P. 1
The Albanian in London 25th of March 2013

The Albanian in London 25th of March 2013

|Views: 1,609|Likes:
Published by shefdomi

Join us on Facebook: www.facebook.com/thealbanian.co.uk

Join us on twitter: https://twitter.com/#!/shefdomi

The Albanian is a newspaper in London, United Kingdom covering race & ethnic society and culture. The Albanian is published twice every month.

The web site is presented in English and Albanian language, if some of the content is not in one of the languages please do feel free to email us on info@thealbanian.co. uk or admin@shefdomi. com and we will be happy to translate it for you, or assist you in anyway that we can.

Join us on Facebook: www.facebook.com/thealbanian.co.uk

Join us on twitter: https://twitter.com/#!/shefdomi

The Albanian is a newspaper in London, United Kingdom covering race & ethnic society and culture. The Albanian is published twice every month.

The web site is presented in English and Albanian language, if some of the content is not in one of the languages please do feel free to email us on info@thealbanian.co. uk or admin@shefdomi. com and we will be happy to translate it for you, or assist you in anyway that we can.

More info:

Published by: shefdomi on Mar 27, 2013
Copyright:Attribution Non-commercial

Availability:

Read on Scribd mobile: iPhone, iPad and Android.
download as PDF, TXT or read online from Scribd
See more
See less

09/17/2013

pdf

text

original

Daut Dauti “zbulon” në Londër “Çështja shqiptare në diplomacinë britanike, 1877 – 1880”

faqe 10-11

ARBEN KOJQIQI, TË RENDËSH DREJT ËNDËRRËS NË METROPOLIN BRITANIK
faqe 14

Dërgo para online*
moneygram.co.uk
VITI I 9 I BOTIMIT
info@thealbanian.co.uk

www.thealbanian.co.uk

Tel: 02082169527

LONDON

25 MARS

*Për një listë të plotë të tarifave të transferimit në internet ju lutem vizitoni moneygram.co.uk. MoneyGram International Limited është e autorizuar dhe e kontrolluar nga Autoriteti e Shërbimit Financiar. MoneyGram dhe Globi janë marka të MoneyGram. Të gjitha markat e tjera janë pronë e pronarëve të tyre përkatës. ©2012 MoneyGram. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

KRYETARJA E KUVENDIT, TOPALLI VIZITË NE LONDËR BRITANIA E MADHE MBËSHTET INTEGRIMIN E SHQIPËRISË NË BE
faqe 4-5

SHPRESA PROGRAMME: 5 VJET PUNË PËR TË ARRITUR ËNDRRËN TONË...
faqe 9

“NENE TEREZA” SI HISTORI SUKSESI
faqe 8

Enciklopedia Britanike: “Pellazgët janë shqiptarët me famë”faqe 16

NICK CLEGG, KAPAR FINANCIAR PËR VIZAT BRITANIKE
Ofrojme mundesi fantastike per biznes me Kinen dhe Vietnamin Ne kemi zyrat tona ne keto vende dhe ofrojme mundesi per hapjen e bizneseve te reja qe nga tregeti mallerash, konfeksione, elekronike etj. Na kontaktoni dhe ne ju ndihmojme Unit 2, The Cromwell Centre, 24-30 Minerva Road London NW10 6HJ Tel: 0208 961 8765

Adam Yamey tregon për “Shqipëria në mendjen time”
faqe 22

Transportojmë makina dhe mallra për në Shqiperi dhe Kosovë

Tel:

07790950960

Aktualitet

www.facebook.com/thealbanian.co.uk Kastriot Dervishi, Enkeleid Omi, Artan Zeneli, Jeni Myftari, Agim Shabani, Anila Hoxha, Shefit Domi, Web-design Shefdomi.com www.thealbanian.co.uk albania7@gmail.com

faqe 2

DREJTOR: PETRIT KUÇANA Kryeredaktor: BASHKIM METALIA

REDAKSIA Akil Koci, Daut Dauti, Emanuel Bajra Pranvera Smith, Blerim Ciroka, Majlind Goge, Claire Fletcher, Flori Slatina,

Tel/fax:02082169527
se tij Liberaldemokrate per nje amnisti per te te gjithe ata te huaj dhe emigrante ilegal qe kishin mbi dhjete vjet qendrimi ne Britani. Kohet e fundit vihet re nje ashpersim i retorikes per ceshtjet e emigracionit, e cila mbetet nje karte e forte elektorale. Ne fillim te muajit, udheheqesi i opozites laburiste Ed Milliband e pranoi publikisht se partia e tij kishte deshtuar me politiken e saj te emigracionit kur ishte ne pushtet. Ai tha se laburiste kishin gabuar kur kishin relaksuar kontrollet e kufirit, nje levizje qe mundesoi ardhjen e qindra mijera te huajve ne Britani. Se fundmi, vihet re nje shtim i shqiptareve te ardhur ne Britani qe mberrijne ilegalisht ku nje pjese e madhe e te cileve qendrojne ne te zeze. Ata jane kyesisht nga Shqiperia dhe nje pjese e madhe kane jetuar me pare ne vendet e prekura me shume nga kriza ne Eurozone.

KAPAR FINANCIAR PËR VIZAT BRITANIKE
NGA ARBEN MANAJ
likohet per ata aplikanet qe vijne nga vendet jashte Bashkimit Evropian dhe qe konsiderohen si me rrezikshmeri te larte. Personat qe shkelin vizat mbesin problemi me i madh per autoritet britanike te emigracionit. Per kete qellim, z.Clegg kerkoi fillimin e nje programi pilot per garancite financiare per marrjen e vizave britanike i ngjashem me sistemin australian te vizave familjare. Nderkohe zevendeskryeministri britanik hoqi dore nga premtimi elektoral i parties ëvendëskryeministri britanik, partneri i koalicionit qeveritar Nick Clegg ka bërë thirrje për vendosjen e një kapari financiar për të garantuar që ata që marrin viza britanike të mos e shkelin atë dhe të rikthehen në vendin e tyre pas mbarimit të saj. Garancia financiare e cila do te duhet te paguhet ne para te thate, do t'i jepet serish marresit te vizes ne momentin qe ai largohet nga Britania e Madhe pas mbarimit te vizes se qendrimit. Mendohet se ky kapar do te jete nje shume katershifrore. Kjo mase do te ap-

Z

CLP SOLICITORS
CENTRAL LAW PRACTICE SOLICITORS 17TH FLOOR, WEMBLEY POINT 1 HARROW ROAD, WEMBLEY, HA9 6DE TEL: 020 8819 4242

EMIGRACION
-Natyralizim -Viza turistesh dhe studentesh -Ribashkime familjare -Qytetari britanike -Leje te perhershme qendrimi -Viza martese -EU/FRA Resident Permit applications

Çeshtje civile
-Prishje kontatash Falimentim Kontrata qeraje Probleme mes pronarit dhe qeraxhinjeve Probleme mes partnereve Probleme per shitblerja

Albanian Lawyer Altin Kaprata

KRIME
-Vrasje -Plagosje -Mashtrime serioze -Vepra penale seksuale -Dëmtime aksidentale -Shkelje të kodit rrugor -Hetime nga zyra e taksave -Hetime nga zyra
e ndihmave

ÇËSHTJE FAMILJARE
Ne përfaqësojmë të gjithë klientët që kanë nevojë për këshillim nga ana ligjore si në Stacione Policie dhe në raste të ndryshme. Gjithashtu -Probleme financiare përgatisim mbrojtjen e tyre për në gjykatën magjistrale të (shkallës së ne divorce dhe ndarje parë) dhe në gjykatën e lartë. -Probleme ne ndarjen e Këshilla ligjore është falas ne polici pavarësisht nëse jeni me pasurise dhe prones se ndihma, në punë dhe se sa të ardhura apo kursime keni. Nuk ka forma perbashket -Probleme te kujdestarise se për të plotësuar. Nëse nuk jeni të kënaqur me shërbimet që keni marrë nga avokati juaj dhe doni ta ndryshoni atëherë ju lutem më kontaktoni femijeve ku jane perfshire shenë bimet sociale

-Ndarje,divorce

Mob:

-Dhune ne familje si dhe te
gjitha problemet qe lidhen me çeshtjet familjare

EKSTRADIME

07500770914

Address 61 Birkenhead Street London, WC1H 8BB Telephone +44 20 7843 4344 Fax +44 20 7843 4334 E-mail enquiries@cg-law.co.uk DX CG LAW 37912 KINGS CROSS www.cg-law.co.uk
Personal Injury
CG LAW IS ABLE TO PROVIDE LEGAL ADVICE IN PERSONAL INJURY CASES IN AREAS SUCH AS:

Për çështje emergjencie apo përfaqësim ligjor në STACIONET E POLICISË kontaktoni Xhemilin 24/7

07958679888

Accidents at work, Road Traffic Accidents Serious Injury Claims Industrial Disease Claims Motorcycle Accident Claims Victims of Abuse Holiday Claims Criminal Injuries Trips and Slips

NO WIN NO FEE

CRIMINAL & REGULATORY WORK
CG Law has a highly experienced team of criminal defence lawyers who effectively handle cases involving investigations by organisations such as: Serious Fraud Office / Her Majesty’s Revenue and Customs, Police Fraud Squads / the Crown Prosecution Service / Information Commissioner’s Office/ Environmental Health CG LAW PRACTICE IN A WIDE RANGE OF AREAS INCLUDING: Fraud / Corruption/ Offences under the Companies Act/ Tax Evasion / Money Laundering / Insider dealing/ Business crime / Terrorism / International Crime

Immigration Immigration Law is so complex, it is essential you engage the services of an experienced immigration lawyer. CG Law protects the rights of non EU nationals who are having problems entering or settling in the UK. This can be for a number of reasons such as: coming into the UK to work / bringing family over to the UK/ marrying or living here with a partner / setting up their own/ business here / studying in the UK / working here illegally/ being forced to return to your country of origin / Being detained under the Immigration Law / claiming asylum We also work with European Nationals who experience/ problems exercising their right to free movement within Europe. At CG Law, we are fully knowledgeable with all UK Border Agency legislation and any changes made to the immigration rules. We can offer a wide range of Immigration Law services including: Making an application to the UK Border Agency/ Help businesses apply for overseas workers/ Student visa applications / Business Immigration Legal advice before immigration court / Deportation cases Citizenship and nationality applications/ Children immigration cases- checking a child’s immigration/ status, seeking asylum, human rights cases and abandoned children are all typical cases for CG Law.

Nëse dëshironi të kontaktoni në shqip telefononi Venera : Mob:07904014153

TRANSPORT MALLRASH ANGLI-SHQIPERI-KOSOVE
SHERBIM I SHPEJTE DHE I SAKTE

NA KONTAKTONI TEL:07737 597 000 07507 444 654

toni.79-@hotmail.com

aktualitet
Mbështetja e palëkundur e Britanisë së Madhe drejt anëtarësimit të Shqipërisë në BE, forcimi i marëdhënieve miqësore, fuqizimi i bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve, nxitja e vizitave zyrtare në të gjitha nivelet institucionale etj, ishin temat kryesore që Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli dhe Baronesha D’Souza diskutuan në takimin e tyre miqësor. Kryetarja e Dhomës së Lordëve në Britaninë e Madhe, Baronesha D’Souza, mike e zonjës Jozefina Topalli rezervoi një drekë pune me Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë. Baronesha D’Souza dhe Kryetarja Jozefina Topalli ndanë dëshirën për të punuar së bashku dhe se të dyja ato, mund të bëjnë hapa konkretë që forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit jo vetëm midis dy parlamenteve por edhe më tej. Në mënyrë të veçantë, Znj Jozefina Topalli dhe Baronesha D’Souza u ndalën gjatë bisedës së tyre në procesin e integrimit europian ku u vlerësua se integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor do të jetë një vlerë e shtuar për Bashkimin Europian. Kryetarja e Kuvendit falenderoi Baroneshën D’Souza për qendrimin e saj pozitiv ndaj zgjerimit të BE ndërsa kërkoi mbështetjen e saj për Shqipërinë në procesin e rëndësishëm të marrjes së statusit të vendit kandidat si dhe vijimin e hapave të tjerë drejt anëtarësimit. Kryetarja e Kuvendit njohu Baroneshën D’Souza me zhvillimet në

www.facebook.com/thealbanian.co.uk

faqe 4

Jozefina Topalli takon Kryetaren e Dhomës së Lordëve në Britaninë e Madhe, Baroneshën D’Souza
“Integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor, një vlerë e shtuar për Bashkimin Europian.”
Shqipëri, arritjet dhe sfidat e Parlamentit, ku Znj.Jozefina Topalli tha se integrimi dhe ekonomia janë dy shtyllat kryesore të axhendës parlamentare. Duke u ndalur tek situata ekonomike, Kryetarja Jozefina Topalli vlerësoi se falë reformave të suksesshme Shqipëria finalizoi projekte ambicioze të gjithanëshme, nuk ka ra recession dhe sfidoi krizën globale duke shënuar rritje të përvitshme ekonomike. Këto reforma u përshëndetën si të suksesshme e të guzimshme nga Baronesha D’souza. Edhe situata në rajon ishte një ndër temat që u diskutua gjatë bisedës, ku u vlerësua roli i Shqipërisë si faktor paqeje. Kryetarja e Kuvendit dhe Baronesha D’Souza vlerësuan se pavarësia e Kosovës është një e kthesë e rëndësishme në historinë e prosperitetit dhe stabilitetit të mbarë rajonit. Këtij takimi miqësor i është bashkuar edhe ish Kryetarja e e Dhomës së Lordëve në Mbretërinë e Bashkuar, Helene Hayman, e cila gjatë mandatit të saj në Krye të Dhomës së Lordëve vizitoi Shqipërinë dhe mbajti edhe një fjalim në parlamentin shqiptar. Në bisedën mes tre mikeve, Baronesha Hayman, tha se Britania e Madhe , vend me demokraci shumë të vjetër, sheh me admirim shumë të madh vende të tilla me demokraci të reja si Shqipëria e cila, në një periudhë kaq të shkurtër ka bërë kaq shumë progres. Kryetarja e Dhomës së Lordëve në Britaninë e Madhe, Baronesha D’Souza, do të vijë në gusht pë një vizitë zyrtare në Tiranë, pas ftesës së bërë nga Kryetarja Jozefina Topalli. Gjatë vizitës së saj në Londër, Kryetarja e Kuvendit mori pjesë në një prej seancave më të rëndësishme të parlamentit britanik, seancë ku Qeveria e Kryeministrit Cameron paraqiti buxhetin e vitit 2013. Jozefina Topalli ndoqi nga afër punimet e kësaj seance ku Kryeministri i Britanisë së Madhe, Cameron iu përgjigj edhe pyetjeve të deputetëve britanikë mbi ecurinë e reformave të aplikuara nga qeveria e tij, ecurisë ekonomike dhe politikave strategjike britanike.

