Welcome to Scribd, the world's digital library. Read, publish, and share books and documents. See more
Download
Standard view
Full view
of .
Look up keyword
Like this
5Activity
0 of .
Results for:
No results containing your search query
P. 1
Pellazge-Ilire- Epirotas

Pellazge-Ilire- Epirotas

Ratings: (0)|Views: 546|Likes:
Published by herodot_25882
Ketu argumentohet qe në tekstet e historisë së shqiptarëve për klasën e 12-të të shkollës së mesme, periudha e lashtësisë dhe çështjet e etnogjenezës janë trajtuar në mënyrë joshkencore, për të ushqyer jo dijen racionale, por mitin kombëtarist.
Mangësitë kryesore të trajtesave lidhen me (1) teorinë (pseudo-teorinë) e autoktonisë absolute, sipas së cilës jo vetëm shqiptarët, por edhe ilirët e pellazgët janë autoktonë dhe janë formuar pikërisht në trojet ku jetojnë sot shqiptarët dhe (2) shpërfilljen pothuajse të plotë që i bëhet indo-europianistikës.
Autoktonia absolute mbështetet në një hipotezë krejt të diskutueshme të M. Korkutit, arkeolog, një hipotezë e veçuar, që nuk ka gjetur kund mbështetje.
Ketu argumentohet qe në tekstet e historisë së shqiptarëve për klasën e 12-të të shkollës së mesme, periudha e lashtësisë dhe çështjet e etnogjenezës janë trajtuar në mënyrë joshkencore, për të ushqyer jo dijen racionale, por mitin kombëtarist.
Mangësitë kryesore të trajtesave lidhen me (1) teorinë (pseudo-teorinë) e autoktonisë absolute, sipas së cilës jo vetëm shqiptarët, por edhe ilirët e pellazgët janë autoktonë dhe janë formuar pikërisht në trojet ku jetojnë sot shqiptarët dhe (2) shpërfilljen pothuajse të plotë që i bëhet indo-europianistikës.
Autoktonia absolute mbështetet në një hipotezë krejt të diskutueshme të M. Korkutit, arkeolog, një hipotezë e veçuar, që nuk ka gjetur kund mbështetje.

More info:

Categories:Types, Reviews, Book
Published by: herodot_25882 on Mar 05, 2012
Copyright:Attribution Non-commercial

Availability:

Read on Scribd mobile: iPhone, iPad and Android.
download as PDF, TXT or read online from Scribd
See more
See less

