You are on page 1of 15

STRATEGJIA E ZHVILLIMIT TË

SEKTORIT PRIVAT
NË KOSOVË
SINTEZË

PRISHTINË, SHKURT 2006


PERMBLEDHJE EKZEKUTIVE

Domosdoshmëria e fillimit të përmirësimit të gjendjes ekonomike duket se është reduktuar në nevojën


e përmbushjes së standardit për ekonominë, i cili më pas bashkë me zgjedhjen e statusit, si me një
shkop magjik do të zgjidhë të gjitha problemet ekonomike e sociale të Kosovës. Zhvillimi i mirëfilltë
ekonomik nuk ka qenë kurrë në rend të ditës, kurse gjendja keqësohet nga dita në ditë. Si shtresa të
përkrahura institucionalisht më se 52 mijë familje që marrin ndihma sociale, qindra mijëra pensionistë
dhe mijëra anëtarë të familjeve të dëshmorëve jetojnë në prag të varfërisë, me më pak se dy dollarë
në ditë. Kosova jo vetëm që po mbetet pas vendeve të rajonit, ajo për me keq, po stagnon në të
gjitha sferat e ekonomisë.

Kosova është vendi me shkallën më të ulët të investimeve të huaja direkte në Evropë - rrjedhimisht pa
investime nuk ka as transferim të dijes e teknologjisë moderne, nuk ka kapital të freskët, vende të
reja të punës e prodhim vendor. Përkundër ekzistimit të një legjislacioni relativisht stimulues dhe
angazhimeve sporadike të UNMIK-ut dhe institucioneve të Kosovës për të bërë diç më shumë në
ndryshimin e kësaj gjendje alarmante, Kosova ende mbetet larg shijimit të përparësive që sjellin
investimet e huaja. Evitimi i krizave më të thella dhe krijimi i bazës për zhvillim të qëndrueshëm
ekonomik në Kosovë duhet të bëhet përmes forcimit të strukturës së ndërmarrjeve të vogla dhe të
mesme dhe përmes stimulimit të prodhimit industrial, përfshirë këtu edhe sektorët e tjerë.

Në ekonomitë e tregut sektori privat është një sektor dinamik në saje të energjisë ndërmarrëse dhe
interesit të investitorëve , e të cilat ndihmojnë rritjen e punësimit dhe përmirësojnë produktivitetin.
Sot sektori privat dhe në rastin e Kosovës, sikurse edhe në shumë vende të zhvilluara dhe në
tranzicion është burimi kryesor i gjenerimit të vendeve të reja të punës dhe rritjes së të ardhurave.
Prandaj, sektori privat është afirmuar si forcë motorike e rritjes dhe transformimeve në mbarë
ekonomitë, me treg, përfshirë edhe vendet e regjionit

Kosova tani kalon nëpër periudhën e tranzicionit të vonuar , ku zhvillimi i sektorit të ri privat luan dhe
do të luajnë një rol vendimtar në rimëkëmbjen dhe zhvillimin e ekonomisë së saj. Kjo mund të
ilustrohet me faktin se shumica e iniciativave private si ato të bizneseve familjare, përjetuan një
ekspansion të shpejtë në këto vite të tranzicionit, posaçërisht në sektorin e tregtisë. Kjo nuk ishte
rezultat i kushteve të favorshme dhe mjedisit të përshtatshëm, por më tepër si veprim i ndërmarrësve
Kosovar në sektorin në të cilën me investime më të vogla mund të realizohen fitime, dhe për shkak të
xhirimit të shpejt të kapitalit. Zhvillimi i NVM private më shumë në fushën e tregtisë dhe shërbimeve
dhe më pak në sektorët prodhues dhe eksportues është edhe pasojë e kushteve jo të favorshme që
shkaktuan politikat makroekonomike (taksat, tregu i kredisë dhe shërbimet publike) të cilat nuk ishin
të favorshme për industritë e reja dhe MVM emergjente. Periudha 10 vjeçare e okupimit dhe pastaj
lufta la pasoja të mëdha në ekonominë e vendit. Por, edhe menaxhimi joprofesional dhe i
papërgjegjshëm i pas luftës i shumë ndërmarrjeve shoqërore, rezultoi me jo efiçiencë dhe shkatërrim
të tyre, për të cilat privatizimi ka mbetur shpresa e vetme se shoqëria do të përfitoi diçka. Kjo shihet
edhe nga përkeqësimi i vazhdueshëm i situatës ekonomike-sociale. Ndërmarrjet private në Kosovë
edhe pse shtohen në numër vazhdimisht nuk po arrijnë të kalojnë kufijtë e mikro apo ndërmarrjeve të
vogla, shumica e programeve të këtyre ndërmarrjeve nuk është e orientuar nga koncepti
komplementar i sektorëve të qëndrueshëm ekonomik në Kosovë si energjetikë, miniera, minerale,
post-telekom etj, me këtë total dhe këtë orientim zhvillimi ekonomik i Kosovës nuk mund të
mendohet, alternativat duhet parë në privatizimin sa më të shpejtë të ndërmarrjeve të mëdha,
minierave dhe mineraleve dhe thithjes së investimeve të jashtme si dhe ngritjen e menaxhimit të
ndërmarrjeve publike duke krijuar një bosht të qëndrueshëm të partneritetit mes sektorit publik dhe
atij privat.

