You are on page 1of 3

Ne Emer te Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit

QELLIMI I JETËS
A e keni pyetur ndonjehere veten:
'Cili eshte qellimi i JETES?'
'Jeta ime?'
'Jeta jote?'
Shume njerez meditojne ne lidhje me keto pyetje. E mundet qe
njerez te ndryshem te pergjigjen ne menyra nga me te
ndryshmet. Disa mund te thone se qellimi i jetes eshte te
fitojne sa me shume pasuri. Le te supozojme se arriten te kene
gjithe pasurine qe deshen, e çfare pastaj? Cili do te jete qellimi
jetes se tyre ne kete pike?

Ne qofte se qellimi i jetes eshte te behesh i pasur, atehere nuk


do te kishte me asnje qellim pasi te behesh i pasur.

Fakti eshte se njerezit kur arrijne qellimin e tyre per arritjen e


pasurise ne kete jete humbin qellimin e jetes pas kesaj dhe
kalojne ne tension te vazhduar duke vuajtur nga ndjenja e
pavlershmerise se jetes. E si mundet atehere te konsiderohet
pasuria qellimi i jetes? A mund te na garantoje pasuria per t'u
ndjere i lumtur? Sigurisht qe jo.

Nje femije 5 vjecar sigurisht qe do te preferoje te kete nje loje


te re sesa nje depozite te majme bankare. Nje adoleshent
vlereson po ashtu me se shumti filmat, lojrat me video, pizat,
shoqerimin me shoket, etj. Nje 80 vjecar nga ana tjeter
preferon me mire te shpenzoje pasurine sesa ta mbaje per me
vone, apo jo?! Pra duket se paraja nuk eshte qellimi ijetes se
njeriut ne gjithe etapat e jetes se tij.
Pasuria mund te beje shume pak efekt apo mund te mos kete
asnje efekt per lumturine e nje njeriu qe nuk beson ne Zot,
sepse pavaresisht nga çfare ka fituar ne kete jete ata
gjithmone do te jetojne me frike per ate qe do te ndodhe me ta
ne fund te jetes.
Adhurimi i Nje Zoti te Vertete te Madheruar (Allahu) si qellimi
primar i jetes i ofron besimtarit çdo gje per te cilen ai ka nevoje
per t'ia dale mbane ne kete jete dhe ne Jeten Tjeter (Ahiret).

Fjala per paqen dhe pastertine e zemres, bindjes dhe adhurimit


ne gjuhen arabe eshte ISLAM. Dhe ata qe bejne keshtu quhen
Muslimane. Per Muslimanin qellimi i vetem i jetes eshte ibadeti
apo adhurimi i Nje Zoti te Vetem. Termi adhurim per
Muslimanin perfshin çdo akt te bindjes ndaj Allahut te
Madheruar. E ibadeti/adhurimi behet gjate gjithe jetes
pavaresisht nga mosha. Ndaj jeta e besimtarit ketu ne Toke
edhe pse e shkurter eshte plot kuptim brenda kuadrit te
Islamit.
Ne menyre te ngjashme ne Jeten Tjeter feja e tij, qellimet,
sjelljet dhe veprat e mira te tij do te vendosden ne peshoren e
veprave dhe do jene ne favor te tij para Allahut, Krijuesit dhe
Furnizuesit.

Per shkak se Islami na meson se kjo jete eshte vetem nje test
apo prove per individin ne menyre te natyrshme besimtari e
shikon vdekjen jo si fundin e gjithe gjerave, por me teper e
shikon ate si fillimin e jetes tjeter e te perhershme ne Ahiret.
Ne Diten e Gjykimit ku caktohet edhe destinacioni i personit
per ne Xhennet (Parajsa) apo Xhehenem (Ferri), do te gjykohet
njeriu per çfare ka punuar ne kete jete, pra do shikohen sjelljet
e tij, mirenjohja qe ka treguar dhe perpjekjet qe ka bere kur
ishte ne Toke. Asnje njeri nuk ka per t'u pergjigjur per punet
apo besimet e dikujt tjeter, veçse te tijat. Po ashtu nuk ka per
t'u pyetur per gjerat qe nuk i ka ditur (se ekzistonin) apo gjerat
per te cilat nuk ka qene i afte t'i beje.

Pra me pak fjale bazuar ne mesimet e Islamit, jeta dhe qellimi i


saj per ne eshte diçka logjike, e qarte dhe e thjeshte:
Jeta e pare eshte nje test.
Jeta e varrit eshte nje kohe pritje para Dites se
Gjykimit.
Dita e Gjykimit do vendose se çfare do ndodhe me
tutje me individin bazuar ne veprimet e tij ne Jete.
Jeta Tjeter / Ahireti do kalohet me shperblime te
mrekullueshme ose me ndershkim te rrepte.
E duke patur kete kuptim per jeten, qellimi i Muslimanit eshte
qarte qe se pari ai ne mendjen e vet nuk ka as me te voglin
dyshim se eshte krijuar nga Allahu, dhe do te jete per nje
periudhe te shkurter kohe ne kete jete materiale apo ne dynja.
Ai e di se do te vdese, e di se do te rrije per ca kohe ne varr,
mire ose keq varet nga veprat e tij; ai e di se do te ringjallet ne
Diten e Gjykimit; si dhe ai e di se do te gjykohet nga Zoti
Fuqiplote.

Duke ditur se veprimet dhe sjelljet e tij do te analizohen me


shume kujdes, ai e kupton se kjo jete e shkurter krahasuar me
jeten Tjeter eshte ne te vertete vetem nje test. Kjo jete eshte
kuptimplote dhe qellimplote per besimtarin musliman pasi ai e
kupton se kjo jete do te vendose te ardhmen dhe poziten e tij
te perhershme ne Jeten Tjeter. Si rrjedhim, Muslimani kerkon
te zbatoje gjithe rregullat dhe urdherat e Zotit, si dhe ben
adhurim vazhdimisht ndaj tij. Pra, qellimi i jetes per besimtarin
Musliman eshte me 3 fjale: Bindje ndaj Zotit!

You might also like