aktualitet
Kryetarja e Kuvendit, zonja Jozefina Topalli ishte në vizitën e dytë zyrtare në Britaninë e Madhe me një pritje të veçantë rezervuar nga Kryetari i Dhomës së Komunëve, John Bercow. E ftuar nderi nga Kryetari Bercow, Jozefina Topalli mori pjesë në takimin konfidencial të forumit më të lartë të vendimarrjes të Dhomës së Komunëve, ku vendoset axhenda e punimeve parlamentare. Mbretëria e Bashkuar, vend me demokraci e parlamentarizëm shumë shekullor, një fuqi e madhe botërore ekonomike dhe politike i ka dhënë në vijimësi mbështetje Shqipërisë, jo vetëm në partneritetin në NATO, por edhe në procesin e integrimit europian. Për këtë, Kryetarja e Kuvendit gjatë takimit me zotin Bercow shprehu mirënjohjen, duke theksuar interesin për dinamizim të bashkëpunimit në të gjitha fushat. Zoti Bercow tha se “të gjitha forcat politike në parlamentin britanik mbështesin thellësisht integrimin e Shqipërisë në BE dhe ne shpresojmë që kjo të ndodhë sa më shpejt.” Qeveria britanike ka pasur një rol shumë aktiv për pavarësinë e Kosovës, nxitjen e stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe për perspektivën e tij evropiane, dhe Kryetarja e Kuvendit tha se: “Ruajtja e vëmendjes ndaj Ballkanit Perëndimor në në këtë kohë sfidash për BE-në është një mesazh shumë i qartë inkurajimi për të vazhduar në rrugën e reformave të thella që kanë transformuar vendet dhe shoqëritë tona” Procesi i anëtarësimit në BE, tha Kryetarja e Kuvendit, përbën një in-

www.facebook.com/thealbanian.co.uk

faqe 5

teres kombëtar strategjik për Shqipërinë dhe shqiptarët. Rekomandimi i Komisionit Evropian për dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë, pas miratimit të tre ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar në Parlament, përbën një njohje dhe inkurajim të progresit të shënuar dhe

një arritje të gjithanshme të shoqërisë shqiptare në rrugën e integrimit evropian.Kryetarja e Kuvendit tha se pavarësisht se ky është një vit elektoral, axhenda e integrimit do të ndiqet me përparësi. Jemi thellësish të angazhuar, tha ajo, për të realizuar zgjedhje të lira, të drejta e transparente me standardet më të larta europiane.

duke synuar një frymëmarrje më të madhe për biznesin, ekonominë, krijimin e vendeve të reja të punës etj. Zoti Bercow pasi shprehu edhe një herë mbështetjen e Britanisë për Shqipërinë dhe procesin e saj integrues në BE, tha se kontaktet më të shpeshta si në nivel kryetarësh apo komisionesh parlamentare i shërbejnë forcimit të bashkëpunimit midis dy parlamenteve për shkëmbimin e pervojave, forcimit të miqësisë por edhe bashkëpinimit në nivel europian.Kryetarja e Kuvendit ftoi zotin Bercow për një vizitë në Shqipëri, ftesë që Kryetari i Dhomës së Komuneve e priti me shumë kënaqësi.

LAVAZH PER SHITJE

Duke vlerësuar faktin se ka shumë kompani të suksesshme Britanike që operojnë në Shqipëri, Kryetarja e Kuvendit shprehu interesin për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe nxitjen e investimeve britanike në Shqipëri, kryesisht, në privatizimin e sektorëve strategjikë si në atë të energjetikës, industrisë së naftës, sektorit të minierave dhe të turizmit.

mandimi i Komisionit Evropian për dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë, pas miratimit të tre ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar në Parlament, përbën një njohje dhe inkurajim të progresit të shënuar dhe një arritje të gjithanshme të shoqërisë shqiptare në rrugën e integrimit evropian. Kryetarja e Kuvendit tha se, pavarësisht se ky është një vit elektoral, axhenda e integrimit do të ndiqet me përparësi. Jemi thellësish të angazhuar, tha ajo, për të realizuar zgjedhje të lira, të drejta e transparente me standardet më të larta europiane. Duke vlerësuar faktin se, ka shumë kompani të suksesshme britanike që operojnë në Shqipëri, Kryetarja e Kuvendit shprehu interesin për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe nxitjen e investimeve britanike në Shqipëri, kryesisht, në privatizimin e sektorëve strategjikë si në atë të energjetikës, industrisë së naftës, sektorit të minierave dhe të turizmit. Kryeparlamentarja Topalli tha se, për të garantuar vijimësinë e rritjes ekonomike si dhe thithjen e investimeve të huaja, një paketë e re fiskale e paraqitur nga qeveria do të nisë shqyrtimin në Parlament, duke synuar një frymëmarrje më të madhe për biznesin, ekonominë, krijimin e vendeve të reja të punës etj. Zoti Bercow, pasi shprehu edhe një herë mbështetjen e Britanisë për Shqipërinë dhe procesin e saj integrues në BE, tha se kontaktet më të shpeshta si në nivel kryetarësh apo komisionesh parlamentare i shërbejnë forcimit të bashkëpunimit midis dy parlamenteve për shkëmbimin e përvojave, forcimit të miqësisë, por edhe bashkëpinimit në nivel europian. Kryetarja e Kuvendit ftoi zotin Bercow për një vizitë në Shqipëri, ftesë që Kryetari i Dhomës së Komuneve e priti me shumë kënaqësi. Kryetarja e Kuvendit ndodhet në Britaninë e Madhe si e ftuar nderi nga Kryetari Bercow, Jozefina Topalli mori pjesë në takimin konfidencial të forumit më të lartë të vendimmarrjes të Dhomës së Komunave, ku vendoset axhenda e punimeve parlamentare.

BRITANIA E MADHE MBËSHTET INTEGRIMIN E SHQIPËRISË NË BE Të gjitha forcat parlamentare britanike mbështesin thellësisht integrimin e Shqipërisë në BE dhe shpresojmë që kjo të ndodhë sa më shpejt. Këtë garanci e dha Kryetari i Dhomës së Komuneve, John Bercow në Britaninë e Madhe gjatë një takimi me Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila ka nisur një vizitë të dytë zyrtare. Mbretëria e Bashkuar, vend me demokraci e parlamentarizëm shumë shekullor, një fuqi e madhe botërore ekonomike dhe politike i ka dhënë në vijimësi mbështetje Shqipërisë, jo vetëm në partneritetin në NATO, por edhe në procesin e integrimit europian. Qeveria britanike ka pasur një rol shumë aktiv për pavarësinë e Kosovës, nxitjen e stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe për perspektivën e tij evropiane, dhe Kryetarja e Kuvendit tha se, "ruajtja e vëmendjes ndaj Ballkanit Perëndimor në këtë kohë sfidash për BE-në është një mesazh shumë i qartë inkurajimi për të vazhduar në rrugën e reformave të thella që kanë transformuar vendet dhe shoqëritë tona". Procesi i anëtarësimit në BE, tha Kryetarja e Kuvendit, përbën një interes kombëtar strategjik për Shqipërinë dhe shqiptarët. Reko-

Lavazhi eshte i hapur prej 8 vitesh dhe ka 19 vjet lise
Mundesi fantastike per biznes.Gjendet ne nje zone teper te pershtatshme Adresa: PE19 5YF

Na kontaktoni sa me pare Tel: 07766653146 Ali

Kryetarja Jozefina Topalli tha se për të garantuar vijimësinë e r r i t j e s ekonomike si dhe thithjen e investimeve të huaja, një paketë e re fiskale e paraqitur nga qeveria do të nisë shqyrtimin në Parlament

BAR PER SHITJE NE DURRES
Lokali ndodhet ne qender te qytetit te Durresit ne Bulevardin Kryesor te ketij qyteti (Bulevardi Epidamn), eshte nje godine 3-kateshe, ne katin e 3-te te godines ndodhet lokali prej 170 m², ka dhe nje terrace gjithashtu 170 m² qe funksionon lokal si pjesa e poshtme. Lokali eshte aktualisht ne pune dhe goxha i suksesshem. gje qe mund ta shikoni dhe ne faqen e Facebook me adrese: Hot-point Bar. Lokali eshte i pajisur me shkalle dhe ashensor personal, me dokumenta te rregullta. Per me shume informacion kontaktoni

E vetmja autoshkolle qe perdor instruktore qe jane te kualifikuar plotesisht
AA Driving School Instruktori Shqiptar Artan Jakupi ne sherbimin tuaj Menyra me e lehte per te marre patenten angleze Na kontaktoniper ofertat e fundit

Ju ndihmojne nese deshironi te beheni instruktor

Tel:00355672057080
www. facebook.com/pages/ Hot-Point-Bar/84711528389

Kontaktoni Artanin

07769628835

Paratë tuaja në destinacion brenda * pak minutash
Dërgoni në Shqipëri dhe Kosovë deri në £100 për vetëm £4.90 pagesë**

Dërgo online sot në

moneygram.co.uk

***

0800 026 0535 moneygram.co.uk

Dërgoni nga:

Merrini në shqipëri tek:

Merrini në kosovë tek:

Kudo që shikoni simbolin MoneyGram

*Në varësi të kohëshërbimit të operatorëve lokalë. **Përveç tarifave të transferimit të aplikueshme për një transaksion, mund të zbatohet një kurs i këmbimit të monedhës që vendoset nga MoneyGram ose agjentët e saj. ***Për një listë të plotë të tarifave të transferimit në internet ju lutem vizitoni www.moneygram.co.uk. Të gjithë agjentët e mësipërm janë agjentë të MoneyGram International Limited në ofrimin e shërbimeve të transferimit të parave. MoneyGram International Limited është e autorizuar dhe e kontrolluar nga Autoriteti e Shërbimit Financiar. MoneyGram dhe Globi janë marka të MoneyGram. Të gjitha markat e tjera janë pronë e pronarëve të tyre përkatës. © 2013 MoneyGram. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
CS6570

aktualitet

www.facebook.com/thealbanian.co.uk

faqe 8

“NENE TEREZA” SI HISTORI SUKSESI
NGA LAURENA MURATI
und marsi 2013. Nje pranvere e vonuar pritet ne Londer. Por njerezit duket sikur vazhdojne jeten e tyre te perditshme pa u ndikuar nga kushtet e natyres. Midis ketyre njerezve me kombesi te ndryshme, nga te gjitha anet e planetit, jetojne e punojne edhe emigrantet shqiptare. Sa te dallueshem dhe te miksuar mes turmes se njerezve, ata nisen per pune heret ne mengjezet e ftohte londineze, neper trena, autobuze apo edhe makina personale dhe kthehen pasditeve te vona gri, te lodhur, te zhytur ne tisin e zbehte te parafillimit te mbremjes. Ata tani mund t’i gjesh kudo, te punesuar ne banka, qendra biznesi, kantjere ndertimi, si inxhiniere, avokate, drejtues ne poste prestigjoze etj. E vendosur me nje aktivitet te saj ne veri te Londres shoqata “Nene Tereza”, si nje “ampermeter” mat fluksin e shperndarjes se komunitetit shqiptar ne Angli. Ajo vezhgon, punon e drejton, duke shtjelluarnje program te vetin, per krijimin, zhvillimin e forcimin e mirefillte te ketij komuniteti. KUSH ESHTE SOT SHOQATA “NENE TEREZA”? Ajo eshte shoqata me e suksesshme ne Londer. Me nje jetegjatesi gati gjashte vjecare, ajo tashme ka marre ne dore rolin kryesor ne jeten e komunitetit shqiptar ne Londer. Programi i saj vizionar dhe inovativ, parashikon qe ne nje te ardhme ky komunitet te evoloje ne nje nder me te rendesishmit nder komunitetet e tjera homologe. Emigrantet shqiptare, ata te cilet ndodhen ketu, por edhe ata qe ne nje te ardhme do te vijne, te gjejne aty mbeshtetje afektive, ekonomike dhe orientuese, per nje jete me me teper komforte, kundrejt kushteve te ashpra ne te shkuaren. Ky vision kerkon nje te ardhme, por shoqata “Nene Tereza” e di se c’rruge duhet te ndjeke, c’menyra dhe metoda te perdore per arritjen e ketij traguardi. Numri i madh i aktiviteteve, shtimi cdo here e me shume i sherbimeve, i kurseve suplementare falas, programi edukativ i brezit te ri, kane bere deri tani te terheqe prane vetes rreth dy-tre mije anetare dhe simpatizante, si dhe te terheqe vemendjen kundrejt ketij projekti te nje numri disa here me te madh. ARRITJET Tek ka hyre ne vitin e gjashte te krijimit te saj, kjo shoqate eshte konsoliduar tashme dhe ka krijuar baza solide per te vijuar ne nje rritje graduale progresive. Duke kaluar veshtiresi te panumerta gjate ketyre viteve te aktivitetit te saj, ajo ka kryer nje sere reformash, te cilat kane pasuar ne shume ndryshime strukturore si ne programin ashtu edhe ne stafin e saj. Sot ajo ka ne perberje te saj nje staf professional e te specializuar. Ajo funksionon si nje institucion, e ndare ne dege me funksione perkatese. Si: 1) Degen e Sherbim –Servisit kundrejt komunitetit shqiptar dhe cdo pjestari te tij dhe cdo emigranti shqiptar qe mund te drejtohet per sherbime tek kjo shoqate. 2) Degen e Edukim-ArsimimitSuplementar per femijet e emigranteve shqiptare. Si dhe 3) Degen e Mardhenieve Publike dhe Ruajtjen e Imazhit dhe Tradites. SHERBIMET TEK SHOQATA mend edhe nga z. Ertach Hidayettin nga “Barnet Supplementary Schools” gjate vizites se tij ne kete institucion. Stafi i shoqates “Nene Tereza”, mese disa here, eshte shprehur me fjalet me te mira, sidomos per profesionalizmin e shfaqur nga mesueset e kesaj shkolle. Programi i Mesimit ne Shkolle 1) Abetare Eshte e domosdoshme qe femijet e vegjel te fillojne te mesojne gjuhen shqipe, por edhe ata me te rriturit, qe kane fatin te studiojne ne shkollat e kolegjet prestigjoze britanike, shoqata “Nene Tereza” mendon se eshte e rendesishme te kene njohuri te forta baze te gjuhes se prinderve te tyre. 2) Lexim Letrar Duke ushtruar shprehite e te folurit shqip, femijet ketu mesojne mjaft rreth kultures se popullit tone. 3) Histori, Gjeografi Njohja e vendit te tyre do t’i ndihmoje shume keta femije ne njohjen e vetvetes, duke i mbajtur ata larg pasigurive ne sfidat e jetes. 4) Futboll, Basketboll Pervec anes se dobishme fizike te ketyre oreve mesimi, femijet eshte e nevojshme te mesojne me shume nga historiku i zhvillimit te ketyre sporteve ne vendin e te pareve te tyre. 5) Art, Kulture Poezite, kenget, shkrimtaret dhe artistet shqiptare, keto njohuri do te ishin nje bagazh i cmuar per keta femije ne formimin e karakterit te tyre. 6) Folklori, Kenget dhe Vallet Tradicionale Kane qene gjithmone identiteti i cdo kombi dhe i cdo njeriu i cfardo lloj kombesie, prandaj do te jene te nje rendesie vitale per keta femije. Mardhenie Publike per Ruajtjen e Imazhit dhe Tradites. Nje nga detyrat e rendesishme qe njeh programi i shoqates “Nene Tereza” eshte edhe ruajtja e traditave shqiptare ketu ne Britani dhe percjellja e nje imazhi te paster te shqiptareve ketu ne vend. Kete mission kjo shoqate e ka kryer me se miri. Ajo ka krijuar dhe shfrytezuar risorse te shumta te mundshme per arritjen e ketij qellimi. Si organizimin e eventeve ne perkujtim te datave historike dhe festave kombetare si: 1) Festa e 28 Nentorit. 2) Festa e 8 Marsit. 3) 17 Shkurti Festa e Pavaresise se Kosoves. Etj. Duke kryer vizita e takime neper institucione e dikastere te rendesishme dhe me persona te rendesishem. Duke krijuar mardhenie e partnershipe ne fusha e nivele te ndryshme me komunitete e organizata homologe. P.Sh. Ajo ka krijuar partnership me organizata te komuniteteve greke, turke, arabe dhe kurde. Keto sherbejne per shkembim experience dhe bashkepunime te ndryshme. Ka krijuar partnership me disa shkolla angleze per suportimin e femijeve shqiptare. Ruajtja e imazhit dhe traditave ka rendesi te vecante ne krijimin e nje identiteti per komunitetin shqiptar ketu ne Britanine e Madhe. Shoqata “Nene Tereza” po zhvillon nje pune te shkelqyer ne krijimin e panjolle te ketij identiteti. OBJEKTIVAT E MOMENTIT Piksynimet dhe objektivat e shoqates “Nene Tereza” jane te shumta dhe kapin nje koheshtrirje te larget. Nga ato me te afertat permendim: 1) Puna intensive, qe eshte filluar ne te dy shkollat shqipe, ne Enfield dhe Barnet per marrjen e “Gold Award-it”. Eshte nje kohe e gjate qe kjo shoqate po mendonte per kete qellim. Reformat e kryera ne staf dhe structure i kane krijuar bindjen se eshte koha per te kerkuar suksesin. 2) Duke pare fluksin e frekuentimit te nxenesve ne shkolla po shihet mundesia e zgjerimit te ketyre ambjenteve dhe shtimin e paisjeve dhe mjeteve mesimore. 3) Brenda mundesive do te rritet numri i personave me kontribut vullnetar prane kesaj shoqate, me qellim dhenien e deshmive dhe certifikatave per experience dhe aftesi pune. 4) Organizimi i te tjere eventeve festive me qellim afrimin e me shume shqiptareve prane ambjenteve tona. Perfitojme t’ju kujtojme se me 13 korrik kemi diten e festes se mbylljes se vitit shkollor dhe me 14 mbremje festive per nder te gjithe prinderve dhe familjareve qe na kane shoqeruar e mbeshtetur, per dymbedhjete muaj tek shkollat shqipe. 5) Organizimi I kurseve profesionale kualifikimi per cdo muaj. Si dhe hapjen e me shume kurseve per mesimin e gjuhes angleze. Veshtiresite e Pranishme Nje nder veshtiresit e medha te ketij viti kane qene fondet e reduktuara. Kjo eshte reflektuar pak ne cilesine e organizimit te aktiviteteve. Por ne saje te nje menaxhimi model shoqata “Nene Tereza” ka mundur ta realizoje deri ne fund program-axhenden e saj. Eventet dhe festat jane realizuar te gjitha dhe me nivel. Permendim ketu: 1) Festen e 100-Vjetorit te Pavarsise. 2) Koncertin e Nates se Vitit te Ri 3) Festene Pavarsise se Kosoves 4) Festen e 8 Marsit Diten e Nenes Gjithashtu kene siguruar nje mbarevajtje te kenaqeshme ne dhenien e mesimit shqip, si ne lidhje me paisjet ashtu edhe me programin mesimor. U jane pergjigjur kerkesave dhe ftesave neper aktivitete te ndryshme te organizatave partnere dhe kane treguar nivel ne paraqitjen e tyre. Nje mbeshtetje me e konsiderueshme financiare ne te ardhemen do te ishte nje plus, i cili do te reflektohej ne shtimin e sherbimeve tona kundrejt komunitetit. Mesazhi Shoqata “Nene Tereza” falenderon gjithe familjaret dhe prinderit per deshiren dhe vullnetin e tyre qe femijet te studiojne ne shkollat shqipe. Gjithashtu ajo fton edhe te tjeret te ndjekin te njejtin shembull. Frekuentimi i rregullt i shkolles eshte ne te mire te femijeve, ata pervec mesimit aty do te gjejne dhe shume ore argetimi. Shoqata “Nene Tereza” i pershendet gjithe shqiptaret dhe i fton te mbeshtesin aktivitetin e saj.

