1

FKPKK
Feder ata Kombëtare e Federata Pyjeve dhe Kullotave Komunal e, Shqipëri Komunale,
www.shkpkk.org

JET

FKPKK
Feder ata Kombëtare e Federata Pyjeve dhe Kullotave Komunal e, Shqipëri Komunale,
www.shkpkk.org

JET

Gjelbër

APPK APP K
Asosacioni i Pronarëve të Pyjeve Privatë, Ko sovë Kosovë
www.akppp.net

Gjelbër

APPK APP K
Asosacioni i Pronarëve të Pyjeve Privatë, Ko sovë Kosovë
www.akppp.net

Gazetë Periodike, Tiranë (Viti i pesëmbëdhjetë i botimit) Nr. 132, tetor 2013

shpërndahet FALAS

N

Ligji t'u njohë pronarëve të drejtat e mohuara!

ALARMI Ministri Koka takim me ambientalistët: Situata në pyje tepër e rëndë!

ë emër të Federatës Kombëtare të Pyjeve e Kullotave Komunale, të shoqatave të përdoruesve të pyjeve e kullotave, të krijuara në 250 komuna të vendit, vlerësojmë si shumë të dobishme dhe mbështesim plotësisht nismat e fundit të Qeverisë për ndalimin e shkatërrimit të mëtejshëm të pyjeve dhe për të ndaluar eksportin e prodhimeve drusore e të qymyrit të drurit. Decentralizimi i qeverisjes se burimeve natyrore dhe transferimi i të drejtave e përgjegjësive të pyjeve tek njësitë e qeverisjes vendore dhe tek vetë përdoruesit e tyre, si dhe pjesëmarrja e fshatarëve në vendime për trajtimin e tyre është një proces që ka ndikim pozitiv në fillimin e mbarështrimit të qëndrueshëm të pyjeve e kullotave në Shqipëri. Ky proces, i filluar 20 vjet më parë, duke transferuar pyje shtetërorë në pronësi të komunave e bashkive, për t'ua dhënë në përdorim të fshatrave dhe familjeve fshatare, është realizuar në 240 komuna. Kështu, janë transferuar rreth 488,000 ha pyje përgjithësisht të degraduara, 193,750 ha kullota e livadhe, si dhe sipërfaqe me bimësi pyjore e përdorime të tjera, të cilat zënë mbi 60% të sipërfaqes pyjore të vendit. Gjatë këtij procesi, në çdo komunë u krijuan shoqatat e përdoruesve të pyjeve e kullotave komunale (SHPKK), si organizime të komuniteteve për një mbarështrim më të mirë të këtyre pasurive natyrore. Në 10 vitet e fundit shoqatat u vetorganizuan në nivel rajonal, duke krijuar federatat rajonale

Situata në pyjet e Shqipërisë vlerësohet në pikën më alarmante të 100 viteve të fundit. Sipas ambientalistëve, sipërfaqet pyjore janë reduktuar ndjeshëm krahasimisht me atë çka u trashëgua nga sistemi monist...

(FPKK) në qarqet Dibër, Kukës, Korçë, Berat, Elbasan, Shkodër, Lezhë, Pukë, Tiranë dhe Gjirokastër, të cilat përfaqësojnë 250 shoqata. Këto federata, në shkallë vendi krijuan Federatën Kombëtare (FKPKK). Të gjitha së bashku, këto struktura punojnë për forcimin e kapaciteteve për mbështetjen e mbarështrimit të qëndrueshëm të pyjeve e kullotave komunale, si dhe për lobimin dhe mbrojtjen e interesave të anëtarëve në nivel vendor e kombëtar. Procesi i transferimit ka dhënë ndikimet e tij shumë pozitive në drejtim të mbrojtjes dhe mëkëmbjes së pyjeve të degraduar, si rezultat i kontributit të komuniteteve dhe me financimin e Projektit të Pyjeve, i mbështetur nga Qeveria e Shqipërisë, Banka Botërore, Qeveria Italiane, ajo Suedeze e Zvicerane, USAID-i, ILC etj. Shoqatat po vazhdojnë aktivitetet e tyre edhe pas përfundimit të Projektit të Zhvillimit të Burimeve Natyrore, të SNV - CNVP (Organizata Holandeze per Zhvillim) dhe SIDA

(Agjencia Suedeze për Zhvillim). Të gjitha këto organizma mbështetës meritojnë falënderimin dhe mirënjohjen tonë dhe të komuniteteve fshatare të përfshira në projektet disavjeçare. Sipas të dhënave nga komunat pilot në Malzi e Bujan (Qarku i Kukësit), Melan, Maqellarë, Zerqan e Ulëz (Dibër), Blerim (Pukë), Kurvelesh (Tepelenë), Markat (Sarandë), komunat Grekan, Tregan e Papër (Qarku i Elbasanit), rezulton se mbi 30 % e banorëve të këtyre zonave njihen pronarë tradicionalë të pyjeve e kullotave dhe fshati i njeh dhe i ka konfirmuar si të tillë. Kjo gjendje është pasqyruar dhe në rreth 240 plane mbarështrimi të hartuara në secilën komunë. Ky është një argument për t'i sugjeruar Qeverisë që pyjet dhe kullotat aktualisht në përdorim komunal të kalohen gradualisht në pronësi private të fshatit dhe familjeve fshatare, bazuar mbi traditën vendore dhe Kushtetutën, për

Faqe 4

VIZITA Përvojë nga Peja...

Faqe 3

ZGJEDHJET Federata shqiptare merr drejtimin e REFORD

Faqe 3

"FESTA E TË VJELAVE" Promovimi i prodhimeve arrore dhe prodhimeve tradicionale të rajonit të Dibrës
Sheza TOMCINI CNVP (Bashkojmë Vlerat e Natyrës me Njerëzit) Më datë 5 Tetor, Fondacioni CNVP (Bashkojmë Vlerat e Natyrës me Njerëzit) në kuadër të implementimit të projektit: "Fuqizimi i Pylltarisë së Qëndrueshme Komunale II" mbështetur nga Ambasada Suedeze, mori pjesë në panairin rajonal të organizuar në rajonin e Dibrës...

MARRË NGA "MJEDISI SOT" / AGIM BLLOSHMI Masakra e gjuetisë së paligjshme në rrethin e Librazhdit!!!
Po gjuhet në Parkun Kombëtar! Nuk ka një inventar të armëve! Institucionet përkatëse nuk bëjnë punën! Gjuajnë edhe të huaj?! Është Demir Leka Kryetar i Shoqatës së Gjuetarëve në Rrethin e Librazhdit që ngre alarmin për gjuetinë e paligjshme që po bëhet në rrethin e Librazhdit, kjo ka bërë që kaprolli, lepuri i egër dhe thëllëza, gjeli i egër, dhia e egër, kafshë dhe shpendë

karakteristike të rajonit juglindor, të zhduken dita - ditës. Një problem është gjuetia në Parkun Kombëtar ShebenikJabllanicë...

Faqe 2-3

Faqe 5

FKPKK
Feder ata Kombëtare e Federata Pyjeve dhe Kullotave Komunal e, Shqipëri Komunale,
www.shkpkk.org

JET

Gjelbër

APPK APP K
Asosacioni i Pronarëve të Pyjeve Privatë, Ko sovë Kosovë
www.akppp.net

2

thellimin e reformave drejt ekonomisë së tregut. Ky aspekt duhet të pasqyrohet dhe në ligjin e ri për pyjet që është në proces hartimi. Tashmë prej 20 vjetësh, në mjaft zona të vendit vërehet se kur pylli ka zot fshatin dhe familjet tradicionale, kur të drejtat dhe detyrimet janë të qarta, ai mbrohet dhe

Ligji t'u njohë pronarëve "FESTA E TË VJELAVE" të drejtat e mohuara! Promovimi i prodhimeve arrore dhe prodhimeve tradicionale të rajonit të Dibrës
(Vijon nga faqja 1)
menaxhimi të tyre, dhe as gjenerimin e të ardhurave nga aktivitetet në to. Bazuar në përvojat e deritanishme dhe diskutimet e zhvilluara me komunitetet, Federata Kombëtare e PKK sugjeron thellimin e reformave dhe përmirësimin e politikave pyjore sidomos në këto drejtime kryesore: o Rishikimin e ligjit për pyjet, duke u konsultuar me përfaqësuesit e

