You are on page 1of 19

UNIVERSITETI DARDANIA

INSTITUTI PËR STUDIME BASHKËKOHORE


FAKULTETI EKONOMIK
Lënda: Ekonomia e Resurseve
Viti akademik 2006/2007

RESURSET MINERALE TË KOSOVËS

Punim seminarik

Mentori: Prof. Dr. Halim Gjergjizi Kandidati: Skender Abazi

Prishtinë, Dhjetor, 2006


1. Parathënje

 Kosova karakterizohet me një ndërtim të komplikuar


gjeologjik, e shprehur me prezencën e shkëmbinjëve me
përbërje gjeologjike të ndryshme.
 Shkëmbinjtë zakonisht përbëhen prej një ose më shumë
mineraleve, duke filluar prej elementeve kimike elementare e
deri te kombinimet komplekse.
 Sektori i mineraleve të Kosovës ka qenë një furnizues kyç për
ekonominë e ish Jugosllavisë.
 Menaxhimi i keq dhe investim i pakët, si dhe zhvillimet politike
në ish Jugosllavi, që sollën edhe luftën në Kosovë dhe
ndërhyrjen e NATO-s, kanë patur një efekt negativ dramatik
mbi industrinë minerare të Kosovës dhe në sasinë e metaleve
të prodhara në të gjithë rajonin. Kjo gjë nxjerr në pah rolin e
madh që ka luajtur Kosova në ekonominë e ish Jugosllavisë, si
furnizuese e lëndëve të para.
2.Historiku i punimeve kërkimore gjeologjike
 Tradita e lashtë e shfrytëzimit të lëndëve të
para minerale, dëshmon se Kosova është
vend i pasur me minerale. Nga gjurmimet
është konstatuar se në Kosovë janë
shfrytëzuar metalet dhe jometalet qysh nga
Romakët, Sasët etj. Këtë e vërtetojmë me
hasjen e minierave të vjetra nëntokësore
gjatë hulumtimeve apo punimeve të
ndryshme.
 Në mënyrë të veçantë për Kosovën, nga
autorët janë përcaktuar njësitë
gjeotektonike që vijojnë:
-Masivi Dardan (DM)
-Zona e Vardarit (ZV)
-Zona e Drin-Ivanicës (ZDI)
-Zona e Pejës (ZP)
-Zona e Deçanit (ZD)
-Zona e Gjakovës (ZGj)
-Zona e Sharr-Korabit (SKZ)
3.Periudhat e hulumtimit gjeologjik

Hulumtimi gjeologjik në Kosovë mund të ndahet në tri periudha:


Periudha para luftës së dytë botërore,
Periudha pas luftës së dytë botërore dhe
Periudha e sotme.

3.1.Periudha para luftës së dytë botërore.

Ndërtimi gjeologjik i disa pjesëve të Kosovës, për herë të parë haset


në skicat gjeologjike nga gjysma e dytë e shek. XIX (Skica gjeologjike
e Turqisë europiane – A. Boue më 1840, Harta gjeologjike e Mezisë –
A. Viquesnel më 1842, Harta gjeologjike e Turqisë qendrore – F.
Hochstetter më 1872, etj.).
Anglezët kanë bërë një rikthim në hulumtimet gjeologjike dhe
shfrytëzimin e lëndëve të para minerale në Kosovë (Trepça), të cilët
gjithashtu e punuan hartën e parë gjeologjike më karakter regjional.
Mineralet janë shfrytëzuar edhe nga gjermanët dhe italianët.
3.2.Periudha pas luftës së dytë botërore.
♣ Pas luftës së dytë botërore intensifikohet dhe sistematizohet puna në
kërkimet gjeologjike, me qëllim të zbulimit të shpejtë dhe të
shfrytëzimit të lëndëve minerale me interes të posaqëm ekonomik
(hulumtimi dhe shfrytëzimi i xeheve të plumbit, zinkut dhe lignitit).

♣ Pas vitit 1988 prodhimtaria në të gjitha kapacitetet industriale në


mënyrë drastike shënon rënje.

3.3.Periudha e sotme.

