Përmbajtja 3-4Intervista me kryetarin e komunës z.Agim Veliu 5-Hapësirat e krijuara për të rinjtë 6-Mesazhi i drejtorit të qendrës rinore z.

Bujnamin Hoti 7-Departamentet e qendrës rinore 8-9 LRB feston 1 vjetorin e themelimit të saj

EDITORIAL EDITORIAL

24-25: Intervista me drejtorin e shkollës z.Osman Jashari

Pjesa e gjimnazit “Aleksandër Xhuvani” 10-Intervistë me drejtorin e shkollës z.Naim Salihu 11-Historiku i gjimnazit “Aleksandër Xhuvani” 12-Këshilli i nxënësve 13-Kryetari i këshillit(rezome): -Kabinetet, hapësirat, salllat, bibloteka 14-15:Aktivitetet e nxënësve të shkollës 16-Kuriozitete 17-Interneti apo libri 18-Këshilla për vitalitet 19-Poezi 20-Ese 21-Talentët Pjesa e SH.M.L.T “Fan S. Noli” 22-SH.M.L.T “ Fan S.Noli “ në Podujevë, shkollë e perspektivës 23-Historiku i shkollës

26-Unioni i nxënësve dhe aktiviteti i tij 27-Portreti i Laura Havollit, Bashkëpunimi me qendrën rinore 28-Punëtori më i dalluar, Motori i rrymës së vazhduar 29-Aktivitetet e lira 30-31: Kabinetet 32-Shekulli i teknologjisë 33- Klasa më e mirë e vitit Pjesa e SH.M.E “ Isa Boletini” 34-SH.M.E “ Isa Boletini ” - Podujevë 35-Intervistë me drejtorin e shkollës z.Fehmi Zeqiri 36-Intervistë me profesorin më të mirë në shkollë 37-Intervistë me nxënësen më të mirë në shkolllë 38-Poezi 39-Ese 40-Kabinetetet 41-Intervistë me prof.Avni Fetahu - Kordinator i firmave ushtrimore 42-Organet e SH.M.E “ Isa Boletini ”

Kryeredaktor: Gëzim Haliti Anëtarët e redaksisë: Visar Agushi, Laura Havolli, Donjeta Sheqiri, Alma Sheholli, Agon Hoti, Besarta Salihu, Leona Ferati, Ardi Kika Erona Jaha, Arbnor Kokolli. Dizajni: Namon Haxhiu Fotograf: Labinot Bajgora

2 Universi Rinor

Universi Rinor: z. kryetar, cilat janë synimet zhvillimore për Komunën e Podujevës? Kryetari: Synimet tona janë vazhdimi i realizimit të projekteve të ndryshme, të cilat drejtpërdrejt ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe në krijimin e kushteve të volitshme për zhvillim të bizneseve, të cilat janë parakusht për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të Komunës së Podujevës. Me Strategjinë e Zhvillimit Ekonomik Lokal, ne i kemi dhënë kahet dhe i kemi theksuar se cilat janë mundësitë dhe përparësitë e komunës sonë, si dhe lehtësirat që ne i ofrojmë. Universi Rinor: z. kryetar, si e vlerësoni zhvillimin e sportit në Komunën e Podujevës, a ka mjaft klube të sporteve të ndryshme, si dhe sa ka mundësi komuna t’u ndihmojë financiarisht këtyre klubeve, kur dihet se nevojat janë të mëdha? Kryetari: Komuna jonë ka sportistë shumë të mirë, klube të mira, po ashtu ka edhe rezultate të kënaqshme në gara të ndryshme. Ne kemi bërë përpjekje që me mundësitë buxhetore që i kemi ta ndihmojmë sportin llapjan. Për të gjitha klubet që bëjnë gara, ne ua kemi bërë pagesën e regjistrimit, ua kemi organizuar transportin drejt qyteteve përkatëse, ku ata i zhvillojnë lojërat. Po ashtu, ne i kemi ndihmuar edhe me forma të tjera, por Ligji për Sportin nuk na obligon që t’ua bëjmë këto shërbime, ngase palestra e sporteve u lejohet ta shfrytëzojnë për ushtrime dhe lojëra pa kurrfarë kompensimi. Universi Rinor: z. kryetar, dihet se në Kosovë gjendja ekonomike nuk është aq e mirë, ka raste kur nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët nuk kanë mundësi t’i ndjekin mësimet-studimet. A i keni ndihmuar të rinjtë e komunës sonë në këtë aspekt? Kryetari: Edhe Komuna e Podujevës, sikur edhe gjithë komunat e Kosovës ka gjendje jo të mirë ekonomike. Kjo gjendje disa familjeve ua vështirëson shkollimin e fëmijëve të të gjitha niveleve. Për t’u ndihmuar sadopak këtyre rasteve, ne kemi ndarë një shumë të mjeteve buxhetore për bursa për nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët për çdo vit buxhetor. Vitin e kaluar kemi ndarë 136 bursa dhe kemi siguruar transportin falas për të gjithë nxënësit që udhëtojnë më larg se 3 km. Edhe këtë vit do ta bëjmë të njëjtën gjë. Universi Rinor: z. kryetar, sa keni dëshirë që t’u ndihmoni të rinjve? Kryetari: Kush nuk ka dëshirë t’i ndihmojë të rinjtë! Të investosh për të rinjtë, është investim për ardhmërinë e ndritur të brezave që vijnë. Është fat i mirë që komuna jonë ka të rinj të talentuar dhe se atyre ne duhet që t’ua sigurojmë mundësitë për t’i ndjekur rrugët e tyre. Me një

INTERVISTË ME KRYETARIN E KOMUNËS SË PODUJEVËS Z.AGIM VELIU
“Ju të rinj llapjanë shkollohuni, përgatituni profesionalisht, në mënyrë që të bëheni konkurrentë me moshatarët tuaj dhe ta zini hapin në Shekullin e Ri. ”
Universi Rinor: z. kryetar, a mund të na thoni fillimisht për disa nga të arriturat e Komunës së Podujevës në këto tri vitet e fundit? Kryetari: T’i numërosh të arriturat e qeverisjes lokale për tri vitet e fundit nuk është e lehtë, ngase janë të shumta, thuajse në të gjithë lëmenjtë e jetës. Përmirësimi i kushteve të jetesës së qytetarëve përmes investimeve kapitale në projekte të infrastrukturës rrugore, kulturë, shëndetësi, arsim, bujqësi dhe ofrimin e shërbimeve efikase administrative, rregullimin e hapësirave të gjelbëruara dhe, ambientin në përgjithësi, janë prioritetet dhe njëkohësisht arritjet tona. Nëse duhet t’i numëroj të gjitha arritjet e deritashme, do t’ju marr hapësirë në revistën tuaj, por unë po i theksoj disa prej tyre, si: asfaltimin e shumë rrugëve në qytet e fshatra, afër 200 km kanalizime. Gjithashtu, kemi bërë shtimin e hapësirave të gjelbëruara, rregullimin e shtratit të lumit Llap, shtimin e hapësirave shkollore, hapësira dhe shërbime cilësore në shëndetësi, përkrahje për bujqit dhe fermerët, kujdes për rastet sociale dhe atyre me nevoja të veçanta etj. Arritjet tjera janë edhe aprovimi i shumë dokumenteve të rëndësishme, siç janë: Strategjia e Zhvillimit Ekonomik Lokal, Plani Zhvillimor Urban i Qytetit, Plani Rregullues Urban - Qendër, Plani Mjedisor, e mos t’i numëroj të gjitha.

Universi Rinor 3

fjalë, të rinjve duhet t’u krijosh kushte dhe ata ecin vetë përpara, janë të pandalshëm. Universi Rinor: z. kryetar, a ka bërë Komuna e Podujevës ndonjë hap që t’u ndihmojë familjeve të cilat kanë raste sociale, si dhe atyre që jetojnë në kushte të vështira banimi? Kryetari: Është e vërtetë se kemi numër të madh të familjeve që kanë nevojë dhe kushte të rënda banimi. Ka katër vite që komuna ndan një buxhet të konsiderueshëm për këto kategori. Deri sivjet kemi arritur që me mjetet tona buxhetore t’i ndërtojmë nga 10 shtëpi për çdo vit. Kur kësaj i shtohet edhe përkrahja që kemi pasur nga donatorë të ndryshëm, ky numër është rritur edhe për gjysmë. Kjo traditë e ndërtimit të shtëpive për këtë kategori do të vazhdojë edhe këtë vit dhe, mund të them se jemi komuna e vetme që e aplikojmë këtë program. Po ashtu, i kemi ndihmuar edhe rastet individuale të rënda sociale dhe me probleme shëndetësore. Me një shumë mjetesh i kemi ndihmuar edhe organizatat e ndryshme, si atë të “Hendikos”, pa i llogaritur këtu 100 familje që i kemi ndihmuar me lëndë djegëse gjatë stinës së dimrit. Universi Rinor: z. kryetar, për të qenë më afër me lexuesit e revistës sonë, a mund të na thoni diçka për jetën tuaj private? Kryetari: Asnjëherë nuk kam dëshirë të flas për veten. Të tjerët le të flasin për mua, të rinjtë sidomos. Do të doja që të merrja edhe kritika, sepse njeriu gjithmonë ka mundësi të japë më shumë.

Universi Rinor: z. kryetar, po ju a keni nostalgji për kohën e rinisë suaj? Kryetari: Nostalgji, gjithsesi. E kujtoj kohën e rinisë, sepse ajo është koha më e mirë e jetës së njeriut. Ajo ishte kohë më ndryshe se sa kjo e sotme. Atëherë mundësitë ishin të vogla dhe kushtet shumë më të vështira, bile edhe për shkollim, edhe për aktivitete tjera të lira, por ishte kohë e mirë - koha e rinisë. Universi Rinor: z. kryetar, cili është mesazhi juaj për të rinjtë llapjanë? Kryetari: Porosia ime për të rinjtë është: Shfrytëzojini të gjitha mundësitë që i keni tash, se ato nuk janë pak. Planifikojeni kohën se si do ta shpenzoni, sepse ajo kalon e nuk kthehet më. Disa gjëra duhet t’i keni parasysh që t’i kryeni në kohën e duhur. Më e rëndësishme për juve të rinj është përgatitja për jetë, shkollimi, ngritja profesionale, përgatitja, siç thonë për Shekullin e Ri, sepse vetëm me përgatitje të duhur, mund të jeni konkurrentë me moshatarët tuaj në tregun e punës, i cili është bërë i pamëshirshëm. Krahas këtyre sfidave, mos i lini anash edhe pasionet që mund t’i ketë secili prej jush, e që mund të jenë, si: sporti, muzika, leximi. Rreptësisht largohuni nga veset e këqija. Universi Rinor: Ju faleminderit!

4 Universi Rinor

HAPËSIRAT E KRIJUARA PËR TË RINJTË

Universi Rinor 5

MESAZHI I DREJTORIT TË QENDRËS RINORE
Të dashur lexues të revistës “Universi Rinor”.

Ë

shtë kënaqësi e veqantë t’ju drejtohem në cilësinë e drejtorit të Qendrës Rinore në numrin e parë të revistës e cila u realizua në bashkëpunim me tri shkollat e mesme të komunës sonë. Kjo revistë është e para e këtij lloji në Podujevë, e cila ka për synim që në ombrellën e Qendrës Rinore t’i unifikoj tri shkollat e mesme dhe t’i bashkoj punimet kreative dhe aktivitetet e nxënësve të shkollave përkatëse. “Ne duhet të jemi ndryshimi që e dëshirojmë ” është ky ideali i të gjithë të rinjëve që janë pjesë e Qendrës Rinore. Vullnetin dhe gadishmërinë për punë e shoh tek të gjithë të rinjtë dhe në çdo moment të takimeve tona. Kjo më bënë të besojë që e ardhmja do të jetë e ndritur për Qendrën Rinore dhe për vendin tonë. Idetë e larmishme dhe të arsyshme janë produkt i mendjeve të ndritura. Në mesin e anëtarëve hasim talent të ndryshëm të të gjitha fushave si nga ata që merren me shkrime, matematikë, sport dhe kulturë. “Punë, respekt, ndershmëri” është motoja e të vepruarit tonë që në vete ngërthen tri shtyllat kryesore të veprimtarisë sonë.

Për këtë mandat timin të parë, objektiv kryesor ia kam vënë vetes lidhjen dhe shoqërorizimin e rinisë në një institucion ku promovohet dhe kultivohet dija. Lidhjet kanë dëshmuar edhe nga historia se kanë qenë frytdhënëse andaj ju ftoj të dashur të rinjë që të bashkohemi në “Lidhjen Rinore Blue”, organizatë kjo që po dëshmohet se në të rinia po e gjenë veten në të tashmen dhe perspektivën për të ardhmen. Shumë e respektuar rini e Podujevës, përmes këtij mesazhi ju bëj thirrje që t’i bashkoheni Qendrës Rinore. Është vendi më ideal për t’i shprehur aftësitë tuaja por edhe për të fituar më shumë njohuri.