Dibër 5 Tetor 2013 qeveriset më së miri, nuk ndodhin prerje të paligjshme dhe zjarre, duke kontribuar në rritjen e të ardhurave, mbrojtjen e tokës nga gërryerjet dhe mjaft dobi të tjera ekonomike e mjedisore. Kemi vërejtur se në pyjet e fermerëve që njihen tradicionalisht përdoruesit, të paktën në këto vitet e fundit nuk ka pasur asnjë zjarr, si dhe nuk ka dëmtime apo prerje të paligjshme. Gjatë këtyre viteve, rreth 200 mijë ha pyje dushku krejtësisht të degraduara në zonat e Librazhdit, në Luginën e Drinit, në Shkodër, Malësi e Madhe, Kukës, Has, Tropojë, Lugina e Matit, Burrel, Bulqizë, Dibër etj, si pasojë e kujdesimeve nga ata që konsiderohen si pronarë tradicionalë dhe me mbështetjen e SHPKK-ve dhe Federatave, vërehet një shtim i rritjes vjetore të pyjeve përkatëse 2-3 herë më të madhe se pyjet shtetërore ose kolektive të këtij lloji. Kjo është e dokumentuar me rreth 100 sipërfaqe provë të përhershme që monitorohen çdo dy vjet dhe është një mësim për fermerin dhe pylltarët në terren. Me mbështetjen e komunitetit dhe vullnetin politik, procesi për transferimin e pronave pushtetit vendor dhe përdoruesve mund të thellohet më tej, duke përcaktuar politika, procedura, kritere e bazë ligjore të përshtatshme. Por, ecuria e mëtejshme e këtij procesi pengohet nga mungesa e politikave të qarta e të përshtatshme dhe e kuadrit ligjor përkatës, pasi ato nuk trajtojnë plotësisht çështjet kryesore të fondit pyjor, problemet e pronësisë e të përdorimit, decentralizimin e delegimin e më shumë kompetencave tek qeverisja vendore dhe përdoruesit etj. Sipas ligjit aktual, njësitë e qeverisjes vendore, përdoruesit dhe shoqatat, megjithëse marrin pyllin në përdorim, nuk kanë të drejta ekskluzive përdorimi dhe përdoruesve në të gjitha nivelet. o Miratimin e akteve nënligjore për transferimin dhe menaxhimin e pyjeve dhe kullotave komunale, të propozuara kohë më parë nga shoqatat, si për rastin kur ato jepen në përdorim, ashtu dhe në pronësi. Komisioni i fshatit duhet të mbetet njësia bazë për përcaktimin e kufijve tradicionale. o Përfundimin e kalimit të pyjeve dhe kullotave komunale në pronësi të njësive të qeverisjes vendore dhe fshatrave në krejt territorin e vendit në afate kohore të caktuara dhe, më tej, kalimin në pronësi të përdoruesve fshat e familje, të atyre që mirëmenaxhojnë këto pasuri; o Hartimin e politikave që nxisin gjenerimin e të ardhurave nga pyjet e kullotat komunale, përfshirë prodhimet e dyta e gjahun dhe përdorimin e tyre në dobi të përdoruesve dhe komunitetit; o Decentralizimin e vendimmarrjes për tarifat pyjore në nivel njësie qeverisjeje vendore me lehtësime për zonat rurale me të ardhura të pakta. o Forcimin e një shërbimi këshillimor efektiv për pyjet dhe kullotat komunale nga strukturat shtetërore dhe federatat e përdoruesve. Si përfaqësues të shoqatave të përdoruesve të pyjeve e kullotave komunale, Federata Kombëtare ofron mbështetje të plotë, ekspertizë dhe bashkëpunim me të gjitha institucionet shtetërore dhe palët e interesuara për: - përmirësimin e kuadrit ligjor për pyjet në tërësi, dhe për pyjet komunale në veçanti, si dhe zbatimin e tyre; - për procedurat dhe zhvillimin e reformës institucionale në sektorin e pyjeve dhe kullotave; - për hartimin e projektit ri të "Shërbimeve Mjedisore" dhe zbatimin e tij. Federata Kombëtare e Pyjeve dhe Kullotave Komunale Sheza TOMCINI CNVP (Bashkojmë Vlerat e Natyrës me Njerëzit) Më datë 5 Tetor, Fondacioni CNVP (Bashkojmë Vlerat e Natyrës me

vit në fillim të Tetorit. Fokusi i kësaj ngjarjeje është festimi i të vjelave të mbara dhe promovimi i produkteve të Dibrës, të tilla si arra, mollë, lajthi organike dhe ushqime tradicionale. Kjo ngjarje, këtë vit solli sëbashku komunitetet rurale nga të gjitha komunat e Dibrës, autoritetet rajonale dhe kombëtare, pjesëmarrës nga

Njerëzit) në kuadër të implementimit të projektit: "Fuqizimi i Pylltarisë së Qëndrueshme Komunale II" mbështetur nga Ambasada Suedeze, mori pjesë në panairin rajonal të organizuar në rajonin e Dibrës. CNVP lehtësoi dhe mbështeti prodhuesit e arrorëve të komunave të ndryshme të Dibrës dhe Grupin e Grave për të promovuar dhe shitur produktet e tyre. "Festa e të Vjelave" është bërë një traditë për këtë rajon dhe festohet çdo

Debari dhe Gostivari (Maqedoni) dhe shumë turistë, pasi gjatë këtij sezoni janë të shumtë në numër (2000) për shkak të Trajtimit të Llixhave që ofron qyteti i Peshkopisë. Rreth 5000 vizitorë patën mundësinë të kënaqen, blejnë dhe shijojnë produktet e Dibrës. Kjo ngjarje u organizua në bashkëpunim me ALCDF, KASH, ANTARC dhe aktorë të tjerë lokalë. Partnerët tanë kryesorë ishin Federata e Pyjeve të Dibrës, Klubi i Arrorëve dhe Argitra - Vizion. Gjithashtu

3

FKPKK
Feder ata Kombëtare e Federata Pyjeve dhe Kullotave Komunal e, Shqipëri Komunale,
www.shkpkk.org

JET

Gjelbër

APPK APP K
Asosacioni i Pronarëve të Pyjeve Privatë, Ko sovë Kosovë
www.akppp.net

PËRVOJË NGA PEJA...

M
të ftuar në këtë ngjarje ishin edhe përfaqësues nga Federata Kombëtare e Pyjeve dhe Kullotave Komunale, si edhe Federatat Rajonale të Shkodrës, Elbasanit dhe Kukësit. Pjesëmarrja e fermerëve në panair këtë vit ishte shumë e lartë. Nga 260 fermerë pjesëmarrës me produkte të ndryshme, prodhuesit e arrorëve dhe grupet prodhuese të grave ishin 110 fermerë në total duke përfshirë edhe 40 gra. Karakteristika e këtij viti ishte sasia e madhe e prodhimeve që sollën dhe shitën fermerët në panair (prodhime bujqësore, pyjore, blegtorale dhe fruta). Prodhimet kryesore pyjore ishin: arrat, lajthitë, gështenjat, fruta pylli të përpunuara, bimët mjekësore/ aromatike, fidanë sherebele dhe ushqime të ndryshme tradicionale të bëra me to. TË DHËNA: Sasia e produkteve arrore të shitura: 1. Arra 2470 kg, çmimi mesatar 500 LEKË; 2. Gështenja 1258 kg, çmimi mesatar 200 LEKË; 3. Lajthi 185 kg, çmimi mesatar 600 LEKË. Përveç shitjes së produkteve, fermerët patën mundësinë të lidhin kontrata për fidanë dhe bimë mjekësore me blerësit. 1. Fidanë arre: 2500 copë x 250 lekë për copë; 2. Fidanë lajthie: 1000 copë x 170 lekë për copë; 3. Fidanë bajame: 300 copë x 200 lekë për copë; 4. Fidanë gështenje: 8000 copë x 160 lekë për copë; 5. Fidanë sherebele: 70000 copë x 8 lekë për copë.

Albora KACANI Federata Kombëtare e Pyjeve dhe Kullotave Komunale

e datë 26 Gusht 2013, një ekip i përbërë nga përfaqësues të Federatës Kombëtare të Pyjeve dhe Kullotave Komunale, Federatës Rajonale të Kukësit, përfaqësues të fondacionit CNVP, Kukës (Bashkojmë Vlerat e Natyrës me Njerëzit), një grup fermerësh nga Komuna Malzi dhe përfaqësues të po kësaj komune bënë një vizitë në rajonin e Pejës, Kosovë. Ekipit iu bashkuan në Pejë, miqtë dhe bashkëpunëtorët e CNVP, Kosovë, përfaqësuese të grupeve të grave të Istogut

dhe Rugovës dhe përfaqësues të Asosacionit të Pronarëve të Pyjeve Private të Kosovës. Ndalesa e parë u bë në ndërrmarrjen "Agroproduct sh.p.k" në Istog. Grupi u mirëprit nga menaxheri i saj z.Halit Avdiaj dhe punonjësit e ndërrmarrjes. Ndërrmarja "Agroproduct sh.p.k" është themeluar në vitin 2002. Ajo është kompani lidere në Kosovë që bën grumbullimin, kultivimin, përpunimin dhe eksportin e bimëve mjekësore, aromatike dhe frutave malore. Sipas z.Avdiaj, ato kultivojnë rreth 50 lloje të bimëve të egra dhe frutave malore ku 15 lloje kultivohen në tokë me qera. E rëndësishme për ndërrmarjen janë marrëdhëniet me fermerët e zonës, të cilët janë përfituesit kryesorë. Ndërmarrja ka kontrata direkte me fermerët ku 5 ha tokë e fermerëve është kultivuar me bimë e fruta malore. Synimi i "Agroproduct sh.p.k" për vitin 2015 është që 50 përqind e bimëve të jetë e kultivuar dhe 50 përqind e grumbulluar. Ndërrmarja ka një organizim shumë të mirë dhe shtrirje të gjerë prej 33 qendrash grumbullimi dhe 3225 grumbullues sezonal në të gjithë Kosovën. Ndërrmarja ka lidhur kontrata afagjata me kompani të huaja si në Gjermani, Zvicër, Angli, Austri, Ceki si dhe me disa vende të Ballkanit për eksportin e produkteve të saj. Z.Avdiaj nuk la pa përmendur problemet që hasen me grumbulluesit në Shqipëri të cilët kanë mungesë të experiencës dhe organizimit në këtë fushë. Më pas grupi pati mundësinë të vizitojë ambjentet e brendshme të ndërmarrjes. "Agroproduct sh.p.k" ka disa tharse të cilat janë kontribut i donacioneve të ndryshme në Kosovë por edhe të vetë ndërrmarrjes.

