TESTET E SHTATZANISE

Cfare duhet te dime mbi testet e shtatzanise.

Nese keni nje vonese te ciklit ka shume mundesi te keni mbetur shtatzene. Nje element qe mund t`ju ndihmoje te percaktoni kete, eshte testi i shtatzanise qe arrin te jete deri ne 99% i sakte. Testet qe ne blejme ne farmaci jane teste urinare qe arrijne te percaktojne sasine e hormonit hCG (i cili nuk ekziston tek nje femer jo shtatzene). Ky test ka ne permbajtjen e tij disa antitrupa qe reagojne ne prani te hormonit hCG te shtatzanise. Per kujtese: sasia me e larte e hormonit hCG eshte ne javen e 7 -12 te shtatzanise. Me pas sasia e ketij hormoni ulet dhe pikerisht per kete fillojne te rrallohen dhe te vjellat pas javes se 12 – te, te shtatzanise. Me pas sasia e hormoneve stabilizohet dhe mbetet e tille per gjate gjithe shtatzanise deri ne 3 javet e fundit para lindjes.Testi i shtatzanise nga shume femra behet ne momente te ndryshme te dites e megjithate momenti me i pershtatshem per t`a bere ate eshte mengjesi, kur sapo jemi zgjuar nga gjumi, sepse ne kete moment urina eshte me e perqendruar.Evitoni te pini lengje ne sasi te medha para se te beni testin e shtatzanise, pasi lengjet ulin sasine e hormonit te shtatzanise (hCG) dhe testi mund t`ju referoje keshtu ne nje pergjigje te gabuar.Testet e shtatzanise sipas gjinekolloges Joelle Blimberg jane shume te sakte nese vertet femrat jane shtatzene, por ndodh qe nga faktoret qe siperpermendem testi te rezultoje negativ dhe ne ndonje rast kur kemi shtatzani ose kur testi ehste i skaduar. Per kete gjinekollogja na keshillon ta ribejme testin tre dite me pas rezultatit te pare negativ qe kemi marre per t`u siguruar mbi shtatzanine tone.Testi i shtatzanise mund te perdoret fare lehte. Mjafton te vendosim testin ne nje flakon me urine (te sapo bere), ose nen vete kur urinojme dhe mjafton te lexojme pergjigjen rreth 3 minuta me pas, kur testi fillon te ndryshoje shenjat. Ngjyrimi i dritares se vogel te testit do te thote se kemi prezencen e hormonit te shtatzanise (hCG) ne urine. Nese konstatoni se dritarja e vogel e testit nuk ngjyroset, atehere nuk e keni kryer testin me saktesi dhe duhet ta perserisni.Hormoni “gonadotropina corionica” i quajtur hCG ose BETA hCG eshte hormoni qe prodhohet nga trupi i femres, pikerisht ne shtresezen e mitres qe me pas do te mundesoje prodhimin dhe formimin e placentes ne momentin qe fetusi do te pozicionohet ne miter per t`u formuar dhe rritur. Sasia e hCG ne trupin e femres shtatzene rritet cdo 2 – 3 dite duke arritur ne nivelin maksimal te saj qe arrihet ne javen e 12 – te te shtatzanise dhe me pas ai ulet dhe normalizohet deri ne tre jave para lindjes se bebes.Shpesh here testet e shtazanise behen ne kushte shtepiake dhe menjehere sapo marrim rezultatin pozitiv mjeku na keshillon te bejme nje testim mbi gjakun qe te qene me te sakte. Kjo behet per faktin se hormonet hCG shfaqen me pare ne gjak dhe me pas eliminohen me urinen, shpjegon doktoresha gjinekolloge Claude Layet. Testi i shtatzanise ne gjak pervecse na konfirmon me saktesi maksimale gjendjen shtatezene ose jo, na mundeson te percaktojme edhe daten e lindjes se bebes duke u nisur nga perqendrimi i hormoneve.Per t`u patur parasysh eshte se testi i shtatzanise nuk mund te behet menjehere pas nje raporti seksual te pambrojtur, sepse duhen te pakten 6 – 7 dite derisa veza e fekonduar (nese eshte fekonduar) pasi kaloje ne gypin e Fallopit te arrije ne miter. Ne kete menyre embrioni duhet te pozicionohet mire ne mukozat e mitres per te patur keshtu nje fillim shtazanie te shendetshem dhe te cilin mund ta percaktojme me pas me ane te testeve. Prandaj dhe duhet te presim 10 – dite pas fekondimit per te patur nje rezultat te besueshem.“Jam shtatzene” .... dhe me kete fjale shume femra lumturohen sepse do te behen nena. Dhe pikerisht nga kjo fjale vjen dhe ndryshimi i madh fiziologjik i femres, ku shtohet deshira per te fjetur, te vjellat, (...) Me kete fakt njihemi vetem duke bere testet e shtatzanise dhe me pas duke u testuar tek mjeku qe na jep konfirmimin final dhe daten e lindjes se bebes.Testi mund te behet edhe ne ditet pas nje aborti, por rezultati mund te mos jete i sakte pasi ne gjak dhe miter mund te mbeten

