You are on page 1of 17

UNIVERSITETI SHTETËROR I TETOVËS

Fakulteti I shkencave të zbatuara Drejtimi:Arkitekturë

Lënda:

“Materialet ndërtimore”

Kontrolloi:
Prof.ass.dr.Naser Kabashi

Tetovë 2008

1

nitridet.Vetitë elektrike të një rendi qeramike të bazuara në përzierjen bakëroksigjen lejojnë këto materile qeramike të kenë superpërçueshmëri të madhe.karbidet. por gjithashtu I komponuar me karbon. karbidet. por. matrerialet e qeramikës përdoren për prodhimin e komponentave për mjetet hapsirore ndërsa në metalurgji përdoren si materiale zjarduruese për përpunimin e shtresave mbështjellëse në furrat për shkrirje.poliruese dhe mjetet për gdhendje dhe rrafshim Qeramika fisnike Elementet elektronike Pajisjet për mekanikë precize Materialet Përbërës kryesor silikatet Materialet josilikate. karbidet ose komponimet me metalet dhe plastikën.Materialet qeramike janë jometalike. boridet Si bazë për klasifikimin shkencor të produkteve të qeramikës shërben dendësia e qeramikës së pjekur. egzistojnë edhe të tilla që janë me karakter joqeramik:materilet e ngurta inorganike që nuk janë silicate.porcelani Zjarduruese. gjithashtu dhe për artikuj industrial dhe teknik siç janë gypat e kanalizimit dhe izolatorët elektrik( këto të fundit kanë disa veti elektrike). 2 . çimentoja dhe lloje të ndryshme qelqipor. Në teknologjinë hapsirore.Qeramika I HYRJE Fjala qeramikë rrjedh nga fjala greke “keramos” që do të thotë product I poçerisë e që tash është një term general I shkencës për prodhimin e artikujve të përpunueshëm. përkatësisht përçueshmëria për gazet deh lëngjet. Prodhimet e qeramikës nuk përdoren vetëm për objekte artistike. karburi I silicit SiC.bori det Materialet me përbërje të rregulluar dhe me mikrostrukturë Oksidet.çimentoja.komponime inorganike –përbërja primare e të cilave është oksigjeni.Shumica e substancave që formojnë materialet e qeramike janë komponime jonike ndërsa disa prej tyre janë edhe kovalente p. ose të përçojnë elektricitet pa rezistencë.nitridet. por janë okside të ndryshme nitridet. porcelain.Ndërsa karakteristikë e tyre është se kanë fortësi të duhur. Lloji I qeramikës Qeramika silikate Qeramika e re zbatimi Qelqi. bor dhe silicon. azot.Në bazë të këtij klasifikimi dallojmë 2 grupe të mëdhenj të produkteve qeramike: a) produktet e qeramikës poroze të cilat thithin prej 5-25% ujë dhe b) produktet prej qeramikës së dendur ose qeramiikës së pjekur të cilat thithin vetëm deri në 5% ujë. në një temperaturë të lartë në të cilën edhe metalet përçojnë elektricitetin.oksidet.qëndrueshmëri ndaj zjarritdhe qëndrueshmëri fizike.sh. Në qeramikë përfshihen materialet e qeramikës silicate:prodhimet e poçerisë.

Zirconias (ZrO 2) e ruajnë fortësinë der in temperaturë prej 900° C (1652° F). shpesh përdoret për të përcaktuar fortësinë e materialit. 3 . janë mjaft të ngurta nën ndrydhje dhe të lakueshme.Shembuj të tillë të komponimeve komplekse janë barium titanat (BaTiO3) dhe zinc ferrite (ZnFe2O4).Element tjetër që mund të përdoret në qeramik është edhe karboni në formë grafiti ose diamanti.Shumica e materialeve qeramike kanë pikë të lartë të shkrirjes. Prodhuesi I standardizon vetitë e qeramikës duke kontrolluar llojin dhe sasine e materialit që është përdorur për prodhim. fizike. ndërsa silicon carbides dhe silicon nitrides e ruajnë fortësinë der inë temperaturë prej 1400° C (2552° F). mund të jënë gjithashtu të kombinuara me komponime komplekse që janë përbërjet kryesore të qeramikës. dhe vetitë magnetike gjë që I bën të dallohen nga materialet tjera. zirconium dioxide ka koeficientin e lakueshmërisë të ngjashme me atë të çelikut. boride (komponime të borit). Komponentat primare siç janë oksidet. nitrate (komponime të azotit). elektrike. dhe elastike këto materiale janë të brishta dhe mund të thyhen në rast ramje ose gjatë nxehjes ose ftohjes. Megjithëse materialet e qeramikës janë të forta.II VETITË Qeramika I posedon këto veti:kimike. Qeramika nuk vepron me shumicën e lëngjeve.Për shembull.Sasia e shtypjes që nevojitet për lakimin e materialit. gazeve. termike. për të prodhuar vegla të gas-turbinave. siç janë metalet dhe plastika. Qeramika është më rezistente ndaj korrozionit se plastika dhe materialet. dhe silicate (komponime të siliconit). A Vetitë kimike Qeramikat industriale janë kryesisht të përbëra prej oksideve. Këto silicate përdoren në temperature të larta . rezistente në temperaturë. oksidi aluminit mund të jetë përbërësi kryesor I qeramikës. Një nga qeramikat më të forta. Alumina qeramika përmban 85-99% oksid alumini. por disa janë carbide (komponime të karbonit me metale të rënda). bazave dhe acideve dhe është stabile në periudhë të gjatë kohore. dhe disa nga to mund të përdoren në tëmperatura që ju afrohen atyre të shkrirjes. B Vetitë mekanike Materialet qeramike janë ekstremisht të forta. (komponimeve të oksigjenit).

