Welcome to Scribd, the world's digital library. Read, publish, and share books and documents. See more
Download
Standard view
Full view
of .
Look up keyword
Like this
1Activity
0 of .
Results for:
No results containing your search query
P. 1
Drejtshkrimi në syrin e ciklonit

Drejtshkrimi në syrin e ciklonit

Ratings: (0)|Views: 24|Likes:
Published by landittt
Mendimi e Rami Memushaj rreth drejtshkrimit te gjuhes shqipe
Mendimi e Rami Memushaj rreth drejtshkrimit te gjuhes shqipe

More info:

Categories:Topics, Art & Design
Published by: landittt on Dec 27, 2011
Copyright:Attribution Non-commercial

Availability:

Read on Scribd mobile: iPhone, iPad and Android.
download as DOCX, PDF, TXT or read online from Scribd
See more
See less

05/06/2012

pdf

text

original

 
Drejtshkrimi në syrin e ciklonit
Nga Rami Memushaj
 Nga dy format, në të cilat gjëllin gjuha, ligjërimi i shkruar i nënshtrohet kontrollit si të atij qëshkruan, edhe të atyre që e lexojnë materialin e shkruar. Dhe gjëja e parë që i bie në sylexuesit, pavarësisht nga shkalla e formimit gjuhësor, janë gabimet e drejtshkrimit. Çështjet etjera që lidhen me normën leksikore, morfologjike e sintaksore, me pikësimin apo me çështjetë stilit, ai nuk i vëren. Ato i vërejnë vetëm ata që kanë përgatitje gjuhësore ose një intuitë tëmprehur nga përvoja e gjatë me fjalën e shkruar. Prandaj procesi i kodifikimit të normësgjuhësore fillon me përcaktimin e normës drejtshkrimore, e cila, nga ana e vet, pasqyron atëqë është arritur në kodifikimin e normës morfologjike dhe fonetike. Jo më kot Kongresi i1972-
shit u quajt “Kongresi i Drejtshkrimit”. Kodifikimi i drejtshkrimit është një pjesë e
vogël, por që bie shumë në sy, e planifikimit gjuhësor. Madje, për folësin që nuk ështëspecialist i gjuhës, drejtshkrimi përfaqë
son gjithë fushën e asaj që mund të quhet “korrektesënë të shkruar”, d.m.th., gjithçka që atij i duhet të dijë për të shkruar si duhet.
 Kushdo që shkruan has vështirësi në paraqitjen me shkrim të ideve që ka në kokë: si ta
shkruajë një formë fjale, si t‟i
përshtatë gjymtyrët në fjali, si ta pikësojë tekstin etj. Këto rastevështirësish e mëdyshjesh qëndrojnë në themel të idesë se rregullat janë të paqarta a tëvështira dhe prandaj duhen ndryshuar apo thjeshtuar. Pikërisht, problemet në zbatimin erregullave të drejtshkrimit përbëjnë një nga arsyet pse vëmendja e publikut është përqendruartë drejtshkrimi. Përpos kësaj arsyeje objektive, ka edhe shkaqe të tjera, të cilat do të
 përpiqemi t‟i shtjellojmë më poshtë, pse drejtshkrimi këta 20 vjetët e fundit ësht
ë vënë nëqendër të vëmendjes në tubime gjuhësore, në polemika në shtypin e përditshëm e shkencordhe në debate televizive.Pra, po të shprehemi metaforikisht, mund të themi se drejtshkrimi ndodhet në syrin e ciklonit.Ndër ata që janë përfshirë në debatet për drejtshkrimin, një palë është për ndryshimesubstanciale të rregullave të tij; një palë tjetër është kundër ndryshimeve, duke pranuar vetëmretushime të lehta. Midis këtyre dy grupeve qëndron një palë e tretë, që mban një qëndrim tëmesëm.Debatet për gjuhën standarde vlerësohen si një shfaqje e konfliktit mes elitave dhekundërelitave. Elitat e mbështetin standardizimin e gjuhës, si mjet që realizon integrimin e
 periferive me qendrën. Në rastin e shqipes, elita kulturore kosovare e viteve „60, duke e
parëgjuhën standarde si mjet për ruajtjen e njësisë kombëtare përkundrejt rrezikut të sllavizimit, upërpoq të bashkonte gjuhësisht trojet shqiptare në ish-Jugosllavi me trungun kombëtar.Kundërelita, e cila në kohën kur ndodhi ky proces përfaqësohej nga intelektualë të
emigracionit politik, kurse sot nga intelektualë në të dy pjesët kryesore të vendit, kërkojnë t‟i
shkëputin periferitë nga qendra, duke goditur simbolet e përbashkëta dhe të vërtetat historike,siç janë gjuha standarde, prejardhja ilire e shqiptarëve, luftërat për çlirim dhe heronjtë
kombëtarë. Për këtë qëllim, ata përpiqen të “çmitizojnë” gjuhën standarde, historinë
kombëtare e heronjtë tanë kombëtarë, duke lartësuar të folmet krahinore dhe duke ngriturmite e figura lokale. Për të parët goditja e gjuhës standarde shihej si goditje kundër stalinizmitshqiptar, pra një kontribut për shembjen e komunizmit në Shqipëri; motivet e këtyre të dytëve janë më së pakti krahinore.
 
