Welcome to Scribd, the world's digital library. Read, publish, and share books and documents. See more
Download
Standard view
Full view
of .
Save to My Library
Look up keyword
Like this
3Activity
0 of .
Results for:
No results containing your search query
P. 1
Gazeta Shqip 19.8

Gazeta Shqip 19.8

Ratings: (0)|Views: 6,324|Likes:
Published by api-3841401

More info:

Published by: api-3841401 on Oct 19, 2008
Copyright:Attribution Non-commercial

Availability:

Read on Scribd mobile: iPhone, iPad and Android.
download as PDF, TXT or read online from Scribd
See more
See less

05/09/2014

pdf

text

original

Sot
\u201cShqip\u201d 48 faqe
Adresa e redaksis\u00eb:
Rr. Sami Frash\u00ebri,
Pallatet e Aviacionit, Nr. 4
Tel: 04 272 565 \u2022 068(9) 20 35 300
E-mail: info@gazeta-shqip.com
Viti II - Nr. 226 (516)E diel, 19 gusht 2007
E p\u00ebrditshme e pavarur \u00c7mimi 10 lek\u00eb, 1.5 euro
PER REKLAMA KONTAKTONI NE NUMRAT: 069 20 50 420 \u2022 FAX 04 272 567 \u2022 069 20 50 458
GAZETASHQIP
marketing@gazeta-shqip.com
Drejtor
Kryeredaktor
Zv/Kryeredaktor
BESNIK MYFTARI
BLEDAR ZAGANJORI
URIM BAJRAMI
www.gazeta-shqip.com
OKAZION
OKAZION
Pes\u00eb vjet
pa t\u00eb
dashurin
Teodor Keko
INTERVISTA
NE FAQET 44-45
Pragtragjedie n\u00eb Librazhd. Dhjet\u00ebra t\u00eb ftuar n\u00eb dy dasma t\u00eb ndryshme p\u00ebrfundojn\u00eb nga banketi n\u00eb urgjenc\u00eb. Mjek\u00ebt: Kishin diarre dhe dhimbje barku
Torta helmon 80 dasmor\u00eb, shp\u00ebton \u00e7ifti
Nisin hetimet. Bllokohet dyqani ku u blen\u00eb \u00ebmb\u00eblsirat. T\u00eb s\u00ebmur\u00ebt: S\u2019shkojm\u00eb m\u00eb n\u00ebp\u00ebr dasma
INTERVISTA/ Pas takimit me Kryeministrin Berisha, flet ish-deputeti: Pse pranova t\u00eb kandidoj n\u00eb zon\u00ebn 31
Paloka: Shehi t\u00eb l\u00ebr\u00eb gar\u00ebn
\u201cDo ta takoj dhe do t\u2019i k\u00ebrkoj shum\u00eb miq\u00ebsisht t\u00eb t\u00ebrhiqet nga kandidimi\u201d
NE FAQEN 16
Britania shton
refuzimet,

80 mij\u00eb emigrant\u00eb shqiptar\u00eb mbeten pa leje q\u00ebndrimi

EKSKLUZIVE/ \u201cShqip\u201d zbulon
shifrat p\u00ebr vitet 2003-2006
NE FAQEN 4
P\u00ebrgjumja
e frikshme
e brezit t\u00eb ri
MUSTAFA NANO
N
\u00eb nj\u00eb shkrim mbi ngro
hjen (n\u00eb fakt, nxehjen e

mbinxehjen) globale, t\u00eb publikuar n\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshmen italiane "Corriere della sera", Giovanni Sartori u binte borive t\u00eb alarmit, duke e konsideruar k\u00ebt\u00eb argument si nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje, lidhur me t\u00eb cil\u00ebn lipset nj\u00eb konsensus transversal e nj\u00eb reagim imediat nd\u00ebrqeveritar, nd\u00ebrshtet\u00ebror, politik e kulturor. "Duhet t\u00eb shp\u00ebtojm\u00eb planetin, e tok me t\u00eb...

NE FAQEN 11
Shit\u00ebsit e ardhm\u00ebris\u00eb
s\u00eb rreme
KIM MEHMETI
KOZETA HYSENI
Ekzekutimi
i studentes,
rihapet dosja
Prokuroria rikthen n\u00eb Policin\u00eb
e Tiran\u00ebs dosjen p\u00ebr vrasjen

e studentes vlonjate Kozeta Hyseni. Pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, skuad- ra e vrasjeve ka marr\u00eb n\u00eb dor\u00eb k\u00ebt\u00eb dosje, e cila pritet t\u00eb dokumento- het s\u00eb shpejti. Hetimi \u00ebsht\u00eb rihapur rreth nj\u00eb jav\u00eb m\u00eb par\u00eb, bazuar n\u00eb informacione t\u00eb reja operative t\u00eb siguruara nga policia kriminale, q\u00eb ka ndjekur \u00e7\u00ebshtjen, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb mendohet se \u00ebsht\u00eb gjetur edhe vendndodhja e d\u00ebsh- mitares kryesore t\u00eb k\u00ebsaj ngjarje- je, i cila u zhduk disa dit\u00eb pas...

