Kopletim i ligjerates mbi shtetin dhe kombin Literatura: Andrew Heywood (faqe 83 dhe kombi faqe 103) dhe

Philipps Shively Komb-Shteti Eshte koncept : teorik, politik dhe historik qe nenkupton nje nderthurje te nje Shteti si organizate politike dhe te nje Kombi ( individe qe e konsiderojne vehten te afert ndermjet vehtes dhe qe i takojne nje grupi te njejte). Ky nocion Shtet-komb eshte : nocion identitar, (perkatesia e nje grupi), dhe nocion juridik (egzistenca e nje forme te sovraniteti dhe te institucioneve politike dhe administrative, Shteti). Ne mungese te nje koincidence te tille do te flisnim per Shtet multinacional. Shteti Etimologjia : nga latinishtja « status », derivat i foljes « stare » kuptimi i pare i te cilit eshte të qëndrosh ne kembe, Ne kuptim figurativ : pozita Fjala Shtet eshte paraqitur ne fund te shekullit XVe dhe fillim te shekullit XVIe. State (ne gjuhen angleze nenkupton edhe kondicionin (gjendjen e nje personi ) etj ; Sipas Hannah Arendt, fjala vjen nga latinishtja status rei publicae qe nenkupton « forme qeverisje ». Ka edhe nje definicion tjeter te shtetit sipas Max Weber-it, ne vepren e tij ekonomia dhe Shoqeria, ku ai thote se : Shteti eshte « nje ndermarrje politike (institucion politik ) ku kreu i tij institucional revandikon me sukses, ne kuader te

rregullave (normave), monopolin e dhunes fizike legjitime brenda nje teritori te caktuar. Per Weber-in pra nje Shtet mund të jete ndermarrje politike e tipit institucional vetem nese struktura e tij administrative arritë te jete e vetmja, qe ne menyre direkte ose indirekte (delegim) te rrespektoje ligjet nepermjet ushtrise, drejtesise ose policise. Per Weber-in, sovraniteti eshte rezultat i kapacitetit te Shtetit qe nepermjet aparatit te tij administrativ të arrisë te siguroje monopolin e dhunes fizike dhe simbolike. Një qasje tjeter sociologjike e filozofit/sociologut francez Pierre Bourdieu e definon shtetin si nje organizate qe ka gjithashtu kapacitet per te ushtruar dhunen simbolike mbi qytetaret e saj, ajo qe ai e quan « magjia e shtetit ». Ky nocion lidhet me kapacitetin e shtetit per ti karakterizuar qytetaret e tij, nepermjet evidentimit te tyre (numrit te identitetit) ose nepermjet gjykatave duke i deklaruar ata fajtor ose te pafajshim.

Ligjerata a Trete : Format e Shtetit : Shteti Unitar/Shteti federal Shteti Federal dhe Unitar Shteti federal ose federata vjen nga latinishtja foedus qe do te thotë aleancë dhe eshte zakonisht shtet sovran i perbere nga disa entitete autonome qe kane nje qeveri te perbashket federale. Statusi i ketyre entiteteve eshte zakonisht i garantuar nga Kushtetutat e ketyre shteteve dhe nuk mund te vihet ne pyetje nga nje vendim unilateral i qeverise qendrore. Forma e qeverisë së Shtetit federal ose struktura kushtetuese quhet federalizem.

