P. 1
Koha Tjeter Dafina Rexhepi Floriana Garo Xhesika Polo Bleona Qereti Grammy Awards 2013

Koha Tjeter Dafina Rexhepi Floriana Garo Xhesika Polo Bleona Qereti Grammy Awards 2013

|Views: 57|Likes:
Published by Blerand Rexhepi
Koha Tjeter Dafina Rexhepi Floriana Garo Xhesika Polo Bleona Qereti Grammy Awards 2013
Koha Tjeter Dafina Rexhepi Floriana Garo Xhesika Polo Bleona Qereti Grammy Awards 2013

More info:

Published by: Blerand Rexhepi on Feb 16, 2013
Copyright:Attribution Non-commercial
List Price: $0.99 Buy Now

Availability:

Read on Scribd mobile: iPhone, iPad and Android.
See more
See less

02/16/2013

$0.99

USD

pdf

text

original

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

E shtunë, 16 Shkurt 2013

Parakalimi i saj në tapetin e kuq. të mbajtur gjatë kësaj jave në Los Angelos .CYANMAGENTAYELLOWBLACK E shtunë."Edhe unë. Naimi më surprizoi me një komplet "Swarovski". Menjëherë pas pjesëmarrjes në ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve muzikore "Grammy". ajo po i tregon çdo moment! Kjo është këngëtarja Rita Ora. Mihrie Braha ? D ita e Shën Valentinit është një festë mjaft e dashur për këngëtaren Mihrie Braha. ka shkruar Vesa. Rita Ora këndon "live" për të drejtat e LGBT në Londër S uksesi dhe arritjet që ka prekur. Së fundmi. është bërë e ditur se Rita Ora. që i ka kushtuar Bleonës tre faqe hapësirë. Disa festa preferojmë t'i kalojmë në shtëpi. ajo ka gjetur një tjetër formë promovimi si artiste në botën e muzikës në SHBA. akoma nuk ka arritur të depërtojë me këngët e saj në tregun amerikan. Këngëtarja do të ngjitet në skenë për të performuar tre hitet e saj. Bleona ka kohë që është në përgatitje të albumit të saj në gjuhën angleze. Megjithatë. për të cilin la edhe Prishtinën. Mihria nga ana e saj. ajo ka treguar se ndihet vajza më e dashuruar në botë. krye son listën e koncerteve në Angli dhe jashtë saj.I. është mbuluar edhe nga disa media të huaja. 16 Shkurt 2013 II GOSSIP Bleona Qereti pas pjesëmarrjes në "Grammy Awards". Vesës i pëlqen që ta ndajë edhe me fansat e saj përmes rrjeteve sociale. që kanë publikuar fotografitë e këngëtares shqiptare. "Naimi gjithnjë më befason për festa të tilla. duke marrë pjesë në ngjarje të ndryshme artistike atje. ndërkaq në mbrëmje darkuam bashkë në ambientin e ngrohtë familjar. thuhet mes tjerash për këngëtaren. sepse ka të bëjë me dashurinë dhe i kushtohet pikërisht të dashuruarve. Për Shën Valentin i kam dhuruar një kravatë (kollare) bashkë me një palë butonash këmishe dhe mendoj se kjo është një dhuratë simbolike. është kjo festë e cila na sjell shumë dashuri të dyve". të cilin Naimi ia kishte përgatitur bashkë me një surprizë. Kohë më parë. në orët e mbrëmjes. çdo ditë e më shumë po e ndjen veten me fat. "Talenti i Bleonës për të performuar. ku ajo është shumë aktive. është revista "Cercle". ashtu si Naimi jam e kujdesshme në zgjedhjen e dhuratave për festat e ndryshme. Ky do të jetë festivali i parë i këtyre përmasave dedikuar për homoseksualët në Londër. pas rreth një dekade. Shumë herë ka rrëfyer për këtë dashuri. që ju duan vërtetë! Gëzuar Shën Valentinin nga unë . "R. "Edhe për ju do të ketë një zemër një ditë! Mjafton t'i jepni mundësi atyre. Ky festival organizohet në Londër dhe bëhet për të drejtat e komunitetit LGBT apo homoseksualëve. në artikullin me titull ''Për Bleonën". shton ajo. është e para nga artistët që do të prezantohen në "As One In The Park". Vesa Luma: Jam vajza më e dashuruar në botë! Çfarë dhurate mori K a kohë që është në lidhje dashurie me këngëtarin nga Shqipëria Big Basta. këngëtarja Bleona Qereti bëri edhe një tjetër paraqitje mediatike. teksa ka uruar fansat e saj për ditën e të dashuruarve. madje çdo moment të bukur. është i barabartë me bukurinë e saj dhe pasionin për të qenë absolutisht më e mira në atë që bën". Shën Valentin. Së fundmi. i cili është një nga reperat më të njohur. mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve muzikore "Grammy Awards".Bleona. përballë njeriut të saj të zemrës. Kësaj radhe. . Data e këtij eventi është caktuar më 26 maj.P" dhe "How we do". "Hot Right Now". ndërkaq para dy ditësh ajo mori një komplet "Swarovski". Këngëtarja Vesa Luma. e cila sipas mediave britanike. që u përshtatet meshkujve". ka bërë një dhuratë simbolike.vajza më e dashuruar në botë!". e cila në çdo vit për këtë festë merr nga një dhuratë të çmuar nga bashkëshorti i saj Naim Abazi. me të cilin synon të depërtojë në tregun ndërkombëtar të muzikës. ka thënë ajo për "mediat kosovare. e cila vazhdon të jetë e përkushtuar në karrierën e saj ndërkombëtare në muzikë. ajo kishte blerë një kravatë dhe një komplet butonash të këmishës për Naimin. në profilin e saj në "Facebook". për Shën Valentin. ajo kishte marrë një veturë. intervistë për "Cercle" K ëngëtarja Bleona Qereti. duke qëndruar më afër njëri-tjetrit dhe në këtë rast. në fakt Shën Valentini është më i veçuar.