NE FAQEN 6
Banda e C\u00ebrrikut, an\u00ebtar\u00ebt me viza n\u00eb xhep
NE FAQEN 7
NE FAQET 2-3
NE FAQEN 12
ZGJEDHJET
PS, n\u00eb dyshim
kandidimi
i Meidanit
O
pozita do mund t\u00eb ket\u00eb
nj\u00eb kandidat zyrtar p\u00ebr

deputet n\u00eb fillim t\u00eb jav\u00ebs s\u00eb ardhshme. Burimet partiake sqarojn\u00eb se kreu i socialist\u00ebve dhe an\u00ebtar\u00ebt e kupol\u00ebs roz\u00eb do t\u00eb mblidhen p\u00ebr t\u00eb miratuar kalen- darin politik. Veprim pas...

NE FAQET 36-37
REPORTAZH
P\u00ebrbuzja q\u00eb
kushton lek\u00eb
P
asi e pa let\u00ebrnjoftimin ng
riti kok\u00ebn e m\u00eb tha: "Pse

ore ti nuk e ke emrin Prish- tin\u00eb, por e ke Berat". Gj\u00ebja e fun- dit q\u00eb prisja ishte q\u00eb nj\u00eb polic i shtetit shqiptar, me nj\u00eb doz\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb p\u00ebrbuzjes, t\u00eb ma b\u00ebnte pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb pyetje n\u00eb pik\u00ebn kufitare q\u00eb e lidh Kosov\u00ebn...

ANALIZA
BERAT BUZHALA
NE FAQEN 5
S
hqiptar\u00ebt, q\u00eb ishin f\u00ebmij\u00eb
dhjet\u00ebvje\u00e7ar\u00eb kur u soll

Kushtetuta e par\u00eb e Maqe- donis\u00eb s\u00eb pavarur, u rrit\u00ebn e u b\u00ebn\u00eb djelmosha me t\u00eb drejt\u00eb vote, duke d\u00ebgjuar se i takonin...

OPINION
Un\u00eb e dua
Shqip\u00ebrin\u00eb!
K
jo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga strofat e
vjersh\u00ebs "Si e dua Sh

qip\u00ebrin\u00eb" e poetit t\u00eb fun- dit nacional e romantik, komu- nist e liberal, Sejfulla Mal\u00ebshova, alias Lame Kodra. Kjo vjersh\u00eb e, sidomos k\u00ebto vargje, jan\u00eb tipike p\u00ebr t\u00eb shpjeguar nj\u00eb tipologji q\u00eb ka lidhje me imazhin kolektiv p\u00ebr atdheun. P\u00ebr ne shqiptar\u00ebt q\u00eb e kemi identifikuar relativisht von\u00eb shenj\u00ebn kryesore t\u00eb identi- tetit nacional-gjuh\u00ebn (shek. XVI, libri i par\u00eb n\u00eb shqip), q\u00eb e kemi...

ILIR YZEIRI
NE FAQEN 10
K\u00ebtu, ku burrat
puthin nj\u00ebri-tjetrin
MONIKA STAFA
NE FAQEN 43
\u00c7

do dit\u00eb para kamerave q\u00eb p\u00ebrcjellin drejtp\u00ebrs\u00ebdrej ti ngjarjet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb

sishme t\u00eb vendit, politike a kulturore qofshin, burrat shqiptar\u00eb puthen e s'pushojn\u00eb s\u00eb puthuri ...

ESSE
Disa prej dasmor\u00ebve
dje n\u00eb spital
Emigrant\u00eb shqiptar\u00eb, duke festuar Dit\u00ebn e Ver\u00ebs n\u00eb Lond\u00ebr
Librazhd, 80 dasmor\u00eb
helmohen nga ushqimet
SHQIP2
E DIEL,19 GUSHT2007
NGJARJA
POST-DASME
GJENDJA
NDIHMA

