Dëshmia e “terroristëve”

asnjë Rezolutë pa serbinë
sergey Lavrov rithekson qëndrimin rus se Rezoluta e cila nuk do të marrë parasysh interesat e Beogradit - nuk do të kalojë në këshill të sigurimit.
II i bre se dhjetë ditët e kës ILL Vendimilzad thanda javës ardhHshme janë vendimtare sIGURImIt
f7

Express
www.gazetaexpress.com N° 853, Viti III, Çmimi: 0.20 ¤ • E përditshme e pavarur kosovare 772,

Përveç në televizion, thonë se kurrë nuk e kanë parë shefin e aRt’së, anton Berishën. Nuk e kanë ditur se kanë armë në banesë, por e kanë ditur se janë të pafajshëm. Fadil osmani dhe afrim Gjokaj, katër ditë pasi janë liruar nga aktakuza për terrorizëm në lidhje me tentim-atentatin ndaj shefit të aRt’ë, flasin për Express. f8-9

E martë E enjte
10 korrik,2007 19 prill, 2007

Zalmay Khal Ai deklaroi se një f3 për Këshillin e Sigurimit sa i përket Kosovës.kryesuesi Wang s. Por, Rezolutë mund të nxirret brenda javë ende ashtu siç kanë Guangya insiston se dallimet në KS mbeten qenë. f3

17 nga f10-11 Zhduket ri, 17vjeçarjaPodujeva, ka tetë ditë që është larguar f15 vjeçe

Vjollca Vokr e vajzës, babai dhe nëna nga shtëpia e saj. Të shqetësuar për fatin rreth zhdukjes së saj inë. Hetimet e Vjollcës kanë lajmëruar polic janë duke vazhduar.

oh Mentor Kras f9 ArrestVakajen maskatniqi, nga Demjani i Gjakovës, janë dhe
Xhevahire it të bërë në shtëpinë arrestuar si të dyshuar për shkak të sulm Vakaj persona të jt. Një javë më parë, në familjen e Ibish Vaka kërkuar 7 mijë euro. armatosur kishin keqtrajtuar familjarët, duke

sHkoNI NE BIsEDImE

Daniel Fried solli mesazhin e negociatave shtesë për statusin e kosovës. Ekipi i Unitetit ka pranuar pjesëmarrjen, me pak zhurmë. Fried nuk ka qenë i sigurt nëse një Rezolutë mund të kalojë në ks këtë javë dhe se kur mund të fillojnë bisedimet. Një zyrtar kosovar ka thënë se ka qenë ky takimi më i vështirë me një diplomat nga Washingtoni. f6-7

foTo: ASTRIT IbRAHIMI

Në Wembley IPtaRI e shqmr në H metariboiptabëLonsdërq, Muhameduar siu,një i Veli hyr Gaz

u regjistr në stadiumin Wembley duke it. Ai ka provokuar personelit të shërbim po mbahej anëtar i ku sigurinë e stadiumit të njohur, Diana. Ai ka hyrë hës koncerti për nder të princes izuar. aty me një bombë të improv

2

E martë, 10 korrik 2007

Pressing
drejtor: Baton Haxhiu baton.haxhiu@gazetaexpress.com, kryeredaktor: Berat Buzhala berat.buzhala@gazetaexpress.com, zëvendëskryeredaktore: Arlinda Desku arlinda.desku@gazetaexpress.com, politikë: Valon A. Syla valon.syla@gazetaexpress.com, nacionale dhe siguri: Ilir Mirena ilir.mirena@gazetaexpress.com, shkurt e shqip: Halil Matoshi halil.matoshi@gazetaexpress.com, ekonomi: Viktor Buzhala viktor.buzhala@gazetaexpress.com, bota sot: Faton Raçi faton.raci@gazetaexpress.com, sport: AfrimToverlani afrim.toverlani@gazetaexpress.com fotografia: Astrit Ibrahimi astrit.ibrahimi@gazetaexpress.com, drejtor i marketingut: Vjollca Musa, marketing@gazetaexpress.com; redaksia: info@gazetaexpress.com; tel: 038 542 270, 038 542 271, 038 542 272, 038 542 273, 038 542 274 ; fax: 038 542 275; shtypi: Roto Print; botues: MediaWorks.

E martë, 10 korrik 2007

PRESSING
Konspiracioni i zgjedhjeve / Petrit Selimi ............2

LAJMEXPRESS
Vendimi brenda javës...............................................3

POLITIKE
Pak zhurme per shtyrjen /Artan Mustafa..........6-7 LDK pa qëndrim për zgjedhjet /Vjosa Musliu ..6-7 S'ka rezolutë pa Serbinë /Shpend Limoni ............7

Konspiracioni i zgjedhjeve
Në mungesë të rezultateve konkrete në Këshill të Sigurimit, dhe të ballafaquar me elementin e ri/të vjetër të labilitetit të BE-së sa i përket marrjes së çfarëdo vendimi të prerë në Ballkan, teoria konspirative ka evolvuar.
pesimizmit të bashkëbiseduesve) nga lidershipi kosovar, nëse ofrohet platforma e betejave interpartiake, në vend të konfrontimit më të ashpër me Bashkësinë ndërkombëtare, përkatësisht me serbët apo Serbinë. Ka tjerë që tash nuk pajtohen më këtë rrugë të anashkalimit të problemeve statusore. Një pjesë e establishmentit politik refuzon të pajtohet me zgjedhje të reja para përfundimit të statusit. Derisa mund të debatohet sinqeriteti i atyre që refuzojnë zgjedhjet, por pranojnë Qeveri teknike, megjithatë duhet pranuar që konteksti në të cilin paramendohen të mbahen zgjedhjet, do te jetë i frustrueshëm pa precedencë në historinë moderne në Kosovë. Partitë e përfaqësuara në Ekipin e Unitetit do të jenë realisht në defanzivë vis a vis qytetarëve që besuan në premtimet për pavarësinë iminente. Kjo do t’i shtyjë partizanët kosovarë, pritshëm ironikisht, të kalojnë në ofanzivë mediale, duke akuzuar njëra tjetrën për korrupsion, dështim në negociata me serbë, lëshim pe, tradhti. Shpërblimet (apo perspektiva e tyre) masive për fituesin/it e zgjedhjeve janë Kosova C dhe privatizimi i strukturave të mëdha ekonomike dhe kjo medoemos do ta rrisë tensionin politik. Në variantin më të keq, procesi demokratik në mungesë të statusit të qartë politik, do të sjellën helmimin e atmosferës politike, e ndoshta në versionin apokaliptik të variantit të keq, kjo mund të shpien edhe situatë palestineze të konfrontimit vëllavrasës. Në anën tjetër, shkolla tjetër e mendimit thotë se zgjedhjet do të kristalizonin peizazhin tashmë të komplikuar politik duke ofruar perspektivë më reale se kush janë përfaqësuesit e vërtetë të kosovarëve. Hapja e listave dhe zgjedhjet direkte për prefektë komunalë do mundësonin konsolidimin e demokratizimit në Kosovë. Njëkohësisht, Qeveria e re do të emërohej mu në kohën më të përshtatshme kur mund të presim edhe përfundimin e fazës se ardhshme “përfundimtare” të gjetjes së statusit. Participimi masiv ndoshta do të defaktorizonte edhe më tej bojkotuesit e sistemit dhe telashexhitë e Vetëvendosjes. Ndoshta edhe ka gjasa të kemi veprime të pjekura nga liderët kosovarë inatxhi, duke u pajtuar si xhentëlmenë të shtyhen në arenën partizane pa dëmtuar marrëdhëniet në tavolinën e Ekipit të Unitetit. Apo ndoshta ky vendim për zgjedhjeve është veç edhe një proces i pamenduar, ad hoc, dhe pa relacion me nevojat reale të qytetarëve. Në verën e zhegët të 2007, “ndoshtat” e shumtë ja kalojnë përgjigjeve definitive. Gjëja e vetme e sigurt është që tani veç kemi hyrë në territore të pahartuara të sjelljes për lidershipin kosovar. Ç’është më e keqja, edhe kompasi i udhëzimeve nga miqtë në botë që na drejtonte më herët, ka filluar të mjegullohet nga pak.

NACIONALE
Deshmia e te pafajshmeve / Jeton Musliu ........8-9 Arrestohen maskat / Dafina Myrtaj.......................9 Lypësit out.................................................................9 Sulmohet fizikisht? / Artan Behrami...................10 Zhduket 17 vjeçarja / Dafina Myrtaj..............10-11 Në Wembley me bombë........................................11

Petrit Selimi
petrit@ipko.net

EKONOMI
Hekurudhat stopojne eksportin /Agon Sinanaj....................................................14-15 KE-ja lavdëron regjistrimin e bizneseve ...............15 Spekulime të shumta për iPhone në Evropë........15

BOTA
Lirohet britanikja e vogël ......................................18 Erdogan lufton per qender..............................18-19 Përkrahje e Izraelit për qeverinë e re palestineze...19 Duke zberthyer "Sarkonomine"...........................20

ARTÉ
Ata po vijne / Milot Hasimja ................................21 Varreza 3200 vjeçare në Mallakastër....................22 LIRË E MIRË / Muamer Hasani......................22-23 Margaritari i humbur në Shqipëri........................24

SPORT
Shala ne Cagliari ...............................................28-29 Protestë kundër izolimit / Moral Pozhegu..........29 Tituj ose shkarkim..................................................31

Që nga javët përfunduese të procesit negociator të udhëhequr nga Presidenti Martti Ahtisaari, analistët, “njohësit e situatës”, e gjithë opozita, por edhe një pjesë e Qeverisë, kanë kërkuar që Qeveria të ndryshohet për të mundësuar implementimin subsekuent të marrëveshjes pako. Agjenda fiktive që ka qenë valide deri kah mesi i majit, ka pretenduar që Rezoluta për pavarësi të aprovohej disi në Këshill të Sigurimit në fund të pranverës -- prandaj edhe bëmë tërë ato xhiro udhëtimi prej Jakartës deri në Johanesburg -- që Qeveria do të bëhej gjithëpërfshirëse, gjë që do të inicionte fazën implementuese katërmuajshe të etablimit të strukturave shtetërore, shkuarjen e UNMIK-ut në ditën D, ardhjen e misionit të BE-së, dhe fillimin e ekzistencës se shoqërisë si shtet i pavarur, i mbikëqyrur në fazën kalimtare nga bashkësia ndërkombëtare, qejfet e të cilës do te projektoheshin përmes Përfaqësuesit Ndërkombëtar. Bile, ka pasur periudha kohore kur për zëvendësimin e Kryeministrit Çeku të flitej si për akt të kryer që do të finalizohej brenda orëve, e jo ditëve. Kjo ka qenë një ndër teoritë më konsistente të konspiracionit lokal politik gjatë këtij viti. Sikur të kishin parandjerë që gjërat ndoshta nuk do të shkojnë lërueshëm si në zejtin, zyrat kryesore diplomatike kanë refuzuar të angazhohen (e dikush thotë edhe se kane refuzuar komplet idenë) rreth ndryshimit të Qeverisë. Është e vërtetë që pjesa e Qeverisë që ka më së shumti për të humbur në çfarëdo ndryshimi të formulës qeverisëse, kanë refuzuar kategorikisht çfarëdo involvimi të opozitës, por ata as që do t’i pyeste dikush po të kishte pasur marrëveshje midis krerëve partiake të përkrahur nga diplomatët rezidentë. Në mungesë të rezultateve konkrete në Këshill të Sigurimit, dhe të ballafaquar me elementin e ri/të vjetër të labilitetit të BE-së sa i përket marrjes së çfarëdo vendimi të prerë në Ballkan, teoria konspirative ka evolvuar. Tani thuhet se zyrat diplomatike do të pajtohen me UNMIK-un për mbajtje të zgjedhjeve parlamentare gjatë vjeshtës, për të krijuar një pike të re fokale të koncentrimit për kosovarët dhe për ta kanalizuar çfarëdo pakënaqësie rreth përzgjatjes rraskapitëse të statusit, në veprim të lokalizuar politik. Thënë thjesht, dikush beson që mund të blihet pak kohë (veç edhe pak, deri në shtator, përkatësisht dhjetor, përkatësisht pranverë 2008, varësisht prej nivelit të

E martë, 10 korrik 2007

LAJMEXPRESS

3

VENDIMI BRENDA JAVES
Zalmay Khalilzad tha se dhjetë ditët e ardhshme janë vendimtare për Këshillin e Sigurimit sa i përket Kosovës. Ai deklaroi se një rezolutë mund të nxirret brenda javës. Por kryesuesi Wang Guangya insiston se dallimet në KS mbeten ende ashtu siç kanë qenë.
"Është pikëpamje e jona se duhet të marrim një vendim relativisht shpejt, se në një apo në tjetër mënyrë do të ketë ndryshim të statusit drejt pavarësisë, dhe ne do të punojmë me kolegët tanë për të arritur një rezolutë që është prezantuar këtë javë. Brenda javës duhet të ketë një vendim. Ky është vlerësim yni", ka thënë ai. Ambasadori Zalmay Khalilzad ka deklaruar se beson që kjo javë ose 10 ditët e ardhshme janë një periudhë vendimtare për Këshillin e Sigurimit sa i përket nxjerrjes së një vendim për Kosovën. Ai ka sqaruar se një periudhë shtesë negociatash është pjesë e draft-rezolutës së rishikuar. "Neve nuk na pengon kjo ide. Disa vende, përfshirë Rusinë, kanë sugjeruar se nuk ka pasur mjaftë kohë për negociata nga palët për statusin. Meqë jemi pajtuar me këtë, tani ka ardhur koha që Rusia të bëjë një hap në drejtim të duhur në këtë çështje", është shPrishtinë, 9 korrik — jë rezolutë për Kosovën mund të nxirret brenda kësaj jave, ka thënë të hënën ambasadori i SHBA'së në Kombet e Bashkuara, Zalmay Khalilzad, pas një seance të rregullt të Këshillit të Sigurimit për vendin tonë. Deri më tash shtetet Perëndimore në KS janë përpjekur të shtyjnë përpara një Rezolutë që do të kalonte planin e Emisarit Martti Ahtisaari dhe t'i hapte rrugë pavarësisë së Kosovës, por bllokimi i Rusisë ka çuar në nxjerrjen e një qasje të re. Diplomatët do të synojnë të kalojnë një rezolutë që do të krijojë kushte për vazhdim të bisedimeve për statusin, por edhe që do të ndryshojë gjendjen në terren duke zëvendësuar aspekte të Rezolutës 1244. Khlalilzad ka thënë se është duke u punuar në një Rezolutë e cila do të dërgohet në Këshill në ditët e ardhshme. prehur Khalilzad. Por kryesuesi i Këshillit, ambasadori kinez Wang Guangya, ka thënë se deri më tash nuk ka ndonjë draft-rezolutë në tavolinë. Për më shumë, ai ka shtuar se të hënën askush nuk ka folur për afate. "Nuk jam i sigurt se cila është formula e re", është shprehur ai. Guangya ka thënë se dallimet e anëtarëve të Këshillit sa i përket Kosovës, deri më tash, mbesin ashtu siç kanë qenë më parë. "Mendoj se nga komentet e bëra nga vendet anëtare, shihet se dallimet mbetet. Mendoj se Këshillit i duhet ende kohë. Nuk dua të flas se kush është minoritet e kush shumicë në përkrahjen e planit të Martti Ahtisaarit, por dallimet ekzistojnë", është shprehur ai. Ai ka shtuar se e rëndësishme është se në fjalimet e tyre, anëtarët e KS kanë folur për mundësinë e vazhdimit të bisedimeve. Guangya ka shtuar se gjatë

takimeve dhe raportimeve joformale me komandantin e KFOR'it, Roland Kather, i cili ka qenë për herë të parë në një ngjarje të tillë, dhe shefit të UNMIK;ut Joachim Ruecker, është parë se ka pasur progres pozitiv në Kosovë sa i përket standardeve, por edhe munge-

sa në disa aspekte. Ndërkaq ambasadori Zalmay Khalilzad ka thënë se anëtarët e Këshillit kanë dëgjuar nga përfaqësuesi i Kombeve të Bashkuara dhe i NATO's se mosmarrja me situatën e Kosovës mund të përkeqësojë situatën.

4

E martë, 10 korrik 2007

shkurteshqip
shkurte shqip Halil Matoshi, e-mail: shkurteshqip@gazetaexpress.com tel: 038 542 270 adresa: Dardania 1/1 , Prishtinë

“Plani i Ahtisaarit përmban elementet e duhura për një zgjidhje të qëndrueshme”. Ban Ki Moon

Express dle ma i

Rreth statusit...
Procesi i statusit të Kosovës pas bllokimit nga Rusia në Këshillin e Sigurimit, përmes kërcënimit me përdorimin e vetos nga Rusia, është ngrirë. Ministri i jashtëm gjerman Frank Walter Steinmeier ua dha këtë lajm në Berlin Presidentit Fatmir Sejdiu dhe liderit të PDK’së Hashim Thaçit. Presidenti Sejdiu thotë se Kosova do të kërkojë rrugë alternative, që nënkupton shpalljen unilaterale të pavarësisë. A do të ndodh kjo? Dhe nëse po, a do të marr Kosova njohje ndërkombëtare nga Washingtoni dhe Brukseli? A nënkupton kjo rikthimin e Kosovës në Këshillin e Sigurimit, kurdoherë, për t’u anëtarësuar në OKB? Cilat janë sfidat më të cilat do të ballafaqohet Kosova në këtë drejtim?
Lexues të nderuar, bëjeni publik mendimin tuaj! shkurteshqip@gazetaexpress.com
www.globecartoon.com - terrorist doctors

BE: vendimi për Kosovën
Në aspektin emocional vetëm njohja e pavarësisë nga ana e SHBA-ve mbase do të ishte e mjaftueshme për qytetarët ë Kosovës, prandaj sipas këtij kuti ata mund ta (ri)shpallin qe tani pavarësinë e tyre. Por, në aspektin formal, një përkrahje ë gjerë është mëse e domosdoshme.
Vehbi Miftari
Është koha të rikthehemi në diskutimet për funksionimin e konceptit për Europën e Bashkuar. Madje, kemi dy arsye të veçanta për ta bërë këtë: së pari, është rikthyer për debat mundësia e hartimit të një kushtetute të përbashkët të BE-së, dhe së dyti, që është shumë më e rëndësishme për ne kosovarët: fokalizimi i zgjidhjes së statusit të Kosovës është pashmangshmërisht i lidhur me vendimin që duhet të marrë bashkësia e shteteve ose vendet veç e veç të BE-së për Kosovën. Sa i përket vendimit të të vendeve të BEsë për Kosovën, nuk është problemi i vetëm nëse në këtë tekst ne vërtet duam të krijojmë një opinion pozitiv për politikat në të cilat duhet të përqndrohen strukturat udhëheqëse të Kosovës, as për të krijuar përparësinë („take advantage“) në raport me përgatijen e këtyre politikave, sepse megjithëse jemi të thirrur për ta bërë këtë, nuk e përjashtojmë pasqyrën reale dhe (pa)mundësinë që ndonjëherë të gjendet opsioni më i përshtatshëm. Por, është po kështu shumë e rëndësishme të ritheksohet se procesi i pavarësimit të Kosovës nuk ka ngecur, se rrugët për realizimin e saj ekzistojnë, por mbetet e hapur dilema se me sa përkrahje do të realizohet ajo dhe cili do të ishte opsioni më i mirë, nëse rezoluta në KS të OKB-së nuk realizohet dhe SHBA-të (përkrahja e të cilave tashmë është e njohur) do ta realizojnë qëllimin e premtuar për të thënë një ditë „Mjaft“. Çuditërisht, cilindo opsion që ta marrim për shqyrtim, zgjidhja prek në strukturat e BE-së, vendimi i të cilës tani për tani është kufizuar në formulën: “Ne e pëkrahim planin e z. Ahtisaari“. Por, mes përkrahjes së një plani dhe proaktivitetit për të realizuar atë ka një dallim esencial dhe këtë pikëpyetje duhet ta zgjedhë vetë BE-ja, roi i së cilës në vendimmarrjen për tstatusin është i pahmangshëm dhe tejet i rëndësishëm. Pra, në rast mosmiratimi të rezolutës, a do ta shpallin kosovarët vetë pavarësinë dhe a do të presin që atë ta njohin menjëherë SHBA-të me shpresën se sipas inercionit të zakonshëm atë ta përkrahin pastaj edhe vendet e BE-së veç e veç? Apo, do të ndërmarrin një hap të tillë vetëm pas pritjes (tepër të gjatë) që vendet e BE-së të marrin një vendim për të përkrahur jo vetëm pakon e z. Ahtisaari, por tërë procsin për pavarësimin e vendit, që nënkupton edhe njohjen formale, të mënjëhershme të saj, në rast se ajo shpallet nga Kuvendi i Kosovës? Sapo i kemi bërë këto pyetje, jemi rikthyer edhe një herë në fillim: te mundësia e marrjes së një qëndrimi për Kosovën, jo vetëm për të përkrahur miratimin e rezolutës së re në KS të OKB-së, jo vetëm për të konsumuar formulën se sa e rëndësishme është pakoja e z. Ahtisaari dhe përkrahja për të (sepse atë tashmë ë kanë pranuar institucionet e Kosovës), por edhe një vendim të pritshëm të struktrave të BE-së ose, së paku një qasje proaktive në rrafshin diplomatik për të kthjelluar vendet anëtare të saj se pocesi i ecjes drejt vendimmarrjes, sado i vështirë, duhet të pranohet si mënyrë e të jetuarit politik dhe se përkrahja për konceptin e përbashkët të BE-së, për të cilin popujt e Europës Juglindore janë angazhuar fuqimisht, është i realizueshëm nëse krijohen mekanizma veprues për ta jetësuar atë. Në aspektin emocional vetëm njohja e pavarësisë nga ana e SHBAve mbase do të ishte e mjaftueshme për qytetarët ë Kosovës, prandaj sipas këtij kuti ata mund ta (ri)shpallin qe tani pavarësinë e tyre. Por, në aspektin formal, një përkrahje ë gjerë është mëse e domosdoshme. Kjo është arsyeja pse miratimi i rezolutës në KS të OKBsë vazhdon të ketë përkrahjen e qytetarëve të Kosovës. Çfarë lexohet si brengë e tyre është afatizimi i pritjes. Rrjedhojë e këtij afatizimi do të ishte rruga për një partneritet të gjatë dhe të qëndrueshëm të Kosovës me BE-në, si dhe një hapje mundësish për integrime. Nuk mund të fshehim tashmë, frustrimi që ekziston te qytetarët e Kosovës ka një shkas: pakënaqësinë me procesin diplomatik, sidomos në raport me vendet e BE-së me të cilat duam të legjtimojmë marrëdhënie familjare brenda konceptit të përbashkët për BE-në. Institucionet e Kosovës, partitë kryesore politike, janë duke kërkuar që tani mënyrë për të kërkuar bashkëpunimin e vendeve të BE-së. Vizitat e fundit të presidentit Sejdiu dhe të anëtarëve të tjerë të Ekipit të Unitetit në vendet perëndimore mund të adresojë rrugën për zgjdhje: fuqinë vendimmarrëse të BE-së. Porosia e dërguar tashmë atë është porosia ë cila ngërthen në vete jo vetëm shqetësimin enorm, por mbase edhe rrugën e drejtë për zgjidhje: nëse BE-ja si tërësi dhe vendet e saj ne veçanti e kanë përkrahur pakon e presidentit Ahtisaari dhe procesin për pavarësimin e vendit nëpërmjet KS të OKB-së, tani që po përgatitet edhe versioni i gjashtë i rezolutës për tejkalimin e rezolutës nr 1244 dhe për instalimin e një misioni të ardhshëm të BEsë në Kosovë, duhet të merret edhe vendimi: BE-ja njeh të drejtën e Kosovës për të qenë e lirë dhe është e vendosur për ta realizuar këtë të drejtë, për të ardhmen europiane të Kosovës, për të ardhmen e projektit të përbashkët europian. (Autori është zëdhënës i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Opinionet e shprehura këtu nuk nënkuptojnë domosdoshmërisht edhe qëndrimet zyrtare të LDK-së)

OPINIONET në këtë faqe nuk i reflektojnë domosdoshmërisht qendrimet e redaksisë. Shkrimet mbi 500 fjalë nuk preferohen, ndërsa redaksia mban të drejtën e shkurtimit dhe korrigjimit të teksteve. Preferohet dorëzimi i teksteve në formatin elektronik me e-mail apo në Word.