Ndërkaq me anë të një statusi. publikon pesë këngë të reja K ëngëtarja Elvana Gjata. Dhe që nga ajo kohë i riu prishtinas Besart Halimi. Vogëlushi nga Shkupi. nëpërmjet një statusi në "Facebook". femra Floriani dhe Adrian Gaxha. ka publikuar disa fotografi në rrjetet sociale duke nxitur spekulime se mund të ketë kaluar një natë romantike me ndonjë person anonim. Klajdi Haruni. ka falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët e saj. kryeson aktorja kosovare Arta Dobroshi. disa nga vipat tanë i ka gjetur beqarë. të dëshiruar prej kaq kohësh”. Beke Andon. këngëtarët).. ka shkruar këngëtarja në rrjetet sociale. Ajo ka publikuar një fotografi me disa dhurata. pak metra më larg. por të etura për famë. i ka bërë lidhjet me ar- tistet. tregon të kundërt ita e të dashuruarve Shën Valentin. për një mashtrim që sipas saj. është se në këtë klip. festojnë "ikonë" e modës në Berlin ditëlindjen në të njëjtën ditë F Rovena Stefa. Elvana vjen me një look më ndryshe se herët e tjera. N ë mes të javës së modës 2013. sepse e dinë se shikimet e emisionit. Është një baladë e D Dhurata për Shën Valentin e Dafina Zeqirit. shihet edhe një shtrat. Arta Dobroshi. Fatma e Aulona. Por në klipin më të ri “Fake”. Dhe Aldor mashtruesi. Kështu dje. “E emocionuar ju sjell një ëndërr-projekt. I lindur në Shkup. “Faleminderit familjes së madhe THREEDOTS. krahas publikimit të këngëve. që gjithçka të shkojë mirë". lule dhe çokollata. ju që e bëtë të mundur këtë super projekt. me vlerësimet më të larta që mund të marrë një artist. atëherë jepni votën tuaj në këtë link. Këtë gjë ka dëshmuar dhe Dafina Zeqiri. ndërsa tani ai është nën përkujdesje profesionale të Gaxhës. spektaklit "Grammy" dhe "Bafta" kemi edhe festivalin e Filmit në Berlin. Amanda Shahinaj. më 11 shkurt 2000. Evis Mumajesi. sipas informacioneve që kanë publikuar në rrjetet sociale "Facebook" dhe "Twitter". Atij i ishin servirur dy torta me mbishkrimin "Ngjyra e kuqe". sipas votave. ata janë parë duke festuar në njërin nga pub-et e njohura të kryeqytetit kosovar. jo vetëm duke punuar fort. Elvana ka bërë të ditur se të gjitha këto këngë. po i bëhet të gjithë këngëtareve. ai udhëtoi në vende të ndryshme të botës. nuk ka reshtur së kënduari. ndërkaq po në të njëjtën fotografi. që e kishte më 13 shkurt. në ambient familjar. Në listën e aktoreve të preferuara të veshura më mirë në tapetin e kuq deri më tani. ka festuar ditëlindjen më 11 shkurt. Ndërkohë. Elvana shfaqet me një palë syze identike me ato të Rita Orës. Floriani i vogël ka filluar të merret me muzikë në moshë shumë të re. për një mashtrim lorian Beqiri. mos firmosni letra nga Arkiva Sh- D Besart Halimi. do t'u paguajnë atë pak rrogë që marrin. Fillimisht u bë i njohur me këngën "Ndahet zemra në dy pjesë" të Ramadan Krasniqit. për të sharë të gjithë ne. që po "kakarisin" emrat e të gjithë këngëtarëve më të famshëm. "Kolegët e mi këngëtarë. punës së saj si këngëtare. Ndërsa për të gjithë ju që dëshironi që Arta Dobroshi të fitojë. Mirënjohje pafund!!! Proudly walking by your side. i ka sjellë asaj surpriza ndonëse personi në fjalë mbetet akoma anonim. të cilësuara nga ta si ‘’një super dhuratë”. Geni Shahinaj. K ëngëtarja Rovena stefa. Edhe pse i ndan vetëm ndy ditë në datën e ditëlindjes. "Për momentin jam duke realizuar klipin e këngës sime