Dërgo para online

*
moneygram.co.uk
NR. 9/18 www.thealbanian.co.uk info@thealbanian.co.uk

Tel: 02082169527

LONDON 25 GUSHT

*Për një listë të plotë të tarifave të transferimit në internet ju lutem vizitoni moneygram.co.uk. MoneyGram International Limited është e autorizuar dhe e kontrolluar nga Autoriteti e Shërbimit Financiar. MoneyGram dhe Globi janë marka të MoneyGram. Të gjitha markat e tjera janë pronë e pronarëve të tyre përkatës. ©2012 MoneyGram. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Paraçiklisti Haki Doku perfaqësues i Shqipërisë
PËR HERË TË PARË, SHQIPËRIA BËHET PJESË E LOJRAVE PARAOLIMPIKE LONDËR 2012 ër herë të parë në historinë e sportit shqiptar, Shqiperia do të ketë një përfaqësues garues në LojratParaolimpike Londër 2012, të cilat do të hapen me datë 29 Gusht në Londër. Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) bëri zyrtar lajmin e pranimit të paraciklistit shqiptar Haki Doku që do jetë pjesë e këtyre garave madhështore. Keshilli Britanik dhe Fondacioni Vodafone Albania prej me shume se nje vit kane mbështetur fuqimisht përpjekjet e atletit Doku për përfaqësimin e Shqipërisë në këtë edicion kaq të rëndësishëm. Ai do të niset drejt Londrës për të përfaqesuar denjësisht atdheun e tij dhe me synimin për të demonstruar se aftësitë e kufizuara fizike nuk mund të kufizojnë pasionet dhe dëshirën për pjesëmarrje. Haki Doku është i pari paraciklist shqiptar i cili ka marr pjesë në shumë aktivitete sportive brenda dhe jashtë vendit ku ka arritur rezultate shumë të kënaqshme falë punës së palodhur stërvitore shumëvjeçare. Hakiu gjate turneve nderkombetare kualifikuese per Londer 2012 duke marre pjese ne Danimarke, Itali, Serbi, Sllovaki, France, Gjermani, Cekosllovaki Gane e shume të tjera ka arritur të mbledhë vlerësime dhe rezultate qe e rendisin atë në vendin e 20-të në botë si individ dhe ne vendin e 42 si shtet. Për Hakiun tashmë pjesëmarrja në Lojrat Paraolimpike të Londrës është një ëndërr e kthyer në realitet. Këto ditë, ai po stërvitet intensivisht për të pasur një paraqitje sa më cilësore gjatë garave. Së shpejti, paraolimpisti shqiptar do prezantojë në Tiranë objektivat dhe ambicjet e tija për dy garat me daten 5 shtator edhe 7 shtator. Lojrat Paraolimpike jane një traditeë shumëvjecare ndërkombëtare të cilat zhvillohen menjëherë pas Lojrave Olimpike. Këto lojra synojnë ndërgjegjësimin publik për krijimin e kushteve të barabarta për pjesmarrjen aktive në jetën shoqërore të të gjithë personave pavarësisht kufizimeve fizike apo speciale. Shqipëria organizoi Lojrat e Para Paraolimpike Kombëtare në qershor 2012, me mbështetjen e partnerëve KESHILLI BRITANIK, FONDACIONI VODAFONE ALBANIA dhe KOMITETI OLIMPIK SHQIPTAR. Ne këto Lojëra morrën pjesë më shumë se 120 atletëve ne 5 lloje sportesh, ku mes të shumtëve dallohej dhe Hakiu, i cili gjatë ceremonisë se hapjes së këtyre Lojrave pati shansin të ndezë flakën olimpike në Tirane.

P

MINISTRJA E BRENDSHME BRITANIKE MPREH SHPATËN
Martesat fallco, bashkimet familjare, vizat studentore tashmë në sitë shumë të hollë
Ambasadori britanik: Anëtarësimi në BE të shihet si objektiv kombëtar
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri zoti Nicholas Cannon gjatë një vizite në Gjirokastër ku ishte ftuar të merrte pjesë në një aktivitet kulturor ka deklaruar se Shqipëria duhet ta shikojë çështjen e anëtarësimit në Bashkimin Evropain si një objektiv kombëtar. “Ky objektiv duhet të tejkalojë interesat politike.Unë mendoj që për vendin ,për partitë politike e për parlamentin ky prioritet nuk ka qënë aq prioritar . Pa dashur të jem oponent i çështjeve të brendshme të vendit dhe problemeve të klasës politike dua të them se nëse ky është një objektiv duhet ndjekur si i tillë nga të gjithë”,-tha për mediat zoti Cannon. Ambasadori britanik tha se është i interesuar ‘që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat dhe ne shpresojmë që kjo të ndodhë këtë vit, ose në të ardhmen e afërt’. “Të gjithë e dimë se ajo që ka të bëjë me cështjen e drejtësisë këtu, korruspionin dhe rastet specifike që gjykohen prej gjykatave shqiptare, gjithashtu cështjet e krimit të organizuar hyjnë mes 12 kritere të cilat duhet të plotësohen për marjen e statusit kandidat. Këto janë aspekte të rëndësishme të kritereve dhe të gjitha vendet anëtare janë të interesuara të shikojnë më shumë progres rreth ketyre çështjeve”,-tha ai duke veçuar reformën zgjedhore. “Ndaj këtyre aspekteve anëtarët e BE janë shumë të vëmendshëm dhe të dyja këto çështje po marrin zgjidhje përfundimatre dhe të drejtë në mënyrë urgjente për t’i paraprirë vlerësimit të ardhshëm që do të vijojë nga BE”,-tha më tej ambasadori. Referuar rkizës ekonomike që ka prekur Eurozonën zoti Cannon tha se Shqipëria i ka mbijetuar krizës ekonomike mjaft mire. “Unë e shikoj këtë si një kontribut të menaxhimit ekonomik të vendit”.

May: “Nëse ju sillni përfitime, atëherë dera është e hapur. Nëse jo, atëherë dera është e mbyllur.”
speciale faqe 6

SI NXITEJ SPASTRIMI ETNIK I SHQIPTARËVE NË JUGOSLLAVI?
dossier faqe 18-19

KRITIKË KLASIFIKIMIT TË FOLJEVE SHQIPE NË ZGJEDHIME NË GRAMATIKËN E AKADEMISË 1976-2002
Nga Agim Morina faqe 9-11

E.U. FURNITURE LTD Ofron mundesi fantastike per biznes me Kinen dhe Vietnamin Ne kemi zyrat tona ne keto vende dhe ofrojme mundesi per hapjen e bizneseve te reja qe nga tregeti mallerash, konfeksione, elekronike etj. Na kontaktoni dhe ne ju ndihmojme E.U. FURNITURE LTD. Unit 2, The Cromwell Centre, 24-30 Minerva Road London NW10 6HJ Tel: 0208 961 8765

Transportojmë makina dhe mallra për në Shqiperi dhe Kosovë

LONDON BAR & RESTORANT
Sport Bar kati i parë & Restorant kati i dyte
faqe 8

Tel:

07790950960

Aktualitet

www.facebook.com/thealbanian.co.uk Kastriot Dervishi, Enkeleid Omi, Artan Zeneli, Jeni Myftari, Agim Shabani, Anila Hoxha, Shefit Domi, Web-design Shefdomi.com www.thealbanian.co.uk albania7@gmail.com

faqe 2

DREJTOR: PETRIT KUÇAnA Kryeredaktor: BASHKIM METALIA

REDAKSIA Akil Koci, Daut Dauti, Pranvera Smith, Blerim Ciroka, Majlind Goge, Claire Fletcher, Flori Slatina,

Tel/fax:02082169527

P

residenti i Republikës, Bujar Nishani i dorëzoi sot Flamurin Kombëtar atletit Haki Doku, i cili do të marrë pjesë për herë të parë në Lojërat Paraolimpike Londër 2012. Në një ceremoni të posaçme zhvilluar me këtë rast, në mjediset e Presidencës ishin të pranishëm Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi, Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në vendin tonë, Nicolas Cannon, Presidentja e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Ela Tase, si dhe Drejtori i Fondacionit Vodafone, Albi Greva. Pas ekzekutimit të Himnit Kombëtar, të pranishmit u përshëndetën nga Drejtori i Fondacionit Vodafone, i cili është dhe donatori kryesor për atletin paraolimpik shqiptar, paraçiklisti Haki Doku, si dhe Ambasadori britanik në Shqipëri, Nicolas Cannon. Pjesëmarrësit e falenderuan Presidentin Nishani për gatishmërinë e treguar në organizimin e kësaj veprimtarie, si dhe për mbështetjen institucionale dhe morale dhënë për atletin Doku. Presidentja e KOKSH-it, Ela Tase vuri në dukje rëndësinë e zhvillimit të këtyre veprimtarive që dëshmojnë mbështetjen e shtetit shqiptar për sportin, në mënyrë që sporti shqiptar i të gjitha disiplinave dhe niveleve të ketë përfaqësim dinjitoz në veprimtari sportive ndërkombëtare. Gjatë përshëndetjes së tij, Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar Nicolas Cannon u shpreh ndër të tjera se “Kjo ceremoni e organizuar në Presidencë nga vetë Presidenti i Republikës, demonstron qartë që kjo është një fushë ku Shqipëria po ndryshon me hapa të shpejtë. Qeveria qendrore dhe vendore po bëhen të përgjegjshme për çështjen e përfshirjes së personave me aftësi të kufizuar. Publiku po bëhet më i ndërgjegjshëm për nevojat dhe dëshirat e personave me aftësi të kufizuar. Jam i kënaqur që Këshilli Britanik ka

PRESIDENTI NISHANI I DORËZON FLAMURIN KOMBËTAR ATLETIT HAKI DOKU, PJESËMARRËS NË LOJËRAT PARAOLIMPIKE LONDËR 2012
përçon vlera njerëzore, një shembull që na tregon se aftësitë e kufizuara fizike nuk i kufizojnë dot pasionet dhe dëshirat e mira të njeriut. Unë, nga kjo ceremoni dëshiroj të të falenderoj mbi të gjitha ty Haki, për pasionin tënd, sakrificat e tua dhe shembullin që ti sjell duke nderuar dhe mbajtur lart flamurin tonë kombëtar! Sigurisht që në këtë përpjekje tënden, ti nuk ke qenë vetëm dhe nga kjo ceremoni unë shfrytëzoj rastin të përcjell falenderimet e mia për Ambasadorin Cannon dhe Mbretërinë e Bashkuar, vendin organizator të Lojrave Paraolimpike Londër 2012. Padyshim që lojrat olimpike që sapo u mbyllën me sukses dhe ato që pritet të nisin në pak ditë janë jo vetëm një konsolidim i një tradite mjaft të vjetër sportive, por, gjithashtu shërbejnë si një ngjarje sociale madhore dhe mundësojnë sensibilizimin e gjerë publik për krijimin e kushteve për pjesëmarrje aktive në jetën shoqërore të personave me aftësi të kufizuara. Një mirënjohje të veçantë për Mbretërinë e Bashkuar që me shumë dinjitet po mirëpret sportistë nga e gjithë bota dhe po krijon kushtet maksimale për ndërgjegjësimin e duhur publik ndaj kësaj kategorie! Gjithashtu, shfrytëzoj këtë rast për të falenderuar Këshillin Britanik dhe Fondacionin Vodafone Albania që prej disa kohësh janë angazhuar dhe kanë mbështetur sportistin tonë për të përfaqësuar Shqipërinë në këtë edicion kaq të rëndësishëm. Unë jam i bindur dhe shpresëplotë se ti do të na përfaqësosh denjësisht. E bazoj këtë shpresë timen jo vetëm në rezultatet e larta që ke mundur të arrish në shumë kompeticione ndërkombëtare falë punës dhe sakrificës tënde, por dhe në faktin e motivimit tënd. Të mbash lart flamurin shqiptar padyshim që krahas nderit është edhe një përgjegjësi e madhe. Jam i sigurt se pas disa ditësh do të marrim lajme të mira për një shqiptar të mirë që në kuadër të 100- vjetorit të pavarësisë do të përcjellë lajme pozitive tek të gjithë ne. Ti je shembull i gjallë i ngritjes mbi ato kufizime që jeta ndonjëherë të rezervon. Me punën dhe pasionin tënd ke ditur të ndërgjegjësosh shumë prej nesh, ke vendosur një standart të lartë që padyshim imponon punë nga shumë institucione shqiptare dhe shoqërinë civile në mënyrë, që të replikohet në mbarë Shqipërinë dhe jo vetëm. Ndaj, në përfundim të kësaj fjale, dëshiroj të të them që jam i kënaqur dhe i gëzuar që po të dorëzoj flamurin tonë kombëtar. Pjesëmarrja jote në këtë eveniment na nderon të gjithëve! Pjesëmarrja e parë e Shqipërisë në një eveniment kaq të rëndësishëm është një moment historik për sportin shqiptar dhe unë shpresoj që kjo eksperiencë të kthehet në një traditë edhe për të ardhmen.

qenë aktiv në adresimin e këtyre nevojave. Dua të përgëzoj gjithashtu punën e Fondacionit Vodafone nëpërmjet programit “Bota e Ndryshimit”, i cili nëpërmjet një game të gjerë projektesh mbarëkombëtare përshin njerëzit me aftësi të kufizuara”. Momenti kulmor dhe simbolik i kësaj ceremonie ishte kur Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i dorëzoi Flamurin Kombëtar paraçiklistit Haki Doku, duke i përcjellë urimet më të përzemërta për suksese në Lojrat Paraolimpike Londër 2012. Kryetari i Shtetit shprehu bindjen se atleti Haki Doku falë punës dhe sakrificës së tij do ta përfaqësojë denjësisht Shqipërinë dhe do ta mbajë lart flamurin shqiptar me nder dhe përgjegjësi. Presidenti Nishani u shpreh i sigurt se pas disa ditësh shqiptari i mirë Haki Doku do të na gëzojë me lajme pozi-

tive në kuadër të 100-vjetorit të pavarësisë. Kreu i Shtetit vlerësoi se pjesëmarrja e parë e Shqipërisë në një eveniment kaq të rëndësishëm është një moment historik për sportin shqiptar, duke uruar që kjo përvojë në të ardhmen të kthehet në traditë. I nderuar Zoti Ambasador i Mbretërisë së Bashkuar, Zoti Cannon, I nderuar Zoti Ministër, Të nderuar pjesëmarrës, Padyshim është një kënaqësi e veçantë për mua sot të marr pjesë dhe dorëzoj Flamurin Kombëtar tek delegacioni olimpik kombëtar që do të marrë pjesë në Lojrat paraolimipke, që pas pak ditësh do të nisin në Londër. Sot, kam nderin të dorëzoj Flamurin Kombëtar tek jo vetëm një sportist i talentuar, por mbi të gjitha tek një njeri, që mbart dhe

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar
Embassy of the Republic of Albania 33 St. George’s Drive London SW1V 4DG Tel. +44 (0) 20 7828 8897 Fax +44 (0) 20 7828 8869 E-mail: embassy.london@mfa.gov.al http://www.albanianembassy.co.uk To contact the Albanian Embassy for emergency cases only please call: 07518662630

Ambasada e Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar
Embassy of the Republic of Kosovo 100 Pall Mall London SW1Y 5NQ Tel.: +44(0) 207 659 6140 +44 (0) 207 659 6134 Fax.: +44(0) 207 659 6137 Email: embassy.uk@rks-gov.net

Call

Albania

Landline

Get up to £15 free credit when you bring your existing mobile number to Lycamobile*
For your FREE Lycamobile SIM visit www.lycamobile.co.uk or call 020 7132 0322
Buy and top up online or in over 115,000 stores

Customers may not be able to use Electronic Top-Up at all locations where the top-up logo appears
From the April 1st to August 31st 2012, customers with a minimum balance of 20p can enjoy free and unlimited calls from Lycamobile UK to Lycamobile UK. 1p/min promotion is valid from 01.04.2012 and valid until 31.08.2012. Visit www.lycamobile.co.uk for full terms and conditions and participating countries. *This promotion gives up to £15 free mobile top-up credit when you bring your mobile phone number from a different UK mobile phone network to Lycamobile UK between 01/05/2012 and 31/08/ 2012. Free credit is given when the customer number is ported and live on Lycamobile UK and the first top-up is made. The amount of free credit given is dependent on the value of the first top-up: If the first top-up is up to £10, £5 free credit is awarded; if the first top-up is £20, £10 free credit is awarded; and if the first top-up is £30+, £15 free credit is awarded. Customers can bring their mobile phone number from any UK network apart from GT Mobile, Toggle Mobile or Lycamobile. By taking part in the Promotion customers will be deemed to have accepted and agree to be bound by these terms and conditions. The benefits given in this Promotion cannot be transferred.

