You are on page 1of 6

MBI AUDITIMIN E USHTRUAR NË BANKËN E SHQIPËRISË Raporti Përfundimtar i Auditimit të Ushtruar në Bankën e Shqipërisë me Objekt "Mbi vlerësimin e aktivitetit

ekonomik dhe financiar, zbatimi i buxhetit në Bankën e Shqipërisë dhe rregullshmëria e zhvillimit të ankandeve të bonove të thesarit dhe obligacioneve”, për periudhën 01.01.2012 - 31.12.2012, dhe masat për përmirësimin e gjendjes, janë miratuar me Vendimin e Kryetarit të KLSH nr.87 datë 23.07.2013 Bazuar në nenin 9 dhe 16 të ligjit nr. 8270, datë 23.12.1997 "Për Kontrollin e Lartë të Shtetit", me ndryshimet e bëra me ligjin nr. 8599, datë 01.06.2000 me shkresën nr.311/8 datë 23.07.2013 dërguar z.Ardian Fullani, Guvernator i Bankës së Shqipërisë, krahas Raportit Përfundimtar të Auditimit, Kontrolli i Lartë i Shtetit i ka rekomanduar dhe kërkuar zbatimin e masave të mëposhtme

A. PROPOZIME PËR NDRYSHIME APO PËRMIRËSIME NË LEGJISLACIONIN

[S hq

1. Ligji nr. 8269, datë 23.12.1997 “Për Bankën e Shqipërisë” përcakton se Banka e Shqipërisë është e pavarur në marrjen e vendimeve të saj në fushën e kompetencave që ligji i akordon pushtet dhe pavarësi që sipas nenit 45 i atribuon Këshillit të saj Mbikëqyrës të drejtën për të përcaktuar nivelin e pagave dhe të shpërblimeve të Guvernatorit, Zv. Guvernatorëve dhe personelit të Bankës. Bazuar në këtë të drejtë që i jep ligji, Këshilli Mbikëqyrës ka miratuar Vendimet nr. 55, datë 08.07.2009 “Për përcaktimin e pagës bazë të punonjësve në Bankën e Shqipërisë”, ndryshuar me Vendimin nr.70, datë 27.10.2010 “Për disa ndryshime në Vendimin e Këshillit Mbikëqyrës nr.55, datë 08.07.2009 “Për përcaktimin e pagës bazë të punonjësve në Bankën e Shqipërisë”. Me Vendimin nr. 27, datë 26.03.2008, ndryshuar me vendimin nr.13, datë 13.02.2013, Këshilli Mbikëqyrës përcakton nivelin e shpërblimit për anëtarët e tij dhe kryetarin e Këshillit Mbikëqyrës. Nga auditimi rezultoi rregullshmëria ligjore e pagesave të mbështetura në vendimet e cituara më sipër, ndërkohë që nga ana tjetër konstatojmë mos respektim të sensibilitetit të shtetasve në lidhje me përdorimin e fondeve në dispozicion, kjo referuar niveleve shumë të larta të pagesave për nivelet drejtuese, si pagë dhe shpërblime të ndryshme, por dhe të trajtimeve për udhëtime e dieta, krahasuar me nivelin e pagës të punonjësve të institucioneve kushtetuese. Për sa më sipër, rekomandoj që: a. Të iniciohen iniciativa ligjore për rishikimin e Ligjit për Bankën e Shqipërisë, në frymën e minimizimit të riskut potencial të abuzimit me pavarësinë dhe shmangies së konfliktit të interesit që evidentohet në praktikat e përcaktimit të pagave dhe shpërblimeve për nivelet drejtuese. b. Të përcaktohet një kornizë e kujdesshme rregullatore në lidhje me nivelin e pagës së Guvernatorit, e cila duhet të ndjekë trendin e pagave të tregut bankar, por gjithmonë