Z.Avdiaj, është pjesë e grupit të hartimit të Strategjisë për Pyjet në Kosovë. Kjo është një mundësi shumë e mirë përfaqësimi për biznesin privat në Kosovë. Me përfundimin e vizitës në ndërmarrjen "Agroproduct sh.p.k" grupi bëri një ndalesë të shkurtër tek burimi i lumit Drin, 11 km larg qytetit të Pejës. Një mrekulli natyrore, ku gërshetohen bukuritë ujore me ato malore. Pjesë e programit të vizitës në Kosovë ishte edhe ndalesa në Rugovë, ku grupi u prit nga përfaqësues të Pronarëve të Pyjeve Private "Bjeshkët e Rugovës"në Pejë. Kryetari i Shoqatës z.Ramiz Qorraj i uroi grupit mirëseardhjen në Bjeshkët e Rugovës. Shoqata "Bjeshkët e Rugovës" është themeluar më 25 shkurt 2010 dhe nga 13 anëtare që ka patur në fillim, sot ka 250 me shtrirje në gjithë Rajonin. Ajo u formua me qëllim mirëmenaxhimin e pyjeve dhe kthimin e të drejtave të pronësisë banorëve vendas. Shoqata në bashkëpunim dhe mbështetje të fondacionit CNVP ka realizuar çdo vit aktivitete konkrete. Këto aktivitete lidhen me përmirësimin dhe mbrojtjen e pyjeve si dhe zhvillimin e vetë rajonit. Për t'u përmendur sipas z. Qorraj është një studim i bërë në lidhje me mundësinë e shfrytëzimit të mbeturinave nga prerjet e rregullta në pyjet private dhe kthimin e tyre në ashkla për prodhimin e energjisë termike për

ngrohje. Ky studim do të vihet së shpejti në zbatim. Me mbështetje të CNVP, Kosovë ata kanë siguruar një makinë grirëse, tashmë pronë e Shoqatës së Pronarëve të Pyjeve. Pë zbatimin e studimit ata kanë siguruar brenda shoqatës edhe një mjeti lëvizës (zetor) dhe shumë shpejt do të sigurojnë edhe tenderimin për instalimin e furrës dhe tubacioneve pasi kjo inisiativë do të

shërbejë edhe për ngrohjen e shkollës së zonës. Përveç përfitimeve nga ana e pronarëve të pyjeve, pozitive në zbatimin e këtij studimi është pastrimi i pyllit, ruajtja dhe mbrojtja e pyjeve nga sëmundjet e ndryshme, si dhe grumbullimi i këtyre mbeturinave. Z.Qorraj është vetë pronar i 15 ha pyjesh dhe merr prej tyre rreth 30 m3 në vit në pyjet e Ahut. Krahas kujdesit që tregon për pyllin dhe plotësimin e nevojave familjare ai ka mundësinë të shesë lëndë për sigurimin e të ardhurave. Jo vetëm z.Qorrja por të gjithë pronarët e pyjeve në Kosovë kanë kërkuar të sigurohen më shumë të drejta dhe lehtësira në ligjin e ri për pyjet në Kosovë. Kjo gjithashtu, në drejtim të taksave dhe të drejtave më të mëdha për Shoqatën. Kërkesa janë bërë edhe të drejtat mbi pyjet të mohuara historikisht. Sipas z.Qorraj pyjet e Rugovës janë pronë e trasheguar nga të parët ndër shekuj. Përvoja që solli ai ishte shumë e rëndesishme dhe për grupin e fermerëve nga Shqipëria të pranishëm në këtë vizitë. Në Pejë janë evidentuar rreth 500 pronarë privatë me 6000 ha pyje dhe pretendimi është se ka ende një sipërfaqe të konsiderueshme pyjesh që historikisht u është mohuar pronarëve. Të gjithë do të dëshironim të gjenim forma të reja menaxhimi për të siguruar produkte të vazhdueshme të pyllit për nevojat e të njerëzve, por gjithmonë duke e përdorur pyllin në mënyrë të qëndrueshme. Mohimi i të drejtës së pronësisë, përdorimi spontan dhe varfëria janë ndër shkaqet kryesore që pyjet janë dhe vazhdojnë të dëmtohen edhe në masivet e Rugovës. Në kuadrin e diskutimeve që shpesh kanë bërë për ndryshimet ligjore, shumë nga strukturat janë shprehur kundër dhënies së të drejtave pronarëve edhe pse ata paraqesin në të gjithë Kosovën modele dhe pyje më të shëndetshme se ato të shtetit. Më pas grupi pati mundësinë të vizitojë një tjetër ndërmarrje të quajtur kooperativa bujqësore Rugova. Këtu bëhej grumbullimi, përpunimi dhe tregtimi kryesisht i frutave pyjore. Kjo vizitë një ditore në rajonin e Pejës iu sherbeu pjesëmarrësve në njohjen e metodave të grumbullimit dhe përpunimit të bimëve mjekësore, aromatike dhe frutave pyjore si dhe ndarjen e përvojave të menaxhimit të pyjeve privatë e komunale.

FKPKK
Feder ata Kombëtare e Federata Pyjeve dhe Kullotave Komunal e, Shqipëri Komunale,
www.shkpkk.org

JET

Gjelbër

APPK APP K
Asosacioni i Pronarëve të Pyjeve Privatë, Ko sovë Kosovë
www.akppp.net

4

Dëmtimi i pyjeve, krye komunari akuzon qeverinë: Nuk na e kaluan në përdorim
Dëmtohen sipërfaqe të konsiderueshme pyjesh, vendori: Me lejen e pushtetarëve
kërkesave të kohës. Pyjet po shkojnë drejt degradimit edhe në zonën e Librazhdit. Kështu në komunat Rrajcë, Orenjë, Stravaj janë shkatërruar edhe sipërfaqet më të mëdha. Sipas Drejtorisë së Pyjeve në këtë rreth janë proceduar 4 persona për prerje të paligjshme dhe janë vënë mbi 200 gjoba, por ende vazhdon prerja. Sipas të dhënave të kësaj drejtorie janë rreth 27 mijë hektarë pyje komunale sh ë 24 mijë ha pyje shtetërorë. Pyjet e dëmtuara janë në administrim të Drejtorisë së Pyjeve, ndërsa ato që i kanë shpëtuar disi sulmit të prerjeve janë pyje në administrim komunal ose të individëve që kanë përfituar të drejtën për t'i menaxhuar.

LBASAN- Kryetari i komunës Funar ka bërë një deklaratë të fortë i pyetur mbi faktin se në territorin e komunës së tij janë dëmtuar një sipërfaqe e konsiderueshme pyjore. Komuna ka mbrojtur atë që ka mundur nga pyjet. Vetë banorët e fshatrave i kanë ruajtur sipërfaqet pyjore, të cilat kanë qenë në administrim privat, por pjesa tjetër që është në administrim shtetëror ka shkuar drejt shkatërrimit. Komuna para dy vitesh i ka bërë kërkesë Ministrisë së Mjedisit dhe qeverisë që

E

Marrë nga gazeta Metropol

të kalonte të gjithë sipërfaqet pyjore të kësaj zone nën administrimin e komunës, por kjo nuk është pranuar nga ish qeveria demokratike. Sherja tha se zona më problematike është ajo e malit të Korrës që për një periudhë të shkurtër kohore është shpyllëzuar e gjitha. Sipas tij, prerja e pyjeve është lejuar nga Drejtoria e Shërbimit Pyjor. Ndërkohë kreu i komunës shprehet se komuna është duke hartuar një planë administrimi për liqenet dhe zonat pyjore që i kanë kaluar komunës me qëllim kthimin e tyre në destinacion turistik. Sipas tij, komuna do të lejojë ndërtimin e shtëpive prej druri duke ruajtur mjedisin dhe për t'ju përshtatur

Ministri Koka takim me ambientalistët: Situata në pyje tepër e rëndë!
"Në studimet që janë bërë nga Banka Botërore ka rezultuar që, Shqipëria nuk ka pyje më tepër se 1 shifër, 7-8 apo 9%, ndërkohë që Shqipëria ka trashëguar pyje 70-80% të territorit, ndërsa sot kemi me një shifër, sepse nuk quhen pyje ato që kanë mbetur me një copë bar apo shkurre."- deklaroi ambientalisti Sazan Guri. Përballë një situate të tillë, ministri Koka ka mbledhur në një tryezë të rrumbullakët përfaqësues të shoqatave mjedisore, ku dhe ka paraqitur dy projekt moratoriume që do t'i propozohen qeverisë. I pari për ndalimin e eksportit të lëndës drusore të papërpunuar dhe qymyrit të drurit, si dhe moratoriumi për përdorimin e armëve të gjahut. "Në një pr/vendim që ne shumë shpejt do t'a paraqesim në Këshillin e Ministrave, ndalojmë eksportin e drurit të papërpunuar, eksportin e qymyrit të drurit. Jemi në prag të një pr/ vendimi për një moratorium për gjuetinë."deklaroi ministri. Seleksionimi i mbetjeve në vend ishte një tjetër pikë e diskutuar, ku ministri kërkoi mbështetjen edhe të pushtetit vendor për nisjen e një projekti pilot në institucionet publike arsimore.

