HISTORI E LETËRSISË SHQIPTARE

nga ROBERT ELSIE

Përkthyer nga origjinali anglisht “History of Albanian Literature (1995)” nga Abdurrahim Myftiu, Tiranë (1997)

PËRMBAJTJA Parathënie e botimit shqip Parathënie e botimit anglisht

1. 2.
2.1 2.2

Shqiptarët dhe gjuha e tyre Historia e hershme e shqiptarëve
Nga Iliria deri te Bizanti Përmendjet më të hershme për shqiptarët

3.
3.1 3.2

Lindja e letërsisë së shkruar në Shqipëri
Traditat humaniste të Rilindjes evropiane Fillimet e shkrimit shqip

4.
4.1 4.2 4.3 4.4 4.5 4.6 4.7

Fillimet e letërsisë në Shqipëri. Shekujt XVI e XVII
Gjon Buzuku dhe libri i parë shqip (1555) Lekë Matrënga dhe Doktrina e Krishterë (1592) Veprat e Pjetër Budit (1618-1621) Frang Bardhi dhe fjalori i tij latinisht-shqip (1635) Pjetër Bogdani dhe Cuneus prophetarum (1685) Veprat dytësore të shekullit të shtatëmbëdhjetë Përfundime

5.
5.1 5.2 5.3 5.4 5.5

Shkëlqimi i Orientit. Letërsia myslimane e shekullit XVIII dhe fillimit të shekullit XIX
Kushtet historike dhe kulturore Shkrimtarët me prejardhje shqiptare që shkruan turqisht. Letërsia e bejtexhinjve Shkrimtarë minorë të periudhës Përfundime

6.
6.1 6.2 6.3 6.4

Trashëgimia e Bizantit. Shkrimet në traditën ortodokse në shekullin XVIII dhe në fillimin e shekullit XIX
Përçarje në identitetin kulturor Shqipja me alfabet grek e me alfabete të tjera Fjalorë dhe gramatika Përfundime

7.
7.1 7.2 7.3

Sotto il sereno cielo italiano (Nën qiellin e kthjellët italian). Letërsia arbëreshe në shekujt XVIII e XIX
Emigrimi shqiptar në Itali Letërsia arbëreshe në shekullin e tetëmbëdhjetë Gjurmë të fundit të shkrimeve katolike në Shqipërinë e shekullit të tetëmbëdhjetë

7.4 7.5 7.6 7.7

Jeronim De Rada dhe letërsia arbëreshe e shekullit të nëntëmbëdhjetë Poetë romantikë: Françesk Santori, Gavril Dara i Riu dhe Zef Serembe Shkrimtarë të tjerë arbëreshë të shekullit të nëntëmbëdhjetë Ndihmesa e shkrimtarëve dhe studiuesve arbëreshë që shkruan italisht

8.
8.1 8.2

Letërsia myslimane dhe bektashiane 1850-1950
Arti bektashian Rënia e traditës myslimane

9.
9.1 9.2 9.3 9.4 9.5 9.6 9.7 9.8 9.9 9.10

Periudha e Rilindjes. Letërsia e zgjimit kombëtar shqiptar
Fillimet e ndërgjegjes kombëtare (1830-1850) Letërsia katolike shkodrane e mesit të shekullit të nëntëmbëdhjetë Vëllezërit Frashëri dhe letërsia e romantizmit kombëtar të Rilindjes Letërsia toske e Jugut të Shqipërisë nën ndikimin kulturor grek Shkrimtarët gegë veriorë të Shkodrës Përpjekjet për shkollën Zbulimi i letërsisë gojore Lindja e gazetarisë shqiptare Figura minore të letërsisë së Rilindjes Përfundime

10.
10.1 10.2 10.3 10.4 10.5 10.6 10.7 10.8 10.9

Rrymat e letërsisë shqiptare nga fillimi i shekullit XX deri më 1944
Vështrim i përgjithshëm historik i periudhës së pavarësisë Poetë të periudhës kalimtare: Andon Zako Çajupi, Ndre Mjeda dhe Asdreni. Faik bej Konica, Fan Noli dhe të tjerë me banim në Amerikë Gjergj Fishta, zëri i kombit Migjeni dhe Lasgush Poradeci, lajmëtarët e bashkëkohësisë Poetë të tjerë shqiptarë të kohës para marrjes së pushtetit nga komunistët Ernest Koliqi, Mitrush Kuteli dhe proza e periudhës së pavarësisë Zhvillimi i dramaturgjisë shqiptare deri më 1944 Zeniti kulturor i mesit të viteve tridhjetë

11.
11.1 11.2 11.3 11.4 11.5 11.6

Letërsia nën regjimin e Enver Hoxhës (1944-1985) dhe dalja nga izolimi
Kushtet politike dhe historike Vërshimi i realizmit socialist. Letërsia shqiptare e pasluftës deri më 1961 Ismail Kadare, vullneti për të ecur përpara Prozatorë të tjerë nga 1961 deri më sot Poezia e sotme në Shqipëri Dramaturgjia në Shqipëri nga viti 1944 deri më sot

12.
12.1 12.2 12.3 12.4

Letërsia shqiptare në Kosovë
Vendi i shqiptarëve në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi Lindja e prozës shqiptare në Kosovë Poezia në Fushën e Mëllenjave Zhvillimi i dramaturgjisë shqiptare në Kosovë

13.

Gjaku ynë i shprishur. Letërsia shqiptare e shekullit XX në Itali e diasporë

13.1 13.2 13.3

Etapa e pjekurisë për letërsinë dhe studimet arbëreshe Letërsia e sotme arbëreshe Shkrimtarët shqiptarë në diasporë

14. 15.

Kronologji e letërsisë shqiptare Bibliografi

Parathënie e botimit shqip
Origjinali në gjuhën angleze i kësaj Historie të Letërsisë Shqiptare u shkrua gjatë një periudhe prej pesë vjetësh, nga 1988 deri më 1993, dhe u botua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me pak vonesë më 1995. Vitet e grumbullimit e të studimit të materialit dhe përgatitja e këtij libri përkuan me vitet e kthesës dramatike për popullin shqiptar. Nata e gjatë e diktaturës dhe terrorit komunist në Shqipëri më në fund mbaroi, duke e lënë vendin të rrënuar, kurse njerëzit në dëshpërim e kaos. Populli i Kosovës nga ana e tij, i cili, krahasuar me vetë Shqipërinë, kishte gëzuar njëfarë demokracie dhe lirie individuale gjatë viteve shtatëdhjetë dhe tetëdhjetë, e pa vendin e vet të përpirë nga valët e histerisë nacionaliste e të pushtuar ushtarakisht, sikundër të kishte rënë pré e një oreksi të panginjur prej ujku. Asgjë nuk ka mbetur ashtu siç ishte. Kjo Histori e Letërsisë Shqiptare është një përpjekje për të trajtuar zhvillimin historik të letërsisë në gjuhën shqipe nga fillimet deri rreth vitit 1990. Libri u shkrua duke pasur parasysh lexuesin e huaj, me synimin që t'i paraqitej botës së jashtme një kulturë në thelb e panjohur, ndonëse kulturë evropiane. Për këtë arsye, kërkesat për një përkthim shqip të kësaj vepre i pritëm në fillim me njëfarë ngurrimi. Normalisht, nuk i takon një 'vëzhguesi të huaj' të shkruajë një histori të letërsisë shqiptare për vetë shqiptarët, kur studiuesit vendës sigurisht kanë një njohje më të mirë e më të thellë të kulturës së tyre. Por, megjithatë, pranuam të përkthehet në gjuhën shqipe kryesisht për shkak të mungesës së vazhdueshme të çfarëdo historie tjetër letrare gjithëpërfshirëse e ideologjikisht asnjanëse. Nuk mund të pritet tani për tani që studiuesit shqiptarë, të izoluar siç qenë, të varfër siç janë dhe pa mjete moderne në dispozicion (biblioteka të pajisura mirë, qendra studimore, kompjuter e internet), siç do të jenë edhe për një farë kohe, të mundin menjëherë të përmirësojnë gjendjen. Përdorimi edhe më tej i teksteve standarde të së kaluarës me një vështrim të njëanshëm e konformist, e në thelb të shtrembëruara e të censuruara nga ekstremistë politikë, vetëm se do të pengojë përparimin kulturor e intelektual të shqiptarëve. Besojmë se lexuesi shqiptar do të na falë ndonjë karakteristikë a gjurmë 'të huaj' që mund të gjejë në këtë punim, p.sh. një prirje të lehtë për të anuar nga burimet e jashtme e jo nga ato në gjuhën shqipe, digresione dhe shpjegime që mund të jenë të tepërta për të, dhe ndonjë rast mungese etike ndaj gjërash që në Ballkan mbahen të shenjta. Në krahasim me variantin në gjuhën angleze, janë bërë ndryshime dhe përmirësime të vogla, kurse disa pjesë të origjinalit janë lënë jashtë. Bibliografia është përditësuar disi, por nuk është bërë ndonjë orvatje serioze për të përfshirë në tekstin e librit zhvillime më të reja të letërsisë shqiptare, domethënë ato rreth vitit 1990 e këndej. Për sa i përket letërsisë së sotme dhe autorëve bashkëkohorë të përmendur në krerët e fundit të këtij libri, vlen të theksohet se ata janë vetëm disa prej shkrimtarëve të shumtë që kanë dalë në Shqipëri, në Kosovë dhe në vise të tjera shqipfolëse dhe që mund të kishim paraqitur. Nuk ka ardhur ende koha për një radhitje përfundimtare sipas parimesh krejtësisht estetike. Siç e kam theksuar përpara, është lexuesi vetë që do të japë gjykimin përfundimtar për të gjitha veprat. Kështu, do të kërkoja prej tij që t'i lexojë krerët e kësaj vepre si një prezantim të mundshëm dhe jo si një botim zyrtar. Kjo kërkesë nga ana ime vlen në fakt për gjithë librin. Një histori letërsie nuk është dhe nuk mund të jetë unike, si të thuash e shkruar një herë dhe e dhënë përgjithmonë. Mendoj, se aty ka hapësirë për prezantime nga më të ndryshmet, me të cilat kuptohen mendime e trajtime të saj. Autori dëshiron të falënderojë edhe një herë shumë miq e kolegë për ndihmën dhe inkurajimin e tyre. Ndër ta në radhë të parë janë: Abdurrahim Myftiu për punën aq të mundimshme të përkthimit të një vepre kaq të gjatë e të imtë në një shqipe të rrjedhshme e të

saktë; Maks Gjinaj, bibliograf i cilësuar në Bibliotekën Kombëtare, që ma ka lehtësuar shumë punën për njohjen dhe konsultimin e veprave e të studimeve për letërsinë shqiptare; dhe Emil Lafe në Akademinë e Shkencave për redaktimin e kujdesshëm letrar si edhe për një varg saktësimesh e sugjerimesh të vlefshme. Një falënderim i veçantë i drejtohet Shoqatës Gjermane për Bashkëpunimin Teknik (Deutsche Gesellschaft für Technische Zusammenarbeit), agjensi e qeverisë gjermane, për mbështetjen bujare financiare që bëri të mundur botimin shqip të kësaj vepre. Robert Elsie Pranverë 1997

Parathënie e botimit anglisht
Prej kohësh është ndier nevoja e ngutshme për një vështrim të plotë të letërsisë shqiptare, për të cilën brenda vendit nuk ka ende një përfytyrim të qartë, kurse jashtë tij ajo ka mbetur në thelb e panjohur. Në të vërtetë as edhe një letërsi kombëtare tjetër në Evropë nuk i ka shpëtuar vëmendjes së publikut të botës perëndimore aq shumë sa letërsia shqiptare. Në këtë aspekt, ky punim rreket të mbushë këtë mungesë duke dhënë një vështrim historik tërësor të krijimtarisë së shkruar në gjuhën shqipe që nga fillimet e deri në ditët tona. Letërsia shqiptare ka pasqyruar fatin e popullit shqiptar nëpër shekuj, fatin e një vendi të vogël në një rajon të Evropës, i cili për arsye politike, historike, ekonomike dhe gjeografike ka mbetur më i pazhvilluari në këtë kontinent. Popujt më fatlumë të Evropës kanë mundur t'i gëzohen shkëlqimit të kulturave dhe trashëgimisë së tyre kombëtare, të pasuruara e të kulluara nga shekujt, ndërsa historia e Shqipërisë ka qenë diçka më shumë se luftë për të mbijetuar. Kjo e vërtetë është më e dukshme se kurrë tani që shekulli i njëzetë po i afrohet fundit. Pas fillimesh të vona e të vështira, letërsia shqiptare, si një kaçubë e njomë, zuri rrënjë në dheun shkëmbor të atdheut të saj, por rrënjë që do të priteshin e këputeshin herë pas here. Letërsia e hershme e shekujve të gjashtëmbëdhjetë dhe shtatëmbëdhjetë, fidan i Kundërreformës, u fshi menjëherë nga pushtimi turk i Ballkanit. Letërsia shqiptare myslimane e shekujve të tetëmbëdhjetë dhe nëntëmbëdhjetë, e shkruar me alfabetin arab dhe e frymëzuar nga Orienti, nuk mund të mbahej më në këmbë gjatë luftërave të shqiptarëve për pavarësi kundër Perandorisë Osmane dhe u braktis në të mirë të modeleve më perëndimore. Letërsia e periudhës së parë të shekullit të njëzetë nuk u la të merrte frymë pas ardhjes në fuqi të komunizmit në vitin 1944, me qëllim që t'i hapej rrugë krijimit të një letërsie të re proletare. Kursi i acaruar i marrëdhënieve politike shqiptaro-jugosllave pas Luftës së Dytë Botërore ua bëri që në fillim të qartë shqiptarëve në Kosovë e Maqedoni, se për kulturën e tyre të shkruar, ata nuk mund të mbështeteshin te Tirana. Për këtë arsye letërsia e tyre e kohëve të reja ka një histori dhe zhvillim të vetin por është njëherazi pjesë përbërëse e jetike e krejt letërsisë shqiptare. Letërsia italo-shqiptare ose arbëreshe, fryt i gjenisë krijuese të paraardhësve të refugjatëve shqiptarë që lanë atdheun dhe u hodhën në Italinë e Jugut në shekullin e pesëmbëdhjetë pas vdekjes së Skënderbeut dhe shuarjes së qëndresës së armatosur kundër turqve, lindi e u zhvillua në mënyrë vërtet të pavarur nga paraardhësja e saj në trojet ballkanike. Në të dy rastet, shqiptarëve iu desh të rimbillnin farën e kulturës së shkruar. Përsëri letërsia shqiptare nisi të lulëzojë mbi lastarët e traditave të veta letrare. Mund të flitet vërtet për disa letërsi shqiptare. Por, me gjithë rrjedhën e turbullt të historisë shqiptare e ballkanase, shqiptarët si bashkësi gjuhësore mbetën një, kurse letërsia e tyre, shprehja kulturore e kësaj bashkësie, lypset vështruar si një tërësi, sado heterogjene në dukje. Deri tani janë shkruar një numër historish të ndryshme nga njëra-tjetra për letërsinë shqiptare, por në një mënyrë a në një tjetër ato kanë dalë të pakënaqshme, qoftë si të paplota, qoftë duke u bërë tejet të vjetëruara e qoftë duke qenë të politizuara që në ngjizje. Për ata që e lexojnë shqipen, Historia e letërsisë shqiptare, Tiranë 1983, botuar nga Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë në Tiranë, përbën një fillim. Ky është një variant i ripunuar e i zgjeruar i punimit në dy vëllime të Universitetit të Tiranës Historia e letërsisë shqipe, Tiranë 1959, 1960. Të dyja këto vepra mbulojnë letrat shqiptare nga shekulli i gjashtëmbëdhjetë deri në fund të viteve '30 të shekullit tonë, por ato vuajnë, ashtu siç vuajnë në të vërtetë të gjithë librat e tjerë të botuar në Tiranë gjatë gjysmës së shekullit të diktaturës komuniste, nga paragjykime të forta politike e nacionaliste. Prirja për të ndarë gjithë veprat dhe shkrimtarët shqiptarë, qoftë edhe ata të shekujve të mëparshëm, në kategori absolute - kategoria e mirë (përparimtare, d.m.th. e majtë, atdhetare) dhe kategoria e keqe (reaksionare, d.m.th. e

djathtë, tradhtare), ishte me pasoja fatale. Kategori të tilla pak hyjnë në punë në vështrime të prodhimit letrar dhe në vlerësime të ndikimit që vepra letrare të veçanta kanë pasur në kulturën shqiptare. Ndër monografi të tjera, ajo në tre vëllime e Rexhep Qoses Historia e letërsisë shqipe: Romantizmi, Prishtinë 1984, 1984, 1986, jep një pasqyrë të mirë të periudhës së shekullit të nëntëmbëdhjetë të romantizmit kombëtar në letërsinë shqiptare. Për letrat bashkëkohore në Shqipëri deri në mesin e viteve shtatëdhjetë, mund të konsultojmë Historia e letërsisë shqiptare të realizmit socialist, Tiranë 1978, me kryeredaktor Koço Bihikun, e cila është shkruar, siç edhe mund të pritej, me një paragjykim politik të skajshëm. Në anglishte, lexuesi mund të shfletojë punimin tonë Dictionary of Albanian literature, Nju Jork & Uestport 1986 (Fjalor i letërsisë shqiptare), i cili jep të dhëna kryesore biografike dhe bibliografike për mbi pesëqind shkrimtarë shqiptarë dhe tema që kanë të bëjnë me letërsinë. Punimi i Stuart Mannit Albanian literature. An outline of prose, poetry and drama, Londër 1955 (Letërsia shqiptare. Vështrim mbi prozën, poezinë dhe dramën) përmban informacion të bollshëm e të drejtpërdrejtë për shkrimtarët shqiptarë, por përfshirja në të është e kufizuar dhe mbyllet me Luftën e Dytë Botërore. I shtypur në kohë më të vona është varianti i shkurtuar në anglishte i punimit të Namik Ressulit Albanian literature, Boston 1987 (Letërsia shqiptare). Por kjo hyrje prej 42 faqesh në shkrimet shqipe që nga fillimet e deri më 1943, duke u ndalur më fort në traditën katolike të Shkodrës, është përkthyer aq keq, sa që mund të kuptohet vetëm me një njohje të mirë të italishtes. Veç këtyre, në anglisht (si dhe në frëngjishte, italishte dhe rusishte) gjendet edhe përkthimi i bërë në Tiranë i punimit të kritikut Koço Bihiku History of Albanian literature, Tiranë 1980, i cili përqëndrohet në letërsinë e realizmit socialist deri më 1977, i parë në një këndvështrim partiak të ekzaltuar. Punimi jep një material jashtëzakonisht të ndryshëm duke lënë jashtë me vetëdije shumë autorë të mëdhenj të viteve njëzet e tridhjetë të ndaluar për të hyrë në Parnasin shqiptar si dhe gjithë letërsinë e Kosovës. Ndonëse nuk është rreptësisht një histori letërsie si e tillë, punimi i Arshi Pipës Albanian literature: social perspectives, Mynih 1978 (Letërsia shqiptare: perspektiva sociale), përmban të dhëna të dobishme për periudha të ndryshme. Letërsia e sotme nga Shqipëria, pa Kosovën, mbulohet gjithashtu nga punimi prej 175 faqesh i Pipës Contemporary Albanian literature, Nju Jork 1991 (Letërsia bashkëkohore shqiptare), i cili përmban mjaft analiza. Në italishte, lexuesi mund të përdorë punimin e Zef Skiroit, i Riu (Giuseppe Schirò) Storia della letteratura albanese, Firence 1959 (Historia e letërsisë shqiptare), i cili mbulon letrat shqipe deri në Luftën e Dytë Botërore duke shqyrtuar gjerësisht letërsinë arbëreshe deri në atë kohë; si dhe punimin e Gaetano Petrotës (Gaetano Petrotta) Popolo, lingua e letteratura albanese, Palermo 1932 (Populli, gjuha dhe letërsia shqiptare), ashtu edhe Svolgimento storico della cultura e della letteratura albanese, Palermo 1950 (Zhvillimi historik i kulturës dhe i letërsisë shqiptare), ky i dyti sidomos për periudhën e pavarësisë nga viti 1912 deri në Luftën e Dytë Botërore. Për letërsinë e hershme shqiptare deri më 1700, mund t'i drejtohemi gjithashtu punimit të Xhuzepe Ferrarit (Giuseppe Ferrari) Storia della letteratura albanese, vëll.1, Bari 1978 (Histori e letërsisë shqiptare). Ende mund të hyjë në punë deri diku për letërsinë gojore dhe të hershme arbëreshe punimi i Albert Stratikoit (Alberto Straticò) Manuale di letteratura albanese, Milano 1896 (Doracak për letërsinë shqiptare), që mund të quhet historia e parë e vërtetë e letërsisë shqiptare. Me gjithë botimet e mësipërme, kjo histori e letërsisë shqiptare, që po ju paraqesim, mëton të jetë në shumë pikëpamje një vepër pioniere, sidomos ngaqë mundohet të jetë gjithëpërfshirëse dhe ngaqë nuk lë jashtë asnjë periudhë të letërsisë së shkruar. Synimi ynë në këtë punim ka qenë të paraqesim tërësinë e letërsisë shqiptare në zhvillimin e vet historik e në kontekstin kulturor. Është lënë jashtë vetëm letërsia gojore, së cilës i duhet kushtuar një vëllim më vete. Lexuesi do të na falë që i jemi rreshtur shprehjes së gjykimeve kritike për të gjitha veprat. Kjo rreshtje, ose më mirë të themi - ky parapëlqim për të përshkruar më fort se për të

dhënë verdikte - buron jo vetëm nga një farë ngurrimi për të imponuar shijet tona vetjake, por edhe nga një mungesë dëshire nga ana jonë për ta gjykuar letërsinë shqiptare nga optika e një të huaji. Ndonëse kur je vëzhgues i jashtëm ke një varg epërsish të dukshme, është lexuesi shqiptar ai që, në analizë të fundit, jep gjykimin përfundimtar për të gjitha veprat, pavarësisht se ç'mund të thonë kritikët letrarë, qoftë të vendit, qoftë të huaj. Për një pjesë të mirë të letërsisë shqiptare ende nuk ka ardhur koha për të bërë konkluzione përfundimtare përderisa historia dhe zhvillimi i saj janë ende tepër të paqarta. Shumë vepra dhe autorë të rëndësishëm, edhe pse të cituar e të ricituar, janë në të vërtetë pak të njohur. Burimet parësore mungojnë deri në një shkallë shqetësuese, kurse shumë dorëshkrime që kanë mbetur gjallë nga rrëmuja ballkanike, kurrë nuk janë botuar me kriteret e duhura shkencore. Botimet origjinale të shumë vëllimeve me rëndësi të madhe letrare e kulturore të shekujve të nëntëmbëdhjetë dhe njëzetë janë aq të rralla, e për këtë arsye aq të vështira për t'u siguruar, sa që nis e vret mendjen se kush mund t'i ketë lexuar, qoftë edhe në kohën e botimit. Shumicës së veprave letrare ka vite që nuk u ndodhen më kopje në qarkullim, kurse disa libra, këtë e them me siguri, as edhe nuk janë parë kurrë me sy nga kritikët që i lëvdojnë apo i hedhin poshtë. Nëse burimet parësore janë në një gjendje për të ardhur keq, po në këtë gjendje është edhe niveli i tanishëm i studimeve shqiptare, pjesërisht ngaqë njerëzit në Shqipëri kanë qenë për një gjysmë shekulli të izoluar e të veçuar nga pjesa tjetër e botës prej regjimit politik në atë vend. Pikëpamje të gabuara dhe mendime subjektive, të mbështetura në ideologji, kanë kaluar nga njëra penë në tjetrën, nga njëra makinë shkrimi në tjetrën dhe nga njëri libër në tjetrin derisa kanë arritur të merren si realitete të padiskutueshme. Në vlerësimin e letërsisë shqiptare ka një nevojë të ngutshme për një objektivitet më të madh, sidomos pas dhjetëvjeçarëve të fundit të shtrembërimit politik të ndërgjegjes. Historia e kritikës letrare në Shqipëri deri në ditët tona e bën këtë nevojë edhe më fort të dukshme. Në pajtim me natyrën prej pionieri të kësaj vepre, historisë vetë i është shtuar një bibliografi e gjerë e letërsisë shqiptare në ndihmë të lexuesit të interesuar për të bërë kërkime në këtë fushë mjaft të shpërfillur. Bibliografia, natyrisht, nuk mund të përfshijë të gjitha veprat e letërsisë shqiptare, kurse përfshirja e veprave të autorëve të sotëm, në veçanti, është bërë nga nevoja në mënyrë përzgjedhëse. Përfshirja ose lënia jashtë e veprave të këtyre autorëve nuk duhen marrë doemos si pohim i drejtpërdrejtë i vlerave të tyre letrare. Fillimi i viteve nëntëdhjetë, kohë gjatë së cilës u përfundua ky libër, e ka parë kombin shqiptar në një gjendje katastrofe politike, ekonomike e intelektuale, gjendje kjo me rrjedhoja dramatike për rrugën e letërsisë dhe të kulturës bashkëkohore. Në të vërtetë të gjitha ndërmarrjet botuese në gjuhën shqipe ose kanë falimentuar ose janë mbyllur. Nuk ka as fonde, as letër, as bojë, as punë dhe, ç'është më e keqja sot, as shpresë. Shqipëria vetë nuk ka ç'të tregojë nga dyzet e gjashtë vjetët e "izolimit të shkëlqyer" dhe të diktaturës staliniste, përveç urisë dhe rrënimeve të atilla që pjesa tjetër e Evropës nuk i ka njohur për një gjysëm shekulli. Populli i Kosovës, nga ana e tij, po ballafaqohet me një shkallë të atillë shtypjeje dhe përndjekjeje, që nuk e ka shoqen në kontinent që nga Lufta e Dytë Botërore. Është një periudhë vuajtjesh, ankthi dhe pasigurie, ndoshta e papërshtatshme për botimin e një vepre të tillë. Populli shqiptar ndodhet përpara detyrës komplekse, pas një mungese të gjatë, për të fituar vendin e vet në Evropë e në botën Perëndimore dhe, njëherazi, për të ruajtur identitetin e vet kombëtar në një periudhë krize. Nëse ky libër mund të ndihmojë, sadopak, atëherë qëllimit ia ka arritur. Autori e shikon me vend të shprehë mirënjohje për të gjithë ata që e kanë ndihmuar për realizimin e veprës në fjalë. Për mendimet dhe ndihmën konkrete, që më kanë dhënë, do të doja të falenderoja, duke i përmendur në rend alfabetik, zz. Anton Berisha (Prishtinë), Heinz Bothien (Frauenfeld), të ndjerin Martin Camaj (Mynih), Johannes Faensen (Berlin), Flutura Greva

Perikli Jorgoni (Tiranë).1993 . Rexhep Ismajli (Prishtinë). E di fare mirë se kjo çiltërsi. nga Universiteti i Prishtinës. patën guximin. Michael Schmidt-Neke (Hamburg/Kiel). Rudolf Marku (Tiranë). dhe nga Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës (Prishtinë). Robert Elsie 1988 . gjatë vizitave nëpër Shqipëri e Kosovë. gjatë viteve të fundit të mpira të diktaturës komuniste. të cilëve u jam thellësisht mirënjohës. Barbara Schultz (Ottava). në këto fjalë përmbyllëse. Agim Vinca (Prishtinë) dhe Petro Vuçani (Grottaferrata). Falenderimet e mia të përzemërta u takojnë gjithashtu shumë organizatave dhe individëve të tjerë të panumërt që më kanë dhënë zemër në një mënyrë a në një tjetër gjatë pesë vjetëve të punës sime. në raste shumë të rralla. jam shumë mirënjohës për ndihmën që më është dhënë me gjithë zemër në studimet e mia nga punonjësit e Bibliotekës Kombëtare (Tiranë). mirësi dhe bujari nuk është diçka individuale. Rexhep Qosja (Prishtinë). nga antarët e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. por një tipar kolektiv i shqiptarëve. Sabri Hamiti (Prishtinë). nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë (Tiranë). të më bënin vërejtje dykuptimshe e sugjerime të holla që më shpinin në drejtimin e saktë. Në shumë raste. nga Instituti Albanologjik (Prishtinë). Adhurimi im i takon. Veç tyre. në veçanti nga Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë (Tiranë). numrit të vogël të intelektualëve të guximshëm në Shqipëri të cilët. larg gënjeshtrave zyrtare që ata vetë ishin të detyruar të propagandonin. kam pasur kënaqësinë hutuese të provoj mikpritjen tradicionale e të pakufishme shqiptare në rrethana shpesh tepër të vështira ekonomike e politike për mikpritësit e mi.(Tiranë/Uashington).

Gjuha e sotme letrare.sh. gjendja e të drejtave njerëzore e gjuhësore të shumicës shqiptare është tejkeqësuar në mënyrë dramatike. Grupi i dialektit gegë. përfshirë edhe disa pakica etnike dygjuhëshe. kurse mundësia e arsimimit është pakësuar shumë nga pushtetarët e Beogradit. mund të klasifikohet më tej në një dialekt gegë veriperëndimor (Shkodër dhe zona përreth).891 banorësh1. Shqypni. në një zonë dhjetë deri njëzet kilometra të gjerë. kryesisht në Shqipëri e në ishJugosllavi. në një qendror (midis lumenjve Ishëm e Mat dhe drejt lindjes. f.255. 1972. tosk. televizion dhe në shkollë. Për dialektet e shqipes kr. kr. dhe Samara 1989. labe (në jug të Vjosës deri në Sarandë). ndonëse në të vërtetë të gjitha botimet këtu. Kostallari 1973.1. kr. gjejmë edhe dialekte të ndërmjetme. ashtu si në Shqipëri. Lumi Shkumbin në Shqipërinë e Mesme. Në Kosovë. Byron 1976. të tjerët rreth 10%. shqiptarët përbëjnë rreth 90% të popullsisë. shqipja flitet nga një numër midis dy e tre milion vetësh dhe vjen e dyta pas serbo-kroatishtes në ish-federatë. 1 Shifra e popullsisë për v. Në Shqipëri vetë. duke ruajtur n më të vjetër për r toskërishte (p. 1979b. Grupi i dialektit toskë është përgjithësisht më homogjen. 5 . kjo gjuhë flitet nga e gjithë popullsia prej 3. Qendra e popullsisë shqiptare është Krahina Autonome e Kosovës me kryeqytet Prishtinën. Tiranë).: venë. Gjuha shqipe ndahet në dy grupe dialektore kryesore: ai gegë në veri të vendit dhe ai toskë në jug2. Në ish-Jugosllavinë. Gjuha amtare e shumicës së shqiptarëve të Kosovës është gegërishtja verilindore. të dyja gjuhët njiheshin zyrtarisht dhe ishin në përdorim të plotë në të gjitha fushat e jetës në këtë rajon politikisht të turbullt4. duke rrjedhur pranë Elbasanit e duke u derdhur në Adriatik. Desnickaja 1968. Edhe në radio. është një bashkërendim i dy grupeve dialektore ndonëse bazohet në masën 80% mbi atë toskë. dhe çame (cepi jugor i Shqipërisë dhe brenda në Greqi). përdoret gjuha letrare shqipe5. SHQIPTARËT DHE GJUHA E TYRE Gjuha shqipe flitet nga të paktën gjashtë milion njerëz. Këtu. ndonëse atë mund ta ndajmë në nëngrupe dialektore veriore (nga Shkumbini në Vlorë në bregdet e në gjithë brendësinë e Shqipërisë jugore në veri të lumit Vjosë). 1990. prandaj edhe përpjesëtimi i tyre në popullsinë e Kosovës dhe gjetkë në ish-Jugosllavi rritet nga viti në vit. dhe Gjinari 1963. kryesisht serbishtfolës. Pipa & Repishti 1984 dhe Kohl & Libal 1992. Pipa 1989. Reuter 1982. por ata janë çmuar midis dy dhe tre milionëve. i karakterizuar nga prania e zanoreve hundore. 37.: verë. Shqiptarët kanë një ritëm jashtëzakonisht të lartë lindjesh. të cilën e zumë në gojë më sipër. kr. Tani kjo është bërë normë e pranuar gjerësisht si në Shqipëri ashtu edhe në ish-Jugosllavi3. 1966. përfshirë Dibrën dhe Tetovën) dhe në një jugor (Durrës. Deri në atë kohë. Shqipëri) si dhe për një radhë tiparesh të veçanta morfologjike. Vjetari Statistikor 1991. në një verilindor (Shqipëria verilindore dhe Kosova). që nga kopshtet e fëmijëve e deri në universitet. Statistika të besueshme për numrin e shqipfolësve në ish-Jugosllavi nuk ka. formon kufirin e përafërt midis dy zonave. geg. e miratuar në Kongresin e Drejtshkrimit më 20-25 nëntor 1972. 2 3 4 Radioja dhe televizioni në gjuhën shqipe u pezulluan pas vendosjes së kontrollit ushtarak serb. tani Republika e Kosovës e vetëshpallur nën pushtimin e dhunshëm ushtarak të Serbisë. Që nga vendosja e kontrollit ushtarak serb më 1989-1990. janë në shqipen letrare.

ku edhe përbën shumicën. Hamp 1961. shkolla). etj. Asgjë nuk ka mbetur nga ato bashkësi të mëdha emigrantësh shqiptarë të shekullit të nëntëmbëdhjetë. d.000 folës. klube. Ajo është tepër arkaike dhe dallohet shumë nga shqipja që flitet sot në Ballkan. shumë prej tyre të emigruar nga rajoni i varfër dhe i turbullt i Kosovës në republikat më të begata e të qëndrueshme veriore (Kroaci dhe Slloveni) në kërkim të lirisë. por prapëseprapë nuk kanë të drejta gjuhësore e kulturore të plota. Petrotta 1966.th. Rother 1968. ku ajo përbën një pakicë me peshë. numri i madh i shqiptarëve që populluan një pjesë të mirë të zonës qendrore e jugore në mesjetën e vonë është asimiluar gjerësisht. Nasse 1964. Përveç këtyre. Zllatku 1976. gazeta. arbëreshët tani përbëjnë rreth 90. kr. kryesisht përreth Levadhias.000 shqipfolësish gjenden në Mal të Zi. Shumica e shqiptarëve të Maqedonisë flasin në dialektin gegë. Shqiptarët në Maqedoninë perëndimore gëzojnë njëfarë statusi ligjor. e cila po shuhet me shpejtësi. Gjithashtu. 7 6 kr. . Një numër i madh shqiptarësh nga Kosova gjenden si punëtorë emigrantë dhe si refugjatë në Evropën Perëndimore. sidomos në Gjermani dhe në Zvicër. Gjetiu në Ballkan. ndonëse edhe këtu nuk ka statistika të besueshme. Haebler 1965. Gjuha shqipe e atjeshme. në Eubenë (Evinë) e jugut. punës dhe një niveli më të mirë jetese. Një befasi për shumë njerëz është qenia e një pakice të madhe shqiptare në Italinë jugore.Republika jugore e Maqedonisë vlerësohet të ketë të paktën një gjysmë milioni shqipfolës.000 shqipfolës të shpërndarë nëpër Serbinë jugore. shtypshkronja. Është fakt se shqiptarët sot mund t'i gjesh në të gjitha rajonet e ish-Jugosllavisë. e cila ende nuk përfiton nga statusi zyrtar që u është dhënë pakicave të tjera kombëtare në Itali (gjermane. dhe Sasse 1992. Arbërishtja e Greqisë. Megjithatë. dhe në Ulqin në bregdetin jugor malazez. franceze. Falë një mjedisi politik e social më të favorshëm se ai në Ballkan. në Tuz në jug të Podgoricës. ndonëse folës të toskërishtes mund të gjenden në jug të Ohrit. e njohur në shqip si arbërishte e Greqisë dhe në greqishte si Arvanitika7. Atikë. Në Greqi. mendohet si forma më arkaike e shqipes që flitet sot. Dibra dhe deri poshtë në Strugë. Shkurtaj 1984. është deri në një shkallë të madhe letërsi arbëreshe.m. S. janë edhe të paktën 100. Ata janë pasardhësit e refugjatëve që lanë Shqipërinë pas vdekjes se Skënderbeut më 1468. Gjuha e tyre. statistika zyrtare për numrin e folësve nuk ka. Përderisa kjo gjuhë nuk gëzon ndonjë status zyrtar. arbëreshët qenë në gjendje të japin një ndihmesë vendimtare në zhvillimin e letërsisë shqiptare dhe në lëvizjen kombëtare në shekullin e nëntëmbëdhjetë. Logoreci 1948. Gostivari. Cirrincione 1959. siç do ta shohim. Emigrimi masiv i shqiptarëve në Itali më 1990-1991 ndoshta do të ndihmojë për ta stabilizuar gjuhën. çka është e barabartë me deri 40% të mbarë popullsisë së republikës. Si pakicë gjuhësore. një pakicë prej rreth 50. po vjen duke u shuar për shkak të ndikimit të fortë kulturor të italishtes si dhe për shkak të emigrimit ekonomik. Popullsia shqiptare gjendet në Shkup dhe përreth tij. dhe Çabej 1987. shumë prej të cilëve jetojnë në fshatrat malore të Kozencës në Kalabri dhe në afërsi të Palermos në Sicili. kryesisht përgjatë kufirit me Shqipërinë. e sidomos nga Tetova. që lulëzuan dikur në Bukuresht e në Sofje me institucionet e tyre kulturore (shoqata. Korint dhe në Androsin verior. Letërsia e hershme shqiptare. të ashtuquajturit arbëreshë6.). Tajani 1969. deri aty sa folësit arbëreshë e kanë të vështirë të komunikojnë në shqip nëse nuk njohin gjuhën letrare shqipe. sllovene. Kellner 1970. në rajonet e malësisë së Gucisë dhe Plavës. kjo gjuhë mund të dëgjohet në rajonin kufitar bullgaro-greko-turk. prapëseprapë mund të dëgjohet ende në rreth 320 fshatra. folës shqiptarë ndeshen fare rrallë.

Gamovkë. një numër i paktë shqipfolësish gjenden në Ukrainë9.sidomos në fshatin bullgar të Mandricës8. pasardhës të kolonëve të shekullit të nëntëmbëdhjetë të ardhur nga krahina e Varnës e Bullgarisë. . Nju Xhersi. Së fundi. Demo 1960. Gjithashtu. kr. Pakica shqiptare në Egjipt tani është shkrirë.) dhe deri diku në Siri. 1939. Greqi. Derzhavin 1948. vlerësohet më 1959 në rreth 5000. Albanian struggle. Shuteriqi 1965. Noli 1960. Kënetikët. ndonëse bashkësi shqiptare ende gjenden në numër të madh në Turqi (Stamboll etj. dhe Azemi & kr. shumë shqiptarë kanë emigruar në Evropën Perëndimore (Itali. grupe shqipfolësish në madhësi të ndryshme mund të ndeshen në vende emigrimi si në Shtetet e Bashkuara11 (Boston. 8 kr. sidomos në katër fshatra (Zhovtnevoje. Pak kanë mbetur nga ato koloni shqiptarësh që lulëzonin dikur anembanë Perandorisë Osmane10. dhe Sokolova 1983.. 1990. Pipa & Prifti 1980 dhe 9 10 Halimi 1993. Nju Jork. Australi dhe Argjentinë. Mufaku 1981a. 11 Nagi 1989.. Detroit). Georgievkë dhe Denvenskoje) në krahinat e Melitopolit dhe Odesës. Numri i shqiptarëve të Ukrainës. Gjithashtu. Gjermani) dhe në Amerikë me rënien e diktaturës në Shqipëri gjatë viteve 1990-1991. Për shqiptarët në vendet arabe. e deri në një farë mase në Kanada. sidomos në Damask. 1983. kr.

Në vitin 168 para erës sonë. Vitet e fundit. fëmijëve shqiptarë. mbret i Shkodrës. që përherë e më tepër po shqetësoheshin nga piratëria e ilirëve. me humbjen e Gentit. patën një ndikim të fortë kulturor në vend. kelte e kështu me radhë.1 HISTORIA E HERSHME E SHQIPTARËVE Nga Iliria deri te Bizanti Për banorët e lashtë të Ballkanit dhe për gjuhët që flisnin kemi relativisht pak të dhëna. u themelua në vitin 588 para erës sonë. që zakonisht nuk qenë fort të interesuar për popujt e tjerë. Por ç'duam të nënkuptojmë këtu me atdhe fillestar e madje. Përveç një numri shumë të vogël mbishkrimesh të shkurtra. si dokumente gjuhësore për ilirishten. Kolonitë e para greke u shfaqën në gjysmën jugore të vendit në fund të shekullit të shtatë para erës sonë. një obsesion i kuptueshëm ky. Lissus). gjermanike. derisa ranë pre e pushtimit romak. në veçanti studimet e Shtatmylerit: Stadtmüller 1942c & 1950. 2.2. mbetet ende një çështje e diskutueshme. dhe mbretëresha Teuta (sundoi në vitet 230-228 para Krishtit). ilirët ngritën shtetet e tyre përgjatë Adriatikut. për shqiptarët është bërë njëfarë doktrine e dogmë ta quajnë veten pasardhës të drejtpërdrejtë të ilirëve të lashtë. u vihen emra ilirë. Prandaj mund të supozojmë se trungu ilir përbën një element bazë të qenies së tyre. trakishten dhe dakishten mbeten vetëm emra njerëzish dhe vendesh të përmendur sidomos nga autorë të lashtë grekë e latinë. tani Pojan pranë Fierit në skajin jugor të fushës së Myzeqesë. greke. ndonëse vetëm brenda territorit të bregdetit. sidomos ndër vetë shqiptarët. Me gjithë ekzistencën e disa dëshmive gjuhësore e arkeologjike. ndonëse larg e larg. Atdheu fillestar i shqiptarëve pranohet përgjithësisht të kenë qenë malet e Shqipërisë. Ndonëse pa dyshim kemi një element subjektivizmi. Gjatë periudhës nga shekulli i pestë deri në të tretin para erës sonë. një konglomerat fisesh indo-evropiane që në fillim migruan drejt Ballkanit nga Evropa qendrore në fund të epokës së bronzit (rreth shekujve të dymbëdhjetë dhe trembëdhjetë para erës sonë) dhe zunë bregdetin e Adriatikut. Se deri ku kishin vajtur ata në vijën bregdetare. Megjithatë. Durrësi (greqisht: Dyrrhakhion ose Epidamnos) u themelua prej kolonësh nga Korfuzi dhe Korinti më 627 para erës sonë. kur lindin. kemi mundësi të arrijmë në përfundimin se ato qenë indoevropiane. e pushtuan krejt mbretërinë e Ilirisë nga viti 230 deri 168 para erës sonë. pra edhe të lidhura. krejt Iliria ra nën sundimin romak dhe u 1 kr. dhe kështu siguruan rrugët e tyre tregtare për në lindje. që mbretëroi në Lezhë (lat. në përpjekjet e tyre për identitet e njohje. shumëçka mbetet për t'u hamendësuar. me shqiptar? Gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit janë bërë mjaft studime për të ashtuquajturën etnogjenezë të shqiptarëve. Ndër udhëheqësit ilirë përmenden: Agroni (sundoi në vitet 250-231 para erës sonë). Romakët. nga ç'mbetet prej këtyre gjuhëve. Dijetari gjerman Georg Shtatmyler (Georg Stadtmüller 1901-1985) ve aq larg sa t'i vendosë ata në fillim në rrethin e Matit1. dhe në mënyrë të veçantë të Shqipërisë veriore. mbreti i fundit ilir i Shkodrës i cili sundoi në vitet 181-168 para erës sonë. kurse Apolonia. . me gjuhët latine. baltike. Në trojet që janë sot Shqipëria nuk kanë qenë vetëm ilirët. Si shenjë e kësaj vazhdimësie. sllave. për të hetuar rrënjët dhe prejardhjen. nuk ka kurrfarë dëshmish që shqiptarët të jenë të ardhur në atdheun e tyre të sotëm nga gjetiu. Ajo çka dimë pak a shumë me siguri është se në lashtësi Shqipëria ishte atdheu i ilirëve. Këto koloni greke.

Dyrrachium-it. Tafel 1842 dhe O'Sullivan 1972. shumica e banorëve të Ballkanit në të vërtetë flisnin dialekte krahinore të latinishtes vulgare. Në shekujt e mëvonëshëm. ndonëse mendohet se trakishtja. Kur Perandoria Romake u riorganizua nën perandorin Dioklecian (sundoi në vitet 284305 të erës sonë) më 297 të erës sonë. Në fund të shekullit të dhjetë. Depërtimet e para sllave ndodhën në vitet 548 dhe 587 të erës së re. tregtarëve dhe kolonëve romakë drejt provincave të Ballkanit. në fillim përgjatë bregdetit të Adriatikut e më pas në brendësi.th. kultura grekobizantine në Shqipëri pothuaj kishte pushuar së qeni për një farë kohe. folës të latinishtes ballkanike apo të gjuhës protorumune. qendra qytetare si këto qenë të parat që përqafuan latinishten si mjeti më i volitshëm i komunikimit. që përfundoi deri në shekullin e tetë. Via Egnatia2. Me imigrimin e vazhdueshëm të legjionarëve. Shqiptarët nga ana e tyre. dhe aty nga fillimi i shekullit të shtatë. Në kohën e Perandorisë Romake i gjithë Ballkani iu nënshtrua ndikimit të fortë kulturor e gjuhësor të latinishtes. ngulimet e Scodra-s. Ishte pushtimi sllav i Ballkanit nga veriu në fillim të shekullit të gjashtë që do të ndryshonte rrugën e historisë shqiptare. Nën Jul dhe August Cezarin. për shembull. Një nga efektet e ngulimeve sllave në Ballkanin jugperëndimor ishte shpëtimi i gjuhës vendëse nga romanizimi i plotë. perandoria e madhe bullgare ra në dorë të grekëve bizantinë. nga Durrësi (lat. Ostrogotët në vitin 459. dhe tashmë kishte çarë e hyrë në fjalorin dhe strukturën e tyre. Deri në rënien e Perandorisë Romake. e cila gjatë pesë shekujve zëvendësoi gjuhët vendëse të gadishullit. rruga tokësore midis Romës dhe Bizantit. . kurse Lissus-i u bë municipium sipas ligjit romak. Rajonet e fundit që iu nënshtruan këtij procesi romanizimi ishin pa dyshim luginat malore të thella e të paarritshme të Shqipërisë veriore. filluan 2 kr. Edhe pse latinishtja po e shpërbënte thelbin e gjuhës apo gjuhëve vendëse në këtë rajon. ajo nuk kishte mundur të shpërbënte shqipen e vjetër (do të përdorim këtë term pasi na mungon një më i mirë) në mënyrë aq të plotë sa ç'kishte mundur ta bënte me gjuhën paralatine të protorumunëve. shqipja e vjetër u ngurtësua në atë gjendje që nga shumë gjuhëtarë quhet si gjendje gjysmëromanizimi. me ndarjen përfundimtare në Perandori Lindore e në Perandori Perëndimore në vitin 395 të erës së re. shpuri gjithashtu në kontakte të forta gjuhësore sllavo-shqiptare. të themeluar në vitin 148 para erës sonë. Byllis-it dhe Buthrotum-it fituan statusin coloniae. Ilirisë i takoi të shkojë me lindjen dhe. flitej ende në disa zona deri në shekullin e gjashtë të erës së re. banorët vendës të pjesës më të madhe të gadishullit. Dyrrachium) në bregdet përgjatë lumit Shkumbin pranë Elbasanit (lat. edhe vendbanimet fshatare u romanizuan deri aty sa edhe nomadët dhe fiset më të thella malësore e ndien ndikimin e kulturës dhe gjuhës së re. Vandalët në vitin 467. duke u dhënë mundësi barinjve rumunë e shqiptarë për hapësira të reja. Me që gjuha sllave e folur nga pushtuesit i zuri vendin mbisundimit gjuhësor të latinishtes dhe e ndërpreu menjëherë procesin e romanizimit. u shtynë brenda rajoneve malore jugore ngjitur me territorin shqiptar. d. të ashtuquajturën latinishte ballkanike.përfshi në provincën e Maqedonisë. Visigotët në vitet 380 dhe 395-401 të erës së re. Kolonizimi sllav i Shqipërisë. Pikërisht me pesë shekuj pasues të kontaktit midis shqipes së vjetër dhe fiseve proto-rumune shpjegohen shumë tipare gjuhësore të përbashkëta sidomos në leksik e në morfologji. Me kalimin e kohës. Shqipëria u pushtua e u plaçkit nga një radhë fisesh shetitëse: Hunët në shekullin e katërt.m. që kanë shqipja dhe rumanishtja. kalonte në zemër të Shqipërisë. ku shumë folës arumunë hasen edhe sot. si dhe nga Avarët. Fiset rumune migruan si nga veriu në drejtim të verilindjes dhe veriperëndimit të Ballkanit ashtu dhe nga jugu për në malet e Pindit. Bullgarët dhe Sllavët. vendi hyri përfundimisht në sferën politike e kulturore të Perandorisë Bizantine Lindore. Scampa) deri në liqenin e Ohrit. Ndërsa fiset sllave populluan tokat bujqësore të fushave dhe luginave të Ballkanit qendror. cilado të ishte ajo.

Karli Anzhuin (Charles d'Anjou. në të cilin shqiptarët malësorë e. Eubesë së jugut. nën Rober Giskar dë Otvil-in (Robert Guiscard de Hauteville. në një masë të madhe nomadë. f. 223. Normanët. 1226-1285) zbarkoi në Vlorë dhe tre vjet më vonë e shpalli veten rex Albaniae (mbret i Shqipërisë). Stadtmüller 1950. kurse Vlora nga grekë bizantinë. 1908-1909. siç u tha më sipër. saqë gjatë luftës greke për çlirim nuk kishte fare gra që ta kuptonin greqishten"5. venedikasit vunë nën zotërim Durrësin (1205). Në fillim të shekullit të katërmbëdhjetë. që shënon mbarimin e këtij procesi kolonizimi. kr. kurse Muzakajt dhe Shpatajt në jug. Thesali (1320). në fillim në Epir. vunë në zotërim territoret e fundit bizantine në Italinë jugore dhe më 1081 kapërcyen Adriatikun për të pushtuar Durrësin dhe Shqipërinë qendrore. dhe më tej në shekullin e trembëdhjetë duke u shtrirë në jug drejt asaj që tani quhet Shqipëri jugore dhe Maqedoni perëndimore. Hahn 1854. edhe venedikasit. F. si dhe në drejtim të jugut nëpër gjirin e Korintit brenda në More (Peloponez). shqiptarët kanë ngulime aq kompakte etnikisht. shteti Arbanon. Më 1269. Nga mesi i shekullit të njëmbëdhjetë Perandoria Bizantine. Spece. Më pas vendi u coptua në një numër të madh dinastish feudale: Topiajt. Shkodra nga venedikas dhe sllavë. shqiptarët ishin ngulur në mbi gjysmën e Greqisë4 dhe në numër aq të madh saqë. Lindja dhe Perëndimi do të vazhdonin të haheshin për Shqipërinë në shekujt e mëvonëshëm.të zbresin nga tokat malore e të zgjerohen në shekujt e njëmbëdhjetë e të dymbëdhjetë. Balshajt dhe Dukagjinët në veri të vendit. ku më 1382 sundimtarët katalonjas të rajonit u dhanë leje për t'u ngulitur aty e për të punuar tokat. Pas plaçkitjes së Konstantinopojës gjatë Kryqëzatës së Katërt më 1204. nën sundimin e të cilëve ajo mbeti deri në vdekjen e Stefan Dushanit të Madh më 1355. një tregues ky kurdoherë i mirë i strukturës së ngulimeve. ajo ende mund të dëgjohet në shumë fshatra të Beotisë. 4 5 . padyshim. së pari duke marrë plotësisht në zotërim bregdetin verior e qendror të Shqipërisë. Ndonëse një vit më pas forcat bizantine ia dolën të rimarrin Durrësin. kr. Emrat e lumenjve në këtë vend. f. i cili jetoi nga viti 1190 deri më 1216. Akarnani dhe Etoli. Poros dhe Salaminë. Në lindje dhe verilindje të territoreve venedikase në Shqipëri lindi shteti i parë autonom shqiptar nën princin Progon. Megjithatë kjo gjuhë në këta ishuj tani është zhdukur. sa vinte e po rrezikohej më tepër. në shumë zona. Deri aty nga mesi i shekullit të pesëmbëdhjetë. 206 sq. Mund të flitet vërtet për një simbiozë sllavo-shqiptare anembanë pjesës më të madhe të vendit. Konsulli austriak Johan Georg fon Han (Johann Georg von Hahn. ndodheshin nën kërcënimin e përhershëm të asimilimit etnik. së cilës i përkiste Shqipëria. sundimtarë të Negropontit të Eubesë (Evisë) i nxitën kolonët shqiptarë të nguleshin në Eubenë e jugut3. grekë. 1016-1085). Durrësi banohej nga venedikas. ata përbënin vërtet shumicën e popullsisë. Së andejmi ata vazhduan në drejtim të lindjes në Beoti (1350) dhe Atikë. Vetëm nga mesi i shekullit të nëntëmbëdhjetë gjuha shqipe nisi t'i lëshojë udhë greqishtes. Më 1402 dhe 1425. 1811-1869) raportonte më 1854 se "në ishujt Hidhra. Atikës dhe gjetkë. janë në një masë befasuese 3 kr. Në mesin e shekullit të katërmbëdhjetë ata migruan madje edhe më në jug brenda Greqisë. Gjatë Mesjetës. në qytetet e bregdetit shqiptar nuk ka pasur bashkësi shqiptare për t'u përmendur. në kontakt të ngushtë me fqinjët e tyre sllavë. popuj këta që vinin të dy nën ndikimin në rritje të kulturës bizantine. çifutë dhe sllavë. W. Nga mbërritja e sllavëve në Shqipëri e deri në pushtimin turk në shekullin e pesëmbëdhjetë shqiptarët jetuan. pjesa më e madhe e Shqipërisë u pushtua nga serbët. Manuel Kantakuzeni i Mistrës (sundoi më 13481380) i ftoi kolonët shqiptarë të nguleshin në krahinat pak të populluara të Arkadisë dhe Lakonisë e të shërbenin si mercenarë kundër principatave franke në jug. Hasluck.

f. 66 në Bibliotekën Universitare të Leidenit. Bullgarisë. Ruthenisë. Ms. dhe Cod. f. Vetëm në këtë periudhë mund të flitet me ndonjë shkallë qartësie për një popull shqiptar ashtu siç e njohim sot. historiani bizantin Mihaelis Ataliates (Michaelis Attaleiates) qe i pari që përmendi se Albanoi kishin marrë pjesë në një kryengritje kundër Konstantinopojës më 1043 dhe se Arbanitai ishin nënshtetas të dukës së Dyrrakiumit. E para nga këto përmendje në histori për ekzistencën e gjuhës shqipe. Elsie 1990a. 167. thotë: "Audivi unam vocem clamantem in monte in lingua albanesca" (Dëgjova një zë që thërriste në male në gjuhën shqipe)8. Në të vërtetë kemi katër përmendje të qarta e të padyshimta midis viteve 1285 dhe 13327. Jirecek 1904 cituar nga Ajeti 1977. 10 . 693. Elsie 1994d. një farë Mateu. nuk ndodh në Shqipëri. Në 'Historinë' e tij të shkruar më 1079-1080. një nga përshkrimet e rralla ky për këtë vend në vitet e para të shekullit të katërmbëdhjetë. Górka 1916. Polonisë dhe Bohemisë. me më shumë gjasa i Urdhërit Dominikan. Po ashtu. kr. një tekst latin mesjetar i vitit 1308 të erës sonë. historiani Gjon Skilices (Ioannis Scylitzes) përmend (rreth v. Kisha kristiane. Përveç pjesëve që pasqyrojnë rajone të ndryshëm të Greqisë Bizantine. ai përmban edhe një pjesë për Shqipërinë. Lat. 14693 në Bibliothèque Nationale (Biblioteka Kombëtare) në Paris. kr. greke apo sllave. 2. Autori anonim i tij mendohet të ketë qenë një klerik frëng apo i shkolluar në Francë. Hungarisë. kr. në veçanti mbi vendet e Ballkanit. 5515 dhe Ms. ajo e vitit 1285. i cili përmban një vështrim mbi tokat e Evropës Lindore. qoftë latine.2 Përmendjet më të hershme për shqiptarët Shqiptarët kanë hyrë në analet e historisë së dokumentuar në gjysmën e dytë të shekullit të njëmbëdhjetë. 117. që del se ka qenë dëshmitar i krimit. Rashës. 1982a. ku për njëfarë kohe ka pasur një bashkësi shqiptare të konsiderueshme. Lat. Në hetimin e një grabitjeje në shtëpinë e Petro del Volcios nga Belena (më vonë Prati). Ashtu si indianët e Amerikës së Veriut pas kolonizimit evropian. Lat. Vlerësohet se një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve ishin asimiluar tashmë në prag të pushtimit turk. Teksti i Anonymi Descriptio Europae Orientalis gjendet në një radhë kodikësh mesjetarë10. ku edhe mblodhi pjesën më të madhe të të dhënave për Ballkanin. ishte ajo që sillte kulturën e huaj. 263 në bibliotekën e qytetit Puatje (Poitiers). shqiptarët kishin mbetur mjaft anash në vendin e vet. mbrojtësja e qytetërimit mesjetar në Ballkan ashtu si gjetiu. f. Kjo pjesë mbyllet me këtë përmendje 6 kr. 7 8 9 Përfshirë Ms. Për ekzistencën e gjuhës shqipe bëhet fjalë për herë të parë aty nga fillimi i shekullit të katërmbëdhjetë. 1081) Arbanites si pjesë të trupave të mbledhur në Durrës nga Niqifor Basilaku (Nicephorus Basilacius). 1982b. kr. por në Dubrovnik (Ragusa). bir i Markut të Mançes. i dërguar nga kisha në Serbi. Elsie 1991c.sllave6. Njëzetetre vjet më vonë hasim një përshkrim të Shqipërisë në të ashtuquajturin Anonymi Descriptio Europae Orientalis (Përshkrim anonim i Evropës Lindore)9.

Symon Semeonis dhe Hugo Illuminator. Mjaft interesante është që në Dubrovnik (Ragusa) ai bën fjalë përsëri për gjuhën e këtyre 'barbarëve': "In eadem dominantur Veneti. Në një vepër latinisht të titulluar Directorium ad passagium faciendum. kr. Lion. 407. Zarë (Zadar). Recueil 1906. Elsie 1991g. barbarët. ndonëse përdorin shkronjat latine në të gjitha librat e tyre)13. Për herë të tretë shohim se për ekzistencën e gjuhës shqipe bëhet fjalë në njoftimin e një pelegrini gjatë udhëtimit për në Tokën e Shenjtë më 132211. tamen litteram latinam habent in uso et in omnibus suis libris" (Shqiptarët në të vërtetë kanë një gjuhë krejt të ndryshme nga latinishtja. veshje dhe gjuhë). 11 kr. zakonet. Kjo vepër nganjëherë i mvishet gabimisht Guillelmus Adam-it ose Adae-s. et ad eam confluunt Sclavi. Mantovë. Brokardi shënon: "Licet Albanenses aliam omnino linguam a latina habeant et diversam. ndërkaq e vizitojnë shpesh sllavët. Paterini et alii scismatici negotiatores qui sunt gestu. 13 12 . Grecis. Veronë dhe Viçencë deri në Venedik. per se linguam habens" (Shqipëria është një provincë midis Sllavonisë dhe Romanisë (Bizantit). Judeis perfidis. paterinët dhe tregtarët e tjerë përçarës. Për qytetin e Durrësit ai vazhdon: "Inhabitatur enim Latinis. Durrës. Simon Simoni i Urdhërit Françeskan u nis nga Klonmeli i Irlandës në pranverë të vitit 1322 bashkë me mikun dhe shoqëruesin e tij Hugo Ndriçuesi. f. Parmë. dhe Hoade 1952. çifutë të pabesë dhe shqiptarë barbarë). 'Itinerari' përmban të dhëna të bollshme për një larmi të madhe çështjesh. 484. Dorëshkrim nr. Për "Itinerarin". si kontrolli dhe procedurat e doganës. Dubrovnik. grekëve dhe sllavëve. Paris. Korfuz. Uisant. E fundit nga këto raste kur përmendet gjuha shqipe dhe ndoshta e para përmendje e vërtetë për ekzistencën e shkrimit në shqip ka qenë ajo më 1332 nga murgu domenikan frëng Brokard ose Frère Brochard (lat. që në shqip mund t'u themi Simon Simoni dhe Hugo Ndriçuesi. Amien. Bobio. Nisë. Gjenovë. Piaçencë. Simoni shënon: "Albanya est provincia inter Sclavoniam et Romanyam. të cilët ndryshojnë krejtësisht nga latinët në zakone. Kentërberi. kr. 1970. Brocardus monacus). Nasmith 1778. lëndët e para dhe prodhimet e vendeve të vizituara e natyrisht për kishat dhe vendet e shenjta. Rrëfimet e udhëtarëve për në Tokën e Shenjtë janë vërtet një burim parësor të dhënash për një pjesë të madhe të Mesdheut lindor në gjysmën e parë të mijëvjeçarit të dytë. e cila gjatë rrugës u ndal në Pula. Barbari. dhe kaloi nga Uellsi verior në Londër. Përshkrimi i tij i jep një vështrim të rrallë të bregdetit shqiptar në gjysmën e parë të shekullit të katërmbëdhjetë. të njohura si Itinerarium Symonis Semeonis ab Hybernia ad Terram Sanctam (Udhëtimi i Simon Simonit nga Irlanda në Tokën e Shenjtë). Qefaloni dhe Kretë. dy pelegrinë anglo-irlandezë. Esposito 1960. monedhat. ndodhet tani i ruajtur në dorëshkrim në bibliotekën Corpus Christi College në Kembrixh12. Këtu ata i hipën një anijeje tregtare për në Tokën e Shenjtë. para se të mbërrinte në Aleksandri. grekë. Përshkrimet e udhëtimit të Simonit. Bônë (Beaune). Avinjon.për gjuhën shqipe: "Habent enim Albani prefati linguam distinctam a Latinis. Ndonëse shumica e pelegrinëve nuk tregonin veçse një interesim kalimtar për vendet nga kalonin në rrugën drejt destinacionit përfundimtar. Dover. kështu që kurrsesi nuk mund të merren vesh me popuj të tjerë). et barbaris Albanensibus" (Sepse ai është i banuar nga latinë. Ulqin. habitu et lingua Latinis in omnibus difformes" (Venedikasit mbizotërojnë në të [Dubrovnik]. Duke lundruar teposhtë bregdetit të Adriatikut. u ndalën më 1322 në Shqipëri gjatë udhëtimit dhe i pari bëri një përshkrim të gjallë të asaj çka pa. Grecis et Sclavis ita quod in nullo se inteligunt cum aliis nationibus" (Shqiptarët e sipërpërmendur kanë një gjuhë që dallohet nga ajo e latinëve. me një gjuhë të vetën).

pë këtë nuk është zbuluar ende ndonjë dokument. dhe me këtë qëllim ky tekst shpesh citohet në historitë dhe studimet për letërsinë shqiptare. Perandorisë së Bizantit dhe Perandorisë Serbe që po shembej. . ajo për shkrimin e shqipes është e dyshimtë.Ndonëse çka përmendet për ekzistencën e gjuhës është e qartë. Mundësia e parë është ajo që natyrisht ka rrëmbyer imagjinatën e brezave pasardhës të studiuesve. Nuk mund të thuhet me siguri nëse Brokardi ka pasur parasysh libra në gjuhën shqipe të shkruar me alfabet latin apo thjesht libra të shkruar në gjuhën latine. Është shkruar apo jo gjuha shqipe nga ndokush gjatë kësaj periudhe kur Shqipëria luhatej midis sferave të influencës së Venedikut.

si shumë bashkatdhetarë. prejardhja e saktë etnike e këtyre figurave mbetet deri diku e hamendët. një numër shqiptarësh që jetonin në Itali. 2 3 . Pall 1938. Ndonëse Shqipëria vetë mbetej një vend malor i ashpër e i thyer. Barleti është autor i tri veprave në 1 kr. 1436-1476). i njohur edhe si Regiomontanus. ku dha mësime filozofie. dhe Pipa 1991b. kr. Kur Shkodra më në fund ra. Prenushi 1981. për rrjedhojë. Gjon Gazulli2 (1400-1465). fuqia politike e ekonomike plot dinamikë e 'Serenissima-s' e kishte shndërruar Adriatikun në një liqen venedikas dhe kishte përhapur kulturën e idetë e Rilindjes evropiane nëpër bregdetin dalmat e deri në Shqipëri. si Johannes Gazulus (Gazoli) dhe në serbokroatisht si Ivan Gazuliƒ. 34-59. dhe Shuteriqi 1979a. të cilat e frymëzuan për të dokumentuar historinë e turbullt të Shqipërisë gjatë pushtimit turk dhe qëndresën kombëtare të saj nën udhëheqjen e Skënderbeut. politike e ekonomike nuk do të zhvillonte një kulturë qytetëse të lulëzuar si ajo në Dubrovnik (Ragusa). ka qenë astronom e matematikan i njohur me prejardhje shqiptare. f. Prenushi 1981. dhe Drançolli 1984. ku ai përjetoi nga afër rrethimin e dytë të qytetit nga turqit më 1478.1 Traditat humaniste të Rilindjes evropiane Shqiptarët u kishin dhënë ndihmesën e tyre modeste letërsisë dhe kulturës perëndimore shumë kohë më parë se ndokujt t'i kishte vajtur mendja që ta përdorte shqipen për të shkruar. si Marinus Barletius. që kishin ikur nga vendi gjatë pushtimit turk e ishin vendosur në fillim në territoret e 'Serenissima-s'. Barleti. 44-85. Astronomi dhe matematikani bashkëkohës gjerman Johanes Myler (Johannes Müller. Trogir (Traù) dhe Zadar (Zara) sipër në veri të bregdetit dalmat. Afërsia me Italinë. që në fillim. iku në Itali e u vendos në Venedik e më pas në Romë. Gazulli gjithashtu kryesoi një numër misionesh diplomatike në shërbim të Dubrovnikut e Venedikut dhe ishte aleat i heroit kombëtar shqiptar Skënderbeut (1405-1468). djepi i qytetërimit evropian. i njohur në lat. f. matematike e astronomie dhe iu përkushtua shpikjes së instrumenteve astronomike. Në transmetimin e kësaj kulture ndërmjetës ishte Republika e Shën Markut. Me fillimin e shekullit të pesëmbëdhjetë. Megjithatë. Historiani Marin Barleti3 (rreth 1450-1512). duhet të themi se për arsye historike është mjaft e vështirë të përcaktohet se kush apo çfarë është shqiptare në shekullin e pesëmbëdhjetë e. mendohet të ketë lindur në Shkodër. i njohur në lat. Split (Spalato). që studioi në Padovë dhe jetoi në Dubrovnik. e përmend në veprën e vetë. pjesa më e madhe në stabilimenti brenda dhe përreth Venedikut. Shumë nga këto figura qenë pasardhësit e asimiluar të refugjatëve nga Shqipëria veriore katolike. LINDJA E SHQIPËRI LETËRSISË SË SHKRUAR NË 3. Në historinë e letërsisë shqiptare këto figura përgjithësisht përmenden si "humanistë shqiptarë"1. dha mundësi që mjaft prej tyre të përfitonin drejtpërdrejt nga kultura humaniste plot jetë e Rilindjes evropiane dhe të merrnin pjesë në të. siç kishte qenë gjithmonë. Atje ra në kontakt me kulturën dhe idetë e Rilindjes italiane. Venediku. Shibenik (Sebenico). kr.3. si dhe për shkaqe historike. do të linin gjurmët e tyre në kulturën latine të Rilindjes evropiane.

f. me një stil lukrecian. f. Ivanov 1969. rreth 1508-1510 (Historia e jetës dhe bëmave të Skënderbeut. pothuajse si shenjtor për heroin kombëtar shqiptar. I ndikuar fort në stil e në mendim nga historianët romakë. i çmuar mjaft nga Erazmi. dhe në italishte Massimo d'Arta. Sainati 1919. ku thuhet se i ka dhënë mësim. kr. Një tjetër dijetar latin me prejardhje arvanitase pa dyshim ishte Maksim Greku7 (rreth 1480-1556). duket se ka qenë personifikimi kolektiv i shumë marrëdhënieve pasionante. Romë. ngre lart forcat mitologjike të natyrës. duke shprehur një nderim të thellë. i njohur në latinishte si Michaelis Marullus. Më 1470 ai i hyri një karriere ushtarake dhe shërbeu dhjetë vjet si ushtar energjik i fatit në vise të ndryshme të Italisë. I. në shqipe Maksim ose Mihal Artioti. Leonik Tomeu6 (Leonicus Thomeus. sidomos nga Livi (vitet 59 para erës sonë . 'Historia e Skënderbeut' e Barletit është lexuar e përkthyer gjerësisht në shekujt e gjashtëmbëdhjetë dhe shtatëmbëdhjetë4 dhe përbën për ne një burim themelor të dhënash mbi Shqipërinë e shekullit të pesëmbëdhjetë. Barleti gjithashtu hodhi themelet e asaj çka vetëm mund të quhet kult i Skënderbeut për shqiptarët brenda vendit dhe në diasporë. Maruli është autor i katër librave me epigrame latine. si dhe i katër librave me 'himne për natyrën'. kr. Ai pati lindur në Artë. për të cilin Sandro Botiçeli (Sandro Botticelli. 1444-1510) na ka lënë një portret klasik rilindës. ndonëse martesa nuk zgjati shumë. si simbol dhe thelb i qëndresës ndaj sundimit të huaj. Veprat e tij janë botuar në rusisht. Firence dhe Padovë. 6 5 kr. f. Familja e tij iku në Raguzë (Dubrovnik). 117-130. Bruns 1893. ku që në vogëli. së cilës ai i drejtonte vargjet e tij katuliane të dashurisë. Zakythenos 1928. A. mes të tjerëve. kr. princit të Epirit). Maksim Hagioriti. i njohur edhe me emrat Michael Trivolis. greqisht. Denissoff 1943. dhe përktheu veprat e Aristotelit e të filozofëve të tjerë të Greqisë së Lashtë. 69-161. 7 . Një poet latin i Rilindjes evropiane për të cilin është thënë se ka prejardhje arvanitase ishte Mikel Maruli5 (Michele Marullo Tarchaniotes. 149-164. Barleti e frymëzoi lexuesin e shekullit të gjashtëmbëdhjetë. Tomeu qe një dijetar i shquar klasik. dhe Prenushi 1981. 267-380. Epirotarum Principis. ff. 2. Romë 1555 (Përmbledhje e jetës së papëve dhe perandorëve romakë deri te Marceli II). pikërisht kur turqit ishin në portat e Vjenës më 1529 dhe që përherë e më shumë po e zinte ankthi i mundësisë së një pushtimi turk të Evropës Perëndimore. Më 1491-1492 ai rivalizoi me Politianin (1454-1494) në Firence dhe më 1495 u martua me poeteshën Alesandra Skala (Alessandra Scala. 1. filozofi dhe teologji në Ferrarë. Historia de vita et gestis Scanderbegi. Maksim Grek 1894-1897. vëll. dhe Compendium vitarum summorum pontificium et imperatorum romanorum usque ad Marcellum II. ndjeu së pari ndikimin e qytetërimit të Rilindjes italiane. Mendohet se ka lindur nga një familje greko-shqiptare me prejardhje nga Moreja pak muaj pas rënies së Konstantinopojës. vëll. Më pas u vendos në Venedik dhe dha mësim në Scuola degli Albanesi (Shkolla e shqiptarëve). lindi në Venedik nga një familje prej Durrësi. Neaera. dhe studioi latinisht. Maruli. 1453-1500). Prenushi 1981. Petrovitch 1881/1967. në të cilët ai. edhe Kopernikut. i njohur në italishte si Niccolò Leonico Tomeo. një qytet në Epir i populluar mjaft nga shqiptarë. Croce 1945.gjuhën latine: De obsidione Scodrensi. 1475-1506). Perosa 1951. Ai studioi letërsi klasike dhe filozofi në Firence dhe u bë profesor i filozofisë në Padovë. 60-76. u mbyt aksidentalisht në lumin Cecina më 11 prill 1500. mjaft prej tyre të mbrujtura me një notë melankolie. 1456-1531). Rreth dhjetë vjet ai jetoi si murg në Malin Atos dhe më 1518 u thirr në 4 Për përkthimet e para kr. dhe Prenushi 1981 f. Venedik 1504 (Rrethimi i Shkodrës).17 të erës sonë).

fol. Elsie 1986b. Djali i virgjër duhet 8 kr. 348/663. nuk ka gjurmë të rëndësishme të gjuhës shqipe që të datojnë para shekullit të pesëmbëdhjetë. dhanë ndihmesë në zhvillimin e kësaj ringjalljeje të madhe kulturore. Marin Beçikemi8 (Marinus Becichemus Scodrensis. f. Ai është autor i një numri veprash latinisht. 9 . 131-148. teologjike e gramatike. më 1474 dhe 1478. që ruhet në Muzeun Konde (Musée Condé) në Shato dë Shantiji (Château de Chantilly) në veri të Parisit. Shkodrës. 153v). Duke përdorur latinishten si gjuhë universale të shkollës. ose për të folur më saktë për këtë periudhë . një traktat i njohur mesjetar.m. duke bërë të njohur në Rusi arritjet e filologjisë dhe të studiuesve bizantinë. ai përbën një shtojcë prej 29 rreshtash ndaj të ashtuquajturit dorëshkrimi Bellifortis (ms. janë ndërfutur në tekstin latin. është një tekst misterioz që merret me ritet e pagëzimit. 40-72. nga pirotekniku gjerman Konrad Kyezer (Conrad Kyeser. shqipja është gjuha kombëtare e fundit në Evropë që është dokumentuar. ata nuk patën lidhje të tjera me Shqipërinë përveç atyre të krijuara ndoshta nga rrënjët e tyre etnike. shkrimtarë dhe mendimtarë të shekujve të pesëmbëdhjetë dhe gjashtëmbëdhjetë. f. kr. me talentin e tyre. Në fakt. Ai është autori i më se 150 veprave. 3. 1468-1526).th. patën pak rëndësi të drejtpërdrejtë për lindjen e letërsisë shqiptare. shqipja nuk gëzon traditë letrare të gjatë.2 Fillimet e shkrimit shqip Krahasuar me gjuhët e tjera kombëtare të Evropës. Një letërsi e re ishte në prag të agimit të saj. Prenushi 1981. në pjesën më të madhe në latinishte. ndoshta në shqipen e hershme. që nuk ka lidhje aspak me pjesën tjetër të dorëshkrimit Bellifortis. Megjithatë. mbi armët dhe fortifikimet ushtarake. pikërisht në këtë periudhë energjia krijuese e intelektualëve shqiptarë brenda dhe jashtë vendit filloi për herë të parë të kanalizohej drejt përdorimit të gjuhës së tyre për të shkruar. predikime morale dhe përkthime. që do të kishte një ndikim të tillë mbi qytetërimin evropian. Kjo rrethanë është sidomos për të ardhur keq jo vetëm nga pikëpamja letrare (ndonëse dihet që kemi disa dokumente të shkruara në latinishte për shqiptarët). Ky është i ashtuquajturi teksti Bellifortis9. Cosenza 1962. Fillimi i shekullit të pesëmbëdhjetë na vë përpara një tekst kureshtar që mund të përbëjë pikënisjen për shkrimin shqip. i njohur në italishte Marino Becichemi.oborrin e Vasilit III (sundoi 1505-1533) në Moskë për të përgatitur përkthimet sllave të teksteve liturgjike greke. por edhe nga ajo gjuhësore. ndër to traktate filozofike. Kjo shtojcë. Ata ishin produkt i kulturës humaniste të Rilindjes italiane dhe. Maksim Greku luajti një rol të madh në ringjalljen e kishës ortodokse ruse. ndër to një panegjirikë që merret me rrethimet e vendlindjes së tij. janë të rralla dhe disi të errëta. 13661405). Fillimet e letërsisë shqiptare. Teksti i përkthyer është: "Kjo është bukuria e të dymbëdhjetë shenjave të ndritshme.të shkrimit shqip. ku bën pjesë edhe njëfarë ceremonie e pjekurisë seksuale. 'Humanistët shqiptarë' të përmendur më sipër. shkencës dhe artit. I datuar 1405. ishte nga Shkodra dhe qe mësues në Dubrovnik e në Breshie para se të bëhej profesor i retorikës në Universitetin e Padovës. d. dhe Shuteriqi 1987. Tetë rreshtat. 1997b.

Si ka përfunduar më i hershmi dokument i shkruar i shqipes. Rrjedhtë e kaloftë ajo vala me të cilën do të plotësosh atë që kërkohet. duke shqiptuar dymbëdhjetë herë atë që është perifrazuar. Vjen e provohet ajo punë e hollë.pagëzuar në një ditë me diell në orët e para të mëngjesit. Mjafton një shprehje e thjeshtë. ragam ragma mathy zagma concuti perbra ista aus auskar auskary ausckarye zyma bomchity wasram electen eleat adolecten zor dorchedine zebestmus lisne zehanar zehanara zensa echem biliat adolecten zeth dorchene zehat stochis lisne zehanar zehanara zehayssa. Thuaji djalit [në] veshin e djathtë "ragam". ku është ruajtur ky tekst. Për hir të Zotit. Teksti i kuptueshëm më i lashtë në gjuhën shqipe është një formulë pagëzimi që mban datën 1462 e që thotë: Unte paghesont premenit Atit et birit et spertit senit (Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit të Shenjtë). mund të shihet se dy rreshtat e fundit duket se përsërisin dy rreshtat para tyre. dhe nëse ngrihet e rëndohet më shumë. duke e mbajtur atë gjënë e rrumbullakët me dorën e majtë të trupit [të tij] joharmonik. Pastaj. për shembull. Engjëlli e përfshiu në një letër pastorale me rastin e një sinodi të mbajtur në kishën e Trinisë së Shenjtë në Mat më 8 nëntor 1462. Pas një pauze. derisa të plotësoni normën e trupit joharmonik. . Qoftë edhe në këtë formë të gjymtuar. Kurse me dorën e djathtë të ngritur lart ai duhet të mbajë një pishtar. ajo gjëja e rrumbullaktë duhet të mbahet si më lart në dorën e djathtë. e cila nevojitej shumë për kthimin në fenë katolike të atyre që nuk flisnin latinisht. rreth 1417-1470). Prandaj është fort bindëse që folës të shqipes të gjendeshin në Francën e shekullit të katërmbëdhjetë e të pesëmbëdhjetë. profetët Enoh dhe Elias dhe klerikët e lartë të ftuar do të lidhin bashkë gjërat e paracaktuara. Sundimi anzhuin në Shqipëri zgjati deri në mesin e shekullit të katërmbëdhjetë dhe përfundoi në kthimin e disa viseve të Shqipërisë veriore në katolicizëm. Teksti u zbulua në Bibliotekën Laurentiane10 në Firence nga dijetari rumun Nicolae Iorga 10 Dorëshkrim Ashburnham numër 1167. Atë gjënë e mprehur e të fortë sipër duhet ta mbështjellësh me dyllë të paprekur dhe po ashtu gishtin e madh të kthetrës së djathtë të djalit. në një dorëshkrim për punimet xhenjere e fortifikuese në ushtri në Château de Chantilly? Dihet se Karli Anzhuin zbriti në Vlorë më 1269 dhe tre vjet më vonë e shpalli veten rex Albaniae. mund të mbahet kështu edhe me dorën e majtë. Ai që e kupton. shumë elemente të tekstit jo rastësisht të kujtojnë shqipen. Disa nga këta katolikë." Pjesët e paqarta të tekstit Bellifortis përmbajnë namatisje e formula magjike me përsëritje dhe shndërrime fjalësh. e di se ç'është kjo punë. ose të paktën disa klerikë frëngj me një farë njohjeje të shqipes. Autori i kësaj formule ishte Pal Engjëlli (lat. duhet të kenë ikur nga vendi e të kenë vajtur në Itali dhe Francë kur u larguan frankët. Me një shqyrtim më të imtë. I lidhshin e i bashkofshin dymbëdhjetë majat e qiellit me gjithë virtytet që kanë brenda gjërat e paracaktuara due racha yze inbeme zabel chmielfet dayce dayci dayze yan yon yan. vjen ajo që kërkohet. Paulus Angelus. Këtë përkthim në shqipe të formulës së pagëzimit. pa dyshim për arsye tabush. kurse [në] të majtin "echem" aq herë sa lypset përsëritur. dhe kësisoj nuk janë menjëherë të përkthyeshme. argjipeshkëv i Durrësit dhe mik i ngushtë e këshilltar i Skënderbeut. e përshkruar më parë. Mister është në një farë mënyre edhe origjina e tekstit Bellifortis. Gjithashtu. po t'i quajmë kështu.

kr. greke. Përshkrimet e këtij udhëtimi u botuan më 186017. Një dokument tjetër e më i rëndësishëm i shqipes së hershme është i ashtuquajturi Ungjilli i Pashkëve ose Perikopeja14. Këto 11 kr. kësaj radhe në Gjermani. ndonëse jo i përkthyer mirë. Ai u zbulua nga historiani grek Spiridon Lampros (1851-1919) më 1906 në një dorëshkrim greqisht15 të ruajtur në Bibliotekën Ambroziane në Milano. një kalorës gjerman. ai shënoi njëzetegjashtë fjalë. Medius 1516. Palestinë. Martini-Bassi Catalogus Codicum Graecorum. 12 13 14 15 1906. duke e mallkuar në gjuhën e vet me fjalët Dramburi te clofto goglie (T'u dridhtë goja). në Greqi. edhe fjalorë të shkurtër me fjalë e shprehje në gjuhët kroate. fon Harfi mblodhi materiale mbi gjuhët që ndeshi në vende të ndryshme. f. ndërsa kjo frazë njihej se ishte në gjuhën shqipe dhe u botua vetëm më 197213. Gjatë udhëtimeve fon Harfi tregoi një interesim të vazhdueshëm për gjuhët dhe zakonet e huaja. Elsie 1984. arabe. Iorga 1915.(1871-1940) dhe u botua prej tij më 191511. hebraishte. Njëzetenjë vjet më pas. kr. ndeshemi me një fjali në gjuhën shqipe (çka është njëherazi edhe mallkimi i parë) në një pjesë teatrale të kohës së Rilindjes evropiane me titullin Epirota12. pesëmbëdhjetë rreshta në shkronja greke. Në vjeshtën e vitit 1496. është në dialektin toskë. kr. dhe konsiderohen si shembujt më të mirë të kësaj gjinie. "T'u thaftë gjuha" etj. kur po lundronte me anije tregtare me vela nga Venediku në Aleksandri. Codex 133. udhëtar dhe shkrimtar. f. Braun & Camaj 1972. një këngëtar epirot (d. Një analizë paleografike e tekstit e përcakton si shkrim të kohës nga shekulli i pesëmbëdhjetë në shekullin e gjashtëmbëdhjetë. nëpër bregdetin shqiptar. shqiptar) me emrin Damasken shan një hanxhi që nuk ia pëlqen këngët. në veriperëndim të Këlnit).. "T'u mbylltë goja". me sa duket një pelegrinazh në Tokën e Shenjtë. Është fjalori shqip i Arnold fon Harfit16 (Arnold von Harff. Lampros kr. fon Harfi u nis për një udhëtim. më 1483. çka e shpuri në Itali. tetë fraza dhe dymbëdhjetë numra në shqipe. të cilat i hodhi bashkë me përkthimin gjermanisht në ditarin e tij të udhëtimit. Ky mallkim është në gjuhën shqipe dhe u ngjan shumë sharjeve që përdoren edhe sot. Arabi. Borgia 1930. autori i të cilit nuk dihet.m. Gjatë udhëtimeve. Ai u kthye në Këln në vjeshtë të vitit 1498 ose 1499 dhe vdiq më 1505. i lindur në një familje fisnikësh në Rinin e poshtëm (në Harff mbi lumin Erft. Tommaso de Mezzo). 194-197. Teksti. dhe pastaj në kthim nëpër Evropën qendrore në Francë e në Spanjë. hungareze. Azi të Vogël. rreth 14711505). të përkthyera nga Ungjilli i Shën Mateut (27: 62-66). bashkëkohës dhe i njohur i Xhovani Piko dela Mirandola (Giovanni Pico della Mirandola. d. 16 17 .m. Shekulli i pesëmbëdhjetë mbyllet me një tjetër tekst shqip (1497) që ruhet jashtë. Në këtë komedi në stilin e Plautit. kr. Në një ndalesë në portin e Durrësit në pranverën e vitit 1497. kr.th. 1463-1494). 63. Për moshën e tij vlerësimet shkojnë nga shekulli i katërmbëdhjetë në shekullin e tetëmbëdhjetë.th. "Humbsh zërin për të keqen tënde". baske dhe bretone. Pjesa teatrale u botua në Venedik më 1483. të shkruar latinisht nga Thoma Mediusi (ital. Groote 1860. duke dhënë. përveç materialit në shqipe. aq shumë të përhapur në fund të periudhës së mesjetës. turke. Egjipt.

fon Harfi shkruan: "Nga Ulqini në Durrës lundruam me një erë shumë të fortë. e cila nuk mund të shkruhet mirë. Ky qytet shtrihet në Shqipëri. 20. më saktë 'një njeri'. 19 20 21 . meqë në këtë vend ata nuk kanë alfabetin e vet. 9. apo "Grua. si dhe fraza të nevojshme si: "Mirëmëngjesi". 7. shtëpiakë e të udhëtimit. a mund të flemë bashkë sonte?" Kjo pyetje e fundit. mungon në fjalorin shqip. 11. Me të mbërritur në Durrës. "Sa kushton kjo". 25. 19. 4. 13. më saktë 'mirë se vjen'. 8. 16. 28. 15. për një arsye apo për një tjetër. ku banorët kanë edhe gjuhën e tyre. boicke vene oie mische jat foeije oitter poylle pyske krup myr kyckge megaruneto18 pijneto tauernea geneyrea19 growaa denarye sto20 jae criste dreckthe kijrija kale elbe fijetto mirenestrasse myreprama meretzewen21 bukë verë ujë mish djathë vezë uthull një pulë peshk kripë mirë keq ha pi tavernë burrë grua parà po jo zot dreq qiri një kalë elb fle mirëmëngjes mirëmbrëma mirëdita 18 më saktë 'me ngrënë'. 5. më saktë 'ashtu'. 21. 29. 22. e që tani është nën sundimin e Venedikut. 2. Kam hedhur në letër disa fjalë të kësaj gjuhe shqipe. 10. 3. 27. 18. 24. 26. të cilat po i jap më poshtë me alfabetin tonë: 1. 23. 6.përbëjnë atë që mund të quhej fjalor xhepi për udhëtarë. 14. 17. 12. Ky është një qytet i madh i rrënuar nga turqit. që zakonisht përfshijnë terma ushqimorë.

46. më saktë 'laj një këmishë'. dhe më saktë. 43. Kështu që fon Harfi ka identifikuar përkthimin e pyetjes që kërkonte me fjalët shqip të përgjigjes. 26 25 kr. 36. ake ja kasse zet ve22 kess felgen gjo kaffs23 do daple laff ne kammijss24 ne kaffs25 nea dua trij quater pessa jast statte tette nante dieta nijtgint nemijgo çfarë ke që më pëlqen sa bën do ta ble laj këmishën time si quhet një dy tre katër pesë gjashtë shtatë tetë nëntë dhjetë njëqind njëmijë" Fon Harfi përdori mbi shqipen drejtshkrimin e tij gjerman. 34. 38. Hetzer 1981c. 37. i cili natyrisht nuk mund të mbante parasysh e të respektonte fonemat e shqipes që ndryshojnë nga ato të gjermanishtes. 40. transkriptimi i shqipes26 prej tij nuk është më i keq se ai i teksteve të tjerë të periudhës. dhe në vend që të marrë përkthimin i jepet një përgjigje për emrin në shqip të sendit që rastësisht ai mund të ketë treguar me gisht. më saktë 'qysh vlen kjo kafshë'. 22 më saktë 'a ke gjëkafshë të re'. 31. 42. 44. 41. 45. Megjithatë. 32. Fjalë për fjalë. 39. Për këtë le të mendojmë udhëtarin e Mesjetës që vjen në Shqipëri dhe kërkon përkthimin e pyetjes 'si quhet?'. ajo do të thotë 'një kafshë' ose 'një gjë'. dhe fjalori i tij i xhepit mund të përdoret nga të huajt deri diku edhe sot. . 33. 35.30. 23 24 ne kaffs është keqkuptuar nga fon Harfi.

pra edhe të vetmet gjuhë të mundshme për t'u shkruar. Arsimimi në gjuhën turke jepte mundësi jo vetëm për karierë fetare. në krijimin e shumë letërsive në gjuhën vendëse. në disa raste të rralla në shekullin e shtatëmbëdhjetë. përderisa gjuhët tradicionale të kishës ortodokse. gjithashtu. SHEKUJT XVI E XVII Nga shekulli i pesëmbëdhjetë e këndej. Në ato vende. Kështu. Letërsia e hershme shqiptare. Fuqia e tretë kulturore në këtë vend. Megjithatë. ajo e grekëve ortodoksë dhe ajo e 'latinëve' katolikë. publikun lexues të asaj kohe në Shqipërinë 'latine' e përbënte tërësisht kleri i shkolluar në pjesën më të madhe në Itali. Përveç kësaj. FILLIMET E LETËRSISË NË SHQIPËRI. i mbetën besnike kishës ortodokse dhe traditave të ngurtësuara të Bizantit. ajo lejoi gjuhën vendëse të kalonte. as kurrfarë traditash të shkruara në gjuhën shqipe. ato nuk patën mundësi për arsimim të rregullt e kulturë intelektuale. Autorët e hershëm shqiptarë mund të kenë shkruar apo përkthyer edhe tekste laike. njëfarë përdorimi më liberal i gjuhëve kombëtare e lokale shpuri në një lidhje më të ngushtë me kishën. Së dyti. meqë njerëzit e thjeshtë kishin mundësi kësisoj të kuptonin se ç'bëhej e. gjithashtu po ndiehej ndikimi i frymës së humanizmit dhe i respektit për pasionin intelektual. kurse më vonë nga vepra origjinale të hartuara me një gjuhë vendëse të re. Në Shqipëri botimi i shkrimeve kurrë nuk ka qenë punë e lehtë. Shqipëria u nda në tri sfera kulturore e gjuhësore të dallueshme nga njëra-tjetra: sfera e turqve myslimanë. me gjithë pushtimet turke. të cilët ishin arritje të Rilindjes italiane. Ndonëse fiset malësore vendëse kishin kulturën e vet popullore dhe një letërsi gojore të pasur. Pjesa më e madhe e viseve të Shqipërisë që.4. ka të ngjarë si reagim ndaj reformizmit protestant në Evropën veriore. ato nuk kishin alfabet dhe. Karakterin fetar të kësaj letërsie e përcaktuan dy faktorë. ishte në thelb letërsi fetare. që do t'i kishte dhënë shtytje krijimit të një letërsie të shkruar. ajo nuk u zbulua si mjet i krijimtarisë letrare islame veçse në mesin e shekullit të tetëmbëdhjetë. nuk i kishte më të pakta synimet për t'i asimiluar shqiptarët e për t'i përfshirë në grigjën e latinishtes e të italishtes. Por edhe shqiptarët ortodoksë nuk qenë në gjendje të përdornin gjuhën e vet për qëllime arsimore e kulturore. çdo vepër. Këto elemente do të silleshin nga tri kulturat fqinje që e kishin ndarë vendin. Të vetmet shtypshkronja të asaj periudhe mund të gjendeshin në Itali dhe në bregun dalmat të Republikës së Shën Markut. qoftë fetare apo laike. Së pari. forcat turke që pushtuan Shqipërinë. sollën me vete një kulturë të re myslimane që do të mbijetonte këtu deri në shekullin e njëzetë. kishin mundur t'i bëjnë ballë kulturës së re e përherë kërcënuese islame. por vepra të tilla nuk e kanë parë dritën e botimit. duhet të kalonte nëpër një censurë të rreptë para se të merrte 'vulën' e kishës. Kur Perandoria Osmane ishte në kulmin e fuqisë. ajo e kishës katolike të Romës. kisha kishte në të vërtetë monopolin e botimeve në Shqipëri si edhe gjetiu. ishin greqishtja në jug të vendit dhe sllavishtja kishtare në veri. Gjuha shqipe qe e pamjaftueshme për realizimin e plotë intelektual në këtë perandori përherë në zgjerim me tradita të pasura kulturore turke e persiane. ende e papërshtatur për abstraksione filozofike e teologjike. persishtja dhe arabishtja. gjë që u linte pak hapësirë krijimeve të tjera që nuk ishin tekste fetare. Gjuhët e kulturës dhe të dijes në Shqipërinë myslimane gjatë kësaj periudhe qenë turqishtja. ajo e shekujve të gjashtëmbëdhjetë e të shtatëmbëdhjetë. Edhe brenda kishës katolike. Në atë kohë të paqëndrueshme të Kundërreformës pikëpamjet dhe . si pasojë. por edhe për karierë politike apo ushtarake në shërbim të Portës së Lartë. Në fillim ajo përbëhej nga përkthime tekstesh kishtare nga latinishtja e italishtja në shërbim të Kundërreformës.

Letërsia fetare. për një numër arsyesh.1 Gjon Buzuku dhe libri i parë shqip (1555) Vepra e njohur përgjithësisht me emrin Meshari nga Gjon Buzuku është libri i parë në gjuhën shqipe e njëherazi një nga frytet më interesante në historinë e letërsisë shqiptare. e ate në ënbarofshi. Jo vetëm sistemi i shkrimit. për s~ mujta me ditunë. për-se ata të mundë mernë s~ i naltë e i mujtunë e i për-mishëriershim anshtë Zot'ynë atyne qi t'a duonë ëm gjithë zemërë. se të korëtë t'aj të ënglatetë dierje ën së vielash e të vielëtë dierje ën së ënbiellash. me zhdritunë pak mendetë e atyne qi të ëndiglonjinë.L. desha me u fëdigunë.D. kurse. m~ mos u mondonjënë. problem ky që nuk u zgjidh plotësisht para fillimit të shekullit të njëzetë. ishte një shteg i përkryer për përmbushjen e aspiratave të kësaj klase intelektualësh shqiptarë. mund të gjykohet se familja e Gjon Buzukut duhet të jetë diku nga fshatrat e bregut perëndimor të liqenit të Shkodrës. vijnë nga pasthënia e Mesharit. të paktën nga pikëpamja gjuhësore e kulturore. Nga tiparet dialektore të gegërishtes veriperëndimore të tekstit. Zot'ynë ka(a) me shtuom ëndër jã. e për-herrë Zot'ynë k~ me klenë me jã. më anë tjetër. pa e ditur ç'përmasa historike do të merrte kjo punë e tij: "U doni Gjoni. çante rrugën për zhvillimin e një kulture dhe letërsie me tipare dalluese kombëtare shqiptare. Botimet e para fetare në gjuhën shqipe përbënin gjithashtu një akt kundërshtimi ndaj pranisë depërtuese të një kulture myslimane turke në këtë vend. U lus ënbas sodi m~ shpesh të uni ëm klishë. të shkruarit në gjuhën shqipe përfaqësonte një simbol të qendresës ndaj fuqive të huaja që sundonin në Shqipëri ose mbizotëronin në kulturën e saj. për-se ju kini me gjegjunë ordhëninë e t'inë Zot. por edhe idetë u sollën nga jashtë e u gatuan për t'iu përshtatur nevojave. e ata qi u monduonë dierje tash. vetëm nga dijetarë me formim arsimor të qëndrueshëm. një literaturë e tillë ndihmonte për përhapjen e doktrinës se kishës katolike. ju tue ëndiekunë të dërejtënë e tue lanë të shtrenbënënë. që mund të zgjidheshin. për titullin origjinal dhe vendin e botimit vetëm mund të hamendësohet. u ndodhën edhe para pengesash të tjera. Për shkak se ballina dhe gjashtëmbëdhjetë faqet e para të kopjes së vetme të njohur të kësaj vepre historike mungojnë. Vetë krijimi i një alfabeti të përshtatshëm për sistemin tingullor të shqipes. E u m~ duo të ënbaronj vepërënë t'eme. të cilën Buzuku e shkroi me dorën e vet në gjuhën shqipe. ën së dashunit së botësë s'anë. kërkonte në fillim frymë të fortë iniciative e energji të mëdha. një- . tue u kujtuom shumë herrë se gluha jonë nukë kish gj~ të ëndigluom ën së shkruomit shenjëtë.IV. ndoshta afër Shestanit. çka bënte që shumë vepra të botuara të hiqeshin më pas nga qarkullimi. Zot'ynë të ketë mishërier ënb§ jã. aspiratave dhe ëndrrave të popullit shqiptar. biri i Bdek Buzukut. shkrimtarët e parë që guxuan të shpreheshin në gjuhën shqipe. E këta ju tue b~m. në analizë të fundit. Nga njëra anë. Është vërtetë një mrekulli që ky monument i madh i letrave shqiptare ka ardhur deri në ditët tona. t'inë Zot tue pëlqyem. Sikundër ka ndodhur shpesh në historinë e letërsisë shqiptare. 4. E ju t'ini të zgjiedhunitë e t'inë Zot. Së dyti. tani në territorin e Malit të Zi. Ëndë vietët M.mendimet se ç'ishte e parrezikshme për t'u botuar ndryshonin me shpejtësi. Përveç mungesës së mjeteve botuese. përshtatja e një gjuhe fisnore për një sistem më të përpunuar e më intelektual komunikimi nxirrte probleme të atilla. Për autorin e Mesharit shqiptar dihet pak. Ato të dhëna të pakta që kemi për Buzukun.

Ai e cilësoi këtë zbulim si "një meshar të lashtë shqiptar të rrëgjuar nga koha". 2 3 4 . por më vonë. ata faj e lus t'a trajtonjë ënde e mirë. Pas shumë vitesh harrimi. Kopja e vetme e ardhur deri në ditët tona e Mesharit të Buzukut u zbulua rastësisht më 1740 në bibliotekën e Kolegjit të Propaganda Fides prej Gjon Nikollë Kazazit (1702-1752) nga Gjakova kur. Prop. u duo tuk të jetë fajtë. 58. e lutëni t'enë Zonë ende për muo. kr. për-se nukë çuditem se në paça fëjyem. 1866-1941). 244. IV. themelues i Seminarit shqiptar në Palermo. ka të ngjarë në rajonin e Venedikut. ishte për vizitë në Romë. Ka shumë të ngjarë që. të jetë orvatur të mos lejojë vepra në gjuhën vendëse."1 Është thënë në mënyrë bindëse se Buzuku nuk ka jetuar brenda Shqipërisë. Pjetër Budi (1566-1622) dhe Frang Bardhi (1606-1643) duket se nuk e kanë njohur Mesharin. për-se për-herrë ëndaj 'ta nukë mundë jeshe. Për-se ata qi shtanponjinë kishnë të madhe fëdigë. Mendimi i përgjithshëm është se Meshari i Buzukut ka qenë botuar në Venedik. në shenjë ripohimi të doktrinës katolike tradicionale të Kundërreformës dhe në atmosferën e përgjithshme të frikësimit që mbretëronte gjatë Inkuizicionit. në atmosferën e Reformës.. që më vonë përfundoi në Bibliotekën e Vatikanit4. Në Venedik Buzuku duhet të ketë pasur më shumë mundësi se në Shqipëri për shkollimin e nevojshëm letrar e për specializimin si prift. këjo tue klenë m~ e para vepërë e fort e fështirë për të vepëruom ënbë gluhët t'anë. duke renditur botimet për të cilat kishte dëgjuar. E se për fat në keshe kun ënbë ëndonjë vend fëjyem. si Argjipeshkëv i Shkupit. kr.L. vepra nuk ka pasur ndonjë përhapje të gjerë.zet dit ëndë mars zuna ënfill. në një raport për Propaganda Fiden më 1665. por diku në Adriatikun verior në Republikën e Shën Markut. ndonëse eruditi Pjetër Bogdani (rreth 1630-1689). përmend një 'Euangelii in Albanese' (Ungjill në shqip)3. Zamputi 1988. ënbë të dí anët më duhee me sherbyem. ku familje refugjatësh shqiptarë kishin ardhur pas pushtimit turk të Shkodrës më 14792. 379. duke cekur çështjen e mungesës së librave në gjuhën shqipe dhe. 1682-1756). Me sa duket. Rallësia e saj pa dyshim është rrjedhojë e politikës së lëkundur kishtare gjatë Koncilit të Trentit (1545-1563) e më pas. si Lekë Matrënga (1567-1619). e aqë nukë mundë qëllonjinë se faj të mos banjinë. ëndë kallënduor V. Dihet se shumë vepra fetare e liturgjike kanë qenë ndaluar apo hequr nga qarkullimi për një periudhë prej tridhjetë vjetësh nga 1568 deri 1598. f. prandaj dhe ka mbetur vetëm me një kopje të ardhur deri në ditët tona. ndonëse po njëlloj mund të mendohet edhe për qendra botuese të bregdetit dalmat. Meshari u nxor në dritë nga Monsinjor Pal Skiroi (Paolo Schirò. Është krejtësisht e mundshme që ta ketë pasur fjalën për Mesharin e Buzukut dhe se ka shënuar titullin origjinal të veprës. Autorët e mëvonëshëm të letërsisë së hershme shqiptare. Kazazi bëri një kopje fragmentesh të tekstit e ia dërgoi Gjergj Guxetës (Giorgio Guzzetta.V. dhe është plotësisht e mundshme që Meshari i Buzukut të ketë qenë ndër to. u tue ënbajtunë një klishë. f. ai qi të jetë m~ i ditëshim se u. Ai tani është kataloguar nën Ed. kisha të ketë dhënë në fillim autorizimin për këtë përkthim.D. 1 Transkriptim fonetik nga Ressuli 1958. e ënbarova ëndë vietët një M. Shuteriqi 1977. Dihet se në fund të shekullit të tetëmbëdhjetë libri ka bërë pjesë në koleksionin e pasur të kardinalit Stefan Borxhia. E tash u jam ënfalë gjithëve. Kjo do të shpjegonte si numrin e vogël të kopjeve të veprës ashtu dhe mungesën e qarkullimit të saj. dit.

kr. por ajo edhe përmban shumë tipare çuditërisht arkaike të padokumentuara ndryshe. Të 188 faqet e tekstit përfshijnë 154. 1875-1961) vëren në studimin e tij për tekstet e lashta në gjuhën shqipe10 se Buzuku u ishte borxhli sllavëve katolikë të Bosnjës. K. Mario Roku (Mario Roques. Libri përmban jo vetëm një meshar (lutje e rite për gjithë vitin). paraqet tipare të gegërishtes veriperëndimore nga viset e bregut perëndimor të liqenit të Shkodrës. kr. Ressuli 1958. Çabej (red. bën krahasime të përmbajtjes me një meshar boshnjak të botuar më 1512. Meshari në fillim përbëhej prej 110 fletësh ose 220 faqesh. Stili i shkronjave i ngjan atij të përdorur në Venedik më 1523 dhe 1537. Roku. 6 7 8 9 10 . dhe në veçanti disa elemente françeskane që na japin çelesa të tjerë të tërthortë për të njohur autorin dhe veprën e tij. të cilat deri tani. ndonëse në të takohen edhe elemente të dialekteve të tjera. Më 1929 u bënë tri kopje të tjera për studiuesin françeskan Justin Rrota (1889-1964). që mund të jetë edhe më e vërtetë. Për herë të parë botimi i plotë u mor përsipër më 1958 nga Namik Ressuli (1908-1985). Ashta.) 1968. që është shpesh me gabime. Për historianët e gjuhës Buzuku është 5 kr. i cili përbën një ndihmë të madhe për të kuptuar drejtshkrimin e Buzukut. sikundër u tha më sipër. gjithashtu.peshkop e dijetar arbëresh nga Sicilia. ku kishin qenë botuar edhe mesharët në cirilikë për katolikët e Bosnjës. Kjo na shpie në përfundim që Buzuku është përpjekur të përdorë një gjuhë më gjerësisht të kuptueshme se dialekti i tij vendës ose. Dalmacisë dhe Serbisë jo vetëm për shkronjat cirilike e për tipografinë venedikase. por edhe shumë fragmente të përkthyera nga librat e lutjeve. Roques 1932b. përfshirë edhe pesë shkronja me prejardhje cirilike për tingujt që nuk gjenden në latinishte apo italishte. fakt ky që lehtëson mjaft interpretimin e tekstit. vëllimi i dytë përmban një faksimile të origjinalit dhe një transkriptim fonetik. falë kompleksitetit të sistemit shkrimor të përdorur prej tij. Rrota 1930. se ai ka lindur dhe është rritur jashtë Shqipërisë. gjuhëtari Eqrem Çabej (1908-1980) bëri botimin e tij kritik në dy vëllime në Tiranë8. Dhjetë vjet më vonë. kr. Për këtë arsye. por ndoshta edhe për vetë idenë që t'u jepte bashkëvendësve një meshar në gjuhën e tyre. Për fat të keq. kr. përfshirë një fotokopje e një transkriptim7. nga të cilat kanë mbetur 94 fletë ose 188 faqe. Vëllimi i parë i Mesharit të Çabejt përmban një studim hyrës me një transliterim të të gjithë tekstit. Për këtë arsye shtypshkronja e Buzukut duhet të ketë pasur kontakt me serbo-kroatishten.000 fjalë me një fjalor të përgjithshëm prej rreth 1500 leksemash9. i cili botoi fragmente të Mesharit një vit më pas në shtypshkronjën françeskane në Shkodër6. kr. Për leksikun e Buzukut. në veçanti me karakteret e shkrimit bukvica të përdorur në Bosnjë. 1964-1966. i cili e fotokopjoi tekstin më 1909-1910 dhe përgatiti një transliterim e transkriptim të tij. psallmet dhe litanitë katolike. Schirò & Petrotta 1932. Meshari u botua në stilin gjysëmgotik të Italisë së veriut me shkronja latine. i cili nuk u është shmangur gabimeve të shtypit apo kapërcimeve. janë hetuar veçse pjesërisht. studimi i gjerë i Skiroit për Mesharin është botuar vetëm pjesërisht5. Jo vetëm që gjuhës së Buzukut i mungon krejtësisht ai ndikim i fortë nga turqishtja i shqipes së mëvonëshme. Gjuha e Buzukut. pjesa më e madhe e veprës përbëhet nga përkthime prej Dhjatës së Vjetër e të Re.

Meshari i tij. ndoshta nga Peloponezi. f. me sa duket është zhdukur. që në atë kohë quhej Piana dei Greci) në jug të Palermos ose në Monreale. Sulejmani 1979. Nga data e shënuar në variantin e parë. 835. pagëzova një foshnjë mashkull më tridhjetë të nëntorit të kaluar. Por si autor i librit të parë në shqip. dhe pastaj u kthye në Sicilinë e tij të lindjes. pastaj u largua për arsye sëmundjeje. Për pesë vjet. i pari nga të cilat është me sa duket me shkrimin e vetë Matrëngës. birin e Antoni dhe Venera Zalapit. 1567-1619) ka qenë një klerik ortodoks i bashkësisë arbëreshe të Sicilisë. Dëshmia thotë: "Unë. jep vitin 1560. që kishte qenë themeluar më 1577. nga i cili ka shpëtuar vetëm një kopje. Stili i rrjedhshëm i tij ka bërë që disa studiues të hamendësojnë për ekzistencën e njëfarë tradite letrare në Shqipërinë veriore të asaj kohe. u shtyp në Romë nga Gulielm Façoti (Guglielmo Facciotto) 'me lejen La Piana 1912. nr. La Piana 1912. student i rëndomtë. i zbuluar nga Skiroi më 1909 dhe i përdorur nga La Piana më 1912. Kopja në dorëshkrim e përkthimit. ditëlindjen e vendos në vitet 1571-1572. Don Lekë Matrënga. Vdiq si kryeprift më 6 maj 1619. Romë 1592 (Doktrina e Krishterë). Regjistri i pagëzimeve. Piana degli Albanesi. ka të ngjarë nga 1582 deri më 1587. Është përmendur në 'Kronikën e të gjithë studentëve të Kolegjit Grek që nga themelimi e deri më 1640'. Gjon Buzuku nuk ishte një krijues i mirëfilltë i letërsisë. 97. pinjoll i një familjeje arbëreshe që kishte emigruar në Sicili. Riza 1962. ai studioi në Kolegjin Grek të Shën Athanasit në Romë. dhe F. Kumbar ishte Françesko i të nderuarve Josep dhe Beatriçe Guzeta. 3. rreth viteve 1532-1533. famullitar në këtë kishë të Shën Gjergjit. Lekë Matrënga ka mbetur si autor i një vepre të titulluar E mbsuame e krështerë13. Sciambra 1964. kurse kumbare ishte Domenika. me përjashtim të pas-shënimit. fletë 85." Për jetën e Matrëngës nuk dihet gjë tjetër. Varianti i botuar. Rrota 1939. 12 11 Arkivi i Katedrales në Horën e Arbëreshëve. është kataloguar nën Codex Barberini Latini 3454 në Bibliotekën e Vatikanit. 1965b. Data e saktë e lindjes nuk dihet11. 4. f. dhe emri iu vu Andrea. pasi kishte kaluar pesë vjet në këtë kolegj". vëll. e shoqja e Joan Muzakës nga kjo krahinë e Pianës12. mësojmë se Matrënga e ka përfunduar përkthimin e tij më 20 mars 1592 në Piana dei Greci. 13 kr. Ai ka lindur ose në Horën e Arbëreshëvet (ital.2 Lekë Matrënga dhe Doktrina e Krishterë (1592) Lekë Matrënga (Luca Matranga. është thjesht një konglomerat përkthimesh nga tekste fetare në gjuhën latine. por sot kjo datë merret si tepër e hershme. kr. e bija e të nderuarve Josep e Beatriçe Guzeta. Një variant tjetër i dorëshkrimit. studioi kulturën e lashtë greke e latine.minierë të dhënash. me kombësi shqiptare. por deri më sot nuk është zbuluar ndonjë vepër më e hershme. ku shkurt thuhet: "Lekë Matrënga nga Monreale e Sicilisë. Nga një dëshmi pagëzimi mësojmë se Matrënga u mor me detyra pastorale midis arbëreshëve të Horës së Arbëreshëvet në dhjetor 1601. Shuteriqi 1987. një katekizëm prej njëzetetetë faqesh i përkthyer nga një vepër latinisht e priftit jezuit spanjoll Jakob Ledesma (1516-1575). 14 . mund të thuhet se është ai që e lindi shqipen letrare. që ka ardhur deri në ditët tona në tri variante të ndryshme14. 4.

një vjershë me tetë vargje që përbën llojin e parë të vargut të shkruar në shqip. 19. Frang Bardhi dhe Pjetër Bogdani. Matrënga shpjegon se përkthimi ishte bërë për t'u përdorur nga arbëreshët që nuk e kuptonin variantin italisht të katekizmës në qarkullim.) Vepra e Matrëngës përmban një hyrje në italishte. Sé síxtae gneríj néx cciae mcátae scáa. Titulli i plotë i botimit është: "Embsuame e chraesterae. por edhe si vepra e parë nga një arbëresh dhe e para vepër e shkruar në toskërishte. duke theksuar se ai do t'u vlente "qindra familjeve në Kalabri e në Pulje" me prejardhje shqiptare. përbëhet nga tetë vargje në njëmbëdhjetërrokësh me rimë të këmbyer. Imbsuam i Cullegit Graec tae Romaesae. Ky shtresim nga leksiku i greqishtes në dialektet arbëreshe ka ardhur duke u dobësuar ashtu si ka ndodhur me leksikun turqisht në shqipen e Ballkanit. Matrënga në Sicilinë e vendlindjes nuk do ta ketë njohur Mesharin e Buzukut të botuar tridhjeteshtatë vjet më parë. 16 . Vjersha e parë që i takoi të botohet në gjuhën shqipe. Baeaera per tae Vrtaenae Atae Ladesmae sciochiaeriet Iesusit. kanë shkruar në dialektin e tyre të gegërishtes. Përkthyer nga italishtja në gjuhën arbëreshe nga Lekë Matrënga.e eprorëve' dhe u zbulua nga Mario Roku (Mario Roques)15. Dottrina Christiana. duke ia kushtuar veprën kardinalit Ludovico II de Torres. Shqipja e tij16 ka një ngjyrim të fortë me leksik të greqishtes. f. Tradotta di lingua Italiana nell'Albanese per Luca Matranga alumno del Collegio Greco in Roma" (Doktrina e krishterë. student i Kolegjit Grek të Romës. në mos edhe prindërit. si dhe vetë katekizmën. Ai është mbështetur në njërin prej varianteve të dorëshkrimit të redaktuar keq dhe përmban shumë gabime. 15 kr. Ai nuk u ndikua fare nga drejtshkrimi i këtij të fundit. Me sa duket. e cila është një udhëzim fetar për doktrinat kishtare në formën e pyetje-përgjigjeve. Ndonëse e shkurtër në krahasim me vepra të tjera të letërsisë së hershme shqiptare. Mbae fiálaet tae tinaezót tae xíchi méxae. Composta dal Reuerendo P. Në hyrje. Roques 1932b. Pjetër Budi. jo vetëm sepse greqishtja ishte gjuha e kishës ortodokse. argjipeshkëv i Monreales. U mjaftua me shkronjat e alfabetit latin. Ajo përmban një ide prekëse dhe titullohet thjesht 'Canzona spirituale' (Këngë e përshpirtshme): "Cghíthaeue u thaerés cúx dó ndaegliésae. Dottor Ledesma della Compagnia di Giesù. ndërkohë që shkrimtarët shqiptarë veriorë në Ballkan përdornin veç tyre edhe disa shkronja cirilike. i cili pak nga pak ka dalë jashtë përdorimit. Ashta 1957. vetëm me 28 faqe. Gjon Buzuku. kr. Tae mírae tae chraextée búra e gráa. por edhe sepse pikërisht nga Greqia kishin ikur arbëreshët e Sicilisë gjashtëdhjetë vjet më parë. Doktrina e Krishterë e Matrëngës është me rëndësi historike e letrare jo vetëm si botimi i dytë më i vjetër i letërsisë shqiptare. E prierrae laetireiet mbae gluchae tae arbaeresciae paer Lecae Matraengnae. Të gjithë autorët e tjerë të hershëm shqiptarë. Në atë eksod duhet të kenë marrë pjesë gjyshërit e tij. 1965. Bërë nga i urti At Ledesma i Shoqatës së Jesuit. italishten sc(i) për sh dhe ishte i pari që përdori th për frikativen dentale. Vepra e Matrëngës përmban një leksik të përgjithshëm prej 450 fjalësh. Matrënga përdori ae për zanoren e pazëshme që tani shkruhet ë.

Më 1616 Pjetër Budi vajti në Romë ku qëndroi deri 1618 për të mbikqyrur botimin e veprave të veta. Një vit më parë. post që e mbajti për shtatëmbëdhjetë vjet. Zamputi 1965a.Elúm cúx e cuitón sé cáa tae vdésae. Pjetër Budi digjej nga dëshira e zjarrtë për ta parë popullin e vet të lirë nga zgjedha turke dhe punoi pa pushim për arritjen e këtij qëllimi. Dihet se në këtë periudhë ai ka pasur kontakte me figura që u dëgjohej fjala si Françesko Antonio Bertuçi (Francesco Antonio Bertucci) dhe me kryengritës shqiptarë që luftonin për të përmbysur sundimin osman.. sepse ndihmuan që të rritej mbështetja për qëndresën shqiptare kundër Portës. kontakte që në vitet e mëvonshme dhanë frytet e veta. në atë kohë pjesë të krahinës kishtare të Serbisë nën juridiksionin e Argjipeshkëvit të Tivarit (Antivari). synonte një kryengritje të përgjithshme të të gjithë popujve të Ballkanit. Se s'ishtë njeri nesh që mkatë s'kaa. Më 1599 Budi u emërua famullitar i përgjithshëm (vicario generale) i Serbisë. Por Budi nuk ishte kurrsesi nacionalist mendjengushtë. kush do ndëljesë. E mentae báxcae mbae taenaezónae i cáa. ku dhe shërbeu në famulli të ndryshme në dymbëdhjetë vitet e para. Riza 1979. ai jetoi dhe punoi në një atmosferë politike pa dyshim të nderë. Se Krishti ndë parrajsit i bën pjesë. E bën për bir të ti e për vëllaa. Në moshën njëzetenjëvjeçare u dorëzua prift katolik dhe u dërgua menjëherë në Maqedoni e Kosovë. E lum kush e kujton se kaa të vdesë. atëherë e më vonë. Të mirë të krështee burra e graa. 1985c. lindi në fshatin Gur i Bardhë në krahinën e Matit. 1986c. ishte mbajtur një mbledhje e lëvizjeve të ndryshme kombëtare kryengritëse për të organizuar një mësymje të madhe kundër turqve. Mbë fjalët të tinëzot të shihi meshë. 1986e etj. autor i katër veprave fetare në gjuhën shqipe. Në Kosovë. 1985. Me sa mund të gjykohet. në jug të Ankonës në Itali. Sé chríxti ndae parráisit i baen piésae. Më 1610 përmendet si 'kapelan i kristianizmit në Shkup'. Pozita e tij kishtare ishte nga shumë anë vetëm një mbulesë për aspiratat e tij politike. Pjetër Budi17 (1566-1622). 1986d. Po të rrinte në vendlindje nuk do të kishte marrë shkollimin e nevojshëm të rregullt. veprimtaria e tij. E baen paer bijr tae tij e paer vaeláa. Nga marsi 1618 e deri aty nga shtatori 1619 ai vajti për një pelegrinazh kr. 17 . ku do të studionin shumë shqiptarë e dalmatë me emër." (Gjithëve u thërres. dhe Ismajli 1986. Budi erdhi në kontakt me katolikë françeskanë nga Bosnja. Svane 1985b. Lacaj 1966. kurse më 1617 si kapelan në Prokuple në Serbinë jugore. prandaj vajti e mësoi për prift në të ashtuquajturin Kolegj Ilirian të Loretos (Collegium Illyricum i Zonjës Sonë të Lurias). 1986b. përfshirë edhe bashkatdhetarët myslimanë. Domi 1966.3 Veprat e Pjetër Budit (1618-1621) Dy breza pas Gjon Buzukut vjen figura e dytë më e madhe e letërsisë së hershme brenda Shqipërisë.) 4. mu në Prokuple. Si përfaqësues i kishës katolike në Ballkanin e pushtuar nga turqit. 1967. E mentë bashkë mbë tënëzonë i kaa.

ndonëse dëshmitë për këtë nuk janë të sigurta18. gjatë shtatëmbëdhjetë vjetëve. e në të cilën ai parashtron planet dhe strategjinë për një kryengritje në Ballkan. nuk i kam rreshtur kurrë përpjekjet për të ndihmuar e lehtësuar ata popuj. Dal Rever. Doktrina Kristiane mjaft e përhapur e të cilit. d. In Roma.tetëmbëdhjetëmujor në Santiago de Kompostela në Spanjë. Per Bartolomeo Zannetti. me modele fetare. Zamputi 1958. Në Romë. Maria in Via. të cilën Budi ia drejtonte kardinal Goxadinit (Gozzadini) në Romë." Kjo do të na jepte të kuptonim se gjatë viteve të shërbimit në Kosovë e Maqedoni. si mund të shpjegohej botimi i katër veprave në gjuhën shqipe me gjithsej një mijë faqe brenda pesë vjetësh? Vepra e parë e Budit është Dottrina Christiana ose Doktrina e Kërshtenë. ashtu siç janë parë në mbarë ato vende në ditët tona. I kthyer në Romë në vjeshtën e vitit 1619. Adesso Cardinale di Santa Chiesa del Titolo di S. 449). Është hamendësuar të ketë qenë viktimë e ndonjë komploti për ta zhdukur. e kishte dëshmuar si teolog të zotin në konflikt me protestantizmin. me aq sa munda. Në këtë letër ai theksonte edhe: ". E ashtuquajtura Doktrina Kristiane 'e vogël' e tij. Roberto Bellarmino Sacerdote della Compagnia di Giesv. përfshirë edhe priftërinjtë. dhe u kthye në Shqipëri një vit më pas. si në atë të Serbisë edhe në atë të Shqipërisë. Don Pietro Bvdi da Pietra Biancha. Con Licenza de' Superiori. 29 Janar 1622). duke shkruar vazhdimisht libra fetarë në gjuhën e tyre. Një nga synimet e tij ishte që klerikët e huaj të zëvendësoheshin me shqiptarë vendës. Di Papa Clemente VIII. Budi i ka kushtuar energjitë e veta hartimit dhe përkthimit të veprave fetare tashmë të humbura. kishte qenë botuar së pari më 1597 dhe më pas qe përkthyer në një numër 18 kr. Mjaft nga të dhënat biografike që kemi për këtë autor vijnë nga një letër e datuar 15 shtator 1621.I. tani kardinal i kishës së shenjtë Santa Maria in Via. Puna e tij atje qe më fort e natyrës politike se fetare. U botua në Romë më 1618 dhe ruhet një kopje origjinale në Bibliotekën e Vatikanit (R. Përndryshe. Më 20 korrik 1621 u bë peshkop i Sapës dhe Sardës (Episcopus Sapatensis et Sardensis). ai u përpoq të tërhiqte vëmendjen e kurisë romake kundrejt gjendjes së mjerueshme të të krishterëve shqiptarë dhe të siguronte mbështetje për qëndresë të armatosur. R.me. Kryefaqja e titullit përmban këto të dhëna: "Dottrina Christiana. Në dhjetor 1622. Pjetër Budi u mbyt duke kaluar Lumin Drin." (Doktrina e Krishterë. veprimtari kjo që nuk duhet të ketë qenë pritur mirë nga disa eprorë të tij në Itali. 1985. i kanonizuar dhe deklaruar doktor i kishës më 1930.. prift i Shoqërisë së Jezusit. Composta per ordine della fel. . 1618. i krahinës së Zadrimës.. Tradotta in lingua albanese. Përkthyer në gjuhën shqipe nga Reverend Don Pjetër Budi nga Guri i Bardhë. nga Bartolomeu Zaneti 1618. VI.) E shënuar me dorë në fund të faqes është "Autor dono dedit Bibliothecae Vaticanae. 29 Januari 1622" (Autori ia dha [këtë kopje] si dhuratë Bibliotekës së Vatikanit. Shën Robert Belarmini nga Montepulçano ishte kardinal dhe jezuit.th. e hartuar për nder të kujtimit dritëplotë të Papa Klementit VIII nga Robert Belarmini. ashtu si veprat e tij të tjera. pak ditë para Krishtlindjeve. një përkthim i katekizmit të Shën Robert Belarminit (Roberto Bellarmino. Me lejen e eprorëve.m. Dal. P. 1542-1621). një vepër që Kundërreforma e rekomandonte posaçërisht për përdorim misionar.

Parathëniet e ndryshme. Gjon Buzukut. Cipo 1952. Dihet se më 1759 në depot e Propaganda Fides kishte ende gjithsej 960 kopje të librit19. Bartolomeu Zaneti 1621. Për këtë duhet të ketë pasur një numër relativisht të madh kopjesh nga botimet e viteve 1636. SC Stamperia Për gjuhën e Budit kr. Dhënë për shtyp me bujarinë e zotit tonë më të përndershëm Grigor XV. 29 Januari 1622" (Autori ia dha [këtë kopje] si dhuratë Bibliotekës së Vatikanit. In Epyroticam linguam a Petro Bvdi Episcopo Sapatense & Sardanense translata. Archivo storico della S. letrat baritore. 3) Speculum Confessionis ose Pasëqyra e t'rrëfyemit. 1982. një përmbledhje prej 319 faqe lutjesh dhe kungatash me komente në gjuhën shqipe." Si Rituali Roman ashtu edhe Pasqyra e të Rrëfyemit kanë shtojcë në vargje në gjuhën shqipe. apud Haeredem Bartholomaei Zannetti. më saktë. Sanctissimi Domini Nostri Gregorii XV liberalitate typis data. i cilësuar nga Budi si "një lloj bashkëbisedimi shpirtëror fetar shumë i dobishëm për ata që nuk kuptojnë gjuhë tjetër përveç gjuhës amtare shqipe. 1664 dhe 1868. Svane 1980. Përkthyer në gjuhën epirote (shqipe) nga Pjetër Budi. Mjaft nga këto vargje qenë përkthyer nga latinishtja ose italishtja. gjë që përsëri mund të merret si tregues i ekzistencës së një farë tradite letrare në Shqipërinë veriore." (Ritual romak dhe Pasqyrë rrëfimi. arabe (1613) dhe greke (1616). përfshirë gjuhën angleze. peshkop i Sapës dhe Sardës. ndonëse Budi në asnjë vend nuk e zë në gojë Buzukun.) Po në dorëshkrim në fund të faqes është "Autor dono dedit Bibliothecae Vaticanae. dhe Ismajli 2. 2) një vepër e shkurtër me titull Kush thotë Meshë keto kafshë i duhetë me shërbyem. 1621. gjuha e tij është 19 kr. Alfabeti i përdorur prej tij është i ngjashëm me atë të paraardhësit. Çabej 1966. 20 1986. shtojcat dhe passhënimet e vëna prej tij e që arrijnë në mbi njëqind faqe prozë origjinale në shqip. Përkthimi shqip i Doktrinës Kristiane prej Pjetër Budit përbëhet nga 169 faqe. një përkthim 401 faqesh ose. Ky botim përmban: 1) Rituale Romanum ose Rituali Roman. Krahasuar me Gjon Buzukun para tij e me Pjetër Bogdanin një shekull më pas. Botimi i dytë i Budit përmban tri veprat e tij të tjera. Congregazione 'de Propaganda Fide'. f. Eqrem Çabej (1908-1980) ka vërejtur se Budi është munduar më fort të ndjekë një farë norme letrare se të shkruajë thjesht në dialektin vendës të tij. 16 faqe shpjegime meshash. Doktrina Kristiane në gjuhën shqipe u rishtyp nga Kongregacioni i Propaganda Fides në Romë. . 246. Në shikim të parë Pjetër Budi mund të merret si përkthyes dhe botues tekstesh fetare nga latinishtja dhe italishtja. 29 Janar 1622). Me lejen e eprorëve. Romae. zbulojnë një stil dhe talent të konsiderueshëm. Gjuha e përdorur nga Budi në veprat e tij është një formë arkaike e gegërishtes që ruan disa tipare fonetike interesante20. Kjo vepër ende ruhet në Vatikan (Barberini VI.gjuhësh. uellse. Në të vërtetë rëndësia e tij si shkrimtar i prozës e kapërcen këtë cak. Romë. Svperiorvm permissv. Ballina mban titullin: "Ritvale Romanvm et Specvlvm Confessionis. një përshtatje e Specchio di Confessione të Emerio de Bonis. por një pjesë janë origjinale. rreth 3000 vargje. dhe. shtojcë për Doktrinën e Kërshtenë. Me interes më të madh letrar se katekizmi vetë janë pesëdhjetë e tri faqe me vjersha fetare shqip. 56). Këto vargje përbëjnë poezinë më të hershme në dialektin gegë.

m. më e gjallë e idiomatike. fjala vjen." Kjo Ditë e Gjyqit ishte një përshtatje mjeshtërore në gjuhën shqipe. meqenëse përmbajtjen e ka imitim të poezisë moraliste italiane e latine të kohës. Budi mbetet shkrimtari më i vetvetishëm e më prodhimtar i periudhës. kopjova) në gjuhën tonë dy kapituj të Ditës së Gjyqit të fundit.më e mirëfilltë. Cuncta stricte discussurus. Për shembull. f. 120.th. 21 kr. Pjesa më e madhe e kësaj poezie është tetërrokëshe. Në parathënien e tij për Doktrinën e Kërshtenë. 22 . Riza 1979." "Ajo ditë me mënii Qi të vinjë ndë e vonë Këtë shekullë të zii Ta diegë e ta përvëlonjë. Edhe pse jo aq i hollë e i thellë sa Bogdani me leksikun e tij më të madh. të shkruar nga shumë i përndershmi e i devotshmi prifti Pal i Hasit. gjë që vjen pa dyshim pjesërisht edhe nga leksiku i tij i kufizuar. Tuba mirum spargens sonum Per sepulcra regionum Coget omnes ante thronum. Teste David cum sibylla.. Kjo poezi. Budi thotë: "Më parë hodha (d. rreth 1200-1255): "Dies irae. Quantus tremor est futurus Quando judex est venturus. përfshin si përkthime poetike ashtu edhe poezi origjinale nga Budi vetë. Ashta 1966. himnit të njohur latinisht të mesjetës Dies irae. që është dhe normë në poezinë popullore shqiptare. Atij i pëlqejnë më shumë temat biblike. që është llogaritur deri në 2453 fjalë22. panegjirikët dhe motivet universale si.. si edhe të paktën një e ndoshta edhe dy vjersha21 nga një Pal Hasi ose Pali prej Hasit. dies illa Solvet saeclum in favilla. po thonë. për shumë terma të huaj që përdor. ai i pashmangshmërisë së vdekjes. ai përpiqet të japë sinonimet me origjinë nga shqipja. Saa dridhmë e cokëllimë Të jeenë përgjithanë. Edhe pse poezisë fetare të Budit nuk i mungon stili. As rimat e tij nuk janë gjithmonë elegante. Si Profeta ban dëshmii Me sibilënë. Veprat e tij përfshijnë rreth 3300 vargje fetare. dies illa të murgut françeskan Thoma nga Çelano (Thomas a Celano. ajo nuk është mjaft origjinale. sipas ritmit të saj tetërrokësh. I madh gjyyq e mënii Të vinjë për mkate tonë. nëntëmbëdhjetë poema gjithsej. Pjetër Budi është gjithashtu shkrimtari i parë në Shqipëri që iu përkushtua poezisë. kr. thuajse të gjitha në strofa katër vargje me rimë të këmbyer.

As gurë të paaçmuom. Aty s'prune zotënii.E n qiellshit shkepëtimë Nd'ajërit e madhe gjamë. Kaha të vien n dore tyy. As dinje me ligjëruom. As engjiishi cë tii. Mbë të madh me u levduom.23" Tërheqëse në poezinë e Pjetër Budit e të Pal Hasit janë ndjenja e sinqertë dhe shqetësimi i çiltër njerëzor për vuajtjet e një bote të mbrapshtë.. As vetiu me ndimuom. Ame cote idhënuom. 23 Tekstet shqip këtu janë të transkriptuar. I dhani ndë madhështii. As të mirëtë as të keqtë. As dinje gjak e gjeni. Kual të bukur as të çpeitë. Ndë sqime e ndë madhështii. ndo j rii. As vertyt as trimënii. Tinëzot me kundrështuom? Lavdinë tand të levduom. Ndë mkat pshtiellë e ngatëruom. As urtë a diekëqii. Një vjershë tjetër që përcjell bukur këtë dhembshuri është ajo mbi vdekjen dhe madhështinë e njeriut. Ndo plak jee. Ajo nis kështu: "O i paafati njerii. Ti pa vene ree vetë. E io ari cë kulluom. Kuur leve mbë këtë jetë. . Aty s'prune madhështii. Përse s'shtie të kuituom. Aty s'prune begatii. Ndo guri cë paaçmuom. I vobeg ndo zotënii. As vistaar të levduom. N ceije iee kriiiuom? Balte e dheu cë zii.. Gjithë ndë të keq harruom.

Kjo vepër që mban 24 Transkriptimi i përshtatur nga Ismajli 1986. që përmbanin një minierë të tërë të dhënash për dioqezën e tij." 4. Më 1641. i cili u bë kryepeshkop i Tivarit (Antivari). i njohur edhe si Frano Bardhi apo Frangu i Bardhë. dhe Demiraj 1986.. Më 30 mars 1636. Bardhi vazhdoi t'i dërgojë nga Shqipëria Kongregacionit të Propaganda Fides raporte25 italisht e latinisht. 64-67. Geci 1965. kr.4 Frang Bardhi dhe fjalori i tij latinisht-shqip (1635) Frang Bardhi (1606-1643) është i katërti në radhën e shkrimtarëve të hershëm shqiptarë me emër. Ame n cote idhënuom. lindi në Nënshat ose Kallmet (në veri të Lezhës) në krahinën e Zadrimës të Shqipërisë veriore në një familje me tradita në dërgimin e djemve të saj për peshkopë kishe apo për ushtarë a nëpunës të Republikës së Venedikut. vidimus ac studiose considerauimus versionem Doctrinae christianae in Epiroticum idioma olim impressam ac publicatam.. Ashta 1962. Zamputi 1956. 25 Gjenden dy botime të fjalorit. dihet se ka ardhur në Romë për të dorëzuar një raport me dorën e vet.. Nëntëmbëdhjetë nga këto letra dhe raporte ruhen në arkivin e Propaganda Fides. 1963b/1965b. 26 . Pas një jete të shkurtër por të dendur si shkrimtar e si figurë kishtare. Daka 1983.. ai u emërua peshkop i Sapës e i Sardës. duke zëvendësuar të ungjin. Viti i fundit në Kolegjin e Propaganda Fides qe ai kur Frang Bardhi njëzetënëntëvjeçar botoi fjalorin 238-faqesh latinisht-shqip. i zgjedhur peshkop i Sapës dhe i Sardës. për ngjarjet politike. dhe Sedaj 1983. Bardhi u dërgua në Itali ku studioi për teologji. kemi parë dhe shqyrtuar me imtësi variantin e Doktrinës së Krishterë në gjuhën epirote të shtypur e të botuar dikur. Para nisjes për në Shqipëri më 8 prill të atij viti. që njëherazi përbën në gjuhën shqipe veprën e parë pa brendi fetare të drejtpërdrejtë. në emër të Zotit e të Selisë Apostolike. e më vonë në Kolegjin e Propaganda Fides në Romë.) Që nga viti 1637. të botuar në Romë më 30 maj 1635.. Kamsi 1956. afër Ankonës." (Ne Frang Bardhi. ashtu si Pjetër Budi. Ai është autor i fjalorit të parë shqiptar. Frang Bardhi. Frang Bardhi vdiq më 9 qershor 1643 në moshën tridhjeteshtatëvjeçare. duke përfshirë të dy kopjet fotostatike të origjinalit: Roques 1932a. & Apostolicae Sedis gratiae electus Episcopus Sappatensis..Po leve gjithë mëndryem. Për studime të mëtejshme kr. 1971-74. f. për të cilin ka mbetur në histori26. K. & Sardanensis. dy vjet para vdekjes. në Kolegjin Ilirian të Loretos. zakonet shqiptare dhe për strukturën e vendin që zinte kisha.. Me një zaa të helmuom24. Ungji i tij qe peshkop i Sapës e i Sardës.. që mban emrin e tij: "Nos Franciscus Blancus Dei. kurse në latinishte si Franciscus Blancus apo Blanchus... pa dyshim nën ndikimin e familjes. Tue qaam mallënjyem. ai mori 'imprimatur'-in e domosdoshëm për botimin e dytë të Doktrinës së Kërshtenë të Budit.

emra njerëzish. ndoonesse te pache. Me ndy io pach mire me marre. e te Stasseuet. paa te madh error. kr. pasi hyra në kolegj) se me ç'lloj libri do të mundja nga njëra anë të ndihmoja gjuhën tonë që përherë e më tepër po bdaret e po bastardhohet dhe. ghi kaa nde uetehe saa fiale. e perdite (te dascunite e mij mbassi hina nde College) cuituem me ghisc zoppe Libre chesce me ndimuem mbe gna ane ghiuhene tane. proverba dhe dialogë. si dhe zoti... e gingene nde chete piesse Seculi: possi cuur me thanë. f. ujrash. Ky libër më pëlqen mua dhe shpresoj se do t'u ndihmojë sadopak të tjerëve. përmban 5640 zëra latinisht të përkthyer shqip. Në një rast raportohej me keqardhje se grave shqiptare u duhej të rrëfeheshin nëpërmjet përkthyesit. që nuk është tjetër veçse një libër me fjalë dhe emra të ndeshur në këtë pjesë të botës. ndërkaq shumë prej tyre qenë pa shkollë. qenë të martuar. e te Scintesse Kisce Cattoliche." (Pasi vrava mendjen për ca kohë (të dashurit e mij. e te Fuscavet. & Vienauet. e saa emena iane. plus një shtojcë me pjesë të ligjëratës. Romë 1635 (Fjalor latinisht-epirotisht me disa shprehje të përditshme). pa bërë gabime të mëdha. ghi tietre sascte vecesse gna Libre. 73. kler ky që. malesh. Si do të çmonte një prift katolik shprehjen 'Allah. nga ana e vet. nga ana tjetër. te Engiet. hesaapete. ghi gindene ndene kielt. ghi po bdarete. të ndihmoja të gjithë ata që janë në shërbim të Zotit e të Kishës së Shenjtë Katolike e që nuk e dijnë gjuhën latine. e fai. e te Scintenet &c. e dinte pak ose aspak gjuhën shqipe. e mu duch se chiste me u chiene per ndoogna ndime. Synimi i Bardhit ishte t'i ndihmonte për të mësuar latinishten si për të ngritur nivelin ashtu edhe për të kapërcyer nevojën për një kler të huaj shpesh pa emër të mirë brenda këtij vendi. të datuar 8 shkurt 1637. Bardhi shpjegon synimet e tij: "Tve passune dite. possi cuur te tine zot. Synimi i parë mund të vështrohet në kuadrin e atij ndikimi të fortë që turqishtja po ushtronte mbi gjuhën shqipe në shekullin e shtatëmbëdhjetë. e te Maleuet. e me nchethyem nghiuhet ze Letine mbe ghiuhet Tarbenesce gna Ditionaar. te Nienezet.) Siç shihet. e te saa tiera cafsceue.titullin Dictionarium latino-epiroticum. Bardhi shton se kishte përkthyer vepra të tjera kishtare27 në gjuhën shqipe. e Ceremoniate e Scintesse Kiscesse Romesse. Allah!'. zakoneve dhe ceremonive të Kishës së Shenjtë të Romës ashtu sikundër duhet. kurse shumë syresh. 27 . Shuteriqi 1976. dy synimet e këtij fjalori ishin të shpëtonin gjuhën shqipe nga 'bastardhimi' e të ndihmonin klerin shqiptar të mësonte latinishten. pa të cilën askush nuk mund t'u shërbejë ideve. mendova se do të ishte ide e mirë të hartoja e të përktheja një fjalor nga gjuha latine në gjuhën shqipe.. e po bastastardhohete saa maa pare te vè. Në shekullin e shtatëmbëdhjetë. I silli Libre me pelghiei. Romano (Rendi i sinodit të vendosur në pontifikatin roman). Në njërin nga raportet e tij. për të mos mbetur prapa kolegëve ortodoksë. çka dëshmon se Professione della fede (Dëshmia e fesë) dhe Ordine del Sinodo posto nel pontif. fushash dhe gjëra të tjera që gjenden në qiell e në tokë. una cum nonnullis usitatioribus loquendi formulis. ende mbi kielt. kafshësh. engjëjt dhe shenjtorët etj. Pra. Në parathënien e tij shqip të titulluar "Githë atyne tarbenesceve ghi ta marrene mee zghiedhune e mee zan". e sdijne ghiuhene Latine. Shumica e peshkopatave qenë të paplotësuara me klerikë. Pjesa më e madhe e shërbyesve shqiptarë në kisha me sa duket kishin njohuri të cekëta për doktrinën e kishës. paa te ssijet as cusc smune scerbegne si duhete. kisha katolike në Shqipërinë veriore ishte në gjendje shthurjeje të shpejtë. në të cilat ai ankohet për nivelin e klerit shqiptar. që Bardhi e jep si shprehje admirimi? Synimi i dytë del qartë në letrat dhe raportet e Bardhit dërguar Romës. e maa fort me ndimuem gith e atyne ghi iane ndurdhenite tine zot. zaconete.

5. vjershat lëvdojnë veprën e Bardhit dhe e krahasojnë me Ovidin dhe Homerin. vepra e tij nuk është pa rëndësi të madhe. Epirotarum Princeps fortissimus ac invictissimus suis et Patriae restitutus. Me sa duket. Një pjesë e mirë e shtojcës është katërgjuhëshe (latinisht. është shkrimtari i fundit dhe dukshëm më origjinali i letërsisë së hershme në Shqipëri. i kthehet popullit dhe vendit të tij). dialogë dhe përshëndetje). vetë Princi i fuqishëm e i pathyeshëm i Epirit. i njohur në italishte si Pietro Bogdano. fjalë të urta. të shkruara nga bashkëstudentët e Bardhit në Kolegj: Stefan Gaspari (Stephanus Gasparus) nga Durrësi. Venedik 1636. Ndihmesa e Frang Bardhit për vetë letërsinë shqiptare. parathënia e tij gjashtë faqesh për fjalorin e parë shqiptar. Por duke u nisur nga mungesa e vazhdueshme e shkrimit shqip në gjysmën e parë të shekullit të shtatëmbëdhjetë. patria "dheu cu aste leem nierye (dheu ku është lindur njeriu)". 3. 257. proverba. 4. substantia "aste gna caffsce ghi mbaa giaal nierine (një gjë që mban gjallë njeriun)". 2. e para përmbledhje e tillë. qytete dhe kështjella. parafjalë. autor i Cuneus 28 kr. e ngjashme me polemikat që bëhen dhe çmohen edhe sot në Ballkan. (Gjergj Kastrioti i Epirit. në të cilin ai hedh poshtë mëtimin e peshkopit boshnjak Tomeus Marnavitius se heroi kombëtar shqiptar ishte me prejardhje boshnjake. Në frymën e shekullit të shtatëmbëdhjetë. i quajtur përgjithësisht Skënderbe. e ndarë në shtatë krerë (1.5 Pjetër Bogdani dhe Cuneus prophetarum (1685) Pjetër Bogdani (rreth 1630-1689). Si humanist me përkushtim të fortë për përparimin e popullit të vet dhe si dijetar me horizont të gjerë kulturor. Duke renditur fjalorin e tij të shqipes sipas pjesëve të ligjëratës. Archivo storico della S. para korpusit të fjalorit janë vënë katër vjersha të shkurtra panegjirike latinisht. Të 113 proverbat dhe fjalët e urta që ai përfshin në fjalor. autorit mund t'i falen mangësitë. Bardhi nuk e ka të vështirë të japë në shqipe terma konkretë. f. si dhe dialogët që vijnë më pas. është modeste. pasthirrma. ai zë një vend kyç në zhvillimin e kulturës së hershme shqiptare. Dictionarium latino-epiroticum nuk është as punim sistematik e as i hartuar në një mënyrë të lehtë për nevojat praktike të përdoruesit. 7. ka pasur qarkullim të mirë. Me jo më pak interes se vetë fjalori është shtojca prej tridhjetë e tri faqesh. . seayet te tierate bahene (një gjë nga e cila bëhen gjërat e tjera)". shqip dhe turqisht). emra dhe numërorë. Bardhi ka botuar gjithashtu një traktat shtatëdhjetë e gjashtë faqesh latinisht për Skënderbeun. 6.fjalori latinisht-shqip nuk qe e vetmja vepër e tij në shqipe. Më 1759 në depon e Propaganda Fides në Romë28 gjendeshin rreth 360 kopje të këtij libri. Bardhi na jep skeletin e një gramatike të shqipes. por gjuha e tij shpesh ngec e nuk ecën kur ndodhet para konceptesh më abstrakte: materia "aste gna cafsce. por si vepër e parë e këtij lloji. Ajo është një vepër erudite dhe me ndjenjë atdhetare. Congregazione 'de Propaganda Fide'. Nuk dihet nëse këto përkthime të tjera u botuan e u vunë ndonjëherë në qarkullim. Françesk Azopardi (Franciscus Azzopardus) nga Malta dhe Mateu Dudesi (Matthaeus Dudesius) nga Dalmacia. ndajfolje. të titulluar Georgius Castriottus Epirensis vulgo Scanderbegh. tituj familjarë. Fjalori i Bardhit është vepra e parë në leksikografinë shqiptare dhe deri diku vepra më e rëndësishme ndër njëzet e dy fjalorët shqip që do të botoheshin më pas deri më 1850. janë me rëndësi parësore si për historianët e gjuhës ashtu edhe për folkloristët. SC Stamperia 2. 4. italisht.

