO liked this
AACO liked this
AACO liked this

You're Reading a Free Preview

Download
/*********** DO NOT ALTER ANYTHING BELOW THIS LINE ! ************/ var s_code=s.t();if(s_code)document.write(s_code)//-->