Welcome to Scribd, the world's digital library. Read, publish, and share books and documents. See more
Download
Standard view
Full view
of .
Look up keyword
Like this
1Activity
0 of .
Results for:
No results containing your search query
P. 1
Iliristika-Nezir-Myrta

Iliristika-Nezir-Myrta

Ratings: (0)|Views: 113|Likes:
Published by Endri Bida

More info:

Published by: Endri Bida on Sep 11, 2011
Copyright:Attribution Non-commercial

Availability:

Read on Scribd mobile: iPhone, iPad and Android.
download as PDF, TXT or read online from Scribd
See more
See less

09/11/2011

pdf

text

original

 
Nezir Myrta - Iliristika
Mbi autorin: Nezir Myrta (Drillon Gega - pseudonim) ka shkruar midis të tjerash poezi me motivet - atdhedashuria, lirika, satira,erotika - të cilat janë botuar në të gjitha gazetat e revistat shqipe në Kosovë e deri ne Njujork). Mund të përmendet botiminë 1996-tën në Nju Jork i vëllimit poetik "Poema për popullin" që përmban edhe poezinë "Oshëtima e Skënderbejve"Ka qenë aktor (theatri popullor i Gjakovës, protagonist i dramës "Ura e Shenjtë" 87), pedagog (prof. në Gjakovë, Istog,Prishtinë - mbi 15 vite); publicist (analist politik), zëdhënës i pavarur i luftës çlirimtare të Kosovës (1990 - ?), publicist nëmjetet audio-vizuele shqiptare e të huaja RTSH 1992... (1994- ?) në: Njujork, Cigago, Detroit, Cunnetcicut, Florida...Linguist nga 1968 (i papajtuar me sllavizimin e grekizimin e linguistikës shqiptare)...Zotëron gjuhët: angleze, gjermane, franceze, kroate (gjuhë amtare - shqipja). Pjesërisht: italishten, maqedonishten,rusishten, latinishten....Kohet e fundit ka ofruar studimet e tij dhe për tu botuar dhe ne Internet dhe kështu janë botuar të gjitha shkrimet me sipër ne revistern Rruzull dhe pjesë të tyre janë diskutuar ne forume të ndryshme shqiptaresh*** Nezir Myrta / LINGUISTIKAFjala – Linguistika, apo gjuhësia, si fjalë shkencore botërore, është shkenca e cila merret me studimin e një gjuhe dheorigjinën e saj, me studimin e një grupi gjuhësh dhe origjinën e tyre dhe me studimin e Gjuhësisë së Përgjithshme(Linguistikës Gjenerale) e origjinën historike të saj. Kjo fjalë – Linguistika është një kompozitë gjenerale, e cila e kaorigjinën e vet në dy rrënjë fjalësh: lin + gui – të cilat përbëjnë fjalën – lungui, nga fjala për emërtimin e gjuhës në gjuhëtlatine – lingua. Nëse e dëshifrojmë këtë kompozitë gjenerale – Linguistika, sipas methodës linguistike gjenetike, për ta njohur origjinënlinguistike të saj, na del sipas formimit fonomorfologjik kështu: Lin+gui+st+i+k+a. Të dy rrënjet – lin+gui – në përbërjene tyre morfologjike, formojnë bazën kompozitore – lingui, nga fjala – lingua, si përshtatje përcaktuese fonetike mendryshimin e tingullit fundor, zanores – a, në – i, ndërsa, pjesëzat kompozitore – st+i+k+a=stika, janë sufiksale i.e., që përcaktojnë fjalën – lingua (lingui), në trajtën e pashquar si emër – linguist, pëmes grupit - st, në trajtën e shquar – linguisti, përmes zanores - i, si formë mbiemrore e pashquar – linguistik, përmes tokzanores - k dhe si trajtë shquese ekompozitës në përcaktim të emërtimit të saj – Linguistika, përmes zanores – a.Rrënja kryesore e kompozitës – Lingustika, është nomi – gui, që kuptojmë fjalën për emërtimin – gjuha – e cila sipasshqipes na del si trajtë e shkurtë e emrit – gui=gua=guha=gjuha, nëpër trajtat zhvillimore të illirishtes së lashtë, që nëshqipen e vjetër e kemi në disa forma dialektore – gua – giua=giuha=gluha=gjuha – si ndryshime historike fonetikeshqipe-illire.Fillesa morfologike e kompozitës – Linguistika, rrënja – Lin – është kuptimi i formimit të një gjuhe nga një burim i përbashkët gjuhësh, nga një gjuhë e parë - një gjuhë e cila lindet nga Ama e saj e lashtë – lin=lind=lindet si gjuhë e relineare, me spjegimin shqip – lin gua – lind gua (guha), lindet gua (guha-gjuha) – gua e re – lind gua – lin gua – lingua.Pra, rrënja e fjalës – lin – ethymologjinë e saj e ka në fjalën – lind, nga fjala – lindje, gjuhë e lindur, e formuar si gjuhëlinerare, e cila përbëhet nga tre tinguj – lin(d), ku origjina fonetike e tingujve na difton diftongun – l+i=li – si diftong qëdifton – lindje (lindja e diellit, lindja e djalit, lindja e vajzës, lindja e foshnjes) në shqipen. Kurse tingulli i tretë i rrënjes – lin – lin(d) – është trajta e shkurtë fonetike e grupit të shqipes – nd – që theksohet në shqipen e vjetër të folur me njëtingull të bashkëdyzuar, të cilin e kemi në fjalët e fjalëformimet shqipe: ndij, perëndij, perëndia, ndigjua, ndjej, ndjenja,
1
 
