You are on page 1of 8

001.

E drejta romake ne kuptimin e gjere perfshine kryesishte 3 disiplina shkencore ato jane : a)Institucionet e te drejtes romake ose shkencen qe gjurmon thelbin e institucioneve juridike te se drejtes private ne kohen e ekzistimit te Romes b)Historine e se drejtes romake ose shkencen qe studion evoluimin e institucioneve juridike-romake kryesisht ne lemin e organizimit te aparatit shteterore dhe burimeve te drejtesise c)Pandektet ose shkencen qe gjurmon te ashtuquajturen e drejte romake e recipuar apo te drejten romake qe ishte marre si rend pozitiv juridik ne kohen e lidjes se rendit ekonomik shoqerore borgjez.

002.Juristet e lashte romake e percaktonin shtetin si res publica ,si organizate qe ekziston per mbrojtjen e interesave te pergjithshme te te gjithe banoreve ,kurse drejtesine si ars boni et aequi si mjeshteri i te se mires dhe te drejtes apo bile edhe si postulat te moralit tria praecepta juris sunt :honeste videre ,alterum non laedere ,suum cuique tribuere drejtesia ka tri urdhera : te jetosh me ndere ,te mos I besh dem tjetrit secili te marre ate qe i takon.

003.E drejta Romake dhe shteti romak ekzistuan dhe u zhvilluan plot 13 shekuj dhe ate prej shek VIII te epokes se vjeter e deri ne shek VI te epokes se re , prej nje shteti te vogel u be perandoria me e fuqishme skllavopronare. 004.Programi i mesimit te se drejtes romake pos qeshtjeve hyrese mbi burimet e historise dhe shtetit romak dhe te se drejtes romake ,pos fakteve themelore nga zhvillimi ,ekonomiko-shoqerore I Romes ,perfshine kryesisht tere materien qe juristet romak e quanin JUS PUBLICUM dhe JUS PRIVATUM .

005.JUS PUBLICUM apo e drejta publike quhej permbledhja e rregullave juridike te cilat I perkitnin pozites juridike te shtetit romak,JUS PUBLICUM perfshinte rregullat e rregullimit shteterore te burimeve te drejtesise te veprimit te organeve shteterore apo publike te organizimit te ushtrise, te kolegiumeve klerikale si dhe te veprave penale dhe te procedures penale. 006.JUS PRIVATUM apo e drejta private quheshin ato rregulla juridike qe sherbenin per rregullimin e marredhenieve midis personave te koordinuar fizik apo juridik.E drejta private eshte ajo qe i perket dobesise se individeve.

007.JUS PRIVATUM ndahet ne 3 pjese ne drejtesine qe kishte te beje me : a)persona (PERSONAS),b)sende (RES) dhe c)padi (ACTIONES). 008.JUS QUOD AD PERSONAS PERTINET perfshinte normat juridike me te cilat rregulloheshin te ashtuquajturat te drejta personmale dhe marredheniet personale ne mes te banoreve te shtetit romak. 009.JUS QUOD AD RES PERTINET perfshinte rregullat e marredhenieve pronesore ne mes te personave qe dilnin si titullare te autorizimeve pronesore psh. Rregullat e prones ,te drejtave reale mbi sendin e huaj etj.. 010.JUS QUOD AD ACTIONES PERTINET perfshinte rregullat juridike me te cilat rregullohej mbrojtja e te drejtave te karakterit pronesore dhe personale psh. Rregullat e ushtrimit te procedures gjyqesore ,te llojeve te padive etj.

011.Arsyet e mesimit te se drejtes romake jane : a)e drejta romake me materialin historik ve ne dukje ligjshmerite themelore te zhvillimit te shtetit dhe drejtesise. b)i perpunon institucionet shteterore dhe juridike te shtetit me te zhvilluar skllavopronar c)me terminologjine juridike te perfeksionuar paraqet burim te pashtershem te mesimit te gjuhes juridike d)e drejta romake juristeve ju sherben si enciklopedi per mesimin e teknikes se analizes se fakteve juridike dhe e)e drejta romake ne shoqerine borgjeze u recipua dhe sherbeu si rend juridik supsidiar.

012.JUS NON SCRIPTUM apo rregullat e pashkruara te sjelljes zbatoheshin ne fazat e lashta te zhvillimit te rregullave romake te sjelljes.Ne kete kohes ( ne periudhen e lashte ) mbreterit ishin organet operative te bashkesise romake e cila ende nuk kishte ligje te percaktuara me siguri. 013.MOS,MORES MAJORUM,DITURNA ose IN NETERATA CONVETUDO ishin shprehje romake te rregullave zakonore te sjelljes .Gjersa bashkesia e gjentileve ishte nje bashkesi gjentilesh solidare,jetonin ne jete te paorganizuar dhe ne anarki. Ne gjirin e organizates gjentile u konsoliduan disa rregulla te sjelljes qe u pergjigjeshin interesave vitale te gjensit,pjestaret e gjesit u bindeshin atyre pa ndonje dhune,kurse ata qe nuk u bindeshin perjashtoheshin nga jeta e bashkesise.

014.JUS dhe FAS ishin institute te se drejtes romake. - Me JUS behej rregullimi I marredhenieve ne mes shtetit romak
dhe qytetareve te tij si dhe te marredhenieve ndermejet qytetareve kurse Me FAS romaket e perdornin per te treguar zakonet dhe rregullat juridike zakonore me karakter religjioz. 015.LEGES REGIAE ishin rregulla shum arkaike mbi rregullimin e marredhenieve shoqerore ne organizaten klano-fisnore ,mbi kultin romak dhe religjionin ,mbi marredheniet brenda familjes sidomos marredheniet ne mes te burrit dhe gruas dhe tea tit dhe femijeve. 016.Periudha e rregullave te shkruara JUS SCRIPTUM filloi te aplikohet ne Rome ku me kerkesen e plebejasve u regjistruan rregullat e se drejtes zakonore qe i aplikonin magjistratet patrician.

