You are on page 1of 3

Kosova, politika dhe shamia

http://www.zeri-yne.org/zeriyne/images/stories/artikuj/shamiav.jpg

Ndërsa ju or femra që doni të ecni me shami në


publik, mbështetuni në forcat tuaja nëse e ndieni
veten të diskriminuar dhe, merrni shembull nga
femrat muslimane në Maqedoni të cilat kohë më parë
ishin privuar të fotografoheshin me mbulesë për
kartën e identitetit dhe pasaportën e udhëtimit.
Pas një debati maratonik të arsyeshëm dhe logjik, dhe
pasi paraqitën kërkesën zyrtare në organet
kompetente, iu dha e drejta e shamisë dhe kështu nuk
patën nevojë të ankohen në gjykatën e Strazburgut.

Kam rastisur në disa paraqitje të disa bashkëvendësve të mi të ndihen keq përpara të huajve për
shkak të fesë tradicionale së baballarëve të tyre. Jo se edhe vetë ata nuk besojnë, por, për t’i ikur
kokëçarje më shumë do të dëshironin t’i përkisnin besimit të cilit i përkasin popujt përreth vendit
të tyre. Por ja që hë për hë, këtë nuk mund ta bëjnë për shumë arsye..., si t’ia shpjegojnë të
huajve dënimin në ferr për shkak se nuk janë muslimanë!? Si t’ua shpjegojnë prindërve të tyre se
edha ata nuk duhet menduar se jo muslimanët nuk mund të dënohen me ferr, për shkak se ata,
paraqitjet në Kosovë i kanë shumë njerëzore!? Mirëpo, duke qenë se popujt e besimit të cilit këta
i përkasin sot janë të nëpërkëmbur në mbarë botën, dhe duke qenë se një numër i madh i popujve
të besimit të cilit këta i përkasin ende nuk ua kanë njohur shtetësinë, atëherë mendja iu thotë: pse
ne duhet të vazhdojmë të mendojmë sikur baballarët tanë. Cila është alternativa e këtij ankthi?

Këta njerëz me gjysmë arsimimi ndikohen nga ideologjitë, politikat dhe propagandat që janë
duke i dëgjuar çdo ditë, dhe, për këtë arsye këta i gjen nëpër udhëkryqe të hutuar e të pa
përcaktuar. Në njërën anë e duan familjen dhe shoqërinë si dhe mundohet t’i respektojnë deri në
maksimum bashkëkombësit e vetë sepse janë po të këtij brumi, por, në anën tjetër e duan
zhvillimin dhe përparimin e popullit të vet. Duke qenë se këta njerëz janë arsimuar dhe edukuar
nëpër shkollat laike dhe shekullare (fatkeqësisht komuniste), e kanë të vështirë të pajtohen me
mentalitetin e besimtarëve të cilët edhe këta nuk e njohin mirë fenë. Ajo çfarë këta njerëz kanë
dëgjuar, është krejtësisht në kundërshtim me brumin e tyre në të cilin janë rritur.

Kujt t’i besojnë

T’iu besojnë etërve të tyre (traditës) se femrat duhet ta vendosin shaminë në kokat e tyre, t’i
besojnë hoxhallarëve se femra duhet ta vendosë shaminë ose t’i besojnë zërit të femrës se ato
duan ta vendosin shaminë. Në realitetin tonë çuditërisht asnjëra nga këto nuk po ndodh! Tradita
jonë, me ardhjen e ideologjisë komuniste u vyshk deri në atë masë saqë shumica e popullit
mendoi se islami mori fund. Sot në këto rrethana, kjo traditë, nuk mund ta ndihmojë femrën e
cila mundohet të shkojë në institucione me shami mbi kokë, mirëpo, edhe pas gjithë kësaj trusnie
që i është bërë femrës muslimane, kemi femra që duan të arsimohen duke pasur shaminë në
kokë.

T’iu besojnë hoxhallarëve ose Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) kur këta të fundit po
përballen me injorimin total nga Qeveria, bile kjo qeveri zyrtarisht nuk ua njeh as edhe pozitën e
tyre fetare dhe as institucionet e tyre. Prandaj çka mund të pritet nga BIK-u kur veprimtaritë e
tyre konsiderohen jo legjitime karshi qeverisë. Cila do të ishte forma e mundur për t’i ndihmuar
besimtarët, kur këta kanë prioritete të tjera të pa zgjidhura me Qeverinë?

