You are on page 1of 2

Si te zgjidhni nje konflikt me supervizorin tuaj?

Konflikti ne disa raste mund te jete i paevtiueshem ne ambjentin e punes, dhe ne shume prej ketyre rasteve ndodh me nje epror, keshtu qe eshte mire qe te dini si te veproni, me poshte renditen disa keshilla te vlefshme...

Puna ka avantazhet dhe dizavantazhet e veta: nga njera ane, merrni nje cek pagese ne fund te muajit, por nga ana tjeter, ambjenti juaj i punes, fare kollaj mund edhe te kthehet ne nje skene konflikti. Ne cdo moment kur dy njerez vijne ne kontakt me njeri-tjetrin, ngrihet edhe mundesia per konflikt, dhe mund te ndodhe edhe ne zyre. Ne shume raste, marrdhenia punonjes-supervizor, jep mundesine per te punuar se bashku, ose per te perplasur briret dhe per te qene ne nje konflikt te vazhdueshem. Shkaqet 1. Kuptimi i shkakut baze te konfliktit, sjell edhe zgjidhjne me te mire te tij. Ne ambjentin e punes, ka plot shkaqe per konflikt. Komunikimi i dobet i ben punonjesit te ndihen te nenvleresuar. Kur burimet e kompanise mungojne, dhe meritat nuk i shkojne personave te duhur, kjo i merzit dhe i lodh punonjesit. Edhe mungesa e rrespektit per personalitetin e te tjereve sjell probleme. Lidershipi i dobet, si per shembull mos marrja e pergjegjesise per veprimet e bera, te qenit jashte kontaktit me punonjesit dhe mos rregullimi i problematikave te kompanise ne kohe, edhe keto gjenjerojne probleme mes punonjesve. Rezultate 2. Nje konflikt i ndezur mes punonjesit dhe supervizorit mund te sjelle probleme dhe rezultate aspak pozitive per te dyja palet. Tensioni i vazhduar, ul moralin qofte per pronaret, qofte per punonjesit e tjere. Pervec kesaj, ky lloj konflpikti ul ndjeshem efektivitetin ne pune te te gjithe punonjesve qe e vuajne ate. Mosmarrveshjet mes nje punonjesi dhe supervizorit te tij, gjithashtu shkakton problem edhe ne ambjentin e punes per punonjesit e tjere duke i bere te ndihen shume ne siklet. Dhe ne fund, konflikti mund te dale aq shume jashte kontrollit saqe punonjesit mund te largohen nga kompania. Zgjidhja e konfliktit se bashku 3. Nese nje konflikt vazhdon te mbijetoje, Pasojat dhe rezultate sa vijne e perkeqesohen. Per te miren e te gjithe punonjesve, pronaret dhe kompania, dhe te gjithe individet e perfshire ne konflikt duhet te bejne maksimumin per te zgjidhur kete konflikt. Zgjidhja e konfliktit ka nevoje per durim, aftesi te mira degjimi dhe kurajo. Ne menyre qe te perballeni me personin qe keni perballe, duhet te keni kurajo. Gjithashtu duhet te jeni i duruar aq sa eshte nevojeshme qe te degjoni me kujdes nevojat e personit qe keni perballe. Mediatimi 4. Edhe pse skenari me i mire eshte ai ne te cilin supervizoret dhe punonjesit i zgjidhin vete problemet e tyre, ne disa raste mund te jete nevojeshme ndihma e jashteme. Mediatimi, parashikon hyrjen ne skene te nje pale te trete, e cila te zbuse sa me shume marrdheniet mes dy paleve te para. Mediatori nuk do te gjeje fajin, ose do te denoje dike. Ne vend te kesaj, mediatori do te perpiqet te afroje te dy palet per te gjetur zgjidhjen e duhur per kete problem. Si te trajnoni punonjesit tuaj per menaxhimin e nje konflikti?

Menaxhimi i konfliktit eshte nje tipar qe nese punonjesit nuk e zoterojne, atehere ata duhet ta marrin ne nje trajnim, ja disa keshilla qe mund tu hyjne ne pune...

Aftesia per te menaxhuar nje konflikt duhet te jete e pranishme ne cdo menaxher per tu vene ne pune ne ambjentin e punes. Pothuajse te gjitha ambjentet e punes jane te prekshme nga konflikti, keshtu qe eshte e rendesishme qe punonjesit tuaj dhe menaxheret te trajnohen per menyren se si duhet te sillen kur keto konflikte dalin ne pah. 1. Filloni me uljen e tensionit. Mund te beni disa aktivitete qe te qetesojne punonjesit dhe ti bejne te ndihen me mire me njeri tjetrin. Perpiquni qe keto aktivitete te jene sa me te thjeshta me rregulla te lehta dhe me sa me pak tension qe te jete e mundur. Per shembull, ju mund te kerkoni nga cdo punonjes te thote dicka qe te tjeret mund te mos e dine. 2. Ne menyre rastesore nisni te shpjegoni rendesine e menaxhimit te konfliktit ne ambjentin e punes, por tregohuni sa me pak specifik qe te jete e mundur duke mos permendur individe ose situata ne vecanti. Duke permendur emra ju vetem sa do te tensiononi situaten, duke hequr vemendjen e punonjesve nga trajnimi. Vazhdoni duke shpjeguar se edhe pse konflikti nuk eshte dicka e mire me te cilen mund te perballeni, prej tij mund te lindin ndryshime shume te rendesishme ne ambjentin e punes. Shpjegoni se duke bere kete trajnim ju nuk doni te shtypni ide te ndryshme, por doni te mesoni menyra dhe teknika per te menaxhuar konfliktet dhe per te implementuar ne menyre sa me efektive keto ide. 3. Mos merrni parasysh axhenden qe mund te kene te planifikuar punonjesit tuaj gjate ketij trajnimi. Harmoni ne ambjentine punes eshte shume e rendesishme dhe per pasoje eshte dicka qe duhet te trajtoni sa me shpejte dhe ne menyre sa me te suksesshme. 4. Shperndani letra qe punonjesit te kene mundesi qe gjate trajnimit te mbajne shenime. Mund tu kerkoni te shkruajne dhe te tregojne rreth nje konflikti qe mund te kene pasur ne ambjentin e punes dhe se si e kane menaxhuar ate. Kerkojuni qe te shkruajne edhe detajet, dhe me pas pyetini nese mund te gjejne dy ose tre menyra alternative per te pare nese konflikti mund te ishte zgjidhur ndryshe ne menyre me te efektshme. Ky lloj informacioni eshte per te mos u ndare me te tjeret. Ky aktivitet eshte fakultativ por duhet pranuar se do ti ndihmoje te gjithe te gjejne nje zgjidhje sa me te mire per konfliktet ne te ardhmen, ndaj dhe eshte e rendesishme qe shumica e punonjesve te marrin pjese ne kete trajnim.

You might also like