Një faktor tejet i rëndësishëm për një veprimtari efikase dhe zhvillim të efektshëm të sektorit privat,
është sigurimi i burimeve të financimi nga jashtë. Aktualisht në Kosovë ekziston një numër i kufizuar i
institucioneve dhe i instrumenteve financiare. Sistemi i financimit të NVM-ve përkundër përpjekjeve të
mëdha, ende është në fazën fillestare. Mbetet kërkesë e vazhdueshme për financimin e nevojave të
NVM. Aktualisht janë 6 banka komerciale të licencuara të cilat kryejnë veprimtarinë e tyre në Kosovë.
Megjithatë kushtet e financimit e NVM-vet dhe sektorit privat në tërësi përmirësohen shumë ngadalë
si pasojë e konkurrencës ende të pamjaftueshme në sektorin e bankave komerciale. Përshpejtimi i
procesit të privatizimit, dhe krijimi i një sistemi të politikave fiskale të drejtë dhe transparent, si dhe
krijimi i një ambienti stabil në ekonominë e vendit, është kusht i domosdoshëm për zhvillimin e
sektorit privat.

ZHVILLIMET KRYESORE PREJ VITIT 1999 DHE GJENDJA E TANISHME NË SEKTOR

Zhvillimi i Sektorit Privat në Kosovë mund të karakterizohet si zhvillim i NVM-ve për faktin se ato
përbëjnë rreth 99 % të numrit të përgjithshëm të ndërmarrjeve, ndërsa privatizimi deri vonë ka qenë i
neglizhuar dhe ende efektet e tij në ekonomi nuk janë të dukshme. Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme
promovojnë zhvillimin ekonomik, dhe kjo mund të vërehet përmes ndikimit dhe kontributit të tyre në
punësim dhe në rritjen e bruto produktit vendor (GDP).

Kosova në periudhën e pasluftës ka shënuar një progres të madh në plotësimin e infrastrukturës


ligjore sidomos në fushat ku atakohen bizneset e vogla. Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me
institucionet tjera vendore dhe ndërkombëtare ka përgatitur një pako të ligjeve disa nga të cilat janë
aprovuar e disa prej tyre janë në procedurë parlamentare të aprovimit. Megjithatë, mungesa e
infrastrukturës së mirëfilltë ligjore që rregullon mënyrën e themelimit dhe të funksionimit të NVM në
Kosovë, mungesa e makro-politikave ekonomike që mbështesin zhvillimin e sektorit privat dhe në
veçanti NVM, po e pengon edhe më tutje funksionimin e qetë dhe zhvillimin normal të NVM-ve, një
pjesë e të cilave edhe ashtu me shumë vështirësi dhe investime të rrezikuara kishin mbijetuar vitet e
’90.

Barrierat kryesore te adresuara nga sektori privat janë: statuti politik i padefinuar i Kosovës, mungesa
e institucioneve të mirëfillta financiare-bankare, mungesa e sistemit të kontrollit, kolapsi i ish
ndërmarrjeve të mëdha shoqërore, zgjatja e procesit të privatizimit dhe politikat diskutabile
operacionale. Sektori privat gjithashtu ballafaqohet edhe me probleme tjera si mungesa e energjisë
elektrike, konkurrenca jo fer, probleme lidhur me transport dhe telekomunikacion, edukim dhe aftësi
menaxheriale, etj.

Përkundër këtyre pengesave, gjatë periudhës së pasluftës sektori i NVM-ve ka treguar rritje të
vazhdueshme. Kështu, deri ne fund të vitit 2003 ishin të regjistruar 27,920 biznese, nga të cilat
26,399 biznese individuale, me pronar të vetëm, ndërsa deri në fund të vitit 2004 numri i bizneseve
arriti në 39.257. Në fund të dhjetorit 2005, në Kosovë kishte 50,591 biznese të regjistruara.

Në fushën e tregtisë, Kosova po përjeton një epokë të liberalizimit. Kosova ka nënshkruar dhe është
duke zbatuar deri tani marrëveshje të tregtisë së lire me vendet e rajonit Shqipërinë, Maqedoninë,
Kroacinë dhe Bosnje e Hercegovinën.

Gjendja e prodhimtarisë industriale në Kosovë po ballafaqohet me probleme të mëdha të cilat janë


pjesë përbërëse e një ekonomie të re e cila tani po lind. Duhet të theksohet se industria shoqërore në
Kosovë edhe para vitit 1999 ishte shumë e pa zhvilluar (industria private ishte e papërfillshme dhe me
shumë artizanate) ndërkaq struktura e saj nuk përshtatet fare tani më rrethanat e reja ekonomike të
krijuara në Kosovë. Marrë parasysh humbjen e tregjeve potenciale, shkatërrimin e bazës materiale
dhe financiare gjatë luftës dhe para saj, mungesën e investimeve, administrimin dhe keq menaxhimin
gjatë dy dekadave, në ditët e sotme kjo industri është e paralizuar prandaj ndikimi i saj në zhvillimin
ekonomik të Kosovës është i papërfillshëm dhe shpëtim për të është procesi i privatizimit dhe ndërrimi
i titullarit të saj.

Deri tani, nga Agjencioni Kosovar i Mirëbesimit (që zotëron personalitet të plot juridik dhe
njëkohësisht menaxhon dhe e kontrollon procesin e privatizimit te ndërmarrjeve shoqërore dhe
publike) janë shpallur 16 raunde të privatizimit, ku janë privatizuar 235 ndërmarrje shoqërore dhe
publike.