E martë, 10 korrik 2007

SHKURT E SHQIP

5

Rezoluta e re parasheh bisedime pa kushte
Tani kanë mbetur vetëm disa ditë kur Bashkësia Evropiane do të fillojë të kërkojë nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së miratimin e draftrezolutës së përpiluar nga Gjermania, e cila parasheh implementimin e pjesërishëm të planit të Ahtisaarit. Kjo draft-rezolutë e përpiluar nga Gjermania me qellim që të bëjë një kompromis në mes të trekëndëshit, USA-Rusi-EU, parasheh implementimin e vetëm asaj pjese të planit të Ahtisaarit që ka të bëjë me Misionin e ardhshëm të EU në Kosovë dhe nuk prek sovranitetin e Serbisë mbi Kosovën të garantuar në Rezolutën 1244, por vetëm rekomandon bisedime pakufi ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës deri ne arritjen e një marrëveshjeje që është e pranueshme për të dyja palët. Sa i përket pozitës juridiko-kushtetuse të Kosovës nuk do të kishte kurrfarë ndryshimi me gjendjen e tanishme, sepse në vend të UNMIK-ut do të instalohej EUMIK-u me kompetenca të njëjta të përcaktuara ne Rezolutën 1244. Eventualisht – varet nga rrjedhat në Kosove ku një shpërthim i mundshëm i dhunës mund të përshpejtoj procesin dhe si me 17 Mars 2004 do të detyronte Bashkësinë Ndërkombëtare të vepronte në këtë drejtim – kjo rezolutë mund t’i kufizonte këto bisedime për një periudhe dy vjeçare. Mirëpo pa përcaktuar epilogun e tyre. Këtë kompromis Bashkësia Evropiane do të mund t’ia bëjë palës shqiptare vetëm në qofte se në Kosovë në ditët e ardhshme do të shpërthente dhuna. Një gjë e tillë është pothuajse e pamundshme për dy arsye: se pari Ekipi i korruptuar i Unitetit është obliguar para vartësve te tij, UNMIK dhe Bashkësi Ndërkombëtare, se do të bëjë te pamundshmen për të penguar një gjë të tillë; në këtë drejtim ata kanë mbështetjen e parezervë të UNMIK-ut dhe KFOR-it të cilët vazhdimisht kërcënojnë me përdorim të forcës të gjithë ata që guxojnë të prishin rendin (p.sh. sekretari i NATO’s Skeefer javën e kaluar në Prishtinë). Se këto kërcënime nuk janë boshe, UNMIK’u e ka dëshmuar vetën me 2 shkurt gjatë demonstratës së Vetëvendosjes. Së dyti, populli i Kosovës si duket është lodhur në rrugën e gjatë për pavarësi dhe nuk ka një disponim apo forcë që të ndërmarrë një gjë të tillë; kjo veç u pa edhe në demonstratën e Vetëvendosjes, javën e kaluar ku morën pjesë një numër simbolik i protestuesve... Ekipi i Unitetit fillimisht do t’i kërcënojë vartësit e tij me shpallje të një anshme të pavarësisë dhe në anën tjetër do të përgatitet për bisedimet e reja, natyrisht duke mos harruar që paraprakisht të bëjë rritje të honorareve për anëtarët e vet. Shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës është formalisht dhe materialisht pothuaj e pamundur. Formalisht, qe nuk është edhe ndonjë problem i madh, Kosova gjegjësisht Kuvendi i Kosovës nuk ka kurrfarë kompetence juridiko-kushtetuese për të shpallur pavarësinë. Materialish Kosova nuk ka kapacitet që këtë pavarësi të vetëshpallur ta implementojë sepse Kosovës i mungon njëra prej tri elementeve kryesore të shtetit, pra ai i ushtrimit të pushtetit. Pra bazuar në teorinë e të Drejtës Ndërkombëtare shtetin e përbejnë tri elemente: Territori i caktuar, Populli në atë territor dhe (kryesorja) ushtrimi i pushtetit në atë territor të caktuar. Në rastin hipotetik (edhe pse një gjë e tillë kurrë nuk do të ndodhë - të paktën jo me këta politikanë në krye të vendit – se me shpallje të pavarësisë ka kërcënuar moti Bujar Dugolli, Bajram Regjepi, Ramush Haradinaj, Agim Çeku e tash së fundi edhe Skënder Hyseni, sepse kjo është vetëm një lojë për injorantë) po që se Kosova do të shpallte pavarësinë, atëherë UNMIK’u dhe KFOR’i do të duhej ta lëshonin Kosovën. Kompetencat e UNMIK’ut do t’i merrte Qeveria e Kosovës e kompetencat e KFOR’it do t’i merrte Ushtria e Kosovës. Mirëpo, Kosova nuk ka ushtri. Edhe më keq, Kosova nuk mund të krijojë ushtri me politikanë të korruptuar kundër vullnetit të Bashkësisë Ndërkombëtare. TMK’ja në mungesë armatimi dhe numrit të vogël të ushtarëve nuk do të mund të kryente rolin e ushtrisë dhe t’i mbronte kufijtë e Kosovës, kështu që pa KFOR’in dhe pa Ushtri të Kosovës Serbia për disa ditë do ta riokuponte Kosovën. Me një fjalë tani populli i Kosovës gjendet para nyjës së Gordit. Dilema janë dy: ta pres këtë nyjë me dhunë duke ndërruar politikanët e korruptuar dhe ta marrë fatin nga Bashkësia Ndërkombëtare në duart e veta, qoftë nevoja edhe me dhunë, apo ta zgjidhë këtë nyjë duke shpresuar se me bisedime Beogradi një ditë do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Bashkim Zahiti

Kombi Kosovar dhe shpifësit kosovarë
(reagim ndaj shkrimit të Ibrahim Kelmendit në “Express”, 01.07.2007)

Nexhmedin Spahiu
Ibrahim Kelmendi pranon edhe vetë në shkrimin e tij se ka shpifur kur ka thënë se Dushan Mugosha na paskësh shqiptuar fjalët “Kombi Kosovar”. Ai ka bindjen se ndonjëri këtë edhe e ka dëgjuar apo e ka parë të shkruar. Kjo nuk tregon asgjë tjetër vetëm se ka edhe shpifës të tjerë para tij: injorantë të cilët ngatërrojnë procesin e kombformimit me ata që fryejnë dallimet krahinore brenda një etnie. Është e qartë që qarqet politike në Beograd u kanë fryrë dallimeve të natyrshme krahinore brenda etnisë shqiptare me qëllim të copëtëzimit dhe zhdukjes të paktën në mënyrë të pjesërishme të etnisë shqiptare. Ka qenë larg mendësh që kjo të jetë bërë me qëllim të krijimit të një identiteti kombëtar, përkatësisht krijimin e një kombi të ri substancën e të cilit do ta përbënte etnia shqiptare. Kështu pra, Ibrahim Kelmendi nuk është as shpifës i parë as i vetëm. Ajo çfarë është e habitshme është fakti se si ta zëmë anëtari kryesisë së Parlamentit të Kosovës, Hydajet Hyseni nuk e kupton dallimin mes etnisë dhe kombit dhe kundërshtonte krijimin e “etninë kosovare”!!!. Këtë togfjalësh që po e kundërshtonte Hydajet Hyseni nuk e përmendi askush, por ngaqë për H.Hysenin fjala “etni” është baraz me “komb” atëherë rrjedhimisht “komb kosovar” = “etni kosovare”!!!. Më shumë jam i prirur të besoj se Hydajet Hyseni e ka bërë këtë sajesë nga fakti se ngatërron etninë me kombin se sa që këtë ta ketë bërë qëllimisht. Tani po i kthehem disa shpifjeve të qëllimshme të Ibrahim Kelmendit. Ai thotë se unë po bëja garë me Migjen Kelmendin për atë se “kush e ka zbuluar i pari kombin kosovar”. Kjo është sërish një shpifje e I.Kelmendit. Nuk kishte kurrëfarë gare mes meje e Migjen Kelmendit. Migjen Kelmendi e trajton identitetin koosovar dhe është një kotributor I rëndësishëm në ndërtimin e këtij identiteti, por Migjen Kelmendi asnjëherë nuk ka pohuar se po krijohet kombi kosovar. Përse nuk e ka thënë këtë mund të ketë arsyet e veta. Ndoshta thjeshtë nuk dëshiron që t’i ketë në qafë debilat e shumtë në Kosovë. E ka të mjaftueshme që i bien në qafë idiotët. Ndoshta është ndonjë arsye tjetër por e vërteta është se Migjen Kelmendi nuk ka pohuar asnjëherë se po krijohet kombi kosovar. Rrjedhimisht nuk mund të kishte garë mes meje dhe Migjen Kelmendit. Unë nuk bëjë garë me të. Unë e përkrah atë absolutisht deri në masën që idetë tona janë të njëjta. Shpifja e tretë e Ibrahim Kelmendit është se dikush na thënka se krijimi i kombit kosovar na qenka kusht për pavarësi. Kjo e thënë në këtë mënyrë duket sikur një kusht i imponuar nga dikush e jo nga vetë natyra e gjërave. Si mund të jesh një komb i pavarur e sovran nëse nuk je komb? Si mund të jesh anëtar i Kombeve të Bashkuara nëse nuk je komb? Apo i duhet besuar Enver Hoxhajt që pohonte se fjala angleze “nation” në shqip do të thotë shtet!!!. Sikur t’ishte kështu, atëherë edhe OKB do të quhej OSHB (Organizata e Shteteve të Bashkuara ) e jo Organizata e Kombeve të Bashkuara. Shumë

Apokalipsi shekullar
Dr. Muhammad Arif Zakaullah në librin e tij "The cross and the crescent: The rise of American evangelicalism and the future of Muslims" ("Kryqi dhe gjysmëhëna: ngritja e evangjelizmit amerikan dhe e ardhmja e muslimanëve") pas analizave të hollësishme të ndikimit të konceptit të metaekonomisë (që ai e definon si vetëdije e realitetit më të lartë që përcakton vendimet individuale/kolektive të një natyre ekonomike) në zgjedhjet presidenciale amerikane gjatë historisë, vijon me shpjegime rreth socioekonomisë së fundamentalizmit të krishterë dhe rreth manipulimeve qesharake të televangjelistëve me teologjinë e tyre. Profecitë e tyre të dështuara (kombinim i teorive të konspiracionit me dekodimin e shenjave dhe kërkimin e lidhjeve të fshehura) rreth fundit të botës ushqenin mentalitetin e Luftës së Ftohtë. Hal Lindsey shkoi aq larg sa që Anti-Krisht e shpalli udhëheqësin e Komunitetit Ekonomik Evropian, duke u bazuar në analogjinë tashmë të gabuar- bisha me 10 kurora- Komuniteti Europian me 10 anëtarë. Tema e përplasjes e konfliktit të civilizimeve duhet kuptuar si një përshtatje e teorive apokaliptike të evangjelistëve ndaj rrethanave të reja të formuara në botë. Dr. Zakaullah e quan veprën e Huntington-it tentim për ringjalljen shekullare të atyre profecive të Fundit të Botës që u shuan bashkë me largimin e rrezikut komunist nga retorika politike. Modeli MHL (Marx, Lenin, Huntington) ka emërues të përbashkët konfliktin, përplasjen, edhe pse shkaqet dhe mënyra e shfaqjes së tij mund të ndryshojnë. Ky interpretim i botës në të cilën jetojmë si sistem bipolar shkakton lindjen e profecive apokaliptike, mirëpo

në këtë rast ato nuk burojnë nga teologjia e krishterë, por nga "librat e shenjtë" të shekullaristëve, të cilat përdoren për të justifikuar totalitarizma të llojeve të ndryshme në emër të natyrshmërisë së imagjinuar të konfliktit te qeniet njerëzore. Toleranca ndaj dallimeve te njerëzit, konsiderimi i tyre si pasuri, mbrojtja dhe respektimi i dinjitetit, të drejtave dhe lirive të njeriut do të ishin ilaçet më të përshtatshme për sëmundjet e projektuara nga ideologët e konfliktit materialist. "Ruani, respektoni dhe nderoni vlerën e personalitetit njerëzor. Njeriu është vepër madhështore e Zotit dhe mjerë për atë që e përçmon nderin dhe dinjitetin e veprës së Zotit" "… bëhuni të njerëzishëm dhe të drejtë ndaj vetes dhe ndaj të tjerëve." - tha profeti Muhammed në fjalimin e tij lamtumirës. Këto nuk ishin deklarata të thata, por jeta e tij formulon model diametralisht të kundërt me modelin MHL. Luftoi tribalizmin, shtypjen klasore dhe të gjitha padrejtësitë tjera, solli paqen dhe progresin- duke zbatuar kështu Shpalljen Hyjnore-Kur'anin. Ata që pa paragjykime i janë qasur studimeve krahasuese të ideologjive e të sistemeve të ndryshme të besimit kanë ardhur në përfundim se pikërisht modeli MHL dhe të ngjashmit me të janë opium për popullin. Përpjekjet e kohëve të fundit për të restauruar dialogun ndërmjet civilizimeve duhet të vazhdojnë të stimulohen, duke u bazuar në projekte afatgjatë e të përpiluara me kujdes. Kësaj duhet t'i shoqërohet edhe një ndjenjë e fuqishme e solidaritetit, e cila është zbehur aq shumë nga kapitalizmi i egër i tipit Darwinian të luftës së pamëshirshme "për ekzistencë". Për këtë nevojitet shumë punë dhe pika fillestare e këtij procesi duhet të jetë largimi i plotë dhe definitiv nga MHL-ja. Admirim Luboteni

naïve. Sigurisht ngaqë për të nuk është e qartë se tek kombet më të zhvilluar kuptimi I përkatësisë kombëtare i afrohet kuptimit të nënshtetësisë përderisa tek kombet fillestare kuptimi i kombit i afrohet më tepër etnisë. Por kjo nuk do të thotë se përkatësi kombëtare është domosdoshmërisht përkatësi etnike apo se nënshtëtsia është domosdoshmërisht përkatësi kombëtare. Pavarësisht definicioneve të shumëta për kombin, të gjithë teoricientet e kombit pajtohen se etnia është bashkësi ndërsa kombi është shoqëri. Natyrisht, jo çdo bashkësi njerëzish është etni, por çdo etni është bashkësi. Po ashtu jo çdo shoqëri është komb, por çdo komb është shoqëri. Dallimi mes nënshtetësisë dhe përkatësisë kombëtare është në cilësinë e përvetësimit të vlerave që përcaktojnë identitetin kombëtar. Një njeri bëhet nënshtetas amerikan atëherë kur ai pranon vlerat amerikane, dhe administrata amerikane ia jep nënshtetësinë. Pjesëtar i kombit amerikan bëhet vetëm atëherë kur ky nënshtetas i përvetëson këto vlera. Ilustrimin më të mirë për këtë e ka dhënë profesori i filozofisë Kadri Metaj: Një djalë po i thoshte xhaxhait të vet se si e ka kuptuar se është bërë amerikan: “babi më thoshte hiqe vathin nga veshi t’i jepi 100 dollarë, ndërsa mua nuk më linte krenaria ta heq. Një ditë e kuptova se janë më të rëndësishëm 100 dollarë se krenaria ime boshe dhe u dorëzova para babait. Këtu kuptova se më nuk jam shqiptar po amerikan”. Ky ilustrim i prof. Kadri Metajt na vënë në pah dy vlera nga shumë që karakterizojnë identitetin kombëtar: dollari tek amerikanët dhe krenaria boshe tek shqiptarët. Në momentin kur djaloshi dhe prindi i tij kishin pranuar shtetësinë amerikane ata kishin pranuar ligjet amerikane, vlerat amerikane, por e qarte se djaloshi ende nuk i kishte përvetësuar ato. Për të ende ishte vlerë krenaria boshe. Ai ende po i takonte kombit shqiptar edhe pse nënshtetësinë e kishte amerikane. Kur pranoi dollarin si vlerë ai e pa veten e tij pjesëtar të kombit amerikan edhe pse etnia tij mbetet shqiptare. E meta më madhe e simpoziumit në fjalë ishte fakti se shumë panelistë kishin frikë ta thonin atë çfarë donin ta thonin. Ta zëmë, Muhamedin Kullashit nuk ia mbante të fliste për dekompozimin apo rikonstruktimin e perceptimit shqiptar për kombin po citonte Fuko-n që merret me dekompozimet . Natyrisht i vetëdijshëm se pak kush mund ta ketë lexuar Fuko-n, M.Kullashi fliste pa frikë se çifti i Ibrahim Kelmendit mund ta sulmonte me Dushan Mugoshat e tij. Po shtrohet pyetja a është ky rroli i intelektualit? Intelektualet e vërtetë sipas vendit e bëjnë e bëjnë edhe kuvendin, por gjithnjë e thonë atë që mendojnë se është e vërtetë. Për Ajnshtajnin nuk ka qenë problem ta shpjegonte teorinë e relativitetit edhe fëmijëve filloristë (sigurisht me këtë rast ai nuk u referohej formulave të sofistikuara matematikore). Pse? Sepse ai ishte sovran në shkencë. Ishte intelektual. Ndërsa, sigurisht vlera e simpoziumit në fjalë qëndron në faktin se tregoi se sa ka mungesë debati në shoqërinë kosovare dhe sa larg kosovarët janë nga stadi i të qenët komb.

6

E martë, 10 korrik 2007

Politikë
redaktor: Valon A. Syla e-mail: valon.syla@gazetaexpress.com tel: 038 542 270 fax: 038 542 270-2

Serbia me rezolutë të re për Kosovën
Deputetët e Parlamentit të Serbisë në një seancë speciale për Kosovën, pritet të miratojnë edhe një rezolutë, që parasheh zgjidhjen e statusit të Kosovës brenda integritetit të Serbisë. Ministri për Kosovën e Metohisë Sllobodan Samargjic ka konfirmuar këtë lajm dhe ka thënë se në konsultimet që fillojnë nesër parashihet të jetë edhe çështja e rezolutës në mënyrë që ajo të jetë e gatshme deri në fund të korrikut. "Kjo rezolutë do të mbështet qëndrimet e deritanishme për bisedime me Kosovën, do të rregulloj qëndrimin e shtetit dhe do të jap udhëzimet për politikën lidhur me Kosovën duke llogaritur bisedimet e reja të mundshme", ka thënë Samargjic. I tërë teksti i rezolutës pritet të bëhet pas konsultimeve disa ditore dhe pritet të kryhet brenda një jave. Ai thuhet se parasheh që çështja e Kosovës të zgjidhet vetëm në një mënyrë - brenda integritetit të Serbisë.

PAK ZHURME PER S
Daniel Fried solli mesazhin e negociatave shtesë për statusin e Kosovës. Ekipi i Unitetit ka pranuar pjesëmarrjen, me pak zhurmë. Fried nuk ka qenë i sigurt nëse një rezolutë mund të kalojë në KS këtë javë dhe se kur mund të fillojnë bisedimet. Një zyrtar kosovar ka thënë se ka qenë ky takimi më i vështirë me një diplomat nga Washingtoni.
Artan Mustafa
artan.mustafa@gazetaexpress.com

Prishtinë,9 korrik — o të ketë negociata shtesë për statusin. Por, koha e zhvillimit të tyre, e ndërmjetësimit dhe numri i rezolutave nuk kanë mundur të qartësohen nga ndihmës amerikan i shtetit, Daniel Fried, të hënën, gjatë qëndrimit në Kosovë, vendin e zhytur në konfuzion. Që prej fundit të muajit mars, të

gjitha orvatjet për të kaluar planin e emisarit Martti Ahtisaari dhe për t'i hapur rrugë pavarësisë së Kosovës janë bllokuar nga Rusia në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Tash do të vazhdohet gjetja e zgjidhjes, mirëpo në një rrugë të re. "Është besimi i Qeverisë sime se një periudhë e kufizuar negociatash është rruga më e mirë dhe që do të rezultojë me zgjidhjen më të mirë të mundshme për të gjithë njerëz-

it e këtij vendi", ka thënë Daniel Fried, në një konferencë për gazetarë në Prishtinë. Ai është nisur drejt Beogradit, duke marrë premtimin kosovar se ata do të jenë në tavolinën e bisedimeve. Pasi ka rikujtuar se pavarësia është e panegociueshme, Presidenti Fatmir Sejdiu ka thënë se Ekipi që ai drejton do të jetë palë konstruktive në proces. "Është me rëndësi se në këtë rrugë të bashkëpunimit dhe partneritetit tonë, si palë serioze, të kon-

tribuojmë në përmbylljen sa më parë të procesit për të hapur një kaptinë të re për Kosovën", është shprehur Sejdiu, në stilin e deklarimeve që duhet të lexohen mes rreshtave. Me siguri, meqë terreni është nxehur në Prishtinë, ku frustrimi po rritet. Një lider tjetër kosovar, pjesëmarrës në takim, ka thënë se konfirmimi i pjesëmarrjes nuk ka kaluar pa zhurmë, veçanërisht nga një prej anëtarëve me përgjegjësi të larta.