F

“NENE TEREZA” Shoqata “Nene Tereza” ofron nje numer te madh sherbimeshne dobi te pjestareve te komunitetit falas pa asnje fare pagese. Te gjithe ata qe do te kene nevoje do te gjejne tek zyrat e kesaj shoqate mbeshtetje e suport. Sherbimet konsistojne ne: 1) Informacione dhe orientim. 2) Perkthime dhe interpretime dokumentash. 3) Plotesim dhe saktesim dokumentacioni. 4) Plotesim formash dhe punesim. 5) Suport dhe mbeshtetje per grate 6) Suport dhe mbeshtetje ndaj dhunes. 7) Konsulence dhe udhezime per procedura ligjore 8) Ndihme per gjetjen e avokatit dhe psikologut 9) Suportim moral dhe financiar 10) Mbeshtetje ne respektimin e te drejtave te njeriut. Gjithashtu shoqata “Nene Tereza”ofron edhe nje sere sherbimesh ekstra, sic jane kurse formimi e kualifikimi falas me certifikatat perkatese: 1) Helth and Social Care. Level 2 and Level 3. 2) Child Care. Level 2 and Level 3 3) Business Administration.Level 2 and Level 3

4) Costume Service. Level 2 and Level 3 5) IT User. Level 2 and Level 3 6) SIA Security. Etj. Edukim-Arsimimi-Suplementar Shoqata “Nene Tereza” sic edhe e ka deklaruar gjithmone, e ka syrin tek e ardhmja. Per kete qellim ajo, epiqendren e synimit te punes se saj ajo e ka perqendruar tek femijet. Ajo disponon tre shkolla shqipe ne Haringey, ne Enfield dhe Barnet. Te tria te paisura me te gjitha mjetet mesimore perkatese, me ambjentet e pershtatshme per mesim mese normal dhe qe frekuentohen respektivisht nga nje numer i madh nxenesish, qe e kapercen edhe kapacitetin e tyre. Shkolla e Haringey-t, nder me te hershmet e kesaj shoqate dhe me te dalluarat, e cila vitin e kaluar u vleresua me medaljen e arte (The Gold Award), per punen e shkelqyer nga stafi i saj superprofesional. Vleresime maksimale kane ardhur ne adrese te punes te zhvilluar nga kjo shkolle. Vlen te permenden ketu fjalet e mira te shprehura nga znj. Pascala Vassia e “National Resource Centre for Supplementary Education”, gjate vizites ne ambjentet e kesaj shkolle. Shkolla e Enfield-it e dalluar edhe kjo per numrin e madh te femijeve qe studiojne aty, gje qe shpesh ka sjelle shqetesimin per mundesine e zgjerimit te ambjenteve te saj. Stafi dhe mesueset e kesaj shkolle jane lavderuar gjithmone per punen e shkelqyer me femijet. Znj. Sharon Davies nga “Supplementary Schools Enfield Council” u shpreh me elozhe per aktivitetin e kryer nga kjo shkolle ne lidhje me edukimin e femijeve. Shkolla ne Barnet eshte shkolla reletivisht me e re e hapur nga kjo shoqate. Qe ne javen e pare te hapjes se saj, regjistrimi ishte megamasiv. Interesimi i prinderve per t’i sjelle femijet e tyre prane kesaj shkolle ishte impresionues. Kjo u vu re dhe u per-

aktualitet

www.facebook.com/thealbanian.co.uk

faqe 9

NGA FLUTURA SHEGA

ata 21 shkurt do të ishte një ditë jo e zakonshme për Shpresa Program dhe të gjithë përdoruesit e saj. Veçanërisht të rinjtë por dhe shumë vullnetarë apo prindër që filluan të vinin që në orët e para të mëngjesit. Gjithsecili po përpiqej të bënte zbukurimet e fundit të zyrave të sillte një buqetë me lule të bënin përgatitjet e fundit dhe i gjithë ambienti të dukej në mënyrën më të mirë të mundshme. Çdo gjë e kishim zbukuruar si për festë, dhe pse për të gjithë ne kjo është një festë. Dhe më në fund një ambasador e gjeti kohën dhe erdhi të bisedonte dhe të dëgjonte shqetësimet e të rinjve dhe prindërve të tyre. Një ndër problemet kryesore që do të dëshironim të parashtronim ishte lëvizja që të rinjët kanë ndërmarrë 5 vite më parë që të regjistrojnë gjuhën shqipe si GSSE. Festimet për 5 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës këtë vit të rinjtë e Shpresa Program i menduan ndryshe. Këtë vit u mbushën plot 5 vjet Pavarësi dhe 5 vjet që të rinjtë që marrin pjesë tek Shpresa Program filluan lëvizjen për të regjistruar Gjuhën shqipe si GSSE. Një ftesë që ne i dërguam Ambasadorit të Kosovës dhe gjithë stafit të kësaj ambasade për të vizituar godinën nga ku operon Shpresa Programme u prit me kënaqësi. Në këtë vizitë Ambasador i Kosovës Z.Lirim Greicevci do të shoqërohej nga sekretar i parë i ambasadës Z. Arion Krasniqi si dhe Sekretarja e Marrëdhënieve me Jashtë të Shqipërisë zonja Teuta Starova nga Ambasada e Shqipërisë. Një bisedë dhe një atmosferë e mrekullueshme u krijua që në minutat e para dhe deri sa përfundoi ky takim. Gjate gjithë takimit dukej angazhimi dhe gatishmëria e të gjithëve për të bërë hapat e fundit për të realizuar ëndrrën e të rinjve për të regjistruar gjuhën shqipe si GSCE. Me një interesim shumë të madh ai dëgjoi të gjithë përpjekjet dhe negociatat që ishin bërë nga të rinjtë e Shpresa Program gjatë këtyre 5 viteve e deri tani ,si dhe duke I siguruar ato që do të kishin përkrahjen e Ambasadës së Kosovës në çdo hap që ato do të bënin .

D

5 VJET PUNË PËR TË ARRITUR ËNDRRËN TONË...
Dhe këtë rrugë që na ka mbetur do ta bëjmë të gjithë së bashku

gatishmërinë për të bërë një sërë takimesh me grupin e të rinjve.“Kur çështja ka ngelur vetëm tek ana financiare nuk mendoj se është e pa arritshme por duhet të gjejmë mënyrat e duhura – u shpreh ai. Jam shumë I impresionuar nga puna dhe prezantimi I këtyre të rinjve nuk keni nevojë të thoni asgjë

për Shpresa Programme, se këto I thanë shumë bukur, qarte dhe fort. Këto të rinj të bëjnë krenar kudo që të ndodhesh luftojnë për gjuhën e tyre luftojnë për kulturën dhe identitetin Shqiptar. Dhe një herë ju përgëzoj për punën që keni bërë me këto të rinj dhe ju siguroj se mbështetja jonë nuk do t’iu

mungojë. Do të takohemi të paktën tre herë në vit dhe një nga këto vizita do të jetë në children’s congress . Do t’I shkruaj Kryeministri z.Hashim Thaci që kur të jetë në Londër të takohet me ju ose ai të presë një përfaqësi nga ju të takoheni me të,ose ministra të tjerë që mund të ndihmojnë në këtë

çështje. Do të kërkoj mundësinë pasi të jem mirë informuar për këtë çështje nga Luljeta të shikojmë mundësinë për t’I gjetur këto fonde. Më pas zonja Starova do të tregohej e gatshme për ti pasuar gjithë mesazhet tek zoti Ambasador I Shqipërisë. Duke biseduar me një grup vullnetarësh dhe prindërish Ambasadori Z. Lirim Greicevci do ti siguronte ato se asnjëherë nuk do tju mungonte mbështetja e Ambasadës së Kosovës duke përfshirë dhe përpjekjet për të siguruar tekste mësimore për të gjithë fëmijët që duan të mësojnë SHQIP. Vizita e z.Ambsador tek Shpresa ishte aktiviteti më I bukur që unë kam marrë pjesë, do të shprehej një nga të rinjtë. Nuk ka se si mos ta mbyllim këtë artikull duke falënderuar Zotin Ambasador Lirim Greicevci sekretarin e parë Z.Arjon Krasniqi si dhe Zj.Teuta Starova për vizitën dhe për mbështetjen që po I japin lëvizjes së të rinjve për të regjistruar gjuhën Shqipe si GSSE. Në emër të të gjithë të rinjve dhe gjithë përdoruesve të Shpresa Programme I urojmë suksese në punë dhe qëndrim të mbarë në Londër Zoti Ambasador.