Kosova ka mungesë të praktikumit dhe aplikimit të mekanizmave dhe instrumenteve të ndryshëm


financiar. Të vetmit mekanizma që NVM-ve iu japin qasje në financa përveç burimeve informale janë
institucionet mikro-financiare dhe linjat kreditore të bankave komerciale të cilat edhe më tutje janë të
shtrenjta dhe shpesh herë shumë burokratike. Plotësimi i kërkesave të sektorit të NVM-ve për kredi
nga ana e bankave komerciale edhe pse po përmirësohet në krahasim me vende tjera ende është i
vogël, kjo gjendje edhe më shumë rritë koston e një kredie biznesore në Kosovë.

VIZIONI

Vizioni i Zhvillimit të Sektorit Privat deri në vitin 2013/2020 mund të përmblidhet me sa vijon:

Deri në vitin 2013/2020 Kosova do të ketë një sektori privat të qëndrueshëm dhe konkurrent në
ekonominë rajonale me perromanca të zhvillimit dinamik në një mjedisi miqësor biznesi i cili do të
stimulojë zhvillimin e ndërmarrësisë dhe NVM-ve dhe dë jetë inkurajues për investitorë vendor
dhe të huaj.Sektori privat do të jetë gjenartori i rritjes ekonomike dhe punësimit.

OBJEKTIVAT, POLITIKAT DHE PROGRAMET

OBJEKTIVI 1. NDËRTIMI I KAPACITETEVE INSTITUCIONALE

Politika 1.1. Kompletimi i infrastrukturës ligjore në harmoni me ato të EU


Përmes kësaj politike synohet që të kompletohet infrastruktura ligjore në harmoni me ato të
BE-së.
Programi 1.1.1 Draftimi i Ligjeve të reja
Mbulimi i të gjitha fushave ku zhvillohen apo tangohen aktivitetet ekonomike me ligje të reja
dhe kompatibile me ato të Besë,

Programi 1.1.2. Rishqyrtimi dhe adaptimi i rregullativës ekzistuese ligjore


Gjithë korniza ekzistuese ligjore dhe procedurale duhet të vëhet në funksion të zhvillimit të ekonomisë
me orientim nga tregu si dhe në harmoni me kërkesat e linjave kryesore të kartës Evropiane për NVM.

Politika 1.2. Krijimi dhe zhvillimi i infrastrukturës mbështetëse të NVM-ve


Krijimin dhe zhvillimi i mekanizmave institucional, përfaqësues si dhe të një sistemi gjithëpërfshirës
për një mbështetje efektive të sektorit privat gjegjësisht sektorit të NVM-ve në Kosovë.

Programi 1.2.1. Krijimi i rrjetit institucional për mbështetje të ndërmarrjeve


Përmes këtij programi parashihet themelimi dhe zhvillimi i agjencioneve të parapara me ligj si
dhe trupave e mekanizmave tjerë institucional të cilët direkt apo indirekt targetojnë sektorin privat si:
Agjencioni i NVM, Agjencioni i Investimeve, Agjencioni i Privatizimit, Zyra e Pengut, Komisioni Kosovar
i Konkurences, One stop Shop, Agjencioni i patentave dhe licencave për pronësi intelektuale,etj.

Programi 1.2.2. Shkurtimi i kostos, kohës dhe procedurave administrative i


hyrjes në biznes
Ofrimi i shërbimeve informative dhe teknike për biznesin me theks të veçantë bizneset fillestare ku
përmes zyrave “One Stop Shop” do të kenë qasje më të lehtë, më të shpejt dhe më të lirë në
regjistrim biznesi, leje pune, licenca etj.

Politika 1.3. Ngritja dhe zhvillimi i kapaciteteve të plota të infrastrukturës së


cilësisë

Programi 1.3.1. Standardizimi


Aftësimi i ASK-së për kryerjen e detyrave të fushëveprimtarisë së standardizimit është
parakusht për ndërtimin e sistemit të infrastrukturës së cilësisë

Programi 1.3.2. Akreditimi


Akreditimi është në fazën embrionale të zhvillimit në Kosovë ndërkohë që nevojat për akreditimin e
organizmave të vlerësimit të konformitetit, organizmave inspektues, laboratoreve testues dhe
kalibrues etj është e domosdoshme

Programi 1.3.3. Metrologjia


Duhet krijuar infrastruktura metrologjike e domosdoshme (laboratoret e kalibrimit, etalonët nacional,
metrologët profesionisë) me qëllim të vendosjes së saktësisë dhe besueshmërisë në Kosovë, e më këtë
të mbështetet cilësia e produkteve dhe shërbimeve në Kosovë.