më të re. duke lënë pas emra të personazheve të njohur të kinematografisë. Pra Aldor Nini. 16 Shkurt 2013 III GOSSIP Elvana Gjata pas klipit “Fake”. Ndërkohë. për ditën e të dashuruarve. talenti që sfidon "live"-in në Prishtinë shkruar nga këngëtari Ilir Shaqiri dhe e kompozuar nga Korab Shaqiri. që gjatë ditës së sotme kishte paralajmëruar publikimin e këtyre materialeve të reja muzikore. . dy këngëtarët e super hitit "Ngjyra e kuqe". i cili emocion oi publikun shqiptar me zërin e tij të veçantë në këngën "Ngjyra e kuqe". shampanjë e dhurata. këngëtare dikur në Shqipëri. alë nga "Ethet e së premtes mbrëma". i cili të kushton më së paku 10000 euro. madje edhe me të njëjtin mbishkrim në gjuhë angleze “Cross my heart hope to die. Edhe pse fillimisht u kritikua për kopjen që i bëri Angelina Jolie me fustanin. e cila ka pohuar se është "singel".Flori Mumajesi. këngëve dhe videot tona në "YouTube". vlerëson të jetë gjëja më e mirë që i ka ndodhur. duket se është shumë më e kujdesshme. ku jetojnë shqiptarët. të cilët kanë nënshkruar nën mirëbesim. e cila besoj që së shpejti do të dalë në treg. Ndërkaq. që vijnë përmes. “Max production”. Madje këta të fundit. Çfarë bien në sy. por duke vënë dhe jetën në rrezik. ata kanë vendosur që festën ta bëjnë së bashku në Prish- tinë. I përshtatet shumë kohës aktuale dhe besoj shumë se do të pritet mirë dhe do pëlqehet nga fansat dhe publiku i gjerë. festoi 13 vjetorin e lindjes. ruajuni nga Arkiva Shqip! Ky mashtrues i madh mban me dhunë të drejtat e këngëve tona në "YouTube"! Ai na vjedh duke shfrytëzuar mundin tonë shumëvjeçar.. Që të shkëputesh nga Arkiva Shqip. në gjithçka që ka të bëjë me të ardhurat financiare. se pjesë e axhendës së tij artistike janë edhe mbrëmjet e shpeshta përgjatë javëve. i përdor mjaft mirë këto 2 palaço ( pikërisht se ku e dëgjova ketë fjalë. Andy Gramm. Mbrëmjen e së mërkurës. paralajmëron kolegët e saj. ka publikuar pesë këngë të reja. i surprizuan këngëtarët me tortë. këto ditë që ishte përdorur nga i njëjti klan. Realizimi është bërë nga “Threedots Production”. Aldor Nini vazhdon të sulmojë artistët shqiptarë edhe përmes emisionit "Thumb" në "YouTube" dhe dy marionetave naive. duhet të marrësh avokat gjerman. që të gjithë ne e dimë se është e papërballueshme për artistët shqiptarë. Këngëtarja. dy ditë para ditëlindjes së Adrian Gaxhës.CYANMAGENTAYELLOWBLACK E shtunë. (Krenare që eci pranë jush). titull ky falë të cilit. por duket se dita e të dashuruarve. që në shoqërimin e tyre shiheshin edhe modele të njohura në Kosovë dhe disa fytyra tjera publike në vend. i cili e ndihmon në shkollimin dhe zhvillimin profesional. pas publikimit të videoklipit “Fake”. Adrian Gaxha dhe Florian Beqiri. duke fituar të ardhurat tona. janë të krijuara për t’u performuar në versionin akustik. të paktën. pasi ka hapur një studio të vetën në Kosovë. ai është i pranishëm edhe me krijime të reja. për të mbajtur peng artistët shqiptarë! Prandaj të dashur kolegë. duke shfrytëzuar emrin e motrës së tij Enxhi Nini. Përveç angazhimeve "live" nëpër lokale të ndryshme. stick a needle in my eye”.. Për klipin e ri jam duke bashkëpunuar me djemtë e produksionit "Asha Grafiks" dhe jemi duke punuar shumë. ajo ka marrë më shumë vota. ka lajmëruar kolegët e saj. ka thënë këngëtari për mediat duke rrëfyer.

