Welcome to Scribd. Sign in or start your free trial to enjoy unlimited e-books, audiobooks & documents.Find out more
Download
Standard view
Full view
of .
Look up keyword
Like this
23Activity
0 of .
Results for:
No results containing your search query
P. 1
Financimi Kontabiliteti Nga Libri Nderrmarrsia

Financimi Kontabiliteti Nga Libri Nderrmarrsia

Ratings:

4.63

(1)
|Views: 6,571|Likes:
Published by Veton Sopjani
Literatur nga Libri Nderrmarrsia
Literatur nga Libri Nderrmarrsia

More info:

Categories:Types, School Work
Published by: Veton Sopjani on Jan 06, 2009
Copyright:Attribution Non-commercial

Availability:

Read on Scribd mobile: iPhone, iPad and Android.
download as DOC or read online from Scribd
See more
See less

11/15/2012

 
Lënda:NDERRMARRSIA6.1.Financimi, 6.2.Struktura financiare, 6.3.Problemet lidhur me strukturën optimale financiare, 6.4.Burimet e financimit. 1. FinancimiProblemet kryesore të financimit
Procesi afarist i çdo subjekti përfshin procesin e furnizimit, procesin e prodhimit dhe procesin e shitjes, me të cilën rrumbullakohet lëvizja e pasurisë që ka për qëllim krijimine vlerës së shtuar, maksimalizimin e fitimit, si dhe ekzistencën dhe rritën e ndërmarrësit.
 Nëse likuiditeti kuptohet si zotësi e ndërmarrësit që me pasurinë likuide t’i përmbushëdetyrimet e arritura për pagesë, me ç’rast mendohet për detyrimet afatshkurtëra, kurse boniteti si zotësi e përgjithshme e pagimit të detyrimeve, problemi i financimit tëndërmarrësit të vogël është i shprehur pikësëpari si paaftësi e pagimit me kohë tëdetyrimeve afatshkurtëra të shkaktuara nga mungesa e parasë.
Financat afariste të ndërmarrësit duhet t’i vërejnë me kohë këto dukuri dhe t’i sigurojnë paratë me të cilat do të pengohet jolikuiditeti. Në të kundërtën ai do të shëndërrohet nëmungesë boniteti dhe stërngarkim me borxhe, kurse në mënyrë zingjirore mund tëzgjerohet në tërë ekonominë.
Kuptimi i financimit
Për inicimin e ndërmarrësisë, ndërmarrësi ka nevojë për para, kurse lartësia e kapitalitfillestar varet nga ajo se për cilën formë juridike të afarizmit bëhet fjalë: shoqërinë ekapitalit ose shoqërinë e personave, apo bëhet fjalë për zejtarinë si ndërmarrës. Gjatëafarizmit paraja u duhet për t’i blerë të gjitha ato që i nevojitem për procesin e prodhimit,kurse me financimin e detyrimeve siguron inputet e nevojshme materiale, rrogat e të punësuarve, shërbimet e jashtme të ndërmarrësve tjerë, tatimet e kontributet ndaj shtetitetj.
Mundë të konkludojmë se financimi nënkupton anën monetare të ndërmarrësisë, që përfshin të gjitha format e saj: fillestare, vijuese dhe të financimit zhvillimor tëndërmarrjeve të vogla. Mirëpo, financimi nuk përfshin vetëm sigurimin e parasë, por edhe investimin dhe kthimin e tij.
Format e financimit
Dallohen tri forma kryesore të financimit
: fillestare, vijuese dhe financimi zhvillimor i ndërmarrësit.
Financimi fillestar
– duhet të sigurojë një sasi të mjaftueshme të kapitalit fillestar për themelimin dhe fillimin e punës së ndërmarrësit gjë që nënkupton sigurimin e burimeveafatgjata për financimin e investimeve fillestare në mjetet afatgjata dhe në mjetet e përhershme të xhiros.
Financimi vijues
– duhet të sigurojë sasi të mjaftueshme të burimeve afatshkurtëra për financimin e nevojave të përditshme afatshkurtëra të ndërmarrësit, gjë që nënkuptonfinancimin e mjeteve të nevojshme të xhiros për mbështetjen e afarizmit të tij cilësor dhe për ruajtjen e bonitetit dhe të likuiditetit të ndërmarrësit.
Financimi zhvillimor
– duhet të sigurojë sasi të mjaftueshme të burimeve shtesëafatgjata për financimin e investimeve të reja, përkatësisht për zhvillim dhe rritje.
 