016.Periudha e rregullave te shkruara JUS SCRIPTUM filloi te aplikohet ne Rome ku me kerkesen e plebejasve u regjistruan rregullat e se drejtes zakonore qe i aplikonin magjistratet patrician. 017.LEX DUODECIM TABULARUM apo ligji i XII tabelave u krijua pas perpjekjeve te plebejasve qe te regjistroheshin rregullat juridike zakonore ,bene qe ( ne vitin 451 p.e.s )komisioni 3 anetaresh te derguar ne Greqi qe te studiojne ligjet e Solonit. Pas kthimit te komisionit u suspendua magjistratura e rregullt kosullata dhe ne vend te konsujve u zgjodhen DECEMVIRI LEGIBUS SCRIBENDIS te cilet I regjistruan rregullat juridike ne 10 tabela dhe ua paraqiten komisioneve centuriane per aprovim.Meqe u konstatua se rregullat e paraqitura nuk I permbajne te gjitha rregullat juridike,ne vitin tjeter (450 p.e.s) u zgjodhen decemviret e ri te cilet komicioneve centuriane ua parashtruan edhe dy tabelat e fundit e me kete u kompletua LEX DUODECIM TABULARUM. 018.LEX DUODECIM TABULARUM perfaqesonte ligjin e atehershem dhe gjate tere historise se Romes konsiderohej FONS OMNIS PUBLICI PRIVATIQUE JURIS.

019.Ligji i XII tabelave permbante dispozitat mbi procedure gjyqesore dhe mbi ekzekutimin e aktgjykimeve , marredheniet familjare dhe trashegimore ,marredheniet pronesore,veprat penale ,aktet dhe dispozitat tjera mbi rrgullimin e lloj-lloj lemive te jetes shoqerore. 020.LEGES ishin vendimet e komicioneve ( kuvendeve ) me permbajtje te pergjithshme dhe abstrakte quheshin ligje. 021.Procedura e nxjerrjes se ligjeve ishte iniciativen per te nxjerre ligje kishin magjistratet me JUS AGENDI CUM PUPULO magjistratet perpilonin propozim ligjore ROGATIO dhe e ekspozonin ne forum, Pas tri NUNDINESH ,mblidheshin asablete qe votonin per rrotacion e magjistrateve , rrogacioja e aprovuar merrej si ligj apo LEX. 022.Pas votimit ,ligji konsiderohej si i miratuar pasi ta ratifikonte senati dhe pasi magjistrati e kishte perpiluar tekstin drejt dhe e kishte ekspozuar ne forum. 023.Pjeset e ligjit ishin : PRESCRIPTIO,ROGATIO dhe SANCTIO.

024.BLEBISCITA ishin vendinmet me permbajtje abstrakte juridike te aprovuara ne asamblete e plebejasve.Meqe ne asamblete plebejase ,patricet nuk kishin te drejte vote , konsiderohej se plebiscite nuk e detyron popullin romak per te drejte vote. 025.PLEBISCITA konsideroheshin si LEX SPECIALIS sepse nuk vlenin per te gjith por vetem per plebejasit. 026.Gjate luftes me patricet ,sipas dispozitave te Lex Horhetnsia ,plebejasit arriten qe vendimet abstrakte juridike ti benin te detyrueshme edhe per patricet,keshtu PLEBISCITA per nga fuqia juridike u barazuan me ligjet e aprovuara ne komisione. 027.PRAESCRIPTIO ishte pjesa hyrese e ligjit ku shenoheshin propozimet ,vendi ku do te mbahet sance dhe menyra e votimit. 028.ROGATIO ishte shkrimi i tekstit,pjesa kryesore e ligjit. 029.SANCTIO ishte masa ndeshkimore ,dispozitat e dhunes, nese ligji nuk respektohej.

030.EDIKTET ishin urdhrat gojore qe deklaroheshin ne koncione apo urdhrat me shkrim qe jepeshin ne forum.Me edikte magjistratet kryenin tri detyra : kujdeseshin per aplikimin,zbatimin dhe permiresimin e rendit juridik ekzistues.Nga kjo veprimtari,veqanerisht nga veprimtaria e pretoreve u zhvillua nje varg i ri te rregullave juridike I njohur si e drejte honorare apo magjistratore . 031.INTERPRETATIO ishin rregullat e reja qe I krijonin kleriket te vetmit njohes te drejtesise me interpretimin ose shpjegimin e dispozitave ekzistuese juridike.Kleriket jepnin keshilla juridike,ndihmonin ne rastin e lidhjes se puneve juridike dhe u mesonin zhvillimin e drejte te kontesteve. 032.Karakteristikat e te drejtes se lashte ishin : PRIMITIVIZMI, KONZERVATIZMI, FORMALIZMI, E DREJTA E ASHPER dhe E DREJTA PERSONALE.