bëhesh një "star". punë apo në sjellje. gjithmonë arrin të sjellë në vëmendje të gjithë publikut. Po miqve? U besoj miqve të ngushtë me të cilët jam rritur. Unë i vlerësoj më shumë vokalin dhe performancën e mirë me vallëzime sesa zhveshjet dhe provokimet në skenë. Në skenë anoni më shumë nga ekstravaganca. do të pushtojë ekranin e Televizionit Klan. i cili fillimet e tij i ka para formateve të ngjashme të Rai-t apo mediasetit "Ti lascio una canzone" dhe "Io canto".. Si ndihesh kur këndon. natyrisht që në natën e parë është konceptuar mbi bazën e konkurrimit të drejtpërdrejtë. producentët mendojnë që juria të jetë surprizë. as karakterin. jam munduar që me shumë angazhime e punë të palodhshme të jem këtu ku jam sot. nuk do të jetë e lehtë. Çfarë pëlqejnë miqtë e tu tek ti? Personalitetin. linjat e trupit i kanë ngjitur epitetin seksi. Ka përparësi zemra apo mendja në vendimet e tua? Në profesionin tim duhet të mendosh shumë para se të veprosh. janë në një nivel shumë të lartë artistik dhe sigurisht. por edhe prej teleshikuesit e shikuesit në atelier. në shkollë vallëzimi. e ke ndjerë se duhet edhe një dorë e mirë parash? Po. por dëgjoj edhe balada. Mendoni se ekziston dashuria e përjetshme? Po. Sharmi. kurse tek të tjerët nuk kam edhe aq besim. I beson intuitës? Po. deri në start. duke mundur që të bëjnë një seleksionim të hapur e transparent për aftësitë e dallueshme të fëmijëve.. "Gjeniu i vogël 5". një këngëtare duhet të ketë patjetër stil dhe vokal të mirë. por edhe punë të palodhshme. kështu që vendimet i marr sipas mendjes. është më i rëndësishëm për t i dhënë maksimumin një kënge? Unë nuk do t'i ndaja. besnikërinë. Ju mendoni për surpriza të tilla? Po secili artist ka mënyrat e veta. Ndërkohë që ti komentohesh si një vajzë e bukur dhe me sharmë në skenë. pasi emocionet i ka larguar që nga fëmijëria. por edhe me prova në skenë. Dafina. s'është pikërisht ky çelësi i suksesit të Dafinës. Po si këngëtare. e thjeshtë. Adi Hila dhe Bledar Laço.. ka qenë në katër edicionet e mëparshme një sukses i pamohueshëm televiziv. Çfarë vendesh frekuenton më shpesh? Vendet e qeta me muzikë të lehtë dhe ushqim të mirë. di se si të injektojë te publiku adrenalinë dhe gjithmonë e ka realizuar. gjithmonë dua të dukem ekstravagante. një spektakël krejt origjinal. janë të bindur se ky format. jam gjithmonë 'happy'. duke konkurruar edhe vetë edicionet e kaluara të këtij talent show. në televizionin "Klan" "Gjeniu i vogël 5". Mendoj që të dyja në një përputhshmëri e japin cilësinë e këngës e cila bëhet hit. artin në përgjithësi. por duhet të kesh edhe një plan se si t'i fitosh ato. në orët e këndimit. kurse në jetën private ka përparësi zemra. Një këngëtare mendoj që duhet të jetë e thjeshtë në komunikim me fansat. INTERVISTA Suksesi i trishtë N uk i mungon guximi. Mendon se një këngëtare duhet . Edhe pse jemi vetëm pak ditë nga nisja e këtij show. Ndjehem tepër mirë pasi qysh si fëmijë. Hiphop. aktrimin. Lidhjen me skenën e ka të fortë. Që të bësh art sot. Formati "Gjeniu i vogël". as ambicia dhe as bukuria. Atje ku nga " i panjohur". po nga një juri profesioniste. por patjetër e përgatitur që të dallohet në skenë nga të tjerët.. apo je më shumë në ankth? Është një ndërthurje emocionesh që më elektrizon. 32 finalistë të përzgjedhur nga audicionet e bëra në të gjithë Shqipërinë dhe Kosovë. A ka trokitur ndokush në portën e zemrës tuaj? (Qesh) U mbyll porta. Si një zotëruese e mirë e skenës. jeni shndërruar në ikonat e reja të muzikës moderne shqiptare? Çfarë keni bërë gjatë gjithë kësaj kohe? Kam punuar shumë në këngët e mija. por në ndryshim nga shumë këngëtare të tjera. që për secilin prej tyre. besoj se po. premtojnë të sjellin një spektakël dhe garë të fortë. Mendoni se kjo është dhe karemi juaj që tërhiqni më shumë fansat? Po. Sa e aftë është Dafina për të përballuar sfidat? Kam përkrahje shumë nga familja dhe njerëzit përreth që më bëjnë të ndjehem mirë dhe i përballoj të gjitha pa ndonjë problem. fituat famë me hitin "Delicious" në bashkëpunim me reperin Mc Kresha.. shumë e lirë. duhet të shpenzohet mjaft. gjithmonë këndoj në shtëpi. por e përkohshme dhe jo më e rëndësishme dhe mbivlerësuar sesa një zë i bukur. pasi që këngëtarja është epiqendër. duke tërhequr të gjithë audiencën dhe krijuar një numër rekord shikueshmërie. Zëri apo emocioni që përcjell. por jo të zhvishem pa nevojë dhe besoj që kjo ka ndikuar që fansat të jenë të kënaqur me mua. në teatër. euforike. ndërsa Dafina Rexhepi i është dhënë fort këngës për të arritur aty ku do. talentet e vegjël dhe interpretimet të vlerësuara. i Dafina Rexhepit të jetë patjetër sensuale në skenë? Në radhë të parë. Zërat e përzgjedhur me shumë kujdes nga produksioni. si do ta përcaktoje vetveten? Këngëtare me karakter të veçantë si në veshje. përgatitjet kanë filluar dhe fëmijët kanë filluar punën me vokal-koç. premtojnë që "Gjeniu i vogël 5" të jetë një ndër edicionet më të mira. Programi Programi. producentët dhe ideatorët artistikë. Artistët dhe superstar-ët e botës shpeshherë elektrizojnë publikun duke u zhveshur në skenë. Brenda pak kohësh. unë mendoj për tregun kosovar nuk arsyetohet zhveshja.CYANMAGENTAYELLOWBLACK E shtunë. Dafina në intervistën e dhënë për Telegrafi në Kosovë. në çdo profesion që ka të bëjë me muzikën. Ata do të gjykohen nga një juri profesioniste. pohon se ia di hilet. pasi që edhe nuk e kam moshën. ku të gjithë fëmijët sfidojnë njëri-tjetrin. që në natën e parë. talent-show që premton spektakël dhe sfidë S pektakli më i madh i tal enteve të vegjël! Atje ku fëmijët maten me të rriturit. Sipas organizatorëve. Ç'është dashuria për Dafinën? Dashuria për mua është fjalë shumë e madhe pasi që jam një person me një zemër të madhe dhe gjithmonë i dua njerëzit që më ndihmojnë dhe janë pranë meje. Një vajzë e bukur duhet të ndihet me fat apo jo në ditët e sotme? Bukuria është një plus në çdo kohë. Juria Duke e konsideruar si një nga ngjarjet më të mëdha televizive të kohëve të fundit. 16 Shkurt 2013 IV SPEKTAKLI Së shpejti nis gara e zërave të vegjël. Shumëkush do t'i përdorte këto si armë për të arritur gjithçka në karrierë. Po përveç muzikës së zhanrit tënd ç'lloj muzike të pëlqen tjetër? Kam kënduar vetë musical dhe soul apo jazz që i pëlqej shumë. Pandi Laço.

