You are on page 1of 16

Dr.

Bashkim Baxhaku

Informatika - Pajisjet

1

Bota e jashtme: simbolet dhe shenjat

A bC
13
KODI

Llogaritësi: Numrat binar 1000101 0010010 1101101 0110111 ...

KODET PËR PARAQITJEN E SHENJAVE • Mënyra e përshkrimit të simboleve (pshm. numrave binar) shenjave nga bota e jashtme emërtohet kodim • Vargu i këtyre simboleve emërtohet kod • Sistemi i kodimit marrveshja per menyren e kodimit (rregullat, normat) Sistemi i kodimit me i përhapur është: American standard code for information interchange (ASCII)

ASCII • Çdo simbol ose shenjë është paraqitur me një numër binar me shtat shenja • Gjithsejtë ne dispozitë 27 = 128 shenja • Ekziston dhe i zgjeruari ASCII tetëbitësh (128 shenjat e para janë te njëjta si te ASCII, ndërsa 128 shenjat shtesë përdoren për shkronjat e shteteve te ndryshëm, dhe ekzistojnë shume forma te zgjeruara te ASCII normave)

BITI DHE BAJTI  Biti (ang. binary digit ) shenja binare Një shenjë binare: 0 ose 1 (po ose jo, e vërtet ose false, e kyçur ose e ç'kyçur) 1001001, 01110101, 1101, 10001  Bajti (ang. byte) Shembuj te numrave binar prej 8 shenjave janë: 10010010, 11111111, 00000000, 10111101 • 1 KB = 1.024 bajta • 1MB = 1.024 KB = 1.024  1.024 bajta = 1.048.576 bajta • 1 GB = 1.024 MB = 1.024  1.024  1.024 bajta = 1.073.741.824 bajta • 1 TB = 1.024 GB

Njëra prej ndarjeve me te shpeshtë është pajisjet (angl. elektronike dhe mekanike prej te cilëve është punuar llogaritësi dhe kyçjet e tij (p. shtypësi etj.Dr.Matematicienti amerikan me prejardhje hungareze i merituar për zhvillimin teorik te llogaritëseve (1903  1957) . monitori.) John von Neumann-i . HARDWARE)  Pjesët e llogaritësit mund te ndahen ne baze te vetit dhe funksionet e ndryshme. disku magnetik. tastiera.Pajisjet 2 PAJISJET (ANGL. hardware) dhe programet (angl.sh. Bashkim Baxhaku Informatika . software)  Pajisjet i përbejnë pjesët elektrike.

Te dhënat i shënon prodhuesi dhe shfrytëzuesi nuk ka qasje ne ndryshimin e tyre .Fuqia llogaritëse është e dhënë qe tregon se sa shënime në njësi kohe mund te përpunojë llogaritësi • Frekuenca e taktit: 3.Pajisjet 3 CPU-NQP Njësia qendrore për përpunimin e shënimeve (angl.CPU me shpesh është mikroprocesor (pllaka e gjysmëpërçuesve me sipërfaqe të përafërt 100 mm2 në të cilën janë vendosur të gjithë pjesët kryesore te CPU-së) MEMORIA  Memoria ka vetinë e arkivimit – ruajtjes te një sasie te të dhënave  Kapaciteti i memories është sasia e të dhënave te cilët memoria mund te arkivoj  Njësia matëse e kapacitetit të memories është bajt Memoria punuese • Memoria te cilën njësia qendrore për përpunimi e shfrytëzon për arkivim dhe marrje te të dhënave • Deri sa është llogaritësi duke punuar dhe deri sa përpunohen te dhënat.6 GHz MIKROPROCESORI .sh. • Përshtatjen e punës te tërë sistemit .) ROM (angl. random access memory) • Memoria për shkrim . 32 bit e sot edhe 128 bit) • Shënimi tipik i llogaritësit: Pentium 4/3. 1000. 16 bit. ndërsa te lexohen shume here) • Përmbajtja është e përhershme (e pavarur prej furnizimit) • Te dhënat e arkivuar te cilat nuk ndryshojnë p.lexim • Shkrim dhe lexim i shumëfishtë i të dhënave • Me ndërprerje te furnizimit humbet përmbajtja • Kapaciteti i memories RAM te llogaritëseve bashkëkohor është: prej 512 MB deri 4000 MB (vlerat tipike: 512.6 GHz (frekuenca taktit po rritet pandërprerë) • Sasia e bajtëve te cilët CPU njëkohësisht përpunon: 64 bit (përpara 8 bit. Bashkim Baxhaku Informatika . këto të dhëna dhe programe janë të vendosura në memorien punuese RAM (angl.Mbledhja e dy numrave. krahasimi i dy numrave.CPU kujdeset që të gjitha aktivitetet te sinkronizohen dhe koordinohen qe sistemi të veproje ne mënyrë te rregullt Fuqia llogaritëse e CPU . CPU ̶ central processing unit ) është “truri" i llogaritësit me dy detyrë themelore: • Përpunimi i të dhënave . zhvendosja e te dhënave nga një vend te llogaritësit ne vendin tjetër etj.Dr. BIOS . read only memory) • Memoria për shkrim (të dhënat është e mundshme te shkruhen vetëm një here. 2000 MB etj.