bluarje. karbonit.Oksidet e aluminit dhe silicon carbide janë gjithashtu materiale shumë të rënda dhe në të shumtën e rasteve përdoren për prerje. rezistente ndaj konsumimit dhe gryerjeve. I ndërtuar nga boron nitride në formë kubike kristalore.gjerësinë apo lartësinë.Si rezultat. l n =dimensioni I njëjtë pas tkurrjes në cilën do qoftë fazë të procesit. tkurrja lineare Tkurrja lineare definohet nëpërmjet të ndërrimit të njërit nga dimensioned e produkteve qeramike në krahasim me dimensionet fillestare:gjatësinë.C Vetitë fizike Shumica e prodhimeve industriale të qeramikës jane komponime të oksigjenit. materiale shkëlqyese dhe materiale të tjera. 4 .Varësisht nga mënyra e përcaktimit tkurrja mund të jetë lineare dhe vëllimore. ose azotit me materiale të lehta ose gjysëm metale. Substanca e njohur më e rëndë eshtë diamanti.sipas kësaj shprehje: CL = ku: l0 − l n ⋅ 100% lo l o = dimensioni I trupit (artikullit)para tkurrjes. C1 përcaktimi I tkurrjes Tkurrja e produkteve qeramike mund të përcillet pas çdo faze të veçantë në procesin e prodhimit të qeramikës. një pjesë më e lehtë e qeramikës mund të jetë më e fortë se pjesa më e rëndë.Prodhimet e qeramikës janë gjithashtu të rënda. rërë.Këto prodhime e kane shkallën e dendësisë më të ulët se disa metale.

këta lyhen me vaj makinash. Dendësia llogaritet nga shprehja: δ= ( m1 − m o )δ1 ( m 2 + m1 − m o ) − m 3 δ= dendësia e përbërjes [gr/ cm 3 ] 3 δ 1 = dendësia e lëngut [gr/ cm ] 5 . përbërja e thatë në formë pluhuri deri në një masë konstante futet në piknometrin e matur paraprakisht. C2 përcaktimi I dendësisë Përcaktimi i dendësisë te materailet qeramike bëhet me metodën piknometrike ku.në piknometër shtohet ndonjë lloj lëngu deri te shenja dhe matet.N etrupa me ndihmën e noniusit shënohen diagonalet me gjatësi të caktuar dhe nga ndryshimi I gjatësisë së diagonaleve bëhen llogaritjet: tkurrja në ajër tkurrja gjatë tharjes tkurrja e përgjithshme Format e thara dhe të pjekura para matjes së tkurrjes ftohen deri në temperaturë të dhomës.Nga masa qeramike me përbërje të caktuar punohen tri forma të përbërjes në kallëpe me fund të lëvizshëm. deri rreth ¼ e lartësisë së piknometrit dhe matet. tkurrja vëllimore Tkurrja vëllimore definohet në mënyrë analoge me atë lineare sipas kësaj shprehje: Cv = Vo − Vn Vo Ku: Vo = vëllimi para tkurrjes Vn = vëllimi pas tkurrjes Raporti ndërmjet tkurrjes lineare dhe asaj vëllimore është I tillë që tkurrja vëllimore është për tri herë më e madhe se ajo lineare.Kur të ndërpritet lirimi i fluskave të ajrit.Për nxerrjen sa më të lehtë të formave prej kallëpit. I cili mundëson rrëshqitje të përbërjes së formuar.Për secilën tkurrje të trupit vlerat për l n llogariten nëpërmjet mesatares aritmetike sipas gjatësisë së diagonaleve .I shtohet një sasi lëngu ashtu që përbërja e tharë të njomet dhe bëhet tërësisht vakumizimi në eksikator me ndihmën e pompës së ujit ose me ndonjë aparat tjetër të ngjashëm .Për përcaktimin e tkurrjes shfrytëzohet trupi me model të paralelopipedit.