u gëzova shumë. ishte një arritje e madhe në karrierën time dhe krahas kësaj. moda apo ndonjë fushë tjetër. . për të parë se sa vlej në ekran! Cili është personazhi që do të çelë puntatën e parë të emisionit "Jo vetëm modë"? Është shumë e rëndësishme të thuhet që personazhi që do çelë dyert e këtij emisioni. do më sjellë në versionin tim origjinal. "Jo vetëm modë" do të shfaqet çdo pasdite dhe do të ketë një audiencë të rafinuar me shije. por në të njëjtën kohë ishte një surprizë e madhe. arrihet çdo gjë. Gjatë gjithë kohës jam mes angazhimeve. është dhe eksperienca ime si moderatore e motit në "Abc News". ku e shikoj veten në çdo moment të ditës me impenjime. por edhe si një ikonë e bukurisë shqiptare. jam e lumtur pasi e kam pritur këtë çast prej shumë kohësh dhe për faktin se sfida ime si moderatore në Festivalin e RTSH-së. nuk jam thjesht një prezantuese. ka qenë një sukses i vërtetë. Kjo gjë është diskutuar prej kohësh nga drejtuesit e Televizionit Klan. starton këtë të shtunë në orën 20 e 15 min në Klan HD. Kjo është Floriana Garo. Në një intervistë për suplementin "Koha Tjetër". Fakti që pranoi të hapte emisionin tonë. arkitekturë.com mazhi i saj dhe bukuria që ajo rrezaton. të jem vetvetja në çdo moment. nis emisioni "Jo vetëm modë". Ardhja juaj në Shqipëri. koha për mua është e limituar. bukuroshja që përfaqësoi Shqipërinë në "Miss World". përgjegjësin e madhe që ka si moderatore. më ka bërë që të jem ko- I mode përpara kamerave dhe të gjithë publikut që më ndjek përmes ekranit. e kanë bërë të jetë një ndër femrat më të pëlqyera të ekranit shqiptar. ka qenë e kahershme. Këtë të shtunë në ekranin e Tv Klan. por do të jetë edhe për ata që duan të dinë më shumë rreth modës e çdo gjëje të bukur që na rrethon. por do të jetë edhe për ata që duan të dinë më shumë rreth modës e çdo gjëje të bukur që na rrethon. Drejtori i Programacionit në Televizionin Klan. Si lindi ideja për të sjellë këtë format "Jo vetëm modë". mbi emisionin më të ri në Klan HD Floriana Garo: “Jo vetëm modë".? Në momentin që më propozuan që isha një ndër prezantueset e këtij edicioni. kinematografi. Pas gjithë kritikave pozitive që mora pas Festivalit. trendet dhe eventet e fundit. art. modë. kushtuar modës. ishte një kënaqësi e jashtëzakonshme për mua dhe gjithë stafin realizues të emisionit "Jo vetëm modë". është Zonja e parë e Shqipërisë. por me një staf të fortë dhe të gatshëm për të ndihmuar në çdo drejtim. do të jenë të fokusua në materialet e huaja nga Hollivudi dhe Italia dhe 1/3 e këtij formati.. e shoh që jam aty ku duhet të jem! Si nis një ditë për ju. në televizionin Klan? Ideja për të realizuar këtë lloj formati. ajo rrëfen jetën e saj para dhe pas. Pra.CYANMAGENTAYELLOWBLACK E shtunë. pasi në këtë emision. "Jo vetëm modë" do të shfaqet çdo të shtunë pasdite dhe do të ketë një audiencë të rafinuar me shije. Duke filluar nga e shtuna. showbizit apo personazheve nga fusha të ndryshme të jetës. 16 Shkurt 2013 V INTERVISTA Flet për suplementin "Koha Tjetër". jam shumë e lumtur që u konkretizua ky format. formati që i mungonte televizionit "Klan" Izaura Ndoj izaurandoj@kohejone. ka qenë ndihma ime më e madhe. Theksuat se prezantimi në Festivalin e RTSH-së ishte një eksperiencë që ju ka ndihmuar në këtë drejtim. si dhe përmbajtjen që ka ky emision duke sjellë në ekran. "Jo vetëm modë" premton dhe një format argëtues për teleshikuesin. Do të jetë në formë kronikash dhe kuriozitetesh. Cilat janë risitë që sjell ky format për herë të parë në Klan HD? Emisioni "Jo vetëm modë".. tek arkitektura. Në këtë profil. Megjithatë. Imazhi juaj prej disa kohësh është bërë i njohur jo vetëm si prezantuesja e motit në "AbcNews". Mes këtyre angazhimeve mendoni se karriera juaj është vlerësuar maksimalisht? Patjetër! Prej disa muajsh e kam parë veten në qendër të vëmendjes dhe më vjen mirë. Fakti që prezantova Festivalin. Floriana Garo rrëfen punën e madhe për formatin më të ri në Tv Klan "Jo vetëm modë". më ka dhënë akoma më shumë eksperiencë në këtë drejtim. pasi po përmbush qëllimin tim. Albert Dumani. intervistave etj. Patenta e këtij emisioni është italiane. i cili ma bën më të lehtë punën. në Televizionin Klan. vonesa ka qenë për çështje kohe në mënyrë që të finalizonim dhe të vendosnim çdo gjë si duhej. jo vetëm nga miqtë dhe të njohurit. Emisioni do të fokusohet tek moda. Përveçse një emision informues nga fusha të ndryshme. arti. si Zonjë e parë. do të ketë në qendër edhe evente dhe personazhe shqiptarë. por jam mbrapa xhirimeve. këtë herë ajo premton të sjellë një format krejtësisht të ri. Kemi marrë detaje nga çdo aspekt i jetës dhe familjes saj. Besoj se ky emision i mungonte prej kohësh ekranit të Klanit. pikturë dhe showbiz nga bota e Shqipëria. por edhe nga mbështetja që më dha publiku gjatë atyre tri netëve. Dita nis me zgjimit herët duke ardhur në punë. që do vijnë për publikun në një rrëfim krejtësisht të ri. duke ditur që koha tashmë është e limituar? Që kur kam nisur përgatitjet e emisionit. Kjo do të jetë prova ime. 2/3 e emisionit. Si do të vijë Floriana si moderatore e një emisioni? Pa diskutim që është një përgjegjësi akoma më e madhe. Në këto momente. Odeta Nishani. pasi ka qenë një ëndërr prej shumë kohësh. Një faktor që më ka stimuluar akoma më shumë. që nuk i lë dot në mes. ku krahas këtyre kurioziteteve nga automania si kinematografia. pa harruar dhe regjisorin Bojken Lako dhe gazetarin. Pas një eksperi ence të gjatë si prezantuese e motit në "Abc News". Po përsa i përket stafit? Të realizosh një emision është shumë e vështirë. do t'i kushtohet materialeve nga bota shqiptare. "Jo vetëm modë".