¶ Askush sot në Kosovë nuk ka një pasqyrë të plotë të vëllimit të


përgjithshëm të punimeve gjeologjike-kërkimore të realizuara brenda
territorit të Kosovës. Mirëpo sipas disa hulumtimeve të fundit, del se
Kosova është shumë e pasur me minerale, e kjo pritet të konfirmohet
nga një numër shkencëtarësh dhe hulumtuesish ndërkombëtarë, të
cilët edhe kanë filluar një hulumtim detaj të burimeve minerale në
Kosovë.
4.Grupet e mineraleve (të hulumtuara dhe të
pranishme në Kosovë)
Shkenca e gjeologjisë deri tani ka
identifikuar më shumë se 4,000 minerale të
ndryshme, e përbërja e tyre kimike
mundëson klasifikimin në 9 grupe: Nga 9 xehe më
strategjike në botë, 4
prodhohen në Kosovë
• Metalet natyrore,(metalet e zeza, metalet (nikeli, zinku, plumbi
e ngjyrosura etj., të cilat përbëhen nga një dhe thëngjilli).
element kimik si ari, bakri, platina etj.
Kërkesat e planifikuara
• Kripërat e sulfurit, vjetore në tregun
• Oksidet dhe Hidroksidet, botëror për këto xehe
• Cloridet, janë mjaftë të larta:
• Karbonatet – Nitratet, nikeli 5%,
• Sulfatet - Kromatet, zinku 4,9%,
• Fosfatet, plumbi 5,7% dhe
• Silikatet, thëngjilli 5,5% në vit).
• Mineralet organike.
Mineralet në Kosovë
Në territorin e Kosovës më së shumti paraqiten këto minerale:

Mineralet Mineralet metalike Mineralet industriale


energjetike
Qymyri- Plumbi – Zinku -Guri teknik ndërtimorë
Ligniti Boksiti -Guri dekorativ
Nikeli – Kobalti -Mermerët
Kromi -Lëndët e para zjarrduruese
Antimoni -Lëndët e para për keramikë
Mangani -Lëndët e para për material
Hekuri ndërtimor
Ari -Lëndët e para për qelq
Argjendi -Lëndët e para për plehëra artificiale
Bakri -Lëndët e para të materialeve
izoluese
-Rezervat e rërës dhe zhavorit
-Lënda për prodhimin e çimentos
4.1.Qymyri – Ligniti

Kemi 4 basene në Kosovë, të cilët


përmbajnë qymyr, por shfrytëzimi ka
qenë i kufizuar vetëm në basenin e
Kosovës:
Baseni i Kosovës shtrihet nga Sibovci në
veri-perëndim deri në Lipjan në jug- Linjiti ka rëndësi të
lindje. jashtëzakonshme për
Kosovën.
Baseni i Drenicës shtrihet në territoret e
Skenderajt dhe Drenasit. Ai kontribuon me 97 %
të prodhimit të
Baseni i Dukagjinit, i cili ndahet në tri seri energjisë totale
të qymyreve: elektrike, krahasuar
*Seria e miocenit të ultë (Pejë), me 3 % të bazuar në
*Seria e miocenit të mesëm dhe të Hidrocentrale.
lartë (Klinë – Istog) dhe Me 14.700 milion ton,
*Seria e pliocenit që shtrihet në rajonet Kosova zotëron vendin
Gjakovë-Rahovec-Prizren. e pestë me rezervat
Baseni i Gjilanit, i cili përmbanë qymyr të industriale të linjitit.
murrëm.
4.2.Plumbi-Zinku-Argjendi

Fushat metalogjenike të plumb-zinkut në Kosovë janë në shkallën


më të lartë të hulumtimit, në krahasim me njësitë tjera. Kjo fushë
shtrihet në pjesën veri-lindore të Kosovës
Gjithsejt xehe të plumb-zinkut në Kosovë janë: 45.604.585 ton. Këto
rezerva, me shfrytëzim vjetor prej 1.500.000 t janë me afat
shfrytëzimi brenda 30 viteve të ardhshme. Rezervat e tërësishme të
Plumb-zinkut në Kosovë ishin 107.475.000 ton, kurse rezervat e
mbetura për shfrytëzim të ardhshëm janë 42.43 %.
Mineralizimi i Plumb-zink-argjendit në Kosovë është me sa vijon:

Stantërgu - Pb = 3.5 %, Zn = 2.87 %, Ag = 67 g/t


Hajvalia - Pb = 8.5 %, Zn = 17.2 %, Ag = 157 g/t
Kishnica - Pb = 2.85 %, Zn = 3.0 %, Ag = 75 g/t
Artana - Pb = 4.56 %, Zn = 4.82 %, Ag = 185 g/t
Belobërdo - Pb = 3.12 %, Zn = 3.0 %, Ag = 85 g/t
Cernac - Pb = 7.12 %, Zn = 9.16 %, Ag = 95 g/t
4.2.Plumbi-Zinku-Argjendi