• Me kapacitet te njëjtë shumë me te shtrenjta prej RAM memorieve te ndërtuara • Pjesa me e madhe e memorieve te jashtme nuk e humb përmbajtjen me ndërprerjen e furnizimit • Llojet: PC Card. Memory Stick. memory stick • Memoria për qëllimin e bartjes se te dhënave ne mes kompjuterëve • Përmasat e vogla dhe lehtë për përdorim • Nuk ka pjese lëvizëse.Dr. Smart Media e tj.Pajisjet 4 MEMORIET E JASHTME Memoriet e jashtme mund ti shtohen nga jashtë pa hapjen e llogaritësit • Memoriet te destinuara për vendosje dhe nxjerrje te shpeshta nga llogaritësi • E vendosur ne shtëpizë përkatëse me kyçjet përkatëse • Përdorimi: llogaritëset bartës. e shpejtë • Kapaciteti 1 GB deri 16 GB • Kyçet ne USB dalje • Zëvendësim për disketat . CompactFlash. SHKOP MEMORIE .Angl. fotoaparatet digjital etj. Bashkim Baxhaku Informatika .

serial port • Transferim i njëkohshëm i një biti • Transferim me i ngadalshëm (ne raport me transferim paralel te të dhënave) por me pakës udhëzues (prej 2 e me tepër) • Kyçet modemi etj. printer port • Transferim i njëkohshëm te me tepër bitëve (një bajt) • Transferim me i shpejt.Dr. parallel port.DALËSE • Detyra e njësive hyrëse – dalëse është qe te lidh llogaritësin me rrethinën • Rrethina është krejt çka gjendet jashtë llogaritësit • Njësia matëse e shpejtësisë se bartjes se te dhënave është bps (angl. p. • Lloji me i njohur: EIA/TIA 232 . port.sh. bits per second). Bashkim Baxhaku Informatika . PORTI SERIK • Angl. por me tepër udhëzues (ne krahasim me transferim serik te të dhënave) • Lloji me i njohur: Centronics • Kyçet: printeri etj. bajt ne sekondë. 9600 bps • Njësit hyrëse janë te ndërtuar ne atë mënyre qe mundësojnë lidhjen e pajisjeve te jashtme me te cilët është e mundshme qe te dhënat nga rrethina ti jepen llogaritësit • Te dhënat ne ketë mënyre hynë ne llogaritës dhe për këtë këto pajisje emërtohen pajisjet hyrëse • Njësit dalëse mundësojnë kyçjen e pajisjeve te jashtme me ndihmën e te cilëve është e mundshme qe te dhënat nga llogaritësi ti dorëzohen rrethinës • Te dhënat ne këtë mënyre dalin nga llogaritësi dhe për ketë këto pajisje emërtohen pajisjet dalëse PORTI PARALEL • Angl.Pajisjet 5 NJËSIT HYRËSE .