ipt

ar

ja. co m}
1

thekson: “Llogaritë dhe regjistrat e Bankës së Shqipërisë mund të kontrollohen nga kontrollorë të jashtëm të institucioneve kontrolluese të njohura në arenën ndërkombëtare dhe që caktohen nga Këshilli Mbikëqyrës”.12. datë 23. në përputhje me politikat kontabël të përshtatura nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë. apo këto paga të jenë më pak sesa paga e anëtarëve të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë. . nivele shpërblimi të cilat duke marrë në konsideratë edhe nivelin e pagës bazë të tyre nuk duhet të tejkalojnë gjithsesi pagën e Guvernatorit. transparencën dhe besueshmërinë e publikut vendosja e audituesit të jashtëm nga Këshilli Mbikëqyrës i cili nuk është i ndarë nga ekzekutivi për shkak të drejtimit të tij nga Guvernatori. duke ia kaluar këtë kompetencë Kuvendit të Shqipërisë. në kuptim të këtij neni. co m} Menjëherë 2 duhet të jetë në raporte të pranueshme krahasuar me pagën e Presidentit të Republikës. Kuvendi përzgjedh vetëm audituesin ndërkombëtar të pavarur dhe nuk merr përsipër pagesën e shërbimit që mbulohet nga vetë Banka. Gjithashtu.ipt a. 8269.2012. Në opinionin e këtij auditori theksohet: “Sipas opinionit tonë. sanksionohet se: “Banka e Shqipërisë mund të blejë dhe të shesë letra me vlerë të Qeverisë së Republikës të Shqipërisë. neni 68. Ndryshimin e mënyrës së përzgjedhjes së audituesit të pasqyrave financiare për të shmangur konfliktin e interesit në përzgjedhjen e tij. datë 23. rezultatin e saj financiar dhe fluksin e saj të parave për vitin e mbyllur në atë datë. siç është shpjeguar në pasqyrat financiare”. Menjëherë B. Megjithatë. me kusht që. Në Ligjin nr. duhet të trajtohet si kredi ose hua e Bankës së Shqipërisë për Qeverinë e Republikës së Shqipërisë dhe në këtë mënyrë do të jetë subjekt i kufijve të parashikuar në nenin 30”. blerja nga ana e Bankës së Shqipërisë për llogari të saj të letrave me vlerë të borxhit të emetuara nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë në treg të hapur ose në tregun sekondar.2013.12.1997 “Për Bankën e Shqipërisë”. Neni 30. Për të rritur mirë qeverisjen. të vendosen nivele të arsyeshme për shpërblimin e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës. referuar edhe praktikave më të mira botërore.. Banka e Shqipërisë nuk kryen kreditim të drejtpërdrejtë të qeverisë por në referencë të nenit 32. "të ar 2.12.03. pika 4. pozicionin financiar të Bankës se Shqipërisë më 31. Për plotësimin e këtij detyrimi ligjor është vepruar me auditorin e jashtëm të pavarur XXXXXXXXX. sanksionon: “në asnjë rast shuma kryesore e kredisë ose huas së disbursuar dhe pjesa e padisbursuar e kredisë ose huas së Bankës të Shqipërisë dhënë Qeverisë të Republikës së Shqipërisë nuk duhet të kalojë vlerën 5% të mesatares vjetore të të ardhurave të buxhetit të Qeverisë së Republikës të Shqipërisë për tre vitet e fundit financiare paraardhës.1997 “Për Bankën e Shqipërisë”. të Ligjit nr. bazuar kjo në përvojat dhe praktikat më të mira të vendeve të ngjashme por pa harruar përshtatshmërinë me realitetin shqiptar. rekomandoj: ja. i cili ka audituar llogaritë dhe ka dhënë opinion për to në datën 06.8269. MASA ORGANIZATIVE [S hq 1. pasqyrat financiare paraqesin në mënyrë të drejtë në të gjitha aspektet materiale.