Bogdani e kishte përfunduar variantin shqip dhjetë vjet më parë. Bogdani u kthye në Ballkan në mars 1686 dhe i kaloi vitet e tjera duke mbështetur qëndresën kundër ushtrive të Perandorisë Osmane. gatishmërinë dhe aftësitë e tij. së cilës i kushtoi gjithë energjitë e veta. por nuk i qe dhënë leja e botimit nga Propaganda Fide. me ndihmën e kardinalit Barbarigo. Më 1677 pasoi të ungjin si kryepeshkop i Shkupit dhe administrator i Mbretërisë së Serbisë. tani e humbur. bënte të ditur më 1698 se eshtrat e të ungjit ishin shvarrosur më pas nga ushtarët turq e tartarë dhe u ishin hedhur qenve në mes të sheshit në Prishtinë. Kështu që Bogdani. me dorëshkrimet me vete.th. Edhe sot e kësaj dite emrin e tij e mban një shpellë ku qe strehuar atëhere. I nipi. Bogdani u edukua me traditat e kishës katolike. e Studimet më të plota për Bogdanin deri më sot janë kryer nga Sciambra 1965 dhe Rugova 1982. Kamsi 1962. u fsheh në fshatrat Barbullush e Rjoll të Shkodrës. rreth 1600-1683) ishte argjipeshkëv i Shkupit dhe autor i një gramatike latinishtshqip. Marlekaj 1989. Në Padovë u prit me përzemërsi nga kardinal Gregorio Barbarigo (1622-1697). shkrimtari i përmendur shpesh si babai i prozës shqiptare. Bellini 1938. nga ku vazhdoi rrugën për në Venedik dhe Padovë. 1664-1669. Bogdani u kthye në Prishtinë. Për Bogdanin thuhet se shkollimin e parë e ka marrë nga françeskanët në Çiprovac të Bullgarisë veriperëndimore dhe pastaj ndoqi studimet në Kolegjin Ilirian të Loretos afër Ankonës. por sëmundja e vuri poshtë përfundimisht më 6 dhjetor 1689. Redzepagiƒ 1966.) 1991. peshkop i Padovës. përfshirë Shqipërinë. ishte ngarkuar për të ndjekur çështjet kishtare të Lindjes dhe kishte interes të madh për kulturën e Orientit. Disa autorë pëlqejnë ta datojnë vitin e lindjes 1625. Gjatë viteve të turbullta të luftës turko-austriake. Ai kishte ngritur edhe një shtypshkronjë në Padovë. Pasi i vuri punët në vijë për botimin e Cuneus prophetarum. 31 30 29 kr. Ai organizoi bashkimin e një force prej 6000 ushtarësh shqiptarë me ushtrinë austriake që kishte mbërritur në Prishtinë dhe e shoqëroi në marrjen e Prizrenit. Lindur në Gur të Hasit afër Prizrenit rreth vitit 163030. vepra e parë e rëndësishme në prozë e shkruar drejtpërdrejt shqip (d. dhe u caktua administrator i Kryedioqezës së Tivarit deri më 1671. në punët me vlerë historike që po ndërmerrte. post që e mbajti për njëzet e një vjet. Plasari 1994b. sikundër edhe paraardhësit e tij Pjetër Budi dhe Frang Bardhi. Kostallari (red. arabe e armene. u botua shqip e italisht pikërisht në Padovë më 1685. Por atje. Nga 1651 deri më 1654 ndoqi studimet në Kolegjin e Propaganda Fides në Romë. traktati i tij i gjerë mbi teologjinë. I ungji Ndre Bogdani (Andrea Bogdani. Marquet 1989. që shërbente për nevojat e gjuhëve orientale dhe kishte matrica për gjuhët hebraike. Kardinali Barbarigo. Më 1656 u emërua Peshkop i Shkodrës. ku u diplomua doktor në filozofi e teologji. Osmani 1996. 1991. u detyrua të ikë në Raguzë (Dubrovnik). me sëmundjen e murtajës. Gjergji. . Riza 1965a. Tipografia del Seminario31. ai dhe pjesa më e madhe e ushtrisë së tij u ndeshën me një kundërshtar tjetër po aq të tmerrshëm. Shuteriqi 1989. dhe Sh. Xholi 1986a/1986b. por megjithatë viti 1630 ka më shumë të ngjarë. Cuneus prophetarum. Shih edhe Weigand 1927. do të ndihmohej nga Barbarigo me dëshirën e mirë. 1963a. sidomos në Kosovë. jo përkthim)29. Zamputi 1954.prophetarum (Çeta e profetëve).m. Kështu përfundoi një nga figurat më të mëdha të kulturës së hershme shqiptare. në atmosferën e luftës e të rrëmujës që mbretëronte. V. të cilit i kishte shërbyer në Romë. Fortino 1995. Me zellin fetar dhe zjarrin atdhetar në zemër ai mbeti në konflikt me autoritetet turke dhe.

translatetur" (Shkrimi për të cilën është fjala.cila urdhëroi që dorëshkrimi paraprakisht të përkthehej32. ai gjithashtu përmend një 'Evangelii in Albanese' (Ungjij në shqip)33. Philosophiae & Sacrae Theologiae Doctore. iii) Vuajtjet dhe vdekja e Jezu Krishtit. V. Bogdani 1977 dhe 1989. serbisht dhe italisht. Vëllimi i parë. dhe ka të ngjarë të jetë Meshari i Buzukut i vitit 1555. 58. 9. siriake. Venedik 1691 dhe 1702 (E vërteta e pagabueshme e besimit katolik)34. armene. nunc vero Archiepiscopo Scvporvm ac totivs regni Serviae Administratore" (Çeta e profetëve të Krishtit. kr. Riza 1965a. Dihet se gjatë studimeve në Kolegjin e Propaganda Fides. i titulluar De vita Jesu Christi salvatoris mundi (Mbi jetën e Jezu Krishtit. Sacr. f. olim Episcopo Scodrensi & Administratore Antibarensi. Zamputi 1954. Cuneus prophetarum merret si kryevepra e letërsisë së hershme shqiptare dhe është e para vepër me tipare të plota letrare e artistike në gjuhën shqipe. kr. iv) Jeta e dhjetë Sibilave. Ndërsa me poezinë dhe prozën letrare të saj prek çështje të estetikës e të teorisë së letërsisë. ii) Profetët dhe rrëfimet e tyre për ardhjen e Mesisë. me siguri vepra të Budit e të Bardhit. në tetë gjuhë: latine. veprat e të cilëve duket se Bogdani i ka njohur. Titulli i plotë i variantit të botuar është: "Cvnevs prophetarvm de Christo salvatore mvndi et eivs evangelica veritate. i kushtohet kryesisht Dhjatës së Re: i) Jeta e Jezu Krishtit. i cili në fillim ka disa përkushtime e panegjirika të shkruara latinisht. ii) Mrekullitë e Jezu Krishtit. iv) Ringjallja dhe ardhja e dytë e Krishtit. 34 . me tregues italisht dhe shqip dhe me një shtojcë trifaqesh mbi Antichità della Casa Bogdana (Lashtësia e Shtëpisë së Bogdanëve). shkencë (me trajtime në gjeografi. Kjo pjesë përfshin një përkthim nga Libri i Danielit. greke. trajton kryesisht tema nga Dhjata e Vjetër: i) Si e krijoi Zoti njeriun. f. doktor në filozofi e teologji të shenjtë. dhe përfshin dy vjersha shqip tetëvargëshe. student i Kongregacionit të Shenjtë të Propaganda Fides. Kjo vepër u rishtyp dy herë nën titullin "L'infallibile verità della cattolica fede". 24-26. Kamsi 1962. shpëtimtarit të botës). et in duas partes diuisa a Petro Bogdano Macedone. italiane dhe shqipe. Cuneus prophetarum u botua në dy shtylla përkrah njëra-tjetrës në çdo faqe. në dy vëllime. Ajo është një "Compositio de qua fit mentio. 33 32 kr. arabe. fizikë e histori). Cuneus prophetarum gjendet edhe në rishtypje që i është bërë në ditët tona. Ajo përfshin një gamë të gjerë: filozofi. Vëllimi i dytë. iii) Jeta e profetëve dhe profecitë e tyre. de Prop. italice et epirotice contexta. shqip. Rugova 1982. njëra shqip e tjetra italisht. duke shtuar po ato shkronja cirilike që patën përdorur Pjetër Budi e Frang Bardhi. secili prej tyre kishte katër pjesë (scala). teologji. 46. për të cilët kishte dëgjuar. kurse tani kryepeshkop i Shkupit dhe Administrator i mbarë Mbretërisë së Serbisë). Congr. ish-peshkop i Shkodrës dhe administrator i Tivarit. njëra nga kushëriri i tij Lukë Bogdani (Luca Bogdani) dhe tjetra nga Lukë Suma (Luca Summa). Bogdani ka kërkuar libra shqip nga shtypshkronja e kolegjit: "pesë kopje të Doktrinës së Krishterë dhe pesë fjalorë shqip". botuar në gjuhët italiane e epirote dhe ndarë në dy pjesë nga Pjetër Bogdani i Maqedonisë. hebraike. le të përkthehet). dhe pasohet nga një krye mbi jetën e Antikrishtit. shpëtimtar i botës dhe i fjalës së tij të vërtetë. pa dyshim për të lehtësuar punën e censorit. Shuteriqi 1977. Fide alvmno. Cuneus prophetarum u shtyp me alfabetin latin sikundër përdorej në botimet italisht. Në një raport dërguar Propaganda Fides më 1665. astronomi.

Shuteriqi 1976. Pagëzimnë predikon mbë ketë jetë. dy përkthimet fetare që Frang Bardhi njofton se i ka bërë dhe gramatikën latinisht-shqip të Ndre Bogdanit. Sibila e Persisë: "Kumbon zani malsh e keletth ndë shkretëti. Ndë parrijsit vendtë gjanjë si do vetë. pesëdhjetë vjet para tij." Nga të gjithë shkrimtarët e tjerë të hershëm shqiptarë Bogdanin e dallon shqipja e tij e veçantë. Bashkë me studentin e tij Dhimitër Delvina (Demetrio Dervino). e Helespontit. Asnjëra syresh nuk ka ndonjë vlerë të veçantë letrare. . përfshirë Munxifs (ital. kishte hasur vështirësi të dukshme për të shprehur nocione abstrakte të çdo lloji. f. Barile) në Potenzë. e Eritresë. e Frigjisë. Shekullit me çelë. Mirë tu bam. Rodinoja ka kaluar disa vjet në ngulimet arbëreshe në Italinë jugore. e Samosit. Më sipër zumë në gojë. Kësisoj. Për qenien e një numri veprash në gjuhën shqipe në shekullin e shtatëmbëdhjetë dihet vetëm ngaqë përmenden ose prej autorëve të tyre ose nga studiues të mëvonshëm. e Libisë. e shpesh tu votë n'kishe. 15761659). i përkthyer më 35 kr. edhe pse. e fajevet për mengji. Një përkthim tjetër fetar në shqipe ishte ai i Neofit Rodinosë (Neofito Rodinò. Aristotelit. e Kumanit. çka ai e kryen me armët e arsyes e të mendjes. të cilin e përdori me mjeshtëri për të shprehur nocione të reja abstrakte. ndërkohë që paraardhësi Frang Bardhi. ai e meriton të mbajë cilësimin e babait të prozës shqipe. çfarëdo shkrimi në gjuhën shqipe mund të marrë rëndësi kulturore. prift shqiptar.vepër humaniste e Epokës Baroke e ndikuar nga traditat filozofike të Platonit. 4. misionar qipriot. Në veprën e Bogdanit ndeshemi për herë të parë me atë që mund të quhet gjuhë letrare. për shembull. Origjinali ndoshta ka qenë ai i Jakob Ledesmës35. ungji i Pjetër Bogdanit. Ja. Bogdani filozofon mbi skolasticizmin dhe teologjinë me siguri dhe zhdërvjelltësi. e Tivolit). Mezzoiuso) në Sicili dhe Barill (ital. Tue trusun' kryetë asaj bishe. zbërthimi dhe shpjegimi i problemeve të qenies. gjuhësore e historike. ai përktheu shqip një Doktrinë të Krishterë për përdorim fetar. në këtë periudhë. 74. e Persisë. Edhe pse talenti i Bogdanit bie më shumë në sy në prozë. Xihariq me dhan'e u e të dërejtë. Nga 1628 deri më 1643 ai jetoi dhe punoi në krahinën e Himarës në Shqipërinë jugore.6 Veprat dytësore të shekullit të shtatëmbëdhjetë Vepra të tjera të letrave shqiptare janë të pakta e të rralla. e Delfit. për shembull. Kuj do me shelbuem pa rrenë e sherregji. Trungun e poezisë së tij e përbëjnë vjershat për dhjetë Sibilat (e Kumës. larg njëra-tjetrës. si palma që shfaqen aty-këtu në horizontin e një shkretëtire letrare. Qëllimi filozofik themelor i Bogdanit është njohja e Zotit. vjersha që përshkohen nga prirja e shija baroke për tema fetare dhe aludime klasike. Shën Agustinit dhe Shën Thoma Akuinit. poezisë së tij të thjeshtë fetare nuk i mungon eleganca. Ai kishte një interesim të vetëdijshëm për fjalët e vjetra të harruara si dhe një leksik shumë të pasur.

kushtuar Nikola Klod Fabri de Peires (Nicolas Claude Fabri de Peiresc). Zamputi 1964a. i hyra përkthimit të Doktrinës së Krishterë. il quale possede elegantissimamente la lingua albanese per esser della nation. meqë ende nuk e kam përfunduar. që jepet në këtë gjuhë vetëm në dy vëllime e që besoj në Jezu Krishtin se do t'u vlejë atyre. Në letrën dërguar Propaganda Fides më 28 gusht 1637. si zakonisht. nuk ishte fort i interesuar për të pasur vepra fetare në gjuhën shqipe. 1964b." (Ndër studentët e tjerë që kam është një prift me emrin Dhimitër. që përmbante tipa vjershash në shumë gjuhë asokohe ekzotike si. et è catholico vero. orvatet të japë etimologji dhe shpjegime. 196. dhe se nuk ishte nevoja t'i hynte mundimit për ta përkthyer përsëri. por edhe të dhëna të rëndësishme për zhvillimet politike.)36 Por Kongregacioni i Shenjtë i Propaganda Fides. gjuhët hindu dhe japoneze. Rodinoja shkruante: "Tra alcuni scolari mei che tengo. Sikundër kemi vërejtur më sipër. Në vitin 1638 u botua në shqipe një vjershë e Zhan Zhak Bushar-it (Jean Jacques Bouchard. kryepeshkop i Tivarit. perciò mi sono posto a tradur la dottrina christiana. gjeografinë dhe zakonet e popullsisë fisnore vendëse. që e di gjuhën shqipe në mënyrë shumë të zhdërvjelltë. kr. f. senatori Aquensi doctrinae virtutisque causa factum. me lutje Shkëlqesive Tuaja që t'ia propozoni Kongregacionit të Shenjtë në mënyrë që të japin urdhrin për ta botuar. fjala vjen. quella che è contenuta in soli duoi fogli. acciò dii ordine che si stampi. Shumë prej tyre të kujtojnë imagjinatën naive të Shën Isidorit të Seviljes njëmijë vjet para tij. hasim një listë me tridhjetë e dy fjalë shqip37. Daniel Korteze (Daniel Cortese). me datën 14 shkurt 1633 dhe me titullin 'Trajtesë e shkurtër për kombin shqiptar e. në veçanti për banorët e malësisë së Dukagjinit'. in questa lingua. L. Vjersha e tij me gjashtë vargje 'Carmen albaniense sev epiroticvm' (Këngë shqiptare apo epirote) është një panegjirikë e 36 kr. la qual spero in Iesu Christo sarà di utilità apreso loro. si dhe për historinë. e spero presto. duke e pasur fjalën sigurisht për botimin e dytë të përkthimit të Pjetër Budit. Marlekaj 1995. Këto raporte shpesh përfshinin jo vetëm çështje të lidhura me kishën. iu përgjigj vetëm se Doktrina e Krishterë ishte përkthyer e botuar tashmë shqip. Autori arbëresh i vjershës në shqip. Kështu vepra e Neofit Rodinosë mbeti në dorëshkrim dhe humbi. meqenëse është i atij kombi dhe katolik i vërtetë. vd. mecenat frëng i arteve dhe shkencave nga Aix-en-Provence dhe mik i filozofit Pier Gasendi (Pierre Gassendi. për këtë arsye. për të cilat autori i saj Pjetër Mazreku (Pietro Maserecco. pregando a Vostra Signoria Illustrissima la proponga alla Sagra Congregatione. Do t'ua dërgoj më vonë. Con altra occasione.parë nga Lekë Matrënga. Lungro) në Kalabri më 1617 dhe pati ndjekur studimet në Kolegjin Grek të Shën Athanasit në Romë nga viti 1631 deri më 1639. vi è un sacerdote detto Demetrio. 1606-1641?) në një libër me titull Monumentum romanum. pati lindur në Ungër (ital. la manderò. nga Prizreni. Karalevskij 1912. Në njërin nga këto raporte. 37 . 1634). mjaft nga të dhënat tona për Shqipërinë në këtë periudhë dalin prej letrave dhe raporteve dërguar Propaganda Fides nga misionarë dhe kishtarë vendës që shërbenin në Ballkan. Romë 1638. 1592-1655) dhe i astronomit Galileo Galilei (1564-1642). Roques 1932a. Nicolao Claudio Fabricio Perescio. shpresoj së shpejti. ashtu si dhe Lekë Matrënga një shekull para tij. perchè ancora non è finita. Pjetër Mazrekut mund t'i njihet kësisoj merita e babait të studimeve etimologjike shqiptare.

Albania II. i cili të gjithëve u bënte mirë. Pjetër Budit dhe Frang Bardhit. Kowalsky & Metzler 1983. f. Është një përkthim në gjuhën shqipe i së ashtuquajturës Doktrinë e Krishterë 'e vogël' e Shën Robert Belarminit (1542-1621). Shuteriqi 1976. dhe meqë i mora të gjitha kopjet me vete për t'ua shpërndarë klerikëve anembanë Shqipërisë. e gjykova të nevojshme t'i dërgoj një kopje Kongregacionit të Shenjtë nëqoftëse ata dëshirojnë ta ribotojnë në Propaganda Fide për t'u dhënë mundësi brezave të ardhshëm. 1973. kr. është ajo e Bernardit të Kuintianos (Bernardus a Quintiano apo Quinzano) ose të Veronës. Një tjetër Doktrinë e Krishterë. f. 39 kr. Vjersha e tij e vogël përbën dokumentin e tretë më të vjetër në dialektin tosk (pas Ungjillit të Pashkëve dhe Matrëngës) dhe të parin dokument nga Kalabria. mbetet e panjohur. kr. R. Prandaj vetë jemi të shtrënguar T'i falenderojmë edhe ne Në gjuhën tonë. Arkivi i Propaganda Fides. ku thuhet se e mësoi mirë gjuhën. C. Si e ku. Doktrina e tij e Krishterë u botua vërtet në Venedik më 1675. është një Dictionarium epiroticum. Bernardi39 ishte një prift françeskan dhe misionar që shërbeu në Shqipëri nga viti 1636 deri më 1649. Nëse Doktrina e Krishterë e Bernardit të Kuintianos ruhet ende në bibliotekën e Propaganda Fides. Vdiq më 1678. "Scerbese himiri hiscte na ringraziome Atà ce ben mirè ghidhue cusctii hisctè Zoti NICOLO ce beri mirè ghidhue Asctu vete iemi baiture na te Ringraiziome atà edhue na me Gliucha dhenè" (Është shërbim i mirë. një fjalor shqip i hartuar para vitit 1678 nga një Leo i Çitadelës (Leo da Cittadella). ndonëse jo doemos edhe me ato të Lekë Matrëngës. 40 . Pjetër Bogdani e njihte këtë vepër dhe në një letër dërguar Propaganda Fides nga Shkodra më 3 janar 1676 njoftonte: "Gjatë kohës që kalova në Venedik verën e shkuar sigurova dhe me shpenzimet e mia rishtypa Doktrinën e Krishterë të vogël në gjuhën shqipe e në italishte të përkthyer me saktësi nga Reverendi At Bernardi i Veronës. përderisa ende nuk ka kurrfarë katalogu të hollësishëm të materialeve të këtij arkivi historik që mund të kenë vlera albanologjike. ka të ngjarë që Daniel Korteze të jetë njohur me veprat e Gjon Buzukut.40" Një vepër tjetër që me siguri do të ishte me interes për leksikografët. Falënderojmë Ata që të gjithëve u bëjnë të mira. që ndoshta mbetet për t'u zbuluar. e përkthyer gjithashtu nga Pjetër Budi më 1618. 33-34. 38 kr.) Duke gjykuar nga drejtshkrimi.thjeshtë e pa ndonjë meritë të vërtetë letrare a gjuhësore38. Roques 1936b. 137. 72-73. Kështu ishte Zoti Nikolla. S. Shuteriqi 1958. kjo është e vështirë të thuhet. 79. f. një misionar italian që shërbeu në dioqezën e Shkodrës më 1671. f. ngaqë është mjaft e frytshme.

17811859)43 se ndodhej në Bibliotekën e Seminarit Shqiptar në Palermo më 1831. Mezzoiuso). Schirò 1917-1918. Arsyeja e përfshirjes së tekstit shqip të letrës. U emërua kryepeshkop i Durrësit dhe famullitar apostolik i Himarës më 1693 dhe vdiq një vit më pas më 3 qershor. Dihet gjithashtu se u ka dhënë mësim të gjuhës shqipe arbëreshëve të Munxifsit (ital. Kuptimplotë është fakti se Toliçi përdor drejtshkrimin e Budit dhe Bogdanit. 4. 42 43 Shuteriqi 1976. ishte pa dyshim që të theksonin vështirësitë gjuhësore me të cilat po ballafaqohej kisha në Shqipëri. 18651927)44.Arkivi i Propaganda Fides përmban gjithashtu një letër të shkruar shqip. përfshirë 'Këngën e Pal Golemit'. f. 1682?1769). 4-6. G. 46 . i cili thotë se fjalori është në dialektin verior gegë (që nuk flitet as në Sicili e as në Himarë) dhe shpreh pikëpamjen se për këtë arsye ai mund të jetë një kompilim i fjalorit të Frang Bardhit dhe i veprave të Pjetër Budit e të Pjetër Bogdanit45. e hartuar para vitit 1694. Shuteriqi 1976.7 Përfundime Të pesë shkrimtarët kryesorë shqiptarë të shekujve të gjashtëmbëdhjetë dhe 41 kr. Roques 1932b. italisht-shqip42 i murgut sicilian Nilo Katalano (Nilo Catalano. me datën 30 mars 168941. Një vepër e shënuar e leksikografisë shqiptare. ashtu si dhe bashkatdhetari i tij Neofit Rodino. Por Gangale 1973 nuk e përmend fare në katalogun e tij të Koleksionit Shqiptar (Albansk Samling) të shënuar atje. f. f. 22-25. 1637-1694). 88. f. 88. për t'u tërhequr vëmendjen lidhur me gjendjen e tyre. Crispi 1831. 35-36. Nëse këto këngë janë ende në këtë dorëshkrim. Dh. Bartl & Camaj 1967. njofton se ky dorëshkrim ndodhet sot në Bibliotekën Mbretërore të Kopenhagës. sidomos për faktin se për katër vjet me radhë kishin pritur t'u vinin priftërinjtë e premtuar nga Kongregacioni i Shenjtë. tregues ky se veprat e këtyre dy shkrimtarëve njiheshin prej tij. ato do të përbënin përmbledhjen më të vjetër të këngëve popullore arbëreshe. kr. që Skiroi e botoi më 192346. të hartuar për ta së bashku me variantin italisht nga famullitari dalmat i Pultit Xhorxhio Toliç (Giorgio Tolich). kr. duke ia kaluar me mbi dyzet vjet më herët përmbledhjes që mendohet se e ka bërë Nikollë Filja (Nicolo Figlia. f. Kastrati 1980. Ajo u drejtohet autoriteteve kishtare nga pleqësia e Gashit në Shqipërinë verilindore. Më vonë ai ra në duart e studiuesit dhe shkrimtarit arbëresh Xhuzepe Skirò plaku (Giuseppe Schirò senior. 45 44 kr. 1995. Ai përmbante në fillim edhe një përmbledhje këngësh popullore arbëreshe të shkruara me alfabetin grek. Katalano ka lindur afër Mesinës në Sicili dhe ka shërbyer si misionar në krahinën e Himarës në bregdetin e Shqipërisë jugore. Schirò 1923. kr. G. Fjalori shoqërohet me shënime gramatikore për gjuhën shqipe dhe me dy faqe me shkrim grek. Dorëshkrimi i veprës së tij Vocabolario albanese-italiano et italiano-albanese (Fjalor shqip-italisht dhe italisht-shqip) u bë i ditur nga Xhuzepe Krispi (Giuseppe Crispi. është fjalori shqip-italisht.

që kishte filluar që më 1385. Së bashku me një radhë autorësh dytësorë që u përmendën më sipër si dhe pa dyshim me të tjerë që u kanë humbur analeve të historisë së letërsisë. të gjitha në thelb të pavarura nga njëra-tjetra: kultura kozmopolite e Orientit islamik që përdorte në fillim turqishten. trashëgimia e zgjatur bizantine e Ortodoksisë greke në Shqipërinë jugore dhe kultura në zgjim e arbëreshëve në Italinë e jugut. të ushqyer nga një klimë shoqërore. politike. Ata i dhanë kësaj letërsie frymëmarrjen e parë të talentit krijues dhe farën e imët të zhdërvjelltësisë dhe nivelit artistik.shtatëmbëdhjetë: Gjon Buzuku. letërsia e hershme shqiptare menjëherë rrudhet e rrëgjohet dhe me aq mbyllet përfundimisht kreu i parë i shquar i historisë së kësaj letërsie. Pushtimi turk dhe kolonizimi i vendit. formojnë bërthamën e letërsisë së hershme shqiptare. . si të thuash. ata sollën në jetë një letërsi që u zhvillua vrullshëm. Me pushtimin osman të Ballkanit. Pjetër Budi. letërsia në Shqipëri nuk do të mund të rifitonte atë karakter jetësor që kishte pasur në shekujt e gjashtëmbëdhjetë e të shtatëmbëdhjetë. Frang Bardhi dhe Pjetër Bogdani. kishës katolike. si pasojë. nga dobësimi dhe rënia e mbrojtësit disi kontradiktor të Shqipërisë. si ato që u rritën në rajonet më fatlume të Evropës në shekullin e shtatëmbëdhjetë. por që do të mbytej në djep. Ato që mund të kishin qenë rrënjë të forta të një letërsie kombëtare dinamike. u këputën dhunshëm nga pushtimi turk dhe. Letërsisë kombëtare do t'i duhej përsëri të fillonte nga e para. Deri para se të vinte lëvizja e Rilindjes Kombëtare. Lekë Matrënga. persishten dhe arabishten si mjete shprehjeje. në gjysmën e dytë të shekullit të nëntëmbëdhjetë. e ndau Shqipërinë në tri sfera kulture. ekonomike më e favorshme si edhe nga trualli intelektual i qytetërimit italian. nga shtrëngesat e rrjedhës së historisë shqiptare.

ndonëse tani nën suzerenitetin e Sulltanit. e cila më vonë do të bëhej pjesë . u kthye në Shqipëri dhe ripërqafoi kristianizmin. Arritja e madhe e parë e tij qe bashkimi i fiseve feudale të përçara të Shqipërisë veriore në Lidhjen e Lezhës më 1444. nga edhe vjen emri Skënderbej.5. SHKËLQIMI I ORIENTIT. ndonëse e pavarur. nuk do të dorëzohej lehtë. I dërguar nga i ati si peng te Sulltan Murati II (sundoi 1421-1451). kur Perandoria Osmane qe në një periudhë kalbëzimi të thellë. kurse qytetet po aq strategjike të Vlorës. Më 1443 Skënderbeu përfitoi nga shpartallimi i turqve në Nish nga ana e komandantit hungarez Janosh Huniadi (rreth 1385-1456) dhe braktisi ushtrinë osmane. Me anë të një dredhie ai mori kështjellën e Krujës dhe u shpall kryekomandant i një ushtrie shqiptare. Studiuesit e sotëm shqiptarë kanë prirjen t'i vështrojnë pasojat e këtyre shekujve të sundimit turk si tërësisht negative. e cila. Pushtimi turk nuk u prit pa kundërshtime nga ana e shqiptarëve. LETËRSIA MYSLIMANE E SHEKULLIT XVIII DHE FILLIMIT TË SHEKULLIT XIX Kushtet historike dhe kulturore 5. i cili ia ndërroi rrënjësisht faqen vendit. Më 1453 vetë Konstantinopoja ra në duart e forcave të Sulltan Mehmetit II Ngadhënjimtarit (sundoi 1451-1481).1 Më 28 qershor 1389 turqit mundën koalicionin e forcave ballkanike nën udhëheqjen serbe në Fushë-Kosovë. sidomos në kohën e Gjergj Kastriotit. Edhe pse pushtimi turk i Shqipërisë u solli vuajtje të pafundshme banorëve të këtij vendi. përfshirë edhe tre rrethimet e mëdha të kështjellës së Krujës. dhe u bënë zotër të Ballkanit. Shqipëria feudale e veriut mbeti në dorë të fiseve autonome. Por Shqipëria. Në vitet më pas. më 1501 ra Durrësi. Qëndresa shqiptare u mposht vetëm pas vdekjes së Skënderbeut më 17 janar 1468 në Lezhë. më 1479 ra Shkodra dhe. përndryshe do të kishte lulëzuar në djepin e qytetërimit evropian. djaloshi Kastriot u kthye në fenë islame dhe mori shkollim mysliman në Edrene (Adrianopol). Beratit dhe Kaninës në Shqipërinë e jugut ranë më 1417. as mund të krahasohej me fuqinë kolosale ushtarake të turqve. Deri më 1431 turqit e kishin përfshirë Shqipërinë jugore brenda Perandorisë Osmane dhe kishin ngritur administratën e 'sanxhakut' me kryeqytet Gjirokastrën. me hordhi barbare aziatike që shkatërrojnë dhe plaçkisin një vend që. të njohur me emrin Skënderbej (1405-1468). të pushtuar më 1419. ndonëse venedikasit do ta rimerrnin pas pak kohe bashkë me kështjellën madhështore të saj. Turqit e quajtën Iskander dhe i dhanë titullin bej. ai solli edhe një kulturë të re e të përpunuar. Më 1393 turqit kishin pushtuar Shkodrën. Kjo pikëpamje mjaft e njëanshme vjen e përcaktohet në një shkallë të madhe nga përvoja e lëvizjes kombëtare shqiptare në fundin e shekullit të nëntëmbëdhjetë. duke i dhënë fund kësisoj Perandorisë Romake Bizantine njëmijëvjeçare të Lindjes. të udhëhequra nga vetë sulltanët (Muradi II më 1450 dhe Mehmeti II më 1466 dhe 1467). princ dhe tani hero kombëtar. më në fund. ndonëse e braktisur në fatin e saj. Më 1478 kështjella e Krujës u mor përfundimisht nga forcat turke. Me fundin e shekullit të gjashtëmbëdhjetë Perandoria Osmane ishte ngritur në zenitin e saj politik dhe Shqipëria do të nënshtrohej krejt gjatë katër shekujve të kolonizimit turk. Pushtimi i Shqipërisë vazhdoi edhe në vitet e parë të shekullit të pesëmbëdhjetë. Kështjella malore e Krujës u mor më 1415. Për qëndresën ndaj turqve ai gëzoi adhurimin e madh të botës kristiane dhe iu dha titulli 'Atleta Christi' nga papa Kalisti III (sundoi 1455-1458). Skënderbeu zmbrapsi me sukses trembëdhjetë sulme osmane.

me kalimin e kohës. Ndonëse të panjohur nga turqit si pakicë etnike (popullsia e Perandorisë Osmane ndahej sipas fesë e jo sipas kombësisë). Sikundër autorët e parë të Shqipërisë kristiane kishin shkruar latinisht apo greqisht. vëll. 4 . kishte çarë midis veriut katolik dhe jugut ortodoks të Shqipërisë dhe. Rossi 1942. Mendohet se ka qenë 1 Për islamizimin e Shqipërisë. Gibb 1902. Bombaci 1969. 5. Perandoria Turke. ashtu edhe shkrimtarët e parë nga Shqipëria myslimane përdorën mjetet letrare të Perandorisë Osmane: turqishten3 dhe persishten. f. 3 kr. Karateke 1995. Shkodra dhe qendrat e tjera qytetëse përgjatë bregdetit shqiptar u bënë për të parën herë qytete të vërteta shqiptare dhe me popullsi shqiptare. bile shumë prej tyre me sukses të dukshëm. u bënë qendra krahinore të dijes orientale dhe përjetuan vërtet njëfarë rilindje kulturore nën Islamin. në fund të fundit. kr. të zgjeronin zonat e ngulimeve të tyre nën sundimin turk. ashtu si sikundër vërshimi sllav në Ballkan në shekullin e gjashtë i pati dhënë fund procesit të romanizimit që kishte kërcënuar me asimilim paraardhësit jo-latinishtfolës të shqiptarëve një mijë vjet më parë. 330-333.i shpëtoi shqiptarët nga asimilimi etnik prej sllavëve.përbërëse e identitetit shqiptar. Arnold 1896. Morina 1987. Stadtmüller 1955. të vëna në lëvizje nga gjuhët e huaja. u bë besimi sundues i vendit. xhamitë dhe medresetë e ndërtuara rishtas. Kthimi masiv i popullsisë shqiptare në fenë islame bëhet edhe më i kuptueshëm po të kemi parasysh taksat e rënda (haraç) që iu vunë rajave. dhe Kaleshi 1991. 2. Skendi 1956b. depërtoi thellë në mbarë vendin. Ndonëse gjatë dhjetëvjeçarëve të parë të sundimit turk ndër vetë shqiptarët kishte pak myslimanë. shqiptarët ia dolën mbanë të mbijetonin si popull dhe. deri në fillim të shekullit të shtatëmbëdhjetë llogaritet se pesëdhjetë përqind e popullsisë së Shqipërisë veriore ishin kthyer në fenë islame1. mjete transmetimi kulturash të huaja. në thelb. f. ndërsa kultura turke osmane. kishin qenë konvertuar vetëm në mënyrë të sipërfaqshme. Islami. e la Shqipërinë në një amulli kulturore e politike. Qytete jugore e qendrore të Shqipërisë si Berati dhe Elbasani me kalatë. dhe Bartl 1968. me organizimin e saj qendror dhe bazën pushtetore të përqendruar në Stamboll. në krahasim me fqinjët serbë. që do të arrinte kulmin gjatë Epokës së Tulipanit në shekullin e tetëmbëdhjetë. Kaleshi 1975.2 Shkrimtarët me prejardhje shqiptare që shkruan turqisht. bullgarë e grekë. artistë dhe dijetarë shëtitës filluan të gëzojnë përkrahjen e qeveritarëve dhe pashallarëve vendës ashtu si ndodhte në mbarë Azinë e Vogël. Katolicizmi romak dhe ortodoksizmi grek e serb në Shqipëri kishin qenë. f. Poetë. kr. Për historinë e letërsisë turke në Shqipëri. banorëve kristianë të Perandorisë. 226-256. ashtu si dhe Shkodra e Gjakova në veri. si një fé e re. Një nga më origjinalët ndër poetët e hershëm të Perandorisë Osmane ishte Mesihi i Prishtinës4 (rreth 1470-1512) i njohur në turqishtë si PriÕtineli Mesihi. siç kishte qenë që në fillim. 2 kr. Hasan Kaleshi (1922-1976)2 ka shprehur një mendim bindës kur ka thënë se pushtimi turk i Ballkanit e pati të paktën një rrjedhojë pozitive . 22-24. Ato ishin fe në të cilat shqiptarët.

Mesihi pranon me humor se vjersha e tij është mëkatare. Ndonëse mënyra hedonistike e jetesës do t'ia ketë penguar përparimin në karierë. pas botimit në përkthim latinisht më 1774 nga orientalisti Sër Uilliam Xhounz (Sir William Jones. 6 f. dhe u dërgua në rini për të shërbyer si jeniçer. f. 116-132. tan Arnavud a. se ditët e pranverës të ikën e të lënë. sli olanda bu hüner Aña beñzer ki ola . Në 186 kupletet e tij ai i këndon bukurisë dhe nurit të dyzet e gjashtë djelmoshave të Edrenesë (Adrianopojës). vëll.) Më origjinale se 'Odë për pranverën' është poezia e Mesihisë Ôehr-engîz (Tmerri i qytetit). Mesihinë mund ta gjeje më lehtë nëpër parqe e bahçe dëfrimi me miqtë dhe dylberët e tij sesa në punë. f. Është kjo një kryevepër e poezisë turke të fillimit të shekullit të gjashtëmbëdhjetë që." Një shkrimtar tjetër i shekullit të gjashtëmbëdhjetë me prejardhje shqiptare ishte Jahja bej Dukagjini6 (vd. i njohur në turqisht si Dukagin-zâde Yahyâ bey ose TaÕlicali Yahyâ. kr. saqë secila ka vajtur te njëra prej atyre bukurive. por edhe një mjeshtër me talent për kaligrafi. Më e përmendura është Murabba'-i bahar5 (Odë për pranverën) e cila. et kim geçer kalmaz bu eyy~m-i bah~r" (Dëgjo bilbilin. që pas pak kohe do të bëhej model i një gjinie letrare të re në poezinë osmane. Një Õehr o—lani (djalë qyteti) qefli. Ajo fillon kështu: "Dinle bülbül kissasin kim geldi eyy~m-i bah~r Kurdi her bir b~—da heng~me heng~m-i bah~r s~n ana ezh~r-i b~d~m-i bah~r Oldi s§m ef. dhe pati postin e sekretarit të Kadim Ali Pashës gjatë sundimit të Bajazidit II (sundoi 1481-1512). Gibb 1904. 19-22. tani në veri të Malit të Zi. dhe Kaleshi 1991. ai krijoi atë që mund të quhet si ndër më të mirat poezi osmane të kohës së vet. Në njërën nga vjershat e tij thotë: "Arnavud a. Rossi 1954. t~'ife-i š§r-efken Qilsa š~hin gibi . tašda güher" 5 kr. sikundër e cilëson biografi Ashik Çelebi. Bombaci 1969. s ã nãs . 3. me lojën e fjalëve dhe humorin therës. slim Qili—iyla dirilür heb neslim Nola ol . 1746-1794). 345-346. ditët e pranverës kanë ardhur. Pi dhe bëj qef. . 1575). ai vetë doli nga krahina e Plevlës. sjell një farë lehtësimi e shlodhjeje në mes të atij vërshimi të përgjithshëm të poezisë intelektualiste mistike. do të bëhej poezia më e njohur turke në Evropë për një kohë të gjatë. Lulet e bajames lëshojnë rreze të argjendta. tašliqda va. sli olub-dur a. 'Ay. nuk e kishte lënë në harresë prejardhjen e tij shqiptare. Stina e pranverës i ka gjallëruar tërë kopshtet. Ndryshe nga shumë të rinj shqiptarë të shkolluar në shërbim të Perandorisë Osmane. Mesihi nuk qe vetëm një poet jashtëzakonisht i talentuar. edhe pse duhet të ketë banuar në Stamboll që në moshë të njomë e më pas. Pinjoll i një fisi dukagjinas që banonte në alpet e zhveshura shqiptare në veri të lumit Drin.shqiptar nga Prishtina. por edhe se ka besim që Zoti do ta falë: "Zemra ime bredharake është bërë aq shumë copash.

sulltan Sulejman Madhështori (sundoi 1520-1566) më 1533. Hammer-Purgstall 1836-1838. Me prejardhje shqiptare duket se kanë qenë të paktën tre prozatorë turq të vjetër. për të cilën na thotë se e ka mbaruar brenda jo më shumë se një jave. idealizon dashurinë e pastër për një djalosh nga Stambolli me bukuri të rrallë (i dhënë si mbret meqë mbretëron mbi zemrën e tij) nga dashnori i tij i përunjur (i dhënë si lypës për shkak të lutjeve plot dëshirë e mall). Ata trima si petrita nuk e kanë për gjë Të ngrenë shtëpitë mes shkëmbinjve. 1564). autor i fillimit të shekullit të gjashtëmbëdhjetë. i njohur në turqisht si Dukagin-zâde Ahmed bey. Jahja beu iu përgjigj me zgjuarësi: "Ne e dënojmë me Padishahun. Ai nuk kishte frikë t'i dilte kundër opinionit publik ose t'ua prishte qejfin nëpunësve të oborrit me vargun e tij shpesh me frymë polemike.(Raca shqiptare është raca ime. ndikimi i të cilëve mbi kulturën turke kurrsesi nuk qe anësor. meqë kishte bërë shumë armiq. Një tjetër poet turk me emër ishte i vëllai i Jahja beut. autor i himnit kombëtar turk të vitit 1921.H. traktati politik i të cilit për problemet shqetësuese të Perandorisë dhe rrugët për mënjanimin e tyre e bëri orientalistin e madh austriak Baron fon Hamer-Purgshtal (Baron von Hammer-Purgstall7 17741856) ta quante 'Monteskjë Osman'. i cili ka hartuar një kronikë të mbetur pa u botuar. poeti mbarislamik Mehmet Akif (1873-1936) nga Peja. E prapëseprapë. vdiq më 1575 [983 A. që përgjithësisht mendohet se janë më pak origjinale. plak i moshuar në të tetëdhjetat e me divanin e tij në dorë për ta përfunduar. Kjo është dhunti e racës shqiptare. në shekullin e tetëmbëdhjetë. Një herë. por e vajtojmë me popullin". e pa më të arsyeshme të tërhiqej në çifligun e tij afër Zvornikut në Bosnjë. Ata janë Ajazi (Ayâs). e shkruar me vargje të rregullta. i pari rektor i Universitetit të Stambollit. leksikografi dhe enciklopedisti Sami bej Frashëri (1850-1904). për fat të mirë. dhe Riza Tevfik (1868-1949). Ai ishte edhe autori i një divani gazelesh të përmendur më sipër. autor i një traktati për detyrat e shtetit. Gjatë pesë shekujve të bashkimit të dhunshëm me Perandorinë Osmane. ku. Mbarë populli im mban shpatën pranë. një nga filozofët më të mëdhenj turq të kohës. persishtja dhe arabishtja te shqipja si mjet i shprehjes letrare 7 kr. Veziri i Madh Lutfi Pasha (vd. këshilltar i Sulltan Muradit IV (sundoi 1623-1640). Shqipëria do të nxirrte shumë burra të tjerë të mëdhenj.3 Letërsia e bejtexhinjve Kalimi nga turqishtja.) Jahja beu ishte ushtar trim e njëkohësisht shkrimtar i guximshëm. . i njohur në turqisht si Shemsedin Sami (Ôemseddin Sami). Ata njerëz janë gurë të çmuar mes shkëmbinjsh. Ndërkaq. i akuzuar nga Veziri i Madh pse kishte guxuar të shkruante një elegji për vdekjen e princ Mustafait. Ndër ta ka qenë teologu dhe dijetari Hoxha Hasan Tahsin (1812-1881). Nga pesë mesnevî të tij më e njohura është Shâh u gedâ (Mbreti dhe lypësi). Kjo poemë e çmuar shumë. dhe Koçi Beu nga Korça. energjitë krijuese të shqiptarëve osmanë filluan të rrjedhin edhe në drejtim të zhvillimit të gjuhës së tyre kombëtare.]. Ahmed bej Dukagjini. i cili qe ekzekutuar në Konjë nga i ati. 5.

vjersha më të shkurtra. kuplet. 11 10 kr. Poezia e bejtexhinjve u ndikua fort nga modelet letrare turke. Në shqipe do të haset shumica e zhanreve dhe formave zotëruese në vargun turk e persian. vjershë në strofa katërvargjesh. Shuteriqi 1976. saqë shqiptarët sot e kanë shumë të vështirë ta lexojnë pa fjalor. 9 8 Turqishtja shkruhej me alfabet arab deri më 1928. qasîde). po me aq rëndësi të paktën për krijimtarinë poetike. 1991. Rossi 1946. ishin aq vendimtare dhe të rëndësishme sa edhe ç'kish qenë kalimi nga latinishtja në shqipe për krijimin e letërsisë së hershme shqiptare (në shekullin e gjashtëmbëdhjetë e të shtatëmbëdhjetë). përdorimi i fjalorit tradicional arabisht dhe persisht lehtësoi shumë vargun me rimë dhe metrikë klasike. f. ilahi (arab. shpesh lirika dashurie. arabishte e persishte. 1965. 1975. dialekteve të shqipes në fjalë. Tashmë sistemi i shkrimit arab u ishte përshtatur nevojave të turqishtes osmane9 dhe po merrte trajtë për t'iu përshtatur sistemit fonetik më të përpunuar të shqipes.përfundoi në një shembull të asaj që njihet si letërsi Alhamiado. Letërsia e bejtexhinjve8. kr. që ishin në modë aso kohe në Stamboll e në Lindje të Mesme. Kaleshi 1956. vjersha kushtuar natyrës dhe poezi historike e filozofike në të cilat ndeshemi me meditime herë-herë ironike mbi të përpjetat e të tatëpjetat e qenies në një botë që është ekzotike si për vetë lexuesin e sotëm shqiptar po ashtu edhe për atë perëndimor. sikundër quhet kjo periudhë e shkrimeve shqiptare. vazhdon me vargje për dashurinë dhe kënaqësitë tokësore ose për çështje të fesë e të filozofisë. Së dyti. por në gjuhën e vet vendëse. 243. të cilat në fillim qenë krejt të panjohura e të huaja për shqiptarët. ose intime meditative ose haptazi didaktike-moralizuese. persiane e arabe. të pëlqyera më fort ndër turqit e persianët. përbëhet kryesisht nga poezi në shkrim arab. t'i kuptojnë më shumë e më mirë ato tekste sesa lexuesit e shqipes që nuk dinë ndonjë gjuhë orientale. Terma të tjera për këta rapsodë shëtitës ishin ashik. Karakteri kryesisht meditativ i kësaj poezie e merrte frymëzimin nga rrymat e Islamit: nga spiritualiteti autoritar Sunit deri te sferat e thella mistike të Sufizmit Shiit e më pas. dhe Pirraku 1988. ode më të gjata panegjirike të pëlqyera më fort nga arabët. Gjuha e bejtexhinjve ishte një shqipe aq shumë e ngarkuar me fjalë turqishte. dhe gazele (arab. Për më tepër ka të ngjarë që lexuesit e turqishtes klasike që nuk dinë shqip. kaside (arab. Orvatjet e para në fillim të shekullit të tetëmbëdhjetë nga shkrimtarë shqiptarë të formuar në një kulturë islamike për t'u shprehur jo në gjuhët e Orientit. Por oriental nuk qe vetëm shkrimi. Kemi edhe poezi laike: lirika dashurie. d. për të shprehur tiparet e një feje të re dhe të një kulture të re. ilâhî). dhe në turqisht saz Õairleri 'poetë muzikorë'. Zakonisht nis me një lutje Allahut.m. . himne fetare. Divani është një përmbledhje poezish orientale me një renditje të veçantë. Myderrizi 1955c. ose më saktë. Letërsitë Alhamiado lindën kryesisht në Spanjë dhe Portugali gjatë periudhës maore si dhe në Bosnjë e në Shqipëri gjatë sundimit turk. për përhapjen e besimit. Përmbajtja qe shpesh fetare.th. nga turqishtja beyit. deri te meditimet më liberale. Bejtexhi: term për poet popullor në traditën myslimane. term spanjisht (aljamiado) ky që shënon një letërsi vendëse të shkruar me shkronja arabe e të ndikuar fuqishëm nga kultura islame. siç kishte ndodhur me poezinë turke osmane. dhe mbyllet me ode panegjirike për Sulltanin ose sundimtarët e padronët vendorë. 1958. Për burime të përgjithshme mbi këtë letërsi. Në vjersha të veçanta apo në divane10 gjejmë: murabba'. 1966-67. Shtresimi i fjalorit të huaj që depërtoi në gjuhën shqipe të kësaj periudhe u përdor. 1959. ndonëse po aq mistike. Sistemi metrik qe kryesisht silabik ndonëse pati aty këtu orvatje për të futur metrat sasiorë11. të panteizmit bektashian. Doli po aq i pakënaqshëm për shqipen sa edhe për turqishten pati dalë. Salihu 1987. së pari. ghazal).

i cili i kishte të vetat gjashtëdhjetë e dy fletë dorëshkrimi të divanit. që njihet deri më sot." Me poezitë e Nezim Frakullës u njoh albanologu gjerman Johan Georg fon Han (Johann Georg von Hahn. mos na lerë pa kahve. Bejan kush pat folturë shqip? Insan e bëri Nezimi. 1811-1869).Letërsia e bejtexhinjve ka mbetur në dorëshkrime. por pjesa më e madhe e materialeve në dorëshkrim të ardhura deri në ditët tona ndodhen ende në duar privatësh. Divanin origjinal nuk e kemi të plotë. dhe është shkruar nga një i quajtur Muçi Zade. 13 Shkrimtarët shqiptarë. ku edhe shkroi për herë të parë poezi në turqishte. Një numër i paktë kopjesh të vona të dorëshkrimeve (për fat të keq. Hahn 1854. Në divanin e Frakullës përfshihen vargje me një gamë të gjerë. Ai ka lindur në fshatin Frakull afër Fierit dhe jetoi një pjesë të madhe të jetës në Berat. myftiun e Beratit. f. redaktuar nga Namik Ressuli (1908-1985) etj. sidomos me Mulla Aliun. që tani kanë humbur ose. Tiranë 1941. persishte dhe ndoshta arabishte. ku dihet se hyri në një rivalitet letrar me vjershëtorë të tjerë të kohës.H. dhe nëpër shekuj disa këngë kanë ardhur gojë më gojë deri në ditët tona. vëll. por nga ai kemi kopje të rreth 110 vjershave. Është krijimi letrar më i vjetër në dialektin toskë e i shkruar brenda në Shqipëri. Imzot. nga panegjirikët për 12 kr. Emri i Nezim Frakullës u përfshi edhe në antologjinë e parë me vlerë të letërsisë shqiptare14 më 1941. jo origjinalet) ruhen në Arkivin Qendror të Shtetit në Tiranë. Aty nga viti 1731 u kthye në Berat. shkrimet e bejtexhinjve përbëjnë një nga kapitujt më pak të njohur të letërsisë shqiptare.. 142-146. sidomos në ish-Jugosllavi. Vjersha më e vjetër shqiptare në shkrim arab është një lutje humoristike për kafenë. në rastin më të mirë. 2. Mbledhë e punue nën kujdesin e Ernest Koliqit. që mban datën 1725 [1137 A. nga Namik Ressuli. Poeti i parë i madh ndër bejtexhinjtë është Nezim Frakulla12 (rreth 1680-1760). Nezim Frakulla e thotë vetë se ishte i pari që shkroi një divan në gjuhën shqipe: "Divan kush pat folturë shqip? Ajan e bëri Nezimi. Midis viteve 1731 e 1735 ai krijoi një divan dhe poezi të llojeve të tjera në shqipe. Refreni i saj. nuk ka qenë e mundur të gjenden deri më sot. kjo vjershë përbëhet nga shtatëmbëdhjetë strofa katërshe me rimë AAAB. E zbuluar në një dorëshkrim nga Korça që tani ruhet në Tiranë. i cili botoi tetë vjersha13 të tij më 1854. ndër to dy divane. i njohur edhe me emrat Nezim Berati apo Nezim Ibrahimi. 107-109. për të cilin dihet se ka qenë plak kur e ka shkruar. Rossi 1946 dhe Myderrizi 1954. pa dyshim që u prek telat e zemrës shumë terjaqinve të kafesë. djali i Muçit. Ky lisan qe bërë harab Në gussa me shumë hixhab Shahid mjaft është ky kitab Handan e bëri Nezimi. Disa nga vargjet e tij janë kompozuar. kr. f. 14 . si dhe një fjalor shqip-turqisht në vargje. Botim i Ministris s'Arsimit.]. Pjesa I (1462-1878). Nezimi kreu studime në Stamboll. qendër e lulëzuar e kulturës islame të kohës. Për këtë arsye. Nga dorëshkrimet e ruajtura është botuar fare pak.

dylberi shpirtkazmë me vështrimin që ta bën zemrën plagë. kurse një tjetër e hartoi gjatë rrugës për në Berat duke kaluar nga Shkupi dhe Elbasani. metaforat dhe aludimet e tyre: dashuria si sëmundje që e bën poetin të lëngojë. Na qolet' e tynë jemi. në moshë të thyer. "Më ke rop e të kam xhan. Mbi gjith' këto hallë që kemi Dylberat' me goj' s'na flasin.]. Sidoqoftë. ishte një bashkëkohës i talentuar i Nezim Frakullës. Se mu ka mërzit dynjaja. Të shtëpoj nga sëvdaja. ky i fundit edhe vetë poet." Nezim Frakulla pati mbështetjen dhe mbrojtjen e Sulejman pashë Elbasanit dhe Ismail pashë Velabishtit. turqishtes dhe persishtes që ai përdori. nga ana tjetër. përveçse që është martuar në Elbasan dhe që mendohet se ka kaluar një farë kohe në Lindjen e Mesme. Nezimi e ndjeu veten keq dhe iku nga Berati për të jetuar disa vjet në Elbasan. Myderrizi 1957b. vdiq nga kolera në burg. Ne vetvetën dua t'a vras. thotë ai. vargu i tij kurrsesi nuk arrin nivelin e përsosmërisë letrare të klasikëve persianë. nuk e ngriti deri në atë shkallë sa t'u afrohej atyre. Makar le t'na vrasin. pasi qe kthyer në Stamboll për të kërkuar punë. Atje ai hartoi disa kaside. as përzierja e rëndë e shqipes.pashallarët vendorë dhe fushatat ushtarake deri te odet për miq e zotërinj padronë. Qaj e qaj e po pëlcas. Sulejman Naibi15. por edhe mbahej si Sadiu dhe Hafizi i kohës së tij. Nezimi e quante veten jo vetëm si të parin poet që shkruante në gjuhën shqipe. Për shumë specialistë krahasime të tilla janë të tepruara. Për të dihet pak. i njohur edhe me emrin Sulejman Ramazani. vjersha për ndarjen dhe mallin për miqtë e dylberët. Kasidetë e tij në shqipe.H." Për shkak të ndonjë intrige me karakter politik ose të polemikave letrare. Me sa duket. . ose shërbëtori me një bukuri që e bën të zotin t'i përunjet në gjunjë. No më vra no më ban derman. janë ato të poezisë arabe. ku mori pjesë. krahasohen me ato të Urfiut në persishte dhe Nefiut në turqishte.]. ka të ngjarë në internim. e dërguan në Hotin të Besarabisë (sot në Ukrainë). Diku aty pas vitit 1747. Ndërkohë që Nezim Frakulla ishte pa dyshim njeri me iniciativë e talent. ku edhe vargjet e tij do të vazhdonin të kishin popullaritet për shumë kohë më pas. traditë që do të zgjaste dy shekuj me radhë. Frakulla thërret: "Në Elbasan hym me gzim Posi sheqer o Nezim. Shpirti im ashtu më rrush. ka qenë i burgosur. Ndihmesa e tij qe se hodhi themelet për një traditë të re letrare në Shqipëri. persiane e turke me shumë nga temat. Ka lindur në Berat. shpesh të acaruara. Për mbërritjen në këtë të fundit. sidomos. derisa vdiq më 1771 [1185 A. pas kthimit tjetër në Berat. Merr e sgjith cin të dush. Naibi është autori i një divani shqip 15 kr. disa prej të cilave i kushtohen të nipit. Figurat e gazeleve të fundit. vargje fetare e. përshkrime të natyrës në pranverë. në Stamboll më 1760 [1173 A. ku jetoi edhe pjesën më të madhe të kohës. lirika dashurie. njëra prej të cilave i këndon fermanit që i jepte leje për t'u kthyer në atdhe.H.

është ndoshta nga të parat që janë hartuar në gjuhën shqipe dhe pa dyshim është ndikuar nga ai i poetit turk Sylejman Çelebi19 (vd. i ka 16 kr. Hasan Zyko Kamberi16 ka lindur në gjysmën e dytë të shekullit të tetëmbëdhjetë në Starje të Kolonjës. e njohur aty si Tyrbja e Baba Hasanit. Hasan Zykoja vajton për konvencionet sociale që nuk i lejojnë ndjenjat e zjarrta e të natyrshme.në një dorëshkrim që arriti deri në vitin 1944 në Fier. Gjenden vetëm: një mevlud i shkurtër. d. Një kritik kosovar i tronditur. edhe pse vepra e tij më e rëndësishme. prej pesëdhjetë strofash me katër vargje tetërrokësh me rimë ABAB. Një kopje e mevludit të Hasan Zykos. njëra nga të cilat i kushtohet historisë biblike të Abrahimit. Nga krijimtaria e tij pak ka ardhur deri në ditët tona. dhe jep një pasqyrë realiste të vuajtjeve prej saj. Sulejmani e qorton Nezimin se e ka tepruar me fjalë turke. Vdiq si dervish. Hasan Zykoja u hedh një vështrim ironik e herë-herë të hidhur trilleve të fatit e sidomos fatkeqësive të jetës vetjake. dhe ende më pak është botuar. 17 18 kr. lirika që përshkruajnë gëzimet e dashurisë dhe bukurisë femërore. Kaleshi 1958. që detyrohen të shkojnë në kurbet për të nxjerrë bukën e gojës. Madje. në njërën nga vjershat. dorëshkrimit nuk iu bë ndonjë kopje para zhdukjes së tij gjatë Luftës së Dytë Botërore.H. Thuhet se një dorëshkrim i kësaj përmbledhjeje ka qenë dërguar për botim në Manastir më 1908-1910. Për jetën e tij dimë vetëm se ka marrë pjesë në betejën turko-austriake të Smederevos në Danub në lindje të Beogradit më 1789 [1203 A. një fshat në Shqipërinë e jugut rrëzë malit Gramoz. kr.dhe dymbëdhjetërrokshe të botuara. Shuteriqi 1976. djalit të Zyko Kamberit. Këtu nuk kemi ndonjë idil baritor.th. që përmendëm më parë. greke e çerkeze. Mevlude vendëse ka edhe në gjuhët serbe. dhe Lamaj 1982. Në Bahti im (Fati im) dhe Vasijetnameja (Amaneti). Shqipja e tij është më pak e përzier me orientalizma se ajo e Nezim Frakullës. kr. por deri tani nuk është zbuluar ndonjë gjurmë17. Për fat të keq. Në tetërrokshin e tij Sefer-i hümâyûn (Fushata luftarake e mbretit) me tridhjetë e tre strofa. Në lirikat e dashurisë. Ky është ndoshta po ai dorëshkrim që thuhet se ka qenë në Berat më 1913. Si në këtë vepër ashtu edhe në vjershat e tjera fetare të tij. ai përshkruan se si mori pjesë në Betejën e Smederevos. gjejmë disa lirika të holla me një përpikëri metrike të plotë. por një pasqyrë realiste të ankthit dhe vuajtjeve të vajzave të reja që i martojnë të tjerët sipas zakonit pa e zgjedhur vetë shokun e jetës. f. Mevludi i Hasanit. 1422). një mexhmua (përmbledhje vjershash) prej 200 faqesh është zhdukur. siç është kënga Mahmudeja e stolisurë. vjershë fetare për lindjen e profetit Muhamed18. ndiejmë talentin e një poeti që e njihte me themel teologjinë myslimane e bektashiane. dhe përmbi pesëdhjetë vjersha laike. në fshatin e lindjes në fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Myderrizi 1955a. ruhet sot në Arkivin Qendror të Shtetit në Tiranë. e për pasojë poezinë e Sulejman Naibit e njohim vetëm nga disa vjersha të gjetura mes dorëshkrimesh të tjera ose nga çka ka mbetur gojë më gojë në këngët popullore të Shqipërisë së Mesme. Hasan Zykoja është një nga përfaqësuesit më kryesorë të traditës myslimane në letërsinë shqiptare. siç e quan veten. 272. Sarës dhe Hagar egjiptianit. 19 .] në një ushtri nën komandën e Ali pashë Tepelenës (17411822). Ndër ato pak vargje tetë. Engelke 1926 dhe MacCallum 1943. Gjerdeku pasqyron zakonet martesore të fshatit. pa dyshim i sektit bektashi.m. rreth dhjetë ilahi. si dhe vuajtjet e djemve të rinj. Varri i tij në Starje të Kolonjës u kthye në tyrbe. Poezia laike e Hasan Zykos mbulon një gamë të gjerë temash.

Do të ishte i dëshirueshëm një botim shkencor kritik i veprave të tij... Naim Frashëri do të thoshte: "Në mes të vjershëtorëvet të Shqipërisë ka zënë kryenë Hasan' i Zyko Kamberit". Ja di kimenë parasë.. Dhe kadiu i mehqemesë. Ters e vërtit sherianë. Ja di kimenë parasë... Në parathënien për përkthimin e tij shqip të librit të parë të Iliadës së Homerit (Bukuresht 1896).. Myfti edhe myderizë Edhe kyrra e vaizë Kanë ujdisur' iblizë. Zë sikur të bënet' adil E mos thotë dot kaly-kil. q'ep fetfanë. Që ka vënë taraphanë E i presënë paranë. Ja di kimenë parasë. Sheh Islami. Që rri sipër sixhadesë. Gjuha e Hasan Zykos është më e zhdërvjellët dhe më origjinale se ajo e Nezimit dhe e Naibit gjysmë shekulli para tij dhe diçka më pak e ngarkuar me fjalor oriental. t'i rrëfesh paranë. Edhe avamë të tjerë. bejlerë. Poezisë së Hasan Zyko Kamberit e madje asaj të Nezim Frakullës nuk i mungon kritika 20 kr. Ajo nis kështu: "Mbreti. q'urdhëron dynjanë. q'është veqil. Për para apënë krerë. një kritikë therëse ndaj korrupsionit feudal dhe njëkohësisht ndoshta poezia më e mirë satirike në letërsinë shqiptare para shekullit të njëzetë. Ja di kimenë parasë. Për para se ç'e shet t'anë. 238. . Më e njohura nga të gjitha vjershat e tij është Paraja." Vargjet e Hasan Zykos u bënë shumë popullore dhe u përhapën gojë më gojë në shekullin e nëntëmbëdhjetë. Që di qitapëtë ç'thanë. Ja di kimenë parasë. Ja di kimenë parasë. f. Dhe pashallarë. Hysa 1987. Ja di kimenë parasë. Nukë kaçirdis paranë. Kadiut. Edhe shehu i teqesë. Dhe veziri.cilësuar ato si "një erotikë të çoroditur e banale"20.

Gjyli 1961 dhe Hysa 1987b. me sarkazëm therëse. edhe Zenel Bastari. ose sëmundja e dashurisë që s'ka ilaç. Bastari predikon besimin e tij në vjershën me katërmbëdhjetë strofa katërshe Mbi bektashizmin. ku dhe punoi si rrobaqepës apo punëtor krahu në fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Talenti krijues i Bastarit u zhvillua nën ndikimin e Haxhi Ynçarit. ndonëse plotësisht realiste. Bastari qe autor i rreth dyqind strofave katërshe me tema sociale. sikundër e pamë. Nuri i Haxhi Ynçarit S'e di punën ti zahir. njëkohësisht. Dhuntinë e poezisë ai e shihte si hidâyet-i hak (frymëzim hyjnor) që i jep mundësi të arrijë nur-in. kurse pashallëku i Ali pashë Tepelenës (1741-1822) në Shqipërinë jugore dhe Greqinë veriore kishte arritur kulmin e fuqisë aty nga viti 1811. viktimat kryesore te konfliktit social natyrisht që ishin klasat e ulëta të shoqërisë. vetëm në fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë gjeti përhapje të gjerë në popullsinë e Shqipërisë jugore e të mesme. . humoristike e dashurore. i një nëpunësi e kleriku imoral e të korruptuar. me sa duket. grindje e luftë që Zenel Bastari e përjetoi dhe e pa me sytë e vet. do të bëheshin pas pak kohe qendra të fshehta të kulturës. Duke parë paaftësinë e dukshme në rritje të autoriteteve turke për të përballuar shembjen e Perandorisë Osmane. fetare. hem gjynah e hem sevap (Ky thesar është përsosmëri. Në zonën e Tiranës haheshin me njëra tjetrën familjet feudale Jella dhe Toptani. Frashërit dhe Gjakovës. një udhëheqës shpirtëror i sektit bektashi. Për dashurinë ai thekson Kjo hazine asht xhemal. ashtu si ato të Nezim Frakullës. 21 kr. të qëndresës kombëtare kundër sundimit turk. e cila nis kështu: "Ashku i perverdigjarit Më ka bamun mu shahir. Nuk i dihen as përafërsisht datat e lindjes e të vdekjes. të cilave u përkiste. Dera e Bushatllinjve pati krijuar një principatë gati të pavarur në Shqipërinë veriore në fundin e shekullit të tetëmbëdhjetë.sociale. i quajtur edhe Zenel Hyka. shkollimit. Për këto mund të gjykojmë vetëm duke u nisur nga një vjershë ku përmendet vrasja e Shemsedin Shemimiut (1748-1831) nga Fushë Kruja më 1831. edhe mëkat edhe meritë). temë e përhershme kjo në letërsinë shqiptare të shekullit të njëzetë. ka lindur në fshatin Bastar afër Tiranës. Një tjetër element përbërës me rëndësi i veprave poetike të Zenel Bastarit ka qenë misticizmi panteist i fesë bektashiane. Konicës. një figurë stereotipe. bejlerët dhe pashallarët feudalë të Shqipërisë zunë të hahen me egërsi përherë e më të madhe midis tyre që kush e kush të dilte mbi të tjerët. tolerancës dhe. për shembull poeti që vuan nga zemra e lënduar. sidomos ato të Krujës. Zenel Bastari. që do të shërbente herë pas here edhe si objekt i pëlqyer i poezisë politike në letërsinë shqiptare të mëvonëshme. por duhet të vijmë te poeti bektashi Zenel Bastari21 që të gjejmë shprehjen e parë të vërtetë ideologjike të vetëdijes sociale në letërsinë e bejtexhinjve. Edhe pse pati hyrë në Shqipëri prej jeniçerëve turq që në shekullin e pesëmbëdhjetë. Teqetë e bektashinjve. përmbajnë shumë nga figurat dhe metaforat standarde të gazeleve orientale. dhe me ato kryengritje që po ktheheshin në ngjarje të zakonshme. Në vjershën Tirana jonë si mësoi ai dënon hapur shtypjen e njerëzve të thjeshtë nga çifligarët dhe pronarët e paskrupullt feudalë. për të cilin thuhet se kishte mjaft autoritet intelektual asokohe. Vjersha Meti i Mlla Rexhepit është një portret humoristik. ndryshe nga shumë bejtexhinj të tjerë. Me atë gjendje ekonomike që sa vinte e më tepër po bëhej e paqëndrueshme. Korçës." Lirikat e dashurisë të Bastarit.

e cila tani i shfaqet të shoqit si grua e ndershme dhe e virtytshme. e cila ia del mbanë të mbrojë nderin e virtytin e saj. dhe një fisnik kalimtar. ka qenë i pari autor shqiptar që është marrë me poemën e gjatë. e veshur si burrë. Një njeri fetar i jep rrobat e tij dhe. të cilin do ta varnin ngaqë kishte grabitur katërqind para flori nga arka e mbretit. ajo i paraqitet mbretit të vendit. 1957a. ia shet për skllave një kapiteni anijesh. kur mbreti vdes. por edhe ai sprapset. që në fillim mbante titullin Ravda (Kopshti). Kyçyku. 1984a. Ai ka shkruar në dialektin e tij çam dhe. I vjen keq për të e i shpëton jetën duke i dhënë paratë e veta. Pasi u kthye në fshatin e lindjes. Ai studioi për teologji njëmbëdhjetë vjet në Kairo. Për mrekulli Erveheja shpëton nga goditjet. shërbëtori dhe vjedhësi. çam. Madje. Kur po endej përgjatë një bregut të një lumi. Fatkeqësitë e Ervehesë së shkretë nuk marrin fund me kaq. Më pas. ku dhe ishte vendosur një koloni shqiptare jo e paktë. Erveheja u bën ballë si joshjeve ashtu edhe kërcënimeve të tij se do ta vriste po të mos i jepej. detyrohet të mos e mbajë më Ervehenë në shtëpi. Erveheja e merr veten. dhe Vehbiu 1989. Ideja e kësaj historie moralizuese për "virtytin e femrës" ndeshet mjaft në letërsinë orientale dhe në atë perëndimore. i cili e pret me ngrohtësi dhe i jep një shtëpi. Kjo rrëfenjë poetike. Rossi 1948. Aty ajo përkujdeset për të sëmurët e të verbërit. Kësisoj dalin në dritë të gjitha padrejtësitë kundër Ervehesë. i cili. duke i thënë se është e martuar. por fisniku që e shpëtoi bie viktimë e bukurisë së saj.Bashkëkohësi i Bastarit Muhamet Kyçyku22 (1784-1844) shënon kalimin nga poezia klasike e bejtexhinjve të parë te poetët e Rilindjes të gjysmës së dytë të shekullit të nëntëmbëdhjetë.m. fisniku shpëtimtar. ai si mosmirënjohës. Ai merr hak duke vrarë djalin e fisnikut e duke akuzuar Ervehenë për këtë krim. gjë që mjafton për ta larguar. Një ditë. Erveheja u premton t'i shërojë nëse i rrëfejnë të gjitha mëkatet. e merr nga zalli dhe e shpie në shtëpinë e vet tek e shoqja. Mu në atë çast ngrihet një shtrëngatë dhe i mbyt të gjithë përveç Ervehesë. Fishta 1940b. këta tre të fundit të verbër tani. i cili dëgjon të qarat e saj. Teksti shqip prej kr. një shërbëtor i shtëpisë përpiqet ta përdhunojë. me strofa katër vargjesh e tetërrokësh me rimë ABAB jep peripecitë e së bukurës Ervehe. edhe pse i bindur për pafajësinë e saj. d. me sa duket. ishte nga Konispoli.th. Kur ajo nuk pranon. Hetzer 1983b. është rrëfenja romantike në vargjen e njohur me emrin Erveheja. Vjedhësi i vete pas dhe e kërkon për grua.H. Vëllai i tërbuar hakmerret duke e akuzuar Ervehenë se kishte tradhëtuar të shoqin dhe prandaj e dënojnë sipas ligjit të Kuranit për ta qëlluar me gurë për vdekje.]. Ka të ngjarë që burimi i variantit poetik të Kyçykut të kësaj historie të jetë Tûtî-nâme-ja persiane (Rrëfenja e një papagalli) e Zijaudin Nakshabit (Ziyâ'uddîn Nakhshabî). por t'i japë katërqind para flori e ta largojë. Ajo që e bëri të mos harrohet. Ajo kundërshton edhe propozimet e tij. dhe bëhet objekt respekti e nderimi për punët e mira që bën. Myderrizi 1951a. shërbeu si hoxhë dhe vdiq më 1844 [1260 A. ashtu sikundër kishte qenë gjithmonë. megjithëse kishte dhënë fjalën. duke kaluar shumë prova e fatkeqësi. I shoqi i Ervehesë shkon në një vend tjetër dhe e lë të shoqen në kujdesin e të vëllait. orvatet ta përdhunojë. Çështja sqarohet por fisniku. shkruar rreth vitit 1820. i cili gjithashtu orvatet ta përdhunojë. Kyçyku ka qenë autor më prodhimtar në krahasim me të tjerët. 22 . ajo has një vjedhës. që njihet edhe me emrin Muhamet Çami. në oborrin e saj vijnë pesë të huaj: i shoqi me të vëllanë. të cilën deti e nxjerr në bregun e një qyteti të huaj. Ervehenë e zgjedhin për trashëgimtar. e frymëzuar nga origjinali sanskritisht Shukasaptati. F.

1966-67. Kjo 'më e bukura rrëfenjë'. Kreu studimet për teologji në Stamboll dhe u kthye në Kosovë e dha mësim në 'Medresen e vogël' në Gjakovë. III F 36. Jusufi dhe Zelihaja e Muhamet Kyçykut dëshmon për një nivel më të lartë letrar se Erveheja. persiane e turke. mbështetur në historinë biblike të rrëfyer në Zanafilla 39 dhe në suren e dymbëdhjetë të Kuranit. një panegjirik klasik për profetin Muhamed. ai është autori i një vepre me 328 vargje me titullin Vehbije (Blatim) ose Emni Vehbijje datuar 1835 23 Dorëshkrimi nr. Nga këto kemi variantin shqip të Qasîdatu'l-Burda (Odë për xhyben) të poetit arab me prejardhje berbere Al-Busiri (Al-Busîrî. Muhamet Kyçyku është autori i një radhe vjershash të tjera të shquara. një rrëfenja moralizuese me 2430 vargje. gjatë luftës greke për çlirim. siç e quan Kurani. Një poemë me 100 vargje.H. sidomos kur është fjala për ndjenjat e zjarrta të Zelihasë së dashuruar. nga poeti epik persian Firdusi (Firdausî. Erveheja nuk është e vetmja vepër e Kyçykut e ardhur deri në ditët tona. Gjuha e saj është më e pasur dhe mjaft nga pjesët përshkruese i kapërcejnë caqet e një rrëfimi të thjeshtë. autori mysliman i saj dënon pijen e rakisë e të verës. në njërën prej të cilave. janë zbuluar në këta pesëdhjetë vjetët e fundit. e njohur me titullin Gurbetlitë merret me hallet e atyre shqiptarëve që detyrohen të lënë atdheun për të kërkuar punë e jetë më të mirë jashtë vendit. Vepra tjetër e Kyçykut është Jusufi e Zelihaja. në disa pikëpamje. që zakonisht titullohet Bekriu. ndonëse në një variant të ndryshuar. ka qenë një shkrimtar nga Gjakova në gjysmën e parë të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Emri Boshnjaku ose shënon se kishte ardhur nga Bosnja ose të paktën nga krahina e Plavës dhe Gucisë. çka na bën të mendojmë se është vepra më e hershme e Kyçykut që mund të datohet me saktësi. asokohe pjesë e Bosnjës. Tahir Boshnjaku24. Kyçyku. por edhe e përshtati për shijet e fundit të shekullit të nëntëmbëdhjetë. mbi përpjekjen e gruas së padronit egjiptian Potifar për të joshur e bërë për vete djaloshin e hijshëm Jusuf. përpjekje e Kyçykut për të rrahur tema më epike. Ajo gjithashtu mbështetet më shumë në analizën e karaktereve si mjet për të dhënë dramaticitetin e situatës. Edhe ai vuan shumë në duart e familjes së tij e të armiqve dhe po ashtu u qendron me vendosmëri joshjeve të gruas së zotnisë së vet për të mbetur i ndershëm e i virtytshëm. Jusufi biblik është. sikundër theksuam. vd. rreth 935-1020) dhe më pas nga autori mistik Xhami (Jâmî. Ajo ishte marrë dhe përshtatur. Publicisti rilindës Jani Vreto (1822-1900) jo vetëm e transliteroi dhe e botoi Ervehenë në Bukuresht më 1888. 24 .H. dhe Ajeti 1960 dhe 1962. Në këtë vjershë përmendet emri i autorit dhe viti 1824 [1239 A. ndër të tjera. ka shërbyer si motiv i përbashkët për letërsitë arabe. Pjesa më e madhe e mbi 4000 vargjeve (rreth 200 faqe) që kemi prej tij. Kaleshi 1956. kolegu mashkullor i Ervehesë. varianti i parë origjinal është më i kuptueshëm dhe ruan karakterin narrativ të pastolisur të një historie poetike. ose ai i kishte vizituar mjaft ato vende. bir i gjetur i Muhamed Aliut. Sidoqoftë. duke e parë të arsyeshme edhe ta pastronte nga fjalori turqisht. ndonëse për shumë vjet nuk njihej tjetër përveç saj. jetoi dhe studioi për njëmbëdhjetë vjet në Egjipt. u këndon fushatave të Ibrahim Pashës (1789-1848).]. 1414-1492) në poemën Jusufi dhe Zelihaja. në veçanti. Ajo përmban. kr.shtatëmbëdhjetë faqesh përbëhet nga 856 vargje dhe ruhet në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë23. sundimtar i Egjiptit. Megjithatë. përshkrime të betejave të Athinës dhe Misolongjit (1822). temë kjo që do të rimerret nga shumë vepra të letërsisë shqiptare të mëvonëshme. me 348 vargje në strofa katërshe me nga tetë rrokje. i quajtur edhe Tahir efendi Gjakova apo Efendiu i Madh. 1296).]. persisht e arabisht. e cila mban datën 1826 [1241 A. Ajo është edhe nga të rrallat vepra të bejtexhinjve të botuara në shekullin e nëntëmbëdhjetë. ia kushtoi energjitë e veta edhe përkthimit të letërsisë fetare nga arabishtja në turqishte. që. ndërsa varianti i Vretos rreket ta paraqesë veprën në një formë më epike me epitetet përkatëse. Një poemë historike.

4 Shkrimtarë minorë të periudhës Njihen një numër poetësh të tjerë të hershëm myslimanë. sidomos kur ka qenë fjala për Naim Frashërin. Shahin bej Frashëri.H. ndonëse nga i njëjti fshat. gjithashtu provoi të shkruajë një poemë epike me temë bektashiane.]. Kjo u transliterua keq në alfabetin e Stambollit nga një i quajtur Ismail Haxhi Tahir Gjakova dhe u shtyp në Sofje më 1907. Shuteriqi 1976. detyrat e njeriut dhe vendi i dijes. Kjo poemë. Hadikaja shqiptare. kr. sidomos Betejën e Qerbelasë në Irak në vitin 680 të erës sonë. trajton gjithashtu historinë myslimane shiite dhe Betejën e Qerbelasë. Poeti i Rilindjes Naim Frashëri (1846-1900) që. edhe ngjarjet e historisë myslimane shiite. përderisa vetëm disa fragmente të shkurtra nga Hadikaja janë botuar deri tani. nga e cila njihen disa kopje. Haxhi Ymer Mustafa Kashari nga Tirana. Bukuresht 1898. që u vu re te Muhamet Kyçyku. lindur në fillim të shekullit të tetëmbëdhjetë. Hadikaja trajton jo vetëm historinë e bektashizmit në Shqipëri. 5. ku janë ndërfutur pjesë në prozë. herë-herë të ndryshuar me vargje gjashtërrokëshe. në të cilën Myhtari qe një nga pjesëtarët. nipi i profetit Muhamed. 226-228. u përfundua më 1868 dhe duket se është mbështetur në një origjinal persian e është ndikuar nga një variant i ndërmjetëm turqisht. Dalip Frashëri25 që ishte një dervish bektashi e që pati marrë mësime në teqen e njohur bektashiane të Frashërit. e ndarë në dhjetë këngë përveç hyrjes dhe mbylljes. që trajtojnë çështje fetare dhe filozofike. ku Dalip Frashëri u vu vetë në krye të një teqeje dhe shkroi një poemë epike shqip. që ka jetuar aty nga fundi i shekullit të shtatëmbëdhjetë. 1835).000 vargjesh. është gjithashtu autor i disa vjershave me temë fetare. Dorëshkrimi ruhet në Arkivin Qendror të Shtetit në Tiranë26. veprat e të cilëve kanë ardhur vetëm pjesërisht deri në ditët tona ose nuk kanë ardhur fare. 1494-1556). përfaqësuesi më i madh i divaneve lirike turke. Një botim kritik shkencor i këtyre dy poemave do të ndihmonte që të vlerësoheshin ato dhe autorët. por rrallë në mos fare janë lexuar vërtet. 26 . Nga vargjet e tij mistike pak gjë ka mbetur.H. Myderrizi 1955b. Vëllai më i vogël i Dalipit. Nasibiu e dërgoi nxënësin e tij në Konicë. të themeluar më 1824-1825 nga Tahir Nasibiu (vd. të ngritur nga sheh Sulejman Ejup Dede i Potoçanit në vitet 1680. si fjala vjen kotësia e qenies. poet dhe sheh halveti nga Berati. u përfundua më 1842 [1258 A. ka shkruar vjersha me temë 25 kr.[1251 A. nuk kishte lidhje gjaku të drejtpërdrejtë me vëllezërit e sipërpërmendur. Prirja për poema të gjata dhe fillime të poemës epike.]. është autori i poezisë më të vjetër shqipe me shkrim arab të shkruar në Kosovë. Të dyja këto vepra janë cituar shpesh nga historianët e letërsisë. f. Ajo është mbështetur në një vepër me po atë titull të poetit azerbajxhanas Fuzuliu (Fuzûlî. por ashtu si Hadîqatû as-su'adâ e Fuzuliut. Ai qe dervish në teqenë e madhe halvetie në Rahovec. Myhtarnameja (Historia e Myhtarit) e tij prej 12. e shkruar me pseudonimin Hyxhretiu (i mërguari). Sulejman Temani. e pabotuar deri më sot. u zhvillua më tej nga dy vëllezër prej fshatit Frashër në Shqipërinë jugore. Ajo është hartuar kryesisht në strofa katërshe me vargje tetërrokësh me rimë ABAB. një përmbledhje vargjesh të rregullta me metrikë arabe. duket se ka qenë frymëzuar nga Hadikaja dhe Myhtarnameja në krijimin e poemës epike me temë bektashiane Qerbelaja. Kjo poemë me 65000 vargje me titullin Hadikaja (Kopshti). është sa dyfishi i variantit azer-turqisht dhe përbën poemën e parë epike të vërtetë në gjuhën shqipe. parajsa dhe ferri. Dervish Hasani nga Krusha e Vogël afër Rahovecit në Kosovë. në të cilën u vra Huseini.

Myderrizi 1957b. Mbi legjendën e Sari Salltëkut. kr. një poet nga kryeqendra bektashiane e Krujës. Vargjet e tij.fetare në shqipe dhe turqishte. Asgjë nuk ka mbetur nga krijimet e tij. Hysen Bitri. i njohur edhe si Etëhem bej Mollai. sekretar i Ali pashë Tepelenës. ka qenë autori i tri vjershave fetare shqip të shkruara para vrasjes së udhëheqësit shpirtëror Shemsedin Shemimiu (1748-1831) nga Fushë Kruja më 1831. Ai vdiq njëzet e tre vjeç në masakrën e Manastirit më 30 gusht 1830 bashkë me krerët e tjerë shqiptarë. Haxhi Etëhem bej Tirana (1783-1846). i njohur në traditën gojore për urtësinë e shprehur në bejtet dhe thëniet e tij. të cilin e kemi përmendur më sipër si patron të Nezimit e që është vrarë më 3 gusht 1764 në Vlorë. Nga Elbasani kemi vjershat e Ibrahim Elbasanit dhe Sulejman pashë Vërlacit. Po në oborrin e Bushatllinjve ishte pa dyshim bashkëkohësi i tij Mulla Hysen Dobraçi nga Shkodra. e cila flet për epideminë që përfshiu krahinën e Gjirokastrës më 1817. Po nga Shqipëria e jugut ka qenë Abdullah Sulejman Konispoli. 27 kr. Ai është autor bejtesh satirike. Poeti Asllan bej Puçe (1807-1830) ishte djali i Ago Myhyrdarit. Edhe në fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë u krijuan shumë vjersha sipas traditës myslimane me tema fetare e disa historike nga autorë për të cilët kemi shumë pak të dhëna. myfti i medresesë së Vushtrrisë në Kosovë. i cili shkëlqeu në gjysmën e dytë të shekullit të tetëmbëdhjetë si poet në oborrin e Bushatllinjve. që ka jetuar nga mesi i shekullit të tetëmbëdhjetë apo fillimi i shekullit të nëntëmbëdhjetë. Trieste 1881 (Përmbledhje këngësh popullore e rapsodish shqiptare). Ismail pashë Velabishti nga Berati. Nga Shkodra njihet Mulla Salih Pata. vetëm njëra kushtuar legjendarit Sari Salltëk Baba29 ka ardhur deri në ditët tona. Ka mbetur vetëm një nga vjershat. edhe pse të mbingarkuara me orientalizma. ka qenë autor poezie mistike bektashiane e i një divani shqip. e quan atë 'Anakreoni shqiptar'. po kështu edhe dy vjersha dashurie nga Omer efendi Sadedini prej Shqipërisë jugore. që ka themeluar teqenë e madhe të Melçanit afër Korçës dhe ka marrë pjesë aktive në lëvizjen kombëtare. Nga vjershat e tij mistike shqip. autori i poezisë kushtuar qëndresës shqiptare kundër sundimit turk. 1852). kr. Folkloristi dhe shkrimtari Zef Jubani (1818-1880). përbëjnë dokumentin më të vjetër të dialektit tiranas. dy prej të cilave ia kushton Kara Mahmud pashës. Një autor anonim nga Gjirokastra27 gjithashtu na ka lënë një vjershë për mësymjen që i bëri qytetit Ali pashë Tepelena (1741-1822) aty nga viti 1793. Kurse nga vargjet fetare të Ahmet Elbasanit. ka qenë një figurë fetare e nderuar në fillimin e shekullit të nëntëmbëdhjetë. Ka ardhur deri në ditët tona një ilahi me tetëmbëdhjetë vargje nga Mulla Beqiri. i njohur edhe si Sulejman Pashë Elbasani. Vjersha më e mirënjohur e Dobraçit i këndon betejës së Kara Mahmud pashës kundër forcave turke të komanduara nga Ahmed pasha në Berat më 1785. Është shkruar më 1820 dhe ruhet në një dorëshkrim të ardhur nga Gjirokastra. e ku shpreh mallin për atdheun. që ndoshta është i njëjtë me një Hysen efendi Shkodra. Ai ka vdekur në Tiranë dhe është varrosur në xhaminë që edhe sot mban emrin e tij në qendër të kryeqytetit shqiptar. sheh nga Elbasani. Nga qendrat kulturore myslimane të lulëzuara të Beratit e Elbasanit kemi informacione mbi disa bashkëkohës të Nezim Frakullës. Mulla Dervish Peja. i njohur edhe me emrin Dervish efendiu i Pejës. na ka lënë një vjershë me vargje tetërrokëshe të shkruar gjatë kohës që ishte komandant i kalasë në Lepanto. Një poet tjetër me frymëzim bektashian ka qenë Baba Abdullah Melçani (vd. i cili ka botuar një pjesë të vargjeve të Dobraçit në librin e tij Raccolta di canti popolari e rapsodie di poemi albanesi. Kaleshi 1971a. Myderrizi 1959. 28 29 . Elmaz Gjirokastriti28 ka qenë autori i një vjershe me nëntëdhjetë e dy vargje me titullin turqisht Evvel hastalik (Sëmundja e parë). nga të cilat nuk ka mbetur kurrgjë. nuk është gjetur asgjë. si dhe i katër divanëve turqisht.

kr. në përgjithësi. persisht dhe turqisht.H. Një i tillë. kurse tani ruhet në Arkivin Qendror të Shtetit në Tiranë. sikundër thamë. një fjalor persisht-turqisht i hartuar më 1514 [920 A. i cili ka qenë autor i një përshtatjeje në gjuhën shqipe e Tyfhe-i Shâhidî (Dhuratë e Shahidiut). Floqi 1938. Tahir Nasibiu (vd. Sipas autorit.H. ashtu si një pjesë e mirë e vjershërimit 30 kr.].] nga Ibrâhîm Shâhidî Dede. ka lënë disa vargje me tema fetare aty rreth vitit 1836. aftësia e lartë letrare artistike e të cilëve vinte pas një mijëvjeçari qytetërimi oriental të zhvilluar. poezia e bejtexhinjve.H. i njohur edhe me emrin Demir aga Vlonjakasi. 31 32 . Një traditë letrare e çuditshme në Orient ka qenë ajo e fjalorëve në vargje. Myderrizi 1957b.autor i një mevludi në dialektin çam. nuk qenë poetë të nivelit të klasikëve persianë e arabë. Në vitin 1835 [1251 A. Ajo lulëzoi gjatë gjithë shekullit të tetëmbëdhjetë dhe gjysmës së parë të shekullit të nëntëmbëdhjetë derisa dalëngadalë u zëvendësua nga letërsia e romantizmit e periudhës së Rilindjes Kombëtare. si dhe i vjershave të tjera përfshirë përkthime poezish nga arabishtja dhe turqishtja. në të cilën ai dënon një masakër të kryer atë vit nga forcat turke dhe vuajtjet që pësoi Shqipëria nga reformat e Tanzimatit. Letërsia shqiptare u shkrua me shkrim arab për më se dy shekuj. kr. ata qenë rapsodë me talent e me forcë krijuese që shkruan një letërsi të re shqiptare të mbështetur në traditat islamike të Orientit. të shkruar rreth vitit 1831 e që ruhet në Arkivin Qendror të Shtetit në Tiranë. sado ende të papërpunuar. Ahmet Tusi. e shkruar kryesisht me alfabetin latin. Këtë interes për leksikografinë ndjek në traditën e shekullit të tetëmbëdhjetë Myslim Hoxha nga fshati Levan afër Fierit.H.] për luftën kundër një pashai turk gjatë mbretërimit të Sulltan Mahmudit II (sundoi 1808-1839).]. ishte hartuar për t'u shërbyer nevojave të ushtarëve turq në Shqipëri dhe të shqiptarëve që nuk dinin turqisht. I pari fjalor i tillë shqip-turqisht. autor i një vjershe të datuar 1841 [1257 A. 1845). Tekstet shqipe në prozë me shkrim arab kanë qenë jashtëzakonisht të rralla. gjë që na bën të hamendësojmë se autori ka jetuar në Berat për ca kohë. Për të thuhet se ka shkruar poezi shqip. që vdiq më 1550 [957 A.]. Myderrizi 1951b dhe Rossi 1951. Poezi me interes historik ruhen nga Mulla Fejzo Abdalli31 prej Gjirokastre. Pak gjë dihet për Ismail Floqin nga krahina e Korçës. 5. Në fazat e para. por asgjë nuk ka ardhur deri në ditët tona. Dialekti i shqipes është ai i Shkodrës i përzier me elemente nga e folmja e Beratit. autor i një vjershe me vargje tetërrokësh me nëntëmbëdhjetë strofa katërshe të datuar 1845 [1261 A. një dervish mevlevi nga Mughla. është përkthim i një teksti fetar nga arabishtja prej Mehmet Iljaz Korçës. dhe nga Demir Vlonjati (vd. 1835) ka qenë themeluesi i teqesë bektashiane të Frashërit më 1824-1825. I. Shemimi Shkodra apo Shemimiu nga Shkodra përfundoi një fjalor shqipturqisht32 me rreth 1000 zëra me titull Nytkë (Ligjërim). përkthyes i një mevludi30. Ai përmbante disa mijëra zëra. që mban datën 1840 [1256 A. një sheh i sektit rufai.H.]. ka qenë ai i shkruar nga Nezim Frakulla.H. por edhe një gjuhë letrare të re. Kjo vepër është një dorëshkrim me prejardhje nga Korça dhe u zbulua më 1953. dhe për poetin Jonuz efendi Sabriu.5 Përfundime Bejtexhinjtë shqiptarë. Megjithatë.

ajo e bejtexhinjve mbetet ndoshta më pak e njohura. Nga të gjitha periudhat e shkrimeve letrare shqiptare. Tradita myslimane vazhdoi sidomos në Kosovë. letërsia myslimane e shekujve të tetëmbëdhjetë e nëntëmbëdhjetë është pjesë përbërëse e trashëgimisë kulturore të Shqipërisë. Sot nuk ka fare specialistë shqiptarë me njohje të mjaftueshme të osmanishtes e të shkrimit arab. qoftë shoqërore. Turqishtja ishte gjuha e pushtuesit. ide perëndimore e. . Si rrjedhim. ishte kryesisht letërsi e dijeve dhe e mjeshtërive. sidomos në traditat kulturore bektashiane.divan osman. ajo e humbi aftësinë për të shprehur ëndrrat dhe aspiratat e popullit shqiptar. edhe një letërsi më fort e orientuar nga Evropa mund ta ndihmonte Shqipërinë për t'i bërë ballë asimilimit kulturor nga ana e turqve. Vetëm një alfabet perëndimor. klerikale apo politike. letërsia e bejtexhinjve mori qëndrim të kundërt dhe shfaqi në gjysmën e dytë të shekullit të nëntëmbëdhjetë një orientim edhe më të madh fetar. element që mbetet për t'u vlerësuar siç duhet e madje. E. si nga studiuesit ashtu edhe nga lexuesit shqiptarë. kurse shumë të paktë janë orientalistët e huaj me njohje të mjaftueshme të shqipes. Ajo nuk pati gëzuar ndonjë interesim të veçantë të kritikëve dhe lexuesve në Shqipërinë socialiste për shkak të përqëndrimit kryesisht në tema fetare. sikundër u tha më sipër. që mund ta trajtojnë me kritere shkencore këtë letërsi. Me kalimin e kohës. Për lexuesin e sotëm gjuha e asaj letërsie. për të mos thënë më tepër. Dorëshkrimet. turqishtes dhe persishtes. përzierje e shqipes. autorësisë elitare. Madje kjo letërsi erdhi e hyri edhe në shekullin e njëzetë. Venitja e traditës myslimane në letërsinë shqiptare erdhi krahas kalbëzimit të Perandorisë Osmane dhe lindjes së lëvizjes kombëtare shqiptare gjatë së cilës shqiptarët zunë t'i kthejnë shpinën gjithshkaje që ishte osmane dhe orientale. kurse shkrimi arab erdhi e po shihej nga shumë si tipar i invadimit kulturor të huaj ndaj një populli që dalëngadalë po zgjohej e po luftonte për vetëvendosje. të aftë për t'u marrë me atë që mund të gjendet. megjithatë. si pasojë. në pjesën më të madhe kanë humbur ose nuk gjenden më. ku deri në vitin 1947 shkruheshin ende vargje me shkrim arab. në një masë të madhe edhe për t'u zbuluar. konvencioneve klasike e formës së huaj (gjuha e pushtuesit). dhe ka një mungesë të dukshme specialistësh të kualifikuar. është tejet e mbingarkuar dhe e mërzitshme. Si e tillë. ajo mbeti mjet i drejtuar ndaj interesave të një pakice elitë.

ashtu si të ishe i fesë islame do të thoshte të ishe turk. Kisha ortodokse mbeti shprehje e qytetërimit grek dhe iu përkushtua tërësisht gjuhës greke si mburojë kulturore kundër hordhive pushtuese të Islamit. midis grekëve mbretëronte një farë vazhdimësie idesh dhe zakonesh. vetë grekët e kohës së Bizantit nuk patën kurrë ndonjë interesim të veçantë për 'barbarët' jogreqishtfolës të Perandorisë. Edhe pse si rrjedhojë e kryqëzatave disa zona të Shqipërisë veriore e në veçanti portet e Adriatikut nën ndikimin në rritje të Serenissimas i kthyen sytë nga Roma. Përdorimi i shkrimit grek për të shkruar gjuhën e folur nga shqiptarët shihej nga kisha ortodokse si tepër i panevojshëm dhe më vonë shpesh edhe si herezi. simbol i kësaj trashëgimie. në rrethana të tjera. përfshijnë përkthime nga letërsia fetare ortodokse. Edhe pas pushtimit osman të Evropës dhe rënies së Perandorisë së Bizantit. pjesa më e madhe e Shqipërisë qendrore e jugore mbeti bizantine. 6. Të ishe i fesë ortodokse do të thoshte të ishe grek. Edhe pse ato nuk janë letërsi artistike si e tillë.2 Shqipja me alfabet grek e me alfabete të tjera Në shekullin e tetëmbëdhjetë dhe në fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë. që dëshmojnë se interesimi për të shkruar shqipen kurrsesi nuk qe shuar në këtë kulturë të përzier. ato mund të kishin hedhur themelet e një tradite të re letrare në . nga të cilat pak janë botuar. popullsia greke e Ballkanit jugor nuk ishte zhveshur plotësisht nga trashëgimia perandorake e dy mijëvjeçarëve. grekë e aromunë. prapëseprapë gjejmë një numër dokumentesh në gjuhën shqipe. që gjatë shekujve të sundimit turk e deri në ditët tona kanë pasur një popullsi të përzier folësish shqiptarë. SHKRIMET NË TRADITËN ORTODOKSE NË SHEKULLIN XVIII DHE NË FILLIMIN E SHEKULLIT XIX Përçarje në identitetin kulturor 6. zbukuron flamurin shqiptar.6. Në secilën prej këtyre kulturave pak vend kishte për zgjimin shkallë-shkallë të aspiratave kombëtare shqiptare. fjalorë dhe shënime për gramatikën e gjuhës shqipe.1 Para inkursioneve turke të fundit të shekullit të katërmbëdhjetë Shqipëria shpesh kishte qenë kufiri midis sferave antagoniste të ndikimit të katolicizmit roman dhe ortodoksizmit grek. Ashtu si në lashtësi. Kështu që shqiptarët e shkolluar në traditën greke do të orientoheshin doemos drejt gjuhës dhe kulturës greke. TRASHËGIMIA E BIZANTIT. dhe nuk mund të ketë kurrfarë dyshimi se banorët e egër malësorë të Shqipërisë përbënin shembullin më të mirë të atyre që për ta ishin barbarë jashtë kufijve të qytetërimit helen. Këto vepra. Edhe sot e kësaj dite shqiponja dykrerëshe e Bizantit. të shkruara e të ruajtura në alfabetin grek. vetë kuintesenca e madhështisë së venitur bizantine. Pavarësisht nga nënshtrimi i dhunshëm ndaj sundimit turk. të ushqyera në veçanti nga kisha ortodokse. Në Shqipërinë e jugut dhe Epir. për të cilat ajo ishte krenare.

me 24 kisha. kr. një 1 kr. një spital. gj. Nga viti 1731 vjen një gravurë e Virgjëreshës Mari që u vendos në Arkivin e Institutit të Shkencave. kryesisht në greqishte dhe gjermanishte. Për shembull në shkrimin grek është e pamundur të bëhet dallim midis s dhe sh ose z dhe zh. 1986 dhe 1989. Nektarios Terpos). ose zanorja asnjanëse ë. më të madhe se Athina. sepse është gjetur në Italinë e veriut. Në shekullin e tetëmbëdhjetë.Shqipëri1. përmban të njëjtën gravurë. si dhe Lampros 1906 dhe Borgia 1930. ky sistem shkrimi nuk kishte shkronja të tepërta. para se të plaçkitej për herë të parë më 1769. e njohur në greqishte me emrin Moschopolis dhe në arumunishte Moscopole. i restauruar kohët e fundit. f. u rrit jashtëzakonisht për nga madhësia dhe thonë se u bë një nga qytetet më të mëdha të Ballkanit si dhe qendër e lulëzuar e tregtisë dhe kulturës qytetare. 3 2 kr. Martini-Bassi Catalogus Codicum Graecorum. me vullnet bëhet gjithçka. Ai u zbulua nga historiani grek Spiridon Lampros (1851-1919) më 1906 në një dorëshkrim grek2 që ruhej në Bibliotekën Ambrosiane të Milanos. një jetimore. Dokumenti më i vjetër i shqipes me alfabet grek është Ungjilli i Pashkëve ose Perikopeja e përmendur më sipër. Shuteriqi 1976. thuhet se ka pasur një popullsi me afro 20. Michalopoulos 1941. 140-141. e cila.000 banorë. Kultura ortodokse në Shqipërinë e shekullit të tetëmbëdhjetë lidhet ngushtë me lulëzimin e qytetit të Voskopojës4. Geôrgiadês 1975. Kjo vepër është një farë përjashtimi nga tradita ortodokse së pari. si edhe një tekst pakëz më i ndryshëm latinisht Regina Mater et Virgo auxiliare Servis suis. Adhami 1972. dhe u formësua për t'iu përshtatur sistemit tingullor të gjuhës së tyre. dhe vërtet shumë dijetarë ortodoksë te shekullit të tetëmbëdhjetë u përpoqën të përdorin alfabetin grek si të vetmin mjet të mundshëm që kishin për të shkruar shqipen. 1989. Teksti në shqipe me alfabet grek thotë Virgjin ë Mame eperndis uro prë nee faj torëte dhe i vishet një Nektar Tërpo (greq. duhet të presim plot dy shekuj për rizbulimin e shkrimit grek. dhe Hetzer 1982b. 4 . q të shqipes. i ndikuar në një periudhë fillestare të historisë së tyre nga fenikasit. sepse duket se është dyqind vjet më e hershme se tekstet e tjera me rëndësi të shqipes me shkrim grek dhe. Kur përshtatej për gjuhën shqipe. tani një fshat prej pesëqind banorësh midis malesh njëzetepesë kilometra në perëndim të Korçës. f. xh. Në kulmin e vet. kr. Në këtë gravurë3. f. është teksti 'Virgjëreshë dhe Nënë e Zotit lutu për ne mëkatarët' në tri gjuhë: greqisht. pesëmbëdhjetë radhë të përkthyera nga Ungjilli i Shën Mateut (27: 62-66). Peyfuss 1976. 20-25. Tërpoja ishte kryemurg në Ardenicë dhe autor i një vepre fetare greqisht të titulluar Bibliarion kalumenon pistis. e cila doli nga Manastiri i Shën Mërisë së Ardenicës midis qiparisash në një majë kodre afër Lushnjës. Alfabeti grek ka qenë krijim i grekëve të lashtë. paraardhësi i Akademisë së Shkencave në Tiranë.000-50. pa dyshim i shekullit të pesëmbëdhjetë ose fillimit të shekullit të gjashtëmbëdhjetë. Codex 133. së dyti. Për historinë e Voskopojës është shkruar shumë. Sidoqoftë. Martinianos 1957. Gkatsopulos 1979. 63. dhe Hetzer 1981a. shtypur në Venedik më 1732 dhe 1750. Skenderês 1928. Elsie 1991a. natyrisht. klerik pa dyshim me prejardhje arumune nga Voskopoja. 107. Por. ose të shprehen bashkëtingëlloret c. ndonëse pa tekstin shqip të sipërpërmendur. Sofje apo Beogradi asokohe. Voskopoja. shqip dhe arumanisht. por vetëm ato të gabuarat. f. Ai vazhdoi të përdorej për greqishten e re ndonëse shumë nga shkronjat e këtij alfabeti ishin bërë të tepërta në rrafsh sinkronik si pasojë e ndryshimeve fonologjike në shekuj.

si dhe të ashtuquajturën 'Akademia e Re'. Dorëshkrimi Elbasanas i Ungjijve6. Një tjetër figurë e kohës. kurse në greqishte si Grêgorios ho Dyrrakhiu. matematikës dhe fizikës. Dihet se Grigor Voskopojari bëri përkthime të Dhjatës së Vjetër e të Re në një alfabet të shpikur prej tij dhe mund të themi me siguri se Dorëshkrimi Elbasanas i Ungjijve është pjesë e veprës së tij. Grigori ka qenë mësues dhe klerik ortodoks në Voskopojë dhe përmendet si autor i disa hagjiografive të botuara atje në greqisht. Kjo vepër prej gjashtëdhjetë faqesh u gjet fillimisht në manastirin e Shën Gjon Vladimirit. me sa duket. nga vjen dhe emri Dhaskal (mësues). 1959. që. por edhe Dhjatën e Re dhe vepra të tjera fetare. është një vepër që përmban përkthime pjesësh të katër ungjijve në gjuhën shqipe. Ndër fragmentet që kanë mbetur gjallë e që mendohet se janë të Todhrit. Shuteriqi 1949 dhe 1976. prift ortodoks nga ana e Shpatit. Todhri dha mësim në shkollën greke në vendlindje. f. 1987. 148-149. në Elbasan. e cila pati botuar të paktën nëntëmbëdhjetë vepra fetare. Akademia e Re ose Hellênikon Frontistêrion ishte një qendër e dijes e themeluar më 1744. por me një alfabet të veçantë prej dyzet shkronjash. i quajtur edhe Anonimi i Elbasanit. f. shqiptarëve dhe grekëve. f. 6 1994c. Shuteriqi 1954. Nga fundi i jetës ai u zgjodh kryepeshkop i Durrësit (1768) dhe vdiq më 1772. Por nuk ka kurrfarë dëshmie konkrete për qenien e një prifti apo shkrimtari të tillë. 1976. Megjithatë. filozofisë. 91-93. Nuk është shkruar me shkrim grek. 7 f. të vetmen shtypshkronjë5 greke në Ballkan.bibliotekë. kështu që as nuk mund ta pohojmë e as ta mohojmë mëtimin e Hanit për përkthimet nga Bibla. Konstantinopojë. kr. dhe nxori shumë shkrimtarë e dijetarë të njohur. Ajo u shpëtua prej studiuesit elbasanas Lef Nosi (1873-1945) nga manastiri. të themeluar më 1381 nga Karl Topia. dhe Elsie kr. . e ngjashme me akademitë që dihet se kanë qenë në Bukuresht. Pasi studioi në Voskopojë. i cili vizitoi Shqipërinë në gjysmën e parë të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Dhimitër Shuteriqi beson se autori i tekstit është një Papa Totasi. 156-159. me përjashtim të katër a pesë kishave të bukura ortodokse. të ruajtura në Arkivin Qendror të Shtetit në 5 Për shtypshkronjën e Voskopojës. Shumë dijetarë grekë me emër vinin në Voskopojë për t'u dhënë mësim arumunëve. Studiuesi gjerman Johan Georg fon Han (1811-1869). Për fat të keq. ka qenë Theodor Haxhifilipi7 (rreth 1730-1805). i njohur në shqipe edhe si Grigor Voskopojari ose Grigori i Durrësit. emri i të cilit mund të dalë me një shkrim tjetër në faqen e brendshme të dorëshkrimit. Jash. i njohur me emrin Dhaskal Todhri nga Elbasani. e përmend si njeri që ka përkthyer jo vetëm Dhjatën e Vjetër. u rrafshuan tragjikisht gjatë Luftës së Dytë Botërore. ka qenë selia e kryepeshkopatës asokohe. që përbënin shumicën e popullsisë. Autori i dorëshkrimit është pa dyshim Grigori i Voskopojës (vd. me sa duket më i vjetri shembull i një alfabeti origjinal shqip që njihet. Midis viteve 1769 dhe 1789 Voskopoja u plaçkit disa herë dhe erdhi duke e humbur gjallërinë dhe rëndësinë si qendër tregtare në rrugët midis Konstantinopojës dhe Venedikut. pjesa më e madhe e shkrimeve të tij u dogjën gjatë një epidemie më 1827. Ajo në fund u shkatërrua më 1916 gjatë Luftës së Parë Botërore dhe. Peyfuss 1989. i cili u dogj më 14 mars 1944 dhe. Mecovë. aktiv në Akademinë e Re në Voskopojë. Janinë. kr. dhe Hetzer 1982b. 1772). Zamputi 1951. Domi 1965. Akademia e Re nuk ishte institucion vetëm teologjik. ka të ngjarë në manastirin e Shën Gjon Vladimirit në Shijon të Elbasanit. pas ekzekutimit të Nosit në vitin 1945. në Malin Atos dhe Patmos. Ajo gëzonte emër të mirë për mësimdhënien e greqishtes së vjetër. përfundoi në Tiranë. 1995b. 71-89. ndërtesat historike që patën mbetur.

e ndenj përpara kryqsë zonjë e gjithë dynjasë shpëtimn'e njerëzisë me mallëngjim thërriste: që kallëzoi çifutë si ujqër të pandieshm ndë avlli të Pillatit që të të turpërojnë 8 Ser. 11 . Shuteriqi 1976. u shti në punë asokohe edhe nga autorë të tjerë në krahinën e Elbasanit dhe vijoi më rrallë. Të ruajtura në këtë lloj shkrimi janë. kr. të shpunë të të gjykonjënë. të paktën si shkrimtar. An. 1982b. dhe një kronikë ngjarjesh midis viteve 1764 e 1789 të shkruar greqisht. e qante ngashëryerë. të njohur si Zonja Shën Mëri përpara kryqësë. Todhri i ka shkruar veprat e tij me një alfabet të veçantë prej pesëdhjetë e tre shkronjash. Poema nis kështu (e transkriptuar këtu në drejtshkrimin shqip): "Zonj'e Shën Mëri ardhurë. 1986. mbështetur me sa duket në një shkrim kursiv grek (disa shohin në të ndikime glagolitike). Nova 3351. dhe Hetzer 1981b. shënime të ndryshme me karakter fetar. krejt i ndryshëm nga ai i Dorëshkrimit Elbasanas të Ungjijve dhe i papërdorur për botim. Kostandin Berati (rreth 1745 . deri nga vitet 19309. është në të vërtetë një dorëshkrim i thjeshtë në letër dhe nuk duhet kujtuar si 'kodik' pergameni i traditës perëndimore. e erdhë e të rrëmbyenë. Duket se ka qenë punë e të paktën dy duarve dhe është përfunduar jo më herët se rreth vitit 1798. për shembull. 159.rreth 1825). të gjitha pa dyshim të përkthyera nga greqishtja ose të ndikuara fuqishëm nga modelet greke. që del se e ka shpikur vetë. shkruar në të ashtuquajturin varg 'politik' grek (stihos politikos) prej pesëmbëdhjetë rrokjesh. që mendohet se është vepra 154-faqëshe që ruhet sot në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë10. f. që përmendëm më sipër. një fragment të shkurtër që përmban një tjetër alfabet origjinal. një vjershë shqip me dyzet e katër vargje e me tekstin përkatës greqisht. me sa duket. Ka specialistë që e mohojnë qenien e tij. 9 10 kr. Judha i mallëkuarë. e kur e pa mbërthyerë. edhe dy fabula të Ezopit.Tiranë dhe në Bibliotekën Kombëtare të Austrisë në Vjenë8. Për të thuhet se ka pasur në dorë një dorëshkrim nga 1764 deri 1822. 1981-82. ose shkurt Kodiku i Beratit. f. Me rëndësi letrare në Kodikun e Beratit është Zonja Shën Mëri përpara kryqësë. Përmban lloj-lloj tekstesh të ndryshme në greqishte dhe shqipe11: tekste liturgjie biblike dhe ortodokse në shqip të shkruar në alfabet grek. Ky i ashtuquajtur alfabet i Todhrit. Ai është një përshkrim i çiltër dhe jo pa emocione i tmerrit që ndiente Shën Mëria kur pa të birin të gozhduar në kryq. botuar më 1730. dy glosarë greqisht-shqip me një numër të përgjithshëm prej 1710 fjalësh. e mbretëresh'e engjëjet. 1982a. 121-122. Shuteriqi 1976. Nga pikëpamja gjuhësore ky kodik jep të dhëna me vlerë për dialektin e Beratit në fund të shekullit të tetëmbëdhjetë. S/22F. janë përkthime shqip të një Libri Ortodoks të Orëve dhe Mesha e Shën Gjon Gojartit. Nuk dihet me siguri se çfarë ka shkruar vetë Todhri. 1989. Disa nga këto tekste fetare të këtij dorëshkrimi më vonë qarkulluan për qëllime mësimdhënieje ndër bashkësitë ortodokse të Shqipërisë qendrore e jugore. mendohet se ka qenë murg ortodoks dhe shkrimtar nga Berati. i njohur në shqipe edhe si Kostë Berati. qiturë shahit jallanxhi. Ky i ashtuquajturi Kodiku i Kostandinit nga Berati. Si burim është origjinali greqisht nga Akakios Diakrusis prej Qefalonie. Ressuli 1938.

ai u kthye në Janinë dhe shërbeu në oborrin e Ali pashës. me shtëpi të braktisura e gërmadha . 2. Robert Pinkerton. f. Meksi bëri udhëtime nëpër Evropë dhe dihet se ka qenë në Stamboll e në Selanik. Me ndihmën e një letre rekomandimi të Ali pashë Tepelenës (17411822) më 1803 u dërgua në Itali për të studiuar mjekësi. që mbë kryq të mbërthyenë. Shuteriqi 1976. përbëhet nga 174 faqe tekstesh fetare. me të math zë thërrisinë. një kopje e të cilit ruhet sot në Tiranë. por nuk jetoi për ta parë të botuar. f. që redaktoi dhe botoi përkthimin e Meksit të Ungjillit të Shën Mateut (Shoqata Biblike Joniane. rreth 1823). Greqi. nga Labova afër Gjirokastrës. 146. 176. Dh. Shuteriqi 1911. Dorëshkrimi i Cepit. thuhet se ka përkthyer edhe një trajtesë fetare të abatit Klod Flëri (Abbé Claude Fleuri. ai përmendet në një mbishkrim greqisht në hyrje të kishës së Shën Mihalit në Vithkuq (shek. vëll. Nënvizuam më sipër përkthimet e hershme të Biblës në Dorëshkrimin Elbasanas të Ungjijve dhe pohimin e studiuesit Johan Georg fon Han se Todhër Haxhifilipi kishte përkthyer Dhjatën e Vjetër e të Re në shqipe në gjysmën e dytë të shekullit të tetëmbëdhjetë. Bindja përherë e më e fortë se tekstet liturgjike mund të shkruheshin shqip me anë të alfabetit grek. 13 14 .të ndyninë e të pshtyninë. me sa duket. asnjë nga këto nuk ka ardhur deri në ditët tona. kishte bërë rreth vitit 1822 një kopje të pjesëve të Kodikut të Beratit. erdha nga Berati dhe e gjeta këtë vend të rrënuar. Meksi përfundoi një përkthim të Dhjatës së Re në dialektin e tij lab për Shoqërisë Biblike Britanike e Botërore më 1821. Do të ishte Grigor Gjirokastriti13 (vd. e të rrah e të shanë atij Pillatit: vra-e! a ç'të lig u punove e vdekë që të dhanë e djali im i ëmbli rrahur'e përçmuarë. i njohur në greqishte me emrin Evangelos Meksikos. mësues (dhaskal). dhe Hetzer 1982b. Përpos kësaj. Kostandin Cepi. Lauriotos 1935. 375-420. kr. S. përfaqësuesi i Shoqërisë në Stamboll. Në vijim të veprave të Grigor Voskopojarit dhe Todhër Haxhifilipit. tre vjet më pas. 1640-1723). Në veçanti. Korfuz 1824) në një variant dygjuhësh shqip/greqisht dhe. nga të cilat 22 janë në gjuhën shqipe. Pas tyre. Korfuz 1827). 1829)." Një Kostandin Cepi12 (greq. Për Cepin thuhet se ka pasur një farë funksioni në bashkësinë ortodokse të krahinës së Korçës. njoftonte më 1819 se Meksi kishte hartuar shqip edhe një gramatikë të gjuhës shqipe. gjithë Dhjatën e Re (Shoqata Biblike Joniane. o biri im i dashuri. Vdiq beqar aty rreth të gjashtëdhjetave në Tripolis.. njëzet e gjashtë kilometra në jugperëndim të Korçës në Shqipërinë juglindore. Shuteriqi 1950 dhe Qosja 1984. shkrimtar ortodoks nga fshati malor i Vithkuqit. i cili thotë: "Unë. i njohur në greqishte Grêgorios Argyrokastritês. peshkop i Eubesë dhe nga viti 1827 kryepeshkop i Athinës. 17-18). kr. Vallë ç'u pate bër' o bir. f. i pari përkthim serioz i Biblës që ka ardhur deri në ditët tona e që është botuar me shkrim grek u ndërmor nga Vangjel Meksi (vd. bëri në të vërtetë që të zgjohej interesimi i dijetarëve dhe klerikëve ortodoksë të Shqipërisë jugore për mundësinë e përkthimeve të Biblës. me një drejtshkrim të përmirësuar gjerësisht.. Ndërkaq. përsëri në variant dygjuhësh. Tzepês). Pasi kreu studimet në Napoli. përkthimet e para të Biblës u ndërmorën në gjysmën e dytë të shekullit të nëntëmbëdhjetë nga Kostandin Kristoforidhi Nelko14 (1826-1895). qysh i duron mundimetë.". Ky interesim vazhdoi edhe më tej e sidomos në fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë nëpërmjet veprimtarive të Shoqërisë Biblike Britanike dhe Botërore (British and Foreign Bible Society) me seli në Londër. figurë kryesore ndër 12 kr.

Venedik 1770 (libër fillestar). për të cilën ai përktheu Dhjatën e Re në variantin gegërisht (1872 me alfabet latin) dhe në variantin toskërisht (1879 me alfabet grek) si dhe disa libra të Dhjatës së Vjetër15. Në të njëjtën kohë. 1983a. 117-118. Ajo që mbetet në këtë traditë të shkrimit shqip janë një numër fjalorësh me rëndësi dhe disa punime më të vogla për gramatikën. Meyer 1895. lëvizje kjo që do ta shpinte Shqipërinë drejt formimit të një shteti të vetin. edhe pse autori vetë punoi me bindje për Shoqërinë Biblike Britanike e Botërore protestante. i njohur në greqishte si Kônstantinos Christoforidês. i një gramatike elementare të greqishtes dhe i një libri për shkollat me titull Prôtopeiria. f. f. dhe i dhanë atij titullin e 'babait të gjuhës shqipe'. Athinë 1904 (Fjalor i gjuhës shqipe). ishte bir i një argjendari nga Elbasani. i njohur në greqishte me emrin Theodôros Anastasios Kaballiôtês. që kishte filluar të lulëzonte në mesin e shekullit të tetëmbëdhjetë. Kavalioti studioi matematikë. f. Izmir. U kthye në vendin e vet në Voskopojë. Përkthimet e teksteve biblike nga Kristoforidhi përmbyllin listën e përkthimeve të letërsisë fetare në shqipe të kryera me alfabetin grek. Është autor i disa veprave filozofike të shkruara në greqishte. si Historia e shenjtëse shkronjë për dielmt. Durrës. ndoshta në Londër. Qafëzezi 1938. ku dhe u njoh me veprat e Dekartit (Descartes). i cili përmban një fjalor trigjuhësh greqisht-arumanisht-shqip me rreth 1170 fjalë.dijetarët shqiptarë të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Pikërisht në vitet 1860 ai nisi të punojë për Shoqërinë Biblike Britanike e Botërore. 1746-1778) me një 15 kr. kr.3 Fjalorë dhe gramatika Theodhor Kavalioti16 (rreth 1718-1789). në dy variante dialektore. si një nga fjalorët më të mirë të shqipes deri vonë. i cili dha një ndihmesë të rëndësishme për shkrimin shqip në fushën e leksikografisë. ku ai u martua dhe dha mësim në një shkollë greke. Malenbranshit (Malebranche) dhe Lajbnicit (Leibniz). 16 . Papacostea 1937. Vitet e mëpastajme e shpunë në Athinë. Ky fjalor u ribotua nga studiuesi suedez Johan Tunman (Johann Thunmann. Maltë dhe Tunis. 6. 397-405. 1985. dhe hartoi një fjalor shqipgreqisht Lexikon tês albanikês glôssês. Kristoforidhi. Stamboll 1870 dhe e rrëfenjës Gjahu i malësorëvet. Një pjesë e mirë e veprës së Kostandin Kristoforidhit u shkrua e u botua me alfabetin grek dhe duhet parë e lidhur ngushtë me traditën ortodokse bizantine në shkrimin shqip. Stamboll. Këto përkthime ndihmuan për të shërbyer si mbështetje për një gjuhë letrare moderne. vëll. Kristoforidhi gjithashtu shkroi një gramatikë të gjuhës shqipe në greqishte Grammatikê tês albanikês glôssês. Stamboll 1884. ka qenë një dijetar arumun nga Voskopoja. ku dhe u shkollua. Ruffini 1942. Peyfuss 1976. 2. 45-48. dhe Hetzer 1981a. Darlow & Moule. e vështruar si një nga veprat më të hershme të prozës letrare moderne shqiptare. Ky fjalor. teologji dhe filozofi në Janinë midis viteve 1732 e 1734. Vjenë & Jena 1854 (Studime shqiptare). u transliterua e u ribotua nga Aleksandër Xhuvani (Tiranë 1961). rishtypje 1983. Stamboll 1882 (Gramatikë e gjuhës shqipe). Nga viti 1847 deri më 1850 ai ndoqi shkollën e mesme Zosimea në Janinë dhe bashkëpunoi atje me zëvendëskonsullin austriak Johan Georg fon Han (Johann Georg von Hahn) për veprën monumentale Albanesische Studien. Një kopje e kësaj vepre ndodhet në Bibliotekën e Akademisë Rumune në Bukuresht. Kristoforidhi është ndërkaq një figurë e rëndësishme e kulturës rilindëse të zgjimit kombëtar. 1911. dhe u bë drejtor i Akademisë së Re më 1746. Kristoforidhi ka qenë gjithashtu autor veprash për fëmijë.

si dhe 235 fraza të së folurës së përditshme të përkthyera lirisht. Marko Boçari20 (1790-1823). 25-136. filozofisë dhe matematikës. kr. Londër 1814 (Studime në Greqi). të cilin e hartoi në Korfuz më 1809 me nxitjen e Fransua Pukëvilit (François Pouqueville. Theodhor Kavalioti. kurse në greqishte me emrin Daniêl Moschopolitês ose Daniêl Adam Chatzis. Përmban rreth 1000 fjalë. greqisht-arumanisht-bullgarisht-shqip. 1770-1839). vetë shkrimtar dhe konsull i Francës në Janinë. botuar nga studiuesi britanik Uiliam Martin Lik (William Martin Leake. arumunëve dhe bullgarëve të braktisnin gjuhët e tyre 'barbare' e të mësonin greqishten. Ky fjalor me 1484 leksema shqipe. 165. pa dyshim dijetar arumun nga Voskopoja dhe nxënës i Kavaliotit. i hartuar në vitet 1793-1794. një hero suljot i luftërave greke (emrin e të cilit ka marrë një stacion metroje në Paris). i njohur në greqishte si Markos Botzarês."18 Një vepër tjetër në këtë hulli është Eisagôgikê didaskalia. Jochalas 1980. Mid'hat Frashëri. ndonse është pa ndonjë vlerë letrare të veçantë. jo pa interes për studimin e morfologjisë e sintaksës historike të gjuhës shqipe. Leake 1814. Tunmani na thotë: "Libri në të cilin gjendet ky fjalor është shtypur në Venedik më 1770 nga Antonio Bortoli. tregtar patriot dhe ithtar i shkollës dhe diturisë. arumanishten dhe shqipen si gjuhë amtare. Autori i këtij fjalori të dytë shumëgjuhësh me shkrim grek. f. Është njeri i ditur ndër njerëzit e vendit të vet. Ka ndjekur studimet në Akademinë e Re të Voskopojës e në Janinë. 'nënën e dijes'. dhe Lloshi 1995. Njeri me njohuri të mira të greqishtes dhe të shqipes. Z. Venedik? 1802 (Mësime fillestare). 21 20 Bibliothèque Nationale de Paris. i njohur edhe si Mjeshtër Danieli ose Daniel (Dhanil) Haxhiu. Një fjalor tjetër. Vithkuqari është bashkautor i materialit për gjuhën shqipe. dihet se ka dhënë mësim në Artë. Fjalori 1926. Voskopojë. që me këtë vepër shpresonte t'u mbushte mendjen shqiptarëve. Meqë kupton dhe flet greqishten. Kristophson 1974 dhe Kônstantakopulu 1988. i njohur edhe me emrin Eustratios nga Vithkuqi. Liku shkruan: "The greater part of the information upon which the 17 kr. f. 18 19 kr. 1777-1860). Në parathënien për pjesën e tij mbi gramatikën e shqipes. Kalendari 1926. Ai ruhet në Bibliotekën Kombëtare në Paris21. 177-178.përkthim latinisht më 177417 dhe është me interes gjuhësor për studentët qoftë shqiptarë apo arumunë. 1993. Gjergj Trikupa. Leake 1814 dhe Jochalas 1985. kr. bashkatdhetari i tij Z. Përmet e Janinë dhe ka qenë drejtor shkolle në Gjirokastër. një fjalor katërgjuhësh. është vepër e Jani Evstrat Vithkuqarit22 (vd. ka qenë gjithashtu autori i një fjalori greqisht-shqip. cit. vep. ka rëndësi për të mësuar diçka për dialektin suljot të shqipes të zhdukur në ditët tona. që ka përfituar nga studimet e gjuhëve. f. 117-196. kësaj radhe greqisht-anglisht-shqip me 2000 fjalë. ishte Danieli i Voskopojës19 (1754-1825). Autori i tij është Protopapas ose predikatori më i shquar në Voskopojën e Maqedonisë. Supplément grec 251. 1822). që u përfshi në veprën Researches in Greece. e nxiti e i mbushi mendjen të shkruajë këtë Protopeiria për të mirën e grekëve dhe e shtypi në Venedik me shpenzimet e veta. ff. Shuteriqi 1976. Thunmann 1774 dhe 1976. 22 . i quajtur edhe Kosmiski.

e shkruar shqip me dorën e Vellaras në fshatin Vokopolë. e cila mund të jetë e dobishme për filologë). f. Nga veprat e para gramatikore me shkrim grek. me sa duket. 24 25 26 27 . was derived from Evstratio of Viskuki. Jochalas 1985. por nuk mendoi ta botojë së bashku me përshkrimet e tij të udhëtimeve. 179. I vetëdijshëm për vlerën e tij. për të cilën thuhet se është ruajtur asokohe në manastirin e Trinisë së Shenjtë në veri të Greqisë. kr.following remarks are founded. 138-187. nuk ka qenë shqipfolës për së vogli. Shuteriqi 1976. une grammaire grecque vulgaire et schype qui pourrait être utile aux philologues" (Kam një dorëshkrim. mbështetur te latinishtja e më pak te greqishtja. Pukëvili shënonte: "Je possède un manuscrit. Bibliothèque Nationale de Paris. ff. E vënë si shtojcë në shënimet për gramatikën është edhe një letër me datë 30 tetor 1801. Më 1801 u bë mjeku i Veliut. po ashtu. Supplément grec 251. Shuteriqi 1976. Vellara vdiq më 23 dhjetor 1823. 6. të datuara 1801. kr. Bir i një mjeku. pa dyshim synonin t'u vinin në ndihmë greqishtfolësve të tjerë për të mësuar shqipen.4 Përfundime Mbizotërimi i greqishtes si gjuhë e arsimit dhe kulturës së krishterë në Shqipërinë jugore si dhe qëndrimi shpesh armiqësor i kishës ortodokse ndaj përhapjes së shkrimeve në gjuhën shqipe e bënë të pamundur zhvillimin e një letërsie shqiptare me alfabetin grek. birit të Ali pashë Tepelenës. as paploma. Në të ai ankohet për kushtet e vështira të jetesës: "Kam tri muai qe fle mbë dhë. f. Shqipja e përdorur prej tij është një dialekt toskë i shkruar me një alfabet origjinal prej tridhjetë shkronjash. 216-217. 1760). Vellarai studioi mjekësi në Padovë më 1789 dhe më pas jetoi në Venedik. i cili mban gradën e Hieroseriksit në kishën greke. i njohur në greqishte edhe si Ioanis Vilaras (Iôannês Bêlaras). dhe ka qenë për shumë vjet mësues në Voskopojë). një përkthim në shqip nga Nikolla Ikonom Postenani24 (rreth 1748-1838) të një fragmenti nga një gramatikë e humanistit bizantin Manuel Krisolaras (Manuêl Chrysolaras. Dorëshkrimi i veprës i është dhuruar Bibliotekës Kombëtare në Paris27 më 1819 nga Fransua Pukëvili. qe një gur më dënonë si jastik". kr. Nga kjo traditë greko-shqiptare e dijes kemi shënimet gramatikore greqisht-shqip të Jan Vellarait26 (1771-1823). as shtratë. ndërsa synonte të përhapte 23 kr. Tetëdhjetë e gjashtë faqet e tij me shënime gramatikore dygjuhëshe. Mbahet mend kryesisht si poet modern grek dhe. në jug të Beratit. f. gjejmë të përmendur gramatikën e gjuhës shqipe të një Germanosi i Kretës23 ose Germanos Hieromonachos (vd. si dhe një gramatikë të greqishtes të shkruar në shqip nga vëllai i Nikollës Stefan Postenani25. Kisha ortodokse si mjeti kryesor i përhapjes së kulturës në Ballkanin jugor. who holds the rank of Hieroceryx in the Greek church. Shuteriqi 1976. një gramatikë të greqishtes së folur dhe të shqipes. 112. as sëndonë. and had been many years school-master in Moskhopoli" (Pjesa më e madhe e të dhënave tek të cilat u mbështetën shënimet e mëposhtme janë marrë nga Evstratio Vithkuqari. rreth 1350-1414).

tradita ortodokse në shkrimet shqipe. nuk qe kurrë e bindur për dobinë e shkrimit të të folmeve vendëse si mjet për kthimin fetar të masave. . Si rrjedhim. do të mbetej një filiz që kurrë nuk lëshoi gonxhe të vërteta. duke qenë një trashëgimi e fortë kulturore e shkollës dhe dijes. kisha katolike në Shqipërinë veriore gjatë kohës së kundërreformës. edhe pse e kufizuar kryesisht me përkthime tekstesh fetare e hartime fjalorësh.arsimin dhe vlerat kristiane. ashtu sikundër kishte qenë e bindur. Me përjashtim të shtypshkronjës jetëshkurtër në Voskopojë. shqiptarët e jugut nuk patën ndonjëherë as mjete botimi si ato që u viheshin në dispozicion klerikëve dhe dijetarëve të Shqipërisë katolike në Venedik e në Dalmaci. deri në një farë shkalle.

Ururi). SOTTO IL SERENO CIELO ITALIANO (Nën qiellin e kthjellët italian). Kalabri dhe Sicili. Portocannone) dhe Ruri (ital. Camaj 1975. për të mposhtur një kryengritje në Kalabri. Campomarino). 28 Për kolonizimin shqiptar të Italisë jugore. Molise): Këmarini (ital. Villa Badessa). Munxhifuni (ital. ndonëse emigrantë të tjerë pasuan në vitet e mëvonëshme28. dhe sidomos në Kalabri. Sot janë rreth pesëdhjetë qytete të shpërndarë anembanë Mezzogiorno-s. Pescara / Abruzzi): Badhesa (ital. Thuhet se bijtë e tij. gjenden në shtatë krahina: Abruce. Grupe të rralla shqiptarësh kishin pasë marrë rrugën drejt Italisë qysh më 1272. Ky eksod u bë edhe më i ndjeshëm pas disfatës së qëndresës shqiptare me vdekjen e Skënderbeut më 1468. Për shembull.7. Për ndihmën që dha. Reresit iu ofrua tokë në Kalabri më 1448. Pulje. Scaglione 1921. 1388 dhe 1393. gjysma e të cilave e më shumë gjenden në malësinë e Kalabrisë. Villa Badessa) afër Peskarës më 1744-174629. më vonë morën rrugën për në Sicili dhe ngritën atje kolonitë e para shqiptare. Gjergji dhe Vasili. Bazilikata. kr. kurse një grup më i fundit u vendos në Brindizi di Montanja (ital. Molize. Shqiptarë të tjerë u arratisën nga Greqia më 1532-1533 pas shtrirjes së Turqisë në More dhe u vendosën kryesisht në Sicili. Kampania. Dorsa 1847. i cili kishte gjetur një mbështetje bujare nga ana e Oborrit Aragonas. kur trupa shqiptare nën komandën e Demetrius Reres u thirrën në Itali nga Alfonsi I Aragon (mbretëroi 1435-1458). Por ngulimet masive filluan me pushtimin e Ballkanit nga ana e Turqisë. Shqiptarët themeluan ose ripopulluan gjithsej mbi njëqind qytete e fshatra në Italinë jugore. ku ende dëgjohet të flitet shqip. LETËRSIA ARBËRESHE NË SHEKUJT XVIII E XIX 7. Montecilfone). por vetëm në mesin e shekullit të pesëmbëdhjetë kemi ngulime të dukshme. dhe pikërisht atje u vendosën ushtarët e tij me familjet e tyre. Këto bashkësi. 29 kr. . Pulje. që vlerësohet se përbëjnë një popullsi shqipfolëse prej rreth 90.000 vetësh. Tajani 1969. Ato janë: Krahina e Peskarës (ital. Bartl 1981a. Portkanuni (ital. Campobasso. Këto valë refugjatësh formuan bërthamën e kolonizimit shqiptar në Italinë jugore. një grup nga Piqerasi i krahinës së Himarës të Shqipërisë jugore u vendosën në Badhesë (ital. Rotelli 1988 dhe Dessart 1984. gjë që shpuri në një eksod të madh të shqiptarëve drejt Italisë. Brindisi di Montagna) afër Potencës më 1774. Zangari 1940. Cassiano 1977. Morelli 1842. Midis viteve 1468 dhe 1478 valë refugjatësh braktisën Shqipërinë jugore për t'u ngulur në Basilikatë. mbreti i Napolit. Molize.1 Emigrimi shqiptar në Itali Një degë e fuqishme e letërsisë shqiptare që do të zhvillohej më vete jashtë Ballkanit ishte letërsia e italo-shqiptarëve apo arbëreshëve të Italisë jugore. Krahina e Kampobasos (ital.

shqipja flitet ende nga të gjithë banorët.Krahina e Avelinos (ital. Plataci). Vaccarizzo Albanese). Farneta (ital. Shën Kolli (ital. Çifti (ital. Ginestra). mungesa e një territori të pandarë shqipfolës. Hora e Arbëreshëvet (ital. Vena di Maida). Palermo / Sicilia): Kundisa (ital. Piana degli Albanesi) dhe Shëndhastini (ital. Foggia / Puglia): Kazallveqi (ital. kurse në ngulime të tjera vetëm të rriturit janë dygjuhësh. italishtja po mbisundon edhe në fshatrat të veçuar malorë. Xhinestra (ital. Santa Sofia d'Epiro). Shën Murtiri (ital. Pllatani (ital. dhe kjo për disa arsye: përdorimi i detyrueshëm i italishtes në të gjitha shkollat. Krahina e Palermos (ital. Cavallerizzo). Kajverici (ital. San Cosmo Albanese). Chieuti). Lungro). Kastërnexhi (ital. Eianina ose Poicile). Avellino / Campania): Greçi (ital. Santa Cristina Gela). Cosenza / Calabria): Firmoza (ital. Carfizzi). 7. Shën Vasili (ital. Spezzano Albanese) dhe Vakarici (ital. Acquaformosa). Shën Benedhiti (ital. Ejanina ose Purçilli (ital. San Marzano di San Giuseppe). mjetet e komunikimit në gjuhën italiane. kurse fëmijët flasin vetëm italisht. Krahina e Tarantos (ital. Frasnita (ital. San Paolo Albanese). Krahina e Katanxaros (ital. Potenza / Basilicata): Barilli (ital. Marri). Në një numër bashkësish të sipërpërmendura. San Giacomo di Cerzeto). San Benedetto Ullano). San Nicola dell'Alto) dhe Vina (ital. Contessa Entellina). Krahina e Potencës (ital. Krahina e Foxhias (ital. Mbuzati (ital. Firmo). Taranto / Puglia): Shën Marxani (ital. San Demetrio Corone). Shën Kostandini (ital. Falconara Albanese). Për komunikimin me shkrim. San Basile). të vështirë për arbëreshët që t'i përshtaten shqipes letrare për të komunikuar me shkrim. Shën Mitri (ital. Kështu në komunikimin nëpër fshatra është kaluar shkallë-shkallë nga shqipja në italishte. Pallagorio). dhe sidomos emigrimi stinor për shkak të papunësisë kronike që ekziston në Italinë e jugut. Puhëriu (ital. Krahina e Kozencës (ital. shqipja është përdorur vetëm nga një pakicë intelektualësh përderisa shkollimi dhe nxitjet kulturore të jashtme kanë qenë gjithmonë në gjuhën italiane. Mashqiti (ital. Cerzeto). Karfici (ital. Qana (ital.2 Letërsia arbëreshe në shekullin e tetëmbëdhjetë Vepra e parë e letërsisë arbëreshe. Macchia Albanese). San Giorgio Albanese). Strigari (ital. Catanzaro / Calabria): Garafa (ital. Spixana (ital. Santa Caterina Albanese). Barile). Farneta). Shën Sofia (ital. E mbsuame e krështerë (Doktrina Kristiane) nga kryeprifti sicilian Lekë Matrënga (1567-1619). Edhe pse gjuha shqipe kurrsesi nuk është zhdukur në Itali pas pesëqind vjetësh ekzistence. Maschito). Frascineto). San Costantino Albanese) dhe Shën Pali (ital. Picilia (ital. Dallimet serioze midis dialekteve të shqipes që fliten në Italinë e jugut dhe gjuhës letrare në Shqipëri e kanë bërë. Shën Japku (ital. Civita). Maqi (ital. Caraffa di Catanzaro). Në disa bashkësi të tjera vetëm pleqtë e kuptojnë shqipen. Marri (ital. daton aty nga fundi i shekullit të . Ungra (ital. San Martino di Finita). Casalvecchio di Puglia) dhe Qeuti (ital. mungesa e njohjes zyrtare dhe e mbështetjes nga qeveria italiane. gjithashtu. Castroregio). Ferma (ital. Fallkunara (ital. Greci).

kr. d. përbën përmbledhjen më të hershme ekzistuese të këngëve popullore arbëreshe33. detyrë që e mbajti derisa vdiq. Chieuti). gjithashtu. Marchianò 1911. që. Është autor vjershash fetare pa ndonjë meritë artistike të veçantë. Nicolò Brancato. Gjergj 30 kr. Themeluesi i saj. pjesa më e mirë e të cilave është e përshtatur nga poezia italiane e siciliane. Piana degli Albanesi). Përveç kësaj.th. 31 32 33 Në Italinë e jugut termi 'grek' përdorej shpesh për të shënuar arbëreshët. Shtytje vendimtare i dha përparimit intelektual e kulturor të arbëreshëve të Sicilisë ngritja e një kolegji apo seminari grek34 në Palermo35 në vitin 1730. një përmbledhje këngësh popullore dhe vjershash arbëreshe nga Sicilia e zbuluar më 1901 nga Mikel Markianoi. Megjithatë. pa dyshim për shkak se shumë ngulime arbëreshe atje. për të cilin thuhet se e ka pasur këtë kodik të tijin që nga viti 1736 deri më 1746. kr. kryeqendrës së Sicilisë Palermo me traditat e saj të pasura e të hershme kulturore. nuk jemi krejtësisht të sigurtë se cila nga vjershat në këtë dorëshkrim e në të tjerët është shkruar vërtet nga Brankati. Mezzoiuso) në Sicili pasi kishte shërbyer për shumë kohë si kryeprift në Qeuti. mendohet se Filja ka përmbledhur të tetëmbëdhjetë këngët popullore arbëreshe të përfshira në këtë kodik. kr. madje duhet të presim plot një shekull e gjysmë nën qiellin e kthjellët italian dhe në truallin pjellor të qytetërimit italian.gjashtëmbëdhjetë. nuk pati fuqi të nxiste të tjerë intelektualë e krerë fetarë arbëreshë të kohës për ta shkruar gjuhën amtare. Filja ka qenë kryeprift në fshatin e tij Munxifsi (ital. meqë shumë prej tyre kishin emigruar në Itali duke ardhur nga Morea (Peloponez) dhe sidomos meqë 34 . Ka përkthyer. Kodiku i Qeutit (ital. ishin gjeografikisht më afër një qendre të kulturës qytetëse. që u dëshmua jashtëzakonisht i frytshëm për zhvillimin e shkrimit dhe të letërsisë brenda Shqipërisë. u botua për herë të parë e shumë kohë më vonë nga Dhimitër Kamarda (Demetrio Camarda). nuk pa kurrfarë shenjash veprimtarie letrare ndër arbëreshët. Mbeti në histori për përkthimin dhe përshtatjen e shumë këngëve fetare nga italishtja e latinishtja si dhe për disa origjinale të tijat në shqipe. me sa duket. një bashkësi shqiptare në veri të Foxhas në Pulje. Xhuzepe Skiroi plaku (Giuseppe Schirò) dhe Mikel Markianoi (Michele Marchianò)30 ndërkohë që një prej pjesëve të saj kishte qenë ruajtur në Kodikun e Qeutit (1737). Ndër poetët e parë arbëreshë të shekullit të tetëmbëdhjetë ka qenë Nikollë Brankati (ital. përmban edhe poezi shqip nga Nikollë Filja31 (ital. Këngëzë të pleqrijsë. 1675-1741) nga Hora e Arbëreshëvet. Por ky përkthim fetar nga një klerik arbëresh me synimin e thjeshtë për t'ua bërë kristianizmin më të kuptueshëm njerëzve në Italinë e jugut duke përdorur gjuhën e tyre.m. Shekulli i shtatëmbëdhjetë. Poezia e tij me metrikë të pasur e të përpunuar. 1682?-1769). një katekizëm të titulluar I Cristèu i Arbrésc mbesùare ne mistìriet klìscese scèite (I krishteri arbëresh i mësuar me të fshehtat e kishës së shenjtë) në dialektin sot të zhdukur të Munxifsit32. dhe Marchianò 1908b. Schirò senior 1907 dhe 1923. Nicolò Figlia. qe parathënë të mbetej një rast i veçuar i krijimtarisë në gjuhën e vet përderisa. Figlia 1995. shpesh e një karakteri meditues të ngjashëm me atë të këngëve fetare italiane të periudhës baroke. doktor në filozofi dhe 'protopapas' i fshatit të lindjes. Camarda 1866. me sa dimë. Marchianò 1908a. Më 1717 Brankati u emërua kryeprift në kishën arbëreshe të Palermos. sidomos Hora e Arbëreshëvet (ital. Fillimit të ri në shekullin e tetëmbëdhjetë vrulli i erdhi përsëri nga Sicilia.

në fillim ka qenë Piana dei Greci. Më 1777 Keta u bë vetë rektor i atij seminari. Ai ka meritën të jetë autori i tingëllimës së parë shqiptare (1777): "Farie së ndeerme në Kuntisë u bii Kolë Ketta. 179-204. 120. Për në vapët e përtriijti ndënë hjee. Mandalà 1992. që mbahet përgjithësisht si vit i lindjes. autor i një studimi etimologjik për gjuhën shqipe e i një vepre historike të titulluar Cronica della Macedonia fino ai tempi di Scanderbeg (Kronikë e Maqedonisë37 deri në periudhën e Skënderbeut). më të shquar të seminarit grek në Palermo ka qenë Nikollë Keta38 (Nicola Chetta. Shkoi në Palermë praa tek e Arbrit shpii. arbëreshët i ruajnë ritet e tyre të kishës greke bizantine. dhe Chetta 1992. D'Angelo 1798 dhe R. 130-132. 1740?-1803). Sciambra 1967. f. Shuteriqi 1976. Gangale 1973. njëkohësisht. f. Si poet ka shkruar vargje fetare dhe laike në gjuhën shqipe dhe në greqishte. 57. Kolegji grek i Palermos (më pas i njohur me emrin seminari greko-shqiptar. 1993. ka qenë autor prozash e poezish në italishte. Prandaj edhe emri i parë i fshatit arbëresh Piana degli Albanesi (Hora e arbëreshëvet) afër Palermos. dhe 1977.Guxeta36 (ital. si zogu rep në folee. i themeluar më 1488. E nani prift klisha kurorë e vee. ky seminar u bë qendra intelektuale e bashkësisë shqiptare në ishull. . ndonëse i thonë vetes katolikë. thotë se në dorëshkrime ka gjetur të dhëna që të bëjnë të mendosh se Keta ka lindur më 1723. me urtësii. Sedaj 1990. Pak kohë pas themelimit. Petrotta 1956. Në seminar pati mësues Gjergj Guxetën dhe dijetarin Paolo Maria Parrino40 (1710-1765). e më pas akoma me emrin seminari italo-shqiptar) nuk është më. Contessa Entellina). po ktei e atei Ndeern'e Arbreshet të gjithë gramët kërkoi. vllastar i t'arbrit dhee. Schirò junior 1969. Giorgio Guzzetta. Si të veshkurin rremp stolis një dhrii. Sot ajo godinë i është lëshuar me qira qeverisë për shkollë publike. Edhe sot. kr. 1682-1756) nga Hora e Arbëreshëvet. Keta ka lindur39 në Kundisa (ital. ndonëse ndërtesa në 'Via del Seminario Italo-Albanese' në qendër të Palermos është ende pronë e kishës arbëreshe të Horës së Arbëreshëvet. Si zok i sbjerrë praa t'di krahët çoi Në Palermë e n'Kuntisë. 153-155. 40 39 38 37 kr. nga ku do të dilnin shumë shkrimtarë e dijetarë me emër. dhe ngul këmbë se viti 1740. i themeluar midis viteve 1450 dhe 1467. Një ndër studentët e parë e. në pjesën më të madhe ishin me prejardhje ortodokse. Termi 'Maqedoni' këtu dhe në veprat e tjera bashkëkohëse të arbëreshëve shënon Shqipërinë qendrore e jo atë Maqedoni që njohim sot. 36 35 kr. ngulimi më i vjetër shqiptar në Sicili. E veshi e e ngjeshi me zakon. është gabim i Petrottës. Ç'e reshti. f.

E veshi e e ngjeshi me zakon. Për Xhuzepe Gangalen. i cili më 1779 u zgjerua mjaft deri në 640 faqe me rreth 10. gjeti. por edhe për veprimtaritë në mbështetje të kulturës Reto-Romane të Zvicrës. emri i të cilit ka mbetur jo vetëm për këto zbulime. Arka plot me këto thesare morën rrugën për në Kopenhagë dhe. u depozituan në sektorin e dorëshkrimeve të Bibliotekës Mbretërore. Ajo u botua pjesërisht në revistën La Sicilia në Palermo më 186742. Gangale 1973 dhe 1977 për këtë e për dorëshkrime të tjera të Ketës dhe për veprat e shkrimtarëve të tjerë të vjetër arbëreshë në Koleksionin Shqiptar (Albansk Samling) në Bibliotekën Mbretërore të Kopenhagës. Ashtu si rrembin e vyshkur stolis një dhri. Një kopje e këtij Vocabulario italiano-albanese ende e pabotuar ruhet në Koleksionin Shqiptar në Bibliotekën Mbretërore në Kopenhagë41. qëndisi e shkroi Që të qoste gjithë Arbërinë gjer përtej.000 fjalë. siguroi dhe bleu shumë dorëshkrime të vlefshme dhe botime të vjetra të letërsisë shqiptare për të cilat. me sa duket.Si krymp mundafshi gjith e svis vetëhei E ktë vistaar tuar. 1975. në kishë vë kurora. me urtësi. Në shkrimet e tij nderin e arbëreshëve kërkoi. kr. Kr. kr. Në Palermo e në Kundisa." (Nga fis i ndershëm lindi në Kundesa Kolë Keta. Vëllimi i parë trajton etnogjenezën e shqiptarëve deri në kr. Louis Hjelmslev (1899-1965). biografinë e shkruar nga e veja e tij Margarita Uffer 1986. askush nuk interesohej e nuk kujdesej asokohe. kishte planifikuar të ngrinte një qendër studimesh shqiptare në kryeqytetin danez dhe dërgoi në Itali lektorin e tij të shqipes Xhuzepe Gangale (Giuseppe Gangale. për prejardhjen dhe historinë e shqiptarëve e të emigrimit të tyre në Itali. është një trajtesë historike etnografike në italishte. Gangale i lindur vetë në Kalabri. Se të kjosëj gjithë Arbrin ndjeer përtei. kjëndisi e shkroi. Dhe tani është prift. pasi u la projekti për një qendër studimesh shqiptare. pinjoll i dheut të Arbërisë Shkoi në Palermo pra te shtëpia e Arbrit Që e priti si zog të njomë në fole. deri diku jo pa atë shkallë fantazie tipike për kohën.) Më 1763 Keta hartoi një fjalor italisht-shqip prej 240 faqesh. Pjesën më të rëndësishme të këtij koleksioni e përbëjnë librat dhe dorëshkrimet e lëna nga dijetari i madh indo-evropianist dhe albanologu Holger Pedersen (1867-1953) mbas vdekjes. Si zog i zbjerrë të dy krahët i çoi. Dhe në vapë e përtëriti nën hije. Spata 1870. vetë gjuhëtar i shquar dhe drejtor i Institutit të Gjuhësisë në Kopenhagë. edhe Dhrimo & Lafe 1974. 1777 (Thesar njoftimesh mbi maqedonët). Libri i tij Tesoro di notizie su de' Macedoni. Si krimb mëndafshi u shua prej vetiu. 1898-1978) për të kërkuar dorëshkrime të tjera. në kapakun e brendshëm të të cilit u zbulua tingëllima e mësipërme. Fragmente që trajtojnë seminarin grek janë botuar në Chetta 1985. Një kopje e dorëshkrimit origjinal të Thesarit është zbuluar kohët e fundit në 'Biblioteca 42 41 . këndej e andej. Dhe këtë visar tori.

dhe Rodotà 1763. . famullitar i kishës ortodokse në Napoli dhe. Schirò junior 1944. Gradilone 1974. Schirò senior 1923. f. Nikollë Suli (ital. Demiraj 1953. për metrikë të përpunuar apo për mjeshtëri gjuhësore. në një familje me prejardhje. 48 47 46 kr. Marchianò 1908a. prift nga Pallaci (ital. San Benedetto Ullano). Sedaj 1990. Giuseppe Barcia) nga Pallaci. Giulio Varibobba. Ky seminar48. kr. dhe si figurë publike e fetare në detyrën e rektorit të seminarit grek. Cucci 1968. prift dhe kapelan i Regjimentit Maqedon Perandorak të krijuar nga mbreti i Dy Sicilive. nip i Gjergj Guxetës dhe autor vjershash fetare. II 6. dhe Jovan Thoma Barbaçi (ital. Ferrari 1963. 44 45 Një variant i kësaj vjershe në dorëshkrim ruhet në Koleksionin Shqiptar në Kopenhagë me Nr. Ndër poetë të tjerë shqiptarë nga Sicilia në shekullin e tetëmbëdhjetë mund të përmenden Jovan-Krisostomo Guxeta43 (ital. ndonëse vargu i tij. kurse vëllimi i tretë . Minisci 1959. si teolog me prirje neoplatonike. i themeluar më 1732 nga Papa Klementi Centrale della Regione Siciliana' në Palermo nga Eleuterio Massi. i vështruar nga shumë të tjerë si poeti i parë i vërtetë në mbarë letërsinë shqiptare. kr. Keta ishte poet me imagjinatë krijuese. 1956. nuk shquhet për ndonjë frymëzim të thellë. qendron më fort në larminë dhe shumanshmërinë e interesave dhe përpjekjeve si leksikograf e gjuhëtar. 273-281. Giovanni-Chrisostomo Guzzetta. f. 1724-1788). kushtuar Shën Mërisë46. vd. 1785). qendër e dijes dhe e shkollimit për klerin bizantin grek. Barbaçi përmendet për një vjershë fetare me titullin O ti çë helme shkove. Zavarroni 1750. kapelan i Regjimentit Maqedon Perandorak.emigrimin nga Shqipëria dhe Greqia në Italinë e jugut si dhe themelimin e seminarit grek në Palermo. Rëndësia e tij. Schirò senior 1923. thuhet.periudhëm romake dhe përhapjen e krishterimit. me sa mund të gjykojmë sot për sot. autor i një vjershe në Kodikun e Qeutit45. 86-89. Ndoqi studimet në seminarin Korsini (Corsini) në Shën Benedhiti (ital. vëllimi i dytë trajton historinë e shqiptarëve nga periudha romake e deri në ditët tona. 43 kr. Jul Varibobën47 (ital. Andrea Figlia). ashtu si Andrea Filja. Edhe pse arbëreshët e Sicilisë. 1742-1791) nga Munxifsi. Variboba lindi në fshatin Mbuzat (ital. që ka qenë autor i një vjershe shqip të datuar 1757. Laudone 1981. nga Mallakastra në Shqipërinë jugore. për të cilin thuhet se ka qenë mësues i greqishtes në Trapani. kr. padyshim për shkak të stimulit kulturor të seminarit grek të Palermos. f. 1928. Nicolò Suli. kr. Gangale 1973. Palazzo Adriano) dhe zëvendësrektor i seminarit grek në Palermo. na duhet të kthehemi te malet e Kalabrisë për të gjetur poetin e parë arbëresh vërtet të talentuar. San Giorgio Albanese) në krahinën e Kozencës. si një historian romantik i ndikuar mjaft nga Parrino dhe Guxeta. 1700-1770). Giovanni Tommaso Barbaci. kr. Librandi 1897. prift arbëresh nga Hora e Arbëreshëvet. 78-80. dhe Fortino 1984 dhe 1986. autor i një vjershe didaktike të shkruar më 1753 me titullin Njeriu i harroshëm. Por vlerësimi përfundimtar për Nikollë Ketën dhe veprën e tij mund të bëhet vetëm pasi dorëshkrimet të jenë botuar e studiuar si duhet. mund të kishin hedhur më herët themelet e një letërsie arbëreshe. 1958. përgjithësisht. 1969. Xhuzepe Barça44 (ital. Lambertz 1956. Andrea Filja (ital. që mban datën 1770.