aktualitet nGA nOEL MALCOLM

www.facebook.com/thealbanian.co.uk

faqe 4

rtikulli i Gjekë Gjonlekaj ‘Nobeli dhe replika midis Kadaresë e Malcolmit’, që ju e publikuat më 14 gusht, është tejet ngatërrestar. Gjithsesi, shkrimi kryen një detyrë të rëndësishme për mua: atë të zgjidhjes së një misteri që më ka munduar për një kohë tashmë. Kur unë publikova një shkrim të gjatë rreth Ismail Kadaresë, në vitin 1997, në New York Review of Books, unë e mbrojta atë nga disa kritikë jo shumë të sofistikuar si Stephen Schwartz, dhe lavdërova vlerën letrare të punës së tij, të cilën megjithë mend e çmoj lart. Kritika e vetme që kam bërë ka qenë e nivelit dytësor. Në intervistat dhe kujtimet e publikuara pas rënies së komunizmit, vija re që Kadareja kishte prirje të paraqiste veten sikur të kishte qenë për një kohë të gjatë një ‘disident’ aktiv, i cili konfrontohej me regjimin; unë ofrova disa arsye se pse mendoja që ky ishte një ekzagjerim. Mendova se ajo lloj rishikimi i së kaluarës thjesht nuk ishte i nevojshëm, për dy arsye. Së pari, sepse duhej të kuptohet që kushdo që jetonte nën atë regjim duhet të bënte kompromise me të, pasi alternativa ishte burgimi afatgjatë ose vdekja; dhe së dyti, sepse vlera artistike e një literature aq madhështore e shpie atë në një hapësirë krejt tjetër, shumë më lart çdo aktiviteti politik. Në të njëjtën kohë, unë theksoja (ndërsa kundërshtoja kritikat sipërfaqësore të Stephen Schwartz e të tjerëve, të cilët në mënyrë absurde përshkruanin Kadarenë si ‘vegël të partisë’ ose si ‘Zhdanov’) që Kadare kishte shkruar romane – si Gjenerali i ushtrisë së vdekur – të cilat i kundërviheshin thellësisht llojit të ‘realizmit socialist’; po ashtu, shkrova që Nëpunësi i pallatit të ëndrrave ishte një meditim i thellë për natyrën e shtetit totalitar. Andaj u shtanga, kur dy muaj më vonë pash që New York Review of Books kishte publikuar një letër nga Z. Kadare, në të cilën ai shprehej shumë ashpër ndaj meje, me akuzën që e kisha quajtur një ‘Zhdanov’ (kur në fakt, unë qartazi kisha sulmuar ata të cilët e quanin atë ‘Zhdanov’), dhe përmbante disa keqkuptime të tjera thelbësore në lidhje me shkrimin tim. Duke ditur që Z. Kadare është një njeri inteligjent dhe i thellë, këtë sjellje të tij e kisha shumë të

A

GJONLEKAJ INTERPRETON GABIMISHT SHKRIMIN TIM PËR KADARENË

vështirë ta kuptoja. Për mua dy shpjegime ishin të mundura. Njëra ishte që Kadareja, i cili ka njohuri të shkëlqyera të frëngjishtes, por të kufizuara të anglishtes, kishte lexuar shkrimin me të shpejtë dhe e kishte keqkuptuar gjithë logjikën. Shpjegimi tjetër ishte që Kadareja varej nga dikush tjetër që t’i jepte një përmbledhje të shkrimit, dikush që, edhe po të kishte njohuri paksa më të mira të gjuhës angleze, e kishte të vështirë të përcillte logjikën time ose ta paraqiste atë në mënyrë të saktë. Mbas leximit të shkrimit të

Z. Gjonlekaj, misteri zgjidhet: shpjegimi më i mundshëm është ai i dyti. Më vjen keq që Z. Gjonlekaj mori përsipër në vitin 1997 të krijojë një armiqësi krejt të panevojshme mes meje dhe Z. Kadare. Më vjen keq, po ashtu, që ai vazhdon të ofrojë një version tërësisht të pasaktë të shkrimit tim. Po ashtu, më vjen keq që në shkrimin e tij, të cilin ju e publikuat, ai krijon të njëjtën përshtypje të gabuar të letrës sime të cilën e dërgova si reagim ndaj ankesës së Kadaresë. Asnjë person i arsyeshëm që do lexonte letrën time nuk do arrinte në atë interpretim që ka dhënë Z. Gjonlekaj; çdo lexuesi

tuaj që ka interes në këtë çështje do t’ju kisha sugjeruar që ta lexonin letrën vetë. Në veçanti ndjej keqardhje që Z. Gjonlekaj tenton të rizgjojë një keqkuptim të vjetër, disa vite mbasi u harrua ajo punë. Ethem me krenari që kam kënaqësinë e një marrëdhënieje të mirë me Ismail Kadarenë, dhe kam qenë mikpritësi i tij në Oksford. Unë e konsideroj atë jo vetëm si novelisti më i madh shqiptar, por edhe si një prej shkrimtarëve më të mëdhenj botërorë të ditëve tona, dhe nuk kam dyshim që ai e meriton çmimin Nobel. Ky është një mendim imi i palëkundshëm,

mendim të cilin e mbaj sot dhe të cilin e kisha edhe në vitin 1997. Unë besoj që Z. Kadare këtë e kupton. Me keqardhje mendoj që personi i cili arriti të bindë Z. Kadare 15 vite më parë që ta keqkuptojë këtë, akoma provon të bindë lexuesit tuaj që ta keqkuptojnë atë edhe sot. Noel Malcolm, Universiteti i Oksfordit, Britania e Madhe (Foto: Malcolm ne ambientete Ambasades shqiptare Londer)

thet e Nobelit këtë vit kanë pushtuar hapësirën midis Shqipërisë dhe Japonisë. Shkrimtari shqiptar Ismail Kadare dhe romancieri japonez Haruki Murakami janë dy garuesit më të fuqishëm për çmimin Nobel në Letërsi. Shanset që Kadare të fitojë Nobelin për Letërsi 2012 janë bërë të prekshme. Të dy shkrimtarët më të përfolur të garës për çmimin Nobel vihen për herë të dytë në garën e një çmimi të rëndësishëm. Hera e parë ka qenë kur konkurruan për çmimet “Asturias” në Spanjë: Për këtë çmim ishin nominuar emra të mëdhenj të letërsisë botërore, mes të cilëve edhe shkrimtari japonez Haruki Murakami dhe shkrimtari Ismail Kadare që u shpall fituesi.

E

Ismail Kadare në krye të listës për Nobel 2012
Këtë herë “The Guardian” ka dhënë lajmin e shkrimtarëve që kryesojnë toplistën e Çmimit Nobel 2012 për Letërsi. Shkrimtari japonez Haruki Murakami dhe shkrimtari Ismail Kadare kryesojnë listën. Haruki Murakami është në krye të Listës dhe sipas The Guradian është një konkurrues i fortë. The Gurdian ka mbajtur anën e tij duke komentuar se “japonezi është autor i disa titujve të njohur, dhe ka të gjitha shanset të fitojë për këtë vit çmimin Nobel”. Mirëpo kjo nuk i përcakton të gjitha shanset, sepse gjatë marrjes së çmimit Austrias për shkrimtarin shqiptar u tha se “Tani Ismail Kadaresë i ka mbetur pa marrë vetëm çmimi Nobel”. Komentet nga fansat e njërit apo tjetër shkrimtar sa vinë e shtohen pas shpalljes së listës së të nominuarëve. Në këtë listë ata të cilët janë ngjitur ndër të parët për të fituar çmimin Nobel janë: 1) Haruki Murakami 2) Mo Yan 3) Cees nooteboom 4) Ismail Kadare Megjithë renditjen paraprake deri më sot nuk ka ndodhur që ai që kryeson listën të jetë edhe fituesi. Vitin e kaluar Nobeli suedez, Tomas Tranströmer la pas poetin sirian, Adonis, që printe listën. Këtë vit Adonis ka zbritur më poshtë në listë së bashku me poetin koreano-verior Ko Un etj. Në fillim të këtij viti kreu i akademisë suedeze, Peter Englund, zbuloi se 46 emra nga 210 të dominuar për çmimin e madh ishin zgjedhur për herë të parë. Emrat të rinj në Ladbrokes për këtë vit janë autori kinez Mo Yan, shkrimtari gjerman Cees Nooteboom, të cilët kanë ngjitur listën për të fituar çmimin Nobel. Kandidatët janë vënë përpara një jurie e përzier me anëtarë suedezë dhe figura të njohura të letërsisë ndërkombëtare. "Një numër i pazakontë i laureatëve për çmimin Nobel kanë ushtruar të drejtën për ta fituar këtë çmim”, shkruante Englund në blogun e tij. Kandidatë të tjerë të fortë në listë janë nga Britania Ian McEwan, romancieri amerikan Philip Roth, që ndiqet pas nga patrioti i tij, Cormac Mçarthy, izraeliti Amos Oz dhe një shkrimtare femër që vjen nga Italia, Dacia Maraini. Shqiptarja.com

JETA FOODS
www.jetafoods.co.uk jetaltd@yahoo.co.uk

Nga data 10 shtator e hapur edhe me pakice nga ORA 10.00-16.00 nga E HENA NE TE SHTUNE.
TE PREMTEN DHE TE SHTUNEN nga ORA 10.00-18.00

OFERTE
Kush shpenzon me shume se £40 perfiton nje pako caji origjinal SKENDERBEU

JETA FOODS Unit 4 Excalibur Works 13 Argall Avenue Leyton London E10 7QE

07852230043
CASANOVA BAR RESTORANT

38-40 ST JAMES'S STREET WALTHAMSTOW LONDON E17 7PE

TEL: 0203 302 5653 MOB:07703520427
*Ejani dhe binnduni se nuk do të mund të gjeni një vend më të mrekullueshëm për të gjitha festat tuaja, ditëlindje, fejesa, martesa dhe çdo lloj feste tjetër

MBI 150 VETA
MUND TË NDIQNI TË GJITHA NDESHJET LIVE Nuk do t’iu mungoje kuzhina e mrekullueshme shqiptare dhe mesdhetare Cilësia e garantuar Shërbimi I papërsëritshëm Ofertë special për të gjithë klientët e rinj sidomos për familjarët
NUK DO TË MUND TË GJENI NJË VEND MË TË MREKULLUESHËM PËR TË PIRË NJË KAFE APO PËR TË DREKUAR

TRANSPORT MALLRASH ANGLI-SHQIPERI-KOSOVE
SHERBIM I SHPEJTE DHE I SAKTE

NA KONTAKTONI TEL:07737 597 000 07507 444 654

MUZIKE LIVE

toni.79-@hotmail.com

MUZIKE LIVE

NGA BASHKIM METALIA

Emigracion

www.facebook.com/thealbanian.co.uk

faqe 6

MINISTRJA E BRENDSHME BRITANIKE MPREH SHPATËN

May: “Nëse ju sillni përfitime, atëherë dera është e hapur. Nëse jo, atëherë dera është e mbyllur.”

Qëkur jam bërë Ministre e Brendshme , kam qenë e qartë kur kam thënë se dua që emigracioni të vendoset nën kontroll. Me këtë kam parasysh se do vendosim standarde të reja për ata që duan të jetojnë në mesin tonë”

ereza May, Ministrja e Brendshme Britanike(Home Office Secretary) tashmë duket se i ka përvjelur mëngët për të realizuar qëllimin e saj personal dhe politik përsa i përket emigracionit. Zonja May thotë se vendi nuk mund të përballoj fluksin e madh që u pa në dekadën e fundit. Për këtë qellim ka paraqitur ndryshime për të ndaluar “ politikën e dyerve të hapura” të Laburistëve. Në artikullin saj të publikuar në të përditshmen britanike “Sun”, Ministrja May parashtroj një sërë veprimesh ligjore ndaj emigracionit të paligjshëm që po instalohet dita-ditës në Britani. Ndër çështjet shqetësuese për May janë Martesat e rreme (sham Marriages). Për këtë ajo deklaroj se po merren masa për të ndjekur dhe penalizuar të gjithë ata që abuzojnë me ligjet dhe sistemin, duke shtuar se do përdoren plane të reja kundrejt këtyre veprimtarive të paligjshme.

T

Që me ardhjen në pushtet të konservatorëve janë zbuluar dhe kapur qindra martesa të paligjshme , ndër to dhe një famullitar i burgosur për organizimin e 300 ceremonive të falsifikuara. Tereza May shton se do të merren masa të rrepta për të penguar dhe parandaluar këto lloj martesash,

duke ndryshuar ligjin për martesat,duke i vonuar shërbimet ceremoniale me qellim par t’u investiguar në fillim ato. Pavarësisht se nuk është kundër emigracionit, Zonja May thotë se dyert tona do jenë të hapura vetëm për ata që i sjellin dobi Britanisë .

“Sigurisht, imigracioni në vetvete nuk është një gjë e keqe. Ne gjithmonë do të sigurojmë një strehë të sigurt atyre që kanë nevojë më së shumti, për ata që persekutohen në vendet e tyre dhe të cilët kanë nevojë të vërtetë për të kërkuar azil. D e r a jonë do të jetë e hapur për ata që i sjellin dobi Britanisë, më të zgjuarit dhe më të mirë, sipërmarrësit që na frymëzojnë, biznesmenë të cilët investojnë në ne, që na argëtojnë me talentin tyre - në skenë ose në fushë Emigracioni, i menaxhuar siç duhet, mund të sjellë përfitime të mëdha për kombin tonë - si çdokush që brohorisnin Mo Farah me dy medaljet e tij të

arit , do të jenë të vetëdijshëm. .”thekson ndër të tjera Zonja May në artikullin e saj. Zonja May shton më tej se do të vendosen standarde të reja për ata që duan të jetojnë në mesin tonë , dhe që padyshim duhet të zbatohet forca e ligjit për të gjithë. Një problem shqetësues për Ministren qëndron dhe ardhja e studentëve me viza në Britani. Edhe këtu abuzimi me vizat, tejqëndrimi apo përdorimi i vizës studentore si justifikim për të ardhur në Britani kërkon masa shtrëngese. Vetëm brenda një viti kanë aplikuar për viza studentore 304.000 studentë. Nga masat shtrënguese të qeverisë u vërejt një ulje rekord prej afro 62% , në çerekun e parë të 2012, si të vizave studentore,vizave të punës apo dhe bashkimeve familjar. “Ne kemi vendosur një të ardhur minimale prej £18.600 në vit për bashkëshortët për të lëvizur në Britani dhe futjen kërkesës së gjuhës angleze. Kjo do të sigurojë që njerëzit mund të mbështetësin veten dhe të integrohen në komunitetet. Mbi të gjitha Ministrja e Brendshme Britanike, Znj Tereza May përcjell një mesazh : “Nëse ju sillni përfitime, atëherë dera është e hapur. Nëse jo, atëherë dera është e mbyllur.”

aktualitet nGA PAnDELI MAJKO
hqipëria u bë vendi ku “eksporti” i emigrantëve ka qenë “lënda e parë” me të cilën shqiptarët i ofruam botës pas përmbysjes së komunizmit. Kjo shtresë popullsie u bë protagoniste e padiskutueshme në mënyrën se si vendi u zhvillua prej 22 vjetësh. Ky protagonizëm filloi me emigrantët e parë që u futën në ambasadat perëndimore në 2 korrik 1990 duke i dhënë zemër shoqërisë së tulatur shqiptare për ndryshimet e mëvonëshme. Sot, vendi ynë për frymë popullsie, zë vendin e parë në Europë për emigracionin. Rreth 20-25% e popullatës së vendit tonë është larguar në emigrim. Sipas të dhënave “statistikore” (ende të paqarta), përllogaritet që popullsia shqiptare (në Shqipëri) të jetë pakësuar me 7,7% në një dekadë. Shifrat janë kontradiktore dhe konfuzioni i tyre është veç pjesa e dukshme e ajsbergut të “çështjes” së emigrimit në shoqërinë shqiptare. Sipas statistikave të Bashkimit Europian, shqiptarët janë të parët për frymë popullsie në nivelin e emigrimit. Pas tyre vinë turqit dhe të tjerë. Emigrimi i popullsisë në Shqipëri është e dhëna që bie në sy pas publikimit të treguesve të “Censusit”. Instat e deklaron vendin me 2 milionë e 830 mijë banorë i cili përbën një zvogëlim popullsie prej 237 mijë banorësh(!) (ironikisht, kjo shifër bie në kundërshtim me listat e zgjedhëve të KQZ-së, të cilat konfirmojnë një numër më të madh të popullsisë!) Në Itali, numri i emigrantëve shqiptare është mbi 500 mijë, sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme të këtij shteti. Gjatë viteve numri i shqiptarëve ka shënuar rritje të vazhdueshme. Ai, sipas statistikës italiane arriti në janar 2011 kuotën 482.627 emigrantësh të rregullt në territorin italian i cili përbënte 10,6% të totalit të emigrantëve në shtetin italian.