6 Universi Rinor

DEPARTAMENTET E QENDRËS RINORE
N
jë vit më pare vullneti i disa të rinjëve për të punuar për të rinjët e Komunës së Podujevës nuk shkoi dëm, ata bashkuan forcat, idetë për të punuar më tej.Gjatë vitit të parë të funksionimit të organizatës filluam të punojmë për të nxjerrur në pah vlerat, meritat dhe sukseset e të rinjëve.Filluam me projekte vedisuese, duke nisur trajnimet nëpër shkollat fillore dhe ato të mesme, për vedisimin e të rinjëve për dukuritë negative, gjithashtu duket trajnuar të rinjët për proceset, problemet sfidat e antarësimit të vendit në Bashkimin Europian për shtetin më të ri në botë Kosovën. Ky besim u morr në bazë të planit të veprimit që organizata Lidhja Rinore Blue dorzoi gjatë konkurimit në atë proces demokratik . Qendra Rinore në Podujevë ka në vete departamentet të cilat e funksionalizojnë këtë Qendër Rinore dhe i decentralizojnë problemet varshisht cilit departament I takon. Këto Departamente janë krijuar që nga dita e parë e marrjes së detyrës, konkretisht me marrjen e udhëheqjes me Qendër Rinore. Këto departamente të themluara nga vetë anëtarët e kryesisë së Qendrës Rinore, të funksionalizuara mirë me ekspert të rinjë nga shkollat e caktuara për të kontribuar në lëminë e caktuar, nxjerrin në pah meritat, vlerat e këtyre ekspertve të rinjë. Në vijim janë paraqitur të gjitha pozitat kryesore dhe departamente : Drejtor i Qendrës Rinore Zv.drejtor i Qendrës Rinore Sekretare e Qendrës Rinore Sekretar i Përgjithshëm i Qendrës Rinore Kordinator për Shkolla të mesme Kordinatore e Qendrës Zëdhënëse e Qendrës Zyrtar i lartë i Qendres Rinore Bunjamin Hoti Ardi R.Kika Adelina Gashi Gëzim Haliti Aridon Haxhiu Besarta Salihu Visare Gashi Agon Hoti

Në kryesinë e Qendrës Rinore në Podujevë janë edhe kryetarët e shkollave të mesme: -Shkolla e Mesme Ekonomike “Isa Boletini” Donjeta Sheqiri -Shkolla e Mesme e Lartë Teknike “Fan S.Noli” Laura Havolli -Gjimnazi ‘Aleksander Xhuvani” Visar Agushi Departamentet janë si në Vijim Departamenti për Shëndetësi Albiona Hajdari –kryetare e departamentit, dhe stafi udhëheqës I saj Departamenti për Kulturë Leonita Bunjaku) Departamenti per Rini Leona Ferati) Departamenti për Sport Kushtrim Kamerolli-Kryetar I departamentit ,dhe stafi udhëheqës I tij Departamenti për Dukuritë Devijante Arbnor Murturi –Kryetari I departamentit ,dhe stafi udhëheqës I saj

Universi Rinor 7

LRB FESTON 1 VJETORIN E THEMELIMIT TË SAJ

P

ër nderë të 1 vjetorit të themelimit të Organizatës Lidhja Rinore Blue në Podujevë, u organizua jubileu i parë i saj.Për të hapur këtë jubile, fjalën e mori nënkryetari i organizatës dhe njëherit zv/ Drejtori i Qendrës Rinore në Podujevë z.Ardi Kika, ku ndër të tjera tha :Një vit më parë vullneti i disa të rinjëve për të punuar për të rinjët e Komunës së Podujevës nuk shkoi dëm, ata bashkuan forcat, idetë për të punuar më tej.Gjatë vitit të parë të funksionimit të organizatës, filluam të punojmë për të nxjerrur në pah vlerat, meritat dhe sukseset e të rinjëve. Filluam me projekte vedisuese, duke nisur trajnimet nëpër shkollat fillore dhe ato të mesme, për vedisimin e të rinjëve për dukuritë negative, gjithashtu duket trajnuar të rinjët për proceset, problemet, sfidat e antarsimit të vendit në Bashkimin Europian për shtetin më të ri në botë, Kosovën. Nënkryetari z. Kika tregoi për projektet tjera të cilat kjo organizat i organizoi me sukses.Gjithashtu tregoi për besimin që ju dha kësaj organizate për të udhëhequr me Qendrën

Rinore në Podujevë për dy vite.Ky besim u morr në bazë të planit të veprimit që organizata Lidhja Rinore Blue ndërmorri. Më pas fjalën e mori Kryetari i organizatës Lidhja Rinore Blue njëherit Drejtor i Qendrës Rinore në Podujevë z/Bunjamin Hoti i cili u prit nën duartrokitje të anëtarve dhe musafirve, Drejtori Hoti përshëndeti antarët, Drejtorin për Kulturë Rini dhe Sport në Komunën e Podujevës z/Nexhmi Balaj, dhe zyrtarin për rini në këtë komunë z/Agim Idrizin.Më tej z/Hoti tha: ”Më lejoni që të ju drejtohem me fjalët më të mira, duke ju uruar një punë të mbarë, jemi bashkuar të gjithë për të punuar rreth një ideali të përbashkët për të punuar për të rinjët e Podujevës, duke cituar thënjen e Nobelistes për paqe Gonxhe Bojaxhiu(Nënë Tereza)se: “Ne të gjithë nuk mund të bëjmë punë të mëdha, por mund të bëjmë punë të vogla me dashuri të madhe”, tubimi i të gjithë të rinjëve për të punuar për ideale të mëdha, është synim i organizatës dhe Qendrës Rinore.Puna jonë është një pikë

8 Universi Rinor

uji në oqean, por ai oqean do të kishte më pak pika uji nese ne nuk vendosemi për të punuar, drejtori Hoti uroi të rinjët e sapo antarësuar, duke ju uruar punë të përbashkët, të ndritur dhe me suksese të mëdha në të ardhmen. Më pas fjalën e mori Drejtori për Kulturë Rini dhe Sport në Komunën e Podujevës z/Nexhmi Balaj ku tha: “Në emër të Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport dhe në emër të Kryetarit të komunës së Podujevës z.Agim Veliu, ju përcjell mesazhet më të ngrohta, për punën, praninë tuaj .Në mesin tuaj po shoh se ka shumë antarë që janë nga fushat e caktuara, fusha këto ku keni arritur suksese.Te ju shoh vullnet, shoh ide, të cilat në fund do t’i bashkangjiten sukseset tuaja.Në emër të Komunës së Podujevës ju premtoj se do të jem krah jush, për t’ju përkrahur gjithmonë kur ju nevojitet ndihmë”. Organizatës ju bashkangjiten edhe 40 antarë të rinjë, të cilët shprehën vullnetin për të punuar.

Universi Rinor 9

Pjesa e gjimnazit “Aleksandër Xhuvani”
synojnë të jenë pjesë e kësaj shkolle? Numri i nxënësve është 1780, 147 prej tyre vijojnë mësimet në Orllan .Të gjithë këta të sistemuar në 50 paralele.Ndërsa sa u përket rezultateve nuk jam shumë i kënaqur edhe pse kemi arritur rezultate të mëdha, është e ardhmja ajo që krijon kushtet dhe shpalosë vlerat. Gjimnazi (vatra e diturisë): Cilat janë përparësitë dhe ngecjet e gjimnazit edhe në raportin individual edhe në atë të përbashkët me shkollat e tjera ? Përparsitë janë se në gjimnaz vijnë nxënës të zgjedhur , ndërsa ngecje konsiderohet numri jashtëzakonisht i madh i nxënësve dhe hapësira e vogël për punë. Në planin individual nxënësit kanë arritur kulminacione në fushat e ndryshme, ndërsa ngecje në raportin individual konsiderohen qasjet e vogla kundrejt problemeve preokupuese të të rinjëve. Gjimnazi (vatra e diturisë): A jeni lodhur ndonjëherë nga të qenët në krye të këtij tempulli? Unë nuk ndihem i lodhur asnjëherë edhe pse ka shumë sfida dhe shumë preokupime, njëkohësisht ka shumë rezultate, arritje dhe vlera. Gjimnazi (vatra e diturisë): Cilat janë dy pilotprojektet për të cilat gjimnazi është në përgatitje e sipër ? Pilotprojekti i parë është: SMS FLEXY (letër për prindërit)! Me këtë planifikojmë që të krijojmë lidhje të vazhdueshme me prindërit, e përmes tyre t’i informojmë për gjithçka rreth fëmijëve të tyre . Pilotprojekti i dytë është: LICENSIMI I MËSIMDHËNËSVE! Projekt ky që do t’i shfaqë rezultatet e veta në të ardhmen. Gjimnazi (vatra e diturisë): Me cilat fjalë do u drejtoheshe atyre nxënësve vizionar që kanë kapacitet dhe synojnë të arrijnë shumë ? Mesazhi im është: Punoni shumë natë e ditë me qëllim që të arrini pidestalet e fushave që u përkisni . Suksese për të gjithë ju. Gjimnazi (vatra e diturisë): Neve s’na mbetet gjë tjetër veqse të ju falenderojmë shumë dhe një herë. Ju urojme suksese edhe më të mëdha në punën e vazhdueshme që po bëni, gjithashtu shumë suksese gjithë “bletëve punëtore’’ në kopshtin e luleve të diturisë.

Drejtori i shkollës z.Naim Salihu
Gjimnazi (vatra e diturisë) vazhdon traditën e saj të ngrohtë, zogjtë e së ardhmes me diellin e dijes. I nderuar dhe i respektuar z.drejtor, kemi nderin dhe privilegjin, që na është dhënë mundësia të zhvillojmë një intervistë me ju .Fillimisht duam të ju falenderojmë përzemërsisht për kohën e çmuar që keni ndarë për ne. Na keni nderuar vërtet shumë. Gjimnazi (vatra e diturisë): Çfarë konkretisht arriti gjimnazi për një vit ? Dallimi prej vitit të kaluar në këtë vit shihet kudo, duke filluar nga disiplina e duke vazhduar me nivelin e lartë arsimor, e gjithë kjo falë një kontributi të përgjithshëm të gjithë personelit të shkollës. Këtë po e ilustrojmë me disa shembuj: Që nga viti i kaluar nuk kemi lejuar që të ketë më shumë se 32 nxënës në klasë. Kjo vetvetiu krijon kushte më të volitshme për punë, duke filluar nga një klimë e natyrshme disipline dhe duke vazhduar me njohjen e metodologjive të reja të punës të cilat nxënësin e vendosin në qendër. Gjimnazi (vatra e diturisë): A jeni i kënaqur me punën që po bëhet përgjithësisht në këtë vatër diturie dhe a do të kishit ndryshuar diqka? Po, unë jam i kënaqur, por prapë kjo lë për të dëshiruar!. Ne kemi filluar me ndryshime, shpresoj se në vitet e ardhshme do të krijojmë kushte më të mira që pjesa teorike të përfundoj me atë praktike. Kjo nënkupton që të kemi sallën e sportit, kabinete, laboratore etj.

Gjimnazi (vatra e diturisë): Sa është numri i nxënësve dhe sa jeni i kënaqur me suksesin e përgjithshëm të tyre, kur dihet dëshira dhe interesimi i madh i të rinjëve që

Intervistuan:Erblin Dushi &Florentina Osmani

10 Universi Rinor

T

Historiku i gjimnazit “ Aleksandër Xhuvani”
hemelet e para të gjimnazit të Podujevës janë vënë në vitin shkollor 1960 – 61, puna është filluar në dy paralele, njëra në gjuhën shqipe e tjetra në atë serbokroate , por si paralele të ndara të gjimnazit “Ivo Llolla Ribar “ , tash “Sami Frashëri” në Prishtinë . Nxënësit e gjeneratës së parë ishin : Hashim Maloku, Ruzhdi Tahiri, Naile Rama, Osman Zeka, Bajram Blaku, Tefik Mehmeti , Abdyl Rrahmani, Bajram Blakçori, Salih Aliu, Hakif Konushefci, Sabit Konushefci, Halim Aliu, Enver Haxhiu , Sabit Kastrati , etj. ndërkaq mësimdhënës të gjeneratës së pare ishin : Kajtaz Rrecaj, Zeqir Bajrami, Shefki Sejdiu, Fuad Rizvanolli, Faik Rizvanolli, Shaban Maksuti, Selatin Ahmeti, Dashnor Xërxa, Aziz Dibrani , Shefki Toplica, Selman Bryma, Hajrullah Rama, Salih Gashi. Gjimnazi i Podujevës shumë shpejtë pavarësohet me drejtimin shoqëroro – gjuhësor dhe emërtohet “ 8 Nëntori “ . Ky tip i gjimnazit e vazhdon punën deri në vitin shkollor 1979-80 ku arsimi kalon me reformën e re Arsimi i Orjentuar, QAMO . Më dt. 26. 6. 1990 Kuvendi i Kosovës miraton rrjetin e ri shkollor dhe pas pëlqimit të Kuvendit Komunal të Podujevës u vendos që në kuadër QAMO-së “Gj. Gjakoviq “ të fillojnë punën tetë paralele të gjimnazit . Ky ishte një vit shumë i rëndë sepse më dt. 12. 12. 1990 okupatori serb ndalojë punën e dy shkollave të mesme në Podujevë duke lënë mbi katër mijë ( 4000 ) nxënës jashtë bankave shkollore . Në vitin shkollor 1991 – 92 rihapet gjimnazi i Podujevës me dhjetë paralele, tetë në qendër dhe dy në Orllan, gjimnazi tash riemërtohet me emrin e ri të shkencëtarit, gjuhëtarit , pedagogut dhe intelektualit të shquar shqiptar “Aleksandër Xhuvani “, mësimi mbahej në shtëpi shkolla, ku kjo mënyrë e të shkolluarit vazhdon për gati tetë vjet. Objekti shkollor në të cilin gjimnazi sot e mban , e zhvillon mësimin është ndëtuar pas lufte nga Banka Saudite e Kuvajtit , GRAND BY THE ISLAMIC DEVELOPMENT BANK , dhuratë e Bankës Islamike për zhvillim. Inagurimi i këtij objekti është bërë në vitin shkollor 2002 – 03. Mjete e investuara për këtë objekt shkollor janë rreth një million e njëqind e njëzet e pesë mijë ( 1.125000 ) euro. Hapësira e këtij objekti shkollor është 3313, 06 m2 . Në vitin shkollor 2007 – 08 në gjimnaz i kemi tridhjetë e tetë ( 38 ) paralele në qendër dhe pesë (5) paralele në paralelen e ndarë fizike në Orllan. Në kuadër të gjimnazit tonë i kemi këto drejtime : gjimnazi i përgjithshëm, gjimnazi i gjuhëve , shkencat shoqërore, shkencat e natyrës dhe drejtimin matematikë informatikë. Sivjet në gjimnaz, në qendër, në Podujevë, por edhe në paralelen e ndarë fizike në Orllan mësimet i ndjekin 1611 nxënës gjithsej, 907 janë vajza e 704 janë djem, në gjimnaz punojnë shtatëdhjetë e nëntë ( 79 ) punëtorë, prej tyre gjashtëdhjetë e gjashtë ( 66 ) janë mësimdhënës. Në shkollë ka kushte pothuajse të mira për punë, angazhimi i mësimdhënësve , i nxënësve dhe punëtorëve të tjerë të shkollës është për tu dëshiruar.Gjimnazi ka kabinetin e informatikës , me disa kompjuterë që nuk i plotësojnë kushtet dhe nevojat as për së afërmi për të gjithë nxënësit. Disa kompjuterë ( pesë ) janë dhuratë e ish gjeneralit Kather. KFORI Çek gjimnazit i ka dhuruar edhe një mini piano. Gjimnazi ka bibliotekën e cila është donacioni i parë i projektit të Bankës Botërore. Gjimnazi jonë ka kabinetin e biologjisë dhe kimisë, ( donacioni i dytë i projektit të Bankës Botërore ) që nuk është i pajisur me mjete sa është e nevojshme dhe e domosdoshme që nxënësit të zhvillojnë mësimin praktik në këto dy lëndë mësimore. Sivjet, gjimnazi ka fituar edhe projektin e tretë nga Banka Botërore që do të jetë plotësim i projektit të parë, bibliotekës së shkollës, d. m. th. pajisja e bibliotekës me tituj të ndryshëm të librave laetrare dhe shkencore. KFORI Çek dhe ish gjenerali Kather, në oborrin e shkollës kanë bërë ndërtimin e fushës së volejbollit. KFORI Portugez ka bërë ndërtimin e fushës së futbollit të vogël. Në gjimnaz kemi grupe të ndryshme që zhvillojnë aktivitete të lira. Në kuadër të shkollës fuksionon kori i shkollës dhe grupi muzikor, nën udhëheqjen e profesorit , Ibrahim Ajeti, grupi letrar , i recitatorëve, i humoristëve , i artistëve , i sportiestëve, etj. Nxënësit tanë kanë marr pjesë në gara të ndryshme, si në ato komunale dhe republikane dhe gati çdo herë janë shpërblyer me vende të para. Suksesi i nxënësve dhe mësimdhënësve të gjimnazit do të ishte edhe më i lartë sikur mos të paraqiteshin disa vështërsi, si : Numri shumë i madh i nxënësve në paralele ( 45 ). Mungesa e mjeteve konkretizuese në shumë lëndë mësimore, fizikë, kimi, biologji, infomatikë, art figurativ, art muzikor , edukatë fizike , etj. Mungesa e sallës së edukatës fizike . Lidhja e internetit në shkollë . Rregullimi i oborrit të shkollës. etj. Të gjithë punëtorët dhe mësimdhënësit e gjimnazit shpresojnë që në një të ardhme të afërtë do të ketë ngritje të pagave dhe ky do të ishte stimulimi më i mirë për punë më të suksesshme .

