Abdurahim Ashiku

Rilindësit e kohës sonë
Publicistikë
NJERËZ QË I DUA II

Botimet

Tiranë, 2008 1

Abdurahim Ashiku RILINDËSIT E KOHËS SONË Njerëz që i dua (II) Publicistikë Redaktor: Korrektore: ISBN © Të gjitha të drejtat e autorit E-maili i autorit: a_ashiku@yahoo.gr
Botimet

Botimet “m&b” Adresa: Rr. “Zenel Baboçi”, Pallati “Ferar”, Tiranë Tel: +355 4 2233 283 Cel: 069 20 68 603 / 068 21 29 940 E-mail: mbbotime@gmail.com

Shtypur në shtypshkronjën “albPAPER”, Tiranë 2008 Formati: 140 x 205 mm; Tirazhi: 300 kopje 2

Përkushtim!
- Mësuesve të mi që aso kohe më vunë përpara një pllakë dhe një laps guri dhe më thanë: "Shkruaj gjuhën e bukur shqipe!"... - Mësuesve emigrantë, përkushtimi i të cilëve ngjan si dy pika loti me atë të Rilindësve të Mëdhenj të Kombit Shqiptar... - Shoqes së jetës, Natasha Ashiku - mësuese në më se tri dekada në ciklin e ulët dhe në ushtrimoren e Shkollës Pedagogjike të Peshkopisë... në 60 Vjetorin e Lindjes.

3

4

NË VEND TË PARATHËNIES...
Pasi i përmblodha të gjithë ato fakte që lidhen me problemin më themelor të mbijetesës në emigracionin e ri shqiptar, të kësaj dhe të asaj ane të kufirit, arsimimit të fëmijëve, mosvdirjes së Gjuhës Shqipe, gjuhë e cila, sidomos në hapësirën greke (por edhe gjetkë) është në RREZIK, vrava mendjen të bëj një parathënie... Kur nuk arrita të gjej fjalën që doja, në adresën time elektronike a_ashiku@yahoo.gr më erdhën përgjigjet e pyetjeve të një interviste në adresë të veprimtarit të shquar kosovar për mësimin plotësues të gjuhës shqipe në diasporë, NUHI GASHIT... Pasi e lexova dhe e rilexova disa herë thashë: Pse të mos i përcjell lexuesit të këtij libri këtë bisedë në distancë, bisedë e cila më duket më e mirë dhe më e kompletuar se çfarëdo lloj parathënie? Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i cili në Odën e madhe të bisedave që e mban gjithnjë hapur, në një intervistë për emigrantët dhe emigracionin shqiptar, më 9 prill 2008, më tha: “...Këtë anë rilindëse të emigrantëve të hershëm e kanë shfrytëzuar apo e kanë përvetësuar emigrantët e sotshëm, duke vazhduar kohën e rilindësve që të punojmë për mëmëdhenë...” Rilindësit jetojnë... I gjeni të gjallë në fletët e këtij libri...

5

*

*

*

E fillojmë me një prezantim: Kush është Nuhi Gashi? Nuhi Gashi është një zyrtar në MASHT të Kosovës që përpiqet të drejtojë - koordinojë punë dhe veprime të mundshme me interes për Shkollën Shqipe të Mësimit Plotësues në diasporë. Profesionalisht jam mësues i gjuhës dhe letërsisë shqipe, i shkolluar në Prishtinë, dhe po ashtu gjithë jetën kam qenë mësues gjuhe ose drejtor shkolle. Një mandat profesional mësuesi për fëmijët shqiptarë kam bërë në Berlin, në periudhën 1985 - 1989 (Berlini Perëndimor atëbotë(. Dhe, përveç tjerash, edhe mbi bazën e kësaj përvoje, më vonë kam reflektuar edhe në punët dhe veprimtaritë e zyrës, respektivisht Njësisë së SHSHMP në diasporë në kuadër të MASHT të Kosovës. Si dhe sa e njeh Nuhi Gashi jetën në emigracion? Është vështirë të jesh real në vlerësim dhe të pretendosh se e njeh këtë jetë. Varet nga ç’pozicion i qasesh. Ndoshta edhe mund të flitet për dy njohje; është njëra, e mashtrimit dhe iluzionit shqiptar për tokën e premtuar dhe të identifikimit të saj me lirinë (deri vonë edhe me atë fizike( dhe të nevojës biologjikisht normale për të pasur, që mjerisht vazhdon të kushtëzohet nga realiteti i trishtë ekonomik e kulturor shqiptar dhe, tjetra, e mirëfillta, jo rrallë mjeshtërisht e fshehur dhe latente, e zhgënjimit e frustrimit, e problemeve të panumërta
6

me (mos)pranimin normal në mjedisin e ri dhe integrimin në të, pastaj e rrezikimit të humbjes graduale të lidhjes normale me rrënjën dhe identitetin në të gjitha përmasat e tij, Atdheun, e të ndjerit i përjashtuar. Në anën tjetër, vet zhvillimi i shoqërisë njerëzore dhe i mundësive të pakufishme të komunikimit dhe të telekomunikimit ka bërë që të ndërrohet koncepti e këndvështrimi për kurbetçarin, emigrantin, që historikisht në rastin shqiptar ishte sinonim i bukës së hidhur dhe i mallit për baltën më të ëmbël se mjalta dhe i humbjes se identitetit. Aktualisht zor se mund të flitet për një emigracion të strukturuar që vetëdijshëm i ka ngritur mekanizmat profilaktikë ndaj rreziqeve asimiluese. Dhe në këtë pikë është e nevojshme ndërhyrja institucionale e Atdheut. Cili është vendi dhe roli i Nuhi Gashit në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës? Në MASHT të Kosovës bëj punë profesionale kryesisht në dy rrafshe; të zyrtarit - nëpunësit të shtetit dhe të mësuesit e pedagogut me eksperiencë konkrete në punët dhe projektet konkrete lidhur me SHSHMP në diasporë. Në intervistat që kam marrë flitet për një përvojë tridhjetëvjeçare të mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Evropë. Sa kanë ndikuar në formimin e kësaj përvoje institucionet kosovare, para dhe pas çlirimit të Kosovës? Në të vërtetë në Kosovë ekziston një përvojë mjaft pozitive, në përputhje me potencialet reale të saj, e përkujdesjes institucionale ndaj diasporës, posaçërisht në fushë të mësimit plotësues shqip. Përvoja dhe përkujdesja e ndërtuar në rrethana e kontekste të ndryshme shtrihet deri në vitet e 70 - ta. Bile edhe në periudhën e pushtimit serb në Kosovë ishte zhvilluar kjo përkujdesje - përvojë duke hartuar një planprogram kombëtar (1995(, ishin bërë tekste e mjete mësimore etj. Prej vitit 2004 në MASHT të Kosovës nisi ngritja e shërbimit të veçantë për diasporën dhe në fund të vitit 2007 përfundoi edhe
7

hartimi i Kurrikulës së SHSHMP në diasporë, me të cilën pretendohet të punohet prej vitit të ardhshëm shkollor. Aktualisht është shpallur tenderi për tekstet themelore mësimore, të cilat synohet të jenë tekste të përshtatshme për këtë lloj mësimi, të hartuara sipas kurrikulës së sipërpërmendur. Flitet pastaj për veprimet dhe përvojat tjera organizative koordinuese deri te vizitat, mbështetjet profesionale, garat, ekskursionet mësimore - njohëse, trajnimet profesionale të mësuesve, ndërkomunikimet etj. Është ngritur edhe infrastruktura juridike që i përcakton detyrat dhe të drejtat (Udhëzimi përkatës administrativ(. Dhe tash të qenit e Kosovës shtet i pavarur do të hap perspektiva të reja edhe për SHSHMP në diasporë. Një koordinim e bashkërenditje e veprimeve posaçërisht me MASH të Shqipërisë dhe institucionet përkatëse të Maqedonisë është e domosdoshme, sepse SHSHMP në diasporë është unike. Tashmë janë dhënë disa shembuj të mirë bashkëpunimi. A ka fonde MASHT e Kosovës për mësimin plotësues të gjuhës shqipe në diasporë? MASHT e Kosovës ka fonde dhe ndan mjete financiare për projekte të interesit të veçantë. Por, ende nuk ka buxhet për financimin e pagave të mësuesve në diasporë. Synohet edhe kjo. Janë zhvilluar disa seminare për mësimin plotësues të gjuhës shqipe. I fundit u zhvillua në korrik 2007 në Durrës ku morën pjesë për herë të parë mësues nga Greqia dhe Italia. Mund të na flisni pak për përvojën e fituar dhe kthesën e bërë në rritjen sasiore dhe cilësore të mësimit plotësues të gjuhës shqipe në diasporë? Deri më tash janë zhvilluar 3 edicione të seminarit vjetor me mësuesit e SHSHMP në diasporë. Bile i fundit, i vitit 2007, i kaloi kufijtë e Kosovës dhe ishe bashkorganizuar me MASH të Shqipërisë. Ndërsa i sivjetmi pretendohet të organizohet në Maqedoni, Strugë. Janë faktorë të panumërt që e arsyetojnë këtë praktikë. Prezenca e mësuesve posaçërisht nga Greqia, sa
8

ishte një kënaqësi e fije shprese se edhe atje ka nisur të bëhet diçka, po aq na tronditi me prezantimin e realitetit kulturor identitar shqiptar atje dhe me sfidat që ballafaqohet ky komunitet. Ishte sinjal alarmi, një trokitje e fuqishme në sensibilizimin e potencialeve përkujdesëse të institucioneve të Atdheut, (pse jo edhe në ndërgjegjen e çdonjërit prej nesh( për politika dhe përgjegjësi më ndryshe. Në seminarin e Durrësit ju u prezantuat me përvojën e mësuesve në Greqi, me punën vullnetare të tyre, me indiferencën e shtetit grek por edhe indiferencën e shtetit shqiptar. Si e vlerësoni këtë punë dhe, sipas mendimit tuaj çfarë roli duhet të luaj shteti shqiptar për të mos u asimiluar ato dhjetëra mijë fëmijë të vegjël shqiptarë? Ishin në hapat e parë që besoj se morën pak infuzion edhe përmes Seminarit 2007. Janë disa parametra e standarde demokratikë që ekzistojnë brenda Unionit Evropian, anëtar i të cilit është Greqia, të cilët nuk janë eksploatuar mjaftueshëm nga komuniteti shqiptar në Greqi. Fundja, duhet afirmuar edhe më tej koncepti dhe edhe politika që është evidente në Unionin Evropian dhe edhe më gjerë , sipas të cilit, mësimi i gjuhës dhe i kulturës së origjinës është parakusht themelor i integrimit (integrimit në të gjithë zërat e tij). Nga interneti kam zbritur disa programe të mësimit plotësues të gjuhës shqipe, programe që kanë edhe firmën e MASHT të Kosovës. Cili prej jush është më i përshtatshmi? Mos vallë ka ardhur koha për një program unik mësimor të gjuhës shqipe, program i cili duhet të kalojë nëpër duart e MASH të Shqipërisë, MASHT të Kosovës dhe institucioneve shkencore të dy vendeve? Aktualisht me firmën e MASHT të Kosovës ka vetëm një planprogram valid të publikuar në internet në ueb-faqen e Ministrisë së Arsimit ... të Kosovës, që është emërtuar Kurrikula e SHSHMP në diasporë dhe është botuar në nëntor të vitit 2007 dhe do të nisë të zbatohet prej vitit shkollor 2008 - 2009. Kjo kurrikulë nuk është përjashtuese në raport me të ngjashmet që
9

kanë hartuar autoritete të ngjashme shkollore në shtete të ndryshme ku jeton mërgata jonë dhe ku mësimi i gjuhës dhe i kulturës së origjinës gëzon përkujdesje shtetërore. Ku dhe si do të organizohet seminari i këtij viti për mësimin plotësues të gjuhës shqipe. Seminari i sivjetmë do të organizohet në Strugën e bukur prej 23 - 25 korrik 2008, përsëri i bashkorganizuar nga MASH e Shqipërisë dhe MASHT e Kosovës si dhe komuna e Strugës. Kjo ishte edhe dëshirë e pjesëmarrësve të seminarit të kaluar dhe është në përputhje me konceptin lëvizës të seminarit, në kuptim të vendit të mbajtjes. Së fundi: Cili është mesazhi juaj për prindërit e fëmijëve shqiptarë që punojnë e jetojnë në Greqi? Çdo njëri në planetin Tokë ka një identitet burimor kombëtar, i cili duhet të jetë i shenjtë dhe të ruhet e zhvillohet . Shenja e parë e këtij identiteti është gjuha amtare. Dhe gjuha gjithkund në botë mësohet e zhvillohet më së miri përmes shkollës. Pra, më shumë investime e angazhime për MËSIMIN SHQIP. Edhe”kozmopolitët”, edhe mohuesit e identitetit parak, edhe konvertitët e mjerë e të pa identitet duhet t’i kthehen rrënjës, sepse, fundja, mësimi i gjuhës amtare përveç që e ndihmon një zhvillim të mirëfilltë dygjuhësor e dykulturor të nxënësit, njëkohësisht hap shteg edhe për një integrim të natyrshëm në”atdheun”e ri dhe i eviton të gjitha pengesat e riintegrimit në shoqërinë e Atdheut, në rast të kthimit. Po ashtu është konstatuar shkencërisht qindra herë në Botën Perëndimore se mësimi i gjuhës dhe i kulturës së origjinës ndikon dukshëm në rritjen e suksesit të fëmijës në shkollën kryesore në gjuhën vendore. Në të kundërtën, je një asgjë. Aktualisht, kështu është kjo botë dhe sigurisht nuk bie ndesh me politikat e globalizimit.

10

KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË Neni 57 1. Kushdo ka të drejtën për arsimim. ............................................................

11

DREJT SHQIPES NË EMIGRACION
RRUGA E MUNDIMSHME DREJT GJUHËS SHQIPE
Nuk e di sa hoqën dhe çfarë rruge ndoqën rilindësit për të ardhur tek Abetarja e parë dhe shkolla e parë shqipe. Nuk e di se sa hoqën dhe çfarë rrugësh të ngushta malesh ndoqën Ndrec Ndue Gjoka dhe ata që e çuan afër zeros analfabetizmin shqiptar.

1

12

Në fakt kam parë disa filma e lexuar shumë libra dhe megjithatë e ndjej veten në boshllëk. E ndjej se ATA kanë hequr shumë për t’i bërë shqiptarët ta shkruajnë e lexojnë gjuhën e bukur shqipe, ta ngjisin atë në nivel universitar (këtë vit mbushen 50 vjet Universitet Shqiptar!). E ndjej sepse prej vitesh jetoj dëshirën, punën dhe përpjekjet për shkollimin shqip në emigracion. Kjo është edhe tema e këtyre shënimeve të jetuara. NJË FTESË E PRITUR PREJ KOHËSH Në adresë të Jovan Mëhillit, Kryetar i Shoqërisë së Mësuesve Shqiptarë në Greqi, vjen një ftesë. Ajo mban datën 29 qershor 2007 dhe është firmosur nga Suzana Tabaku, drejtore e Drejtorisë së Kurrikulës në Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës të Republikës së Shqipërisë. Në ftesë thuhet: “Në datat 23 -27 korrik 2007, në qytetin e Durrësit do të zhvillohet një seminar trajnimi me mësuesit që japin mësimin plotësues në gjuhën amtare për fëmijët shqiptarë në emigracion. Seminari i trajnimit është një bashkëpunim i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës”. Bukur! Më në fund diçka e lavdërueshme, pak dritë mbi një problem të lakuar prej vitesh... PAK HISTORI Më ka qëlluar që të jem i pranishëm në hapat e parë për organizimin e shkollimit shqip të emigrantëve të vegjël në Greqi, të ndjek në një takim me ambasadorin Robo nismëtarët e parë, madje tu bëj atyre edhe një fotografi para Ambasadës sonë në Athinë. Kjo kohë lidhet me marsin e vitit 1998, me Ditën e Mësuesit, me kohën kur doli ligji i parë për legalizimin e
13

emigrantëve shqiptarë. Në një dokument me titull “Të mësojmë të shkruajmë e lexojmë gjuhën e nënës” të 7 marsit 1998, firmosur nga grupi nismëtar i përbërë nga Jovan Mëhilli, Evanthi Loli, Natasha Ashiku, Bukurie Kodra dhe Thanas Mica thuhet: “Sot, më 7 mars 1998, këtu, në Athinë, në kuadrin e përvjetorit të hapjes së shkollës së parë shqipe, një grup arsimtarësh me përvojë të gjatë në arsim, njerëz të dashuruar pas profesionit të mësuesit, emigrantë me banim në Athinë, formuam GRUPIN NISMËTAR TË MËSUESVE për tu mësuar fëmijëve të emigrantëve të shkruajnë e lexojnë në gjuhën e bukur shqipe, në gjuhën e nënës. Përballë realitetit të hidhur kur fëmijët e moshës 6 – 10 vjeç nuk dinë të shkruajnë e lexojnë shqip as emrin e tyre, janë të privuar nga njohja e vendit të tyre Shqipërisë, nuk dinë të këndojnë Himnin e Flamurit Kombëtar, që ky brez të mos bëhet një “brez i humbur”, që nesër të mos kthehet në vendin e vet analfabet dhe i paaftë për tu integruar në jetën shqiptare NE, një grup arsimtarësh me përvojë, vendosëm të punojmë për hapjen e shkollave shqipe në Athinë...” Dokumenti iu përcoll asokohe Ministrisë së Arsimit, Komisionit për Arsimin pranë Kuvendit të Shqipërisë, Presidentit të Republikës, Kryeministrit, Ambasadës Shqiptare në Athinë etj., në shpresë të ndihmës së tyre për shkollimin e fëmijëve në emigracion. Në një informacion që mban datën 7 shtator 2000 në adresë të Institutit të Diasporës në Ministrinë e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, zotit Shefik Osmani, profesor, doktor i shkencave pedagogjike, Kryetar i Grupit të punës për problemin e arsimit në diasporë thuhet: “Nga testimet që kemi bërë rezulton se në të gjithë territorin e Greqisë gjendet afërsisht 25.000 fëmijë të moshës 6 – 12 vjeç prej të cilëve rreth 7000 fëmijë nuk dinë të shkruajnë e lexojnë gjuhën shqipe. Nga këta afër 1.500 fëmijë e flasin shumë pak
14

gjuhën shqipe për të mos thënë fare. Ushtrojnë punën e lypësit në forma të ndryshme 2.000 fëmijë. Janë të gjymtuar aksidentalisht, ose me qëllim për tu përdorur si lypsa 35 fëmijë të moshës nën 10 vjeç. Kontingjenti i mësuesve specialistë për ciklin e ulët i kalon 1.500 vetë. Me qëllim që të realizojmë sa më shpejt hapjen e shkollave për mësimin plotësues të gjuhës shqipe me fëmijët e emigrantëve shqiptarë në Greqi jemi në pritje të na njoftoni sa më parë, nëpërmjet Ambasadës Shqiptare në Athinë njohjen tonë për formimin e një departamenti i cili të përfaqësojë zyrtarisht organizimin, funksionimin, kontrollin e ndihmën profesionale, pasqyrimin e dokumentacionit, bisedimet me autoritetet qeveritare greke etj., për mbarëvajtjen e shkollës shqipe “ Informacioni është firmosur nga Jovan Mëhilli, Përgjegjës i grupit nismëtar të mësuesve specialistë. Nga ditari i gazetarit, nga kronikat e reportazhet e përcjella shtypit në këto vite qëndrimi në emigracion, shkëputa disa fragmente. I shkëputa me lutjen që në vijim, mësuesit, pjesë e nismës së madhe për tu mësuar fëmijëve të shkruajnë, lexojnë e këndojnë shqip, të na përcjellin përvojën dhe fragmente nga ditari i punës së tyre, si pjesë kjo e historisë së shkollimit shqip të fëmijëve në emigracion. Është koha për të hapur fletët e historisë e për t’i shkruar ato në kohën e tashme..

15

TË MËSOJMË TË SHKRUAJMË E LEXOJMË GJUHËN E NËNËS
Nismë e një grupi mësuesish emigrantë në Greqi Athinë, 7 mars 1998, në DITËN E MËSUESIT

Sot, më 7 mars 1998, këtu, në Athinë, në kuadrin e përvjetorit të hapjes së shkollës së parë shqipe, një grup arsimtarësh me përvojë të gjatë në arsim, njerëz të dashuruar pas profesionit të mësuesit, emigrantë me banim në Athinë, formuan GRUPIN NISMËTAR TË MËSUESVE për tu mësuar fëmijëve të emigrantëve të shkruajnë e lexojnë në gjuhën e bukur shqipe, në gjuhën e nënës. Përballë realitetit të hidhur kur fëmijët e moshës 6 – 10 vjeç nuk dinë të shkruajnë e të lexojnë shqip as emrin e tyre,

16

janë të privuar nga njohja e vendit të tyre, Shqipërisë, nuk dinë të këndojnë Himnin e Flamurit Kombëtar, që ky brez të mos bëhet një “ brez i humbur “, që nesër të mos kthehet në vendin e vet analfabet dhe i paaftë për tu integruar në jetën shqiptare NE, një grup arsimtarësh me përvojë, vendosëm të punojmë për hapjen e shkollave shqipe në Athinë. Grupi nismëtar, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit në Tiranë dhe institucionet e tjera merr përsipër organizimin dhe funksionimin në nivele bashkëkohore të arsimimit shqip të fëmijëve me banim të përkohshëm në Greqi në nivel të Ciklit të Ulët të Shkollës Tetëvjeçare. Grupi ka filluar punën për evidentimin e kontingjentit të nxënësve të moshës mbi 6 vjeç në lagje të ndryshme të Athinës dhe të Pireut, evidentimin e mësuesve me përvojë të gjatë në dhënien e mësimit në Ciklin e Ulët, gjetjen e mjediseve për dhënien e mësimit etj. Po mundohemi që studimin ta shtrijmë edhe në zona të tjera të Greqisë si në Selanik, Janinë, Patra, Larisa, Kretë etj. Për këtë po punohet sipas një programi që i bashkëngjitet këtij materiali. Në nismën tonë kemi gjetur mbështetjen e shoqatave dhe të tubimeve të tjera shqiptare që veprojnë në Greqi. Kemi përkrahje të plotë e të gjithanshme me Ambasadën Shqiptare në Athinë e cila është kthyer në një vatër të ngrohtë për emigrantët shqiptarë dhe përkrahëse të nismave tona, Nisma jonë do të jetë e plotë dhe do të marrë vrull në se Ju, brenda ligjeve të shtetit shqiptar dhe ligjeve ndërkombëtare do të na përkrahni dhe do të na jepni të gjithë ndihmën e nevojshme për plotësimin e nismës sonë, detyrim që ne brezi i vjetër i mësuesve ia kemi borxh brezit të ri që jeton larg vendit të vet të dashur, Shqipërisë. Ne shprehim besimin se Ministria e Arsimit, vetë Ministri i cili ka bërë miq të shumtë veçanërisht në drejtim të veprimtarive për Kosovën, do të na përkrahin në të gjitha drejtimet dhe do të na konsiderojnë pjesë të armatës së madhe të mësuesve shqiptarë që punojnë pa u lodhur për arsimimin e brezit të ri.
17

Ne gjykojmë se ka ardhur koha që në Ministrinë e Arsimit të krijohet një drejtori e veçantë e cila të merret me arsimimin në shqip të fëmijëve të emigrantëve në Greqi, Itali, Gjermani etj. Ky do të ishte një veprim jo vetëm human por edhe një detyrim kombëtar. Ne shprehim besimin se Komision i për Arsim pranë Kuvendit Popullor do të iniciojë ligje të veçanta për shkollimin e fëmijëve të emigrantëve. Ne besojmë se Kryeministri dhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, të cilët kanë qenë vetë pedagogë, do të ndihmojnë për këtë dhe do të përdorin autoritetin e tyre që fëmijët e emigrantëve të mësojnë gjuhën shqipe dhe të integrohen në jetën shqiptare si të barabartë me bashkëmoshatarët e tyre. GRUPI NISMËTAR JOVAN MËHILLI EVANTHI LOLI NATASHA ASHIKU BUKURIE KODRA THANAS MICA

18

INFORMACION
Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Institutit Kombëtar të Diasporës, Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës, Grupit të punës për problemin e arsimit të diasporës me kryetar z. Shefik Osmani.

Të nderuar zotërinj! Grupi nismëtar i mësuesve për arsimimin e fëmijëve të emigrantëve shqiptarë me qëndrim të përkohshëm në Greqi ju informon se po punon me intensitet dhe përkushtim që të kurorëzojë me domosdo hapjen e shkollave në gjuhën shqipe në të gjithë territorin e Greqisë ku banojnë shqiptarë emigrantë. Ju vëmë në dijeni si më poshtë: 1. Nga testimet që kemi bërë rezulton se në të gjithë territorin e Greqisë gjenden afërsisht 25.000 fëmijë të moshës 6 – 12 vjeç prej të cilëve 7.000 fëmijë nuk dinë të shkruajnë e lexojnë gjuhën shqipe. 2. Nga këta afërsisht 1.500 fëmijë e flasin shumë pak gjuhën shqipe për të mos thënë fare. 3. Ushtrojnë profesionin e lypësit në forma të ndryshme mbi 2.000 fëmijë. 4. Janë të gjymtuar aksidentalisht ose me qëllim për tu përdorur si lypsa nga persona të pandershëm mbi 35 fëmijë të moshës nën 10 vjeç
19

5. po punojmë për të evidentuar kontingjentin e mësuesve specialistë për ciklin e ulët që sipas parashikimeve tona i kalon të 1.500 vetët. Me qëllim që të realizojmë sa më shpejt hapjen e shkollës për mësimin plotësues në gjuhën shqipe me fëmijët e emigrantëve shqiptarë në Greqi, jemi në pritje të na njoftoni sa më parë nëpërmjet ambasadës Shqiptare në Athinë njohjen tonë për formimin e një departamenti i cili të përfaqësojë zyrtarisht organizimin, funksionimin, kontrollin e ndihmën profesionale, pasqyrimin e dokumentacionit, bisedimet me autoritetet qeveritare greke etj. për mbarëvajtjen e shkollës shqipe. Me respekt Përgjegjësi i Grupit Nismëtar të Mësuesve JOVAN MËHILLI Athinë, më 7/09/1998

20

PËRGJIGJE E INSTITUTIT KOMBËTAR TË DIASPORËS
Tiranë, më 08.07.1998 AMBASADËS ATHINË Nga një grup mësuesish emigrantë me banim në Greqi informohemi se është formuar grupi nismëtar i mësuesve, i cili do të mësojë fëmijët e emigrantëve. Emrat e tyre janë: 1. Jovan Mëhilli 2. Evanthi Loli 3. Natasha Ashiku 4. Bukurie Kodra 5. Thanas Mica Do lutemi të kontaktoni me ta dhe t’i njoftoni se është krijuar një grup pune në Institutin e Diasporës që merret me këto probleme dhe të kontaktojnë me Kadri Beqirin me numër telefoni... DREJTORI THIMI NIKA

21

LEKSION DHE “DEBAT” UNIVERSITAR NË “VATRËN SHQIPTARE”
Të shtunë në mbrëmje” Vatra Shqiptare” në Patision 25, në qendër të Athinës mblodhi rreth vetes një grup mësuesish të këshillit pedagogjik në Greqi dhe veprimtarësh shoqërorë.” Zjarri” që këndelli” Vatrën” kësaj radhe kishte më shumë” flakë” dhe” shkëndija” falë ardhjes së drejtorit të Institutit Kombëtar të Diasporës z. Flamur Gashi dhe punonjësit të këtij instituti z. Thimi Nika. Pas hapjes që iu bë tubimit nga z. Jovan Mëhilli, drejtor i Këshillit Pedagogjik të krijuar me mësuesit e mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Greqi fjalën e mori z. Gashi. Leksionin e tij po e përcjellim ashtu siç e regjistrova në diktofon me idenë që më mirë të flasë titullari se sa gazetari, ide që mendoj duhet të bëhet praktikë për të ballafaquar ato që thuhen më 29 mars me ato që do të thuhen më 1 shtator, atëherë kur, siç theksoi disa herë z. Gashi:” Ne deri në fund të korrik – gushtit të këtij viti duhet të plotësojmë plan – programet mësimore për mësimin plotësues të gjuhës shqipe jashtë Shqipërisë...” Në numrin e ardhshëm do të japim prononcimet e pjesëmarrësve në takim, fjala dhe mendimet e të cilëve duhet të përbëjë alfën e programeve për mësimin plotësues të gjuhës shqipe në Greqi, mësim i cili deri tani është lënë në vullnetin e mësuesve idealistë...

22

*

*

*

Është për tu përgëzuar puna e mësuesve shqiptarë që kanë bërë qoftë në Greqi, qoftë në Itali qoftë në të gjithë botën, atje ku kanë dhënë mësim të gjuhës shqipe. Por tanimë është edhe momenti i fundit që mësimin e gjuhës shqipe ta institucionalizojmë dhe ta bëjmë legal për të gjithë ata nxënës që e marrin këtë mësim por edhe ata mësues që i mësojnë. Kjo në mënyrë që ata të kenë autoritetin e tyre jo vetëm për të lëshuar dokumentin por edhe autoritetin e tyre si mësues. Ne deri në fund të korrik – gushtit të këtij viti duhet të plotësojmë plan – programet mësimore për mësimin plotësues të gjuhës shqipe jashtë Shqipërisë. Po bëhet një plan – program i përgjithshëm për të gjithë botën sepse nuk mund të jetë i veçuar për në Greqi dhe diku tjetër, por një program unik, kombinuar edhe me Ministrinë e Arsimit të Republikës së Kosovës që të jetë i njëjtë. Është duke u punuar për kurikulat për këto plan – programe, për librat midis të cilëve do të jetë abetarja, libri i leximit, gjeografi – historia etj. për mësimin plotësues të gjuhës shqipe. Kjo është një detyrë që e mbulon Ministria e Arsimit dhe Shkencës por ne si Institut Kombëtar i Diasporës na del përballë koordinimi i veprimeve të institucioneve të qeverisë shqiptare për këtë punë. Përveç kësaj janë duke u përgatitur në Ministrinë e Arsimit, sa kemi informacione, dhe me porosi të Kryeministrit do të jenë të përfunduara deri në fund të periudhës së korrik – gushtit të gjitha materialet që do të jenë kryesore për të ditur se cilët do të jenë mësuesit që plotësojnë kriteret për të dhënë mësim në këto shkolla plotësuese. Sepse në qoftë se në Greqi mësuesit i plotësojnë kriteret kemi fatkeqësisht disa vende që nuk i plotësojnë ato. (!) Pra do të ketë disa kritere bazë për këto mësues. Do të ketë një certifikatë për të gjithë mësuesit që do të certifikohen, një autorizim zyrtar nga shteti që X – si është mësues për mësimin plotësues të gjuhës shqipe jashtë Shqipërie, në
23

diasporë siç po e quajmë. Gjithashtu do të ketë një certifikatë, dëftesë zyrtare e cila do të lëshohet nga institucionet në mësimin plotësues të gjuhës shqipe e cila do të njihet nga institucionet e shtetit shqiptar. E gjitha kjo të jetë legale. Do të jetë për mësuesin dhe pastaj për nxënësin. Po nuk pati mësuesi një autoritet zyrtar si do të ketë nxënësi? Kjo do të jetë një paketë e plotë. Plan – programet, literatura – librat, certifikimi dhe autorizimi i mësuesve dhe certifikatat apo dëftesat për nxënësit. Kur jemi tek mësimi plotësues i gjuhës shqipe në Greqi ka një specifikë të veçantë, për kushtet dhe rrethanat e tjera. Deri më tani mësimi plotësues i gjuhës shqipe është bërë me vullnetin e mirë të ju mësuesve dhe të prindërve. Por edhe vullneti i mirë i njeriut deri diku ka fund, sepse ju keni fëmijët tuaj, keni familjet tuaja, dikush është sëmurë, dikush ka nevojë për ilaçe etj., etj. por ka nevojë edhe për pak para sepse në fund të fundit jeta pa para nuk e ka atë cilësinë e vet. Në Greqi ne kemi bërë disa tratativa, edhe kur ka qenë zoti Nika drejtor, edhe tashti së bashku, edhe të Qeverisë që i kemi ofruar disa herë projekte. Dhe tani besojmë dhe shpresojmë se duke marrë për bazë klimën e mirëkuptimit dhe të një bashkëpunimi institucional të të dyja shteteve, sepse të themi të vërtetën tani jemi në një fazë kur shihet që gjërat janë baraspeshuar, nuk është më ai tensioni që ka qenë përpara dhjetë vjetëve, shqiptarët në Greqi janë në një pozicion krejt tjetër, nuk jetojnë më për bukën e gojës apo për të gjetur një strehë apo ku di unë se çfarë, njerëzit janë stabilizuar në një farë mënyre. Është një atmosferë krejt tjetër në raport me para dhjetë viteve. Tani ju keni kohë të merreni me mësimin e gjuhës shqipe sepse i keni stabilizuar në një farë mënyre hallet dhe problemet familjare. Keni gjetur një punë, një shtëpi, keni bërë një dokument. Në këtë rast, jo ju por shtetit i takon për detyrim ligjor dhe kushtetues që në marrëveshje me institucionet e shtetit grek të arrihet mirëkuptimi për mësimin e gjuhës shqipe, si mësim plotësues. Nga të gjitha sondazhet, nga të gjitha bashkëbisedimet, nga të gjitha takimet që kemi pas zgjidhja që, duke marrë për bazë
24

edhe në shtetet e tjerë se si është bërë kjo zgjidhje, zoti Mëhilli dhe zotërinjtë e tjerë kanë qenë edhe në seminarin e vjetshëm që është mbajtur në Durrës, aty ku mësimi plotësues i gjuhës shqipe mësohet në shkollat legale të shtetit pritës suksesi është më i madh. Dhe arsyet janë të ndryshme. Pse ? E para ata fëmijë nuk ndjehen të diskriminuar sepse mësojnë në shkollat ku mësojnë gjatë gjithë ditëve të javës dhe shkojnë në atë shkollë dhe mësojnë edhe mësimin plotësues të gjuhës shqipe. E dyta janë shumë komodë në ambientet e veta aty. Edhe ai kinezi mund të mësojë kinezisht, edhe ai japonezi mëson japonisht, edhe shqiptari mëson shqip. Shtetit i ngelet obligim ligjor që të bëjë një marrëveshje mirëkuptimi apo protokoll – marrëveshje me qeverinë greke për mësimin si gjuhë të dytë të gjuhës shqipe për nxënësit shqiptarë, aty ku janë numër i konsiderueshëm. Beson që është një atmosferë pozitive. (Reagim nga auditori. Kjo duhet bërë nga shteti ku vjen... Hera e parë që dëgjojmë një gjë të tillë...) Ne këtu, e gjithë situata, për mendimin tonë, duhet të shtyhet sepse të gjitha këto; plan – programet, librat, certifikimi i mësuesve, certifikimi i nxënësve etj. janë pjesë vetëm e shtetit tonë, obligim ligjor i shtetit shqiptar. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në nenin e parë të saj detyron që shteti shqiptar të interesohet për çdo qytetar shqiptar ku është në botë, tjetër gjë se si kanë qenë kushtet ekonomike, institucionale e materiale të shtetit shqiptar deri sot, ne i dimë të gjithë, nuk kemi nevojë të themi e bëri nuk e bëri sepse e dimë ku kemi qenë. Por tani nuk jemi në fazën emergjente si shtet. Nuk jemi në fazën si shtet që të kërkojmë lëmoshë dhe ndihma. Është një stabilitet. Në qoftë se sot shteti nuk është në gjendje tu japi pesëqind mijë euro, do të japi pesë euro dhe thuhet që dha pesë euro. Duhet të fillojë gradualisht të stabilizohet kjo situatë. Të gjitha këto që janë për shtetin shqiptarë unë mendoj që do të zgjidhen sepse ka vullnet politik dhe institucional në Shqipëri që këto të zgjidhen. Dhe ka vullnet politik dhe institucional në Shqipëri
25

që të bisedohet me institucionet e shtetit grek për pjesën që duhet të jetë marrëveshje ndërshtetërore. Sepse kjo është marrëveshje ndërshtetërore. Në qoftë se do të lejohet që mësimi i gjuhës shqipe të jetë në institucionet shkollore greke, duhet të ketë leje nga qeveria greke sepse mund të bëhet nga një drejtor shkolle i vullnetit të mirë.. (ndërhyn një nga auditori: dikur e kam paraqitur këtë) Është paraqitur edhe vjet në takimin e dy kryeministrave dhe deklaratat kanë qenë pozitive të dy kryeministrave. Unë kam qenë sivjet në delegacionin e presidentit Topi. Është biseduar interno kjo punë, të jeni të sigurt. Nuk kanë dalë me deklaratë për këtë punë por janë bërë hapat pozitivë por shpresojmë që të institucionalizohen. Dhe duhet të veprojmë fortë që të institucionalizohen. Ka vullnet politik të dyanshëm. Kjo është e mirë. (Ndërhyrje nga auditori: Unë them se është vullneti praktik ai që i mungon politikës shqiptare dhe qeverive shqiptare gjatë shtatëmbëdhjetë vjetëve ...) Po nuk mund të ketë vullnet praktik në qoftë se nuk ka vullnet politik. (Ndërhyrje nga auditori: Na bini paratë të mësojmë kalamajtë, ky është vullneti praktik...) Nuk është e vërtetë ajo zotëri se edhe në qoftë se ne biem një miliard euro ti nuk mund të mbash mësim të gjuhës shqipe në shtetin grek. (Ke dy marrëveshje publike të dy ministrave të arsimit të Shqipërisë dhe Greqisë, njeri i majtë e tjetri i djathtë, një para dhjetë vjetësh e një para dy vjetësh. Pse nuk zbatohet marrëveshja?) Prandaj po them unë. Ne kemi nevojë për institucionalizimin e vullnetit politik...Ne po themi se çfarë do të bëhet. Në qoftë se kërkoni që të bëhet kjo sot, unë po u them se nuk bëhet sot... (Na jepni një datë që ta dimë...) Nuk bëhet me datë se kemi një palë tjetër të cilën nuk e detyron që të bëjë një datë. Këtu ka një marrëveshje që duhet
26

të bëhet midis dy palëve. Ne kemi shtetin fqinj grek, shtetin ku ju sot jetoni dhe veproni dhe për një marrëveshje mirëkuptimi nuk detyron asnjë njeri, sepse është marrëveshje mirëkuptimi. Nuk mund të detyrojmë ne palën greke. Ne do të bisedojmë me të. Është një vullnet i mirë pozitiv që ne duhet ta shfrytëzojmë. Pse e kemi gojën të hapur që ti themi shtetit grek për këtë punë. Sepse ne u kemi lejuar të hapin shkollë ku kanë dashur në Shqipëri. Dhe u kemi thënë në qoftë se keni nxënës që duan të mësojnë gjuhën greke hajdeni e hapni shkollë edhe në Tropojë. Deri sa e ofron këtë ke gojën e hapur që të kërkosh. (Pyetje nga auditori: Private janë këto ?) Jo. Ka pjesë shkolla që janë zyrtare shtetërore dhe ka pjesë shkolla private. Janë dy lloj shkollash. Edhe këtu në Greqi nuk të ndalon kush që të hapësh shkollë private shqipe. Ne po flasim për shkollë publike. Në qoftë se dikujt i rreh zemra dhe donë t’i mësojë fëmijët shqip dhe ka nxënës le të hapë shkollë private, ia jep licencën ministria. Ne po flasim për shtet. Ata që kanë fuqinë edhe materiale le të hapin shkollë këtu, nuk i pengon njeri. Ne po themi për institucionet shtetërore. Dhe ky mësim themi të mbahet në shkollat greke.... NE NUK JEMI MË THJESHTË KALIMTARË Pas “leksionit” të zotit Flamur Gashi, fjalën e morën mësuesit dhe veprimtarët shoqërorë emigrantë. Ata folën hapur atë ditë në” Vatrën Shqiptare” por edhe të nesërmen në Ambasadë përballë tashmë të Thimi Nikës, punonjës i Institutit Kombëtar të Diasporës. Duke ia lënë komentin lexuesit por përcjellim fjalët e pjesëmarrësve, fjalë që meritojnë të vihen në një program praktik zbatimi. Adelina Balashi, shkrimtare, veprimtare e dalluar në emigracion Unë kënaqem kur dëgjoj se ka një paketë, ka një program. Problemi është se si mund të ndihmojmë ne që këto gjëra të
27

jenë më afër realizimit. Dua t’ju kujtoj një gjë. Ne jemi të paktën një milionë shqiptarë. Dhe nga momenti që këta një milionë shqiptarë kanë jo të drejtën por edhe detyrimin moral e shoqëror të vijnë të votojnë atje në Shqipëri, ne jemi një milionë votues. Kështu që çdo lloj qeverie, përpara një milionë votuesve ka një detyrim, apo jo? Kjo që kërkojmë ne të mbështetemi ekonomikisht nga qeveria shqiptare për të hapur shkolla shqipe, kjo është gjëja më elementare që mund të kërkojmë. Dua të kujtoj një detaj këtu që është kryesori. Kur flasim për emigrantët që janë në Greqi janë një gjë krejt e veçantë, jo vetëm nga numri por ju, me qenë se jeni nëpunës i Ministrisë së Jashtme, duhet ta dini më mirë nga të gjithë ne që jemi këtu se cilat janë të ardhurat ekonomike që nxjerr qeveria shqiptare dhe Ministria e Jashtme pikërisht nga emigrantët në Greqi. Është një plagë që u krijua këto dy vjetët e fundit, mbase do të gjejmë një moment tjetër ta diskutojmë, të cilën e paguajmë ne emigrantët. Përveç vulave që vinim në ministri e ambasadë tani duhet të bëjmë edhe një rrugë të detyruar për në Shqipëri për të zgjidhur problemin e certifikatave. Nuk e di mbase ambasada shqiptare këtu e quan një sukses të saj që arriti të zbulonte disa persona që merreshin me korrupsion por këtë e paguam ne të gjithë. Dhe i dhamë mundësinë qeverisë greke të thotë” Aaa...kur edhe titullarët tuaj i bëkan këto gjëra, shkoni të gjithë në Shqipëri. Kjo është një plagë shumë e madhe. E them si detaj mbase jam edhe njeri i letrave por ato që kam dëgjuar në ambasadën greke u tmerrova. Do të doja, pa pasur asgjë me ambasadorin këtu, por një nëpunës i Ministrisë së Jashtme të vinte dhe të dëgjonte se çfarë thonë emigrantët shqiptarë për ata që punojnë në ambasadë. Mbase vetëm ai moment do tu kujtonte të gjithëve që këtu diçka duhet të bëhet. Kur do të konsiderohemi ne njëlloj me shqiptarët që janë në Gjermani, Angli, Itali ? Ne jemi një milionë. Unë do tu jap vetëm një statistikë, atë që tha edhe zoti Jovan, këtu kanë rënë qeveri vetëm nga statistikat e emigrantëve shqiptarë. Këtu përgatiten qeveri greke të marrin pushtetin me votat e emigrantëve shqiptarë. E ka parasysh këtë qeveria
28

shqiptare ? Këtu dy vjetët e fundit afrohen të gjitha llojet e partive tek shqiptarët. Kjo nuk ju thotë gjë ? Duhet të bëhemi të ndërgjegjshëm: ne nuk jemi më thjeshtë kalimtarë, ne nuk jemi më të paparashikuar nga qeveria shqiptare. Unë kënaqem, dhe kishin të drejtë edhe ato që ndërhynë, sepse asnjëherë nuk kemi pasur një program të përcaktuar. Unë e quaj shumë të thjeshtë edhe këtë që ngre sepse kur vjen puna për emigrantët nuk flasin emigrantët. Unë në një moment ndalova ministrin e jashtëm kur erdhi këtu dhe i thashë” do shkoni të bisedoni për emigrantët, a nuk është mirë të jenë edhe tre emigrantë me ju që i dinë problemet ?” “ Jo, më tha, do t’i mbrojmë ne interesat tuaja.” Se si u mbrojtën interesat ne e pamë nga momenti që thuhet” ne do të përpiqemi për gjendjen ekonomike tuajën...” Të gjitha i kemi zgjidhur vetë dhe do t’i zgjidhim vetë. Është fati jonë që Greqia kalon një stad që do t’i zgjidhë se nuk bën. Do nuk do Greqia, duam nuk duam ne këto do të shkojnë. Problemi është si mund t’i afrohemi kësaj çështje ? A mundet të kërkoni nga qeveria greke vetëm lokalet e shkollave. Zgjidhja mund të jetë shumë e thjeshtë. Të shtunave e të dielave shkollat greke nuk funksionojnë. A mund tu kërkohen atyre vetëm ditët e shtuna... (Ndërhyn z. Flamur: Unë jua garantoj me përgjegjësi...) Unë kënaqem që na e garantoni këtë, por mos harroni se nuk jam person që do ta lë kështu këtë histori. (F.G. Unë ju garantoj se këtë do ta çoj në institucionet më të larta të qeverisë në Shqipëri...) Ju faleminderit dhe kjo do të jetë në të mirën tuaj, sepse karta e të drejtave të njeriut na jep ne të drejtën elementare të mësimit të gjuhës. Dhe kjo kartë kur këto të drejta nuk mbrohen, të më falni por ka edhe rrugë të tjera. Është në të mirën e qeverisë shqiptare, tani kaloj në anën tjetër, jo tonën. Ju për të mbrojtur veten tuaj duhet ta bëni këtë gjë. Më vjen keq por nesër do të mblidhen tri shoqata këtu dhe... (F.G Ne duhet ta bëjmë sepse na obligon Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë...)
29

Kushtetuta shqiptare nuk u bë sot, ka vite që është. E mira është t’i kërkohet qeverisë greke të paktën vetëm shkollat, pjesën që ka lidhje me Ministrinë e Arsimit, të drejtën e licencës. Këtë duhet ta bëni. Sepse në qoftë se do të ekzistojë një patentë e licencës për gjuhën shqipe do të dalë dikush që ta bëjë edhe privatisht këtë. Le të fillojë kështu kjo. (F.G : Pas pak do të firmoset marrëveshja e stabilizim asocimit nga qeveria greke që është ndër të paktat qeveri që nuk është firmosur. Kjo firmosje e obligon shtetin grek detyrimisht të respektojë rregullat bazë të Bashkimit Evropian...) Ju lutem mos toleroni në këto gjëra, jemi një milionë këtu. Ne jemi jo vetëm potencial ekonomik këtu, ne jemi potencial intelektual. Ju të shikoni studimet e këtyre, që nuk i publikojnë, të dini përparimin e fëmijëve shqiptarë në shkollat greke. Në klasën e vajzës time nga 6 nxënës në lëndët matematike tre janë shqiptarë dhe dy nga ata me notën 20 janë shqiptare. Këtë ka arritur ta kuptojë Greqia. Pse qeveria jonë të mos e shfrytëzojë këtë potencial të ardhshëm intelektual? Edhe diçka tjetër. Nuk e di në se do ta ndihmonte direkt organin tuaj që në bashkëpunim me ju të ngrihet një komision i vogël 3 – 4 veta dhe të bëhet takim, por duke pasur miratimin tuaj me ministrin e arsimit dhe me ministrin e jashtëm këtu sepse kam përshtypjen se pa dashur aspak të fyej, por nganjëherë këto komunikimet direkte të njerëzve këtu mbase do të sjellin diçka më tepër se sa këto zyrtaret. (F.G. Unë mendoj se presioni pozitiv në çdo rast është i mirëqenë sepse krijon opinione.) Jani Vaso, mësues i vjetër Nuk rreh i njëjti puls si tek ne tek ju për këtë problem. Nuk jeni të rezionuar. Çfarë desha të them me këtë ? Këto probleme kërkojnë një farë fondi. Ky problem duhet të ngrihet nga Ministria e Arsimit ose nga ju dhe në Kuvendin e Shqipërisë. Është e domosdoshme të kalojë zëri i emigrantëve. Dëshira patriotike për të qëndruar shqiptarë, të përcillet edhe në
30

Kuvend prej nga mund të dalin edhe detyra të tjera. (F.G. Ju premtoj për këtë: Ne kemi ardhur këtu me udhëzime direkt të kryeministrit të Shqipërisë zotit Sali Berisha për të mbledhur të gjitha këto informacione dhe të gjitha këto materiale sepse Kuvendin për reformën ligjore dhe projektet ligjore ia servir qeveria. Ne do të shkojmë me një informacion të plotë për Presidentin e Republikës së Shqipërisë, kryetaren e Kuvendit, kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm. Dhe të jeni të bindur që të gjitha këto që u diskutuan këtu unë do t’ia dërgoj edhe zotit Mëhilli me e_mail të pasqyruara të gjitha ato që do tu drejtohen instancave më të larta të Shqipërisë. Këtë mund tua garantoj në çfarëdo mënyre...) Novruz Abilekaj, metodist Para se të flas po ju bëj një prezantim të vogël për profesionalizmin që po flasim këtu. Unë jam autor i librit” Gjuha shqipe në familje. Atë që tha edhe Jani, shoku im dhe i të gjithëve këtu, do të na i falni një çikë tensionin dhe ndërhyrjet se jemi me të vërtetë të tensionuar. E para: Me Jovanin, me Fluturën dhe Adelinën kemi dhjetë vjet që duam të hedhim një hap dhe...rrëshqasim. Unë personalisht kam bërë mësime në familje, me grupe. Është marrëveshja e qeverisë sonë, më saktë e ministrisë sonë të arsimit me ministrinë greke që është edhe ajo dhjetëvjeçare. E vitit 1998 është. Sipas saj duhet të hapen klasat për grupet e mësimit të gjuhës shqipe brenda shkollave greke. Kemi biseduar edhe me ministrinë greke, na kanë mirëpritur por unë do të thosha këtu mirëpritja e këtyre dhe mirëpritja e diplomacisë mund të jetë edhe fallto, mund të jetë edhe për të kaluar radhën. Por nuk na kanë zgjidhur. Prandaj mbetet, mbetet, mbetet dhe do të mbetet që të shtyhet e të rrëzohet muri nga ana jonë, nga qeveria jonë. E dyta: E zëmë se u bë kjo marrëveshje dhe u zgjidh lokali. Problemi tjetër, më shumë se programi është teksti. Programi që ka Kosova që unë dhe disa të tjerë e kanë në kompjuterët e tyre për diasporën në përgjithësi. Edhe adresat e mësuesve kanë
31

ata për të gjithë Evropën dhe botën ku jepet mësim shqip. I ka ato Nuhi Gashi, nuk e di në se ju keni të bëni sepse keni të njëjtin mbiemër, thashë mos jeni kushërinj të parë (thotë jo.) . Ata kanë një program. Ai program që sot këtu po punohet dhe një nga më të shqetësuarit, që kam dalë edhe kundër rrymës, ndoshta kam qenë unë. Punohet me abetaren që gënjejmë veten. Se një fëmijë mbaron abetaren dhe mbas gjashtë muajsh nuk mban mend se çfarë ka bërë. Duhen tekste. Vetë tekstet e përbashkët që do të përmbajë antologjinë, historinë, gjeografinë dhe patjetër abetare dhe elementët e gramatikës ose duhen fashikuj të vegjël për secilën nga këto. Me Ministrinë e Arsimit të Shqipërisë, në vitin 2001 është thënë PO, ka qenë Ben Blushi atë ditë ministër, të nesërmen erdhi një ministër tjetër dhe kështu kanë lëvizur me ministrinë që bashkëpunoni ju me z. Genci Pollo. Kam gjashtë muaj që dërgoj në Ministrinë e Arsimit një material dhe të nesërmen më vjen” për ndjekje” . E dërgoj në Kosovë dhe menjëherë më vjen përgjigja dhe më thonë” më fal se ta vonuam” . E them këtë se kam frikë nga kjo që bisedojmë tani se mos mbetet në mes të rrugës. (F.G. Unë kam një lloj sigurie për këtë problem se do të shkohet deri në fund, sepse është instanca e fundit që duhet shkuar deri në fund...) Margarita Vera, mësuese e vjetër. Jam nga Pogradeci. Kam punuar si mësuese e gjuhë – letërsisë për 22 vjet. Isha në seminarin e Durrësit. Ishte një seminar i mbuluar nga një pasion dhe dëshirë shumë e madhe për mësimin e gjuhës shqipe në emigracion... Flutura Tafilaku, mësuese në qendrën kulturore “Porta” Një fjalë e urtë thotë në qoftë se donë të jetosh një vit mbill një arë me grurë, në qoftë se donë të jetosh dhjetë vjet mbill një pemë, në qoftë se donë të jetosh njëqind vjet eduko fëmijën. Mendoj se po të cungohet gjuha humb vendi, humb kombi. Duke mos e folur ne mësuesit që jemi pak të ndjeshëm dhe
32

idealistë me bindje, që shkojmë e blejmë një hartë për tu treguar nxënësve se çfarë rruge dhe çfarë qytetesh duhet të kalojnë për të shkuar në vendlindjen e tyre apo të prindërve. Janë gjëra të vogla që çojnë edhe në debate në familje.” Pse duhet ta blesh ti hartën...librin...materialin mësimor... Vladimir Prifti, veprimtar shoqëror. (Në ambasadë) . Pyetën kryeministrin” Unë kam mbaruar shkollën e mesme këtu zoti Kryeministër. Kam të drejtë dhe a kam mundësi të vazhdoj universitetin në Shqipëri ?” Kryeministri përgjigj: Po, ke të drejtë, je nënshtetas shqiptar. Ky është një aspekt i jashtëm. Nga aspekti i brendshëm ky nxënës a ka mundësi me greqishten e kultivuar këtu të vazhdojë mësimet shqip në universitet ? A ka mundësi që një nxënës shqiptar këtu me këto kurset e mësimit plotësues të gjuhës shqipe, thjeshtë abetare, të kultivojë gjuhën e folur shkollore që të vazhdojë universitetin në Shqipëri ? Në një kohë kjo kur Shqipëria po lufton për diploma të unifikuara sipas Bolonjës? Unë tek ato kurset e zakonshme të këtyre viteve të para si Vladimir Prifti nuk jam dakord. Shembulli është konkret. Ne jetojmë në Greqi dhe minoriteti grek jeton në Shqipëri. Ne jemi shumë e shumë herë më shumë se ata. Në Korçë për këtë” minoritet grek” që është shumë - shumë i vogël, është ngritur një shkollë me sipërfaqe totale që fillon me filloren, 9 vjeçaren dhe mbaron me të mesmen, me programe të miratuara nga Qeveria shqiptare. Ndërkohë në Korçë greqishtja, sa mbaj mend unë nuk është folur e përdorur kurrë. E përdorte gjyshja dhe gjyshja e tij. Shteti grek interesohet me një levë apo me një tjetër ta kultivojë gjuhën greke atje ku mendon se ka grekë. Ne si shtet shqiptar pse nuk mundohemi në një mënyrë apo tjetër, sipas shembullit të Greqisë, me ato rrugë kalimi të kultivojmë shkollat e përbashkëta shqip – greqisht këtu në mënyrë që nxënësit tanë të mund të vazhdojnë edhe universitetin në Greqi edhe universitetin në Shqipëri ashtu si edhe të ashtuquajturit grekë atje kanë mundësi të vazhdojnë universitetin edhe në
33

Greqi edhe në Shqipëri ? Pse nuk shikohet kjo mundësi nga shteti shqiptar dhe të mbetemi me këto shtatëmbëdhjetë vjet kur ke pas dhe nuk kemi pas shtet ? Lorencit (Lorenc Koka i Shkollës shqiptare të Athinës A. A) i heq kapelën për kursin e mësimit plotësues të gjuhës shqipe dhe meriton një përmendore për guximin e tij që ka çarë për shkollën shqipe këtu në Athinë. Por shkolla e Lorencit nuk ka diplomë, nuk njihet, nuk ka të drejtë nxënësi që mbaron tek Lorenci të vejë në Universitetin shqiptar, nuk ka gjuhë të folur. Vajza ime e di shqipen në majë të gishtave por din shqipen e shtëpisë, nuk di shqipen e shkollës. Ajo mbaron për tregti turistike. Është zero në shqipen e shkollës, zero në shqipen e kultivuar. Kështu që duhet parë edhe kjo anë. (Ndërhyrje: Ju mendoni që të ketë shkolla publike në Greqi?) Shkolla publike nuk do të hapen në çdo qytet ashtu si shteti grek në Australi nuk ka hapur në çdo qytet të vendit shkollë greke, ose greko – angleze sipas programeve të përbashkëta 49 me 51. Por në Janinë dhe Selanik duhet të hapen. Këta nxënës që nuk kanë interes të venë tek Lorenci sepse si bazë kanë shkollën greke, në qoftë se u hapet rruga pas shkollës së mesme me qejf dhe dëshirë do ta vazhdojnë këtë shkollë sepse i kanë dyert e hapura në të dy krahët, në Shqipëri dhe në Greqi, ashtu siç bëjnë grekët. Pse i trembemi kësaj mënyre ? Duhet një fond nga shteti fillimisht, ashtu siç duhet edhe për grekët nga shteti. Pashë para dy muajve një program për një fshat të Finlandës ku ishin 12 nxënës grekë. Dhe kur flitet në një fshat të Finlandës për 12 nxënës grekë pse të mos diskutohet për një milionë shqiptarë që të ngrihen shkolla një në Athinë e një në Selanik ? Ky është mendimi im. Artemis Duri, mësues në Korinth. Që të mos kapemi me llafe se çfarë bëhet dhe çfarë nuk bëhet, janë disa gjëra që ne kërkojmë. Janë përgatitja e metodave për të cilat folët ju. Ne do të dëshironim që shteti shqiptar të bashkëpunonte edhe me ne që punojmë këtu sepse dimë shumë
34

më mirë realitetin këtu, e jetojmë atë. Për përgatitjen e metodave do të ishte mirë të merrej edhe mendimi i mësuesve që këtu janë të shumtë. Të jenë përgatitje për nivele dhe jo për klasa. Të bëhet formim sferik i fëmijëve dhe jo detajor. Të mos i ngarkojmë me data të cilat shpejt do t’i harrojnë duke i nxjerrë pa vlerë. Këto dhe të tjera duhen sqaruar që tani. Një tjetër problem që kemi ne dhe ua kemi dhënë si premtim fëmijëve, dhe ndaj kemi mbledhur 23 fëmijë, është njohja e gjuhës shqipe si gjuhë dhe këtë vetëm ju mund ta bëni. (E ndërpresin: Nesër do të jemi në Korinth dhe do t’i trajtojmë këto gjëra) Kemi edhe shumë të tjera. Për sa i përket historisë le ta diskutojmë nesër. Duam një histori që të përshtatet sepse ne rrojmë këtu dhe nuk duam të dalim ndesh kur fëmija na thotë ne këtë e kemi mësuar kështu kurse ju pse na e thoni ndryshe? Një çështje themelore. Shteti shqiptarë nuk ka mundësi të ndihmojë nga ana monetare. Ligji grek, dhe këtë e dimë nga brenda, nga vetë grekët në bashki, 30 për qind e parvolave, të taksave që paguajnë emigrantët u takon tu kthehen përsëri mbrapsht emigrantëve. Unë si mësues nuk e kërkoj këtë në bashki. Ambasada, shteti shqiptar ka fuqi ta kërkojë këtë për ne. (Bëhen ndërhyrje nga salla me pyetjet; Ku ta kërkojmë? Si ta kërkojmë ? Kush ta kërkojë ?...)

35

AGRON BERDAJ

NUK ËSHTË KOHA E PREMTIMEVE
Në dy numrat e saj të fundit, gazeta” Emigranti” botoi përmbledhjen e diskutimeve të zhvilluara me disa anëtarë të Këshillit Pedagogjik të krijuar në Greqi dhe drejtorit të Institutit Kombëtar të Diasporës, zotit Flamur Gashi. Objekt i këtyre diskutimeve ishte mësimi i shqipes në shkollat greke. Autori i shkrimit, me të drejtë, ia lë në dorë lexuesit të shprehë opinionin rreth problemit të diskutuar. I ardhuri nga Shqipëria fliste për institucionalizimin e mësimit të shqipes në shkollat greke. Mësuesit emigrantë e shikonin çështjen në një spektër më të gjerë, në integrimin e të gjitha mënyrave për mësimin e gjuhës shqipe, duke e përjetuar nga afër realitetin dhe shqetësimet që lidhen me problemin… Realitet i prekshëm dhe politikë” qiellore” Predispozicioni dhe qëndrimi atdhetar i mësuesve emigrantë në Greqi është i admirueshëm. Ata vazhdojnë të bëjnë çka është brenda mundësive dhe aftësive të tyre teorike e shkencore. Edhe prindërit shprehin interesa të vazhdueshme që fëmijët e tyre të mësojnë gjuhën shqipe. Shtypi shqiptar në emigracion ka synuar të sensibilizojë e të përgjithësojë përvojat qoftë edhe fragmentare, por që kanë të bëjnë me një problem kaq madhor siç është shkolla dhe mësimi i gjuhës e i kulturës
36

shqiptare në emigracion. Të gjithë këta faktorë vazhdojnë të konvergojnë në një pikë. Edhe një këshill pedagogjik, mësuesit e kanë krijuar. Qëllimi është të njehsohet mendimi, të unifikohen metodat, të vihen mbi baza më të organizuara problemet e mjetet më efektive mësimore. Nga të gjithë faktorët që lidhen me këtë problem, faktori shtet është më i prapambeturi, më pak i interesuari. Shteti flet e premton, por nuk ka zgjidhur asgjë se bën politikë” qiellore”, efektet e së cilës nuk duken. Ai prezantohet sikur është i fortë dhe i interesuar për mësimin e gjuhës e të kulturës shqipe nga fëmijët e emigrantëve, por në të vërtetë është treguar i dobët, pa forcë, duke hedhur fjalë në erë. Kur them” shtet” nuk kam parasysh vetëm qeverisjen e sotme, por të gjitha ato kabinete qeverish që janë ndërruar në Shqipëri, nga viti 1992 e deri më sot. Rezultati është konkret. Kanë kaluar 18 vjet dhe problemi i mësimit të shqipes në emigracion nuk është zgjidhur ende. Në këta 18 vjet, fëmijët e emigrantëve në Greqi e jo vetëm aty, nuk kanë mësuar asgjë nga gjuha dhe kultura shqiptare. Në këtë hark kohor, gjashtë breza nxënësish dhe studentësh kanë mbaruar institutet e larta e 4 breza universitetin, pa mësuar asgjë nga kultura dhe gjuha shqiptare. A nuk mjafton kjo për të kuptuar seriozitetin dhe predispozicionin e shtetit shqiptar? Nëse qenka bërë punë, cili është rezultati praktik? Cila ka qenë zgjidhja? Cili është problemi i vërtetë? Në këta 18 vjet, kanë qenë të panumërta delegacionet deri te nivelet më të larta. Deklaratat dhe marrëveshjet rreth mësimit të gjuhës shqipe në të gjithë spektrin janë trumbetuar në çdo kohë si arritje, madje nuk kanë munguar as ngjyrimet politike të zgjidhjeve. Në të gjitha rastet, delegacionet kanë pasur në përbërje të tyre edhe ministrat e arsimit. Në deklarata qeveritare, është nënvizuar gjithmonë arritja e një mirëkuptimi
37

shembullor. Janë ende të freskëta premtimet e ish-Ministres Greke të Arsimit, që para disa vitesh pohoi publikisht se mjediset e shkollës greke do të ishin të hapura për mësuesit shqiptarë. Kështu tha edhe ministri i ri, para pak muajsh. Përvoja suedeze tregon se si brenda sistemit të mësimit dhe disiplinës së programit është krijuar një mikroprogram sipas të cilit, fëmijët e emigrantëve nga të gjitha vendet e botës që ndodhen atje, mësojnë gjuhën dhe kulturën e vendit të tyre, përmendet nga çdo politikan apo organizëm shtetëror që mbulon mësimin. Po kështu, nuk ka munguar as prezantimi i modeleve të arsimimit të fëmijëve të diasporës që jetojnë në vende të ndryshme të botës. Vetë grekët, në periferi apo në ishuj brenda vendit, kur nuk plotësohet numri i nxënësve, kanë mbyllur edhe shkolla, kurse në diasporë, edhe për 8 apo 10 nxënës kanë investuar që shkolla të funksionojë normalisht. Nga ana tjetër, për fëmijët shqiptarë, fatkeqësisht, nuk është bërë asgjë për të mundësuar mësimin e gjuhës dhe kulturës shqipe. Klasat nuk janë vënë në dispozicion të mësuesve shqiptarë, programet dhe planet mësimore, sipas të cilave pjesë e marrëveshjeve duhet të jenë të dyja dikasteret e shkollës greke dhe shqiptare, ende nuk ekzistojnë. Ajo që vazhdojnë pa ndërprerje janë premtimet, deklaratat e zhurmshme, mesazhet e mirëkuptimit mes qeverive, në shumë raste, me një paraqitje kontradiktore të çështjeve. Sipas një teze të hedhur në këtë diskutim:” …ka ardhur koha që mësimin e gjuhës shqipe ta institucionalizojmë dhe ta bëjmë legal në shkollat greke...”. A është i saktë një vlerësim si ky? Kurrsesi. Koha ka rrjedhur duke krijuar hendeqe e probleme serioze në brezat e nxënësve që kanë shkuar në këta 18 vjet. Më saktë, duhet thënë se duhet të shpejtojmë që të kapim kohën e humbur, të përpiqemi të ndalojmë erozionin kohor. Kjo do të ishte më reale, më e përgjegjshme për zgjidhjen e problemit. Nuk ka vend për përgjërime të pakuptimta deri në servilizëm ndaj qeverisë, për sjelljen e ashtuquajturave mesazhe të dollibashëve të Shqipërisë, për urdhrat që ata paskan dhënë
38

mbi zgjidhjen e këtij problemi. Këta drejtues të shtetit këtu i kishin emigrantet para 8, 4 apo 2 vjetësh, kur dhanë premtime të panumërta, por realisht, asgjë nuk bënë. Si u zgjidhka problemi me urdhra, me një të rënë të shkopit, kur çështja e institucionalizimit të mësimit të gjuhës shqipe në shkollat greke është çështje marrëveshjesh të dy palëve, çështje studimi, programesh e planesh mësimore, kur ende nuk janë hartuar e firmosur shumë akte ligjore? As edhe analiza e kushteve që bëhet duke e quajtur tashmë zgjidhjen e problemit si momentin më optimal, nuk qëndron. U pohua se tani emigrantet paskan kohë të merren me mësimin e gjuhës shqipe, se në njëfarë mënyre i kanë stabilizuar hallet dhe problemet familjare, se kanë një punë, një shtëpi, kanë dokumente e nuk jetojnë më për bukën e gojës, etj., por kjo nuk ka shumë lidhje me problemin që diskutohet. Emigranti gjithmonë ka pasur një shtëpi, një punë qoftë edhe të përkohshme. Dokumentet i kanë vështirësuar vajtjen në Shqipëri e jo qëndrimin në Greqi. Ajo kategori emigrantesh që për faj të politikave të ndjekura për vite të tëra janë pa dokumente, nuk ka përbërë ndonjë pengesë për problemin që diskutohet. Pra, moszgjidhja e problemit nuk duhet kërkuar këtu, por në vend tjetër, në papërgjegjshmërinë shtetërore, në mungesën e vullnetit e këmbënguljes, në mos vlerësimin e problemit si një çështje që krijon premisa asimiluese, në nënvleftësimin e faktorit emigrant.

39

MARRËVESHJE
MIDIS QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË GREQISË PËR BASHKËPUNIMIN NË FUSHAT E ARSIMIT, SHKENCËS DHE KULTURËS. Qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe Qeveria e Republikës së Greqisë, të quajtura tani e tutje si: “Palë kontraktuese”. · të udhëhequra nga dëshira për të zhvilluar dhe forcuar marrëdhëniet miqësore që ekzistojnë tashmë midis dy vendeve, · duke dëshiruar të nxisin bashkëpunimin në fushën e arsimit,shkencës, kulturës, medies, sporteve dhe rinisë, · duke vepruar në përputhje me nenet e Konventës Evropiane për Kulturën, Aktit Final të Helsinkit, Kartës së Parisit për një Evropë të re, Tekstit Final të Simpoziumit të CSCE për trashëgiminë në kulturë, të firmosur në vitin 1991 në Krakow, si dhe të Marrëveshjes së Miqësisë, Bashkëpunimit, Fqinjësisë së Mirë dhe Sigurisë ndërmjet dy vendeve, firmosur në Tiranë më 21 mars 1996, · Vendosën të bëjnë këtë Marrëveshje dhe kanë rënë dakord si më poshtë: NENI 1 Palët kontraktuese do të marrin masat e nevojshme për të zhvilluar bashkëpunimin në fushën e arsimit dhe të shkencës. Për këtë Palët Kontraktuese:
40

a) Do të nxisin dhe forcojnë bashkëpunimin direkt nëpërmjet institucioneve të arsimit të lartë dhe organizatave shkencore dhe kërkimore të dy vendeve. b) Do të shkëmbejnë anëtarë të stafit të mësimdhënies të universiteteve dhe instituteve teknologjike, si dhe studentë, shkencëtarë, ekspertë dhe kërkues. c) Do të japin të drejta studimi për studimet universitare dhe pasuniversitare dhe studime kërkimore brenda qëllimeve të tyre. Palët Kontraktuese do të nxisin dhe ngrenë në një nivel më të lartë studimet e gjuhës greke në Universitetin e Tiranës dhe Universitetin e Gjirokastrës dhe të gjuhës shqipe në Universitetin e Janinës. Ato do të shqyrtojnë mundësinë që Universiteti i Athinës të ofrojë studime të gjuhës shqipe. d) Do të shkëmbejnë mësues dhe ekspertë nga arsimi tetëvjeçar dhe i mesëm veçanërisht në fushën e gjuhës, historisë dhe civilizimit të të dy vendeve. Pala greke do të ndihmojë palën shqiptare për zhvillimin e arsimit teknik dhe profesional dhe trajnimin si në nivelin e arsimit të mesëm ashtu edhe në nivelin e lartë jo-universitar. e) Do të zhvillojnë aktivitete të përbashkëta shkollore, binjakëzim të shkollave dhe shkëmbim të nxënësve. f) Do të krijojnë kondita të nevojshme për mësimin e gjuhës amtare dhe qytetërimit të njerëzve që i përkasin minoritetit grek. Pala greke do të shqyrtojë mundësinë e mësimit të gjuhës amtare nga fëmijët shqiptarë që ndodhen në Greqi me prindërit e tyre për arsye ekonomike. Pala shqiptare do të shqyrtojë mundësinë e përfshirjes së gjuhës greke ndër gjuhët e tjera të huaja fakultative në shkollat e mesme. NENI 10 Për vënien në zbatim të kësaj Marrëveshje, Palët Kontraktuese do të krijojnë një komitet të përbashkët që do të
41

mblidhet alternativisht në Tiranë dhe Athinë Komiteti do të shqyrtojë çështjet lidhur me zbatimin e kësaj Marrëveshje. Ai do të përpunojë detajet e Programeve të Bashkëpunimit si dhe kushtet financiare. NENI 11 Kjo Marrëveshje hynë në fuqi përkohësisht nga dita e nënshkrimit dhe në mënyrë të përhershme nga dita kur Palët Kontraktuese kanë lajmëruar njëra-tjetrën për përmbushjen e të gjitha kërkesave ligjore të brendshme. NENI 12 Kjo Marrëveshje do të qëndrojë në fuqi për një periudhë 5 (pesë) vjeçare, pas së cilës zgjatet automatikisht për një periudhë tjetër 5 (pesë) vjeçare, në qoftë se nuk denoncohet me shkrim nëpërmjet kanaleve diplomatike të Palës tjetër, gjashtë muaj para datës së skadimit të periudhës 5 (pesë) vjeçare. Bërë në Tiranë më 4 Nëntor 1988 në dy kopje origjinale në gjuhët shqipe, greke dhe angleze, duke qenë të gjitha tekstet të barasvlershëm. Në rast mosmarrëveshje të interpretimit do të vlejë teksti në gjuhën angleze. PËR QEVERINË E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË Firmat PËR QEVERINË E REPUBLIKËS SË GREQISË Firmat

42

NISMËTARE ISHTE MIMOZA DAKO
Bisedë me veprimtaren e shquar në emigracion Dhimitra Malo
Kur e fillove profesionin e mësueses? Kam mbaruar fakultetin e filologjisë, degën e letërsisë në vitin 1978. Punova një vit në fshatin Fratar të Fierit. U martova dhe u ktheva në Tiranë. Dy vjet isha mësuese në dispozicion, bëja punën e mësuesit plotësues nëpër shkolla të ndryshme. Më pas një vit punova njëkohësisht në dy shkolla, në atë pedagogjike dhe në shkollën “ Sami Frashri “. Vitin tjetër u emërova mësuese e përhershme në shkollën “ Sami Frashri “, shkollë me emër që ka nxjerrë njerëz të mëdhenj. Cilësoheni si një ndër nismëtaret e para të mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Selanik. Kur dhe si e filluat? Në vitin 1999 për herë të parë në Greqi nisën të aplikohen
43

programet evropiane për emigrantët. Ishte një gjë e re, e papraktikuar më parë, e pa dëgjuar. Emigranti e dinte Greqinë, dhe ashtu qëndron akoma, me atë anën e errët, të shfrytëzimit, pagesave të ulëta e të tjera. Morëm vesh se në programet evropiane ishte mësimi i ligjeve, të drejtat e emigrantëve etj. Ramë në kontakt me njerëz që i mbështesnin emigrantët. Këta njerëz punonin dhe shpërbleheshin mbi bazën e programeve evropiane. Unë munda të futem në një program që quhej integro, integrimi. U bë në Selanik. Atje ishim dymbëdhjetë vetë nga shumë vende të botës. Me qenë se Shqipëria kishte dhe ka edhe sot numrin më të madh të emigrantëve, mbi 65 për qind, u vendos që të ishin pesë shqiptarë. Mes tyre ishte edhe Mimoza Dako, një vajzë e re që sapo kishte mbaruar universitetin, me dëshira të mëdha. Ajo më tha se kishin bërë një shoqatë shqiptarësh emigrantë. Unë, për të thënë të vërtetën nuk u angazhova që në fillim, pak më vonë. Në këtë kohë që ne ishim në program dhe Mimoza ishte organizatorja dhe themeluesja e Shoqatës Shqiptarët e Selanikut na u hap mundësia e organizimit të një qendre ku të gjitha shoqatat e emigrantëve nga vende të ndryshme të botës, të kishin një vend ku të mblidheshin dhe zhvillonin veprimtari. Ishte në qendër të Selanikut, vinin përfaqësues të ndryshëm të organizmave shtetërore e të organizatave jo qeveritare. Shoqata “ Shqiptarët e Selanikut “ ishte më e avancuara në drejtim të veprimtarive. Ishte iniciativa dhe ideja e Mimoza Dakos që ne të bënim mësim shqip. Ishte një iniciativë dhe veprim i guximshëm. Mimoza pati shqetësime të mëdha nga segmente të caktuara që nuk e donin mësimin e gjuhës shqipe, deri edhe tek kontrollet policore deri në shtëpi. Shkak zinin kontrollin e dokumenteve lidhur me lejen e qëndrimit por qëllimi ishte gjetkë. Ishte vendosmëria e saj ajo që bëri që puna të shkojë deri në fund dhe të hapet kursi i parë, apo siç e quanim ne shkolla shqipe në Selanik. Mimoza pastaj tërhoqi pas vetes dhe organizoi edhe mësues
44

të tjerë duke i dhënë formë të plotë organizimit për mësimin plotësues të gjuhës shqipe me fëmijët e Selanikut. Çfarë mban mend nga dita e parë e mësimit të gjuhës shqipe? Unë vetë nuk jam futur në klasë që të jap mësim. Ishin disa mësuese më të reja që sapo kishin mbaruar dhe që dinin mirë edhe gjuhën greke sepse shumica e fëmijëve dinin pak shqip. Kush ishin mësueset e para? E para ka qenë Mimoza Dako. Pas saj ka ardhur Valbona Hystuna... Unë isha sekretare e shoqatës së shqiptarëve të Selanikut. Prekëse ka qenë festimi për herë të parë i 7 Marsit sepse shkolla u hap në Ditën e Mësuesit, më 7 mars 2001. Mbaj mend si i shkruam të gjitha parullat shqip, si u aktivizuan të gjithë, si u mblodhën prindër e nxënës. Kemi edhe shumë fotografi të asaj dite. Për të gjitha këto meritën më të madhe e ka Mimoza Dako. Tani shoqëria është hapur disi më shumë por në atë kohë, kur fliste për gjuhën shqipe Mimozës një fytyrë i vinte e një i ikte. Bravo i qoftë. Ishte e re në moshë. Unë isha në moshë më të madhe e me përvojë në punë dhe nuk e kisha atë kurajë dhe guxim të Mimozës. Atë kohë unë kam bërë një shkrim “Ne mësuesit pa nxënës“ Ata e vazhduan punën kurse unë u largova dhe erdha në Athinë...

45

MËSUESE DENADA DHE 65 NXËNËSIT E SAJ
Klasa e të vegjëlve është ngjitur me klasën e të rriturve. Bankat janë vendosur në formë katrore në mënyrë të tillë që nxënësit të shohin mësuesen dhe dërrasën e zezë. Fëmijët, janë zhytur në leximin e Abetares. Gishtat e vegjël ndjekin germat ndërsa zëri cicëron. Mësuesja quhet Denada Karkalla. Është nga Vlora dhe ka mbaruar për mësuese në Universitetin e Elbasanit. Denada u mëson abetaren 65 nxënësve, të ndarë në tre grupe me nga 20 nxënës. Bën gjashtë orë mësim në javë, ditën

46

e hënë një orë, ditën e martë dy orë, ditën e mërkurë një orë dhe ditën e enjte dy orë. U mëson Abetaren… Kërkesës për të na dhënë emrat e fëmijëve ajo iu përgjigj duke na ftuar të shohim regjistrin. Pastaj na lexoi një nga një... Arqilea Sajdini, Ardi Veizaj, Anxhela Gudini, Vasiliki Karkalla, Emanuela Cakaj, Çajup Nikolla. Sara Dhima, Albano Hana, Altin Ruci, Krisato Cirici, Juriselda Feta, Hektor Mano, Spiro Beluli, Irini Xhelo, Marsela Gega, Gjin Gega, Dhimitër Xhelo, Kristina Sade, Arnold Dhaqipi… Ariola Zenelaj, Agathia Qirici, Andi Meksi, Erlinda Eleni Kabashi, Efi Beluli, Emanuela Aliaj, Ermiona Millaj, Dajana Temali, Drino Nako, Foti Meksi, Jona Salobea, Joana Dervishi, Kristina Meço, Kristina Naso, Ina Liço, Morena Ruci, Malvina Denai, Marina Xhaxhai, Merita Hasani, Maria Kaçi, Parashqevi Beluli, Paola Salobea, Artemisa Mana, Stilian Logo, Albina Budo, Idem Temali, Marsela Memlikaj, Panajot Sade, Marina Vazura, Ornela Beluli… Për mbarëvajtjen e mësimit kush ka libra i ka sjellë, kush nuk ka libra kam bërë kërkesën për t’i sjellë nga Shqipëria. Ndërkohë janë bërë edhe fotokopjime të Abetares. Më pas qarkojmë tavolinat dhe hyjmë në bisedë me fëmijët. Spiro Beluli kur e pyesim se nga është përgjigjet me zë të fortë “Jam nga Shqipëria”. Kështu përgjigjen të gjithë fëmijët, Anxhela Goduli, Emanuela Cakaj që thotë “nga Skipëria” por që Sara ia korrigjon duke i thënë “nga Shqipëria”. Vasilikën nga Vlora që është në klasë të parë në shkollën greke kur e pyesim si është Abetarja ajo me një sinqeritet fëminor thotë “ Shumë e mirë ! Më e mirë se abetarja greqisht…” Kriseldës që duket sikur cicëron kur e pyet nga je dhe të përgjigjet “Nga Shqipëria” me një diksion të plotë Abetarja i duket “ e bukur, e mirë...” Për Dhimitrin shoku i bankës na tha se “ka turp”. Por Dhimitri fliste kaq serbes dhe lexonte kaq bukur abetaren sa shoku i tij që e kishte ngjyer fletën e librit me bojë do të ulte kokën i turpëruar. Albano Hanaj thotë se është nga Shqipëria
47

dhe Tepelena, kurse Arqilea thotë se është nga Fieri … Gjini thotë se është nga Berisha. Ai mëson germat e shqipes bashkë me të motrën Marsela Gjekën nga Shkodra… Drejtoresha e shkollës Stella Protonotariu, duke u përshëndetur me të dha këtë prononcim para mikrofonit të gazetarit: “ Ju faleminderit shumë për ndihmën që na dhatë. Duam që nisma jonë të mos qëndrojë këtu por të shkojë edhe në shkollat e tjera në Athinë dhe në të gjithë Greqinë. Kështu do të rritet kultura dhe bashkëpunimi me vendet e tjera nga vijnë të rriturit dhe fëmijët. Fëmijët duhet të vazhdojnë mësimet, të shkruajnë e lexojnë në gjuhën e nënës së tyre. Mendoj se është shumë e rëndësishme që të mësohet gjuha e nënës…” Shënim: Këto meditime i takojnë prillit të vitit 2003. Rastësisht i gjeta në arkivin e kompjuterit dhe po ua përcjell lexuesve. Shkas u bë një informacion i përcjellë në komisionin parlamentar grek për politikat e emigracionit ku Grava merrej si shembull, si model për t’u ndjekur në procesin e të mësuarit shkrim e këndim shqip. Për këtë problem madhor të emigracionit shqiptar shumë flitet dhe pak bëhet, shumë pak. Nëntitull të shënimeve kisha vënë “ Sheh lulja lulen e mbushet livadhi… lulëzon mali”…Ëndërroja që të “mbushet livadhi e të lulëzojë mali”…Mos ma vini fajin që ëndrra nuk është bërë zhgjëndërr. Mos më merrni nëpër gojë nëse përsëri ëndërroj dhe duke ëndërruar zgjova arkivin e kujtimeve… Shënim 2 (mars 2008): Shpresova që të mbushej livadhi e të merrte aromë lulesh mali. U zhgënjeva. Grava ishte një eksperiment me konkluzione të paramenduara. Ajo i mbylli dyert për shkollimin shqip të fëmijëve shqiptarë.

48

“KËSHILL PEDAGOGJIK” NË EMIGRACION
Ata nisen të shtunën më 21 korrik 2007 për të zbritur në Durrës të nesërmen e për të qenë pjesë e seminarit kombëtar në ditët 23 – 27 korrik 2007. Nisen nga pika të ndryshme të Greqisë. Do të dëgjojnë dhe do të flasin, do të marrin dhe japin përvojë... Po kush është “Këshilli Pedagogjik” i mësimit të gjuhës

49

shqipe në Greqi? Ata janë: Në Athinë: Jovan Mëhilli, Natasha Ashiku, Flutura Tafilaku, Enkelejda Martopulu, Tatjana Sadikaj, Julia Jovani, Desantila Topalli, Margarita Vero.Në Selanik: Mimoza Dako, Leonidha Beta, Jorgji Pëllumbi, Dashamir Zaçe, Valbona Hystina, Mimoza Demollari. Në Halkidhiki: Donika Gjika, Violeta Plaku, Nazmi Halilaj, Ermira Halilaj. Në Korinth: Artem Duri, Marinela Duri. Në Trikalla: Edlira Thoma. Në Larisa: Agim Dedaj Në Elefsina: Qerazela Malaj. Në Livadhja: Mimoza Musaraj. Në Volosi: Genc Marku, Eduard Tafaj. Në Kavalla: Liliana Risto.