033.Ne kohen e ndarjes se shoqerise romake ne shtresa edhe me tutje lindnin zakonet qe shprehnin interest solidare te qdo grupi .Keshtu rregullat zakonore ,te krijuara ne gjirin e nje grupacioni shoqerore dhe qe u imponoheshin shtresave tjera shoqerore si rregulla te sjelljes, u bene rregulla te se drejtes zakonore. 034.Fuqia e detyrueshme e ketyre rregullave juridike sipas mendimit te juristeve romak buronte aty se te drejten zakonore e krijoi dhe e aprovoi populli I cili sipas dispozitave te rregullimit shteterore romak kishte te drejte te nxirrte rregulla juridike. 035.Fuqi te detyrueshme kishin vetem ato zakone te cilat ne frymen e rendit juridik ( ratio legis ) plotesonin zbrazetirat ligjore

036.Sipas sanksionit, ligjet ndaheshin ne : a) LEGES PERFECTAE , b) LEGES MINUS QUAM PERFECTAE dhe c) LEGES IMPERFECTAE. -LEGES PERFECTAE ishin ligjet qe shpallnin nul qdo veprim te ndermarre kunder dispozitave ligjore. -LEGES MINUS QUAM PERFECTAE nuk e anulonin veprimin e ndermarre por e denonin kryesin e vepres kunderligjore dhe -LEGES IMPERFECTAE as qe e anulonin veprimet e ndermarra as qe parashikonin denim kunder personit qe kishte cenuar dispozitat juridike.

037.Ligjet ishin rregulla te pergjithshme te sjelljes te parashikuara per qytetaret e Romes dhe te aprovuara ( ratifikuara )ne asamble sipas propozimit te magjistrateve. 038.Ligjet e aprovuara ne asamble, qe kur u terhoq e drejta e ratifikimit ne senat, obligonin qytetaret qysh ne memontin e shpalljes se rezultateve te votimit. 039.Ligjet zakonisht nuk kishin veprim retroaktiv dhe vlenin deri kur ne menyre te parashikuar nuk abrogoheshin. 040.Ligjet mund te abrogoheshin vetem ne menyre joformale me ROGACIO te kunderta, nese rogacio e kunderte e abrogonte kategorikisht tere ligjin paraprak atehere ligji konsiderohej i abroguar.

041.Kuptimi i ligjit ishte rregulla juridike ne baze te cilit duhet te silleshin qytetaret romak. 042.LEGES SPECIALIS apo PRIVILEGIA ndaheshin ne privilegia favorabilia rastet kur individet apo grupet e popullesise perkundrejt shumices merrnin pozite te favorshme ( favorizuar ). 043.LEGES SPECIALIS PRIVILEGIA ODIOSA rastet kur me individet apo me grupet e popullit sillej ne menyre diskriminuese. 044.Te gjithe magjistratet romak ksihin JUS EDICENDI apo te drejte qe me goje ( in contione ) ose me shkrim, ne tabelat e bardha ( in albo ) tua komunikonin urdheresat qytetareve dhe banoreve tjere te shtetit romak.

045.Mendimi I senatit eshte ajo qe vendos dhe urdheron senati dhe e ka fuqine e ligjit, kjo dikur u mohua. 046.Si burime te drejtesise nuk merreshin me mendimet e senatit por ORATIONES PRINCEPTUM fjalimet ose rekomandimet e pricepsit te mbajtura ose te lexuara ne mbledhjen solemne te senatit. 047.RESPONSA PRUDENTUM apo mendimet profesionale te juristeve te konsultuara qofte nga gjyqtaret qfo nga qytetaret individual kishin fuqi te detyrueshme u bene burim I te drejtes romake. 048.Rregullat juridike qe i krijojne princepsi quheshin CONSTITUCIONES PRINCIPIUM apo vendime e princepsit ,pra vendimet e princepsit ishin vendimet e perandorit me dekret ,edikt dhe letra.

049.Karakteristikat e te drejtes klasike ishin : se pari lulezon ekonomia bujqesore latifondiste ,punimet zejtare dhe ndermarrjet tregtare si dhe lind rendi I ri juridik JUS GENTIUMI e drejta e popujve qe ishin te nenshtruar. 050.Ishin burim I vetem I pershtetshem I njohurive mbi te drejten e koherave te kaluara.Gjyqetareve dhe paleve ju lejohej qe me rastin e rregullimit te marrdhenieve te cilat nuk ishin te rregulluara ne konstitucionet perandorake tu referoheshin zgjedhjeve qe permbanin veprat e ruajtura e sidomos te Papianit ,Gait, Paulusit , Ulpianit dhe Modestinit .Qeshtja e perdorimit te veprave te juristeve u zgjodh me ligjin mbi te cituarit te perandorit Velentian ( ne vitin 426 ).

051.Karakteristikat e te drejtes post klasike ishin : -Pershtjatja e rendit juridik,kushteve te reja ekonomikoshoqerore e bente perandori; -Linden rregulla te reja te cilat I rregullonin marredheniet e fillit ten je rendi te ri ekonomiko-shoqerore dhe atij feudal; -U elimenua ndarja e se drejtes romake ne JUS CIVILE dhe JUS GENTIUM si pasoje e barazimit formalo-juridik te gjithe banoreve te lire te Romes ne poziten e shtetasit te Romes, te dy rendet juridike u treten ne nje rend te ri unik juridik te quajtur JUS; -Lindi rendi I ri juridik i quajtur LEGES; -Mbrojtja e te drejtave te qytetareve I ishte lene organeve shteterore dhe -U be harmonizimi I kunderthenieve ne mes te JUS-it dhe LEGES-it,me ane te Kodifikimit te Justinianit.