Q\u00eb nga pasditja e s\u00eb enjtes e n\u00eb vazhdim me dhjet\u00ebra shtetas t\u00eb moshave t\u00eb

ndryshme kan\u00eb
k\u00ebrkuar ndihm\u00ebn e
mjek\u00ebve t\u00eb spitalit
PACIENTET
T\u00eb pakt\u00ebn 30
pacient\u00eb vazhdojn\u00eb
t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00ebn
kujdesin e mjek\u00ebve,
nd\u00ebrsa t\u00eb tjer\u00ebt jan\u00eb
larguar pasi jan\u00eb
mjekuar
T\u00eb s\u00ebmur\u00ebt p\u00ebrfundojn\u00eb n\u00eb urgjenc\u00eb me diarre dhe dhimbje barku
T\u00eb shtruarit n\u00eb spital kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb ftuar n\u00eb dy g\u00ebzime t\u00eb ndryshme
Shumica e t\u00eb s\u00ebmur\u00ebve tashm\u00eb jan\u00eb larguar, pasi kan\u00eb marr\u00eb mjekimin e par\u00eb
Dasmor\u00ebt: Nuk e mor\u00ebm
vesh nga na erdhi helmimi
PRONONCIME
Ata q\u00eb e kan\u00eb p\u00ebsuar nga ajo q\u00eb

ndodhi kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb ftuarit n\u00eb k\u00ebto raste g\u00ebzimi. Madje, n\u00eb mendjen e tyre nj\u00eb ngjarje e till\u00eb nuk do t\u00eb shlyhet kollaj. "Nuk po e marrim vesh nga na erdhi. Ose nga mishi, ose nga ena e mishit. Pse t\u00eb mos themi q\u00eb u ftoh\u00ebm gjith\u00eb nat\u00ebn dhe n\u00eb m\u00ebngjes u gdhim\u00eb me dhimbje barku. Me than\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn, mishi ishte i fresk\u00ebt dhe i gatuar mir\u00eb. Nuk ka m\u00eb mish frigoriferi n\u00ebp\u00ebr dasma. Ka ikur ajo koh\u00eb. Ndoshta kazani ku \u00ebsht\u00eb zier, ose en\u00ebt ku \u00ebsht\u00eb pjekur, se n\u00eb pjat\u00eb kishim edhe t\u00eb zier n\u00eb bidon, edhe t\u00eb pjekur. Hajt dhe merre vesh se nga e kemi. Mu m'zu dhe dy kalamajt\u00eb, por ata vet\u00ebm 10 minuta q\u00ebndruan n\u00eb spital dhe ik\u00ebn mir\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi. Taksirati im, q\u00eb t\u00eb rri k\u00ebtu e t\u00eb mbaj barkun me dor\u00eb dhe t\u00eb kem frik\u00eb t\u00eb shkoj n\u00eb dasmat e tjera. Apo nuk ka shum\u00eb kjo vjesht\u00eb. Si ta ket\u00eb shkruar Zoti", thot\u00eb nj\u00ebri

prej dasmor\u00ebve t\u00eb s\u00ebmur\u00eb, Seid
Blloshmi.

Nd\u00ebrsa p\u00ebr nj\u00eb tjet\u00ebr dasmore, q\u00eb e ka p\u00ebsuar nga konsumi i ush- qimeve, nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb \u00ebsht\u00eb e paimagjinueshme, madje ajo thot\u00eb se nuk ka p\u00ebr t\u00eb shkuar m\u00eb n\u00ebp\u00ebr dasma. Fidane Elezi, 55 vje\u00e7e, tregon se tani \u00ebsht\u00eb mir\u00eb dhe se shum\u00eb shpejt do t\u00eb dal\u00eb nga spitali. "T'kishte z\u00ebn\u00eb t\u00eb zot\u00ebt e sht\u00ebpis\u00eb me qen\u00eb, Samiun me Lytfien, pa le ata t\u00eb orkestr\u00ebs. Edhe paret na i p\u00ebrlan\u00eb, edhe s\u00ebmundjen e barkut na e dhan\u00eb me vete. Kisha hallin e nuses s\u00eb tim biri, se \u00ebsht\u00eb shtatz\u00ebne, por, shyqyr, nuk e kapi. Un\u00eb? Mir\u00eb jam, nes\u00ebr nuk m\u00eb gjen k\u00ebtu. Por as n\u00eb das\u00ebm ama!", thot\u00eb ajo me qes\u00ebndi.

