Islami dhe ambienti Hamza Massimiliano Boccolini Përktheu Ardit Kraja Tashmë prej kohësh madje edhe në vendet

e lindjes së mesme ose më në përgjithësi në të gjithë botën arabo-islamike flitet për problemin e ndotjes atmosferike. Përparimi i degjenerimit të tokës, progresi industrial i disa vendeve dhe shfrytëzimi intensivë i burimeve natyrale pa asnjë tutelë për ambientin përbën seriozisht një rrezik për ekuilibrin ambiental të këtyre rajoneve, por në traditën e këtyre vendeve si ka lindur sensibiliteti për sa i përket ambientit dhe faunës? Mënyra më korrekte për studimin e raportit të islamit me ambientin është ai i analizimit të burimeve të kësaj feje që janë Kur’ani dhe Sunneti, çka do të thotë tradita profetike e Muhammedit. Vetëm përmes këtyre burimeve ne mund të mësojmë faktet fetare të nevojshme për të kuptuar cilat janë principet që rregullojnë jetën e myslimanit mbi këtë argument. “A e shihni ujin që po e pini? A ju e lëshoni atë prej reve, apo Ne jemi që e lëshojmë? Sikur Ne të dëshirojmë, e bëjmë atë të njelmët, përse nuk falënderoni?” [Sura Uakia: 6870] Kështu Zoti përmes Kur’anit i kërkon llogari njerëzve për sjelljet e tyre dhe përdor metaforën e ujit si burim i jetës për të gjithë qeniet e gjalla na ndihmon të reflektojmë mbi sjelljen tonë në lidhje me të, dhe në lidhje me natyrën që na rrethon. Në optikën islame njeriu është përfaqësues i Zotit mbi tokë dhe është krijesa më e rëndësishme e universit. Në fakt ne shohim në Kur’an: “"Unë po krijoj (po përcaktoj) në tokë një zëvendës"![Sura Bekare: 30] Të gjitha gjërat që ndodhen në univers janë vendosur në dispozicion të njeriut: “Dhe për ju nënshtroi gjithë ç'ka në qiej dhe ç'ka në tokë, njëmend për njerëzit që mendojnë thellë, në to ekzistojnë argumente”. [Sura Xhathije: 13] dhe “Nga kafshët (shtëpiake krijoi) edhe aso për ngarkim (për hipje) dhe aso, prodhimi i të cilave përdoret për shtrojë (leshi i tyre ose për therrje). Hani nga ajo që All-llahu ju dhuroi..”[Sura En’am: 142] Kjo megjithatë nuk do të thotë që njeriu mund ta përdor sipas pëlqimit të tij natyrën, e as që mund ta dhunojë dhe ta ndot. Sundimi mbi kafshët dhe i gjithë asaj që është mbi tokë dhe në qiej është një dhuratë e Zotit ndaj njeriut, një dhuratë që duhet respektuar dhe ruajtur. “Mos bëni çrregullime në tokë pas rregullimit të saj (me të ardhur të pejgamberëve) dhe lutnie Atë duke pasur frikë (dënimin) dhe duke shpresuar (mëshirën). S'ka dyshim se mëshira e All-llahut është pranë atyre të mirëve. Ai është që i lëshon erërat si myzhde pranë mëshirës (shiut) së Tij. E kur ato (erërat) bartin re të mëdha mbi, ne i sjellim mbi një tokë të vdekur dhe lëshojmë në të ujin (shiun), dhe me të (me ujin) nxjerrim të gjithë frutat. Kështu i nxjerrim (i ngjallim) të vdekurit, ashtu që të përkujtoni (fuqinë e Zotit)”. [Sura Araf: 56-57] Fatkeqësitë ekologjike janë për islamin fryt i mosbindjes ndaj ligjeve të Zotit dhe godasin të gjithë njerëzit. Progresi material i ndarë prej frikës ndaj Zotit vë në duart e njerëzve