052.Pjeset e kodifikimit te Justinianit ishin: INSTUTICIONES ( 4 libra ), DIGESTA apo PANDECTAE ( 50 libra ) CODEX REPETITAE PRAELECTIONIS botim I spastruar dhe NOVELLAE konstitucione te reja te Justinianit. 053.E drejta statusore JUS QUAD AT PERSONAS PERTINET perfshine teresine e rregullave juridike me te cilat rregullohet zotesia juridike dhe zotesia e veprimit. 054.E drejta statusore ndahej ne dy pjese ato jane : a)Zotesi juridike dhe b)Zotesi te veprimit. 055.E drejta personale ndahet ne te drejten statusore dhe te drejten familjare. 056.E drejta juridike apo zotesia juridike paraqet cilesine e nje personi te caktuar romak qe te jete titular I te drejtave dhe detyrimeve qe ia njeh rendi juridik pozitiv.Romaket dallonin zotesine juridike te qytetarit romak ne lemin e se drejtes juridike ( JUS PUBLICUM ) dhe ne lemin e se drejtes private ( JUS PRIVATUM ).

057.Zotesia juridike ne lemin e te drejtes publike perfshine autorizimet parciale apo te plot ate subjekteve te caktuara qe te marrin pjese ne jeten publike te shtetit romak si titullare i te drejtes aktive dhe passive te votimit ; si ushtare ne legjionet romake, pjesemarres ne solemnitete religjioze dhe profane romake dhe si persona qe ju lejohet te merren me pune shteterore. 058.Zotesia juridike private ( zotesia private juridike ) perfshine autorizimet e subjekteve te caktuara qe te jene titullare te te drejtave parciale ose te plota brenda shtetit romak dh eta perdorin institucionin e te drejtes familjare ( JUS CONCUBI ) dhe institucionet e te drejtes kushtetuese ( LEGITIMATIO ACTIVA ET PASIVA ).

059.Me zotesi veprimi romaket kuptonin zotesine juridike te qytetareve romak qe te dal pavaresisht ne komunikim private-juridik ( ne tregun romak ) dhe te perdore pavaresisht te drejtat e njohura, ti plotesoj pavaresisht te gjitha detyrimet e marra dhe te pergjigjet personalisht per te gjitha deliktet ( veprimet e kunderligjshme ). 060.Zotesia e veprimit ndahet ne kuptimin e ngushte dhe te gjere. 061.Subjektet e se drejtes jane personat fizik dhe personat juridik. 062.Personat fizik si subjekte te se drejtes ndahen ne UNIVESITATES PERSONARUM ( shoqata njerezish ) dhe UNIVERSITATES RERUM ( grumbuj sendesh ) 063.Jo nuk kane qene ,sepse shoqeria ndahej ne te pasur dhe ne te varfer, ne te lire dhe jot e lire (sklleverit).

064.Statusi juridik I personave fizik te gjenseve tjera ishte jo i pelqyer sepse ata konsideroheshin si armiq e qe gjithmone tentohej qe te asgjesohen ose ti benin skllever. 065.Sklleverit nuk kishin kurrfare te drejtash, ata nuk konsideroheshin si njerez, por konsideroheshin si RES sende apo vegla qe flasin ( INSTRUMENTUM VOGALE ). Si sende ne drejtesi apo si objekte te drejtesise ata gjendeshin nen pushtetin e pakufizuar te patronit ( skllavopronarit ). 066.Me STATUS CIVITATIS kuptohet pozita e qytetarit romak , i cili ate pozite e fitonte me te lindur apo me natyralizim. 067.Me STATUS LIBERTATIS kuptohej statusi I lirise ( se shtetasve te Romes ). 068.Me STATUS SERVITUTIS kuptohet gjendja e skllaverise ( per sklleverit ).

069.Jo nuk kishin te drejta te barabarta dmth personat e ndryshem kishin te drejta te ndryshme. 070.Statusi I qytetarit romak fitohej ne dy menyra : a) me lindje dhe b) me natyralizim. 071.Statusi I qytetarit romak sipas lindjes apo JUS SANGUINIS fitohej nese femija lindte nga te dy prinderit romak,poashtu kete status e fitonin edhe femijet jolegjitim te qytetarve romak si dhe femijet e lindur te gruas, e cila ne momentin e lindjes gjendej ne skllaveri dhe qe gjate kohes qe ishte shtatzene gezonte te drejtat e qytetares romake ( bile per pak kohe ).

072.NATURALISATIO ishte menyra plotesuese e fitimit te statusit, kur nuk e fitohnin me lindje e fitonin me naturalisatio apo natyralizim. Natyralizimi mund te ishte privat dhe publik. Natyralizimi privat I personave te lindur pa status te qytetarit i lejohej qdo pater familiasi qe me adoptim te personave ALIENI JURIS apo me abrogim te personave SUI JURIS. Efekt I natyralizimit ishte lirimi nga skllaveria. - Natyralizimi publik ase natyralizimi me vendim te organeve kompetente shteterore mund te ishte i rregullt ose I jashtezakonshem. Natyralizimi I rregullt u lejohej personave qe i plotesonin kushtet e parashikuara ,kurse natyralizimi i jashtezakonshem u lejohej individeve qe kishin merit ate posame per Romen, ose tere qyteteve dhe disa popujve. 073.Femijes se porsalindur i njihej zotesia juridike atehere kur kollitej apo jepte ndonje shenje jete. 074.Zotesia juridike e femijes se porsalindur niste ne momentin e perfundimit te lindjes, apo ne momentin kur femija ndahej nga zorra e kerthizes se te emes.Qe te gezonte zotesi juridike te qytetarit romak, femija i ndare nga zorra e kerthizes ,duhej te ishte i gjalle.