Të rinjtë një nga një ju treguan të ftuarve se si e kishin filluar këtë lëvizje duke vajtur tek drejtorët e shkollave të tyre me]ë pas tek deputetët e zonës e më pas tek akademikët e Universiteteve të ndryshme dhe së fundit duke negociuar me (OCR dhe Cambridge Institute). Ajo që na ngeli në mëndje nga ky takim ishte gatishmëria dhe inkurajimi që zoti Ambasador ju bëri këtyre të rinjve dhe gjithë stafit të Shpresa Programe. Ishte pikërisht ajo që të gjithë kishim nevojë pas një përpjekje 5 vjeçare …. Energji dhe inkurajim për hapat e fundit që kanë mbetur ju tha të rinjve zoti Ambasador. Ju përgëzoj për punën që keni bërë dhe ju siguroj se nuk jeni vetëm ''Këtë rrugë do ta bëjmë të gjithë së bashku'' . Mw pas z. Ambasador shprehu

speciale

www.facebook.com/thealbanian.co.uk

faqe 10

Daut Dauti “zbulon” në Londër “Çështja shqiptare në diplomacinë britanike, 1877 – 1880”
i erdhi ndryshe. Deri tani jemi mësuar ta lexojmë ndryshe, në rreshta apo mes tyre, nëpër faqet e gazetave në shkrimet e tij si gazetar apo analist. Madje edhe më ndryshe sesa e shikonim si debatuesin shqiptar në debatet televizive britanike, sidomos para dhe gjatë luftës së Kosovës dhe krejt ndryshe nga “zanati” i zedhënësit të qeverisë së Kosovës, që e ushtroi disa kohë. Prej disa vitesh Daut Dauti përgatiti hijshëm “kostumin e studiuesit” që e shpalosi së fundmi në Londër në ambientet e Ambasadës shqiptare gjatë promovimit të librit të tij "Çështja shqiptare në diplomacinë britanike, 1877 - 1880". Daut Dauti nuk është i pari studiues që e trajton këtë çështje por askush deri më tani nuk e ka studiuar më në thellësi theksoi në fjalën e tij Noel Malkolm Ky libër është i bazuar në dokumentet e arkivave të Ministrisë së jashtme, Parlamentit Britanik, institucioneve të tjera si dhe në korrespondencën e përfaqësive diplomatike e konsullore mbi ngjarjet e rëndësishme të fundit të shekullit të XIX që ndodhën në trojet shqiptare. Ishin me qindra tema dhe çështje të pashtjelluara, apo të prekura përciptazi, që gëlonin në mendjen e z.Dauti dhe ku më mirë se në arkiva mund të rrafshoheshin këto pikëpyetje sesa në arkivat Britanike. Trebça, Incidenti i Korfuzit, Lufta e Ftohtë, ishin temat e vetëm majës së ajsbergut dhe shumë prej tyre ai i shtjelloi në publikime të shumta nëpër median shqiptare, por që seriozisht filloi të merret me ta vetëm para pak vitesh për t’i përmbledhur në librin e tij të parë . Është pikërisht periudha e para lidhjes shqiptare të Prizrenit që e sadisfaksionoi autorin duke sjellë raporte dhe dokumente të papara me parë, që asnjë studiues i kësaj çështje nuk i kishte parë në kaq thellësi. Natyrisht, arkivat britanike mbeten një minierë ari për çdo studiues, po si arriti z.Dauti të “shndërrohej” në studiues dhe çfarë ofron në librin e tij. Në këtë intervistë ai jep shpjegon këtë shndërrim dhe flet edhe për planet në të ardhmen

A

PROMOVIMI
hoqata Anglo-Shqiptare prezantoi në mjediset e Ambasadës së Shqipërisë në Londër librin e autorit shqiptar nga Kosova, z. Daut Dauti me titull: “Çështja shqiptare në diplomacinë britanike, 1877 – 1880”. Ky libër është i bazuar në dokumentet e arkivave të Foreign Office-it, Parlamentit Britanik, institucioneve të tjera si dhe në korrespondencën e përfaqësive diplomatike e konsullore mbi ngjarjet e rëndësishme të fundit të shekullit të XIX që ndodhën në trojet shqiptare. Presidenti i Nderit i Shoqatës Anglo-Shqiptare, Prof. Noel Malcolm, i njohu të pranishmit me karrierën e gjatë të z. Dauti, si gazetar, publicist, studiues, në Kosovë dhe në Britani. Prof. Malcolm foli për rëndësinë e kontributit kërkimor të autorit, i cili ka hedhur dritë mbi dokumenta historike që zbulojnë këndvështrime të panjohura të politikës së jashtme të Britanisë së Madhe ndaj Ballkanit. Autori iu tregoi të pranishmëve zanafillën e hulumtimeve të tij për këtë periudhë historike, e cila filloi me interesin e tij për të studiuar themelimin dhe aktivitetin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe se si ky interes u trasformua në një pune disa vjeçare në arkivat britanike deri në botimin e librit. Gazetarë, studies, historian, shqiptarë e të huaj, bashkëbiseduan me autorin dhe shkëmbyen mendime për çështjet e paraqitura në libër e për historinë e krijimit të shtetit shqiptar. Paraqitja e këtij libri është një vijim i punës që kjo shoqatë po bën në bashkëpunim me Ambasadat e Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës në Britaninë e Madhe.

“Daut Dauti nuk është i pari studiues që e trajton këtë çështje, por askush deri më tani nuk e ka studiuar më në thellësi” Noel Malkolm

S

speciale
Si vendosët që të hulumtoni arkivat britanike dhe bëheni studiues? Për herë të parë në Public Record Office kam shkuar në vitin 1991. Ky ishte momenti kur edhe praktikisht pashë pasurinë që kishte ky arkiv i cili me të drejtë cilësohet si më i rëndësishmi në botë. Edhepse ky arkiv është shfrytëzuar nga disa studiues shqiptarë, megjithatë ka mbetur për eksploatim një sasi e pashtershme e temave dhe volumeve të mëdha të dosjeve që kanë të bëjnë me çështjen shqiptare. Periudha që më interesonte ta hulumtoja atëherë ishte ajo e Luftës së Dytë Botërore dhe dekadës së parë që pasoi nga përfundimi i kësaj lufte. Natyrisht, këtu bëhet fjalë për përfshirjen e shqiptarëve në këto ngjarje dhe raporti i tyre karshi britanikëve. Konsultova shumë dokumente që kishin përpiluar britanikët për shqiptarët për këtë periudhë. Shumë nga këto dokumente u botuan ose në origjinal apo edhe të analizuara revistën Zëri (atëherë ë përjavshme) në Prishtinë por edhe në disa gazeta të Shqipërisë. Një temë tjetër që më interesoi ishte edhe Incidenti i Korfuzit për të cilin poashtu shkrova në vitin 1993 duke u bazuar në dokumentet e asaj kohe që kishin shënuar incidentin që kishte ndodhur jo larg Sarandës dhe në të cilin pësuan rëndë dy luftanije britanike. Ky punim u serializua në të përditshmen Rilindja, e cila atëherë, për arsye të njohura, nuk botohej më në Prishtinë por në Tiranë dhe Zurich. Për shkak që Incidenti i Korfuzit prodhoi pasoja politike dhe juridike që dolën në sferën ndërkombëtare, ishte një temë që më ka interesuar për një kohë të gjatë. Implikimet e thella dhe shumëdimensionale të kësaj teme më fascinojnë ende. Problemi ishte i madh edhe në aspektin praktik të marrëdhënieve shtetërore shqiptaro-britanike. Rivendosja e marrëdhënieve diplomatike në mes Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë nuk u bë pa u zgjidhur problemi i Incidentit të Korfuzit që qëndronte si objekt i marrëdhënieve dy paleshe të ngrira në mes këtyre dy shteteve por edhe si simbol i problematikës së bashkëpunimit të Perëndimit me Lindjen gjatë periudhës së Luftës së Ftoftë. Cilat janë temat tjera që ju kanë interesuar t’i hulumtoni në këtë arkiv? Në vitin 2001 vendosa ta hulumtoja çështjen e Trepçës në këtë arkiv. Pas çlirimit të Kosovës çështja e minierës së Trepçës filloi të lajmërohej sërish si objekt tejet i komplikuar. Dihej që Trepça një herë kishte qenë kompani britanike. Britanikët kishin blerë koncesionet për shfrytëzim të minierës nga viti 1927 deri më 1972.

www.facebook.com/thealbanian.co.uk

faqe 11

DAUT DAUTI Studimet Universitare: Universiteti i Prishtines, Fakulteti Juridik. Studimet pasuniversitare: Thames Valley University, School of International Studies. Autor i librave: 1. Building Independent Media in Kosova; 2. Unioni Evropian – nga ideja ne realitet; 3. Reflektime Shqiptaro-Britanike; 4. Lufta për Trepçën 5. Çështja Shqiptare në Diplomacinë Britanike 1877 – 1880. Co-Author (books): 1. Deliberation around the world; 2. Albanian Diaspora; 3. A guide to shariah law and islamist ideology in western Europe. Autor i nje numri te madh shkrimesh ete publikuara ne Britani, USA, Kosove dhe Shqiperi
Vendosa të bëja një temë hulumtimi pasi që kjo çështje ishte tejet interesante dhe mund ta sqaronte situatën e sotme të komplikuar të këtij gjiganti ekonomik që ka Kosova. Gjeta aq shumë dokumente sa që iniciativa ime për një artikull përfundoi në një punë për libër që u botua në vjeshtë të vitit 2002 me titull: Lufta për Trepçën. Libri u prit me interesim të konsiderueshëm nga lexuesi dhe doli të jetë nga librat më të lexuar në Kosovë gjatë vitit kur u botua. Para tri viteve vendosa ta hulumtoj periudhën e shekullit të fundit të sundimit otoman në Evropë, gjegjësisht në trojet apo vilajetet shqiptare. Kjo përfshinë periudhën kohore që është një vit para Kongresit të Berlinit e deri dy vite pas këtij kongresi (1877 – 1880). brenda territorit të një shteti shqiptar. Popujve fqinjë të shqiptarëve u doli në ndihmë kryesisht Rusia por edhe disa shtete evropiane siç ishte rasti i pavarësimit të Greqisë. Me ndihmën e këtyre fuqive, shtete fqinje të shqiptarëve u zgjeruan përtej ëndrrave që kishin.

“Në bazë të këtyre fakteve vërejmë që konsulli St John, i cili shërbeu periodikisht si konsull britanik në Prizren, ishte pro serb. Raportimet e tija janë sikur të ishin shkruar nga dora dhe e diktuar nga mendja e një serbi të ngarkuar me nacionalizëm të pa arsyeshëm. Konsulli Kirby Green nga Shkodra mundohej të ishte i pa anshëm por në raportimet e tija dominon një ndjenjë e tij aspak simpatike për shqiptarët”
hedh në shesh edhe fakte tjera të njohura e të panjohura që dolën si rezultat i diplomacisë jo vetëm britanike por edhe të fuqive tjera evropiane që u bë në mënyrë publike edhe prapa perdeve. Ajo që unë mendoj se në libër vërehet më së shumti është organizmi i shqiptarëve për të mbrojtur tokat ë tyre. Ky organizim që u bë nën kupolën e Lidhjes së Prizrenit ishte i shkëlqyeshëm nëse krahasohet me tërë rezistencën që hasej nga tërë Fuqitë e Mëdha dhe Perandoria Otomane.

Ajo që mua më fascinon, pos përmbajtjes, është edhe mënyra se si janë shkruar këto raportime apo letra. Raportimet, tashti të shndërruara në dokumente, flasin edhe për karakterin e autorit, gjegjësisht diplomatit në terren. Pastaj vijnë përgjigjet e eprorëve të diplomatit në fjalë që në fakt janë udhëzime por edhe qëndrime zyrtare të qeverisë së kohës. Psh. në bazë të këtyre fakteve vërejmë që konsulli St John, i cili shërbeu periodikisht si konsull britanik në Prizren, ishte pro serb. Raportimet e tija janë sikur të ishin shkruar nga dora dhe e diktuar nga mendja e një serbi të ngarkuar me nacionalizëm të pa arsyeshëm. Konsulli Kirby Green nga Shkodra mundohej të ishte i pa anshëm por në raportimet e tija dominon një ndjenjë e tij aspak simpatike për shqiptarët. Nga Stambolli shohim dërgesat e ambasadorit Layard dhe më vonë atij Goschen sikur edhe Lordit Fitzmaurice - anëtar britanik i Komisionit për Rumelinë Lindore. Që të tre këta diplomatë ishin personalitete të kompletuara me karakter të diplomatit dhe intelektualit sipëror dhe kishin qëndrim korrekt ndaj kërkesës së shqiptarëve për formim të shtetit të tyre. Po këta tre diplomatë ishin edhe iniciatorë të idesë për krijimin e një bërthame gjithëpërfshirëse të një shteti shqiptar. Dhe, më në fund, nga këto dërgesa shohim një mënyrë apo stil të veçantë të të shkruarit diplomatik. Është mbresëlënës leximi i letrave dhe raportimeve të tyre, ku pos stilit, vërehet “neutraliteti” i tyre apo pozita që këta diplomatë zinin në rangun e gradave diplomatike apo në hierarkinë e një diplomacie me përvojë dhe traditë të lakmueshme të Perandorisë Britanike që ishte superfuqi e kohës që trajtohet këtu.

Cilat janë planet tua për te ardhmen? Mendoj se duhet të vazhdoj punën nga aty ku e kam lënë në librin e fundit. Pra, angazhimi im i ardhshëm duhet të përfshijë periudhën 1880 duke vazhduar deri në momentin e pavarësimit të shtetit shqiptar që u bë në vitin 1912. Besoj se do të ishte mirë që edhe këtë periudhë ta kemi ashtu siç është paraqitur në dokumentet në fjalë të cilat në fakt janë qëndrim i diplomacisë britanike ndaj çështjes shqiptare deri në themelimin e shtetit shqiptar. Edhe kjo periudhë (1880 – 1912) është tejet e rëndësishme pasi që në fakt këtu shpjegohet rrugëtimi i vështirë i idesë dhe përpjekjeve të shqiptarëve për formim të shtetit të pavarur. Natyrisht, këtu do të shihet edhe vazhdimi i qëndrimit të britanikëve ndaj rrugëtimit të mundimshëm të shqiptarëve drejt pavarësisë.

Cilat kanë qenë gjërat më interesante që ke hasur gjatë studimit të këtyre dokumenteve? Për mua janë interesante shumica e momenteve të leximit të dokumenteve të arkivuara. Natyrisht, disa dokumente janë më interesante dhe më të rëndësishme për shkak të peshës dhe përmbajtjes që imponojnë. Dokumentet më interesante janë ato që për mua dhe për tjerët paraqesin gjëra të reja, pra shpjegojnë diçka që nuk ka qenë e njohur më parë apo që ka qenë e njohur por në mënyrë tjetër, shpesh të gabuar. Në librin tim të fundit unë merrem me dërgesat (letrat, raportimet) diplomatike dhe konsullore të diplomatëve britanikë nga qytetet e Shqipërisë dhe vendeve tjera. Elementi i parë që bien në sy në këto dërgesa janë informatat. Pra, diplomatët, në mënyrë konfidenciale, sekrete apo shumë sekrete, njoftojnë eprorët e tyre në Londër apo gjetiu për ngjarjet në teren. Këtu mund të shohim edhe mënyrën se si është mbledhur informata, e cila neve sot na shërben për të hedhur dritë mbi ndonjë ngjarje që nuk e kemi ditur apo që e kemi ditur me dyshime për shkak të burimeve të mangëta apo të kufizuara. Kjo cilësi mund të merret edhe si anë apo si mënyrë arsimuese.

Por, kontrata përfundoi në mënyrë të padëshiruar për britanikët në vitin 1946 kur kompania Trepça u nacionalizua nga regjimi komunist i Titos dhe u vu nën administrim të Beogradit. Megjithatë, nga viti 1927 deri më 1941, britanikët pos që shfrytëzuan minierën, ata me punët rreth saj ndikuan në zhvillimin ekonomik dhe kulturor duke e bërë Mitrovicën qytet të rëndësishëm në rajon.