Me gjithë trazirat e këtyre viteve. Dhên e dêtin çëmonjën. një nga studentët e parë të seminarit. Nikollës. "Zgjou. Kjo poemë prej 4717 vargjesh. Duke u nisur nga jeta e poetit dhe nga qëndrimi i tij i patundur polemik ndaj riteve të kishës. e ndërthurur siç është me këngë popullore. Forca e 'Jetës së Shën Mërisë së Virgjër'. në fillim në Kampanjë e pastaj në Napoli. Variboba vdiq ditën e fundit të vitit 1788. si këndonjën. se më fjëjte shum'. Zgjou. Variboba kishte pasur një parapëlqim të theksuar për ritet latine (katolike) përkundër ritit tradicional grek bizantin në kishën arbëreshe49. Karramunxa e fishkarol. duke përdorur Kalabrinë e Varibobës si sfond të lindjes dhe duke i shndërruar personazhet besimtarë të Dhjatës së Re në fshatarë truplidhur kalabrezë të shekullit të tetëmbëdhjetë. u shugurua prift më 1749 dhe u kthye në Mbuzatin e tij për të ndihmuar të atin e moshuar Xhovani. e përmendur shpesh është Kënka e të zgjuarit. O çë vjersh të rrikrjâr!.. 50 . kryeprift i famullisë.. Qysh gjatë studimeve në seminarin Korsini. Bartl 1969. i vetmi libër arbëresh i shtypur në shekullin e tetëmbëdhjetë. sepse menjëherë pas ardhjes në Romë u botua Ghiella e Shën Mëriis Virghiër. kr. Me sa duket u detyrua të emigrojë. mund të mendohej se kjo do të ishte poezi e meditimit të thellë shpirtëror. e shkruar tërësisht në dialektin e Mbuzatit dhe e ngarkuar me mjaft fjalor të italishtes së Kalabrisë. Ndërkaq. jo më në gjumë.XII."50 (Zgjohu bir. Elizabetës. shpesh të përshkuar nga humori e naiviteti. i kushtohet jetës së Shën Mërisë nga lindja deri në Ngjitjen në qiell. qëndron madje në stilin realist e konkret. m'u zgjo. Frangut. pati ndikim në zhvillimin kulturor të arbëreshëve të Kalabrisë në shekullin e tetëmbëdhjetë. Surdullina e rrusinjol Mîr bukur u nguallâr. me një strukturë pjesësh jo fort të lidhura. Variboba duhet të ketë kaluar edhe periudha të qeta. sidomos pas thirrjes së drejtpërdrejtë që i bëri Papës. Me kalimin e kohës përkrahja e tij për kalimin në ritin katolik ngjalli mjaft kundërshtime dhe i dha emër jo të mirë si në famullinë e tij ashtu edhe në hierarkinë kishtare vendore në Rossano. Variboba nuk e ka shoqin në letërsinë e vjetër shqiptare si për ndjeshmërinë e kthjellët e të thjeshtë poetike ashtu edhe për larminë e shprehjes ritmike. jo më gjum'. Ghiella dëshmon më shumë për një tonalitet lirizmi e balade popullore. Zgjohu se më fjete shumë. etj.. Një nga pjesët më karakteristike. Vjen një lleg pekurâr Pruçësjon' të vizitâr Gjeq si lozën. Jeta ime. Xhuditës. 49 Për këtë konflikt brendapërbrenda kishës arbëreshe. si dhe në ngjyrimin e freskët lokal të figuracionit që i jep autori. e më 1761 u vendos në Romë. të gjithë me dhurata nga fshati. ndonëse cilësia artistike e tij ka dallime të mëdha nga një varg te tjetri. ku edhe kaloi pjesën tjetër të jetës. në të cilën Shën Mëria e zgjon me kujdes të voglin e saj për të marrë adhurimin e barinjve të thjeshtë. bîr. të ngjashëm me atë të seminarit grek në Palermo për arbëreshët e Sicilisë. Zgjou se bëre nino. Variboba. via. Romë 1762 (Jeta e Shën Mërisë së Virgjër). Transkriptimi i tekstit shqip është nga Fortino 1984.

që mendohej se kishte humbur prej kohësh. Mërî. Ma për racjona.. m'u zgjo Zgjohu se bëre nino. mose mallkime. vazhdoi të veprojë për shumë vjet si qendër e dijes për popullatën arbëreshe të Kalabrisë. Pravê edhe këtë. Stefano Baffa. çë kûr jê ndër qiell. i themeluar më 955 të erës sonë nga Shën Nili i Rossanos (910-1004). u braktis më 1970 dhe sot është gërmadhë. si para dhe pas transferimit në Shën Mitër. nga i cili kemi deri në ditët tona një vepër në gjuhën shqipe është Stefan Bafa (ital. kr. Cassiano 1981. aq e përbëtalëmea." Poeti i fundit kalabrez i shekullit të tetëmbëdhjetë. çë nëng' e kê pravuar maj. u botua në Grottaferrata më 1971. Santa Sofia d'Epiro). aq çota. Godina. të ëmbëla e të bukura sa së kanë kund e nëmër. gjith harêt edhe dhulluret e gozhdët çë të shpuan zëmërën kûr ishe ndë ktë jet'. dimërore e e egër. Cucci 1977. Ferdinandi IV i Napolit kishte dekretuar mbylljen e seminarit Korsini në Shën Benedhit më 1794 dhe transferimin e tij në manastirin e Shën Adrianit51 në Shën Mitër në anën tjetër të luginës së Kratit. dhe Cava 1984. s'kam ngrën' maj pem' kaq t'ëmbëla si këto. Në një godinë ngjitur është një shkollë e mesme publike ku mësimi jepet vetëm italisht. si ato të tjerat çë ngâ dit të sjellën rrigâll vasalt' e tû. Të kanë ardhur barinjtë Një pas një për të të parë Shih si lozin. Ora fjasëm pâ llatine na të di. Kjo çë të rrëfien gjith gjellën tënde. Ma mos e rrëze. të kâ qën' rrigallârtur një rrim' e arbëresh mbë ktë manêr e kaq e gjat si ë kjo çë somenat ta vë ndër duar? U e dî se ndër gjith gjuhët të tjera kê pasur aq rrima të gjata. 1808) nga Shën Sofia (ital. U dî se një hêr një rregj dheu hëngër dica gorrica e tha: "Thom të vërtetën. Nj' atër kënk si kjo çertu se ne e kê pasur maj. vd. ma ndë gjuhët tën' arbërisht mund thom se kjo ësht e para çë të vjen nani. 51 . sâ me të duket se jo jatër fjalë mund thuhen. Mazziotti 1908/1994.Zgjohu shpirti im. ma se ai kûr i hëngër kish' û. Ësht një cik skallangure. kanë dalë një numër Kolegji arbëresh në manastirin Bazilian të Shën Adrianit. për predhika. o veramende për turp. Nga seminari Korsini. Proza e parë nis kështu: "Të vjen somenat mbë tries një pem' e rê. Ësht gjuha arbërisht aq frushkullorea. të shara. ngjarje që e pa me sytë e vet gjatë kohës së turbullt të Napoleonit. e cila gjendet në një breg jashtë Shën Mitrit. Kjo poemë me tetëdhjetë strofa katërshe me rimë AABB. oj Zonja e Sh. Zonja e Sh. për shërbise spirituâll e për urtërî ndë do të beç të qeshënjën sa ze fîll e fol arbërisht. nëm'. si këndojnë Tokë e det po ushtojnë Gajde e fyej Me kallama e pipa Mirë e bukur tingëllojnë Për ty këngë që të gëzojnë!. Prej tij ka mbetur një poemë 320 vargjesh në gjuhën shqipe mbi shkatërrimin e kolegjit të Shën Adrianit në Shën Mitër më 1799. Argondizza 1884. të cilat përcjellin mjaft nga stili i poetit dhe ku ai shpjegon synimet e tij.. e andajna i dukëshin cukar. E kê pritur maj.) Para jetës së Shën Mërisë janë vënë dy hyrje të shkëlqyera në prozë: Oi e ndeermia Regin (O e nderuara Mbretëreshë) dhe Oi ti cië diavasën (O ti që më lexon). ne mëngë t'Arbëresht e kanë pandehjur. Mërî. vërtet: fare duket e bukur." I tha rregji ahiera kto fjal' jo se veramende gorricat jan' t'ëmbëla. ashtu të ruat Krishti.

Leka. f. kr. 1760 dhe 1763 (Mbi prejardhjen. 7. ishte një filolog i shquar klasik i kohës. nr. ka qenë njëri nga studentët e parë të kolegjit në Shën Benedhit. I vëllai më i vogël Pietro Pompilio Rodotà55 (l. Paskuale Bafa54 (ital.dijetarësh dhe shkrimtarësh arbëreshë me rëndësi të drejtpërdrejtë për përparimin e kulturës arbëreshe në Kalabrinë e shekullit të tetëmbëdhjetë. Ai mbajti katedrën e latinishtjes e greqishtjes në Salerno më 1769 si dhe katedrën e studimeve klasike në Napoli më 1773. Ai është edhe autori i një përmbledhjeje me dyzet e dy rapsodi të shkruara shqip53.. për të parën e të vetmen herë. Klementin XI (Papë në vitet 1700-1721). një papë me prejardhje shqiptare. rektor i të cilit u bë më pas. Një student tjetër i këtij seminari ishte Mikel Belushi (ital. i emëruar më 1733. Pas restaurimit të Burbonëve u dënua me vdekje më 11 nëntor 1799 për shkak të veprimtarisë së tij politike. Klementi XI urdhëroi peshkopin kroat Viskë Zmajeviqi (Vincentius Zmajevich. kr. Napoli 1796 (Përgjigja e Filaletës për Imzot Kardamonen). Shqipërisë. Më 1702. Tomori i vogël. ecurinë dhe gjendjen e sotme të ritit grek në Itali). Felice Samuele Rodotà. 1754-1806) nga Frasnita (ital. 1670-1742) të Tivarit (Antivari) për të raportuar mbi gjendjen e kishës katolike në Shqipërinë e veriut. i cili u ndërpre e u shua me pushtimin turk të vendit. Scaglione 1921. të titulluar Notitie universali dello stato di Albania (Shënime të 52 kr. Macchia Albanese). Megjithatë kemi në dorë një numër të vogël dokumentesh të rralla në gjuhën shqipe. për 'natione prediletta' e tij (kombin e parapëlqyer). Frascineto). përfshirë edhe fillimet e një letërsie arbëreshe në Sicili e në Kalabri. të gjitha të lidhura në një farë mënyre me Italinë. 1-2. Më vonë u emërua profesor i greqishtes në Universitetin e Urbinos. Pasquale Baffa. Tiranë. lindur në Maq (ital. Ferrari rreth 1965. Ai është autori i një vepre të rëndësishme për historinë e kishës në Itali e në Shqipëri të titulluar Dell'origine. 8. Maqedonisë dhe Bullgarisë' dhe përgatiti një raport për vendin e vogël. drejtori i parë i tij dhe i pari peshkop greko-shqiptar. kr. 1749-1799) nga Shën Sofia. 1691-1738) nga Shën Benedhiti. progresso e stato presente del rito greco in Italia. f. Cava 1971. 1717-1800).3 Gjurmë të fundit të shkrimeve katolike në Shqipërinë e shekullit të tetëmbëdhjetë Në Shqipërinë e shekullit të tetëmbëdhjetë nuk u krijua një letërsie e vërtetë në traditën katolike. f. 1942. Avati përmendet si një nga mbledhësit sistematikë më të parë të këngëve popullore shqiptare në Kalabri. f. Në fillimin e shekullit të tetëmbëdhjetë Roma pati. Me seminarin Korsini është i lidhur edhe Feliçe Samuele Rodota (ital. Karalevskij 1950. 53 54 55 . ku edhe vdiq. Kjo letërsi u zhvillua krejt e pavarur nga prodhimi letrar kristian i shekullit të gjashtëmbëdhjetë e të shtatëmbëdhjetë në Shqipëri. 17. Shekulli i tetëmbëdhjetë dëshmoi një lulëzim të plotë të veprimtarive kulturore ndër arbëreshët. 160-178. i cili i këndon lavdisë së popullit të vet shqiptar në një vepër të shkruar italisht me titull Risposta di Filalete a Monsignor Cardamone. 1707) u shkollua në kolegjin grek në Romë dhe më pas u emërua përkthyes i greqishtes në Bibliotekën e Vatikanit. 1938. Michele Bellusci. Romë 1758. Shkodër. Françesk Avati52 (ital. Francesco Avato. Ky kryepeshkop e vizitoi Shqipërinë për tre muaj si 'Vizitor apostolik i Serbisë. 350-351. Shuteriqi 1975 dhe 1977.

Francesco Maria da Lecce). 60 . Një gramatikë e shqipes dhe një fjalor italisht-shqip më të hershëm. ka qenë autori i një përkthimi në shqipe të një Breve compendio della Dottrina Cristiana. Bartl 1972 dhe 1975/1979. Më pas u bë kryepeshkop i Shkupit derisa vdiq më 5 gusht 1752. 59 58 kr. misionar dhe gjuhëtar italian. Gjon Nikollë Kazazi S. 1975 dhe 1979. në Mërqi afër Lezhës në dhjetor 1703. Pikërisht gjatë studimeve në Kolegjin e Propaganda Fides. Bartl 1972. themeluesit të sipërpërmendur të seminarit grek në Palermo. ku dhe mori titullin e doktorit në teologji e filozofi. i njohur në latinishte si Johannes Nicolevich Casasi dhe në italisht si Giovanni Battista di Nicola Casasi. Meshari-t të Gjon Buzukut të vitit 1555. ruheshin deri më 1765 në Propaganda Fide. Të dyja këto vepra. Ato përbëjnë një burim me vlerë për njohuritë tona mbi gjuhën e Shqipërisë veriore në fillimin e shekullit të tetëmbëdhjetë. si e para gramatikë e shqipes e botuar ndonjëherë58. P. të cilit me sa duket i është vënë si shtojcë një fjalor italisht-shqip. kr. Me rastin e vizitës së kryepeshkopit. Ai bëri një kopje të pas-thënies dhe ia dhuroi Gjergj Guxetës. 7. (1702-1752). u mbajt një kuvend. Një kopje e këtij fjalori gjendej në Palermo deri në vitin 1890. f. mbeti e pabotuar asokohe. pjesë të një dorëshkrimi të shkruar para vitit 1752. kishte qenë dërguar në Shqipëri nga Propaganda Fide më 1692 si prefekt apostolik i misioneve dhe kishte mësuar atje shqipen gjatë veprimtarisë së tij misionare. Po në këtë hulli është një Bonaventura Prucher. Kazazi bëri zbulimin monumental të së vetmes kopje të mbetur të librit më të vjetër shqip.4 Jeronim De Rada dhe letërsia arbëreshe e shekullit të nëntëmbëdhjetë 56 kr.M (ital. kr. Ruhet një kopje që mban datën 1710 në manastirin e Grottaferratës dhe është botuar nga Ismajli. 110-111. Se çfarë u bë më vonë me këto vepra. Një çerek shekulli më pas ai botoi librin Osservazioni grammaticali nella lingua albanese. i cili ka shërbyer si burim parësor të dhënash për Shqipërinë e veriut të fillimit të shekullit të tetëmbëdhjetë. 1995. gjuhësore dhe kishtare u dërguan në Romë për t'u parë nga Papa dhe u botuan shqip dhe latinisht nga Propaganda Fide më 1706 me ndihmën e Françesk Maria da Leçes O. kurse për një kopje tjetër ka fjalë se ruhet në arkivin e Propaganda Fides në Romë. lindur më 1 janar 1702 në Gjakovë.F. i quajtur Kuvendi i Arbënit57. Kleriku françeskan Da Leçe ka qenë edhe autori i një fjalori italisht-shqip59 të shkruar para vitit 1702. Kazazi studioi për teologji në Kolegjin Ilirian të Loretos afër Ankonës dhe në Kolegjin e Propaganda Fides në Romë. Këto dokumente me rëndësi historike. Stadtmüller 1956.përgjithshme mbi gjendjen e Shqipërisë)56. Romë 1743 (Përmbledhje e shkurtër e Doktrinës së Krishterë)60. dhe 57 Ismajli 1985. Mandalà 1994.J. më 1740. i cili përbën të parin dokument të shkruar në dialektin e Gjakovës. i përmendur si më i zgjeruar se ai i Frang Bardhit (1635). Si fjala e hapjes së Zmajeviçit ashtu edhe vendimet e Kuvendit qenë hartuar në gjuhën shqipe. 1982. prift italian nga Kastel Xhovio (ital. Castel Giovio) me shërbim si misionar në Shqipëri. nuk ka të dhëna. Ai është autori i një katekizme italishtshqip. Romë 1716 (Vëzhgime gramatikore mbi gjuhën shqipe). Vetë Da Leçe. Malaj 1971-1972. që tani i vishen Diego da Desios (Didacus a Desio). Shuteriqi 1976.

nën titullin italisht Poesie albanesi del secolo XV. 1850-1900). Ai mbajti letërkëmbim me figura të tilla udhëheqëse të lëvizjes së Rilindjes si Thimi Mitko (1820-1890). Ruberto 1966. Koliqi 1972b. K. Ai pati inkurajimin edhe të poetit e politikanit francez Alfons de Lamartin (Alphonse de Lamartine. Napoli 1843 (Këngët e Serafina Topisë. Valentini 1964. Kjo gazetë dygjuhëshe. Gualtieri 1930. 1977. 35-184. dhe Qosja 1984. 1985b. f. që qëndroi për një kohë në Iskia. është jo vetëm shkrimtari më i mirënjohur i letërsisë arbëreshe. dramë historike). kr. 1830-1914). Kodra 1988. Vepra e tij e dytë. Për studime të veçanta mbi stilin poetik të De Radës. f. 1790-1869). Tashmë i mbrujtur me dashuri të zjarrtë për prejardhjen e tij shqiptare. 1827-1908) dhe gjuhëtari austriak Gustav Majer (Gustav Meyer.Jeronim De Rada61 (ital. 1978b. ka shprehur adhurimin e vet për Këngët e Milosaos. 2. duke përmbushur dëshirën e të atit. ishte i pari periodik në gjuhën shqipe që është botuar ndokund. Tragjedia e tij historike italisht I Numidi. Pipa 1969b. dhe Pipa 1994. Napoli 1846 (Numidët). Sami Frashëri (1850-1904) dhe Dora d'Istria (1828-1888). në të cilën përfshiheshin artikuj në gjuhën shqipe. një 'giornale polìtico. 11-114. 1983. Që më 1856. 1822-1891). por interesimet e tij kryesore mbetën folklori dhe letërsia. Emri i Jeronim De Radës si katalizator i ndërgjegjes kombëtare shqiptare u bë i njohur e u përhap në mesin e shekullit të nëntëmbëdhjetë. princeshës së Zadrimës në shekullin e 15-të) dhe më pas në një variant të tretë me titullin Specchio di umano transito. nuk pati jehonë të gjerë publike. Napoli 1897 (Pasqyrë e jetës njerëzore. 1973. 81-116. f. Për shkak të një epidemie kolere që pllakosi Napolin u detyrua të braktisë studimet e të kthehet në shtëpi në Kalabri. Në vitin e revolucioneve. Douglas 1930. 1814-1903). principessa di Zadrina nel secolo XV. 13-38. vita di Serafina Thopia. Kastrati 1962c. dramma storico. por edhe figura më e shënuar e lëvizjes kombëtare shqiptare në Italinë e shekullit të nëntëmbëdhjetë. princeshë e Dukagjinit). me një tirazh në fund prej 3200 kopjesh. Marchianò 1902. Bir i një prifti ortodoks në Maq (ital. u regjistrua në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Napolit. Në tetor 1834. Këngët e Milosaos. e ripunuar gjysmë shekulli më vonë me titullin Sofonisba. Altimari 1991b. baronesha Jozefin fon Knorr (Josephine von Knorr. Hamiti 1993a. jeta e Serafina Topisë. f. si dhe me studiues e shkrimtarë të huaj të interesuar për Shqipërinë. Canti di Milosao. Canti storici albanesi di Serafina Thopia. vëll. Napoli 1839 (Këngë historike shqiptare të Serafina Topisë. Napoli 1892 (Sofonisba. figlio del despota di Scutari (Poezi shqiptare të shekullit XV. De Rada lindi më 29 nëntor 1814 dhe ndoqi Kolegjin e Shën Adrianit në Shën Mitër. moglie del principe Nicola Ducagino. gruaja e princit Nikollë Dukagjini) nuk u la të qarkullojë nga autoritetet Burbone për shkak sikur De Rada kishte lidhje me grupet komplotiste gjatë Risorxhimentos italiane. morale. bir i despotit të Shkodrës). Pikërisht në Napoli më 1836 De Rada nxori botimin e parë të poemës së tij më të mirënjohur shqip 'Këngët e Milosaos'. ai themeloi gazetën L'Albanese d'Italia (Shqiptari i Italisë). 1970. Girolamo De Rada. vargje të De Radës ishin përkthyer në gjermanishte nga Literatura për Jeronim De Radën është relativisht e gjërë: kr. 1848. që në rini nisi të mbledhë material folklorik. Poeti provansal Frederik Mistral (Frédéric Mistral. romani i të cilit në vargje Mirèio (1859) që jo rastësisht ka afërsi me veprën e De Radës. Desnickaja 1985a. Macchia Albanese) në malet e krahinës së Kozencës. Principessa di Ducagino. Zef Jubani (1818-1880). 1982. si albanologu francez Ogyst Dozon (Auguste Dozon. Kjo vepër u ribotua me titullin Canti di Serafina Thopia. Gradilone 1960. 61 . Kabashi 1994. letterario'.

dhe Quanto di libertà ed ottimo vivere sia nello stato rappresentativo.Hajnrih Kristof Gotlib Shtir (Heinrich Christoph Gottlieb Stier)62. I vetmuar e i varfër. Pak para se të vdiste. Ky periodik. pjesa më e madhe në italishte: Principii di estetica. lexohej gjerësisht edhe nga shqiptarët në Ballkan. Jeronim De Rada vdiq në vendlindje në malësinë e Kalabrisë më 28 shkurt 1903 . detyrë që do ta mbante për dhjetë vjet. Koriliano Kalabro 1872. nga një dëshirë e thjeshtë erdhi e u kthye në një objektiv politik realist. Gjithashtu. Maddalena Melicchio) nga Kajverici (ital. Santori. Napoli 1882 (Sa liri e mirëqenie ka në shtetin me përfaqësues). Napoli 1896 (Antologji shqipe e përkthyer besnikërisht në gjuhën italiane). një përmbledhje kjo e pikëpamjeve të tij politike e kulturore.një fund tragjik ky për një figurë të madhe të kulturës shqiptare. me sa dimë pa ndonjë burim të mirë të ardhurash. i botuar në fillim në Maq e më pas në Kozencë 'nga një komitet fisnikësh nga Shqipëria dhe ngulimet e saj'. Koriliano Kalabro 1894 (Shkronjat dhe gramatika e gjuhës shqipe) mbi bazën e leksioneve të mbajtura në kolegjin e Shën Adrianit . 63 . Napoli 1899. Rodrigo. Më 1883 ai themeloi revistën mujore dygjuhëshe Fiàmuri Arbërit . Antichità della nazione albanese e sua affinità con gli Elleni e i Latini. për të cilin ai u angazhua në mënyrë të zjarrtë. botoi edhe një Testamento politico. iku nga Napoli dhe u kthye në Shën Mitër për të dhënë mësim në shkollë. Më 1850 u martua me Madalena Melikion (ital. De Rada qe lajmëtari dhe zëri i parë i dëgjueshëm i lëvizjes romantike në letërsinë 62 kr. Këto ishin vite të vështira për De Radën. Më 1868 arriti të marrë një detyrë si drejtor i shkollës së mesme të Garopolit në Koriliano Kalabro. Kozencë 1898. i cili u mbyll edhe më tepër në vetvete për shkak të humbjes më vonë të gruas dhe të vëllezërve. Napoli 1861 (Parime të estetikës). 1873. I shkurajuar nga ngjarjet e vitit 1848. asgjëson gjithë atë përmbledhje këngësh popullore që i kishte mbledhur me aq dëshirë të flaktë vit pas viti. Më 1892 De Rada u riemërua mësues i gjuhës dhe i letërsisë shqiptare në kolegjin e Shën Adrianit në Shën Mitër dhe më 1895 organizoi të parin kongres gjuhësor arbëresh në Koriliano Kalabro. e botuar në La Nazione Albanese më 30 shtator 1902. por poeti e studiuesi i ri arbëresh Xhuzepe Skirò plaku (1865-1927) nga Hora e Arbëreshëvet. Por në këtë katedër më 1901 nuk u caktua plaku De Rada. 1884. Rapsodie d'un poema albanese raccolte nelle colonie del Napoletano. Napoli 1864 (Lashtësia e kombit shqiptar dhe afëria e tij me grekët e latinët). Mikelanxhelo. Në këto vite të fundit të jetës ai botoi një Caratteri e grammatica della lingua albanese. etj. në të cilin ai bëri thirrje për të ngritur një katedër shumë të nevojshme të studimeve shqiptare në Institutin Oriental në Napoli63. Napoli 1877. me gjithë censurën turke e greke. Shqipëria ishte bërë realitet poetik në veprat e Jeronim De Radës. Jeronim De Rada e la botimin e L'Albanese d'Italia. mori pjesë aktive në Kongresin e dytë gjuhësor arbëresh në Ungër (Lungro) dy vjet më vonë. gjysmë i verbuar e në prag të urisë. dhe një autobiografi në katër vëllime të titulluar Autobiologia. Përfytyrimi i një Shqipërie të pavarur tek ai në gjysmën e dytë të shekullit të nëntëmbëdhjetë. zgjati deri në nëntor 1887 dhe. Stier 1856. Në një çast dëshpërimi. por u pushua nga puna më 1853 për shkak të bindjeve politike liberale.La bandiera dell'Albania. Para se të bëhej entitet politik. dhe jetoi i vetmuar në fshatin e tij malor të Kalabrisë. Cavallerizzo) me të cilën pati katër fëmijë: Xhuzepe. Atje arriti të përfshijë gjuhën shqipe në programin mësimor. Scanderbeccu i pafaan (Skënderbeu i pafat) në katër botime. një Antologia albanese tradotta fedelmente in italiano. Ettore. Firence 1866 (Rapsodi nga një poemë shqiptare të mbledhura në ngulimet e krahinës së Napolit). ku përfshihen poezi të zgjedhura nga Variboba. Pikërisht gjatë kësaj periudhe u shtypën një numër veprash të tjera të tij. të cilët vdiqën të gjithë sa qe gjallë ai vetë.

Ka i goi Ahjena ndër time motëra Kishi arrën e mëma ime Emërin tim thoj për ndë shpi. Ti ruaje e së kuljtoje. Më e njohura ndër veprat e tij letrare është Këngët e Milosaos që përmendëm më lart. Këtu. kurse ai vetë. ai takon Rinën. por edhe për të hedhur themelet e një letërsie kombëtare shqiptare. Veprimtaria e tij publicistike. letrare e politike ishte mjet jo vetëm për të zhvilluar vetëdijen e bashkësisë arbëreshe në Itali. lëvizje e cila. 1847 dhe 1873. tue fjuturuar Qeljqevet finestërës. De Rada vazhdimisht e ndryshonte. derisa vjen një ditë kur një tërmet shkatërron edhe qytetin edhe krejt fytyrën e dallimeve klasore. S'e përgjaku akulli. duke e kthyer nga një Milosao të mirëfilltë me njëzet këngë. i cili është kthyer në shtëpi nga Selaniku. . Por periudha e lumturisë martesore nuk zgjat shumë. Uj të ri ndë dejtit Kaljthëruar te dit e re. një personazh i trilluar. Një mbuin njerëzish. baladë e gjatë romantike që pasqyron dashurinë e Milosaos. gjë që e pengon për një kohë të gjatë bashkimin e tyre. në një variant përfundimtar shumë më të gjatë me tridhjetë e nëntë këngë. M'u pataksa e ruata jashtin: Rusht pak skallankur Dheut ën i kin hje. e frymëzuar nga energjitë e tij të pashtershme në emër të zgjimit kombëtar ndër shqiptarët e Italisë e në Ballkan. Por llumbardh e Anakreontit Ronej Temp e moçëme. do të zhvillohej në një romantizëm kombëtar karakteristik për periudhën e Rilindjes në Shqipëri. Kallëzoret mbë dhemat Mbajn kangjelje. Vet çë atë s'e thajti bora. Si garea çë delj për sish. e përmirësonte dhe e zgjeronte këtë përmbledhje baladash lirike me frymëzim të fuqishëm romantik. tek burimi i fshatit. djalosh fisnik në Shkodrën e shekullit të pesëmbëdhjetë. Kënga e parë nis kështu: "Ljis jeta kishë ndërruar. vajzën e bareshës Kollogre. Se m'u resht njera çë ra Tek e bardha shpia ime. jep shpirt në një breg lumi pranë Shkodrës. dhe bie në dashuri me të. Këngët e Milosaos janë botuar në tri variante të ndryshme më 1836. Kur te drita dheu me shpi U sbuljua je dejti. Nd'uj një dit vate të malji E s'u pruar si kish zakon.shqiptare. I biri dhe e shoqja e Milosaos vdesin pas pak kohe. nd'era i tundën e përzien Nd'at ninulj qeshënjën. Të dy të rinjtë e dashuruar u përkasin shtresave shoqërore të ndryshme. Si ato ljulje qielli. Mua më zëgjoi. i plagosur në betejë. Ljulje ljiu të gapura. Pas martesës jashtë vendit u lind një foshnje.

ku të dy sekset. Vucën ajo ngrënej. me sytë e turpshëm ulur përdhe. Gjëmbat çë virëshin tek udha Së gërvishtëtin at kopilje: Me llort të përgjakura. më jep ti një pik uj?' Vajza: 'Sa të duash. Kur vajza e ngrohët Ndien për të parëzën Sist çë m'i frihjen. Trimi: 'Vajz. Di buz të qeshëme. 'Jam e bilje Kollogres'.Një gare m'u rodh te kurmi. të ktheheshin në strehën mbrojtëse të familjes. Ai ka shërbyer si i vetmi vendtakimi në shoqërinë tradicionale shqiptare. te burimi i fshatit. pjono hje. Gjifritur. Ka ballt u më ja reshta. Vet Fjokat u m'u hjimisa. E përveshurëz. Nji herje të bardh. si te bota Ëma çë këntuan një valle. Na vejim asaj udh. Me të trëmbur një gare." . Ngrejti ballët e sbuljuar. e ljart. Te balli. Me këshen të pjeksurith Ndë një jetullëz të bardh. Mua sa më ndieti. Ndë çerët e dhezurës. po t'u ecte. Ish te kroi një vash. I ljidhur te brezi kaljthër. "Vreshtat in të verdhullore: Erth ka malji dheljpëra Me të ljodhëta të bijlat Porsa paru in të vjelja. birë zoti. E te hera çë ndër sheshet Sqepet djelli. vajza nëng ishin Ndë katund me aqë gadhi. mund të këmbenin dy-tri fjalë para se vashat virgjëresha. At mbrëma dukëshim. ti. ashtu siç ndodh shpesh në poezinë popullore shqiptare. Si garea mbrëmjes te shtrati. Skemantilj' i ngit mbë truall.' 'Kuj e bilje je ti. vash?' 'Mos më je ti e dheut guaj?' Kur jesh djalj e Salloniq Vajta." Takimi i parë i Milosaos me të bijën e bareshës në këngën e dytë bëhet. Shtuara vasha m'u pruar. Një këshill i kish hje.

bija e dukës së Artës. Vajza. dashuria e të cilëve ka për të mbetur e papërmbushur. Ndë çerët e dhezurëz.Më fort se familjet. Çë këshen më pjeksënej. Në këtë romancë gotike të mbushur me magji dhe folklor kalabrez-shqiptar. u tij t'i ruata. të dashurit. të cilat nuk i ndahen deri në bashkimin përfundimtar. . që nuk është karakteristik për poezinë shqiptare: "Ish e diella menat E i biri zonjës madhe Ngjitej tek e bukura Të m'i ljipën një pik uj. gjatë së cilës Milosaon e pushton dyshimi e dëshpërimi. Se ish et' i djegurith. dhe Bozdar Stresa janë nga dy dyer rivale të kohës së Mesjetës. Ata duhëshin e s'e thoshin. Rruga e jetës e të gjithë personazheve të poemës është e mbushur me fatkeqësi. Vetëm e çoi ndë vatërët. Vepra letrare e tretë më e madhe e De Radës në shqipe është Scanderbeccu i pa-faan (Skënderbeu i pafat)64. me buzën mbë gaz: 'Ç'ësht e ikën si ajri?' 'Më presën ndë roljiet. Skënderbeu.' 'Di moll t'ardhura Qëndro. Në këtë poemë. në të vërtetë. Në këngën e katërt kemi një skenë prekëse të mbrujtur me motivin erotik. De Rada i ndryshoi e i rishikoi disa herë 'Këngët e Serafina Topisë'. Edhe pse përmban shumë fragmente me poezi 64 kr. Nd'ëmbëlj aqë të puthurit. janë pushteti i zakoneve shoqërore dhe ndërgjegja klasore ato që i pengojnë të rinjtë të lidhen ashtu si dëshirojnë. Përsëri. vuajtje e madje vdekje të parakohshme. Ashtu si me 'Këngët e Milosaos'. Më ja e vu ndë dorjet.' Me një dor ngrëjturith Mbanej mbi veshin e bardh Ljesht e saj të shpjeksurith. pasqyrë kjo e jetës së vetë poetit. që ai e konsideroi si kryeveprën e tij. në prag të pushtimit turk. Thomnie ju. Në vija të trasha. del pak në vepër. një Romeo e një Zhuljetë shqiptarë. Ndodh edhe një ndarje. Serafina sakrifikon lumturinë vetjake për interesat e shtetit. Shqipëria e jugut dhe ajo e veriut të bashkohen. të rralla janë rastet kur dashnorët takohen vërtet për të folur me njëri-tjetrin. Kalli jetërën te gjiri E më goljq mollëzit. Serafina Topia. Camaj 1969a." Edhe 'Këngët e Serafina Topisë' na kthejnë prapa te bota romantike e mjegullt e Shqipërisë së mesit të shekullit të pesëmbëdhjetë. e në çdo variant gjejmë të pasqyruar gjendjen e tij vetjake. ajo mbulon historinë e bëmave të para të Skënderbeut nga viti 1418 deri më 1444 dhe ndërthuret me shumë intermezo që kanë pak lidhje me të tërën. edhe kjo seri baladash romantike doli në një radhë botimesh të ndryshme që pasqyrojnë gjendjen shpirtërore të poetit në kohë të ndryshme. Për më tepër e detyrojnë vashën që t'i shmanget të dashurit të saj të mundshëm. dhe martohet me princin Nikollë Dukagjini me qëllim që.

mbi të gjitha. Forcën e vet letrare De Rada nuk e kishte në saktësinë klasike apo unitetin strukturor të veprës. 2. Ajo kalon sa në një çështje në një tjetër. 21. Mann 1955. Françesk Anton Santori67 (ital. tregimesh. sa të mos i japin fare merita si poet e shkrimtar66. ajo është për vetë De Radën. romanesh. Z. Në më të shumtën e rasteve. Qosja 1984. Pavarësisht nga këto. San Giacomo di Cerzeto). De Rada nuk është kurrsesi poeti i poetëve. 7. Santa Caterina Albanese) në krahinën e Kozencës. pjesësh teatrale. Jeronim De Rada prapëseprapë mbetet një figurë e lartë në historinë e letërsisë shqiptare të shekullit të nëntëmbëdhjetë. aty nga viti 1858.5 Poetë romantikë: Françesk Santori. Francesco Antonio Santori. për gjuhë të errët. çka pasqyron gjendjen shpirtërore. 1991. kr. 185-232. jehona e të cilit u ndie fort përtej detit në Shqipëri në që ende vuante nën zgjedhën osmane. Straticò 1896. del e bëhet e qartë se. Ndonëse shkrimtar me vlera kulturore të paçmueshme. K. f. 67 . 66 kr. po t'i hysh më thellë. Në përgjithësi. Scanderbeccu i pafaan nuk është ajo poemë epike tradicionale që mund të pritej prej një pishtari të parë të lëvizjes kombëtare shqiptare. 1990. Atje jetoi tetëmbëdhjetë vjet deri më 1860 dhe pasi nuk arriti të themelojë një manastir në Latariko (Lattarico). 219. f. botimet e rishikuara duket se i kanë ulur vlerat letrare të veprave në fjalë. nevojat emocionale dhe pëlqimet letrare në periudha të ndryshme të jetës së tij të gjatë. Kodra 1954a. f. 1819-1894) lindi më 16 shtator 1819 në Picilia (ital. Fortino 1991a. dialog të rëndomtë dhe irrelevancë politike'65. Deri vonë pjesa më e madhe e shkrimeve. Gradilone 1974. dhe Santori 1993/1994. 7-77. f. 221-238. Më 1885 u caktua prift në famullinë e Shën Japkut (ital. Kodra 1987. 1993. Nuk është pa baza që albanologu britanik Stuart Man (Stuart Mann. ku edhe vdiq në shtator 1894. Ka kritikë që kanë shkuar aq larg. Gavril Dara i Riu dhe Zef Serembe Zgjimi kulturor romantik i arbëreshëve në mesin e shekullit të nëntëmbëdhjetë solli një tjetër shkrimtar me talent origjinal. vëll. e braktisi jetën e murgut njëherë e përgjithmonë. e kjo vihet re sidomos në botimet e mëvonshme. f. Ai luajti një rol të dukshëm në zgjimin e arbëreshëve nga errësira kulturore e krahinorizmi letrar dhe veproi si katalizator. 1905-1986) e ka cilësuar poezinë e De Radës 'të dobësuar për mungesë subjekti e strukture. korpusi i poezisë në gjuhën shqipe të Jeronim De Radës është vështirë të gjykohet e madje të skicohet për shkak të një mungese gjithandej të unitetit tematik në të tri veprat e tij kryesore.emocionuese. Petrotta 1932. Në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeç filloi mësimet për prift dhe më 1842 hyri në manastirin françeskan të Urdhërit të Reformuar në San Marko Arxhentano fqinje (San Marco Argentano). Altimari 1982. Nuk kemi përshtypje se ishte në gjendje të krijonte në zhanre poetikë të tjerë përveç baladës romantike. Ndonëse poezia e De Radës në dukje është ndërtuar mbi tema shqiptare. si dhe për shkak të prirjes së tij për ndryshime të vazhdueshme e botime të rishikuara. përshtatjesh të 112 fabulave të Ezopit si dhe autor i një gramatike të shqipes të shkruar në vargje. ai tani nisi të shtyjë ditët me një jetë modeste si mësues e si shitës i një vegje të bërë me duart e veta me tri apo katër fije. pati mbetur e 65 kr. me një drejtshkrim të tijin e mjaft të vështirë. I kthyer prapë në Picilia. Santori është autor poezish.

e cila u botua në revistën L'Albanese d'Italia të De Radës më 23 shkurt të atij viti. 1980. Në këto vargje më mirë se kudo mund të vërehet ndjeshmëria e thellë fshatare dhe lidhja e ngushtë e tij me folklorin. kr. Napoli 1855 (I krishteri i shenjtëruar). Santori 1975. Santori hartoi edhe 1845 vargje satirike që kanë dalë në dritë vetëm tani vonë72. U botua në mënyrë mjaft të çrregullt. Në vitin 1984 vepra u ribotua nga Françesko Solano70. Kjo poemë e gjatë kushtuar dashurisë dhe bukurive të natyrës doli vetëm tre vjet pas botimit të parë të Këngëve të Milosaos të De Radës dhe në shumë anë mban vulën e De Radës. Me rëndësi më të madhe letrare. U ripërgatit për botim më 1975 nga Françesko Solano (l. që i mbetën në dorëshkrim për tërë jetën. disa pjesë në revistën Fiàmuri Arbërit në nëntor 1887. Santori është gjithashtu autori i dy veprave fetare në shqipe të botuara gjatë viteve që kaloi si murg në manastirin San Marko Arxhentano: Rozhaari i S. nuk ka ndonjë vlerë estetike të jashtëzakonshme. Santori 1984. ndërsa Il soldato albanese73 (Ushtari shqiptar) u shkrua vetëm në kr. të cilat i mbetën të pabotuara në të gjallë. Il prigionero politico. 46 (III 5). Santori 1982.pabotuar68. 69 68 kr. 70 71 72 73 . kr. është bërë përherë e më e qartë me anë të botimeve të sotme. Me rastin e hyrjes në fuqi të kushtetutës napolitane më 1848. ai kompozoi edhe një himn shqip me titullin Vale garees madhe (Vallja e haresë së madhe). f. 230 faqe vargje fetare. sidomos. kr. kr. që janë botuar tani nga Françesko Solano71. të cilat Santori i përfshiu në librin e tij në shenjë vazhdimësie të letërsisë fetare shqiptare. Santori 1976. Santori 1983. (III 17). përmbledhje lutjesh. Myriis Virgkiyry. nga pikëpamja historike janë dramat e Santorit. tekste kishtare në prozë e poezi dhe përkthime këngësh fetare nga Cuneus prophetarum (1685) i Pjetër Bogdanit. kurse të tjera në antologjinë shqiptare të De Radës të vitit 1896. Santori shkroi një numër pjesësh melodramatike të tjera si komedi dhe tragjedi. Ndër to janë tragjedia Jeroboam dhe melodrama Alessio Ducagino (Lekë Dukagjini) të shkruara midis viteve 1855 dhe 1860. dhe K. Kodra 1977. Romani i tij i papërfunduar Sofia Kominiate u shkrua në dy variante: një variant 282 faqesh në shqipe dhe një 714 faqesh në italishte. asnjëra prej këtyre veprave. për peripecitë e një familjeje të përndjekur gjatë revolucionit italian më 1848. Kozencë 1849 (Ruzaria e Shën Mërisë së Virgjër). poemë fetare. disa të papërfunduara. Shih edhe Santori 1959. Emira njihet si e para dramë origjinale në gjuhën shqipe. me disa pjesë në shqipe. Gangale 1973 për dorëshkrimet ende të pabotuara që gjenden në Koleksionin Shqiptar në Kopenhagë. Napoli 1848 (I burgosuri politik) është një rrëfim poetik në italishte. me kriteret e sotme. Spontaniteti dhe lirshmëria me të cilën Santori kalon nga italishtja në shqipe dëshmon për talentin e tij krijues në shprehjen kulturore dygjuhëshe. pikërisht në këto vargje shfaqet më së ploti vokacioni i vërtetë poetik i tij. Që Santori ishte edhe prozator me rëndësi për historinë e letërsisë shqiptare. Me dy romanet dhe gjashtë tregimet e tij ai mund të konsiderohet tani shkrimtari më i hershëm shqiptar që të ketë krijuar një korpus të rëndësishëm proze letrare ndonëse. 1914) dhe më pas në Tiranë nga Andrea Varfi69. Përveç përkthimit të fabulave të Ezopit që përmendëm më lart. 102 (V 26) dhe 134 (V 58). Ishte ende në të njëzetat kur përfundoi poezinë e parë Canzoniere albanese (Këngëtorja arbëreshe). dhe Kryšten i šyityruory.

dhe e ushtroi avokaturën disa kohë në Agrixhento. Dara u bë përherë e më aktiv në ngjarjet e bujshme politike të përmbysjes së Mbretërisë së Dy Sicilive prej Garibaldit dhe shërbeu në detyra të ndryshme. dhe mu për këtë shumanëshmëri e ka të siguruar vendin e nderit në letërsinë arbëreshe. ai shërbeu nga viti 1867 deri më 1869 si prefekt i qytetit të Trapanit. Santori 1977. dhe do të mbetej e tillë deri në shekullin e njëzetë. drama. 2. Kolluqi e Sorofina. Santori e ushtroi penën e tij në shumë gjini: poezi. Nga 1871 deri më 1874 ishte edhe drejtor i periodikut La Riforma në Romë dhe vdiq më 19 nëntor 1885. filozofinë. gjuha shqipe ishte ende mjaft e papërpunuar për letërsinë. 8-24. me kultin e saj për sublimen dhe me primitivizmin e saj 'të vrazhdë fisnik'. dhe Qosja 1984. Varfi 1981. Katanxaro 1906. Gnidhja e Kusari dhe Fëmija Pushtjerote77 trajtojnë motive nga jeta në fshat. por ka mbetur në histori kryesisht për baladën romantike Kënka e sprasme e Balës. që vijnë në shumë raste me një 'deus ex machina'. Interesimet letrare e shkencore të Darës ishin të gjera dhe përfshinin poezinë. Tregimet e tij. Brisandi Lletixja e Ulladheni75. K. nëse këto mund të shpresoheshin prej shkrimtarëve shqiptarë të shekullit të nëntëmbëdhjetë. të njohur me emrat e personazheve kryesorë Panaini e Dellja74. Palazzo Adriano) në Sicili në një familje të lashtë arbëreshe me emër. Ai shkroi vjersha në italishte si dhe një poemë fetare në shqipe kushtuar Shën Llazarit. por. 228-232. me gjithë vështirësitë që paraqet drejtshkrimi i tij (veprat e Santorit tani botohen detyrimisht me transliterim). ai nuk paraqiti dot 'dorëshkrimet e vërteta të lashta' për të cilat bëhej fjalë. arkeologjinë dhe drejtësinë. Miloshini. 1950a. Virgjinia. vëll. Neomenia76. kur u shprehën dyshime për këtë. Rosarja. Rrjedha ende e ngadaltë e letërsisë arbëreshe në fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë. f. Dara lindi më 8 janar 1826 në Pallac (ital. Megjithëse kishin kaluar katër shekuj me traditë shkrimi. f. kr. të cilën Jeronim De Rada e kishte kanalizuar aq thellë brenda lëvizjes romantike. Mekfersoni hiqej se pati përkthyer poemat epike kelte të kalorësit dhe rapsodit legjendar Osian (Ossian). do të nxirrte një vepër me frymëzim të vërtetë Osianik nga Gavril Dara i Riu78 (1826-1885). përkthime dhe vjersha humoristike.italisht. Fortino 1993. Krijimtaria e tij letrare është në përgjithësi më e kapshme për lexuesin se ajo e De Radës. Nga ana tjetër. e ndezi imagjinatën romantike të shkrimtarëve dhe studiuesve në mbarë Evropën gjatë më shumë se një shekulli. romanca në vargje. Filaredo. kr. Emilja. ajo është larg përsosmërisë artistike apo lëmimit estetik. Kështu një 74 kr. 75 76 77 kr. Pas emërimit të parë si kryekëshilltar i prefekturës së Palermos. prozë. Santori 1979. Të mbushur me mjaft elemente folklorike dhe etnografike konvencionale. duke qenë një nga të parat familje që kishte ikur nga Shqipëria pas vdekjes së Skënderbeut më 1468. 17361796) me gjoja zbulimin e tij dhe botimin më 1760 të 'Fragmenteve nga poezia e lashtë e mbledhur në malësinë e Skocisë'. menjëherë pas De Radës. Santori 1979. f. i njohur edhe si Gabriele Dara. Studioi në Seminarin grek në Palermo dhe më vonë kreu studimet e larta për drejtësi. kr. ata vuajnë nga zgjidhje të lumtura sentimentale e naive. Entuziazmi që shkaktoi poeti skocez Xhejms Mekferson (James Macpherson. Petrotta 1932. Kodra 1975a. kurse studiues të shumë gjuhëve iu vunë kërkimeve e studimeve për eposet e lashta të popujve të tjerë. folklorin. 349-374. Lëvizja Romantike. 78 . zgjoi pasionin për letërsinë gojore dhe traditat folklorike anembanë Evropës.

erdhën në Sicili dhe themeluan ngulimin e Pallacit. f. që jetoi i veçuar e i tërhequr në kujtimet e veta. 81 80 Mbi ditëlindjen e Serembes. poema nuk është pa merita letrare në vetvete dhe sidoqoftë ka unitet e harmoni më të madhe se veprat e paraardhësit dhe mësuesit të Darës. fliste me veten dhe vajtonte për shokët e rinisë. që rrëfen për bëmat e Nik Petës dhe Pal Golemit. 142-161. Madje. vëll. Belmonte (red. f. si Osiani."79 Nuk vonoi shumë dhe u njoh se Kënka e sprasme e Balës. 1974. Serembja lindi më 6 mars 184481 në Strigar (ital. Kjo poemë në katër pjesë. K. Pas një historie të shkurtër dashurie atje. dhe Belmonte 1991. ishte e penës së vetë Gavril Darës. me shpresë se mos të paktën ia gjente varrin. shfaqet herë pas here e duket edhe në vargun e tij. Fjalën që ai hedh sikur ka zbuluar fragmente të një poeme epike shqiptare të lashtë. ai ulej pranë zjarrit dhe u rrëfente fëmijëve e të rinjve bëmat e epokës për të cilën vajtonte. 143-196. ra në dashuri me një vajzë nga fshati i lindjes. Arbri i ri. Pleqtë e moshuar e tregojnë si njeri kuqalash e harbut. Shuteriqi 1961. që e ndoqi gjatë gjithë jetës. f. 1977. Në moshë të re. Giuseppe Serembe. 1. San Kosmo Albanese) në krahinën kalabreze të Kozencës dhe ndoqi mësimet në kolegjin e Shën Adrianit. ndonëse i paraqitur në një këndvështrim romantik që në letërsitë bashkëkohore do të vështrohej si i tepruar. 1971. 3 (1 qershor 1887). 1749-1832) ishte adhurues i madh i poezisë 'Osianike'.shembull. 9-38. është të paktën edhe më i kuptueshëm se endjet e ngatërruara poetike të De Radës te Milosao e te Serafina Thopia. pas pushtimit të Shqipërisë. vëll. u botua së pari pjesë-pjesë më 1887 në periodikun Arbri i Ri nga Zef Skiroi (Giuseppe Schirò). me këto fjalë: "Bala ka qenë një luftëtar i lashtë ndër ata që. Gradilone 1960. Ai ishte poet luftëtar. Trajtimi me frymë heroike që ai i bën periudhës epike të historisë së Shqipërisë. 7-66. Cilatdo të kenë qenë synimet e autorit. 251-309. 1975b. kr. kr. f. Ai u ikte shokëve dhe kalonte ditë e muaj me radhë duke u endur nëpër malësi e duke hipur majave për të përshëndetur Shqipërinë. f. Humbja e saj nuk iu shqit nga mendja dhe. 1844-1901) ka qenë një shpirt i shqetësuar i parathënë për të mbajtur barrën e rëndë të vuajtjeve njerëzore. Kishte raste kur. Serembe 1985. heronj shqiptarë gjatë periudhës së motit të madh të Skënderbeut.) 1988. i mërzitur e i brengosur. e cila emigroi në Brazil me familjen dhe vdiq atje. 3. Nuk ka dyshim se tamam nën ndikimet e vona të Osianizmit. Nganjëherë. ai u prit në oborrin e perandorit Dom Pedro II. Gavril Dara mëtoi se kishte njohur në përmbledhjen me këngë popullore të gjyshit fragmente nga një poemë e lashtë epike shqiptare e një rapsodi malësor me emrin Balë. 1986. Me një letër rekomandimi në dorë nga Dora d'Istria (1828-1888). u kthye në Evropë. kurse e plotë doli në italishte e në shqipe në revistën La Nazione Albanese (Kombi shqiptar) nga korriku i vitit 1900 e më tej. Skiroi e cilësoi atë që mendohej si autor i kësaj poeme epike. 1989. mund ta konsiderojmë më shumë si një vlim romantik tipik për kohën sesa si sajesë me ndërgjegje. 10. Ajo atmosferë tragjike dëshpërimi. në thellësi të pyjeve. . Johan Volfgang fon Gëte (Johann Wolfgang von Goethe. f. Me të mbërritur 79 kr. Serembe mori detin për në Brazil më 1874 në kërkim të një jete të re. kur dimri ishte i ashpër dhe malet e fushat i zbardhonte dëbora. Kënka e sprasme e Balës përbën diçka mjaft të këndshme për t'u lexuar nga radha e letërsisë romantike arbëreshe të shekullit të nëntëmbëdhjetë e për më tepër vazhdon të lexohet me ëndje nga studentët edhe sot. Kodra 1970. Poeti lirik Zef Serembe80 (ital. Qosja 1979b. me nëntë këngët e saj. Jeronim De Radës.

të cilët i kishte lexuar dhe adhuruar të gjithë. Sado atdhetar që mund të ketë qenë. për shembull Kënthimë tharosi. Dora d'Istrias dhe Domeniko Mauros. si dhe vargje me frymëzim fetar. nga i nipi Kozmo Serembe (ital. pa dyshim nga ndonjë depresion kronik apo ndonjë formë tjetër çrregullimi psikik. dhe mendohet se gjatë udhëtimit humbi shumë dorëshkrime. 61 (IV 5). dhe Sonetti vari. Milano 1926. Mbetur pa para. përbëjnë një ditar të vërtetë të zemrës së tij. Prehje gjente në ëndërrimet e tokës së stërgjyshëve. Vargu i Serembes.në Botën e Vjetër në shtator të vitit 1875 rrota e fatit i eci prapë ters. se ia vodhën me sa duket në portin e Marsejës. ku jetoi rreth dy vjet. konsiderohet nga një numër i madh njerëzish si poezia më e mirë lirike në shqipe. f. dhe ndihej i vetmuar e i pasigurt. të cilat ai vazhdimisht i rishikonte e i ripunonte. Në të gjallë ai botoi vetëm: Poesie italiane e canti originali tradotti dall'albanese. Më 1886. një përmbledhje tepër e rrallë prej dyzet e dy tingëllimash në italishte të pajisura me një hyrje. Kudo që shkonte e kapte dëshpërimi. i cili i dha paratë e trenit për pjesën e mbetur të rrugës deri në Kozencë. Një vjershë doli gjithashtu në gazetën e Xhuzepe Skiroit Arbri i Ri më 31 mars 1887. Lirikat që i kushtohen atdheut të humbur janë vjersha romantike me frymë kombëtare e me ndjenjë të ndezur malli. i pikëlluar e i trishtuar nga karakteri. ku e di çë ke. Kozencë 1883 (Poezi italiane dhe këngë origjinale të përkthyera nga shqipja) në italishte e shqipe. O ti e të bjerrit Parrajs molla më e mirë! Thuomë çë të bëra u i shkret e kështu më le Për fragmente të veprës së tij në Koleksionin Shqiptar në Kopenhagë. Nga vjershat në gjuhën shqipe. Krijime të tjera i janë gjetur në dorëshkrime dhe arkiva82 të ndryshme në vitet e fundit. Në vargun e tij ndihen disa nga anët më intime të poetëve italianë Françesko Petrarka. u detyrua të kthehet në Itali më këmbë. Demetrio Camarda). Në Livorno e ndihmoi Dhimitër Kamarda (ital. ballata lirica. Më 1887. shih Shuteriqi 1963a. emigroi nga Kalabria e tij në Amerikën e Jugut për herë të dytë dhe u mundua ta nisë jetën për së pari në Buenos Aires. Serembja nuk ishte nga ata poetë intelektualë që mund të na jepnin një kronikë poetike të së kaluarës së Shqipërisë. Po të tilla janë edhe ato që i kushtohen Ali pashë Tepelenës. vjersha elegante për miqësinë dhe po ashtu për bukuritë e natyrës. baladë lirike). Nju Jork 1895 (Kthimi i ushtarit. Lirikat e tij të dashurisë. Gama tematike e tij përfshin lirika melodioze për dashurinë dhe himne për vendlindjen (qoftë Italia. e sidomos i vetmisë e i zhgënjimit. vargje vetëm në italishte. e njohur edhe nën titullin Kënkë malli: "Rri e pikosur me mua. drama dhe një përkthim i Psalmeve të Davidit). Serembja vizitoi ngulimet arbëreshe në Sicili dhe më 1893 vajti në Shtetet e Bashkuara. Cosmo Serembe). 53 (III 24). Italia po bëhej përherë e më tepër dheu i huaj. të gjitha të ngjeshura në katër faqe me shkronja të imëta. vizion ky i turbulluar nga realiteti i pushtimit turk të Shqipërisë dhe nga indiferentizmi i fuqive Perëndimore ndaj vuajtjeve të saj. 82 . toka e ëndrrave të tij). Në këtë izolim shpirtëror të tij. të paktën para kohëve të reja. vjersha që çimentojnë lidhjet letrare me brezin që po lindte të poetëve të Rilindjes në Shqipërinë e shekullit të nëntëmbëdhjetë. Napoli 189? (Tingëllima të ndryshme). Ai ishte një poet i ndjenjës. humbën gjatë ndërrimeve të shpeshta të vendbanimit. por shpesh patriotik dhe idealist për nga frymëzimi. toka e lindjes së tij. disa kushtuar vajzës që kishte dashur. Një vëllim me vjersha të tij në italishte u botua në Nju Jork më 1895. dhe Gangale 1973. kurse disa vjersha madje kanë ardhur deri në ditët tona duke kaluar gojë më gojë ndër fshatarët e Strigarit. tridhjetë e nëntë iu botuan pas vdekjes në përmbledhjen Vjersha. Shumë nga veprat e Serembes (vjersha. Dante Aligieri dhe Xhakomo Leopardi. Kjo provë e popullaritetit të tij është disi për t'u habitur. qoftë Shqipëria. Il reduce soldato. po të kemi parasysh se një pjesë të mirë të jetës e kaloi larg fshatit të lindjes. Pas një viti ra sëmurë dhe vdiq më 31 dhjetor 1901 në Sao Paolo.

partizanë të francezëve.6 Shkrimtarë të tjerë arbëreshë të shekullit të nëntëmbëdhjetë Ndër shkrimtarët arbëreshë më të vegjël të fillimit të shekullit të nëntëmbëdhjetë mund të përmendet Benjamin Frashini84 (ital. dhe Shuteriqi. Ne buzen me at çerë çë i qeshnej qielli. 88 (V 10). Costantino Bellucci Sciaglia. student në kolegjin e Shën Mitrit. f. f. Shuteriqi 1976. partigiani de' Francesi. Triste conseguenze delle discordie degli abitanti. dreq. 218-232. divisi in Giacobini. . f. devoti al Re Ferdinando IV di Borbone (Francezët në Frasnitë-Purçill më 1807. kr. 249. me titullin italisht I Francesi in Frascineto-Porcile nel 1807. f. Një tjetër poet arbëresh nga Shën Mitri dhe student në kolegj ishte Kostantin Beluçi Shalja86 (ital. Ballet terjorisur rrëmba dielli Ka jotja dritsorë u më nkë pe. paq nk' mun marr E gjellen kështu ti. vash. Costantino Ascuri. dhe ruajalistë. Pushimë u nkë mun çonj. 205. 162. Gjith trutë më vruntullisnjin me noere. besnikë të mbretit burbon Ferdinand IV). çë fare Nkë pe ninat e qeshur nd'ata si Çë shpirtin. Oh! si të tharëta më shkuon kto dit. poet dhe prift nga Frasnita (ital. mua zëmra mbëshon me zjarr. Shuteriqi 1976. Se të vrëret m'i mbuluon paru shum re. Ajo ndodhet në një dorëshkrim të titulluar thjesht Kënka (Kënga). që mban datën 1834. Beniamin Frascini). Gangale 1973. Domenico Magnelli) dhe u zbulua në një nga dorëshkrimet e tij më 1960. autor i një poeme të gjatë. Gradilone 1989. por me interes letrar të paktë. vash. Ajo trajton ngjarjet e vitit 1807 kur trupat frënge shkretuan krahinën. Te gjiri. Frascineto) në krahinën e Kozencës. m'e mbijin ndë gavnare Çë m'e pataksjin lart me mallëmadhi. Një poemë e dytë historike në shqipe që flet për pushtimin francez në atë periudhë është shkruar nga Kostantino Askuri85 (ital. që asokohe e nxirrte jetesën duke punuar si rrobaqepës. kr. m'e vret njëhere!"83 7. 98-99.Sa gjellen bën . 1976. Kjo vepër me 168 strofa.e rronj pa fare hirë. f. Veprat Transkriptim i Xhuzepe Gradilones nga një dorëshkrim i Koleksionit Shqiptar të Bibliotekës Mbretërore në Kopenhagë. e Realisti. u kopjua më 1900 nga profesor Domeniko Manjeli (ital. Gradilone 1960. Beluçi ishte poet satirik i njohur. 85 86 f. Eianina). kurse më vonë si pylltar. 1810-1871) nga Ejanina (ital. Rrjedhojat trishtuese të mosmarrëveshjeve midis banorëve të ndarë në Jakobinë. 84 83 kr. kr. 1796-1867).

prift dhe poet sicilian i cili. 16 (II 10). . 81-82. Thuhet se i ati. Euxhenio Peta (ital. por edhe i një fjalori 5000 fjalësh shqip-italisht (1862-1868). dëshmoi interesim të gjallë për folklorin arbëresh dhe qe autor jo vetëm i një përmbledhjeje me këngë popullore arbëreshe të Sicilisë dhe i një vepre mbi Usi e costumi di Palazzo Adriano. Një vjershë tjetër për Shën Llazarin na ka lënë Gavril Dara Plaku92 (ital. 330-331. f. ishte autor i dy distikëve shqip të gjetur në kishën e San Merkurio in Serrakapriola (ital. pas një gramatike të shkurtër të shqipes (1830) dhe një përkthimi të Ungjillit të Shën Mateut. ka përkthyer shqip pjesë të liturgjisë. Nja dy a tri vjersha humoristike në shqipe të shkruara nga Karlo Dulçi (ital. M. Vinçenco Suli nga Pallaci (ital. 68 (IV 16). dhe Shuteriqi 1976. gjyshi i Gavril Dara të Riut dhe folklorist nga Pallaci në Sicili. 17651850). 6-7. Demetrio Parrino91. f. 11-12. f. u botuan 87 kr. Marchianò 1906. 93 92 kr. Andrea Dara93 (1796-1872). kr. disa në vargje. 62 (IV 6). f. ashtu si Nikolë Filja (1693-1769). G. Carlo Dulci. Dara 1906. Gangale 1973. Vjersha në fjalë ruhet në Koleksionin Shqiptar në Kopenhagë. satira ai galantuomini di San Demetrio Corone. dhe Petrotta 1932. Gabriele Dara. Palazzo Adriano) në Sicili ka shkruar në fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë një vjershë për verën (pije)89. 271. f. 25 (II 20a). ndonëse këto përkthime nuk kanë ardhur deri në ditët tona. Françesko Parrino90 (1754-1831) nga Hora e Arbëreshëvet ishte autor i dy vjershave shqip për Shën Llazarin. 84-93. përmbledhja me këngë popullore arbëreshe e të cilit ka humbur. 1765-1832). Schirò 1923. prift në Horën e Arbëreshëvet. f. i njohur edhe me emrin Carlo Dolce ose Luz Glikjini. Plataci) në veri të Kozencës njihet si përkthyes i dy vjershave italiane në shqipe duke përdorur alfabetin e përhapur nga Jeronim De Rada. shërbeu në Qeuti në Puljen veriore më 1804 dhe 1807. 126 (V 50) dhe 129 (V 53). f. San Mercurio in Serracapriola). Edhe i biri. Shuteriqi 1976. kr.e tij u botuan pjesërisht nga Jeronim De Rada më 188487 dhe u përkthyen në italishte nga Salvatore Braile (1872-1960) në Shkodër më 1924 nën titullin La commediante. 95 94 kr. 201-202. 1859 (Zakonet e Pallacit). f. 88 89 90 91 kr. kr. Eugenio Petta). Nr. kr. kr. Shumica e këtyre veprave mbetën të pabotuara dhe ruhen në formë dorëshkrimi në Koleksionin Shqiptar të Bibliotekës Mbretërore në Kopenhagë94. Schirò 1907. nga Hora e Arbëreshëvet. 21 (II 17). babai i Gavril Dara të Riut. Schirò 1923. Ato datojnë nga fillimi i mesit të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Schirò 1923. Ata u botuan nga Mikel Markianoi88. Mosè Troiano95 nga Pllatani (ital. Schirò 1907 dhe 1923. Fiàmuri Arbërit 1884. kr. 82 (V 4). Gangale 1973.

Shuteriqi 1976. 245. 157. Shuteriqi 1976. kr. l. të shkruar në italishte rreth vitit 1842. ku shkojnë e falen katolikët shqiptarë. Vinçenc Bazile S. si dhe një përkthim tjetër shqip të katekizmit të Shën Robert Belarminit (1542-1621) nga Zef Gualiata S. botoi edhe një numër veprash të tjera fetare autorësh anonimë.99 (ital. 97 96 kr. Nga letërsia fetare e gjysmës së parë të shekullit të nëntëmbëdhjetë kemi katekizmin shqip në dialektin kalabrez të Shën Vasilit98 të vitit 1834 nga një i quajtur Bonifac Tamburi (ital. edhe ky prift jezuit italian e misionar në Shkodër.nga Dhimitër Kamarda më 186696. kur turqit zunë Shkodrën. 237. Selvaggi 1962. me gjithë rrëzimin e dinastisë së Burbonëve. Gjysma e dytë e shekullit të nëntëmbëdhjetë që. të cilit De Rada i parashikoi një të ardhme të madhe si poet. një përmbledhje 144 faqesh rrëfenjash moralizuese. Kodra 1965. botoi Ruga e parrisit. Përveç kësaj gramatike. Giuseppe Guagliata. 102 101 kr. Bonifacio Tamburi. rreth vitit 1814). J. l. Poezitë e tij me tema atdhetare. f. 187. dhe Shuteriqi 1976. ku edhe sot e kësaj dite është vend i shenjtë i Zojës së Shkodrës. Shih edhe Schirò 1923. duke mos lënë veçse disa këngë në dialektin e tij vendës të Ejaninës. Akil Parapunja97 (ital. që po rrëmbeheshin nga Islami. Ai ishte nga katundi kalabrez Ungër në provincën e Kozencës ku lindi më 16 dhjetor 1822 dhe studioi në Shën Mitër në Kolegjin e Shën Adrianit. Madonna di Scutari) u shkëput nga muri i një kishe në rrëzë të kalasë së Rozafës dhe u arratis nëpër Adriatik. 271. ka qenë bashkautor (me Vinçenc Bazilen) i një gramatike tani të humbur të shqipes. të cilët pas shumë gjurmimesh e zbuluan në Genazzano afër Romës. 1799). Vincenzo Basile. dhe për dorëshkrimet e Dulçit në Kopenhagë. Achille Parapugna. Vincenzo Straticò. 244-245. Gangale 1973. Petrotta 1932. 1855-1883). Me t'u kthyer në qytetin e lindjes. kr. ndër to edhe legjendën e ikjes së Shën Mërisë nga Shkodra për në Itali më 1567101. f. e botuar nga Propaganda Fide në Romë më 1845. J. ndjek traditën e përkthimit të Pjetër Budit (1618) e të Bernardit të Kuintianos të gjysmës së parë të shekullit të shtatëmbëdhjetë. vdiq para kohe më 16 mars 1883. iu përkushtua me gjithë shpirt mbrojtjes së të drejtave sociale e politike të fshatarësisë së varfër të Kalabrisë dhe luftës së saj për një jetë më të mirë. f. Solano 1983. Propaganda Fide. 1822-1885). Atë e ndoqën dy shqiptarë. kr.100 (ital. nga të cilat një numër i vogël dolën në dritë. Thuhet se Gualiata. ku edhe kaloi pjesën tjetër të jetës. 98 99 100 Sipas legjendës. ikona e Zojës së Shkodrës ose Zojës së Bekueme (ital. . Mori pjesë në ngjarjet e vitit 1848 ku për pak kohë ishte kapiten ushtrie. 1818-1882). Gjorgji dhe De Sklavisi. përherë e shqetësuar për mendjet dhe zemrat e grigjës shqiptare të kishës. f. na jep një shkrimtar i cili shpesh është cilësuar si poeti i parë socialist në letërsinë shqiptare. dhe Z. Ky përkthim i Belarminit nën titullin Dottrina e Kerscten (Doktrina e krishterë). 195-197. sidomos f. Romë 1845 (Rruga e parajsës). i njohur ndryshe me emrin Françesko Saverio Tamburi. Straticò 1896. f. shoqërore e dashurie. Camarda 1866. dëshmojnë për një vetëdije të mprehtë sociale të shfrytëzimit kr. prift jezuit italian i dërguar si misionar në Shqipëri më 1841. 263-270. Vinçenc Stratigo102 (ital. 11 (II 6) dhe 157 (V 81). f. ishte një periudhë konfliktesh sociale të vazhdueshme në mbarë Italinë e jugut.

i një Monografia di Frascineto. Bernard Bilota105 (ital. Pietro Bugliari). Si në të tjerat. ku edhe mori një arsim klasik të qëndrueshëm. nga e cila gjenden tri variante. Bilota ishte antar i 'Consiglio Albanese d'Italia' (Këshillit Shqiptar të Italisë) dhe nismëtar. përbuzje të trishtuarve). i cili përmban dyqind faqe me material gjuhësor në dialektin e Frasnitës si dhe disa sprova të habitshme etimologjike. ndonëse botoi pak. Ndër veprat e tjera të pabotuara. Skenave të zgjatura me 103 kr. 1843-1918). Bilota lëvroi edhe temën shumë të dashur në letërsinë shqipe. me 1720 vargje. E Bukura Harezë. Kastrovillari 1898 (Nder më të mirëve. Kastrovillari 1894 (Vargje të zymtë). 1888 (Fjalori filologjik të gjuhës shqipe) prej 6000 fjalësh. Nociti 1992. Giordano 1959. kronikë poetike e papërfunduar në pesë pjesë për vendlindjen që përfshin rreth 2000 vargje njëmbëdhjetërrokshe. në flakët e së cilës Bilota ndjen kënaqësinë Danteske të ndëshkimit të kundërshtarëve dhe armiqve të tij nga Frasnita. të ndezur me vrull dhe entuziazëm patriotik. 1895. ai ishte autori i një Dizionario filologico albanese. Bilota ishte autor prodhimtar. kr. me poemën epike popullore me 10. i kongresit të parë gjuhësor arbëresh në Koriliano Kalabro më 1895. ku përshkruan traditat e fshatit. Poema e tij satirike me 150 faqe. biasimo ai tristi. 1896. Deri tani asnjë nga këto vepra nuk e ka gjetur dritën e botimit. ishte vjershëtor amator. Giuseppe Angelo Nociti. Përveç një numri veprash pak të njohura në italishte për historinë biblike. nga i cili trashëgoi vrullin e zjarrtë për të rizbuluar kulturën shqiptare. dhe Stima agli ottimi. dhe më vonë si mësues. 1909 dhe 1918. kr. Noçiti studioi në kolegjin arbëresh të Shën Adrianit në Shën Mitër. sipas përrallës shqiptare të së Bukurës së Dheut. 1896. edhe në këtë vepër Bilotën e shohim shkrimtar që të habit me forcën e tij imagjinuese. Të vdekurit. Ashtu si Stratigoi. Në të gjallë Bilota botoi vetëm dy përmbledhje modeste me poezi shqipe: Versi lugubri. na jep një tablo fshatarake e herë herë therëse satirike të skëterrës. Lindur më 29 nëntor 1843 në Frasnitë në Kalabrinë e veriut. të viteve 1903. Gangale 1973. mbi 20. një përmbledhje e vogël kushtuar Pjetër Buljarit (ital. Minosi106. dhe është me interes të veçantë për shqiptarët në kontekstin e zgjimit kombëtar në gjysmën e dytë të shekullit të nëntëmbëdhjetë. 8664 vargje. me tipare prozaike. filolog e mbledhës folklori që krijoi një numër të madh vjershash fshatarake. 1832-1899) nga Spixana (ital. 1894. e hartuar midis viteve 1858 e 1876 së bashku me një përkthim italisht. arkeologjinë dhe origjinën 'pellazgjike' të shqiptarëve. ai ndoqi kolegjin e Shën Adrianit dhe shërbeu si klerik më 1866. ka qenë botuar me një fjalor nga Italo Costante Fortino104. dhe Minosi. atë të Skënderbeut. dhe Zakonet e Frasnitës. Mik dhe pasues i Jeronim De Radës. Laviola 1991. Përmbledhja e tij prej njëzeteshtatë vjershash lirike me titull Rëmenxa t'arbresha (Rima shqiptare). 1896. në 1710 vargje njëmbëdhjetërrokshe. f.000 vargje gjithsej. Acquafredda 1991. Bernardo Bilotta. dhe Francesco Marchianò 1993. Spezzano Albanese) në Kalabri. 104 105 106 . Pak e njohur deri vonë ka qenë poezia e Zef Engjëll Noçitit103 (ital. që përmban rreth dyzet sonete elegjiake me përkthim në italisht. kr. një tipar krejt unikal në letërsinë arbëreshe. Të pabotuara janë edhe një numër rrëfenjash në vargje. ritualet dhe ceremonitë e përvitshme. Monografi i Shën Nilit dhe një komedi me 3500 vargje Don Kishoti. janë Jeta e Shën Mërisë. 1908. që përmban edhe disa përkthime në italishte.klasor. 1891 (Monografia e Frasnitës). 137 (V 61). bashkë me De Radën dhe Anselm Lorekion. Kjo poemë historike në 13 këngë plot patos heroik u nis më 1874 dhe përfundoi më 1890. fjala vjen E bukura e Jetës.000 vargje Shpata Skanderbekut ndë Dibrët Poshtë. Tiranë 1967. por pa ndonjë talent letrar e stil të spikatur.

lettere ed arti di Palermo'. që as vitet e fundit nuk është lënë përfundimisht. në studimin e letërsisë gojore.7 Ndihmesa e shkrimtarëve dhe studiuesve arbëreshë që shkruan italisht Fillimi i shekullit të nëntëmbëdhjetë shënoi kështu daljen e një numri të mirë poetësh e autorësh arbëreshë që provuan të shkruanin shqip. Giovanni Schirò) nga Hora e Arbëreshëvet studioi e analizoi lidhjet midis Shqipërisë dhe Italisë së jugut në punimin e tij Rapporti tra l'Epiro e il Regno delle Due Sicilie. Giuseppe Crispi. kishte një grup tjetër shkrimtarësh e studiuesish arbëreshë që shkruanin italisht. 3. zakonet dhe gjendjen e tanishme të kombit shqiptar). 1758. por edhe i bëri arbëreshët t'i kushtojnë vëmendje përherë e më shumë atdheut të largët në Ballkan dhe vëllezërve të tyre shqiptarë që hiqnin e vuanin barrën përherë e më të padurueshme të sundimit turk. Malte-Brun 1807-1809. Por. por edhe respektin e dashurinë e fortë për folklorin. Mbahet mend për punimin e tij Memoria sulla lingua albanese. Ai kreu detyra zyrtare të rëndësishme në Mbretërinë e Dy Sicilive. Engjëll Mashi107 (ital. një teori kjo e përhapur asokohe. Nga ana e tij. 1808). 108 109 . Të nxitur në fillim nga lëvizja e romantizmit evropian. këto figura filluan të hetojnë rrënjët dhe traditat e tyre shqiptare duke e drejtuar vëmendjen e energjinë në zhvillimin e kulturës së vet arbëreshe dhe në veçanti. Katania 1857 (Këngë popullore siciliane). 71. 145-234. ky studim jo vetëm i dha shtytje krijimtarisë së mëtejshme në gjuhën shqipe. kr. të Leonardo Vigos dhe i Memorie storiche di alcune costumanze appartenenti alle colonie greco-albanesi di Sicilia. të zgjuar nga veprimtaria e Jeronim De Radës. nga Pallaci i Sicilisë. Palermo 1853 107 kr. Shuteriqi 1976. f. botuar në Canti popolari siciliani. profesor i letërsisë greke në Universitetin e Palermos dhe rektor i seminarit grek atje.1821). Napoli 1807 (Fjalë për prejardhjen. Botuar në periodikun e Palermos 'Giornale di scienze. dhe Emmanuele 1988. ku edhe studioi pranë të sipërpërmendurit Stefan Bafa (vd. Palermo 1831 (Shënime mbi gjuhën shqipe). shoqëruar nga përkthime në italishte. f. ku orvatej të provonte prejardhjen pellazgjike të popullit shqiptar. f. Mashi është autor i një vepre në italishte me titull Discorso sull'origine. Një tjetër studiues i shquar ishte Zef Krispi (ital. çka është më e rëndësishme për zgjimin e kulturës së tyre. Ai është edhe autor i një përmbledhjeje këngësh popullore arbëreshe të Sicilisë.përshkrime betejash në Shpata Skanderbekut ndë Dibrët Poshtë u mungon dukshëm dramaticiteti. Ai ishte prift. les moeurs et l'état actuel de la nation albanaise108 (Ese për prejardhjen. duke i hapur kështu horizonte së idiomës fshatare të arbëreshëve. që u botua menjëherë pas daljes në frëngjishte të studimit të Konrad Malt-Brën (Conrad Malte-Brun. Ajo që duhet nënvizuar është merita që ka Bilota në përdorimin e gjuhës amtare për herë të parë në një gamë aq të gjerë temash. 7. e cila zgjoi jo vetëm interesimin për dijen. Angelo Masci. kurse vepra e tij në përgjithësi është pak e përpunuar. 1775-1826) Essai sur l'origine. costumi e stato attuale della nazione albanese. Kastrati 1987a. zakonet dhe gjendjen e tanishme të kombit shqiptar). vëll. 1781-1859). 1834 (Marrëdhëniet midis Epirit dhe Mbretërisë së Dy Sicilive)109. 160-161. Historiani Xhovani Skiroi (ital. të titulluar Canti degli Albanesi di Sicilia (Këngë të shqiptarëve të Sicilisë). ishte një studiues arbëresh nga Shën Sofia në krahinën e Kozencës.

f. duke i vajtur pas deri në Marsejë. me prejardhje nga Qana (ital. rreth v. në përgjigje të një miku). Shuteriqi 1974. dhe Shuteriqi 1976. poemth në pesë këngë). 219-233. 1977. Cingari 1965. Canti albanesi. Napoli 1835 (Vjersha të zgjedhura me rastin e vdekjes së babait tim. Napoli 1845 (Këngë shqiptare). 253-254. Shuteriqi 1976. Përmbledhja e tij me këngë popullore arbëreshe të përkthyera në italisht. Përsiatjet e tij tepër të lirshme për prejardhjen e shqiptarëve si popull u botuan në katërvëllimshin Quaranta secoli racconti su le Due Sicilie. f. tregim kalabrez). kr. Po Petrasi përktheu këngën e parë të Çajlld Haroldit të Lord Bajronit dhe Dei Sepolcri të Ugo Foskolos. 260. ruhet në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë. dhe Gradilone 1974. f. ai qe njëri prej udhëheqësve të kryengritjes së vitit 1848 në Kalabri. f. 1843). f. baba i para-rafaelitëve anglezë Kristina e Dante Rossetti. vd. 111 112 113 114 115 . kr. 1813-1848) nga Pllatani. Felice Staffa) nga Fallkunara (ital. Nga veprat e tij të shumta. f. Feliçe Stafa112 (ital. dhe Errico. 276. Napoli 1847. Themelues dhe drejtor i një shkolle të gojëtarisë në Napoli. në të gjallë u botua vetëm një dramë në italishte. Straticò 1896. Luigi Petrassi. Napoli 18461850 (Dyzet shekuj të rrëfyera për Dy Sicilitë). ku të dy u arrestuan më 1851 për veprimtari revolucionare. Cerzeto). 111. poeti dhe prozatori arbëresh Emanuel Bidera114 (ital. Raccolta di canti popolari albanesi (Përmbledhje këngësh popullore shqiptare) u botua nga miku i tij i ngushtë Jeronim De Rada. dhe pas një periudhe mërgimi në ishujt e Jonit e në Romë u bë një nga një mijë 'këmishëkuqtë' e Xhuzepe Garibaldit. Poesie varie. 229-230. 228. Domenico Mauro. 223. f. Shuteriqi 1976. Ai vdiq në Firence më 17 janar 1873. kr. Emmanuele Bidera. 1812-1873) ishte poet i njohur kalabrez me prejardhje arbëreshe që shkroi vetëm italisht. 120-142. f. kushtuar Jeronim De Radës dhe frymëzuar nga Os Lusiades e poetit kombëtar portugez Luis de Camoes (1524-1580). 17841858) nga Pallaci i Sicilisë. 246-247. që janë përkthimet e para në shqipe të njohura deri tani të poezisë romantike evropiane. Mann 1955. Thuhet se ka marrë pjesë në Revolucionin e vitit 1848 dhe është dënuar me tre vjet burg. 1797-1848) në të ri të tij. Novella calabrese. Shkrimtarët dhe studiuesit arbëreshë të gjysmës së dytë të shekullit të nëntëmbëdhjetë 110 kr. Edhe një mik i ngushtë i tij. 1976. Napoli 1862 (Vjersha të ndryshme). 261. Bidera shkroi edhe librete operash për kompozitorin Gaetano Donixeti (ital. 282-291. Një mbledhës tjetër këngësh popullore shqiptare ishte dramaturgu. Falconara Albanese) në provincën e Kozencës ndoqi studimet në Napoli më 1820-1821 pranë Gabriele Rossettit. Gaetano Donizetti. Ines de Castro. përgatiti një përmbledhje këngësh popullore arbëreshe të përkthyera prej tij në italishte. Domenik Mauri115 (ital. Vëllimi i parë përmban disa poezi popullore arbëreshe. Ndër botimet e tij letrare janë: Versi sciolti in occasione della morte di mio padre in risposta all'amico. Errico.(Shënime historike për disa zakone në ngulimet greko-shqiptare të Sicilisë). mblodhi këngë popullore kalabreze. Lindur më 13 janar 1812 në Shën Mitër. Një kopje fort e rrallë e një përmbledhjeje 32 faqesh me këngë popullore shqiptare. Cyrih 1845 (Erriku. f. kr. dhe Shuteriqi 1976. Vargu i tij në stil bajronian është i frymëzuar e i gjallë. Luigj Petrasi111 (ital. f. Gjatë Revolucionit të vitit 1848 në Napoli ishte edhe Engjëll Bazile113 (ital. Rafaele Lopez110 nga Shën Mitër. ndonëse vende-vende i mungon disiplina poetike. i cili ka dhënë mësim së bashku me De Radën në kolegjin e Shën Adrianit. Angelo Basile. kr. poemetto in cinque canti. Napoli 1869 (Erriku.

117 118 . Kjo vepër u pasua nga Appendice al saggio di grammatologia comparata. Kjo shkrimtare rumune me prejardhje shqiptare pati lindur në Bukuresht në familjen aristokrate Gjika të ardhur nga Maqedonia. Vdiq më 13 prill 1882. Livorno 1864 (Sprovë e gramatologjisë krahasuese mbi gjuhën shqipe). pseudonimi i Helena Gjikës. banoi në Napoli e në fshatin e lindjes deri më 1848 kur u dëbua nga Mbretëria e Dy Sicilive prej autoriteteve burbone me akuzën se kishte bashkëpunuar me liberalët. Prato 1866 (Shtojcë për sprovën e gramatologjisë krahasuese). një nga të parat vepra të filologjisë diakronike shqiptare. Dora d'Istria118 (1828-1888). Camarda 1962. të hulumtuara për herë të parë mbi një bazë më sistematike e shkencore. Shekujve të gjatë të izolimit absolut nga Shqipëria po u vinte fundi për arbëreshët. kurse më 1860 bëri një udhëtim në Greqi. Ndër udhëheqësit kulturorë të arbëreshëve në shekullin e nëntëmbëdhjetë. Shkrimtarët. Ishin ruajtur lidhjet e pashlyeshme të gjakut. ku u bë e para grua që ngjiti Malin Jungfrau. studiuesit dhe personalitetet publike arbëreshe u dhanë ndihmë homologëve të tyre shqiptarë aty ku mundën. ndërkaq që problemi qendror politik. me titullin A Dora d'Istria gli Albanesi. përbënin një pikënisje për veprimtarinë e intelektualëve arbëreshë. ku u orvat të provonte afërinë e gjuhës shqipe me greqishten. do të vihej shumë shpejt në qendër të vëmendjes së tyre.u nxitën mjaft nga shenjat e qarta që vinin nga Shqipëria për zgjimin politik e kulturor të saj. Më 1852 u emërua mësues në shkollën e mesme në Livorno. Pas ndarjes me të më 1855. I ungji. Që në moshë të re Dora d'Istria udhëtoi me prindët dhe vizitoi oborret e Vjenës. Pasi u shugurua në ritin bizantin më 1844. Grigore IV. një përmbledhje këngësh popullore arbëreshe. shqiptarët). u shpërngul e vajti në Zvicër. Zef Jubani. ku kaloi gati gjashtë vjet. që përmbante vjersha nga Preng Doçi. Françesk Anton Santori. Zef Serembe etj. që ishte lufta e përpjekjet e mundimshme për pavarësi nga Perandoria Osmane në rënie. Thimi Mitko. në kundërshtim me gjuhëtarin komparativist gjerman Franc Bop (gjerm. kr. Edhe pse disa e kanë konsideruar amatore 116 kr. dhe u forcuan lidhjet midis dy palëve për nxitjen e veprimtarisë kulturore. Kësisoj. qëllimi i përbashkët i shqiptarëve në Ballkan e në Itali gjatë gjithë luftës për të mbajtur gjallë kulturën. ka qenë një figurë interesante e kulturës shqiptare dhe evropiane të mesit të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Bopp 1855. 1821-1882). Përkushtimi i parreshtur i Dora d'Istrias ndaj aspiratave të pakicave kombëtare në Perandorinë Austro-Hungareze. Demetrio Camarda. Në fillim vajti në Romë e pastaj në manastirin benediktin të Çezenës. botimet e të cilëve në gjuhën dhe letërsinë shqipe u dhanë hov jo vetëm shqiptarëve në Itali. Bala 1967 dhe Goçi 1989. ndaj barazisë së gruas e ndaj arsimit për popullin e bëri të mirënjohur në mbarë Evropën. Franz Bopp. Livorno 1870 (Dora d'Istrias. ishte filologu dhe folkloristi Dhimitër Kamarda (ital. u bë ideali për një Shqipëri sovrane. Kamarda shkroi edhe një gramatikë të gjuhës shqipe117 dhe botoi një libër me poezi shqiptare kushtuar Dora d'Istrias. Letërsia gojore dhe folklori. Ai lindi në Horën e Arbëreshëvet në Sicili më 23 tetor 1821 dhe studioi për prift në Kolegjin e Propaganda Fides në Romë. kr. Pjesën tjetër të jetës e kaloi kryesisht në Itali. ishte vojvodë në Vllahi. por edhe lëvizjes së Rilindjes në atdhe. dhe kudo u adhurua për talentin dhe bukurinë. Më 1849 martesa me princin Aleksandër Masalski e shpuri në Rusi. ku edhe kaloi pjesën tjetër të jetës si famullitar. Jeronim De Rada. i cili kishte demonstruar prejardhjen e drejtpërdrejtë indo-evropiane të saj më 1854116. Drezdenit dhe Berlinit. 17911867). Kamarda përmendet për veprën e tij Saggio di grammatologia comparata sulla lingua albanese. Përpjekjet e tyre qenë të dyfishta: t'i jepnin përkrahje këtij rizgjimi në atdhe dhe të luftonin për njohjen e kulturës së tyre shqiptare në Italinë e jugut.

Historia e princëve Gjika në shekujt e 17-të. Giuseppe Camarda. 1839-1918) ishte folklorist. 1884 (Tradita greko-latine në dialektet e Kalabrisë së Epërme). Për historinë e familjes së vet Dora d'Istria botoi edhe një vepër 455 faqesh me titull Gli Albanesi in Rumenia. Zef Kamarda ishte edhe autor i disa poezive fetare. Studimet i përfundoi në kolegjin e Shën Adrianit. të cilat i shërbyen Jeronim De Radës në përmbledhjen që ky hartoi me material folklorik arbëresh. Më pas Dorsa botoi Studi etimologici della lingua albanese. Koleksioni Shqiptar në Kopenhagë ruan një numër tekstesh e dokumentesh të Dhimitër dhe Zef Kamardës. f. Për shumë vjet qe mësues i greqishtes dhe latinishtes në shkollën e mesme të Telesios në Kozencë. ndër to një dorëshkrim të përkthimit origjinal nga Zef Kamarda të Shën Mateut. 270. XVIII e XIX. Gangale 1973. kr. f. variant ky i rishikuar nga Dhimitër Kamarda e i botuar në Londër më 1868 nga princi Louis-Lucien Bonaparte119 (1813-1891). Antonio Argondizza. botuar më 1866 në revistën letrare të Parisit Revue des deux mondes. zakonet dhe letërsinë. Argondica bashkëpunoi me një varg periodikësh me artikuj mbi folklorin dhe gjuhën shqipe. kushtuar alla mia nazione divisa e dispersa ma una (kombit tim. 228. ku themeloi gazetën L'Emigrato italiano. luajti rol në lëvizjen kombëtare shqiptare të periudhës së Rilindjes. Vepra me të cilën u shqua është Su gli Albanesi. Dorsa ndoqi studimet në kolegjin e Shën Adrianit në Shën Mitër e më pas në kolegjin e Propaganda Fides në Romë. Kozencë 1862 (Studime etimologjike për gjuhën shqipe) dhe La tradizione greco-latina nei dialetti della Calabria citeriore. Shuteriqi 1976. 1823-1885). Vëllai më i vogël i Dhimitër Kamardës. me titullin Canti popolari albanesi121 (Këngë popullore shqiptare). Shuteriqi 1976. siç e thotë vetë Dorsa në parathënie. Francën dhe Shtetet e Bashkuara. Të pabotuara kanë mbetur vepra e tij Discorso in lingua albanese. dhe dorëshkrimi për afro gjashtëdhjetepesë këngë popullore arbëreshe nga Kozenca. dhe botoi për nder të saj atë antologji poetike që e përmendëm më lart. 18-të dhe 19-të). që synonte. një traktat fetar i shkruar shqip gjatë studimeve në Romë më 1842120. Storia dei principi Ghica nei secoli XVII. "të tërheqë vëmendjen e opinionit publik ndaj të drejtave të një kombi të shquar por të panjohur". Më pas vizitoi Shqipërinë. por një i vetëm). 62 (IV 6). San Giorgio Albanese) në krahinën e Kozencës. të ndarë e të shprishur. E ndarë në njëzet krerë. 120 119 kr. për prejardhjen dhe historinë e shqiptarëve deri në kohën e Skënderbeut. hulumtime e mendime). 121 . poet dhe botues nga Mbuzati (ital. kr. Një variant kalabrez i Ungjillit të Shën Mateut. Ishte Dhimitër Kamarda ai që këtë studim e përktheu në gjuhën shqipe me titullin Fylétia e arbenoré prèj kanekate laoshima. të bërë me alfabetin grek. Zef Kamarda (ital. 32 (II 28). Më 1890 vizitoi Spanjën. Vinçenc Dorsa (ital. Anton Argondica (ital. përktheu Ungjillin e Shën Mateut në dialektin e Horës së Arbëreshëvet. 18311878). të para në dritën e mesit të shekullit të nëntëmbëdhjetë. i një përralle e i një përmbledhjeje me këngë popullore arbëreshe. për ngulimet shqiptare në Italinë e jugut dhe për poezinë popullore.në shkrimet e para. ku edhe qe mësues më vonë. Napoli 1847 (Mbi shqiptarët. u përkthye nga një studiues tjetër i shquar arbëresh. Livorno 1867. Kozencë 1876. Lindur në Frasnitë në provincën e Kozencës më 26 shkurt 1823. edhe ky i rishikuar nga Dhimitër Kamarda e i botuar në Londër më 1869 nga princi Louis-Lucien Bonaparte. Vincenzo Dorsa. f. ricerche e pensieri. vepra përmban të dhëna të bollshme. nuk ka kurrfarë dyshimi se studimi i saj La nationalité albanaise d'après les chants populaires (Kombësia shqiptare sipas këngëve popullore). f. Firenze 1873 (Shqiptarët në Rumani. dhe Gangale 1973.

Kjara. lindi në Pallac në Sicili. Gjatë shekullit të tetëmbëdhjetë dhe fillimit të shekullit nëntëmbëdhjetë. revistë e themeluar më 1896 me porosi të kongresit të parë albanologjik në Koriliano Kalabro të kryesuar nga Jeronim De Rada më 1895. kr. përmbledhje shkrimesh informative të botuara së pari në gazetën e Romës La Riforma. sociale e ekonomike. por. dhe Laudone 1983. Gangale 1973. jurist dhe njeri i letrave.Argondica ka mbetur kryesisht si botues i Ili i Arbrešvet122 (Ylli i Arbëreshëve). kulturore dhe letrare u zhvilluan e u forcuan. 7-8 (II 1). letërsia arbëreshe lindi dhe lulëzoi në truallin pjellor të qytetërimit italian. Në kujtesën kolektive të arbëreshëve. Gangale 1973 (II 12). Koriliano Kalabro 1884 (Kolegji italo-grek i Shën Adrianit). Por në shekullin e nëntëmbëdhjetë. si një mëmëdhe që lëngonte e luftonte. si dhe shkroi disa poezi lirike modeste124. të shpërndara andej këndej në mbarë vargmalet e veçuara e të thella të Italisë së jugut. arriti të depërtojë thellë në gjendjen politike gjatë atyre viteve të ndera e vendimtare të Lidhjes së Prizrenit. Shqipëria po dilte nga mjegulla e kujtimeve të hershme e po shfaqej para syve të tyre si një realitet konkret. lidhjet politike. 38 (II 35). 122 kr. e që i frymëzonte ata për të ruajtur kulturën e vet të brishtë. shqiptarët dhe Lidhja). çka u dëshmua e frytshme dhe e dobishme për të dy palët. të flakur tej në brigjet e dheut të huaj. monografi në dymbëdhjetë krerë për gjuhën. redaktuar në vitet 1871 deri 1874 nga Gavril Dara i Riu. Palermo 1880 (Epiri. botoi artikuj në të përmuajshmen e De Radës Fiàmuri Arbërit. për të formuar një degë të letërsisë që nga fillesat e veta dhe nga zhvillimi që mori ishte krejt e pavarur nga ajo e Shqipërisë. kr. çka do të hidhte themelet e letërsisë së sotme shqiptare. Përveç shkrimeve në italishte për folklorin dhe gjuhën. të cilin ata do ta shihnin gjithmonë me një farë dyshimi. letërsinë. sado të zymta të kenë qenë. dhe mëmëdheut të tyre në Ballkan. f. Ato nuk kanë ndonjë nivel të dukshëm. e themeluar më 1883. ishin mjaft të qëndrueshme për t'u dhënë mundësi shqiptarëve që të zhvillonin kulturën e tyre modeste të shkrimeve. Nga ana tjetër. gli Albanesi e la Lega. Pietro Chiara. i dhanë mundësi të mbetej pjesë përbërëse e pandashme e kulturës shqiptare. Sammarra 1984. por lidhjet me gjakun e shprishur. Sikundër e pamë. që ishte edhe deputet në parlament. Pjetër Kjara (ital. 123 124 . Letërsia arbëreshe kishte lulëzuar vetë. Palermo 1869 (Shqipëria). si shqipfolës që ishte. historinë dhe politikën shqiptare. Është autor i dy librave italisht për Shqipërinë: L'Albania. nuk e pati jetën të gjatë dhe u zëvendësua një vit më pas nga La Nazione albanese e Anselm Lorekios. vetëm mund të përmenden për interesa gjuhësore123. Që atëherë e më pas gjatë mbarë shekullit të nëntëmbëdhjetë. I palodhshmi Jeronim De Rada kishte çimentuar lidhjet midis ngulimeve arbëreshe. edhe Shqipëria më në fund po zgjohej nga pikëpamja politike e kulturore. që luftonte të ruante njëjtësinë e vet. Kushëri i Gavril Darës së Riut (1826-1885). Kjara bëri udhëtime në Shqipëri e në Ballkan më 1879 dhe. Adriano. dhe L'Epiro. Mbuzati 1959. ashtu si shumë organe shqiptare shtypi të shekullit të nëntëmbëdhjetë. as letërsia shqiptare vetë nuk mund të përfytyrohet e të merret me mend pa rrënjët arbëreshe. Gazetar. dhe përveç një vepre mbi Collegio italo-greco di S. po të shihen me syrin e kohëve më të reja. dhe pa dyshim ishte aq e pjekur në këtë kohë sa për të ecur me këmbët e veta. Kjo ishte një revistë me peshë në botën letrare arbëreshe. Argondica ishte edhe autori i disa vjershave shqip. vetëm në Italinë e jugut kushtet politike. 1840-1915).

.

katolike e ortodokse. Choublier 1927. në rrugë e sipër. me elemente edhe islame edhe kristiane. ku hapi një teqe. Rexhebi 1970. veprat fetare. Shkroi vargje turqisht e shqip. Bartl 1968. kulturore e sidomos me traditat shpirtërore të shekullit të tetëmbëdhjetë dhe. Për letërsinë bektashiane dhe myslimane të kësaj periudhe. vazhdoi të zhvillohej në pajtim me traditat letrare. Një autor tjetër i talentuar me shumë vjersha mistike ishte Baba Adem Vexhi (1841-1927) nga Gjakova. Hasluck 1929. shpuri dalëngadalë në një përdorim më të kufizuar të saj si mjet shprehjeje letrare e. letërsia shqiptare e shkruar me alfabet arab nuk u dobësua krejt. themelues i teqesë së Leskovikut. Babinger 1929. 98-111. Megjithatë. Mufaku 1981. dhe arsimin e mori në teqenë bektashiane tani të braktisur të Kajros. por edhe një rritje të mëtejshme të shkallës së përsosmërisë artistike e gjuhësore. Clayer 1990. Popovic & Veinstein 1986. veçanërisht për haxhillëk në Mekë. Kallajxhi 1964. Kissling 1962. Medinë dhe Qerbela. f. në largimin nga shtrati kryesor i rrjedhës së letërsisë dhe kulturës shqiptare. një nga më të vjetrat në Ballkan. Hasluck 1925. Nga viti 1922 e deri sa vdiq ishte i pari i teqes së vendlindjes së tij në Gjakovë. Baba Abidin shkroi vargje fetare turqisht e shqip. K. 1984. Halimi 1957. M.8. Rexhebi 1970. Karakteri relativisht më liberal e i hapur i praktikave të tyre fetare e i besimit të tyre panteist. LETËRSIA MYSLIMANE DHE BEKTASHIANE 1850-1950 8. Salihu 1987 dhe Kaleshi 1991. kr. Birge 1937. 1983. W. Lidhjen midis lëvizjes kombëtare shqiptare dhe traditave kulturore të Orientit në shekullin e nëntëmbëdhjetë e ruajtën më fort se të tjerët pikërisht bektashinjtë1. duhet theksuar se përqëndrimi më i drejtpërdrejtë në tema fetare. si rrjedhim. i cili që nga viti 1845 e deri sa vdiq jetoi në teqen e famshme bektashiane të Durballisë në Thesali. Madje. u dha mundësi atyre të kapërcenin pengesat që ndanin bashkësitë myslimane. ishte nga krahina e Skraparit në Shqipërinë e jugut. dhe Trix 1993. erdhi e shfaqi jo vetëm nivel më të lartë mjeshtërie. Ndër poetët e shumtë bektashinj të kësaj periudhe2 ishte Baba Muharrem Mahzuni ose Mehzuni (vd. ku edhe u bë dervish. Tomori 1934/35. disipline dhe horizonti dijesh. qëndrojnë si pjesë e letërsisë së Rilindjes dhe mund të analizohen më mirë në kuadrin e saj. Bëri shumë udhëtime. për shkak të rëndësisë dhe ndikimit të jashtëzakonshëm në zgjimin kombëtar në fundin e shekullit të nëntëmbëdhjetë. U kthye në Për fenë dhe bashkësinë e bektashinjve në Shqipëri e në Ballkan. kombëtare dhe didaktike të të cilit. 1992. kr. Popovic 1986. Stadtmüller 1971. 2 1 . F. ndër to edhe një himn kushtuar Durballisë. Baba Meleq Shëmbërdhenji (1842-1947). letërsia myslimane dhe bektashiane e fundit të shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe fillimit të shekullit të njëzetë. me tiparin e vet kryesisht fetar. Autori më i mirënjohur bektashi ka qenë Naim bej Frashëri (1846-1900).1 Arti bektashian Ndonëse forcat më krijuese dhe novatore të letërsisë dhe kulturës shqiptare në gjysmën e dytë të shekullit të nëntëmbëdhjetë ishin inkuadruar brenda lëvizjes së Rilindjes kombëtare. në këtë periudhë të letërsisë shqiptare me alfabet arab. Ndër nxënësit e tij në teqenë e madhe të Durballisë ka qenë Baba Abidin Leskoviku nga Leskoviku në Shqipërinë e jugut. Më 1877 e dërguan si baba në Prizren. i njohur edhe me emrin Meleq Staravecka. 1867) nga Gjirokastra.

. u shpërngul në Kajro. Edhe Baba Hamza Gjakova (1882-1952) nga Gjakova bëri udhëtime në Lindjen e Afërme në moshë të re dhe. F. eci mirë dhe vazhdoi me fillimin e shekullit të njëzetë. kr. Ai ishte edhe mik e adhurues i Naim Frashërit. vepër nga e ka marrë frymëzimin edhe poeti i shekullit të nëntëmbëdhjetë Dalip Frashëri për poemën e tij shqip Hadika. të rrënuar nga lufta e shtypja. Mbeti në Turqi edhe pas mbylljes së teqeve atje. poeti e luftëtari kryengritës Sali Butka (1852-1938). Po nga krahina e Tepelenës ishte edhe Baba Ahmed Turani (vd. W. me sa duket pse kundërshtoi sundimin italian. gurra e urtësisë. ndër to edhe poezi të përkthyera apo origjinale. ashtu si shumë të tjera. i dogjën andartët grekë. Ai është autor vjershash shqip me frymë kombëtare e fetare. që e ka vizituar Baba Selimin në teqe. një pjesë e të cilave është botuar 3 Për një studim mbi teqetë ekzistuese në këtë periudhë. turqishte e persishte. e për këtë u burgos nga turqit më 1902. 1928). për t'u kthyer në Shqipëri vetëm pas Luftës I Botërore. në shpërndarjen fshehurazi të librave e të letërsisë shqiptare dhe për këtë u burgos nga forcat ushtarake turke. ashtu si dhe shumë udhëheqës të tjerë bektashinj. më 1914. shkrimtari dhe përkthyesi Baba Ali Tomori (vd. Më 1913 u arrestua edhe nga autoritetet greke. U kthye në Shqipëri në fund të vitit 1930 dhe u vra më 28 nëntor 1941 në Tiranë. i cili u rrit në Anadoll. i cili në vitet e rinisë bëri udhëtime në Lindjen e Afërme. Më 1914 teqenë e tij3. ai e krahason kombin shqiptar. Pas djegies së teqeve më 1913-1915. por që tani gjendet me vështirësi. Kur hynë përsëri grekët në Kolonjë. Titullin baba e mori më 1908 në fshatin e lindjes Turan. mori titullin baba në teqenë e Shtipit në Maqedoni më 1912. Ai ishte gjithashtu aktiv në përhapjen e librave shqip. e cilëson poezinë e tij si jashtëzakonisht të bukur. Baba Ibrahimi nga teqeja e Qesarakës afër Kolonjës në Shqipërinë e jugut ishte mjaft aktiv. Ndihmoi për organizimin e të tre Kongreseve te Bektashinjve. 1947) pati lindur në Shalës afër Tepelenës dhe ndoqi studimet në Janinë ashtu si edhe Naim e Sami Frashëri. Në njërën nga vjershat e tij. Baba Salihu nga fshati Matohasanaj afër Tepelenës në Shqipërinë e jugut e ktheu teqenë e tij në një shkollë fillore të fshehtë për mësimin e gjuhës shqipe. të cilët shpunë në themelimin e një bashkësie fetare të njohur në vend. Tomori është autor i të paktën gjashtë librave me letërsi apo histori të bektashinjve. Një tjetër autor bektashian vjershash fetare në këtë periudhë ka qenë Salih Nijazi Dedei (1876-1941) nga Starja e Kolonjës. kur u kthye. Shëmbërdhenji mbajti titullin baba në teqenë me emrin e tij derisa kjo u shkatërrua më vonë. Aty në burg ai shkroi një pjesë të mirë të poezive dhe përktheu poemën epike Hadîqatû as-su'adâ (Kopshti i të bekuarve) të poetit të madh azerbajxhanas Fuzûlî (1494-1556). u bë baba më 1908 dhe kryegjysh i bashkësisë bektashiane më 1916. por u lirua më pas nga figura kombëtare. kështu që u shtrëngua të shpërngulet në Vlorë. Hasluck 1929. e frymëzuar si nga besimi mistik e panteist i këtij sekti. Thuhet se ka qenë poet me talent. vëll. Dimri. sidomos duke shpërndarë libra fshehurazi e duke përhapur idetë e reja. Një nga shkrimtarët bektashinj më me kulturë të kohës ka qenë Baba Selim Ruhi (1869-1944) nga Elbasani. dhe 1929 në Korçë). që u bë baba më 1907 dhe ishte autor i tri divaneve poetike në arabishte. 2. Poeti. ashtu edhe nga aspiratat kombëtare. që u mbajtën në Shqipëri në vitet njëzetë (1921 në Prishtë. Baba Ibrahimi u shtrëngua të arratiset. kurse teqenë ia dogjën me themel. të përmbledhura në një vëllim e të botuara në vitet njëzetë. pishtar i vegjëlisë. të cilin e quajti "Zemra e Shqipërisë. shejntor i njerëzisë". Studiuesi orientalist gjerman Franz Babinger (1891-1967). me barrën e një dimri të gjatë e të vështirë.Shqipëri dhe mori pjesë në lëvizjen kombëtare. 1926 në Gjirokastër. Shëmbërdhenjin e mbajnë si njerin nga poetët më të mirë bektashinj të periudhës. Tradita bektashiane e poezisë fetare e atdhetare. Ishte autor i shumë vjershave me frymëzim bektashian e shiit. Aty nga fundi i jetës shkroi edhe shqip.

bektashinjtë nuk ishin i vetmi sekt dervishësh5 i përkushtuar poezisë fetare me alfabet arab. në Maqedoninë lindore. disa vjersha janë ruajtur në liturgjinë e sektit Alevi. Tixhani dhe Xhelveti. Nga Sheh Emini i Sadive (vd. Disa nga veprat e tij dolën në gazeta e revista të kohës. e cila u rithemelua me solemnitet në Tiranë më 27 janar 1991. f. Ka qenë sekretar i përgjithshëm i bashkësisë bektashiane të paraluftës dhe kryeredaktor i periodikut bektashi Djersa. Melami. ishte padyshim paaftësia e asaj që kishte mbetur nga letërsia bektashiane për t'iu përshtatur alfabetit latin dhe mënyrave bashkëkohore të botimit. 1935. Andrea Varfi dhe Mitrush Kuteli. ata nga ana kulturore kishin rënë mjaft. I fundit i poetëve bektashinj të kësaj tradite është Ibrahim Hasnaj (1912-1995) nga Tirana. Sinani. sidomos gjatë luftërave ballkanike. 1976. kalimi në përdorimin e alfabetit latin. i cili jepte mundësi më të mëdha për botimin dhe përhapjen masive të veprave letrare e fetare. ndryshim ky që ia vlen të theksohet. nga viti 1947 deri më 1957. Në moshë të thyer mbështeti fuqishëm Lidhjen e Prizrenit dhe pati shumë përkrahës. për të cilin thuhet se ka qenë i pari i një teqeje të 4 kr. rreth v. që dha shenjën e vdekjes së saj përfundimtare. Tomori qe ndër të rrallët autorë bektashinj që braktisën alfabetin arab e që përdorën në botime alfabetin latin. 299). pastaj vuajti edhe pesë vjet të tjera internim. i cili përdor pseudonimet Hima. në fillim në një qeli me shkrimtarët Petro Marko. dhe Rreze të zjarrta.me pseudonimin Ali Tyrabiu4. Me shkrimet e tij ai u vu kundër çdo shfaqjeje të fanatizmit fetar dhe u përpoq të bashkërendonte elemente kristiane dhe bektashiane. Nakshibendi. që u vra në Gjakovë rreth vitit 1903. në burg në Tiranë. Përveç kësaj. 1927. Është e qartë se këto vëllime. Desuki. Madje. ishte një tjetër poet Kadiri dhe figurë e shquar. Mevlevi. të shkruara me alfabetin latin. i cili përmendet edhe për rizbulimin që i bëri poetit bektashian të fillimit te shekullit të nëntëmbëdhjetë Zenel Bastari. Plaçkitja dhe djegia e teqeve të Shqipërisë jugore nga ekstremistët grekë gjatë Luftës Ballkanike dhe Luftës I Botërore qenë një humbje kulturore e pamatë nga e cila letërsia e bektashinjve nuk e mori veten kurrë. Sheh Kadria. figurë udhëheqëse fetare e politike nga Gjakova. Dervish Salihu (vitet 1820 . u bë vetë bektashi më 1937. 1980. 1929. 1939. Tomori 1924. Rufai. Hasnaj. (vd. Nga të dhënat del se më 1976 ende ishin në Kosovë shtatëdhjetë e gjashtë teqe (kr. qoftë në Shqipëri e qoftë në Kosovë. Është autori i tre vëllimeve ende të pabotuar me poezi mistike të frymëzimit bektashi: Unë dhe ndiesitë e mia. Shahzeli. Lot skamnorësh. Edhe pse grupi më i fortë. 1934. Bardhyl Nizami. Ndonëse dorëshkrimet me poezitë e tij humbën të gjitha. 1940. shtatëdhjetëvjeçari Ibrahim Hasnaj u zgjodh Kryetar i Komitetit të përkohshëm të bashkësisë bektashiane. Më 1947 u akuzua për spiunazh. u mbajtën fshehur në periudhën e gjatë kur feja përndiqej në Shqipëri dhe çdo shprehje letrare e saj ishte me rrezik të madh. Ibrahim Hasnaj u burgos dhe kaloi dhjetë vjet. janë: Bedevi. Ndër sektet e tjera të dervishëve që kanë qenë aktivë ndër shqiptarët. që doli në tetë numra deri më 1947. Edhe pse në vitet '30 bektashinjtë ia kishin dalë mbanë pak e nga pak që të njiheshin plotësisht si bashkësi fetare. lindur në fshatin Libizhdë të Hasit afër Prizrenit. 5 . Halveti. Sa'di. 1918). Atje u bë dervish dhe u kthye në vendlindje në Libizhdë të Hasit për të hapur një teqe kadiri. Cen Qytyku etj. u bë në shkallë të pamjaftueshme. 1928. i përkiste sektit Kadiri. prandaj e dërgoi në Koçan. u dënua me vdekje e u ekzekutua. I biri i Dervish Salihut. 1903).vitet 1890). Kadiri. U rrit në Rahovec. ndër ta edhe një figurë politike si Bajram Curri (1862-1925). Glasnik vrhovnog islamskog starješinstva 39/3. viti kur nisi të shkruajë vjersha. për të vazhduar shkollën si kadiri te Myhliz Dedja. Me heqjen më në fund të ndalimit të fesë. ku shehu i teqesë së atjeshme vuri re prirjen dhe interesimin për filozofi e misticizëm.

kështu do të mbetej deri në vitet 1960. Sheh Jonuzi (1848-1909). me pak përjashtime. port me popullsi shqipfolëse në bregdetin malazez. 7 8 9 10 çerkezisht. Lamaj 1982. Në dorëshkrimin në fjalë gjenden edhe disa vjersha me tema historike. f. në njërën nga vjershat e tij. ndonëse ky.atjeshme për shtatëdhjetepesë vjet me rradhë. në zgrip të shekullit.]. ndër ta Nezim Frakulla. d. origjinali i së cilës ruhet. të dy padyshim në zgrip të shekullit. Abdullah Sulejman Konispoli dhe Ismail Floqi.m. Hafëz Ali Ulqinaku (18531913). e që kaloi nëpër Shkodër e Durrës për të përfunduar në Tiranë. Nesibeja nga Gjirokastra. Ulqinaku qe edhe autori i disa përkthimeve të tjera nga turqishtja si dhe i një fjalori të madh turqisht-shqip. poezi fetare festive për lindjen e profetit Muhamed. bëri një përkthim të mevludit të Çelebiut. Pjesa turqisht-shqip e fjalorit përbën 915 faqe. MacCallum 1943. mundet që emri Nesibe është vetëm një gabim ortografik për ndonjë Nesib mashkull. Sidoqoftë. Burim më i drejtpërdrejtë frymëzimi për shkrimtarët shqiptarë mbeti mevludi i famshëm i poetit turk Sulejman Çelebi10 (vd. kr. shqip-turqisht11. Në njërën nga këto përpjekje të zakonshme kufitare grekët kishin bombarduar Sarandën dhe me sa duket po kërcënonin Gjirokastrën vetë. si dhe poezi fetare me frymëzim bektashian nga Hoxhë Dobi. Studioi për teologji në Stamboll dhe u kthye në Kosovë për të hapur një shkollë në Suhadollin e Ulët afër Mitrovicës. e këshillon Nesibenë "t'i lerë kasidetë rehat". biem në gjurmët e asaj që mund të quhet e para poete femër në Shqipëri. qasîde 'odë historike') me tridhjetenjë strofa katërshe. të hartuar në alfabet arab aty nga viti 1897. kr.H. ndonëse jo të po atij niveli. 207-217. autorja e një kasideje (arab.H. si dhe i rreth dhjetë vjershave të tjera. punë që asokohe bëhej krejt fshehurazi. për të cilën është bërë fjalë në krijimtarinë letrare të autorëve shqiptarë më të hershëm. sidomos Hasan Zyko Kamberi. 11 . Tradita orientale e mevlud-it8. 1422). Sheh Jonuzi është autor i nëntë ilahi-ve. kr. Myderrizi 1961.]. Kaleshi 1958. për jetën e saj nuk dihet gjë tjetër. Shpesh ra në konflikt me autoritetet shtetërore e fetare të kohës dhe u përndoq mjaft. kr. Mevlude vendëse ka edhe në serbisht.6 Letërsia myslimane në Shqipëri e madje letërsia shqiptare në përgjithësi ishte privilegj vetëm i meshkujve dhe. ndërsa pjesa e dytë shqip-turqisht. të cilin e botoi në Stamboll në fillim të vitit 1878 [1295 A. Për mevludin. të një farë Abdulhamidi nga Gjirokastra. ka qenë një dervish Melami nga Jashanica e Toplicës në Kosovë. Kasideja apo gjyfteja e Nesibes u zbulua në vitet 1950 nga Osman Myderrizi në një dorëshkrim7 prej 48 faqesh që përmban njëzet e pesë vjersha autorësh të ndryshëm. shkrimtar mysliman nga Ulqini (sikundër e thotë edhe mbiemri). bile kemi poetin e quajtur Nesib Mezini. një përmbledhje me njëzet e nëntë vjersha për të mësuar alfabetin arab. një elifi-e. Megjithatë. të titulluar thjesht Ter—ume-i mevlud 'alâ lisân-i arnavûd (Përkthim i mevludi në gjuhën shqipe).th. ku mësimi jepej në gjuhën shqipe. që mban datën 1897 [1313 A. greqisht dhe kr. i njohur edhe me emrin Hajdar e me pseudonimin Sabri. përfshin vetëm 168 faqe me rreth 4000 leksema të 6 kr. kemi një fragment vjershe fetare me titull Thirr me zemër. Megjithatë. vazhdoi t'u pëlqejë një numri autorësh myslimanë gjatë gjithë gjysmës së dytë të shekullit të nëntëmbëdhjetë e madje në shekullin e njëzetë9. Pirraku 1979. e që flet për betejën në kufirin jugor të Shqipërisë. Myderrizi 1959.

1908). Nxënës i shquar i Hilmi Maliqit ka qenë Shaip Zurnaxhiu (18841951). i njohur edhe si Sheh Mala i Rahovecit apo Sheh Maliqi. persishten dhe arabishten. 15 14 kr. ai e përshëndeti Revolucionin e Tetorit dhe mbështeti Partinë Komuniste të sapoformuar në Shkup që më 1920. Ka lindur në Kopila Gllavë afër Rahovecit dhe mori një shkollim të mirë në Rahovec dhe në medresenë e Mehmet Pashës në Prizren. Poezia e tij me ngarkesë të mirë emocionale e me një shqipe pak të përzier me fjalor oriental përfshin tema fetare dhe lirika dashurie. ndër to edhe një përkthim katërqind-faqesh i Wâridât të poetit. të gjitha të shkruara me alfabet arab. dhe Hafëz Abdullah Sëmlaku. 8. një dervish melami nga fshati Mamushë. M. Pirraku 1979. njëzet në turqisht dhe pesë në serbokroatisht. duke mësuar jo vetëm shqipen e serbo-kroatishten. i fundit në Korçë më 1944. i njohur edhe si Mehmet Tahir efendiu. I. Thuhet se dorëshkrimet e Maliqit ruhen në teqenë e Rahovecit. ende pjesa më e madhe e pabotuar. Mevlude të tjera. Ndonëse i mbrujtur me traditën islame. . Hafëz Ali Korça13 (1874-1957). për të cilin thuhet se është kënduar gjerësisht në qarqet myslimane të Kosovës deri vonë. si Haxhi Çiçkoja nga Korça. të shkruar në fillim në alfabet arab më 1820.2 Rënia e traditës myslimane Pothuajse të gjithë autorët e mbetur të letërsisë myslimane të shekullit të njëzetë që njohim sot janë nga Kosova. persishtja dhe arabishtja. Hafiz Ibrahim Dalliu (1878-1952). 226-235. ishte autori i një mevludi prej 250 faqesh. 12 kr. shënon një kalim nga poezia orientale tradicionale në poezinë e periudhës së vonë të Rilindjes. f. M. përshkruese dhe sentimentale në një divan prej shtatëdhjetë e shtatë vjershash. anëtar i Këshillit të Lartë të Sheriatit (mevludi që mban datën 1909).ndryshme të shqipes. f. Mevludi i Popovës. Njëri nga më pjellorët ndër ta ka qenë Hilmi Abdyl Maliqi14 (1856?-1928). më i gjati në dialektin gegërisht. vëll. Ai është autor i shtatëmbëdhjetë vjershave shqip. veprimtari që e vuri në konflikt me policinë serbe. Edhe Tahir efendi Halil Popova (1856?-1949). plot një dhjetëvjeçar para variantit të ripunuar me alfabet latin nga Jani Vretoja të Ervehesë së Muhamet Kyçykut. shkrimtar i njohur për satirën e tij therëse dhe botues i gazetës së përjavshme Dajti nga 1923 deri më 1926. Kaleshi 1956. kr. si dhe ai i Ulqinakut janë kësisoj më të hershmet vepra në gjuhën shqipe të botuara me alfabet arab. Maliqi është autor edhe i gjashtëmbëdhjetë risaleteve apo letrave fetare dhe i disa përkthimeve nga turqishtja. ka shkruar një mevlud duke u mbështetur te ai i Çelebiut dhe arriti ta botojë në Stamboll aty rreth vitit 187612. Krasniqi 1955 dhe Kaleshi 1962. Krasniqi 1953. Tahir efendi Lluka (vd. 2. 13 kr. Hoxha 1996. f. 217-248. mevludi i të cilit pati katër botime. Poezia e tij mistike. D. Bashkëkohësi i Maliqit Haxhi Ymer Lutfi Paçarizi15 (18711929) ishte poet dhe klerik mistik nga Prizreni që ndoqi studimet në medresenë Fatih në Stamboll. qoftë origjinale apo përkthime të Çelebiut. 206. nga fshati Popovë afër Vushtrrisës në Kosovë. 1958. juristit dhe kryengritësit arab Bedr ed-Dîn nga Samauna (1358-1416). dhe për një studim gjuhësor Ajeti 1966 dhe 1985. por edhe turqishten. dhe Shuteriqi 1976. dihet se janë shkruar shqip nga njerëz të lindur në shekullin e nëntëmbëdhjetë.

nga fshati Mllanaviq i Llapushës. Sheh Osmoni i Junikut nga të cilët kemi nga një vjershë. 436. dhe Hafiz Islami (rreth v. Dervish Idrizi. U kthye në Tetovë më 1895 dhe u aktivizua si myfti në Manastir gjatë revolucionit të xhonturqve si dhe anëtar i shoqërisë Bashkimi. Sheh Hyseni i Halvetive (1873-1926) ka qenë studiues feje i sektit Halveti në Prizren dhe nga ai kemi një ilahi (himn fetar) me njëzetekatër vargje pa kurrfarë vlere letrare apo teologjike të veçantë. kr.] (Abc-ja shqip). Kaleshi 1956. studiues nga Tetova. 204-206. Hafiz Imer Shemsiu (1893-1945). asgjë nuk ka mbetur nga veprat e Azem Efendi Ollurit (1825-1913) nga Kroimiroc në Kosovë ose nga bashkëkohësi i tij Hasan Efendi Hoti prej Drenice të Kosovës.rreth v. Voka është autor i tri veprave të tjera të shquara: Vendimet e Kongresit të Dibrës. bashkëtingëllore e zanore. 1900). që hapi një shkollë fillore në gjuhën shqipe në Sazli-Talinovc dhe nga tridhjetë vjershat fetare të çmuara të të cilit kemi vetëm tri. i cili shtypi një gramatikë 32-faqesh të shqipes me titullin turqisht Sarfi iptidai arnavudi.H. i cili ka bërë shumë udhëtime në Lindjen e Afërme dhe vdiq nga një aksident në teqenë e madhe Sadiu në Gjakovë më 1950. nga të cilët vetëm pak vjersha kanë ardhur deri në ditët tona. Mulla Hysein Hysni Statovci (l. kr. Salihu 1987. në të cilën parashtron gjendjen e prapambetur të Shqipërisë dhe nevojën për arsim. ka qenë pak i njohur deri vonë. 1325]. Stamboll 1911 (Abetare shqip për fenë). Nga poezia e tij kemi pesë ilahi dhe një vjershë tjetër të vitit 1942. Pirraku 1979. i nisi studimet në Stamboll më 1868 ku dhe më vonë punoi si mësues dhe gazetar. Rexhep Voka. 1910 . Me sa duket. Ndër ta janë: Dervish Veseli (1887-1950) nga Rahoveci. imam në Talinovc. Ai mori pjesë në jetën 16 kr. Stamboll 1911 [1327 A. ku mësoi arabishten dhe persishten. lindur në fshatin Shipkovicë të rajonit gjerësisht shqipfolës në Tetovë. studioi në medresenë e Mehmet Pashës në Prizren. Stamboll 1911 (Gramatikë elementare e shqipes). 372-383. 1328].Edhe pse alfabeti arab ishte përdorur për shqipen për gati dy shekuj. që përmendëm më sipër. iu përkushtua këtij problemi dhe propozoi një alfabet me shkronja arabe të përbërë prej dyzetekatër shkronjash. Manastir 1909 [A. f. ku edhe shërbeu si nëndrejtor i shkollës fillore myslimane të hapur nga Faik Maloku. 1934). Pirraku 1979. f. dhe Voka 1991.H. f. 221-225. 17 18 19 . jetoi në Prishtinë dhe Podujevë. ai kurrë nuk i shkoi plotësisht për shtat sistemit fonologjik të shqipes dhe kishte raste që shkaktonte keqkuptime për lexuesin pa përvojë. kovaç nga Gjakova dhe autor i një vjershe me datë 1908. f. 383. i cili pas studimeve fetare në Gjakovë nën Fahri Efendiun vdiq i ri gjatë shërbimit ushtarak në Slloveni. Mendime. Po nga kjo periudhë kemi një numër poetësh myslimanë pak të njohur. kur njëzet e tre nga vjershat e tij me tema fetare apo me frymë të hollë kombëtare u zbuluan në një dorëshkrim në Strellc të Epërm afër Deçanit18. divanin shqip të të cilit e ka pasur i biri deri më 194519. Stamboll 1911 [A. dhe Arnavudçe müfessal ilmihal. kr. lindur në Batllavë. pseudonim i Islam Mehmet Bytyqit. Edhe një i quajtur Sheh Ahmedi nga Shkodra. Dy poetë aktivë në vitet 1930 e 1940 i japin fund dhe e mbyllin historinë e letërsisë shqipe me alfabet arab. Rexhep Voka16 (1847-1917). të cilin e botoi në librin e tij Elifbaja shqip. shkrimi i shqipes me alfabet arab për veprat jofetare i pati ditët të numëruara. Vejsel Xhelaludin Guta (1900-1979) ka lindur në fshatin Zaskok afër Ferizajt në Kosovë. dervish i sektit Rufai.H. i njohur edhe si Faik efendiu nga Prishtina. f. Kaleshi 1956. Më vonë shërbeu si imam dhe mësues shkolle në Vojnoc afër Shtimes. Por në këtë kohë. mësuesi Faik Maloku (1900-1935). Alfabeti i Rexhep Vokës nuk kaloi pa u ndjerë dhe u përdor një vit pas botimit nga një i quajtur Fadil Bodinaku17 (1870?-1932) ose Fazili nga Tirana.

. Shkroi vjersha midis viteve 1935 dhe 1947. aljamiado) merr fund një herë e mirë. Në një atmosferë të tillë të rëndë shtypëse. e bënin një botë të pakuptueshme misticizmi oriental të ushqyer në teqetë e veçuara. Edhe pse letërsia shqiptare me alfabet arab kishte qenë gjithmonë e ndikuar fuqishëm nga Islami dhe traditat kulturore të Orientit. teqeve.politike e shoqërore të Kosovës së paraluftës dhe ishte luftëtar i flaktë për mësimdhënien në gjuhën shqipe. meqë alfabeti i saj arab dhe karakteri i dukshëm fetar e bënin tepër të largët e tepër të mbyllur për sulmet dhe shtypjen e mundshme nga ana e autoriteteve të Beogradit. ende aktivë gjatë Luftës së Dytë Botërore. kjo letërsi Alhamiado u shërbeu shkrimtarëve shqiptarë si liman shpëtimi. Vepra të tjera myslimane me alfabet arab janë shkruar pa dyshim midis dy luftërave edhe në Shqipëri. janë zhdukur ose kanë humbur gjatë fushatës revolucionare për heqjen e fesë në Shqipëri më 1967. Është e sigurt që krijime të tilla me alfabet arab. qoftë me pretendime letrare apo jo. e ushtruar thuajse vetëm nga dervishë. në shekullin e njëzetë ajo ishte kthyer në një veprimtari fetare e liturgjike të kohës së lirë. ajo e ruajti njëfarë flake të kulturës shqiptare në Jugosllavinë jugore në një kohë kur librat dhe shkollimi në gjuhën shqipe as mund të mendoheshin e kur njerëzit që e mbronin haptas këtë çështje u nënshtroheshin menjëherë përndjekjeve të egra të autoriteteve serbe. Mendimi i përgjithshëm sot në Shqipëri është se shumë vepra arti kanë përfunduar thjesht në koshin e plehrave ose janë djegur. imamë dhe klerikë vendorë. Vitet që vijnë do të tregojnë se çfarë tjetër ka mbetur nga kjo traditë letrare e shuar. Me këta dy poetë të fundit fetarë. pa pasuri e jo fort e kuptueshme brenda mbretërisë kristiane të sllavëve të jugut. e cila shpuri në fakt në shkatërrimin fizik të të gjitha xhamive. Me sa duket të tri vëllimet me vjersha të poetit bektashi Ibrahim Hasnaj bëjnë një përjashtim. tradita e shkrimit shqip Alhamiado (span. por pak gjurmë të së parës kanë dalë në dritë. që u zhvillua me vrull. krahas letërsisë 'së vërtetë' me alfabet latin. Edhe pse anakronike në vetvete. xhamitë dhe medresetë nga një pakicë myslimane në dukje pa shkollë. kryesisht në Kosovë. kishave dhe manastireve në mbarë vendin.

Vllahia dhe Moldavia. një nga figurat më interesante në historinë shqiptare. kurse Greqia më 1830 fitoi pavarësinë pas luftës së gjatë e të përgjakshme të filluar më 1821. 1970. sot Rumania. kishte nisur të lëshojë filiza jo vetëm brenda Shqipërisë. Që në fillim lindi problemi i vështirë i gjetjes së një alfabeti të përshtatshëm e të pranueshëm nga të gjithë. lufta shqiptare kundër sundimit turk kishte marrë tani një përmasë kombëtare të qartë. të cilët donin që privilegjet të mos u iknin nga dora. Baggally 1938. Plomer 1936. sidomos në shkrim e në shkollim në gjuhën shqipe. e shoqëruar me një shpërbërje të ngadalshme por të vazhdueshme territoriale. krijoi një zbraztësi pushteti në Shqipëri. LETËRSIA E ZGJIMIT KOMBËTAR SHQIPTAR Fillimet e ndërgjegjes kombëtare (1830-1850) 9. PERIUDHA E RILINDJES. gjithmonë skeptike e të pabindura ndaj çfarëdo urdhri që jepnin turqit. ku sundonte varfëria dhe korrupsioni provincial. nxiste dhe nënkuptonte nevojën e përdorimit të shqipes në të gjitha fushat e jetës. Ndërkaq fara e zgjimit kombëtar. formuan principata vetëqeverisëse më 1829. nuk do të kishte ndonjë jehonë të veçantë ndër shqiptarët. sidomos duke parë përparimin e bërë nga fqinjët kristianë të Shqipërisë. As fiset e prapambetura të veriut. nuk do të josheshin nga premtimet për barazi të përgjithshme apo për reforma administrative e tatimore. dhe Christowe 1941. i cili më 1787 ra nën sundimin e fortë e të ashpër të Ali pashë Tepelenës (1741-1822). Ali pasha. Greqi. i njohur edhe si Asllani i Janinës1. Kjo shpuri në formimin e dy pashallëqeve gjysmautonome: ai i Shkodrës në veri. si dhe ndër arbëreshët e Italisë së jugut. 1 . Boppe 1914. Ndërkaq.1 Tatëpjeta graduale politike dhe ekonomike e Perandorisë Osmane në shekullin e tetëmbëdhjetë. Ndërsa autonomia e pashallëkut të Shkodrës mori fund me vdekjen e Kara Mahmud pashës më 1796. ndeshën në kundërshtimin e vendosur të bejlerëve vendës në Shqipëri. në Stamboll. duke përdorur me shkathtësi e zgjuarsi edhe terrorin edhe diplomacinë. Serbia kishte mundur të fitojë një autonomi të kufizuar si shtet haraçpagues i Perandorisë Osmane më 1817. Remérand 1928. Reformat e Tanzimatit ndikuan sidomos në këto zona malore të thyera. një barrë e rëndë që do të vinte në provë të gjithë intelektualët luftëtarë të zgjimit kombëtar gjatë gjithë shekullit të Për Ali pashën. Ibrahim 1827. i sunduar nga dera e Bushatllinjve dhe ai i Janinës në jug. e cila ndër shumë kombe të vogla të Evropës veriore kishte ngjallur vetëdijen e identitetit kombëtar. Lëvizja romantike. gjatë të cilave u hodh e u mboll fara e idesë kombëtare shqiptare. i cili veçanërisht mahniti djaloshin Lord Bajron. dhe kjo kryesisht për shkak të pranisë së islamizmit e sidomos për mungesën e unitetit brenda vendit. Rimarrja e pushtetit nga Sulltani e la Shqipërinë një vend djerr. Reformat centralizuese të Tanzimatit që u shpallën më 3 nëntor 1839 e që synonin modernizimin e krejt Perandorisë Osmane. i cili shkonte krahas prise de conscience kombëtare e politike. Zgjimi kulturor. e fjetur për një kohë të gjatë në Shqipëri. të ndaluara nga Porta.9. ia doli mbanë të shtrijë sundimin e tij deri më 1822. Por lufta për autonomi e sovranitet kulturor në Shqipëri do të ecte me një ritëm shumë më të ulët. por edhe në ngulimet aktive shqiptare jashtë. Bullgari dhe Egjipt. kr. Rumani. dhe sollën një sërë kryengritjesh kundër Portës së Lartë.

Në këto kushte. f. po t'i kishte bërë ballë provës së kohës. dhe bashkë me to edhe alfabeti latin. emigroi në Rumani në kërkim të një jete më të mirë. secili prej tyre qe i papranueshëm për shqiptarët e fesë tjetër. Një nga figurat më të hershme që iu përkushtuan krijimit të një alfabeti të ri të shqipes e njëherazi një nga të parët që formuloi idealet dhe objektivat e lëvizjes kombëtare shqiptare që në hapat e para të saj ishte Naum Veqilharxhi3 (1797-1846). që thuhet se ka qarkulluar. mund të kishte gjetur pëlqimin e të gjithë shqiptarëve. me sa dimë. Folkloristi Spiro Dine (1846?-1922) ka pohuar se e kishte mësuar alfabetin e Veqilharxhit që fëmijë në anët e Vithkuqit. jehona e këtij alfabeti origjinal ishte në fakt e kufizuar. 1975. Në mesin e shekullit të nëntëmbëdhjetë. Qosja 1983. Rrota 1936. për më tepër. u zbulua nga Shkëlzen Raça dhe Rexhep Qosja në Bibliotekën Gennadius në Athinë dhe u rishtyp më 19834. si krijim politikisht asnjanës. Kjo broshurë u zgjerua deri në dyzet e tetë faqe në një botim të dytë po aq të rrallë në vitin 1845 me titull Faré i ri abétor shqip per djélm nismetore. f. Rëndësia e alfabetit të Veqilharxhit. Osmani 1987b dhe Shushka 1994. vëll. 1984. prej kohësh kujtuar i humbur. f. emër që vjen nga turqishtja.nëntëmbëdhjetë e madje edhe në të njëzetin2. Ibrahim Hoxha 1986 dhe Osmani 1987a. Traditat e letërsisë së hershme shqiptare të shekujve të gjashtëmbëdhjetë e të shtatëmbëdhjetë. 1977. Naum Veqilharxhi nënvizonte prapambetjen dhe mjerimin e shqiptarëve për shkak të sundimit shumëshekullor turk. Shuteriqi 1974. kurse pjesën tjetër të jetës e kaloi si avokat. dhe me sa duket u prit me shumë entusiazëm. . 218-268. u shpërnda në mbarë Shqipërinë e jugut. ndonëse Për historinë e alfabetit të shqipes. 2. i cili në shikim të parë të kujton stilin e shkronjave armene. Islami 1967. Thonë se vdiq i helmuar në Stamboll nga duart e fanatikëve ortodoksë grekë të lidhur ndoshta me Patrikanën e Stambollit. f. 1977. në portin e Brailës në Danub. një alfabet i ri kërkonte edhe një komplet të ri tipografik. pjesërisht për shkak të vdekjes së parakohshme të autorit një vit më pas dhe pjesërisht pa dyshim për arsye vogëlsirash financiare e teknike. çka do të shpinte në shpenzime të papërballueshme nga çdo botues i mundshëm. kr. qenë tretur prej kohësh. me shkronja e stile përkatëse. Në një letër greqisht. ortodoksë e katolikë bashkë? Më 1824 dhe 1825 Veqilharxhi e kishte nisur tashmë punën për një alfabet të tijin me tridhjetë e tre shkronja dhe më 1844 shtypi një abetare shqip prej tetë faqesh. Faensen 1980. të lidhura ngushtë me kishën katolike. Një kopje e këtij libri. 22-31. 7-34. Megjithëse kjo mbetet për t'u vërtetuar. 4 3 2 kr. Lindi në një familje të fshatit Bredh afër Vithkuqit në krahinën e Korçës. nga Korça në Berat. Pas shkatërrimit të Vithkuqit më 1819 Veqilharxhi. 310-334. Por si mund të lëvrohej gjuha shqipe pa një alfabet të pranueshëm për shqiptarët myslimanë. qëndron në faktin se nuk qe lidhur me traditën e ndonjë bashkësie fetare të caktuar dhe. kr. Ky libër i vogël drejtshkrimi. Megjithatë. Skendi 1960. i njohur gjithashtu me emrin e tij më të plotë Naum Panajot Haxhi Llazar Bredhi. dhe vinte në dukje nevojën për një alfabet të ri të shqipes si mjet për të kapërcyer amullinë e për të bashkuar vendin. Qosja 1983. Janura 1969. Më 1821 mori pjesë në kryengritjen e Vllahisë kundër turqve. Alfabeti grek i përdorur nga shqiptarët ortodoksë në jugu dhe alfabeti arab i përdorur nga myslimanët nuk i përshtateshin fort mirë sistemit tingullor të shqipes e. dihet fare mirë se Patrikana kundërshtonte vazhdimisht të gjitha manifestimet e ideve kombëtare jogreke në Ballkan. Rënia morale dhe politike vinte sidomos nga "lënia pas dore e lërimit të gjuhës sonë kombëtare dhe zëvendësimi i saj me një gjuhë të huaj". Fort i shkurtër e i përdorçim ëvetar shqip. kur edhe në Ballkan botimet po bënin hapa të mëdhenj përpara.

Fabianich 1930 dhe V. kurse kisha katolike filloi të luajë një rol më aktiv në fushat e arsimit e të kulturës. Me ndihmën e Austrisë. . edhe Elsie 1991f. Kisha katolike shqiptare me fuqinë që kishte në veri të vendit. të themeluar nga Shën Françesku i Asizit (1181-1226) më 1209. Për françeskanët në Shqipëri. Historia e urdhrit Françeskan7. alfabeti i Veqilharxhit nuk zuri rrënjë. sidomos Benediktinët dhe Dominikanët. që përbënin rreth një të dhjetën e popullsisë të Shqipërisë. Ippen 1902. Gjithmonë me qëllime politike pragmatiste në mendje më fort se me qëllime ungjillizuese altruiste. kishin qenë aktivë në Shqipëri që në mesjetën e vonë. ndikimin vendimtar në kulturën shqiptare në shekullin e nëntëmbëdhjetë dhe në fillim të shekullit të njëzetë do ta kishin Françeskanët e më pas Jezuitët. e autorizonte Austrinë të shërbente si mbrojtëse e popullsisë katolike në Ballkan. por për të gjithë vendin. Benna 1954. Në mesin e shekullit të nëntëmbëdhjetë. Ndihmesa e Veqilharxhit është tipike për drejtimin që do të merrte shtrati kryesor i letërsisë shqiptare në vitet e tjera të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Malaj 6 7 1990. Schizzo s. sidomos në shpërthimin e gonxheve të para të gazetarisë në gjuhën shqipe.2 Letërsia katolike shkodrane e mesit të shekullit të nëntëmbëdhjetë Edhe pse shprehja e idealeve të lëvizjes kombëtare do të përbënte élan vital të letrave shqipe në shekullin e nëntëmbëdhjetë. hyrjes për abetaren dhe letrave të tij të tjera. 9.fonetikisht i arsyeshëm dhe fetarisht asnjanës. një e drejtë kjo që Vjena ia kishte rrëmbyer Portës gjatë një vargu traktatesh paqeje me sulltanët duke filluar që më 1616.. dhe Schanderl 1971. Shkodra pa kaluar shumë kohë do të bëhej qendra letrare e kulturore jo vetëm për katolikët shqiptarë. kr. e ka zanafillën në Shqipëri në vitin 1248. shkrimi shqip në këtë periudhë zgjimi kombëtar do të bëhej mjet i një populli që luftonte për identitet dhe afirmim kombëtar. kryesisht në Shkodër e në malësi. kur një grup murgjish u soll në këtë vend 5 Për letërsinë katolike shkodrane. Austria tani filloi t'i shtojë veprimtaritë e veta në kuadrin e protektoratit si mjet për të ushtruar ndikim politik në Shqipërinë e veriut në mënyrë që të dobësonte fuqinë e Perandorisë Osmane nga brenda e të kundërshtonte çdo ambicje politike që mund të kishin sllavët ortodoksë të jugut. ku bënin pjesë edhe katolikët e Shqipërisë së veriut. Veqilharxhi shquhet si i pari njeri i letrave në shekullin e nëntëmbëdhjetë që ka shprehur idealet e lëvizjes kombëtare në rritje nëpërmjet qarkores së tij. krijimtaria e parë letrare e mirëfilltë në këtë periudhë lindi nën patronazhin e kishës katolike. po ashtu siç kishte ndodhur në shekujt e gjashtëmbëdhjetë e të shtatëmbëdhjetë5. Kultusprotektorat-i i rikonfirmuar pas luftës austro-turke të viteve 1683-1699. kr. edhe katolikët në këtë rajon ranë nën ndikimin e Austrisë në Kultusprotektorat-in6 e saj (protektorati fetar). Schwanda 1965. Midis letërsisë shqiptare dhe synimeve të zgjimit kombëtar ishte krijuar një lidhje e brendshme. në Shqipërinë e veriut u ndërtuan e u meremetuan shkolla e kisha. kr. Larg nga belles lettres e stërholluar e estetëve në vendet më fatlume. Edhe pse urdhra të ndryshëm të kishës.a. ishte tradicionalisht e orientuar nga Italia. 1996. madje për shpëtimin e kulturës së tij.