075.Statusi I qytetarit romak nga personat e tjere fitohej me natyralizim . 076.Natyralizimi ndahej ne dy kategori ato jane : a)PRIVATE dhe b)PUBLIKE . 077.Natyralizimi privat I personave te lindur pa status te qytetarit i lejohej qdo pater familiasi qe me adoptim te personave ALIENI JURIS apo me abrogim te personave SUI JURIS.Efekt i natyralizimit ishte lirimi nga skllaveria. 078.Natyralizimi publik ose natyralizimi me vendim te organeve kompetente shteterore mund te ishte i rregullt ose i jashtezakonshem u lejohej individeve qe kishin merit ate posame per Romen ose tere qytetve dhe disa popujve. 079.Natyralizimi i jashtezakonshem perdorej ve per raste te veqanta nga ana e shtetit dhe u jepej personave qe kishin dhene ndonje kontribut te jashtezakonshem per shtetin e Romaes, ose tere qyteteve dhe disa popujve .

080.Permbajtja e statusit romak ishte ne lemin publik dhe lemin privat.Ne lemin publik ishte JUS SUFFRAGI e drejta aktive e votimit dhe JUS HONORUM e drejta pasive e votimit. Ndersa ne lemin privat ishte JUS CONCUBI e drejta per martese dhe JUS COMMERCI e drejta e institucioneve pronesore. 081.Permbajtja e statusit romak ne lemin publik ishte JUS SUFFRAGI dhe JUS HONORUM. 082.Permbajtja e statusit romak ne lemin privat ishte JUS CONCUBI dhe JUS COMMERCI 083.Ekzistonin kufizime ne kuptimin e ngushte qe vlente per individ apo ne kuptimin e gjere qe vlente per : gra, kolone, heretik, apostate dhe pagane. 084.Zotesia juridike e qytetareve romak humbte me vdekjen natyrore apo me vdekjen civile ( CAPITIS DEMUNITIO MAXIMA dhe CAPITIS DEMUNITIO MEDIA )

085.Me vdekjen natyrore te qytetarit romak shuheshin te drejtat e qytetarit, hapej trashegimi. 086.Me KOMORIENTE kuptohet vdekja e personave nga nje katastrofe e perbashket, sipas juristeve i biri madhore kishte rrojtur pas tea tit, kurse i ati kishte rrojtur pas te birit te mitur. 087.Me CAPITIS DEMUNITIO MAXIMA kuptohej humbja e statusit te qytetarit dhe humbja e statusit te lirise. 088.Me CAPITIS DEMUNITIO MEDIA kuptohjej humbja e statusit te qytetarit ( pa e humbur statusin e lirise ). 089.Statusi i humbur rikthehej me vendimin e organeve kompetente shteterore ( beneficio principali ). 090.Me zotesi te veprimit te personave fizik kuptohet zotesia e personit qe pavaresisht te komunikoj ne lemin privatojuridik, qe pavaresishte ti plotesoj detyrat e marra dhe personalisht te pergjigjjet per deliktet e bera.

091.Zotesia e veprimit u hiqej femrave, personave me te meta psikike, morale apo fizike, ketyre u hiqej pjeserisht apo plotesisht zotesia e veprimit. 092.Tutori u caktohej femijeve dhe femrave. 093.Kujdestaria u caktohej personave madhore me te meta psikike,morale apo fizike. 094.Persona te mitur konsideroheshin ata persona te cilet akoma nuk e kane arritur moshen e pubertetit ( femrat nen 12vjeqe kurse meshkujte nen 14vjet ) .Personat deri ne moshen 7vjeqare nuk kishin fare zotesi te veprimit. 095.Deri ne moshen 7vjeqare quhej INFANTES, prej moshes 7 deri ne moshen 12 vjeqare quheshin INIPUBERES INFANTIA MAJORES apo te mitur te dale nga femijeria.

096.Me pergjegjesi deliktore kuptohet statusi i personit i cili duhet te pergjigjet per veprat e bera te kunderligjshme, kurse me pergjegjesi penalo-juridike nenkuptohet aftesia e personit ne lidhjen e puneve juridike.Ne pikepamje deliktore dhe penalo-juridike pergjigjeshin vetem personat madhore dhe te miturit te dale prej femijerise ( pas moshes 10vjeqare 097.Femrat SUI JURIS pas plotesimit te moshes 12vjeqare liroheshin nga tutorial mbi te miturit, por futeshin nen pushtetin e tutorit mbi grate madhore. Me vone filluan te ju japin disa te drejta per te lidhur pune juridike, por me pelqimin e tutorit, e me vone grate u barazuan me meshkujt. 098.Personat me te meta psikike te verejtura zhvisheshin nga zotesia e veprimit gjate kohes se semundjes, ndersa kur rregullimet shfaqeshin kohe pas kohe LUCIDA INTERVALA, ne kohen e qetesimit kishin zotesi te plote te veprimit.

099.Zotesi te kufizuar veprimi kishin edhe batakqinjet ose prodiget te cilet pa arsye shkaperderdhin trashegimin e gjyshit dhe rrezikonin ekzistimin e familjes.Ketyre personave ju caktohej kujdestaria. 100.Personat me te meta psikike te verejtura zhvisheshin nga zotesia e veprimit gjate kohes se semundjes, ndersa kur rregullimet shfaqeshin kohe pas kohe LUCIDA INTERVALA , ne kohen e qetesimit kishin zotesi te plote te veprimit. 101.Te gjithe personat me te rinje se 25vjet pas nderprerjes se tutorise nuk fitonin zotesi te plote te veprimit, pasi ishin te detyruar qe me rastin e disa veprimeve duhej pelqimi i kujdestarit.Zotesia e tyre e veprimit ishte diqka me e madhe se INPUBERES INFANTIA MAJORES. Ne raste te rralla me leje te veante
nga perandori ne te drejten post-klasike fitonin zotesi te plote te veprimit ne moshen 20vjeqare.