23-vje\u00e7arja Teuta Leka ka qen\u00eb
Bllokohet dyqani ku u mor\u00ebn tortat
P\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar situat\u00ebn e krijuar, Drejtoria

e Sh\u00ebndetit Publik t\u00eb Librazhdit ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni edhe Ministrin\u00eb e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, e cila ka d\u00ebrguar nj\u00eb grup specialist\u00ebsh p\u00ebr t\u00eb ndjekur ecurin\u00eb e k\u00ebtij rasti helmimi masiv. Fillimisht pas kryerjes s\u00eb analizave do t\u00eb p\u00ebr- caktohet edhe cila ka qen\u00eb arsyeja q\u00eb ka \u00e7uar n\u00eb k\u00ebt\u00eb helmim. Madje, paraprakisht \u00ebsht\u00eb bllokuar edhe nj\u00ebsia e tregtimit t\u00eb \u00ebmb\u00ebl- sirave, ku ishin marr\u00eb tortat p\u00ebr nj\u00ebrin nga sebepet. T\u00eb pakt\u00ebn 30 pacient\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00ebn kujdesin e mjek\u00ebve, nd\u00ebr- sa t\u00eb tjer\u00ebt jan\u00eb larguar pasi jan\u00eb mjekuar. Por ata jan\u00eb detyruar t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb nga dy-tre vet\u00eb n\u00eb krevat, p\u00ebr shkak t\u00eb fluksit t\u00eb madh n\u00eb dyert e spitalit.

P\u00ebr helmimin masiv t\u00eb

ndodhur dit\u00ebt e fundit \u00ebsht\u00eb
v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni
edhe Ministria e
Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, p\u00ebr ta pasur

situat\u00ebn n\u00ebn kontroll
MASAT
NGA LIBRAZHDI
BESIM DYBELI
Kan\u00eb shkuar n\u00eb dasm\u00eb dhe
jan\u00eb kthyer duke mbajtur

barkun me dor\u00eb. Jo nga t\u00eb qeshurat, vallet a k\u00ebng\u00ebt. Nj\u00eb pjes\u00eb ia kan\u00eb v\u00ebn\u00eb fajin mishit t\u00eb njom\u00eb t\u00eb kecit, nj\u00eb pjes\u00eb pastave n\u00eb lokal. Dy ngjarjet n\u00eb nj\u00eb, kan\u00eb p\u00ebr motiv g\u00ebzimin e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb dy dasmave, por q\u00eb gati t\u00eb gjith\u00eb dasmor\u00ebt, ve\u00e7 krushqve, mezi kan\u00eb arritur deri n\u00eb Spitalin e Li- brazhdit duke ndaluar disa her\u00eb rrug\u00ebs, nga diarreja dhe shpejt e shpejt n\u00eb qiell t\u00eb hapur.

Dasma
Nj\u00ebra ngjarje ka ndodhur n\u00eb
nj\u00eb fshat t\u00eb larg\u00ebt, kurse tjetra n\u00eb

qend\u00ebr t\u00eb qytetit t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb Librazhdit. Fati mbetet i p\u00ebrbashk\u00ebt, cip mbi cip e tre nga tre n\u00eb krevatet e pavijonit infektiv t\u00eb k\u00ebtij qyteti. Nj\u00eb dasm\u00eb vajze b\u00ebhej n\u00eb B\u00ebrzesht\u00eb, atje ku poet\u00ebt e martirizuar, Blloshmi e Leka do t'i "k\u00ebndonin" jet\u00ebs s\u00eb at\u00ebhershme me ironi e sarkaz\u00ebm. E m\u00ebrkura ka mbledhur n\u00eb nj\u00eb nga lokalet e k\u00ebtij fs- hati n\u00eb qend\u00ebr, rreth 100 dasmor\u00eb. N\u00eb sh- t\u00ebpin\u00eb e Samiut 60 vje\u00e7 dhe t\u00eb s\u00eb shoqjes, Lut- fijes, 55 vje\u00e7e, ka nisur vallja me lod\u00ebr e tra- pezat jan\u00eb shtruara gjith\u00eb hare nga "ka- merier\u00ebt" dasmor\u00eb. \u00cbsht\u00eb shtruar edhe

rakia. Mishi pa hesap. N\u00eb k\u00ebto an\u00eb si kudo, nuk b\u00ebhet m\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr mish e produkte t\u00eb tjera si dikur, kur t\u00eb zotit t\u00eb dasm\u00ebs i dilnin thin- jat nga llogarit\u00eb p\u00ebr mishin. Produkti i fundit n\u00eb an\u00ebt e B\u00ebrzesh- t\u00ebs gatuhet n\u00eb bidon t\u00eb mbyllur prej bakri ose zingato. Kjo \u00ebsht\u00eb m\u00eb tradicionalja. Gjer n\u00eb or\u00ebn 02:00 t\u00eb nat\u00ebs askujt nuk i kishte vajtur mendja se pas k\u00ebsaj dasme plot hare e harxhe, "dardha do ta kish- te bishtin prapa"! M\u00eb tep\u00ebr se gjys- ma e dasmor\u00ebve kan\u00eb p\u00ebrfunduar t\u00eb enjten n\u00eb m\u00ebngjes me rrip t\u00eb sh- tr\u00ebnguar n\u00eb spital nga dhimbja e barkut. "Ushtria" e dasmor\u00ebve ka v\u00ebrshuar n\u00eb dyert e spitalit, por jo t\u00eb gjith\u00eb nj\u00ebher\u00ebsh. Grupe-grupe, pa i treguar nj\u00ebri-tjetrit as edhe n\u00eb telefonin celular, por kur jan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb, e kan\u00eb kuptuar se kishin t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dhimbje dhe "turpin" e heqjes s\u00eb barkut, sikur e kan\u00eb hequr para bluzave t\u00eb bardha.