Kjo shkollë nxori shumë figura kombëtare dhe shkrimtarë të mëdhenj shqiptarë të fillimit të shekullit të njëzetë. 1929-1944. Një dokument i datës 1283 përmban një listë manastiresh në Shqipëri. ndonëse në masë më të vogël. f. Më 1855 ai themeloi një Shkollë Françeskane.F. Ndonëse erdhi vonë. Ajo madje u bë nxitje për një pjesë të mirë të letërsisë shqiptare të shekullit të njëzetë e deri në Luftën e Dytë Botërore. 142-152. prozatori dhe studiuesi Ernest Koliqi (1903-1975).S. Ishin këta shqiptarë me shkollim katolik e deri diku edhe klerikët italianë të vendosur tani me banim në Shqipërinë veriore. ndër ta shkrimtarët Zef Gualiata dhe Vinçens Bazile. 1928. Kjo letërsi me frymëzim fetar përfshinte poezi. 1916). Shkodër 1876. dhe Çobani 1988. poeti. kurse më 1870 ngritën aty një shtypshkronjë. të njohur më vonë me emrin Illyricum. kr. shtypi jezuit kishte botuar gjithsej 471 vepra në shqipe. edhe jezuitët nxorën organe periodike të shquara si Elçija i Zemers t'Jezu Krisctit. kisha dhe lokale publike. revolucionari komunist dhe shkrimtari Qemal Stafa (1921-1942) dhe poeti e kritiku Mark Gurakuqi (1922-1970). italishte dhe latinishte. kurse në shekullin e katërmbëdhjetë françeskanët. e Ëngjëll Radojës.nga misionari Xhovani da Piano Karpine (ital. kishin themeluar protektoratin e tyre në Durrës. Poeti më i hershëm katolik i shekullit të nëntëmbëdhjetë ishte Pjetër Zarishi10 (1806- 8 Për urdhërin Jezuit në Shqipëri. Në mesin e shekullit të nëntëmbëdhjetë ky urdhër u bë përherë e më aktiv në fushën e arsimit e të kulturës. Vetëm më 1841 arritën në Shqipëri nga Sicilia për të ngritur një mision tre misionarët e parë jezuitë italianë. Më 1859 jezuitët hapën Kolegjia Papnore Shqyptare në Shkodër.. Ressuli 1941. Përparimi. Sikundër françeskanët. që në fillim ishin imitime. Kolegja. Urdhri Jezuit. Jesuits. e cila gjashtë vjet më pas do të nxirrte librin e saj të parë shqip. Ordo Fratrum Minorum . poeti dhe folkloristi Vinçenc Prenushi (1885-1949). për çka ata ngritën shkolla. 1988. Shtypshkroja e Zojës s'Paperlyeme. luajti një rol të çmueshëm në arsimin dhe kulturën e Shqipërisë veriore për rreth njëqind vjet. kr. shkolla e parë ku u dha gjuha shqipe.O.). duke e vënë theksin te arsimi në gjuhën shqipe përveç atij në italishte. revistë historike dhe shkencore që nuk doli gjatë. i themeluar nga Shën Injac Lojola (lat.. prozë dhe dramë. f. dhe Zâni i Shna Ndout. që filluan në mesin e shekullit të nëntëmbëdhjetë të krijojnë bazat e një letërsie të re shqiptare. dramaturgu Kolë Jakova (l. si dhe organe periodike me interes të madh letrar e kulturor si Hylli i Dritës. dhe përkthime nga poezia italiane e latine. Edhe pse objektivat kryesorë të Jezuitëve ishin stërvitja e seminaristëve për t'u bërë klerikë dhe propagandimi i fesë. dhe Leka.. revistë e kulturës fetare. Shoqata e Jezusit (lat. Më pas françeskanët ngritën një shtypshkronjë. udhëheqësi politik dhe shkrimtari Luigj Gurakuqi (1879-1925). Ignatius Loyola. shkrimtari dhe publicisti Faik Konica (1875-1942). Societas Jesu . 1913-1944. ku shtypën një numër librash fetarë dhe laikë shqip. kurse më vonë. Fishta 1940c. Më 1861 u themelua një Seminar Françeskan ku gjithashtu jepeshin mësime shqip. 19141916. 1491-1556) më 1534. F.) siç quhet ky urdhër. veprimtaritë e tyre dhe talentet e tyre intelektuale të fuqishme dhanë gjithashtu një ndihmesë të ndjeshme për ngritjen e nivelit arsimor e kulturor të atdheut të tyre të ri. revistë e përmuajshme kulturore. të njohur edhe si Urdhri i Fretërve Minorë (lat. Ndër figurat që kanë studiuar në Kolegjin Saverian janë poeti Ndre Mjeda (1866-1937).. 9 10 .M. 5-52. 1891-1944. kr. ata themeluan Kolegjin e Shën Françesk Saverit. erdhi në Shqipëri shumë më vonë8. Dotrina e kerscten. që nga viti 1914 e këndej pati emrin Lajmtari i Zemers t'Jezu Krishtit. e cila u kthye në një qendër të madhe të arsimit të lartë për të gjithë në Shqipëri. 1182-1252). 1913-1944. Deri në vitin 1928. Custodia Durracensis. i njohur edhe si Kolegja Saveriane9 në Shkodër.J. Më 1877. Giovanni da Piano Carpine.

f. Studioi për prift në Kolegjin e Propaganda Fides në Romë dhe u kthye në Shqipëri për të punuar si prift fshati. latinisht dhe turqisht) me elemente vendës të Shqipërisë së Veriut. Romë 1872 (Kuvendi shqiptar i mbajtur në vitin 1703 në kohën e Papës shqiptar Klementi XI). De Martino mori pjesë aktive në hapjen e së parës shkollë italiane në Shqipëri. Françesk Krispi. duke pasë siguruar mbështetjen e ministrit italian të arsimit. i cili ishte arbëresh. Flitet se Radojën e kanë helmuar pikërisht për angazhim e tij në çështjen kombëtare. 12 . kishin qenë të gjitha përkthime të 'katekizmës së vogël' të Shën Robert Belarminit. Një autor tjetër prozash të hershme fetare në gjuhën shqipe ishte Dario Buçareli (ital.1866) nga fshati Blinisht i krahinës së Zadrimës. Ndër poetët e traditës shkodrane të shekullit të nëntëmbëdhjetë. talenti poetik i të cilit habiti shumë nga bashkëkohësit. Ëngjëll Radoja11 (1820-1880) nga Shkodra. por me nivel më të lartë artistik se të tjerët. ose për të dalë në pension ose nën ndikimin e vazhdueshëm të qeverisë austro-hungareze. e cila po vendoste juridiksionin e saj të Kultusprotektorat-it. është Leonardo De Martino12 (1830-1923) nga fshati Greçi i Kampanjës në krahinën e Avelinos. 152-157. ishte një tjetër prift katolik që studioi në Kolegjin e Propaganda Fides në Romë. por edhe nga ndjenja kombëtare. i cili do ta ngrinte traditën e poezisë së Shqipërisë veriore në maja më të larta. Për një farë kohe shërbeu si sekretar i Prenk pashës. por shumë të tjera mbetën të pabotuara. por në dialektin gegë të Shqipërisë së veriut. një përkthim i ri shqip i dokumenteve të të famshmit Kuvendi i Arbënit më 1703. Ai gjithashtu ishte i pari që përdori e pastaj përhapi një numër metrash poetikë. p. kurse katër vjet më pas u bë kryeipeshkëv në Shkup. Romë 1862 (Jezu Krisht në zemër të meshtarit). dhe ishte kujdestar i të birit Prenk Bibë Doda (1858-1920). Në pjesën më të madhe të kohës së shërbimit në Shqipërinë veriore ai punoi në dioqezën e Zadrimës dhe Lezhës. Disa nga krijimet e tij poetike u botuan më vonë në revistën e Shkodrës Hylli i Dritës. i njohur italisht si Dom Angelo Radoja. Më pas Zarishi u bë abat në krahinën me popullsi krejt katolike të Mirditës dhe vdiq në Kallmet të Zadrimës së tij. dhe Dotrina e kerscten me msime e me spieghime. princ i Mirditës. Radoja është autor veprash fetare shqip dhe përkthimesh. Bernard de Kuintianos (1675) dhe Zef Gualiatës (1845). dorëshkrimi i së cilës ka qenë ruajtur deri vonë në Shkodër. Ressuli 1941. Buçareli u emërua nga Piu IX më 1860 ipeshkëv i Pultit. si ato të Pjetër Budit (1618). 1827-1878). Ai është autor përkthimesh në shqipe nga literatura fetare italiane dhe autor poezish me frymëzim kryesisht 11 kr. Ai shkroi edhe një gramatikë të shqipes në italishte. De Martino u largua nga Shqipëria në fund të shekullit. që e pati mësuar gjatë dyzet vjetëve si misionar atje. sidomos ngaqë nuk shkruante në gjuhën amëtare. autor vjershash fetare që i shkruante duke thurur bukur elemente të huaja (italisht. por jo tërësisht.sh. Ai u dërgua si prift françeskan në Shkodër me punë misionare më 1865. Ai është autori i Udha e sceites cryc' e tiera pun' t'divocme. Atje. Kjo e fundit thuhet se përbënte të vetmin katekizëm të hershëm origjinal në shqipe. Leonardo De Martino ishte poet i lindur. nga të cilat sot kemi tre: Jesu Criscti n'semer t'mesctaarit. Ai është kryesisht. kr. F. ende të panjohura nga poezia shqiptare. Dario Bucciarelli. Prift dhe misionar françeskan i lindur në Kastelpiano më 4 prill 1827. Fishta 1940a. një përmbledhje prej 276 faqesh rrëfimesh fetare të mbështetura në jetën e shenjtorëve. për vetë faktin se Doktrinat Kristiane të mëparshme. Ai ishte gjithashtu mësues i Gjergj Fishtës (1871-1940) në rini. Shkodër 1876. Concilli i Dhèut Scciypniis baamun n'viet 1703 n'coh t'paps scciyptarit Clementit t'Gnimdhettit. dhe vdiq në moshën nëntëdhjetetre vjeç në kuvendin e Sarnos në Itali më 12 korrik 1923. njëmbëdhjetërrokëshin dhe vargun e Safos. Romë 1862 (Udha e kryqit të shenjtë dhe të tjera punë të devotshme). Si edhe shumë shkrimtarë të tjerë katolikë shkodranë ai u nxit për të shkruar jo vetëm nga edukimi fetar.

Për Bytyçin është interesante se. si Ndue Bytyçi. dhe Qosja. 1875. Ai qe edhe autor i disa veprave të tjera fetare. fetare dhe poet. kr. Poezia e tij. me titullin L'Arpa di un italo-albanese. Pashko Babi shkroi edhe një ndër të parat pjesë teatrore shqiptare. f. Shkodër 1896 (Thirrje festive kristianëve shqiptarë). por më fort ngaqë i ati kishte qenë tregtar sheqeri. 175-180. Ky vëllim. i pari tekst shkollor i botuar në Shqipëri. i njohur si 'Bilbili i Kosovës'. Mobarak 1986-1987. Shkrimtar katolik shkodran me rëndësi si për prozën ashtu edhe për dramën shqipe ishte Pashko Babi14 (1843-1905). kur e përmendnin. çka e bën të vështirë për t'u kuptuar nga lexuesi i sotëm. dhe Pal Doçi 1991. f. 14 15 . përkthim i veprës Passione di Gesù Cristo të Pietro Metastasios (1698-1782). 3. Leonardo De Martino solli për herë të parë në shqipe metra të rinj si jambin dhe popullarizoi vargun e Safos. Fullani 1962. janë Vaji i hapses. dhe Munnimi i Jezu Krishtit. I biri i çifutit. Ndër përkthimet e tij. 1983. f. e para në llojin e vet në shqipe. e cila u luajt në Kolegjin Saverian në shkurt 1882. Bytyçi është autor poezish fetare e i disa vjershave laike. 1790-1853). ka qenë figurë politike. Kamsi 1957. ashtu si shumë shkrimtarë të tjerë katolikë shkodranë të kësaj periudhe. 1986. ndonëse. 184-198. Ressuli 1941. Pasi kreu studimet. Ata të famullisë së tij e të tjerë më pas. në gjurmët e traditës së letërsisë katolike të shekullit të nëntëmbëdhjetë të themeluar nga abati i Zadrimës Pjetër Zarishi (1806-1866). të cilat renditen ndër më të mirat e kohës. Bien në sy sidomos përkthimet e tij të Psallmeve të Davidit. në Kolegjia Papnore Shqyptare. Ai mori shkollim katolik në kolegjin jezuit Kolegjia Papnore Shqyptare në Shkodër. i njohur edhe me emrin Primus Docci. ai dhe lirika e tij nuk u përfshinë në vrullin në rritje të romantizmit kombëtar të poezisë shqiptare të kohës. Është autor i një teksti për shkollat fetare me titull Vakinat e t'ligs hèrscme e t'ligs ree. i lindur në Bulgër afër Lezhës më 25 shkurt 1846. në moshën tetëmbëdhjetë vjeç. është një përmbledhje e vëllimshme 442 faqesh e poezisë më të pjekur e më të përpunuar të De Martinos në italishte e në shqipe. të cilën ia kushtoi Dora d'Istrias më 1868. si dhe i një numri përkthimesh nga letërsia fetare italiane. ajo është plot turqizma. u kthye në Kosovë e Maqedoni për të punuar si mësues e si meshtar. Pashko Babi vdiq më 13 prill 1905. Bartl 1981b. Poezia e tij është e pasur në aspektin e mjeshtërisë e saktësisë metrike. ishte poet dhe prift katolik i lindur afër Shkupit më 8 mars 1847. Bytyqi ose Bityqi. Ka lindur më 6 janar 1843 në Shkodër dhe po atje i kreu studimet. Shkodër 1880. Shkodër 1882 (Ngjarje nga Dhiata e Vjetër dhe Dhiata e Re). Rëndësia e tij si poet nuk qëndron aq në ndonjë frymëzim apo fantazi poetike të pazakontë. e quanin Dom Pashko Sheqeri. dhe K. Ressuli 1941. emri i të cilit gjendet i shkruar në mënyra të ndryshme si Bityçi. Më pas shërbeu si famullitar në fshatra të ndryshme të Shqipërisë së veriut. Ndue Bytyçi13 (1847-1917). variant ky shqip i Il lamento della prigionera të poetit dhe romancierit milanez Tomaso Grosi (Tommasso Grossi. sidomos në Sheldi dhe si mjek popullor. ku hyri në moshën dymbëdhjetë vjeç si një nga nxënësit e parë të tij. dhe Arbenorve t'kersctén t'Grisciun Festuér. qarkulloi për vite me radhë fletë-fletë derisa miku i tij. Venedik 1881 (Harpa e një arbëreshi). ndër të cilat një pjesë teatrore e shkurtër fetare me titull Nata Këshnellavet. Studimet i kreu në 13 kr. Stili i tij narrativ dhe gjuha e gjallë shprehëse kanë ngjyrim të fuqishëm popullor. famullitari Ndue Bytyçi ose Bityçi (1847-1917) nga Kosova. vëll. Preng Doçi15 (1846-1917). në pjesën më të madhe të pabotuara.fetar si në shqipe edhe në italishte. ndonëse shqipja e tij përsëri është e përzier me turqizma. por në finesën e metrikës së tij. kr. përveç një vjershe atdhetare me titull Mymleqeti (Atdheu). e bindi De Martinon ta botonte të përmbledhur në një libër. Në Pejë më 1874 ai i kushtoi një sonet prekës mikut të tij Leonardo De Martino. jo siç është menduar nganjëherë se ishte mjaft i butë e i ëmbël. të botuar më 1887. 293-306.

ata bënë ujdi kësaj radhe për "të shtrënguar duart me vëllezërit sllavë të jugut e për t'i bërë ballë sundimit që po hiqnin së bashku". Edhe pse Doçi ia doli mbanë të kthehej nga Cetinja me një premtim për ndihmë nga Mali i Zi dhe. Preng Doçi u kap. çka ishte po aq e rëndësishme. Agliardi). pas vitesh të tëra lutjesh e kërkesash e me ndërhyrjen e patrikut të Konstantinopojës. të njohur më fort si shoqëria letrare Bashkimi. ajo që ndihmoi për shndërrimin e shqipes nga një gjuhë të aftë për t'u shkruar në një mjet letrar të aftë . me një premtim për mosndërhyrje. ku edhe punoi nga tetori 1881 deri në mars 1883. mjaft e shpërfillur nga kritikët marksistë të Shqipërisë së shekullit të njëzetë. Kjo përmbledhje e vogël me poezi shqiptare. Vdiq më 22 shkurt 1917. iu përkushtua Dora d'Istrias (1828-1888). shkrimtarët e traditës katolike shkodrane qenë në përgjithësi pakëz më të gatshëm për t'ia kushtuar energjitë e tyre belles lettres në gjuhën shqipe sesa përfaqësuesit e letërsisë së Rilindjes. Më 1888.th. Më 1897 vajti në Vjenë për të propozuar krijimin e një principate katolike autonome në Shqipërinë e veriut nën udhëheqjen e Mirditës. Gjatë përgatitjeve për këtë kryengritje Doçi bëri një udhëtim në Cetinjë. misionarët qëllimmirë por të huaj italianë dhe zyrtarët kishtarë makiavelistë austriakë. prej të cilave më të mirënjohura janë Shqypnia nën zgjedhë turke dhe Shqypnia në robni. së bashku me Ndoc Nikajn (1864-1951) e Gjergj Fishtën. me sa dimë. Në janar të vitit tjetër u shugurua në krye të abacisë (lat. themeloi shoqërinë Shoqnia e bashkimit të gjuhës shqipe. që i ofronte kjo kulturë fetare fillimisht e huaj. dhe krijuan të ashtuquajturin alfabet i Bashkimit. që i përqendruan përpjekjet dhe talentin e tyre në fillim më fort në shkrime me karakter politik e në gazetari. i cili qe i interesuar të përdorte gjuhën e vet për të shfrytëzuar mundësitë e reja të shprehjes letrare. kardinal Simeoni i Propaganda Fides e dërgoi në bregun perëndimor të Njufaundlendit.Kolegjia Papnore Shqyptare në Shkodër dhe në Propaganda Fide në Romë. e botuar nga Dhimitër Kamarda (1821-1882). ku edhe punoi si misionar deri në vitin 1881. sidomos me institucione shkollore si Kolegjia Papnore Shqyptare dhe Kolegjia Saveriane në Shkodër. Doçi është autor edhe i disa prozave të pabotuara si dhe i vjershave të tjera atdhetare. Dy vjet më pas. por edhe bazat e një mendësie dhe arsimi perëndimor në një pakicë vërtet të vogël. dhe dëshirën e kishte të kthehej në vendlindjen e tij pranë brigjeve të Mesdheut. u internua në Stamboll. me kalimin e kohës i dha frytet e veta. të jetë i pari shqiptar i vendosur me banim në Amerikën e Veriut. u dërgua me një tjetër detyrë misionare. Si një kompromis të parë Vatikani e transferoi në Sejnt Xhon të Nju Brunsuikut. Infrastruktura e ngritur nga kisha katolike në Shqipërinë e veriut në mesin e shekullit të nëntëmbëdhjetë. Ndonëse fiset shqiptare të Veriut i shihnin të gjithë me dyshim planet malazeze kundër atdheut të tyre. më 1899. Doçit i takon merita. Livorno 1870 (Dora d'Istrias shqiptarët). Është pikërisht letërsia katolike shkodrane. Preng Doçi më në fund arriti të marrë lejen nga autoritetet osmane për t'u kthyer në Shqipëri. veprimtaria e së cilës për çështjen shqiptare luajti rol në lëvizjen kombëtare. Elementi i huaj mbizotërues në kishë. kësaj radhe në Indi si sekretar i Delegatit Apostolik të Indisë. Për më tepër. dalëngadalë i hapi e i lëshoi udhë klerit vendës e kombëtar shqiptar. pseudonim i shkrimtares rumune me prejardhje shqiptare Helena Gjika. kryengritja nuk pati sukses dhe u shtyp nga trupat turke në mars 1877. por me ndikim në rritje. Abbas Nullius) së Shën Aleksandrit në Orosh të Mirditës. Ata sollën jo vetëm përfitimet ende jobindëse të katolicizmit të shekullit të nëntëmbëdhjetë në njërën nga trevat më të prapambetura të Evropës. Më 1871 u kthye në krahinën katolike të Mirditës dhe shërbeu si prift famullie në Korthpulë. Ishte ndër udhëheqësit e kryengritjes së Mirditës kundër sundimit turk më 1876-1877. Por klima e vështirë e bregdetit të thyer perëndimor të Njufaundlendit nuk i eci Preng Doçit. d. Veprimtaria letrare e Preng Doçit zë fill më 1870 kur dha për botim një vjershë në A Dora d'Istria gli Albanesi. kardinalit Aliardi (ital. Nga Vatikani. post ky që i dha mundësinë të ushtronte ndikim të konsiderueshëm politik e fetar në krahinë për shumë e shumë vite më pas. të zgjimit kombëtar.m. por më pas u lirua e u dëbua për në Romë. për të kërkuar ndihmë financiare e ushtarake. në Orosh e më pas në Kalivare afër Spaçit. kryeqytet i Malit të Zi. Pas kthimit në Romë.

Pas fitores së rusëve dhe serbëve mbi Perandorinë Osmane më 31 janar Për periudhën e historisë shqiptare të Rilindjes ekziston një korpus i madh shkrimesh. do të mbulohej më vonë me një veshje tjetër. Bartl 1968. K.për shprehësi artistike e për larmi stilistike. ku mbeti në shkallën e një ideologjie shtetërore. Pas këtyre që thamë.) 1973. Shqipëria në fund të fundit nuk ishte një vend kryesisht katolik dhe. Më 1877 u emërua përgjegjës i doganës në Janinë dhe po atë vit u zgjodh anëtar i Parlamentit Turk. për shembull. mbeti një letërsi dytësore në krahasim me letërsinë rilindëse të romantizmit kombëtar në rritje. me gjithë shtytjen e fortë të dhënë nga kultura katolike shkodrane. Shpuza 1988. Frashëri 1984. Halid Beut (1797-1859) dhe Emine Imrahorit (1814-1861). 1954. familja aristokrate Frashëri u shpërngul më 1865 nga fshati malor i Frashërit (sot në rrethin e Përmetit) e u vendos në Janinë ku djemtë më të vegjël ndiqnin shkollën e mesme Zosimea në gjuhën greke. Qosja 1984. Lufta për autonomi politike në kuadrin e Perandorisë Osmane që po lëngonte. zgjoi shqiptarët dhe i bashkoi në një tërësi gjuhësore. dhe Stavileci 1990. Sado të larmishme nga njëra-tjetra qenë ndihmesat e tyre. si nga autorë shqiptarë ashtu edhe të huaj. është e nevojshme të nënvizohet se. Faensen 1980. të tre këta vëllezër nga fshati Frashër në Shqipërinë e jugut patën një gjë të përbashkët: aspiratën e thellë e dëshirën e zjarrtë për vetëvendosje të popullit të tyre që vuante nën zgjedhën turke.th. Abdyl Frashëri qe politikan. me theksin e vet fetar e me kufizimet tematike. dhe vullneti për identitet e mbijetesë të kulturës së një populli të prapambetur e fetarisht të ndarë u kristalizua në gjysmën e dytë të shekullit të nëntëmbëdhjetë në lëvizjen e zgjimit kombëtar. Faensen 1980. që mori emrin Rilindje. kr. Kështu. ndër ta edhe vëllai më i vogël Samiu. 1967. 1986. rryma katolike në letërsinë shqiptare të fundit të shekullit të nëntëmbëdhjetë. ajo nuk mund të bëhej e tillë. Bartl 1968. . në një kulturë e në një komb. Fryma kombëtare në shkrime.) 1981. letërsia në shërbim të identitetit kombëtar. 1953b. Në dhjetor 1877. dhe G. 99-101. të cilët me veprën e tyre i dhanë frymëzim e forcë lëvizjes së Rilindjes Kombëtare në fundin e shekullit të nëntëmbëdhjetë. Fullani (red. së bashku me intelektualë të tjerë shqiptarë. Frashëri 1962. edhe pse jo aq e mbyllur dhe e veçuar nga shtrati kryesor sa letërsia myslimane dhe bektashiane e periudhës. punonte si tregtar para se të bëhej nëpunës i Perandorisë Osmane. Periudha e Rilindjes16.3 Vëllezërit Frashëri dhe letërsia e romantizmit kombëtar të Rilindjes Në një park mbi Tiranë ka një përmendore kushtuar tre vëllezërve Frashëri. f. Pas vdekjes së prindërve. Bihiku (red. që kap kryesisht vitet nga Lidhja e Prizrenit më 1878 e deri në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë më 1912. Naim Frashëri poet. Atij i ra tani barra për të mbajtur familjen. Xholi 1987. atë të realizmit socialist.m. d. më i madhi i tetë fëmijëve. 18 17 16 kr. 1990. Abdyl Frashëri18 (1839-1892). Faensen 1980. Skendi 1953a. romantizmi kombëtar u bë rryma mbizotërues e letërsisë së Rilindjes17. kurse Sami Frashëri ideolog dhe dijetar. Për letërsinë e Rilindjes në përgjithësi kr. K. ai themeloi Komitetin qendror për mbrojtjen e të drejtave të kombësisë shqiptare në Konstantinopojë (Stamboll) me synimin që shqiptarët të fitonin një farë autonomie përbrenda Perandorisë Osmane. Midis qëllimeve të lëvizjes kombëtare në këtë periudhë dhe forcës krijuese të letërsisë shqiptare pati një lidhje të brendshme organike. 9.

Abdyl Frashëri u kthye në Shqipërinë e jugut. nga ku shpresonte të ikte në Itali. Në mesin e vitit 1880. vendimet e Lidhjes së Prizrenit. kurse në këtë kongres nuk patën as edhe një fuqi të madhe që të mbronte interesat e tyre. u miratuan e u nënshkruan nga dyzet e shtatë bejlerë shqiptarë më 18 qershor 1878. ata nuk kishin shumë shpresa për të gjetur mirëkuptim në Evropë. Ndër to ishin: 1. Abdyli i vuri edhe më shumë talentin dhe energjitë e veta në shërbim të çështjes së ngutshme shqiptare. mospranimi për t'i dorëzuar territore Serbisë. Pas kësaj mbledhjeje historike. që u mblodh më pas më 13 qershor 1878. Pikërisht në artikujt e tij në gazeta turke e greke gjetën shprehje për herë të parë shqetësimet dhe droja e popullsisë shqiptare të Ballkanit për pasojat e këtij traktati. Në tetor 1879 ai bashkëthemeloi në Stamboll Shoqërinë e të shtypuri shkronja shqip. dhe K. dhe ndërprerja e thirrjes nën armë dhe e taksave nga qeveria qendrore në Stamboll. kishte konfirmuar pavarësinë e Rumanisë. As edhe qenia e tyre si popull nuk u njoh. ku organizoi një Komitet të Lidhjes dhe filloi të mbledhë trupa për të kundërshtuar aneksimin e jugut të vendit nga Greqia. Serbisë. Më 1879. Kararnameja. Abdyl Frashëri bëri një udhëtim nëpër Evropë dhe vizitoi Berlinin. autonomia brenda Perandorisë. Mehdi Frashëri 1927. që vendosi aneksimin e një pjese të madhe të territorit me popullsi shqipfolëse nga shteti i posaformuar autonom bullgar dhe nga mbretëritë tani të pavarura të Malit të Zi dhe Serbisë. Një mbledhje e rëndësishme e çifligarëve myslimanë dhe të krështerë në teqenë e bektashinjve në fshatin e tij të lindjes Frashër miratoi një program për autonomi. Vjenën dhe Romën bashkë me Mehmed Ali Vrionin për të kërkuar përkrahje për çështjen shqiptare e për t'u dorëzuar Fuqive të Mëdha një memorandum me kërkesat e shqiptarëve. pra edhe pjesë përbërëse e Perandorisë Osmane. Malit të Zi dhe Greqisë. delegatët e lëvizjes kombëtare në Gjirokastër miratuan me ndihmën e tij një program për autonominë e Shqipërisë. Belegu 1939. Meqë shumica e shqiptarëve asokohe ishin myslimanë. Më 10 qershor 1878 delegatë nga e gjithë Shqipëria u mblodhën në Prizren për të hartuar një platformë politike të përbashkët në Lidhjen e Prizrenit19. Programi i kësaj mbledhjeje u botua më vonë nga Sami Frashëri në Stamboll në të përditshmen Tercümân-i-Ôark. kërkesa për të kthyer të gjitha tokat me popullsi shqipfolëse të aneksuara nga Serbia dhe Mali i Zi. ndërsa interesat e shqiptarëve nuk qenë përfillur fare. 2. por në fund të prillit 1881 Porta e Lartë nuk duroi më dhe dërgoi trupa për të shtypur kryengritjen. shqiptarët myslimanë. ortodoksë e katolikë bashkë ndien nevojën për të vepruar në kuadrin e një lëvizjeje kombëtare. Frashëri 1979. Dako 1922. Të ndodhur para mundësisë së copëtimit të vendit. Fjalën e hapjes e mbajti Abdyl Frashëri. Në Dibër Abdyl Frashëri rrëzoi mytesarifin turk dhe e vuri qytetin nën administrimin e Lidhjes. i cili përfaqësonte Komitetin qendror nga Stambolli. 3. 4. Edhe pse në këtë kohë ecejaket e tij qenë nën vëzhgimin e rreptë të autoriteteve të Stambollit. ai ia doli mbanë të shkojë në Prizren në dhjetor 1880 e një muaj më pas të ndikojë në formimin e një Kuverne të Përdorme (qeveri të përkohshme). Kongresi i Berlinit. i cili u pranua nga Lidhja në Prizren më 27 nëntor 1878. Pas qëndresës në Gjakovë dhe pas shtypjes së Lidhjes Abdyl Frashëri u shtrëngua të marrë arratinë nga ana perëndimore për të dalë në Adriatik. pa dyshim në fillim me përkrahjen e heshtur të qeverisë osmane. që shërbeu për t'i dhënë hov lëvizjes kombëtare. Malit të Zi si dhe një qeverisje autonome në Bullgari. të cilën ata gjithmonë kishin qenë të detyruar ta mbështetnin me qëllim që të mbroheshin vetë nga aspiratat ekspansioniste të fqinjëve të tyre të krishterë. e cila e shtriu autoritetin e saj anembanë Kosovës e deri në Shkup.1878 dhe Traktatit të Shën Stefanit më 3 mars 1878. Duke kaluar 19 kr. . Parisin.

gjatë një vizite në Vjenë. Konstantinopojë 1884 (Ëndërrimet).] (Shpikje dhe zbulime). Shuteriqi 1982. ku botoi një Kavâid-i fârisiyye dar tarz-i nevîn. por si njeri që. që ishte themeluar më 1879.F. Abdyl Frashëri u fal me ndërmjetësinë e Gazi Osman pashës në fund të vitit 1885. simbole këto të qëndresës kombëtare. ose 'nga N. Naimi e pa të arsyeshme të mos përdorte emrin e mbiemrin në shumë nga botimet e veta. Stamboll 1871 [1288 A. nga i cili qe sëmur në fëmijëri. f.'. përkthim turqishte i librit të parë të Iliadës së Homerit. Kokojka 1901. jetoi për ca kohë në Stamboll. Naim Frashëri është autori i gjithsej njëzet e dy veprave: katër në turqishte. ku u parashtronte qëllimet e lëvizjes kombëtare grekëve e sidomos shqiptarëve të jugut. por të shënonte vetëm 'nga N. Ndër botimet në gjuhë të huaj. Mori pjesë në punën e Komitetit qendror për mbrojtjen e të drejtave të kombësisë shqiptare dhe të Shoqërisë së të shtypuri shkronja shqip. Konstantinopojë 1886. u bë pishtar që u ndriti rrugën dy vëllezërve më të rinj. me veprimtarinë e vet politike. 20 . me shpresë se klima malore do ta shpëtonte nga tuberkulozi. H. ai dhe i vëllai më i vogël Samiu do të bëheshin shumë shpejt qendra e lëvizjes kombëtare shqiptare në brigjet e Bosforit. Qosja 1986. Dihet edhe se ka kaluar një farë kohe në qendrën kurative austriake të Badenit për t'u shëruar nga reumatizmi.F. Naim Frashëri20 (1846-1900) konsiderohet sot si poeti kombëtar i Shqipërisë. Ho alêthês pothos tôn skypetarôn. ku dhe mori bazat e shkollimit klasik sipas sistemeve perëndimore. një në persishte. një poemë lirike me tetë kr. jo si figurë me rëndësi të drejtpërdrejtë për letërsinë shqiptare. përveç këtyre. 'nga N. Tahayyulat. pas arrestimit të vëllait Abdyl në Janinë në fund të prillit 1881. kurse nga 1874 deri më 1877 si nëpunës dogane në Sarandë. persishten e arabishten dhe ku. në fillim në Berat. një përmbledhje 200-faqesh me poezi persiane. pati rastin të shohë me sytë e vet e të adhurojë shpatën dhe përkrenaren e heroit shqiptar Skënderbeut (1405-1468). për arsye shkollimi. me mundësi në disa raste për t'i bërë bisht ndalimit të librave dhe botimeve në shqipe nga ana e Portës së Lartë. Faensen 1980. do të mësonte privatisht gjuhët orientale. nisi të luajë një rol të rëndësishëm në veprimtarinë kombëtare të shqiptarëve të atjeshëm. Edhe pse deri në këtë kohë Naim Frashëri nuk kishte botuar gjë me rëndësi në gjuhën shqipe. dhe. Shkollimi në Janinë e bëri atë shembull të shkëlqyer të një intelektuali osman të fundshekullit të nëntëmbëdhjetë të familjarizuar njësoj me të dyja kulturat. Bukuresht 1886 (Dëshira e vërtetë e shqiptarëve). Ilyada. dy në greqishte dhe pesëmbëdhjetë në shqipe. një përmbledhje prozash e vargjesh në turqishte sipas një vepre të letërsisë frënge. Vdiq në Stamboll më 23 tetor 1892. Fusûli erbe'a. shumë nga të cilët. italishten dhe. Në Janinë Naim Frashëri ndoqi gjimnazin Zosimea.H. përballë Korfuzit. frëngjishten.H. u gatua me traditat shpirtërore të Orientit. të cilat mbizotëruan në periudhën e parë të krijimtarisë e që mbetën pjesë përbërëse e veprës së tij gjatë gjithë jetës. Konstantinopojë 1883 (Katër stinët).lumin Shkumbin pranë Elbasanit. 101-105. ku pa dyshim nisi të mësojë turqishten. Duke qenë se ishte në një post delikat si drejtor i këshillit të censurës në Ministrinë e Arsimit të Turqisë. një poemë greqishte. me atë perëndimore e me atë orientale. të cilët do ta shpinin përpara letërsinë dhe kulturën shqiptare si askush më parë. Murati 1993. Këtu ai do të studionte greqishten e vjetër e të re. me poetët klasikë persianë e me epokën e Iluminizmit frëng. Pasi kreu të mesmen më 1870. Konstantinopojë 1881/82 [1298 A. Më 1881 ose 1882 u kthye në Stamboll dhe. Konstantinopojë 1895 (Dashuria). dhe Qazimi 1996. Për arsye shëndetësore u kthye në Shqipëri.] (Gramatikë e persishtes me një metodë të re). janë: Ihtiraat ve keÕfiyat.H. Naim Frashërit 1925. Pas katër vitesh në një burg turk. në teqen e bektashinjve. Punoi si nëpunës. Fëmijërinë e kaloi në fshatin Frashër.'. Xh. ai u kap nga forcat turke dhe u dënua me burgim të përjetshëm. një traktat shkollor në turqishte.'. mund të lexonin vetëm në greqishte. Me kalimin e viteve e ndjeu veten më të afruar e të lidhur me fenë e tij panteistike bektashiane. Xholi 1962. dhe Ho erôs.

i 8-të para erës sonë) në veprën 'Punë dhe Ditë'. Bukuresht 1886. Bagëti e bujqësija. Krenaria e një populli që lufton për liri dhe dashuria për Shqipërinë.sh. ashtu si Hesiodi (shek.këngë. ato që do të rishfaqeshin të trajtuara me një nivel më të lartë artistik në krijimet e mëvonëshme: prejardhja e lashtë pellazgjike e shqiptarëve. Dashurinë tënde kurrë zëmëra s'e ka harruar. Poema është një himn për natyrën në traditat e romantizmit evropian. krijimtaria letrare e Naim Frashërit në gjuhën shqipe ka filluar rreth vitit 1880. që mbani ju e ushqeni. brinja. ku kishte një ngulim të rëndësishëm e të zhvilluar shqiptarësh e ku ishte ngritur një shtypshkronjë shqiptare nga Shoqëri e të shtypuri shkronja shqip21 më 1886. Ajo u bë jashtëzakonisht popullore ndër bashkatdhetarët e Naimit dhe u fut në Shqipëri fshehtas me karvanet e udhëtarëve. Naim Frashëri u këndon tufave të dhenve e kopeve të bagëtisë. veprat më të mirënjohura të Naim Frashërit nuk u botuan në qendrën e Perandorisë Osmane. Meqë Porta e Lartë nuk lejonte botimin e librave në gjuhën shqipe në Konstantinopojë. q'u kam ndër mënt dit' e natë! Ju bregore bukuroshe e ju lumënjt' e kulluar! Çuka. më ep emërin shqipëtar Zëmërnë ti ma gatove plot me dëshirë dhe me zjar. Me sa duket. Bukuresht 1886. Bukuresht 1888. Istori e përgjithëshme për mësonjëtoret të para. etj. vargjet e së cilës çdo fëmijë shkolle në Shqipëri i di ose duhet t'i dijë përmendsh: "O malet' e Shqipërisë e ju o lisat' e gjatë! Fushat e gjera me lule." 21 kr. Ti Shqipëri më ep nderrë. si p. si dhe idealizon fshatin e largët shqiptar për të cilin e ka zhuritur malli. që të kujton Virgjilin (7019 para erës sonë) me plot shembëlltyra e tablo të atdheut të tij malor. Vjersha për mësonjëtoret të para. rima të shpejta dhe. Naimi këtu trajtoi shumë nga temat e tij të pëlqyera. si dhe gëzimit dhe djersës së jetës fshatare. Bukuresht 1886. Po këtu ai botoi një varg doracakësh në gjuhën shqipe për shkollat fillore. por njëkohësisht me thelb realist e tokësor e ku. por në Bukuresht. ku ai shprehte afërinë e tij me kulturën greke. O vëndethit' e bekuar! ju mëndjenë ma dëfreni. Ai ushtroi gjithashtu gjithë ndikimin e vet për marrjen e autorizimit që lejonte hapjen e së parës shkollë fillore në gjuhën shqipe në Korçë më 1887. Kjo vepër në 106 vargje me tetërrokësh mjaft të parregullt. Bukuresht 1886. që e përshkojnë këtë poezi. është një poemë baritore me 450 vargje. Edhe përmbledhjet poetike më të njohura të tij janë botuar në Bukuresht. . u botua shumë vonë në vitet e fundit të jetës së poetit (1897). sidomos në Rumani. tekstin në dy pjesë E këndimit çunavet këndonjëtoreja. e cekët nga përmbajtja. edhe kjo në greqishte. heronjtë kombëtarë të së kaluarës. Në të poeti shpreh pakënaqësinë për jetën në qytet. gërxhe dhe pylle të gjelbëruar! Do të këndonj bagëtinë. shprehen përmbledhtazi në hyrje të poemës. kodra. Shqipëri! o mëma ime! ndonëse jam i mërguar. dhe Dituritë për mësonjëtoret të para. Virgjili në 'Gjeorgjiket' apo poeti i madh lituanez i shekullit të tetëmbëdhjetë Kristijonas Donelaitis (1714-1780) në veprën e tij disi më pak idilike 'Stinët'. nevoja për shkolla në gjuhën shqipe për të kapërcyer prapambetjen. krahasuar me veprat e mëvonëshme. pa dyshim nga përvoja e vet në brigjet zhurmëmëdha të Bosforit. Myzyri 1979. kur vjersha e tij atdhetare Shqipëria qarkulloi në dorëshkrim ndër nacionalistët shqiptarë jashtë vendit.

Gjuha jonë. Këtu filozofia panteiste e edukatës së tij bektashiane dhe ndikimi i fuqishëm i klasikëve persianë harmonizohen bukur me idealizmin atdhetar . Që të mos jesë Kshu Shqipëria. Që Shqipërija Do të ndritohet Dhe ligësija Do të mërgohet. Zëmëra.një krijimtari letrare kjo në shërbim të qëllimeve të identitetit kombëtar. Fatbardhësinë. dhe Perëndija. Koh' e shkuarë. Lum kush të rronjë. Lum kush t'arrijnë! Pa do të vijnë. Fyelli. Po të ndritohet Të lulëzohet. Bukuresht 1890. Bilbili. ai u këndon bukurive të fshatit shqiptar në njëzet e tri vjersha me kumbim të plotë. Tipike për prirjen e re filozofike të letërsisë shqiptare që solli Naim Frashëri është vjersha e tij Shpreh: "Kam shumë shpresë Te Perëndija.Në përmbledhjen Luletë e verësë. Vëllazërija Edhe bashkimi E njerëzija Është shpëtimi. . T'a shohë zonjë! Se Shqipëtari E gjuh' e tija Venë së mbari Dhe Shqipërija. Ndër vjersha të tilla janë: Jeta. Pa vjen një ditë Që të na sjellë Të madhe dritë P'ajo të pjellë: Qytetërinë. Jak' e vërtetë! Pse rri e qetë? Për Shqipërinë Ditët e mira Paskëtaj vinë Shkoj errësira. Të vdekuritë. Lum kush t'a shohë Për pakë kohë.

sidomos të mistikëve persianë. nip i profetit Muhamed. që lulëzojnë. Istori' e Skenderbeut nuk i qëndroi provës së kohës si poemë epike kombëtare.ndonëse letërsia fetare turke e persiane do t'i kishte dhënë poetit fetar prototipa më të plotë. Ajo vuan nga po ato dobësi artistike që hasen në veprat e tjera të Naimit dhe në shumë vepra të letërsisë shqiptare të shekullit të njëzetë deri në ditët tona: retorika didaktike e moralizuese si dhe një ndarje e prerë bardhë e zi e protagonistëve në burra absolutisht të mirë e burra absolutisht të këqinj. mbizotëruese në letërsinë gojore. Fëtyrën' e tij vështojmë. e botuar në një vit me Istorinë e Skenderbeut është Qerbelaja. Qerbelaja është një poemë narrative pa ndonjë hero ose personazh kryesor. . përkthim shqip i librit të parë të Iliadës. Për shkak të temës krejtësisht fetare. Naim Frashëri nuk mund të gjente temë më të mirë për një poemë epike kombëtare se jeta e princit të merituar. Pa atë s'ka vënt gjëkundi. Një vepër tjetër me përmasa të tilla. simboli dhe thelbi i qëndresës kundër sundimit të huaj. ku u vra Huseini. Ndryshe nga Istori' e Skenderbeut. u bë libri më i lexuar i letërsisë shqipe asokohe. Ndoshta ka marrë deri diku si model poemat islamike në gjuhën shqipe të paraardhësve të tij . Më ç'do anë. të Shahin bej Frashërit. që flet për betejën e Qerbelasë në Irak në vitin 680 të erës sonë. që sprapsi trembëdhjetë fushata ushtarake osmane njëra pas tjetrës në shekullin e pesëmbëdhjetë e që mbrojti pavarësinë e vendit të vet derisa vdiq. Ajo përbënte dhe testamentin politik të poetit. Në këngën e fundit të Qerbelasë. të gjithë të mbledhur në një re gri sentimentalizmi që të këput shpirtin.Pa dituritë Dhe mbrothësija E mirësitë Dhe njerëzija Do të burojnë Nukë mënojnë." Përmbledhja poetike Parajsa dhe fjala fluturake. dëshmuan lidhjen e thellë shpirtërore me heronjtë e së kaluarës dhe me traditat shpirtërore të Orientit. Ajy 'shtë kreji dhe fundi. Bukuresht 1896. Bukuresht 1894. në periudhën e fundit krijuese. Bukuresht 1894. Ësht' ay Zot' i vërtetë! Luletë. Qerbelaja kurrë nuk gëzoi atë popullaritet që pati ndër lexuesit shqiptarë të shekullit të njëzetë Istori' e Skenderbeut. Dy vjet më pas doli Iliadë e Omirit. 1868. Istori' e Skenderbeut. sidomos panteizmi mbi të cilin ai përsiatej në vargjet e Fletores së Bektashinjet. dhe Hadikaja. 1842. të cilin Naimi e kishte pasë botuar të përkthyer turqisht dhjetë vjet më parë. E tërë ç'është kjo jetë. Këtu mund të vihen re shumë elemente të botëkuptimit fetar të Naim Frashërit. e botuar së bashku me shkrimet moralizuese Mësime. Figura e heroit kombëtar shqiptar Skënderbeut (1405-1468). është një poemë epike historike prej 11. Bukuresht 1898. lexojmë: "Besojmë Zotn' e vërtetë Q'është gjithësija vetë. Bukuresht 1898. e që e shihte si kryeveprën e vet. të dyja të pabotuara .500 vargjesh që Naimi duhet ta ketë shkruar rreth vitit 1895. të Dalip Frashërit. kishte një forcë tërheqëse të veçantë për intelektualët e periudhës së Rilindjes e për njerëzit e thjeshtë. që shikojmë. Kjo biografi në rend kronologjik me njëzet e dy këngë e varg tetërrokësh.Myhtarnamenë. për shembull. Edhe pse është një vepër themelore e romantizmit kombëtar shqiptar të periudhës. një poemë epike fetare shiite me njëzetepesë këngë.

Kjo bashkësi u shpërnda më 1967. Ali-Riza. Frashëri besonte se besimi liberal bektashí. Këta të gjithë kanë thënë: bëj mir' e mos bëj keq. po dhe me gjithë njerëzinë janë vëllezër' e shpirt. 23 . me të cilin ai qe lidhur që në fëmini në Frashër. E vërteta dh'e drejta edhe mëndja e urtësia dhe gjithë mirësitë mbretërojnë në kët' udhë. që vazhdoi deri në vitet pesëdhjetë. Duanë si shpirtin' e tyre dhe të tjerëtë mysliman' e të krishterë dhe shkojnë mir' e bukurë me gjithë njerëzinë. Kësaj fjale i kanë prurë besë Bektashitë. Fletore e Bektashinjet ende mungon në botimin e fundit në Tiranë të veprave të Naim Frashërit. besojn' e duanë këta ashtu dhe Musan' e Merjemenë dhe Isan' e shërbëtorët' e tija. sidomos me përhapjen fshehurazi të librave shqip. ZejnelAbidin. Të parë kanë Xhafer-Sadiknë edhe plak Haxhi-Bektash-Velinë. Bukuresht 1896. më 27 janar 1991 u krijua në Tiranë një komitet i përkohshëm për ringjalljen e bashkësisë bektashiane. Muhamet-Bakir. Pas ndalimit të të gjitha sekteve të dervishëve në Turqi në vjeshtën e vitit 1925. edhe në Biblën e krishterë. por është në vëllimin 2 të botimit në Prishtinë. afër Detroitit në Miçigan (SHBA). Ajy është trëndafili. vëllazërinë. Besojnë dhe gjithë të mirët. Po më shumë duanë Mëmëdhenë edhe mëmëdhetarët. Të dy-mbë-dhet' Imamëtë që janë: Ali. Plasari 1993. Muhammet-Teki. Ajy vetë dhe bilbili. Kanë gjithë at' Alinë edhe mëmë Fatimenë. miqësinë. Tiranë 1980. q'është ng'ajo derë. Fletorja përmban një paraqitje hyrëse të fesë bektashiane dhe dhjetë vjersha fetare që japin një tablo të rrallë për besimin e këtij sekti23. Vepra 1-8 (Rilindja. Muhammet-Mehdi." Me gjithë këtë lloj panteizmi e universaliteti. Pas heqjes së këtij ndalimi. 1985). i cili në shekullin e nëntëmbëdhjetë luajti një rol të rëndësishëm për mbijetesën e kulturës shqiptare. Ahere bëri njerinë. Pa si. Xhafer-Sadik. njerëzinë edhe gjithë mirësitë. Hasan-Asqeri. Bes' e Bektashive është një udh' e gjerë.. Hysen. Prishtinë 1986). bektashinjtë e transferuan selinë e tyre qendrore në Tiranë dhe themeluan një bashkësi fetare të pavarur.. m'anët tjatër të së vërtetësë. Musa-Qazim. dashurinë. Të përpiqenë dit' e natë për atë 22 kr. ndonëse të dyja jashtë Shqipërisë: një në Gjakovë dhe një në Taylor.Bukurin' e tij tregojnë. ai mund të përforconte unitetin midis njerëzve me fe të ndryshme. kur një dekret qeveritar ndaloi të gjithë veprimtarinë fetare në Shqipëri. Ngaj Bektashinjet gjithësia është vetë Perëndija. AliNeki. që ka përpara dritë urtësinë. Dy teqe bektashinjsh ishin ende në aktivitet në fund të periudhës së diktaturës. Hadixhen' e Fatimenë edhe Hasan e Hysenë. bindjet bektashiane të Naim Frashërit kanë një ngjyrë të fortë kombëtare: "Nukë vetëm në mest të tyre Bektashitë. Me nj'anë ka lulet' e diturisë. që kjo është m'e mirë nga gjithë të miratë. Hasan. Se besojnë mirësinë dhe asaj i falenë. e Naim Frashërit. që janë të par' e të pasdajmë. një ditë do të mbisundonte si fe e re e Shqipërisë22. Pa dituri e pa të vërtetë dhe pa vëllazëri s'munt të bënetë njeriu Bektashi i vërtetë. Vepra të zgjedhura 1-2 (Akademia e Shkencave." Me rëndësi të madhe për të njohur sektin panteist të fshehtë bektashi është Fletore e Bektashinjet. Ajo fillon kështu: "Bektashitë besojnë Zotn' e math e të vërtetë. Përderisa ky besim i kishte rrënjët edhe në Kuranin mysliman. Muhammet-Alinë. Po kur desh Zot' i vërtetë Të dil faqeza në jetë.

Më 1871. Më 1877 Sami Frashëri punoi pesë muaj si sekretar i Sava Pashës. Hakki 1895. Sami Frashëri më pas botoi revistën Aile 1879 (Familja) dhe Hafta 1880/81 (Java). K. 1966. Rëndësia e Naim Frashërit si poet i Rilindjes e madje si 'poet kombëtar' qëndron jo aq në talentin e shprehjes letrare e as në nivelin artistik të poezisë së tij. Nuk dihet mirë nëse atje e internuan (mikun e tij Namik Qemal e kishin internuar në Famagusta të Qipros për botime shkrimesh që nuk i kishin pëlqyer Portës më 1873) apo thjesht e dërguan si njeri të aftë për të bërë punën. Faensen 1980. 1970. Frashëri 1955. për diturit e për qytetërit të Kombit e të Mëmëdheut të tyre. Kaleshi 1968. ku botonte pikëpamjet dhe komentet e tij për ngjarjet politike të ditës. Jani Vreton (1820-1900). Daglioglu 1934. q'i quan Atë e përgjërohetë për ata. Çollaku 1986 dhe Hamiti 1995a. filozofike e fetare që përcjell. e që mbështeti kërkesat e shqiptarëve për autonomi në kohën e Lidhjes së Prizrenit. kurse më pas si sekretar i komisionit ushtarak të Janinës të kryesuar nga Abedin Pasha. Përveç tyre. Ndikimi i tij mbi shkrimtarët shqiptarë në fillim të shekullit të njëzetë ishte i jashtëzakonshëm. shumë nga vargjet e tij u muzikuan e u kënduan si këngë popullore. Ai gjithashtu qe i pari që futi në përdorim një numër termash shqip në vend të termave turqisht të përdorur tradicionalisht nga bektashinjtë shqiptarë: átë në vend të turqishtes baba.komp. u mor përherë e më shumë me botime dhe nxori revistën Sabah 1876 (Mëngjesi). guvernator i ishullit të Rodit. Hasan Tahsinin (1811-1881). turqishten dhe persishten. Botues i palodhur. 105-112. kurse gjuhën shqipe ai e ngriti në shkallën e një gjuhe letrare të përpunuar bukur. të cilat synonin para së gjithash vetëdijen kombëtare dhe. për gjuhën e vet dhe për gjithë mbrothësit' e mbarësitë etj. dhe gjysh në vend të turqishtes dede. që e kemi zënë në gojë më parë. Ai u dallua si shkrimtar. Së bashku me të vëllanë. Sami Frashërit iu dha një detyrë e thjeshtë në administratën e vilajetit të Janinës para se të shpërngulej në Konstantinopojë më 1872 për të punuar në zyrën qeveritare të shtypit. Që kur ishte gjallë. me mësues të posaçëm në shtëpi mësoi arabishten. të punojnë bashkë me parësin' e me pleqësinë për shpëtim të Shqipëris' e të Shqipëtarit. i njohur në turqishte me emrin Ôemseddin Sami. Zija Prishtinën. 1971b." Naim Frashëri ishte për pavarësinë e besimit nga pîr evi qendrore e fshatit Haxhi Bektash Qoj në Anadoll dhe propozoi një baba apo dede shqiptar në krye të bektashinjve shqiptarë. sesa në mesazhet sociopolitike. duke ndjekur traditën bektashiane. e me Koto Hoxhin (1824-1895). Këtë gazetë ai e përdori veçanërisht si tribunë për shpalljen e kërkesave dhe dëshirave të pakicës shqiptare brenda Perandorisë. Pandeli Sotirin (1843-1891). Ashtu si i vëllai Naimi. 24 . ishte ende mungesa e një alfabeti të pranueshëm të gjuhës shqipe. edhe Samiu në fillim ra në kontakt me rrymat e filozofisë perëndimore në gjimnazin Zosimea të Janinës. atëherë anëtar i Parlamentit. Abdylin. të arrihej një kapërcim i ndarjeve fetare brenda vendit. Më 1874 Sami Frashëri ndenji nëntë muaj në Tripoli. Në fillim të vitit 1879. f. Sidoqoftë. Bakiu 1982. Pashko Vasën (1825-1892). Levend 1969. etj. etj.. përveç qëndrimit përgjithësisht armiqësor të autoriteteve turke. Në vjeshtë të vitit 1877 u kthye përsëri në Konstantinopojë dhe drejtoi të përditshmen turqisht Tercümân-i Ôark 1878 (Interpreti i Lindjes). Nga vëllezërit Frashëri. si dhe hoxhën shqiptar Hasan Tahsin (1811-1881). Një pengesë e veçantë për lulëzimin e kulturës shqiptare në Perandorinë Osmane. frëngjishten dhe italishten. ai me talent më të shumanshëm e universal. Xholi 1978. ai punoi në Komitetin qendror për mbrojtjen e të drejtave të kombësisë shqiptare. Reso 1962. Komiteti qendror ngriti një komision për kr. Në kryeqytetin e zhurmshëm të Perandorisë Osmane zuri miq shkrimtarët turq Namik Qemal (1840-1888) dhe Ebüzziya Tevfik (1849-1913). ku nxori në arabishte e në turqishte gazetën Tarabulus. me qëllim që t'i jepte fesë bektashiane karakter kombëtar e t'i bashkonte të gjithë shqiptarët. ku dhe studioi greqishten. ishte pa dyshim Sami Frashëri24 (1850-1904). me t'u kthyer në Stamboll. botues dhe ideolog i lëvizjes kombëtare.

në qytetin maqedonas të Manastirit u mbajt një kongres për të vendosur përfundimisht për alfabetin.Shoqëri e të shtypuri shkronja shqip. Bukuresht 1886.alfabetin nën drejtimin e Sami Frashërit dhe për ta trajtuar përsëri problemin e drejtshkrimit. E dëshpëruar Fitnetja ia tregon Talat/Ragibesë. në kulmin e dëshpërimit. alfabeti i Bashkimit i mbështetur nga Gjergj Fishta dhe shoqata e tij letrare Bashkimi e Shkodrës dhe alfabeti Agimi i shoqërisë letrare Agimi të përfaqësuar nga Ndre Mjeda. Talati vishet si vajzë me emrin Ragibe dhe paraqitet në shtëpinë e Haxhibabait për t'i bërë shoqëri Fitnetes. por nuk dyshon për ndonjë rreng. Kongresi u thirr me nismën e shoqërisë letrare Bashkimi nën Gjergj Fishtën. morën pjesë delegatë katolikë. Më 14-22 nëntor 1908. ku u shtypën shumë libra në gjuhën shqipe . Fitneten e tërheq menjëherë kjo Talat/Ragibe. . U zgjodh një komision prej njëmbëdhjetë delegatësh i kryesuar nga Fishta. i hartuar nga Sami Frashëri. Hilë Mosi dhe Sotir Peci. Më 12 tetor 1879. dhe një alfabet të ri latin gati të njëjtë me atë të Bashkimit për ta pasur më të lehtë shtypjen e librave jashtë Shqipërisë. njëherazi. Nuk mbetet tjetër veçse të sulet Talati e ta gjejë të vdekur Fitneten e tij të dashur.e para gramatikë shkollore e shqipes. Pas pak ditësh. Por po atë çast Fitnetja. Nga kjo stringël Ali beu zbulon se ajo që do bëhej nusja e tij në të vërtetë ishte e bija e humbur prej kohësh. romani i parë i shkruar e i botuar nga një shqiptar. Bukuresht 1888 dhe Shkronjëtore e gjuhësë shqip. sikundër dihet. Në lagjen Aksaraj të Stambollit. Shoqëria e shpërnguli selinë në Bukuresht. në anën tjetër të Bosforit. librin me 180 faqe TaaÕÕuk-u Tal'at ve Fitnat (Dashuria e Talatit me Fitneten)25. Interesimet e tij përgjithësisht ishin më shumë shkencore sesa letrare. Alfabeti i krijuar nga Sami Frashëri. me të kamurin dyzetvjeçar Ali bej. por edhe i dha prozës asokohe një farë drejtimi. ortodoksë e myslimanë nga Shqipëria e jashtë saj. Megjithatë. 25 kr. kurse Ali beu i pikëlluar luan mendsh. shpallet se Fitneten do ta martojnë. në mënyrë që ajo t'i jepet. kundër vullnetit të saj. Ai i përket kohës së vet. ishte një sistem fonetik i mbështetur kryesisht në shkronja latine. nga anëtarë të shquar të bashkësisë shqiptare në Konstantinopojë u ngrit ajo që përmendëm më parë . dhe pas dy ditë debatesh ata vendosën të mbështetnin dy alfabete: një formë të modifikuar të alfabetit të Stambollit të Sami Frashërit. kjo e fundit . Fitnetja arrin të lajmërojë Talatin se ku ndodhet. i cili i shfaqet siç është në të vërtetë dhe i shpreh dashurinë. Madje botimet e tij në turqishte janë me rëndësi më universale se veprat në gjuhën shqipe. Më 1872 Sami Frashëri botoi atë që përgjithësisht merret si romani i parë turqisht e. i cili po përdorej më gjerë asokohe. Me qëllim që ta takojë. u botuan tekstet shkollore në gjuhën shqipe të shkruara nga Sami Frashëri: Abetare e gjuhësë shqip. të cilën e mban mbyllur njerku i saj Haxhibaba. duke i shtuar edhe disa shkronja greke e cirilike. vret veten me thikë dhe vdes. dhe u kryesua nga Mid'hat bej Frashëri. Atje. por pa dobi. për shembull.ndër ta edhe veprat kryesore të Naim e Sami Frashërit. Ali beu përpiqet disa herë ta bëjë për vete Fitneten. Ndre Mjeda. Vajzën e largojnë menjëherë dhe e shpien fshehurazi në sarajet e Ali beut në Ysqydar. por vajza e spraps si trime. Pas ndalimit të veprimtarive të saj. Vdes edhe ai. i biri i Abdyl Frashërit. dhe herën e fundit humb hajmalinë. Sami Frashëri është autor i rreth pesëdhjetë veprave si dhe i një numri të madh artikujsh nëpër gazeta. Dheshkronjë. Problemi i alfabetit vazhdoi të preokupojë figurat udhëheqëse të lëvizjes kombëtare edhe në vitet e ardhshme. nëntëmbëdhjetë vjeçari Talat bie në dashuri me një vajzë të quajtur Fitnete. e cila kryesohej nga Sami Frashëri. Bukuresht 1886. ndër ta Shahin Kolonja. Tre alfabetet kryesore që u hodhën për diskutim ishin: alfabeti që përmendëm i Stambollit. Në Kongresin e Manastirit. Hetzer 1991. Midis viteve 1882 dhe 1902 ai botoi turqisht e arabisht gjashtë doracakë për shkolla. që pastaj u miratua nga komisioni.

e botuar në Konstantinopojë më 1875.H. dhe në dy vëllime Kamûs-u türkî. Jani Vretoja i shkruan se kishte parë një fjalëtor të Sami beut. Sami Frashëri botoi në 1630 faqe Kamûs-u fransevî. që kishte vdekur më 1892. Si leksikograf i turqishtes." Sami Frashëri e pranon se shqiptarët mund ta kenë çuar mirë nën Turqinë në të kaluarën. me gjithë vështirësitë financiare. që për shijet e sotme ka një ton disi melodramatike. enciklopedia turke e historisë dhe gjeografisë. Me sa duket Sami Frashëri ka hartuar edhe një fjalor të shqipes. Pasi jep një pasqyrë të shkurtër e me fantazi të historisë së Shqipërisë. Këtë kolanë me titull Cep Kütüphanesi (Biblioteka xhepi) e shfrytëzoi për të botuar pesëmbëdhjetë nga veprat e tij. dhe e përkthyer shqip nga Abdyl Ypi Kolonja më 1901. Në këtë mënyrë u bë figurë e shquar në shoqërinë e Konstantinopojës. me ndihmën e botuesit armen të gazetave Mihran. Nuk dihet asgjë se ku mund të ndodhet ky dorëshkrim tani. Sami Frashëri ishte një edukator. greqisht. ta dërgonjë në funt të detit edhe të shpëtonjë vetëhen' e ti.] (Fjalor i Botës). italisht dhe gjermanisht. Konstantinopojë 1882 [1299 A. është plotësisht e mundshme që ky fjalor shqip të ketë qenë një angazhim madhor që nuk arriti ta përfundojë. fjalën e dhënë. nxjerr në pah dilemën tragjike të një babai. kurse anglisht nga Nelo Drizari (1902-1978) me titullin Pledge of honor. Por pas dymbëdhjetë vjet përgatitjesh ai do t'ia dilte mbanë të botonte veprën e tij monumentale në gjashtë vëllime. që edhe sot konsiderohet i vlefshëm dhe u shfrytëzua nga Shoqata Filologjike Turke (Türk Dil Kurumu) më 1932 si udhërrëfyes për krijimin e gjuhës letrare bashkëkohore turke.H. Kamûs al-a'lâm do të ishte një vepër enciklopedike e jashtëzakonshme për kohën. Kjo është udh' e shpëtimit e jo tjatërë. . që kërkon ta mbytnjë.] (Fjalor turqisht).] (Fjalor turqisht-frëngjisht). rishtypur në Sofje 1907. an Albanian tragedy. një Kamûs-u fransevî. Në një letër drejtuar Thimi Mitkos nga Bukureshti më 1885. rishtypur në Stamboll 1979. Duke u nisur nga këmbëngulja dhe përvoja e Sami Frashërit si leksikograf. sidomos për gjendjen e gruas në shoqërinë osmane.I tillë është subjekti i historisë së dashurisë sentimentale të Talatit me Fitneten.] (Fjalor frëngjisht-turqisht). që përmbante mbi 6000 fjalë. Sami Frashëri projektoi dhe ndërtoi një shtëpi të madhe në lagjen Erenqoj të rrethinës së Konstantinopojës. frëngjisht. Rëndësi të madhe për lëvizjen kombëtare shqiptare kishte manifesti politik shumë i lexuar i Sami Frashërit Shqipëria . Bukuresht 1899. drejtuar publikut të gjerë turk. Me gjithsej 4830 faqe. türkçeden fransizcaya lugat. u shfaq për herë të parë më 6 prill 1874 në 'Osmanli Tiyatrosu' (Teatri Osman). ç'është e çdo të bëhetë? Mendime për shpëtimt të mëmëdheut nga reziket që e kanë rethuarë. dhe pastaj në mënyrë retorike bën pyetjen se ç'duhet bërë para një rreziku të tillë: "T'i apë një shkelmë të shëndoshë këti tradhëtori. Mungesa e fondeve e detyroi të braktisë planin e tij të gjerë për një Kamûs-u Arabî (Fjalor arabisht). Kjo pjesë.H. fransizcadan türkçeye lugat. Bashkërendimi i elementeve orientale dhe oksidentale nuk është kurrsesi realist. Drama e Sami Frashërit në 180 faqe Besa yahud ahde vefa ('Besa' ose mbajtja e fjalës). Sami Frashëri vjen në përfundimin se Perandoria Osmane është në grahmat e fundit dhe se ka ardhur koha që shqiptarët të shkëputen (kërkesë që e tejkalonte thirrjen e deriatëhershme për autonomi) e të bëhen zotë të fateve të tyre. Konstantinopojë 1900/1901 [1317 A. Më fort se gjithçka. Po në këtë ndërtesë ai vendosi bibliotekën e madhe personale të çmuar prej dhjetë deri në dymbëdhjetë mijë vëllime. plotësisht në pajtim me shijet e kohës. që parapëlqen të vrasë të birin vetëm e vetëm që të mbajë besën. Konstantinopojë 1889-1896 [1306-1313 A. Në fund të viteve nëntëdhjetë. Kamûs al-a'lâm.H. Ai e krahason 'Të sëmurin e Bosforit' me një që po mbytet e që përpiqet të kapet pas flokëve të tjetrit për të shpëtuar. që u përkthye turqisht. Konstantinopojë 1883 [1301 A. Sami Frashëri botoi një kolanë librash për kulturë të përgjithshme. por fakti është se ai përmban një dozë të mirë kritike sociale. Më 1884. Nju Jork 1945. që përmbante gjithashtu edhe të dhëna të bollshme për historinë dhe gjeografinë e Shqipërisë.Ç'ka qënë. Kishte për të mbajtur jo vetëm familjen e vet (të shoqen Emine Velije me pesë fëmijët) por edhe dy fëmijët e të vëllait Abdyl.

" Por Perandoria në të vërtetë ishte në gërmadha dhe po afrohej dita që Shqipëria të shkonte në rrugën e vet: "Ky është një njeri i vdekurë. e cila ishte pjesë përbërëse e Perandorisë Osmane. që do të mblidhet në një kryeqendër të re me emrin Skander Begas. sidomos si nëpunës dhe shtetarë në shërbim të Portës së Lartë. çka u kishte ngulitur një adhurim të pafund për qytetërimin helen. Gjimnazi Zosimea i Janinës. kurse shqiptarët. Madje. Gjatë gjithë historisë së tyre. u jepte të rinjve shqiptarë të talentuar nga atdheu i tyre i thyer malor bazat e arsimit e të kulturës. për arsye të ndihmesës së madhe ndaj kulturës turke. Sami Frashëri në veprën e tij shkonte edhe më larg. sipas arsyetimit të shumicës së intelektualëve shqiptarë të kohës. Por shqiptarët nuk ishin grekë dhe nuk do të zhyteshin plotësisht në këtë kulturë tipike mesdhetare. Përveç kësaj. edhe pse të mësuar në shkollat greke e të ushqyer me traditat e mëdha kulturore të Orientit. shumica e shqiptarëve. për bujqësi e industri. ngulimet e përziera dhe mungesa e një vije kufitare përfundimtare midis shtetit të ri të pavarur grek dhe Shqipërisë. e cila shpërtheu më në fund në luftërat ballkanike të fillimit të shekullit të njëzetë. shqiptarët shpesh kishin bërë emër jashtë. për kishë autoqefale. qëllimi i afërt i manifestit të tij ishte autonomi e plotë brenda Perandorisë: "Sa të jetë Tyrqia n'Evropë." Sami Frashëri vazhdon të japë përfytyrimin e tij për Shqipërinë e ardhshme. Sami Frashëri. Naim dhe Sami Frashëri përfaqësonin.por proteston për trajtimin si skllevër që nga koha e ligjeve të Tanzimatit. për herë të parë. nga ana e tyre. edhe po s'na goditi e të na dëbonjë vetë. ëndrra për pavarësi të plotë ishte diçka e re e mjaft e guximshme përderisa. sado ta duamë të vdekurinë. të cilët edhe sot e kësaj dite nuk . një numër i madh në jug. sikundër e pamë. Më 1937. ndërsa ato të Abdylit më 1978 me rastin e 100-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit. eshtrat e Naim Frashërit u shpërngulën nga Turqia për në Tiranë për t'u prehur në rrethinat e kryeqytetit të ri të vogël. Shumë shqiptarë kishin përfituar nga shkollimi dhe kultura greke. ishin myslimanë e për këtë arsye shiheshin si turq nga grekët epirotë. Grekët i shihnin me mosbesim fqinjët e tyre të ashpër e të pabindur shqiptarë. serbë e malazezë. një Shqipëri autonome do të ishte më e sigurt brenda Perandorisë. kishin qenë gjithmonë nën ndikimin e fortë të Greqisë e të kulturës ortodokse. do ta mbytnin shtetin e vogël në rast lufte. ia kushtuan tërë talentin dhe energjinë atdheut të tyre. Ndonëse disi utopike në tablonë që jep. Shqiptarë e grekë kishin jetuar për shekuj me radhë së bashku në këtë zonë kufitare midis Shqipërisë së jugut dhe Epirit. Por Abdyl. kjo monografi historike përbën manifestin e parë politik konkret për një Shqipëri të pavarur. një brez të ri intelektualësh shqiptarë që.që ideali i lartë i pavarësisë së Shqipërisë ishte vërtet i realizueshëm. e mbrojtur nga synimet armiqësore e agresive të fqinjëve grekë. i madhi Ôemseddin Sami. kurrë nukë do të duamë të ndahemi fare soje. Shqipërisë. duamë të jetë nën' atë. 9. E prapëseprapë.4 Letërsia toske e Jugut të Shqipërisë nën ndikimin kulturor grek Shqiptarët toskë në jug të vendit. ashtu si vëllezërit Frashëri. Ky ishte testamenti që i linte popullit të vet . duhetë ta vëmë në dhet. e kishin kthyer këtë rajon politikisht në një fuçi baruti. Ai shkruan për arsimin (shkollimi i detyruar nga mosha shtatë deri në trembëdhjetë vjeç dhe themelimi i dy universiteteve). për ndërtime publike (hekurudhë shqiptare). Me gjysmën e dytë të shekullit të nëntëmbëdhjetë. kishin qenë gjithmonë të lëkundur në qëndrimin ndaj grekëve. që pa dyshim. mbetet i varrosur në Stamboll. si dhe mundësi për kontakte intelektuale me botën e jashtme. Shqipëria i shërbente tani Perandorisë Osmane vetëm për rekrutë e për taksa. Ai përvijon kufijtë e vendit dhe shtjellon një sistem qeverisjeje me pleqësi.

Përkundrazi. ata gjithashtu kishin për të luajtur rolin e tyre në zgjimin kombëtar shqiptar në gjysmën e dytë të këtij shekulli. Kostandin Kristoforidhi dhe shumë intelektualë të tjerë shqiptarë morën bazat e arsimit e të kulturës e që i ushqeu Vretos së ri adhurimin e përjetshëm për kulturën helene. sidomos në gazetën Neologos. si për hapjen e ndonjë shkolle në gjuhën shqipe. kr. Xhavella). madje. mund të sillnin shkishërime. kurse nga 1843 deri 1847 ndoqi gjimnazin e mirënjohur Zosimea në Janinë. 27 . Caku i fundit i ngulimeve shqiptare nuk ishte rajoni kufitar greko-shqiptar. Bubulina. ndërkaq ata vuajtën mjaft asokohe nga shovinizmi kulturor grek. 151-154. Po pikërisht këtu do t'i zgjohej Vretos për herë të parë interesimi për gjuhën e vendit të vet. pretendime që ishin hedhur poshtë më parë nga Abdyl 26 kr. Vretoja lindi në fshatin Postenan afër Leskovikut. për shumë fusha të jetës greke. ku i ati merrej me tregti. më 14 janar 1820. f. dhe Xholi 1987. Kështu. Sami Frashëri (1850-1904). Është kjo arsye që Faik Konica më pas do ta quante grekoman. Spiro Dine (1846?-1922) dhe Thimi Thoma Kreji si dhe me Dhimitër Kamardën (1821-1882) dhe Jeronim De Radën (1814-1903) në Itali. një pjesë e mirë e Greqisë qendrore kishte qenë e populluar prej shqiptarësh nga shekulli i katërmbëdhjetë e këndej. veprime të padëmshme. 265305. Edhe autoritetet greke nuk tregoheshin të gatshme të kuptonin se jo të gjithë myslimanet e jugut shqiptar ishin turq. në Andros e në ishujt e gjirit të Saronisë. f. kanë ardhur si të tilla deri në ditet tona. dhe në treva të gjera të Beotisë e të Peloponezit. vëll. Botimi i parë i Vretos ishte një gramatikë e greqishtes e përkthyer shqip. Gjithashtu mbante letërkëmbim me figura të shquara shqiptare në Egjipt si Thimi Mitko (1820-1890). Uçi 1965. Ky qëndrim dhe ide të tilla. Nga të gjitha figurat toske të lëvizjes kombëtare shqiptare që qenë ngulur me banim në brigjet e Bosforit. Shqiptarët e jugut patën shumë përfitime nga kultura greke. përfshirë rrethinat e Athinës. Më 1854 u shpërngul në Konstantinopojë. Xoxi 1991. Konstantinopojë 1866 (Gramatikë e greqishtes së folur në gjuhën shqipe). Derisa arvanitasit kishin dhënë një ndihmesë me rëndësi për çlirimin e Greqisë në gjysmën e parë të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Mësimet i ndoqi në një shkollë greke në Vurban afër Konicës. Faensen 1980. kurse flota greke e kohës ishte pothuajse tërësisht një institucion në gjuhën shqipe26. pas daljes së një radhe artikujsh polemikë në shtypin grek. po ashtu si edhe jo të gjithë ortodokset ishin grekë.njihen për ndonjë ndjenjë të dukshme turkofile. 89-124. Qosja 1984. Në vjeshtën e vitit 1877 u bë anëtar themelues i Komitetit qendror për mbrojtjen e të drejtave të kombësisë shqiptare dhe punoi aktivisht për përmbushjen e qëllimeve të tij. Atje punoi si sekretar në një shoqëri duhanesh dhe me fillimin e viteve shtatëdhjetë ishte njohur e lidhur me figurat udhëheqëse të lëvizjes kombëtare shqiptare: Hasan Tahsini (1811-1881). Më 1847 ai hartoi një vjershë për Skënderbeun me alfabet grek dhe nisi të mbledhë fjalë të urta e këngë popullore shqiptare. Pashko Vasa (1825-1892) dhe Ferid pashë Vlora. 2. ku vëllezërit Frashëri. Kondurioti. Grammatikê tês omilumenês hellênikês glôssês eis tên albanikên. një qytet jo larg kufirit të sotëm me Greqinë. veçanërisht kisha ortodokse greke shkoi tepër larg në masat e saj për të shtypur edhe shenjën më të vogël të veprimtarive kulturore të shqiptarëve. Në shekullin e nëntëmbëdhjetë. Në shekullin e nëntëmbëdhjetë. f. Shumë nga heronjtë e luftës greke për çlirim kishin qenë arvanitas (Miaulisi. sidomos në Eubenë e jugut. Në maj 1878. askush tjetër nuk do të ishte aq aktiv për çështjen e zgjimit kombëtar sa Jani Vreto27 (1820-1900). që shpallnin pretendime për treva që banoheshin nga shqiptarë në Epir. Zgjimi kombëtar shqiptar dhe krahas tij rritja e ndërgjegjes kombëtare do të binin në konflikt me interesat greke. Vreto 1973. shqipfolësit përbënin shumicën e popullsisë në një pjesë të mirë të Atikës. Boçari.

Vretoja u dërgua nga shoqëria jashtë për të organizuar lëvizjen kombëtare e për të mbledhur fonde. Tekstet e tij mësimore. Vretoja punoi me energji për botimin e organit periodik Drita. duke përfshirë dy libra të Vretos: Mirëvetija. Pashko Vasa kishte propozuar të përdorej vetëm alfabeti latin. Po të lemë mënjanë poemën rinore me interes artistik të kufizuar. Më 12 tetor të atij viti ai gjithashtu mori pjesë në themelimin e shoqërisë me rëndësi historike Shoqëri e të shtypuri shkronja shqip. Në dhjetor 1884 ai bashkëpunoi për themelimin e shoqërisë Drita të Bukureshtit dhe shërbeu si sekretar i saj. që përmbante shkronja latine si dhe disa të tjera në stil grek. Jani Vretoja nuk ishte autor i ndonjë vepre të botuar. Gjatë gjithë viteve nëntëdhjetë. të përshtatur nga rumanishtja. Bukuresht 1889 (Llogaritje). së cilës i ra barra të reagonte me zgjuarësi e në mënyrë diplomatike ndaj kundërshtimeve Osmane e. ndër udhëheqësit shqiptarë në Bukuresht shpërthyen debate. ndjeu se i qe bërë padrejtësi kur publicisti Vissar Dodani (rreth v. gjuhën. Vretoja u largua dhe vajti në Athinë. dhe Numeratoreja. Pikërisht në këtë kohë ai u shkishërua nga mitropoliti ortodoks i Gjirokastrës. Bukuresht 1886. Ndër librat e botuar aty ishte një vepër e shkruar në fillim me alfabet arab. duke prishur kështu punën e një jete të tërë të Vretos për përhapjen e përdorimit nga të gjithë të një alfabeti të vetëm shqip.Frashëri. Vretoja shkoi në Bukuresht që të zgjonte interesimin për lëvizjen kombëtare ndër shumë shqiptarë që ishin ngulur me banim aty e nëpër Rumani. Pas kthimit në Konstantinopojë. Në fillim të vitit 1879 u caktua anëtar i komisionit të ngritur nga Komiteti qendror për të vendosur për alfabetin përfundimtar të shqipes. të shkruar më 1847 por të shtypur veç më 1897 në organin periodik të Bukureshtit Shqipëria. si dhe hapjes së shkollave në gjuhën shqipe. sidomos të teksteve shkollore. por ai ishte një eseist me rëndësi. sidomos. me sa duket nga uria. Vdiq në kryeqytetin grek në fillim të korrikut një vit më pas. Praktikisht ishte Vretoja ai që bënte punët në shtypshkronjë. Vretoja qe autor i një statuti (Kanonizmë) të shoqërisë. disa pjesë të së cilës u shkruan nga Vretoja. Në verë të vitit 1881. Një vit më pas ai botoi një vepër 158 faqesh me titull Radhuashkronjë. artikujt në fushën . lexonte bocat dhe pastaj interesohej për lidhjen e librave dhe për shpërndarjen e tyre. Më 1879 komisioni botoi një Allfabetare e gluhësë shqip. siç ndodhte shpesh në lëvizjen kombëtare. Filoheleni Jani Vreto parapëlqente alfabetin grek. e cila doli në Konstantinopojë nga gushti 1884 deri në korrik 1885. dhe themeloi në Bukuresht një seksion të Shoqërisë së të shtypuri shkronja shqip. Plaku Jani Vreto. të cilët e kuptonin se përparimi dhe autonomia kulturore nuk mund të shpinin veçse në kërkesa politike e ndoshta territoriale. Ai faqoste tekstet. të cilin Vretoja e transkriptoi në alfabetin e Stambollit e madje e pastroi nga orientalizmat. Erveheja. sepse paskësh bërë herezi 'duke krijuar një çështje shqiptare'. Në tetor 1899. Anëtarët e këtij komisioni prej kohësh kishin mendime të ndryshme e nuk pajtoheshin në këtë çështje shqetësuese të alfabetit. Istori e Skënderbeut. sidomos një shkrim me titullin Udhë e të shkruarit të gluhësë shqip. për botimin e gazetës së tij Shqipëria. Sami Frashëri. trevat e banuara prej tyre e të drejtat e tyre. Më në fund komisioni miratoi alfabetin e quajtur të Stambollit. 1897-1899. zunë të shihen përherë e më me dyshim nga autoritetet osmane. e cila do t'ia kushtonte energjitë e veta botimit të librave shqip. kurse Hasan Tahsini kishte shpikur një alfabet të tijin. që mund të hynte në kategorinë e letërsisë shqiptare si të tillë. Bukuresht 1886. Konstantinopojë 1878. 1857-1939) zgjodhi një alfabet të ri të shqipes. në të cilën shtjellon prejardhjen e shqiptarëve. sidomos ato të Jani Vretos. Vretoja botoi një Apologia. Kjo shoqëri. i njohur edhe me emrin Muhamet Çami (1784-1844). e kryesuar nga Anastas Avramidi Lakçe. ngriti një shtypshkronjë shqiptare dhe më 1886 nisi misionin historik të botimit të librave në gjuhën shqipe. për tregtarët dhe biznesmenët shqiptarë në Rumani. që më pas mori emrin Dituria. të propozuar nga kryetari i atij komisioni. në greqishte. e poetit mysliman Muhamet Kyçyku. Bukuresht 1888. Veprimtaritë e aktivistëve të lëvizjes kombëtare shqiptare në Konstantinopojë. Vetëm në vitin e parë të punës dolën dhjetë libra të tillë. që tani po jetonte në prag të varfërisë. ndaj qëndrimeve armiqësore greke për çështjen e zgjimit kulturor shqiptar.

Me ndikim më të madh në letërsinë shqiptare është personaliteti kombëtar. një veprimtari kjo që doemos e vuri në konflikt edhe me autoritetet turke. Doli nga shtatori 1879 deri në gusht 1880 në gjithsej dyzet numra. Si një nga anëtarët më aktivë të Shoqërisë së të shtypuri shkronja shqip në Konstantinopojë e më pas në Bukuresht. që ai e ngriti dhe e vuri në punë. . një studim për vetën e tretë të përemrit vetor të shqipes në dialektin e vendlindjes së tij. Në Gjirokastër. Dorëshkrimi i kësaj vepre të fundit u ble nga shoqata etimologjike dhe historike greke më 1926 dhe sot nuk dihet se ku ndodhet. Me t'u kthyer në Greqi. i njohur në greqishte si Panagiôtês Kupitorês. ende mban emrin e vet shqiptar. Reso 1981.botimit të librave në gjuhën shqipe. dhe për më tepër një figurë me emër në kryeqytetin grek. themeloi gazetën e përjavshme Hê fônê tês Albanias (Zëri i Shqipërisë). sikundër thonë për të gjithë emigrantët shqiptarë të atjeshëm. hapja e shkollave në gjuhën shqipe dhe çlirimi i Shqipërisë nga zgjedha turke. Kupitori shkroi edhe një varg artikujsh mbi gjuhën shqipe. Në rini Kullurioti emigroi në Amerikë dhe thuhet se atje i eci mirë e bëri pasuri. 491-507. 335-356. për Kupitorin flitet të ketë botuar një abetare të shqipes më 1879 ndonëse ndonjë dëshmi për këtë nuk ka.) 1981. Por duhet thënë se ajo gjithashtu riprodhon mjaft nga ato thashethemet dhe keqinformimet për shqiptarët. Ky dijetar nga ishulli Idhra (Hydra) studioi letërsi në Universitetin e Athinës. me kërkesën e konsullit grek. Shuteriqi 1977. të gjitha të botuara në numrat e periodikëve që ai redaktonte vetë.e meditimit filozofik dhe përkthimet nga veprat e filozofëve të lashtësisë. Kullurioti lindi në lagjen Plaka të kryeqytetit grek. ndër to edhe një studim mbi ritmin në himnografinë ekleziastike greke dhe një fjalor latinisht-greqisht. botuesi dhe shkrimtari Anastas Kullurioti28 (1822-1887) nga Athina. Ai është autor i një numri veprash greqisht. Kjo monografi me 62 faqe përmban të dhëna të ndryshme për çështje si historia e lashtë e Shqipërisë dhe prejardhja e gjuhës shqipe. Kupitori mbahet mend kryesisht si autor i një studimi greqisht me titull Albanikai meletai. Shtypshkronja shqiptare në Bukuresht. Punoi si drejtor shkolle në Lamia dhe Halkis para se të kthehej në Athinë ku. f. Përveç këtyre veprave. si dhe traktati i tij mbi 'mirëvetijën' i shtypur më 1886. më 1876. f. Athinë 1879 (Studime shqiptare. Në fillim të viteve tetëdhjetë. thuhet edhe se ka organizuar një shkollë mbrëmjeje ku mësohej shqipja me alfabet grek. Shtytje të dukshme zgjimit të ndërgjegjes kombëtare i dha edhe Panajot Kupitori (1821-1881). që mbizotëronin në studimet e mesit të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Pragmateia historikê kai filologikê peri tês glôssês kai tu ethnus tôn Albanôn. u 28 kr. nuk qenë pa ndikim si për pasurimin e gjuhës letrare ashtu edhe në zhvillimin e mendimit teorik shqiptar. ishte po me rëndësi themelore për përparimin e letërsisë shqipe në fundin e shekullit të nëntëmbëdhjetë sa edhe ç'kishte qenë shpikja e shtypshkronjës së lëvizshme nga Johan Gutenbergu për kulturën evropiane katër shekuj e gjysmë më parë. Për sa u përket studimeve shqiptare. një periodik kombëtar i zjarrtë në gjuhën greke me ndonjë artikull të rastit në shqipe. si dhe hartoi një fjalor të shqipes që ka mbetur i pabotuar. Vreto luajti një rol kyç në përmbushjen e një qëllimi madhor të intelektualëve shqiptarë të periudhës . Punim historik dhe filologjik mbi popullin dhe gjuhën shqipe). e më pas u bë drejtor. Veprimtaria e tij studimore e arsimore pati rëndësi për përparimin e kulturës greke dhe të kulturës shqiptare. banuar asokohe nga shqiptarë. Kjo lagje e vjetër edhe sot qendër turistike e Athinës rrëzë Akropolit. Për të parën herë ajo u dha shkrimtarëve shqiptarë atë që kishin kërkuar gjithmonë: lexuesin. Tre qëllimet kryesore të kësaj gazete e të veprimtarisë kombëtare të Kulluriotit në përgjithësi ishin: krijimi i një partie politike shqiptare në Greqi. dhe Reso në Bihiku (red. u emërua mësues në gjimnazin Varvakion (greqisht: Barbakeion gymnasio). edhe me ato greke. Por Jani Vretoja zë një vend të rëndësishëm në historinë e letërsisë shqiptare jo thjesht nga këto shkrime. Kullurioti bëri një udhëtim në Shqipërinë e jugut për të kërkuar përkrahje për çështjen kombëtare.

saqë atje pati shumë pak krijimtari letrare në gjuhën shqipe. Athinë 1882. Kullurioti mbahet mend jo vetëm si një botues. që tani ruhet në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë. . Kultura vendëse e Shqipërisë së jugut do të mbetej gjallë e do të zhvillohej si rezultat i veprimtarive të intelektualëve rilindës. U takon folkloristëve tani të regjistrojnë atë që ka mbetur nga letërsia gojore në kujtesën kolektive të arvanitasve para se koha ta shuajë edhe atë përfundimisht. vargjesh popullore e proverbash shqip e greqisht. ashtu si Kullurioti. 9. Terreni i ashpër malor dhe struktura fisnore feudale e popullsisë që banonte në luginat pak pjellore e të izoluara të veriut i kishin bërë gegët tipa të veçantë. do të zinte rrënjë më me ngadalë se në pjesën jugore. por edhe për librin e tij Avabatar arbëror ose Albanikon alfabêtarion. një abetare dygjuhëshe në dialektin e vendlindjes së tij. nisi karrierë në politikë dhe u bë deputet në parlamentin grek. Në poezinë e tij shqip Botasi këndon bëmat e vendlindjes. post që do ta mbante për tridhjetë vjet. Me këta autorë rryma e veçantë greko-shqiptare e letërsisë shqiptare të shkruar mbaron e nuk shkon më tutje. të ashpër e të pavarur. u asimiluan aq shpejt në dhjetëvjeçarët që erdhën. me tekstin në dy gjuhë. Si botues e si figurë kombëtare. ende e pabotuar. për shembull. malësorë të lirë. pa dyshim një nga veprat më të hershme të letërsisë për fëmijë në gjuhën shqipe. si dhe një tjetër nga një që njihet pakëz më shumë. të fortë. 335-356. megjithëse në numër të madh. Jani Botasi (1839-1924). Anastas Kullurioti dha një ndihmesë të dukshme për zgjimin e identitetit kombëtar ndër shqiptarët e Greqisë e të Shqipërisë së jugut. f. dhjetë nga të cilat. Shuteriqi 1977. emigroi në Shtetet e Bashkuara. Por. si dhe ishullit Spece (Spetsai). që jetonin sipas zakoneve dhe ligjeve të tyre 29 kr. Livorno 1870 (Dora d'Istrias shqiptarët). Rilindja. Njëra nga vjershat e tij u botua nga Spiro Dinia më 1908 në antologjinë Valët e detit. Po atë vit Kullurioti nxori një libër këndimi shqip me 116 faqe me titull Klumësht për foshnja. Botasi.arrestua nga autoritetet osmane dhe u dëbua në Korfuz. Ndonëse gjuha shqipe (arbërisht) ende flitet nga të moshuarit në rreth 320 fshatra në Greqinë e sotme. u kthye në Greqi më 1874. Athinë 1882 (Abetare shqip). si dhe disa përkthime nga Bibla (Psallmet e Davidit 1-15 dhe Shën Mateut 23). Më 1899 u zgjodh president i shoqatës greke të historisë dhe etnografisë. Aty gjejmë edhe një transkriptim të përmbledhjes me këngë popullore të botuara nga konsulli austriak Johan Georg fon Han (Johann Georg von Hahn) më 1854. Ai ishte shumë i interesuar.5 Shkrimtarët gegë veriorë të Shkodrës Në Shqipërinë veriore lëvizja e zgjimit kombëtar. Kjo fletore29 përmban këngë popullore që Kullurioti i mblodhi vetë. me një përkthim anglisht midis radhëve. pas studimeve në Athinë. Kjo përmbante veç të tjerave edhe një hyrje në gramatikën e gjuhës shqipe dhe një tufë përrallash. Ndërkaq brenda Greqisë qendrore dhe jugore. ajo nuk i ka bërë ballë batërdisë së asimilimit kulturor dhe prej kohësh ka zbritur në nivelin e një të folmeje fshati. Kemi një vjershë të një Gjergj Dhriva ose Dhrëva nga ishulli Idhra. politikan greko-shqiptar. Në Greqi e mbajtën për ca kohë në burg dhe thuhet se vdiq i helmuar në fillim të vitit 1887. çka është mjaft interesante. shqiptarët. që u botua nga Dhimitër Kamarda (1821-1882) në antologjinë A Dora d'Istria gli Albanesi. Kulluriotin më fort e interesonte ruajtja e trashëgimisë kulturore shqiptare në Greqi sesa krijimtaria letrare. gjatë luftës greke për çlirim. për letërsinë gojore shqiptare dhe arvanitase dhe qe autori i një fletoreje 196 faqesh me këngë popullore shqiptare.

f. 1993. Në Konstantinopojë. vëll. kurse më vonë mësoi edhe arabishten. turqisht dhe greqisht. apo Vaso Pasha Shkodrani. që u shpreh në kryengritjet njëra pas tjetrës gjatë gjithë shekullit të nëntëmbëdhjetë. si dhe meraku i përhershëm për ekspansionizmin malazez në drejtim të jugut. Fox 1989. drejtonin dhe rregullonin të gjitha anët e jetës në këto malësi30. Qosja 1984. botoi pas një viti librin La mia prigionia. Gjeçovi 1933. ai fitoi një vend pune në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Kastrati 1975. M. ku pati mundësi të përsoste njohuritë e veta në një numër gjuhësh të huaja: italisht. frëngjisht. Ngjarjet e lidhura me këtë mision i përshkroi në La Bosnie et l'Herzégovine pendant la mission de Djevdet Efendi. episodio storico dell'assedio di Venezia. 409-462. L. u dëbua e u dërgua në Konstantinopojë. Pak vjet më pas botoi një vepër. poet. Villari 1940. Konstantinopojë 1850 (Burgimi im. Fiset e Shqipërisë së veriut kishin pak gjëra të përbashkëta mes tyre. i njohur edhe me emrat Wassa Effendi. Vasa 1987 dhe 1989. Më 1847. Më vonë kreu detyra të ndryshme me përgjegjësi në shërbim të Portës së Lartë. Megjithatë. Përhapja e dukurisë së gjakmarrjes ndër ta dhe përvoja me forcat dhe trupat e tagrambledhësit osmanë u kishte mësuar të hapnin sytë mirë e të ruheshin nga çdo gjë që vinte nga jashtë. Për atë çka pa e përjetoi në Itali. urtësia tradicionale malësore mundi të pasurohej me bazat e një edukimi të rregullt në shkollat e rralla të huaja. Nuk është e rastit që kjo biografi historike italisht mban një titull të ngjashëm me atë të kujtimeve të famshme të atdhetarit dhe dramaturgut italian Silvio Pellico (1789-1845). Më 1863. Ky burrë shteti. u nis për në Itali në vigjilje të ngjarjeve të vrullshme që do të ndodhnin atje si dhe nëpër Evropë më 1848. Bala 1979. 1. botuar më 1832. Për ligjet malësore tradicionale dhe Kanunin e Lekë Dukagjinit. me interes historik. Del Re & Gustincich 1993. siç na thotë vetë. Rreth vitit 1867 e gjejmë në Halep. 1941. Hasluck 1954. u emërua sekretar dhe përkthyes i Ahmed Xhevdet pashës. mbushur me ideale e guxim në mendje e në zemër. si Kanuni i Lekë Dukagjinit. në një mision në Bosnjë dhe Hercegovinë. pas një periudhe fillestare varfërie e vështirësish.tradicionale. Me që mjetet e komunikimit dhe transporti qenë mjaft të vështirë në malësinë e thyer të Alpeve të Shqipërisë së veriut. pa folur më shumë për dallimet me toskët në jug. Ashta 1897-1899. si qytetar osman. dhe Baxhaku & Kaser 1996. Khair 1973. Nga 1842 deri 1847 punoi si sekretar i konsullatës britanike në këtë qytet të Shqipërisë veriore. N. 2. Prej tij kemi edhe dy letra të shkruara në Bolonjë në verë të atij viti revolucionesh. Mjeda 1898-1899. 31 30 . Më pas e gjejmë në Venedik ku mori pjesë në betejën e Margerës (Marghera) më 4 maj 1849. ushqeu te gegët një ndjenjë kombëtare mbarëshqiptare. kr. Le mie prigioni (Burgjet e mija). Vaso Pasha. Thallóczy 1916. dhe pikërisht këtu kultura shqiptare e veriut filloi të lulëzojë. në të cilat ai shpreh qartë pikëpamjet e veta republikane e antiklerikale. shumica e këtyre fiseve kishin pak lidhje me botën e jashtme. Ligjet tradicionale. që zgjati njëzet muaj. kundërshtimi ndaj sundimit turk apo çdo ndryshimi në të. shtetar dhe historian osman. nga ku u dërgua më pas në Ambasadën Perandorake Osmane në Londër për një farë kohe. Një figurë nga Shqipëria veriore që luajti rol vendimtar në kulturën e Rilindjes të shekullit të nëntëmbëdhjetë ishte Pashko Vasa31 (1825-1892). Dinte edhe pak anglisht e serbokroatisht. Illia 1993. tani të rrallë. Konstantinopojë 1865 (Bosnja dhe Hercegovina gjatë misionit të Xhevdet Efendiut). f. episod historik nga rrethimi i Venedikut). të mbuluara me borë në dimër e të thata e zhuritëse në verë. gjatë kryengritjes venedikase kundër austriakëve. Vetëm në qytetin hibrid të Shkodrës me klasën e vet tregtare dhe me mundësinë e daljes në det. kr. falë njohurive për gjuhën serbokroate. Pas mbërritjes së trupave austriake më 28 gusht të atij viti Pashko Vasa u shtrëngua të ikë në Ankonë ku. 306-348. 1901-1902. nga pranvera e vitit 1863 në tetor 1864. romancier dhe atdhetar ka lindur më 17 shtator 1825 në Shkodër.

ai ishte edhe një nga autorët e Memorandumit për Autonominë e Shqipërisë dorëzuar Ambasadës Britanike në Konstantinopojë. Për ta bërë gjuhën shqipe më të njohur e për t'u dhënë evropianëve të tjera mundësi për ta mësuar. që e zumë në gojë. I vetëdijshëm për rëndësinë e Evropës në luftën e Shqipërisë për t'u njohur. në një atmosferë korrupsioni levantin e intrigash familjare. 33 . u botua në Allfabetare e gluhësë shqip. Në këtë traktat të hartuar që të informonte lexuesin evropian për popullin e vet. Më 1879 Pashko Vasa punoi në Varna buzë Detit të Zi në administratën e vilajetit te Edrenesë me Ismail Qemal bej Vlorën (1844-1919). themeluar në Konstantinopojë më 12 tetor 1879 për të nxitur shtypjen dhe përhapjen e librave në gjuhën shqipe. të Sami Frashërit Shqipëria çka qenë. botoi një broshurë 16 faqesh me titull L'alphabet latin appliqué à la langue albanaise. të shtypur njëzet vjet më pas. lidhur me këtë. Paris 1879 (E vërteta për Shqipërinë dhe shqiptarët. Etude historique et critique. Në vjeshtë të vitit 1877 u bë anëtar themelues i Komitetit qendror për mbrojtjen e të drejtave të kombësisë shqiptare në Konstantinopojë. Mobarak 1989. Konstantinopojë 1873 (Trëndafila dhe 32 kr. Konstantinopojë 1879.Esquisse historique sur le Monténégro d'après les traditions de l'Albanie. monografi historike e politike që doli në një përkthim anglisht me titull The truth on Albania and the Albanians. ç'është e çdo të bëhetë. Nëpërmjet kontakteve që pati atje. Jani Vreto dhe Sami Frashëri. Ndonëse. Konstantinopojë 1872 (Skicë historike e Malit të Zi sipas traditave shqiptare). Së bashku me figura të tjera kombëtare në brigjet e Bosforit. si dhe në shqipe. Pashko Vasa nuk e harroi kurrë atdheun e tij. dhe post që me sa duket ai e mbajti. Ai ishte edhe anëtar i Shoqëri e të shtypuri shkronja shqip. një nga gramatikat më të rralla të kohës33. E para nga këto është një vëllim me poezi italisht me titull Rose e spine. Studim historik dhe kritik). Ai nuk do të rronte aq sa të lexonte traktatin. siç e ka pasur Libani traditë edhe atëhere e siç e ka edhe tani. e më vonë në arabishte (1884) e në italishte (1916). si hoxhë Hasan Tahsini. ai botoi La vérité sur l'Albanie et les Albanais. Mundësia e një shteti sovran shqiptar ende nuk mund të mendohej. Atje kaloi vitet e fundit të jetës deri sa vdiq në Beirut pas një sëmundjeje të gjatë më 29 qershor 1892. në mbështetje të një alfabeti me shkronja vetëm latine. Pa dyshim. Pashko Vasa propozonte thjesht unifikimin e të gjitha trevave shqipfolëse në një vilajet të vetëm dhe deri diku një farë qeverisje lokale. ku del i pjekur përfundimisht nocioni i pavarësisë së plotë. Më 1978. Megjithëse punonte në funksione të ndryshme për Portën. Shqipërinë. kr. mori pjesë edhe në organizimin e Lidhjes së Prizrenit më 1878. Londër 1879. Pashko Vasa energjitë e tij si shkrimtar shumëgjuhësh ia kushtoi lëvizjes kombëtare shqiptare. Varianti shqip. Pashko Vasa ishte edhe autori i një numri veprash letrare të shquara. ai botoi Grammaire albanaise à l'usage de ceux qui désirent appendre cette langue sans l'aide d'un maître. krahas veprës së Sami Frashërit dhe Jani Vretos. Historical and critical study. turqishte e greqishte po atë vit. Duke mos bërë aspak thirrje për pavarësi të Shqipërisë dhe për më tepër as për autonomi brenda Perandorisë. ai luajti rol në krijimin e një alfabeti të shqipes dhe. Ludgate Hill 1887 (Gramatika e shqipes për ata që duan ta mësojnë këtë gjuhë pa mësues). Kastrati 1992. Konstantinopojë 1878 (Alfabeti latin zbatuar për gjuhën shqipe). në njëqindvjetorin e Lidhjes së Prizrenit. Gjithashtu mori titullin pasha dhe më 18 korrik 1883 u bë guvernator i Libanit. post që sipas traktateve ndërkombëtare i jepej një katoliku me shtetësi osmane. Shqypnija e shqyptart. ai jep një pasqyrë të historisë së Shqipërisë nga pellazgët dhe ilirët e lashtë e deri në kohën e tij dhe shtjellon rrugët dhe mjetet për zhvillimin dhe përparimin e kombit. eshtrat e tij u sollën nga Libani e u vunë në një varr modest në Shkodër32. gjermanishte. si nëpunës civil i shërbeu me besnikëri Perandorisë Osmane.

romani më i vjetër i shkruar e i botuar nga një shqiptar dhe pa dyshim romani më i vjetër me temë shqiptare. gruaja e tij e dytë Katerina Bonati. Hetzer 1991a. kr. Gruaja e tij e parë. djaloshit Aradi. në bashkëpunim të fshehtë me abatët e fuqishëm të Mirditës. 1304-1374) dhe Torkuato Taso (Torquato Tasso. vetmisë dhe vdekjes sipas traditave të poezisë romantike të paraardhësve të tij evropianë Xhakomo Leopardi (Giacomo Leopardi. doli se ishte me shkrimin e Sami Frashërit. 3-6. Roza. është gjetur në arkivin e De Radës në Biblioteca Civica të Kozencës në shtator 1975 dhe për një farë kohe u mendua se ishte shkruar nga dora e Pashko Vasës. Ndër temat që trajtojnë këto vjersha përsiatëse. dhe vitit 1880. që i ka siguruar një vend të merituar në historinë e letërsisë shqiptare. Vepra nuk dihet të ketë pasur ndonjë jehonë të veçantë në shtypin frëng të kohës. 1790-1869) dhe Alfred de Mysé (Alfred de Musset. vuajtjeve shpirtërore. ndjek travajet e vajzës së bukur. me dyzet e një vjersha plot ndjenjë (gjithsej rreth 1600 vargje) kushtuar temave të dashurisë. kr.feuilleton me ndërtim klasik. Madje natyra e tepruar informative e kësaj historie në prozë është edhe një nga dobësitë artistike më të mëdha të saj. Një variant i tretë i kësaj vjershe është gjetur në arkivat e Thimi Mitkos në Aleksandri37. Paris 1890 (Bardha e Temalit. Bardha de Témal. Alfons de Lamartin (Alphonse de Lamartine. Por. f. dy ndër të cilat u kushtohen poetëve italianë Françesko Petrarka (Francesco Petrarcha. Jarnik 1881. është një vjershë. Ndonëse shumica e botimeve të Pashko Vasës qenë në frëngjishte e italishte. 1798-1837). është.gjëmba)34. Bardha është pa dyshim personifikimi i vetë Shqipërisë. por të martuar Bardha dhe të dashurit të saj. skena nga jeta shqiptare). Ka të ngjarë që për këtë arsye e botoi me pseudonimin Albanus Albano. ky variant. Ajo u botua për herë të parë nga gjuhëtari çek Jan Urban Jarnik (1848-1923) më 188136. scènes de la vie albanaise. kr. me të cilën qe martuar më 1855. e cila fillon me fjalët Mori Shqypni. të cilët. K. 1937) më 1969. 1544-1595). ky roman . viti dramatik i Lidhjes së Prizrenit. Një kopje tjetër e kësaj vjershe me 72 vargje. i vdiq nga tuberkulozi. 18101857). 148-151. ndoshta vjersha më popullore e më me ndikim e shkruar ndonjëherë në gjuhën shqipe. Këtu po japim të plotë 34 kr. kurse në gjuhën shqipe më në fund u përkthye nga Ymer Jaka (l. pasqyrim i jetës vetjake të Pashko Vasës. sundonin në krahinën e Shkodrës35. është një roman në gjuhën frënge që Pashko Vasa e botoi në Paris me pseudonimin Albanus Albano po atë vit që përmbledhja e shquar poetike e Naim Frashërit Luletë e verësë doli në Bukuresht. Nga disa intelektualë shqiptarë të kohës ajo u interpretua si mjet për diskreditimin e fisit të Gjonmarkajve. janë jeta në mërgim dhe tragjedia familjare. pas prozës shumë të shkurtër të Sami Frashërit 'Dashuria e Talatit me Fitneten'. Më 1884. më 1887. pak kohë pasi qe emëruar guvernator në Liban. 35 36 37 . Përveç karakterit didaktik dhe ndonjë pretendimi letrar që mund të ketë pasur autori. e cila bashkëjeton me shtete e fuqi të tjera jashtë vullnetit të saj. 'Bardha e Temalit' ka një sfond politik më të veçantë. Kodra 1992. Është shkruar jo vetëm si një histori zbavitëse dashurie. si dhe katër nga pesë fëmijët me të i vdiqën sa qe vetë gjallë. që i ishte dërguar Jeronim De Radës më 1881. tepër sentimental për shijet e sotme. Kjo thirrje prekëse e emocionuese për zgjim kombëtar mendohet të jetë shkruar aty diku midis vitit 1878. por edhe më pas e ndoqi fati tragjik familjar. 'Bardha e Temalit'. ashtu siç i vdiq edhe e bija që i pat mbetur gjallë. Bulo 1986. edhe pse jo në shqipe. Drandja. por edhe për t'i dhënë lexuesit perëndimor njohuri për doket dhe zakonet e shqiptarëve të Veriut. Me ngjarjet e vendosura në Shkodër më 1842. f. e famshmja O moj Shqypni. pas një shqyrtimi më të imët.

tjetri: latin Do thom: jam grek. sot je me crule E nuk t'ka metun as emn as bes. Me faqe t'bardh gjithmon asht da. me vllazën jeni t'u vra. shkje disa tjerë. Sa thon kam fe. Ke pas shum t'mira e shum begati. Shqyptari u zu si zok ndër leqe! Kjani ju trima. Për me ju da e me ju vorfnue. Kur ka lidh besën burri i Shqypnis. . Zogu i Shqyptarit gjithmonë i zoti Ka ken për luft e n'luft ka dekun E dhunë mprapa kurr s'i ka metun. Por sot. Kjani ju shpata e ju dyfeqe. Burrat e dheut të thirshin nan. ara e bashtina. Shqyptar. si je? Por sikur lisi rrxuem për dhe! Shkon. Ndër nji qind çeta jeni shpërnda. Kur kriste pushka si me shkrep moti. po m'thuej. more t'mjer! Priftnit e hoxhët ju kan hutue. Por jeni vllazën. E për sa pare qi do t'fitoni. Vjen njeri i huej e ju rri n'votër. Besën e t'parëve t'gjith e harroni. Se ra Shqypnija me faqe n'dhe. Njeni: jam turk. si fush me lule. Ndër lufta t'rrebta gjithkund ka ra. Me arm të bardha e me pushk ltina. t'gjith. bota sipri. I ka shti dridhën gjith Rumelis. Baheni robt e njerit t'huej.variantin e Jarnikut: "O moj Shqypni. Qi nuk ka gjuhën as gjakun tuej. Me ju turpnue me grue e me motër. Ke pas ken veshun. Vet e ke prishun për faqe t'zez. E nji fjal t'ambël kurrkush s'ia flet. Me varza t'bukra e me djelm t'ri. Kush të ka qit me krye n'hi? Ti ke pas ken nji zoj e rand. sa thon kam din. Shqypni. Me burra trima e me gra t'dlira Ti ndër gjith shoqet ke ken ma e mira. e mjera Shqypni. me kamb e shklet. Si mal me bor. bashk me ne. Gja e vend shum.

Të gjith si vllazën n'nji bes shtrëngonju. Eni t'vajtojm Shqypnin e mjer Qi met e shkret pa emn. edhe ai ia kushtoi energjitë të tij lëvizjes kombëtare për çlirimin e popullit nga pushtimi i huaj. Ndërkaq. në vlerat patriarkale të kohës. Së bashku me Preng Doçin (1846-1917). Ka met e vej si grue pa burr. u shugurua më 1888 dhe më pas punoi si prift famullie në malësinë e Shkrelit. se desim t'tan! Desim si burrat qi diqne motit E mos turpnohna përpara Zotit!" Pashko Vasa i prek thellë ndjenjat e lexuesit shqiptar kur Shqipërinë e krahason sikur lisi rrxuem për dhe! ose. si zoj e rand e shkelur dhe e turpëruar nga të huajt. As gjak në faqe as nder ndër shok. Gjithkund lshon dielli vap edhe rrezë. Çonju. Por asht rrëxue e bamun trok! Mblidhnju ju varza. Nikaj studioi në kolegjin jezuit Kolegjia Papnore Shqyptare në Shkodër. shqyptar. As zjarm në votër as drit as pish.E s'i ka metun as buk as mish. Dom Ndoc Nikaj38 (1864-1951). Lacaj 1963 dhe Plasari 1991d. e cila hapi udhën për kryengritjen që filloi më 25 mars 1910. mblidhnju ju gra. Me ata sy t'bukur q'dini me kja. Që në moshë të re. Kët faqe t'zez gjithkush e dro! Para se t'hupet kështu Shqypnija. Ka met si nan qi s'pat djal kurr! Kujt i ban zemra me e lan me dek Kët far trimneshet qi sot asht mek? Kët nan të dashtun e do ta lam. prozator dhe botues nga Shqipëria veriore. edhe më tepër. Me pushk në dor le t'des trimnija. është quajtur babai i romanit shqiptar. Feja e shqyptarit asht shqyptarija! Qysh prej Tivarit deri n'Prevezë. ai themeloi Lidhjen e mshehët. Vasa gjithashtu thekson karakterin përçarës të fesë në gjirin e popullit të tij dhe shpall: Feja e shqyptarit asht shqyptarija. ishte burri ai që duhet të mbante turpin kur përdhunohej e shoqja apo e motra. ai ishte edhe anëtar i shoqërisë 38 kr. Lidhur me këtë. është me interes të theksojmë se. Qi njeri i huej ta shklas me kamb? Jo! jo! Kët marre askush s'e do. shprehje e cila zuri vend në mendimin e luftëtarëve kombëtarë shqiptarë gjatë periudhës së Rilindjes e më pas. . E mos shikjoni kish e xhamija. prej gjumit çonju. t'part na e kan lan. Asht tok e jona. Kush mos na e preki. pa nder.

Shkodër 1920. e cila në fillim të shekullit ishte ende në shpërgënj. që zakonisht cilësohet pak a shumë një vepër në prozë mbi dyqind faqe. Shkodër 1920. Ndër botimet e shquara arsimore. Bruksel 1902. me sa duket asnjë libër i Nikajt nuk hyn në atë kategori. Nikaj e nisi karierën duke themeluar më 1 janar 1910 gazetën e përjavshme Koha. Besa Shqyptare. që dilte dy deri katër herë në javë gjer më 1921. dhe vazhdoi kështu deri afër vitit 1912. Këtu ai shtypi libra këndimi në gjuhën shqipe. dhe botoi libra shkollorë. të themeluar më 1909. Shkodër 1913. kurse që rreth vitit 1924 nuk shkroi më. Pas Luftës së Parë Botërore. Burbuqja. me sa duket i ka shtypur në tirazh mjaft të kufizuar. 680-684. Kjo e fundit është një histori. revista periodike si Hylli i Dritës dhe dhjetëra vepra të tjera. romane të botuara Për një pasqyrë mbi veprimtarinë e kësaj shtypshkronje. Kjo gazetë me katër faqe në shqip botonte artikuj për politikën. Përveç punës për nxjerrje gazetash. që tani pothuajse nuk gjenden. Pas një periudhe të shkurtër. Ndër më të njohurat janë novelat: Marzia e ksctenimi n'filles t'vet. Deri në këtë periudhë të historisë së letërsisë. Ndonëse firma botuese nuk i dilte me fitim financiar. çështjet shoqërore. Është e qartë se Ndoc Nikaj dha një ndihmesë të dukshme për zhvillimin e prozës shqiptare. me subjekt nga vitet 1815-1817. Vetë si botues. Edhe pse Nikaj ishte në gjendje t'i botonte të gjitha veprat e tij të mëvonëshme në shtypshkronjën e vet. në formën e një romani të shkurtër. Shkodër 1899. Më 1921 u arrestua dhe bëri dyzetegjashtë ditë burg në Tiranë për arsye që nuk dihen. përkthimi i një historie italisht të Turqisë. Shkodër 1917. Pas vdekjes së tij vetëm Shkodra e rrethueme dhe Bukurusha janë ribotuar. për rrethimin e Shkodrës gjatë luftës ballkanike të vitit 1912. Shkodër 1892. kryesisht në prozë. subjekti i së cilës shtjellohet në vitet 1478-1479. Me pseudonimin Nakdo Monici. nga 29 korriku 1915 po kjo gazetë pati emrin Zani i Shkodërs. dhe vdiq në burgun e Shkodrës pesë vjet më vonë. Romë 1888 (Historia e kishës së shenjtë). si dhe vepra të tjera ekleziastike. si dhe i ndonjë drame. të botuar në Bruksel e më pas në Londër. Londër 1902. me siguri për të theksuar afërinë me shoqërinë letrare me të njejtin emër. Historia e Turkiis. biznesmeni Nikaj dinte si të kompensonte humbjen me fitime në fusha të tjera më të leverdisshme si ato të tregtisë së lëndës së drurit apo të armëve. në moshën tetëdhjetedy vjeç. IX. kulturën. Shkodër 1913. në janar 1951. Për sa i përket romanit. Ndoc Nikaj kishte edhe firmën e vet të vogël botuese Shtypshkroja Nikaj39. Nikaj iu kthye më fort shkrimeve. si dhe ndonjë prozë letrare. që është më shumë se një fund tragjik për një figurë të madhe të kulturës shqiptare. Heshtja për të mos botuar të tjera nga ky autor i njohur si 'babai i romanit shqiptar' ka ardhur patjetër ngaqë autoritetet komuniste të Tiranës e ndienin veten ngushtë për shkak të fundit të tij tragjik. fetare e didaktike të Nikajt përmenden: një libër 320 faqesh Vakinat e scêites kisc. Fejesa n'djep a se Ulqini i mârrun. libri 416 faqesh Historia e Shcypniis . kr. Shkodër. sepse sot veprat e tij është shumë vështirë të gjenden.letrare Bashkimi në Shkodër. dom Ndoc Nikaj u arrestua nga komunistët më 1946. Bleta nner lule t'Parrizit. Për jetën personale në vitet e mëvonëshme deri në fundin e Luftës II Botërore dihet pak. Shkodër 1918. 8-12 (1937). me akuzën absurde të planeve për përmbysjen e qeverisë me dhunë. libra fetarë për kishat. e cila shërbeu si tekst për shkollat. dhe pjesa teatrale për vajza Motra për vllàn. ai bashkëpunoi aktivisht me organin e njohur periodik të Faik Konicës Albania. Shkodër 1921. Në pranverën e vitit 1913 Ndoc Nikaj themeloi një gazetë tjetër. Vepra të tjera janë tregimet historike të dashurisë Bukurusha. Në kuadrin e përndjekjeve ndaj klerit katolik në Shqipërinë e veriut në fund të Luftës së Dytë Botërore. revista Leka. ku u botuan shumë nga veprat e tij dhe të të tjerëve. f. Aty botohej edhe ndonjë artikull gjermanisht e italisht. letërsinë dhe ekonominë. subjekti i së cilës shtjellohet në vitet 1830-1833. Lulet në thes. dhe Shkodra e rrethueme. 39 . Në fushën e letërsisë artistike Nikaj është autor i shumë vëllimeve. Në numrin e dytë ai ia ndryshoi emrin në Bashkimi.

kurse në mars të atij viti vajti në Shkup e në Gjakovë për të siguruar mbështetje për qëndresë të hapur kundër sundimit turk e për përfshirjen e Kosovës në shtetin e ri shqiptar. i dërgoi një memorandum me dymbëdhjetë pika qeverisë turke në qershor 1911. scènes de la vie albanaise. latinishte dhe shqipe. Në shtator 1909 mori pjesë në Kongresin e Elbasanit. Në Napoli ra në kontakt me figura politike dhe letrare arbëreshe si studiuesi Zef Skiro (1865-1927) dhe bashkëpunoi me organet periodike arbëreshe La Nazione albanese (Kombi shqiptar) i botuar nga Anselmo Lorekio dhe La nuova Albania (Shqipëria e re) botuar nga Xhenaro Lusi (Gennaro Lusi). së bashku me Gjergj Fishtën. Gradilone 1974. kësaj radhe në qeverinë e formuar rishtas të Durrësit. kur Shkodra e lindjes së tij u pushtua nga trupat malazeze. Në nëntor 1908.sh. ai punoi si drejtor i përgjithshëm i arsimit dhe ndihmoi për ngritjen e rreth dyqind shkollave fillore. ose kanë mbetur të pabotuar. nëse terma të tillë kategorikë e të sipërfaqshëm mund të kenë ose jo ndonjë kuptim. Gurakuqi qe zëvendëskryetar i këtij kongresi dhe u zgjodh në komisionin të cilit iu dha detyra e vështirë për të vendosur për një alfabet përfundimtar të gjuhës shqipe. i cili u mbajt për të organizuar arsimin dhe mësimdhënien në gjuhën shqipe. TaaÕÕuk-u Tal'at ve Fitnat (Dashuria e Talatit me Fitneten) i Sami Frashërit në turqishte. e cila konfirmoi ekzistencën e shtetit të ri shqiptar. çka ndihmoi gjithashtu për t'i dhënë shtytje botimit të teksteve shkollore shqip. si vepra 282-faqesh e papërfunduar e Françesk Anton Santorit Sofia Kominiate. 1981. Po në Napoli Luigj Gurakuqi botoi tekste shkollore shqiptare dhe një libër mbi prozodinë. Më 1897 vajti në Itali për studime në kolegjin italo-shqiptar të Shën Mitrit nën drejtimin e Jeronim De Radës (1814-1903). së bashku me Ismail Qemal bej Vlorën (1844-1919). por interesimet e tij kryesore ishin shkencat natyrore dhe shoqërore. Lacaj 1959. Gurakuqi mori pjesë në shpalljen e pavarësisë në Vlorë më 28 nëntor 1912 dhe u caktua ministër i arsimit në qeverinë e parë shqiptare të kryesuar nga Ismail Qemal bej Vlora. botuar më 1872. Gurakuqi ishte edhe një nga udhëheqësit e kryengritjes së malësisë së veriut më 1911 dhe. Të vetmet romane shqiptare që mund të përmenden. I nxitur nga mësuesit e tij Anton Xanoni (1862-1915) dhe Gaspër Jakova Merturi (1870-1941) ai nisi të shkruajë poezi në italishte. Më 1918 Gurakuqi u emërua përsëri ministër i arsimit. Gurakuqi ndoqi studimet në Kolegjin Saverian të drejtuar nga jezuitët në Shkodrën e tij të lindjes. që më pas do të bëhej i pari kryeministër i Shqipërisë. Pollo 1979. Ai gjithashtu studioi për mjekësi tre vjet në Napoli. f. 149-216. Një vit më vonë vajti në Paris për të marrë pjesë në Konferencën e Paqes. . pas revolucionit të xhonturqve. një nga shkollat më të mira në vend asokohe. Po nga Shkodra ishte Luigj Gurakuqi40 (1879-1925). Luigj Gurakuqi u emërua drejtor i saj. dhe Tako 1980. shkrimtar dhe figurë politike madhore e Rilindjes në Shqipërinë veriore. Kur u hap në Elbasan më 1 dhjetor 1909 shkolla e parë shqiptare për përgatitjen e mësuesve. Më 1915. Më 1908. ndonëse trevat shqiptare në Kosovë dhe në 40 kr. Gurakuqi u kthye përfundimisht në Shqipëri dhe pas pak kohe u bë figurë udhëheqëse në lëvizjen kombëtare që shpuri në pavarësinë e vendit më 1912. Shkolla Normale. i cili do të ushtronte një ndikim të fortë mbi të. ose janë shkruar në gjuhë të huaja. kritikët do të jenë në gjendje të gjykojnë nëse epiteti 'baba i romanit shqiptar' është i përligjur apo jo. Gjatë pushtimit austro-hungarez të Shkodrës. Ai gjithashtu mori pjesë në kryengritjen e Shqipërisë së jugut më 1912. Vetëm kur në duart e tyre të kenë edhe vepra të tjera të Nikajt. Gurakuqi u kap e u burgos në Mal të Zi deri pas ardhjes së forcave austro-hungareze.në gjuhën shqipe nuk ka pasur fare. si p. Paris 1890 (Bardha e Temalit. këto të fundit të botuara në revistën jezuite të kulturës fetare Elçija i Zemers t'Jezu Krisctit. ai përfaqësoi shoqërinë letrare Bashkimi të Shkodrës në Kongresin e Manastirit. Tani për tani më i saktë do të ishte cilësimi 'baba i prozës gege të shekullit të njëzetë'. dhe Bardha de Témal. Lindur më 19 shkurt 1879. skena nga jeta shqiptare) i Pashko Vasës në frëngjishte. Më 1916 ai luajti rol në punën e Komisisë Letrare Shqype për drejtshkrimin e gjuhës shqipe. duke i kërkuar pavarësinë e Shqipërisë.

ai emigroi në Lindjen e Mesme dhe u ngul me banim në Egjipt e Liban. iu botua për herë të parë pas vdekjes nën titullin Vjersha. Bari 1940. atëherë me siguri do ta kishte pasuruar mjaft gjuhën letrare. ishte më fort një vjershë patriotike e dobët për mbrojtjen e Ulqinit. Bukuresht 1906. nuk është për t'u habitur që ai pëlqeu më fort veprimtarinë politike e atdhetare sesa kënaqësinë abstrakte të krijimtarisë letrare. kurse më 1924 ministër i financave në qeverinë e Fan Nolit (1882-1965). botuar me pseudonimin Lek Gruda. përfshirë përshkrime stinësh. armëve. Luigj Gurakuqi gjithashtu e rregulloi me shtëpinë botuese të Napolit Tocco e Salvietti për të nxjerrë botimin e tretë të idilit mjeshtëror të dashurisë të Zef Skiroit Mili e Haidhia. Napoli 1906. në revistën françeskane Hylli i Dritës dhe në të përjavshmen Ora e maleve në Shkodër. kësaj poezie shpesh i mungon melodia dhe ritmi. E para vjershë e tij e botuar. që ishte kodifikimi i parë i prosodisë botuar në gjuhën shqipe. me 94 faqe nga Gjikam. Filip Shiroka (1859-1935) është një poet klasik i Rilindjes. Por. u shtrëngua të ikë në Itali dhe u vra në Bari më 2 mars 1925 nga një farë Baltjon Stambolla. si dhe katër vëllime tekstesh për shkollat fillore me titull Kendimét per çunat. Gramatika e tij e gjuhës shqipe mbeti e pabotuar.Jugosllavinë e jugut nuk qenë përfshirë. Thuhet se kishte njohuri të shkëlqyera për shumë dialekte të shqipes dhe. dhe në të përmuajshmen fetare të Shkodrës Elçija . Një përmbledhje e poezisë së tij. all'armi! (Shqipërisë. Këtë vepër ai e konsideronte si një nga më të bukurat e letërsisë shqiptare. All'Albania. duke parë rrjedhën e stuhishme të historisë në dy dhjetëvjeçarët e parë të shekullit. shkollore e didaktike. satirike dhe meditative e Shirokës në gjuhën shqipe u shkrua kryesisht nga 1896 deri më 1903. dhe kuptohet që të gjitha këto vijnë nga natyra e vendlindjes. Ai lindi e u rrit në Shkodër dhe shkollën e kreu te françeskanët. në anën e të cilit ishte Gurakuqi në betejën që zhvillohej për një gjuhë letrare të njësuar. Napoli 1906. Ajo doli në organe shtypi si Albania e Faik Konicës. Poezia kombëtare. ndikimi i të cilit ndihet kudo në poezinë e Shirokës. Shkodra gjithmonë ka qenë krenare për Luigj Gurakuqin dhe më 29 maj 1991 universitetit të sapothemeluar në atë qytet i vuri emrin e tij. armëve!). që i shtypi në Athinë më 1912. me rrëzimin e qeverisë demokratike të Fan Nolit nga forcat totalitare të Zogut. Vargenimi n'gjuhe shcypé me gni fjalorth shcyp-frângisht n'marim. Napoli 1905. Ndër mësuesit e tij ishte poeti Leonardo De Martino (1830-1923). Ky i fundit u botua në dialektin e mesëm të Elbasanit. Ndonëse përmban tabllo të gjalla. pjesën më të madhe të të cilave i botoi me pseudonimin Lek Gruda dhe Jakin Shkodra. Luigj Gurakuqi i shërbeu çështjes kombëtare jo vetëm duke luajtur një rol aktiv në jetën politiko-shoqërore. Përveç kësaj ai qe autor veprash poetike. e shkruar italisht dhe e shtypur në Osservatore Cattolico (Vëzhguesi katolik) në Milano më 1878. Abétar i vogel shcyp mas abévét t'Bashkimit é t'Stambollit mé trégimé n't'dy dhialéktet. ndër to në revistën Albania të Faik Konicës. Fjalorth shcyp-frângisht e frângisht-shcyp i fjalevé t'réja. Ndër botimet didaktike mund të përmendim: Knnimé t'para per msojtoré filltaré t'Shcypniis. për të cilën ai shkroi një hyrje. Më 1880. në periodikë shqiptarë që botoheshin në Egjipt. Filip Shiroka kaloi një pjesë të madhe të jetës në mërgim. ku punoi si inxhinier ndërtimi hekurudhash. por mjeshtër në poezi nuk ishte. në Liria e Shqipërisë të Kristo Luarasit në Sofje. poezia e të cilit do të bëhej e njohur më vonë. all'armi. Gurakuqi vërtet ishte i talentuar në gjuhë. Sikundër shumë intelektualë shqiptarë të fundit të shekullit të nëntëmbëdhjetë. po t'i kishte kushtuar më shumë kohë letërsisë. Në gusht 1924 Gurakuqi vajti në Gjenevë për të mbrojtur interesat e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve por. Në poezinë e vet Gurakuqi është disi më pak i frymëzuar. pas dështimit të Lidhjes së Prizrenit. Napoli 1907. por edhe me artikuj informativë në një numër të mirë organesh periodike shqiptare. shtrëngatash e shkrepash malorë që lartohen deri në re. pa dyshim agjent i Ahmet Zogut (1895-1961). Më 1921 u emërua ministër i brendshëm në qeverinë jetëshkurtër e Hasan bej Prishtinës (1873-1933). pseudonimi i Gjon Kamsit. e mbrujtur me ndjenjë të fuqishme atdhetarie e me romantizëm kombëtar.

i cili përdorte edhe pseudonimet Geg Postrippa dhe Ulqinaku. Me ato vende rreth t'përfalesh Ku kam shkue kohën e re. Ndoshta më e mirënjohura e më tipikja nga vjershat e tij është Shko dallndryshë. dallndryshë. Mosi ndoqi shkollën fillore italiane dhe Kolegjin Saverian. i përkasin po periudhës së parë të pavarësisë.i Zemers t'Jezu Krisctit. dallndryshë. Përmbledhja e tij poetike. tue fluturue.. N'ato vorre me vajtue. Shko. Kam dy vorre n'at vend vajit. e frymëzuar nga poetë romantikë francezë e italianë të fillimit të shekullit të nëntëmbëdhjetë. nuk mbulon ndonjë gamë tematike apo leksikore të veçantë dhe nuk është e gjitha me nivel letrar. të themeluar nga 41 kr. Shkon në Shkodër. veshun në zi. shkrimtar dhe figurë politike. të cilën e hartoi në zgrip të shekullit. Lindur më 22 prill 1885 në Shkodër. Zâni i zêmrës. Lacaj 1961. është autor i të paktën gjashtëdhjetë vjershave. Shiroka mbahet mend si lirik thellësisht emocional e si poet me gjuhë të pastër. si Alfred de Mysé (1810-1857). dhe Tomaso Grosi (1790-1853). Tiranë 1933. Dhe kur t'mërrish në Fush' t'Rmajit. sidomos përkthime veprash fetare të liturgjisë katolike. ashtu si ato të Luigj Gurakuqit dhe Filip Shirokës. veprat e të cilit. Me nj'at za t'përmallshëm shqim Kangën tande për vajtim!" Nga plejada e poetëve të periudhës së fundit të Rilindjes duhet përmendur edhe Hilë Mosi41 (1885-1933). N'Shqypni shko pra fluturim. i zhytur me mish e me shpirt në fatin vetiak e në atë të atdheut të largët. u botua nga Ndoc Nikaj dy vjet para vdekjes së Shirokës në Beirut. disa artikujve e përkthimeve. Atje shko. Qaj me za t'përmallshëm shqim Nji kangë tanden gjith vajtim! Ka shumë kohë qi s'jam n'Shqypni. atdhetar.. Ti aty pra qaj për mue. . tre tregimeve të shkurtra. T'nanës e t'babës qi m'kanë mjerue. Alfons de Lamartin (17901853). Dallndryshë ulu me pushue. ndonëse kjo e fundit vlen pa dyshim të thuhet për shumë poetë të Rilindjes. pra fluturim. Poezia e Filip Shirokës. Shiroka. n'gjytet tim! Shndet prej meje të m'i falesh 'saj shpisë vjetër ku kam le. Bashkudhëtare në veprën e tij është tema e mallit për vendlindjen. n'dhena tjera. Fal me shndet gjytetin tim! . Prej Misirit. Fusha e male tue kërkue. Ti. të cilët ai i lexoi në kohë të rinisë në Shkodër. një poezi e mbushur plot mall e trishtim: "Udha e mbarë se erdh pranvera.

f. që dilnin në Korçë. hymnizime të heronjve shqiptarë dhe. Për katër vjet. por me sa duket këtë detyrë nuk e filloi. Drita të Sofjes. së bashku me personalitetin atdhetar Dervish Hima (1873-1928). Hilë Mosi është autor vjershash atdhetare dhe lirikash dashurie. në Austrinë e jugut. të cilën e ngriti në bashkëpunim me mikun e tij të ngushtë Risto Siliqi (1882-1936) dhe me Karlo Sumën. por edhe vjersha nga Mihal Grameno (1871-1931) dhe Asdreni (1872-1947) si dhe vargje folklorike. rreth viteve 1904-1908. Në fund të vitit 1912 e gjejmë përsëri në Austri. ai u emërua shef i policisë. kësaj radhe në Shkodër. të shkruara kryesisht midis viteve 1900 e 1925 e të botuara në organe shtypi.jezuitët më 1877. Kombi të Bostonit. Më pas u botua Zân' i atdheut. përmbante jo vetëm disa vjersha atdhetare të tij me frymëzim e nivel artistik modest. Trieste 1913. Mosi ishte bërë një bashkëpunëtor i palodhur në shumë organe periodike që botoheshin në atë kohë: Albania që doli në Bruksel e në Londër. thirrje bashkatdhetarëve për të ngritur krye e për të hequr qafe zgjedhën turke. në një shkollë për mësues. kurse nga nëntori 1920 qe anëtar i delegacionit shqiptar në Lidhjen e Kombeve. Albanija të Beogradit. Shqypnia e re. Më 1926. Mosi qe pjesërisht poet. Më 1911 mori pjesë aktive në kryengritjen e Shqipërisë së veriut dhe dha mësim një vit në Shkollën Normale në Elbasan. përshkrime të rëndomta të natyrës së atdheut dhe të jetesës së vajtueshme të mërgimtarëve. 75. që më 27 dhjetor 1904 mori emrin Dija. kurse më 1916 themeloi një klub atdhetar me emrin Vllaznija. Një vit më pas punoi si drejtor i përgjithshëm i rendit publik dhe më 1930 si ministër i arsimit. Veçse asnjëri prej tyre nuk paraqet ndonjë interes të madh letrar. turqisht dhe frëngjisht. Nën administratën austro-hungareze. Karrierist i palodhur. dhe u internua në Cetinjë për shtatë muaj së bashku me Luigj Gurakuqin dhe Risto Siliqin. Malo Krimshi. pjesërisht përkthyes dhe pjesërisht figurë politike. mallin për vitet e tij të rinisë në Shkodër. me artikuj shqip. Në kohën e qeverisë së Fan Nolit më 1924. Nga të gjithë ata poetë të Rilindjes që njihen mirë. një vëllim tjetër vjershash me tema kombëtare. Lekë Dushmani. e para përmbledhje poetike e tij. filloi të botojë gazetën e vet të përjavshme Shqipëtari-Arnavud në Konstantinopojë. detyrë që e mbajti deri sa vdiq më 22 shkurt 1933. duke përdorur pseudonime të ndryshme si Zog Sokoli. ai studioi në Klagenfurt. kurse më pas në Korça dhe Lidhja orthodhokse të Mihal Gramenos. me amnistinë e shpallur nga Zogu. dhe Shpnesa e Shcypeniis të Dubrovnikut. Po atë vit u bë anëtar i Komisisë Letrare Shqype të ngritur në Shkodër nga autoritetet austro-hungareze për të nxitur botimin e teksteve shkollore në gjuhën shqipe. si dhe në një numër të vogël përmbledhjesh. Më pas kthehet në Shqipëri për të themeluar një të përjavshme tjetër kombëtare. Mosi u kthye në Shqipëri dhe u bë ministër i punëve botore. Të dy vëllimet dëshmojnë ndjenjën e thellë patriotike të Mosit në një kohë kur shqiptarët po luftonin jo vetëm për pavarësi por edhe për afirmim kulturor. Pas kthimit në Shqipëri më 1908. Speci dhe Lirijasi. Këngat shqipe. . Mann 1955. Selanik 1909. shërbeu si sekretar i Kongresit të Manastirit dhe. të cilët kishin zënë Shkodrën më 27 qershor 1915. nën drejtimin e gjuhëtarit Gjergj Pekmezi (1872-1938) mori pjesë në organizimin e studentëve shqiptarë në Austri në klubin atdhetar Lirija. Hilë Mosi qe prefekt i Korçës e i Gjirokastrës derisa u shtrëngua të ikë në Brindizi kur Ahmet Zogu (1895-1961) mori pushtetin aty afër krishtlindjeve të atij viti. kishte qenë ndikuar nga romantizmi gjerman. që erdhi më pas. Aty gjejmë vaje për gjendjen e rëndë të Shqipërisë. dhe më 42 kr. Nga viti 1920 deri më 1924 përfaqësoi Shkodrën e tij të lindjes në Parlament. duke mos gjetur asnjëherë kohë dhe qetësi shpirtërore për t'i përqëndruar të gjitha energjitë e veta në një fushë. Hilë Mosi sa ishte në Klagenfurt. Në fund të dhjetorit 1909. doli më 15 qershor 1913 dhe pati një vit jetë. Gjatë kohës së studimeve. Më 1921 u emërua ministër i arsimit. ku mori pjesë në Kongresin Shqiptar të Triestes në ditët e para të marsit 1913. Për veprimtarinë e tij kombëtare Mosi u arrestua nga malazezët. siç e cilëson Stuart Man42. për një farë kohe. ashtu si Filip Shiroka. Mosi qe më pak i frymëzuari. Atje. banoi në Korçë.

Tiranë 1927. 1797-1856). 1749-1832). është e vështirë të kuptohet që poezia aq e përmbajtur për një dashuri heteroseksuale mund të trondiste këtë vend të Evropës në fillimin e shekullit të njëzetë. Ndër përkthimet e tij letrare. janë: Die Räuber (Cubat) nga Fridrih Shiler (Friedrich Schiller. f. pa dyshim për t'i thënë publikut shqiptar se poezia e dashurisë ishte një zhanër letrar dhe më se i pranueshëm. 1791-1813). 3. nën titullin më dinjitoz Lule prendvere. ishte shumë larg erotikës në kuptimin Perëndimor të fjalës. jo të humbiste kohë me dashurinë e me shprehjen e ndjenjave intime. Teodor Kërner (Theodor Körner. por edhe me 43 kr. Misioni i poezisë në periudhën e Rilindjes ishte të ndizte ndjenjën atdhetare e t'i shërbente fuqizimit kombëtar dhe përparimit shoqëror. Në hyrjen e shkruar për botimin e vitit 1927 ai e përligj kështu këtë vendim: "Ka shum kohë qi jam kah matëm për m'e shtypë një libër me vjersha dashtnore.poezinë e dashurisë. Hilë Mosi qe nga të parët poetë të shekullit të njëzetë që botoi vargje dashurie. por e tillë ishte atëhere Shqipëria. Mosi përfshin edhe përkthime të tij vjershash dashurie nga poetë të huaj . 1759-1805). 1759-1805). Ludvig Uland (Ludwig Uhland. një dukuri kjo relativisht e re në letrat shqiptare. 1823-1849). dhe Il servo di due padroni (Shërbëtori i dy zotërinjve) e I due servitori (Dy shërbëtorët). Dorëshkrimi i tij i përkthimit të veprës së Gëtes Die Leiden des jungen Werthers (Vuajtjet e djaloshit Verter) ka mbetur i pabotuar. njerzve pa të ndime mundet me iu dukë një sent tepër i ri. Kjo pikëpamje për qëllimin e poezisë. e kanonizuar pas Luftës së Dytë Botërore pak a shumë po në këtë formë. Xhozue Karduçi (Giosuè Carducci. Shkodër 1916. Shandor Petëfi (Sándor Petöfi."43 Sot. . 1787-1862).pas iu kushtua përkthimeve nga letërsia gjermane e italiane. Mosi 1927. Së bashku me Andon Zako Çajupin (1866-1930) dhe Asdrenin (1872-1947). një dramë në tri akte nga Teodor Kërner (Theodor Körner. Nënkuptohet se kjo poezi dashurie. 1791-1813). 84-54 para erës sonë). që ka meritën se nisi një zhanër të ri në letërsinë shqiptare . tuj mendue se leterësia asht ajo. vendova m'e shtypë ket libër. pa dyshim. Nga krijimtaria origjinale e Mosit më me interes është vëllimi poetik Lotët e dashtnies. a por jo? Ma në funt. 9.6 Përpjekjet për shkollën Zgjimi i identitetit kombëtar e i kulturës së Rilindjes ndër shqiptarët e jugut në këtë periudhë ishte i lidhur ngushtë jo vetëm me veprimtaritë politike e botuese. e cila i hapë rrugën njerëzies në fushë të përparimit. Katuli (Catullus. të cilën kritikët shqiptarë e quajnë 'poezi erotike'. Fridrih Shiler (Friedrich Schiller. edhe përpara se m'e vue nën shtyp m'asht dashtë shum herë me mendue: A thue i ka ardhë koha. ose edhe ndoshta kundër moralit.Johan Volfgang fon Gëte (Johann Wolfgang von Goethe. vazhdoi të gjejë mjaft mbështetje deri në fundin e diktaturës së Enver Hoxhës. Hajnrih Hajne (Heinrich Heine. Në botimin e dytë të kësaj përmbledhjeje. i cili. jo të gjitha me nivel. 1707-1793). dy komedi këto nga Karlo Goldoni (Carlo Goldoni. qi në Shqipnië të shtypet një libër kësisojit. 1835-1907).

vetëkuptohet se ideologët e lëvizjes së zgjimit kombëtar të Rilindjes në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë ia kushtuan një pjesë të mirë të energjive të tyre luftës dhe përpjekjeve për shkolla në gjuhën shqipe. ndër to edhe një shkollë françeskane të ngritur më 1855 si dhe Kolegjia Papnore Shqyptare e hapur nga jezuitët më 1859. e vërtetë është. Shumica myslimane mund të shkonte vetëm në medresetë në gjuhën turke. më tha në prani të disa funksionarëve turq: 'Po. Por në Shqipërinë e jugut rrjeti modest i shkollave në gjuhën greke. e cila u hap në Shkodër më 1877. vetë shqiptar. Të tria sferat kulturore të ndryshme. autoritetet osmane shpesh shkonin aq larg sa t'u hapnin njerëzve çantat dhe korrespondencën e të bastisnin shtëpitë për të gjetur gjësendi të shkruar shqip. cit. Pakica katolike në veriun malor të vendit në fakt nuk kishte pasur fare shkolla para se të ngriheshin institucionet arsimore. Publicisti aristokrat Eqrem bej Vlora (18851964) njofton për një bastisje të tillë shtëpie në prill 1903: "Nuk doli gjë e madhe. f. që kish mundur të hapej. Vetëm nëpërmjet këtyre shkollave popullsia do të mund të mësonte të lexonte e të shkruante gjuhën e vet e do të kapërcente prapambetjen e së kaluarës.'"46 Edhe kisha ortodokse greke në Shqipërinë e jugut e shihte gjithë veprimtarinë kulturore shqiptare si rrezik për monopolin e saj mbi shkollën. por ata nuk kanë aq rëndësi. Veçanërisht zonat fshatare të Shqipërisë veriore me strukturën fisnore dhe terrenin malor të thyer do të bënin pak përparim në fushën e arsimit deri nga mesi i shekullit të njëzetë. 68. Ky zbulim tronditës shkaktoi syrgjynosjen dhe burgimin e tetëdhjetë zotërinjve nga krahina e Vlorës. Vlora 1911. shkolla të Kuranit. Veriu mbeti prapa jugut realisht në të gjitha fushat. Me fillimin e shekullit të njëzetë ky institucion i shquar i drejtuar nga jezuitët pati mbi katërqind nxënës. Porta e Lartë i shihte arsimin dhe librat në gjuhën shqipe si veprimtari subversive dhe e gjykonte të arsyeshme të ndalonte të gjitha shkollat dhe botimet në gjuhën shqipe. f. Këtyre u duhet shtuar Kolegji i Shën Françesko Saverit. 44 45 kr. 39. për të ruajtur statusin e vet. nga françeskanët dhe jezuitët në Shkodër e përreth saj në mesin e shekullit të nëntëmbëdhjetë. Pipa 1961-1963. Redzepagiƒ 1968. Një pjesë e mirë e popullsisë ortodokse në jug kishin mundësi të hynin në shkollat me bazë gjuhën greke. e sidomos për një shkollë në gjuhën shqipe44. Në këto kushte të rënda. 46 . që ishin kryesisht italiane. kr. Edhe në shekullin e njëzetë madje. F. nuk iu rresht as vrasjeve. vep. 1978. Gjithë puna është tek ata kundërvajtës të cilëve u janë gjetur fletë të shkruara shqip."45 Për burgun e Vlorës thuhej se ishte plot me kundërvajtës që u kishin gjetur ndonjë gjë të shkruar shqip. në të cilat ndahej vendi. ku mësohej teologji dhe arabishtja. e madje në një numër rastesh. zakonisht i njohur me emrin Kolegja Saveriane. duke e zhytur kësisoj të gjithë vendin në padije e errësirë të thellë.përpjekjet për shkollën. Madje ajo kërcënonte me shkishërim cilindo që pranonte alfabetin shqip. mes tyre kemi edhe disa vrasës dhe hajdutë. Gjykatësi. deri në gjysmën e dytë të shekullit të nëntëmbëdhjetë. kishin sjellë me vete sisteme të ndryshme shkollash fillore të huaja. Shumica e tyre ishin përkrahës të së ashtuquajturës ide kombëtare dhe prandaj edhe fajtorë për tradhti të lartë. Edhe ndonjë shkollë në gjuhën shqipe. "Nja pesëqind veta janë ngjeshur në këtë sallë të ngushtë pa dritare e të pashtruar. dhe Myzyri 1973. një dallim që mund të ndihet edhe sot e kësaj dite. që funksiononte nën Për shkollat e para në gjuhën shqipe. U gjet një kartolinë e shkruar shqip në një fustan gruaje. mësimi në Shqipëri jepej në gjuhë të huaja. Mungesa e një arsimi zyrtar kishte qenë gjithmonë pengesë e madhe për përparim e kulturë në Shqipëri. Pra. rrethanë kjo që bëri e pamundur shkollimin e masave të popullsisë. ishte mbyllur menjëherë.

ai u bë shumë shpejt i njohur si Paul Revere i Shqipërisë. u ndie deri diku në jetën e njerëzve. Për këtë veprimtari u shkishërua prej Qirilit. Ai lindi më 22 prill 1865 në Luaras të Kolonjës dhe ndoqi shkollat greke në Nokovë të Gjirokastrës dhe Hotovë të Përmetit. e cila me sa duket e ndinte se do të humbiste autoritetin e saj mbi grigjën shqiptare nëse lejohej shkollimi në gjuhën e 'barbarëve'. si kundër Portës së Lartë që e kishte nxjerrë shkollimin shqip jashtë ligjit. dhe Xholi 1987. Më 1903-1904. kur qeveria osmane filloi të mbyllte të gjitha shkollat shqipe. më 1908. 47 . me ndihmën financiare të Nikolla Naços (1843-1913) në Bukuresht. Luarasi u kthye në Shqipëri pas një amnistie dhe vazhdoi veprimtarinë e vet. anëtar drejtues i Komitetit qendror për mbrojtjen e të drejtave të kombësisë shqiptare dhe i Shoqërisë së të shtypuri shkronja shqip në Konstantinopojë e. ia doli mbanë që. Me gjithë kundërshtimin e egër të kishës ortodokse greke e të autoriteteve osmane në Konstantinopojë. por në të njëjtën kohë i detyronin të gjithë ata që e donin këtë arsimim të mohonin se ishin shqiptarë e të asimiloheshin nga gjuha e nga kultura greke. 124-127. Në gusht 1911. Luarasi ishte edhe zëvendëskryetar i kongresit të dytë të Manastirit më 1-6 prill 1910. I ati kishte qenë mik me Koto Hoxhin (1824-1895). Më pas dha mësim në shkollën e fshatit Negovan afër Follorinës. idetë e zgjimit kombëtar shqiptar patën ndikim të hershëm tek ai. Lufta për shkolla në gjuhën shqipe ishte në të vërtetë një luftë e dyanëshme. Në këtë pikë Patrikana ortodokse dhe autoritetet osmane në brigjet e Bosforit ishin në pajtim të plotë. mitropolit i Kosturit. Më 20 shtator 1892 u shkishërua përsëri. ai u sëmur rëndë kr. kurse pas një viti u shpërngul në Manastir. ku do të dërgohej më vonë Fan Noli (1882-1965). Petro Nini Luarasi qe gjithashtu njëri prej mësuesve të shkollës së parë shqiptare të njohur zyrtarisht nga Porta. Më 1 janar 1906 ishte një nga themeluesit e shoqërisë Malli i mëmëdheut në Bufalo të Nju Jorkut. f. më 1887. që e nxirrte Sotir Peci (1873-1932) në Boston dhe për gazetën Drita të Sofjes. si dhe botoi disa vjersha të zakonshme me frymëzim kombëtar. Luarasin e futën në burg. ishte në pararojë të lëvizjes për çeljen e shkollave shqipe.kujdesin e kishës ortodokse. Faensen 1980. pse gjoja propagandonte masoneri e protestantizëm. por ai arriti të ikë e të shpëtojë me një pasaportë të rreme e të emigrojë në Amerikë me pseudonimin Petro Kostandini. Në një qarkore dërguar bashkësisë ortodokse. Këto shkolla arritën të sjellin një farë arsimimi e përparimi në njërin prej vendeve më të prapambetura të Evropës. dy ditë pas ceremonisë së përurimit të kishës në fshatin e tij të lindjes. Pas kursit për mësues në Qestorat. Petro Nini Luarasi47 (1865-1911). Në Korçë rimori drejtimin e shkollës kombëtare në vitet 1908-1909. të hapur në Korçë më 7 mars 1887. Fillareti mallkonte përpjekjet e Luarasit për të mbledhur mësues të shqipes. një nga mësuesit e parë shqiptarë të periudhës së zgjimit kombëtar. S. Lejimi i tij për banim në Shtetet e Bashkuara doli çështje e ngatërruar ngase nuk pranonte të regjistrohej si qytetar grek. Në vitin e revolucionit të xhonturqve. Sevo 1936. Në pranverë 1891 mori në dorë drejtimin e kësaj shkolle pas Pandeli Sotirit (1852-1890) dhe ndihmoi për financimin e shkollave të tjera në Shqipërinë e jugut. ku filloi t'u mësojë fëmijëve edhe shqipen. dhe kërcënonte cilindo që pranonte një detyrë të tillë ose libra 'masone' e 'protestante' me një mallkim nga i Plotfuqishmi vetë. u emërua në fillim mësues i greqishtes në fshatin Berzhdan më 1882. mitropolit i Korçës. Luarasi 1958. si rrjedhim. Gjika 1974a. Ai gjithashtu shkroi artikuj për të përjavshmen shqiptaroamerikane Kombi. ashtu edhe kundër kishës ortodokse greke. kësaj radhe nga Fillareti. të ngrinte në vitet më pas disa shkolla në Shqipërinë e jugut. një gjuhë kjo që 'nuk ekziston'. Më pas ndoqi një kurs për përgatitje mësuesish në Qestorat. në të cilin u zgjidh përfundimisht debati për alfabetin e shqipes. 353-382. Duke udhëtuar nëpër Nju Inglend nga një ngulim shqiptarësh në tjetrin për të mbajtur ligjërata mbi historinë e Shqipërisë. ku dha gjuhën shqipe në një shkollë turke e ku bashkëpunoi në gazetën Bashkim' i kombit me artikuj për arsimin dhe mësimdhënien. me të ashtuquajturin alfabet të Stambollit. f.

dhe Faensen 1980. si dhe tekstesh shkollore. Gjerasim Qiriazi50 (1858-1894) ndoqi shkollën greke në 48 kr. komiti shqiptar Bajo Topulli (18681930) i zuri pritë dhe vrau Fotin. që e detyruan tridhjetëvjeçarin Negovani. 12 shkurt 1905. f. të cilin e vranë banditët më 1891. dhe një tjetër me 16 faqe Istorishkronja e Plikatit. S.papritur në Ersekë. Bash këtu ra në kontakt me lëvizjen kombëtare dhe mësoi të shkruajë shqip (me alfabetin e Stambollit). Për këtë thuhet se është helmuar. Papa Kristo Negovani është autor proze e poezie. Pas dy ditësh. Më 10 shkurt 1905 Negovani mbajti një shërbesë kishtare shqip në prani të Karavangjelisit. Ai edhe meshën e mbante shqip. i cili duke dalë nga kisha. Më 1894 emigroi në Braila të Rumanisë ku punoi tre vjet si marangoz. një fshat që. 49 50 . u shugurua prift dhe vazhdoi punën si mësues. Shtëpinë e vet Negovani e ktheu në shkollë dhe u mësoi shkrim e këndim shqip mbi njëqind fëmijëve e të rriturve. Manastir 1911. Sofje 1906. Xhandarët vendës e rrethuan shtëpinë ku e kishin strehuar dhe hapën fjalë se kishte pasur kolerë. duke mos lejuar askënd t'i afrohej. peshkop i Kosturit. Këtu ai mbron shkollën në gjuhën shqipe kundër kishës ortodokse. të publicistit dhe shkrimtarit të periudhës së vonë të Rilindjes Mihal Grameno (18711931). Një tjetër figurë e shquar e arsimit dhe kulturës shqiptare është Papa Kristo Negovani48 (1875-1905). të shtunën. Mendohet se i qe kurdisur një lojë e ndyrë. Ka lindur në Negovan afër Follorinës në Greqinë veriore. që kish kërcënuar me shkishërim cilindo të krishterë që pranonte alfabetin shqip. madje as mjekun. të vetëdijshëm për fundin që e priste. kishte qenë banuar në mesin e shekullit të nëntëmbëdhjetë nga shqiptarë të Plikatit të krahinës së Kolonjës. kr. flitet se tha ato fjalë fatale. në moshën dyzetegjashtë vjeçare. Veprat e tij u botuan në revista të kohës. Bukuresht 1899. sidomos në Kalendari kombiar. f. ku e dërgoi i ati Harallamb Çali. Ato paraqesin kryesisht interes historik dhe mund të themi se nuk dallohen për ndonjë vlerë artistike të veçantë. Faensen 1980. që ishte tregtar. Luarasi 1962. 138-140. gjë që nuk i pëlqeu aspak hierarkisë ortodokse greke. Më 1897 u kthye në fshatin e lindjes. Për të marrë hak për këtë akt që hierarkia ortodokse greke ua veshi shqiptarëve. 133-134. kr.. Sofje 1904. i munduar në udhë e sipër për në fshatin e tij të lindjes. libri me 122 faqe Bënjatë të shënjtorëvet dërgimëtarë. Shkollën e bëri në Athinë. Myzyri 1973 dhe Gjerasim Qiriazi 1991. Ndër edukatorë të tjerë të shquar toskë të kësaj kohe është familja Qiriazi49 ose Kyrias nga Manastiri në Maqedoni. i cili gjithashtu e kundërshtoi me vendosmëri shovinizmin kulturor ortodoks grek. por edhe për një monografi greqisht dhe shqip me titullin Mallkim i shkronjavet shqip dhe çpërfolja e shqipëtarit. Titulli i kësaj vepre të kujton atë të komedisë me tri akte Mallkimi i gjuhës shqipe. e shtrëngoi Kristo Negovanin të braktisë studimet e të punojë si mësues në një shkollë fillore greke në Leskovik për të mbajtur familjen. Petro Nini Luarasi mbahet mend jo vetëm për veprën e tij në të mirë të arsimit shqiptar. vjersha Prisheja e Hormovësë . të dilte jashtë shtëpisë në mes të natës për ta masakruar pastaj me sëpatë bashkë me pesë të tjerë. Përshtatjet e fabulave të Ezopit dhe të La Fontenit dhe poezia e tij didaktike me frymë patriotike e edukative u drejtoheshin kryesisht fëmijëve. Sofje 1903. Sofje 1906 (Bëma të apostujve shenjtorë). tregimi i shkurtër I vogëli Dhonat Argjendi. Fullani 1960. fshati u rrethua nga banditë. botuar pas vdekjes. ndër ta edhe i vëllai. përkthimesh e përrallash. një përmbledhje vjershash me 78 faqe Vjershë shkresëtoreja. në shtator 1906. peshkopin e Korçës. Ndër botimet e tij janë: Istori e dhiatësë vietërë. vepra në dy pjesë I drunjëti kryq. Selanik 1909. bashkë me Bellkamenin fqinjë. "Mos të gjettë viti tjetër ndër të gjallët". Nuk zgjati shumë dhe vdiq në Gostivisht më 17 gusht 1911. i njohur edhe me emrin Kristo Harallambi. Vdekja e të atit. Sofje 1899. Bukuresht 1905.

për të cilën filloi të punojë në Korçë më 1883. ndoqi shkollën greke në vendlindje Manastir dhe kolegjin amerikan në Samokov. kushtuar ndriçimit dhe përparimit të popullit shqiptar. Gjerasim Qiriazi 1993. Hierarkia ortodokse greke e kundërshtoi hapjen e shkollës në mënyrë fanatike që nga fillimi. Verën tjetër u shpërngulën në një ndërtesë më të madhe që mund të nxinte më shumë nxënëse. Baird nga Manastiri. Gjergj Qiriazi ishte një nga themeluesit e gazetës në gjuhën shqipe Bashkim' i kombit më 1909. e njohur edhe me emrin Paraskevi D. Bukuresht 1899. sa të mos pranonte të varroste djalin e njerit prej mercenëve të saj. Me t'u kthyer në Shqipëri ajo mori pjesë në ngritjen e shkollës së vashave në Korçë më 1891. Ajo mori pjesë edhe në Kongresin e Manastirit. gazetarin dhe shkrimtarin Kristo Anastas Dako (1878-1941) e me të motrën Parashqevi ajo vajti në Rumani e prej andej emigroi në Shtetet e Bashkuara. Rrëfimi për gjashtë muajt e këtij kalvari është përkthyer anglisht nga J. Sofje 1902. Pas katër vjet studimesh atje. gjatë rrugës malore Korçë-Manastir u sulmua nga komitët dhe u mbajt peng për gjysmë viti51. Ajo qe e para grua shqiptare që studioi në këtë institucion amerikan. në moshën tridhjetegjashtë vjeçare nga pleuriti. Përveç hristomathisë së të vëllait. iu dha një punë nga Shoqëria Biblike Britanike dhe Botërore (British and Foreign Bible Society). të cilin e kreu në qershor 1891. dialogësh dhe tekstesh shkollore. E përdyjavëshmja Yll' i mëngjesit. Ai botoi një tekst për fizikën. Me ndihmën e Naim Frashërit (1846-1900) e sidomos të misionarëve amerikanë e anglezë. në shqip kr. që doli në Boston nga 1917 deri më 1920. duke u dalluar vazhdimisht për një aktivitet politik. Kirias. Hapja e së parës shkollë shqipe të njohur zyrtarisht në Korçë më 1887 e frymëzoi atë dhe të motrat Sevasti Qiriazi-Dako (1871-1949) dhe Parashqevi Qiriazi (1880-1970) të hapnin një shkollë për vajzat. Me të shoqin. përfshinte artikuj mbi politikën. Ishte Naim Frashëri ai që i dha mundësi Sevasti Qiriazi-Dakos (1871-1949) të studionte në kolegjin me emër Robert College në Konstantinopojë e të luante një rol aktiv në arsimimin e grave. Është thënë se Sevasti Qiriazi-Dako ka botuar një gramatikë për shkollat fillore (Manastir 1912) dhe ka redaktuar një radhë tekstesh historie. këngësh. Fizika. dhe shkoi aq larg. me ndihmën e mësuesit të tij të anglishtes. ku u mor kryesisht me përgatitjen e teksteve shkollore. i njohur në anglishte me emrin George Kyrias. Bullgari. Gjithashtu nisi të shkruajë një gramatikë të shqipes dhe dihet se ka predikuar në gjuhën shqipe. Ai është autor vjershash. skicash. si dhe një numër artikujsh në organe shtypi të kohës. ku bashkëpunoi me të përdyjavshmen Yll' i mëngjesit. Më 12 nëntor 1884. Pas Luftës së Parë Botërore kjo shkollë njihej ende me emrin e familjes Qiriazi. Edhe Parashqevi Qiriazi (1880-1970). ato morën autorizimin e duhur në Konstantinopojë dhe më 15 tetor 1891 hapën të parë shkollë shqiptare të vashave në Korçë. shoqërinë. 51 . shkolla mbrëmjeje në Shqipërinë jugore dhe ndihmoi për të vënë bazat e një sistemi bibliotekar. Ajo ndihmoi për themelimin e shoqatës Yll' i mëngjesit më 1909 dhe në Shtetet e Bashkuara botoi periodikun e ilustruar me të njëjtin emër. Më 1908 mori pjesë në Kongresin e Manastirit. kurse më 1908 ishte delegat në Kongresin e Manastirit. Më pas organizoi arsimin për të vegjël. Pas vdekjes së të vëllait më 1894 mori në dorë drejtimin e shkollës së vashave në Korçë. Gjerasim Qiriazi 1902/1994. Sofje 1906. kr. studioi në Robert College në Konstantinopojë dhe u kthye në Shqipëri për të punuar si mësuese. ashtu si i vëllai Gjerasimi. misionarit amerikan Xheni (Jenney). W. Gjergj Qiriazi (1868-1912). Më 1909 ajo botoi një abetare për shkollat fillore. ai botoi një përmbledhje me vjersha fetare me titullin Kënkë të shenjtëruara. Vdiq në Manastir më 30 dhjetor 1912. Më 4 janar 1894 Gjerasim Qiriazi vdes. iu dha mundësia të studiojë në një kolegj amerikan në Samokov. Edhe ai u mor në punë nga Shoqëria Biblike Britanike dhe Botërore. Shkrime të tij të zgjedhura u botuan nga i vëllai më i vogël Gjergji në antologjinë Hristomathi më katër pjesë. historinë. Gjergj Qiriazi qe aktiv sidomos në botime tekstesh shkollore. që e kishte marrë gjatë kohës së pengut.Manastirin e tij të lindjes dhe.