102.Me zotesi juridike te personave juridik kuptohej zotesia e personave juridik ( bashkesive te njerzve apo sendeve ) te cilave u njihej statusi qe te ishin titullare te te drejtave dhe detyrimeve. 103.Me zotesi te veprimit te personave juridik kuptohej zotesia e personave juridik qe me ndihmen e organeve te shprehin vullnetin duke hyre ne marredheniet juridike ne mes tyre dhe personave juridik. 104.Ne te drejten e lashte statusi I personave juridik u njihej : a)Shteti Romak,b)Enteve shteterore dhe c)Gjensit Romak. Ne te drejten klasike : Personat juridik te se drejtes private themeloheshin me : a)vendim te organeve shteterore dhe b)me iniciative te personave fizik.Ne te drejten post-klasike personat
juridik ishin te ndare ne : a)UNIVERSITATES PERSONARUM ( bashkesi njerezore ) dhe b)UNIVERSITATES RERUM ( grumbull sendesh ).

105.Marredheniet midis personave SUI JURIS dhe ALIENI JURIS perfshijne 3grupe themelore ato jane : a)Marredheniet midis burrit dhe gruas; b)Marrdheniet midis babait dhe femijeve dhe c)Marrdheniet midis personave SUI JURIS dhe personave me te meta psikike dhe femrave. 106.E drejta familjare eshte nje permbledhje rregullash juridike me te cilat rregulloheshin marredheniet midis burrit dhe gruas; midis babait ( PATER FAMILIAS ) dhe personave alieni juris dhe midis tutorit dhe kujdestarit dhe pupileve te tyre. 107.Ne te drejten romake, martesa ishte bashkesi monogame e jetes, e rregulluar me dispozita juridike ne mes te mashkullit dhe femres.

108.Personat SUI JURIS ishin te gjith ata persona qe posedonin STATUS CIVITATIS dhe STATUS LIBERTATIS dhe mbi ta nuk ishte vendosur pushteti i atit apo burrit ( patria potestas, manus ). Personat ALIENI JURIS ishin te gjith ata persona qe posedonin STATUS CIVITATIS dhe STATUS LIBERTATIS por mbi ta ishte vendosur pushteti I shefit te familjes ( patria potestas, manus ). 109.Gjinia eshte lidhje gjaku e cila ekziston nga vet natyra midis personave me prejardhje te perbashket. 110.Te aferm AGNAT ishin te gjithe personat qe jetojne nen patria potestas apo manus te perbashket apo dikur kane jetuar nen patria potestas apo manus te perbashket por tani pushteti kishte pushuar per shkak te vdekjes se pater familiasit dhe qe kishin per te jetuar se bashku sikur ndonje nga pasardhesit e tyre te mos kishte vdekur.

111.Te aferm KOGNAT ishin te gjith personat qe direct apo indirect rridhnin nga nje paraardhes i perbashket. Te afermit kognat ndaheshin nga dega e babait dhe nga dega e nenes. Si dhe ndaheshin te aferm ne vije te drejte dhe ne te aferm ne vije te terthorte. 112.Gjinia e krushqise apo AFFINITAS paraqet afersine farefisnore midis njerzve qe krijohej me rastin e lidhjes se marteses.Kjo afersi ekzistonte midis gruas dhe te afermve kognat te burrit dhe midis burrit dhe te afermve kognat te gruas. 113.Llojet e familjes romake ishin : a) CONSORTIUMI ,b) FAMILJA PATRIAKALE E AGNATEVE dhe c) FAMILJA KOGNATE. 114.CONSORTIUMI ishte bashkesi familjare e organizuar ne forme te kooperatives familjare, ate e perbenin vellezerit me pasardhesit e tyre te cilet u ndane dhe u pavaresuan ekonomikisht nga gjensi. Ne krye te consortiumit gjindej kryeplaku.

115.Ky lloj i organizimit te familjes njihej qe nga ligji i XII tabelave, qdo anetare i gjenerates se vjeter ne consortium me ane te padise per ndarje ( ACTIO DE COMMUNI DIVIDUNDO ) se bashku me personat qe ne Consortium lidheshin nepermjet tij, formonte personalisht familjen e vet. 116.Familja KOGNATE u krijua si pasoje e zhvillimit te ekonomise intensive bujqesore, te ekonomise latifundiste ne kohen klasike . Familja patriakale agnate u nda ne a)Familje prodhuese( FAMILIA RUSTICA ) dhe ne b)Familje konsumuese ( FAMILIA URBANA).Ne familjen cognate mbizoterohej martesa pa manus. Kjo familje ndahej ne kuptimin e ngushte dhe ne kuptimin e gjere. 117.CONGATIO SERVILIS nuk kishin kurrfare rendesie gjer me fitoren e parimit te gjinise kognate qe nxorri pranimin e kufizuar te familjeve skllaverore ( ndalimi i sepseratio dura ).

