VI. DARDHA Dardha (evropiane) e ka prejardhjen nga Pyruscommunis , një specie vendase e zonave me klimë tëbutë të Evropës dhe Azisë perëndimore. Ajo ështëpërzgjedhur e përmirësuar që në epokat parahis-torike. Romakët njihnin 39 kultivarë dhe ka qenëgjithnjë fryti i parapëlqyer në Itali.Shumë prej kultivarëve aktualë e kanë origjinënnga Evropa mbi 100 vjet më parë, veçanërisht nëFrancë dhe Belgjikë. ‘Williams’ Bon Chretien’, sin.‘Bartlett’, kultivari kryesor për përpunim (kon-serva, komposto), është kultivuar në Angli për-para 1800. Prodhimi botëror i dardhës ka qenëthuajse i qëndrueshëm përreth 7.7 milion ton nga2000 deri 2007, ku prodhuesit kryesorë janë Italia,SHBA dhe Spanja (në nivel botëror, dardha aziatikeose Nashi ( P. pyrifolia në Japoni dhe pjesën jugoretë Kinës dhe Koresë; Pyrus bretschneideri në Kinë)e tejkalon prodhimin e dardhëve evropiane). Shu-mica e dardhëve kërkojnë një periudhë ruajtje nëtë ftohtë me qëllim që të formojnë teksturën kara-kteristike që shkrihet në gojë dhe plot lëng.Dardhët janë përpjekur gjithnjë të jenë kushë-rinj të dobët për mollët. Pavarësisht faktit që një

dardhë e mirë, e maturuar sa duhet është shumë eshijshme, është shumë e vështirë t’i paraqitësh nëmënyrë tërheqëse për konsumatorin në shkallën eduhur të maturimit. 6.1 Hyrje Zvogëlimi i prodhimit të dardhëve, përveçAmerikës së Jugut, ka çuar në një rënie të përgjith-shme të shumë prej kultivarëve që më parë kanëqenë popullorë. Në përgjithësi, dardhët hyjnë vonënë prodhim të plotë dhe, përveç Evropës, nuk kapatur një përdorim të gjerë të nënshartesave xhu-xhëzuese sistemeve intensive të menaxhimit që tazgjidhin këtë problem. Problemi i lidhur me para-qitjen për konsumatorin të një fryti të gatshëm për t’u ngrënë vazhdon të përbëjë një ku izim për popullaritetin e dardhëve në disa pjesë të botës. 6.2 Kultivarët dhe pjalmimi Edhe pse shumica e dardhëve janë të gjelbra osetë kafenjta, në treg mund të gjenden disa kultivarëme lëkurë të kuqe. Disa prej tyre janë variacione tëkultivarëve ekzistues, p.sh. ‘Red Clapp’s Favourite’,‘Crimson Gem Comice’ dhe ‘Red Bartlett’, edhe pse disa, siç është ‘Cascade’, janë kultivarë të mirë Filltë

me lëkurë të kuqe. Për arsye ende të panjohura,dardhët e kuqe priren të jenë më pak të fuqishmese sa tipat e gjelbër dhe mavijosjet në fryt dukenmë qatë në sfondin e kuq. Ka gjithashtu dardhë menjë tis të kuq, p.sh. ‘Florelle’ dhe dy seleksionime tënxjerra në treg nga Afrika e Jugut, ‘Flamingo’ dhe‘Rosemarie’. 6.3 Rrallimi Ndërkohë që disa dardhë nuk kërkojnë rrallim, tëtjerat kërkojnë një vëmendje të veçantë ndaj kësajagroteknike. Për shembull, dardhët ‘Bartlett’ të kul-tivuara në lartësi të mëdha nuk i plotësojnë standardet e tregut deri sa prodhimi të ulet ndjeshëm.Niveli i rrallimit parashikohet me vështirësi, por mbështetur në përvoja të kuFizuara dhe në vrojtimet në Japoni, sugjerohet që për pemë të mbjella 2x 5 m duhet të lihen afro 250 fruta për çdo pemë. 6.4 Nënshartesat Jashtë Evropës, dardhët janë kultivuar tradiciona-lisht mbi nënshartesa farore të cilat nxisin rritjene fuqishme; pemët eventualisht arrijnë lartësinë 6 – 8 m

ose më shumë. Mund të duhen 10 vite për të marrë prodhim të plotë. Kjo traditë është zhvilluarpër për shkak të nënshartesave vegjetative të ftoit (Cy-donia oblonga) në Evropë u mungon qëndruesh-mëria në klima jo-bregdetare. Sidoqoftë, krahasu-ar me nënshartesa farore të Pyrus , nënshartesat e ftoit ofrojnë hershmëri të përmirësuar. Megjithatë, papajtueshmëria e shartimit përbën problem tek shumë kultivarë dardhe të shartuar mbi ftua.Përdorimi i një ndërmjetësi (ndërshartese) të një kultivari të pajtueshëm siç është ‘Beurre Hardy’ mund ta kapërcejë këtë problem por e rrit koston e fidanit.

Figura 6.2 Degëzat frutore të dardhës (a) degëz vegjetative; (b) degëz frutore me sytha të përzier;(e) degëz me syth frutor në majë; (g) syth vegjetativ; (h) sythi përzier; (i) degëz e shkurtër; (l) shpor frutor; (m) shpor ipërbërë; (n) degëz torbeste

.