Dallimi qëndron në atë se dendësia e grimcës së ngurtë është më e madhe se e lëngut që hulumtohet.Dendësia e lëngut duhet të jetë konstante gjatë matjes dhe të ketë vlerë sa më të madhe numerike.Me ndihmën e peshores së Arkimedit matet masa e përbërjes së pjekur në ajër dhe masa e po të njëjtës përbërje e zhytur në ujë. e jep vëllimin e trupit së bashku me poret e mbyllura. që jepet me anë të kësaj shprehje: V= m o − m1 δH O 2 Ku: V =vëllimi i përbërjes me poret e mbyllura [ cm 3 ] m o =masa e përbërjes së thatë të pjekur [gr] m1 δ H 2 =masa e përbërjes së njejtë të zhytur në ujë [gr] O =dendësia e ujit [gr/ cm 3 ] Në bazë të masës dhe vëllimit të dhënë sipas shprehjes. gjegjësisht vëllimi i poreve të mbyllura shkon lart.m1 = masa e (piknometrit-lëngut) [gr] m 3 = masa e (piknometrit+lëngut+përbërjes) [gr] m o = masa e piknometrit të zbrazët.Poret e hapura të mbushura me lëng në të cilin trupi është zhytur janë në ekuilibër me të.m1 ) paraqet masën e humbur të përbërjes hulumtuese gjatë zhytjes në ujë. Nëse trupi poroz me masë m o . Te matjet e sakta dendësia përcaktohet në 20 ±0.Ndryshimi ( m o . pos matjes hidrostatike ka masë m1 .Lëngu ideal piknometrik duhet të ketë vlera minimale të:tensionit të avullit. në këtë rast ujit. C3 përcaktimi I dendësisë kompakte Gjatë zhytjes së trupave porozë në lëng çdo pore e mbyllur që gjendet në te e shtyrë në lëngun në të njejtën mënyrë sikurse në vend të tij të gjendet ndonjë grimcë materiale e ngurtë.2 o C brenda kohës prej 30 min. ndërsa sasia praktikisht e pamatur. momentit dipolar. plasaritjet dhe zbrazëtitë që të bëhet e mundur të depërtoj lëngu i mtur deri në sipërfaqen e vetë përbërjes. ndërsa raporti i këtij ndryshimi ndaj dendësisë së lëngut. prandaj ajo tenton të fundërrohet. llogaritet dendësia kompakte: 6 . atëherë mund të përcaktohet vëllimi i trupit dhe poreve të mbyllura në të cilat nuk ka depërtuar ujë. tensionit sipërfaqësor dhe viskozitetit. [gr] Vakuumizimi bëhet me qëllim të largimit të ajrit nga poret e hapura.

Për shemull Silicon carbide dhe silicon nitride. E Vetitë elektrike Disa prodhime të qeramikës përçojnë rrymën elektrike.δk = mo ⋅ δH 2 O ( m o − m1 ) ⋅ 100% C4 përcaktimi I porozitetit Duke e ditur dendësinë. ndryshime të tilla të larta mund të dobsojnë prodhimet qeramike. përballojnë ndryshimet e temperaturës më mirë se metalet. masën vëllimore dhe dendësinë kompakte të përbërjes hulumtuese mund të përcaktohet poroziteti I përgjithshëm. që do të thotë se edhe në temperature të larta.Materialet që zgjerohen ose tkurren për disa shkallë të temperaturës mund të rezistojnë ndryshimeve të tilla më mirë se metalet që kanë shkallë më të lartë të deformimit. këto materiale janë rezistuese ndaj deformimeve dhe ruajnë fortësinë edhe nën presion. më 7 . Por. Për shembull. Këto materiale më së shpeshti përdoren për prodhimin e rotorëve të trubinës që përdoren në veglat e motorëve. Silicon carbidet dhe silicon nitride zgjerohen dhe tkurren më pak gjatë ndryshimeve në temperaturë më pak se prodhimet e qera të qeramikës. I hapur dhe I mbyllur sipas këtyre shprehjeve: p= δk − δv ⋅ 100% δ Poroziteti I hapur: ph = Ku: δ k − δv ⋅ 100% δ δ= dendësia e përbërjes [gr/ cm 3 ] δv = masa vëllimore e përbërjes [gr/ cm 3 ] δk = dendësia kompakte e përbërjes [gr/ cm 3 ] D Vetitë termike Siç u përmend edhe më lartë disa prodhime qeramike kanë temperature të larta të shkrirjes. Dioksid kromi përçon elektricitetin më mirë se disa metale ndërsa ka prodhime të tjera që janë përçues të dobët ose të tillë që quhen semipërçues ( materiale me përçueshmëri më të madhe se izolatorët por.

8 . gjatë këtij procesi krijohet fushë e fuqishme elektrike që mund të përëahet shumë vështirë gjatë rradhitjes së elektroneve.Qeraikë tjera me veti megnatike janë:oksidet e nikelit.Prej silikateve natyrore më së shumti përdoren:argjila.Në këtë çast duhet të theksohet se për prodhimin e qeramikës klasike silikate. Argjilat janë shkëmbinj sedimentues të cilaët janë të përbërë prej shumë mineraleve të argjilës:kaolinit.të gjitha lëndët e para janë minerale natyrore. përçojnë elektricitet në temperatura të larta.Këto gjejnë përdorim më të madh në motore dhe qarqet elektrike që kanë rezistencë të madhe deri në demagnetizim. Duke pasur parasysh se acidi silicik kristalizon në formë të një vargu të tetraedrave të lidhur ndërmjet tyre në një shtresë. III Lëndët e para për industrinë e qeramikës Për prodhimin e qeramikës shfrytëzohen lëndë të para të ndryshme. ndërsa Al OH 3 në formë të shtresave me strukturë ( ) oktaedrike.Për prodhimin e qeramikës bashkëkohore shfrytëzohen kryesisht komponentet e sintetizuara. nikelit dhe cobaltet magnetike.Këto okside quhen ferrite.Sipas përbërjes kimike të gjitha mineralet e argjilës janë kripëra të aluminit të acidit silicik. Ndërsa porcelain reagon si isolator në temperature të ulta por. feldspatet dhe rëra kuarcite.të ulët se përçuesit). gjatë neutralizimit të tyre vjen deri te ndarja e ujit dhe lidhja e përbashkët e shtresave vetëm në rrafshin e atakimit. Disa lloje të tjera nuk përçojnë aspak siç është oksid alumini dhe të tillët përdoren për si pjesë ndarëse për elementët në një qark elektrik. montmorilonitit dhe ilitit. të magnezit dhe borit. gjegjësisht silikate të aluminit. F Vetitë magnetike Prodhimet që përmbajnë dioksid hekuri (Fe2O3) shfaqin veti magnetike të ngjashme me ato të hekurit.