instrumente të rrezikshme shkatërruese për vetë njerëzimin dhe vendbanimin e tij; por siç na e kujton edhe Kur’ani do të jetë vetë njeriu ai që do t’i “shijojë” rrjedhojat pasuese. “Për shkak të veprave (të këqija) të njerëzve, janë shfaqur në tokë e në det të zeza (bela, skamje, katastrofa, humbje e bereqetit etj.), e për ta përjetuar ata një pjesë të asaj të keqeje që e bënë, ashtu që tërhiqen (nga të këqijat)”. [Sura Rum: 41] Agrikultura Tema e rëndësishme që do të na ndihmojë për të kuptuar lidhjen midis islamit dhe ambientit është ai i agrikulturës. Kjo në fakt është gjithmonë e vlerësuar dhe promovuar në traditën e Profetit Muhammed, kështu siç e shpjegon një nga më të urtët e historisë së islamit, Ibën Tejmija në shkrimet e tij rreth ekonomisë. Shumë shpesh islami mbahet si vetëm feja e tregtarëve që nuk ka vëmendjen e duhur për agrikulturën dhe për jetën joshtegtare. Kjo është e dukshme që është fallse sepse mesazhi islam është një mesazh universal. E kështu akti i mbledhjes së një peme konsiderohet si një akt me vlerë. I dërguari i Zotit, paqja dhe bekimet qofshin mbi të, ka thënë përsa i përket kësaj: “Kurrë një mysliman nuk mbledh një peme nga e cila të mos marrë shpërblimin sikur të ishte një sadaka ( një bamirësi), ajo që ha nga kjo pemë është një sadaka, ajo që vidhet nga kjo pemë është sadaka, ajo që kafshët hanë dhe ajo që zogjtë hanë nga kjo pemë është një sadaka. Pema nuk është për të një humbje por është për të një sadaka”. Mbjellja e një peme dhe të ushqyerit nga frutet e saja të një qenie të gjallë është një çështje po aq e rëndësishme për një mysliman, sesa rigjallërimi i jetës së natyrës që do të thotë vlerësim dhe ruajtje ndaj asaj që na ka dhuruar Zoti. I dërguari i Zotit, paqja dhe bekimet qofshin mbi të, thotë gjithashtu: “Kush mbjellë një pemë dhe ka patur durimin për ta kultivuar dhe e ka ndjekur derisa jep frutet e saja do të ketë për çdo person që vjel këto frute një shpërblim (në botën tjetër)”. Ose: “Cilido njeri i cili mbjellë një filiz Zoti do ta shpërblejë në mënyrë të barabartë atij që ky filiz do të prodhojë”. Islami inkurajon njeriun të kujdeset për tokat e braktisura duke shpjeguar për kultivimin dhe rigjallërimin e tyre, sipas thënies së Muhammedit, paqja dhe bekimet qofshin mbi të: “E drejta origjinale e pronësisë së tokës është e Zotit, e Profetit të Tij e pastaj e juaja. Kushdo që i ringjallë tokat e harruara dhe të braktisura ka të drejtën t’i marrë si pronësi të tijat”. Umar Ibën Katabi, Halifi i dytë i islamit dhe shok i Profetit Muhammed, paqja dhe bekimet qofshin mbi të, i ashtu quajtur edhe si Princi i besimtarëve, duke u mbështetur në këto thënie të Profetit ka thënë: “Kush e ringjallë tokën e braktisur si rrjedhojë bëhet pronari. Nëse dikush ka kaluar pa e kultivuar tokën për tre vjet, në atë moment që dikush tjetër e kultivon dhe e rigjallëron, ky i fundit bëhet pronari”. Kafshët në islam

Përsa i përket raportit ndërmjet myslimanit e krijesave jo njerëzore që na rrethojnë, mund të shohim mirë që si në Kur’an ashtu edhe në thëniet e Profeti Muhammed, paqja dhe bekimet qofshin mbi të, ashtu edhe respekti dhe mëshira që ligji islam ka për këto krijesa të Zotit. Duhet të thuhet që vëzhgimi i sjelljes së kafshëve të egra dhe zogjve ka qenë një preokupim i përhershëm i beduinëve të Arabisë, një studioz islam i zoologjisë me emrin Xhahiz (m. 868) ka lënë në fakt një traktat për zbutjen e kafshëve. Por ne shohim që Kur’ani thotë këtë: “...nuk e di për All-llahun se Atij i lutet kush është në qiej e tokë, madje edhe shpezët krahhapura. Të gjithë e dinë dhe janë të udhëzuar për lutje ndaj Tij dhe për madhërimin e Tij. All-llahu e di ç'punojnë ata”. [Sura Nur: 41] E rëndësishme për myslimanin është jetesa në harmoni me natyrën dhe me kafshët që e popullojnë. Sepse ai është i ndërgjegjshëm se të gjitha krijesat do t’i kthehen Zotit. “Nuk ka asnjë gjallesë në tokë dhe as shpendë që fluturojnë me dy krahë e që nuk janë të ndara në grupe (të ndryshme), sikurse edhe ju (Zoti i krijoi, i pajisi si juve). Asgjë nuk kemi lënë pas dore nga evidenca. Më në fund te Zoti i tyre do të tubohen”. [Sura En’am: 38] Si duhet t’i trajtojë besimtari kafshët? Për myslimanin pjesa më e madhe e kafshëve janë krijesa të denja për respekt dhe dhembshuri. Ai ka dhembshuri për to sepse Zoti i ka treguar atyre dhuntinë e Tij, e mban këtë sjelje ndaj tyre. Ai i jep atyre të hanë dhe të pinë kurdo që kanë nevojë. Profeti Muhammed, paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të, në fakt ka thënë: “Zoti e shpërblen këdo që bën mirë ndaj një krijese të gjallë”. Përsëri: “Kush nuk ka dhembshuri për të tjerët nuk do të ketë dhembshurinë e Zotit. Bëhuni të mëshirshëm me qeniet e gjalla, Zoti do t’i trajtojë në të njëjtën mënyrë”. Muslimani ka mëshirë për kafshët për shkak të rekomandimit të Profetit Muhammed, paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të. Një ditë kur po shihte disa njerëz që qëllonin kundër një zogu të lidhur ai u tha: “Qoftë i mallkuar kushdo që përdor si shënjestër një qenie të gjallë”. Duke parë një zog që rrotullohej rrotull duke kërkuar të vegjlit e saj që i ishin marrë nga foleja. Profeti tha: “Kush e ka zemëruar këtë zog dhe ja ka marrë të vegjlit? Rivendosini në fole!” Ka shumë raste të tjera që mund t’i sjellim nga Kur’ani dhe Sunneti (thëniet e Profetit), mjafton të mendojmë që nga 114 kapituj në Kur’an (ose sure) shtatë mbajnë emrin e kafshëve ose mendoni që meditimi i natyrës dhe perfektësisë së saj të madhe dhe bukurisë është e rekomanduar shumë nga Zoti sepse është instrumenti që mund të jap kuptimin e madhështisë dhe perfektësisë së Krijuesit të saj. Ne mund të themi që të gjitha