6.2. Struktura financiare
Struktura financiare e ndërmarrësit rezulton nga bilanci i tij. Ajo paraqet baraspeshën eaktives që përbënë pasuria e ndërmarrësit dhe të pasives që e përbëjnë burimet e kësaj pasurie. Procesi i financimit formalizohet në kontabilitetin e subjektit ekonomik.
Andaj, bilanci është burimi kryesor i informatave për analizimin e gjendjes financiare tëndërmarrësit.
Struktura financiare vertikaleStruktura e aktives
Struktura financiare vertikale përfshin strukturën e aktives dhe të pasives së bilancit pasuror të ndërmarrësit. Ndërmarrësi ka nevojë të vazhdueshme për pasurinë, përkatësishtë për mjetet me të cilatdo ta zhvillojë veprimtarinë, varësisht nga dinamika e afarizmit dhe rritja e tij, nevojatndryshojnë.
Aktivi i bilancit pasuror tregon se me çfarë pasurie të gjithmbarshme, përkatësishtë meçfarë mjetesh afariste disponon ndërmarrësi për ushtrimin e veprimtarisë. Aktivi i bilancit përfshin lloje dhe forma të ndryshme të pasurisë: para, sende, të drejta e kërkesa dhe pasuri të tjera që nga aspekti i kontabilitetit i paraqesim në raportin ndërmjet pasurisë
afatgjatë dhe afatshkurtër
.
Struktura e pasives
Ajo tregon se nga të cilat burime financohet pasuria që e disponon ndërmarrësi, përkatësishtë sa është financuar kjo pasuri me kapital vetjak, e sa me mjete tëhuaja(detyrime), pastaj çfarë është maturimi i këtyre detyrimeve. Me të formalizohetraporti i pronarit kundrejt burimeve të mjeteve, andaj, pa marrë parasysh rëndësinë primare të aktives, pasiva e bilancit pasuror paraqet problemin kyç në analizën estrukturës së burimeve të financimit të ndërmarrësit.
Struktura financiare horizontale
Struktura financiare horizontale është një lidhmëri e afatizuar ndërmjet aktives dhe pasives së bilancit. Në anën e aktives janë paraqitur nevojat totale për mjetet si dhestruktura e tyre e dëshiruar. Se në çfarë mase dhe me çfarë mjetesh ajo do të mbështetet,varet nga struktura financiare e pasives, përkatësishtë nga formimi i saj, duke pasur  parasysh nevojat e strukturës së afatizuar të aktives.
Me analizën e strukturës financiare horizontale ndërmarrësit mund të analizojnë situatënfinanciare të ndërmarrjes së vet.
6.3. Problemi i strukturës optimale financiare
Dinamika dhe specifikat e çdo sistemi afarist veç e veç, ndërmarrësve për çdo ditë uaimponon pyetjen – cila është struktura financiare optimale e afarizmit të tyre. Pyetja ka të bëjë me përcaktimin e raporteve ndërmjet pozicioneve të madhësisë dhe strukturës së pasurisë nga njëra anë, si dhe pasurisë dhe strukturës së kapitalit e të detyrimeve nga anatjetër, përkatësisht në vendosjen e gjendjes në të cilën detyrimet janë në raport tëarsyeshëm kundrejt kapitalit. Nuk ekziston një përgjigje njëkuptimore, ngase pozita e çdondërmarrësi ndryshon kundrejt mjedisit, pastaj nevojat janë të ndryshme, ndërkaqndryshon edhe raporti kundrejtë detyrimeve kundrejt kapitalit në burimet totale tëmjeteve të punës sipas veprimtarive.
 