pastrimi kimik dhe largimi i përcjellësve të dëmshëm .Këto kanë veti të theksuara koloidale. të cilat krijohen me zëvendësimin pjesor të aluminit në profilit me magnez.Fryhen mjaft nën veprimin e ujit dhe për këtë arsye në formulat e tyre molekulat e ujit shënohen me n pasi janë të pacaktuara. edhe atë : shpërlarjen e xeheve me ujë nga dheu . pasi këtu lëndët e para janë minerale silikate natyrore . Një përgatitje e gjerë e këtillë lëndëve të para . ashtu që formula e kaolinit do të jetë: Al 2O 3 ⋅ 2S I O 2 ⋅ 2H 2O . përdoren mjaft edhe në industrinë e qeramikës . 9 . tharje e lëndëve të para deri në atë shkallë të lagështisë ku materiali mund më andej të bluhet . gjendje fizike dhe lagështi të domosdoshme për procese të mëtejshme . të cilët shfrytëzohen ë këtë etapë . III1 përgaditja e lëndës së parë për qeramikën Qëllimi themelorë i një varg operacionesh .Kaolini krijohet sipas këtij reaksioni: 2S I O 2 5H 2O + Al (OH ) 3 = Al 2O 3 ⋅ 2SI O 2 ⋅ 2H 2O + 6H 2O Në natyrë kaolini krijohet edhe me zbërthimin e e feldspateve nën veprimin e ujit dhe të dioksidit të karbonit sipas këtij reaksioni: K 2O ⋅ Al 2O 3 ⋅ 6S i O 2 + 2H 2O + CO → Al 2O 3 ⋅ 2S i O 2 ⋅ 2H 2O + K 2CO 3 + 4SiO 2 Nëse në reaksionin e neutralizimit marrin pjesë 2 molekula të acidit silicik. ku si anëtar i këtyre është minerali pirofilit i cili krijohet sipas këtij reaksioni: 2[SiO 2 ⋅ 5H 2O ] + 2 Al ( OH ) 3 → Al 2O 3 ⋅ 4SiO 2 ⋅ H 2O + 12H 2O Montmorilonitet janë silikate të hidratizuara të aluminit dhe të magnezit. bashkimi i tyre bëhet në 2 shtresa të rrafshta të atakimit dhe përfitohet lloji tjetër i mineraleve të argjilës montrmorilonite.Kaolini është kripë e acidit polisilicilik me formulë: 2S i O 2 ⋅ 5H 2O në të cilën gjashtë atome të hidrogjenit janë të zëvendësura me 2 atome të alumnit.që tregon se kaoliniti është silikat i hidratizuar i aluminit. Shumë ecuri dhe procese të cilët shfrytëzohen në xehetari për përgatitjen e lëndëve të para si për shembull . thjesht zbatohet te prodhimtaria klasike e qeramikës silikate . thëngjillin . Kur atomet e aluminit futen në strukturën elementare të acidit silicik. përbërje të caktuar kimike – minerale . është që të sigurojnë pëe çdo komponent që hynë në përbërjen e masës qeramike . Përgatitja e lëndëve të para përfshin procesin e pasurimit të lëndëve minerale . feldspatet e kaliumit (ortoklasi dhe mikroklini) dhe feldspati i kalciumit (anortiti) si lloji mineralesh të lëndëve të para të qeramikës. krijohen silikatet e aluminit të njohura si minerale feldspate dhe prej tyre janë të njohura:feldspati i natriumit (albiti). seperacionin në sita apo shirita magnetik ( me ç ‘rast ndahet pjesa magnetike nga ajo jomagnetike ) .