50

JOZEFINA TOPALLI – DJE...PO SOT?
Nënkryetarja e Parlamentit shqiptar, Jozefina Topalli, i drejton disa pyetje publike ministrit të Jashtëm Ilir Meta, pyetje që kanë lidhje sa respektohen liritë dhe të drejtat e shqiptarëve në Greqi. Këto pyetje ajo i drejton për shkak se mendon se qeveria shqiptare nuk ka hartuar ende një plan konkret për t’u njohur me gjendjen e shqiptarëve në vendet e tjera të botës, veçanërisht ato të rajonit, ku një pjesë e shqiptarëve u nënshtrohen diskriminimeve të ndryshme. Ja disa nga pyetjet që bëri dje nënkryetarja e Parlamentit dhe e PD-së: - Sa është përpjekur qeveria shqiptare për të mbrojtur liritë dhe të drejtat e shqiptarëve jashtë Shqipërisë? - Si trajtohen ata në vendet ku jetojnë dhe cila është politika e qeverisë për këto çështje të rëndësishme? Cili është numri i shqiptarëve që janë detyruar të kthejnë emrin e tyre nga shqiptarë në grekë, jo vetëm në kufijtë e Shqipërisë, por edhe nëpër bashkitë e qyteteve të ndryshme të Jugut? A ka ndonjë shkollë shqipe në Greqi ku jetojnë dhe punojnë rreth 400 mijë shqiptarë dhe sa janë në numër këto shkolla? Sipas saj, këto pyetje mund të përbëjnë objektin edhe të ndonjë interpelance me ministrin e Jashtëm Ilir Meta. Por e rëndësishme për Topallin është që qytetarët shqiptarë duhet të njihen me politikën e qeverisë shqiptare për shqiptarët që jetojnë dhe punojnë jashtë Shqipërisë.
51

Ajo thekson se, përveçse ka një lloj diskriminimi ndaj shqiptarëve nga shteti që i pret, ata diskriminohen edhe nga ambasadat shqiptare në vende të ndryshme, të cilat për një dokument të thjeshtë i lënë të presin me ditë. Ky reagim i Topallit vjen menjëherë pas vizitës së përfaqësuesit të lobit grek në Amerikë, Nikolas Geixh, i cili u ka kërkuar autoriteteve shqiptare të bëjnë edhe njëherë regjistrimin e popullsisë, pasi, sipas tij, vetëm 30 për qind janë minoritarë grekë. Marrë nga shtypi

52

Prof. Dr. SHEFIK OSMANI JOVAN MËHILLI, Pedagog

GJUHA SHQIPE DHE PROBLEMET E MËSIMIT TË SAJ NË DIASPORAT E REJA SHQIPTARE
Fundshekulli i kaluar, ose më saktë dhjetëvjeçari i fundit i shekullit XX dhe fillimi i mileniumit të tretë, në historinë e popullit shqiptar shquhet si periudha e hemorragjisë së madhe, e eksodeve biblike, e largimit, e ndarjes, e ikjes, e lamtumirës, e braktisjes që qindra – mijëra shqiptarëve nga Shqipëria. Ikën individë dhe familjarë. Në mjaft raste edhe trungje të tëra familjare. U shkulën nga vendlindja e tyre, nga trojet etnike ku banonin prej
53

shekujsh. Preferuan me dëshirë o pa dëshirë të quhen; muhaxhirë, emigrantë, auslendë, refugjatë, mërgimtarë, azilantë, punëtorë krahu etj. Diasporave të vjetra iu shtuan të rejat. Ata që shkuan në Greqi iu aneksuan arbëreshëve të shekujve XIII, XIV, ata të Italisë iu shtuan arbëreshëve të Kalabrisë e Sicilisë. Por globi është i madh dhe kështu u krijuan diaspora të reja në Kanada, ShBA, Gjermani, Zvicër, vendet Skandinave etj. Nën shembullin e mërgimtarëve të hershëm edhe mërgimtarët e rinj krijojnë klube, shoqata, nxjerrin gazeta, organizojnë kurse, kremtojnë Ditën e Flamurit, por dalëngadalë ata humbasin gjuhën, u errësohen vizionet e vendlindjes, dyzohen. Shkolla e huaj, mjedisi i huaj, marrëdhëniet, kontaktet dhe jeta e sotme i vë përpara. U mbetën vetëm simbolet; Flamuri, Gjuha, një pjesë e trungut. Por simboli i përditshëm, simboli që uron, që përgëzon, që identifikon, që ngushëllon, është Gjuha, është Shqipja. Por si flitet ajo në këto enklava të reja shqiptare? Si dhe sa shkruhet?Cila është kurba e ruajtjes dhe trashëgimisë së saj? A e përfaqëson atë ndonjë lob i fuqishëm apo ajo krenohet si një relikë e çmuar individësh e pa lidhur me historinë, me gjeografinë e vendlindjes etj.? Ta shohim këtë në diasporën e re shqiptare në Greqi, ku ajo numëron afër gjysmë milioni shqiptarë.

Diaspora shqiptare në Greqi
Historia dëshmon se ngulimet shqiptare në vende të huaja janë të vjetra, disa shekullore. Folklori ynë është i pasur me këngët e kurbetit. Vargjet e tyre me melodinë vajtuese të brengosin : Oh, shka kan’ bjeshkt, o bre që ushtojnë. ... Oh, muhaxhirt, o bre kah po shkojnë, Oh, kan’lan’tok – o, bre, kan lan’shpi
54

... Desin n’bor’, o bre, desin në shi – e, Desin pleq, o bre, desin t’ri – e ... U desin fmija, bre, nanave n’gji – e ... Çdo krahinë ka thurur dhimbjet e kurbetit me vargje të dhimbshme, me shpresa të humbura për të mos bashkëjetuar më. Këtij fenomeni i përket edhe diaspora shqiptare në Greqinë Jugore, numri i arvanitasve të së cilës, një shekull më parë arrinte në 200 mijë. Toponime shqipe gjenden tej e mbanë në trevat e Greqisë. Të tilla janë: Lagjia Plakë e Athinës, ose fshatrat Mazarak, Shalës, Lopës, Dreza, Ferëza, Kryekuqi etj. që përmend edhe autori Petro Furiqi (1878 – 1936). Autorë të ndryshëm që kanë shkruar për ngulimet në këto anë dëshmojnë se arvanitasit ishin punëtorë dhe bujq të aftë, ata nuk u kthyen në bujkrobër. Në veprën e tij “ Politiqi istoria tis eleniqis epanastaseos “ (f. 66) autori T. Pipineli dëshmon, sipas Dh. Grillos, se “ ...gjaku i ri i një populli punëtor vërshoi e u dha ushqim të ri vendësve që merreshin me bujqësi “. Një autor tjetër, G. Depingu, shkruan se arvanitët përdornin mirë si pushkën ashtu edhe kazmën. Kjo racë luftarake di të punojë mirë tokën dhe të ecë përpara “. Kësaj diaspore, në fundshekullin që perëndoi, iu shtua një diasporë e dytë shqiptare, pothuajse trefishi në numër i së parës. Shumica dërmuese të rinj. Jo nga një zonë, por nga e gjithë Shqipëria. Nuk u ngulën në një krahinë por u shpërndanë në tërë territorin e Greqisë, nga Korfuzi deri në Aleksandropolis, nga Selaniku deri në Spartë, nga Janina deri në Rodos... Shumë prej tyre nuk njihnin as kush qe Aleksandër Ipsilanti apo Bubulina, Teodor Kolokotroni apo Marko Boçari, Xhavella e të tjerë. Ata kishin shkuar për të punuar, për të derdhur djersën e tyre në plantacionet e fermerëve grekë, në ndërmarrjet e ndërtimit, në metronë e kryeqytetit të tyre etj. Në kohën e lirë
55

ata grumbullohen në sheshe për tu çmallur me njeri tjetrin duke kujtuar shkollat e tyre në vendlindje, shokët që kanë lënë atje, mësimet që kishin ndërprerë. Duke suvatuar muret e ndërmarrjeve greke malli i degdiste në Shqipëri... Vitet kalojnë... Fëmijët rriten. Duan të mësojnë në gjuhën e tyre amtare, në gjuhën shqipe. Duan të recitojnë Naimin, De Radën, Fishtën, Asdrenin, Çajupin, Mjedën, Kadarenë, Agollin...Por ata tanimë e kanë të vështirë. Kanë nevojë të mësojnë shumë gjëra. Janë gjithsej 42 mijë fëmijë shqiptarë të moshës shkollore, nga të cilët 22 mijë që i përkasin shkollës së mesme, gjimnazeve e shkollave tekniko – profesionale. u shkon i gjithë ky kontingjent nxënësish? Çfarë bëjnë 1500 mësues emigrantë? Punojnë llaç e mbledhin fruta. Pastrojnë shtëpitë greke e nanurisin fëmijë grekë. Vërtet ka edhe studentë shqiptarë në shkollat e larta me bursa të NATO –s, ka edhe nxënës të tjerë të shkëlqyer që premtojnë shumë si Odise Cenaj etj. por ku do të përfundojë kultura, inteligjencia, pasioni, formimi i tyre i përgjithshëm? Ku? Kush kujdeset për ta? Kush do t’i përkrahë? Kush do t’i integrojë që formimi i tyre i përgjithshëm t’i shërbejë vendlindjes së tyre, bashkatdhetarëve të tyre, atdheut të tyre? Ky numër i madh të rinjsh që i përkasin moshës shkollore, nuk njihet me gjuhën e tij amtare, me historinë e vendit të tij, me kulturën shqiptare, me artin dhe zakonet e pasura të vendlindjes së tij. Në vende të tjera ku janë shpërndarë shqiptarët si në Zvicër, Gjermani, Belgjikë, vendet Skandinave, Austri etj. ka shoqata të arsimtarëve shqiptarë të emigruar që në bashkëpunim me filantropistë vendas kanë mundur të ngrenë rrjete të tëra shkollash shqipe të mësimit plotësues dhe të bashkëpunojnë me kolegët e tyre zviceranë, gjermanë, austriakë etj. dhe të përkrahur prej shtetit mikpritës kanë arritur të përgatisin dhe të botojnë tekste për këto shkolla në bazë të programeve të miratuara nga ministritë e tyre dhe të shtetit shqiptar.
56

Shkollat shqipe të mësimit plotësues
Cilat janë këto shkolla? Cila është përmbajtja, struktura dhe strategjia e tyre? Shkolla të mësimit plotësues ka pothuajse në të gjitha vendet ku ka emigracion, kjo konform disa të drejtave ndërkombëtare. Diasporat e reja pra duhet të hapin shkolla të mësimit plotësues në gjuhën e tyre amtare. Kështu në shumë vende të Evropës ka shkolla në gjuhën greke, italiane, turke, sllave, spanjolle, portugeze etj. për emigrantët përkatës. Në shumë vende, krahas tyre ka edhe shkolla shqipe të mësimit plotësues. Me dhjetëra shkolla të tilla shqipe ka në të 26 kantonet e Zvicrës, në landet e Gjermanisë. Përmbajtja e tyre mbështetet në plan – programe të hartuara nga specialistë të didaktikës dhe njohës të veçorive që paraqesin proceset e mësimdhënies me fëmijët e familjeve të emigruara. Tekstet e shkollave shqipe të mësimit plotësues mbështeten në këto programe analitike për klasën I – X, të cilat përfshijnë këto linja kryesore: a. Leximi (kl. I – II – III), leximi letrar (kl. IV – VI), letërsi artistike (kl. VII – X). b. Gjuhë shqipe (kl. II – X) c. Lexime historike (kl. III – X) d. Lexime gjeografike (kl IV – X) e. Kulturë muzikore (kl. I – X) f. Kulturë figurative (kl. I – X) g. Edukim artistik (kl. IV – X) h. Bota shqiptare (kl. IX – X) - Shkrimtarët shqiptarë, kultura dhe shkenca, arti shqiptar, albanologët për Shqipërinë dhe shqiptarët. i. Aktivitete të lira (jashtë shkollore) Duke u mbështetur në këto linja synohet: a. Leximi dhe letërsia artistike - Në tri klasat e para mësuesi të ngulë këmbë në aftësimin nxënësve me shprehitë e të lexuarit drejt , pa gabime,
57

rrjedhshëm, me theks dhe relativisht shpejt. Nxënësit duhet të aftësohen që të shkruajnë pastër dhe pa gabime, të mësojnë përmendësh alfabetin dhe të përdorin mirë shenjat e pikësimit. Në fund të klasës së tretë nxënësit duhet të aftësohen për të kuptuar mirë përmbajtjen e një pjese të shkurtër dhe për ta ritreguar atë me fjalët e tyre. - Në tri klasat e mesme nxënësit duhet të kenë përvetësuar mirë mekanizmin e të lexuarit, të jenë në gjendje të bëjnë diktime dhe të ndërtojnë hartime të shkurtra, të nxjerrin idetë kryesore nga një pjesë e lexuar dhe të formulojnë vetë pikat e planit si dhe të ritregojnë me fjalët e tyre çfarë kanë lexuar. Gjithashtu të aftësohen për të shtuar gjëra të reja jashtë tekstit. - Në tri klasat e larta, duke pasur parasysh se nxënësit kanë fituar njohuri edhe nga shkolla e huaj, duhen aftësuar për të bërë analizë, për të dalluar stilet, për të pasuruar fjalorin në përkatësi edhe me fjalorin e huaj, për të dalluar dhe vlerësuar figurat letrare etj. b. Gjuha shqipe. – Është lëndë bazë për formimin gjuhësor të nxënësve..Por, në kushtet tona, sasia e orëve të mësimit është shumë e pakët. Disa nocione teorike që janë të përbashkëta me ato të gjuhëve të tjera, duhet të fitohen nëpërmjet fjalorit krahasues dhe zgjidhjes së ushtrimeve. Aparati pedagogjik në këtë rast ka vlerë të madhe. Ai duhet të shfrytëzohet prej nxënësit si një mjet pune. Për të arritur këtë, mësuesi duhet tu shpjegojë mirë kuptimin e kërkesave. Puna individuale, vetëveprimi dhe vetëkontrolli në këtë lëndë kanë rëndësi të veçantë. Puna e mësuesit në kontrollin e detyrave është domosdoshmëri për cilësinë e përvetësimit të njohurive nga nxënësit. Puna heshtazi këtu merr një vlerë të veçantë. Mësuesi duhet të shfrytëzojë edhe lëndën e leximit për të përforcuar njohuritë gjuhësore të nxënësve. Lidhja ndërlëndore përmes këtyre dy lëndëve duhet të jetë organike dhe e vazhdueshme. c. Leximet historike – Kanë veçorinë e tyre. Puna e drejtpërdrejtë me atë në heshtje është pothuajse në të njëjtën balancë. Shpjegimi i mësuesit gjatë punës së drejtpërdrejtë bëhet
58

i kapshëm në se ai ngjall emocione. Nxënësit janë të etur për të ditur për pararendësit e tyre, për të njohur bashkatdhetarët, për të mësuar si duhet folur e çfarë qëndrimi duhet mbajtur kur diskutohet për kombin, traditën, trashëgiminë, kulturën, shkencën, artin, duhet të aftësohen për të bërë krahasime, debate etj. Mësuesi duhet të përpiqet për të zhvilluar te nxënësit bisedën përmes argumentit, faktit historik, dokumentit real, arsyes, gjë që ai do ta arrijë përmes shpjegimit të qartë, konkretizimit të mësimit, referencave etj. Prandaj këtu rëndësi ka puna e drejtpërdrejtë e mësuesit. Por, ajo mbetet pa vlerë në se mësuesi nuk e udhëheq nxënësin në punën e pavarur individuale, me metodën e punës në bibliotekë, në shfrytëzimin e bibliografive, shtypit mass medies etj. d. Lexime gjeografike –Kanë edhe ato veçoritë e tyre. Por këtu puna individuale mund të shfrytëzohet më me efekt. Duhet pasur parasysh se kemi të bëjmë me harta, me pasqyra, me vizatime. Kështu kur ka një orë gjeografie mësuesi duhet të bëjë kombinimin: punë direkte – punë heshtazi, në dobi të kësaj të dytës. E rëndësishme është se ora e gjeografisë së një klase nuk duhet të zhvillohet në të njëjtën ditë as me gjeografinë e një klase tjetër dhe as me historinë sepse tërheq vëmendjen. Ajo, sikurse historia, mund të zhvillohen në kohë me kulturën figurative, ose me gjuhën apo leximin. Kur ka një temë të ngarkuar ajo zhvillohet në orën e fundit me punë direkte (15 – 20 minuta), ndërsa klasat e tjera punojnë në heshtje. e. Kultura muzikore – Do të zhvillohet njëkohësisht në 6 klasat (I – VI ose IV – IX)sipas rastit. Megjithatë në çdo tekst janë paraparë 5 këngë (rreth tre këngë janë të reja, 1 – 2 janë pjesë për figura të shquara të muzikës). Zakonisht kënga planifikohet për në orën e fundit të ditës mësimore. f. Kultura figurative. – Punimet që janë planifikuar për këtë rubrikë kanë shumë funksione: edukimin estetiko – artistik, edukimin patriotik, kanë karakter njohës historik. Ato, pas fillimit të punës në shkollë mund të vazhdohen në shtëpi. Nuk
59

është e thënë të kufizohemi vetëm në vizatime. Të zhvillohet talenti i nxënësve. Duke u mbështetur në të mund të përdoret plastelina, qëndisja, akuareli,puna e dorës, etj. g. Lëndët: Shkrimtarët shqiptarë, kultura dhe shkenca, arti shqiptar si dhe albanologët për shqiptarët – zhvillohen në klasën IX – X. Me njohuritë që japin ndihmojnë në formimin e nxënësve në kuptimin intelektual. Këto klasa kanë rëndësi të veçantë prandaj edhe grupi i lëndëve shtrohet në një plan të ri. Puna e pavarur, individuale në këto klasa merr dimensione të reja. Nxënësi i këtyre klasave duhet të shfrytëzojë në maksimum njohuritë dhe shprehitë e fituara në shkollën e shtetit mikpritës. Tema që do të hartojë nxënësi në mbarim të kësaj shkolle, duhet të vlerësohet me notë të veçantë. h. Aktivitete të lira .- Shkolla shqipe e mësimit plotësues nuk mund të konceptohet pa veprimtari jashtëmësimore e jashtëshkollore. Kjo veprimtari, siç e thotë vetë fjala, zhvillohet jashtë orarit mësimor, brenda ose jashtë lokalit shkollor. Është e kuptueshme që kjo veprimtari bashkërendohet me ato shkollore dhe i ndihmon ato. Ky aktivitet ngjall tek nxënësit emocione, nxit nisma individuale, kalit vullnetin dhe nxit entuziazmin dhe krenarinë. Gjatë viteve 1994 – 2000 për këtë shkollë janë botuar dymbëdhjetë tekste: - Abetare për nxënësit fillestarë në mërgim - Plotësori i abetares. - Zemra ime I, II, III (libra leximi) - Shkollë e jetë për klasat IV, V, VI. - Leximi im, për klasat III – IV - Shqip – Tekst për nxënësit shqiptarë në mërgim. - Shpresat tona. - Tekstet për shkollën shqipe të mësimit plotësues janë botuar edhe në Suedi. Në Greqi, ku në mes emigrantëve ka me mijëra nxënës e mësues shqiptarë, ekzistojnë mundësi të mëdha për të organizuar rrjetin e shkollave të mësimit plotësues, me që
60

përvoja e shkollave shqipe në Gjermani, Zvicër, Belgjikë, Holandë, vendet Skandinave është mjaft e pasur. Nëse do të dëgjonim kërkesat e fëmijëve të privuar nga mësimi i gjuhës shqipe në shkolla, në se do të dëgjonim lutjet e tyre të shprehura në tubime, takime, festa etj. do të brengoseshim edhe ne dhe nuk do të mbetnim të ndjeshëm. Janë njerëzore, të sinqerta dhe shumë kuptimplota kërkesat e një fëmije 13 vjeçar i cili me rastin e Vitit të Ri 2001 iu drejtua prindërve, politikanëve dhe bashkëmoshatarëve të vet që ishin tubuar në ambasadën shqiptare në Athinë, me këto fjalë. “- O prindër! Ju punoni për ne, lodheni, mundoheni dhe djersitni, por ju lutem mos i shpenzoni të tëra forcat në punë. Leni pak forca që të merreni edhe me ne, na flisni më shumë e na mësoni gjuhën tuaj, gjuhën tonë, gjuhën amtare shqipe. Bëni çmos që të mos e harrojmë atë. - O pushtetarë! O politikanë! Kini mëshirë për ne që po humbim nga dita në ditë gjuhën tonë, që historia na tregon se e kemi trashëguar brez pas brezi. Bëni diçka që të mos mbetemi të verbër. Na organizoni kurse, shkolla që t’ju kujtojmë se na keni ndihmuar për t’i thënë bukës - bukë dhe ujit – ujë, nënës – nënë dhe unit – shqiptarë. - O shokët e mi! O bashkëmoshatarët e mi! Të bëjmë çmos secili nga ne që ta mësojmë gjuhën e bukur shqipe, ta ruajmë atë, ta flasim atë, ta shkruajmë atë se ajo është më e bukura nga të gjitha gjuhët e tjera të botës.” Prill 2001 (Botuar për herë të parë në shtypin e emigracionit në Greqi. Botohet sipas origjinalit që ruhet në arkivin e Këshillit Pedagogjik.)

61

GJUHA SHQIPE ËSHTË E BUKUR...
Profesor! Jemi këtu në një seminar ku pasqyrohet rruga e mundimshme drejt gjuhës shqipe në emigracion. Do të desha një panoramë të jetës suaj në fushën e pedagogjisë, si i hyre pedagogjisë dhe si arrite të jesh një ndër njerëzit më të nderuar të kësaj fushe? Pedagogjia nuk ka qenë ëndrra ime. Unë kam mbaru lice klasik. Në lice mësonim gjuhën latine dhe gjuhën greke. Shumë kujtime kam prej asaj kohe, në mënyrë të veçantë për pedagogët e mi të cilët kanë qenë me të vërtetë të nivelit të lartë. Për shembull greqishten me tekstin e shkruan nga Ksenofonti e kemi bë me Pashko Gecin. Kemi bë edhe latinishten me Pashko Gecin fillimisht dhe pastaj me Henrik Lacin dhe me të tjerë. Duke bë këto ne kemi marrë një kulturë të veçantë për zhvillimin e letërsisë dhe mënyrën e vlerësimit të punimeve. Mua më kujtohet se vepra e madhe ose një nga kryeveprat e Homerit, Iliada, është përkthyer në gjuhën shqipe. Ne kemi bë për shembull këngën e njëzetekatër dhe mu më kujtohet vrasja e Hektorit e përkthyer ma bukur në dialektin gegë, veçanërisht
62

në njëmbëdhjetë rrokshin e parë. Dhe thotë: “ Hektor im bir të lutem kij ti mëshirë për mua...” Është e ama që flet tani, është Hekuba në mos u gabofsha se atje kanë ardhur për me u lutë që të kthehet brenda ledheve të Trojës edhe e ama Hekuba, edhe i ati Priami, edhe e shoqja – Andromaka. E ama i zbulon gjirin dhe i thotë “ Hektor, im bir, të lutem kij ti mëshirë për mua. Ndero... (vazhdon për afro dy minuta vazhdoi të recitojë vargjet e bukura homeriane). Është e gjë e bukur, shumë e bukur. Ne e kemi studiuar me një dashuri shumë të madhe dhe na vjen keq që grekët nuk u lejojnë për shembull çamëve dhe shqiptarëve të tjerë të mësojnë gjuhën shqipe sepse gjuha shqipe është e bukur, jashtëzakonisht e bukur. Po të dëgjosh për shembull vargjet e Fishtës, vargjet e Naimit, vargjet e Mjedës asht bukur. Fishta thotë në një vend. Dersa të mundem me ligjërue dhe gjallë me frymë un jam kurrë Shqypni s’kam me t’harrue edhe n’vorr me t’përmend kam. Janë fjalë të bukura këto. Por jo vetëm ato por edhe të të tjerëve. Ku jeni mbështetur për të bërë tekstet e mësimit plotësues të gjuhës shqipe? Unë kam bërë tekstet për gjuhën shqipe të mësimit plotësues. Për këtë kam shkuar vend për vend. Kam shkuar në Itali. Kam kenë në Zvicër, kam kenë në Gjermani, në Belgjikë, Holandë. Të gjitha këto i kam shëtitë, bile jo vetëm këto por kam qenë edhe në Kajro, edhe në Suedi dhe kam pa edhe shkollat ku mësohet gjuha shqipe. Fatkeqësisht ne nuk kemi tekste tamam si duhen për këtë shkollë. Ne flasim me të drejtë për internetin, bota ka përparuar, por ne duhet t’i mësojmë të gjithë, të gjithë nxënësit të cilët janë me internet e pa internet. Ata duhet të mësojnë të kaluarën e tyre, të mësojnë gjuhën
63

shqipe, të mësojnë kush ka qenë Skënderbeu. Të mësojnë çfarë thonë të huajt për ne, çfarë thotë për shembull Johan Gustav Majeri, çfarë thotë për shembull Holget Peterseni, çfarë thotë Johan Turmani. Këto duhet me i ditë. Kemi shumë sende për tu thanë. Do të na thonë neve për shembull se sa shqiptarët e kanë ndihmuar Evropën. Mjafton lufta që ka bë Skënderbeu, qëndresa e tij, forca e tij që u vu kufirin ushtrive osmane që askush nuk mund tu delte përpara. Skënderbeu i ndaloi dhe i solli një shërbim të madh Evropës. Ato u zhvilluan normalisht në sajë të luftës që bëri Skënderbeu. Besoj që të gjitha këto duhen reflektuar. Jeni takuar këtu me shumë mësues që kanë ardhur nga Greqia. Çfarë morët nga prania e këtyre në këtë seminar? Ky është një seminar vazhdim i seminareve të tjerë. Por nga seminari i Bernës që është bërë në vitin 2003, nga seminari i Prishtinës që është bërë në 2005-n, në mos u gabofsha dhe ai i Prizrenit ky ka një rëndësi të madhe për arsye sepse kemi një tubim mbarëshqiptar por duhet të kemi parasysh që edhe atë që duhen tekstet, duhen plan-programet. Mendoni që duhet të kalojmë nga seminaret teorike në veprimtari praktike të të mësuarit të gjuhës shqipe? Për shembull po marrim plotësorin e Abetares. Gjuha shqipe ka 36 tinguj fonema. Dhe duke pas 36 tinguj ai duhet që të 36 tingujt, pavarësisht se mëson në Itali ose në Gjermani, Zvicër, Danimarkë, Greqi vende që kanë nga 24 fonema, tinguj. Këto tinguj nuk mjaftojnë me e shqiptuar tamam si duhet gjuhën shqipe. Kështu që duhet me punuar me plotësorin e abetares. Ne mendojmë dhe kam bë para gjashtë vjetësh në Gjermani plotësorin e abetares. Por për të qenë i saktë, për të qenë në se kam të drejtë me e bë këtë apo jo unë kam marrë edhe katër mësues të tjerë, që dy janë këtu e dy nuk janë këtu të cilët i kam pyetur dhe kemi bërë një proces verbal dhe ata i kanë mësue edhe tinguj të cilët nuk i ka gjuha gjermane. Në të
64

njëjtën kohë kam parë se nuk mjafton një orë mësimi i gjuhës shqipe me klasa të bashkuara. Por ne duhet t’u bindemi atyre ligjeve që ka shteti mikpritës. Çfarë mendoni se duhet të bëjë shteti shqiptar? Ka plot sende që duhet të bëjë. Duke njohtë gjendjen ai nxjerr edhe detyrat. Këto detyra duheshin zbatuar që ma përpara. Ne shkolla shqipe të mësimit plotësues kemi pas edhe tridhjetë vjet ma përpara por ato shkolla ishin në luftë për me u shkëput nga Jugosllavia. Dhe këtë punë e bënin vetëm shqiptarët e Kosovës. Këtë duhet ta bëjnë edhe shqiptarët e Shqipërisë. Cila është vepra juaj në fushën e gjuhësisë dhe të pedagogjisë? Unë në fakt jam didakt. Unë kam shkruar edhe monografi, kam shkruar edhe tekste mësimit, kam bë edhe fjalorin e pedagogjisë i cili është i pari fjalor i pedagogjisë në gjuhën shqipe. Fjalori, në atë kohë që u botua ishte një guxim i madh por latinët thonë...guximtarët i ndihmon fati. Si guxove ta bësh këtë? Nga nevoja, ajo më shtyni. A mendoni për një botim të dytë të tij? Botimi i dytë donë punë për arsye se për atë fjalor unë kam punuar 15 vjet. Dhe së bashku me mua ka punuar edhe gruaja ime. Ajo i shtypte dhe i redaktonte. Cila është vepra juaj më e dashur? Janë shumë. Për shembull “Reflekse etnopedagogjike” është botuar vëllimi i parë dhe tashti do të botohet edhe vëllimi i dytë. Aty janë 42 autorë të cilët dëshmojnë se shqiptarët kanë punuar edhe për pedagogjinë. Ne nuk jemi popull i pakulturë. Ne jemi një popull i kulturuar, një popull që kemi hëngër me dhëmbë diturinë. Ne i kemi hapur shkollat kur nuk na lejonte
65

as turku, as greku dhe as serbi. Ne i kemi hartuar ato si vepër. I kemi hapur shkollat, i kemi botuar tekstet. Ka plot sende. Çfarë do tu uronit mësuesve që punojnë në Greqi në vitin e ri shkollor? Do t’u uroja që nxënësit shqiptarë që janë atje, se atje janë nja 650 mijë emigrantë normalisht, që njihen, çka do të thotë se ne kemi mbi njëqind mijë nxënës, ato të mos asimilohen siç nuk janë asimiluar të parët e tyre. Çfarë duhet konkretisht të bëjnë? E para e punës me zbatuar ligjet ndërkombëtare çka do të thotë të hapen shkollat, të botohen tekstet, të dërgohen abetaret, të bahet fjalori plotësor i abetares, të botohen tekste historie, të njihet historia e Shqipërisë dhe ndihmat që i ka dhanë Shqipëria Greqisë. Durrës, korrik 2007

66

SA LARG JEMI PËRBALLË “GJUHËS SË NËNËS”?
- Shënime nga seminari i parë i 16 marsit 2008 me mësuesit e mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Greqi
E kam ndjekur për disa vite radhazi problemin më të mprehtë për të ardhmen e brezit të ri të emigrantëve në fushë të vlerës së fjalës shqipe, të të shkruarit dhe të folurit shqip, të asaj që shprehet me dy fjalë që përbëjnë enciklopedi “GJUHA E NËNËS”. Sa pranë dhe sa larg jemi përballë “Gjuhës së Nënës”? E kërkova përgjigjen e kësaj pyetjeje në një seminar

67

kombëtar (në kuptimin e plotë të fjalës pasi pjesëmarrësit ishin mësues mërgimtarë në Evropë nga Kosova dhe Shqipëria) në seminarin për mësimin plotësues të gjuhës shqipe zhvilluar në korrik të vitit të kaluar në Durrës, E kërkova në referatet dhe kumtimet, nga Kosova kryesisht dhe nga Shqipëria anësisht. E kërkova në një sërë bisedash me mësues të thjeshtë të “Gjuhës së Nënës” që nga shtetet skandinave e deri në shtetet e Evropës Qendrore; Gjermani, Zvicër, Francë, Austri, Angli etj. Bisedat i kam bërë publike nëpërmjet gazetës “Emigranti “ në hapësirën kohore të disa muajve. U befasova me hapat që kishin bërë ata mësues e mësuese emigrante në mësimin plotësues jo vetëm të të shkruarit dhe lexuarit të “Gjuhës së Nënës”, por edhe të hapësirës që ajo krijon për njohjen e botës shqiptare, njohjen e historisë dhe gjeografisë, të kulturës dhe të traditave, të këngëve dhe valleve, të vlerave të një vendi dhe një populli të vjetër sa edhe njerëzimi i kontinentit evropian. Më bëri përshtypje se të mësuarit shqip niste nga klasa e parë për të përfunduar në klasën e 11 – të. Por ajo që më tërhoqi më shumë dhe, edhe sot tund kokën mendueshëm, ishte organizimi dhe drejtimi i këtyre shkollave (thoni po të doni edhe kurse) të mësimit plotësues të gjuhës shqipe nga një dorë, nga Ministria e Arsimit e Kosovës. Kosova atëherë nuk ishte ende e pavarur, megjithatë institucioni kryesor i arsimimit ishte i lidhur me mësimin e shqipes në hapësirën evropiane po aq sa ishte i lidhur me mësimin në hapësirën kosovare. Tani Kosova është e pavarur dhe jam i sigurt se kjo pavarësi do t’i japë një vrap të ri mësimit të gjuhës shqipe në emigracion. Kur mësuesit nga hapësira e emigracionit shqiptar në Greqi paraqitën vetveten, faktin që ata japin mësim sikur të ishin në pushtimin osman, në bodrume e dhoma pa dritë dielli, faktin se ata japin mësim vullnetarisht siç jepnin mësim mësuesit shqiptarë në fund të viteve ’40, natën, nën dritën e kandilit dhe të pishës për fshirjen e analfabetizmit edhe në moshat e
68

mëdha...një mësues nga Finlanda u ngrit dhe u bëri thirrje autoriteteve të të dy ministrive të arsimit, të asaj të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës. “Mos na shikoni ne por shikoni mësuesit dhe fëmijët e vegjël në Greqi që rrezikohen të humbin plotësisht gjuhën e nënës“. E dëgjova drejtpërdrejt atëherë këtë thirrje dhe e përcolla në ligjëratë të drejtë. Pas saj trokita dy herë në dyert e Ministrisë sonë të Arsimit, në derën e Ministrit dhe të drejtores së kutikulave. Nuk mu hapën. I lashë “zëdhënëses së shtypit” një fletë me dhjetë pyetje në adresë të Ministrit Pollo dhe të drejtores së kutikulave ku në thelb kërkoja se çfarë po bëhej me atë që ata thanë dhe premtuan në seminarin kombëtar të Durrësit. Nuk u përgjigjen dhe, edhe sikur të shkoj edhe dhjetë herë të tjera nuk do të përgjigjen. E bëra këtë hyrje për të dalë tek një veprimtari e mësuesve emigrantë, të atyre mësuesve e mësueseve që sakrifikojnë të shtunat dhe të dielat, atë hapësirë të vogël kohe që kanë nga punët e rënda të emigrantit dhe emigrantes për tu mësuar
69

fëmijëve “Gjuhën e Nënës” PA SHPËRBLIM. Fjala është për “SEMINARIN E PARË ME MËSUESIT E MËSIMIT PLOTËSUES TË GJUHËS SHQIPE NË GREQI”, synimi i të cilit ishte krijimi i horizonteve të reja për mësimin plotësues të gjuhës shqipe. Ishte qendra edukative “PORTA“ me drejtues çiftin simpatik amerikan Robert dhe Xhenis Njuell ajo që vuri në dispozicion mjediset e veta për zhvillimin e seminarit ashtu siç ka vënë në dispozicion një klasë me të gjitha mjetet mësimore për mësimin e gjuhës shqipe nga fëmijët emigrantë, klasë e cila drejtohet nga mësuesja dhe veprimtarja e dalluar Flutura Tafilaku. Jovan Mëhilli, drejtues i Këshillit Pedagogjik, këshill i cili është formuar në mjediset e seminarit kombëtar të mësimit plotësues të gjuhës shqipe në korrik 2007 në Durrës, bëri një pasqyrë të hapave që janë bërë deri tani dhe punën që duhet bërë për shpejtimin dhe shumimin e të mësuarit të shqipes nga fëmijët emigrantë në të gjithë hapësirën greke. Theksi të veçanta vuri ai edhe në aktualitetin e ditës, Pavarësinë e Kosovës dhe “njohjen“ nga ana e fëmijëve të kësaj Pavarësie nëpërmjet njohjes së gjeografisë dhe historisë së kësaj treve të moçme shqiptare. Jani Vaso, mësues i vjetër u përcolli të pranishmëve disa nga vlerat e mëdha që kanë përcjellë mësuesit për mësimin e gjuhës shqipe. Novruz Abilekaj, mësues dhe metodist u ndal në mozaikun e programeve të zbatuara dhe në domosdoshmërinë e zhvillimit të mësimeve me një program të vetëm. Më tej u kalua në përvojë dhe në mendime të mësuesve të ardhur jo vetëm nga Athina por edhe nga Selaniku, Volosi, Larisa etj. Teuta Rushiti, duke përcjellë përvojën e saj nga Volosi u ndal veçanërisht në punën vetëmohuese që ka bërë duke përshtatur programet e shkollës shqipe në Shqipëri në kushtet e atyre pak orëve mësimi që ka në dispozicion mësuesi dhe
70

nxënësi gjatë dy orëve të fundjavës. Valbona Hystuna solli përvojën tashmë të gjatë të mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Selanik, në “ shkollën e parë “ të hapur për fëmijët emigrantë. Liliana Dusha do të ndalej tek kënga dhe muzika shqipe, aq të nevojshme dhe aq të domosdoshme për edukimin atdhetar të fëmijëve emigrantë. Margarita Vero dhe Dhimitra Malo do të ngrinin disa probleme që lidhen me kujdesin e shtetit dhe të përfaqësive të tij në Athinë, Selanik e Janinë, të ambasadës dhe konsullatave, roli i të cilëve është vetëm ai i disa abetareve dhuratë për kurset fillestare të mësimit plotësues të gjuhës shqipe. Seminarin e përshëndeti dhe e ndoqi deri në fund sekretari i Ambasadës Shqiptare në Athinë z. Niko Kacalidha. Më pas do t’i vijë radha një mësimi të hapur, Flutura Tafilakut në krye të klasës së saj me djem e vajza të moshës së ciklit të ulët që e nisin mësimin me këngën e flamurit për ta vazhduar me udhëtimin imagjinar nga Athinë në drejtim të vendlindjes së tyre (një fëmijë “udhëtoi” nga Athina deri në Kukës), me këngë njëra prej të cilave “Globi rrotullohet” u këndua në kor nga fëmijët dhe mësuesit në seminar, për të përfunduar me dhuratat simbolike periodike... Më pas tavolinat e seminarit dhe të mësimit vihen në një radhë të gjatë rreth të cilave ulen të gjithë mësuesit në një drekë ku kënga dhe humori i dhanë një tjetër dimension këtij tubimi të parë të mësuesve në emigracion, tubim i cili së dyti do të zhvillohet në Selanik. Në numrat në vazhdim të gazetës “Emigranti” do të përcjellim përvoja dhe biseda me mësuesit që morën pjesë në seminar.

71

GJUHA SHQIPE NË NJË LEKSION PUBLIK
Dy javë më parë më pat ngjallë kureshtje një intervistë e një titullari të lartë në Ministrinë e Punëve të Jashtme kur quante diasporë “shqiptarët që jetojnë, punojnë e veprojnë në shtete të ndryshme” çka më bëri të pyes: Mirë unë që jam ikanak dhe ikanakut e gurit të shkulur mund tu vesh çdo llagap e nofkë që të duash po ata të ambasadës sonë që “punojnë e veprojnë në shtete të ndryshme” çfarë taksirati kanë që të quhen diasporë? Nuk mu ndej ndaj edhe shpreha mendimin tim për këtë dhe për probleme që lidhen me ikanakët shqiptarë të fundshekullit XX. Nuk mu ndej as kur javën e kaluar lexova leksionin “Gjuha shqipe, shteti shqiptar dhe qytetari shqiptar” shkruar nga një titullar tjetër i lartë, përfaqësues i shtetit shqiptar. Në shënimet e mia nuk bisedova thjesht me Drejtorin e Institutit Kombëtar të Diasporës z. Flamur Gashi ashtu siç nuk dua të bisedoj në shënimet e mëposhtme thjesht me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Athinë Dr. Vili Minarolli. I respektoj të dy për vlerat intelektuale që kanë dhe për detyrën shtetërore që u është ngarkuar. Shënimet e mija lidhen thjesht me “prangat” që i lidhim (me dashje apo pa dashje) emigrimit shqiptar, të vjetrit në përgjithësi dhe të riut në veçanti. BOSHTI IDEOLOGJIK Më lart e cilësova shkrimin e Dr. Minarollit “leksion”. Zoti
72

Minarolli dhe unë (një moshë kemi) jemi pjesë e atij brezi që siç ka thënë dikur Berisha jemi “bashkëvuajtës dhe bashkëfajtorë” për kohën që jetuam e punuam. Ai ka qenë mësues për tridhjetë vjet. Unë e kam pas këtë fat vetëm për pesë vjet. Në atë kohë ishim të detyruar që edhe në matematikë, fizikë, kimi etj. në mësim të fusnim “ boshtin ideologjik “ dhe të thonim “Matematika paraçlirimit ishte në mjerim të plotë... kurse me ardhjen e pushtetit popullor dhe të Partisë së Punës me në krye...” Atëherë ishim të detyruar ta bënim këtë në pozicionet që kishim; si mësues, gazetarë, lektorë, kudo e kurdo. Po sot, kur jemi në një shoqëri të lirë dhe kur aspirojmë për një demokraci të gjerë e të thellë pse e ngarkojmë veten me slogane të së njëjtës natyrë? Pse një intelektual i formuar, një ambasador i një vendi e fillon “leksionin” me shprehjen: “Një fenomen i zakonshëm i botës me zhvillime të ndryshme ekonomike me një specifikë të veçantë për Shqipërinë e shqiptarët, që ideologjia dhe marrëzia e komunizmit i la të varfër ekonomikisht dhe i izoloi nga bota”? Pse ne “ bashkëvuajtësit dhe bashkëfajtorët “duhet t’i përcjellim brezit të ri, vend e pa vend, një fenomen që është sa shqiptar po aq edhe aziatik, afrikan apo amerikano jugor? A nuk ndodh që Detin Mesdhe ta kalojnë çdo ditë qindra aziatikë e afrikanë një pjesë e të cilëve përfundon në fund të detit? A nuk ndodh që shteti më i fuqishëm ekonomikisht në botë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të përballet ditë përditë (madje të planifikojë edhe klone me tela elektrikë) me Meksikën dhe meksikanët e varfër? Emigracioni është një fenomen me moshën e njerëzimit. Kush ka kaluar nëpër sistemin shkollor 7 – 8 apo 9 vjeçar nuk ka se si të mos dijë për dyndjet barbare apo sllave në Evropë, për dyndjet evropiane, aziatike apo afrikane në kontinentin amerikan dhe atë australian. Bota njerëzore ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë në lëvizje... Emigracioni shqiptar, në krahasim me emigracionet historike, veçanërisht ai i fillim viteve ’90 ka një specifikë që
73

nuk e ka, dhe ndoshta nuk do ta ketë, asnjë ikje masive njerëzore, asnjë emigracion. Shqiptarët vërshuan në perëndim me një nivel arsimor dhe kulturor që nuk e ka pas asnjë emigracion tjetër. Niveli arsimor i ikanakëve shqiptarë ishte afër shkollës së mesme. Në një vrojtim që kam bërë shtatë vjet më parë në fshatin Agio Giorgiu Feron të Volosit në 58 vetë të marrë emër për emër, 29 ishin me arsim të mesëm të mbaruar kurse pjesa tjetër me arsim të mesëm të pambaruar, ose mesatarisht të gjithë me 10 vjet arsimim. Ata punonin në bujqësi dhe ishin të gjithë nga zona të thella malore, kryesisht nga Sllova dhe Kalaja e Dodës e Dibrës por edhe nga malësia e Elbasanit, Kurbinit etj. Nisur nga ky realitet dhe realiteti i arsimimit në Shqipëri (realitet që edhe z. Minarolli, edhe unë dhe të gjithë e njohim mirë) nuk jam dakord me atë që thotë Dr.Vili kur pyet dhe vetëpërgjigjet “ A kishin vështirësi fëmijët tanë kur erdhën në Greqi pasi kishin bërë disa vite shkolle në Shqipëri, veç vështirësisë së parë të mosnjohjes të gjuhës greke? Ndodhi edhe një e vërtetë tjetër, që fëmijët tanë kishin në përgjithësi përparim më të mirë se ata grekë. Nuk është se ishin më të zgjuar, por shkakun duhet së pari ta kërkojmë tek interesimi më i madh i prindërve shqiptarë për mbarëvajtjen e fëmijës në mësime dhe në punën më cilësore të mësuesve në Shqipëri, megjithëse në kondita pune më pak komode se kolegët e tyre në Greqi, veçanërisht në drejtim të pagës së ulët. “ Por, le t’i lëmë mënjanë “boshtet ideologjike”, “boshtin e kuq m.l”, “boshtin blu PD”, “boshtin rozë PS” dhe le të vëmë në qendër “BOSHTIN KUQ E ZI”, i vetmi bosht rreth të cilit duhet të mblidhen shqiptarët pa “dallim partie, feje, krahine e ideje”. HUMBJA DHE HUMBËSIT E SHQIPES “Çështja që dëshiroj të trajtoj dhe pse jo të diskutoj edhe me ata që e shohin me interes këtë temë, e nis “leksionin” z.
74

Ambasador, është çështja e mësimit të gjuhës shqipe nga fëmijët shqiptarë këtu në Greqi. Problemi mund të shtrohet edhe në përgjithësi, pse jo, por rasti i Greqisë ka një specifikë që mund të ketë një afërsi vetëm me Italinë për shkak të përqendrimit të madh të shqiptarëve në këto dy vende”. Është fakt historik që në Greqi dhe në Itali ka pas dhe ka një numër të madh ikanakësh shqiptarë të cilët falë fqinjësisë më të afërt tokësore dhe detare por edhe falë fqinjësisë shpirtërore e lidhur historikisht me të qenët popuj për shumë shekuj nën të njëjtën Perandori (Romake, Bizantine apo Osmane) dhe shkëmbimit me njeri tjetrin në ditë zie të një “grushti me miell”. Por gjithashtu është fakt historik që qarqe të caktuara të lidhura me shtetin, klerin etj. shqiptarët ikanakë nuk i kanë trajtuar njëlloj. Në Greqi ka një popullsi të tërë që edhe pas 6 – 7 shekujsh ikje ruajnë në familje gjuhën shqipe, e përcjellin atë brez pas brezi. Për mësues ata kanë nënat dhe baballarët, gjyshet dhe gjyshërit. Është e njohur gjithashtu që kryengritja popullore e viteve 1823 – 1828 si shtyllë të palëkundshme dhe udhëheqje të pa kompromis kishte shqiptarët ikanakë apo siç quhen në literaturën historike arvanitët. Mund të thuhet pa hezitim se pa arvanitët dhe gjeneralët e mëdhenj arvanitas (monumentet në bronc të të cilëve shtrihen në parkun “Pedhiu Areos” në qendër të Athinës), pa ndihmesën masive të arvanitëve Greqia nuk do ta fitonte pavarësinë as në shekullin XX. Të gjithë e dinë (nën surdinë) se në parlamentin e parë pas revolucionit grek të mbledhur në Nafplio u ngrit në diskutime (dhe u la për të në “kalendat greke”) problemi i dy gjuhësisë, asaj greqisht dhe shqip, gjuhë kjo e fundit që deri vonë ka qenë pjesë e fjalorit në marinën tregtare dhe luftarake greke. Në Greqi nuk iu la vend njohjes dhe përdorimit të gjuhës shqipe, “gjuhës arvanite”. Në Greqi nuk u hap asnjë shkollë në gjuhën shqipe, në gjuhën e vendasve, as për arvanitët dhe as për shqiptarët e veriut të vendit. Në shënimet e mia kam përdorë ndonjëherë një shprehje
75

që një arvanitas taksixhi ma patë hedhë si një sfidë tronditëse në një udhëtim të shkurtër nga Neo Kozmosi në Kato Patisia të Athinës. Ai më tha: “Na jeshëm skipëtarë një qind për qind, po greku na thithi. Nuk na la të vazhdonim skolinë dhe nuk mundëm me mësue dhe me shkrue gluhën tënë. Edhe juve kështu do t’ju ndodhë. Fëmijët tuej nuk e mësojnë gluhën e mëmës, nuk kanë disirë të këthenenë në Skipëri, do bënenë grekër si na…” Në hapësirën kohore 1913 – 1960, sipas një studimi “për përdorim të brendshëm “ të vitit 1981, pas prerjes makabre të Shqipërisë nga fuqitë e mëdha dhe sidomos pas referatit famëkeq të akademikut serb Vasa Çubrilloviq (Shpërngulja e arnautëve) dokumentohet se nga trojet etnike shqiptare në Mal të Zi, Kosovë, Maqedoni dhe në të ashtuquajturën Serbi e Ngushtë janë dëbuar me forcë në drejtim të Turqisë mbi një milionë shqiptarë. Dëbime në adresë të Turqisë ka pas edhe nga zona e Çamërisë. Sipas burimeve turke (cituar edhe nga z. Gashi) në hapësirën gjeografike turke janë 5 - 6 milionë shqiptarë. Nga studimet e bëra, me përjashtim të komunitetit arbëresh në Itali ku gjuha shqipe është ruajtur dhe trashëguar jo vetëm me gojë por edhe me shkrim dhe falë hapësirës së krijuar nga shteti italian atje funksionojnë shkolla në arbërisht deri në nivel universitar. Në tërë hapësirën tjetër ku janë vendosur shqiptarët ka ndodhur procesi i asimilimit të thellë. Njerëzit mburren se kanë gjak shqiptari por nuk e flasin gjuhën shqipe. Dhe shkaku pse nuk e flasin dhe shkruajnë gjuhën shqipe është mungesa e shkollimit në gjuhën e nënës dhe të babait. Pasi bën një panoramë të gjendjes së emigracionit shqiptar në Greqi duke pohuar se “janë qindra e mijëra fëmijë shqiptarë, kryesisht të moshës 12 vjeç e poshtë që nuk dinë as të shkruajnë, as të lexojnë...as të flasin” z. Minarolli na zbulon se “gjuha është një nga elementët që përcakton kombin”, thënie e cila më kujtoi leksionin e një gjeorgjiani të pushtetshëm për përcaktimin e kombit.
76

SHOQATAT - NJË PASURI QË DUHEN VLERËSUAR Ndërsa thotë se “ky problem është aktual përpara strukturave të shtetit shqiptar”, lektori e përcjell barrën në kurrizin e emigrantëve. “Në kushtet aktuale, për qytetarët shqiptarë që jetojnë e punojnë në Greqi prej disa vitesh, përgjegjësia individuale duhet të jetë parësore”. Duke dashur të argumentojë “përgjegjësinë individuale”, autori në vend të argumenteve na jep fragmente teorike të tipit: “Arsimi është tërësia e njohurive shkencore e sociale që e merr fëmija...” duke e detyruar “auditorin” të dremisë gjatë. Kur teorizimi i gjatë përfundon me shprehjen: “Pra, në procesin e arsimimit të fëmijëve tanë në emigracion, ajo që u mungon është gjuha dhe leximi shqip”, auditorin e zgjon sulmi ndaj shoqatave dhe përfaqësuesve të tyre çka të duket vetja se nuk je tashmë në një auditor universitar por në një seancë parlamentare ku njëra palë sulmon tjetrën. “Këtu del, thotë z. Minarolli se sa pa baza janë pretendimet e atyre të ashtuquajtur përfaqësues të shqiptarëve në emigracion që ngrenë problemin e hapjes së shkollave në gjuhën shqipe, nga ana e shtetit shqiptar këtu në Greqi. Së pari ata përdorin kartën e nacionalizmit në mënyrë abuzive dhe së dyti ata nuk dinë së ç’është arsimimi dhe së treti i bëjnë llogaritë pa “hanxhinë”. Më vjen keq z. Minarolli por këtu më duket se e keni kaluar kufirin e etikës. T’i thuash fjala vjen Jovan Mëhillit, një njeri që të paktën prej tetë vjetësh e kam parë të trokasë në dyert e shtetit dhe të institucioneve shkencore e arsimore të vendit për arsimimin e fëmijëve shqiptarë në Greqi, t’i thuash atij dhe të tjerëve (kushdo qofshin) “të ashtuquajtur përfaqësues të shqiptarëve në emigracion”, apo “nuk dinë se ç’është arsimi” është jo thjesht mungesë etike. Shoqatat shqiptare në Greqi, pavarësisht nga vërejtjet e bëra dhe dëshira që ata të jenë “të përkryera” janë një pasuri e jona që duhet vlerësuar e respektuar.
77

Pasi i le mënjanë “dy të parat” ai e fillon argumentin “nga kjo e fundit” d.m.th “i bëjnë llogaritë pa hanxhinë”. Nga pozitat e “hanxhiut” ai përsëri vazhdon të tjerë leksionin e tij në furkën pa bashkë duke thënë se “shtetit shqiptar do t’i duhet të hapë më shumë shkolla në Greqi se sa në Shqipëri” shkolla të cilat “do të mbaheshin me buxhetin e shtetit. Po ç’është buxheti i shtetit shqiptar?...” Leksioni përsëri vazhdon gjatë duke folur për shkolla, laboratore, libra, ndërtime...për të përfunduar përsëri me sulm, dhe përsëri mbi shoqatat dhe krerët e tyre. “...Mendoj se arsyetimet e mësipërme janë të mjaftueshme për të hequr nga lista e kërkesave të kryetarëve të shoqatave në Greqi, kërkesën për të hapur shkolla për fëmijët e shqiptarëve që jetojnë e punojnë në Greqi” . SHQIPTARËT NË “NGASTRA” Duke lexuar “leksionin” e z. Minarolli të vjen në gojë një shije e thartë kur midis rreshtave ke përshtypjen e ndarjes së shqiptarëve në dy hapësira gjeografike. Nuk e kam fjalën për ndarjen që na e kanë imponuar të tjerët nëpërmjet traktateve të njohura si ai i Berlinit dhe i Londrës, në ndarjen në shqiptarë të Shqipërisë dhe shqiptarë të Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë apo të Serbisë së Ngushtë. Nuk e kam fjalën as për ndarjen në “Jug” e në “Veri” që bëri krahë nga mesi i dhjetëvjeçarit të kaluar. Fjalën e kam për ndarjen në “Shqiptarë që punojnë e jetojnë në Shqipëri” dhe në “Shqiptarë që punojnë e jetojnë në emigracion”, në “Shqiptarë të varfër në Shqipëri” dhe në “Shqiptarë me kushte më të mira ekonomike se sa bashkatdhetarët e tyre”, në përgjegjësinë e shtetit për të ndërtuar shkolla e për të zhvilluar arsimimin e fëmijëve në Shqipëri dhe në largimin nga përgjegjësia e shtetit për arsimimin e fëmijëve jashtë Shqipërie. Madje, më duket se në prononcimin e z. Minarolli për këtë problem krijohet përfundimisht një ndarje e shqiptarëve ku shteti paska përgjegjësi vetëm për një pjesë të
78

shtetasve të tij, një ndarje në “fëmijë të nënës” dhe në “fëmijë të njerkës”. Emigrantët e rinj shqiptarë ende nuk janë bërë “diasporë”, siç na quan pa të drejtë z. Gashi, nuk janë as të ndarë nga shqiptarët në Shqipëri. Që të bëhen diasporë dhe të ndahen nga shqiptarët në Shqipëri duhen vite, dekada të tëra, duhet t’i nënshtrohen një procesi integrimi, ku të mësuarit e gjuhës së nënës dhe babait të jetë me të vërtetë një veprim patriotik dhe jo një nevojë e së ardhmes së tyre e lidhur kjo me kthimin në vendlindje. Tani për tani shumica e shqiptarëve që punojnë në Greqi jo vetëm e kanë mendjen tek Shqipëria por e kanë atje edhe “ xhepin “ e tyre. Është folur se shqiptarët që punojnë në Greqi përcjellin çdo vit në rrugë legale postare apo bankare, rreth një miliard euro. U deklarua para pak ditësh në Kamzë se investimi në zonat informale rreth e qark Tiranës, Durrësit etj. kap shifrën e tre miliardë eurove dhe se këto para janë investim i emigrantëve, djersë dhe gjak i tyre. A nuk janë vetëm këto dy fakte tregues se shqiptarët ndonëse punojnë në emigracion jetojnë, madje në mënyrën më aktive në Shqipëri? SHTETI LAN DUART Larja e duarve të shtetit (i djathtë apo i majtë qoftë) nga kërkesa e vetme e emigrantëve që ai të jetë partner në mësimin e fëmijëve në gjuhën shqipe është e pavend dhe e pa justifikueshme. Shqiptarët në emigracion duhet të përfitojnë nga taksat që i paguajnë drejtpërdrejt apo tërthorazi shtetit shqiptar në të njëjtën masë që përfitojnë edhe taksapaguesit shqiptarë në Shqipëri. Ambasada jonë në Athinë duhet të publikojë çdo vit të ardhurat që merr nga sistemi i taksave që shqiptarët paguajnë në sistemin konsullor. Flitet për transparencë dhe transparencë duhet të bëjnë edhe ambasadat. Sa para merren nga ambasada jonë çdo vit z. Ambasador dhe sa prej këtyre parave u kthehen emigrantëve në forma të ndryshme? U bë mirë që u mor një ndërtesë e re për ambasadën
79

ashtu siç u mor një rezidencë për ambasadorin. Krenohemi për ndihmesën që dhamë ne emigrantët. Por derisa dhe deri kur do të vazhdojë kjo? Nga njoftimet e shtypit flitet për hyrje e dalje nga Shqipëria në ditët e korrik- gushtit të mbi tridhjetë mijë makinave të vogla pronë e emigrantëve, pronarët e të cilëve, për shkak se kanë targa greke, kanë qenë të detyruar të paguajnë për çdo ditë qëndrimi në vendlindje një euro. Sa janë të ardhurat e shtetit nga kjo taksë e çuditshme që u varet mbi qafë emigrantëve shqiptarë? Sa janë të ardhurat e shtetit shqiptar nga taksat që paguajnë emigrantët për shtëpitë e ndërtuara, për hipotekimin e shtëpive dhe të pronave të tjera, për pagesën e ujit dhe të dritës (që nuk e konsumojnë por u vjen “derr në thes”), për pagesën e... Shqiptarët në emigracion janë po aq shqiptarë dhe ndihmojnë në ngritjen e godinës së mirëqenies së Shqipërisë po aq (mos me thënë më tepër) sa edhe shqiptarët në Shqipëri. Ata janë taksapagues shumë të rregullt dhe duhet të përfitojnë nga sistemi i rishpërndarjes njëlloj si të gjithë shqiptarët sepse janë një dhe të pandarë. Kësisoj kur shqiptarët apo “krerët e shoqatave” kërkojnë shkolla shqipe për fëmijët e tyre kanë po atë të drejtë që kanë edhe shqiptarët që punojnë e jetojnë në një zonë të thellë malore në veri apo jug të Shqipërisë. “TË SHTUNAT KOMUNISTE” NË EMIGRACION! Pasi e ka konsumuar “leksionin” e tij z. Minarolli nuk mungon të kalojë në direktiva. Ai, duke na dhënë “modele si shembuj pozitivë” , me formën e organizimit dhe atë të shpërblimit të duket sikur të kthen jo pak por gjashtëdhjetë vjet prapa. Të kthen në kohën e Ndrec Ndue Gjokes dhe në vargun e këngës “Tridhjetë shkolla në Mirditë t’i due”, tek aksioni për zhdukjen e analfabetizmit dhe tek aksioni i mësuesve vullnetarë në drejtim të zonave të Veriut. Vë në plan të parë “punën komuniste” dhe të shtunat
80

e të dielat si ditë aksioni për “mësimin e gjuhës shqipe”. Ai përmend përvojën dhe sakrificën e shumë mësuesve që nga dëshira dhe pasioni, pasi kanë pastruar lodhshëm shtëpitë e grekëve i mësojnë fëmijët të shkruajnë e të lexojnë shqip pa pagesë, por nuk përmend asnjë rast kur këto mësues të jenë dekoruar apo shpërblyer qoftë edhe moralisht nga shteti shqiptar për punën e tyre me të vërtetë patriotike. Kurset e gjuhës shqipe për përfaqësuesin e shtetit tonë janë e vetmja rrugë që fëmijët tanë të mësojnë të shkruajnë e lexojnë, kurse në të cilat “Kontributi i shtetit shqiptar mund të shkojë deri në sigurimin e librave, por edhe kjo duhet të merret me rezervë”. * * *

Me leksionin “Gjuha shqipe, shteti shqiptar dhe qytetari shqiptar” duket sikur i jepet fund interesimit të shtetit shqiptar ndaj mësimit të të shkruarit e lexuarit shqip në emigracion. Dhëntë Zoti që ai të jetë vetëm një leksion dhe jo një vijë që çon ujë në mullinj pa drithë.

81

VËRTET: A JEMI EDHE NE DIASPORË?
Në Shqipëri ka një ministri, nga më të parat në sistemin politik pluralist dhe më e fundit në rolin dhe fuqinë e saj. Ajo quhet Ministria e Punës (!), Emigracionit (!), Çështjeve Sociale (!) dhe e Shanseve të Barabarta(!). Në Ministrinë e Jashtme të Republikës së Shqipërisë ka një drejtori e cila quhet Drejtoria e Diasporës. Po në Ministrinë e Jashtme të Republikës së Shqipërisë ka edhe një institucion tjetër, i cili quhet Instituti Kombëtar i Diasporës. Tek i radhisja këto m’u kujtua një mesele e njohur nga të gjithë: Një aga, që të tregonte se sa vlerë kishte, mbante pas vetes dy shërbëtorë. Herë pas here agai pyeste shërbëtorin që kishte më pranë: “Çfarë bën?” Shërbëtori i përgjigjej: “Po rri!”. Pasi merrte këtë përgjigje nga i pari pyeste të dytin: “Po ti çfarë bën?” Ai i përgjigjej “Po ndihmoj shokun”... Në një vend me pak më shumë se tre milionë banorë ka një ministri që merret me “Emigracionin”, ka një drejtori që merret me “Diasporën”, ka edhe një institut që merret me “Diasporën”! Unë e kam njohur personalisht drejtorin paraardhës të
82

Institutit Kombëtar të Diasporës. E kam njohur si gazetar dhe si zyrtar. Si gazetar mund të them se ishte i kërkuar. Si zyrtar mund them se ishte mjeruar. E them këtë të fundit sepse në një bisedë “midis nesh” në Athinë më shprehu shqetësimin se Instituti që ai drejtonte nuk kishte asnjë fond dhe që të bëje një udhëtim të vetëm jashtë shtetit duhet të bëje lutje e lutje pa mbarim ose duhej gjetur ndonjë sponsor brenda apo jashtë vendit për të të mbuluar shpenzimet. Këtë përshtypje më krijoi edhe drejtori i ri Institutit Kombëtar të Diasporës zoti Flamur Gashi tek lexoja përgjigjet në një intervistë ekskluzive për emigrantët ose, e thënë me fjalët e tij, për diasporën. Ai thotë se Instituti “merret me evidentimin e diasporës shqiptare kudo që ndodhet në botë, qoftë kjo diasporë e vjetër apo e re”. Për të dhe për Institutin “Diaspora shqiptare dihet mirëfilli se është shpërndarë në disa periudha kohore, duke filluar që nga diaspora më e lashtë edhe para Skënderbeut, por për ne është së tepërmi e njohur diaspora e arbëreshëve të Italisë...” Që të hulumtoj më poshtë në deklarimet e një drejtori Instituti do të ishte e udhës të hyja në vetë terminologjinë e përdorur. Diasporë është një fjalë që e ka hyrë në fjalorin ndërkombëtar nga greqishtja e lashtë dhe si, fjalë për fjalë, po ashtu edhe në përmbajtje ka kuptimin, e “farës së shpërndarë”. Shqiptarët në kushte të caktuara historike, për arsye kryesisht politike (pushtimet e ndryshme që nga Roma, Bizanti, Perandoria Osmane) por edhe ekonomike, kanë qenë të detyruar të mërgojnë, të lënë “arat” e tyre pa “farë” për të kërkuar e gjetur “ara” të reja për të hedhur “farën”. Të njohura dhe relativisht të studiuara janë ikjet e mëdha pas Skënderbeut. Për Institutin Kombëtar të Diasporës “është së tepërmi e njohur diaspora e arbëreshëve të Italisë”. Të tjerat janë vetëm hamendje, shifra të dhëna nga “institucione të larta shtetërore turke në nivel ministrash dhe nga kryeministri”. Për arvanitasit, shqiptarët që edhe pas shumë shekujsh flasin
83

në familjet e tyre shqip, drejtori i Instituti Kombëtar i Diasporës deklaron: “Me kënaqësi mund t’ju them se para dy vjetësh u organizua java arvanitase e Kosovës dhe ka qenë një aktivitet i mrekullueshëm. Në të morën pjesë edhe përfaqësuesit e Drejtorisë së Diasporës në Ministrinë e Punëve të Jashtme” (!) Me sa di unë, përligjur edhe me termin gjerësisht të përdorur në studimet historike dhe në fjalorin e përditshëm, arvanitas quhen shqiptarët e ngujuar para apo pas pushtimit osman në Greqi dhe që kanë luajtur një rol përcaktues në fitoren e kryengritjes popullore greke të viteve 1821-1828 . Po ashtu, nga sa kam lexuar, sidomos nga studiuesi i madh arvanitas Aristidh Kola, por edhe nga sa kam biseduar jo vetëm me pleq por edhe me të rinj arvanitas, këta kanë një shpërndarje të tillë gjeografike, në stere dhe në ishuj shumë të madhe. Arvanitas në Kosovë dhe “ Java arvanitase e Kosovës “ më duket një paradoks, një veprimtari pa kuptim, një montim në hapësira të pa qena. Në intervistën e tij z. Gashi thotë “Në Greqi kemi dy elementë: Arvanitasit dhe dhjetëra shoqata të shqiptarëve”. Thotë edhe se “ne shqiptarë të diasporës, quajmë të gjithë ata shqiptarë që jetojnë, punojnë e veprojnë në shtete të ndryshme”, ashtu siç thotë që në fillim se “Instituti që unë drejtoj merret me evidentimin e diasporës shqiptare kudo që ndodhet në botë, qoftë ajo diasporë e vjetër apo e re”... Në kuptimin në gjerësi dhe thellësi të këtyre deklarimeve ne, shqiptarët që kemi kaluar kufirin dhe punojmë në Greqi apo edhe në vise të tjera të globit, qenkemi diasporë. Në kuptim të deklarimit të dytë “shqiptarë që jetojnë, punojnë e veprojnë në shtete të ndryshme “atëherë diasporë na qenkan edhe përfaqësitë tona diplomatike në Greqi, Itali, Gjermani, Kanada...pasi punonjësit e tyre “punojnë e veprojnë në shtete të ndryshme” (!). Për mos me thënë pastaj se elementë të diasporës janë edhe shqiptarët që jetojnë në trojet e të parëve të tyre shqiptarë në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni, Serbi e gjetkë (!) T’i quash shqiptarët që në vitet ’90-të, për arsye ekonomike
84

u detyruan të largohen nga Shqipëria, njerëz që kanë në xhep pasaportë shqiptare, nënshtetësi shqiptare, shtëpi, prindër, gra e fëmijë në Shqipëri, vetëm e vetëm se “jetojnë e punojnë” në vende të tjera “diasporë” më duket një cilësim dhe vlerësim fëminor, në mos një budallallëk intelektual i pa tolerueshëm. Kjo, nuk është se e kam dëgjuar vetëm sot nga z. Gashi por e kam dëgjuar edhe nga paraardhësi i tij. Dhe kur e dëgjon nga dy titullarë të lartë të një Instituti Kombëtar atëherë kemi të bëjmë me një vijë që çon ujë në mullinj pa drithë. Instituti, qeveria, titullarë e cilësdo shkallë nuk ka pse të na quajnë “diasporë” për faktin se ne vërtet jemi një “farë e shpërndarë”, por jemi nga ajo lloj fare që ende qëndron në “thes”, ende nuk është hedhë në “ ara të huaja “, ende nuk ka gjetur tokën, lagështinë, klimën e përshtatshme për të për t’u “ mbjellë “, për të mbirë e për të nxjerrë “vëllezër” siç nxjerr gruri në truall të shëndoshë. Ne akoma, pavarësisht politikës së mbrapshtë shqiptare të këtyre pesëmbëdhjetë vjetëve, atë që marrim këtu e përcjellim në Shqipëri. Tregues për këtë është edhe një deklarim në Kamzë i z. Shaban Memia se kapitali i ndërtimeve pa leje në Shqipëri në zonat e Tiranës, Durrësit etj, kapital i cili është i emigrantëve (jo i diasporës) kap shifrën e tre miliardë eurove (!). Në intervistën e tij z. Gashi thotë se “shteti shqiptar... nuk e di sa shqiptarë jetojnë në Greqi”. Mendoj se në këtë pikë ai ka plotësisht të drejtë. Dhe kjo për faktin se shteti shqiptar ende nuk di (ose më saktë të themi nuk donë ta dijë) sa shqiptarë ka Shqipëria thjesht nisur nga fakti që kanë kaluar 15 vjet dhe ende shqiptarët mbajnë në xhep letërnjoftimin e viteve ’80-të ose certifikatë lindje me të cilat shkojnë edhe para kutive të votimit. Në qoftë se shteti shqiptarë donë me të vërtetë të dijë se sa shqiptarë ka në emigracion le të pyesë familjet shqiptare, le të pyesë gjendjet civile të Shqipërisë se sa certifikata vetjake e familjare lëshojnë në adresë të emigrantëve, le të pyesë edhe ambasadat e konsullatat tona në Greqi, Itali, Gjermani etj. se sa vula e pulla venë në certifikatat e kërkuara vit për vit për
85

legalizime individuale e familjare (dhe sa para marrin për këtë), sa pasaporta lëshohen nga përfaqësitë tona diplomatike, le të pyesë... Me siguri, në mos njëqind për qind tek tetëdhjetë për qindëshi i numrit të emigrantëve do të afrohet. Një institucion shkencor që thotë” nuk di këtë e nuk di atë gjë për të cilën është ngritur “nuk ka pse të ekzistojë. Por ekzistenca e Institutit Kombëtar të Diasporës çuditërisht është e lidhur me politikën, kur duhet të jetë larg, shumë larg saj. Kjo të kujton “boshtin e kuq” që dikur duhet të përshkonte çdo lloj veprimtarie në Shqipëri. “ Ne jemi në pritje të reagimit të diasporave shqiptare kudo në botë dhe pas iniciativës së fundit të qeverisë shqiptare dhe të kryeministrit “ Shqipëria një euro “... Ndoshta ata do të jenë të parët që do të investojnë në këtë vend duke treguar kështu edhe dashurinë e tyre, së pari në rritjen e mirëqenies së familjeve të tyre dhe në zhvillimin e Shqipërisë si shtet “. Pas këtij “boshti blu” i intervistuari vazhdon: “Pa dyshim që diaspora shqiptare është një nga diasporat me kapital më të qëndrueshëm në botë dhe ne jemi të interesuar që këtë kapital ta investojmë në Shqipëri. Shqipëria ka nevojë për përkrahjen e tyre dhe ne i kemi dyert e hapura për ta. Do të bëjmë çdo përpjekje për t’i lehtësuar”. Kush është ky “ne jemi të interesuar”... “ne i kemi dyert e hapura” ... “do të bëjmë çdo përpjekje”..., personalisht z. Flamur Gashi, Instituti Kombëtar i Diasporës pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme apo ndonjë citim i përvetësuar nga kreu i qeverisë shqiptare dhe i politikës aktuale blu në Shqipëri? Ne emigrantët jemi shqiptarë, shtetas shqiptarë që nevojat e ditës na kanë detyruar të emigrojmë. Ne djersën që derdhim këtu e grumbullojmë pika - pika dhe e përcjellim pranë familjeve tona, në dheun e të parëve tanë. Ka prej nesh nga ata që kanë blerë shtëpi, madje janë bërë edhe qytetarë të shteteve të ndryshme të botës. Ka djem e vajza që e kanë përzierë gjakun shqiptar me gjak të kombeve të tjera e kanë lindur fëmijë nga ky bashkim. Ka shqiptarë të lindur në vende të ndryshme të
86

botës të cilët nuk dinë të flasin gjuhën e nënës për faj edhe të indiferencës së shtetit shqiptar që nuk ka hapur qoftë edhe një shkollë të vetme për shqiptarët dhe nuk ka mobilizuar qoftë edhe një mësues të vetëm nga një armatë e madhe mësuesish në emigracion për të organizuar mësimin e gjuhës shqipe për brezin e ri, atë brez që një ditë do të “investojë në Shqipëri”. Megjithatë, edhe kjo pjesë e mërgatës shqiptare nuk është dhe nuk ka pse duhet të quhet “diasporë”. Por sa dhe si është vlerësuar diaspora e vërtetë shqiptare, “gjaku i shprishur” shqiptar siç e quajnë me një shprehje domethënëse shqipe arbëreshët e Italisë? Është kjo një pyetje që meriton një hulumtim më vete. Ndoshta numrin e ardhshëm...

87

LETËR E HAPUR

TË MOS LEJOJMË TË HUMBASË GJUHËN SHQIPE BREZI I RI I EMIGRANTËVE NË GREQI!
Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, z. Sali Berisha Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, z. Genc Pollo Ministrit të Jashtëm, z. Lulëzim Basha Ambasadorit të Shqipërisë në Greqi, z. Vili Minarolli Të nderuar zotërinj ! Këshilli pedagogjik i mësuesve emigrantë në Greqi, duke përfunduar seminarin e parë kualifikues doli me disa konkluzione për mundësitë që ka mësimi plotësues i gjuhës shqipe në Greqi. U vlerësua puna këmbëngulëse e mësuesve, niveli i tyre shkencor, metodik dhe pedagogjik, ndihma e shoqatave të emigrantëve shqiptarë dhe patjetër MBËSHTETJA MORALE apo ME TEKSTE FILLESTARË që i keni dhënë ju dhe institucionet tuaja grupit të mësuesve iniciatorë. Gjatë seminarit u arrit të zbërtheheshin disa elementë të programeve, të shkëmbehej përvojë organizative, të përfitohej nga metodat dhe njohuritë pedagogjike të njeri-tjetrit, të përcilleshin edhe disa probleme nëpërmjet përfaqësuesit të Ambasadës, z. Niko Kacalidha. Mësuesja Flutura Tafilaku dha një orë mësimi për të konkretizuar mundësitë praktike të dhënies së mësimit me fëmijë të moshave të ndryshme.
88

MË SHUMË JU INFORMOJMË SEMINARI I PARË, më 16 mars 2008, në Athinë, u zhvillua me praninë e mësuesve nga Athina, Selaniku, Volosi, Larisa, Korinthi etj., të mësuesve veteranë dhe të disa prindërve të fëmijëve që vijojnë mësimet e gjuhës shqipe. Rruga deri te ky seminar, që është ngjarje e veçantë në ecurinë e deri sotme të veprimtarisë për mësimin e gjuhës shqipe nga fëmijët e emigrantëve shqiptarë në Greqi, ka qenë mjaft e vështirë · Prej 7 Marsit 1998, grupi i mësuesve emigrantë i përbërë nga Jovan Mëhilli, Natasha Ashiku, Bukurie Kodra, Evanthi Loli, dhe Thanas Mica, duke parë se, jo vetëm që fëmijët shqiptarë po humbitnin gjuhën, por një numër i konsiderueshëm prej tyre përdoreshin nga persona të pandershëm për të lypur e vjedhur nëpër rrugët e Athinës, me angazhimin e rreth 150 mësuesve u arrit reduktimi deri në eliminim i kësaj dukurie të shëmtuar. Për herë të parë u bashkëpunua edhe me institucionet arsimore në Shqipëri. · Në 7 Mars 2001, në Selanik u mundësua hapja e kursit të parë për mësimin e gjuhës shqipe me fëmijët e emigrantëve nga mësueset Mimoza Dako, Valbona Hystuna, Dhimitra Malo,

89

Dashamir Zaçe. Në të njëjtën datë, në Athinë promovohej librimetodë Gjuha shqipe në familje, i hartuar nga mësuesi Novruz Abilekaj posaçërisht për fëmijët e emigrantëve shqiptarë në Greqi. Ndërkohë, zhvilloheshin mësime me grupe fëmijësh në oborret e shtëpive emigrante në shumë pika të Athinës. Më vonë filluan mësimet me grupe fëmijësh në Volos, Larisa, Korinth, Kretë e gjetkë. · Më 23-27 Korrik 2007, një grup mësuesish morën pjesë në seminarin e tretë të zhvilluar në Durrës me mësuesit e diasporës shqiptare. Tema e seminarit ishte: Hapësira të reja për mësimin plotësues të gjuhës shqipe në diasporë. E kemi vlerësuar dhe e vlerësojmë ftesën që na bëri MASH dhe mbështetjen e Ambasadorit z. Vili Minarolli. · Një ditë para seminarit, më 22 korrik 2007, mësuesit e ardhur nga Greqia u bënë firmëtarët e parë për krijimin e Këshillit pedagogjik të mësuesve emigrantë në Greqi. Ky akt u përshëndet nga tërë pjesëmarrësit dhe u vlerësua si ngjarje e veçantë në historinë e emigracionit. · Aktualisht është bërë e mundur hapja e mbi 30 klasave në të gjithë Greqinë. Mësuesit, në përgjithësi, janë me arsim të lartë të ciklit të ulët ose të gjuhës dhe letërsisë shqipe. Ka edhe shumë mësues të tjerë që synojnë hapjen e grupeve por kanë vështirësi në gjetjen e mjediseve të përshtatshme, problem serioz ky në të gjitha rastet. DETYRAT TONA: 1. Nxitja e hapjes së klasave të reja dhe zgjerimi i këshillit pedagogjik me mësues nga të gjitha zonat e Greqisë. Do të preferohen, si edhe deri tani, mësuesit me arsim të lartë për Ciklin e ulët dhe të profilit Gjuhë-letërsi shqipe 2. Të evidentohet numri i fëmijëve shqiptarë për çdo shkollë të sistemit arsimor vendas, të bëhet marrëveshje me prindërit dhe të kërkohet që të kryhet mësimi në mjediset e shkollave në përputhje me marrëveshjen e dy ministrive, marrëveshje e cila ka mbetur në sirtar.
90

3. Të bëjmë sa të jetë e mundur më shumë për të bindur prindërit emigrantë shqiptarë se është i domosdoshëm mësimi i gjuhës shqipe dhe e vlen edhe mbështetja financiare nga familja në kompensim të punës që bën dhe të kohës që vë në dispozicion mësuesi. 4. Të synohet për mësues me figurë të besueshme dhe të kërkohet dokumentacion i saktë mbi frekuentimin, cilësinë e përvetësimit dhe nivelin e përvetësimit të gjuhës nga nxënësit. 5. Të përmirësohet bashkëpunimi i Këshillit pedagogjik me institucionet e specializuara të të dy qeverive dhe me organizmat shoqërore që janë të interesuara për arsimimin e fëmijëve në gjuhën amtare. 6. Secili mësues (në mungesë të programeve të miratuara) të zhvillojë me iniciativë disa orë (ose me ndërhyrje nëpër orët e zakonshme) për të dhënë njohuri rreth Kosovës si shtet i ri shqiptar. 7. Seminari i dytë të bëhet në Selanik para fillimit të vitit shkollor 2008 - 2009. KËRKESAT Për të mos mbetur në nivelin e vullnetarizmit dhe punës amatore, mendojmë se është e nevojshme të merren parasysh disa kërkesa: 1. Nevojitet një plan strategjik për mësimin plotësues të gjuhës shqipe në emigracion dhe këtë plan mund ta hartojë e ta ndjekë me profesionalizëm e përgjegjësi së pari Ministria e Arsimit dhe Shkencës së Shqipërisë DUKE SHQYRTUAR MBËSHTETJEN FINANCIARE. 2. Sigurimi i mjedisit për funksionimin e Këshillit Pedagogjik dhe të strukturave të përvojës metodike apo organizative. Pa tjetër që kjo ka një kosto financiare por ne e çmojmë të përballueshme lehtësisht nga shteti shqiptar, në se ekziston synimi i qartë. 3. MASH të marrë më tepër përgjegjësi për furnizimin me tekste dhe bazën materiale më të domosdoshme (fletore pune etj.) për të lehtësuar punën e mësuesve në emigracion.
91

Theksohet këtu se është e nevojshme të kapërcehet koncepti i mësimit të gjuhës shqipe në nivelin e abetares dhe është koha të hartohen tekste të përshtatshme (abetare e përshpejtuar, lexime, gramatikë, pak histori e gjeografi, antologji, folklor etj.). 4. Kërkojmë nga qeveria shqiptare të bëjë të gjitha përpjekjet për të konkretizuar mundësinë e dhënies së mësimit plotësues të gjuhës shqipe brenda mjediseve të shkollave greke sepse deri tani kjo ka mbetur në letër dhe nuk përfillet nga drejtuesit e shkollave. Kjo marrëveshje do ta rriste me shpejtësi numrin e fëmijëve shqiptarë në kurset e mësimit të gjuhës shqipe që sot është 560, ndërsa fëmijët janë dhjetëra mijëra. Duhet ta ndalojmë sot humbjen e gjuhës amtare me të gjitha mundësitë që disponojmë se koha që ikën është e humbur dhe shumë fëmijë do mbeten larg nga gjuha shqipe. 5. Më tej kërkojmë që koha e punës (orë, ditë, vite) t’i pasqyrohen mësuesit në vjetërsi punë për efekt pensioni. Besojmë se mendimet tona do të vlerësohen si të drejta dhe modeste. Besojmë se do të gjejmë mirëkuptimin dhe angazhimin e institucioneve shqiptare duke e vendosur këtë çështje ndër të parat, ndonëse Shqipëria ka mjaft probleme të tjera në rrugën e zgjidhjes . NE PRESIM PËRGJIGJEN TUAJ NËPËRMJET AMBASADËS. THIRRJE NGA FËMIJËT U lutemi pushtetarëve dhe politikanëve të mos na lënë vetëm në këtë ndërmarrje të vështirë. Në se humbet gjuha shqipe në brezat e emigrantëve do të jetë humbje e madhe kombëtare. Lutemi të vlerësohet sa nuk është shumë vonë. Me respekt! Për Këshillin pedagogjik Drejtuesi: Jovan Mëhilli

Shënim : Kjo letër është botuar në të gjitha gazetat që dalin për emigrantët shqiptarë në Greqi si dhe u është dërguar autoriteteve të larta shqiptare. 92

FJALË IMZOT POLLO...FJALË
Ministri i Arsimit dhe i Shkencës shqiptare Genc Pollo ishte apendix i kryeministrit Berisha në Shown e radhës në Athinë. Them “ show “ sepse në takimet e bëra ai tha vetëm fjalë. Në takimin me ministren e arsimit Marjeta Janaku ai do të deklaronte se “ Është kënaqësi të ritakoj një mike të vjetër me të cilën jam takuar më parë në kuadrin e takimeve tona dhe Partive Popullore Evropiane dhe është kënaqësi e veçantë të bisedojmë sot si homologë, pasi kështu ne mund të bëjmë vërtetë shumë gjëra në fushën e arsimit...” Bukur zoti Pollo ! Pjesa e parë e fjalisë suaj të gjatë flet qartë se ju nuk erdhët si ministër por si turist i rëndomtë. Por çfarë “ shumë gjëra “ bëri ministri Pollo në hapësirën e bisedës së një “ kafeje “ me ministren greke të arsimit? “Në Shqipëri, dëshmoi ministri Pollo, si të depononte në gjyq, ne kujdesemi që pakica greke të ketë arsimimin e duhur, madje edhe me anën e një diskriminimi pozitiv...” Se cili është “ kujdesi “ dhe “ diskriminimi pozitiv “ nuk e tha Pollo. Se po ta thoshte do të dilte që për 400 nxënës minoritarë në Gjirokastër ai ka vënë në dispozicion, u paguan rrogë (ata marrin rrogë edhe nga Greqia) dhe siguracione 100 mësuesve. “ Kujdes “ dhe “ diskriminim pozitiv “ më të madh nuk besoj se do të ketë në ndonjë vend të botës. Raport të tillë një mësues për katër nxënës ndoshta mund të jetë e pranueshme vetëm për fëmijët e VIP-ëve. Më tej, dëshminë para ministres greke Pollo e vazhdon “ Më vjen mirë që ju dhe qeveria greke keni krijuar klimë shumë të mirë për fëmijët shqiptarë në shkolla “... Fëmijët shqiptarë i nderuar Pollo “ klimën shumë të mirë”
93

në shkolla e kanë pas edhe përpara zonjës Janaku dhe ND-së, madje ata kanë qenë dhe janë faktor që në shumë fshatra e zona të Greqisë të mos mbyllen shkollat vendore për shkak të migrimit të fëmijëve grekë në drejtim të qyteteve të mëdha. Më tej ministri Pollo vazhdon: “ Gjithashtu ju keni dhënë mundësinë që fëmijët shqiptarë të ruajnë dhe zhvillojnë gjuhën dhe kulturën amtare shqipe “. Se si e ka dhënë “ mundësinë “ qeveria apo qeveritë greke që shqiptarët të ruajnë dhe zhvillojnë gjuhen dhe kulturën amtare shqipe, ne emigrantët që jetojmë e punojmë prej vitesh në Greqi nuk e dimë. Por as ministri Pollo nuk na e tregon duke na lënë analfabetë në këtë fushë ashtu siç kanë ngelë analfabetë fëmijët tanë. Më tej ministri Pollo na prezanton “ detyrat e shtëpisë “ kur thotë “...ne do të ngremë një komitet të përbashkët i cili do të bëjë që tekstet shkollore të dy vendeve të jenë tërësisht në këtë frymë duke evituar çdo negativizëm “. Bukur zoti ministër, shumë bukur e ke kopjuar këtë frazë nga paraardhësit tuaj të cilët këtë problem e kanë lakuar në të gjitha rasat e gramatikës shqipe, në njëjës dhe në shumës, pa bërë asgjë. Ministrja Janaku na paska thënë pas takimit me Ju se “ të dy palët janë të gatshme për të fuqizuar dhe më shumë protokollin e bashkëpunimit në fushën e arsimit...” Nënshkruat ndonjë protokoll zoti Pollo? Erdhët me një platformë të shkruar e të studiuar për të gjitha çështjet dhe problemet që lidhen me problemet tona dhe me problemet midis dy vendeve? Media dhe deklaratat tuaja nuk thanë asgjë. Ju erdhët me duar në xhepa zoti Pollo, erdhët si nxënës kokulur para mësuesit kur nuk ka bërë detyrat e shtëpisë dhe nuk i ka hap librat fare. Një nxënës para mësuesit mund të thotë vetëm fjalë z. Pollo, vetëm fjalë në këmbim të të cilave merr një notë. Cila ishte nota që morët zoti ministër në udhëtimin tuaj turistik në Athinë? Shtator 2006
94

ÇFARË NUK THANË DY MINISTRAT E ARSIMIT?
Javën e kaluar ministri i ri grek i arsimit dhe i besimeve fetare Evripidhi vizitoi Shqipërinë. Axhenta kryesore në këtë vizitë të parë si ministër ishte përurimi i një shkolle greke në Tiranë, shkollës “ Arsakio “, një ndër të shumtat shkolla greke që janë hapur në Shqipëri. Synimi i këtyre radhëve nuk është anatemimi i hapjes së shkollave dhe i mësimit të gjuhëve të fqinjëve. Përkundrazi, mësimi i gjuhës së fqinjit, të popujve që bashkërisht ke bërë histori, është kulturë, është urë lidhjeje, është paqe dhe siguri. Në këtë pikëpamje hapja dhe mësimi i gjuhëve të fqinjëve mund e duhet të bëhet edhe me futje në sistemin arsimor publik të mësimit (fjala vjen) të greqishtes, sllavishtes dhe italishtes, krahas gjuhëve të tjera që sundojnë sot botën e qytetëruar si anglishtja, frëngjishtja, gjermanishtja, spanjishtja etj. Nga shkolla dhe mësimi i gjuhëve të huaja asnjë shtet e komb nuk humbet, përkundrazi fiton aq shumë sa asnjë njësi matëse e kohës nuk mund ta llogarisë. Por hapja dhe mësimi i gjuhës së fqinjit nuk është vlerë vetëm shqiptare, nuk është një “ reaksion i pakthyeshëm “ siç mund të themi në gjuhën e kimistit por një “ reaksion i kthyeshëm “. Në qoftë se grekët, turqit, italianët... hapin një shkollë në Shqipëri, qoftë edhe private, edhe shteti shqiptar domosdoshmërisht duhet tu përgjigjet me të njëjtën gjë, edhe biznesmenët shqiptarë duhet të hapin shkolla shqipe private.
95

Por le ta lemë këtë gjë mënjanë. Shteti dhe biznesmenët shqiptarë nuk kanë hapur dhe nuk kanë ndërmend të hapin asnjë shkollë shqipe në vendet fqinje. As shtetet fqinje nuk kanë ndërmend të ndezin ndonjë dritë të vogël jeshile për këtë problem. Këtë, kush i pa dhe i dëgjoi, nënkuptuan edhe dy ministrat fqinj të arsimit, Evripidhi dhe Pollo në prononcimin zyrtar për shtyp fill pas takimit të tyre. Media vizive përcolli me figurë dhe me zë deklaratat e tyre. U tha (në fakt këtë e tha në ndërhyrjen e tij spikeri) se është rënë dakord që në të gjitha shkollat greke ku mësojnë fëmijë shqiptarë (thonë se numri i tyre i kalon të njëqind mijtët) klasat do të jenë të lira për mësimin plotësues të gjuhës shqipe. Për të qenë të sinqertë me lexuesin e ri që këtë deklarim e mori si sihariq, është e domosdoshme të themi se që në vitin 1997 ka një marrëveshje për këtë problem, marrëveshje që u bë publike edhe një herë vitin e kaluar kur në Greqi erdhi delegacioni shqiptar me Berishën në krye dhe Pollon në krah. Pra, nuk kanë munguar marrëveshjet, por ka munguar dëshira dhe baza për zbatimin e tyre. Një urdhër administrativ i ministrit Evripidhi, dërguar të gjitha bashkive dhe shkollave mund ta bëjë të detyrueshme hapjen një herë në javë, të shtunat apo të dielat, të një klase për çdo shkollë. Por, një gjë e tillë nuk mjafton. Klasa duhet mbushur me nxënës. Në krye të klasës duhet të jetë një mësues profesionalisht i përgatitur. Mësuesi duhet të ketë në duar një program unik mësimi të lëndëve si gjuha, historia, gjeografia, muzika dhe të tjera lëndë që lidhen me formimin e nxënësit. Shkollimi i fëmijëve në gjuhën amtare nuk fillon e mbaron me abetaren por me një sistem shkollimi që fillon në klasën e parë dhe mbaron në klasën e fundit të sistemit shkollor publik (gjimnaz - minimumi dhe lice - maksimumi). Shkollimi i fëmijëve në emigracion nuk fillon e mbaron me “ Abetaren dhuratë nga ministri Pollo “ (sikur ai i nxjerr paratë nga rroga e tij) por me një seri tekstesh mësimore të përshtatshme për mësimin e gjuhës shqipe në emigracion...
96

Nuk po vazhdojmë më tej për të mos mërzitur lexuesin që i di këto gjëra. Ajo që desha të them dhe që nuk u tha nga të dy ministrat është se: mirë klasat u liruan për mësimin e gjuhës shqipe, mirë që ato u mbushën me nxënës të zellshëm për të mësuar (deri këtu nuk kemi ndonjë shpenzim monetar e material) po mësuesit kush do t’i paguaj? Mos vallë ata, pas punës së lodhshme nëpër shtëpitë greke dhe vende të tjera pune, do ta kalojnë fundjavën në punë vullnetare (lexo komuniste)? Kësaj pyetje nuk iu përgjigjen dhe (me sa duket) nuk do t’i përgjigjen ministrat e arsimit të të dy vendeve. Kësisoj ato që thanë dhe deklaruan përpara medies shqiptare nuk mund të kenë emër tjetër vetëm se demagogji dhe llafollogji. Po të jetë puna për të tilla deklarata më mirë të mos dalin as në ekranin e vogël dhe as në “ ekranin e madh “. Fëmijët dhe mësuesit shqiptarë kanë nevojë të përkrahen dhe vlerësohen në të njëjtën masë siç vlerësohen kolegët e tyre në Gjermani, Finlandë, Norvegji, Suedi, Austri dhe vende të tjera të Evropës së qytetëruar ku ka një përvojë edhe mbi njëzetvjeçare në mësimin plotësues të gjuhës shqipe që nga klasa e parë në të dhjetën, ku mësuesit shpërblehen siç shpërblehen mësuesit vendas dhe nxënësit përcillen me mjetet e shërbimit publik siç përcillen nxënësit vendas, ku grekët mësojnë gjuhën e nënës në kushtet e një shoqërie të kulturuar. Edhe një herë pyesim: PO MËSUESIT KUSH DO T’I PAGUAJË?

