Copyright:
Attribution Non-commercial
Njeriu shqiptar, i lodhur nga kalimet e befta prej vetembrojtjes drejt veteperbaltjes, dhe e kunderta, ka nevoje me teper se kurre per rifitim e dr...
(More)
Njeriu shqiptar, i lodhur nga kalimet e befta prej vetembrojtjes drejt veteperbaltjes, dhe e kunderta, ka nevoje me teper se kurre per rifitim e drejtpeshim shqpirteror. Drejtpeshimi nuk rigjendet duke perdorur kete perndezjen nacionaliste si kunderhelm ndaj veteperçimit, a aq me pak duke e perdorur kete te fundit si balsam kunder kapardisjes. Per te shmangur kalimin nga nje dush i nxhete ne nje dush te ftohte, njeriu shqiptar ka nevoje sot per orientim te sakte. Disa pyetje te thjeshta, por themelore e bazike çohen sot perpara tij: ç'popull jemi? Domethene, a jemi si te tjeret, a meritojme nje fat normal e nje jete normale si te tjeret? A kemi mekate per te lare, a kemi borxhe per te paguar? A jemi vertete fatkeqij, apo ashtu na duket, apo ashtu na pelqen te shfaqemi perpara vetes dhe botes?
(Less)
Add a Comment