Universi Rinor 11

Aktivitete

KËSHILLI I NXËNËSVE

K

ëshilli i Nxënësve është strukturë përfaqësuese nëpërmjet së cilës nxënësit e shkollës së mesme mund të përfshihen në punët e shkollës, duke punuar në bashkëpunim me zyrtarët e shkollës, prindërit për të përfituar shkolla dhe nxënësit e saj. Roli kryesor i këshillit të nxënësve është: “T’i promovojë interesat e shkollës dhe përfshirjen e nxënësve në punët e shkollës, në bashkëpunim me këshillin e shkollës, prindërit dhe profesorët”. Këshilli i nxënësve do t’i caktojë objektivat e veta, të cilat mund të jenë: • • • • • Të rris komunikimin në mes nxënësve, zyrtarëve të shkollës dhe prindërve Të promovojë një mjedis të favorshëm për zhvillim arsimor dhe personal Të promovojë marrëdhënie shoqërore dhe respekt reciprok në mes nxënësve T’i përfaqësojë interesat e nxënësve si dhe brengat madhore të tyre. Mbajtjen e aktiviteteve në shkollë dhe jashtë saj (Sportive, muzikore, ekspozita, ligjërata, trajnime etj)

Këshilli i Nxënësve përbëhet nga: Kryetar-Visar Agushi, nënkryetare-Arlinda Berisha, nënkryetar-Dorajet Shabani, sekretare-Luiza Abdullahu, zëdhënës-Shkelzen Mehmeti, arkëtarFlorent Blakqori, anëtar-Arita Qosa, Argjend Softolli, Alban Durmishi, Nexhmi Salihu, Kreshnik Ymeri,Nazmi Hasani.

Përgatiti: Visar Agushi
12 Universi Rinor

KRYETARI I KËSHILLIT-VISAR AGUSHI

Rezome

Visar Agushi- është nxënës i shkëlqyer i paraleles XII /6, ai njëherit është i pajisur me virtyte të larta që e kompletojnë si personalitet. Kjo ka bërë që ai sot të jetë prirës i këtij karavani diturie që ecën drejt sukesit, pra është Kryetar i Unionit të nxënësve. Merret me shumë aktivitete dhe ka synime të larta. Kapacitetet e tij janë komponente kryesore që e bëjnë atë nxënës të kompletuar. I urojmë shumë suksese. Përgatiti: Florentina Osmani

KABINETET , HAPESIRAT, SALLA, BIBLOTEKA
(Kabineti i Informatikës ) Një dhomë e veqantë ku mbizotëron një botë vizuale, në të cilën zhvillimi, modernizimi dhe teknologjia thonë fjalën e vetë. (Holli i shkollës ) Një hapsirë gjigante, në të cilën mbizotëron atmosferë e këndshme. Është pikërsht vendi ku jehon zëri i rinisë dhe ku jehon vetë Elita e këtij vendi. (Bibloteka ) Eshte vendi ku për së afërmi shoqërohemi me mendjet më të ndritura të shekujve dhe është pikërisht vendi ku dituria është aroma më e këndshme e secilës lule. (Salla e profesorave) Është një kuvend, ku e gjithë kjo vatër diturie frymon. Është dhomë e veqantë ku ruhet evidencë.

Universi Rinor 13

AKTIVITETET e

Foto nga aktivitetet e nxënësve
14 Universi Rinor

nxëëËenesve te shkolles
KORI I NJË VATRE DITURIE - MAGJIA E ZËRAVE TË BUKUR

M

eloditë e këndshme, të zërave të tyre magjik, duket sikur lëshojnë një jehonë që thërret…zgjate një dorë të butë me pesë vijat e pentagramit për të na lajmëruar se notat e lumturisë kanë filluar lundrimin në lumin e jetës dhe sikur na thërret nga gjumi i heshtjes ngase behari i pasur me lule po afrohet … këta janë një grup bilbilash e kanarinash që me gjuhën më të bukur të zemrës , këngën, po ngjyrosin botën vizuele dhe po i japin ngrohtësinë e duhur këtij tempulli diturie. Një thënie e bukur thotë: ‘’Kënga ka fuqinë ta bëjë të bukur çdo fjalë’’. Në kor të shkollës marrin pjesë: Albina Lepaja , Ormira Dibrani, Labinot Bajrami, Mimoza Sejdiu, Blerta Zeka, Erza Blaku,Marigona Demiri, Edmond Hoti, Djellza Abdyli, Fatbardh Isufi, Rozafat Maloku, Donjeta Rrahmani, Albiana Kadriu, Dafina Mulolli, Vlora Salihu, Dafina Kadriu, Edona Idrizi, Mirlinda Kutleshi, Albion Cakiqi, Albion Hoxha, Mirjeta Jaha, Gentiana Majkovci, Arbër Xheladini. Përgatiti:Florentina Osmani

VALLËZIM, ART, HUMOR
Vallëzimi është art i veqantë përmes së cilit shprehet një akumulim pozitiv shpirtëror. Ështe i atillë që jep atraksion për shpirtin dhe mendjen . Rita Babatinca (Interviste) *Si e cilësoni ju vallëzimin, çka ju jep personalisht ky art ? Vallëzimin e cilësoj si diçka të bukur, një ikje nga realiteti, një botë ku përmes hapave kuptoj bukurinë e jetës. Vetë arti është ndjenjë shpirtërore andaj edhe vallëzimi si art më kënaq shpirtin. *Rekreacioni që falin hapat është i veçantë, sipas jush a ndahet arti i hapave nga të mësuarit apo e cilësoni si mësim në vete? Sigurisht, vallëzimi është një mësim në vete, madje shumë i veqantë, është një fletë mësimi që pasuron librin e mendjes dhe trupin tim. Në ditën e shkollës performohen dy valle dhe një pikë humori Në skeq marrin pjesë: Rita Babatinca, Fjolla Besholli, Gresa Besholli, Lorik Kopalla, Muhamet Latifi, Erblina Hasani, Erona Hasani. Në vallen e shotës marrin pjesë: Albion Zeneli, Rita Babatinca Në vallen e Rugovës marrin pjesë: Arjeta Latifi, Arta Latifi, Rita Babatinca, Miranda Jaholli, Adelina Osmani, Arbenita Gashi, Bleona Zeqiri, Arbenita Maloku, Krenare Dibrani, Hajrie Hoxha. Përgatiti:Florentina Osmani
Universi Rinor 15

KURIOZITETE
1.Rreth 400 bilion galone ujë përdoret çdo ditë në botë ! 2.Hëna është 1 milion herë më e thatë se Shkretira e Globit. 3.Nga distanca Toka do të ishte planeti më i ndritur.Kjo vij nga reflektimi i ujit të planetit. 4.Kontinenti i Azisë përfshirë 30 % të hapësirës së Tokës por përfshinë 60 % të popullatës në botë . 5.Vetëm 3 % e ujit të tokës është i freskët, pjesa tjetër 97% është i kripur . Nga ai 3% , mbi 2 % është i ngrirë. Kjo i bie se më pak se 1 % është ujë i freskët që gjendet në lumenje, liqene dhe nëntokë. 6. Luiziana humbet çdo vit 78 km2 uraganeve dhe shkaqeve tjera natyrore e njerëzore . 7.Një lum i madh rrjedh poshtë Nilit, me 6 herë më shumë ujë sesa i lumit përmbi. 8.Mesatarisht 100 rrufe godasin botën çdo sekond ! 9.Gropa më e madhe që është bërë ndonjëherë nga njerëzit ndodhet në Kola Peninsula-Rusi, që është 7,6 milje e thellë. 10.Ujëvara e Engjëllit –Venezuele, ështv ujëvara më e lartë në Botë (978m) 3 herë më e lartë se Kulla e Ajfellit . 11.Planeti më i nxehtë në sistemin diellor është Venera, rreth 462 °C. 12.Vetëm 11% e sipërfaqes së tokës përdoret për Kultivimin e ushqimit . 13.Fjolla e bores më e madhja ndonjëherë u regjistrua në Montana më 1887 :ishte 15 cm e gjerë dhe 8 cm e trashë. 14.Instekti më i rrezikshëm është miza e shtëpisë, sepse prek shume kafshe dhe kështu mund të transmetoj semundje të rrezikshme . 15.Vezët më të mëdha i bënë peshkaqeni . 16.Temperatura e tokës rritet 36°C për çdo km që kalojmë në nëntokë . 17.Njerëzit që jetojnë në Tristan de lunha, fqinjët më të afërt i kanë larg 8,000 km, është afërsisht sa prej Moskës në Londër. 18. Shiu nuk është regjistruar asnjëherë në disa pjesë të shkretirës Atakama në Kili. 19.Në polin e veriut nuk ka Tokë fare, vetëm akull mbi ujë. 20.Temperatura më e lartë e prodhuar në një laborator ishte 551.000.000 °C , në ,,Tokamak Fusion’’ –Testi Reaktorit, New York-USA. 21.Luksemburgu është shteti më i pasur në botë. 22.Laika (qen) ishte udhëtari i parë i hapësirës. Shkencëtaret rusë e dërguan qenin në hapësirë brenda një sateliti më 1957. 23.Shangai, qyteti me më së shumti banorë në botë (13,3 milion). 24.Llore-Kolumbi, ështe vendi më i lagësht në tokë, bien rreth 13m shi. 25.Një kacabu mund të jetoj i gjallë për disa javë me kokë te prerë. 26.Është nga një qytet i quajtur Romë në çdo kontinent. 27.Brinjtë tanë lëvizin rreth 5 milion herë në vitë, sa herë që ne marrim frymë. 28.Njeriu lind me 300 eshtra , por kur rritet ka vetëm 206. 29.Disa krimba hanë vetveten në qoftë se nuk mund te gjejnë ushqim. 30.Huti është i vetmi shpend që mund të shoh ngjyrën e kaltër . 31.Syri i Strucit është më i madhë se truri i tij . 32.Coca-cola do të kishte ngjyrë te gjelbër nëse nuk do të vendosej ngjyrë në të . 33.Në hënë astronautët nuk mund të qajnë sepse në gravitetin zero, lotët nuk rrjedhin. Autore:Ardhmerie Neziri

16 Universi Rinor

INTERNETI APO LIBRI
Zbulimet shkencore dyfishohen çdo 10 vjet dhe gjithashtu shumëfishohet edhe informacioni në lidhje me këto zbulime shkencore.Që kjo sasi e madhe informacionesh të përcillet tek miliona njerëz në botë, në teknologjinë e komunikimit të cilat duhet të kenë shpejtësi te jashtëzakonshme. Pergjegjësi për përcjelljen e këtyre informacioneve kanë: Satelitët, interneti, mediat e ndryshme përfshirë radion, televizionin, pastaj shtypin, librin etj. Progresi shkencor dhe teknologjik në botën aktuale është aq i shpejtë saqë çdo ditë e më shumë po shkurtohaet distancë mes kohës së një zbulimi shkencor dhe zbatimit të tij në praktikë. Në të kaluarën nevojiteshin 150 vite që një zbulim shkencor të gjente zbatim në praktikë. Por, vitet e fundit të shekullit XX, e dëshmuan se kjo kohë po reduktohej. 40 vite më parë në universitetin UCLA filloj një testim mbi sistemin kompjuterik , por askujt nuk i shkoi në mendje se një ditë ky do të jetë një senzacion në boten aktuale. Në bote 1,5 miliardë njerëz e përdorin këtë mundësi të madhe komunikimi . Sipas sondazheve të vitit 2009, interneti ka kryer një prej ndryshimeve dhe kthesave më të mëdha në shoqërinë moderne. Rrjedhim i kësaj është një e ardhme me interesim të shtuar për leximin e librit. Tani për tani statistikat tregojnë fakte shqetësuese sa u perket prodhimit te paktë të librave, e kjo sa vjen e bëhet një nga objektivat më serioze të qeverive. Në kontinentin e Afrikës për çdo 1 milion banor botohen vetëm 20 tituj librash, perkundër atyre te Evropes qe për 1 milion banor botohen mbi 800 tituj. Në Iran vërehet interesim i shtuar për leximin e librit. Në vendet e Lindjes së Mesme është pikërisht Irani, vendi me numrin më të madh të përdoruesve të internetit. Afër 5.5 milion persona atje përdorin internetin që i bie 8 % e popullsisë. Kjë shenon një rritje prej 2300 % në krahasim me vitin 2000. Përdoruesit më të mëdhenjë u përkasin viteve 18-28. Ata janë në përcjellje të vazhdushme te çdo zbulimi. Kjo nuk paraqet rënie drastike të leximit të librave siq parashihnin shumë specialist, përkundrazi zhvillimi i komunikimit përmes internetit ka bërë edhe më të lehtë që njerëzit nga e gjithë bota të kenë qasje në titujt e synuar të të gjitha librave dhe të çdo botimi.