Suksese të pylltarisë komunale në Shqipëri
Federata Kombëtare Pyjeve dhe Kullotave Komunale Pylltaria komunale ka arritur mjaft suksese në Shqipëri, ku përfshirja e përdoruesve -familjeve fshatare - është e lartë. Ndikimi duket sidomos në ruajtjen dhe përmirësimin e pyjeve të degraduara të ndodhura pranë fshatrave, të përdorura tradicionalisht prej tyre, bashkërisht si fshat apo veçan secila familje në pjesë të caktuara. Në këto zona, pyjet po ripërtërihen dhe kanë filluar të japin prodhime drusore aq shumë të nevojshme për të zbutur varfërinë në fshat si dhe shërbime të tjera. Zona të mëdha të pyjeve të degraduara janë kthyer sërish në pyje të vlefshme. Shëmbuj mund të shihen në të gjithë Shqipërinë si në Kukës, Dibër, Lezhë, Korçë, Elbasan etj. Për fat të keq, në të kundërtën e zhvillimit pozitiv të pyjeve komunalë, pyjet e larta në pronësi të shtetit mbeten problematike; eksperienca që prej viteve 90' deri më sot tregon për mbishfrytëzimin e tyre, djegien masive dhe prerjet ilegale. Shërbimi Pyjor Shtetëror dhe ministritë përkatëse që janë ngarkuar me pyjet, nuk kanë qenë në gjendje deri tani të ndalojnë degradimin e pyjeve. Kërkohen përpjekje të mëdha për ruajtjen dhe çuarjen e këtyre pyjeve drejt menaxhimit të qëndrueshëm. Kërcënimi që paraqesin ndryshimet klimatike te njerëzit, bota e gjallë dhe në mjedisin tonë të jetesës tani është pranuar me përmasa të mëdha, si në nivelin shkencor ashtu edhe ndërmjet atyre që marrin vendime, dhe gjithnjë e më shumë, tek politikanët dhe opinioni publik në përgjithësi; megjithatë, të gjitha të dhënat aktuale dhe informacioni, si dhe një sërë modelesh të ndërlikuara, tregojnë se ekosistemet, produktet dhe shërbimet që sigurojnë, si dhe biodiversiteti që është pjesë përbërëse e tyre, po degradohen çdo ditë e më shumë.

Balkanweb Situata në pyjet e Shqipërisë vlerësohet në pikën më alarmante të 100 viteve të fundit. Sipas ambientalistëve, sipërfaqet pyjore janë reduktuar ndjeshëm krahasimisht me atë çka u trashëgua nga sistemi monist, vlerësim ky që është në të njëjtin qëndrim me atë të ministrit të ri të mjedisit Lefter Koka. "Fatkeqësisht në këto pak ditë pune kam konstatuar që pyjet kryesisht dhe lumenjtë kanë pësuar një dëmtim shumë të madh"deklaroi ministri Koka.

5

FKPKK
Feder ata Kombëtare e Federata Pyjeve dhe Kullotave Komunal e, Shqipëri Komunale,
www.shkpkk.org

JET

Gjelbër

APPK APP K
Asosacioni i Pronarëve të Pyjeve Privatë, Ko sovë Kosovë
www.akppp.net

Propozime për mbrojtjen e faunës së egër dhe gjuetinë …

Masakra e gjuetisë së paligjshme në rrethin e Librazhdit!!!
Marrë nga "Mjedisi SOT" Agim BLLOSHMI Po gjuhet në Parkun Kombëtar! Nuk ka një inventar të armëve! Institucionet përkatëse nuk bëjnë punën! Gjuajnë edhe të huaj?! Është Demir Leka Kryetar i Shoqatës së Gjuetarëve në Rrethin e Librazhdit që ngre alarmin për gjuetinë e paligjshme që po bëhet në rrethin e Librazhdit, kjo ka bërë që kaprolli, lepuri i egër dhe thëllëza, gjeli i egër, dhia e egër, kafshë dhe shpendë karakteristike të rajonit juglindor, të zhduken dita ditës. Një problem është gjuetia në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë, po ashtu dhe në disa zona të tjera të rrethit si në Stëblevë, Sopot, Polis, Dardhë, Hotolisht, Qukës etj. Sipas kryetarit të Shoqatës së Gjuetarëve në Librazhd Demir Leka, ku ai thotë për "Eko-lëvizjen" se - kjo që po ndodh, fare mirë mund të konsiderohet si një masakër, pasi po zhduket dhe shkatërrohet e gjithë fauna e vendit tonë. Sipas tij, që nga viti 1997 nuk është bërë asnjë inventarizim i armëve të gjahut, nuk dihet se kush ka armë, madje nuk bëjnë punën as organet e rendit dhe as ato të Drejtorisë së Shërbimit Pyjor për kapjen e gjuetarëve, të cilët mbajnë armë gjahu pa leje. Madje sipas tij, gjuhet gjatë gjithë javës, hyhet në park pa asnjë leje gjuetie, gjuajnë edhe të huaj, gjuhet natën dhe ditën, në Sopot gjuetarët shkojnë me makina frigoriferike duke qëndruar me javë dhe duke asgjësuar gjithçka. Organet Federata Kombëtare e Pyjeve dhe Kullotave Komunale Mendojmë se kemi arritur në një situatë tepër të rëndë dhe tashmë duhet shumë punë të kthehemi në normalitet. Është e lehtë të flitet dhe të fajësohen të tjerët, stafin e Ministrisë apo Shërbimit Pyjor, që kanë përgjegjësinë më të madhe, por nga ana tjetër, duhet të fillojmë t'i bëjmë apel vetes si të përmirësojmë gjendjen. Dëmtimi ka ardhur jo vetëm nga gjuetia e pakontrolluar apo nga moskujdesi për shtimin e saj (me forma të ndryshme nga persona të interesuar si psh: personat e pajisur me armë gjahu dhe shumë të paliçensuar si anëtarë të shoqatave të gjuetarëve), por edhe nga dëmtimi i pyjeve ku ushqehen, strehohen e riprodhohen kafshët e egra. Ndërgjegjësimi për mbrojtjen dhe shtimin e kafshëve të egra duhet bërë tek të gjithë ata që gjuajnë apo kryejnë aktivitete të ndryshme në pyje e kullota. Disa nisma që kanë ardhur nga gjuetarët e terrenit kanë qenë "Të ndalojmë gjuetinë për disa vite", dikush thotë 1-3, dikush 5 vjet. Kjo është mirë të diskutohet së pari nga vetë gjuetarët e shoqatat e tyre dhe të propozojnë sa e si duhet vepruar për të mundësuar ndalimin e gjuetisë, llojet, kohën, vendin, periudhën, duke argumentuar shkaqet. Me gjithë pakësimin dhe dëmtimin e ndodhur - që ne të gjithë jemi dëshmitarë - përsëri është një "farë" sado e pakët që duhet ruajtur, për brezat e ardhshëm për të mirën e natyrës, shoqërisë dhe zhvillimit, kur të bëhemi ndonjëherë shtet normal. Fara duhet ruajtur sot! Ajo që ndodh sot është shfarosje dhe s'ka lidhje me gjuetinë. Është mirë, që nëse ekzistojnë hapësirat logjike e ligjore ta shpallim të ndaluar gjuetinë dhe të vëmë në mbrojtje ato pak relikte/të rralla, që na pëlqen të besojmë se vazhdojnë të

kompetente nuk kanë kapur asnjë gjuetar që dëmton faunën e egër, ku ka dhe mjaft kafshë që janë në zhdukje, por që po masakrohen. Deri më tani si nga Shërbimi Pyjor, por edhe nga Policia e Rendit, nuk ka asnjë person të vënë para drejtësisë për shkatërrimin e madh të kësaj pasurie që ka ky rreth, ku ka gjashtë zona të mbrojtura, një Park Kombëtar dhe një rezervat gjuetie.

jetojnë në hapësirën shqiptare. Nëse hapi i parë është ndalimi i gjuetisë, mendojmë se ka mjaft punë të tjera për të bërë duke filluar nga invetarizimi, përmirësimi i bazës ligjore për të siguruar përfshirjen e komunitetit jo vetëm të gjuetarëve, në vendime që lidhen me mbrojtjen dhe mbarështrimin e Faunës së egër në Shqipëri.

REFORD zgjedh presidenten e re
Qendra Rajonale për Pylltari dhe Zhvillim Rural (REFORD) mbajti në 30 Shtator deri me 2 Tetor 2013, Asamblenë e Përgjithshme e cila u zhvillua në ambjentet e Hotel Bianka Resort në Kolashin të Malit te Zi. Asambleja e Përgjithshme mirëpriti Kroacinë dhe "Republikën Serbe" në Bosnje Herzegovinë si anëtare të reja të REFORD. Kroacia përfaqësohet nga Unionin Kroat i Shoqatave të Pronarëve të Pyjeve Private ndërsa "Republika Serbe"Bosnje Hercegovinë nga Shoqatat e Pronarëve të Pyjeve Private - "Pylli ynë". Tanimë, REFORD ka 7 anëtarë në nivel ballkanik (Bosnje Hercegovinë, Bullgari, Kosovë, Kroaci, Mali i Zi, Maqedoni, Shqipëri). Anëtarët e REFORD zgjodhën gjatë Asamblesë edhe Presidenten e re të tyre, Albora Kacani. Ajo është përfaqësuese e Federatës Kombëtare të Pyjeve dhe Kullotave Komunale në Shqipëri dhe pritet të ushtrojë mandatin e saj per dy vjet.