xhuxhëzimit dhe hershmërisë që iofrojnë nënshartesat e ftoit. Gjermani.5 Formësimi Vlen të përmendet fakti i kultivimit të disa kultivar-ëve të dardhës me kurorë trinë. edhe pse Brenda germoplazmës së Pyrus ekziston trajta e xhuxhëzimit. Ku-rora të tjera trinë përfshijnë kurorat me prerje tërthore në formë V. më premtuese konsiderohet OHxF 87. Dardhët mbi nënshartesa farore shkojnëmirë me kurorën Lincoln. isaprej këtyre kloneve mund të ofrojnë një shkallëtë moderuar të kontrollit mbi fuqinë e rritjes dhenjë pemë të hershme dhe prodhimtare. ka rezultuar nga një kryqëzimmidis ‘Old Home’ x ‘Bonne Louise Jersey’ i bërënë Geisenheim. Njënënshartesë dardhe kandidate nga Evropa. Dard-hët për eksport duhet të jenë të paraqitura mirëdhe me cilësinë më të lartë. nga kjoseri. kështu që mbështetja . Është xuxhëzuese dheprodhimtare por nuk ka rezultuar po aq xhuxhë - zuese sa pemët e shartuara mbi ftoin QC.Për fat të keq. të tilla si mini-Tatura. Seria BPnga Afrika e Jugut (veçanërisht BP 1 dhe BP 3) janëmbjellë gjerësisht në këtë vend por nuk janë për-dorur gjerësisht gjetkë. deri më sot nuk janë arritur nivele të krahasueshme të lehtësisë së shtimit. një metodë formësimishumë e ngjashme me pjergullën japoneze. gjë e cila zvogëlonshenjimin e lëkurës që përbën problem në rajonet me erë. Ka një shtim të interesit të pemëtarëve në Amerikën e Veriut e të Jugut për një seri nënshartesash vegjetative që janë rezi-stuese ndaj zjarrit bakterial dhe tharjes së dardhës që e kanë prejardhjen nga kryqëzime ndërmjet ‘Old Home’ dhe ‘Farmingdale’ (OHxF). 6. e treg-tuar si Pyrodwarf.

përdoret gjerësisht forma me udhëheqës qendror. edhepse në sistemet më intensive të menaxhimit tëpemëve.5m. Për dardhët mbi nënshartesa ftoi. rekomandohen largesa prej 2 – 2.6 Ruajtja Dardhët mund të ruhen në +0.5 – 4.0 m. Duke përdorur pemëfarore. mund të jetë me sukses mbjellja edhe në largesa 3. Për pemët pa mbështetës.0 x 4.5°C.5 – 5.0 m. janë të për-shtatshme largesa prej 1. por jetëgjatësia në ruajtje mund të zgjatet duke i ruajtur në – 0.5 x 5 – 5.e siguruar nga këto metoda do të ndihmojë për të arritur këtë rezultat.5°C . 6.5 – 2.

.

.

.

.

.

.

.

.

.

.

.

Emërtimi ‘dietë mesdhetare’ ireferohet një diete që mbështetet në vajin e ullirit si vaji kryesor i përdorur. porzonat ndërmjet bregut të Sirisë dhe Izraelit deri nëveri dhe perëndim të Irakut ka më shumë gjasa tëjetë zona e origjinës. së bashku me përbërësit e tjerë ushqimor dhe praktikat e gatimit të Mes-dheut. Zona në të cilën eka origjinën dhe ku është vënë në kultivim (zbutur. Studimet për shën-detin e njerëzve dhe jetëgjatësinë e tyre në këtë ra-jon kanë sugjeruar se nëse do të adoptohej dietadhe stili i jetesës i këtij rajoni nga vendet e tjera.Shumë studime kanë treguar se vaji i ullirit mundtë mbrojë kundra sëmundjeve kardiovaskulare.Olea europaea. ULLIRI Ulliri. ka qenë një pemë frutore erëndësishme në rajonin e Mesdheut për disa mijëvjeçarë.Kretës dhe Greqisë bregdetare. duke u siguruar qytetërimeve të lashtaushqim dhe vaj me shumë vlerë. Kjo dietë e gjejmë të shprehur në nivelinmë të lartë në rajonet bregdetare të Italisë jugore.ndryshe nga veprimi i shkaktuar prej shumë yn-dyrave shtazore. Ulliri ka një shoqërim histo-rik të gjatë me popullin e Izraelit dhe Palestinës. Rivlerësimet e fundit të vlerës së formave të ndry-shme të vajit në dietën e njerëzve kanë nxjerrë përsëri në pah vlerën e ullirit dhe vajit të ullirit. dotë kishte një zvogëlim të përkeqësimeve të rënda .domestikuar) ulliri ka qenë objekt i debateve.XIII.

të tilla si problemet kardiovaskulare dhe diabeti i tipit 2.1 Materiali bimor Ekzistojnë më shumë se 1000 kultivarë ulliri. Turqinë dheTunizinë. Megjithatë. Portugalinë. Greqinë.Meksikë dhe Australi prodhojnë ullinj pak a shumënë të njëjtin nivel. me mbi 3000 sinonime.2).shëndetësore të lidhura me vdekshmërinë e her-shme. Ullinjtë përdoren për tavolinë dhe për prodhimine vajit. Shumë prej kultivar-ëve që aktualisht kultivohen në zona të tjera kanë . 13. Spanjën. megjithëse ky përgjithësim nuk merr në konsideratë ndikimin e lartësisë mbi nivelin e detit apo tëmasave detare dhe kontinentale mbi klimën (Ta-bela 13. Shumë prej këtyre kultivarëve vijnë nga Italia dhe Spanja. prodhimi është përhapuredhe në vende të tjera të botës. Vende si SHBA. si Amerika Verioree Jugore dhe Oqeania. Ullinjtë kultivohen në gjerësitë Gjeografike ndërmjet 30 dhe 45° veri ose jug. Vendet mesdhetare që janë prodhues mepeshë të ullirit të tavolinës dhe vajit përfshijnëItalinë. Argjentinë.

‘Domat’. Kur kultivari i dëshiruarrrënjëzon më vështirësi nga copat. . për tav-olinë. ‘Koroneiki’. ‘Leccino’. ‘Picho-line’. ‘Sevillano’ dhe‘Ascolano’. ‘Frantoio’ dhe ‘Barouni’. Disa kultivarë/forma janë përzgjedhur si të përshtatshme për nënshartesa. ‘Calamato’. Edhe Shqipëria ka një germoplazmë të pasur ulliri. Disa ullinj shtohen nëpërmjet copave të gjelbra ose gjysmë të drunjëzuara. ‘Frantoio’.Informacion më të plotë për llojet e kultivarëvedhe karakteristikat e tyre gjenden në mjaft botimesi dhe në Studimin Kombëtar të Ullirit (MBUMK).origjinë mesdhetare. ‘Sevillano’. ‘Mission’. ‘Ascolano’. përdoren kryesisht ‘Manzanillo’. ‘Cor-nicaba’. Kultivarët më kryesorë janë 'Kalinjot'(për vaj) dhe 'Kokërrmadhi i Beratit (për tavolinë). ‘Gemlik’. ‘Kadesh’. ‘Leccino’. Rrënjëzi-mi i copave ndihmohet nëpërmjet auksinës acid indol-3-butirik (IBA) dhe vendosen në kushtet e mjegullimit. katër kulti-varët më të përhapur në industrinë e ullirit në Ka-liforni janë ‘Manzanillo’. Aftësia rrënjëzuesee copave ndryshon sipas kultivarëve. ‘Hojiblanca’. ‘Merhavia’. mund të shar-tohet me syth ose me kalem mbi farëfiliza ose bimëtë rritura nga copat. Bimët e formuara nga copat janë bimëvegjetative (klonale). ndërsa afro 100 apo më shumë kultivarë të tjerë kanë përdorim të dyfishtë. ‘Sourani’dhe ‘Chemlali’. ‘Conservolea’.Ekzistojnë mbi 100 kultivarë të përdorur vetëmpër ullinj tavoline. ‘Zitoun’.të shtrirë gjatë gjithë Ultësirës Perëndimore por të përqendruar më shumë në pjesën jugore dhe qendrore të saj. si për tavolinë ashtu edhe për vaj. Mbi 800 kultivarë janë kryesisht për prodhim vaji. Midis këtyre kultivarëve. për shembull. ‘Souri’. Më të njohurit midis tyre janë ‘Picual’.

