082 Dita e fundit e jetës sime!
Nga: Khalid BaigSupozojmë që sot mësuat që keni vetëm edhe një ditë për të jetuar. Si do ta kalonit ditën e fundittë jetës suaj?Kjo pyetje është bërë edhe 100 vjet më parë, shumë kohë para se të bëheshin analizat pyetësoredhe vlerësimi i opinionit publik. Pyetësi iu drejtua shumë dijetarëve të shquar dhe njerëzve të
njohur për besnikëri dhe përgjigjet e tyre i bashkoi në një libër. Qëllimi i këtij libri ishte t’i
frymëzojë njerëzit për virtyte më të mira.Përgjigjja më inspiruese ishte nga njëri, që për ditën e fundit të jetës së tij nuk kishte ndonjëdëshirë që të shtonte ndonjë vepër të virtytshme. Ai ishte muhadithi i madh Abdur Rrahman ibn abi
Na’um. Ai tha: “Unë në ditën e fundit të jetës sime nuk kisha për
të ndryshuar asgjë nga programi
im ditor. Unë kaloj çdo ditë të jetës sime sikurse të ishte dita e fundit e imja.”
Vdekja është çështja më e sigurt e jetës. Sipas statistikave, në botë vdesin çdo orë rreth 6,178njerëz; ata janë nga të gjitha moshat. Vdesin për shkaqe të ndryshme, të njohura si dhe tëpanjohura për njerëzit. Për disa vdekje, arsyeja dihet nga të tjerët, ndërsa shumica vdesin nëheshtje. Megjithatë, çdonjëri prej tyre e lë këtë botë në të njëjtën mënyrë. Vetëm në kohën ecaktuar nga Allahu i gjithfuqishëm dhe, as shkenca e as teknologjia nuk mund ta parashikojë e as tapengojë atë. Është ekskluzivisht në duart e Krijuesit.
“O ju njerëz, nëse dyshoni për ringjalljen, atëherë mendoni krijimin tuaj. Ne u krijuam ju prej
dheu, pastaj prej uji, pastaj prej një gjaku të ngjizur, pastaj prej një sa kafshatë mishi, që është
krijesë e formuluar ose e paformuluar, në mënyrë që t’ju sqarojmë. Ne e përqëndrojmë në mitër
deri në një afat të caktuar, e mandej u nxjerrim foshnjë dhe ashtu të arrini pjekurinë tuaj. Ka qëdikush prej jush vdes herët, e dikush të jetojë deri në pleqëri të thellë, në mënyrë që të mos dijë
asgjë nga dija që ka pasur.”
(El-Haxhxh 22:5)Vazhdimisht jemi dëshmitarë të vdekjes. Por, çuditërisht e injorojmë atë sikurse nuk do të nandodh kurrë, apo sdo të na ndodh tani shpejt. Megjithëse vazhdimisht varrosim shokët tanë,kushërinjtë tanë madje edhe anëtarët e familjes sonë, por për veten mendojmë se do jetojmëpërgjithmonë. Pra, qëndrimi ynë bie në kundërshtim me logjikën e shëndoshë.Në disa mënyra ne dallojmë pashmangshmërinë e vdekjes, madje edhe spontanisht përgatitemi përtë. Marrim sigurime shtetërore dhe mendojmë për të afërmit tanë mbas vdekjes sonë, planifikojmëpër ndarjen e pronës dhe pasurisë sonë. Bile, edhe shumë biznismenë dhe qeveritarë përgatisinplane kontigjente për të vazhduar zbatimet e operacioneve të tyre në rast të humbjes së liderëve.Në fund të fundit kjo është njohja e vdekjes si fundi i kësaj jete. Por, dështimi ynë qëndron nëmosnjohjen e vdekjes si fillimi i një jete tjetër, jetës së amshuar, ku do të korrim atë që mbollëmnë këtë botë.Mësimet Islame tregojnë se ndër të veçantat që e dallojnë të zgjuarin nga të tjerët, është edhenjohja dhe përgatitja për jetën e amshuar. Siç thotë edhe Profeti a.s.:
“Me të vërtetë i zgjuar është ai person i cili kontrollon dëshirat e tij dhe përgatitet për jetën pas vdekjes.”
Tregohet një histori e prekshme për Behlulin, i cili për shkak të çiltërsisë së tij shihej si i kundërtme zgjuarsinë dhe shkathtësinë. Halifi Harun Rashid e lejonte Behlulin të hynte lirisht në oborrinmbretëror të tij, ndoshta ngaqë naiviteti i tij ishte si zbavitje për halifin.