në proceset e prodhimit të qeramikës klasike . Duke pasur parasysh se në procesin e pjekjes zhvillohen reaksione në gjendje të ngurtë dhe proceset e “sinterizimit” – dendësimi i masës . në varsi nga roli që kanë komponentët e veçantë . për zhvillimin e shpejtë të këtij operacion është shumë me rëndësi disperziteti i madh i lëndës së parë . çdo herë i kushtohet kujdesi i veçantë . Duhet theksuar se edhe vetë procesi i përfitimi të shamotit ose briketave përbëhet prej një varg ecurish : bluarje dhe përzierje e komponentëve . këto ndahen në tri grupe themelore : 1 . tërë cikli i operacioneve dhe proceseve teknologjike në prodhimtarinë e qeramikës mund edhe dy herë të përsëritet . Më së shumti përdoren mullinjtë rrotullues me sfera . Bluarja e lëndëve të para e mundëson përfitimin e grimcave me përmasa të nevojshme sipas kërkesave . këto kompozime janë : stanatet . nga të cilan më vonë prodhohen : qeramika fisnike . zyrkanatet . Komponentët plastikë. Për bluarjen shfrytëzohen lloje të ndryshme të mullonjëve me veprim kontinual dhe diskontinual . Përpunimi paraprak termik shfrytëzohet edhe te prodhimi i shamotiti . 10 . për këtë arsye operacionit të bluarjes në industrinë e qeramikës . III2 përgaditja e masës qeramike Me nocionin masë qeramike nënkuptojmë përzierjen homogjene të lëndëve të para për ndërtimin e trupave të veçantë . titanitet . tharja dhe pjekja e tyre . Mbushësit të cilët e zvogëlojnë tkurrjen e masës qeramike gjatë tharjes dhe pjekjes së produkteve qeramike edhe atë këto janë :kuarci (SiO ). ndërsa më vonë gjatë prodhimit të produkteve të gatshme .shamti etj. qeramika për elektronikë .këto janë :argjila dhe mineralet e argjilës . formimi i briketave . tëcilët e bluajnë suspensionin e masës qeramike në raport të caktuar me masën e sferave : masën qeramike . s’pari gjatë përgatitjes së komponentëve të veçanta për masën qeramike .të cilat në varësi nga vendet ku gjenden mund të jenë me kualitet mjaft të ndryshëm dhe me përcjellës të shumë – llojshëm . ku argjili dehidratizohet duke e lëshuar ujin kristalor nga molekulat e tij dhe e humbë vetinë e plasticitetit . Në këtë mënyrë .rëra. 2 . Te prodhimtaria e qeramikës bashkëkohore sinteza paraprake kryhet me përpunim termik me ç’rast në materialet e formuara ( briketat ) vjen deri formimi i kompozimeve kimike me reaksionet në gjendje të ngurtë në temperatura të larta . materialet e larta zjarrduruese dhe radio qeramika . Në këtë rast . për proceset e mëtejshme të përpunimit dhe përfitimin e produkteve me veti të dëshiruara . dhe masën e ujit .të cilët e mundësojnë formimin (trajtësimi )e produkteve qeramike.

Uji nuk llogaritet si mjet lidhëse . Përgaditja e masës qeramike duhet të sigurojë veti të caktuara fizike : dendësi . këto janë lëngjet . Shkrirësit. Pas dorzimit vëllimor ose masor komponentët përzihen në përzierëse . Operacioni i përzierjes së lëndëve të para më së shpeshti zhvillohet gjatbluarjes së imët . ngjitje dhe plasticitet të domosdoshëm për proceset e mëtejme të formimit të produkteve qeramike .ku bëhet largimi i ajrit të mbetur nga masa qeramike . Gjatë tharjes uji avullohet .siç që është paraqitur në fig 1 11 . Përzierja e lëndëve të para duhet ta mundësojë përfitimin e masës me përbërje të caktuara homogjene .3 . Në këtë rast në parim përzierja e lëndëve të para mund të zhvillohet në dy mënyra të ndryshme edhe atë : me rrugë të thata dhe të njoma . masa filtrohet në filtra me kornizë .roli i të cilëve është që ta ulin temperaturën e pjekjes së produkteve qeramike. të cilat punojnë në mënyrë periodike ose kontinuale. III3 shtuarja e mjeteve lidhëse Materialeve qeramike jo plastike u shtohen mjetet lidhëse . kimike – mineralogjike dhe granulometrike ( kjo do me thënë përfitimin e grimcave me përmasa të caktuara ). Masa e përbërë nga materialet e argjilës tergon dukuri plastike ( kjo edhe pas ndonjë veprimi nga jashtë ) . Për llojet e veçanta të produkteve qeramike ( si për shembull porcelani ) përgatitja e masës përfshin pas filtrimit edhe vakumizimin e masës qeramike me qëllim të largimit të flluskave të ngelura të ajrit ndërmjet grimcave të veçanta . si dhe nga vetit e vetë masës .Për këtë qëllim më së shumti shfrytëzohen fledspatet. Masa e vakumizuar nga dhoma me ndihmën e boshtit (3) shtytet me presa der në thikat (4) ku prehen copat me dimensione të nevojshme për formim të mëtejshme. Gjatë tharjes uji dhe mjetet lidhëse largohen . Pas përzierjes . Si mjete lidhëse largohen . përdoret . por si materie e cila i zhvillon vetitë plastike të materieve qeramike . ndërsa materiet minerale ngelin në përbërjen e produkteve . Vakumizimi bëhet në presat e vakumit nëpër të cilat shtytet masa qeramike me ndihmën e përzierses (1) deri në dhomën e vakumit (2) . Këtë veti kryesitë varen nga përmbajtjen e mjeteve lidhëse në masë . sasia e pranishme e materialeve organike në agjil si dhe karakteri dypolar i molekulave të ujit në të cilat argjila tregon veti plastike . të cilat sipas rregullave mjaft mirë e bëjnë njomjen e grimcave dhe sigurojnë plasticitet të caktuar të masës qeramike . Si mjete lidhëse shfrytëzohen materiet organike dhe minerale si dhe tretësirat e këtyre materieve . te rruga e njomë . Sipas kësaj të fundit përfitohen masa më homogjene prandaj edhe më së shumti .