97

EMIGRANTI DURIM MADHI I SHKRUAN AVOKATIT NGJELA
I nderuar z. Spartak! Emër të madh ke dhe shpatë të madhe ke në dorë. Veçse, nga sa pashë dhe ju dëgjova në “Arenë” (më falni për këtë llagap por arenë dhe shkuar arenës është bërë Kuvendi ynë) shpata juaj kishte vetëm “një majë dhe dy tehe kur duhet të kishte dy maja dhe katër tehe...” Në kuvendet e vendit nga u linda dhe u rrita shpesh herë citohet këshilla e urtë e një plaku për të birin, të rritur burrëruar e të mençur për të thënë fjalë në kuvend. Plaku e këshillon të birin: “ Para se të shkosh merr me vete një kunj të thatë thane, mprehe hollë në të dy krahët aq sa po ta ngulësh në mish të rrjedhë gjak. Sa herë të të bije radha, para se të flasësh, tërhiqe majën e kunjit nga vetja, pastaj bëj kuvend ...” Për një çast, aty ku ju akuzuat veten se kishe mbështetur Melon që PBDNJ të kandidojë në malet e larta të Malësisë së Madhe mu duk se e dinit “ meselenë e kunjit të thanës”, ndoshta nga tregimet e babit tuaj ministër i tregtisë. Po gabova. Ju u ngritët me shpatë të madhe dhe pretë “mbi kalli”. E keqja është se po “mbi kalli” pasuan të presin edhe “shpatat” e politikanëve dhe historianëve. Nuk ju ve faj “kaq dini dhe kaq bëni”. Madje tregoheni kaq të pa ditur sa për të argumentuar thëniet tuaja hyni në ndonjë Web site dhe nuk dini se çfarë prisni. Emri i përveçëm “GJERGJ” vetëm në shqip shkruhet dhe lexohet kështu. Në të
98

gjitha gjuhët e Lindjes dhe të Perëndimit ai shkruhet dhe lexohet sipas normave të gjuhëve përkatëse. Skandalizimi juaj që në Web sit - in e Himarës Bollana e ka shkruar Jorgo dhe jo Gjergj më ngjall të njëjtën kureshtje sa Omiri në greqisht i shkruar dhe shqiptuar Homeri në shqip. Unë, po të vini ndonjëherë në Greqi zotohem t’ju çoj në muzeun historik të Greqisë ku Gjergj Kastrioti Skënderbeu shpallet hero kombëtar i Greqisë dhe mbrojtës i qytetërimit helen. Për ilustrim po ju përcjell riprodhimin e një flete kalendari ku poshtë figurës kalorësiake të Skënderbeut është shkruar “ Historia e luftëtarit Epirot Grek Jorgo Kastrioti është epokale... “ Të tjerat nuk po i përkthej. Shpresoj që në mos keni kaq kulturë gjuhësore sa ta përktheni vetë, të keni ndonjë shok a mik që mund tua përkthejë dhe zbërthejë...” Bollano dhe problemi “Himara” janë produkt i një politike mbrapsht tënden dhe tuajën. Bollanën dhe Himarën e ka bërë “problem të mprehtë të kohës” politika e mbrapshtë shqiptare. Është vota dhe servilizmi i politikës shqiptare në përgjithësi dhe i asaj të djathtë në veçanti (ku përfshiheni edhe ju) që e bën atë një problem shpërthyes në masën e një vullkani periodik nxjerrje zjarri e llave. Unë do të thosha se para se të merreni me to merruni me veten, ju dhe e gjithë politika shqiptare. Për mua ka të drejtë ai zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke i cili pyetjes së një gazetari shqiptar se deri ku shtrihen zonat e minoritetit grek në Shqipëri tha se për këtë duhet të pyesni qeverinë shqiptare sepse, sipas tij, është ajo vetë që i ka vënë këto kufij (!) Të nisemi nga ju, nga ato që thatë për Melon dhe partinë e tij në Alpet e Veriut, për ndihmën që i dhatë të verë kandidatura (të mbështetura nga ti dhe partia që të çoi atje) dhe të fitojë vota atje. Dua t’ju pyes avokati im i nderuar: A ka në Malësinë e Madhe, në Dukagjin, Theth, Razmë, Vermosh etj. grekë? Në qoftë se ka atëherë na e thuaj publikisht që ta dijë i madh e i vogël. Mos ngatërroni gjë fenë katolike i nderuar avokat me fenë
99

ortodokse dhe i fusni besimtarët e tyre në thesin e PBDNJ-së?. Kryetari i PBDNJ –së zoti Dule, në një bisedë me gazetarët i rrëshqiti pyetjes së drejtë për drejtë duke kërkuar: Regjistrim të popullsisë ku secili, mbi bazën e të drejtave ndërkombëtare (nuk harroi edhe ti cilësojë ato) të deklarojë fenë dhe etninë e tij. Më bëri përshtypje qetësia e deklaratës së tij sepse e di se të gjithë ata që marrin pensione dhe kanë të tjera privilegje, pa përjashtim do të deklaroheshin “vorioepirotë” 24 karatësh. Jam i sigurt edhe ju, me që jeni ortodoks i pastër do ta bënit një gjë të tillë. E dini atë shprehjen e Spiro Çomorës në komedinë “ Karnavalet e Korçës? “ Jeta është aritmetikë Olymbi...” Ju jeni deputet i nderuar avokat dhe të lind e drejta të propozosh e të ngresh një komision parlamentar për ndryshimin e emrave të shqiptarëve. Mos u lodhni shumë për këtë: Shkoni në çdo bashki e komunë, në çdo gjendje civile në Jug e në Veri dhe shikoni sa shqiptarë kanë ndërruar emrat e tyre. Mund të bëni edhe një krahasim në shifra absolute dhe në përqindje se sa nga ata i kanë ndërruar për të punuar e banuar në Greqi dhe sa në Itali, Gjermani, Angli e gjetkë. Do të hapësh një dritare shumë interesante me plot mbresa. Zbresim më poshtë avokati im. E dini ju se në Greqi ka afro 700 mijë emigrantë shqiptarë (kush i ka numëruar saktësisht!) E dini se në shkollat greke ulen çdo ditë më se 120 mijë fëmijë shqiptarë? E dini se këta fëmijë, për shkak të politikës së Tiranës po asimilohen me një shpejtësi marramendëse? E dini ju se në Greqi ka rreth 20 kurse të mësimit plotësues të gjuhës shqipe (vetëm abetares) të cilët i zhvillojnë mësimet në “ilegalitet”. E dini ju se puna në këto kurse bëhet vullnetare (lexo komuniste) dhe as prindërit paguajnë dhe as mësuesit paguhen? Çfarë definicioni juridik do t’i venit ju një fakti të tillë? Është bërë publike në Grand Bretanja në vjeshtën e vitit 2006 (kur Berisha, Pollo, Barka etj.) ishin në Athinë se është nënshkruar marrëveshja “Pollo – Janaku” në të cilën qeveria
100

greke, të shtunat dhe të dielat është e detyruar të hapë klasat e të gjitha shkollave ku ka nxënës shqiptarë për të zhvilluar mësimin plotësues të gjuhës shqipe? A e keni thirrur ju në kuvend ministrin Pollo të japë sqarime për këtë marrëveshje, ta bëjë atë publike, ta fusë atë edhe në Web – in e MASH? Po marrëveshjet (dhe pazaret) që janë bërë për hapjen e shkollave greke që nga Gjirokastra ku ka minoritarë deri në Tiranë ku nuk ka asnjë? Tek po “bisedoja” me ju mu kujtua një kronikë e vjetër që i përket kohës kur PD-ja ishte në opozitë dhe nënkryetarja e parlamentit shqiptar, “zjarr” i saj. E gjeta mes “relikeve” që ruaj në kompjuter dhe po jua përcjell: “Nënkryetarja e Parlamentit shqiptar, Jozefina Topalli, i drejton disa pyetje publike ministrit të Jashtëm Ilir Meta, pyetje që kanë lidhje sa respektohen liritë dhe të drejtat e shqiptarëve në Greqi. Këto pyetje ajo i drejton për shkak se mendon se qeveria shqiptare nuk ka hartuar ende një plan konkret për t’u njohur me gjendjen e shqiptarëve në vendet e tjera të botës, veçanërisht ato të rajonit, ku një pjesë e shqiptarëve u nënshtrohen diskriminimeve të ndryshme. Ja disa nga pyetjet që bëri dje nënkryetarja e Parlamentit dhe e PD-së: - Sa është përpjekur qeveria shqiptare për të mbrojtur liritë dhe të drejtat e shqiptarëve jashtë Shqipërisë? - Si trajtohen ata në vendet ku jetojnë dhe cila është politika e qeverisë për këto çështje të rëndësishme? - Cili është numri i shqiptarëve që janë detyruar të kthejnë emrin e tyre nga shqiptarë në grekë, jo vetëm në kufijtë e Shqipërisë, por edhe nëpër bashkitë e qyteteve të ndryshme të Jugut? - A ka ndonjë shkollë shqipe në Greqi ku jetojnë dhe punojnë rreth 400 mijë shqiptarë dhe sa janë në numër këto shkolla? Sipas saj, këto pyetje mund të përbëjnë objektin edhe të ndonjë interpelance me ministrin e Jashtëm Ilir Meta. Por e rëndësishme për Topallin është që qytetarët shqiptarë duhet të njihen me politikën e qeverisë shqiptare për shqiptarët që jetojnë dhe punojnë jashtë Shqipërisë.
101

Ajo thekson se, përveçse ka një lloj diskriminimi ndaj shqiptarëve nga shteti që i pret, ata diskriminohen edhe nga ambasadat shqiptare në vende të ndryshme, të cilat për një dokument të thjeshtë i lënë të presin me ditë...” Zbresim më poshtë zoti Spartak. Keni dëgjuar ju për shkëmbinjtë e Skilës dhe Karibdës në udhëtimin e Odiseut drejt Itakës pasi triumfoi me “Kalin e Trojës”? E dini se midis “Skilës e Karibdës” duhet të kalojë çdo emigrant për të siguruar një certifikatë vetjake apo familjare të pranueshme nga administrata greke? E dini se si ka ndodhë? E di se as e dini e as nuk doni ta dini se, përndryshe, do të thërrisnit në një seancë të veçantë parlamentare ministrin e jashtëm dhe ta pyesni pse certifikata duhet firmosur në ambasadën greke (apo konsullatat) duke parapaguar më parë për llogari të saj në Alpha Bank? E dini se sa miliona euro humbet shteti ynë nga një masë e tillë? E dini se sa ditë i duhen një prindi (sepse djali nuk vjen dot se është në “regjim kazerme” (nuk po them “burgu”) për të ardhur nga Dukagjini e për të pritur me ditë të tëra në ambasadë për një firmë dhe vulë? Keni shkuar ndonjëherë ta “ prekni me dorë “ këtë që po ju them dhe pastaj të ngjiteni në podium e të “ thërrisni “ sa u lejon zëri? Po jua them unë se pse ndodhi një gjë e tillë, ndodhi sepse diplomacia jonë u zhyt në korrupsion, firmoste e vuloste certifikata e dokumente fallco që çuan në pasojën e “marrjes së kompetencave”. A ndjeni turp z. Ngjela për këtë skandal të diplomacisë shqiptare? A e dini “shpikjen” më të fundit të ministrisë sonë të jashtme për të “luftuar korrupsionin” në ambasadë? Emigranti, para se të shkojë në ambasadë duhet të zërë radhë para bankave greke, të paguajë atje tarifën e legalizimit për llogari të ambasadës dhe shërbimin bankar (një burim tjetër për shtimin e të ardhurave të bankave greke). Duhet të vish këtu zoti Avokat. Jo me avion, por me ato mjete që vijnë emigrantët (nuk të them kalo maleve siç kalojnë moshatarë tuaj). Po të vish këtu, atëherë do të kesh fakte e gojë për të folur si duhet në parlament.
102

Doni fakte të tjera i nderuar Avokat që ta mprihni më fort “kunjin e thanës” dhe ta ngulni në gjoksin tuaj përpara se ta ngulni në gjoksin e tjetrit? Duke e përfunduar këtë letër i nderuari avokat desha t’u jap një këshillë: “Mos ia fusni kot se gjithë fjalët tuaja bëhen gurë mbi barrë mbi ne emigrantët, bëhen fshesë e hekurt.” Po ju përcjell edhe një mesele që ngjit me ato që biseduam. I thanë thëllëzës (politikës): - Ec si sorrë! Ajo eci. I thanë: - Ec si laraskë! Ajo eci. I thanë: - Ec si grifshë! Prapë eci. Kur i thanë të ecte si ka ecë gjithmonë, thëllëza (politika) u përgjigj: - Eeeej! Paskam harruar! Mbeç me shëndet i nderuar Avokat!

103

ÇFARË I MUNGON “PROGRAMIT” VENIZELLOS?
Në të gjitha gazetat shqipshkruese në Greqi, me korsiv e me kontraste ngjyrash, është botuar “Programi Venizellos” për emigrantët dhe emigracionin. Në këtë program, të paraqitur edhe më parë pjesërisht, madje të folur me zë të ulët edhe në parlament, kërkohet që emigrantët në Greqi të trajtohen njëlloj si emigrantët në vendet e tjera të Evropës së Bashkuar. Në këtë program kërkohet të bëhet trusni mbi parlamentin (nga pozitat e të qënit parti opozitare) dhe premtim (nga pozitat e të qënit parti në pushtet) për ndryshimin e ligjit për emigracionin dhe shuarjen e pengesave burokratike që aktualisht formojnë malin e lartë të qeverisjeve greke ku ligji nuk e ka parë kurrë majëmalin. Nuk do të zgjatem në prezantimin e pikave të programit, në premtimet dhe zotimet mbasi ata tashmë janë bërë publike. Do të ndalem tek një problem që as është thënë ndonjëherë dhe, me sa duket, për të nuk do të flitet asnjëherë. Në paragrafin f. pjesë e pikës 1 të programit flitet për mundësinë “reale... në shkolla të posaçme për mësimin e gjuhës greke nga emigrantët”. Bukur ! Pas kësaj unë prisja që kandidati i ri për kryetar të PASOK-ut dhe kandidati për kryeministër në një kohë të ardhshme, në nënpikën pasardhëse të fliste për një të drejtë dhe standard evropian që fëmijët grekë në Evropë tashmë e kanë të ligjëruar. Fjalën e kam për detyrimin e Greqisë si shtet anëtar i vjetër
104

i Bashkimit Evropian që në shkollat greke, në ditë të caktuara të javës të mësohej gjuha e kombeve dhe kombësive të emigrantëve, që mësuesit emigrantë në këto shkolla të paguheshin nga shteti grek as më shumë e as më pak se sa paguhen mësuesit grekë të të gjitha shkallëve të arsimit të të tre cikleve ( fillor, gjimnaz dhe lice ) . Fjalën e kam që mësuesit e gjuhës shqipe (dhe të gjuhëve të kombeve e kombësive të tjera legale në Greqi) të paguhen nga shteti siç paguhen sot mësuesit grekë të gjuhës greke në Finlandë, Norvegji, Suedi, Gjermani, Austri e gjetkë. Fjalën e kam që ligjërisht (me vendim parlamentar) të sanksionohet mësimi plotësues i gjuhëve të kombeve e kombësive. Fjalën e kam që ligjërisht, në buxhetin e shtetit grek të planifikohen shpenzimet për shkollimin në gjuhën e tyre amtare për të gjithë emigrantët e vegjël. Fjalën e kam që me ligj parlamentar të ndalohet asimilimi i emigrantëve nëpërmjet privimit në mësimin plotësues së gjuhës së nënës e babës së tyre. Kjo i mungon “programit” Venizellos në rrugën e tij për tu ngjitur në kreun e PASOK-ut sot e të kryeministrit nesër. Rastësi apo vijë e vjetër e veshur me rroba të reja?

105

DY NGA MËSUESIT E MI...
MËSUESIT - MË TË PËRKUSHTUARIT DHE MË TË HARRUARIT
Kur flasim për mësuesit secili kthen kokën pas dhe sheh një pjesë nga jeta e vet. Atë më të bukurën, kur ishte nxënës. Vështrimin e ndal tek “a” – ja, tek ato vite kur mësonte germat e para të shqipes së bukur, mësonte t’i bashkonte ato e të formonte fjalë dhe fjali, tek numrat dhe numërimet e para, tek “mësimi përmendësh i tabelës së shumëzimit”. Në përfytyrimin e secilit del mësuesi i klasë së parë, mësuesit e tjerë. Me radhë, nga fillorja në Universitet. Vazhdimisht në punë. Të përkushtuar. Të gëzuar kur krijesa e mendjes dhe e shembullit të tij ngjitet lart, ec me këmbët e veta. Babai e do djalin mbi veten. Mësuesi e do nxënësin mbi veten. E dëshiron të ecë përpara. Të dy, edhe babai, edhe mësuesi, kur thinjen, kur e bie rasti, ngrenë kokën me krenari dhe thonë: Ky është djali im! Ky është nxënësi im! Babai dhe mësuesi, me thjeshtësinë, me dëshirën për krijesën e tyre për të ecë përpara pa u ndalë, janë leva që e kanë çuar përpara shoqërinë. Dy qenie njerëzore që punojnë shumë e shpërblimin e shpërndajnë tek të tjerët... Po shkëpus diçka nga vetja. Me dëshirën që secili, pasi t’i ketë lexuar këto radhë, këta emra, ta vazhdojë meditimin me bazë nisjeje vetveten... Në fund të viteve ‘40 - të e fillim të viteve ‘50 – të në Brezhdan të Dibrës, kanë punuar, kanë dhënë mësim e kanë bërë emër disa mësues jabanxhinj.
106

2

Nuk e di ku janë dhe ku i ka hedhur rrjedha e jetës. Nuk e kam takuar asnjëherë Gavril Koten nga Përmeti. Të vije nga Përmeti në Brezhdan të Dibrës në ‘49 – tën (më shumë në këmbë se sa me makinë, se atëherë mungonin edhe rrugët edhe makinat) të vijë për një rrogë 3500 lekëshe (kaq ishin rrogat atëherë), në një kohë kur buka, ushqimi e veshmbathja ishin me triskë (dhe nuk gjendeshin) është heroizëm. Është përkushtim atdhetar. Është akt sublim. Të vish nga Elbasani, siç erdhën e shërbyen (në Brezhdan e Peshkopi) Mahir e Burbuqe Graceni, të vish nga Shkodra, me grua e fëmijë, siç erdh dhe u vendos në një familje tek Gazidedet, pranë shkollës Mark Kalaj nga Shkodra, të vish vajzë e re, beqare, nga Jugu i Shqipërisë (nuk ia di vendlindjen) siç erdhi Nigjare Velçani, është heroizëm, është përkushtim atdhetar në shkallën më të lartë. Të vish e të punosh “katër nxënës me një libër këndimi”. Të mësosh bukurshkrim e aritmetikë në “pllaka guri” me “lapsa guri” e të tjera mungesa e privime të kohës, deri tek klasat në shtëpitë e fshatarëve, ulur këmbëkryq në hasra kashte e lëkura, është përkushtimi më i lartë qytetar dhe profesional. T’i mohosh këto mësuesit, brezave të tërë, përkushtimin dhe heroizmin e tyre dje, sot por edhe nesër, është miopi e thellë. Është si të mos shohësh pëllëmbën një centimetër larg syrit. Është qorrllëk, verbëri. Mësuesi ka qenë më i përkushtuari në punë në të gjitha kohërat. Ai ka prish qetësinë e vet dhe të familjes, ka marrë vaj nga “kandili i jetës” së vet për ta hedhë në “kandilin” e jetës së të tjerëve. Sa vetë, sa djem nënash, pedagogjikas të një prej shkollave më të vjetra të vendit, asaj të Peshkopisë, shkuan e punuan për vite të tëra nga Dibra në Kukës, Tropojë, Pukë, Mat, Mirditë etj? Sa djem e vajza në 10 - 15 vjetët e fundit, në vitet e masivizimit të arsimit të mesëm erdhën nga Tirana, Durrësi, Shkodra, Fieri, Vlora etj. për të punuar në Kala të Dodës, Reç, Lurë, Klenjë, Selishtë etj? Erdhën me një pagë të thjeshtë nëpunësi. Jetuan në ndonjë dhomë të vogël në shkollë apo në shtëpitë e ndonjë fshatari. U kënaqën me 8 lekë dietë
107

108

109

në ditë mbi rrogën që shteti u jepte jabanxhinjve. Vendasve, paçka se shtëpinë e kishin dhjetë orë larg në këmbë, (nga Arrmolla në Brezhdan ku vendin e tij si mësues i gjuhës frënge e kishte zënë me mik një tiranas - shokë klase) nuk u jepte asgjë. Asnjë lek shtesë... Ishte e natyrshme që mësuesi të ngrinte zërin kundër totalitarizmit, kundër “prerjes me një gërshërë”, kundër padrejtësive që bëheshin hapur. Ishte e natyrshme që mësuesit të ishin të parët që do të hidheshin me përkushtim qytetar në frontin e luftës për demokraci. Është gjë e bukur që në një parlament të kesh shumë mësues. Shumë pedagogë. Shumë profesorë. Një parlament me një shumicë njerëzish të një profesioni, të një përkushtimi njerëzor, nuk ka se si të mos jetë parlamenti më demokratik në botë. Një parlament i tillë, në seancën e parë të jetës së vet, do të ishte gjë e bukur të vente si pikë të parë të rendit të ditës MËSUESIN. Punën e mësuesit të thjeshtë të fshatit më të thellë malor dhe të mësuesit – deputet, Këshillin Pedagogjik më të largët të vendit dhe Parlamentin – Këshilli i gjerë Pedagogjik i tërë vendit. Legjislaturën e kaluar kishim një parlament ku agronomët përbënin shumicën. Agronomët janë i pari profesion në asistencë masive. Edhe ata që janë në punë, edhe ata që firmosin dikund në ndonjë bordero drejtorie bujqësie apo në komuna, kot rrinë, kot e marrin rrogën... Këtë legjislaturë kemi një parlament ku mësuesit e profesorët përbëjnë shumicë profesionale. Shkolla, mësuesit janë në harresë. Pa dyer e pa dritare, pa soba e dru zjarri, pa libra e fletore, pa bosht zhvillimi kombëtar. “Boshti blu” vazhdon revanin për t’i zënë plotësisht vendin “boshtit të kuq”. Kjo do të ishte një fatkeqësi për shkollën, një atentat ndaj saj, një harrim i ri ndaj atyre njerëzve që janë e do të jenë kurdoherë më të përkushtuarit. Por që në asnjë mënyrë nuk duhet të jenë më të harruarit. Peshkopi 15 qershor 1993 (Botohet sipas ZP, 20 qershor 1993)
110

GAVRIL KOTA

Lexova me vëmendje artikullin në gazetën “Zëri i Popullit” të datës 20 qershor 1993 “Mësuesit – më të përkushtuarit dhe më të harruarit” të shkruar nga ju Abdurahim Ashiku. Përmbajtja e shkrimit kujton një të kaluar reale, por i bën thirrje edhe një realiteti të sotëm. Më emocionoi por edhe më entuziazmoi mendimi juaj që jepni për disa mësues, të ardhur aty në Brezhdan të Peshkopisë dhe veçanërisht për mua, më të riun, në moshën 18 vjeçare, i ardhur nga jugu i Shqipërisë, nga Përmeti (Fshati). Unë dhe të tjerët erdhëm me dëshirën e madhe për të shkolluar vëllezërit dhe motrat tona, fëmijët e vegjël, por edhe për të zhdukur një plagë të trashëguar nga shekujt e kaluar, analfabetizmin e prindërve tanë Për këtë nuk morëm parasysh as largësinë, as rrogën e vogël e sa e sa vështirësi të tjera të atyre viteve, punuam para dhe pas dite me përkushtim atdhetar sepse për ne qe e qartë që i shërbenim atdheut, i shërbenim Shqipërisë dhe vetëm Shqipërisë. Mbi çdo gjë për ne qe dashuria për fëmijët e vegjël, për tu mësuar atyre shkrim e këndim, dashurinë për atdheun dhe më vonë për të ecur me këmbët e tyre në shërbim të Shqipërisë, të familjes dhe të vetes. Ne brezi i arsimtarëve krenohemi, që këtij qëllimi ia kemi arritur duke e bërë Shqipërinë të jetë një vend të merituar në
111

botë, me një popull plotësisht të arsimuar dhe pa asnjë analfabet. Ne arsimtarët krenohemi kur takohemi ose na takojnë ish nxënësit tanë të vegjël, tash mësues, inxhinierë, ushtarakë, këngëtarë etj. Unë tash kam hyrë në vitin e 6-të të pensionit, por nuk mund të harroj mikpritjen e atij populli dibran, respektin dhe dashurinë që ata treguan për ne arsimtarët jabanxhinj. Shumë kujtime të pashlyera më janë fiksuar nga gjithë familjet e Brezhdanit. Mikpritja, bujaria, thjeshtësia, komunikimi reciprok na e lehtësonte detyrën tonë të vështirë por humane. Këtë respekt e provova atëherë, por që e rishfaqën duke e provuar edhe një herë në vitin 1968 kur u ndodha me shërbim në qytetin e Peshkopisë dhe ku brezhdanasit me të marrë vesh ardhjen time në qytet nuk më lanë asnjë natë të rrija në qytet. E si mund të harroj unë familjet e Karasanëve (Ganiun dhe Xhemalin), të Shehëve (Izetin), të Gazidedeve, Reçeve, Hakoret e tjerë. Edhe sot më dalin parasysh fytyrat e ish nxënësve të mi: Vjollca Shehi, Farije Karasani, Xhilkë Vojka, Merjeme Reçi, Myslim Gazidede, Myrteza Truka, Safije Kola, e të tjerë, e të tjerë. Puna e mësuesit i del para sysh gjithsecilit. Është e vetmja rrugë që e kalon gjithkush, është pjesa më e bukur e gjithsecilit. Në përfytyrim i del secilit mësuesi i tij i parë, pavarësisht se çfarë detyre kryen ai sot. Asgjë nuk duhet t’i mohohet mësuesit, sepse ata janë dhe do të ngelen më të përkushtuarit... Me respekt 29.6.93. Gavrili

Shënim mbi zarf: Gavril Kota, Rruga “Qazim Vathi”, Pallati 104/1, Ap. 2 Tiranë. Të pres në shtëpi këtu në Tiranë të pimë një kafe bashkë dhe të njihemi.

112

NIGJARE VELÇANI (DIDI)

Shoku Abdurahim! Lexova me vëmendje shkrimin tuaj me titull “Mësuesit – më të përkushtuarit dhe të harruarit”, botuar në gazetën “ Zëri i Popullit “ të datës 20 qershor 1993. Të them të drejtën ky shkrim më preku thellë më zemër, mbasi më ktheu në kujtimet e 44 vjetëve më parë, në moshën time më të re. Akoma pa mbushur 16 vjeç, pas një kursi metodik pedagogjik, lash Beratin dhe erdha në Peshkopi, fillimisht në fshatin Brezhdan, i cili më ka lënë mbresa të paharruara në kujtesë dhe pastaj në kufi, në fshatin malor të Cerjanit ku e ndjeva veten në shtëpinë time. Pra për herë të parë hyra në jetë, në punë si arsimtare për tu dhënë njohuritë e para të gjuhës sonë të bukur shqipe vocërrakëve aq të etur për dije. Në këtë kohë aq të vështirë për të jetuar ku përveç varfërisë qemë të detyruar të përballemi edhe me kërcënimet dhe ofendimet e disa skeptikëve apo keqdashësve që e shihnin si luks duke ndikuar që fëmijët e sidomos vajzat të mos ndiqnin shkollën. Pra ne arsimtarëve të atij brezi na duhej jo vetëm të jepnim mësime në shkollën fillore etj. por edhe të shkonim në çdo
113

familje, shtëpi më shtëpi për t’u mbushur mendjen disa prindërve që hezitonin të dërgonin fëmijët në shkollë si dhe për të grumbulluar të gjithë analfabetët në kurset e luftës kundër analfabetizmit që i zhvillonim mbrëmjeve pas pune. Për mungesë të klasave dhe numrit të domosdoshëm të arsimtarëve na duhej të jepnim mësim në klasa kolektive. Puna kaq e ngarkuar na detyronte të përgatisnim planet e punës për dy klasa dhe kurset e analfabetizmit deri natën vonë. Por kjo punë, megjithëse e lodhshme nuk na demoralizonte, përkundrazi ndjenim sadisfaksion. Ne e bënim këtë sepse e quanim për detyrë ndaj brezave, e quanim të domosdoshme dhe në asnjë mënyrë nuk na shkonte mendja se të kesh dhënë apo të japish mësim në fshat është ofendim apo ke qenë dhe je i persekutuar. Një mendim i tillë është ofezë për çdo patriot, ofezë për rilindësit që kthenin shtëpitë e tyre në shkolla dhe nën kërcënimin otoman apo të shovinistëve grekë, serb apo maqedonas, u jepnin dritë, pra u jepnin arsim fëmijëve shqiptarë të lënë në errësirë duke sakrifikuar edhe jetën. E pra, këta qenë frymëzimi për ne dhe e quanim për nder të mësonim fëmijët e malësorëve të lënë në errësirë e injorancë pa shkrim e lexim. Sa kënaqësi është për ne kur shihnim që fëmijët e këtyre malësorëve të zgjuar, me gjithë që në kondita shumë të vështira, mësonin me vëmendje. E ndjeva veten krenare kur pashë nxënës të mi nga Brezhdani e Cerjani i Peshkopisë, nga Kukësi në Veri, nga fshati malor i Bogdanit në Berat apo nga Saranda në Jug të Shqipërisë,
114

etj. ku unë kam punuar si arsimtare të jenë bërë me arsim të lartë e të mesëm pedagogjik, mjekësor, agronomi etj. Pavarësisht nga trajtimi material, i cili edhe sot është tepër diskriminues për arsimtarin dhe le për të dëshiruar, gjithashtu pavarësisht nga mohimi që iu bë personit tim kur erdha në Tiranë për të vazhduar punën e dashur të arsimtares, me gjithë arsimin pedagogjik që kisha, ndjehem krenare dhe aspak e penduar, mbasi gëzoj simpatinë e ish nxënësve të mi kudo që janë. Le tu rëndojë në ndërgjegjen e tyre ajo padrejtësi, atyre që e bënë. Ju falënderoj për kujtimet që më zgjuat, kujtime të cilat i ruaj edhe në marrëdhënie me shumë familje të nxënësve të mi, kudo që kam qenë. Ju përshëndes Nigjare Didi (Velçani) Tiranë 7.7.1993 Dërgon Nigjare Didi (Velçani) Rruga “Mine Peza”, Pallati 232 Shkalla 1, Apartamenti 14 Tiranë.

115

MËSUESIT EMIGRANTË NË GREQI
“DALLËNDYSHET E SHQIPES“
Jovan Mëhilli! Ju ishit në seminarin kombëtar që u organizua në Durrës për mësimin plotësues të gjuhës shqipe. Çfarë morët nga ky seminar, ju dhe gjithë mësuesit që keni marrë përsipër barrën e madhe të mësimit të gjuhës shqipe në emigracion nga fëmijët shqiptarë? Ju faleminderit! Fillimisht unë dua të përshëndes Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës së Republikës së Shqipërisë si dhe Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Kosovës për organizimin e një seminari trajnimi me mësuesit në diasporë si edhe ata që janë në emigracion përfshirë edhe ne të Greqisë. Gjithashtu, në mënyrë të veçantë falënderoj ambasadorin tonë në Athinë z. Vili Minarolli i cili tregoi një kujdes të veçantë për nisjen e këtij ekipi profesionist si dhe duke dhënë fjalën se mjediset e ambasadës janë në dispozicion për të kryer detyrën tonë profesionale në të ardhmen. Dua të theksoj se seminari i organizuar në Durrës është i treti i këtij lloji. Ne në dy seminaret e para nuk kemi marrë pjesë sepse nuk kemi qenë të ftuar. Në seminarin e tretë që u zhvillua në Durrës më 23 – 26 korrik, një ekip mësuesish profesionistë, të cilët aktualisht japin mësim vullnetarisht në kurset e mësimit plotësues të gjuhës shqipe në të gjithë Greqinë, morën pjesë në këtë seminar dhe siç janë shprehur edhe kolegët e mi në gazetën tuaj “ Emigranti “, gazetë e cila e vlen të falënderohet për vijueshmërinë dhe cilësinë e paraqitjes të veprimtarive të veçanta, veçanërisht këtë rast. Për mua vlerat
116

3

e seminarit përfaqësoheshin me titullin e tij ku thuhej: “Hapësirat të reja për mësimin plotësues të gjuhës shqipe” Cilat janë këto hapësira në Greqi? Në Greqi këto hapësira tashmë kanë lindur, janë të pranishme kudo. Që në vitin 2001 me kursin e parë të mësimit plotësues të gjuhës shqipe që u hap në Selanik nën kujdesin e zonjës Mimoza Dako dhe Dashamir Zaçe. Por zanafilla dhe përpjekjet janë të mëparshme, që me krijimin e një grupi nismëtar në vitin 1998 me qendër në Athinë, ekip ky i specializuar që ka dhënë një ndihmesë të madhe. Hapësirat unë konkretisht i shikoj në shtrirjen e kurseve në të gjithë Greqinë. Mund të flasim edhe për mundësinë e krijuar që kurse të tilla mund të hapen edhe në shkollat greke ku ndodhen fëmijët shqiptarë sipas përvojës së shkollës nr. 132 të Gravës në Athinë. Tashmë na është krijuar edhe mundësia për të pasur dokumentacionin unik për të gjitha kurset e mësimit plotësues të gjuhës shqipe, dokumentacion zyrtar e shkencor në duart e mësuesve. Cili do të jetë ky dokumentacion? Së pari regjistri i klasës. Më tej amza ku do të jenë të regjistruar të gjithë nxënësit, programet unike, tekstet për të gjitha kurset, CD-të DVD-të e materialet e tjera për përvetësimin në klasë dhe jashtë saj të të folurit dhe të shkruarit shqip. Flasim për një komplet dhe kompleks mjetesh mësimore për përvetësimin e gjuhës, historisë dhe kulturës shqiptare. Mbi të gjitha, kryesorja, është kurorëzimi i përfundimit të vitit mësimor me dëftesën e përvetësimit të programit, një certifikate unike ku do të shkruhet Republika e Shqipërisë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, adresa e kursit, numri i amzës etj. Për mua e rëndësishme është se u hap një dritë jeshile. Ne, në mbledhjen e parë të Këshillit Pedagogjik...

117

Është e dyta herë që e përmendni këtë institucion arsimor. A mund të na thonë përse bëhet fjalë? Fjala është për mbledhjen e parë të mësuesve që morën pjesë në seminarin kombëtar në Durrës. Më 22 korrik 2007, një ditë përpara se të hapej seminari, u vendos unanimisht formimi i Këshillit Pedagogjik të Mësuesve Emigrantë në Greqi. Ky është një moment historik i cili është dokumentuar tashmë me një protokoll të firmosur nga të gjithë mësuesit pjesëmarrës në seminar dhe përbën fletën e parë të hapësirës së re për ta vënë mbi baza të organizuara mirë mësimin plotësues të gjuhës shqipe në emigracion. Në mbledhjen e parë si dhe në takimet e mëvonshme u këmbye përvoja e punës së secilit, përvojë e cila mori përmasa shumë të gjëra me paraqitjen e përvojës së mësuesve të mësimit plotësues të gjuhës shqipe në të gjithë hapësirën evropiane që nga Finlanda, Suedia, Norvegjia, Anglia, Franca, Gjermania, Zvicra, Italia etj. Ky këmbim përvoje mund të them se krijoi hapësira të gjëra që kanë vlerë të madhe veçanërisht për ne që jemi në hapat e para të organizimit unik të këtij aksioni me vlerë të jashtëzakonshme për gjuhën shqipe në Greqi. Seminari pati vlera profesionale të nivelit të lartë. Në Evropë flitet për Shkollë të Mësimit Plotësues të Gjuhës Shqipe. Atje kjo shkollë fillon në klasën e parë dhe përfundon në klasën e njëmbëdhjetë. Këtu deri tani flitet për kurse të mësimit të gjuhës shqipe. Cilët do të jenë hapat për tu ngjitur në nivelin e vendeve të tjera? Sot flitet për diasporë shqiptare të shtrirë në Evropë dhe kontinentet e tjerë. Ata kanë vite që punojnë për mësimin plotësues të gjuhës shqipe dhe si rrjedhojë kanë një përvojë të gjërë, përvojë të cilën ne e dëgjuam dhe e vlerësuam, ashtu si edhe ata vlerësuan përvojën dhe hapat që kemi bërë ne. Ky është fillimi, hapi i parë, shkalla e parë e ngjitjes në katet e tjerë të ndërtesës së lartë të shkollimit shqip në emigracion e diasporë. Ne mendojmë që këtë punë ta nisim fillimisht me një
118

“kurs trevjeçarë” ku do të jepen njohuri të plota për mësimin e gjuhës, për ta folur atë pastër e rrjedhshëm në tonacionet e saj, për ta shkruar bukur duke respektuar të gjitha rregullat e drejtshkrimit dhe drejtshqiptimit, e shoqëruar e gjithë kjo edhe me njohjen e kulturës dhe historisë së Shqipërisë. Kjo përbën bazën, shkallën e parë, hapin e parë. Pra do të kemi një kurs trevjeçarë si fillim dhe më pas një kurs dyvjeçarë. Mësimi plotësues i fëmijëve emigrantë të gjuhës shqipe kap hapësirën e pesë vjetëve. Mendojmë se këto pesë vjet do të formojnë bazën për të vazhduar shkollat e nivelit të lartë, deri ato të nivelit universitar në Shqipëri. Mbi këtë bazë ne po ndërtojmë programet. Kemi krijuar një grup pune i cili ka filluar për këtë. Bashkëpunimi, urat tashmë të vendosura mirë me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe institucioneve të tjera si dhe me bashkëpunimin me kolegët tanë në Evropë themi se edhe ne do të arrijmë shpejt në nivelin e mësimdhënies plotësuese të gjuhës shqipe në Evropë e më gjërë. A mendoni ta legalizoni shkollën shqipe në Greqi? Ne kemi deklaruar krijimin e Këshillit Pedagogjik si hap të parë. Pas kësaj, gradualisht ky Këshill Pedagogjik që tashmë numëron mbi 25 mësues që japin mësim do të prezantojë vetveten. Ne kemi të regjistruar dhe janë të gatshëm të japin mësimin plotësues të gjuhës shqipe rreth 250 mësues. Si hap të parë ne do të bëjmë legalizimin e Këshillit Pedagogjik, krijimin e statusit ligjor të tij në Greqi. Kjo do të na japë mundësinë e komunikimit zyrtar me të dy ministritë në mënyrë që ajo që kemi kërkuar ne vazhdimisht që mësimi me fëmijët e emigrantëve të bëhet në shkollat greke, atje ku ka fëmijë shqiptarë që vazhdojnë shkollën shtetërore greke, qoftë edhe dhjetë prej tyre. Prej vitesh ministrat tonë të arsimit, të të dy krahëve, të majtë e të djathtë, kanë deklaruar se me Greqinë ka një marrëveshje që mjediset e shkollave greke ku mësojnë fëmijë shqiptarë të shndërrohen në mjedise për mësimin plotësues të gjuhës shqipe.
119

Deri tani kjo marrëveshje nuk zbatohet. Çfarë do të bëni ju që kjo marrëveshje të marrë rrugë? Marrëveshja është e vitit 1998... E nëntë viteve më parë?! ...Është nënshkruar midis dy ministrave të asaj kohe të ministrive të arsimit, zotit Ruka dhe Arseni. Ajo fjeti, mbase edhe si pasojë e pasivitetit tonë, por mendoj se është koha për ta zgjuar, për ta vënë në lëvizje dhe për të ecur me hapa të shpejta përpara. Ministria e Arsimit dhe e Besimeve Fetare e Greqisë ka dhënë premtimin, nëpërmjet takimit Janaku - Pollo dhe themi se nuk do të kemi pengesë. Për t’i paraprirë kësaj ne më 17 shtator, menjëherë pasi të fillojë mësimi në shkollën greke, do të fillojmë regjistrimin e fëmijëve shqiptarë në disa nga shkollat që kemi piketuar në Athinë, Selanik, Korinth, Kretë, Volos, Larisa, Livadhja dhe në shumë qytete të tjerë të mëdha të Greqisë. Pra, jeni optimistë që kurset e mësimit plotësues të gjuhës shqipe do të dalin nga izbat, podrumet e zyrat e do të marrin dritë? Patjetër. Kjo punë do të nisë gradualisht, që këtë vit për tu konsoliduar plotësisht. Duhet të theksoj se nga 21 kurse që kanë funksionuar vitin e kaluar mësimor në të gjithë Greqinë, këtë vit, nga informacionet e deritanishme, numri i tyre do t’i kalojë të tridhjetë e pestët. Si mendoni për të kaluar nga vullnetarizmi i zhvillimit të mësimit falas nga ana e mësuesve në vlerësimin e tyre jo vetëm moral por edhe material? Përvoja e mësuesve të diasporës flet për vite të para të një pune vullnetare të mësimdhënësve, ashtu si e jona, përvojë që e gjen edhe sot në Anglinë e zhvilluar dhe në Itali. Unë në pozicionin e specialistit dhe në drejtim të Këshillit Pedagogjik mendoj se vullnetarizmi, atdhetarizmi mbeten për tu vlerësuar por nuk ma merr mendja se duke qëndruar këtu ne do t’ia
120

arrijmë asaj që thashë në fillim se procesi i mësimit të gjuhës shqipe do të jetë me dy hapa, trevjeçarë plus dyvjeçarë. Ne mendojmë që së shpejti problemin e pagesës së mësuesve ta zgjidhim duke bashkëpunuar me Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës së shtetit tonë. Ndërkohë mendoj se rol të rëndësishëm do të marrë faktori “ Këshilli Prindëror” i cili do të krijohet pranë çdo kursi me prindërit e fëmijëve për të luajtur rolin e menaxhuesit të një fondi që do të paguhet nga prindërit, tashmë të ndërgjegjshëm për të ecur në këtë rrugë. Puna e mësuesit duhet vlerësuar, duhet paguar. Kjo do t’i bëjë shumë më mirë rritjes së cilësisë së mësimdhënies, rritjes së kërkesës së llogarisë ndaj tyre si dhe të përgjegjësisë së prindërve ndaj mësimdhënësve. Them se edhe ky problem do të zgjidhet me gjithë indiferentizmin që vërehet në radhët të një pjese të emigrantëve dhe mentalitetin që shkollimin në gjuhën amtare të fëmijëve të tyre duhet ta bëjnë të tjerët. Me që më jepet rasti unë dua tu bëj thirrje të gjithë prindërve, kudo që janë, të mbështesin shkollimin shqip të fëmijëve të tyre në emigracion sepse atë që e bën shkolla nuk e bën dot familja. Po u bëj thirrje shoqatave, biznesmenëve, të gjithë emigrantëve të emancipuar që të mbështesin shkollimin shqip të fëmijëve jo vetëm duke i dërguar ata në shkollë por edhe duke dhënë për shkollën aq sa kanë mundësi nga kursimet e tyre. Forca e emigracionit shqiptar në Greqi është e tillë që sikur çdo emigrant të japë në vit 1 - 2 euro, paratë e mbledhura do të ishin të mjaftueshme për të mbajtur me pagë tërë mësuesit dhe për të siguruar bazën e nevojshme materiale të mësimdhënies. Çfarë emri do të ketë shkolla shqipe e mësimit plotësues në Greqi? Këtu ka shumë mendime por ai që është më i preferuar dhe i pranishëm Është: “DALLËNDYSHET E SHQIPES“ në Greqi. Them se kjo është shumë e goditur dhe në fakt çdo kurs është një “DALLËNDYSHE“. Një njeri i madh i pedagogjisë shqiptare,
121

Kostallari, thoshte se nga mësuesit e vegjël përfaqësohet një komb i madh. Më 1 tetor mendoni që “dallëndyshet “ të ulen në “fole“, do të fillojë shkolla. A do të kenë mësuesit të gjithë dokumentacionin e domosdoshëm në dorë duke filluar që nga programi, librat dhe si do t’i siguroni këto? Baza materiale është pjesa më kryesore për një fillim të mbarë të vitit shkollor. Ne deri tani, në bashkëpunim edhe me ambasadën, e vlerësoj edhe njëherë, kemi mundur të sigurojmë abetaren kombëtare falas, pa pagesë. Këto ditë presim programet nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës të shoqëruar me regjistrat për çdo klasë si dhe pajisjet e tjera si fletore pune, libra në ndihmë të formimit të fjalorit gjuhësor si dhe materiale të tjera elektronike për tu përdorur në orën e mësimit. Themi se kjo bazë materiale do të sigurohet deri nga datat 20 – 25 shtator. Cili është mesazhi juaj për nxënësit, prindërit dhe të gjithë emigrantët që e duan dhe e vlerësojnë shkollimin shqip në emigracion? Unë u uroj punë të mbarë të gjithë mësuesve që këtë vit do të ngrenë “foletë e dallëndysheve të gjuhës shqipe në Greqi”. U uroj sukses prindërve të fëmijëve që do të ulen në bankat e shkollës për të shkruar e lexuar shqip! U uroj të gjithë njerëzve që do të mbështesin këtë hap të madh me vlera të pallogaritshme “GËZUAR VITIN E RI SHKOLLOR 2007 – 2008 NË EMIGRACION”!

122

PLAGA E SHKOLLIMIT TË FËMIJËVE JANË PRINDËRIT
- Përvojë nga Mimoza Dako, nismëtare e mësimit të gjuhës shqipe në Selanik, pjesëmarrëse në seminarin kombëtar “Hapësira të reja për mësimin plotësues të gjuhës shqipe“
Mimoza Daka? Dako. Nga vjen mbiemri Dako? Dako është mbiemri i burrit dhe vjen nga Përmeti. Po mbiemri juaj si është? Bejkollari. Nga vijnë rrënjët? Prapë nga Përmeti. Babi im është nga Leskoveci i Përmetit. Cila është rruga juaj drejt arsimit? Rruga ime drejt arsimit filloi në Tiranë ku në vitin 1992 u diplomova për gjuhë e letërsi shqipe dhe vazhdoi në Greqi, por me një mënyrë tjetër, nëpërmjet mësimit falas që u bëhet
123

fëmijëve të emigrantëve shqiptarë që prej vitit 2001. Në Shqipëri përjetuat kënaqësinë e të qenit mësuese? Jo. Fatkeqësisht jo. Sapo mora diplomën emigrova. Si e keni përjetuar ditën e parë të mësimit të fëmijëve në Selanik? Ishte me të vërtetë një ditë e veçantë, një moment jo vetëm emocionues por edhe historik. Më 7 mars të vitit 2001, një ditë simbol, filloi mësimi i fëmijëve në gjuhën shqipe, falas. Përpjekja për të arritur deri atje ishte më e përparshme. Nëpërmjet njohjeve, ndihmës që na dhanë edhe sindikatat greke, nëpërmjet financimit që i bënin vatrës së emigrantëve në Selanik, menduam se do të ishte me vlerë që ky mjedis që na jepej, sikur na ra nga qielli kur i thonë fjalës, ta shfrytëzonim për tu dhënë mësim falas fëmijëve shqiptarë. Atëherë me të vërtetë ishte shumë e vështirë sepse ishte një gjë që një praktikë e tillë bëhej për herë të parë, jo vetëm nga ana e ambientit, d.m.th, të vetë vendasve, grekëve, por edhe tek shqiptarët. Nuk ishte dëgjuar deri atëherë një gjë e tillë megjithatë iu përgjigjen thirrjes që të përkrahet kjo iniciativë, të vinin mësues dhe dita e kurorëzimit ishte 7 marsi i vitit 2001. Morëm shkas nga Festa e Mësuesit, festë në të cilën morën pjesë mbi 50 mësues që banonin në Selanik por që nuk e ushtronin tashmë profesionin e tyre. Erdhën shumë të emocionuar, shprehën kënaqësinë, entuziazmin, dëshirën për të dhënë mësim, për të ndihmuar. Mbaj mend momentin që ne donim t’u dhuronim nga një lule mësuesve, traditë e vjetër e jona. Kishim mbledhë dyzet karafila. Kur iu drejtova pjesëmarrësve me pyetjen “Kush është mësues të ngrihet në këmbë?“ në një mënyrë të tillë që mësuesi të nderohet por edhe fëmijët të mësonin traditën që ne bënim më parë gjë për ta e panjohur. Në përgjigje të pyetjes u ngritën në këmbë mbi dyzet mësues. Na erdhi keq sepse ngelen shumë mësues pa karafilin e kuq. Kjo na dha të kuptojmë se në emigracion ka shumë mësues. Mbaj mend që kishim edhe një libër, një fletore në të cilën u shkruan përshtypjet e tyre për atë
124

ditë. Fletoren e kam edhe sot e kësaj dite. U shprehën jo vetëm mësuesit, por edhe prindërit që nuk ishin mësues për ditën e shënuar dhe për iniciativën që morëm. Kjo ishte dita e parë, bile e kemi edhe të dokumentuar, të xhiruar në kasetë, sepse e kemi këtë praktikë, çdo veprimtari që bëjmë e filmojmë dhe e fotografojmë. Emocione të tjera me kohë harrohen, humbasin por i pari nuk harrohet kurrë. Për mua ajo ishte një ditë e veçantë, një ditë e madhe. Si dhe sa flasin “gjashtë vjet përvojë”? Mund të them se fillimisht kishte një pjesëmarrje të madhe të fëmijëve, megjithatë duke pas parasysh që numri i fëmijëve është tepër i madh në Selanik dhe domosdoshmëria është e madhe pjesëmarrja e fëmijëve nuk ishte e atij niveli që prisnim ne. Unë mendoja se nuk do t’i përballonim dot. Në fillim bënim mësim të shtunën dhe të dielën kurse pastaj i reduktuam vetëm të dielat. Jo vetëm për shkak të fëmijëve por edhe për shkak sepse ishte tepër e lodhshme edhe për neve, nuk mund të sakrifikonim dy ditë nga puna dhe pushimet tona. Dua të theksoj se ekziston një indiferencë nga ana e prindërve, më vjen keq që e them, por nuk e them vetëm unë por e ka vërtetuar vetë fakti. Kur hapëm stekën, vatrën, bëmë një takim në konsullatën shqiptare, iu drejtuam edhe shtetit shqiptar me një listë për disa mjete modeste mësimi si një video, një televizor, një lidhje satelitore, kaseta etj. që në kohën e lirë t’i përdornim për edukimin e fëmijëve. Fatkeqësisht as shteti dhe as prindërit nuk kontribuuan për këtë gjë. Iniciativa ngeli atje ku u nis. Në Selanik ekziston një librari në të cilën vijnë edhe libra shqip edhe për fëmijë, edhe abetare, por praktika e deri sotme tregon për mungesë interesi. Mund të them edhe një fakt tjetër. Para se ta hapim kursin, në dhjetor të vitit 2000 u bë një festival antiracist, festival në të cilin shoqata jonë merr pjesë çdo vit. I kërkova z. Fatmir Toçi abetare me qëllim që përkrah lajmërimit që kishim bërë tu jepnim fëmijëve të pranishëm disa abetare.
125

Z. Fatmir Toçi na dhuroi 20 abetare. Më bëri përshtypje një fakt: erdhën prindër me fëmijë, morën abetaret dhe vetëm 2 – 3 fëmijë nga ata që morën librat erdhën në kursin e mësimit të shkrimit e leximit të gjuhës shqipe. Po ashtu tek libraria vërehet se nuk ka lëvizje të librit për fëmijë. Këtë gjë unë nuk e shpjegoj dot. Tani si funksionon kursi? Faktikisht që atëherë janë bërë ndryshime si të vendit, vatra e emigrantit - steki u mbyll për shkak të mungesës së fondeve dhe problemeve të tjera përfshirë edhe zhgënjimin, prerjen e krahëve si rezultat i rënies së interesit për shkollimin shqip. Vërtet mund të them se ka mangësi si nga mësimdhënia, sepse ne nuk e kishim praktikën e dhënies së mësimit për fëmijët në një shtet të huaj, t’i mësosh atij gjuhën shqipe kur ai nuk e njeh dhe pak e praktikon ose deri atje ku në familje nuk i flasin fare shqip. Nga ana tjetër, fëmijët kur vijnë, nuk e kanë problem, qëndrojnë, madje me dëshirë, diskutojnë, njihen me njeri tjetrin. Problemi qëndron tek prindërit. Në qoftë se ky prind nuk e edukon atë fëmi, nuk ia nxit dëshirën për të mësuar gjuhën shqipe, atëherë kemi të bëjmë me një problem të madh. Për mendimin tim nuk është problem fëmija por është prindi. Plaga e shkollimit të fëmijëve janë prindërit... Po, ashtu them unë, prindërit. E para, një faktor. Janë disa. Në fillim mund të themi se ekzistonte frika që mos flasim shqip, mos na dëgjojnë se jemi shqiptarë, frikë e cila për mua tashti nuk ekziston për faktin se qëndrimi i grekëve ndaj shqiptarëve, ndaj të huajve, ka ndryshuar. Kjo jep një farë mundësie, shtytje për më tej. Mos është koha që duhet të vrapojmë? Ne duhet të vrapojmë, por duhet të vrapojmë të gjithë bashkë, prindër e mësues, në “kros masiv për gjuhën shqipe, drejt shkollës shqipe”. Nga ana tjetër duhet edhe ndihma e shtetit shqiptar, ndihmë të cilën ne nuk e kemi pasur.
126

Dhe nga ky seminar që bëhet këtu në Durrës mendon se do ta kesh? Nuk mendoj se do ta kem. Fatkeqësisht. Mund ta kemi një çikë më vonë, nuk e di por unë nuk jam optimiste, sepse e shikoj që ne jemi shumë mbrapa në kuptimin e zhvillimit që ka bërë mësimi i gjuhës shqipe në diasporë, në Gjermani, Belgjikë, Suedi, Zvicër etj., ku me sa kemi biseduar me njeri tjetrin ata çuditen kur ne u themi se japim mësim falas. Edhe unë mendoja se edhe ata falas jepnin mësim. Ishte interesimi i shtetit mikpritës ku janë atje por edhe nga ndihma e vetë Kosovës. Kosova e ka një përvojë dhe ne, megjithëse bëjmë seminare, megjithëse e dëgjojmë dhe e shohim, nuk duam ta kemi? Unë do të doja ta kishim përvojën e Kosovës. Problemi është që shteti jonë nuk do. Durrës, korrik 2008

127

MËSIMI DUHET ZHVILLUAR NË MJEDISE SHKOLLORE
- Bisedë me veprimtaren dhe mësuesen e dalluar Flutura Tafilaku Pak fjalë për rrugën e Flutura Tafilakut në jetë Kam lindur në Koplik të Shkodrës. Në Rubik kalova fëmijërinë deri në klasën e tretë. Atje më lindi pasioni për tu bërë mësuese. E desha shumë mësuesen e klasës së parë, si të gjithë fëmijët që e hyjnizojnë atë, e desha Lume Breshën nga Tirana. Krijova për të një ikonë dhe u bë idhull në mendjen time. Ishte mësuese shumë e dashur, shumë e mirë, strikte, e rreptë... Në cilët vite? Unë hyra në klasën e parë në vitin 1968 – 1969. Mënyra si shpjegonte, si na trajtonte më bëri që ta dashuroj profesionin e
128

mësuesisë. Kur shkoja në shtëpi, çfarë kishim bërë në shkollë, mblidhja fëmijët e vegjël të lagjes, i vija në rresht dhe bëja atë që kishte bërë mësuesja ime në klasë. Kjo dëshirë erdhi duke u rritur vazhdimisht. Kur arriti pjekurinë? Ikëm në Fushë Arrës të Pukës. Atje përsëri kisha mësues shumë të mirë. Mësuesja Franceskina Lapa, e ngjashme me mësuesen e klasës së parë. Mënyra se si shpjegonte, mënyra e marrëdhënieve me ne, e dashur në mësim por veçanërisht jashtë tij, ma shtoi edhe më shumë dashurinë për mësuesinë dhe vendosa do të bëhem ose mësuese ose s’ka. Dëshira e babës ishte studimi i gjuhëve të huaja. Unë nuk e kuptoja rëndësinë e tyre. Ishte insistimi i tij që unë shkova në shkollën e mesme të gjuhëve të huaja “Asim Vokshi” në Tiranë. Kjo shkollë për të gjithë ata që janë ulur në bankat e saj është një universitet më vete. Kjo në sajë të programit dhe të mësuesve që i përshtateshin shumë mirë cilësisë së saj. Ne atje mësuam jo vetëm profesionin e mësuesisë dhe të gjuhës por mbi të gjitha mësuam të jemi qytetarë të kulturuar. Mënyra se si na fliste drejtoresha e shkollës Afërdita Çela, si një nënë e mirë, veçanërisht me ne vajzat, ishte me të vërtetë një gjë që ndikonte fuqishëm në formimin qytetar dhe në personalitetin e njeriut. Shkolla e gjuhëve të huaja ishte një model dhe shumë gjëra që i mësova jo vetëm si profesion por edhe si metodikë mësimdhënie më vonë e kanë burimin tek kjo shkollë. Dega e frëngjishtes e kishte si metodë pune vënien e nxënësve për të luajtur pjesë teatrale të autorëve francezë. Një herë një pedagog vuri në rolin e personazhit kryesorë të komedisë “Koprraci” një nxënës që e kishte frëngjishten gjashtë. Ishte një rregull i prerë që gjuha frënge dhe ajo shqipe të ishin mbi tetë që të vazhdoje universitetin. Drama jepej gjithmonë në vitin e katërt. Të gjithë pyesnin “Si ka mundësi që në rolin kryesor pedagogu ka vënë një nxënës të dobët?”. Më vonë, kur ai në mënyrë të suksesshme interpretoi rolin kryesor
129

frëngjishtja i doli më tepër se tetë. Pedagogu atëherë tha se e bëra me zor që të studiojë frëngjishten dhe të shkojë në universitet. Nxënësi mësoi edhe artin e interpretimit, edhe frëngjishten dhe shkoi në universitet. Këto gjëra, kur dola mësuese, u mundova edhe unë t’i përdor në mësimdhënien e anglishtes, edhe për ta bërë orën e mësimit të bukur, edhe për t’i bërë fëmijët të dashurojnë lëndën. Kështu në Fushë Arrës kemi bërë “Kësulëkuqen”, “Borëbardhën”. “Hirushen”... Ku e filluat punën e mësueses? Pasi mbarova universitetin në fillim shkova në fshat, në Micoj të Fushë Arrësit. Kam shumë nostalgji për atë kohë sepse fshatarët tanë të asaj kohe ishin shumë arsimdashës, nuk e di si janë sot. Ishte ndoshta i lodhur fshatari nga puna në arë duke punuar por sapo shihte që po kalon mësuesja e linte punën dhe dilte për ta takuar atë që e konsideronin si prindin e dytë të fëmijë së tyre. Këtë e bënte nga që donte fëmijën shumë, donte shkollën. Ose kur fëmijët na dilnin përpara dhe na rrethonin gjatë gjithë rrugës duke shkuar tek shkolla...Ajo kohë ishte kohë shumë e bukur dhe e kujtoj me shumë mall e nostalgji. Më pas kam dhënë mësim në shkollën tetëvjeçare të Fushë Arrësit. Ajo kohë kishte tjetër dashuri për mësimin, për shkollën, për librin, për mësuesin... Si pasioni i mësueses u transferua nga Fushë Arrësi në Athinë? U bë festivali i parë i fjalës artistike. Thashë, nga dëshira që vajza ime të fliste shqip, do ta detyroj atë të recitojë vargjet e Fishtës “Mallkue qoftë ai bir shqiptari...”. Nga që e kisha me shumë pasion, duke ia thënë regjisorit të shfaqjes se vajza ime do të recitojë këtë se nuk bën si mesazh për nënat që nuk u mësojnë fëmijëve shqip dhe nuk flasin edhe vetë shqip regjisori më kap përkrahu dhe më nxjerr në skenë dhe nisur nga pasioni im më thotë: “Recitoje ti”. Nuk doja të dilja para publikut, sepse ai ishte një festival për rininë, por për të ndikuar diçka tek komuniteti dola dhe recitova me atë
130

patos të madh që e ka brenda vetë Fishta. Tani le të kalojmë tek realizimi i pasionit tuaj. Si i mblodhe dhe i fute në klasë 30 nxënës? Ishte rastësi ardhja e një çifti të vjetër amerikan, misioni i të cilëve është ndihma ndaj vendeve të treta, kanë qenë edhe në Shqipëri, madje kuptojnë dhe flasin mjaftueshëm edhe shqip. Më lidhi me ta gjuha angleze dhe të qenët shqiptare. Shprehën dëshirën për të bërë diçka për komunitetin shqiptar. E konkretizuam objektivin tek puna me fëmijët. U lirua shtëpia poshtë, shtëpi të cilën ata e morën me qira. Aty u hap Qendra Kulturore Porta. Filluam punën për mbledhjen e fëmijëve, për sigurimin e bazës materiale, të bankave, dërrasës së zezë, materialit mësimor... dhe nisa mësimin. Si arritët të mblidhnin e të vinit në banka tridhjetë fëmijë? E nisa me shoqet e mia dhe fëmijët e tyre. Fëmijët më pas u bënë propagandistë duke biseduar e tërhequr shokët. Kështu një pas një u bënë tridhjetë nxënës. E fillova punën nisur nga pasioni, nga instikti i mësueses sepse unë nuk kam dhënë kurrë abetare dhe gjuhë shqipe në ciklin e ulët. Shkuam vitin e kaluar në seminarin mbarëkombëtarë për mësimin plotësues të gjuhës shqipe në Durrësi ku edhe ju keni qenë i pranishëm ku morëm disa njohuri se si duhet të veprojmë në kushtet tona. Kështu filloi puna. Në orën e mësimit mundohem që t’i njoh njerëzit me simbolet shqiptare, me flamurin, me heroin Kombëtar, ditën Kombëtare, etj. duke bërë lidhje edhe me shtetin ku jetojmë. Pyes se cila është Dita Kombëtare e Shqipërisë dhe pastaj pyes se cila është Dita Kombëtare e Greqisë. E lidh edhe me ngjarjen e madhe historike të shekullit, Pavarësinë e Kosovës, kjo që fëmijët ta dinë se jemi një komb dhe flasim një gjuhë. Në mënyrë pasive fus edhe pak gjeografi duke i ftuar nxënësit që të gjejnë qytetet nga do të kalojnë për të arritur në vendlindjen e tyre, udhëtim imagjinar. Të shtunën
131

që vjen do të bëj vizatim duke i ndarë në grupe ku njeri të vizatojë hartën e Shqipërisë dhe të shënojë në të lumenjtë, grupi tjetër të shënojë qytetet kryesore të Shqipërisë, tjetri të shënojë liqenet që lagin Shqipërinë. Pak a shumë gjeografi. Si e siguroni bazën materiale? Në fakt unë nuk dua ta lë mënjanë modestinë por realiteti është një sakrificë shumë e madhe. Mësimi bëhet të shtunën dhe të dielën si mësim klasik nga ora 12 deri më 14, mësim që më pas nuk njeh orar saqë edhe komshia më quan “ Cuca e Maleve “. Kjo është një punë e pa paguar. Kjo për momentin ndoshta është një humbje kohe për familjen se mungon mami, mungon dreka apo darka, por ndjehem mirë sepse jam brenda profesionit tim dhe kur i shoh ata vogëlushë që më shikojnë drejt e në sy, kur kënaqen duke shkruar germat e gjuhës shqipe ndjej një kënaqësi të veçantë sepse mësuan diçka prej meje. Nesër apo pasnesër ata do të më kujtojnë si mësuesen që u mësoi germat e gjuhës shqipe. Avantazhi im ishte se amerikanët më dhanë mjedisin për të zhvilluar mësimin dhe më ndihmojnë për çfarëdo kërkese. Kanë blerë hartat, tabelën, fletore, lapsa, stilolapsa, tavolinat, karriget duke krijuar një klasë të plotë, Nga Shqipëria, nëpërmjet ambasadës kam marrë vetëm abetaret dhe asgjë tjetër. Çfarë do të thoshit për pagesën? Puna është e papaguar. Shpresoj që një ditë shteti shqiptar do të reflektojë që të mos jemi emigrantë sot këtu e nesër në atdhe. Duhet të bëhet një farë pagese, qoftë edhe me pagesën që marrin mësuesit në Shqipëri. Unë kam ikur nga Fushë – Arrësi. Shkolla atje ka pas 800 nxënës. Prej tyre në Greqi me siguri janë 200 nxënës. Kanë ikur edhe mësuesit e tyre të cilët atë rrogë që do të merrnin atje ta marrin këtu duke shkolluar ata 200 nxënës që nuk shkollohen në Shqipëri. E kam diskutuar me një nëpunës të Ministrisë së Arsimit dhe ai më thoshte se ju nuk paguani taksa në Shqipëri kur ne, emigrantët, po e mbajmë Shqipërinë duke përcjellë atje
132

nëpërmjet rrugëve legale mbi një miliard euro në vit. Shumë trashë e paska kapur problemin ai nëpunësi burokrat i Ministrisë së Arsimit... Kjo që kemi bërë e vazhdojmë të bëjmë ishte një fillim, një punë eksperimentale. Por mësimi duhet zhvilluar në mjedise shkollore, të shtunat dhe të dielat ashtu siç është publikuar në takimet e ministrave të arsimit të Greqisë dhe Shqipërisë. Jo se “Porta“ nuk ka krijuar kushte optimale për mësim por kjo klasë me klasën në shkollë ndryshon. Nxënësi duhet ta ndjejë veten edhe psikologjikisht në klasë, në shkollë të vërtetë. Unë kam shumë dëshirë që kjo punë të vazhdojë sepse nuk lihen fëmijët vetëm tek abetarja. Duhet punë dhe besim nga ana e prindërve, inkurajim i fëmijëve, përgjegjësi e tyre. Nuk dua të ndodhë ashtu siç më tha një ditë një arvanitas se “Mua më vjen keq që prindërit e mi nuk më mësuan gjuhën e tyre arvanite”, nuk dua që fëmijët nesër të thonë të njëjtën gjë për prindërit e tyre. Ata këtë gjë nuk e kuptojnë sot sepse janë të vegjël por kur të rriten, kur të kthehen në Shqipëri dhe ta ndjejnë veten atje të huaj, atëherë me siguri do tu vijë keq për prindërit e tyre që nuk i morën përdore për t’i ulë në bankat e Gjuhës shqipe. Ndoshta prindërit nuk e kuptojnë këtë siç e kuptojmë ne mësuesit sepse punojnë lodhshëm gjithë ditën. Ne këtë punë po bëjmë. Është një punë e madhe dhe një vështirësi shumë e madhe. Ndërgjegjësimi i prindërve për të mësuar fëmijët e tyre gjuhën amtare është urgjencë e ditës. Çfarë mund të na thuash për programin? Ne po fantazojmë, po krijojmë vetë programe, secila mësuese bazuar në përvojën e vet, por program konkret, program unik për të gjithë nuk ka. Unë vërtet jam mësuese me diplomë dhe jam e aftë të jap mësim bazuar në dijet dhe përvojën time, por kjo nuk mjafton. Ne përpara shtetit grek jemi “mësues ilegalë“ nuk na njeh kush, por po kaq ilegalë jemi edhe para shtetit shqiptar për shkak se në mbarim të mësimeve ne nuk mund të japim dëftesë shkollore
133

të njohur, dëftesë e cila ti japë mundësi fëmijës ta vazhdojë shkollën në vendlindje atje ku e ka lënë. Prindërit më bëjnë një pyetje: “Ja erdhën fëmijët një vit në shkollë, po vitin tjetër në çfarë klase do të vazhdojnë”? Mua më duket se ministria jonë e arsimit është shumë e avashtë, shumë indiferente për fëmijët në emigracion. Nuk na ndihmon fare, nuk e di se sa do të presim. Është shembull i shkëlqyer ai i arbëreshëve të cilët për pesëqind vjet e kanë mbajtur arbërishten gjallë kurse ne gjuha shqipe po na humbet që në brezin e parë të fëmijëve. Unë në kor, çdo ditë i ve fëmijët të thonë: “Unë kam lindur në Greqi dhe flas greqisht, por jam shqiptar dhe në shtëpi flasim shqip”.