sasi te hormonit hCG qe eshte rezultat i shtatzanise se meparshme dhe qe tashme eshte nderprere.

Ekografia obstetrikale

Çfarë është ekografia obstetrikale? Ekzaminimet ekografike janë pjesë e rëndësishme e kujdesit të paralindjes/prenatalEkografia obstetrikale është një ekzaminim që bazohet në përdorimin e ultratingujve me frekuencë të lartë, për të marrë imazhe nga brendësia e barkut të një gruaje dhe strukturës së saj pelvike. Më ekografinë obstetrikale, merren imazhe të embrionit/fetusit dhe të placentas.Cilat janë tipet e ekografisë?Janë shtatë tipe bazë të ekzaminimit ekografik obstetrikal, por proçesi bazë i tyre është i njëjtë. Në tipet e ndryshme të ekzaminimit përfshihen:Ekografia transvaginale: Kjo ekografi përdor një sondë të veçantë e bërë për tu futur në vaginë dhe për të përfituar një imazh ekografik. Ajo përdoret më shpesh në ekografitë e fillimit të shtatzënisë.Ekografia standarte: Ekografia standarte përdor sondën abdominale (nga barku), për të marë imazhin 2-D të zhvillimit të fetusit. Ky ekzaminim është bardhë e zi, dhe jep pamjen e bebit në dy dimensione.Ekografia e avancuar: Ky ekzaminim është i njëjtë me ekografinë abdominale, por ekzaminimi fokusohet në një problem të caktuar duke përdorur paisje të sofistikuara.Ekografia Doppler: Mat ndryshimet e lehta të frekuencës së ultratingujve, të shkaktuara nga objekte të lëvizëshme siç janë rruazat e kuqe të gjakut.Ekografia 3-D: Edhe kjo lloj ekografie, përdor një sondë të veçantë dhe një program të veçantë kompjuterik, që jep imazhin e fetusit në tre dimensione.Ekografia 3-D dhe 4D: Kjo ekografi përdor një program kompjuterik të veçantë, që gjatë ekzaminimit ekografik të shikohet bebi në tre dimensione, por edhe në lëvizje. Me të mund të ndiqen lëvizjet e bebit në vazhdimësi.Ekokardiografia fetale: Përdor ultratingujt, për të studjuar anatominë dhe funksionin e zemrës së bebit. Si bëhet një ekzaminim ekografik? Proçedurat tradicionale në realizmin e ekografisë, përfshijnë vendosjen e xhelit mbi bark, i cili shërben për të përcjellë ultratingujt. Pas kësaj, mbi bark e gruas mjeku vendos sondën e cila prodhon valët e ultratingujve. Valët e ultratingujve përshkojnë indet e buta të barkut dhe strukturën kockore dhe kthehen mbrapsht, në sondë, duke dhënë në ekran imazhin në bardhë e zi të fetusit. Kur kryhet një ekzaminim ekografik?