Pse pikërisht zgjodhët këtë periudhë? Kjo është periudha më e rëndësishme nëpër të cilën kaluan shqiptarët. Ishte koha e lindjes së nacionalizmit në Evropën Lindore, përfshirë atë shqiptar, apo koha kur shqiptarët vendosën të ndaheshin nga Perandoria Otomane dhe të themelonin shtetin e tyre. Këto vite dëshmuan që shqiptarët ishin popull i pa-përkrahur dhe i pa fat. Shtetet fqinje të shqiptarëve u themeluan kryesisht mbi tokat që do të duhej të ishin

Në Kongres të Berlinit (1878), ku u caktua fati i popujve të Ballkanit për shekullin që pasoi, kërkesat e shqiptarëve u injoruan nga të gjithë. Kjo qasje e gabueshme e Fuqive të Mëdha u shkaktoi probleme shqiptarëve por edhe popujve tjerë (grekëve, serbëve dhe malazezëve) që ndërtuan shtetet duke u zgjeruar pa asnjë kriter të pranueshëm. Një gjë e këtillë nuk u solli dëm vetëm shqiptarëve por edhe këtyre popujve pasi që nuk arrinin të krijonin shtete të qëndrueshme dhe si rrjedhojë u krijua një destabilizim i përhershëm në Ballkan, shenjat e të cilit vërehen ende.
Kjo është tema kryesore që paraqitet në librin tim: Çështja Shqiptare në Diplomacinë Britanike 1877 – 1880. Besoj se studimi im i kësaj periudhe

Libri “Çështja Shqiptare në Diplomacinë Britanike 1877 – 1880” është pritur mirë nga lexuesi dhe kritika. Kjo është edhe arsye tjetër që më shtyn të mendoj se duhet vazhduar me këtë punë.

WHOLESALE AND RETAIL

EU FURNITURE LTD We supply major hight street s and stores

Offer a range of different furniture from all over the world at great retail prices

Ofrojme mundesi fantastike per biznes me Kinen dhe Vietnamin Ne kemi zyrat tona ne keto vende dhe ofrojme mundesi per hapjen e bizneseve te reja qe nga tregeti mallerash, konfeksione, elekronike etj.

Na kontaktoni dhe ne ju ndihmojme Unit 2, The Cromwell Centre, 24-30 Minerva Road London NW10 6HJ Tel: 0208 961 8765

TRANSPORTI FALAS KUDO QË TË JENI NË LONDËR

profil

www.facebook.com/thealbanian.co.uk

faqe 14

përbën lajm kur një shqiptar i ardhur vetëm pak para pak vitesh në Mbretërinë e Bashkuar, si refugjatë (me “skaf apo maune”), pa ditur të thotë as “mirëmëngjesi” apo “kam uri”, ka arritur në vetëm pak vite të kthehet në modelin e njeriut të suksesshëm. Në vetëm pak vite ka arritur jo vetëm të punësohet apo të punësojë bashkatdhetarët e tij , or të punësojë edhe britanikët...(pa harruar që janë shqiptarë). Raste të tilla janë vërtetë të shumta dhe ne do të përpihemi që në çdo edicion të sjellim modele të tilla, duke besuar se do të mund të realizojmë një nga dimensionet e misionit tonë . Besojmë se publikimi i profileve të tilla, do të jetë një proces sinteze, që do të shndërrohen në një fanar që ndriçojnë rrugën e dritë-shkurtërve, atyre që u ka humbur rruga në oborr, dhe që nuk mund të shohin jo më larg sesa një derë kazinoje apo tavolinës së kafeve të stërzgjatura, ku bisedat nuk mbarojnë asnjëherë, sidomos ato për politikën. Jeni të lutur të na sugjeroni shembuj dhe modele të suksesshëm shqiptarësh në Britani. THE ALBANIAN info@thealbanian.co.uk Tel: 0208 216 9527

Udhëtimi im

A p

ARBEN KOJQIQI, TË RENDËSH DREJT ËNDËRRËS NË METROPOLIN BRITANIK
profesion. NJË VIT NË KIRURGJINË KARDIO-TORAKALE NË UNIVERSITETIN E OXFORDIT i arriti në Britaninë e Madhe në fillim të vitit 1998 dhe vendosi tw mos dëgjonte asnjë sugjerim nga bashkwatdhetarwt e tij, qw e sygjeronin tw kthehej nw Kosovw, apo tw fillonte ndonjë punw nw ndonjë restorant apo si taksixhist. Ai ishte i vendosur te ndiqte wndwrrwn e tij pwr t’u bwrw doktor, pikërisht kwtu nw metropolin Britanik. Arben Kojqiqi ia nisi nga e para, nga gjuha angleze pwr tw arritur nw majw, pwr t’u bwrw doktor nw sajw tw vullnetit dhe vendosmwrisw pwr tw ndjekur wndwrrwn e tij.

A

Unë tani jam kirurg kardio-torakal, në University College London Hospital. Jam specializuar në Londër, dhe më pas kam punuar në Papworth Hospital, Cambridge University për një vit, në transplantimin e zemrës dhe të mushkërive si dhe në përdorimin e (medical assist devices). Pas kësaj kam punuar për një vit në kirurgjinë kardiotorakale në universitetin e Oxfordit dhe më pas jam rikthyer në Universitetin e Londrës. FAMILJE MJEKËSH Mjekësin e kam zgjedhur ndoshta më shumë për arsye të babait të ndjerë Prof .Dr . Abedin Koicici. Dëshira e tij ka qenë që vetë të studioj mjekësinë, mirëpo në ato vite 60–70, fakultet të mjekësisë në Kosovë, nuk kishte dhe kuptohet babai i tij (gjyshi im) nuk e kishte lejuar që ai të studioj në Beograd, nga frika që do ta humbiste djalin, kështu që ai studioi gjuhën dhe letërsinë shqipe. Kjo ka ndikuar tek ai që të na drejtojë në fëmijët në studimin e mjekësisë (tani jemi tre vëllezër që kemi studiuar mjekësinë dhe dy jemi specialist në kirurgjinë e zemrës ndërsa i treti është në përfundim të specializimit po për zemër). Pra kjo më tepër ka qenë arsyeja pse kam zgjedhur këtë profesion dhe kuptohet zgjedhja ka qenë mëse e drejtë. ÇELËSI I SUKSESIT Kur kam mbërritur në Londër kam pas një qëllim, që sa më parë të filloj të punoj në profesionin tim. Kuptohet kjo nuk ishte e lehtë. Numri i shqiptarëve në atë kohë ishte i vogël dhe për fat të keq nuk kishte një që të më ndihmonte apo drejtonte mirë, përkundrazi këshillat e tyre ishin, largohu nga Anglia se nuk ke gjasa të punosh në profesion këtu. Atë kohë unë dija disa shqiptar që kishin studiuar mjekësin por punonin ose si taximetrist ose në restaurant, dhe kuptohet kjo nuk ishte një gjë e mirë as edhe për mua. Por përkundrazi duke i njohur aftësitë e mija dhe vullnetin që kisha fillova të studioj gjuhën dhe pastaj të kaloj provimet e mjekësisë. Pas 8 muajsh në Londër arrita që të marr Clinical At-

Po pse e zgjodhi pikërisht kwtw profesion? Ai dëshmon pwr “The Albanian” se “pas përfundimit të studimeve në ClujNapoca të Rumanisë, unë fillova të punojë një periudhë në Cluj e pastaj edhe në Kosovë. Pasi gjendja në atë kohë nuk ishte e mirë dhe presioni në veçanti ndaj familjes sime shtohej,unë vendosa të largohem nga Kosova për në perëndim. Në fillim kisha marrë vizë studentore për në Austri ku shpresoja të filloj specializimin në kirurgjinë kardiake, mirëpo pas një qëndrim një mujor dhe pamundësisë që të specializohem aty u largova për në Gjermani dhe një muaj më vonë mbërrita në Londër. Problemi i parë ishte gjuha. Unë gjatë studimeve kisha mësuar gjuhën Gjermane (pasi vëllai ishte kirurg kardiak në Gjermani, shpresoja se aty do të mbërrij edhe unë), dhe gjuhës angleze nuk i kisha kushtuar vëmendjen e duhur, kështu që u desh të filloj nga e para, mësimin e gjuhës angleze. Për këtë fillova ta ndjek një kurs të gjuhës në Hendon College, pas të cilit kalova provimin IELTS në Universitetin e Cambrixhit. Kjo më hapi rrugën që më pas të filloj me provimet shtetërore të mjekësisë PLAB dhe të punësohem në Royal Free Hospital në fillim e pastaj në University College London. E gjithë kjo më morri pak kohë (2 vite),mirëpo ishin vite që ja vlenin. Problemet financiare kuptohet në vitin e parë kanë qenë prezente,por edhe këto u tejkaluan me të filluar punën në

tachment në spital, kuptohet pa pagesë, por kjo më ngriti vullnetin se njeriu mund të arrijë të punoj në profesionin e tij përkundër peripecive të ndryshme dhe ajo çfarë dëgjoja ishte vetëm një histori e njerëzve të dështuar për fat të keq. ATDHEU Unë jam rritur dhe edukuar në një familje ku atdheu ka qenë gjëja më e shenjtë. Babai im ka qenë shumë herë i vizituar nga policia serbe vetëm pse kishte vizituar Shqipërinë në vitet 70 dhe nga ajo kohë mendohej si njeri i rrezikshëm për pushtetin Jugosllav. Edhe gjatë studimeve por edhe gjithë këto vite në Londër kam punuar me një qëllim, që një ditë të njëjtën punë të bëjë në vendlindje (Kosovë-Shqipëri kjo për ne si familje ka qenë një dhe e vetme). Vendi ynë dhe populli ynë meriton atë cfarë sot kanë edhe popujt perëndimor. Është shume e dhimbshme të shohësh qe edhe në këtë shekull shqiptarët bredhin poshtë e

lartë Ballkanit dhe Evropës për të pas një ndërhyrje të suksesshme në zemër apo mushkëri. Kjo më ka bërë që atdheun ta kem në plan të parë dhe të vendosi të kthehem atje (Tiranë). Shpresoj që të paktën populli të përfitoj nga kjo. A mendoni se shqiptarët e Britanisë po kultivojnë siç duhet vlerat që na karakterizojnë si komb dhe çfarë mund të bëhet më shumë për përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në Britani? Unë nuk mendoj së shqiptarët në Angli janë duke kultivuar vlerat e mirëfillta që na karakterizojnë si komb. Janë shumë arsye pse kjo është duke ndodhur. Mendoj se në vend të parë duhet të mos harrojmë se në Britani shqiptarët si komb janë të vonë. Numri më i madh i tyre erdhën gjatë viteve 90, dhe numri më i madh i tyre ishin në moshë shumë të re dhe të pa formuar. Këtu nuk kishte një komunitet shqiptarë që ti priste këta të rinj dhe ti drejtonte në rrugën e duhur. Për fat shumë të keq

një numër shumë i madh i tyre filluan të merren me gjërat më të këqija, që ne si popull nuk i kemi trashëgim. Kjo ishte jo vetëm nga ana e problemeve financiare që ata kishin por edhe nga shoqërimi me elementët më të këqijtë të popujve të tjerë prezent këtu. Kapaciteti i tyre intelektual ishte nën zero do të thosha që të mund ti përballonin këtij realiteti të ashpër të Britanisë. Kjo bëri që britanikët që deri dje nuk dinin asgjë për shqiptarët,të shohin dhe të mësojnë vetëm gjërat më negative për ta. Imazhi për shqiptarët ishte shume i keq, çdo gjë shqiptarë identifikohej me drogën, vjedhjen , prostitucionin etj. Unë ndoshta kam qenë shqiptari i parë në Britani qe kam filluar të punoj në spital në atë kohë,dhe kur më pyetnin se nga jam dhe u tregoja,shumë kolegë si për sarkazëm më thoshin po bordello të prostitucionit keni, po drogë shitni. Pra kjo ishte përshtypja e tyre për shqiptarët. Për fat të keq në përgjithësi një imazh i tillë vazhdon ende të ekzistoj në Londër. Janë numër i vogël i anglezëve që dinë për shqiptarët dhe virtytet e tyre si komb, numri më i madh i njeh shqiptarët nga rubrikat negative që janë shfaqur në televizione prestigjioze të Britanisë. Ky imazh është vështirë të përmirësohet deri sa mos të luftohen këto dukuri nga vetë ne shqiptarët, dhe përderisa shqiptarët të mos arrijnë një shkallë të lartë të intelektualëve këtu. Dy ambasadat shqiptare në Londër mendoj se mund dhe duhet të bëjnë më tepër për të përmirësuar këtë imazh. Nuk e di nëse ka vullnet për këtë. Shpresoj që një gjë e tillë të ndodhë. MESAZHI Nuk është asnjëherë vonë që këta të rinj të arsimohen. Mos të marrin dukuritë negative nga të tjerët si diçka normale,këto ndoshta janë për ata por jo për në si shqiptarë. Vullneti për të arritur lart në profesion dhe në karrierë është më i fortë se të gjitha pengesat që mund të ju dalin përpara. Pa një angazhim të madh, pa një punë të dyfishtë në krahasim me kolegët e tu vendas. Nuk mendoj se do te keni sukses të madh në karrierë. Te punosh çdo gjë vetëm për të fituar lekë, është e kotë dhe e përkohshme. Ju dëshiroj të gjithëve suksese në jetë dhe në punë. Vendi ynë ka më shumë nevojë për njohuritë tuaja profesionale se sa që ka nevojë sot Britania dhe Evropa.

PUNTO

112 ASKEW ROAD SHEPERS BUSH LONDON W12 9 BL

-Nese deshironi te kaloni nje darke te paharrueshme -Nese deshironi te shijoni nje kuzhine te mrekullueshme BAR RESAURANT PUNTO -Vend ideal per te gjitha festat tuaja familjare, ditelindje, fejesa martesa etj, deri ne 100 veta -Ejani dhe binduni se nuk do te gjeni vend më fantastik

TEL: 02087404767

qasje
“Tek Homeri pellazgët janë fqinj të Trojanëve.., por në Këngën II (varg. 233) të Iliadës poeti e quan Zeusin që adhurohej në Dodonë të Epirit, Zeusin pellazgjik, gjë që dëshmon se edhe atje banonin dikur pellazgë, dhe në Këngën II (varg. 681) gjithë Thesalinë ose një pjesë të saj e quan “Argos Pellazgjik”.

www.facebook.com/thealbanian.co.uk

faqe 16

Enciklopedia Britanike: “Pellazgët janë shqiptarët me famë”
isi dhe të tjerët, vetëm një popull pelazgjik, i cili banoi në fillim në Peloponez dhe u çvendos pastaj vazhdimisht në vende të ndryshme, duke bërë kështu paprerë një jetë fort endacake, gjersa edhe ndërtimi i qyteteve të parë edhe qytetërimi i të gjitha vendeve të lartpërmendura u detyrohet pellazgëve, të cilët banuan me mijëvjeçarë të tjera nëpër vendet që kishin pushtuar (faqe 124). Me këtë mënyrë, pra, pellazgët, përbënin një botë të re pellazgjike dhe bota greke, e formuar dhe e zhvilluar në kohë shumë të mëvonshme, përbën në të vërtetë një shkëputje dhe specializim, një veçanti dhe fazë të asaj bote origjinale të madhe dhe të ndritur (faqe 132). Kështu edhe greqishtja u formua në pjesën më të madhe dhe gati e tëra nga gjuha pellazge shumë e pasur..” (faqe 133). 14. E. ÇABEJ (Elemente të gjuhësisë dhe të literaturës shqipe – Tiranë, 1936): “Nuk do të mundim të kënaqim ata që edhe sot kanë besim të patundur në një origjinë pellazge të gjuhës sonë. Përkundrazi, është koha që, së paku në shkollë, të mos mbushen trutë e nxënësve me hipoteza të mjegullta të mesit të shekullit të kaluar”. 15. ENCIKLOPEDIA BRITANIKE (botim i 11-të, 1910-1911, vol. XXI, fq. 65) “Emri “Pelazg”, që përmendin shkrimtarët grekë, tregon një popull parahistorik, gjurmët e të cilit besohet se ekzistonin në krahinat greke..Qyteti i tyre (i pellazgëve) quhet Larisa, ka qenë i pasur, kurse ata (pellazgët) janë shqiptarët me famë”. 16. G. Sergi (Origjina dhe përhapja e trungut mesdhetar, Romë, 1896 – përkthim anglisht 1901): “Më në fund, karakteri i ndërtimit të murit të vjetër të Akropolit të Athinës (i cili është vepër e pellazgëve) është i njëjtë me atë të të gjitha veprave të ndërtuara prej tyre që nga Azia e Vogël dhe gjer në Spanjë (fq. 65)”.