 parandjenja, ndjeva, parandjeva, ndoshta, ndashtë, mendja, mendim-i, ndeja (nde^ja), ndera, ndihma, ndikimi, andej,këndej, ëndë-ëndet-ëndje, andje-andja-anda-ënda etj. Në lidhje me dytingullorin, apo grupin fonetik të shqipes së vjetër – nd – e kemi shëmbullin e mirëpritur të albanologut, F.Boppi (1855), ku shihet përpjekja e tij për ta konstatuar mendimin se shqipja e vjetër, ka mundësi më të forta për taspjeguar gjuhën sanskrite, ku na del mendimi i tij krahasues: “Përsa i përket leksikut të shqipes, me anën e sanskritishtes,gjindet një pikë referimi më e lehtë dhe më e natyrshme, se sa me anë të greqishtes. Në numrorin e shqipes – nëndë(nandë, gege – na^nd), duket se nën ndikimin e likuideve të mëparshme është futur një – d, në vend të – t-së. Po të hiqetrrokja – dë, nga nandë (na^nd), gege-shqipe, spjegohet më lehtë me rrënjen sanskrite për numrorin – navan, se sa megreqishten – evvea”. Duke mos e njohur mirë fonetikën historike të dytingullorit të Gegënishtes – nd, që është bazë eshumë fjalëve kryesore shqipe të lartëpërmendura (mend-je, mend, ndij, perëndij...), nuk duket aspak se është futur një – d, në vend të - t-së, nën ndikimin e likuideve të mëparshme, por, ishte dhe është kjo – nd, që përbën natyrën e një tingullitshumë të rëndësishëm linguistik. Sikur ta dinte Boppi, këtë dytingullor – nd, që tok me atë – ng (nga, ngasje, ngamje,ngue, nguemja, ngat, n’gati, ngucama, nge...) i cili poashtu theksohet vetëm me një tingull në të folur shqip – do ta kishteshumë më lehtë ta spjegonte afërsinë e lashtë të shqipes me sanskritishten, duke krahasuar spjegimin shqip të numroritgegë – na^nd (nandë) – na^nd=navan, kunë shqipen përbëhet nga tre tinguj, kurse në sanskritishte nga pesë tinguj, do tëthotë se në shqipen është edhe më shkurt si trajtë emërtuese – na^n(d), gege-shqipe = navan, sanskrite.Kështu, rrënja – lin – në pikëpamje linguistike e ka kuptimin e lindjes së një gjuhe nga një gjuhë e parë (nëna lindfoshnjen e gjuha lind gjuhën) gjuha lind gjuhën – lingua, ku si folje – lind – formoi fillin e kompozitës – Linguistika.Kompozita i.e. Linguistika, e cila sot merret edhe si kompozitë gjenerale për Linguistikën Gjenerale – fomohet kryesishtnga një fjalë për emërtimin e gjuhëve latine, kurse në shqipen janë dy fjalë, sipas ethymologjisë së shqipes së vjetër, apoillirishtes së re – me një ndryshim intonal fundor nga rrënja – gua, në – gui (gua=gui), si formë paraindo-europiane.Guha lind guhën – lingua (gua