FKPKK
Feder ata Kombëtare e Federata Pyjeve dhe Kullotave Komunal e, Shqipëri Komunale,
www.shkpkk.org

JET

Gjelbër

APPK APP K
Asosacioni i Pronarëve të Pyjeve Privatë, Ko sovë Kosovë
www.akppp.net

6

Bashkëpunimi midis aktorëve vendorë në Qarkun Kukës
DOMOSDOSHMËRI PËR QEVERISJEN E QËNDRUESHME TË PYJEVE DHE KULLOTAVE KOMUNALE
Xhelal SHUTI Kordinatori FPPKK Kukës

M

ë datë 23/09/2013 u zhvillua një takim midis përfaqësuesve të Federatës së PPKK Kukës dhe Kryetarit të Këshillit të Qarkut Kukës z. Ibsen Elezi dhe stafit të tij. Në këtë takim u diskutuan problemet në fushën e pylltarisë komunale në Qarkun e Kukësit, si dhe sfidat për vazhdimin e reformave për një menaxhim të qëndrueshëm të pyjeve dhe kullotave komunale në këtë qark. Federata Rajonale bëri një prezantim të përgjithshëm, ku u theksua se transferimi i pyjeve dhe kullotave në pronësi të NJQV deri tani ka arritur në masën 50%, ka filluar proçesi i regjistrimit të tyre në ZRPP dhe në rrethin e Kukësit i kanë regjistruar 7 komuna dhe kanë aplikuar edhe 4 të tjera, ndërsa në rrethin Has dhe Tropojë ky proçes nuk ka filluar ende. Pas kësaj përvoje, Kryetari i Këshillit u njoh me përvojën e fituar në komunën Malzi, e cila ka marrë në pronësi 50% të pyjeve dhe kullotave dhe këto të regjistruara në ZRPP, ajo ka bërë edhe identifikimin e 27 grup/përdoruesve tradicionalë në fshatin Petkaj të kësaj komune, me të cilët ka lidhur kontrata përdorimi me një afat 50 vjeçar. Kjo mundëson hapjen e rrugës së proçeseve të zhvillimit dhe menaxhimit të qëndrueshëm të kësaj pasurie. Këta banorë kanë filluar të investojnë në parcelat e tyre, aty ku ata shohin se interesi është më i madh për të sjellë fitime për një kohë sa më të shkurtër. Parcelat me interes fitimi të shpejtë janë parcelat me pyje gështenje, të cilat ata po mundohen t'i trajtojnë si parcela të orientuara për prodhim frutash gështenje, por mundësitë ekonomike familjare janë të vogla. Komuna Malzi ka në pronësi 700 ha pyje gështenje, të

cilat kërkojnë ndërhyrje emergjente për t'i kthyer nga pyje gështenje në parcela për prodhim fruti gështenje në mënyrë që rritet rendimenti i prodhimit të frutave të gështenjës por edhe drurëve të zjarrit, njëkohësisht arrihet edhe punësimi i një numri të konsiderueshëm familjesh. Kryetari i Qarkut pasi u njoh në përgjithësi me ecurinë e proçesit, si dhe modelet e krijuara, përshëndeti të gjithë aktorët që kanë kontribuar në këtë proçes dhe në emër të Këshillit të Qarkut premtoi, se do të mbështesë me një paketë financiare disa familje apo grup familjesh, të cilat kanë plotësuar kriteret dhe standartet tekniko-ligjore për rehabilitimin dhe krijimin e modeleve të parcelave pyjore, ku vetë familjet i shohin si prioritare për zhvillimin e tyre. Mundësimin e

trajnimeve profesionale për përhapjen e përvojave më të mira në zhvillimin e pylltarisë. Ai premtoi gjithashtu se, do të mbështesë grupet prodhuese në promovimin e prodhimeve nga sektori i arrorëve, si në organizimin e panaireve ashtu dhe në rritjen e shkallës së përpunimit të këtyre prodhimeve, duke shfrytëzuar traditën, por edhe metodat e reja që përdoren në vendet me më shumë përvojë në këtë drejtim. Të gjitha këto aktivitete duhet dhe i shërbejnë punësimit sa më të gjerë të familjeve rurale, jo vetëm në plotësimin e nevojave të tyre, por edhe promovimin e turizmit me produkte tradicionale të zonës. Ne - tha në fjalën e tij z. Xhelal Shuti falënderojmë kryetarin e qarkut për këtë takim në diskutimin dhe mbështetjen e disa aktiviteteve

promovuese, për nxitjen e krijimit të modeleve të përparuara në zhvillimin e qëndrueshëm të pylltarisë komunale në këtë qark. Ai shtoi se Këshilli i Qarkut mund dhe duhet të vërë në lëvizje strukturat e NjQV-ve në zgjidhjen e problemeve të regjistrimit të pyjeve dhe kullotave në ZRPP dhe këto të fundit të mos bëhen pengesë në këtë proçes. Komunat të rekrutojnë në stafet e tyre ekspertë të fushës së pyjeve me qëllim që të hartojnë planet operacionale gjatë tremujorit të katërt të këtij viti, me qëllim që në muajin Janar të vitit pasardhës të miratohen në Këshillet e Komunave plane vjetore të pakontestueshme. Komunat nëpërmjet komisioneve të tyre, të legalizojnë konsolidimin e kufijve tradicionalë të fshatrave, si qeliza bazë në administrimin e territorit si dhe të mbështesin e forcojnë Shoqatat e Përdoruesve të Pyjeve që merren me menaxhimin e Pyjeve dhe Kullotave Komunale. Ne - vijoi ai - mendojmë se duhet të vazhdojë proçesi i transferimit të pyjeve dhe kullotave në pronësi të pushtetit vendor, por edhe Qarku të ketë prona, si parqe apo zona kreative rajonale në shërbim të zhvillimit dhe të fuqizimit ekonomik e social të rajonit. Për të gjitha pronat vetë Qarku në bashkëpunim me Federatat dhe Shoqatat mund të hartojë Strategji Rajonale për menaxhimin e integruar të Burimeve Natyrore, përfshirjen e pyjeve në shërbimet mjedisore, zhvillimin e agropylltarisë dhe turizmit, për të patur më shumë ndikim në cilësinë e jetës së njerëzve në vazhdimësi. Për të gjitha këto u gjet një mirëkuptim nga të dy palët dhe u mendua krijimi i një grupi bashkëpunumi midis stafit të qarkut dhe Federatës së PPKK Kukës.

ZOTËRIMI I PYJEVE Pse është i rëndësishëm vlerësimi i pronësisë së pyjeve
FAO (Organizata për Ushqim dhe Bujqësi e Kombeve të Bashkuara) Zotërimi i pyjeve është një koncept i gjerë që përfshin pronësinë, qeramarrjen dhe rregullime të tjera për përdorimin e pyjeve. Ai është një kombinim i pronësisë së përcaktuar në mënyrë ligjore apo zakonore dhe i të drejtave dhe rregullimeve për menaxhimin dhe përdorimin e burimeve pyjore. Zotërimi i pyjeve vendos se kush mund dhe çfarë burimesh të përdorë, për sa kohë dhe nën çfarë kushtesh. Ndërsa çështjet e zotërimit të tokës janë investiguar dhe debatuar për një kohë të gjatë, zotërimi i pyjeve ka marrë vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar vetëm kohëve të fundit, veçanërisht në kontekstin e nismave të tilla si zbatimi i ligjit, qeverisja dhe tregtimi (FLGT) dhe përpjekjet për uljen e emetimeve të gazrave me efekt serë nga shpyllëzimet dhe degradimi i pyjeve (REDD). Po njihet gjithnjë e më tepër që zotërimi i sigurtë i burimeve pyjore mund të kontribuojë në zbutjen e varfërisë të miliona njerëzve, të cilët varen direkt apo indirekt nga burimet pyjore për jetesën e tyre, në mënyrë më të përgjithshme nga menaxhimi i qëndrueshëm i pyjeve. Megjithëse pjesa më e madhe e pyjeve të botës mbeten në pronësi publike dhe kontrollin shtetëror, veçanërisht në vendet në zhvillim, një diversifikim i rregullimeve të zotërimit të pyjeve po zhvillohet në rajone të ndryshme të botës, si pjesë e rishikimit të politikave

dhe ligjeve pyjore. Natyra e këtyre rregullimeve të reja të zotërimit varion në mënyrë të konsiderueshme, duke reflektuar historinë e shkuar dhe atë aktuale të shteteve, qasjet e ndryshme të zgjedhura nga qeveritë për të përmirësuar menaxhimin e pyjeve, por gjithashtu zërat në rritje të aktorëve lokalë, të cilët kërkojnë njohjen e të drejtave të tyre dhe një rol në vendimmarrje. Shumë proçese të reformës së zotërimit, të tilla si privatizimi, titullimi dhe kthimi apo rishpërndarja e tokës nuk janë implementuar në mënyrë të duhur, për shkak të një mjedisi të dobët mbështetës, një mungese përfshirjeje të përfituesve në vendimmarrje rreth rregullimeve të reja të zotërimit dhe komunikimit të varfër. Pashmangshmërisht, kjo krijon pasiguri, mosbesim dhe konflikt, rrit brishtësinë e zotërimit dhe ul interesin për menaxhimin e duhur të pyjeve. Reformat e zotërimit duhet të inkorporohen në një kontekst më të gjerë që përfshin kuadrin qeverisës dhe rregullator; të kryera në izolim ato janë të prirura të dështojnë apo të kenë

impakt të kufizuar. Fuqizimi nuk vjen vetëm nga titullimi, dhe titullimi nuk siguron kapacitetin për të përfituar nga burimet pyjore, por kërkon shumë mbështetje shtesë. Aktivitetet e FAO-s në lidhje me zotërimin e pyjeve synojnë në mbështetjen e zhvillimit dhe implementimin e sistemeve të diversifikuara të zotërimit të pyjeve në fushat e mëposhtme: " Vlerësimin e sistemeve të ndryshme të zotërimit dhe impaktit të tyre mbi menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve dhe zbutjen e varfërisë; " Mbledhjen e vazhdueshme dhe shpërndarjen e të dhënave mbi zotërimin e pyjeve në nivel vendor, rajonal dhe global; " Rritjen e ndërgjegjësimit dhe stimulimin e debateve në nivel kombëtar dhe forumet ndërkombëtare mbi çështjet e zotërimit të pyjeve në veçanti për aktorët lokalë; " Sigurimin e mbështetjes nga shteti në proçesin e reformës së zotërimit përmes projekteve të fushës dhe zhvillimit të mjeteve praktike.