11. KAPSALI (këshilltar arsimi) “Konkluzionet e gërmimeve në Akropol dhe tradita. Kazma,… udhëheqes i ndritur në gjurmimin e kohëve parahistorike, hodhi dritë mbi historinë e lagjeve të para të Akropolit duke zbuluar se edhe mbi këtë shkëmb të shenjtë jetoi dhe veproi një popull, qytetërimi i të cilit ishte i njëjtë dhe kaloi në të njëjtat faza me qytetërimin e atij populli, që u bë zot i Akropolit, i Tyrinthit dhe i Akropolit të Mykenës, që ishin qytetet më të dalluara të Greqisë akaike.. Sot e pranojnë pothuaj të gjithë që vendet më të vjetra të banuara edhe në Atikë ishin ato të pellazgëve, të degës më të madhe në numër ndër fiset parahelene, e cila kishte njohuri elementare qytetërimi.. Fisi parahelen barbarofon.. autokton i pellazgëve të Herodotit sot pranohet se ka paraekzistuar me të vërtetë dhe jo si një trillim i fantazisë. Skepticizmi superkritik, armik i traditës, u përkul dhe tradita e athenasve për pellazgët Kranaj.. për fisin e pellazgëve Aigialeas dhe të danaasvet si pasardhës të pellazgëve.. besohen sot si dëshmitarë plot besim të ekzistencës së tyre. I papërcaktuar mbetet vetëm vendi dhe koha e prejardhjes së tyre. (Enciklopedia e Madhe Greke – Pyrsos, vol. II, fq. 44). Pellazgët (Ark.). Quhen kështu nga shkrimtarët e vjetër grekë banorët më të vjetër të vendit të tyre, dmth fiset parahelene, të cilat gjenden të shpërndara jo vetëm në Greqinë kontinentale dhe nëpër ishujt, por edhe nëpër brigjet e Azisë së Vogël, si edhe nëpër brigjet e Ilirisë, të Italisë dhe vendeve të tjera, gati në të gjithë bregdetin e pellgut të Mesdheut, duke formuar këshu një popullsi parahistorike të panumërt. Origjina e këtij populli, djepi i tij i parë, gjuha e tij, dhe në përgjithësi qytetërimi i tij, kanë preokupuar dhe preokupojnë dijetarët specialistë të arkeologjisë parahistorike dhe të degëve të tjera të afërta të shkencës, por këta duke pasur parasysh edhe in-

formatat e shkrimtarëve të vjetër mbi pellazgët, s’kanë arritur gjer më sot në pajtim midis tyre. Informatat e shkrimtarëve të vjetër për pellazgët përmblidhen pothuaj në këto: “Tek Homeri pellazgët janë fqinj të Trojanëve.., por në Këngën II (varg. 233) të Iliadës poeti e quan Zeusin që adhurohej në Dodonë të Epirit, Zeusin pellazgjik, gjë që dëshmon se edhe atje banonin dikur pellazgë, dhe në Këngën II (varg. 681) gjithë Thesalinë ose një pjesë të saj e quan “Argos Pellazgjik”… Gjithashtu Homeri pranoi se në Kretë banonin pellazgë (Odis. XIX, 177) të cilët nuk kishin të njëjtën gjuhë me fiset e tjera që banonin atje (eteokretasit, hydonet, doriejt). Tek Homeri, pra, pellazgët, gjenden të shpërndarë edhe në Greqinë kontinentale,edhe në Azi të Vogël e në ishujt grekë. Sipas Herodotit, burimi kryesor për ata që merren me problemin etnologjik të pellazgëve.., pellazgë ishin jonët dhe eolët, degë e të cilëve ishin akejtë dhe

helenët, doriejtë.. Kështu, pellazgët autoktonë, stërgjyshër të grekëve, nuk janë një popull përrallor, por një popull, përrallat (mitet) dhe perënditë e të cilit nuk dallohen nga ato të grekërve, një popull që bashkë me grekët formoi një komb me anë të bashkëjetesës paqësore, të shkrirjes, të ndërrimit vetëm të emrit, siç dëshmon tradita për Danaun se pellazgjotët e Argolidës u quajtën prej tij Danaj”. (Enc. Madhe Greke, 19, 873-874). 12. LEFEVRE “Origjina helenike” (Paris 1893):” Përballë disa sulmeve… pjesa më e fuqishme e pellazgëve shkoi drejt Dodonës.. pastaj.. e lanë vendin. Një profeci e orakullit nga ana tjetër u rekomandonte të shtinin në dorë Italinë.. Kështu, para se të helenizohej dhe gjatë mjaft shekujve, bota greke, duke u përfshirë këtu Italia e Jugut, Daunia, Enotria, ka qenë pellazgjike. S’ka fakt më të vërtetë. Tani, nga vinin këta pellazgë kaq të shumtë në numër dhe vendosur në mënyrë të

qëndrueshme ndërmjet Ballkanit dhe Kretes, ndërmjet Kalabrisë dhe Kapadekisë? 13. ELEFTHERIADHI (këshilltar juridik special orientalist, në veprën e tij “Greqia pelazgjike – Parahelenët”, Athinë, 1931): “Kështu, pra, sipas dëshmive të prera të të vjetërve, po ata popuj pellazgjikë, që banuan në vendet kryesisht greke, banuan shumë herët dhe shumë para luftës Trojane dhe në të gjithë Italinë, si edhe në Sicili, ku flitej dhe e njëjta gjuhë pellazgjike, shumë përpara dukjes së grekërve, edhe në vendet e tanishme greke, si edhe në Azi të Vogël, sikurse edhe në Itali dhe Sicili, dhe shtoj, dhe në gadishullin Iberik e në Afrikën e Veriut, si edhe në Francën meridionale dhe në shumë vende të tjera (faqe 123). Dhe popujt pellazgjikë që banonin në gadishullin Iberik, në Francë, në Itali dhe në krahinat greke e në sa e sa vende të tjera ishin që prej fillimit kaq të shumtë në numër, saqë s’është nevoja të imagjinojmë, siç bëjnë Dion-

“LONDON BAR RESTAURANT”
eshte per shitje Mundesi fantastike per bizens I mirenjohur per mbremjet e shumta shqiptare Shume afer Stacionit te Trenit Wood Green

Adresa : 286 Hight Road Wood Green

Tel: 02036021022 Mob: 07786333487

profil

www.facebook.com/thealbanian.co.uk

faqe

17

përbën lajm kur një shqiptar i ardhur vetëm pak para pak vitesh në Mbretërinë e Bashkuar, si refugjatë (me “skaf apo maune”), pa ditur të thotë as “mirëmëngjesi” apo “kam uri”, ka arritur në vetëm pak vite të kthehet në modelin e njeriut të suksesshëm. Në vetëm pak vite ka arritur jo vetëm të punësohet apo të punësojë bashkatdhetarët e tij , or të punësojë edhe britanikët...(pa harruar që janë shqiptarë). Raste të tilla janë vërtetë të shumta dhe ne do të përpihemi që në çdo edicion të sjellim modele të tilla, duke besuar se do të mund të realizojmë një nga dimensionet e misionit tonë . Besojmë se publikimi i profileve të tilla, do të jetë një proces sinteze, që do të shndërrohen në një fanar që ndriçojnë rrugën e dritë-shkurtërve, atyre që u ka humbur rruga në oborr, dhe që nuk mund të shohin jo më larg sesa një derë kazinoje apo tavolinës së kafeve të stërzgjatura, ku bisedat nuk mbarojnë asnjëherë, sidomos ato për politikën. Jeni të lutur të na sugjeroni shembuj dhe modele të suksesshëm shqiptarësh në Britani. THE ALBANIAN info@thealbanian.co.uk Tel: 0208 216 9527

Udhëtimi im

A p

NGA BLERIM CIROKA
ot (25/03/2013) gjatë kohës së punës më telefonoi një nëpunës i një qendre trainimesh ku para disa javësh kam bërë një kurs në lidhje më karrierën time përsonale. Personi që më telefonoi më tha se ka një takim plotësues në lidhje me njohuritë që kishim marrë në kurs dhe se nëse jam i interesuar mund të marr pjesë në këtë takim. Menjëherë sapo dola nga puna, iu drejtova qendrës në fjalë. Me të mbërritur, fola më një nga nëpunëset tryezën e së cilës ishte vendosur pranë derës së hyrjes. Kërkova më shumë informacione rreth takimit e sidomos rreth datës dhe orës së tij dhe i përmenda se pata një telefonatë nga qendra para disa orësh. Zonja, pasi me pyeti për emrin, shkoi drejt e tek një grup nëpunësish që po diskutonin. Pasi i`a përcolli kërkesën time i tha se dikush e ka telefonuar klientin emri i të cilit është Blerim. Në këtë çast, kur ajo përmendi emrin tim, dallueshëm nga të tjerët, një anëtar i grupit, veshur në kostum e këmishë që binte në sy për të mirë, iu afrua zonjës dhe i tha në anglisht: “Si e ka emrin the?” Kur ajo ia tha kthjellët dhe një herë emrin tim zotëria në fjalë mu drejtua mu në shqip: “A Shqiptar je?” “Po” i thashë. Pasi u prezantuam dhe një herë dhe ia dhamë dorën njëritjetrit, kuptova se zotëria i ri në moshë, quhej Benjamin dhe kishte një dialekt diku të Shqipërisë së mesme, ndoshta të Tiranës. Në vazhdim i kërkova të dhëna rreth takimit në fjalë për të cilin edhe kisha shkuar. Benjamini me një elegancë dhe një komunikim për të qenë shembull, m`i shpjegoi për pesë minuta thuajse të gjitha ato që do të shpjegohen në një takim më të gjerë për dy orë. Benjamini, pasi e morri vesh se mund të mos kem mundësi për të marrë pjesë në takim për arsye personale, gjeti të gjitha lëndën e fotokopjuar që do t`u shpërndahet pjesëmarrësve në takim dhe m`i sqaroi të gjitha pikat e takimit. Për të shpjeguar një shembull të tillë të mrekullueshëm i lashë të gjitha punët e tjera që kisha për këto minuta, për të shkruar këto rrjeshta. Benjamini Shqiptar që binte në sy tek grupi i tij veç për të mirë. Benjamit nuk ia di as mbiemrin. Madje edhe në e-mailin që më dha nuk përfshihej mbiemri i tij, sepse e-maili, ishte e-maili zyrtar. Përveç hamendësimit se nga mund të vijë Benjamini nuk e di se as nga cili qytet vjen. Benjamini as nuk e kisha takuar ndonjëherë më përpara. Ai vetë as nuk e di se dikush po shkruan diçka të tillë rreth tij. Sepse ishte e qartë që ai nuk bëri diçka për t`u dukur, gjë e cila ndodh rëndomtë me kryetarët e

S

BENJAMINI, SHEMBULLI I MREKULLUESHËM I S H Q I P TA R I T T Ë V L E R A V E !
se sa të mirë janë Shqiptarët kur janë të tillë. Bëre një të mirë e hidhe ne det, edhe nëse nuk e din robi e din Zoti!

shoqatave Shqiptare këtu në Angli. Por ai bëri një sjellje të mrekullueshme, një sjellje për të qenë shembull. As për t`u publikuar në gazetë, e as për t`u lavdëruar. Ai e bëri sepse ashtu e kishte edukuar familja, ashtu e kishte edukuar shoqëria dhe ashtu ai kishte edukuar veten. Ky është shembull ideal për disa bashkëkombës tanë të tjerë të cilët nuk bëjnë as më të voglën për të ndihmuar njeri-tjetrin, por janë të mbushur me xhelozi e smirë, janë të mbushur me zemërligësi e urrejtje ndaj bashkëkombësve të tyre. Benjamini dhe benjaminët e tillë mbeten shembuj kundrejt atyre bashkëkombësve tanë, që nuk bëjnë asnjë përpjekje për të punësuar një shqiptar tjetër tek kompania ku punojnë. Madje, më shumë, benajminët e tillë mbesin shembuj për ata

bashkëkombës tanë që edhe kur pyeten për punësuar dikë vullnetar, pa pagesë, që dikush të mësojë nga ata një profesion nxjerrin pretekste e justifikime nga më qesharakët, që me çdo kusht të mos e ndihmojnë tjetrin. Benjaminët mbesin shembujt për ata bashkëkombës që nuk ndihmojnë as kushërinjtë e tyre, e as personat me të cilët janë komshinj a fqinj në qytetin/fshatin nga vijnë. Ndonëse disa nga ne janë të vështirë e të ndërlikuar për t`u punësuar, nuk është e mundur që të gjithë të jemi të tillë.. Benjaminët janë shembuj për të gjithë të rinjtë shqiptar që duan të jenë shqiptar me dinjitet në vend të huaj. Të njohësh gjuhën mirë, të kryesh një shkollë,të punësohesh në vende të lakmueshme, të respektosh se do të respektohesh. Benjaminët mbesin shembujt për të gjithë të rinjtë të cilëve

mund t`u mungojnë shembujt e këtillë rreth e rrotull e jo të behën lidhur verbërisht më big brother-at e programet e ngjashme, që me çdo kusht kërkojnë të përçudnojnë vlerat tonë kombëtare. Benjaminët mbesin shembuj i mirë, jo vetëm për shqiptarët por ato tregohen si modele edhe tek të huajt. Ata e ngrenë lart emrin tonë të nderuar, ata e ngrenë lart flamurin tonë, ata rrisin respektin e të tjerëve ndaj kombit dhe vendit të shqiponjave. Benjamini mbetet ashtu siç quhet në gjuhet e këtij vendi `role models` gjë e cila vlerësohet aq shumë nga sistemi i edukimit, qoftë këtu e qoftë në shtete të tjera. Po Benjamini më bëri të mendoj gjatë për rëndësinë e sjelljes së mirë e sidomos për të ndihmuar të tjerët, e sidomos për të ndihmuar bashkatdhetarët në mërgim. Benjamini më bëri të mendoj e të them me vetvete

shtë një histori e një shqiptari të mirë. Histori e shqiptarit të thjeshtë, të mirëedukuar që përpiqet të ndihmojë bashkatdhetarët. Historia e shqiptarit që nuk di të duket as të “fryhet” por e një punëtori të devotshëm që e ndjen kënaqësinë teksa ndihmon dikë. Ai është “beniamini shqiptar” pa mbiemër dhe në këtë histori nuk dukët aspak i rëndësishëm. Ai është thjesht shqiptar, thjesht njëri nga ata mijëra mërgimtarë që punojnë edhe në institucionet më të larta britanike, shembull model se si është një shqiptar i mirë. Po. I kalon suazat e lajmit, të resë, pasi shpesh jemi mësuar të dëgjojmë dhe të lexojmë për të suksesshmit e të suksesshmëve, për kryetarë legjendarë, për kryetarë të të gjithë kryetarëve që vazhdojnë të mbesin të tillë derisa t’i lejë fryma, apo derisa të mund të zhvatin ndonjë fond në emrin tim, në emrin tënd, në emër të atyre që quhen shqiptar. Po nxitem që Beniamini të jetë anonim, i bindur se në të ardhmen ai do të përbëjë lajm nga ata të mirët, nga ata që nuk i lexojmë shpesh, por që tani ai thjesht është Beniamini shqiptar