Trysnia e konkurrencës i ka shtyrë ullishtarët të kërkojnë efikasitet në prodhim. Hapësirat e gjera janë kon-sideruar të nevojshme për të arritur rritjen dheruajtur prodhimtarinë ku si ushqyesit ashtu edhe uji janë shpesh të kufizuar. hyrjen e hershme në prodhim dhe arritjen e shpejtë tëprodhimit të plotë. Rritja anësorelejohet të zhvillohet. Hiqen gjithashtu de-gët e ulëta që pengojnë operacionet e pemëtoreve. Si lastarët e shkurtër ashtu edhe ato të gjatë e të fuqishëm priren të lulëzojnë pak ose aspak. Një qasje ka qenë mbjellja më intensive e pemëve. duke u përdredhur me drej-tim jashtë nga trungu kryesor. Kjo mund të arrihet me pemëme trung të vetëm. Për të minimizuar kostot e prodhimit është hulumtuar përdorimi i krasitjes së mekani-zuar dhe krasitjes në vite të këmbyera. numri i pemëve do jetë deri në 100 pemë/ha në kuadrate 10 m2. Objektivi duhet të jetë prodhimi i një kurore gjethore piramidale pa frenuar rritjen. Ulliri lulëzon nëlastarë njëvjeçarë. kodrinor dhe me shkëmbinjtë ‘derdhur’ nëpër të. Pasi është zënë hapësira në dispozicion.13. me udhëheqës qendror (të qua-jtura ndonjëherë pemë monokonike).2 Krasitja dhe formësimi Pamja tradicionale e një ullishte është ajo ku pemët kanë të mbjella me mjaft hapësirë ndërmjet tyre. Pemët e mëdha. Disa ullishte të rritura me pemë të rritura plotësisht mund të kulloten nga bagëtia në vendet ku klima mundëson rritjene bimëve tokëmbuluese. krasiten përtë mirëmbajtur një kurorë të përbërë kryesisht ngalastarë të sezonit të mëparshëm.krasitja duhet të synojë ripërtërijë rritjen anësoredhe të ruajë porozitetin e kurorës për intercepti-min e dritës. Hapësirat e gjera janë të pashmangshme kurpemët lihen të zhvillohen në madhësinë e plotë tëtyre me një kurorë të madhe të përhapur. lastarët lulëzues më prodhim-tar janë ato që kanë gjatësi 10 – 30 cm. Sa më e kufizuar krasitja në vitet e para aq më i mirë është stabilizimi. Pemët lihentë zhvillohen me krasitje minimale me përjashtimtë heqjes së këmbëzave dhe thithakëve që mund tëkonkurrojnë udhëheqësin qendror.në një terren të thatë. Në këto rrethana. . Këto sisteme synojnë zhvillimin e hershëm të kurorës së pemës. të rritura plotësisht. me tre deri pesëtrungje dhe degë skeletore të mëdha.

.

vetëm 1.4 Vjelja dhe proceset e pas-vjeljes Ulliri vilet me dorë ose me makineri. përfshi ure në (6% dhe 20 ditë pas lulëzimit). lidhja e frytit katërfishohet . NAA (afro 150 ppm përdoren 12 – 18 ditë pas lulëzimit) është përdorur në Kaliforni për shumë vite. Fryti mund të hiqet nëpërmjet krehjes me krehër nëpër gjethnajë ose duke i goditur ato me thupër.ndikojnë negativisht rritjen e gypit të pjalmit që kërkohet për pllenim efikas. disa edhe me hapësira minimale prej 1. Në të vërtetë. duke bërë që frutat të bien nërrjeta.Synimi i rrallimit të frutave është përmirësimi imadhësisë dhe cilësisë së frytit dhe shmangia e induktimit të prodhimit të këmbyer (periodik) nga prodhimi i lartë.Forca e kërkuar për të shkëputur një ulli nga pema (forca shkulëse e frytit) mund të matet dhe të përdoret si një tregues për maturimin e ullirit duke përcaktuar kështu se kur duhet të fillojë vjelja. përfshi pjalmëzimin me pjalm të ruajtur. Një studim tregon se kur ky kultivar është mbjellë i përzier me ‘Sevillano’. në veçanti temperatura. 13. Rrëzimi natyror pas lulëzimit mund të jetë shumë i madh dhe ndodh brenda një periudhe prej 4 – 45 ditë pas lulëzimit.3 Lulëzimi.2% e tërë popullatës së lules duhet të përfshihen të sigurojnë një prodhim komercial të mirë. Energjia për shkundje që duhet të përcillet trungut duhet të jetë veçanërisht e lartë me qëllim që të shkëputet një fryt me peshë të vogël si ai i ullirit. Agjentët kimikë për rrallim janë përdorur komercialisht. Disa sisteme 'gardh' (hedge) kanë përdorur një numër (popullatë) mëtë madhe. Në këtë rast. Vjelja me makineri konsiston në shkundjen e trungut ose degëve kryesore. Midis kultivarëve më të rëndësishëm të njohur që është pjesërisht ose plotësisht vetëpjellor është ‘Manzanillo’. Janë hulumtuar trajtime të ndryshme për përmirësimin e lidhjes së frutave.Dendësia e mbjelljes për pemët monokonike mehapësirë 6 m ndërmjet rreshtave dhe 4 m ndërmjet pemëve është 420 pemë/ha. duhet të krijohet mundësia që makineritë të mund të afrohen pranë pemëve.duke marrë në konsideratë që shumë lule në lulesëjanë të papërsosura e kësisoj të paafta për të zhvil-luar një fryt. Përbërje të tjera janë përdorur për rrallimin e frutave. të bardhëreme në të gjelbër. Në disa raste. .5 m. Për të prodhuar fruta që konsiderohen të nevo-jshme për një prodhim të plotë kërkohet vetëmnjë përpjesë e vogël e luleve. Është sugjeruar se.5 x 3.000 lule. Rrjetat shpërndahen përreth pemëve edhekur vjelja bëhet me makineri. në degëza njëvjeçare janë në gjendje tëjapin lulesa dhe çdo lulesë përmban ndërmjet 15 dhe 20 lule të vogla. pemët e rritura mund tëkenë më shumë se 500. rrallimi me dorë nuk është një opsion tërheqës për shkak se periudha e rrallimit me qëllim që ky të jetë efikas është shumë e shkurtër ( brenda 4 – 6 javësh pas lulëzimit ) dhe për shkak të kostove të larta. formësimit dhevjeljes të adoptuara për praktikat e sistemit inten-siv të përdorur. Vjelja medorë e çdo fryti mund të konsiderohet shumë ekushtueshme dhe për këtë përdoren shumë mjetetë tjera manuale. përdorimin e kimikateve sibenziladenina gjatë lulëzimit dhe heqjes së rritjes kulmore gjatë lulëzimit. 13. Sythat sqetullorë. nivelet e frytëzimit të një fryti për çdo lulesë nuk konsiderohen detyrimisht të ulëta dhe trajtimet me rrallim frutashmund të kërkohen për të përshtatur numrin e fru-tave më të vogël se sa kjo.në çdo nyjë. frytëzimi është shumë i pakët për të marrë një prodhim të mirë. pjalmimi dhefrytëzimi Numri i luleve që prodhohet nga një pemë ulliriështë i konsiderueshëm. Kjo ndodh më shpesh kur kultivarët kërkojnë pjalmim të kryqëzuar dhe kur kushtet mjedisore. Përzgjedhja e kultivarëve duhet të fokuso -het në gjetjen e kultivarëve që janë të përshtaturmë së miri me metodat e krasitjes.