Ai mbante qendrim purist në shkrimin e shqipes. ishte idhtar i zëvendësimit të shumë huazimeve nga italishtja. ushtroi një ndikim të dukshëm për zhvillimin e gegërishtes. 1962b. Të dyja shkollat u shkrinë më 1900. Shpuza 1965. Shkodër 1911-1912. sikundër del nga dokumentet. duke parë talentin e tij. Bashkë me poetin lirik klasik Ndre Mjeda (1866-1937) e me të vëllanë e tij Lazër Mjeda. por edhe me tregime të shkurtra e me vjersha të tijat apo përkthime që pëlqeheshin shumë. por që fëmijë u shpërngul në Shkodër. Shkodër 1909. letërsinë. ai nuk ishte vetëm novator në gjuhë. f. që shërbyen si frymëzim i vazhdueshëm për studentët dhe kolegët e tij shkrimtarë. 1980.filologjinë. Faensen 1980. si dhe në veçanti për vjershën me frymën e Rilindjes Rrnoftë Shqypnia. Më 1899 Logoreci ngriti një shkollë tjetër private shqiptare e cila. të themeluar më 1901. e dërguan të kryente shkollën e lartë jashtë. ku kishte kryer studimet edhe vetë trembëdhjetë vjet më parë. sikundër e kemi parë deri tani. norma që i parashtroi në Prîsi në lâmë të letratyrës. kur u transferua në shkollën françeskane në Shkodër. 123-124. Kastrati 1962a. Po atje bëri shkollë edhe për mësues. Si autor vjershash. Ajo doli vetëm në katërmbëdhjetë numra deri sa u mbyll më 6 gusht 52 kr. që drejtonte arsimimin e katolikëve shqiptarë në Perandorinë Osmane nën kujdesin e Kultusprotektoratit. turqishtja dhe sllavishtja me rrënjë fjalësh më të lashta shqipe. Një pjesë e mirë e veprës së tij ka mbetur e pabotuar edhe sot e kësaj dite. gjendej nën Kultusprotektoratin. Etërit jezuitë. por realisht në dorën e kishës katolike. ka lindur më 10 shkurt 1867 në një familje katolike në Shkodër. Në moshë të re punoi çirak në shoqërinë tregtare italiane Parruca. Edukator dhe botues. e cila zhvillohej kryesisht në të vetmen qendër qytetare në ngritje e sipër që ishte Shkodra. f. e cila punonte për nxitjen e përdorimit të gjuhës shqipe në letërsi. kulturën dhe politikën. e cila e dërgoi si llogaritar në Monfalkone afër Triestes. por edhe stilist i shkëlqyer për kohën kur jetoi. Më 14 nëntor 1907 nisi të botojë gazetën e përdyjavshme Dašamiri. Atje dha mësim për njëfarë kohe. Parashqevi Qiriazi mori pjesë edhe në Konferencën e Paqes në Paris më 1919 si përfaqësuese e bashkësisë shqiptaro-amerikane. dramash e punimesh studimore në gjuhën shqipe. Ka mbetur në histori edhe për veprat Gramatika shqyp. sidomos me anë të një alfabeti të ri. sepse më pas dha dorëheqje. 53 . Figurë e shquar e arsimit katolik në periudhën e Rilindjes qe Anton Xanoni52 (1862-1915) i cili. kr. 297-298n. Xanoni vdiq në Shkodër më 16 shkurt 1915 dhe çmohet si një veteran i arsimit dhe i kulturës shqiptare. në Spanjë (1883). Nga viti 1908 bashkëpunoi rregullisht me periodikun jezuit Elçija e Zemers t'Jezu Krisctit me artikuj për historinë. Xanoni ishte anëtar aktiv i shoqërisë letrare Agimi. Mati Logoreci53 (1867-1941). ka gëzuar mbështetje të gjerë. në zgrip të shekullit. 1910. Shërbeu si mësues në Prizren deri më 1903. dhe Shkurtorja e historis së moçme. Më 1896 dha mësim një vit në kolegjin Gregorian në Kieri (Chieri). lindi në Durrës më 12 janar 1862. në Kremona të Italisë (1886). para se të kthehej në Shqipëri. i njohur edhe me emrin Ndoc Zanoni. Porto Re) në bregdetin dalmat (1884). Pas kthimit në Shqipëri hapi një shkollë në Prizren më 1 maj 1889. ku edhe mori arsim katolik. për të cilën thuhet se ishte shkolla e parë shqipe në Kosovë. në një institucion jezuit në Kraljevica (ital. Këtë ai e kreu në manastirin Kartusian në Porta Coeli në veri të Valencias. prozash letrare. Më 1892 u shugurua prift jezuit në Krakov dhe u kthye dy vjet më pas në Shkodër për të dhënë gjuhë shqipe në Kolegjin Saverian. Arsimi zyrtar dhe kultura e shkruar në Shqipërinë e veriut. Anton Xanoni. që e shtypte në Trieste me alfabetin e quajtur Agimi. dhe Musa Kraja 1987. dhe në Kolegjin Gregorian në Krakov (Kraków) të Polonisë (1890-1892). arsimin dhe folklorin. Ishte Anton Xanoni ai që vendosi normat e retorikës dhe të stilit të shkrimit në dialektin verior të shqipes në një shkollë me ndikim si Kolegji Saverian. për shkak se ra në konflikt me konsullatën austro-hungareze. letërsinë. Gazeta nuk zgjati shumë. 281-287. kushtuar shpalljes së pavarësisë. në juglindje të Torinos në Itali.

Jena 1854 (Studime shqiptare). Nuk dilte nevoja të krijohej një identitet kombëtar. kr. shpesh i konsideruar si babai i studimeve shqiptare.m. Mati Logoreci vetë i redaktoi nëntëdhjetë e tre numrat e parë deri më 23 mars 1937. me Lazër Mjedën. 1811-1869) në trevëllimshin Albanesische Studien.1908. Lëvizja romantike në Evropë kishte ngjallur një interes të dukshëm për traditat folklorike dhe letërsinë gojore. organizoi një shkollë nate shqipe në Shkodër. Në nëntor 1908 Logoreci përfaqësoi shoqërinë Agimi të Shkodrës në Kongresin e Manastirit. numri i parë i së cilës doli më 28 nëntor 1936 dhe zgjati të paktën deri më 1939. Mjeku gjerman Karl 54 Për jetën dhe veprën e Johan Georg fon Hanit. Shkodër 1924. poezisë dhe publicistikës. kurse nga 1916 deri 1918 si funksionar për arsimin në Shkodër. Kjo vinte edhe për arsye të rrugës të mundimshme të historisë së vetë popullit shqiptar. 9. Këngët popullore dhe përrallat popullore shqiptare kishin rrëmbyer imagjinatën jo vetëm të shkrimtarëve shqiptarë gjatë Rilindjes kombëtare. Madje përmbledhja më e hershme e letërsisë gojore shqiptare u botua në Gjermani nga Johan Georg fon Han54 (Johann Georg von Hahn. Shkodër 1911. Dhjetë vjet më pas ai botoi një përmbledhje në dy vëllime Griechische und albanesische Märchen. Grimm 1964. Pas pavarësisë Logoreci shërbeu si mësues në Tiranë. në gramatikën që hartoi për dialektin toskë. mjafton që ai vetëm të rizbulohej. Nga 1922 deri 1923 qe sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Arsimit dhe iu kushtua arsimit derisa doli në pension më 1930. ku bie në sy një prirje e lehtë letrare e gjuhësore. por edhe të studiuesve dhe gjuhëtarëve të huaj të shekullit të nëntëmbëdhjetë. pra qe gazeta më e madhe shqiptare në vitet para Luftës së Dytë Botërore. Logoreci ishte autor i një numri tekstesh të tjera shkollore dhe veprash për historinë. fjalë të urta dhe përralla. e cila mbulonte historinë e lashtë të Ilirisë. së bashku me poetin Ndre Mjeda (1866-1937). të vëllanë e poetit. Më 1916 ishte edhe anëtar i Komisisë Letrare Shqype të ngritur në qytetin e tij të lindjes nga autoritetet austro-hungareze. traditat folklorike të Shqipërisë. Në vitet e fundit të jetës Mati Logoreci iu kthye botimit të një gazete të re.th. Drita. Është shquar si purist i gjuhës së dialektit të tij të Shqipërisë së Veriut. . Më 1920 mori pjesë në Kongresin e Lushnjës si delegat i Shkodrës. Hani. bëri udhëtime në mbarë Shqipërinë dhe Ballkanin si konsulli i Austro-Hungarisë në Janinë dhe. vuri si shtojcë dyzet e gjashtë faqe me këngë popullore. te rrënjët. Ndërkaq letërsia gojore. Maqedonisë dhe Epirit si dhe përfshinte një vështrim mbi Egjiptin dhe Greqinë e lashtë. Drita kishte një tirazh prej 4000 kopjesh. Nën kujdesin e këtij klubi ai botoi një tekst shkolle prej 201 faqesh për historinë e lashtë me titull Ndolliina historijet t'motshme. Po më 1908. Letërsia e shkruar në gjuhën shqipe kishte qenë sporadike në shumë periudha të së kaluarës së saj dhe si e tillë nuk kishte mundur kurrë të shprehte gjithë potencialin e kulturës shqiptare.7 Zbulimi i letërsisë gojore Zgjimi letrar dhe kulturor i popullit shqiptar në gjysmën e dytë të shekullit të nëntëmbëdhjetë nuk ishte thjesht çështje e përdorimit të gjuhës shqipe në shkolla apo e krijimit dhe botimit të prozës artistike. Kjo përbënte një thesar të vlefshëm kulturor në dorë të ideologëve të Rilindjes. Lajpcig 1864 (Përralla greke dhe shqiptare). më e mira ndër të cilat është një libër 301 faqesh Historija e përgjithshëme. te traditat. d. Mati Logoreci vdiq më 7 shkurt 1941 në Tiranë në moshën shtatëdhjetekatër vjeç. si figurë e shquar e arsimit shqiptar. vazhdimisht e ka kompensuar këtë mangësi. Përveç tekstit Ndolliina historijet t'motshme. Ajo kërkonte si domosdoshmëri kthimin te burimet.

Kastrati 1955. botoi materiale folklorike shqiptare. i cili po përgatiste një libër për Shqipërinë e veriut. Përmbledhja me tridhjetë e pesë përralla popullore shqiptare. profesor i Universitetit të Kopenhagës. recueillis et traduits. si dhe një numër rrëfenjash toske si shtojcë e gramatikës së tij të shqipes. Nuk mund të themi që ishin vetëm studiuesit e huaj ata që gjatë gjysmës së dytë të shekullit të nëntëmbëdhjetë sollën në Evropë materialin e parë për folklorin shqiptar. 1841-1916) në librin e tij me katër vëllime Fiabe. Laipcig 1888 (Gramatikë e shkurtër e shqipes me tekste e fjalor). Në Itali. përsëri nga Shkodra.Hajnrih Teodor Rajnholt (Karl Heinrich Theodor Reinhold. Paris 1858 (Histori e përshkrim i Shqipërisë së Epërme ose Gegërisë). Një pjesë e mirë e materialit të tij folklorik u ribotua në vëllimet pesë dhe gjashtë të Albanesische Studien të tij. Laipcig 1895 (Tekste shqipe me fjalor). Albanologu austriak Gustav Majer (Gustav Meyer. Një numër këngësh popullore që mblodhi aty dolën në një përkthim frëngjisht në veprën pioniere të Hekardit. kurse dy vjet më pas në një vëllim të posaçëm me titull Contes albanais. 1814-1866). 1822-1891). botoi katërmbëdhjetë rrëfenja shqiptare në Albanische Märchen. Gjuhëtari çek Jan Urban Jarnik (1848-1923). në PÍíspvky ku poznání náÍe…í albánských. 1987b dhe Jubani 1966. 1810-1880) nga Gëtingeni shërbeu në flotën greke kur u njoh së pari me folklorin shqiptar nga detarët e shumtë shqiptarë. Më pas ai botoi një përmbledhje të shquar me këngë popullore. të botuara nga folkloristi Xhuzepe Pitre (Giuseppe Pitrè. që e kishte selinë në Janinë e Selanik. Athinë 1855 (Netë pellazgjike). Palermo 1875 (Përralla. Pragë 1883 (Ndihmesë për njohjen e dialekteve të shqipes). kryesisht drejtuar bashkatdhetarëve të tyre. Konsulli francez Ogyst Dozon (Auguste Dozon. novelle e racconti popolari siciliani. përveç përmbledhjeve me poezi popullore të hartuara nga shkrimtarë të ndryshëm arbëreshë të shekullit të tetëmbëdhjetë e më pas. Indoevropianisti i dëgjuar danez Holger Pedersen (1867-1954). pa dyshim origjinalet e teksteve të këngëve të botuara nga Hekardi. konsulli frëng në Shkodër. i njohur edhe me emrin Zef Ndokillija ndërsa në italishte me emrin Giuseppe Jubany. Një nga 'zbuluesit' e parë shqiptarë të kësaj trashëgimie kombëtare në Shqipëri ishte Zef Jubani55 (1818-1880). Përmbledhja e parë folklorike e vetë Jubanit. duke nxitur kështu studimet shkencore për letërsinë gojore shqiptare. u kthye në Shkodër dhe nga viti 1848 shërbeu për disa vite si 'dragoman' (përkthyes) i Lui Iasint Hekard-it (Louis Hyacinthe Hécquard. Laipcig 1881 (Mbi gjuhësinë shqiptare). të mbledhura e të përkthyera). si dhe një përmbledhje me rrëfenja dhe anekdota. Ndërkaq dallohen edhe një numër studiuesish shqiptarë që me botimet e tyre. Hekardin e tërhiqte mjaft folklori dhe gjatë udhëtimeve nëpër malësinë shqiptare të veriut mori me vehte të rinjtë Zef Jubani e Halil Kopliku. kemi edhe një përmbledhje përrallash popullore nga Sicilia. profesor në Universitetin e Gracit. ushqyen lëvizjen e zgjimit kombëtar me ndjenjën e traditës e të identitetit. që i regjistroi këtu dhe në Korfuz. vizitoi Shqipërinë më 1893 për të mësuar gjuhën e për të mbledhur material gjuhësor. ku ndenji deri në vitin 1838. dy përralla popullore dhe pesëdhjetë e tre fjalë të urta nga krahina e Shkodrës në librin e tij Zur albanischen Sprachenkunde. tregime e rrëfenja popullore siciliane). u botua në librin e tij Albanesische Texte mit Glossar. Laipcig 1884 (Rrëfenja shqiptare). profesor i gjuhëve dhe letërsive romane. botoi përralla dhe këngë popullore shqiptare në fillim në librin e tij Manuel de la langue chkipe ou albanaise. rrëfenja dhe fjalë të urta shqiptare bashkë me një gramatikë të shqipes në librin e tij Noctes Pelasgicae. Histoire et description de la Haute Albanie ou Guégarie. . 1850-1900). humbi për fat të keq në përmbytjen që e shkretoi 55 kr. Pasi kreu atje studimet në një shkollë tregtare. Vjenë 1896-1897 (Studime shqiptare). ndër to një vjershë. Rreth vitit 1830 u dërgua për të bërë shkollën te daja në Maltë. Mendohet që Jubani të ketë lindur në Shkodër me baba shqiptar e nënë malteze. Paris 1879 (Doracak i gjuhës shqipe ose albaneze). Paris 1881 (Rrëfenja shqiptare. Kurzgefaßte albanesische Grammatik mit Lesestücken und Glossar.

Më pas. Peti Mitko. Në parathënie ai e shpreh kështu qëllimin e tij në formë të përgjithshme: ". Kurse përmbledhja e vetë Mitkos me folklor shqiptar. madje vepra e parë folklorike e botuar nga një shqiptar për vetë Shqipërinë. vaje e këngë vajë. me titullin greqisht Albanikê melissa dhe shqip Bëlietta shqipëtare. Kjo vepër nuk qe vetëm e para përmbledhje e letërsisë gojore e destinuar për publikun shqiptar. veçanërisht dua që t'u ipet një shkak e një nxitje bashkatdhetarëve shqiptarë për kulturën edhe për të studiuar gjuhën e tyre amtare. para disa vjetësh i mblodha me shumë mundim e shpenzime. Botimet e mëparëshme me këngë dhe përralla popullore shqiptare kishin qenë tepër të rralla e as kishin përfshirë aspektet më të bukura të letërsisë gojore shqiptare. këngë dasme. Xhaxhai i Thimit. fabula e anekdota. Shuteriqi 1979a. ku hapi një punë tregtie në Beni Suef.". Aleksandri 1878 (Bleta shqiptare). pastaj në Plovdiv e në fund në Vjenë. Vepra për të cilën Zef Jubani përmendet më shumë është Racconti di canti popolari e rapsodie di poemi albanesi. në këtë mënyrë t'u sjell dobi që të mundin edhe këta të përparojnë. kishte qenë udhëheqës i revoltës së të krishterëve në Korçë dhe Tepelenë kundër reformave turke të Tanzimatit dhe pikërisht me këtë xhaxha gati legjendar Thimi.. pasi bëri shkollën greke në vendlindjen Korçë. libri përfshin pjesë me këngë të vegjëlish. për shkaqe që nuk dihen. u largua nga Shqipëria më 1850. si dhe përralla. balada. kurse si shtojcë ka një fjalor shqip-greqisht. flitet se një kopje e këtij libri është djegur publikisht në Athinë. vetëm dy vjersha kanë ardhur deri në ditët tona: njëra kushtuar Dora d'Istrias (18281888) dhe tjetra Skënderbeut.. dhe disa lirika bejtexhinjsh. që përbëhej nga 505 këngë popullore. Nga Spiro Dinia (1846?-1922) dimë se Mitkoja kishte nisur të regjistronte material folklorik para vitit 1866. Me këtë përmbajtje për kr. në fillim në Athinë. Materiali i 'Bletës Shqiptare' është klasifikuar dhe renditur sipas gjinive. këngë për festat popullore të motmotit. por duhet theksuar se ky nuk ishte aspak praktik. Mitkoja emigroi në Egjipt. Haxhihasani 1962. Nga krijimtaria e tij poetike. f. Hyrja e kësaj përmbledhjeje të Jubanit përmban përsiatje politike për gjendjen e vendit. epika historike. Ky libër përbën përmbledhjen e parë me këngë popullore gegërishte. Kështu. gjëegjëza dhe përralla për përmbledhjen e tij. dhe u prit atje nga Jeronim De Rada (1814-1903) me të cilin mbante letërkëmbim. Vdiq nga kanceri në grykë në Beni Suef më 22 mars 1890. Ndër këngët e përfshira janë ato të botuara më parë në frëngjishte nga Hekardi. Më 1865. vëll. zakonet e racës shqiptare. 235-264. Përmbledhja e dytë e rëndësishme me letërsi gojore shqiptare e hartuar nga një shqiptar u botua nga folkloristi dhe personaliteti kombëtar Thimi Mitko56 (1820-1890) nga Korça. kurbeti. në vitin e Lidhjes së Prizrenit. Thimi (ose Euthimios) Mitko filloi të shfaqë interesim për folklorin rreth vitit 1859 kur ishte në Vjenë. por edhe e para përmbledhje e tillë me interes të vërtetë shkencor. Mitkoja u përpoq që këtë trashëgimi kombëtare të letërsisë gojore ta paraqiste e ta ruante në mënyrë sa më të plotë. këngë dashurie. nizami. e cila mbeti e pabotuar. shpëtimi edhe dhënia brezave që vinë. një material që kishte dalë më parë në Cuneus prophetarum të Pjetër Bogdanit më 1685.. dhe 39 përralla e fjalë të urta kryesisht nga Shqipëria e jugut. karakteri. Ai i dha Dhimitër Kamardës (1821-1882) këngë popullore. në moshë të pjekur. Më tej përmban disa paradigma.. të cilat. Jubani është edhe autor i një historie të papërfunduar të Skënderbeut. që i eci mbarë. as kishin mbuluar të gjithë trevat e gjithë tematikën. f. Trieste 1871 (Përmbledhje këngësh popullore e rapsodish shqiptare). Jubani iku në Itali për një farë kohe. përfaqësues i shquar i kolonisë shqiptare të Egjiptit. Ndërkaq. Qosja 1982.qytetin e Shkodrës më 13 janar 1866. 2. dhe Mitko 1981. sepse në këto duket origjina. ku edhe punoi disa vjet si rrobaqepës. një shpjegim për 'sistemin e ri të shkrimit të shqipes me alfabet latin' të hartuar prej tij. 56 . 201218. i fjalëvet dhe tekstevet shqipe. dhe iu përkushtua lëvizjes kombëtare. u përfundua më 1874 dhe u botua me alfabet grek katër vjet më vonë. dhe besoj se do të kenë një vleftë.

f. Dinia emigroi në Egjipt më 1866. Thimi Thoma Kreji. ndonëse disi e fryrë e në traditën e Rilindjes. Ndërkohë që ishte në Shibîn el Kôm. Jan Urban Jarnik (1848-1923). janë ato që gjenden në Koleksionin Shqiptar të Bibliotekës Mbretërore në Kopenhagë57. Mitkoja hartoi edhe një përmbledhje tjetër shtojcë me letërsi gojore shqiptare. Anastas Kullurioti. Vepra u ripërgatit për botim nga Gjergj Pekmezi (18721938) në Vjenë më 1924. Kjo rrethanë bëri që përmbledhja e Mitkos të mos pritej në botë me atë vëmendje që meritonte. Dinia që fëmijë kishte mësuar alfabetin e Veqilharxhit nga mësuesi i tij i shkollës Than Xheka në fshatin Treskë. Gangale 1973. Sofje 1908. kr. asnjë nga të cilat nuk është tërheqëse për lexuesin e sotëm. iu kushtohet albanologëve të shquar si Johan Georg fon Han. Vdiq më 12 prill 1922 në Egjipt. f. Faensen 1980. Siç thotë vetë. Mann 1955. Dora d'Istria dhe Kostandin Kristoforidhi. Këtë titull Dinia e zgjodhi për të simbolizuar rrugën e mundimshme të historisë së Shqipërisë si dhe dallgët e njëpasnjëshme të pushtimeve që kishin pllakosur atdheun e tij. Libri për të cilin përmendet Spiro Dinia. 44 (III 1.nuk kanë ndonjë vlerë letrare të veçantë. Më 1881 Thimi Mitkoja qe një nga anëtarët themelues të seksionit egjiptian të Shoqërisë së të shtypuri shkronja shqip e më pas ndërmori shpërndarjen në Egjipt të së përmuajshmes së Jeronim De Radës Fiàmuri Arbërit. Dhimitër Kamarda (1821-1882). e cila ishte vepra poetike më e dashur për të. Valët e detit është e ndarë në dy pjesë. madje i vetmi botim i rëndësishëm i tij. Kostandin Kristoforidhi (1830-1895). duke përdorur alfabetin shqiptar të kohës. me titullin Bleta shqypëtare e Thimi Mitkos dhe në këtë variant u prit më mirë. Ai shkroi edhe pak poezi. Pjesa e dytë e veprës i kushtohet letërsisë folklorike. këngë dasme. Përpjekjet e Thimi Mitkos në fushën e folklorit u vazhduan nga bashkatdhetari i tij Spiro Risto Dine58 (1846?-1922) nga Vithkuqi në krahinën e Korçës. III 19). e cila njihet me emrin 'Bleta e vogël'. rreth një vit pas Thimi Mitkos.njëra prej tyre ndodhet në antologjinë e Dhimitër Kamardës A Dora d'Istria gli Albanesi. Bukuresht 1898. f. Më vonë në jetë do të entusiazmohej sidomos nga botimi i poemës epike të Naim Frashërit Istori' e Skënderbeut. 19 (II 13). Në 412 faqet e para kemi poezi atdhetare të vetë Dines. është një përmbledhje monumentale 856 faqesh me folklor e letërsi shqiptare. dhe për gjuhën e tij Hidi 1987. por nuk mundi kurrë ta botojë. Ai ishte edhe anëtar themelues i seksionit të Shoqërisë së të shtypuri shkronja shqip në Egjipt më 1881. III 2. ndër to gjejmë këngë dashurie. Vissar Dodani (rreth 1857-1939) dhe Gustav Majer (1850-1900). Panajot Kupitori (1821-1881). Livorno 1870 (Dora d'Istrias shqiptarët) . 58 . të cilin e takoi atje e me të cilin pas pak kohe do të bashkëpunonte për përmbledhjen e Mitkos me këngë dhe përralla popullore shqiptare. i cili u zbulua më vonë në Aleksandri. Mitkoja ishte aktiv edhe në lëvizjen kombëtare. f.atë kohë kjo përbënte një vepër themelore për letërsinë gojore shqiptare. Dora d'Istria (1828-1888). që u botua nga korriku 1883 deri në nëntor 1887 në Kalabri. I pabotuar mbeti edhe fjalori i tij shqip-greqisht në rreth 3000 faqe dorëshkrim. vargje humoristike e 57 kr. Kostandin Kristoforidhi. i titulluar Valët e detit. Me interes letrar dhe historik më të madh është letërkëmbimi i tij i vëllimshëm me albanologë të tjerë të shquar të kohës: Jeronim De Rada (1814-1903). si dhe poezi të shkrimtarëve të tjerë e të udhëheqësve kombëtarë të periudhës së Rilindjes: Koto Hoxhi. që presin të studiohen. Ndonjë vjershë atdhetare. Loni Logori dhe Jani Vreto. Por në Evropën Perëndimore lëvizja e romantizmit kishte rënë prej kohësh dhe bashkë me të edhe interesimi për letërsinë gojore e për traditat folklorike. ai shpërndau një përkthim shqip të Marsejezës. por të pesëmbëdhjetë vjershat që janë ruajtur . në moshën njëzet vjeç. sidomos si autor i të paktën pesë artikujve në periodikë evropianë në mbështetje të çështjes shqiptare. 47-48. 95. Kur shpërtheu lufta me Malin e Zi në fund të vitit 1880. Spiro Dinia pati letërkëmbim me Jeronim De Radën dhe u frymëzua nga veprimtaria e vëllezërve Frashëri. vaje. Dorëshkrime të tjera të tij. Përveç interesimit për letërsinë gojore.

N. F. të romanit polak shumë të lexuar Quo vadis (1916) të Henrik Shenkieviçit (Henryk Sienkiewicz. si Pajtoria e Durzit a se Sc' Lucia. autoritetet kishtare të Shkupit e dërguan që të vogël në seminarin françeskan të Troshanit në veri të Lezhës. 1919-1921). Për këtë arsye. kanë vendin e tyre në fillimet e historisë së teatrit shqiptar. Po ashtu si këta. hyri në seminarin e Fojnicës pranë Sarajevës.satirike. përkthim i një vepre të një të quajturi A. Kritikët e kanë cilësuar purist në gjuhë. veprat e Gjeçovit nuk kanë ndonjë nivel artistik fort të lartë. Gjeçovi na ka lënë si trashëgim gjithsej tridhjetë e tetë vepra origjinale ende të pabotuara. dhe Joana d'Ark. Disa prej tyre tani gjenden rrallë. 59 kr. Pikërisht këtu mes fisesh malësore ai filloi të mbledhë material për letërsinë gojore. si rregull. vazhdoi pastaj në Derventa (1893) dhe Banja Luka (1893) në Bosnjën veriore dhe më pas hyri në seminarin françeskan të Kreshevës. Gjeçovi jetoi në një numër vendbanimesh të malësisë së thepisur të Shqipërisë së veriut. nga Bergamo. përfshirë Laçin rrëzë malësisë së Kurbinit (rreth viteve 1899-1905). ashtu si Anton Xanoni (1862-1915) dhe Mati Logoreci (1867-1941). Ajeti 1951. Thethin në cepin verior (1916-1917). Shërbeu si famullitar në Pejë dhe më 1905-1906 zuri vendin e shokut të tij Pashko Bardhi si mësues i shqipes në fshatin shqipfolës Arbanasi (ital. i cili më vonë do të bëhej gazetar i njohur dhe pronar i revistës kulturore të Shkodrës Hylli i Dritës. f. Atil Rreguli. ku studioi teologji së bashku me shokun e klasës Pashko Bardhi (1870-1948). Shkodër 1915/1916. në moshën katëmbëdhjetë vjeç. Nga pjesët teatrore mund të përmendim Mojsi Golemi dhe tragjikomedia kombëtare Mark Kuli Kryeqitas. Një numër nga këto vepra ruhen në Arkivin Qendror Shtetëror në Tiranë. Pjetër Bogdani). Ka lindur në fshatin Janjevë në jug të Prishtinës në Kosovë më 12 korrik 1874 (sipas burimesh të tjera. dhe Malaj 1990. dy kopje të së cilës gjenden në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë. Shkodër 1912. 1846-1916) dhe pjesëve nga 'Scritti su Parga' të poetit neoklasik italian Ugo Foskolo (1778-1827). Shkodër 1912. Ai është autor edhe i disa krijimeve dhe përkthimeve fetare. Vështruar nga ana stilistike. të cilat i shkroi dhe i botoi alfabetin e shkrimtarëve katolikë të shekullit të shtatëmbëdhjetë (Pjetër Budi. Shtjefën Konstantin Gjeçov-Kryeziu. edhe pse aspak të përpunuara. Në shkollën e vendlindjes qe nxënësi më i mirë e me dhunti të jashtëzakonshme. Ndër botimet e tij më me interes është libri 144 faqesh Agimi i gjytetniis. në lindje të Shkodrës (1907-1915). u dërgua për të vazhduar shkollën në institucione arsimore françeskane në Bosnjë. zakonisht i njohur me emrin Shtjefën Gjeçovi59 (1874-1929) ishte i pari folklorist shqiptar që mblodhi letërsinë gojore në një mënyrë më sistematike e më shkencore. Borgo Erizzo). më 3 tetor 1873). Ndërkaq gjuha e tij është përgjithësisht lakonike dhe e ngjeshur. dhe Rubikun në rrethin e Mirditës (rreth v. Mata 1982. 34-35. Dal-Gal. Më 15 gusht 1892. Më 1888. 1904 (Pajtorja e Durrësit ose Shën Luçia). Shkodër 1902. Shna Ndou i Padues. Gjeçovi i ri u shugurua prift i urdhrit françeskan më 1896 dhe po atë vit u kthye në Shqipëri. ai ndiente kënaqësi të thellë me fjalët e rralla dhe me shprehjet tipike veriore. Gjeçovi 1985. kanunin fisnor. ndonëse. . përralla dhe mitologji. Frang Bardhi. të cilat. Ndër botimet më të para të Shtjefën Gjeçovit janë dymbëdhjetë vjersha që dolën nën pseudonimin Lkeni i Hasit në organin me influencë të Faik Konicës Albania më 1901-1902. përsëri afër Sarajevës. arkeologjinë. përkthim shqip i pjesës me tri akte 'Atilio Regolo' të poetit dhe melodramaturgut italian Pietro Metastasio (1698-1782). si edhe objekte të kulturës popullore. e tregojnë përkatësinë e fortë ndaj gegërishtes dhe njohjen e shkëlqyer të saj me fjalorin e pasur dhe frazeologjinë shprehëse e të larmishme. që kuptoheshin vetëm në këto krahina. Përveç kësaj. Gomsiqen. Shkodër 1910. Ai gjithashtu la pa botuar përkthime të sentencave të Sokratit. ndër to shtatë pjesë teatrore dhe disa tregime. në rrethinat jugore të Zarës (Zadar) në bregun e sipërm dalmat. Më vonë. po kështu përkthimi i një vepre të një të quajturi A. Në kohën e botimit Valët e detit ishte libri më i madh në faqe se çdo libër tjetër shqip i botuar deri atëherë. ndonjë vjershë fetare e didaktike.

këto tipare vetvetiu pasqyrojnë realitetin social të fiseve patriarkale që aq shumë i nënshtroheshin gjakmarrjes. e sa asht i kandshëm. me famën që gëzonte si luftëtar kombëtar shqiptar i vendosur dhe si studiues i interesuar në zbulimin dhe nxjerrjen në dritë të lashtësisë së popullit të vet. aq e ma asht i vlefshëm. Megjithatë. shpuri në pajtimin e mbi nëntëqind gjaqeve nëpërmjet skenash emocionuese dramatike të tubimeve të mëdha. Ai përmendet kryesisht për kodifikimin monumental dhe botimin e së drejtës zakonore shqiptare. atdhedashnija. Një fushatë kundër gjakmarrjes më 1990. jo vetëm në Shqipëri e në Kosovë por edhe më gjerë. ndonëse shumë e pakësuar në Shqipëri pas Luftës së Dytë Botërore. pra. Shkodër 1933. por edhe të gjitha detyrat e tij. Në një studim tjetër. Gjeçovi madje ishte arkeolog i flaktë. Kanuni është përkthyer italisht nga Pal Dodaj (Romë 1941) dhe anglisht nga Leonard Foks (Leonard Fox) (Nju Jork 1989). etnografinë dhe arkeologjinë e Shqipërisë. ai ndezi urrejtjen e popullsisë serbe vendëse e të autoriteteve serbe. Ai respektohej me rreptësi nga fiset dhe kishte përparësi mbi çdo legjislacion tjetër. që ende shihet me një farë adhurimi apo të paktën mrekullimi. së cilës i mohoheshin jo vetëm të drejtat e privilegjet e burrit.. specialistë të drejtësisë dhe etnografë. i cili së pari u botua pjesë-pjesë në Albania të Faik Konicës më 1898 dhe 1899. Varri i . i cili përmban një përmbledhje artikujsh didaktikë dhe aforizmash për Shqipërinë dhe gjuhën e saj. autonominë e tyre. se gadi kurrnji ndryshim s'ka ndërmjet arheologut e letrarit. Ai është edhe autor i një numri artikujsh dhe studimesh. Më 1926 atë Shtjefën Gjeçovi u transferua në famullinë e Zymit. një seri artikujsh studimorë të botuar në Hylli i Dritës më 1924. U vra afër Zymit më 14 tetor 1929. ku realisht mijëra familje kanë rënë në grackën e riteve të gjakut dhe kanë mbetur të ngujuara edhe sot e kësaj dite. Kanuni i Lekë Dukagjinit është unikal si shkrim e përmbledhje e ligjit të pashkruar të fiseve malësore të Shqipërisë së veriut. mbajtja absolute e fjalës së dhënë. Kanuni i Lekë Dukagjinit. Një dëshmi e entusiazmit të tij për gërmime. besimi e atëdheu. edhe pse për pesë shekuj me radhë qenë zyrtarisht pjesë përbërëse e Perandorisë Osmane. është ai i besës. dhe giuha. qëllimi i njanit e i tjetrit ka nji qandërr e asht e mira e vendit e të qitunit në dritë të visarit kombtar". Gjakmarrja. Shtjefën Gjeçovi si studiues i kulturës shqiptare nuk la gjurmë vetëm në fushën e arkeologjisë. sa s'kallxohet me gojë. të botuara e të pabotuara. Në Tiranë Parlamenti e përkujtoi vdekjen e tij me një radhë ligjërimesh prekëse më 11 nëntor të atij viti. i cili doli në revistën françeskane Zâni i Shna Ndout në korrik 1920.kushtuar Gjergj Fishtës. çfarëdo që të ndodhë. Shifni. sidomos në Gomsiqe e më pas në Zym. Në këtë monografi të shkruar gegërisht mendimet i enden nga njëri filozof a shkrimtar i madh tek tjetri dhe në epoka të ndryshme. Vëzhguesit të sotëm mund t'i duken barbare disa aspekte të Kanunit si përcaktimi i gjakmarrjes si mjet i kërkimit të drejtësisë dhe statusi tepër inferior i gruas. e drejtuar nga një komitet intelektualësh të shquar shqiptarë të Kosovës dhe në veçanti nga etnografi Anton Çetta (1920-1995). sidomos në Kosovë. Nji argtim arheologjik. Artikujt janë të grupuar në mënyrë disi të përgjithshme sipas kësaj tematike: shoqnija. për historinë. qoftë ekleziastik apo laik. Atje. rrugës kur po kthehej në shtëpi nga Prizreni. e pastaj më gjerë në revistën e Shkodrës Hylli i Dritës nga 1913 deri 1924. mund të gjendet në Trashigime thrako-ilirjane. një fshat në Has afër Prizrenit. Me anën e këtij kodi ligjor të lashtë fiset malësore qenë në gjendje të ruajnë identitetin e tyre.. ai na thotë: "Arheologjia asht nji argtim aq i kandshëm. për të zbuluar lashtësinë e Shqipërisë. Ky kanun ishte ai që drejtonte dhe rregullonte sjelljen në shoqëri. Një nocion i kanunit fisnor. Kanuni i Lekë Dukagjinit ka qenë objekt që ka tërhequr mjaft historianë. që orvatej të zinte vend në malësi. Vrasja e Shtjefën Gjeçovit ishte një humbje për etnografinë dhe arkeologjinë shqiptare dhe shkaktoi një tronditje të madhe në popull anembanë vendit. prapëseprapë ka mbetur një tipar i shoqërisë shqiptare në veri. një nga fshatrat katolike në krahinën e Hasit midis Prizrenit dhe Gjakovës në Kosovë. madje çdo anë të jetës në trevat e veçuara e të thella të malësisë së veriut. Kanuni thotë shprehimisht: "grueja âsht shakull për me bajtë".

8 Lindja e gazetarisë shqiptare Në gjysmën e dytë të shekullit të nëntëmbëdhjetë Shqipëria po lëngonte nën kandilin që po fikej të Perandorisë Osmane. një e përjavshme politike shoqërore në gjuhën greke për shqiptarët dhe grekët. pati vërtet ndikimin e vet në masat e gjera." ishte dëgjuar kudo. Ishte lëvizja e Rilindjes. për të ushqyer ndjenjën e identitetit kombëtar në mendjet dhe zemrat e bashkëkombasve shqiptarë. kr.Shtjefën Gjeçovit në Karashëngjergj afër Prizrenit ka mbetur një vend pelegrinazhi për shqiptarët e të gjitha besimeve edhe sot e kësaj dite me gjithë mospëlqimin dhe zemërimin e autoriteteve serbe. i cili luajti një rol të dorës së parë në themelimin e shkollës së parë shqipe në Korçë më 1887. 9. Fryma e romantizmit kombëtar në letërsinë që po lindte në këtë periudhë. Në punën e botimeve. nënën e tyre të "rrëxue e të bamun trok. Përhapja e informacionit. të gjitha këto tipare të një kulture të re në zhvillim. Daka 1971-1974. që dilte në Athinë dhe kërkonte një Shqipëri të bashkuar e të pavarur. I Sëmuri i Bosforit nuk kishte më çfarë t'i ofronte këtij populli që tani po kërcënohej më shumë se kurrë nga asimilimi kulturor. që më pas mori emrin Diturija. Disa organe shtypi të vjetra në gjuhë të huaja në Ballkan botonin nganjëherë ndonjë artikull në gjuhën shqipe: Pellazgos. 1879-1880. ajo që. Hê fônê tês Albanias (Zëri i Shqipërisë). si në Konstantinopojë. Në rrethana të tilla të vështira është e lehtë të vihet re e të çmohet fakti se shtrati kryesor i letërsisë në këtë periudhë ishte vetëm ai kombëtar dhe politik. Selanik dhe Athinë. të ndarë sikundër qenë në fe të ndryshme e në sfera të ndryshme kulture të huaj. Kryeredaktori i kësaj gazete të parë shqiptare në Perandorinë Osmane qe Pandeli Sotiri (1852-1890) nga fshati malor Selckë afër Gjirokastrës. shprehu vullnetin e Shqipërisë për të mbijetuar. që ende përpiqen ta mbajnë Kosovën në zotërim të tyre me çdo çmim. kërkonin gazeta dhe mjete botimi. Vetë botimi i gazetave në gjuhën shqipe e ka zanafillën në Konstantinopojë me organin Drita. dhe i çuan idealet e Rilindjes edhe në qoshet më të humbura të trevave ku flitej shqip60. . dhe e përjavshmja që e kemi përmendur e Anastas Kulluriotit. e veprave të letërsisë artistike të shkruara shqip. e zgjimit kombëtar. Sokolova 1979. dhe Körner 1982. kurse vjershat patriotike të Naim Frashërit këndoheshin e pëlqeheshin gjithandej. Kjo është arsyeja që gazetaria luajti një rol vendimtar në letërsinë e Rilindjes të çerekut të fundit të shekullit të nëntëmbëdhjetë. veçanërisht aktive. Shkrimtarët dhe intelektualët shqiptarë para së gjithash shqetësoheshin për çlirimin e popullit të tyre nga 'zgjedha turke'. e cila u botua nga Shoqëria e të shtypuri shkronja shqip nga gushti 1884 deri në korrik 1885. por ato nuk do të mjaftonin. Botimet në gjuhën shqipe në fillim qenë të rralla. E vërtetë është se poezitë politike do të zgjonin deri diku mendjet dhe zemrat e shqiptarëve. Në vitet tetëdhjetë dhe nëntëdhjetë. Sofje. organe periodike në gjuhën shqipe shpërthyen e lindën në të gjitha qytetet më të mëdha të Ballkanit. organi zyrtar në gjuhën turke i vilajetit të Shkodrës. Thirrja poetike e Pashko Vasës drejtuar bashkatdhetarëve për të shpëtuar Shqipërinë. Nuk ishte koha për ushtrime artistike e letrare abstrakte pa lidhje me realitetin kombëtar e politik. sikundër e pamë. që u botua në Lamia nga Anastas Byku. sikundër kemi theksuar. Bukuresht. kanë qenë kolonitë 60 Për shtypin e Rilindjes. Ishkodra. e ideve. për arsimimin dhe përparimin kulturor të një populli të lënë prapa në pluhurin e historisë. që dilte çdo javë më 1879 e që një vit më pas u vu në shërbim të Lidhjes së Prizrenit.

doli numri i parë i së përjavshmes Drita. një antologji 244-faqesh me poezi. Bukuresht 1903. Kjo e përjavshme. që u botua në Bukuresht më 7 gusht 1888 nga shoqëria Drita nën redaktimin e Nikolla Naços (1843-1913) nga Korça. Një vit pas Dritës doli me katër faqe Shqipëtari/Albanezul. ku përfshiu letërkëmbimin e tij me shumë figura udhëheqëse të periudhës së Rilindjes. Jorgji Meksi63 (1860-1942). Por Vissar Dodani nuk qe vetëm botues. e cila kërkonte njohje ndërkombëtare në Evropën pas Luftës së Parë Botërore. Zef Skiroi dhe Naim Frashëri.shqiptare të Rumanisë61. Gaetano Petrotta (1882-1952) e ka quajtur Nestor të gazetarisë shqiptare64. Më pas ai ka botuar librin 200 faqesh Memoriet e mija . për t'ia kushtuar energjitë e veta lëvizjes kombëtare. Ai qe autor i një letërkëmbimi të vëlllimshëm me figura të tjera udhëheqëse të Rilindjes. E përjavshmja e tij. Thimi Mitko. e cila doli nga 1925 deri 1939.kujtime nga shvillimet e para të rilindjes të kombit shqipëtar ndë Bukuresht. kurse më 1884 u bë anëtar i shoqërisë Drita. Shqipëria. Nga 61 Për një vështrim mbi shtypin shqiptar në Rumani. Bukuresht 1910. 200-201. dhe përktheu vepra mjaft të ndryshme nga njëra-tjetra. Petrotta 1950b. Pikërisht këtu filloi shtypjen e librave më 1886 e para shtypshkronjë në gjuhën shqipe. për të gjetur punë si tregtar. rumanishte dhe frëngjishte. ku kishte xhaxhanë. me një jetëgjatësi të shënuar për organet e shtypit shqiptar të kohës. f. në Danubin e poshtëm. Petrotta 1950b. ku botoi mjaft artikuj për gjuhën shqipe. më vonë në rumanishte Lumina. rumanisht. Ajo jep të dhëna të shkëlqyeshme për lëvizjen kombëtare në Rumani dhe gjetiu gjatë atyre dy viteve edhe për studiuesit e sotëm. që doli në gjashtëdhjetenjë numra nga 10 maj 1897 deri më 18 qershor 1899. kr. doli me ndërprerje pesë vjet deri më 1903. Vdiq në kryeqytetin rumun më 16 mars 1939. fjalë të urta dhe përralla popullore. i cili më vonë do të themelonte një institut kulturor shqiptaro-rumun për përgatitjen e mësuesve shqiptarë. kr. Pashko Vasa. vazhduese e shoqërisë Drita. Faik Konica. ishte Shqipëria. ndër ta Jani Vreto. si dhe i një libri me titullin Mialt' é mblétese. e kryesuar nga Vissar Dodani dhe Jorgji Meksi. Bala 1964. e ngritur nga Jani Vretoja. kishte studiuar gazetari në Athinë para se të emigronte në Bukuresht për të themeluar së bashku me Vissar Dodanin periodikun Shqipëria. që nga përrallat arabe të Dervish Abdul Bekirit deri te libreti i operës së Verdit Trovatore. kr. që botohej shqip. Në vjeshtë 1919 Dodani u kthye në Rumani. në katër faqe. Më 1915. 198-200. 1897-1899. Dodani botoi gjithashtu një poemë satirike me 1332 vargje me titullin Tringëllim a Serb'e zuzarëvet. f. kryetar i qeverisë së përkohëshme të Durrësit. Botuesi i gazetës Shqipëria Vissar Dodani62 (rreth v. f. 1857-1939) prej Korçe u frymëzua ndër të tjera nga botimi i 'Bletës shqiptare' të Thimi Mitkos më 1878. që jo rastësisht të kujton 'Bletën shqiptare' të Thimi Mitkos të botuar njëzet vjet më përpara. kr. Një e përjavshme tjetër e Bukureshtit. arsimin dhe politikën. Konstancë 1930. Në të Dodani mblodhi poezinë e tij si dhe poezi të shkrimtarëve të tjerë të Rilindjes. me artikuj në shqipe. Dodani u shpërngul në Gjenevë dhe shërbeu në dhjetor 1918 si sekretar i komitetit kombëtar shqiptar të kryesuar nga Turhan pasha. Më 15 maj 1887 në Braila. Një pjesë e mirë e materialit të 'Mjaltit të bletës' ishte botuar më përpara në Shqipëria. Petrotta 1950b. frëngjisht e greqisht nga një komitet i shoqërisë Dituria. më pas e përdyjavshme. ku u shpallën qartë qëllimet e lëvizjes kombëtare. Në mars 1880 emigroi në Bukuresht. 62 63 64 . Bukuresht 1898 (Mjalti i bletës). 200. kishte për qëllim forcimin e unitetit të shqiptarëve të të gjitha besimeve fetare. Më pas Meksi bashkëpunoi në Gjirokastër me gazetën e përjavshme Demokratia të Xhevat Kallajxhiut (1904-1989).

Pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë në nëntor 1912. 66 .janari 1932 deri në korrik 1934 si dhe nga shkurti 1938 e deri në fund këtë gazetë e redaktoi vetë Meksi. Kjo gazetë zgjati derisa u ndalua më 1910. Prifti 1987. sidomos me Shqipërinë e Vissar Dodanit. kr. Shkupi. në fillim me katër faqe. duke propaganduar çështjen shqiptare me artikuj e pamflete. Më 1903 Dervish Hima botoi të përdyjavshmen L'Albanie në Gjenevë. 1847-1914) nga Verona. dhe studioi dy vjet mjekësi në Konstantinopojë. në Shkup për të mbrojtur interesat e kombit. 88-97. e më pas punoi në administratën osmane derisa u dëbua për shkak se jepte mësim gjuhën shqipe. Në gusht 1911 themeloi një gazetë tjetër. Kaleshi në: Bernath (red. ku në fillim mbështeti lëvizjen e xhonturqve dhe nisi të mendojë për zgjidhjen e çështjes shqiptare. Në vjeshtën e vitit 1917 u emërua nga autoritetet austro-hungareze inspektor arsimi për qarkun e Tiranës. një organ periodik turqisht dhe shqip i financuar nga Austro-Hungaria. i vetmi organ shtypi në gjuhën shqipe në shekullin e nëntëmbëdhjetë ka qenë e përmuajshmja fetare. Si i tillë. i themeluar në vjeshtë 1892 nga Nikolla Naçoja (1843-1913). i cili pati emigruar për t'iu shtuar radhëve të shumta të bashkësisë shqiptare të kolonisë së Bukureshtit. Në tetorin e vitit tjetër u shtrëngua të ikë nga Rumania në Romë. Botimi i kësaj reviste. 1988. Nga viti 1895 e deri në Luftën I Botërore u end pa u lodhur nga njeri vend në tjetrin. Lajmtari i Zemers t'Jezu Krishtit. Hima ndoqi shkollën në Manastir e Selanik. e cila doli më 1898 shqip. ai u ndoq këmbakëmbës nga autoritetet osmane kudo që shkonte dhe u burgos disa herë. Por Lajmtari i Zemers t'Jezu Krishtit 65 kr. 72. që shtypej në Shkodër në Shtypshkroja e Zojës s'Paperlyeme. Lajmtari i Zemers t'Jezu Krishtit qe themeluar nga padër Domeniko Pasi66 (Domenico Pasi. Në Bukuresht botoi gazetën jetëshkurtër Pavarësia e Shqipërisë. Elçija i Zemers t'Jezu Krisctit. f. dhe Jesuits.. Më 1914 titulli u ndryshua për të tingëlluar më shqip. kurse nga 1908 deri më 1914 pati edhe një shtojcë letrare e kulturore. dymbëdhjetë e në fund në gjashtëmbëdhjetë. Erebara (1872-1953) ka qenë gazetar. të ngritur nga jezuitët më 1870. Pak e nga pak faqet u shtuan në tetë. Jashar Erebara u bë deputet në parlamentin shqiptar dhe u përpoq për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. filloi në mars 1891. që zgjati nga janari 1914 deri më 1916. f.. Jashar S. dhe Kaleshi 1991. i cili kishte themeluar edhe qendrën misionare jezuite në Shkodër më 1888 dhe bashkëpunoi me revistën me përkthime të një numri himnesh në shqipe deri në fund të jetës së tij. f. Përparimi. e cila doli deri më 1906. Aktiv si botues dhe figurë e lëvizjes kombëtare në Bukuresht. Brenda Shqipërisë. politikan dhe atdhetar nga Dibra. Më 1909 e gjejmë në Konstantinopojë ku nxirrte të përjavshmen Shqipëtari-Arnavud me Hilë Mosin. ku bashkëpunoi me Mehmed bej Frashërin në të përdyjavshmen Zën' i Shqipënisë. shtojca letrare e kulturore doli si revistë mujore më vete. e më pas gjetiu. Erebara bashkëpunoi me një numër organesh shtypi shqip. Dervish Hima ishte kundërshtar i papajtueshëm i sundimit turk në Shqipëri dhe autor i një numri manifestesh radikale që bënin thirrje për luftë të përgjithshme kundër Portës.) 1974-. që dilte frëngjisht dhe shqip. kurse më 1920 u bë i pari drejtor i zyrës së shtypit në Shqipëri. Po atë vit. Atje ndoqi studimet në institutin kulturor shqiptaro-rumun për përgatitje mësuesish. e përmendur më parë. Dervish Hima mori pjesë aktive në jetën publike edhe pas shpalljes së pavarësisë në nëntor 1912. pseudonimi i Ibrahim Mehmet Naxhiut nga Struga në breg të liqenit të Ohrit. Në qershor 1902 themeloi gazetën e vet Albanija në Beograd. e cila vazhdoi si e përmuajshme nga 1905 deri më 1906 në Bruksel. Motoja e këtij organi ishte 'Shkipnija e Shkiptarvet'. Cordignano 1933-1934. frëngjisht dhe rumanisht. ka qenë edhe Dervish Hima65 (1873-1928). Erebara mori pjesë aktive në komitetet revolucionare anembanë Ballkanit në mbrojtje të interesave shqiptare ndërkohë që gadishulli dalëngadalë po hynte në luftë. 161-164.

Veprimtaria publicistike gazetare e Kolonjës qe lehtësuar mjaft nga shtypshkronja Mbrothësia e ngritur prej Kristo Luarasit (1875-1934) nga fshati Luaras i Kolonjës. ç'është e çdo të bëhetë? e po aty Kolonja e përktheu atë në turqishte dhe e botoi me titullin Arnavutluk ne idi. 68 67 kr. të vetmet qytete për të cilat mund të flitej në Shqipëri. emigroi në Rumani dhe gjeti punë si tipograf. Kristo Luarasi mësimet e para i mori në shkollën e fshatit Hotovë nga mësuesi dhe botuesi Petro Nini Luarasi. luajti rol në zgjimin e identitetit kombëtar ndër shqiptarët. Edhe këtu udhëheqësit e bashkësisë shqiptare. Mihal Gramenos. Në këtë gazetë Sami Frashëri ribotoi manifestin e tij politik Shqipëria . duke e mundësuar shpërndarjen masive të këtyre veprave të rëndësishme. Ai kishte kryer më 1895 Mülkijen. pasi autoritetet turke kishin filluar ta shihnin me Për emigracionin shqiptar në Rumani e Bullgari e për kulturën e Rilindjes atje. kr. ndër to veprat e Spiro Dines. ashtu si almanakët familjarë të shekullit të nëntëmbëdhjetë në bashkësitë fshatare të prerive të Amerikës së Veriut. Pas revolucionit të xhonturqve Luarasi e transferoi shtypshkronjën në Selanik. ku gjatë një viti nxori rreth gjashtëdhjetë vepra: libra. publik që përndryshe kishte pak kontakt me veprat bashkëkohore të prozës dhe poezisë shqiptare. Në mars 1910. sepse në Shqipëri nuk kishte qendra banimi aq të mëdha sa të ofronin infrastrukturën e nevojshme për botim. që i shpërndau falas në popullsinë shqipfolëse. 69 .Ç'ka qënë. Ai gjithashtu ribotoi veprat e Naim dhe Sami Frashërit. kr. turqisht apo frëngjisht. gazeta. Mid'hat bej Frashërit [Lumo Skëndo] dhe Hilë Mosit. Në shtypshkronjën Mbrothësia ai botoi edhe tridhjetë e shtatë monografi nga letërsia shqiptare. dhe kishte qenë mësues në disa shkolla të mesme turke. Kalendarët kombëtarë qenë vepra relativisht të rëndësishme në historinë e letërsisë shqiptare përderisa.000 abetare. Së bashku me Kosta Jani Trebickën dhe Mid'hat bej Frashërin (1880-1949).mbeti një dukuri e veçantë. Ndër figurat udhëheqëse të lëvizjes kombëtare në Sofje ishte Shahin bej Kolonja68 (1865-1919) nga Starja e Kolonjës afër Korçës. Më 1892. Kryeqyteti i Bullgarisë Sofje. lexoheshin në mjaft shtëpi. Kolonja ua shpërndau këtë gazetë shtatëqind pajtimtarëve në mbarë Perandorinë Osmane me ndihmën e konsullatave austro-hungareze. me disa ndërprerje të gjata. nga 1897 deri 1928. ishte bërë qendër e emigracionit shqiptar në gjysmën e dytë të shekullit të nëntëmbëdhjetë67. e cila do të luante një rol të jashtëzakonshëm në përhapjen e letërsisë shqiptare. të nxitur nga kultura e zgjimit kombëtar.) 1981. Në Sofje bashkëpunoi me Shahin Kolonjën në themelimin e organit Drita. Papa Kristo Negovanit. i cili doli çdo vit. pasi autoritetet osmane i mbyllën shkollat në gjuhën shqipe. Behri në: Bihiku (red. nisën të organizojnë veprimtari kulturore kombëtare. Kristo Luarasi kreu udhëtime në Korfuz. që përmendëm më lart. Këta almanakë e bënin publikun e gjerë ta ndiente se ekzistonte një letërsi shqiptare. ashtu si Bukureshti. Itali dhe Konstantinopojë për të bashkërenduar punët e lëvizjes kombëtare e për të nxitur botimet në gjuhën shqipe. Por për Kristo Luarasin ky qe vetëm fillimi. Mbahet mend sidomos si botues i së përdyjavëshmes Drita69. f. e shtypur në gjuhën shqipe me ndonjë artikull të rastit greqisht. Zallëmi 1962. ai botoi në disa numra edhe tregimin Oxaku (Oxhaku) të Mihal Gramenos. Drita. që e nxori në Sofje në 101 numra nga nëntori 1901 deri më 1908 për të mbrojtur të drejtat e kombit shqiptar. 578-609. nuk mund të krahasoheshin me ato qytete jashtë ku shqiptarët po emigronin në numër përherë e më të madh. botoi almanakun kulturor Ditërëfenjës ose Kalendari kombiar. ne dir ve ne olacak. revista dhe mbi 10. një shkollë e njohur e administrimit publik në Konstantinopojë. Dërmaku 1987 dhe Maksutovic 1992. Më 1896 u shpërngul në Sofje dhe ngriti shtypshkronjën Mbrothësia. dhe Tako 1984. As Shkodra e Korça.

por edhe autor i një vëllimi modest me poezi e prozë në frymë të Rilindjes. Po edhe Ushtimi i Krujës pas pak kohe ndeshi në vështirësi financiare dhe u shtrëngua të ndërpresë botimin më 1914. Mata 1983. e cila do të bëhej shtypshkronja më e madhe në vend. dhe Berani 1988. gazetar dhe poet nga Nistrova e Rekës në krahinën e Dibrës. Më 1904 themeloi revistën mujore Besa në Kajro me Milo Duçin (1870-1933). Erebara nga krahina e tij e Dibrës. 1944) ishte partner i Luarasit në themelimin e shtypshkronjës Mbrothësia dhe në botimin e Kalendarit kombiar. Në kryeqytetin bullgar mësoi së pari gjuhën amtare dhe u lidh me figura të tjera të lëvizjes kombëtare shqiptare që jetonin atje. dhe përkthimeve të një proze në tri pjesë me titull Fushatë e vdekura të Sibirit70 Bukuresht 1896. me Shqipërinë e Vissar Dodanit në Bukuresht. dhe po atë vit i së përdyjavshmes Përlindja shqiptare që botohej në Bukuresht. kur Bageri nxirrte gazetën e vet të përdyjavshme. Egjipt dhe Konstantinopojë) duke punuar si gazetar dhe redaktor për zgjimin kombëtar. Falk 1896. që luajti një rol më aktiv në botimet shqipe në zgrip të shekullit.Shqiponja e Shqipënis. Bashkëpunoi edhe me organe të tjera të kohës: me Dritën e Shahin Kolonjës në Sofje.dyshim veprimtarinë e tij. dhe pjesës në pesë akte Gjenoveva. Bageri u shpërngul në Sofje për të kërkuar punë dhe. me Albanian e Faik Konicës në Bruksel e më pas në Londër. pasi kaloi vështirësitë e para. më shumë se një vit pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. 71 . i sëmurë nga tuberkulozi dhe i pafuqishëm për t'i bërë ballë rrëmujës politike e shoqërore të vendit që tani kishte kryeqytet portin Makiavelian të Durrësit. Shqiponja e Shqipënis falimentoi dhe nuk shkoi më përtej muajit prill 1911. Josif Bageri ishte jo vetëm botues dhe gazetar. Më pas Abrami botoi një revistë arsimore 16 faqesh në 70 kr. për të cilën kishte filluar punën nga nëntori i vitit të kaluar 'për të mbrojtur të drejtat e kombit shqiptar'. Bageri u shpërngul në Durrës për të nxjerrë të përjavshmen Ushtimi i Krujës. ndër ta ishin Dervish Hima dhe Jashar S. e ktheu prapë shtypshkronjën në Sofje. Sofje 1910. Drita e Sofjes dhe Shpnesa e Shcypeniis e Nikolla bej Ivanajt nga 1899 deri më 1909. Me gjithë përpjekjet e tij. Trebicka është edhe autor i disa poezive që u botuan në Albania të Faik Konicës. filloi të punojë si këpucar për të nxjerrë bukën e gojës. Kosta Jani Trebicka (vd. e cila u shpall si organ i bashkimit të atdhetarëve të vërtetë shqiptarë. Më 1908 përfaqësoi Korçën në Kongresin e Manastirit. msime të shqyptarueta dhe vjersha. Më 1893 u bë anëtar aktiv i shoqërisë atdhetare Dëshira. një klub patriotik i themeluar në Sofje më 1893 për përgatitje mësuesish të shqipes. Më 1903 u bë redaktor i së përdyjavshmes Vetëtima që doli vetëm një numër në Sofje. Thoma Abrami (1869-1943) ose Thoma Avrami ishte gazetar e poet nga Korça. Botimet e tij të para qenë vjersha me tema kombëtare me frymëzim të zakonshëm rilindës. kr. I varfër e i këputur. me titull Kopësht malsori. që pati një ndikim të madh në mbarë vendin. Aty botoheshin lajme dhe shkrime të redaksisë shqip e bullgarisht për çështje të ditës. Më 1887. Shqypéja e Shqypënis ishte një revistë e vogël por e bujshme. Këtu ai botoi gazetën e përjavshme Liria e Shqipërisë nga 1911 deri më 1915. Në janar 1914. Sofje 1908. Vdiq rrugës për në Prishtinë më 1915. Ndër shqiptarët aktivistë të lëvizjes kombëtare në Sofje në vitet e para të shekullit të njëzetë ka qenë Josif Jovan Bageri71 (1870-1915). Dihet se pas një viti Trebicka dha gjuhë shqipe në një shkollë nate të hapur nga kjo shoqëri. shkruar në dialektin e vendlindjes. Më 1901 ai ishte kryetar i shoqërisë Dëshira. Bageri vendosi të largohet nga Shqipëria e të kthehet në Sofje. Bukuresht. në moshën shtatëmbëdhjetë vjeç. si dhe mjaft poezi me përmbajtje shoqërore e politike. të cilat dolën në faqet e organeve Kalendari kombiar. e cila nisi të botohej në Sofje më 15 maj 1909 dhe vazhdoi më vonë me një ndryshim të vogël në emër . Bëri mjaft udhëtime nëpër ngulimet shqiptare jashtë (Sofje. Më 1921 u kthye në Shqipëri dhe themeloi Shtypshkronjën Luarasi.

kurse vetë themeloi një tjetër revistë me emrin Shqipëria në Sofje më 1907. Shqipëria e Lakos ishte një revistë që nuk pati jetë të gjatë megjithëse u kushtohej çështjeve politike e shoqërore. Ivanaj pati lindur në Grudë. Lakoja botoi një abetare e një gramatikë për shkollat fillore shqiptare që tani po ngriheshin anembanë Ballkanit: Stërvitjetore për nxënësit shqipëtarë. 73 . Lako mbahet mend për veprimtarinë kombëtare e botuese në periudhën e fundit të Rilindjes. dhe Shkronjëtore e gjuhësë shqip. dhe u rrit në Podgoricë të Malit të Zi. Gjika. e botuar nga 1905 deri më 1908 në shqip. letërsisë dhe folklorit.Korçë me titull Përlindja arësimtare. Ivanaj ka mbajtur funksione të ndryshme nëpunësie në Serbi. që në moshë të re mori pjesë në lëvizjen kombëtare shqiptare dhe. Thoma Abrami ishte edhe autor proze e poezie. u botuan në disa nga organet e sipërpërmendura. Pjesa e parë. si dhe një vëllim me vjersha po në Tiranë. italisht dhe serbo-kroatisht nga botuesi. Gjatë Luftës së Dytë Botërore botoi librin autobiografik Historija e Shqipëniës së ré. ndër to edhe atë të sekretarit dhe përkthyesit të Ministrisë së Jashtme të Serbisë. ashtu si shumë shqiptarë të tjerë të veriut. Pasi u vendos me banim në Francë. Më 1919 Lako nisi botimin e revistës politike dhe letrare Opinga në Paris (Boulogne/Seine). Në fillim doli në Dubrovnik. kr. Siliqi lindi më 10 gusht 1882 në një familje ortodokse në Shkodër. Pas kthimit në Shqipëri bashkëpunoi me periodikun Gazeta e Korçës e më pas u vendos me banim në Tiranë. I frymëzuar nga leximi i veprave të Naim dhe Sami Frashërit. Pas pavarësisë së Shqipërisë Ivanaj botoi në Shkodër gazetën e përjavshme Lidhja kombëtare më 1915 në mbrojtje të vetqeverisjes dhe të drejtave kombëtare të Shqipërisë. Pjesa e II-të. Tiranë 1945. Zagreb dhe Dalmaci. 83. Përveç veprimtarisë publicistike. Hetzer 1991a. Paris 1910. Tiranë 1943. në rajonin e sotëm kufitar shqiptaro-malazez. 145. numri i parë i së cilës doli në qershor 1922. Siliqi 1956. Ai botoi mjaft prozë e poezi si dhe një numër artikujsh në Kalendari kombiar. ku ndoqi mësimet në një shkollë fillore serbe e më pas në një shkollë të mesme turke. Studime filologjike. si dhe të përjavshmen Republika nga 1923 deri më 1925. I angazhuar për qëllimet e larta të zgjimit kombëtar në Sofje ishte edhe botuesi dhe shkrimtari Nikolla Lako (1880-1962) nga Korça. asokohe kryeqytet i Mbretërisë së Malit të Zi. të dyja në Shkodër. 4. Ai ka gjasa të jetë edhe autor i rrëfenjave Miresia dhé ligesia dhe Te nghiarat' e nje hajduti ndene sundim të Haldupit. Një gazetë tjetër shqiptare që propagandoi idealet e pavarësisë e të arsimit në gjuhën shqipe në mbarë Ballkanin ishte e përjavshmja Shpnesa e Shcypeniis. f. Vuejtjet e veprimet e mija. e cila u dallua si një organ i popullit shqiptar që kërkonte një Shqipëri autonome. si dhe përkthimesh nga greqishtja dhe arabishtja. Fullani 1956. botuar në Paris më 1910 me pseudonimin Gjin Kroja72. ndërkaq edhe si botanist i shquar. i cili merrej kryesisht me rolin e klerit katolik. mundi të 72 kr. shkrimtari dhe figura kombëtare Nikolla bej Ivanaj (1879-1951). Historija e Shqipëniës së ré. Veprimtaria letrare dhe publicistike e figurës kombëtare Risto Siliqi73 (1882-1936) mbulon periudhën 1905-1915. Revista përmbante artikuj shqip dhe frëngjisht. Siliqi gjeti punë në kuzhinën e një hoteli. kulturës. Më 1919 mori pjesë në Konferencën e Paqes në Paris dhe u kthye në Shqipëri për të themeluar dhe botuar gazetën e përdyjavshme Koha e re më 1919 dhe 1925. Poezitë e tij lirike. e më pas si bamirës bujar për shkollat dhe bibliotekat e Korçës. Paris 1909. më pas në Trieste e në fund në Romë. f. Këto të fundit u botuan më 1925. u shtrëngua të ikë në Malin e Zi të pavarur për të kërkuar strehë nga gjendja e rrëmujshme politike në atdheun e tij nën pushtimin turk. Objektivi i shpallur i saj ishte mbrojtja e të drejtave të kombit shqiptar dhe nxitja e qytetërimit dhe përparimit të tij. Tiranë 1980. Vjenë. dhe R. Në Cetinjë. shpesh me tema kombëtare. dhe falë arsimit fillor që kishte marrë në serbishte. Thuhet se ka ndjekur studimet në Beograd. ku edhe vdiq. përfshirë dhe ilustrime.

1990. Ai gjithashtu bëri mjaft udhëtime në emër të komiteteve revolucionare për organizimin e qëndresës. formuan bashkësi të mëdha. dhe kjo për vetë synimet e njohura të Malit të Zi ndaj Shqipërisë. i cili asokohe. Fullani 1963. tamburja e ballamaja buçisnin më në katër anët." Në dhjetëvjeçarin e parë të shekullit të njëzetë. që më 1517. kr. bozuku. ky ngulim mërgimtarësh u shqua sidomos për veprimtari kombëtare e botuese.000 vargjeve kryesisht patriotike me frymëzim të zakonshëm kombëtar. frëngjisht dhe turqisht nga Ismail Haki bej. e kaloi pjesën më të madhe të jetës në Kajro ku dhe 74 Për shqiptarët në botën arabe. i cili kishte qenë nën sundimin osman. por edhe në Egjipt. Po atë vit në tetor doli gazeta Besa-Besën. Ngjarjet e kësaj kryengritjeje i hodhi në kronikën e tij Pasqyra diteve pergjakshme në të pêstin shekull Shqypêniis të robënume. nip i poetit rilindës Loni Logori (1871-1929). dhe themeloi një dinasti mbretërore që sundoi vendin deri me rrëzimin e mbretit Faruk (1920-1965) më 1952. gazetë që pa dritën më 15 qershor 1913 e që vazhdoi deri më 1914. Duçi. Nën suzerenitetin osman e më pas nën protektoratin britanik të vendosur më 1883. si dhe në bashkësi përgjatë luginës së Nilit si Beni Suef. dhe Minya el Qamh. Më 1805. Më pas punoi si avokat në Shkodër ku dhe vdiq më 1 maj 1936. Spiro Dine na thotë: "Karakollët e Kajros qenë plot gegë e toskë. që shërbeu si vend takimesh për luftëtarët kombëtarë shqiptarë. Maghâgha. i njohur edhe me emrin Mehmed Ali. emigrantët shqiptarë. shumë shqiptarë emigruan nga atdheu në brigjet e Nilit për të gjetur punë e për të siguruar një jetë më të mirë. duke e kthyer sundimin turk në diçka formale. Duçi. kishte përfituar nga rritja e tregtisë që erdhi prej hapjes së kanalit të Suezit nga Ferdinand de Lessepsi (1805-1894) më 1869. Kudo po ngriheshin komitete revolucionare për të përgatitur një kryengritje të përgjithshme kundër sundimit osman. Një nga organet më të hershme të shtypit shqiptar në Egjipt ka qenë Bashkim i Shqiptarëvet. e cila përmban edhe një shtojcë me trembëdhjetë vjersha patriotike. Halimi 1993. u bë pasha apo guvernator në Egjipt. Biba. Vitet 1905-1907 ishin vite veprimtarie të madhe revolucionare e të fshehtë të intelektualëve shqiptarë brenda dhe jashtë vendit. dhe Azemi & kr. ashtu si vetë Shqipëria. ishte pjesë e Perandorisë Osmane74. Siliqi është edhe autor i rreth 4. Na dukej sikur gjindeshim në Shqipëri. Egjipti. Më 1911 mori pjesë aktive në kryengritjen e armatosur. por edhe në qytetet e Egjiptit të poshtëm si El Mansûra. së bashku me shkrimtarin dhe poetin Hilë Mosi dhe Karlo Sumën.përfundojë shkollën. Manfalût dhe Er-Rodha. me prejardhje shqiptare nga Kavalla në Greqinë veriore. i njohur edhe me emrin Mihal N. Pas pavarësisë. 1983. Risto Siliqi hapi në Cetinjë një han me emrin 'Albania'. Prandaj nuk është për t'u habitur që disa prej shkrimtarëve dhe figurave kryesore të lëvizjes së Rilindjes kombëtare do të dilnin nga lugina e Nilit. 75 . mjaft prej të cilëve kishin punuar shumë dhe u kishte ecur me tregtinë e pambukut.. me të shumët gegë musliman e të krishterë mirëditas. Shekulli i nëntëmbëdhjetë provoi emigrim të shqiptarëve jo vetëm në Rumaninë e Bullgarinë fqinje. hambar i Mesdheut lindor. Trieste 1912. Shumë shqiptarë në veri të vendit i shikonin si me dyshim këto veprime. Ata zunë vend jo vetëm në Aleksandri e në Kajro. që e nxirrte Milo Duçi75 (1870-1933). botoi në Shkodër gazetën e përjavshme Shqypnia e re. disa prej të cilave janë botuar në organe të kohës si Kalendari kombiar dhe Liria e Shqipërisë në Sofje. tregu i armëve Suk el-silah përveç shqiptarëve tjetër nuk kish. ashtu si në lashtësi. të paktën sa për emër. Mufaku 1981a. Këngët e vallet nukë reshtnin.. El Fashn. Në gjysmën e dytë të shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe në dhjetëvjeçarët e parë të shekullit të njëzetë. që u botua për një kohë të shkurtër si e përdyjavshme nga shtatori 1900 shqip. Muhamed Aliu (1769-1849). Atje ai mundi të ngrejë një shtet me të vërtetë autonom. Shibîn el Kôm. asokohe. e cila më në fund shpërtheu kundër sundimit turk në malësinë e Shqipërisë së veriut.

Vruhoja ishte një propagandist i palodhur i çështjes shqiptare. por edhe poet e dramaturg. fakt ky që përbënte një nga parakushtet për një shtet shqiptar. ku botoi për një kohë të shkurtër. Më 1925 në kryeqytetin egjiptian. me sa duket sipas një origjinali frëngjisht. dhe kështu u bë i mundur botimi dhe shpërndarja për një kohë të shkurtër. Kjo gazetë me tetë faqe në gjuhën shqipe e ndonjë shkrim në frëngjishte. Më me interes është Midis dy grash. Që në moshë të re vajti e u ngul me banim në oazin pjellor të El Faiyûmit në Egjiptin e Epërm. kanë vlera letrare të kufizuara. ndodhet midis së shoqes dhe së dashurës Suzanë. e redaktuar më 1910-1911 nga gjuhëtari dhe mësuesi Aleksandër . Shtypej me alfabetin e Stambollit dhe kishte për synim mbrojtjen e të drejtave të kombit shqiptar. Kajro 1922. Më 1901 Duçi nxori një revistë mujore me titull Toska në Minya el Qamh. pjesërisht autobiografike. e shtrënguan pas pak kohe të ikë në Itali. bashkë me Athanas Tashkon (1863-1915). Kajro 1921. E thëna. Më 1897 u bë kryetar i shoqërisë Vllazëria. organ i ortodoksëve shqiptarë. Më 1922 themeloi një shtëpi botuese në Kajro. të dyja të botuara në Kajro më 1907 nga Sami Kulla Përzëreni. si për shembull ajo me katër akte Nora. dhe me tri akte. Publicisti dhe figura kombëtare Jani P. nga ku u kthye përsëri në Egjipt. botoi një tjetër. të dyja në Sofje. zgjati katër vjet. Duçi vdiq në Kajro më 25 nëntor 1933. Ndër gazetat dhe revistat e tjera shqiptare të botuara në Egjipt në fillim të shekullit të njëzetë mund të përmenden e përdyjavëshmja Pellazgu dhe Zghimi. Vruhoja ia ndryshoi titullin e ia bëri Sëpata në prill 1910. kësaj radhe një revistë të përmuajshme me 24 faqe me titullin Besa. zgjati deri më 1902. Meqë xhonturqit e ndaluan këtë të përmuajshme të qarkullonte në Shqipëri. Më 1909 Jani Vruhoja botoi një gazetë të dytë në gjuhën shqipe në El Faiyûm me emrin Rruféja. botuar pjesërisht me pseudonimin Lulo Malësori. Gjon Voda nuk di si t'ia bëjë. me dy akte I bir' i begut. dhe e përjavshmja Shkreptima. Më të mirënjohurat nga këto përpjekje modeste janë pjesa me tri akte Nderi. sidomos në periudhën e fundit të jetës. qendër ku mblidheshin gjithë shqiptarët e atjeshëm. Ai është edhe autor i të paktën gjashtë pjesëve teatrale. Më 1904. një e përjavshme kombëtare që zgjati deri në fillim të vitit tjetër. Në tetor 1906 Duçi gjithashtu botoi Shqipëria në Kajro. Kajro 1922. Me formimin e qeverisë së parë të Shqipërisë së pavarur Duçi u kthye në atdhe. Besa-Besën. Konstancë 1921. Milo Duçi nuk ishte vetëm botues dhe figurë kombëtare. Pjesët e tjera teatrore të Duçit. e cila botoi jo vetëm veprat e tij. ku edhe kaloi pjesën më të madhe të jetës derisa vdiq në shtator 1931. Historia me letrat përfundon kur Gjon Voda vret Suzanën në një çast tërbimi xhelozie dhe pastaj vret veten. nga qershori deri në gusht 1914 gazetën e përdyjavshme Zâna në Durrës. Por grindjet vëllavrasëse midis grupeve të ndryshme politike në shtetin e saposhpallur. duke lëvduar ata që meritojnë të lëvdohen e duke qortuar ata që meritojnë të qortohen për çështjen kombëtare. një trekëndësh melodramatik dashurie i shfaqur në pesë letra si të dërguara prej autorit nga Napoli në verën e vitit 1922. së bashku me Thoma Abramin. Më 1907 Jani Vruhoja botoi gazetën satirike shqipgreqisht Shkopi në Kajro. ai botoi edhe një gazetë tjetër me emrin Bisedimet. me emrin Shoqeria botonjesé shqipetaré ose Société albanaise d'éditions.mbështeti aktivisht lëvizjen kombëtare shqiptare. Vruho (1863-1931) ishte nga Vërtopi i krahinës së Beratit. dolën në organe të ndryshme midis viteve 1897 dhe 1925. Lulet e Hindit. e me nëntitullin: organ i bashkimit të patriotëve të vërtetë shqiptarë. Edhe pse gjatë shembjes përfundimtare të Perandorisë Osmane vetëqeverisja politike për atdheun e tij në Ballkan dukej tepër e pasigurt. Dyzet e gjashtë vjershat e tij patriotike e të dashurisë. ai vërente me kënaqësi se ndjenja e identitetit kombëtar kishte zënë rrënjë. drama në vargje Gjaku dhe tragjikomedia me një akt Të vdekurit e të gjallët. të bërë nga Çajupi. e përmuajshmja Vatra e botuar në Minya el Qamh më 1909. e para në radhën e gazetave jetëshkurtra që botoi. një gazetë që i shërbeu bashkësisë shqiptare në Egjipt për dy vjet. por edhe përmbledhjen e vargjeve sanskritishte. Shumë nga artikujt e tij polemikë dhe vjershat me frymë kombëtare dolën në organe periodike të kohës si Kalendari kombiar i Kristo Luarasit dhe Liria e Shqipërisë.

më 1914. shtypur më 1916-1917. me ndonjë artikull në anglishte. Shqipëria 'e përkohëshme e shoqërisë fetare muhamedane' në Uatërbëri (Waterbury). dhe Zër' i popullit i Nju Jorkut më 1912-1913. por edhe brenda Shqipërisë. e lanë vendin e tyre të varfër dhe u bashkuan me valën e emigrantëve grekë që niseshin me anije nga Selaniku e Pireu për lundrimin e gjatë e të lodhshëm drejt brigjeve lindore të Shteteve të Bashkuara. kulturore e letrare në gjuhhën shqipe. Kombi zgjati tre vjet deri më 1909. një fshat afër Korçës. Masaçusets.Xhuvani (1880-1961). si dhe e përmuajshmja e Fan Nolit The Adriatic Review e federatës Vatra në Boston. G. Luftëtari i drejtësisë në Boston më 1917. mbetën të rralla dhe vazhduan të . Peci e propagandoi si 'të parën dhe të vetmen gazetë shqiptare në Amerikë' dhe si 'organ të interesave shqiptare'. Kjo federatë. Vullnetari në Natik (Natick). Masaçusets. themeluar nga Fan Noli dhe Faik bej Konica në shkurt 1909. roli i të cilave nuk do të kufizohej kurrsesi vetëm me shqiptarët që banojnë në Amerikën e Veriut. frëngjishte apo italishte. Zonat metropolitane të Nju Jorkut. Edhe në Shtetet e Bashkuara u themeluan një numër gazetash shqiptare me rëndësi. Naçe (Nache) nga 1918 deri më 1920. Masaçusets. që ka arritur të ketë deri rreth shtatëdhjetë degë gjithsej. dhe botuar në Nju Jork nga A. doli më 15 qershor 1906. Boston e përreth tyre. Louis) më 1911. që zgjati nga 1916 në 1920. dhe si i tillë ishte edhe zëdhënës i bashkësisë shqiptare në përgjithësi. Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dielli qe organi i federatës së rëndësishme panshqiptare Vatra në Boston. e përdyjavshmja Yll' i mëngjezit e Parashqevi Qiriazit në Boston. për shkaqe të kuptueshme. Konetikët. Mprojtja shqipëtare në Sejnt Luis më 1916. Periodikë të tjerë shqiptarë të botuar në Shtetet e Bashkuara para Luftës së Parë Botërore ishin: Flamuri i Bostonit. ndonëse shumica mbetën në bregun lindor. kur e pasoi Dielli. botuar në Denver e më pas në Çikago nga John Adams. me shpresën për të filluar një jetë të re e për të gjetur atje liri e begati. Përlindja më 1917 doli në Framingham. Më pas valët e emigrantëve shqiptarë u shtynë më tutje. që doli nga shtatori 1918 deri më 1919. Konetikët. Pensilvenia dhe Nju Xhërsi. organet e shtypit shqip në Egjipt dhanë ndihmesë për zgjimin e identitetit kombëtar jo vetëm ndër shqiptarët banues në brigjet e Nilit. botuar nga Sotir Peci (anglisht Sotir Pettsy. Ndër këta periodikë qenë Adriatiku botuar në Framingham. nga 1917 deri më 1918. Ndonëse mjaft prej tyre dolën për shumë pak kohë. Sazani dyjavor në Uuster (Worcester). të cilën ajo e drejtoi nga 1917 deri më 1920. Masaçusets. u kryesua në fillim nga Faik bej Konica (1875-1942) dhe Fan Noli (1882-1965). 'organ zyrtar i partisë politike e kombëtare shqiptare'. po aq jetëshkurtër Trumbeta e Krujës e Sejnt Luisit (St. Në fillim u ngulën në Nju Jork. The Albanian era. sidomos në Misuri. të tjerë iknin një herë e mirë për në tokën e premtuar. 1873-1932) nga Dardha. shumë shqiptarë. që doli vetëm pak kohë më 1910. Albania. Miçigan e Ilinois. Përparimi në Nju Jork. Ndërkohë që shumë shqiptarë në shekullin e nëntëmbëdhjetë emigruan në Egjipt e në vise të tjera të Perandorisë Osmane për të gjetur punë dhe jetë më të mirë. Gazeta e parë shqiptare në gjuhën shqipe në Amerikën e Veriut ishte Kombi i Bostonit. Vitet e luftës 1914-1918 patën një vërshim të tërë gazetash jetëshkurtra shqiptare saqë duket sikur puna e parë e emigrantëve shqiptarë sapo vinin këmbën në Amerikë ishte të nxirrnin një gazetë. Në kulmin e emigrimit evropian në Amerikën e Veriut në dhjetëvjeçarët e fundit të shekullit të nëntëmbëdhjetë e në dhjetëvjeçarët e parë të shekullit të njëzetë. sidomos nga krahina e Korçës. Edhe pse në zgrip të shekullit gazetat në gjuhën shqipe nuk ishin më diçka e pazakontë. si dhe në mbarë shtetet Masaçusets. ku edhe sot gjenden ngulime jo të vogla shqiptare. themeluar edhe kjo në Uorçester. Numri i parë i kësaj së përjavshmeje politike. Mu në Boston më 28 prill 1912 u themelua federata panshqiptare Vatra për të bashkuar shoqërinë Besa-Besën dhe trembëdhjetë klube të tjera shqiptaro-amerikanësh në një organizatë. më 1918. ku gazetat hynin shpesh kontrabandë fshehurazi doganierëve osmanë. 1915-1916. botimet brenda vetë Shqipërisë. Bostonit dhe Detroitit tani përbëjnë qendrat kryesore të ngulimeve shqiptaro-amerikane në Shtetet e Bashkuara.

Mihal Gramenoja nuk ishte vetëm ideolog i lëvizjes së Rilindjes. Gazetat dhe revistat qenë të shtrënguara të hynin fshehurazi nga jashtë. të cilën e pati kundërshtuar në fillim. shkrimtar dhe figurë e shquar politike. Grameno 1974. gazeta erdhi e u pajtua me qeverinë antidemokratike të Zogut. dhe Xhiku 1989. e cila vajti shumë larg me masat e saj për ta mbytur veprimtarinë kombëtare. Gramenoja e ndoqi konferencën si korrespondent i gazetës së Nju Jorkut Albania që botonte A. Gramenoja pati lindur në Korçë në një familje tregtare dhe ndoqi shkollën greke para se të emigronte djalë fare i ri në Rumani më 1885. Më të lexueshme janë pjesët e tij teatrale dhe tregimet. Në Bukuresht ai mori pjesë në lëvizjen kombëtare dhe më 1889 u bë sekretar i shoqërisë Drita. Përveç organeve me influencë të shtypit. që po zgjerohej. Si mjaft figura të tjera kombëtare të periudhës. kur u mbyll nga censura. 1979. një çetë e vjetër luftëtarësh kundër trupave turke në Shqipërinë e jugut. 153-159. veprimtaria letrare dhe atdhetare e të cilit kap periudhat e Rilindjes e të Pavarësisë. Kombi të Sotir Pecit në Boston. atë me emrin Koha. por edhe njeri i veprimit. ndonëse frymës së lartë politike të kësaj vjershe dhe të tjerave më pas nuk iu përgjigj kurrë një nivel po aq i lartë gjuhësor. Shqipëria të Milo Duçit në Kajro. Gramenoja në fillim e përshëndeti revolucionin e xhonturqve. u tërhoq nga jeta publike rreth vitit 1927. Mihal Gramenoja bashkëpunoi edhe me një gamë të gjerë organesh të tjera shqiptare. Në fillim të viteve 1920 ajo mbështeti demokracinë dhe barazinë dhe shprehu miratimin e vet për qeverinë jetëshkurtër të Fan Nolit të vitit 1924. Gazeta e Korçës në Korçë. 1978. ishte Mihal Grameno76 (1871-1931). Zallëmi 1963. Më 1915. një e përdyjavshme e re me frymë kombëtare që zgjati deri në qershor 1910. Gjika 1972. Mihal Gramenoja emigroi në Shtetet e Bashkuara dhe vazhdoi ta botojë të përjavshmen në Xhejmstaun (Jamestown). Të njëzet e dy numrat e Lidhjes orthodhokse. Me sytë e zjarrtë e mjekrën e lëshuar ai ishte vetë simboli i luftëtarit të lirisë dhe komitit ballkanas. I sëmurë rëndë për ca kohë. 1980. deri më 1919. Naçe në Uorçester dhe Nju Jork. bashkësia shqiptaro-amerikane dërgoi Mihal Gramenon dhe pesë delegatë të tjerë shqiptarë për të marrë pjesë në Konferencën e Paqes të Parisit më 1919 e për të përfaqësuar interesat e Shqipërisë. Nju Jork. Korça në Korçë. që nxori. Dihet se ra mjaft shpirtërisht në vitet e fundit të jetës dhe iu vu përherë e më shumë alkoolit. Për veprimtarinë e tij politike u arrestua disa herë. botues.jenë të kufizuara deri në shpërbërjen e Perandorisë Osmane. Drita të Shahin Kolonjës në Sofje. I dëshpëruar. Të shqetësuar thellë për fatin e mëtejshëm të Shqipërisë dhe gjendjen e saj pas tronditjeve të Luftës së Parë Botërore e për mungesën e vazhdueshme të një qeverie të qëndrueshme atje. Shpnesa e Shcypeniis të Nikolla bej Ivanajt në Dubrovnik. por shumë shpejt u vu përsëri kundër sundimit osman kur u bë e qartë se xhonturqit donin të mbanin regjimin e centralizuar. edhe më pas kundër aspiratave ekspansioniste të shteteve fqinjë e të Austro-Hungarisë. Si figurë letrare Mihal Grameno u bë i njohur së pari më 1903 me vjershën atdhetare Vdekja. Por në vitet e fundit të saj. Albania e A. Një nga figurat e para që përfitoi nga shtimi i rrëmujës në Perandorinë Osmane e që filloi të botojë në Shqipëri në dhjetëvjeçarin e parë të shekullit të njëzetë. Gazeta jetoi deri në nëntor 1926. f. 1981. Vitin tjetër u kthye në Shqipëri dhe më 10 korrik 1920 rifilloi botimin e gazetës Koha në Korçë. Më 1907 ai u bashkua me çetën e Çerçiz Topullit. Përlindj' e Shqipëniës në Vlorë. Naçe. 1976. Koha mbrojti interesat e Shqipërisë kundër xhonturqve para Pavarësisë. Shqipëri' e re në Bukuresht e Konstancë. u bënë zëdhënës sidomos i kundërshtimit ndaj hierarkisë së kishës ortodokse greke. G. vdiq në qytetin e lindjes Korçë më 5 shkurt 1931 në moshën pesëdhjetetetëvjeçare. Bukuresht kr. Më 10 korrik 1909 botoi numrin e parë të gazetës Lidhja orthodhokse në vendlindje. G. ndër to me Albania të Faik Konicës në Bruksel e në Londër. Korçë. me nëntitullin gazetë 'politike. 76 . leterare dhe fetare'. Më 1 shkurt 1911 Gramenoja nisi të botojë një tjetër gazetë në Korçë. Spasse 1956. dhe Dielli në Boston. 1974b. e përjavshme politike dhe letrare për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve. Grameno është autor i komedisë me tri akte në vargje Mallkimi i gjuhës shqipe.

organ periodik i ilustruar me interes kulturor. f.1905. . 1993. Në korrik 1908. në fillim botuar në disa numra në periodikun e Shahin Kolonjës Drita më 1904-1905. me subjekt që shtjellohet më 1821. që shtypej në shtypshkronjën Luarasi në Sofje. E puthura. një satirë therëse kundër hierarkisë ortodokse greke. kësaj radhe me pseudonimin Lumo Skëndo. f. me pseudonimin Mali Kokojka. dhe Var' i pagëzimit. kushtuar Hilë Mosit. i cili shquhej për qëndrimin relativisht pajtues ndaj xhonturqve e që më pas pati kundërshtimin e figurave kombëtare më radikale. Mid'hat bej Frashëri qe i biri i politikanit dhe ideologut të Rilindjes Abdyl Frashëri (1839-1892) dhe nip i figurave po aq të shquara Naim dhe Sami Frashëri. ishte publicisti. për mbretin Piro (319-273 para erës sonë) të Epirit. humbjet e të cilit në beteja mbetën në histori me frazën 'fitore si e Piros'. i cili qe burim i madh frymëzimi për të gjithë shkrimtarët shqiptarë në fillim të shekullit të njëzetë. ku familja e tij u bë qendër e lëvizjes kombëtare. Në prag të pavarësisë së Shqipërisë. Ai ishte në drejtim të Kongresit të Manastirit më 14-22 nëntor 1908. botoi një biografi të shkurtër të tij me titull Naim be Frashëri. tek e cila veprimtaria publicistike dhe angazhimi politik për përmbushjen e qëllimeve të lëvizjes kombëtare lë në hije talentin letrar. subjekti i së cilës shtjellohet në Korçën e vitit 1886 dhe ku ai satirizon orvatjet greke për 'të civilizuar' shqiptarët. kurse në janar të vitit tjetër nisi të botojë një revistë mujore me emrin Diturija. Ai personifikon shkrimtarin-hero kombëtar të kohës dhe prandaj gëzon simpati të madhe nëpër Shqipëri. në kohët e përgjakshme të Ali pashë Tepelenës. Në moshën shtatëmbëdhjetë vjeç ndihmoi Kristo Luarasin (18751934) dhe Kosta Jani Trebickën për botimin e almanakut kulturor të njohur me emrin Kalendari kombiar. Sofje 1901. një histori dashurie në pesë kapituj midis pjesëtarësh klasash shoqërore të ndryshme. si edhe autor i tragjedisë me temë historike në katër akte Vdekja e Piros. letrar e shkencor që doli më 1909 në Selanik. Gramenoja botoi edhe një numër tregimesh të shkurtra me frymë sentimentale e me ndjenjë romantike kombëtare. dhe Bethell 1984. 51-55. Vlorë 1925. megjithëse ato nuk dëshmojnë ndonjë talent letrar të veçantë në krahasim me shkrimtarë të tjerë bashkëkohorë. dhe kësisoj shkakton rënimin e një familjeje të tërë. plot ndjenjë romantike kombëtare e energji krijuese për të ndryshuar fatin e dhimbshëm të popullit e për të mbrojtur të drejtat e tij. Në këtë novelë pesëkapitujsh. me ngjarje që zhvillohen më 1815 e me shumë përshkrime të zakoneve vendore të asaj kohe. kur Shqipëria 77 kr. Nga 1905 deri 1910 punoi në administratën osmane në vilajetin e Selanikut si drejtor për çështje politike. i shfaqur shpesh me pseudonimet Lumo Skëndo dhe Mali Kokojka. nisi botimin e gazetës së përjavshme Lirija në Selanik. Selanik 1909 (Oxhaku). një prift ortodoks nuk pranon të thotë formulën e pagëzimit në gjuhën shqipe. e më pas botoi kujtimet nga koha kur kishte qenë komit në Kryengritja shqiptare. Mihal Grameno ishte figurë tipike e kulturës së Rilindjes së vonë. Korçë 1909. Naim Frashërit. Ndër to janë: Oxaku. që zgjati deri më 1910. e cila e kishte shpallur gjuhën shqipe të mallkuar nga Zoti. Manastir 1912. politikani dhe prozatori Mid'hat bej Frashëri77 (1880-1949). Një figurë tjetër e shquar. një histori dashurie midis djalit të një beu dhe një vajze fshatare. Veprimtaria politike e Mid'hat Frashërit mori një karakter më kombëtar gjatë luftërave ballkanike dhe shembjes përfundimtare të Perandorisë Osmane. me ngjarje të vendosura në Vithkuq më 1751. 316-320. Një vit pas vdekjes së të ungjit. Gramenoja shtypi një vëllim me vargje të flakta kombëtare me titull Plagët. Petrotta. Mid'hat Frashëri luajti rol të madh në klubin patriotik të Selanikut. më 1916 në Bukuresht dhe nga 1926 deri 1929 në Tiranë. Vepra përmban një përkushtim 'të pavdekurit vjershëtor edhe të madhit mëmëdhetar Naim be Frashërit'. Mann 1955. Sofje 1906. vendi i Gramenos në letërsinë shqiptare është kryesisht si publicist e pamfletist i jetës politike. Prandaj me gjithë gamën e gjerë të gjinive letrare që trajtoi. Mendohet se ka lindur në Janinë dhe është rritur në Stamboll. Ndërsa pjesët teatrore dhe tregimet lexohen me kënaqësi si dokumente të kohës. Selanik 1909.

por. ku banoi me kushëririn Mehdi Frashëri (1874-1953) e ku shkroi një numër artikujsh publicistikë e studimorë. kurse më pas konsull i përgjithshëm i Shqipërisë në Beograd dhe drejtor i përgjithshëm i postave. mbahet mend për ribotimin e fjalorit greqisht-shqip të Marko Boçarit (1790-1823). Sofje 1915. në mund t'i quajmë kështu. kur pa se në Shqipëri po fitonin komunistët. përkthime. Selanik 1910. ai botoi një përmbledhje me poezi në prozë. më e madhja në Shqipëri në atë kohë. Më pas e shohim në Lozanë. në veçanti mund të përmenden: Istori e shkrimit shqip. një traktat 61 faqesh për gjendjen morale. Biblioteka e tij në Tiranë u konfiskua dhe përfundoi në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë. Kalendari kombiar për vitin 1926. Më 25 nëntor 1920 u emërua kryetar i delegacionit shqiptar në konferencën e paqes në Paris. materiale dhe psikologjike të Shqipërisë. wirf's ins Meer). Über die Geschichte und Sprache der Albaner und der Wlachen nga studiuesi suedez Johan Tunman (Johann Thunmann. pasi u lirua. Ai përktheu edhe pjesë nga Robenson. Tiranë 1926. Mercure de France. Me shpërthimin e Luftës së Parë Botërore u internua në Rumani për një farë kohe. u bë i pari ministër i vendit për punët botore. Mid'hat bej Frashëri është autor i një game të gjerë veprash edukative: tekste shkollore. i cili pati jetuar vetë ca kohë në Ballkan. Konstantinopojë 1912. Në fund të vitit 1942 rihyri në arenën politike për të luftuar kundër pushtimit të vendit nga Boshti. dhe Plagët tona. Revue de Genève dhe Les Peuples libres. 1746-1778). Sofje 1900 (Thust du was gutes. Në vjeshtë 1944. Artikujt e tij të kthjellët e racionalë dolën në organe si France-Orient. ku jetoi deri më 1922. me rreth 20. Sofje 1898 (Guillaume Tell) të poetit dhe shtetarit frëng Alfons de Lamartin (1790-1869). Letra mi një udhetim në Svicrë. megjithëse . Këndime për shkollat e para. Në fushën e letërsisë origjinale Mid'hat bej Frashëri ishte një nga shqiptarët e rrallë të kohës që nuk botoi ndonjë vjershë. Deri më 1926 kishte botuar rreth njëzet vepra shqip. Vetë kishte një bibliotekë private jashtëzakonisht të pasur. Ndër përkthimet në shqip të Frashërit mund të veçojmë Gjyjom Telli prej Lamartin.ndodhej para rrezikut që të gllabërohej nga fqinjët e saj ballkanikë. L'Europe nouvelle. Vdiq nga një krizë zemre në hotelin Lexington në avenynë Lexington në Nju Jork më 3 tetor 1949. Sofje 1915. Nga botimet joletrare. Më pas mbajti disa poste minister dhe ishte ambasador i Shqipërisë në Greqi nga 1923 deri në 1926. Tiranë 1923 (Psychologie de l'éducation). për gjakmarrjen mes shqiptarëve dhe për luftërat në Ballkan janë interesante. botuar më 1901 në revistën Diturija. iku në Italinë e jugut. të cilën në shkurt 1938 e ofroi për krijimin e një Instituti Studimesh Shqiptare. tregime të shkurtra dhe përsiatje me titullin Hî dhe shpuzë.000 vëllime. dhe Psikologji e edukatësë. iu kthye përsëri botimeve. nga psikologu frëng Gustave Le Bon (1841-1931). artikuj gazetash. Sidoqoftë. që ai e shtypi në shtypshkronjën Luarasi në kryeqytetin në zhvillim të Shqipërisë. Në periudhën e diktaturës Zogiste ai e la politikën për një farë kohe dhe hapi një librari në Tiranë. një rrëfenjë moralizuese gjermane e Franc Hofmanit. Pas pavarësisë në nëntor 1912. Tiranë 1924. dhe Bëj-e të mirën pa hith-e në det. dhe u caktua udhëheqës i Ballit Kombëtar. një nga historitë më të para të letërsisë shqiptare. të hartuar më 1809. Nga 5 maji 1916 drejtoi të përdyjavëshmen e Bukureshtit L'indépendance albanaise. Për fat të keq ky projekt nuk u realizua në vitet më pas. çka sjell një farë lehtësimi kur sheh shpërthimet nga të gjitha anët të vrullit kombëtar dhe thirrjeve poetike nga moria e poetëve rilindës me talent të kufizuar. Këto tregime për vuajtjet nën zgjedhën turke. një nga të shumtat organe jetëshkurtra të lëvizjes kombëtare shqiptare gjatë Luftës së Parë Botërore. që rivalizonte për pushtet me partizanët komunistë. lëvizje antikomuniste e qëndresës. Vitet e para të luftës së ftohtë e gjetën Mid'hat Frashërin në Perëndim në përpjekje për të formuar një koalicion të forcave opozitare antikomuniste në Angli e në Shtetet e Bashkuara. Në Paris vazhdoi veprimtarinë publicistike në shtypin francez për të propaganduar qëndrimin e Shqipërisë në ristrukturimin e Evropës së pasluftës. Çë na mungon? Çë duhet të kemi?. broshura politike dhe rrëfenja didaktike. Selanik 1909 (Robinson Crusoe) i Daniel Defosë (1660-1731). Istori e mbretëris otomane.

Hoxhi punoi shumë për zhvillimin e shkollës në vendlindje dhe prandaj u shkishërua nga mitropoliti ortodoks grek i Gjirokastrës. që krijoheshin e shkruheshin me një gjuhë ende të papërpunuar. ku u frymëzua nga takimet me vëllezërit Frashëri e me udhëheqës të tjerë të lëvizjes për t'iu përkushtuar çështjes kombëtare. 1898. doli më pas në Valët e detit të Spiro Risto Dines. Sofje 1908. Një nga poetët e shumtë minorë të periudhës. 79 . Vdiq pasi e sulmuan mu përballë kishës në fshatin e lindjes Qestorat. me tema tipike të periudhës së Rilindjes. si në Shqipëri ashtu edhe në ngulimet shqiptare jashtë. Asgjë nga poezia e tij nuk u botua sa qe gjallë.përshkohen nga një notë pakëz e tepruar didaktike.9 Figura minore të letërsisë së Rilindjes Lindja e gazetarisë dhe botimeve në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe fillim të shekullit të njëzetë u dha intelektualëve dhe një numri të madh figurash kombëtare mundësi botimi për veprat e tyre letrare. Vjershat patriotike me frymë popullore të Koto Hoxhit dhe shkrimet e tjera didaktike e fetare u botuan pas vdekjes në antologjinë prej 244 faqesh të Vissar Dodanit Mialt' é mblétese. po ashtu edhe kundër xhonturqve. dhe pikërisht kjo poezi me frymë romantike kombëtare përbën materialin kryesor letrar në shtypin e ditës. Ai ishte edhe një skulptor i shquar. 78 kr. Poeti Thimi Thoma Kreji ishte një figurë udhëheqëse kombëtare e bashkësisë shqiptare në Egjipt. Hoxhi mori mësimet në një shkollë greke e më pas në Konstantinopojë. Ai ishte anëtar themelues i Shoqërisë së të shtypuri shkronja shqip në tetor 1879. U burgos nga autoritetet osmane për veprimtari kombëtare e u dërgua në Anadoll. Poezia e tij kombëtare e politike. Kreji tregoi interesim të madh për çështjen e alfabetit të shqipes dhe shkroi greqisht një traktat për këtë temë. Sali Butka78 (1857-1938) ishte një tjetër poet popullor nga Shqipëria e jugut. kr. Kjo figurë interesante vinte nga fshati Butkë i Kolonjës buzë kufirit me Greqinë dhe ishte një nga udhëheqësit kryesorë të forcave shqiptare qoftë kundër grekëve. gati të gjitha figurat madhore e minore të periudhës së Rilindjes. Tiranë 1924. që botoi poezi të tillë për të zgjuar popullin nga letargjia ku kish rënë në dhjetëvjeçarë amullie dhe korrupsioni osman. Poezia atdhetare e Murad Toptanit u botua në vëllimin Vjershat e Murad Toptanit. ai qe një nga anëtarët themelues të klubit atdhetar në Shibin el Kôm më 1882 dhe i pari sekretar i saj. Ka qenë i pranishëm në Vlorë në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë nga Ismail Qemal bej Vlora në nëntor 1912 dhe mori pjesë në themelimin e së parës shkollë shqipe në Tiranë. Shok i Thimi Mitkos. Godo 1964. dhe në përmbledhjen letrare folklorike prej 856 faqesh të Spiro Risto Dines Valët e detit. u botua në përmbledhjen Ndjenja per atdhe. 9. i njohur edhe me emrin Kostantin Hoxhi. Murad Toptani79 (1868-1918) lindi në Stamboll dhe u rrit në familjen Frashëri me të cilën kishte lidhje fisnore. në një shkallë a në një tjetër. është Koto Hoxhi (1824-1895). e frymëzuar pjesërisht nga Naim Frashëri. dhe këtij qëllimi ia kushtuan energjitë e veta në shumë fusha. sepse kishte "krijuar një çështje shqiptare". Sofje 1908. Korçë 1920. Problemi kryesor i këtyre autorëve ishte forcimi i identitetit kombëtar dhe çlirimi i vendit nga zgjedha turke. janë marrë me poezi si mjet e mënyrë për të shprehur dëshirat e qëllimet e tyre atdhetare. Hudhri 1978. Jani Vretos dhe Spiro Risto Dines. nga Qestorati në krahinën e Gjirokastrës. Një pjesë e saj. Me sa duket.

Vargu disi elegjiak me temë kombëtare dhe poezia sentimentale e dashurisë e kësaj figure me autoritet në bashkësinë shqiptare të Nilit u botua në Kalendari kombiar të Sofjes. 9. i cili mori pjesë aktive në lëvizjen kombëtare e më pas punoi si mësues. Në të dallohen tema të zakonshme kombëtare të asaj kohe. Pasi bëri shkollën në Konstantinopojë. dhe një pjesë e vargjeve u botuan pas vdekjes në librin Ç'pate bilbil. dhe i pjesës teatrore me tetë akte Dashurija e mëmëdheut. Në fillim nuk qe aspak e sigurtë se përpjekjet e shkrimtarëve. Manastir 1911. Epoka e Rilindjes krijoi vetëdijen e qenies si komb dhe e bëri gjuhën shqipe mjet të natyrshëm të shprehjes kulturore e letrare të popullit shqiptar. Të rrallë qenë shkrimtarët e periudhës së Rilindjes që ia kushtuan talentin e tyre prozës. Në historinë e saj politike Shqipëria kaloi nga një rajon i humbur. u kthye i përmalluar në vendlindje duke marrë dhe një detyrë në qeverinë e sapoformuar të pavarësisë. Manastir 1911. Logori u kthye në Shqipëri në fillim të viteve 1920 dhe vdiq në Durrës. Selanik 1909. Nga Çamëria. në gazeta të kohës e në Valët e detit. Pas gjashtë vjetësh mërgimi në Amerikë. publicistëve dhe intelektualëve shqiptarë të kësaj periudhe për shtetformim e konsolidim kulturor do të 80 kr. me prejardhje nga Korça. Fullani 1961.10 Përfundime Mund të pohohet pa kurrfarë ngurrimi se periudha e Rilindjes pati rëndësi të shumë të çmueshme për ekzistencën kulturore e politike të Shqipërisë. i panjohur e i prapambetur i Perandorisë Osmane. Përmendet për përkthimin e traktatit moral të Silvio Pellicos Ligjiratë mîi detyrat e trimit. Gjon Shiroka (vd. pa ndonjë frymëzim të veçantë. 1914) ishte përkthyes e publicist. Manastir 1911. Tiranë 1972. Rrëfenjat dhe përrallat popullore të tij në vargje u botuan pas vdekjes në Fabula dhe vjersha. dajë i Milo Duçit (1870-1933). prift i lindur në fshatin Kosovë të krahinës së Përmetit. Më 1915 e la mësuesinë dhe hyri në administratën juridike. Poezia e tij modeste plot mall dhe dashuri për Shqipërinë u botua së pari më 1914 e u përmblodh në vëllimin Ndjenjat e zemrës. me gjashtëdhjetë e një vjersha gjithsej. Boston 1917. Një poet minor i Rilindjes nga Shqipëria e jugut ishte Mihal Dhosi (1873-1937). lindur në një familje të kamur nga Shkodra. . Ka shkruar edhe disa vargje sentimentale dashurie. 1882) nga Elbasani përdori shpesh pseudonimin Rras' e Bardhë për vjershat dhe artikujt e botuar në Kalendari kombiar dhe në revistën Diturija. Gazetari Namik Selman Delvina (1875-1933) ishte autor lirikash patriotike dhe dramash. dhe zuri vendin e vet në gjirin e shteteve të Evropës. ishte Qamil I.Një tjetër poet i Rilindjes që jetoi në Egjipt ishte Loni Logori80 (1871-1929). Ramiz Harxhi (1892-1966) nga Gjirokastra ishte një poet i periudhës së pavarësisë. Josif Haxhimima (l. pse pushove. dhe Jetëshkrimi i Konstandin Kristoforidhit. ndër to dhe i përmbledhjes poetike Hidhërimet e zemërës. Shkrimtari dhe studiuesi Simon Shuteriqi ose Suteriqi (1883-1951) nga Elbasani ishte autor i një Abetare shqipe. Harxhi emigroi në Shtetet e Bashkuara dhe banoi në Masaçusets e në Nju Hampshir gjatë Luftës së Parë Botërore. Shkodër 1912 (Dei doveri degli uomini). krahina në kufirin shqiptaro-grek përballë Korfuzit. Çami (1885-1933). Dorëshkrimet e tij u zbuluan me vonesë. Ky poet studioi në Manastir e më pas punoi mësues në shkollën turke të qytetit të Elbasanit. Ka qenë edhe kryeredaktor i gazetës tiranase Rilindja e Arbënis më 1930. po ta shohim ngushtë. Tiranë 1973. Varri i dashnorëvet. Selanik 1909. por vargu i tij me frymë kombëtare është thellësisht rilindës. E vranë më 30 gusht 1914.

e as nuk dëshironin pavarësi të plotë nga Turqia.kurorëzoheshin me sukses. i cili përshpejtoi fundin e kësaj periudhe stagnacioni të përgjithshëm. kryengritjet popullore kundër sundimit turk vazhduan në këtë periudhë pa ndërprerje. Por shpresat që shqiptarët kishin mbështetur te xhonturqit u shuan shpejt. e cila në fillim qe pritur me mjaft entuziazëm naiv nga fiset e Shqipërisë së veriut81. por ndërkohë nuk i doli mbanë në detyrën që i kishte venë vetës për të bashkuar të gjithë vendin në një vilajet të vetëm. Porta e Lartë ende nuk po shfaqte kurrfarë vullneti që të arrinte një kompromis për çështjen e autonomisë së shqiptarëve. më fort se luftë për synime të larta kombëtare qenë shprehje dufi për të kërkuar përmbushjen e disa kërkesave praktike. Lidhja e Prizrenit. Manastir. apo nga serbët dhe grekët. si dhe me kufizimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak vetëm në pjesën evropiane të Perandorisë. ndonëse të shumta për nga numri. Për këtë qëllim. shqiptarët të paktën qenë të mbrojtur nga synimet ekspansioniste të shteteve fqinjë të krishtera. me një kuvend përfaqësuesish të zgjedhur. ata u mjaftuan me luftën për forcimin e ndjenjës dhe vetëdijes kombëtare. Si rezultat. Lidhja e Prizrenit u shkatërrua nga Porta e Lartë më 1881. e që i dha Perandorisë kushtetutë dhe qytetarëve barazi në dukje pavarësisht nga feja. e sidomos në Shqipërinë e veriut dhe në Kosovë. Megjithë shkallën e lartë të korrupsionit e të paaftësisë së administratës turke. Ata donin vetëm të jetonin si shqiptarë. 223-231. në një njësi të vetme administrative të Perandorisë Osmane. Pjesa më e madhe e kryengritjeve në vitet që pasuan. me liri të plotë gjuhe dhe feje. Shqiptarët nuk do të bënin pjesë në atë valë nacionalizmi mbarëturk që po përhapej nëpër Evropë. Nuk ka dyshim se edhe shqiptarët vetë luajtën një rol me rëndësi në revolucionin e xhonturqve. në mos më shumë. e krijuar më 1878 si përgjigje ndaj vendimeve të Kongresit të Berlinit. Kështu. bullgarët dhe grekët gëzonin përkrahjen dhe mbrojtjen e Fuqive të Mëdha. shqiptarë myslimanë e të krishterë bashkë protestonin me të drejtë se serbët.th. kurse për ta mungonte çdo lloj përkrahjeje. Mid'hat bej Frashëri sidomos i bëri thirrje parisë shqiptare t'u jepte mbështetje të plotë xhonturqve. . të cilët e kishin selinë në qytetin e tij. Janinë dhe Shkodër) në një njësi të vetme administrative me kryeqytet Manastirin. në realitet dështoi. 1909.m. Shumë nacionalistë shqiptarë ushqyen besim të madh te lëvizja e xhonturqve. Duke bërë pjesë në Perandorinë Osmane. mbledhjen e taksave apo thirrjen e burrave nën armë. Selanik. e cila do të shpinte në revolucionin e korrikut 1908 e në përmbysjen e Sulltan Abdyl Hamidit II (18421918) pas një viti. për shumë udhëheqës rilindës ishte një përparësi e çmuar taktike që të sundoheshin nga Bosfori i largët e jo nga Cetinja. duke mos nxitur ndonjë ballafaqim të drejtpërdrejtë politik me Portën. me një administratë shtetërore dygjuhëshe (turqisht dhe shqip). kur u bë e qartë se administrata e re qe po aq centraliste sa e vjetra. të cilat prishnin edhe atë që kishte mbetur nga rendi ekonomik dhe helmonin marrëdhëniet ndëretnike.për të kundërshtuar çarmatosjen e fiseve të veriut nga ana e qeverisë turke. kërkonin bashkimin e të pesë vilajeteve (Kosovë. Ata e ndienë fare mirë dhe qenë të vetëdijshëm se pavarësia mund të kthehej në bumerang për këtë vend të vogël të Ballkanit. Ideja për autonominë politike e më tej për pavarësinë i vuri shkrimtarët dhe intelektualët shqiptarë në dilemë. f. Gjendjen e përgjithshme të rrëmujës dhe pasigurisë e rëndonin bandat e çetat anembanë vendit. çka konsiderohej si parakusht i dorës së parë për një shkallë të caktuar autonomie. Ndërkaq. nën të cilën shqiptarët po vuanin në dhjetëvjeçarët e fundit të Perandorisë. u burgosën ose u syrgjynosën. Qazim Beu. një 81 kr. Tipike për këtë qëndrim ishin fjalët e publicistit Dervish Hima në një ceremoni në Shkodër në gusht 1909 me rastin e kushtetutës së re. Ata nuk kërkonin privilegje. në Selanik. Në një memorandum dërguar Fuqive të Mëdha nga shqiptarët e Manastirit në tetor 1896. përshkrimin prekës të Edith Durhamit në High Albania. me shkolla në gjuhën shqipe. kurse shumica e udhëheqësve të saj u vranë. për shembull . kryeqyteti i afërt i Mbretërisë së sapolindur të Malit të Zi. Ajo vërtetë pengoi aneksimin e një pjese të madhe të trojeve shqiptare nga Serbia dhe Mali i Zi. d. edhe pse në rënie e sipër.

s'ka ardhurë për të mprojtur atë abece. f. f. 1908. Lirija. Senkevi… 1959. 1. Lirija. f. si pjesë e një konfederate shtetesh të pavarura ballkanike nën suzerenitetin e Sulltanit82. Megjithatë. që pa atë nuku do mundime të harijmë qëllimetë tona të lartëra për mbrodhësi të gjuhësë84. Selanik. po me kartë e pëndë. Archives du Ministère des Affaires Etrangères de France. Po në këtë kohë u mblodh Kongresi i Manastirit83 nga 14 deri më 22 nëntor 1908. Pas disa ditësh plot me diskutime. pranimi nga të gjithë i vendimit të komisionit do të donte ende shumë kohë. dhe Ibrahim Hoxha 1986. dhe Skendi 1960. Problemi i alfabetit qe një temë politike e diskutuar nxehtë gjatë Rilindjes. andaj kjo çështje e Abecesë lipsetë të jetë fillim. 276-278. dhe 3) alfabeti i Stambollit. nuk ka më kombësi të ndryshme. ata ngritën shkolla në gjuhën shqipe dhe themeluan gazeta në këtë gjuhë si dhe klube patriotike. Por rrethi tragjik i shtypjes dhe i kryengritjeve të përgjakshme vazhdonte. f. Demiraj & Prifti 1978. po për të gjeturë një mënyrë që të bashkohemi të tërë85. Toskët ishin më fort për alfabetin tradicional të Stambollit. Luigj Gurakuqi dhe Hilë Mosi nga Shkodra. jo me barut edhe me armë. Ndërsa shpresat për autonomi nuk po fuqizoheshin. alfabeti grek i përhapur për përdorim të shqipes nga Kostandin Kristoforidhi. Sotir Peci nga Bostoni. i shoqërisë letrare Agimi të Shkodrës i propozuar nga Ndre Mjeda. f. i hartuar nga Sami bej Frashëri. 83 84 82 kr. Këtë ide Fishta e shprehu duke thënë se "sado q'ësht' i dërguarë prej shoqërisë Bashkim. dhe Pinon 1909. f. Ky kongres. 813.oficer turk që e mori fjalën në ceremoni.." Mid'hat bej Frashëri e drejtoi këtë mbledhje. dhe Bajo Topulli e familja Qiriazi nga Manastiri. dhe Senkevi… 1959. U shqyrtuan gjithashtu edhe dy alfabete të tjerë. e kështu do kr. 2. sepse nuk kishte shkronja jolatine. që të nisim liruar' e papengim të punojmë për mbrodhësin' e lumtërin' e kombit tonë. 276. Kongresi zgjodhi një komision prej njëmbëdhjetë antarësh nën kryesinë e atë Gjergj Fishtës për të studiuar problemin e alfabetit e për të dalë me propozime. Mati Logoreci. Thoma Abrami nga Korça. 120-124. kurse gegët zakonisht pëlqenin alfabetin e Bashkimit. Ndre Mjeda. 8 vjesht' e 3-të [nëntor]. Kështu. 2) alfabeti i Bashkimit. Dervish Hima kundërshtoi duke thënë se shqiptarët nuk janë tjetër veçse 'shqiptarë' dhe nuk do ta ndiejnë veten të kënaqur veçse kur të jenë të lirë në një Shqipëri të lirë. Ka vetëm një popull osman. ku morën pjesë delegatë të të gjitha besimeve nga mbarë Shqipëria dhe kolonitë shqiptare jashtë.) 1972. 26 gusht 1908. i shoqërisë letrare Bashkimi të Shkodrës i hartuar nga Prenk Doçi. komisioni vendosi të pranojë variantet e modifikuar të alfabeteve të Bashkimit e të Stambollit. Gjergj Fishta. 85 . Shkodër. vazhduan ta shohin si të vetmen zgjidhje edhe për shumë kohë pas Kongresit. 8 vjesht' e 3-të [nëntor]." Tre alfabetet kryesorë që u morën në shqyrtim qenë 1) alfabeti i Agimit.. Domi & Pollo (red. dhe alfabeti arab. shqiptarët arritën të përfitojnë nga reformat e xhonturqve dhe nga liberalizmi relativ në çështjet kulturore. sidomos në Maqedoni e Kosovë. u shpreh me këtë frymë të re të nacionalzmit turk: "Tani nuk ka më myslimanë e të krishterë." Duke ia ndërprerë fjalën. pavarësisht nga alfabeti që do të vendosej. e duke marrë gjatë kësaj kohe edhe telegrame nga mbarë Shqipëria me kërkesën që të vendosej njëri apo tjetri alfabet. Skendi 1960. kr. i mbledhur për të vendosur për problemin e ndërlikuar të alfabetit. U arrit menjëherë mendimi i përbashkët që. kryesorja të mbetej forcimi i unitetit kombëtar. i cili ishte më praktik për botimet. të cilin shumë myslimanë të devotshëm. Selanik. Ndër pjesëmarrësit e shquar qenë Shahin bej Kolonja dhe Petro Nini Luarasi nga Kolonja. 1908. 121. ardhi një ditë e pëlqyerë për istorinë tonë. kr. Të dy mund të përdoreshin tani në shkolla e në botime. f. u organizua nga shoqëria vendëse Bashkimi dhe u propagandua nga Mid'hat bej Frashëri në revistën e tij Lirija: ". Buda.

Edhe pse pavarësia qe shpallur e të paktën përkohësisht qe siguruar në shkallë ndërkombëtare. Brenda dy muajsh. e lehtësuan mjaft formimin e disa normave gjuhësore në fushën e botimeve dhe ndihmuan në ecjen përpara të një letërsie shqiptare më të njësuar. Ndërkohë që mbijetesa e Perandorisë Osmane sa vinte e po bëhej më e pasigurt. e cila kishte qenë 'çliruar' nga ushtria serbe. Nga shteti i ri ishin lënë jashtë më se gjysma e territorit shqipfolës dhe rreth dyzet përqind e popullsisë shqiptare. Mendimi i përgjithshëm është se fillimin e periudhës së Rilindjes e shënon Lidhja e Prizrenit e mbledhur më 1878. kryengritjet shqiptare vazhdonin: më 1910 në Kosovë dhe në malësitë e Shqipërisë së veriut. Kështu. rënia përfundimtare e Perandorisë Osmane në Evropë e dha shenjën me shpërthimin e Luftës Ballkanike. Sidoqoftë. për autorë të Rilindjes mund të flitet deri në vitet 1930. mbrujti dhe formoi letërsinë shqiptare si dhe përcaktoi mjaft nga tiparet e saj të mëvonëshme. si një élan vital e periudhës. që pati mbirë në truallin e larë me gjak të asaj epoke të turbullt por vendimtare. pasojat e të cilit në Ballkan ndihen edhe sot e kësaj dite. rritja dhe fuqizimi i asaj peme luleshumë e me rrënjë të thella. ndoshta jo edhe me aq nivel të lartë artistik. serbët. Në mes të asaj zbrastësie pushtetore e rrëmuje të krijuar nga humbja e menjëhershme e turqve. më shumë se çdo periudhë tjetër. Pra. Pas Konferencës së Londrës në dhjetor 1912. Në këtë mbledhje. Ndikimi i poetëve. iu dha Serbisë. mund të vëzhgohen në gjysmën e parë të shekullit të nëntëmbëdhjetë. vendimet e miratuara në Manastir. gjashtëdhjetë e katër vjet më herët. në fushatën e tyre antiturke e deridiku antimyslimane. ku morën pjesë tridhjetë e shtatë delegatë nga Shqipëria e mesme dhe e jugut. publicistëve dhe shkrimtarëve të Rilindjes në rrugën e zhvillimit të . të cilat për herë të parë u zhvilluan si gjini letrare të qëndrueshme. më 1911 në krahinën katolike të Mirditës dhe në malësinë e veriut dhe më 1912 në Shkup. me vendimin për të mbështetur një zgjidhje kompromisi.të mbetej edhe për disa vjet me radhë në të ardhmen. gabim ky i tmerrshëm. Dibër e Vlorë. si dhe arriti të mënjanojë mjaft polemika e kundërshtime në vitet e mëvonëshme. Shqipëria u shpall përfundimisht e pavarur. Nata e gjatë e sundimit osman mbaroi. malazezët dhe bullgarët u bashkuan për të dëbuar turqit nga Evropa. por edhe në prozë. letërsia e Rilindjes hodhi themelet për zhvillimin e letërsisë së sotme shqiptare. Periudha e Rilindjes për letërsinë shqiptare. pasi siguroi përkrahjen austrohungareze. dramë e publicistikë. ndonëse fazat paraprake të zgjimit kombëtar e kulturor. politikani shqiptar me parandjenjë të fuqishme Ismail Qemal bej Vlora (1844-1919). Më pas. Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë në nëntor 1912 vjen për mbarë të quhet edhe si datë e përfundimit të kësaj periudhe. Në tetor 1912. më 28 nëntor 1912. sikundër e pamë. është në të vërtetë periudhë e vështirë për t'u datuar me përpikmëri. thirri një kongres kombëtar të intelektualëve shqiptarë në Vlorë. e përcaktuar kryesisht nga rrjedha e historisë së Shqipërisë. nuk do të vononte shumë dhe entuziazmi i shqiptarëve do të binte. nuk kishin ndërmend të njihnin aspiratat e ligjshme të popullit shqiptar. jo vetëm në gazetari e poezi. në periudhën e pavarësisë e deri në Luftën e Dytë Botërore vjen. në të cilën grekët. Ndonëse një gjuhë letrare me një drejtshkrim përfundimtar për të gjithë leksikun u vendos vetëm më 1972 në kongresin e drejtshkrimit të Tiranës. duke i dhënë fund pesë shekujve të pushtimit turk. në një masë të madhe. Periudha e Rilindjes ishte ajo që. por si lëvizje letrare periudha e Rilindjes vazhdoi po me atë forcë edhe në vitet e paqëndrueshme e të pasigurta të pavarësisë. në të vërtetë e gjithë Shqipëria u pushtua nga shtetet fqinjë ballkanikë që. Dhe fakti më tragjik qe se Kosova. kongresi shtroi rrugën për një kalim shkallë-shkallë nga alfabeti i respektuar i Stambollit te alfabeti i tanishëm i shqipes i bazuar në shkronja latine. në të cilën Fuqitë e Mëdha de facto e njohën ekzistencën e shtetit shqiptar të sapolindur. u krijua një komision me detyrën e pakëndshme të përcaktimit të kufijve të shtetit të ri.

Gjermani dhe Rusi. nuk e tregoi ndopak frymëzimin lirik e stilistik. edhe pse tema e kombit dhe e romantizmit kombëtar mund të jetë prekëse dhe emocionuese për të gjithë lexuesit me ndjenjë mirëkuptimi e dashamirësie për këtë komb të trajtuar aq padrejtësisht nga historia. ndërsa proza letrare me disa përjashtime nuk paraqitej më mirë. gjithmonë shtylla e letrave shqipe. përbëhej më fort nga melodrama sentimentale. Francë. që nuk meritojnë një vëmendje dhe trajtim të veçantë. Megjithatë. të varfër e në më të shumtën analfabet e pa kulturë qytetare. Letërsia shqiptare e kësaj periudhe karakterizohet nga një zhvillim i gjallë e i paparë. Ajo duhet të shihet në kontekstin e vetë zhvillimit shumë të mundimshëm politik e shoqëror të Shqipërisë. As poezia vetë.letërsisë dhe kulturës shqiptare nuk mund të mbivlerësohet. Nuk ka gjini letrare që të arrijë përsosmërinë në një vend të pushtuar. Dramaturgjia në gjuhën shqipe. Shqipëria e shekullit të njëzet nuk mund të kuptohet aspak pa kuptuar periudhën e Rilindjes dhe kulturën e saj. por nuk mund të thuhet se është një letërsi ku Muzat janë ulur këmbëkryq. përgjigja ndoshta do të jetë mohuese. . poqese i bëjmë vetes pyetjen objektive nëse ka ndonjë shkrimtar të Rilindjes me nivel të vërtetë letrar të barabartë me ato belles lettres më të mira të fundit të shekullit të nëntëmbëdhjetë në Angli. Në fund. ende në foshnjërinë e saj.

Kryeministër u caktua Ismail Qemal bej Vlora dhe ministër i punëve të jashtme nga 5 korriku 1913 Myfit bej Libohova (1876-1927). austriake dhe franceze. Durrësi dhe Tirana mbetën në dorë të çifligarit Esad pashë Toptani (1863-1920). Njeri me shkollim amerikan. Me shpërthimin e Luftës së Parë Botërore princi Vilhelm e humbi gjithë mbështetjen ndërkombëtare zyrtare dhe u largua nga Shqipëria më 3 shtator 1914 pas jo më shumë se gjashtë muajsh sundimi të palavdishëm. greke. dhe nga një grup prej 36 delegatësh. Në vitet më pas u pa ngjitja autoritare e Ahmet Zogut86. Ndonëse Esad pashë Toptani ia doli të mbajë pushtetin kryesisht në Shqipërinë e mesme për një farë kohe. mbërriti në portin e Durrësit më 7 mars 1914. Ky princ gjerman pa të keq. serbe. u shtrëngua të ikë nga vendi në kohën e Revolucionit të Qershorit 1924. Noli u hyri ndryshimeve të thella. i eturi për pushtet Ahmet Zogu u kthye në Shqipëri dhe mori në dorë vendin me një 86 Për Shqipërinë nën Ahmet Zogun. vetëm më 29 korrik 1913. . kurse kalaja e Shkodrës. sovrane dhe e trashëgueshme. kr. Në shtator 1920. U formua një qeveri e përkohëshme. idealizmi i tij do të pësonte disfatë nën peshën e traditës. Me ndihmën e Beogradit e të mbeturinave të ushtrisë ruse të gjeneral Vrangelit. i mbështetur kryesisht nga aristokracia e çifligarëve dhe klasa e mesme. shumica myslimanë nga Shqipëria e mesme dhe e jugut. vetëm më 22 prill 1913 u braktis nga forcat osmane e iu la në dorë malazezëve. U formua dhe një pleqësi prej tetëmbëdhjetë antarësh. një pjesë e mirë e vendit u shkel me radhë nga trupat italiane. një zgjidhje kompromisi ndërmjet fuqive. në fillim si ministër i brendshëm e pastaj më 2 dhjetor 1922 si kryeministër. e pastaj iu kalua Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit. Zogu. bashkësia ndërkombëtare u mor vesh të mbështeste Shqipërinë si principatë asnjanëse.1 Vështrim i përgjithshëm historik i periudhës së pavarësisë Pas pesë shekujsh sundimi osman Shqipëria u shpall e pavarur më 28 nëntor 1912 nga Ismail Qemal bej Vlora (1844-1919). Fischer 1984 dhe Schmidt-Neke 1987. fortesa e fundit turke në Ballkan. Edhe pse pavarësia e Shqipërisë u njoh de facto më 17 dhjetor 1912 nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër. pushteti i të cilës nuk dilte jashtë krahinës së Vlorës. praktikisht e gjithë Shqipëria ishte në dorë të qeverisë së re dhe më 17 dhjetor të atij viti ajo u pranua në Lidhjen e Kombeve si shtet sovran. përfshirë edhe një reformë agrare tepër të domosdoshme në Shqipëri. 1876-1945). Serbia dhe Mali i Zi u përpoqën të gjithë të ushtronin ndikim sa më të madh në Shqipëri. ku Tirana u shpall kryeqytet i ri i vendit e ku u formua një qeveri e re me Sulejman pashë Delvinën (1884-1932) si kryeministër e me njëzetekatërvjeçarin Ahmet Zogu (1895-1961) si ministër të brendshëm. bullgare. gjatë të cilit peshkopi Fan Noli (1882-1965) e drejtoi vendin për një periudhë të shkurtër prej gjashtë muajsh si kryetar i një qeverie pak a shumë demokratike. Dëtyra si kryetar i këtij shteti të ri të Ballkanit i takoi princ Vilhelm Vidit (Wilhelm zu Wied.10. Përveç rrëmujës dhe intrigave të brendshme nga konflikte interesash ndërmjet çifligarëve të ndryshëm feudalë. fiseve dhe grupeve të ndryshme fetare brenda vendit. RRYMAT E LETËRSISË SHQIPTARE FILLIMI I SHEKULLIT XX DERI MË 1944 NGA 10. i njohur më pas thjesht si Ismail Qemali. fqinjët Greqia. malazeze. Kësaj periudhe të mbrapshtë i dha fund Kongresi i Lushnjës nga 28-31 janar 1920. pas Luftës së Dytë Ballkanike e pas zgjidhjes së problemit delikat të Shkodrës. por pa kaluar shumë kohë.

m. sidomos pas përfundimit të Paktit të parë të Tiranës në nëntor 1926. e shpalli Viktor Emanuelin III (1869-1947) Mbret të Shqipërisë. zyrtarisht ende principatë. Ndre Mjeda dhe Asdreni. u shpall republikë me Ahmet Zogun si të parin president të saj. por edhe të ndikojë gjatë gjithë periudhës së pavarësisë. Mbreti Zog. shumë shpejt u spraps nga një kundërmësymje e vendosur greke. Në tetor 1940 Italia fashiste sulmoi Greqinë dhe. Çfarë rrjedhimesh pati pavarësia e Shqipërisë mbi letërsinë? Në fillim kurrfarë rrjedhim. Kjo vazhdoi deri në gjysmën e dytë të viteve njëzet.grusht shteti më 24 dhjetor 1924. me gjithë suksesin e fillimit. Shteti shqiptar pushoi së qeni. në Tiranë u mblodh asambleja kombëtare e cila. kishin çarë rrugën për krijimin e një elite në Shqipëri. Sundimi italian u sigurua përsëri në pranverë të vitit 1941 kur Jugosllavia dhe Greqia ranë në dorë të Gjermanisë naziste. Ahmet Zogu u shpall Zog I. Ndërkaq kur trupat gjermane u shtrënguan të tërhiqen nga Shqipëria në fund të nëntorit 1944. Qëllimi politik zyrtar i lëvizjes kombëtare. në prani të ministrit të Jashtëm italian Kontit Çano (1903-1944). me bekimin e Musolinit. Shqipëria. Më 21 janar 1925. Balli Kombëtar antikomunist nën Mid'hat Frashërin (1880-1949) dhe lëvizja më e vogël monarkiste Legaliteti nën Abaz Kupin (1891-1976). Zogu krijoi njëfarë shkalle qëndrueshmërie politike e autoriteti në vitet më pas. Kultura e romantizmit kombëtar të Rilindjes. nga gjakderdhje e vuajtje.2 Poetë të periudhës kalimtare: Andon Zako Çajupi.th. pavarësia. Por Shqipëria vetë u nda thellë nga prania e tre grupeve rivale të rezistencës: komunistët nën Enver Hoxhën (19081985). Synimet ekspansioniste të Italisë ndaj Shqipërisë arritën kulmin me pushtimin e vendit të Premten e Pashkëve. ndoshta për herë të parë. 'Mbreti i Shqiptarvet'. Ato dhanë frytet e veta në vitet . e shoqja hungaro-amerikane Gjeraldinë dhe i biri triditësh Leka u arratisën në Greqi. Me kapitullimin e Italisë fashiste më 8 shtator 1943. Të shkruarit në shqip pushoi së qeni thjesht një akt atdhetarie kundër imperializmit kulturor të huaj. më 7 prill 1939. jo vetëm vazhdoi të ndihet. Institucionet shkollore katolike të ngritura në gjysmën e dytë të shekullit të nëntëmbëdhjetë nga françeskanët dhe jezuitët në Shkodër dhe pas pavarësisë shkollimi në gjuhën shqipe në mbarë vendin. Duke mbytur çdo opozitë brenda vendit e duke luajtur herë me Italinë e herë me Jugosllavinë. Dhjetëvjeçari i parë i pavarësisë nga shpallja në Vlorë më 1912 deri në daljen e Ahmet Zogut në fillim të viteve njëzet u shënua nga trazira politike të skajshme. Pas largimit të Zogut. d. komunistët me Enver Hoxhën në krye morën pushtetin dhe ngritën më pas Republikën Popullore të Shqipërisë. ishte arritur. rrëmuja e vazhdueshme politike u jepte shkrimtarëve dhe intelektualëve brenda vendit tepër pak kohë për të përsiatur përmasat e reja të kulturës kombëtare. i cili po zhytej tani në një luftë civile të përgjakshme. Vazhdimësia e ideve dhe aspiratave të shprehura në shkrimet shqipe do të arrinte brenda pak kohe një nivel shumë më të lartë artistik nga çfarë ishte arritur ndonjëherë në letërsinë e Rilindjes në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Më 1 shtator 1928. Administrata e re e ngritur në Tiranë nuk qe në gjendje të ushtronte autoritetin e duhur në të gjithë vendin. kur varësia ekonomike përherë në rritje e Shqipërisë nga Italia fashiste fqinje e kishte kthyer tashmë këtë vend të vogël të Ballkanit në protektorat italian. e ndërsa shqipja ishte bërë gjuhë zyrtare në vend. Ministria e Jashtme gjermane u orvat të krijonte një shtet shqiptar asnjanës e të pavarur për të mbrojtur interesat strategjike gjermane në Ballkan. dhe intelektualët shqiptarë filluan. Në këto vite të pushtimit të huaj dhe luftës civile Kosova u ribashkua me Shqipërinë. 10. e rrënjosur thellë në letërsinë shqiptare. kurse vendi ra brenda katër ditësh në duart e Italisë. të shohin se mundësitë e zhvillimit letrar e kulturor ishin të pakufizuara.

mbrojti një shoqëri franceze në një konflikt kundër interesave të khedivit88. Rrotull ca shtëpi 87 kr. dhe Çajupi u kthye në Kavallë për ta lënë të birin në kujdesin e së ëmës Zoica. U tërhoq në vilën e tij në Heliopolis afër Kajros dhe iu përkushtua letërsisë e më pas edhe forcimit të mëtejshëm të lëvizjes së gjallë kombëtare shqiptare në Egjipt. ndoqi shkollat në gjuhën greke në krahinën e lindjes. Evgjenia vdiq aty nga viti 1892. Kajro 1902. Parnasi i mitologjisë shqiptare. humbje tragjike kjo për poetin. Më 1902 ai ishte anëtar dhe veprimtar i Vëllazërisë së shqiptarëve të Egjiptit dhe po atë vit botoi vëllimin me poezi për të cilin ka mbetur i mirënjohur. Etapa më e rëndësishme e veprimtarisë letrare e kombëtare të Çajupit është nga 1898 deri më 1912. por ai ishte edhe i vetëdijshëm për realitetin e zymtë të jetës në atdhe. Ata ishin Andon Zako Çajupi në Egjipt. që ishin në grindje me njëra-tjetrën për çështje politike. kurse më 1882 emigroi në Egjipt. ndonëse praktikisht u shfaqën të gjitha gjinitë letrare. 88 . ku studioi pesë vjet në liceun francez 'Sainte Catherine des Lazaristes' në Aleksandri. Harito Çako. Fushat me bar shumë. Rreth viteve 1894-1895 Çajupi u kthye në Egjipt dhe u lidh me një firmë juridike gjermane në Kajro. Por karriera e tij juridike mori fund shpejt për shkak se bëri një gabim strategjik. Gj. dhe 3) Përralla të vërteta e të rreme. bir i një tregtari të pasur duhanesh. f. Periudha e pavarësisë dëshmoi lindjen e tre poetëve. princ i Egjiptit nën suzerenitetin osman. krijimtaria e të cilëve pasqyron fuqishëm vazhdimësinë e kulturës së Rilindjes. Përfundoi atje studimet për jurisprudencë më 24 tetor 1892 dhe mbeti në Zvicër për nja dy a tre vjet të tjerë. dhe Dado 1983. Ndre Mjeda në Shkodër dhe Asdreni në Rumani. Në vogëli Andon Zakoja. ku edhe ishte martuar me një vajzë të quajtur Evgjeni. me të cilën pati një djalë. 2) Dashuria. Një nga baladat më të spikatura në këtë përmbledhje. ka në qendër për shembull pabarazitë në shoqërinë patriarkale: "Maletë me gurë. Sigurisht që ai ishte një nacionalist. d. Shuteriqi 1977. përmban lirika. Në vitet pas pavarësisë së Shqipërisë Çajupi vazhdoi të luajë një rol aktiv në bashkësinë shqiptare të Nilit. Fshati im.th. 373-417. Letërsia e krijuar nga kjo shtresë intelektualësh të shkolluar në gjuhën dhe kulturën e tyre u shpreh përsëri kryesisht në poezi. duke mos qenë i varur financiarisht. Baba-Tomorri. i cili më pas pëlqente ta thërrisnin me pseudonimin Çajupi sipas emrit të një mali jo larg vendlindjes së tij. fshat në krahinën e Zagorisë së Sipërme në Shqipërinë jugore.m. Më tutje një lumë. Suksesi qe i menjëhershëm. e organizuar sikundër ishte në klube e në shoqëri të ndryshme atdhetare. Fshati për karshi Me kish' e me varre. Çajupi e kaloi këtë katastrofë profesionale pa dhimbje. Zheji 1966. me emrin e malit Tomorr. Kjo përmbledhje. As edhe një përmbledhje tjetër me poezi shqiptare nuk qe bërë kaq popullore ndër shqiptarët brenda e jashtë vendit që me përmbledhjet e Naim Frashërit. Andon Zako Çajupi87 (1866-1930) lindi më 27 mars 1866 në Sheper. shumica me tema atdhetare. Stefanin. i cili bënte tregti në Kavallë e në Egjipt. Aratë me grurë.njëzet. Megjithatë. dhe ndahet në tre krerë: 1) Atdheu. Më 1887 vajti të studiojë për drejtësi në Universitetin e Gjenevës. Vdiq në shtëpinë e tij në Heliopolis më 11 korrik 1930. Eshtrat e tij u sollën në Shqipëri më 1958. Çajupi nuk u mjaftua me mallin romantik të poetëve të mëparshëm të mërgimit si Filip Shiroka.

kurse vetë Çajupin . Heliopolis 1920/1921. Ikinë pa gdhirë. Gratë si zorkadhe. Lozin. e cila u shkrua rreth viteve 1903-1905 mbështetur në ngjarjet e Dhiatës së Vjetër.poetin më të rëndësishëm shqiptar pas Naim Frashërit (1846-1900). Burrat nënë hie. Punon e s'rri kurrë As ditën e diel. Gratë në të shirë Në të vjela gratë. Veprat e tjera poetike të tij mbetën të pabotuara sa qe gjallë. O moj shqipëtarkë. Çajupi ishte edhe dramaturg. kuvendojnë. Era pun' e madhe. Që vet' e nget qetë. të cilat i kishte përkthyer nga një antologji frënge e me një përkushtim për Faik bej Konicën (1875-1942). Gruaja për burrë Digjetë në diell. Kajro 1922. Se nga gratë rrojnë! Gratë venë nd'arë Dhe në vreshta gratë. Ujëtë të ftohtë. Ndonëse me shumë të meta teknike në vjershat. Ndër to janë një poemë satirike me 6000 vargje Dhiat' é vjéter é chfacure. metri tetërrokësh i drejtpërdrejtë që të kujton këngët popullore të Shqipërisë së jugut. dhe menjëherë pas atij libri një përmbledhje poezish sanskrite. Që ftohet në krua Dhe ti mban shtëpinë!" Edhe pse ky vëllim poetik ishte më i rëndësishmi i viteve të para të shekullit të njëzetë. Pika që s'u bie. Moj e mjera grua Ç'e do burrëzinë. Lulé te Hindit. Bilbili ia thotë. Punon dit' e natë.Të vogëla fare. autor i një tragjedie në vargje për Skënderbeun me titull . Gruaja korr barë. Baba-Tomorri nuk ishte i vetmi botim i Çajupit. e njohur edhe me titullin Baba Musa lakuriq. Edhe drek' e darkë Kthenesh e bën vetë. idetë e qarta dhe frymëzimi atdhetar i tyre e bënë këtë poezi jashtëzakonisht të përhapur në të rritur e në fëmijë. 1621-1695) në Përralla. Kthenenë me natë. Më 1921 ai botoi 113 fabula të La Fontenit (La Fontaine.

f. Mjeda ka lindur më 20 nëntor 1866 në Shkodër dhe. M. dhe një letërkëmbim me Visar Dodanin. Më 1888 Propaganda Fide në Romë kr. i cili do të ushtronte një ndikim shumë më të gjerë në kulturën shqiptare të fillimit të shekullit të njëzetë. ai vazhdoi të shkruajë poezi e njëkohësisht iu përkushtua përkthimit të letërsisë fetare. 427-510. ku ndenji deri në fund të atij viti. Jani Vruhon dhe Asdrenin. të ndjeshmit Gabriele D'Anuncio (Gabriele D'Annunzio. dhe në Soresina. ku studion retorikë. që e merr malli për atdheun nën zgjedhën turke. por edhe i mësuesit të tij Leonardo De Martino. vëll. Ajo u pasua nga komedia origjinale në një akt Pas vdekjes. ashtu si shumë shkrimtarë të tjerë gegë të kësaj kohe. Gurakuqi 1980. Po e kësaj periudhe është vjersha Vorri i Skanderbegut. Njëkohësisht. Nga 1884 deri në fillim të vitit 1887 u stërvit në një kolegj që drejtohej atje nga Universiteti Gregorian i Romës. latinisht dhe italisht në një institut jezuit në Kraljevica (ital. sikundër ka humbur edhe përmbledhja poetike e Çajupit Kenge dhé vomé. do të vëmë re një evoluim të qartë. Ndre Mjeda prej Shkodre. Më 1883 e gjejmë në Kroaci. është një komedi në katër akte Katërmbëdhjetë vjeç dhëndër. Shuteriqi 1963b. Edhe shumë vjersha të tjera nga pena e tij u kushtohen temave të tilla kombëtare. kurse më pas ndoqi një kolegj në manastirin Kartuzian të Porta Coeli-t në veri të Valencias në Spanjë. dhe Quku 1990. Por në poezinë e Mjedës ndihet ndikimi jo vetëm i kulturës rilindëse të kohës. Pjesa teatrale Detyra ka humbur. Idrizi 1980. Atje. shkruar më 1910 dhe botuar. nuk të ngjall frymëzim. poetit katolik shkodran. të shkruara kur dramaturgjia shqiptare ishte në shpërgenj. medituesit Xhovani Paskoli (Giovanni Pascoli. ku shpreh mallin për vendin e tij. Në fillim ndenji tre muaj në pranverë 1880 në fshatin Cossé-le-Vivien afër Lavalit në perëndim të Francës.Burr' i dheut. Gradilone 1960. kurse më 1887 u transferua në një kolegj Gregorian tjetër në Kieri (Chieri). botuar më 1887 në broshurën Scahiri Elierz (Poeti i nderuar). Shoqata e Jezuit e dërgoi djaloshin Mjeda jashtë për studime e specializime. 1835-1907). një pamflet për 'Klubin e Selanikut' të botuar më 1909 në të përmuajshmen e Jani Vruhos në Kajro Rrufeja. 1863-1938) si dhe i letërsisë latine të lashtësisë klasike. 'Weltanschauung'-u i tij ishte i lidhur me luftën e lëvizjes kombëtare dhe me kulturën e Rilindjes. ndër to edhe vjershën melankolike mjaft të lexuar Vaji i bylbylit. shkollimin e mori nga jezuitët. ishte më se e zakontë në letërsinë e Rilindjes. Çajupi s'ishte aspak poet modern. ashtu si dhe tragjedia. qytet i kompozitorit Klaudio Monteverdi (15681645) dhe i Antonio Stradivarit (1644-1737). përmbledhja poetike e të cilit e përpunuar bukur me 442 faqe e në dy gjuhë L'Arpa di un italo-albanese (Harpa e një italo-shqiptari) kishte dalë në Venedik më 1881. Ky hap përpara drejt një kulture sovrane për një komb sovran bëhet edhe më i dukshëm në veprat e bashkëkohësit të tij nga Shqipëria e veriut. më 1937 nga Sofokli Çapi. poeti klasik Ndre Mjeda89 (1866-1937) është një urë që lidh kulturën e Rilindjes të periudhës së fundit të shekullit të nëntëmbëdhjetë me krijimtarinë letrare dinamike të periudhës së pavarësisë. në juglindje të Torinos. f. që mbeti e pabotuar sa qe gjallë. shkruar më 1907. nëse krahasojmë vargun e tij me atë të Naim Frashërit. Ndër krijimet më minore të këtij autori janë dy tregime të shkurtra të shkruara frëngjisht. Tema e shqiptarit në mërgim. 162-206. Historia. asnjëra nga këto pjesë dramatike. Një tjetër dramë në vargje. Në edukimin e tij patën ndikim shkrimtari jezuit Anton Xanoni (1863-1915) dhe poeti françeskan Leonardo De Martino (1830-1923). 89 . Në këto vite Ndre Mjeda filloi të shkruajë poezi shqip. sidomos në dhjetëvjeçarin pas dështimit të Lidhjes së Prizrenit. Po aq ndihet në vargun e Mjedës edhe ndikimi i poetëve bashkëkohës të Italisë: atdhetarit Xhozue Karduçi (Giosuè Carducci. Nga 1887 deri më 1891 Mjeda dha muzikë në kolegjin Marko Xhirolamo Vida (Marco Girolamo Vida) në Kremona buzë lumit Po. Porto Re) në bregdetin dalmat. vargje të Luftës së Parë Botërore. 3 (1986). Sikundër Çajupi. Qosja. 1855-1912). Po të gjykojmë sipas kritereve bashkëkohore. ku studioi për letërsi.

