Punim Seminarik Lënda: Politikat e Mirëqenies Sociale Tema: Kushtetuta e Kosovës dhe Mirëqenia Sociale (Konventa Ekonomike, Kulturë

, Rini dhe Sport)
Ligjëruësi: Armen Mustafa Studentet: Katrina Rexha Valjeta Dobroshi Emine Kovaqi Besiana Kusari Ema Domi

Q’ËSHTË KUSHTETUTA?

Kushtetuta është akti me i larte i një shteti. Ajo është gjithashtu një marrëveshje ne mes qytetareve dhe udhëheqësve te tyre qeveritare.

Mu për shkak te faktit se kushtetuta shërben si baze për organizimin e çështjeve te të gjithë qytetareve, asaj i është dhenë status i veçante, suprem. Për rrjedhoje, çdo ligj apo akt administrativ, sipas përkufizimit, është i pavlefshëm për aq sa te mos jete ne përputhje me kushtetutën. Me ketë epërsi është menduar qe kushtetuta te vendoset jashtë sferës se politikes.

SI MBROHEN TE DREJTAT E NJERIUT ME KUSHTETUTË

Ajo duhet t'i përmbahet se drejtës ndërkombëtare mbi te' drejtat e njeriut, duke ruajtur parimet baze, te njohura me traktatet dhe konventat ndërkombëtare, mbi te drejtat e njeriut. Këto instrumente ne mënyrë te veçante ndalojnë diskriminimin ne baze te racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, religjionit, mendimit politik, prejardhjes kombëtare apo sociale, lidhjes me komunitetin, pronës, lindjes apo ndonjë statusi tjetër. Liritë themelore, siç janë liria e te shprehurit e liria e asociimit dhe mbrojtja ndaj çfarëdo ndërhyrjeje te paarsyetuar nga qeveria ne jetën private te qytetareve te saj, gjithashtu konsiderohen te drejta te njeriut.

PSE ESHTE E RENDESISHME VETEQEVERISJA DHE SI TRAJTOHET AJO ME KUSHTETUTE (KUSHTETUTA)?

Kushtetuta duhet te siguroje qe institucionet dhe shërbimet e caktuara ofrohen dhe menaxhohen ne nivel lokal. Këto institucione dhe shërbime përfshijnë, por nuk kufizohen vetëm ne zhvillimin ekonomik lokal, planifikimin urban dhe rural, institucionet arsimore, qendrat për kujdesin e fëmijëve, objektet e kujdesit shëndetësor dhe qendrat sportive. Se bashku, ato përbejnë strukturën fizike dhe qenësinë ose ndjenjën e komunitetit. Ato paraqesin edhe forumet edhe vendtakimet e komunitetit, ku individët mund te marrin pjese ne procesin e vendimmarrjes.

Mirqenia Sociale

Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale: është përgjegjëse e gjithmbarshme për organizimin e ofrimit të shërbimeve sociale dhe familjare në Kosovë dhe siguron që të gjithë banorët e Kosovës të kenë qasje të barabartë në shërbimet sociale dhe familjare pa asnjë dallim, siç është raca, përkatësia etnike, gjinia, gjuha, religjioni, mendimi politik, origjina kombëtare ose sociale, pasuria, lindja ose diçka tjetër.

Ministria është përgjegjëse për zhvillimin e politikave dhe përgatitjen e planeve strategjike për ofrimin e shërbimeve sociale dhe familjare për popullatën e Kosovës, të sigurojë zbatimin sipas standardeve të duhura të këtyre politikave dhe planeve strategjike nga ana e komunave dhe organizatave të tjera që ofrojnë shërbime sociale dhe familjare, si edhe për kornizën rregullatore të shërbimeve sociale dhe familjare dhe koordinon aktivitetet e agjencive ndërkombëtare e qeveritare dhe të organizatave joqeveritare në mënyrë që të promovojë zhvillimin dhe zbatimin koherent të politikave të mirëqenies sociale, të inkurajojë pjesëmarrjen e komunitetit dhe zhvillimin e iniciativave dhe aktiviteteve të komunitetit në lidhje me mirëqenien sociale.