Federalizmi eshte nje teresi shtetesh qe jane bashkuar dhe te cilat kane nje lloj autonomie duke pranuar nje autoritete te larte te perbashket. Federatat mund te jene multietnike ose te perfshijne teritore te gjera (jo gjithmone). Federatat krijohen zakonisht me marreveshje te bazuar mbi interesin e perbashket ndermjet disa shteteve te pamvarura. Shtetet që e perbejne federaten konsiderohen ne njefar menyre si sovrane sepse disa kompetenca jane te rezervuara per to dhe nuk mund te ushtrohen nga qeverite qendrore. Megjithate, nje federate eshte me shume se nje aleance shtetesh te pavarura. Shtetet qe perbejne nje federate nuk kane zakonisht asnje lloj pushteti persa u perket politikave te jashtme dhe nuk kan status shtetror te pavarur ne kuptim te se drejtes nderkombetare. Disa federata jane ASIMETRIKE sepse disa shtete kane me shume autonomi se tjerat. Shembull tipik te nje federate te tille edhe Malezia e perbere nga 13 shtete ku dy entitete te kesaj federate Sarawak dhe Sabah kane status te ndryshem nga shtetet tjera te Malezise. Federata rezulton zakonisht nga nje marreveshje inicale ndermjet nje numri shtetesh te ndara. Qëllimi eshte vullneti per te zgjedhur probleme reciproke ose per per te krijuar nje mbrojtje reciproke ose per te krijuar nje Shtet komb. Megjithate, nga nje shtet federal ne tjetrin, sistemi federal mund te ndryshoje. Australia per shembull ka lindur nga vota demokratike e qytetareve te cdo shteti te saj te cilet kane votuar dhe adoptuar me referendum Kushtetuten e Australisë. Tek shtetet federale, ne teori, sovraniteti ndahet ndermjet entiteteve federale dhe shtetit qendror.

Shtetet Unitare Ne disa raste diferencat ndermjet Shteti federal dhe unitar jane shume te vogla. Shumica e shtetve unitare sot, kane nendivizione teritoriale administrative te cilat veteqeverisen. Mirepo, diferenca kryesore eshte se ne krahasim me federaten, Shteti unitar u jep autonomi teritoreve te tij sipas vullnetit te vet, dhe ka mundesi te ja u marre gjithashtu sipas vullnetit te vet ne menyre unilaterale. Eshte e zakonshme te themi se ne esence, tek nje shtet unitarypa marre para sysh statusin e komponentave te tij- i gjithe teritori i tyre perben nje entitet unik dhe sovran ose shtet komb dhe Qeveria e tij qendrore ushtron sovranitetin e tij mbi gjithe teritorin e vet.

Nje shtet unitar mund te jete i
a) b)

Centralizuar decentralizuar ose i

c) regjionalizuar

Definicioni i shtetit unitar Karakteristike e shtetit unitar eshte se ai ka vetem nje aparat shteteror plotesisht kompetent mbi te gjithe teritorin e tij- si ne plan politik asht edhe juridik. Ne teori, shteti unitar mendohet si me i centralizuar se ai federal dhe Brenda ketij shteti, sherbimet publike dhe administrata e kolektiviteteve publike infra-shteterore qeveriset nga qendra.

Franca merret si shtet unitar edhe pse nga viti 2003, sipas Kushtetutes, eshte shtet i decentralizuar. Decentralizim ------dekoncentrim (ka per qellim ta zhkarkoje administraten qendrore dhe te krijoje perfaqesues lokal te shtetit per dialog me qytetaret—prefekti eshte personazh qendror qe zbaton politiken e shtetit) Decentralizim nenkupton qe tu jepen kompetenca kolektiviteteve autonome (kolektiviteteve teritoriale sic jane Komunat, Departmentet, Regjionet). Qellimi eshte qe t’u jepet mundesia qytetareve te nje regjioni qe te marrin pjese ne qeverisjen e tyre ne menyre pak a shume autonome. Shtetin unitar e karakterizon fakti se kolektiviteteve u delegohet pushtet (kompetenca decentralizuese) dhe qeverise qendrore i mbetet fjala e fundit.

Rasti i Britanise se Madhe Shtet Unitar edhe pse eshte i perbere nga Skotlanda,Velsi(Wales) dhe Irlanda e Veriut te cilat kane kompetenca autonome. Skotlanda, Wellsi dhe Irlanda e Veriut kane Parlamentet e tyre. Mirepo ajo qe e ben Britanine e Madhe shtet unitar eshte fakti se eshte qeveria qendrore qe u delegon pushtetin ketyre Parlmenteve regjionale dhe mbetet autoritet suprem. Qeverite regjionale nuk kane mundesi qe te kontestojne aktet e Parlamentit qendror dhe pushteti i qeverive te decentralizuara munde te revokohet nga Qeveria qendrore. Per shembull, parlamenti i Irlandes se Veriut eshte suspenduar 4 here dhe kompetencat e tij jane tranferuar tek Zyra e Qeverise Qendrore te Irlandes se Veriut (per shkaqe historike te konfliktit ).