118.Ne te drejten romake martesa ishte bashkesi monogame e jetes, e rregulluar me dispozita juridike midis mashkullit dhe femres. 119.Kushtet per lidhjen e marteses ishin : a)JUS CONCUBI ,b)AFFECIO MARTIALIS qellimi I njemendet per lidhjen e marteses, c) Puberteti I bashkeshorteve dhe d) Forma e parashikuar me ligj. 120.Martesen juridikisht te romaket mund te lidhnin vetem personat te cilet ju njihej JUS CONCUBI e te cilin e kishin vetem qytetaret romak dhe latinet e vjeter, e me vone edhe grupet apo shtresat tjera. AFFECIO MATERIALIS kishin personat qe manifestonin qellimin e
njemendet qe te formonin bashkesine martesore ( ne te drejten e lashte kete e shprehnin pater familjasat e bashkeshorteve, ne te drejten klasike kete e shprehnin qofte pater familiaset qofte te fejuarit, kurse ne te drejten post-klasike kete e shprehnin vetem te fe

122.Martesa ( romake ) juridikisht e pranuar mund te lidhej vetem ne mes te personave qe kishin hyre ne pubertet femrat ne moshen 12vjeqare kurse meshkujt ne moshen 14vjeqar. 123.Martesa ( romake ) juridikisht e pranuar mund te lidhej vetem me format e parashikuara me ligj. Format e parashikuara juridike ishin : a) COEMPTIO, b) CONFERRATIO dhe c) USUS. 124.Pengesat martesore ishin rrethanat te cilat nuk bente te ekzistonin me rastin e lidhjes se marteses. 125.Pengesat martesore ishin : a) Martesa ekzistuese , b) Semundja shpirterore ,c) Gjinia e gjakut (ne vi te drejte pa kufi kurse ne vi te terthorte deri ne shkallen e 4-te) dhe d) gjinia e krushqise ( vetem ne vi te drejte e jo edhe ne ate te terthorte).

126.Fejesa apo SPONSALIA paraqet dhenie dhe marrje reciproke te premtimeve per lidhjen e marteses se ardhshme. 127.Pasojat juridike me rastin e prishjes se fejeses ishin zhdemtimi nga personi qe kishte prishur fejesen. Kthimin e dhuratave mund ta kerkonte pala e pafajshme. 128.Ishte detyrim ne te drejten e lashte, kurse ra poshte kur mbizotruan parimet mbi nevojen e lirise me rastin e lidhjes se martese. 129.RAPTUS MULERIUM ishte forma me e vjeter juridikisht e pranuar per lidhjen e marteses e qe behej me grabitje.

130.COEMPTIO si forme e lidhjes se marteses ka ekzistuar ne kohera shum te largeta e qe behej kur pater familiasi i nuses ne pranine e liberpensin dhe 5 deshmitareve ja dorezonte nusen pater familiasit te dhenderrit apo vet dhenderri ( nese ishte SIU JURIS ), kurse ai ne forme te qmimit simbolik i jepte nje monedh te vogel. 131.CONFEREATIO ishte forma me e persosur e lidhjes se marteses e cila perdorej nga patricet, kur lidhej martesa present duhej te ishin te fejuarit, pontifex maximusi dhe 10 qytetare madhore romak e pastaj ishin edhe disa ritual ( si dhenia e bukes, ujit dhe zjarrit nuses nga ana e dhenderrit). 132.USUS si forme e lidhjes se marteses paraqiste faktin e jetes se perbashket, kjo forme me se shumti zbatohej ne qarqet e vafera te plebeajsve, kur nusja transferohej nga shtepija e saj ne shtepine e burrit.

133.Marrdheniet personale te bashkeshorteve ne martese ishin : a)martesa me manus dhe b)martesa pa manus. 134.Martesa me manus ishte kur gruaja kalonte ne shtepine e burrit dhe vihej nen pushtet te kryetarit te familjes, e tere pasuria e gruas kalonte mbi kryetarin e familjes dhe gruas I nderpriteshin te gjitha lidhjet me domusin e perparshem. 135.Martesa pa manus dominonte ne zhvillimin klasik dhe post-klasik atehere u be edhe emancipimi i grave, gruaja mbetej ne gjini agnate me agnatet e meparshem kurse hynte ne gjini te krusheise me agnatet e burrit dhe behej person SUI JURIS nese e kishte kete para lidhjes se marteses. 139.Dhurata paramartesore apo DONATIO ANTE NUPTIAS ishte ne kohen e perandorit Konstatin dhe ishte zakon qe burri te ndante nje pjese te pasurise qe kapte vleren e pajes dhe tia dhuronte gruas se tij, kjo pasuri ngelte akoma nen administrimin e burrit.

136.Paja apo DOS ishte pasuria te cilen ia dorezonte gruaja burrit me rastin e lidhjes se marteses, kjo jepej me qellim te lehtesimit te jetes bashkeshortore. 137.Karakteristike e pajes ishte se pa te nuk mund te lidhej martesa ne kohen e lashte e menagjonte burri por ngelte ne pronesi te gruas, dhe i kthehej gruas nese ishte e pafajshme ne rast te prishjes se marteses. Detyrat e caktimit te pajes e ngarkonin gruan, nese ajo ishte SUI JURIS kurse pater familiasin e saj nese ajo ishte ALIENI JURIS. 138.Menyrat e kontraktimit te pajes ishin te ndryshme : DATIO DOTIS apo dorezimi I pajes behej me qdo veprim qe mjaftonte te konstatohej se burri posedonte vlerat e pajes ose mundesin qe te shfrytezoheshin disa te drejta. PROMISIO DOTIS behej ne foprme te stimulimit dhe DICTIO DOTIS behej ne forme te premtit te njeanshem verbal. Ndersa ne te drejten klasike kishte edhe menyra te tjera te kontraktimit te pajes.