) .Normativi për lidhjet pa përçues ku aplikohet drita infra e kuqe • Përparësitë: ndërtimi i thjesht. lidhja e llogaritësit dhe miut.Dr.) • Përparësia: nuk ka përçues. duhet dukshmëria optike ne mes dhënësit dhe marrësit KOLEKTORËT.SLLOTET Kolektorët (engl. pune më e rehatshme • Te metat: çmimi • Me se shpeshti përdoren radiovalët ose drita infra e kuqe IrDA . Bashkim Baxhaku Informatika . çmimi relativ i ulet. miu. bus) janë lidhje normative për këmbimin e te dhënave ne mes dy ose me tepër pajisjeve • Kolektori është grumbulli i udhëzueseve ne te çilet janë lidh te gjitha pjesët e sistemit • Kolektorët janë rëndomtë te punuar si udhëzues ne sipërfaqen e pllakës ame. shtypësi.(transferim serik.Pajisjet 6 LIDHJA SERIKE PA PËRÇUES • Lidhja serike pa përçues ne mes pajisjeve te jashtme dhe llogaritësit (p. tastiera. shtypësi etj. skaneri.sh. por janë te ndërtuar edhe ne kyçjet ne brendi te llogaritësit për lidhjen e pajisjeve shtesë Sot rëndomtë punohen o PCI konektori i brendshëm o USB konektori i jashtëm . fotoaparatet digjital etj. nuk i pengon pajisjet tjera • Te metat: çmimi me i larte se sa lidhjet me përçues.

Dr. UPS.Pajisjet 7 FURNIZUESI PA NDËRPRERJE (UPS) • Angl. dhe ne vendin e tij vjen ajri i ftohet nga ambienti. uninterruptible power supply • Pajisja qe e furnizon llogaritësin me rryme elektrike në kohen kur nuk ka energji elektrike ne rrjetin e qytetit • Energjia ruhet ne akumulatorin e ndërtuar • Kapaciteti: përafërsisht prej 10 min deri ne 2 orë. varësisht nga modeli FTOHJA E LLOGARITËSIT • Çdo tërësi elektrike ose elektronike gjate punës nxehet • Temperatura e rritur e tërësive elektronike e shkurton afat shërbimin e tyre • Ventili i ndërtuar (angl. fan) e largon ajrin e nxehet nga brendësia e llogaritësit. dhe ne këtë mënyrë ftohen pjesët e llogaritësit • Ventilatori i vogël i veçantë e ndihmon ftohjen e mikroprocesorit . Bashkim Baxhaku Informatika .

kontrollerit të memories. Pllaka amë ka një grup qarqesh të integruara te cilat janë të lidhura drejtpërdrejt në pllakë. Në pllakë mund të ketë edhe qarqe të tjera që i kanë të inkorporuar kontrollerët për rrjet. buferit të te dhënave dhe adresave. Nëpër shtresa të ndryshme barten llojet e ndryshme te të dhënave dhe tensioneve të furnizimit. për video dhe audio adapter. Këto qarqe të integruara anglisht quhen chip set. Një pllakë amë i ka vendet në të cilat montohen procesori. Në një pllakë amë mund të ketë disa lloje të busave me gjerësi 8 deri 64 bit (128). Po ashtu në pllakën amë janë vendet ku lidhen kabllot e disqeve.Pajisjet 8 Kompjuteri përbëhet prej komponentëve të ndryshme. Pllakat amë për procesor Pentium kanë busa 64 bitësh te të dhënave që hyjnë dhe dalin nga procesori. Chipset-i i montuar në pllakë përcakton njëkohësisht tipin e procesorit. Chipseti bazik përbëhet prej kontrollerit të busit. kartelës grafike. Linjat e bakrit bartin të dhënat dhe sinjalet nëpër pllakën amë. Pllaka amë është pllaka më e madhe në kompjuter. memories dhe pajisjeve periferike që mund të lidhen në kompjuter. etj. etj. . Këto linja quhen busa. Shtresat e izoluara mes veti i përngjajnë një sandviçi. Bashkim Baxhaku Informatika . miut.. Pika ku lidhen të gjitha këto njësi është pllaka amë. disketave. modulet memorie dhe adapterët e ndryshëm. kontrollerit të cache memories dhe buseve me shpejtësi të lartë të njohur si bus universal serik (USB). Të gjitha njësitë hyrëse dhe dalëse si dhe memoria e procesori duhet disi të komunikojnë mes veti. Chipset-i i ndihmon mikroprocesorit të mbajë kontrollin në punën e kompjuterit. kartelës së rrjetit. pastaj portet e tastierës. porteve serike dhe paralele. Pllaka amë është pllakë shumë shtresore.Dr. kontrollorit të pajisjeve hyrëse dhe dalëse. Këtopikakontaktiparaqesinvendetkufillojnëdhepërfundojnëdisangabusate pllakës amë.