Më pas ai do të botonte një përkthim nga Katekizmi i madh në tre vëllime. për shkak të pikëpamjeve të ndryshme lidhur me alfabetin. Më 1901. Me këtë alfabet Ndre Mjeda dhe Anton Xanoni botuan një numër këndimesh për shkollat shqipe. që ishte themeluar atë vit në Shkodër me mbështetjen austrohungareze nga Preng Doçi. Poezia e Mjedës. ku alfabeti i tij Agimi humbi para atij Bashkimi të Gjergj Fishtës. Ndre Mjeda u emërua mësues në Vig. Xhuzepe Kaparoco . që do të vazhdonte edhe në vitet e mëvonëshme dhe do të kthehej në një ndihmesë për vetë problemin e alfabetit. në krahinën malore të Mirditës. përkthyer nga spanishtja. ku edhe vdiq më 1 gusht 1937. abati me influencë i Mirditës dhe vetë poet i lëvizjes kombëtare.nga Tomaso Grosi (Tommaso Grossi. Interesimi i zjarrtë i Mjedës për çështjen e alfabetit të shqipes bëri që ai. një fshat midis Shkodrës dhe Shëngjinit. 1790-1853). Thuhet se më 1898. me sa duket për lidhjet e tyre me Austro-Hungarinë dhe me Vatikanin. nëpërmjet punës së tij me tekstet shkollore dhe studimet për autorët e vjetër katolikë Pjetër Budi (15661622) dhe Pjetër Bogdani (rr. U emërua profesor i logjikës e më pas i metafizikës. të marrë pjesë në Kongresin e Manastirit më 1908. shoqatën letrare Agimi. peshkop i Sapës që më 1896 e më pas kryepeshkop i Prizrenit e kryepeshkop i Shkodrës. Mjeda u ftua në Hamburg për të marrë pjesë në Kongresin e 13-të Ndërkombëtar të Orientalistëve. Atje u njoh me veprat filologjike të albanologëve Gustav Majer (Gustav Meyer. sidomos përmbledhja e tij Juvenilia. Historia e shejtë. Mjeda ishte anëtar i Komisisë Letrare të ngritur në Shkodër më 1 shtator 1916 nën administratën austro-hungareze. Ndoshta nuk është rastësi që titulli i kësaj vepre më të shquar të Mjedës është po ai i vëllimit poetik të Xhozue Karduçit Iuvenilia i botuar pothuajse një gjysëm shekulli më parë. Ndoc Nikaj dhe Gjergj Fishta. për një shenjtor jezuit nga Brabanti (1599-1621). Pas dështimit të Revolucionit të Qershorit të Fan Nolit dhe vendosjes përfundimtare të diktaturës së Zogut në fund të vitit 1924. por dihet se Ndre Mjeda u përfshi njëfarësoj në këtë konflikt dhe menjëherë u përjashtua apo dha dorëheqjen atë vit nga Urdhri Jezuit. Hollësitë e skandalit nuk njihen me saktësi. me ndihmën e të vëllait Lazër Mjeda. Vjersha e Mjedës Gjûha shqype. shquhet për stilin klasik dhe pastërtinë e gjuhës. kurse pas një viti përsëri në Kraljevica. e sidomos me ndihmën e Preng Doçit (18461917). Në fillim të shtatorit 1902. dhe një jetëshkrim të Shën Alojsius nga Gonzaga (1568-1591). Nga viti 1891 Mjeda studioi për disa vjet në fakultetin teologjik të kolegjit Gregorian të Krakovit në Poloninë katolike. kurse më 1892 T' perghjamit e Zojs Bekume (Përngjasim i Zojës së Bekueme). Më 1899. Ndre dhe Lazër Mjeda themeluan një organizatë tjetër. iu përkushtua gjuhëtarit austriak Majer. Nga viti 1930 qe mësues i gjuhës dhe letërsisë shqiptare në kolegjin jezuit në Shkodër. në gjirin e jezuitëve të Kraljevicës shpërtheu një konflikt. kurse nga 1920 deri më 1924 ishte deputet në parlament. Gjithashtu mori pjesë në fillim në veprimtarinë e shoqërisë letrare Bashkimi. 1850-1900) dhe Holger Pedersen (1867-1953). Juvenilia e Mjedës përfshin jo vetëm poezi origjinale. pavarësisht nga problemet me autoritetet osmane. e që ishte për një sistem shkronjash me kroatishten si model. e shkruar në dhjetor 1892. ku lexoi një kumtesë me titull De pronunciatione palatalium in diversis albanicae linguae dialectis (Mbi shqiptimin e palataleve në dialektet e ndryshme të gjuhës shqipe). ai u tërhoq nga politika dhe punoi më pas si famullitar në Kukël. por edhe përshtatje nga poezia e huaj .botoi librin e tij Jeta e sceitit sc' Gnon Berchmans (Jeta e Shën Gjon Berhmansit). i cili përmbante një numër tekstesh në prozë të shkruara nga Mjeda. e cila gjithashtu propagandonte përdorimin e shqipes në tekste shkollore e letërsi. 1630-1689). Vjenë 1917. Veprat e Majerit dhe Pedersenit zgjuan te Mjeda interesimin për historinë dhe zhvillimin e gjuhës shqipe. Më 1893 poetin e gjejmë në Goricia buzë kufirit italo-slloven. ndër to Këndimet për shkollat e para të Shqypnisë. vepra monumentale e të cilit Etymologisches Wörterbuch der albanesischen Sprache (Fjalor etimologjik i gjuhës shqipe) kishte qenë botuar një vit më parë në Strasburg. ku dha mësim filozofi e teologji e ku shërbeu si bibliotekar në kolegjin Gregorian.

Shqype. mbetet i ngulur fort në fillimet e këtij kalimi. Hyjzit ke shokë. Por ndër fushore t'veja N'vrrije ku rrinë zogjt' t'tu. E u trand gjith' bota unji. doli në maj 1921 në të përmuajshmen françeskane Hylli i Dritës. t'aguemit drita. Me flatra fishkullore Sielle ndër thepa e shita. Me bumullina rrfeja Shkrepet përmnerë tu' ushtue E tine n'ato maje Nuk ndien ushtim' as vaje. Prej vringllit t'shpatës s'tij.(Giuseppe Capparozzo. Një cikël i dytë poezish i nisur nga Mjeda do t'u kushtohej qyteteve të lashta të Ilirisë: Lissus (Lezha). Porsi 'j vetimë. T' kaltërt e qiellës mbi krye. Sikundër Andon Zako Çajupi. 1802-1848). si zbrite Kur përmbi ball' madhnore. e shijen. (Fulvio Cordignano. Qeti mbretnia yte. pengim liria. Çarls Vulf (Charles Wolfe. zbrit ndër ne. E npër hapsina t' tyte E hyjve harmonia T'argton e t' dalmen hana Ndihet përmallshën zana. si dhe oda e shkëlqyer Shqypes arbnore. e ty Petkun t' nusisë t' qëndisin O e bardha natë. si zhgjeta. po ashtu si Çajupi. Por vetëm dy pjesët e para të këtij cikli mundën të shohin dritën e botimit. 1749-1832). Shqype. përgjithësisht një nivel të lartë përsosmërie metrike. . e përbërë prej dymbëdhjetë sonetesh. edhe 'j herë. e botuar së pari nga Fulvio Kordinjano S. 1887-1952) më 1931.J. Dyrrachium (Durrësi) dhe Apollonia (Pojani). Oh. Scodra (Shkodra). 1791-1823) dhe nga Johan Volfgang fon Gëte (Johann Wolfgang von Goethe. mbi qeta Shndritsa për bor' amshore. ku dijen Shprazi nji Zot. e cila fillon me këto vargje: "Nalt përmbi re. T'madhit Kastriot i shndrite. që shndrisin Si gur t' paçmuem. poezia e Mjedës dëshmon një gjuhë mjaft të përpunuar nën ndikimin e klasikëve italianë të shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe. Lissus. kurse Scodra u botua pas vdekjes së autorit më 1939. ai ngre një urë kalimi midis letërsisë së Rilindjes dhe asaj të periudhës së pavarësisë." Edhe pse nuk mbulon ndonjë gamë të gjerë tematike. Po nga kjo periudhë e jetës së tij është cikli Lirija i përbërë prej gjashtë sonetesh. mbretnore Shqype. por.

bëri përpara në këtë qytet. Bukuresht 1890. Ndikimi i tij është veçanërisht i dukshëm në veprat e para të bashkatdhetarit të tij toskë Asdreni90 (1872-1947). Një numër i madh nga këta kurbetlinj shqiptarë u vendosën në Egjipt. Tani e dinte fare mirë se vendin e kishte në Rumani. Bukureshti ishte përgjigjësisht vend i përshtatshëm për veprimtarët kombëtarë shqiptarë të kohës. Bukuresht 1898. ku kishte lindur një koloni shqiptare e gjallë91. Në fshatin e lindjes ndoqi shkollën fillore në gjuhën greke dhe sapo kishte nisur gjimnazin në Korçë kur i ati i vé Stavri Thimiu vdiq dhe e la Aleksin trembëdhjetëvjeçar jetim. 91 . i cili është njëherazi i pari poet i periudhës kalimtare që mund ta vendosim. më kozmopoliti i Ballkanit. në qytetin Braila buzë Danubit të poshtëm. poeti u kthye në Korçë duke kaluar nga Stambolli për ta vizituar vendlindjen për herë të parë si i rritur. Asdreni ka lindur më 11 prill 1872 në fshatin Drenovë. Më 1905 Asdreni ishte mësues në një shkollë shqipe në portin e Konstancës. kr. Asdreni në fillim punoi si qymyrxhi e çirak. pranë Fakultetit të Shkencave Politike të Universitetit të Bukureshtit. princin Vilhelm Vid. Naim Frashëri. Tërmeti i fuqishëm që goditi këtë qytet më 1879 vetëm sa e shtoi dëshpërimin. për t'u ndjekur vitin tjetër nga organi me katër faqe Shqipëtari/Albanezul. rreth pesë kilometra larg Korçës. disa vajtën në Bullgari dhe shumë të tjerë më vonë në Shtetet e Bashkuara. e cila qe themeluar së pari në Vjenë. kurse një vit më vonë u bë kryetar i degës së re të Bukureshtit të shoqërisë Dija. Në verë të vitit 1899. Në vjeshtë të vitit 1885. shih Qosja 1972. Gjatë gjithë shekullit të nëntëmbëdhjetë krahina e Korçës kishte qenë burim kryesor i emigracionit shqiptar. Aleksi trembëdhjetëvjeçar mbërriti në Bukuresht me të dy vëllezërit më të mëdhenj. e themeluar nga Asdreni dhe nga shoku i tij shkrimtar Kristo Anastas Dako (1878-1941). Luletë e verësë. 'Parisi i Lindjes'. që ishte si të thuash tutor i Asdrenit. Bukuresht 1886. si të thuash në anën tjetër të urës. do të themelonte më pas një institut kulturor shqiptaro-rumun për përgatitjen e mësuesve shqiptarë. pseudonim i Aleks Stavre Drenovës. doli numri i parë i së përjavshmes Drita. në moshën njëzet e shtatë vjeç. Për kolonitë shqiptare në Rumani e Bullgari. ai erdhi në kontakt me idetë dhe idealet e lëvizjes kombëtare në mërgim. Asdreni jetoi pak në Shqipëri dhe qe po aq i flaktë për vetëdijen kombëtare. Pikërisht këtu. Sikundër Naimi. dhe Istori' e Skenderbeut. pishtari i lëvizjes kombëtare. që nisi të botojë libra më 1886. kurse më pas ndoqi studimet në mënyrë private dhe. qe ndër themeluesit e Qarkut të studentëvet shqiptarë. me gjithë skamjen dhe vështirësitë e fillimit. Në verë 1881 Jani Vretoja (1820-1900) kishte ardhur nga Konstantinopoja në Bukuresht për të themeluar degën e Shoqërisë së të shtypuri shkronja shqip dhe ngriti të parën shtypshkronjë në gjuhën shqipe. për një kohë të shkurtër.Në dhjetëvjeçarët e parë të pavarësisë kombëtare Naim Frashëri vazhdoi të ishte burim i madh frymëzimi dhe pishtar për shumë poetë dhe intelektualë shqiptarë. Po në kryeqytetin rumun. i cili në mars 1902 u shndërrua në shoqëri me emrin Shpresa. i botuar në Bukuresht nga shoqëria Drita. ai zbriti në Durrës buzë Adriatikut në pranverën e vitit 1914 për të përshëndetur kryetarin e sapocaktuar të shtetit. Kurse Asdreni i ri. pra edhe vargun e kurbetlinjve punëtorë e fshatarë që linin vendlindjen për të kërkuar punë dhe jetë më të mirë gjetiu. Botuesi i saj. Në janar 1899. botoi për herë të parë ato vepra letrare që do të përcaktonin rrugën e mëtejshme të letërsisë shqiptare të fundit të shekullit të nëntëmbëdhjetë: Bagëti e Bujqësija. Pasi ndenji pesë muaj mes asaj atmosfere fshatare të fëminisë. por synimi i parë i emigracionit nga Shqipëria juglindore në shekullin e nëntëmbëdhjetë ishte Rumania. Më 15 maj 1887. Por u duk menjëherë se nuk kishte ç'të 90 Për një studim të shkëlqyer të Asdrenit. I entuziazmuar nga krijimi i shtetit të pavarur shqiptar. u kthye në Bukuresht. Dërmaku 1987. në koloninë shqiptare mjaft të gjallë nga ana kulturore. Nikolla Naço (1843-1913) nga Korça. nga i cili shpresonte të emërohej si arkivist në administratën e re mbretërore.

si në pikëpamje të formës së shprehjes ashtu dhe në pikëpamje të thellësisë së mendimit. ndërkohë që Evropa përgatitej për luftë. i botuar tetë vjet më pas. gjë që ndihmoi për ta ngritur letërsinë shqiptare në një nivel artistik më të lartë. Vdiq në skamje më 11 dhjetor të vitit 1947. det Adriatik. Me një gamë më të gjerë temash e motivesh e me një mjeshtëri gjuhe më të lartë. të cilën ia kushtoi heroit kombëtar shqiptar. me shpresë se pas kaq vjetësh shërbimi ndaj shtetit shqiptar do të merrte pension shtetëror. Kjo përmbledhje. e fundit përmbledhje që Asdreni arriti të botojë. vendin e thirrjeve shpesh të cekëta me frymë romantike kombëtare tani po e zinte kulti universal i bukurisë. Bukuresht 1930. e cila u hap atje në mars 1922. Ndër vjershat më të mira në këtë përmbledhje është Adriatikut e botuar së pari në dhjetor 1913. Asdreni në fillim përshëndeti pushtimin e Shqipërisë nga Italia në pashkët e vitit 1939 dhe shkroi Credere. Bëri një vizitë tjetër në Shqipëri në nëntor 1937 me rastin e njëzet e pesë vjetorit të pavarësisë. obedire. vlera artistike e poezisë së Asdrenit në këtë periudhë të hershme qe e kufizuar. Asdreni dëshmoi me këtë se poezia e tij nuk ishte thjesht propagandë atdhetare. Prandaj u kthye përsëri në Bukuresht në korrik të vitit 1939. Temat ishin tipike rilindëse: malli për atdheun e largët dhe thirrje popullit të tij për t'u bashkuar e për t'u ngritur kundër pushtuesve turq. e pa të udhës të qëndrojë në Rumani. si sekretar i konsullatës shqiptare.qeverisej e nuk kishte nevojë për shërbime të atilla. Asdreni u kthye në Bukuresht në korrik 1914. por rrëmuja e shkaktuar nga pushtimi dhe lufta ia bëri fare të qartë dhe me dhimbje se shpresat për pension qenë të kota. shënon kulmin e krijimtarisë së tij poetike. Plot me margaritarë je trazuar Dhe gjiri i yt plot hire si një vashë. Asdreni kishte nisur të shkruajë poezi e të botojë artikuj në shtypin vendor që në fillim të shekullit të njëzetë. Bukuresht 1912. natyra. stil e teknikë dhe zgjerimi i gamës ideore e tematike bie në sy edhe më shumë në vëllimin e tretë poetik të Asdrenit Psallme murgu. combatere. Ndërkaq gjejmë edhe vargje të holla për bukuritë e natyrës si dhe disa lirika filozofike në stilin e Naim Frashërit. Vëllimi i dytë i Asdrenit Endra e lote. Ky vëllim u prit mirë nga lexuesit shqiptarë e nga kritika e kohës dhe e vuri emrin e Asdrenit në krye të vendit si poet shqiptar katër vjet pas vdekjes së Naim Frashërit dhe një vit pas vdekjes së Jeronim De Radës. i botuar tetëmbëdhjetë vjet pas vëllimit Endra e lote. Skënderbeut. Rritja e mjeshtërisë në formë. Sidoqoftë. shfaq një pjekuri më të madhe. Më 1904 botoi përmbledhjen e tij të parë me nëntëdhjetenëntë vjersha. Si zanë je prej qiellit i pikuar. fryt i vizitës së parë të Asdrenit në Durrës. Pas një vizite të shkurtër në Shkodër. ndërkohë që Evropa po përgatitej përsëri për luftë. Me gjithë se u pëlqye nga të gjithë për patosin kombëtar që shprehte. Nën ndikimin e poetëve bashkëkohës rumunë. bukurin' e patreguar. ndahet në tre cikle: atdheu. . po me nëntëdhjetë e nëntë vjersha si e para. Ajo mbeti poezi e bukur emocionuese për antologji shkollore. Psallme murgu. Më gjunj si perëndeshe ty të rashë Për hijet. ku takoi Gjergj Fishtën në shkurt 1938. Në vitet më pas Asdreni vazhdoi të marrë pjesë gjallërisht në lëvizjen kombëtare shqiptare. Rézé djélli. "Të pashë. dhe i kushtohet udhëtares dhe mikes së Shqipërisë Edith Durham (1863-1944). Asdreni kishte bindje të patundur se poezia lypset të ndihmojë për fuqizimin e vetëdijes kombëtare e për t'i provuar botës se gjuha shqipe ishte gjallë. në moshën shtatëdhjetepesëvjeçare. që i shkonte më shumë kulturës së një vendi evropian. Bukuresht 1904. mendimi dhe bukuria. Ndenji ca kohë në Tiranë dhe pastaj bëri një vizitë në Shkodër. të pashë.

poezia e fuqishme e të cilit Noi vrem p|mînt. Për t'i dalë më krah poetit të moshuar. Në këtë vëllim elementi universal vjen më i zbehtë. 1880-1967) është më i dukshëm në përmbledhjen e tretë të Asdrenit Psallme murgu. 1854-1920). Megjithatë. dhe i të guximshmit Tudor Argezi (Tudor Arghezi. e cila u botua së pari nga Rexhep Qosja më 1971. duhet thënë se Asdreni ka gjasa të mos i ketë dhënë dorën e fundit shumicës së vjershave të kësaj përmbledhjeje. poet i fshatarësisë rumune. Poeti kombëtar rumun Mihai Eminesku (Mihai Eminescu. Ndikimi i Aleksandru Maçedonskit (Alexandru Macedonski. sikundër në ato të Lasgush Poradecit. botuar në Rumani më 1933 dhe 1937. f. tek po ven' e vinjë. sidomos në përmbledhjen e tij të parë Rézé djélli. Në vitet e fundit të jetës. Mungesa e freskisë dhe e spontaneitetit ka të ngjarë të jetë edhe pasqyrë e moshës. 1894 (Ne duam tokë). Si ar i derdhur dritët të shkreptijnë. periudha e tij e pjekurisë vjen në harmoni më të plotë me veprat e paraardhësve dhe bashkëkohësve të tij rumunë. të cilat gjatë gjithë shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe në dekadat e para të shekullit të njëzetë shfaqën një nivel më të lartë zhvillimi e mjeshtërie sesa shkrimet letrare shqiptare. Edhe Lasgush Poradeci rrugën drejt frymës moderne e gjeti në truallin rumun92. Lasgush Poradeci dhe Mitrush Kuteli (190792 Për lidhjet letrare shqiptaro-rumune kr. Shkrimtarët shqiptarë të Bukureshtit. Pallate prrallash çfaqen plot magjie Tek valle vajza dredhin mbi lendinë. Tre vjet para daljes së këtij libri. dhe me vëllimin e hollë Vargjet e lira. në ballë të të cilëve qenë Asdreni. 1850-1889) natyrisht luajti një rol të madh në veprat e Asdrenit. por tani në dëm si të gamës tematike ashtu edhe të nivelit të përgjithshëm artistik. siç kishte qenë në veprën e tij të parë. Kambana e Krujës. babai i simbolizmit rumun. në skamje e brengë. Në truallin më fort shkëmbor të letërsisë shqiptare po hidhte rrënjë edhe fryma e modernizmit. 1857 (Vallja e bashkimit). 262-268. Psallme murgu shënon kthesë në letërsinë shqiptare. Të rinj për dorë. por nuk arriti ta shohë të botuar. pa duruar Me lot për faqe shkova dhe të lashë. Kujtime t'ëmbla. jo vetëm me idealizmin e tij panteist. Duke jetuar në pjesën më të madhe të kohës në Bukuresht. shtatëdhjetëvjeçari Asdren përgatiti një përmbledhje të katërt me vjersha.Prej gazit madh që ndjeva. kurse patosi kombëtar vjen e bëhet përsëri mbizotërues. Sikundër është menduar. 1936. Në horizontin e largët ishte shfaqur periudha bashkëkohore. . Bala 1965 dhe Qosja 1972. botë lumërie: M'u duk se pashë vetë Perëndinë!" Së bashku me dy përmbledhje të përkryera të Lasgush Poradecit (1899-1987). por edhe me elementet konkrete të fjalorit poetik. Shprehja e angazhimit të fortë social e politik të Asdrenit pasqyrohet në poezinë e George Koshbukut (Gheorghe CoÕbuc. gjen refleks në vjershën e Asdrenit Zëri i kryengritësvet të vitit 1912. nga Migjeni i ri (19111938). Asdreni është ndikuar mjaft nga Naim Frashëri dhe kultura e Rilindjes. Kënga e bashkimit në vëllimin Endra e lote është madje dukshëm përshtatje e poezisë Hora unirii të Aleksandrit. Në poezitë e hershme të Asdrenit spikatin dukshëm elemente të një romantizmi kombëtar të ndikuara nga lirikat patriotike të poetit dhe dramaturgut rumun Vasile Aleksandri (Vasile Alecsandri. 1821-1890). ish murgu Argezi kishte botuar lirikat e tij mjeshtërore Psalmul de tain| 1927 (Psallmet e fshehtësisë) dhe ishte vënë nën zjarrin e polemikave letrare që zienin në Rumani asokohe. Asdreni u ndikua thellë nga rrymat e letërsisë rumune. 1866-1918).

th. Përgjithësisht. Përmbledhja e tij Psallme murgu me përsosmërinë e vet klasike ende konsiderohet si një nga vëllimet më të mira poetike shqiptare të botuar në këtë shekull. shumica e mërgimtarëve shqiptarë vërtet ishin të krishterë ortodoksë nga jugu. si dhe deri në Detroit. ngulime shqiptare për t'u përmendur në këtë periudhë ishin ato në Uuster (Worcester). morën familjet me vete kësaj radhe me synimin për t'u ngulur atje njëherë e përgjithmonë. Por.3 Faik bej Konica. 1939.1966) nuk mund të mos ndikoheshin nga një kulturë më kozmopolite siç ishte kultura rumune e kohës. Mërgimtarë të tjerë u ngulën natyrisht në Nju Jork (sidomos në Bronks). Për historinë e bashkësisë shqiptare në Amerikë. e si rezultat harta e ngulimeve të tyre në Shtetet e Bashkuara sot është në thelb po ajo që ishte në fillim të shekullit93. Xhejmstaun (Jamestown) dhe Roçester (Rochester) të shtetit Nju Jork. dhe Bideford-Sako (Biddeford-Saco) në Mein. e si pasojë mërgimi vazhdoi pa ndërprerje deri në Luftën e Dytë Botërore. Sot numri i shqiptaro-amerikanëve vlerësohet nga 70000 deri në 220000. pavarësia nuk solli ndonjë përmirësim të madh as në nivelin e jetesës e as në liritë politike. 93 . Pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë në nëntor 1912 e sidomos pas vitit 1920. Asdreni nuk ishte ndër ata që mund të quheshin poetë modernë. Poutakit (Pawtucket) në Roud Ajlend. Përveç zonës së Bostonit. 10. Kur mbërrinin atje. Me gratë dhe fëmijët në vendlindje. Fan Noli dhe të tjerë me banim në Amerikë Në vitet e para të shekullit të njëzetë emigrimi në shkallë të gjerë i shqiptarëve kishte zbuluar një destinacion tjetër përveç Egjiptit dhe Rumanisë: Amerikën e Veriut. d. sidomos nga krahina e Korçës. kr. ata regjistroheshin si qytetarë të Perandorisë Osmane. në Filadelfi (Philadelphia) dhe Pitsburg (Pittsburgh) të Pensilvanisë. mendohet se rreth 10000 shqiptaro-amerikanë u kthyen në atdhe për të ndihmuar në ndërtimin e një vendi të ri. të cilët merrnin rrugën e mundimshme në fillim me tokë drejt Selanikut. ata shpresonin thjesht të gjenin punë për njëfarë kohe sa për të ushqyer e mbajtur familjet në shtëpi e pastaj të ktheheshin një ditë në Shqipërinë e lirë. Sa kohë që nuk e quanin veten banorë të përhershëm. Noli 1960. Me ndihmën amerikane u ngrit administrata shtetërore dhe u hapën shkolla. përderisa kombësia e tyre atëherë nuk njihej. ose shqiptarët ortodoksë të jugut si grekë. Natik (Natick) dhe Sauthbrixh (Southbridge) në Masaçusets.m. Mërgimtarët e kësaj vale të dytë. Ndryshe nga grupet e tjera etnike. Brixhport (Bridgeport). turq. The Albanian Struggle. Uoterberi (Waterbury) dhe Hartford (Hartford) në Konetikët. Demo 1960. Pireut apo Stambollit e pastaj me anije për në Nju Jork dhe Boston. shqiptarët nuk kishin ndonjë arsye të veçantë për të shkuar nga perëndimi. veçse tani më shumë myslimanë. Mançester (Manchester) dhe Konkord (Concord) në Nju Hemshër. Mërgimtarët më të parë shqiptarë. por roli që luajti ishte me të vërtetë vendimtar në vënien e poezisë shqiptare në rrugën drejt modernitetit. si Lasgush Poradeci apo Migjeni. vala e parë e mërgimtarëve shqiptarë nuk kishin ndër mend aspak të qëndronin në Amerikë. shumica e të cilëve kishin zbritur në Nju Jork. as nuk ishte sublim e vërtet poet i madh si Gjergj Fishta. Është e vështirë të datohet se kur zbritën shqiptarët e parë në Amerikë... i tërhoqi rajoni Nju England (New England). Çikago dhe Sejnt Luis (Saint Louis). Shkolla shqiptaro-amerikane bujqësore dhe ekonomike në Kavajë si dhe Instituti Kyrias ose Qiriazi për vajza në Tiranë. si Shkolla Teknike Amerikane në Tiranë. Pipa & Prifti 1980 dhe Nagi 1989. për fshatarin e zakonshëm shqiptar. përsëri shumica nga jugu. Në fakt.

Pirraku 1995. jetoi tre vjet dhe u zëvendësua më 1909 nga Dielli i Bostonit. Ndër figurat kryesore që dhanë ndihmesë për të forcuar bashkësinë e shqiptarëve në Amerikën e Veriut në ato vite të para ishin Faik bej Konica (1875-1942). frëngjishten. Pasi kreu shkollën fillore turqishte në vendlindje. ndonëse pak gjëra dihen për këtë periudhë të jetës së tij. BesaBesën në Boston (1907). të përdyjavshmen Trumbeta e Krujës në Sent Luis. Hamiti 1991. Pasi ndoqi në fillim shkollat e mesme në Lisjë (Lisieux. Dielli qe organ i Federatës së rëndësishme panshqiptare Vatra të Bostonit. 1859-1935). pesëmbëdhjetë vjeç. që doli vetëm në tre numra më 1911. Dako (1878-1941) dhe Kostantin A. Sotir Peci (1873-1932). Gazeta e parë në gjuhën shqipe Kombi ishte themeluar në Boston më 15 qershor 1906. Çekrezi (1892-1959). Pikërisht në këto vite atij iu ngjall interesi për gjuhën amtare e për historinë e letërsinë e vendit të vet dhe nisi të shkruajë artikuj për Shqipërinë në një gazetë franceze. i themeluar nga shoqëria Besa-Besën. u dërgua për studime në Francë ku bëri shtatë vjet. Djaloshit Konica i la mbresa të thella sidomos liria e pakufizuar e shtypit frëng në vitet e debatit të hapur e të ashpër për çështjen Drefys (Alfred Dreyfus. më 1909 themeloi gazetën Dielli. Ndalesa e parë qe Bostoni. f. Qëndrimi në Francë. 94 . Misuri. Nga të gjithë shkrimtarët dhe publicistët shqiptarë në zgrip të shekullit më i shquar ka qenë sigurisht Faik bej Konica94 (1875-1942). edhe pse vinte nga nga familje myslimane. i cili pas pak do të bëhej organi më i rëndësishëm i shtypit shqiptar në zgrip të shekullit. gjermanishten. Kristo A. e drejtuar nga Sotir Peci (1873-1932). Më 28 prill 1912. Petrotta 1932. ku së bashku me Fan Nolin. do të kishte një ndikim të thellë mbi Konicën. Më 1912 vajti në Londër në emër të federatës Vatra për të kr. Ai nxori gjithashtu një organ tjetër jetëshkurtër. u regjistrua në Universitetin e Dizhonit. me seli në Boston. Në Londër u miqësua me poetin dhe kritikun francez Gijom Apoliner (Guillaume Apollinaire.Shoqëritë dhe institucionet e para kulturore të bashkësisë shqiptaro-amerikane lindën në fillim të shekullit të njëzetë. Lidhja në Sent Luis (1907). këto shoqata u bashkuan për të formuar Federatën Panshqiptare të Amerikës Vatra. sekretar i përgjithshëm i së cilës Konica u bë më 1912. Studimet i përfundoi në Universitetin e Harvardit në Shtetet e Bashkuara. 302-309. jo larg nga kufiri shqiptar i tanishëm. dhe Z. ai studioi në Kolegjin Jezuit Saverian të Shkodrës. këto dy të fundit me emrat e fshatrave nga vinin anëtarët. Koha e lirisë në Nju Jork (1906). ku për dy vjet studioi frëngjishten mesjetare. i cili arriti të përvetësojë e t'i bëjë të vetat modelet e mendimit Perëndimor si asnjë intelektual shqiptar para tij. ku në moshën njëzetedyvjeçare më 25 mars 1897 botoi numrin e parë të organit Albania. Atje mori jo vetëm shkollim në gjuhën shqipe. ai qe në gjendje të fliste e të shkruante rrjedhshëm shqipen. në shërbim të pavarësisë së Shqipërisë e më pas si zë i interesave të Shqipërisë jashtë saj. Kastrati 1995. Ajo ushtroi mjaft ndikim edhe brenda vetë Shqipërisë. Ai lindi në prill 1875 në qytetin e vogël Konica në malet e Pindit. vend me tradita liberale demokratike të hershme. Me degët e veta në të gjithë vendin federata Vatra shpejt erdhi e u vu. Më 1902 u shpërngul në Londër dhe vazhdoi ta botojë atje revistën deri më 1909. Rrahmani 1996. (1906) e themeluar nga Petro Nini Luarasi (1865-1911). pas disa muaj bisedimesh. anglishten dhe turqishten. Ndër to qenë shoqata Malli i mëmëdheut në Buffalo. Nga shkollimi jashtëzakonisht i larmishëm që mori. Koliqi 1967. si grup politik lobist. 65-81. një organ që nga 2 mai 1912 erdhi "nën kontrollin moral të Federatës së Shqiptarëve të Amerikës Vatra". 1892). f. 1880-1918). në Stamboll. Më 1897 u shpërngul në Bruksel. Kjo e përjavshme. italishten. Në vjeshtë të vitit 1909 Faik Konica mërgoi në Shtetet e Bashkuara. dhe më tej u bë botuesi i saj. Pastaj vajti në Paris. Më 1890. dhe shoqatat Katundi (1908) e Panariti në Boston. të cilin e kreu më 1895 për filologji romane. por edhe kontaktin e parë me kulturën e Evropës qendrore e me idetë Perëndimore. Ressuli 1987. 1890) dhe Karkason (Carcassonne. Karjagdiu 1993. Nju Jork. Prej andej vajti dhe ndoqi shkollën e mesme perandorake të Gallatës në gjuhën frënge. latinishten dhe greqishten në Collège de France. Fan Noli (1882-1965).

gjuhë. u përhapën fjalë se spiunonte për Italinë dhe. ekonomi. Feldkirh dhe Baden). Në fushën e letërsisë ai kritikonte shpërthimet nacionaliste shpesh vulgare për virtytet e larta të shqiptarëve Konica i la amanet Fan Nolit dhe Sejfulla Malëshovës që trupin e tij ta çonin të prehej në Shqipëri. Konica pasi ishte grindur me Ismail Qemal bej Vlorën dhe pasi në fillim kishte përkrahur qeverinë e Esad pashë Toptanit (18631920). Kjo dëshirë u përmbush vetëm pas shndërrimeve demokratike në Shqipëri. letërsi. Në Lozanë u takua me Mid'hat e Mehdi Frashërin. Schmidt-Neke 1980. por si stilist.mbrojtur interesat e Shqipërisë në Konferencën e Ambasadorëve. Konica e çmonte këmbimin e lirë të ideve dhe shtyllat e Albania-s i vuri edhe në dispozicion të rivalëve të vet. Më 1921. foli para treqind delegatëve në Kongresin Shqiptar të Triestes. Faik Konica për fat të keq shkroi pak letërsi të mirëfilltë. botimit të të cilit Faik Konica nuk iu nda për dymbëdhjetë vjet. Kostandin Kristoforidhi (1830-1895). 96 95 kr. Më 17 dhjetor 1912 ambasadorët pranuan të njohin autonominë e Shqipërisë. kur u bë e qartë se Vjena qe e interesuar vetëm për përcaktimin e kufirit verior të Shqipërisë dhe kur qyteti i tij i lindjes Konica iu dha Greqisë. përsëri në Shtetet e Bashkuara. e botuar frëngjisht dhe shqip nën pseudonimin Thrank Spirobeg. do të merrte në shqyrtim çështjen e njohjes së shtetit të sapolindur shqiptar. ndonëse fillimisht ajo të vazhdonte nën suzerenitetin e Sulltanit. kështu. jo vetëm bëri që kultura dhe çështja shqiptare të njihen në Evropë. Në ditët e para të marsit 1913. Por pas pak kohe do të kthehej në Evropë dhe me fillimin e Luftës së Parë Botërore do të vendosej në Austri (Vjenë. Kjo konferencë e mbajtur në vjeshtë të atij viti. detyrë që e mbajti deri në pushtimin e vendit nga Italia në pashkët e vitit 1939. u detyrua të lërë perandorinë austrohungareze në coptim e sipër e të shkonte në Zvicrën asnjanëse. pati një ndikim të fuqishëm në shkrimet dhe kulturën shqiptare të atyre viteve. Andon Zako Çajupi (1866-1930) dhe Gjergj Fishta (1871-1940). Në verën e viti 1926. dhe si e tillë ajo përbën një enciklopedi të vogël të kulturës shqiptare të kohës. përmbante artikuj dhe informacione për një gamë të gjerë fushash: histori. arkeologji. por edhe hapi rrugën për zhvillimin e mëtejshëm të prozës letrare në dialektin toskë. e financuar deri diku nga autoritetet austro-hungareze nën kujdesin e Kultusprotektorat-it dhe duke marrë shpeshherë anën austriake. në atë atmosferë të nderë politike të krijuar nga lufta. politikë. Nga faqet e këtij organi. Ai u zhgënjye nga politika e Austro-Hungarisë. kësaj radhe në Itali për shkak të kritikave të tij kundër politikës së Austrisë dhe Gjermanisë ndaj Shqipërisë e për shkak se për këtë. kritik. ai u zgjodh kryetar i federatës Vatra të Bostonit dhe rimori drejtimin e gazetës Dielli. u bënë të njohur për herë të parë për publikun e gjerë shkrimtarë si Thimi Mitko (1820-1890). Nga një pjesë e mirë e opinionit ajo trajtohet si periodiku më i rëndësishëm shqiptar para Luftës së Dytë Botërore. Në prill 1914 Faik Konica u dërgua nga qeveria e dobët e Esad pashë Toptanit për të përfaqësuar Shqipërinë si konsull i përgjithshëm në Uashington. kurse në korrik të atij viti përsëri në Baden të Austrisë. publicist dhe figurë politike. i cili kishte shpallur pavarësinë nga Perandoria Osmane më 28 nëntor 1912. Faik Konica u emërua ambasador i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara nga diktatori Ahmet Zogu (1895-1961). Më pas u shtrëngua të ikë nga Austria përsëri. folklor. . në të cilin i kundërvihej mbështetjes që Gjermania i kishte dhënë një propozimi për ndarjen e Shqipërisë midis grekëve dhe sllavëve. kurse më 2 nëntor 1915 botoi atje një traktat me titullin L'Allemagne et l'Albanie (Gjermania dhe Shqipëria). Vdiq në Uashington më 15 dhjetor 1942 dhe u varros në varrezat Forest Hills në Boston95. ku tani ai mbante rubrikën e tij Shtylla e Konitzës. të cilëve u kundërvihej duke i thumbuar me zgjuarsi. Me shkrimet e shumta të Albania. Në mars 1916 e shohim në Sofje me Dervish Himën. Albania96. fe dhe art. autoritetet austriake e trajtonin si të dyshimtë. të mbledhur për të diskutuar për fatin e vendit gjatë anarkisë politike të shpejtuar nga Luftëra Ballkanike. Këtu. të cilën më parë e kishte mbështetur.

Ai sugjeronte zgjidhjen më të kuptueshme. Më 1924 dy turistë amerikanë u vranë pranë fshatit Mamurras. Gjilpëra e ka nga një ngjarje historike. ndikoi mjaft në përsosjen e prozës në toskërishte. dembel". dhe për më tepër poezia e tyre. idealet dhe shijet e të cilëve kishin mbetur prapa nga koha. Ai nisi të botojë Dr. i nxori të pandehurit në gjyq dhe i dënoi me vdekje më 18 dhjetor 1924. I vetmi libër i Konicës i botuar në gjuhën shqipe është një përkthim përrallash arabe nga 'Një mijë e një netët'. toskë e gegë. Megjithatë. Konica kishte mendimin se ishte treguar tepër e butë me vetë Zogun. Konica ka shkruar edhe një vepër tjetër. ku ai bën disa vrojtime të këndshme therëse për prapambetjen dhe nivelin e ulët të higjienës së bashkatdhetarëve të tij. që të dy dialektet kryesore. ndonëse nuk arriti ta përfundojë. që mund të quhet roman. Përveç një numri të madh artikujsh e të tjerë për çështje të politikës. ndërkaq. aristokratë të rënë nga vakti etj. që u botua me radhë në dialektet toskërisht e gegërisht nga 1899 deri më 1903. Konica gjithashtu theksonte nevojën e krijimit të një gjuhe letrare të njësuar. Lidhjet e Konicës me regjimin e Zogut në vitet e mëvonëshme do të sillnin një farë ftohjeje e largimi ndër shumë intelektualë shqiptarë. Komentet dhe polemikat e tij sarkastike në Albania e gjetiu. karrieristë. Pjesë të zgjedhura nga vepra e tij iu botuan pas vdekjes në anglishte nga Qerim M. Konica u përpoq për një kulturë më të përpunuar perëndimore në Shqipëri. por ai vlerësonte edhe traditat e vendit. Vlora 1968. Me shprehjen e zjarrit patriotik. Është vepra satirike Dr. Për qeverinë e Nolit. për fat të keq. dhe karakteri zemërak e arrogant i tij shpesh e penguan të bëhej i dashur për këdo97. botimi u ndërpre. Gjëlpëra në disa numra njëri pas tjetrit në gazetën Dielli të Bostonit më 1924. f. Bodleri dhe Apolineri? Sarkazma therëse me të cilën ai shprehte intransigjencën e vet kundrejt naivitetit të bashkatdhetarëve e kundrejt shumë tabuve të kulturës dhe historisë shqiptare lëshoi një fllad të freskët në kopshtin e letrave shqiptare. 97 . Stili i tij i rrjedhshëm. një seri shkrimesh nën titullin Shqipëria si m'u-duk. "Faik Konica si person nuk durohej dot: zemërak. thuhet se nga njerëz të Ahmet Zogut. me shkrimtarë si Verleni. Kur vitin tjetër Konica u pajtua me përfaqësuesit e Zogut. si mund të krahasoheshin ata me nivelin e lartë letrar e artistik që kishte ndeshur në Francë. ai e ndiente të vështirë të çmonte poetët e hershëm romantikë kombëtarë si Naim Frashëri. sipas mendimit të tij. Gjëlpëra zbulon rënjët e dramës së Mamurrasit. the rock garden of south-eastern Europe and other essays. Panariti në vëllimin 175-faqesh Albania. sarkastik e. Në një artikull me titullin Për themelimin e një gjuhës letrarishte shqip. gjuhës. të botuar në numrin e parë të Albania-s. 51. qeveria shqiptare. Ai.dhe bënte thirrje për një qëndrim më realist e më kritik ndaj vendit të vet me të gjitha të metat e tij. kr. Prejardhjen Dr. dhe qe pikërisht kjo rrethanë më fort se gjithçka tjetër që e bëri ndikimin e tij mbi letërsinë dhe kulturën shqiptare të nënçmohet e të mos përfillet nga kritikët e pasluftës në Tiranë. Në Dielli nga viti 1929 e këndej botoi edhe përshkrimet e tij të udhëtimit nëpër Shqipëri. duhet thënë se krijimtaria letrare e paktë dhe karakteri i saj fragmentar ishin ato që i bënë shumë bashkatdhetarë të qaheshin e të ankoheshin për të sa ishte gjallë. ishte një nga të parët që propagandoi idenë e botimit të teksteve të letërsisë së vjetër shqipe. Boston 1924. por spontaneiteti dhe përsosmëria e prozës së tij pranohen e adhurohen nga të gjithë. bashkë me atë të Fan Nolit. tani nën kryesinë e Fan Nolit. kopshti shkëmbor i Evropës juglindore dhe shkrime të tjera). Boston 1957 (Shqipëria. të të shkriheshin e të njësoheshin shkallë-shkallë. në të cilat ai nuk druhet e nuk kursehet të fshikullojë lloj-lloj tipash e karakteresh që kishte ndeshur atje: burokratë. shtojcë e përdyjavshme e Albania-s. Publicisti aristokrat Eqrem bej Vlora (1885-1964) vërente për shembull. letërsisë dhe historisë. Përballë një proteste të qeverisë amerikane. shumica e të cilëve dolën në Albania e vogël. fodull. I mbrujtur me kulturë perëndimore. me titullin Nën hien e hurmave. e cila dekada më vonë do të përbënte bazën e gjuhës së sotme letrare. për shembull. ishte e papërpunuar. arrogant.

i cili erdhi në Shtetet e Bashkuara më 1909. Duke e lënë shoqërinë teatrore në Aleksandri. në Turqinë Evropiane. Këtu ai shkroi një numër artikujsh greqisht dhe përktheu greqisht veprën e Sami Frashërit Shqipëria . ku mundi të gjejë punë të rastit e me pagë të ulët si kopist. kishte qenë vetvetiu i shkishëruar. Djaloshi Noli pranoi.Fan Noli98 (1882-1965). ai themeloi më 28 prill 1912 Federatën Panshqiptare Vatra të Amerikës. Noli 1960. Ibrik Tepe). Fan Noli ndoqi shkollën e mesme greke në Edrene. kulturës. për arsye se i ndjeri. por edhe figurë e shquar dhe e shumanshme e letërsisë. me një biletë avulloreje të klasit të dytë. dhe më 1900. Ky akt përbënte hapin e parë drejt organizimit dhe njohjes zyrtare të Kishës Ortodokse Shqiptare Autoqefale. Më 10 gusht 1911 u nis për në Evropë ku. gjeti punë nga marsi 1903 deri në mars 1905 si mësues i greqishtes dhe psalt i korit kishtar në Shibin el Khom. ose Theofan Stilian Noli. ku ishte ngulur një koloni e vogël shqiptare. ku punoi në një sharrë. të cilat u botuan në shtypshkronjën shqipe në Sofje. ku punoi deri në maj 1907 e ku botoi artikuj me pseudonimin Ali Baba Qyteza. tribunë e bashkësisë shqiptare të Bostonit. Masaçusets. Noli ka lindur në fshatin Qytezë (turq. u vendos në Athinë. Bashkë me Faik bej Konicën. Pas tre muajsh në Buffalo. dhe aq shumë e tërhoqi ajo. Bala 1972.Ç'ka qënë. Por pak e nga pak u lidh ngushtë me bashkësinë shqiptare dhe më 6 janar 1907 bashkëthemeloi shoqërinë Besa-Besën në Boston. ç'është e ç'do të bëhetë?. më 22 mars 1908. 98 . Ai gjithashtu erdhi e u lidh me udhëheqës të tillë të bashkësisë shqiptare si Spiro Dine (1846?-1922). pasi kishte kr. 1995. Me njërën nga shoqëritë teatrore shetitëse që shkonte nëpër ngulimet greqishtfolëse në Mesdheun lindor Noli mbërriti për herë të parë në Egjipt. saqë vendosi të bëhej edhe vetë prift ortodoks. Stilian Noli. në moshën njëzetegjashtë vjeç. Pipa 1984. me Nolin si të parë. djaloshi Noli mbajti kryelartë liturgji në gjuhën shqipe për herë të parë. Nga shkurti 1909 deri në korrik 1911 Noli botoi gazetën Dielli. Odesë. ku delegatët morën vendim të themelonin një Kishë Ortodokse Shqiptare Autoqefale. ku mund të zhvillonte më mirë talentin. Në Egjipt Noli u njoh më tej me traditat e muzikës bizantine me ndihmën e murgut Nilos. në Sallën 'Knights of Honor' në Boston. Atje botuesi Sotir Peci (1873-1932) i dha një punë me pagë minimale si zëvendësredaktor i gazetës së Bostonit Kombi. Noli vajti në Boston. një fetar i shquar dhe psalt në korin e kishës e kish ushqyer të birin me dashuri për muzikën dhe traditën bizantine të kësaj kishe. Më 9 shkurt 1908. e shuguroi prift ortodoks. Gjatë këtyre muajve të vështirë nga ana financiare. Tani. kryepeshkopi ortodoks rus i Nju Jorkut. Noli e ndjeu detyrën dhe thirri një mbledhje të shqiptarëve ortodoksë nga mbarë Nju Englandi. pra autonome. kurse më 8 mars 1908 Platoni. për katër muaj kreu shërbesa kishtare në gjuhën shqipe për kolonitë në Kishinjev. në jug të Edrenesë. Noli nuk po mësohej dot me Amerikën dhe po mendonte seriozisht të emigronte në Bukuresht. pas një qëndrimi të shkurtër në Stamboll. Bukuresht dhe Sofje. Në këtë kohë. Tako 1975. e cila shumë shpejt do të bëhej organizata më e fuqishme dhe më e rëndësishme e shqiptarëve në Amerikë. Arapi 1980. të paguar nga Spiro Dinia. Fan Noli ishte bërë i njohur si udhëheqës i bashkësisë ortodokse shqiptare dhe si shkrimtar e gazetar i afirmuar i lëvizjes kombëtare. Puto 1990 dhe Dodona 1996. nuk ishte vetëm udhëheqës i spikatur i bashkësisë shqiptaro-amerikane. jetës fetare dhe politikës shqiptare. të cilët e nxitën të emigronte në Amerikë. Kuteli 1945. Liço 1982. I ati. kurse nga marsi 1905 deri në prill 1906 në El Faiyum. shqiptarëve ortodoksë të Amerikës po u humbte durimi nga kontrolli grek mbi kishën. si nacionalist. Fan Noli u bë dhjak në Bruklin. sufler apo aktor. kur një prift ortodoks grek nuk pranoi të bëjë meshën në një ceremoni varrimi të një shqiptari në Hudson. Gjendja u bë e nderë dhe arriti kulmin më 1907. Vetëm dy javë më pas. më 6 janar 1882. Në prill 1906. Jani Vruho (1863-1931) dhe Athanas Tashko (1863-1915). Raifi 1975. Kodra 1989. kurse Noli tridhjetëvjeçar. Në nëntor 1912 Shqipëria u shpall e pavarur. Fan Noli u nis për në Botën e Re duke kaluar nga Napoli dhe mbërriti në Nju Jork më 10 maj.

Vitin tjetër. Në gusht 1914 Noli vajti për herë të parë në Vjenë. 1856-1924). tani gazetë e përditshme. e cila u financua nga Federata për të përhapur informacion për Shqipërinë e për të propaganduar çështjen e saj. i cili kishte zbritur në Durrës vetëm tri ditë më parë me një anije austrohungareze. mbrojtës i të drejtave të pakicave në Evropë. më 22 prill 1924. kreu të parën shërbesë kishtare ortodokse në gjuhën shqipe në këtë vend. dhe talenti i tij si shkrimtar. saqë Zogu u shtrëngua të arratiset në Jugosllavi në kohën e asaj periudhe që quhet Revolucioni i Qershorit. i organizuar nga shoku dhe rivali i tij Faik Konica. Në mars 1913. Më 24 mars 1918. ishte shumë në vend që ai të zgjidhej kryetar i delegacionit shqiptar në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë. Më 1922 u emërua ministër i jashtëm në qeverinë e Xhafer bej Ypit (1880-1940). në prani të princit Vilhelm Vid. ai drejtoi një qeveri demokratike. edhe udhëheqës i një partie politike liberale. të cilat mbështeteshin kryesisht nga çifligarët feudalë dhe klasa e mesme. përballë gjendjes së rrëmujëshme dhe zbraztësisë politike në Shqipëri. Më 17 qershor 1924 Fan Noli u shpall zyrtarisht kryeministër dhe pas pak kohe regjent i Shqipërisë. Nga 21 dhjetori 1915 e deri më 6 korrik 1916 ai qe përsëri kryeredaktor i Diellit të Bostonit. u kthye me ngut në Evropë. për gjashtë muajt e parë e redaktoi Noli dhe më pas. Tani ai qe edhe kreu i Kishës Ortodokse në Shqipëri. Në këtë aktivitet Noli doli fitimtar me pranimin e Shqipërisë më 17 dhjetor 1920. thuhet se nga forcat zogiste. kurse në fillim të korrikut të atij viti ndoqi një konferencë të popujve të shtypur në Mount Vernon. Virxhinia. Noli u emërua administrator i Kishës Ortodokse Shqiptare në Shtetet e Bashkuara. më 1919. opozita kryesore kundër forcave konservatore të Ahmet Zogut (1895-1961). Në shtator 1918 Noli themeloi të përmuajshmen në gjuhën angleze The Adriatic Review. me qenë se figura e tij si udhëheqës politik e fetar i bashkësisë shqiptare. e cila u mundua me mish e me shpirt të përballonte problemet politike dhe ato ekonomike të shtetit të ri shqiptar që ishin . Antarësia në këtë organizatë i dha Shqipërisë për herë të parë njohje ndërkombëtare dhe. po të kthejmë sytë prapa. Me të drejtë Noli e shihte pranimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve si arritjen më të madhe politike të tij. Në një koment më 23 korrik 1924. polemist i zoti. por meqë retë e zeza të luftës po bëheshin më të dendura. dhe nga 1921 deri më 1922 përfaqësoi Federatën Vatra në parlamentin shqiptar. Nga Gjeneva u kthye në Shqipëri. Në korrik 1917 ai u bë përsëri president i Federatës Vatra e cila. delegatët shqiptaro-amerikanë u dërguan në Paris. Më 23 shkurt 1924 Zogut iu bë një atentat në parlament. që në fillim ai la mbresa të thella në Gjenevë. në këtë kohë përfundimisht një dioqezë e pavarur. orator dhe komentator politik ishte rritur mjaft. Fan Noli mbajti një ligjëratë të zjarrtë që e ndezi aq fort opozitën liberale. Në varrimin e Rustemit. dhe këtu më 10 mars 1914. ku u takua me presidentin Vudro Uillson (Woodrow Wilson. Këtë organ. ndër veprimtari të tjera. Diplomat i përkryer. Kostandin Çekrezi (1892-1959). ishte pa dyshim më e rëndësishme se shpallja e pavarësisë më 1912 nga Ismail Qemal bej Vlora. që ka lexuar çdo gjë që ia vlen të lexohet në anglishte dhe frëngjishte". Ai i rrëzoi të gjithë kundërshtarët e tij ballkanas me një mënyrë mjeshtërore. Londër dhe Uashington për të propaganduar për njohjen ndërkombëtare të pavarësisë së Shqipërisë. Më 21 nëntor 1923. deputeti dhe personaliteti kombëtar Avni Rustemi (1895-1924) u vra. Më 27 korrik 1919 Noli u emërua peshkop i Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë. zuri ta shohë veten si njëfarë qeverie shqiptare në mërgim.mbaruar Universitetin e Harvardit. ai ndoqi Kongresin Shqiptar të Triestes. kurse pas dy muajsh. Me fondet e Vatrës të mbledhura nën drejtimin e Nolit. gazeta The Manchester Guardian e cilësonte Nolin si "një burrë që në çdo vend do të ishte i shquar. specialist për politikën ndërkombëtare. u kthye në maj 1915 në Shtetet e Bashkuara. Në korrik 1913 Fan Noli vizitoi Shqipërinë për herë të parë. Gjatë gjashtë muajve. por gjithmonë me buzë në gaz. Suksesi i Nolit në Lidhjen e Kombeve e përcaktoi atë një herë e mirë si figurë udhëheqëse në jetën politike shqiptare. Njeri me kulturë të gjerë. por dha dorëheqjen disa muaj më pas. Noli u shugurua peshkop i Korçës dhe mitropolit i Durrësit.

përfshirë reformën agrare. deri sa u mbyll më 1932. për ironi pikërisht nga armiku i tij i betuar Ahmet Zogu. Më 12 prill 1937. Nami si 'peshkop i kuq' i bëri mjaft armiq ndër qarqet e mërgimtarëve në Amerikë si dhe shkaktoi polarizime mes tyre. Përsëri në Boston. Në nëntor 1927 vizitoi Rusinë si delegat ballkanas në Kongresin e 'Miqve të Bashkimit Sovjetik' në kremtim të dhjetëvjetorit të Revolucionit të Tetorit. ku u diplomua më 1938. E botuar në një kohë kur dramaturgjia shqiptare ishte në foshnjëri. Ky gjest. Kjo tragjedi dyzet e tetë faqesh e shkruar më 1902 mbështetet në Librin e Gjyqtarëve 13-16 të Dhiatës së Vjetër. dhe i zbuti marrëdhëniet shpesh të ndera me Faik Konicën.tej mase të rënduara. Kur Duçja në fund arriti marrëveshje me Zogun për koncesionet e naftës në Shqipëri. Ai qe edhe dramaturg. unë ndeza zemërimin e aristokracisë çifligare. që vetë me emrin e saj i bënte një kundërshtim të hapur Ahmet Zogut. Noli u sëmur rëndë dhe nuk qe në gjendje të përballonte shpenzimet e shërimit. Duke mos i kryer ato. dhe në moshën pesëdhjetë e tre vjeç u regjistrua në Konservatorin e Muzikës të Bostonit. Republika u botua edhe si opozitë ndaj Diellit. pasi mori një vizë gjashtëmujore. Boston 1907. Por programi i tij njëzetpikash për modernizimin dhe demokratizimin e Shqipërisë. prandaj qe i detyruar të pranonte si dhuratë 3.000 franga ari nga Shqipëria. Florida. ku mori doktoratën më 1945 me një disertacion për Gjergj Kastriotin Skënderbeun. doli se qe tepër i nxituar e tepër idealist për një vend të prapambetur e pa tradita parlamentare. solli njëfarë pajtimi midis Nolit dhe Zogut. Politika dhe feja nuk qenë të vetmet fusha ku Fan Noli bëri emër. Fan Nolit iu dhurua një shumë prej 20. Në dhjetor 1933. por edhe gjuha tepër arkaike e dialektore për t'u shijuar nga lexuesi dhe publiku. Më pas Noli kaloi disa vjet në Evropën qendrore. që nuk vlon nga sentimentalizmi para se të arrijë fundin melodramatik të sipërfaqshëm. ai do të shënonte më vonë arsyet e dështimit të tij: "Duke ngulur këmbë për reformat agrare. muzikës. kryesisht në Gjermani dhe Austri. i cili ishte pajtuar me mbretin Zog dhe ishte bërë ministër fuqiplotë i Shqipërisë në Uashington. I pakënaqur vetëm me detyrat ekleziastike Noli iu kthye studimeve pasuniversitare në Universitetin e Bostonit. në moshën shtatëdhjetë e një vjeç. Noli themeloi të përjavshmen Republika. siç edhe e kishte pasur qëllimin. muzikolog dhe sidomos përkthyes i shkëlqyer me një ndihmesë të konsiderueshme në zhvillimin e gjuhës letrare shqipe. prandaj dhe pjesa e Nolit pak u pëlqye nga lexuesit. ëndrra e madhe e Nolit për një kishë kombëtare shqiptare u përmbush kur Patrikana e Stambollit njohu zyrtarisht Kishën Ortodokse Shqiptare Autoqefale. historian. ku edhe vdiq më 13 mars 1965 në moshën tetëdhjetë e tre vjeç. ajo është një nga të rrallat pjesë teatrore shqiptare të kohës. me të cilën bleu një shtëpi në Fort Llodërdejll (Fort Lauderdale). Noli dhe ndjekësit e tij e kuptuan se prania e tyre në Itali nuk qe më e dëshirueshme. që tani e kishte në dorë Faik Konica. kurse më 1930. Mbret i Shqiptarvet. Të tilla ishin shijet e kohës. Në një letër dërguar një miku anglez. U tërhoq nga jeta politike dhe rifilloi detyrën në krye të Kishës Ortodokse Shqiptare Autoqefale. Vepra e parë letrare e Nolit është drama në tre akte Israilitë dhe Filistinë. historia e njohur e Samsonit dhe Dalilës. u kthye në Shtetet e Bashkuara. kurse Republikën e tij e mori në dorë Anastas Tashko. Më 1953. Me ndihmën e disa ndjekësve të tij ai ia doli të kthehej nga Gjermania në Shtetet e Bashkuara më 1932. poet. Noli u largua përgjithmonë nga Shqipëria dhe kaloi disa muaj në Itali me ftesë të Benito Musolinit (1883-1945).000 dollarësh nga Federata Vatra. Pas gjashtë muajsh Noli u shtrëngua të kthehej në Evropë me përfundimin e afatit të vizës. Jo vetëm subjekti ishte tepër i largët e filozofik. . humba mbështetjen e masave fshatare". Në vitet e para pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore Noli mbajti marrëdhënie deri diku të mira me regjimin e ri komunist në Tiranë dhe ushtroi ndikimin e vet në mënyrë që qeveria amerikane ta njihte. Me rrëzimin e qeverisë së tij nga forcat zogiste në prag të Krishtlindjeve 1924. Më 1935 iu kthye njërit prej pasioneve të tij më të mëdha. i cili më 1 shtator 1928 e kishte shpallur veten Zog I. kur iu dha edhe lejeqëndrim i përhershëm.

Shpirt i bardhë si dëborë. Na i thanë trathëtor. Boston 1921. mbaj zi për vllanë. Syrgjyngjall' e syrgjynvdekur. ma qaj në Vlorë Ku të dha liri. Nëno moj. ç'është përpjekur Gojëmjalt' e zemërhekur. i vrarë në Bari më 2 mars 1925 nga një agjent i Ahmet Zogut. Nju Jork 1947 (Bethoveni dhe Revolucioni Frëng). Albumi përmban kryesisht poezi politike." Po aq e fuqishme është vjersha Anës lumenjve. fryt i disertacionit të doktoratës në Universitetin e Bostonit më 1945 mbante titullin George Castrioti Scanderbeg (1405-1468). mbretit të Shqipërisë 1412-1468. Vepra më popullore e Fan Nolit sot është një studim historik për jetën dhe epokën e heroit kombëtar shqiptar Skënderbeut. Që me Ismail Qemalin Ngriti flamur trimëror. me 315 faqe. të cilin e botoi me rastin e dyzetvjetorit të qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara. Se të qante kur të qeshnin. Se të veshte kur të çveshnin. Nëno moj. me një gjuhë elegante e solemne që u shkonte për shtat traditave të çmuara bizantine. Skënderbeu dhe Napoleoni) si dhe sa fort e donte muzikën. Jul Cesari.Kur u shugurua prift ortodoks dhe mbajti të parën liturgji ortodokse në gjuhën shqipe më 1908. Gjatë qëndrimit në . Pasuan përkthime të tjera fetare. Na e vran' e na e shanë. të cilat u botuan në dy vëllime: Librë e shërbesave të shënta të kishës orthodoxe. që pasqyrojnë aspirata e frymë kombëtare si dhe ndjenja të zjarrta sociale e politike të viteve njëzet e tridhjetë. Ti s'i dhe as varr për hor. Këto përkthime ishin arritjet që i sollën Nolit më shumë kënaqësi në jetë. elegjia prekëse që e shkroi në Berlin kur vdiq shkrimtari dhe personaliteti politik Luigj Gurakuqi (1879-1925). Nëno moj. dhe Libre é te krémtevé të medha te kishes orthodoxe. ndonëse poezia e tij e fuqishme deklamative është e paktë. Larot ta përmbysnë djalin. Noli e ndjeu nevojën e teksteve liturgjike shqip dhe prandaj i hyri përkthimit të liturgjive dhe ritualeve ortodokse. Noli ka mbetur edhe si poet. Boston 1911. "Nëno moj. Ky Vigan Liberator. Nju Jork 1947. të ra dëshmor. që pasqyron sa fort e tërhiqnin figurat e mëdha të së kaluarës (Jezui. Një variant shqip 285 faqesh u botua nën titullin Historia e Skënderbeut (Gjerq Kastriotit). Nëno moj. vajto. Me tre plumba na i ranë. Një studim tjetër shkencor. e cila përbën ndoshta poezinë më bindëse të shkruar ndonjëherë me temën e mërgimit në gjuhën shqipe dhe më tej. Boston 1909. kurse një variant anglisht. Boston 1948. merr malin. Se të deshte dhe s'të deshnin. kurorë. Poezia e tij është përmbledhur në një vëllim me titullin e thjeshtë Albumi. Tipike për këtë gjini është vjersha Syrgjyn-Vdekur. është ai me 117 faqe Beethoven and the French revolution.

Anës detit i palarë. 1809-1883). është ndër veprat më të përkryera të Nolit. sikundër kishte bërë Pashko Vasa një gjysëm shekulli më parë në poezinë e tij O moj Shqypni. sidomos me greqishten. Megjithatë. Trup e shpirt i sakatosur!. do të vëmë re se teksti në shqip është në shumë anë po aq i madhërishëm sa dhe origjinali (anglisht). Bruksel 1926 (Fru Inger til Østeraad 1857). Për më tepër. Otello e përkthyer prej tij u botua më 1916. të rrjedhshme e plot elegancë. më tha shpirti: 'Pi! Në gjumë dhe në Varr s'ka lumëri. 1122). Pranë sofrës i pangrënë. Ai mund të konsiderohet si njëri nga stilistët më të mëdhenj në dialektin toskë. që i botoi me pseudonimin Rushit Bilbil Gramshi e që ua kushtoi poetëve persianë Nizami (1140-1209) dhe Hafiz (1326-1390). i dhanë mundësi ta zhvillojë shqipen e ta ngrejë në shkallën e një gjuhe të përpunuar. Vjersha e Nolit e trajton kështu këtë temë: "Arratisur. kurse përkthimet po aq shprehëse të Makbethit. anës Spre-së. një autor tjetër ky ndaj të cilit Noli qe shumë i dhënë: Armiku i popullit. anglishten dhe frëngjishten. të cilin ai e shumë bashkëkohës të tij e krahasonin me një vashë të braktisur e të poshtëruar. Ajo është një kryevepër krijuese po aq e lartë sa dhe përkthimi në anglisht i Eduard Ficxherëlldit. njohja me gjuhët e tjera të mëdha të kulturës botërore. Pjesa e dytë e Don Kishotit u përkthye më vonë nga Petro Zheji (l. Gjashtë vjet më pas doli përkthimi i fuqishëm shqip i pjesës së parë të Don Quixote të Miguel De Servantesit (15471616) nën titullin Sojliu mendjemprehtë don Kishoti i Mançës." Në këtë vëllim janë përfshirë edhe vjershat prekëse me frymëzim biblik. ndihmesa kryesore e Fan Nolit për letërsinë shqipe ishte si stilist.. Ja tri strofat e para: "Natën kur flinja. dhe Jul Qesarit u botuan të gjitha në Bruksel më 1926. e sidomos Rubairat. Anës dritës i paparë. Anës Elbës. Me vlera të mëdha janë sidomos përkthimet që Noli i ka bërë Shekspirit. Boston 1932/1933. 1929) dhe u botua bashkë me përkthimin e Nolit në Tiranë më 1977. Përkthime të tjera të Nolit janë: Kasollja 1921 (La barraca 1898) e romancierit spanjoll Visente Blasko Ibanjez (Vicente Blasco Ibañez. çka vihet re sidomos në përkthimet. Përvoja e tij si aktor dhe orator. syrgjinosur. . Bruksel 1926 (En Folkefiende 1882). Rraskapitur dhe katosur. dy pjesë të dramaturgut norvegjez Henrik Ibsen (1828-1906).. Lakuriq dhe i dregosur. Hamletit. Bruksel 1924 (The Rubáiyát of Omar Khayyám) nga poeti anglez Eduard Ficxherëlld (Edward Fitzgerald. Po vajtonj pa funt pa shpresë. Përkthimi i Rubairave të poetit të madh dhe matematikanit persian Omar Khajam (vd. nga anglishtja. Po në këtë kohë ai përktheu. Pranë dijes i panxënë. ky është i vetmi përkthim letrar i Nolit që nuk është yshtur nga synime didaktike. dhe Zonja Ingra e Ostrotit. Ku e lam' e ku na mbeti Vaj vatani e mjer mileti. 1867-1928). duke rreshtur përkrah tij edhe Faik bej Konicën.Gjermani Noli u shqetësua thellë në shpirt për fatin e atdheut. si Moisiu në mal dhe Marshi i Krishtit. Nëse krahasojmë përkthimin shqip të Nolit me atë anglisht të Ficxherëlldit.

Edgar Allen Po (Edgar Allen Poe. Ai dha ndihmesë të madhe që gjuha shqipe të arrinte potencialin e vet të plotë letrar e krijues. those who stood before The Tavern shouted . në sajë ndoshta edhe të veshit të tij prej muzikanti. që e hasim edhe të shkruar Sotir Pettsy. ishte krijuar një gjuhë letrare moderne." Noli gjithashtu përktheu poezi të autorëve të ndryshëm evropianë e amerikanë të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Ke shekuj që të flesh në qetësi. Dhe posa në Tavernë këndoi gjeli. kur agimi zbardhëllonte. Një tjetër shqiptar i shquar me banim në Shtetet e Bashkuara ishte publicisti dhe personaliteti politik Sotir Peci (1873-1932). 18441896). Por e tillë qe koha. nga fshati Dardhë i Korçës. Noli prapëseprapë mbetet gjigand i letërsisë. të dy banues jo në Shqipëri por në Shtetet e Bashkuara. may return no more. Viktor Hygo (Victor Hugo 1802-1885). ja. and fill the Cup Before Life's Liquor in its Cup be dry.' Në ëndërr. Kështu." And. Arman Syli Prydom (Armand Sully-Prudhomme. një gjuhë që ende priste dhe kërkonte letërsinë e vet. 1749-1832). shijet dhe ngjyrimet ritmike të origjinaleve. 1809-1849). 1839-1907) dhe Pol Verlen (Paul Verlaine. ia ka dalë mbanë të pasqyrojë stilin.Ngrehu! Sa rron. u mplakmë Dhe mbetmë si kofini pas të vjeli. Herman Melvil (Herman Melville. "Awake. as the Cock crew. Ndonëse shkroi relativisht pak letërsi të mirëfilltë. këta dy stilistë më të mëdhenj të gjuhës moderne shqipe. 1821-1867). kulti i frymës kombëtare ka pasur përherë përparësi ndër shqiptarët ndaj kultit të së madhërishmes estetike. t'i kenë kushtuar kaq pak energji krijimtarisë letrare. Një zë që nga Taverna po gjëmonte: Çohuni. ndër ta Johan Volfgang fon Gëte (Johann Wolfgang von Goethe. Para se të mërgonte në Amerikë më 1906 Peci kishte studiuar për fizikë dhe matematikë në Universitetin e Athinës. e Verë sillnani. 1806-1850). Për arsye historike e politike. themeloi në Boston . Se Fati na e thau lëngun sonte. Është për të ardhur keq që Fan Noli dhe Faik Konica. my little ones. Dreaming when Dawn's Left Hand was in the Sky I heard a Voice within the Tavern cry." Awake! for Morning in the Bowl of Night Has flung the Stone that puts the Stars to Flight: And Lo! the Hunter of the East has caught The Sultan's Turret in a Noose of Light. AleksisFeliks Arver (Alexis-Félix Arvers. 1797-1856). Sër Uollter Skot (Sir Walter Scott. 1771-1832). Fjodor Tjutçev (1803-1873). 1807-1882). Henri Uodsuorth Longfellou (Henry Wadsworth Longfellow. 1819-1891). djem. Në pjesën dërrmuese të tyre. Besnikët jashtë thirrë: 'Portat çeli!' E shkurtër është Jeta. zbras Kupa dhe puth Çupa."Open then the Door! You know how little while we have to stay. Sharl Bodler (Charles Baudelaire. And once departed. Hajnrih Hajne (Heinrich Heine. Me të mbërritur në Botën e Re.

Bukuresht 1922. Veç këtyre. Ai përfaqësoi bashkësinë shqiptaro-amerikane në Kongresin e Manastirit më 1908 dhe. Constantine Anastasi Chekrezi. Koliqi 1959b. kurse vetë u kthye në Shqipëri. Boston 1921. i cili hodhi themelet e një pavarësie të vërtetë të Shqipërisë. Fjalor inglisht-shqip i Çekrezit. Është e tepërt të themi se kjo e fundit bëri që të mos e kujtonin fort me dëshirë në Shqipërinë komuniste të pasluftës. ishin mjaft të spikatura për kohën. që zgjati vetëm gjashtë muaj. Boston 1921. një figurë e shquar e arsimit për vajza. Histori e re e Evropës. frëngjisht dhe italisht.gazetën e përjavshme shqip Kombi. Në Kongresin e Lushnjës më 1920. Historia mesjetare e Evropës që në rënien e Romës gjer në rënien e Kostantinopojës (478-1453). Peci është autor i një gramatike të shqipes (1912) dhe i disa teksteve shkollore. çelësi kryesor për Lindjen e Afërt). të cilat. dhe mërgoi në Shtetet e Bashkuara më 1907. A sketch of his life and times. pasi humbi vendin e punës si përkthyes i Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit nga shpërthimi i Luftës së Parë Botërore. kurse pas një viti u zgjodh deputet i Korçës në parlament. Atje rivalizoi me Nolin për drejtimin e bashkësisë shqiptare në Masaçusets. kurse në fillim të vitit 1919 u bë redaktor i së përmuajshmes së Nolit The Adriatic review. Po në Boston ai botoi periodikun Illyria. Ka lindur në fshatin Ziçisht të Korçës dhe. Përveç veprimtarisë botuese. Nju Jork 1919 (Shqipëria në të kaluarën e në të tashmen). e cila u shpall si e para dhe e vetmja gazetë shqiptare në Amerikë dhe organ i interesave shqiptarë. Nga 24 dhjetor 1921 deri 31 janar 1925 ishte edhe anëtar i Këshillit të Lartë. mërgoi në Shtetet e Bashkuara duke kaluar nga Italia. Masaçusets. kulturore e letrare të botuar shqip. Boston 1921. Boston 1923. Tiranë 1937. Peci u emërua ministër i arsimit. e më pas Shënime historike nga jeta dhe veprat e Nalt Madhërisë së tij Zogu i parë Mbreti i Shqiptarvet. i cili kishte ardhur në Nju Jork më 10 maj 1906. Ai ishte gjithashtu redaktor i periodikut jetëshkurtër Biblioteka zëri i Shqipërisë i botuar më 1915 në Sofje dhe më 1916 në Sauthbrixh (Southbridge). Christo Anastas Dako. mund të përmendim gazetarin dhe veprimtarin Kristo Anastas Dako (angl. sidomos i disa veprave të vëllimshme për historinë e Shqipërisë. U martua me Sevasti Qiriazin (1871-1949). 1878-1941). përkthyer anglisht nga vetë autori nën titullin Zogu. Ndër këta libra janë: Albania past and present. Ndër bashkëpunëtorët e afërt të Pecit në redaksinë e gazetës ishte Fan Noli. Aktiv në Shtetet e Bashkuara ka qenë edhe publicisti dhe shkrimtari i shquar Kostandin Anastas Çekrezi99 (angl. Çekrezi studioi dhe u diplomua në Universitetin e Harvardit. Tiranë 1937. Histori e vjetër që në kohërat e Pellazgëve gjer në rrënien e Perandorisë romane. nga marsi në nëntor 1916. dhe i pari fjalor anglisht-shqip. pas pavarësisë. Chekrezi's EnglishAlbanian dictionary. së përjavshmes Dielli në Boston. 1892-1959). Çekrezi punoi si komisioner i lartë i Shqipërisë në Uashington dhe ishte autor i një numri librash shqip dhe anglisht. studimi i shkurtër historik Liga e Prizrenit. Vdiq më 8 prill 1932. Boston 1921. Sikundër Konica. e cila vazhdoi të dalë deri më 1909. Dakoja ishte edhe autor tekstesh shkollore dhe veprash historike-politike si studimi Cilët janë Shqipëtarët. për horizontin që hapnin. Për herë të parë në lëvizjen kombëtare Kristo Dakoja mori pjesë si student në Bukuresht. Në Boston u ngarkua për një farë kohe me gazetën Dielli derisa e mori Fan Noli. Kendime për rjeshten e funtme te shkollave filltare. ku mendoi se mund të ndihmonte më shumë për çështjen kombëtare. . Nga anëtarët e tjerë të shquar të bashkësisë shqiptaro-amerikane në zgrip të shekullit. ku për veprimtarinë e kryer atje u burgos për një farë kohe. Histori e Shqipërisë. Pas pak kohe Peci e la Nolin të merrej me gazetën. Numri i parë i kësaj së përjavshmeje politike. Boston 1919 (Shqipëria. Manastir 1911. Albania. the first king of the Albanians. the master key to the Near East. herë pas here me artikuj anglisht. punoi si mësues në Elbasan e në Korçë. Boston 1921. 99 kr. kurse më 1913 u bë president i Federatës Vatra dhe redaktor i organit kryesor të saj. doli më 15 qershor 1906.

1961. zëri i kombit Figura më e madhe dhe më e fuqishme e letërsisë shqiptare të gjysmës së parë të shekullit të njëzetë është ati françeskan Gjergj Fishta100 (1871-1940). dhe A. ku që fëmijë u ndikua mjaft nga i talentuari De Martino dhe nga misionari boshnjak Lovro Mihaçeviq. Koliqi 1972b. ku dhe u pagëzua nga misionari françeskan dhe poeti Leonardo De Martino (1830-1923). Në seminaret dhe institutet françeskane në Sutjeskë. si dhe shumë djem të tjerë shqiptarë. 1822-1905) dhe me poetin kroat Silvije Strahimir Kranjçeviq (Silvije Strahimir Kranj…eviƒ. Më 1886. Kush ishte Gjergj Fishta dhe a mund ta mbajë epitetin 'poet kombëtar'edhe gjysmë shekulli më vonë? Fishta lindi më 23 tetor 1871 në fshatin Fishtë të Zadrimës. Kjo shoqatë dha ndihmesë të madhe për botimin e një numri tekstesh shkollore në gjuhën shqipe dhe të fjalorit shqip-italisht Bashkimi më 19081. Më 1894 Gjergj Fishta u shugurua prift e u pranua në urdhrin françeskan. kr. ku morën pjesë delegatë katolikë. 1990 (Atë Gjergj Fishtës me rastin e 50 vjetorit të vdekjes). Më 1899 ai bashkëpunoi me Preng Doçin (1846-1917).10. u mbajt për të vendosur përfundimisht një alfabet të gjuhës shqipe. Berisha & Musliu 1990. Plasari (red. i cili i ushqeu këtij çuni të zgjuar dashurinë për letërsinë dhe për gjuhën amtare. i cili më shumë se cilido shkrimtar tjetër i dha shprehje artistike shpirtit kërkues të shtetit të ri sovran shqiptar. Prishtinë. filloi punën si mësues në kolegjin françeskan në Troshan e më pas si famullitar në fshatin Gomsiqe. 1908. Fialuer. e cila i hyri punës për zgjidhjen e problemit shqetësues të alfabetit të shqipes. sidomos latinisht. që zgjati dyzet e gjashtë vjet me radhë. Dema 1941. 11-12. Schirò 1959. . ende fjalori më i mirë i dialektit gegë.. S. Më 1902 Fishta u emërua drejtor i shkollës françeskane në qarkun e Shkodrës. djaloshi Gjergj studioi teologji. I dëgjuar e i ngritur lart deri në Luftën e Dytë Botërore si 'poet kombëtar i Shqipërisë' dhe 'Homeri shqiptar'. Kjo masë ndikoi për t'i dhënë fund mbisundimit kulturor italian në katolikët e Shqipërisë së veriut dhe u ushqeu të rinjve shqiptarë që studionin në këto shkolla një ndjenjë identiteti kombëtar. Nekaj 1981. 1942d.) 1996. Në këtë kohë Fishta ishte bërë figurë udhëheqëse e jetës kulturore e publike në Shqipërinë e veriut e sidomos në Shkodër. Duka-Gjini 1992. Gradilone 1983. Stadtmüller 1942b. Ndoqi shkollat françeskane në Troshan dhe Shkodër. Lambertz 1949. me prozatorin dhe priftin dom Ndoc Nikaj (18641951) dhe me folkloristin Pashko Bardhi (1870-1948) për të themeluar shoqërinë letrare Bashkimi të Shkodrës. Çapaliku 1995. italisht e serbo-kroatisht. ai po përgatitej për karrierë ekleziastike dhe letrare. ku përmendet sidomos se zëvendësoi italishten me shqipen për herë të parë si gjuhë në shkollë. Fishta u dërgua nga françeskanët në Bosnjë për t'u bërë prift. Gjatë qëndrimit në Bosnjë ra në kontakt me shkrimtarin boshnjak Gërga Martiq (Grga Martiƒ.) 1941. të cilët i zgjuan talentin letrar e me të cilët lidhi miqësi. Kështu. Me t'u kthyer në Shqipëri në shkurt të atij viti. 1 100 kr. filozofi dhe gjuhë të huaja. Më 14-22 nëntor 1908 mori pjesë në Kongresin e Manastirit si përfaqësues i shoqërisë letrare Bashkimi. 1865-1908). Jeta e re. Ky kongres. kur ishte pesëmbëdhjetë vjeç. Fishta do të binte menjëherë në harresë kur komunistët morën pushtetin në nëntor 1944. Edhe vetëm përmendja e emrit ishte një tabu për shqiptarët. Shêjzat 5. ortodoksë dhe myslimanë nga Shqipëria dhe jashtë saj. Zamputi 1993b.4 Gjergj Fishta. Livno dhe Kreshevo.. Çabej 1941. abati me influencë i Mirditës. 11-12 (Numër përkujtimuer për 90 vjetorin e lindjes së Gjergj Fishtës) Koliqi (red. Ercole 1941.

Në gusht 1919 Gjergj Fishta qe sekretar i përgjithshëm i delegacionit shqiptar që mori pjesë në Konferencën e Paqes në Paris dhe. imzot Luigj Bumçi (1872-1945) të merrte pjesë në një komision të posaçëm që do të dërgohej në Shtetet e Bashkuara për t'u kujdesur për interesat e shtetit të ri shqiptar. Po më 1916. Në vitet më pas mori pjesë në konferencat ballkanike në Athinë (1930). politikës. kjo revistë me influencë e me nivel të lartë letrar doli rregullisht deri në korrik 1944 dhe ndihmoi për zhvillimin e kulturës gege të veriut ashtu si revista Albania e Faik Konicës në Bruksel kishte ndihmuar për kulturën toske të jugut. Nga viti 1935 deri më 1938 mbajti funksionin e provincialit të të gjithë françeskanëve shqiptarë. Ky vendim binte mjaft në kundërshtim me dëshirat e Gjergj Fishtës. 1915-1920 si dhe të viteve të hershme të diktaturës së Ahmet Zogut. Ndre Mjedën (1866-1937) dhe Mati Logorecin (1867-1941). Më 1921 Fishta përfaqësoi Shkodrën në parlamentin shqiptar dhe u zgjodh në gusht të atij viti si zëvendëskryetar i tij. ku Fishta ulej në hije dhe merrej me poezinë e vet. Fishta themeloi dhe filloi të nxjerrë të përmuajshmen françeskane Hylli i Dritës. Fishta luajti një rol udhëheqës në Komisinë Letrare Shqype. Nga 5 dhjetori 1916 deri në nëntor 1918 Fishta botoi gazetën e Shkodrës Posta e Shqypniës. ishte Gjergj Fishta ai që u zgjodh nga kongresi për të kryesuar komisionin prej njëmbëdhjetë delegatësh që do të përcaktonte variantin më të mirë të alfabeteve të propozuara. folklorit dhe historisë. Ka marrë Ritterkreuz-in austrohungarez më 1911. të ngritur prej austrohungarezëve me sugjerimin e konsullit të përgjithshëm August Ritter von Kral (1859-1918). Nju Jorkun dhe Uashingtonin. Si poet kombëtar i brezit të tij. Tani ai ishte edhe një figurë me autoritet në letërsinë shqiptare. më të frytshmet e jetës së tij. Vdiq në Shkodër më 30 dhjetor 1940. për të vendosur në lidhje me çështjen e përdorimit zyrtar të drejtshkrimit si dhe për të nxitur botimin e teksteve shkollore në gjuhën shqipe. Ndonëse Gjergj Fishta është autor i gjithsej tridhjeteshtatë botimeve letrare.problem ky i studiuar hollësisht nga Fishta. i është dhënë medalja prestigjioze Feniks nga qeveria greke. Për më tepër. me gjithë që forcat pushtuese nuk para kishin besim te Fishta për shkak të aspiratave të tij kombëtare. iu kërkua nga kryetari i delegacionit. gati një vit pas shpalljes së pavarësisë në Vlorë. një gazetë politike e kulturore e subvencionuar nga Austro-Hungaria në kuadrin e Kultusprotektorat-it. Fishta shpresonte se koineja shqiptare e veriut së shpejti do të shërbente si normë letrare për të gjithë vendin. së bashku me Luigj Gurakuqin (1879-1925). Sofje (1931) dhe Bukuresht (1932) para se të tërhiqej nga jeta publike për t'ia kushtuar vitet e mbetura urdhrit françeskan dhe shkrimeve të veta. brenda e jashtë vendit. Gjatë gjithë këtyre viteve Fishta vazhdoi të japë mësim e të drejtojë shkollën françeskane në Shkodër. Në tetor 1913. kishën dhe kopshtin e tij plot trëndafila. 19251929. edhe pse jo praktik për shtyp. dhe një alfabet të ri latin pothuajse të njëjtë me alfabetin e Bashkimit të Fishtës. Gjergj Fishta është nderuar me diploma. me këtë cilësi. Pas disa diskutimeve Komisia vendosi me të drejtë që të përdorej dialekti qendror i Elbasanit si një kompromis asnjanës për gjuhën letrare. çmime e tituj të ndryshëm. i cili ishte bërë institucioni kryesor arsimor në Shqipërinë e veriut. është nderuar me titullin Lector jubilatus honoris causae nga urdhëri françeskan. përdorej më gjerësisht në atë kohë. për të cilin dialekti i Shkodrës ishte më i përshtatshmi. Me përjashtim të viteve të turbullta të Luftës së Parë Botërore dhe viteve menjëherë pas saj. është dekoruar nga papa Piu XI me çmimin Al Merito më 1925. e cila iu kushtua letërsisë. Pas tri ditë diskutimesh Fishta dhe komisioni vendosën të mbështesin dy alfabete: një formë të modifikuar të alfabetit të Stambollit të Sami Frashërit i cili. dhe është bërë antar i rregullt i Akademisë Italiane të Shkencave dhe Arteve më 1939. Talenti në gojëtari e ngriti mjaft në detyrat e tij si personalitet politik apo si klerik. me emrin Collegium Illyricum (Kolegji Ilirian) nga viti 1921. emri i tij . në hajatin. me qëllim që shtypja e librave jashtë vendit të bëhej më e volitshme. i kaloi i veçuar në qetësinë e kuvendit françeskan të Gjuhadolit në Shkodër. ashtu si gjuha e Dantes kishte shërbyer si udhërrëfyese për italishten letrare. Këto vite. Atje ai vizitoi Bostonin.

Këngët e tjera mbulojnë periudhën e Revolucionit të Xhonturqve. vetë Oso Kuka organizon një grup prej dyzet luftëtarësh të zgjedhur. Më 1902 Fishta ishte dërguar në një fshat të vogël për të zëvendësuar përkohësisht famullitarin vendor. me Lahuta e malcís. Me gjithë suksesin e Lahuta e malcís dhe personalitetit të shquar të autorit. se ajo është bërë vend vashash. të cilin do ta përjetësonte më vonë në vargje. Lahuta e malcís nis me përleshjet kufitare midis fiseve të Hotit e të Grudës dhe fqinjëve po aq të rreptë malazezë më 1858. princit Nikolla të Malit të Zi. gjendet edhe në përkthime në gjermanisht dhe italisht2. që 2 kr. shqiptarëve nuk u ishte shuar dëshira dhe vullneti për të fituar lirinë. Atje u njoh e u miqësua me fshatarin e moshuar Marash Uci (vd. Djaloshit Oso Kuka i hipën gjaku në kokë kur dëgjon një fyerje të tillë dhe i kundërvihet duke i thënë se shqiptarët e kanë mbrojtur vendin e tyre kurdoherë me trimëri pa u kursyer para asnjë sakrifice.Cubat Më 1858. me titullin Te ura e Rrzhanicës. Megjithatë. në veçanti.është i lidhur në mënyrë të pashlyeshme me një vepër të vetme. në veçanti për betejën e famshme në urën e Rrzhanicës. i cili e bind trimin Vulo Radoviq. që lidhen me Kongresin e Berlinit. Letra. Në këtë letër ai i premton atij ndihmë dhe i kërkon që të përvetësojë një copë të Shqipërisë së veriut duke mos i lënë turqit të qetë. Fishta 1925. Në mbrëmjet që i kalonin së bashku Marash Uci i rrëfente priftit djalosh për betejat heroike midis malësorëve shqiptarë dhe malazezë. të gatisë banditët e tij për të shkretuar Vraninën në liqenin e Shkodrës. Ajo është një poemë epike historike me 15. madje me një nga krijimet më mahnitëse në mbarë historinë e letërsisë shqiptare. Në përmasat e veta historike. serdar i Vasoviqit. në Lubjanë më 1990 dhe në Romë më 1991. 1923. kjo vepër dhe të tjera të Gjergj Fishtës u ndaluan pas Luftës së Dytë Botërore kur komunistët erdhën në pushtet. Në krye të javës. që shpunë në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë. pastaj u ripunua nga autori gjatë një periudhe tridhjetëvjeçare. Thelbi i veprës (këngët 6-25) u kushtohet ngjarjeve të viteve 1878-1880. i cili në fillim u ngjalli shpresa nacionalistëve shqiptarë për një farë autonomie. për të shtrirë ndikimin në Ballkan. Është e para ndihmesë në gjuhën shqipe për letërsinë botërore. . 1914) nga Hoti. 1958b. Cari i Rusisë. ngjarjet e historisë së Shqipërisë së veriut nga 1858 deri 1913. Botimi përfundimtar i veprës në tridhjetë këngë u paraqit në Shkodër më 1937 në kremtim të njëzetepesëvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. ku Marash Uci kishte marrë pjesë vetë. i cili i dha toka kufitare shqiptare Malit të Zi dhe shpuri në krijimin e Lidhjes së Prizrenit për të mbrojtur interesat e kombit. kjo poemë epike. Kjo kryevepër letrare ishte shkruar në fillim midis viteve 1902 e 1909. 1968-1970. e ribotuar në Romë më 1958. mbërrin në oborrin e Cetinës dhe mirëpritet nga sundimtari malazez. i shkruan një letër mikut të vet. duke kaluar male e lugina në duart e të dërguarit personal të Carit. A do të zbresin malësorët nga malet për të dëbuar banditët malazezë? Avdi Pasha në Shkodër ankohet se në Shqipëri nuk kanë mbetur burra të vërtetë. me gjithë pesë shekujt e gjatë nën zgjedhën turke. 1931 dhe 1933. u botuan në Zadar më 1905 e 1907.613 vargje që vë në qendër luftën për autonomi e pavarësi e. si dhe luftërat ballkanike të viteve 1912 e 1913. Kënga II .Oso Kuka Vulo Radoviqi e merr Vraninën pa qëndresë. Shkodër 1937. Pjesët e para të Lahuta e malcís. e u ribotuan më pas të zgjeruara më 1912. Ngjarjet e kësaj poeme epike mund të përmblidhen si vijon: Kënga I .

flamuri malazez ngrihet mbi Vraninë. E motra e Avdiut. që ishte i zoti për të parathënë të ardhmen. Malazezët mësyjnë. Kënga III . Ndër ata që shpëtojnë është Oso Kuka. Kernica. Rrugës në të kthyer Oso Kuka sheh se i mungon njëri prej luftëtarëve. Ai është hero me fuqi të mbinatyrshme. hedh në erë kullën. Në tri mësymje. Poeti konkludon: "Vall. Ndërkohë që poeti i jep bekimin Oso Kukës. e vajton të vëllanë sipas traditës malësore. Vulo Radoviqi vret bariun shqiptar Avdi Hisa dhe ia merr tufën si pre.përmenden të gjithë në poezi në mënyrë homerike. të cilit i trembet princ Nikolla. i cili u rrëfen udhën malazezëve nëpër një va natën. Princ Nikolla tërhiqet maleve. Poeti u bën një thirrje kushtrimtare bashkëvendësve për t'u ngritur për liri. Oso Kuka thërret luftëtarët e tij për të marrë hak. a hîn Pasha n'Cetinë?. të cilin poeti e karakterizon me përmasa vërtet epike. për të mos iu dorëzuar armikut. Oso Kukës i hyn meraku dhe dërgon roje në va. Dyqind luftëtarë do të dërgohen në ishullin e Vraninës në liqenin e Shkodrës. të kënaqur se ia morën gjakun Avdiut dyfish. Zeliq Gjuka. Turkina. duke i thënë të shkojë në shtëpi "e thuej nânës e nuses s' ré se per s' dytit sod ké lé. Poeti u bën thirrje zanave të njoftojnë Oso Kukën për këtë mësymje që po përgatitet. kurse shqiptarët përgatiten për t'u tërhequr. Duke ngrënë bashkë me burrat. Këshilltari i tij Mirko Kapidani e këshillon të mbjellë farën e përçarjes mes shqiptarëve si mjet për t'i mundur. Kur dëgjon vajin e saj. Kënga VI ." Kënga IV . në mes të rojeve është edhe një tradhtar. Por Kongresi i Berlinit do të vendosë ndryshe.. shokët e tij të plagosur dhe mësymësit. i cili me burrat që i kishin mbetur gjeti strehë në një xhebehâne. ai pyet Soko Tonën. Soko Tona sheh varre. Por n'Cetinë e diej se s'rrin. Tridhjetë të vrarë dhe dhjetë të plagosur. tym dhe gjak. Kënga V .Dervish Pasha Njëzet vjet më pas një lajmëtar shqiptar ndalet te porta e Sulltanit në Stamboll dhe rrëfen për vuajtjet e gjata të Shqipërisë nën sundimin e Malit të Zi. ku pas një beteje të ashpër ua rimarrin tufën. Sllavët humbin dy burra. Kerrni Gila nga Zagorja. Nga blana në shpatullën e një bishe të vrarë. kurse turqit korrin fitore.Deka Oso Kuka ka parë një ëndërr. kurse Oso Kuka. Nuk e diej a hîn n'Cetinë.Vranina Figura e Oso Kukës përshkruhet me imtësi. Princi mbledh komandantët e ushtrisë së tij dhe u paraqet planet që kishte bërë. Ata vihen në ndjekje dhe i arrijnë vjedhësit e tufës mu në breg të Moraçës. . depo baruti e fortifikuar. Sulltani vendos të dërgojë një ushtri prej pesëdhjetë batalionesh nën komandën e Dervish Pashës për të sprapsur malazezët.Preja Në një kullotë pranë Vraninës. duke u vrarë vetë. liqeni i Shkodrës dhe kryeqyteti Cetinë. pushtohen Podgorica. Në betejën më pas luftëtarët shqiptarë munden. Kthehet dhe e sheh Kerrni Gilën të mbërthyer në një dyluftim për jetë a vdekje me luftëtarin malazez Jovan. Por. Kaçel Doda merr lahutën dhe këndon këngën e famshme të Gjergj Elez Alisë dhe Harapit të zi. dhe niset për në Vraninë. Oso Kuka i ndan nga njëri tjetri dhe ia fal jetën Jovanit.

Diç po vlon atje n'Berlin. livadhe pranverore. zanat dhe orët janë mbledhur për t'u këshilluar për ngjarjet e Prizrenit. Per me folë. "Shkrepi dielli buzës s'Cukalit. ashtu si perënditë dhe perëndeshat e Olimpit bisedonin për rrjedhat e Luftës Trojane. Ka shpërthyer lufta ruso-turke. Nga bjeshkët ato vrojtojnë ngjarjet dhe numërojnë pjesëmarrësit e Lidhjes të mbledhur në Prizren më 1878. Princi i ngazëlluar kthehet në Cetinë dhe urdhëron Pal Milanin të marshojë mbi Shqipëri me pesë batalione. Me marrë Shkodren me Malcí. Abdyl Frashëri dhe patriotë të tjerë shqiptarë i drejtohen Lidhjes me fjalë të zjarrta dhe marrin vendim t'i shkruajnë letër Kongresit të Berlinit për të shprehur kundërshtimin ndaj planeve sllave në dëm të tokave të tyre. se ç'është ai gjëmim që vjen nga larg. Shkodrës dhe Alpeve të Shqipërisë së veriut deri poshtë në lumin Drin. oj Zâna e malit. Milani shpreh droje. zanën. Eja e t'kndojm.Lidhja e Prizrendit: Ndërkohë që dielli ngrihet mbi majën e Cukalit. Si atà Krenët e Shqyptarís Në Prizrend na janë bashkue. Ai betohet mbi gurin e varrit se nuk do ta kursejë as veten e as të birin për të mirën e Shqipërisë. Shqyptarín se si m'e pshtue Prej çapojve t'Malit t'Zí. Me hî n'Plavë. Dér kû dán vendi me Drî.Ali Pasha i Gucís: Ali pashë Gucia niset më të aguar. me bisedue. përveç shqiptarëve. të personifikuar në shtatë krajlat e letërsisë gojore shqiptare. Eja e t'kndojm më Lahutë t'Malcís. janë mbledhur në Berlin për të vendosur për fatin e popujve të Ballkanit. 3 Lahuta e malcís VI. Krerët e shteteve të Evropës. ora i fal atij fuqi magjike për të shkulur pemë e për t'i mbjellë prapë. Princ Nikolla i Malit të Zi del para kongresit i reckosur dhe kërkon ndihmë. Të gjithë kanë mbrojtësit e tyre. po thonë. Gucisë. por Ali pashë Gucia. Rrugës nëpër male. ulet nën një lis për të pushuar dhe takon aty orën. Me një bisk rozmarine. por princi përgjigjet duke u tallur me të.Kuvendi i Berlinit: Poeti pyet muzën e tij. Poeti mallkon të gjithë ata që nënshkruajnë dhënien e këtyre territoreve dhe parathotë fatkeqësi për pushtuesit malazezë. ."3 Kënga VII . Ajo i qorton shqiptarët për mungesë patriotizmi dhe i thotë Aliut të mos harrojë se ç'i ka dhënë vendi i tij: hije. 480-484. duke i lënë lamtumirën nënës dhe së shoqes. me hî n'Gucí. Atij i jepen tokat me popullsi shqipfolëse të Plavës. Mbreti i Stambollës Dorë i dhânka Knjaz Nikollës Me ndezë zjarm aj m'votra t'ona. Kënga IX . ujë gurrash. Kënga VIII . Qi ká dyndun top e ushtrí. Pse. Vendin e nderit nuk e ka zënë Agamemnoni.

Mehmet Ali Pasha Telegramet sjellin lajmin se Sulltani ka caktuar një pasha tjetër. Dy djelm t'letë si shpezt e malit. thërret gjeneralin e tij Mark Milanin dhe e urdhëron të prijë forcat malazeze drejt Shqipërisë.1-20.Marash Uci Kjo këngë qe e para nga Lahuta e malcís që u botua. krerët e malësisë shqiptare mblidhen në shtëpinë e Abdullah Drenit për të takuar të dërguarin e ri. E me grá e me vasha t'ona Me luejtë Shkjau harushë nder né. duke u mburrur për heroizmin e tij në të kaluarën e për bëmat e mëdha që e prisnin. dikur luftëtar trim i Sulltanit. edhe kësaj radhe. te nji lejthí Kishin ndollun tre barí. Shqiptarët revoltohen kurse Mehmet Ali pasha i zë e i burgos. duhan dhe gështenja të pjekura para se të bien për të fjetur. Milenën. Dy me dhên e nji me dhí. Miqtë dhe të afërmit e pengjeve i kërkojnë Abdulla Drenit t'ua dorëzojë pashën. Marash Uci këshillon barinjtë e rinj të ruajnë traditat burrërore të 4 Lahuta e malcís IX. Hija zhduket. Ajo sillet rreth figurës së Marash Ucit. Mehmet Ali pasha i përshëndet krerët me ngrohtësi dhe shtrëngohet të rrëfejë se Sulltani ka vendosur t'i lëshojë pe princ Nikollës. Njâni plak e dy të rí: Marash Uci e t'bijt e Calit. Kënga XII . Krerët shqiptarë i dërgojnë Sulltanit një letër që t'u sjellë një pashë tjetër. Sipas kanunit të rreptë të mikpritjes shqiptare. dhe përmban mjaft vargje të spikatur. Në Gjakovë. kurse tani një bari i moshuar."5 Lart në bjeshkë. Milena i thotë të mos e marrë me aq vrull.1-6.Lugati: Princ Nikolla po kalon një mbrëmje të qetë në sarajet në Cetinë me të shoqen. Gjen çastin dhe i thotë se fëmijët kishin frikë të binin në shtrat ngaqë u kishte dalë lugati një natë më parë." Princi hidhet nga shtrati.Me ngá qét aj n'ara t'ona. Ata janë betuar të mos pranojnë kurrë të jetojnë nën sundimin e princ Nikollës të Malit të Zi. Pas gotës së fundit të verës dhe llullës së fundit me duhan. princi bie për të fjetur. i urtë e plot përvojë. Kënga fillon kështu: "Te nji mriz. Lahuta a malcís XII. Me bâ drû n'zabele t'ona. kështuqë shtëpinë e marrin me sulm. shqiptarët luftojnë me njëri tjetrin për shkak të turqve. siç na thotë poeti: "tue lânë mbrapa nji qelbsinë qi dér vonë u ndie n' Cetinë. që i rrëfen për vdekjen e tij në duart e shqiptarëve dhe që e këshillon të marrë në dorë malësinë e tyre. Është hija e Mehmet Ali pashës së vrarë. Princ Nikolla e quan besimin në lugetër e fantazma gjepur kalamajsh. Kënga XI . Poeti ankohet se."4 Kënga X . 5 . Abdulla Dreni natyrisht nuk mund t'u dorëzojë mikun. Ajo i jep verë. Thue se s'ká Shqyptarë mbí dhé. Natën i del një lugat. Pasha dhe një numër nga paria e shqiptarëve vriten.

. Nuk është mjegull. nje kulshedër e tërbuar shtatë-krerëshe ka ikur nga një shpellë në Shalë për të marrë hak mbi një drangue. rrëmbejnë armët. Kënga XV . "Uh! Europë. bukë. e ndër ta janë Halil Haka e Palokë Gjoka. Kënga XIII . Plavës dhe Gucisë. të cilat pastaj radhiten në një mënyrë homerike. i ka tradhtuar shqiptarët.kulturës së tyre fisnore dhe gjithmonë të mbajnë besën. Në kohë stuhie. shton ai. ti kurva e motit. Të gjithë burrat e bajrakut. kurva e motit. e cila zgjodhi vdekjen e nuk iu dorëzua tiranit Ali pashë Tepelena: 6 Lahuta e malcís XIII. Kënga XIV . Pas buke orët ia nisin valles dhe këndojnë këngën e vashës Eufrozinë nga Janina. mish dreri dhe mjaltë. për autonominë fisnore e për Kanunin e lashtë të Lekë Dukagjinit. që personifikojnë heronjtë e malësisë.Te kisha e Shnjonit: Krerët e bajrakut të Hotit janë mbledhur në kishën e Shën Gjonit. të rinj e pleq. drangojt marrin pjesë në një drekë me grurë. me Çun Mulën komandant. dhe i bën thirrje të mbledhë krerët në kishën e Shën Gjonit në Brigje.Te ura e Rrzhanicës: Riza Pasha.Kulshedra: Kënga XVI përbën një interlud pas lufte me një analogji mitologjike për betejën. Pasi korrin fitore. bajraktari i Hotit. komandanti turk i kalasë në Shkodër. Qi i rae mohit besës e Zotit. mblidhen për t'i bërë ballë e për të mundur përbindëshin gjigant. Poeti thërret zanat për të marrë vesh numrin e trupave sllave. por tymi i barotit në përleshjet e përgjakshme midis forcave malazeze nën komandën e Mark Milanit dhe malësorëve të Grudës e të Hotit.Kasneci: Një sorrë ogurzezë ulet e zë vend në pullaz të pallatit në Cetinë ndërkohë që arrin lajmëtari me lajmin se ushtria malazeze është mundur dhe malësorët kanë ndërmend të hyjnë në Mal të Zi. hedh vështrimin nga veriu dhe sheh se mjegulla ka mbuluar liqenin. Evropa. Pastaj ai kalon nga mali në mal e shkon te Çun Mula. Po a ky â shêji i gjytetnís: Me dá token e Shqypnís Per me mbajtë klysht e Rusís?"6 Krerët e fisit vendosin të shkojnë në luftë për të mbrojtur malësinë. Çun Mula e hap kuvendin dhe aty Marash Uci mban një fjalë të gjatë e prekëse për marrëdhëniet e vështira të Shqipërisë me turqit. derisa sllavët munden dhe Mark Milani detyrohet t'ia mbathë me të katra. i thotë myftiu. të ftuar nga orët e Shalës që e kanë soditur betejën nga një shkëmb aty pranë. arat dhe bagëtinë nën kujdesin e grave. Beteja që pason përshkruhet në të gjitha imtësitë e veta heroike. 40-44. Drangojt. Dymijë e shtatëqind trupa malazeze ngjishen në Urën e Rrzhanicës përballë njëzet malësorëve dhe njëzet pushkëve. Grudës. Vocërr Bala. Kënga XVI . Tani punët kanë ndryshuar. duke lënë shtëpitë. që kur Kongresi i Berlinit i dha princit të Malit të Zi tokat e Hotit.

Por. Se dy herë Pasha nuk flet: A se vjen ktû sande goca. Kurkund shoqen s'i a ké pá. Por due t'shkoj nji herë me u veshë. Edhè e mêrr e e çon m'liqê. Edhè nisë harapi fjalë. ti ktû me zdrypun E me mue me ardhë nji hera. lum vasha: E s'jam nieri fjalës qi i luej: A me shkue sande te Pasha: A shî ktû me t'mytë ty n'ujë. Kû tue pritun ishte trapi. Eufrozinë e quejti nâna. E kështû tue i thânë harapit. t'birit t'qênit. si ká nji vajzë n'Janinë. Atij qênit. Atê e páka aj Alì Pasha. Jo. i thotë vasha tue qeshë. Edhè fort pelqye i âsht vasha: Çon Harapin m'e kerkue. Jo. Prap harapin çon e e thrret: Pa ndigio harap i zí. T'u thafët goja! shka po thue? I a kthen vasha fjalen marë."Varza ká e varza s'ká. . Pse sido ktû kam qillue. Ardhun shtatit si silvija. A se ndryshe n'fund t'liqênit T'a bâj gjumin me bretkoca. Se un nji vajz-o kam qillue: S'diej me folë me Pashallarë. ballin si hâna. Nisë aj vashës kështû me i thânun: Nuk ká tjeter. bre qên i qênit? I shkon naten vashës harapi. N'mes të liqênit si kan dalë. Augur t'mirë m'e pasë Shqypnija. Si i ká pré kushdi sá krena. Kah bje diell e serotinë: Sínin diell. Gjallë por s'lshoj un erz as fé. Dalë si vida në balkue. po. Persè Pasha të ká lypun. Per me i bartë neper kurrnê. Asht mushë Pasha me mëní. po. Se un te Pasha due me shkue. More vesht. Vjen Harapi e i thotë te dera: Shpejt tash. Ali Pashë Tepelena Mundet kryet aj me m'a pré. Atí trapi vend ká zânun. tash. vashë.

por Ali pashë Gucia u ka zënë pritë me dymijë ushtarë shqiptarë. duke pirë duhan e duke pastruar armët. Por është edhe nëna e Cen Brahimit për t'u vajtuar. Doli fjala neper dhé: Njekso varzash ká n'Shqypní.Pater Gjoni: Duke bërë një mallkim të zjarrtë patriotik. Kokën e Sadriut e kanë vënë majë një huri dhe e kalojnë para shqiptarëve për t'u tallur: "Do me t'thashë.Në Qafë-Hardhi: Pas betejës në këngën XVI. Kënga XX . Dreken n'Plavë. Qi per erz edhè per fé T'rijt e jeten i bâjn flí. Pater Gjoni i Kelmendit dënon bëmat e poshtra të sllavëve. Dy drangojt shqiptarë shtrëngohen të mbrojnë qafën nga treqind trupa malazeze. Kur fillon të derdhet gjaku. por u vijnë në ndihmë barinj të ndodhur andej afër. me giasë. Edhè zhduket n'fund t'liqênit. i vendosur të pushtojë Plavën e Gucinë. ai vetë do të kishte rrëmbyer armët e do të dilte në mbrojtje të maleve të atdheut. Mark Milani është kthyer me tetë batalione të reja.Lekët: Skena edhe më të përgjakshme beteje në Urën e Sutjeskës. Ata zihen ngushtë. Me i a ndreqë cilen n'Xhamí. 329-333. Mark Milani vendos t'i tërheqë trupat për një betejë tjetër në Sutjeskë. sllavët nuk kanë për të shkelur në tokën shqiptare. orët dhe drangojt kanë ikur në shtëpi të vet. Mbeten vetëm dy drangoj. Rrustem Uka dhe Xhem Sadrija. Se t'bân êmer Mark Milani. që do të përgatiten për dasmën. 8 . zënë vend tani në një majë shkëmbi që sheh nga Sutjeska dhe rrinë në pritje."8 Kënga XIX . Kënga XVIII . Zanat. darken n'Gusí. si 7 Lahuta e malcís XVI. Luftëtarët shqiptarë të malësisë si dhe kundërshtarët e tyre sllavë po aq të vendosur përshkruhen një nga një. Lahuta e malcís XVIII.Te Ura e Sutjeskës: Trupat e Mark Milanit mblidhen te Ura e Sutjeskës për të marrë Gucinë.Mêrr e hidhet n'ujë prej trapit. dhe fitojnë betejën. Aty bëjnë një pushim. Patër Gjoni niset për në Sutjeskë me burrat e Kelmendit prapa. përshkrimit të luftëtarëve të veçantë dhe bëmave të tmerrshme në një përleshje për jetë a për vdekje. që për pesëqind vjet nuk kanë bërë gjë tjetër veçse kanë munduar shqiptarët dhe u kanë marrë tokat. E gjithë kënga i kushtohet betejës së egër. Lulash Ndreu këndon një këngë patriotike. Por malësorët janë kockë e fortë dhe kanë mbijetuar."7 Kënga XVII . sepse i biri e ka turpëruar veten duke mos i marrë hakun probatinit të tij Sadri Çuni të vrarë në betejë. Po të mos ishte prift. Sa të ketë ujë lumi i Drinit. or Pashë. Ata fluturojnë e ngjiten në Qafë-Hardhi. 524-579. Vjen pastaj një interlud me vajin prekës të një zogu të zi për vdekjen e Smajl Arifit. të cilat përsëri e kanë soditur betejën nga një majë aty afër. Mark Milani Kapidani.

gjymtyrë dhe koka të prera.Ndërmjetsija: Pas një përshkrimi të gjatë të skenave të betejës të mbushur plot me gjak. Në përleshje e sipër. Vasil Ndreka. Skena të kujton Iliadën. Gjur Kokoti. jepet nga poeti me imtësi të holla. Curr Ula vdes dhe i bie Tringës ta varrosë në tokën e vet. të dy e njohin njëri tjetrin. Hyjnë në një vathë natën dhe e rrëmbejnë tufën. Më tej Gjetë Gegën e sulmon sllavi Millosh Pera në një duel.Zana e Vizitorit: Zana e Madhe kundron betejën e përgjakshme nga më e larta pikë e malit Vizitor mbi 9 Lahuta e malcís XXII. Bec Patani mësyn në një tufë dhensh në Mal të Zi. madje edhe kafshët e egra. Ai i kërkon pashait t'i japë leje të shkojë te Mark Milani për një armëpushim. Pason një dialog midis patriotit Patër Gjoni dhe Mark Milanit. Kënga mbyllet: "Edhè dielli dheut i rá. shfaqet Patër Gjoni i këngës XIX. ku trimat shqiptarë e malazezë përqeshin e shpotitin njëri tjetrin në një mënyrë epike.Tringa: Veprimi ndodh në Nokshiq (pa dyshim Novshiqi i sotëm) në luginën e Limit të sipërm në juglindje të Malit të Zi. Më tej në këtë këngë përshkruhen duele të tjera. Mbetet në shtëpi vetëm vajza trime shqiptare Tringa. që poeti e krahason me një përleshje për jetë a vdekje midis një luani e një tigri. siç e do zakoni. megjithëse pas pak do të shpërthejnë luftimet. kësaj radhe në Nokshiq. Gjallë por Tringa Shkjaut n'dorë s'rá"9 Kënga XXIII . të gjithë banorët janë larguar. I ngjashëm me episodin e Glaukut dhe Diomedit te Iliada është takimi i probatinëve të vjetër. e kallëzon dhe kërkon ta marrë "si ré nanës t'm'i ndihmojë n'shpi".luftëtarët e Agamemnonit dhe Priamit nën muret e Trojës së lashtë. sllavit Mil Spasi dhe shqiptarit Bec Patani. Mbi atë kasaphanë bie nata. dhe armëpushimi vendoset. Kënga XXIV . Bec Patani e shpëton probatinin e tij. I shoqëruar nga një gjakon. për të varrosur të vrarët. Një luftëtar sllav që kalon aty. Në përleshje e sipër Millosh Pera pengohet te kufoma e Vasil Ndrekës dhe vritet nga Gjetë Gega. këmbejnë fjalë përshëndetjeje dhe mbështetin kokat në supet e njëri tjetrit. që tregohet fisnik.Ke tbanat e Curr Ulës: Luftëtari shqiptar Gjetë Gega nga Shllaku mbërrin në vend dhe merr hak për Tringën duke vrarë Vasil Ndrekën. Kur Rrustem Uka mbërrin me përforcime nga Gucia. Nxitojnë që t'ia japin këtë lajm Ali pashës. Ajo rrëmben pushkën dhe e qëllon në krahëror. duke marrë edhe vetë një plumb në kokë nga shoku i Gjur Kokotit. Pashai pranon. . Në interlud rrëfehet si kishte lindur miqësia e tyre. Për t'i shpëtuar kërdisë. figurë e marrë nga letërsia gojore shqiptare. Kënga XXI . Kënga XXII . Përkushtimi dhe vetmohimi i motrës së ndershme e sypatrembur. plaçkitjen e Odiseut dhe Diomedit natën në kampin trojan. i cili i pret kokën Vasilit dhe e flak në oborr pranë trupit pa jetë të Tringës. 881-882. Patër Gjoni niset për në kampin e komandantit malazez. Rrugës në kthim ata marrin vesh se Mark Milani kishte ndërmend t'i mësynte përsëri sapo të mbaronte armëpushimi. Por disa luftëtarë nuk duan t'ia dinë dhe mezi ç'presin të luftojnë. por Tringa nuk do t'ia dijë. Atje e presin me nderime. për t'u kujdesur për të vëllanë Curr Ula që po vdes. Me njëzet shokë besnikë me vete.

Kënga XXV . i kushtohet përsëri ashpërsisë së betejës. Këtu ora malazeze dhe zana shqiptare. dreken n'Gusí. me 1184 vargje. Ai po e kalon pranverën në Lezhë për të përfunduar Lahuta 10 Lahuta e malcís XXV. të cilën poeti shpirtbutë françeskan e përshkruan me kënaqësi. E zemëruar në kulm kur sheh Tringën e virtytshme. ashtu si perënditë dhe perëndeshat e Greqisë së lashtë. Këtu hyn vetë poeti. për t'i thënë që të tërhiqet. Shllakut. duke u premtuar "cilen n'Plavë. Merturit. ora e Malit të Zi dëgjon kushtrimin therës të Zanës së Madhe të Vizitorit dhe niset për të lajmëruar Mark Milanin.Plavë. 'or' Knjaz Nikolla. zënë e përleshen vetë. Tringës i duhet marrë haku. Retë e luftës mblidhen në horizont ndërsa fiset e Shalës. ndërhyjnë për të mbrojtur luftëtarët e dashur e për t'i dërguar të tjerët në atë botë. q'se fati i zí Flakë e agzot vûni per brî. Mark Milani e kupton se malazezët janë të rrethuar dhe kërkon nën një rrebesh shiu Mirko Kapidanin. e lodhur në pemën e blirit mbi varrin e Tringës.Koha e re: Pas skenash të gjata me beteja. Temalit. zamren n'Hot e darkën n'Shkodër. Treqind rob un tue t'i zanun. ku e rrahin gjarpërinjtë. ajo zbret për t'ia marrë trupin e për ta sjellë në rudinat e malit Vizitor. e ndërrojnë dhe e varrosin rrëzë një bliri. Trí mij çika e nuse t'reja Para kohës tue t'i lânë veja. më e gjata nga të gjitha. 1165-1171. 52-55. Mirkoja është kapur rob nga shqiptarët në një urë mbi Lim."11 Kënga XXVI . dér sande pa marrë dielli. Se un." Beteja ndizet e përgjakshme dhe përshkruhet edhe një herë me gjithë vrullin e heroizmit e batërdinë e saj.Gjaku i marrun: Kjo këngë. Zana e Madhe këndon: "A t'kam thânë. të mbështetura nga dy shtriga mbi kurriz breshke. Tringen do t'a kish' pague: Treqind krena un tue t'i pré. Nga vendi ku është ulur në majën e lartë të Durmitorit. duke vajtuar: "Si gjithmonë Shqyptár e Shkjá Janë lá n'gjak. Ai u bën thirrje luftëtarëve të vet të hidhen në sulm. Vû per brî Shqypní e Mal t'Zí!"10 Ora i del Mark Milanit me fytyrën e poetit epik malazez Petar Njegosh për t'i njoftuar se shqiptarët po bëhen gati të zbresin në Nokshiq e ta tërheqin për të hyrë në betejë. Lahuta e malcís XXV. ndërsa Zana e Madhe e vajton. Zanat e maleve. e cila që fëmijë kishte qenë nën mbrojtjen e zanave të malit. Gjâjit dhe Dushmanit përgatiten për betejë. Ora mundet. Hakmarrja është kryer. kënga XXVI bën kontrast me karakterin idilik të skenave të saj. Trupin e saj e lajnë me ceremoni. 11 . Ky është vullneti i Zanës së Madhe që ngrihet mbi malësi dhe u lëshon burrave kushtrimin për të shpejtuar për në fushëbetejën e Nokshiqit. Shoshit. ashtu si Zeusi sodiste Luftën e Trojës nga maja e lartë e malit Ida. Mark Milani trim i hyn orvatjes së fundit të pasuksesshme për të pushtuar malësinë shqiptare.

dhe fton për vizitë zanën. Ashtu si Horaci në exegi monumentum. kur turqit nisën orvatjen e tyre të fundit për t'i nënshtruar malësorët shqiptarë nën sundimin osman. që e kemi parë në këngën XII. kryeluftëtar i çështjes kundër turqve. e cila prej kohësh e ka ndjekur pa u ndarë andej-këndej nëpër lëndinat e Parnasit. Mbreti i Anglisë fton gjashtë mbretërit e tjerë. legjendat dhe mitologjinë. dhe pastaj përgatitet për sulm. Në brigjet e Bosforit. Liberalizmit të Sinan Pashës i kundërvihen Xhavit dhe Turgut Pasha. poeti na thotë: "Ndertue kemi 'i pomendare. Jemi në vitin 1911. nuk i mungon një notë humori e ironie. në Konferencën e Londrës për të zgjidhur këtë problem. Lahuta e malcís është pa dyshim poema epike më emocionuese e më e fuqishme e shkruar në gjuhën shqipe. po agon një kohë e re. varrin e Skënderbeut. por tani gjendja e mjerueshme e Shqipërisë i ka rënë në sy edhe Evropës.Xhemjeti (Komiteti): Ka ardhur shekulli i njëzetë. "porsì fleta e Engllit t'Zotit". Kënga XXVIII . se përndryshe do të ketë me ta më shumë probleme nga sa kujton ai.Lufta e Balkanit: Perandori i Austrisë Franc Jozefi e këshillon Sulltanin të mos i ngacmojë shqiptarët. përfaqësues të Fuqive të Mëdha. ajo turke. jetën e mbretërve legjendarë të Ilirisë. dhe përsëri sllavët sulmojnë Shqipërinë. pas pesë shekujsh sundimi turk."12 Përshkrimit nga poeti të ngjarjeve të Konferencës së Londrës.Konferenca e Londonit: Pas tridhjetë vjetësh pune me Lahuta e malcís.Dedë Gjo' Luli: Fryma e qëndresës ndaj malazezëve vazhdon të gjallojë në Shqipërinë moderne në figurën e Dedë Gjo' Lulit. Nga humbja e Turqisë do të përfitojnë bullgarët. . ku të 'shtatë krajlat' bisedojnë për fatin e Shqipërisë. 23-24. Cari i Rusisë shtyn miqtë e vet sllavë t'i shpallin luftë Turqisë dhe kështu nis Lufta Ballkanike e vitit 1912. pjesëmarrësit pranojnë të njohin shtetin e ri e të pavarur shqiptar. poeti e mbyll këngën duke i bërë thirrje zanës. një vit para luftërave ballkanike. Kënga XXVII . Ajo qëndron mbi të gjitha sprovat e tjera në këtë gjini: nga poema me 12 Lahuta e malcís XXX. Turgut Pasha me shtatëdhjetë batalionet e tij kërkon që malësorët të dorëzohen brenda pesë ditësh. për të cilët në Perandori ka vetëm një kombësi. Tani. gjatë revoltes së xhonturqve më 1908. mblidhet një pseudokomitet pashallarësh turq për të vendosur për fatin e Shqipërisë. Me Dedë Gjo' Lulin dhe çetën e tij prej njëzet petritash është edhe plaku Marash Uci nga Rapsha e Hotit.e Malcís. ajo e lirisë dhe e pavarësisë së Shqipërisë. Pas shumë debatesh. Rrfé as mot mos m'e dermue. dhe që kërkojnë të përdoret forca për të mposhtur kryengritësit shqiptarë. Bukuritë e Lissusit të lashtë në ato ditë pranvere e frymëzojnë poetin të rikujtojë historinë e krahinës: ndërtimin e kështjellës së Lezhës me muret e saj ciklopike. Kënga XXIX . valëvitet tani mbi tokën e Skënderbeut. muzën e tij. Flamuri kuq e zi. sepse "prej Balkanit hajr nuk ké!" Kënga XXX .

pa mundur të krijojë një poemë të vërtetë epike. kr. e që sot nuk janë aq të kuptueshme. Iliada dhe Odiseja e Homerit apo Eneida e Virgjilit. Skënderbeut. Ajo çka i mahniste vizitorët dhe etnografët e huaj në Shqipërinë e veriut të këtyre viteve ishte shoqëria e fortë patriarkale e malësisë. 1. 3. Megjithatë. VII. 1900. tani ishte tepër e largët dhe e mjegullt për t'u vënë në qendër të një poeme epike të shekullit të njëzetë. si nga ciklet e poezisë heroike të quajtura Këngë kreshnikësh me ndërtimin e vargut tetërrokësh. Për leksikun e Fishtës. nga poema disi e shkapërderdhur e Jeronim De Radës Scanderbeccu i pa-faan. struktura fisnore e banorëve të Alpeve të Shqipërisë së veriut ndryshonte rrënjësisht nga rajonet më të përparuar e më "të qytetëruar" të jugut toskë. kr. e të njerëzve të saj në përgjithësi. Pra. ishte të paraqiste jetën e fiseve të Shqipërisë së veriut. e në veçanti nga Kanuni i Lekë Dukagjinit. Hylli i Dritës. një sistem i mbështetur në zakone të trashëguara në shekuj nga ligji fisnor. mjaft paralele në stil e në përmbajtje kanë kapërcyer shekujt.ndikim persian e Dalip Frashërit Hadikaja. Berisha 1990. e cila ishte trajtuar me një nivel artistik të kufizuar nga dy shkrimtarët shqiptarë më me emër të shekullit të nëntëmbëdhjetë. janë metafora. 4 (1931). Autori pati fatin e mirë që në ato vite të jetonte mu në burimin e së vetmes shoqëri heroike të pacenuar në Evropë. Në Lahuta e malcís kemi të gjitha tiparet dalluese të kësaj shoqërie: zakonet e doket e lindjes. kurse tema klasike e poemave epike shqiptare. Vetë Fishta më pas përktheu shqip librin e pestë të Iliadës16. Natyrisht. lidhjet e ngushta me letërsinë gojore janë një tipar më se i zakonshëm për poemat epike. mikpritjen bujare të fiseve. ndikimi i poemave të mëdha të lashtësisë klasike. bëmat e heroit kombëtar të shekullit të pesëmbëdhjetë. rreth v. sikundër kanë pasur kënaqësinë ta theksojnë një numër studiuesish. Ndër figurat stilistike kryesore që karakterizojnë Lahuta e malcís dhe pa dyshim pjesën më të madhe të epikave. Kështu. 1898. Metri kryesor i Lahuta e malcís është tetërrokshi trokaik apo shtatërrokshi. Lambertz 1949 dhe Gradilone 1983. ashtu edhe nga ciklet po aq popullore të poezisë historike të shekullit të tetëmbëdhjetë. e sidomos Maksimilian Lamberci dhe Xhuzepe Gradilone15. është kudo i pranishëm në Lahuta e malcís. dhe e pëlqente gjuhën e ritmin e saj. nga poema e mërgimit e Zef Skiroit Te dheu i huaj. 1842 (Kopshti). nga poema epike shiite e Shahin bej Frashërit Myhtarnameja. për imitim të folklorit. nga poema epike shiite po e tij Qerbelaja. Fishta e njihte këtë poezi gojore të kënduar nga fiset malësore gege me lahutën e tyre me një tel. të ngjashme me juna…ke pjesme serbo-kroate. Epoka e poemave bektashiane e shiite sipas traditës turko-persiane natyrisht kishte marrë fund. Synimi i tij me këtë poemë. A. gjakmarrjen dhe besën. Prandaj rrëfimi në poemë është plot fjalor arkaik të pasur dhe figura ligjërimi të larmishme e të gjalla. Kolgjini 1969. Shkodër. Lahuta e malcís është frymëzuar fuqishëm nga poezia gojore shqiptare13. si dhe hiperbola dhe 13 kr. nga poema me frymë kombëtare po jo dhe aq e arrirë e Naim Frashërit Istori' e Skenderbeut. aliteracioni dhe asonanca. kr. të ngjashme me poezinë kleftike greke apo me haidutska pesen të bullgarëve. Gjergj Fishta zgjodhi për subjekt atë çka njihte më mirë: kulturën heroike të vendlindjes. madje edhe për vetë shqiptarët e veriut14. martesës dhe varrimit. i cili harmonizohet më bukur me poezinë gojore shqiptare se sa heksametri klasik i poemave epike greke e latine. 1872-1884. Jeronim De Rada dhe Naim Frashëri. ndonëse disa autorë e kanë kritikuar Fishtën për 'folklorizëm'. e cila është një arritje e pashoqe në letrat shqiptare. në përmasa heroike. 1868 (Historia e Myhtarit). 1898. malësisë shqiptare të veriut. 14 15 16 . që përdoren nga fiset luftëtare malësore të veriut. dhe deri tek ajo e Frano Krispi Glavjano Mbi malin e Truntafilevet.

arkaizmat. Tipari kryesor heroik i subjektit dhe rrëfimi i imtë i skenave të betejave për fat të mirë janë harmonizuar me përshkrimet lirike dhe idilike të bukurisë së natyrës së Alpeve të Shqipërisë së veriut. Lahuta e malcís mbështetet thellësisht në legjendat dhe mitologjinë shqiptare dhe është e mbushur plot figura mitologjike nga letërsia gojore. përmbledhje me prozë e poezi për historinë serbo-kroate. veprat e të cilit i shërbyen djaloshit Fishta si model gjatë studimeve në Bosnjë. Të dy popujt. po ashtu. dhe drangojt. patrioti Silvio Peliko (Silvio Pellico. Fishta u frymëzua gjithashtu nga shkrimet e një shkrimtari më të hershëm françeskan. që si qëllim kryesor në jetë kanë luftën kundër kulshedrës zjarrvjellëse me shtatë krerë derisa ta vrasin atë. që ashtu si perënditë dhe perëndeshat e Greqisë së Lashtë. të cilat i japin Lahuta e malcís një dritë e hijeshi poetike. Burim tjetër frymëzimi letrar për Fishtën ka qenë poeti e princi malazez Petar Petroviq Njegosh (Petar Petroviƒ Njegoš. poet dhe publicist dalmat i periudhës së Iluminizmit. Ndër to janë: zanat. Edhe pse malazezët si personazhe janë 'negativë' në qëllimin e Fishtës për t'i thurur lavdi atdheut të vet. autor i poemës së njohur epike Smrt Smail-age ‚engiƒa. hijet femër. 1756 (Bisedë e këndshme e popullit sllav). Vierrsha i pershpirteshem t'kthyem shcyp. Kemi përmendur rolin e atit françeskan Gërga Martiq. poemë epike e Njegoshit për qëndresën heroike të Malit të Zi ndaj pushtuesve turq. 1704-1760). edhe pse të ndarë nga gjuha dhe nga rrjedha e hidhur e historisë. romancieri e poeti romantik Alesandro Manxoni (Alessandro Manzoni. 1847 (Kurora e maleve). në agim . luftëtari trim e i rreptë. sodisin ngjarjet dhe. bariu i moshuar Marash Uci. 1698-1782) nga Roma. të cilin Fishta e adhuronte pa masë. hijet trimëresha të malësisë. të cilëve Fishta u jep një vend të rëndësishëm në Lahuta e malcís. 1814-1890). liriku dhe historiani i letërsisë Xhakomo Xanela (Giacomo Zanella. sidomos të poezisë epike për qëndresën sllave kundër turqve. Nuk është rastësi që titulli Lahuta e malcís është mjaft i ngjashëm me titullin Gorski vijenac. Shkrirja e elementeve heroike dhe mitologjike është më se e dukshme në një numër personazhesh. përmblidhte krijime me frymëzim të fortë katolik. që rrijnë pranë burimeve e përrenjve dhe u japin mbrojë luftëtarëve shqiptarë. ai nuk kishte mbetur i pandikuar e i paemocionuar nga arritjet letrare të sllavëve të jugut në gjysmën e dytë të shekullit të nëntëmbëdhjetë. shtrigat. 1846 (Vdekja e Smail Aga Qengiqit). orat. lugatet. Zadar 1909. Aty gjejmë përkthime poetësh të mëdhenj italianë si arkadiani Pjetro Metastazio (Pietro Metastasio. Mangësia në këtë aspekt do t'i sillte mungesa të dukshme veprës. si dhe vasha trimëreshë Tringa. 1813-1851). Aspekti heroik i jetës në malësi është një nga tiparet që fiset shqiptare të veriut e kanë të përbashkët me fqinjët e vet sllavë të jugut e sidomos me malazezët. Edhe pse Gjergj Fishta përmendet kryesisht si poet epik. arritjet e tij si poet lirik e satirik nuk janë më pak të mëdha se ato në gjini të tjera. figura gjysmënjeri të lindur me krahë flatrash e me fuqi të mbinatyrshme. që më mirë vdes se i dorëzohet i gjallë armikut sllav. Pas saj vjen më 1913. Kështu. Shkodër 1906. kanë mjaft gjëra të përbashkëta mes tyre. i cili i këshillon luftëtarët e rinj të mbrojnë lirinë dhe të mos harrojnë zakonet e të parëve. Botimi i parë i Fishtës me poezi lirike. kushtuar bashkëkohësit të tij Luigj Gurakuqi (1879-1925). i cili përmendet sidomos për veprën e tij Razgovor ugodni naroda slovinskoga. 1785-1873) nga Milano. që edhe vetë emrin e kanë tabu. Përmbledhja e parë e Fishtës me lirika origjinale u botua me titullin Pika voëset. që i gjendet te koka të vëllait e që është e vendosur të mbrojë tokën e vet. 1820-1888) nga Viçenca si edhe të tjerë. 1769-1845) nga Torino. Andrija Kaçiq-Mioshiq (Andrija Ka…iƒ-Miošiƒ. Shumë studiues vlerësojnë më lart poezinë e tij lirike. e cila tani përgjithësisht konsiderohet si eposi kombëtar i malazezëve dhe serbëve. kur del e nevojshme ndërhyjnë në to. Oso Kuka. edhe nga veprat e poetit kroat Ivan Mazhuraniq (Ivan Mazuraniƒ. Fishta arriti të vërtetonte se edhe gjuha shqipe ishte në gjendje të jepte një epos letrar të përkryer me po ato përmasa heroike.

Ndër to përmendet pjesa me tri akte për Krishtlindjen Barìt e Betlêmit. Shkodër 1931. Karakteri patriotik i saj bie në sy edhe më fort në botimet e tjera të zgjeruara të viteve 1924. poezinë e vet me tema fetare Fishta e përmblodhi në vëllimin me 235 faqe Vallja e Parrîzit. Shkodër 1913. Shkodër 1927. na thotë Fishta. shpesh të pamëshirshme. Gjuha shqype. Në këtë vëllim janë përfshirë edhe melodrama alegorike Shqyptari i gjytetnuem dhe vazhdimi i saj Shqyptarja e gjytetnueme. me shumë shprehje therëse. botimi i parë i librit Mrizi i zânave. e shkruar më pas Anzat e Parnasit. Atdheut. Fishta është autor edhe i disa veprave të tjera për teatër. Të zânun e pafaj të Virgjërês Mri. tragjedia Juda Makabé. e që nga mjaft kritikë konsiderohet si vepra më e mirë poetike e tij. Fryma e përgjithshme që përshkon përmbledhjen Mrizi i zânave është më fort kombëtare se fetare. u ribotua më 1927. ai godet patriotët e rremë dhe dembelët. që e përdori zgjuarsinë dhe penën e mprehtë për të qortuar cenet e sjelljes dhe plogështinë intelektuale të bashkëvendësve të vet. në kohën kur Fishta qe anëtar i Parlamentit shqiptar. dhe Ifigenija n'Aulli. që përfshin edhe disa poezi fetare nga Pika voëset. Shkodër 1925. ngaqë vepra 416 faqesh e këtij të fundit. i botuar me pseudonimin Gegë Toska. të cilin me dashuri e thërret me pseudonimin e tij Nakdo Monici. Vjersha si Shqypnija. Deri para daljes së Gjergj Fishtës në skenën letrare. Gomari i Babatasit është një tjetër vëllim satirik-humoristik. nuk ishte pritur me interesimin e duhur nga bashkatdhetarët. ase mbretnesha e luleve.sh. Në të parën e satirave të tij. Në këtë vepër. Shkodër 1941. Kur të dy tregtarët mbërritën në portin e Shëngjinit. Nakdomonicipedija (Mësim për Nakdo Monicin). Arsyeja e këtij indiferentizmi. shqiptarët biseduan me njëri-tjetrin dhe vendosën të blejnë çizmet veresie. Anxat e Parnasit. Përveç melodramave të përmendura më sipër Shqyptari i gjytetnuem dhe Shqyptarja e gjytetnueme. Shkodër 1912. për t'i shprehur simpatinë e vet. p. Historia é Shcypniis. Krahas poezisë me tema atdhetare të përqëndruara në vëllimin e mësipërm. konkurronte me një vapor plot me çizme të vjetra që donte t'i shiste. Fishta kishte botuar mjaft vjersha të tilla në revistën Albania me pseudonimin kuptimplotë 'Castigat ridendo' (qorton duke qeshur). ndër to edhe përshtatje nga një varg klasikësh të huaj. Gjergj Fishta ishte gjithashtu mjeshtër i përkryer i poezisë satirike. është konkurrenca midis Shën Nikollës dhe djallit. që nuk mund të priteshin në një masë të tillë nga një prift françeskan i butë. ai i drejtohet mikut të tij. e fundit ndër veprat e tij. shkrimtarit dhe botuesit jezuit Dom Ndoc Nikaj (1864-1951). nga ana e tij. Sarajevë 1907. Ai nuk kishte ironinë dashamirëse e këshilluese të Çajupit. Nuntsiata dhe Shë Françesku i Asizit. që fitoi popullaritet të madh në kohën e vet. Sh' Luigji Gonzaga. përbëjnë një kulm në letërsinë katolike në Shqipëri. letërsia kombëtare e Shqipërisë . e cila hodhi themelet e satirës si gjini poetike në letërsinë shqiptare. dhe i solli Fishtës shumë miq e armiq. e Euripidit. 1928. një ekuivalent ky në poezi i prozës satirike therëse të Faik bej Konicës. Ndër veprat e tjera dramatike që hartoi apo përshtati në një kohë kur dramaturgjia shqiptare ishte në shpërgënj janë edhe disa pjesë të shkurtra me tema fetare. Shqypnija e lirë dhe Hymni i flamurit kombtár shprehin gëzimin dhe krenarinë e Fishtës për historinë e Shqipërisë dhe pavarësinë e re të saj. I ligu per mend. Djalli. e botuar në Bruksel më 1902. dhe Jerina. Shkodër 1923. Poezia e kësaj përmbledhjeje. ai botoi pa vënë emrin e tij përmbledhjen satirike me 67 faqe Anxat e Parnasit. komedi në tri akte e Molierit. Shkodër 1931. Shqiptarët qenë shumë indiferentë ndaj historisë së vet e madje ndaj gjendjes së tashme të vajtueshme në përgjithësi. 1925 dhe në një botim të fundit pas vdekjes më 1941. Më 1907. 1942 dhe 1990. që u botua sa qe gjallë. Shën Nikolla kishte kapërcyer dete me urdhër të Zotit për të shitur arsye dhe shije. Sh' Françesku i Asisit. ndër to vjershat si Të kryqzuemit.të pavarësisë së Shqipërisë. Fishta i rekomandon Nikajt të ngushëllohet me sjelljen gjakftohtë dhe përbuzëse të Tartufit të Molierit. por të bukura. Me masa të tilla të pashkolluara. por satirën therëse e djegëse.