www.facebook.com/thealbanian.co.uk

faqe 7

EMIGRACIONI, NDERI DHE TURPI
Në Greqi saktësia statistika e emigracionit shqiptar është e paqartë. Në këtë vend numri i emigrantëve shqiptarë është më i lartë se në çdo vend tjetër, përfshirë edhe Italinë. Sa është numri i shqiptarëve të cilët kanë lënë vendin e tyre drejt emigrimit? Ky numër zyrtarisht nuk dihet! Duke shkruar këtë shkrim, mendova se duhet t’i kërkoj një mirëkuptim lexuesit. Nuk jam duke bërë opozitarin. Përgjegjësia e shtetit shqiptar nuk fillon sot… Përafërsisht, duke marrë së bashku Italinë (500 mijë), Greqine (700-800 mijë), vendet e tjera te BE-se (100 mijë) duke shtuar këtij edhe emigracionin në Amerikën e Veriut (ShBA dhe Kanada), Australinë dhe pjesën tjetër të rruzullit shifra e emigracionit shqiptar të pas viteve 90-ët shkon frikshëm diku mbi 1,5 milionë. Emigrantët janë historia e re e Shqipërisë. Ata ndryshuan raportin me shpresën për të ardhmen, në një shoqëri të dëshpëruar dhe zhgënjyer postkomuniste. Me shqiptarët emigrantë, vendi u ndihmua në rimëkëmbjen financiare dhe ekonomike të tij. Remitancat (dërgesat financiare) e emigrantëve në drejtim të Shqipërisë, ishin disa herë më të larta se sa ndihmat ekonomike e dhëna në formë grantesh apo programesh nga donatorët ndërkombëtarë për qeveritë e tranzicionit në Tiranë. Emigracioni shqiptar ndikoi në nivelin e shkollimit. Ai sa vjen e po bëhet edhe më i mirë edhe falë emigracionit. Mentaliteti, mënyra e të menduarit dhe deri ajo e të veshurit kanë pësuar ndryshime të forta falë “hapjes” së emigracionit. Protagonistët e suksesit shqiptar vijnë, shumica e tyre, nga radhët e emigrantëve, pavarësisht se një pjesë e tyre reklamohet ose me vonesë ose kur shkëlqimi mediatik ndërkombëtar e bën të i pashmangshëm. Ndërkaq, qindra mijëra emigrantë vazhdojnë të kenë probleme me lejet e qëndrimit, bashkimin familjar, sigurimet shoqërore, shkollat shqipe, keqtrajtimet, standardin e jetesës apo nivelin e integrimit në shoqëritë e shteteve ku kanë emigruar. Këto dhe të tjera përbëjnë shqetësimin më të madh në marrëdhënien e munguar që shteti i Shqipërisë ofron për emigracionin e vet “jetim”. Njohja e sigurimeve shoqërore, është nga problemet më të mëdha që shqetësojnë emigracionin tonë, përballë indiferentizmit të institucioneve të shtetit shqiptar. Ky indiferentizëm me të drejtë indinjon çdo emigrant shqiptar i cili ndodhet në këtë “udhëkryq” të së ardhmes së tij. Zgjidhja e këtij problemi kalon edhe nga realizimi i marrëveshjeve shtetërore të cilat do të jenë një zgjidhje fundore për pensionet të tyre të pleqërisë. Fenomeni i mohimit të njohjes së viteve të punës të emigrantëve shqiptarë aktualisht përbën sot një korrupsion të llojit të veçantë. Ky problem social sa vjen dhe do të bëhet çështje e ditës. Pritshmëria e emigrantëve shqiptarë për njohjen e viteve të punës, në kushtet e krizës ekonomike europiane kanë përballë heshtjen dhe mosprofesionalizmin e institucioneve shqiptare. Për faj të politikës reciproke, vetëm në Greqi, mbi 300 mijë emigrantë rrezikojnë të humbasin pensionet e tyre. Shteti i Greqisë pak kohë më parë bëri marrëveshje reciproke me Australinë për këtë cështje për emigrantët e vet. Qeveria shqiptare, deri tani, nuk është kujtuar për të biseduar për këtë cështje, e cila do të sjellë për emigrantët e sotëm pasoja të parikuperueshme. Instituti i Sigurimeve Shoqërore të Shqipërisë ka zgjedhur rrugën më të lehtë dhe në kurriz të emigrantëve. Ai u kërkon emigrantëve të bëjnë sigurimin vullnetar pranë tij. Një praktikë tepër e “çuditshme”, që i detyron emigrantët të sigurohen edhe në sigurimet shoqërore shqiptare. Duket se u zgjodh rruga më e lehtë në kurriz të emigrantëve shqiptarë dhe jo dialogu për njohjen e pensionit nga homologët grekë. Shteti shqiptar nuk ka një axhendë për emigracionin e vet. Ky është realiteti i dhimbshëm, të cilin për ta ndryshuar duhet më së pari ta pohosh. Kjo mungesë fillon me nivelin e shërbimeve në ambasadat tona të cilat nuk kanë personel të mjaftueshëm. Ai është një numër, për nga vogëlsia, frikshëm i turpshëm, (nuk besoj të jetë dyshifror) dhe as që bëhet fjalë të ofrojë shërbimet e kërkuara ndaj një komunitet emigrantësh që numëron sa banorët e bashkive më të mëdha të Shqipërisë në shtete si Greqia, Italia apo si ShBA, Kanada, Gjermani etj. Thellimi i krizës ekonomike dhe politike në vendet e Bashkimit Europian dhe sidomos në Greqi dhe Itali, po errëson perspektivën e emigrantëve shqiptarë. Një pjesë e emigracionit shqiptar po rrezikon të përfundojë atje ku nisi rrugën e emigrimit para 22 vjetësh. Ata po kthehen. Të hutuar, të mallëngjyer dhe shpejt edhe të indinjuar. Kthimi i tyre sot është realitet. Ikja nga Greqia sidomos përbën rendin e ditës. Grupe emigrantësh, të detyruar, po i drejtohen përfundimisht vendit të tyre të lindjes për arsyet nga më të ndryshme ku kushtet e legalizimit, ndërprerja e kontratave të punës dhe gjendja e rëndë ekonomike i kanë lodhur së tepërmi emigrantët shqiptarë. Dikur, ata punonin me ëndrrën për të mbledhur para për një të ardhme sa më të mire, ndërsa sot, jeta e tyre varet nga këto kursime dhe mbi të gjitha duke rrezikuar humbjen e viteve të punës. Kjo është një padrejtësi për të cilën shteti shqiptar bën ende të “paditurin” dhe që duhet konsideruar si papërgjegjëshmëri ndaj qytetarëve të vet. Politika shqiptare nuk ka raporte me emigracionin. Sot, emigrantët figurojnë votues në lista në Shqipëri por votimin e kanë thuajse një mision të pamundur. Prezenca e tyre në listat e votimit është shpesh arsyeja e manipulimeve industriale në zgjedhjet e radhës. Edhe kur votojnë si emigrantë, kjo është një superlodhje militantësh që me autobusë udhëtojnë drejt Shqipërisë për të votuar. Vijnë si një “mall” eksporti, dhe pavarësisht se kryejnë një akt të paprecedent për një vend anëtar të NATO-s, janë shtresa më kokulur dhe që do me zemër të ardhmen e atdheut të vet. Shqipëria dhe politika ua ka “borxh” të drejtën e votës emigrantëve atje ku ata jetojnë. Pse po vonon kjo e drejtë? – mund të pysë dikush. Përgjigjja e thjeshtë është se emigrantët janë votues të frikshëm. Ata nuk blihen as shiten, për një vend pune në administratë. Standardi i tyre i të kuptuarit të politikës nuk është naiv. Votat e emigrantëve do të jenë një thuajse “revolucion” për mentalitetin politik shqiptar. Vota e emigrantëve, pa asnjë metaforë optimiste, do të ishte “hapja” e dytë e Shqipërisë pas viteve 90-të. Emigrantët janë heronjtë tanë të tranzicionit. Ata kanë ditur t’i japin atdheut që nuk u dha thuajse asgjë. Këta kërkues të ëndrrës na kujtojnë çdo moment se nderi u takon atyre, dhe turpi mbetet për mosmirënjohësit pa ëndrra. Duket sikur mitingu idiot në sheshin “Skënderbej”, për “dënimin” e atyre që emigruan nga hyrja në ambasadat perëndimore në 2 korrikun e 1990-ës nuk ka mbaruar akoma. Sigurisht!

S

Për më shumë informacion ju lutemi kontaktoni : Zotin Luan Dranga (Director) Email : l.dranga@glcollege.org.uk or Mobile: 07590372958

E vetmja autoshkolle qe perdor instruktore qe jane te kualifikuar plotesisht
AA Driving School Instruktori Shqiptar Artan Jakupi ne sherbimin tuaj Menyra me e lehte per te marre patenten angleze Na kontaktoniper ofertat e fundit

Ju ndihmojne nese deshironi te beheni instruktor Kontaktoni Artanin

07769628835

kulture

www.facebook.com/thealbanian.co.uk

faqe 9

Kritikë klasifikimit të foljeve shqipe në zgjedhime në Gramatikën e Akademisë1976-2002
Shumica e studiuesve të shqipes pajtohen se klasifikimi i foljeve shqipe në zgjedhime ka qenë dhe ka mbetë një nga problemet ma të mëdha të gramatikëhartuesve të shqipes. Këtë e thonë, ndër të tjerë, edhe Selman Riza, Fatmir Agalliu, Tomor Osmani, Rami Memushaj etj. të cilët janë marrë me këtë problem. Edhe studiuesi, Shaban Demiraj, megjithëse ka bë një varg përpjekjesh për me gjetë një zgjidhje të qëndrushme që nga viti 1967 (me dispensën e tij), e tue vazhdu me artikullin kushtu klasifikimit me 1969, masandej me Gramatikën e Akademisë 1976, e deri sot nuk arrijti, prore, me dhënë një zgjidhje të qëndrushme. Disa studiues si F. Agalliu, T. Osmani e R. Memushaj i bënë disa vërejtje konstruktive qasjes së Demirajt por këto kritika, tue qenë të pjesërishme, nuk i dhanë një zgjidhje përfundimtare këtij problemi.

Me thënë shkurt, trajtat e ndryshme që merr një folje në paradigmën e vet quhet zgjedhim. Për shembull, paradigmën e foljes punoj-punovapunu(ar) e ndjekin me mija folje të shqipes si: mendoj, kërkoj, shikoj etj., sipas vetës, sikohës, mënyrës, numrit etj., kështu del që paradigma paraqet një grup elementesh gjuhësore me tipare të përbashkëta. Megjithëse në shikim të parë gjithçka duket e thjeshtë, çashtja ndërlikohet kur kemi ndryshim të pjesërishëm apo të plotë të ndonjë foljeje apo grupi foljesh nga kjo paradigmë. Si pasojë, bëhet e paqartë se a bëhet fjalë për një zgjedhim apo për një klasë të veçantë. Fjala vjen, a mun, folja shkruj (shkruaj), me hy në paradigmën e foljes punoj? Megjithëse folja shkruj (shkruaj) në një pjesë të paradigmës zgjedhohet njësoj me foljen punoj, (në thjeshtore (‘e kryera e thjeshtë’) dhe në pjesore), ajo shfaq dallime në tashmoren (‘e tashme’) dhe pashkutoren (‘e pakryera’) dëftore sepse në vend të -o-së tematike (pun-o-j/pun-o-ja) del me -u (apo me togun zanor -ua: shkr-u(a)-j/shkr-u(a)-ja). Në këtë rast studiuesi duhet me u përcaktu, me marrë qëndrim, se qysh m’ia bë: me e trajtu si zgjedhim, klasë a nënklasë të veçantë apo si klasë pjesërisht të ngjashme. Për me mujtë me marrë çfarëdo qëndrimi, studiuesi duhet m’i përcaktu kriteret e veta që sistemi i tij me qenë sa ma i pranushëm, i thjeshtë dhe i përshtatshëm. Por, këto kritere e qëndrime, nuk mujnë m’u trajtu pa pasë një vështrim të përgjithshëm për të gjitha foljet, dhe pa i pa lidhjet ndërmjet zgjedhimesh e klasash e nënklasash me të njëjtin trajtim paradigmatik. Në këtë mënyrë del që përcaktimi i kritereve asht i një randësie parësore gjatë trajtimit të një problemi të këtillë. Kjo ka qenë dhe ka mbetë thembra e Akilit e të gjithë studiuesve të maparshëm të shqipes të cilët janë marrë me klasifikimin e foljeve shqipe në zgjedhime. Kjo mbetet pikë e dobët, gjithsesi, edhe e klasifikimit të Sh. Demirajt. Kriteret e Demirajt Sh. Demiraj e nis kështu nënkapitullin për klasifikimin e foljeve në zgjedhime në Gramatikën e Gjuhës Shqipe 1 (Grup Autorësh, Gramatika e Gjuhës Shqipe 1, AShSh, IGjL, Tiranë, 2002. Kapitulli për foljet i shkruar nga Sh. Demiraj në fqt. 259-356. Pjesa për klasifikimin e foljeve fqt. 278-285. Fjalët në kllapa katrore tregojnë ndryshimet kozmetike nga botimi i parë i vitit

1976): të kësaj gramatike më 1976 e, së “Çështja e klasifikimit të foljeve në paku, deri në vjetin 2002 dmth. për zgjedhime nuk ka gjetur [ende] një gati tridhjetë e kusur vite. As për zgjidhje përfundimtare [të kë- këto tri dekada, as Demiraj dhe as naqshme] në gramatologjinë e Akademia e Shkencave dhe e gjuhës shqipe. Arsyeja kryesore për Arteve e Shqipërisë, nuk arrijtën këtë do kërkuar në vështirësitë që dot me gjetë ‘kritere të përparaqit sistemi foljor i shqipes, i bashkëta’ dhe ‘sa më racionale’! cili gjatë zhvillimit historik ka pë- Mbas kësaj hyrjeje pesimiste, suar ndryshime të mëdha të karak- Demiraj vazhdon me mbarështimin terit fonetik dhe gramatikor. e 5 ‘kritereve të ndryshme’, modZgjidhjen e këtij problemi e ka estisht ‘racionale’, (të cilat i pati vu vështirësuar edhe mungesa e qysh më 1969 në Studime kritereve të përbashkëta sa më Filologjike nr. 3): racionale. ë gramatikat e gjuhës ‘Për klasifikimin e foljeve në zgjedshqipe janë ndjekur kritere të hime do të ndiqen këto kritere: ndryshme për çështje të tilla si[:] 1. Problemi do të shihet në planin trajtimi i foljeve të parregullta, for- thjesht sinkronik dhe si bazë do të mat themelore që vihen në bazë të merret shqipja e sotme letrare. klasifikimit në zgjedhime, numri i 2. jë folje që gjatë zgjedhimit zgjedhimeve dhe i nënndarjeve të paraqit parregullsi që nuk e lejojnë tyre etj.” të grupohet me folje të tjera, do të Pohim i parë se ‘arsyeja kryesore’ lihet jashtë klasifikimit në zgjedqëndroka në ‘vështirësitë që hime dhe do të trajtohet si e parparaqit sistemi foljor i shqipes’ asht regullt. Këtu është fjala jo vetëm i paqëndrushëm dhe i paargumen- për foljet supletive por edhe për ato tuar sepse shqipja nuk ka një sistem folje temat e të cilave gjatë zgjedshumë ma të ndërlikuar se shumë himit pësojnë ndërrime tingujsh që gjuhë të tjera indo-europiane, e aq në shqipen e sotme paraqiten të ma pak e ka të pazgjidhshme. Në të veçuara (...). vërtetë, asht e kundërta: problemi 3. Për klasifikimin e foljeve në zgma i madh për morfologjinë e jedhime do të mbështetemi në tinshqipes janë vetë autorët që e kanë gullin fundor (përkatësisht tingujt studiu shqipen dhe pamundësia e fundorë, kur këta janë togje tyre për m’i shpjegu si duhet rreg- zanoresh) të temave si dhe në ullsitë e shqipes. mbaresat vetore të kohës së tashme Pohimi i dytë se ‘zgjidhjen e ka të mënyrës dëftore në formën [divështirësuar mungesa e kritereve të atezën] veprore. Për të gjetur përbashkëta sa më racionale’ qën- temën do të mbështetemi kryesisht dron dhe asht diagnostifikim i saktë (nën. A.M.) në formën e vetës së i problemit ngaqë ndjekja e tretë (më ndonjë rast edhe në atë kritereve jo ‘të përbashkëta’ ka (nën. A.M.) të vetës së dytë njëjës) shkaktu probleme. Por, kush duhet të së tashmes, pasi në këtë formë, m’i vu kriteret ‘e përbashkëta’ dhe që është një nga më të përdorurat, m’i përcaktu ato? Kush duhet m’u tema e foljes mund të veçohet relakujdesë që klasifikimi i foljeve në tivisht lehtë në shqipen e sotme lezgjedhime të thjeshtohet, nëse jo trare. vetë studiuesit e shqipes? Për ma 4. Për ndarjen e mëtejshme të zgtepër, ky pohim i Demirajt asht jedhimeve në klasa e nënklasa do përsëritë qysh prej botimit të parë të mbështetemi jo vetëm (nën. zgj. klasa kriteri shembujt numri I rreth 2300 1.1a -o-/-epunoj/shërbej 1.1b -ua-/-ye- shkruaj/lyej 1.2 laj, fshij (blej) 2.1 -t- dhe -jt- arrij, gjej dhe brej, mbaj, 2.2 -rbëra dhe hyra II rreth 1300 1 hap/vendos/mat 2.1a -(j)e->-o- dredh/nxjerr/vjel 2.1b -a>-odal/marr (rrah/njoh/shoh) 2.2 -e->-ibërtas/buças/çokas 2..3 -a->-eshkas/vras/ngas e gërgas III 9 1 -rvë/zë/nxë dhe përzë 4 2 -tdi/fle dhe ngre 3 3 -vpi dhe shtie 2 Tabela 1