Universi Rinor 17

Këshilla për vitalitet
Jeta e njeriut funksionon në bazë te shëndetit. Por jo rrallë lind pyetja: Ç’duhet të bëjë një njeri që të mbajë në formë trurin e tij?! Shkencëtarët dhe studiuesit ndër shekuj kanë hartuar dhe vazhdojnë te formojnë harta që paraqesin këshilla të qarta dhe të nevojshme për mirëqenien e njeriut. Aroma e trëndafilit forcon kujtesën, bananet, hurmat e Arabisë, mollët e ëmbla, shegat, boronicat, thanat janë frutat që demtojnë dhëmbët. Spinaqi, grosha, lëngu i rrushit, patatet e ëmbla, djathi i verdhë janë ushqimet që luftojnë plakjen. *Çokolata: E admiruar pas një darke të kripur. Përbëhet nga polifenolet që reduktojnë radikalet e lira dhe mbrojnë zemrën. “U. Harvard” bënë një studim me 8000 meshkuj amerikan të moshave rreth 60 vjeç, në periudhë 4 vjeqare. Ata që konsumonin çokolatën së paku 3 herë në muaj jetonin gati një vit më shumë se ata që konsumojnë një herë në vit. *AKULLORJA:Edhe pse ka sheqer në përbërjen e saj, akullorja nuk ka nivele të larta glukoze që d.m.th se kjo sjell sheqerin në gjak. *BUKA E BARDHË:Teoria e përgjithshme që transmetohet ndër breza thotë se mielli i bardhë është i pasur me kalcium, hekur dhe vitamin B1. Ka dobi ushqyese. *AROMA E TRËNDAFILIT FORCON KUJTESËN:Një shishe parfumi mbajtur gjatë natës te koka e krevatit ndihmon pa dallim mase në rritjen e kujtesës. *Zerzavatet e gjelbërta kurojnë diabetin .Përmbajnë: Antioksidante, vitamina, kripëra minerale, kalium. Zerzavatet e gjelbërta përdoren për çdo shujtë. *VITAMINA C: Largon sëmundjet e trurit . Dozat e larta të vitaminës C zvogëlojnë gati 80 % mundësinë e rrezikut nga sulmi në kokë. *JODI:Rregullon mbi 100 sisteme enzimesh. Jodi është i nevojshëm për gjëndrrat tiroide. Jod permbajnë produktet që rriten nëntokë etj. *PARACETOMOLI:Kujdes, paracetomoli demton veshkët. Përdorimi i shpeshtë i tij është jo i preferueshëm. Është i mirë për dhimbjet e kokës, dhëmbit, gripin, gjakderdhjen në lukth, por prapë kujdes, çdo herë e më shumë të ofron me mundësinë e sëmundjes së veshkave. *VITAMINA A: Mungesa e saj shkakton verbim, shkakton shkurtëpamësinë, dhe verbimin e natës. Kjo vitaminë fitohet përmes konsumimit të majdanozit të freskët dhe shumë bimëve të tjera. *KARROTA DHE VAJI I ULLIRIT:Studimet thonë se konsumimi i karrotave pa u hedhur përmbi vaj ulliri, shkakton pakësimin e sasisë së kalorive të marra dhe po ashtu humbet betakurotinën, një element shumë me rëndësi. *MOLLËT DHE BANANET:Janë frute shumë të pasura dhe të domesdoshme. Pembajnë lloje të ndryshme vitaminash, proteina dhe elemente bazë për vitalitet. Një banana përmbanë dy herë më shumë protein se një mollë. *ASPIRINA:Është medikament që ndihmon në qarkullimin normal të gjakut.Personat e moshës 40 e më shumë preferohet të përdorin me qëllim të mbrojtjes nga hipertensioni. *AGRUMET: Janë frutat që rriten në vende të nxehta, janë të domosdoshme dhe të pazëvendësueshme për organizmin. PËRFUNDIM: Kujdes, konsumoni ushqime të llojllojshme, që të jeni sa më vital, por mos e teproni me produkte të caktuara, sepse diçka që është e tepërt është e dëmshme! Përgatiti: Samire Sylejmani

18 Universi Rinor

POEZI

“NËN FRESKINË E SHIUT TË VJESHTËS’’
Ky shi i rreptë seq bie ngadalë përdhe , Ashtu qetë ngadalë siq shtrihet hëna me yje mbi ne Kjo rrufe me godite si shikim i zjarrtë në krahëror, Pse u shua ngrohtësia që dikur më falte mua ajo dorë. Ku t’i gjej edhe njëherë ata sy ? Ku ta vendos mendjen që të mos mendoj për ty, Ku ta mbjell këtë trëndafil kur gjithë ky shi i rreptë bien, Së bashku me rrezet e para të muzgut ndoshta ti prapë vjen. Dua ta dëgjoj edhe njëherë atë zë, N’folenë e dashurisë zemrën do ta vë , Rrugëtimin tim të gjatë aty do ta filloj , E ndoshta atë fytyrë engjëlli më s’do ta takoj!... Autore:Florentina Osmani

Që era dot, të m’i marrë ! Bashkë me erën ike E më le vetëm trishtime M’i more ngjyrat e jetës Më fundose në terbim . Ndjeja se jam ham i thyer Që copzat nuk i mbledh dot Ndjeja se shumë jam lënduar Lumturi kërkoja kot. Kerkoja të ndjej ardhjen tënde Por nuk erdhe asnjëherë Ike për të mos u kthyer Më vete mua pse s’më merr? I kërkoj hapat e tu Por janë tretur në stinë Kërkoja buzëqeshjen Që si lule në zemër mbinë. Kërkoj të të takoj Ëndërroj atë ditë pa nda E kërkoj unë çdo minutë Pritjes që vret t’i jap fund. Autore: Vesa Aliu

“SA MIRË TE JESH I LUMTUR’’
Kur këndon zemra Shpirti shpërndanë aromë dashurie Kur gëzohet zemra Sytë rigojnë shi lumturie Kur dashurohet zemra Drita bënë atentat mbi mërinë Kur rri mbi djep zemra Dielli vije më afër tokës Kur lumëron zemra jetën Parajsa mbi tokë ngre flamurin Sa mirë të jesh i lumtur ! Autore:Ardhmerie Neziri

“PAVARËSIA’’
Sikur pëllumba Të mirë, të bardhë Shtegtojnë në qiellin e hapur Të lirë si asnjëherë më parë Së bashku sot, Ne kopshtin e lirisë Me lulekuqet e kosovës Po festojmë heqjen e Robërisë Sikur nga Dëshmori Në ëndërr mora porosinë Me shkronja të arta, të gjakosura Shkruante E GËZOFSHI PAVARËSINË Mos t’i harrojmë ata që u flijuan për liri… Ata janë rrënjet e trungut Ne jemi vetëm degët e tij . Autor:Erblin Dushi

“ËNDËRROJ ATË DITË’’
Ike në atë ditë vere Por ikja jote mu bë acar Krejt çfarë me mbeti janë kujtimet

Universi Rinor 19

ESE
“ME KRAHËT E PËLLUMBESHËS NË QIELLIN E LUMTURISË”
Lumturia është në duartë tua nënë e dashur .Dashuria është në zemrën tënde moter …Në fytyrën tënde lulëzojnë trëndafilat e buzëqeshjes, në sytë e tu shndërrisin yjet e mbrëmjes, me zërin tënd rrjedh dalëngadalë melodia më e këndshme .Je vetë deti sepse jep freskinë e mëngjesit vetëm me një shikim .Ty sikur edhe trëndafilat të kanë zili e dashur .Ti me buzëqeshjen tënde sikur i dehë degët e mbuluara me vese. Hëna sikur i lutet fytyrës tënde për mëshirë. Edhe lulet duken se turpërohen tek të shikojnë.Zemra jote ngjason në një thesar ku lumturia është guri më i çmuar, e kultura stolia më e bukur.Ëndërrat tua ndërtojnë pallate lumturie. Une e di, e ndjejë, që nga zemra jote përherë rrjedh një ujëvarë dashurie. Shpesh më vjen qudi kur shoh si ia del të buzëqeshësh edhe kur qielli mërzitet e qanë.Ti fale butësinë ashtu siq falin petalet e trëndafilave në prekje. Ti ngjason me zogun që sa herë, tund krahët e tu, hedh mbi lëndinat e jetës margaritarë. Ti ke lindur engjëll dhe do të mbetesh e tillë.Ke lindur pëllumbesh dhe liria është e jotja, andaj vazhdo fluturo se qielli i lumturisë të kërkon ty.Vazhdo se vetëm engjëjt kanë mundësi të zotërojnë zemra. Autore:Florentina Osmani sot ia dha emrin e vetë. Ky është thjeshtë një marinarë i vetëm, në atë barkë, e po ikën drejtë shtigjeve të huaja, por për qudi harroi thesarin që rrëmbeu dikur. Harroi dhe vazhdoi rrugen e harrimit pa shikuar prepa! Sa rende, kur sheh pellumbin me krahët e të cilit fluturon, se po ikën me shpejtësi në horizontin e tërbimit.Sa të rëndë janë ata lotë zemre që rrjedhin mbi atë fytyrë te njomë.Sikur të rikthej ai diell së paku dhe një herë ngase lulet dhe trendafilat në kopshtin e jetës kanë nevojë për ngrohtësi e dashuri… Autore:Ormira Dibrani

URIME PESË VJETORI I SHTETIT, KOSOVË
E dashura ime, Kosovë …Ti sot po mbushë pesë vjet jetë.Po mbjell sot lulen e pestë në kopshtin e ardhmërisë.Kopshti yt po mbushet së bashku me zemrën time. Kosovë e shtrenjtëm, margaritarë nate,sot qielli yt është ngjyrosur në ar, njësoj si harta jote.Sot yjet u bënë kristal, njësoj si yjet e flamurit ënd. Sot sikur edhe sytë e qiellit janë më të kaltër se kurrë, njësoj si ajo fushë e bukur ku qe shtrirë harta me yje dhe i ngjasojnë hënës me miqtë e saj të vegjël në netët e kthjellta.Kosovë, emër i bukur…Kurdo që të thërras thellë në shpirtin tim nganjë zbrazëti mbushet. Kosovë,o shqiponj e alpeve, me krahët e magjishëm sot ngjitesh në horizontin e dritës e shkëlqen si diell.Emri yt është suvenir i qmuar, o bija më e dashur e Shqipërisë.Ti sot je himni më i bukur, që këndojnë bilbilat e mëngjesit.Je vet magjia e asaj mbulese të bardhë, që ka mbuluar fusha e male, në këto ditë të ftohta dimri. Ti, o Kosovë e bukur po rritesh bashkë me ne.Zgjate dorën dhe na shtrëngo fort, le të ecim së bashku në shtigjet e ardhmërisë.Eja le të fluturojmë bashkë me ëndërrat, në qiellin e realitetit. Le të këndojmë së bashku atë këngën e ëmbël të bilbilave.Këndo, o gojëartë…mbush zemrat e bijve t’u pushojnë të lumtur në altarin e lirisë… Autore:Florentina Osmani-XII4

“STUHI NË QIELL TË HAPUR”
Me melodinë e këndshme të pianos së jetës kam filluar dalë e ngadalë të lexoj rreshtat e gjata të lumturisë në një kapitull të artë jetës. Me mikeshën time të dashur pendën po rrugëtojmë që te mbi oqeanin e ndjenjave. Nje stuhi lotesh erdhi papritur mbi qiellin e buzeqeshur. A thua kush e lëndoi qiellin që qanë kaq shumë?! Pse në sytë e tij kaltrosh sot shndërrisin copëza të vogla kristali që ia ngriu acari i kohës. Në një barkë të vjetër lundronte dikush që në një betejë të ashpër rrëmbeu një thesar zemre që

20 Universi Rinor

TALENTET
Ahmed DedaShahisti
sportisti i tretë i vitit në Kosovë.Ëndrra e tij është ta përfaqësoj Kosovën në lojrat olimpike, e ne urojmë t’i realizohet ajo ëndërr. shtë i lindur më 24.09.1995 në Podujevë.Mësimet fillore i kreu në shkollën “Shaban Shala”, ndërsa të mesmën në gjimnazin “Aleksandër Xhuvani”.Me shah ka filluar të mërret prej vitit 2007,ku menjëherë në vitin 2008 është shpallur kampion. Ëndrra e tij për të ardhmen është ta përfundoj shkollimin në mënyrën më të mirë të mundur, poashtu të vazhdoj me sportet të cilat është marrë më parë dhe të arrij që emri i tij të jetë në listat e kampionëve ndërkombëtar,e ne i urojmë t’i realizohet ajo ëndërr

Ë

Argjend Softolli: shte nxënës i shkëlqyer i paraleles XII\1, dijet e gjithanshme dhe përkushtimi i tij kanë bërë që sot me të drejtë të zgjedhet nxënësi më i mirë në komunën e Podujevës, e kjo për tempullin tonë të diturisë, Gjimnazin, është një nderë, privilegj dhe një hap më shumë, drejtë të ashtuquajturit sukses dhe prestigj. Ai synon kulmet , e ne i urojmë që t’i arrijë.