Historia e Letërsisë Shqiptare e vitit 1983. Por pas luftës Fishta u godit e u përgojua ndoshta më shumë se çdo shkrimtar tjetër i paraluftës dhe u la menjëherë në harresë. moralizuese e didaktike. kr. i linte trajtimit të Fishtës një minimum hapësire absolutisht të kufizuar: "Përfaqësuesi më kryesor i këtij kleri. dhe Çabej 1941." Në prag të shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore Gjergj Fishta vërtet u njoh nga të gjithë si 'poet kombëtar'. Tiranë 1991. Bernardin Palaj (1894-1947). Anton Harapi (1888-1946). f. Atje te godina e dytë e Kuvendit. Gjergj Fishta (1871-1940). u ndikuan nga figura madhore e atë Gjergj Fishtës. atje jetoi jetën e tija dhe përgjoi frymëzimet e qeta të zanavet. Poetë dhe studiues françeskanë si Pashko Bardhi (18701948). kr. në veçanti nga kritikët toskë. Justin Rrota (1889-1964)." Vetëm koha do ta tregojë nëse Fishta do ta rifitojë vendin e vet si 'poet kombëtar' pas një gjysëm shekulli lënie në harresë për arsye politike. Benedikt Dema (1904-1960) dhe Gjon Shllaku (1907-1946). që ndodhet jashtë qytetit të Shkodrës. Fishta fuqitë e tija njerëzore e poetike i thithi prej kësaj toke. Por Lahuta e malcís nuk u prit me brohori nga të gjithë. Vinçenc Prennushi (1885-1949). pedagog.kishte marrë një farë toni tosk. e madje në të vërtetë të gjithë ata intelektualë të tjerë shqiptarë. në një tjetër kuptim sesa Naim Frashëri. Kadare. për t'u kthyer gjithmonë rishtas atje. Për të tjerë ai ishte "Homer shqiptar". Marin Sirdani (1885-1962). ku pemë të lashta japin një qetësi të ëmbël. Donat Kurti (1903-1969). kurse të tjerë e kanë parë këtë poemë epike mbi një temë vërtet bashkëkohëse thjesht si një anakronizëm në shekullin e njëzetë.) 1941. poet. Ay nuk qe asish shkrimtarësh jo aq të rrallë në Ballkan. të cilat ngrihen e rriten dalngadal prej qarkut të tyre. veç të tjerash. politikan. Studiuesi Eqrem Çabej (1908-1980) shkruante: "I rrënjosur thellë në vendin e tij. 368. hyri në epokën e vet të artë në dekadat e para të shekullit të njëzetë dhe. për këtë lulëzim të kulturës gege. histori zyrtare e Tiranës. e cila pati bekimin e Partisë së Punës së Shqipërisë. publicist. që në krye të vendit kishte Gjergj Fishtën. f. f. Shtjefën Gjeçovi (1874-1929). Ismail Kadare (l. 18 19 . një kronikë sterile. Në këtë qe një bir i vërtetë i polemit (popullit) të tij dhe bash nga kjo rrënjosje te trualli i vet ay u bë. që kaluan vitet e tyre krijuese në Shkodër gjatë kësaj apo asaj periudhe të katër dekadave të para të shekullit. Lambertz 1948. Pal Dodaj (1880-1948). të cilët më të shumtën e jetës së tyre e kalojnë nëpër qytete të mëdha të viseve të huaja. Ai vërtetoi se Shqipëria e veriut mund të ishte partner i barabartë me jugun më të përparuar në krijimin e një kulture kombëtare. drejtoi për një kohë të gjatë shtypin e urdhërit françeskan dhe 17 kr. Ardhja e Migjenit në letërsinë shqipe. atij i takon një meritë të madhe. Shkolla katolike shkodrane e letrave. 31. Poeti kombëtar u kthye në mallkim. ngjante me epet e veriut aq sa ç'mund të ngjante ujët e distiluar me ujvarat e bjeshkëve17. 1936) e ka nënçmuar Lahuta e malcís si një "poemë të gjatë monotone. kurse Gabriele D'Anuncio (1863-1938) e ka quajtur "poeti më i madh i popullit të lavdishëm të Shqipërisë". të cilin e linte vetëm për pak. poeti kombëtar i Shqipërisë18. 40. Ay qe një nga ato natura. e cila duke qenë. Disa autorë e kanë shikuar shkrirjen e letërsisë gojore e asaj të shkruar si të pafrytshme. Albanologu austriak Maksimilian Lamberc (1882-1963) e ka cilësuar si "poetin më të talentuar që ka pasur Shqipëria19". Koliqi (red.

mori një qëndrim kundër popujve sllavë. efektet e kërkuara. por nuk qe lejuar ta botonte. Shqipëria dhe Jugosllavia nënshkruan një Traktat të Miqësisë. për historinë e letërsisë të Akademisë. brutaliteti i shprehjes e i stilit. f. Atë e shoqëronin shpesh proliksiteti. 470-471. kishte përgatitur 40 faqe për Fishtën. Për të qenë të drejtë. Si ish agjent i imperializmit austro-hungarez. 2 (Moskë. Elementi antisllav i veprës së Fishtës është gjithashtu i vetmi që theksohet në botimin e parë të pasluftës të Enciklopedisë së Madhe Sovjetike në Moskë. poema epike 'Lahuta e Malësisë'. të cilët ishin kundër planeve grabitqare të imperializmit austro-hungarez në Shqipëri. që orvaten të imponohen me pahir. Në korrik 1946. argumentimet e tyre false. Për të. duke sulmuar shovinizmin e fqinjëve të Veriut. Nuk ka dyshim se ndjenjat antisllave të shprehura në Lahuta e malcís bënë që vepra dhe autori i saj të ndaloheshin nga autoritetet jugosllave. vëll. gjer në banalitet. gjë që ai e shpallte dhe e mbronte me tërë demagogjinë. Vepra të tjera.veprimtarinë kulturore e arsimore të këtij urdhëri. interesat e kishës e të fesë qëndronin mbi interesat e atdheut e të popullit. kurse në pranverë 1948. retorizmi." Arsyeja e vërtetë për rënien e Fishtës pas 'çlirimit' më 1944 duhet kërkuar jo në gjoja pro-italianizmin e tij. ku u sulmuan me tërbim laicizmi i shkollës dhe idetë demokratike.) 1983. propagandonte antisllavizmin dhe vinte në plan të dytë luftën kundër pushtuesit osman. duke bërë thirrje për luftë të hapur kundër sllavëve. 49. Shuteriqi (red. ishin karakteristike të luftës së egër që bëri kleri katolik për të ruajtur e për të rritur ndikimin e tij në jetën mendore të vendit. Ajo i ngrinte himnin patriarkalizmit e bajraktarizmit. PKSH. Bolshaja Sovjetskaja Enciklopedija. si poema satirike 'Gomari i Babatasit'. por për sa i përket Fishtës tashmë ishte marrë një qëndrim zyrtar dhe. Në të është shkruar (Mars 1950): "Veprimtaria letrare e priftit katolik Gjergj Fishta pasqyron rolin që ka luajtur kleri katolik në përgatitjen e agresionit italian kundër Shqipërisë. . Këtij arti përpiqej t'i shërbente një formë që i qëndronte pranë folklorit. obskurantizmit fetar e klerikalizmit. në vitet e para të veprimtarisë së tij letrare. Fishta i mbaroi ditët si akademik i Italisë fashiste20. por edhe cinizmin. ky spiun ngrinte lart ndjenjat armiqësore të shqiptarëve kundër popujve sllavë. duhet shënuar. sipas Shuteriqit. kishte shumë gjasa që shprehjet e ndjenjave antimalazeze e antiserbe të mos konsideroheshin mëkat i madh sipas mendimit të Partisë. Në poemën e tij shoviniste antisllave 'Lahuta e malcís'. f. por në zanafillën e vetë Partisë Komuniste Shqiptare. Vepra e tij kryesore. më pas Partia e Punës e Shqipërisë. ndoshta për shkak kr. 21 20 kr. Fishta.21" Pasi marrëdhëniet me Jugosllavinë u prishën më 1948. po përgatiteshin plane për bashkimin e të dy vendeve. dhe spekullonte me ndjenjat patriotike. kur ishte fjala për të ngritur lart ngjarje dhe figura të historisë kombëtare të periudhës së Rilindjes sonë. që i dhanë Jugosllavisë kontrollin real mbi të gjitha çështjet shqiptare. dhe e kishte vënë në themel të punës së tij si letrar. se Vehbi Bala (1923-1990). ka qenë themeluar gjatë Luftës së Dytë Botërore nën kujdesin e të dërguarve jugosllavë Dushan Mugosha (1914-1973) dhe Miladin Popoviq (1910-1945). si dhe një qëndrim i theksuar konservator në lëmin e gjuhës. 18 mars 1950). Serbokroatishtja u fut si lëndë e detyrueshme në të gjitha shkollat e mesme shqiptare. përfshirë edhe fushën e kulturës. edhe pse Fishta qe shkolluar në Bosnjë dhe qe frymëzuar nga letërsia serbe dhe kroate. Bashkëpunimit dhe Ndihmës Reciproke si dhe një numër marrëveshjesh të tjera.

duhet ta ketë tërhequr njëfarësoj të riun shqiptar nga Shkodra e largët. që u shkëputën nga letërsia tradicionale dhe i dhanë kulturës shqiptare vendin e vet në Evropën bashkëkohëse: mesianiku Migjeni dhe panteisti Lasgush Poradeci. Më 1900 Gjergj Nikolla u martua me Sofia Anastas Kokoshin (1881-1916). saqë më vonë thonë se edhe eshtrat ia nxorrën fshehurazi nga dheu e ia hodhën në lumë. greqishten. 22 . Llunji 1990. Nikollën (19011925) dhe Milloshin (Mirko). Ky qytet i larmishëm etnikisht. dhe nga 1923 deri më 1925 një shkollë në Tivar në bregdetin malazez. Gjatë të parit recital me vepra të Fishtës në Shqipëri pas dyzet e pesë vjetëve. e sidomos banorët e Shkodrës ku kishte lindur. Kraja 1973. ku me gjithë problemet shëndetsore që po i lindnin vazhdoi studimet deri në qershor 1932. Ejntrej 1973. u zhduk nga skena letrare dhe nuk i dukej më asnjë gjurmë. Në vetvete ky ishte një hap përpara në pikëpamje të konsolidimit të vonuar të Shqipërisë si shtet dhe të zhvillimit të ngadaltë politik e kulturor. ku ishte shpërngulur motra e madhe Lenka. Mirkoja i vogël ndoqi shkollën fillore ortodokse serbe në Shkodër. e cila e mbante mend ende përmendësh Lahuta e malcís. Gjergj Nikolla (18721924). nis rrugën e vet poezia bashkëkohëse shqiptare. në atë nivel që vendet më të përparuara të Evropës e kishin pasur në gjysmën e dytë të shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe në vitet e para të shekullit të njëzetë. Pas afro gjysmë shekulli. 1971.të respektit për aleatët e rinj sllavë në Moskë. lajmëtarët e bashkëkohësisë Gjergj Fishta dhe shkolla shkodrane përfaqësonin rrjedhën kryesore të letërsisë shqiptare deri në Luftën e Dytë Botërore .5 Migjeni dhe Lasgush Poradeci. Në Manastir ai studioi sllavishten e vjetër kishtare. ai nuk u mbyll brenda kufijsh nacionalistë. hyri në Seminarin Ortodoks të Shën Gjon Theollogut. nuk e kishin harruar. dhe dy djem. turq e grekë.krijuese. që ndante dhe po ndan shqiptarët dhe serbët. 1945. katërmbëdhjetëvjeçari Mirko fitoi një bursë për të ndjekur shkollën e mesme të Manastirit në Maqedoni. edhe ky në Manastir. 10. aktori në një çast ngeci në recitim. vinte nga një familje ortodokse me prejardhje nga Dibra dhe kishte një kafene në Shkodër. Kadare 1991 dhe Idrizi 1992. Mirkoja lexonte çdo libër që i binte në dorë e sidomos letërsi kr. akronim i Millosh Gjergj Nikollës. Cvetkën e Ollgën. por edhe me studentë maqedonas. latinishten dhe frëngjishten. Duke qenë edhe me prejardhje sllave. Gjergj Fishta. Rrugës drejt bashkëkohësisë. e cila lindi katër vajza. do t'i hynin dy poetë të një brezi të ri. e cila e quante Fishtën 'poet klerik e fashist'. Me Migjenin22 (1911-1938). ky qëndrim nuk mund të hiqej pa shkaktuar ndonjë skandal. Fishta e kishte ngritur letërsinë e këtij vendi të vogël të Ballkanit në një nivel më të lartë artistik. rusishten. por menjëherë e në mënyrë spontane u ndihmua nga salla. ai që veçse pak vite më parë ishte vlerësuar si poet kombëtar i Shqipërisë. I ati. Jamura 1982. Bala 1974. Pipa. Migjeni lindi në Shkodër më 13 tetor 1911. dy 'outsider'. Në vjeshtë të vitit 1925. pra edhe drejt Evropës. Jovankën. Fetiu 1984. Aq frikë e patën. jo larg kufirit me Greqinë. Gjergj Fishta u përkujtua hapur për herë të parë më 5 janar 1991 në Shkodër. serbë. Por me gjithë katër dekadat e propagandës së vazhdueshme partiake. novatore e njëherazi tradicionaliste. Pasi përfundoi shkollën më 1927. Vepra e tij ka qarkulluar fshehurazi dorë më dorë. ngaqë aty u njoh jo vetëm me shqiptarë nga pjesë të ndryshme të Ballkanit. por do të bëhej një nga të paktët autorë shqiptarë që do të lidhte dy anët e hendekut kulturor. populli i Shqipërisë së veriut. Jelenën (Lenkën). arumunë. Por kjo periudhë e letërsisë shqiptare deri diku po i humbte lidhjet me realitetin e shtetit të pavarur shqiptar në vitet 1930. dhe është lexuar nëpër brezat e shqiptarëve.

me autorë të kritikës sociale të Perëndimit që nga Zhan Zhak Rusoi. Moll' e ndalueme. nisi të botojë vjershat e tij të para që bënë epokë. Me kthimin në Shkodër më 1932. Ivan Turgenievit. Mirkoja vendosi t'i hyjë karrierës së mësuesisë e jo të priftit. e të kërkojë trajtim mjekësor në Torino. vjedhësit e vegjël që kapen duke vjedhur gjësendi për të ngrënë. që e gjeti në një gjendje të keqe. të cilin e ndeshte në veprat e Fjodor Dostojevskit. nga njëra anë. më bindëset ndër të cilat ndoshta janë Një refren i qytetit tem. unë tashi po Ju kujtoj at gja tue Ju thanë se jam gati. si për shembull me Gutembergun. Lev Tolstoit. Më 20 dhjetor 1937 u nis nga Shkodra dhe mbërriti në Torino para Krishtlindjeve. ai përmbante pesë tregime më të gjata (deri në njëzet e pesë faqe). Vdekja e tij në moshën njëzet e gjashtë vjeç qe një humbje tragjike për letërsinë bashkëkohëse shqiptare." Dy ditë më pas Migjenit iu dha transferimi që kishte kërkuar për në qytetin malor të Pukës. dhe më 18 prill 1936 nisi punën si kryemësues i një shkolle. të cilin e kishte marrë më parë. Përveç një numri skicash që i përmendëm. Në një letër të datës 12 janar 1936 shkruar Skënder Luarasit (1900-1982) në Tiranë. Më 31 dhjetor 1936 Migjeni përfundoi edhe një dorëshkrim me titull Novelat e qytetit të veriut. Shumica e fëmijëve vinin në shkollë zbathur e pa ngrënë. si fruthi dhe shytat. që pasqyrojnë jetën dhe ankthin e një intelektuali në ngritje. njëzetetrevjeçari Migjeni u sëmur rëndë nga tuberkulozi. Prozën e parë e shkroi në maj 1934. prandaj janë tepër të shkurtra për të qenë rrëfenja apo tregime. Bukuria që vret dhe Puthja e cubit. Ishte Sokrat i vuejtun a po derr i kënaqun. që i shijonte më shumë se teologjinë. gra të poshtëruara. Këto skica. dhe. zotni?. Nikolai Gogolit dhe Maksim Gorkit. pasqyrojnë preokupimet ideore kryesore të Migjenit: mjerimin dhe vuajtjet. Vitet në Manastir e ballafaquan me polarizimin Lindje e Perëndim. që u botua në revistën Illyria. nën akronimin e ri Migjeni. Ndër to janë . pikërisht pas një dekade. me shpirtin sllav të Nënës së Shenjtë Rusi e të sllavëve të jugut. janë lypësit. kur ishit këtu. Ato shkojnë nga një deri në pesë faqe. Stendali dhe Emil Zola e deri te Epton Sinkleri. Migjeni njoftonte. të botuara nëpër revista kryesisht nga pranvera e vitit 1934 deri në pranverën e vitit 1938. U kthye në Shkodër pa ndonjë përmirësim. Në këtë kohë ai fillon të shkruajë poezi dhe skica në prozë. më premtuet se do ta merrni përsipër me folë me ndoj botonjës. A do qymyr. Ai vajti në korrik në Athinë për kurim kundër kësaj sëmundjeje që ishte një epidemi e përhapur në ultësirat bregdetare kënetore të Shqipërisë asokohe. Xhek Londoni e Ben Traveni. kurse mësimi ndërpritej për periudha të gjata për shkak të shpërthimit të sëmundjeve ngjitëse. të ndiqte studimet në Fakultetin e Arteve. Më 23 prill 1933 u caktua mësues i gjuhës shqipe në një shkollë në fshatin Vrakë me popullsi malazeze. shtatë kilometra larg Shkodrës. prostituta dhe foshnja që vuajnë. Ai shpresonte që. përsëri me temën e mjerimit. Migjeni ka shkruar rreth njëzet e katër skica në prozë. që mbeti i pabotuar. pasi të merrte veten. përsëri në revistën Illyria. nga ana tjetër. Ai ngre zërin kundër urisë. Pas pesë muajsh në sanatoriumin San Luixhi afër Torinos. Fridrih Shileri. Luli i vocërr. mjerimit dhe padrejtësisë që mbretëron përreth tij duke akuzuar me zemërim të thellë e sarkazëm. Ajri i pastër i malit i bëri mirë për shëndetin. Në vjeshtë 1935 u transferua për një vit në një shkollë në qytetin e Shkodrës dhe. pasi nuk arriti të fitojë bursë për të studiuar në 'Përndimin e mrekullushëm'. ku dhe vdiq më 26 gusht 1938. "Unë jam gati t'i lëshoj në shtyp kangët e mia. serbe dhe frënge. Tue qenë se Ju. Por zgjidhja për shërimin e tuberkulozit do të gjendej tepër vonë për Migjenin.ruse. të një vendi që ishte dhe ka mbetur rajoni më i prapambetur në Evropë. Pas tetëmbëdhjetë muajsh të vështirë në male. Migjeni u transferua në spitalin Valdesian në Torre Peliçe (Torre Pellice). që nga pikëpamja letrare nuk mund të quhen të gjitha vepra të mëdha arti. për çfarë kishte studiuar. 'Heronjtë' e këtyre skicave. por skamja dhe mjerimi i fiseve malësore në Pukë e përqark ishin shumë më të rënda sesa të banorëve të fushës. ku e motra Ollga qe studente për matematikë. poeti tuberkuloz u shtrëngua t'i japë fund karrierës si mësues e si shkrimtar. Në verë 1935.

shkallën tronditëse të mjerimit. 1 korrik. bje në tokë e thrrimet. Ku qenja e dënueme shkrrahet rrshân Me vullnet të ndrydhun në grusht të një vigan'. syn' i trishtuem mbyllet E nga qerpiku një lot i kjart shtyhet Rrokulliset nga ftyra. gjithsej tridhjetë e pesë vjersha. Por vdekja e parakohëshme e preu në mes përfundimisht këtë premtim për të ardhmen. Ajo është poezia e një dëshpërimi dhe vetëdije sociale të mprehtë. Edhe pse krijimtaria në poezi nuk është më e vëllimshme se ajo në prozë. . u shtyp në Shtypshkronjën Gutemberg në Tiranë më 1936 por. natyra pesimiste depresive dhe seksualiteti i shtypur. Kangët e mjerimit: "Na shprehun të ngushlluem gjetme në vaj. Ndërsa brezat e mëparshëm të poetëve u kishin kënduar bukurive të maleve shqiptare dhe traditave të larta të kombit. E ka-i-herë një refleks i një mendimit të hjedhtë Veton rreth rruzullimit Shfrimin me gjetë mnís së vet të mnertë. që nuk kishte shpresë. Ndërkaq botimi i vitit 1944 përfshiu tetë vjersha të tjera. një vjershë në ciklin më të gjatë të kësaj përmbledhjeje. 23 kr. sepse vetëm vdekja mund t'i jepte fund kësaj vuajtjeje. 4. Migjeni ishte i pari që pa realitetin e vrazhdë të jetës. një tregim klasik migjenian për skamjen dhe urinë. E ndër thrrimet e vogla të lotit ka një njërí lindet. 17. Vepra e tij është me vite dritë larg romantizmit kombëtar mbizotërues për kaq shumë dekada në letërsinë shqiptare. Një botim i parë i kësaj përmbledhjeje të vogël por revolucionare. të cilat botuesi Ismail Mal' Osmani mendoi se mund të fyenin kishën. pati fat më të mirë. Tiranë. nga 1933 deri më 1935. Ai ishte poet i dëshpërimit që nuk shihte rrugëdalje. të shkruara nga autori pasi botimi i parë kishte hyrë në shtyp. Tiranë 1944. vuej me puntorin të cilin hekuri e ndrydh. Megjithatë. si dhe e prozës së Migjenit. Illyria.. skamjen dhe sëmundjen që vërente kudo përreth. dhe Bukën tonë të përditshme falna sot. Historia e njenës nga ato. atij i mungojnë dy vjersha. vuej bashkë me të riun që digjet n'erotizëm. . f. se kjo botë mbarë Ndër gji t'Univerzumit âsht një varrë. i ndërmarrë nga Kostaq Cipo (1892-1952) dhe e motra e poetit Ollga. 1934..Një sy i stolisun me lot të kulluet së dhimbes së thelltë Ndritë nga skâji i mjerimit. karriera e vajtueshme e një prostitute. "Vuej bashkë me fëminë të cilët prindi nuk ja bleu lojnën. u krijua gjatë një periudhe trevjeçare. një rrëfim me shtysë autobiografike për një student shqiptar që kthehet nga jashtë e që i duhet të pajtohet me karakterin çnjerëzor dhe imoral të vlerave sociale tradicionale. vuej me pesdhetëvjeçarin që mbytet n'apatinë e jetës. vuej me bujkun që lufton me tokë.. Tema kryesore e librit Vargjet e lira. dhe Pipa 1978. vuej me të sëmundët të gjithë sëmundjeve të krejt botës. Migjeni i kishte edhe të gjitha parakushtet për të qenë poet i madh: forca depërtuese. Vuej me njeriun!"23 Tipike për vuajtjen dhe për kotësinë e përpjekjeve njerëzore për Migjenin është Rezignata. Botimi i dytë më 1944.... Vargjet e lira. Parathanja e parathanjeve dhe Blasfemi. suksesi i tij në lëmin e poezisë është më i dukshëm. 148.. Migjeni pati një fillim premtues si prozator. Por kreu varet.. sidomos në trajtim temash të reja me një forcë artistike dhe demaskuese të paparë deri atëherë. është mjerimi dhe vuajtjet. Mjerimet i morme në pajë Me jetë. f. nr. vuej me plakun që dridhet nga friga e vdekjes.Studenti në shtëpi. u ndalua menjëherë nga autoritetet dhe nuk qarkulloi kurrë. Vëllimi i vetëm poetik i Migjenit.

ku ideologjitë rivale të komunizmit dhe fashizmit po ndesheshin për herë të parë në Luftën . me gjithë revoltën dhe grushtin e shtrënguar që na tregon nganjëherë. shumë kohë para së ashtuquajturës periudhë të 'çlirimit' e të socializmit nga 1944 deri më 1990. Migjeni ishte produkt i viteve tridhjetë. dëshirat e fundme Nepër balta të vjeshtës një nga një po shkelin. Afshon erë e mekun.. degët e lagun Me vaj i mshtjellin në lutje . si në vjershën Vjeshta në parakalim: "Vjeshtë në natyrë dhe vjeshtë ndër ftyra t'ona. Si stuhi shkynë ajrin. kur heshtin damaret. Vall! A ka shpëtim ndokund?! Mallëngjehet syni. ka të paktën dëshira të ndrydhuna. Evropa Perëndimore.por kotë! E dinë të fikun Se nesër do vdesin. tym. Zgjimi. Rrallë herë kalon nëpër këtë terr ndonjë puhi e freskët apo ndonjë pamje e madhërishme e natyrës. Rrënkoni dëshirat fëmitë e jetës së varfun. Për këtë atij i mungonte optimizmi si dhe një farë ndjenjeje e angazhimit për veprimin politik. lot. qani mbi kufoma Që stolisin vjeshtën nepër gemba të thamun." Kjo është një tablo e zymtë e ekzistencës mbi dhe e mbushur me netë të errëta. Kur natyra shfaqet në vargjet e Migjenit. Këtu zbulojmë një Migjen paraardhës të poezisë socialiste ose.e frymë merr prej fellit. përshkon të gjitha viset Kah rrugët janë të shtrueme me ferra e rreth të cilave shifen Vorret të shpërlamë me lotë e të marrët që zgërdhihen.. Dhe m'at vaj bashkohet horizont' i mbytun Në mjegullë përpîse. në kulmin e poezisë së vërtetë socialiste në letërsinë shqiptare. ndër ta edhe ai vetë. Rrënkoni në zije. mallëngjehet zêmra N'orën e vorreses. Pemët. lëngon i zymtë dielli.. si Të birtë e shekullit të ri." Nëse nuk ka shpresë. i një kohe kur intelektualët shqiptarë.Seicili prej tyne n'udhë të fatit të vet niset Me shpresë në ngadhnim mâ të vogël. Migjeni nuk ishte poet socialist ose revolucionar në kuptimin politik. Lëngon shpirt'i smum ndër krahnore t'ona. E vorri naltohet nën qiella mâ t'epra Me klithëm dëshprimi që në dhimbë të madhe xvarret. në fakt. Kanga e rinis dhe Kanga e të burgosunit janë haptas deklamative në një mënyrë revolucionare majtiste. Disa vjersha. andjet t'ona. Megjithatë. ferra dhe baltë.. por në fund i a nisë vajit. Dridhet jet'e vyshkun ndër gemba të një plepi. atëherë ajo natyrisht shfaqet vetëm si një vjeshtë. i tërhiqte shumë Perëndimi. Tundet dhe përgjaket në pasjon të vigânit: "Jetë! Jetë unë due!" . Një lis pasqyrohet në lotin e qiellit. Ngjyrët e verdha losin në vallen e fundme (Dëshirë e mârrë e gjethve që një nga një vdesin!) Gëzimet. Vjeshtë në natyrë dhe vjeshtë ndër ftyra t'ona.

Një agim i pritun. 1955. konspektivisht do kryhet. Parathanja e parathanjeve. . Shkollimi fetar i Migjenit dhe mësimi për prift ortodoks duket se kanë qenë krejtësisht të kundërfrytshme. Një sfings i madhnueshëm. dit' e parathanun. N'ardhmeni të trash'gueme Mbinjeriu vrehet. Dëshmi të neverisë për Zotin dhe kishën gjenden në dy vjershat e papërfshira në botimin e vitit 1944. Ndërgjegjë pa dyshime. Shkëlqen shejtnia mbi zhguna dhe ndër mjekra të hoxhallarve. e sidomos." Një shoku trockist. 11. Xhamiat dhe kishat madhshtore ndër vende tona të mjerueme.Civile të Spanjës. E lutjet pa kuptim e shije përplasen për muret e tyne Dhe nga këto lutje zemra zotit ende s'iu thye. Në Të lindet njeriu. Syt e tij rrufena Qarkullojnë rreth rruzllit tue synue vrânshëm. Në rrnosha edhe pak. Ndërgjegjë pa trillime.. O pikturë ideale.. pra disa herë edhe në mënyra të maskueme. vullneti i tij i ndrydhur e i copëtuar shndërrohet në "një dëshirë të flakët për një gen të ri". Tingujt e kumbonës ngatrrohen me zanin e kasnecit. Migjeni ishte i ndikuar edhe nga filozofia e së djathtës që po lindte. dhe Pipa 1978c.. f. e vjetër një mijë vjeçe! Notojnë xhamiat dhe kishat nëpër kujtime të fetarve.. Andre. në Trajtat e mbinjeriut. Për veten teme unë e quej veprën teme si një kontribut për bashkimin e këtyre rretheve.. duhet me manovrue. Unë s'mund t'ua shpjegoj këto grupeve [komuniste]. për kushtet e veçanta tonat. vepra e eme. me thirrjen plot dëshpërim "Perëndi! Ku je?". Nëndori. Me një grusht graniti që kurr nuk do thehet. Mbinjeriu i ardhshëm. pa ndjenja. i cili e kishte paralajmëruar se komunistët nuk do ta falnin për vjersha të tilla. sa engjuj të bukur përpara derës së ferrit! 24 kr. Ata duhet t'i kuptojnë vetë. Kumbonaret dhe minaret e nalta mbi shtëpia tona përdhecke. ai iu përgjigj: "Vepra e eme ka karakter luftarak edhe praktikisht. sepse ai as nuk ushqente ndonjë prirje ndaj fesë as ndonjë ndjenjë të ngrohtë ndaj kishës së organizuar. për ardhjen e Mbinjeriut: "Ndoshta ka me zbardhun.. Por vazhdoi të rrahi ndër lodra dhe kumbona. Tiranë. Andrea Stefit (1911-1963)."24 Kisha për Migjenin ishte një pjesë e 'sistemit' që ai e mendonte se i kish lënë në harresë vuajtjet e njerëzimit dhe ishte pikërisht ajo përgjegjëse për to. Qarkullimi i veprës sime diktohet nga imperativi i etapës shoqërore që po kalojmë. Pa zêmër. në ditiramb niçean. 150n. Zoti për Migjenin nuk ishte tjetër veçse një gjigant me grushte graniti që dërrmon vullnetin e njeriut. Zani i hoxhës dhe i priftit në një kangë të degjenerueme. f. dhe Blasfemi: "Notojnë xhamiat dhe kishat nëpër kujtime tona. O. 68...

O murgeshë e zbetë që çon dashní me shejtent. Në vjershat dhe prozat e tij kemi me bollëk figura grash.kaloj rrugës së qytetit si êjll e aratisun. Mbi supat e verdhë si dylli që i ka puth hyjnija . Cmirë u a kam shejtenvet! Mos u lut për mue. Erotizmi sigurisht asnjëherë nuk ka qenë tipar i dukshëm i letërsisë shqiptare në ndonjë periudhë dhe do të ishte tepër e vështirë të përmendnim ndonjë autor shqiptar që të ketë shprehur dëshirat dhe impulset e tij intime në prozë apo poezi. mbi ndjesitë seksuale të tij më se të shtypura. për të cilat Migjeni shpreh keqardhje dhe interesim seksual së bashku.. Unë edhe ti murgeshë.m'a la der' vonë kujtimin. Janë sytë e përlotur dhe buzët e kuqe që e tërheqin. e ftoftë si rrasa e vorrit. ndonëse në një mënyrë të pavetëdijshme." Kjo vjershë është nga ato që na ndihmojnë të hedhim dritë jo vetëm mbi qëndrimin e Migjenit ndaj fesë. Për Migjenin.. që bashkë me mkatet e botës Barë dhe mkatet e mija mbi supat e vet të molisun. se due pash më pash t'i bij ferrit. Migjeni i afrohet erotizmit. Me buzë të holla të kuqe. "Një murgeshë e zbetë.. ndërsa pjesa tjetër e trupit nuk përshkruhet kurrë. Mendohet se poeti ka mbetur i virgjër deri në vdekjen e parakohshme në moshën njëzet e gjashtë vjeç.simbojt e shpresave të humbuna Me klithma të dëshprueme bajnë fjalë mbi jetë të përndueme. Pa lutjet e saja bota kushedi ç'fat do kishte? Por dhe nga lutjet e saja ende s'i zbardhi drita. Që n'ekstazë para tyne digjesh si qiriu pranë lterit Dhe u a zbulon veten. por edhe mbi njërin nga aspektet më tërheqëse e më pak të studiuara të jetës së poetit. ndër buzë." Në poezinë Kanga skandaloze Migjeni shpreh një joshje të sëmurë ndaj një murgeshe të zbehtë e njëkohësisht kundërshtimin e mospranimin e botës së saj. Kur kështjellat mijvjeçare si xhixha shkëlqejshin të lumtuna. Me sy boj-hîni si hîni i epsheve të djeg'na të gjallesës. kujtimin e ftoftë të kalesës. Prandaj ngrehet litari edhe përplasen njerzit. dy skâje po të një litari. edhe seksi është vuajtje: "Ato dy buzë të kuqe Dhe dy lote të mija Qenë shenjat e dhimbjes Kur më vrau bukurija Kur më zû dashunija . mjaft prej tyre prostituta fatkeqe.. Prej lutjesh (jo tallse!) duel dhe në lutje prap po shkon. Një murgeshë e zbetë. Krahët i kanë varë pa shpresë . ndër gishta.Mbi kështjellat mijvjeçare qëndrojnë sorrat e smueme. Të cilin dy tabore i a ngrehin njeni-tjetrit Lufta âsht e ashpër dhe kushedi ku do të dali. Lutjet i flejnë gjithkund: ndër sy. dy gajtana pshertimet që mbysin .

. thithen. ndonëse nuk kanë qenë në gjendje të analizojnë shumë anë të jetës e të veprës së tij. që për 'komoditet' është lënë jashtë disa botimeve të poezisë së tij pas luftës. si zhangë. veprat e tij. Kjo është një pyetje që mbetet tepër hipotetike. Kapërthehen ndjenjat me fuqí shtazore. dhe fashitet etja N'epshin kapërthyes. Çka qëndron për italishten e Italo Svevos qëndron edhe më fort për shqipen e Migjenit25". Vdekja e hershme e ruajti të paktën të paprekur këtë shkrimtar. Fakti që Migjeni iku kaq i ri. ndjen dhimbje kur sheh qartë se 'kangët e pakëndueme' të poetit. e bën vlerësimin kritik të veprës së tij të vështirë. Disa janë zhgënjyer nga proza e tij. f. kurse sintaksa e tij është larg sintaksës tipike të shqipes. pas dyzet e gjashtë vjetësh diktature të proletariatit. fitoi në Shqipëri stalinizmi. Edhe pse përgjithësisht i adhuruar. Migjeni nuk ka mbetur pa kritikë. të verdhë e pisa. patën një sukses të menjëhershëm. puthen buzët e ndragta. përpijnë. kurse në seminar mësoi rusishten. "O kangët që fleni reliktet e mija 25 kr. pastaj i shkolluar në një mjedis kulturor sllav. Mbi pecat e mbykta. simpatinë për Perëndimin. Shkrimet e tij janë plot gabime drejtshkrimi. por që do të mbytej që në embrion. Madje po atë vit që u botua vëllimi Vargjet e lira. Nepër skâje t'errta. Ndërkohë që kritikëve të tillë u ka ardhur për mbarë me kënaqësi ta vështrojnë Migjenin si pjellë të Shqipërisë zogiste 'para çlirimit'. të lagta Lakuriqen mishnat. Pipa 1978c. Dhe aty zajnë fillin të mârret. Kafshojnë. 134. bashkë me qejë. Të shumtë janë ata që kanë bërë pandehma për ndihmesën që do të jepte Migjeni nëqoftëse do të kishte jetuar më gjatë. të qelbta. po as gama e poezisë së tij nuk është e mjaftueshme që të na japë të drejtë ta quajmë poet universal. madje edhe mjaft elementare. Ja një nga pamjet e shumta shtazarake të mjerimit. mica. mijë. Gjuha që fliste në shtëpi ishte serbo-kroatishtja. veçanërisht të dukshëm në vjershën Trajtat e mbinjeriut. janë akoma më aktuale se kurrë ndonjëherë. Arshi Pipa ka vënë në dyshim edhe vetë zotërimin e gjuhës shqipe prej poetit. seksualitetin e tij të shtypur dhe elementin niçean. ajo që përshkruhet në poezinë me 105 vargje Poema e mjerimit: "Mjerimi tërbohet në dashuni epshore.E më dogji rinija. por po aq i pranishëm është edhe spektri i intimitetit fizik të pasqyruar në formën e brengës dhe neverisë. ai përsëri pati kontakt me Shqipërinë dhe me gjuhën e kulturën shqipe si i rritur. që qarkulluan dorë më dorë ose në shtypin e kohës. Migjeni çau rrugën për një letërsi bashkëkohore. kur mbytet vetvetja. Edhe shuhet ûja." Sa përpara bëri befas letërsia shqiptare e sa u largua nga folklori i vjetër dhe artificializmat e Çajupit dhe Fishtës! Edhe pse nuk botoi as edhe një libër të vetëm sa qe gjallë. sepse ky zë individualist i protestës së vërtetë sociale pa dyshim do të pësonte fatin e shumë shkrimtarëve me talent të fundit të viteve '40. të ndyta. kur thotë: "I lindur shqiptar në një familje me prejardhje sllave. Kritikët stalinistë të pasluftës në Shqipëri pa u thelluar e kanë shpallur Migjenin pararendës të realizmit socialist. sherbtorët dhe lypsat Që nesër do linden me na i mbushë rrugat." Pasioni dhe epshi janë kudo të pranishëm në poezinë e Migjenit. Ai nuk e dinte shqipen mirë. e sidomos pesimizmin e tij shopenhauerian.

i ati. 135-177. gjeti punë si përkthyes letërsie në shtëpinë botuese shtetërore 'Naim Frashëri'. Kuteli 1938b. 5. që ishte e veja greke e arkeologut të famshëm gjerman Hajnrih Shliman (Heinrich Schliemann. 257-274. f. pseudonim i Llazar Gushos. 26 . f. Poradeci shpresonte të studionte nën albanologun austriak Norbert Jokl (1877-1942). kishte vënë kufizime për studentë nga çdo kombësi jorumune. 1992. Në mes të Luftës së Parë Botërore. pararendës i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. vëll. por doli se nuk qe e lehtë për t'u regjistruar. Llazari njëzetedyvjeçar u përjashtua nga sanatoriumi para kohe më 1920. Vitin tjetër Poradeci u kthye në Shqipëri dhe punoi si mësues në një shkollë të mesme në Tiranë.djepi i juej. ku kr. një e përjavshme kombëtare e ilustruar që botohej në Konstancë. Llazari dëshironte të studionte në Akademinë e Arteve të Bukura. Poezia e tij e kësaj periudhe po shfaqte tashmë një farë afrie teosofike me poetin lirik rumun Mihai Eminesku (1850-1889). Valëvala e butë dhe ritmike e ujërave të liqenit kishte qenë gjithmonë një ndër burimet kryesore të poezisë së tij panteiste. pas disa mundimesh. duke u përkujdesur për kopshtin e vet à la Candide dhe duke soditur si ndërronin stinët në liqen. ku u regjistrua në fakultetin e filologjisë romane e gjermane. Kaloi dhjetë vjet në Grac. 1988. të cilin e zëvendësoi si sekretar të kolonisë shqiptare më 1922. në atë valë antisemitizmi që ishte ngritur. siç duket. Këtu u njoh e u miqësua me poetin romantik Asdreni (1872-1947). ribotuar 1986-1989. Doli se katedra qe e zbrazët në atë kohë. me tregimtarin Mitrush Kuteli (1907-1967) dhe me mjaft shkrimtarë rumunë. me gjithë marrëdhëniet e ndera midis shqiptarëve dhe grekëve në Shqipërinë juglindore në atë kohë. ndonëse në një gjendje të dëshpëruar financiare. ai ishte i papunë dhe banoi me të shoqen në Tiranë. Maqedoni. shkollë në gjuhën frënge në Athinë. kjo periudhë ishte koha më e mirë e jetës së tij. Qosja 1979. Ai ndoqi një shkollë të gjuhës rumune në Manastir. 13-31 et passim." Rrugën drejt bashkëkohësisë në letërsinë shqiptare e mori edhe një poet tjetër. Për arsye shëndetësore. Vitin tjetër poetin e ri e gjejmë në Bukuresht. me rrogën e vogël të saj si mësuese. Lasgush Poradeci. 1822-1890). por me kusht që ajo të mos ishte në gjuhën greke. ndër të tjera në Shqipëri' e re. dhe Lalaj 1995. dy vitet e fundit të qëndrimit në Greqi nuk i kaloi në shkollë. Siç pohon poeti. vitet e para të turbullta të sundimit komunist. pasi u kap in flagranti me një infermiere. dhe në Dielli të Bostonit. Pa u shëruar plotësisht. Atje vajti me ndihmën e Sofia Shlimanit. ka lindur në Pogradec më 27 dhjetor 1899. ku dhe jetoi gjatë luftës. f. Gjithashtu nisi të botojë poezi në organe shtypi në gjuhën shqipe. por në një sanatorium. Në maj 1933 mbrojti doktoratën me një disertacion mbi Der verkannte Eminescu und seine volkstümlichheimatliche Ideologie (Eminesku i pavlerësuar dhe ideologjia e tij popullore vendëse). ndoshta vorr'i juej. Maloku 1938. tek i vëllai. f. sepse qeveria rumune. i cili gjysmë shekulli më pas do të konsiderohet nga shumë vëzhgues si poeti më i madh i Shqipërisë në shekullin e njëzetë: Lasgush Poradeci26 (1899-1987). e dërgoi Llazarin e mitur në Greqi për të vazhduar shkollën. Vitet e fundit të jetës i kaloi në qytetin e tij të dashur të Pogradecit buzë liqenit të Ohrit. prandaj Poradeci vazhdoi Universitetin e Gracit në Austrinë juglindore. arriti të regjistrohej. Qëndrimi i poetit në Bukuresht do të kishte një ndikim vendimtar për të ardhmen e tij letrare. ku qëndroi deri më 1920. nga 1909 deri 1916. 87-89. Një bursë nga qeveria e Fan Nolit më 1924 i dha mundësinë të vazhdonte studimet jashtë. Nga viti 1944 deri më 1947. Kolevica 1987.Q'ende s'keni prekun as një zêmër të huej. Vetëm unë me ju po kënaqem si fëmija Unë . Çabej 1929. Prandaj Llazari u regjistrua në Lycée des Frères Maristes. Kabashi 1993a. Ky shkrimtar vdiq më 1987 në moshën tetëdhjetë e shtatë vjeç. Pasi punoi për pak kohë në Institutin e Shkencave. Raifi 1986. Hamiti 1983. Megjithatë. Matraxhiu 1991a.

në burimin e të gjitha energjive krijuese. Lasgush Poradeci është autor i dy përmbledhjeve të jashtëzakonëshme me poezi. me hap të matur .. E kur pranë-i vinte krilla... Ato janë vërtet një revolucion në poezinë shqiptare po aq sa ç'ishte përmbledhja e Migjenit Vargjet e lira.punoi pa u ndier derisa doli në pension më 1974. O! sa hir që kishte shtërgu. Dyke mardhur nënë të Dheri fjet e ri mbuluar. Dheri-i mardhur prej thëllimi dirgjet heshtur nënë brymë. ku gjejmë disa nga poezitë më melodioze.sh.. .. Iku rënd' e i përmallshmë. me shpirt të gjorë Dyke shkuar që me-natë sipër malesh me dëborë. Ajo përmban vjersha të shkruara e të botuara së pari në vitet 1921-1924. Prapa brazdës së rrëxuar hap-me-hap prej qe malorësh." Vendi i Poradecit në letërsinë shqiptare nuk është përcaktuar kurrë në mënyrë të kënaqshme. Vdiq nepërka pikëlore ndaj blatisht' e shkretëtirtë.. Bjenë flokët një-nga-një Mi katundin e shkretuar. Ja një shembull me notë melankolike: "Fluturoj dhe shtërg' i fundit. të botuara në Rumani përkatësisht më 1933 dhe 1937. i botuar me ndihmën e mikut të Poradecit. Me sy lart.. duke sjellë atë çka ai e quante metafizikë të harmonisë krijuese. që shëndrij më kraharuar. Kur bariste dal-nga-dale . Kjo përmbledhje është sintezë e krijimtarisë më të mirë lirike të tij. Vallja e yjve dhe Ylli i zemrës. madhështor. aq fisnik me shtat të gjorë.. ja! se ku dinak dh' i voçërr Nëpër gardhe-e nëpër ferra dërdëllet gazmor një çoçër!.. si p. Vallja e yjve u shtyp në shtypshkronjën Albania në Konstancë me fonde të mbledhura më 1932 me ndihmën e Asdrenit e të një grupi studentësh shqiptarë në Bukuresht. Vëllimi i dytë. Dimër: "Shpirti im që sot u mbyll Dhe gëzimin m'a përzuri. dhe me sqep të ti të fortë Zotëriut q'i la folezën i trokiti mun në portë.posi dhëndër me kurorë!. prozatorit Mitrush Kuteli.. Ngjasonte pak me bashkëkohësit si romantikun Asdren. Fryn veriu në pyll të thatë me zembrim e me fërtymë. Cili poet tjetër shqiptar i kohës do t'ia kushtonte energjitë e veta studimit të sanskritishtes për të kuptuar vedat? Poezia e Poradecit hedh një urë metafizike nga gjendjet shpirtërore të rënda të ekzistencës tokësore në sferat e larta të së madhërishmes. Më s'dëgjohet nër ugare të kërcasë miu i hirtë.. E si shtohet cinërima.. të shkruara në gjuhën shqipe. I mbrujti letrat shqiptare me një element ekzotik të panteizmit mistik. Nëpër mal e nëpër pyll Zu dëbora prej qëkuri. Një pjesë e mirë e saj është poezi e gjendjes shpirtërore dhe e çastit. politikun Fan Nol dhe mesianikun Migjen.posi vash' e nusëruar!. por edhe mjaft nga vjershat e botimit të vitit 1933 të ripunuara. përmban jo vetëm krijime të mëvonëshme. Pra më s'duket shpes' i fatit prapa bujqësh edhe plorësh. më të punuara në metrikë.

Dyke sbritur që nga qjelli përmi fshat po bëhet fir. e jo më shumë se disa kilometra nga manastiri i famshëm mesjetar i Shën Naumit që ndodhet tamam tek vija e kufirit. Nëpër Mal e nër Lëndina shkrumb' i natës që po bije. u dergj. dhe sodiste si binte mbi të hija e maleve përreth.. Në vjershën Poradeci.. ra. U mbyll liqeri nënë male. E syt' e saj q'u mavijuan. Zotëroj më katër anë errësira. çdo moment e çdo ditë. kaloi vitet e rinisë. jo larg nga ku rrëzë Malit të Thatë merr rrugën lumi Drin. E syt' e saj dyke pulitur. e zuri gjumi. Tërë fisi. Drini plak e i përrallshëm po mburon prej Shëndaumi.. Pa më s'qit as pipëlim Tërë fili... Po tashi: Dyke nisur udhëtimin mes-për-mes nër Shqipëri. Ai hetonte çdo nuancë. në qytetin e Pogradecit. në Liqer hesht një lopatë. duke u kujdesur për kopshtin e duke çapitur përgjatë bregut të liqenit me qenin nga pas. "Si shpirt' i zi në kraharuar. në një varr të thjeshtë." Liqeni i Ohrit vazhdimisht e tërhiqte dhe e magjepste poetin. Po përhapet dal-nga-dale një pluhúrë si një hije.." Në brendësi të thellësive të veprës së Lasgush Poradecit janë ujërat e liqenit të Ohrit. E kudó krahin' e gjërë më s'po qit as pipëlim: Në Katund kërcet një portë. kushtuar qytetit të lindjes. E shoh ku vdes e ku po vuan. Në kaq heshtje-e qëtësi Ndjej vajtimthin e një shpesi: Psherëtin me zë të ti Jet' e trembur se mos vdesi. të cilit i kushtoi vjershën e pashoqe Mëngjes. Një shqiponjë-e arratisur fluturon në Mal-të-Thatë... Jan' yjt' e qjellit të venitur........ dhe natyrisht liqenit... që sheh nga ujërat e liqenit. Po aty kaloi në pension verat e fundit të jetës.. në një shtëpi gjysmë të rrënuar me arkitekturë ballkanase. vjersha tipike për mjeshtërinë e tij në punë të metrikës. çdo pasqyrim të dritës në valët e në thellësitë e ujërave të tij llamburitëse. Po shuhet nata me-nga-dale.. tërë jeta. Aty.Fjet nga-dal e shpirti im. Futet zemra djaloshare mun në fund të shpirtit t'im. tërë jeta. Ndaj fund' i ti e pasqyruar. ai shkruan: "Perëndim i vagëlluar mi Liqerin pa kufir. Tashi dh' agimi llambaritës .. Aty. Dhe në zi pikoj si fleta. prehet sot poeti.

Del zogu-i bardh' i një nositi. duke pasur pranë vetëm dy vajzat e tij." Fëmijë eklektik i kohës së vet. Lord Bajroni. Poradeci gjithashtu është autor i shumë vjershave për dashurinë. mendon si klasiçist. kurse poeti vetë thuhet se e kishte më lehtë të thyente lapsin sesa të shkruante atë lloj poezie që donin 'ata'. pena e nderuar e Lasgushit do të fillonte të shterronte. Mihai Eminesku. Viktor Hygoi. nga e cila u frymëzua shumë. 1868-1933). Hajnrih Hajne. Ylli i zemrës 1939. flet e shkruan vetëm shqip. në Drita dhe në Nëntori. Se posi lajmëtar . 152. Bertold Brehti. por fusha kryesore e veprimtarisë në periudhën socialiste ishte. Po tretet tinës yll' i dritës Posi një sumbull prej sheqeri. f. Një numër i pakët krijimesh dukeshin herë pas here në shtypin letrar të Tiranës. Poradeci ishte dhe mbetet një nga paradokset e letërsisë evropiane juglindore. Robert Bërnsi. Temat e Poradecit. I pëlqenin fjalët dhe shprehjet arkaike. sidomos në revistën e përmuajshme kulturore të Branko Merxhanit Përpjekja shqiptare. Pra ja! pra ja! se dita ndezi. Por me ardhjen e stalinizmit. që ishte ushqyer nga një plejadë poetësh rilindës të ndryshëm nga talenti. ai shqipëroi poezi nga Aleksandër Pushkini. gjithsej rreth njëqind. Lenau. por gjente kënaqësi të veçantë edhe në neologjizma e në përqasje të reja të emrave për të krijuar efekte të pazakonta. 28 . sidomos me poezinë popullore toske. Kritiku nga Kosova Rexhep Qosja ka thënë me vend për poetin se ai "ndien si romantik. 1821-1867).. të para me lente para botimit nga censorët partiakë. asht i vetmuem dhe i hermetizuem shpirtnisht si simbolist dhe i kujdesshëm e fanatik ndaj formës së vargut si parnasist. Në kohën e vet me to pati rezultat befasues e të mahnitshëm. Përveç poezisë për natyrën dhe asaj me tone metafizike."27 Përveç dy përmbledhjeve poetike kryesore Poradeci botoi poezi në revista letrare në fund të viteve tridhjetë dhe dyzetë.Po svagullon në fund liqeri. Studiuesi Eqrem Çabej (1908-1980) ka thënë 27 Qosja 1979b. Aleksandër Blloku. nuk gëzoi kurrë miratimin e dogmatikëve marksistë të pasluftës. I zhytur vetë në heshtje. Ai bashkërendonte ndjeshmërinë fjalësore të Sharl Bodlerit (Charles Baudelaire. Asht eklektik dhe origjinal në çdo pikëpamje.28" Lasgush Poradeci është njëherazi artist me shtat të vërtetë evropian. si dhe i disa poezive me temë kombëtare. Se fund' i ujit vetëtiti. 144. Persi Bishe Sheli dhe Mihai Eminesku. struktura dhe gjuha e poezisë së tij harmonizoheshin mjaft me letërsinë gojore të Shqipërisë së jugut. dashur pa dashur. Mitrush Kuteli. e u pëlqye menjëherë. liman ky i sigurt për heretikët letrarë. Ata nuk qenë në gjendje t'i kuptonin veprat e tij. Mihail Lermontovi. ajo e përkthimit të poezisë. Adam Mickeviçi. ky estet romantik. Epoka e romantikës kombëtare. të ripunuara e ribotuara në sa e sa variante. filozofinë estetike të formës dhe elegancën e hollë të Stefan Georges (Stefan George. që i redaktoi librin Ylli i zemrës. pa ndonjë vlerë ideologjike për partinë. f. e quajti "i vetëmi poet shqiptar që mendon. Kostandina dhe Maria. Alfred de Myse.mëngjezi. Johan Volfgang fon Gëte. humanizmin dhe filozofinë e Naim Frashërit dhe pavdekshmërinë kozmografike të mjeshtrit të tij. po vinte tani drejt fundit të vet. Lasgush Poradeci vdiq në varfëri të plotë në shtëpinë e vet në Tiranë me 12 nëntor 1987. Edhe pse fshehurazi lëvdohej nga mjaft kritikë e specialistë..

Sarajevë 1911. zëri i kombit. duke u bërë kështu një nga dy dinjitarët më të lartë të Kishës Katolike në Shqipëri.6 Poetë të tjerë shqiptarë të kohës para marrjes së pushtetit nga komunistët Bazat e arsimimit që hodhi Kisha Katolike në Shkodër në gjysmën e dytë të shekullit të nëntëmbëdhjetë duket se kishin dhënë fryte në periudhën e pavarësisë. në periodikë të Shkodrës si Lajmtari i Zemers t'Jezu Krishtit. Lazër Shantoja (1892-1945) dhe Bernardin Palaj (1894-1947). kishte mbetur gjithmonë prapa jugut më të përparuar nga pikëpamja arsimore. por edhe për hyrjen e një game të gjerë idesh të reja Perëndimore. 29 Gazeta e re. kur pjesëtarë me ide kombëtare të klerit katolik. që krijuan dhe botuan poezi të shquar në shqip. lindi më 4 shtator 1885 në Shkodër dhe studioi në një kolegj katolik në Austri. sikundër kishte përfituar në shekullin e nëntëmbëdhjetë. Hylli i Dritës. Leonardo de Martino (1830-1923). Rol themelor në përparimin kulturor të veriut luajti kleri katolik i cili. kr. emri i shkruar edhe Prenushi dhe Prendushi. kishin qenë ndër të parët në atë kohë. 30 . më shumë se kushdo tjetër. Përmbledhja e një materiali folklorik u botua nga arkeologu dhe historiani austriak Karl Paç (Carl Patsch. Shkodra vetë e linte në hije kryeqytetin e ri të vendit. duke mos u përqendruar tërësisht në tema fetare. ishin ati françeskan Gjergj Fishta (1871-1940). Ndërkaq. që dhanë ndihmesë për zgjimin e një kulture shqiptare të pavarur në Veri. dhe në veçanti qenë tre poetë katolikë: Vinçenc Prennushi (18851949). si dhe prozatori me formim jezuit Ernest Koliqi (1903-1975). kurse më 1940 kryepeshkop i Durrësit. i hapi rrugën qytetit gjysmëkatolik e gjysmëmysliman dhe krahinës përreth jo vetëm për arsim zyrtar e për institucione botuese e kulturore.se ai ishte "shkrimtar. një shkrimtar katolik po nga Shkodra. Posta e Shqypniës dhe Zâni i Shna Ndout. me mbështetjen e qarqeve kishtare nga Austria dhe Italia. 10. Shqipëria e veriut. Në karrierën e tij ekleziastike Vinçenc Prennushi shërbeu si provincial nga 1929 deri më 1936. Më 19 mars 1936 u emërua peshkop i Sapës. folklorist dhe përkthyes. I magjepsur nga kultura gojore e Shqipërisë së veriut. 1865-1945) në vëllimin Kângë popullore gegnishte. A. dhe solli një ndihmesë të madhe për studimin e letërsisë gojore shqiptare. 3. Çapaliku 1996. si Pjetër Zarishi (1806-1866). të cilin Shqipëria do t'ia falë njëherë botës. Por pati edhe mjaft të tjerë. Vinçenc Prennushi30 (18851949). Më 25 mars 1908 u shugurua prift françeskan. Poet. Letërsia shqiptare vazhdoi të përfitojë nga kujdesi që tregonin për të etërit françeskanë dhe jezuitë. Tiranën. Figura që zinin vendin e kreut në kulturën shkodrane e në letërsinë shqiptare në përgjithësi midis dy luftërave. f. koha mund ta provojë se Çabej ka pasur të drejtë.29" ndonëse poezia e Poradecit nuk përkthehet lehtë. me kulturën unikale fisnore. Prennushi nisi të mbledhë këngë popullore nga fiset veriore. Dhjetëvjeçarët e fundit të kulturës katolike shkodrane e të zhdukjes së saj pas marrjes së pushtetit nga komunistët duket se do t'i përfaqësonte sot. madje edhe sot ende kështu është. e sidomos rajonet e izoluara të malësive të veriut. 22 shkurt 1929. Ndue Bytyçi (1847-1917) dhe Preng Doçi (1846-1917). Prennushi gjithashtu shkroi artikuj me tema të ndryshme për shtypin katolik të kohës. në të tretën e parë të shekullit të njëzetë. si nga ana arsimore ashtu edhe nga ajo kulturore.

Vjershat e tij fetare përshkohen më shumë nga përjetimet shpirtërore sesa nga idetë dhe kanë karakter përsiatës. 1813-1894). flamurin. Ndër detyrat e tij në Shkodër ishte që të merrte pjesë aktive në të përjavshmen demokratike katolike Ora e maleve. të romanit Fabiola. 1802-1865). Shantoja studioi për teologji në Insbruk dhe u shugurua prift më 1920. Këtë e kreu duke botuar artikuj me stil të fuqishëm dhe ironi të hollë shkodrane. vetëmohimin për atdheun nën zgjedhë. u emërua kryepeshkop i Shkodrës më 1924. Grueja shqiptare 1918. ku për mësues pati Ndre Mjedën (1866-1937) dhe Anton Xanonin (1862-1915). i cili u ribotua më 1931. 110-117. dhe Koliqi 1986-1987. Kur Lazër Mjeda. Lindur më 2 shtator 1892. sepse e panë kur solli pianon në fshat ngarkuar mbi një mushke. Shantoja u caktua sekretar personal i tij. ai e donte muzikën dhe njihej në krahinë si 'prifti me piano'. iku në mërgim. kr. i Dreizehnlinden të poetit minor gjerman Fridrih Vilhelm Veber (Friedrich Wilhelm Weber. Mjaft prej tyre trajtojnë tema tipike katolike si shpëtimtari në kryq. u torturua e u dënua nga një gjykatë ushtarake në Durrës me njëzet vjet burg e punë të rëndë si armik i popullit. Nga përkthimet e Prennushit. Sipas bashkëkohësve Vinçenc Prennushi ishte njeri i virtytshëm dhe modest dhe gëzonte respekt të madh në popullsinë katolike. I dobësuar prej kushteve të burgut e i sëmurë nga astma dhe zemra. si p. në fillim në Jugosllavi e në Austri. shërbeu si kapelan në Bernë. por kjo e pati jetën të shkurtër. Më pas Shantoja vijoi në Zvicër. Shkodër 1924. Në janar 1928 në Vjenë nisi të botojë një të përdyjavshme të një grupi politik të pavarur mërgimtarësh shqiptarë me titull Ora e Shqipnisë. 31 Për një përshkrim të viteve të fundit dhe të vdekjes. ai nuk ishte aktiv në politikë. i vëllai i poetit Ndre Mjeda. Shkodër 1933. 1789-1845). nga fituesi i Çmimit Nobel Henrik Shenkieviç (Henryk Sienkiewicz. f. 1903. mund të përmendim dramën në pesë akte për fëmijë E Trathtuemja. nga italishtja Tradita. Shën Mëria. Kjo përmbledhje me gjashtëdhjetepesë vjersha përmban poezi me frymëzim kombëtar dhe fetar. Koliqi në Sinishta 1976. nga një T. kur erdhi në fuqi me anën e grushtit të shtetit Ahmet Zogu (1895-1961). kryepeshkopi gjashtëdhjetetrevjeçar vdiq në spitalin e burgut më 19 mars 1949. me titullin Gjeth e lule. Lazër Shantoja. 1924-1925. ku. botoi pak. ai studioi në Kolegjian Papnore Shqyptare të jezuitëve në Shkodër. Në dhjetor 1924. A. poemë epike për futjen e kristianizmit te saksonët. Pipa në Sinishta 1976. kujtime të poetit dhe dramaturgut italian Silvio Peliko (Silvio Pellico. nga kardinali Nikolas Uajzmen (Nicholas Wiseman. 32 . 1846-1916). e themeluar në prill 1923 nga Ernest Koliqi (1903-1975) dhe Anton Harapi (1888-1946). Shkodër 1919.31 Lazër Shantoja32 (1892-1945) ishte një poet. eseist e përkthyes nga Shkodra që. Toni i përgjithshëm i këtyre vjershave. si shumë intelektualë të tjerë të kohës.sh. Shën Françesku i Asizit dhe Duns Scotus. disa prej të cilave kanë përsiatje të mprehta mbi kotësinë e ekzistencës mbi dhe. Megjithatë u arrestua nga autoritetet komuniste.Më 1924 Prennushi botoi një vëllim me poezi lirike të holla në dialektin gegë. Më tej. f. Vjershat e tij me temë atdheun të kujtojnë motivet e zakonshme të poezisë së Rilindjes si Skënderbeun. në lindje të Shkodrës. se i qetë e optimist. edhe pse i talentuar. Vjersha të tilla u bënë popullore në kohën e vet dhe shumë prej tyre recitoheshin në publik. në të cilën një vashë i kalon ditët duke qëndisur një flamur shqiptar kuqezi. është më fort i zymtë e i trishtuar. kr. me merakun për atdheun vdes nga hidhërimi dhe e mbulojnë në varr me atë flamur. si dhe përkthimet e tij në shqip të romanit Quo vadis. dhe shpesh kanë më fort një tingëllim luftarak sesa françeskan. ai punoi në disa famulli fshati në Shqipërinë e veriut. i shoqëruar nga e ëma plakë shkodrane. dhe i Le mie prigioni. por. të cilët e ushqyen me dashuri për gjuhën amtare e për gjuhët e huaja. 79-90. Prift me temperament. Me gjithë rangun e lartë që zinte në hierarkinë kishtare. Rolando. sidomos në Sheldi.

Sikundër Vinçenc Prennushi e Shtjefën Gjeçovi (1874-1929). Zâni i Shna Ndout dhe Leka. cikli i epikës heroike të Mujit e të Halilit. Palaj është edhe autor lirikash klasike dhe elegjike. Me pseudonim ai botoi një varg tingëllimash dashurie kushtuar një vajze në Shkodër. Nji Napoljon kû e xûni në ngûjim deka. Kur e lexoi përkthimin e Shantojës. në pjesën më të madhe të botuara në vitet tridhjetë në revistën françeskane Hylli i Dritës. është një përmbledhje humoristike anekdotash dhe proverbash. Me t'u kthyer në Shqipëri. 1835-1907). si në Hylli i Dritës. kryesisht nga gjermanishtja. të cilat i botoi bashkë me Donat Kurtin (1903-1969) në Kângë kreshnikësh e legenda. u torturua në mënyrë të pamëshirshme dhe u pushkatua në pranverën e vitit 1945. K. si të duesh ket jetë: Ká rruga kjo qi të qesin në Hind . të drejtuar nga Gjergj Fishta. dhe Hermann und Dorothea (Herman dhe Dorotea. për këtë përkthim. Palaj punoi si prift famullie në malësi.te Leka. si Grueja. Bernardin Palaj gjatë udhëtimeve më këmbë nëpër malësi mblodhi këngë popullore dhe shkroi artikuj për letërsinë gojore gegërishte e për zakonet fisnore. Fan Noli i palodhur (1882-1965). vetë përkthyes i shquar. Shkodër 1919. dëshmon për përfytyrimin atdhetar mbi të kaluarën historike dhe për kulturën e pasur vendëse të popullit të vet. E tërhoqën sidomos Këngët e kreshnikëve. kurse për shkollim fetar . që më pas u njoh me emrin Collegium Illyricum. një Nerval shqiptar. si ajo e poetit italian Xhozue Karduçi (Giosuè Carducci. Ajo mbyllet me thirrjen: "O njeri i shkretë! Mbate. Mjaft të pëlqyera janë përkthimet e tij. e kishte nisur e pastaj e kishte lënë një përkthim të Faustit kur qe në mërgim në Berlin pas rrëzimit të qeverisë së vitit 1924.në Insbruk. Koliqi 1972a dhe Palaj 1969. U vendos me të ëmën në Tiranë. dhe i disa lirikave të holla. mjaft i ngjashëm me Ernest Koliqin. e botuar më 1933 me pseudonimin Kukel Lapaj. Kjo poezi me muzikalitet harmonik dhe përsosmëri teknike. ai i dërgoi një letër në Zvicër për t'i shprehur admirimin e tij: "Nuk gjej fjalë për të të uruar për përkthimin tënd në shqip të poezisë veçse duke të siguruar se. ndonëse numri tepër i vogël i botimeve dhe largimi për një kohë të gjatë nga Shqipëria e kanë vënë disi në skaj të letërsisë shqiptare. Lindi më 2 tetor 1894 në malësinë e Shllakut dhe filloren e kreu në shkollën e etërve françeskanë në Shkodër. Katër vjet më pas." Pas një kohe të gjatë jashtë Shantoja nuk u tregua i arsyeshëm kur mori vendimin për t'u kthyer në Shqipëri më 1940. është një himn fetar 248-vargjesh për rënien e njeriut dhe shpërblimin. u arrestua prej autoriteteve komuniste. a larg atje m'nji detë. kurse më pas si mësues i shqipes dhe i latinishtes në Collegium Illyricum. Ndër to janë Wilhelm Tell (Vilhelm Tel ) dhe Das Lied von der Glocke (Kënga e kumborës) nga Fridrih Shileri (1759-1805). Vjersha e parë e tij Prej burgut të jetës. po ta dinte shqipen. Libri i tij me 180 faqe Për natë kazanesh. 1936) si dhe pjesë të Faustit nga Johan Volfgang fon Gëte (1749-1832). të shpërndara nëpër faqet e shtypit të Shkodrës. Tiranë 1938. Françeskanët e dërguan për të vazhduar të mesmen në Zalcburg (Salzburg) të Austrisë. U bë anëtar i urdhërit françeskan më 15 shtator 1911 dhe u shugurua prift në gusht 1918. 33 kr. Te Çezari në Romë. Ai është autor i disa prozave me stil mjaft të shkathët. . Një poet tjetër françeskan i dhënë me mish e me shpirt pas folklorit ishte Bernardin 33 Palaj (1894-1947). Gurakuqi 1953.Lazër Shantoja përmendet si stilist i shkëlqyer. gjigandi i Veimarit do të të falenderonte ty.

Vorreve të flamurit dhe Kuq e zi. me 1533 vargje. sidomos Konstandinit të Madh (mbretëroi 307-337). mitet dhe legjendat. Në janar 1922 hapi një organ periodik të ri me emrin Dodona. Madje vjershat e para i shkroi greqisht. himne kombëtare me rastin e njëzetepesëvjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Vdekja e këtyre tre burrave. Palaj botoi edhe një numër studimesh etnografike për kanunin. sipas emrit të orakullit grek të lashtësisë në Epir. Poezia e Palajt është redaktuar nga Angjela Çirinçone (Angela Cirrincione) në vëllimin shqip-italisht Opere. Fishta vdiq më 30 dhjetor 1940. Në vitet e luftës. Gjergj Bubani (1899-1954). një ngjarje në korrik 1936 që tronditi keqas pjesën profashiste të klerit katolik të Evropës jugore. qi unë i kam mbledhë me kujdes tash sa kohë. edhe pse afria me botën magjike të rapsodive të Mujit e të Halilit i pati zgjuar talentin dhe prirjet për atë lloj poezie.Alkazar. Gjithashtu punoi 34 L'Albanie libre. f. Palaj nuk shkroi mjaft poezi epike. Vinçenc Prennushi. Bubani punoi për të përjavshmen kombëtare shqiptare Shqipëri' e re. Viti 1937 qe mjaft prodhimtar për Palajn. e vitit 1934 u kushtohet perandorëve romakë me prejardhje ilire. e botuar në fillim në Bukuresht. me 1184 vargje. Në vjeshtë 1944. Do të përplotsoj e do të sistemoj rapsodìt. Ndërmjet të Shën Gjergjavet. . që vajton për fatin mizor dhe vetminë e varrit sipas traditës së gjâmës. muzën e adhuruar të Fishtës e të kombit shqiptar. shkruar më 1938. Pasi u shpërngul në Rumani. simbolizon gjithashtu fundin e shkrimit katolik shkodran si rrymë në letërsinë shqiptare e madje edhe të epokës së artë të kulturës katolike shkodrane në Shqipëri.Kot u rrek njeri gjithnduersh per të diktuem Se kû i ká shtonet e veta lumnija! Në daç shoq me kênë me Zotin e mishnuem. Me këtë rast ai shkroi për nder të tij elegjinë me 1180 vargje Kah nata e vetme. e cila tërhoqi mjaft intelektualë shqiptarë në dekadat e para të shekullit të njëzetë. këngëve të vajtimit të letërsisë gojore gege. Këta tre poetë katolikë. në të cilat poeti i bën thirrje zanës për të nderuar varret e dëshmorëve të kombit. që qenë aktivë në fushën e kulturës e të arsimit deri më 1944 dhe që dhanë ndihmesë të rëndësishme për letrat shqiptare. përmban skena të freskëta baritore me dritë e ngjyrë në prag të ditës së Shën Gjergjit në pranverë. Lazër Shantoja dhe Bernardin Palaj mund të themi se simbolizojnë një numër të madh studiuesish dhe shkrimtarësh të dorës së dytë nga gjiri i klerit katolik. kurse nga korriku 1920 në Konstancë prej studiuesit Ilo Mitkë Qafëzezi (1889-1964). me 893 vargje. Nga respekti për mësuesin e tij Gjergj Fishta. në folklorën e sidomos në Kanunin. ishte një poet toskë. 3. i njohur edhe si Jorgji Bubani.kshtu urdhnon Perendija!" Valët e nji shpirtit. që pati jetë të shkurtër.34" Bernardin Palaj u arrestua në Shkodër. Romë 1969 (Vepra). do të vijoj punën e nisun tash sa e sa vjetë. u keqtrajtua rëndë e u dënua me vdekje për tradhti. Edhe këtu kemi përsëri zanën. Vdiq në dhjetor 1947 në një burg të Shkodrës. i cili futi krishterimin në Evropë. 25 tetor 1953. pasi kishte humbur çdo shpresë se forcat antikomuniste mund të fitonin dhe duke e ndier se fundi qe afër. në kontakt me popullin e thjeshtë. ngjarje që e preku thellë Palajn. Atë vit ai botoi: Moskë . Por jo vetëm poetët katolikë do të vuanin në duart e sundimtarëve të rinj antiintelektualë. tue e gjurmue në historìn. 'Kalo tuj bâ mirë!' . krahas vdekjes së dialektit gegë si gjuhë letrare. kurse në mars 1926 hapi revistën Zëri shqipëtar. që studioi në Athinë. për rrethimin e akademisë ushtarake Alkazar në Toledo kur po shpërthente lufta civile në Spanjë. iu zbraz Karl Gurakuqit (1895-1971) me lotë në sy: "Do të tërhiqem në nji famulli të malevet të mija të dashuna dhe aty ku mbahet gjallë fryma e shpirti arbnuer.

sidomos vepra të Viktor Eftimiut (1889-1972). ajo mbetet gojëhapur nga risitë që sjell në jetë rinia. kr. Më 1912 ai bashkëpunoi me qeverinë e parë të pavarur shqiptare të Ismail Qemal bej Vlorës (1844-1919). anarkist dhe veteran i luftës civile të Spanjës. Andrea Varfi (1914-1992). i njohur në mes të viteve tridhjetë me pseudonimin Kapa. Nëntëmbëdhjetë vjershat e Palit u botuan në vëllimin Hyjt mbi greminë. Më vonë. ishte Gaspër Pali (1916-1942). 1913). Një poet shkodran. që është vazhdimisht në mospajtim me modat e mënyrat e reja të jetesës. Pali ishte poet i kohës së vet dhe një poet në zhvillim. Karriera e tij e shkurtër si mësues e si shkrimtar u mbyll shumë shpejt më 21 korrik 1942.si sekretar i konsullatës shqiptare në Konstancë e më pas për njëfarë kohe në konsullatën në Sofje. poezia e të cilit është me ndikim të fortë nga poezia gojore toske. Tiranë 1959. të cilit Migjeni i pati thënë: "Vajtja jote në Spanjë është poema jote më e bukur". prozator dhe përkthyes i shkolluar në Francë. Ndër shumë poetë aktivë para ardhjes në pushtet të komunistëve mund të përmenden: Kristaq Cepa (1908-1988). një përmbledhje e ribotuar më pas me titullin Zëri i fyellit. Ndonëse Asllani ka shkruar disa lirika dashurie të ndjera36. mjaft i përhapur në Shqipërinë e veriut në atë kohë. Me t'u kthyer në Shqipëri më 1945. Veli Stafa (1914-1939). nuk arriti për fat të keq të shohë ndonjë kulm të krijimtarisë së tij letrare. Tiranë 1939. i poemës rrëfimtare me frymë të ngrohtë popullore e familjare Hanko Halla. Në vitet tridhjetë ai përfaqësoi Shqipërinë në misionet diplomatike jashtë. poet i majtë që. E rritur në një shoqëri patriarkale tradicionale. si konsull në Trieste e si ambasador në Sofje dhe në Athinë. Tiranë 1942. në të cilën bashkëpunoi me artikuj të nënshkruar me nofkën Brúmbulli. 36 . Hanko Halla hyn në radhën e poezisë më të mirë të këtij zhanri në letërsinë shqiptare. Poeti satirik dhe diplomati Ali Asllani (1884-1966)35 nga Vlora është autori i njërës prej veprave poetike më të këndshme të letërsisë parakomuniste shqiptare. Bubani gjithashtu përktheu pjesë teatrore e tregime nga rusishtja dhe rumanishtja. por poezia e tij ndryshon në thelb nga shfrimet sentimentale për kombin të epokës së Rilindjes. u arrestua me akuzën e bashkëpunimit politik dhe u dënua me pesëmbëdhjetë vjet burg. satirik i majtë nga Korça. e njëherazi vë në lojë konservatorizmin e vet. ku punoi si mësues në gjimnazin e shtetit më 1941-1942. edhe pse u burgos së bashku me Petro Markon pas luftës. ai përmendet në radhë të parë për Hanko Hallën me ritmin e gjallë njëmbëdhjetërrokësh e me fjalorin e pasur popullor. Vedat Kokona (l. U kthye në Konstancë buzë Detit të Zi dhe u bë kryeredaktor i gazetës Shqipëri' e re. Petro Marko (1913-1991). Ky rrëfim plot humor në vargje pasqyron mundimet dhe frikën e një zonje energjike nga derë e madhe. Pali botoi vjershën e parë të brishtë në moshën njëzetvjeçare në të përdyjavëshmen e Korçës Rilindja. autor i një vëllimi me poezi të gjallë e spontane me titull Këngët e zambares. Gjergj Bubani. Hakiu. revolucionar komunist i njohur në 35 Ditëlindja e Asllanit jepet e ndryshme. Tiranë 1959. por që pati sukses më pak. Bash në këtë gazetë dhe në Dodona dolën vjershat e para satirike të tij. kurse më pas pati disa detyra shtetërore. dramaturg rumun me prejardhje shqiptare. Plasari 1991a. Pas dy vjetësh u mposht nga tuberkulozi. Ndër to gjenden vjersha meditative e intime të mallit për Shkodrën. shkrimet letrare të të cilit ende nuk janë mbledhur e redaktuar në formën e një vëllimi. botoi edhe vëllimin Fjala ime. që ndryshe nga të tjerë nuk ishte pjesëtar i klerit katolik. Tiranë 1961. u bë ndër shkrimtarët kryesorë të realizmit socialist. Nga Vlora është poeti Nexhat Hakiu (1917-1978). i njohur edhe si Nexhat Haki Mahmudi. herë 1882 e herë 1884. I lindur në Shkodër më 14 gusht 1916. kur vdiq në moshën njëzet e gjashtë vjeç. ku edhe vdiq. Asllani u shkollua në Janinë dhe në Stamboll para se të punonte si nëpunës në administratën osmane. Më 1940 kreu studimet për letërsi në Firence dhe u kthye në Shkodër.

Vehbi Bala (1923-1990) nga Shkodra. Për fat të keq. i burgosur e më pas i pushkatuar gjatë reprazaljeve pas bombës së hedhur në ambasadën sovjetike në shkurt 1951. dhe juristi Kudret Kokoshi (vd. Paris 1890 (Bardha e Temalit. vepra me vlera më të mëdha për Shqipërinë si një vend evropian në zhvillim. 1921). ose mbetën të pabotuara. proza letrare origjinale deri në fillim të shekullit të njëzetë mbeti një dukuri anësore. figurë revolucionare dhe autor poezish e skicash në prozë. i vëllai Nexhat Peshkëpia (1908-1970). i burgosur edhe nga fashistët. Romanet e para shqiptare. dramë e natyrisht në poezi. poet i viteve të para të realizmit socialist. edhe pse Konica dhe Noli ishin shkrimtarë me talent të madh e të fuqishëm. si Mihal Grameno (1871-1931) dhe Mid'hat Frashëri (1880-1949) ishin marrë diçka me prozë. që më pas do të bëhej historian letrar 'zyrtar' i Shqipërisë socialiste. 1991) nga Vlora. Mjaft nga autorët e Rilindjes.7 Ernest Koliqi. Në periudhën e pavarësisë u pa një rritje e menjëhershme në vëllimin e në gamën e prozës së shkruar e të botuar në Shqipëri. që u burgos për dhjetë vjet pas lufte dhe u arratis më 1958 në Shtetet e Bashkuara. Jusuf Luzaj (l. Tiranë e gjetkë. nisën të krijojnë në prozë. kur intelektualë në Shkodër. në veçanti Pjetër Budi (1566-1622) dhe Pjetër Bogdani (rreth 1630-1689) hodhën vërtet themelet e prozës shqiptare me përkthime fetare e me proza origjinale me nivel artistik. Gazetaria e fundit të shekullit të nëntëmbëdhjetë dha mundësi për të hedhur themele të forta për prozën moderne. asnjëri prej tyre nuk i kushtoi shumë mund krijimtarisë letrare në prozë. krijime të gjysmës së dytë të shekullit të nëntëmbëdhjetë.shkrime me emrin Platonicus. 1915) nga Elbasani. që vdiq nga tuberkulozi në moshë të re. ose qenë shkruar në gjuhë të huaja si ai i Sami Frashërit në turqishte TaaÕÕuk-u Tal'at ve Fitnat (Dashuria e Talatit me Fitneten) i botuar më 1872. studiues dhe kritik. dhe si ai i Pashko Vasës në frëngjishte Bardha de Témal. Korçë 1937. dhe më pas nga komunistët. në të dy dialektet . 10. Kulmi i kësaj periudhe të letërsisë shqiptare ishte në vitet tridhjetë e në fillim të viteve dyzet. askush nuk qe më i madh e më i fuqishëm se . Aleks Çaçi (1916-1989).të gegërishtes e të toskërishtes. si ai i Françesk Antonio Santorit Sofia Kominiate. Këtë dukuri e vemë re që nga letërsia e vjetër e shekujve të gjashtëmbëdhjetë dhe shtatëmbëdhjetë deri në gjysmën e dytë të shekullit të njëzetë. Manush Peshkëpia (1910-1951). ndonëse grupi i parë i prozës së vërtetë letrare doli vetëm në fillim të shekullit të njëzetë me veprat e dom Ndoc Nikajt (1864-1951) nga Shkodra. me 282 faqe dhe i papërfunduar. Arshi Pipa (l. por niveli i kënaqshëm artistik në të vërtetë u arrit vetëm pas shpalljes së pavarësisë. Nga të gjithë prozatorët e periudhës. Dhimitër Shuteriqi (l. scènes de la vie albanaise. me sprovat e Faik bej Konicës (1875-1942) dhe veprat e Fan Nolit (1882-1965). pasi ishin njohur me shumë ide e modele të botës së jashtme. gazetari Thanas Konomi. Një nga mospërputhjet më të dukshme në zhvillimin historik të shkrimit shqip ka qenë ajo midis zhvillimit të vrullshëm të poezisë dhe ecjes jashtëzakonisht të ngadalshme të prozës. nën pseudonimin Brutus. Mitrush Kuteli dhe proza e periudhës së pavarësisë Poezia ka zënë kurdoherë kryet e vendit në letërsinë shqiptare. Edhe pse autorët klasikë të shekullit të shtatëmbëdhjetë. i vëllai Qemal Stafa (1920-1942). skena nga jeta shqiptare). autor i përmbledhjes sentimentale me 293 faqe Rrëfimet. 1913).

Mid'hat Frashëri (1880-1949) dhe Fan Noli (1882-1965). Jetoi gjithsej pesë vjet në mërgim në Jugosllavi. giovanni (Ne. Këto vite do të kishin ndikim të thellë në karrierën e mëvonëshme akademike e letrare të tij. 37 . Çapaliku (red. për ta njohur brezin e ri të intelektualëve shqiptarë. Ludoviko Ariosto kr. 1974. të etur për të zbuluar botën. ku dhe dolën vjershat e tij të para. 1996b. prej tyre tre vjet në Tuzla.Ernest Koliqi37 (1903-1975). Tiranë 1924. Bartl 1973. në dy vëllime. letërsinë gojore dhe tiparet heroike të mënyrës së tyre të jetesës. Në mesin e viteve tridhjetë ai ishte marrë me transmetimin e kulturës në drejtimin e kundërt. Ernest Koliqi botoi një të quajtur poem dramatik me titull Kushtrimi i Skanderbeut. Kolë Kamsi (1886-1960). Prej tyre mësoi mjaft për zakonet e lashta. Tiranë 1932. Vitin tjetër. Pas shkretimeve të Luftës së Parë Botërore Shqipëria kishte nevojë më shumë për dije. Schwartz 1992. S. Në Bergamo ai me disa bashkënxënës themeluan një gazetë studentore. Koliqi iku në Jugosllavi. dhe për këtë qëllim Koliqi vendosi të hapë një gazetë. Milano 1963 (Antologji e lirikës shqiptare). Më pas ai do të luante një rol kyç në paraqitjen e kulturës shqiptare publikut italian duke botuar. ku pjesën më të madhe të kohës e kaloi me krerë të fiseve të malësisë shqiptare të veriut. madje për të rimësuar. tregime të shkurtra dhe komedi italisht. Në dhjetor 1924 çifligari konservator Ahmet Zogu (1895-1961) mori fuqinë me një grusht shteti. Vëllimi i parë përmbante përkthimet e bukura nga Koliqi të klasikëve: Dante Aligieri (1265-1321). f. Antologia della lirica albanese. Guzzetta 1968. Lazër Shantoja (1892-1945) dhe Karl Gurakuqi (1895-1971). Ora e maleve ishte organ i Partisë Demokratike Katolike. përsëri për rrethana politike. e njohu Ernestin me disa nga përkrahësit kryesorë të një brezi të ri në kulturën shkodrane: Kolë Thaçi (1886-1941). Shêjzat numër përkujtimor 1976. Me formimin e qeverisë së re regjente të Shqipërisë të kryesuar nga Sulejman pashë Delvina (1884-1932) dhe me kthimin në dukje të stabilitetit në vend me Kongresin e Lushnjës (28-31 janar 1920). me titullin Poetët e mëdhej t'Italis. 1936. së bashku me Anton Harapin (1888-1946) dhe Nush Topallin.) 1995. të përjavshme me emrin Noi. që edhe ata ishin në mërgim. dhe Saggi di letteratura albanese. pasi kishte fituar një farë përvoje dhe si një poet i ri midis figurave më të njohura politike e letrare të kohës si Gjergj Fishta (1871-1940). Gradilone 1969. Kështu. Nga viti 1930 deri më 1933 ishte mësues në një shkollë tregtare në Vlorë dhe në gjimnazin e shtetit në Shkodër. kurse shkollën e kreu në kolegjin jezuit Ariçe të qytetit Breshia në Lombardi. Plasari 1991c. Ernesti i ri u kthye në Shkodër për të rizbuluar. Françesko Petrarka (1304-1374). Firence 1957 (Poezia popullore shqiptare). u përhap gjerësisht në Shkodër e më tej. në Bosnjën verilindore. ai themeloi të përjavshmen opozitare Ora e maleve. Ajo përmban një radhë odesh për heroin kombëtar të Shqipërisë e për figura të tjera të mëdha të së kaluarës. Berisha 1995. numri i parë i së cilës doli në Shkodër më 15 prill 1923. që me mbështetjen e klerit katolik kishte fituar zgjedhjet në Shkodër. ndonëse jetëshkurtër. të krijuara sipas traditës së letërsisë së Rilindjes. edhe monografitë: Poesia popolare albanese. të largohet në Itali. imzot Luigj Bumçi (1872-1945). me letërsinë italiane. Formimi i qëndrueshëm jezuit i dha mundësi që në fillim Ernest Koliqit të shërbejë si ndërmjetës kulturor midis Italisë dhe Shqipërisë. gjuhën amtare dhe kulturën e kohës së fëminisë në një vend sërish të pavarur. dhe A. Koliqi lindi në Shkodër më 20 maj 1903. të poezisë italiane. të rinjtë). Mësuesi i tij. Firence 1972 (Sprova për letërsinë shqiptare). i cili kishte qenë kryetar i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris më 1919. përveç shumë e shumë artikujsh studimorë për çështje të historisë e të letërsisë. Ky periodik. Kishte botuar një antologji mjaft të pasur. derisa u shtrëngua. ku e internuan në Tuzla. ku u njoh me kulturën dhe letërsinë italiane e ku nisi të shkruajë së pari poezi. Luigj Gurakuqi (1879-1925). duke shtrënguar Koliqin dhe shumë intelektualë të tjerë të shquar të emigronin. Jeta politike dhe ekonomike e Shqipërisë vazhdoi të ishte rrëmujë në fillim të viteve njëzet. S. 230-272.

Ugo Foskolo (1778-1827) dhe Alesandro Manzoni (1785-1873). Pas pesë vjet studimesh pranë gjuhëtarit Karlo Taliavini (Carlo Tagliavini. kurse vëllimi i dytë. ai pasoi Terenc Toçin39 (1880-1945) si kryetar i Këshillit të Lartë Fashist në Tiranë. duke i ofruar punë si mësues në Shqipëri38. f. Ndonëse të paktë qenë shkrimtarët shqiptarë. ai ishte mjaft aktiv në fushën e letërsisë dhe të kulturës. u hapën për herë të parë në Kosovë. ndoshta specialisti kryesor i studimeve shqiptare në Itali. Më 1939. Koliqi u përpoq të shpëtojë nga duart e nazistëve Norbert Joklin (1877-1942). kr. vendosi të shfrytëzojë realitetin me të cilin po përballej e të bëjë ç'është e mundur për të zhvilluar më tej kulturën shqiptare nën sundimin italian. albanologun e shquar austriak me prejardhje çifute. dhe Torkuato Taso (1544-1595). Po aq nacionalist sa çdo nacionalist tjetër shqiptar. ai mbrojti më 1937 tezën Epica popolare albanese (Epika popullore shqiptare). Shêjzat ishte në atë kohë revista kryesore letrare në gjuhën shqipe. përmbante përkthime poetësh të shekujve të shtatëmbëdhjetë e tetëmbëdhjetë: Xhuzepe Parini (1729-1799). 39 . Duke pranuar funksionin e ministrit të arsimit nga viti 1939 deri më 1941. me një nivel po aq të qëlluar. Më 1943. në prag të fundit të perandorisë musoliniane. 1996. ndërsa mbi Evropë po mblidheshin retë e luftës. Kjo revistë jo 38 kr. ai u emërua në katedrën e gjuhës e të letërsisë shqipe të Universitetit të Romës.(1474-1533). Koliqi gjithashtu ndihmoi për hapjen e një shkolle të mesme në Prishtinë dhe për dërgimin e studentëve nga Kosova me bursë në Itali e Austri. disa të tjerë. Shkrimtarët shqiptarë. ku jetoi derisa vdiq më 15 janar 1975. Koliqi. megjithëse në përgjithësi kundër ndërhyrjes së huaj në çështjet shqiptare. Pas disfatës së fashizmit. Ndjenjat e forta të afrisë së Koliqit për Italinë dhe kulturën italiane. Sidoqoftë. Tocci 1977. e cila nisi të dalë në Tiranë më 4 mars 1934. Vinçenco Monti (1754-1828). dhe që nuk është kapërcyer edhe sot e kësaj dite. Ernest Koliqi dhe intelektualë të tjerë të kohës qenë të shtrënguar të pajtoheshin në këtë apo atë mënyrë me dilemën politike e kulturore të rritjes së ndikimit të Italisë në Shqipëri. Në korrik 1940 themeloi dhe drejtoi të përmuajshmen letrare e artistike Shkëndija në Tiranë. për habinë e shtresave të gjera të popullsisë. Xhovani Paskoli (1855-1912) dhe Gabriele d'Anuncio (1863-1938) mund ta kenë shtyrë të pranonte synimet ekspansioniste të Italisë fashiste. Nga 1942 deri më 1943 Koliqi ishte kryetar i Istitutit të Studimevet Shqiptare të sapoformuar në Tiranë. shkollat në gjuhën shqipe. Nën drejtimin e Koliqit si ministër. tani éminence grise e vendit. që nën sundimin serb kishin qenë nxjerrë jashtë ligjit. 55. Tiranë 1941. Në Romë Ernest Koliqi botoi periodikun e njohur letrar Shêjzat / Le Plèiadi nga 1957 deri më 1973. sidomos për poetë të tillë si Xhozue Karduçi (1835-1907). që ishte në zemër të perandorisë së re mesdhetare të Musolinit. e cila u ribashkua me Shqipërinë gjatë viteve të Luftës. ai ndihmoi për shembull për botimin historik të një antologjie të rëndësishme të letërsisë shqiptare në dy vëllime. një botim për të cilin punuan studiuesit më të mirë të kohës. tek tutela e Italisë shihnin një farë avantazhi. që u bënë përkrahës të vërtetë të fashizmit. Edhe në këto vite të fundit të jetës së tij. funksion që natyrisht nuk u pa me sy të mirë nga forcat fitimtare komuniste që 'e çliruan' Tiranën në nëntor 1944. Stadtmüller 1971. redaktuar nga Namik Ressuli (1908-1985) dhe Karl Gurakuqi. 1903-1983) dhe punës si pedagog i gjuhës shqipe në atë universitet. ai nuk i shkëputi lidhjet me Shqipërinë dhe bashkëpunoi me redaksinë e së përjavshmes së shquar kulturore Illyria. e cila përfundoi të premten e Pashkëve më 1939 me pushtimin dhe aneksimin ushtarak të këtij vendi të vogël të Ballkanit. Edhe pse me punë në Padovë. si Vangjel Koça (1900-1943) dhe Vasil Alarupi (19081977). Koliqi ia doli të arratiset përsëri në Itali. Po ashtu. Në moshën tridhjetë vjeç Koliqi u regjistrua në Universitetin e Padovës më 1933. Tanimë Koliqi qe një albanolog i njohur. R. pararendës i Akademisë së Shkencave.

40 kr. e ngatërruar me detyrime e fjalë bese sipas kanunit. reaksionare dhe fashiste.) 1983. ashtu si shumica e intelektualëve shkodranë që kishin studiuar jashtë në vitet njëzet e tridhjetë dhe më pas u kthyen në trevën e ashpër të Shqipërisë veriore. për një ndjekje xhandarësh.m. Ky roman. por ai vetë është i shtrënguar nga përkushtimi ndaj familjes të vërë në vend nderin e të hakmerret për vrasjen e të vëllait. Tregimet e vëllimit Tregtar flamujsh vlerësohen përgjithësisht si më të mirat e prozës shqiptare në periudhën e paraluftës. proitalian). me dymbëdhjetë tregime për jetën e kohës në Shkodër e në malësinë e Shqipërisë së veriut. libri u shit dhe u vlerësua mjaft nga masa e lexuesve. Megjithatë. të cilët qenë marrë keq nëpër këmbë nga kritikët komunistë në Tiranë. ishte për një kohë të gjatë i panjohur në Shqipëri. por edhe u bë tribunë e letërsisë arbëreshe dhe vazhdoi të mbrojë trashëgiminë letrare të autorëve të paraluftës. për kërcimtaren e Dukagjinit të shndërruar nga shpirtrat e malit në një vashë të bukur e nga e cila më pas zhgënjehet i dashuri i saj. ndeshja e zakoneve tradicionale të malësisë si martesat me shkuesi dhe gjakmarrja fisnore me idetë dhe vlerat bashkëkohëse Perëndimore. për një muzikant popullor që shfrytëzon talentin për të bërë për vete një vajzë Shkodre. 39. si dhe për Skënderbeun. kr. Ernest Koliqi i drejtimit proevropian (d. për një vrasje e gjakmarrje ndër fiset malësore. Zgjedhja e gabuar e kampit politik. Në fillim të tregimit tragjik Gjaku. e të tjerë në mërgim. Rrëfimi në këtë vëllim me gjashtëmbëdhjetë tregime është më i fuqishëm. Tregtar flamujsh. 460. Kjo vepër 173 faqesh ringjall temën e mallit për atdheun të mërgimtarëve shqiptarë në Shtetet e Bashkuara. Ismail Kadare shkroi për të pakëz më ndryshe: "Ndër shkrimtarët reaksionarë veriorë. i cili për fatin e tij të mirë kishte vdekur. kurse jo më herët se viti 1990. Trajtimi pak a shumë realist dhe analiza psikologjike e karaktereve njerëzore nuk u prit edhe aq mirë nga shkrimtarët e njohur të kohës.th. Kadare. Koliqi u godit rëndë nga autoritetet shqiptare të pasluftës. Ernest Koliqi shërbeu si një zë i largët opozitar ndaj shkatërrimit kulturor të Shqipërisë nën sundimin enverist. Shpirtrat e maleve janë gjithmonë në mendjet e fiseve të veriut dhe u japin mjaft tregimeve një frymë të së mbinatyrshmes.. paraqet tema të ngjashme me ato të përmbledhjes së parë. Romë 1960. përmbledhja e dytë e Koliqit me rrëfenja. f. Historia e letërsisë shqiptare me frymë partiake e vitit 1983 e zë në gojë vetëm shkarazi si "tradhtarin Koliqi"40."41 Për herë të parë Ernest Koliqi bëri emër si prozator me përmbledhjen Hija e maleve.. 1991. madje edhe më fort se Gjergj Fishta. mjaft prej tyre vdekur. me thekse të dukshme politike. ishte shembull tipik se si një talent mund të vritej nga përqafimi i ideve fashiste. Shija e bukës së mbrûme. për magji të mbinatyrshmes mbi një komit. Hija e maleve përmban tregime të shkurtra që sillen rreth temës qendrore 'Lindja ndeshet me Perëndimin'. një pjesë e mirë e të cilëve ende lëngonin nga sentimentalizmi i romantikës kombëtare. Rrëfenja të tjera flasin. Zadar 1929. 1876-1936) me veprën e të cilit Koliqi pa dyshim ka qenë njohur. 41 . kurse depërtimi në psikologjinë e personazheve të kujton nganjëherë autorin sicilian Luixhi Pirandelo (Luigi Pirandello. Për shkak të veprimtarisë së tij dhe të mbështetjes të paktën pasive për sundimin fashist dhe pushtimin italian. Tiranë 1935. f. djaloshi e mësuesi idealist Doda bën pyetjen: "A ka send mâ të mrekullueshëm në kët botë se me i sjellë qytetnimin nji kombi zhytë n'errsin e padijes?". që e çoi dalëngadalë nga simpatia e parë për fashizmin në postin e ministrit të qeverisë kolaboracioniste. Ardhja e Migjenit.vetëm që ndiqte zhvillimet letrare bashkëkohëse në botën shqipfolëse. për shembull. Ndonëse më pak autobiografike se tregimi i Migjenit Studenti në shtëpi. Një çerek shekulli më pas Koliqi botoi edhe një roman të shkurtër. ishte fatale për të. Koliqi konsiderohej si ithtari kryesor i letërsisë borgjeze. këto rrëfenja janë pasqyrim i drejtpërdrejtë i mëdyshjes ku ra Koliqi. Shuteriqi (red.

është poezi në prozë mbi tema historike e kombëtare. Lasgush Poradecin dhe shumë shkrimtarë e intelektualë të tjerë shqiptarë që jetuan atje në dekadat e para të shekullit të njëzetë. është një përmbledhje me vjersha të shkruara nga Koliqi gjatë viteve të mërgimit në Jugosllavi. Në publicistikën e tij.43 Në vjeshtën e vitit 1942. Kultura rumune. Ernest Koliqi ishte dhe mbetet gjigant. Libri i tij i parë. Bashota 1988 dhe Plasari 1995. Për këtë vepër kemi dhe një përkthim në anglisht: Symphony of eagles. që ishte në gjendje të shihte në të njëjtën kohë të kaluarën dhe të ardhmen. 89-112. Romë 1959. ishte një bashkim tetë rrëfimesh për jetën fshatare në Pogradec dhe në fshatrat rreth tij. është ai i Mitrush Kutelit42 (1907-1967). e cila ishte vetë në pragun e shpërbërjes në luftë civile të hapur. 7-104. Jasiqi 1968. ende nën magjinë e poetit kombëtar Mihai Eminesku (1850-1889). është shkruar përsëri në dialektin e tij. Emri që të vjen menjëherë ndërmend. po si Lasgushi. prozatori dhe studiuesi Ernest Koliqi. pseudonim i Dhimitër Paskos.Krijimtaria letrare e Koliqit nuk është mjaftuar kurrsesi me prozën. ku studioi ekonomi dhe u diplomua më 1934 me një disertacion për sistemet bankare në Ballkan. . 43 42 Mbi lidhjet letrare shqiptaro-rumune. Bashkëpunoi për njëfarë kohe si gazetar me gazetën e përjavshme shqiptare Shqipëri' e re. f. Romë 1972. Bukuresht 1938. Si personalitet i letërsisë e i kulturës. Tiranë 1941. në gamën tematike. Po në Bukuresht Kuteli nisi të botojë përmbledhjet me tregime. Krijimtaria letrare në gegërishte arriti një kulm në fillim të viteve dyzetë në çdo pikëpamje. në brigjet e liqenit të Ohrit. kurse më pas u shpërngul në Bukuresht. kishte ushtruar ndikimin e vet mbi Mitrush Kutelin. dhe në vëllim. kur kërkon një ekuivalent toskë të Ernest Koliqit në prozën e fundit të viteve tridhjetë dhe fillimin e viteve dyzet. Që nga Lufta e Dytë Botërore Ernest Koliqi është gjykuar më fort për veprimtarinë e tij politike sesa për arritjet letrare e kulturore. Kritikët bashkëkohës në Shqipëri. por që do të merrte menjëherë fund me mbarimin e Luftës së Dytë Botërore. pasi kanë kaluar vetë një gjysme shekulli enverizëm. duke gërshetuar formën e poezisë popullore shqiptare me simbolizmin evropianoperëndimor. ashtu siç kishte bërë me Asdrenin. Symfonija e shqipevet. Dialekti i shqipes së veriut si një mjet letrar i përpunuar e sidomos kultura shkodrane në përgjithësi kishin arritur një epokë të artë modeste. 1977. që doli në Konstancë nga 1919 deri më 1936. me emocionet e stinëve të ndryshme të natyrës. në përmbajtje. Të rrallë janë shkrimtarët shqiptarë që nuk i ka ngacmuar muza poetike. sidomos për rolin e tij në zhvillimin e prozës së Shqipërisë së veriut. ai përdorte pseudonimin Janus. Gjurmat e stinve. Vëllimi i fundit poetik i Koliqit me titull Kangjelet e Rilindjes. Jorgaqi 1987. Po në Bukuresht Kuteli rregulloi botimin e përmbledhjes poetike befasuese të Lasgush Poradecit Ylli i zemrës më 1937. Shkodrës. Netë shqipëtare. Tiranë 1933. Nga të 1200 kopjet e botimit të parë. kr. Kuteli ka lindur në Pogradec. Kuteli u kthye në Shqipëri. Në këtë aspekt një meritë të madhe ka botuesi. në gegërishte e përpunuar. Bala 1965. më 13 shtator 1907 dhe. dhe është botuar me një përkthim italisht. rreth 1000 u zhdukën në një zjarr në Konstancë para se të shiteshin. V. që të kujton veprën e tij të mëparëshme Kushtrimi i Skanderbeut. i njohur në rumanishte si Dimitrie Pascu. dhe libri u bë gjerësisht i njohur pas botimit të dytë më 1944. f. Me to poeti i kthehet në mënyrë filozofike vendlindjes së vet. perëndia dyfytyrëshe romake. ndërsa tmerri dhe shkatërrimi i Luftës së Dytë Botërore dita ditës po i afrohej kulmit në Bashkimin Sovjetik e në Ballkan. Sikundër Lasgush Poradeci. për të cilat është i mirënjohur. Ai është një nga shkrimtarët e shumtë të periudhës që duhet rivlerësuar. ndoqi një shkollë në gjuhë të huaj në Greqi (një kolegj tregtar rumun në Selanik). duhet t'i shohin me shumë ndjeshmëri e mirëkuptim kompromiset që shkrimtarët dhe intelektualët kanë qenë shpesh të detyruar të bëjnë nën regjimet ekstremiste. Në këto vite të luftës Kuteli do të kr. si në stilin e përdorur. Vinca 1974.

në mënyrë që të shërbente si model për futjen e realizmit socialist në Shqipëri.prill 1949) i kaloi në një kamp pune afër Korçës. Rrëfime-Rrëfenja. i pritur ndër të tjerë edhe nga shkrimtari Ivo Andriq (1892-1975). kurse diksioni është i fuqishëm. e Nikollaj Gogolit (1809-1852) dhe Ivan Turgenievit (1818-1883). u arrestua e u dënua me pesëmbëdhjetë vjet burg. Aleksej Tolstoi (1882-1945). Nexhat Hakiun (1917-1978) dhe Sterjo Spassen (1918-1989). Tiranë 1943. Aleksandër Aleksandroviç Fadjejevi (1901-1956) dhe Nikollaj Ostrovski (1904-1936). Kuteli arriti të botojë edhe disa . Shënime letrare. ai përgatiti për botim një përmbledhje me vjersha të Fan Nolit (1882-1965) me titullin Mall e brengë. qëndrim që ishte pasqyruar edhe më parë në veprën e tij Poem kosovar. Zhdanovizmi. përmbledhje me këngë popullore. Tiranë 1944. ku të burgosurit bënin punë të detyruar për të tharë kënetën famëkeqe plot mushkonja të Maliqit.botonte me shpenzimet e veta shumicën e veprave madhore të tij: Ago Jakupi e të tjera rrëfime. si dhe e prozatorit rumun Mihai Sadoveanu (1880-1961). si përkthyes letrar në shtëpinë botuese shtetërore Naim Frashëri. Po në këtë kohë. dhe anëtar i redaksisë së organit të parë letrar të pasluftës Bota e re. një përmbledhje me shtatë rrëfime për jetën fshatare. themeloi organin e përmuajshëm Revista letrare. Tiranë 1943. Për Kutelin. 1913). siç i kishte dëgjuar në fëmini dhe i shfrytëzoi për të rikrijuar motive të kthjellëta të jetës së fshatit me një stil narrativ të gjallë. Në këto vite Partia Komuniste Shqiptare ra nën dominimin jugosllav dhe Kuteli nuk miratoi bashkimin monetar e doganor të propozuar për t'u bërë midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë. Dy vitet e para të burgut (prill 1947 . dhe Sulm e lotë. Si anëtar i një delegacioni zyrtar në Jugosllavi. Në fund të Luftës së Dytë Botërore Mitrush Kuteli. Me t'u kthyer në Shqipëri. U kthye në Tiranë dhe u lejua të punonte sikundër Lasgush Poradeci dhe një numër intelektualësh të tjerë të dyshimtë. Kuteli ia doli të mbesë gjallë gjatë kalimit të pushtetit politik në Shqipëri derisa filloi terrori i vërtetë më 1947. të cilët i kishte lexuar dhe pëlqyer në vitet e rinisë. përmbledhje modeste vargjesh atdhetare të shkruara nga Kuteli me një shok të trilluar me emrin Izedin Jashar Kutrulija. e cila pati ndikim me peshë në kulturën shqiptare gjatë jetës së saj të shkurtër. Mitrush Kuteli i dha tonin zhvillimit të tregimit të shkurtër në Shqipërinë e jugut dhe arriti një nivel më të lartë mjeshtërie letrare se shumica e prozatorëve të tjerë sentimentalë të kohës si Milto Sotir Gurra (1884-1972). jeta ishte kthyer në makth. tani funksionar në Bankën e Shtetit Shqiptar. Përveç këtyre shkrimtarëve të rekomanduar nga këshilltarët kulturorë e politikë sovjetikë. i cili pati depërtuar dhe zotëronte atë pjesë të mbetur të letërsisë shqiptare në vitet pesëdhjetë. dhe mes këtij tmerri Kuteli u orvat të vriste veten. Tiranë 1944. që Kuteli gjoja e kishte njohur në Prizren në maj 1943. Haki Stërmilli (18951953) apo Kolë Mirdita (1900-1936). Kapllan Aga i Shaban Shpatës. Në disa nga tregimet e tij ndjehet atmosfera e prozës ruse të shekullit të nëntëmbëdhjetë. së bashku me Vedat Kokonën (l. Foqion Postoli (1889-1927). Por me heqjen e ndikimit jugosllav në politikën partiake shqiptare. thuhet edhe se ka shprehur qëndrim kritik ndaj ripushtimit serb të Kosovës. përndjekja e hapët ndaj Kutelit ra dhe ai u lirua. pesë tregime të shkruar midis viteve 1938 e 1944. si dhe botoi një numër shkrimesh për sistemin financiar e monetar. Temat e fshatit dhe gërshetimi i humorit fshatarak me ngjarjet tradicionale i bënë rrëfimet e tij të pëlqyeshme nga shtresa të gjera lexuesish gjatë luftës e më pas. e bëri të përshtatshëm në atë kohë përkthimin e letërsisë ruse. Tiranë 1944. Mjaft elemente të rrëfimeve të tij i mori nga folklori toskë. Konstantin Paustovski (1892-1968). të botuar më 1944. Tiranë 1944. e ngritur nën drejtimin e Sejfulla Malëshovës (1901-1971) më 7 tetor 1945. ashtu si për pjesën më të madhe të shkrimtarëve të fundit të viteve dyzet. Këngë e brithma nga qyteti i djegur. Kushtet e jetës e të punës për të burgosurit qenë të papërfytyrueshme. Kuteli pranoi në heshtje dhe bëri disa përkthime të shquara autorësh sovjetikë të njohur si Maksim Gorki (1868-1936). Më 15 shkurt 1944. ishte figurë kryesore në letrat shqiptare. Leksiku dhe sintaksa e Kutelit janë të përpunuara. Ai qe gjithashtu anëtar themelues i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë.

pasi e godet kali. Tiranë 1938. kurse më pas. me të cilën ai martohet me gjithë kundërshtimet e prindërve të tij myslimanë. Ai bashkëpunoi aktivisht me shumë organe shtypi kombëtare e letrare në mërgim shpesh me pseudonimet Nomadhi. Ndërkaq vetë qe botues apo bashkëbotues i një numri revistash të tilla si i organit politik e letrar Atdheu të Konstancës më 1912 dhe të Durrësit më 1914. e shpëton. e mashtruar nga i vjehrri. i organit satiro-humoristik Zegthi të Korçës më 1922. Pjesën më të madhe të jetës Gurra e kaloi në mërgim. Gazetari dhe tregimtari Milto Sotir Gurra (1884-1972) ka qenë me prejardhje nga fshati Marjan afër Oparit në krahinën e Korçës. pasqyrojnë mallin dhe hidhërimin e shqiptarëve të jugut. Në këto organe Gurra botoi tregimet e para. po të mos e kishte penguar politika. duke u vendosur në Masaçusets. dhe i së përdyjavshmes Zëri i popullit të Korçës më 1922. Përveç këtyre përkthimeve të shumta nga rusishtja dhe të tjerave nga rumanishtja (Mihai Eminesku. për të cilat përmendet. ndër të tjera vepra në prozë të Ivan Turgenievit (1818-1883). Ivan Turgeniev. vasha e krishterë Nica. Më 1921. Stamboll. Romancieri dhe dramaturgu sentimental Foqion Postoli (1889-1927) lindi në Korçë në një familje tregtare. emigroi me familjen në Shtetet e Bashkuara. Mitrush Kuteli vdiq nga një krizë zemre në Tiranë më 4 maj 1967. të shkruara me një stil narrativ pa pretendime. Milto Sotir Gurra. Toçkas44. sikundër Mitrush Kuteli më pas. kurse Nica. . Atje punoi si sekretar për degën e Federatës 'Vatra' në Brokton (Brockton) dhe bashkëpunoi me organin kryesor të saj. Mihai Sadoveanu). Prandaj dhe mjaft nga tregimet e tij. Gjithashtu arriti të botojë edhe poezi e tregime për fëmijë. të shtrënguar për të lënë atdheun e për të vajtur në mërgim për punë e jetë më të mirë. Ivan Krillov (1769-1844) dhe Mihail Salltikov-Shçedrin (1826-1889). gazetën Dielli të Bostonit. u kthye në Shqipëri për të ndihmuar në themelimin e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Foqion Postoli (1889-1927) dhe Haki Stërmilli (1895-1953). ndër to edhe cikli heroik i Mujit dhe Halilit. bir i Rakip bej Frashërit.përkthime autorësh rusë të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Vitet më krijuese të jetës i kaloi jashtë vendit: në fillim në Odesë buzë Detit të Zi. përktheu letërsi ruse. etj. si shumë korçarë të kësaj periudhe. i së përmuajshmes Shkëndia të Korçës më 1921. Dy romane dhe një pjesë teatrale. nga spanjishtja (Pablo Neruda). është një krijim tipik në frymën e romantizmit kombëtar të viteve të fundit të Rilindjes dhe nuk është nga ato që lexohen me kënaqësi sot. pa pasur respektin dhe nderin që i takonin njeriut që e kishte bërë tregimin e shkurtër zhanër popullor në Shqipëri dhe që përndryshe. më të mirat e të cilave qenë shkruar gjatë viteve që jetoi në Rusi. Një përmbledhje me njëzet e dy nga këto tregime u botua me titullin Plagët e kurbetit. mund të përmenden sidomos Milto Sotir Gurra (1884-1972). edhe vajza e 44 Njihen 22 pseudonime të përdorura prej Milto Sotir Gurrës. Në këtë histori dashurie sentimentale plot me ideale e virtyte patriotike. Romani i parë i Postolit Për mprojtjen e atdheut. mund të ishte bërë prozatori kryesor i viteve pesëdhjetë. të parapëlqyer prej tij: Nikollaj Gogol. Leon Tolstoit (1828-1910). në librin Tregime të moçme shqiptare. Anton Çehovit (1860-1904) dhe Maksim Gorkit (1868-1936). Luftërat ballkanike e detyrojnë Estrefin të largohet për të luftuar kundër grekëve 'për mprojtjen e atdheut'. ku u botuan mjaft nga shkrimet e tij të para. Nga prozatorët dytësorë të periudhës së pavarësisë. Pol Elyar). Një roman me temën e Ilirisë mbeti i papërfunduar. fisnikun mysliman Estref. dhe nga frëngjishtja (Andre Morua. Tiranë 1965. 1921. u shkruan në Amerikë në vitet 1910-1919 dhe u botuan së pari në faqet e Diellit. që i thotë se edhe i shoqi. Kuteli përmendet në veçanti për përshtatjen në prozë të një përmbledhjeje me poezi popullore shqiptare. Gjon Zeza dhe D. Studioi dy vjet për tregti në Stamboll ku kishte të afërm. Sofje dhe Konstancë. dhe kështu e kuptonte fare mirë vetminë e mërgimtarëve. kurse më pas në Amerikë. pas një mungese katërmbëdhjetëvjeçare. fusha më e parrezikshme për shkrimtarët evropianolindorë në periudhën staliniste.

pronari i Dhimitrit të varfër. që martohet me vajzë fshatare me gjithë dallimin në fe. lexon libra shqip të ndaluar dhe e shpall hapur identitetin e tij kombëtar. Dhimitri arratiset nga qyteti dhe merr rrugën në mes të atij dimri të ashpër për në Manastir. Romani mbyllet me shpalljen e kushtetutës nga xhonturqit. që më pas do të 45 kr. I kënaqur me punën e Nikos. të vrarë më 1912. si pasqyrim i vonuar i romantikës nacionaliste të kulturës së periudhës së fundit të Rilindjes. kishte qenë trajtuar edhe nga Mihal Gramenoja në tregimin Oxaku. Gjatë Luftës Ballkanike të vitit 1913 Stërmilli me gjithë familje u shtrënguan të arratisen nga Dibra. nga pikëpamja artistike është njëfarë hapi përpara për ata që mund të tresin një sentimentalizëm të tillë. u bë më popullor dhe është ribotuar disa herë. i cili po luftonte kundër turqve dhe grekëve për pavarësi e bashkim. por nuk mundi. Jorgaqi 1960. Olimbia e pangushëllueshme humbet kujtesën për gjashtëmbëdhjetë muaj. e botuar në Boston më 1925. që ia hanë kalin. heroin tonë e sulmon një lukuni ujqish. Dhimitri është atdhetar i zjarrtë. Në krahinën e Matit gjeti punë si sekretar nënprefekture. Më pas Dhimitri hyn në Korçë në krye të kryengritësve që luftonin për çlirimin e Shqipërisë dhe shpëton Olimbinë me të atin nga mashtruesi Niko. Hapin fjalë nëpër Korçë se Dhimitri është në të vërtetë udhëheqës komit i lidhur me nacionalistët shqiptarë jashtë. endet si e meruar nëpër male. e për të mbajtur gjallë kulturën e vet. I lajmëruar nga Olimbia për rrezikun e arrestimit nga trupat turke. Në të dyja veprat ideja është e qartë: dallimet klasore e fetare duhen kapërcyer për të shpëtuar kombin shqiptar. merr në punë si sekretar të vet një grek tinëzar me emrin Niko. . Edhe pse atë vetë e shpëtojnë komitët shqiptarë të asaj krahine. sepse familja e detyroi të martohet me të venë e të vëllait më të madh. që e don gjuhën amtare. Ajo ditë do të jetë përlindja e kombit shqiptar dhe e gjuhës sonë. Është historia romantike e dashurisë së djaloshit Dhimitër me Olimbinë. Lindi më 7 maj 1895 më Dibër. Shkollën e kreu në Selanik. ky rrëfim në dy pjesë i një historie dashurie e atdhetarie. shkruar më 1927 pak përpara vdekjes. Në romanin Lulja e kujtimit ngjarjet zhvillohen në Korçë në fillim të shekullit të njëzetë. e cila e ringjall e i risjell kujtesën. Por Olimbia dashuron vetëm Dhimitrin dhe nuk pranon të martohet me Nikon. Edhe veprën Lulja e kujtimit Postoli e kishte botuar si dramë në vitin 1921. Kristoja i ofron atij dorën e së bijës. 'lulen e kujtimit'. çka bën që ky dhe i ati të kurdisin një rreng për ta hequr qafe djaloshin Dhimitër. derisa një ditë sheh një lule. Olimbisë i flet me entusiazëm: "Po jam i sigurtë se do të vinjë dita. Duke çarë natën nëpër dëborë e suferinë. Tema e birit të beut. Sidoqoftë. Stërmilli dëshironte të studionte në Evropën Perëndimore. çka i jep mundësi Dhimitrit të kthehet përfundimisht në shtëpi e të martohet me Olimbinë e dashur.sapolindur kanë vdekur. Të gjitha veprat e Foqion Postolit janë po aq të cekëta e pa peshë. Në të vërtetë. që Dhimitri e kishte mbjellë dikur në shenjë të dashurisë së tyre. ndonëse vuan nga po ai artificialitet e cektësi e subjektit. kurse më 1918 u bë vetë zëvendës nënprefekt. Pas sa e sa aventurash të dy ribashkohen në Shqipërinë e lirë. 1987. ishte një nga romanet shqiptare më të mira të viteve njëzet e tridhjetë. Haki Stërmilli45 (1895-1953) ka qenë një tjetër prozator e dramaturg mjaft sentimental. dhe pjesa me një akt Martesa e një avokati. 1988a. Mati ishte vendlindja e çifligarit feudal Ahmet Zogu (1895-1961). Korçë 1924. Flaka e atdhedashurisë që përshkon romanet e Postolit pasqyrohet edhe në pjesët e tij teatrore e sentimentale: drama e rëndomtë atdhetare Detyra e mëmës. Romani i dytë i Postolit. të botuar më 1909. e pushtuar prej ushtrisë serbe. kur Shqipëria të çlirohet nga thonjt e Turqisë e të Patrikanës. dhe Rrecaj 1983. në Korçë hapet fjalë se Dhimitri është vrarë. Lulja e kujtimit. derisa e mban një bari. Në fillim u ngulën në Elbasan e më pas në Durrës. drejtor i së cilës qe atdhetari shqiptar Bajo Topulli (1868-1930). komedi e pabotuar për mërgimtarët shqiptarë në Nju Inglënd (New England). e mund të lexohen vetëm për hir të kohës kur zhvillohen ngjarjet. Ndoqi edhe një shkollë të mesme në gjuhën turke në Manastir." Tregtari Kristo. 1985. 1988b. të bijën e filogrekut Kristo. dhe të gjejnë strehë në Shqipëri.

të vejë në shkollë dhe e ka mbyllur brenda mureve të shtëpisë gati që në fëmini. udhëheqësi komunist bullgar Georgi Dimitrov (1882-1949). Nga Bashkimi Sovjetik vajti në Austri dhe bashkëpunoi në Vjenë si gazetar dhe veprimtar politik kundër regjimit zogist në Shqipëri. mori pjesë në lëvizjen nacional-çlirimtare dhe kryesoi komitetin ekzekutiv të Këshillit Nacionalçlirimtar në krahinën e vendlindjes Dibër. që studionin atje. e bëjnë Dijen të hedhë në ditar përsiatjet e saj për domosdoshmërinë e ndryshimeve sociale në jetën e gruas shqiptare përgjithësisht. por dëshira nuk i plotësohet. Tiranë 1936. për t'i çliruar gratë nga fati i tyre i vajtueshëm. Me gjithë këto protesta. princeshave të ardhshme. me një tregtar të pasur e të moshuar. sepse e martojnë me forcë siç kërkonte i ati. Stërmilli u shtrëngua kështu të largohet nga vendi. i cili rrëfen në formë ditari përpjekjet e një vajze të re. Shpresat i ka mbështetur vetëm tek ardhja një ditë e një udhëheqësi. të cilat bëjnë të mos ngrihet deri në shkallën e një letërsie të madhe. e në veçanti nga Fan Noli (1882-1965). Shumë vajza shqiptare të kohës u ulën e mësuan shkrim e këndim.bëhej Mbret i Shqiptarvet. Si një nga romanet më popullore shqiptare të viteve tridhjetë. vajti në Bashkimin Sovjetik. pasthirrma e mallkime. Së bashku me Avni Rustemin (1895-1924). vetëm e vetëm që të mund të lexonin këtë libër. siç thuhet. social-demokrati japonez Tecu Katajama (1887-1945). mbinjeriu migjenian. Ai ishte ndër romanet e para shqiptare në formë ditari. filozofi gjerman Teodor Lesing (Theodor Lessing. Pas marrjes së pushtetit nga komunistët. Stërmilli u dënua në fillim me pesë vjet burg. kur mbizotëronin trazira politike. Më 19 mars 1929. romani prapëseprapë nuk ka shpëtuar nga shumë dobësi stilistikore. të nënshkruara ndër të tjerë nga shkrimtari francez Anri Barbys (Henri Barbusse. Stërmilli nuk ishte në gjendje të kapërcente sentimentalizmin lotndjellës të kohës. Ai është shkruar me një stil narrativ shumë realist plot me psherëtima romantike. 1872-1933). pesë pjesëve teatrale. Stërmilli themeloi më 1922 shoqërinë demokratike 'Bashkimi'. 1873-1935). u takua me Ali Kelmendin (1900-1939) e me brezin e parë të revolucionarëve komunistë shqiptarë. e cila pati përkrahje të gjerë në atë kohë. dërgoi letra e telegrame proteste në Jugosllavi e Shqipëri. Me gjithë qëllimin e mirë për ta nxitur lexuesin që të ndalej e të mendonte për një problem social të rëndësishëm. Zogu organizoi vrasjen e Avni Rustemit dhe më në fund mori fuqinë pas rënies së qeverisë së Fan Nolit më 1924. Në fillim Stërmilli shkonte mirë me Zogun. Gjatë Luftës II Botërore. dy ditareve dhe dhjetëra artikujve nëpër gazeta. të adhuruar nga rinia e Shqipërisë për vrasjen e çifligarit Esad Pashë Toptani (1863-1920) në Paris më 13 qershor 1920. për t'u çliruar nga prangat e shoqërisë. Më e shquara ndër veprat e Stërmillit është romani Sikur t'isha djalë. Sikur t'isha djalë ishte e para vepër e rëndësishme në letërsinë shqiptare me temën e emancipimit të gruas. Dijen nuk e ka lejuar i ati patriarkal. Pas një viti në Itali e në Francë. Haki Stërmilli vdiq më 17 janar 1953 pas një sëmundjeje të gjatë. Stërmilli u zgjodh anëtar i Kuvendit Popullor. Kongresi i Dytë i Lidhjes Antiimperialiste. Ajo do që të martohet me atë që dashuron. 1879-1955). bashkë me sëmundjen që e ka zënë (tuberkulozin). por shumë shpejt u bë armik i betuar i Zogut të etshëm për pushtet. sikundër edhe shumë intelektualë dhe demokratë të tjerë. meqenëse ishte mësues i motrave të shumta të tij. çka i jepte dorë të shtjellonte karakteret e protagonistëve me një monolog dramatik të fuqishëm. me emrin Dije Kërthiza. fizikani Albert Ajnshtajn (Albert Einstein. Shpend Rrëfenë. Në tetor 1946 u emërua gjithashtu drejtor i Bibliotekës Kombëtare. Sula. Ankthi e vuajtjet shpirtërore. i mbledhur në Frankfurt në pranverë 1929. Ndonëse në përgjithësi bindës në ide dhe i pasur në elemente leksikorë të dialektit të gegërishtes së mesme të autorit. Më 1920 u emërua sekretar i Ministrisë së Brendshme në Tiranë. Stërmilli u kap nga policia jugosllave dhe iu dorëzua autoriteteve shqiptare. një akt ky që shkaktoi protesta energjike në qarqet e majta në Evropë. mbi tridhjetë tregimeve. kurse në tetor 1949 drejtor i Muzeut të Luftës Nacional Çlirimtare. duke mbetur autor i tre romaneve. të cilin ai e ndihmoi të . gjatë katërmbëdhjetë muajve të qëndrimit atje. ku. kurse në gusht 1935 me një afat të dytë burgimi. të cilin ajo nuk e do.

ankthesh e lufte shpirtërore. Heroi pesimist i tij Gjon Zaveri vuan gjithë Weltschmerz-in e Verterit të ri të Gëtes. Prindët. qe Sterjo Spasse46 (1912-1989). Korçë 1935. një nga fshatrat maqedonishtfolëse në brigjet e liqenit të Prespës. Krasniqi 1991. sikundër dhe Sikur t'isha djalë i Haki Stërmillit. pa ndonjë përmbajtje sociale. ku pati për mësues shkrimtarin rilindës Simon Shutëriqi (1883-1951) dhe gjuhëtarin Aleksandër Xhuvani (1880-1961). revolucion modest për mesin e viteve tridhjetë. është shkruar në formë ditari dhe ka në qendër dilemën tragjike të një intelektuali të ri në një shoqëri fshatare të prapambetur. një nga më të mirat në vend. atë me gjashtë akte Dashuni e besnikeri. ku pozita e gruas në shoqëri nga shumë aspekte ngjante me pozitën e gruas në shoqërinë e Shqipërisë së kohës kur u shkrua romani. Ndoqi shkollën fillore në Korçë dhe të mesmen në Shkollën Normale të Elbasanit. Sterjo Spasse qe me prejardhje maqedonase.rrënjosej në letrat shqiptare. Më pas kreu një kurs kualifikimi me korrespondencë për mësues në Firence. e që u botua pas vdekjes sipas një dorëshkrimi me titull Dy zemra. ai me 328 faqe Burgu. Gjon Zaveri mbytet vetë në liqen. Tiranë 1935. Haki Stërmilli gjithashtu botoi sa qe gjallë tri pjesë modeste: pjesën me katër akte Dibranja e mjerueme. Një shkrimtar tjetër. në një vëllim të 46 kr. sa i pari. për veprimtarinë e tij partizane gjatë Luftës së Dytë Botërore. që i shpëtoi kalimit të përgjakshëm të pushtetit më 1944-1945 pakashumë i padëmtuar e që ia doli të ndjekë karrierën e shkrimeve gjatë periudhës enveriste. . që pas studimeve kthehet në fshatin e lindjes. duke bërë kështu një lëshim e duke iu nënshtruar pushtetit të traditës e të shoqërisë patriarkale. dy shemra. Aty në Elbasan filloi të mësojë gjuhë të huaja dhe të lexojë çdo libër letrar apo filozofik të huaj. Tiranë 1967. 1850-1893). Tiranë 1923. i nisur më 1938 dhe i përfunduar më 1950. Kalorësi i Skënderbeut. që mund t'i binte në dorë: Fridrih Niçe (Friedrich Nietzsche. Gjoni e ndien fare mirë se një martesë e tillë do të ishte një gabim fatal. 1788-1860). ai lindi më 16 shtator 1914 në Gollomboç. fshataren Afërdita. Romani i dytë i Stërmillit. Dy javë më pas. Gi dë Mopasan (Guy de Maupassant. Për këtë arsye. Sikur t'isha djalë. Nga jeta në jetë . ai pranon pa dëshirë. Romancier dhe tregimtar. ishte po aq sentimental. Gjon Zaveri është një i ri inteligjent. Artur Shopenhauer (Arthur Schopenhauer. e njëherazi duke marrë dhe tatëpjetën e vet. në fillim në fshatin Derviçan në jug të Gjirokastrës. në veçanti jetën e heroit dhe luftërat gjatë viteve 1451-1456. duke iu përmbajtur zakoneve dhe traditave. por pas shumë mëdyshjesh. 1844-1900). Tiranë 1923. Aty në fshatin e vogël të Derviçanit tetëmbëdhjetëvjeçari Spasse nisi të shkruajë romanin e parë. Leon Tolstoi (1828-1910). 'roman i mohimit'. dhe I. Tiranë 1924. i nënshtruar fatit.Pse!?. Fjodor Dostojevski (1821-1881). ka kapur temën mjaft të rrahur të qëndresës shqiptare nën udhëheqjen e Skënderbeut (1405-1468). Në fund. e përsëri plot me sentimentalizëm të papërmbajtur. që përmendet shkurt vetëm me titullin Pse!?. do të vjetërohej shpejt si vepër letrare. Megjithatë. B. botuar një vit më vonë. kurse nga 9 gushti 1935 në disa numra të Gazeta e Korçës. dhe kryeveprën e tij. në një roman historik. janë me interes letrar të kufizuar. por nuk arriti të marrë provimin e fundit. Pse!?. dhe Knut Hamsun (1859-1952) etj. Dy ditaret. Më 1932 hyri në punë si mësues. Tiranë 1967. ngulin këmbë që të martohet me vajzën e zgjedhur prej tyre. romani u prit me shumë interes në Kosovën e pasluftës. dhe ai i botuar pas vdekjes Shtigjet e lirisë. heroi me të cilin ndien afri të madhe shpirtërore. për vitet e burgimit në Tiranë nga 1929 deri më 1934. dhe atë me pesë akte Agimi i lumnuëshëm. pseudonim i Vangjel Koçës (1900-1943). Spasse 1995. të cilat formojnë një trilogji për historinë e krahinës së Dibrës gjatë Luftërave Ballkanike të viteve 1912 e 1913. Kapitujt e parë të kësaj vepre u botuan më 1934 në të përjavshmen Demokratia të Gjirokastrës. Ky roman doli edhe si libër më vete në fund të vitit 1935 me një parathënie nga Vangjo Nirvana. Ajo është një legjendë romantike e shndërruar jo pa vështirësi. Pse!? është një vepër nihiliste.

në periudhën 1936-1938. që do ta gjejnë të parët. edhe pse ai mund të quhet si një nga romanet më të mëdha shqiptare të shekullit të njëzetë. Rrotullohet rreth qëllimit të Hiçit!' Fshatarët e varrosnë me nderime të mëdha intelektualin e tyre të vetëm.. për Hiçin. Asnjeri nuk dua të m'i fali që i quan Bota mëkata. atëherë po çfaq një dëshirë: të më varrosin në vetmì. sidomos filosofët. Për mbas vdekjes për trupi t'em jam një Dhiogjen. as datë e as shenjë. që sundon fshatin dhe ku fryn era e paqme nga të katër anët. Tema qendrore e Afërditës didaktike nuk ndryshon nga ajo e romanit të parë të Spasses: intelektuali i vetmuar. Le të kalbet atje ku do të përplaset herën e parë. vetëm janë shkruar fjalët e tij të fundit: 'Bota e Hiçit. është historia e një mësueseje fshati. për Hiçin. Afërdita Skënderaj. Ndërkohë që romani Afërdita i ofronte lexuesit shqiptar një model pozitiv. Rrotullohet rreth qëllimit të Hiçit!' Një i ri që ndoqi gjurmën e filosofëvet" Me romanin Pse!? dhe me dy përmbledhje tregimesh. pa derdhur as lote e as vaje. Por. me të cilën mbyllet romani: "Më mirë të sundohesh prej sendi të pashpirt. Për mua dashuri nuk paska lindur. Për mua . dhe nënë hijen e njëj trëndafili t'egër është vendosur varri i thjeshtë i të riut. Stili narrativ i Spasses. Afërdita. Korçë 1934. Sipër nuk ka as emër. Ai përmendej në . prej Hiçit. Me pushkë vret disa njerës. por në vetmì për mbi një kodër. Pesimizmi shopenhauerian dhe Weltschmerz-i binin ndesh me heroin pozitiv që kërkonte realizmi socialist. është elementar dhe pa ndonjë përpunim gjuhësor të veçantë. prandaj ata e hodhën poshtë veprën thjesht si produkt të shtypjes dhe vuajtjeve të masave punonjëse në shoqërinë feudo-borgjeze të paraçlirimit. se sa vrasës me mëndje. në qoftë se njerëzia nuk duron një gjë të tillë e do të dojë për të më kallur në dhé. 1934. Kurorë rinije. e me gjithë peshën e paragjykimeve. ai kurrsesi nuk zgjonte aq mendime sa Pse!?. Po tundem si kallam në mes t'Oqeanit dhe shpejt e shpejt dua të zhytem në detin e pafund. sepse për mua: 'Bota e Hiçit. që është një gjë e padukëshme! Më mirë të jesh vrasës me pushkë.. që i zgjidh problemet e veta e nuk mbytet në to në atë mënyrën e përulur e pesimiste të Gjon Zaverit. prej Hiçit. jam unjur gabimisht në këtë sofrë. le të shqyhet prej atyre kafshëve. Kritikët marksistë të pasluftës nuk qenë në gjendje të merreshin me romanin Pse!?. mbassi si i gjallë qënkam.që kam dashur aqë fort për t'i ndrequr disi të metat e njeriut. mbassi edhe unë nuk po fal njeri. Por Afërdita Skënderaj është heroinë pozitive. dhe nuk dha ndonjë ndihmesë të ndjeshme për zhvillimin e romanit shqiptar. dhe Në krahët e një femre. s'ka t'afërmë në këtë Botë. që lufton kundër padijes dhe pushtetit të traditës në fshat. pa ndarë gjë për shpirt dhe pa mbajtur as zi. për mua është një!. Kryesore mbetet ideja. padijes dhe zakoneve të trashëguara.Faustit të Gëtes. si i vdekur qënkam. por as që jam vetë i afërmë i vehtes s'ime. Sterjo Spassja nisi një roman të dytë. se nga filosofia. i rrethuar me driza e me ferra. e cila lë qytetin e lindjes për t'u sjellë arsim dhe kulturë fshatarëve. Dhe kam për t'u zhytur. si në këta dy romane edhe në veprat e mëvonëshme. por me mëndje vret nji turmë njerëzish! E dij se librat më larguan nga jeta edhe filosofia ma humbi ndjenjën si njeri. më ambicioz. për mua njëmëndsì nuk qënka krijuar! Kam lindur i tepërtë në këtë Botë. gjejnë një letër lamtumire. por të dukëshëm. ajo kurrë nuk e humbet besimin në misionin që kryen. Tiranë 1944. Me gjithë konfliktin e pashmangshëm me pleqtë e fshatit e me autoritetet. shumica sentimentale.

bëhemi mjaft kureshtarë për të kuptuar se me çfarë lehtësie Spassja kaloi nga shkrimtar i paraluftës me frymë niçeane në ithtar i letërsisë socialiste. ministër i jashtëm (1919). post që e pranoi edhe pse simpatizonte më shumë Aleatët sesa Boshtin. Në fundin e vitit 1944. Studiuesi britanik Stuart Man (Stuart Mann. si dhe zëvendëskomisioner i lartë në Egjipt (1912). Më 15 shkurt 1944. Më 22 tetor 1943 u zgjodh në postin e palakmueshëm të kryetarit të të ashtuquajturit këshill i regjencës nën pushtimin gjerman. Nevruzi. Buzë liqenit. Spassja kishte bashkëthemeluar periodikun Revista letrare. Tiranë 1961. që dhanë ndihmesë të shquar. bej në Jerusalem dhe guvernator i përgjithshëm në Palestinë (1911). Me gjithë prirjet italofile. Politikani Mehdi bej Frashëri48 (1874-1963). pak pas fitores komuniste. Me fitoren e komunistëve më 1944. te kushëriri Mid'hat beu në Lozanë dhe. ministër i ekonomisë (1930-1931). si: Ata nuk ishin vetëm. qëndrimi gjashtëmujor i palavdishëm i të cilit në këtë principatë të rrëmujëshme ballkanase kishte përfunduar më 3 shtator 1914. Koliqi 1973a. kushëri i publicistit dhe politikanit Mid'hat bej Frashëri (1880-1949). angl. Nga një pikëpamje thjesht letrare e vërtetë është pikërisht e kundërta. kr. Mbajti poste politike të ndryshme. vitet e luftës i kaloi në Shën Mitër (ital. ndonëse jo të vazhdueshme. Tiranë 1923. Tönnes 1980. Në vitet e para të pavarësisë së Shqipërisë pati një numër të mirë figurash të reja letrare. fjala vjen Petro Marko (1913-1991). e shkruar me një stil rrëfimtar të thjeshtë që. pas lufte ose heshtën ose e panë veten në burg. Tiranë 1974 (përkth. Pas Luftës së Parë Botërore ai u kthye në Shqipëri si figurë publike. Pas pavarësisë së Shqipërisë. Edhe pse romani Pse!? është vepër me frymë rinore e një shkrimtari ende të pastërvitur mirë me mjeshtëri. e përshkruan kështu subjektin: 47 kr. nën pushtimin gjerman. ky roman i parë bën një kontrast në të mirë të tij me të gjitha veprat klasike të realizmit socialist që ai krijoi më pas. anëtar i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris (qershor 1919). Lindur në fshatin e famshëm të Shqipërisë së jugut Frashër. për zhvillimin e prozës në vitet njëzetë e tridhjetë. e ku deri më 15 gusht të atij viti kishte botuar jo më pak se pesëmbëdhjetë tregime e fragmente prozash të tjera. pas një orvatjeje jo të mbarë për t'u kthyer në Shqipëri në mars 1915. Mehdi beu iku në Itali dhe vdiq në Romë më 25 maj 1963. u bë prefekt i qarkut të Beratit. f. Romani me 144 faqe Nevruzi. Mehdi beu u bë funksionar i lartë në administratën osmane para Luftës së Parë Botërore. një ngulim arbëresh në Italinë e jugut. gazetën Përpara të Korçës: Si e pashë Tiranën e porsaçliruar47. The awakening. përmban pak emocion të vërtetë. megjithë peripecitë. Pas largimit nga Shqipëria të princit gjerman Vilhelm Vid (1876-1945). kurse në gusht 1913 u emërua anëtar i Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit. Tiranë 1980). dhe Zgjimi. Tiranë 1952. ai e kishte botuar veprën e tij të parë të realizmit socialist në organin partiak. Frashëri shkoi në mërgim. është një vepër me shumë veprim. San Demetrio Korone). e cila më pas do të demaskohej si fashiste. që mbështeste politikën e lidhjeve të ngushta me Italinë. ndër ta ministër i brendshëm (1918-1920). Mehdi beu u shpreh kundër pushtimit të Shqipërisë nga Musolini më 1939 dhe u internua për njëfarë kohe në Romë. me 144 faqe. më 28 shkurt 1874. përfaqësues në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë (1923). dhe kryeministër (21 tetor 1935 deri më 7 nëntor 1936). 48 . 105-109. ngjarjet e të cilit zhvillohen në periudhën 1866-1878.publik vetëm për të dëshmuar se ç'përparim kishte bërë Spassja me romanet e mëvonshëm të realizmit socialist. Kur kujtojmë masën e tejskajshme të përndjekjeve të gjithë shkrimtarëve dhe intelektualëve shqiptarë gjatë marrjes së pushtetit nga komunistët dhe gjatë viteve më pas. Mjaft shkrimtarë të tjerë përparimtarë të së majtës. është autori i romanit me frymë romantike. 19051986).

"Nevruzin, një djalosh aristokrat i varfëruar, e ftojnë në dasmën e një fisniku fqinjë, por nuk ka para për shpenzimet e peshqeshit që i duhet dhënë sipas zakonit. Kur kthehet nga dasma, i del njëri përpara për gjakmarrje, por ky mposhtet dhe vritet. Miqtë e viktimës e informojnë Pashanë e tmerrshëm të qarkut për aktin e Nevruzit, dhe ky i fundit shtrëngohet t'i kalojë ditët në arrati. Pas shumë peripecish mbërrin në Selanik, ku ndërron emër dhe fshihet. Por meqë kujton se ngjarja është harruar, hyn në punë te një be i vendit me detyrë për të kapur një hajdut. Më pas i bën bisht një thirrjeje këmbëngulëse për t'u kthyer në Shqipëri e për të shtypur diku një kryengritje. Duke pasur ende frikë nga përndjekjet dhe burgu, mbetet në mërgim, dhe ikën në Stamboll. Por këtu e pikasin, e kapin dhe e burgosin. Me ndihmën e një prifti, të cilin dikur e kishte shpëtuar nga burgu, ai arratiset, ndërron emrin përsëri dhe bëhet kapiten policie. Duke qenë i tillë arrin të shpëtojë një vajzë kaukaziane nga haremi i Sulltanit, por e pikasin përsëri dhe e syrgjynosin në ishullin Rodos për tërë jetën. Vdekja e Sulltanit e bën Nevruzin të fitojë lirinë, të kthehet në Shqipëri e të martohet. Është koha e Kongresit të Berlinit më 1878, kur fati i Shqipërisë vihet në fije të perit. Në Shqipëri kanë filluar të zbarkojnë irredentistë nga Korfuzi, dhe në një përleshje me ta Nevruzi vritet."49 Mehdi bej Frashëri gjithashtu botoi një dramë historike në pesë akte me titullin Tradhëtia, Tiranë 1926, me subjekt nga koha e Skënderbeut, si dhe shkrime mbi ekonominë, filozofinë, historinë dhe politikën, ndër to edhe një traktat 380 faqesh turqisht për sovranitetin ligjor të Perandorisë Osmane: Imtiyazat-i ecnebiyenin Tatbikat-i haziresi, Samsun 1907 [A. H. 1325] (Mbi zbatimin e privilegjeve dhe tatimeve të huaja). Filip Papajani (1878-1945) nga Elbasani, me pseudonimin Lipi, studioi mjekësi në Rumani, ku, sikundër shumë intelektualë të tjerë shqiptarë, u njoh së pari me lëvizjen kombëtare. Me t'u kthyer në Shqipëri, shërbeu si mjek, por iu përkushtua mjaft edhe letërsisë. Papajani qe prozator dhe poet, dramaturg dhe botues, veprat e të cilit pasqyrojnë më shumë problemet e periudhës së vonë të Rilindjes se ato të viteve njëzet, kur ishte në kulm të energjive të veta. Botoi gazetën e përjavshme politike e letrare që nuk zgjati shumë, Shkumini, në qytetin e lindjes Elbasan nga prilli 1921 deri në janar 1922. Kjo gazetë kishte edhe një shtojcë letrare të quajtur Shkumini letrar, ku patën mundësi të botonin talente të reja të Shqipërisë së mesme. Papajani përmendet për një numër prozash të gjata, disa prej tyre me temë historike. Ndër to janë: Pelazgë, qytetnim, vllazni!, 1923; Bardhushi, letra atdhetare, Tiranë 1930; dhe Fatbardhi, 1934. Veç tyre, ai shkroi një pjesë teatrale me titullin Moisi Golemi, 1928, dhe botoi disa vëllime me vjersha: Osman-Marija, Bukuresht 1913, Vjersha, Korçë 1922, dhe Ndreka, 1925. Asnjë prej këtyre krijimeve, të botuara kryesisht në revista të viteve njëzet, nuk dëshmon për ndonjë talent apo mjeshtëri letrare të veçantë. Papajani vdiq në Tiranë më 25 mars 1945. Prifti jezuit Zef M. Harapi50 (1891-1946) nga Shkodra botoi në fillim romanin sentimental Pushka e trathtarit, Shkodër 1914, gjatë Luftës së Parë Botërore, në të përmuajshmen jezuite Përparimi. Pushka e trathtarit është një orvatje e hershme për të shkruar një roman me frymë romantike. I shkruar me një stil të gjallë por të ngatërruar, ai vë në qendër hakmarrjen dhe drejtësinë sipas kanunit në malësinë e Shqipërisë së veriut në fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Sikundër mjaft vepra të kësaj kohe në prozë, ky roman 200 faqesh është aq shumë i ngjeshur me veprim, me imtësi të tepërta e digresione, sa që lexuesi e ka të vështirë të ndjekë fillin e ngjarjeve. Një roman i dytë i këtij autori, Peng a rob?, u botua numër pas numri
49

kr. Mann 1955, f. 95-96. kr. Koliqi 1973b, dhe Kongoli 1983.

50

në të përmuajshmen jezuite Leka të Shkodrës nga 1930 deri më 1933, dhe nuk përbën ndonjë hap përpara në krahasim me të parin. Zef M. Harapi, që nuk do ngatërruar me Anton ose Ndue Harapin (1888-1945), ka qenë edhe autor i dy pjesëve historike: Oso Kuka, 1921, dhe i pjesës me pesë akte Mustafë Pasha i Shkodrës, Shkodër 1923, që u luajt për herë të parë nga ansambli Bogdani më 28 nëntor 1923. Zef Harapi kishte studiuar në Kolegjin Saverian në Shkodër, të themeluar nga jezuitët më 1877, dhe kishte qenë mësues në Pejë, Durrës e më pas në qytetin e lindjes Shkodër. Përmendet si një bashkëpunëtor i rregullt i revistave periodike shkodrane si Hylli i Dritës, 1913-1944, Përparimi, 1914-1916, Lajmtari i Zemers t'Jezu Krishtit, 1914-1944, Leka, 1929-1944 dhe i almanakëve Vepra pijore. Tregimtari Kolë Mirdita (1900-1936), që përdorte edhe pseudonimin Helenau (akronimi i emrave Heine dhe Lenau), lindi në Shkodër më 24 janar 1900 dhe studioi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Gracit në Austri. Në vitet njëzet ky universitet kishte pranuar një numër të mirë studentësh shqiptarë. Sikundër Migjeni dhe Gaspër Pali, Mirdita vdiq në moshë të re nga tuberkulozi (3 tetor 1936) pa e zhvilluar talentin deri në fund. Helenau përmendet për tregimet e shkurtra, ndonëse shkroi edhe poezi dhe dy pjesë, ndër to edhe një tragjedi për vdekjen e Skënderbeut. Poezia dhe nëntë tregimet e shkurtra iu përmblodhën pas vdekjes në vëllimin modest Trandafila që s'çelin për ne, Tiranë 1959. Një prozator i së majtës që, ashtu si Sterjo Spasse, nisi të shkruajë e të botojë në vitet tridhjetë e që vazhdoi karrierën letrare, me bekimin e autoriteteve komuniste, në dekadat e para të periudhës enveriste ishte Nonda Bulka51 (1906-1972). Lindur në fshatin Leusë të Përmetit, Bulka studioi në liceun francez të Korçës, ku ka studiuar edhe Enver Hoxha (1908-1985). E përfundoi atë më 1929 dhe vazhdoi studimet, ashtu si Hoxha, për pak kohë në Francë. U kthye në Shqipëri në fillim të viteve tridhjetë për të punuar si mësues dhe shumë shpejt do të shfaqte prirje për letërsi e gazetari. Bulka bëri emër si publicist e satirik duke trajtuat tema të ndryshme shoqërore, kurse më pas si tregimtar e poet. Sprovat plot humor e herë-herë me ironi të mprehtë si dhe skicat në prozë, të botuara me pseudonimin Chri-Chri, u bënë të njohura për kritikën therëse ndaj kushteve politike e shoqërore nën regjimin e Zogut. Në artikullin e shkurtër Horizonte të reja për letërsinë kombëtare, të botuar më 1932 në të përmuajshmen e Tiranës Minerva, ai mundohej të bindë lexuesin se, ndonëse letërsia klasike kishte vendin e vet të paprekshëm në kulturë, në letërsinë e shekullit të njëzetë ndihej nevoja për diçka të re, që do të pasqyronte njeriun bashkëkohës dhe aspiratat e tij. "Në botën e qytetëruar filloi qysh prej kohe revolucioni letrar: një Rolan në Francë, një Ada Negri në Itali, Mani në Gjermani, Shou dhe Uellsi në Angli, Gorki në Rusi, Drajzeri dhe Sinkleri në Amerikë, Unamunoja në Spanjë, Tagora në Lindje, janë flamurtarë të një bote të re, nga e cila duhet zhdukur hipokrizia dhe interesi. Përkthimet e Dantes dhe të Petrarkës janë xhevahirë të çmuar në letërsinë kombëtare, por atdheu ynë do të kishte nevojë për vepra më të gjalla, më moderne, më të përshtatshme, se njerëzit paralelisht me artin, duhet të stërvitin edhe logjikën." Kjo pikëpamje për letërsinë ishte krejtësisht e kundërt me atë të shkrimtarit më tradicional Gjergj Fishta (1871-1940) dhe të shkollës katolike shkodrane, si dhe të mjaft prozatorëve sentimentalë të romantizmit kombëtar më të vonshëm. Bulka, së bashku me Migjenin (1911-1938) dhe me veteranin e luftës civile të Spanjës Petro Marko (1913-1991), i dha kështu tonin letërsisë përparimtare e të angazhuar në Shqipëri në vitet tridhjetë. Skicat e tij
51

kr. M. Gurakuqi 1961, Xhaxhiu 1979, Qosja 1988, f. 252-273, dhe S. Gashi

1995.

të shkurtëra u botuan fillimisht në vëllimin Kur qan e qesh bilbili, Korçë 1934, dhe pas lufte Bulka u ngrit lart nga kritikët marksistë. Ndonëse ishte një zë kritik i kohës dhe i kulturës që i përkiste, Nonda Bulka nuk na u prezantua si publicist i madh, ndërsa si talent letrar nuk mund të lëvdohet. Ndër botimet e tij pas lufte, nga viti 1950 e derisa vdiq, kemi tregime të shkurtra deri në njëzet faqe dhe poezi, që për nga niveli artistik shkojnë nga niveli mediokër deri tek ai tmerrësisht i dobët. Ajo zemërata e zjarrtë e Chri-Chrisë që pati në moshën e rinisë shkoi e vate. Janë tregime artificiale e jobindëse, jo vetëm për mungesë talenti, por sidomos sepse hipokrizia politike e periudhës enveriste nuk lejonte më kritikë sociale të vërtetë. Një përmbledhje me krijime të tij është botuar gjithashtu anglisht me titullin Sketches and short stories, Tiranë 1984. Vedat Kokona (l. 1913), prozator, poet, kritik dhe përkthyes, ka lindur më 7 gusht 1913 në Izmir, Turqi, në një familje të nderuar të shtresës së mesme nga Gjirokastra. I ati Elmaz Kokona kishte punuar në shërbimin civil osman si avokat. Pak kohë pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, familja Kokona u vendos në Tiranë, ku Vedati ndoqi shkollën fillore. Më pas, pati fatin e mirë të pranohej në liceun francez në Korçë, një nga shkollat e mesme më të mira asokohe në Shqipëri. Viteve të kësaj shkolle u përkasin dhe vjershat e tregimet e para të tij. Kur po kryente këtë shkollë më 1935, Kokona fitoi çmim në një konkurs letrar, çka i dha mundësinë financiare për të udhëtuar jashtë. Si fryt i udhëtimit atë vit në Itali, Gjermani, Suedi dhe Danimarkë ishte botimi i ditarit me shënime udhëtimi Nga Tirana në Stokholm, Tiranë 1935, një nga librat e parë të këtij lloji të botuar në gjuhën shqipe. Po më 1935 Kokona nisi të studiojë për drejtësi në Paris, ku ndenji deri në fillim të vitit 1939, vite që do të ushtronin një ndikim të thellë mbi pikëpamjet dhe stilin e prozës së tij. Me t'u kthyer në Shqipëri, punoi si mësues i gjuhës frënge në po atë shkollë të mesme të Korçës, ku kishte qenë nxënës, dhe botoi një numër vjershash dhe prozash origjinale në revistën e përmuajshme të Ernest Koliqit Shkëndija. Më 1941 u transferua në gjimnazin e shtetit në Tiranë, ku dha mësim për një vit. Për shkak të trysnisë politike dha dorëheqjen më 1942 dhe i hyri profesionit të tij të fillimit, avokatisë. Në shkurt 1944, së bashku me Mitrush Kutelin, Nexhat Hakiun dhe Sterjo Spassen, ai themeloi dhe kryesoi redaksinë e së përdyjavshmes Revista letrare, jetëshkurtër, por me ndikim në jetën kulturore, e cila më pas do të damkosej si fashiste. Prejardhja e tij gjirokastrite dhe studimet në liceun e Korçës, të cilin e kishte kryer në tetor 1930 edhe Enver Hoxha (1908-1985), kanë qenë ndoshta ato që e shpëtuan nga përndjekjet e drejtpërdrejta gjatë spastrimeve të intelektualëve pas luftës. Në vitet e para të pasluftës, i padëshirueshëm si avokat, ai iu kthye punës si mësues i frëngjishtes në një shkollë të mesme në Tiranë, kurse nga 1949 deri më 1965 si përkthyes në shtëpinë botuese shtetërore Naim Frashëri. Nga 1965 e derisa doli në pension dha frëngjishten në Universitetin e Tiranës. Pjesa më e madhe e veprave me interes letrar të Kokonës u botuan gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ndër to janë dy vëllime me poezi: Dritë dhe hije, Tiranë 1939, përmbledhje me nëntëmbëdhjetë vjersha introspektive dashurie, dhe ai me satira Shtatë prilli, Mussoliniada, Tiranë 1943. Si prozator, Kokona përmendet kryesisht për vëllimin Yje të këputur, Tiranë 1940, përmbledhje e shtatë tregimeve me frymë moderniste, që e paraqitnin si një ndër prozatorët më të talentuar e më origjinalë të viteve të luftës. Në këto rrëfime e në dhjetë tregime të tjera të botuara veç e veç në revista të kohës, lexuesi ndien lidhjet e autorit me rrymat e prozës franceze që nga Gystav Floberi (Gustave Flaubert, 1821-1880) e deri te letërsia intelektuale e viteve tridhjetë. Ndër veprat e mëvonëshme të Kokonës janë romani me dy pjesë Me valët e jetës, Tiranë 1961, 1965, dhe drama Hijet e natës, Tiranë 1966. Vedat Kokona gjithashtu përktheu shumë klasikë të letërsisë së përbotshme, si Pier Kornej (Pierre Corneille, 1606-1684), Zhan Rasin (Jean Racine, 1639-1699), Uilliam Shekspir (William Shakespeare, 1564-1616), dhe Leon Tolstoi (1828-1910), Maksim Gorki (1868-1936) dhe Xhon Gollsuorthi (John Galsworthy, 1867-1933), si dhe hartoi fjalorët mjaft të kërkuar frëngjisht-shqip (1966) dhe shqip-frëngjisht (1977).