Kështu është edhe me vetë femrat. Gjysma e popullit janë të gjinisë femërore dhe shumica
dërmuese e tyre nuk e kuptojnë se pse duhet vendosur shaminë. Nëse femrat duhet të nxjerrin një
ligj për vendosjen e shamive nëpër institucionet publike, duhet të dalin me arsyetime logjike dhe
të kohës. Ato nuk duhet të presin kurrfarë ndihme nga meshkujt sepse këta së pari nuk i obligon
feja dhe së dyti në opinion po kuptohen se janë duke bërë presion ndaj tyre. Njashtu të mos
presin ndihmë as nga hoxhallarët sepse edhe ata nuk mund ta bëjnë një gjë të tillë për arsyen e
lartë theksuar. Çdo premtim nga këta dy grupe, është humbje kohe dhe manipulim.

Çfarë po ndodh!

Është paradoksale,
Arieta Halimi, një vajzë nga komuna e Vitisë ka kërkuar ndihmë nga Qendra për ndihmë juridike
dhe zhvillim regjional CLARD, që të informohet saktë mbi problemin e saj që i ka lindur, pasi
ajo ka vendosur shaminë duke qenë nxënëse e shkëlqyeshme në shkollën e mesme. Është
paradoksale se, Gjykata Kushtetuese e bazuar në nenin 113.7 ka cilësuar si të papranueshme në
njërën anë, ndërsa në anën tjetër është lëshuar në interpretimin e aktvendimin e kërkesës së A.H.
për përmbarimin e aktgjykimit CN nr. 24/09 të Gjykatës së Qarkut në Gjilan, ku kishte vendosur
në dobi të saj. Ndërsa në vendimin e Gjykatës Kushtetuese pika 68-të thotë se, Gjykata
konstaton se parashtruesja e kërkesës nuk i ka shterur të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me
ligj, prandaj kërkesa e saj nuk i plotëson kushtet për procedim të mëtutjeshëm!

Është paradoksale,
të protestojnë meshkujt kundër diskriminimit ndaj femrës muslimane, e aq më tepër të
protestojnë individë që gratë e tyre nuk i kanë të mbuluara sipas kërkesës së Kur’anit! Lind
pyetja, cili është interesi i tyre në këtë mes? Të dalin në “mbrojtje” ndaj femrave të mbuluara
persona që nuk e dinë, dhe, nuk e ndiejnë obligueshmërinë se ç’është mbulesa!

Gjithashtu janë të neveritshme deklaratat e medieve të cilat interpretojnë ndalimin e mbulesës me


nenin e 8-të të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Themi, kush vallë e bën politikën këtu në
Kosovë? A kanë ndjenja përgjegjësit e institucioneve apo jemi ende në kohën e haxhi Qamilit!?
Pale më institucionet tona kërkojnë të bëhen pjesë e BE-së. Populli shqiptar që i përket besimit
islam, mezi pret të bëhet pjesë e BE-së që më në fund të jetojë në një shoqëri të hapur dhe
demokratike në vepër. Mezi pret të lirohet nga paranojat e kuaziintlektualëve dhe
kuazipolitikanëve të pacipë ndaj fetarëve.

Çfarë duhet bërë?


Që të janë të qetë me vetveten, besimtarët nuk duhet të bazohen në formën e besimit të
prezantuar prej baballarëve të tyre, por ata duhet të lexojnë mbi religjionet dhe të dinë saktë mbi
horizontin që ata i rrethon. Besimtarët nuk duhet të bëhen pre e mendimeve të hoxhallarëve të
cilët vazhdojnë të komunikojnë me xhematin e tyre sipas metodologjive të vjetruara. Besimtarët
gjithashtu nuk duhet dëgjuar interpretimet mbi fenë nga individë dhe institucione jo religjioze,
sepse ata nuk dinë dhe natyrshëm nuk do të ushqehen mirë ashtu siç duhet. Ata njashtu nuk duhet
mësuar mbi islamin nga të krishterët, ose anasjelltas, sepse askush nuk e merr përsipër barrën e
tjetrit.

Të gjithë ata që duan të dinë mbi fenë duhet të bazohen në literaturën e bollshme mbi islamin dhe
religjionet tjera, duke u këshilluar herë pas herë me interpretuesit e mirëfilltë të fesë dhe
religjioneve. Populli ynë ka nevojë për ta, sepse për një kohë të gjatë i ka munguar literatura e
fesë dhe trashëgimia e mirëfilltë e diturisë. Ndërsa ju or femra që doni të ecni me shami në
publik, mbështetuni në forcat tuaja nëse e ndieni veten të diskriminuar dhe, merrni shembull
femrat muslimane të Maqedonisë të cila kohë më parë ishin privuar të fotografoheshin me
mbulesë për kartën e identitetit dhe pasaportën e udhëtimit. Pas një debati maratonik të
arsyeshëm dhe logjik, dhe pasi paraqitën kërkesën zyrtare në organet kompetente, iu dha e drejta
e shamisë dhe kështu nuk patën nevojë të ankohen në gjykatën e Strazburgut.

Muhamed J. KAJOLLI

You might also like