Pjesa e sotme e kundërelitës përfshin disa specialistë të gjuhës dhe gazetarë, letrarë e njerëz tëkënduar. Këta e vënë theksin në atë që standardi i shqipes është formuar në diktaturë dhe mbibazën e një dialekti. Për ta, fakti që standardizimi u krye në kohën e diktaturës e delegjitimongjuhën standarde, si pjellë të diktatu
rës, si “shqipe totalitare”, rrënjët e së cilës i gjejnë madjeqë “në politikat gjuhësore të Rilindjes kombëtare”. Prandaj, sipas tyre, ndryshimet e mëdha
historike dhe integrimi kulturor i pjesëve të kombit e bëjnë të domosdoshëm shtotalitarizimine saj.
Argumenti tjetër i këtyre është gjuhësor. Duke u nisur nga konstatimi se në “çështjet e
drejtshkrimit është i evidentueshëm largimi gjithnjë e më i theksuar i shqiptimit nga forma e
shkruar e fjalës”, ata kërkojnë ndryshime të thella të normës drejtshkrimo
re, si një detyrim
ndaj vendimit të Kongresit të Drejtshkrimit, që “parimi themelor i rregullave të drejtshkrimittë shqipes të jetë parimi fonetik”. Ata shkojnë deri aty sa të kërcënojnë se mosbërja endryshimeve “krijon mundësinë që kërkesat për përmbysj
en e plotë të normës standarde të
shtohen”.
 Që gjuha standarde u ngjiz në periudhën e regjimit totalitar, kjo dihet. Planifikimi gjuhësorështë pjesë e procesit tërësor të ndryshimit shoqëror (planifikimit social), qoftë si shkak aposi pasojë e tij, d.m.th., ka vulën e kohës kur kryhet. Prandaj, natyra dhe drejtimi i tij nuk mund të kuptohen jashtë kontekstit social ose shkëputur nga rrethanat historike që prodhuankëtë kontekst. Po kjo nuk i justifikon kërkesat e këtij grupi për ndërhyrje të thella në normat egjuhës standarde, duke filluar me normën drejtshkrimore, apo për përmbysjen e bazës së saj.Debati rreth normës drejtshkrimore nuk është një dukuri tipike vetëm për hapësirat shqiptare.Ai është pasojë e asaj që norma drejtshkrimore, ashtu si gjithë normat e gjuhës, nuk ështëstatike. Rrjedhimisht, diskutime për reforma gjuhësore janë zhvilluar në shumë vende, poveçanërisht i ashpër ka qenë debati midis atyre që janë për ndryshime të thella të normës dhekundërshtarëve të tyre në shoqëritë në tranzicion të Europës Lindore. Për të parët, grafemat,si njësi e drejtshkrimit janë shenja të rendit të dytë që përdoren për të shënuar shenjat e rendittë parë (tingujt) dhe, rrjedhimisht, shenjat e rendit të dytë duhen ndryshuar me qëllim që tëpasqyrojnë me besnikëri ato të rendit të parë. Mirëpo, sipas J. Fishmanit, ndikimi që kaplanifikimi gjuhësor mbi gjuhën e folur është derivat i ndikimit që ka gjuha e shkruar mbigjuhën e folur dhe jo anasjelltas, d.m.th., me standardizimin e gjuhës, nuk është gjuha e folur
që udhëheq, po gjuha e shkruar. “Gjuha e shkruar”, – 
thotë J. Fishmani,
 – 
nuk është e ngrirë,as e ngulitur për jetë, por nuk është as objekt i përhershëm i ndikimeve të mëdha nga këngët
 popullore dhe zhargonet e pararinorëve.” Pra, drejtshkrimi nuk 
mund ta ndjekë hapi pas hapishqiptimin. Sikundër tregon historia e shkrimit të gjuhëve të tjera, drejtshkrimi vetëm nëfillim është fonetik, pastaj, me kalimin e kohës vjen duke u bërë gjithnjë e më morfologjik.Kurse drejtshkrimi i shqipes që në fillim ka qenë më shumë morfologjik a morfofonologjik sesa fonetik.Po cilat janë, në vija të trasha, propozimet e kësaj pale? Së pari, mosshkrimi i /ë/-së sëpatheksuar në rrokje të hapur; së dyti, mënjanimi pothuajse i plotë i grafemës <nj>.Propozimi për /ë/-në e patheksuar argumentohet me atë që në rrokje të hapur kjo zanore nuk shqiptohet. Por, sikundër jemi përpjekur të provojmë në një rast tjetër, ky është një konstatimi pambështetur nga të dhënat e eksperimentit, që niset nga shqiptime krahinore dhe përshtypjeempirike. Studimet akustike, ndonëse të pakta, kanë treguar se kjo nuk është e vërtetë. Sa upërket pasojave që do të rridhnin nga mosshkrimi i /ë/-ve në rrokje të hapura, këto do të ishin
 