"Erdh\u00ebn aq shpejt dhe aq shum\u00eb, sa nuk kishim koh\u00eb t\u00eb sh- tronim as \u00e7ar\u00e7af\u00ebt, pa le q\u00eb na mbaruan edhe krevatet", ka po- huar nj\u00eb infermiere. K\u00ebsisoj, kan\u00eb p\u00ebrfunduara edhe nga tre-kat\u00ebr veta mbi krevate e, nd\u00ebrkoh\u00eb, drejtuesit e spitalit kan\u00eb shtuar numrin e sanitar\u00ebve. T\u00eb gjith\u00eb

kishin nevoj\u00eb p\u00ebr sh\u00ebrbim dhe
higjien\u00eb n\u00eb WC-t\u00eb e pavijonit.
Rasti tjet\u00ebr

Sikur t\u00eb mos kishin mjaftuar dasmor\u00ebt e B\u00ebrzesht\u00ebs, ia kan\u00eb be- hur dhe disa dasmor\u00eb nga qyteti. Edhe k\u00ebta t\u00eb nj\u00ebjtin siklet. Kishin ngr\u00ebn\u00eb para disa or\u00ebsh pasta n\u00eb nj\u00eb \u00ebmb\u00ebltore t\u00eb qytetit, me rastin e nj\u00eb fejese dhe kishin p\u00ebrfundu- ar n\u00eb spital. N\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit \u00ebsh- t\u00eb dh\u00ebn\u00eb alarmi p\u00ebr t'u kthyer pavijoni i infektivit n\u00eb karantin\u00eb kund\u00ebr diarres\u00eb. Askush nuk ka pranuar t\u00eb shkoj\u00eb e t\u00eb shtrohet n\u00eb Spitalin e Elbasanit. "Jo, atje na k\u00ebrkojn\u00eb lek\u00eb edhe p\u00ebr nj\u00eb gjilp\u00ebr\u00eb e jo m\u00eb t\u00eb na sh\u00ebrojn\u00eb nga barku", jan\u00eb shprehur shum\u00eb t\u00eb shtruar, t\u00eb cil\u00ebt, edhe pse bashk\u00eb n\u00ebp\u00ebr kre- vatet teke, nuk kan\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb fjal\u00eb,

p\u00ebr t\u00eb mos zbritur gjer n\u00eb qend\u00ebr
t\u00eb prefektur\u00ebs.
T\u00eb mbeturit

Mjekimi q\u00eb dit\u00ebn e shtrimit ka nisur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb intensive dhe p\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb, nga 74 t\u00eb shtruar, kan\u00eb mbetur vet\u00ebm 30. T\u00eb tjer\u00ebt, q\u00eb jan\u00eb infektuar m\u00eb leht\u00eb, kan\u00eb dal\u00eb shpejt. Pjesa e mbetur, mund t\u00eb kaloj\u00eb dhe fundjav\u00ebn n\u00eb spitalin e qytetit, por si p\u00ebr ironi, shumica e t\u00eb shtruarve jan\u00eb ftuar n\u00eb nj\u00eb dasm\u00eb tjet\u00ebr, n\u00eb Sopot. Ende nuk dihet n\u00eb do t\u00eb shkojn\u00eb ose jo. Frika e mishit t\u00eb prishur ose e \u00ebmb\u00eblsirave, mund t'i detyroj\u00eb t\u00eb mbyllen n\u00ebp\u00ebr sh- t\u00ebpit\u00eb e tyre, kurse urimet mund t'i p\u00ebrcjellin me telefon. T\u00eb ftuarit sh- kojn\u00eb n\u00eb dasm\u00eb dhe p\u00ebrfundojn\u00eb n\u00eb spital. Atje ku mishi hahet me lug\u00eb e rakia pihet me kup\u00eb.

