1.

Bazat e Patologjisë Patologjia studion sëmundjen dhe merret me etiologjinë, patogjenezën, ndryshimet morfologjike dhe rëndësinë klinike të sëmundjeve të ndryshme. Në egzaminimin e përgjithshëm të organeve përfshihet identifikimi i lezioneve patologjike me anë të vlerësimit të anomalive në madhësi, formë, konsistencë dhe ngjyrë. Preparatet indore të ngjyrosura me hematoksilinë dhe eozinë përdoren për egzaminimin rutinor me mikroskop të dritës. Në teknikat tjera plotësuese të cilat përdoren në mjete të veqanta përfshihen ngjyrimet histokimike, ngjyrimet imunohistokimike, mikroskopia fluoreshente, mikroskopia electron transmisive dhe teknika molekulare.

Sign up to vote on this title
UsefulNot useful