Kënaqësia është antidota e ankthit Dr.

Hasan Shemsi Përktheu Ardit Kraja Psikologët gjurmojnë pjesën më të madhe të shqetësimeve dhe anktheve tek mungesa e kënaqësisë. Shkaktarët e kësaj sindromë të mungesës së kënaqësisë janë të pafundme, askush nuk mund të ketë gjithmonë atë që dëshiron por nëse e gjen atë, ai ndoshta nuk mund të ndjejë satisfaksionin e pritshëm. Jo vetëm aq, por edhe kur ai e gjen atë çfarë do, ai vazhdon të mbajë ndjenja frike dhe shqetësime që këto përfitime mund t’i rrëshqasin nga dora e tij. Kështu ankthi qoftë natyral ose patologjik, është një fakt i jetës. Ankthi natyral, gjithashtu, i quajtur si ankthi i shëndetshëm, është esencial për jetën ose për të qenë me specifik është e pakuptimtë pa të sepse kur na mungon ky lloj ankthi, ne hymë në plogështi shpirtërore dhe emocionale. Jeta, për të qenë të sigurtë, është plot me shqetësime, vështirësi marrëdhëniesh, papërshtatshmëri pune, shtysa e shokëve, stresi nga mospërmbushja e dëshirave, vuajtjet, ti vëja emrin. Të gjitha këto janë situata që mbjellin shqetësimin në zemër, ato mund të shkaktojnë pagjumësi, mungesë oreksi, shpërthim në më të voglin ngacmim. Por atëhere vjen një kohë kur këto ndjenja shqetësimi largohen dhe ne lahemi edhe një herë në pishinën e ftohtë të qetësisë dhe satisfaksionit, për të bërë më të mirën që të kemi relaksim përpara se shqetësimi të na sulmojë prapë – mirësevini në jetë! Ankthi patologjik, ne anën tjetër është i paqartë dhe rishtues sepse derivohet nga frika, frika nga ndonjë gjë indefinitive. Viktima e kësaj gjendjeje fillon të ketë tension të lartë takikardia dhe ndjehet sikur diçka brenda tij plot hov përmbyset dhe shpejt ai ose ajo fillon t bëhet histerik midis kësaj dhe asaj klinike duke ju ankuar doktorëve për dhimbje koke etj... Ende qëndron që ankesat e tij nuk kanë baza organike ndryshe nga kjo ato janë të rrënjosura në shkaqet joorganike si shqetësimi, frika dhe paaftësia për t’ju adaptuar jetës. Tani, çfarë duhet të bëjë një mysliman përballë gjithë kësaj? Profeti salallahu alejhis ua selam ka thënë: “Mos lejoni që preokupimet e dynjasë t’ju shtypin sepse kushdo që e bën këtë jetë preokupimin e tij kryesorë, Allahu do t’ia shtojë atij preokupimet dhe do të sjellë varfëri përpara syve të tij dhe kushdo që e bën Ahiretin preokupimin e tij më të madh, Allahu do t’ia rregullojë punët e tij dhe do të fus kënaqësi në zemrën e tij. Kushdo që i kthehet Allahut me gjithë zemër, Allahu do t’ia kthejë zemrat e robërve të Tij drejt Atij (me dashuri dhe dhembshuri)”. [Bejhaki] Kjo këshillë nënkupton futjen e qetësisë në zemër dhe për të ç’rrënjosur nga ajo pakënaqësisë dhe dëshirën për gjëra materiale.

Gjithashtu, lista e rekomanduar për antidotat e ankthit përfshijnë pranimin dhe nënshtrimin ndaj vullnetit të Allahut, duke shpresuar për shpërblimin e Allahut dhe duke besuar me vendosmëri që ndihma edhe çlirimi i Tij janë afër. Të pakënaqurit nuk mund të shijojnë lumturinë sepse ata janë të hapur pas dëshpërimit. Por ata të cilët e kanë besimin e fortë në dritën e sigurisë dhe shpresë. Ata besojnë në Allahun dhe janë gjithmonë të qetësuar sepse ata e dinë: “Nuk ndodh asnjë fatkeqësi në tokë e as në trupin tuaj, e që të mos jetë në shënime (libër - Levhi Mahfudh) para se të ngjajë ajo, e kjo për All-llahun është lehtë. Ashtu që të mos dëshproheni tepër për atë që u ka kaluar, e as të mos gëzoheni tepër me atë që Ai u ka dhënë, pse All-llahu nuk e do asnjë arrogant që u lavdërohet të tjerëve”. [Sura Hadid: 2223]

Sign up to vote on this title
UsefulNot useful