134

NJË SHKOLLË SHQIPE NË KATIN E DYTË...
Nuk e pyeta për emrin. Tash që po zbardh bisedën u kujtova. Por, me siguri, do të kisha marrë këtë përgjigje? “Kam lindur ato ditë kur në Shqipëri pat ardhur këngëtarja e madhe greke, Marinela...” Shqiptarët janë të dashuruar pas emrave të njerëzve të mëdhenj të të gjitha fushave; të këngës, muzikës, artit, shkencës, sportit, politikës...Po të gërmoni thellë, me siguri do të vëreni se emrat e tyre janë të lidhur me lëvizje njerëzish të mëdhenj në kohë e hapësirë... Marinela Duri është sot në vendlindjen e Marinelës së këngës, por nuk është këngëtare, është mësuese, një mësuese e thjeshtë e anglishtes, profesion i saj, një grua që pret e përgatit ditën kur do të jetë mësuese e shqipes... Marinela së bashku me të shoqin, Artemisin, edhe ai mësues, ishin pjesë e një tubimi mbarë evropian mësuesish në Durrës. Atje nisi biseda, një bisedë në kërkim të rrënjëve dhe gonxheve të jetës e profesionit, rrënjë që janë shtrirë gjerë e gonxhe që presin ditën për të çelë lule, lulet e gjuhës së bukur
135

shqipe në truall tjetër... * * *

Nga vjen mbiemri Duri? Nga Zagoria. Jam e martuar. Jeni martuar në Zagori, në cilin fshat? Nivan. Kam qenë deri në Sheper. Është mbrapa Sheperit fshati i burrit tim. Me origjinë të hershme është nga Himara. Nga cili vend? Nuk e di. Origjinë e hershme, shumë e hershme. Po rrënjët prindërit tuaj ku i kanë pasur? Në Selckë, në Pogon. Gryka e Selckës që ndahet nga një anë për në Zagori dhe nga ana tjetër për në Selckë. Kush i shkuli rrënjët nga Selcka? Babai im, që dy vjeç. Pasi i vdiq nëna shkuan në Elbasan. Atje jam lindur dhe rritur unë. Mbiemrin si e keni pasur? Kristidhi. Kur je shkulur nga Shqipëria? Mbarova universitetin në vitin 1991 dhe në vitin 1994 jam nisur për në Greqi... ku ngela. Ku ngele? Në Korinth. Nuk arrite dot deri në Athinë? Jo. Preferova të jetoj në Korinth. Kam vizituar shumë vende të Greqisë, ishuj, qytete të ndryshëm. Korinthi më pëlqen. Me se merresh në Korinth? Prej shtatë vjetësh punoj në profesionin tim, mësuese e anglishtes. Jap mësime private. Të çfarë moshe i ke nxënësit? Të ndryshme. Kam nivele nga xhunior A dhe xhunior B.
136

Kemi arritur në metodën më të re, supercurs, me librat më të rinj, më efektivë të cilët janë rezultativë. Në qoftë se diplomën e parë e merrnin për 7 – 8 vjet, tani e marrin për 5 vjet. Nxënësit më të mirë janë shqiptarët. Sa shqiptarë janë? Janë dymbëdhjetë. Nga 15 që kam pasur, tre prej tyre kanë marrë diplomë. Cilët keni nxënësit më të mirë? Është Abla Hajdari nga Ura Vajgurore e Beratit. Është nxënëse e shkëlqyer. Jam njëqind për qind që do të marrë diplomën me herën e parë. Është Lisian Shehu nga Gjirokastra, një nxënës i shkëlqyer që erdhi para dy vjetësh në Greqi. Greqishten e parë e mësoi prej meje, megjithëse nuk jam mësuese e specializuar në Greqisht por kam mundësi tu mësoj të huajve greqishten e parë, hyrjen si të thuash në gjuhën greke. Lisiani doli i shkëlqyer sa që fitoi nga mësuesit fjalorin më të madh të greqishtes, të Babinjotit. Jam e sigurt se për dy vjet do të marrë diplomën edhe në anglisht. Kam shumë respekt, i dua shumë të gjithë nxënësit, jam shumë e dhënë pas tyre. Kam pasion të madh për profesionin e mësueses, të jap mësim, që duke ikur nga klasa ime nxënësit të kenë fituar diçka prej meje. Tashti ëndërron të kesh një klasë me nxënës që mësojnë shqip... Kemi një favor, kemi blerë një aero... Çfarë është kjo aero? Është një tarracë dhe kemi të drejtë të ndërtojmë dy kate, me perspektivë, me ëndërr dhe dëshirë të madhe që një kat të jetë shtëpia, sepse kemi vetëm një vajzë dhe katin e dytë ta bëjmë shkollë, qendër mësimi. Në qoftë se nuk do të bëhet diçka nga shteti shqiptar për gjuhën shqipe, jemi shumë patriotë, të dy, burrë e grua. Edhe burri ka mbaruar anglishten, në një vit bashkë. Kam përshtypjen dhe besimin që, edhe njëherë e them, në qoftë se nga shteti nuk do të bëhet diçka, do ta bëjmë vetë. Në qendrën e gjuhëve do të bëjmë anglisht, greqisht dhe shqip, njëkohësisht. Me këtë do të merret sigurisht burri im i cili do të jetë më i lirë se tani. Jam në një organizatë “ Nisma qytetare “,
137

atje edhe shkruaj, thjesht për tu shprehur dhe prandaj ju drejtova që të më jepet mundësia të shprehem në gazetën “ Emigranti “, sigurisht në momente të caktuara, kur do të kem frymëzim. E keni frymëzimin në këtë moment? Posi jo. Shkruaj, shprehem, pastaj i shuaj nga kompjuteri. Si e imagjinon ditën e parë, në klasën e parë me nxënës shqiptarë, me një abetare përpara? Fillimisht, se harrova të them, para dy vjetësh më ra në dorë libri metodik “ Gjuha shqipe në familje “ të Novruz Abilekajt. E lexova, e studiova dhe them që është tamam një metodë për fëmijët tanë në Greqi të cilët nuk dinë asnjë fjalë shqip, një pjesë sigurisht, sepse ka një pjesë shumë të madhe që flasin shumë mirë shqip, por nuk shkruajnë dhe nuk lexojnë. Mora librat dhe i shpërndava tek prindërit emigrantë. U mundova, diçka bëra, diçka shumë pak sepse fatkeqësisht shqiptarët preferojnë, madje do ta them drejtpërsëdrejti siç ma thanë disa: “Dakord jemi. Të dalim bashkë sot, tu qerasim, të paguajmë 50 euro, të hamë mish e të pimë verë, por mos na përziej me këto gjëra.” Të përziej në cilat gjëra? Në mësimin e fëmijëve të flasin, shkruajnë e lexojnë shqip? Ka fëmijë që nuk duan të mësojnë shqip, fatkeqësisht prindërit ua kanë rrënjosur. Nuk diskutohet. Ditën e parë të shkollës në gjuhën shqipe e mendoj: optimiste për të ecur përpara, nxënës shumë të kënaqur nga mësimi im shqip sepse si mësuese që jam kam metodë mësimdhënie, metodë e cila do të më ndihmojë të jap mësim edhe shqip. Unë përderisa jam në gjendje të jap mësimin anglisht ose greqisht a nuk do të jem në gjendje të jap mësimin shqip? Kam besim në vetvete... Durrës, korrik 2007

138

SHQETËSIMI I TATJANËS...
Mund të punosh një vit, dy vjet, por ne nuk jemi të pasur por jetojmë në nivelin minimal të jetesës, kjo për të gjithë ne që jemi këtu dhe japim mësim falas. Se po të ishim të pasur nuk do të ishim këtu. Tatjana Sadikajn e kam njohur kur udhëtonim për në seminarin kombëtar për mësimin plotësues të gjuhës shqipe vitin e shkuar në Durrës. E njoha në diskutimet që bënte, në përvojën që përcillte dhe merrte. Nuk ka qëlluar që të ulem në karrigen bosh në zyrën e Ilia Thakës, kryetarit të Federatës së Emigrantëve Shqiptarë në Greqi Ilia Thaka në shoqëri të nxënësve që mësojnë gjuhën shqipe. E ndjej se ai kam një borxh përkushtimit të saj qytetar për të mos e humbur thesarin e paçmuar të popullit tonë, gjuhën shqipe. Kësaj radhe, nga shënimet e mia në një seminar me mësuesit emigrantë, po përcjell shqetësimin e saj, shqetësim i cili duhet të godasë dhe luaj vendit tërë shoqërinë shqiptare dhe në veçanti ata që na qeverisin. Unë kisha vetëm një propozim. Nuk dua të futem as në
139

teori dhe as në praktikë, sepse këtu ka shokë dhe shoqe që kanë me më shumë përvojë se unë, si në Shqipëri po ashtu edhe në Greqi. Unë kam një klasë prej dy vitesh. Jam vetëm në nivelin e parë, në atë të Abetares. Atë që doja unë të propozoja me që këtu është përfaqësuesi i ambasadës është që të mos mbetemi në mënyrën spontane, në mësimin e rastësishëm. Gjithkush nga ne bën atë që mendon, atë që është e lidhur me nivelin e klasës që ka, me grupin e moshave që ka. Ajo që propozoj unë është që të kalojmë në nivelin e dytë. Nga të gjithë ata që dëgjova niveli i dytë më duket shumë spontan. Duhet, mendoj unë, t’i propozohet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Shqipërisë që të ngrihet një grup pune specialistësh të cilët të hartojnë një program për nivelin e dytë të arsimimit në gjuhën shqipe. Ne bëjmë një gabim: NUK JEMI NË SHKOLLË SHQIPE por në “MËSIM PLOTËSUES I GJUHËS SHQIPE”. Çfarë duhet të ketë në këtë program? Mendoj që duhet të ketë nga të gjitha elementet nga ata që u thanë: historie, gjeografie, muzike, kulturë. Gjithçka. Ama të gjitha këto duhet të jenë unike, jo çfarë them unë si Tatjana apo çfarë po bën Flutura apo Valbona, të jetë një program i reduktuar për vetëm gjashtëdhjetë minuta në javë. Dhe pa u mundur që niveli i dytë të bëjë morfologji, sintaksë të klasave V – VIII. Të jenë çështjet më kryesore, të ketë një nivel mesatar në nivelin e gjuhës shqipe. E fundit që dua të theksoj është që fëmija të marrë edhe një diplomë për atë që po bën. Mendoj se në qoftë se të gjithë shkojnë të bëjnë një mësim në mënyrë spontane, pa një qëllim, pa një objektiv, nuk do të arrijë asgjë, as ne, as fëmijët, as prindërit. Dhe atë që dua të theksoj është bashkëpunimi më i ngushtë me prindërit. E treta është se deri tani mësuesit kanë punuar spontanisht dhe falas. Bravo kushdo prej nesh që kemi bërë. Ama mendoj që në një moment të caktuar kjo duhet të kalojë në një fazë tjetër sepse mendoj se ai që jep do të mundohet më shumë për
140

të mësuar, dhe ai që paguhet do t’i nënshtrohet një disipline më të madhe në punë që do të bëjë. Kjo mbase nuk e di se si vlerësohet por këto janë të vërteta. Të gjithë mund të thurim teori sa të duam. Kjo është e vërteta. Mund të punosh një vit, dy vjet por ne nuk jemi të pasur por jetojmë në nivelin minimal të jetesës, kjo për të gjithë ne që jemi këtu dhe japim mësim falas. Se po të ishim të pasur nuk do të ishim këtu. Kjo është e sigurt. Këto kisha unë. Nuk e di se çfarë mesazhesh mori zoti Kacalidha, përfaqësuesi i Ambasadës Shqiptare në Athinë. Unë këto kisha dhe këto them. Mars 2008

141

NJË KLASË NË SHKOLLËN SHQIPE TË ATHINËS
E premte, 8 dhjetor 2006. Mbrëmje. Ora shtatëmbëdhjetë. Për ju, për ne, është një ditë e zakonshme, një mbrëmje dhe një orë e zakonshme. Për Ata është një ditë e shënuar, një orë e madhe e jetës. Që në këtë çast për ta, rreth asaj tavoline të harkuar do të hapet një botë tjetër, një dritare e madhe nga ku shihet me zë dhe me shpirt Atdheu, Shqipëria. Disa prej tyre ishin foshnja kur legalisht apo ilegalisht, me autobus, aeroplan apo maleve në dëborë e suferinë shkelën dhe bënë fole në një tokë tjetër, në një vend tjetër. Fjalët e para të gjuhës shqipe dikush prej tyre i dëgjoi ATJE, fjalë që më vonë do të përzjeheshin e zbeheshin përballë një gjuhe tjetër që flitej në rrugë e më vonë në shkollë. Disa lindën këtu. Më parë se të mësojnë gjuhën e nënës mësuan tjetër gjuhë. E mësuan ta flasin, ta shkruajnë e ta lexojnë… …Këto, që sot, 8 dhjetor 2006, ora 17 e mbrëmjes do t’i takojnë të kaluarës. Ose më mirë të themi do të bashkëjetojnë me të kaluarën duke u vënë në garë për t’ia kaluar asaj. Ky çast jete u shënua në katin e 8-të të një godine të rrugën Triti Semptemvriu (3 shtatori) 18, në një sallë të vogël, mjedis i Shkollës Shqiptare të ATHINËS. Për penelata në reportazhin për krijimin e kësaj tabloje të jetës në emigracion zgjodha bisedën me mësuesen, me gjyshërit, me prindërit e nxënësve të parë të kësaj shkolle. Po i përcjell ashtu siç i fiksova në diktofon, pa i redaktuar, me ndonjë
142

ndërhyrje të vogël prezantuese. Kam lënë jashtë reportazhit nismëtarin, drejtuesin e Shkollës Shqiptare të Athinës Lorenc Koka. Një ditë tjetër, kur të çlirohet nga emocionet, kur të marrë rrugë shkolla e lulet e para të çelin, do të kthehem e do të mbledh e bëj tufë “lulet” e kësaj shkolle… Mësuese Desantila - Si e ke emrin? - Desantila Topalli. - Nga jeni? - Nga Durrësi. - Çfarë keni mbaruar? - Kam mbaruar degën gjuhë - letërsi në Universitetin e Elbasanit. - Në cilin vit? - Në vitin 1996.

143

- E keni ushtruar profesionin e mësueses? - E kam ushtruar pesë vjet në Durrës, nga klasa e pestë në klasën e tetë, në gjuhë dhe lexim. - Në Greqi me se jeni marrë? - Aktualisht merrem me rritjen e fëmijës tim. Kam pesë vjet që kam ardhur këtu. Nuk kam gjetur punë. Dëshira ime është që të punoj edhe këtu në profesionin tim. - Si e pret orën e parë të mësimit? - Me emocion dhe me dëshirë të madhe. Hasani dhe dy mbesat - Si e keni emrin? - Hasan Aliko - Nga je? - Nga Gjirokastra, nga Lazarati. - Sa vjet ke në Greqi? - Dhjetë vjet. - Me çfar pune merresh? - Me punë të ndryshme. Me ksistotë e llajkotë. - Kë ke sjellë këtu sot? - Mbesat. - Si i quajnë mbesat? - Të madhen Elina kurse të voglën Aurora. - Ku kanë lindur mbesat? - E madhja ka lindur në Shqipëri, kurse e vogla në Greqi. - Dhe i ke sjellë të mësojnë të shkruajnë dhe lexojnë shqip? - Patjetër. Në qoftë se ne mohojmë gjuhën tonë, gjuhën amtare është e kotë të mësosh gjuhët e tjera. Të gjitha nevojiten por në radhë të parë qëndron gjuha amtare, gjuha shqipe, sepse ajo është gjuha jonë, e gjyshërve, e stërgjyshërve, e prindërve tanë dhe nuk duhet ta lëmë as ta mohojmë.

144

Elina dhe Aurora - Si e ke emrin? - Elina. - Sot ke ardhë të futesh në klasën e parë? - Po. - Si e pret këtë çast? - Mirë. - Di ndonjë vjershë shqip? - Jo. - Po përrallë? - Jo. - Do mësosh këtu… * * *

- Ti si e ke emrin? - Aurora. - Sa vjeç je? - Pesë. - Do mësosh të shkruash shqip? - Po. - Të lumtë! - Unë e shkruaj “deti”. - Si e shkruan? - DETI. Vura ca germa dhe e shkruajta DETI. - Të lumtë! Pavlo, djali i Lorencit - Si e ke emrin? - Pavlo Koka - Sa vjeç je? - Dhjetë. - Sot do të fillosh të mësosh të shkruash dhe të lexosh shqip? - Po. - Si e pret këtë ditë? - Me qejf.
145

Qamili me Amarildon dhe Esterin - Si e ke emrin? - Qamil Veliko. - Nga je Qamil? - Nga Tepelena. - Kë ke sjellë këtu? - Kam sjellë çunin dhe vajzën. - Sa vjeç janë? - Djali është 12 vjeç, kurse goca është gjashtë për shtatë. * * * Si e ke emrin? Amarildo Kush ta ka vënë këtë emër? E di ti se kush është Amarildo? Është futbollisti i madh brazilian, shok i Peles. Vazhdon shkollën greke? Po. Çfarë klase? Të gjashtën. Këtu pse ke ardhë? Për të mësuar shqip, të shkruaj dhe të lexoj. Di të shkruash e të lexosh ndonjë çikë? Pak. * * *

- Ti gocë e bukur si e ke emrin? - Ester. - Edhe ti paske emër të bukur, emër nga veprat e Balzakut... - Pse ke ardhë këtu? - Të mësoj skip. - Jo skip, por shqip. Shkon në shkollë greke? - Po.
146

- Din me shkruajt shqip. - Jo. - Asnjë gërmë, hiç? - Jo. - Mësuesen e ke parë? - Jo. - Nuk e ke parë? Ja tek e ke në krahun tënd. Përqafoje. (e përqafon). Të lumtë! Ti e bukur dhe mësuesja e bukur! Jela, vajza e portierit vlonjat Arapi - Si e ke emrin vajzë? - Jela Arapi. - Vazhdon shkollën greke? - Po. - Në cilën klasë? - Në të gjashtën. - Sa vjeç je? - Dymbëdhjetë. - Këtu pse ke ardhë? - Që të bëj shkollën. - Çfarë shkolle? - Shkollën shqipe. Të mësoj gjuhën shqipe. - Din të shkruash e lexosh shqip? - Për të shkruar pak di. Do mësoj edhe të flas, edhe të lexoj edhe të shkruaj shqip. Kosta nga minoriteti dhe dy fëmijët - Kosta Pasko?! Nga jeni? - Si origjinë nga Gjirokastra, nga Koshovica. Kam banuar në Tiranë. - Kë keni sjellë këtu? - Kam sjellë vajzën e madhe. Do sjell edhe të voglën. - Si e quajnë vajzën? - Aleksia. - Çfarë pune bëni?
147

-

Punoj në një librari. Shpërndaj libra. Ju jeni minoritar? Po. Po. Gjuha jote e nënës është gjuha greke? Po. Gjuha greke. Dhe ke ardhë këtu që fëmijët tuaj të mësojë shqip? Patjetër… * * *

- Aleksia ! Pse ke ardhë? - Që të mësoj skip. - Sa vjeç je? - Dhjetë. - Vazhdon shkollë greke? - Po. - Në cilën klasë? - Të pestë. - Çfarë notash merr atje? - Dhjeta. - Këtu çfarë do marrësh? … -Yje (ndërhyn mësuesja). * * *

Ata qarkuan tavolinën. Pavlloja i dhuroi mësueses një tufë me lule të freskëta. Unë fiksova disa fotografi. Të gjithë bashkë dhe disa portrete… Ne ikëm. Nga dera e mbetur paksa hapur, qetësinë solemne të një dite e një çasti të madh e grisi, siç grisen fletët e kalendarit, zëri i ëmbël i mësuese Desantilës… Athinë, 8 dhjetor 2006
148

FORMIMI I FËMIJËS TË JETË I GJITHANSHËM
Teuta Rushiti është një mësuese e pasionuar në Volos, një organizatore e mirë por edhe një kërkuese që gjuha shqipe ndër fëmijët e emigrantëve të jetë e plotë, jo e çalë si deri tani. Teuta, errësirën e krijuar për mësimin e gjuhës shqipe në emigracion nga indiferentizmi i shtetit shqiptar, mundohet ta shpërndajë vetë, të hedhë pak dritë me kërkimet e

149

vazhdueshme të saj. Ajo ka trokitur në katedrën e gjuhëve ballkanike në Universitetin e Selanikut ku ka edhe një katedër të gjuhës shqipe por “ Interesi i atyre pedagogëve dhe mungesa e interesit të shtetit shqiptar “ e ka zhgënjyer atë. Ndaj i është futur vetë punës për hartimin e programit mësimor. Le ta ndjekim Teutën në një seminar me kolegë në Athinë... * * *

Ishte kënaqësia dhe dëshira e tyre që të mësonin gjuhën shqipe. Me shumë kënaqësi u kam dhënë mësim në gjuhën shqipe por kur mbaroi programi e kam ndjerë veten keq sepse ata donin që të njihnin gjuhën shqipe. Dhe unë nuk dija se ku t’i adresoja ata pedagogë që ata të merrnin apo të merrnin një shënim që ata kishin ndjekur mësimet dhe dinin në një nivel të ulët gjuhën shqipe. Kjo ishte diçka që më shtyu për ta kërkuar më tej se ku mund të orientohesha. Kam gjetur veten në Universitetin Aristoteli në Selanik, tek katedra e gjuhës ballkanike ku ndër të tjera ka edhe një katedër për gjuhën shqipe. Por interesi i atyre pedagogëve, ndoshta edhe mungesa e interesit të shtetit tonë shqiptar, ka bërë që as fëmijët emigrantë shqiptarë që mësojnë gjuhën shqipe, nuk kanë mundësinë që të venë të njohin gjuhën shqipe në atë katedër, përfshirë këtu edhe të tjerë, dashamirës, miq të huaj që dëshirojnë të njohin dhe të mësojnë gjuhën shqipe. Kjo na ka detyruar që ne të punojmë vetë si mësues për të nxjerrë programet mësimore. Punën më tej mund ta vazhdojnë njerëzit që me të vërtetë janë të interesuar si punime shkencore apo vetë pedagogë e mësues që kanë dëshirë të hartojnë libra, problem ky shumë i rëndësishëm. Unë kam dhënë mësim vetëm në procesin e parë që është Abetarja me programe të ardhura nga Shqipëria kurse për gjuhën shqipe programet i kam hartuar vetë. Baza kryesore ka qenë klasa V, VI, VII dhe VIII, nisur nga programi i gjuhës
150

shqipe që jepet në Shqipëri. Unë e kam ndjerë shumë të vështirë sepse në qoftë se atje bëhet me shumë analizë fonetika, gramatika, morfologjia, sintaksa një fëmije këtu në emigracion është e pamundur që brenda një ore mësimi, apo dy orë mësimi që bëjmë ne në javë të jepet një program kaq i gjerë për sa i përket gjuhës shqipe, prandaj del shumë e nevojshme që libri që do të jetë në gjuhën shqipe duhet të jetë shumë i sintetizuar dhe të përmbledhë të gjitha këto që unë po përmend si fonetika, morfologjia, sintaksa etj. Bazën kryesore dhe shembujt që do të jepen do të ishte me shumë rëndësi, nisur nga përvoja ime, që të jepeshin tekste nga Antologjia shqiptare në Shqipëri, nga Antologjia Shqiptare e krijuesve emigrantë duke mos lënë përjashta antologjinë greke dhe të shkrimtarëve të mëdhenj botëror. Kjo ka shumë rëndësi sepse fëmija nuk mund të jetë vetëm i njëorientuar dhe vetëm me historinë dhe letërsinë e Shqipërisë. Përderisa ata banojnë dhe jetojnë në Evropë, për rastin tonë në Greqi, i gjithë formimi dhe botëkuptimi i tyre duhet të jetë i gjithanshëm. Nuk duhet të marrin vetëm patriotizmin apo nuk duhet të jenë vetëm etnikë, vetëm për sa i përket rolit të Shqipërisë në histori por në të gjitha fushat, në të gjitha anët. Formimi i fëmijës duhet të jetë i gjithanshëm. Puna që duhet bërë për ne është që duhet të kemi akoma më tepër bashkëpunim jo vetëm me mësues por edhe me njerëz specialistë për sa i përket formulimit të teksteve të gjuhës shqipe. Kaq kisha. Faleminderit shumë ! Mars, 2008

151

MATJANIA QË BESON TEK “FËMIJËT E SË ARDHMES”
Bisedë me Valbona Hystunën, mësuese dhe veprimtare shoqërore në Selanik
E pata takuar në seminarin e Durrësit. Nuk kishte munguar të udhëtonte gjithë natën nga Selaniku në Athinë, me shpenzimet e veta, për të qenë në orën e caktuar në seminarin e parë të mësuesve të mësimit plotësues të gjuhës shqipe. U ngrit dhe foli me kompetencën e një njeriu që i njeh mirë gjërat, për atë dhe shokët e shoqet e saj mësues bënin dhe për atë që nuk mund të bënin, jo për fajin dhe pamundësinë e tyre, por për indiferentizmin dhe neglizhencën e shtetit shqiptar... Po kush është Valbona Hystuna? Jam mësuese e parë e Shoqatës së Shqiptarëve “Nënë Tereza” në Selanik. Që prej 7 marsit 2001 dhe deri tani jap mësim falas për fëmijët shqiptarë në Selanik. Këtë mundësi ma krijuan shoqatat shqiptare në

152

Selanik, “Shoqata shqiptarët e Selanikut” dhe “Nënë Tereza”, ku edhe sot bëj pjesë. Kemi kaluar në klasat tona, jo vetëm unë se nuk kemi qenë asnjëherë vetëm për fat të mirë. Kemi filluar me gjashtë mësues dhe sot kemi mbetur vetëm dy. Kanë kaluar rreth 500 nxënës një numër jo i vogël por edhe jo i kënaqshëm për statistikat e emigracionit shqiptar në Selanik. Nuk e bëj për patriotizëm atë që bëj prej shtatë vjetësh. E bëra sepse e pata ndjerë si emigrante ekzistencën time si shqiptare dhe duke punuar kuptova se ishte e vetmja gjë për të më bërë të kem një identitet të fortë dhe të qëndrueshëm. Unë besoj tek fëmijët e së ardhmes... Çfarë kujton nga dita e parë e shkollës? Dëshirë të madhe, emocion që më në fund arrita të vë në zbatim profesionin që unë kisha studiuar. Për çfarë kishit studiuar? Për gjuhë – letërsi në Shkodër, në Universitetin “Luigj Gurakuqi”. Në cilët vite? Në vitet 1990 – 1994. Nga lugina e Matit në Selanik. Si ndodhi ky “fluturim”? Si të gjithë emigrantët. Me “fluturim të lirë” (qesh). Nga Mati, nga Kurdaria çfarë mban mend? Gjithë përrallën e fëmijërisë time. Jam nga Macukulli me origjinë... Qenke nga “Kështjella e Matit”... Jam rritur në Burrel, kurse nga Kurdaria kam tim shoq. Me se merresh në Selanik? Jap greqisht për fëmijët e huaj në gjimnaz si dhe punoj në një organizatë për ndihmë sociale për fëmijët e rrugës. Si është e mundur që një matjane të mësojë kaq mirë greqishten sa të japë mësim në gjimnaz? Gjithçka është e mundur. Vetëm të kesh vullnet dhe dëshirë. Gjithçka që dëshiron dikush e arrin se nuk bën. Cila është panorama e jetës suaj familjare? Kam burrin dhe gocën dhjetë vjeç, Erea, emër i mitologjisë greke. Por edhe me kuptim të shqipes, E – rea. Unë nga mitologjia greke e kam marrë. E kam studiuar në
153

shkollë, më pëlqeu dhe i vura emrin. Ishe dhe diskutova në seminarin e parë të mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Greqi. Çfarë morët dhe çfarë dhatë? Ata çfarë dhashë është shumë herë më e vogël nga ajo çfarë mora. Dhashë një copëz të vogël të përvojës sime vetjake dhe grupore të shoqatës për mësimin plotësues të gjuhës shqipe në Selanik për fëmijët e emigrantëve shqiptarë. Mora përvoja të gjëra të kolegëve në vende të tjera të Greqisë. Mora edhe ankthin dhe dëshirën e zjarrtë që kishin ata për ta çuar më tej dhe për më tepër për ta zyrtarizuar atë që gjuha shqipe si shkencë më vete mos të humbet. Ajo, si çdo gjuhë tjetër nuk meriton të humbasë. Bëtë shumë kritika ndaj autoriteteve shqiptare, ambasadës etj. Nga buruan ato? Është mungesa e ndihmës, përkrahjes, nuk kam asgjë personale me asnjë qeveri shqiptare dhe asnjë lloj qeverie. Thjesht mos ndihma, mos përkrahja prej 17 vjetësh, të paktën këto vite që merrem unë me mësimin plotësues të gjuhës shqipe. Nga takimet që kemi bërë me zotin Genc Pollon... Jeni takuar me Genc Pollon? Patjetër. Ku? Në Tiranë, në zyrën e tij. Jo unë personalisht vetëm, por me një përfaqësi të shoqatës “Nënë Tereza”. Kemi shtruar kërkesat tona. Na u premtua se do të merren parasysh dhe deri sot asgjë nuk është bërë. Po nisesh për në Selanik. Çfarë merr me vete? Atë që thashë. Jam e gëzuar që kam kaq shumë kolegë, kam kaq shumë shokë dhe dashamirës të cilët besojnë që gjuha amtare duhet të shpërndahet sepse fëmijët janë e nesërmja, janë ata që do ta lulëzojnë gjuhën dhe shoqërinë civile. U tha që seminari i dytë i mësimit plotësues të gjuhës shqipe do të bëhet në Selanik. E mirëpresim. Mirë se të vijnë të gjithë. Faleminderit dhe me që po vrapon për të kapur trenin e Selanikut dhe nuk të jepet kohë për të pirë së bashku me kolegët një kafe ju uroj rrugë të mbarë dhe suksese. Mars, 2008
154

HAPAT E PARA DUHET T’I BËJMË VETË
Ajo që bëjnë mësueset shqiptare në emigracion është me të vërtetë një heroizëm dhe duhet tua dimë për nder që kanë punuar dhe sakrifikuar si askush tjetër. Ky është edhe një frymëzim për ne që të fillojmë dhe ta vazhdojmë qoftë edhe kështu. E kemi dëshirën të vazhdojmë në këtë rrugë. Diana Muçi ku i ka themelet e të parëve? Origjina nga Korça, nga Sinica e Korçës. Ke ardhur në Durrës nga... Larisa. Jeni diplomuar si mësuese e ciklit të ulët në Elbasan. E keni ushtruar profesionin? Po. Tre vjet. Ku? Në Berat, në Kuçovë. E ushtrova profesionin, e le, ike dhe tash donë të kthehesh përsëri tek profesioni? Po. Çfarë do të donit ju që të tjerët të ju ndihmonin të kishit një klasë, modeste, me disa banka, me ca mjete mësimore, le të jenë pak edhe të vjetra por të mbushura me nxënës të etur për të mësuar? Çfarë do doja unë? Do doja të kisha edhe pesë nxënës, vetëm të kisha mundësi të ushtroja profesionin. Në fillim nuk
155

e kisha aq me pasion tim sepse drejt nga shkolla fillova punë edhe nuk arrija ta kuptoja se çfarë bëja. Tani, me kalimin e viteve dhe duke qenë e larguar nga ky profesion e quaj gjënë më të mirë që mund të bëj për fëmijët. Për fëmijët e mi dhe për fëmijët e të tjerëve. Jam entuziaste, kam dëshirë të madhe dhe dua ta ushtroj profesionin tim. Cila është ndjenja juaj kur e sheh veten midis një grupi mësuesish të moshave të ndryshme dhe të përvojave mbarë evropiane në mësimdhënien shqip të fëmijëve? Është një kënaqësi e madhe sepse kisha harruar kush isha, kisha harruar se për çfarë kisha mbaruar. Isha marrë vetëm me jetën time të ngushtë, me punët e rëndomta të emigrantes dhe nuk e përfytyroja rastin që të jem pjesë e një seminari me kaq hapësirë dhe kaq përvojë për edukimin e fëmijëve të emigrantëve. Mësova se çfarë kanë bërë të tjerët në Evropë, çfarë kanë bërë vajzat e tjera në Greqi. Unë nuk i dija këto gjëra dhe mund të them se ishte një përvojë jashtëzakonisht e madhe. Ajo që bëjnë mësueset shqiptare në emigracion është me të vërtetë një heroizëm dhe duhet t’ua dijmë për nder që kanë punuar dhe sakrifikuar si askush tjetër. Ky është edhe një frymëzim për ne që të fillojmë dhe ta vazhdojmë qoftë edhe kështu. E kemi dëshirën të vazhdojmë në këtë rrugë. Çfarë përfitove nga ky takim? Shumë gjëra. Veçanërisht? Veçanërisht nga përvoja e vajzave të Greqisë që kanë punuar. Nga mënyra e organizimit të shkollave në vendet e tjera evropiane. Atë që duhet të luftojmë ne për të marrë përkrahjen e shtetit shqiptar dhe të shtetit grek. Por, megjithatë hapat e para duhet t’i bëjmë vetë. Përveç atyre që lidhen me anën pedagogjike dhe të mësimdhënies. * * *

Këtu ishte ndërprerë biseda ime me Dianën. Shiriti
156

magnetik kishte regjistruar një tjetër bisedë. Marinela Duri e ardhur nga Korinthi, Mimoza Dako e ardhur nga Selaniku dhe Diana Muçi e ardhur nga Larisa kishin humbur në botën e kujtimeve të tyre, kujtime që lidheshin me gurët e sokakut në vendlindje dhe me hapat e parë në vend të huaj. Ja çfarë kishte regjistruar diktofoni në atë moment nostalgjik... Diana Muçi: Në Kuçovë jam lindur dhe jam rritur. Mbaj mend gurët e sokakut, herët, shumë herët, se kur u rrita më vonë u asfaltua rruga. I shoh në ëndërr natë për natë, siç ishin para se të shtrohej rruga. Dhe më ka ngelur dhe pyes veten pse pikërisht gurët e sokakut më dalin herë pas here në ëndërr? Mimoza Dako: Unë shikoja klasat në gjimnaz, vetëm ato. Një ankth provimesh, matematikën, gjithmonë ajo më dilte. Marinela Duni: Mua më dilte ylli. U zhgënjeva sepse e para e punës erdhi burri të më merrte dhe desha të marr pajën ,isha e fejuar, thash ti marrim me vete. Ka gjithçka atje. Shkova atje dhe u strehuam në apothiqin e një shtëpie ku kishte një tavolinë të sajuar vetë, batanijet ishin të pista, nuk kishim as çarçafë dhe asnjë gjë. Ditën tjetër blemë çarçafë dhe një jorgan sepse ishte dimër. Gjithë javën punonte burri, blinim dhe nuk na ngeleshin para... Mimoza Dako: Mbaj mend kur kemi dalë me Edin herën e parë në qendër, bënim shëtitje dhe nuk largoheshim se nuk mbanim mend rrugën për tu kthyer... Shohim se po zbritnin dy infemjere të Nënë Terezës me një qese. E morëm. Bile që atëherë e kam ruajtur një batanije leshi. Ishte koha e mbijetesës... ...Biseda vazhdonte. Me intimitete të jetës, me vështirësitë e hapave të parë, me luftën dhe mbijetesën. Ndoshta një ditë, shumë shpejt, madje siç e kam përshkruar drejtpërdrejt në shumë intervista me mësueset shqiptare në emigracion, do të kem të regjistruar në shiritin magnetik intimitetet e hapave të parë të gjuhës shqipe në Greqi, orët e para të mësimit në “ apothiqet “ – klasa të gjuhës shqipe. Në fakt kjo ka filluar, është e pranishme në biseda, e pa regjistruar... Durrës, korrik 2007
157

ENKELEJDA DHE FEDERATA E RINISE
Nismëtare është Federata e Rinisë. Një ndër veprimtaritë e saj është t’u mësojmë fëmijëve tanë gjuhën shqipe, që brezi i ardhëm të mos e humbas atë... Mund të më prezantohesh? Unë quhem Enkelejda Martopulo. E lindur dhe e rritur në Përmet. Banoj në Athinë. E martuar në Delvinë nga rrjedh edhe mbiemri im Martopulo, kurse mbiemri i babait është Londo. Kur keni ardhur në Greqi? Në nëntëdhjetë e gjashtën. Si erdhët? Ishte burri. Nxora vizë dhe erdha. U martova, lindëm fëmijët dhe erdhëm për pesë vjet dhe ngelëm për shumë vjet. Kam dy vajza. E madhja është dhjetë vjeçe kurse e vogla katër vjeç, të lindura në Greqi. Unë jam martuar në një familje minoritare. Kur jam futur si nuse në atë familje ata, pavarësisht se ishin rritur në Shqipëri, flisnin greqisht. Pyeta veten: Pse ne shqiptarët të mos ta bëjmë këtë që e bënë të tjerët më përpara?
158

Dua që edhe vajza ime të flasë shqip. Kjo më detyroi që të hapja shkollë. E kalova vetë. E provova vetë. Pse unë duhet ta humbas gjuhën time kur të tjerët kishin kaq vjet nën pushtetin e Enverit, ishin në të tjera kushte dhe e arritën. Unë i kisha zili që ata e flisnin. Më pëlqente tek ata që edhe pse kishin kaluar gjithë ato vështirësi, diçka që nuk mund ta mohojmë, unë si nuse nuk dija asnjë fjalë. E nisja fjalinë në shqip dhe e përfundoja në greqisht. Atëherë vajza ime pse të mos flasë gjuhën e nënës? Greqishten e ka të sajën, nuk ia mohon njeri. Shkojnë në shkollë vajzat? E madhja po. E vogla është katër vjeçe, nuk di të shkruaj, vetëm fjalë thotë. Për mësimin e gjuhës shqipe jam marrë me fëmijët në shtëpi, pa filluar kursin kishte filluar të shkruante e të lexonte. Pastaj me kursin mori më tepër guxim, u ngroh me praninë e fëmijëve të tjerë. Në fillim e kishte si pa qejf. Ku e drejtoni kursin? Nismëtare është Federata e Rinisë. Një ndër veprimtaritë e saj është se t’u mësojmë fëmijëve tanë gjuhën shqipe, që brezi i ardhëm të mos e humbas atë. Jemi dy mësuese. Jam unë dhe zonja Meli që përpiqemi t’u japim mësim fëmijëve tanë shqiptarë. Sa nxënës keni? Kam pasur dy klasa, i ndaja në dy klasa sipas moshës; nga 6 – 9 vjeç dhe nga 10 – 13 vjeç. Njëzet veta ishin nxënësit. Çfarë të lidh me profesionin e mësueses? Më lidh shkolla që kam bërë. Kam mbaruar për mësuese e ciklit të ulët në Gjirokastër. Kam punuar një vit pasi mbarova shkollën dhe pastaj ika në Greqi si gjithë të tjerët. Më lidh e para e punës dëshira dhe jo vetëm diploma. Duke pasur vetë fëmijë e pashë që është e nevojshme. Fëmija im kur fliste me babin tim në telefon i thoshte “ne” nuk i thoshte “po”. Kjo
159

ishte e para. E dyta, nga që pashë se kishte edhe mama të tjera që si puna ime e kishin problem kur vinin me pushime në Shqipëri që fëmijët nuk flisnin shqip, nuk afroheshin me njerëzit e tyre. Kështu u lidhëm dhe fëmijët tanë me anëtarët e shoqatës dhe nga ata filluan fëmijët e tjerë. Fillimisht ishin dhjetë veta, fëmijë të anëtarëve të shoqatës. Në shtator e filluam me dhjetë, kurse në dhjetor u bënë njëzet. Shpresojmë që këtë shtator përveç atyre njëzet nxënësve të kemi edhe të tjerë. Dëshira është e madhe dhe shpresojmë që ta realizojmë qëllimin që kemi vendosur. Vetë çfarë pune bën? Kam punuar mbajtëse fëmijësh, dado dhe si pastruese nëpër shtëpia. Si të gjitha vajzat dhe gratë tona në Greqi. Çfarë more nga ky seminar? Ajo që mora këtu ishte: E para dëshira që kanë shumë veta dhe se nuk jam e vetme. E dyta. Ata kanë ecur shumë përpara në krahasim me ne, por edhe ata janë lodhur në fillim. Kjo më ngroh. Edhe unë do të lodhem por dikush, pas disa vitesh do ta vlerësojë këtë lodhje që po bëjmë neve, shpresa që do të ketë diçka më të organizuar si nga qeveria shqiptare si dhe vendet ku jemi. E fundit ishte se u njoha me njerëz që nuk kisha mundësi që t’i njihja më përpara. U hap shoqëria ime. Atje ku njihja dy – tre njoha gjashtëdhjetë. Nuk është pak. Thjesht të mësosh emrin dhe mënyrën se si të flet ai, si të pranon, si të sillesh mirë për mua është diçka e madhe, mëson diçka më tepër. Faleminderit. Shumë faleminderit edhe ju.

160

MËSUESIT SHQIPTARË NË EUROPË
GJUHA SHQIPE I KA 1100 MREKULLI
Nuk mund të bëhesh asnjëherë, edhe po të kesh pasaportë greke, edhe po të kesh pasaportë norvegjeze ose të kujtdo shteti, një popull tjetër. Ti je po ai që je në brendësi. Në shpirtin tënd gjithmonë e ke atë identitetin tënd. Fikrije Bylykbashi Ajo ka sy ku përzihet e kaltra e qiellit dhe e gjelbrta e livadhit. Nuk ia ka marrë detit shumë larg Baincit dhe Lipjanit. Ndoshta ia ka marrë burimeve të cilat janë “...të ngrohta...të mira” ku është “... larë në fëmijëri ...”. Ndoshta ia ka marrë fshatit ku “... ka livadhe, ka fusha të bukura...”. Ajo mban në duar shumë kopje të një libri me poezi “ Princi me lule “ që i shpërndan me autograf. Nuk dua që të hyj në brendësi të botës së saj poetike sepse po të hyj do të mbetem rob i saj. Vetëm një fjalë dua ta them, fjalën – parathënie, fjalë që ajo nuk e ka marrë nga brendësia e librit, as nga brendësia e shpirtit të saj kosovar, as nga Norvegjia e largët me net – ditë të bardha.
161

4

E ka marrë nga një poet shqiptar për ta vënë në hyrje si një lapidar, e ka marrë nga Aleks Çaçi... Pranverë, mirëmëngjesi. Të prita kaq kohë. Tani që erdhe, s’të lëshoj më. I shpërndaj retë me duart e mia. Pranverë unë dua gjithnjë të jetë Shqipëria. Ajo është nga ata intelektuale shqiptare që thotë me krenari: Unë flas disa gjuhë Në atdheun tim të dytë Në Norvegji Por gjuha shqipe i ka 1100 mrekulli... Ajo është mësuese. Midis mësuesve ajo e ndjen veten si në folenë e zogut, jo të një zogu të zakonshëm, pëllumb apo dallëndyshe qoftë, por në folenë e shqiponjave. Dhe përpara se të përcjell bisedën me të nuk mund të mos përcjell të plotë një poezi të saj, poezinë “ Shkronjat i kemi shqiponja “... Kur mësuesja norvegjeze Prej cilit vend je E pyeti Arbesën THA unë e kam një nënë E kam një flamur Dhe e kam një atdhe Po ti nuk je nga Kosova Ndërhynë shoqet e mia Thashë Shqipëria është NËNA E Kosova e bija
162

Jemi të një trungu Jemi të një qielli Jemi të një rrënje E jemi të një dielli E kemi një gjuhë, dhe një kulturë Tridhjetë e gjashtë shkronjat I kemi si tridhjetë e gjashtë Shqiponja në një abetare E në një flamur Duke më dhënë librin “Princi me lule”, Fikrije Bylykbashi më tha: Jam shumë e lumtur që më rastisi të takohem edhe me mësuesit që punojnë dhe veprojnë në Greqi, në shtetin grek. Në misionin tonë të përbashkët që kemi, mision shumë i shenjtë për ta ruajtur gjuhën dhe kulturën e kombit tonë e popullit tonë shqiptar. Këtë libër jua dhashë disa mësuesve dhe mendoj që është gjëja më e pakët që mund ta bëjmë ne dhe shpresoj që ky libër sadopak tu hyjë në punë juve... Ku ika rrënjët e jetës Fikrije Bylykbashi? Unë kam lindur në një fshat shumë të bukur, në një fshat të Kosovës, në regjionin e Drenicës. Fshati quhet Bainc dhe unë e dua pa masë. Gjithmonë shkruaj për fshatin tim të lindjes. Ka dy burime që janë të ngrohta, që janë të mira. Jemi larë në fëmijëri. Ka livadhe, ka fusha të bukura. Gjithmonë kamë nostalgji për atë vend. Më mungon shumë. Kam mbaruar shkollën në Lipjan. Kam mbaruar edhe dy vite fakultet në Prishtinë. Për arsye se situata ishte, ashtu si ishte, në Kosovë, u detyrova të emigroj dhe të shkoj në Norvegji ku kam tash dhjetë vjet që jetoj dhe tetë vjet përvojë pune. Kam pas fatin shumë të mirë dhe shumë të madh që të integrohem dhe të punoj si mësuese. Së pari kam punuar mësuese e gjuhës norvegjeze për
163

të huajt. Kam dhënë edhe biologji, edhe gjuhën norvegjeze ua kam mësuar të gjithë kulturave të ndryshme që janë atje. Nga dëshira e madhe që kisha të punoj me gjuhën shqipe, për gjuhën shqipe dhe të punoj me fëmijë shqiptarë tani punoj në shkollë të rregullt norvegjeze ku kryej misionin tim në mësimin e gjuhës shqipe me fëmijët shqiptarë. Sa fëmijë shqiptarë ke në klasë? Unë punoj në tre shkolla norvegjeze, nga klasa e parë deri në klasën e dhjetë. Nga klasa e parë deri në të pestën fëmijët kanë të drejtë të mësojnë në gjuhën amtare, gjuhën shqipe, ndërsa me fëmijët nga klasa e shtatë në të dhjetën punojmë me lëndë shoqërore dhe me lëndë natyrore, d.m.th. me biologji. U lexoj mësimin dhe ua përkthej në gjuhën amtare, në shqip. Kam gjithsej 25 nxënës në tre shkolla të ndryshme. Juve ju ka nën mbrojtje shteti? Unë paguhem nga shteti norvegjez, siç paguhet edhe një mësues norvegjez. Si e shikon fëmijën e një nacionaliteti tjetër shteti norvegjez, fjala vjen shqiptarin, grekun, kurdin, afrikanin...? Në Norvegji janë shumë të respektuara të drejtat e njeriut. Çdo njeri, çdo fëmijë është i njëjtë. Nuk ka dallime absolutisht. Ata bëjnë përpjekje në integrimin dhe futjen në rrjedhat e shoqërisë norvegjeze. Nuk mohohet, përkundrazi përkrahet e drejta e të mësuarit në gjuhën amtare. Ne bëjmë vazhdimisht seminare për ruajtjen e identitetit të njeriut. Sa mësues japin mësim shqip në Norvegji? Në vitet 90 – 95 e gjithë Norvegjia ka qenë e përfshirë në mësimin e gjuhës shqipe. Me kalimin e kohës edhe nevoja e fëmijëve që lindin në Norvegji dhe norvegjezët, jo që duan që ne ta ruajmë dhe kultivojmë kulturën dhe gjuhën shqipe, por u dhanë të drejtën që fëmijët të mësojnë gjuhën amtare në
164

mënyrë që ata të integrohen më lehtë në shoqërinë norvegjeze, ta kenë më lehtë kapjen e gjuhës norvegjeze. Mësimi i gjuhës amtare nga shteti norvegjez konsiderohet si vlerë? Po. Konsiderohet absolutisht si vlerë shumë e madhe. Ata fëmijë që dinë dy gjuhë, që dinë gjuhën shqipe mirë, gjuhën amtare mirë, ata fëmijë kanë suksese më të mëdha në gjuhën e vendit. U takuat me mësues, me kolegë që punojnë në Greqi. Çfarë mësuat dhe çfarë mesazhi do tu përcillje lexuesve të gazetës sonë? Unë u takova dhe kam thënë disa herë që jam e lumtur që jam takuar edhe me mësues që jetojnë dhe veprojnë në Greqi. Gjatë disa bisedave me koleget e mija, me kolegë që punojnë atje, u njoftova se në Greqi e drejta e fëmijëve, e drejta e gjuhës amtare është e mohuar. Kjo gjë është shumë, shumë për të ardhur keq. Unë habitem për faktin se Greqia është një shtet evropian dhe nuk njeh të drejtat elementare të njeriut, E drejtë elementare është të mësuarit e gjuhës amtare, të dish identitetin se kush je e nga je. Nuk mund të bëhesh asnjëherë, edhe po të kesh pasaportë greke, po të kesh pasaportë norvegjeze ose të kujtdo shteti, asnjëherë nuk mund të bëhesh një popull tjetër. Ti je po ai që je në brendësi. Në shpirtin tënd gjithmonë e ke atë identitetin tënd. Është shumë e tmerrshme, shumë e padrejtë që identitetin tënd të mos kesh të drejtë ta shprehësh. Faleminderit! Faleminderit edhe ju dhe suksese. Durrës, korrik 2007

165

KA ARDHUR KOHA QË MËSUESI TË PAGUHET...
Kur mbaruam bisedën dhe diktofonin e lash mënjanë, në atë “infeksion” që na ngjalli qeshja me shpirt e saj, në shoqëri të vajzave të saj, të burrit dhe të disa mësueseve emigrante ardhur nga Greqia, mësova se ishte e bija e Agron Aliajt, korifeut të baletit shqiptar në sytë e moshës sime të rinisë, koreografit të madh shqiptar në ditët e sotme. Këtë fakt nuk mund ta lija pa përmendur, ndër të tjera sepse ai flet më shumë se sa ato që thuhen më poshtë... * * *

...Sikur me një fëmijë shqiptar të punosh për gjuhën është një mision shumë, shumë i vyer, shumë i madh. Ndërgjegjen kombëtare dhe dashurinë për vendin tënd i transmeton. Dhe ky transmetim do të rrezatojë në të ardhmen
166

...Nuk gjejmë mbështetje. Kemi ne shumë pasion. Mbështetje nuk ka. Ne të humbur se të humbur jemi, por të paktën të luftojmë. ...Ka ardhur momenti që unë duhet të paguhem për atë që bëj, sepse do të punoja më mirë. Punova shumë me atë fëmijë sepse për të bërë këtë punë nuk është e domosdoshme që të jesh mësues i mrekullueshëm i gjuhës por duhet të jesh shumë psikolog. Ky fëmijë është në duart e tua. ...Mendoja se unë jam një e vetme që kam filluar të bëj këtë përpjekje, se jam e vetme që luftoj si Don Kishoti me mullinjtë e erës. Shoh se ka shumë si unë dhe kjo është një gjë e mrekullueshme. Greta Aliaj * * *

Zonja Greta! Si e keni mbiemrin? Aliaj nga babai dhe Melonashi nga burri. Ku i ke rrënjët? Rrënjët e mija nuk e di ku i kam, më duhet që t’i gjej. Nuk ke gjetur asnjë rrënjë? Rrënjët janë kujtimet. Po rrënjët e gjakut ku i keni? Babi i ka nga Borshi i Sarandës ku nuk kam shkuar asnjëherë. Mami i ka nga Vlora. Kurse unë nga Tirana. Çfarë keni mbaruar? Kam mbaruar Akademinë e Arteve për pianoforte , kam qenë pedagoge dhjetë vjet po në këtë Akademi. Më pas emigrova në Itali. Si shkove në Itali? Është një histori shumë e gjatë. Unë jam duke shkruar roman. A mund të më bëni një rezyme të romanit? Burri gazetar, shkon në Zvicër dhe prej andej në Itali... Kishte vendosur që të ikte. Unë isha e përgatitur për të shkuar në Gjermani për një specializim... Zgjodha që të ruaj familjen
167

dhe u nisa edhe unë në Itali, me të tre fëmijët. Historia ka qenë shumë e gjatë sepse për të marrë fëmijët nuk ishte edhe aq e kollajshme. Në fillim bëra një kurs specializimi në Romë dhe si studente munda të marr djalin. Në ambasadë ka qenë shumë e vështirë. Djali ishte shtatë vjeç dhe më pas, mbas gjashtë muajsh morëm edhe vajzën. Shkule rrënjët shqiptare dhe e hodhe farën në vend tjetër... Shpresat dhe ëndrrat ishin shumë të mëdha. Dhe fluturuam, ikëm, nuk morëm vesh... Dhe ku ratë? Ramë në një Izola Gjojoza. Izo...? Izola Deliri. Unë e mendoja sikur ishte ishull. Por ajo e kishte emrin Izola sepse kishte një lumë që e rrethonte. Në kohën e francezëve ky lumë mbronte qytetin dhe kështjellën që edhe sot ka shenjat e plumbave të francezëve. Me se u morët atje? Kontakti i parë ka qenë kur dhashë një koncert recital në komunën e Soras që ishte një komunë afër. Me lule, me fustan të bukur, të bardhë, me shumë sukses. Shumë i bukur ishte kujtimi. Izola ka kaskadën më të bukur në mes të qytetit. Është i vetmi vend që ka kataraktin brenda në qytet. Gjithçka ka qenë e magjishme, gjithçka ka qenë shumë e bukur. Si fillim ka qenë shumë bukur. Këtu në seminarin e arsimtarëve emigrantë pse keni ardhur? Kam ardhur se më kanë bërë një ftesë. Çfarë përmbajtje kishte ftesa? Kam krijuar shkollën e parë shqipe në Izola de Liri. A mund të ma përshkruani si filloi shkolla e parë shqipe? Filloi sepse fëmijët po rriteshin dhe po harronin gjuhën. Fëmijët tuaj? Po fëmijët e mi. Me fëmijët tuaj e filluat? E nisa me fëmijët e mi. Në fillim krijuam asosacionin il ponte dhe pastaj u krijua edhe shkolla në bazë të lidhjeve që u krijuan
168

me shumë mundim, duke folur me njerëzit, duke i bindur. Sa vjet përvojë keni me shkollën? Që kur kam shkuar në Itali kam krijuar përvojën për tu dhënë mësim fëmijëve të vegjël. Jam shumë e lidhur me botën e fëmijëve dhe ndoshta kam ngelur edhe unë pak fëmijë, nuk e di. Mbrëmë ishim në një darkë dhe ishte një zonjë që mund të ishte dhjetë vjet më e re se unë por puna që ajo bën këtu është shumë më e vendosur, shumë herë më e maturuar se unë dhe i thashë “ Ti je e rritur. Unë jam fëmijë, jetoj akoma me ëndrra” Sa breza nxënësish kanë kaluar nëpër vështrimin tuaj, përvojën tuaj? Nuk kanë kaluar breza. Kanë kaluar fëmijë por jo breza, sepse tani jemi duke e riorganizuar shkollën. Ne lëvizëm nga ai vend sepse burri filloi punën në një qytet tjetër Dhe sa nxënës kanë kaluar? Nuk mund të thuhen as dhjetëra e as qindra sepse sikur me një fëmijë shqiptar të punosh për gjuhën është një mision shumë, shumë i vyer, shumë i madh. Ndërgjegjen kombëtare dhe dashurinë për vendin tënd i transmeton. Dhe ky transmetim do të rrezatojë në të ardhmen. Sa keni gjetur mbështetjen e pushtetit lokal? Nuk gjejmë mbështetje. Kemi ne shumë pasion. Mbështetje nuk ka. Ne të humbur se të humbur jemi, por të paktën të luftojmë. Mësimin e bëni vullnetarisht apo...? Vullnetare, vullnetarisht. Paske të njëjtin fati si emigrantët në Greqi. Nuk mund të vazhdojë më gjatë. Së fundi kam një përvojë shumë të bukur me një vajzë që sapo kishte ardhur nga Shqipëria, nga një fshat i Shkodrës. Ishte një projekt i një organizate sindikaliste dhe më ftuan që të shkoja që të ndihmoja këtë vajzë për të mësuar gjuhën. Shkoj dhe e gjej këtë vajzë pa vështrim dhe pa të folur. Ishte futur në një botë që edhe ajo nuk e dinte se ku ishte. Punova me të me pagesë. Kam punuar shumë mirë. Dhe aty kuptova se ka ardhur
169

momenti që unë duhet të paguhem për atë që bëj, sepse do të punoja më mirë. Punova shumë me atë fëmijë sepse për të bërë këtë punë nuk është e domosdoshme që të jesh mësues i mrekullueshëm i gjuhës por duhet të jesh shumë psikolog. Ky fëmijë është në duart e tua. Ju thatë se merreni me muzikën... Unë jam pianiste, vazhdoj të merrem me muzikë. Cila është paralelja midis muzikës dhe mësimit të fëmijëve? Muzika është fëmijë dhe fëmija është muzikë. Pa muzikë dhe pa fëmijë nuk mund të jetohet. Çfarë morët nga ky seminar? Mora shumë. Unë nuk e prisja. Mendoja se unë jam një e vetme që kam filluar të bëj këtë përpjekje, se jam e vetme që luftoj si Don Kishoti me mullinjtë e erës. Shoh se ka shumë si unë dhe kjo është një gjë e mrekullueshme. Dhe kurrë nuk ma merrte mendja që në Danimarkë, Gjermani, Finlandë, Suedi, Angli, Francë, në Greqi, që unë e di se ç’është Greqia se ka qenë vëllai, ka qenë burri, ka qenë kunati. Është një gjë e mrekullueshme që nuk je vetëm. Atëherë mua mu shtuan forcat dhe më kanë lindur ide dhe kam gjithë ditën që flas e gëzuar. (qesh). Durrës, korrik 2007

170

ATA ERDHËN ME ABETARE NËN SQETULL
- Përvojë nga Finlanda
* Në vitin 1995 Këshilli Kombëtar Finlandez mori angazhimin që të bëjë libra, tekste dhe mjete mësimore për secilën gjuhë veç e veç, për shqiptarët, kurdët, somalezët, estonezët, grekët, etj. * Të gjitha shtetet skandinave e mbështetin gjuhën amtare. Psikologët dhe pedagogët e tyre kanë ardhur në përfundim se një fëmi që nuk e njeh gjuhën e vet amtare ai fëmi nuk mund ta mësojë bukur edhe gjuhën e vendit. * Sot mund të them se shqiptarët e Finlandës janë rekord në përfshirjen e fëmijëve për mësimin e gjuhës amtare. * Është për të ardhur keq se shqiptarët nga Shqipëria nuk i dërgojnë fëmijët për mësimin e gjuhës amtare edhe pse e mbështet shteti. Rakip Kçiku

171

Ragip Kçiku ishte më i shoqërueshme midis mësuesve të ardhur nga vendet veriore, më aktivi. I këngës ( kishte vallë këngë në mbrëmjet e Durrësit që mos fillonte me zërin e Ragip Kçikut? ), i valles, i humorit, i shoqërisë, i debatit. Ai vinte nga një vend nordik, i ftohtë nga ana klimatike, dhe dukej se kërkonte ngrohtësi, atë lloj ngrohtësie që ta jep fjala shqipe, shoqëria e sinqertë me mësues të etur për fjalën dhe notat e gjuhës shqipe. Ragipit i pëlqente të shoqërohej më shumë me mësuesit e ardhur nga Greqia, mësues që ai dhe kolegët e tij i vlerësonin për barrën heroike që kishin hedhë mbi supe për të nxjerrë nga shpirti i tyre pak dritë nga drita e madhe e gjuhës shqipe dhe për tua dhënë fëmijëve. Ai, në atë vend të largët të gadishullit skandinav, ishte tepër komod, i privilegjuar nga një shtet ku humanizmi është më i madh se ujërat e ëmbla që burojnë e përshkojnë mijëra kilometra drejt Detit të Veriut e Detit Baltik, ku ksenofobia dhe racizmi nuk njihen, ku të gjithë kombet dhe kombësitë e botës, po të kenë katër fëmijë në një klasë, formojnë një shkollë. Një përvojë që flet me gjuhën e zemrës, që flet e bërtet për të gjitha vendet, për ata që kanë veshë por edhe për ata që bëjnë të shurdhuarin e kohës. Zërin dhe përvojën e tij e kapa në një bisedë me mësuesit shqiptarë të ardhur nga Greqia, në një moment të lirë, ulur rreth një tavoline... * * *

Si e nisët rrugën e mësuesisë dhe të mësuesit? Kam qenë mësues i gjuhës dhe letërsisë shqipe për 18 vite në qytetin e Ferizajt. Në vitin 1992 sikur shumë kolegë u dashtë të shpërngulemi, për çështje ekonomike dhe politike, patjetër. U vendosa në Finlandë. Atje është diaspora më e re shqiptare në Evropë, edhe më e re se ndoshta...Malta. Ka shumë shqiptarë në Finlandë? Aty, para luftës së Kosovës, ishim ndoshta nja tre mijë
172

shqiptarë, nuk kishte më shumë. Si filloi mësimi i gjuhës shqipe? Mësimi i gjuhës amtare filloi qysh në kampet e Kryqit të Kuq, kampet e pranimit. Kishin ardhë fëmijët nga Kosova me abetare nën sqetull, me librin e dashur të tyre. U mblodhëm disa mësues që diçka dinim nga mësuesia. Për mua nuk ishte e lehtë sepse nuk kisha punue asnjëherë me fëmijë të vegjël, kisha punue me gjimnazistë një kohë të gjatë. U dashtë të ndërroj edhe ngjyrën e zërit, edhe mënyrën e shkronjës, edhe mënyrën e paraqitjes para tabelës. Kështu zgjati nja dy tre vite derisa u formova për tu dhanë mësim atyre vocërrakëve. Si e pritën këtë veprim tuajin autoritetet finlandeze? Finlanda është një vend ndoshta specifik, së bashku me të gjithë Skandinavinë, sepse vetë shteti mbështet gjuhën amtare të të huajve, të emigrantëve në tërësi. Me katër fëmijë të një qyteti ose të një kampi ju takonte dy orë mësimi. Mësuesi i mundshëm merr pagën duke u angazhuar... Pagë shtetërore? Po, po. Të gjitha shtetet skandinave e mbështetin gjuhën amtare. Psikologët dhe pedagogët e tyre kanë ardhë në përfundim se një fëmi që nuk e njeh gjuhën e vet amtare ai fëmi nuk mund ta mësojë bukur edhe gjuhën e vendit. Kjo është deviza e pedagogëve dhe psikologëve skandinavë. Kështu është sepse përndryshe as ata nuk do të investonin kaq shumë për gjuhën amtare të emigrantëve. Në Finlandë janë shumë mësues që japin gjuhën amtare. Ka rreth 5000 shqiptarë sepse nja 2000 erdhën gjatë luftës, bombardimeve të Kosovës. U shpërngulen andej nga ishin, nga veriu i Finlandës, 1200 kilometra larg Helsinkit, se Finlanda është sa ish krejt Jugosllavia dhe Bullgaria bashkë. Një shtet me pesë milionë banorë. U shpërngulën dhe erdhën në jug, ku u bënë kurset edhe më të mira që të mësohet gjuha shqipe. Me çfarë tekstesh punoni? Në vitin 1995 Këshilli Kombëtar Finlandez mori angazhimin që të bëjë libra, tekste dhe mjete mësimore për
173

secilën gjuhë veç e veç, për shqiptarët, kurdët, somalezët, estonezët, grekët, etj. Unë isha udhëheqës i grupit “Çerdhja e shqiponjave”. Aty u përkthyen për herë të parë pesë përralla nga shqipja në finlandisht, u bënë dy fjalorë për fëmijët; fjalori i matematikës finlandisht – shqip dhe fjalori për biologji, histori dhe gjeografi të cilët i bëra unë. Ministria më dha këtë privilegj. Sa është përfshirja e fëmijëve shqiptarë në mësimin e shqipes? Sot mund të them se shqiptarët e Finlandës janë rekord në përfshirjen e fëmijëve për mësimin e gjuhës amtare. Nuk e di a është një apo dy për qind që nuk e vijojnë mësimin e gjuhës amtare. Ata që nuk e vijojnë, 99 për qind, pengesë është largësia e madhe nga shkolla, janë larg ndonjë grupi, përndryshe është përfshirje e lakmueshme. Si është përbërja e shqiptarëve nga Kosova dhe nga Shqipëria? Ka shqiptarë nga Kosova dhe nga Shqipëria, por më pak nga Shqipëria. Është për të ardhur keq se shqiptarët nga Shqipëria nuk i dërgojnë fëmijët për mësimin e gjuhës amtare edhe pse e mbështet shteti. Është për keqardhje kjo. Ndërsa është e vërteta tjetër që prindërit shqiptarë nga Shqipëria janë të nivelit shumë ma të lartë se sa prindërit tanë për nga shkollimi, ndërsa për mësimin e gjuhës amtare nuk çajnë kokën. Nuk e di se çka asht kjo sepse unë kam edhe shokë edhe miq edhe kështu shpesh herë më vjen keq kur bisedoj për këtë. Ma shkurt e ndal bisedën që të mos bëhet shkak për prishjen e kolegjialitetit dhe marrëdhënieve miqësore, sepse ne shqiptarët e Kosovës jemi pak të ndjeshëm në këtë gjë. Keni me vete ndonjë libër që përdoret për mësimin e gjuhës shqipe? Jo për besë nuk kam marrë sepse unë erdha nga Ulqini. Kisha ndërmend të marr atë “Çerdhen e Shqiponjës” me që ka një mori lojërash për fëmijët, shqip dhe finlandisht. Ka pesë përralla shqip - finlandisht – suedisht të përkthyera. Ka pesë këngë të incizuara në shirit me tekst shqip dhe finlandisht dhe suedisht. Ka fjalorë për biologji, histori dhe gjeografi dhe fjalorin e matematikës. Më vjen keq se erdha nga pushimet
174

dhe nuk munda ti sjell me vete. Ne mund të lidhemi. Po deshët mund t’i skanoj ato dhe tua dërgoj ato me internet. Sa kohë vazhdon shkolla? Nga viti i parë deri sa mbaron gjimnazin. Shqip? Po, po, shqip. Ndërsa tash, nga viti i kaluar është dhënë leja edhe për shkollat profesionale që të bëjnë dy orë gjuhë shqipe. Si organizohet kjo kur ka për shembull pesë nxënës? Kur kanë mësimin e fesë dy orë, shqiptarët mblidhen e bëjnë gjuhë shqipe, kurdët bëjnë gjuhë kurde, grekët bëjnë gjuhë greke... Më agresivët për vend pune për mësues të gjuhës shqipe janë mësuesit shqiptarë nga Shqipëria por fëmijët e vet nuk i dërgojnë në gjuhën shqipe. Çfarë do të thonit për qeverinë dhe politikën shqiptare për arsimimin e fëmijëve emigrantë? Ka faj qeveria shqiptare, sepse ajo i përket një shteti absolutisht të pavarur. Kësisoj ajo ka detyrim që të vërë kushte për gjuhën shqipe si në Greqi, si në Gjermani, Itali e kudo që ka emigrantë shqiptarë. Të vërë kushte siç bëjnë shtetet sllave, siç bëjnë kroatët në Gjermani, siç bëjnë serbët në Gjermani, në Suedi e vendet e tjera, siç bëjnë grekët që për një gjë të vogël ngrihen në këmbë në Finlandë. Shënim: Finlanda me kryeqytet Helsinkin ka një sipërfaqe prej 338 127 kilometra katrore dhe një popullsi prej afro 5 milionë banorësh. Në Finlandë, kryesisht në Helsinki por edhe në dy qytetet e tjerët të mëdhenj të saj, Turku dhe Tampere punon e jeton një komunitet relativisht i vogël shqiptar por kompakt në ruajtjen e gjuhës dhe të traditave kombëtare. Durrës, korrik 2007

175

HYSEN BERISHA - NORVEGJI
Unë kam udhëtuar prej shkolle në shkollë në një largësi prej 70 kilometra nga njëra tek tjetra, nga një skaj i qytetit në skajin tjetër...për gjuhën shqipe. Mund të më prezantoheni? Jam Hysen Berisha dhe vij nga Norvegjia, afër kryeqytetit Oslo. Me prejardhje jam prej Kosove, komuna e Rahovecit, fshati Kramovik. Kur je shpërngulë nga Rahoveci? Jam shpërngulë në vitin 1990. Ka qenë një plagë kombëtare me prapavijë politike. Ke njeri në Rahovec? Kam familjen. Kam nënën që e dua shumë. Shkon e vjen? Ne, për fat të mirë, përballë shumë qytetarëve nga Greqia që vini ju, pas 7 vjetësh kam marrë nënshtetësinë dhe udhëtoj i lirë gjithkah. Jeni mësues... Jam mësues. Kam mbaruar fakultetin gjuhë dhe letërsi në
176

Kosovë, në Prishtinë. Kam punue vetëm dy vite akademike në Kosovë. Më pas mërgova dhe në Norvegji punoj prej vitit 1992 që do të thotë 15 vjet punë. Sapo keni shkuar keni filluar punën e mësuesit apo jo? Në 1990 – 1992 dy vite i kisha shterpë, ndërsa të tjerat mund të them të pëlleshme. Të pëlleshme? E the bukur. Qesh... Çfarë të mungon nga Kosova? Nga Kosova më mungon gjithçka. Ajo që është shpirtërore më mungon nga Kosova. Ndërsa të tjerat i kemi në balancë ose në drejtpeshim ekonomik i kemi në botën e jashtme por nuk i kemi plleshmërisht në troje. Gjithmonë kohën e kalojmë duke menduar për Kosovën. Çfarë emocioni ka një mësues shqiptar përball fëmijëve shqiptarë në një vend të huaj, ku flitet një gjuhë e huaj? Ç’është e vërteta shtetet e zhvilluara ekonomike ofrojnë shumë. Po të më lejohet të bëj një krahasim: Derisa ne punonim në Rahovec ose në Kosovë kishim një përballim të politikës sllave që ishte për të ndaluar zhvillimin e gjuhës shqipe në vendlindjen tonë. Ndërsa në botën e mërguar ata kanë një politikë shkollimi edhe më të rrezikshme se sa kjo sepse ata nuk thonë se nuk duhet mësuar gjuha amtare por paralel me gjuhën amtare ata ofrojnë mjete konkretizuese në shkolla dhe kjo karshi asaj që ne ofrojmë ndaj nxënësve tanë mungesa e mjeteve konkretizuese përpos librave që i kemi të tjerat mungojnë. Kjo bën që nxënësi ynë ta ketë lakmi gjuhën si quhet atje të “shkollës shtëpiake”. Shkollën shqipe e quani “shkollë shtëpiake”? Jo. Për mua tash në këtë moment gjuha norvegjeze ose shkolla norvegjeze është shkollë shtëpiake. Ç’është e vërteta ne mbajmë mësime nëpër shkolla shtëpiake. Ishin dymbëdhjetë shkolla që unë kam udhëtuar prej shkolle në shkollë në një largësi prej 70 kilometra nga njëra tek tjetra, nga një skaj i qytetit në skajin tjetër. Kam punuar në katër komuna por kohët e fundit i kam reduktuar në dy komuna. Durrës, korrik 2007
177

MILAIM LEKAJ - SUEDI
Vizitat që bëmë nëpër Shqipëri ishin një kënaqësi që na përmbushte zemrat tona që vetëm në libra i kishim parë... Mund të prezantoheni? Unë quhem Milaim Lekaj, punëtor i arsimit në Kalmar të Suedisë. Vij nga Kosova në seminarin ndërkombëtarë për çështje të gjuhës shqipe në vendet e huaja. Në cilin vend të Suedisë jepni mësim? Mësim jap në një qytet të vjetër Kalmar që më parë ishte edhe kryeqyteti Nurden, domethënë i Skandinavisë. Pasi u ndanë shtetet skandinave Nardeni mbeti një qytet turistik dhe mjaft interesant për vizitorët e jashtëm. Aty edhe punoj. Sa nxënës keni në klasën tuaj? Numri i nxënësve në klasën time varion rreth 65 – 85 nxënës. Të çfarë moshash janë dhe çfarë klasash kalojnë? Janë të gjitha moshave duke filluar nga 6 vjeç deri në
178

gjimnaz dhe shkolla për të rritur. Cili është formimi juaj pedagogjiko-shkencor? Kam mbaruar shkollën normale në vitet ’70-të. Me të mbaruar u punësova në fshatin tim në Kosovë në Gadimë të Poshtme në komunën e Lipjanit. Me fluksin e ikjeve nga presioni i pushtetit serb u detyruam bashkë me familjen të ikim në Suedi në vitin 1992. U vendosëm më përpara në Stokholm. Më pas u shpërngulëm dhe u vendosëm një herë e përgjithmonë në Kalmar. Punoj në Kalmar qe dymbëdhjetë vite. Më thatë që merreni edhe me krijimtari poetike... Zakonisht shfrytëzoj kohën e lirë për me i shkrue ato emocionet e mija në poezi lidhur këto me punën e nxënësve dhe me punën time në shkolla. Çfarë morët nga ky tubim i mësuesve shqiptarë në mbarë Evropën? Meqë ishte takimi i parë në një shtet amë për mua ishte një emocion i madh që vija në Shqipëri, që shoh Shqipërinë të përparuar. Ishte kënaqësi e madhe që patëm edhe mësues nga Shqipëria që merrnin pjesë dhe na gëzuan shumë me barsoletat, me shkëmbimin e mendimeve. Ishte me të vërtetë një atmosferë tërësisht miqësore, madje ma shumë se miqësore. Çfarë mora nga ky seminar? Seminari pat karakterin punues të stërngarkuar që fillonte nga ora 9 e mëngjesit për të mbaruar në orën 8 të mbrëmjes me ato vizitat që bëmë nëpër Shqipëri të cilat ishin edhe një kënaqësi që na përmbushte zemrat tona që vetëm në libra i kishim parë. Faleminderit! Me nder qofshi e paçi fat. Durrës, korrik 2007

179

SHQIP GJATË 10 VITEVE SHKOLLORË
Gjatë gjithë ditëve të seminarit kombëtar në Durrës, mësuesve të gjuhës shqipe të ardhur nga Greqia, mësues puna e të cilëve mori notën më të lartë të atdhetarizmit dhe përkushtimit, madje u quajt edhe heroike, u mbetën sytë tek përvoja, tashmë dhjetëra vjeçare, e kolegëve të tyre në Evropë. Ata, nisur nga pozitat e tyre inferiore në shtetin grek, pozitë e cila është e lidhur me shtetin ku jemi ngujuar por në veçanti

180

me indiferentizmin e emigrantëve shqiptarë ndaj shkollimit në shqip, rrëmuan thellë në përvojën gjermane, Finlandeze, Norvegjeze, Suedeze, Zvicerane, Italiane, Franceze etj. përvojë të cilën, në një cikël shkrimesh ( ashtu si edhe përvojën e mësuesve nga të katër anët e Greqisë ) ne do ta japim për të sensibilizuar opinionin shtetëror dhe atë publik, për tu treguar prindërve se mësimi i gjuhës shqipe ( jo vetëm me kurse por me shkolla të rregullta ) është një domosdoshmëri, është kulturë dhe atdhetarizëm, është rrugë drejt Evropës së qytetëruar. Kësaj radhe po përcjellim përvojën gjermane në një bisedë të lirë mes mësuesve shqiptarë në Greqi dhe mësueseve shqiptarë në Gjermani, në një nga çastet e shumta të lira... * * *

Si organizohet mësimi i gjuhës shqipe në Gjermani? Mësimin e bën gati vetë mësuesi që është i interesuar të punojë. Programin për të gjitha nacionalitetet është gjuhë amtare. Të njëjtin program e kemi të gjithë mësuesit që tani për tani janë diku 60 mësues. Në fund, në gjysmë vjetor jepen dëftesa në gjuhën gjermane atje ku paguhemi nga pala gjermane. Notat që merr nxënësi shqiptarë ia vendosin në dëftesën e shkollës gjermane. Unë ia përcjell notat e nxënësit në shkollën gjermane ku ai është i rregullt. Ata vetëm e përshkruajnë në dëftesë. Edhe në fund të vitit gjithashtu. Kur e kryen vitin e katërt i jepet nxënësit një lloj dëftese ekstra që ka kryer një fazë të një shkolle, të një grupi shkollor. Kur mbaron klasën e dhjetë prapë i jepet një lloj dëftese por edhe një lloj mirënjohje që ka përfunduar klasën e dhjetë. Sa është pjesëmarrja e fëmijëve në shkollë? Në Gjermani janë mbi 30 mijë nxënës shqiptarë. Në shkollën shqipe diku 6000, më tepër nuk vijnë. Interesimi i prindërve është shumë i vogël. Në vend që të kishin punue 500 ose 600
181

mësues vetëm në Gjermani, punojmë 60, për arsye se prindërit nuk tregojnë interesim shumë të madh për dërgimin e tyre në shkollën shqipe. Çfarë mësimesh zhvillohen në shkollë? Aty ne mbajmë mësim: gjuhë, gramatikë, histori kombëtare duke filluar prej Ilirëve deri në kohën e tashme. Bëjmë gjeografi etnike vetëm, art, muzikë dhe natyrisht edhe sport. Të gjitha këto i organizon pala gjermane çka është ma së mirit. Aty ku punoj unë, deri në katër fëmijë, nëse nuk e kanë lidhjen e mirë me autobus, unë, nëpërmes drejtorit organizoj marrjen me taksi. Pasi bëjnë dy orë mësimi përsëri taksia i kthen në shtëpi. Aty ku janë mbi katër nxënës në një rrugë, se zakonisht atje një familje i ka 4 – 5 nxënës, shkon mikrobusi dhe i merr. I bjen në shkollë dhe pas dy orë mësimi vjen i merr dhe i çon në shtëpi. Këto të gjitha janë të organizuar nga pala gjermane. Si është shpërblimi i mësuesit? Shpërblimi i një mësuesi të huaj është i kënaqshëm. Paga varet nga kualifikimi, varet nga vitet e shërbimit, vjetërsia. Mbi tridhjetë vjeç merr një pikë më shumë. Mbi 50 vjeç merr një pikë tjetër më shumë. Jepen 13 rroga gjatë vitit. Për Vitin e Ri japin një rrogë të plotë. Për pushimet japin varësisht 400 – 600 euro. Kur fillon viti shkollor? Viti shkollor atje nuk ka ditë të caktueme. Të gjitha republikat kanë një lloj rotacioni. Vitin që shkoi filloi më 28 gusht dhe ka përfundue me 19 korrik. Katër herë janë pushime. Verës 6 javë, në vjeshtë dy javë, për Vitin e Ri tri javë dhe në pranverë tri javë. Sa është ngarkesa e mësuesit? Ngarkesa e arsimtarit është 28 orë në javë. Nuk janë shumë por edhe nuk janë pak. Kush është mësues e din se mbajtja e mësimit është e komplikuar. Atje nuk mund të ekzistojë një metodë pedagogjike që mund ta zbatojë një mësues, çfarëdo pedagogu le të vijë. Unë kam grup prej klasës së parë deri në
182

klasën e katërt. Një në klasë të parë, dy, në klasë të dytë, tre në klasë të tretë, pesë në klasë të katërt. Kam grupe prej klasës së pestë deri në klasën e dhjetë 12 – 14 – 16 - 18 nxënës. Mbi çfarë programesh zhvillohet mësimi? Ne i përmbahemi plan programit shkollor që marrim nga Kosova dhe përgatitemi shumë, ashtu sipas situatës. Cili është formimi juaj pedagogjik? Unë kam mbaruar normalen në Kosovë. Kam kryer fakultetin e shkencave të natyrës dhe me profesion jam kimist por e kam lënë. Merrem vetëm me mësimin plotësues. Punë tjetër nuk bëj. U njihen vite pune? Njihen vite pune të gjitha. Na njihen të gjitha siguracionet si ai shëndetësor, pensional, invalidor. Sa do të jetë pensioni juaj? Duhet t’i kem 65 vite për me dalë në pension të plotë. Mundesh edhe me 4 – 5 vite punë me dalë në pension, por ai është shumë i ulët. Mundesh në 58 vjeç të dalësh në pension të parakohshëm por kur vjen 65 vjetëshi atëherë pensioni është i ulët. Kështu që doemos duhet me u mundue, bile, së paku pesë vitet e fundit me e pas normën e plotë dhe kur të mbushësh 65 vjeç me qenë paga sa ma e lartë që pensioni të dalë i mirë, ashtu si duhet. Durrës, korrik 2007

183

TË NDIHMOHEN MËSUESIT SHQIPTARË NË GREQI
Thirrje e Sami Thaçit – mësues i gjuhës shqipe në Gjermani
Fëmijët po nuk mësuan edhe pak nga historia nuk ka kuptim identiteti i tij kombëtar. Ai duhet të dijë figurat e ndritura të popullit. Në qoftë se fëmija nuk e di se kush është Skënderbeu, Ismail Qemali ose Bajram Curri shkollimi nuk ka kuptim... Unë kërkova, sidomos për mësuesit në Greqi që po qe se Ministria e Arsimit të Shqipërisë nuk ngul këmbë që të kërkojë atë që grekët e kërkojnë në Perëndim, nuk kanë me bërë gjë. Kolegët e mi grekë në Gjermani bëjnë kërkesa të mëdha. Lypin shumë. Këto kërkesa duhet t’i bëjnë edhe mësuesit shqiptarë... Mund të njihemi? Jam Sami Thaçi, mësues i mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Gjermani në një qytet afër Dyserdolfit. Si e keni organizuar mësimin e gjuhës shqipe? Kam qe njëzet vjet që jam në Gjermani. Në këtë qytet kam shkuar në vitin 1987. Kam gjetur një grup nxënësish. Ministria e arsimit e Kosovës atëherë çonte mësuesit. Unë kam qenë i zgjedhur si mësues për mësimin plotësues në Gjermani. Në atë qytet kam gjetur një grup prej 45 nxënësish. Aty kam filluar.
184

Më pas, me iniciativën time e kam zgjeruar, kam rritur rrjetin e shkollës dhe kam punuar pastaj edhe në tre qytete të tjerë. Atëherë numri ka shkuar diku tek 120 nxënës. Mund të më jepni një shifër të përafërt. Sa nxënës kanë kaluar nëpër duart tuaja? Ne kemi bërë edhe një monografi të shkollës shqipe në Gjermani. Të gjithë nxënësit që janë regjistruar në këto pika ku ka pas mësim plotësues, diku tek 1200 nxënës kanë kaluar nëpër bankat e shkollës shqipe të mësimit plotësues. Cila është hapësira kohore e zhvillimit të shkollës shqipe në Gjermani? Shkolla shqipe në Gjermani tash ka festuar 30 vjetorin. Me rastin e 25 vjetorit të themelimit të shkollës shqipe në Gjermani kemi pas një program të begatë kulturor. Tridhjetë vjetori ndoshta do të festohet në shtator ose në dhjetor në qoftë se Këshilli i Arsimtarëve do të bëjë diçka për këtë. Shkolla shqipe në Gjermani ekziston prej tridhjetë vjetësh. Mësimi i gjuhës shqipe në Gjermani, sipas ligjeve të vendit jo vetëm i gjuhës shqipe por edhe i të gjitha gjuhëve që mësohen atje është prej klasës së parë deri në klasën e dhjetë. Në klasën e dhjetë atje mbaron cikli fillor që e quajmë ne. Në këto dhjetë vjet çfarë mëson fëmija? Klasat e para dhe të dyta mësojnë alfabetin, shkrimin e leximin. Në klasat e treta dhe të katërta fillon të mësohet edhe gramatika. Pas klasës së pestë mësohen edhe lëndët e tjera. Mësohet historia Kombëtare, gjeografia Kombëtare, kultura Kombëtare dhe mbasandej muzika, por kryesisht gjuha shqipe. Lëndët mësohen kryesisht edhe përmes leximeve historike, edhe
185

gjuha. Historia natyrisht është një lëndë që nuk mund t’i ikësh. Fëmijët po nuk mësuan edhe pak nga historia nuk ka kuptim identiteti i tij kombëtar. Ai duhet të dijë figurat e ndritura të popullit. Në qoftë se fëmija nuk e di se kush është Skënderbeu, Ismail Qemali ose Bajram Curri shkollimi nuk ka kuptim. Në klasat më të larta thellohemi edhe në tema të posaçme, mësojmë historinë, rëndësi më shumë i japim periudhës së Rilindjes Kombëtare. Në historinë e re, pas Luftës së Dytë Botërore më pak rëndësi i japim për shkak të sistemit i cili ka ekzistuar. Nuk mund të dallohen aty luftërat përpos asaj luftës së fundit që është bërë në Kosovë ose patriotëve që kanë vuajtur nga sistemi si në Shqipëri si në Kosovë. Këta cekën përmes shkrimeve të pakta sa për të ditë figurën e tij. Ju u ngritët në seminar dhe bëtë një thirrje për të ndihmuar mësuesit e gjuhës shqipe në Greqi. Çfarë u shtyu ta bëni këtë? Thirrja ime ka të bëjë me një situatë të rëndësishme, njerëzit që përfaqësojnë arsimin kudo që janë. Në qoftë se ata japin premtime të shumta por ata mbeten vetëm në llafe, flas nga përvoja e kaluar sepse ato që kanë folur dhe nuk i kanë realizuar mua më irritojnë personalisht. Prandaj unë u ngrita dhe kërkova që të dy ministritë e arsimit, të mos mbeten të shurdhëta, të mos vinë me na përshëndetë me fjalë të ëmbla, me fjalë të mira, me na urue për punën që bëjmë ndërsa ata nuk bëjnë asgjë për neve. Ne pa përkrahjen e të dy ministrive, pa përkrahjen e përfaqësuesve të shtetit, ne e kemi kot. Edhe unë që sot kam mbi 190 nxënës, po qe se nuk më përkrah ministria e arsimit e Kosovës shumë shpejt këta nxënës do t’i humb sepse prindi më tepër bindet nga ajo që thotë ministri se nga ato që thotë mësuesi. Unë kërkova, sidomos për mësuesit në Greqi që po qe se ministria e arsimit të Shqipërisë nuk ngul këmbë që të kërkojë atë që grekët e kërkojnë në Perëndim, nuk kanë me bërë gjë. Mësuesit e kanë kot të depërtojnë sepse për kundër vullnetit dhe dëshirës së tyre për të kontribuar në hapjen e shkollës dhe në mbajtjen e mësimit të gjuhës shqipe në Greqi po qe se s’ka përkrahje morale por edhe financiare që duhet t’i jepet mësuesit sepse ma do mendja
186

që mësuesit në Greqi janë punëtorë krahu dikund, punojnë në bujqësi, fabrika, ndërtim, shtëpia edhe nga vullneti, nga dëshira e tyre për tu afruar fëmijëve gjuhën shqipe punojnë vullnetarisht. Është e ndershme dhe është njerëzore që këtyre mësuesve tu ofrohet edhe ndihma financiare. Kur këtyre mësuesve do tu ofrohet edhe ndihma financiare këta do të bëjnë përpjekje edhe më të mëdha për ta rritur rrjetin shkollor, për t’i bindur edhe ata që nuk binden dot për të hapur shkolla shqipe. Kjo sepse atyre tani do tu ofrohet një ndihmë ma e madhe. Kur fëmijët dalin në programe shkollore dhe ata shohin veten e tyre në televizion, ata entuziazmohen. Të tjerët që nuk kanë qenë prezent, fëmijët e tyre që nuk kanë qenë prezent në ato programe unë jam i bindur se me vetë dëshirë do tu thonë prindërve që unë dua të shkoj në shkollën shqipe. Unë kam shumë raste kur fëmijët kanë insistuar nga prindërit që të vijnë në shkollën shqipe mu për atë arsye se shokët e tyre që kanë parë me veshje kombëtare në televizion ose që kanë parë në një konkurs diturie, kanë pyetur “Pse babë unë nuk marr pjesë në mësimin plotësues “ dhe vetë fëmijët i kanë bindur fëmijët që vetë të shkojnë në shkollë shqipe. Unë ndoshta e thashë me një ton jo diplomatik se deshën të më ndërpresin që mos kërkoj por kërkesa do të jetë jo vetëm e imja por duhet të jetë më këmbëngulëse edhe e mësuesve të tjerë dhe kolegëve pa marrë parasysh se ku punojnë në Suedi, Angli, Gjermani, Amerikë të punojnë për mësuesit në Greqi sepse Greqia është shumë specifike për mësimin plotësues. Unë e di këtë sepse kam kolegët e mi grekë që janë në Gjermani. Ata bëjnë kërkesa të mëdha. Lypin shumë në Gjermani. Këto kërkesa duhet t’i bëjnë edhe mësuesit shqiptarë. Ndoshta nuk do të gjejnë përkrahjen në Greqi por të kenë përkrahjen e Shqipërisë, të ministrit, të ministrisë së arsimit dhe njerëzve të caktuar që duhet të jenë syhapur dhe duhet të angazhohen shumë për çështjen e mësimit plotësues në Greqi. Faleminderit! Me nder qofshi! Durrës, korrik 2007
187

SHTETI GJERMAN PAGUAN MËSUESIN, TEKSTET...
Bisedë me Xhem Hazirin , mësues plotësues i gjuhës shqipe në Osnabreg të Gjermanisë
Mësimi plotësues në Gjermani, për gjuhë të huaja, jo vetëm për gjuhën shqipe por për të gjitha gjuhët e nacionaliteteve të tjera, ka filluar diku nga viti 1978. Ndërsa gjuha shqipe ka filluar nga vitet tetëdhjetë. Organet e atëhershme tonat të ministrisë së arsimit depërtuan që të hapin paralelet e para meqenëse ekzistonte mundësia dhe kushtet që shumica e republikave të Gjermanisë paguajnë mësuesin, sigurimin e tij. Mësuesi është i privilegjuar atje, i paguhet edhe rruga që shkon me mbajt mësim. Në fillim pranuan grupe me tetë nxënës dhe jepeshin katër orë mësimi plotësues në javë. Në çfarë mjedisesh zhvillohej mësimi? Pala gjermane dhe shkollat gjermane pasdite nuk bëjnë mësim. Atje pasdite bëjmë mësim ne mësuesit e huaj, shqiptarët, spanjollët, portugezët, italianët, grekët, turqit, arabët dhe shumë e shumë nacionalitete të tjerë. Në qendër të qytetit zgjidhet shkolla. Të gjitha i bën komuna e qytetit. Ne kemi vetëm një detyrë: të përgatitemi për të mbajte mësimin. Tjetër nuk kemi halle. Bile - bile rrogën na e paguan ne që shkojmë e japim mësim, na paguan tekstet dhe dy herë në vit na organizon 3 – 5 ditë seminare. Shkojmë nëpër hotele të ndryshme të gjithë të huajt.