Programi 1.3.4. Çertifikimi


Zbatimi i legjislacionit teknik që ka të bëjë me kërkesat për produkte dhe shërbime nuk mund të bëhet
pa pasur organizma të akredituar për vlerësimin e konformitetit që do të operojnë si subjekte private
në Kosovë, prandaj kërkohet që të nxitet krijimi i këtyre organizmave me një program qeveritar

Programi 1.3.5. Mbikqyrja e tregut


Krijimi i mekanizmave adekuate të mbikëqyrjes së tregut është ecesnciale në mbrojtjen e
prodhimtarisë dhe konsumatorit. Kjo arrihet nëpërmjet mbikëqyrjes së aplikimit efikas të zbatimit të
rregullativës ligjore dhe standardeve të cilësisë

Politika 1.4. Zhvillimi i forcës reprezentuese të interesave të Kosovës në


mekanizma ndërkombëtarë
Kjo politikë ka të bëjë me një qasje permanente të Institucioneve të Kosovës për krijimin e
kushteve për anëtarësimin e Kosovës në të gjithë mekanizmat e fuqishëm ndërkombëtarë ku do mund
të lobohej për mbrojtje të interesave ekonomike dhe pjesëmarrje në ndarjen ndërkombëtare të punës.
Antarsimi në Organizaten Botërore të Tregtisë, në Organizaten Botërore të Turizmit,Antarsimi në
Agjencioni Multilateral i Garantimit të Investimeve (MIGA- www.miga.org ); në organizmat
ndërkombëtar dhe evropianë të standardizimit siç janë ISO. IEC, CEN, CENELEC etj. në në organizma
ndërkombëtar të Akreditimit(ILAC, EA etj); në organizata evropiane dhe nderkomebtare per metrologji
si: OIML, WELMEC; në Zyrën e pronsis Industriale Ndërkombtare; në mekanizmat Financiar
Ndërkombtar dhe regjional si: IMF; EBRD; Banka Ndërkombëtare për Zhvillim dhe Rindërtim (IBRD-
www.ibrd.org); Shoqata Ndërkombtare për Zhvillim (IDA-www.ida.org); Korporata Financiare
Ndërkombtare (IFC- www.ifc.org ); Qendra Ndërkombtare për Debatimin e Marrveshjeve Investive
(ICSID- http://www.worldbank.org/icsid/ ) etj.

OBJEKTIVI 2. PËRMIRËSIMI I QASJES NË FINANCA

Politika 2.1. Reforma kadastrave


Kjo politikë përshkruan domosdonë e reformimit dhe stabilizimit të gjendjes së kadastrave në Kosovë e
cila është një komponent e rëndësishme në zhvillimin burimeve të kolateralit për shfrytëzim të kredive
bankare.
Programi 2.1.1 Themelimi i tregut të hipotekave apo pengut
Ky program ka për qëllim të nxitë zhvillimin e tregut vendor të hipotekave, sigurimeve dhe produkteve
të këtij tregu, që për shumicën e njerëzve reprezenton detyrimin apo zotimin më të rëndësishëm
financiar. Një vendim i drejtë i shfrytëzimit të kësaj të drejte dmth fillim i mirë për buxhetin shtëpiak,
e kundërta dmth të vendosësh shtëpinë në rrezik

Politika 2.2. Fuqizimi i Sistemit Financiar


Kjo politikë synon zhvillimin e sistemit financiar përmes rritjes së ofertës bankare, zhvillimit të
evidencës financiare, si dhe përmes zhvillimit të tregut të kapitalit. fondeve tëraportimeve që do të
rriste konkurrencën në tregun vendor bankar dhe do të nxiste zhvillimin e produkteve të reja bankare
apo do të fuqizonte ato ekzistuese.

Programi 2.2.1. Zhvillimi i ofertës vendore bankare


Ky program insiston që përmes themelimit të Bankës Kombëtare, Bankës së kursimeve dhe Bankës
Agrare të rrisë besueshmërinë e depozitave dhe të rritë kushtet e livrimit të kredive për agro-biznese

Programi 2.2.2. Ngritja e kualitetit të Raportimi Financiar


Edhe pse në Kosovë janë duke u zbatuar Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (SNRF)
dhe Standardet Ndërkombëtare të Auditimit (SNA), kualiteti i zbatueshmëris së tyre është ende nën
nivel, programi synon ngritjen e kualitetit të raportimit dhe mekanizmave monitorues.

Programi 2.2.3 Tregu i Kapitalit


Është një kërkesë e ngutshme e kompanive jo vetëm të huaja që dëshirojnë të investojnë në Kosovë
po edhe e atyre vendore për të pasur mundësinë e ndërveprimit me produkte të tregut të kapitalit
gjegjësisht letrave me vlerë.

Politika 2.3. Përkrahja financiare e ndërmarrjeve


Financimi i programeve dhe projekteve është një nga problemet më të raportuara nga ana e
ndërmarrjeve në të gjitha hulumtimet e gjertanishme. Përmes kësaj politike synojmë të krijojm
programe të cilat do të mbështesin ndërmarrjet dhe sektorët që kan ndikim më të madh në zhvillimin
e përgjithshëm ekonomik, rritje të BPV dhe shtim të punësimit.

Programi 2.3.1. Mbështetja e nisiativës ndërmarrëse


Programi parasheh që përmes zhvillimit të Skemave të granteve të mbështes ndërmarrjet fillestare,
ndërmarrjet në regjionet e pa zhvilluara, ndërmarrjet inovative, si dhe ndërmarrjet në pronësi të
kategorive inferiore si gratë, rinia, popullata rurale dhe kategoria me aftësi të kufizuara.
Programi 2.3.2. Qasje më e lehtë në kredi përmes Skema e Garantimit të
Kredive (SGK)
Programi përmes garantimit të kredive krijon kushte për qasje më të lehtë në burime të financimit-
kreditë sidomos për ndërmarrjet fillestare të cilat aktualisht nuk mund të sigurojnë asnjë kredi nga
bankat komerciale si dhe për përkrahjen e sektorëve preferencial të ekonomisë së vendit.