A.M.) në temën e kohës së tashme, por edhe (nën. A.M.) në atë të së kryerës së thjeshtë e në disa raste (nën. A.M.) edhe në atë të pjesores.’ 5. Për renditjen e zgjedhimeve të ndryshme dhe të klasave e të nënklasave përkatëse do të merren parasysh sasia numerike e foljeve, që ato ngërthejnë, si edhe shkalla e prodhimtarisë së tyre.’ (fqt. 278279) Kriteret si kundër-kritere Sipas këtyre kritereve na e kemi paraqitë klasifikimin e Demirajt në mënyrë tabelare (Tabela 1). Le të shpjegohemi. 1. Në vitin 1969 ‘shqipe e sotme letrare’ nuk ishte ajo që na paraqitet vetëm si toskërishte letrare. 2. Demiraj e thotë qartë:‘ jë folje që gjatë zgjedhimit paraqit parregullsi që nuk e lejojnë të grupohet me folje të tjera, do të lihet jashtë klasifikimit në zgjedhime dhe do të trajtohet si e parregullt’. Por problemi asht që aj nuk ka arrijtë me bë identifikimin e saktë të foljeve të parregullta, qoftë edhe simbas kritereve të veta. Nga 18 foljet që i njihte si të parregullta më 1967, në vitet 1976-2002 i ul në 14. Folja ‘lë’ nuk figuron fare në vitin 1967 në listën e të parregulltave, as supletive, as josupletive! Por nga të parregulltat e vitit 1967 në vitet 1974-2002 janë heqë foljet zë, vë, nxë, shtie dhe shpie dhe janë bë ‘të rregullta’. Në bazë të cilit kriter? Për këtë nuk jepet asnjë shpjegim. 3. Edhe kriteri i tretë i Demirajt asht i paqartë për vetë Demirajn. Aj thotë se ‘do të mbështetemi në mbaresat vetore të kohës së tashme’ dhe se ‘për të gjetur temën do të mbështetemi kryesisht (nën. A.M.) në formën e vetës së tretë (më ndonjë rast edhe (nën. A.M.) në atë të vetës së dytë njëjës). Vetë fjalët ‘kryesisht’ dhe ‘më ndonjë rast edhe...’ e bëjnë këtë kriter kundër-kriter, për ekselencë! Sepse çfarëdo që asht jashtë ‘kryesisht’it dhe çfarëdo që asht jashtë ‘mëndonjë-rast’-it sipas kriterit të dytë të vetë Demirajt, le të përkujtojmë: ‘((n)jë folje që gjatë zgjedhimit paraqit parregullsi (...) do të lihet jashtë klasifikimit në zgjedhime dhe do të trajtohet si e parregullt’ duhet me u klasifiku si e parregullt. Sepse kurrkush, e qysh shihet as vetë Demiraj, nuk e din se cilat janë foljet përveç ‘kryesisht’-it dhe cilat janë të ‘më-ndonjë-rast’-it, tue pasë parasysh faktin që vetë autori nuk ka bë një listim të foljeve me pretendime shteruse, një leksikon foljesh! Kështu, kriteri i dytë e de-

manton kriterin e tretë. Në të vërtetë, pyetja do të duhej me qenë: a ka parimsi, a ka kriter, me përcaktimet ‘kryesisht’ e ‘më ndonjë rast’? Natyrisht që jo. 4. I ashtuqujturi ‘kriter i katërt’ ia kalon edhe kriterit të tretë për nga mohimi shembullor i të qenit kriter sepse Demiraj pohon se ‘për ndarjen e mëtejshme të zgjedhimeve në klasa e nënklasa do të mbështetemi jo vetëm (nën. A.M.) në temën e kohës së tashme, por edhe (nën. A.M.) në atë të së kryerës së thjeshtë e në disa raste (nën. A.M.) edhe në atë të pjesores.’ Pra, shprehjet ‘jo vetëm’, ‘por edhe’ dhe, prap, ‘në disa raste’ bijnë ndesh edhe një herë me kriterin e dytë, sikurse me të tretin, dhe e lënë pezull faktin se cilat janë foljet me nënkriterin ‘jo vetëm’, cilat me nënkriterin ‘por edhe’ dhe cilat mbeten me nënkriterin ‘në disa raste’! Vetë fjala kriter këtu bëhet e pakuptimtë. E para që na vjen në mendje asht se nëse egziston një folje e cila ‘në disa raste’ duhet me u pa ndryshe, pra, duhet me përmbushë një kriter shtesë, atëherë ajo, realisht, nuk do të duhej me i taku asaj klase apo atij zgjedhimi dhe, prap, do të duhej me qenë ose një (nën)klasë tjetër, ose e parregullt për m’u pajtu me kriterin e dytë. 5. Kriteri i pestë i Demirajt merr për bazë ‘shkallën numerike’ dmth. përpjestimin numerik të foljeve. Ky asht i vetmi kriter të cilin Demiraj e ka respektu pak ma mirë sesa kriteret e tjera, megjithëse edhe këtë e ka dhunu me shpikjen e zgjedhimit të tretë prej nandë foljesh gja që ka kriju një asimetri të paarsyetushme të zgjedhimeve. Për me qenë edhe ma keq, ky zgjedhim stërndahet ma tej edhe në tri nënklasa të përbëra prej 4, 3 dhe 2 foljesh! Nga analiza e kritereve që ka parashtru dhe i ka trajtu autori na mujmë me thënë se gjendja na del, përgjithësisht, Demiraj kundër Demirajt! Kështu, klasifikimi i foljeve në zgjedhime i këtij studiuesi nuk paraqet ndonjë risi dhe nuk shënon ndonjë hap përpara në krahasim me ndarjet që ishin bë tashma në gramatikat tjera. Problem tjetër asht se ky klasifikim jo vetëm që vazhdoi me egzistu pa u qortu për gati tridhjetë e kusur vite, por edhe shërbeu dhe shërben edhe sot si klasifikim kryesor në shumicën e shkollave shqipe! Kësaj mujmë m’ia shtu edhe faktin se kjo gramatikë u botu nën emrin e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Shqipërisë, institucion i cili ka botu, gjithashtu, me 1980,

(vijon ne faqe 11)

Paratë tuaja në destinacion brenda * pak minutash
Dërgoni në Shqipëri dhe Kosovë deri në £100 vetëm për £4.90 tarifë**

00800 8971 8971 moneygram.com

Dërgoni nga:
*Në varësi të kohëshërbimit të operatorëve lokalë. **Përveç tarifave të transfe ferimit të aplikueshme për një t transaksion, mund të zbatohet një kurs i këmbimit të monedhës që vendoset nga MoneyGram ose ag jentët e saj. Të g j se g j jithë ag jentët e mësipërm janë ag jentë të MoneyGram International gj Limited në ofrimin e shërbimeve të transfe ferimit të parave. MoneyGram International Limited është e autorizuar dhe e kontrolluar nga Autoriteti e Shërbimit Financiar. © 2012 MoneyGram. Të g jitha të drejtat e rezervuara. j

Merrini në Shqipëri tek:

Merrini në Kosovë tek:

Kudo që shikoni simbolin MoneyGram

CS5401

www.facebook.com/thealbanian.co.uk

faqe 11

kulturë
Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe, që të dy me pretendime normative! As më 1980, as sot, kundërshtitë, paradokset dhe shkarjet e Gramatikës apo të Fjalorit, apo edhe e të dyve bashkë, nuk u zgjidhën asnjëherë! Çfarë pune ma të randësishme kanë pasë gjuhëtarët e Akademisë? Ma e pakta: kanë mujtë me u marrë me qortimin e shkarjeve dhe paparimsive të veta. Zgjedhimi i parë Marrja e trajtës së foljes në sikohën tashmore të dëftores si kriter kryesor nuk ka mujtë me i dhanë zgjidhje përfundimtare klasifikimit të foljeve në zgjedhime. E aq ma pak mbështetja ‘kryesisht’ dhe ‘më ndonjë rast’ në kritere të tjera sepse kjo qasje e zhvlerëson kriterin si të tillë. Në foljet e tipit laj-lava-larë (nënklasën 2 të klasës I (zgjedh. I), fjala vjen, autori e fut edhe foljen blej tu dhanë një shënim që tema e kësaj foljeje në vetën e dytë shumës të tashmores dëftore, në pashkutore dhe urdhërore del bli-. Në gegërishte trajta e kësaj foljeje ka shku drejt rregullsimit dhe sot mun me u ndëgju e me u lexu shumë shpesh si pashkutore bleja/bleje/blente apo urdhërore blej/bleni. Tash, ose do të duhej të rregullsohej kjo folje tue pranu një temë të vetme ble- ose do të duhej të klasifikohej si e parregullt sipas kriterit të dytë të vetë Demirajt. Një rast i ngjashëm ndodh edhe me foljet arrij/gjej (nënklasa 1[a A.M.] e klasës II) për të cilat Demiraj thotë se hyjnë në nënklasën që përfshin ‘një numër të kufizuar foljesh’. Nga ky ‘numër i kufizuar foljesh’, në të vërtetë, nuk ka tjetër folje. Asht folja mbërrij por këtë Demiraj e klasifikon në nënklasën 1[b A.M.]. Sipas F1980, foljet, arrij, mbërrij dhe gjej në toskërishten letrare dalin në thjeshtore jo me -jt- (si mba-jt-a) por vetëm me -t-: arri-t-a dhe mbërrit-a dhe kjo i bën me dalë paradigmatikisht të parregullta. Mirëpo, në gegërishten letrare dy nga këto dalin edhe si arri-jt-a dhe mbërrijt-a, dmth. ashtu qysh dalin foljet e rregullta me -jt- (mbajta, mbrojta). (Folja e tretë gjej mbetet e parregullt tue qenë se në asnjë shkrim, në asnjë gramatikë dhe në asnjë të folme nuk e kemi hasë si *gjejtagjejtur.) Pra, Demiraj s’mun me u përcaktu as që arrij e mbërrij me qenë në një (nën)klasë. Edhe ma keq, qysh do ta shohim, bjen në kundërshti me Fjalorin e Akademisë. Sh. D. zbaton dy kritere për foljet ‘arrij’ dhe ‘mbaj’ (foljet që dalin me -t- 1[a] dhe me -jt- 1[b]) por i trajton si të një nënklase. Një listë e 1[b] jepet në fusnotën 1a: gogësij, kërcëlli-j, teshti-j dhe shty-j dmth. që zgjedhohen si gogësi-j, ~jta, ~jtur, kërcëlli-j, ~jta, ~jtur, teshtij, ~jta, ~jtur dhe shtyj, ~jta, ~jtur Por në F:1980 /2002 janë klasifiku jo si folje të kësaj klase, por të klasës së tipit: gogësi/j, ~va, ~rë ose si gogësit, ~a, ~ur etj. Pra, jepen dy mundësi dhe asnjëra nuk del me atë të Demirajt! Folja mbrej te Demiraj asht klasifiku si e nënklasës 1[b], (zgjedh. II): mbre/j, ~jta, ~jtur por në F:1980 /2002 del: mbreh, ~a, ~ur. Në këtë listë gjendet edhe folja truaj-truajta-truajtur) që në F:1980/2002 del si e klasës së tipit truaj-trova-truar! Kështu, ose F:1980/2002 asht dashë me i qortu këta zëra, ose Gramatika e Akademisë asht dashë me rishiku listën e shembujve të vet gjatë ribotimeve për mos me i hutu nxanësit e studentët me udhëzime kundërthënëse sepse janë tekste që dalin nga institucioni i njëjtë, Akademia e Shkencave dhe e Arteve, tue ia shtu kësaj pretendimet se të dyja tekstet pretendojne me qenë normative. Një shqiptar, tue ndjekë dy tekste me pretendime të tilla normative, nuk din qysh m’ia bë: a asht autoritet, në këtë mes, fjalori apo gramatika e Akademisë? A e shkel normën një shqiptar kur shkrun teshtij-teshtivateshtirë (F1980/2002), tue ndjekë Kostallarin me grupin e tij, apo teshtij-teshtijta-teshtijtur; tue ndjekë këshillat e Demirajt? A me shkru gërgas-gërgava-gërgarë apo gërgas-gërgita-gërgitur? Ndoshta do të varet nga ajo se cilin libër e kap me dorë ma parë! Nënklasë 2 ‘e rregullt’ e kësaj klase dalin foljet bëj dhe hyj për shkak se këto folje në thjeshtore dalin ‘me temë të zgjeruar -r-‘. Prap, simbas kriterit të dytë të Demirajt këto asht dashë me u klasifiku si të parregullta sepse janë vetëm dy folje të parme (bëj, hyj) dhe pesë të prejardhura (përbëj, ribëj, shpërbëj, zhbëj, ndërhyj) që e përbëjnë këtë grup dhe që, gjithsesi, shfaqin ‘parregullsi’ tue qenë se në thjeshtore e pjesore zgjerojnë temën me një ‘-r’. Por, nëse këto folje asht dashë me hy në një klasë apo nënklasë të të rregulltave atëherë asht dashë me hy në nënklasën 2 (e tipti laj, zgj. I, kl. 1), sepse kanë ma shumë afërsi paradigmatike. Krahasoni: bë/j, ~RA, ~rë me la/j, ~VA, ~rë dhe këto me mbaj, ~JTA, ~JTUR! Folja bëj dallohet nga folja laj vetëm në thjeshtore ndërsa nga folja mbaj, edhe në thjeshtore, edhe në pjesore! Zgjedhimi i dytë Në zgjedhimin II, si klasë I, Sh. D. vendos foljet që ‘dalin me të njëjtën temë në të tashmen, në të kryerën e thjeshtë dhe në pjesore’: hap-hapahapur; vendos-vendosa-vendosur etj. Por, në një shënim, aj thotë se këtu futen edhe foljet e tipit: ik-i, ik-ën, ik-ën; hip-i, hip-ën, hip-ën të cilat në tri vetat tashmore dëftore dalin me mbaresa. Në të vërtetë, këto mbaresa janë arkaizma të cilat në të kaluarën kanë qenë veçori e kësaj klase në tërësi, prandej numri i tyre ndryshon simbas autorëve e ndonjëherë edhe në librat e ndryshëm të të njëjtit autor. Në vitin 1967 vetë Demiraj liston katër folje: ik-i, ec-i, hip-i dhe lyp-i. Këtë listë prej katër foljesh e ka edhe Sheperi qysh më 1927 (fq. 89). R. Memushaj (1989) propozon klasifikimin e tyre në klasën I, si të rregullta, dmth. pa këto mbaresa arkaike, një propozim padyshim me vend, sepse mbajtja e këtyre mbaresave i bën këto folje me dalë të parregullta. Në grupin e foljeve që pësojnë apofoni (kalimet -e-/-je- në -o- (sjellsolla) dhe kjo merret si kriter për këtë nënklasë 1) janë listu edhe foljet që pësojnë edhe palatalizim (pjek-poqa e djeg-dogja). Këto folje, sipas kritereve të Demirajt, asht dashë me u trajtu si të parregullta, ose si një nënklasë e veçantë, gjithnjë simbas kriterit të dytë të vetë autorit. Poende, këtu kanë hy si nënklasë b) edhe foljet dal dhe marr! Në nënklasën 2 të klasës II Sh. D. klasifikon foljet ‘me temë të zgjeruar të tipit përkas, që pësojnë ndërrim zanor a:e në vetën e dytë e të tretë njëjës të kohës së tashme të mënyrës dëftore dhe që në të kryerën e thjeshtë dalin ose me temë të pazgjeruar ose edhe me temën e zgjeruar të së tashmes duke pësuar ndërrimin e:i.’ (2002 fq. 283). Autori paraqet një listë, sipas tij shteruse, tue thanë ‘këto janë’: bërtas, buças, çokas, flas (<folas/flet), gërhas, gërthas, humbas, këllas, këlthas, kërcas, pëlcas, pëllas, përkas, rrëshqas, spërkas, trokas dhe thërras. Por edhe këtu dalin probleme. Folja spërkas sipas F:1980/2002 nuk i përket kësaj klase por klasës I (zgjedh. II) (haphapa-hapur) dhe zgjedhohet si spërkaT/S-spërkatA-spërkatUR e jo si spërk-AS- spërkITA-spërkITUR. Një tjetër mosmarrëveshje tridhjetë-e-kusur-vjeçare në mes të Fjalorit të Akademisë (1980/2002) dhe Gramatikës së Akademisë! Folja flas paraqet shpërndërrime tingullore që s’i lënë asnjë mundësi që të trajtohet si e rregullt në asnjë e rreg. 1976-02 e rreg. veta e rreg. 1967 e parrg. shtënë pj. pirë nj. 1 pi piva shtie 2 pi pive shtie 3 pi piu shtie sh. 1 pimë pimë shtiem 2 pini pitë shtini 3 pinë pinë shtien paraqit), stërshes (në F:1980) jepet vetëm trajta joveprore stërshitem) dhe rishes. Arsyeja pse po e japin një listë të plotë asht se, qysh shihet, numri i foljeve të tipit shes asht dy herë ma i madh sesa që e paraqet autori si listë shteruese. Ky grup, poashtu, paraqet dallim paradigmatik nga nënklasa ku e ka klasifiku Demiraj, prandaj asht dashë me u trajtu si nënklasë më vete tue qenë se në vetën e parë e të dytë njëjës tashmore dëftore nuk paraqitet shpërndërrimi -as/-es por -es/et (le të krahasohet, fjala vjen, njëjësi (I) godas/shes, (II) godet/shet . Zgjedhimi i tretë Zgjedhimi i tretë asht dëshmia ma e mirë e dhunimit të të gjitha kritereve që Demiraj i ka parashtru si kritere. Numri i foljeve që përfshin ky zgjedhim asht 9 (me shkrim: nandë)! Zgjedhimi i parë 1967 - 2002 e rreg. 1976-02 1967 e parrg. 1967 shpënë shtiva / shtira shpie shtive / shtire shpie shtiu / shtiri shpie shtimë shtitë shtinë shpiem shpini shpien shpura shpure shpuri shpumë shputë shpunë raj - dhe, fatkeqsisht, te të gjithë gramatikëhartuesit e shqipes - asht që aj nuk sheh kurrfarë rregullsie paradigmatike te foljet që i klasifikon si të parregullta, ndoshta tue u nisë prej emrit të tyre, sepse tashmë janë qujtë të parregullta. Mirëpo, qysh do të shihet në qasjen tonë, edhe foljet e parregullta të shqipes kanë rregullsi mjaft të qëndrushme me ndonjë përjashtim shumë të rrallë. Foljet e nënklasës 1, të klasës II: nxjerr, vdjerr e marr apo ndjek, përpjek, ndjek dhe përndjek po ashtu paraqesin parregullsi në nënklasat e tyre sipas kritereve të Demirajt por nuk asht thanë kurrkund shkoqur e qartë cili ndryshim paradigmatik, deri në çfarë mase, nuk do të trajtohet parregullsi nëse paraqitet te ndonjë folje dhe për ç’arsye. Folja shtie, gjithnjë sipas Demirajt, quhet e rregullt dhe i përket klasës III (zgjedh. III) i përbamë prej dy foljesh: pi dhe shtie. Çfarë ka paradigmatikisht të rregullt mes foljes pi dhe shtie? Në krahasimin e foljeve në tashmoren e thjeshtoren e dëftores dhe në pjesore dalin si në Tabelën 2. Qysh mun me u pa qartë, në tashmoren dëftore dhe në pjesore s’ka asgja të përbashkët në mes të foljes pi/pirë dhe shtie/shtënë por krahasimi në mes të foljes shtie dhe shpie tregon se çdo gja mun me u qujtë rregullsi paradigmatike në tashmoren dëftore e në pjesore. Ajo që dallohet në mes të foljes shtie e shpie janë trajtat në thjeshtoren dëftore. Por në trajta të tjera të dyta na shohim që folja shtie në qiftin thjeshtore/pjesore del edhe si shtura/shturë (CIPO:1949; KAMSI:2000) e shtyra/shtyrë (SHEPERI:1927) (te arbëreshët si pjesore del edhe shtier e shtunur (KAMSI:2000; GERBINO :2009) por del edhe si shtira/shtirë (CAMAJ:1984; FGjSh:1954); ndërsa folja shpie del edhe si shpura/shpurë (CIPO:1949; RIZA :1967(1997)) (te arbëreshët edhe shpita/shpitur (KAMSI:2000). Në këtë mes, egziston trajta në thjeshtore shtira/shtire/shtiri për me u njëjtësu me paradigmën e foljes shpie. Por, të klasifikohet folja shtie me foljen pi në një klasë dhe të ndahet menjanë folja shpie asht, vërtet, e paarsyetushme tue marrë parasysh faktin që edhe vetë Demiraj pohon se trajtën e tashmores ka me e marrë si kriter kryesor! Dhe në tashmore foljet shtie/shpie dalin krejt njësoj ndërsa folja pi del ndryshe nga folja shtie. Le të përmendim edhe disa folje që shfaqin parregullsi të tjera të cilat Demiraj nuk i shqyrton fare. Foljet e tipit vesh, (zhvesh, përvesh), fsheh, kreh në vetën e dytë shumës tashmore dëftore dhe në pashkutore ndërrojnë tingullin -e-~-i-: vishni:vishja; fshihni:fshihja; krihni:krihja etj. Nuk dihet se ku bëjnë pjesë këto folje. Nuk thuhet, masandej, se ku bëjnë pjesë foljet pyes, picas, ndiej, ziej, përziej. Qysh shihet, nuk ka qoftë edhe një kriter të vetëm të parashtruar prej vetë Demirajt që nuk bjen ndesh, në mënyrën ma shembullore, me një apo ma shumë kritere të mbarështuar prej vetë autorit. A mun me u qujtë ky klasifikim, klasifikim me kritere? A ka mujtë një qasje e këtillë me i dhënë çfarëdo zgjidhje klasifikimit të foljeve në zgjedhime? Pa asnjë dyshim, jo. Agim MORInA