140.Karakteristikat e dhurates paramartesore ishin se ajo akoma ngelte nen administrimin e burrit. Kjo pjese e pasurise, ne rast te vdekjes se burrit u takonte femijeve, ndersa gruaja kishte te drejten e uzufruktit, nese martesa prishej pa fajin e gruas, kjo prone shenderrohej ne prone te gruas. 141.Zgjidhja e marteses behej per shkak te ngjarjeve natyrore dhe veprimeve njerezore. Ngjarjet natyrore qe shkaktonin zgjidhjen e marteses ishin : a)Vdekja natyrore dhe b)Vdekja civile. Zgjidhja e marteses behej edhe me shkurorezim. 142.Vdekja e njerit bashkeshort apo te dyve ishte fakt per zgjidhjen e marteses si dhe humbnin zotesite juridike, zgjidhja e marteses behej edhe me CAPITIS DEMUNITIO MAXIMA apo MEDIA ,institucione keto qe lidhnin me humbjen e statusit te qytetarit, e me kete humbej edhe JUS CONUBI.

143.Ne te drejten e lashte te drejten ne shkurorezim e kishte vetem burri apo pater familiasi I tij shkaqet qe qonin ne shkurorezimin ishte shkelja e kurores nga gruaja ,alkoolizmi, deshtimi i femijes etj. Ne te drejten klasike te drejten ne shkurorezim e fitoj edhe gruaja, shkurorzimi duhet te behej me deklarim para deshmitareve. Ne te drejten post-klasike mbizoteruan shkurorzimi i percjelle me pasoja te keqija ( DIVORTIO CUM DAMNO ) dhe shkurorzimi pa pasoja te keqija ( DIVORTIO SINE DAMNO ). 144.Martesa ishte bashkesi jetesore legjitime midis mashkullit dhe femres, por ekzistonin edhe disa lidhje te ngjajshme me martesen e qe ishin : a) Condubinati dhe b) Coterbiumi.

145.Tutoria - ishte institucion me te cilin plotesohej mungesa e zotesise se veprimit te personave te mitur dhe grave 146.Kujdestaria - ishte institucion me te cilin plotesohej mungesa e zotesise se veprimit te personave madhor me te meta psikike, morale dhe fizike. 147.Te miturit apo INPUBERES qe ishin SUI JURIS te gjinise mashkullore dhe femerore gjersa te beheshin persona madhore, patjeter duhet te ishin nen tutori. 148.Menyrat e krijimit te tutorise ishin : a) Me testament ( TUTELA TESTAMENTARIA ), b) Me ligj ( TUTELA LEGITIMA ) dhe c) Me vendim te organeve shteterore ( TUTELA DATIVA ). 149.Tutela testamentaria njihej qe nga ligji i XII tabelave.Qdo pater familias kishte te drejte qe me testament te le tutorin e te te gjithe personave te mitur prej radhes SUI JURIS.

150.Tutela legitima konstituohej atehere kur pater familiasi nuk kishte caktuar me testament tutorin, personave te mitur SUI JURIS. Ne kete rast detyren e tutorit e krynin te afermit agante madhore te te miturit. 151.Tutela dativa konsistuohej atehere kur tutori nuk ishte emeruar nga pater familiasi I te miturit me testament e nuk ishte emeruar as me ligj dhe kur personat e autorizuar nuk donin ta kryenin punen e tutorit, atehere organet shteterore ishin te autorizuara ta zgjidhnin personin qe do ta merrte kete detyre. 152.Detyrat e tutorit nuk mund tI pranonin personat e paafte. Shkaqet e paaftesise ishin skllaverit, pozita e peregrinit, semundja mentale, shurdhimi, sherbimi ushtarak, mosha jo e pjekur, gjinia femrore.Pastaj personat e vjeter, te varfer, te semure etj.

153.Detyra themelore e tutorit ishte qe te mbrojturin apo pupilin te mos e linte pa mbrojtje. Per shkak te kesaj kryerje te detyres tutorit i njiheshin disa te drejta mbi pasurin dhe personin e pupilit, keto te drejta vareshin nga mosha e te miturit pupilit. 154.Tutoria shuhej: kur vdiste pupili, kur captis deminutio ( kur humbte statusin e qytetarit ) dhe kur behej madhore, kur vdiste tutori, kur tutori hiqte dore nga tutorial ,kur tutori behej i paafte apo i dyshimte. 155.Ne te drejten e lashte njiheshin dy mjete themelore te mbrojtjes se interesave te pupileve ndaj tutoreve te pandergjegjshem dhe ato ishin : a) ACTIO SUSPECTI TUTORIS qe mund te ngrihej nga qdo person qe kishte verejtur keqperdorimin e tutorit dhe mjeti I dyte ishte b) ACTIO DE RATIONIBUS DISTRAHENDIS kete mund ta ngrente pupili I meparshem kur dyshonte se llogarite mbi administrimin e pasurise nuk jane spastruar krejt.

156.Tutoria mbi grate ishte njesoj si tutoria mbi te miturit, me te vetmin dallim se tutoria mbi grate ishte dy llojesh dhe ate a)TUTELA OPTIVA dhe b) TUTELA FIDUCIARIA. 157.Qe nga ligji i XII tabelave, kujdestar ndaj te qmendurve ishin agnaget ose gjentilet me te aferm, kur asnje nga keta nuk e merrte funksionin e kujdestarit, atehere kujdestari caktohej me vendim te organeve shteterore. 158.Qytetaret qe shpenzonin pa arsye pasurine e trasheguar me ligj, sipas vendimit te organeve shteterore mund te mbeteshin pa zotesi veprimi, ne ate rast ata bini nen kujdestari te agnateve ( CURA PRODIGI ). 159.Personave me te rinje se 25vjet u caktohej kujdestari dhe ashtu siguroheshin qe ne komunikimin juridik te merrnin pjese pa veshtiresi ( e kjo e fundit ka ikzstuar ne koherat me te hershme. Kujdestari i caktuar nga autoritetet shteterore kishte pothuajse te gjitha autorizimet qe kishte tutori tek te miturit.

You might also like