ullinj me ngjyrë të zezë natyrore apo ullinj që nxihen pas oksidimit në një terren alkalin. që nga fryti i plotë (ndonjëherëme bërthamë të hequr dhe i mbushur) e deri në brumin e ullirit.cilësia mund të komprometohet rëndë.Etefoni mund të përdoret për të nxitur shkëputjen e frutave të ullirit ( 2000 ppm gjatë pjekjes ) por duhet bërë kujdes sepse në të njëjtë kohë mund tëkemi rrëzim të tepër të gjetheve. është një problem që vihet re shpesh kur fryti nuk përpunohet menjëherë. Ullinjtë për tavolinë ose për vaj që kanë një ngjyrë të zezë natyrore vilen të fundit. Kur kjo ndodh. i cili paraqitet si njolla të kafenjta në fryt. Vjelja me makineri mund të realizojë vjeljen e deri 80% të frutave. d.Fryti i vjelë me makineri që do të trajtohet për përdorim në tavolinë duhet të fillojë procesin e përgatitjes brenda disa orëve nga vjelja. ullinj të çngjyrosur. 1. Ullinjtë për tavolinë vilen kur kanë arritur pjekjene mjaftueshme me qëllim që të merret prodhimii dëshiruar. Periudha e vjeljes varet nga prodhimi i synuar.th. në të kundër. qoftë si përqindje e peshës së freskët ose të thatë ashtu edhe përbërjes. Kampione frutash mund të vlerësohen për përmbajtjen e vajit. mund të marrim shumë produkte të ullirit për tavolinë. përfshi ngjyrën e jashtme të frytit si edhe ngjyrën e tulit. qofshin këto ullinj të gjelbër. Përpunimi i ullinjve për përdorim në tavolinë konsiston në heqjen e një pjese apo tërë hidhësisë natyrore të frytit. lenticelet bëhen më pak të dukshme ndërkohë që fryti maturohet dhe piqet. 2. Ka disa metoda për përcaktimin e kohës së vjeljes.përmbajtja e vajit në lidhje me humbjen e aciditetit . Ullinjtë e gjelbër për tavolinë vilen të parët.Përdorimi i shenjave pamore të tilla si ngjyra e ullirit.m. Mavijosja(dëmtimi).

vilen kur CI = 1. Ullinjtë e gjelbër kanë më shumë hidhësi sesa ullinjtë e zinj. por ullishtarët. Kjo teknikë përpunimi ka edhe variante. ato zhyten më pas në uthull vere përpara se të zhyten në vaj ulliri. një glukosid. Një teknikë përpunimi deri diku e ndryshme me atë të përshkruar më lart është ajo e prodhimit të ullinjve të zinj ‘Kallamata’ sipas stilit grek. edhe pse ullinjtë që kanë ngjyrë të zezë natyrore nuk kan nevojë të trajtohen. Për shembull. Ullinjtë. mund të vendosin që koha më e mirë për vjelje është kur parashikohet madhësia më e madhe. Si parim i përgjithshëm. Përpunimi i frytit mund ta bëjë atë të zi. Zero pikë nënkupton ullinjtë që kanë ‘lëkurë të gjelbër gëlqere’. vjelja mund të përcaktohet edhe nga rreziku i ngricave. Në praktikë. Fryti mund të vlerësohet për praninë e eksudatit të lëngët lëbardhë kur shtypet dhe se sa lehtëshkëputet bërthama nga tuli kur pritet tërthorazidhe kur përdridhet. Soda kaustike lihet të depërtojë thuajse deri në bërthamë. Ndërkohë që ullinjtë janë në shëllirë ato i nënshtrohet fermentimit. Duke qenë se diapazoni i ullinjve të tavolinës luhatet nga të gjelbër në të zinj natyrorë. Kategorizimi fillon me zero. Soda kaustike largon përbërësin e hidhësisë së ullirit.produktit përfundimtar të kërkuar dhe kushteve të përgjithshme të përpunimit.6% hidroksid natriumi). Frutat që do të përpunohen si ullinj të zinj mund të vilen përpara se të kenë ndryshuar ngjyrë në masë të konsiderueshme.sh.3 – 2. bluhen përpara shtypjes (presimit) 3. ekzistojnë disa tregues për përcaktimin e maturimit për vjelje. gjendjes së frytit. Shëllira është një tretësirë me 5 – 6% klorur natriumi. 4. periudhë në të cilën temperaturat bien. Një fryti ulliri mund t’i duhen 6 javë për të kaluar nga kategoria CI e barabartë me 1 (e verdhë e gjelbër)deri në kategorinë 7. duke qenë se periudha e vjeljes është vjeshta. bërthamë. e më pas ullinjtë shpëlahen (numri i shpëlarjeve dhe kohëzgjatja e tyrendryshon) dhe më pas kripen. ndërsa shtatë ullinjtë që kanë‘lëkurë të zezë dhe tul tërësisht të ngjyrosur ‘. për të përshkruar ullinjtë është konceptuar një indeks i ngjyrës së lëkurës dhe tulit (CI). Mund të matet forca shkulëse e frytit. veçanërisht ato të ullirit të tavolinës. Së fundi. Ullinjtë e gjelbër të tavolinës . u hiqet bërthama dhe mbushen) dhepaketohen. oleuropeinën. afati kohor i etapave të përpunimit mund të ndryshojë sipas kultivarit. me gjithë. Ky produkt përpunohet duke i shpëlarë në ujë ose shëllirë ullinjtë e zinj për të hequr një pjesë të hidhësisë. përpunimi i ullinjve të tavolinës ka të bëjë me një trajtim me sodë kaustike (finjë) (1. Kjo për shkak se çmimi që paguhet për frytin përcaktohet kryesisht sipas madhësisë ose peshës. Prodhimi i vajit të ullirit kërkon një presë dhe shumica e presave të ullinjëve janë ose makineri hidraulike ose centrifugale. Pas fermentimit ato mund të përpunohenmë tej (p.