Ekografia mund të kryhet në çdo moment të shtatzënisë dhe rezultatet shfaqen menjëherë gjatë ekzaminimit. Nuk ka numër të rekomanduar ekografish rutinë, që mund të kryhen në shtatzëni. Për shkak se ekografia duhet të bëhet sipas këshillave të mjekut, ka shumë shtatzëni të shëndetshme që nuk kanë nevojë për ekzaminim ekografik. Numri mesatar i ekografive ndryshon nga një mjek tek tjetri. Mjeku mund t’ju rekomandojë që të bëni ekografi për një problem specifik që ai mund ta evidentojë gjatë shtatzënisë, apo kur shfaqen komplikacionet e shtatzënisë. Çfarë shikon ekografia? Ekografia është një proçedurë diagnostike, që ndihmon në zbulimin e anomalive dhe situatave të veçanta të lidhura me shtatzëninë. Ekzaminimi ekografik kombinohet me teste të tjera si; triplle testi, amniocenteza dhe biopsia e vileve koriale të cilat ndihmojnë në saktësimin e diagnozës. Ekzaminimi ekografik në shtatzëni, mund të bëhet për të: • Në tremujorin i parë: o Konfirmuar shtatzënisë. o Konfirmuar rrahjet e zemrës fetale. o Matjen e gjatësisë nga maja e kokës tek kërbishtet (CRL), për të përcaktuar moshën e shtatzënisë. o Kofirmuar një shtatzëni molare ose ektopike. o Vlerësuar një shtatzëni jonormale. • Në tremujorin i dytë: o Diagnostikuar anomalitë kongenitale, në javët 18-20. o Diagnostikuar anomalitë strukturore. o Konfirmuar shtatzëninë multiple. o Verifikuar datën e lindjes dhe rritjen fetale. o Konfirmuar vdekjen e bebit, në mitër. o Identifikuar shtimin ose paksimin e lëngut amniotik. o Vlerësuar mirëqënien fetale. • Në tremujorin e tretë:

o Identifikuar lokalizimin e placentas. o Konfirmuar vdekjen e bebit, në miter. o Përcaktuar vendosjen e bebit dhe pozicionin e tij. o Ndjekur lëvizjet fetale. o Identifikuar anomalitë e mitrës dhe anomalitë pelvike. Cilat janë rreziqet për nënën dhe për bebin? Ekografia nuk është një proçedurë invasive, dhe gjatë aplikimit të saj nuk ka treguar dëmtime fetale. Efektet afatëgjata të ekografive të përsëritura, nuk njihen mirë. Prandaj ekografitë është mirë të bëhen vetëm në bazë të indikacioneve mjeksore.Cilat janë pyetjet më të shpeshta të lidhura me ekzaminimet ekografike?Kur rrahjet e zemrës fetale nuk zbulohen nga ekzaminimi ekografik në javën e 6-7 të shtatzënisë, a përbën problem?Rrahjet e zemrës fetale në këtë moshë mund të mos zbulohen për disa arsye si: tipi i uterusit, barku shumë i gjërë ose pasiguria e datës së menstruacioneve të fundit. Në shtatzëninë e herëshme, rrahjet e zemrës fetale mund të zbulohen me ekografi me sondë vaginale/ekografi transvaginale.Në qoftë se nuk zbulohen rrahjet e zemrës fetale në një embrion më madh se CRL 5 mm, dyshohet për mos zhvillim të embrionit. Rikontrolli ekografik pas një jave për të parë rritjen embrionit dhe rrahjet e zemrës fetale, është i domosdoshëm.Pas javës së 6-të të shtatzënisë, me ekografi mjeku identifikon nëse ka një dhomëz të shtatzënisë dhe kurorën karakteristike për rreth saj.Sa e sigurtë është mosha e shtatzënisë e përcaktuar me ekzaminimin ekografik?Në shumë raste, ekografia e tremujorit të parë mund të përcaktojë moshën e shatzënisë më me saktësi se sa ekografitë e bëra me vonë. Megjithatë, variacionet e ciklit tek grate, pengojnë përcaktimin me saktësi të moshës së shtatzënisë. Mundet që mjeku të përdorë ekografinë për të përcaktuar datën e lindjes duke u nisur nga të dhënat ekografike të tremujorit të parë, të cilat janë më të sakta për të përcaktuar moshën e shtatzënisë dhe datën e lindjes. Me rritjen e shtatzënisë rritet edhe gabimi ekografik dhe sa më i madh të jetë shtatzënia, aq më e pasigurtë bëhet ekografia në përcaktimin e moshës së shtatzënisë.Sa i sigurtë është përcaktimi i ditës së konceptimit (ditës së mbetjes shtatzënë) dhe i babait me ekzaminimin ekografik?Diferencat e kohëzgjatjes së ciklit menstrual, nga dita e parë e gjakrrjedhjes deri në ditën e parë të gjakrrjedhjes së ciklit pasardhës, e bëjnë të pa sigurtë përcaktimin e datës së konceptimit. Përcaktimi i momentit të shtatzënisë, mund të vlerësohet me matjen e nivelin hormonal në gjak ose me përcaktimin e moshën së shtatzënisë me ekzaminim ekografik.Pas kontaktit seksual, spermatozoidet mund të jenë të gjallë edhe për 3-5 ditë. Nuk dihet me saktësi momenti kur spermatozoidi fekondon vezën. Prandaj të dhënat ekografike për datën e konceptimit, nuk mund të informojnë për babain.Në çfarë jave të shtatzënisë, mund të përcaktohet seksi i fëmijës me ekzaminimin ekografik?Faktorët si mosha e shtatzënisë dhe pozicioni i fëmijës, influencojnë në përcaktimin me siguri të seksit. Ekzaminimet ekografike pas javëve 18-20 të shtatzënisë, rritin sigurinë e vlerësimit të seksit të fëmijës.A janë ekzaminimet ekografike pjesë e nevojshme e kujdesit të paralindjes?Ekzaminimet ekografike janë pjesë e rëndësishme e kujdesit të paralindjes/prenatal. Ekografia shërben për të vlerësuar mirëqenien fetale dhe diagnozën e problemeve të mundshme të shtatzënisë. Për gratë me shtatzëni të