Programi 2.3.3. Mbështetja e zhvillimit të NVM-ve dhe programeve të tyre


Programi parasheh themelimin e një fondi me pronësi mikste shtetërore, publike dhe private
me qëllim të mbështetjes sektorëve të veqant ekonomik apo kategori të veçanta të NVM nga prizmi i
zhvillimit dhe implementimit të programeve që lidhin hallka të zingjirve të një cikli të prodhimit në
kuadër të sektorëve prioritar.

Programi 2.3.4. Mbështetja e ndërmarrjeve të pas privatizuara


Shumë ndërmarrje të pas privatizuar në mungesë të kapitalit xhiro nuk kan arritur të vëhen në
funksion. Duke ditur rëndësin e që mund të luajn këto ndërmarrje në zhvillimin ekonomik të vendit
programi parasheh që mjetet e ngrira të fondit të privatizimit të vehen nën një fond special të
mbikëqyrur nga BPK në mënyrë që ndërmarrjeve të pas privatizuara po edhe tjerave tu lejohet qasja
në këto mjete ngjashëm me “fondin Mareshal”

Politika 2.4. Përmirësimi i politikës tatimore


Në mënyrë që të kursehen bizneset nga vjeljet paraprake të tatimeve dhe nga kuotat e larta tatimore
që tejkalojnë mesataren e rajonit duhet ndërmarrë veprime reformuese në sistemin aktual tatimor.

Programi 2.3.4. Reforma e TVSH


Duhet ndryshuar politikat e grumbullimit të TVSH nga grumbullimi i mbi 70% në dogana në
grumbullimin brenda tregut vendor me që rast ndërmarrjet kursehen nga vjeljet e parakohshme të
TVSH dhe TVSH përfiton në shumë pasi që zakonisht hyrjet doganore i nënshtrohen transformimit të
aktiviteteve prodhuese me vlerë të shtuar.

Programi 2.3.4. Zvoglimi i tatimit në fitim të korporatave


Elaborimi i nevojes së zvogëlimit të tatimit në fitim nga 20% në 7% në mënyrë që Kosova të bëhet me
përparësi në rajon si dhe të mundësojë që kompanit të kenë më shumë disponueshmëri financiare
duke i kthyer ato në investime

OBJEKTIVI 3. RRITJA E EKSPORTIT DHE PROMOVIMI I INVESTIMEVE

Politika 3.1. Zhvillimi i një politike të integruar për eksport


Nënkupton trajtimin e tri çështjeve në funksion të koordinimit të tyre që kanë të bëjnë me politikat që
merren “brenda kufijve”, politikave që merren “në kufij” dhe politikave që merren “jasht kufijve”

Programi 3.1.1 Aftësia konkurruese e kompanive të vendit - Hap esencial me rastin e


krijimit të një ekonomie konkurruese të orientuar kah eksporti është krijimi i ndërmarrjeve të forta
konkurruese në tregun e brendshëm. Hapi i parë për një strategji efektive të eksportit duhet të jetë në
përmirësimin e konkurrencës në tregun e brendshëm.
™ Konkurrenca përmes çmimeve mund të përmirësohet përmes zvogëlimit të
shpenzimeve, ose duke vënë barriera tarifore dhe barriera të tjera ndaj importeve.
™ Konkurrenca me cilësinë nënkupton transformimin e procesit prodhues në aktivitete
prodhimi me vlerë të lartë të shtuar, përmirësim të aftësive, përdorim të informacionit dhe
teknologjive të komunikimit, të cilat mund të përforcohen edhe me programe për mbështetjen e NVM-
ve, promovimin e IJD, aleancave të bizneseve dhe formave të tjera të organizimit
™
Programi 3.1.2 Programet për lehtësimin e tregtisë
Këtu hyjnë procedurat doganore, programi për lehtësimin e tregtisë i Bankës Botërore (TTFSE),
lehtësitë në viza dhe në dokumentacion, si dhe bashkëpunimin rajonal

Programi 3.1.3 Programet për promovimin e eksportit


Këtu përfshihet informacioni rreth tregjeve të huaja, kërkimit të partnerëve, binjakëzimet, baza e të
dhënave për eksportin, marketingu dhe publiciteti, si dhe trajnimi.

Politika 3.2.. Atraktimi i investimeve të huaja


Asnjë vend nuk mund të zhvillohet pa futjen e kapitalit të freskët nga jasht. Në kohën e globalizimit të
ekonomisë ku kompanit trans-nacionale janë bartësit kryesor të saj, preokupim i cdo vendi është që
me programe konkrete të josh këto kompani për të alokuar investimet e tyre në vendet përkatëse.

Programi 3.2.1 Promovimi i Investimeve


Programi parasheh koordinimin e aktiviteteve mes institucioneve përgjegjëse të vendit, komunitetit të
biznesit, shoqërisë civile dhe unioneve sindikale për të krijuar një ambient atraktues dhe promovuar
atë pranë vendeve dhe grupeve të identifikuara si investitor potencial në Kosovë.

Programi 3.2.2. Krijimi i lehtësirave


Krijimi i pakove të lehtësirave të cilat prekin fusha të gjëra në gjithë ciklin e vendosjes së investimit të
një kompanie ëhtë dëshmuar si një forcë shumë tërheqëse për investime të huaja.

Politika 3.3. Liberalizimi i tregut


Kosova do të jetë një tregë i hapur ndaj botës dhe kjo duhet të arrihet përmes marrëveshjeve të
tregtisë së lirë (MTL) në raporte bilaterale me vende te caktuara dhe marrëveshje regjionale si CEFTA.