AKOMODIMI
Situata e krijuar n\u00eb
Spitalin e Librazhdit
\u00ebsht\u00eb p\u00ebrballuar me

sukses nga punonj\u00ebsit e saj, nd\u00ebrsa shumica e t\u00eb shtruarve kan\u00eb

q\u00ebnduar nga 2 apo
tre vet\u00eb n\u00eb nj\u00eb krevat

n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr g\u00ebzim n\u00eb Librazhd, por ajo dhe t\u00eb ftuarit e tjer\u00eb ishin s\u00ebmurur nga \u00ebmb\u00eblsirat q\u00eb kish- in konsumuar. "Ham\u00eb zakonisht pasta. Nuk na ka gjetur asgj\u00eb e keqe. Sido q\u00eb ikin dritat, frigoriferi e ruan disi temperatur\u00ebn e ftoht\u00eb. Pas nj\u00eb fejese kaluam n\u00eb pasti\u00e7eri p\u00ebr nj\u00eb \u00ebmb\u00eblsir\u00eb dhe mor\u00ebm tor- ta, se jan\u00eb m\u00eb t\u00eb lehta. Jo t\u00eb gjith\u00eb u prek\u00ebm. Nj\u00eb pjes\u00eb jan\u00eb sh\u00ebn- dosh e mir\u00eb. T\u00eb nj\u00ebjtat pasta ish- in, por ndoshta jo t\u00eb prodhuara n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb e nga i nj\u00ebjti brum\u00eb. Apo ndoshta ne q\u00eb u s\u00ebmur\u00ebm, ishim m\u00eb t\u00eb dob\u00ebt se t\u00eb tjer\u00ebt. Jemi mir\u00eb pas kur\u00ebs q\u00eb po b\u00ebjm\u00eb n\u00eb spital. Ndoshta, kur t\u00eb dalim duhet t\u00eb mendohemi mir\u00eb kur t\u00eb hyjm\u00eb n\u00eb pasti\u00e7eri ose t\u00eb marrim akullore", thot\u00eb Teuta. Megjithat\u00eb, dasmor\u00ebt k\u00ebt\u00eb her\u00eb duhet t\u00eb mendohen mir\u00eb para se t\u00eb vendosin p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb nj\u00eb sebep, pasi do t'u dilte m\u00eb mir\u00eb, po t\u00eb ngopeshin q\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi.

P\u00ebr nj\u00eb tjet\u00ebr dasmore, q\u00eb e ka p\u00ebsuar nga
konsumi i ushqimeve, nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb \u00ebsht\u00eb e
paimagjinueshme, madje ajo thot\u00eb se nuk ka
p\u00ebr t\u00eb shkuar m\u00eb n\u00ebp\u00ebr dasma
NGJARJE DITE
N\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e
Samiut 60 vje\u00e7
dhe t\u00eb s\u00eb shoqjes,
Lutfijes, 55 vje\u00e7e,
ka nisur vallja
me lod\u00ebr e
trapezat jan\u00eb
shtruar gjith\u00eb
hare nga
"kamerier\u00ebt"
dasmor\u00eb
SHQIP3
E DIEL,19 GUSHT2007
Flet Avni Ko\u00e7i, drejtori i Spitalit t\u00eb Librazhdit, pas mb\u00ebrritjes s\u00eb dasmor\u00ebve
\u201cFluks i madh t\u00eb s\u00ebmur\u00ebsh, i
p\u00ebrballuam t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb\u201d
INTERVISTA
E
dhe p\u00ebr Spitalin e Librazhdit dit\u00ebt

e fundit kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr t'u p\u00ebrballuar, p\u00ebr shkak t\u00eb fluksit t\u00eb madh t\u00eb t\u00eb s\u00ebmur\u00ebve q\u00eb jan\u00eb paraqi- tur n\u00eb urgjenc\u00eb dhe q\u00eb m\u00eb pas jan\u00eb sh- truar te infektivi. "Gjendja tashm\u00eb \u00ebsh-

t\u00eb n\u00ebn kontroll, por nuk qe e leht\u00eb t\u00eb vihet gjer k\u00ebtu. Aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb stin\u00eb t\u00eb nxeht\u00eb, ne kemi qen\u00eb n\u00eb gatish- m\u00ebri me k\u00ebta special- ist\u00eb dhe mjete q\u00eb kemi, por rasti n\u00eb fjal\u00eb na vuri para shum\u00eb v\u00ebshtir\u00eb- sive. E para se ishin shum\u00eb veta dhe, e dyta, nuk mund t\u00eb p\u00ebrbal- lonim p\u00ebr akomodim n\u00eb dhoma dhe shtret\u00ebr aq shum\u00eb pacient\u00eb q\u00eb v\u00ebrshuan, sikur t\u00eb kish- in dal\u00eb nga "burgu". Fatmir\u00ebsisht, pat\u00ebm dhe furnizime me medikamente dhe nevoja t\u00eb tjera p\u00ebr t\u00eb shtruarit, k\u00ebshtu q\u00eb e p\u00ebrballuam fillimin", ka pohuar p\u00ebr "Shqip" drejtori i Spitalit t\u00eb Li-