i oksidit ferik . i substancave organike etj . i alkalieve . i oksidit të kalciumit .vakuumizimi I masës qeramike Masa qeramike për derdhje posaçërisht përgatitet me shtuarjen e elektroliteve në suspensionin masës së argjilës në ujë . Në këtë drejtim është mjaft delikat roli i gurit gëlqeror . tregon ndikim të dukshëm në vetitë e produkteve qeramike që përftohen . të përgatitur për formim . oksidi i kalciumit i shtohet masës deltinore në fomë të suspensionit . Oksidi ferik ( Fe 2O 3 ) luan po ashtu rolin e shkrirësit . fakt ky që ndikon në shndërrimin e brumit deltinor në një masë të lëngët . konglomerai i makromolekulës së deltinës zvogëlohet dhe paralelisht me zvogëlimin e tij rritet lëvizshmëria e grimcave . Prania e oksidit të kalciumit dhe të alkalieve të tjera në masën deltinore ndikon në uljen e temperaturës së zbutjes së saj . Sasia e tij në masën qeramike varet prej karakterit të brumit dhe të produkteve që do të përftohen me formimin e tij . nëse janë të pranishme në masën e qeramikës në sasi mbi ato që mund të tolerohen . mund të shkaktojnë 12 . e cila mund të formohet me anë të derdhjes . Kur është e nevojshme . Po ashtu edhe dyoksidi i karbonit që çlirohet me zbërthimin e tij mund të shkaktojë plasje dhe deformime të mëdha në format e përfituara . i gjipsit . si që janë : NaOH . Sasia maksimale e lejuar e oksidit ferik për masën qeramike të porcelanit është 0.6% Fe 2O 3 ndërsa në masën qeramike për prodhimin e produkteve të materialeve zjarrduruese është 5% Fe 2O 3 . sidomos në fazat e mëvonshme të procesit teknologjik – faza e tharjes dhe të pjekjes së produkteve qeramike . Roli i alkalineve në procesin e lëngëzimit shpjegohetme faktin se deltina ka karakter të dobët acidik dhe joni i hidrogjenit në molekulën saj (jonit H⁺) mund të disocoj prej molekulës dhe të zëvendësohet me jonin e natriumit ( jonit Na⁺) . Na₂CO₃ dhe alkalie të tkera të cilat e zvogëlojnë viskozitetin dhe e mundësojnë rrjedhjen e suspensioneve. Guri gëlqeror e zvogëlon dukshëm qëndrueshmërinë e deltinës ndaj temperaturave të larta . shërbetit të gëlqeres . me ç’rast . Prania e komponentëve të ndryshëm me karakter jodeltinor në masë qeramike . Sulfati i kalciumit dhe kripërat e tjera të tretshme .

me përjashtim të rasteve kur sasia e tyre është tepër e madhe . me një sasi të ujit deri në 10% . Prania e substancave organike në masën qeramike nuk është e dëmshme . të matura sipas recepturës . b) Metoda plastike dhe c) Metoda shlikere ose metoda e lëngët. Metoda në fjalë përdoret kryesisht për qeramikën ndërtimore dhe për prodhimin e produkteve të ndryshme të industrisë së materialeve zjarrduruese . përkatësisht dukurinë e paraqitjes së njollave të qëndrueshme . Gjatë pjekjes këto materie . Me metodën e thatë të përgatitjes nënkuptohet përgatitja nëpërmjet njomjes së lëndëve të para . sidomos në praninë e lagështisë . Për përfitimin e masës qeramike përdoren zakonisht këto metoda : a) Metoda e thatë.pasoja negative në cilësinë e produkteve qeramike . pasi atëherë ato shkaktojnë tkurrje të dukshme të formave gjatë pjekjes . parimisht . depërtojnë në sipërfaqen e modelit dhe trupit të formuar . duke shkaktuar të ashtuquajturën dukuri të lulëzimit të produkteve qeramike . Metoda përdoret për nevojat e industrisë së materialeve qeramike për ndërtim dhe nevojat e poçerisë . Për këtë qëllim përgatiten dy suspensione – suspensioni i komponentëve plastikë dhe ai i atyre joplastike . Me metodën plastike të përgatitjes së masës qeramike nënkuptohet njomja e përzierjes së përgatitur të lëndëve të para dhe të materialeve të tjera joplastike deri sa të përfitohet brumi . qeramika nw artin e poçerisw Metoda shlikere ose metoda e lëngët e përgatitjes së masës qeramike përdoret për nevojat e industrisë së porcelanit . të gurit artificial etj . 13 . të farfurisë .