Figura ndoshta më interesante ndër prozatorët minorë të periudhës parakomuniste, qoftë si njeri e qoftë si autor, është Musine Kokalari52 (1917-1983) nga Gjirokastra. Kokalari ka qenë e para shkrimtare femër në Shqipëri, dhe e vetmja deri në vitet 1960. Lindur më 10 shkurt 1917 në Adana, në Turqinë jugore, në një familje atdhetare dhe politikisht aktive me prejardhje nga Gjirokastra, Kokalari u kthye në Shqipëri me familjen më 1920. Që në moshë të njomë do të hidhej pas librave dhe dijes, duke përfituar edhe ngaqë i vëllai Vejsim mbante një librari në Tiranë në mesin e viteve tridhjetë. Në janar 1938 vajti në Romë për të studiuar letërsi në universitet dhe e përfundoi atë më 1941 me një studim për Naim Frashërin. Qëndrimi në qytetin e përjetshëm i çeli një dritare për të parë për pak kohë një botë magjepsëse krijimtarie intelektuale, dhe synimi i saj i vetëm me t'u kthyer në Shqipëri ishte që të bëhej shkrimtare. Më 1943 i tha një shoqeje: "Dua të shkruaj, të shkruaj, e vetëm të shkruaj letërsi artistike dhe të mos kem të bëj fare me politikë." Dhe vërtet, në moshën njëzet e katër vjeç, kishte botuar tashmë një përmbledhje të parë 80 faqesh me dhjetë rrëfime rinore në prozë, të shkruara në dialektin e vendlindjes Gjirokastër: Siç më thotë nënua plakë, Tiranë 1941. Kjo përmbledhje historike, e frymëzuar fuqishëm nga folklori toskë dhe nga mundimet e përditshme të grave në Gjirokastër, mendohet se është e para vepër letrare e shkruar dhe e botuar nga një grua në Shqipëri. Kokalari e quajti këtë libër "pasqyrë e një bote të perënduar, shtegu i kapërcimit nga vajzëria në mes të këngëve, një nusëri për ta hedhur gruan prapë në vargonjtë e rëndë të robërisë së fanatizmit." Tre vjet më pas, me gjithë peripecitë e luftës civile, Kokalari, tani njëzet e shtatë vjeç, mundi të botojë një përmbledhje të vëllimshme me tregime e skica me titull ... sa u-tunt jeta, Tiranë 1944, gjithsej 348 faqe. Kjo vepër e afirmoi si shkrimtare me brumë, ndonëse për një kohë të shkurtër. Një vëllim i tretë me rrëfime me frymë popullore qe Rreth vatrës, Tiranë 1944. Ndërsa Luftës së Dytë Botërore po i vinte fundi, Kokalari vetë hapi një librari dhe u ftua të bëhej anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve, të themeluar më 7 tetor 1945 nën kryesinë e Sejfulla Malëshovës (1901-1971). Gjithë kohën asaj i fanitej ekzekutimi pa gjyq i dy vëllezërve të saj, Mumtaz dhe Vejsim, më 12 nëntor 1944 nga komunistët dhe haptazi kërkonte drejtësi e shpagim. Duke pasë qenë e lidhur ngushtë më 1944 me Partinë Socialdemokrate Shqiptare të sapolindur dhe me organin e saj Zëri i lirisë, ajo u arrestua më 17 janar 1946 në atmosferën e terrorit, që shoqëroi rënien e Malëshovës, kurse më 2 korrik 1946 u dënua me njëzet vjet burgim nga gjykata ushtarake e Tiranës si 'sabotatore dhe armike e popullit'. Tetëmbëdhjetë vitet e tjera të jetës i kaloi në burgun famëkeq të Burrelit, e veçuar dhe në vëzhgim të vazhdueshëm, e përndjekur dhe e ngacmuar nga zyrtarët harbutë e të pashkollë të burgut. Grua e vrarë shpirtërisht, u lirua rreth vitit 1964 dhe e caktuan të punojë fshesare në qytetin e Rrëshenit. Musine Kokalari, dikur rrëfimtare e talentuar, u përndoq deri në ditët e fundit të jetës. Ajo vdiq më 14 gusht 1983. Krijime të tjera modeste në prozë në periudhën e pavarësisë dhanë Lazër Lumezi (1870-1941) nga Prizreni, autor tregimesh, dramash dhe tekstesh shkollore; ati françeskan Anton (Ndue) Harapi53 (1888-1946) nga Shkodra, i ekzekutuar në Tiranë më 19 shkurt 1946, i cili përmendet për romanin e shkurtër Valë mbi valë të botuar në disa numra në revistën Hylli i Dritës nga 1939 deri më 1942, dhe për veprën në prozë, me 222 faqe e njëzet e dy kapituj Andrra e Prêtashit, Romë 1959, botuar pas vdekjes; Ismet Toto (1908-1937), botues dhe prozator nga Progonati i Labërisë; Aliko Vançi, autor i dy romaneve të shkurtra dhe i një përmbledhjeje me tregime; Andon S. Frashëri (1892-1965), botues i Diellit të Bostonit dhe autor i romaneve të shkurtër: Patrioti, Korçë 1933, dhe I funtmi i Kastriotëvet, Tiranë 1944; Llambi Dardha, autor i dy romaneve me temë kombëtare: Kthimi i Skënderbeut në Krujë,
52

kr. Mandia 1995. kr. Plasari 1994a.

53

Korçë 1929, dhe Dëshmorët e lirisë, Korçë 1933; Dionis Miçaço, publicist dhe gjykatës i mbajtur në burg nga 1947 deri më 1957; si dhe Mustafa Greblleshi (1922-1986), autor i romanit sentimental Gremina e dashunis, Tiranë 1944, i cili u burgos për dy vjet më 1947. Pas shpalljes së pavarësisë në nëntor 1912 proza u zhvillua e u kthye në një gjini që mund ta quajmë me peshë në letërsinë shqiptare. Megjithatë, krahasuar me letërsinë Perëndimore, niveli letrar i përgjithshëm në vitet njëzet e në fillim të viteve tridhjetë të kujton në rastin më të mirë romanin sentimental evropian të shekullit të tetëmbëdhjetë dhe mjaft nga letërsia moralizuese e mesit të shekullit të nëntëmbëdhjetë, për shembull atë të fillimeve të Anglisë Viktoriane. Fryma e romantizmit kombëtar të Rilindjes vazhdoi të jehojë në shpirtin e shumë shkrimtarëve pa mjeshtëri teknike e pa aftësi për të krijuar vepra me nivel të mirëfilltë artistik.

10.8 Zhvillimi i dramaturgjisë shqiptare deri më 1944
Teatri profesionist është prerogativë e një shoqërie qytetare. Në Shqipëri, e cila gjithmonë ka patur një popullsi shumicën fshatare, pa qendra të mëdha qytetesh deri vonë, dramaturgjia nuk u zhvillua kurrë deri aty ku u zhvilluan poezia dhe proza, dhe as pati ndonjë forcë të madhe tërheqëse për publikun shqiptar. Prandaj, lidhur me dramaturgjinë shqiptare pak gjë mbetet për të thënë për periudhën para gjysmës së dytë të shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe, në të vërtetë, po ashtu pak për teatër profesionist para gjysmës së dytë të shekullit të njëzetë. Megjithatë, me fillimin e shekullit të njëzetë, në Shqipëri drama lindi të paktën si gjini letrare e pavarur. Pjesët e para teatrale shqiptare u shkruan në gjysmën e dytë të shekullit të nëntëmbëdhjetë e madje disa prej tyre u vunë në skenë nga grupe amatore. Në moshë të re Jeronim De Rada (1814-1903), figura kryesore e letërsisë arbëreshe e shekullit të nëntëmbëdhjetë, shkroi një pjesë teatrale shqip, të cilën për arsye botimi e përktheu italisht. Kjo ishte tragjedia 75-faqëshe I Numidi, Napoli 1846 (Numidët). Këtë vepër, me ngjarje që zhvillohen në Kartagjenën e lashtë në kohën e Hanibalit, e kishte shkruar më 1841, por nuk ia pëlqyen as miqt e as adhuruesit e tij të shumtë. Një gjysmë shekulli më pas, në moshë të thyer, autori iu kthye dhe e ripunoi, përsëri në përkthimin italisht, duke e kthyer në pjesën me pesë akte Sofonisba, dramma storico, Napoli 1892 (Sofonisba, dramë historike). Drama origjinale shqiptare më e hershme e ruajtur deri më sot është një vepër melodramatike, Emira e shkrimtarit arbëresh Françesk Anton Santori (1819-1894) nga fshati Picilia (ital. Santa Caterina Albanese) në krahinën e Kozencës. Emira u botua me mjaft gabime, pjesërisht në revistën e përmuajshme arbëreshe Fiàmuri Arbërit në nëntor 1887 dhe më tej në antologjinë shqipe të Jeronim De Radës më 1896. Një botim bashkëkohor është bërë më 1984 nga Françesko Solano (l. 1914). Veprimi ndodh në Kalabrinë e autorit në kohë revoltash sociale të shkaktuara nga fushata e vitit 1861 kundër cubave. Personazhet kryesore në këtë dramë të parë në gjuhën në shqip, dorëshkrimin e së cilës e kemi, janë Emira dhe Kalina, dy vajza fshatare që dashurojnë të dyja Mirjanin, birin e një bujku të pasur. Mirjani, i plagosur në përpjekje me cubat, burgoset pa të drejtë nga kolonel Fumeli. Lirimi i tij më pas dhe martesa e Emirës me Mirjanin e sjellin dramën drejt një fundi të lumtur në mos të sipërfaqshëm. Santori ka shkruar edhe një numër pjesësh të tjera melodramatike, komedi e tragjedi, por jo të gjitha të përfunduara. Këto mbetën vetëm në dorëshkrim. Ndër to janë tragjedia Jeroboam dhe melodrama skënderbejane Alessio Dukagino, kjo e dyta e shkruar midis viteve 1855 e 1860, që u botuan më 1983 nga Françesko Solano.

Ideologu dhe dijetari i Rilindjes Sami Frashëri (1850-1904) është autori i një pjese me 180 faqe në turqishte me titull Besa yahud ahde vefa (Besa ose mbajtja e fjalës). U shfaq për herë të parë më 6 prill 1874 në skenën e 'Osmanli Tiyatrosu' (Teatri Osman) në Konstantinopojë dhe u botua atje një vit më vonë. Besa u përkthye shqip nga Abdyl Ypi Kolonja më 1901, kurse anglisht nga Nelo Drizari (1902-1978) me titullin Pledge of honour, an Albanian tragedy, Nju Jork 1945 (Besa, një tragjedi shqiptare). Në këtë vepër me temë shqiptare, disi melodramatike për shijet e sotme, shkrimtari përdëllehet për dilemën tragjike të një babai shqiptar, i cili më mirë mund të vrasë të birin sesa të shkelë besën, fjalën e dhënë. Drama e parë në gjuhën shqipe e shkruar brenda në Shqipëri është një pjesë e shkurtër fetare me titullin Nata Këshnellavet, Shkodër 1880, nga prifti dhe poeti françeskan Leonardo De Martino (1830-1923) me prejardhje nga fshati arbëresh Greçi në krahinën e Avelinos. Një tjetër autor katolik shkodran, Pashko Babi (1843-1905), ka shkruar nga të parat pjesë teatrale shqiptare I biri i çifutit, që dihet se është shfaqur më Kolegjin Saverian të Shkodrës në shkurt 1882. Një yll i ndritur, në qiellin e zbehtë të teatrit shqiptar, në agim të shekullit të njëzetë ka qenë aktori Aleksandër Moisiu54 (1879-1935). Moisiu ka lindur në Trieste, asokohe pjesë e Austro-Hungarisë, me baba shqiptar nga Kavaja e me nënë arbëreshe. Pas fëmijërisë në Trieste, Durrës dhe Grac, Aleksandri njëzetvjeçar u vendos me të ëmën dhe dy motrat në Vjenë. Aty në Vjenë, me nxitjen dhe përkrahjen e aktorit austriak Jozef Kainz (1858-1910), nisi karriera e njërit prej aktorëve më të mëdhej të skenës në dhjetëvjeçarët e parë të shekullit të njëzetë. Vitet e tjera e çuan në Pragë e pastaj në Berlin, ku gëzoi ndihmën dhe përkrahjen e Maks Rajnhardit (Max Reinhardt, 1873-1943). Moisiu e shoqëroi Ansamblin e Rajnhartit në Rusi më 1911 dhe u ngrit lart në Sankt Petërburg nga kritiku dhe dramaturgu Anatoli Lunaçarski (1875-1933) për interpretimin e rolit te Edipit. Ndër rolet e tjera për të cilët Aleksandër Moisiu përmendet më shumë janë Hamleti, Fausti, Fedja në pjesën Kufoma e gjallë të Lev Tolstoit, dhe Dubedati në Dilema e doktorit të Xhorxh Bernard Shout. Edhe pse në radhë të parë aktor i skenës, Moisiu luajti edhe në dhjetë filma nga viti 1910 deri më 1935, nga të cilët shtatë qenë pa zë dhe tre me zë. Pjesa e shkruar prej tij 'I burgosuri', për vitet e fundit të Napoleonit në ishullin e Shën Helenës, nuk pati sukses. Aleksandër Moisiu vdiq më 22 mars 1935 dhe prehet në varrezat Morkote (Morcote) mbi liqenin e Luganos në Zvicër. Brenda në Shqipëri, në fillim të shekullit të njëzetë u vu re një rritje e madhe e numrit të pjesëve të shkruara, por pak u vunë në skenë. Një numër trupash amatore ishin krijuar në të dy qendrat kryesore kulturore të Shqipërisë, Shkodra dhe Korça, ndër to edhe shoqëria dramatike 'Vaso Pasha' e ngritur në Shkodër më 1913. Kjo bërthamë e parë e teatrit shqiptar u krijua me nismën e shkrimtarit dhe personalitetit politik Hilë Mosi (1885-1933), i cili ishte jo vetëm themeluesi, por edhe sekretar i saj. Për më tepër ai interpretoi vetë në shfaqjet e para. Trupa të tjera amatore lindën edhe nëpër qendra më të vogla: Durrës, Vlorë, Pogradec, Elbasan, Berat, Gjirokastër dhe Boboshticë, por shfaqjet qenë të rralla dhe pa ndonjë mjeshtëri artistike. Një pjesë e mirë e këtij kapitulli të teatrit shqiptar është ende e padokumentuar. Kurse teatri profesionist mbeti një institucion i huaj për këtë periudhë në Shqipëri. Shumica e autorëve të periudhës së vonë të Rilindjes u përqëndruan në poezi e në fushën e botimeve, por qenë edhe disa që u morën diçka edhe me dramaturgjinë. Shkrimtari dhe komiti Mihal Grameno (1871-1931) nga Korça është autori i komedisë me tri akte në vargje Mallkimi i gjuhës shqipe, Bukuresht 1905, me ngjarjet që shtjellohen në Korçë më 1886, e që satirizon orvatjet greke 'për të qytetëruar' shqiptarët; si dhe tragjedia me temë historike në katër akte Vdekja e Piros, Sofje 1906, për mbretin e Epirit (319-273 para erës sonë). Kjo pjesë kushtuar 'të pavdekurit vjershëtor edhe të madhit mëmëdhetar: Naim Be Frashërit', u vu në skenë në Uuster
54

kr. Kosova 1971, V. Moisiu 1979, 1980, dhe Foniqi 1994.

(Worcester) të Masaçusetsit në SHBA në janar 1914 dhe vazhdoi të ishte një nga pjesët shqiptare më popullore deri në vitet 1940. Një tjetër dramaturg tipik rilindës ishte gazetari dhe poeti Namik Selim Delvina (18751933), autor i dramës në tetë akte Dashurija e mëmëdheut, Selanik 1909, e ngjeshur me ndjenja të larta e plot sentimentalizëm, që pëlqeheshin nga lexuesit e kohës. Poeti i Rilindjes së vonë Andon Zako Çajupi (1866-1930), i cili pjesën më të madhe të jetës e kaloi në Egjipt, mori emër si dramaturg pas vdekjes me Burr' i dheut, Kajro 1937, tragjedi në vargje e shkruar më 1907. Kjo dramë mjaft e dobët me temën fort të rrahur të Skënderbeut u botua më 1937 pas vdekjes së poetit. Çajupi ka shkruar edhe një komedi origjinale me një akt, Pas vdekjes, 1910, edhe kjo e botuar së pari në Kajro më 1937 nga Sofokli Çapi. Komedia në katër akte në vargje Katërmbëdhjetë vjeç dhëndër mbeti e pabotuar sa qe gjallë, kurse një pjesë tjetër në vargje, me titull Detyra, ka humbur. Sikundër mund të pritet, shkrimtarët e shkollës katolike shkodrane, përveç temave kombëtare, trajtuan edhe ato fetare. Shtjefën Gjeçovi (1873-1929), prift françeskan dhe folklorist nga fshati i Janjevës në jug të Prishtinës, ka qenë autori i një numri veprash letrare e shkencore të shkruara në disa famulli fshati në malësinë e Shqipërisë së veriut, ku dhe shërbeu. Gjeçovi gjithashtu ka lënë gjithsej tridhjetë e tetë vepra origjinale të pabotuara. Ndër to janë shtatë pjesë me tema kombëtare, që trajtojnë kryesisht epokën historike të Skënderbeut. Nga këto pjesë mund të përmenden Dashtnia e atdheut, 1901, Prijës i dy Dibrave, 1902, Mojsi Golemi dhe tragjikomedia Mark Kuli Kryenqitës, të cilat edhe pse aspak të përpunuara, kanë vendin e tyre në historinë e hershme të dramaturgjisë shqiptare. Gjeçovi gjithashtu ka përkthyer dhe botuar Atil Reguli, Shkodër 1912, përkthim i tij në shqip i pjesës me tri akte 'Atilio Regolo' nga poeti dhe melodramaturgu italian Pietro Metastazio (1698-1782). Një prift tjetër françeskan, Gjergj Fishta (1871-1940), personaliteti letrar kryesor e më i fuqishëm në Shqipërinë e paraluftës, ka qenë autor jo vetëm i poezive të shquara epike e lirike, por edhe i disa pjesëve teatore që kanë ndihmuar për zhvillimin e dramaturgjisë shqiptare. Vepra e parë dramatike e tij, një pjesë satirike, Shqyptari i gjytetnuem 1911, edhe pse herë-herë jo e zhdërvjellët, paraqitet si një vepër me mjeshtëri të jashtëzakonshme gjuhësore. Më vonë, ai shkroi pjesën tjetër me titull Shqyptarja e gjytetnueme. Fishta shpesh ishte ankuar për mungesën e dramaturgjisë shqiptare dhe, duke u përpjekur për ta mënjanuar këtë mungesë, përshtati një numër klasikësh të huaj për lexuesin shqiptar, ndër ta I ligu per mend, Shkodër 1931, të Molierit dhe Ifigenija n'Aullí, Shkodër 1931, të Euripidit. Kjo e fundit bën aludime për klimën politike të kohës. Ndër veprat e tjera dramatike që shkroi ose përshtati, janë pjesë teatrore të shkurtra me frymë fetare, si pjesa me tri akte për Krishtlindjet Barìt e Betlêmit; pjesa me 99 faqe Sh' Françesku i Asisit, Shkodër 1912; tragjedia Juda Makabé55, Shkodër 1923; pjesa 76 faqesh Sh. Luigji Gonzaga, Shkodër 1927; Hajrija, një tragjedi kombëtare në kohën e vezirëve; dhe Jerina, ase mbretnesha e luleve, Shkodër 1941, që është dhe vepra e fundit e botuar prej tij sa ishte gjallë. Me kriteret e sotme, asnjëra nga këto drama nuk mund të quhet e arritur, ndonëse aty-këtu gjuha e disave prej tyre është e përpunuar. Por po të krahasohen me vepra të natyrës sentimentale e të romantizmit kombëtar të autorëve të tjerë, atëhere subjekti i këtye dramave është njëfarë lehtësimi. Prifti jezuit Anton Xanoni (1862-1915), i shkolluar në kolegje katolike të Spanjës, Kroacisë, Italisë dhe Polonisë, përmendet jo vetëm për poezinë, legjendat, përkthimet, një gramatikë, tekste shkollore dhe një roman, por edhe për një pjesë me temë historike me titullin Skënderbegu ose t'liruemit prej zgjedhës së turkut, Shkodër 1917, një nga dramat e shumta shqiptare të kohës me temën e Skënderbeut (1405-1468), heroi kombëtar i Shqipërisë. Kjo pjesë me pesë akte, e shkruar më 1914 dhe e botuar tre vjet më pas, nuk pati ndonjë nivel të lartë për
55

kr. Hamiti 1995b.

teatrin. Por u ka mbetur besnike fakteve të historisë siç interpretoheshin në atë kohë, duke u dalluar nga veprat e tjera letrare me këtë temë. Nga të gjitha trupat teatrore të ngritura në Shqipëri midis dy luftërave, ato që ecën më mirë, qenë të Shkodrës, ndër to shoqëria Vllaznia, e cila jetoi nga 1919 deri më 1922, shoqëria Rozafat, dhe shoqëria Bogdani, e cila qe formuar më 1919 dhe vazhdoi deri më 1939. Drejtues i kësaj të fundit nga 1922 deri më 1928 ka qenë prifti jezuit dhe shkrimtari nga Shkodra Zef M. Harapi (1891-1946). Në fillim të viteve njëzet shoqëria Bogdani vuri në skenë një numër dramash historike të tij, si Oso Kuka, 1921, Flamuri i Shqipërisë do të mbretnojë, 1922, dhe Mustafë Pasha i Shkodrës, kjo e fundit e dhënë për herë të parë në Shkodër më 28 nëntor 1923. Nga autorët e tjerë katolikë shkodranë, që provuan të shkruajnë drama në këtë periudhë, duhet përmendur prifti jezuit dom Ndoc Nikaj, (1864-1951), shpesh i cilësuar si babai i prozës shqiptare të shekullit të njëzetë. Përveç shumë vëllimesh në prozë, studimesh dhe veprimtarish botuese, Nikaj ka shkruar edhe një dramë modeste për vajza me titullin Motra për vllàn, 1921, me interes të paktë letrar. Më tepër sukses si dramaturg ka pasur prifti katolik Ndre Zadeja (1891-1945) nga Shkodra. Lindur më 3 nëntor 1891, Ndre Zadeja ndoqi kolegjin jezuit në Shkodër para se të dërgohej në Insbruk për kualifikim fetar. Me t'u kthyer në Shqipëri, u emërua sekretar i kryepeshkopit të Shkodrës Jak Serreqi, kurse më pas qe famullitar në një numër fshatrash të Shqipërisë së veriut, si në Dush, Bogë, Shkrel dhe Sheldi, ku pjesën më të madhe të kohës së lirë e kalonte duke shkruar. Krijimtaria e tij përfshin poezi, një pjesë e së cilës është botuar, ndër to edhe një vjershë 291 vargjesh56 drejtuar bashkëkohësit të vet, studiuesit të shquar jezuit Fulvio Kordinjano (Fulvio Cordignano, 1887-1952). Por Zadeja përmendet më shumë si autor i një numri pjesësh teatrale me frymë kombëtare me tema nga historia e nga legjendat, të cilat u vunë në skenë në Shkodër në vitet njëzet e tridhjetë. Ndër to janë melodrama Ora e Shqipnis, 1919; Hijet e zeza, 1921, legjendë, që u shfaq për herë të parë nga shoqëria Bogdani më 8 maj 1921; Ruba e kuqe, pjesë me tri akte e shfaqur për herë të parë nga Schola Cantorum e Katedrales së Shkodrës më 19 dhjetor 1937; melodrama me tri akte Rozafa, Shkodër 1941, legjendë e rëndë për ndërtimin e kështjellës së Shkodrës, shfaqja e parë e së cilës u dha më 26 prill 1936 nga Schola Cantorum për nder të imzot Gasper Thaçit e imzot Vinçenc Prennushit; pjesa me temë patriotike Rreth flamurit; Shpella e Bogdanit, 1937, pjesë që ka humbur, si dhe Rrethimi i Shkodrës 1477-1478. Kjo e fundit e ka marrë frymëzimin nga vepra De obsidione Scodrensi, Venedik 1504 (Rrethimi i Shkodrës), e historianit Marin Barleti (rreth 1450-1512), dhe u dha për herë të parë më 25 prill 1937 në Kolegjin Saverian. Mjaft nga krijimtaria e Ndre Zadejës mbeti e pabotuar dhe pas Luftës së Dytë Botërore ai pak u njoh si shkrimtar. Zadeja u arrestua më 4 shkurt 1945 dhe pas një gjyqi të rremë u ekzekutua më 25 mars të atij viti. Thuhet se para se të vihej në rresht për muri te oborri i kishës për t'u pushkatuar, priftin dramaturg së bashku me nëntë të tjerë i torturuan e i detyruan të hapin varrin me duart e tyre. Fan Noli (1882-1965), shtetar, udhëheqës fetar ortodoks, shkrimtar e përkthyes, shkrimet e të cilit, së bashku me ato të Gjergj Fishtës, përfaqësonin një hap cilësor përpara në letërsinë shqiptare të fillimit të shekullit të njëzet, karrierën letrare e nisi me një dramë me tri akte me titull Israilitë dhe Filistinë, Boston 1907. Kjo tragjedi me dyzet e tetë faqe u shkrua në Athinë, kur Noli po mundohej të nxirrte jetesën si aktor i ri. Duke u nisur nga gjuha dhe nga karriera teatrore e Nolit në Greqi në atë kohë, ka të ngjarë që autori njëzetvjeçar ta ketë shkruar në fillim në greqishten popullore dhe pastaj ta ketë hedhur në shqipe, ose tek e fundit t'i ketë shkruar të dyja paralelisht. Kjo pjesë, e mbështetur në Librin e Gjyqtarëve 13-16 të Dhiatës së Vjetër, ka në qendër betejën e Samsonit kundër Filistinëve dhe tradhtinë që i bëri Dalila. Është nga të rrallat pjesë shqiptare të kohës që nuk e mbyt sentimentalizmi para se të mbyllet në
56

kr. Zadeja 1942.

mënyrë të cekët melodramatike. Por për shkak të arsyetimeve të zgjatura filozofike dhe të gjuhës arkaike ajo nuk pati jehonë në publikun e gjerë shqiptar. Noli vetë e shihte si 'sqelet drame' dhe si 'foshnjë-dramë pa shpërginj fare', kurse më pas u pendua edhe që e kishte botuar. Për autorin mund të ketë qenë thjesht punë rinore, por ajo mbetet në nivelin e dramave të tjera shqiptare të kohës. Me sa duket Noli ka shkruar edhe pjesë të tjera greqisht atëherë, por asnjëra nuk ka mbetur. Çka gjenden sot, janë përkthimet e shkëlqyera prej tij të pjesëve të Uilliam Shekspirit (1564-1616) e të dramaturgut norvegjez Henrik Ibsen (1828-1906), krijime që e njohën për herë të parë publikun shqiptar me disa nga klasikët e dramaturgjisë botërore. Me Shekspirin ai ishte njohur për herë të parë që në moshën pesëmbëdhjetëvjeçare si nxënës shkolle në Edrené. Një trupë teatri greke kishte ardhur një ditë në qytet për të vënë në skenë Hamletin dhe, meqë dy nga aktorët qenë analfabetë, Noli i ri hyri në punë si sufler, duke mësuar kësisoj tekstin e Hamletit dhe të Otellos më mirë se aktorët vetë. Një nga punët e para të Nolit me të mbërritur në Shtetet e Bashkuara më 1906, na e thotë vetë ai, ishte vajtja në Teatrin Kesll Skuer (Castle Square) në Boston për të parë në origjinal pjesët e Shekspirit. Më pas Faik Konica i propozoi t'i ndanin bashkë të gjitha pjesët e Shekspirit për t'i përkthyer shqip. Noli, nga ana e tij, filloi nga kjo punë. Përkthimi i Otellos u shtyp më 1916, kurse përkthimet po aq shprehëse të Makbethit, Hamletit dhe Jul Qesarit u botuan të gjitha në Bruksel më 1926. Po në atë kohë ai përktheu, pa dyshim nga anglishtja, dy pjesë të Ibsenit, një tjetër autor ky i dashur fort prej tij: En Folkefiende, 1882 (Armiku i popullit, Bruksel 1926), dhe Fru Inger til Østeraad, 1857 (Zonja Ingra e Ostrotit, Bruksel 1926). Kristo Floqi (1873-1951) nga Korça ishte ndoshta dramaturgu më popullor shqiptar në gjysmën e parë të shekullit të njëzetë. Lindur më 1873 (disa burime japin vitin 1876), Floqi studioi për drejtësi në Athinë, ku dhe e ushtroi këtë profesion me mbarimin e studimeve e deri më 1899. U kthye më pas në vendlindje, Korçë, qyteti më i pasur i Shqipërisë asokohe, dhe vazhdoi të ushtrojë profesionin për gjashtë vjet. Kaloi një kohë në Stamboll, me sa duket për të mësuar turqishten, por pjesëmarrja aktive në lëvizjen kombëtare e detyroi të mos rrinte në një vend, por të shkonte sa në Korçë, në Greqi ku i ati punonte tregtar, në Vlorë e deri në Shtetet e Bashkuara. Në Boston, Floqi u bë botues i së përjavshmes në gjuhën shqipe Dielli në shtator 1911, si dhe ishte bashkëthemelues me Fan Nolin dhe Faik Konicën i shoqërisë Vatra. Në Nju Jork, botoi të përjavshmen jetëshkurtër Zër' i popullit në dimrin 1912-1913. Me shpalljen e pavarësisë Floqi u kthye në Shqipëri te Ismail Qemal bej Vlora (18441919) në Vlorë dhe punoi për të ngritur një sistem të ri gjyqësor për këtë shtet të vogël sovran. Thuhet se ka qenë i pari që ka shkruar procedurë gjyqësore në gjuhën shqipe. Kur Vlora u pushtua, Floqi u shpërngul në Shkodër ku ngriti një zyrë juridike që ushtroi veprimtari gjatë Luftës së Parë Botërore. Në maj 1919 nisi botimin e së përmuajshmes Agimi, organ i shoqërisë Vllazenija. Më 1920 u bë kryetar i gjykatës së apelit në Shkodër. Në dhjetor të atij viti u caktua ministër i arsimit e më pas këshilltar shteti. Atij i takojnë edhe disa nga tekstet e para juridike të shkruara shqip. Pas Luftës së Dytë Botërore Floqi u arrestua nga komunistët, sikundër dhe mjaft intelektualë të paraluftës që nuk kishin ikur nga vendi, dhe vdiq aty nga viti 1951 pas shtatë vjetësh burgimi. Kristo Floqi qe shkrimtar prodhimtar. Popullaritetin ia solli jo aq niveli letrar i veprave të tij sesa kënaqësia e thellë që pjesët e tij u jepnin shikuesve dhe lexuesve. Është autor i katër tragjedive me tema historike kombëtare, shtatëmbëdhjetë komedive dhe skeçeve, i disa vëllimeve poetike, teksteve juridike, politike e pedagogjike si edhe i disa përkthimeve nga Sofokliu, Euripidi e Molieri. Drama e tij me katër akte në vargje Fe e kombsi, 1909, me ngjarje që shtjellohen në fshatin shqiptar më 1831, tregon për një bej të ri mysliman, me emrin Gani, që bie në dashuri me vajzën e krishterë Maro, shërbëtore në sarajet e të atit. Drama të tjera historike janë Karllo Topija, 1916, me pesë akte; tragjedia po në pesë akte Pirro Neoptolemi, 1923, e frymëzuar nga Andromache e Rasinit; dhe pjesa me katër akte Triumfi i

ashtu si të tjerat. Kajro 1921. janë dy studentë në Akademinë ushtarake turke në Manastir. Si rival i tij në aspektin sentimental e melodramatik ka qenë Haki Stërmilli (18951953) nga Dibra. jo vetëm figurë kombëtare e botues. mbështetet në ngjarje historike të Dibrës e të viseve pranë saj. ndonëse asnjëra me nivel. Pjesët e tjera të Duçit. Konstancë 1921. pjesa me gjashtë akte Lulja e kujtimit. Korçë 1921. sidomos në vitet e fundit të jetës në Egjipt. ai shprehej se e kishte shkruar për t'i shërbyer letërsisë dhe historisë së Shqipërisë. e vënë në skenë në Vlorë më 1920. duke shtuar: "Besoj se të tjerët ma të zotët e pendës se unë. personazhet nuk janë jetësorë e të besueshëm. fillon me vitin 1921 dhe mbulon në retrospektivë ngjarjet nga 1913 deri në 1921. Tiranë 1924. botuar në Diellin e Bostonit më 1912. ndonëse një nga krijimet kryesore të dramaturgjisë shqiptare në vitet njëzet. Ndër shtatëmbëdhjetë komeditë me humor. Gruaja e parë e la Duçin me të dy djemtë dhe u martua me një tjetër. Me ngjarjet shtjelluar në shekullin e . Në parathënien për pjesën Dibranja e mjerueme. Tiranë 1923. subjekti është artificial dhe i paorganizuar mirë. është një krijim tipik i dramaturgjisë shqiptare në mesin e viteve njëzet. Ndër veprat e tij përmenden: pjesa melodramatike me katër akte Detyra e mëmës. Kjo trilogji. Dy personazhet kryesorë në pjesën e parë. Pjesa me temë historike në pesë akte e Mehdi Frashërit Trathëtia. skeçet me një akt Dhëndërr me përdhuni. Korçë 1938. po nga Sokrat Mio. Tiranë 1923. kushtuar dramaturgut Viktor Eftimiu (1889-1972). Kajro 1922. që i ndodh djaloshit Mitë kur e detyrojnë të martohet me Vesën. veprat e të cilit janë shpërfillur mjaft për arsye politike. Tiranë 1926. 1902). Trilogjia e Stërmillit me temë kombëtare. që përpiqen për të afirmuar qenien e tyre kombëtare në një kohë konfliktesh e rrëmuje. është një rrëfim melodramatik i një tragjedie familjare. dhe prej pjesës me pesë akte Agimi i lumnuëshëm. dhe pjesa me një akt Martesa e një avokati. me tri akte. më të njohurat përmenden: farsa me katër akte Qerthulli politik. pa ndonjë emocion të vërtetë. por edhe poet e dramaturg. Edhe Duçi u martua prapë dhe pati fëmijë të tjerë me gruan e dytë. Duçi është autori i të paktën gjashtë pjesëve. Për mprojtjen e atdheut. mendohet se është përshtatje nga një origjinal francez. prej asaj me gjashtë akte Dashuni e besnikeri. e përbërë prej pjesës me katër akte Dibranja e mjerueme. dhe tragjikomedia me një akt Të vdekurit e të gjallët janë më pak të njohura. Boston 1925. E thëna. Vllazní e interesë. Ali Vorfi dhe Zejnel Drini." Mehdi bej Frashëri (1874-1963) ishte një tjetër prozator e figurë politike e shquar në gjysmën e parë të shekullit të njëzetë. Ngjarjet në pjesën Dashuni e besnikeri. dhe Stërmilli i ndjente fare mirë dobësitë e veta. Pjesa e tij me tri akte Nderi. do të përpiqen me qitë në dritë të këtilla vepra më të çmueshme e kështu kanë me e pasunue bibliotekën e dramave shqiptare. si dhe E bija e bankjerit. drama në vargje Gjaku.lirisë. Tiranë 1922. Pjesa e tretë dhe e fundit. mund të vlerësohet vetëm në lidhje me kohën kur u shkrua. si ajo me katër akte Nora. Marrëdhëniet e ndërlikuara të këtyre fëmijëve nga martesa të ndryshme përbëjnë subjektin e kësaj drame skematike. është pjesërisht autobiografike. Drama shqiptare ishte në shpërgënj në atë kohë. Kjo e fundit është një komedi e pabotuar për jetën e mërgimtarëve shqiptarë në Nju Inglënd (New England). veprat dramatike të të cilit nuk janë harruar krejtësisht është Milo Duçi (1870-1933). e botuar më vonë edhe si roman po aq sentimental. Pjesa me dy akte I bir' i begut. e vënë në skenë në Korçë në maj 1927 nga autori e nga piktori Vangjush Mio (1891-1957) dhe në Durrës më 1936 nga Sokrat Mio (l. Një autor tjetër i kësaj periudhe. e cila u botua pak muaj më vonë dhe ka kryesisht po ata personazhe. Agimi i lumnuëshëm. por. e vënë në skenë më 1936. e shkruar më 1927 pak para vdekjes. Artistikisht është e dobët në kompozicion. Foqion Postoli (1889-1927) nga Korça ka qenë autor i një proze dhe dramaturgjie tepër sentimentale edhe po të gjykohet me kriteret e kohës së vet. në mënyrë që prindët të shtien në dorë prikën e saj. krahinave të Manastirit e të Matit gjatë Luftërave Ballkanike më 1912 e 1913. shtjellohen në Dibër më 1913 dhe në Tiranë më 1920.

formimi i thellë evropian perëndimor i tij gjeti shprehje më të plotë në tragjeditë klasike sipas modeleve greke e latine. Në këto vite ai bashkëpunoi me revistat letrare Kopështi letrar të Elbasanit dhe Djalëria. Tiranë 1936. Tiranë 1931. Bibliotekën dhe dorëshkrimet ia konfiskuan. e marrin dhe e shpien në harem në Stamboll. epoka e qëndresës së Skënderbeut kundër turqve. Me 'Aleksandrin' e 'Pirron' dy tragedi qi të kenë për protagonista dy kreshnikë të historis s'onë përpara Krishtit. dhe Aleksandri. të veshur si djalë.pesëmbëdhjetë. kur dëgjon dhe njeh këngën e saj të vajit brenda mureve të haremit. Me 'Ulisin' e 'Akilin' kam dashun të thur dy tragedi me dy kryetrimat e epopevet homerike Odyssen e Iliada. për çka dëshpërohet shumë rivali i tij Araniti. Vdiq më 17 mars 1965. i cili pastaj çliron Beratin dhe kap rob Aranitin. që e pret në breg. Matraxhiu 1991b. Dramaturgu dhe poeti Etëhem Haxhiademi57 (1902-1965). Shkollën e mesme e ndoqi në Leçe (Itali) rreth vitit 1918 e në Insbruk (Austri) më 1919-1923. ka qenë ndoshta dramaturgu më i mirë i periudhës së pavarësisë. Më 1946 qe edhe mësues i gjuhës shqipe në Shkollën Normale të Elbasanit. Më 1945. Trathëtia vuan nga po ato dobësi të shumë pjesëve të tjera të periudhës. Maries. Tiranë 1931. Pjesa me pesë akte Skënderbeu. e cila ka rënë në dashuri me përkthyesin e Maneshit. Tri tragjeditë e para në pesë akte të Haxhiademit u botuan si trilogji: Ulisi. sundimtar i Beratit. shkruar në Lushnjë më 1928. Veprimi është aq i bollshëm dhe detajet janë aq të shumta. Kurona i moshuar. u pasua nga dy kryevepra të mrekullueshme: Diomedi. . Me ndërhyrjen e njerëzve me influencë Aleksandër Xhuvani (1880-1961) dhe Omer Nishani (1887-1954) dënimi me vdekje iu kthye me burgim të përjetshëm. Marien. 1939 në varg njëmbëdhjetërrokësh. Në mesin e viteve tridhjetë ai shkruante: "Në tragedit e mija të maparëshme mâ tepër më ka tërhekun landa në vetëvehte se sá themat kombëtare. u bë anëtar i Lidhjes së sapoformuar të Shkrimtarëve dhe kryetar i degës së saj për Elbasanin.. duke marrë hak kështu për aktin e ulët të tradhtisë. Maneshi. menjëherë pas luftës. shkruar në Berlin më 1924. Kjo do të ishte humbje strategjike për princin shqiptar dhe braktisje e mbesës së bukur të Kuronës. e përfunduar në Gjirokastër më 1 maj 1935. organ i shoqatës së studentëve shqiptarë në Vjenë. në duart e armikut. saqë lexuesi shpesh hutohet e nuk di nga t'ia mbajë për të ndjekur fillin e subjektit. Tiranë 1931. Edhe pse trajtonte figura të mitologjisë dhe historisë së lashtë. tragjedi kjo mbi një temë tashmë të trajtuar nga Mihal Gramenoja më 1906 dhe Kristo Floqi më 1923. Pastaj vjen Pirrua. shkruar në Vjenë më 1926. Akili. Araniti kryen një akt tradhtie duke marrë anën e turqve dhe me ndihmën e tyre e shpall veten sundimtar të Beratit. Të dy të rinjtë e dashuruar venë në Shqipëri për të takuar në kështjellën e Krujës Skënderbeun. mëkëmbës i Skënderbeut. Në kohën e gjuetisë së shtrigave më 19461947. Megjithatë. nxiton për në Berat me trupa shqiptare dhe merr në dorë kështjellën. dhe studioi për shkenca politike në Berlin (1923) dhe Vjenë. si dhe drejtor drejtorie në Ministrinë e Brendshme në Tiranë. Gjeloshi në fund e gjen Marien. i çon fjalë Skënderbeut në Krujë për t'i thënë se turqit kanë mbledhur forca afër Përmetit dhe kanë ndër mend të marrin Beratin sapo të vdesë Kurona. dhe Abeli. Në vjeshtën e vitit 1928 Haxhiademi u kthye në Shqipëri për të punuar në detyra qeveritare. Gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte drejtor i administratës bashkiake në Shqipëri dhe anëtar i Institutit të ri të Studimeve Shqiptare në Tiranë. Gjeloshin. ndonse për ta dyshohet 57 kr. pasi kishte punuar për shumë vjet si përkthyes në burgun e Burrelit. Haxhiademi ato i shihte sikur të ishin pjesë e trashëgimit të vetë Shqipërisë. shkruar në Gjirokastër më 1934. Tiranë 1935. Haxhiademi ishte autor i një përkthimi të shquar në hekzametër të Bukolikeve të Virgjilit (1932) dhe të një vëllimi 73 faqesh me poezi të trishtuar Lyra. në një anije venedikase. Tiranë 1939. Ishte prefekt i Lushnjës etj. e shpëton dhe e shpie. Me vdekjen e Kuronës. lindur më 8 mars 1902 në Elbasan. Haxhiademi u arrestua e u dënua me vdekje.

i errur sysh nga ambicja dhe i çmendur pas Euipes. për të parë krijimtarinë më të mirë në këtë fushë. si dhe një përkthim i Salome. Në Diomedi. edhe i pjesës me pesë akte Prej robnije në liri. Nga dramaturgët minorë të dekadave para Luftës së Dytë Botërore mund të përmenden edhe: Lazër Lumezi (1870-1941) nga Prizreni. Publiku i gjerë mund të ketë pëlqyer më shumë farsat humoristike të shtresave të mesme të Kristo Floqit. apo shkolla korçare e qëmoçme. Korçë 1926. i poshtun. . nacionalizmin pa peshë të Mihal Gramenos dhe sentimentalizmin patetik të Foqion Postolit. Petro Harizi. Korçë 1936. Mallkimet e Krijuësit të gjithsìs. mbreti Daun i Ilirisë ikën në Itali ku formon një mbretëri në Pulje. e vret të vëllanë në gjumë dhe mëton të marrë Euipen për grua. autor i dramës Moisi Golemi. Të bift n'vend t'grunit n'arën tande ferr'." Dy pjesët e fundit të Haxhiademit iu kushtuan temës së vëllavrasjes. ca. Në luftën me fqinjët e tij mesapë. dëgjojmë zërin e Adamit që mallkon birin e vetëm të mbetur gjallë: "Qofsh i mallkuë. autori i komedisë me një akt Makaronat e shejtanit. i cili ka ardhur aty nga Troja. i njohur me pseudonimin Lipi. një tjetër histori vëllavrasjeje. autor i një komedie didaktike me titull Dhaskal Gjoka. të Oskar Uajlldit (1854-1900). 1928. në fillim nga trupa amatore të dala nga Shkolla Normale e Elbasanit e më pas edhe në Tiranë e gjetkë. Abeli më 1939. duhet t'u kthehemi dramave klasike të Etëhem Haxhiademit tani për tani të harruara. Alani. por e rëndësishme është se ky hap është bërë edhe në dramaturgji. me subjekt nga vitet e para të Krishterimit. Zadar 1929. ndonëse me nivel të ulët. Filip Papajani (1878-1945) nga Elbasani. dhe prandaj. Dy të dashuruarit e mashtrojnë mbretin duke i mbushur mendjen se Diomedi po komploton për t'i marrë fronin." Me tragjeditë e Haxhiademit aktorët shqiptarë për herë të parë patën në dorë një material që i kapërcente dramat me tema kombëtare. Por mbreti Daun është tepër i tronditur nga vëllavrasja e ulët dhe e dëbon Alanin nga mbretëria. temën e Kainit dhe Abelit. Vinçenc Prennushi (1885-1949). por ajo dashuron fshehurazi vëllanë e Diomedit. N'mjerimin tand na gjetshim ngushullime. autor. ti për jetë. Kostandin Kotte (vd. ku nuk mungojnë shfrimet sentimentale të periudhës së vonë të Rilindjes. merr temën e mirënjohur nga Dhiata e Vjetër. Mënin e madhe paçin të gjithkuëj. përveç poezive. Daunin e shpëton Diomedi. 1935. studiuesi. Paçin bashk' me urrenjtjen e njerzis. 1974 në burgun e Burrelit?) që përmendet për pjesën me tri akte Shperblimi i gjaksís. me subjekt nga koha e ashpër e Ali pashë Tepelenës (1740-1822). gjë që e bën Daunin të njoftojë se të bijën do t'ia japë për grua atij që vret rivalin. Shkodër 1931. Ato u luajtën mjaft në vitet tridhjetë e në fillim të viteve dyzet. Si shpërblim Dauni i ofron Diomedit dorën e së bijës Euipe. Jo vetëm ti por edhé fëmijt t'uëj. Ti qi na dhe për pleqëni kët' tmerr. paraqis tragedin 'Skënderbeu' me protagonist heron t'onë kombëtar. ndërkaq edhe tragjeditë e Etëhem Haxhiademit nuk kaluan pa u vlerësuar. tyke e ditun se popullit t'onë i pëlqejnë themat kombëtare.vërtetësija Shqiptare. Alanin. Hapi cilësor i letërsisë shqiptare në mesin e viteve tridhjetë mund të mos ketë qenë aq i madh në dramaturgji sa ç'kishte qenë në poezi e në prozë. Këtë herë. botuesi dhe poeti Ilo Mitkë Qafëzezi (1889-1964) nga Korça. Zemra e jote kurr mos paft gëzime. Prej nesh edhe prej Zotit të vërtetë. Kur perdja bie në atë skenë dëshpërimi.

Bukuresht 1938. në Shqipëri u botuan më pak libra. Gjatë një dhjetëvjeçari letërsia dhe kultura shqiptare lulëzuan si kurrë më parë. Në mesin e viteve '30. Prandaj rritja e menjëhershme e krijimtarisë letrare serioze. si dhe studiuesi klasik Henrik Lacaj (1910-1991) nga Shkodra. Tiranë 1936. botoi njëzet e katër nga skicat e tij të fuqishme në prozë në organe shtypi dhe përfundoi dorëshkrimin e Novelat e qytetit të veriut. Krahasuar me vende të tjera në vitet tridhjetë e dyzet. qe në një masë të madhe në varësi të organeve letrare të shtypit të kohës. Bukuresht 1937. Konstancë 1933. shtypi pati për çudi një zhvillim liberal. Por me vitet tridhjetë kultura shqiptare pati hyrë në një etapë të re. Shkodër 1937. e vëllimit të parë me rrëfenja Netë shqipëtare. Në radhë të parë për shkak se mungonte një zhvillim ekonomik i përgjithshëm. 1936. Gazetaria e publicistika. tani Zogu I.botues gazete dhe autor i krijimit modest Triumphi i legalitetit. e romanit shumë të lexuar e me kritikë sociale Sikur t'isha djalë. brenda pesë vjetësh ishte hedhur një hap cilësor përpara në letërsinë shqiptare. sepse Shqipëria qe vendi më i varfër në Evropë dhe sepse shkalla e analfabetizmit qe akoma mjaft e lartë. dhe disa organe shtypi edhe u mbyllën.9 Zeniti kulturor i mesit të viteve tridhjetë Për gati një çerek shekulli pas shpalljes së pavarësisë (28 nëntor 1912). Censurë kishte.Pse!?. Në poezi Lasgush Poradeci botoi përmbledhjet me lirika mahnitëse Vallja e yjeve. . qoftë ky politik. të Haki Stërmillit. para se ta ndalonin për të qarkulluar e para se vdekja ta ndërpriste karrierën e tij të shkurtër letrare. të cilët jo vetëm u ofronin shumë shkrimtarëve dhe ideve tribuna për t'i shprehur. edhe pse jonovatore në konceptim e në brendi. lindi një industri gazetarie e botuese me nivel të mirë në shërbim të përhapjes së informacionit. dëshmuan një përpunim gjuhësor të paparë në skenën shqiptare. Vërshimi i ideve të reja nga jashtë dhe shkalla më e lartë e arsimimit të rregullt dhe formimit të intelektualëve i hapi portat drejt përparimit kulturor. 10. që kishin vazhduar të luanin rolin kryesor në afirmimin e kulturës kombëtare në Shqipëri që nga epoka e Rilindjes. si në çdo diktaturë. kurse Gjergj Fishta doli me variantin përfundimtar të poemës së tij të pashoqe Lahuta e malcís. shkrimtarët dhe intelektualët shqiptarë vazhduan të frymëzohen nga idetë dhe idealet e lëvizjes së Rilindjes të shekullit të nëntëmbëdhjetë. ata mund të shtypnin pak a shumë çdo gjë që dëshironin. të Sterjo Spasses. në fillim në Shkodër e më pas në Tiranë e në mbarë vendin. përparuan me ritëm aq të vrullshëm sa edhe vetë letërsia. Nga një numër i madh të përjavshmesh me frymë kombëtare e me jetë të shkurtër dhe revistash mujore të dorës së dytë që dolën në qytete të ndryshme të Ballkanit. kulturor apo letrar. brenda pesë vjetësh nga 1933 deri 1938. Mbret i Shqiptarvet. Tiranë 1936. por edhe i vinin këta shkrimtarë e këto ide në dispozicion të njerëzve anembanë vendit. Tregtar flamujsh. dhe Ylli i zemrës. Tiranë 1935. me tridhjetë këngë. Migjeni. e kryesisht i meshkujve. gjithashtu. Sa kohë që botuesit nuk e sulmonin familjen mbretërore dhe politikën e jashtme të monarkisë. Me gjithë strukturat politike primitive që mbizotëronin në Shqipëri nën regjimin despotik të Ahmet Zogut (1895-1961). Korçë 1933. madje lulëzimi i një kulture të qëndrueshme shqiptare të të shkruarit. Në dramaturgji. Etëhem Haxhiademi bëri për vete publikun intelektual me tragjeditë e tij klasike që. që përmendet për përkthimet e veprave të Plautit. e përmbledhjes së dytë me tregime të Ernest Koliqit. Migjeni i sëmurë nga tuberkulozi ia kishte dalë mbanë ta çonte në shtyp përmbledhjen e tij Vargjet e lira. të Mitrush Kutelit. Korçë 1935. por ajo nuk arriti kurrë ato përmasa të tmerrshme kontrolli si në periudhën pas 'çlirimit'. Mundësia për të lexuar ishte privilegj i një pakice të vogël. Proza shqiptare përjetoi botimin e romanit nihilist Nga jeta në jetë .

e acaruar edhe më shumë nga një regjim diktatorial i prapambetur e moskokëçarës. që përbënte shumicën në Shqipëri. E përmuajshmja françeskane Hylli i dritës. Me kalimin e kohës kultura e periudhës së vonë të pavarësisë erdhi e pasqyroi polarizimin midis Lindjes dhe Perëndimit. Pabarazia tepër e dukshme në këtë vend të varfër të Ballkanit. si rrugë të ardhshme për kapërcimin e dallimeve klasore e për zhdukjen e shfrytëzimit të egër të shumicës së popullsisë. Nexhat Hakiu (1917-1978) dhe Sterjo Spasse (1912-1989). i botuar nga prilli 1936 deri në shkurt 1937. vajtën në fushëbetejat e Katalonjës për të marrë pjesë në Brigadat Internacionale. Polarizimi në ideologji u bë më i dukshëm më 1936 me shpërthimin e Luftës Civile në Spanjë. e themeluar dhe drejtuar nga ministri i arsimit Ernest Koliqi (1903-1975). . rifilloi botimin në janar 1930 dhe vazhdoi të ndikojë në jetën kulturore gjatë Luftës së Dytë Botërore derisa u detyrua të ndërpresë botimin në korrik 1944. ishte e përmuajshmja Zâni i naltë. gjithashtu u botua në Shkodër nga prilli 1929 deri më 1944. qenë ABC. organ i përdyjavshëm i organizatës komuniste të Korçës.Organet e shtypit katolik të Shkodrës vazhduan të luanin një rol madhor në përhapjen e ideve. Zâni i Shna Ndout. Mjaft nga këta gazetarë qenë aktivë edhe në botimin nga marsi 1934 deri më 1936 në Tiranë të së përjavshmes kulturore Illyria. Nebil Çika (vd. e përdyjavshmja Revista letrare. 1913). por jo pa peshë në përhapjen e ideve të reja të majta. poeti rebel Sejfulla Malëshova (1900-1971) dhe Tajar Zavalani (1903-1966). si dhe rritja e fuqisë së Italisë fashiste. e botuar në mars 1944 nga Arshi Pipa (l. ose të paktën socializmin në një formë të tij. Vedat Kokona (l. edhe pse me orientim më të madh fetar. korrik 1940-1943. ishte një organ liberal që u botua në Tiranë nga gushti 1932 deri më 1936 me një këshill botues ku bënin pjesë Tajar Zavalani (1903-1966). 1920). ku Migjeni botoi prozat dhe poezitë e para. Për fuqizimin e kulturës së shkruar në Shqipëri rol thelbësor luajtën sidomos tri revista. shumë kohë pas vdekjes së Fishtës. në mes të asaj rrëmuje të luftës civile. Revista më e madhe letrare e viteve të luftës ka qenë e përmuajshmja Shkëndija. Për bashkësinë myslimane. ishin shtypur nga sundimtarët çifligarët. Një e përmuajshme tjetër françeskane. dhe e përmuajshmja Kritika. ofroi mjaft material letrar derisa u mbyll më 1944. E përmuajshmja e ilustruar Minerva. e cila i njihte dhe i informonte lexuesit me të kaluarën dhe të tanishmen e kulturës islame në Shqipëri e në Lindjen e Mesme. Ora e shkurtër e demokracisë kushtetuese në kohën e Fan Nolit më 1924 kishte marrë fund. Marko pati rastin e mahnitshëm të takohej atje me Ernest Heminguein (1899-1961) dhe me shkrimtarë të tjerë të angazhuar. ndonëse një numër i vogël figurash letrare kishin qenë në Bashkimin Sovjetik në kohën e Stalinit: Fan Noli (1882-1965). revistë dyjavore e botuar në Tiranë nga Petro Marko në mars 1936 dhe e mbyllur menjëherë nga autoritetet zogiste. kurse të gjitha orvatjet për reformë agrare. e themeluar në shkurt 1944 nga Mitrush Kuteli (1907-1967). bënë që shumë intelektualë të viteve tridhjetë ta shihnin me interesim komunizmin sovjetik. e përmuajshme jezuite për arsim. Poeti dhe romancieri i ri Petro Marko (1913-1991). Leka. dhe Bota e re e Korçës. po fuqizohej edhe fashizmi. Edhe Përpjekja shqiptare. Idetë socialiste po fuqizoheshin në Shqipëri. romancieri Haki Stërmilli (1895-1953). Por. e cila dilte si revistë e madhe letrare e jetës moderne.rreth v. 1944). kulturë dhe zbavitje. i cilësuar më pas si 'peshkopi i kuq'. Shqipëria pak ishte takuar me idetë dhe idealet e Revolucionit të Tetorit në Rusi. Madje edhe më 1944. ia dolën të botohen disa revista letrare jetëshkurtër por serioze: e përmuajshmja Fryma. e themeluar në janar 1944 nga Muzafer Pipa. skulptori Odhise Paskali (1903-1985). 1944) dhe Stefan Shundi (1906 . Jetëshkurtër. e botuar në Tiranë nga tetori 1923 deri më 1939. njëherazi. së bashku me përkthyesin Skënder Luarasi (1900-1982) dhe një grup prej dyzet shqiptarësh. e themeluar dhe redaktuar nga Gjergj Fishta. e botuar nga tetori 1936 deri më 1939 nga Branko Merxhani (1894-1981) dhe e administruar për një farë kohe nga Petro Marko (1913-1991) pasqyronte një hap përpara e cilësor të letërsisë shqiptare. aq fort e nevojshme.

siç shihet edhe në parullën e Merxhanit Politikë s'ka! Vetëm kulturë! Megjithatë. Revista u përpoq për një kritikë letrare serioze dhe për një ndihmesë të re intelektuale për të pasqyruar realitetin bashkëkohës. sidomos nën diktaturën e viteve 1936-1940 të gjeneralit Joannis Metaksa (1871-1941). por pavarësia vetë qe vetëm gjysma e punës. dhe hispanidad të Spanjës fashiste në regjimin e gjeneralit Francisko Franko (18921975). hellênikótêta greke.m. Ndonëse krijesë shqiptare. Neoshqiptarizmi do parë brenda kontekstit të ideologjive të tjera nacionaliste60. Për herë të parë. që lindën në mbarë Evropën në vitet njëzet e tridhjetë dhe që.th.Një nga figurat më interesante gjatë viteve tridhjetë ka qenë Branko Merxhani58 (18941981). një vetëdije shqiptare për ta nxjerrë popullin nga errësira e padija. Neoshqiptarizmi mbështetej në ideologjinë nacionaliste. por nuk përkrahte rrugën e angazhimit të drejtpërdrejtë politik për shndërrime sociale ose për zhdukjen e strukturave tradicionale politike e sociale. italianitá të diktatorit italian Benito Musolini (18831945). 1596-1650) e të sociologëve Ogyst Komt (Auguste Comte. Neoshqiptarizmi erdhi e u bë kundërpeshë e ideologjive më fort politike të socializmit e të internacionalizmit të majtë. 1798-1857) dhe Emil Dyrkhaim (Emile Durkheim. sikundër theksonin ithtarët e saj. Vangjel Koça (19001943). të cilën e quante Neoshqiptarizëm. përkthyes i Epiktetit. Tashmë një numër i 58 kr. U mbyt kur po orvatej të arratisej për në Itali më 7 gusht 1943. Ajo çfarë kërkohej tani. ishte të krijohej e të çimentohej një identitet kombëtar. u ofroi lexuesve shqiptarë ja vetëm pjesë nga poezia e proza bashkëkohore shqiptare dhe përkthime nga letërsia e përbotshme. 59 d. duke e njohur publikun shqiptar me veprat e filozofit Rene Dekart (René Descartes. Themeluesi tjetër i Neoshqiptarizmit. që kishte nisur botimin në korrik 193059. Në revistat e kohës kjo ishte tema madhore e debateve letrare. U botua vetëm një numër. sociologjinë. u shkrinë për të formuar fashizmin evropian. vetvetiu. së bashku me Vangjel Koçën (1900-1943). d. gjuhësinë. Merxhani e quante Shqipërinë "një qënie e kufizuar së jashtëmi dhe e pakufishme së brëndshmi". Kjo e përmuajshme. ndonëse rrënjët. 60 . Neoshqiptarizmi qe një rrymë intelektuale filozofike që lindi në shoqërinë shqiptare aty nga viti 1928. Merxhani 1996.m. duheshin kërkuar në lëvizjen e Rilindjes. Lukianit dhe Dekartit. arkeologjinë. dhe i njohur si gazetar me pseudonimet gazmore orientale Vangjo Nirvana apo Vangjo Knishna. Nacionalistët shqiptarë të shekullit të nëntëmbëdhjetë i patën përqendruar të gjitha energjitë e tyre për të fituar pavarësinë nga Perandoria Osmane. por edhe recensione librash e artikuj të hartuar mirë për filozofinë. Ai luftonte për progres social si themel të procesit intelektual. Merxhani ishte i vetëdijshëm dhe ndiente dhimbje për prapambetjen intelektuale të vendit prandaj bënte thirrje për një ringjallje shpirtërore. Në formën e vet fillestare qe një lëvizje kulturore.th. ishte nevoja për një lëvizje kombëtare të dytë. historinë. ai kishte mbrojtur e propaganduar ideologjinë nacionaliste të Neoshqiptarizmit më 1929 në faqet e së përjavshmes me tirazh të mirë Demokratia të Gjirokastrës dhe në revistën e përmuajshme jetëshkurtër me titull Neo-Shqiptarizmi. jo politike. i cili shumë shpejt do të degjeneronte në një diktaturë të egër e çnjerëzore. Shkrimtarët shqiptarë të viteve tridhjetë qenë të magjepsur nga Perëndimi por edhe të shqetësuar për vendin që do të zinte Shqipëria në një Evropë që tani kishte një zhvillim të vrullshëm. do të bëhej udhëheqës i Partisë Fashiste pas pushtimit të Shqipërisë nga Musolini më 1939. me hapa të ngadaltë por të sigurtë. 1858-1917). i cili pati bashkëpunuar me të përjavshmen Illyria të drejtuar nga Asim Jakova nga marsi 1934 deri më 1936 para se të botonte revistën e vet me influencë Përpjekja shqiptare në tetor 1936. që vazhdoi të botohej deri në fillim të vitit 1939.

arritje kulturore për këtë vend të vogël ballkanik apo jo. Bajnë të fala dhe me thane vendeve të shuguruem. vendi më i afërt perëndimor fqinjë. Një letërsi moderne ishte krijuar në Shqipëri dhe shteti më në fund kishte kaluar fëmininë e kishte ardhur në moshë. një zenit në kulturën e shkruar shqiptare. Pa kaluar shumë kohë debati intelektual mbi marrëdhëniet e Shqipërisë me Perëndimin dhe rolin e saj në të u bë i tepërt e i kotë. shpirtent t'onë n'origjinë po kthejnë. Në këtë punë ndërhyri shpejt lufta botërore. më në fund. Shpirtent t'onë me një dashní tragjike ato vise i duejnë. por qenë edhe të çoroditur e të zhgënjyer nga lëngimi oriental i Shqipërisë nën një monark me të vërtetë bizantin.ndërsá tue qa. që damaret e rrahin (si të rrahunt trompete në vorresë) . u përgjithësua më së miri nga djaloshi Migjen në vjershën Shpirtent shtegtarë. duke e lënë vendin në mëshirën e ekstremistëve politikë e ushtarakë dhe. me synimin e patundur për të qëndruar aty. e shkruar në pranverë 1934: "Mramë një erë e ftohtë.. Enden shpirtent t'onë nepër vise të Përndimit të mrekullueshëm.adhurueshëm E me një credo gëzojnë qiellën me çagjë e të tymuem. të citojmë thënien.. Vlorë e Shëngjin të Premten e Pashkëve. kishte arritur maja të papara.. shtegtarë të mërguem. pjesë e ciklit të shkurtër Kangët e përndimit..madh intelektualësh kishin qenë jashtë dhe kishin parë me sytë e tyre shoqërinë e industrializuar Perëndimore. U mbetet historianëve të përcaktojnë nëse përfshirja nën ombrellën kulturore të Italisë dhe më pas aneksimi politik i drejtpërdrejtë i Shqipërisë prej saj ka qenë. E të përtrimë ndër fluide të hekurit e të zjarmit .e bashkë me gjethë të kësaj vjeshte I muer andej kah dielli hijën si të përgjakët u a lëshon zallevet . Qe ky një lulëzim i shkurtër në hijen e apokalipsit që do të vinte e që do të shuante flakën e krijimtarisë së vërtetë letrare për njëzet vjet me radhë. acarr fryni nga ana e maleve I shkundi shpirtent t'onë . asokohe. midis doktrinave të komunizmit dhe fashizmit.në Përndim. "Zoti e do aq shumë. sikundër interpretohej prej tyre. kur trupat italiane kaluan Adriatikun dhe zbarkuan në Durrës.. E në nesërmen fatale kundrojmë një horizont me njolla. diku në skâj merimanga fatin trillon Vetes dhe njerzís poshtë. Jeta intelektuale në mesin e viteve tridhjetë dhe fillimin e viteve dyzet. pavarësisht nga dëshira e vendësve. duke i ulur në gjunjë shkrimtarët e intelektualët e të gjitha ngjyrimeve politike. Duke ardhur nga një vend që. Polarizimi i ideve në Evropë midis Lindjes së re dhe Perëndimit të ri. N'etër të kulluet a bajnë flî ndjenjat e vet mâ të holla. Gonxhja e njomë e letërsisë shqiptare do të këputej së shpejti dhe po aq shpejt do të priteshin edhe rrënjët e lules së porsaçelur. . Kjo joshje ndaj Perëndimit. shpuri në një konflikt kulmor në Shqipëri dhe gjetiu. në Shqipëri ai përfaqësohej nga Italia e Musolinit.." Për këta intelektualë Perëndimi qe një nocion i papërcaktuar qartë. sepse pak ka ndryshuar që nga Krijimi". ata e ndienin forcën tërheqëse të Perëndimit. më 7 prill 1939. Për ironi. ku shtret e shkimet drita në pamundsinë e vet. Në cilen. . kumbon E thret kumbon' e fabrikës e njëmijti fishkllim si një fsham shkynë ajrin. që asokohe rivalizonte me Jugosllavinë për të shtrirë ndikimin e vet në këtë mbretëri të vogël malore.

e krijuar më 8 nëntor 1941. që ndryshoi rrjedhën e historisë shqiptare. e cila e kishte sunduar vendin që nga shpallja e pavarësisë më 1912. qeveria e re mori masa të menjëhershme për të fuqizuar pushtetin. Në gusht 1945 filloi një reformë agrare rrënjësore. Me anë të një tatimi të posaçëm. nga edhe mori mbështetje financiare. kurse më 14 mars të atij viti hyri në fuqi një kushtetutë e modelit sovjetik. Greqia e quante veten ende në gjendje lufte me Shqipërinë. ndër ta edhe shkrimtari e politikani Fan Noli (1882-1965). Dushan Mugoshën (1914-1973) dhe Miladin Popoviqin (1910-1945). Përpjekja e tij për t'i bashkuar këto grupe nuk u arrit plotësisht. LETËRSIA NËN REGJIMIN E ENVER HOXHËS (1944-1985) DHE DALJA NGA IZOLIMI 11. Me të filluar punën. Rrënjët e komunizmit shqiptar duhen kërkuar në fund të viteve njëzet. ku një destrojer britanik u hodh në erë nga një minë në bregdetin shqiptar. organizatën e rezistencës Balli Kombëtar. . Më 1941. kurse lidhjet me Britaninë e Madhe u bënë shumë të ndera pas të ashtuquajturit incident të Kanalit të Korfuzit61. u rrit vrullshëm gjatë viteve të pushtimit italian e gjerman dhe doli fitimtare në luftën e përgjakshme civile me rivalin e vet. Në të njëjtën kohë. kishin ngritur një Komitet Nacional Revolucionar (KONARE) në Vjenë për t'iu kundërvënë diktatorit Ahmet Zogu (1895-1961). marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara ishin keqësuar menjëherë. Grupe mërgimtarësh. Kjo gjykatë zhvilloi disa gjyqe spektakolare që zgjatën për muaj të tërë. që në të vërtetë fshiu e zhduku të gjithë klasën e çifligarëve. regjimit të ri iu desh të përballej edhe me një varg problemesh të mëdha të politikës së jashtme. Ky komitet vendosi lidhje me Internacionalen Komuniste (Komintern) në Moskë. u bënë përpjekjet e para për të luftuar analfabetizmin. Përveç ekonomisë së shkatërruar dhe revoltave antikomuniste në disa pjesë të vendit. i cili pati marrë pushtetin në dhjetor 1924. i cili u kthye në Shqipëri më 1930 për të organizuar celula komuniste në Korçë. dhe kjo për shkak të grindjeve midis fraksioneve. më 11 janar 1946.11. për të gjykuar 'kriminelët kryesorë të luftës'. i cili kishte fituar mjaft përvojë në përballimin e intrigave të vazhdueshme dhe grindjeve fraksioniste për ta bashkuar partinë në një lëvizje të fuqishme. duke eliminuar kështu klasën e mesme. ku dhe vendosën selinë e Qeverisë Demokratike të Shqipërisë. i cili mbante nën hijen e vet të errët 80% të popullsisë. Ndër figurat e para të lëvizjes komuniste shqiptare ka qenë Ali Kelmendi (1900-1939). kurse industria u shtetëzua. Edhe marrëdhëniet me Jugosllavinë fqinje arritën në një fazë të pasigurtë lidhur me 61 kr. për t'i bashkuar grupet e ndryshme ilegale në luftën e përbashkët kundër pushtuesve fashistë. u konfiskuan prona dhe pasuri private. komunistët jugosllavë të udhëhequr nga Josip Broz Tito (1892-1980) ngarkuan dy emisarë. Tiranë e gjetiu. Gardiner 1966 dhe Leggett 1974. i shkolluar në Bashkimin Sovjetik. në të cilët qindra kundërshtarë të vërtetë apo të dyshimtë të regjimit u dënuan me vdekje ose me afate të gjata burgimi. Në janar 1945 në Tiranë u ngrit një gjykatë speciale e kryesuar nga Koçi Xoxe (1917-1949). Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie të re ishte ambiciozi Enver Hoxha nga grupi i Korçës.1 Kushtet politike dhe historike Më 28 nëntor 1944 forcat fitimtare komuniste nën komandën e Enver Hoxhës (19081985) hynë në Tiranë. Trembëdhjetë muaj më pas. ministri i ri i brendshëm nga Korça. Partia Komuniste Shqiptare. u shpall zyrtarisht Republika Popullore e Shqipërisë.

Njëra palë. Shqipëria do të mbetej kështu një koloni e vërtetë jugosllave deri më 1948. u mor nga partizanët jugosllavë. Grindja midis Titos dhe Stalinit më 1948 i siguroi Enver Hoxhës aleatin sovjetik me mbështetjen e të cilit tani do të ruante pozitën e vet e do t'ia dilte pas pak kohe të eliminonte rivalët. që akuzohej për bashkëpunim me gjermanët. me plebishit. dhe Enver Hoxha nënshkroi një Traktat Miqësie. Problemi i Kosovës në fillim do të zgjidhej sipas parimit të vetëvendosjes. Vetë Enver Hoxha duket se ka mbajtur një qëndrim taktikisht të vakët. qe e ngjashme me ato që ndodhën edhe në vendet e tjera të Evropës Lindore në fund të viteve dyzet e në fillim të viteve pesëdhjetë. nuk kishte ndonjë rrezik të afërt për aneksim politik të drejtpërdrejtë. që në historinë zyrtare të partisë cilësohen si periudhë e Koçi-Xoxes. duke mbajtur lidhje si me Lindjen edhe me Perëndimin.th. Aleanca e Shqipërisë me Bashkimin Sovjetik pati disa epërsi. Bashkëpunimi e Ndihme Reciproke gjatë vizitës në Beograd. Në kongresin e saj të parë më 8-22 nëntor 1948. d. më 17 qershor 1948. ishte për lidhje më të ngushta me Jugosllavinë dhe Bashkimin Sovjetik. Sovjetët ofruan më shumë ndihmë ekonomike e ushqimore për të zëvendësuar humbjet e shkaktuara nga ndërprerja e ndihmës jugosllave. dhe të gjithë këshilltarët jugosllavë u dëbuan menjëherë nga vendi. duke e kuptuar se kurrë nuk do të fitonte përkrahjen e nacionalistëve serbë. Sundimi me terror i Koçi Xoxes mori fund. Udhëheqja komuniste në Shqipëri. Marrëdhëniet me Britaninë e Madhe e me Shtetet e Bashkuara u ndërprenë në korrik 1946. i ngarkuar me punët e kulturës. ministri i brendshëm Koçi Xoxe shfrytëzoi krejt pushtetin e vet mbi aparatin e policisë e të sigurimit për të eliminuar të gjithë armiqtë dhe rivalët e mundshëm. qe e ndarë në dy kampe.çështjen e Kosovës. mbronte tezën se Shqipëria duhet të zhvillonte një politikë të jashtme të pavarur. Seria e gjyqeve spektakolare dhe e spastrimeve që pasuan. dhe ngulte këmbë për një politikë ekonomike e sociale më radikale e të bashkërenduar me atë politikë që ndiqej në Beograd. por Titoja. Meqë Shqipëria nuk kishte kufi të përbashkët me Bashkimin Sovjetik. e përfaqësuar nga poeti Sejfulla Malëshova (1900-1971). Gjatë kësaj periudhe. Kosova. Kështu hyri Shqipëria në vathën sovjetike. Shqipëria hyri në një periudhë izolimi të thellë nga pjesa . kur u dënua për tradhëti në maj 1949 e u ekzekutua më 10 qershor të atij viti. i kryesuar nga ministri i brendshëm Koçi Xoxe. përfunduan me ekzekutim apo burgosje të figurave politike por edhe të shumë shkrimtarëve apo intelektualëve të talentuar. Fraksioni projugosllav. Një ide e propozuar si zgjidhje për problemin shqetësues të Kosovës qe bashkimi i Jugosllavisë dhe Shqipërisë në një shtet të vetëm. Po ashtu erdhi edhe ndihma ushtarake për t'u mbrojtur si nga Jugosllavia fqinje ashtu edhe nga Perëndimi në një kohë kur Lufta e Ftohtë arriti kulmin. Serbokroatishtja u përfshi në programin e të gjitha shkollave shqiptare si gjuhë e huaj e detyrueshme. d. e cila kishte qenë ribashkuar me Shqipërinë disa vjet më parë.m. dhe në shkurt 1946 Malëshova u përjashtua nga Byroja Politik dhe u dënua si 'oportunist i djathtë'.m. Letërsia dhe kultura shqiptare u goditën rëndë. Atje u kryen masakra të fshehta kundër popullsisë shqiptare. se udhëheqja shqiptare u tregua në shumë anë e kujdesshme për të ruajtur zyrtarisht pavarësinë e vendit. Fituan Xoxe dhe këshilltarët e tij jugosllavë. E përfshirë në sferën sovjetike. si hap i parë drejt bashkimit të të dy vendeve. Partia Komuniste e Shqipërisë ndërroi emër e u quajt Partia e Punës e Shqipërisë. i bindi udhëheqësit komunistë shqiptarë më 1943 që të mos kishin më shpresë te zbatimi i 'një zgjidhjeje marksiste'. kurse këshilltarët jugosllavë zunë pikat kyçe në qeveri e në çështjet ekonomike.th nga blloku sovjetik. dhe një politikë të brendshme më të moderuar për të nxitur ripajtimin kombëtar. Këto gjueti shtrigash. Shqipëria u bë i pari vend i Evropës Lindore që denoncoi Jugosllavinë pas përjashtimit të saj nga Kominformi. Kur gjermanët u tërhoqën nga Shqipëria veriore në fund të vitit 1944. pak kohë pasi mori pushtetin. duke mbetur në hije e duke pritur rastin për të eliminuar kundërshtarët e tij njëherë e mirë.

e zhvilluar me zellin . çarje që u thellua mjaft në vitet e ardhshme me gjithë varësinë e skajshme të Shqipërisë nga ndihmat dhe dërgesat ushqimore sovjetike. mijra punonjës të mendjes. pallate sporti (Katedralja Katolike e Shkodrës) apo depo. kërkonte me vendosmëri shkëputjen e kulturës shqiptare nga të gjitha ndikimet e huaja. Optimist pas fitores 99. Shkrimtarët duhet t'i përqëndronin energjitë e tyre në tema kombëtare si ajo e lëvizjes partizane dhe e ndërtimit të socializmit. e ashtuquajtura dëshirë spontane e rinisë. 1925). ngado që ato mund të vinin. Enver Hoxha qe i patundur në mendimin për të mos i dënuar komunistët kinezë nën udhëheqjen e Mao Ce Dunit (1893-1976) dhe. Në një fjalim më 6 shkurt 1967 Enver Hoxha nxiti hapjen e një fushate kundër fesë. të punojmë e të jetojmë si revolucionarë'. Mirëpo kur Nikita Hrushçovi (1894-1971) denoncoi krimet dhe kultin e individit të Stalinit në një raport të fshehtë para Kongresit të 20-të të Partisë Komuniste Sovjetike në shkurt 1956. orientoi që të intensifikohej më tej 'lufta e klasave'. i mbajtur në nëntor të atij viti. ndër ta shumë shkrimtarë e artistë. Kina e ndihmoi shumë Shqipërinë për zhvillimin e saj. Për të shuar valën e pakënaqësisë së popullit nga sundimi i tij. Enver Hoxha e dënoi revizionizmin. kurse Enver Hoxha. jo vetëm e zhveshi Shqipërinë nga shumë tradita kulturore të saj. sulmoi Hrushçovin për shmangie nga marksizëm-leninizmi. Një politikë kulturore revolucionare e re. në kërkim të një mbrojtësi të ri. roli i letërsisë dhe arteve ishte që të imunizonte njerëzit përballë të gjitha prirjeve borgjeze e revizioniste. Ramiz Alia (l. Në praktikë kjo politikë shpuri në ndalimin e librave dhe filmave të huaj dhe në mbytjen edhe të asaj pak lirie intelektuale që ekzistonte ende në vend. kishat dhe teqetë bektashiane. e paraqitur në publik në tetor 1965 nga kryeideologu për çështjet kulturore. Pas disa manovrimeve politike dinake e të egra. duke filluar një fushatë të modelit kinez në fund të vitit 1965 për 'të revolucionarizuar të gjitha aspektet e jetës së vendit'. aq të domosdoshme e të ngutshme për popullsinë atë vit. me modele sovjetike të kopjuara e të përshtatura për çdo fushë të jetës shqiptare. Në dhjetor 1961 Bashkimi Sovjetik prishi marrëdhëniet diplomatike me Shqipërinë. por kjo ndihmë nuk doli e mjaftueshme për të nxitur rritjen ekonomike. 'Ndërtojmë socializmin duke mbajtur në njërën dorë kazmën dhe në tjetrën pushkën' ishte parulla e përhapur nga Partia për të krijuar një mendësi rrethimi. Brenda pak muajsh u mbyllën të gjitha xhamitë. duke e bërë të detyrueshme për të gjithë punën fizike në sektorët prodhues të ekonomisë. që do të mbyste çdo kundërshtim. Kurse ngjarjet në Hungari dhe Poloni e bindën se Hrushçovi përfaqësonte rrezikun më të madh për sovranitetin e Shqipërisë e për pushtetin e tij. Shqipëria u shpall i pari shtet ateist në botë. në një fjalim të hapur e të pazakontë. fushatë që përkoi me Revolucionin Kulturor në Kinë. ktheu sytë nga Lindja e Largët. Kjo. Parulla e ditës ishte 'Të mendojmë. veç të tjerash me mallra dhe kredi me interes të ulët. 'dolën vullnetarë' për të vajtur në fshat e për të punuar tokën bashkë me fshatarët. Aleanca kino-shqiptare. shumica duke u shembur ose rikonstruktuar për t'u përdorur si salla kinemaje. e cila do të zgjaste nga 1961 deri në korrik 1978. e radikalizoi jetën politike. Në përgjigje të letrës së hapur të Enver Hoxhës më 4 mars 1966. Dallimet ideologjike midis dy partive dhe orvatjet e Hrushçovit për t'u marrë vesh me renegatin Tito shpunë në fillim në një çarje politike në marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik. ai ia doli mbanë të kapërcejë kritikat kundër politikës së tij staliniste e të mbajë pushtetin.tjetër e botës. Enver Hoxha përdori taktikën e tij të zakonshme të kundërsulmit. Me vitin 1955 Shqipëria ishte bërë shembull i një shteti stalinist. Në Konferencën e tetëdhjetë e një partive komuniste të mbajtur në Moskë në nëntor 1960. Fushata për çrrënjosjen e fesë.99% të kandidatëve të Partisë në zgjedhjet e përgjithshme në korrik 1966. ekonomike e sociale në Shqipëri dhe e izoloi vendin edhe më shumë nga Evropa dhe nga pjesa tjetër e botës. Tani. që përbënte njërin nga elementet e fundit të mbetur nga tradita. por edhe nga mjaft monumente të arkitekturës dhe të kulturës kombëtare. Marrëdhëniet midis dy partive u tejkeqësuan me shpejtësi deri në atë pikë sa në mars 1961 Hrushçovi pezulloi dërgesat ushqimore për Shqipërinë. Kongresi i Pestë i Partisë.

1994. Shihje të mbaheshin pantallona të tipit perëndimor. u dënua më 27 korrik 1974 me pesëmbëdhjetë vjet burg. Lubonja 1993. Ajo çka ndodhi nga viti 1973 deri të paktën më 1975 qe mbretërimi i terrorit kundër shkrimtarëve dhe intelektualëve shqiptarë. Në të njëjtën kohë sistemi arsimor u reformua rrënjësisht për ta pastruar nga ndikimet sovjetike. kr. dy javë përpara zgjedhjeve të para pluraliste. përbënte një akt të paparë vetëvrasjeje kulturore. në rrugët e Tiranës po dukeshin modat perëndimore të veshjes. 63 . Hoxha 1973 dhe 1975. Për ta u tha se kishin nxitur që ide e ndikime dekadente perëndimore të depërtonin në kulturën shqiptare. përfundoi me ftohjen e marrëdhënieve me Kinën.62 Si shkak në këtë luftë të re të Hoxhës për të mbajtur pushtetin shërbeu Festivali i 11-të i Këngës më 25 dhjetor 1972. Todi Lubonja. Fadil Paçrami. Rradhët e ushtrisë u spastruan dhe atë e morën në dorë komisarët e partisë. Enver Hoxha nga ana e tij e kuptoi se aleanca me Kinën qe e pamjaftueshme për ta mbrojtur vendin nga kërcënimi ushtarak sovjetik. dhe për pasojë gjithë vendin. ai u lirua në qershor 1987 dhe u internua në fshatin Malecaj (rrethi i Lezhës) para se kalvari i tij të merrte fund. Enver Hoxha ndërmori përsëri ofensivën dhe paraqiti një raport që sot mund të quhet si klasik në analet e obskurantizmit evropian: Të thellojmë luftën ideologjike kundër shfaqjeve të huaja e qëndrimeve liberale ndaj tyre. Këto vite qenë një hap i madh prapa për zhvillimin e letërsisë dhe kulturës shqiptare. kurse vetë normalizoi marrëdhëniet diplomatike me Jugosllavinë dhe Greqinë fqinje. që nisi më 1965 dhe zgjati deri në mesin e vitit 1969. që solli edhe tërheqjen përfundimtare të Shqipërisë nga Traktati i Varshavës. që mund të krahasohet edhe me spastrimet staliniste të viteve 1930. dorëshkrime të vjetra u lanë të kalben. Periudha revolucionare. Pas disa vjetësh vetëmohimi e turbullire. kurse intelektualët më të shqetësuar se kurrë. Në pranverë 1973 njëqind e tridhjetë shkrimtarë e artistë shpallën se po largoheshin 62 kr. të cilët shërbyen si 'koka turku' për të trembur shkrimtarët e artistët e për t'i pasur ata pas vetes. dhe Todi Lubonja63 (l. kurse dy figurat kryesore të saj u dënuan pa mëshirë për mëkatet e tyre si deviatorë dhe armiq të popullit. Megjithëse Partia vazhdonte t'i binte avazit të rrezikut të ndikimeve borgjeze. flokë të gjatë e në ndonjë rast funde të shkurtër. udhëheqja kineze u mundua të përmirësonte marrëdhëniet me Jugosllavinë dhe Rumaninë me qëllim që të dobësonte Bashkimin Sovjetik në Ballkan. Gjithçka sadopak e lidhur me fenë u bë tabu për dy dhjetëvjeçarët që pasuan. Monumente kulture u fshinë nga faqja e dheut. pas revolucionit kulturor shqiptar brenda vendit mbizotëroi një periudhë e shkurtër qetësie. Në vitin 1971 ai po i lëshonte sinjale të matura Perëndimit. sekretar i partisë për çështjet ideologjike të Komitetit të Partisë së Tiranës. ndonëse ishte krejt i padëmshëm. Pas pushtimit sovjetik të Çekosllovakisë më 1968. politika kineze ndryshoi rrënjësisht kur e braktisi izolimin. kurse programet me muzikë perëndimore të radiostacioneve italiane po dëgjoheshin gjithnjë e më shumë. u lirua më në fund nga burgu i Kosovës së Madhe afër Elbasanit më 17 mars 1991. Lëvizja liberale u shtyp menjëherë. Kontradiktat ideologjike me udhëheqjen shqiptare arritën kulmin kur presidenti i SHBA Riçard Nikson (1913-1994) vizitoi Pekinin në shkurt 1972. Enver Hoxha e dënoi përsëri revizionizmin. Në Plenumin e katërt të Komitetit Qendror më 26-28 qershor 1973. populli ishte i mërzitur e i zemëruar. E. ikona e libra të rrallë u dogjën. ndonëse jo e vërtetë. 1923). nëse vërtet ka pasur të tillë. qenë dramaturgu Fadil Paçrami (l. T. Protagonistë të së ashtuquajturës lëvizje liberale. si dhe një pasqyrim i zbehtë i ndryshimeve sociale që po ndodhnin në Perëndim.e entuziazmin fetar të një kryqëzate. 1922). Pas trembëdhjetë vjetësh në burgun famëkeq të Burrelit. nga ana e tij. Me gjithë marrëdhëniet e jashtme të turbullta të Shqipërisë. drejtor i Radiotelevizionit. i akuzuar për pikëpamje dhe shije estetike liberaloportuniste të theksuara. Në fillim të viteve shtatëdhjetë.

Me vdekjen e Enver Hoxhës më 11 prill 1985. Në tetor 1974. shefin e shtabit. 1920). ministër i tregtisë. italiane dhe franceze në Tiranë. kurse ata që kishin fatkeqësinë të dinin frëngjisht apo italisht u gjendën në pozitë të palakmueshme. Salvador Dalin apo Maks Ernstin. 1938) dhe Ali Oseku (l. ndonëse pa bërë ndonjë ndryshim real në politikë. udhëheqja e partisë e ndjeu se edhe në Shqipëri përmbysja e komunizmit ishte çështje kohe. 1944) u demaskuan në Plenumin e Katërt e u dërguan në burgje e kampe përqëndrimi. Hoxha i moshuar. Në fund të viteve tetëdhjetë. që kishte qenë sunduese në të gjitha aspektet e jetës shqiptare për gati gjysmë shekulli. Pluralizmi politik u lejua në dhjetor 1990. ministër i industrisë dhe i minierave. një ishull revolucioni në detin e revizionizmit. më 25 dhjetor 1989. Kështu. anglezët. Edhe piktorë të tillë si Maks Velo (l. Vdekja misterioze më 17 dhjetor 1981 e rivalit të Hoxhës. Kultura shqiptare ishte rrënuar. Poetë e prozatorë hynë në garë mes tyre duke dëshmuar një zell revolucionar dhe duke hedhur poshtë ndikimet e huaja e liberale. si dhe përgjegjës kryesor për tmerrin.madje edhe për vetë shqiptarët stalinizmi fanatik mbijetoi i pacenuar e i padobësuar për plot tridhjetë e shtatë vjet pas vdekjes së Stalinit më 1953. u shkarkuan nga funksionet dhe u dënuan pa mëshirë. Mësimi i gjuhëve të huaja në thelb qe ndaluar. 1925) nga Shkodra. Tani Shqipëria qe e izoluar nga e gjithë bota. Pothuaj të gjithë shkrimtarët kryesorë e patën nga një vepër të hequr nga qarkullimi e 'të kthyer në karton'. Sado e pabesueshme duket tani që kthehemi prapa . i cili e sundoi vendin me dorë pak më të butë. si në burgun famëkeq të minierës së bakrit në Spaç. kishte pasë punuar si agjent i huaj njëkohësisht për amerikanët. Ata u dënuan për krimin e agjitacionit e të propagandës sepse kishin shprehur një farë interesimi për Pablo Pikason. sovjetikët dhe jugosllavët dhe. e sidomos me vdekjen e diktatorit rumun Nikolae Çaushesku. Në nëntor 1982. kur mijëra shqiptarë rrezikuan jetën duke kërkuar strehim politik në ambasadat gjermane. shpalli para botës së shtangur se aleati më i ngushtë i dikurshëm i tij. në një atmosferë hutimi e pasigurie. kurse zgjedhjet e para shumëpartiake në vend u zhvilluan më 31 mars 1991. tërë popullsinë. Kontradiktat ideologjike që kishin lindur me kinezët shpunë në fundin e aleancës kinoshqiptare më 1978. Brenda gjysmë viti diktatura njëpartiake. kryetar i Komisionit të Planit të Shtetit. Themelet e sistemit qenë tronditur në fillim të korrikut 1990.nga qytetet për të punuar në ara e kantiere ndërtimi me qëllim që të forconin lidhjet e tyre me masat punonjëse. përballë akteve të poshtra të tij. Ata që qenë më pak bindës ose me botime të prekura nga liberalizmi u dërguan në zona të largëta ose u burgosën. dhe Hito Çakon. Në vitet më pas. nuk është bërë asnjë orvatje për të devijuar nga kursi ideologjik i caktuar nga partia. me rënien e komunizmit evropiano-lindor. kishte vendosur të vriste veten. Koço Theodhosi (1913-1977). deri pas vdekjes së Hoxhës. Beqir Balluku (1917-1975). dhe Kiço Ngjela (l. Ndonëse gjykimi përfundimtar për periudhën 'socialiste' në Shqipëri u duhet lënë historianëve dhe politologëve të së ardhmes. periudha dyzetegjashtëvjeçare e 'izolimit të shkëlqyer' nën regjimin marksist-leninist duket sikur i ka lënë vendit si trashëgim mjerim të përgjithshëm dhe një ekonomi që krahasohet me vendet më të prapambetura të Afrikës qendrore. Edison Gjergo (l. solli një tjetër fshesë spastrimi në qeveri e në parti. Më fatlumët humbën vetëm të drejtën e botimit. vazhduan një radhë spastrimesh dukë përfshirë të gjithë sektorët e tjerë të shoqërisë. në një nga deklaratat publike më qesharake të lëshuara ndonjëherë nga një tiran i regjur. fillimi i viteve nëntëdhjetë e gjeti shtetin shqiptar në një gjendje politike e ekonomike . Mehmet Shehu. u spastrua bashkë me Petrit Dumen. i cili ishte në krye të aparatit ushtarak dhe aparatit të tmerrshëm të Sigurimit. Kur sistemi njëpartiak u hoq përfundimisht. 1935). Mehmet Shehu (1913-1981). në të vërtetë nuk kishte mbetur udhëheqje intelektuale për të mbushur zbrastësinë. ministër i mbrojtjes që më 1953. kurse një vit më vonë Abdyl Këllezi (1919-1977). Është e tepërt të themi se. drejtor i drejtorisë politike të ushtrisë. fuqia politike i takoi pasardhësit të tij Ramiz Alia (l. mori fund.

Për shkrimtarët dhe intelektualët shqiptarë64 periudha menjëherë pas luftës qe bërë një apokalips. të një shoqërie të re socialiste. ashtu si dhe prozatori e botuesi dom Ndoc Nikaj (1864-1951). pasi kishin dalë gjallë nga lufta. Dramaturgu Ndre Zadeja (1891-1945). ministri i arsimit Mirash Ivanaj (1891-1953). do të mund të merreshin vesh njëfarësoj me udhëheqësit e rinj komunistë e do të punonin gjallërisht me ta për ndërtimin e një Shqipërie të re. Gjeneral Mehmet Shehu. Një numër tepër i vogël shkrimtarësh si Vangjel Koça (1900-1943) dhe Vasil Alarupi (1908-1977) kishin qenë ithtarë të vërtetë të fashizmit. 1926). poeti Bernardin Palaj (1894-1947). Letërsia shqiptare e pasluftës deri më 1961 Enver Hoxha dhe udhëheqësit e rinj partizanë që morën pushtetin në fund të vitit 1944. Por. por frika e hapur dhe e pakursyer. kishin bashkëpunuar me pushtuesit italianë e gjermanë në një mënyrë a në një tjetër.katastrofike me rrjedhoja dramatike për zhvillimin e letërsisë dhe kulturës bashkëkohore. Mjaft figura të shquara të jetës intelektuale shqiptare u arratisën nga vendi: Ernest Koliqi (1903-1975). 1880-1945). Mehdi bej Frashëri (1874-1963). në një fjalim publik të mbajtur në Shkodër më 28 janar 1945. 1944). dhe poeti Dionis Gjergj Bubani (l. është e vështirë dalja nga izolimi. Ndër shumë shkrimtarë dhe intelektualë të tjerë që u arrestuan e u burgosën gjatë gjuetisë së shtrigave pas Luftës së Dytë Botërore qenë dramaturgët e njohur Kristo Floqi (18731951) dhe Etëhem Haxhiademi (1902-1965). Në mënyrë të veçantë vuajtën shkrimtarët e shkollës katolike shkodrane. 11. Mid'hat bej Frashëri (1880-1949) dhe Karl Gurakuqi (1895-1971) shkuan në Itali. kr. romancieri Anton Harapi (1888-1946). gjyqet spektakolare staliniste nën gjeneral Mehmet Shehun (1913-1981) dhe gjuetia e shtrigave nën Koçi Xoxen (1917-1949) e bënë të qartë se çlirimi dhe idealet e mëdha të socializmit ishin një fasadë për të mbuluar terrorin dhe diktaturën e egër. poeti Lazër Shantoja (1892-1945). Ndër intelektualët e tjerë të shquar që u ekzekutuan janë botuesi arbëresh Terenc Toçi (Terenzio Tocci. shkrimtari dhe botuesi mysliman hafiz Ibrahim Dalliu (1878-1952). 1947). Të tjerë ushqenin shpresa se. Shumica e tyre donin thjesht të shpëtonin të paktën kokën në ato kohë trazirash. demagogjia e Enver Hoxhës. pa kaluar shumë kohë. kurse një grup tjetër intelektualësh. Mjeti i parë për t'i bindur njerëzit nuk u bë arsimi e propaganda. dhe publicisti Gjon Shllaku (1907-1946) u ekzekutuan. e pati quajtur fortesën katolike 'çerdhe të reaksionit' dhe pati paralajmëruar se udhëheqësit kishtarë do të merrnin shpërblimin 'e merituar' para gjyqit të popullit. Poeti Vinçenc Prenushi (1885-1949) vdiq në burg pas torturash të rënda. duke i konsideruar shumicën e tyre si përfaqësues të 'regjimit të vjetër'. edhe pse nuk qenë vetë fashistë. shkrimtari bektashi baba Ali Tomori (Ali Tyrabiu. i shihnin me dyshim shkrimtarët dhe intelektualët shqiptarë të çdo ngjyre politike. Branko Merxhani (1894-1981) në Turqi. botuesi Nebil Çika (vd.2 Vërshimi i realizmit socialist. të cilët vdiqën në burg. 64 . Pipa 1959a dhe Plasari 1991b. babai i prozës gege të shekullit të njëzetë. shkrimtari i prozës së shkurtër Mitrush Kuteli (1907- Për ndjekjen e shkrimtarëve shqiptarë pas Luftës së Dytë Botërore. por nuk ka dyshim se së shpejti Shqipëria do të zërë vendin e vet në Evropë. vd. dhe poeti Manush Peshkëpia (1910-1951). kurse shkrimtari i majtë Tajar Zavalani (1903-1966) në Britani. Vërtet.

poeti dhe studiuesi Arshi Pipa (l. Nuk do të dihet kurrë saktë sa intelektualë dhe talente të reja letrare u dërguan gjatë viteve që pasuan. por më pas u përjashtua si buharinist. Ai nuk qe nga ata që dënonin të gjithë shkrimtarët e paraluftës si reaksionarë. për vite me radhë. Frashëri (1892-1965). ose u internuan në ndonjë fshat të thellë malor pa shpresë për t'u kthyer më në vendbanimet e tyre. kritiku Filip Fishta (l. i cili u lirua më 1991 pas një kohe të pabesueshme prej dyzet e gjashtë vjetësh burgu e internimi. përkthyesit Jusuf Vrioni (l. Këtu u bë anëtar i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të sapoformuar të Shqipërisë. Malëshova shpëtoi gjallë. që dikur pati qenë anëtar i Kominternit. humoristi dhe përkthyesi i palodhur Mid'hat Araniti (1912-1992) që ka shkruar në të folmen tiranase. Malëshova iku në Paris. Sa herë që dikush i afrohej. Rreth vitit 1938 Malëshova emigroi në Evropën Perëndimore dhe jetoi në Paris deri në pushtimin gjerman. ku. Me prejardhje nga krahina e Përmetit. i frymëzuar nga Revolucioni i Tetorit. për të punuar në degë të rënda të industrisë. Studioi për mjekësi në Itali. fraksioni i kundërshtarit të tij Koçi Xoxe fitoi në fillim të vitit 1946 dhe Malëshova ra. asnjë banor i qytetit nuk guxonte t'i fliste. romancieri Petro Marko (1913-1991). Martesa me përdhunë e letërsisë shqiptare me marksizëm-leninizmin u prangua fort që në fillim me themelimin në tetor 1945 të Lidhjes së Shkrimtarëve. varrmihësit dhe dy agjentëve të Sigurimit. Në verë të vitit 1943 u kthye në Shqipëri. vazhdoi në Moskë ku studioi dhe më vonë dha mësim marksizmin. gjë që i siguroi mbijetesën. 1921). kurse gjithë jetën pastaj e kaloi në internim të brendshëm si magazinier në Fier. poeti Sejfulla Malëshova (1900-1971). Malëshovën e akuzuan për oportunizëm dhe devijim të djathtë dhe e përjashtuan nga Byroja Politike e nga Komiteti Qendror. dhe shkëputja faktike nga të gjitha traditat kulturore. gjuhëtari Selman Riza (19091988). askush nuk guxoi të marrë pjesë në funeral. ose u syrgjynosën përgjithmonë në provincë. Malëshova kaloi një pjesë të mirë të jetës jashtë vendit. me qëllim që të inkurajonte riintegrimin e forcave jokomuniste në strukturat e reja të pushtetit.1967). Me rrëzimin e Nolit. u bë sekretari personal i Fan Nolit në qeverinë e tij demokratike. më tej në Grenoblë. folkloristët atë Donat Kurti (1903-1969) dhe Stavro Frashëri nga Kavaja. U varros në prani të së motrës. poeti Nexhat Hakiu (1917-1978). Por me përkrahjen e komunistëve jugosllavë. Në një mbledhje të Komitetit Qendror më 21 shkurt 1946. u internua për dy a tre vjet në Ballsh. poeti Andrea Varfi (1914-1992). publicisti Dionis Miçaço. shkrimtarja e prozës së shkurtër Musine Kokalari (1917-1983). kurse më 1924. Si ministër i kulturës në qeverinë e përkohëshme të sunduar nga komunistët. Përndjekja e intelektualëve. 1901). Malëshova vdiq më 11 qershor 1971 nga apendiciti në një vetmi të papërfytyrueshme. Edhe pse në qytet të gjithë ia dinin përmendsh vjershat. Fillimisht politika kulturore në Shqipërinë e pasluftës iu ngarkua poetit Sejfulla Malëshova (1900-1971). Nuk do të kalonte shumë dhe Malëshova do të bëhej zëdhënës i njërit nga dy fraksionet që rivalizonin për pushtet brenda në parti. si Gjergj Fishtën. 1916). përsëri anëtar partie dhe ende plot ideale. Për çudi. 1918). Në Bashkimin Sovjetik hyri në Partinë Komuniste (1930-1932). krijuan në Shqipëri një zbrastësi letrare e kulturore e cila zgjati deri në vitet gjashtëdhjetë. Në këtë kongres u bë edhe themelimi i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë me shtatëdhjetë e katër anëtarë. vinte dy gishtat në buzë për t'i thënë se ishte betuar të mos hapte gojë. poeti Kudret Kokoshi (1907-1991). as nuk qe për shkëputje të plotë nga Perëndimi. Pjesa më e madhe e poezisë së këtij poeti të vetëquajtur rebel është shkruar në mërgim . Ky idealist i majtë. 1916) dhe Pashko Gjeci (l. Malëshova organizoi kongresin e parë të shkrimtarëve shqiptarë më 7 tetor 1945. sidomos e atyre që kishin qenë jashtë vendit para vitit 1944. dhe së andejmi. romancieri dhe botuesi Anton S. romancieri Mustafa Greblleshi (1922-1986). Malëshova ndoqi një kurs relativisht liberal e pajtues për kohën. Pasojat e saj mund të ndihen edhe sot. poeti bektashian Ibrahim Hasnaj (1912-1995). komunistë e jokomunistë. Për të i vetmi shoqërim me të tjerët ishte të luante futboll me fëmijët. dhe shkrimtari Lazër Radi (l. në moshën njëzet e tre vjeç.

Jam rebel e jam hajdut Edhe mburrem. doktrinë letrare e formuluar nga Andrej Aleksandroviç Zhdanov (1896-1948). ku poeti komunist akuzon Poradecin se ia ka shitur shpirtin kapitalit të huaj: "Të blenë me para. gra e burra Anembanë. Dolli urdhëri për mua Në Tiranë. pesë muaj pas eliminimit të Koçi Xoxes." Malëshova gjithashtu përktheu shqip veprat e Marksit. Subjekte që ishin pa ndonjë vlerë . që deri tani i kishin shpëtuar ekzekutimit. Kudo shkoj e hidhem unë Shtek më shtek Kudo vete e futem unë Prak më prak Shqipërinë anembanë Kam jatak. e botuar për herë të parë më 1941: "Pa dëgjoni. o zok liqeri." Ndër vjershat e tjera të kësaj përmbledhjeje janë Si e dua Shqipërinë.me pseudonimin Lame Kodra dhe është botuar në vëllimin Vjersha. u mblodh Konferenca e tretë e Lidhjës së Shkrimtarëve. dhe Lasgush Poradecit. Shkrimtarët shqiptarë u nxitën të përqëndronin gjithë energjitë krijuese në trajtimin e disa temave të veçanta. Internacionala. Gjuetia e shtrigave që pasoi spastrimin e Malëshovës i mpiu krejt shkrimet dhe mendimin krijues në Shqipëri. Në tetor 1949. si dhe t'u shmangeshin ndikimeve kozmopolite të Perëndimit. tani kishte marrë fund plotësisht. Edhe luftë i kam shpallur Skllavërisë. atë të realizmit socialist. që për ironi kishte ekzistuar nën diktaturën zogiste të paraluftës dhe gjatë pushtimit italian. që bëri kërdinë në letërsinë dhe kulturën sovjetike. politika kulturore në Shqipëri u ndikua mjaft nga zhdanovizmi. Kjo konferencë përcaktoi drejtimin e letërsisë shqiptare. Ideja politike ishte elementi kryesor për ata që donin të shpëtonin. dhe të gjithë shkrimtarët iu nënshtruan vëzhgimit dhe udhëzimeve kritike. gjendeshin në burg ose qenë detyruar të mbyllnin gojën mirë. Kundër beut edhe fronit Un turrem. nëpër fusha Në luadhe Po më ndjekin këmba-këmbës Me koshalle. Nëpër male. Tiranë 1945. Klithma e Dragobisë. si lufta partizane e ashtuquajtur 'luftë nacional-çlirimtare' dhe ndërtimi i socializmit. drejtim që do të mbetej i pandryshuar për gjithë periudhën e viteve pesëdhjetë. Partia nuk kërkonte gjë tjetër përveç bindjes absolute. një vjershë satirike. Mjaft intelektualë. I kam dalë për zot unë Vegjëlisë. përkthimi shqip i himnit komunist. Gjatë viteve të para të aleancës sovjetoshqiptare. Engelsit dhe Leninit si dhe hartoi një fjalor rusisht-shqip që më pas u botua me emrin e tjetërkujt. Liria intelektuale. Po s'kam frikë nga zagari Me dyfek. Tipike për frymën e kësaj përmbledhjeje me 21 vjersha është Poeti rebel.

të parin roman shqiptar të pasluftës. është një kronikë e viteve të fundit të diktaturës së Zogut dhe e rritjes së lëvizjes së rezistencës gjatë luftës. Me kohë. edukative për nga natyra. Tiranë 1955. por edhe të lindjes së ndërgjegjes klasore në gjirin e saj. Romani më i njohur i Gjatës është Këneta. Poezia. i frymëzuar nga letërsia ruse. ashtu siç e jeton veçanërisht personazhi Emira Velo. hynë edhe modelet letrare sovjetike. shumica nuk qenë aspak vepra letrare. subjekti i të cilit shtjellohet në një qytet shqiptar në ditët e fundit të sundimit osman. ata e treguan veten të gatshëm për të marrë pjesë në shndërrimet rrënjësore politike e shoqërore. ai që do t'i jepte disi ngadalë tonin prozës me tregimet e tij si dhe me romanin e tij. të ribotuara më vonë në përmbledhje veprash të plota a të zgjedhura. Tiranë 1954. që trajtonin konflikte psikologjike dhe probleme ideologjike të kolektivizimit. të cilat u imituan me servilizëm dhe në mënyrë që të hidheshin themelet e një letërsie të re. Ai vdiq në Tiranë më 12 shtator 1989. Ato ishin trakte me synime politike. jepte një tablo jo vetëm të vuajtjeve dhe të mjerimit të fshatarësisë para çlirimit. Emira hyn në lëvizjen e rezistencës. tani në të vërtetë u zhduk. Në pikëpamje të origjinalitetit e të nivelit artistik asnjëri nga këto krijime nuk mund të krahasohet me krijimtarinë para çlirimit. Tiranë 1961. dobësi që do të mbizotëronte në shumicën e romaneve shqiptarë nga vitet pesëdhjetë e këndej. Shuteriqi. Tiranë 1972. kurse letargjia kulturore e kohës nuk lejonte aspak zhvillimin e individualitetit. përshkrim 65 kr. tregimet dhe romanet e krijuara nga ky brez i ri i shkrimtarëve shqiptarë. sidomos për historitë dhe antologjitë standarde të letërsisë shqiptare. më pas historian letërsie me rëndësi. Tiranë 1959. Me pushtimin italian në Pashkët 1939. Të frymëzuar nga një përzierje surrealiste frike e patosi revolucionar. e cila pati evoluar aq vrullshëm në mesin e viteve tridhjetë. u ngritën lart e u lëvduan si vepra klasike bashkëkohore të realizmit socialist. Rëndësi më të madhe se niveli artistik kishin patriotizmi dhe bindjet 'e drejta' politike të autorëve. Para agimit.edukative në kuptimin marksist quheshin të huaja e tabu. Kjo vepër në dy vëllime. Sterjo Spasse65 (1912-1989) qe nga të paktët shkrimtarë shqiptarë që shpëtuan nga tranzicioni i pushtetit. shquhet tani më shumë për studime në fushat e letërsisë. Ndër romanet e tjera të mëvonshme qenë Buzë liqenit. por paragjykimet ndaj njerëzve të thjeshtë të klasës punëtore e largojnë më pas nga lëvizja për çlirim kombëtar. Po në të njëjtën kohë shtjellohet edhe subjekti i një romani tjetër të tij më pas . Tiranë 1952. Një shkrimtar tjetër kryesor i kësaj periudhe ishte Shevqet Musaraj (1914-1986) nga fshati Matogjin afër Vlorës. asnjëra prej tyre nuk mund t'i qëndrojë provës së kohës. Dobësia kryesore e romanit. Në romanet e pasluftës si Ata nuk ishin vetëm. Letërsia shqiptare. Vendi ishte kthyer në një djerrinë letrare. domethënë pozitivët kundër negativëve. 1915) nga Elbasani. Tiranë 1974. si dhe Zgjimi. një brez i ri shkrimtarësh proletarë dolën në skenë. veprat e të cilëve. Ndonëse veprat e Musarajt u përhapën e u lexuan gjerësisht. dhe Zjarret. ai zbatoi mësimet e realizmit socialist dhe ndikoi direkt në zhvillimin e etapave të para të tij në Shqipëri. . i cili qe kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve nga 1946 deri më 1973 dhe ka shkruar edhe poezi. Çlirimtarët. Spasse 1995. shpesh tepër didaktike. procese në të cilat po kalonte ky vend i vogël ballkanik. Tiranë 1979. 1955. shumica e të cilëve pa shkollimin e duhur të rregullt.Belxhiku që këndon vënçe. i cili është përkthyer në frëngjisht (Tiranë 1958) dhe gjermanisht (Tiranë 1960). që kishte në qendër rritjen e vetëdijes politike të një djali fshatar. Fatmir Gjata (1922-1989) nga Korça trajtoi temën e luftës nacionalçlirimtare në Përmbysja. Tiranë 1965-1966. I. Ishte Dhimitër Shuteriqi (l. qëndron në pasqyrimin pa dallim bardhë e zi të personazheve. Tiranë 1952. Frymëzimi rinor i Spasses kishte marrë fund. historisë dhe folklorit. Bashkë me integrimin e Shqipërisë në bllokun sovjetik. dhe Afërdita përsëri në fshat.

Tiranë 1944. Asnjëri prej këtyre poetëve nuk dëshmoi ndonjë talent të veçantë. Tiranë 1965-1972. Vëllime të mëvonëshme si Mësuesi. bir i shkrimtarit Risto Siliqi (1882-1936). si 66 kr. është një roman katërvëllimësh disi i lodhshëm. dhe Ringjallje. që herët iu kushtua poezisë satirike në poemën Epopeja e Ballit Kombëtar. Në Këneta. të cilët sollën në poezinë lirike tema politike e didaktike. të cilën ai ende e dashuron. Poema e zjarrtë Prishtina. Pas gati pesë shekujsh ekzistence. që ka për model Podnjataja celina. i cili pa të drejtë kundërshton shkrirjen e kooperativës 'së tij' me të tjerat për të formuar një njësi më të madhe. 1972). kurse lexuesi ushqehej vazhdimisht me tekste të thjeshtëzuara e pa ndonjë kujdes të veçantë për elementet themelore të stilit. Tiranë 1955. është martuar për fat të keq me dikë tjetër. Pjesa më e madhe e shkrimeve të nxjerra me shumicë në vitet pesëdhjetë e në fillim të viteve gjashtëdhjetë dëshmuan shterpësi dhe mjaft konformizëm në çdo kuptim. ngarkohet me detyrën e drejtimit të punimeve për tharjen e kënetës. 1924). Tri ngjyra të kohës. 1923) nga Elbasani mban në krijimet e tij vulën e përvojës vetjake në lëvizjen e rezistencës. i plagosur gjatë luftës. imitim në të gjitha aspektet i Malladaja gvardija. përmendet kryesisht për poemën Ashtu Myzeqe. Kemi edhe një përkthim frëngjisht të këtij romani (Tiranë 1974). Jakov Xoxa66 (1922-1979) nga Fieri në fushën dikur me këneta e mushkonja të Myzeqesë. Mjaft nga poezia e tij ka pasur për model atë të poetit sovjetik Nikollaj Asejev (1889-1963). ose se ky u mungonte. i lindur në Shkodër. të shkrimtarit Mihail Aleksandroviç Shollohov (1905-1984). i lindur në Palasë të bregdetit të Himarës. ose nga 'kritika konstruktive' e vazhdueshme e dogmatikëve partiakë. por në një mënyrë shumë më artificiale. të cilin e përmendëm më parë. Nga poetët e rëndomtë në këtë periudhë mund të përmendim shkarazi Aleks Çaçin (1916-1989). sekretari i partisë Stavri Lara. rreth v. Çaçi. për shndërrimet në krahinën e prapambetur të Myzeqesë. Tiranë 1947. dënoi shfrytëzimin e fshatarësisë së varfër nga bejlerët mizorë në veprën Lumi i vdekur. Llazar Siliqi. R. Ismaili 1991. Moskë 1946 (Garda e re). një temë që do ta ritrajtonte më pas në Ti je. Është përkthyer italisht (Tiranë. Tiranë 1960. Moskë 1932 (Tokat e çara). poezia shqiptare tani kishte rënë në një hon artificialiteti. Nuk është për t'u habitur që shumë vepra 'letrare' mbetën nëpër raftet e librarive duke zënë shtresa pluhuri. Myzeqe?. Me humorin e temperamentin e Labërisë. Ky roman është një nga veprat e rralla të kohës me meritë artistike. Prozatori Ali Abdihoxha (l. Shevqet Musaraj. të Aleksandër Aleksandroviç Fadejevit (1901-1956). Tematika e krijimeve të kësaj periudhe përsëritej rreth një qarku të caktuar. Tiranë 1971. Tiranë 1959. që rivalizoi me komunistët gjatë kohës së luftës. risjell në vargje kalvarin e tij e të të tjerëve në kampin e përqendrimit të Prishtinës më 1944. tregon për një grup të rinjsh që ngarkohen me detyrën e ngritjes së një shtypshkronje ilegale në Shqipërinë e pushtuar. merret me kolektivizimin e bujqësisë në fushën e Myzeqesë pas luftës. Romani i tij i dytë Juga e bardhë. i dha tonin poezisë revolucionare deri diku si miniaturë e Vladimir Majakovskit (1893-1930) në Rusinë pas Revolucionit. përsëri për lindjen e zhvillimin e vetëdijes klasore të fshatarësisë gjatë luftës për çlirim kombëtar. Tiranë 1949. Romani i tij Një vjeshtë me stuhi. Ndeshemi në këtë roman me Kiu Koroziun. dëshmuan patosin revolucionar të vazhdueshëm të tij. . Ish e dashura e tij Rina. Edukimi politik i masave dhe ushqimi i tyre me ndjenjën kombëtare quheshin më të rëndësishme se vlerat estetike. Mark Gurakuqin (1922-1970). Tiranë 1965.i tharjes së kënetës së Maliqit në fushën e Korçës dhe i komploteve të ulëta të armiqve të jashtëm e të brendshëm për të sabotuar punën. kryetarin prepotent të një kooperative bujqësore. kjo vepër me 200 strofa katërvargshe vë në lojë lëvizjen konservatore të rezistencës. Këneta është një vepër propagande të cekët pa ndonjë nivel artistik për të qenë. Madje edhe kritere të kritikës për formën. e cila u ngrit lart zyrtarisht për vetë idenë e qartë politike. Luan Qafëzezin (1922-1995) dhe Llazar Siliqin (l.

sidomos në poezi: Shekulli im nga Ismail Kadare. kishin argumente më të forta. Kthesa e parë në rrugën e zhvillimit të prozës dhe poezisë shqiptare. se vargu i lirë nuk ishte shqiptar. ku morën pjesë jo vetëm shkrimtarë. 1930). edhe pse të rëndësishme në kontekstin e shoqërisë shqiptare të periudhës. shënoi shkëputjen politike përfundimtare me Bashkimin Sovjetik. Orvatjet për të zgjeruar gamën e letërsisë 'në kërkim të së resë' shpunë vetvetiu në një polemikë letrare e natyrisht politike deri në mbledhjen e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë më 11 korrik 1961. erdhi në vitin e stuhishëm 1961 i cili. të shkolluar në vendet e bllokut lindor. Edhe pse iu desh të zhvillohej në kushte jashtëzakonisht të pafavorshme. nga ana tjetër. në analizë të fundit. U vu re se. ajo u zhvillua deri aty sa që. që u shprehën në mbështetje të standardeve poetike të palëvizshme e të traditave të rrënjosura në letërsinë shqiptare e që dolën kundër elementeve të reja poetike duke thënë. nga mesi i viteve gjashtëdhjetë letërsia shqiptare ia doli ta marrë veten disi dhe. por edhe nga vetë realizmi socialist. Pati më tepër larmi temash e stilesh dhe iu kushtua një vëmendje disi më e madhe kriterit letrar të formës dhe çështjes së individualitetit artistik. pra edhe me modelet letrare sovjetike dhe. dëshmoi botimin e një numri vëllimesh që krijuan rrymë. Por zor se ky objektiv u arrit në ndonjë farë mase. por edhe personalitete udhëheqës partiakë e shtetërorë u botua në gazetën letrare Drita dhe u prit me interes nga publiku i gjerë pas Kongresit të Katërt të Partisë atë vit. I rëndësishëm është fakti që edhe ky qëndrim nuk mjaftoi për të inkurajuar talentet e për të siguruar një nivel të lartë artistik. nga njëra anë. 1936). Edhe pse kjo periudhë e letërsisë shqiptare natyrisht nuk mund të cilësohet si një periudhë ku gëlojnë jokonformistët e ekscentrikët. ajo tani ishte aq e fuqishme sa t'u bënte ballë trazirave politike nëpër të cilat do të kalonte vendi. përfituan nga prishja e marrëdhënieve jo vetëm për t'u ndarë nga modelet sovjetike. dhe në vitin tjetër Shtigje poetike nga Fatos Arapi. që kërkonin novatorizëm. Kësaj rruge përtëritjeje iu hap drita e gjelbër nga vetë Enver Hoxha. nuk qe liberalizim apo 'shkrirje' politike 'e akujve' në kuptimin sovjetik.larmia e pasuria e leksikut dhe e strukturës tekstuale u nënvleftësuan për t'i dhënë përparësi patriotizmit dhe idesë politike. pas një çerek shekulli ngecje në vend. me letërsinë e shkollës katolike shkodrane para Luftës së Dytë Botërore. e kështu. për shembull. që sollën më në fund një nivel më të lartë artistik në letërsinë shqiptare. Rruga drejt përtëritjes u lehtësua deri diku nga qëndrueshmëria politike e vendit dhe nga siguria brenda Partisë së Punës së Shqipërisë me gjithë keqësimin e marrëdhënieve midis Enver Hoxhës dhe udhëheqësit sovjetik Nikita Hrushçov (1894-1971). për shembull. brenda kuadrit të realizmit socialist. Luan Qafëzezi (1922-1995) dhe Mark Gurakuqi (1922-1970). i cili e kuptoi se gjendja e deriatëhershme nuk mund të vazhdonte më dhe deklaroi se shkrimtarët e rinj. edhe për një çerek shekulli endjesh e provash letrare. ndërsa Shqipëria ishte shkëputur nga Bashkimi Sovjetik duke thënë se donte të mbronte socializmin. viti 1961 krijoi mundësinë për një periudhë qetësie dhe. Ai vuri përballë njëri-tjetrit shkrimtarë të brezit të vjetër si Andrea Varfi (1914-1992). krijoi hapësirën e nevojshme për origjinalitet e individualitet krijues. Ky qëndrim synonte të thellonte frymën revolucionare e të forconte bindjet socialiste të 'njeriut të ri'. Por arritjet në fushën e letërsisë në fillim të viteve gjashtëdhjetë do të viheshin në rrezik . për të kënaqur nevojat estetike të lexuesit shqiptar. dhe se letërsia shqiptare kishte nevojë për përtëritje. shkrimtarët kryesorë shqiptarë. po të shohim më larg në kohë. Ishte brezi i dytë i shkrimtarëve të Shqipërisë së pasluftës ai që erdhi përherë e më tepër duke kuptuar se bindjet politike. nuk kishte më rrezik të zhdukej siç pati ndodhur. Edhe pse nuk qe ndryshim rrënjësor i kursit. të cilët ishin për një përtëritje të letërsisë e për zgjerimin e gamës tematike e stilistike. 1931) dhe Fatos Arapi (l. Hapat e mija në asfalt nga Dritëro Agolli. Debati. Si një organizëm i gjallë. dhe një brez të ri të kryesuar nga Ismail Kadare (l. ndonëse vazhdoi të bëjë përpara me hapa mjaft të ngadaltë. nuk mjaftonin për të qenë kriter i meritave artistike. si për ironi. Dritëro Agolli (l.

1991b. Kësisoj. Mitchell 1990. Në momente të rralla.3 Ismail Kadare. Prandaj. Enver Hoxha lëshoi thirrjen që letërsia dhe artet të bëhen "armë e fuqishme në duart e partisë për edukimin e punonjësve me frymën e socializmit dhe komunizmit" dhe të udhëhiqen nga "kërkesat ideologjike e politike të partisë". Resuli 1992. letërsia shqiptare bëri përparime të mëdha në vitet shtatëdhjetë dhe tetëdhjetë. Terpan 1992. Revolucioni Kulturor kinez kishte nisur në nëntor 1965 si reagim ndaj 'revizionizmit sovjetik' dhe kishte sjellë një shkatërrim të paparë në fushën e kulturës. 1995. Byron 1979a. letërsia shqiptare mbeti politike. niveli artistik i një romani apo një vëllimi poetik varej po aq nga viti i botimit sa edhe nga talenti i autorit. por në një kuptim krejt të ndryshëm nga ai që synonin dogmatikët partiakë. por mund të flasim vetëm për vepra të mira. Klosi 1991. Në janar 1966 nëntëdhjetë e një shkrimtarë dhe intelektualë shqiptarë u zotuan të shkojnë në fshat për të jetuar atje. që do të vinin pas prishjes së marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik më 1961. ajo e zgjeroi më tej izolimin e Shqipërisë nga të ashtuquajturat 'ndikime të huaja'. kur presioni i partisë dobësohej pak. 1987. Shkëmbimet kulturore me vende të tjera dhe botimi i letërsisë së huaj u pakësuan e ranë në nivelin më të ulët. 1984. e kemi të pamundur të flasim për shkrimtarë të mirë në letërsinë bashkëkohore shqiptare. Megjithatë. Në Kongresin e Pestë të Partisë në vjeshtë 1966. për të njohur drejtpërdrejt jetën e fshatarëve e për t'u frymëzuar prej tyre. Për shkak të trysnisë së skajshme të ushtruar mbi shkrimtarët dhe intelektualët nën regjimin e Enver Hoxhës vazhdoi të ekzistojë një shkallë e lartë konformizmi. Talenti i kr. 67 . Me synimin që t'i vinte intelektualët nën kontroll. f. atëherë krijohej dhe botohej ndonjë vepër interesante. dhe Zamputi 1993a. Revolucionarizimi në Shqipëri. por nuk mundi të pengojë sadopak zhvillimin e saj afatgjatë. 49-123. Nauni 1993. Shkrimtarët më të mbarë mësuan si të maskojnë synimet e tyre duke e mbështjellë atë që donin të shprehnin me një rrobë të trashë politike. ende i vetmi shkrimtar shqiptar i dëgjuar e me emër në shkallë të gjerë ndërkombëtare. Tre dhjetëvjeçarët e diktaturës staliniste. dhe se ishte izoluar plotësisht nga pjesa tjetër e Evropës. por edhe ekonomikisht varej prej saj. Në Kongresin e Pestë të Partisë në nëntor 1966. Druon 1993. 1936). që ia dolën t'u rrëshqasin censorëve në momentin e përshtatshëm. Shembulli më kuptimplotë i forcës krijuese dhe origjinalitetit të letrave të sotme shqiptare është Ismail Kadare67 (l. Fushata për 'revolucionarizimin' e letërsisë dhe kulturës shqiptare përfundoi në prill 1969 afërsisht në të njëjtën kohë me rënien e valës së Revolucionit Kulturor në Kinë. Çaushi 1993. përcaktuan një rrugë të qartë për zhvillimin e letrave bashkëkohëse shqiptare. për shkak të rrethanave politike të veçanta në vend. po të përjashtojmë fushatën për heqjen e fesë më 1967. Disa nga këta shkrimtarë kaluan dy a tre vjet duke jetuar në kooperativa bujqësore e pastaj u kthyen në Tiranë. nuk pati kult individi të fryrë si ai në Kinë dhe as ndërhyrje nga ushtria. 11.nga turbullira politike e krijuar prej aleancës së Shqipërisë me Kinën maoiste. vullneti për të ecur përpara Me gjithë kufizimet e realizmit socialist dhe të diktaturës staliniste. u bë e qartë se Shqipëria jo vetëm qe lidhur në mënyrë të pakthyeshme me Kinën e kuqe. në mënyrë që vetëm syri i stërvitur dhe lexuesi me përvojë mund ta kuptonte analogjinë. Beqiri 1991. J. Por sundimi stalinist bëri edhe diçka tjetër . Pipa 1983-1984. Nuk pati gardistë të kuq. Faye 1991a.pengoi shkrimet shqipe të zhvilloheshin në një letërsi të krahasueshme me atë të vendeve më të përparuara të Evropës. qe shumë më pak i skajshëm. Me fjalë të tjera. 1991. kjo fushatë 'e revolucionarizoi' letërsinë në këtë periudhë.

hodhi themelet për popullaritetin e merituar të Kadaresë jashtë vendit. më shumë se kushdo tjetër. vietnamisht (Hanoi 1972). gjenerali vihet përballë realitetit të ashpër të së kaluarës dhe e mposht ideja e mundimshme e kotësisë së misionit të tij. 1916). Synimet e tij të mëdha me kohë qenë kthyer në një ankth vetjak të vërtetë. holandisht (Amsterdam 1987) dhe rusisht (Moskë 1990).Kadaresë si poet e prozator nuk e ka humbur aspak forcën e vet novatore gjatë këtyre tre dhjetëvjeçarëve të fundit. që t'u shkëputësh nga grykat dhe kthetrat e tyre djemtë tanë të mjerë. deri tani ai ka bërë emër në botë krejtësisht falë prozës së tij. kur eshtrat e Kolonelit famëkeq Z ia hedh mu përpara këmbëve një plakë e marrosur. Retë gri të ngarkuara me shi. balta dhe realiteti i mërzitshëm e i njëtrajtshëm i jetës së përditshme ishin në kundërshtim të dukshëm me diellin e artë dhe fitoret e ndritura të realizmit socialist. Pak kohë pas suksesit të 'Gjeneralit'. Misionin ai e nisi me një ndjenjë madhështie siç i takonte rangut të tij: "Në punën e tij kishte diçka nga madhështia e grekëve dhe trojanëve. vit kur marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik u bënë të ndera. Lindur më 28 janar 1936 në qytetin-muze të Gjirokastrës. Kadareja kreu Fakultetin e Historisë e të Filologjisë të Universitetit të Tiranës në vitin 1958 e më pas Institutin Gorki të Letërsisë Botërore në Moskë para vitit 1960. danisht (Århus 1985). Dalëngadalë. botimi frëngjisht Le général de l'armée morte. Kadareja botoi një roman të shkurtër me titullin Përbindëshi në numrin 12 (1965) të revistës Nëntori. gjenerali e pa se ndodhej në një vend me mot të vrentur e me shi. sllovakisht (Bratislavë 1983)." Kur nisi detyrën fisnike të zhvarrosjes së eshtrave të një ushtrie të shpërndarë gjithandej nëpër tokën plot baltë të Shqipërisë. Pas një botimi të ripunuar më 1967. është një metaforë e zakonshme në prozën e Ismail Kadaresë. në përkthimin mjeshtëror të Jusuf Vrionit (l. "Si një shpend krenar e i vetmuar ti do të fluturosh mbi ato male të nëmura e tragjike. gjermanisht (Dyseldorf 1973. Vepra e parë madhore në prozë. Ky këndvështrim jo vetëm i dha trajtë një vendi evropian." Ky qe përfytyrimi i gjeneralit italian të shoqëruar nga një prift fjalëpakë në misionin në Shqipëri për të marrë eshtrat e ushtarëve të tij të rënë njëzet vjet më parë. portugalisht (Lisbonë 1976). Në kohën e botimit të parë. edhe tani ndoshta një nga më të mirat e tij e me siguri më e mirënjohura. serbokroatisht (Krushevac 1968. sidomos romaneve të ashtuquajtura historike dhe tregimeve. Nju Jork 1991). këto reshje të vazhdueshme dhe shumë detaje të tjera të romanit e bënin atë një hap të dukshëm përpara në letrat shqiptare. Shiu që rrjedh teposhtë xhamit të dritares së makinës ushtarake në dispozicion të gjeneralit. për çka shkrimtarë të tjerë do të ishin dërguar në internim ose në burg. italisht (Milano 1982). Ndonëse Kadareja është i vlerësuar në Shqipëri edhe si poet. është romani Gjenerali i ushtrisë së vdekur. mes njerëzish të ngrysur e të zemëruar. Madrid 1987). rumanisht (Bukuresht 1973). edhe ky nga Gjirokastra. do ta nxirrte letërsinë e vendit të vet nga letargjia tematike e stilistike: kështu Shqipëria e vetmuar dhe e përhirë shihet me syrin e një të huaji të pa të keq dhe që nuk e njeh gjendjen. Këtë e bën edhe gjenerali. që në atë kohë ishte më i izoluar nga bota Perëndimore se Tibeti. Që në vitet e para Kadareja u përkrah nga Enver Hoxha. turqisht (Stamboll 1970). spanjisht (Havanë 1976. Tiranë 1963. anglisht (Londër 1971. Guximi i tij për të luftuar mediokritetin letrar brenda sistemit solli një frymë të re në kulturën shqiptare. Paris 1970. i cili i dha mundësi të arrijë synimet letrare e vetjake. hungarisht (Budapest 1972). Berlini Lindor 1977). e në mënyrë të natyrshme. greqisht (Athinë 1972). Shkrimtari më vonë ka shpjeguar se kishte mjaftuar një artikull shpifës për . maqedonisht (Shkup 1975). Rijeka 1978). Edhe këtu gjejmë një mjet fort të pëlqyer nga shkrimtari. Ky roman është përkthyer edhe bullgarisht (Sofje 1966). i cili. diçka nga funeralet homerike. por edhe u ndihmoi vetë shqiptarëve të shihnin atdheun e tyre siç mund ta shihnin të tjerët. sllovenisht (Maribor 1976). Por 'Përbindëshi' shumë shpejt ra viktimë e censurës staliniste. suedisht (Stokholm 1973). polonisht (Varshavë 1984).

"U godit aq barbarisht. na kthen prapa në shekullin e pesëmbëdhjetë. Në vitet shtatëdhjetë Kadareja iu kthye përherë e më tepër prozës historike. më fort për Shqipërinë se për diçka tjetër? Libri u ribotua për herë të parë pas një çerek shekulli (Prizren 1990 dhe Tiranë 1991). pashait turk. Shqipëria shihet me sytë e një të huaji. . të Dino Buxatit. Nuk pati lexues shqiptar që nuk e ndjeu analogjinë midis Portës së Lartë dhe Kremlinit. duke kaluar faza të ndryshme shndërrimi për t'u bërë figura të kohës sonë. liman ky më i sigurt pas Revolucionit Kulturor. greqisht (Athinë 1980). që simbolizon vetë Shqipërinë nën fushatat e shumta të ndërmarra nga Perandoria Osmane për ta nënshtruar këtë vend. italianët dhe më vonë nga gjermanët. dhe u bë mjeshtër i pashoq i këtij zhanri. Herë të tjera mbetet po ai qytet. Paris 1991. dhe romani u pa e udhës të lihej në harresë. Herë-herë ata mbeten të pandryshuar ndërsa Troja shndërrohet para syve të tyre. për ta kthyer këtë vend në vathë. epoka e heroit kombëtar të Shqipërisë. Kronikë në gur. Sikundër në Gjenerali i ushtrisë së vdekur. u pushtua me radhë. serbokroatisht (Beograd 1977). italisht (Milano 1981). nga grekët. I njohur nga grekët me emrin Argyrokastron. pa përruan xhojsian të ndërgjegjes. sikundër një pjesë e mirë e Shqipërisë asokohe. ndonëse është me interes si dokument i kohës. norvegjisht (Oslo 1976). përbindësh në përthyerjen e kohës. rumanisht (Bukuresht 1987). suedisht (Stokholm 1976). saqë për njëzët e pesë vjet nuk arrita dot ta çvarros68. veçse këtu. Tiranë 1968. Skënderbeu vetë nuk del fare gjatë romanit. Nju Jork 1972). holandisht (Roterdam 1979) dhe spanjisht (1985). Më 1961 ishin prerë lidhjet me Bashkimin e fuqishëm Sovjetik. f. spanjisht (Barcelonë 1988) dhe gjermanisht (Kiel 1988). Milano 1940 (Shkretëtira e Tartarëve). portugalisht (1977). pasqyron rrethimin nga turqit të një kështjelle mesjetare shqiptare. krijim i Revolucionit Kulturor shqiptar të viteve 1966-1969. Veprat e Kadaresë gjithmonë kanë qenë pasqyrim i përpiktë i peripecive të jetës politike shqiptare. Tiranë 1970. Edhe Kështjella është përkthyer në shumë gjuhë: frëngjisht (Paris 1972). Kush mund t'i fajësonte autoritetet për dyshimin se rrëfimi për pushtimin tinëzar të Trojës mund të ishte. trajtonte temën e emancipimit të gruas në Shqipëri në kulmin e dy fushatave të mëdha sociale të Enver Hoxhës: heqja e fesë dhe emancipimi i gruas në një popullsi me prejardhje kryesisht myslimane. roman që të kujton Il deserto dei Tatari.ta përjashtuar veprën nga letërsia shqiptare. Dasma. holandisht (Amsterdam 1974). ky qytet përrallor me muret e larta të kalasë së gurtë që shfaqet si në mjegull në shpat të malit përmbi kalldrëmet e ngushta. duke ndërruar formë e duke u bërë qytet modern me kafene. është vepër me vlera artistike të kufizuara. anglisht (Tiranë 1974. Rënia e Trojës ndodh si në të ardhmen edhe në të kaluarën e personazheve. mjaftoi për t'ua ngritur nervat censorëve stalinistë. katalanisht (Barcelonë 1974)." Përbindëshi në fjalë nuk ishte veçse kali i Trojës para portave të Ilionit të shenjtë. Dasma. u ndalua e u rropos aq thellë. dhe gjendet i përkthyer në frëngjishte (Paris 1991) dhe në suedishte (Stokholm 1994). Skënderbeut (1405-1468). Shumë kritikë vënë në dukje se aludimi për ngjarjet politike të viteve gjashtëdhjetë nuk ishte i paqëllimshëm. të cilët ngrinë vetëm nga ideja se mos po bëheshin aludime politike. Për qëllim propagandistik është përkthyer anglisht (Tiranë 1968. Ismail Kadare botoi një nga veprat e tij më me peshë Kronikë në gur. Kështjella. Në periudhën e qetësisë relative midis fundit të Revolucionit Kulturor më 1969 dhe spastrimit Paçrami dhe Lubonja më 1973. me imtësi dhe me një kompozicion të goditur. 27. dhe përkthyer deri tani 68 Pesha e kryqit. Tiranë 1967. arabisht (Damask 1984). kurse pas pushtimit të Çekosllovakisë më 1968. aeroport etj. hungarisht (Budapest 1982). Ajo. shkruar mbi bazën e një varianti të titulluar Qyteti i jugut. udhëheqësit shqiptarë e ndien në palcë mundësinë e përdorimit të forcës ushtarake sovjetike kundër tyre. Ky shfytyrim i kohës. Kjo vepër me tetëmbëdhjetë kapituj dhe një epilog është kronika e qytetit piktoresk të Gjirokastrës gjatë Luftës së Dytë Botërore. ndërsa ata që ndryshojnë janë personazhet. Nju Jork 1980). në analizë të fundit. Tiranë 1971. Romani i tij i dytë.

duke provuar drejtpërdrejt intriga politike dhe politikë fuqish. Duke qenë njëfarësoj me frymëzim autobiografik. të zënë në befasi nga ngjarjet e dimrit të madh. holandisht (Amsterdam 1990). në rumanishte (Bukuresht 1989) dhe në gjermanishte (Kiel 1991). Studentët shqiptarë të universiteteve të Moskës dhe Leningradit detyrohen të ndërpresin studimet e tyre në mes e të kthehen në shtëpi. Bashkimi Sovjetik thërret të gjithë këshilltarët e vet dhe. Shqiptarëve u duhej përsëri të kujdeseshin për veten. Kadareja vetë. Kur Hrushçovi i ndërpreu furnizimet me drithë më 1961 për të treguar pakënaqësinë ndaj aleancës kino-shqiptare. serbokroatisht (Sarajevë 1979). ai iu kthye në kohën e duhur një teme politike më të pranueshme. është roman me gjuhë të përpunuar e me aludime politike të holla. se minjtë në siloset e drithit të Bashkimit Sovjetik hanin më shumë grurë sesa mund të prodhonte e gjithë Shqipëria. Dimri i madh është roman me përmasa monumentale historike e politike. gazetar në Tiranë. pritje e biseda sekrete në nivel të lartë. Dimri i madh. Ai qe viti që shënoi prishjen midis Nikita Hrushçovit dhe Enver Hoxhës dhe dëshmoi tërheqjen përfundimtare të Shqipërisë nga sfera sovjetike. iu desh të hidhte hapa të kujdesshëm për të mos e pësuar. Atje ai merr pjesë në bisedime. dhe suedisht (Stokholm 1993). Tiranë 1973. bullgarisht (Sofje 1975). sesa një bashkërendim emocional të fuqishëm vëzhgimesh. suedisht (Stokholm 1975). Tiranë 1977. Pa kthimit nga Moska Besnik Strugës ia shton tronditjen edhe fakti se fejesa me Zanën në Tiranë prishet. tërhiqet dhe braktis bazën strategjike të nëndetëseve në Pashaliman. anglisht (Londër & Nju Jork 1987). italisht (Milano 1990). rumanisht (Bukuresht 1983). luftës partizane kundër pushtimit gjerman në Tiranë më 1944. bisedash e paragjykimesh nëpër lagje. që nga fshesarët e deri te borgjezët e moshuar. Personazhi kryesor i romanit është Besnik Struga. ashtu si Enver Hoxha një brez para tij. të bërë më parë gjatë një vizite në Shqipëri. kishte lindur në Gjirokastër më 1936. Një fqinjë i duket si Ledi Makbeth. mbresash e fantazish fëminore të një djali shqiptar. spanjisht (Barcelonë 1992).frëngjisht (Paris 1973). Tensioni arriti kulmin kur Hoxha haptazi akuzoi Bashkimin Sovjetik për politikë kolonialiste. pas bisedimesh të ndera. I botuar në fillim në një variant më të shkurtër me titull Dimri i vetmisë së madhe. greqisht (Athinë 1985). romani e ndjek këtë djalë nëpër rrugët e qytetit të tij të pushtuar dhe nëpër dyert e fantazisë së tij. Kadareja gjithashtu sjell në vepër edhe një tufë personazhesh dytësorë. të cilin e caktojnë në delegacionin shqiptar si përkthyes dhe niset për në Moskë ndërkohë që Evropën Lindore e ka mbuluar bora e parë e dimrit të madh. Besniku përfaqëson një nga të shumtët e prekur nga rrjedhat e politikës. Është përkthyer në gjuhën daneze (Århus 1981). Por Shqipëria mbijetoi: . Dimri i ashpër i viteve 1960-1961 ishte me të vërtetë i rëndësishëm në historinë shqiptare të pasluftës. nga tryeza e bisedimeve në Kremlin deri në shtëpitë e njerëzve të thjeshtë në Tiranë. afër Vlorës. Enver Hoxha iu përgjigj kryelartë: "Më mirë hamë bar sesa gjunjëzohemi!" Poshtërimi për shqiptarët krenarë por të varfër qe edhe më i rëndë po të shihet lidhur me një thënie të famshme të Hrushçovit. në frëngjishte (Paris 1985). finlandisht (1977). gjermanisht (Zalcburg 1988). sikundër e kemi thënë. kësaj radhe plotësisht të vetëdijshëm se nuk kishin aleatë të drejtpërdrejtë përveç Kinës së largët. Nuk na jep aq pasqyrimin e ngjarjeve të ashpra historike në një qytet të pushtuar. Në Nëntori i një kryeqyteti. është një meditim letrar i prishjes traumatike me Bashkimin Sovjetik. Tiranë 1975. turqisht (Stamboll 1981). Ismail Kadaresë. kurse një kokë lakër në pazar si një kokë njeriu e prerë. Ushtarët kalimtarë i bëhen si ata të kryqëzatave deri sa ai vetë me të tjerë hyjnë në një çetë partizane dhe bota e fantazisë fëminore i lëshon udhë pjekurisë së ashpër. ashtu si i sheh ai ngjarjet me syrin e vet dhe ashtu si ia kap veshi nga ato çika thashethemesh. si disident letrar kryesor. Dimri i madh i pasqyron këto ngjarje emocionuese në dy rrafshe: në atë politik e në atë personal. Marrëdhëniet politike dhe ekonomike u prenë përfundimisht. Spastrimi i liberalëve nga Plenumi i Katërt i Komitetit Qendror më 26-28 qershor 1973 shkaktoi një valë tronditjesh në qarqet intelektuale.

Pesha e kryqit. antenat e TV-ve. Mirëpo bashkë me ty do të zhdukej edhe romani. holandisht (Bussum 1983). dhe masakrën e pabesë pas festës mbi pesëqind krerë e luftëtarë shqiptarë. spanjisht (Madrid 1991) dhe serbokroatisht. 614-615. gjermanisht (Berlini Lindor 1987). 70 . që na kthen e na shpie në Shqipërinë e shekullit të nëntëmbëdhjetë të mbërthyer në darën e Perandorisë Osmane. Kjo praktikë e ashpër merr jetë nga pena e Kadaresë me të gjithë tmerrin e saj në Ura me tri harqe."69 Një pjesë të mirë të dialogut në këtë roman Kadareja e rindërtoi nga procesverbalet faktike të bisedimeve dhe nga kujtimet e Enver Hoxhës. holandisht (Amsterdam 1986)."Në fillim të marsit. pas një ere të stuhishme. antenat. të shtrembëruara ose të rrëzuara prej saj. Mirëpo. Tiranë 1981. Portreti që i bën Enver Hoxhës. të Ivo Andriqit. Flet për vitet e Kadaresë si student në Institutin Gorki të Letërsisë Botërore pak kohë para prishjes së aleancës sovjeto-shqiptare. italisht (Torino 1982). turqisht (Stamboll 1976) dhe italisht (Leçe 1996). vetë çatitë. ashtu sikurse gjithë peizazhi i gjerë përreth. murimit. 140. Ky roman është konsideruar si një reagim shqiptar ndaj fituesit serb të Çmimit Nobel Na Drini ƒuprija. greqisht (Athinë 1989).. Më 1830. Tiranë 1978. ndërsa bëheshin gati për të zbritur. Ky roman. suedisht (Stokholm 1983) dhe greqisht (Athinë 1990). Në fillim të shekullit të njëzetë. e cila gjendet gjithashtu e përkthyer frëngjisht (Paris 1981). i përkthyer frëngjisht (Paris 1985). çka ngjalli pakënaqësinë e autoriteteve sovjetike. gjeli në të tilla raste ndërtimesh në Shqipëri për t'i bërë 'më të forta' themelet e urave apo mureve. Legjenda e murimit të një qenieje njerëzore në themelet e një ure apo kështjelle është gjerësisht e përhapur në letërsinë gojore shqiptare (kr. Kadareja e ndien veten shkëlqyeshëm në temat ballkanike. f."70 Vepra është botuar frëngjisht (Paris 1978). që na japin mundësinë të shohim me një sy të shpejtë e të veçantë mekanizmin e botës komuniste të kësaj periudhe. gjermanisht (Kiel 1987). spanjisht (Madrid 1989). siç edhe pritej. Kadareja u kthehet fillesave mitike të historisë së mugët të Shqipërisë për t'i dhënë jetë njërit prej motiveve më të mahnitshme të legjendave ballkanike. baskisht (San Sebastian 1994) dhe anglisht (Nju Jork 1997). ende bëheshin kurban kafshë si dashi. që është përkthyer edhe frëngjisht (Paris 1981). të botuar një dhjetëvjeçar më herët. Ndoshta për këtë arsye. mijëra njerëz hipën mbi çatira dhe tarraca për të rregulluar përveç të tjerash.. Paris 1991. përfshin një histori dashurie të Kadaresë me një vajzë ruse dhe një kapitull për shkrimtarin disident Boris Pasternak (1890-1960). legjendën e kështjellës së Rozafës). Në Ura me tri harqe. është disi lajkatues dhe ia forcoi pozitën si 'shkrimtar i brendshëm' i partisë. Muzgu i perëndive të stepës. Sarajevë 1948 (Ura mbi Drinë). furia e së cilës ua kalonte gjithë sqotave dimërore. 1978. pas luftës ruso-turke. cjapi. Në gusht të atij viti. Mehmed 69 Dimri i madh. 1977. suedisht (Stokholm 1980). njerëzit tundnin kokat sikur të thoshin: 'megjithatë ç'dimër që ishte'. Një histori tjetër ballkanike është Komisioni i festës. Porta e Lartë vendosi të hiqte qafe një herë e mirë krerët shqiptarë. të cilët vazhdimisht ngrinin krye kundër Perandorisë dhe kishin shfrytëzuar çdo rast për të mos u bindur. Muzgu i perëndive te stepës paraqet disa ngjashmëri kureshtare me romanin e njohur rus Mjeshtri dhe Margarita të Mihail Afanasjeviç Bullgakovit (1891-1940). të cilit iu