Tabela 2 klasë dhe me asnjë kriter të vetë Demirajt. Autori i referohet‘referencës diakronike’ (nga dispensa e tij e vitit 1967 ku thoshte se nuk do të përjashtonte ndonjë ‘referencë diakronike’ gjatë klasifikimit. Problemi asht se në tekstin e ri dhe në ribotimet e tij (1976-2002) këtë gjysë-kriter, vetë Demiraj, e ka heqë nga teksti, ndërsa vazhdon m’iu referu si kriter) dhe paraqet trajtën e supozuar ‘*folas’ si argument pse folja flas duhet të klasifikohet në këtë klasë! Fundi i fundit, problemi nuk asht marrja e referencës prapavështruese (diakronike) si kriter, por problem asht zbatimi i këtij kriteri vetëm te një folje e vetme mbrenda një klase dhe zhverësimi i kriterit të parë që Sh. D. e vendos tue thënë se qasja e tij ka me qenë tashvështruese (sinkronike)! Nëse do të zbatohej një kriter në mënyrë të këtillë përzgjedhëse atëherë pse këtu të mos kishin hy edhe dijta, arrijta e mbërrijta të cilat nuk janë vetëm referenca prapavështruese por edhe përzgjedhje në mes variantesh letrare të cilat, për ma tepër, e stabilizojnë sistemin si tërësi. Foljet brohoras, gërgas, godas, sokëllas, trohas, vërras nuk gjenden në listën e kësaj klase të Demirajt por janë në F:1980/2002 si brohor/AS-~ITA-~ITUR etj. Për ma tepër, folja gërgas te Demiraj del si e nënklasës 3 e kësaj klase, bashkë me foljet shkas, vras, ngas! Dmth. supozimi asht se folja gërgas duhet të zgjedhohet si gërASgërgaVA-gërgaRë! Ndërsa në F:1980/2002 del si gërg/AS-~ITA~ITUR! Në ‘Shënim’ autori thotë se ‘në këtë nënklasë përfshihen edhe foljet shes, pres (prita), zbres’ (fq. 283). Përveç këtyre janë edhe disa folje të parme: bares e qes (në F:1980/2002 jepet si kryesore trajta qit/s); dhe të prejardhura mirëpres, ndërpres, parapres, paraqes (në F:1980/2002 jepet si kryesore trajta ka rreth dy mijë e treqind folje; zgjedhimi i dytë ka rreth një mijë e treqind folje dhe i treti: nandë! Dmth. me numra 2300:1300:9! Janë një mori klasash e nënklasash që kanë numër ma të madh sesa ky zgjedhim! Për ma tepër, ky zgjedhim prej nandë foljesh asht stërnda, ma tutje, në tri klasa: - klasa I, me 4 (katër) folje: vë, zë, përzë dhe nxë; - klasa II, me 3 (tri) folje: di, fle dhe ngre ngaqë në tashmore mbarokan me zanore dhe në thjeshtore marrin një -t-. Me këtë kriter këtu do të duhej me qenë edhe folja ‘vete/vajtur’ sepse për Sh. D. ishte njësoj veçoria -t-/-jt- dhe - klasa e III, me 2 (dy) folje: pi dhe shtie! Pra, bëhet fjalë për një klasë prej DY foljesh! Në shënimin e radhës autori shton se ‘(s)ipas paradigmës së zgjedhimit III zgjedhohen (...) edhe foljet e parregullta lë (la-shë, lë-në) dhe bie (ra-shë, rë-në)’. E pse nuk asht përfshi këtu edhe folja bie (pru-ra, pru-rë) që ndjek të njëjtin model? Foljet e parregullta Sh. Demiraj njeh si të parregullta 14 folje të cilat i ndan në folje të parregullta supletive: jam, kam, bie(1), bie(2), ha, jap, rri, shoh dhe vij dhe në folje të parregullta josupletive: them, dua, lë, vdes, dhe vete. Nëse krahasojmë foljen bie, rri apo lë si të parregullta, me foljet shpie, shtie, vë, zë e të tjera si këto na nuk shohim ndonjë dallim të madh mes tyre. Në tashmoren dëftore, të cilën Demiraj e ka kriter kryesor, shumica e tyre dalin me trajta të rregullta. Le të krahasojmë edhe me trajta ma përfaqësuese, fjala vjen, foljen lë-lashë-lënë me vë-vura-vënë; apo vete-vajta-vajtur me vdes-vdiqa-vdekur. Folja vdes e parregullt - pëson, nëse jo ma shumë, atëherë po aq ndryshime sa edhe folja vete që te Demiraj del ‘e rregullt’! Pika ma e dobët te Demi-

Transporti falas kudo që të jeni në Londër

kulture

www.facebook.com/thealbanian.co.uk

faqe 14

nGA PROF.DR.SC. AKIL KOCI

KRITIKA SI SHPATË ME DY TEHA
sione informative e deri te ato muzikore me komente, kritika dhe ese muzikore. E të gjitha këto: si veprime e nocione që plotësojnë njëratjetrën. Shpesh nuk kam shkruar, sepse kam qenë i indinjuar nga debatet e shpeshta që nuk kanë rrjedhur nga procedimet artistike, por nga intrigat misterioze krejtësisht të papërcaktuara e që shpesh jepte ambiguitetin e një situate të zymtë ose, si thotë Teodor Adorno në Kritika e dialektikës: ”Përse të shkruaj kur gjithçka rreth meje është sklerotike dhe e dyshimtë”. Megjithatë, gjithmonë kam qenë optimist, se kam besuar jo vetëm në përvojën time pozitive, por edhe në mendimet e njohura, se “Arti i vërtetë përsoset edhe në ndeshje, edhe në luftë, mund të ketë edhe të mundur”, por kjo nuk na pengon- thotë Pol Elyari-në ‘Ese dhe shkrime të tjera kritike’, ta kuptojmë se duke u nisur nga ata mund të nisë shpresa dhe të rifillojë përsëri lufta”. Është interesant të ceket një çështje. Te ne shkruajnë kritikë edhe ata, të cilët jo vetëm që s’e kanë profesion muzikën, por edhe ata që kurrë nuk janë pa në qarqet muzikore. E të mos flasim për ata muzikologë, të cilët me vite të tëra nuk i sheh as në koncerte e as në ngjarjet muzikore dhe marrin të drejtë jo vetëm të shkruajnë, por edhe të kritikojnë. Ka edhe të atillë, të cilët edhe i mbivlerësojnë veprat pa kualitet, veprat në çdo aspekt të dobëta. Kam shtruar shpesh herë pyetjen: ku është këtu funksioni i kritikës, që ka qenë dhe është zëri i ndërgjegjes? Por, si duket, fjala është devalvuar përgjithësisht, në atë masë, sa që nuk vlen as të shkruhet, edhe pse ajo, pra, kritika, duhet të lidhet me kërkesat pragmatike, pavarësisht nga lavdi, pompa, trivialiteti. E çka është më tragjikja, nga vetëkënaqësia, jo vetëm e autorit, por edhe e kritikut që shkruan për ato vepra, dhe për këtë dukuri Balzaku thotë: ”Krijuesi mund të mohojë faktin se në të shumtën e rasteve kritika shitet dhe blihet. Ndaj dhe korrupsioni i gazetave dhe botuesve në faqe të tëra te ‘Iluzionet e humbura’ ”. ”Kritika – thotë kështu Balzaku ,- shërben sot vetëm për diçka – të mbajë gjallë kritikun”. Në mënyrë të vazhdueshme ai do të shprehë mllefin e tij kundër kësaj kritike: te “Savarusi”, por edhe te “Shkëlqimi dhe mjerimi i kurtizaneve”, ai do të cilësojë kritikët e paaftë për të krijuar, ashtu si edhe “kurtizanet që kurrë nuk mund të dashurojnë”. Balzaku ka dhënë edhe shumë vërejtje për kritikët e dobët, për kritikët që nuk kanë sens, dinjitet, dituri dhe profesionalizëm, prandaj edhe thotë: ”Shkrimtar i zoti që e njeh e procesin krijues, edhe që kritikon, sepse e do artin”, kurse te ne shkruajnë kritikët jo vetëm që s’e dinë dhe s’e duan artin, por ai nuk e gjen të arsyeshme, që, kur të shkruajë për veprat e ndonjë autori, as të zhvillojë qoftë me autorin a tjetrin ndonjë bisedë e sidomos t’i ketë para vetit ato krijime, për të cilat do të bëjë fjalë. Këtë po e them nga përvoja ime

Ë

shtë shumë vështirë kur një krijues ose studiues i artit, vendos dhe merr guxim për të shkruar për krijimtarinë, për veprat e krijuara të kompozitorëve shqiptar të një periudhe të caktuar kohore, sepse paraqet një sfidë me shumë të panjohura. Të flasësh dhe të studiosh veprat e personalitete të njohura, personalitete që kanë krijuar histori, do të thotë të jesh i ndërgjegjshëm se ata paraqesin alfën dhe omegën në njërën prej lëmenjve artistikë, shkencorë, kulturorë e sidomos është vështirë të shkruhet për kolegët e vet që janë krijues, nga se veprat e krijuara qofshin ato muzikore apo etno-muzikologjike, janë vepra dhe krijime që kanë lënë vlerë në krijimtarinë muzikore shqiptare . Ato vepra, me subjektin e tyre artistik, paraqesin jo vetëm karakterin informues, por edhe struktura komplekse, ata faktorë të rëndësishëm për historinë tonë muzikore, si dhe për vlerat e tyre, po qe se shikohen nga kodet relevante të kritikës dhe të estetikës muzikologjie. Nga ana tjetër, edhe distanca kohore e krijimeve të tilla paraqet një problem tjetër që kritiku a muzikologu has në probleme të llojllojshme gjatë analizave të tyre, qofshin ato teknike, siç është sigurimi i literaturës gjegjëse e deri te problemet nga më të ndryshmet për një shqyrtim të thellë ose vështrim profesional krijimeve të krijuara. Mund të jetë shkak për një prezantim më të thukët, sidomos kur kjo distancë është e madhe në mes të krijuesit dhe analistit të veprës së tij. Më pastaj, krijimtaria e autorit që merret për t’u studiuar, mund të jetë e gjithanshme, sepse pos veprave muzikore mund të ketë edhe shkrime muzikologjie që ka lënë kohën e fundit shkrimet e shumta e që mund të paraqesin një ndihmesë, por edhe brengë se si do të reflektojnë të gjitha ato shkrime për akëcilin krijues që paraqet më vete një epokë, siç është rasti me disa nga krijuesit tanë muzikorë. Kam një përvojë modeste, edhe pse me këtë gjini merrem një kohë të gjatë: që nga shkrimi i im i parë që daton në vitin e largët më 20 prill të vitit 1958, kur kam botuar në faqet e të vetmes gazetë shqipe, “Rilindja” që dilte dy herë në javë, të enjten dhe të shtunën; pra, prej atëherë e deri më sot kam shkruar mjaft, mbi 250 artikuj, kritika muzikore, ese, trajtesa, analiza, studime, punime shkencore si dhe dy libra, “Portrete të kompozitorëve shqiptarë në Jugosllavi”, botim i Shoqatës së ompozitorëve të Kosovës dhe “Edukatë muzikore për klasën VII dhe VIII, botim i Entit për botimin e librit të Kosovës si dhe punim i Magjistraturës, një studim më i gjatë me titull ”Elementët e folklorit popullor shqiptar në veprat e kompozitorëve tanë dhe të huaj”, pastaj ”Nëntë simfonitë e Ludwik van Beethoven” në dorëshkrim dhe disa të tjera. Këto shkrime nuk paraqitnin vetëm qasje të mirëfilltë muzikore bazuar në kode muzikologjie, por dhe ndjenjën time personale si edhe mendimin estetik për ndonjë koncert, por pse jo, edhe vlerësime shkencore për ndonjë vepër muzikore apo etnomuzikologjike. Jam munduar që shkrimet e mia mos të konfondojnë si

objekt diskutimesh, as si “zbulimi i të metave” të veprës, por të bëj prezantimin dhe promovimin e anëve më të mira të saj. Aty është angazhimi profesional i autorit, sepse çdo vepër e krijuar, pos kualiteteve artistike, estetike, ajo ka edhe një rol tjetër, paraqet përvojën e zhvillimit të autorit dhe të krijimtarisë së tij në tërësi. Ishte mundimi që deri në fund të respektohej puna e madhe e autorit, por duke u bazuar në kodet e vërteta artistike dhe estetike e të mbështetura në shkencën muzikologjike, duke i vlerësuar realisht vlerat artistike sipas bindjeve profesionale, si realizime të suksesshme. Në asnjë moment nuk bëj krahasime për t’ua dhënë vendin e merituar në piedestalin e krijimtarisë muzikore shqiptare, i vetëdijshëm se ka edhe shumë gjëra për t’u ndriçuar dhe kështu të qiten në pah vlerat e tyre artistike dhe estetike në hapësirën mbarëshqiptare. I vetëdijshëm se shpesh kritika mund të jetë shpatë me dy tehe, ngase mbresat e mia mund të jenë edhe subjektive për një vepër të analizuar nga njëra anë, kurse nga ana tjetër mund të ketë edhe shkrime të bëra me tendenca të caktuara, ose të lihen në heshtje vlerat dhe jo vlerat; ishte pikësynim i autorit që kjo të ndodhë pa dashje dhe jo me vetëdije. Për kësi lloj shkrimesh është interesant të ceken mendimet e Brehtit, i cili thotë:”Kritika është një armë që mund të shpartallojë edhe regjime, të rregullojë edhe nivelin e lumit, të mbjellë drurë frutorë e veç kësaj është model i artit “. Pra, ky krijues, si njohës i mirë i kritikës universale, pohon, por njëkohësisht edhe shfaq brengën për mohim të vlerave të veprës, varësisht se nga cili këndvështrim shkruhet, analizohet, vlerësohet ose denigrohet, por kritika duhet të ketë synim objektivitetin shkencor dhe artistik. Balzaku njihet si shkrimtar, i cili gjithnjë ka pasur vërejtjen në kritikën e kohës. Kundër një sulmi, duke nënvizuar se ka pasur për qëllim shkatërrimin e veprës, ai thotë:” Ai që mezi flet gjuhën e tij, thotë jam purist, e mohon stilin, kur një libër ka një stil të bukur, e mohon planin, kur ka një plan; mohon gjithçka ka të mirë një vepër dhe lavdëron gjithçka që ajo nuk ka: kjo është mënyra e tij. Vëzhgon ato anë që krijuesi ia del mbanë dhe kur ia ka