pastërtia. Nëse duamtë garantojmë cilësinë e vajit. ndërsa vajiemërtohet vaj i virgjër. sh-tresohet në presë dhe ushtrohet trysni. . atëherëullinjtë janë të presuar në të ftohtë.Bluarja prish qelizat vajore. aroma dheveçoritë organoleptike të vajit nuk ndikohen ngametoda e ekstraktimit. Në këto kushte. Nëse temperatura në të cilën ndodh procesi i presimit nukështë më e lartë se temperatura e dhomës. Vaji me cilësi tëlartë duhet të ketë një përmbajte aciditeti të ulët (më pak se 1%) dhe të mos ketë të meta në shije. Nëse përdoret presëhidraulike. Lëngu i presuar lihet pezulldhe vaji dekantohet nga maja e lëngut. brumi përhapet në tapete najloni. që ka tëbëjë me përdorimin e vaskave prej çeliku i pandryshkshëm është e rëndësishme.

.

.

.

.

.

.

.

.

.

.

sukses në një rajon të caktuar.2 Tokat dhe plehrat Hardhia është shumë tolerante ndaj një diapazonitë gjerë tokash. Të paktë janë kulti-varët që mund të piqen sa duhet nën 700 – 900°Cgradë ditore. pincim (prerje majash) veror shtesë e ndoshta cilësi lëngu më 19. pritet tëketë dëmtim nga ngrirja pasi klima të tilla shpesh përjetojnë temperatura që zbresin deri në – 15 apo – 20°C. grumbullimi i nxehtësisë përcakton se cilët lloje rrushi mund të kultivohen me . Në përgjithësi. Rrushi.gjendet rëndom në zonat klimatike të buta e të ngrohta dhe nuk përshtatet mirë me zonat nën-tropikale dhe tropikale. 19. Rrushi i kultivuar për lëngshkon më mirë në toka më pak pjellore.XIX.Vitis vinifera. nëse temperaturamesatare e muajit më të ftohtë është 0°C. ekzistojnëteknika të veçanta menaxhimi të cilat mund tëpërdoren dhe në vende të nxehta si Tailanda dheIndonezia merren dy deri katër prodhime rrushipër tharje në vit. Disa zona që kanë nxehtësi vere të përshtatshmenuk mund të kultivojnë rrush për shkak të dëm-timit nga dimrit. të tjera përnënshartesa dhe një numër i kufizuar (shpesh si hibridendërllojore) si rrush për tharje dhe për verë. edhe pse ajo nuk e pëlqen motine lagësht dhe të ftohtë. ndoshta me origjinë nga rajoni i Maleve të Kaukazit ndërmjet Detit të Zi dhe Detit Kaspik. disa përdoren përlëngje. Nga kjo specie prodho-het rrushi për verë. Ekzistojnë disa specie të hardhisë që janëvendase të Amerikës së Veriut. mbizotërojnë kultivarët për tavolinë (konsum të freskët) dhe për tharje. për tharje dhe për konsum tëfreskët. një prej frutave më të kultivuar në botë. dhe mbi 1950°C gradë ditore. Megjithatë. nga 950 deri 1500°C gradë ditore mbizotërojnë kultivarët për verë të hapur tavoline.1 Kërkesat klimatike Në një masë të gjerë. RRUSHI I TAVOLINËS dhe RRUSHI PËR LËNGJE Hardhia evropiane. pasi pjello-ria e lartë e tokës nxit rritjen vegjetative të tepërt. Kjo çon në probleme me sëmundjet. mbi 1500°C gradë ditore mund të piqen kultivarë për tavolinë dhe për verëra likernash.

.

.