Ë

FATLUM RRAHMANI : Kampioni i notit shtë notar i shkëlqyeshëm. Me sportin e notit ka filluar të merret që nga mosha 11 vjeçare.Ai është anëtar i klubit të notit, mirëpo sipas tij përkrahja institucionale mungon.Arritjet e tij janë vërtet të mëdha. Sukeset e tij filluan brenda Kosovës, duke vazhduar më tutje në Dubrovnik të Kroacisë në vitin 2011 ku është stolisur me dy medalje të bronzta, pastaj në vitin 2012 zuri dy vendet e para dhe një vend të dytë.Me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë mori pjesë në gara në Tiranë dhe u stolis me një medalje të artë dhe një të argjendtë.Është kampion absolut në kategorinë e juniorëve poashtu edhe në atë të seniorëve disiplina shpinë, ndërsa nënkampion në disiplina të tjera.Për vitin 2012 ëshë shpallur

Florentina Osmani Është nxënëse e shkëlqyer e paraleles XII\4, është shumë modeste, e pajisur me virtyte të larta dhe me një përkushtim të madh për dijen e artë. Këto e bëjnë atë të jetë e kompletuar dhe të rankohet ndër nxënësit më të mirë. Merret me shumë aktivitete, sidomos me artin e të shkruarit bukur, ka botuar librin e parë (vëllim poezish) me titull: ”NË DETIN E POEZISË’’, ka synime të larta për të ardhmen, ne vetëm i urojmë suksese. Përgatiti: Fitnte Rrahimi

Ë

Universi Rinor 21

Pjesa e SH.M.L.T “Fan S. Noli”

Shkolla e Mesme e Lartë Teknike “Fan S.Noli” në Podujevë Shkollë e perspektivës

S

hkolla e Mesme e Lartë “Fan S.Noli” është shkollë profesionale, e perspektivës dhe e këtij shekulli të shkencës e të teknikës. Nxënësit e kësaj shkolle edukohen dhe arsimohen për t’u bërë konkurrent në tregun e punës. Zatën këtyre ua mundëson planifikimi i drejtimeve ashtu siç e kërkon ekonomia e tregut.Arsimohen në drejtime të ndryshme si atë të Elektroteknikës, Makinerisë, Arkitekturës, Përpunimit të Drurit. Janë profilet e të sotmes si Informatika, Postë-Telekomi, Komunikacioni Rrugorë etj. Edhepse është shkollë profesionale-teknike përveç studimit shkencor zhvillohen aktivitete të lira në një shkallë të gjerë në të gjitha fushat si: teknik të rinjë, pastaj vepron seksioni i dramës, vallëzimit, recitimit, poezisë, pikturës dhe bëhen shpesh here debate e diskutime por kryhen edhe trajnime për avokim dhe edukim në sjellje të nxënësve. Ne si redaksi e revistës “Spektri” së shkollës teknike përgëzojmë inciativën e drejtuesve të Qendrës Rinore për botimin e revistës së përbashkët të të tri shkollave të mesme në kuadër të kësaj Qendre. Për ta begatuar këtë revistë vjen në shprehje kontributi i shkollës sonë me aktivitetet e lira dhe edukimin e arsimimin që bëhet në shkollën tonë. Shkolla jonë si pjesë përbërëse e kësaj reviste do të kontribuojë me shkrimet e veta si me biseda, aktivitete të ndryshme, portrete nxënësish, shënime për klasën më të mirë, nxënësin më të dalluar, e larmishme me poezi, piktura, sport dhe me këtë mendojmë se do ta begatojmë përmbajtjen dhe larminë e revistës së rinisë në lindjen e saj, e cila shpresojmë se nesër do të jetë shumë më e lexueshme dhe më e dashur për rininë, nxënësit, profesorët dhe në nivel të komunës sonë. Si staf i Shkollës Teknike ju përgëzojmë.

22 Universi Rinor

S

Historik për Shkollën e Mesme të Lartë Teknike “Fan S.Noli” Podujevë
shkollë bashkohet me gjimnazin dhe merr emrin “8 Nëntori”, për të mbajtur këtë emër deri në vitin 1992 kur nga organi kompetent i asaj kohe emërtohet me SHM Teknike “Fan S.Noli” Podujevë. Gjatë këtyre dekadave të punës kjo shkollë nxjerr gjenerata të arta të drejtimeve dhe profileve të ndryshme të cilat dhanë kontributin e tyre në formimin, ndërtimin dhe zhvillimin e vendit. Tani kemi një shkollë profesionale bashkëkohore të reformuar me plan-programe të reja ku gjersëia dhe thellësia e formimit të nxënësve shikohen si një proces integral që përmbledh dimensionin e përgjithshëm të njeriut, dimensionin shoqëror të qytetarit dhe dimensionin profesional të punëtorit të pajisur me dije, shprehi pune dhe vlera të shumëfishta të nevojshme për tregun e punës. Në vitin shkollor 2012/2013 SHMLT “Fan S.Noli” në Podujevë ka të inkuadruar 78 mësimëdhënës që ofrojnë dije për 1450 nxënës të shpërndarë në 44 paralele me dhjetë profile: Informatikë, Telekomunikacion, Postë dhe Telekomunikacion, Komunikacion Rrugor, Arkitekturë, Automekanik, Zdrukthtari, Ngrohje Qendrore dhe Saldator. Shkolla ka katër kabinete dhe tri puntori të pajisura mirë, shumë funksionale dhe të mirëmbajtura. Drejtori

hkolla e Mesme e Lartë Teknike, shkollë profesionale dhe bashkëkohore. Dyzet vjetë punë, shumë suksese, plotë mundime, sfida dhe arritje të rezultateve. Me mijëra nxënës të diplomuar, të aftësuar profesionalishtë për punë dhe jetë të pavarur. Një histori pune plotë lavdi, suksese dhe krenari,e përshkruajnë historikun më të shkurtër të SHML Teknike “Fan S.Noli” në Podujevë. Filloj punën më 1 Shtator 1971 si paralele e ndarë e Qendrës Shkollore Teknike “29 Nëntori” të Prishtinës, me katër paralele dhe 123 nxënës, me dy profile arsimore Teknik i Makinerisë dhe Teknik i Energjetikës. Mësimi mbahej në objektin e ish-gjimnazit “8 Nëntori” të Podujevës, tani objekti i SHFMU “Naim Frashëri”. Nevoja e madhe për shkollimin e kuadrit profesional i cili në atë kohë ishte deficitar dhe interesimi i madhë i nxënësve për të fituar njohuri në profesione atraktive dhe të kërkuara në tregun e punës, bënë që numri i nxënësve të shtohet dukshëm dhe kështu në vitin 1973 merr subjektivitetin juridik të shkollës së pavarur dhe emërtohet me emrin “Gjuro Gjakoviq”, sipas emrit të shkollës fillore në objektin e së cilës punonte, tani objekti i SHML Ekonomike “Isa Boletini”. Në vitin 1978 si rezultat i zbatimit të reformave të mëdha në sistemin e arsimit të mesëm të asaj kohe, kjo

Universi Rinor 23

e strukturave arsimore dhe në bazë të kërkesës së tregut të punës. Ku ka interesim më të madh për t’u regjistruar nxënësit? Drejtori: Interesimi për t’u regjistruar në Shkollën Teknike pothuajse është në të gjitha drejtimet-profilet por dominon Telekomunikacioni, PostëTelekomi, Informatika por edhe në Komunikacion Rrugor, Arkitekturë etj. A janë të kompletuara kabinetet në shkollën tonë dhe cilat janë funksionale? Drejtori: Po, janë të kompletuara me kompjuterë dhe pajisje përcjellëse si projektori, rrjeti lokal, printerët etj, dhe pajisje tjera që janë të nevojshme për nxënësit e të gjitha drejtimeve si: Automekanik, Përpunim i Drurit etj.Po ashtu ekzistojnë kabinetet e Informatikës, Elektroteknikës, Saldimit, Ngrohjes Qendrore, etj. Z.Drejtor siç dihet shkolla Teknike është specifike, a është vështirë të menaxhohet? Drejtori: Shkollat e mesme profesionale por edhe kjo e jona kërkon përkushtim, ide dhe angazhim të shtuar sepse kemi të bëjmë me punën teorike dhe praktike të lidhura me kabinete por edhe ndërmarrje të ndryshme. Pastaj kabinetet duhet të shfrytëzohen në mënyrë racionale,të mirëmbahen mirë dhe me kujdesë të veçantë për shkak se është aparatur e shtrenjtë dhe moderne. Sa jeni të kënaqur me kuadrin e shkollës? Drejtori: Në masë të duhur jemi të kompletuar me kuadër profesional që i nevojitet kësaj shkolle. Z.Drejtor maturantët e shkollës sonë ka disa vite që po korrin suksese në Testin e Maturës, në këtë vit sa jeni angazhuar në këtë drejtim? Drejtori: Siç dihet Testi i Maturës është kulmi i punës shkencore dhe aktivitetit me nxënës. Për të

z.OSMAN JASHARI INTERVISTË ME z.OSMAN JASHARIN, DREJTOR I SHMLT “FAN S.NOLI” NË PODUJEVË

S

hkolla e Mesme e Lartë Teknike SHMLT “Fan S.Noli” është shkollë profesionale me një traditë shumë vjeçare në komunën tonë. Drejtor i kësaj vatre të arsimit është jurisiti i dalluar z.Osman Jashari. Ky intelektual është i lidhur ngusht me edukimin dhe arsimimin e brezave të rinjë. Shquhet për punë të zellshme dhe është ambicoz për arritjen e rezultateve të përgjithëshme në procesin edukativoarsimor të shkollës sonë dhe më gjerë. Z.drejtor pas emërimit tuaj në krye të SHMLT “Fan S.Noli” cili ishte projekti juaj kryesor? Drejtori: Kisha shumë projekte por projekti im kishte dy dimensione. Krijimi i vetëdijes së lartë të personelit arsimor për punë, arritja e disiplinës dhe krijimi i kushteve të përshtatshme për procesin mësimor dhe e dyta shtimi i cilësisë në mësim dhe ecja bashkë me reforma të arsimit në nivel të shtetit. Cilat profile dominojnë në shkollën tuaj? Drejtori:-Profilet janë Informatikë, Telekom, PostëTelekom, Komunikacioni Rrugor, Zdrukthtari, Përpunimi i Drurit, Automekanik, Arkitekturë dhe hapjen e drejtimeve të reja do ta bëjmë me pëlqimin

24 Universi Rinor

qenë rezultatet e mira si vitet e kaluara edhe sivjet organizojmë mësim shtesë për maturantët në të gjitha lëndët që ata i kanë në test dhe presim që vërtetë edhe këtë vit do të kemi sukses. Çka mendoni për aktivitetet e lira në shkollë? Drejtori: Kuptohet se në plan të parë është edukimi dhe arsimimi i nxënësve por aktivitetet e lira janë sistemi nervor i shkollës. Në shkollën tonë ka aktivitete të lira në të gjitha fushat si të shkencës, kulturës, artit dhe sportit që Unioni i Nxënësve bart punën e tyre. Siç po shihet oborri i shkollës është rregulluar, çka do të thotë kjo? Drejtori: Për ne dhe për nxënësit kjo do të thotë shumë.Është një mrekulli pamja që ka marr oborri i shkollës. Falenderojmë investitorët dhe gjithë të tjerët. Tani nxënësit në pushime kanë se ku të çlodhen dhe të kalojnë pushimin. Vërtet është një pamje e bukur, trotuaret, amfiteatri, gjelbrimi, pishat dhe drunjtë, fontana, pushimoret dhe ndriqimi tregojnë se këtu është një ambient edukativo-arsimor por ky oborr natyrisht duhet edhe të mirëmbahet.

Oborri po por shkolla brenda çka mendoni a do të rregullohet? Drejtori: Shkolla jonë ka disa vite që ka pasur nevojë që të rregullohet por këtë vit do të përfundojnë punimet sepse ka përfunduar edhe tenderimi dhe janë ndarë mjetet për rregullimin e saj. Mendoj se në vitin e ardhëshëm shkollor 2013/2014 këta nxënës dhe ata që do të regjistrohen do të kenë vërtet kushte të një standardi të lartë bashkëkohor. Mesazhi juaj për nxënësit e shkollës dhe ata të klasëve të nënta? Drejtori: Nxënësit i porosisë që maksimalishtë të edukohen, të arsimohen, të dijnë të respektojnë dhe të jenë të respektuar nëse dëshirojnë që nesër të jenë pjesë përbërse e zhvillimit të shtetit tonë.Kurse semimaturantëve u preferoj që të vijnë dhe të regjistrohen në Shkollën Teknike sepse vërtet zgjedhin drejtimin e duhur të perspektives.