home computer) • Llogaritësi personal (angl. NDARJA SIPAS FUQISË LLOGARITËSE • Mikrollogaritës (angl.Dr. PC. microcomputer) • Llogaritësi shtëpiak (angl.Pajisjet 9 LLOJET E LLOGARITËSEVE • Ndarja sipas fuqisë llogaritëse • Ndarja sipas bartjes • Ndarja sipas ndërtimit (arkitekturës) etj. minicomputer) • Llogaritësi i madh (angl. supercomputer) . workstation) • Llogaritësi i vogël (angl. personal computer) • Stacioni punues (angl. mainframe) • Superllogaritësi (angl. Bashkim Baxhaku Informatika .

hand-held.) • Furnizohen nga rrjeti i qytetit dhe nuk kane kufizime ne gjatësinë e punës LLOGARITËS BARTËS • Përmasave te kufizuara (tastiera. palmtop. skaneri etj. PDA (personal digital assistant) LLOGARITËSET TE TAVOLINËS • Nuk janë te përmasave te kufizuara (mund te ndërtohen shtesat sipas nevojës) • Kanë te lidhur me shume pajisje (shtypësi. hand-held. Bashkim Baxhaku Informatika . laptop • Angl. PDA • Llogaritësi qe vendoset ne dorë • Te dhënat futen me ndihmën e ekranit te ndjeshëm me prekje (me laps te veçantë) • Te dhënat tregohen ne LCD ekranin e vogël .Pajisjet 10 NDARJA SIPAS BARTJES • Llogaritëset te tavolinës • E paraparë për pune ne një vend • Llogaritës bartës • Te paraparë për bartje te shpeshta • Angl.dhe është kufizuar ndërtimi i shtesave • Furnizohen nga akumulatori • Puna e pandërprerë e kufizuar (deri ne 10 ore pune ne mes mbushjeve te akumulatorit) LLOGARITËSI I DORËS • Angl. notebook • Angl. palmtop.Dr. monitori. miu). modemi.

ang. kalkulatori. . kalendari. keyboard • Njëra prej pajisjeve hyrëse me e përhapur • Pajisja hyrëse qe ka destinim futjes e tekstit • Përbehet prej shtëpizës ne te cilën janë vendosur butonat e shënuar • Çdo buton është i lidhur me ndërprerësin. Ndryshimi në gjendjen e këtyre ndërprerësve shkakton që mikroprocesori i tastierës të ndërmarrë aksion përkatës.• • • • • • • Dr. fotoaparati digjital. për llogaritëset personal janë ne përdorim tastierat me 101 dhe 102 butona Tastiera për kompjuter personal ka disa grupe tastesh: Tastet për futjen e shkronjave dhe numrave zënë pjesën qendrore të tastierës. fotografive etj. memories shtesë etj. arkivimi dhe tregimi i zërit. telefoni mobil. Ekzistojnë edhe renditje të tjera të tasteve si QWERTZ në thelb ndryshon pak dhe renditja Dvorak e cila ndryshon dukshëm. Bashkim Baxhaku Informatika . Këto taste vendosen në renditjen e njohur si QWERTY sipas 6 shkronjave të para. dhe me shtypjen e butonit mbyllet kontakti elektrik dhe dërgohet e dhëna llogaritësit • Tastiera në fakt është varg ndërprerësish gjendjen e të cilëve e kontrollon një mikroprocesor. PAJISJET HYRËSE Pajisjet hyrëse janë pajisjet qe mundësojnë futjen e te dhënave ose programeve nga rrethina ne llogaritës TASTIERA . Me forcë llogaritëse mjafte me te vogël prej llogaritëseve tavolinë dhe bartës Memoria me e vogël punuese e ndërtuar prej llogaritëseve tavolinë dhe bartës Përdorimi: arkivimi i shënimeve. • Numri dhe shpërndarja e butonave varet prej përdorimit. adresari.Pajisjet 11 Furnizohet me akumulator ose me baterie (disa orë te punës vetanake) Mund te këmbej te dhënat me llogaritëset tjerë Ne kyçje ne pajisjet shtese mund te kyçet ne Internet Mundësia e kyçjes te pajisjeve shtese: modemi.