7
ëllimi i kodit pyjor është sigurimi i orientimeve të përgjithshme të politikave pyjore dhe rregulloreve që derivojnë prej tyre, si edhe të prezantojnë rolin e institucioneve përgjegjëse për implementimin e tyre. Kodi Pyjor konsiston në tre kapituj: Kapitullli i parë është shumë i përgjithshëm, ai përmban: Institucionet, pushtetin dhe detyrat e tyre në sektorin e pyjeve; Politikat pyjore, menaxhimin e qëndrueshëm dhe rregulloret; Mbrojtjen e pyjeve nga zjarret dhe rregulloret përkatëse; Mbrojtjen e pyjeve dhe rregulloret lidhur me të; Zhvillimi i pyjeve; Dispozitat penale. Kapitulli i dytë fokusohet tek pyjet nën "regjimin pyjor": ==> Operacionet, përgjegjësinë dhe pushtetin e Zyrës Kombëtare të Pyjeve; ==> Të drejtat e përbashkëta; ==> Grupimet (konsolidimi) e pyjeve; ==> Financimi i aktiviteteve të komunave pronare pyjesh; ==> Dispozitat penale. Kapitulli i tretë fokusohet tek të gjithë pyjet private: " Institucionet, pushtetet dhe detyrat e tyre në sektorin e pyjeve; " Menaxhimi i pyjeve; " Termat e konsolidimit të pronësisë dhe menaxhimit të tyre. Regjimi Pyjor Francez Të gjithë pyjet që i përkasin Shtetit, autoriteteve lokale apo institucioneve publike konsiderohen në dobi publike dhe prandaj qeverisen sipas Regjimit Pyjor të Fracës. Si të tillë, këto pyje i nënshtrohen planifikimit strikt të menaxhimit. Ky menaxhim duhet të integrojë shumëfunksionalitetin e pyjeve dhe jo vetëm prodhimin. Regjimi Pyjor Francez ka një impakt direkt në menaxhimin aktual. Psh. pranimi i vizitorëve është i detyrueshëm, si edhe duke marrë në konsideratë ruajtjen e biodiversitetit dhe habitateve. Këto pyje gjithashtu mund të jenë subjekt i kërkimeve shkencore. "Aménagement" është një dokument menaxhimi, i cili është i detyrueshëm për çdo pyll dhe shkon përtej një përshkrimi të thjeshtë të grumbujve të ndryshëm dhe rregullave silvikulturore që duhet të zbatohen. Administrata Kombëtare e Pyjeve (AKP) është autoriteti i vetëm përgjegjës për implementimin e "regjimit të pyjeve" në partneritet me pronarët publikë. 85% e planit të financimit të Regjimit Pyjor Francez vjen nga qeveria qëndrore në formën e pagesave kompensuese të hartuara për të mbuluar kostot e AKP. Pjesa e mbetur prej 15% financohet nga njësitë e qeverisjes lokale kur ato paguajnë koston e monitorimit të pyjeve të tyre bazuar mbi të ardhurat nga shitja e lëndës drusore. Sipërfaqja më e madhe e pyjeve është private (Asetet e pyjeve private) Tre të katërtat e pyjeve të Francës janë private dhe sipërfaqja totale e tyre arrin 10.6 milionë ha. Ato përfshijnë një shumëllojshmëri të lartë speciesh, që kryesisht konsistojnë në lloje gjetherënëse. Prej 5 milionë hektarësh pyje dushqesh në Francë, afërsisht 4 milionë hektarë janë pyje privatë. Ndër llojet më të tregtuara, 80 - 90% e pishës së detit dhe pseudocugës janë pyje private. Gjithashtu strukturat variojnë shumë. Gjysma e sipërfaqes është e mbuluar nga pyje të lartë dhe pjesa e cungishteve zakonisht konsiston në parcela të vogla të destinuara për prodhimin e drurëve të zjarrit për vetëkonsum është me e madhe se sa pyjet publike. 70% e volumit të lëndës drusore në këmbë ndodhet në pyjet private (153 m3/ha). Struktura e pronësisë së pyjeve në Francë

FKPKK
Feder ata Kombëtare e Federata Pyjeve dhe Kullotave Komunal e, Shqipëri Komunale,
www.shkpkk.org

JET

Q

Gjelbër

APPK APP K
Asosacioni i Pronarëve të Pyjeve Privatë, Ko sovë Kosovë
www.akppp.net

Struktura e pronësisë dhe menaxhimit të pyjeve në Francë
KODI I PYJEVE DHE REGJIMI PYJOR FRANCEZ (KODI PYJOR)
nuk është homogjene, rajoni qëndror, lindor dhe verilindor kryesisht kanë mesatarisht fragmentizim më të madh të tyre. Në vitin 2010 sipas Qëndrës Kombëtare të Pronave Pyjore të Francës, pronarët e pyjeve zotërojnë mesatarisht 8.8 ha, por jo në një pjesë. Ato janë ndarë mesatarisht në 5 blloqe me mesatarisht 1.8 ha për njësi menaxhimi. Pavarësisht përpjekjeve për konsolidimin e pronësisë përmes panaireve të këmbimit apo përmes ligjit, ndryshimet janë të ngadalta. Grupimi për menaxhimin e pyjeve nëpërmjet strukturave ligjore të tilla si bashkimet e lira apo të liçensuara apo shoqatat e unioneve të menaxhimit të pyjeve dhe tregtimit po rriten në numër por ende janë të dobëta. Menaxhimi i Pyjeve Private Që prej vitit 1963, pronarëvetë pyjeve me më shumë se 25 ha u është kërkuar me ligj që të krijojnë një dokument ligjor i quajtur "Plan i Thjeshtë Menaxhimi" (Plan Simple de Gestion), i cili të aprovohet nga qëndrat rajonale për pronat pyjore. Ky dokument përshkruhet në kodin pyjor dhe integrohet në politikën e menaxhimit të qëndrueshëm të Pyjeve të Francës. Numri i Planeve të Thjeshtë të Menaxhimit është rritur që prej vitit 2010 pasi ligji nuk e kufizon më rëndësinë e tyre për pyjet që tejkalojnë 25 ha në një njësi. Planet e Thjeshta të Menaxhimit (PTM) gjithashtu mund të hartohen vullnetarisht për ngastrat midis 10 - 25 ha ose nëse disa pronarë bashkojnë ngastrat e tyre pyjore për të hartuar një PTMK (Plan i Thjeshtë Menaxhimi Kolektiv). PTM-të duhet të jenë në përputhje me kodin pyjor dhe Skemat Rajonale të Menaxhimit të Tokave Pyjore të vendosura nga Qëndrat Rajonale të Pronave Pyjore për të përcaktuar praktikat e menaxhimit të tokës pyjore të përshtatura për secilin rajon. Çdo PTM përshkruan grumbujt dhe programet vjetore të prerjes së lëndës drusore apo aktivitetet që duhet të kryhen për çdo ngastër apo n/ ngastër. Menaxhimi i kafshëve të egra gjithashtu është përfshirë në PTM. Ky dokument siguron një shqyrtim mbi menaxhimin e kaluar dhe një analizë të sfidave ekonomike, mjedisore dhe sociale. Pronarët e pyjeve me sipërfaqe të vegjël mundet ose të ndjekin një kod të praktikave të mira pyjore, i cili e bën menaxhimin e pyjeve më të thjeshtë dhe u mundëson atyre të marrin subvencione nga shteti, ose të dokumentojnë një regullore të modelit të menaxhimit. Dokumenti i Rregullores së Modelit të Menaxhimit përshkruan masat pyjore që do të aplikohen, rotacionin e këshillueshëm dhe llojet që do të përdoren, si dhe çështjet madhore mjedisore që duhet të merren në konsideratë. Në vitin 2010, 2.8 milionë ha dhe 26.500 prona u mbuluan me PTM. 16.300 pronarë ndjekin kodin e praktikave të mira pyjore, çka korrenspondon me 163.000 ha. 1147 Rregullore të Modelit të Menaxhimit që mbulojnë 18.901 ha janë aprovuar. Nësë dikush krahason këto shifra me 10.6 milionë hektarë të pyjeve private, vetëm një e treta e pyjeve privatë ka një dokument menaxhimi. Ky krahasim është i rëndësishëm sepse dokumenti i menaxhimit reflekton interesin e pronarëve të pyjeve për menaxhimin e tokave pyjore. Marketingu i produkteve drusore Në vitin 2010, 44 milionë m3 lëndë drusore u shfrytëzua në pyjet private ndaj 6.2 milionë m3 të shfrytëzuara në pyjet shtetërorë dhe 7.8 milionë m3 në pyjet komunale. Vjelja e lëndës drusore është vetëm 66% e rritjes vjetore të pyjeve, e cila është vlerësuar në 103 milionë m3/vit. 56% e tregut të lëndës drusore nga pyjet private trajtohet direkt nga pronarët, ndërsa 26% e pronarëve përdorin kooperativat dhe 18% përdorin ekspertë. Mënyrat e financimit dhe orientimet kryesore të politikës pyjore Franceze Orientimet kryesore të politikës pyjore Franceze Motoja aktuale e politikës pyjore franceze është të "shfrytëzojmë më shumë duke mbrojtur më mirë pyjet e Francës". Kjo moto është një përmbledhje e mirë e objektivave të kësaj politike. Politika është e orientuar drejt menaxhimit të pyllit që merr në konsideratë gjithnjë e më tepër aspektet mjedisore. Në këtë perspektivë synimi i afatmesëm i shtetit është të klasifikojë 2% të sipërfaqes pyjore me status të strikt mbrojtës. Paralelisht, objektivi i vjeljes së disa qindra mijërave m3 shtesë materiali drusor në vit është deklaruar qartësisht. Lënda drusore për ndërtim dhe energji janë dy boshtet kryesore të zhvillimit. Krijimi i kanaleve të shitjes është mbështetur fuqimisht. Stacionet energjitike me ashkla të cilët ofrojnë një minimum energjie për ngrohje mund të bashkëfinancohen nëpërmjet subvencioneve publike. Programet ADAME (Agjensia e Mjedisit dhe Konservimit të Energjisë) dhe MAAF (Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Pyjeve) kanë bashkëfinancuar "1000 stacione energjitike me ashkla" për zonat rurale me objektivin e mbështetjes së krijimit të stacioneve të prodhimit të ashklave dhe garantimin e furnizimit me ashkla prej zonës. Kantieret e sharrave gjithashtu mund të marrin subvencione për lloje të caktuara detyrash. Shteti bashkëfinancon programin e "1000 ndërtimeve me lëndë drusore lokale". Qeveria ka themeluar Planet Rajonale Afatgjata për Zhvillimin e Pyjeve, në mënyrë që të identifikojë zonat në të cilat do të investohen kryesisht paratë publike për të zhvilluar aktivitete dhe mundësuar vjeljen e volumeve të mëdha të lëndës drusore. Shteti merr pjesë në financimin e aktiviteteve të tjera të shumta me synimin e mobilizimit të të gjithë sektorit të lidhur me lëndën drusore. Megjithatë, disa pika nuk janë përcaktuar ende. Aktorët e përfshirë direkt në vjelje kërkojnë pyje që janë të përshtatshme për nevojat e tyre, çka do të thotë një pyll në gjendjë për të siguruar në masë të madhe bredh, hormoq, pishë dhe pseudocugë. Por përtëritja e plantacioneve