Roli i departamentit të Mirëqenies Sociale

Departamenti bashkëpunon me Institutin e Politikës Sociale dhe me Këshillin e Përgjithshëm për Shërbime Sociale dhe Familjare, me komunat, rrethet akademike, ministritë dhe me palët e tjera të interesuara për ruajtjen e nivelit dhe përparimin e shërbimeve sociale dhe familjare. Në emër të Ministrisë, Departamenti i Mirëqenies Sociale është përgjegjës për drejtimin dhe mbikëqyrjen e të gjitha funksioneve operative të përcaktuara me këtë ligj:
a. përgatitjen e udhëzimeve administrative, urdhëresave dhe udhëzimeve në lidhje me ofrimin e shërbimeve sociale dhe familjare; b. nxjerrjen e udhëzimeve në lidhje me standardet e nivelit të shërbimeve që duhet të plotësohen nga ofruesit e shërbimeve sociale dhe familjare; c. zhvillimin e inspektimeve të shërbimeve sociale dhe familjare;


  

   

d. shqyrtimin e raporteve vjetore të drejtorive përkatëse komunale dhe miratimin e planeve vjetore të punës së tyre; e. miratimin e themelimit të objekteve rezidenciale për përkujdesje nga ana e ofruesve të shërbimeve sociale dhe familjare; f. marrjen e përgjegjësisë së menaxhimit të drejtpërdrejtë të shërbimeve sociale dhe familjare në rastet kur komuna dështon në vazhdimësi dhe në mënyrë serioze që të plotësojë standardet e pranueshme për kryerjen e shërbimeve; g. dhënien e udhëzimeve në lidhje me parashtrimin e kërkesave për urdhër kujdestarie para gjykatave, të cilat kanë të bëjnë me fëmijët dhe të rriturit e rrezikuar; h. në raste të veçanta, mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të rasteve të shërbimeve sociale dhe familjare; i. themelimin dhe koordinimin e panelit për vendosjen e fëmijëve në strehim familjar ose për adoptim; j. zhvillimin e procedurës së ankesave në lidhje me shërbimet sociale dhe familjare; k. çdo formë të re të mbrojtjes që nuk është përfshirë në këtë ligj.

Situata social - ekonomike e vendit

. Kosova, me pozitën qendrore në Gadishullin Ballkanik, me burimet ekonomike e njerëzore, me lidhjet e shumta me vendet përreth, mundëson zhvillimin ekonomik e social duke ruajtur strukturën multietnike, dhe synon integrimin euroatlantik. Megjithatë Kosova sot, ballafaqohet me sfida të mëdha ekonomike dhe sociale. Kosova është një nga vendet ekonomikisht me te varfra te Evropës, ku te ardhurat për fryme vlerësohen të jenë: - Niveli i papunësisë është shumë i lartë (42% në bazë të shifrave të MPMS), kjo si rezultat i një periudhe relativisht të gjatë pa investime dhe i strukturës demografike. Kosova karakterizohet nga një popullsi e re në moshë, ku rreth 50% është nën moshën 24 vjeç dhe vetëm 8% e saj është mbi moshën 64 vjeç. - Këta tregues të ulët social ekonomik, ilustrojnë kontradiktat zhvillimore të vendit të cilat kanë gjeneruar jo vetëm probleme ekonomike dhe sociale por edhe probleme që lidhen me krimin e organizuar e veçanërisht me atë të trafikimit me qenie njerëzore.

Departamenti i Sportit

Departamenti i Sportit është themeluar në vitin 2000, në bazë të rregullores së UNMIK-ut.