12/14/2013

pdf

text

original

 
Pellazgë-Ilirë-Epirotas- konfuzion në tekstet shkollore në Shqipëri
Ardian Vehbiu
1. Gjimnazistët mes Pellazgëve
http://xhaxhai.wordpress.com/2012/02/20/gjimnazistet-mes-pellazgeve/ 
Pellazgët, pellazgët… Cili prej nesh nuk ka ëndërruar, në fëmini,për të kaluar pak orë në shoqërinë e tyre fisnike, ulur në hije të gurëveqiklopikë, duke shijuar me ta kofshën e pjekur të thiut thesprot, mendonjë kupë verë mjalti a nektar?Guri i provës për patriotin safi, në lëmë të origjinave, është qëndrimi ndaj pellazgëve.Tradicionalisht, këta thuhet se kanë qenë një popull i lashtësisë paragreke në Ballkan – ose sëpaku kështu janë mbajtur prej grekëve të vjetër. Sot e kësaj dite, për këtë popull gjysmë-mitik dihet shumë pak; madje dijetarët as janë të një mendjeje nëse pellazgët, thjesht në kuptimin epopullsisë që u parapriu grekëve në trojet e tyre, kanë qenë apo jo indoeuropianë.Disa dijetarë gjejnë e shohin si pellazgjike toponiminë e vjetër jogreke të Greqisë dhe tëishujve të Egjeut; të tjerë i krahasojnë pellazgët me etruskët. Interesimi i madh i Rilindësvetanë për pellazgët kish të bënte jo vetëm me nevojën për t’u dhënë edhe shqiptarëvelashtësinë e merituar, por edhe me faktin që pellazgët kishin luajtur rol në themeliminkulturor të Greqisë së lashtë.Ndër fillesat e kulturës së Rilindjes, lidhjet shqiptare-pellazgjike i kanë interesuar nëmënyrë të veçantë krahut tosk-ortodoks, përfshi këtu edhe arbëreshët e Italisë; të cilëtpellazgët i kanë parë jo vetëm si themelin e shqiptarisë në lashtësi, por edhe si
urën
që do tëlidhte shqiptarët me grekët modernë. Teksti i Albasit u jep pellazgëve hapësirë në raport meçështjen e etnogjenezës ilire dhe, tërthorazi, edhe shqiptare. Duke iu referuar shkrimtarëve tëvjetër grekë dhe romakë, Albasi thotë se “pellazgët njiheshin si popullsia më e vjetër eBallkanit dhe ishin një popullsi
 paragreke
e
 parailire
; dhe se “për mënyrën e jetesës,veprimtarinë ekonomike, zakonet dhe besimin e tyre gjenden mjaft të dhëna, veçanërisht nëveprën
 Iliada
të Homerit.”Shumë studiues, vazhdon Albasi, “dëshmojnë se pellazgët e shkruanin gjuhën e tyre, prakishin alfabetin e tyre, të marrë nga fenikasit.” Tezën pellazgjike, gjithnjë sipas Albasit, embështetin shumë historianë e studiues shqiptarë e të huaj, si rilindësit tanë (Jeronim deRada, Pashko Vasa, Sami Frashëri, etj.) studiuesi austriak Hahn, historiani suedez Hans ErichThunmann, studiuesi francez Edouard Schneider, etj., “të cilët argumentojnë se pellazgëtishin pararendës të ilirëve, pra edhe të shqiptarëve.”Për Albasin, pellazgologjia ka marrë formë të plotë në fund të shekullit XIX (Schneiderie ka shkruar veprën e vetnë 1894 dhe duhet konsideruar modern sipas këtij standardi); meqënë tekst nuk përmenden autorë si V. Georgiev ose A.J. Windekens, të cilët janë marrë nënivel akademik të mirëfilltë me pellazgët, në vitet 1950, çka është e pashpjegueshme, nëkontekstin e vendit të madh që u është lënë Hahn-it dhe Thunmann-it. Çuditërisht, nuk thuhetgjë as për studiues shqiptarë si Spiro Konda dhe Dhimitër Pilika, të cilët lidhjeve shqiptare-pellazge u kanë kushtuar studime të plota (ku e ku më të vlefshme se ndonjë fjalë që mund tëketë thënë Pashko Vasa apo Sami Frashëri, sipas leximeve që kanë bërë andej-këndej; por tëpaktën autorët kanë treguar aq shije dhe integritet, sa të mos citojnë Kadarenë për këtë temë, icili në fakt ka shkruar dikur për shqipen se “Grekëve u dhe/fjalë perëndish;” kushedi edhenuk e kanë ditur, të presim ribotimin).Ndërkohë, në ushtrimet nxënësve u kërkohet që të gjejnë përcaktimin që u duket më isaktë:
 pellazgët janë popullsi paraindoevropiane
apo
indoevropiane e hershme
; sfidë kjo qëdo t’i nxirrte djersë të ftohta çdo studiuesi të Ballkanit arkaik.
 