si procesverbalet e Komisionit të Prokurimit. të ligjit nr 8269. Menjëherë 4.020 milionë lekë. Përcaktime të kujdesshme të parashikimit të rezultatit që të mos kalojë nivelin e 20% të deviacioneve nga realizimi. datë 15. të dërguar në Bankën e Shqipërisë nga Ministria e Financave. akt verifikimet.12. Kjo tregon për një ndryshim të vazhdueshëm të planifikimit të nevojave të huamarrjes dhe për rrjedhojë ka pasur situata përqendrimi që normalisht kanë ndikim në koston e borxhit.11. trajtuar hollësisht në faqet 57-94 të Raportit Përfundimtar të Auditimit.1997. Karakteristikë për vitin 2012 ashtu edhe për vitin 2011. të Ligjit nr. për këtë rekomandoj: . rekomandoj që: ipt 3. kanë qenë ndryshimet për kalendarët e dërguar. referuar programimit të sasisë së emetimeve të letrave me vlerë të qeverisë. mbështetur në nenin 10. Duke qenë se nivelet e ultë të transfertave të fitimit derdhur për qeverinë përkthehen në kosto borxhi. datë 23. co m} 3 Pavarësisht rekomandimeve të lëna nga KLSH në auditimet e viteve të mëparshme dhe dakordësisë së gjetur pranë Bankës së Shqipërisë. Prezantimin i një plani të detajuar masash dhe veprimesh efektive me afate konkrete. duke rezultuar një deviacion i konsiderueshëm midis tyre. duke vepruar kështu jo në përputhje me kërkesat e nenit 53. u vunë re se fitimi i realizuar për vitin 2012 është në masën 6.2006. që do të mundësonin arritjen e shpejtë të këtij limiti kreditimi. rekomandoj që: ar 2. akt-kontrollet e dokumente të tjera të përcaktuara në kontratë. janë të tejkaluara. nuk bëheshin pjesë e dosjes së prokurimit dhe për rrjedhojë nuk gjendeshin në dosjen e arkivuar. të rregullores së BSH “Për procedurat e prokurimit në Bankën e Shqipërisë” miratuar me vendimin e Këshillit Mbikëqyrës nr. a. nuk i bashkëngjiten dokumentet shoqëruese të kontratës si: procesverbalet. Nisur nga fakti se një pjesë e dokumenteve të tenderit. si dhe referuar faktit që në Bankën e Shqipërisë u konstatua se kontratave të lidhura me subjektet fitues të tenderëve. Sa më sipër rekomandoj që: a.ardhurat" nuk do të përfshijnë kreditë ose huat. skicat.12. duke marrë në konsideratë edhe kushtet aktuale të zhvillimeve ekonomike të vendit. Banka e Shqipërisë të ndikojë në mënyrë të kujdesshme për të ruajtur një shpërndarje proporcionale të kërkesës për para të qeverisë ja. Gjatë auditimit të përcaktimit dhe të kalimit të fitimit neto të Bankës së Shqipërisë në buxhetin e shtetit. ndërkohë që pagesat e paradhënieve janë në nivelin 4. 81.8269. Gjatë auditimit “Mbi rregullshmërinë e zhvillimit të ankandeve të obligacioneve të organizuara nga Banka e Shqipërisë u konstatua se kalendari i emetimit të letrave me vlerë të qeverisë. auditimi tregoi se limitet e kreditimit të parashikuara në nenin 30. Menjëherë [S hq a. donacionet dhe forma të tjera të kontributeve financiare”. datë 23.533 milionë lekë. trajtuar në faqen 25 të Raportit Përfundimtar të Auditimit. ka ndryshuar ne vazhdimësi.1997 “Për Bankën e Shqipërisë”.