Shtetet unitare te decentralizuara :  Franca pak e decentralizuar (decentralizim teritorial : Regjion, Departament, Komuna)  Irlanda : shtet unitar shume pak i decentralizuar (County dhe Komunat) Shtete unitare te regjionalizuara Spanja (ka ato qe quhen Komunitete Autonome qe jane lloj regjionesh me kompetenca mjaft te gjera)  Italia eshte Shtet unitar shume i regjionalizuar (Komunitete autonome-regjione)  Kina zyrtarisht figuron si « Shtet i unifikuar multinational », mirepo ketyre viteve te fundit eshte decentralizuar dhe ka 4 provinca;

Shtete te cilat kombinojne unitaren dhe federalen: Zvicerra e cila per arsye historike quhet Konfederata Helvetike eshte shtet federal.  Bashkimi Evropian i kombinon keto te dyja per arsue se tri shtyllat institucionale i kombinojne federalen dhe konfederalen (Shtylla e pare Federale, e treta konfederale kurse e dyta i kombinon keto te dyjat)

Konfederata Konfederata eshte union Shtetesh te pavarura te cilat nepermjet traktateve u kane dhene kompetenca disa organeve te perbashketa te caktuara per te kordinuar politikat e tyre, ne nje numer lemishe, pa krijuar nje shtet tjeter te superpozuar ketyre shteteve anetare.

Konfederata rrespekton principin e sovranitetit te shtetit qe eshte pjese e federates kjo madje edhe ne aspekt te se drejtes nderkombetare. Disa konfederata u perngjajne organizatave nderkombetare kurse te tjera u perngjajne me shume federatave. Ne nje tjeter kontekst, fjala konfederate lidhet me sportin ose sindikatat. (konfederata e sindikatave , sportit etj.)

Shtete federale de facto Kemi situate ku diferenca ndermjet shtetve federale dhe shtetev unitare eshte shume konfuze. Nje shtet unitar mund ti perngjaje nje federate ne strukturen e tij. Edhe pse qeveria qendrore e nje shteti unitar ka ate drejte se pakti kushtetuese qe te ja marre autonomine nje regjioni, ne praktike eshte shume veshtire qe politikisht ta beje kete. Regjionet autonome te disa shtetev unitare kane ne shume raste ma shume autonomi se disa entitete te shteteve federale. Per kete themi shpesh se disa shtete unitare jane federata de fakto (jo de jure) Spanja Konsiderohet si shtet federal de facto per faktin se ajo u jep komuniteteve te saj kompetenca veteqeverisje shume me shume sesa disa federata u japin shteteve te tyre. Per parlamentin spanjol, te revokosh (marrish) autonomine regjioneve si Navara, Katalonja ose Regjioni Bask eshte gadi e pamundur politikisht edhe pse teorikisht ajo ka mundesi ta beje ate sipas kushtetues spanjole.

Disa regjione te Spanjes si Regjioni Bask ose Navarra kane nje kontrolle totale te taksave te tyre dhe te shpenzimeve qe behen ne teritorin e tyre. Vetem nje pjese te vogel te ketyre te ardhurave i japin si kontribut per Ushtrine spanjole, per Diplomacine e shtetit qendror dhe politiken makroekonomike. Republika popullollore e kines Ka evoluar drejt nje forme federale de facto edhe pse de jure eshte nje forme shteti unitar.

Rasti i Belgjikes Fedralizmi ne Belgjike eshte vendosur ne vitin 1993. Me pare, Belgjika ka qene unitare edhe pse eshte decentralizuar pas Luftes se Dyte Boterore. Federalizmi belg karakterizohet me faktin se dy lloj entitetesh te federuara ushtrojne kompetencat mbi teritor te njejte. A) Regjionet dhe b) Komunitetet. Komunitetet jane kolektivitete politike federale autonome. Ato jane kompetente ne lemite e arsimit, kultures, shendetsise, ndihmes se personave dhe gjuhes (pervec Brukselit). Regjionet kane kompetenca shume te gjera sa qe i bejne ato gadi shtete te pavarura edhe ne nivel nderkombetar.

Sign up to vote on this title
UsefulNot useful