19. Rrushi i shitur për prodhim lëngu mund të vilet në mënyrë të mekanizuar. Nivelet më të përshtatshme ndryshojnë sipas rajonit. ashtu si me të gjithë përgjithësimet. nëse vilet shumë vonë. sasia e rrushit që mbërrin në impiantin e përpunimit për lëng me maturim optimal është më e madhe. ka shumë përjashtime dhe shumë zona me nivel të ulët reshjesh nuk mund të prodhojnë rrush pa ujitje . stresi mesatar ujor tek hardhia është një gjendje që shpesh parapëlqehet pasi ndihmon në menaxhimin e fuqisë së rritjes së hardhisë. Plehrat. mund të përmbajë athtësi të pamjaftueshme apo të bjerë rendimenti për shkak të dëmtimit nga zogjtë ose kalbëzimit të veshulëve.Duke qenë se parapëlqimet vendore dhe nevojat janë kaq të ndryshme. kultivarit dhe destinacionit të përdorimit (për tavolinë nga 13 . duhen përdorurme masë. Zgjedhja e datës më të përshtatshme për vjeljen e rrushit garanton që rrushi të përmbajë një nivel tëlartë dhe ekuilibrin e duhur të përbërësve aromatikë dhe shijues. Rrushi i pjekur ka një përqindje sheqeri ndërm-jet 16 dhe 24% dhe nivele aciditeti nga 0.4 Nënshartesat Ka shumë seleksionime të cilat kanë si prindër Vitis rupestris. 19. rrushi është shumë i athët.6 Vjelja Afati i vjeljes së rrushit është shumë kritik.5% sheqer kohës së vjeljes). kjo mund të jetë e saktë.duke qenë se operacioni i vjeljes mund të përfun-dojë në një kohë më të shkurtër.6 deri 1%. Kësisoj. Në kushte të caktuara. të ulët. 19.3 Nevojat për ujë Rrënjët e thella të hardhisë i mundësojnë asaj të mbijetojë në kushte shumë të thata dhe në disa raste mendohet madje se ujitja ndikon negativisht mbi cilësinë e frytit dhe lëngut të prodhuar prej tij.Vitis riparia dhe Vitis berlandieri. ashtu si për plehrat. veçanërisht azoti. Për më tepër. Nësevilet shumë herët. Lëngu nga rrushi i vjelë jashtë diapazonit optimal të sheqerit dhe aciditetit mund të kërkojë korrigjime.15. është shumë e rëndësishmetë kërkohet këshillim vendor për nënshartesën më të përshtatshme për zonën e kultivimit në fjalë. ujitja mund të induktojë rritje vegjetative të tepërt. Sidoqoftë.pasi. Kjo zvogëlon ndjeshëmkostot e krahut të punës për vjelje.

Rrushtë e thatë (stafidhet) vilen dhe trajtohen në disa mënyra. të kombinuar me agroteknikën e specializuar. Për të ndihmuar tharjen dhe për t’i dhënë një ngjyrim të çelur të veçantë frytit. përpara tharjes rrushi mund të trajtohet me emulsione vaji alkalin. etj. përcaktimin e pjekjes optimale.Prodhimi i lëngut cilësor përcaktohet duke përdorur kultivarët më të mirë për klimën. Ato mund të vilen me dorë dhe të thahen. në këto raste vjelja e mekanizuar mund të . qoftë drejtpërdrejt në diell ose në skara. Vjelja me makineri shkakton shumë dëmtime për frutat që të mund të thahen drejtpërdrejt në diell ose në skara.

të tilla si Sultana. tenjat. Kërkesat janë pamja e bukur. Zante Currant. Korinthi i Zi). Thompson's Seedless) dhe Currants (sinonime: Zante. Concord. filoksera. me një madhësi të pranueshme.përdoret për të krasitur sharmendat me veshulë ende të bashkëlidhur me to dhe duke i varur mbi hardhi për t’u tharë. madhësiae kokrrave dhe lëkura e hollë. së bashku me të tjerë si Niagara dhe Iona. trajtimi me hormonin bimor acidgiberelik mund t’i bëjnë rrushtë pa farë. së bashku me teksturën dhe shijen e mirë. 19. Mungesa e farërave janënjë përparësi. Ky kultivar. vinifera dhe përfshijnë Sulltana (sinonime: Sulltanina.8 Sëmundjet dhe dëmtuesit Vrugu. zë 90 % të strukturës. breshkëzat. rrushi për lëng përbën një sektor të rëndësishëm dhe domethënës. RRUSHI PËR TAVOLINË Rrushi për tavolinë (konsum të freskët) prodhohet në mënyrë ekonomike në vendet me klimë të ngrohtë në të nxe-htë. këpushat.7 KULTIVARËT RRUSHI PËR LËNG: Veçanërisht në SHBA. por shpesh madhësia e tyre është shumë e vogël. Muskatelet). nematodat. 19. Një kultivar i vetëm. ku të dy janë pa farë ndërsa kultivarët me farëra si Muscat Gordo Blanco (Muskatet. etj. RRUSHI PËR THARJE (STAFIDHE) Janë kultivarë të V. e ka prejardhjen kryesisht nga Vitis labrusca. dhe sëmundje virusale tëndryshme . hiri. Rrushtëpër tharje kërkojnë kushte të ngrohta (mbi 1950°C gradë ditore) për prodhim ekonomik.

.

.

.

.

.

.

.

.

.

AGRUMET Speciet e agrumeve hibridizohen lirisht: janë .XIV.

.

.

Indi nukleomik ka origjinë tërësish amësore e për këtë arsye. Disa bimë që nukprodhojnë rëndom farëra poliembrionike janë limoni ‘Meyer’. Në këtëmënyrë. 14. .2 Poliembrionia Shumë specie agrumesh shfaqin gjendjen e embrionisë së shumëfishtë brenda një fare të vetme.2). këto embrione dhebimët që mund të prodhohen prej tyre.14. Njëkohësisht duhet të merren në konsideratë kërkesat e tregut.3 Zgjedhja e materialit bimor Për rritjen e suksesshme të një agrumishteje. ashtu si me çdo pemëtore.4 Nënshartesat Farëfilizat e ndryshëm të agrumeve mund të përdoren për nënshartesa.kemi thuajse 100% siguri që kemi marrë një popullatë klonale. mund të shfrytëzohet performanca errënjës e kloneve të caktuara. Vetëm një prej këtyre embrioneve ka rezultuarnga shkrirja e gameve seksuale. 14. Rritja e lastarëve nukleomikë në sh-tretërit e farërave priren të jenë uniformë. mandarina ‘Clementine’ dhe pumelo. kanë njëkompozim gjenetik identik me bimën mëmë. duhet të përdorë material bimor i cili është i shëndetshëm dhe zgjidhet përt’iu përshtatur kushteve të rritjes që do të përjetohen. Kjoçon në mundësinë e prodhimit të popullatave klonale nga fara. duke ofruar embrionin seksual dhe farëfilizat që rezultojnë mund të identifikohen dhe të eliminohen. Prodhimi i popullatave klonale nga farëfilizat kufizohen zakonisht në prodhimin e nënshartesave për të shartuar mbi to mbishartesat. Embrionet e tjeraformohen në indin nukleomik dhe quhen embrione nukleomike. ashtu sikurse edhe të afërm të tjerë të agrumeve që nuk përdoren rëndom. e nëseeliminojmë bimët anormale dhe të pafuqishme. Kërkesat për temperaturë të agrumeve që mund të rriten në kushtet e klimës së freskët mund të shihen nga dy pozicione: toleranca ndaj të ftohtit të dimrit dhe toleranca ndaj kushteve të verës së freskët (Tabela 14.