MIU • Miu (angl. Tastet numerike me shpërndarje si në kalkulator ndodhen në pjesën e djathtë të tastierës. Përdorimi i tyre kryesor është në aplikacione ku duhet bërë futja e shpejtë e sasive të mëdha te të dhënave numerike. Tastet e funksioneve. që përdoren për kalim në rresht tjetër në kuadër të një dokumenti dhe për konfirmim dhe start të operacionit. Alt dhe Shift përdoren në kombinim me taste te tjera për të iniciuar një operacion të caktuar. në përfshirje të karakterit(Delete) dhe ndryshim të mënyrës si futen karakteret në tekstin ekzistues (Insert).Pajisjet 12 Tastet kontrolluese ndodhen përreth tasteve numerike në hapësirën mes këtij grupi te tasteve dhe tasteve për futjen e shkronjave dhe numrave. një vend majtas ose djathtas ose një rresht poshtë ose lart(4 taste me simbole të shigjetave).ang. janë zakonisht12. për pozicionim në fillim ose në fund të rreshtit (Home dhe End). Tasti Esc përdoret zakonisht për heqje dorë nga kryerja e një operacioni. një faqe përpara ose prapa(Page Up dhe Page Down). Funksioni i tyre mund të ndryshojë prej aplikacioni në tjetrin. optical mouse • Ne vend te sferës ka burimin e dritës dhe kamerën e vogël • Ne baze te ndryshimit te pamjes te incizuar te rrafshit. Bashkim Baxhaku Informatika . Tasti Shift për shkrimin e shkronjës se madhe dhe shenjës se dyte ne tastierë dhe tasti Caps Lock përdoren për të kaluar ne mënyrën e shkrimit nga shkronjat e vogla në të mëdha. cursor) ne ekranin e monitorit dhe dhënien e komandave me shtypje ne njërin buton te miut Mënyra e rëndomtë e përdorimit te miut ̶ ç’vendosja neper sipërfaqe te rrafshët dhe shtypja ne buton ne pjesën e epërme te miut Lidhja e miut me llogaritësin • Me përçues (lidhja serike) me lidhësen ne konektorin e veçantë • Pa përçues (me IR ose radiovale) Miu optik . Tastet Ctrl. Taste të këtij grupi janë edhe tastet Enter. mouse) është pajisja treguese • Shërben për lëvizjen e treguesit (angl. Përdoren për inicimin e shpejtë të operacioneve më të shpeshta të aplikacioneve dhe anashkalimin e menysë ose operacioneve me mi. miu përcakton ç’vendosjen .Dr. ndodhen mbi tastet e shkronjave. Përdoren më së shpeshti për lëvizje në kuadër të dokumentit.

ka pru deri te zhvillimi i hovshëm dhe aplikimi i pllakave grafike • Llogaritëset ne te cilët te dhënat futen me ndihmën e lapsit kanë pllakën grafike te ndërtuara ne ekranin e monitorit duke krijua me te një tërësi . penbased computer). ne vend te tastierës. dhe ka pamjen e miut te kthyer ne anën e kundërt • Sfera lëvizëse (angl. cursor) ne ekranin e monitorit dhe dhënien e urdhrave me shtypje ne butona (te njëjtin veprim si miu) • I nevojitet me pak hapësire ne sipërfaqen punuese prej miut dhe është e përshtatshme për llogaritëset bartës • Disa shfrytëzues punojnë me lehte me sferën lëvizëse se sa me miun • Me sferën lëvizëse mundet me precize te ç’vendoset treguesi ne ekranin e monitorit. trackball) është pajisje treguese me forme te miut te kthyer ne anën e kundërt • Shërben për lëvizjen e treguesit (angl. tablet. pajisja me e përshtatshme për këtë qellim është pllaka grafike (ang. te dhënat mund te futen edhe me laps (ang. trackball) vepron ne mënyrë te njëjte si miu.Pajisjet 13 SFERA LËVIZËSE Sfera lëvizëse (ang.Dr. dhe është posaçërisht e dobishme kur nuk ka sipërfaqe te mjaftueshme punuese • Është shume me e kushtueshme se miu PLLAKA GRAFIKE Ndërtimi i vizatimeve me ndihmën e llogaritësit është njëra prej fushave te rëndësishme te aplikimit. digitizing tablet) • Paraqitja e llogaritëseve ne te cilët. Bashkim Baxhaku Informatika .