normat islame e ftojnë njeriun për ta respektuar ambientin dhe qeniet e tjera të gjalla. Le të shikojmë një shembull për rregullat e prerjes së kafshës, që janë kritikuar vitin e kaluar me rastin e Festës së Adhas (Kurban Bajramit) sepse dukeshin si shumë të pamëshirshme. Epo megjithatë përgatitja e kafshës dhe vrasjes së saj duhet të bëhen në mënyrë që mos t’i shkaktohet asnjë gjendje shqetësimi ose vuajtjeje. Në fakt Profeti Muhammed, paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të, ka thënë: “Zoti ka urdhëruar këndshmërinë ndaj çdo gjëje. Nëse duhet të vrisni (një kafshë për të ngrënë) bëjeni sipas mënyrës më të mirë dhe nëse duhet ta preni bëjeni në mënyrën më të mirë duke ja futur thikën dhe relaksuar kafshën”. Duhet t’i shmangemi shtypjes së kafshëve, si privimit të ushqimit, rrahjes, ngarkimit më shumë se ata e kanë kapacitetin për të mbajtur, dëmtimit dhe djegies. Islami në fakt e ka ndaluar burgosjen dhe lënien pa ngrënë të kafshëve. Profeti, paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të, ka thënë: “Një grua ka merituar xhehenemin për shkak që një maceje që e kishte kyçur dhe kishe ngordhur. Nuk e ka ushqyer dhe as që e ka lënë të ikë në ndonjë mënyrë që mund të kishte ngrënë ndonjë kafshë në tokë”. Duke kaluar afër një foleje milingonash që po digjej Profeti, paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të, ka thënë: “Vetëm Krijuesi i zjarrit ka të drejtë për të ndëshkuar me zjarr”. Për më tepër është e ndaluar për ta përdorur si tapetë apo si shalë për kalërim lëkurën e leopardit. Nga një traditë autentike të Profetit ndaloi përdorimin e lëkurave të kafshëve të egra. Por është e lejuar vrasja e kafshëve të rrezikshme, si qenit të tërbuar, ujkut, gjarprit, akrepit, mijëve dhe të ngjashmëve. Është e mundshme, nëse është e nevojshme t’i stampohet veshi kafshëve. Asnjë kafshë me përjashtim deveve, dykëmbëshe apo katërkëmbëshe nuk mund të stampohet me hekurin e nxehtë. Duke parë një gomar të stampuar mbi fytyrë Profeti ka thënë: “Qoftë mallkuar ai i cili e ka stampuar në fytyrë”. Kafshët nuk duhet të përdoren në asnjë mënyrë, për asnjë motiv dhe rast që pastaj do tw rezultojë me neglizhimin e detyrave fetare, as objekt i dëfrimeve që i largon nga përkujtimi i Zotit. Kur’ani thotë: “O besimtarë! Të mos ju tërheqin vëmendjen ndaj përkujtimit të Zotit as fëmijët dhe as pasuritë”. Këto nuk janë veçse disa shembuj të sjelljes që myslimani duhet të vështrojë përsa i përket kafshëve dhe natyrës për kënaqësinë e Zotit, kënaqur Profetin dhe përshtatur recetës së islamit, e cila është plotë me dhunti dhe dhembshuri si ndaj kafshëve ashtu edhe ndaj njerëzve. Përmes këtij kërkimi të vargjeve të Kur’anit dhe thënieve të Profetit Muhammed, paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të, mundëm të thellojmë lidhjen që ndërvepron midis islamit dhe sjelljes që çdo mysliman duhet të ketë për ruajtjen e ambientit, respektimit të natyrës, harmonizimit me krijesat e tjera dhe impenjimit që çdo besimtarë duhet të bëjë

për punimin e kultivimit dhe rigjallërimit të tokës së harruar dhe të braktisur. Kjo panoramë e shkurtër na ka lejuar për të kuptuar si kjo fe e hershme rreth 1500 vjet është gjithmonë sensibël ndaj këtyre tematikave dhe ka patur gjithmonë si objektiv themelorë ekuilibrin njeri-natyrë, sepse vetëm përmes shenjave të natyrës njeriu mund të njoh madhështinë e Zotit.

Sign up to vote on this title
UsefulNot useful