Ë

dossier

www.facebook.com/thealbanian.co.uk

faqe 18

dossier english

www.facebook.com/thealbanian.co.uk

faqe faqe23 19

Qani Katroshi, Koço Gjika, Fadil Kërtusha, Vasil Llazari, Stamat Stamatidhi (vdekur në burg), Shefqet Kavaja, Faik Mane, Shate Dulla, Preng Shkoreti, Ramazan Bellalla, Et’hem Beluli, Shahin 3HUWH¿ 1GXH *HJD 2VPDQ Shkalla, Nikolla Bruka. Aleks Peleshi përpunohej në Tiranë. Akuzat ishin gati të njëjta për të gjithë. Në përfundim të një procedimi, Sigurimi kishte listuar 80 veta. Hasan Reçi do të kishte këtë herë dënimin e fundit me vdekje. Qysh në vendosjen e tij në Shqipëri, misioni amerikan konsideroj armiqësor në raport me Shqipërinë. Por veprimtaria informative e misionit amerikan është e vështirë të ketë rënë sadopak në dorë të Sigurimit pa ndërhyrjen e OZN-as apo më vonë UDB-së. Në vëmendje të misionit amerikan kishte qenë roli i legatës jugosllave në Tiranë, kontrolli i plotë i Titos ndaj Enver Hoxhës. Veprimtarinë e misionit amerikan në Shqipëri, Sigurimi e konsideronte si veprimtari diversioniste e informative. Në kujdes të posaçëm ishin marrëdhëniet shqiptaro – jugosllave dhe kahja që ato po merrnin. Në një relacion “mbi veprimtarinë informative të misionit amerikan me anë të agjentëve të tij”, thuhej se ky mision sipas burimeve komuniste kishte rrjetin e tij informativ të përbërë nga agjentët “Leoparti”, “Mole”, “Lorenzo”, “Mazzini & Machiaveli”, “R & A” dhe Limb”. Burimi i këtyre të dhënave nuk saktësohej sesi kishte ardhur. Sipas të dhënave të “Leopardit” në paradën e 10 korrikut 1945, populli nuk ishte impresionuar nga prania e Enver Hoxhës dhe as nga fjalimi i tij. Sipas të njëjtit burim, një zyrtar jugosllav kishte thënë se Kosova nuk do të bëhej kurrë pjesë e Shqipërisë, por do të bisedohej “miqësisht” me Titon. “Leopardi” për shembull informonte gjithashtu edhe për dërgimin në Beograd të 80 të rinjve shqiptarë, për jetëshkrimin e Hysni Kapos, qëndrimin tallës të Legatës Jugosllave ndaj KOASH-it, etj. Frika e Sigurimit ishte se bëhej një lëvizje spiunazhi midis rrugëve tregtare, Korrespondencës dhe turizmit. Përfundimisht për të larguar misionin amerikan, regjimi përdori inskenimin e “grupit të Maliqit”. Seksioni i 5-të i Sigurimit të Shtetit gjurmonte të gjithë të skeduarit si kundërshtarë të regjimit. “Luani” ishte njëri prej bashkëpunëtorëve të caktuar për t’i parë ku hynin e ku dilnin. Ai gjurmonte të gjithë personat që kishin cilësuar me shenjë. Janë dhjetëra raporte të korrikut 1946 ku përmenden emrat e Sanije Kosovës, Siri Dizdarit, Tomor

Foto nga procesi kundër “sabotatorëve” të Maliqit
Ypit, Hasan Jeros, Bedri Xhomos, Loni Plumbit, Myzafer Vilës, Reiz Selfos, Bianka Balliçi etj. Të gjitha takimet e rastësishme apo të karakterit njerëzor përcilleshin si veprimtari agjenturore. Është e çuditshme se ky gjurmim ishte për gjëra normale, që përshkojnë jetën njerëzore si blerja e një buke, takimi në rrugë i një të njohuri, hyrja në librari, shëtitja, festimi i ditëlindjes, etj. Loni Adami ish nëpunësi i ambasadës amerikane në Tiranë, pasi u torturua me një hetuesi të fortë, u shtrua në spital. Atje u luftës dy djem dëshmorë, regjimi vërejt se gjysma e trupit i kishte nuk e kurseu, pasi ai ishte zënë krimba. Dha shpirt në këtë proamerikan në bindje. gjendje. Deputeti Kol Kuqali vdiq nga torturat e rënda ndaj tij. Më pas u plotësua hetuesia duke YsQs QsQVKNULPH Ws IDOVL¿NXDUD Pavarësisht se i kishte dhënë

forum

www.facebook.com/thealbanian.co.uk

faqe 20

K

emi shkuar ne Kosove me aleatet tane ne emer te nje Evrope paqesore, te pandare e te lire, e cila, per here te pare, eshte brenda sferes se mundesive tona. Kemi shkuar atje per t'iu kundervene rrezikut me te madh qe i kercenohet ketij vizioni: destabilitetit ne Ballkan, i cili eshte nxitur nga nje fushate e mbrashte spastrimi etnik.

BILL CLINTON - NJË LUFTË E DREJTË DHE E DOMOSDOSHME
ç'ishte ne fillim. Se treti, kjo strategji na jep mundesine me te mire per te realizuar qellimet tona ne nje menyre qe i forcon, jo i dobeson, interesat tona themelore ne marredheniet tona afatgjata e pozitive me Rusine. Rusia po ndihmon ne gjetjen e nje menyre sipas se ciles Beogradi te permbushe kushtet tona. Trupat ruse duhet te marrin pjese ne forcen qe do te ruaje paqen ne Kosove duke bere keshtu qe nje burim tensioni te kthehet ne nje mundesi bashkepunimi, tamam si ne perpjekjet tona ne Bosnje. Se fundi, nuk duhet te harrojme se permbysja e spastrimit etnik ne Kosove nuk eshte e mjaftueshme ne vetvete per t'i dhene fund konfliktit etnik ne Ballkan dhe per te krijuar nje stabilitet te qendrueshem. Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara duhet te bejne per Evropen Juglindore ate qe beme per Evropen Perendimore pas Luftes II Boterore dhe ate qe beme per Evropen Lindore pas Luftes se Ftohte. Liria, respekti per te drejtat e pakicave dhe begatia jane forca te fuqishme per te ecur perpara. Ato u japin njerezve qellimet per realizimin e te cilave ata duhet te punojne; ato lartesojne shpresen kundrejt frikes dhe te nesermen kundrejt se djeshmes. Keto do te mund t'i bejme duke rindertuar ekonomite qe perpeliten, duke nxitur tregtine dhe investimet si dhe duke i ndihmuar vendet e rajonit te hyjne ne NATO dhe ne Bashkinim Evropian. Tashme demokracite e ketij rajoni po i pergjigjen vrullit te integrimit duke kembengulur ne realizimin e reformave te tyre, duke strehuar refugjate e duke mbeshtetur fushaten e NATO-s. Nje Serbi demokratike qe respekton te drejtat e popujve te vet si dhe te fqinjeve te vet mund te bashkohet, dhe duhet te bashkohet, me to. Nese do ta beje kete, ne do te ndihmojme per ta rikthyer ate ne vendin e saj legjitim si nje shtet evropian ne Ballkan, dhe jo per ta lene si nje shtet te copetuar ne periferi te Evropes. Ballkani nuk ka pse te jete i destinuar si kryeqendra e erresires ne Evrope, nje rajon i xhamive te bombarduara, i burrave e i djemve te pushkatuar nga prapa kokes, i grave te reja te perdhunuara, i rrjedhave te historise qofte te grupeve, qofte te individieve, te rishkruara apo te fshira. Siç i kane drejtuar udheheqesit njerezit e tyre gjate nje rruge, ata duhet t'i kthejne keta njerez drejt nje te nesermeje me te mire. Ne fund te fundit, ne dhe aleatet tane mund te ndihmojme qe kjo te realizohet, por kjo mund te arrihet nese do ta vazhdojme me konsekuence fushaten e NATO-s duke ndjekur nje strategji qe do te siguronte qe forcat qe e bashkojne Evropen Juglindore te jene me te fuqishme sesa forcat qe e copetojne ate.

Problemi nuk qendron thjesht tek urrejtja etnike e madje as te konflikti etnik. Njerezit ne ish-Jugosllavi kane jetuar ne shekuj me konflikte te nje shkalle me te madhe a me te vogel, por "spastrim" konsekuent nga trojet e tyre nuk ka patur. Po te kishte ndodhur nje gje e tille, sot kombesite e ketij vendi do te ishin homogjene dhe jo kaq te larmishme sa jane. Kushtet e patolerueshme ne te cilat ky rajon e gjen sot veten jane rezultat i nje fushate dhjetevjeçare te ndermarre nga Sllobodan Millosheviçi per te ndertuar nje Serbi me te madhe duke perzgjedhur popuj te tere per t'i shkaterruar vetem per shkak te perkatesise se tyre etnike e fetare. Keto metoda barbare te tij tashme ne i njohim fare mire. Perhapje e urrejtjes nga mediat. Vrasje e udheheqesve te moderuar. Armatosje e paraushtarakeve dhe dhenie urdhrash ushtareve per te kryer nje fushate te planifikuar vrasjesh e debimesh. Çrrenjosje e kultures, e trashegimise, e deshmive me te mirefillta per pranine e viktimave te shkaktuara nga ai. Refugjatet nuk jane nusprodukt i luftimeve te filluara prej tij; luftimet u destinuan pikerisht per te krijuar refugjate. Ne nuk na hiqen nga mendja pamjet e njerezve te debuar nga shtepite e tyre, duke shtyre te moshuarit ne karroca e duke treguar rrefime per te afermit e vrare. Kete e pame per here te pare ne Bosnje e Kroaci.

(Ky editorial është shkruar nga Uilliam Xheferson Klinton (William Jefferson Clinton) ish - Presidenti i 42-te i Shteteve të Bashkuara. Fillimisht ky editorial është botuar me 23 maj 1999
Po te ishim treguar te mefshet, rezultati do te ishte nje katastrofe morale e strategjike. Kosovaret do te ishin bere nje popull pa atdhe duke jetuar ne kushte te veshtira ne disa nga vendet me te varfra te Evropes e duke i mbushur plot demokracite e reja. Konflikti i Ballkanit do te kishte vazhduar pafundesisht duke krijuar nje rrezik per nje lufte me te gjere si dhe per tensione te vazhdueshme me Rusine. Vete NATO-ja do te ishte diskredituar qe nuk arriti te mbronte pikerisht vlerat qe i japin kuptim asaj. Ata qe thone se Kosova eshte shume e vogel per t'i dhene nje rendesi kaq te madhe, i harrojne keto fakte te thjeshta. Kur ne fillim te vitit 1998 ne Kosove filloi dhuna, ne i rrahem plotesisht te gjitha rruget diplomatike per arritjen e nje zgjidhjeje. Tetorin e kaluar e bindem Z. Milosheviç qe t'i terhiqte disa nga trupat nga Kosova dhe te lejonte atje nje prani nderkombetare te paarmatosur. Kjo eshte zgjidhja qe avoketerit e kompromisit propozojne edhe sot. Mirepo ajo deshtoi qe vjeshten e kaluar. Z. Milosheviç i shkeli premtimet e bear, dergoi akoma me shume trupa ne Kosove dhe i destinoi ato per ofensiven qe kishte pergatitur gjate muajve te tera. Kur kjo ofensive filloi, ne u detyruam te vepronim. Strategjia e Milosheviçit ishte konceptuar per te jetuar me gjate se ne dhe per ta perçare aleancen. Mirepo deshtoi. Ne vend te ndonje mosuniteti ne Bruksel, po vijne sinjale perhere e me te shumta per pakenaqesite ne Beograd : ushtaret serbe braktisin pozicionet e luftimit, civilet serbe protestojne kunder politikave te udheheqesve te tyre, djem te rinj i shmangen rekrutimit, serbe te shquar i bejne thirrje Millosheviçit te pranoje kushtet e NATO-s. Nderkohe, fushata jone ajrore ka shkaterruar ose demtuar nje te treten e automjeteve te blinduara ne Kosove, gjysmen e artilerise se Serbise, pajisjet e saj per te prodhuar municione, te gjithe kapacitetin e saj per te rafinuar produkte nafte e duke i shkaktuar edhe nje dem kolosal sektoreve te tjere te ekonomise. Megjithese Millosheviçi ka debuar me qindra mijera shqiptare kosovare nga shtepite e tyre, ai nuk e ka eliminuar Ushtrine Çlirimtare te Kosoves. Madje radhet e saj po shtohen dita-dites, ajo ka filluar te ndermarre ofensiva kunder forcave serbe, te cilat fshihen skutave per t'u shpetuar goditjeve ajrore. Tani Millosheviçi po perballet me sigurine e vazhdimit te fushates ajrore, me kembenguljen e UÇK-se dhe me mundesine per t'u pergjigjur perpara popullit te tij per fillimin e nje konflikti qe jo vetem nuk mund te fitohej, por po i shkakton vendit disfate ushtarake e rrenim ekonomik.Çeshtja tani nuk eshte nese do te permbyset apo jo spastrimi etnik i kryer prej tij, çeshtja eshte se kur do te ndodhe kjo, e kjo do te thote se edhe sa pjese te tjera te ushtrise se tij ai deshiron t'i shikoje duke u shkaterruar gjate kursit qe ka marre. Ndonese une nuk i perjashtoj opsionet e tjera ushtarake, ne jemi duke e vazhduar strategjine tone te tanishme per tri arsye. E para, dhe me e rendesishmja, eshte se ajo po jep rezultate dhe keshtu do te arrije t'i permbushe me sukses te gjitha kushtet baze te NATO-s, te cilat jane rikthimi i kosovareve ne trojet e tyre, dalja e forcave serbe nga Kosova dhe vendosja e nje force nderkombetare per sigurine. Kjo force duhet te kete NATO-n ne qender, gje qe do te thote se ajo duhet te jete nen komanden dhe kontrollin e NATO-s si dhe rregullat e angazhimit te saj te jene te percaktuara nga NATO-ja, por do te kete formacione edhe nga vendet jo te NATO-s, pikerisht si forca qe derguam ne Bosnje. Fushata jone ushtarake do te vazhdoje derisa te permbushen keto kushte dhe kjo jo sepse ne jemi kokeforte apo arbitrare, por sepse keto jane kushtet e vetme mbi bazen e te cilave refugjatet do te ktheheshin ne shtepite e tyre ne siguri si dhe mbi bazen e te cilave UÇK-ja mund te ishte vertet e nxitur per t'u çarmatosur -- kushtet baze te nje rezolute qe do te funksiononte. Se dyti, kjo strategji ka gjetur nje mbeshtetje te gjere e te fuqishme ne aleance dhe si e tille ajo mundeson permbushjen e objektivave tane. Edhe pse vende te ndryshme mund te kene rrethana te brendshme te ndryshme, lidhje te ndryshme kulturore me Ballkanin si dhe ide te ndryshme per taktiken, nuk ekziston kurrfare pikepyetjeje per unitetin tone lidhur me qellimet e me deshiren per te fituar. Une kam punuar shume per te modeluar konsensusin tone te tanishem; pas 60 dite fushate ajrore, NATO-ja eshte me e bashkuar per Kosoven nga