Laura Havolli, XI1 Almë Sheholli, XI8

Universi Rinor 25

Unioni i Nxënësve dhe aktiviteti i tij

U

nioni i Nxënësve te SH.M.L.T “FAN.S.NOLI” ka traditë organizative për aktivitete të lira në kuadër të shkollës.Në zgjedhjen e kryesisë së këshillit të nxënësve zbatohet demokracia. Në shkollë vepron kryesia e saj e përberë prej

Sipas kryesisë aktiviteti i nxënësve zhvillohet nëpër sektore si : -Sektori për Kulturë, Arsim dhe Shkencë me bartës: Jehona Bislimi XIII/6, Lavdim Bllaca XI/8

15 anëtarëve dhe e ndihmuar prej profesorëve të shkollës Anëtarët e kryesisë janë : Laura Havolli Kryetare Agon Krasniqi Nënkryetar Dafina Dudi Nënkryetar Fexhrie Gashi Sekretar Erdonitë Kadriu Alma Sheholli Namon Haxhiu Lavdim Bllaca Gentian Gashi Leotrim Rama Jehona Bislimi Bujar Hajdari Mirdona Bejtullahu Nehat Namani Muhamet Rekaliu

Sektori për Mbrojtje të Ambientit me bartës Namon Haxhiu XI/8, Erdonitë Kadriu X/7 -Sektori për Rini dhe Sport me bartës Leotrim Rama XIII/2, Gentian Gashi XII/3, Muhamet Rekaliu XI/4 -Sektori për Mjedis dhe Humanizëm me bartës Alma Sheholli XI/8, Bujar Hajdari XIII/4 -Sektori për të Drejtat e Nxënësve me bartës Mirdona Bejtullahu XII/5, Nehat Namani XI/1 Përveq këtyre aktiviteteve që zhvillojnë në sektore, aty organizojnë për nxënës-tribuna,biseda për tema të kohës, zhvillojnë aktivitete dhe bashkëpunojnë me Qendrën Rinore në nivel të Komunës. Përgatiti:Alma Sheholli XI/8

26 Universi Rinor

PORTRETI I LAURA HAVOLLITKryetare e këshillit të nxënësve

L

aura Havolli është nxënëse e dalluar e shkollës sonë.Ajo është nxënëse e klasës së njëmëbedhjet XI/1 drejtimi i informatikës.Ajo është nxënëse e edukuar, e sjellëshme,e dalluar në mësime dhe e shoqërorizuar në shkollë, zaten sjellja e saj e bëri atë që të jetë kryetare e Unionit të Nxënëve të Shkollës Teknike. Laura ka qëndrim, ide dhe aftësi organizative për aktivitete të lira në shkollë.Ajo në mënyrë të shkëlqyeshme organizon Kryesinë e Këshillit të Nxënësve duke i vënë në funksion të gjithë sektorët që ekzistojnë në shkollë. Duke i’u falenderuar aktivitetit të saj, nxënësit në shkollë kanë filluar të merren edhe me pjesë dramatike, aktivitete arkitektonike, kulture, pikture e sport.Laura merret edhe me aktivitete në Qendrën Rinore dhe shpeshëherë prezanton të arriturat e Shkollës Teknike. Laura Havolli këtë vit shkollor 2012/2013 në një konkurencë shumë të madhe u shpall nxënësja më e mirë në SHMLT “Fan S. Noli”. Kryetarja e Këshillit të Nxënësve veç aktiviteteve të lira në plan të parë e ka mësimin. Përgatiti:Fexhrie Gashi

jë vizitë që i bënë Shkollës Teknike më 14.02.2013 udhëheqsit e Qendrore Rinore në krye me drejtorin Bunjamin Hoti, bënë të mundur fillimin e një bashkëpunimi konkret mes Qendrës Rinore dhe shkollës sonë. Në një takim të organizuar në shkollën tonë, ata u pritën nga kryetarja e Këshillit të Nxënësve të shkollës sonë dhe u informuan lidhur me aktivitetet që organizohen në shkollë. Prezenca e drejtorit të shkollës z.Osman Jashari, e bëri edhe më madhështorë këtë takim mes këtyre dy asociacioneve. Pas informimit të drejtorit të Qendrës Rinore me programin, punën dhe projektet e kësaj Qendre, u bënë edhe hapat e parë konkret të bashkëpunimit. Kështu për botimin e revistës së përbashkët në mes të tri shkollave të mesme dhe Qendrës Rinore, nxënësit e shkollës sonë do të jenë pjesë aktive duke treguar për aktivitetet e tyre që bëhen në Shkollën Teknike. Me këtë rast disa nxënës të SHMLT-“Fan S.Noli” u anëtarsuan në këtë Qendër, e disa prej tyre janë pjesë e organeve udhëheqëse të Qendrës Rinore. Në të ardhmen do të organizohen edhe projekte tjera të rëndësishme dhe me interes të veqantë të të rinjëve të komunës sonë dhe më gjerë.

N

Bashkëpunimi i SHMLT-“Fan S.Noli”-me Qendrën Rinore-Podujevë

Universi Rinor 27

Punëtori më i dalluar i SH.M.L.T “Fan S. Noli”
Me rastin e 7 Marsit Ditës së Mësuesit në Shkollën Teknike në konkurrencë të fortë mes personelit arsimor, punëtorja më e dalluar për vitin shkollor 2012/2013 u shpall inxhinierja e Elektrokteknikës Igballe Kadriu. Këtë e konfirmoi komisioni  i shkollës. Në bazë të këtij çmimi u motivuam që të intervistojmë profesoreshën Igballe Kadriu. Profesoreshë e nderuar cili është letërnjoftimi juaj? Profesoresha: Jam inxhiniere e Elektroteknikës. Punoj në SH.M.L.T “Fan S. Noli që nga viti 1991 dhe kryesisht ligjëroj në këto lëndë: Algoritme, Elektronikë Digjitale dhe Teknologji e Internetit. Çka do të thotë për ju ky shpërblim? Profesoresha: Ky shpërblim për mua do të thotë një vlerësim i punës sime dhe do të jetë motiv shtesë për mua për një angazhim edhe më të madh në procesin  mësimor. Çfarë raportesh keni me nxënës? Profesoresha: Kam raporte shumë të mira, një tolerancë pedagogjike të ndërsjelltë dhe një debat të mirëfilltë me nxënës. A i zbatoni metodat kreative bashkëkohore në procesin mësimor? Profesoresha: Unë mundohem që gjithëmon të jem në hap me metodat bashkëkohore dhe mundohem t’i zbatoj në praktikë për aq sa na lejojnë mundesitë dhe kushtet brenda në shkollë. Çka i porositni nxënësit  e shkollës sonë? Profesoresha: Të gjithë nxënësit i porosisë që të mësojnë sa më shumë, të jenë të disiplinuar, të përcjellin të arriturat tekniko-teknologjike dhe të jenë në hap me kohën.    

Motori i rrymës së vazhduar

Është nje paijse elektrike e cila punon në bazë të ligjit të Faradeit i cili shpreh lidhëshmerin ndërmjet fushës magnetike dhe asaj elektrike. Makinat e rrymës së vazhduar janë makinat në të cilat më së miri shifet parimi i punës së tyre. Në fillim ishin të shpikur makinat me avull të cilat kanë bërë një revulucion të vogel në makineri. Më vonë me zbulimin e lidhëshmëris ndërmjet fushës elektrike dhe asaj magnetike , është bërë e mundshme zhvillimet e llojëve të ndryshme. Në bazë të punës së makinës me rrymë të vazhduar , në ditët e sodit janë ndërtuar shumë llojet tjera të makinave si ato Asinkrone , Sinkrone , dhe shumë lloje të tjera të cilët mundësojn jeten më të thjesht në ditët e sodit

28 Universi Rinor

Aktivitetet e lira pasuri e shkollës
Aktivitetet e lira janë ato të cilat e ngjallin shpirtin e shkollës, nxjerrin talentë për të gjitha fushat:muzikë, vallëzim, këndim, dramë, recitime, poezi, pikturë, sport e kulturë, teori e shkencë e deri te liderët.

Ky është grupi i vallëtarëve të shkollës sonë

Pjestarët e dramës:aktorët Haradin Bashota dhe Shkurte Murati

Universi Rinor 29

KABINETET
K
abientet janë dora e djathtë e shkollës teknike, ato zënë vendin më të rëndsishëm në këtë shkollë profesionale jepin shpiert dhe e bëjnë komplet dhe bashkohore shkollën. Kabinetet janë urë lidhëse në mes të teorisë dhe praktikës. Kjo vlenë për të gjitha profilet të cilat kompletojnë nxënësit për ekonominë e tregut, sepse ata janë neser konkurentë në tregun e punes. Në kompletimin e kabineteve te shkollës tonë kanë ndihmuar disa organizata GTZ, Kapanamur, Ministria e Arsimit, Komuna e Podujevës dhe donatoret. Në këto kabinete kryhet puna praktike.Duke ju fanederuar kesaj pune shumë nxenës të shkollës pas përfundimit të saj janë punësuar.

Kabineti i elektrikës është i një rangu të lartë për kryerjen e mësimit-punës praktike, është i paisur me tërë aparatet e nevojshme, ku nxënësit në mënyrë bashkohore nga lënda e instalimeve elektrike dhe atë duke filluar nga punët e natyrës elektrike. Kabineti i informatikës Puna kompjuterike-praktike kryehet në këtë kabienet. Shkolla jonë disponon për momentin me dy kabinete të kompjuterave. Gjatë këtij viti shkollor këto dy kabinete janë kompletuar me kompjuter modern, ku në kabinetin e dytë të shkollës nxënësit ndihen komod në praktikë. Kabineti i saldimit Ky kabinet disponon me të gjitha mjetet e nevojshme për saldim këtu mund të kryhet praktika e nxënësve në dy mënyra të saldimit. Saldimi me hark eleketrik dhe gaz.Duke iu falenderuar aftesimit të nxënësve shpesh herë saldojnë banka dhe karrige. Nxënësit në të ardhmen aftësohen për punimin e rrethojave metalike për shkollë, ulëse metalike, tavolina metalike etj. Këtë kabinet e shfrytëzojnë edhe nxënësit e profilit të ngrohjes qëndrore.

Kabineti i elektrikës

30 Universi Rinor

Kabineti i komunikacionit rrugor
Mundëson zgjerimin e njohurive të teknologjisë së komunikacionit bashkëkohor në shoqëri

Kabineti i arkitekturës Ofron mundësi të projektimit dhe dizajnimit të projekteve në formë elektonike. Ky është një punim i nxënësve të këtij drejtimi

Përgatiti: Agon Krasniqi

Universi Rinor 31

Shekulli i Teknologjisë
Telefonia celurare që nga zbulimi i telefonit nga Alexander Bell më 1878 është zhvilluar secilën herë e më shumë.Ky shekull në të cilin jemi tani jo vetëm ne por e gjithë bota i referohet si “shekull i teknologjisë”.Zbulime të shumta nga gjeneratat telefonike 1G,2G,3G, nuk kanë të ndalur tani së bashku me modelin më të ri Iphone 5 hyn në punë edhe gjenerata 4G.Iphone 5 është risia më e fundit nga telefonia celulare i cili ka përmiresuar performancat nga Iphone 4 e 4s .Iphone 5 ka keto performanca :

• • • • • • • • • • • • •

Lartësia(height) 4.87 inches(123.8mm) Gjerësia(width) 2.31 inches(58.6mm) Trashësia(depth) 0.30 inches(7.6mm) Pesha(weight) 112 gram Bluetooth 4.0 wireless technology Wi-Fi Ekranin 4 inch Rezolucion 1136 by 640 Kamera 8 megapixel Video ingjizim 10 ore Audio ingjizim 40 ore .jpg,.tiff,.gif,.doc,.docx,.htm dhe html,.pdf,.ppt dhe pptx,.txt,.rtf,.vcf,.xls,.xlsx etj. Gjuhët tjera përveq English jane edhe Chinese,French,German,Italian,Japanese,Korean,Arabic,Croati an,Czech,Dabish,Finnish,Turkish etj.

Ky është nxënësi Agon Krasniqi entuziast i teknologjisë bashkëkohore

Alma Sheholli anëtare e kryesisë së këshillit të nxënësve Alma Sheholli është nxënëse e paralelës XI/8 ajo është anëtare e kryesisë së këshillit të nxënësve dhe udhëheq seksionin mjekësi dhe humanizëm. Alma është edhe anëtare e njësisë së qendrës rinore në nivel të Komunës. Dallohet për aktivitete të saja në shkollë dhe shquhet për idetë dhe inciativat në forum të nxënësve, është e socializar, dalluar dhe ka një edukatë për lakmi. Alma edhe vitin e kaluar është shpallur nxënësja më e dalluar në shkollë. Dallohet si nxënëse e mirë që nga paralelja e sajë e deri në shkallën më të lartë të shkollës. Alma së bashku me disa anëtarë të kryesisë së këshillit të nxënësve është inciatore edhe për nxjerrjen e gazetës-revistës së shkollës. Alma është edhe redaktore e revistës Spektri që ka dhënë kontribut të çmueshëm për revistën. Kjo nxënëse është dalluar shpesh herë edhe me qëndrimin e sajë dhe përvetsimin e lëndëve gjë që shpesh herë nëpër klasë ka ligjëruar tema gjegjëse dhe më gjërë. Andaj Alma Sheholli është vërtetë nxënëse e dalluar që premton shumë.