Për rastet e justifikuara të hartohet dokumentacioni përkatës dhe të miratohen afatet për periudhat në vazhdim. janë të paraqitura vetëm në gjuhën e huaj. ndërkohë që për kohën e shtyrjes së kontratave. duke e përfshirë këtë dokument në listën e dokumenteve të domosdoshme për arkivim. Menjëherë 6. ipt a.” ja. akt verifikimet. Nga auditimi mbi zbatimin e kontratave të ndërtimit si: “Realizimi i disa punimeve shtesë në ndërtesën e re të DE”. kontratat e lidhura me operatorë ekonomik të huaj. të përcaktohen dhe kontabilizohen penalitetet që duhet t’i kërkohen sipërmarrësit për mosrealizim të punimeve në kohë. apo ndërprerje që vonojnë realizimin e veprës. duke vënë para përgjegjësisë palët kontraktore për realizimin plotësisht të kontratave të lidhura në cilësinë e kërkuar dhe kohën e përcaktuar. Për të bërë të plotë dosjen e prokurimit për çdo objekt prokurimi. akt-kontrollet dhe dokumente të tjera të përcaktuara në kontratë. që efekti të mos rëndojë në rezultatin e Bankës. c. i cili mbahet për periudha më të gjata se një vit. co m} 4 a. “Sektori i Prokurimeve”. është konstatuar se janë tejkaluar afatet e përfundimit të punimeve. kjo kosto duhet t’i ngarkohet sipërmarrësit që nuk ka realizuar në kohë projektin. Kjo përbën shkelje të Rregullores së BSH “Për Procedurat e prokurimit në Bankën e Shqipërisë”.b. Gjithashtu ka rezultuar se. Në tenderin e realizuar “Realizimi i punimeve të prishjeve ndërtimore në godinën e ish-Hotel Dajtit”. Relacioni i shkruar për shtyrjen e procedurës është mbajtur në formën e një Libri protokolli të mbledhjeve. Komisioni i Prokurimit duhet të merrte vendimin për shtyrjen e procedurave të prokurimit dhe ta shoqëronte me procesverbalin përkatës. duke mos i përkthyer dhe disponuar në gjuhën zyrtare. neni 40: “Vendimi për shtyrjen e procedurës së prokurimit për shkaqet e mësipërme duhet të shoqërohet me procesverbalin përkatës. ose në se janë fajtorë persona brenda BSH-së të përcaktohen këto përgjegjësi. . duhet të dokumentojë me procesverbal të veçantë. “Realizimi i punimeve shtesë për rikonstruksionin e godinës qendrore dhe ndërtimin e kompleksit të ri të Bankës së Shqipërisë”. të përmbushë me rigorozitet kërkesat e nenit 53 të rregullores të sipërcituar. rekomandoj që: [S hq b. Menjëherë Sa më sipër. Duhet të vlerësohet kostoja oportune e pagesave të qirasë të cilat vazhdojnë të paguhen nga Banka e Shqipërisë. jo për çdo kontratë janë bërë ndryshimet e tyre për pjesën e shtyrjes së afateve me miratimet sipas kompetencave. ar 5. pavarësisht identifikimit të arsyeve objektive ose jo të mosrealizimit të kontratave brenda afateve. Për të gjitha rastet e identifikuara të kontratave të papërfunduara dhe me tejkalim të afateve. mbledhjet e Komisionit të Prokurimit. është shtyrë procedura e tenderimit për arsye të mosplotësimit të kuorum-it. skicat. Në rregulloren e Bankës së Shqipërisë të përcaktohen kritere dhe rregulla të qarta për arkivimin e dokumenteve që shoqërojnë zbatimin e kontratës si: procesverbalet. Referuar konstatimit se. të analizohen shkaqet.

2006 “Për Procedurat e prokurimit në Bankën e Shqipërisë” si parimi i barazisë. rekomandoj që: a. Kreu VII. datë 01.2003 “Për miratimin e masës së dietave të personelit të Bankës së Shqipërisë. i përftimit maksimal. 81. për procedurën “Prokurim i Drejtpërdrejtë”. trajtuar hollësisht në faqet 57-94 të Raportit Përfundimtar të Auditimit. e të tjera” dhe moszbatimit plotësisht të tij. Menjëherë 8.”. të jetë i përkthyer në gjuhën zyrtare. si dhe autorizimi i administratorëve ose personave të autorizuar prej tyre për daljet me shërbim jashtë vendbanimit.2006. co m} Menjëherë 5 a. b.26. i nxitjes së konkurrencës. të mos jetë në proces gjyqësorë për çështje që lidhen me aktivitetin e tyre. nuk zbatohen kërkesat e përcaktuara në pikën 2 dhe 4 të Vendimit të Këshillit Mbikëqyrës nr. teknike e organizative. Banka e Shqipërisë të kërkojë nga ofruesi i shërbimit një numër minimal nga dokumentacioni i sipërcituar. Banka e Shqipërisë në rregulloren e sipërcituar të përcaktojë qartë metodologjinë që duhet të ndiqet në hartimin e fondit limit nëpërmjet studimit të tregut. Banka është e detyruar të konfirmojë vërtetësinë dhe vlefshmërinë e dokumentacionit të paraqitur. të rregullores së Bankës së Shqipërisë nr. rekomandoj që: 7. për qëllime pune. Referuar përcaktimit në nenin 10. veçanërisht nëse ka sinjalizime formale dhe informale. . më konkretisht mungojnë dokumentet që përcaktojnë kthimin e punonjësve nga shërbimi brenda ditës dhe jashtë kohës normale të punës. datë 15. specializimi etj. të ketë përmbushur detyrimet e tyre për shlyerjen fiskale dhe detyrimet e sigurimeve shoqërore. dhe të disponohet në dosje. dhe mbështetur në parimet e përcaktuara në rregulloren e Bankës së Shqipërisë nr.11. me qëllim rritjen e sigurisë. ku të përcaktohet çmimi më i ulët me kriteret specifike me rëndësi prioritare në realizimin e shërbimit të planifikuar. për të cilin përcaktohet fondi limit. të ketë aftësinë e duhur profesionale. i sigurimit të pjesëmarrësve. Banka e Shqipërisë duhet të marrë masa që dokumenti i konfirmuar. trajtuar hollësisht në faqet 47-48 të Raportit Përfundimtar të Auditimit. Për çdo rast të marrëveshjeve. trajtuar hollësisht në faqet 5494 të Raportit Përfundimtar të Auditimit.04. e të tjera. datë 15. jo diskriminimit. rekomandoj që: a. seriozitetit dhe besueshmërisë së entitetit me të cilin do të hyjë në marrëdhënie kontraktuale.në papajtueshmëri me kërkesat e Ligjit për Kontabilitetin. 81. Referuar procedurës së ndjekur nga Banka e Shqipërisë në përcaktimin e fondit limit nëpërmjet studimit të tregut.11. shërbimi. Menjëherë [S hq 9. kualifikimi. rekomandoj që : ipt ar ja. trajtuar hollësisht në faqet 57-94 të Raportit Përfundimtar të Auditimit. të lidhur me institucione ose operatorë të huaj. të cilët dërgohen me shërbim jashtë qendrës së tyre të banimit. Referuar konstatimit se në shpenzimet për udhëtim e dieta brenda vendit. kontratave dhe çdo dokumenti tjetër zyrtar. ku theksohen dokumente që mund të kërkohen si: të mos jetë në ndjekje penale.