Po afron koha e përshtatshme për mbjelljen e fidanëve pyjorë! Ju njoftojmë se disponojmë fidanë të llojeve të ndryshme si më poshtë: Zeman Lalaj në Vlorë disponon 5000 fidanë bredhi me lartësi 1.5 metër, 2000 fidanë pishe të zezë me lartësi 15 -2.5 metër, si dhe 40 mijë fidanë të llojeve të ndryshme. Për çdo sqarim të mëtejshëm jeni të lutur të kontaktoni në numrat e telefonit +355 69 21 23 919, dhe +355 332 22 843. Në fidanishten e Z. Florin Torba në Peshkopi ka fidanë standartë për mbjellje në vjeshtë Arrë 2 vjeçare 4000 copë, Gështenjë 2 vjeçare 4000 copë, Bli dekorativ 1.5 m mbi 1000 copë. Kontaktoni me Z. Florin Torba në numrin e telefonit: +355 68 34 01 378. Haxhi Mani nga Muhurri i rrethit Dibër, 12 km larg qytetit të Peshkopisë disponon fidanë sherebele të cilët bëhen gati për mbjellje para datës 20 Shtator. Të interesuarit janë të lutur të kontaktojnë me Z. Haxhi Mani në numrin e telefonit +355 68 64 69 360.

NJOFTIM

do të rriste më tepër sipërfaqen e llojeve konifere, çka nuk është në përputhje me synimin e konsiderimit të mëtejshëm të aspekteve mjedisore. Qeveria deri më tani nuk e ka qartësuar këtëaspekt, por ai sigurisht duhet të adresohet nga ligji i ri i orientimit i parashikuar në fundin e vitit 2013. Vendimi për bashkëfinancime të mundshme të projekteve të mëdha për impiante të kombinuar ngrohje dhe energjie që furnizohet në mënyrë esenciale nga biomasa pyjore është gjithashtu në pritje. Skemat e financimit për aktivitetet e menaxhimit të pyjeve Në të kaluarën Fondi Kombëtar i Pyjeve mund të përfitonte prej fondeve që vinin nga taksa specifike dhe prandaj ishte pothuajse i pavarur nga buxhetimi vjetor. Por që prej vendimit për përfundimin e këtij instrumenti financimi, nuk është propozuar asnjë mundësi tjetër për zhvillimin e aktiviteteve për zhvillimin apo mbrojtjen e pyjeve. Aktualisht institucione të ndryshme shpresojnë që fondet e karbonit në të ardhmen mund të mbështesin zhvillimin e pyjeve. Taksa shtesë (taksa mbi tokën jo truall) është përdorur nga dhoma për çështjet bujqësore për të zhvilluar aktivitete të cilat favorizojnë zhvillimin e sektorit të pyjeve. Një pjesë e kësaj takse i transferohet Qëndrave Rajonale të Pronave Pyjore dhe shoqatave të komuniteteve pyjore. Federatat e industrive të lidhura me lëndën drusore, midis tyreFrance Bois Forêt, të cilat marrin fondet e mbledhura nga "Kontributi i Detyrueshëm Vullnetar" (kontributi i paguar nga industria e drurit) i shpërndajnë këto para nëpërmjet projekteve të financimit apo studimeve duke kontribuar në zhvillimin e sektorit pyjor. Fondet tradicionale janë ato nga këshillet lokale apo rajonale, si edhe ato të shtetit nëpërmjet Ministrisë së Mjedisit, Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Energjisë dhe Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Pyjeve, plus edhe fondet e siguruara nëpërmjet programeve të financuara nga ERDF (Fondi Europian i Zhvillimit Rajonal) dhe EAFRD (Fondi Europian Bujqësor për Zhvillimin Rural). Përveç këtyre financimeve të ndryshme, kërkohet një financim shtesë, i cili sigurohet nga komunitetet, shoqatat e autoriteteve lokale apo federatat e komuniteteve. Shteti transferon fondin gjithnjë e më tepër drejt këshilleve rajonalë. Shteti financon ONF (Administrata Kombëtare e Pyjeve) nëpërmjetë Ministrisë së Bujqësisë Ushqimit dhe Pyjeve (MBUP) në mënyrë që të garantojë planifikimin e menaxhimit të pyjeve. Në pyjet komunale, financimi regjimit pyjor është 85% i siguruar nga një "pagesë kompensuese" nga shteti (MBUP) të alokuara tek Administrata Kombëtare e Pyjeve, përveç pagesës së "kostos për distriktet pyjore" (rreth 15%) të paguara nga komunitetet (mbi bazë të të ardhurave të siguruara nga pyjet e tyre). Në pyjet shtetërore, shteti si pronar heq dorë prej produkteve nga prona e tij. Të ardhurat nga pyjet shtetërore ri-investohen në menaxhimin e pyjeve dhe infrastrukturën pyjore. Administrata Kombëtare e Pyjeve fiton të ardhura duke ofruar shërbime të ndryshme dhe studime teknike. Për rolin e rëndësishëm të dhënë për Qëndrën Kombëtare të Pronave Pyjore dhe delegimeve rajonale (Qëndra Rajonale të Pronave Pyjore) me ligjin pyjor në pyjet private, të mësipërmit financohen me dy të tretat nga shteti dhe taksa e tokës (nëpërmjet dhomave të çështjeve bujqësore) dhe një të tretën nga rajonet dhe provincat për veprimtari specifike. Marrë nga raporti i Integrimit të Mbrojtjes së Natyrës në Politikën Pyjore të Francës (Wilfried Tissot, Yann Kohler/ Instituti Europian i Pyjeve) (Perktheu Arjol Lila)

FKPKK
Feder ata Kombëtare e Federata Pyjeve dhe Kullotave Komunal e, Shqipëri Komunale,
www.shkpkk.org

JET

Gjelbër

APPK APP K
Asosacioni i Pronarëve të Pyjeve Privatë, Ko sovë Kosovë
www.akppp.net