pakomplikuar, ekzaminimet ekografike nuk janë pjesë e nevojshme e ekzaminimit prenatal.

4 to 5 Months (16 to 20 Weeks): Stress Response, Vernix Caseosa, Circadian Rhythms

Brenda 16 javëve, procedurat që kanë të bëjnë me futjen e një gjilpëre në barkun e fetusit stimulojnë një përgjigje stresi hormonale që shkakton lëshimin e noradrenalinës, ose norepinefrinës në sistemin e qarkullimit të gjakut.

Në sistemin e frymëmarrjes, pema bronkiale tani është pothuajse e kompletuar.

Një substancë e bardhë mbrojtëse, e quajtur verniks kaseoza mbulon fetusin tani. Verniksi mbron lëkurën nga efektet irrituese të lëngut amniotik.

Duke filluar në periudhën 19 javore, lëvizja e fetusit, aktiviteti i frymëmarrjes dhe ritmi i zemrës fillojnë të ndjekin ciklet ditore të quajtura ritme njëzet e katër orëshe.

Chapter 42 5 to 6 Months (20 to 24 Weeks): Responds to Sound; Hair and Skin; Age of Viability

Brenda 20 javëve, kërmilli i veshit, që është organ i dëgjimit, ka arritur madhësinë e atij të të rriturit brenda veshit të brendshëm të zhvilluar plotësisht. Që tani e më pas, fetusi do të reagojë ndaj një game në rritje të tingujve.

Flokët fillojnë të rriten në lëkurën e kokës. Të gjitha shtresat dhe strukturat e lëkurës janë të pranishme, duke përfshirë folikulat e flokut dhe gjendrat.

Brenda 21 deri në 22 javë mbas fekondimit, mushkëritë fitojnë një farë aftësie të marrin frymë. Kjo konsiderohet mosha e jetësisë pasi mbijetesa jashtë mitrës bëhet e mundshme për disa fetuse.

Chapter 43 6 to 7 Months (24 to 28 Weeks): Blink-Startle; Pupils Respond to Light; Smell and Taste

Brenda 24 javëve kapakët e syve rihapen dhe fetusi shfaq një reagim të trembur si kapsitje sysh. Ky reagim ndaj zhurmave të papritura dhe të larta zakonisht zhvillohet më herët tek fetusi femër.

Shumë studiuesë raportojnë se ekspozimi ndaj zhurmës së lartë mund të ndikojë për keq në shëndetin e fetusit. Pasoja të menjëhershme përfshijnë ritëm të shpejtuar për një kohë të gjatë të zemrës, gëlltitje të tepërt nga fetusi dhe ndryshime të menjëhershme të sjelljes. Pasoja afat-gjata të mundshme përfshijnë humbjen e dëgjimit.