"Ndoshta ka qenë takimi më i vështirë me një diplomat nga Washingtoni prej fillimit të procesit", është shprehur Zyrtari. Ai ka thënë se diplomati amerikan nuk ka mundur të konfirmojë nëse mund të ketë një rezolutë gjysmake, e cila do ta linte vetëm statusin të hapur, përpara se negociatat të rifillojnë. Sipas tij, Fried ka përmendur mundësinë që ajo të kaloj këtë javë, por nuk ka qenë i sigurt. Fried ka qenë skeptik edhe në

LDK pa qëndrim për zgjedhjet
Edhe pse Kryeadministratori ka ndarë mendjen që zgjedhjet të mbahen në nëntor, partia më e madhe në vend nuk është e sigurt nëse ky proces dëmton statusin.
Vjosa Musliu
Prishtinë, 9 korrik — Lidhja Demokratike e Kosovës edhe më tutje nuk ka vendosur nëse do ta përkrah apo jo mbajtjen e zgjedhjeve nacionale dhe lokale në muajin nëntor. Në mbledhjen e kryesisë së kësaj partie që është mbajtur të hënën, nuk është marrë

ndonjë vendim lidhur me ketë çështje. Zëdhënësi i kësaj partie, Vehbi Miftari, ka thënë pas takimit se "kryesia e LDK-së e ka diskutuar për mbajtjen e zgjedhjeve qysh javën e kaluar. Ende nuk është marrë një qëndrim i prerë rreth kësaj çështjeje. Për LDK'në hyrja eventuale në një proces elektoral mund t'a shpërqendrojë vëmendjen e opinionit rreth statusit final". Në këtë mënyrë Miftari lë të kuptohet se LDK para mbajtjes së zgjedhjeve preferon

statusin final. Zëdhënësi i LDK-së është shprehur se LDK ka diskutuar edhe javën e kaluar për mundësinë e mbajtjes së zgjedhje, sikundër edhe të hënën, por deri tani nuk është marrë asnjë qëndrim. "Duke pasur parasysh ndjeshmërinë e situatës në mungesë të qartësisë së statusit, LDK është duke bërë një studim të detajuar të situatës politike në vend, në mënyrë që të mund t'i sheshojë mangësitë dhe përparësitë për të hyrë apo

E martë, 10 korrik 2007

POLITIKA

7

Nuk do të ngutemi për të njohur pavarësinë e Kosovës
Shefi i diplomacisë së Malit të Zi Milan Rocen ka deklaruar të hënën se vendi i tij nuk do të jetë njëri nga ato shtete që do të nguten se kush i pari do të njohë pavarësinë e Kosovës, nëse ka një vendim të tillë. Duke u përgjigjur një pyetjeje të Kryetarit të Partisë Popullore të Malit të Zi Predrag Popovic, gjatë një seance në Këshillin për Politikë të Jashtme të parlamentit malazez, se a do të përkrah Mali i Zi njëanshëm pavarësinë e Kosovës apo do të përkrah integritetin territorial të Serbisë, Rocen ka thënë se shpreson që nuk do të ketë zgjidhje unilaterale por zgjidhje të qëndrueshme. Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Serbisë Bozidar Djelic ndërkaq ka kërkuar nga Podgorica që të përkrah Serbinë në negociatat për Kosovën dhe të respektojë integritetin territorial të Serbisë. "Kam ardhur në Podgoricë që të kërkojë përkrahjen e malit të Zi në procesin e zgjidhjes së statusit të Kosovës" ka thënë Djelic.

SHTYRJEN
paraqitjen përpara gazetarëve duke thënë se nuk mund të predikojë çfarë do të bëjë KS. "Presidenti Sarkozy i Francës ka sugjeruar gjashtë muaj negociata, të pasuara me implementimin e planit të Ahtisaarit. Ka pasur një rezolutë në New York që në themel e nënvizon atë rrugë përpara. Nuk e di nëse do të ketë ndonjë marrëveshje për atë Rezolutë, por ne jemi duke vazhduar punën shumë intensivisht", është shprehur ai. Ndihmëssekretari amerikan nuk ka sqaruar se nuk kur mund të fillojnë bisedimet. Ekipit të Unitetit i ka thënë se ato "mund të nisin shpejt", ndërsa gazetarëve se "nuk mund të japë detaje". "Nuk mund të japë detaje, por sipas të gjitha gjasave do të ketë një periudhë të kufizuar negociatash, por ato do të jenë të limituara në kohë. Ato kufizime do të dihen", ka deklaruar Fried. Në takimin me Ekipin e Unitetit, i cili ka zgjatur përafërsisht 20 minuta më shumë se që ishte paraparë, është shtruar edhe çështja e ndërmjetësimit të negociatave që do të mbahen. Burime të Express thonë se Fried ka lënë të kuptohet se Emisari Martti Ahtisaari është edhe më tej në kombinim. Zyrtari i lartë amerikan dhe Presidenti i Kosovës kanë qenë të bindur se edhe negociatat shtesë do të nxjerrin vetëm një rezultat - pavarësinë e Kosovës. "Siç ka thënë Presidenti Bush, në fund rezultati do të jetë një pavarësi e mbikëqyrur për Kosovën", është shprehur Fried. Ai ka shtuar se deklarimi i Presidentit Bush nuk ka qenë një përgjumje, një aksident, por një pozicion i menduar. "Ai ka thënë atë që e ka menduar. Kosovarët mund të kenë besim në këtë rezultat. Dhe unë mund ta përsëris këtë pa hezitim", ka thënë ai. Por, përse atëherë ato negociata duhet të mbahen? "Nuk mendoj se ka ndonjë pyetje se ku do të përfundojë procesi, por ndoshta ka hapësirë për diskutim se si të arrihet atje", ka thënë Fried. Ai ka anashkaluar datat kur është pyetur se kur mjaftë do të bëhet mjaftë. Por, nuk ka harruar Ekipin e Unitetit, presioni ndaj të cilit ka filluar të rritet. Ai e ka uruar Ekipin për patriotizëm të thellë, përkushtimin në vlerat e përbashkëta të demokracisë dhe tolerancës dhe për qepjen në pavarësinë e Kosovës, ndërkohë që ka kërkuar mbështetjen e tij. Fried ka sugjeruar se rruga më e mirë përpara mbetet gjetja e një zgjidhje në Këshillin e Sigurimit, përderisa nuk ka rekomanduar rrugët unilaterale. "Kosovarët duhet të tregojnë dedikimin e njëjtë tek komuniteti ndërkombëtar", ka inkurajuar ai.

S'ka rezolutë pa Serbinë
Sergey Lavrov rithekson qëndrimin rus se rezoluta e cila nuk do të marrë parasysh interesat e Beogradit, nuk do të kalojë në Këshill të Sigurimit.
Shpend Limoni
shpend.limoni@gazetaexpress.com

LIDERËT FTOHEN NË TAKIM ME RICE
Ndihmëssekretari amerikan i shtetit, Daniel Fried, gjatë vizitës në Prishtinë, u ka sjellur anëtarëve të Ekipit të Unitetit një ftesë për të vizatuar Washingtonin. "Unë u kam dhënë atyre një ftesë që të vijnë më vonë gjatë këtij muaji në Washington, të takohen me Sekretaren Rice, kështu që konsultimet tona me ta do të vazhdojnë", ka thënë Fried. Presidenti Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri Agim Çeku, po ashtu, do të vizitojnë Brukselin të mërkurën për t'u takuar me zyrtarë të lartë europianë në vazhdën e konsultimeve për fazën e re të negociatave.

jo në zgjedhje elektorale." Por edhe përkundër kësaj, Vehbi Miftari, beson se ka klimë të mjaftueshme politike dhe infrastrukturave për mbajtjen e zgjedhjeve. Sipas tij Kosova ka dëshmuar gjatë viteve të pasluftës se di të bëjë zgjedhje të lira dhe demokratike, të cilat, thotë ai, janë konsideruar ndër më demokratiket në rajon. Në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së janë shqyrtuar edhe zhvillimet aktuale, që kanë të bëjnë me procesin e përcaktimit të statusit të Kosovës. Është rikonfirmuar edhe njëherë qëndrimi se pavarësia e Kosovës është e pashmangshme, sepse kjo buron nga

vullneti i qytetareve te saj dhe se për të ka një mirëkuptim real politik tek "aleatët tanë në botën ndërkombëtare". Kryesia e LDK ka vlerësuar lart edhe zhvillimet e procesit zgjedhor në Forumin Rinor (FR) të LDK-së, ku në vend të kryetares së deritashme Anita Morina, kryetare është zgjedhur Sytrime Dervisholli. Kryesia po ashtu përkrahu përfundimin e suksesshëm të kuvendit zgjedhor në Degën e Pejës dhe zgjedhjen e kryesisë së re, në të cilin kryetar u zgjodh Agim Bërdynaj, nënkryetar Ali Lajçi dhe sekretar Shkëlzen Hyseni.

Prishtinë 9 korrik — Sergey Lavrov ka thelluar edhe një herë hendekun mes Perëndimit dhe Rusisë rreth çështjes së Kosovës, duke bërë të qartë se vendi i tij nuk do ta përkrah një rezolutë, që nuk merrë parasysh interesat e Beogradit dhe Prishtinës. "Zgjidhja është e mundur vetëm me konsensus të palëve të involvuara. Çdo zgjidhje tjetër nuk mund të kalojë në Këshillin Sigurimit" ka thënë Lavrov gjatë një vizite në Kirgistan. Rusia ka bllokuar përpjekjet e Perëndimit për miratimin e një rezolutë e cila do të merrte parasysh planin e Ahtisaarit me të cilin vendit i hapet rruga drejt pavarësisë. Pavarësisht kundërshtimit rus, Shtetet e Bashkuara dhe disa vende europiane kanë bërë të qartë se Kosova në fund të procesit do të jetë e pavarur. Qëndrimet e kundërta mes Washingtonit dhe Moskës kanë vazhduar edhe pas takimit të Presidentit Amerikan George Bush dhe atij të Rusisë Vladimir Putin, në Maine të SHBA. Ndihmëssekretari Daniel Fried të hënën në Prishtinë ka shpalosur qëndrimin amerikan për vazhdimin të bisedimeve si një përpjekje për të dalë nga qorrsokaku që ka kapluar procesin që prej se plani i Ahtisaarit është prezantuar në Këshill të Sigurimit. Moska dhe Beogradi kanë deklaruar se do të përkrahin një proces të pakushtëzuar e që sipas tyre do të prodhonte marrëveshjen e pranuara nga të dyja palët. Pala serbe ka thënë se plani i Ahtisaarit është i papërdorshëm për negociata pasi Serbia e ka hedhur poshtë atë.

Srdjan Djuric, këshilltar për media i kryeministrit të Serbisë Vojislav Kostunica duke reaguar rreth paralajmërimeve të Ndihmëssekretarit Fried të dielën në Podgoricë, ka thënë se ideja për fillimin e bisedimeve pa Ahtisaarin dhe planin e tij është më se e dobishme. "Është reale të pritet që te bashkësia ndërkombëtare do të mbizotërojë bindja se në vjeshtë do duhet të organizohen negociata të reja të cilat nuk do të ngarkohen me planin e pasuksesshëm të Ahtisaarit" ka thënë Djuric. Ai po ashtu ka përsëritur se negociatat kanë kuptim dhe mund të quhen negociata vetëm nëse rezultati i tyre nuk është përcaktuar paraprakisht. Pala serbe ndërkaq ka përshëndetur deklaratat e Lavrov se Rusia nuk do të miratojë një rezolutë që nuk merrë parasysh interesat e Serbisë. Slobodan Samardzic ministër për Kosovë në Qeverinë e Serbisë ka thënë se deklaratat e Lavrov janë të qëlluara. "Deklarata e Ministrit të Jashtëm të Rusisë se nuk do të miratohet rezoluta e cila nuk merrë parasysh interesat e Serbisë në këshill të Sigurimit, është se është rruga e duhur për të zgjidhur çështjen e Kosovës dhe Metohisë" ka thënë Samardzic. Ai ka theksuar se Serbia dhe Rusia edhe më tej do të vazhdojnë të formulojnë politikën për Kosovën. Samardzic ka thënë po ashtu se shpreson se që qëndrimi i Rusisë do të ndihmojë për të kuptuar se nuk ka nevojë për një rezolutë rreth negociatave ndërsa ka insistuar për negociata korrekte të drejta dhe të pakufizuara në aspketin kohor në mënyrë që më pas të ketë një rezolutë që do të zëvendësojë rezolutën 1244.

8

E martë, 10 korrik 2007

Nacionale
redaktor: Ilir Mirena e-mail: ilir.mirena@gazetaexpress.com tel: 038 542 270 fax: 038 542 275

Fëmijët argëtohen në kamp
MALISHEVË, 9 KORRIK — Në katër fshatra të komunës së Malishevës, po zhvillohet me sukses faza e parë e kampit të quajtur ”Zemërgjerësia, shpresa, mirësia dhe gëzimi”, të mbajtur për vitin e gjashtë me radhë në këtë komunë nga Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare, me fëmijët e kësaj komune. Profesori, Nathan Hoppe, udhëheqës i këtij aktiviteti tha të hënën se si qëllim kryesor të këtij kampimi kanë argëtimin, zhvillimin social, edukues, kulturor dhe argëtues. Ai tha se faza e parë e kampimit përfundon pas dy dite, pasi që ka filluar nga 21 qershor të këtij viti, ndërsa pjesa e dytë do të vazhdojë në muajin gusht.Drejtoresha e arsimit në Malishevë, Sanije Kelmendi, e cila edhe ju kishte dhënë lejen për mbajtjen e këtyre aktiviteteve nëpër shkolla, në mungesë të ambienteve tjera, tha se ishte e kënaqur me aktivitetet të cilat zhvilloheshin dhe shprehu gatishmërinë që edhe në të ardhmen të përkrahë këto aktivitete. Ndërsa Gabriela Bezhani, njëra ndër aktivistet dhe udhëheqëset e këtij kampi tha se për çdo vit po zgjerojnë aktivitetin tyre në Malishevë. Ajo përjashtoi mundësinë që ky program të ketë lidhje me përhapjen e religjionit.

DESHMIA E TE PAFAJSH
Përveç në televizion, thonë se kurrë nuk e kanë parë shefin e ART-së, Anton Berishën. Nuk e kanë ditur se kanë armë në banesë, por e kanë ditur se janë të pafajshëm. Fadil Osmani dhe Afrim Gjokaj, katër ditë pasi janë liruar nga aktakuza për terrorizëm në lidhje me tentim-atentatin ndaj shefit të ART-së, flasin për Express.
Jeton Musliu
jeton.musliu@gazetaexpress.com

Prishtinë 9 korrik — Kanë qenë duke shikuar lajmet e orës 23:00 në televizion, kur në derën e banesës së tyre të marrë me qira në lagjen “Pejton” në Prishtinë, papritur ka trokitur njësia speciale e policisë. Pas disa minutave të qëndrimit të shtrirë në dysheme, në duart e Fadil Osmanit, Artan Nimanit dhe Afrim Gjokajt, kanë kërcitur prangat, kurse më vonë ata vetën e kanë parë si të arrestuar në stacionin e policisë. Aktakuza ndaj këtyre personave, ka qenë përfshirje në tentim atentatin në magjistralen Prishtinë-Pejë, ndaj shefit të Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit (ART), Anton Berisha. “Nuk kemi pas lidhje me këtë rast dhe prandaj jemi liruar. Por kjo nuk do të thotë se edhe të tjerët kanë faj, sidomos profesori Artan Nimani”, thonë Osmani dhe Gjokaj për Express. Ata e kishin parë në televizion se është tentuar të kryhet atentat mbi shefin e ART-së, por nuk e kishin menduar se të nesërmen vetë do të arrestohen për këtë çështje. Por tash disa muaj pas këtij rasti,

Gjykata e Qarkut në Prishtinë i ka shpallur të pafajshëm Fadil Osmanin dhe Afrim Gjokajn. Ata kanë qenë dy nga shtatë të arrestuarit në lidhje me këtë tentim atentat dhe për herë të parë për Express, tregojnë tërë ngjarjen e asaj nate, si janë njohur ndërmjet vete, gjetjen e armatimit në apartamentin ku kanë banuar dhe detaje të tjera. “Pasi na arrestuan na dërguan në stacion të policisë dhe atje e kuptuam se për çfarë bëhet fjalë. Na thanë se në këtë tentim atentat është i përfshirë një bashkëbanues”, thotë Fadil Osmani për Express. Ata e pranojnë se në banesë me ta ka qenë edhe i arrestuari tjetër, Mentor Çela, i cili ende ndodhet në paraburgim. “Policët janë sjellë shumë mirë ndaj neve dhe të nesërmen hetuesit na kanë pyetur se ku kemi qenë gjatë ditës kur ka ndodhur atentati”, rrëfejnë këta të liruar. Arsyetimi se përse ata të katërtit (Osmani, Gjokaj, Nimani dhe Çela) kanë banuar në një apartament, sipas dy të liruarve është thjesht çështje financiare. “Nuk kemi pas mundësi që një person të paguajë një banesë dhe për këtë arsye kemi vendosur të banojmë bashkë”, shprehet Fadil

Fadil Osmani dhe Afrim Gjokaj. / FOTO: JETMIR IDRIZI Osmani. “Policia na tregoi se pas bastisjes janë gjetur armë në banesën tonë. Jemi habitë shumë”, tregon Osmani, i cili deri para arrestimit përveç student, ka qenë edhe zyrtar në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB). “Ka qenë befasi jashtëzakonisht e madhe për ne se nga dolën armët”, shprehet Afrim Gjokaj, absolvent në një universitet privat. Ata tregojnë se pas bastisjes armët janë gjetur në një kthinë të banesës e cila ka shërbyer si vend për lënien e gjërave të panevojshme. Pas caktimit të masës prej tridhjetë ditësh paraburgim, Afrim Gjokaj është dërguar në burgun e Gjilanit, Artan Nimani në atë të Dubravës kurse Fadil Osmani në burgun e Prizrenit. “Për Anton Berishën kemi dëgjuar vetëm nga mediet sepse kurrë në jetë nuk kemi pasur kon-

Nuk kemi pas lidhje me këtë rast dhe prandaj jemi liruar. Por kjo nuk do të thotë se edhe të tjerët kanë faj, sidomos profesori Artan Nimani. ”
Fadil Osmani

BASHKËBANUESIT
Në këtë apartament kanë banuar Fadil Osmani nga fshati Tygjec i Dardanës, Artan Nimani nga fshati Gërgoc i Gjakovës, Afrim Gjokaj nga fshati Skivjan i Gjakovës dhe Mentor Çela nga fshati Jabllanicë e Gjakovës. Dy të parë kanë qenë edhe nëpunës në MPB kurse dy të tjerët studentë të universitetit publik dhe privat.

takt me të. Më tepër nuk e njohim”, thonë të liruarit nga aktakuza për terrorizëm. Në lidhje me Agim Hotin, personin tjetër të arrestuar në lidhje me këtë tentim atentat, dy të liruarit tregojnë se e kanë njohur përmes Mentor Çelajt. “Ne Agimin e kemi njoftë vetëm si fytyrë sepse ka qenë shok i Mentor Çelajt dhe asgjë më shumë”, rrëfejnë ata. Sipas Osmanit dhe Gjokajt, ata thjesht e kanë ditur se Agim Hoti është nga fshati Polac i Skenderajt dhe asgjë më shumë. Sa i përket mundësisë për

dëmshpërblim, të liruarit tregojnë se janë duke e shqyrtuar këtë mundësi edhe pse llogarisin se dëmi psikik dhe moral që iu është shkaktuar ka vlerë më të madhe. Përndryshe, në banesën e tyre, nga kontrolli i policisë janë gjetur 5 mina këmbësorie të llojit TMA3 prodhim jugosllav, 3 iniciues-detonator për shpërthim dhe një teledirigjues. Gjatë marrjes në pyetje nga prokurori, Agim Hoti ka deklaruar se këto pajisje luftarake janë pronë e tij dhe kanë qenë të destinuara për sulmin e tretë ndaj Anton Berishës.

E martë, 10 korrik 2007

NACIONALE

9

Problem gjuha serbe
PRISHTINË, 9 KORRIK — Ligji për përdorimin e gjuhëve në Kosovë, respektohet sa u përket turqve, boshnjakëve, egjiptasve si dhe pjesërisht goranëve, por Qeveria e Kosovës ende nuk ka miratuar planin dhe programin në gjuhën serbe, çka u konsiderua mangësi e madhe në tryezën e rrumbullakët me temë “Implementimi i Ligjit për gjuhët zyrtare në arsim”, organizuar nga Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH). Bekim Blakaj, shef i Zyrës së FDH-së për Kosovë, njoftoi se anëtarët e FDH-së, prej shkurtit deri në maj të vitit 2007 kanë përcjellë se sa po zbatohet në praktikë dispozita e nenit 4.4 e Kornizës Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohshme të Kosovës, si dhe dispozitat e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, me të cili u garantohet e drejta komuniteteve pakicë në Kosovë të arsimohen në gjuhën anëtare.

Pak pacientë
PRISHTINË, 9 KORRIK — Edhe përkundër temperaturave të larta dhe paralajmërimeve se në Kosovë do të mund të shpërthejnë epidemi të ndryshme gjatë stinës së verës, megjithatë Klinika Infektive aktualisht nuk ka fluks të madh të pacientëve, krahasuar me vitet e mëparshme. Në Klinikën Infektive, pos sëmundjeve epidemike, siç janë ethët hemorragjike, apo edhe meningjiti seroz (ndezje e cipave të trurit), trajtohen të gjitha sëmundjet tjera ngjitëse, deri te ato më të rëndat, siç është murtaja e shekullit- HIV/AIDS.