lind guen – lingua). – Gjuha greke lindi gjuhët greke (sllave), kurse gjuha latine lindigjuhët latine (romane). Ndërsa, me plot kuptimin e fjalës - gjuha illire-pellgaze, lindi gjuhët indo-europiane.Gu^ me ku^ (guhë me kun, gjuhë me kun – gjuhë kuniforme)GUA E GEOGua e geo janë dy fjalë - termine të para të fillit të shprehjës së zhvillimit të kulturës së të folurit të njeriut, duke formuar komunikimin e njeriut – gjuha si mjet shprehjeje. Gua është – gjuha, kurse geo është – dheu, toka.Fjala – gua, si trajtë e shkurtë e fjalës, termit – guha (gjuha), është në tri trajta emërtuese: 1. gua, si emërtim i organitanatomik të trupit të njeriut, organ i gojës – gua e gojës – guha e gojës, shqisa e të shijuarit, 2. gua, guha-gjuha, emërtimi igjuhës së njeriut, përcakimi për gjuhën dhe 3. gua, folja, të folurit e gjuhës së njeriut – ku shqipja i ka shumë forma të pasura linguistke, si thesare burimore të koncepteve: ligjërim - /gjuhë/ - të folur. Termat e vjetra bartin në vetvetelashtësinë e njeriut, kulturën e veprimit të tij dhe karakteret terminologjike e leksikore, të cilat ndryshojnë në koncepte tëreja. Kur marrim shembuj nga shqipja e vjetër, kemi shprehjet: po folë djali / a po të folë djali-qika / ka nisë me folë pak / po folë mirë / çka po folë ashtu?/ po foli drejtë / fol e mbushma menden / guha asht s’ashtë po eshtna then / foli sa mujti /fol e mos hesht / fol me mend / etj., ky term – fol, folja, formoi konceptin – të folurit, si koncept i ri shqip, kurse termi – folja – u formua për emërtimin e pjesës së ligjeratës gramatikore – folja, si koncept i ri, nga termi i vjetër.Termi i lashtë – gua, formoi konceptin e ri – gjuhë, nga (gu^- gu^h(ë), ndërsa termi i lashtë – geu-dheu, toka, formoikoncepin e ri – geo, ku diftongu – ge – (ge’) me zanoren e zgjatur të theksuar – e, është një term i lashtë – ge – që përcaktoi emërtimin e hidronomit – ege (Ege-Egje-Egjeu), si kuptim i gjetjës së dheut, tokës (ujdhesave të shumëta tëdetit Egjee dhe nga kuptimi i tokës, dheut, iu dha emri hidronomit, ujit të detit, emërtimi i detit). Ky kuptim i gjetjës – egje – është shprehja shqipe – gjetja e dheut, tokës – e gjee, (lype tokën se e gje), e gjenë, si kuptim i foljës shqipe – megjetë, për të gjetur. Por ky term – ge – krijoi emërtimin – gen-i, geni i njeriut, geni i gjallesës, (genesis) - lidhet me emrin – gegë (gega) Gega i Dardhanisë (emërtimi i Grykës së Dardhanelleve – Dardanelet), që substancionohet, në kuptimin e
2
 