Shfrytëzimi minerar modern filloi në


vitin 1930 kur kompania britanike
Selection Trust ltd, rikonstruktoi •Gjatë shfrytëzimit të plumb
Kompleksin Trepça, duke përfshirë
zhvillimin e fabrikës së baterive që – zink – argjendit në Përroin
përdorte plumbin. e Ngjyrosur (Artana-Novo
Vendet e minierave të Trepçës Brdo), u zbuluan rreth 3 Mt
përcaktojnë Brezin Mineral të hollojzit i shkallës së lartë.
Trepçës. Atje ndodhen tre zona që Ky është vetëm një nga 5
përmbajnë vendburimet xeherore.
► -Zona I. përfshinë minierën e Artanës vendburimet e njohura të
(Novo Bërd). shfrytëzueshme të kësaj
► -Zona II. përfshinë minierat Belo argjile me vlerë shumë të
Brdo, Stan Tërg dhe Hajvali. madhe (US $ 140 – 450 / t ),
► -Zona III. përfshinë minierën e Crnacit katër vendburimet e tjera
dhe ka në gjirin e vet një numër janë në Zelandën e Re,
vendburimesh të plumb – zinkut gjatë
kufirit perëndimor. Turqi, Kinë dhe Utah
(SHBA).
4.3.Nikel – Kobalt
 Kosova është nga vendet e pakta në Europë, që posedon potencial
të mjaftueshëm xehesh për prodhimin e ferronikelit.
 Xehet silikate të nikelit gjenden në dy vendburime me rëndësi:
 Gllavica, e cila shtrihet në masivin e Goleshit, dhe
 Çikatova, e cila shtrihet në masivin e Dobroshecit.
Në bazë të hulumtimeve, janë konstatuar këto sasi të xehes:
Gllavica - 7.375.341 ton - 1.33 % Nikel, 0.06 % Kobalt
Çikatova - 12.730.706 ton - 1.31 % Nikel, 0.07 % Kobalt
Total - 20.106.047 ton - 1.32 % Nikel, 0.065 % Kobalt
Ndërmarrja “Ferro-Nikeli” që shfrytëzon kompleksin është nxjerrë në
një tender ndërkombetar për privatizim. Ky proces i privatizimit tani ka
përfunduar, ndërmarrja është blerë nga një kompani ndërkombëtare
dhe tani ka rifilluar prodhimin.
Sasia e mbetur e xehes në rezerva, pa hulumtime të reja të bazës
minerale, është e mjaftueshme për shfrytëzim në 8-10 vitet e
ardhshme.
Xehet silikate të nikelit, përveq në dy lokacionet e cekura, mund të
priten edhe në pjesët periferike të rrafshit të Dukagjinit.
4.4.Hekuri
4.5.Mangani
Hulumtimet e xeheve të manganit
Mineralizimet e hekurit janë zhvilluar kryesisht në kuadër të
janë të lidhura me hulumtimeve komplekse të xeheve të
shfaqjet e hekurit dhe plumbit dhe zinkut, ku xehet e
nikelit dhe i hasim në Manganit paraqiten si sekondare.
Baicë të Drenasit. Këto hulumtime më të detajizuara
Hulumtimet më janë kryer në Artanë. Nga ana tjetër,
sistematike të xeheve të hulumtime të destinuara në kërkimin e
hekurit janë kryer në xeheve të Manganit janë kryer në
afërsi të Sedllarit, me regjionin e Sharrit, në lokalitetet Brod,
përmbajtje 39.82% Fe. Manastiricë, Restelicë, Dragash etj.
Sasi të konsiderueshme Megjithatë, llogaritja e rezervave të
të hekurit takojmë edhe xeheve të Manganit është bërë vetëm
në Shatoricë, me një sasi për një zonë xehembajtëse të Artanës
prej afro 1.000.000 t dhe është konstatuar sasia prej
xehe, po ashtu edhe në 1.387.186 t xehe, me 22.21 %
zonën e Tërstenik-Ivajës, Mangan. Rezervat e përgjithshme
me një sasi afro vlerësohen në 5.000.000 t.
2.500.000 t xehe.
4.7.Kromi
4.6.Boksitet
• Mineralet e kromit në Kosovë
Zona xehembajtëse e boksitit
shtrihen në masivet e Gjakovës,
është lokacioni Gremnik dhe
Rahovecit, Brezovicës, Lubotenit
kapë një sipërfaqe prej 15 km².
dhe Dobroshecit. Me shfrytëzimin
Janë identifikuar dhe janë
e deritanishëm, nga këto
vlerësuar rezerva të
vendburime janë nxjerrë pjesët
tërësishme në 3.957.420 t.
sipërfaqësore dhe ato me thellësi
të vogël, kurse ato në thellësi
kanë mbetë të panjohura.

4.8.Bakri

Mineralizimet e bakrit nuk janë të hulumtauara sa duhet.