brazhdit, Avni Ko\u00e7i. Sipas tij, "jan\u00eb tra- jtuar t\u00eb gjith\u00eb me preparate q\u00eb luftojn\u00eb s\u00ebmundjen e diarres\u00eb, ose, si\u00e7 quhet n\u00eb gjuh\u00ebn e zakonshme, heqjen e barkut. Kemi pasur dhe raste t\u00eb tjera nga das- mat ose gostit\u00eb q\u00eb b\u00ebhen n\u00eb rrethin ton\u00eb, por jo kaq masive. Aktualisht n\u00eb spital jan\u00eb vet\u00ebm nja 30 veta dhe ky num\u00ebr nes\u00ebr n\u00eb m\u00ebngjes mund jet\u00eb shum\u00eb m\u00eb i vog\u00ebl. Nuk ishin n\u00eb at\u00eb gjendje kritike sa \u00e7'kujtuam n\u00eb fillim. Sidoqoft\u00eb, ne vler\u00ebsuam faktin, argu- menti le t\u00eb gjendet nga organet kompe- tente". Nga ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00ebsuar prej

d\u00ebshmive t\u00eb t\u00eb s\u00ebmur\u00ebve, dyshohet se ata jan\u00eb helmuar pas konsumit t\u00eb ushqimeve. "Mendoj se t\u00eb infektuarit nga fshati jan\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb konsumit t\u00eb mishit. Dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ka dy shkaqe.

Ose ndenjja e mishit n\u00eb diell disa or\u00eb para se t\u00eb gatuhej, ose kazani ku \u00ebsht\u00eb gatu- ar. Them se m\u00eb shum\u00eb mund\u00ebsi ka kjo e dyta, pasi edhe n\u00eb dasma mishrat jan\u00eb t\u00eb fresk\u00ebt dhe nuk mbahen n\u00eb frig- orifer. Nd\u00ebrsa p\u00ebr t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt nga pastat n\u00eb qytet, shpjegimi \u00ebsht\u00eb fare i leht\u00eb. Mu- ngesa e energjis\u00eb ele- ktrike ndikon direkt n\u00eb prodhimet frig- oriferike. Aq m\u00eb tep\u00ebr pastat ose akulloret, q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrqindje jo t\u00eb pakta veze. Mbajt- ja e k\u00ebtyre produk- teve n\u00eb nj\u00eb frigorifer q\u00eb nuk ka rreth 8 or\u00eb drita, nxjerrja e tyre p\u00ebr konsum, natyr- isht q\u00eb mund\u00ebsia e in-

fektimit \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e madhe. Si- doqoft\u00eb, rasti n\u00eb fjal\u00eb nuk pati pasoja. Situata \u00ebsht\u00eb n\u00ebn kontroll. Si i thon\u00eb fjal\u00ebs, p\u00ebr dasmor\u00ebt a t\u00eb tjer\u00eb, si dhe p\u00ebr ne, mend p\u00ebr her\u00eb tjet\u00ebr. Ata t\u00eb mos han\u00eb m\u00eb mish ose prodhime frig- oriferike pa u bindur se jan\u00eb t\u00eb nj\u00eb cil\u00ebsie t\u00eb mir\u00eb, nd\u00ebrsa ne duhet t\u00eb jemi m\u00eb n\u00eb gatishm\u00ebri p\u00ebr rate t\u00eb tilla t\u00eb in- fektimit masiv", ka deklaruar p\u00ebr "Sh- qip" drejtori Ko\u00e7i. Ai nuk ka ngurruar t\u00eb shtoj\u00eb se gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe t\u00eb gjith\u00eb punonj\u00ebsit e spitalit kan\u00eb punuar me orar t\u00eb zgjatur.

PERBALLIMI
I gjith\u00eb
personeli
mjek\u00ebsor i
spitalit, me
urdh\u00ebr t\u00eb

drejtorit Avni
Ko\u00e7i \u00ebsht\u00eb
mbajtur n\u00eb

pun\u00eb non stop
p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrball-
uar gjendjen
RASTESIADh\u00ebndri i B\u00ebrzesht\u00ebs ka
shkuar n\u00eb dasm\u00ebn e nuses
bashk\u00eb me 12 krushq. I 13-ti
ishte vet\u00eb. P\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb,
kan\u00eb shp\u00ebtuar t\u00eb gjith\u00eb
krushqit dhe dh\u00ebndri
Agroni me Art\u00ebn, \u00e7ifti q\u00eb u kuror\u00ebzua n\u00eb nj\u00eb fshat t\u00eb Librazhdit
Nusja me dh\u00ebndrin nuk
h\u00ebngr\u00ebn, shp\u00ebtojn\u00eb paq
S
ebepi i dasm\u00ebs ka shp\u00ebtuar nga
heqja e barkut. P\u00ebrndryshe do t\u00eb