lexoni intervistën e plotë. apo e vendosni pas performancës së fundit që bëni? Në fakt unë mendoj shumë këngë. mundësitë që të jep pjesëmarrja në këtë talent-shou. pavarësisht nëse jemi ende në konkurrim apo jo.në këtë pikë që kemi arritur. rok and roll. Unë kam zgjedhur këngë të ndryshme dhe me rryma të ndryshme. që më thoshin që tani do të më mbështesnin mua. por kam qenë pjesë edhe në backstaige. me grupin tim. në një intervistë për "Koha Tjetër" Sardi Strugaj: Që tani më kanë ardhur shumë oferta Yllka Selita yllkaselita@kohajone. 16 Shkurt 2013 VI INTERVISTA Finalisti i "X-Factor Albania". bëhet paksa më e vështirë sfida. do më hapen. që tani më kanë ardhur oferta për këngë dhe për kompeticione të tjera. Nëse do të ishit ju fituesi. Por unë mendoj se jemi 9 finalistë që jemi shumë të ndryshëm me njëri-tjetrin dhe kushdo mund të jetë fituesi. java e katërt elektronik rok. Realisht ëndrra ime është që të shkoj sa më larg në këtë garë dhe pse jo të fitoja këtë edicion të "X-Factorit". Cilat ishin reagimet pas fitores së asaj sfide? Reagimet ishin nga më të ndryshmet. ashtu edhe kur unë vetë këndoja. duke shoqëruar konkurrentët e tjerë. do të jetë përsëri një këngë e tillë? Unë në javën e parë kam kënduar një baladë. Njëkohësisht edhe mentorja jonë Soni Malaj. pak rëndësi kanë emrat. në Gjeniun e parë. sepse nuk mendoja faktin që isha unë në lojë për të vazhduar garën. Çfarë pret mbas përfundimit të "X-Factor"? Mendoj se "X-Factori" do më hapë shumë mundësi të reja. por duke qenë se ai festival kryhet më vonë. kundër pesë vokaleve. Pjesëmarrja në "X-Factor" ka qenë kompeticioni juaj i parë? Për herë të parë kam marrë pjesë në kompeticionet e "Gjeniut të vogël". çfarë emocionesh ndjetë në ato momente? Në atë sfidë isha me mikun time Herrin dhe vinim nga e njëjta kategori. soul. pjesa më e madhe mbështes- nin faktin që nuk duhet të ishim në atë sfidë as unë as Herri. javën e dytë një këngë rok. për të tjerat. Në natën e pestë u gjendët në fazën e showdown. do të ishte shumë e vështirë. R&B ndoshta jo. që mendoni se mund të jetë fituesi? Në fakt është frikë që të çon të mendosh se kush do të eci më larg. që është organizuar nga "Promozonë". por rrymat e tjera do i këndoj. Ajo ka qenë nata më emocionuese për mua. pas largimit të këngëtarit të tyre të preferuar. do të mërzitej Soni. Duket se grupet janë kategoria më e fortë e momentit. më pas kam marrë pjesë në Promofest. mendoni se do të jeni pjesëmarrës edhe këtë vit? Për momentin jam shumë i fokusuar te "X-Factori". në javën e gjashtë. apo akoma edhe më keq. por sepse isha në sfidë me mikun tim Herrin dhe që meqenëse ishim nga një kategori. nisur nga performancat që bëjnë gjatë javës. Pasi. sepse vija për të parë mikeshën time Xhesikën. shpresoj të fitoj dhe do ta shihni. je ti me fansat e tu. E mendoni më të vështirë sfidën me një grup. Sa më shumë do të qëndroj në garë. ashtu siç deri tani më ka hapur. ndaj këtë javë. apo si tastierist në skenë. duke qenë se ju kemi parë që më shumë preferoni rrymën rok. një emër. do të sjell këngën "Seks on fire". preferonit rrymën rok edhe me djemtë e grupit? Që i vogël tek unë ka mbizotëruar muzika rok. A e keni ju finalistët mes njëritjetrit. vendosa që të isha edhe unë pjesë e audicioneve të edicionit të dytë të "X-Factorit". megjithëse mbizotëron roku. që ishin edhe mbështetësit e mi. besoj se edhe më shumë mundësi dhe rrugë të reja. Ju keni qenë konkurrent në festivalin "Kënga Magjike" në 2011. Ajo që më bëri më shumë përshtypje. cilin do të falënderoje? Në radhë të parë. megjithatë çdo javë është një emër që lakohet. solla një baladë. sepse je i vetëm. ishte në një pozicion shumë të vështirë dhe njëkohësisht ne duhet të mendonim edhe për emocionet që po përjetonte ajo. Më përmendët pak më parë edhe faktin që ju keni pasur një grup tuajin.CYANMAGENTAYELLOWBLACK E shtunë. është 17 vjeç dhe studion në vitin e tretë të shkollës së mesme në një shkollë private. do ishte mrekullia vetë. sigurisht që e kam menduar. apo për ta ndërprerë aty. Më pëlqente më shumë që të këndoja këtë rrymë.com Q uhet Sardi Strugaj. rrëfen se ëndrra e tij më e madhe do të ishte që ta fitonte këtë edicion të këtij spektakli. duke qenë se javën e kaluar kam kënduar bluz. Dhe duke parë emocionet që përjetoheshin në këtë spektakël të mrekullueshëm dhe mbi të gjitha. ai e ka parë skenën e talent-shout "X-Faktor". ishin komentet e disa mbështetësve të Herrit. "Faiber hand" dhe arritëm deri në gjysmë finale. (Qesh) A i keni menduar ju këngët me të cilat do të vini në konkurrim. Për këtë arsye kisha dy herë më shumë emocione. si një mundësi shumë të mirë. apo me një këngëtar të vetëm? Në fakt . ndaj ndihem më mirë dhe më i qetë në këtë rrymë. Kam dashur që të sjell një larmi rrymash. duke qenë se janë tre të tillë ende në konkurrim. duke u përgatitur për netët "live". jemi 9 finalistë dhe konkurrimi me çdo kategori. Në vitin 2011 kam marrë pjesë në festivalin "Kënga magjike". do falënderoja thjesht Zotin e madh se jam shumë besimtar. Megjithatë kur të duhet të përballesh me një grup. Me çfarë materiali do të vini këtë javë. Kam qenë shpesh spektator. edhe kur dëgjoja muzikë. një pjesë tjetër thoshin që duhet të ishte fituesi Herri dhe sigurisht. Për të mësuar më shumë për Sardin. të tretën. Me një zë shumë të veçantë dhe një talent të madh. për të ecur përpara në rrugën e tij si këngëtar. sigurisht që ne përgatitemi edhe për javët e tjera. Në një intervistë për suplementin "Koha Tjetër". Sardi ka mundur të jetë ndër finalistët e "X-Factori". . kundër pesë individëve që kanë secili fansat e tyre dhe që bëjnë më pas grupin. pasi ne njiheshim që prej muajit shtator dhe kohën më të madhe e kalonim të gjithë bashkë. Megjithëse ka qenë pjesëmarrës në shumë kompeticione. si balada. që pas pjesëmarrjes në këtë talent-shou të marr pjesë edhe në festivalin "Kënga magjike". Si u gjendët ju në audicionet e "X-Factorit"? Vjet kam ndjekur të gjitha netët "live" të këtij talent-shou të mrekullueshëm. që më përgëzonin për sfidën. të pestën hard rok.