Ritmi i frymëmarrjes së fetusit mund të rritet deri në 44 cikle frymëmarrje-frymënxjerrje për minutë.

Gjatë tremujorit të tretë të shtatzënisë, rritja e shpejtë e trurit harxhon më shumë se 50% të energjisë të përdorur nga fetusi. Pesha e trurit rritet midis 400 dhe 500%.

Brenda 26 javëve sytë prodhojnë lotë. Bebja e syrit reagon ndaj dritës qysh mbas 27 javëve. Ky reagim rregullon sasinë e dritës që shkon në retinë gjatë gjithë jetës.

Të gjithë komponentët e detyrueshëm për ndjesinë funksionuese të nuhatjes janë në gjendje pune. Studimet e bebeve të lindura para kohe shfaqin aftësinë për të zbuluar aromat qysh 26 javë mbas fekondimit. Vendosja e një substance të ëmbël në lëngun amniotik shton ritmin e gëlltitjes nga fetusi. Në të kundërtën, gëlltitja në rënie nga fetusi vjen mbas përdorimit të një substance të hidhur. Këto ndiqen shpesh nga shprehje të ndryshuara të fytyrës.

Nëpërmjet një serie të lëvizjeve të këmbëve, të ngjashme me hapat, të njëllojta me të ecurin, fetusi kryen kapërdimje akrobatike.

Fetusi paraqitet më pak i rrudhosur me krijimin e depozitave të tjera të dhjamit nën lëkurë. Dhjami luan një rol jetësor në ruajtjen e temperaturës së trupit dhe në ruajtjen e energjisë mbas lindjes.

Chapter 44 7 to 8 Months (28 to 32 Weeks): Sound Discrimination, Behavioral States

Brenda 28 javëve, fetusi mund ta bëjë dallimin midis tingujve të lartë dhe të ulët.

Brenda 30 javëve, lëvizjet e frymëmarrjes janë më të zakonshme dhe ndodhin 30 deri në 40% të kohës tek një fetus i zakonshëm.

Gjatë 4 muajve të fundit të shtatzënisë, fetusi shfaq periudha të aktivitetit të koordinuar të ndërprera nga periudha pushimi. Këto mënyra sjelljeje reflektojnë kompleksitetin gjithmonë në rritje të sistemit nervor qendror.

Chapter 45 8 to 9 Months (32 to 36 Weeks): Alveoli Formation, Firm Grasp, Taste Preferences

Brenda rreth 32 javëve, alveolet e vërteta, ose "hojëzat" e ajrit, fillojnë të zhvillohen në mushkëri. Ato do të vazhdojnë të formohen deri në 8 vite mbas lindjes.

Kur është 35 javë, fetusi mund ta shtrëngojë dorën fort.

Ekspozimi i fetusit ndaj substancave të ndryshme duket se ndikon në preferencat e shijes mbas lindjes. Për shembull, fetuset, nënat e të cilëve përdorin anason, një substancë që ka shije si të uzos, treguan preferencë për anason mbas lindjes. Foshnjet që nuk ishin ekspozuar ndaj saj, nuk e pëlqyen anasonin.

Chapter 46 9 Months to Birth (36 Weeks through Birth)

Fetusi është ai që e nxit lindjen duke lëshuar sasi të mëdha të një hormoni të quajtur estrogjen dhe kështu fillon tranzicioni nga një fetus në të porsalindur. Lindja shoqërohet me tkurrje të fuqishme të mitrës, që rezultojnë në lindjen e fëmijës.

Që nga fekondimi dhe deri në lindje dhe më pas, zhvillimi njerëzor është dinamik, i vazhdueshëm dhe kompleks. Zbulimet e reja rreth këtij procesi magjepës tregojnë gjithnjë e më shumë ndikimin jetik që luan zhvillimi i fetusit në shëndetin njeriut, gjatë gjithë jetës së tij. Ndërsa kuptimi ynë për zhvillimin e hershëm njerëzor përparon, po kështu përparon aftësia jonë për të përmirësuar shëndetin -

Sign up to vote on this title
UsefulNot useful