Optimalizimi i investimeve në mjetet themelore
Çdo ndërmarrës duhet ta dijë se çfarë është madhësia dhe struktura e pasurisë afatgjate, përkatësisht mjeteve themelore, që janë të nevojshme për sistemin e tij afarist.Me planifikimin e investimeve do t’i definojë nevojat e veta para se ta merr vendimin për investime.
Procedura e matjes, përkatësisht vlerësimit të arsyeshmërisë ekonomike dhe efektivitetittë investimeve kryesisht realizohet:- Me metodën e amortizimit,- Me metodën e vlerës së tanishme,- Me metodën e normës së brendshme të rentabilitetit.
Së fundi, vlen të theksohet se këto metoda mund të shërbejnë si kriter edhe për zgjedhjene projektit më të volitshëm investues, andaj i shfrytëzojnë të gjithë ata që janë në situatëtë zgjedhin ndërmjet më shumë projekteve të ofruara, e kjo veçmas vlen për institucionetfinanciare.
Përcaktimi i mjeteve të nevojshme të xhiros
Këtë procedurë e vështirëson fakti se madhsia e mjeteve të nevojshme të xhirosndryshon vazhdimisht në ndikimin e faktorëve të ndryshëm ekstern dhe intern. Në bazë ligjshmërive për ecurinë qarkore të mjeteve afariste totale vërehet se roli kryesor për lidhshmërinë e të gjitha funksioneve të procesit riprodhues u takon pikërisht mjeteve tëxhiros.
 Ndërmarrësi duhet të sigurojë një sasi të mjaftueshme të mjeteve të xhiros që janë tënevojshme për realizimin e procesit afarist, por edhe optimalizimin e shfrytëzimit të tyregjë që nënkupton që me mjete minimale të xhiros të arrihen rezultate maksimale.
6.4. Burimet e financimit
Me burimet e financimit fillon dhe mbaron rrethi i financimit të procesit afarist.
Prejardhja, lloji dhe kushtet
e financimit janë faktorë thelbësorë për një afarizëm sukseshëm dhe për zhvillimin e ndërmarrësit. Tre janë format themelore të organizimit tëndërmarrësit:
Shoqëria tregtare në pronësi të një personi
ku pronari, sipas rregullit është edhemenaxher. Vetëm ai e bartë rrezikun për afarizmin. Kapitalin fillestar e përbëjnë mjetet e pronarit, financimi sigurohet nga afarizmi, kurse kapitali themelor shtesë për financimin ezhvillimit sipas rregullit sigurohet nga kursimet dhe rezultatet pozitive të pronarit.
Shoqëria tregtare në pronësi të më shumë pronarëve
është formë e organizimit në tëcilën partnerët e menaxhojnë bashkërisht shoqërinë, bashkërishtë e bartin rrezikun eafarizmit dhe e shpërndajnë fitimin. Kapitalin fillestar e sigurojnë nga kuotat e përhershme të kapitalit të partnerëve, financimin e rregullt e sigurojnë nga afarizmi, kursefinancimin e zhvillimit nga burimet e kombinuara.
Shoqëria aksionare
që sipas rregullit ka më shumë bashkëpronarë (aksionar) të cilët esigurojnë kapitalin fillestar me investimin e parave, sendeve ose të të drejtave,veprimtarinë e rregullt e financojnë nga burime të kombinuara, kurse financimin ezhvillimit e bazojnë kryesisht në marrjen e borxheve.
Burimet sipas mënyrës së formimit
Procesi afarist mund të financohet nga më shumë burime të ndryshme të cilat, sipasmënyrës së formimit, zakonisht janë të prezentuara si:- Burimet afariste të financimit,

Activity (23)

You've already reviewed this. Edit your review.
1 hundred reads
1 thousand reads
Florim Elshani liked this
Besfort Krrekaj liked this
sasarem liked this
sasarem liked this
Gerta Bleta liked this
Fatmir Selmani liked this
Fatmir Selmani liked this
Gani Mustafa liked this

You're Reading a Free Preview

Download
scribd
/*********** DO NOT ALTER ANYTHING BELOW THIS LINE ! ************/ var s_code=s.t();if(s_code)document.write(s_code)//-->