Ajo shkakton tkurrje të dukshme të sipërfaqes . agregatët në fjalë nga pikëpamja e konstruksionit dhe e mënyrës së funksionimit nuk dallohet 14 . formimin e kore mbi sipërfaqen e trupit dhe pengon në këtë mënyrë largimin e lagështisë nga brendësia e trupit . Varësia e procesit të tharjes . produktet e tjera qeramike thahen në mënyrë artificiale. Uji që ndahet me këtë rast quhet "ujë poroz" . Faza e tretë e tharjes përfshin tharjen e masës xhelatinoze dhe gjatë saj tkurrja e trupit ndërkrehen plotësisht . Uji që largohet me këtë rast quhet "uji i tkurrjes" . Me fazën e parë të tharjes nënkuptohet largimi i ujit që gjendet në poret ( zbrazësitë ) e trupit të formuar . Në fazën e tharjes së trupave të formuar rreziku kryesor i cili mund të shkaktojë plasje dhe deformime të plota të formave të përfituara ështëtkurja e shpejtë sipërfaqësore .të cilat shkaktojnë plasjen e trupit të tharë . ajri depërton në poret prej të cilave është larguar uji . me ç’rast grimcat e deltinës afrohen me njëra tjetrën dhe trupi tkurret zvogëlon vëllimin e tij për afro 6% .Tharja artificiale e produkteve qeramike bëhet në agregat të posaçme për tharje. përkatësisht ndërrimit të vëllimit në varësi tëkohës së tharjes është dhën në figurën e mëposhtme.që parimisht mund të jenë me zona të lëvizshme ose të palëvizshme të nxehjes . Duhet të theksohet se në këtë fazë të tharjes . Faza e dytë e procesit përfshin tharjen e mëtejme të trupit . Në të vërtetë .III4 tharja e produkteve qeramike Procesi i tharjes së produkteve qeramike i cili bëhet zakonisht para pjekjes mund të ndahet në tri faza . Për këtë arsye në masën e trupit paraqiten forca të brendshme . fakt ky që mundëson përdorimin e materialeve qeramike poroze edhe si materiale për izolim termik . diagrami i tharjes së masës deltinore Me përjashtim të disa produkteve të thjeshta qeramike dhe të tullave për ndërtimtari që thahen në hapësirë të lirë dhe në kushtet normale atmosferike. me ç’rast tkurrja e trupit dhe zvogëlimi i vëllimit të tij vazhdon edhe më tej dhe arrin vlerën maksimale prej 22% .

Dallimi qëndron vetëm në pikëpamje të sasisë . Nëse komponentët fillestar lidhës janë kompozime organike . Në fund mbetet pluhur tërësisht I pastër ku 1 grimcë ka madhësi prej një micrometer (1 mikrometer = 0. Që gjatë tharjes mos të vjen gjer te plasaritja e trupave . kurse në dalje nga tharësja trupat ngadalë thahen .000001 meter ose 0. Si ambient për tharje thjesht shfrytëzohet përzierja avull uji dhe ajër . procesi mund të zgjasë prej disa ditëve deri në disa javë dhe muaj .Qeramika tradicionale siç është porcelain. A Formimi 15 . Në vendet e pasura me energji elektrike shfrytëzohen edhe tharëset me frekuencë të lartë . të cilët lëvizin nëpër kanalet e tharëses ndërmjet vagonetave dhe mundësojnë përzierje më të mira të ajrit nëpër shtresa të veçanta të materialit të paluar . i cili e bën ftohjen e materialit në pjesën dalëse të furrës . e jo me tharjen . Në procesin e tharjes një kujdes i veçantë duhet ti kushtohet lagështisë së ajrit . Shpejtësia e tharjes varet prej përmasave dhe prej tempareturës e sasisë së ajrit për tharje . për shkak të nxehjes së hovshme të sipërfaqes së tyre në krahasim me pjesën e brendshme të trupave .tjegulla krijohen nga pluhur I përbërë prej mineraleve siç janë argjila dhe silici ose egzistojnë lloje të tjera të përbëra prej pluhuri shumë të pastër prej kemikaleve speciale( karbidet silicate. si dhe trupi formësuar ta ruaj formën e marrur më parë . të temperaturës dhe të lagështisë së ajrit – të gazrave për tharje . pasi që vetëm në këtë mënyrë mund të rregullohet dhe të drejtohen tkurrja . që përdoren në përpjekjen e produkteve qeramike . lakimi dhe deformimi i produkteve gjatë tharjes .Prodhuesit shpesh bëjnë përzierjen e këtij pluhuri me tretësirë dhe më pas bëhet kondenzimi I tretësirës. Si detyrë e operacioneve difuzive të tharjes në prodhimtarinë e qeramikës është që ta zvogëlojë përmbajtjen e lagështisë në masën qeramike deri në atë nivel që të mos pengojë më tutje në procesin e pjekjes . trupat më të rëndësishëm thahen në përzierjen avull – ajër në temperaturë prej 30 – 40 °C dhe me përmbajtje të mëdha të lagështisë në hyrje të tharëses . Në pjesën e mesme të furrës përmbajtja e lagështisë së përzierjes zvogëlohet . ndërsa pluhuri nxehet me qëllim që të bëhet pastrimi I tij. prandaj edhe tharëset përdoren me të madhe në prodhimtarinë e qeramikës . III FABRIKIMI Qeramika industriale mund të prodhohet nga pluhuri I ngjeshur ngushtë I cili më pas I nënshtrohet një temperature të lartë. Proceset e këtilla zhvillohen në tharëset bashkëkohore me kanale të ngjashme me furrat tunelore nëpër të cilën kalojnë shiritat ose vagonetat të mbushura me material për tharje në kahe të kundërt me ajrin e nxehur . Shumica e produkteve qeramike formohen nën ndikimin e ujit . aluminet dhe barium titanate). në raporte të ndryshme të përzierjes dhe në temperatura të ndryshme varësisht nga faza e tharjes .00004 in).aspak prej furrave njëdhomëshe .Më pas bëhet ndarja e tretësirës. Mineralet që përdoren për prodhimin e qeramikës nxiren nga toka dhe më pas copëtohen deri sa bëhen pluhur. ndërsa temperatura arin deri në 80 °C . Në pajisjet moderne ekzistojnë edhe ventilator lëvizës . Varësisht prej formës dhe përmasave të produkteve që thahen dhe prej mënyrës së tharjes . shumëdhomëshe dhe tunelore . Më parë janë shfrytëzuar tharëset diskontinuale të cilat tani nuk përdoren pasi janë treguar jo ekonomike . atëherë kemi të bëjmë me diegjen paraprake të lidhësve organike . ato me rrezatim infra të kuqe dhe pajisje të tjera elektrike për tharje .