HMEVE

Dafina Myrtaj
dafina.myrtaj@gazetaexpress.com

Demjan, Gjakovë, 9 korrik — Xhevahire Vakaj, nga fshati Demjan i Gjakovës dhe Mentor Krasniqi, të dyshuarit kryesor në sulmin ndaj familjes Vakaj të Demjanit, janë arrestuar të hënën nga policia Rajonale e Pejës. Arrestimin e këtyre dy personave e konfirmoi zëdhënësi i Shërbimit Policor të Kosovës për rajonin e Pejës, Avni Gjevukaj. Ai tha se lidhur me këtë rast janë më shumë se dy të dyshuar të cilët janë të involvuar, mirëpo për momentin ata gjenden në arrati, ndërkaq sipas Gjevukajt është arrestuar sulmuesi kryesor dhe shtytësi i tërë këtij incidenti. “Aty kanë qenë më shumë se tre persona dhe për momentin është arrestuar vetëm personi, i cili ka qenë kryesori në këtë sulm dhe shtytësi i tij. Personat që janë në arrati janë të gjithë të involvuar në këtë rast. Ndërkohë që policia është në kërkim të tyre”, konfirmoi Gjevukaj. Pas seancës dëgjimore, Prokuroria e Qarkut në Pejë, në bashkëpunim me gjykatësin hetues, dy të arrestuarve u ka shqiptuar nga 30 ditë paraburgim, ndërsa dy të dyshuarit janë të vendosur në Burgun hetimor të Pejës. Në mbrëmjen e së martës të javës së kaluar, gjashtë persona tjerë të maskuar, dhe të armatosur kishin hyrë në shtëpinë e Ibish Vakajt, me ç’rast për tri orë

Arrestohen maskat
Xhevahire Vakaj dhe Mentor Krasniqi, nga Demjani i Gjakovës, janë arrestuar si të dyshuar për shkak të sulmit të bërë në shtëpinë e Ibish Vakajt. Një javë më parë në familjen Vakaj persona të armatosur kishin keqtrajtuar familjarët, duke kërkuar 7 mijë euro.
rresht kishin rrahur dhe torturuar anëtarët e kësaj familjeje. Të maskuarit kishin kërkuar nga zoti i shtëpisë 7 mijë euro ndërsa kishin marrë të gjitha stolit e arit që kishin gjetur atë natë në shtëpi. Policinë e kishte lajmëruar djali i Ibishit, Isufi, i cili u kishte thënë sulmuesve se po shkonte të gjente paratë tek fqinji i tij, i cili ndërkohë kishte lajmëruar policinë për sulmin e bërë në shtëpinë e tij. Pas mbërritjes së policisë, personat e maskuar kishin ikë prej vendit të ngjarjes në një drejtim të panjohur. Sipas Isuf Vakajt, shtytësja kryesore e këtij sulmi është kushërira e afërt e tij Xhevahire Vakaj, 31 vjeçe, pasi që sipas tij, ajo kohë më parë e kishte kërcënuar me fjalë se do ta vriste atë dhe familjen e tij, për shkak të një kontesti pronësor që kanë këto familje. ka filluar zbatimin e projektit për largimin e lypësve nga rruga. “Rreziqet e shumta, të cilave u ekspozohen njerëzit e shumtë, që kërkojnë lëmoshë nëpër rrugët e qytetit, e në veçanti fëmijët, janë rrjedhojë e fillimit të zbatimit të këtij projekti”, theksoi ajo. Sipas saj, deri më tani janë identifikuar një numër i lypave, të cilët janë nga Shqipëria dhe atyre u është shqiptuar masa e dëbimit nga Kosova, ku me ndihmën e Kryqit të kuq, në kuadër të KK të Prishtinës u është siguruar transporti deri në Shqipëri. Ndërkaq, siç tha ajo, për ata lypës që janë kosovarë, Qendra për punë sociale ka ofruar një ndihmë solide sociale, vetëm për t’i larguar nga rruga. Ajo gjithashtu tha se ky projekt sapo ka filluar në Prishtinë për të vazhduar nëpër të gjitha rajonet tjera të vendit.

Familja Vakaj një ditë pas sulmit. / FOTO: FISNIK DOBRECI

NË PARABURGIM
Në lidhje me tentim atentatin ndaj shefit të ART-së, Anton Berisha, ende në paraburgim janë duke u mbajtur: Agim Hoti nga Polaci i Skenderajt, Mentor Çela nga fshati Jabllanicë të Gjakovës dhe Agron Haradinaj nga fshati Gllogjan i Deçanit.

Lypësit out
Prishtinë, 9 korrik s Zyrtarë të Shërbimit Policor të Kosovës (SHPK) thanë të hënën për KosovaLive se temperaturat e larta, të cilave u ekspozohen fëmijë të shumtë, që kërkojnë lëmoshë nëpër rrugët e qytetit, si dhe rreziqet që u referohen gjatë qëndrimit të tyre nëpër udhëkryqe, nxitë edhe një herë policinë, që të rifillojnë aksionin për largimin e lypësve nga rruga. Zyrtarja për informim në SHPK, Sabrie Kamberi tha se Njësia kundër dhunës në familje, në kuadër të komandës kryesore në SHPK, bashkë me Qendrën për punë sociale dhe Kuvendin Komunal të Prishtinës këto ditë

Më vonë policia ka bastisur edhe shtëpinë e Mentor Çelës në Jabllanicë të Gjakovës, me c`rast janë gjetur dy armë automatike AK-47 të çmontuara në pjesë dhe të papërdorshme, një dylbi për armë zjarri dhe dy fishek. Hetimet për pesë të pandehurit e tjerë janë duke vazhduar. Një vendim për fatin e tyre pritët të merret pasi të skadojë afati i paraburgimit.

FOTO: BURIM MYFTIU

10 NACIONALE

E martë, 10 korrik 2007

Arrestohen falsifikatorët e parave
PRIZREN, 9 KORRIK — Dy persona, të dyshuar për falsifikim të kartëmonedhave, janë arrestuar në Prizren, ndërsa policia njoftoi të hënën se përveç parave false, atyre u janë gjetur edhe një kompjuter dhe skaner, të cilat i përdornin për këtë qëllim. Njëri nga zëdhënësit rajonal të SHPK-së, për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha tha të hënën se në rrugën “Nëna Terezë” të Prizrenit policia ka arrestuar dy persona të dyshuar për falsifikim të parave, ndërsa tek ta janë gjetur edhe kartëmonedha false. “Pas kontrollit tek ata janë gjetur kartëmonedha fals në vlerë prej 50 dhe 20 eurosh, ndërsa janë konfiskuar një kompjuter, një skaner dhe një letër për falsifikimin e parave”, tha ai. Për shkak të hetimeve, policia nuk jep të dhëna të tjera për rasatin, ndërsa mësohet se pajisjet për falsifikim janë gjetur në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit. Sipas policisë, për shkak të dyshimeve për falsifikim, ekipe të hetuesisë po vijojnë hetimet, për të zbuluar ekzistimin e mundshëm të ndonjë zinxhiri të mundshëm, që janë marrë me këtë veprimtari. Pas lufte, policia disa herë ka raportuar për konfiskim të parave të falsifikuara, shumica sosh në vlerë prej 50 euro. Ndërkaq, personat e arrestuar si të dyshuar, që kanë tentuar të blejnë para false në të shumtën janë vërejtur nëpër pika të ndryshme të karburanteve.

Sulmohet fizikisht?
Nysrete Kumnova, kryetare e Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, akuzon Arif Muçollin, këshilltar i kryeministrit Çeku, se e ka sulmuar atë fizikisht. Muçolli mohon të ketë sulmuar Kumnovën.
Artan Behrami
artan.behrami@gazetaexpress.com

Dafina Myrtaj
dafina.myrtaj@gazetaexpress.com

Prishtinë, 9 korrik — Nysrete Kumnova, kryetarja e Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, ka dhënë të hënën dorëheqje të parevokueshme nga posti i saj. Arsyeja kryesore për largimin e saj nga ky post, Kumnova thotë të jetë sulmi fizik që ia ka shkaktuar Arif Muçolli, kryesues i Komisionit Qeveritar për Per-

sona të Pagjetur, i cili ka ndarë të njëjtin post me të. Ndërsa Muçolli mohon të ketë sulmuar Kumnovën. Krejt kjo kishte filluar nga një debat i ashpër mes saj dhe Muçollit, i cili fillimisht është bërë në korridor të ndërtesës së Qeverisë. “I kam kërkuar sqarim për mospjesëmarrjen time në takimet e grupeve punuese për persona të pagjetur”, rrëfen Kumnova. Më pas Muçolli e kishte ftuar atë në zyrën e tij për të biseduar

në mënyrë të shtruar. “Muçolli ka filluar të më tërheqë zvarrë për krahu duke më rrëzuar dhe larguar nga zyra e tij, dhe më hodhi në korridor duke më shkaktuar lëndime fizike dhe dëmtime rrobash”, tregon Kumnova, duke e improvizuar sulmin me një gazetar. Ajo nuk e ka paraqitur rastin në polici, pasi që ka dashur që këtë problem ta zgjidhë kryeministri Çeku. Mirëpo, këtë nuk e ka bërë ende kryeministri Çeku, prandaj Kumnova dëshiron të ngrejë padi ndaj Muçollit. Ndërsa, Muçolli akuzat e Kumnovës ndaj tij i quan si inate personale, ndërsa shprehet i gatshëm të përballet edhe me drejtësinë, duke e konsideruar veten të pafajshëm. Muçolli tregon se gjithë kjo ka ardhur pasi që sekretari i përhershëm i Qeverisë, Fitim Krasniqi, nuk ia ka vazhduar kontratën më shumë se një muaj Kumnovës. Po ashtu, ajo është paralajmëruar se së bashku me burrin e saj që është shofer, do të largohen nga qeveria. “Shpenzimet që i kanë bërë ata gjatë kësaj kohe, janë në shifra shumë të larta”, shton ai. Muçolli thotë se nuk është njeri aq i ulët që të ushtrojë dhunë ndaj një nëne, gruaje apo cilësdo femër. Sipas tij, atë ditë është takuar

me Kumnovën në korridor dhe ajo i ka kërkuar sqarim pse nuk merr pjesë në takime të grupeve për persona të pagjetur. “Mirëpo, ajo bërtiste në tërë korridorin dhe i kam thënë të vijë në zyrë dhe të diskutojmë si njerëz të civilizuar, mirëpo ajo më ofendoi rëndë duke thënë se nuk meritoj të jem në një post të tillë, se nuk e kam asnjë familjar të zhdukur, se kam shkelur gjakun e dëshmorëve, etj. Atëherë e kam kapur për krahu dhe i kam thënë të dalë jashtë, madje ia kam hapur derën”, rrëfen Muçolli për versionin e tij. Muçolli tregon se ai është emëruar në postin e kryetarit të Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur nga Qeveria e Kosovës, ndërsa Kumnova është emëruar nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj. “Ajo është duke gënjyer dhe jam i gatshëm të përgjigjem edhe moralisht edhe penalisht për një gjë të tillë”, thotë ai. Ndërkaq, Kumnova ka prezantuar edhe fotografi, në të cilën asaj në krahun e djathtë i shihen lëndime, të cilat, sipas saj, janë pasojë e rrahjes nga ana e Muçollit. Ndërsa, zëdhënësja e kryeministrit, Ulpiana Lama, ka deklaruar se kanë marrë një njoftim nga Kumnova, por ka thënë se nga ato që ka paraqitur, nuk ka asnjë lloj prove ose dëshmi që vërtetojnë akuzën e saj ndaj Muçollit.

Podujevë, 8 korrik — amilja Vokrri nga Podujeva, ka tetë ditë që jeton në ethe duke pritur ndonjë lajm për vajzën e tyre të humbur, Vjollcën 17 vjeçe. Ajet Vokrri së bashku me gruan dhe katër fëmijët e tjerë, çdo moment presin që në derë të hyjë vajza e tyre, Vjollca, zhdukja e së cilës ka ngjallur frikën dhe kureshtjen për të gjithë familjarët e saj. Pas një javë kërkimi për vajzën e tij, Ajeti më në fund ka lajmëruar policinë për zhdukjen e saj. “Nuk kam lanë derë pa e lypë çikën teme, po tash s’po muj me e ditë kah ka mujtë me shku ose kush ka mujtë me e kidnapu a me e vra. Jam i gatshëm që me ia falë krejt gabimet, vetëm që të më kthehet në shpi shnosh e mirë”, thotë Ajeti. Ai thotë se vajza më e madhe e tij, para pesë muajsh, pa dëshirën e prindërve të saj është martuar me Florimin 44-vjeç nga Batllava, i cili është i martuar dhe ka fëmijë me gruan e tij të parë. Ajeti tregon se kohëve të fundit vajza e tij kishte ardhur në shtëpi me arsyetimin se nuk mund të jetojë më me ortaken dhe fëmijët e saj dhe se burri i saj, Florimi i kishte


12:00 12:30

Një javë ka ndejtë çika jeme në shpi. Unë u gëzova që erdh, se mendova se mos po rrin tash te na e u nda prej burrit të saj.”
Ajet Vokrri

Në Wembley me bombë
Gazetari shqiptar në Londër, Muhamed Veliu, hyri në stadiumin Wembley duke u regjistruar si një anëtar i personelit të shërbimit. Ai ka provokuar sigurinë e stadiumit të njohur, ku po mbahej koncerti për nder të princeshës Diana. Ai ka hyrë aty me një bombë të improvizuar.
Për revistën MAPO, Muhamed Veliu ka treguar të gjitha detajet dhe kronologjinë e këtij investigimi. Në momentin kur kishte arritur të afrohej deri në pikën e fundit, një kontrollore i thotë të hapë çantën, të cilën, nuk e kontrollon me imtësi. Në këtë mënyrë, një bombë e improvizuar, që Veliut ia kishte dhënë gazetari britanik, Jones, i shpëton personelit të sigurimit dhe hyn në ambientet e stadiumit bashkë me gazetarin. Ky i fundit shkon në çdo ambient të mundshëm brenda, duke treguar kështu lehtësinë e vendosjes së një bombe pak para zhvillimit të koncertit madhështor që princat e Britanisë, William dhe Harry organizuan për nder të nënës së tyre, princeshës Diana. Në një moment, Veliu, korrespondent i Top Medias, në Britani, mundet që të afrohet fare pranë vendit, ku po qëndronin për të parë koncertin, pikërisht dy princat William dhe Harry. Edhe në këtë moment, ai mundet lehtësisht t’i afrohet “objektivit”, pa u shqetë-

suar fare nga personeli i sigurimit. Më poshtë do të mund të lexoni detajet minutë pas minute të këtij “aksioni”, që Veliu ia ofroi revistës MAPO.

Por, a e kishin marrë seriozisht këtë investigim, i cili ekspozoi thyerje të masave të sigurisë? Marr linjën e metrosë për të mbërritur në stacionin Wembley Park. Bëj paraqitjen në kioskën e kompanisë, e cila më kishte punësuar si kamarier. Një djalë i gjatë më vendos një shirit të bardhë te dora, e vetmja shenjë identifikuese, e cila do të më lejonte të hyja në stadium.

Kronologjia: 11:00
Takohem me kolegun Danil Jones, edhe ky reporter investigativ për gazetën e së dielës “The People”. Ai më jep “bombën” imituese, të cilën kishte mundur ta fshihte disa javë më parë në ndeshjen Angli – Brazil, e cila inauguroi hapjen e stadiumit të rinovuar tërësisht. Autoritet e sigurisë i premtuan gazetës “The People” pas investigimt të Daniel Jones se do të rishikonin procedurat e kontrollit të personelit.

12:45
Kudo shikoje roje sigurie. Në derën qendrore kishin filluar të mbërrinin ata të cilët kishin bileta për t’u ulur në qendër të stadiumit. Vazhdoj të ec i qetë për te dera P11, ku ishte hyrja e person-

E martë, 10 korrik 2007

NACIONALE 11

Arrestohen për trafikim
GJILAN, 9 KORRIK — Një burrë 40 vjeçar dhe një femër 42 vjeçare, janë arrestuar nga policia gjatë fundjavës në Gjilan dhe po mbahen në paraburgim me urdhër të prokurorit, pasi dyshohet të jenë përfshirë në një rast të trafikimit me qenie njerëzore, konfirmoi të hënën policia në Gjilan. Zëdhënësi rajonal i Shërbimit Policor të Kosovës (ShPK) në Gjilan, togeri Ismet Hashani, tha se policia gjatë kontrollit të një veture pa leje, kishte hasur në një femër shqiptare e cila ishte e trafikuar. Ai tha se për rastin është konsultuar prokurori dhe më urdhër të tij, është arrestuar një femër 42 vjeçare dhe një mashkull 40 vjeçar, të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në këtë rast të trafikimit. Policia nuk saktësoi se prej nga ishte e trafikuara shqiptare dhe as nuk dha detaje, tjera, pasi rasti është duke u hetuar. Policia njoftoi edhe për një aksident trafiku, që kishte ndodhur në fshatin Topanicë të Dardanës, kur një ngasës kishte goditur një fëmijë me veturë dhe kishte ikur nga vendi i ngjarjes. Policia tha se fëmija është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që raportohet për përmirësim të gjendjes shëndetësore të tij. Togeri Hashani tha se është në kërkim të të dyshuarit, që ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe se dyshohet, që makina e cila ka goditur fëmijën të ketë qenë e tipit, “Opel Kadet” ngjyrë të bardhë. Policia ka apeluar tek qytetarët për bashkëpunim, sidomos në këto raste.

Vjollca Vokrri, 17 vjeçe nga Podujeva, ka tetë ditë që është larguar nga shtëpia e saj. Të shqetësuar për fatin e vajzës, babai dhe nëna e Vjollcës kanë lajmëruar policinë. Hetimet rreth zhdukjes së saj janë duke vazhduar.
mendja se ka gisht në zhdukjen e vajzës së tij, ishte Florimi, edhe pse, sipas tij, asnjëherë nuk e kishte dëgjuar vajzën e tij të ishte ankuar për ndonjë të keqe nga ana e burrit të saj. Mirëpo, Ajeti tregon se pas marrjes në pyetje nga ana e policisë, Florimi ishte liruar, pasi që asgjë të dyshimtë nuk kishin hasur tek ai. “Florimi tha se masi që janë taku, e ka përcjellë çikën deri afër shpisë. Nihere nuk i besova, edhe dyshuam se mos e ka çu ai dika për me ikë, por policia na heki dyshimet”, tregon Ajeti. Për zhdukjen e 17-vjeçes Vjollca Vokrri, është bërë e ditur edhe në një komunikatë lëshuar nga Shërbimi Policor i Kosovës, ku thuhet se një femër kosovare shqiptare ka lajmëruar edhe ka raportuar në polici se vajza e saj ka dalë nga shtëpia më 30 korrik rreth orës 18:00 minuta dhe se nuk është kthyer më. Në këtë komunikatë bëhet e ditur se për momentin nuk ka të dyshuar, ndërkohë që hetimet për zhdukjen e saj janë duke vazhduar.

ZHDUKET 17 VJEÇARJA
premtuar asaj se së shpejti ata të dy do të ikin jashtë vendit. “Një javë ka ndejtë çika jeme në shpi. Unë u gëzova që erdh, se mendova se mos po rrin tash te na e u nda prej burrit të saj. Pas nji jave ajo më tha se po shkon te kunati i saj me u taku me burrin e vet. Prej asaj dite mo nuk u kthy në shpi”, thotë Ajeti. Sipas tij, mungesën e vajzës në dy ditët e para e kishte arsyetuar se mos është kthyer sërish te shtëpia e burrit të saj, mirëpo më vonë e kishin kuptuar se nuk ishte aty, kur Florimi kishte thirrur në shtëpi të Ajetit dhe kishte kërkuar në telefon Vjollcën. “Na mendumë se Florimi po bon hajgare me neve kur e lypi çikën me folë në telefon. Po ma elit. Një radhë e gjatë me njerëz ishte formuar në pritje për t’u kontrolluar.

Ajet Vokrri. / FOTO: FISNIK DOBRECI

vonë e kuptumë se ai seriozisht e ka edhe dojke me folë me to. Na u shtangem se deri në atë kohë kemi mendu se Vjollca o me burrë të vetin”, thotë Ajeti. Ai tregon se në atë moment njeriu i parë tek i cili i kishte shkuar

1:20
Marr uniformën. Shkoj në dhomën e ndërrimit të rrobave. Nxjerr nga çanta “bombën” e ndërtuar brenda një kontejneri plastik, duke e futur në xhepin e majtë të pantallonave. Caktohem të punoj në vivelin 5 të stadiumit. Përpara se të shkoj atje futem në tualet, ku nëpërmjet një aparati bëj disa foto duke mbajtur “bombën” në dorë. Shkoj sa për t’u dukur në barin ku u caktova të punoja. Qëndroj më pak se një orë. Largohem duke i bërë një tur të gjithë stadiumit nga njëri cep në tjetrin. Ishte më të vërtetë gjigant. Ulem në pjesë të ndryshme të tij duke bërë foto, të cilat demonstrojnë lirinë time “Access all areas”. Një akses tejet i rrezikshëm nëse me të

1:13
I afrohem derës. Çdo hap që hidhja shoqërohej me rrahje të shpeshta zemra. Adrenalina po rritej.

1:16
Kaloj barrierën duke iu afruar një punonjëseje sigurie për të më kontrolluar çantën, ku ishte “bomba”. Mbledh veten. Ajo ishte e gjatë, bionde, e cila me një aksent lindor më thotë “Të lutem, hap çantën”. Prisja të nxirrte gjithçka që kishte brenda. Nuk ndodhi kështu. Biondja, e cila nga aksenti mund të ishte polake ose çeke, mjaftohet me një të parë të shpejtë dhe vetëm kaq. “Mund të shkoni. Faleminderit”.

vërtetë isha terrorist. Koncerti fillon me një këngë nga Sir Elton Jon. I afrohem “Royal Box”, “Dhomës mbretërore”, ku qëndronin princat William dhe Harry, organizatorët e koncertit. Askush nuk më ndaloi, megjithëse punonjësve të stadiumit nuk u lejohej të afroheshin atje. Një tjetër shenjë e neglizhencës së sigurisë.

3:40
Pasi kam rishikuar të gjitha fotot, vendos të largohem nga stadiumi me të gjitha provat. Për të dytën herë, pas kolegut Daniel Jones munda të thyej të gjitha masat e sigurisë në një eveniment, ku merrnin pjesë 63 mijë njerëz. Nuk më mbeti gjë tjetër, veçse t’i telefonoja kolegut Daniel Jones e t’i thosha se misioni përfundoi

Muhamet Veliu në Wembley me bomben e improvizuar. me sukses. Ishte një investigim i frikshëm për të cilin mendoja se do të ishte më i vështiri, por në fakt rezultoi më i lehti.

12 marketing

E martë, 10 korrik 2007

A jeni punëdhënës/kontabilist për punëdhënës? Nëse po, a jeni duke i raportuar me rregull kontributet pensionale? Çdo tre muaj duhet të raportoni në Administratën Tatimore se për kë janë paguar kontributet pensionale, përndryshe ato nuk alokohen në llogaritë individuale të të punësuarve tuaj. Mos i leni punëtorët pa pensione. Përmbushni obligimin ligjor. Dorëzoni Raportin Tremujor.

