You are on page 1of 1

Njeriu Në gojë i vënë prangat, i lidhën duart me shkëmbin e të vdekurve dhe i thanë: Ti je vrasës!

* * *

Ia morën ushqimin, rrobat dhe flamujt, e hodhën në prangat e të vdekurve dhe i thanë: Ti je vjedhës! * * *

E dëbuan nga të gjitha limanet e morën të dashurën e tij të vocërr dhe i thanë: Ti je emigrant! * * *

O ti me sytë dhe duart e përgjakura, nata do të kalojë as burgu ushtarak s’do të mbesë e as hallkat e zinxhirëve! Neroni ka vdekur, po Roma nuk vdiq lufton me sytë e saj! Kokrrat e kallirit thahen do ta mbushin luginën me kallinj!