Më tej u shqyrtua nga Drejtore e Departamentit znj. përfitimi financiar me 20 ditë përpara në zbatim të pikës 4 të vendimit të Këshillit Mbikëqyrës nr.Nikoleta Piranjani përgjegjëse e grupit. sipas listës nr. datë 01. co m} KONTROLLI I LARTË I SHTETIT 6 Menjëherë 10. Robert Gjini ipt a. Referuar konstatimit se. datë 27. të kontabilizohet dhe arkëtohet detyrimi i përfituar padrejtësisht nga 16 punonjës në shumën 205. 73.04. dhe ku vetëm dieta e Drejtorëve të Departamenteve krahasohen me dietën e Presidentit. datë 14. Të ndiqet procedura ligjore. të përcaktuara në vendimin e KM nr.12. rekomandoj që: . a.12.2006 dhe ku nivelet e dietave ditore për Guvernatorin dhe anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës janë pothuaj sa dyfishi i atij të Kryeministrit ose 60 euro më tepër se dieta e Presidentit të Republikës.2003.Vasil Vane. Drejtori i Drejtorisë Juridike dhe Kontrollit të Cilësisë z. Këshilli Mbikëqyrës të rishikojë nivelet e dietave ditore të zbatueshme për të gjitha kategoritë e punonjësve të Bankës së Shqipërisë. Ermal Yzeiraj dhe u verifikua si praktikë nga Drejtori i Përgjithshëm z.2012 “Për mbulimin e disa shpenzimeve të anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës dhe të disa kategorive të personelit të Bankës së Shqipërisë”. duke marrë në konsideratë masën e dietës në valutë sipas kategorive.Dhurata Ametaj z. trajtuar hollësisht në faqet 47-48 të Raportit Përfundimtar të Auditimit (sa më sipër është mbajtur procesverbali i datës 26. Evis Kreshpaj.a. duke ndjekur të gjithë procedurat e nevojshme administrative dhe në të gjitha shkallët e gjykimit.35.1 bashkëlidhur.2011 “Për trajtimin financiar të punonjësve që dërgohen me shërbim jashtë vendit”. Referuar konstatimit se shpenzimet për udhëtim e dieta jashtë vendit të personelit të Bankës bëhen bazuar në vendimin e Këshillit Mbikëqyrës nr. znj. është i pa argumentuar me fakte dhe dokumente zyrtare.866 lekë. rekomandoj që: ja. Strukturat përkatëse të hartojnë dokumentet standard për zbatim.26.Valentina Sulo.znj. datë 20. MASA PËR SHPERBLIM DËMI [S hq Shënim: Auditimi i krye nga znj. Menjëherë C.04. ar 1. trajtuar hollësisht në faqet 44-47 të Raportit Përfundimtar të Auditimit. 870. në përputhje me kërkesat e përcaktuara në vendimin e Këshillit Mbikëqyrës nr. znj. Manjola Naço.2013).04.