Që prej themelimit të Departamentit të Sportit janë bërë hapa të mirë në drejtim të zhvillimit të strukturave organizative në shtyllën qeveritare (themelimi i departamenteve komunale për sport), si edhe riformimit të federatave, shoqatave dhe klubeve të sportit. Buxheti i vogël në nivel të Departamentit të Sportit që nga themelimi i tij e deri më sot nuk ka krijuar mundësi për ndërtime të objekteve të reja aq të domosdoshme, dhe si pasojë është dashur të shkohet në renovimin, përmirësimin dhe zgjerimin e infrastrukturës ekzistuese.

Vlen të përmendim këtu se, përkundër buxhetit të vogël Departamenti i Sportit i kushton një kujdes të veçantë infrastrukturës së sportit, duke ndarë rreth 50% të mjeteve të buxhetit total nga gjithsej 8 politika programore sa ka të aprovuara dhe në realizim. Kjo gjendje e vështirëson në masë të madhe ndërkombëtarizimin e sportit të Kosovës.

Kultura

Departamenti i Kulturës harton dhe zbaton politika zhvillimore në fushën e arteve skenike-muzikor, arteve vizuale / pamore, botimeve dhe bibliotekarin sipas standardeve evropiane, duke konsideruar kulturën si një mekanizëm me ndikim të fuqishëm për zhvillimin demokratik të vendit, si dhe për riafirmimin e identitetit kulturor të Kosovës në rajon si pjesë përbërëse e identitetit kulturor evropian. Departamenti i Kulturës mbështet, orienton, koordinon dhe ndjek ecurinë e zbatimit të projekteve kulturore dhe artistike të ideuar nga divizionet dhe sektorët profesionale të saja, në të mirë të intensifikimit, promovimit dhe njohjes së vlerave më përfaqësues të artit dhe kulturës së shkruar të Kosovës, me vendet dhe kulturat e përparuara evropiane dhe botërore.

Departamenti i Kulturës nxitë dhe motivon krijimtarinë artistike të brezit të ri për përfshirjen e tyre në jetën artistike kulturore të Kosovës dhe më gjerë.

Departamenti i Rinis
Departamenti i Rinisë, i cili vepron në kuadër të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka si mision ,, fuqizimin e të rinjve dhe krijimin e mjedisit përkrahës për zhvillimin shoqëror dhe personal të tyre, krijimin e mundësive për promovim, zhvillim dhe pjesëmarrje te të rinjve në jetën aktive shoqërore si dhe ofrimin e shërbimeve të barabarta për të rinjtë, që mundësojnë zhvillimin e shkathtësive jetësore dhe vlerave shoqërore, duke respektuar veçoritë individuale tek të rinjtë. . Për të implementuar programin e Qeverisë në Kosovë,mandate i Ministrisë për sektorin e rinisë është:

(a) Zbaton strategjinë dhe planin e punës për sektorin e rinisë, (b) Kryen një analizë gjithëpërfshirëse të gjendjes së sektorit të rinisë, (c) Identifikon grupe të caktuara të rinisë si dhe zhvillon programe për t’u marrë me nevojat e tyre. Grupet e tilla mund të përshijnë rininë jashtëshkollore, rininë analfabete, rininë e papunësuar, rininë refugjate të kthyer, rininë e droguar, (d) Zhvillon programe për t’i identifikuar dhe për t’iu drejtuar nevojave të femrave të reja; (e) Bashkërendon dhe bashkëpunon me departamentetet e tjera administrative, (f) Nxit formimin e klubeve, grupeve dhe shoqatave rinore në tërë Kosovën dhe në rajon si dhe mbikëqyr zhvillimin e tyre duke inkurajuar vendimmarrjen demokratike dhe pjesëmarrjen dhe konsultimin e gjerë në të gjitha nivelet siç janë klubet, grupet dhe shoqatat, (g) Inkurajon mbështetjen financiare dhe mbështet tjera për sektorin e rinisë në Kosovë (h) Rinisë së Kosovës i ofron të dhëna lidhur me shërbimet dhe programet në dispozicion për t’iu ndihmuar atyre.

Sign up to vote on this title
UsefulNot useful