Programi 3.3.1. Marrëveshjet e Tregtisë së Lirë


MTL-të ndikojnë në rritjen e lëvizjen e lirë të mallrave ,punës, shërbimeve dhe kapitalit ,hapjen e
tregut të brendshëm dhe integrimin e ekonomisë kosovare në tregun e rajonit ,BE-së dhe më gjerë.
.

Politika 3.4. Zhvillimi i Infrastrukturës fizike Biznesore


Ngritja dhe përmirsimi i infrastrukturës fizike për bizneset është e një rëndësie esencial për
shkak të ndikimit të drejtpërdrejt në përkrahjen e biznesit, uljen e kostos së investimeve, rritjen e
efektshmërisë dhe rritjen e konkurueshmëris së ndërmarrjeve

Programi 3.4.1. Inkubatorët


Ndërtimi i Inkubatorve të Biznesit do të jenë në funksion të përkrahjes së bizneseve fillestare,
rriten dhe zhvillimin e tyre, duke ju ofruar hapsirë me cmime nxitëse për biznesin, trajnime dhe
këshilla për afarizëm

Programi 3.4.2. Parqet Biznesore dhe Industriale


Parku Industrial nënkuptojnë pajimin me objekte të përshtatshme fizike (vende apo ndërtesa
me infrastrukturë të qëndrueshme) në një ambient të kontrolluar dhe menaxhuar me një çmim të
arsyeshëm, në një lokacion të përshtatshëm, që është një element i rëndësishëm për zhvillim të
ndërmarrjeve.
. Programi 3.4.3. Zonat Industriale
Krijimi i zonave për aktivitete ekonomike do të stimulonte intensitetin e shkëmbimit të mallrave,
atraktimin e kompanive multinacionale për prodhime asemblike, dhe do të nxiste krijimin e spin-of
kompanive të reja e të fuqishme.

OBJEKTIVI 4. NDËRTIMI I KULTURËS SË NDËRMARRËSISË

Politika 4.1. Promovimi i kulturës së ndërmarrsisë


Paraqet një nga elementet më të rëndësishme në zingjirin e ciklit jetësor të zhvillimit të një
ndërmarrje të shëndoshë. Promovimi i ndërmarrsisë sidomos duke targetuar moshat e reja dhe
kategorit inferiore është kusht për ndërtimin e një baze të shëndoshë për zhvillimin e ndërmarrjeve të
qëndrueshme dhe konkurruese në treg.

Programi 4.1.1. Edukimi mbi ndërmarrësin


Futja e lëndës së ndërmarrësis në sistemin e edukimit formal që nga klasa e V e në të gjitha nivelet
tjera të arsimit do të jetë një hap i madh në përgatitjen e ndërmarrësve të ardhshëm potencial që do
të ndikonte në shtimin e numrit të bizneseve, menaxhimin e drejtë dhe efikas, hapje të vendeve të
reja të punës etj.

Programi 4.1.2. Përkrahja konsultative dhe trajnuese për ndërmarrëjet


Programi ka të bëjë me ofrimin e shërbimeve këshilluese dhe trajnuese për bizneset me qëllim
të ngritjes së preformancës së tyre dhe rritjes së aftësisë konkurruese.

Programi 4.1.3. Informimi mbi ndërmarrësi


Një program i qartë i informimit mbi ndërmarrësin do të mundësoj qasje më të lehtë dhe më të lirë
në informata, kategorisë së ndërmarrësve potencial, bizneseve fillestare dhe në përgjithësi komunitetit
të biznesit.

Politika 4.2. Përmirësimet e lidhjeve në mes biznesit dhe edukimit akademik


Përmes kësaj politike synohet të stimulohet intershipi dhe të krijohet një lidhje e ngushtë kooperimi në
mes të ndërmarrjeve dhe institucioneve akademike ku për qëllim do të ketë krijimin e ndërmarrjeve
spin-off nga universiteti, transferimin e njohurive teorike universitare dhe aplikimin e inovacioneve
shkencore dhe teknologjike në materializim të produkteve të reja në ndërmarrje.

Programi 4.2.1. Zhvillimi i Intershipit mesi institucioneve akademike dhe


sektorit të ndërmarrjeve
Përmes këtyre programeve synohet të rritet kooperimi mes universitetit dhe ndërmarrjeve përmes
qasjes së studentve në punën praktike të një ndërmarrje.

Programi 4.2.2. Projekte Hulumtuese Zhvillimore të përbashkëta


Përcjellja e performancës së NVM, identifikimi i nevojave të reja, dhe thellimi i zhvillimit të
projekteve dhe programeve hulumtuese e zhvillimore ndikojn direkt në ngritjen e kapaciteteve
absorbuese të NVM për teknologji dhe inovacione të reja në favor të ngritjes së shkathtësive
menaxhuese, kualitetit të prodhimeve dhe produktivitetit.
ANALIZA E BURIMEVE DHE MUNDËSIVE FINANCIARE

Në bazë të kost-analizës së politikave dhe programeve të përzgjedhura që do të kenë


ndikime direkte apo indirekte në përmbushjen e objektivave të strategjisë rezulton se
burimet financiare vetanake nuk do të jenë të mjaftueshme për implementimin e tyre. Per
këtë arsye burimet e mundshme të financimit të projekteve i kemi alokuar në dy kolona:

Burime nga Bugjeti i Konsoliduar i Kosovës dhe


Burime të tjera(donatorët, sektori privat-PPP, via kreditore ndërkombëtare apo burime
tjera)

Burime nga Bugjeti i Konsoliduar i Kosovës: Në kuadër të mjeteve që


parashihen të realizohen nga Buxheti, shuma prej 117,5 milion euro nuk eshte e pa
arritshme aq me pare kur te kihet parasysh se shume nga projektet e prezantuara jane të
njohura për buxhetin si kërkesa pjesërisht të aprovuara apo të prolonguara. Shumë projekte
tani më janë në fazën embrionale apo të zhvillimit të tyre. Shuma prej 117,5 mil.euro për
pesë vitet e ardhshme me një shfrytëzim racional buxhetor është plotësisht e mundshme. Të
gjitha programet mund të kenë kosto fillestare po me rastin e implementimit të tyre ato i
kthejn ekonomis dhe buxhetit të Kosovës të hyra të shumë fishuara që shprehen përmes
rritjes së prodhimit, exportit, investimeve të huaja, shtimit të vendeve të punës etj. të gjitha
këto shtojn derdhjet buxhetore përmes taksave, tatimeve, dhe kontributeve të ndryshme.
Burimet tjera (donatorët, sektori privat-PPP, via kreditore
ndërkombëtare apo burime tjera), do të janë pakë më sfiduese edhe pse shumica
e tyre janë të disponueshme. Nga shuma prej 126.3 mil. Euro diku rreth 73.6 milion
euro janë mjete të cilat pritet të plotësohen nga burimet donatore, pjesa tjetër mund
të sigurohet nga burimet e sektorit privat gjegjësisht si produkt i partneritetit mes
sektorit privat dhe publik apo burime tjera të financimit që tipizohen në bazë
kërkesave të programeve konkrete.
KORNIZA FINALE E KOSTOS SË PROGRAMEVE TË STRATEGJIS SË SEKTORI
PRIVAT
Instit Afati
Programet ucion i Burimet e
Objektivat Politikat Publike i reali Kostoja e shprehur në mil. € Financim
Prioritare Përgj zimi it
egjës t

Tot KC tjer
2007 ‘08 ‘09 ‘10 ‘11 ‘12 ali B a

1. 1.1. 1.1.1 Draftimi I MTI, ‘13 0.5* 0.7 0.8 0.8 0.1 0.1 3 0.9 2.1 Comment [n1]: Shifrat janë të
Ndërtimi i Kompleti ligjeve te reja ZKM, shprehura në mil.
kapacitet mi I per fushat e MEF,
infrastrukt ndryshme te OEK
eve
ures biznesit
institucio ligjore ne
nale harmoni
me BE
1.1.2. MTI,M ‘10 0.5 0.5 0.5 0.3 x x 1.8 0.3 1.5
Rishqyrtimi dhe EF,OE
adaptimi I K
rregullatives
ekzistuese
ligjore
1.2. 1.2.1. Krijimi I MTI, ‘13 1.5 3.2 4.3 6 3 3 21 16 5
Krijimi i rrjetit MEF
dhe institucional per
zhvillimi mbeshtetje te
infrastrukt ndermarrjeve
urës
përkrahës
e të
NVM-ve
1.2.2. Shkurtimi MTI, ‘10 0.6 0.6 0.4 0.2 x x 1.8 0.8 1
I kostos dhe Komu
kohes se hyrtjes nat
ne biznes

1.3. 1.3.1. MTI- ‘13 0.5 0.7 0.5 0.3 0.3 0.2 2.5 1 1.5
Ngritja Standardizimi ASK
dhe
zhvillimi I
kapacitete
ve te
infrastrukt
ures se
cilsise
1.3.2. Akreditimi MTI- ‘09 0.3 0.3 0.4 x x x 2 1 1
ASK

1.3.3. MTI- 0.6 1.9 2 2 1.5 1 8 2 6


Metrologjia Depar
tamen
ti I
Metrol
ogjisë

Kosov
es(DM
K)

1.3.4. Çertifikimi MTI 0.1 0.5 0.3 0.1 x x 1 0 1

1.3.5. Mbikqyrja MTI 0.4 0.4 0.4 0.4 0.4 0.4 2 0.5 1.5
e tregut

Antarsimi në MTI, ‘13 0.2 0.6 0.8 1.4 0.5 0.5 3 2.5 5
Organizaten Botërore
të Tregtisë, në OEK,
Organizaten Botërore MEF
të Turizmit,Antarsimi
në Agjencioni
Multilateral i
Garantimit të
Investimeve (MIGA-
www.miga.org ); në
organizmat
ndërkombëtar dhe
evropianë të
standardizimit siç janë
ISO. IEC, CEN,
CENELEC etj. në në
organizma
ndërkombëtar të
Akreditimit(ILAC, EA
etj); në organizata evropiane
dhe nderkomebtare per
metrologji si: OIML, WELMEC;
në Zyrën e pronsis
Industriale
Ndërkombtare; në
mekanizmat Financiar
Ndërkombtar dhe
regjional si: IMF;
1.4. EBRD; Banka
Zhvillimi i Ndërkombëtare për
Zhvillim dhe Rindërtim
forcës (IBRD-www.ibrd.org);
reprezent Shoqata
uese të Ndërkombtare për
Zhvillim (IDA-
interesave www.ida.org);
të Korporata Financiare
Kosovës Ndërkombtare (IFC-
www.ifc.org ); Qendra
në Ndërkombtare për
mekanizm Debatimin e
a Marrveshjeve
Investive (ICSID-
nderkomb http://www.worldbank
tar .org/icsid/ ) etj.