SH E R B I M I

P O L I C OR I KOSOVËS KOSOVO POLICE ANKAND PUBLIK

KOSOVSKA POLICIJSKA SLUŽBA SERVICE

SH E R B I M I

P O L I C OR I KOSOVËS KOSOVO POLICE POZIV NA LICITACIJU

KOSOVSKA POLICIJSKA SLUŽBA SERVICE

Shërbimi Policor i Kosovës fton me oferta të mbyllura për shitjen e veturave ( të përdurura) të këtij institucioni:
Nr. TABELA Nr. I SHASISË AUTOMJETI VITI ÇMIMI MINIMAL

Kosovska Policijska Sluzba poziva na licitaciju za zatvorene ponudama za prodaju kola (upotrebljenih) gore navedene institucije.:
Br. TABELE Br. SHASIE KOLA GODINA MINIMALNA CENA

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16

092KS985 092KS986 092KS411 092KS412 092KS422 092KS982 092KS983 092KS984 092KS407 092KS271 092KS272 092KS273 092KS274 092KS026 093KS026 420KS616

1J4FJ68M6WL128813 1J4FJ68M8WL128795 1J4FJ68M0WL128791 1J4FJ68M3XL580964 1J4FJ68M3WL128784 1J4FJ68M7VL568487 1J4FJ68M9WL128806 1J4FJ68MXWL128796 1J4FJ68M9VL568491 MAT37405619L00424 MAT374070Y9100250 MAT374070Y9100573 MAT37405619L00373 MAT374057Y9L00373 MAT374057Y9L00373 W0L000087M5358919

JeepCherokee 2.5 JeepCherokee 2.5 JeepCherokee 2.5 JeepCherokee 2.5 JeepCherokee 2.5 JeepCherokee 2.5 JeepCherokee 2.5 JeepCherokee 2.5 JeepCherokee 2.5 TATA TATA TATA TATA TATA TATA Opel Vectra

1998 1998 1998 1998 1998 1998 1998 1998 1998 2000 2000 2001 2000 2001 2001 1991

700 euro 700 euro 700 euro 1000 euro 1000 euro 900 euro 900 euro 800 euro 1000 euro 600 euro 600 euro 800 euro 800 euro 1000 euro 700 euro 500 euro

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16

092KS985 092KS986 092KS411 092KS412 092KS422 092KS982 092KS983 092KS984 092KS407 092KS271 092KS272 092KS273 092KS274 092KS026 093KS026 420KS616

1J4FJ68M6WL128813 1J4FJ68M8WL128795 1J4FJ68M0WL128791 1J4FJ68M3XL580964 1J4FJ68M3WL128784 1J4FJ68M7VL568487 1J4FJ68M9WL128806 1J4FJ68MXWL128796 1J4FJ68M9VL568491 MAT37405619L00424 MAT374070Y9100250 MAT374070Y9100573 MAT37405619L00373 MAT374057Y9L00373 MAT374057Y9L00373 W0L000087M5358919

JeepCherokee 2.5 JeepCherokee 2.5 JeepCherokee 2.5 JeepCherokee 2.5 JeepCherokee 2.5 JeepCherokee 2.5 JeepCherokee 2.5 JeepCherokee 2.5 JeepCherokee 2.5 TATA TATA TATA TATA TATA TATA Opel Vectra

1998 1998 1998 1998 1998 1998 1998 1998 1998 2000 2000 2001 2000 2001 2001 1991

700 euro 700 euro 700 euro 1000 euro 1000 euro 900 euro 900 euro 800 euro 1000 euro 600 euro 600 euro 800 euro 800 euro 1000 euro 700 euro 500 euro

Vizita do të bëhet në Bazën e Logjistikës së SHPK-së, Zona industriale Fushë Kosovë tek Amortizerat me datë 13 korrik 2007 në ora 10:00 . Personat fizik dhe juridik të cilët janë të interesuar për blerje janë të obliguar që të vijnë në vendin e lartëcekur në datën e caktuar. Hapja e ofertave do të bëhet publike me datën 16 korrik 2007 në ora 14:00h Njesia e Prokurimit të Shërbimit Policor të Kosovës Rr.Luan Haradinaj Ndërtesa e Administratës, kati i dytë dhoma 202/B Nr. i tel. 038/540-012; 038/ 5080 1102 Nr.i fax 038/540-012; 038/ 5080 1102 Per çdo paqartësi na drejtoheni në këtë e-mail adresë prokurimi@ kosovopolice.com

Poseta e biti u Logisti koj Bazi KPS-sa industrialna zona Kosovo Polje blizu Amortizera dana 13.07.2007 u 10.00 asova. Fizicka I pravna lica koje su zainteresovane za kupovinu obavezne su do i na gore navedeno mesto odre enog dana. Otrvaranje ponuda e biti javne dana 16.07.2007 u 14 asova. Nabavna Služba Kosovske Policijske Službe Ul. Luan Haradinaj Zgrada Administracije KPS drugi sprat kanc. 202/B Br.tel. 038/540-012; 038/ 5080 1102 Br. Fax 038/540-012; 038/ 5080 1102 Za nejasnost obratite nam se na ovoj e-mail adresi: prokurimi@kosvopolice.com

E martë, 10 korrik 2007

marketing 13

RI- NJOFTIMI PER KONTRATË Ne baze te nenit 39 te Ligjit Nr:2003/17, ligji mbi Prokurimin Publik www.unmikonline.org click on Official Gazette, Regulations 2004, No: 2004/3 Datë: 10 Korrik .2007 Nr i Prokurimit: PTK MN00/ 07 1812191 114 Titulli: PLATFORMA E FATURIMIT PËR PTK

CONTRACT RE-NOTICE According to section 38 of Law Nr.2003/17, Law on Public Procurement www.unmikonline.org click on Official Gazette, Regulations 2004, No: 2004/3 Date: 10 July 2007 Procurement No: PTKMN00071812191 114 Title: PTK BILLING PLATFORM I CONTRACTING AUTHORITY:

I AUTORITETI KONTRAKTUES:
Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës Sh.A Ndërtesa Kryesore, Dardania pn, Prishtinë, Kosovë Kodi Postarë 10100 procurement@ptkonline.com Fax:+381 38 542 771 Informatë për PTK-në PTK ofron shërbime telekomunikuese në territorin e Kosovës nëpërmjet entiteteve vijuese: 1. *Vala- Shërbime të Telefonisë Mobile*; 2. *Telekomi I Kosovës – Telefonia Fikse / Shërbime të internetit*; 3. *Rrjeti Qendror – Dalje Internacionale, kapacitete transmetuese (backbone). PTK është momentalisht duke operuar me platforma të ndryshme të faturimit për Vala dhe platformë të kombinuar për Telekomin e Kosovës dhe Rrjetën Qendrore.

Post and Telecommunication of Kosovo JSC (PTK), Headquarters Dardania n.n. 10100 Pristine, Kosovo procurement@ptkonline.com Fax:+381 38 542 771 Introduction to PTK J.S.C. PTK provides telecommunication services in the territory of Kosovo through the following entities: 1. *Vala-Mobile telephony services; 2. *Telecom of Kosovo – Fixed / ISP services; 3. *Core Network – International gateway, backbone services. PTK is currently operating various billing platforms for Vala and a combined platform for Telecom of Kosovo and the Core Network. II OBJECT OF THE CONTRACT: Object of the contract is evaluation of: * A stand alone billing solution for Vala; * A stand alone billing solution for Telecom of Kosovo and Core Network * A converged billing solution for all of the operational units of PTK, i.e. Vala, Telecom of Kosovo and Core Network. The platform sought is a complete solution, comprising of hardware, software and services, divided into three main components as follow: * Service Control Point; * Real – time rating engine; * Business Support Systems. Core billing components should be part of an end –to end solution offered by the tenderers and the tenderer is exclusively responsible for the overall system integration. Place and Period for Delivery: The Implementation of the contract should start 15 days after signature of contract. DDP/INCO-TERMS 2000 PRISTINE, KOSOVO III REQUIREMENTS TO ECONOMIC OPERATORS WHO WANT TO SUBMIT A TENDER: Tender security: No tender security is required Performance security : In the event of Contract Award, the Tenderer is obliged to provide Contracting Authority with Performance Guarantee to fulfil contractual obligations, for 15% (fifteen percent) of the contract price (excluding maintenance) until successful completion of user acceptance testing as per the form attached in Tender Document, until acceptance and thereafter 10% of 5 year maintenance cost.

II LËNDA E KONTRATËS:
Objekt i kontratës është vlerësimi i: * Qëndrimi i vetëm i solucioneve të faturimit për Vala * Qëndrim i vetëm i solucioneve të faturimit për Telekomin e Kosovës dhe Rrjetin Qendror * Solucioni i faturimit konvergjent për të gjitha njësitë operacionale të PTK si p.sh. Vala, Telekomi i Kosovës dhe Rrjeti Qendror Platforma është një solucion komplet, e përbërë nga hardware, software dhe shërbime, e ndarë në tri komponente kryesore : *Scp (pika e kontrollit të shërbimeve: vepron si pike e ndërlidhjes për të gjitha elementet e rrjetit); *Makine për rejting në kohë reale (real-time rating engine: acting as the single point of real-time cost decision maker for any service rendered). *Sistemet e mbështetjes së biznesit: vepron si ndërlidhje midis njësive të ndryshme të biznesit duke mundësuar involvimin direkt të të gjitha palëve të interesuara afariste në platformë. Komponentet qendrore të faturimit duhet të jenë pjesë e solucionit në tërësi të ofruar nga ofertuesi dhe ofertuesi është ekskluzivisht përgjegjës për integrimin e sistemit në tërësi. Vendi dhe periudha e dergesës: implementimi i Kontratës do të filloj 15 ditë pas nënshkrimit të kontratës. DDP (Detyrimi i dërgesës është dorzuar) Incoterm2000. III. KRITERET E PËRZGJEDHJES SE OPERATORËVE EKONOMIK TË CILET DESHIROJNË TË DORËZOJNË TENDERIN: Sigurimi i tenderit: Nuk kërkohet Sigurimi i tenderit. Sigurimi i ekzekutimit Në rast të shpërblimit me kontratë, tenderuesi është i obliguar të ofron autoritetit kontraktues Garancionin e Performancës (garancionin për kryerje të punëve) për plotësimin e obligimeve kontraktuese, për 15% (pesëmbëdhjetë përqind) të çmimit të kontratës (pa përfshirë këtu edhe mirëmbajtjen) deri te përfundimi me sukses i testit të pranimit të shfrytëzuesit sipas formës së bashkangjitur në dokumentin e tenderit , deri tek pranimi dhe pastaj 10% (dhjetë përqind) nga vlera 5 (pesë) vjeçare e shpenzimeve të mirëmbajtjes.

VI. TENDER REQUIREMENTS
IV. KUSHTET E TENDERIMIT INFORMACION NË LIDHJE ME PROCEDURËN E TENDERIT “PTK shfrytëzon procedurën negociuese për shkak të vështërsive në përcaktimin preciz të specifikacioneve të kontratës për shkak kompleksitetit të tipeve të ndryshme të sistemit të faturimit në dispozicion. Kjo bëhet duke u mbështetur në autorizimin e Përfaqësuesit Special të Sekretarit Gjeneral të Kombeve të Bashkuara për Kosovën (SRSG). SRSG-ja ka lejuar gjithashtu procedurën me afate të shkurtuara kohore dhe pa aplikimin e fazës së parë Kërkesë për Propozime (Shprehjes së Interesit). IV.1) PUBLIKIMI I RI-NJOFTIMIT PËR KONTRATË, data: 10 Korrik 2007 IV.2) AFATI KOHOR DHE VENDI PËR DORËZIMIN E TENDERËVE: Datë 20 Gusht 2007 ora 13.00 Vendi: Posta dhe Telekomunikacioni i Kosoves Sh.A Ndërtesa kryesore e PTK Sh.A, kati VI, zyra nr. 603 Dardania p.n 10100 Prishtinë, Kosovë IV.3) AFATI KOHORË PËR KËRKESË PËR INFORMATA SHQARUESE Ju mund të bëni kërkesë me shkrim për autoritetin kontraktues për informata shtesë apo sqarime të cilat ju besoni se ju nevojiten për përgaditjen apo dorzimin e tenderit të përgjegjshëm. Kërkesa e tillë duhet të pranohet nga autoriteti kontraktues, në pajtim me Seksionin 51.1 të Ligjit të Prokurimit publik Nr: 2003/17, më së largu deri me datën: 03 Gusht 2007 në ora 16:00. IV.4) TAKIMI PËR HAPJE TË TENDERËVE: Datë 20 Gusht 2007 ora 13.30, Ndërtesa kryesore e PTK.sha, kati III, Amfiteatër PTK –ja pastaj do të verifikon se tenderuesit i plotësojnë kriteret e detalizuara në dosjen e tenderit dhe do të negociohet me 3 tenderuesit e më të përgjegjëshëm në fazën e Parë të Negociatave. Pastaj do të negociohet me 2 deri te identifikimi final i tenderuesit që ka dorzuar tenderin ekonomikisht më të përgjegjshëm. Detalet e hollësishme janë të precizuara në dosjen e tenderit. Kjo mund të kërkojë prezentimin në javën e parë menjëherë pas vlersimit të 3 tenderuesve dhe dorzimin e dokumentacionit shtesë pas fazës së tenderimit dhe varësisht nga ndyshimi në mes të tenderuesve mund të paraqiten disa faza suksesive gjatë vlersimit të kritereve për dhënje të kontratës në dosjen e tenderit. Më tepër detale në lidhje me kërkesat për secilën fazë do të ofrohen para secilës fazë tek të gjithë tenderuesit e mbetur në baza të barabarta.” IV.5) GJUHËT NË TË CILAT MUND TË SHKRUHET TENDERI Një operator ekonomik mund të dorëzojë një tender ose dokumente tjera të nevojshme ose që lejohet të parashtrohen në lidhje me procedurën e prokurimit në gjuhën Angleze. IV.6) PERIUDHA E VLEFSHMËRISË SË TENDERIT: 120 ditë pas datës së cekur në paragrafin IV.1 V. KRITERET PËR DHËNIEN E KONTRATËS Tenderi ekonomikisht ma i favorshëm VI. KËRKESA PËR DOSJEN E TENDERIT Tenderuesit e interesuar, materialin komplet të dokumentacionit të tenderit në gjuhën angleze mund ta marrin deri me 18 Gusht 2007 nga ora 11:00 deri në ora 14:30, pasi të kenë paraqitur kërkesën me shkrim në adresën e lartshënuar. VII ANKESAT Çdo palë e interesuar mund të parashtrojë ankesë në Komisionin Rregullativ te Prokurimit Publik (KRPP) KRPP në bazë të dispozitave të Ligjit Nr. 2003/17. Për më tepër informacione, referoju webfaqës së KRPP-së www.ks-gov.net/krpp

INFORMATION RELATED TENDER PROCEDURE “PTK is using negotiated procedures because of the difficulty of having precise contract specifications due the complexity and different types of billing systems available. It is doing this pursuant to permission of the Kosovo Special Representative of the Secretary General of the United Nations (SRSG). The SRSG has also permitted a shortened procedure without the expression of interest stage. This will work as follows:IV.1) PUBLICATION OF RE-NOTICE on 10 July 2007 IV.2) DEADLINE FOR SUBMISSION OF TENDERS: Date: 20 August 2007 at 13:00 ((NO EARLIER THAN 40 DAYS AFTER THE NOTICE PUBLICATION) Place: Post and Telecommunications of Kosovo JSC (PTK), Headquarters sixth flour room 603, Dardania n.n. 10100 Prishtina, Kosova IV.3) TIME LIMIT FOR REQUEST OF ADDITIONAL OR CLARIFYING INFORMATION You may make a written request to the contracting authority for additional or clarifying information which you believe is needed to prepare or submit a responsive tender. Such request must be received by the contracting authority, according to Section 51.1 of Law No. 2003/17, at the latest on: Date: 03 August 2007 at 16:00 hrs IV.4) TENDER OPENING MEETING: Date: 20 August 2007 at 13:30 hrs

PTK will then verify that tenderers meet the criteria set out in detail in the tender dossier and negotiate with the three (3) most compliant tenderers in Negotiation Phase One. They will then negotiate with two (2) to finally identify the tenderer submitting the best and most economically advantageous tender. More details are in the tender Dossier. This may require a presentation in the week following evaluation by the 3 tenderers and the submission of additional documents after the tender stage and depending on the differences between the tenders there may be a series of successive stages to assess the award criteria in the tender dossier. More details of the requirements for each stage will be provided before each stage to all the remaining tenderers on an equal basis.” IV.5) LANGUAGE IN WHICH TENDERS CAN BE DRAWN UP An economic operator may submit, tender or other documents required or permitted to be filed in connection with the procurement procedure in the English language. IV.6) TENDER VALIDITY PERIOD: 120 calendar days from deadline for submission stated above. V. CONTRACT AWARD CRITERIA The most economically advantageous tender VI. REQUEST FOR TENDER DOSSIER Tender dossier in English language may be requested in writing by economic operators with the contracting authority as in § I at the latest on , 18 August 2007 every working day from 11:00-14:30. VII. COMPLAINTS Any interested party may file a complaint with Public Procurement Regulatory Commission at Str. Fehmi Agani no.43, 10000 Pristine, Kosovo according to the provisions of TITLE VIII of Law No. 2003/17. For more information refer to PPRC website: www.ks-gov.net/krpp

14 EKONOMI

E martë, 10 korrik 2007

Ekonomi
redaktor: Viktor Buzhala e-mail: viktor.buzhala@gazetaexpress.com tel: 038 542 270 fax: 038 542 275

Mungesa e naftës do të krijojë tensione
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) paralajmëroi të hënën se do të rriten tensionet në tregjet globale të naftës pas vitit 2010, si pasojë e kapaciteteve të pakta prodhuese të OPEC-ut dhe rrudhjes së prodhimit në këtë kartel, kur në të njëjtën kohë ekonomia po gjallërohet duke e rritur edhe më tutje kërkesën. "Efektet e mundshme të kombinimit të kapaciteteve të ulëta të OPEC-ut dhe uljes së rritjes së prodhimit në vendet jashtë OPEC-ut janë mjaft brengosëse", ka tërhequr vërejtjen IEA-ja në një raport që ka të bëjë me Tregun Afatmesëm të Naftës. Sipas këtij raporti, edhe pse biokarburantet do të dyfishohen nga niveli i vitit 2006 në 1.8 milionë barela në ditë deri në vitin 2012, ato prapëseprapë do të përbëjnë vetëm 2 për qind të furnizimit botëror të naftës.

INDEXI

$ 1.34

Chf 1.56

Lek 122.6

Denar 61.5

Nafta 70.00 $

Ari 634 $

Nikeli 15.00$

Plumb 0.73 $

Zink 1.90$

HEKURUDHAT STOPOJNE EKSP
Sipas menaxhmentit të Trepçës, pamundësia që vagonët e Kosovës të dalin jashtë vendit, po e stopon eksportin. Vetëm për vitin 2007 nga Buxheti i Kosovës janë ndarë 3.4 milionë euro për hekurudhat, por nuk ka progres. Ato po i shkatërrojnë edhe hajnat.

Agon Sinanaj
Prishtinë, 9 korrik — enaxhmenti i Trepçës ka vështirësi mjaft të mëdha që të eksportojë mallra me anë të linjave hekurudhore. Sipas Nazmi Mikullovcit, drejtor i përgjithshëm i Trepçës, nëse vagonët janë të Kosovës, atëherë ata nuk kanë të drejtë të eksportojnë jashtë vendit. "Ne kemi disa projekte, por është e pamundshme që të eksportojmë nga Kosova përmes linjave hekurudhore. Prandaj, na duhet t'i porosisim vagonët nga një vend tjetër, i cili mund të hyjë dhe të dalë nga Kosova pa problem. Dhe kjo po na kushton shumë shtrenjtë", tha Mikullovci.

Edhe Xhevat Ramosaj, drejtor menaxhues në Hekurudhat e Kosovës, shprehet pesimist se në një të ardhme do të ketë ndonjë linjë të gjatë ndërkombëtare. Gjendja e hekurudhave në Kosovë, sipas tij, nuk është e kënaqshme, duke marrë parasysh dëmtimet që u janë bërë para dhe pas luftës hekurudhave. Ai tha së dukuria e vjedhjeve të hekurudhave po e shkatërron tërë sistemin hekurudhor. Dhe nëse nuk ndërmerret diçka më shpejt, Ramosaj tha se as kompanitë më të forta nuk do të mund t'i riparonin dëmet e shkaktuara. "Dukuria e vjedhjeve të hekurudhave është një dukuri mjaft e shpeshtë dhe kjo nuk u ka ndodhur vetëm hekurudhave, por edhe KEK-ut. Ne kemi bërë shumë përpjekje që t'i eliminojmë këto

dukuri të shëmtuara, të cilat njëherit edhe e cenojnë sigurinë e trafikut hekurudhor. Kemi kërkuar nga SHPK-ja dhe institucionet e tjera të Kosovës, siç është Ministria e Transportit dhe PostTelekomunikacionit, që në mënyrë kontinuele të eliminohet kjo dukuri shumë e dëmshme për Hekurudhat e Kosovës", shtoi ai. Sipas tij, shkaktarë kryesor për këto vjedhje janë kompanitë e palicencuara për mbledhjen e metaleve. Ato kompani, sipas Ramosajt, kanë qenë totalisht të pakontrolluara dhe kanë vepruar në mënyrë joligjore. "Një licencim i këtyre kompanive dhe një mbikëqyrje e tyre do të ketë si pasojë eliminimin e vjedhjeve të infrastrukturës hekurudhore. MTI-ja është duke bërë përpilimin e udhëzimit adminis-

trativ mbi licencimin e tyre dhe pastaj shpresojmë që do të kemi një kontroll të mirëfilltë dhe të rregullt. Përndryshe, nëse vazhdon kështu, atëherë pasojat do të jenë katastrofale", tha ai. Ramosaj tha së vetëm në vitin 2006 nga vjedhjet e hekurudhave i kemi llogaritur rreth 740 mijë euro. Sipas tij, nëse në 4-mujorin e parë të vitit 2007 kjo shumë do të arrijë në 180 mijë euro, atëherë kjo është e tmerrshme. Ai tha së përveç dëmeve materiale, kjo e rrezikon edhe trafikun hekurudhor. Hekurudhat e Kosovës gravitojnë në terë territorin e Kosovës me një gjatësi prej 333 km, duke e ndarë mespërmes territorin e Kosovës në linjën veri-jug, linjën e lindjes dhe linjën e perëndimit. "Në linjën kryesore, apo siç është e njohur, Linja e 10 heku-

rudhore, përfshin pjesën nga Leshaku në veri, pra në kufi me Serbinë. Andaj këtu është edhe stacioni hekurudhor, ku stopohet linja, e cila më parë ka funksionuar, ngase i dimë raportet me shtetin serb", tha Ramosaj. Ai tha se për momentin janë 2 lloj trenash të udhëtarëve që qarkullojnë në hekurudhat e Kosovës, pra treni i lëvizjes së lirë, i cili qarkullon nga Leshaku për në Hanin e Elezit dhe anasjelltas dhe treni ndërkombëtar, i cili qarkullon nga Prishtina për në Shkup dhe anasjelltas. "Ne nuk presim që hekurudha të ketë një tretman qysh e ka pasur më herët, sa i përket transportit të udhëtarëve. Por, hekurudha mund të jetë atraktive për transporte lokale. Ne i kemi blerë këtë vit 4 garnitura motorike dhe presim ardhjen

E martë, 10 korrik 2007

EKONOMI 15

Serbia me 9.7 miliardë euro rezerva
Banka Nacionale e Serbisë (NBS) ka raportuar se rezervat revizore të këtij vendi kanë arritur në 9.7 miliardë euro apo 13 miliardë dollarë. Vetëm gjatë muajit qershor, sipas kësaj banke, rezervat e Serbisë janë rritur për 75.2 milionë euro. Sipas NBS-së, bankat komerciale në Serbi kanë rezerva revizore prej 424.9 milionë eurosh. Një pjesë e madhe të rezervave revizore Serbia i ka siguruar nga privatizimit, ku ndërmarrjet e mëdha u janë shitur investitorëve të jashtëm me çmime mjaft të majme, të cilat kanë arritur deri në 500 milionë dollarë, si në rastin e fabrikës së cigareve në Nish, të cilën e ka blerë kompania amerikane, Philip Morris.