Poncirus trifoliata.si lloje prodhuese. për shembull. Kemi një diapazon të gjerëtë . për shembullportokalli trigjethësh. Portokalli trigjethësh nuk prodhon fruta komercialisht të ngrënshëm por bima ofron tolerancë ndonjë kultivar agrumesh të përzgjedhur duhet tëmerret në konsideratë një diapazon të atributevetë njohura ose veçorive të cilëndo nënshartese tëmarrë në konsideratë.

.

.

Megjithatë. deficitet ujore mund të jenë të rënda dhe përdorimi i ujitjes duhet të marrë në konsideratë kërkesën shtesë nga bimësia konkurruese ndërmjet pemëve. bimët tokë-mbuluese dhe mbjelljet me bar të përhershme mund të përdoren në rastet kur mund të ruajmë nivelet e lagështisë. është e mundur që të shkurtohen lastarët frytbartës deri në lastarin anësor më të afërt e më të ri. Në këto kushte. në të kundërt.Pjekja e frytit nuk ndodh pasi fryti është vjelë. Shpesh kaq është e mjaftueshme si krasitje për pemët e rritura. Në fryt duhet të lihet një sumbull ekërcellit. Shkulja ose ‘vjelja me thyerje’ ështëe pranueshme nëse fryti mund të hiqet pa dëmtuar pemën. Bimët duhet të jenë të pastra nga viruset dhe mykoplazmat. Kontrolli i sëmundjeve dhe dëmtuesve kërkon njëpërzgjedhje të kujdesshme të materialit bimor përpara mbjelljes. ku ka ujitje në dispozicion për të garantuar rritjen dhe zhvillimin e frytit. Vektorët e sëmundjeve duhet të kontrollohen në pemëtore pas mbjelljes së pemëve. Fryti mund të pritet me gërshërë ose të shkulet nga pema. fryti priret më shumë tëkalbëzohet.2 Teknologjia e kultivimit Frutat me cilësinë më të mirë prodhohen në zonat me verë të nxehtë e të thatë. Frutat kategorizohen sipas madhësisë dhe frutat që nuk plotësojnë standardin kategorizohen ulët ose eliminohen. frutat lahen dhe mund të dyllosen gjithashtu. Fidanët duhet të vijnë nga fidanishtet të pastra nga patogjenë që përhapen në tokë. Gjatë vjeljes. nëse kjo hiqet. Nëse frutat vilen duke i prerë megërshërë. 14.duke qenë se ekspozimi i vazhdueshëm i tokës së lagësht zbraz si nivelet e lagështisë në tokë dhe lëndën organike. Prashitja e rregullt mund të mos jetë një metodë e kënaqshme për kontrollin e barishteve të padëshirueshme dhe barërave. bimësia tjetër duhet të hiqet. Ruajtja për disa muaj mund të realizohet në 3 – 8°C me lagështi 85 – 90% LR. duke hequr sumbullën ose gërvishtur lëkurën e frytit. ngjyra e lëkurës mund të ndryshojën ga e gjelbër e çelur në portokalli.5. Ruajtja afatshkurtë rmund të realizohet në kushtet të ajrosura dhe tëfreskëta (nën 15°C). Plehërimi i gjelbër. Pas vjeljes. duhet bërë kujdes që lëkura të mosdëmtohet ose gërryhet dhe mund të vishen dorashka. .

I përshtatet klimës mesdhetare.5. i përdorur kryesisht për lëng. midis të cilëve janë: • Rrumbullak (i) ‘Hamlin’ – prodhimtari elartë.14. 14. me cilësi të shkëlqyer. ‘Tardoc-co’. limoni ‘Meyer’ është njëhibrid. ‘Washington navel’ – prodhim-tari më e ulët se ‘Valencia’. . i vonë (fundi i dimrit – pranverë). hershmëri (vjeshtë – mesi i dimrit).1 Materiali bimor Ekzistojnë shumë kultivarë limoni të emërtuar.cilësi e dobët. veçanërisht gjatë natës. Ato kërkojnë klimëmesdhetare. p. ‘Sanguinello’. ‘Moro’.3 Kultivarët Kultivarët janë të shumtë. Disa kultivarë. 14.6. limeta dhe qitro vendosen përgjithësisht në një grup të quajtur si fruta agrumesh të athët. • Kërthizor. Për shembull. • Të pigmentuar.(ii) ‘Valencia’ – prodhimtari mesatare në të lartë. me pjekje të mesme.edhe pse disa prej këtyre limonëve nuk janë limonëtë vërtetë.6 Limoni Limoni. nuk shkon mirë në zonat me temperatura të larta.sh. Ka mjaft klone të përmirësuara.

.

14. Anasjelltas. ato bëhen më pak të lënë pjesën e ‘sumbullës’ të bishtit bashkë lidhur me frytin. Fryti do të ‘kurohet’ gjithashtu kurmbahet për një periudhë të shkurtër në një vend të ajrosur mirë me temperaturë të freskët të njëtrajtshme. trashësia e lëkurës zvogëlohet dhe përqindja e lëngut rritet.2 Vjelja dhe kujdesi Maturimi në agrumet acide është ndonjëherë i vështirë për t’u përcaktuar nga pikëpamja pamore dhe mund të kampionohen fruta 6 cm diameter apo më të madh për të matur përmbajtjen e lëngut dhe acidit. Gjatë kurimit.6.Pesha e frytit në anësore priret gjithashtu të re- . nëse frutat lihen në pemë për shumë kohë pasi është arritur maturimi.

.

.