188

Këto i bën shteti apo komuniteti? Jo. Të gjitha i bën shteti gjerman. Por jo të gjitha landet. Berlini nuk i paguan ku janë mbi 3000 nxënës shqiptarë. Hamburgu nuk paguan. Bremëni nuk paguan. Ndërsa Hanoveri paguan. Vestfalia, Dyseldorfi, Kelni, Boni paguajnë. Edhe shumë lande të tjera paguajnë. Si organizohet mësimi? Prej klasës së parë deri në klasën e katërt ata pranojnë një grup, mësim grupor. Me qenë se nuk mund të mblidhen tetë ose dhjetë nxënës në një klasë. Futet klasa e parë dhe e dytë në një grup, e treta dhe e katërta në një grup, e pesta dhe e gjashta një grup, e shtata dhe e teta një grup, kështu deri në të dhjetën. Për grupe deri në klasën e katërt epen tri orë mësimi plotësues në javë. Ndërsa nga klasa e pestë deri në klasën e dhjetë epen katër orë mësimi në javë. Një mësues mund ta ketë normë të plotë 28 orë në javë. Kaq e kam unë. Durrës, Korrik 2007
189

SHKOLLIMI SHQIP I FËMIJËVE NË ANGLI
Talat Pllana është mësues në Londër, ose më saktë organizatori i shkollimit shqip të fëmijëve të emigrantëve shqiptarë në Angli. Përvoja që po përcjellim, në një bisedë të ngushtë mes kolegësh në hotel “Romana“ në Durrës, ka disa ngjyra nga përvoja e mësuesve shqiptarë në Greqi. Edhe në Angli shteti është relativisht indiferent ndaj mësimit të gjuhës së mëmës nga fëmijët e komuniteteve të shumtë ( më të shumtët në botë-thotë Talati). Them “relativisht”, sepse atje shteti , në fund të fundit, i ka hapur dyert e klasave në shkollat angleze që fëmijët e huaj të mësojnë gjuhën e tyre, gjë që nuk ndodh në Greqi... * Katërmbëdhjetë vjet përvojë shkollimi shqip të fëmijëve. * Nuk kishim kurrfarë mbështetjeje. Krejt në baza vullnetare arritëm që të fillojmë me një grup prej 60 nxënësish. * Në kuadrin e shkollave angleze organizohet mësimi plotësues, aty ku kemi një numër të konsiderueshëm të fëmijëve shqiptarë. * Në Angli nuk është si në
190

Gjermani që e përmendi kolegu ku paguhet rrogë e plotë, siguracione etj. * Ne japim certifikatat në fund të vitit për fëmijët vijues të shkollës së mësimit plotësues. Talat Pllana * * *

Cila është përvoja juaj në Londër për arsimimin në gjuhën shqipe të fëmijëve shqiptarë? Ne kemi një përvojë relativisht të mirë me që e organizojmë shkollën shqipe të mësimit plotësues qe katërmbëdhjetë vite. Katërmbëdhjetë vite përvojë! Më 3 tetor 1993 për herë të parë në Britaninë e madhe organizohet shkolla shqipe e mësimit plotësues të cilën me iniciativën time dhe përkrahjen e disa bashkatdhetarëve arritëm që ta fillojmë me dy paralele. Si ka qenë vijueshmëria? Ne ishim organizuar mbi baza vullnetare. Nuk kishim vijim institucional dhe nuk kishim kurrfarë mbështetjeje. Krejt në baza vullnetare arritëm që të fillojmë me një grup prej 60 nxënësish. Kishim në dispozicion katër mësues, mësues nga Kosova të cilët kishin përvojë pune në arsim dhe edukim. Ky ishte fillimi i punës sonë. Sot gjendja ka ndryshuar në të mirë. Kemi organizuar për këtë periudhë katërmbëdhjetë vjeçare 30 shkolla shqipe në Londër dhe disa jashtë Londrës. Kur them “ disa jashtë Londrës” ne i ndihmuam, i iniciuam në momentin kur bashkatdhetarët tanë të shtyrë prej represionit të Luftës erdhën në Britaninë e Madhe. Në pikat ku ishte strehuar numri i konsiderueshëm i bashkatdhetarëve ne arritëm që menjëherë të fillojnë disa paralele në disa qytete të Britanisë. Sot janë të organizuara edhe disa shkolla të tjera përveç organizimit tonë dhe e kemi pagëzuar shkollën me emrin “ Kosova “. Viteve të fundit janë të organizuara edhe disa shkolla të tjera që ndiqen
191

nga fëmijët nga shteti amë të cilët erdhën pas viteve të luftës. Që erdhën nga Kosova? Jo, nga Shqipëria, nga Shteti Mëmë ( qesh ). Edhe ata kanë një sukses në këtë drejtim. Shkolla apo kurse? Ne i quajmë shkolla. Në kuadrin e shkollave angleze organizohet mësimi plotësues, aty ku kemi një numër të konsiderueshëm të fëmijëve shqiptarë. Atje ku kemi informacione se më shumë se dhjetë fëmijë shqiptarë janë në një ndërtesë atëherë shkojmë dhe me autoritetet e shkollës angleze bisedojmë dhe me përkrahjen dhe mbështetjen e prindërve, si iniciativë e tyre ne arrijmë ta organizojmë klasën në atë objekt. Shpërblimi i mësuesit nga del? Pagesa aktualisht është nga organizatat jo qeveritare. Ne përgatisim projekte të caktuara të cilat do të justifikohen se si do të shfrytëzohen dhe ku do të harxhohen mjetet e caktuara. Kjo është mënyra jonë për ta mbajtur gjallë shkollën shqipe. Në Angli nuk është si në Gjermani që e përmendi kolegu ku paguhet rrogë e plotë, siguracione etj. Për ne nuk është. Në Londër dhe në Angli ka shumë komunitete dhe ndoshta është një prej vendeve me më të shumtët komunitete në botë. Keni lidhje me ambasadën shqiptare në Londër? Ne kemi një bashkëpunim shumë të mirë me ambasadën shqiptare edhe pse ne jemi ma herët se ambasada vetë. Them, se ne shkuam në Angli në vitet nëntëdhjetë, aty filluan organizimet e para, mandej, diku në ’93-shin filloi ambasada, pas asaj ndërprerje të gjatë të periudhës komuniste. Si bëhet vlerësimi i njohjes së gjuhës shqipe në dokumente zyrtare nga shkolla angleze bazuar kjo me përvojën e shkollës gjermane? Jo. Akoma jo. Ka pas negociata, por aktualisht jemi larg shkollës shqipe dhe përvojës gjermane për arsimimin e shqiptarëve. Ne japim certifikatat në fund të vitit për fëmijët vijues të shkollës së mësimit plotësues. Jovan Mëhilli: Çfarë koke mban dokumenti?
192

Themi Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Kosovë, vendi ku është zhvilluar mësimi, përparimi i nxënësit, firma dhe vula e shkollës shqipe dhe vula e bashkësisë shqiptare. Ka numër protokolli, nënshkrimi i mësuesit, konfirmimi i drejtorit të shkollës. Prindërit e nxënësve paguajnë gjë për arsimimin e fëmijëve? Deri sa thashë se është e organizuar mbi baza krejtësisht vullnetare dhe me ndihmën e organizatave jo qeveritare mësuesit nuk kanë rrogë. Ata marrin disa benificione që i kompensohet koha për ditën që organizon mësimin ndërsa prindërit japin një ndihmë simbolike që nuk e vlen me e përmendë, aq sa për evidencë. Jovan Mëhilli: Paratë kalojnë në numër llogarie apo i jepen në dorë mësuesit? Jo, nuk i jepen në dorë mësuesit. Ka një person të caktuar, i zgjedhur nga këshilli i prindërve, që edhe ai është prind, i cili bën grumbullimin e vlerave nga prindërit dhe i dorëzon në fondin e shkollës. Prej atje të gjitha shfrytëzohen për nevojat e shkollës. Komiteti i Prindërve? Jo. Këshilli i Prindërve në kuadrin e organizimit të shkollës. Aty kemi Këshillin e Prindërve dhe Këshillin e Arsimtarëve për Shkollën Shqipe të Mësimit Plotësues. Durrës, korrik 2007

193

MOS HEZITONI! REGJISTRONI FËMIJËT NË GJUHËN SHQIPE
- Një bisedë në Durrës dhe një mesazh nga Vjena për mësuesit shqiptarë në Greqi Nuk kam qenë i informuar që ka mësues dhe zhvillohet mësimi i gjuhës shqipe në Greqi dhe i falënderoj. Mesazhi im do të ishte ky: Mos hezitoni! Regjistroni fëmijët tuaj që ta mësojnë gjuhën e nënës, gjuhën e shenjtë shqipe, pa të cilën fëmija juaj nuk mund të jetë komplet, as grek në se mendon të bëhet po as shqiptar i vërtetë. Gjuhën amtare nuk mund ta zëvendësojë asnjë gjuhë tjetër. Kjo është e shkruar në zemër dhe në ndjenjat e fëmijës... Mund të prezantoheni? Quhem Hazir Mehmeti. Jam mësues në Austri tani e nëntë vite. Çfarë keni mbaruar? Kam mbaruar shkollën
194

normale për mësues në Kosovë në vitin 1972. Pastaj kam mbaruar universitetin dhe magjistraturën në Zagreb, degën e shkencave natyrore, drejtimi i biologjisë. Je biolog? Unë jam biolog por edhe mësues. Jep mësime biologjie? Unë jam në radhë të parë mësues sepse kam mbaruar shkollën për ciklin e ulët dhe universiteti më njihet edhe në Austri në bazë të marrëveshjeve dhe kam edhe atje titullin magjistër në shkencat natyrore, kështu që mund të jap mësim edhe në ciklin e ulët me normalen që kam mbaruar si dhe në ciklin e lartë me universitetin që kam mbaruar. Cila është përvoja e mësimit të gjuhës shqipe në Austri? Në Austri me sa jam i informuar shkolla shqipe ekziston tani e njëzet vite. Në vitin 1999 për shkak të emigracionit të fuqishëm nga Kosova, të fëmijëve dhe të tjerëve, u ndi nevoja e hapjes dhe zgjerimit të mësimit plotësues në gjuhën shqipe. Ministria ishte e informuar për përgatitjen tonë profesionale. Pas kësaj hymë në një test dhe na pranoi kështu që atëherë punojmë si mësues në kushte të barabarta siç punon mësuesi austriak. Kush e financon? E financon shteti austriak, e përkrahin shumë. Si është organizuar? Është organizuar shumë mirë. Shteti kryen të gjitha përgatitjet. Fshatari ynë ose punëtori ynë e ka obligim vetëm të nënshkruaj një formular që donë që fëmija i tij të mësojë gjuhën shqipe. Një kusht tjetër është që duhet të jenë gjashtë ose dymbëdhjetë fëmijë të paktën që aty të lejohet mësimi në gjuhën shqipe. Shpesh herë në shumë shkolla janë edhe lokalet e ndara ku mësohet kursi i gjuhës shqipe ose edhe i gjuhëve të tjera. Në çfarë kohe zhvillohet mësimi dhe sa ditë të javës? Kemi dy forma të mësimit aty ku punoj unë. Mësimi integrues që punoj paradite bashkë me mësuesin në klasë. Aty
195

mësohet në të dy gjuhët, unë me fëmijët shqiptarë bashkë duke mësuar edhe gjermanisht e njëkohësisht edhe shqip. Kemi edhe mësimin plotësues pas dreke që e kemi vetëm me plan programe të ministrisë sonë të arsimit të Kosovës, deri tash. Aty zbatohen format dhe plan-programet që kemi në mësimin e vërtetë të gjuhës shqipe. Një nxënës do të vazhdojë edhe shkollën austriake. Do t’i duhet gjatë javës që të shkëputet dhe të vazhdojë mësimin plotësues të gjuhës shqipe. Si organizohet pikërisht kjo punë? Këtu nuk ka ndonjë shkëputje të madhe. Një nxënës që mëson paradite pas orës dy është i lirë dhe do të vijë në mësim në kohën që e cakton drejtoria dhe na në marrëveshje sipas mundësive. Sa ditë në javë bëhet mësim? Fëmijën ka raste që e mësoj 2-4 orë shqip. Dy orë i mëson në mësim plotësues pas dreke kurse në rastin kur është në një shkollë ku mësohet mësimi integrues do të punojë bashkë me mua edhe në ndërrimin e paradites dy orë. Çdo ditë? Jo çdo ditë por një herë në javë ka mësimin integrues dhe mësimin plotësues. Në cilët ditë e keni? Unë punoj në shtatë shkolla dhe kjo ndryshon nga mundësia se ku organizohet. Shkoj një ditë në një shkollë e një ditë në një shkollë tjetër. Ka raste që shkoj edhe një ditë në dy shkolla të ndryshme. Si është frekuentimi? Frekuentimi është i mirë. Kohëve të fundit, në bazë të aktivitetit që kemi ndërmarrë na me programe dhe me të tjera është shtuar më shumë interesi i prindërve për t’i lajmëruar në gjuhën shqipe, është shtuar pak numri, janë shtuar dy grupe të reja ku konkretisht unë mbaj mësim këtë vit. Mund të themi se është i mirë por ka mundësi të mëdha sepse kushtet janë të tilla ku prindi nuk paguan asgjë dhe e gjitha kushton vetëm një nënshkrim në letër. Edhe këtë hezitohen nganjëherë që ta
196

bëjnë prindërit për shkak se nuk janë të informuar mirë dhe niveli i tyre arsimor është i tillë që nuk e kupton aq shumë brendësinë e mësimit të shumë gjuhëve. A mund të diskutohet kjo për gjuhën amtare? Natyrisht që jo se gjuhën amtare nuk mund ta zëvendësojë asnjë gjuhë tjetër. Kjo është e shkruar në zemër dhe në ndjenjat e fëmijës dhe nuk duhet hezituar për këtë. Këtu përcollët temën “Vizatimi si faktor i edukimit të fëmijëve“... Unë sot e kisha temën këtu në tregimin vizatimor. Unë u frymëzova aty në shkollë duke punuar bashkë me mësuese, pikërisht në këto tema që ne në shkollën shqipe edhe në Shqipëri edhe në Kosovë nuk i kemi të njohura sepse kam punuar njëzet vite, as në literaturën pedagogjike. U frymëzova dhe i hyra një pune për të cilën kam punuar gati një vit, intensivisht dy muajt e fundit. Studiova literaturën dhe nxora konkluzionet e mija që tregimi vizatimor është formë moderne e të mësuarit, e shprehjes së lirë të fëmijës, e zbatimit të metodave pedagogjike moderne. Por kjo që natyrisht për shkollën shqipe në Shqipëri e në Kosovë unë besoj që ende është larg për arsye materiale sepse aty duhen materiale të cilat sipas informimit tim shkolla shqipe ende nuk i ka. Ne në Austri i kemi. Edhe në mërgatë shumica i kanë se i ofron shkolla. Çfarë përshtypjesh krijuat nga grupi i mësuesve që punojnë e jetojnë në kushtet e vështira në Greqi? Unë jam shumë i entuziazmuar me atë elanën e mësuesve dhe mësuesve që i takova këtu nga Greqia. Nuk kam qenë i informuar që ka mësues dhe zhvillohet mësimi i gjuhës shqipe në Greqi dhe i falënderoj. Mesazhi im do të ishte ky: Mos hezitoni! Regjistroni fëmijët tuaj që ta mësojnë gjuhën e nënës, gjuhën e shenjtë shqipe, pa të cilën fëmija juaj nuk mund të jetë komplet, as grek në se mendon të bëhet po as shqiptar i vërtetë. Faleminderit! Edhe juve ju faleminderit!
197

GJAKU I SHPRISHUR SHQIPTAR
NJË ARVANITAS TAKSIXHI…
Fëmijët tuej nuk e mësojnë gluhën e mëmës, nuk kanë disirë të këthenenë në Skipëri, do të bënenë grekër si na…
Kishim shkuar me gruan në Neo Kozmos t’i gëzohemi buzëqeshjes që të ofron mjalti i mjaltit të jetës, fëmija i fëmijës, nipi pesë muajsh. Vajza, si vajzat, gjithnjë këmbëngul të udhëtojmë me taksi duke na futur në xhep edhe shpenzimet e rrugës. Kështu bëmë… … Në Franxhi, një nga rrugët më të zhurmshme të Athinës, i -nxorëm dorën një taksie dhe pasi i thamë se ku do të shkojmë u ulëm qetë – qetë në ndenjësen e pasme. Nuk folëm si zakonisht shqip, jo se kemi frikë por sikur na ishin mbaruar kuvendet. Shoferi, rreth të pesëdhjetave, me një barrë thinja mbi kokë, na u drejtua? Skipëtar jeni? Të befasuar nga pyetja, pamë njeri tjetrin në sy dhe u përgjigjëm me një notë zanore. Po, shqiptarë jemi. Pastaj unë, si të desha ta betonoja fjalën, shtova; - Njëqind për qind shqiptarë… - Si e vërteton se jeni njëqind për qind skipëtar? – tha ai me një shqipe befasuese. -Jemi nga Verilindja ku është qendra gjeografike e
198

5

shqiptarëve dhe ku nuk ka as sllavë, as grekë e asnjë lloj kombësie tjetër. Si thoni ju andej, fshat apo katund? – bëri testin taksixhiu. Katund iu përgjigj gruaja para se të kuptoja se ku donte të dilte ai. - Vërtet qenkeni një qind për qind skiptarë – tha- dhe na pa me një respekt që nuk e kishim ndjerë ndonjëherë gjatë tërë këtyre viteve në Greqi. Ndërkohë, makina, duke përfituar edhe nga lëvizjet e pakta nëpër rrugët e Athinës, vraponte dhe bashkë me të vraponte edhe biseda jonë, ne shqip dhe ai në arvanitisht. Ai me një dëshirë të madhe filloi të na recitojë vjersha në gjuhën arvanitase. Diku, kur rruga doli para një kthese, ai na pyeti: Nga do shkoni, djathtas apo majtas? Drejt, - i thash unë. Na i thomi dreq, ndreqi ai. Në shqip dreq do të thotë djavolo, hulumtoi taksixhiu duke i dhënë gjallëri bisedës. Më tej filluan kthesat e ne filluam të përsërisim në trio “djathtas”, “majtas”, “drejt” derisa arritëm në shtëpi. Por para se të arrijmë ai na tha një fjalë që na bëri të mendohemi jo vetëm atë ditë por edhe sot e kësaj dite. Tek udhëtonim, gjithnjë ai me arvanitishten e tij dhe ne me shqipen tonë që në shumicën e fjalëve nuk kishin ndryshime rrënjësore, e thelluam njohjen dhe fjala ra për kohën e qëndrimit tonë në Greqi dhe thithjen që po na bënte shoqëria greke dita ditës. -Na jeshëm skipëtarë një qind për qind, tha ai, po greku na thithi. Nuk na la të vazhdonim skolinë dhe nuk mundëm me mësue dhe me shkrue gluhën tënë. Edhe juve kështu do t’ju ndodhë. Fëmijët tuej nuk e mësojnë gluhën e mëmës, nuk kanë disirë të këthenenë në Skipëri, do bënenë grekër si na… Ndjeva në fjalët e atij taksixhiu edhe brengë, edhe mall, edhe shqetësim. Unë, nisur nga një ngjarje që më pat ndodhë me një taksixhi
199

në korrik të vitit 1996 kur erdha në Greqi, taksixhi, i cili për një rrugë që nuk bënte më shumë se dymijë dhrahmi më kërkonte pesëmbëdhjetë mijë dhrahmi, më shumë se sa kisha paguar për rrugën nga Tirana në Athinë, ndjehesha gjithnjë i rezervuar me ta dhe reston ua kërkoja deri në qindarkën e fundit. Për herë të parë atë natë nuk e pranova reston e atij taksixhiu arvanitas, ndonëse ishte sa dyfishi i shërbimit. Ai njeri më dha një mësim, më përcolli një mesazh njerëzor që nuk dua ta mbaj për vete, ndaj po ua përcjell lexuesve që fëmijëve të tyre tu mësojnë “gluhën e mëmës”, që të mos bënenë grekër si na “… Mes emocioneve që më shkaktoi ai arvanitas që mburrej se kishte gjak “ njëqind për qind skipëtar “ bëra gabimin që nuk i mora emrin dhe adresën, madje nuk i mora as numrin e taksisë… Atë njeri duhet ta takoja…Atë njeri dua ta takoj… Florinjtë janë të shtrenjtë dhe të dëshirueshëm se janë të rrallë, nuk janë si gurët e zallit.

200

LAM QEFALAI
Ne ishim ulur dhe po prisnim kafenë. Shpëtim Hyka, komshiu im i cili ishte bërë sebep i këtij udhëtimi, ma mori dhe ma hodhi vështrimin dhe vëmendjen bregut të detit, në atë gji të bukur të fshatit të largët Saranta të Thivas. Anas tij, i menduar ecte një burrë që mbi kokë mbante barrën e bardhë të dimrave të shumtë. Se sa dimra dhe sa borë kishte mbi kokën e tij do ta mësoja më vonë. “Është Lami, më thotë Shpëtimi. E ka vrarë shumë vdekja e gruas ndaj nuk e di në se do të ulet e do të kuvendojmë me të si atëhere kur pa e parë e pa më parë kurrë m’u drejtua: “Ç’ë bën o djalë?” Ajo e pyetur shqip, kur unë nuk dija asnjë fjalë greqisht, më befasoi. Atë pyetje, që është një lloj përshëndetje siç përshëndesin malësorët tanë rrugës këdo që takojnë, njohur e panjohur me “tungjatjeta”, do ta takoja dhe përjetoja gjatë gjithë viteve që jetova e punova në Thiva dhe këtu në fshat…” …Kur u afrua pranë tendës e ndali hapin. Na pa dhe buzëqeshi. Shpëtimin e kapi përqafe si ta kishte bir të tij. U ul
201

përballë meje. Mori frymë thellë dhe e treti vështrimin thellë në hapësirën detare që ndalej diku në Ksilokastrën e Peloponezit. Nisëm muhabetin. E pyesja unë shqip. E pyeste Shpëtimi arvanitikisht. Përgjigjet, me ndonjë ndërhyrje të fjalëve të greqishtes, ishin të tilla si të më përgjigjesh një burrë që tërë jetën e tij e kishte kaluar në malet e Shqipërisë pa zbritur asnjëherë në qytet. Unë kisha njohur ndonjë të tillë në udhëtimet e mija maleve të Dibrës e Matit…Por, më mirë le t’ia lemë lexuesit të tundë mendueshëm kokën e të shkundë kohët… - Le të bisedojmë, me fjalët tuaja, ashtu si t’i mësoi nëna dhe si ke folë tërë jetën. - Po. - Sa vjeç je? - Jamë nëntëdhjetë edhe katër. - Ku ke lindur? - Këtu, në katundin prapa. E quajnë Kukurajana. - Sa fëmijë ke? - Katër djelm. Kam nji vajzë dhe tre meshkuj. Martuar tërë. Kam engonia. - Sa nipër? - Njëmbëdhjetë. - Ku punojnë? - Di mbetenë me dhi. Nji këtu. Nji në katund, vajza. - Vetë me se merresh? - Mu? Me këtë këtu, me tavernën. - Ç’punë ke bërë në jetë? - Punë? Çoban. - Çoban? Me dele? Me dhi? - Me dele. Me dhi. Bëra edhe lopë. Bëra ekato qefalja lopë, njiqind krerë. Nuk më shkuan mirë dhe i shita. - Ky fshati këtu a ka shumë arvanitas? - Ku? Katundi? Si s’ka? Shumë. Arvanitas. Skiptarë. Diafora.
202

- Nga kanë ardhur arvanitasit e këtushëm? - Nga Koritsa stin Alvania. Malon mandej ishin. Këtej nuku janë. - Nga Korça erdhën këtu apo…? - Ja, këtu. Këtu erdhën. - Këtu ke shtëpinë tënde? - Stëpinë e kemi lart neve, në katund. Ala këtu sipër, saqë duket prapa qeraqi, kemi vendin, kemi shtëpi për dimër. Nani, këto dita do ikëm dhe do vijmë që të zërë bora. - Kur bie borë zbrisni këtu? - Po. - Verës shkoni atje? - Verës shkojmë atje. - Atje me se merreni? Keni bagëti? Sa dele ke? - Kemi treqind. - Sa qengja shite për pashkë? - Nuku i shesim se i ther këtu djali për tavernën. Nja dhjetëpesëmbëdhjetë këtu me shokë. - Po qumështin çfarë e bëni? - Qumështin nji evro. - E shisni qumësht, nuk e bëni djathë? - Nuk e bëjmë djathë se skemi duer, skemi gjë. - Sa qumësht në ditë shisni? - Ndonjë ekato qila, akoma. Njiqind kile. - Shpëtimi. Tote, otan nuk kishte skoli kutu fare, cilën gluhë flisnit, arvanitika? - Ne. Arvanitika. Neve arvanite e njohëm. Elenika nuku dijimë mirë. - Me gruan shqip flisnit? - Ne. - Ajo prej këtu ishte apo…? - Jo. Atje, prej katundi. Ajo më vdiq. - Më thanë. Më vjen shumë keq. Të ka lënë vetëm. - Saranda meres. Dyzet ditë nani. - Të kesh fëmijët, nipërit, mbesat!
203

- Për të mira, por shoku nuk është. E shofi në ëndërr se më foli “Plak, Plak!”. Ishte poshtë në ipogjio dhe unë jesh sipër diç psaksis atje në sunduqet dhe ajo më thirri “Plak, Plak! Ç’ë bën atje? - Sa vjet jetove me gruan? - Me gruen bëmë shtatëdhjet e di. - Shtatëdhjetë e dy vjetë martuar? - Po. - Sa vjeç je martuar? - Gruaja ishte e vogël… - Sa vjeç? - Ishin katërmbëdhjeta vitra. Ishin s’ishin. - Po ti? - Unë jesh ikositesera. Njëzet dhe katër. - Dy herë më i madh? - Dheka hronia. Dhjetë vitra. - Shpëtimi: Nani ç’ë thonë djelmtë. - Nani vene skolia. Elenika flasin. - Shpëtimi: Maqi (djali A.A) di arvanitika? - Ne. Tërë djelmt edhe nipërit dijnë. - A. Ashiku: Kemi marrë edhe gratë me vete. Kjo është gruaja ime. - Gruaja jote? - A. Ashiku: (gruas) Ky është Lami. Shtatëdhjetë e dy vjet ka jetuar me gruan. - Po, po. Evdhominda dhio hronia bëmë bashkë me gruan. - Shpëtimi : Të jeshë mirë pa, do të të çojmë një ditë dhe do të bëjmë taksidhi. - Atje dojë të vejë që… kala, të shohim. Kesh vajtur ala nuku njihja po trëmbej plaka. Trëmbej mos vdes andej. - Ku ke qejf të shkosh? - Atje në Spathar do iki. Do vejë në Selenicë. - Kur ke qenë ushtar në Shqipëri? - Në Saranda, me italonjt. - Ku ke qenë? - Që këturen ramë në Ersekë. Në Ersekë, poshtë në Selenicë.
204

Në një katund atje, mbetëm qero atje. Vamë në nji shtëpi atje nuku na hapi derën. Kërceva nga mandra. Hyra brënda. Jeshin dy gra. U thash jemi të mirë, jemi të mirë mos u trembuni. Telespandon, mbetëm atje. Neve stratiotë jeshëm. Nga gratë njeran e thoshin Sotiro. Më thotë do të bëjmë gabro. I them “Sotiro jam i martuar, kam dy djelm” Ishje vërtet i martuar. Telespandon, shkuam mirë atje. Neve jeshim strartiotë, keshim mishëra, hajmë mirë, pijmë. Ikëm, atje pastaj Mononat dhe Spathar (Skrapar A.A) na poqën, në Tomorr. Atje u bë nji luftë e madhe. U derdhëm në kaund natën. Atje që gjuenim. Ishim anamesa sta dhio pira. Do bënim maqi e do vriteshin njerëzit. Thotë pse na gjuani? Se do bënet maqi, do bënet luftë e madhe dhe do tu vrasin. U thamë “nuku trembemi neve”, “si nuk trembeni?” U bë luftë. Ikëm që me natë… Këtu ai e tret vështrimin në kohë, humbet në kujtime. Ka mall të madh të shkojë edhe një herë në Selenicë të Ersekës, atje ku siç thotë shpëtoi djalin e shtëpisë që “ishte me italojt” dhe nuk ua dha grekëve. Ka pasë dëshirë të shkojë gjatë gjithë këtyre viteve që u hapën kufijtë, por nuk e lente gruaja, kishte merak se mos mbetej atje. Tani, thotë nuk e ka këtë merak, se gruaja i iku dhe ai edhe po të vdesë në vendin e të parëve do të japë shpirt. …E fiksova në fotografi tek tregonte me shqipen e konservuar breza pas brezi me një lloj qëndrese të mahnitshme. E fiksova mes djalit të tij të madh Maqit dhe nipit të tij Lamit të ri. Më pas u ulëm në tavernën buzë detit dhe ndërsa pinim verë fshati e hanim nga qengji i kopesë së tij, biseda vijoi në shqip, në atë gjuhë që, ndonëse nuk u shkrua kurrë, mbijetoi në këtë trevë dhe u transmetua brez pas brezi nëpërmjet këngës, folklorit, të folurit të përditshëm në familje. Kur u ndamë për të marrë të përpjetën drejt Thivas e Athinës e pashë t’i mbushen sytë me lotë. E pashë t’i lutet Maqit për udhëtimin e ëndërruar prej vitesh, për të parë Ersekën, Selenicën, Shqipërinë… Saranta, prill 2006
205

VANGJEL RODITIS - GREKU QË MËSOI SHQIPEN
- Kam pagëzuar një çun shqiptar, Tosin, që tani ndodhet në Gjerrmane, sepse u martua atje me një çupë shqiptare shumë, shumë të bukurr. Ka dy fëmijë, një vjet njeri dhe tjetri është në barku - Sa vjeç jeni? - Jam shtatëdhjetë edhe tre vjeçë. Kur ma thanë m’u duk si barsoletë, nga ata barsoleta që marrin një copë të vogël nga e tëra për ta bërë më të madhe se ajo. Më thanë se një greku i kishte vjedhur një shqiptar një fjalor shqip – greqisht. M’u duk pak si paradoksale për faktin se një shqiptari një fjalor i tillë nuk i vlen dhe aq. E ktheva fletën e kujtesës dhe po të mos qëllonte që ngjarjen ta dëgjoja në vetën e parë me siguri do ta harroja. Dhe ndodhi ajo që ende luaj vendit se më duket sikur ngjarjen nuk e kam jetuar, por e kam ëndërruar... Iraklio. Kretë, 30 shtator 2007. Teatri veror “Kazanzakis”. Tre këngëtarë dhe dy humoristë shqiptarë në një skenë e cila për dekor kishte një pishë të shtrirë diagonal dhe një mori bimësh përjetësisht të gjelbra... Kishte nisur shfaqja. Në skenë një këngëtare shqiptare këndonte, siç këndojnë rëndom tashmë profesionistët, duke luajtur buzët e u përdredhur sipas zërit dhe muzikës në diskun ku ishte shkruar kënga. Një burrë, pak sa i kërrusur mbi një shkop po kërkonte një vend sa më pranë skenës. E ftova të ulej
206

pranë meje. U ul, rrasi fort pas tokës bastunin, si të deshte ta ngulte dhe i mbërtheu sytë mbi këngëtaren. Pastaj, i çelur në fytyrë, nisi të shqiptonte me zë vargjet e këngës. Nuk e ngacmova. E quajta me vete plak shqiptar, nga ata të shumtë pleq që mbushin sheshet e qyteteve dhe bisedojnë për politikë e për kohën e mbrapshtë që jetojnë. E quajta një të malluar pas vendit dhe fjalës e muzikës shqipe. E dëgjoja dhe diçka më bëri të dyshoj. Fjalët e tij kishin tjetër ton dhe herë – herë ishin gramatikisht të gabuara. Mendova se ishte arvanitas, nga ata pleq që mbushin bregdetin e ishujve të Greqisë dhe e thonë fjalën e vjetër shqipe të përzierë me greqishten. Përsëri i vura fshesë mendimit. Në fjalët e tij nuk gjeja asnjë nga ata të arvanitëve. Ai e shqiptonte fort germën “R” në “RR”, në çdo fjalë, aq fort sa më kujtoi fshatarët e Grevës në zonën ku kam lindur që kur prezantoheshin thonin “Jam prej Grreve”. Nuk m’u ndej dhe e pyeta shqip. - Nga je? - Jamë grrekë - tha prerë, duke i mëshuar fort si germës “Ë”, ashtu edhe germës “RR”. - Dhe keni mësuar shqip? - Po. Kamë mësuar shqip. - Si ju quajnë? - Mua më quajnë Vangjeli dhe mbiemri Roditis. - Ku keni lindur? - Kam lindur këtu, në Iraklio. - Sa vjeç jeni? - Sa vjeç më bën ti mua? - Unë jam gjashtëdhjetë e gjashtë. Po ju? - Jam shtatëdhjetë edhe tre vjeçë. - Në çfarë moshe mësuat shqip? - Para dymbëdhjetë vjetësh. - Dymbëdhjetë vjet! Dhe flet shumë mirë shqip. - Po. Flasë mirrë. - Si e mësuat shqipen? - Kam pagëzuar një çun shqiptar, Tosin, që tani ndodhet
207

në Gjerrmane, sepse u martua atje me një çupë shqiptare shumë, shumë të bukurr. Ka dy fëmijë, një vjet njeri dhe tjetri është në barku. E mora në telefon dhe i kam thënë se shoqata shqiptare këtu në Kreta ka në teatrin “Kazanzaqis” sonte panairr. Ajo solli nga Shqipëria dy këngëtarrë dhe një këngëtarre bashkë me dy artistë komikë. Mua më pëlqejnë këngët. - Keni qenë në Shqipëri? - Deri tani kam qenë në Shqipëri për tre herë. - Ku ke qenë? - Kam qenë në Bilisht, Korçë, Bulqiza, Dibra, Peshkopia, Krumë, Kukësi, Trropoja, Bajram Curri, Puka. Shkova akoma dhe në Spaç, ku Hoxha çonte kë kishte kontra. Kam qenë në Shkodrra, Malësia e Madhe, Koplik, pastaj Lezha, pastaj Laçi, pastaj Mërrdita, pastaj Mati, Kruja, Durrse, Tirana. Mbaroi Shqipëria sipër Shkumbinit bashkë me Librrazhdin. Poshtë Shkumbinit: Lushnja, Kuçova, Fieri, Berati, Gramshi, Çorovodë, Tepelena. Vorio Ipiri, domethënë Saranda, Delvina, Gjirokastër, Përmeti, Kolonja ...edhe mbaroi të gjitha Shqipëria. Më kanë ftuar edhe në një dasëm. Kur e pagëzova djalin ndenja për tre javë dhe më pas për tre muaj. Më çuan edhe te malësia e Lurës, me kalë në shtatë liqenet, ta mikra liqenia. - Nga shkove në Lurë nga Dibra apo...? - Oqi, apto Mërrdita. Mërrdita është katoliqi kristiani. Pigame sti Rrëshen, kryeqytetin e Mërrditës. Orea itan. Ala, eqi ta vuna...me to kali anevikame. - Grek je apo shqiptar? - Jam grrek.
208

- Ku mësove shqip? - E pagëzova djalin dhe familje e tij më kanë mësuar gjuhën shqipe. Më sollën nga Shqipëria një fjalor shqip – greqisht dhe me atë fjalor mësova gjuhën shqipe me gramatika. Mësova të gjitha foljet shqipe të parregullta. Ndërhyn një djalë i ri dhe i flet greqisht: - Unë jam tridhjetë vjeç dhe ti e din Shqipërinë më mirë se sa unë. Tani që më thua të gjithë qytetet e Shqipërisë më befason, sepse unë nuk i di të gjithë. Dhe ai, si përgjigje vazhdon udhëtimin e tij tash jo qytet më qytet, por fshatrave... - Nga Korça do të zbresim në Mborrje. Nga Mborrja do të shkojmë në Drrenova. Nga Drrenova do të shkojmë në Boboshticë. Nga Boboshtica shkojmë në Darrdhë. Nga Darrdha shkojmë në Mirras. Nga Mirrasi shkojmë në Bilisht, rreth e rrotull malësia Morrava dhe rikthehemi në Korrçë. Djali i ri i thotë: - Ore xhajë me le me gojë hapët dhe me qimet e kokës përpjetë. Nuk të besoj se nuk je shqiptar. Një fëmijë aty afër e pyet: - Shqiptar je ti? - Çfarë beson ti se jam unë? - Shqiptar. Ku keni lindur? - Këtu jam i lindur. Tosi kishte pesë vëllezër. Astritin, Arbenin, Danin, Tosi i katërti dhe Lenci i pesti. Kanë ikur të gjithë. - Në cilin fshat ishit? - Isha në fshatin që e quajnë qymyrguri Mushqeta. Babai i Tosit kishte qenë minator qymyrguri. Kumurria më thërriste Jaja. Shkova në kafene me shumë njerëz. Tashti ikën ata. Unë nuk flas më shqip dhe harrova shumë fjalë. Tashti nuk flas, sepse më vodhën fjalorin shqip-greqisht. - Do t’jua dërgoj unë fjalorin- ndërhyra. - Nuk kishte asnjë fjalë shqipe që të mos ta përbënte atë fjalorr, të gjitha fjalët. Ma vodhën dhe tani kam një të vogël
209

dhe për arsye nuk flas. - Fjalorin që të kanë vjedhur do të ta sjell unë nga Athina – përsërita si në një betim. - Nuk ka. - Ka - i thashë i vendosur. - Nuku ka në Athina, nuku ka në Tirana. Shkuam në të gjitha libraritë në Shqipëri dhe nuk gjetëm. - Shqip – greqisht do? Do të ta gjej unë. - Më tha librashitësi: Zoti Vangjeli! Mbaroi atë botim. - Ka dalë fjalor i ri tani. - Mund që ta ribotojnë, por ai botim ka mbaruar. - Do të ta sjell unë. - Unë dua një fjalorr shqip – greqisht, me gramatikë brenda. Këtu debatuam derisa ai ma përshkroi fjalorin në ngjyrën e kapakut, ngjyrë që përkonte me një fjalor të Niko Gjinit, botim i viteve ’60-të që unë në bibliotekën time në Tiranë kam fotokopjen e tij të lidhur me kapak gri. Kur i përmenda autorin dhe i thashë se pak muaj më parë ka dalë në qarkullim botimi i ri, i përpunuar dhe i plotësuar, ai më shtrëngoi dorën i gëzuar. Pastaj filloi të më citojë foljet shqipe të parregullta. I dinte aq mirë sa më ktheu shumë vite pas, në shkollën shtatëvjeçare kur përtypnim e ripërtypnim gramatikën, morfologjinë dhe sintaksën e shqipes... U ngrit nga vendi dhe pasi më shtrëngoi dorën më tha: - Do të shkoj të shoh sa ka mbaruar sporti dhe do kthehem prapë. Nuk vonoi shumë. Erdhi me këngë në gojë. Po i citoj fjalët ashtu siç i shqiptoi ai dhe siç janë regjistruar në shiritin magnetik. Po kërcen Sorkadhja Valle bukur dorrë për dorre Nusje si lulje borre Pogonishte valle shekullorre...

210

Ndeji deri në fund të shfaqjes, me sytë mbërthyer në skenë e me fjalët e këngëve në gojë. Kur mbaroi shfaqja i dhashë dorën. Ma shtrëngoi fort si të ishim miq të vjetër. I premtova përsëri se do t’ia gjeja fjalorin dhe do t’ia dërgoja. Qeshi dhe më shtrëngoi përsëri dorën. Në atë shtrëngim dhe buzëqeshja ndjeva një dualitet, edhe më besonte edhe nuk më besonte. Për njerëz si Vangjel Roditis, mësues fizike e matematike, njerëz që e duan gjuhën dhe vendin fqinj, një libër dhuratë është pak. Njerëz si ai janë qytetarë të Evropës pa kufi e pa racizëm e ksenofobi. Njerëz si Vangjel Roditis, megjithëse me moshë të thyer, përbëjnë brezin e ri të Evropës së Bashkuar. Iraklio, Kretë, shtator 2007.

211

TË DINI GJUHËN E ATDHEUT TUAJ
- Nga biseda me fëmijët shqiptarë që mësojnë gjuhën shqipe në qendrën kulturore PORTA e pedagogut tashmë pensionist Panajotis Furnovavlos. Nuk pata fatin të hyjë thellë në jetën e tij. Ai erdhi vonë në seminar, atëherë kur problemet ishin shoshitur dhe Flutura Tafilaku ishte në mbyllje të “ mësimit të hapur “. Kërkoi tu fliste dy fjalë nxënësve. U ngjit në tribunën e vogël dhe nisi të flasë, nisi të komunikojë jo me të “mëdhenjtë”, por me të vegjlit, me nxënësit që prej muajsh janë tubuar tek “PORTA” për të mësuar të shkruajnë e të lexojnë shqip. Foli greqisht. Quhet Panajotis Furnovavlos. E nisi ligjëratën kështu: “ Zonja dhe zotërinj! Para disa ditësh u takova me zonjën Flutura Tafilaku. Unë kisha fatin të kem fëmijët në shkollën tonë. Isha mësues dhe drejtor i shkollës këtu në rrugën Kalisperi – 1, ku ishin dy shkolla, 118 dhe 72. Kishim shumë fëmijë nga Shqipëria, fëmijë të mrekullueshëm, fëmijë të bukur të cilët e
212

dashuronin shumë të mësuarit. Shumë prej atyre fëmijëve i kam mësuar unë. Më kuptoni se çfarë them? “ - Pooo... I përgjigjen fëmijët. “Ju, tani, në shtëpitë tuaja dëgjoni fjalë, fjali, gjuhë nga prindërit tuaj. Është gjuha e nënës, gjuha që mësuan prindërit tuaj në shtëpinë e tyre, në fshatin e tyre, në Atdheun tuaj. Këtu mësimi gjendet shumë më i organizuar, me mësues, të cilët dhe të cilat munden tua mësojnë gjuhën në mënyrë shkencore, sepse gjuha është shkencë. Ju flisni greqisht, kështu?“ - Pooo... “Shikoni këtu. Kur dini gjuhën e Atdheut tuaj, kjo është e domosdoshme, duhet me çdo kusht sepse lidhet me nënën Mëmëdhe. Kjo është e para. E dyta është se kur dini edhe një gjuhë tjetër keni, përveç të tjerash një çelës, një vegël për të kuptuar botën më mirë, veçantitë, gojëdhënat, historinë, jo vetëm të Atdheut tuaj por edhe të një atdheu tjetër të botës në përgjithësi. Jam i kuptueshëm?” - Pooo... “Mësimi nuk do të bëhet që të jemi të gjithë këtu. Do të jetë zonja juaj dhe do të jeni vetë ju që të ndiqni mësimet pa u nxituar, do të jetë ajo që do tu marrë me vrap të vini me çdo kusht në shkollë. Dakord?” - Pooo... “Por ama, nga ana juaj, duhet të jepni dashuri për të mësuarit, dashuria, kjo është kryesorja. Dashuri për librat tuaja. Dakord?” - Pooo... “Ju uroj fat të mirë në punën tuaj dhe urime. Faleminderit!” Fëmijët në një zë: “Të jeni mirë!” Duartrokitje...

213

MESAZHE E AMANETE
ANA RILINDËSE E EMIGRANTËVE...
- Fragment nga një bisedë me Dritëro Agollin
Në kohërat e reja ka më se një milionë shqiptarë të emigruar. Gjashtëqind mijë janë vetëm në Greqi. Apo jo? Katërqind mijë janë në Itali, përveç në Zvicër, Gjermani, dhe në vendet e tjera deri në Shtetet e Bashkuara, Kanada e Australi. Mbi një milionë shqiptarë të shtetit amë janë në mërgim. Po plus edhe shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë dhe të malit të Zi sa bëhen? Domethënë një Shqipëri tjetër është jashtë, është në fluturim, udhëton. Një Shqipëri është në tokë dhe një Shqipëri fluturon nga një vend në tjetrin. Kjo është lëvizja masive e njerëzve të thjeshtë. Po t’i marrësh intelektualët, një pjesë e madhe e tyre që janë atje, jo ata që kanë emër të madh si Naim Frashëri, Sami
214

6

Frashëri, Vaso Pasha, Çajupi, Fan Noli, Faik Konica etj. Por qoftë edhe emigrimi në kohën e Skënderbeut De Rada dhe të tjerë, arbëreshët në Itali, arvanitasit në Greqi. Bashkë me këtë mori njerëzish të thjeshtë që udhëtonin, iknin edhe ajka e intelektualëve shqiptarë. Kjo ka pasur një anë negative që nuk kanë punuar këtu në vendin tonë, për vete, por ka pasur edhe anë pozitive se me që ishin në emigrim e kishin mendimin më të lirë për të punuar për Shqipërinë. Si Rilindësit që me që u vendosën në vende të zhvilluara ku kishte shtypshkronja, mjete të informacionit, gazetat kanë dhënë një kontribut të madh për dashurinë për Shqipërinë. Këtë anë të mirë të këtij emigrimi kanë përvetësuar emigrantët e sotshëm të cilët kanë krijuar shoqata atdhetare dhe botojnë libra jashtë vendit. Ka shkrimtarë që janë emigrantë dhe shkruajnë, veçanërisht në këto vendet që i kemi për rreth, afër, Greqi dhe Itali. Ka poetë, ka prozatorë, ka gazetarë që botojnë libra jo vetëm me këtë material që kanë mbledhur ata por edhe me kujtimet e tyre për Shqipërinë, por edhe me botimet që botojnë atje dhe këtu. Kjo, duke fituar diçka për të botuar një libër, se sot nuk është si dikur që i botonte shteti librat. Tani duhet të kesh para që të botosh një libër. Të rrallë janë ata që iu kërkohet një libër edhe pa para që mund ta botojë ai se ka interesa. Këtë anë rilindëse të emigrantëve të hershëm e kanë shfrytëzuar apo e kanë përvetësuar emigrantët e sotshëm duke vazhduar kohën e rilindësve që të punojmë për mëmëdhenë. Vjershat e Naim Frashërit jashtë Shqipërisë janë botuar të gjitha. Nuk kishte këtu shtypshkronja. Po ashtu edhe të Çajupit, Nolit, Faik Konicës dhe të të tjerëve. Kështu e kanë përvetësuar këtë anë, dhe është ana më pozitive e emigrantëve tanë, përveç anës ekonomike të tyre që ndihmojnë familjet. Tiranë, 9 prill 2008

215

ABC – MBI PLLAKË GURI...
Nga një bisedë me mjekun dhe politikanin Sabit Brokaj
E kam shumë mirë në kujtesë fshatin atë kohë, në moshën gjashtë vjeç, kur kujtesa funksionon shumë mirë dhe ruhet gjatë. Fshati i djegur, i varfër por me shumë solidaritet midis fshatarëve, në ato përpjekjet për lidhjen me pushtetin , të cilin e kishte kryetari i këshillit. Kur shkonin e mblidheshin burrat në një hije rrapi, zakonisht tek mezi i fshatit ose ka qenë një arrë e madhe aty ku na mblidhnin edhe ne nxënësit për festat, për festën e Pavarësisë, të Çlirimit. I kam mirë në kujtesë por në kujtesë kam mirë edhe një tjetër ngjarje... Mësuesit i kam pas nga Shkodra, të klasës së parë... Unë kam pas një nga Përmeti e një nga Shkodra... Është shumë interesante... Ia mban mend emrin mësuesit?

216

I mbaj, posi jo... Sandër Nika dhe Aneta Nika, Sandrin nuk arrita ta takoj mbas 40 – 50 vjetësh kurse Anitën e takova. Jam miq me fëmijët e tyre. Një nga fëmijët ka lindur në fshatin tim dhe ka dy emra. Vajza ka emrin Brate. Ka edhe një emër katolik siç është në natyrën e tyre. Dhe të dy emrat i funksionojnë. Edhe në Vlorë por edhe në Shkodër dihet emri i dytë, Brate... ...Harrova të them se në fshat unë alfabetin e kam shkruar në pllakë guri. Kjo duket sot e çuditshme, por atëherë nuk kishte fletore, nuk kishte as lapsa. Dhe ne shkruanim në pllakë guri. Uleshim në një qoshe të shkollës që në dialektin tonë i thonë shullë, që nuk e zinte era. Uleshim në ndonjë gurë që e gjenim aty dhe me pllakë guri para duarve, me shkumës ose më dendur me thëngjill, mësonim alfabetin. Kjo sot duket shumë e çuditshme, duket sikur i bie parahistorisë por ky është realiteti i para, do të thosha, i pesëdhjetë vjetëve. Pesëdhjetë vjet nuk janë shumë...

217

ARISTIDH KOLA

SHQIPJA, NËNA E GJUHËS GREKE
(Idioma e parë gjuhësore helene)
Shqipja na ndihmon të shohim zhvillimin e gjuhës greke, që nga vitet e lashta pellazge, deri në periudhën aleksandrine dhe më vonë. Thamë se gjuhët e lashta dhe veçanërisht ajo pellazge, ishin shumë tingëlluese, d.m.th. përbëheshin nga bashkëtingëllore dhe në shumë fjalë theksoheshin bashkëtingëlloret. Le të mos paraqes këtu shembullin tim, që fjalën Mps të mbishkrimit të njohur të Karatepës në Azinë e Vogël, e njohën si Mopsos. Këtu theksohet “M” –ja. Në epokën homerike nuk kemi më theksim të bashkëtingëlloreve, por ndërhyrje zanoresh midis tyre të cilat marrin edhe theksin e bashkëtingëlloreve. Por gjuha shqipe e ruan edhe shqiptimin me theksin e bashkëtingëlloreve! Kështu nga shqipja mund të shohim zhvillimin e gjuhës
218

greke. P.sh. , fjala greke “palami” është zhvillim i fjalës shqipe – pellazge “polem”. Këtu theksohet bashkëtingëllorja “ l “. Me futjen e zanores “a” bëhet “palama” dhe, në vazhdim, në dialektin e Atikës kemi “palami”, në shqip “pëllëmbë –a”. E njëjta gjë ndodh edhe me fjalën “karma” apo “kirma” që në shqip është “kërmë”. Gjithashtu fjala “motër” përputhet me fjalën “mitir – mitros”, që do të thotë “nënë” në greqishten e lashtë. Kjo shpjegohet me faktin se në shoqërinë primitive, motra e madhe kishte vendin e nënës në familje, siç thotë Stamatakos në fjalorin e tij... ... Le të ulen pra mbi shqipen “e varfër”, “barbare” dhe të mos përfillur dhe le të pushojnë së përbuzuri gjuhën e tyre arbëreshët dhe shqiptarët që ndodhen jashtë Shqipërie, të cilët kujdesen që fëmijët e tyre të mos mësojnë gjuhën shqipe. Le të kenë, pra, parasysh se shqipja barbare është Nëna e gjuhës së Homerit, Eskilit, Herodotit dhe Tukididit, si edhe e gjuhës së famshme të njohur si dialekt i Atikisë! Domethënë, është gjuha e lashtë e paraardhësve tanë më të lashtë pellazgë, që disa shkencëtarë duan ta zhdukin si me magji apo të vërtetojnë se kombi i helenëve nuk vjen nga malet e Shqipërisë, por nga Egjipti dhe Mesopotamia. Dhe mendoj se teori të tilla do të ishin forcuar sikur të mos ekzistonte deri më sot kjo “shqipja barbare”. E pra, krahas babait të madh DIA (Dielli) dhe nënës së madhe DHEA (Dheu, Toka), prindërit e JETËS, këtej e tutje do të adhuroj dhe gjuhën shqipe që më mësuan prindërit dhe gjyshërit e mi. Ka rëndësi (për helenët) të dish se ç’duhet të besosh dhe përse ta besosh. Ky është dallimi ynë nga popujt orientalë.! Aristidh Kola “Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve”, botim “55”, 2002. f. 184 – 186.

219

EPILOG
Shteti zyrtar me mësuesit në shkollë që i godiste duart e nxënësve të vegjël të mos flasin “shqipen barbare”, (*) historianin që nuk i referohej arvanitëve përveç rastit kur e akuzonte, burokratët e ceremonive kombëtare që ishin zakonisht dhe mësuesit e sjellë nga krahina të tjera që shanin haptazi arvanitët dhe i drejtoheshin karakterizimeve si “turkoarvanitas”, etj. poetët dhe skeçëzat e tyre teatrale që i gënjenin fëmijët arvanitas nëpër festa kombëtare dhe u mësonin për “ heroin “ Papabllahava dhe “ heroinën “ Zonja Frosinin, që “turkoarvanitasit” i eliminuan, të gjitha këto dhe shumë të tjera i çuan baballarët tanë që të na e ndalojnë edhe ata vetë të flasim shqip. Një shekull e gjysmë që festojmë përkujtimoren ’21 dhe për një shekull e gjysmë arvanitasit përmenden vetëm për tu akuzuar. Askund nuk përmendet kontributi i tyre në kryengritje. Dëgjojmë për kontributin e kretasve, aziatikëve të vegjël, eptanistëve, dodekanezëve, trakasve, maqedonëve,
* Por gjyshërit tanë e ruanin gjuhën e heronjve të ’21 dhe ja ç’thotë një këngë e vjetër që e ka përmbledhur kërkuesi dhe kishtari kalabrez Antonio Bellusci në Korint: Kjo gjuha arbërishte Është gjuhë trimërishte E flit Navarhoj (admiral) Mjauli, Boçari dhe gjithë Suli.

220

Bllahavës, Vllahothanasit dhe vjet dëgjova se ‘ 21 – shin ua kemi borxh edhe ishullorëve të Egjeut lindor!... Bëhet padyshim një referim ndaj rumeliotëve dhe moreasve por që nuk thotë asgjë për arvanitasit, apo ndoshta diçka thuhet: “turkoarvanitë”, “paloarvanitë”, 2 i batërdisën arvanitët dhe këngë të qëllimshme antiarvanite ku Marko Boçari... turpëron arvanitët?! E dëgjojnë këtë arvanitët e vegjël dhe nuk mund të besojnë se është e mundur që gjyshërit e tyre të ishin kaq të padukshëm në luftën për çlirim. Dhe qetësohen e ngushëllohen se edhe ata janë grekë por flasin shqip sepse “ dikur kishin ardhur shqiptarë në Greqi dhe ua kishin mësuar, por tani i zbuam dhe kanë shkuar në...Shqipëri “. Por nga ana tjetër e shohin veçantinë e tyre dhe ato gjëra që i dallojnë nga të tjerët dhe brenda tyre krijohet një ndjenjë faji dhe është fakt se një ndjenjë e tillë formohet në një popull krenar si arvanitasit. Le të mësojnë pra arvanitasit se ata kanë të drejtë përpara të gjithë fëmijëve të Greqisë që të jenë krenarë sepse gjyshër të tyre ishin Xhavelët, Boçarët, Andrucët, Mjaulët, Bublinët, Kanarët, Ndretë heroike, Karaiskaqët, Kriezotët, Shkurtanjotët, kleftët dhe armatollët e pushtimit turk. As aziatikët e vegjël, as dodekanezët, eftanistët, kretasit dhe ishullorët e Egjeut dhe as vllehtë nuk i dhanë kryengritjes aq sa i dha asaj arvanitria. Dhe le të mos ndjehen keq për ato që dëgjojnë. Dhe ata janë të përndjekur e janë detyruar ta fshehin origjinë e tyre arvanitase. Cilët? Gjithnjë të njëjtët...Por do të thonë disa: sa mirë i nderojnë, i përmendin dhe iu kanë ngritur statuja. E pra, gjithnjë kështu ndodh. Për dinakët, heronjtë janë të mirë vetëm kur katandisen në statujë. Po për ju arvanitas nuk janë statuja. Janë gjyshërit tanë, gjaku ynë dhe kaq e kaq vjet i’ua fshihnin sepse bërë gjithçka që kishin në dorë që t’i shkulnin origjinën e tyre shqiptare. Gjë e vështirë kjo...Përgjigja këtyre sakrilegjatorëve do t’iu vijë nga shekujt si një sëpatë në kokat e tyre. “Mos kujtoni se mund ta zhdukni arvanitrinë”.
221

“ Greqi pa arvanitë dhe arvanitë pa Greqi nuk bëhet...” “Që të provosh se je grek duhet më parë të provosh se je arvanitas”. ... Kur Karaiskaqi po largohej nga Rumelia për të qepur uniformën e tij të famshme shkodrane në Shkodër të Shqipërisë së sotme, e dinte se nuk shkonte në një shtet të huaj apo në një popull të huaj... (Aristidh Kola “Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve “f. 552 – 554). Në kërkim të një Bashkimi Kombëtar...

222

AMANETI I ARISTIDH KOLËS
...intelektualët e diasporës edhe pse ndodhen larg atdheut të tyre, kanë avantazhin të shohin çka ndodh atje me qartësi mendore më të madhe dhe më objektivisht, prej përvojës që kanë nga kontakti me popujt e tjerë për zgjidhjen e problemeve kombëtare të rëndësishme... ...Detyrë të rëndësishme për intelektualet në diaspore do të konsideroja kultivimin adekuat të ndërgjegjësimit dhe përqendrimin në gjetjen e lidhjes së hallkave të humbura të zinxhirit kombëtar... ...Rrjedhimisht krijues është ai që bën vepër, që frymëzohet nga populli i tij dhe i drejtohet popullit të tij. Në qoftë se kjo vepër është me të vërtetë e madhe do të ketë dhe rrezatim botëror. Ata që nisen anasjelltas, d.m.th me synimin të bëjnë vepra botërore, duke mos shikuar popullin e tyre kanë simptoma patologjike të një personaliteti të turbulluar... I shkëputa këto fraza nga konteksti i këtij “amaneti” do të thosha i Aristidh Kolës, për çështjen e madhe Kombëtare dhe Bashkimin Kombëtar, shkruar më se një dekadë më parë për të nxjerrë në pah grimcat e floririt të fjalës së këtij njeriu që vdekja e parakohshme ia mori mundësinë për të ndjekur jo “rërën e lumit” por “minierën” e floririt të çështjes kombëtare shqiptare, minierë të cilën ai e shihte dhe e kërkonte tek intelektualët shqiptarë, në Shqipëri dhe kudo që fara e shqiptarëve bie në tokën e vet ose në tokë të huaj. Kur e rilexova shkrimin ndjeva se kisha bërë një gabim.
223

Në korsiv duhej vënë i gjithë punimi i tij... Arben Llalla na e ka sjellë në përmbledhjen e tij publicistike “Aristidh Kola dhe shtypi shqiptar“... Unë po jua risjell për ti treguar vetes dhe të gjithë intelektualëve se amaneti i tij është aktual, është “Çështje e ditës“. * * *

Dhe kush mund t’ua tregojë këtë rrugë? Kush ka detyrë dhe obligim, por dhe mundësinë për t’u treguar rrugën e shumëdëshiruar? Ja një pyetje që u vihet sot intelektualëve, si atyre që ndodhen brenda dhe jashtë Shqipërisë. Është ndoshta e hidhur të konstatoj se në shekujt e kaluar, intelektualë të lavdishëm me origjinë shqiptare, jo vetëm që nuk luftuan për t’i treguar rrugën e bashkimit këtij populli tragjik, por bënë çmos për të ndarë nga kombi pozitën e tyre. Shumë fshihnin edhe origjinën e tyre… Intelektualet e rinj, nuk mund të kenë të njëjtën pikëpamje, sepse janë të ndërgjegjësuar për problemin dhe mendoj se do t’i japin shpejt a vonë llogari historisë që nuk korruptohet, që mban pendë për të shkruar. Nëpërmjet njohurisë të historisë së vërtetë dhe parahistorisë të popullit dhe të shkaqeve që e kanë çuar në fatin e keq të sotëm, do të fillojë të lëshoj filiza vizioni dhe shpresa për të ardhmen e tij. Por historia e popullit shqiptar akoma nuk është e shkruar. Akoma mbeten të panjohura shume shkaqe dhe shumë prirje tendencioze, nga të cilat disa konsiderohen të justifikuara, të tjera të pajustifikuara, me gjithë që unë personalisht nuk pranoj as edhe një justifikim në fshehjen ose shtrembërimin e historisë. Si arritjet, si dështimet janë të dobishme si pjese didaktike të historisë së një populli. Nga njohja e thelle e historisë së vërtete do të ndërgjegjësohej populli jo vetëm për virtytet e tij, por kryesisht për të metat e tij dhe do te gjejë mënyrën t’i kapërcejë të metat dhe të kultivoje virtytet. Dhe ky obligim ndodhet kryesisht në supet e
224

intelektualëve. Në mënyrë të veçantë, intelektualët e diasporës edhe pse ndodhen larg atdheut të tyre, kanë avantazhin të shohin çka ndodh atje me qartësi mendore më të madhe dhe më objektivisht, prej përvojës që kanë nga kontakti me popujt e tjerë për zgjidhjen e problemeve kombëtare të rëndësishme. Detyrë të rëndësishme për intelektualet në diaspore do të konsideroja kultivimin adekuat të ndërgjegjësimit dhe përqendrimin në gjetjen e lidhjes së hallkave të humbura të zinxhirit kombëtar. Çfarë duhet kuptuar me këtë? Për sa u përket atyre që janë Brenda Shqipërisë, intelektualë, artistë dhe në përgjithësi njerëzit e mendjes dhe të artit, kuptohet se ata kanë peshën më të madhe. Periudhat e kryengritjeve, e ndërrimeve me dhunë të sistemit, ose dhe të ndërrimeve të thjeshta në strukturat sociale-ekonomike të një shteti, mbartin një rrezik që nuk duket menjëherë. Brenda një nate, një jave ose një viti, mund të përmbysen dhe të rrëzohen vlera shekujsh me ndërgjegje ose pa ndërgjegje. Populli shqiptar me “kokëfortësinë” që e karakterizon konservatorizmi, arriti të ruaje vlera ideale dhe modele kulturore nëpër shekuj. Besa, sedra, krenaria, drejtësia, sensibiliteti gjithashtu dhe shumëllojshmëria e madhe e formave të artit popullor dhe të kulturës, rrezikohen të rrafshohen brenda një minimumi kohe. Shqipëria del nga një periudhe e gjatë izolimi dhe e lirive të kufizuara, në një botë ku mbisundon gjuetia e pasurimit të lehtë dhe e lavdisë së lehtë. Ndjen se ka aftësi të futet në këtë lojë, ku nuk ekzistojnë ligje, rregulla humanizmi dhe sensibiliteti si dikur në kohërat e shkuara. Shqiptari i sotëm nuk ka mundësi kohore, as edhe luksin të adoptojë këtë gjueti me masat tradicionale, përkundrazi rrezikon të adoptohet, gjë që u duk në mjaft raste tek refugjatët e viteve te fundit. Ky “karakteri i ri” i refugjatëve do të transferohet sigurisht dhe në Shqipëri, siç përhapet një sëmundje epidemike. Kush do t’i konstatojë këto rreziqe dhe si do te bindet populli t’i verë frerin kësaj të tatëpjete të rrezikshme që kërcënon të shndërroje shqiptarin në një ujk të uritur për
225

bashkëqytetarin dhe bashkëpatriotin e tij? Nga ana tjetër, kjo liri e befasishme mbas gjysmë shekulli primitivizmi dhe izolimi nga modernizimet kulturore dhe artistike, e ka shndërruar zemrën e tij në një arë të etur që është gati të pranojë jo vetëm shiun e pastër dobiprurës, por edhe çdo lloj ujërash të qelbura. Me një predispozitë të tille psikologjike si mund të rezistojë ndaj “imperializmit kulturor” që ndodhet në kulmin e tij? Si mund të rezistojë ndaj shndërrimit të tij kulturor në rast se artistët dhe intelektualet e mëdhenj shqiptarë, vetëm konstatojnë rreziqet, pa sugjeruar masa efikase? Frymëzimet e tyre duhet t’i marrin nga burimi shumë i pasur dhe i pashfrytëzuar gjer me sot i artit dhe historisë së popullit të vet. Kultivimi i një trungu kombëtar kulturor është i domosdoshëm dhe i nevojshëm, njësoj i baras vlefshëm me forcimin ushtarak të mbrojtjes së një kombi, të një populli sot e përherë. Popujt që humbën identitetin e tyre kulturor shpejt u zhdukën. Tek shumë intelektualë dhe artistë që kanë ardhur si emigrantë në Greqi, e kam konstatuar këtë rrezik dhe u them se nuk më intereson në qoftë se kanë aftësinë të këndojnë bukur si Maikel Xhekson ose të lozin veglat muzikore si Luis Amstrong ose Pavlo Kazals ose të pikturojnë si Pikaso ose Dali, por duhet të jenë të aftë të krijojnë vepra që të kenë personalitetin dhe identitetin shqiptar. Nuk më intereson të kenë aftësinë e mimetismit, por aftësinë e krijimtarisë me kuptimin e termit të vjetër grek krijimtari, krijoj, krijues. Rrjedhimisht krijues është ai që bën vepër, që frymëzohet nga populli i tij dhe i drejtohet popullit të tij. Në qoftë se kjo vepër është me të vërtetë e madhe do të ketë dhe rrezatim botëror. Ata që nisen anasjelltas, d.m.th me synimin të bëjnë vepra botërore, duke mos shikuar popullin e tyre kanë simptoma patologjike të një personaliteti të turbulluar. Gjithë këto sigurisht “Ia them nuses qe t’i dëgjojë vjehrra”. Dhe në këtë rast “vjehrra” është udhëheqja politike e Shqipërisë që i uroj të mos ketë “vesh të rëndë”.

226

KJO ËSHTË GJUHA JONË...
Nga kontaktet dhe bisedat e drejtpërdrejta me shumë arvanitë të zonave dhe krahinave të ndryshme kudo në biseda me ta ndjejnë habinë që ata shfaqnin kur shikonin se flisnin një gjuhë dhe që kuptoheshin fare mirë me ne. Aq e madhe ishte habia për ta në ndonjë rast, sa megjithëse bashkërisht kishim folur gjatë e për minuta të tëra lirshëm, ata përsëri të emocionuar më pyesnin, - po na kuptove fare mirë na?!!! Masa e njerëzve të thjeshtë që banojnë nëpër fshatra, dhe kjo masë përbën shumicën e tyre që e njohin dhe e flasin gjuhën, dinë fare pak për origjinën e tyre të largët. Kanë mësuar atë që dikur kanë zbritur nga vendi ynë, dinë që me shqiptarët kanë një gjuhë të përbashkët dhe asgjë më shumë. Brenda kësaj mase njerëzish ka edhe syresh të veçantë që nuk kanë pasur kurrë informacion për të kaluarën dhe gjuhën e tyre. Më kujtohet një rast i tillë që mund të ketë qenë i dyti apo i treti në qindra e qindra biseda e kontakte me arvanitë, aty nga viti 1987. Shkoja me fëmijën tim në një rrugë kodrinore të pyllëzuar të Koropisë. Ndaluam diku në një anë rruge për të blerë tek një fshatar që shiste fruta. Fëmija më foli në shqip se nuk donte mollë por dardhë. Fshatari u hutua, la peshimin dhe filloi të dëgjojë bisedën e fëmijës tim me mua. Ashtu si i çorientuar u drejtua nga unë dhe më tha: - Të të rrojë, të të rrojë çe ka pësuar kaq mirë gjuhën tënë.!!! Po nga çvën i Atiqisë je?!
227

- Jo – i thashë, nuk jam nga Greqia, jam i huaj, nga Shqipëria. - Nga Alvania? Po ku e ke mësuar ti dhe fëmija it gluhën tënë? - Po kjo është gjuha e jonë – i thashë dhe e sqarova mandej shkurtimisht. Ai mbeti i hutuar dhe tepër i befasuar. Me emocion më pyeti edhe disa gjëra të tjera rreth problemit dhe në fund më tha: - Domethënë ne kemi një gjak dhe një gjuhë. O Perëndi! Puthi fëmijën tim i mallëngjyer dhe u ndamë... Irakli Koçollari “Arvanitët”, botim albin 1994 f. 193

228

KRISTO ZHARKALLI

KUR NE PRINDËRIT TUAJ NDIHEMI KRENARË ….
Letër e hapur drejtuar studentes se re MARINELLA NIÇO, Athinë
E dashur Marinela! Më lejo si njeri i moshuar dhe gjysh që jam të të përqafoj me dashuri dhe të ju uroj një të ardhme të lumtur dhe gjithnjë e dalluar dhe me suksese. Ka të ngjarë që këtë letër të mos e lexosh kurrë. Veçse unë e ndiej për detyrë t’ju drejtohem sot dhe të te falënderoj nga zemra për gëzimin që më dhe - që na dhe të gjithëve - duke dalë e shkëlqyer në mësimet e tua dhe, sidomos kur mësojmë se je një nga te tre studentet më të mira të Greqisë që mundet të zgjidhni në provime ushtrimet
229

e vështira të fizikës. Në kushte të tjera do ta konsideroja të natyrshme, dhe është e natyrshme, që një vajzë e zgjuar të jetë në krye të tabelës të studentëve të shkëlqyer, por në kushtet e tua, në kushtet tona të emigracionit, ti dhe shumë te tjerë si ti, na bën të gëzohemi dhe të harrojmë hidhërimet tona, të harrojmë poshtërimet dhe ofendimet që na janë bërë kaq vjet pa të drejtë. Nuk je as e para as e fundit, që na nderoni, por ty të zgjodha të të shkruaj në veçanti, sepse ty të takon nderi të të quajnë “Ajnshtajn” për arsye të vështirësive që përballove në zgjidhjen e problemit shumë të ndërlikuar dhe të vështirë. Nuk mund të krenohem se jam njohës i fizikes, madje dhe teorinë e Ajshtajnit të relativitetit, e njoh aq sa e njeh çdo njeri i thjeshtë, domethënë pak, deri aspak dhe kjo me bën të të admiroj më shumë, sepse ti një vajze tetëmbëdhjetëvjeçare nga Shqipëria, ke arritur të futesh në të fshehtat e Fizikës dhe të Ajshtajnit, kurse unë që kam lexuar tërë jetën e gjatë, jam akoma mosnjohës i saj! Këtë letër nuk ta shkruaj që të te përgëzoj vetëm - një gjë e tillë kuptohet vetvetiu-, por si njeri i moshuar që ka kaluar afro pesëdhjetë (po 50!) vjet në emigracion, dua të te flas pakëz për përvojën time dhe se si e kuptoj unë shkëlqimin tënd në vend të huaj… Dikur shkrojta për një vajzë bashkatdhetare jote në Kanada. Quhet Lule dhe është e paket nga trupi, aq sa kur binte dëbore (atje bie shumë dëborë!) mezi arrinte në shkollë, duke u futur deri në mes. Prindërit e saj, të arratisur nga Shqipëria, njerëz analfabete, kurrë nuk u interesuan se si shkonte Lulja në shkollë. Dikur vajza ftoi prindërit në Universitet - (ishte bërë njëzetetre vjeçe, kishte mbaruar shkollën e mesme, kishte shkuar në Universitet dhe ata nuk e kishin marrë vesh fare se punonin natë e ditë të shkretët që t’u siguronin fëmijëve dhe Lules ushqim, ngrohtësi dhe domosdo rroba të trasha dhe të ngrohta) se do te merrte diplomën. Babai i saj, Kamber Merdini, një njeri babaxhan, shkoi në sallën e
230

madhe te Universitetit, veçse rrinte pakëz i fshehur, duke pas frike se mos e bija e turpëronte! Ç’mund të bënte Lulja e tij, një pëllëmbë vajzë, kur aty parakalonin të gjithë ato alamet goca kanadeze me prindër të pasur e të shkolluar? Aty ku rrinte i strukur, dikur dëgjoi të thërrasin në tribune emrin e Lules. Papritur të gjithë studentet e sallës u ngritën në këmbë dhe duke duartrokitur nisën të thërrasin: “LULE, LULE!” Babai i saj, njeri i punës, nuk kishte kuptuar akoma kur Lulja “një cope vajzë” u ngjit në tribunë, e guximshme dhe e qeshur, ndërsa britmat dhe duartrokitjet vazhdonin… Ç’kishte ndodhur? Thjesht: Lulja ishte studentja më e mirë e Universitetit! Veçse ne Kanada, e dashur Marinela, nuk i ndajnë njerëzit në shqiptarë, grekë, evgjitë, bullgarë... Atje janë të gjithë kanadezë… Mund te të them shume ngjarje të tilla - historia e Odisesë në Selanik është e freskët - por dua te të flas për të kaluarën dhe pse prindërit e Lules i quajta të arratisur. Njerëzit nuk ishin gjithnjë të lirë të lëvizin nga një vend në tjetrin vajzë e dashur. Sot Shqipëria - me të gjithë mangësitë që ka - është një vend i lirë dhe demokratik. Ti dhe shoqet e tua mund të shkoni e të vini, mund të udhëtoni ku të doni pa asnjë pengesë, sepse juve sot shteti shqiptar ju pajis pa asnjë vështirësi me pasaporta. Në kohën tonë - në kohën e Luftës së Ftohtë - nuk të lejonte kush të largoheshe nga Shqipëria. Atëherë gjendeshin disa kokëkrisur – si babai i Lules dhe kalonin kufirin natën fshehurazi sepse atëherë kufiri ruhej rreptësisht nga ushtria dhe po të te kapnin të hante gjarpri - dhe ky lloj kalimi të kufirit aso kohe quhej “arratisje”, madje në Atdhe të shpallnin “tradhtar”. ...Dy që ndiqeshin nga sistemi i asaj kohe u detyruan të “arratisen” në Greqi. Ishin të rinj, gjendja ishte edhe këtu shumë e vështirë, por ata donin patjetër të dalloheshin, sepse kështu do te nderonin kombin e tyre, atë shqiptar. Kjo histori u nis me shumë se pesëdhjetë vjet me parë. Kryesorja ishte se megjithëse ishin të “përndjekur” dhe të diskriminuar në Atdhe, ata kurrë nuk pushuan të duan dhe të kenë mall për Shqipërinë.
231

Ne çdo hap që bënin kishin parasysh Atdheun. Dikur qe të dy u martuan. Atëherë nuk gjendej asnjë vajzë shqiptare në Greqi dhe ata u detyruan të martohen me vendase, greke. Këtu sigurisht nuk kishte asgjë të keqe. E keqja ishte se këta, megjithëse ishin martuar me gra helene, mbeteshin shqiptarë të pa penduar! Gjithnjë ishin krenarë dhe nuk i lejonin askujt të ofendojë vendin e tyre. Dikur ama linden fëmijë. Njëri bëri dy djem dhe i dyti një djalë e një vajzë. Këtu filloi vështirësia më e madhe e tyre. Duhej të mësonin fëmijët shqip! Por si t’i mësonin kur ata punonin gjithë ditën dhe gratë nuk dinin asnjë fjalë shqip dhe u flisnin natyrisht fëmijëve greqisht? Gjetën mënyrën e çuditshme: ata me fëmijët flisnin VETËM SHQIP! S’do mend se fëmijët mësuan dhe gjuhën e Babës. Dikur shkuan në shkollë, me radhë sigurisht. I pari kudo ishte në krye të tabelës, kështu dhe i dyti, i treti dhe e katërta, më e vogël, që sot është juriste. Mund të them se ishte bërë çështje dite. Meqenëse banonin në një lagje ku njerëzit njiheshin ndërmjet tyre, shume komshinj nisën t’i shikojnë shtrembër, madje nuk mungonin dhe fjalët: ”Erdhën këta palo shqiptarët që të marrin të gjitha lëvdatat në shkollat tona!” dhe kjo, sepse fëmijët kurrë nuk e fshehën kombësinë e tyre, madje kudo që ndodheshin në vende publike, ata me baballarët e tyre flisnin vetëm shqip! Një vit kur në një shkolle të mesme ishin të dy djemtë e mesit, u bë kaq bujë, sepse këta të dy morën të gjitha fletëlavdërimet sa që erdhi në shkollë një komision i ministrisë së arsimit që të verifikojë në vend këtë dukuri. Jo me qëllim të keq, sigurisht. Komisioni i arsimit donte të mësonte rrethanat familjare të këtyre të rinjve që ishin gjithnjë të shkëlqyer… Fëmijët folën haptazi dhe qartë, nuk e fshehën kombësinë e tyre dhe njerëzit e ministrisë i përgëzuan zyrtarisht... Mirëpo të gjithë këta kishin një ëndërr: të shkonin dikur në Atdhe. Baballarët e tyre u kishin folur për bukurinë e vendit të tyre, për besën, për trimërinë dhe ndershmërinë.
232

Që të kuptosh, e dashur Marinela, se sa të egra ishin kohërat atëherë, do të tregoj dhe një episod. Të dy të rinjtë, për të cilët të fola më lart, donin te merrnin libra shqiptare. Mirëpo ku t’i gjenin? Një ditë vendosën të shkojnë në Ambasadën shqiptare dhe të kërkojnë libra! Babai u kishte thënë se atje ka libra. Donin të mësonin për Atdheun, jo vetëm shqip, por edhe anglisht. Aso kohe në ambasadë kishte libra, sepse sistemi komunist bënte propagandë të zhurmshme për “arritjet e socializmit”. Kështu një dite babai i njërit i çoi afër ambasadës dhe, meqenëse për të ishte e ndaluar t’i afrohet akoma dhe ndërtesës, u tha djemve ku ishte dhe ata shkuan e i ranë ziles. Dikur u futën në ndërtesë. Atje u doli përpara një nëpunës i egër dhe i pyeti “çfarë kërkonin!” “Jemi shqiptarë tha njëri prej tyre – dhe duam të na jepni libra për Atdheun!” Atëherë zbriti dhe një nëpunës tjetër që dukej më i butë dhe i pyeti si i kishin emrat. Djemtë u thane emrat. Atëherë nëpunësi “i butë” u bë më i egër dhe gati brutalisht u tha djemve: “T’u thoni baballarëve tuaj se kjo derë është e mbyllur për ta dhe fëmijët e tyre!” Megjithatë ata kurrë nuk e urryen vendin e tyre, kurrë nuk pushuan të krenohen dhe kurrë nuk u fshehën! Këto t’i them e dashur vajzë (më lejo të të them “e dashur”, përderisa jam gjysh dhe kam dy mbesa, Kristinën dhe Stefaninë!) se Atdheu kurrë nuk ka faj për ato që bëjnë njerëzit. Dhe tani duhet ta duash, sepse është një vend i lirë, që ndryshon e zbukurohet përditë. Nga ana tjetër të duash dhe vendin ku jeton, ku shkon në shkollë, ku dallohesh. Ky vend, me gjithë mangësitë, fanatizmin dhe herë - herë racizmin që ka, është i bekuar për shumë shqiptarë, ashtu dhe për ty. E shikon se si gazetat e mëdha greke nuk nguruan të të lavdërojnë, “vajzën nga Shqipëria”? Këtë duhet ta kesh parasysh: sado lart që të ngjitesh, mos harro se je një vajzë “nga Shqipëria”… Edhe të katër të rinjtë për të cilët të fola më lart (harrova të të them se të tre djemtë u bënë inxhinierë dhe shkuan dhe në Amerikë me bursë për studime pasuniversitare), janë ngjitur
233

lart: njëri është drejtor i një shoqërie të madhe amerikane që degëzohet në të gjithë vendet e botës dhe ky kalon shumë kohë në aeroplan, duke shkuar nga një vend në tjetrin. I dyti është drejtor në një shoqëri shumëkombëshe të telefonave celularë dhe i treti është drejtor në një shoqëri të madhe farmaceutike dhe, megjithatë, asnjëherë nuk kanë mohuar atdheun dhe kombin e tyre. Edhe sot e kësaj dite, kur ata flasin nga katër pesë gjuhë, kur takohen me babanë ose kur i telefonojnë babait, flasin gjithnjë shqip! Këto t’i them se nuk duhet të kesh frikë të mësosh gjuhën tënde dhe aq me pak ta flasësh atë. Mjerisht vitet e fundit shumë emigrantë shqiptarë nuk u mësojnë fëmijëve gjuhën amtare duke sjellë pretekse shumë herë qesharake: se gjoja nuk u hyn më në punë gjuha shqipe, se gjoja gjuhët e tjera janë më të mira ose se po të mësojnë dhe shqip nuk do te shkojnë mirë në shkollat e huaja. Këto janë profka dhe i thonë njerëz jo me mendje dhe zemër të pastër. Prandaj ti, e dashur Marinela, dhe ju vajzat e tjera që ndoshta kurrë nuk do të lexoni këtë letër, përpiquni të mbani rrënjët tuaja se dihet se “themi gjuhën e mëmës” dhe jo të babës dhe juve nesër do të bëheni mëma shqiptare. Mos kujtoni se të huajt i respektojnë ata që mohojnë vendin e tyre! Jo, kurrë! Dhe greku që e ka kaq të zhvilluar ndjenjën e atdhedashurisë, nesër do të përbuzë të gjithë ata që mohuan atdheun e tyre për hir të disa groshëve... Nuk kam gjë tjetër të të them, Marinela. Dua dhe njëherë të të përgëzoj dhe të shpreh mirënjohjen time për gëzimin që me dhatë dhe besoj shumë shqiptarë të jenë gëzuar për ty. Puno dhe dallohu. Këtu në Greqi ku të jepet mundësia. Të jesh e sigurt se grekët dinë të respektojnë dhe të nderojnë ata që me punën e tyre “shkëlqejnë”. Dhe ne, që gjithnjë presim një rreze drite, ty të shikojmë pikërisht si rreze drite... Të përqafoj dhe të uroj gjithnjë lumturi. Një Gjysh që gjithnjë shpreson dhe pret ditë më të mira. Athinë 20-6-2005
234