8

Forest tenure

Dibra "Harvest feast" Promotion of nut crops WHY ASSESSING FOREST OWNERSHIP IS IMPORTANT FAO (Food and Agriculture Organization of the voices of local stakeholders demanding recognition of their and traditional products United Nations) rights and a role in decision making.
Many of the tenure reform processes such as privatization, titling and restitution or redistribution of land are not adequately implemented because of a weak supporting environment, a lack of involvement of the beneficiaries in decision making about the new tenure arrangements and poor communication. Inevitably, this creates insecurity, mistrust and conflict, increases the fragility of tenure and reduces the interest in proper forest management. Tenure reforms should be incorporated in a broader context that includes governance and regulatory frameworks; conducted in isolation they are bound to fail or have limited impact. Empowerment does not come from titling alone, and titling does not ensure the capacity to benefit from forest resources, but requires a lot of additional support. FAO activities on forest tenure are aimed at supporting the development and implementation of adequate and diversified forest tenure systems, in the following areas: " assessment of different tenure systems and their impact on sustainable forest management and poverty alleviation; " continuous collection and dissemination of data on forest tenure at country, regional and global level; " raising awareness and stimulating debates at national level and in international fora on forest tenure related issues in particular for local stakeholders; " providing country support in the process of tenure reform through field projects and development of practical tools. Diber region 5 October 2013 On 5th of October CNVP (Connecting Natural Values and People) in the framework of implementation of the project: Strengthening Sustainable Communal Forestry II" supported by the Embassy of Sweden, participated in the regional fair organized in Diber region. CNVP facilitated and supported nut producers from different communes of Diber and women group to promote and sell their products. The "Harvest Feast" has become a tradition for this region and is celebrated every year on the beginning of October. The focus of this event is celebrating for the good harvesting and promoting Dibra products such as walnuts, apples, organic hazel nuts, chest nuts and traditional foods. This year this event brought together rural communities from all Dibra communes, regional and national authorities, participants from Debar and Gostivar (Macedonia) and a lot of tourists as during this season are a lot in number (2000) due to the Spa Centre that Peshkopi offers. Around 5000 visitors had the opportunity to enjoy, buy & taste the Diber products. The event was organized in cooperation with ALCDF, KASH, ANTARC, and other local actors. Diber Forestry Federation, Nut club and Agritra-Vizion were our main partners. Visitors in the event were also participants from National Federation and Regional Federation of Shkoder, Elbasan and Kukes. This year the participation of farmers in the fair was very high. Out of 260 farmers participating with different products, nut producers and women producer groups were (110) farmers total including (40 women). A characteristic of this year was the high quantity of the products that farmers brought and sold in the fair (agriculture, fruits, and forestry and dairy products). Main forestry related products were: wall nuts, hazel nuts, chest nuts, processed forest fruits, medical /aromatic plants, sage seedlings and different traditional foods made with. Facts sheet: Quantity of nut products sold: 1. walnuts 2470 kg average prize 500 LEKE 2. chestnuts 1258 kg average prize 200 LEKE 3. Hazelnuts 185 kg average prize 600 LEKE Apart from selling products the farmers had the opportunity to establish contracts for seedlings, nuts and medicinal plants with buyers. 1. Walnut seedling 2500 piece x 250 leke per piece from 3 farmers 2. Hazelnut seedling 1000 piece x 170 leke per piece 3. Almond seedling 300 piece x 200 leke per piece 4. Chestnut seedling 8000 piece x 160 leke per piece 5. Sage 70000 seedling x 8 leke per piece

Forest tenure is a broad concept that includes ownership, tenancy and other arrangements for the use of forests. It is a combination of legally or customarily defined forest ownership and of rights and arrangements to manage and use forest resources. Forest tenure determines who can use what resources, for how long and under what conditions. While land tenure issues have been investigated and debated for a long time, forest tenure has only recently raised the attention of the international community, particularly in the context of initiatives such as forest law enforcement, governance and trade (FLEGT) and efforts to reduce greenhouse gas emissions from deforestation and forest degradation (REDD). It is also increasingly being recognized that secure tenure of forest resources may contribute to poverty alleviation of the millions of people who depend directly or indirectly on forest resources for their livelihoods and, more generally, to sustainable forest management. Although the majority of worlds' forests remain under public ownership and state control, especially in developing countries, a diversification of forest tenure arrangements is taking place in various regions of the world as part of revised forest policies and laws. The nature of these new tenure settings varies considerably, reflecting the past and recent history of the countries, the different approaches selected by governments to improve forest management, but also the growing

The Law should recognize the denied rights of owners
On behalf of the National Federation of Communal Forests and Pastures of Albania, Forest and Pastures User Associations, established across 250 country's communes, appraise as very useful and we fully support the latest Government's initiatives on stopping the further degradation of forests and banning the export of roundwood and charcoal. Decentralization of natural resources governance and delegation of the rights and responsibilities on forests to LGUs and further to their users, as well as participation of rural communities in decision making for their treatment is a process, which positively impacts on initiation of sustainable forest and pasture management in Albania. This process, started since 20 years ago, by transferring state forests to communes and municipalities' ownership, for giving those in use of villages and rural families, is realized in 240 communes. Thus, there are transferred about 488,000 hectares of forests generally degraded, 193,750 hectares of pastures and meadows, as well as other forest plants and other uses, which occupy over 60% of country's forest area. During this process, at each commune were established Communal Forest and Pastures User Associations, as organizations of communities for a better management of these natural assets. In the last decade, the associations were self-organized at regional level, by establishing the Regional Federations of Forest and Pastures in counties of Diber, Kukes, Korca, Berat, Elbasan, Shkoder, Lezhe, Puke, Tirane and Gjirokaster, which represent 250 associations. These federations, at country scale established the National Federation (NFCFP). These structures work all together on enhancement of capacities for supporting of sustainable management of communal forests and pastures, as well as for lobbying and protection of members' interests at local and national levels. The transfer process has given its very positive impacts in terms of protection and regeneration of degraded forests, as a result of communities' contribution and with funding of the Forest Project, supported by the Government of Albania, World Bank, Governments of Italy, Sweden, Switzerland, USAID, ILC etc. Associations are continuing on their activities even after ending of the Natural Resources Development Project of SNV - CNVP (Netherland Development Organization) and SIDA (Swedish International Development Agency). We and all rural communities, involved in several-year projects express our deepest thanks and gratitude to all these supportive organisms. According to the data from pilot communes in Malzi and Bujan (county of Kukes), Melan, Maqellare, Zerqan and Ulez (Diber), Blerim (Puke), Kurvelesh (Tepelene), Markat (Sarande), Grekan, Tregan and Paper (Elbasan) results that over 30% of inhabitants of these areas are recognized as traditional users of forests and pastures and are recognized by the village's community and confirmed as such also. This situation is reflected even on about 240 management plans drawn up at each commune. This is an argument for suggesting to the Government that forests and pastures currently in communal use, to be gradually devolved in private ownership of the village and rural families, based on local tradition and Constitution, for deepening reforms towards the market economy. This aspect should be reflected even on the new Forest Law, which is in drafting process yet. Already, since 20 years, in many areas of the country can be noticed that, when the forest has as owner the village and traditional families, when their rights and responsibilities are clear, it is protected and governed at best, there are no illegal cuttings nor fires, contributing so in increase of incomes, soil protection from corrosion and many other environmental and economic benefits. We have noticed that in the forests where users are traditionally recognized, at least these recent years have not occurred fire cases, as well as there are no damages nor illegal cuttings. During these years, about 200 thousand hectares of oak forests totally degraded in the areas of Librazhd, Drini Valley, Shkoder, Malesi e Madhe, Kukes, Has, Tropoje, Mati Valley, Burrel, Bulqize, Diber etc. as result of attention and carefulness by those who are considered as traditional owners and supported by FPUAs and Federations, it is noticed an augmentation of the annual growth of respective forests by 2 to 3 times more than the state forests or collective forests of this type. This is evidenced by about 100 permanent sample plots that are biennially monitored and it is a lesson for the farmer and foresters in terrain. With the support of community and the political will, the process on transferring of properties to Local Government and users can be further deepened, by defining policies, procedures, criteria and proper legal basis. But, the further performance of this process is impeded by the lack of clear and proper policies and the respective legal framework, as those do not completely reckon in the main issues of the forest fund, ownership and use problems, decentralization and delegation of more competencies to Local Government Unit and users etc. According to the current law, LGUs, users and associations although take the forest in use, have not exclusive use and management rights, nor generation of incomes from activities in forest. Based on so far experiences and discussions developed with communities, the National Federation of Communal Forests and Pastures suggests deepening of reforms and improvement of forest policies, especially in the following directions: Revision of the law on forests, consulting with the representatives of users at all levels; Approval of the sublegal acts on communal forest and pastures transfer and management, proposed earlier by associations, as to the case when these are given in use, also even in ownership. Village's commission should remain the basic unit for definition of traditional boundaries; Finalization of the devolution of communal forests and pastures in ownership of LGUs and villages all over country's territory in certain deadlines and further devolution in ownership of users, village and family, to those who manage well these assets; Designation of policies which foster generation of incomes from communal forest and pastures, including secondary products and game and their usage in benefit of users and community; Decentralization of decision making on forest tariffs at local government unit level with facilities for the rural areas with scarce incomes; Strengthening of an effective advisory service on communal forest and pastures by state structures and users' federations. As a representative of Communal Forests and Pastures User Associations, the National Federation provides full support, expertise and cooperation with all state institutions and stakeholders on: - Improvement of the legal framework on forests in general and communal forests in particular, as well as its enforcement; - Procedures and development of the institutional reform in forest and pasture sector; - Designation of the new "Environmental Services Project" and its implementation. National Federation of Communal Forests and Pastures

REFORD has a new president
Regional Centre for Forestry and Rural Development (REFORD) held from 30th of September to 2nd of October, the General Assembly which took place in Hotel Bianka Resort in Kolasin, Montenegro. The General Assembly welcomed Croatia and "Republic of Srpska" in Bosnia Herzegovina as new members of REFORD. Croatia is represented by Croatian Union of Private Forest Owners Associations (UPFOA), while the "Republic of Srpska" in Bosnia Herzegovina by Associations of Private Forests Owners "Our Forest". REFORD has now seven members at Balkan level (Albania, Bosnia Herzegovina, Bulgaria Croatia, Kosovo, Macedonia, Montenegro). During the General Assembly, REFORD members elected also the new president, Ms.Albora Kacani with a two year mandate. She is the representative of National Federation of Communal Forests and Pastures of Albania.

KURORA E GJELBËR
Gazetë e FKPKK, Shqipëri dhe e APPK, Kosovë

Këshilli Botues: R. Nreu, N. Çollaku, V. Tabaku, J. Male, B. Gashi, I. Zeka, B. Hoxha, A.Kacani Kryeredaktor: AHMET OSJA Zv. kryeredaktorë: Nijazi IDRIZI, Ferdin Liçaj Redaksia: V.Muharremaj, H.Kola, Gj.Fierza, M.Shehi www.fkpkk.org Adresa: Bulevardi “Zogu I”, Godina e ZP, kati II, Tiranë www.akppp.net Mobile: 068 40 75 975; e-mail: fkpkkshqiperi@gmail.com

Sign up to vote on this title
UsefulNot useful