 përgjegjës së njeriut – të foljës së njeriut, kur njeriu – gjegjet = geget – gega geget – ai që përgjegjet, njeriu që geget – tëfolurit e njeriut – gua – guha e geges – germa e geges.Diftongu – ge – ka kuptimin e dheut, tokës, në kohezionin linguistiko-historik, të rrjedhës së theorisë se njeriu u krijua ngadheu, toka edhe do të bëhet dhee, tokë – nga dheu u krijua e dhee bëhet. Diftongu – ge – difton dhee, tokë – ku nëkuptimin e atij që u krijua nga Dheu – ai që përgjegjet, ai që jep gjegje (gege), flet, apo geget – geget gega – gega geget,rrodhi emërtimi i fjalës – gega, si antroponom gjeneral i banorit të atij vendi, Gega i Gegënisë, kurse si toponom – Gegënia. Poashtu ky diftong – ge, formoi termat: Gea (Perëndia e Tokës), si term mythologjik. Tash, të shohim, se sakanë lidhje kronologjike linguistike fjalët: geo - gua – gea – geni – gega – goga. Këta terma të lashtë bartin me vete vetlashtësinë e njeriut, në formimin e koncepteve të reja të sotme linguistike, të cilat i takojnë një periudhe të hershme paraindo-europiane.Gua e njeriut që u krijua nga dheu (geu-geo). – Termi – gua – nëpërmjet të varianteve shqipe të lashta – gua – guha – giuha – gluha, ku termi – giuha e dha konceptin – gjuha, të folur, e folme (dialekt).Fjala – dialekt – formohet nga pjesët: di+a+lek+t, që diftongu – di, ka kuptimin e një pjese të së folmës, tingulli apozanorja – a, në këtë rast të termit është një lidhëse e kompozitës, ndërsa rrënja – lek (që është edhe kuptimi i Lekut-monedhës shqiptare, nga antroponomi Lekë, Leka dhe Lekët), është kuptimi i të folurit, kuptimi i gjuhës, që në rastin – alek, nënkuptohet njeriu që flet, folësi i parë – që formoi antroponomin – Lekë-a, nga illirishtja – Aleksandër, mekuptimin – shqipja flet – folësi shqip i Folësi i Parë. Kurse në rastin e të folmës – lek(t) – alekt, tingulli – t, skajon termin – dialekt – pra, ai që formoi të folurit e parë – gjuhën e parë. Ndërsa, termi – gluha – që e hasim në shkrimet e Buzukut tek Meshari, është term i lashtë, që formoi konceptin – glosë,glosa (glosse), gjithashtu formoi në greqishte fjalën – glota – gjuhë - si kuptim i konceptit më të vonshëm – glosa (fjala). Në këta terma vlenë të theksohet, se si dominon tingulli – L, që është vet filli i lëvizjes së gjuhës në gojë – lëvizja e gjuhësnë gojë, si organ anatomik, me përshkrimin – një copë mish në gojë, e gjatë në formë shpatuke (guha-gjuha). Pra, këtukemi dy variante të termave – gua – guha, si terma shumë të hershme të fillit të gjuhës së parë dhe këta dy termat tjerë tëmëvonshëm – giuha e gluha (glosa – si kuptim për fjalën).Ethymologjia e termit – gua. – Gjuha si mjet komunikimi në mes njerëzve, krijoi emërtimet e natyrës dhe komunikiminindirekt me natyrën, nga zërat e natyrës formoi tingujt e gjuhës, në abecetë e para i.e., nga pozita e hapjes së gojës, rrodhitingulli i parë – a, si fill i gjuhës së shkruar. Pikërisht kjo zanore – a – përcaktoi diftongun – gu – gua. Diftongu – gu – icili theksohet me zanoren hundore – u^ - në shqipën e vjetër emërton edhe pjesën e mesme të këmbës, gu^ - guni (gju^ -gjuni, gjuri), në terminologjinë dialektore: gazhdra e gunit, ashti i gunit, ashti i rrumbullakët lëvizës, në pjesën e parme tëkëmbës. Tash, këta dy terma shqipe – gua-guha e guni – rrjedhin nga një diftong – gu^, ku gua-guha është një copë mishilëvizëse, e zgjatur në gojë dhe guni është një copë ashti rrumbullak lëvizës në këmbë, të cilat dhanë dy terma tjera – guni egoja, guha e gojës e guni i këmbës (gjymëtyrë), këta si terma anatomik. Kurse, në shqipen, diftongu – gu – dha emërtimet:guha, gur-i, gurrë-a, gup-i (fati, gopi), gushë-a, guxim-i, gusa, guaca, guci, gulshim-i, guma, gufim-i etj. Në variantet terminologjike të hershme rrodhën fjalët e para me të cilat mund të formojmë një diagram, me të cilin pasqyrojmë lidhjen në mes emërtimit të fjalës – gua (guha-gjuha), si mjet komunikimi – me termin geo-dheu, toka, poashtu, me emërtimin e zotit të tokës – gea, deri tek termi – guha (gjuha):Gua/ \/ \Geo Gea\ /\ /Gega
3

You're Reading a Free Preview

Download
scribd
/*********** DO NOT ALTER ANYTHING BELOW THIS LINE ! ************/ var s_code=s.t();if(s_code)document.write(s_code)//-->