32 Universi Rinor

Klasa më e mirë në shkollë
Shkolla teknike ka traditë në vlersimin e nxënësve në procesin mësimorë, sjellje, vijim dhe edukim të tyre. Andaj në këtë konkurencë hyjnë të gjitha paralelet e shkollës. Nuk luan rol profili por puna në përgjithësi në procesin mësimor për të marrë flamurin e më të mirës në shkollë. Vjenë në shprehje vlersimi kreativ i kohës si disiplina, mungesat, notimi, shoqërizimi i klasës dhe kontributi i përgjithshëm i saj. Bëhet në qëllim që të nxitet konkurenca në mësim dhe edukim në shkollë. Në shkollë shpallet klasa më e mirë në bazë të indeksit, por edhe ajo në nivel të shkollës. Kësaj radhe në bashkëpunim me drejtorin komisioni vlerësues pedagogjik. Klasë më të mirë në të gjitha dimenzionet për vitin shkollorë 2012 / 2013 shpalli XI/8. Në klasë ka nxënës të dalluar në të gjitha fushat, në komunikim, teknikë, gjuhë etj. Kjo klasë ka arritur këtë sukses në proceset mësimore dhe disiplina duke iu falenderuar edhe kujdestarit të saj Labinot Haliti. Nxënësit e XI/8 në të ardhmen do të kontribojnë në të gjitha fushat e ekonomisë së vendit tonë si inxhinier e menaxher .

MËSUES, URIME 7 MARSI Këto vargje të thjeshta, që tash po i shkruaj Të gjithë mësuesve, sot po ua kushtoj Një puthje të ëmbël, me shumë falenderim Te gjithe mesuesve ua dergoj urimin tim. Ju jam mirënjohëse, ju falenderoj Se çdo gjë që unë di, nga ju kam mësuar Çdo gje qe lexoj,cdo gje qe shkruaj Ju jeni mësues të paharruar. Mësues të dashur kurrë s`do t`u harroj Me shumë mirënjohje, ju do t`u përkujtoj Dhe këtë festë të bukur Te gjithë mësuesve ua uroj. Shkurte Fazliu XII/8

Pëgatiti:Erdonitë Kadriu X/7

Universi Rinor 33

Pjesa e SH.M.E “ Isa Boletini “

S

SHME "Isa Boletini" –Podujevë

hkolla e mesme ekonomike “Isa Boletini” në Podujevë është shkollë më e re nga tri shkollat e mesme në Podujevë, megjithatë drejtimi ekonomik ka ekzistuar që kur shkollat e mesme kanë qenë riorganizuar si qendër e arsimit të mesëm të orientuar. Gjithçka e porsalindur, duhet edhe të pagëzohet edhe kjo shkollë është pagëzuar me emrin e patriotit të madh shqiptar Isa Boletini. Themelimi i shkollës së mesme ekonomike dhe vazhdimi i punës së saj u bë në kushte mjaftë të vështira, dhe atë në “Shtëpitë Shkolla” pa inventar dhe orendi të nevojshme. Si në çdo shkollë, po ashtu edhe në shkollën tonë, punën dhe organizimin e jetës në të gjitha segmentet e jetës e kanë mbuluar nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit e shkollës në fjalë, gjë që nuk lejuan që në asnjë moment të dështoj, por me kujdes e përkushtim e disiplinë e ruajtën kontinuitetin e mësimit.

34 Universi Rinor

•Kontabilitet •Banka dhe sigurime , •Shpeticion dhe logjistikë , •Administrim biznesi. Juridik : •Asistent Juridik. Mjekësi : •Infermieri e përgjithshme, •Asistent stomatologjie, •Teknik farmacie. Për cilat drejtime nxënësit kanë interesim më të madh për regjistrim?

Intervistë me z. Fehmi Zeqiri drejtor në SH.M.E "Isa Boletini" Podujevë
Cilat janë angazhimet tuaja të përditshme në shkollë? Të jesh drejtor i një institucioni edukativo-arsimor kërkohet një angazhim dhe përkushtim i madh, që me vete përmban një vullnet të madh për punë, e pastaj edhe të personelit arsimor në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të reja . Synimi im në rend të parë është ngritja e cilësisë në mësim që shkolla të frymoj me vlera të larta diturie. Sa i përket suksesit të nxënësve, si qëndron shkalla e arritshmërisë, vijimi dhe sjellja e tyre? Sa i përket suksesit të nxënësve mund të thuhet se për çdo vit kemi ngritje të suksesit. ndërsa në testin e maturës kalueshmëria e kalon 57%, ku për çdo vit kemi pasur ngritje të suksesit. për këtë sukses kontribut të veçantë kanë dhënë mësimdhënësit në organizimin e mësimit plotësues për maturantë që është mbajtur pas mbarimit të mësimit të rregullt. Marrë në përgjithësi sa i përket vijueshmërisë së nxënësve mund të themi se deri diku është e kënaqshme. Sjelljet e nxënësve kryesisht janë të mira , i respektojnë mësimdhënësit, stafin udhëheqës dhe i përmbahen rendit shtëpiak. Sa nxënës dhe punëtor ka SH.M.E “Isa Boletini”? SH.M.E “Isa Boletini” ka 1930 nxënës dhe 90 punëtor duke i përfshirë edhe punëtorët teknik Çfarë drejtimesh ofron shkolla e mesme ekonomike? Shkolla e mesme ekonomike ofron këto drejtime: Ekonomi:

Interesimi më i madh i nxënësve për regjistrim është në drejtimin e kontabilitetit dhe në drejtimin Banka dhe sigurime por, interesim të madh ka edhe për drejtimet e tjera siç është drejtimi Administrim biznesi etj. Sa dhoma mësimi ka shkolla e mesme ekonomike? Shkolla e mesme ekonomike ka 25 dhoma mësimi pa i përfshirë kabinetet dhe sallën e edukatës fizike. Sa kabinete ka shkolla e mesme ekonomike dhe cilat janë ato? Shkolla e mesme ekonomike ka dy kabinete: -Kabineti i teknologjisë së informacionit -Kabineti i firmave ushtrimore . Si zhvillohet praktika profesionale në kuadër të shkollës së mesme ekonomike? Në kuadër të shkollës së mesme ekonomike praktika profesionale zhvillohet në dy forma: - Nëpër institucione dhe - Në kabinetin e firmave ushtrimore ku aktivitetin e zhvillojnë 5 firma nga klasat e XII-ta . Sa është numri i nxënësve në një klasë dhe sa paraqet kjo problem për gjithpërfshirjen e nxënësve në mësim? Fatkeqësisht në shkollën tonë numri i nxënësve në një klasë është mjaft i madh numri arrin prej 40-43 nxënës në një klasë. Natyrisht që numri i madh i nxënësve paraqet problem mjaft të madh për shkak se puna me 40-43 nxënës në një klasë është mjaft e vështirë. Faleminderit për kohën. Intervistoi : Donjetë Sheqiri

Universi Rinor 35

Kam përvoja të shumta e të ndryshme, por puna me nxënës është ajo që e bëjë me shumë vullnet dhe dëshirë dhe më bënë të ndjehem i lumtur dhe krenar që jam në gjendje të jap atyre ato që kam mësuar gjatë gjithë këtyre viteve. Kënaqësi e imja e veçantë, është kur takoj ish nxënësit e mi derisa kanë mbaruar studimet dhe kanë avancuar në profesionet e tyre. Përveç punës asi mësimdhënës cilat janë angazhimet e tjera në shkollën tonë? Përveç punës rutinë, aktivitetet shtesë kryesisht kanë të bëjnë me natyrën profesionale të cilat lidhen me firmat ushtrimore si dhe aktivitetet tjera që janë me interes për shkollën.

Intervistë me profesorin më të mirë për këtë vit shkollor në SH.M.E z. Muhamed Sejdiu

Profesor i nderuar cila është porosia e juaj për nxënësit? Normalisht që ata duhet të mësojnë dhe të studiojnë më shumë nga se neve na duhen kuadro të rinj që do ti shërbenin vendit tonë, andaj unë po them atë që ka thënë profeti ynë “Dituria është gjë e humbur, ku do që ta gjesh mere atë” Intervistoi: Herolinda Bllaca

L

exues të dashur, kemi kënaqësinë të bisedojmë me profesorin më të mirë të Shkollës së mesme ekonomike z.Muhamed Sejdiu. Thuhet se për njerëz të mëdhenj nuk nevojiten shumë fjalë, për ta më së miri flasin veprat e tyre, për profesorin tonë flet vet suksesi i nxënësve të tij. Profesor, faleminderit që pranuat ftesën të jeni pjesë e revistës sonë. Faleminderit juve për ftesën, u jam mirënjohës dhe jam shumë i nderuar të jem pjesë e punës suaj për këtë revistë. I nderuar profesor, a mund të na tregoni rrugën tuaj deri tek suksesi? Kam punuar një kohë të gjatë si administrues i ndërmarrjeve private, pastaj puna e gjatë si përkthyes, puna me nxënës, dhe pjesëmarrja në shumë seminare dhe aktivitete tjera ka ndikuar në ngritjen time profesionale. Nxënësit tuaj flasin me shumë kënaqësi për punën me ju, po ju si mund ta përshkruani punën me nxënës?

36 Universi Rinor

profesorët tanë me angazhimin e tyre maksimal nxorën më të mirën prej nesh. Përvoja që ata na dhanë gjatë punës në firma ushtrimore dhe pjesëmarrja jonë e denjë në panaire në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar dëshmon për një punë me përgjegjësi dhe seriozitet të lartë. Dhe për fund çka do të thoni? Jam shumë krenare që isha pjesë e kësaj shkolle dhe u jam mirënjohëse profesorëve të mi që na ushqyen me diturinë e tyre që të dalim të përgatitur në lëmin tonë.

Intervistë me nxënësen me të mirë në SHME”Isa Boletini” Herolinda Bllaca
Çfarë ju vjen ndërmend kur i kujtoni këto katër vite? Tani kur ndalem dhe i mendoj këto katër vite më vjen ndërmend fjalët e para të profesorëve tanë që thoshin “ Vërtet janë katër vite, por ju duhet të mësoni dhe të punoni shumë, se do të shkojnë shumë shpejtë sa hap e mbyll sytë”. Pse vendosët të jeni pjesë e kësaj shkolle? Pasi unë përfundova shkollën fillore, dilema për të vazhduar shkollimin e mesëm të lartë ishte të vazhdoja me gjimnaz apo të zgjedhë shkollë profesionale, e që më tërhiqte shumë fusha e ekonomisë. Por e rritur në një mentalitet, ku shkollat profesionale paragjykohen dhe nuk vlerësohen aq sa duhet hezitoja të vazhdoja për ekonomi. Pas konsultimeve që bëra me njerëz të afërt vendosa që shkollimin tim të mesëm të lartë ta vazhdoja për ekonomi, dhe me të vërtet kur u bëra pjesë e kësaj shkolle, kuptova se të gjitha hezitimet paskan qenë të pavenda. Profesorët me sjelljet e tyre dashamirëse dhe me kualifikimin e tyre të lartë sot neve na bëjnë gati të përafërt edhe me studentet e fakultetit ekonomik,. Çfarë mund të thoni punën që e keni bërë në këtë shkollë gjatë këtyre katër viteve? Ndonëse shkolla jonë nuk ofron të gjitha kushtet e favorshme për të zhvilluar mësim sa më cilësor,

Shqiptarët
Sa shumë dëshmor shqiptar u vranë, Shumë e shumë me mijëra Por,ne gjithmonë i kujtuam dhe shumë i duam. Sytë e mi për herë të parë u hapën në Kosovë. mësimi im i parë, ishin shkronjat shqipe. Për fusha e male që Naimi për to ka shkruar, E bukurit e vendit me shkrim i ka dëshmuar. Se gjuhën time me 36 shkronja, s'mund ta ndal askush, Asnjë gjuhë tjetër se flas Shqipen e kam ëmë e atë. Këtë gjuhë hyjnore, që kurrë nuk shkatërrohet, Se amaneti i Skënderbeut , me çdo kusht do të plotësohet. Ervisa Zhegrova X/1

Universi Rinor 37

Poezi

Prilli i Zi

Porsi trim luftëtar , Që askush s’do ta ndal Bashkë me shokë patriotë si ndali pushka,si ndali topi Ah!... na i pren në besë Na i qiten në pritë. I vraft Zoti faqezinjët Por,prapë se prapë trimi s’ka vdek, Në zemrat tona është për jetë, Brez pas brezi me përshëndet, Dheu i Kosovës i qoftë i Lehtë Rrahmon Llugaliu X/1

Vitet ikin si me inat, kujtimet ngjallën çdo ditë S'harrohet e zeza natë kur ti ike shpejt si dritë. Prisnim të ktheheshe çdo orë, kur hyje me zjarr në dorë Ngrohej edhe stina me borë. Buzëqeshja jote s'tretet kurrë, jeton si valët në det, gjaku yt ndrit si nur, Yll i pashuar për jetë. Festina Mulliqi. XI/10

Dita Tragjike
Loti sot s’pushon, bilbili sot s’këndon Vuajtjen e nënës sot askush se ndalon. Një ditë tragjike një ditë e shpallur zi. Varrosen gjashtëmbëdhjetë maturantët, që u mbytën në Shqipëri. Varrosen gjashtëmbëdhjetë lule, që nuk vyshken kurrë Se jeta e tyre ishte e fortë Gur. Mirlinda Fazliu X/2

Nëna
Sa e bukur fjala nënë, Sa e vështirë ta shprehësh me fjalë! Sa e ëmbël ta mbash në zemër, Emri nënë më i bukuri emër Nënë e dashur të falënderoj, Për tërë mundimet e tua, Për tërë këto vite Që në prehër të kam qëndruar. Për vitet që i kalove duke u kujdesur Për mua. Për netët pa gjumë, që afër meje i ke kaluar. Tani si e rritur mundohem të përshkruaj, Fjalët tua të shtrenjta, ende në brendësi i ruaj. Aq shumë fjalë kam në zemër, nuk marr dot guxim ti shprehë. Deri këtu arrita falë shpirtit tënd të gjerë. Mundohem ti përshkruaj të mirat e tua, ende s’gjeta fjalë për ta shqiptuar Sa e bukur fjala Nënë Sa e ëmbël ta mbash në zemër, Emri nënë më i bukuri emër. Shpendie Plakolli XI/1