2. 2.1. 2.1.1. Themelimi MTI, ‘08 0.5 0.5 0.5 x x x 1.5 0.5 1
Përmirësi Reforma I tregut te MD,
mi i kadastrale hipotekave apo BPK,
pengut OEK
qasjes në
financa
2.2. 2.2.1. Zhvillimi I MTI, ‘11 2.5 35 10 x x x 47. 40 7.5
Fuqizimi i ofertes vendore MEF, 5
Sistemit bankare BPK,
Financiar
2.2.2. Ngritja e SHCK, ‘08 2 1 1 x x x 4.5 0.5 4
kualitetit te MTI,
raportimit MEF,
financiar OEK
2.2.3. Tregu I MTI, ‘09 0.3 1 1.5 1.5 x x 4.3 0.5 3.8
kapitalit MEF,
BPK,

2.3. 2.3.1. MTI ‘10 1 2 3 1 1 1 9 1.5 7.5


Perkrahja Mbeshtetja e
financiare nisiatives
e ndermarrese
ndermarrj
eve
2.3.2.Qasje me e MTI ‘13 0.3 0.5 1 1 1.2 1 5 4 1
leht ne kredi-
Skemat e
garantimit te
kredive
2.3.3. MTI ‘09 0.5 3 4 5 5 5 21. 14 7.5
Mbeshtetja e 5
zhvillimit te
ndermarrjeve
dhe programeve
te tyre
2.3.4. MTI, ‘07 x x x x x x x
Mbeshtetja e Fondi
ndermarrjeve te I
pas-privatizuara privati
zimit
2.4. 2.4.1. reforma e MEF ‘08 0.05 0.0 x x x x 0.1 0.1
Permiresi TVSH 5
mi I
politikes
tatimore
Zvoglimi I MEF ‘07 0.1 x x x x x 0.1 0.1
tatimit ne fitim

3. Rritja e 3.1. 3.1.1. Aftesia MTI, ‘13 0.6 1.4 1.5 1.5 2 2 9 0.7 8.3
Eksportit Zhvillimi I konkuruese e MEF,
dhe nje kompanive MTT,
politike te vendore MBZH
Promovim
integruar R,
ii te exportit OEK,
Investime Doga
ve na,
BPK
3.1.2. Programet MTI, ‘10 0.3 0.6 0.8 0.3 0 0 2 0.3 1.7
per lehtesimin e MEF,
tregtis OEK,
Doga
na,

3.1.3. Programet MTI, ‘13 1 3 4 4 5 5 22 1.2 20.


per promovimin OEK 8
e exportit

3.2. 3.2.1. Promovimi MTI, ‘13 0.5 1 2 2 3 3 11. 1.5 10


Atraktimi I investimeve OEK, 5
I MEF,
investime
ve te
huaja
3.2.2. Krijimi I MEF, ‘13 0.2 1.3 1.5 2 3 3 11 8 3
lehtesirave MTI,
OEK

3.3. 3.3.1. MTI, ‘08 0.5 0.5 1 1 0


Liberalizi Marrëveshjet e MEF,
mi I Tregtisë së Lirë MBZH
tregut R,
OEK
3.4. 3.4.1.Inkubatore MTI,K ‘13 0.8 1 0.5 0.5 0.2 0.2 3.2 0.9 2.3
Zhvillimi i t e Biznesit, omun
Infrastruk Qendrat R & D at
turës
fizike per
Biznese
3.4.2. Parqet MTI, ‘13 1.6 1.8 2 2 2 2 11. 8 3.4
Biznesore dhe Komu 4
Industriale nat

3.4.3. Zona MTI, ‘13 1 3 5 5 5 5 23 8 15


Industriale Komu
nat

4. 4.1. 4.1.1. Edukimi MTI, ‘13 0.1 0.1 0.3 0.3 0.2 0.2 1.2 0.5 0.7
Ndërtimi i Promovim mbi MASH
Kulturës ii ndërmarrësinë T,
kultures MPMS

se , OEK,
Ndërmarr ndërmarrë BSPK
ësisë sisë
4.1.2. Perkrahje MTI, ‘13 0.23 0.2 0.4 0.4 0.3 0.2 1.8 0.5 1.3
konsultative dhe MASH 7
trajnuese per T,
ndermarresit- MPMS
Skema Vauqer e , OEK,
trajnimeve BSPK
4.1.3. Informimi MTI, ‘13 0.1 0.1 0.1 0.1 0.1 0.1 0.5 0.2 0.3
mbi MASH
ndërmarrësinë T,
MPMS
, OEK,
BSPK
4.2. 4.2.1. Gjetja e MTI, ‘13 0.1 0.2 0.2 0.2 0.2 0.2 0.9 0.9
Përmirësi vendit të punës Unive
met e për studentët/te rzitet,
lidhjeve diplomuarit MASH
në mes T,
biznesit MPMS
dhe , OEK,
edukimit
akademik
4.2.2. Projekte MTI, ‘13 0.1 0.2 0.2 0.2 0.2 0.3 1.2 0.5 0.7
Hulumtuese Unive
Zhvillimore të rzitet,
perbashkëta MASH
T,
OEK,
117 126
.5 .3

* Shifrat janë të shprehura në mil. Eur.