të shumta dhe do të preknin si rrafshin fonetik, dhe rrafshin morfologjik. Në rrafshin fonetik,do të ndodhnin ndryshime në dendurinë relative të zanoreve, që do ta bënin shqipen standardenjë gjuhë konsonantike, por edhe ndryshime të mëdha fonotaktike, si mbizotërimi i rrokjevetë mbyllura, krijimi i grupeve konsonantike shumëfonemëshe, si dhe ndryshime të strukturëssë onseteve dhe të kodave të rrokjeve. Ndërsa mosshkrimi i /ë/-së fundore, do të sillte njëpërmbysje në morfologjinë e shqipes. Propozimi tjetër për të shkruar /j/ në vend të /nj/ siformant i shumësit të emrave dhe të mbiemrave apo si bashkëtingëllore e temës, që nisetgjithashtu nga shqiptime krahinore të kësaj foneme, sjell një revizionim të sistemit fonologjik dhe të alfabetit të vendosur në Kongresin e Manastirit, duke pakësuar numrin e fonemave dhetë grafemave.Një qëndrim të kundërt me përkrahësit e ndryshimeve të thella të drejtshkrimit, kanë ata qëpo i quajmë konservatorë dhe të moderuar. Sipas konservatorëve, drejtshkrimit të gjuhës
shqipe mund t‟i bëhen vetëm retushime e korrektime të lehta
që lidhen me ndryshimin esistemit shoqëror, si zëvendësimi i disa fjalëve e formulimeve, përditësimi i shembujve si dhei rregullave për përdorimin e shkronjës së madhe. Ky qëndrim konservator buron nga frika semos përmirësimet e normës do të krijojnë vështirësi në njohjen e trashëgimisë së shkruar, poredhe nga harresa e asaj se planifikimi gjuhësor përfshin jo vetëm kodifikimin e normës, poedhe përvetësimin dhe zbatimin e saj në praktikën ligjërimore.Një qëndrim të mesëm mban grupi i të moderuarve, i cili rishikimin e normës drejtshkrimoree sheh si një gjë të domosdoshme, për shkak se kanë kaluar 40 vjet që nga sanksionimi i saj.Por, ndryshe nga ata që kërkojnë ndryshime të thella të normave, ky grup nuk është përndryshime radikale, po për përditësimin e drejtshkrimit, duke synuar zgjidhje sa më tëthjeshta dhe sa më sistemore. Veçse përmirësimet të bëhen duke u mbështetur jo në intuitëndhe në të folme krahinore, po në vrojtimin e ligjërimit të folur për të parë mospërputhjetmidis shkrimit e shqiptimit, si dhe yë ligjërimit të shkruar për të thjeshtuar rregulla tëndërlikuara dhe për të mënjanuar vështirësitë e zbatimit të tyre. Njohja e gjendjes së zbatimittë normave të drejtshkrimit, ku gabojnë dhe pse gabojnë përdoruesit e gjuhës, sipas tëmoderuarve, ndihmon për të bërë ndreqjet e duhura të normës drejtshkrimore, pa e prekurfrymën e tyre.Çështja është se kush do ta bëjë këtë punë. Këshilli ndërakademik deri tani nuk ka mundur tëprodhojë gjë dhe pak shpresa ka që edhe këshilli i riformatuar ta bëjë këtë në të ardhmen. Sëpari, sepse ky këshill është ndërtuar si një grup i ngushtë njerëzish; së dyti, përjashtimi injohësve të problemeve të drejtshkrimit e vë në dyshim punën e tij. Sepse kërkohet një njohjee thellë e kodeve normative, pa të cilën projekti, edhe sikur të hartohet, do të ketë shumëmangësira, që do ta bëjnë objekt kritikash pa fund dhe të papranueshëm për përdoruesit.Në një shoqëri të hapur, imponimi i zgjidhjeve është një praktikë e gabuar dhe epapranueshme që shpie në dështime. Një shembull i kësaj nga praktika europiane ështëdështimi i projektit të drejtshkrimit të çekishtes (1993), të cilin shumë revista, shtëpi botuesedhe Lidhja e Shkrimtarëve Çekë nuk e pranuan. Nga këto dështime të të tjerëve duhennxjerrë mësime, në mënyrë që të hiqet dorë nga praktikat e privatizimit të problemeve tënormës e të punës së mbyllur dhe të gjenden rrugë e forma demokratike pune.Gjuha standarde është një organizëm i gjallë që kërkon kujdes të përhershëm dhe ndërhyrjetperiodike në normat e saj për të pasqyruar këto ndryshime janë të domosdoshme. Por

You're Reading a Free Preview

Download
scribd
/*********** DO NOT ALTER ANYTHING BELOW THIS LINE ! ************/ var s_code=s.t();if(s_code)document.write(s_code)//-->