KRISTO ZHARKALLIU

KISHA DHE SHKOLLA SHQIPE
Kisha kohë ta takoj të njohurin tim përmetar. Qëkurse kishte ardhur para dhjetë vjetëve në Athinë ishim takuar disa herë dhe, që të jem i sinqertë kurrë nuk mësova emrin e tij të plotë dhe kjo për arsye se tregohej shumë i “afërt” dhe unë kisha turp ta pyesja se si e kishte emrin dhe kjo për arsye se jam shumë i ndrojtur ndaj njerëzve. Ai gëzohej kur me takonte, më fliste me emrin e vogël dhe gjithnjë në njëjës dhe kurrë nuk harronte të lavdëronte dhe të kërkonte të “pimë një kafe” bashkë. Duke pyetur me takt njerëz të njohur të përbashkët, mësova se ne kohen e diktaturës kishte qenë arsimtar dhe kjo më bëri të ndiej respekt ndaj tij ashtu si kam ndjerë gjithmonë ndaj mësuesve që u japin fëmijëve njohjet e para ndaj shkrimeve, gjuhës dhe dukurive të jetës. Në të gjitha aktivitetet që organizoheshin (dhe organizohen) e shikoj me kamera në dorë të xhirojë filma dhe kurrë nuk harron të marrë “plane” dhe nga unë në shoqëri të ndryshme. E vërteta është se bezdisem nga çdo lloj fotografie, rrallë të stisem në ndonjë pozë dhe këtë e bëj kryesisht për çështje familjare dhe kurrë në grumbullimet shoqërore. Prandaj u shmangem pozave, ashtu si kurrë nuk mbart me vete aparat fotografik ndonëse kam dy tre në shtëpi, dhurata nga njerëz të afërt që kujtojnë se një aparat fotografik ka rëndësi të veçante. Si rrjedhojë kur ky njeri qarkullon me
235

videokameren nëpër aktivitete të ndryshme shumë herë pyes veten perse i grumbullon këto fotografi ose filma, kur nuk ka asnjë funksion të veçantë shoqëror. Por, ka të ngjarë që kjo të jetë një nga manitë e tij, ose njëfarë “hobi” si do ta quanim në gjuhën e sotme moderne. Para dy tre ditëve e gjeta ne Omonie ku tashmë kaloj rrallë e më rrallë. Kush ka kaluar andej dhe ka dëgjuar bisedat e “emigrantëve shqiptarë” pranë qoskut ku shiten gazetat shqiptare, e kupton mirë pse i shmangem këtij vendit që dikur ishte shumë i preferuar jo vetëm për mua por dhe për shumë intelektualë shqiptarë. Ai, ish arsimtari më përqafoi pa teklif duke thënë: “Ku humbe ti more vëlla!” dhe pastaj , si më shikoi mirë shtoi : “Më duket se je plakur kohët e fundit!” Qesha duke i thënë se vitet kalojnë dhe kurrë nuk kam thënë se jam akoma i ri. Megjithatë nuk e ngacmova që t’i them se edhe ai nuk ishte më kaq i freskët si dhjetë vjet më parë. Kur po bëhesha gati të largohesha me kapi prej krahu dhe më tha: “Dua ndihmën tënde dhe e di se vetëm ti mund të më përkrahësh!” Unë sigurisht nuk e dija se si mund ta ndihmoja por jemi mësuar që njerëzit në mërgim të kërkojnë shpesh ndihmë për halle të ndryshme. Kështu, ndala hapin dhe e pyeta si e kishte hallin. „Ja - më tha - është puna për kishën shqiptare”. “ Ç’problem ka kisha shqiptare dhe kërkon ndihmën time?” - u habita unë që kurrë nuk prisja që dikush të më kërkonte ndihmë për këtë duke njohur konceptet e mia në drejtim të fesë. Ai nuk e kuptoi qesëndinë time. „Mendojmë ne ortodoksët shqiptarë – tha - të hapim një kishë shqiptare këtu në Athinë!” Me njëmend u shtanga. Këtu nuk kishte më shteg për qesëndisje, as për tallje. Një përpjekje e tillë ishte bërë vite më parë dhe në këtë kurth kishte rënë dhe i ndieri Aristidh Kola por në mbledhjen që u bë unë dhe Jani Miha kundërshtuam
236

një veprim të tillë duke mos dashur të themelohej një kishë e re në gjuhën shqipe në Athinë që të varej nga kisha greke, kur dihet se kisha shqiptare është autoqefale. Kësisoj përpjekja kishte dështuar dhe shumë nga nismëtarët e kësaj “vepre” më sulmuan mua në mënyrë brutale, por kjo pak rëndësi kishte. Nga ana tjetër kisha mësuar se në një takim me kryetarin e PASOK- ut Jorgos Papandreu, po ky njeri, ndërmjet halleve të shumta të emigrantëve shqiptarë në Greqi, kishte ngritur dhe çështjen e kishës! Sigurisht ky qëndrim i kapërcente kufijtë e një “bisede” abstrakte ndërmjet disa pak shqiptarëve ortodoksë që duan të llomotisin ose dhe të psalin në gjuhën e tyre në Athinë. Natyrisht nuk kam asgjë kundër kishës as kundër ndonjë besimit tjetër fetar, por të ngresh një çështje të tillë në Greqi kur nuk ke hapur asnjë shkollë në gjuhën tënde për mijëra fëmijë që jetojnë këtu, është marrëzi! Dhe kur mendova se këtë e bënte një ish arsimtar më ngjiti gjaku në kokë. Lashë çantën mbi një mur aty afër dhe i u drejtova pak i zemëruar - në fakt isha shumë i zemëruar. Pranë nesh u afruan dhe dy tre shqiptarë të tjerë, ndërmjet të cilëve edhe një ish arsimtar i nderuar menjimend. “Domethënë ti ishe ai që e ngrite këtë çështje tek Papandreu? - e pyeta. Ai pohoi sikur të kishte bërë ndonjë gjë për t’u lavdëruar. “Dhe cilët janë këta ortodoksë shqiptarë që e kërkojnë këtë? Jeni organizuar në ndonjë shoqatë dhe ti i përfaqëson këta?” “Jo, - më tha. Vetë e vendosa, por e di se shumë ortodoksë shqiptarë e kërkojnë një gjë të tillë!” “Domethënë si e kërkojnë? Të kanë vënë ty përfaqësues e të thonë ta kërkosh ti në emër të tyre?” Këtu sikur nuk dinte si të përgjigjej. “Po mirë, - vazhdova unë, - sa shkolla në gjuhën shqipe kini hapur këtu në Athinë e në mbarë Greqinë? A mësuat juve se Greqia që din të përparojë hapi shkollë të mesme greke në Korçë? Ju ku jini, apo merreni me kishën? Kush do të shkojë në këtë kishë kur fëmijët tuaj nuk mësojnë gjuhën amtare?”
237

Të pranishmit e tjerë me përkrahën pa rezerva, por ish arsimtari ngulte këmbë në të tijën. Atëherë i përmenda Shën Kozmanë, i cili është shumë i njohur në Shqipërinë e Jugut dhe deri në Myzeqe (dihet se qe masakruar në Matkë, ku gjendej kisha e ndërtuar nga Ali Pasha Tepelena dhe varri i tij deri para disa vjetëve, pranë lumit Seman, nuk e di ç’u bë pas rrënimit të kishave nga diktatura). Këtë murg të shquar, që ndërsa ishte i shenjtëruar në ndërgjegjen popullore, kisha greke e shpalli shenjtor aty nga viti 1962, sepse nuk kishte qenë despot dhe as që kishte punuar për kishën, por kishte punuar gjatë gjithë jetës për hapjen e shkollave dhe përhapjen e gjuhës helene në popujt e gjuhëve të tjera, kryesisht tek shqiptarët. Duke pasur një ferman të Sulltanit në dorë dhe një urdhër te Patrikanës ai u nis nga Mesollongji dhe në çdo fshat hapte nga një shkollë dhe për mësues ngarkonte priftërinjtë. Një nga rastet tipike tregohet për Himarën. Në këtë qytezë një mërgimtar kishte ndërtuar një kishë që e hapte njëherë në vit ose sa herë shkonte vetë në vendlindje dhe banorët e mbanin për kishë çudibërëse dhe kurrë nuk guxonin ta preknin. Madje as prifti i fshatit nuk guxonte t’i afrohej kishës e cila ishte kyçur me tre palë brava. Një mbrëmje pra arrin në Himarë murg Kozmai (akoma nuk ishte shpallur shenjtor as nga banoret e thjeshtë) dhe kërkon që të gjithë banorët të mblidhen në sheshin qendror që të bisedojnë çështje serioze të kristianizmit. Sigurisht fama e tij kishte arritur më parë në Himarë, ai dallohej si elokuent i madh, kur fliste thonë se nga sytë i shpërthenin xixa dhe njerëzit bindeshim lehtë ndaj fjalëve të tij të flakta. Por dihet se Himara kishte njëfarë autonomie ndaj pushtetit osman dhe ky fakt i jepte të drejtë që banorët të vepronin më lirisht nga banorët e tjerë të perandorisë. Jo se kurrë perandoria osmane ndaloi kishën ose predikimin e fesë kur dihet se në Stamboll pushteti kishte dy koke: Sulltanin dhe Patrikun e plotfuqishëm. Në shesh u mblodhën të gjithë banorët dhe Kozmai u foli për “zgjimin” e të krishterëve, (sepse dihet se aso kohë flitej
238

vetëm për të krishterët) dhe se ky zgjim nuk mund të bëhej në qoftë se njerëzit nuk do të mësonin “Gjuhën e perëndisë” dhe kjo gjuhë ishte sigurisht gjuha greke. “Të hapni menjëherë shkollë - foli murgu mendjendritur, sepse kështu do të shpëtoni dhe nga errësira, por edhe do të bëheni të krishterë të mirë!” Atëherë kryeplaku që duhej të dinte pak greqisht (përveç priftërinjve domosdo) i tha Kozmait se nuk kishin ndërtesë të bëjnë një shkollë dhe se njerëzit në atë vend shkëmbor ishin shume të varfër. Atëherë Kozmai pa kishën e mbyllur që ishte mbi një bregore. “Ajo ndërtesë aty ç’është? - pyeti. “Ajo është kisha e filanit dhe të filan shenjtor çudibërës dhe askush nuk ka të drejtë të hape derën përveç se vetë ai që e ndërtoi për shpirtin e vet!” Kozmai buzëqeshi me naivitetin e fshatarëve. “Me sillni një sëpatë” - tha. Fshatarët u habiten sepse kishin dëgjuar se kudo që kalonte ky murg i shenjtë mbillte nga një pemë dhe kurrë nuk “PRISTE” një pemë me sëpatë. Megjithatë shkuan dhe i sollën një sëpatë të madhe. “Ejani me mua!” - tha dhe u nis drejt kishës duke mbajtur sëpatën në sup. Fshataret, burra, gra, fëmijë dhe pleq, e ndoqën nga prapa si kope delesh me shumë nga kureshtja se ç’do të bënte murgu i çuditshëm. Kur arritën përpara derës së kishës murgu qëndroi dhe e mati me sy. Tha: “Dhe pse e keni mbyllur me kaq brava?” “Kjo kishë është çudibërëse uratë dhe kushdo që do të guxoje ta prekë do ta ndëshkojë shenjtori shumë rëndë! Askush nuk ka guxuar deri sot të prekë derën e saj!” “Megjithatë e kanë mbyllur me një derë kaq të rendë dhe me kaq brava!” - qesëndisi Kozmai. Dhe pa një pa dy, në sytë e zgurdulluar të besimtareve syleshë ngriti sëpatën dhe e bëri copë derën bashkë me bravat! Fshatarët e trembur u sprapsën dhe nisën të largohen nga frika, por Kozmai me sëpatë në dorë
239

u doli përpara duke thirrur si dinte ai: “Qëndroni! Asnjë e keqe nuk ka për t’ju gjetur sepse unë e theva derën! Asnjë shenjtor me mend nuk donë që ju të mos mësoni të lexoni e të shkruani gjuhën e Krishtit! (dihet se për mos njohësit e së vërtetës Krishti kishte qenë helen dhe fliste gjuhen helene!) Kjo kishë do të bëjë dy veprime në të njëjtën kohë: do t’u bëjë të krishterë të mirë por do të mësoni dhe gjuhën e nuk do të jetoni më në errësirë. Që nesër priftërinjtë e fshatit do të mbledhin këtu fëmijët dhe do t’u mësojnë shkrim e këndim! Në qoftë se vjen pronari që e ka ndërtuar dhe ju dëbon të mos e dëgjoni por ta dëboni atë dhe ta dërgoni të vijë të më takojë mua! E gëzofshi pra shkollën dhe qofshi të bekuar nga unë dhe nga Zoti….!” Këtë histori u përpoqa t’ua them atyre tre katër shqiptarëve që kishin durim të më dëgjonin, por megjithatë nuk besoj që “ish arsimtari” të jetë bindur. Është menjimend marrëzi të kërkosh nga shteti grek të hapë një kishë (shteti kurrë nuk hap kisha akoma dhe në Greqi!) kur, si thamë fëmijët e shqiptarëve nuk kanë asnjë (ASNJË) shkollë qoftë fillore në Greqi. Prandaj shpresoj që historia e Shën Kozmait t’i bëjë besimtarët tanë (ata pak që janë) që të kuptojnë se edhe besimi fetar kërkon që njerëzit të dinë të lexojnë librat e shenjta që tekefundit i kemi të përkthyera nga Noli i Madh! Athine 19-4-2005

240

KASTRIOT LEKDUSHI

GJUHA SHQIPE DHE SINAN TARE KËRPI!
Shkolla e fshatit Lekdush në Kurvelesh mban emrin e atdhetarit Sinan Tare Kërpi, bir i këtij fshati me emër për etjen për arsim e dituri dhe për aftësitë intelektuale që i karakterizon banorët e tij. Fshatrat e tjerë për rreth, për këtë veçori, që i karakterizon Në foto: Kastriot LEKDUSHI lekdushasit kanë nxjerrë edhe një anektodë: Në qoftë se do të vrasësh dyzetë lekdushas hidh një gazetë në mes të fshatit dhe të gjithë do të turren kush e kush ta marrë i pari. Me siguri po të hedhësh një bombë do të vrasësh jo pak banor të këtij fshati. E treguam këtë histori, jo për egoizëm, sepse Unë jam me orgjinë nga Lekdushi, por për të bërë një lidhje të një prejardhje origjinale të atdhetarit Sinan Tare Kërpit, i cili hapi shkollën e parë shqipe në fshat. Por para se zoti Sinan Tare Kërpi të hapte shkollën në fshat ka lënë një histori, e cila në vetvete edhe për ditët e sotme është një mesazh i madh, për të mos thënë një amanet.
241

Sinani në vitet para shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë ndodhej emigrant në Amerikë. Si djalë i shkolluar, që ishte Sinani në ato momente ishte pranë shumë bashkëfshatarëve të tij, por edhe bashkë krahinorëve të tjerë, të cilët punonin dhe jetonin bashkë me të. Ai i ndihmonte,duke lexuar letrat ,që u vinin nga familjet e tyre dhe në të njëjtën kohë ju shkruante përgjigjet, të cilat i’au kthenin familjeve. Për Sinanin kjo punë ishte një ngarkesë e madhe, por atë nuk e shqetësonte pse lexonte letrat dhe shkruante përgjigjet e tyre. Shqetësimi i tija ishte fakti se bashkë krahinorët e tij nuk dinin shkrim e këndim. Mësimi i gjuhës amtare ishte një domosdoshmëri jo vetëm për të shkruar dhe lexuar një letër por edhe për t’u integruar në jetën e një vendi, për rastin konkret siç ishte Amerika. Atë e shqetësonte edhe fakti tjetër, se kjo mangësi nuk vihej re tek emigrantët e kombësive të tjera. Për atë ishte një fatkeqësi analfabetizmi i bashkëkombësve të tij. Sinani, duke parë se interesimi ishte i dobët për të mësuar shkrim dhe këndim, me gjithë përpjekjet e vazhdueshme të tij për ti bindur, gjeti një zgjidhje sa humoristike aq edhe origjinale për të realizuar synimet e tij prej atdhetari. Dhe ja si veproi burri mençur e i shkolluar . Një ditë shkon në kafenenë ku mblidheshin të gjithë bashkëfshatarët e tij i mërzitur dhe i shqetësuar. Shqetësimi ra në sy të të gjithë të pranishmëve dhe e pyetën se çfarë kishte ndodhur? Kaq deshi Sinani dhe më pas e vërtiti muhabetin si deshi Ai. Më gjeti hataja u thotë Sinani, harrova germat, nuk shkruaj dot as emrin tim dhe shqetësimi në mimikën e Sinanit sa vinte dhe rritej. Kafenenë për pak çaste e mbuloi heshtja. Edhe e besonin edhe se besonin. Deri këtu shkoi sipas planit të Sinanit. Të pranishmit vetëm mendonin se si do të dilnin nga situata. Dhe nuk vonoj një zgjidhje më se origjinale. Bashkëfshatari i Sinanit, i cili mbahet nga kurveleshasit edhe sot e kësaj dite për vasietet, që ka lënë Afus Faslli Llapaj, (gjyshi im) ju drejtua Sinanit me fjalët: -Sinan mos u mërzit, shyqyr që të kemi gjallë ty, pa çdo gjë rregullohet. Merri letrat, që më
242

kanë ardhur mua, hidhu një sy, kujtoj germat dhe na i mëso dhe neve. Të gjithë të pranishmit e mirëpritën këtë zgjidhje, por më i pa përmbajtur u tregua Sinani, i cili i kërkoi të zotit të kafenesë tu jepte të gjithë të pranishmëve nga një laps e një fletore dhe me një herë filloi nga puna. Atë ditë të pranishmit mësuan fjalën “Albania”. Më pas Sinani do të vazhdonte me një program të rregullt dhe të gjithë bashkëfshatarët e tij jo vetëm mësuan të shkruanin e të lexonin shqip, por u shkolluan nëpër universitetet e Amerikës. Kjo histori ka ndodhur 100 vjet më parë. Më pas atdhetari Sinan Kërpi u kthye në atdhe dhe midis shumë veprimtarive të tjera atdhetare, hapi dhe shkollën e parë shqipe në fshatin e lindjes. Këtë shkrim mund ta përfundoja deri këtu dhe lexuesit t’i jepja një kënaqësi të veçantë. Por diku tjetër fle lepuri. Fjala është se shumë po flitet dhe as gjë nuk po arrijmë për mësimin e gjuhës Shqipe për fëmijët e emigrantëve. Në Greqi, jo pak herë këtë temë e kemi trajtuar në faqet e shtypit të emigrantëve, ku nuk kanë munguar edhe analizat e hollësishme, si dhe mendime për zgjidhjen e tij. E vërteta është se ka një sensibilizim të shoqërisë, të qeverive Shqiptare dhe Greke, ka një lëvizje dhe shqetësim nga masa e intelektualëve në emigracion, ka dhe angazhime konkrete, ku tek- tuk është hapur ndonjë kurs për mësimin e gjuhës Shqipe nga intelektualë me përgjegjësi dhe ndërgjegje të lartë kombëtare. E megjithatë deri tani problemi mbetet pa hapësira për t’u vënë në rrugën e zgjidhjes. Kësaj i thonë: “Si të e mos gatuaj”. Midis të tjerave, për mendimin tim shqetësim mbeten familjet e emigrantëve. Në Athinë janë hapur dy shkolla të gjuhës shqipe nga intelektualët Lorenc Koka dhe Ilia Thaka. Të dy kurset zhvillohen pa pagesë, dhe me gjithë atë, shumë pak fëmijë shkojnë në këto kurse, kur po në këto shkolla, por edhe në shkolla greke fëmijët e emigrantëve Shqiptarë mësojnë gjuhët evropiane me pagesë. Ky fakt tregon edhe për punën pa nivel
243

që bëjnë shoqatat e emigrantëve për të mbajtur lartë ndërgjegjen kombëtare. Është fakt se në këtë drejtim nuk është bërë një punë e mirëfilltë nga shoqatat për ndërgjegjësimin e emigrantëve për problemin në fjalë. Mendoj se dy janë linjat për të cilat shoqëria shqiptare në emigracion duhet të angazhohet: E para në ruajtjen dhe zhvillimin e kulturës kombëtare dhe e dyta: në ruajtjen e gjuhës amtare nga fëmijët e emigrantëve. Natyrisht edhe shtypi përditshëm duhet të japë kontributin e vet, si në aspektin propagandistik , ashtu edhe në botimin e programeve mësimor në faqet e tij. Shoqatat nuk duhet ta kufizojnë veprimtarinë e tyre vetëm duke ngritur probleme para qeveritarëve të të dy vendeve, por të sigurojnë dhe të ndërgjegjësojnë masën e emigrantëve, (anëtarëve të tyre n.q.s kanë) për domosdoshmërinë e gjuhës shqipe.

244

UNË JAM SHQIPTAR, NUK JAM GREK
Sipas tregimit të një kamerieri ... Një mbrëmje më vjen në lokal një grup prej dhjetë anglezësh. Të zhurmshëm, krenarë se vijnë prej një vendi që “dielli nuk perëndon kurrë”, më kërkuan t’i sistemoj në një kënd ku të shihej deti në perëndim të diellit... I sistemova, u mora porosinë... Njeri nga ata nisi të më flasë greqisht. Gjatë kohës që shërbeja më shikonte drejt e në sy. Në një moment më tha: “Më falni po më duket se nuk jeni grek. Nga jeni?” “Nga e kuptoni ju që unë nuk jam grek? - iu përgjigja po me pyetje” “Ju flisni një anglishte të përkryer, me një theks që nuk e ka greku” - më tha. “Grek nuk jam – i thashë. Por çfarë tjetër të jem përveçse shqiptar?” U ngrit në këmbë dhe më tha: “Edhe unë shqiptar jam.” “Po mirë, i thashë - greqishten nga e dini?” “Unë jam nga ata shqiptarët e hershëm që kanë ardhur në Greqi” - më tha. E kuptova menjëherë dhe i fola në gjuhën e arvanitëve. Më shikoi menjëherë mendja tek arvanitasit e Thivës ndaj e pyeta: “Mos je nga Thiva?”
245

“Po, më tha me një vendosmëri befasuese. Jam nga Kackaveli.” Kishte vite që kishte emigruar në Angli dhe jetonte atje. Fillova, në gjuhën e të parëve të tij t’i flas e t’i lakoj njëri pas tjetrit fshatrat nga Kackaveli, ku lindi dhe kaloi fëmijërinë studiuesi i madh i komunitetit arvanit Aristidh Kola e me radhë të gjitha katundet nga malet e larta e deri në bregun e detit. Ai, ndërsa unë i përmendja një për një ato vende ku ai kishte kaluar fëmijërinë u tjetërsua, sytë iu mbushën me lot dhe nisi të belbëzojë në gjuhën e vjetër shqipe, në atë gjuhë që të parët e tij e kishin mësuar e përcjellë brez pas brezi prej qindra vjetësh. Atë gjuhë që e ruajnë dhe e përcjellin edhe sot. Një javë të tërë, sa ndeji në ishull më kërkonte t’i qëndroja pranë, t’i shqiptoja e të më shqiptonte fjalët e bukura të gjuhës shqipe, fjalë që kishin kaq rrënjë e kaq degëzime në shpirtin e tij sa nuk përshkruhen. Ajo që më bëri përshtypje te ai njeri ishte palëkundshmëria e tij në rrënjët e veta. “Unë nuk jam grek. Jam shqiptar dhe fëmijët mi janë shqiptarë.”... Zëri i atij njeriu më jehon në shpirt, më ngroh tërë qenien dhe më bën ta ndjej veten krenar që jam shqiptar...

246

26 SHTATORI – DITA EVROPIANE E GJUHËS AMTARE
* Historia e DITËS EVROPIANE TË GJUHËS AMTARE i referohet një vendimi të Këshillit të Evropës që bashkë me Bashkimin Evropian, pas një sërë veprimtarish që ishin zhvilluar gjatë vitit 2001 si viti i Gjuhëve të Evropës, e kishin shpallur 26 shtatorin si DITA E GJUHËVE TE EVROPËS. Dhe të gjitha vendet pjesëmarrëse kishin marrë obligime për mbështetjen e gjuhëve mbështetur në realitetet. * Greqia, duke qenë anëtare edhe e BE ka detyrime të veçanta. Sa ajo i përmbush këto detyrime - standarde!? * Pa gjuhë dhe kulturë origjine amtare s’ ka as përshtatje, as integrim, por ka vetëm humbje identiteti e asimilim. * * *

A e dini se çfarë është 26 shtatori? Këtë pyetje ua bëra disa zyrtarëve në Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës të Republikës së Shqipërisë. Nuk munda tua bëj titullarëve të lartë. As drejtorëve të drejtorive, as zëvendës ministrave dhe as Ministrit. Arsyeja është e thjeshtë. Ata janë të gjithë të zënë, ditën e natën, në mbledhje e në udhëtime. Përgjigja e “të vegjëlve” përfshirë edhe atyre që morën pjesë në seminarin kombëtar për mësimin plotësues të gjuhës shqipe nga 23 – 25 korrik 2007 në Durrës ishte mohuese. Askush nuk e dinte se 26 Shtatori është Dita
247

Evropiane e Gjuhës Amtare (!) është “DITA E GJUHËVE TË EVROPËS “. As unë, me thënë të drejtën, nuk e dija. E mësova nga një thirrje që Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Kosovës, nëpërmjet punonjësit dhe veprimtarit të shquarit për mësimin e gjuhës shqipe në emigracion Nuhi Gashi, nëpërmjet internetit u dërgonte të gjithë mësuesve që morën pjesë në seminarin e Durrësit, përfshirë këtu edhe mësuesit vullnetarë në Greqi. Po cila ishte përmbajtja e kësaj thirrjeje? “Të nderuara kolege , Të nderuar kolegë, Të nderuar veprimtarë të SHSHMP (Shkolla Shqipe e Mësimit Plotësues) në diasporë! Dy e shumë gjuhësia si dhe multikulturaliteti tashmë janë një realitet global dhe së pakut ne Evropë trajtohen me përparësi që zhvillohet vazhdimisht. Garantimi i të drejtës për gjuhën amtare dhe kulturën e origjinës janë ndër vlerat më fisnike të një shoqërie moderne. Në kuadër të punës së përditshme që bëni si mësues të gjuhës amtare shqipe dhe duke e ditur rolin e mësimit të gjuhës amtare, pastaj bazuar në njohjen tuaj me kërkesat kulturore të fëmijëve shqiptarë, me shkallën kulturalisht aksidentalisht të ulët të përfshirjes së tyre në SHSHMP në diasporë, me kompetencën e tyre në fushë të gjuhës dhe të kulturës kombëtare, në raportet tuaja dhe të komunitetit që i përkisni me shtetet pritëse, përkatësisht në statusin kulturor të këtij komuniteti, jua kujtoj se DITA EVROPIANE E GJUHËS AMTARE është rast i mirë për aktivitete të ndryshme kulturore, ku përveç të tjerash mund të vazhdohet edhe më tej me afirmimin dhe promovimin vazhdueshëm të punës që bëni dhe interesit që kanë fëmijët dhe gjithë shoqëria prej saj, përfshirë këtu edhe shoqërinë vendore. Pra, ju rekomandoj që për 26 SHTATOR (e njohur si Dita Evropiane e Gjuhës Amtare, e shpallur nga Këshilli i Evropës) të jeni gati me programe të ndryshme publike kulturore, posaçërisht në projektet e
248

ambientet ndërkulturore në vendet ku jetoni e punoni...” E fiksova këtë për t’ia përcjellë lexuesit dhe veçanërisht mësuesve dhe prindërve dhe pasi e falënderova z. Gashi për mesazhin i kërkova disa hollësira për “ Ditën Evropiane të Gjuhës Amtare “. Korrekt në punë dhe në përkushtimin qytetar dhe atdhetar ai më dërgoi menjëherë përgjigjen e më poshtme: “ I dashur z. Ashiku! I lexova me kujdes materialet dhe shoh që jeni ndër të paktët që problemet e diasporës i merrni me shpirt - si thonë. Qarkorja ime drejtuar mësuesve në thelb ishte një si rekomandim kolegial - profesional që, përmes shënimit të kësaj dite me aktivitete kulturore të fëmijëve dhe të rinjve shqiptarë, të sensibilizohen autoritetet vendore (bashke me buxhetet e ndërtuara edhe nga tatimpaguesit jo rezidentë apo të origjinës tjetër) që ta shtojnë përkujdesjen institucionale ndaj ” të huajve “ dhe qytetarëve të origjinës e gjuhës tjetër gjithnjë edhe në kuadër të te drejtës së tyre të kultivimit të gjuhës dhe të kulturës së origjinës. Pra, që në shkollat e kurset e gjuhës shqipe të rritet numri i frekuentuesve. Njëkohësisht të trokitet edhe në ndërgjegjen kulturore dhe kombëtare të prindërve shqiptarë se pa gjuhë dhe kulturë origjine amtare s’ ka as përshtatje, as integrim, por ka vetëm humbje identiteti e asimilim. Pra, të dine se ne Evrope ka një politike se pakut deklarativisht të shpallur të drejte gjuhësore dhe kulturore, ka një standard që e respekton dhe e mbështet gjuhën edhe të drejtën e tjetrit për gjuhën e vet, si pjesë e thesarit kulturor të këtij kontinenti. Dhe, duke iu referuar edhe këtyre fakteve të insistojnë në realizimin e të drejtës së tyre për mësimin plotësues në gjuhen amtare. Historia e DITËS SE GJUHËVE TE EVROPËS i referohet një vendimi të Këshillit të Evropës që bashkë me Bashkimin Evropian, pas një sërë veprimtarish që ishin zhvilluar gjatë vitit 2001 si viti i Gjuhëve të Evropës, e kishin shpallur 26 shtatorin si DITA E GJUHËVE TE EVROPËS. Dhe të gjitha vendet pjesëmarrëse kishin marrë obligime për mbështetjen e gjuhëve mbështetur në realitetet:
249

- Evropa është shumë gjuhësore dhe duhet të mbetet e tillë, - Mësimi i gjuhës ofron shanse dhe mundësi të reja, - Këtë duhet dhe mund ta bëjë çdokush. Në situatën konkrete në Greqi dhe të komunitetit shqiptar atje, të përkujtohet se Greqia, duke qenë anëtare edhe e BE ka detyrime të veçanta. Sa ajo i përmbush këto detyrime standarde!? Sa i përmbushin shtetet e tjera detyrimet ndaj komunitetit grek atje dhe të drejtës se tyre për gjuhen dhe kulturën e origjinës!? Ka këtu një përafrim apo ka një diskrepancë totale! Ekziston pista politike dhe juridike për realizimin e të drejtës! Po e përmend edhe si metaforë fjalën e njohur nëna nuk e merr fëmijën po nuk qau. Gjithë të mirat! Me respekt, Nuhi Gashi * * *

A do të celebrohet DITA EVROPIANE E GJUHËS AMTARE në Greqi? A do të goditet “me grusht mali që s’bëzan”, që kjo ditë të shndërrohet në një ditë regjistrimesh masive në kurset e gjuhës shqipe anë e mbanë Greqisë dhe autoritetet greke të jenë të detyruara të zbatojnë atë që kanë nënshkruar, atë që bëjnë shtetet e tjera evropiane për fëmijët e qytetarëve grekë në Evropë? A do të zbatohet marrëveshja e vjetër midis dy ministrive përkatëse të arsimit të Shqipërisë dhe protokolli Janaku – Pollo që shkollat greke të venë në dispozicion klasat e tyre për mësimin plotësues të gjuhës shqipe për dhjetëra mijërat e fëmijëve shqiptarë? Dhe së fundi: Deri kur do të vazhdojnë mësuesit dhe mësueset shqiptare të bëjnë punë vullnetare, të hapin kurse siç hapte gjashtëdhjetë vjet të shkuara Ndrec Ndue Gjoka? Ka të drejtë Nuhi Gashi i Kosovës kur thotë “Nëna nuk e
250

merr fëmijën po nuk qau”. Kështu kanë vepruar kosovarët në Kosovë, kështu veprojnë sot në diasporë, atje ku ka një fëmijë që flet shqip. Derisa shteti shqiptar dhe MASH – a e tij të zgjohet nga gjumi, fëmijët e mërgatës shqiptare i ka marrë lumi. Të zgjohesh dhe të vihesh në pozicionin e kohës për mësimin e fëmijëve me gjuhën e bukur shqipe është imperativ i ditës.

251

SKICA E PORTRETE
BISEDË ME LIBRIN E PARË TË JETËS
Ishte një ditë e veçantë, nga më të veçantat dhe më të shënuarat në jetën e njeriut, Ditë që mbahet mend edhe kur bëhesh baba apo nënë, edhe kur merr fëmijën e parë përdore dhe e sheh tek vë mbi bankën e klasës së parën një tufë me lule, edhe kur bëhesh gjysh e gjyshe e gëzimi njerëzor rritet në progresion gjeometrik, sa të kesh jetë. ...Në fillim ata dhuruan lule. Mësuesve e nënave që hynin

7

252

në sallë u dhanë në dorë, me buzëqeshje nga një trëndafil të kuq. ...Më pas ata u ngjitën në skenë, madje edhe pa u ftuar: recituan, harruan, vazhduan duke i dhënë dritë e gaz sallës. ...Më pas u bënë për pak sekonda seriozë. Ishte çasti kur morën në duar librin e parë të jetës së tyre. ...Më pas shpërthyen në gaz e në një krenari si të kishin marrë çmimin më të madh të jetës së një njeriu. ... Më pas, ulur në karriget e sallës, pranë prindërve e të dashurve, ç’fletuan librin, ABETARE –n me një seriozitet e një gëzim që buronte nga shpirti e ujiste me shend e verë tërë qelizat e dukshme të trupit e veçanërisht fytyrën, sytë e buzët. Xheni Papën, Disi Papën, Ana Janon dhe Renato Zaçen syu fotografik i kapi në bisedën e tyre të parë me Abetaren... 7 mars 2007

253

ELEONORA GJOÇAJ...
Këshilli i Prindërve të gjimnazit 5 të Nea Ionisë në Athinë, i dhuron nxënëses shqiptare Eleonora Gjoça një pllakat me çmimin më të lartë që u jepet nxënësve që shkëlqejnë në mësime (ARISTIO), me këtë përmbajtje: “Këshilli i Prindërve të gjimnazit 5 në Nea Ionia përgëzon nxënësen Eleonora Gjoça për rezultatet dhe për moralin e saj, në mbarimin e studimeve të gjimnazit gjatë vitit shkollor 2006 - 2007” Nxënësja shqiptare, Eleonora Gjoça mbaroi gjimnazin (sipas sistemit arsimor grek) me notën mesatare 19,12. Për përparimin e lartë në mësime, Eleonora mori edhe nga vetë ministrja greke e arsimit Marieta Janaku, të njëjtin çmim “ Aristio “. E megjithatë, pllakati i çmimit më të lartë të vlerësimit në gjimnaz, “Aristio” dhënë nxënëses shqiptare Eleonora Gjoça nga Këshilli i Prindërve, është në vetvete një vlerësim i dyfishtë. Janë gjithë prindërit e nxënësve që studiojnë në gjimnazin grek që vlerësojnë në shkallën më superiore nxënësen shqiptare që shkëlqen me mësime dhe me sjelljen e moralin e saj. Është, në dukje, një ceremoni e të zakonshmes. Mirëpo, vlerësimi i sjelljes shembullore dhe shkëlqimit në mësime të nxënëses Eleonora Gjoça, si edhe e mijëra bashkënxënësve bashkatdhetarë të Eleonorës, që mësojnë dhe janë edhe ata të shkëlqyer në mësime në shkollat greke, për gjithë komunitetin shqiptar emigrant në Greqi, ka edhe kuptimin më të madh. Që
254

edhe ne, emigrantët shqiptarë, fëmijët tanë që mësojnë bashkërisht me bashkëmoshatarët e tyre, jemi të barabartë me të gjithë ata që jetojmë bashkërisht. Dhe treguesi më i madh i ndjesisë të barazisë në shoqërinë greke, emigrantët shqiptarë e ndjejnë kur vetë grekët vlerësojnë kontributin dhe personalitetin e bashkëkohësit, të emigrantit. Këshilli i prindërve të gjimnazit 5 të Nea Ionisë në Athinë, vlerësoi me çmimin më të lartë “Aristio” nxënësen Eleonora Gjoça, pa e dalluar, pa e veçuar, që është nxënëse emigrante. Dijet dhe kultura e njeriut nuk dallohen, nuk kategorizohen në “vendas”, në i “ huaj”. Dijet dhe kultura u shërbejnë të gjithëve dhe nuk janë privilegj i disave, apo të privohen për të tjerët. Ky është mesazhi më i madh i çmimit më të lartë “ARISTIO”, që Këshilli i Prindërve të gjimnazit grek të Nea Ionia në Athinë i dha në radhë të parë nxënëses shqiptare Eleonora Gjoça. Që cilado je, edhe nga cili vend ke ardhur, derisa mëson dhe shkëlqen në shkollë, je e barabartë me ne. Je kështu si je NDERI i shoqërisë. Në shoqëri njerëzit, cilido qofshin, dhe nga cilido vend të jenë, e gjejnë më mirë rrugën e zëmrës së tyre, të komunikimit, të harmonisë. Të një bashkëjetese të përbashkët. Ashtu, si e ka gjetur këtë harmoni, këtë dashuri, këtë bashkëjetesë edhe nxënësja shqiptare me bashkënxënësit dhe bashkëmoshatarët e saj. Nga të dy palët ka edhe bashkëshkëmbim reciprok. Eleonora me shembullin e moralit dhe me shkëlqimin e saj në mësime, u jep krenari edhe bashkëmoshatarëve të saj, por edhe gjithë prindërve të bashkënxënësve të saj. Dhe bashkëmoshatarët, prindërit e tyre, i japin Eleonorës çmimin më të lartë të vlerësimit të asaj krenarie shembulloreje që u ndjenë për atë. J.B E enjte, 14 shkurt 2008

255

NE, MËSUËSIT PA NXËNËS…
Kanë kaluar 11 vjet...dhe sa herë kaloj pranë ndonjë shkolle e shikoj nxënësit në oborr, ngadalësoj hapin …Nuk e di cila ndjenjë është më e fortë: malli për të kaluarën apo dhimbja për të tashmen. Por ditën e 7 Marsit, ne ish mësuesit (sa e rëndë kjo ish…) e ndiejmë më shumë dramën tonë: mungesën e nxënësve. Distanca në kohë dhe në hapësirë bën një vlerësim më të saktë të fakteve dhe fenomeneve.Tani e kuptojmë që kemi pasur nxënës me interesa të gjëra , nxënës të mrekullueshëm. Të ishe mësuese në gjimnazin «Sami Frasheri » nuk ishte e lehtë.Çdo orë mësimi ishte një provë për mësuesin para nxënësve , të gjeje forma të reja , t’u mësoje diçka të re, të gjeje të mesmen midis së vërtetës dhe asaj që duhej thënë. Ata të imponoheshin me personalitetin e tyre. I kujtoj nxënësit dhe në bankat e tyre. Në vitin ë 4-A 86 - 87, Ben Blushi shumë i sjellshëm, i qetë, me një mendim origjinal, Ilir Meta, që kur fliste tërhiqte vëmendjen e të gjithëve, Adrian Kondo që i pëlqente të provokonte diskutime mendimesh të kundërta, Mimoza Kondo që adhurohej nga të gjithë për bukurinë fizike, mendimet dhe seriozitetin e saj, Artan Agolli që rrinte afër dritares , për të qenë dhe brenda dhe jashtë (ishte një Dritëro i vogël, i rritur në kryeqytet, shumë modest për mbiemrin që kishte). Në diskutimet krijuese për veprat e reja letrare shumë herë ishin të pranishëm vetë autorët. Dhe unë e ndieja veten ”ngushtë” me vlerësimet dhe vërejtjet e tyre për librin. Nxënës të tillë ishte e vështirë t’i fusje në kallëpet e shkollës:
256

mesatarja etj. E kisha parasysh porosinë e Fotos që këta nxënës kanë një kulturë letrare që duhet marrë parasysh në vlerësim. Dhe nuk jam penduar për këtë. Gëzohem që nga shkolla “Sami Frashri” kanë dalë emra të shquar dhe personalitete në jetën shoqërore dhe politike të vendit. Largimi nga atdheu nuk na shkëputi nga e kaluara. Shumë prej nxënësve tanë janë këtu. Vërtet prekem kur Olga Vasili më flet me respekt: mësuese Dhimitra. Gëzohem që ka mbetur po ajo vajzë e urtë dhe e sjellshme, e etur për të ditur sa më shumë, me një vështrim të ëmbël,që kur i vija 9, një sumbull loti i qëndronte në mes të faqes. Tek Olga emigrantët gjejnë gjithmonë mbështetje, prandaj e duan. Nxënësja ime Merita Dhamo (që punon në shtypshkronjën e një shtëpie botuese –Selanik) më dhuroi librin e Niçes “Kështu foli Zarathusra „ me dedikimin: “Një kujtim mësueses time të letërsisë, mbas shumë vitesh takimi nga Shqipëria në Selanik. E dashur mësuese, ndoshta kur ishim në shkollë ishim pak çapkënë, por ja, u rritëm, ndryshuam dhe ju kujtojmë dhe do t´ju kujtojmë me respekt. Tani do t´ju shkruaj diçka që të më kujtoni edhe ju. Ditën që doli ky libër unë u çudita, u gëzova, u emocionova dhe shpreha njëkohësisht habi, sepse ne, që na quajnë si më ”injorantët e Evropës” e njohim filozofin Niçe, ndërsa grekët jo. Kjo më dha kurajë dhe forcë për jetën dhe jam krenare që jam shqiptare dhe që jam shkolluar atje. Me shumë respekt, ish nxënësja juaj Merita Dhamo. Selanik 17.11 98". Këtu në mërgim, pas disa vitesh punësh të rënda (të rëndomta) m’u dha mundësia të merrem përsëri me fëmijët në programin “Fëmijët e fanarëve” të Ministrisë Makedonias Thraqis. Në dramën e tyre të madhe ishte e fortë dëshira për mësim. Duke i bërë vërejtje për germat e shtrembra , një fëmijë 9 vjeçar më tha: Nuk e mbyll dot dorën të mbaj lapsin, jam mësuar ta mbaj hapur…(dora e lypësit të Migjenit).Vërtet
257

tronditëse. Në orën shqipe, siç quhej në program, bënim jo vetëm mësimin e gjuhës, por dhe aktivitete, lojëra, këngë. Kjo sidomos kur ishim bashkë më kolegun Flamur Hoxhaj. Këta fëmijë të braktisur më dhanë përsëri kënaqësinë e të qenit mësuese. Në Selanik, në dhjetor të vitit 2000, vizitova ekspozitën fotografike “Emigrantët” të Aleksandër Avramidhit. Ishte prekëse. Fotografia e parë, me përmasa të mëdha, ishte e një nxënësi shqiptar që tregon në hartën e botës atdheun, Shqipërinë. E urova autorin. U befasova kur më tha se nëna e tij është shqiptare. Ai kishte vizituar Shqipërinë dhe vendlindjen e gjyshit në Dardhë të Korçës … Përgëzoj ata prindër që u mësojnë shqip fëmijëve të lindur këtu. Por është për të ardhur keq që shumë fëmijë të ardhur nga Shqipëria e kanë harruar gjuhën amtare. Ishte vërtet prekëse festimi i 7 Marsit të parë në shoqatën “Shqiptarët ë Selanikut”. Duke mos u ndalur në këtë probleme duke vlerësuar shqetësimin dhe punën e shoqatave dhe individëve të ndryshëm për mësimin e shqipes, mendoj se duhet bërë një punë më e organizuar. Të jemi këmbëngulës ndaj shtetit vendas që të zbatohet ligji i 1996, duke i kujtuar se në një vend demokratik si Greqia nuk mund të mohohet një e drejtë e tillë njerëzore e sanksionuar në ligjet ndërkombëtare. Nga ana tjetër, qeveria shqiptare duhet t’i përgjigjet me përgjegjësi shqetësimit të emigrantëve. Këtu në Greqi janë me mijëra nxënës dhe me qindra mësues që mungojnë sot në shkollat e Shqipërisë. Po fondet për ta ku janë? S.O.S. Diçka duhet bërë. Po të ecet kështu , një ditë gazetat shqiptare, librat shqip… nuk do të këtë më lexues... DHIMITRA MALO Ish mësuese e gjuhës dhe e letërsisë në shkollën “Sami Frashëri” në Tiranë. Mars, 2003
258

KRONIKË E NJË VEPRIMTARIE TË BUKUR
Ka një grup që të bën të kërkosh në fjalorin e gjuhës shqipe fjalën më të mirë për ta karakterizuar, fjalë që unë tashmë prej disa vitesh e kërkoj dhe nuk e gjej. Ndoshta vetë emri i tyre “ Bashkimi Rinor & Studentor Shqiptar “ e shpreh më mirë dhe më saktë atë që çdokush ndjen kur ndodhet përpara atyre të rinjve dhe të rejave, të bukur në pamje, të gjallë në shprehinë e fjalës dhe të lëvizjeve... Unë i kam ndjekur në ditët e nëntorit dhe të marsit të këtyre viteve të fundit. I kam parë të thonë fjalën e tyre me peshën e mendimit të brezave për 28 Nëntorin, për Pavarësinë e Shqipërisë. I kam parë të vlerësojnë si historianë të mëdhenj 29 Nëntorin dhe Luftën e Madhe Antifashiste Shqiptare, luftë e cila e radhiti popullin e vogël shqiptar midis kombeve më të mëdhenj të planetit, kombe të radhitur në koalicionin botëror antifashist. I kam parë të vlerësojnë shkollën dhe mësuesin e gjuhës shqipe më 7 Mars. I kam parë tu japin nënave trëndafila të freskët në ditën e tyre të 8 Marsit. I pashë edhe këtë vit, më 8 Mars, në një nga mjediset e Universitetit greko – amerikan. E filluan me aspekte nga filmat më të mirë shqiptarë përgatitur nga Bledian Kodhelaj, filma që evokojnë luftën e madhe për shkollën shqipe dhe për gruan dhe nënën shqiptare.
259

E vazhduan me “ një orë mësimi “ të nxënësve të klasës së dytë të kursit të gjuhës shqipe në Shkollën Shqiptare të Athinës, me këngë e vjersha për abetaren dhe nënën shqiptare. E vazhduan me një histori të shkurtër për 7 marsin e shkollën e parë shqipe dhe 8 marsin e luftën e grave në të gjithë botën për emancipimin e tyre referuar nga Emira Zaimi dhe Juljana Mandra. Vogëlushet Ana Jano dhe Mina Gjinaj recituan vjersha për “Korçën” e shkollës së parë shqipe dhe për “Abetaren”. Këngëtarët Spiro Begolli, Fredi Selko, Edison Bregu, Eno Kalo dhe Bora Agua, mbi telat e kitarës do t’i merrnin të pranishmit fluturimthi në qytetet e Shqipërisë, atje ku burojnë këngët e bukura të popullit tonë. Adelina Balashi, shkrimtare, dramaturge dhe intelektuale e njohur do të përcillte emocione me fjalën e saj. Midis atyre që janë nismëtarë të të gjitha tubimeve të studentëve dhe të rinjve e të rejave shqiptare janë kurdoherë Luvanka Hanxhari dhe Kosta Papa... Në Athinë është një grup rinor e studentor shqiptar tepër i bashkuar, një grup që tërheq pas vetes, me vlerat e veta atdhetare, të mëdhenj e të vegjël. Të jesh pranë tij është me të vërtetë një kënaqësi e madhe. Është si të shohësh përpara teje se si lulëzojnë pemët e si gjelbëron jeta në pranverë. Të bashkohesh me ta është një kënaqësi por edhe një vlerë.

260

KUR U KRIJUA UNIVERSITET I PARË NË SHQIPËRI?
- Një pyetje që ngjalli debat, por edhe krijoi respekt për Shqipërinë dhe shqiptarët emigrantë.
Shkas për atë debat, ose më mirë të themi “leksion” njohës të historisë së Shqipërisë së kohës sonë, u bë një fjalë e përdorimit të gjuhës greke, një pyetje, një habi me pasthirrmë dhe një shpjegim në gjerësi dhe thellësi. Fjala është për ciklin “Dhelta” ose ciklin e lartë të njohjes së gjuhës, historisë dhe kulturës greke që zhvillohet nën kujdesin dhe financimin e Ministrisë së Arsimit dhe Besimeve Fetare të Greqisë. Në këtë kurs marrin pjesë të huaj nga vende të ndryshme të Lindjes e të Perëndimit, kuptohet edhe nga Shqipëria, të angazhuar në punë. Mësuesja, një filologe e përgatitur, i kërkoi një shqiptari që me fjalën e re të tregonte se kur është ngritur në Shqipëri Universiteti i Parë. Shqiptari e ndërtoi në çast fjalinë dhe iu përgjigj pyetjes: - Universiteti i parë në Shqipëri është krijuar në vitin 1957. - Kur, kur?! – pyeti e befasuar mësuesja - Kur?! pyetën thuajse njëzëri të gjithë pjesëmarrësit. - Është krijuar në vitin 1957, – sqaroi studenti shqiptar duke i rrokëzuar fjalët. Këtu nisi debati, një debat që shprehte habi. Secili nga
261

studentët tregonte se kur është krijuar universiteti në vendin e vet. Duhet thënë se në këtë kurs ka studentë nga Rusia, Ukraina, Bullgaria, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, madje edhe nga Afrika e Jugut... Shqipëria kishte universitetin më të ri në botë! Këtu filloi “leksioni”. Shkas u bë një pyetje e dytë: “ Si shpjegohet që emigrantët shqiptarë kanë nivel shumë të lartë arsimor krahasuar me emigrantët e tjerë, madje edhe me vendasit? ... Shqiptarët hynë në historinë e tyre të re me një nivel arsimor më të ulëtin në Evropë dhe një nga më të ultët në botë. Në vitet 1946 – 1947 në shtypin e pakët të kohës (Bashkimi, Zëri i Rinisë) dhe në propagandën gojore qarkulloi parulla “ Bukë dhe kulturë për popullin “dy gjëra që përbënin legjendën e dhimbshme të popullit shqiptar. Kurset kundër analfabetizmit hodhën rrënjë edhe në kullat më të largëta të vendit. Mësues ishin ata që dinin të tridhjetë e gjashtë germat e alfabetit, që dinin të germëzonin fjalët e të formonin fjali. Për fletore u përdorën pllaka guri dhe lapsa guri. Shqipëria, për disa vite radhazi përjetoi shkollimin më masiv që njihej për të gjitha kohët. Lufta kundër analfabetizmit u bë një betejë për dije e kulturë... ... Shkollat fillore u shtuan shpejt në numër duke u shtrirë në formën e “shkollave dimërore” dhe “shkollave verore” në të gjithë vendin. Mësues u bënë ata që i mbaronin ato me rezultate të mira. Kështu ndodhi që ai që mbaroi filloren të mbahej mësues për filloren ashtu siç ndodhi edhe për tetëvjeçaren dhe të mesmen... ...Kështu do të ecej në vitet e para derisa do të krijoheshin institutet e profileve të ndryshme, kryesisht të profilit pedagogjik, historik, bujqësor, politeknik, etj. ...Kështu do të vazhdohej deri në vitin 1957 kur institutet e larta që ndodheshin në Tiranë do të bashkoheshin e do të formonin Universitetin e Parë Shqiptar, Universitetin e Tiranës. ...Universiteti i Tiranës si dhe institutet e tjera të larta të
262

hapura në Shkodër, Gjirokastër, Korçë etj. do të krijonin kushte dhe kuadrin e nevojshëm që jo më arsimi tetëvjeçar por edhe ai i mesëm të shtriheshin në çdo fshat e qendër fshatrash duke bërë që në vitet tetëdhjetë shqiptarët të arrinin në një nivel të përgjithshëm arsimor që qëndronte përkrah vendeve më të zhvilluara të kohës... Ajo ditë mësimi në Stratigu Dhagli 53 në Kato Patisia u shndërrua nga një ditë e mësimit të gjuhës greke në një ditë të mësimit të historisë dhe kulturës të një vendi që ka numrin më të madh të emigrantëve në Greqi, të një vendi që i ka përcjellë botës emigracionin më të shkolluar të të gjitha kohërave. Kjo temë, ajo e dijeve dhe kulturës të emigrantëve shqiptarë, që shpesh befason grekët kur përballen me punën praktike të tyre, pak (për mos me thënë fare) është lakuar. U desh një pyetje e filologes greke, një “leksion” i studentit shqiptar, që auditori i vockël i një klase të mësojë se si një vend i vogël, me universitetin dhe institucionet shkencore më të reja në botë, ka krijuar një dinjitet dhe autoritet që të habit... ... Sot në Shqipëri ka shumë universitete, shtetërorë dhe privatë, ndoshta më shumë se çdo vend tjetër në botë, krahasuar me numrin e popullsisë dhe sipërfaqen e vendit...

263

TË TRETESH NË TRETËSIRË TË HUAJ
Konferencierja, një vajzë e re, me një fletë në dorë tha: “Ai është një djalë i ri që e do poezinë. E flet mirë shqipen por poezitë i shkruan greqisht...” ...Dhe, duke mbajtur në një dorë mikrofonin e në dorën tjetër letrën, nisi të recitojë... Recitoi një vjershë, më pas një dytë, më tej një tretë... I dëgjova mes zhurmës që mbushi sallën. Nuk i ndjeva. Të njëjtën gjë bëri edhe salla. Ai ishte një djalë i ri që siç u tha, fliste “mirë shqip”... Më erdhi keq... Nuk akuzova djalin. Nuk kishte faj. Vetëm dy vjeç ishte kur shkeli në tokën greke... Akuzova “zotin”. Jo atë që rri e na sheh nga qielli... Akuzova “zotat” që rrinë e shohin nga karrigia e presidentit, kryeministrit, kryetarit të kuvendit, karriget e të gjitha partive... Migjeni, dikur thërriste: “Ah sikur të kisha një grusht dhe t’i bija malit që s’bëzan”. Unë, duke perifrazuar poetin e madh, do të doja të thosha: “Ah sikur të kisha një grusht dhe tu bija “zotave” që na lanë të asimilohemi, t’i rrëzoja nga “Olimpi” dhe t’i shkelja me këmbë...” Mjerisht nuk e kam atë grusht dhe jam i detyruar të tretem në tretësirën e një vendi tjetër...

264

BABAI BISEDON ME DJALIN...
Udhëtoja një ditë nga Tirana për në Athinë. Sapo kishte mbaruar liridalja e pashkëve dhe, si rëndom, autobusët janë thuajse bosh. Kështu ndodhi edhe atë ditë... Dhe në një autobus me pak udhëtarë zërat bëhen më të pranishëm dhe fytyrat fiksohen më mirë në kujtesë... Mua mu fiksua një mesoburrë, një njeri që rrihte tek të pesëdhjetë vjetët e jetës së tij. Mu fiksua veçanërisht zëri i tij që më vinte prapa karriges sime duman, aq sa herë – herë fusja dorën në xhep për të shkëputur nga shamitë e letrës ndonjë copë për tu bërë shërbim veshëve... Kështu kaluam Shqipërinë, kështu u futëm në Greqi. Fliste, qeshte, i binte telefonit, fliste me njërin e tjetrin... Kur kaluam urën mbi det të Rios dhe autobusi u turr duke shtrirë perimetrin e rrotave si të donte të sigurohej se gjatësia e rrugës deri në Athinë ishte aq sa shkruhej në tabelë, 206 kilometra, bashkudhëtari ynë pasi i ra një numri telefoni shpërtheu në një bisedë të gjatë në gjuhën vendase. Me thënë të drejtën unë nuk ia them edhe aq greqishtes. I kam bërë nja 350 orë mësimi me mësues me arsim pasuniversitar në filologji por gjithnjë mendohem përpara se ta nxjerr fjalën duke e vënë në numrin, rasën, gjininë, vetën dhe hollësitë e tjera të gramatikës. E di që bëj gabime, sidomos kur është fjala për gjininë duke i bërë burrat gra e gratë burra, por greqishtja e tij ishte skandal. Dhe fliste me kaq pasion dhe siguri sikur të ishte filolog i mbaruar i kësaj gjuhe të lashtë...
265

...Kështu vazhduam. Nuk i numërova as minutat dhe as kilometrat por pa llogari të sakta mund të them se ishin shumë, aq shumë sa një kartë celulari nuk do t’i mbante, pa le pastaj xhepi i një punëtori emigrant. ...Kur mbaroi i tha bashkëbiseduesit “Mirë u pafshim!”... U çudita me kthesën e menjëhershme dhe nuk mu ndenj pa iu kthyer. - Bisedove një orë greqisht dhe në fund përshëndete shqip. Me kë bisedove ? - Bisedova me djalin, - tha ai duke tërhequr vëmendjen tashmë jo vetëm timen por edhe të udhëtarëve të pranishëm. - Me djalin? Dhe fole greqisht ? - Po. Ai mu përgjigj greqisht dhe unë i fola greqisht – tha ai si të thoshte një diçka të madhe, një gjë heroike. Nuk e zgjata. E si ta zgjatja ? A vazhdohet muhabeti me një njeri që jo vetëm në shtëpi por edhe në telefon i flet djalit të tij në gjuhën e vendit të huaj? Edhe unë e kam një djalë, madje në studime universitare. Ka ardhur në Greqi trembëdhjetë vjeç dhe greqishten e ka mësuar në gjimnaz, lice e në universitet. Nuk i flas asnjëherë greqisht se e di se do të qeshë. I flas gjithnjë shqip. Edhe ai më flet gjithnjë shqip. Jo vetëm mua por edhe nënës së tij, edhe shokëve shqiptarë. ...Bashkudhëtari im u ndal diku afërt Korinthit... Unë u ula sot dhe e hoqa nga qelizat e kujtesës sime, për ta përcjellë në qelizat e kujtesave tuaja ndodhinë. Tu flasësh dhe tua “imponosh” fëmijëve që të flasin gjuhën e nënës është një detyrim moral... Tiranë – Athinë, 3 qershor 2008

266

NXËNËSJA INESA BEQIRI “PUSHTON” AMERIKËN
E kisha takuar kalimthi kohë më parë. Më pat bërë përshtypje dashuria dhe kujdesi i veçantë për vajzën e tij, kujdes që më kujtonte poezinë për njeriun që mbante në grusht një zog dhe nuk e lëshonte. Kjo pikë lidhje në kujtesë më bëri që, që në këmbimet e fjalëve të para në telefon të kthehem prapa në kohë dhe të kërkoj në qelizat e kujtesës. Më tha se donte të takohej, madje sa më shpejt. Më foli për një gazetë greke që kishte lexuar një ditë më parë, më foli për vajzën e tij që mbaronte shkëlqyer kolegjin amerikan me bursë të plotë të shkollës. Më foli për... E ndërpreva dhe i thashë se që të nesërmen paradite jam në dispozicion të tij. Më tha se paradite nuk mundej sepse vajza ishte në shkollë. Përsëri në plan të parë vajza, jo vetvetja, jo puna e tij që zë tërë ditën. E lamë të takohemi në mbrëmje... ...U takuam në “ Holargo – 5 “, një stacion në bulevardin e gjerë Mesogjion pesë minuta pas orës 17.30, vonesë pasojë e lëvizjeve të shumta të mbrëmjes. Ishte bashkë me vajzën. Në
267

ato pak metra rrugë deri tek një lokal i qetë më bëri përshtypje respekti për njeri tjetrin, i babait për vajzën dhe i vajzës për babanë. U ulëm dhe nisëm bisedën. Më tha se quhet Fatos Beqiri, se banon në Tiranë por rrënjët i ka nga Tërbaçi i Vlorës. Këtu u ndalëm pak për të dalë “kushërinj “ siç dalin të gjithë shqiptarët kur gërryejnë në rrënjët e njëri tjetrit. Tërbaçiotët e kanë shkruar me germa të mëdha në muzeun e fshatit se të parët e tyre erdhën nga Tërbaçi i Dibrës. Edhe gruaja e tij tha se Dibra e kishte mbiemrin e vajzërisë dhe se fara e hershme e të parëve të saj kishte hedhë rrënjë e marrë jetë në Zerqan... Nxori nga një dosje e fryrë një gazetë ose më saktë me thënë, mesin e faqeve të një gazete në greqisht. Më tha ta lexoja më vonë duke shtuar se ajo u bë shkak që më në fund ta bënte të njohur historinë e vajzës së tij. “Një ditë, para pak kohësh, tha, na ftuan në një takim për nxënësit më të mirë të shkollave të Athinës, takim që u zhvillua në një nga sallat e Ministrisë së Transporteve në Holargo, organizuar nga Ministria e Arsimit. Bashkë me nxënësit ishin të ftuar edhe prindërit dhe familjarët. Erdhën edhe familja e Jorgo Papandreut, vajza në shoqëri të nënës, gjyshes dhe vëllait. Emri i vajzës sime u thirr i pari dhe bashkë me përgëzimet ministrja e arsimit Marjeta Janaku i dhuroi një komplet kompjuterik... Unë këtë rast e mbajta të heshtur. Vajza ime sa vjen e rritet në dije e kulturë, në vlerën e madhe si nxënëse dhe si njeri, e shkëlqyer në të gjitha, e mbyllur në punën e vet. Të dielën rastësisht lexova një gazetë greke, gazetën “Thema”, në faqen e mesit të së cilës shoh një fotografi, në madhësinë e gati një faqeje, vajzën e Jorgo Papandreut nën titullin e madh “ Ëndrra e Margaritës të bëhet biologe “ dhe me një fotoreportazh udhëtimesh të familjes e bashkë me të edhe të vajzës në vendi ekzotike të botës. Vajzën që është në mbarim të Kolegjit të Athinës do ta shoqëronin në Angli babai
268

Jorgo Papandreu dhe e ëma Ada për të dhënë intervistë për të vazhduar studimet në universitetin e Kembrixhit... Hoqa dy vija paralele, në njërën vajza ime, vajza e një emigranti dhe emigranteje të thjeshtë që punojnë e djersiten për bukën e ditës dhe mbijetesën e familjes, vajza me të gjitha lëndët shkëlqyeshëm, vajza që falë punës së saj fitoi një bursë në American Komunity School të Athinës, bursë që i kalon të dyzet mijë eurot...Në paralelen tjetër vura vajzën Papandreu me një familje me famë botërore, me vila, me mësues në dispozicion, me... ...Prandaj ju thirra që të bisedojmë. Ju zgjodha se kam respekt për ju dhe për firmën tuaj në gazetë. Mbi bazën e fakteve le të bisedojmë bashkë...” Tavolina e ngushtë e barit nuk e mbante dosjen e tij të madhe, e mbante prehri i prindit. E hapi dhe nisi të nxjerrë dokumentet në origjinal. I kërkova leje dhe i vura mikrofonin përpara. Desha që përpara se të njoh dokumentet të njoh njeriun, të njoh vajzën, fëmijën e vetëm të Fatos dhe Englantina Beqirit, Inesën që më 24 dhjetor mbush 18 vjeç... Si e ke përjetuar si prind lindjen dhe rritjen e vajzës ? Çdo prind, fëmijën e ka në qendër të vëmendjes. Është çështja më e rëndësishme në familje. Sa fëmijë keni ? Vetëm këtë. Prandaj paske dobësi të madhe për të ? Është lehtë të lindësh një fëmijë por është shumë vështirë, sidomos për ne emigrantët që në kushte dyfish të vështira të edukosh një fëmijë tamam. Është shumë e vështirë. Unë gjithë përvojën e jetës sime, mund të them se kam studiuar shumë në fushën e letërsisë, politikës, shoqërisë, shkencës, si amator, jo si specialist, jam munduar që informacionin e grumbulluar t’ia jap fëmijës. Sokrati i madh thoshte: Njerëzit e mirë hanë dhe pinë që të rrojnë, kurse njerëzit e këqij rrojnë për të ngrënë dhe për të pirë. Unë ndoqa rrugën e parë. Kam sakrifikuar dhe mendoj se ia arrita. Kam edukuar një fëmijë që është e
269

aftë dhe jam i bindur se do të ecë e sigurt rrugës së jetës. Ku e ka bërë klasën e parë vajza ? Këtu. Të parën e fillores ? Po. Në cilin vit keni ardhur në Greqi ? Në vitin 1995 – 1996. Çfarë mban mend nga klasa e parë e vajzës ? Mbaj mend se kishte vullnet të madh, përqendrim në mësime. Nuk hante bukë pa bërë mësimet. Unë në atë kohë edhe nuk përqendrohesha fort se isha shumë i ngarkuar me punë. Çfarë pune bëje ? Punoja në një ndërmarrje ku merresha me reklamat. Po në vitet e mëvonshme cila ishte ecuria e vajzës ? Vazhdoi me të njëjtin ritëm. Sa vinte e dilte më në pah talenti i saj. Pashë se kishte aftësi shumë të madhe për tu përqendruar, ego dhe ambicie në kuptimin e mirë të fjalës dhe kërkonte të dilte mbi të tjerët. E kërkonte këtë. Dhe avash – avash filloi të hynte në debat me mua. E shihja se sikur diçka i mohohej. Nuk i pëlqente rrafshi dhe rrafshimi i gjërave, kërkonte ta vinte në dukje punën e vet, në kuptimin gjithmonë pozitiv. Unë mendoj që njeriut që është i zoti duhet t’i dihet dhe t’i vlerësohet puna. Edhe nga ana pedagogjike nuk ndikon keq por ndikon shumë mirë. Dikush mund të thotë “ O, i rritet mendja! “. Nuk është e vërtetë. Pas kaq kohësh deklarohesh për vajzën... Është mendimi, psikologjia që siç i thonë nuk deklarohet vajza. Edhe sot e kisha shumë të vështirë. Çfarë mbaroi vajza ? Mbaroi shkollën qytetëse ( dhimotiko ), gjimnazin, gjithnjë shkëlqyer. Tani është në vitin e fundit në kolegjin amerikan në Halandri.... Këtu e fika mikrofonin për t’ia drejtuar vajzës. Më tha se më parë të shohim dokumentet. Mirë bëri sepse më hapi
270

horizont për të hyrë më thellë në jetën dhe punën e Inesës... Kur hapi dokumentet, kur i shfletoi ata një nga një, kur mbaroi, pata përshtypjen se ai njeri mbante në prehër një thesar me flori, mbante në duart e mbledhura grusht, ashtu siç pimë ujin e burimit në male, zogun e florinjtë të jetës së tij në dilemën e njeriut ta lëshojë në fluturim apo ta mbajë shtrënguar pas duarve me kallo. Nuk do t’i paraqes të gjithë dokumentet, dëftesat, fletët e nderit, ftesat dhe udhëtimet në Uashington DC e New York, në Itali, Francë, Holandë e deri tek ftesa më e re për një udhëtim në verën e vitit të ardhshëm në Kinë, ftesa që janë të lidhura me punë intensive, me studime, me projekte që synojnë të ardhmen, ftesa që bëhen vetëm për ata që janë më të mirët e botës së sotme të studimeve shkollore. Dhe, ajo që është për të veçuar e nxjerr në pah, është një letër nga Amerika, nga një universitet me prestigj të madh ndërkombëtar, universitet të cilin do ta kishte ëndërr çdo i ri dhe e re thjesht për të kaluar mes për mes mjediseve të tij e jo më për të qenë student i tij. Fatosi ma ka shpraz përpara gjithë këtë “flori” të jetës së vajzës së tij dhe nuk di se çfarë të nxjerrë më shumë në pah, të thotë se vajza e tij e ka kaluar provën e gjuhës frënge nga shkalla e parë në të tretën pa kaluar nëpër të dytën? Të thotë se diploma që i është dhënë për gjuhën angleze është diplomë me vlerë për të qenë pedagoge e kësaj gjuhe ? Të thotë se Inesa e tij në moshën 17 vjeçe është zotëruese e shtatë gjuhëve të botës sonë ? Të thotë se ajo shkruan bukur duke të paraqitur disa revista në gjuhën angleze ? Të thotë se ajo është as në matematikë dhe në shumë shkenca të tjera deri tek ëndrra e saj që një ditë të përfundojë studimet për biologji molekulare që “ të ndihmojë njerëzimin për shërimin e sëmundjeve të shekullit” ? Të thotë se të gjitha këto Inesa i ka arritur duke studiuar e vetme, pa shkuar qoftë edhe në një orë të vetme në frontistirio ? Të thotë se ajo ka diploma edhe si sportiste në lojën e tenisit... Tek i shikoja të gjitha këto mendoja se pse njerëzit hapin
271

ekspozita vetëm për pikturë, skulpturë, fotografi artistike dhe nuk hapin ekspozita për rritjen e njeriut, për hapat e tyre në rrugën e dijes dhe të përparimit. Mendoja se pse veprimtaria ekspozuese është bërë pronë vetëm e njerëzve të artit duke lënë mënjanë vlera të tilla që bëjnë krenar jo vetëm autorin por edhe spektatorin. A nuk do ta ndjenit veten krenar se jeni shqiptar për faktin se një vajzë e thjeshtë e një punëtori emigrant ka arritje kaq të mëdha në një moshë fare të re? A nuk do ta përmendnit me krenari kur ky yll i “hapësirës së largët të universit të dijes” do të shfaqej me tërë shkëlqimin e vet dhe ju të thoshit: “ E kam parë kur ishte e vogël... “? * * *

Këtu po e mbyll faqen e parë të tregimit të Fatos Beqirit për të hapur tregimin për Inesën, vajzën shqiptare flori i ditëve tona... HOBI I INESA BEQIRIT Sy në të cilët gjen një det të tërë inteligjence, ëndrrash dhe vendosmërie për jetën, buzë ku gjuha shqipe kalon me lirshmëri dhe muzikalitet të rrallë për një fëmijë që klasën e parë e ka nis duke folur e shkruar një gjuhë të huaj, poliglote në një moshë që më 24 dhjetor mbushi 18 vjet jetë, një vajzë që i bën nder jo vetëm çiftit Beqiri, Eglantinës dhe Fatosit, por Shqipërisë. E prezantuam Inesën nëpërmjet tregimit të babait të saj në numrin e 21 dhjetorit 2007 për ta vazhduar në një bisedë të drejtpërdrejtë metë në numrin e sotëm. Inesa! Çfarë kujton nga dita e parë e shkollës në Greqi ? Mbaj mend se vajta dhe u ula në një bankë. Atje ishte ulur një tjetër fëmijë. Kur dolëm në pushim kishin mësuar se jam shqiptare. Hyra në klasë dhe shkova e u ula atje ku isha orën e
272

parë. Shoqja e bankës ikën prej andej dhe shkon e ulet në një vend tjetër. Pse ? Sepse mësoi nga isha. Atëherë kuptova për herë të parë në jetë ndarjen sipas kombeve e kombësive. Kjo më bëri që të marrë vendimin “ Jo, nuk do të më bëjnë këta tu përkulem “ Kur e ke ndjerë veten se hapi juaj kishte siguri ? Derisa mbarova gjashtë klasat e shkollës greke gjërat ishin të zakonshme. Nxënësi provohet se sa i aftë është kur vështirësohen gjërat, kur shkon në gjimnaz, në vitin e fundit të tij. Vitet e tjerë mundoheshin të më ulnin pikët por në vitin e fundit nuk i lashë as të më ulnin pikët, as të më detyronin të ul kokën, punova dhe fitova. Ata donin të nxirrnin fëmijët e tyre, kurse unë vura në lëvizje forcat më të mëdha që kisha dhe dola e para. Kjo më krijoi bindjen se unë mund ta arrija atë që dua në jetë. Pasi mbarove gjimnazin shkove në kolegjin amerikan. Si e mban mend ditën e parë të kësaj shkollë ? Në këtë shkollë ishte tjetër ambient. Të prisnin me humanizëm. Nuk donin të dinin nga je dhe çfarë bën, vetëm donin të dinin si je ti si njeri. Sapo fillova shkollën, sa herë përgjigjesha saktë fëmijët në klasë më duartrokisnin. Nuk ishte ajo klima e gjimnazit që kjo vjen nga një vend i humbur dhe të kundërviheshin. Ishte një shkollë ku inkurajohesh dhe respektohesh. Sa gjuhë dini ? Shqip, greqisht, anglisht, gjermanishten që e bëj këtu e katër vjet, frëngjishten, greqishten e lashtë. Në shkollë kur dëgjojnë që di edhe greqishten e lashtë e quajnë gjë të madhe. Italishten e kam mësuar vetë por nuk di ta flas shumë mirë se nuk e kam ushtruar. Lexoj, shkruaj, di mirë gramatikën. I kam mësuar me libër të veçantë. Më pëlqen t’i bëj vetë gjërat. Hobi im është të bëj gjëra të reja. Është gjë e bukur kur di të komunikosh në shumë gjuhë. Shqipen si e ke mësuar kaq mirë dhe kaq lirshëm, me një fjalor kaq të pasur ? Familja ime vetëm shqip më fliste. Gjithmonë në shtëpi shqip flasim.
273

E shkruani ? Edhe e shkruaj, sepse më jep mundësi të lexoj edhe artikuj në shqip, libra shqip. Gjithë komunikimet e mija në shtëpi janë shqip. Mami, që e vogël më mësoi si të shkruaj e të lexoj shqip. Bashkë me greqishten dhe shkollën greke që bëja unë mësoja edhe shqipen. Nëna juaj mos ka qenë mësuese ? Ka qenë edukatore, mësonte fëmijët e kopshtit. I Pëlqente të më mësonte të shkruaj e të lexojë shqip. Pashë në dokumentet që më dha babai juaj se keni bërë disa udhëtime në Washington D.C., New York, në Hagë...cilat janë mbresat tuaja në këto udhëtime. Impresionet? Po. U hap një botë shumë e re për mua, horizonte të reja, aspekte të njerëzimit në një tjetër hapësirë, sjelljen e tyre, dijen dhe kulturën. Kështu ato udhëtime krijuan më shumë ëndrra për mua, më shtuan dëshirën për të shkuar në ato vende. Atje ishte tjetër disiplina, karakteri, kultura, si të silleshin, sa bukur të silleshin. Nuk kishte për shembull të bërtitura e zhurma, atje nuk dëgjoje një bori. Impresione pata në arkitekturën e qyteteve të lashtë e të rinj, në muzetë. U hap një tjetër botë për mua. Isha në Itali, në Paris, në Amsterdam dhe në Hagë. Cili ishte qëllimi i këtyre udhëtimeve, si u vlerësua vajtja juaj atje ? Në Paris vajtëm për humanizmin, për historinë botërore. Vajtëm në Paris të shikonim gjërat më të rëndësishme të vendit, Luvrin, arkitekturën, çdo vlerë të tij. Na u ngarkua detyrë të bëjmë një projekt për Rilindjen Evropiane. Punimi im i kaloi të njëqind faqet. Bëra një analizë të Rilindjes Evropiane shoqëruar kjo me fotografitë që kisha marrë, shënimet që mora nëpër muze dhe vende historike, punim ky që të jepte notën në humanizëm. Punimi im u vlerësua ekstra, mora nga njëqind pikë të mundshme njëqind e njëzet. E njëjta gjë u bë edhe në Itali ku shkuam në Fiorentina,
274

Romë dhe Aresio. Në Holandë vajtëm për qëllim tjetër, për ata që duan të merren me politikën, për lidërship. Ishim dymijë fëmijë nga e gjithë bota, nga të gjitha shkollat private të botës që deshnin të merreshin me këtë veprimtari. Vajtëm në Kombet e Bashkuara ku bënim një model të punës, visheshim me kostume, bënim leksione, diskutonim për problemet e botës, për zgjidhjen e tyre, bëhej një punë serioze për të gjitha gjërat ashtu siç bëhet në një konferencë të vërtetë. Pashë që me vete ke një fletë me fragmente nga Mrizi i Zanave të Gjergj Fishtës. Të pëlqen letërsia shqipe ? Babi më ka folur shumë herë për Shqipërinë, për letërsinë shqipe. Më pëlqen më shumë Kadareja që është krenari e kombit. Jam futur në këto fusha, di shumë për kombin tim, nuk jam jashtë tij. Ke qenë në Shqipëri ? Jo. Kam shumë vite pa shkuar. Nuk kam shkuar që kur erdha. Cila është ëndrra e jetës tuaj ? Jam praktike në jetë dhe dua të vete në universitetin më të mirë, tek ai që më takon. Ndjej se kam forca për të bërë një karrierë të shkëlqyer në degën që do të marr. Në Amerikë kur shkojnë njerëzit nuk përcaktohet se në çfarë dege do të vesh. Ata shikojnë potencialet e tua për degët që do të vesh. Unë mund të them se dua biologjinë dhe atje të më nxjerrin se më shkon më mirë politika. Nëntëdhjetë e nëntë për qind e studentëve që venë në Amerikë ndërrojnë mendimin se për çfarë duan të venë. Vetë ju çfarë u pëlqen më shumë ? Tani për tani më pëlqejnë shumë shkencat dhe jam në dilemë se cilën të zgjedh. Më pëlqejnë të gjitha por ëndrra ime është që të studioj për biologji molekulare sepse dua të ndihmoj njerëzimin në përballimin e sëmundjeve të rënda. Derri tani atje e kam më të madhe dëshirën për të studiuar. Në letrat që më paraqiti babai më tërhoqi një ftesë nga një
275

universitet prestigjioz në Amerikë për ju. Si e keni pritur këtë ? Është një kurajë e madhe për mua. Kur dikush interesohet për ty të jep të kuptosh se puna jote ka një vlerë. Kjo më bën shumë krenare për ftesën që më bëhet. Kujt ia dedikon gjithë këto vlera, arritje tuajat ? Ia dedikoj babit tim për punën që ka bërë me mua që e vogël. Deshte më të mirën për mua. Nuk ka lënë që të ikin potencialet e vlerat e mija. Babi më ka çuar gjithmonë në rrugën e drejtë, të arrijë atë që duhet të arrij. Më ka qenë gjithnjë pranë, ka diskutuar me mua si një baba, si një shok, si njeriu im më i afërm. Ai ka sakrifikuar, ka bërë që të kem dije të gjëra në jetën time. Që e vogël më çonte të lexoja libra të shkrimtarëve të famshëm botëror. Ai më futi në gjak dashurinë për letërsinë, për të lexuar kaq shumë dhe për tu zhvilluar si njeri i kulturuar. Babi për mua është një njeri i gjithanshëm. Shoh që revistat e shkollës i ke pushtuar me shkrime. Çfarë të pëlqen më shumë të shkruash? Në fillim fillova të shkruaja për shumë tema por pastaj më tërhoqi shkenca. Desha të shkruaja më shumë për zbulimet e reja në shkencë sepse edhe në shkollën time programi që kam përvetësuar është më shumë i lidhur me shkencat pozitive. Më tërhoqi sepse kam vrejtur në vetvete se kam potenciale për të shkruar për gjëra të reja, për biologjinë molekulare për gjëra të kohës sonë, të lidh letërsinë me shkencën. Letërsia, tregimi, poezia të pëlqejnë si gjini shkrimesh ? Kam shkruar poezi në një revistë tjetër të shkollës time. Më pëlqen shumë poezia, që e vogël shkruaja. Që e vogël, kur lexoja një libër mbaja shënime gjërat më të rëndësishme, ato që më pëlqenin më shumë, vargjet që më pëlqenin, thëniet e autorit. Deri tani kam dy blloqe të mëdhenj me ato shënime e konspekte. Nganjëherë kur shkruaj i shfletoj dhe u referohem. Mban ditar? Mbaja ca kohë por tani e kam lënë mënjanë sepse kemi shumë mësime sa unë fle nga ora tre e natës. Unë po fillova të shkruaj, shkruaj shumë.
276

Babai më tha se lexon me shpejtësi të madhe. Sa është kjo shpejtësi ? Fillova të lexoja një libër të Balzakut, Kërkimi i absolutes, që më pëlqente shumë. E mora pasdite në bibliotekë dhe deri në mesnatë e kisha lexuar të gjithë librin prej më se katërqind faqe. Më tërhoqi kaq shumë sa nuk e lëshova nga dora. Pashë në letrat e babait një diplomë si teniste shumë e mirë. Cilët nga sportet ju pëlqejnë më shumë ? Që e vogël fillova të luaj basketboll në fushën afër shtëpisë. Luaja kur kisha pushim dhe kur nuk kisha shkollë. Më pas, kur erdha në këtë shkollë, fillova të luaj tenis, Më pëlqen shumë ky sport. Më pasion kam basketbollin dhe tenisin. Shoh në letrat e babait që edhe në veprimtaritë jashtëshkollore je më e mira. Cilat veprimtari të pëlqejnë më shumë ? Më pëlqen matematika. Marr pjesë në olimpiadat e matematikës që bëhen në shkollë dhe me shkollat e tjera. Në shkollë kemi klube për gjuhët e huaja, për fotografi për gazetën e shkollës dhe librin e shkollës. Fëmijët, në çdo klasë bëjnë një libër që është i dedikuar për gjithë shkollën. Atje pasqyrohen aktivitetet që janë bërë, fotografitë e nxënësve që mbarojnë etj. Unë bëja fotografitë për shkollën. Libri me të gjitha këto ngelet në historinë e shkollës të çdo viti. Kemi edhe një tjetër veprimtari që quhet shërbim komuniteti, aktivitet që ndihmon pleqtë në azile, fëmijët me probleme mendore. Unë bashkë me ata që kemi këtë program vajtëm në një fshat të Peloponezit dhe ndihmuam. Kur do të filloja gradën e dhjetë në këtë shkollë më kishin kërkuar që të analizoja një libër amerikan dhe ta paraqesim në shkollë për ta shikuar nxënësit. Unë nuk kisha shkruar kurrë një gjë të madhe në anglisht dhe e gjithë analiza vajti 60 faqe. Ishte hera e parë që shkruaja aq shumë anglisht. Nuk ishte fjala që të bëja vetëm analizën e librit në të gjitha aspektet por edhe të bëja krahasime me librat e tjerë që kisha lexuar lidhur me dukuritë dhe ngjashmëritë. Kur vajta në shkollë të gjithë kishin bërë nga 8 – 13 faqe, nuk kishte kufi për këtë, kurse unë
277

vajta me 60 faqe. Tani mësuesja e mban si ekzemplar për tua treguar të tjerëve dhe më vlerësoi me 150 pikë nga njëqind të mundshme. Tre vjet në shkollë kam krijuar një ambient ashtu si e dua unë. Atje më shikojnë si njeri, si personalitet. Si e ndjen veten një vajzë e thjeshtë shqiptare përballë elitës së nxënësve të shoqërisë së lartë ? Unë bëja kaq gjëra të mira për ta sa më marrin në telefon prindërit e tyre dhe më luten që tu bëj fëmijëve të tyre pak mësim privat në matematikë dhe në lëndë të tjera. Më merrnin në shtëpitë e tyre për të ndihmuar fëmijët e tyre. Mes nesh është krijuar një lidhje që duan të gjithë të më kenë shoqe, të krenohen me mua. Në shkollën tuaj nxënësit të çfarë kombësie janë? Kemi grekë por kemi fëmijë nga e gjithë bota, nga Evropa, Kina, Japonia, nga Amerika. Më fole për babin, por për nënën nuk më fole fare ? Nëna është njeriu më i ëmbël, më i dashur, bashkë me babin. Nëna, Englantina e quajnë, më ka ndihmuar për gjithçka. Me nënën jemi shoqe, flasim për gjëra të përditshme. 20 dhjetor 2007 NJË FTESË NË SHTËPINË E BARDHË DHE BURSË NGA 7 UNIVERSITETE AMERIKANE... Kam shkruar për Inesa Beqirin, në një bisedë me babanë e saj Fatosin dhe në një bisedë drejtpërdrejt me të. U befasova nga inteligjencia e saj, nga poliglotizmi, aftësia për të mësuar në mënyrë perfekte gjuhët e huaja, synimi i saj për të udhëtuar në të fshehtat e shkencës dhe për të arrirë maja... Kisha kohë që nuk isha lidhur me Fatosin dhe Inesën ndaj një mbrëmje fillimqershori 2008 formova numrin e telefonit. Më doli Fatosi me atë zërin karakteristik dhe kulturën e të
278

folurit. Llogarita fundvitin shkollor, përfundimin e studimeve të Inesës në kolegjin amerikan në Holargo. Desha të di të rejat, shkallët e ngjitjes së asaj vajze shqiptare, vajzës së një emigranti, thjesht një emigranteje që e kish nisur shkollën në klasën e parë dhe tani përfundonte të dhjetën... Lamë një takim në sheshin Akadhemias, atje tek ka stacionin e nisjes autobusi qytetës A – 5. Korrekt, me një dosje nën sqetull, nuk luajti sekondën nga koha e takimit. U ulëm jashtë, nën hijen që përcjell gjelbërimi i pemëve dekorative dhe godina e moçme e akademisë... Nuk mund të flisnim vetëm se për Inesën. Ai me modestinë dhe përkujdesjen e prindit dhe unë i etur për të rejat që përcjell ajo vajzë. “Të rejat” Fatosi i ka përmbledhë në një dosje. I ve mbi tavolinë. I shfletojmë një nga një dhe me atë pak kulturë që më jep një kurs i vjetër i anglishtes përpiqem të depërtoj brenda. Vështirë e kam. Bota e përtej oqeanit është tjetër botë, me të tjera masa e koncepte, me tjetër vizion për të ardhmen e njeriut. Ndryshe nuk kishte se si që në adresë të një vajze të thjeshtë shqiptare, një vajze prindërit e së cilës, Fatosi dhe Eglantina robtohen në punën për bukën e ditës të emigrantit, të vinin shtatë ftesa nga 7 universitete me zë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nuk janë ftesa të thjeshta, janë shtatë ftesa me 7 bursa, me shpenzime të plota të universiteteve me pesë mijë dollarë në muaj... Ajo ka zgjedhur Pensivalninë, universitetin BUCKNELL UNIVERSITY. Do ta vazhdojë universitetin me synimin që në të njëjtën kohë të diplomohet në shkencat politike dhe në biologjinë molekulare... Kaq mjafton që Inesa Beqiri të ngjitet në podiumin e nderit të nxënësve emigrantë shqiptarë në Greqi...Por nderi për Inesën nuk ndalet këtu... Inesa Beqiri ka një ftesë të veçantë nga Shtëpia e Bardhë, ftesë që u bëhet njerëzve me personalitet e vlera të mëdha... Ja ftesa:
279

Inauguration of President and Vice President Shkurt 19, 2008 Miss Inesa Beqiri ... Athens Greece E dashur Inesa, Në Janar 2009 në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të bëhet ceremonia e 56 e Presidentit. Në emër të UNIVERSITY PRESIDENTIAL INAUGURAL CONFERENCE (UPIC) është kënaqësia jonë të ju informojmë se jeni e zgjedhur të merrni pjesë në Washington D.C. në këtë moment historik. Ky vend është një rezervim për anëtarë nderi nga UNIVERSITY PRESINDENTIAL INAUGURAL CONFERENCE (UPIC) dhe ju nderon ju dhe studentët që kemi zgjedhur si studentë të përkryer dhe udhëheqës të shquar. Si një INAUGULAR SCHOLAR këto 5 ditë në Washington DC do të marrësh pjesë në veprimtaritë e më poshtme... ......... Do të jesh e ftuar e veçantë në kohën që Presidenti i Amerikës bën betimin në mëngjes të 20 janarit 2009.... ....... Në Konferencë do të keni mundësinë të takoheni me zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë, anëtarë të Kongresit, historianë të Presidencës, ekspertë të politikës etj.