Më pas pluhuri mund të formësohet në objekte gjë që arrihet përmes procesesh të ndryshme si p.sh. duke lënë pas një shtresë të fortë qeramike. A3 Formimi injektiv (fryerja) Formimi injektiv përdoret për formimin e objekteve të vogla dhe të ngatëruara. Një vidhë rrotulluese e detyron materialin e nxehur të marrë formën e duhur. hapet kallëpi dhe pjesa e qeramikës hiqet. objekti bëhet më I dendur duke arritur një tkurrje prej 20% në krahasim me madhësinë e vërtetë.Qëllimi I procesit të nxehjes është që të rritet fortësia e qeramikës duke fituar strukturë të brendshme kompakte dhe të dendur. Kur shfaqet forma e vazhduar atëherë forma ftohet. slip casting. Gjatë këtij procesi kapilar ( forcat krijohen nga tensioni I sipërfaqes dhe nga lagja e qosheve të kanalit) në muret poroze lirohet uji nga pluhuri dhe kallëpi.objekti futet në furra elektrike në temperatura ndërmjet 1000° dhe 1700° C (1832° dhe 3092° F).Kur qeramika nxehet. B Densifikimi Procesi I densifikimit përdoret përgjatë nxehjeve intensive për të transformuar objektet qeramike në objekte të forta dhe të dendura. dhe I njëjti mbushet me ujë.Pas formësimit. 16 . A2 Procesi I shtypjes Gjatë këtij procesi. A4 Nxjerja (extrusion) Nxjerja është proces I vazhdueshëm gjatë të cilës pluhuri I qeramikës nxhet në fuci të gjata. ku pluhuri ftohet dhe ngurtësohet varësisht formës së kallëpit. formimit injektiv dhe shtrydhjes. Në këtë metodë përdoret piston që të shtyj pluhurin e qeramikës nëpër një kanal të nxehtë deri në kallëp.Pas pastrimit . A1 Slip Casting Proces I formimit gjatë të cilit formohen vrima në objekt. ngurtësohet dhe pritet në gjatësi të dëshiruar. Kur objekti është ngurtësuar.pjesët e pluhurit bashkohen.Kur grimcat e qeramikës ngjeshen.shtohet një sasi e vogël e dyllit që të bëhet ngurtësimi I pluhurit të qeramikës për përpunim më të lehtë ndërsa ka raste kur mund të shtohet edhe plastika me qëllim të arritjes së butësisë. pluhuri I qeramikës derdhet në kallëp në të cilin veprohet me shtypje. shtypjes.process ky I njohur si densifikim që shërben që materiali të arrijë fortësinë dhe dendësinë e duhur.Pasi që qeramika formësohet atëherë nxehet.Shtypja bën kondenzimin e pluhurit në qeramikë të ngurtë që më pas formësohet Brenda në kallëp.tullave dhe tjegullave. Pluhuri I qeramikës derdhet në kallëp që ka mure poroze.Ky process përdoret për prodhimin e gypave të qeramikës.

konstruksione dhe industrinë nukleare por. përdorimi I qeramikës si material dekorues 17 . ditët e sotme përdorim më të gerë gjen në prodhimin e pllakave dekoruese.Vetitë magnetike dhe elektrike I bëjnë të përdorshme në aplikime elektronike. medicinë. qëndrueshmërinë. përçues dhe magnete. gjysëmpërçues. ku mund të përdoren si isolator. Qeramika gjithashtu gjen përdorim edhe në fluturimet hapsirore.prodhimi i produkteve qeramike IV APLIKIMI Qeramika vlerësohet për vetitë mekanike që I posedon.duke marrë parasysh fortësinë.