Edhe teksti i Pegit i referohet Hahn-it, për të argumentuar se “shqiptarët janë pasardhës tëilirëve dhe këta të fundit janë pasardhës të pellazgëve” – pa çka se Hahn-i i formulontehipotezat e veta në një kohë kur as indoeuropianistika, as arkeologjia moderne, nuk e kishinthënë fjalën e tyre në lidhje me Ballkanin e lashtësisë dhe popujt që jetonin aty. Sipas këtijteksti, hipoteza e mësipërme “shpreh karakterin
autokton
të formimit të popullsisë ilire nganjë popullsi më e lashtë mesdhetare, e cila quhej pellazge.” Ky pohim mjafton, në vetvete,për ta hedhur poshtë krejt ngrehinën e indoeuropianistikës dhe gjithçkaje që kemi arritur tëdimë për marrëdhëniet e shqipes brenda familjes gjuhësore indoeuropiane.Ja edhe një shembull tjetër i konfuzionit konceptual dhe metodologjik që sundon te Pegi:Duke u nisur nga faktet, në kohën e Strabonit, epirotët dhe maqedonasit ishin ende jogrekëose barbarë, si dhe nga shumë fakte të tjera, Ha[h]ni arriti në përfundimin se termi ilirianishte pellazg në kuptimin më të gjerë të fjalës.Përshtypja ime është se Pegit i intereson teoria pellazgjike jo në vetvete (në tekst nuk thuhet asgjë e mirëfilltë për pellazgët, në një kohë që aty gjen faqe të tëra, pambarimisht tëmërzitshme, për vendbanimin e Vlushit dhe qeramikën e Kolshit), por ngaqë ajo teori i lejont’i mëshojë tezës së
autoktonisë ilire
; të mos harrojmë edhe se ky është teksti që ekspozonfotografinë e arkeologut M. Korkuti. Po këtu, nxënësve u kërkohet ndër të tjera të lexojnëlibrin
Shqiptarët 
, të Edwin Jacques. Fatmirësisht, atyre u janë kursyer figura si Nermin Vloraose Zacharia Mayani, të cilët kanë thyer rekorde në këtë sport guximtarësh.Edhe Uegeni u kushton vëmendje pellazgëve, duke vërejtur se “ata patën një shtrirje tëgjerë, që nga Ballkani i Jugut deri në Azi të Vogël, madje edhe në gadishullin Apenin” dhepastaj e thellon edhe më tezën: Në studimet e arkeologëve dëshmohet se shtrirja edokumentuar e pellazgëve përputhet me kompleksin kulturor arkeologjik ballkano-egjean tëperiudhës së eneolitit dhe supozohet se ky kompleks i takon popullatës pellazgjike, siparaardhëse e ilirëve. Literatura e rekomanduar, për këtë seksion, përfshin vepra të Pilikës,Kondës dhe Mathieu Aref-it; por çuditërisht jo veprën e fundit të Shaban Demirajt (
 Epiri,Pellazgët, Etruskët dhe Shqiptarët 
), e cila është shumë më racionale dhe e balancuar, sesa tretë parat.Në seksionin “Veprimtari praktike” nxënësit ftohen “të navigojnë edhe në Internet dukekërkuar botime amerikane me temën pellazgo-ilire. Krahasoni alfabetin pellazg të botuar ngaamerikanët dhe alfabetin fenikas dhe atë grek të vjetër…” Se ç’është ky “alfabet pellazg” ibotuar nga amerikanët, unë nuk e di.Uegeni vazhdon me dorë njëlloj të sigurt edhe në kapitullin tjetër, kushtuar etnogjenezësilire, të cilin e hap me thënien se “
 Ilirët 
, si trashëgimtarë të pellazgëve, janë ndër banorët mëtë vjetër të gadishullit të Ballkanit.”Në të tre këto tekste, pjesët kushtuar pellazgëve nuk i përmbushin kriteret elementare tënjë dijeje të tillë që të meritojë t’u jepet nxënësve në mënyrë jokritike. Para së gjithash,
 pellazgët 
janë popull hipotetik; në kuptimin që për ta dihet shumë pak, dhe ajo çka dihetështë një kombinim i të dhënave mitologjike dhe anekdotike, me interpretime arkeologjikedhe toponomastike të kuturisura, shpesh të papajtueshme mes tyre. Në përgjithësi, pellazgët uinteresojnë atyre që merren me parahistorinë e grekëve të lashtë dhe jo popujve të tjerë, mënë veri; sepse edhe gjurmët toponomastike që i atribuohen këtij populli, gjenden mjaft më nëJug se trojet e banuara prej shqiptarëve, ilirëve, madje edhe trakëve.Nuk ka ndonjë arsye, megjithë përpjekjet vullnetmira të disa studiuesve, që të shihenshqiptarët si pasardhës të pellazgëve. Askush nuk ka arritur të tregojë në mënyrë bindëse qëpellazgjishtja ishte gjuhë indo-europiane; në një kohë që për shqipen kjo merret tashmë si emirëqenë. Gjithsesi, hallka më e dobët në këto konstruksione, është ajo e lidhjeve mespellazgëve dhe ilirëve, vërtet e përsiatur nga ndonjë studiues i huaj në të kaluarën; por që tëkrijohet përshtypja sikur mbahet gjallë vetëm e vetëm për të përfshirë edhe njërin popull,
 