në tri minuta këngë. dashje pa dashje. Si rezultoi viti që sapo lamë pas për ju? Ka qenë një vit i mbushur me shumë angazhime në çdo moment. nëse jo. Nuk e di se si mund t'i bëj një analizë vetes. e dyta e Shqipërinë nga jugu dhe e treta me motive nga veriu. Kështu që. Nuk mund ta zbuloj se në çfarë drejtimi. Në fakt. Cila është e vërteta juaj mbi këtë ngjarje? Nuk më duhet fare se çfarë thonë të tjerët për mua! Në përgjithësi jam tip që nuk ndikohem nga fjalët e të tjerëve. pasi kënga "Ku ka si Tirona". direkt sa lirohet terreni. Për të mos thënë se ka qenë një vit i vrullshëm dhe me shumë oferta. ishte nga Shqipëria e mesme.CYANMAGENTAYELLOWBLACK E shtunë. si e shikoni? Vetë jeta është një politikë që duhet ta ndjekësh. Duhet të kuptojmë të ndajmë politikën nga pragmatizmi. Do të ndodhë në një të ardhme. si dhe mendimin e tij mbi politikën. që do të thotë se ka politikë idealiste. keni menduar të sillni diçka të re në këtë . por ka dhe politikë pragmatiste. Politika idealiste është ajo që i tërheq njerëzit. Të jeni të sigurt. Ky është Dr. jo zhurmat që bëhen. me motive nga veriu. pasi organizimi ishte perfekt n ë çdo detaj nga Erfillim viti? Së bashku me Ermalin kemi vendosur të bëjmë një tjetër bashkëpunim. Këtë herë kemi vendosur të realizojmë një këngë trilogji. ku kënga e parë është e Shqipërisë së mesme. siç ishin sanduiçët. Në cilin qytet ju gjeti Shën Valentini dhe a morët ndonjë dhuratë? Sigurisht që ishim të angazhuar. Nuk është se ngatërroj këngën me politikën. Dr Flori rrëfen bashkëpunimin e tij me Ermal Mamaqin. ishte në çdo drejtim fantastik. Keni menduar të realizoni ndonjë videoklip. thjesht hajde xhirojmë. pasi përfaqëson figurën e një artisti të kompletuar. kemi vendosur të bëjmë një tjetër bashkëpunim. një tjetër bashkëpunim me Ermalin zua mes një harmonie të plotë dhe një profesionalizmi nga të gjithë ne. që ka qenë një vit i mbarë në çdo drejtim. sulen për të kafshuar. Do t'ia rekomandonit kolegëve tuaj këtë eksperiencë? Në qoftë se e ndjenjë veten të fortë. ai do ta bëjë këtë punë. ku do të marrë dhe aprovimin tonë. Dr Flori është një njeri që ecën me plane. kurse klipi që realizuam. nuk është se jam tip i tyre. apo bën projekte afatgjata? Unë jam një njeri. mali. Së fundmi ishit pjesë dhe e show-t "Vip Shpija" në Kosovë. por është një gjë shumë komplekse. Tani momentalisht jemi në fazën e këngës së dytë me motive nga jugu. për faktin që jeni angazhuar shumë? Ma kanë bërë shumë shpesh këtë pyetje. Duke i vënë vetes ca qëllime paraprake. Politika nuk të shpërblen në asgjë. por me raste po. ishte shumë interesante. Përsa i përket dhuratave. por nuk besoj se ndonjë politikan ka bërë më shumë politikë sa kemi bërë ne. Suksesi i fundit në karrierën tuaj muzikore. i cili u finali- M Flet për suplementin "Koha Tjetër" mbi projektet artistike Dr Flori: Së shpejti. kurse politika pragmatiste. gjithmonë ajo që fiton është politika. dëgjoj fjalët e miqve të mi. por edhe këtë herë do të ndjek zemrën. Pas shumë angazhimesh. sepse muzika është më e dashur se sa politika. si filmat e Quentin Tarantinos. uji dhe në të njëjtën kohë aktrimi i tij. që ju i keni marrë tekstin. Ne me çunat i dhamë fitoren Edi Ramës dhe nuk u shpërblyem fare. Si e kanë pritur fansat? Është pritur shumë mirë! Është një këngë e thjeshtë shumë motivuese. por gjithsesi sërish mbetet luftë. videoklipet bëhen pa u menduar shumë. Këtë herë kemi vendosur të realizojmë një trilogji. "Së bashku me Ermalin. me miratimin tim. Më tej gjatë intervistës tregon dhe mbi pjesëmarrjen në edicionin e tretë të reality showt kosovar. se më duket sikur e kërkoj vetë të keqen duke qenë shumë mirë për të patur motivim. Do t'iu shikojmë nëpër festivale këtë vit? Në radhë të parë do të marr pjesë nëpër fushata zgjedhore. Por. Flori. Ndërkaq ju ishit edhe fituesi i këtij reality. a e përdorni makinën që morët si shpërblim nga "Vip Shpia" Po. mund të futen. je pjesë e politikës. "Vip Shpija". që eci me zemër! Pastaj gjërat planifikohen edhe pse unë nuk jam shumë i saktë në këtë drejtim. Është një klip shumë nostalgjik. pjesëmarrjen në fushatat elektorale. Ju ka mbetur diçka peng. kishim një aktivitet në Tiranë dhe Elbasan. që duhet të përfaqësohesh! Ndonjëherë zhgënjehesh. Po aktivizimin e disa këngëtareve vajza në politikë. ka qenë bashkëpunimi me Ermal Mamaqin. Ka qenë një ndër bashkëpunimet më të bukura që kemi bërë. por nuk mund të them se e përdor shumë. që Dr Florin ta shikojmë si pjesë të politikës. janë të dobët. ku kënga e parë ishte e Shqipërisë së mesme. Di të them. Është një show. por në këtë kontekst. pasi janë shumë ditë qëndrimi. e dyta e Shqipërisë së jugut dhe e treta. Festivalet janë një tjetër fushë ku ju godisni. nuk pres të marr. 16 Shkurt 2013 VII INTERVISTA Yllka Selita yllkaselita@kohajone. por në një bashkëpunim midis politikës dhe muzikës. në kuptimin nëse na pëlqen apo jo ideja.com uzika. përfaqësuese. që nuk keni mundur ta finalizoni gjatë kësaj kohe? Kam pengje të mijat. pasi është i prerë në këtë drejtim. dhe njëkohësisht. apo në fillim do ta sillni vetëm si këngë? Për klipin do të mendojë Ermali. projektet e reja mbi këngët dhe klipin. i cili prej disa vitesh po vlerësohet çdo herë e më shumë. kanë ardhur spontane dhe kjo gjë më lumturoi akoma më shumë. Tani momentalisht jemi në fazën e këngës së dytë me motive nga jugu". tekstet dhe stili i tij e bëjnë të jetë unik. është e vërtetë që unë fitova dhe çmimi ishte një makinë mjaft e bukur. Në një intervistë për suplementin "Koha Tjetër". thekson Dr Flori. ka situata që të dalin huq. por puna është. Fabula që shoqëroi këtë klip. Zhaku nëpër media të ndryshme ka hedhur teza. ndonjëherë shpërblehesh. e cila përfaqëson brezin tonë. që publiku i kupton të gjitha gjërat dhe bëmat e politikës shqiptare. të jep mundësinë të shfaqësh karakterin tënd edhe pse je nën trysninë e kamerave. Është një festë që na gjen gjithmonënëpërsheshetëndryshme të Shqipërisë. Madje shumica e detajeve. E kujt ishte ideja për të realizuar këtë klip? Ideja për të realizuar klipin ishte e Ermalit.