kishin p\u00ebsuar t\u00eb nj\u00ebjtin fat si das- mor\u00ebt. N\u00eb dasm\u00eb ka ardhur edhe dh\u00ebndri. Kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb gjith\u00eb te dasma e nuses. K\u00ebshtu b\u00ebhen tani, t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn tek goca, t\u00eb enjten te djali. Dh\u00ebnd\u00ebri i B\u00ebrzesht\u00ebs ka shkuar n\u00eb dasm\u00ebn e nuses bashk\u00eb me 12 krushq. I 13-ti ishte vet\u00eb. P\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb, kan\u00eb shp\u00ebtuar t\u00eb gjith\u00eb krushqit dhe dh\u00ebn- dri. Artani, 24 vje\u00e7, sapo \u00ebsht\u00eb kthyer nga emigracioni dy jav\u00eb m\u00eb par\u00eb. Sapo t\u00eb mar- tohej me Art\u00ebn, do ta merrte nusen n\u00eb Gre- qi. "Ne nuk prek\u00ebm as dhe nj\u00eb pjat\u00eb me dor\u00eb bashk\u00eb me njer\u00ebzit e mi. T\u00eb gjith\u00eb druheshim t\u00eb hanim, se do t\u00eb na quanin t\u00eb bab\u00ebzitur, sikur nuk kishim par\u00eb mish me sy. Do ti, q\u00eb na doli m\u00eb p\u00ebr haj\u00ebr? K\u00ebr- cyem dhe hodh\u00ebn lek\u00eb n\u00eb valle, u ndam\u00eb me duar n\u00eb qaf\u00eb dhe t\u00eb nes\u00ebrmen marrim vesh se i kishte kapur diarreja. Kisha hallin e nuses. Mora n\u00eb telefon dhe m\u00ebsova se ishte shum\u00eb mir\u00eb me sh\u00ebndet. Edhe ajo si un\u00eb. Un\u00eb nuk preka mish nga turpi, ajo nga sikleti se do martohej. Shp\u00ebtoi mir\u00eb ajo. P\u00ebrndryshe, dasma nuk do t\u00eb b\u00ebhej. T\u00eb tjer\u00ebt kan\u00eb nga tri dit\u00eb n\u00eb spital, kurse un\u00eb e b\u00ebra dasm\u00ebn t\u00eb enjten. T\u00eb ishte s\u00ebmur\u00eb dhe nusja, pastaj, do ikte dasma. Hajt e t\u00eb d\u00ebgjoje fshatin pastaj. Do thoshin se filani nuk e mori nusen, se e zuri barku. Un\u00eb p\u00ebr vete i thash\u00eb kuzhinierit, se po t\u00eb m\u00eb gjente gj\u00eb dasmor\u00ebt, le t\u00eb gjente vend e t\u00eb futej. Po, si do mbahet mend kjo das\u00ebm? Jo p\u00ebr ne si \u00e7ift , por p\u00ebr dasmor\u00ebt q\u00eb p\u00ebrfundu- an n\u00eb spital", ka pohuar dh\u00ebndri 24-vje\u00e7ar. Megjithat\u00eb, dy t\u00eb rinjt\u00eb nuk kan\u00eb ngurruar q\u00eb me t\u00eb mbaruar dasm\u00ebn t\u00eb shkojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb par\u00eb t\u00eb af\u00ebrmit e tyre n\u00eb Spitalin e Li- brazhdit.

Nj\u00eb nga shkaqet kryesore ka qen\u00eb ush-

qimi i ndenjur n\u00eb lokalet ku jan\u00eb zhvilluar dasmat, gj\u00eb q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb efektin e vet s\u00eb bashku me nj\u00eb lloj virusi q\u00eb \u00ebsht\u00eb shfaqur koh\u00ebt e fundit. Megjithat\u00eb, gjendja e asnj\u00eb pacienti nuk paraqitet e rrezikshme p\u00ebr jet\u00ebn e tyre.

Nd\u00ebrsa \u00e7ifti i ri nga Librazhdi, pas ndo- dhis\u00eb q\u00eb nuk kan\u00eb p\u00ebr ta harruar, do t'i le- joj\u00eb vetes q\u00eb t\u00eb niset p\u00ebr muajin e mjaltit.

NGJARJE DITE

Activity (3)

You've already reviewed this. Edit your review.
1 hundred reads
1 thousand reads
Bujar Lulaj liked this

You're Reading a Free Preview

Download
/*********** DO NOT ALTER ANYTHING BELOW THIS LINE ! ************/ var s_code=s.t();if(s_code)document.write(s_code)//-->