Fillimisht bashkesia nderkombetare u pergjigj me nje asnjanesi te studiuar qe barazonte viktimat me agresoret duke vazhduar me diplomacine e pastaj me vendosjen e paqeruajtesve te paarmatosur qe kishin mandatin, por jo edhe mjetet, per te mbrojtur civilet. Kur hyri NATOja ne aksion, 250.000 njerez ishin vrare, kurse me shume se dy milione ishin shperngulur, shume nga te cilet ende nuk jane kthyer. Tani njerezit do t'i hedhin syte nga Kosova e do te thone se kete here, per arsye se vepruam shpejt e me forcen e duhur, u shpetuan me shume jete njerezish dhe refugjatet u kthyen te gjithe ne shtepite e tyre. Konflikti i Ballkanit, qe filloi ne Kosove 10 vjet me pare, do te perfundoje po ne Kosove. Ne nuk mund t'u pergjigjemi tragjedive kudo, por kur konflikti etnik kthehet ne nje spastrim etnik per te cilin duhet bere dallim, ne perpiqemi ta bejme kete e pa dyshim i tille eshte edhe rasti i Kosoves.

qasje

www.facebook.com/thealbanian.co.uk

faqe 21

ritej. Cameron ka shpërthyer duke tronditur emigrantët dhe jo vetëm. Britania e Madhe e parë si “mollë e ndaluar” apo toka e premtuar duket se nuk do të mbetet e tillë, pas fjalimit të fundit të kryeministrit britanik David Cameron, i cili përveç emigrantëve duket se ka shqetësuar edhe ëndrrën e “përfituesve të deritanishëm” të sistemit të shërbimeve sociale.

P

Ai ka nënvizuar planin e qeverisë për ndalimin e përfitimeve të sistemin britanik duke mos e lënë më atë si sistem të butë, si dhe duke i dhënë fund punësimit ilegal.

CAMERON TRONDIT EMIGRANTËT

Masat e reja të përcaktuara nga ana e Kryeministrit përfshijnë masa radikale duke filluar nga viti i ardhshëm , emigrantët nuk do të përfitojnë strehimin nga autoritetet lokale nëse nuk kanë mbushur dy vjet qëndrimi ne vend. Ndërkohë për të marrë ndihmat e papunësisë ata do të duhet të vërtetojnë se janë duke kërkuar punë aktivisht dhe vetëm nëse kanë shanse reale për të gjetur punë.

Zoti Cameron ka theksuar se shumë qytetarë të Bashkimit Evropian vijnë në Britani duke shfrytëzuar të drejtën e të qenurit në Zonës Ekonomike Evropiane hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë që të kërkojnë punë, duke u justifikuar se kanë 'të drejtën për të qëndruar "si dhe shfrytëzojnë edhe shumë përfitime të tjera.
Qeveria planifikon që në fillim të vitit 2014 do të krijojë akte ligjore të posaçme që pas 6 muajsh një shtetas i Zonës Ekonomike Evropiane nuk mund të mbajë statusin e punëkërkuesit ose punëtorit dhe të vazhdojnë të pretendojë përfitime, nëse ata nuk demonstrojnë se kanë kërkuar punë gjatë asaj periudhe dhe të ketë një shans të vërtetë për të gjetur punë. Aktualisht disa emigrantë janë shfrytëzuar një shteg që i lejon ata të pretendojnë përfitime kontribuuese në bazë të kontributeve të sigurimeve të tyre kombëtare, pavarësisht se nuk ka të drejtë për të punuar në Britani të Madhe.

“Parashikohet një ashpërsim i madh për të gjithë ata që punësojnë emigrantë ilegalë duke dyfishuar gjobat maksimale në £ 20.000”
duke qenë se ky shërbimi është i lirë për të gjithë botën, sipas të cilit shtetasit nga vendet jashtë BE-se do te duhet të kenë garanci mjekësore përpara se t’u ofrohet shërbimi shëndetësor. Britania e Madhe është një ndër shtetet e pakta që ofron shërbime të papaguara për shumë të huaj.

Ndalimi i “turizmit shëndetësor”
Qeveria do të ndalojë pritshmërinë për të shfrytëzuar shërbimin shëndetësor ,

Goditje mbi emigracionin e paligjshëm
Parashikohet një ashpërsim i madh për të gjithë ata që punësojnë emigrantë ilegalë duke dyfishuar gjobat maksimale në £ 20.000.

PRONARËT MASHTRUES
Qeveria do të prezantojë një kërkesë të re ligjore për pronarët për të kontrolluar statusin e emigracionit të qiramarrësve të rinj, për tu siguruar që ata nuk janë marrë me qera nga emigrantët ilegalë. Pronarët apo agjencitë do të pritet të kërkojë dëshmi të përshtat-

shme nga qiramarrësit (Pasaportë / vlefshme viza / leje qëndrimi biometrike) dhe për t’i mbajtur ato të dokumentuara. Parashikohet që pronarët mashtrues të cilët injorojnë rregullat dhe nuk arrijnë të bëjnë kontrolle të mjaftueshme, do të përballen me pasoja të ashpra, të cilat mund të përfshijnë një gjobë.

kulture
shte viti i largët 1984 kur vendosi të shkonte në Shqipëri, një nga vendet e ish bllokut komunist. Ai ishte një turist nga ata të veçantët që “guxonin” të shkonin në Shqipërinë Komuniste “të bukur dhe të çuditshme”,por Adam Yamey mbeti i veçantë nga të gjithë të tjerët pasi kujtimet e tij i ka hedhur në një libër. Shqipëria në mendjen time. Në intervistën e mëposhtme ai tregon për kujtimet e asaj vizite si dhe për librin e tij : Si ju lindi ideja e librit?

www.facebook.com/thealbanian.co.uk

faqe 22

I

Adam Yamey tregon për “Shqipëria në mendjen time”
shumë një të huaj siç isha unë. Kështu që nisa të shkruaj. Në librin tuaj keni shkruar për vitet e tëra që keni kaluar duke bërë kërkime dhe mësuar rreth Shqipërisë nëpërmjet librave , lajmeve apo edhe duke vizituar vendet afër Shqipërisë vetëm që të kishit mundësinë ti afroheshit Shqipërisë sadopak. Më në fund arritët të vizitonit vendin që ju kishte pushtuar mendimet, çfarë ju ka lënë më shumë mbresa nga ky vend ? Nga mënyra vizuale, gjelbërimi i peizazhit (në Prill apo Maj), ndërtesat e vjetra ballkanike të ndërtuara me elegancë, arkitektura Italiane përpara luftës së dytë botërore, dhe ndërtesat hemisferike të pafundme që ishin bunkerët. Shqipëria ishte e bukur , e çuditshme por çuditërisht mirëpritëse edhe pse neve na lejohesh vetëm të flisnim me shoqëruesit sesa me njerëz të ‘thjesht’. Që nga vizita juaj në1984, Shqipëria ka pësuar ndryshime thelbësore , nga një vend i mbyllur komunist ne një vend te lirë demokratik - Do ta kishit imagjinuar diçka të tillë ne atë kohë ? Jo aspak. Fundi I ekzistencës së bllokut të socializmit në Europë ishte e paimagjinueshme ne 1984. Babai im, i cili ka punuar përkrah akademikëve që specializoheshin në politikë dhe çështjet e bllokut të socializmit më shumë ne BRSS , vuri në dukje faktin që mbas rënies së Murit Të Berlinit asnjë nga këto ekspertët s’kishte parashikuar që e ashtuquajtura ‘Perde e Hëkurt’ të shembej. Gjërat ndryshojnë dhe ndodh qe muret e hekurta te shemben, por a ka ndryshuar pasioni obsesiv i Adam Yamey për Shqipërinë ? A mund ta quani veten te kuruar nga ky fiksim? : ) Jo aspak, e kundërta ka ndodhur. Libri që kam shkruar më ka ndihmuar të rigjallëroj interesin tim.. Gjithashtu që kur kam publikuar librin, kam bërë kontakt me disa Shqiptarë, më shumë të rinj, dhe komentet dhe interesi i të cilëve në historinë e vendit të tyre më ka hapur sytë në aspekte te tjera tërheqëse te Shqipërisë dhe historisë së saj. Keni ndonjë plan për të vizituar Shqipërinë përsëri? Asgjë konkrete për momentin, por do të më pëlqente shumë ta vizitoja. A keni ndërmend të shkruani një vëllim të dytë të librit? Jo tamam . Kam publikuar shkrime të tjera për Shqipërinë në blogun tim : : http://.yameyamey.blogspot.co. uk/ dhe kam në plan të vazhdoj të publikoj. Gjithashtu kam filluar të shkruaj kujtimet e mia për udhëtimet e shumta që kam bërë në Ish- Jugosllavi , disa nga të cilat I kam bërë me idenë që të vizitoja pjesë të vendit ku Shqiptarët etnik jetonin dhe akoma vazhdojnë të jetojnë.

Kujtesa venitet. Për disa kohë, kam konsideruar që ti mbaja shënim diku ato çfarë mbaja mend nga udhëtimi imi në Shqipëri më 1984. U kam treguar edhe pacientëve të mi shqiptarë për ketë udhëtim . Një ditë, një nga pacientët e mi, i cili ishte rritur me kohën e Enver Hoxhës më tha që unë duhet ti shkruaja këto kujtime. Ai tha që askush nuk e besonte atë nëse ai u përshkruante kushtet e jetesës në Shqipëri në ato vite. Por për arsye që ai i di më mirë, ai mendonte që njerëzit do të besonin më

ETRIT BERISHA: PER SHQIPERINE, REFUZOVA SUEDINE
trit Berisha, portieri i Kombetares Shqiptare, ka shkelqyer ne porte ne dy ndeshjet e fundit eliminatore “Brazil 2014” dhe ka fituar zemrat e tifozeve kuqezi, por fakti qe ai ka refuzuar nje skuader me te madhe Suedine, per te perfaqesuar ngjyrat e Shqiperise do ta shtoje edhe me teper popullaritetin e “gardianit” te talentuar. Berisha, i cili aktivizohet tek skuadra e Kalmar, nuk veproi ashtu si Zlatan Ibrahimovic, aktualisht ylli i futbollit suedez dhe atij boteror, qe nuk zgjodhi Bosnje-Hercegovinen, duke qene se kishte origjinen prej andej. Berisha e ka nisur karrieren me ekipet e te rinjve ne Suedi dhe kerkohej nga Kombetarja Suedeze, por ai tregon se i ka refuzuar ato dhe ka qene per nje kohe te gjate ne pritje te ofertes kuqezi.

SHQIPTARET KRYESOJNE...

E

“Kisha nje deshire tjeter, qe kur nisa te luaja futboll, te perfaqesoja Kombetaren e Shqiperise,” - tregon Berisha. – “Isha ne pritje te fteses nga ana e Shqiperise, ndonese stafi i ekipeve kombetare suedeze me kishte kontaktuar dhe donte qe te behesha pjese e Suedise.” Portieri 24-vjecar ishte nder heronjte e fitores se fundit ne Oslo, ku me nderhyrjet e tij vendimtare ndikoi ne fitoren 1-0 te kuqezinjve ndaj Norvegjise. Por po aq vendimtar Berisha ishte edhe ndaj Sllovenise, ne Tirane, ne perballjet e 4-et eliminatore, ku fituam me te njejtin rezultat. Debutimi fantastik i portierit kosovar, ka sherbyer si nje ogur i mire, pasi jane te pakte ata lojtare shijuar dy fitore radhazi ne dy ndeshje zyrtare. Megjithate, portieri thote se rruga eshte e gjate dhe atmosfera pozitive qe eshte krijuar duhet te vazhdoje. “Pas Norvegjise, na pret nje ndeshje tjeter, ndaj Lituanise, ndaj duhet te fokusohemi tek ky takim dhe ta harrojme fitoren e kaluar. Ne te ardhmen na presin ndeshje edhe me te veshtira,” – shpjegon Berisha. Forma e tij e mire detyroi trajnerin De Biazi, t’i besoje vendin e titullarit ne dy ndeshjet e fundit eliminatore, si dhe ne miqesoret me Kamerunin dhe Gjeorgjine. Porta jone mbrohej prej nje viti nga portieri tjeter kosovar, Sajmir Ujkani.

DE BIAZI: PËRBALLJA ME NORVEGJINË

DO TË JETË SHUMË DEÇIZIVE

T

rajneri i Kombëtares Gianni De Biazi dha vlerësimet e tija për rezultatin e ndeshjes së fundit 4 me 1 përballë Lituanisë. Duke ju referuar Mehjes ai tha se goli ishte si të ishte një goditje nga një planet tjetër. “Ishte goli më i mirë që prej kohës kur unë po drejtoj kombëtaren shqiptare”, tha De Biazi.

Sipas tij, skuadra ka patur impenjim pavarësisht terrenit të vështirë. “Më gëzoi vrapimi i lojtarëve gjatë gjithë kohës”, u shpreh De Biazi. Pyetur për tre mungesat për sfidën e ardhshme me Norvegjinë dhe se kush nga lojtar e bindi më shumë për pikat ku ka mungesa ai tha se “është shpejt për të thënë. Do duhet të mendojmë në këto 75 ditë dhe shpresoj që lojtarët në jenë në kushtet e duhura dhe të mos kenë probleme”. Përballja me Norvegjinë tha ai është shumë e rëndësishme dhe duhet të shkojmë në kushtet e duhura fizike e të shpresojmë të kemi rezultatin e duhur.

You're Reading a Free Preview

Download
scribd
/*********** DO NOT ALTER ANYTHING BELOW THIS LINE ! ************/ var s_code=s.t();if(s_code)document.write(s_code)//-->