edhe tjetrin, në etnogjenezën shqiptare – në emër autoktonizmit (teologjisë sonëkombëtariste).Dija e sotme përgjithësisht nuk i konsideron si të pranueshme hipotezat për lidhjetshqiptaro-pellazge, dhe ato të tjerat, për lidhjet iliro-pellazge (kjo edhe ngaqë vetë pellazgëtpërbëjnë një objekt disi të rrëshqitshëm – mjaft të përmend faktin që në prestigjiozin 
, botim ivitit 2006, pellazgët
nuk përmenden asnjëherë
). Kjo nuk është se i zhvlerëson këtohipoteza vetvetiu – por ama e bën të diskutueshme përfshirjen e tyre në tekstet shkollore tëshkollës së mesme në Shqipëri, e cila është udhëhequr, në këtë rast, nga kritere mirëfilliideologjike, jo shkencore.Aq më e çuditshme bëhet hipoteza pellazgjike në këto tekste, po të krahasohet meshpërfilljen e plotë dhe
të qëllimshme
që i është bërë teorisë trake së prejardhjes së shqipes –e cila sot e kësaj dite ka ndjekës dhe përkrahës në universitetet anembanë botës (mjaft tëpërmend veprën e Gottfried Schramm-it,
, zweite, überarbeitete Aufl., Freiburg 1999; qëshkëlqen edhe me dështimin e vet). Edhe në këtë rast, efekti i një përzgjedhjeje hipokrite,kinse “patriotike”, nga ana e autorëve, është në thelb obskurantist; sepse tekstet u servirinnxënësve një teori etnogjenetike gjysmë-fantastike, si ajo e pellazgëve, dhe nuk u thonë asgjëpër teorinë tjetër, shumë më pak fantastike, si ajo e trakëve dhe e trakishtes.Ia vlen të pyetet edhe nëse ka ndonjë lidhjeje midis këtij kombëtarizmi
crudo
në kapitujtpër lashtësinë të teksteve të historisë për gjimnazet shqiptare, dhe faktit që në këto kapitujmbizotëron këndvështrimi arkeologjik – duke krijuar përshtypjen se njohuritë më të mira dhemë të plota për lashtësinë dhe parahistorinë shqiptare i kemi prej arkeologëve. Natyrisht kjoështë e pabazë; dhe sa kohë që shqipja ose parashqipja nuk janë shkruar gjëkundi në lashtësi,arkeologët janë të pafuqishëm të na thonë gjë në lidhje me etnogjenezën tonë; sikurse edhenuk na kanë thënë asgjë.
Shënim:
tekstet e Historisë së shqiptarëve për klasën e 12-të të shkollave të mesme tëcilave u referohem më lart janë ai i UEGEN (2011, nga Beqir Meta, Muharrem Dezhgiu,Bedri Kola dhe Xhevahir Lleshi); ai i Pegi-t (2011, nga Petrika Thëngjilli, Fatmira Rama,Ajet Shahu dhe Liliana Guga) dhe ai i Botimeve Shkollore Albas (2011, nga MenduhDërguti, Ledia Dushku, Ferit Duka dhe Sonila Boçi).
1.
 
Gjimnazistët mes Ilirëve
http://xhaxhai.wordpress.com/2012/02/18/gjimnazistet-mes-ilireve/ Që shqiptarët rrjedhin prej ilirëve, këtë e dinë edhe trakët. Që këtej, nuk habitemi përvendin që u është lënë ilirëve në tekstet e historisë së popullit shqiptar për klasën e 12-të tëshkollës së mesme. Kështu ka qenë, kështu do të jetë në amshim.Teksti i Uegenit merret me
etnogjenezën
e ilirëve – duke u futur kështu në ujëra të thella– dhe që në krye e sqaron se çfarë ka parasysh: Ilirët, si trashëgimtarë të pellazgëve, janëndër banorët më të vjetër të gadishullit Ballkanik. Ky pohim, që këtë herë habit vërtet,mbështetet në dy presupozime të lumtura: (1) që pellazgët janë shtrirë edhe në trojet në veritë Greqisë së sotme; dhe (2) që pellazgët kanë lënë trashëgimtarë: ilirët. Më duhet të shtoj sekëto presupozime, sikur të kishin ndonjë vlerë, do ta kishin tronditur krejt historinë e popujvetë Ballkanit të lashtë.Uegen-i, së bashku me dy tekstet e tjera që po shqyrtojnë, janë pjesë e një përbetimi që,sikurse çdo përbetim tjetër, ka lidhje me heshtjen: të mos i japin peshë, në asnjë rast dhe nëasnjë rrethanë, faktorit
indoeuropian
. Po a mund të kuptohen ilirët dhe historia e tyre jashtëindoeuropianizmit? Tekstet e anashkalojnë faktin që ilirët janë popull indoeuropian dhe kanëfolur një gjuhë indoeuropiane, por ndalen gjerë e gjatë në “dy teoritë e etnogjenezës së

Activity (5)

You've already reviewed this. Edit your review.
1 thousand reads
1 hundred reads
IDEM liked this
Shkelzen Goxhaj liked this
Vigan Bujupi liked this

You're Reading a Free Preview

Download
scribd
/*********** DO NOT ALTER ANYTHING BELOW THIS LINE ! ************/ var s_code=s.t();if(s_code)document.write(s_code)//-->