Nuk ndryshohet emri i aeroportit të Shkupit
Ministri i Transportit dhe Lidhjeve në Maqedoni Mile Janakieski tha se emri i aeroportit të Shkupit "Aleksandri i Madh" nuk do të ndryshojë edhe krahas presioneve eventuale, çfarëdo qofshin. "Nuk e kemi vendosur emrin që ta ndryshojmë", tha Janakieski. Ai ka folur edhe për shpalljen e tenderit për operatorin e katërt celular. Sipas Janakieskit, Qeveria e Maqedonisë do t'i vërtetojë kriteret në njërën nga dy seancat, pas së cilës do të parashtrohen edhe në Agjencinë për komunikime elektronike. Në pyetjen nëse pret reagim nga operatori i tretë celular, "Mobilkom", Janakieski tha se "Mobilkomit" asnjëherë nuk i është premtuar se nuk do të shpallet tender për operator të katërt celular.

PORTIN
e tyre brenda muajit. Dhe prej shtatorit kemi menduar që të fillojmë më linjën Prishtinë-Fushë Kosovë-Pejë dhe anasjelltas", tha Ramosaj. Aktualisht, e vetmja linjë që funksionon është ajo që bën transportin e mallrave nga Kosova në portin e Selanikut dhe anasjelltas. "Ne fitimin e kemi kryesisht nga transporti i mallrave. Këtë transport e bëjmë në linjën Kosovë-Selanik dhe anasjelltas. Mirëpo këtë vit i kemi rreth 3.4 milionë euro të ndara nga Buxheti i Kosovës për zbatimin e projekteve kapitale në hekurudhë. Andaj, presim që t'i fusim në funksion edhe linjat tjera", tha Ramosaj. Sipas tij, transporti hekurudhor është pjesë e rezervuar e UNMIKut, ndërsa AKM-ja është ajo e cila menaxhon me këtë fushë. Ramosaj tha se kërkohet edhe vetëdijesim te qytetaret, në mënyrë që mos t'i shkatërrojnë hekurudhat. "Përderisa qytetari nuk e kupton se prona publike është pronë e shtetit të Kosovës, atëherë ne nuk kemi arritur asgjë. Hekurudha është një nga shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik të një vendi. Përmes tyre mund të transportojmë kapacitete dhe vëllime shumë të mëdha të mallrave. Prandaj, është shumë fatlum një vend, i cili e ka një hekurudhë të zhvilluar", tha Ramosaj.

Prishtinë, 9 korrik — Komisioni Evropian (KE) në raportin e tij rreth zbatimit të Kartës Evropiane për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme ,nga vendet e Ballkanit Perëndimore thekson se Kosova krahasuar me vendet e tjera të rajonit, disa prej të cilave janë edhe kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE), ka bërë një përparim të theksuar në krijimin e lehtësive për regjistrimin e ndërmarrjeve, përkatësisht të bizneseve dhe legjislacionin që ka të bëjë më këtë lëmë. Në raportin e quajtur "Zbatimi i Kartës Evropiane për NVMtë nga vendet e Ballkanit Perëndimor për pjesën e parë të vitit 2007", të cilin KosovaLive ka arritur ta sigurojë, thuhet se institucionet kosovare, bizneseve të ndryshme u kanë mundësuar një regjistrim më të shpejtë. "Përveç lehtësive të tjera, Kosova po ndihmon zhvillimin e bizneseve dhe regjistrimin e tyre edhe me një zvogëlim në numrin e hapave administrativë të përfshirë në regjistrim dhe një zvogëlim të regjistrimit të numrave të nevojshëm për fillimin e operimit të biznesit. Këto përmirësime kanë ngritur renditjen e Kosovës mbi mesataren e vendeve të rajonit", thuhet në raport. Kur është fjala te përmirësimi i infrastrukturës ligjore, Kosova, sipas këtij raporti, renditet e treta, pas Kroacisë dhe Serbisë, të cilat kanë arritur që gjatë pjesës se parë të këtij viti të përmirësojnë dukshëm infrastrukturën ligjore. Megjithatë, Kosova, pas Kroacisë renditet vendi i dytë në rajon, duke lenë kështu pra-

KE-ja lavdëron regjistrimin e bizneseve
Sipas Komisionit Evropian, Kosova është shembull për vendet e rajonit sa u përket lehtësive për regjistrimin e bizneseve.
pa Maqedoninë, e cila është vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, sa u përket aftësive për menaxhimin e bizneseve. Sipas këtij raporti, në Kosovë krahasuar me vendet e tjera të rajonit, ka pasur një mungesë të veprimtarisë në zvogëlimin e disa detyrimeve kryesore në zhvillimin e NVM-ve, siç është ndikimi i rregullatorit, qasje online për NVM-të dhe garantim i kredive. Në disa raste thuhet në raport, në Kosovë artikujt e legjislacionit ose të rregullimit janë vendosur në vend, por pa ndonjë veprimtari përcjellëse ose me burime joadekuate që të lejojë që të bëhet përparimi i duhur. Shembujt përfshijnë nënshkrimin elektronik dhe furnizimin me inkubatorë për bizneset e vogla. Ndryshe, Karta Evropiane për Ndërmarrjet e Vogla (KENV )

është themeluar më 21 qershor të vitit 2003 në samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Qëllimi i përfshirjes së

Kosovës në KENV është që të ketë mundësi më të mira për promovimin e bizneseve të vogla dhe të mesme. (KosovaLive)

Spekulime të shumta për iPhone në Evropë
Produkti më i ri i kompanisë Apple, iPhone, ende pa filluar shitjet në Evropë, kanë filluar spekulime të shumta rreth çmimit të tij. Pavarësisht prej çmimit të majmë që shkon nga 499 në 599 dollarë, në varësi nga përmasat e memories, analistët thonë se Apple ka arritur të shesë në mes të 310 mijë deri në 700 mijë Iphone në SHBA që nga lëshimi i këtij produkti në treg, më 29 qershor. Tashmë pyetja që mbizotëron është se cilat do të jenë vendet e para evropiane dhe cilët do të jenë operatorët e parë që do të përfitojnë nga aparati që është kombinim i iPodit të popullarizuar dhe telefonit mobil dhe qasjes në e-mail dhe internet. Financial Times (FT) raportoi se Apple mund të kufizojë fillimin e shitjeve në Evropë këtë vit në Francë, Gjermani dhe Britani të Madhe. Pjesa tjetër e kontinentit do të mund ta blejë këtë produkt në kohën kur ai do të lansohet edhe në Azi, gjatë vitit 2008. Sipas FT-së, njësia e grupit spanjoll të telekomunikimeve, O2 është kompania e parë evropiane që ka arritur marrëveshje me Apple për këtë aparat. Në anën tjetër, gazeta gjermane Rheinische Post ka raportuar se T-Mobile, ka arritur të mundë rivalin Vodafone në betejën për të drejtat e marketingut të iPhone në Gjermani. Asnjëra nga këto raporte nuk janë konfirmuar. Por, Apple s'e ka fshehur kurrë faktin se do të zgjedhë operatorët liderë në treg, por vetëm me kushtet se ata e pranojnë kërkesën e saj. Ndërkohë, sa u përket spekulimeve rreth çmimit, disa thonë se iPhone në Evropë do të kushtojë në mes të 899999 euro, ndërsa të tjerët sugjerojnë se çmimi i tij do të jetë në mes të 400500 eurove. Një pyetje tjetër është se a do të jetë i pajisur iPhone për të përdorur rrjetin 3G, për të cilin operatorët evropianë kanë shpenzuar shumë para - kur në SHBA ai përdor vetëm rrjetin më të ngadalshëm 2.5G.

16 marketing

E martë, 10 korrik 2007

5.

6.

JOB VACANCY The World Bank Office in Kosovo is seeking expression of interest for the position of Office Assistant. Key Responsibilities: 1. Responsible for providing support to Bank operations in Kosovo by working with Bank colleagues, Bank partners and clients, and being integrated to sector/ network/ project teams. Work will involve working seamlessly with Operations Officers of the Bank based in the Pristina Office. Responsible for managing contact of Bank officials with government authorities, nongovernmental bodies, private sector, academia and civil society, by building relationships, liaising and cooperating with both contact persons and support staff. Responsible for the management of time and travel of colleagues, and oversight of the stay and travel of visiting missions in Kosovo. In charge of protocol matters when arranging meetings with high-ranking officials; receiving colleagues, clients and partners alike in the Country Office and Bank events; and arranging receptions given by the World Bank Representative. 8.

7.

9.

2.

3. 4.

10. 11. 12.

Effectively prioritizing and resolving time conflicts and competing demands. Providing a full range of general administrative support, including arranging appointments, managing calendars and facilitating meetings. Responsible for phone and electronic communication with colleagues, clients and partners and serving as first point of contact. Drafting and coordinating delivery of correspondence related to portfolio to high level government officials, and taking care of logging, filing and distribution of all correspondence. Independently responding to diverse inquiries, making decisions when multiple courses of action are possible, ensure quality of documents requiring CO approval and/or signature. Keeping colleagues informed by providing relevant information, reports or status updates, collaborating with members of the immediate work team, as well as with others in diverse work groups/teams/task forces, across Bank offices. Provide general administrative and operational support to visiting missions; liaise with team members both in the Resident Mission and in Washington, as well as external counterparts; schedule/organize World Bank conference, meetings; hotel reservations, transport arrangements, interpretation arrangements for visitors; obtain the most favorable costs for the services used by the World Bank staff (hotel, interpretation, taxi rates, travel agent services etc. Interpretation/Translation for office when necessary. Maintain office policies on confidentiality and documentation. Perform special tasks that may be assigned by the World Bank Representative.

Qualifications and Experience: Important skills and knowledge would include: Excellent English language speaking and writing skills, with fluency in Albanian and Serbo-Croatian. Secondary or vocational education is essential, but a graduate degree would be desirable. Knowledge of the standard software packages (Word, Excel, Access, Internet, Lotus Notes) and word processing/computer skills. Ability to exercise judgment in organizing priorities and efficiently completing assignments daily. Good Interpersonal and Communications skills. Ability to work overtime on short notice, in particular during major events. Ability to function independently as well as in a team with a high degree of motivation, flexibility, and reliability. Minimum of 3 years of experience in similar position.

Application Applications should send their curriculum vitae, in envelopes marked “confidential”, with the mention “expression of interest for Temporary Office Assistant”, to the World Bank Representative in Kosovo, Mujo Ulqinaku Street No.3, Pristina, Kosovo. Deadline for receipt of applications is close of business July 23, 2007. Expressions of interest alternately also be sent by email to Ms. Mirlinda Gorcaj-Llalloshi at: mgorcaj@worldbank. org. Please visit Bank’s web site (http://www.worldbank. org/kosovo ) for more information.

E martë, 10 korrik 2007

marketing 17

18

E martë, 10 korrik 2007

Bota
redaktor: Faton Raçi e-mail: faton.raci@gazetaexpress.com tel: 038 542 270 fax: 038 542 270-2

Ultimatum islamikëve
Forcat pakistaneze të sigurimit u kanë bërë thirrje edhe një herë në formë ultimatumi të gjithë islamikëve që vazhdojnë të qëndrojnë brenda në Xhaminë e Kuqe, që të dorëzohen. Ky është paralajmërimi i fundit, bëjnë të ditur burimet nga këto forca. Kompleksi i ndërtesës, ku brenda ndodhen edhe shumë gra dhe fëmijë, shumë shpejt mund të rrënohet. Por, kleriku pakistanez, Rashid Ghazi thotë se ai dhe pasuesit e tij do të preferonin të vdisnin si martirë, duke hedhur poshtë kërkesat e qeverisë për dorëzim pa kushte. Mijëra trupa vazhdojnë ta mbajnë të rrethuar Xhaminë e Kuqe, e përfshirë gati prej një jave nga një krizë mes radikalëve islamikë dhe forcave qeveritare. Mijëra pakistanezë kanë dalë dje nëpër rrugë, duke protestuar kundër kryetarit Musharraf.

ERDOGAN LUFTON
Lirohet britanikja e vogël
Vajza trivjeçare britanike, Margaret Hill iu kthye prindërve të saj të hënën, pasi u lirua nga kidnapuesit në Nigerinë jugore, por ndërkohë janë rrëmbyer edhe tre të huaj në rajonin ku prodhohet nafta.
PORT HARCOURT, Nigeri (AFP) - Vajza e kishte trupin të mbuluar nga pickimet e mushkonjave dhe "ishte mjaft e trullosur", por ishte e palënduar, tha i ati i saj, Mike Hill. Policia dhe prindërit e saj insistojnë se nuk kanë paguar asgjë për lirimin e saj. Derisa familja e Hillit po festonin në qytetin Port Harcourt, televizioni nigerian njoftoi që persona të armatosur kanë kidnapuar tre të huaj, që besohet se janë libanezë ose kinezë. Më shumë se 200 të huaj, shumica prej tyre punëtorë në industrinë e naftës ose pjesëtarë të familjeve të tyre, janë rrëmbyer në Nige Delta që nga janari i vitit 2006. Margaret Hill ishte rrëmbyer nga persona të armatosur të enjten e kaluar, në kohën kur po kthehej nga shkolla. I ati i saj punon në industrinë e naftës. Mike Hill i tha televizioni britanik, Sky News se e bija e tij u lirua të dielën vonë dhe se ishte e mbuluar nga pickimet e mushkonjave, për arsye se ajo ishte mbajtur në xhungël, por nuk kishte dëmtime të tjera fizike. "Presioni ka qenë i pabesueshëm. Ne nuk hanim bukë dhe nuk arrinim të mendonim për asgjë tjetër," tha i ati. "Kidnapuesit nuk thanë se kush ishin ata, por nuk mendoj se ishin rebelë." "Ata gjithashtu kanë kërkuar haraç, por ne nuk kemi paguar asgjë. Nuk kemi paguar haraç. Ajo u lirua për shkak të presioneve të bëra ndaj kidnapuesve nga shërbimet e sigurimit në Nigeri." Shefi i policisë, Felix Ogbaudu tha se vajza "ishte në gjendje të mirë shëndetësore." Ai shtoi se nuk është dhënë "as edhe një cent" për lirimin e saj. Mike Hill ka thënë se ishte i gatshëm të merrte vendin e bijës së tij, por policia i ka thënë që mos ta bëjë. Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për rrëmbimin, rasti i fundit që ndodhi në vendin e pasur me naftë në Niger Delta. Grupi kryesor separatist në rajon, MEND, e kishte kundërshtuar kidnapimin. Më shumë se 200 të huaj shumica prej tyre punëtorë në industrinë e naftës - janë rrëmbyer që nga fillimi i vitit 2006 në Niger Delta dhe kjo ka shkaktuar zvogëlimin për rreth një çerek të prodhimit të vendit prej 2.6 milionë barelave në ditë. Shumica prej të rrëmbyerve janë liruar pas pak ditësh ose javësh, shpesh duke paguar haraç për lirimin e tyre. Gati të gjitha kompanitë multinacionale të naftës i kanë larguar nga rajoni familjet e tyre dhe Britania ka kërkuar nga të gjithë qytetarët e saj që të largohen nga Nigeria.

Dy muaj pas zgjedhjeve presidenciale të bëra shkel e shko, Turqia është duke shkuar në drejtim të zgjedhjeve të reja parlamentare. Kryeministri Recep Tayyip Erdogan i ka dhënë partisë së tij konservative islamike një imazh të ri në një përpjekje për të përfituar votuesit e qendrës. Por, kërcënimi më i madh për të vjen nga nacionalistët e së djathtës.
ur kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan arrin në selinë e partisë së tij të Drejtësisë dhe Zhvillimit (AKP), një ashensor special pret vetëm për të. Ashensori me tepih luksoz e ngre me shpejtësi kryesuesin e partisë lart në katin e nëntë, ku ai mund të ecë nëpër dysheme të mermertë deri në zyrë. "Zyra", me fjalë të tjera, ndoshta është tepër e vogël për Erdoganin. E mbushur me gota të praruara në ar, mobilieri, llamba me perde vezulluese dhe madje edhe me divan të purpurt me jastëk të stilit otoman, zyra e Erdoganit - e pagëzuar nga shtypi turk si "Dhoma e Sulltanit" ka më shumë të përbashkëta me një suitë presidenciale në një hotel të shtrenjtë se sa me ndonjë vend të rëndomtë pune. AKP-ja ka harxhuar diku rreth 20 milionë euro në selinë qendrore në Ankara, e cila u hap vetëm dy javë më parë. Është një lloj vendi investimi që partia investon kur nuk pret që do të largohet nga pushteti në kohë të afërt-një ndërtesë e përshtatshme për një parti, e cila është plot vetëbesim. Për më tepër, AKP-ja nuk e ka humbur vetëbesimin e vet agresiv në drejtim të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, madje edhen nëse këto zgjedhje vijnë nëpërmes të një debakli të mundimshëm politik. Qeveria ishte e detyruar që të ftojë votimet, pasi që opozita prishi planet e kandidatit presidencial të AKP-së, ministrit të Jashtëm, Abdullah Gül, në fillim të majit. Fiaskoja në parlament e shtyu vendin në një krizë politike, kryesisht për shkak të reagimit të ushtrisë së fuqishme turke. Udhëheqja e forcave të armatosura intervenoi vonë natën më 27 prill, duke dërguar një deklaratë me shkrim dhe duke e bërë të qartë "brengën" lidhur me kandidimin e Gülit.

Dalja jashtë territ
Dhe kështu, zgjedhjet e 22 korrikut do të jenë test i vërtetë për demokracinë turke, duke treguar se nëse kandidatja për anëtarësim në Bashkimin Evropian mund ta lirojë vetveten prej krizës politike. Kjo do të determinojë nëse ngritja ekonomike dhe politikat e viteve të kaluara të orientuara kah BE-ja do të vazhdojë ose nëse një periudhë e stagnimit - ose madje edhe turbulencave - është duke filluar. Erdogan nuk duket se ka ndonjë dyshim se ai mund t'u bëjë ballë sfidave që ai është duke i ballafaquar. "Unë jam i bindur se kombi do të na japë neve besimin, ngaqë ne e kemi nxjerrë vendin nga terri në dritë," tha kryeministri. Është kjo një referencë e qartë se si AKP-ja e Erdoganit erdhi në pushtet disa vite më parë, pasi që qeveria e dobët e ish-kryeministrit

E martë, 10 korrik 2007

BOTA SOT 19

"Një mur i ri i Berlinit"
Planet e Shteteve të Bashkuara për sistemin mbrojtës në Evropën Qendrore paraqesin ndërtimin e "Murit të ri të Berlinit", ka deklaruar zëvendëskryeministri i Rusisë, Sergei Ivanov. Më tutje, Ivanov i tha kanalit televiziv rus se vendosja e raketave në Poloni dhe e radarëve në Çeki "paraqet një kërcënim të qartë për Rusinë". Rusia në vazhdimësi i ka kundërshtuar planet e Shteteve të Bashkuara për ndërtimin e sistemit mbrojtës raketor në Evropë, për të cilin Uashingtoni thotë se paraqet mbrojtje kundër sulmeve eventuale nga Irani dhe Koreja Veriore.

Padi kundër ish-diktatorit të Indonezisë, Suharto
Prokurorët e përgjithshëm të Indonezisë kanë ngritur padi kundër ish-diktatorit Suharto, në një gjykatë në kryeqytetin Xhakarta. Shteti ka kërkuar nga Suharto të kthejë 320 milionë euro, shumë që mendohet që ai ta ketë vjedhur gjatë kohës që ka qenë kryetar i vendit. Prokurorët kërkuan po ashtu më shumë se 800 milionë euro dëmshpërblim. Suharto u detyrua të jepte dorëheqje pas 32 vjetësh sundimi të Indonezisë.

PER QENDER

Shefja e diplomacisë izraelite, Tzipi Livni është takuar në Jerusalem me kryeministrin palestinez, Salam Fayyad.
Ky takim konsiderohet edhe një gjest i përkrahjes së izraelit për kryetarin palestinez, Mahmoud Abbas dhe qeverisë së tij, të cilën ai e ka emëruar në Bregun Perëndimor, pasi që Hamasi ka marrë kontrollin mbi territorin tjetër palestinez - Rripin e Gazës. Tema kryesore e bisedimeve në Jerusalem ka qenë vendimi i Izraelit për të lëshuar në liri 250 të burgosur palestinezë, të cilët i takojnë lëvizjes së Abbasit, Fatah.