Po si arriti një vajzë e thjeshtë shqiptare, një vajzë që nga dita e parë, në klasën e parë, të një shkolle në gjuhë të huaj kujton... ...”Mbaj mend se vajta dhe u ula në një bankë. Atje ishte ulur një tjetër fëmijë. Kur dolëm në pushim kishin mësuar se jam shqiptare. Hyra në klasë dhe shkova e u ula atje ku isha orën e parë. Shoqja e bankës ikën prej andej dhe shkon e ulet në një vend tjetër. Pse ? Sepse mësoi nga isha. Atëherë kuptova për herë të parë në jetë ndarjen sipas kombeve e kombësive. Kjo më bëri që të marrë vendimin “ Jo, nuk do të më bëjnë këta tu përkulem “... Si arriti Inesa Beqiri që të përcjellë në tërë vitet e shkollës qytetëse, gjimnazit dhe kolegjit amerikan vendosmërinë e saj shprehur me fjalët e një nxënëseje të klasës së parë “Jo, nuk do
280

të më bëjnë këta të përkulem” ? Përgjigja është e thjeshtë: me punë dhe me përkushtim. Këtë na e tregon edhe “Kalendari” i trofeve të saj në vite, trofe të cilat nuk do t’i nxinte as edhe një faqe muri e ndonjë salle të zakonshme. Në klasën e 9 – të (fundit e gjimnazit) krahas First Certificate in english (FCE) nga Universiteti Cambrige do të fitonte konkursin dhe bashkë me të edhe një bursë trevjeçare (mbi 4000 euro) në American Community Schools of Athens.. ...Fillon kështu për Inesën një jetë tjetër pune të palodhur, shkëlqimi në të gjitha fushat, shkëlqim në një kolegj ku janë fëmijët e VIP – ave të politikës dhe të ekonomisë greke... ...Dhjetë tituj nderi do të merrte ajo në klasën e dhjetë, midis të cilëve atë për gjuhën franceze, për fizikë, biologji, kimi, letërsi, humanizëm... ...Shtatë tituj nderi do të merrte në klasën e njëmbëdhjetë, tituj që kishin lidhje me humanizmin, ekonominë e të tjera... ...Pesë tituj nderi do të merrte në klasën e 12-të. midis të cilëve atë të National Society of High school scholars Award... Në këtë “llogari” nuk po fusim diplomat dhe titujt e nderit që ka marrë në olimpiada të matematikës, si teniste në sport, vizitat në Itali, Francë, Belgjikë, ShBA, botimet e ndryshme në revista dhe punime të tjera që shprehin përmasat e mëdha të horizontit që ka krijuar Ajo. Të flasësh dhe të shkruash për Inesa Beqirin do kohë e faqe që mund të përbëjnë një libër më vete... Këto që shkruam për mua janë një fragment i jetës së saj, një fragment i punës së saj. Nga sa e njoha mund të them me plot besim se e nesërmja do ta radhisë këtë vajzë të thjeshtë emigranti, këtë “emigrante të vogël” midis atyre njerëzve për të cilët shkruhet shumë, midis atyre shqiptarëve që kanë shkëlqyer dhe do të shkëlqejnë me atë dritë që e morën nga Shqipëria për ta përcjellë si vlerë shqiptare kudo në botë... Athinë, 10 qershor 2008
281

NJË KRUTAN NË NASA
Është zgjedhur holli i ambasadës për të vënë në krye të vendit një të ri shqiptar që synon qiejt e që me punë e përkushtim ka arritur të kapë shtresën e parë të tyre. Për djaloshin me sy të bukur ëndërrues u fol pak. Atë që nuk u tha, atë që përbën portretin e tij po e përcjellim nëpërmjet penelatave që hodhëm tek bisedonim me të, me babin, nënën dhe motrën e tij. Ai është vetëm shtatëmbëdhjetë vjeç, madje, siç thotë, në qershor të këtij viti i mbush të shtatëmbëdhjetat. Ka lindur në Fushë-Krujë dhe është krutan me rrënjë të vjetra. Quhet Nesim Kaloshi… Ka ardhur në Greqi në maj të vitit 1997. Në Shqipëri kishte mësuar të shkruante dhe lexonte gjuhën e bukur shqipe, gjuhë të cilin e flet rrjedhshëm dhe pa futur në të ato fjalë greke që na qepen asaj si rriqna në të folmen tonë të përditshme. Atje mbaroi klasën e parë të ciklit të ulët, kurse në Greqi rrugën drejt dijes e nisi në klasën e dytë. Tani është në vitin e parë të liceut. Është nxënës i shkëlqyer në
282

mësime. Por më mirë le të flasë ai, me atë zërin e tij kumbues e me emocionet e një takimi mbresëlënës… Cilët lëndë të mësimit të pëlqejnë më shumë? Më pëlqejnë lëndët ekzakte; matematika, fizika dhe kimia. Merrem dhe studioj më shumë astronominë. Astronomia është shkenca ime e preferuar, ajo më pëlqen më tepër. Për këtë mora pjesë edhe në konkursin e astronomisë. Ku bëhet ky konkurs? Konkursi bëhet në Volo. Është një konkurs i përvitshëm në të cilin marrin pjesë nxënës nga e gjithë Greqia. Bëhet me dy faza. Në fazën e parë marrin pjesë të gjithë. Më të mirët konkurrojnë në finale. Dy nga finalistët që dalin të parët shkojnë në NASA, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Atje bëhet një trajnim astronautësh. Ne do të rrimë dhjetë ditë. Të gjitha shpenzimet janë të paguara. Do të shkojmë dy vetë, unë dhe një vajzë greke. Do të shoqërohemi nga një mësues. Si u ngjite deri këtu? Gjëja e parë ishte e lidhur me pasionin tim për astronominë. Kam studiuar dhe studioj vazhdimisht çdo gjë që lidhet me astronominë, me yjet, me gjithësinë. Synimi është të pasuroj njohuritë e mija për këtë shkencë të bukur. Një ditë pashë një poster ku shkruhej për këtë konkurs. Bëra aplikimin me sigurinë që do të hyja në pesëshen më të mirë. Në përfundim dola i pari dhe tani do të shkoj në NASA(qesh i gëzuar) Kur do të shkoni? Do të shkojmë nga fundi i korrikut. Si e mendon të ardhmen tënde të lidhur me shkencat e studimet? Synimi im është që të bëhem një studiues, një shkencëtar astronom, të zhvillohem në këtë shkencë. Plani tjetër është që të merrem me astronominë si hobi (astronominë nuk e lej kurrë) dhe të studioj edhe për informatikë. Do të vazhdoj të studioj edhe në dy vitet pasardhëse të liceut dhe më vonë shohim e bëjmë. Si e përjeton këtë moment në sallën e ambasadës, para gjithë këtyre njerëzve që të urojnë me respekt?
283

Jam shumë i gëzuar. Kjo është diçka e veçantë. Nuk besoja se do të arrija deri këtu, të isha rrethuar nga kaq njerëz që më urojnë. Kjo për mua është jo vetëm kënaqësi por edhe një shpërblim i punës që kam bërë gjatë gjithë këtyre viteve këtu. Çfarë gjuhësh dini e studioni? Di gjuhën greke, që është gjuhë e huaj, sepse unë jam shqiptar, kam gradën më të lartë në anglisht, tani shkoj drejt gradës së parë në gjermanisht dhe di pak frëngjisht, sa për të komunikuar…

284

REPORTAZHE
TRI DITË ME MËSUESIT E SHQIPES NË EMIGRACION
- Meditime dhe mbresa të një gazetari emigrant
E shtunë 21 korrik 2007. Pranë meje, në autobusin ndërkombëtar Athinë - Tiranë ulet një grua. Nuk e njihja dhe, kuptohet, nuk më njihte. Ndjeva lodhje në fytyrën e saj, lodhje nga puna, nga hallet e jetës, halle që i gjen dhe i ndjen vetëm tek emigrantët, veçanërisht tek gratë, nga ajo pjesë e shoqërisë që, siç thotë një fjalë e urtë, janë “shpinë këputura e punë pa dukura”. Kur autobusi u nis dhe pa njerëzit në ndenjëset e para u çel në fytyrë, dhe si të kishte gjetur një gjë të çmueshme,

8

285

tha me zë të lartë “ Sa e kisha ëndërruar këtë ditë…” …Gruan e quanin Margarita Vero. Kur lamë Athinën dhe hynim e dilnim tuneleve të autostradës drejt Korinthin nisi ta marrë muhabetin. Ajo pak rrugë sikur ia kishte fshirë nga balli djersën e asaj dite të lodhshme pune e rendjeje. “Shami” për djersën, më tepër se fresku që diltenga një tub mbi kokë, u bë hyrja në bisedë dhe njohja me disa udhëtare ulur në radhën e parë, të dytë dhe të tretë të autobusit. Margarita Vero nuk ishte e vetme në atë udhëtim të pa parë ndonjëherë. Po çfarë ishte ky udhëtim i “ paparë “? VENA QË KTHEHEN NË ZEMËR... Në fillim mendova që atë “udhëtim të paparë” ta përfytyroja si mbledhje uji nga burimet e malit, nga ato burime që rrjedhin ujë mbi një gjethe, ahu, nga të tjerë qërrjedhin mbi një lug të drunjtë gdhendur nga një dorë bariu në ngut, nga të tjerë që rrjedhin e mbushin tubaapo valëzojnë shkëmb mbi shkëmb e formojnë ato që quhen ujëvara. Më pas e përfytyrova si venat në trupin e njeriut, si atae marrin gjakun e mbushur me oksidin e karbonit nga kapilarët dhe e përcjellin drejt zemrës. Ai lloj gjaku në damarët e njeriut quhet gjak i papastër, gjak që mblidhet dhe pasi shkon në mushkëri, lë atje gazin karbonik dhe merr e përcjell drejt kapilarëve gjakun e pastër, mbushur me oksigjen. Më vonë mendova ta lidh me dallëndyshet, me atë perlë të poezisë shqiptare që ka për titull “Ktheu dallëndyshe” e që ka në thelb jetën e ikanakut, mall e brengë për vendin... Nuk e gjeta dot metaforën e atij udhëtimi, as krahasimin e qëlluar dhe as fjalën rrënjëzuar. Kjo thjesht se ata i kishin të tria, të tridhjeta, të treqindta, të... Ato kishin ikur mësuese dhe po ktheheshin mësuese. Margarita me shoqe dhe shokë shkonin për herë të parë drejt Atdheut si mësuese, si njerëz që mbajnë e përcjellin brez pas brezi gjuhën e folur dhe të shkruar të një kombi. Në këtë veshje jetësore ato dhe ata ishin pjesë e një
286

udhëtimi të paparë deri më sot, të udhëtimit për të marrë pak dritë nga kandili në shurje për t’ia çuar Naimit që të ndizet e të mos tretet si “kandili kur s’ka vaj “. KUR TË MBLEDH FJALA SHQIPE Kur pashë të mbushet salla dhe më vonë, gjatë tre ditëve, të dëgjoja shqipen e folur të njerëzve të mësimit të ardhur nga hapësira evropiane ku është shpërndarë fara shqiptare, e kësaj dhe asaj ane të kufirit, nga vendet nordike – Finlanda e Suedia, në vendet e ulëta – Belgjika, Gjermania, Anglia...dhe vendet mesdhetare – Italia, Greqia...ndjeva një ngrohtësi të veçantë në shpirt, ngrohtësi që i freskonte ato ditë shumë të nxehta korriku në Durrësin e mbushur me pushues. Kur pashë se nismëtare dhe organizatore ishte Kosova dhe sekretari i përhershëm i Ministrisë së Arsimit dhe Teknologjisë së Kosovës Fehmi Ismaili do ta ndiqte tërë veprimtarinë si të ishte mësues në Skandinavi, të njëjtën gjë ndjeva. Kosova ka përvojë por mbi të gjitha etja e saj për fjalën e shkruar shqipe, etje shekullore, ka qenë dhe është e pa shueshme. Kronika e ditës së parë të seminarit kombëtar “ Hapësira të reja për mësimin plotësues të gjuhës shqipe “, seminar treditor 23 -25 korrik 2007, ishte. Merr pjesë dhe përshëndet, ministri i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës tëRepublikës së Shqipërisë z. Genc Pollo. Merr pjesë dhe përshëndet në emër të ministrit z. Agim Veliu, Sekretari i Përhershëm i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Kosovës z. Fehmi Ismaili... Salla kishte në gjirin e saj rreth njëqind mësues e mësuese të gjuhës shqipe të ardhur nga e tërë hapësira gjeografike evropiane. Seminari pasditet i kishte të mbushura me veprimtari “jashtë klase”, me njohjen e vlerave historike të qytetit të Durrësit, me vizitë në Muzeun Historik Kombëtar. Me vizitë në qytetin e Krujës dhe në muzeun e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, me një koncert të bukur fëmijësh të talentuar në këngë e valle të Qendrës Kulturore të Fëmijëve të Durrësit.
287

NJË MBLEDHJE HISTORIKE Ata u mblodhën në hollin e hotelit, ulur në dy radhë kolltukësh, ballë për ballë njeri tjetrit, ballë për ballë momentit që sado modest ishte nuk ka tjetër emër e mbiemër por “ Këshilli pedagogjik i mësuesve emigrantë shqiptarë në Greqi “. Kështu e thanë dhe kështu e shënuan në protokoll. Me këtë ndjenjë dhe përgjegjësi nënshkruan secili duke dhënë adresën dhe numrin e telefonit. Po kush janë ata? Një javë më parë i patëm shënuar emrat e tyre dhe i patëm bërë publikë. Ndokush nuk mundi me ardhur, bëri “mungesën e parë” të paralajmëruar, të tjerët ishin të pranishëm gjatë gjithë ditëve, morën dhe dhanë, dëgjuan dhe folën. Ata ishin: Jovan Mëhilli, Flutura Tafilaku, Enkelejda Martopulu, Tatjana Sadikaj, Anila Duro dhe Margarita Vero nga Athina;Mimoza Dako, Dashamir Zaçe dhe Valbona Hystina nga Selaniku; Violeta Plaku, Nazmi Halilaj dhe Ermira Halilaj nga Halkidhikija; Artem Duri dhe Marinela Duri nga Korinthi; Diana Muçi nga Larisa; Mimoza Musaraj nga Livadhjaja; Teuta Rushiti nga Volosi...
288

Disa prej tyre, pas këtij çasti që ata e quajtën emocionues, folën për gazetën Emigranti, folën gjatë duke dhënë përvojën e tyre modeste në shkollimin e fëmijëve, përvojë të cilën në numrat në vijim do ta përcjellim duke mbush kështu fletët e para të historisë së punës për arsimimin shqip të fëmijëve të emigrantëve shqiptarë në Greqi. NJË ORË MËSIMI KËNGËSH Mbrëmjet në hotelin Romana ishin të mbushura me këngë që i merrnin dhe i përcillnin meloditë dhe këngët nga tërë hapësira shqiptare nëpërmjet këngëtarësh të njohur profesionistë. Në një prej netëve kur kishte kaluar mesnata dhe sheshi i madh u boshatis u bëra pjesë e një detaji emocionues. Dikush, një pjesëmarrës në seminar i ardhur nga Finlanda, më kërkoi leje që ta bashkojë tavolinën me ne. Pas tij një tjetër nga Suedia bëri të njëjtën gjë. Njëra pas tjetrës u formua një radhë e gjatë tavolinash dhe rreth tyre u tubuan të gjithë mësuesit e ardhur nga hapësira ikanake shqiptare. Ai tubim nuk kishte dhe nuk ka emër protokollar. Nuk kishte as drejtues dhe as titullarë. Kishte mësues në një orë të hapur muzikore, në një orë demonstrimi në kor të këngës shqiptare. Ishte një rastësi e dalë nga një domosdoshmëri, nga domosdoshmëria e të qenit pranë njeri tjetrit në një kohë kur me të vërtetë duhet të jemi. Ata kanë qenë dhe janë mësues në shpirt dhe zemër. Ata japin mësim, mbjellin dhe korrin fjalën shqipe në një brez të rrethuar nga fjala greke, italiane, gjermane, norvegjeze, suedeze, angleze, flamande... Por jo vetëm fjalën e folur dhe të shkruar, edhe këngën, edhe melodinë, ora e veçantë në jetën shkollë. Jehoi kënga. Kush e nisi? Nga nisi? Kush e mori melodinë? Kush e pasoi? Nuk mund ta përcaktoj. Këngët i niste njeri dhe i vinin në buzë e i përhapnin me sa forcë kishin të gjithë. Këngët nuk kishin kufij. Ishin këngë të jugut, këngë të veriut, këngë të Kosovës e të Shqipërisë. Njeri kishte edhe një partiturë këngësh,
289

me nota mbi pentagram dhe këngë atdhetare e lirike, partiturë që kaloi dorë më dorë. Atë natë “ kori i mësuesve “ nuk pushoi së kënduari deri herët në mëngjes. Ajo ditë në Durrës u zgjua nga kënga e mësuesve të bashkuar shqiptarë mërgimtarë në të gjithë Evropën. NJË HAP QË DUHET BËRË VRAP Në ato tre ditë qëndrimi mes mësuesish nga e gjithë hapësira shqiptare përjetova shumë çaste të bukura, mora dhe do të përcjell përvojën e krijuar në kontinentin evropian nga mësuesit shqiptarë, përvojë të cilën do ta përcjell për lexuesin, për nxënësin por në veçanti për prindin shqiptar në Greqi që ai të tundë kokën e ti vejë mendimet në radhë për të bërë që fjala shqipe të mbijetojë. Do ta përcjell edhe për të treguar se sa heroike është puna e mësuesve shqiptarë në Greqi që siç thoshte Çajupi i madh i mallit mërgimtar “O moj shqipëtarkë që vete nget qetë/ Edhe drekë e darkë shkon e i bën vetë “, me përshtatjen e kohës që shqiptarkat emigrante në Greqi, mësueset që e ndjejnë veten bosh kur nuk kanë nxënës përpara, ngasin “ qetë “ e kohës, punojnë lodhshëm në punë të rëndomta dhe përveç “Drek’ e darkës” u mësojnë fëmijëve të shkruajnë dhe lexojnë gjuhën e bukur shqipe. Ato ditë, në Durrës, përballë atyre që më thoshin se janë mësues në emigracionin shqiptar në Finlandë, Suedi, Gjermani...e ndjeva se sa heroike dhe sa e madhe është puna e mësuesve shqiptarë në Greqi që punojnë pa u paguar, larg vëmendjes të shtetit dhe të shoqërisë, të harruar në një klasë të rastit diku në ndonjë lagje të Athinës apo një qyteti të vogël skajor. Ndjeva se ajo fjala e ministrit Pollo që “Unë u kam dërguar abetare falas” ishte një turp për të e për shtetin shqiptar, ishte një hipokrizi e radhës. Emigrantët nuk janë aq lypsarë sa të përulen me temena për pesë apo dhjetë euro sa mund të bëjë një libër shkollor. Ata kanë nevojë për mbështetje
290

të plotë e të gjithanshmemësuesve dhe nxënësve në të gjithë hapësirën ikanake shqiptare por në veçanti në hapësirën greke ku aktualisht është numri më i madh i emigrantëve shqiptarë, numri më i madh i nxënësve analfabetë në gjuhën shqipe. Që mos nesër mos të jemi “arvanitas” e shqipen të mos ta flasim “arvanitisht” duhet vepruar shpejt në kohë e hapësirë, në Greqi, Itali e kudo. Unë nuk jam shumë optimist nga ato që pashë dhe që dëgjova “nga lart”. Dhe si gjithë pesimistët nuk kam se çfarë të them tjetër veçse “Do Zoti dhe pushtetarët (pa dallim ngjyrash) na shohin dhe na dëgjojnë, bëhen me sy dhe veshë”. Durrës 23 – 25 korrik 2007

291

SHQIPËRI, NE TË DUAM, PO TI?
Kush është atdheu? Kjo është pyetje shumë e komplikuar. Atdheu, mëmëdheu, vendlindja. Vendlindja është gjëja më e dhimbshmja. Atdheudhe mëmëdheu janë pak më larg shpirtit, por në se nga vendlindja je shpërngulur fare i ri dhe nuk të kanë mbetur kujtime të mira nga ai vend, kjo nuk krijon kurrë ndonjë nostalgji përveç në se njeriu vetëm nga dëshira e thjeshtë, do ta dua vendlindjen. Këta njerëz kthehen pak fare në vendlindje pasi nuk i njeh as edhe kushërinjtë apo të afërmit e tjerë. Gjergji kishte shkuar në Greqi dhe e kishte ndërruar emrin në Jorgo!Raza Tani quhet Roza, tmerr, për njëherë ndërrojnë, komb fe e atdhe! Pason biseda, sidomos prej shqiptarëve të anës Lindore të Drinit. Sa të poshtër, majmunë, injorantë, tradhtarë! E sa e sa fyerje dhe përbuzje që mund të dalin nga gojët e tyre. Jam dhe unë një nga ata! Një gocë e njërit nga personalitetet më të mëdha të letërsisë shqipe, ne një rast kur u nxehën gjakrat për çështje të tilla më tha: - Dëgjo Ragip! Ti nuk e kap dot ketë çështje. Ti nuk ke qenë në situatën time, prandaj, ndryshe është me të dëgjuar, ndryshe është me të përjetuar” U ndala dhe fillova të dëgjoj duke qenë shumë i bindur që këtu ka diçka që ne shqiptarët në anën Lindore të Drinit nuk e kuptojmë sikur edhe ata të anës perëndimore që nuk i kapin dot vuajtjet e tona. Dhe zj. filloi të flasë.
292

- Ti ke dëgjuar për babanë tim mbase. Ç´fitoi babai im nga ky vend, që ishte nder i kombit? Po ç´fitova unë që desh pëlcita duke vrapuar dhe duke e përkrahur Salën, të cilin e kam dashur si çilimiu babanë e vet! Unë sërish mbeta po ai njeri i vuajtur, po ai njeri i injoruar si babai im që mbeti gjatë tërë jetës sa jetoi nën pushtetin e Enverit. Ja , shiko se si jetoj! Dhe ç´u bë, tani jetoj më shumë në pluhur se kur ishte komunizmi, jetoj pa ujë e pa drita! Mikja ime nuk shihte asgjë të mirë në atë as në këtë pushtet! - Sikur ne që nuk iu kuptojmë juve sa vuani nën serbin, ashtu ju nuk na kuptoni neve, ju thoni ata e kanë shtetin shqiptar, ne themi, ata i kanë pasaportat. Ju thoni Ata e kanë flamurin, ne themi çka na dha flamuri, ata kanë para, ata mund të jetojnë! Por ja ka edhe tregime tjera, shumë banale. “Ai qeni në aeroportin e Rinasit m´i mori 20 dollarë”. Ky majmuni në rrugë më dënoi 10 euro, më tha se e ke veturën pa larë!” Neve na e bëjnë këtë, kosovarëve etj. Me dy qershor të vitit 1999, në aeroportin e Rinasit, zbrita për të shkuar tek të shpëtuarit e mi që ishin vendosur në Tiranë. Me të zbritur në Rinas, duhej hyrë nëpër pikën e kontrollit të pasaportës. E mbani mend lexues të dashur, ai gjithçka mund të ishte por Aeroport jo se jo. Aty ishte mbi 40 gradë, aty kishin vërshuar gratë kosovare të cilat jetonin nëpër shtete të ndryshme të Evropës. Ato kishin shkuar t´i takojnë prindërit e shpëtuar nga lufta, dikush e kishte burrin në luftë, dikush e kishte djalin, dikush e kishte burrin, djalin dhe vajzën në luftë. Rrallë nga ato kishte që nuk e kishin edhe një fëmijë në krah se të tjerë për dore kishte plot. Aty duhej mbushur një deklaratë dhe me atë deklaratë, duhej paguar 10 dollarë ose 20 d.m. Unë duke ua lëshuar rrugën grave të shkojnë para, e pashë se ktheheshin sërish të më kërkojnë ndihmë , për t´ua plotësuar deklaratat. Shumë nga ato nuk e kuptonin fjalorin e deklaratave në fjalë, deklarata të cilat edhe ashtu ishin të vogla sa një shputë çilimiu. Vlonin djersët, filluan të qanin fëmija, aty një polic, polic i
293

thënçin kërkonte nga 10 d.m. për t´ua mbushur ato deklarata të qelbura, shumica i kishinpasaportë jugosllave, ndërsa shtetësinë ose e shkruanin shqiptare ose kosovare. Të gjitha i kthente mbrapa për t´i rimbushur ato deklarata dhe ai polici vetëm fërkonte duart, për herën e dytë kërkonte nga pesë d.m. edhe unë kisha pasaportë jugosllave, por për ta shkruar e shkrova shtetësinë e paqenë kosovare. Por në pasaportë i futa edhe 10 d.m, tjera. Ajo qelbësira e shikoi, i nxori paratë nga pasaporta dhe më tha – Kalo! Unë e dija që ato deklarata janë vetëm për plaçkitje dhe se çështja e shtetësisë për t´u evidentuar nuk ka kurrfarë vlere, megjithatë unë desha të vërtetoj, e ka kjo vërtetë për çështje ligjore apo kjo kërkon pretekst për të vjelë lekë. Gratë e shkreta nuk e kuptonin dhe e paguanin atë njeriun me uniformë, i cili padyshim e ndante prenë me atë gruan, që nuk kuptonte gratë e tjera. Mua më kuptoi për 10 d.m, edhe pse isha tërësisht i lirë, vetëm me djalin 17 vjeç, që nuk bënte kurrfarë problemi. Më 2006 në aeroportin “Nënë Tereza” duke dalë jashtë shtetit, Mirela nga Londra, qante dhe dridhej në një skutë të aeroportit. Emrin dhe qëllimin e udhëtimit i mësova nga një shoku i saj, i cili i tubonte karrocat dhe duke qenë shokë klase, ai e njohu dhe e thirri në emër, duke e pyetur se ç´hall kishte. Asaj po i ikte avioni dhe ishte tërësisht e humbur. - Ç´të tha policia kufitare, tha duke dënesur Mirela. “Hiç, vetëm më tha ik mor dreq, ti pasaportë angleze, mbase do ta kishe të vjedhur!” E mori çuni dhe e futi në hyrjen tjetër pa e
294

kontrolluar fare pasaportën. Më shumë mësova në avion, sepse derinë Budapest udhëtuam së bashku. U binda se nuk vuajnë vetëm shqiptarët e Kosovës nga këto qelbësira dhe qelbanikë që mbajnë uniformën e shtetit e cila si simbol e ka shqiponjën. Sivjet udhëtova nga Ulqini për Durrës. Në Muriqan hyra në kufi dhe m´u duk tërësisht normale përveç asaj zvarritjes kufitare të cilën e bëjnë vetëm ballkanasit e më së shumti kufitarët shqiptarë! Ndenja nja katër ditë në Durrës, një ditë në Berat dhe një ditë në Korçë-Pogradec. Kur dola në Qafëthanë, duke ia dhënë policisë kufitare dokumentet, aty më morën shtatë euro dhe pa dëshmi. E kërkova dëshminë, por nuk më dhanë. Me t´u ofruar tek sporteli i fundit, hetova se nuk e kam librezën identifikuese të veturës! Shkova tek maqedonasit ku ishte e kotë të hyhet pa raport policie apo dokument të vlefshëm. U ktheva tek nëna Shqipëri. Polici më njihte mirë, iu luta të kthehem sërish se kështu e paskam hallin. “- Ik more (E falënderoj që nuk më tha pirdhu), zonë neutrale lype, zonë neutrale gjete, rri aty, ku i kishe mentë ti, si mund të humbësh dokumentacionin?”. Unë mbeta si thonë as në shehër as me Barilevë. Pasi ia pagova një tjetri 20 euro, shefit të hyrjes tani jo shefit të daljes, hyra në Shqipëri dhe shkova në Librazhd. Aty e kam një mik, ai jo që ka diç në dorë i shkreti, hallexhi si shumë të tjerë, por së paku më dërgoi deri në komisariat të policisë. Aty ua qava hallin, e dhashë deklaratën se nuk më ka ndalur polic askund qysh kur kam hyrë në Shqipëri, në pikën kufitare Muriqan, nuk dyshoj të ma ketë vjedhur kush përveç nëse ka mbetur në kufi të Muriqanit. Por këtu “ka rregulla” - më thonë. “Je vonë, tani ora katër, kush do të punojë për ty pas orarit? Duhet lajmëruar ky e ky, duhet shpallur atje e atje, kodër mbas bregu. Unë e dija si rëndom që kërkohen lekë. Por ja, disi vendosa të mos paguaj para sa të më jepej raporti. I kanë ato metoda të fëlliqura, të detyrojnë të sorollatesh pa asnjë shkak, sa ta lëndojnë dinjitetin, ta humbin personalitetin! Të detyrojnë të bëhesh ai që nuk je. Të detyrojnë të bëhesh servil deri në zero njeri dhe sërish të
295

paguash. Të rënda qenkan këto kur t´i bën i yti. Në gusht të vitit 2005 udhëtonimme anije Durrës - Bari. Një i njohur imi e kishte një makinë të bukur. Kufitari ia ndali rrugën, duhet ta paguash anijen po deshe të hipësh. Unë e kam paguar - i tha. Ja ku e kam biletën kthyese! Kjo nuk të vlen, po deshe të udhëtosh paguaj 200 euro. Filloi të flas miku me zë më të lartë, ndërsa polici i tha: “Shiko, po deshe të udhëtosh paguaj, po nuk deshe, kthehu. Miku im, duke qenë me katër fëmijë, duke i menduar të gjitha vuajtjet dhe vapën e madhe, i nxori 100 euro, ia lëshoi në xhep policit dhe bileta u bë e vlefshme. Ia hapën rrugën dhe miku hipi në anije!!! Ndodhin edhe në Kosovë gjëra të ndryshme si pasaportë, letërnjoftim, e sidomos mjekim, nuk ka nevojë fare të shkruajmë e të japim shembuj veç e veç, të njëjtën pasqyrë e ke edhe në Kosovë. Në Maqedoni, nuk e di saktësisht si është gjendja, por nëse është ai maqedonasi i vjetër, nuk ke ç´pret, të njëjtëjanë edhe shqiptarët që janë atje në ndonjë sportel. Në Kosovë, me ta shkelur tokën e Kosovës me veturë, gjoba është minimumi 70 euro! Kjo vleka vetëm për shqiptarët. U tmerrova, kur një amerikan, i cili kishte marrë veturë në gjermani me tabela gjermane, me të hyrë në kufirin e Kosovës, polici iu drejtua në anglishte: “Zotëri, ju duhet të paguani sigurimin e Kosovës!” Amerikani shumë i qetë ia ktheu, me cilën urdhëresë apo ligj më detyroni të paguaj? “Është urdhër” - ia priti polici. “Po ma solle ligjin, unë e zbatoj”. “Jo ligj nuk kemi, por urdhër po”. Nga kush, nuk e dëgjova policin, por amerikani hyri në Kosovë, ndërsa unë u desh të paguaj 110 euro për dy muaj që kisha ndër mend të rri në Kosovë. Shul shqip të gjithë shqiptarët duhet të paguajnë. Shqiptarët duhet të paguajnë gjithkund dhe shumëfish. Shqiptarët e Kosovës i kanë katër kufi rrjepës, atë të Kosovës, të Serbisë, të Shqipërisë dhe të Malit të Zi. Dikush do të thotë si të Malit të zi?
296

Po ka shumë shqiptarë që udhëtojnë me dokumente udhëtimi të lëshuara për refugjatë nëpër shtete të Evropës dhe ata duhet të paguajnë 50 euro për pasaportë, po u vonua më shumë se një muaj për kthim duhet paguar edhe 50 euro. Nga krejt çka përjetova sidomos në Shqipëri, unë kërkoj falje publike nëse ndonjëherë i kam sharë shqiptarët e përvuajtur që kanë ndërruar emrat në Greqi apo gjetiu. Kur unë vuajta një ditë kaq shumë me shtetin shqiptar, por ç´vuajnë shtetasit e shkretë të cilët për çdo ditë iu nënshtrohen presionit dhe torturës psikologjike. Për çdo ditë ua shkelë dinjitetin shteti i vetë. Të njëjtën gjë e bëri serbi me shqiptarët e Kosovës dhe kurrë nuk e deshën këtë shtet. Edhe shtetasit shqiptarë kurrë nuk do ta duan këtë shtet, sepse ky shtet i le qytetarët e vet pa dinjitet, pa uzdajën e shtetit të vet. Prandaj asnjë shqiptar nuk mendon të rrijë në Shqipëri, po të kishin pasaporta evropiane, për veç hajdutëve që merren me biznes asnjë nuk rri në vendlindje as në atdhe as në mëmëdhe. Tani si u pa, vendlindje nuk qenkanas lisat, as gurët, as deti, as malet, as livadhet. Atdheun, vendlindjen, mëmëdheun e bëkan vetëm njerëzit e një gjaku, të një gjuhe e kur kjo mungon d.m.th. je njeri pa atdhe!!! Ajo që bënte Serbia kundër shqiptarëve ishte vetëm krim,ndërsa këto që bën atdheu, nënkupto njerëzit e shtetit, të Shqipërisë dhe të Kosovës është krim dhe tradhti njëherësh. Vallë, kur shqiptari, i cilitdo qyteti qoftë ai, do të jetë krenar që është shqiptar? Kur do t´ia qaj hallet shqiptarit shteti i vet? Kur do të thotë shqiptari me mburrje, unë do të shkoj në ambasadën time dhe do të dëftej për këtë diskriminim që më bëhet? Kur do t´i ofrohet shqiptari një kufiri pa stres, cilido qoftë ai? Apo ambasadat shërbejnë për t´i kthyer vetëm kufomat në atdhe? Ku ta di, ndoshta edhe kufomat janë mjet korrupsioni?!!! Ragip Kçiku
297

NJË COPË SHQIPËRIE NË UDHËTIM
Meditime në një shëtitje me Lorenc Kokën e Shkollën Shqiptare të Athinës
Atë rrugë e kisha bërë edhe një vit më parë, në fillim të korrikut 2005, si nxënës i një shkolle greke që na e hapi paksa dritaren e gjuhës së vendit ku jemi ngujuar. Në autobusin e vetëm kishte nga të gjitha kombësitë emigruese në Greqi, kishte madje edhe nga vendet e Bashkimit Evropian e deri në Afrikë. Shqiptarë ishim vetëm dy: unë dhe Rolandi, më i miri dhe më i kulturuari i klasës sonë. Flisnim greqisht… Sot, ose më saktë të dielën më 16 korrik 2006, udhëtoj me nxënës të Shkollës Shqiptare të Athinës, të rinj e të reja por

298

edhe nxënës që i kanë kaluar të pesëdhjetat. Me ta janë edhe pjesëtarë të familjes; prindër, motra, vëllezër, gjyshe, gjyshër, vjehrra e vjehërr… Është edhe një shqiptaro-kanadez, Beni, që dje ka ardhur tek Festimi, i kunati, dhe pas dy apo tre ditësh do të shkojë në Korçë të çmallet me “gurët e sokakut”. Nuk është një autobus i vetëm, janë dy, të mbushur në të gjitha vendet. Në ballë dhe prapa kanë një tabelë të përmasave 30 me 40 ku shkruhet me germa të mëdha latine “SHKOLLA SHQIPE E ATHINËS”… Mirela, një e re e shkathët, me atë çlirim shpirtëror që të jep qenia bashkënxënës, kap mikrofonin dhe, për inerci, artikulon një fjalë greke. Autobusi gjëmon nga të qeshurat dhe thirrjet…Ajo ndërron menjëherë, flet shqip me një zë melodioz, fton profesorin të ngrihet e të vihet në krye të valles ashtu siç është në krye të shkollës. Që në atë moment e gjatë gjithë ditës në korridorin e ngushtë të autobusit turistik këmbët lëviznin sipas melodive të këngëve e valleve shqiptare. Që në atë moment e gjatë gjithë ditës e ndjemë veten në Shqipëri e midis shqiptarëve, një Shqipëri që herë pas here dilte në ekranin e vogël të televizorit të autobusit dhe gjatë gjithë kohës na ngjiste e zbriste nga malet e larta të Shqipërisë së Veriut e të Kosovës, në hapësirat e fushave nga Buna në Vlorë, në brigjet e Detit Jon dhe Detit Adriatik. Ku i kishin gjetur gjithë ato CD? Në Korinth, pasi kalojmë kanalin e njohur që e ka kthyer Peloponezin në një “ishull”, pimë kafen e mëngjesit dhe marrim rrugën majtas, drejt jugut. Në mikrofon zëri i Lorencit na fton të kthejmë kokën djathtas e ta ndalojmë vështrimin në bedenat e një kështjelle të moçme. Një njeri me kulturë të gjërë, vlerë kjo që do ta takojmë në ndonjë shkrim tjetër, Lorenci është një hulumtues dhe njohës i Greqisë së lashtë dhe të sotme. Ai na thotë se kështjella është simbol i qytetit të vjetër të Korinthit. Ai na thotë se, sipas legjendës, aty ka një tunel që zbret thellë malit e diku del, në një vend e pozicion që luftëtarët - mbrojtës të qytetit të jenë pas krahëve të armikut. Tuneli është kërkuar e kërkuar…dhe deri më sot nuk është gjetur…
299

Udhëtojmë, me sfond dy këngë nga treva ku linda dhe u rrita, një e kënduar fillimisht nga Caje Poleshi e një tjetër nga Arif Vladi. Peizazhi tashmë është më i butë, ekologjik, me blloqe vreshtash, ullishtash pemishtesh e agrumishtes, me portokaj e limonë të verdhë e të gjelbër nën degë, fruta që nganjëherë takojnë njeri tjetrin në pjekje. Halil Gashi dhe Motra Hajrije na kthejnë në malet e Kosovës e në qëndresën shekullore shqiptare… …Nafplio ka një bukuri të veçantë në enciklopedinë e bukurive të bregdetit grek. Por mbi të gjitha ai ka një vend të veçantë në enciklopedinë historike të vendit ku jemi ngujuar: Nafplio është kryeqyteti i parë i Greqisë së kohës sonë. Aty u ngrit flamuri i shtetit të lirë grek pas pushtimit shekullor otoman. Aty më 8 janar 1828,me Kapodistrian kryeministër e Othonin mbret u krijua qeveria e parë greke e pas kryengritjes së madhe që filloi më 25 mars të vitit 1821, u mblodh parlamenti i parë i përbërë shumica nga arvanitas, shtylla kurrizore e kryengritjes dhe e fitoressë revolucionit grek. Nafplio i krijuar si qytet në vitin 589 pas Krishtit do të bëhej kryeqytet i Greqisë midis viteve 1828 – 1834. Një monument në qendër të qytetit; mbi pllakën njohëse ka të shkruar: “Othoni, mbreti i parë i grekëve”…Më tej Kapodistria në piedestal…Më tejDhimitër Ipsilanti…Më tej Kollokotroni i famshëm mbi kalë, njeriu qëlindi nën një pemë në ikje nga turqit në vitin 1770 dhe vdiq në vitin 1843…Më tej një lokomotivë e vjetër me qymyr e pas saj një vagon i klasit të dytë mbi shinat e hekurudhës së parë greke…Më tej…Grekët dijnë t’i paraqesin vlerat e tyre. Në Nafplio është një nga muzetë më të pasur e më të organizuar të Greqisë, muze të cilin, për kohën e shkurtër që kishim, nuk e pamë… Ulemi në ndenjëset e autobusëve dhe i ngjitemimalit të Palamidhit për t’u futur në një kapitull të historisë së Greqisë, në kështjellën e moçme nga bedenat e së cilës qyteti shpalos pamjen e tij të bukur e midis bedenavehistoria flet me gjuhën e saj të shkruar e të pashkruar. Lorenci edhe këtu tregon njohuritë
300

dhe kulturën e tij enciklopedike, veçanërisht kur na drejton në vendin ku strategu i madh Theodhoros Kolokotroni, “ Plaku i Moresë “ siç i dha emër historia, i dënuar tashmë jo nga turqit pornga grekët, jetoi ditët e muajt e një burgu të tmerrshëm. Në qelinë e tij futemi e dalim një nga një, duke u zvarritur. Në pusin e lagësht e plot lagështi ku heroi i madh arvanitas, i dënuar me vdekje nga mbretiadoleshent Othoni, jetoi nga prilli 1834 e deri në maj 1835 njerëzit nuk mungojnë të bëjnë fotografi… …Para se të zbresim nga kështjella një ftesë për fotografi. Dhe në atë fotografi nuk mungon flamuri shqiptar me ngjyrat kuq e zi e me shqiponjën me dy kokë në mes. Ai nuk do të mungonte edhe në drekën e organizuar në një pikë turistike jashtë qytetit, do të udhëhiqte vallen, gjithnjë nën tingujt e këngëve dhe valleve shqiptare. …Vonë, pas një freskimi në ujin e detit, do të merrnim rrugën e kthimit drejt Athinës. Kënga dhe vallja shqiptare, në korridorin e ngushtë të autobusëve nuk u ndal për asnjë çast. Atë ditë e ndjevaveten në “Një copë Shqipërie në udhëtim”… Uroj që ditë të tilla të jenë të shumta e në mbarë hapësirën ku është ngujuar mërgata shqiptare. Nafplio, qershor 2006

301

SHKOLLA QE NUK E NXË MË VENDI
Ata tashmë nuk i merr kati i 8-tënë bulevardin 3 septamvriu 18 në sheshin Lavriu... ...Një vit më parë ata kishin një klasë me kompjuterë. Kishin edhe një kthinë të vogël ku rreth një tavoline flitej në greqisht, anglisht dhe shqip, me nxënës të rritur. Kishin edhe një zyrë goxha të madhe me një akuarium, bibliotekë dhe disa kolltukë e karrige të rehatshme... ...Një vit më pas ka një klasë për kompjuterë, dy klasa për mësimin e gjuhës shqipe dhe gjuhëve të tjera. Zyrën pothuajse e hëngri klasa e re me banka, ku ulen vogëlushë që lëçisin germat e shqipes së bukur, ku këndojnë dhe recitojnë shqip, ku ëndërrojnë dhe mendojnë shqip.

302

Koha dhe veçanërisht krijimi i dy grupeve që mësojnë të shkruajnë e lexojnë shqip kërkoi zgjerim ashtu siç kërkon zgjerim një familje që i rriten fëmijët... ...Një vit më parë “nga kati i 8-të” zbritën për tu ulur në ndenjësete dy autobusëveturistikë nxënës që mësonin kompjuterët për të bërë një udhëtim të bukur në Nafplio, për tu ngjitur në kalanë historike, për tu ngujuar për disa sekonda në qelinë ku u mbajt i burgosur heroi i madh i revolucionit grek, arvanitasi Kollokotroni dhe për të shëtitur nëpër rrugët e qytetit historik mbushur me monumente që të kujtoni Nafplion - kryeqytet dhe parlamentin e saj ku grekët dhe arvanitët ishin të barabartë në numër dhe në trimërinë e treguar gjatë viteve të lavdisë helene 1821-1828.... ...Një vit më vonë “nga kati i 8-të” zbritën për tu ulur në ndenjëset e katër autobusëve turistikë ndër të tjerë edhe nxënësit e dy klasave të gjuhës shqipe të shoqëruar nga prindërit. Rruga këtë radhë i drejtohej Veriut, një ndër vendeve të bukura në natyrë e të pasura në mitologji Delfit... Shkollën Shqiptare të Athinës nuk e nxënë më as lokalet dhe as autobusët... DETAJE E UDHËTIMIT Në ftesën “për një ekskursion njëditor në Delphi “ përveç programit jepeshin edhe disa detaje që e bënin secilin udhëtar që, përpara se të udhëtojë fizikisht, të “fluturojë” shpirtërisht. Atje ishte shënuar se Delfi, pas Akropolit , 180 kilometra larg Athinës, është qendra e dytë, më e madhe arkeologjike e Greqisë. Delfi në kohët e lashta konsiderohej si qendra e botës së atëhershme, pika ku takoheshin parajsa dhe toka, ku njeriu ishte më afër perëndive. Sipas mitologjisë greke Zeusi i plotfuqishëm dërgoi në drejtime të kundërta dy shqiponja të cilat pasi i ranë rreth e qark botës u përplasën pikërisht në këtë vend. Aty ku u përplasën një shkëmb i shkëputur nga mali mori formën e
303

kërthizës, si tregues i qendrës së universit. Delfi njihet si qendra e Perëndisë Apolon, birit të Zeusit, mishërimit të disiplinës morale dhe tëkthjelltësisë shpirtërore. Po sipas mitologjisë, ky vend, shumë kohë para se të ishte qendra e Perëndisë Apolon, besohej se ishte qendra e perëndisë së tokës Gjea, Themis, Demetër dhe të Poseidonit, mbretit të deteve. Po sipas mitologjisë Orakulli i Delfit kishte një përvojë spiritualedhe shpirti i Apolonit pyetej dhe këshillonte për probleme vetjake e shtetërore. Edhe njerëzit më skeptik, kur ngjiten malit dhe hyjnë në botën e lashtë, midis monumenteve dhe mjediseve të qytetit të madh të antikitetit, ndjejnë se diçka magjike ndodh në Delfi dhe luten që tu plotësohen dëshirat... I përjetova këto kur së bashku me afro dyqind ekskursionistë të Shkollës Shqiptare të Athinës u futëm në muzeun e qytetit antik, kur në pikën e vapës u ngjitëm malit në kërkim të “kërthizës së botës”, të “Omphalas” së legjendës, kur ngrita kokën për të parë majat e kolonave apo kur pashë më të guximshmit të ngjiteshin e ngjiteshin “malit” antik për të parë stadiumin e lashtë, gjimnasion, siç i thoshin, ku bëheshin lojërat në lashtësi. Andrea Petromilo dhe i dashuruari i përjetshëm pas sportit dhe gazetarisë sportive Ramadan Bigza, nuk mund ta linin një rast të tillë pa e fiksuar në syrin e aparatit dhe të shpirtit... MBRËMJE NË ARAKOVA Nuk mund të shkosh në Delfi pa kaluar nëpër Arakova. Livadhjanë e vendosur në një shpat mali nën gjelbërim e pyje halorësh, mund ta lësh mënjanë duke i rënë fushës mes përmes, por Arahovën jo. Nuk ka rrugë tjetër përveç asaj që të fut shtrëngueshëm mes shtëpive të vjetra e të reja, të gjitha me gurë e me çati, të vendosura në mënyrë të tillë që të kujtojnë Beratin e “një mbi një dritareve” me ndryshimin që këtu të fikson në kujtesë Arakovën e “një mbi një çative”.
304

Një qytet në male. Këtë e ndjen nga ajri i freskët por edhe nga bimësia. Këtu, rreth e qark, dhe sidomos mbi qytet, në shkëmbinjtë që ngrihen mbi supet e njeri tjetrit në të përpjetat drejt majëmaleve, gjelbërojnë arrat. Nuk i ka mbjellë dora e njeriut, i ka mbjellë nëna natyrë. Këtu mungon ulliri, ose më saktë do të thoja bima e bekuar e Mesdheut përmbajtja në vaj e të cilit shkon deri në afër 40 për qind ia ka lënë vendin bimës së bekuar të maleve përmbajtja në vaj e së cilës shkon në afro 70 për qind. Në mbrëmje, kur Arakovën e përshkruam në tërë diametrin e saj më këmbë duke kundruar dyqanet e shumtë ndër të cilët shquheshin punimet e leshit, qilimat dhe sexhadet, karakteristikë e vendeve malore e blegtorale, duke e ngritur kokën lart, mbi pyllin e arrave, nuk e di pse më shkrepi në kokë ta lidh emrin Arakova me Arrat, me një emër që në Shqipëri e gjen të toponimuar në fshatra e qendra të banuara ku mbizotërojnë masive arrash. E lidh këtë edhe me faktin se tërë treva që nga Thiva, Livadhjaja e deri këtu popullsia vendase ka rrënjë e degë arvanitase dhe gjuha e blegtorëve vendas, stanet e të cilëve i sheh gjatë gjithë rrugës, është gjuha arvanitase. Arakova është një qendër e njohurturistike, qendër që veçanërisht në dimër tërheq një numër të madh të dashuruarish pas sporteve dimërore, pas skive ( pikat trajnuese të të cilave i sheh kudo ), pas ngjitjeve alpinistike dhe të tjera. Dimri i shkuar, pa dimër e pa dëborë, e ka dëmtuar rëndë biznesin e qytetit, veçanërisht hotelet dhe sistemin tregtar. Atë që humbi në dimër Arakova përpiqet ta fitojë verës. Lokalet e shumtë, shërbimi cilësor, reliket e ndryshme i detyrojnë kalimtarët që shkojnë e kthehen nga Delfi, të ndalojnë për një drekë apo darkë, për një kafe apo për një qilim... MESAZHI I NJË UDHËTIMI Jemi në Greqi dhe, duam nuk duam, kemi hedhë rrënjë, disa infantile e disa të vërteta, megjithatë rrënjë. Na kërkohet
305

që të njohim historinë dhe kulturën e vendit ku punojmë dhe jetojmë. Është gjë e mirë. Mbi të gjitha kjo sepse mes dy kulturave, asaj helene dhe arbre nuk ka kufij ndarës. Atë që sheh në Akropol apo në Delfi, me një kthim koke pas e sheh edhe në Butrint, Berat, Durrës, Krujë, Shkodër, Apoloni... Madje, kur dëgjon për Apolonin e Delfit nuk ka se si të mos vraposh me mendje tek Apolonia në bregdetin e Fierit, tek kolonat dhe vlerat e saj në kohë e hapësirë. Duke udhëtuar në këto vende që flasin me gjuhën e tyre memece për të kaluarën, duke u detyruar të futesh në ngushticën e krijuar drejt kasave për të paguar, si për muzeun e mbyllur ku nuk të lënë të bësh fotografi apo në hapësirën arkeologjike, nuk ka se si të të mos vijë keq që në hyrje të Krujës, Beratit apo Gjirokastrës nuk është vënë ndonjë tra e ndonjë kasë për t’i detyruar të huajt që të paguajnë. E njëjta gjë duhet thënë edhe për në qendrat e mëdha arkeologjike: në Butrint, Apoloni, Durrës, etj., etj. Në muzeune mbyllur dhe në atë në natyrë të Delfit llogariten që çdo vit të kalojnë mbi një milionë turistë, çka do të thotë se vetëm atje arkëtohen më se dhjetë milionë euro. Shqipërinë nuk duhet të presim të na e bëjnë të huajt. Ajo mban në vetvete vlera të pallogaritshme që e bëjnë atë...

306

TË CICËROSH NË GJUHËN E NËNËS...
- Në dyvjetorin e Shkollës Shqiptare të Athinës Cicërima zogjsh!.. Nga ato lloj cicërimash që dalin nga foleja e jetës, që zgjatin qafën, që hapin gojën, që zgjojnë natyrën. Ndoshta nuk është një fjalë e gjetur, një fjalë që të mbledhë ato emocione që të shkakton ajo lloj cicërime fëmijësh që lidhet me gjuhën e nënës, me fjalën e artë shqipe, atë fjalë që e ka mbledhë si bleta nektarin lule më lule, Naimi, Asdreni, Pashko Vasa, Migjeni, Fishta...Kadareja, Agolli... Ndoshta... Megjithatë ato zëra fëminorë, herë të ndrojtur e herë shpërthyes, në ngushtësinë fizike të një shkolle që po bëhet me të vërtet SHKOLLË, sjellin më shumë se gëzim e hare që rrezaton në shpirt. Është hera e parë që Shkolla Shqiptare e Athinës, krijuar dhe drejtuar nga çifti Koka ka kaq gaz e gëzim, ka në mes kaq fëmijë e të rritur.
307

Shkolla feston përvjetorin e dytë të krijimit të saj ( Sa mirë! Sa bukur! U bëmë edhe në emigracion me përvjetore shkollash!) Të parin e festoj me nxënës të rritur, me nxënës që uleshin në sallën me kompjutera bashkëkohorë dhe hynin në një botë të re, të bukur e të panjohur. E festoi me nxënës që mësonin anglisht dhe greqisht, por edhe me të huaj që mësonin gjuhën shqipe. Të dytën e festoi me dy klasa me fëmijë që mësojnë të lexojnë, të shkruajnë e të flasin gjuhën e bukur shqipe... Kjo ishte edhe e veçanta e këtij përvjetori. Këta ishin edhe zogjtë shtegtarë të pranverës 2007. Kaq shumë njerëz, në tre klasa, në zyrën e Lorenc Kokës, në korridoret e gjatë, në ballkonin e ndërtesës në katin e 8 – të të ndërtesës që ngrihet në sheshin Lavriu, disa dhjetëra metra larg qendrës së Omonias. Kaq shumë nuk ishin parë asnjëherë. Ishin fëmijë të vegjël, prindër, të rinj e të reja, ish nxënës të shkollës për kompjuter e gjuhë angleze. Ishte edhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Greqisë z. Vili Minarolli dhe të ftuar të tjerë. Fjala nuk ka forcë ta përshkruaj me tërë ngjyrat çastin. Po ashtu edhe thëniet. Po ashtu edhe fotografitë...Megjithatë ata të japin në dorë penelin e imagjinatës për të ecur mes tyre e përpara tyre, kështu që e quaj të arsyeshme t’i përcjell ato ashtu siç i fiksoi diktofoni dhe syri fotografik. * * *

Vili Minarolli, ambasador:Unë jam i bindur se nxënësit do të dyfishohen e trefishohen. Unë këtyre fëmijëve u uroj suksese. Keni marrë një thesar deri tani. Po kështu do ta marrin edhe shokët e shoqet tuaja. Kjo është një nismë e çiftit Koka e mbështetur nga intelektualët dhe të gjithë njerëzit e tjerë. Urime e festofshim edhe përvjetorë të tjerë. Një prind: E gjithë kjo është nder i këtyre të dyve, burrë e grua.
308

Bisedë me Desantila Topalli, mësuesja e parë e shkollës shqipe Si ndjehesh sot? Unë ndjehem shumë mirë, ndjehem mes njerëzve për bukuri. Vetëm kaq? Cila është kënaqësia juaj me nxënësit? Kënaqësia ime me nxënësit ështënë radhë të parë se jam shumë - shumë e kënaqur për nxënësit e regjistruar dhe që vijnë rregullisht të gjithë, nuk kemi rrjedhje të nxënësve dhe më befason shumë edhe dëshira që kanë ata për të mësuar gjuhën shqipe. E kanë me shumë qejf që të mësojnë gjuhën shqipe. Kanë shumë dëshirë edhe të shkruajnë. Tani kanë filluar të shkruajnë me shkronja dore, sepse fillimisht shkruanin me shkronja shtypi. Bisedë me Anilda Duro, mësuesja e dytë e shkollës shqipe Anilda! Si e ndjeni veten sot në këtë përvjetor që lidhet me shkollën dhe me profesionin tuaj? Tepër e lumtur. Jam edhe e gëzuar që arrita më së fundi, pas dhjetë viteve “luftë” në tokën greke, në kuptimin luftë për të mbijetuar, tani kthehem edhe njëherë në detyrën time të mësueses. Keni punuar mësuese në Shqipëri? Kam punuar katër vjet, mësuese e klasave të shtata dhe të teta në gjuhë dhe letërsi shqipe. Sa nxënës ke në klasë? Dhjetë. Së shpejti do të hapet edhe grupi i tretë me dhjetë të tjerë. Si i përjeton marrëdhëniet me nxënësit? Jam tepër e komunikueshme. Nxënësit në klasë i kam nxënës, kurse jashtë saj i kam edhe shokë. Bisedë me z. Lorenc Koka, krijues i Shkollës Shqiptare të Athinës Sot është...
309

Përvjetori i dytë i shkollës. Me pak fjalë a mund ta përshkruani rrugën dyvjeçare? E vërteta është se ndjehem krenarë dhe shumë i emocionuar sot sepse kujtoj se si e nisëm këtë shkollë për bashkatdhetarët. Në fillim me një klasë me shumë pak kompjutera dhe tani kemi katër klasa ku mësohet për kompjuter, anglisht, greqisht. Gëzimi më i madh ishte sot se kishim njëzet fëmijë, dy grupe të gjuhës shqipe të cilët recituan, kënduan. Kjo ishte një kënaqësi me të vërtetë e madhe për ne. Siç e shikoni, pjesëmarrësit, ish nxënësit dhe të ftuarit, janë të shumtë. Na nderoi edhe ambasadori me pjesëmarrjen e vet i cili u dhuroi fëmijëve disa libra që të mësojnë gjuhën shqipe. Cili është synimi për të ardhmen? E ardhmja nuk është e lehtë. Nuk është e lehtë të paktën me psikologjinë që mbizotëron. Shumica e prindërve shqiptarë, mos të fshihemi prapa gishtit, nuk duan, nuk kanë dëshirë, pavarësisht se çfarë justifikimesh përdorin, që tu mësojnë fëmijëve gjuhën shqipe. Ne gjuhën shqipe e kemi falas dhe në këtë moment kemi vetëm 20 fëmijë kur duhet të ishin dyqind dhe më shumë. Ne duhet të kishim problem serioz për vendet se ku ti fusim fëmijët. E vërteta është që nuk kemi sepse kërkesat janë të vogla. * * *

Festa vazhdoi deri vonë. Vazhdoi me një ulje të “nxënësve” të ftuar në bankat e bukura të klasës së gjuhës shqipe, me vizitën në klasën e kompjuterëve, me prerjen e “pites”, me këngë e dolli. Një festë e bukur që do të mbahet mend. Një festë që fton që përvjetorët e tjerë t’i bëjë në auditore më të mëdha e në klasa që “nuk marrin frymë” nga fëmijë shqiptarë që cicërojnë në gjuhën e nënës. Athinë,mars 2007
310

NË 3 VJETORIN E SHKOLLËS SHQIPTARE TË ATHINËS
Është gjetur një mjedis i bukur, një mjedis i bardhë si sinonim i bardhësisë së një dite, i një lindjeje, i një vlere të veçantë të jetës në emigracion. Tre vjet më parë, në shkurt 2005, në bankat e saj, përballë ekraneve të kompjuterëve u ulën djem e vajza, burra e gra, të moshuar dhe fëmijë. U ulën për të mësuar kompjuterin shqip, në gjuhën e nënës. Qendra ku u mblodhën, në një ndërtesë në sheshin Lavriu vetëm dhjetëra metra larg rrethit të Omonies, në rrugën “ Triti Semptemvriu “ në katin etetë quhet “ Shkolla Shqiptare e Athinës “. Një emër kuptimplotë pagëzuar nga njeriu që e deshi dhe e do, mjeku dhe informatiku Lorenc Koka. Pak në distancë (në dukje) këto dy profesione e dashuri të jetës të Lorenc Kokës. Shumë pranë, (jo në dukje ) të shkrira në një, në ëndrrën e ardhme të Lorencit, ëndrrën që shkenca relativisht e re e informatikës të vihet në shërbim intensiv të shëndetit të njerëzimit... Diçka kemi shkruar për këto ndaj t’i lëmë në arkivin e kujtesës. Është dita që të zbresim disa shkallë të “To Agrino“ në Faliru 100, të ulemi midis bardhësisë së tavolinave, të hedhim vështrimin në skenë ku fëmijët recitojnë vargje nga gjuha jonë e bukur, vargje që i kanë mësuar në Shkollën Shqiptare të Athinës, në klasat e hapura prej dy vjetësh për të gjithë ata fëmijë që duan të mësojnë të lexojnë e shkruajnë shqip. Le të ndalemi më pas tek një grup fëmijësh i cili luan një pjesë nga “E bukura e Liqenit “, pjesë teatrale e duartrokitur për suksesin
311

e paraqitjes dhe të interpretimit në një festivalgrek për teatrin fëminor... Më pas, në tingujt e gjallë të muzikës shqiptare dhe të këngëtarëve emigrantë, le të kërcejmë në një “ ngjeshje “ në skenë por edhe në vargje pambarim nëpër sallë, mes tavolinave e duartrokitjeve... ...Kur hyra në fillim mendova se si do të mbushet e tërë kjo sallë e madhe. Më pas, kur mes tavolinave u futen karrige të reja dhe ne u ngjeshëm e u ngjeshëm, mendova se sa e madhe është bërë Shkolla Shqiptare e Athinës. Në tre vjet jetë, të arrish në këto përmasa, të kesh kaq njerëz të dalë nga dyert tuaja, të kesh veç klasës së kompjuterëve edhe klasën e anglishtes, edhe klasat e gjuhës shqipe për fëmijë,
312

edhe veprimtari të tjera si servise dhe shitje kompjuterësh, rrjete kompjuterike, programime, shërbime interneti, lidhje interneti, Web disaign, shërbime për aplikime në ShBA dhe Kanada etj. është me të vërtetë një meritë, një vlerë e madhe, vlerë që lidhet jo vetëm me Lorenc Kokën, por edhe me Orieta Kokën, bashkëshorten dhe bashkëpunëtoren e tij, me të dy familjet, prindërit nga ana e Lorencit dhe Orietës... ...Dikur, në një ekskursion të Shkollës në Delfus, përballë tre autobusëve turistikë të mbushur plot me nxënës të moshave të ndryshme pata thënë se Shkollën nuk e nxënë më autobusët. Sot, ndërsa meditoj me sytë në sallën e bardhë, them se shkollën nuk e nxënë më sallat. Në katër, pesë, gjashtë...vjetorë asaj do t’i duhet të kërkojë salla të mëdha e më të mëdha, salla stadiumesh. Rritja e saj i ngjan ortekut mbi male që fillon me një “ top tenisi “ e mbaron me një “ mal të bardhë “. Është e udhës ta zgjeroj kronikën, të flas për entuziazmin dhe gjallërinë e njerëzve, për Lorencin që nuk lë tavolinë pa trokitur gotën me pijen e dashurisë dhe të respektit për njerëzit, për lotarinë modeste ku u dhanë katër bursa për mësimin e gjuhës angleze, 15 bursa për mësimine kompjuterit, “flas memorie” e pajisje të veçanta për kompjuterët. Është e udhës të flas edhe për “Piten” ku dora e pastiçerit Agron Meçaj ka shkruar: “ Shkolla shqiptare BestXpert e Athinës. Gëzuar 3 vjetorin!”, pjesët e së cilës u ndanë për t’i shijuar të gjithë. Është e udhës t’i hyjë edhe një studimi statistikor për moshën e nxënësve të kësaj shkolle, moshë që nuk ka kornizë, moshë që çdo vit vjen e then korniza... Këto për një tjetër herë. Në një burim ujë kristal nuk mbushen grushtet me ujë vetëm një herë... Athinë, 23 shkurt 2008

313

NË EPIDAVROS, ME SHKOLLËN DHE SHKOLLARËT E ATHINËS
Shënimet e së dielës 22 qershor 2008 Tashmë mund të themi se: Është bërë traditë... Ashtu siç mund të themi se Shkolla Shqiptare e Athinës ka hedhë rrënjë boshtore, rrënjë që kërkojnë shtresat e thella të tokës për të shtrirë rrënjë të reja. Nuk e kam përjetuar “Ditën e parë...” të hapjes së saj. Kam përjetuar ditë të tjera “të para” siç ishte ajo e hapjes së dy klasave që fëmijët e familjeve emigrante të mësojnë të shkruajnë e lexojnë gjuhën e mëmës... Kam përjetuar (dhe kam shkruar) për tre ekskursionet verore, ekskursione që përkojnë me mbarimin e mësimeve dhe fillimin e pushimeve. I pari ka qenë ai i Nafplios, ngjitja në kështjellën e qytetit prej nga hapet një pamje e mrekullueshme dhe futja në thellësi të

314

mureve të kalasë, në qelinë ku kishin burgosur strategun e madh të revolucionit grek të viteve 1823 – 1828 arvanitasin Kolokotroni. Nuk e burgosën turqit...e burgosën “revolucionarët”... I dyti ka qenë ekskursioni në Delfus, një vend i bukur lart në male, një vend që sheh pamjet e sotme dhe pamjet e vjetra, mijëra vjet të vjetra... I treti, më 22 qershor 2008 ishte Epidavrosi, i Riu dhe i Vjetri... Shkolla Shqiptare e Athinës ka formuar kështu një traditë, një lloj mësimi “në këmbë” të historisë së vendit ku punojmë e jetojmë, të asaj historie që e kemi edhe ne: në Butrint, Apoloni, Berat, Durrës, Rozafë...por që fatkeqësisht është me “kokë në baltë”... Ndoshta do të duhej që pushtetarët tanë të ishin pjesë e ekskursionit në vendet historike greke (dhe të vendeve të tjera), të mësonin se si nxirret “koka nga balta” për të parë e vendosur në piedestale trupin dhe gishtat e këmbëve. Për të parë se si në këto vende historike greku, vetëm për të parë amfiteatrin e Epidavrosit të pret biletë kundrejt 6 eurove... * * *

Nga Athina nisemi në mëngjes, pak pasi ka kaluar ora 8. Urën që lidh “dy brigjet” e Peloponezit, urë mbi kanalin e njohur që e ktheu gadishullin në “ishull” më se një shekull më parë duke shkurtuar rrugët detare drejt Jonit e Adriatikut e kalojmë pa mbushur orën. Më tej futemi në një peizazh të bukur, peizazh ku sundon kaltërsia e detit me gjelbërimin e ullinjve dhe pishave bregdetare. Diku, kur futemi paksa në thellësi, na e ftoh vështrimin një pyll pishash – skelet nga djegia e një viti më parë. Në kilometrin 44 Pandit iu fiksua një tabelë, “Psistaria Rruga”, çka na bëri të jetojmë faktin se po kalojmë nëpër një zonë arvanitësh të hershëm, nga ajo lloj race e fortë shqiptare që edhe sot flet shqipen e hershme, edhe sot guxon dhe ve në tabelën e lokalit një fjalë shqipe...
315

...E lëmë në krah të majtë detin dhe marrim një të përpjetë. Të dy autobusët turistikë ngjiten drejt Epidavrosit të Ri, pika që verës (po edhe në stinët e tjera) tërheq shumë turistë për shkak të teatrit 2400 vjeçar, teatër në të cilin në korrik fillojnë shfaqjet artistike, luhen opera, drama, tragjedi, jepen koncerte të autorëve klasikë dhe modernë, shfaqje që mbyllen në tetor të çdo viti... ...Unë e kam përjetuar momentin magjik, akustikën e paarritshme që siguron amfiteatri edhe për spektatorin më të fundit në qoshen më të largët të tij. Kam përjetuar rrezet e fundit të diellit mbi shkallët e mermerta...Kam parë Elektrën në një interpretim të bukur në verën e vitit 2006... ...Sot nuk do të shohim ndonjë shfaqje. Kemi ardhur më herët, jemi “jashtë sezonit”. Sot do të shohim teatrin dhe muzeun... ...Lorenci, drejtuesi i Shkollës Shqiptare të Athinës, bën një provë. Hedh mbi “gurin piketë” në qendër të skenës, nga lartësia e trupit, një monedhë për të përjetuar akustikën e tingullit... Këtu fillon “debati”, shuarje e kuriozitetit me pyetjen se si kanë bërë arkitektët e lashtësisë që në këtë vend mes pyllit të pishave dhe gëlqerorëve të mermertë të krijojnë një akustikë teatrale të tillë që nuk është shuar as pas njëzet e pesë shekujve. Ata që kanë lexuar diçka flasin për njerëz të ditur anonimë që kishin studiuar paraprakisht gjithçka, deri rrymat ajrore dhe faktorë të tjerë. ...Pas “debatit” vjen një fotografi kolektive, fotografi ulur mbi shkallët e mermerta, shkallë 2500 vjeçare të pa luajtura nga vendi ... ...Më të fortit nga gjunjët, më kureshtarët për të parë çdo gjë “nga lart”, u ngjiten shkallëve deri në majë. Ngjiten deri tek e fundit dhe ulen nën hijen e pishave duke qeshur e iu gëzuar çastit... ...Më pas një vizitë në muze, në godinën e mbyllur, fotografi “pa flash” (këtu lejohen ndërsa në muzetë e tjerë nuk lejohen fare) dhe një vizitë në “muzeun e hapur”, në natyrë, midis mermerëve e relikeve të lashtësisë...
316

...Një udhëtim “ i shkurtër”, pak minutash dhe, pranë e pranë, nën tingujt e këngëve dhe muzikës shqiptare, ulemi për të ngritur dolli e për të hequr valle... ...Përsëri në udhëtim, në “zbritje” drejt Epidavrosit të Vjetër. Po pse i thonë “I Vjetër” kur gjithçka që ta sheh syri, shtëpitë e bukura mes gjelbërimit të portokallieve e limonëve me degë të mbushura me fruta të pjekur dhe fruta në pjekje flasin për gjithçka të re? Epidavrosi nuk ka vetëm amfiteatrin që pamë ne, ka edhe një tjetër diku pranë, më i vogël por edhe ai i bukur në pamje dhe më i lashtë në ndërtim... Epidavrosi quhet i Vjetër sepse lidhet me lashtësinë, me kohën kur në gjirin e tij futeshin anijet romake dhe të vendeve të tjera. Jo si pushtues por si pushues. Mjekët e lashtësisë e rekomandonin Epidavrosin për banjat dhe ujin shërues... ...Këtu, sipas dëshirës, ekskursionistë ndahen me porosinë për të qenë gati për nisje në orën gjashtë e gjysmë... ...Të rinjtë dhe të rejat, me Lorencën në krye shkojnë në “kërkim” të plazhit. Kur u kthyen ishin “të kripur” dhe të qeshur... Unë, me Pavllon, Pandin dhe disa të tjerë preferuam një kafe nën flladin e detit dhe gjelbërimin e lulishtes... * * *

...Kthimi ishte me këngën dhe muzikën shqiptare në veshë e në gojë, por edhe me vallen në ngushtësinë e korridorit të autobusit. Të gjallë dhe të palodhshëm në këngë dhe në valle, çka tërhoqën buzëqeshjen edhe të njerëzve mbi mjetet kalimtare ishin djemtë dhe vajzat e autobusit të dytë... ...Tek ktheheshim mendoja. Sa mirë është kur dikush na mbledh e na bën “grusht”, “bashkë”, gjëja më e mirë për të gjithë shqiptarët, por në veçanti për ne mërgimtarët. Për këtë kemi nevojë. Lorenc Koka dhe Shkolla Shqiptare e Athinës e bën këtë bukur... Athinë – Epidavros, 22 qershor 2008
317

LETËRKËMBIME
NJË URIM DHE NJË SHËNIM NGA KOSOVA
Nuhi Gashi ishte drejtuesi më aktiv, strumbullari i seminarit mbarëkombëtar që u zhvillua nga 20 – 23 korriku në qytetin e Durrësi, seminar në të cilin për herë të parë morën pjesë 18 arsimtarë drejtues të kurseve për mësimin e gjuhës shqipe në të gjithë hapësirën gjeografike të Greqisë. Nuhiu është punonjës i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Kosovës, ministri e cila mund të themi me plot gojën se ka një traditë të shkëlqyer në mbështetjen e arsimimit të fëmijëve shqiptarë në të gjithë hapësirën evropiane duke i konsideruar shkollat e hapura si shkolla kosovare, si pjesë e pa ndarë e arsimimit në Kosovë. Nuhiu ndjek me një përgjegjësi profesionale shumë të lartë gjithçka bëhet në këtë drejtim. Prania e mësuesve shqiptarë nga Greqia, puna e të cilave u cilësua heroike, siç thekson edhe z. Nuhi, “Afirmoi dhe e mbështeti posaçërisht punën e Shkollave Shqipe në Greqi dhe Itali - organizime këto të fundit që kërkojnë shumë punë e mund. Nuhi Gashi përcolli këto ditë, në prag të vitit të ri shkollor një mesazh në adresë të të gjithë mësuesve të mësimit plotësues të gjuhës shqipe në të gjithë hapësirën evropiane, përfshirë këtu edhe Greqinë, mesazh të cilin e quajta me vlerë t’ua përcjell të gjithë mësuesve, nxënësve dhe prindërve të angazhuar në mësimin e gjuhës shqipe në Greqi.

9

318

URIMI! Kujtoj se, tashmë, pas pushimeve, në shumicën e shteteve ka filluar mësimi. Me këtë rast vetëm desha që t’ iu uroj një vit të mbarë shkollor me shumë suksese në punën fisnike dhe patriotike që bëni me fëmijët dhe të rinjtë shqiptarë. Urime! Me respekt, Nuhi Gashi, MASHT e Kosovës (Njësia për SHSHMP në diasporë). SHËNIMI Muajin e kaluar në Durrës u mbajt Seminari - 2007 me mësuesit e SHSHMP në diasporë. Në të morën pjesë 75 mësuese, mësues e veprimtarë të kësaj shkolla nga vende të ndryshme. I lus gjithë pjesëmarrësit (por edhe të tjerët ) që, me qëllim të përparimit të tij të mëtejmë, të shprehin mendimin personal për të. Për të nxitur vjeljen e opinionit, kujtoj se ky seminar (i treti me radhë) sivjet (një projekt i përbashkët ndërmjet MASH të Shqipërisë dhe MASHT të Kosovës): * Ishte një kontribut konkret në integrimet shqiptare, * Ishte një shembull i shkëlqyeshëm i bashkëpunimit ndërmjet MASHT të Kosovës dhe MASH të Shqipërisë, * Thelloi më tej ndërkomunikimin dhe bashkëpunimin profesional ndërmjet mësuesve në diasporë, * Ofroi nivelin dhe përvojën e përparuar profesionale të shkollës në Atdhe, * Solli modele e përvoja tjera të suksesshme të organizimit të SHSHMP në diasporë, * Afirmoi përvoja dhe zgjidhje më funksionale të statusit të SHSHMP në vende përkatëse, * Afirmoi dhe promovoi botime mjetesh e tekstesh mësimore e didaktike dhe botime e krijimtari tjetër profesionale e letrare të mësuesve dhe bashkëpunëtorëve të kësaj Shkolle, * I njohu pjesëmarrësit me një kompetencë elite profesionale
319

me institucionet kombëtare dhe trashëgiminë kulturore materiale e shpirtërore kombëtare, * Krijoi kushte, hapësira e ambiente për një përjetim jashtëzakonisht pozitiv të Atdheut, shumë i nevojshëm për punën e mëtejme, * Krijoi lidhje të reja ndërmjet qarqesh shkollore dhe kulturore në diasporë dhe Atdhe dhe ndërmjet vetë institucioneve të Atdheut, * Afirmoi dhe e mbështeti posaçërisht punën e Shkollave Shqipe në Greqi dhe Itali - organizime këto të fundit që kërkojnë shumë punë e mund, * Sensibilizoi edhe më tej institucionet e Atdheut dhe opinionin shqiptar për domosdonë e shtimit dhe të thellimit të përkujdesjes institucionale-shtetërore ndaj SHSHMP në diasporë, si forma më e qëndrueshme e ruajtjes dhe e zhvillimit të identitetit kombëtar të fëmijëve dhe të rinjve shqiptarë, krijimit të bazës së nevojshme kulturore dhe gjuhësore amtare për integrim në shoqërinë vendore dhe integrim në Atdhe, në rast të kthimit, * Ofroi garancinë për një qasje kombëtare të integruar ndaj SHSHMP në diasporë, ku MËSIMI SHQIP trajtohet institucionalisht si i integruar edhe në planin kurrikular dhe të mjeteve e teksteve themelore mësimore, * Afirmoi edhe më tej konceptin lëvizës të vendit të mbajtjes dhe të subjekteve tjerë mbështetës të organizimit, i dëshmuar shumë i suksesshëm, duke e projektuar dëshirën që edicioni vijues të mbahet në Maqedoni në bashkorganizim me Ministrinë e Arsimit të Maqedonisë, * U realizua suksesshëm në zërat e tij themelorë programorë. Pra, duke shkruar për të, ndihmoni në përsosjen e tij. Po ashtu, ata që kanë fotografuar, për nevoja të bankës sonë të të dhënave, t’i dërgojnë fotot. Është e garantuar ruajtja e autorësisë së fotografisë.

320

JEMI NË RRUGË TË MIRË...
Në pamundësi që t’i merrja një intervistë, në përgjigje të mesazhit që z. Nuhi dërgonte në adresën time elektronike, mesazh të cilin e përcolla më lart si vlerë e ditës por edhe si thirrje për të masivizuar shkollimin shqip të fëmijëve në Greqi, i dërgova disa fotografi nga Seminari dhe falënderimin për mbështetjen që na bën. Nuk vonoi dhe erdhi përgjigja si dhe gatishmëria për të qenë i pranishëm me një intervistë ekskluzive. I nderuari z. Ashiku, Për të gjitha llogaritni në mbështetjen time. Vërtet me erdhi keq qe s’ arritëm të bisedonim më gjatë, por, e patë edhe ju, sa shumë punë kishte. Besoj se jemi në rrugë të mirë. Sa për intervistën atë mund ta bëjmë edhe nga distanca: i përgatisni pyetjet - problemet dhe unë do të përgjigjem. Ju faleminderit shumë për fotot. Unë kam mbi 100, por do t’ iu dërgoj në ndërkohë. Gjithë të mirat! Juaji, Nuhi Gashi Të nderuara kolege, Të nderuar kolegë, Të nderuar veprimtarë të SHSHMP në diasporë, Në Attach. i keni tabelat përkatëse për të dhënat themelore të SHSHMP në diasporë për vitin shkollor 2007/2008 si dhe
321

një model raporti për punën gjatë vitit shkollor 2006/2007, të cilat shpresoj të mund t’i dërgoni deri më 1 nëntor 2007.. Shpresoj se tashmë është krijuar një raport normal mirëkuptimi dhe ndër respekti dhe përgjigjet do t’i marrë me kohë. Uroj që shqetësimi i njohur ku një pjesë jo e vogël e mësueseve dhe mësuesve nuk i dërgojnë fare këto të dhëna apo i vonojnë tepër, realisht të domosdoshme dhe krejtësisht normale për bankën - arkivin tonë të të dhënave në MASHT të Kosovës, këtë vit shkollor do të jetë një barrë e panevojshme apo edhe e harruar. Me keqardhje më duhet ta them se ne nuk kemi instrument detyrimi, por mbështetemi ekskluzivisht në ndërgjegjen patriotike dhe profesionale të punonjësve të arsimit. Fundja, shteti fillimisht bëhet së brendshmi, brenda vetes. Gjithë të mirat! Nuhi Gashi, MASHT e Kosovës (Njësia për SHSHMP në diasporë) I nderuar z. Nuhi! Faleminderit për mesazhin që më dërguat. Unë jam Abdurahim Ashiku, gazetar. Në gazetën “Emigranti” që del për shqiptarët në Greqi kam hapur një faqe të veçantë në të cilën në çdo numër të saj përcjell përvojën mbarë evropiane të mësuesve shqiptarë, punën e tyre heroike për arsimimin e fëmijëve. Rubrika do të vazhdojë me intervistat e marra në Durrës edhe dy muaj. Më tej do të vazhdoj me përvoja të reja dhe me probleme të arsimimit të fëmijëve. Me materialet që kam grumbulluar mendoj që të bëj një libër me një titull të tillë “Rruga drejt gjuhës shqipe”. Me ju nuk munda me marrë një intervistë. Do të doja që përvojën tuaj në adresë të arsimimit të fëmijëve në tërë hapësirën evropiane (por edhe më gjerë) t’ia përcillja lexuesit emigrant dhe ta bëja pjesë të këtij libri.
322

Po ashtu do të doja që nga ana juaj të më dërgoni edhe praktika të punës në këtë drejtim si dhe ndonjë material tjetër që e konsideroni të arsyeshëm. Praktika e Durrësit ishte me të vërtetë e efektshme. Do të doja që për mua ajo të jetë “faqja e parë” e një përvoje seminaresh të tjerë në të cilën nuk do të mungoj. Së bashku me urimet e mija për një vit me bereqet në gjuhën shqipe po ju dërgoj edhe disa fotografi ku jeni i pranishëm ju. Për çdo gjë mund të komunikojmë me internet, me telefonin 0030 2108695129 me cel. 00306938103747 ose në adresën: Abdurahim Ashiku, MOSHONISION 39 T,K,11252 Athens Greece. Faleminderit!