Zahir Pajaziti
Sa shumë vargje desha me i shkru, Për Zahirin me i rrethu. Me i rrethu për një trim Llapjan në zemrat tona gjithmonë qëndron. Gjithmonë qëndron me trimni vepra e tij na sjell Liri, Dhe Zahiri dha betimin do të luftoj porsi trim,
38 Universi Rinor

B

Unë në botën e të papriturave

Ese
Mendoj se çdo gjë që Zoti na e dhuron , herë do kur do, do na e marrë. Kështu ndodhi edhe me vëllain tim që Zoti ia dhuroi prindërve të mi vetëm për tri ditë, dhe përsëri e ktheu në gjirin e tij të ngrohtë. Pyes veten se sikur nëna ime nuk do i konsumonte të gjitha ato barëra të caktuara nga mjekët . Vallë a do ishte zemra e tij më e fortë? Sigurisht që po. Gjithnjë them me vete se pse nuk isha më rritur dhe me vrap të shkoja për ta parë, por qëndroja , pa e ditur se çfarë po ndodhte.. Pse çdo herë nëna thoshte se atë kishin marr mjekët.? Kur në të vërtetë ai ishte i vdekur.. deri në pak ditë më parë kur e luta nënën që të më rrëfente ngjarjen e vëllait tim. Deri në ato qaste dija vetëm që quhej Behar dhe asgjë më shumë. Por, nëna duke u munduar t’i mbante lotët e saj më rrëfeu ngjarjen... “Zoti e morri atë,por unë çdo natë përmes një ylli lartë në qiell e kujtoj dhe lutem për të”.. Këtë e bëj ndoshta se qielli shpesh më thotë se engjëjt nuk jetojnë në tokë .Nuk e di nëse vërtetë është kështu,por një gjë kam mësuar se koha nuk i shëron plagët veçse na ndihmon të jetojmë me to..

ota është vend madhështor me anët e saj pozitive dhe negative, një vend ku të papriturat janë bërë të përditshme, ku gjërat e vogla i bëjnë të mëdha , ku dashurinë dhe mirësjelljen e keqpërdorin. Në këtë botë ka lloje njerëzish me lloje fytyrash sa që nganjëherë nuk e di se në cilën fytyrë t'ua them gjërat. Unë kam filluar të mos brengosem për jetën time sepse merren të tjerët tashmë, unë asnjëherë nuk do të lejoj që të ma tregoj rrugën, kur ai e ka humbur drejtimin,por do të përballoj çdo vështiri që do e has. Nganjëherë bie në mendime dhe thellohem në pyetje të ndryshme dhe nganjëherë pa kuptim, më vie të qeshë me gjithë atë heshtje , sepse më duket sikur të gjithë ato pyetje i kam nga romani "Pse" Shumë personave ju kanë shkëputur shpresat , i kanë ndalur ëndrrat në gjysmë duke i munduar frika se do të dorëzohen pa e përfunduar fillimin. Kjo botë do ishte e pakuptimtë po të mos ishin njerëzit , por megjithatë njerëzit po e humbasin kuptimin e saj. Çdo ditë e më shumë gënjeshtrat po thyejnë murin e së vërtetës dhe njerëzit po ndryshojnë ditaditës , e unë vetëm vështroj e habitur , për çdo hap që hedhi filloj një të ardhme , çdo buzëqeshje që e bëj e bëj për të tashmen, kurse kokën asnjëherë nuk e kthej pas , sepse të harrosh të kaluarën është një teori që nuk bëhet kurrë realitet, prandaj më mirë fillo vonë se kurrë . Me të vërtetë një hap drejt lumturisë nuk do i bënte keq askujt... "Duaj të tjerët dhe jeto çdo ditë sikur të ishte dita e fundit e jetës tënde".

Ndjejë shumë mall , dashuri K

M

Mendoj se..

Vlondina Hodolli X/12

endoj se sa e bukur do të ishte jeta ime sikur me vete ta kisha të paktën një fotografi të vëllait tim, i cili tashmë veçse flenë në paqe. Një fotografi e cila do të më thoshte të gjitha ato gjëra që unë dua t’i di. Mendoj se sa i lumtur do të isha sikur të paktën ta kisha takuar, ndonjëherë për ti parë ata sytë e tij të vegjël që kush e di se çfarë ngjyre kishin ?. Atë fytyrë të vogël Që s’do e harroja kurrë , ato duar të buta që do të zgjonin një ngrohtësi në shpirtin tim, sa herë që do i prekja duart e fëmijëve të tjerë dhe atë buzëqeshje magjepsëse e cila do të shfaqej

para meje në çastet më të vështira të jetës time, për të më ndihmuar që të vazhdoj përpara .

a kohë që kam menduar të shkruaj,por lotët më pengojnë. Këtë herë i mblodha të gjitha forcat , e me penën e zezë të qëndis në fletë, fjalët që i kam qëndisur që moti në zemër. Thuhet se ku ka dashuri ka edhe dhimbje kështu që s’do e quaj më “Mall” ndjenjën që e përjetoj sa herë që të përmendë por, do e quaj “Dashuri” kam aq shumë për të thënë ...! Sa i pafuqishëm më duket ky laps përkundër aftësisë së zemrës për të dashur çdo herë e më shumë. Sa e vogël më duket kjo letër, përkundër fjalive të pakufi që dalin të gatshme nga zemra ime. Errësira ka kapluar çdo gjë, çdo gjë më kujton ty! . E di, kur bie shi dal jashtë për të dëgjuar zërin tënd kur më thërrisje të sillja pallton . Dua ta mashtroj vetveten, të vë në gjumë mallin e dhembjen, por nuk m’i merr gjumi amanetet. Sa e vështirë qenka të kërkosh të pamundurën. Po flas fjalët e fundit se fuqinë ma morën lotët. Dua të ëndërroj dhe s’dua të zgjohem . Të hyj në qelqin e vetmisë ku ëndrra bëhet realitet, e realiteti bëhet ëndërr. por , dije që jam krenare sepse njerëzit ende s’të kanë harruar por , me dashurinë më të madhe më flasin për ty . “Të vdesësh do të thotë të mos jesh më. Por vetëm ata që harrohen vdesin”! Xheneta Zymeri XI-7 Universi Rinor 39

Minutat e pushimit të gjatë

Shkolla ekonomike posedon dy kabinete : Kabineti i teknologjisë së informacionit Kabineti i firmave ushtrimore . Në kabinetin e teknologjisë se informacionit - punojnë të gjitha paralelet sipas planprogramit mësimor . Ai është i pajisur me te gjitha mjetet e nevojshme për zhvillimin e punës.

Kabineti i informatikës

Kabineti i firmave ushtrimore

Metodë efektive e përvetësimit të punës praktike

F

irma ushtrimore është një vend dhe një forme e re te mësuari qe ka si objektiv kualifikimin e te rinjve ne kushtet e një tregu i cili po globalizohet vazhdimisht, i cili kërkon personel fleksibël te afte për t'u përshtatur me kushte ne ndryshim, te afte për te punuar ne mënyre te përgjegjshme dhe te pavarur dhe për te qene krijues. Ne firmën ushtrimore mësimi zhvillohet i orientuar nga praktika dhe nxënësi vihet ne qendër te çdo veprimtarie e cila kryhet ne mënyre te pavarur duke zbatuar njohuritë teorike te marra ne shkolle. Ne firmën ushtrimore i kushtohet rendësi jo vetëm formimit te aftësive profesionale, por edhe atyre sociale dhe për te realizuar ketë kërkohet një komunikim i hapur dhe një bashkëpunim konstruktiv i faktorëve. Te mësuarit ne firmën ushtrimore mund te zëvendësoje praktiken ne ndërmarrje duke e " sjelle ndërmarrjen ne shkolle".Gjithashtu ai mund te shërbeje edhe si një plotësues për mësimin teorik. -Qasja e firmës ushtrimore u jep nxënësve mundësinë e transformimit të njohurive teorike në praktikë. Kjo arrihet në këtë mënyrë: Nxënësit aplikojnë për vende pune në Firmën Ushtrimore dhe hynë në intervistë pune. Pastaj në kuadër të firmës ushtrimore ka disa departamente si: Administratë, kontabilitet, dhe shitje-blerje. Së bashku me mësimdhënësin nxënësit punojnë një plan biznesi, krijojnë një logo dhe pastaj fillojnë punën në firmën ushtrimore. Faktikisht nxënësit punojnë si në një kompani reale, për dallim se këtu paraja dhe produkti janë virtuale.

40 Universi Rinor

Kur ka filluar implementimi i firmave ushtrimore në Kosovë ? Avni Fetahu: Firmat ushtrimore kanë filluar të implementohen në Kosovë që nga viti 2004 ndërsa në shkollën tonë që nga viti 2007 përmes projektit të Kulturë Kontakt-tit të Austrisë. A mendoni se përmes modelit të firmave ushtrimore bëhet trajnimi i nevojshëm in nxënësve për tregun e punës? Avni Fetahu Trajnimi dhe shkollimi paraqesin njërën nga instrumentet më të mira jo materiale për shfrytëzimin sa më maksimal të burimeve njerëzore . Një ndër parakushtet për integrim në Evropë është edhe zhvillimi i tregjeve konkurruese dhe strukturave stabile demokratike si dhe dialogu përtej – kufinjëve.

Intervistë me Avni Fetahu - Koordinator i firmave ushtrimore.
Ju jeni koordinator i firmave ushtrimore në SH.M.E. “Isa Boletini” Podujevë a mund të na flisni rreth konceptit të firmave ushtrimore? Avni Fetahu :Firma ushtrimore është një vend dhe një forme e re te mësuarit që ka si objektiv kualifikimin e të rinjve në kushtet e një tregu i cili po globalizohet vazhdimisht, i cili kërkon personel fleksibil të aftë për t’u përshtatur ndryshimeve që vijnë nga rrethina, të aftë për të punuar në mënyrë të përgjegjshme dhe të pavarur dhe për të qenë ndërmarrës. Ne firmën ushtrimore mësimi zhvillohet i orientuar nga praktika dhe nxënësi vihet ne qendër te çdo veprimtarie e cila kryhet në mënyrë të pavarur duke zbatuar njohuritë teorike të marra në shkollë në praktikë. Në firmën ushtrimore i kushtohet rendësi jo vetëm formimit te aftësive profesionale, por edhe atyre sociale dhe për të realizuar ketë kërkohet një komunikim i hapur dhe një bashkëpunim konstruktiv . Te mësuarit në firmën ushtrimore mund te zëvendësoje praktiken në ndërmarrje duke e “sjelle ndërmarrjen në shkollë”. Firma ushtrimore është një kopje e simuluar, virtuale, fiktive e një firme reale, ku pjesëmarrësit ( nxënësit, të rriturit, konsulentët) vet mund të kryejnë dhe të trajnojnë të gjitha veprimtarit e firmës reale me përjashtim të parave, prodhimit ose shërbimeve reale.

Edhe Kosova si shtet në tranzicion është në përpjekje për të ndërtuar institucione stabile e demokratike si dhe integrimin në Bashkimin Evropian. Trajnimi permanent mbetët sfidë për shumë shtete në tranzicion duke përfshirë këtu edhe Kosovën. Tregjet konkurruese nuk janë të realizueshme pa burime të përshtatshme njerëzore, p.sh: një fuqi punëtore e trajnuar dhe e edukuar mirë e cila mundë të reagojë në mënyrë fleksibile ndaj kërkesave të tregut të cilat po zhvillohen në mënyrë shumë të shpejtë. Kjo natyrisht që krijon sfida të reja për sistemin arsimorë e veçanërisht në fushën e arsimit profesional, ku qëllim parësorë është ofrimi i kualifikimeve kyçe për tregun e punës, ku modeli i Firmës Ushtrimore ofron një instrument ideal për këtë qëllim. A keni marr pjesë në ndonjë garë me nxënës përmes projektit të firmave ushtrimore? Avni Fetahu - Po kemi qenë pjesëmarrës në panairet e organizuara jashtë vendit dhe Brenda Republikës së Kosovës dhe atë: Në Budva të Malit të Zi, Hercegnovi, Bullgari, Salzburg të Austrisë, Shqipëri. Sa është numri i firmave ushtrimore që operojnë në Kosovë? Avni Fetahu – Mbi 80 firma ushtrimore që janë të regjistruara në qendrën e firmave ushtrimore. Ju falënderojmë kohën që ndatë me ne.. Avni Fetahu Ishte kënaqësi, ju dëshiroj shumë suksese. Intervistoi Donjetë Sheqiri

Universi Rinor 41

Organet e shkollës së mesme ekonomike "Isa Boletini" janë:
Këshilli i prindërve - ku marrin pjesë prindërit dhe kryetar i këtij këshilli është z. Adem Ajvazi, Këshilli i nxënësve - ku bëjnë pjesë nxënësit e zgjedhur apo votuar nga kryetarët e klasave . Kryetare e këtij këshilli është Donjetë Sheqiri , Këshilli i profesorëve - i cili përbëhet nga profesorët e shkollës sonë , Këshilli i klasave - në këtë këshill marrin pjesë kryetarët e klasave , Aktivat e profesorëve - i cili përbëhet nga profesorët e zgjedhur sipas lëndës mësimore që japin ata , Unioni i nxënësve etj... Në kuadër të shkollës së mesme ekonomike veprojnë grupe për aktivitete të lira siç janë: Grupi i letrarëve të rijnë, Grupi i recitatorëve të rinjë, Grupi i muzikorëve të rinjë, Grupi i matematicientëve të rinjë, Grupi i fizikanëve të rinjë, Grupi i juristëve të rinjë, Grupi i ekonomistëve të rinjë etj .

Atmosferë pune
shmekonomike.weebly.com

42 Universi Rinor

SPONZOR:KOMUNA E PODUJEVËS

Sign up to vote on this title
UsefulNot useful