njohur cilësitë reale, ai mbështet këtu akuzat e tij e tij duke deklaruar: kjo nuk është kështu”. Ideja për t’i përmbledhur disa nga shkrimet e mia në një libër që e kam titulluar “Nëntë kompozitorët shqiptarë”, të botuara në gazetën “The Albanian”të Londrës, “Illyria” të Nju Jorkut si dhe në shumë gazeta të tjera, si janë “Fokus”, ”Koha ditore”, ”Zëri” e ”Iliria Post” të Prishtinës, pastaj në shumë gazeta dhe faqe virtuale të Internetit, pa pretendime të mëdha, është e kahershme. Por për një realizim kësisoj kam vendosur bukur vonë, tani kur jam në moshën e tretë të jetës, të qes në letër të gjitha ato që kam lexuar, jo vetëm ”si prirje e specifikes narrative, si mjeshtri artistike”, ashtu sikundër shfaqt dëshira të bëj ndriçime jo vetëm nga këndvështrimi im, por edhe nga shumë aspekte artistike, si dhe nga dimensioni estetik. Shtysa vjen, pasi kam pasur rastin të shoh, të dëgjoj dhe, me mundësitë e mia, të përcaktoj vlerat e vërteta të krijimeve të kompozitorëve shqiptarë. Ato i kam shfaqure duke mbajtur ligjërata të shumta që ua kam ligjeruar nxënësve të shkollës së mesme muzikore, studentëve të Fakultetit të Arteve që nga viti 1975, kur kam ligjëruar lëndën “Njohuri e literaturës muzikore”, ligjëratat e mbajtura në shumë konferenca, simpoziume, kongrese kombëtare dhe ndërkombëtare e sidomos në Fakultetin e Arteve në Tiranë, kanë qenë vështrimet e opsionet si “nxitje të brendshme që e shtyn njeriun në veprim”. Kam shkruar shumë dhe e kam njohur opinionin e gjerë me shkrime, së pari në gazetën “Rilindja” si gazetë e vetme shqipe, që nga viti 1958, pastaj në ”Flaka e Vëllazërimit” të Shkupit, “Jeta e Re”, revistë letrare, ” Zëri i Rinisë”, ”Përparimi” - revistë shkencore “Zvuk”, ”Pro musica” revista muzikore të ish Jugosllavisë; si redaktor dhe bashkëpunëtor i Enciklopedive të ish Jugosllavisë: kroate, sllovene dhe shqipe, si dhe në shumë revista dhe gazeta në shqip edhe në disa gjuhë të tjera. Këtu hyjnë edhe emisionet e mia të Radio Prishtinës, që ishin të shumta që nga viti 1962 e deri më 1975 e që quheshin “Takimi në orë 14:02”, ”Fjala dhe muzika”, vështrime dhe kritika që emitoheshin në ditar, si emi-

e gjatë. Për shumë vepra të mia muzikore kanë shkruar “kritika” jo vetëm pa i dëgjuar, pa i parë, por as pa biseduar me mua. Prandaj në kritikat e shumta për krijimtarinë time, ka edhe kritika që turpërohem edhe janë shkruar me plotë lavde. Ndër ta prijnë “muzikologët e diplomuar”. Pra, kritika e shëndoshë duhet të jetë ajo që kritiku, së bashku me krijuesin, duhet t’i kenë shumë pika të përbashkëta, sepse ai, pos që do të analizojë, duhet edhe të gjurmojë dhe të kërkojë edhe mendimin e autorit gjatë procesit krijues. Kurse te ne ky relacion as që ekziston, por e thotë mendimin e vet pa ditur se si dhe çka ka dashtë autori të thotë në veprën e vet. Prandaj kemi edhe kritikë të dobët, kritikë servile, denigruese, në vend që të jetë kritikë e matur, e mirë dhe e bazuar në kodet e shkencës muzikologjike dhe të estetikës, e cila ngrit reitingun jo vetëm të krijuesit, por edhe të kritikut. Me ketë përmbledhje shkrimesh që e kam quajtur “Nëntë kompozitorë shqiptarë”, asnjëherë nuk kam menduar që të jap mendimin e prerë për këta krijues dhe për krijimtarinë e tyre. Këto janë mbresat e mia, ndjenjat personale, respekti ndaj krijuesit dhe punës së tij të madhe, si shkrime pa pretendime që të jenë shkencore, por kanë karakter njohës, informues për krijimtarinë dhe aktivitetin e kolegëve të mi që ende janë në mesin tonë, kurse disa janë në amshim, por që kanë lënë një krijimtari të denjë për respekt. Jam i vetëdijshëm për dobësitë eventuale, për mangësitë dhe të metat e punës sime individuale. Por kisha për qëllim krijimtarinë e kolegëve të mi, pos të tjerave, që mos të harrohen dhe mos të kalojë pa u vlerësuar, sepse”arti- si thonë filozofët- nuk është lojë, nuk është vetëm formë, arti është ndjenjë dhe ide”. Prandaj edhe duhet dhënë vendin e merituar krijuesve, të cilët me veprimtarinë e tyre e kanë begatuar jo vetëm opusin e tyre, por edhe atë kombëtar. Në këtë kërkim, analizë, rrëfim në veten e parë për kolegët e mi, është pa dyshim një arketip i diskursit komentues dhe i diskursit muzikologjik e, në ketë kontekst, është bazuar edhe koncepti themelor i shkrimeve të mia , si shkrime investiguese, si vlerësime artistike, shkencore, si kërkime empirike të krijimtarisë artistike të një periudhe me përmbajtje konsistente. Besoj se do t’u shërbejnë lexuesve të nderuar, pse jo edhe historianëve – muzikologëve, për të ofruar njohuri e informim më të gjithanshëm përkitazi për këta krijues dhe për veprimtarinë e tyre. E pra, na është e njohur se muzika nuk është art i heshtjes, siç është arti pamor, por është edhe “art, i cili sa po lind, ajo menjëherë vdes, që nuk është rast me artin pamor” si thotë Leonardo da Vinçi (1452-1519). Me këtë qëllim u jam rrekë edhe këtyre shkrimeve dhe po i prezantoj në këtë përmbledhje, duke besuar se kam bërë një punë modeste, por të vlefshme. Në fund, shpreh falënderimet e mia redaktorëve të gazetave dhe revistave që m’i botuan këto punime e në veçanti Petrit Kuçanën drejtorin e gazetës “The Albanian” që më zgjodhi për anëtar të redaksisë sepse më krijoi mundësinë e botimieve të tilla dhe, në ketë mënyrë, së bashku begatuam mendimin kritik për krijimtarinë muzikore shqipe në tërësi.

LONDON BAR & RESTORANT

Sport Bar kati i parë & Restorant kati i dyte vendi me fantastik per te pare te gjitha N D E S H J E T L I V E -Komapionati Evropian i futbollit po fillon, lojerat olimpike gjithashtu... ambient komod dhe private room -Restorant me ushqim te mrekullueshem shqiptar dhe mesdhetar -Vend ideal per te gjitha festat tuaja familjare, ditelindje, fejesa martesa etj, deri ne 100 veta -Ejani dhe binduni se nuk do te gjeni vend më fantastik

TEL: 02087404767

Adresa: 112 ASKEW ROAD SHEPERS BUSH LONDON W12 9 BL

speciale

www.facebook.com/thealbanian.co.uk

faqe 16

nGA EMAnUEL BAJRA
doshta duhet ta fillojme me cimenton, apo me nivelin e madh apo te vogel te importeve apo eksporteve qe Shqiperia apo Kosova tejkalojne njera-tjetren? Mos ndoshta duhet te ia fillojme me idene se prosperiteti ekonomik i njerit shtet do te duhej te varet nga prosperiteti i tjetrit, dhe se sa mire shkojne punet ne njerin apo tjetrin shtet, apo mos mund te japim edhe ndonje mendim mbi investimet e mundshme kineze ne token e shqiponjave? Mund ta fillojme edhe me nje fenomen shume me te rendesishem, me te prekshem per jeten e shqiptareve, fenomenin qe prek dinijitetin, moralin si edhe te ardhmen e cdo qytetari Shqiptar ne cdo kohe dhe ne cdo vend ku jetojne ata - skamjen, varferine e papunesine. Ta fillojme pra nga fundi. Duke u munduar te gjejme dicka qe te vej pakes faj te dikush sikurse mund te jete ne formen e nje institucioni, grupi njerezish apo ide konspirative qe kane te bejne me katrahuren tone sociale, po perpiqem qe te mos i ik pergjegjesise institucionale politike, akademike dhe sociale qe kane institucionet tona pikerisht per katrahuren pra. Gjendja ekonomike e sociale e shqiptareve nuk eshte hic e mire. Me nje papunesi me te madhen ne rajonin e varfer te Ballkanit, me qeverisje ne te dy anet pa asnje strategji kombetare per shpetim, me nje elite intelektuale te abuzuar, diskriminuar e anashkaluar, me mungese kronike te kreativitetit kulturor, ekonomik e biznesor, me diplomaci te brishte dhe jo-efektive, me ekonomi qe filloje te reformohej duke e futur te ardhmen e te rinjve tane ne borxhe e te tjera shume procese te veshtira , se bashku me makiazhin e rreme se shqiptaret jane duke perparuar dhe se nje e ardhme e mire na pret te gjtheve - mund te supozojme se gjendja e tille reale do te duhet te jete imagjinare vetem ne krijimtarine gjeniale te Charles Dickens. Por , ky eshte realiteti i perditshem shqiptar ne te dy anet e kufirit. Para se te zbarkojme ne token e optimizmit dhe te ardhmes se pa njohur per shqiptaret, le te trajtojme, ne pika te shkurtera situaten momentale ekonomike e shpirterore duke perjashtuar elementin politik qe eshte mese monotonik dhe hiq i vlefshem per tu permend. Ka vite qe Kosova eshte e cliruar nga Serbia , kompetencat ekonomike te plota i ka fituar shteti i ri qe nga 2002 , institucionet jane konsoliduar dhe deri me tani i kemi te gjitha, presidence, kryeministri, parlament, gjykata, polici e ushtri. Po valle, pse institucionet nuk ndjehen te jene kompetente ne percimin e proceseve zhvillimore perpara? Apo pse shteti shqiptar nuk ndjehet te jete ne gjendje epersisht fuqie te rrumbullakoje problemet e veta ekonomike per te krijuar vlera te qendrueshme ekonomike? , vec sa per ti perkujtuar lexuesit se shteti shqiptar posedon me rezervat me te medha te naftes ne te gjthe gadishullin Ballkanik. Keto mbeten pyetje qe nuk adresohen per me shume se dy dekada ne rastin e Shqiperise , ndersa me shume se dhjete vite ne rastin e Kosoves. Ne

N

SFIDAT EKONOMIKE NE KURRIZIN E SHQIPTAREVE NE SHEKULLIN XXI
tencialin me te madh qe kane Shqiptaret tani per tani. Minierat e Kosoves do te jene te parcializuara ne investime te vogla te udhehequra nga bashkesi fondesh nga e gjithe bota , por asnjera e rendesishme - kjo do te i bej nje dem shume te madh ekonomise kosovare duke e lene ate pa asnje burim te ardhurash nga keto miniera si pasoje. Do te vie puna qe autoritetet shteterore Kosovare do te ndermarrin hapa per te nacionalizuar keto asete cka si pasoje investitoret e huaj do te humbin interesim per investime ne Kosove duke i mundesuar keshtu qe ata te koncentrohen ne Shqiperi. Vale e re humbjes se nderbesimit ne mesin e Shqiptareve do te filloje si pasoje e humbjes se balances ekonomike si edhe mungeses se distribuimit korrekt apo ferr te resurseve kombetare. Autoritetet ne Shqiperi do te argumentojne se ata nuk duan qe te distribuojne pasurine Shqiptare ne Kosove e gjetke perderisa autoritetet kosovare do te mundohen qe te gjejne alternativa tjera ekonomike per te vete-ekzistuar. Konceptet, ideologjite, filozofite si edhe politika e mirefillte do te jete inekzsitente - kjo si rezultat i zhvillimeve teknologjike ne bote dhe ndikimit te saj ne jeten kombetare por po ashtu edhe si pasoje e humbjes se sensit patriotik si edhe shkaperderdhjes se mentalitetit tone i cili do te jete plotesisht i orientuar ne preservimin individual, antifamilje, anti-vlera dhe me nje mortalitet ne rritje e natalitet ne renie, shoqeria Shqiptare do te gjendet ne nje krize te thelle socio-ekonomike si bashkesi. Duke mos u bere zani i rende i lajmeve te keqija, mendoj se mendesia jone e sotshme, duke perfshire gjendjen ekonomike si edhe zbehjen sociale ne te gjitha apektet sic jane ; mosalternativa individuale, skamja materiale , rritja e kerkesave por mundesite per konsum te vogla, kerkimi i rrugeve nga me te veshtirat vetem per te vete-ekzistuar - te gjitha keto se bashku me mungesen strategjike te nje ideje, inspirimi por me te rendesishmin, nje programi konkret kombetare per te shpetuar qenien ekonomike Shqiptare si edhe preservimin e vlerave te familjes, shoqerise dhe individit te shendoshe. Eshte koha qe idete iluministe qe quan kombin tone perpara me shume se njeqind vite me heret , te formatizohen ne ide konkrete ekonomike sepse nese ne mendojme se si shqiptaret me gjithe ato idete emocionale per bashkimin e kombit dhe dashurine e rrespektin qe e kemi per njeri-tjetrin , nunk mund te arrijme dicka materiale , se bashku , ne unison te plote tek e fundit edhe me nje union ekonomik, atehere , shume gjasa te pakta kemi te jemi te fuqishem e ti rezistojme valeve dhe cunameve ekonomike ne vitet dhe dekadat e ardhshme qe po vijne, nje gje eshte e sigurt , perpara se te behet me mire do te jete shume veshtire - e thote nje fjale e urte e popullit anglez.