informatat turistike etj. joystick) është pajisje treguese. Për shkak te përdorimit te lehte dhe sigurt.ç'vendosen ne hapësirë ne boten reale ose virtuale: automjetet.) .Pajisjet 14 DORËZA PËR UDHËHEQJE • Doreza për udhëheqje (ang. cursor) ose objekteve te tjerë ne sipërfaqen e monitorit dhe dhenien e urdhrave me shtypjen ne butona • Është e përshtatshme kur me llogaritës udhëhiqet me objektet te cilët lëvizin . dhe shërben për lëvizjen e treguesit (angl. • Përdorim me te madh ka gjet te lojnat llogaritëse dhe automateve për argëtim Ne dorëz janë disa butona me te cilat llogaritësit mund te përcillen komandat Përbehet nga doreza qe mbahet ne dorë dhe mund te lëvizë ne te gjitha drejtimet dhe shtëpizës ku janë vendosur transformuesit te lëvizjes ne madhësi elektrike EKRANI I NDJESHËM NE KONTAKT Ekrani i ndjeshëm ne kontakt (ang. ekrani ndjeshëm ne kontakt është i përshtatshëm për sistemet informatikë publike (bankat. ashensorët etj. Bashkim Baxhaku Informatika . stacionet. touch screen) është sipërfaqja e monitorit qe ka vetin qe te identifikoj vendin ku është prekur Me afrimin ose me kontaktin e gishtit ne vendin e shënuar te sipërfaqes i jepet udhëzimi llogaritësit. transportuesit.Dr.

charge coupled devices) Rezolucioni i skanerit është mundësia e skanerit te ndaje dy pika te afërta te fotos Shprehet ne njësinë dpi (ang. përdoret vetëm për punët e thjeshta ose për përdorim te veçantë (p. dhe atë ne atë mënyre qe tensioni i rrymës është proporcional me fortësinë e dritës • Senzoret janë rëndomtë tërësi gjysmëpërçues te integruar te ndjeshëm ne dritë. Bashkim Baxhaku Informatika .sh. lexuesi i kodit vijë) . skaneri nuk kërkon kopjimin e vizatimit por është ne gjendje qe vizatimin drejtpërdrejt të shndërroj ne madhësi elektrike te përshtatshme për llogaritësin • Një pike e fotos (vizatimit) ndriçohet • Rrezja e rikthyer me ndihmën e sistemit te pasqyrave dhe thjerrave bihet deri te shndërruesi i dritës ne madhësi elektrike • Ne varshmëri nga intensiteti dhe ngjyra e dritës skaneri i dërgon llogaritësit shënimet për atë pikë • Përsëritja behet për çdo pikë te fotos (kjo metodë emërtohet skanim) • Senzori e transferon dritën ne rrymë elektrike. te llojit CCD (ang.Pajisjet 15 SKANERI (ang. scanner) është pajisje hyrëse te llogaritësit me destinim për futjen e drejtpërdrejt te vizatimeve dhe fotove ne llogaritës Për ndryshim nga miu. dots per inch).m. pllaka grafike dhe lapsi elektronik. d.sipërfaqësor • Skaneri rrotullues • Skaneri për format reliefë Skaneri i dorës Rezolucioni relativist të vogël dhe dimensione te vogla te leximit.Dr.th. Pika ne një inç Rezolucioni i skanerit është njëra prej karakteristikave me rëndësi gjate vlerësimit te kualitetit te tij (600 dpi deri 5000 dpi) Llojet e skanerëve • Skaneri i dorës • Skaneri ne tavoline .

flatbed scanner) është lloji me i përhapur i skanerëve.Pajisjet 16 Skaneri ne tavoline – sipërfaqësor Skaneri ne tavolinë – sipërfaqësor (angl.Dr. Bashkim Baxhaku Informatika . atë e ruan ne memorien prej se cilës mund te bartë ne llogaritës ose ne shtypës • Fotoaparati digjital ne vend te filmit ka transferuesin CCD • E dhënë e rëndësishme është numri i pikave (angl. i cili e përcakton kualitetin e fotoaparatit digjital . Skaneri rrotullues Skaneri rrotullues përdoret për përdorim profesional ku kërkohet rezolucion dhe kualitet te madh Skaneri për format reliefë Me skanerin për format reliefë mund te skanohen objektet tredimensionale Fotoaparati digjital Qëllimi. pixel) te CCD transferuesi. pamja dhe mënyra e përdorimit është i njëjtë si te aparati i rëndomtë Ne vend qe foton ta ruaje ne film.