323

I nderuari z. Ashiku, Për të gjitha llogaritni në mbështetjen time. Vërtet me erdhi keq qe s’ arritëm të bisedonim më gjatë, por, e patë edhe ju, sa shumë punë kishte. Besoj se jemi në rrugë të mirë. Sa për intervistën atë mund ta bëjmë edhe nga distanca: i përgatisni pyetjet - problemet dhe unë do të përgjigjem. Ju faleminderit shumë për fotot. Unë kam mbi 100, por do t’ iu dërgoj në ndërkohë. Gjithë të mirat! Juaji, Nuhi Gashi I nderuar Ashiku, Më besoni ende i kam pyetjet e juaja të intervistës në tavolinë dhe duket se, më në fund, këto ditë, do të përpiqem t’ iu përgjigjem. Gjithë të mirat! 13 shkurt 2008

324

RAGIP KÇIKU NË LETRAT NGA FINLANDA...
I dashur mik, Abdurahim, tungjatjeta! Ishte kënaqësi të ishim me juve të gjithëve në Durrësin tonë. Koha kaloi kaq shpejt sa më duket sikur një ëndërr. Vetëm fotot e rastit , tuat dhe të Mimoza Dakos, më kthejnë në realitet, ishte pra një seminar. Ju falënderoj shumë për intervistën e dërguar dhe për fotot e bukura. Tani do të të lodh pak me problemet e mia që kisha me t?u ndarë nga seminari. Ne të tre që jemi në foto me ty, që na e ke ruajtur me kujdes, e morëm një udhëtim nëpër Shqipërinë e Jugut, shkaqet do t'i lexosh në udhë përshkrimin që e ka bërë miku ynë tani i përbashkët, Sylejman Salihu, ai ariani që duket në mes meje dhe Sylës tjetër. Me t'u ndarë nga Pogradeci, në Qafëthanë, vërejta se librezën e veturës ma kishin "marrë", vjedhur policia kufitare e Muriqanit!!! Mezi hyra në Maqedoni, pasi u ktheva dhe bëra një denoncim në polici, përmes një mikut tim që kam në Librazhd, për këtë do te të shkruaj më gjerësisht, besoj të nevojitet për Emigrantin, mendoj se do të dalë një shënim që do të ketë rëndësi për gazetat e Shqipërisë. Një abetare e kisha për botim dhe me të arritur në Prishtinë
325

pas dy ditë pushimi, ishte e hëna e parë, e dërgova librin për t'ia dhënë korrigjimin e fundit gjuhësor dhe për ta futur në botim. Pasi u çlodhëm në një kafene, në Prishtinë, kur dolëm, ma kishin thyer xhamin e makinës, e kishin marrë kompjuterin lap-top me të gjitha të dhënat, edhe me abetaren!!! Nuk u mërzita për abetaren sa për shënime e tjera që nuk i kisha të dyfishuara, më humbën shumë projekte, fajet kësaj here i kam vetë se u bëra sylesh dhe mendoja se jam në Skandinavi. Më kishin marrë tani edhe patentën e shoferit, lejen për ngarjen e makinës. Merreni me mend miku im si të kalohen shtatë shtete pa leje ngarjeje dhe pa librezë makine! Nuk dua ta zgjas më me këto përshkrime por disi ia arrita, ende nuk jam i qetë, po, duhet punuar. Nga Sylejman Salihu keni të fala dhe e keni lejen për ta botuar këtë udhë përshkrim të tij po patët interes, një shënim me titullin " Shqipëri ne të duam ", që do të jetë me përmasa të te gjithë migracionit shqipfolës dhe vendet jashtë kufijve të Shqipërisë. Përshëndetje të gjithë aktivistëve të gjuhës shqipe në Greqi! Të përqafoj vëllazërisht! Ragipi, 9 shtator 2007 Ky udhë përshkrim është i sc. Mr. Sylejman Salihu, mësues i gjuhës shqipe në Gjermani. I dashur Abdurahim, tungjatjeta! Po iu shkruaj se mjaft prita të më shkruani. Duke u bazuar në thënien "unë mbret e ti mbret, gomarit ujë kush i jep?" unë e zbuta zemërimin. Pak shaka i dashur. Me dëshirë të jeni mirë në përgjithësi me familje po ju
326

lajmëroj se edhe ne jemi mirë. Pushimin e vjeshtës e përfunduam dje, sot isha në mësim pas 10 ditësh. Për një shënim që iu kam premtuar për "Emigrantin", po ua dërgoj tani. Po patët interes botojeni. Po e botuat, ju lutem më njoftoni. Ju përshëndes me shpresë se do të takohemi ashtu të bashkuar, të gëzojmë ndonjëherë. Ragipi Gëzohem për lidhjen! Gëzohem për lidhjen që kemi tani të rregullt! Faleminderit për të gjitha që më keni shkruar. Sylës ia dërgova gjithë shënimin tuaj. Besoj se do të gëzohet. Ai e ka botuar edhe një shënim për seminarin në SHKËNDIJA, të cilin do t?ua dërgoj tani. Më nderoni fort për botimin e rrëfimit tim që më bëni! Por unë e kam edhe një paragraf të cilin nuk e kam plotësuar krejt ne fund. Unë iu kthehem herë pas here shënimeve të mija dhe kjo kishte qenë në hard disk. Po nuk e keni botuar, ju lutem botojeni këtë variantin e fundit, ka nja 5-6 rreshta më shumë. Ne Revistën e mësuesve do të botohet shënimi im PLAN PROGRAMET E NGRIRA TA "DIASPORËS". Kur të botohet ua dërgoj. Kam shënime me këtë temë të dhimbshme si Atdheu, Diaspora A-FRIKA, TË JESH SERB, TË JESH SHQIPTAR ETJ. Besoj se do të njoftoheni për të gjitha. Mbeç me shëndet! ps: Shkëndija, nuk mund të lexohet po nuk e patët të regjistruar programin adobe reader! Ragipi, 30 tetor 2007
327

I dashur Ragip! Nuk të kam harruar dhe nuk do të harroj kurrë. Çdo ditë kur hap kompjuterin shoh fotografitë dhe ndjej mall. Shkrimi i bukur i Sylejmanit është botuar. Po e përcjell për botim edhe shkrimin tuaj. Unë kam bërë gati për botim të gjitha intervistat dhe përvojën e Durrësit. Në mes tyre do të jetë edhe tregimi që më përcollët ju, një përshkrim shumë emocionues i asaj që na dhemb më shumë se çdo gjë në jetë. Nuk e di se kur do ta botoj librin për arsye sepse mundësitë e mija financiare janë shumë të ulëta, luftoj për mbijetesën e ditës. Megjithatë deri në seminarin e ardhshëm çdo gjë do të jetë gati. Ju përqafoj me mall. Përcillua të falat e mija të gjithë njerëzve që më njohin e që ju duan. Ndoshta ndonjëherë do ta sjellë fati të vij në vendet Nordike, vende të cilat më ngacmojnë me vlerat e mëdha njerëzore që përcjellin. Unë nuk e kam ndërruar emrin me ndonjë emër grek. Jam Abdurahim Ashiku që kam qenë në të gjitha dokumentet. Shokët më thërresin Duro, siç më thërrisnin në Shqipëri Duro dhe Him. I dashur Him! Po ta dërgoj këtë artikull të botuar në Shekullin. Nuk e di a është fjala për EMIGRANTIN apo për ndonjë tjetër. Pavarësisht asaj, për një gazetë shqipe unë e quaj shkrim i shpirtit të falur. Për shpirtrat e shitur dhe të falur, unë kam një dallim. Nderim të madh iu jap shpirtrave të shitur se atyre të shiturve. Shkaku është se shpirtrat e shitur e bëjnë për një qëllim, përfitim të ndonjë gjëje. Shpirtrat e falur janë vetëm të falur. Ata janë njerëz ose shqiptarë nga instinkti por në logjikë nuk ndryshojnë nga gjallesat me katër këmbë. Me respekt! Kohët e fundit shtypit shqiptarë këtu në Greqi iu shtua një tjetër gazete në gjuhën shqipe. Këtu nuk ka asgjë për t'u
328

shqetësuar, bile ky veprim duhet përshëndetur. Por problemi për të cilin po ju shkruaj i nderuar Shekulli është tek disa shkrime të kësaj gazete të re që botohet në Greqi. Në numrin e fundit, në një artikull mbi Janinën ka deformime të shumë emrave, ku mbiemri i Gjin Bue Shpatës, bëhet Bua Spata; i Pjetër Loshës, bëhet Liosa, i Robert Guiskardit, bëhet Guiskardhu.. Dhe më tej, në këtë artikull lexojmë: Duka Orsin pas vdekjes së Stefano Dushanit përpiqet të ndërpresë dyndjen e shqiptarëve në Epir, duke luftuar e sjellë prapa grekët e dëbuar (!!!); Më tej: " Përplasja me shqiptaret dhe konkurrenca midis shtëpive të sundimtarëve të Epirit, nuk lejoi krijimin e një fronti antiturk grek (!!!). Dua t'u kthej një përgjigje zotërinjve të kësaj gazete: Ne shqiptarët, nuk kemi nevojë për lajka e lule që të na ndryshoni historinë. Zotërinj, jeni treguar shumë të ulët! 3 nëntor 2007 Ragipi I dashur Ragip! Kujtoj me mall ditët e Durrësit. Po ju dërgoj intervistën me ju të botuar në gazetën "Emigranti" si dhe disa fotografi midis të tjerave edhe atë që dolëm bashkë natën e fundit. Uroj që Zoti të japë ymër për një seminar në Finlandë, duke na dhënë mundësi takimi e forcimi miqësie. Abdurahim Ashiku Gazetar në Greqi Athinë, 3 shtator 2007 I dashur Ragip! GËZUAR KOSOVËN E PAVARUR! Ju uroj shëndet e gjitha të mirat. Po ju dërgoj vëllimin e parë të përmbledhjes publicistike "Njerëz që i dua. Përshëndetje A. Ashiku 22 shkurt 2008
329

NJERIUT QË E DUA I dashur Him tungjatjeta! Po iu shkruaj pak me vonesë, por megjithatë unë shkruaj më shpesh se ju. Ju faleminderit për urimin që ma dërguat me rastin e Pavarësisë së Kosovës! Urime paç njëkohësisht ju uroj edhe juve për këtë gëzim që keni pasur pa as një dyshim. Kisha edhe një gëzim që ma kishit dërguar librin tuaj të botuar "NJERËZ QË I DUA". Tani e kam lexuar dhe lirshëm ju UROJ për këto shkrime shumë origjinale. Një rrëfim i stilit ashikian. Unë kam lexuar edhe artikuj tuaj në një gazetë lokale të Dibrës, më duket Radika, nuk jam i sigurt. Sidoqoftë, edhe njëherë uroj që t’i hidhni në letër të gjitha përjetimet si emigrant. P.S. A jeni njoftuar për seminarin nga Ministria e Shqipërisë? Po iu njoftoj se seminari sipas MASHT - it të Kosovës do të mbahet me 23 - 25 korrik, në Strugë ose në Pejë, varet se si vendoset, por për t'u mbajtur mbahet. Nëse nuk keni njoftime, besoj se duhet t’i drejtoheni Ministrisë së Shqipërisë së bashku me aktivistët e gjuhës në Greqi dhe të dihet kush vendosë të vijë e kush në mënyrë që të rregullohen pushimet sipas kalendarit. Këtë e shkrova duke pasur gjithherë atë frikën se shteti ynë Shqipëria nuk është aq i brengosur për gjuhën shqipe në diasporë, prandaj edhe mund të mos ju lajmërojnë fare. Iu përshëndes vëllazërisht! Ragipi 27 prill 2008

330

I NDERUARI ABDURAHIM!
Në adresën Tuaj ka arritur një shkrim i imi postuar nga Ragipi, miku im nga Finlanda. Mësova se qenka botuar dhe për këtë ju falënderoj miqësisht. Më vjen keq që gazetën “Emigranti” nuk mund ta marrim në Gjermani, por shpresoj që ndonjë numër do të mund të na jepni në verën e ardhme në seminar. Unë ju përgëzoj për veprimtarinë tuaj profesionale dhe atdhetare që bëni me “Emigrantin”, mbase diaspora jonë në Greqi ka shumë nevojë për të. Përshëndetje dhe suksese! Sylejman Salihu, Gjermani

331

I NDERUARI ABDURAHIM!
Me letrën më informuat për gjëra me vlerë. Të faleminderit për përgjigjen aq të menjëhershme. Më erdhi mirë lidhur më përpjekjet e mësuesve dhe aktivistëve në të mirën e mësimit shqip. Kombi ynë do të ishte harruar në histori po të mos kishim gjakun e aksionit kur e lyp nevoja. Kjo po vërtetohet edhe sot. Sa për Ditën ndërkombëtare të gjuhës amtare nuk kam literaturë dhe nuk di shumë. I kam shkruar dhe një shoku në Suedi (Raif Mehmeti), i cili është mësues dhe aktivist që të më informoi nëse di gjë. Akoma nuk kam marr shkresë nga ai. Më erdhi mirë që jeni i gatshëm për botim të një libri, por më erdhi keq që nuk keni përkrahje materiale. Unë do t’u përkrah pak me 100 Euro kur të takohemi ne Shqipëri apo në seminarin e ardhshëm. (Dërgimi përmes postes dhe bankës po kushton gati 30% nga shuma). Tani kemi filluar mësimin intensiv. Këtu në Austri ka një përkrahje nga organet vendore për mësimin e gjuhës amtare. Vjena është qendër e madhe kulture andaj edhe për shqiptaret ka bukur shumë materiale historike etj. Siç e dini shpata dhe përkrenarja e të madhit Gjergj Kastrioti, vepra e Aleksandër Moisiut, Karl Gegës etj. Pra, kemi me çka t’u tregojmë të tjerëve se shqiptarët janë sikur popujt tjerë ndoshta edhe më të zgjuar.
332

Do përpiqem t’i dërgoj disa foto nga jeta shkollore në Vjenë. Të gjitha të mirat ju dhe rrethit tuaj. Nga: Hazir Mehmeti, mësues - Vjenë NJË MESAZH URIMI NGA VJENA I nderuari z. Abdurahim! Pas një kohe të kaluar në vendlindje po ju lajmërohem me dëshirën që të jeni mirë Ju dhe familja e juaj. Tani kemi mbrri në Vjenë ku kemi filluar mësimin. Fillimi ishte i ngatërruar me përpilimin e orarit dhe nuk lente kohë të lirë. E hetoj se kemi pushuar mirë psiqikisht në vendlindje. Në veçanti me vlerë ishte takimi ynë në Durrës. Njohja me njëri-tjetrin dhe me përvojën e mësimdhënies në vendet përkatëse kanë vlerë në praktikën e mëtejme. Përmes Jush dua t‘i përshëndes kolegët e mi në rrethin tuaj të cilët veprojnë si mësimdhënës. Më habiti aktiviteti i mësuesve/ve dhe aktivistëve patriotë për ta mbjellë gjuhën e shenjtë shqipe tek fëmijët tanë në Greqi. Prej tyre mësuam shumë gjëra me rëndësi. Edhe ju Journalistët mund dhe keni ndikim të madh në opinion duke e prezantuar punën tonë dhe rëndësinë e të mësuarit shqip. Besoj se ky shkrim do të jetë nisje në shkrimet tona në të ardhmen. Të gjitha të mirat Nga: Hazir Mehmeti, mësues në Vjenë Austri, 15 SHTATOR 2007

333

MARINELA DHE ARTEMIS DURI JU FTOJNË...
Gëzohem për lidhjen Duke marrë shkas nga Seminari kombëtar i mësimit plotësues gjuhës shqipe në Durrës (Shqipëri) 23-25 Korrik 2007, ftoj të gjithë prindërit shqiptarë me fëmijët e tyre këtu në Korint të na mbështesin në zhvillimin e mësimit shqip. Unë dhe bashkëshorti im Artemis Duri jemi njohës dhe folës të mirë të shqipes. Mësimi do të jepet falas për nxënësit. Ajo që ne kërkojmë është pjesëmarrja, mbi të gjitha të na jepet mundësia e një ore dëgjimi në shqip. Jam e sigurt që do të kemi sukses. Siç e kuptoni nuk nisemi nga fitimi, përkundrazi është shqetësimi qytetar, sepse në pak vite vihet re humbje e pjesshme e shqipes së folur. Pjesa dërrmuese e fëmijëve tanë nuk flasin shqip. Për arsye të ndryshme shumë prindër u detyruan t’u flasin greqisht fëmijëve. Me kalimin e viteve iu bë refleks dhe së fundi “Nuk bëjmë dot ndryshe - kjo është zgjedhja jonë “ deklarojnë disa prindër. Megjithatë, po të citoja disa nga vargjet e GJERGJ FISHTËS, sigurisht që do të prekeshin: PRA, MALLKUE NJAI BIR SHQYPTARI, QI KËTË GJUHË TË PERËNDISË, TRASHIGIM, QE NA LA I PARI, TRASHIGIM S’IA LEN AI FMIS... Për më tepër kur dëgjojmë se Albanologë nga vende të
334

ndryshme si John Tuhman - suedez, Silvia Bolldhalder zvicerane, Kosta Mici - grek, njohin gjuhën shqipe më mirë se ne shqiptarët, duhet të nxitemi ta mbajmë gjalle atë. Gjithashtu, fakti që arvanitasit kanë mbajtur gjuhën gjallë për 500 vjet me radhë duhet të na bëjë të ndërgjegjësohemi për origjinën tonë, të bindim fëmijët për vlerat e shqipes; mirësinë, ëmbëlsinë, pasurinë e saj. Kemi alfabetin më të pasur nga gjuhët indoevropiane (36 shkronja dhe tinguj), ndaj dhe mund të shqiptojmë pastër gjuhë të ndryshme. Kush më mirë se shqiptarët nga të huajt flasin gjuhën greke? Duhet të jemi krenarë për origjinën dhe gjuhën tonë. Dëshira ime për të ardhmen është të dëgjoj shqiptarët të flasin shqip ndërmjet tyre. Sa për zhvillimin e mësimit të gjuhës shqipe jemi lidhur me specialiste të gjuhës shqipe ne Evropë, që këtu e 20 vjet me parë, bëjnë këtë gjë. Mbi të gjitha programi unik i miratuar nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës në Shqipëri është i kompletuar në mënyrë të tillë për një mësim të mirëfilltë në gjuhën shqipe. Edhe një herë ju kërkojmë të na përkrahni në përpjekjen tonë. Me respekt Marinela dhe Artemis Duri. Korinth, 26 gusht 2007

335

RILINDËSIT E SHQIPES
SAMI FRASHERI

10

SHQIPTARËT GJITHNJË PËR BOTËN, E KURRË PËR VETËHE
Shqiptarëtë gjithmonë janë vrar’ e përpjekurë e kanë cpërkaturë të tërë faqen’ e dheut me gjakt të tyre; po nga gjaku i Shqipëtarëvet të tjerë kanë fituarë, Shqipëria s’ka parë nonjë të mirë. Shumë shqiptarë janë çquarë e kanë treguarë vetëhenë në dituri e në të tjerë gjërëra; po me këta të tjerë mburenë e jo Shqipëtarët’ e Shqipëria. Me Pyrron’ e me Aleksandrinë mburenë Grekëritë e i quajnë Grekër, Maqedonasitë, që me trimërit e tyre muarrë gjithë botënë në pakë kohë nuk i suallë nonjë të mirë Shqipërisë, po Grekëritë, që ‘ishinë armikët’ e tyre, u ranë pas e i rrethuan, edhe këta fituanë nga gjaku që derdhë ata. Se Maqedonasitë përndanë nëpër gjithë vendet, që muarrë, gjuhën e qytetërin’ e Grekët e jo të tyren; q’ish shqipja. E shum’ e botësë edhe sot Maqedonasitë i zënë për Grekër. Vërtet, të mos ishin Maqedonasitë gjuha e Greqet e qyetëri’ e tyre do të mos kish marrë dot kurrë këtë bujë, që ka sot, edhe mbase do të kish humbur’ e t’ish harruarë fare; se shkoll’ e Aleksandrisë edhe të diguritë që arrinë n’Egjyptë në kohët të Ptolemenjet, e bënë gjuhën e qytetërin’ e Greqet të përndahetë e të dëgjohetë me gjith’ anët të dheut. Ptolemenjtë, q’ishin fjeshtë Shqipëtarët nga Çamëria e gjithë Maqedonasitë lanë gjuhën’ e tyre, shqipenë, me nj’anë të haruarë e të paditurë e vunë përpara greqishten, gjuhën’ e Dhimosthenit, që ka folurë aqë kuntrë Maqedonaset.
336

Pas grekëvet erdhë Romanëtë; edhe këta fituan shumë nga Shipëtarëtë: trimëri’ e Shqipëtarëvet e mendj’e tyre shërbente mburjen’ e Romanëvet e jo të tyren. Shumë njerës trima e të diturë kan’ arriturë edhe në kohët të këtyre në mest të Shqipëtarëvet, po bota i ka njohur si Romanë e jo si Shqipëtarë. Pas Romanëvet u erth radha Tyrqet. Shqiptarëtë duke përzjerë me Tyrqitë, kanë marrë anë në gjithë luftërat, që bëninë e që fitonin këta kuntrë gjithë botësë; edhe më të madhe në trimëri e më të miratë punëra i bëninë Shqipëtarëtë, po emëninë e kishinë Tyrqitë, edhe gjithë bota i dinte Tyrq e njeri s’njihte si Shqipëtarë. Më të mbëdhenjt’ e më të mirët’ e Vezirëvet të Tyrqisë ishin Shqipëtarë, si Sinan-Pasha që ka marrë Jemenë e ka shpënë fjamurin’ e Tyrqisë gjer në detet t’Indisë, si Qyprilinjtë q’e kanë shpëtuarë mbretërin’ e Tyrqisë nga një rezik të math e e forcuan aqë këtë mbretëri, sa van’ e rrethuan Vjenënë. Edhe shumë të tjerë njerës të mbëdhenj e burra tirma kan’ ardhurë, prej të cilëve Tyrqia ka fituarë shumë, po Shqipëria aspakë. Në kohërat e pastajme Shqipëtarëtë myslimanë kanë punuarë e janë vrarë për Tyrqitë e Shqipëtarëtë e krishtenë për Grektë, për këta dy kombe të cilëtë as njëri as tjatri s’ua dinë të mirënë e ja u çpërblejnë me të keqe duke përpjekurë për humbjen’ e kombit shqiptar. Boçari, Xhjavella, Miauli e të tjerë më të shumët’ e trimave, që janë përpjekurë për ngjalljen’ e për dlirin’ e Greqisë, kanë qenë fjeshtë Shqipëtarë e jo fare Grek; po nga trimëri’ e tyre ka fituarë shumë Greqia e jo fare Shqipëria. Në syt e botësë lëftoninë Greqtë e Tyrqitë, po në të vërtetët luftonin Shqiptarët’ e krishtenë me Shqiptarëtë myslimanë. Kur muntnin’ ata, fitonte Greqia; kur muntninë këta, fitonte Tyrqia; po gjaku që derdhesh nga të dy anëtë, ish gjak Shqipëtari. Shqipëtarëtë vritenë vëlla me vëlla, të tjerë fitojnë...Shqipëtari e ka derdhurë gjithnjë gjaknë pa kursim, po e ka derdhurë kot; kurrë Shqipëria s’ka fituarë nga gjaku i Shqipëtarëvet: gjithnjë të huaj edhe armikë të Shqipërisë kanë fituarë nga ay gjak i vjejturë e i derhdurë pa mendim! Jo vetëm me kordhë e me gjak, po edhe me pëndë e me mënt Shqipëtarëtë kanë shërbëtuarë gjithënjë të huajtë. Me të mos
337

shkruarë gjuhën’ e tyre janë shtrënguarë të shkruajnë greqisht, llatinisht, shqahisht, tyrqisht a arabisht; edhe me emënit të tyre mburenë të zott e këtyre gjuhëve e Shqipëtarëtë pandehenë t’egër’ e të paditurë, gjith’ i qeshinë duke thënë se ja u ka ngrënë buallica livrën’ e tyre. Po Aristoteli, m’i madh i filosofëve të Greqisë së vjetërë, ishte maqedonas, do-me-thënë Shqiptar e jo grek. Vërtet në Stagjyrë, tek kalindurë ishin edhe ca Greq t’ardhurë, po fytyr’ e Aristotelit, që shohim n’agalmët të ti edhe gjuha greqisht, q’e ka shkruarë të përtuarë e jo aqë të drejtë si dhe miqësia, që kish me Filipnë, anëmikn’ e Greqet, e të tjera shenja tregojnë se ky filozof i math nuk ish lindurë prej nonjëj nga Greqia, që kishin ardhur në Stagjyrë, po prej një stagjyraku vëndës e ish maqedonas, dome-thënë Shqipëtar i thjeshtë. Në kohët të Tyrqet kan’ ardhurë shumë Shqipëtarët të diturë, që kanë shkruar livra e vjersha turqisht a arabisht. Vetëm vjershëtarëtë shqipëtarë, që kanë shkruarë vjersha turqisht janë aqë të shumtë sa emënat e tyre mundt të mbushinë një livrë të tërë. Jahja-Beu, q’është një nga më të mbëdhenjt’ e nga më të dëgjuarëtë e vjershëtarëvet tyrq, është shqiptar. Shqipëtarët e kanë tregua gjithë jetënë që janë të zottë edhe me kordhë edhe me pëndë, edhe me trimëri, edhe me mënt e me dituri, e Shqipëria ka nxjerrë shumë njerës të çquar’ e me nam të math, po nonjë nga ta s’ka punuarë për Shqipërit’ e cila ka mbeturë gjithënjë e varfërë e e padëgjuarë, e me djemt’ e saj mburenë të tjerë vende e të tjerë kombe. Është ndodhurë një shqiptar i zoti të ngjallnjë Ejgyptënë e të bënjë prej këti vendi të humbur’ e të prishurë, si ish atëherë, një vënt të pasur e të ndrituarë, si është sot. Një Mehmet-Ali, shqsipëtar i pamësuarë u ndoth i zoti të shpëtonjë kështu një vënt të huaj e të largë, po kurrë një shqipëtar s’është ndodhurë t’i bënjë Shqipërisë një të mirë të këtillë. P’andaj duke mbaruarë këtë fjalë, themi prapë me hidhërim zëmre që: Shqipëtarëtë kanë punuarë gjithëmonë për botënë e jo kurrë për vetëhe. Vetëm një Skënderbe ka punuarë, në kohërat e shkuara për Shqipërinë e vetëm ay është me të vërtetë mburje për Shqipërinë.
338

FAIK KONICA

MALLI I ATDHEUT (prozë)
Kur vete njeriu, i lirë e i vetëm, larg atdheut - viset e reja, ndryshimi i zakoneve, ëmbëlsia e udhëtimit e një mijë gjëra që vihen re ndër popuj të huaj, të gjitha këto ta përgëzojnë zemrën e të bëjnë jo të harosh Shqipërinë, po të mos të veje tek ajo aq dendur mendja. Më tutje, si ngopen sytë së pari ndryshime, gazi shuhet pak nga pak. S‘di ç‘të mungon, s‘di se ç‘të duhet. Një hije trishtimi ta mbulon fytyrën; e, pikë së pari herehere, mbastaj me dendur e me në fund shpesh e pothuaj kurdo e kudo, kujtimi i prindërve, i miqve e shokëve, kujtimi i dheut ku u lindëm e u rritëm, ku qajtem foshnja e ku lozëm djelm, kujtimi i atyre maleve larg të cilëve nuk rron dot mire një shqiptar, kujtimi i kombit, që, me gjithë ca të liga që ka, është kombi ynë, e me tepër kujtimi e dëshira e etja e gjuhës sonë ta shtrëngojnë e ta dërrmojnë me te vërtetë zemrën. Ah, malli i Shqipërisë, malli i atdheut të dashur, i shenjtë mall e dashuri e shenjtë, kush është ai shqiptar që s‘e ka pasur në dhe të huaj! Duhet të jeshe jashtë Shqipërisë, e të jesh larg, për të kuptuar se ç‘forcë e ç‘bukuri të ëmbël ka për veshët kjo fjalë: Shqipëri! Ajo më e zbrazura letër, ajo fjala me e vogël, na sjell, kur vjen nga Shqipëria, një gaz të parrëfyeshëm, se na sjell si një copë të atdheut...
339

NAIM FRASHËRI

GJUHA JONË
Vëllezër shqipëtarë! Të prekim urtësinë, Të zëm’ udhën e mbarë, Të ngjallim Shqipërinë. Shqipëria ka qënë Edhe po do të jetë, Po sot në ditët tënë Të metë të mos ketë. E ka nderuar zoti Gjithënjë Shqipërinë, Ish fort mirë qëmoti, Do bëhet dhe taninë. Sa ishte trimëria N’atë kohë të vjetrë, Kish emrë Shqipëria, Sa s’kish nonjë vënt tjetrë. Sa burra kordhëtarë Ka nxjerrë Shqipëria Më pastaj e më parë, Q’i shkruan istoria! Ajo ish koh’ e zjarrtë Dhe kish mundime tepër, Po sot pëndë dhe kartë Na duhet, nukë tjetër.
340

O burra, shqipëtarë, Të marrim dituritë, Se s’është koh’e parë, Tani lipsetë dritë. Të shkruajm’ gjuhën tënë, Kombinë ta ndritojmë, Gjithë ç’është e ç’ka qënë Ngadalëzë ta msojmë. pa shihni ç’gjuh’ e mirë! Sa shije ka e hije, ç’e bukur’edh’e lirë, Si gjuhë perëndie. Shum’e bardhë kjo ditë Për gjithë shqipëtarët, Do na sjellë një dritë, Që s’e kishin të parët. Kjo dritë do na bjerë Të gjitha mirësitë Dhe gjithë do t’i ngrerë Dëmet e marrëzitë. Si lum kush zë të mbjellë, Lum kush vë këtë pemë! Se kjo ka për të pjellë, S’mbulohetë me remë

341

ASDRENI

HIMNI I FLAMURIT
Rreth flamurit të përbashkuar, Me një dëshirë me një qëllim, Të gjithë Atij duke u betuar, Të lidhim besën për shpëtim. Prej lufte veç ai largohet, Që është lindur tradhëtor, Kush është burrë nuk frikohet, Po vdes, po vdes si një Dëshmor. Në dorë armët do ti mbajmë, Të mbrojmë Atdheun në çdo vend, Të drejtat tona ne s’i ndajmë, Këtu armiqtë s’kanë vend. Se Zoti vet e tha me gojë, Që kombe shuhen përmbi dhè, Po Shqipëria do të rrojë, Për të, për të luftojmë ne.

342

GJERGJ FISHTA

GJUHA SHQYPE
Porsi kanga e zogut t’verës, qi vallzon n’blerim të prillit; porsi i ambli flladi i erës, qi lmon gjit e drandofillit; porsi vala e bregut t’detit, porsi gjâma e rrfès zhgjetare, porsi ushtima e nji tërmetit, ngjashtu â’ gjuha e jonë shqyptare. Ah! po; â’ e ambël fjala e sajë, porsi gjumi m’nji kërthi, porsi drita plot uzdajë, porsi gazi i pamashtri; edhè ndihet tue kumbue; porsi fleta e Kerubinit, ka’i bien qiellvet tue flutrue n’t’zjarrtat valle t’amëshimit. Pra, mallkue njai bir Shqyptari, qi këtë gjuhë të Perëndis’, trashigim, që na la i Pari, trashigim s’ia len ai fmis; edhe atij iu thaftë, po, goja, që përbuzë këtë gjuhë hyjnore; qi n’gjuhë t’huej, kur s’asht nevoja, flet e t’veten e lèn mbas dore. Në gjuhë shqype nanat tona
343

qi prej djepit na kanë thânun, se asht një Zot, qi do ta dona; njatë, qi jetën na ka dhânun; edhe shqyp na thanë se Zoti për shqyptarë Shqypninë e fali, se sa t’enden stina e moti, do ta gzojn kta djalë mbas djali. Shqyp na vete, po pik’ mâ para, n’agim t’jetës kur kemi shkue, tue ndjekë flutra nëpër ara, shqyp mâ s’pari kemi kndue: kemi kndue, po armët besnike, qi flakue kanë n’dorë t’shqyptarëvet, kah kanë dekë kta për dhè të’t’Parvet. Në këtë gjuhë edhe njai Leka, qi’i rruzllim mbretnin s’i a, xûni, në këtë gjuhë edhe Kastriota u pat folë njatyne ushtrive, qi sa t’drisë e diellit rrota, kanë me kênë ndera e trimnive. Pra, shqyptarë çdo fès qi t’jini, gegë e toskë, malci e qyteta, gjuhën t’uej kurr mos ta lini, mos ta lini sa t’jetë jeta, por për tê gjithmonë punoni; pse, sa t’mbani gjuhën t’uej, fisi juej, vendi e zakoni kanë me u mbajtë larg kambës s’huej, Nper gjuhë shqype bota mbarë ka me ju njohtë se ç’fis ju kini, ka me ju njohtë për shqyptarë; trimi n’za, sikurse jini. Prandaj, pra, n’e doni fisin, mali, bregu edhe Malcija prej njaj goje sod t’brohrisim: Me gjuhë t’veten rrnoftë Shqypnia!
344

ASDRENI

SA TË DUA, O SHQIPËRI
Sa të dua, o Shqipëri, sa me mall ndiej e sa dëshirë, për ty gaz e dashuri mu në zemër më ka mbirë! Se për mua, o Atdhè, je një lule aq e vyer, sa nuk gjendet përmbi dhè shpirtin tim për të ushqyer

345

NDRE MJEDA

GJUHA SHQYPE
Përmbi za që lshon bylbyli, gjuha shqipe m’shungullon; përmbi er’ që jep zymbyli, pa da zemren ma ngushllon. Ndër komb’ tjera, ndër dhena tjera, ku e shkoj jetën tash sa mot, veç për ty m’rreh zemra e mjera e prej mallit derdhi lot. Nji kto gjuhë që jam tue ndie, jan’ të bukra me themel por prap’ kjo, si diell pa hije, për mue t’tanave iu del. ................................ Ku n’breg t’Cemit rritet trimi me zbardh, Shqipe, zanin tand, e ku Drinit a burimi që shpërndahet kand e kand. Geg’ e tosk’, malsi, jallia jan’ nji komb, m’u da, s’duron;

346

fund e maj’ nji a Shqipnia e nji gjuh’ t’gjith’ na bashkon. Qoftë mallkue kush qet ngatrrime ndër kto vllazën shoq me shoq, kush e dan me flak’ e shkrime çka natyra vet’ përpoq. Por me gjuhë kaq t’moçme e mjera si nj’bij’ kjo që pa prind mbet: për t’huej t’mbajshin dhenat tjera, s’t’kishte kush për motër t’vet. E njat tok’ që je tue gzue, e ke zan’ tash sa mij’ vjet, shqiptaria, që mbet mblue sot nën dhe, edhe shqip flet.

347

A. Z. ÇAJUPI

KU KEMI LERË
Në ç’vend kemi lerë? Ku na bëjnë nderë? —Në Shqipëri. Po njeriu vetë, cilë do në jetë? —Do vend’ e tij. Ku i duket balta m’ë e ëmbël se mjalta? —Në vend të tij. Ku munt të gëzojë dhe me nder të rrojë? —Në Shqipëri. Përse të punojë dhe të lakëmojë? —Për vend’ e tij.

348

FILIP SHIROKA

SHKO DALLËNDYSHE
Udha e mbarë se erdh pranvera, shko, dallëndyshe tue fluturue, prej Misirit n’dhena tjera, fusha e male tue kërkue; n’Shqipni shko, pra, fluturim, shko në Shkodër, n’qytetin tim. Shëndet prej meje të m’i falësh saj shpisë vjetër ku kam le, me ato vende rreth t’përfalesh, ku kam shkue kohën e re; atje shko, pra, fluturim, fal me shndet qytetit tim. Me ato male, me ato kodra, me ato prroje rreth t’përfalesh n’ato fusha që m’ka Shkodra të lulzueme, aty t’ndalesh; tue kndue me ambëlcim, fal me shndet qytetit tim. T’mujsha dhe un’ me fluturue dojsha dhe un’ me u nisë me ty, dojsha n’Shkodër me kalue, m’e pa prap at’vend me sy! Por... ti shko atje... fluturim e ti qajma fatin tim.

349

HIL MOSI

GJUHËS SHQYPE
Gjuh’ e ambël, gjuh’ amtare, Je ambla gjuh’ shqyptare! Gjuh’ e nalt’ për Perëndi,* T’cilt ndër koh’t që kahmot shkuene Mbi Tomorr të përdoruene; Gjuh’ e ambël, plot dashtni! Gjuh’ e shejt’ e kaq e moçme. Gjuh’ sakole**der n’dit t’soçme, Shoqen tande kund s’e gjenë! Zoti ty këtu t’ka çuemun: T’rrebt’ e t’bukur e t’kulluemun;*** Kshtu gjithmon’ ti ke me qenë. Gjuh’ që t’foli Skendërbegu, Dhe ndër t’par’ qe Naim Begu, Që me shkrim t’pat lartësue. Ty t’kan’ fol’ shum’ kapidana, Burra t’rrebt si t’ishin zana; Gjuh’ e rrebt, ti qofsh nderue! Gjuh’ e bukur si pranvera, Ti s’do t’quhesh ma: e mjera; Se na dona ty me t’rritë. Bashk’ me t’tjerat shoqe tueja, Se ma s’dona zhele t’hueja Veç duem ty me t’pa në dritë.
350

LUIGJ GURAKUQI

DESHIR
T’mujshe sot n’ket ditë t’bukur, gjith lulzue T’nji zogu me vû mbrapa nji par’ fletë, E’ fluturim me ‘to n’Shqipní me shkue E’ mbrenda s’bukures Shkodër sot m’u gjetë, Me gjiní, dhe me miq m’u përqafue, K’ n’at shpín t’ime nji grim herë me mbetë Edhe me dhanë gjith ç’kam t’imen riní

351

VASO PASHA

O MOJ SHQYPNI
O moj Shqypni, e mjera Shqypni, Kush te ka qitë me krye n’hi? Ti ke pas kenë një zojë e randë, Burrat e dheut të thirrshin nanë. Ke pasë shumë t’mira e begati, Me varza t’bukura e me djelm t’ri, Gja e vend shumë, ara e bashtina, Me armë të bardha, me pushkë ltina, Me burra trima, me gra të dlira; Ti ndër gjith shoqet ke kenë ma e mira. Kur kriste pushka si me shkrep moti, Zogu i shqyptarit gjithmonë i zoti Ka kenë për luftë e n’luftë ka dekun E dhunë mbrapa kurr s’i mbetun. Kur ka lidhë besën burri i Shqypnisë, I ka shti dridhën gjithë Rumelisë; Ndër lufta t’rrebta gjithëkund ka ra, Me faqe t’bardhë gjithmonë asht da. Por sot, Shqypni, pa m’thuej si je? Po sikur lisi i rrxuem përdhe, Shkon bota sipri, me kambë, të shklet E nji fjalë t’ambël askush s’ta flet. Si mal me borë, si fushë me lule Ke pas qenë veshun, sot je me crule,
352

E s’të ka mbetun as em’n as besë; Vet e ke prishun për faqe t’zezë. Shqyptar’, me vllazën jeni tuj u vra, Ndër nji qind ceta jeni shpërnda; Ca thone kam fè ca thonë kam din; Njeni:”jam turk”, tjetri:”latin” Do thonë: “Jam grek”, “shkje”-disa tjerë, Por jemi vllazën t’gjith more t’mjerë! Priftnit e hoxhët ju kanë hutue, Për me ju damun me ju vorfnue! Vjen njeri i huej e ju rri n’votër, Me ju turpnue me grue e motër, E për sa pare qi do t’fitoni, Besën e t’parëve t’gjith e harroni, Baheni robt e njerit t’huej, Qi nuk ka gjuhën dhe gjakun tuej. Qani ju shpata e ju dyfeqe, Shqiptari u zu si zog ndër leqe! Qani ju trima bashkë me ne, Se ra Shqypnia me faqe n’dhe! E s’i ka mbetun as bukë as mish, As zjarm në votër, as dritë, as pishë; As gjak në faqe, as nder ndër shokë, Por asht rrëxue e bamun trokë! Mblidhniu ju varza, mblidhniu ju gra, M’ata sy t’bukur q’dini me qa, Eni t’vajtojmë Shqypninë e mjerë, Qi mbet’ e shkretë pa em’n, pa nder; Ka mbet e vejë si grue pa burrë, Ka mbet si nanë, qi s’pat djalë kurrë! Kujt i ban zemra m’e e lan’ me dekë Kët farë trimneshe, qi sot asht mekë? Këtë nanë të dashtun a do ta lamë, Qi njeri i huej ta shklasë me kambë? Nuk, nuk! Këtë marrè askush s’e do
353

Këtë faqe t’zezë gjithkush e dro! Para se t’hupet kështu Shqypnia, Me pushkë n’dorë le t’desë trimnia! Coniu, shqyptarë, prej gjumit çoniu, Të gjithë si vllazën n’nji besë shtërngoniu, E mos shikoni kisha e xhamia: Feja e shqyptarit asht shqyptaria! Qysh prej Tivarit deri n’Prevezë, Gjithkund lshon dielli vap’edhe rrezë, Asht tok’ e jona, prind na e kanë lanë Kush mos na e preki, se desim t’tanë Të desim si burrat që vdiqnë motit Edhe mos marrohna përpara zotit.

354

A.Z ÇAJUPI

MËMËDHEU
Mëmëdhe quhetë toka ku më ka rënurë koka, ku kam dashur mëm’e atë, ku më njeh dhe gur’ i thatë ku kam pasurë shtëpinë, ku kam njohur perëndinë, stërgjyshët ku kanë qënë dhe varret q’i kanë vënë, ku jam rritur me thërrime ku kam folur gjuhën time, ku kam fis e ku kam farë, ku kam qeshur, ku kam qarë, ku rroj me gas e me shpres, ku kam dëshirë të vdes.

355

ASDRENI

I DASHUR ATDHÈ
Me vite jam larguar, i dashur Atdhè, por nuk të kam harruar, se shumë i ëmbël je. Kjo zemra më këndon për ty, o Shqipëri, por prapë më lëngon, se je në varfëri. Të fala të dërgoj, këndej ku jam Atdhè, gjithnjë po të kujtoj, se birin tënd më ke.

356

METODIKA
UDHËZIM ADMINISTRATIV PËR SHKOLLAT E MËSIMIT PLOTËSUES NË GJUHËN AMTARE NË DIASPORË
DATË: 04.03.2005 Në bazë të nenit 1.3 pika ç të Rregullores së UNMIK-ut nr. 2001/19 të Mbi Degën e Ekzekutivit të Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë dhe nenit 42.1 të Ligjit mbi Arsimin Fillor dhe të Mesëm, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe e Teknologjisë nxjerr këtë Udhëzim Administrativ: Neni 1 Qëllimi dhe përkufizimi Ky Udhëzim Administrativ përcakton qëllimin, mënyrën, kriteret, kushtet dhe mjetet e organizimit të mësimit plotësues (në tekstin e mëtejmë vetëm MP) në diasporë. Neni 2 Qëllimet themelore të shkollës së MP në diasporë Shkolla e MP në diasporë ka për qëllim: a) Krijimin dhe ruajtjen e identitetit kombëtar të fëmijëve dhe të rinjve përmes përmbushjes së kërkesave e nevojave të tyre për arritjen e nivelit të duhur të dijës dhe edukatës për gjuhën dhe letërsinë kombëtare, gjeografinë e historinë kombëtare, kulturën muzikore dhe kulturën figurative kombëtare si dhe fushat tjera të kulturës kombëtare, b) Zhvillimin dhe konsolidimin e mëtejmë dhe të vazhdueshëm të 357

11

këtij identiteti, c) Krijimin e bazës kulturore dhe arsimore për integrim më të lehtë dhe të natyrshëm në shoqërinë vendore /të vendit pritës/, ç) Riintegrimin apo integrimin sa më të lehtë dhe të natyrshëm në sistemin e arsimit në atdhe apo në përgjithësi në shoqëri, pas kthimit. Neni 3 Financimi dhe baza materiale e shkollës së MP 3.1. Aktualisht MASHT nuk do të ketë mundësi, për shkak të buxhetit të varfër dhe pengesave të natyrës statusore - juridike e politike të Kosovës, të bëjë një financim të rregullt të shkollës së MP, por nuk do rreshtin përpjekjet për kërkimin e të drejtës legjitime të kësaj ministrie dhe institucioneve tjera të Kosovës për të bërë „ndërhyrjen” përmes formave të duhura dhe normale të komunikimeve dhe bashkëpunimeve ndërshtetërore me shtetet e caktuara për realizimin e të drejtës së nxënësve për shkollim plotësues në gjuhën amtare. 3.2. Në disa shtete, respektivisht në disa njësi federale të këtyre shteteve, financimi i rregullt i shkollës së MP bëhet nga fondet e rregullta të këtyre shteteve, natyrisht sipas të drejtave të të huajve për shkollën e MP në gjuhën amtare, ndërkaq në disa shtete tjera, apo njësi federale te veçanta shtetesh, financimi i shkollës së MP bëhet mbi bazën e kontributit material të bashkatdhetarëve në kuadër e vetorganizimit të tyre shoqëror e kulturor në shoqata, klube, këshilla prindërish e arsimtarësh për shkollën etj. 3.3. MASHT e Kosovës do të bëjë financimin e programeve të veçanta të hartimit të plan-programit mësimor, hartimit të teksteve e mjeteve të duhura mësimore, komunikimit e bashkëpunimit me subjekte të veçantë në Kosovë dhe jashtë saj, të organizimit e mbikëqyrjes profesionale, organizimit të tribunave, konferencave, seminareve, garave e takimeve të veçanta, vizitave të ndryshme të ndërsjella, të pajisjes së vazhdueshme të bibliotekës, mediatekës etj. Neni 4 Organizimi i MP dhe kushtet 4.1. Mësimi plotësues në diasporë organizohet në nivel institucional nga MASHT e Kosovës dhe institucionet tjera ndihmëse qeveritare e joqeveritare brenda dhe jashtë Kosovës duke bashkëpunuar me 358

institucionet dhe autoritetet e vendit mikpritës si dhe, për disa çështje të caktuara të interesit të përbashkët kombëtar /kryesisht me plan programet dhe tekstet mësimore/, me ministritë simotra të Shqipërisë dhe të Maqedonisë. 4.2. Mësimi plotësues mund të organizohet në ato mjedise /qytete, regjione/ ku ka numër të mjaftueshëm të nxënësve dhe kuadër të duhur profesional. 4.3. Grupi mësimor është njësia themelore e organizimit të mësimit dhe zakonisht përbëhet prej 15 nxënësve. Duhet të insistohet sa më tepër që është e mundshme në homogjenitetin e grupeve /sa më pak kombinime klasash/. Sipas afërsisë së klasave grupi mund të ndahet në nëngrupe. 4.4. Një shkollë e MP duhet të ketë së pakut 50 nxënës. 4.5. Në rast se sigurohet burimi financiar, ose në rast se dispozitat e vendit mikpritës e parashikojnë, shkolla mund të themelohet edhe me numër më të vogël nxënësish. 4.6. Rëndom numri i nxënësve për grupet dhe shkollat përcaktohet me dispozitat ligjore të autoriteteve vendore të arsimit apo të shërbimeve tjera vendore që merren me çështjen e të drejtave dhe mirëqenies së të huajve. Neni 5 Kohëzgjatja e vitit shkollor, kalendari shkollor Shkolla e MP në gjuhën amtare punon sipas kalendarit shkollor të vendit mikpritës. Neni 6 Vijuesit / frekuentuesit/ e shkollës së MP në diasporë 6.1. Shkollën e MP e ndjekin fëmijët apo të rinjtë e moshës së nivelit të arsimit fillor dhe të mesëm /6-18 vjeç/ në përputhje me veçantitë e sistemeve shkollore të shteteve mikpritëse, të cilët së bashku me familjet e tyre jetojnë në ato shtete, pavarësisht së çfarë është statusi i tyre / shtetas të vendit mikpritës, qytetarë a punëtorë me qëndrim të përkohshëm, të strehuar të përkohshëm, azilkërkues ekonomikë etj/ . 6.2. Këtë shkollë mund ta ndjekin edhe interesantë të tjerë vendorë të origjinës joshqiptare, të cilët për motive të ndryshme shprehin interesim për gjuhën dhe kulturën shqiptare, në përgjithësi, dhe Kosovën, në veçanti. 359

Neni 7 Sa zgjat shkolla e MP në gjuhën amtare 7.1. Në shtetet apo në disa njësi federale shtetesh ku MP konsiderohet si obligim i autoriteteve vendore të arsimit, respektivisht është integruar në sistemin vendor, shkolla e MP në gjuhën amtare zgjat aq sa është e rregulluar me dispozitat përkatëse të atyre shteteve / zakonisht 10 -12 vjet.. 7.2. Në rastet tjera shkolla e MP zgjat 12 vjet. 7.3. Kohësisht mësimi është ndarë në katër nivele-cikle: a) niveli i parë përfshin klasat I-III, b) niveli i dytë përfshin klasat IV-VI, c) niveli i tretë përfshin klasat VII- IX, ç) niveli i katërt përfshin klasat X-XII Neni 8 Kohëzgjatja e mësimit 8.1. Mësimi i rregullt /orët e rregullta të MP/ mbahet 1 herë në javë me tri orë mësimi. 8.2. Ora mësimore zgjat aq sa zgjat një orë mësimore me dispozitat e vendit mikpritës, respektivisht më së pakut 45 minuta / si në Kosovë/ . 8.3. Mësuesit janë të obliguar që në kuadër edhe të 3 orëve të tjera shtesë, sipas afiniteteve dhe interesimeve të fëmijëve, të zhvillojnë veprimtari-aktivitete të ndryshme jashtëmësimore / kulturore-sportive etj/, të cilat zakonisht, nëse nuk ka mundësi të zhvillohen në lokalet normale të shkollave, zhvillohen gjatë ditëve të vikendit, dhe rëndom, nëpër hapësirat-lokalet e shoqatave, klubeve, qendrave kulturore etj. Neni 9 Plani dhe programi 9.1. Mësimi plotësues zhvillohet me plan-program të përgatitur prej shërbimit përkatës të MASHT të Kosovës, i cili përfshin gjuhën dhe letërsinë shqipe, historinë e gjeografinë kombëtare, kulturën muzikore dhe figurative kombëtare si dhe fushat tjera të kulturës kombëtare në përgjithësi. 9.2. Për ta bërë këtë plan-program sa më të përshtatshëm dhe 360

gjithëpërfshirës si dhe për të respektuar një diversitet të kushtëzuar nga realiteti politiko - juridik e administrativo-shtetëror të hapësirës etnike shqiptare, plan-programi, mundësisht, do të hartohet në bashkëpunim me shërbimet përkatëse të Shqipërisë dhe Maqedonisë. 9.3. Në hartimin e plan-programit mësimor do të konsultohet dhe kërkohet edhe përvoja e ndihma e mësuesve që aktualisht punojnë në diasporë. 9.4. Plan-programet do të hartohen për katër nivele-grupe moshashklasash : a) niveli i parë përfshin klasat I-III b) niveli i dytë përfshin klasat IV-VI, c) niveli i tretë përshin klasat VII-IX, ç) niveli i katërt përfshin klasat X-XII Neni 10 Tekstet dhe mjetet mësimore 10.1. Tekstet dhe mjetet tjera mësimore hartohen po ashtu nën udhëheqjen e MASHT të Kosovës duke gjetur modelin më të mirë të këqyrjes së ekspertëve përkatës nga vendi dhe diaspora. 10.2. Tekstet dhe mjetet tjera mësimore për nxënës dhe mësues po ashtu hartohen a përgatiten për katër nivelet e grup moshave-klasave. 10.3. Në hartimin e teksteve gjithashtu do të konsultohet dija dhe përvoja e mësuesve që direkt punojnë në mësim në diasporë. 10.4. Tekstet e integruara mësimore po ashtu duhet të shoqërohen me tekstet - doracakët a fletoret tjera /të punës / tjerë të duhur shpjegues për nxënës dhe mësues. Neni 11 Mësuesit (kuadri) 11.1. Mësuesit e shkollës së MP duhet të kenë kualifikim për mësimdhënie, së pakut, të nivelit të fakultetit dhe zakonisht të shkencavedegëve që kanë të bëjnë më shumë me lëndët e gjuhës dhe grupit të lëndëve të kulturës kombëtare. 11.2. Pranimi- zgjedhja e mësuesve bëhet përmes konkursit publik. 11.3. Në lokalitetet ku shkolla e MP nuk financohet nga autoritetet arsimore vendore, por nga burimet alternative të prindërve a shoqatave të bashkatdhetarëve, pranimin-zgjedhjen e kuadrit e bën komisioni në 361

përbërje të zyrtarit profesional të MASHT të Kosovës dhe përfaqësuesve të fondacionit a shoqatës përkatëse /zakonisht Këshillit të shkollës dhe mësuesve të shtetit a regjionit përkatës vendor/ të bashkatdhetarëve. 11.4. Në shtetet, a njësitë federale të shteteve, ku MP është kompetencë e plotë e tyre dhe e rregulluar me dispozita të veçanta regjionale a federale, MASHT do të kërkojë që të ketë të drejtën, nëse jo të zgjedhjes së kuadrit, së pakut të dhënies së miratimit dhe vlerësimit profesional për kuadrin. 11.5. Mësuesi pranohet në punë me kontratë një vjeçare me mundësi vazhdimi të paafatizuar, respektivisht deri në pension.. 11.6. Lidhur edhe me shumë detaje të tjera, MASHT e Kosovës do të përgatisë rregullore të veçantë për kushtet dhe kriteret e zgjedhjes së kuadrit për MP në diasporë si dhe të drejtat dhe detyrimet e tyre. Neni 12 Aftësimi profesional i kuadrit 12.1. MASHT e Kosovës bën aftësimin e vazhdueshëm profesional të mësuesve të MP. 12.2. Për kryerjen me sukses të aftësimit, mësimdhënësit pajisen me certifikatë përkatëse. 12.3. Në funksion të aftësimit profesional janë seminaret vjetore / disa ditore, të cilat do të organizohen në Atdhe dhe zakonisht gjatë pushimeve shkollore /korrik-gusht/ose ato jashtë Atdheut sipas nevojave dhe kushteve te caktuara. 12.4. MASHT e Kosovës do të përgatisë një program special për aftësimin profesional të mësuesve të MP. Neni 13 Bashkëpunimi me prindërit dhe Këshilli i shkollës 13.1. Prindërit dhe mësuesit bashkëpunojnë ndërmjet tyre në kuadër të të gjitha formave të njohura të bashkëpunimit /mbledhjeve, kontakteve, vizitave, komunikimit elektronik etj.) dhe posaçërisht në kuadër të Këshillit të shkollës-prindërve, i cili zakonisht përbëhet nga mësuesi dhe prindërit e deleguar sipas grupeve të nxënësve. 13.2. Këshilli i shkollës ndihmon punën e shkollës, por nuk ka kompetenca të ndërhyrjes profesionale. 13.3. Kryetari dhe arkëtari i Këshillit të shkollës zgjidhen nga radhët 362

e prindërve me mandat një vjeçar me mundësi rizgjedhjeje, ndërsa punët e sekretarit teknik zakonisht i kryen mësuesi. 13.4. Në qytetet ku punon vetëm një mësues Këshilli i shkollës së MP përbëhet nga 2 prindër të deleguar prej çdo grupi mësimor, ndërsa në qytetet ku punojnë dy e më tepër mësues në Këshillin e shkollës delegohen nga një prind prej çdo grupi mësimor duke formuar, në këtë mënyrë, Këshillin qendror të shkollës në nivel të qytetit. Varësisht nga modeli i organizimit juridik-administrativ të shtetit përkatës, mund të formohen Këshilla të shkollës edhe në nivel kantonal, regjional, të rrethit, regjionit e deri në nivel qendror të shtetit. 13.5. MASHT e Kosovës do të përgatisë një udhëzim të veçantë për modalitetet më të mira të bashkëpunimit me prindër. Neni 14 Bashkëpunimi me autoritetet vendore dhe shkollën vendore 14.1. Shkolla e MP bashkëpunon me të gjitha institucionet vendore të cilat merren me çështjet e të huajve, posaçërisht me autoritetet dhe institucionet arsimore. 14.2. Në mënyrë të veçantë mësuesit e MP bashkëpunojnë me autoritetet zyrtare /drejtorin/ dhe organet profesionale /me mësuesit vendorë të shkollave vendore ku organizohet MP/. Neni 15 Dokumentacioni pedagogjik 15.1. Për shkollën e MP, nga MASHT e Kosovës, përgatitet dokumentacion i veçantë pedagogjik. 15.2. Dokumentacionin pedagogjik e përbëjnë: a) Libri amë i shkollës, b) Libri i klasës, c) Certifikata për kryerjen e klasës, respektivisht shkollës, ç) Libreza e nxënësit, d) Programi i veçantë kompjuterik në kuadër të informatizimit të shkollës 15.3. Certifikatën e nënshkruan mësuesi i shkollës së MP dhe personi i autorizuar i shkollës së vendit mikpritës. 15.4. Për nevoja të përdorimit në Kosovë certifikata duhet të nënshkruhet dhe nostrifikohet nga zyrtari i autorizuar i MASHT të 363

Kosovës. 15.5. Certifikata duhet të jetë në gjuhën shqipe dhe gjuhën zyrtare të shtetit ku zhvillohet MP. Neni 16 Vula Certifikatën e vulos shkolla në të cilën mbahet mësimi plotësues ose MASHT e Kosovës. Neni 17 Komunikimi dhe bashkëpunimi profesional si dhe themelatat profesionale të mësuesve 17.1. Mësuesit duhet të komunikojnë vazhdimisht me MASHT të Kosovës, respektivisht me njësinë-shërbimin profesional të kësaj ministrie për MP në diasporë. 17.2. MASHT e Kosovës organizon takime pune me mësimdhënësit në diasporë, së pakut një herë në vit, nënkuptohet gjatë pushimeve dhe pas konsultimit paraprak me mësuesit për terminët dhe vendtakimet më të përshtatshme. 17.3. MASHT e Kosovës mbështet formimin e Këshillave profesionale të mësuesve në kuadër të shteteve, njësive të veçanta federale të shteteve ose qyteteve të mëdha me shumë mësues dhe Këshillave qendrore të mësuesve në nivel të grup-shteteve, në aspekt hapësinor më kompakte, dhe të diasporës në Evropë. 17.4. MASHT shqyrton mundësinë e mbështetjes materiale sipas kërkesave të këshillave e shoqatave profesionale të mësuesve për realizimin e projekteve konkrete për avancimin e mësimit plotësues në diasporë. 17.5. MASHT e Kosovës do të përgatisë një udhëzim të posaçëm për modalitetet dhe format e bashkëpunimit dhe interkomunikimit profesional të mësuesve të MP në diasporë. Neni 18 Rregullat dhe rendi shtëpiak në shkollë 18.1. Nxënësit, mësuesit dhe prindërit duhet të sillen në përputhje me rregullat e shkollës, në të cilën mësojnë nxënësit. 364

18.2. Edhe masat ndaj nxënësve, mësuesve dhe prindërve merren sipas rregulloreve të shkollës së vendit mikpritës. 18.3. Një rregullore e përgatitur nga MASHT e Kosovës do të përcaktojë më tej masat e duhura sipas situatave të veçanta. Neni 19 Notimi- vlerësimi i diturisë 19.1. Vlerësimi-notimi i nxënësve bëhet në formë përshkrimi sipas tri shkallëve të vlerësimit: - nuk ka kënaqur, - i /e/ suksesshëm /me, - i /e/ shkëlqyeshëm/me 19.2. Valid është edhe vlerësimi-notimi i cili bëhet sipas kritereve të shkollës vendore. Neni 20 Mbikëqyrja profesionale 20.1. Mbikëqyrja e mësimit plotësues në diasporë bëhet nga MASHT e Kosovës. 20.2. Një mbikëqyrje të veçantë mund ta bëjnë edhe autoritetet e shkollës vendore ku mbahet mësimi dhe autoritetet tjera profesionale, po ashtu, të vendit ku punon shkolla. Neni 21 Dispozita kalimtare Me hyrjen në fuqi të këtij udhëzimi pushojnë së vepruari dispozitat e më parme. Neni 22 Hyrja në fuqi Ky Udhëzim Administrativ hyn në fuqi më nënshkrimin e tij nga Ministri. ___________________ Agim Veliu, Ministër 365

MBËSHTETJA, MËSIMDHËNIA DHE NDIHMA ORIENTUESE
- Përvojë suedeze - Gjuha amtare ka një domethënie të madhe për krijimin e identitetit dhe vetëbesimit te fëmijët. - Gjuha amtare është themeli mbi të cilin ndërtohet aftësia e tij për të mësuar. - Fëmija e ka më të lehtë të mësoje gjuhën e dytë, së bashku me lëndët e tjera. - Njerëz me njohuri të gjuhëve të huaja janë një pasuri për shoqërinë. Në NORDBAS gjenden studime shkencore gjithëpërfshirëse, të cilat dëshmojnë mbi rëndësinë e mësimit në gjuhën amtare nëpër çerdhe dhe shkolla. Çfarë është mbështetja në gjuhën amtare Sipas planit mësimor të ciklit parashkollor i jepet mundësia fëmijëve, të cilët nuk kanë gjuhë amtare gjuhën suedeze, të zhvillojnë njohuritë e tyre edhe në gjuhën amtare. Një mësues i gjuhës amtare i takon fëmijët një here në javë. Ai ose ajo vijnë nga i njëjti vend nga i cili vijnë edhe fëmijët. Ata luajnë, këndojnë, vizatojnë, presin e ngjisin dhe lexojnë përralla në gjuhën amtare të fëmijëve. Mësuesi i gjuhës amtare mund t’ì drejtojë fëmijët në lojë e këngë dhe në këtë mënyrë t’u shpjegojë atyre kulturën dhe t’ua forcojë besimin në identitetin kombëtar. Disa studime tregojnë se mundësia e ushtrimit të gjuhës amtare qysh në ciklin parashkollor, krijon premisa që fëmijët të kenë rezultate më të mira në shkollë. Krijohet një urë ndërmjet gjuhës së përdorur në parashkollore 366

dhe gjuhës së përdorur në familje. Çfarë është mësimdhënia në gjuhën amtare. Mësimi i gjuhës amtare është një lëndë e veçantë, e cila zhvillohet në ciklin shkollor të ulët dhe në atë të mesëm. Qëllimi është që fëmijët të përfitojnë sa më shumë nga mësimi në shkollë dhe në të njëjtën kohë të zhvillojnë kompetencën dhe identitetin e tyre dy-gjuhësor. Puna do të zhvillohet në mënyrë të tillë që zhvillimi personal i fëmijës të favorizohet dhe besimi në identitetin e tyre të forcohet. Për mësimin e gjuhës amtare janë përpiluar një numër rregullash, të cilat ju mund t’i lexoni nën rubrikën “Dokumentet themelore”. Mësimdhënësit e gjuhës amtare janë zakonisht nga i njëjti vend nga i cili janë edhe fëmijët. Mësuesit e gjuhës amtare duhet që po ashtu të kenë njohuri të mira mbi shoqërinë dhe gjuhën suedeze. Çfarë është ndihma orientuese në gjuhën amtare Fëmijët dhe të rinjtë, të cilët sapo kanë ardhur në Suedi dhe njohuritë e të cilëve nuk mjaftojnë për të ndjekur mësimdhënien në gjuhën suedeze, gëzojnë të drejtën e shpjegimit të mësimit në gjuhën e tyre amtare. Prindërit dhe shkolla bashkëbisedojnë mbi nevojën e nxënësit për ndihmë orientuese në gjuhën amtare. Por, si instance e fundit, është rektori i shkollës ai që vendos nëse një nxënës ka nevojë për ndihmë orientuese në gjuhën amtare. Kush gëzon të drejtën e mësimit dhe ndihmës orientuese në gjuhën amtare? Të gjithë fëmijët, të cilët nuk flasin gjuhën suedeze në familjet e tyre, pra, që kanë një gjuhë tjetër amtare gëzojnë të drejtën e mësimit në gjuhën amtare. Fëmijë, të cilët kanë si gjuhë amtare gjuhë të minoriteteve, gëzojnë të drejtën e mësimit të gjuhës amtare edhe në rast se fëmijët nuk e flasin gjuhën çdo ditë në shtëpi. Cilat janë gjuhët e minoriteteve? Gjuhët minoritare samiska, meän kieli och romani chib kanë të drejta më të mëdha. Pozicioni i gjuhëve minoritare në Suedi u forcua me 367

përshtatjen e rregullave me ato të Bashkimit Evropian në vitit 2001. Lexo më gjerësisht për gjuhët minoritare në shkollë dhe studimet shkencore në Universitetin e Upsalës. Fëmijët azilkërkues Rregullorja e re (2001:976) për fëmijët azilkërkues dhe fëmijët, të cilëve u është miratuar leje qëndrimi e përkohshme, ka hyrë në fuqi më 1 janar 2002. Komunat ku banojnë këta fëmijë duhet që brenda një muaji t’u ofrojë atyre vende në parashkollore dhe shkollë normale si të gjithë fëmijëve të tjerë me banim në Suedi. Si bëhet kërkesa për të marrë pjesë në mësimin e gjuhës amtare? Prindërit duhet t’i drejtohen shkollës ose komunës për të pyetur mbi mësimdhënien ose ndihmën orientuese në gjuhën amtare. Janë prindërit ata, që vendosin për pjesëmarrjen e fëmijës së tyre në ndihmë orientuese dhe mësim në gjuhën amtare, jo personeli i parashkollores apo shkollës. Megjithatë, kopshtet dhe shkollat duhet t’i informojnë prindërit kur është koha për të kërkuar dhe në cilën mënyrë bëhet kërkesa. Mësimi dhe ndihma në gjuhën amtare janë falas dhe bëhen mbi baza vullnetare. Kush është përgjegjës për mësimin ndihmës dhe ndihmës orientuese? Komuna ka përgjegjësinë kryesore për kopshtet dhe shkollat. Komuna është e lirë në përcaktimin e organizimit të veprimtarisë për të arritur direktivat e përcaktuara nga shteti. Një komunë është e detyruar të organizojë mësimin e gjuhës amtare në qoftë se brenda komunës gjenden së paku 5 nxënës të cilët dëshirojnë mësimin e gjuhës amëtare dhe komuna është në gjendje të gjejë mësues të përshtatshëm të gjuhës amëtare. Mësimi i gjuhës amëtare mund të organizohet edhe midis shkollave të ndryshme për të krijuar në këtë mënyrë grupe më të mëdha. Organizimi në ciklin e ulët parashkollor: Komunat kanë përgjegjësi që kopshtet të krijojnë premisa të mjaftueshme për realizimin e qëllimit të planit mësimor. Përparimi dhe të mësuarit e secilit fëmijë duhet të bëhet në bashkëpunim të ngushtë me 368

familjen. Mësuesi i gjuhës amëtare e takon fëmijën një herë në javë në kopshtin e tij. Atje mësuesi qëndron dy deri në gjashtë orë. Nga dhjetë fëmijë, të cilët kanë të drejtë të mësojnë gjuhën amëtare në parashkollore, vetëm një e realizon praktikisht këtë. Numri i fëmijëve me ndihmë në gjuhën amëtare ndryshon gjithashtu nga komuna në komunë. Organizimi në ciklin fillor. Sipas Ligjit për Arsim, komunat janë të detyruara të ofrojnë mësimin e gjuhës amëtare. Mësimdhënia organizohet në forma të ndryshme në shkollën fillore, por e përbashkët është që çdo fëmije i ofrohet dy ose tri orë mësimi në gjuhën amëtare në javë. 1. Mësimi i gjuhës amëtare si gjuhë e zgjedhur. (klasa 6-9) Nxënësi mund të studiojë gjuhën e tij amëtare në vend të një gjuhe të huaj. Në këtë rast mësimdhënia përfshihet në orarin dhe skemën e shkollës. Orët e mësimit ndahen midis klasës së shtatë dhe të nëntë. Gjuhët, të cilat mund të zgjidhen, vendosen nga rektori i shkollës dhe kjo është në varësi të numrit të nxënësve, të cilët dëshirojnë të studiojnë një gjuhë të caktuar amëtare si gjuhë të zgjedhur. 2. Mësimi i gjuhës amëtare si zgjedhje e lirë e nxënësit. ( klasa 1-9) Gjatë gjithë ciklit të shkollës fillore, shkolla duhet që një pjesë të mësimdhënies t’ia përshtatë zgjedhjes së lirë që bëjnë vetë nxënësit. Në lëndën shkollore, të cilën nxënësit e zgjedhin vullnetarisht, duhet të thellohen njohuritë e tyre në këtë lëndë. Ata nxënës, që dëshirojnë, mund të zgjedhin gjuhën amëtare si zgjedhje të lirë. Rektori i shkollës është ai, i cili vendos nëse gjuha amëtare do të ofrohet si zgjedhje e lirë. Përcaktuese për këtë është numri i nxënësve, të cilët zgjedhin të mësojnë gjuhën amëtare. 3. Mësimi i gjuhës amëtare si zgjedhje e shkollës. (klasa 1-9) Në orarin e shkollës ekzistojnë disa orë të cilat mund të përdoren për mësimin e gjuhës amëtare, kjo si një zgjedhje të cilën e bën shkolla. Këto orë mund të përdoren në një ose më shumë lëndë. Kjo bëhet për t’i dhënë shkollës një profilim të caktuar. Pra është e mundur të realizohet mësimdhënia e gjuhës amëtare si zgjedhje e lirë të cilën e bën shkolla. 4. Mësimi i gjuhës amëtare jashtë orarit mësimor. Gjuha amëtare mund të mësohet edhe jashtë orarit mësimor. Kjo do të thotë që nxënësi merr leksione në gjuhën amëtare jashtë orarit mësimor çdo javë. Numri i leksioneve vendoset nga komunat përkatëse. Zakonisht 369

realizohen dy orë mësimi në javë. Organizimi në shkollat speciale (të veçanta). Nxënësit, të cilët ndjekin shkollat speciale, gëzojnë gjithashtu të drejtën të mësojnë gjuhën amëtare. Gjuha amëtare mund të frekuentohet si zgjedhje e lirë e nxënësit, si zgjedhje e gjuhës (gjuhët moderne) ose si lëndë jashtë orarit mësimor. Ekziston një plan mësimor i veçantë për mësimin e gjuhës amëtare në shkollat speciale. Mësimdhënia organizohet në mënyrë individuale për çdo nxënës. Organizimi në gjimnaz Të rinjtë kanë të drejtë të vazhdojnë mësimin e gjuhës amëtare kur ata fillojnë shkollën e mesme. Gjuha amëtare mund të frekuentohet brenda planit mësimor si zgjedhje individuale, si zgjedhje e gjuhës (gjuhët moderne) ose si lëndë mësimore jashtë orarit mësimor. Kurset e gjimnazit përfshijnë 250 pikë. Komunat ofrojnë mundësi për mësimin e gjuhës amëtare në gjimnaz në varësi të numrit të nxënësve dhe të resurseve që ekzistojnë. Bashkëpunimi mes shkollës dhe familjes Fëmijët ndikohen nga qëndrimi pozitiv që kanë prindërit dhe personeli ndaj mësimit të gjuhës amëtare. Prandaj është e rëndësishme të ketë bashkëpunim dhe klimë pozitive midis familjes, kopshtit dhe shkollës. Kopshti dhe shkolla janë, përveç kësaj, të detyruara të organizojnë takim me prindër për bisedë rreth zhvillimit të fëmijës, së paku një herë në termin. Gjatë takimit me prindër marrin pjesë personeli, prindërit dhe fëmija. Për fëmijët, të cilët nuk kanë gjuhë amëtare suedishten, është bërë zakon, që në takime me prindër, të marrë pjesë edhe mësuesi i gjuhës amëtare. Ideja nuk është, që mësuesi i gjuhës amëtare të shërbejë si përkthyes. Prindërit kanë të drejtë të kërkojnë informacion me shkrim si pjesë shtesë e takimit me prindër. Në shkollën fillore nxënësi vlerësohet me notë prej klasës së tetë. *Materiali i mësipërm është përkthim nga suedishtja i tekstit që është i vendosur në faqen kryesore të “Tema Modersmål”.

370

PLAGA E MADHE E SHQIPES NË EMIGRIM
Meditime nga një takim dhe një këngë që hap një plagë që fton për ta mjekuar dhe shëruar...
Ajo këngë u këndua në festivalin folklorik të valles tipolologjike popullore në Lushnjë më 30 maj 2008 duke korrur duartrokitje dhe duke rrjedhë lot. E këndoi gropi lab i shoqatës “Vëllazrimi“ të emigrantëve shqiptarë në Greqi, grup i cili për të dytën herë mori pjesë në këtë tubim të madh kombëtar... Por, para se të këndohej në sheshin e madh u këndua në një zyrë, në atë të kryetarit të bashkisë së Lushnjës Alfred Sanxhaku... Autori i saj, rapsodi, bilbili i thurjes së këngës labe, mërgimtari Kastriot Lekdushi duke hedhë një gacë në drutë e thara të vatrës shqiptare në emigracion i dha shkas një zjarri që për disa minuta do të mbulonte në flakë zyrën e kryebashkiakut... Alfredi si ta kishte pritur këtë flakë të madhe nga kurbeti me flakë do të mundohej ta shuante sepse flakën e shuan flaka... Ai solli një shembull, një përjetim të një dite më parë nga një takim me arbëreshë të Italisë, njerëz që nuk ngopeshin me fjalën shqipe dhe me Shqipërinë... “Midis të ftuarve në festival ishte edhe një grup nga pjesa jugore e Italisë, grup nga një fshat që quhet Firmo emër, i cili në gjuhën shqipe përkon me fjalën Fermë në ndryshimet ndër shekuj.
371

“Nga katundi inë Firmo”, tha drejtuesi, kryetari i komunës, një studjues i pasionuar i shqipes arbëreshe. Ai e fliste në gjuhën shqipe, arbërishten dhe në gjuhën italiane. Ndodhi që unë i flisja italisht kurse Ai ma kthente mua në arbërisht. Unë u mërzita pak. Ai më tha “E shoh që u mërzite, por unë kam qejf të flas shqip...” Pasi dhanë koncertin bëmë edhe një takim. Më tha: “Unë nuk do të punoj më atje për të nxjerrë vlerat e arbëreshëve atje ku janë sepse Arbëria ja ku është. Ja ku është Arbëria, ja ku është Shqipëria, të vijnë këtu, të mësojnë, të shikojnë Arbërinë. Nuk gërmoj më unë tani. La disa dokumente për arkivën... Ata kanë katërqind vjet që trashëgojnë fjalët e shqipes atje...” “Ajo është një pasuri, një përvojë për ne që kemi dhjetë – pesëmbëdhjetë vjet dhe po e humbasim gjuhën tonë...” – e futi mashën në prush Kastriot Lekdushi duke e ngritë më lart flakën
372

e bisedës, flakë që mbuloi tërë atë takim të shkurtër në prag të ditës së tretë të festivalit, si të donte të hynte në brendësi të plagës së madhe të shqipes në mërgim për të djegur viruset që e pengojnë të jetojë... MOS BRAKTISNI GJUHËN TONË ! Satirë. Vijnë bijtë nga mërgimi Gjyshrit presin mjat’ nga mjalti, Në fytyrë u ngriu gëzimi, Kur niprit gjuhës se flasin ! Refreni: “Mama mia” - Italia, “Mana mu “ - i thotë Greqia, “Maj madher “ nga Anglia, “Nënë “, shqip se thotë fëmija ! Kuvendon nusja dhe djali, Shtëpisë i lëvizv tavani, Braktisur gjuhën amtare, Plagë e rëndë atdhetare! Si këndezi në qymez, Vajza flet serbes – serbes, Ela ‘dho pedhaqi mu * Aftos ine Papu su ! **

* Eja këtu djali im ** Ky është gjyshi jot !

373

Edhe dhëndrri kollovar, Qëndron si gjëmbat mbi varr, Ela ‘dho manari mu *** Afti ine jaja su ! **** Doli nipi në mëhallë, Takoi kushërinjt e parë, Me ta nuk ndërroi fjalë Dhe u kthye duke qarë ! Doli gjyshja dhe e mori, Në gjuhën shqipe i foli : Eja Engjëll, eja zemër, Të mësojmë gjuhën e ëmbël ! Edhe gjyshi qetë – qetë, Shikon çiftin mendjelehtë, Me buzëqeshje i qorton, mos braktisni gjuhën tonë ! Kënga u ngjit në skenë më 30 maj 2008. Ajo u duartrokit nga të pranishmit me lot në sy... Lushnjë, 30 maj 2008

*** Eja këtu manari im **** Kjo është gjyshja jote !

374

PASTHËNIE ...
Unë, gazetari emigrant, mora “bisturinë” dhe provova të hyj në një plagë, në plagën e madhe të asimilimit të vrullshëm të gjuhës shqipe dhe të fëmijëve tanë në emigracion... Nuk e di se sa thellë ka hyrë “bisturia ime” dhe sa i kam bërë të ndërgjegjshëm njerëzit për rrezikshmërinë plagës. Do të isha i lumtur sikur ky libër, këto fakte të jetuara, t’i merrnin në dorë në radhë të parë politikanët e pushtetarët, pushteti dhe shteti, Kuvendi dhe kuvendarët, të majtë dhe të djathtë dhe të reflektonin menjëherë, me vendime shteti e ligje Kuvendi si masa parandaluese për mos gangrenizimin e plagës... Do të isha i lumtur sikur mësimet e këtij libri t’i bënin të ndërgjegjshëm prindërit, gjyshet dhe gjyshërit për t’i marrë për dore fëmijët dhe nipërit e mbesat e për t’i ulur në bankat e shkollimit plotësues të GJUHËS SHQIPE... Unë kaq munda dhe kaq bëra... Kjo nuk do të thotë se pena ime do të ndryshket përballë: “Shpendrave, hithrave, ferrave që sipër na kanë rënë dhe dritën na kanë zënë me fletë shumë të gjera.” Athinë, 22 qershor 2008
375

PËRMBAJTJA
Në vend të parathënies........................................................... 5 1 DREJT SHQIPES NË EMIGRACION Rruga e mundimshme drejt gjuhës shqipe ..........................12 Të mësojmë të shkruajmë e lexojmë gjuhën e nënës .............16 Informacion ...........................................................................19 Përgjigje e Institutit Kombëtar të Diasporës ............................21 Leksion dhe “debat” universitar në “Vatrën Shqiptare” .......22 Nuk është koha e premtimeve ................................................36 Marrëveshje ............................................................................40 Nismëtare ishte Mimoza Dako ...............................................43 Mësuese Denada dhe 65 nxënësit e saj ..................................46 “Këshill pedagogjik” në emigracion ........................................49 Jozefina Topalli – dje...po sot? ...............................................51 Gjuha shqipe dhe problemet e mësimit të saj në diasporat e reja shqiptare .................................................53 Gjuha shqipe është e bukur... .................................................62 Sa larg jemi përballë “gjuhës së nënës”? .................................67 Gjuha shqipe në një leksion publik .........................................72 Vërtet: A jemi edhe ne diasporë? ...........................................82 Të mos lejojmë të humbasë gjuhën shqipe brezi i ri i emigrantëve në Greqi! ...........................................................88
376

Fjalë imzot Pollo...fjalë ...........................................................93 Çfarë nuk thanë dy ministrat e arsimit? ...................................95 Emigranti Durim Madhi i shkruan avokatit Ngjela ................98 Çfarë i mungon “programit” Venizellos? .............................104 2 DY NGA MËSUESIT E MI... Mësuesit - më të përkushtuarit dhe më të harruarit ..............106 Gavril Kota ...........................................................................111 Nigjare Velçani (Didi) ...........................................................113 3 MËSUESIT EMIGRANTË NË GREQI “Dallëndyshet e shqipes“ ....................................................116 Plaga e shkollimit të fëmijëve janë prindërit .....................123 Mësimi duhet zhvilluar në mjedise shkollore .........................128 Një shkollë shqipe në katin e dytë... ...................................135 Shqetësimi i Tatjanës... ...........................................................139 Një klasë në shkollën shqipe të Athinës .............................142 Formimi i fëmijës të jetë i gjithanshëm ...............................149 Matjania që beson tek “fëmijët e së ardhmes” ...................152 Hapat e para duhet t’i bëjmë vetë .......................................155 Enkelejda dhe Federata e Rinise .........................................158 4 SHQIPTARË EUROPË MËSUESIT SHQIPTARË NË EUR OPË Gjuha shqipe i ka 1100 mrekulli ...........................................161 Ka ardhur koha që mësuesi të paguhet... ............................166 Ata erdhën me Abetare nën sqetull .....................................171
377

Hysen Berisha - Norvegji .........................................................176 Milaim Lekaj - Suedi ...........................................................178 Shqip gjatë 10 viteve shkollorë ..........................................180 Të ndihmohen mësuesit shqiptarë në Greqi ..........................184 Shteti gjerman paguan mësuesin, tekstet... ...........................188 Shkollimi shqip i fëmijëve në Angli .....................................190 Mos hezitoni! Regjistroni fëmijët në gjuhën shqipe ................194 5 GJAKU SHQIPTAR GJ AKU I SHPRISHUR SHQIPTAR Një arvanitas taksixhi… ...........................................................198 Lam Qefalai ........................................................................201 Vangjel Roditis - greku që mësoi shqipen ..........................206 Të dini gjuhën e atdheut tuaj .............................................212 6 MESAZHE E AMANETE Ana rilindëse e emigrantëve... ...........................................214 ABC – mbi pllakë guri... ...........................................................216 Shqipja, nëna e gjuhës greke .................................................218 Epilog ...................................................................................220 Amaneti i Aristidh Kolës .......................................................223 Kjo është gjuha jonë... ...........................................................227 Kur ne prindërit tuaj ndihemi krenarë …. .............................229 Kisha dhe shkolla shqipe ........................................................235 Gjuha shqipe dhe Sinan Tare Kërpi! .......................................241 Unë jam shqiptar, nuk jam grek ..............................................245 26 shtatori – Dita Evropiane e gjuhës amtare .........................247

378

7 SKICA E PORTRETE Bisedë me librin e parë të jetës ...............................................252 Eleonora Gjoçaj... ...........................................................254 Ne, mësuësit pa nxënës… .....................................................256 Kronikë e një veprimtarie të bukur ..........................................259 Kur u krijua universitet i parë në Shqipëri? .............................261 Të tretesh në tretësirë të huaj ...................................................264 Babai bisedon me djalin... ........................................................265 Nxënësja Inesa Beqiri “pushton” Amerikën .........................267 Një Krutan në NASA ...........................................................282 8 R E P O R TA Z H E Tri ditë me mësuesit e shqipes në emigracion .........................285 Shqipëri, ne të duam, po ti? .....................................................292 Një copë Shqipërie në udhëtim ................................................298 Shkolla qe nuk e nxë më vendi .................................................302 Të cicërosh në gjuhën e nënës... ...............................................307 Në 3 vjetorin e shkollës shqiptare të Athinës ..........................311 Në Epidavros, me shkollën dhe shkollarët e Athinës .............314 9 LETËRKËMBIME Një urim dhe një shënim nga Kosova ....................................318 Jemi në rrugë të mirë... ...........................................................321 Ragip Kçiku në letrat nga Finlanda... ....................................325 Marinela dhe Artemis Duri ju ftojnë... .................................334

379

10 RILINDËSIT E SHQIPES Sami Frasheri: Shqiptarët gjithnjë për botën, e kurrë për vetëhe ..............................................................336 Faik Konica: Malli i atdheut ................................................339 Naim Frashëri: Gjuha jonë ...................................................340 Asdreni: Himni i flamurit .......................................................342 Gjergj Fishta: Gjuha shqype .................................................343 Asdreni: Sa të dua, o Shqipëri ..............................................345 Ndre Mjeda: Gjuha shqype ..................................................346 A. Z. Çajupi: Ku kemi lerë ...................................................348 Filip Shiroka: Shko dallëndyshe ............................................349 Hil Mosi: Gjuhës shqype .......................................................350 Luigj Gurakuqi: Deshir ..........................................................351 Vaso Pasha: O moj shqypni ..................................................352 A.Z.Çajupi: Mëmëdheu ........................................................355 Asdreni: I dashur atdhè .........................................................356 11 TO M E TO D I K A Udhëzim administrativ për shkollat e mësimit plotësues në gjuhën amtare në diasporë .......................................357 Mbështetja, mësimdhënia dhe ndihma orientuese - përvojë suedeze - ...........................................................366 Plaga e madhe e shqipes në emigrim .......................................371 Pasthënie ..............................................................................375

380