Lirimi i ushtarëve
Kryeministri Izraelit, Ehud Olmert ka shprehur shpresën se ky potez do të sjellë lirimin e tre ushtarëve izraelitë, të cilët gjenden në burgjet palestineze. "Siç pata premtuar në samit në Sharm el Sheik, do të lirohen 250 të burgosur palestinezë, të cilët nuk i kanë përlyer duart. Dëshiroj të theksojë se ky vendim është sjellë pas shqyrtimit në detaje dhe konsultimet me ministra përkatës dhe zyrtarë të sigurisë. Konsideroj se ky gjest është në tërësi i arsyeshëm. Ministri palestinez për Çështjet e të Burgosurve, Ashraf Argami në bisedë për BBC-në, megjithatë theksoi se Izraeli do të duhej bërë shumë më shumë: "Përshëndesim çdo lirim të burgosurve palestinezë, por nuk jemi të kënaqur me atë vendim të njëanshëm, përkatësisht me faktin që izraelitët kanë vendosur të lëshojnë vetëm 250 palestinezë. Duke marrë parasysh faktin se në burgjet e atjeshme gjenden rreth 10.500 të burgosur palestinezë, bëhet fjalë për një numër vërtet të vogël."

Përkrahje e Izraelit për qeverinë e re palestineze
të sillet si ndaj një lëvizjeje që është e ndarë prej organizatave të tjera palestineze. "Lirimi i 250 të burgosurve palestinezë nga lëvizja Fatah është fyerje për kryetarin palestinez, i cili pranon që okupatorët ta shohin si kryetar ekskluziv të Fatahut, i cili pranon që Izraeli, për dallim nga fraksionet e tjera, ta shpallë lëvizje të pranuar." Izraeli, megjithatë, në Fatahun sheh bashkëbiseduesin e saj të vetëm, siç theksoi për BBC-në Miri Eisen, zëdhënës i kryeministrit izraelit: "Izraeli qeverinë e re e sheh si shans. Kjo është qeveri, e cila qartë ka pranuar principet ndërkombëtare - jo vetëm pranimi i Izraelit dhe ideja e ekzistimit të dy shteteve, por, para së gjithash, hedh poshtë terrorizmin. Kjo është hera e parë që në qeverinë palestineze nuk është i përfshirë edhe Hamasi. Për këtë shkak, për neve është me rëndësi jo vetëm ta përkrahim këtë qeveri, por edhe të tregojmë se maturia shpaguhet."

Pa eufori
Vendimi i njëanshëm i izraelit për lirimin e 250 të burgosurve palestinezë, i cili është pjesë e kësaj përkrahjeje, megjithatë nuk ka nxitur eufori në territoret palestineze -a as në Bregun Perëndimor, por as në Rripin e Gazës. Kryeministri Ehud Olmert është gjendur në cakun e kritikave edhe në vetë Izraelin. Për shkak të gjithë kësaj, siç vërejnë korrespodentët e BBC-së në Lindjen e Mesme, kjo strategji e kryeministrit izraelit - në dëshirë për të mbështetur kryetarin palestinez Mahumd Abas - mund të tregohet si shumë e rrezikshme. BBC

të moshuar dhe të sëmurë, Bülent Ecevit, ishte e paaftë për të ndalur krizën e thellë financiare, në të cilën Turqia kishte ngecur në atë kohë. AKP-ja mori timonin dhe shpejt miratoi me qindra reforma. Kryeministri siguron se i tërë vendi është i vetëdijshëm për të dhënat impresive që qeveria e tij i ka renditur: ekonomia është rritur me një mesatare prej 7.3 për qind çdo vit dhe inflacioni - që rrëshqiste në gati 57 për qind në vitin 2001 - tani ka zbritur nën 10 për qind. Buxheti deficitar është nën 1 për qind dhe balanca tregtare është rritur në 223.8 miliardë dollarë. "Një qeveri e cila dyfishon pasurinë e vendit, e meriton të rizgjidhet," argumenton zëdhënësi i Erdoganit, Cüneyd Zapsu. Sipas sondazheve, me të vërtetë duket se AKP-ja, e cila ka qeverisur vetëm për katër vjet e gjysmë të kaluara - përsëri do të jetë forca më e fuqishme në parlament. Strategët e partisë përsëri shpresojnë për rritjen e përqindjes deri në 10 pikë. AKP-ja ishte vetëm një vit e vjetër kur ajo fitoi zgjedhjet në vitin 2002, në një lumë votash që

largoi shumë parti nga parlamenti. Nëse mbetet aq e fortë tri javë pas sondazheve, suksesi i vazhdueshëm i partisë mund të bëhet model për pjesën tjetër të botës islamike, duke dëshmuar që feja dhe demokracia perëndimore në të vërtetë mund të bashkërendojnë suksesshëm. Por janë disa detaje që e bëjnë të ardhmen për qeverinë e Erdoganit më pak të ndritshme. Njëra nga këto është fakti që dëshira për reforma ka qenë dukshëm më e dobët në Ankara gjatë viteve të kaluara. Përpjekja e dështuar për të bërë kryetar Gülin religjioz, gruaja e të cilit bart ferexhe, edhe njëherë ndezi grindjet me forcat sekulare të vendit, të cilat kanë ekzaltuar përndryshe opozitën e dobët të udhëhequr nga Partia Republikane Popullore (CHP). Duke hedhur vaj në zjarr, CHP-ja shpreson se do të mbesë partia e dytë më e fuqishme në parlament. Onur Öymen, zëvendësudhëheqësi i CHP-së dhe ishambasador i Turqisë në Gjermani, pohon se qëllimi kryesor i AKP-së është që të "krijojë një republikë islamike." SPIEGEL Online

FOTOEXPRESS

Hamasi, i pakënaqur
Edhe Saeb Erekat, këshilltar i kryetarit palestinez, Mahmoud Abbas, ka përshëndetur vendimin e Izraelit, por theksoi se problemi i të burgosurve kërkon bashkëpunimin e Komitetit të përbashkët palestinezo-izraelit, i cili do të duhej të skiconte kriteret e domosdoshme. Nga ana tjetër, Hamasi nuk e fsheh pakënaqësinë e vet. Sami Abu Zuhri, zëdhënës i Hamasit, pohon se ndaj Fatahut nuk bën

Një djalosh ka ngjyrosur fytyrën e tij me ngjyrat e flamurit të Indisë, pasi Taj Mahal është emëruar si njëra nga Shtatë Mrekullitë e reja të Botës. (AP)

20 BOTA SOT

E martë, 10 korrik 2007

Aprovohet vaksina e parë kundër kancerit në tru
Northwest Biotherapeutics (Bioterapeutistët Veriperëndimorë), një kompani amerikane, tha të hënën se në Zvicër e ka fituar aprovimin për përdorimin komercial të vaksinës së parë në botë kundër kancerit në tru. Kompania, e cila është e regjistruar në Londër, përmes një deklarate njoftoi se e ka ndërmend të fillojë ta bëjë vaksinën DCVax-Brain të gatshme për pacientët, para fundit të shtatorit. Sipas planit të aprovuar në Zvicër, Northwest është në gjendje të prodhojë vaksina në SHBA dhe t'i bëjë të gatshme për mjekim të pacientëve me kancer në tru, në qendra të caktuara në Zvicër. "Ne jemi të gëzuar që jemi kompania e parë që e pasuron tregun me një vaksinë për kancerin e trurit," tha Alton Boynton, kryetar dhe shef ekzekutiv i Northwest Biotherapeutics. "Ne po mundohemi që të jemi në gjendje që ta sjellim DCVax-Brain te pacientët në vende të tjera dhe ta zbatojmë teknologjinë tonë DCVax në shumë kancere të tjera," tha Boynton.

DUKE ZBERTHYER "SARKONOMINE"
Ndonjëherë Sarkozy përkrah tregun e lirë, herë të tjera përdor fuqinë e shtetit, por gjithmonë me mjete më se praktike dhe qëllime më se të qarta.
Tracy McNicoll
ryetari i ri i Francës, Nikolas Sarkozy është etiketuar një fans i tregut të lirë, një intervencionist i paturp apo një oportunist dorëshpuar. Cili prej këtyre etiketimeve është më i sakti? Të gjitha. Ekonomia e Sarkozysë është krejt eklektike. Por pavarësisht kësaj, apo më mirë, për shkak të kësaj, kryetari i ri ka një shans më të mirë për të galvanizuar rritjen ekonomike, sesa çdo udhëheqës tjetër në dekadat e fundit. Me një përqindje mbështetjeje popullore në nivele 65 %, Sarkozy iu afrua shumë rekordit të heroit të luftës, Gjeneralit Charles de Gaulle, në momentet e betimit si kryetar. Në maj, besimi i konsumatorit arriti nivelin më të lartë të pesë viteve të fundit. Dhe fitorja në zgjedhjet e përgjithshme i jep atij jo pak ligjvënës për të mbështetur programin e tij të reformave ekonomike. Por, çfarë është me saktësi Sarkonomia? Përzierja që ai i bën qëndrimit miqësor ndaj sipërmarrjes së lirë dhe sjelljes me përkëdheli të shtetit mund të ngjajë e gabuar. Por, kjo është një mënyrë pragmatiste për të përftuar rezultate prej francezëve që njihen për dyshimet e mëdha për globalizimin. Sepse, ata kanë nevojë të sigurohen, po aq sa kanë nevojë të ecin përpara. Kryetari ka fituar vlerësime të shumë ekonomistëve kur ka premtuar reforma që i përkasin krahut të ofertës, si për shembull fundi i javës 35orëshe të punës, një ulje të pushtetit të sindikatave si dhe kontrata pune më fleksibile, që do ta bënin më të lehtë pushimin nga puna të punonjësve. Por hapat e tij të parë janë ngatërruar me disa shpenzime të panevojshme, dhe ata kanë pasur një tendencë në drejtim të ndryshimit në krahun e kërkesës, duke rritur fuqinë blerëse përmes veprimeve të tilla si një ulje e përqindjes së hipotekimit në rast huamarrjeje, në vend që të ndreqte problemet e konkurrencës te kompanitë franceze. Një vështrim pas në të kaluarën e tij nuk ndihmon shumë për të qartësuar pamjen. Si ministër i Financave në vitin 2004, ai privatizoi biznese të rëndësishme shtetërore, por nuk lejoi këtë për disa të tjerë; u tregua i rreptë me supermarketet, ndonëse u përpoq të rrisë konkurrencën në sektorin e shitjeve me pakicë. Sidoqoftë, Sarkonomia ka mbështetjen e popullit francez (67 % thonë se janë të gatshëm për reforma tërësore), një hap i parë ky shumë i rëndësishëm. Sarkozy ishte ministër i Financave për vetëm 235 ditë, por i bëri të gjitha të vlefshme. Një prej lëvizjeve të tij më të famshme ishte shpëtimi i gjigantit inxhinierik pothuajse të falimentuar, Alstom. Rivali gjerman "Siemens" po vinte rrotull. Por, Sarkozy rrëmbeu pishtarin e "kampionëve kombëtarë" dhe arriti një marrëveshje shpëtimi me shefin e konkurrencës në Bruksel. Shteti mori 21 për qind të aksioneve të kompanisë dhe Sarkozy mori meritën e shpëtimit të 25 mijë vendeve të punës. Tri vjet më pas, ajo marrëveshje vlerësohet si goxha e zgjuar, shteti shiti pjesën e tij të aksioneve në kompaninë e përforcuar, me një fitim prej 1.26 miliard euro. Dhe kjo qe një ndihmesë e madhe gjatë fushatës së Sarkozysë. "Në disa sektorë ekonomikë, tregu nuk është o gjithçka, o asgjë", tha Sarkozy gjatë një interviste televizive në mars. "Tregu sheh në terma afatshkurtra". Por, ish-këshilltari i Sarkozysë, Jacques Delpla thotë se marrëveshja për "Alstomin" kishte kuptim, edhe për një mbështetës të tregut të lirë, përderisa kompania, e ngarkuar me borxhe nga drejtuesit paraardhës, kishte praktikisht një problem likuiditetesh. "Biznesi në kuptimin afatgjatë ishte i shëndetshëm", shpjegon Delpla. Ndërkohë, ekspertë si David Spectorit, i shkollës së Ekonomisë në Paris, argumentojnë se suksesi i Sarkozysë me kompaninë "Alstom" është më pak i rëndësishëm sesa mesazhi që ai përçon, që kompanitë franceze mund të presin të tilla goma shpëtimi në çdo rast. "Nuk nxit ndonjë efiçiencë të madhe në

treg", thotë ai. Edhe më tmerrues për ekonomistët liberalë ishte përdorimi që Sarkozy i bëri pushtetit për të bërë presion ndaj shitësve me pakicë për masën, si Carrefour dhe Leclerl, që këta të ulnin çmimet. Delpla e mbron shefin e dikurshëm, duke vërejtur se vite të tëra me ligje të këqija për rregullimin e konkurrencës në shitjet me pakicë kishin shkaktuar rritje artificiale të çmimeve. Delpla debaton, duke thënë se Sarkozy u përpoq të ndjekë rrugën e tregut të lirë, duke ndryshuar ligjin, por kundër tij u përdor vetoja. "Ish-kryetari Jacques Chirac është personi më i prapambetur që mund të imagjinoni në këtë drejtim. Ai urren "la grande distribution" (shitësit e mëdhenj me pakicë)", thotë ai. Kështu, duke pasur shumë pak kohë te Financat për të dërguar një mesazh të rëndësishëm për një problem kyç, Sarkozy përdori gjuhën e "forcës", thotë Delpla. Të tjerët, si ekonomisti i Morgan Stanley, Erick Chaney thonë se ai bëri më të mirën që mund të bënte në një situatë të keqe. "Sistemi më parë ishte absolutisht

stalinist. Kështu që u ndryshua nga stalinist në leninist", thotë me shaka Chaney. Pavarësisht gjithë kritikave, Sarkozy ka meritën e privatizimit të shumë bizneseve të rëndësishëm, ku bie në sy kompania e energjisë elektrike, EDF "Ajo çfarë . ai bëri që unë mendoj se ishte gjë e mençur, është që arriti një marrëveshje me CGT-në, sindikatën që dominon në EDF-në dhe që mund të fikte dritat në të gjithë vendin", shpjegon Delpla. "Ai në një farë mënyrë bleu miratimin e tyre, duke premtuar aksione me çmime të ulëta". Kjo lloj mençurie dhe pragmatizmi politik është shumë e rëndësishme në Francë, ku debati ekonomik vazhdon të jetë i ndërtuar përreth shtetit. Por nuk ka asnjë dyshim që betejat më të vështira janë përpara. Sistemi i errët i punës, i taksave dhe ai social në Francë, nuk jepen aq kollaj para ndreqjeve të shpejta. Dhe ekonomistët po vazhdojnë të presin për reformat në krahun e ofertës, sidomos liberalizimin e tregut të punës, i cili, sipas disave mund ta kthejë Francën në një tjetër Gjer-

mani duke menaxhuar në mënyrë më të mirë një bazë të fuqishme punëtorësh të kualifikuar, për të nxitur rritjen ekonomike. Çuarja përpara e këtyre reformave nuk do të jetë e lehtë që tani, një projekt paketë ligjore po sulmohet ashpër nga sindikatat. Megjithatë, avantazhi kryesor që ka Sarkozy kundrejt paraardhësve të tij, thotë Chaney, është "fakti që strategjia është menduar mirë që përpara". Asnjë kryetar i mëparshëm nuk e ka përgatitur në mënyrë kaq të qartë terrenin me një agjendë specifike reformash gjatë fushatës, thotë ai. Dhe me një shumicë të fuqishme e të qëndrueshme, ai ka një mandat të qartë për të ecur përpara me reformat. Ndërkohë që agjenda lë jashtë disa çështje shumë të rëndësishme, si liberalizimi i tregtisë dhe shërbimeve, suksesi mund të sjellë shanse të reja në të ardhmen. "Unë mendoj se do të duhen dy mandate për të bërë reforma në Francë", thotë Chaney. Nuk ka asnjë dyshim që ky politikan i përsosur e ka menduar këtë. Newsweek

E martë, 10 korrik 2007

21

Arté
Redaktor: Faton Raçi e-mail: faton.raci@gazetaexpress.com tel: 038 542 270 fax: 038 542 270-2

Holandezët shesin art në eBay
Më shumë se 1,000 piktura, statuja dhe objekte tjera nga galeria holandeze nacionale e artit do të shiten përmes eBay, raporton AFP. Vendimi i qeverisë, një rezultat i shpenzimeve të mëdha për t’i ruajtur ato punime, ka nevrikosur disa artistë, por edhe ka gëzuar disa tjerë. “Më quajtën Picasso i Amsterdamit,” u ankua një piktor, Robert Kruzdlo. “E, unë nuk pikturoj mbeturina”. Por një piktor tjetër, Willem Oorebeek, tha: “Nuk e shoh këtë ankand si një humbje, por më shumë si një rilindje të punës sime, një rizbulim”. Marina Raymakers, një zëdhënëse e Institutit të Pasurisë Kulturore të Holandës, që përkujdeset për mijëra punime artistike theksoi: “Këto janë punime të cilat nuk janë shfaqur nëpër ekspozita mbi 100 vjet, ose punime të cilat nuk përshtaten për ekspozita nëpër muzë”. Ajo shtoi se shumë nga këto punime ishin bërë gjatë viteve të 80-a, kur qeveria nuk financonte punën e artistëve.

ERGENI
Si e sheh rap skenën? Po dalin albume të reja por shumë zhgllll. Kështu si po i qesin tani albumet, më mirë e shikoj MTV’në dhe jetën e amerikanëve. Dmth, sipas jush të tjerët s’kanë të bëjnë asgjë me realitetin? Jo, asgjë. Po i heqin 3 ose 4 brinjë, si Merylin Manson, që të mund të marrin frymë më lirshëm. Shumë dobët. S’ka asgjë që prekë në jetën tonë. A e prekni ju realitetin tonë? Ne i kemi krejt përtokë. S’i kemi duke fluturuar. Kë e respektoni ju pra nga skena e hip–hopit? Vetëm K-OS. Po i presim derisa ta qesin albumin e tyre të ri. Unë ju kamë thënë se kanë gabuar që kanë dalë në Baba Racords. Ndoshta Geti edhe i qet jashtë, por sa i përket stilit të muzikës, garant që ka me ju bo dëm.
FOTO: FISNIK DOBRECI

ATA PO VIJNE
Rap-bendi NR, ‘te koshat’ e Gërmisë, më 14 korrik do të promovojë një ‘mix tape’ të tyre bashkë me disa raperë tjerë. Thonë se nuk kanë respekt për askënd, e për disa raperë thonë se kanë filluar të marrin formën e Marylin Manson.
Milot Hasimja
milot.hasimja@gazetaexpress.com

Po thoni se ndikon stili i Getit në muzikën e tyre, a po? Me kënd të rrish ashtu bëhesh. Në qoftë se nuk bëhesh origjinal si ai, atëherë së paku një përqindje je si ai. E vetmja shpresë janë ata. Unë nuk shkoj në koncerte tjera, sepse gjithmonë janë ‘play back’. Për ashtu, edhe një herë po them, e shikoj MTV’në, femra të mira - plus bile edhe ma qojnë. A pritet ndonjë video-klip nga NR? Po pritet nesër ose pasnesër, klipi i këngës “Filma turqisht”. Përveç kësaj, pritet edhe klipi i “UFO Click”. është edhe Bimi, i cili nuk është më pjesë e NR. “Në këtë mix tape, shumica e muzikës është bërë nga Urim Brada dhe Darko Beat, një boshnjak ky që jeton në Gjermani. Jemi duke bashkëpunuar edhe me bendin Fac-tura dhe e kemi një këngë me ta. Sigurisht që do ta përgatisim edhe një album me ta, dhe ai pritet diku rreth janarit ose shkurtit të vitit tjetër”, tregoi Palaj. Megjithatë, planet e mëdha të NR nuk përfundojnë me kaq. Ky bend do të formojë edhe një produksion, që do të quhet Big Mouth Entertaintment, nga i cili në muajin gusht pritet të dal albumi ‘Pancho feat NR’. “Mendoj se tash puna shkon shpejtë, sepse i kemi larguar viruset dhe kemi marrë disa anti-viruse. Në treg nuk ka hala, as mos u mundoni me e gjet”, theksoi Palaj, duke menduar këtu sigurisht në lëvizjet e fundit të bendit.