Strukturat gjeologjike të Bjeshkëve të Nemura, të Sharrit, të
Junikut, dhe të Pashtrikut, janë të përshtatshme për mineralizime
të bakrit. Në Pashtrik janë vërejtë shumë lokacione, disa nga këto
me sipërfaqe mbi 10.000 m² dhe me mbi 1 % bakër.
4.9.Ari

4.10.Magneziti
Paraqitjet e arit në Kosovë janë të
natyrës primare ose sekondare.
Paraqitjet e natyrës primare të arit,
janë të lidhura me xehet Pb-Zn-Ag
me përmbajtje 2 g/t. Paraqitjet e Në bazë të rezervave
natyrës sekondare të arit natyrorë, gjeologjike të verifikuara
mund të hasen në konturën veriore të prej 5.700.000 t, janë
rrafshit të Dukagjinit, konkretisht në ndërtuar kapacitetet e
Runikë të Skenderajt. Ky lokalitet, minierave në Golesh
përveq arit, mund të përmbajë edhe dhe Strezovc.
metale tjera të rënda si Titan etj. Rezervat e magnezitit
Sipas njohurive të formuara, tani për me përbërje mesatare,
tani mund të ndahen këto lokacione në sasi prej 1.200.000 t
perspektive: Gryka e Rugovës, gjenden edhe në
rrjedhat e Bistricës, Gjakova, etj. vendburimin e Dubovcit.
4.13.Ujërat Termominerale

Në vendin tonë janë të paraqitura ujërat


termominerale, të një rëndësie të madhe për pije,
poashtu edhe për përdorim shërues. Burimet e ujërave
termominerale në Kosovë janë: Banja e Pejës, Banja e
Kllokotit, Podujevës, Poklekut, Deçanit etj.
Banja e Pejës e ka burimin në lartësinë
mbidetare 540 m, me një rrjedhje me kapacitet prej
17.5 l/s, me temperaturë të ujit 48.9ºC dhe me
mineralizim prej 2.04 g/l.
Banja e Kllokotit gjendet në luginën e Moravës së
Binqës, në lartësi mbidetare 483 m, me rrjedhje uji me
kapacitet prej 10 l/s, me temperaturë të ujit prej 34ºC
dhe me mineralizim 3.6 g/l. Thellësia e ujit
termomineral e konstatuar është në 75 m.
5.Strategjia e zhvillimit minerar të Kosovës

• Për promovimin e pasurisë gjeologjike të Kosovës,


klasifikimin dhe vlerësimin ekonomik të resurseve të
energjisë, metalike dhe mineraleve, nevojitet një
strategji e posaqme e xehetarisë.
• Me mbeshtetjen e kredive të Bankës Botërore,
është në rrugë e sipër zhvillimi i një plani afatgjatë
strategjik i quajtur Strategjia e Zhvillimit Minerar të
Kosovës, e cila siguron forcimin e institucioneve dhe
aftësinë për të ngritur çështje të lidhura me sektorin
minerar, në mënyrë që të rritet aftësia konkuruese e
industrisë që të përballojë komercializimin dhe të
tërheqë investitorë privat, të cilët do ti sjellin përfitime
afat shkurtra dhe afat gjata Kosovës.
6.Konkluzionet dhe Rekomandimet
Kosova është një vend atraktiv dhe konkurent për zhvillimin e
aktiviteteve xehetare nga ana e investitorëve privat. Niveli jo i
mjaftueshëm i hulumtimit dhe kërkimit, i realizuar deri tani,
mungesa e të dhënave gjeologjike të sakta, moskyqja e
ekspertëve vendorë gjatë punëve të realizuara në të kaluarën,
janë arsyet kryesore, të cilat e komplikojnë vlerësimin real të
pasurisë nëntokësore të Kosovës dhe lejojnë spekulime të
ndryshme. Megjithatë, potenciali i pasurisë nëntokësore të
Kosovës mundëson pozicionimin e kompanive private në tregun
ndërkombëtarë të mineraleve dhe të energjisë elektrike dhe me
aplikimin e politikave korrekte të taksimit, kjo mund të jetë bazë
për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të vendit. Shitja e një prej
minierave më të mëdha në Kosovë (Ferronikeli) ka shtuar
shpresat për një eksploatim më efikas të pasurive nëntokësore
në Kosovë.
Roli i Qeverisë së Kosovës, e veqanërisht i Ministrisë së
Energjisë dhe Minierave në këtë drejtim është i madh.
6.Konkluzionet dhe Rekomandimet
Disa prej rekomandimeve dedikuar kësaj ministrie janë:

3. Hartimi i Strategjisë së xehetarisë,


4. Përgatitja e planit për implementimin e kësaj strategjie,
5. Monitorimi i procesit të komercializimit të xehetarisë në Kosovë,
6. Hartimi i planeve për kërkim gjeologjik në nivel shtetëror,
7. Përgatitja e hartave gjeologjike,
8. Krijimi i databazës qendrore gjeologjike të Kosovës,
9. Promovimi i pasurisë gjeologjike të Kosovës,
10.Përgatitja e projekteve për aftësimin profesional të kuadrave,
11.Hartimi sa më i shpejtë i legjislacionit për sektorin e minierave,
12.Zhvillimi i standardeve teknike dhe i sigurisë në punë në miniera.
JU FALEMINDERIT

Skender
Abazi