Shumë autorë pranojnë se ka dy ndarje kryesore brenda grupit të mandarinave. veçanërisht në Kinë dhe Japoni. Seleksionime të kuqërremta të portokallit mandarinë me origjinë mesdhetare emërtohen dhe tregtohen si tanxherina. . Ngjyra e lëkurës mund të ketë një nuance më të kuqërremtë. Ky emërtim nënkupton një variant të dallueshëm të mandarinave të zhvilluar në Orient. Përshkrimet botanike më të shumta të mandarinave i japin kulturës emërtimin Citrus reticulata.10).nuk ka një bazë botanike për të diferencuar tanxherinat prej mandarinave. Mandarinat janë të kultivuara gjerësisht në rajonet e freskëta e të ngrohta nëntropikale dhe madje nëzonat e ngrohta mesdhetare. Ekzistojnë hibride ndërllojore natyrore me tipare dhe shije të ngjashme me mandarinën.mandarinat e zakonshme dhe mandarinat satsuma. disa autoritete e emërtojnë grupin e mandarinave Satsuma Citrus unshiu.7 Mandarina Mandarina e zakonshme e ka origjinën nga India verilindore dhe si pemë frutore. Fryti i ngjason portokallit. Diapazoni i gjerë i kultivarëve. Zhvillimi i mëtejshëm i kësaj kulture ka ndodhur në disa zona gjeografike. Marok. Emërtimi tanxherinë vjen nga Tanxheri. aktualisht. Mandarinat janë në gjendje të hibridizohen me mandarina të tjera dhe gjithashtu me specie të tjera të Citrus.Megjithatë. Kësisoj. është përhapur si në drejtim perëndimore ashtu edhe lindor. Si rezultat. që tregon rrugët historike të transportit për në Evropën veriore. Portokallet mandarinë konsumohen përgjithësisht të freskëta ose në sallata frutash. të tilla si ‘Temple’ por edhe hibride të krijuara nga njeriu të tilla si tanxhelot ‘Seminole’ dhe ‘Robinson’. mundëson një zgjedhje për t’iu përshtatur kushteve klimaterike te ndryshme. megjithëse forma mund të jetë më e shtypur dhe zakonisht ka madhësi më të vogël.14. mandarinave dhe hibrideve. grupi i mandarinave të agrumeve është mjaft i larmishëm (Tabela 14.

14. Turqinë dheItalinë.Disa kultivarë mandarinash janë veçanërisht tolerantë ndaj të ftohtit dhe në gjendje të zhvillojnë qëndrueshmëri ndaj të ftohtit. Hibridizimi i përsëritur me këto dy prindër ka prodhuar një gamë tiparesh të kombinuara. aromatikë.7.megjithëse disa lloje të përfshira në këtë grup janë më saktë hibride. Në krahasim me satsumat. Japoninë. Tipari tërheqës i disa mandarinave është lëkura e çlirët e tyre. reticulata. pak farëra dhe jep prodhim të lartë. që mundëson qërimin e lehtë. mandarinat e zakonshme janë më të vogla me lëkurë që hiqet më lehtë. Emërtimi tanxhelo është kompozuar për të përshkruar hibridet ndërmjet këtyre dy prindërve.Bimët e tanxhelos kanë fruta me ngjyrë. emërtimi tanxhelo përdoret zakonisht për hibridet e ngjashme me mandarinat dhe për të gjetur emra të tjerë për hibride me tipare që janë më të ngjashmeme pumelon.1 Materiali bimor • Mandarinat e zakonshme. Hibridizimi sintetik i parë ndërmjet pumelos dhe mandarinës është bërë nga Webber dhe Swingle në1897. Fryti mund të jetë pa farë. me aromë dhe shije të dallueshme. ka aromë të mirë. . Brazilin. në varësi të kultivarit. ‘Clementine’ është mandarina më e përhapur. Aktualisht. Prodhimi i përgjithshëm botëror vërtitet në 26Mt dhe është dyfishuar në 40 vitet e fundit. megjithëse madhësia e vogël mund të përbëjë problem. Frutat janë shpesh të vegjël me segmente të vogla. Këto emërtohen zakonisht me emërtimin botanik C. Kina është prodhuesi më i madh i mandarinave.Vendet e tjera me prodhim të konsiderueshëmpërfshijnë Spanjën.

Ato kultivohen në Florida dhe Afrikëne Jugut. Ato piqen pas mesit të dimrit dhe seleksionimet brenda hibrideve ‘Temple’ dhe‘Murcott’ janë prodhuar veçanërisht për karakteristikat e përmirësuara të mirëmbajtjes së pemëve. i cili shkon mirë në kushte të lagështa etë nxehta. Me më pak rëndësi është kultivari‘Darcy’. Ky është një kryqëzim ndërmjet tanxhelosë dhe klementinës. cilësia është e shkëlqyer dhe pjesa më e madhe e tyre piqen në fillim të dimrit. Ka shumë seleksionime brenda satsumës dhe këto janë bërë për të patur cilësi mëtë mirë dhe sezon vjelje të zgjeruar.Seleksionet e klementinës kanë larmi të frytit dhe periudhëssë pjekjes. • Tanxhelot . ku është agrumi më i përhapur. Këto janë hibride të krijuara prej njerëzve të C. maxima dhe disa kultivarë. • Shumë prej hibrideve të mandarinave kanë kërkesa të veçanta për pjalmim të kryqëzuar dhe kultivuesit duhet të kërkojnë pjalmëzues të përshtatshëm për atë lokalitet. të tillë si ‘Orlando’ dhe ‘Minneola’. . reticulate dhe C. Është agrumi më rezistent ndaj të ftohtit dhe shkon mirë në rajonet nën tropikale më të freskëta. ‘Temple’ dhe ‘Murcott’ janë hibride natyrorë të mandarinës dhe portokallit (këtij kryqëzimi jepet emri i përgjithshëm tanxhor). Shumica e zhvillimit të satsumës ka ndodhur në Japoni. • ‘Robinson’. janë të zakonshëm dhe popullorë në Amerikën e veriut. • Hibridet e mandarinave. • Satsuma. në veçanërisht hershmëria. Fryti është më i afërt me mandarinën e zakonshme.

.

.

.

.

.

.

MO LLA Mollët e egra (mollçinkat) i gjejmë në një pjesë të mirë .

.

431 (approx.443 (approx.) Number of Characters: 42.Filename: Directory: Template: DARDHA C:\Users\MARIGLEN\Documents C:\Users\MARIGLEN\AppData\Roaming\Microsoft\Templates\Normal.d otm Title: Subject: Author: MARIGLEN Keywords: Comments: Creation Date: 01-Oct-12 9:20:00 AM Change Number: 29 Last Saved On: 16-Oct-12 8:52:00 AM Last Saved By: MARIGLEN Total Editing Time: 834 Minutes Last Printed On: 16-Oct-12 8:52:00 AM As of Last Complete Printing Number of Pages: 80 Number of Words: 7.) .