duhet te pranojme se pikerisht ajo endrra e madhe e nacionalizem-patriotizmit te dikurshem , e shume lufterave te kaluara per bashkimin kombetare apo edhe per prosperitetin e mrekullueshem ekonomik qe do te percjelle, eventualisht clirimi yne nga thundrrat e huaja. Na bjen ne mend ajo thenja e vjeter per shqiptaret se "...ata jane te mire vec per lufte. Apo , " Nese don me ia vu flaken krejt dynjase, merri kater Kosovar me vehte". Lufte mund te behet edhe ne frontin ekonomik. Mund te shfrytezohen metodat bashkekohore te zhvillimit te bizneseve per te lidhur marredhenie te reja me kapitalizmin ne reformim perendimore. Me pastaj, ndryshimi i fytyres se biznesit shqiptar duke i c'maskuar vetite egotistike e korruptuese dhe duke mbjelle nje sistem vlerash profesionale ne komunitetin e bizneseve, duke futur nen kontroll asetet kombetare por pa u bere socialist te dehur, duke menaxhuar ne menyre me te mire sistemin e korruptuar kapitalist pa e humbur tregun e jashtem dhe pa i demtuar interesat e bizneseve progresive brenda kombit ekonomik. Por perpara se te ngjitemi ne malin e perparimit e mundesive per zhvillim, te mendojme pak me thellesisht mbi sfidat qe na dalin perpara. Ekonomite shqiptare ne te dy anet e kufirit do te perballen me nje vale krizash te vogla ekonomike si pasoje e efekteve te tronditjeve te eurozones. Sistemi bankar ne te dy vendet eshte ne likuiditet te limituar por stabil , pasi qe huate e lira nuk mund te sigurohen me nga tregu i jashtem -keshtu qe deshen apo nuk deshen keto banka do te marrin hua nga depozitat e konsumatoreve. Niveli dhe kualiteti olimpik i korrupsionit ne te dy vendet , i bejne keto te fundit qe te mos jene atraktive ndaj in-

vestimeve te jashtme dhe per pasoje kjo do te krijoje nje stagnacion ne imazhin tone nderkombetare tek investitoret e huaj edhe per njezet deri ne tridhjete vitet e ardhshme. Si Shqiperia po ashtu edhe Kosova nuk posedojne tradite konsoliduese te rafinimit dhe mobilizimit te resurseve publike duke i shnderruar ato ne asete publike me perfitime per te miren e publikut. Prona private do te jete mbreti i pasurise ne te dyja vendet edhe per pesedhjete vitet e ardhshme. Kjo do te beje qe te rrise nivelin e cmimeve duke krijuar keshtu nje inflacion ne tregun e pronave pasi qe brenda dhjete viteve parate nga remitancat dhe investimet e vogla do te jene minimale. Kina dhe Turqia do te behen investitoret me te rendesishem ne Shqiperi duke filluar qe nga viti 2014 e tutje ( duhet ta kemi parasysh krizen e eurozones, renia e interesimit perendimore per te investuar ne vendet ish-komuniste si edhe orientimi i Shqiptareve nga lindja ). Infrastruktura fizike e kombit do te jete ne gjendje te mire per te ballafaquar nivelin e sterngarkuar te importeve Kineze e Turke, dheu i kuq i Turqise dhe ai ngjyre hiri i Kines do te dali zvarre mbi asfaltet e autostradave Shqiptare. Mase e madhe e emigracionit ne vendet e largeta te Evropes Veriore, SHBA, Australi dhe Zelande te re do te kaploje popullatat Shqiptare ne Ballkan. Kosova do ta humb peshen e saj ekonomike , do te zvogeloje monopolin e produkteve te saj si edhe do te jete faktor i pa rendesishem ne politiken ekonomike te Ballkanit -kjo si rezultat i afrimit te Kosoves me Shqiperine dhe gradualisht leshimin e sovranitetit ndaj Shqiperise. Faktori diaspore ne te dy vendet do te

jete vendimtar por problematik pasi qe rryma te reja politike do te krijoheshin ne te dy vendet , njeri pro-perendimore i udhehequr e inspiruar nga elita e diaspores dhe tjetra anti-perendimore dhe neutrale e udhehequr nga vendasit. Investimet e mbetura ne te dy vendet do te jene te parcializuara pasi qe shumicen e bizneseve do te jene nen drejtimin e elites nga diaspora, kjo do te krijoje nje kercenim per elitat tjera vendase te cilat do ta shohin kete si gllaberim te pasurise nga mergimtaret. Per shkak te konsumit te vogel si pasoje e rrogave te vogla, ndrydhjes se klases punetore duke mbetur pa te drejta elementare si edhe rritjes se varferise ne mesin e gjenerates se "kafeneve" apo "machiatto" gjeneratesinvestitoret do te bankrotojne dhe terheqin depozitat e tyre nga bankat ne Kosove e Shqiperi. Si pasoje e gjenerates se "kafenese" , nataliteti i Shqiptareve do te jete me i vogli ne gjithe rajonin e Ballkanit, kjo do te konfirmoje nje problem shume te madh pasi qe dyndja e madhe e emigranteve nga Azia dhe Afrika duke i perdorur shtetet Shqiptare si vende tranzicionale per te kaluar ne perendim, qendrimi , rritja dhe fuqia e prezences se ketyre emigranteve do te krijoje mundesite qe keta te fundit te integrohen ne jeten sociale te Shqiptareve dhe ne kete menyre edhe influencoje perberjen potencialisht racore te Shqiptareve. Gjeostrategjia Amerikane ne Ballkan do te shperqendrohet dhe ripozicionohet me teper ne vendet e Azise Juglindore dhe Afrikes, duke i lene shqiptaret ne meshiren e aleancave proto-aziatike dhe kercenimit permanent serbo-rusogrek. Shume investime nga Rusia dhe Kina do te monopolizojne bregdetin Shqiptar duke shtire ne dore resurse te vlefshme natyrore dhe po-

Londer Shqiperi

Bejme transpot mallrash Londer Shqiperi Sherbim i shpejte dhe i sigurte

£2 per kg
Per pesha te medha mund te negociojme Na kontaktoni sa me pare

Tel:07900994527

histori

www.facebook.com/thealbanian.co.uk

faqe 18

Raportet e Konsullatës së Manastirit

SI NXITEJ SPASTRIMI ETNIK I SHQIPTARËVE NË JUGOSLLAVI
N
ë vitet ‘30 përfaqësitë diplomatike shqiptare në Jugosllavi, Manastir, Shkup dhe Beograd informonin Ministrinë e Punëve të Jashtme se shteti jugosllav vazhdonte përpjekjet e tij të disa forma për të larguar shqiptarët e Kosovës nga trojet e tyre. Deri në fund të vitit 1938 raport që vinin nga përfaqësitë diplomatike shqiptare në Jugosllavi ishin shqetësuese. Xhemal Frashëri ishte njëri prej diplomatëve më të rëndësishëm të viteve 20 – 30 të shtetit shqiptar. Ai kishte pasur funksione të rëndësishme në Ministrinë e Punëve të Jashtme si dhe në përfaqësitë diplomatike shqiptare në rajonin e Ballkanit, por edhe më gjerë. Raportimi që ai bën në vitin 1937, bën fjalë për grupin që organizonte punën për dëbimin “elegant” të shqiptarë nga Jugosllavia për në Turqi. Raporti nga Manastiri dhe ai i vitit 1935 tregojnë politikën konstante të shtetit jugosllav për spastrimin etnik të shqiptarëve. *** Mbretëria Shqiptare Konsullata Mbretërore e Shqipërisë Manastir Viti, 1937 Shkurtimi: Mbi çështjen e emigrimit Drejtuar: Ministrit Për dijeni: Së ndershmes Ministri të Punëve të Jashtme në tiranë, së ndershmes Kryekonsullatës Mbretërore në Shkup Zoti ministër Kam nderin të sjell në dijeni të Shkëlqesisë Suaj se autoritetet lokale po intensifikojnë propagandën e tyre sistematike duke shtënë në dorë agjentë të rinj, tani së shpejti, për zhvillimin sa më mirë të propagandës së tyre në favor të emigrimit. Këta janë: 1-Ahmed Sadik nga Zllakuqani, shqiptar. 2-Halili nga fshati Raunë, shqiptar. 3-Nashid Efendi 4-Hamdi Hasan. 5-Fazil bej 6.Drithshitësi Hasib 7-Imam zyrtar Mehmed Abdulla (tyrq) 8-Imam zyrtar Mehmed Ismail, shqiptar 9-Hafiz Teufik, banues në fshatin Kinalli, shqiptar nga Perlepe 10-Imam zyrtar Ilias Ibrahim, shqiptar nga fshati Bejçe 11-Xhaferr Hoxha, nga fshati Lera, shqiptar. Agjentët e policisë së qyteteve zhvillojnë propagandën e tyre helmuese nëpër fshatrat me anë të këtyre hoxhallarëve e civilëve. Këta përveç rrogës së tyre klerikale, marrin edhe rroga të posaçme si informatorë edhe propagandist. Propagandistët e lartpërmendur u flasin shqiptarëve në këtë mënyrë: “Kur t’u pyesë komisioni miks turko - jugosllav, të gjithë shfaqni dëshirën se doni të shkoni në Turqi. Sakën, mos u deklaroni si shqiptarë. Sepse pastaj do të pendoheni. Do të mbeteni këtu si skllevër edhe do të bëheni të krishterë. Edhe sikur të doni më pastaj të shkoni në Turqi, Turqia nuk do t’ju pranojë. Nga Shqipëria e keni hajër. Ajo është e vogël. Nuk është e zonja t’ju mbrojë juve ashtu siç mund të mbrojë një shtet i fuqishëm siç është Turqia. Hapni sytë mirë edhe kërkoni vullnetarisht përpara komisionit për t’i emigruar në Turqi”. Këto propaganda kanë demoralizuar popullsinë shqiptare edhe dëshpërimi vjen gjithnjë duke u shtuar. Njerëzia kanë lënë pas dore punët e tyre bujqësore. Janë ftohur prej vendeve të tyre, rrojnë tërë kohën me frikë duke pritur fatin që do t’i caktojë komisioni i mallkuar mbi të ardhmen e tyre. Pyesin gjithnjë këtë Konsullatë Mbretërore, që Shqipëria a do të

histori english
ndalojë këtë Komision Mikst që të mos i ngrehë shqiptarët, apo kjo gjë do të lihet në dorë të komisionit - të bëjë si të dojë ai vetë? Pranoni, Ju lutem, zoti Ministër, nderimet tona më të larta. Ministri Xhemal M. Frashëri ***

www.facebook.com/thealbanian.co.uk

faqe 19 faqe 23

Konsullata Mbretërore e Shqipërisë Tepër rezervante Shkup 29 korrik 1935 Dërguar shkëlqesisë së tij Rauf Fico, ministër fuqiplotë i Shqipërisë në Beograd Z. Ministër! Kam nderin t’i sjell në dijeni shkëlqesisë suaj se sipas informatave që marrim nga burime të ndryshme dhe të besueshme, më datë 20 vazhdues, një komision i përbërë nga koloneli Malin Branavacki, drejtor i reformës agrare, me ndenje në Shkup, nga një nëpunës i lartë i Drejtorisë Agrare të Beogradit dhe dy nëpunës të Banovinës së Vardarit të shoqëruar nga nënprefekti i Gjilanit Bogdanoviç, nga kryetar i komunës së Vitinës dhe nga qarkkomandanti i xhandarmërisë, kanë vajtur në katundin Derna Glava të Gjilanit ku kanë mbledhur shqiptarët e atij katundi e kanë thënë: “Ata që dëshirojnë të shkojnë si emigrantë në Turqi, tokën mos t’ia shesin kurrkujt, por t’ia lëshojnë qeverisë, e cila do t’i nxjerrë falas dhe pa paguar asnjë taksë, pasaportat dhe do i dërgojë me shpenzimet e veta deri në Ederne të Turqisë me anën e Bullgarisë; gjithashtu edhe ata që e kanë shitur tokën dhe përgatiten të emigrojnë në Turqi, Qeveria Jugosllave për t’i nxjerrë në kufirin e Turqisë duke paguar vetëm gjysmat e shpenzimeve të udhëtimit”. Njëkohësisht i këshilluan që të mos vijnë në kontakt me komisionarët e ndryshëm pasi qeveria merr përsipër gjithçka duhet për vajtjen e tyre në Turqi. Në pyetjen e disa katunarive, midis të cilëve i quajturi Rexhep Deli Muslli, se ata dëshirojnë të shkojnë të Shqipëri, dy prej nëpunësve në fjalë janë përgjigjur: “Në Shqipëri keni për të vdekur për bukë. Pasaporta për Shqipëri nuk ju lëshojmë” Të nesërmen komisioni në fjalë është kthyer në Shkup, por nënprefekti i Gjilanit qysh prej datës 24 deri më 27 të këtij muaji, ka shëtitur katundet e qarkut si Desivoica, Leaçiç e Beloglava dhe ka përsëritur deklaratat e komisionit duke bërë propagandë në këtë sens që katunarët sa më parë të emigrojnë në Turqi. Informatën e sipërme e kemi marrë nga disa shqiptarë të katundit Dërna glava, të cilët kanë dëgjuar deklaratën e komisionit dhe duke marrë parasysh rëndësinë e saj, kemi bërë hetime të imëta rreth saktësisë së saj. Rezultati është se ajo i përshtatet plotësisht së vërtetës, sip shihet nga kopjet e letrave

që ju paraqesim ngjitasi të marra nga besnikët tanë në Gjilan si dhe nga përkthimi i një letre të shkruar në gjuhën e vjetër turqisht dërguar dashamirësit tonë të njohur z.Hoxha Sait Idriz nga një imam i atyre katundeve. Vetëm besniku ynë në Gjilan z.Aqif Ismaili pretendon se koloneli s’ka qenë me ta por gjithë informatorët e tjerë insistojnë se ka qenë dhe një kolonel (pukovnik) i Shkupit, i cili s’mund të jetë tjetër veçse Mila Branavacki i reformës agrare. Gjithashtu postëkomandanti i xhandarmërisë së katundit Desivoica të Gjillanit i quajturi Dragutin Ustolic, qysh prej disa muajsh, por sidomos kohët e fundit është duke bërë një propagandë të fortë për të shtrënguar kosovarët e atij qarku të emigrojnë në Turqi. Ky njeri është me origjinë nga Kosova dhe flet mirë gjuhën shqipe. Gjendet në atë detyrë qysh prej 12 vjetësh. Natyrisht mbasi qëndron atje një kohë të gjatë njeh mirë vendin dhe cilësitë e tjera, është personi më i përshtatshëm për këtë propagandë. Midis argumenteve që përdor i lartpërmenduri është edhe ky: “Toka jote i thotë tjetrit sot, sot ka një fare vlere, bie fjala 2000 dinarë. Nëse nuk e shet sot, nesër nuk do të ketë vlerë më shumë se 200 dinarë”. “Juve, sido që të jeni keni për të ikur prej këndej për t’ia lëshuar vendin malazezëve, prandaj

një orë e më parë bëhuni gati të shkoni në Turqi, duke përfituar nga lehtësitë që janë duke ju bërë nga Qeveria Jugosllave”. Në ditët e fundit, postëkomandanti në fjalë është duke shëtit dhe nëpër katundet Tërstene, Desivoica, Laiçiç, Beloglava, Sedllan dhe Vruçeç të Gjilanit, duke bërë po këtë propagandë. Na kanë siguruar shumë kosovarë se atyre që i kundërshtojnë fjalëve të tij u përgjigjet me brutalitet dhe me sharje. Propaganda e emigrimit në Turqi e bërë prej nëpunësve jugosllavë në një krahinë me popullsi thjeshtë shqiptare, ku mikrobi i emigrimit është i përhapur siç kemi parashtruar me shkresat tona të ndryshme, ka si argument lehtësitë e shpërnguljes në Turqi. Kuptohet lehtasi prej shkëlqesisë suaj se çfarë konsekuencash katastrofike do të ketë për çështjen e shenjtë kombëtare që jemi duke ndjekur, në qoftë se nuk reaksionojmë me kohë për të neutralizuar efektet shkatërruese të saj. Kemi vërejtur me dëshpërim të madh se qysh prej disa ditëve, grupe të dendura kosovarësh nga krahina e Gjilanit, të hutuar nga kjo propagandë dhe duke mos ditur si të bëjnë, janë duke ardhur në kryekonsullatën tonë për të kërkuar këshilla se qysh të veprojnë para kësaj gjendjeje të krijuar. Nga ana jonë përpiqemi me gjithë fuqitë modeste tona të zhdukim përshtypjen e keqe të kësaj propagande, i ankurazhojmë duke u kallëzuar interesin e gjallë të Shqipërisë së lirë për ta dhe në konformistet me programin e ndjekur përkatësisht me këtë çështje, u

japim këshillat e duhura. Duke ju parashtruar sa më sipër, në pëlqimin e shkëlqesisë tuaj, çdo demarsh që keni për të parë të arsyeshme dhe ku duhet për t’i prerë hovin kësaj propagande shkatërruese. Pranoni ju lutem zoti ministër sigurimet e konsideratave të mia të larta. Gjerenti Sofo Çomora *** Përfaqësitë shqiptare në Jugosllavi në vitet 1922 – 1939 Në vitet 1922 – 1939 përfaqësitë diplomatike shqiptare në Jugosllavi kanë pasur personelin e mëposhtëm: Legata e Beogradit -Ministra: Ali Riza Kolonja (1922 – 1926), Ceno Kryeziu (1926 –1927), Tahir Shtylla (1927 –1928), Rauf Fico (1928 – 1929), Xhaferr Vila (1929 – 1932), Rauf Fico (1932 – 1937), Tahir Shtylla (i ngarkuar me punë 1937 – 1938), Sofo Çomora (1938 – 1939, i ngarkuar me punë). -Sekretarë: Andrea Katundi (1922), Tahir Shtylla (1926 – 1929), Ferit Dervishi (1929 – 1932), Hamdi Karazi (1932 – 1933), Sermet Xhaxhuli (1933 – 1937), Rexhai Bega (1937 –1939), Sofo Çomora (1938 –1939). Konsullata e Manastirit -Konsuj: Sermet Xhaxhuli (22 gusht 1929 - 27 maj 1933), Reshat Asllani -Sekretar: Skënder Konica (1930 – 1932), Xhelal Shaska (1932 – 1933), Kosta Meksi (1933 – 1936), Xhemal Frashëri (1937 – 1938), Reshat Asllani (1938 – 1939). -Gjerent: Kosta Meksi (4 shtator 1934 - 13 qershor 1936). Kryekonsullata e Shkupit -Konsuj: Xhavit Leskoviku (1929 – 1933), Asaf Xhaxhuli (1933 – 1936), Sermet Xhaxhuli (1936 –1939). -Sekretarë: Kostë Mima (1930 – 1931), Kosta Meksi (1931 –1933), Sofo Çomora (1933 - 1938).

GOODRIDGE CONSULTANCY LTD
Prepaid MasterCard ®

The New Lycamoney Prepaid MasterCard
No credit checks, Instant approval, Use today

CONTROL YOUR BUDGET
Manage your money and get free text alerts whenever you use your Lycamoney card

SAFE

£4.99

Safer than carrying cash, chip & pin secure

NO STRESS
Only spend what you have, no unexpected bills at the end of the month

ON-LINE
Ideal for spending on-line

As a firm of Accountants, we provide the following services:

Send money home for FREE
To To get your card visit www.lycamoney.co.uk or find card www.lycamoney. y.co.uk d nearest your nearest outlet
For more informat For more information please visit www.lycamoney.co.uk r i f tion l ti t i it www.ly lycamoney.co.uk y. k or call us on 020 7132 1100
The Lycamoney Card is is Ly ycamoney issued by Transact Network Limited pursuant to licence by ssued Tr ransact MasterCard International. MasterCard and the MasterCard Brand Mark are registered trademarks of MasterCard International Incorporated. Sending money requires the upgraded Ly ycamoney Lycamoney Silver Card and at least one companion card. Local laws in India mean that you may not send companion cards to India for purposes of sending money. money.