rrugën e muzikës dhe të këngës në veçanti. E pranoj që kam shumë dëshirë që t'i kushtoj vëmendje imazhit dhe pamjes sime. Valbona Mema. janë përkrahësit dhe mbështetësit e mi më të mëdhenj. Dua që ta falënderoj për çdo gjë. A vazhdoni të mbani shoqëri me konkurrentet e tjerë të "X-factorit"? Absolutisht po. mes 9 finalistëve të mbetur? Të preferuarit e mi janë Sardi. që deri dje i admiroja nga ekrani i televizionit. por ajo që është më konkrete. e ka mbështetur në rrugën e këngës. a do t'u jepje një këshillë konkurrentëve të sivjetëm të "X-Factor"? Nuk mund ta quaj një këshillë. ka qenë një nga mbështetëset e mia më të mëdha gjatë karrierës sime deri tani. çdo ditë. Një bashkëpunim i suksesshëm. Ata janë miqtë e mi dhe unë ndaj çdo gjë me ta. Si është një ditë e juaja? Zgjohem në orën 9. madje dhe vetë unë Si po e përjetoni famën. duke njohur njerëz të ndryshëm. por njëkohësisht edhe dëshirën për të ecur përpara në rrugën që sapo ka nisur. në ndonjë nga festivalet që organizohen? Megjithëse është pa diskutim dëshira ime. kështu që mbetet gjithçka për t'u zbuluar. kanë ndryshuar? Normalisht. Po marrëdhëniet me shoqërinë tuaj. Mundësi. A ju janë shtuar kërkesat për njohje. Në fundjavë dal me miqtë e mi dhe argëtohem Ju megjithëse e re në moshë. . 16 Shkurt 2013 VIII INTERVISTA Yllka Selita yllkaselita@kohajone. është një këngë e imja solo. Pika më e fortë e një këngëtari. ju e festuat këtë ditë? Më pëlqen ta mbaj jetën time private. si të tillë. Çfarë sakrificash do të ishe e gatshme të bëje për hir të këngës? Çdo gjë që do më çonte përpara në mënyrën e duhur. sepse edhe pse për mua ka mbaruar konkurrimi. grupi "Ksal" dhe Antonela. "X-Factor Alba nia". me spektaklin "100 vjet muzikë". Xhesika Polo. por asgjë që do më bënte të dilja nga natyra ime. u zbulua si një talent i muzikës në talent-shoun më të ndjekur. pa hequr asnjë pikë apo presje nga vetja ime. Sa kohë i kushtoni imazhit? Aq sa më duket e arsyeshme. Shumë prej tyre janë miqtë e mi shumë të mirë dhe i takoj shpesh kur kam kohë të lirë. ka qenë edhe pjesëmarrja juaj në spektaklin "100 vjet muzikë". Përgatis çantën e shkollës dhe nisem për në shkollë. për të arritur rezultate të kuruara deri në detaje. sepse me siguri që di të bëjë më mirë. Pasi mbaroj mësimin. Sa ka ndryshuar jeta juaj. Më pëlqen kjo gjë. Aldo. për këtë mundësi të madhe që i japin të rinjve të talentuar për t'u shfaqur dhe për t'u bërë dikush. Më pëlqen të jem origjinale dhe e thjeshtë. Çfarë projektesh keni së shpejti? Kam disa projekte. është një ndjesi e bukur. duke qenë se e kam kaluar një eksperiencë të tillë vetë. Duke qenë se ju keni kaluar një eksperiencë të tillë. është se më merr malli për atë skenë dhe kam tepër nostalgji. A keni ju të preferuarit tuaj. që jo. perimentoni me lukun tuaj. çdo ditë. Ju jeni mbesa e Valbona Memës. Xhesika tregon se si ka ndryshuar jeta e saj pas përfundimit të talent-shout. Ajo dhe familja ime. çdo gjë ka ndryshuar. sepse unë ende jam vetë në hapat e parë. Së shpejti do të vij me një material timin. pasi jo gjithmonë kam kohë për ta ndjekur. këngëtarja e mirënjohur Valbona Mema.CYANMAGENTAYELLOWBLACK E shtunë. E keni ndjekur "X-Factor 2"? Të them të vërtetën e kam ndjekur me aq sa kam pasur mundësi. si jeni ndjerë përkrah emrave të afirmuar të skenës shqiptare? Jam ndjerë tepër e vlerësuar dhe shumë e lumtur që të kem një bashkëpunim me Pandi Laçon dhe Adi Hilën. unë përgatitem për performancat e mia. është që të jetë vetvetja dhe të bëjë atë çka ndjen. çdo ditë shkoj në prova.njënga mbështetëset emia të mëdha Kemi ndarë një eksperiencë shumë të bukur bashkë. Por ajo që mund të them me siguri. do t'u thoja që të shijojnë çdo moment të asaj eksperience. plane konkrete nuk kam ende. Muzikën e ka në venat e saj dhe mjafton të kujtojmë. Të shpresojmë që të mbetet e tillë edhe për vite të tjera. sepse kam pasur rastin të bashkëpunoj me këngëtarë tepër të mëdhenj. në skenën e "X-Factorit". megjithatë deri tani është një ndjesi shumë e bukur. ju kemi parë se ju pëlqen që të eks- Xhesika Polo: Tezja ime. por ashtu siç thatë edhe ju. sepse është një mundësi që vjen vetëm një herë në jetë. "X-Factor" ka marrë një kthesë shumë të fortë. pasi unë jam ende në fillimet e mia. A do ju shohim si konkurrente këtë vit. që i dha famën. asnjëherë nuk e teproj. që më bëri edhe mua të njohur. që ju të bëheshit këngëtare? Tezja ime. që ajo është mbesa e këngëtares së njohur të muzikës qytetare të Shqipërisë së Mesme. sepse merr një formim ndryshe. pas përfundimit të "X-Factor"? Jeta ime pas përfundimit të talentshout. Por është ende herët. Më pas. Absolutisht që ka ndikuar që unë të merrja këtë rrugë të mrekullueshme të artit. Valbona Mema. Përfitoj të falënderoj Alketa Vejsiun dhe Vera Grabockën. që të ndryshon rrënjësisht jetën. sa ju ka mbështetur tezja jua në këtë zgjedhje që keni bërë dhe a ka dikuar ajo. Jam po e njëjta Xhesi. apo ju bezdis? Po mbase është pak shpejt për të folur unë. tani që jeni më e famshme? Çdo ditë. e cila ashtu siç shprehet edhe vetë Xhesika në intervistën e dhënë për suplementin "Koha Tjetër". Sapo kaloi festa e Shën Valentinit. kthehem në shtëpi. në çdo hap që unë e hedh. nëse mund ta quaj karrierë.com K ëngëtarja e re.

You're Reading a Free Preview

Download
scribd
/*********** DO NOT ALTER ANYTHING BELOW THIS LINE ! ************/ var s_code=s.t();if(s_code)document.write(s_code)//-->