- Statutory Accounts Preparation - Corporation Tax and Self-Assessment - VAT returns preparation - Business Planning - Tax Planning Tel: 01375372363

MOB:07985137046

E vetmja autoshkolle qe perdor instruktore qe jane te kualifikuar plotesisht
AA Driving School Instruktori Shqiptar Artan Jakupi ne sherbimin tuaj Menyra me e lehte per te marre patenten angleze Na kontaktoniper ofertat e fundit

Ju ndihmojne nese deshironi te beheni instruktor Kontaktoni Artanin

07769628835

kulture english

www.facebook.com/thealbanian.co.uk

faqe 21 faqe 23

INTERVISTË ME SHKRIMTARIN DHE FIZIKANTIN KOSTANDIN M. LEKA

Jeta ime mes shkencës dhe letërsisë
Libri më i ri i Kostandin M. Lekës, fizikan dhe shkrimtar fantastiko-shkencor
hkrimtari dhe fizikanti i njohur Kostandin M. Leka po përgatitet të festojë 80-vjetorin e tij me një “bum” të vërtetë krijimtarie. Këto vitet e fundit, pas romanit të suksesshëm fantastiko-shkencor “Si u bëra i padukshëm”, i cilësuar si i vetmi roman i kësaj gjinie i karakterit autobiografik dhe aludiv mbi vendin tonë na ka dhuruar herë pas here një varg artikuj intrigues mbi disa prej kujtimeve të tij të jetuar sidhe mbi të rejat e fundit të shkencës duke u projektuar me stilin fantastiko-shkencor dhe mbi magjishmërinë e realizimeve shkencore të së ardhmes. Pikërisht me artikujt dhe esetë më të jetuara dhe të ndjera të kësaj

S

krijimtarie, ai na paraqet përmbledhjen “Rrëfime Shpirti”. Një buqetë shumëngjyrëshe tematikashdhe emocionesh.Edhe në prag tëtetëdhjetave ai ndihet i rinuar si në kohën e artë të krijtmtarisë së tij kur fluturonte nga divulgacioni në shtyp dhe konferenca, në emisionet dhe konkurset radio-televizive në prodhimin e linjave të fotokinematografisë dhe prodhimit të kinodokumentarëve shkencorë. Ai na tregon, se brenda vitit do na dhurojë një vepër të gjerë mbi krijimtarinë e tij si dhe një tjetër roman fantastiko-shkencor. Në pritje të krijimtarisë së fundit i urojmë Kostandinit: Gëzuar 80 vjetorin me një krijimtari gjithmonë e më të sukseseshme!

ibrin tuaj të radhës ju e keni titulluar thjesht “Rrëfime shpirti”, përse këtë titull? Përgjigje:- Të falenderoj për këtëintervistë, se mekëtë rast do të mund të shprehem mbi qëllimin e këtij libri. Zakonisht artikujt trajtojnë çështje aktuale, me një kohëzgjatje tëkufizuar, por shpesh herë njeriu kërkon të shprehet për ngjarje dhe mbresa që janë grumbulluar gjatë periudhavëtë jëtes së tij, që përmbajnëfakte dheemocione të thella, që njeriu nuk i harron kurrë dhendjen nevojën që t’i shprehë plotësisht. Këto të vërteta të jetuara, dalin nga thëllësitëe qënijes sime, prandaj përbëjnë vërtet rrëfime shpirti, ashtu si i kam quajtur në këtë libër. Një pjesë të mirë të librit ju ia keni kushtuar Harilla Bakallit, në vija të përgjithshme, kush ishte z. Bakalli. C’vënd zë ai në kulturën shqiptar, sipas jush? Përgjigje:-Harilla Bakalli është daja i tim eti, por jeta e ka sjellë që të jetojë mjaft kohë në familjen tonë dhe që unë jo vëtem ta njoh si njeri, si interesa dhe aktivitete, por dhe të jetoj ngjarjet më dramatike të jetës së tij. Pra, jam i vetmi dëshmimtar i gjallëi jetës së këtij intelektuali parimor, i ndershëm, që i dedikoi gjithë jetën interesave të vendit tëtij si një atdhetar i shquar. Ky përkushtim në detyrën e tij si publicist i shquar dhe aktivist shoqëror e çoi disa herë deri në përballim me vdekjen, derisa pas çlirimit nuk përballoi akuzën e “agjentit” të huaj duke vdekur nën torturat në degën ebrendshme të Durrësit. Pra, kemi të bëjmë me njohjen e një atdhetari të flakët, që i përkushtoi gjithë jetën çështjes kombëtare deri në humbjen e jetës në mënyrë tragjike si njëintelektual martir i demokracisësonë. Edhe Familjes Mula ju i kushtoni një kapitull të tërë. Cilat janë lidhjët tuaja me këtë familje dhe cfarë rëndësie marrin ato në këtë libër? Përgjigje:- Kjo histori mëkafrymëzuar nga faktet e fundit të zhvillimit të saj prej sukseseve të bujshme të Inva Mulës në skenat më të mëdha të botës, që në disa raste i kam jetuar drejtpërsëdrejti. Pastaj kam trajtuar gjithë historinëe zhvillimit dhe arritjeve të këtij suksesi

L

○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○

qëe ka zanafillën që në talentin e lindur dhe formimin artistik të prindërve të saj. Lidhjet në fillim ,miqësore pastaj profesionale dhe familjare, që kam patur dhe kam sëbashku me gruan timë Rozmari Jorganxhi, si shoqe e ngushtë dhe bashkëartiste, që në fillimet e aktiviteteve artistike të Avniut, Ninës dhe Invës, që në Moskë, më kanë grumbulluar mbresa të thella të zhvillimit të talenteve dhe sukseseve të tyre të bujshëm deri në arritjen e jehonave në skenat më të mëdha lirike të botës. Prandaj nuk mund të mos i kushtoja njëese lindjes dhe zhvillimit të këtyre talenteve që na kanë njohur dhe nderuar në botë. Si fizikant, ju keni qenë përherë në kontakt me zbulimet dheeksperimentet më të fundit, një pjesë të të cilave ju i keni pasqyruar në gazetën “55”, çfarë përmban “buqeta” e zgjedhur e fizikës në këtë libër? Përgjigje:-Dukë ndjekur traditën time të një krijimtarie të larmishme mbi popullarizimin e zhvillimit të shkencës nëpërmjet gazetave , radios, televizionit, konferencave dhe zbatimit të teknikave foto-kinematografike, kam ndjerë të nevojshme të pasqyroj dhe të shpjegoj arritjet mëtë magjishme të shkencës së sotme. Shpesh, për ta bërë shkrimin më tëlehtë, në shumë raste, mënjanohen nocionet e vështira të fizikës moderne dhe sidomos ato matematikore. Por kjo içvesh njohuritë prej thelbit të tyre të vërtetë dhe nuk lejojnë të kuptohet vlera dhe thellësia e vërtetëe arritjes shkencore. Pra edhe duke rrezikuar pak që të “rëndoj” shkrimin, mundohem brenda mundësive të prek dhe nocionet e vështira të fizikës dhe matematikës së arritjeve të sotme. Kështu në artikullin mbi magjishmërinëe fotografisë , sipas dhe kërkesës së disa fotografëve të rinj, kam trajtuar dhe konceptet fizike dhe matematike të fotografisë dixhitale. Siç e dimë shkenca ka arritur sot zhvillimë tejet komplekse që sikur ia kalojnëedhe fatashkencës , prandaj dhe unë përdor shpesh stilin aventuroz fantastik për t’i bërë sa më joshëse dhë intrigueseedhe realizimet e saj të ardhshme. Duke qenë se jemi në kuadër

të 100 vjetorit të Pavarësisë, si e shioni ju vlersimin për ngjarjet dhe figurat e larta, të jetës, kulturës, artit dhe poltikës në vend. Si intelektual dhe si qytetar, cili është kontributi juaj në këtë drejtim dheçfarë sugjerimesh keni ju për të tjerët? Përgjigje:-Megjithëse në mjedisin ku jetoj dhe për moshën pothuaj 80 vjeçare, më plotësohen pothuaj të gjitha kërkesat e mia fizike dhe shpirtërore më së miri për një jetë dhe krijimtari të kënaqshme, unë ndjek me shumë interes, nëpërmjet televizorit , internetit dhe shtypit të gjitha hapat e ndryshimeve dhe rritjeve të vendit tim. Gjithmonëemocionohem dhe gëzohem thellësisht për çdo arritje të re në zhvillimin e vendit. Ndjej një mburrje të veçantë për njohjen dhe sukseset ndërkombëtare tëpersonaliteteve tonë të talentuar, (gjë që kam shprehur dhe në romanin tim “Si u bëra i padukshëm”), si faktorëvendimtarë në njohjen eforcave krijuese dhe vlerave kulturale tëvendin dhe popullin tonë kudo në botë. Është mësee justifikuar që prej një boshllëku shumëvjeçar informues dhe formues në të gjitha fushat, të kishte një shpërthim të madh dhe të pakontrolluar në krijimtari, por kjo siç është vënë në dukje shumë herë ka sjellë një ulje të cilësisë krijuesë si p.sh. në muzikën e lëhtë ( fushë në të cilën kam mjaft specialistë në familje), mbizotërojnë më shumë interesa komerciale sepërkushtime për një muzikë të mirëfilltë profesionale shqiptare. Gjë kjo, mendoj se profësionistët e dalluar, qënuk mungojnë, duhet të përpiqen ta ndalojnë. Gjithashtu më vjen keq, që për interesa politike, shpesh herë ndjek në tv dhe shtyp denigrime deri në fyerje jashtë çdo norme morale, por edhe të vërtetës dhe logjikës ndaj figurave të rëndësishme të vendit. Kjo “metodë”, që mohonnë mënyrë flagrante njohjen e së vërtetës në vlerësimin e njerëzve , duke kujtuar dhegabimet dramatike që janë bërë në të kaluarën e afërt, kur figura më të nderuar dhe të vlerësuara të vendit tonë janë luftuar dhe zhdukur vetëm për zbatimin e dogmave ideologjike antinjerëzore dhekundër

zhvillimit shoqëror e kultural të botës, për mendimin tim nuk e ndihmon në asnjë mënyrë politikën, por e demaskon atë. Populli i njeh mirë dheka ditur t’i vlerësojë gjithmonë drejt përfaqësuesit e tij më të nderuar. Ky fenomen shfaqet me konseguenca të rënda dhe në opinionin botëror, sidomos gjatë procesit të zgjedhjeve. Për këtë arsye , këtë shqetësim,e kam paraqitur në këtë libër dukee nxjerrë nga romani im “Si u bëra i padukshëm”. Problemin e zgjedhjeve unëerealizoj në mënyrë ideale në sajë të cilësiveempatike të trurit për të vlerësuar dhe ndihmuar të tjerët, ashtu si do të bënim dhepër vehten etyre. Por meqenësestudimet mbi empatinë janë gjithmonë në zhvillim, kjo mbetet akoma vetëm një zgjidhje fantastikoshkencore. Megjithatë sugjeron në përgjithësi komponenten e domodoshme të mirëkuptimit besimit dhe vlerësimit reciprok të njerëzve ndërmjet tyrë. Si frymëzim për këtë ide kam patur parasysh fjalët e një udhëheqësi të shquar politik shumë aktiv gjatë jetës së tij, që nga fundi i saj shprehu meshumëdhimbje kërkesën “që duhet tëkishim qenëmë shumë njerëzorë , më shumëhumanë, në aktivitetet tona”. Pra, duhet filluar merespektimin dhe vlerësiminsipas fakteve konkrete dhe veprave tëgjithë njerëzit, miq dhe kundërshtarë, duke dënuar çdo përpjekje mohimi të vlerave dhe trillimeve tëshpifjeve. Si intelektual dhe si qytetar, cili është kontributi juaj në këtë drejtim dheçfarë sugjerimesh keni ju për të tjerët? Përgjigje:-Kontributi im për vendin dhe njerëzit e mij përmblidhet në aktivitetete shumta dhe të larmishmeqë kam zhvilluar gjatëgjithë jetës sime dhe qëkam përmbledhur në librin që do botoj brenda vititi

me titull “Një jetë në shtjelljet e krijimtarisë” dhe në dy romanet e rinj fantastiko shkencorë me titull “ Rrezatimi zhbllokues i ndërgjegjes” ku zbuloj një rrezatim qëe çliron ndërgjegjen e njeriut prej dogmave ideologjike të imponuara, që të mendojë dhe të veprojë kundër vullnetit të tij të lirë. Si dhe romanin fantastikoshkencormbi fenomenin e transportit kuantik ku çvendosja dhe e njeriut bëhet në çast, në largësi sa do të mëdha, duke u çmaterializuar në çastin e nisjes dhe pastaj materializuar në vendin e arritjes,(alla Star Trek, kur kozmonautët çvendosen nga anija kozmikenë tokë), por të realizuar me personazhe dhe mjedise të vendit tonë. Kujtoj, se si dhe në romanin e botuar fantastikoshkencor “Si u bëra i padukshëm” ngjarjet zhvillohen në mjedise dhe personazhe, që i përgjigjen konkretisht jetës sime dhe vendit tim. Pra, kemi të bëjmë me një roman fantastikoshkencor pothuaj autobiografik. Në këtë mënyrë , duke kujtuar dhe rijetuar situata dhe probleme reale të dikurshme të vendit dhe njerëzve tanë, kam besim që ndihmoj, qoftë dhe në mënyrë modeste, në plotësimin edisa fakteve të historisë të vendit tim. Këtë vit do kem kënaqësinë të paraqes romanin mbi padukshmërinëedhe në Itali të përkthyer në italisht. Në këtë mënyrë problemet dhe aspektet e jetës së vendit tonë, që zhvillohen në roman, do njihen dhe do komentohen dhe në mjediset intelektuale italiane. Në axhendën time kam dhe mjaft ide dhe tituj të tjerë krijimtarie, por meqenëse në shtator plotësoj 80 vjet nuk dua t’i përmend,se në këte moshë nuk është shumë serioze të bësh plane me afate të gjata. Ju faleminderit për intervistën. Intervistoi: Flori SLATINA

Për më shumë informacion ju lutemi kontaktoni : Zotin Luan Dranga (Director) Email : l.dranga@glcollege.org.uk or Mobile: 07590372958

english

www.facebook.com/thealbanian.co.uk

page 23

Welcome to Albania
In the heart of the Mediterranean, on the Adriatic and Ionian Seas, Albania is fast becoming one of the world's most interesting getaways. Still relatively unspoiled by globalization, tourists will notice an inspiring mixture of civilizations and cultures - making this European country truly unique. Come - discover Albania for yourself!

Explore the heritage of a country influenced by the Greeks, Romans, Italians and Turks. (The Bradt Travel Guide) by Gillian Gloyer

• Negotiating Settlements FAMILY

BLAVO & CO SOLICITORS: 19 John Street London WC1N 2DL Tel: +44(0)207 025 2020 Fax: +44(0)207 404 1650 DX 273 CHANCERY LANE
We hold a Legal Aid franchise in: CRIMINAL Arrested? Free 24hr Police Station Representation • Murder • Assaults • Serious Offences • Fraud • Motoring Offences DEBT Advice & Assistance on Debt Problems • Negotiating Settlements FAMILY Divorce & Separation • Financial Settlement • Cohabitation • Children (Private/Public Law) • Domestic Violence HOUSING Disrepair • Possession • Homelessness • Landlord • Tenant IMMIGRATION Asylum • Advice on Residency • Nationality • Work Permits • Appeals WELFARE BENEFIT All Benefit Problems • Assistance with Appeal Reviews & Tribunals CONVEYANCING Buying or Selling Flat/House • Right to Buy • Remortgages • Buying Business Lease of Freehold EMPLOYMENT Unfair Dismissals • Claims in the Tribunal • Contracts COMPANY AND COMMERCIAL LAW Takeovers and Mergers •Group Reconstruction and Share Buybacks •Sales andPurchases of Business Assets and Shares •Managements Buy-outs and Buy-ins • Equity Investments in Company by Individuals and Joint Venture Investors • Share Option Agreements • Joint Venture Agreements •Shareholders Agreements • Minority Shareholders’ Rights BANKING AND FINANCE General Banking Refinancing • Acquisition Finance • Property Based Lending •Intercreditor/Priority Arrangements COMMERCIAL LAW Agency • Distributorship • Franchise • Supply and General Commercial Agreements • Partnership Agreements • Limited Liability Partnership Agreements * Data Protection Issues • Basic Intellectual Property Issues CIVIL LITIGATION • SPORTS LAW MENTAL HEALTH LAW

Blavo & Co Solicitors Central House 1 Ballards Lane Barnet London N3 1LQ
(PËRBALLË STACIONIT TË TRENIT FINCHLEY CENTRAL)

Tel: 02083498020 Fax: 02083498630

AVOKATI SHQIPTAR NAIM HASANI NË SHËRBIM TË SHQIPTARËVE NË MBRETËRINË E BASHKUAR
naim.hasani@legalblavo.co.uk

Kompania jonë ofron ndihmë ligjore LEGAL AID për të gjithë ata që i plotësojnë kushtet

Sign up to vote on this title
UsefulNot useful