Prishtinë, 9 korrik — Ata paralajmërojnë një verë të nxehtë në skenën e hip hopit. Thonë se nuk kanë respekt për asnjërin prej raperëve, përveç dy djelmoshave që janë pjesë e hip hop bendit K-OS. Janë këto vetëm disa pjesë të muhabetit që bendi NR e gjuan në drejtim të raperëve tjerë kosovarë. Madje, për disa raperë thonë se kanë filluar t’i heqin brinjët, ngjashëm me këngëtarin Marylin Manson. Këto fjalë vijnë pak ditë para se ata të promovojnë rreth 15 këngë të tyre, së bashku me shumë raperë të tjerë. Nata e 14 korrikut, ‘te koshat’ e Gërmisë, do të tubojë jo vetëm

rap-bendin NR, por edhe raperët si Pancho, Gripi, raperin e ri Gnillips dhe Naimi. “Pas këtyre do të jemi hard-core me bendin Fac-tura, pastaj ne dhe Dj Labi në Drumn Base. Në stage’in tjetër do të jetë Psyks (trans muzikë) me Dj Uki, Breto, Miloti dhe Panda”, tregon Arianit Palaj, pjesëtar i bendit. Historia e bendit NR, ose Urban Roots, fillon në vitin 1998, kur pjesë e saj ishin Atdheu, Ergeni, Bimi dhe Ciki. Asokohe bendi kishte dalë me këngën “Shumë Vrasje”, e cila një refren e kishte me zërin e këngëtarit, Sabri Fejzullahu. Gjatë luftës në Kosovë, një pjesë e bendit ishte larguar për në Amerikë, ndërkaq menjëherë në vitin 2000 pjesë e bendit NR u bënë edhe Bimi (Burim Kursani),

Ergeni, DJ Blunt, dhe Real One. Këta katër djelmosha shuam shpejtë kishin publikuar edhe albumin e tyre, të quajtur ‘Egjeli’. Shumë nga këngët ishin shkruar nga Arianit Palaj, por edhe nga Bimi dhe Ergeni, sikurse edhe nga vet Real One (Iliri). Pas editimit të albumit të parë, NR disi ishte shukatur. Kjo, ngase këtu diku kishin filluar të shfaqeshin problemet, të cilat u manifestuan me formacionin aktual të bendit. “Pasi që u promovua albumi i NR, në plan ishte që të bëhej një bend me mua dhe Ergenin. Madje, i kemi bërë edhe dy këngë. Ishin këto këngët “S’kom s’kemi s’kena” edhe “Shoku ma i ngushtë ma qiti drogën në Coca Cola”. Prej asaj kohe kemi filluar të punojmë unë dhe Ergeni, ndërsa emri i

bendit është dashtë të jetë Goa e Tërbuar”, shpjegon Arianiti, pjesëtar i tanishëm i bendit NR. Sipas Palajt, planet ishin që të incizohej një album, por ndodhi që Ergeni të bashkohet prapë me Bimin, megjithëse më vonë edhe të prishet përsëri. “Pas kësaj është dashtë të dilte albumi ‘NR feat Nito’, por edhe kjo ka rënë poshtë, sepse gjithmonë ndonjë shqiptar del me ndonjë opinion të vetin për diçka më të mençur. Pas kësaj, Ergeni nuk ka dëshiruar që të kthehej më në Goa por që të mbetet NR. Edhe unë kam bërë shumë për NR, edhe pse disa njerëz nuk e kanë respektuar këtë gjë, por s’ka lidhje, për veti e kanë”, shpjegoi tutje Palaj. Në ‘mix tape’, që do të promovohet më 14 korrik, do të jenë edhe 6 këngë, në të cilat

22 ARTÉ

E martë, 10 korrik 2007

‘Transformers’ pushton kinematë amerikane
Filmi fantastiko-shkencor ‘Transformers’ është filmi numër një në listën e filmave më të shikuar këtë javë në Amerikë, me fitim prej mbi 67.6 milionë dollarësh. Filmi ka regjistruar fitimin më të madh në historinë e kinemasë amerikane, për një film që nuk do të ketë pasues/vazhdime. ‘Transformers’është një film për dy raca robotësh rivalë që luftën e tyre e sjellin në tokë, ndërkaq ai është adaptuar nga një serial i viteve të 80-a. Komedia e re e Robin Williams, ‘Licence to Wed’, u fut në listë në vendin e katërt. Ndërsa numri një i javës së kaluar, ‘Rataouille’, ra në të dytin, përderisa filmi ‘Die Hard’, me Bruce Willis, ra në të tretin. Filmat ‘Evan Almighty’, trileri psikologjik ‘1408’dhe dokumentari ‘Sicko’, i Michael Moore, ende mbetën në top 10-she. ‘Pirates of the Caribbean: The Worlds End’, i cili u shfaq në muajin maj, theu rekordin me mbi 300 milionë dollarë të ardhura dhe u bë filmi i tretë më i shtrenjtë i sivjetshëm, pas ‘Spider-Man 3’dhe ‘Shrek the Third’.

Varreza 3200 vjeçare në Mallakastër
Një ekspeditë e California University nga SHBA dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë zbulojnë në Mallakastër një tumë nga epoka e bronzit të vonë. Dalin edhe zbukurime të tjera të rralla.
Në nekropolin e Lofkëndit, që ndodhet në rrethin e Mallakastrës, zbulohet varri qendror më i hershëm në Shqipëri. Protagonistë të këtij zbulimi janë ekspertët e një ekspedite të përbashkët shqiptaro-amerikane. Ka kohë që aty kryejnë gërmime specialistët e ‘Cotsen Institute’, nga California Universituy, të Los Angeles dhe të Institutit të Arkeologjisë të Akademisë së Shkencave. Varri i zbuluar është pjesë e një kompleksi 94 varrezash, ku mendohet se ndodhen mbi 140 skelete njerëzish dhe kafshësh. Brenda në varr janë gjetur edhe zbukurime të ndryshme të cilat paraqesin objekt të rëndësishëm studimi për ekspertët, të cilët pritet të përcaktojnë kulturën, zakonet dhe traditën e banorëve të asaj kohe. Specialistja shqiptare që po merr pjesë në këtë ekspeditë, Esmeralda Agolli, thotë: “Këto varre i përkasin periudhës së bronzit të vonë”. Tashmë ka filluar studimi i objekteve të zbuluara nga specialistët shqiptarë dhe amerikanë, të cilët thonë se pritet të dalin rezultate të rëndësishme në fushën e arkeologjisë dhe të kulturës shqiptare. është se në varr janë gjetur edhe zbukurime, emblema prej hekuri dhe bronzi, etj. Por, këtë varr e bën interesant edhe zbulimi i skeleteve të kafshëve. Ndërkaq, Esmaralda Agolli, asistente-kërkuese në këtë ekspeditë, thotë se zbulimi është tepër i veçantë. “Kemi gjetur mjaft objekte zbukurimi brenda varreve të tumës”, sqaron Agolli. Sipas saj, puna kryesore tani do të përqendrohet në studimin e gjithë zonës. Pjesë e kësaj ekspedite janë emrat më të spikatur të arkeologjisë, si John Papadhopullo, Sara Morris dhe Lorence Bejko, në detyrën e drejtorit të IMK, i komanduar nga ministri Pango.

Edhe me një buxhet të vogël, sa të një klipi muzikor, mund të realizohet një film i metrazhit të gjatë. Dhe jo vetëm kaq. Me të mund të fitohen edhe çmime prestigjioze, por edhe miliona.
Muamer Hasani
muamer.hasani@gazetaexpress.com

LIRE
dollarë amerikan, megjithëse filmi fitoi 4 çmime në 4 nominime. Rodriguez as që kishte menduar për mundësinë e emetimit të filmit të tij në Amerikë. Por, ja që producentëve ekzekutivë të Columbia Pictures, filmi u kishte pëlqyer pa masë, pran-

Ekspertët e huaj
Sipas profesorit, arkeologut John Papadhopullo, ky varr daton nga vitet 1100-600 para erës sonë, por mund të jetë edhe më i hershëm, mbase deri në vitin 1200 p.e.s. “Ky është një varr i shumëfishtë, dhe tij ndodhen deri në shtatë nivele skeletesh. Ndërsa në nivele të caktuara janë gjetur edhe skelete që u përkasin kafshëve”, thotë Papadhopullo. “Kemi filluar gërmimet në varrin qendror, i cili për nga lloji i varrimeve është i veçantë dhe i vetmi i zbuluar deri tani”, pohon tutje profesori nga California University. “Mund të them se në këtë tumë janë gjetur 144 skelete njerëzish, ndërsa numri i varreve është 96. Sipas meje, në këtë tumë tepër të dukshme janë kryer edhe varrime të njerëzve të sjellë nga varre tjera. Ndërkaq, e para dhe më e rëndësishmja, është mënyra e vendosjes së skeleteve. Ne po vazhdojmë gërmimet dhe kemi arritur deri në nivelin me 4-5 persona në varrin qendror të shumëfishtë”, thotë Papadhopullo. Element i dytë i rëndësishëm

Ekspedita shqiptaro-italiane gjen tre skelete
Para disa ditësh në Amfiteatrin e Durrësit u zbuluan tre skelete të periudhës së mesme të mesjetës. Sipas specialistëve të fushës së arkeologjisë, “ato i përkasin periudhës së ndodhjes së tërmetit shkatërrimtar të vitit 1273, i cili përmbysi pothuaj gjithë qytetin bregdetar”. Arkeologët, pas studimit të hollësishëm të gjendjes së skeleteve, kanë konstatuar se dy nga ta paraqesin eshtra të rriturish, ndërsa i treti i përket një fëmije. Ekspedita me arkeologë shqiptaro-italianë ka filluar dy javë më parë, falë investimit nga ana e qeverisë italiane. Albania

Prishtinë, 9 korrik — ër dikë as 700,000, e as një milion euro, nuk mjaftojnë që një film të jetë i suksesshëm, e për dikë tjetër mjaftojnë vetëm 15,000 euro. E suksesi i atyre 15.000 eurove mund të jetë qindra-mijëra herë më i madh, qoftë për shikueshmëri, qoftë për sukses në arenën ndërkombëtare ose vendore. Horror-filmi i pavarur ‘The Blair Witch Project’, i realizuar në vitin 1999, është xhiruar me një kamerë amatore, kurse është financuar dhe distribuuar nga Artisan Entertaiment. Filmi kryeson listën e filmave më të lirë dhe ndodhet në vendin e parë të listës së filmave më fitimprurës në botë. Ai ka fituar 11 çmime dhe ka pasur 14 nominime. Ndryshe, filmi është lëshuar për projeksion më 16 korrik, 1999 dhe kishte fituar 248 milionë dollarë amerikan në gjithë botën, edhe pse realizimi i tij kushtoi rreth 22,000 dollarë amerikan. Edhe në filmin ‘El Mariachi’, i vitit 1992, përndryshe pjesë e parë e trilogjisë ‘Mariachi’, producenti dhe regjisori i të cilit, Robert Rodriguez, angazhoi kryesisht aktorë amatorë, kështu që tërë projekti kushtoi 7,000

E martë, 10 korrik 2007

ARTÉ 23

‘Hairspray’s’është film homoseksual
John Travolta thotë se njerëzit që merren me të drejtat e homoseksualëve dhe që duan ta bojkotojnë ‘Hairspray’ se kanë idenë se për çfarë flasin. Versioni i vitit 1988 është një kult film klasik, ku transvestitja e ndjerë, Divine, luan rolin që John Travolta do ta luaj në versionin e ri, e që do të shfaqet sivjet. “Travolta, një besimtar i scientologjisë, s’ka të drejtë të luajë rolin e një ikone homoseksuale për shkak të qëndrimit që feja e tij ka ndaj çështjeve të homoseksualëve”, thotë Kevin Naff, redaktor përgjegjës i ‘Washington Blade’, që po kërkon bojkotimin e filmit. “S’ka asgjë homoseksuale në këtë film”, pohon Travolta për ‘The London Times’. “Unë nuk luaj një mashkull homoseksual”.Aktori insiston se scientologjia nuk është kundër homoseksualëve, ndonëse ka shumë raporte që ajo kërkon “shërimin” e homoseksualizmit. “Scientologjia s’është homofobike në asnjë mënyrë. Në fakt, është një nga fetë më tolerante” thekson ai. Ndërkohë, duket se filmi tjetër i Travoltës, ‘Dallas’, s’është e sigurt nëse do të xhirohet. Ai do të duhej luajtur rolin e pasanikut J.R. Ewing, në përpunimin e serialit televiziv ‘Dallas’. “Më kanë paguar për të luajtur në film, që do të thotë se kam kontratë, mirëpo deri tani ka pasur 5 skripte, nga të cilat asnjëra nuk ka kryer punë. Shpresoj që kësaj here të kenë më shumë sukses”, tha ai.

E E MIRE
daj edhe e kishin blerë të drejtën për distribuimin e tij në Amerikë. Columbia Pictures kishte shpenzuar disa herë më shumë sesa buxheti origjinal i filmit për transferimin e tij në shiritin filmik 35 mm (Rodriguez atë e kishte xhiruar në 16 mm), dhe për marketingun e tij. Pas tij erdhën edhe vazhdimet e filmit, ‘Desperado’ dhe ‘Once Upon a Time in Mexico’. Vendin e tretë e zë ‘Clerks’, e Kevin Smith, një komedi e realizuar në bardh e zi, për 27,575 dollarë amerikan. Filmi fitoi 4 çmime nga 6 nominime. Karakteristikë tjetër e tij është se u xhirua vetëm për 21 ditë. Me një buxhet dhe me një përkushtim të tillë të institucioneve tona për filmin, çdo krijues filmi do të shpjegonte për pamundësinë e realizmit të filmit kosovar në mënyrë ‘normale’. Forma më e mirë për të do të ishte të ndiqej modeli i përmendur më lartë. Kjo edhe do të ilustronte se jo gjithë investimi astronomik siguron sukses, aq më pak në një treg të filmit çfarë ekziston sot në botë. Gjykuar në modelet lartpërmendura, për sukses të duhet ideja, një regjisor, një kameraman dhe një producent dhe, asgjë më tepër. “Nëse do t’më kishte pëlqyer skenari do t’i kisha hyrë me shumë dëshirë, por, për të qenë apo për të mos qenë producent i një filmi për mua kriter i parë është skenari”, pohon Nehat Fejza, producent në Concordia Pictures, lidhur me atë nëse do të pranonte të bëhej producent i një filmi me një buxhet të vogël. “Ndoshta do të mund të më duket joserioze nëse dikush më thotë se me një shumë të vogël do ta fitoja ndonjë çmim prestigjioz. Por gjithçka është e mundur, ndonëse këto janë raste të rralla dhe me shumë fat”, sqaron ai tutje pohimin eventual të dikujt se me një buxhet prej 5,000 apo 10,000 eurosh do të fitonte ndonjë çmim prestigjioz. Element tjetër shumë i rëndësishëm për çdo lloj filmi është kamera, por jo kamera si pajisje, po kameramani dhe aftësitë e tij. Yll Qitaku, pjesëtar dhe kameraman në Koperativa, produksion ky që fitoi disa çmime ven-

dore dhe ndërkombëtare, së fundmi edhe në festivalin ‘Magdalena Festival 2007’ në Slloveni, ku fitoi 6 çmime të arta në shumë kategori, përfshirë edhe atë për kamerë, por edhe disa çmime në ‘Video Fest’ shprehet se: “Roli i kameramanit në film gjithnjë është i rëndësishëm, por nganjëherë më pak, nganjëherë më shumë, e nganjëherë ekstremisht shumë”. Ndërkaq lidhur me llojin, gjegjësisht tipin e kamerës, Qitaku pohon se filmi i mirë mund të bëhet me çfarëdo lloj kamere. “Natyrisht, qoftë edhe me ‘home video’, apo me ndonjë lloj tjetër kamere amatore, edhe pse shiriti filmik 35 mm e ka bukurinë, estetikën dhe veçantinë e tij”, vazhdoi ai. Agim Sopi, regjisor i filmit të famshëm ‘Njeriu prej Dheu’, por edhe regjisor dhe skenarist i filmit ‘Anatema’, të realizuar në vitin 2006, është skeptik për suksesin e filmave me një buxhet të vogël. Ai madje mendon se ata paraqesin raste të rralla. “Filmi është arti më i shtrenjtë, s'ka fije dyshimi. Kur filmi përdoret si biznes, atëherë ai është edhe më i shtrenjte. Për sukseset artistike, sidomos për ato komerciale, shpeshherë investohet në promovimin dhe distribuimin e filmit shumëfish më shumë se kostoja e tij”, pohon regjisori Sopi, përderisa sukseset e filmave të lartpërmendur i quan “raste aksidentale”. “Një autor i madh, edhe pse kjo ndodhë shumë rrallë, mund ta xhirojë një film të suksesshëm edhe me teknikë amatore, apo edhe me buxhet të improvizuar. Mjafton që ai të ketë çka të thotë dhe ta firmosë vet ‘shpicën’ e filmit”, pohoi Sopi për rastet e suksesit të filmave me buxhet të vogël. Nëse në Kosovë duhet ndjekur këtë kurs të krijimit të filmave, ekzistojnë shumë mendime, qofshin ato të regjisorëve apo të producentëve. “Te ne në Kosovë, edhe pse janë bërë përpjekje të pakta për të rilidhur shiritin e këputur kinematografik gjatë viteve nëntëdhjeta, ato kryesisht janë përpjekje të lira. Filmi i Kosovës kushton përafërsisht pesëfish më pak se filmi i rajonit: Bosnjës, Kroacisë,

TOP LISTA E FILMAVE ME BUXHET TË VOGËL:
1. The Blair Witch Project (22,000 USD) 2. El Mariachi (7,775 USD)

3. Clerks (27,000 USD) 4. Evil Dead (50,000 USD) 5. She's Gotta Have It (250,000 USD) 6. Public Access (250,000 USD) 7. Living End (22,769 USD) 8. The Brothers McMullen (24,000 USD) 9. Pi (60,000 USD) 10. Slacker (23,000 USD)

Serbisë apo Maqedonisë. Përpjekja për ta limituar edhe këtë linjë modeste të kostos së filmit është krejtësisht kontraproduktive”, pohoi Sopi. E megjithatë, përpjekjet,apo idetë, për të krijuar një film në ndonjë mënyrë joformale dhe jashtë rrugës zyrtare, çfarë ekzistojnë shumë nëpër botë, mbase mund të jenë të suksesshme, por ndonjëherë edhe të pakuptimta. “Përpjekja me çdo kusht që të bëjmë një film të lirë, jashtë logjikës profesionale, do ta amatorizonte dhe zhvlerësonte përfundimisht lëmin e kinematografisë, lëmi kjo që në Kosovë edhe ashtu është pothuaj inekzistente”, përfundoi ai. Sido që të jetë, gjithmonë ka pasur tendenca apo rryma alternativa, të përdorura për krijimin e filmave, kryesisht nga filmdashësit, rrugë kjo që shpesh ka përfunduar me mossukses, e ndonjëherë edhe me sukses moral, shumë më rrallë edhe me miliona dhe Oscar. Kurrë si dihet..

24 ARTÉ

E martë, 10 korrik 2007

Policia ndërpret koncertin e Prince
Pop ylli, Prince, është larguar nga skena me forcë nga ana e policisë, gjatë një performimit të vonë në qytetin e tij të lindjes, Minneapolis. Muzicienti 49 vjeçar ishte në gjysmë të programit, në diskotekën legjendare ‘First Avenue’, kur deklaroi: “Autoritetet po thonë se duhet të ikim. Ne gjithmonë i dëgjojmë ata. Po, ju premtoj se do të vijë përsëri”. Diskoteka të cilën Prince e bëri të famshme me filmin e tij ‘Purple Rain’ ka të drejtën e të qënurit hapur deri në orën 3 pas mesnatës, mirëpo këngëtari të dielën doli në skenë tek në ora 2:45. Ai këndoi hitet “I Feel For You” dhe “Controversy”, para se policia ta largonte nga skena. Pronari i diskotekës, Byron Frank, pohoi se policët folën me kolegët e Prince dhe i dhanë kohë atij që t’i qetësonte të pranishmit para se të largohej. “Është keq që e larguan, sepse të gjithë ishin duke kaluar shumë mirë”, shtoi Frank.

HOROSKOPI
DASHI (21/III-19/IV)
Do të keni një mbrëmje të bukur ku do të ndiheni në formë të shkëlqyer dhe të ekuilibruar për të qene prezent në momentin dhe kohën e duhur.

DEMI (20/IV-20/V)

Apo, si u shpëtua Butrinti nga shkatërrimi përmes ndihmës ndërkombëtare?

MARGARITARI I HUMBUR NË SHQIPËRI

Në gjysmë të ditës do të keni dëshirë të komunikoni dhe të qëndroni nën shoqërinë e personave që ju pëlqejnë. Gjithashtu do të jenë të favorizuara udhëtimet e shkurta.

BINJAKET (21/V-21/VI)
Sot do të jetë një ditë e mrekullueshme për ju. Do të jeni shumë tërheqës dhe kjo do t’ju ndihmojë në jetën private dhe profesionale.

GAFORRJA (22/VI-22/VII)
Sot do të nervozoheni shumë për shkak të një personi që nuk respekton rregullat e lojës. Mos e shprehni nervozizmin tuaj pa pasur më parë argumente.

LUANI (23/VII-22/VIII)
Në mbëmje do të keni nevojë të qëndroni i vetmuar por do t’ju nevojitet një terren ku mund të ëndërroni ose të leni imagjinaten tuaj të rrjedhë e lirë.

VIRGJERESHA(23/VIII-22/IX)
Planetët janë në kundërshtim me shejën tuaj dhe do tju shkaktojnë ndonje konflikt në familje. Mirëpo mos u brengosni sepse do ti kaloni keto veshtiresi lehtësisht.

PESHORJA (23/IX-22/X) Do të takoheni me dikë që nuk jua don të mirën. Keni kujdes nga kërkesat e këtij njeriu sepse mund t’ju lëndojë keq. Bëni një telefonatë një miku të vjetër me të cilin s’jeni dëgjuar kaherë.

Gjatë kulminacionit të Luftës së Ftohtë, në vitet e 60-a, diktatori komunist i Shqipërisë, Enver Hoxha, e solli kryetarin rus Nikita Khrushchev tek rrënojat e vjetra të qytetit të Butrintit. Mirëpo, pak para se delegacioni rus të shihte një nga pasuritë më të vlefshme arkeologjike shqiptare, Hoxha kërkoi që vendi të pastrohej nga gjarpërinjtë e shumtë dhe të dezinfektohej nga insektet edhe më të shumta. Kur Enver Hoxha ra nga pushteti, në vitin 1985, Butrintin sërish e pushtuan degët e drunjve, kurse një numër i madh ndërtimesh pa leje filluan t’i afroheshin zonës së mbushur përplot relikte të lashta. Nga vila e tij në ishullin grek Korfuz, që gjendet jo më larg se 2 kilometra nga Butrinti, bankieri dhe donatori britanik, Lord Rothschild, po shikonte se si po zhvillohej e tërë kjo ngjarje. “Pasi përfundoi regjimi komunist, unë shkova me anije deri në Butrint, një nga vendet më të bukura dhe më të paprekura në botën e Mes-

dheut”, thotë ai për BBC. Edhe Lordi Sainsbury, i cili po pushonte në Korfuz, filloi të interesohej për Butrintin, andaj të dy ata së bashku hapën ‘Fondacionin e Butrintit’, me qëllim mbrojtjen e tij dhe zbulimin e relikteve tjera edhe më të shumta. Qeveria e Shqipërisë e mirëpriti ndihmën e lordëve britanikë, prandaj në vitin 1994, profesori i arkeologjisë botërore në University of East Anglia, Richard Hodges, filloi me gjurmimet e para. Mirëpo, nuk ishte lehtë të bëheshin kërkime në një periudhë kur në Shqipëri po mbretëronte skamja dhe kriminaliteti më shumë se kurrë më parë. Trembëdhjetë vjet më vonë, lordët britanikë ende po e mbështesin punën në Butrint, bashkë me një multimilionerin tjetër, David Packard, nga kompania e kompjuterëve Hewlett Packard. Çdo vit, rreth 500,000 funta britanike shpenzohen në gërmadhat e qytetit antik shqiptar. Në fund të akropolisit të Butrintit ndodhet një tem-

pull i mirëmbajtur grek me pjesë të shtuara më vonë nga romakët. Afër mureve masive të një kishe të krishterë ndodhet një mozaik tokësor me detaje të komplikuara. Pas këtyre mureve Butrinti i vjetër shtrihet tutje, dhe aty diku arkeologët kanë zbuluar edhe rrënojat e një vile gjigante. “Një nga gjërat më të rëndësishme që e bëjmë ne është trajnimi i arkeologëve të rinj shqiptarë”, thotë për BBC, Oliver Gilkes, nga University of East Anglia. Në një gropë, ku është zbuluar një forum romak tri metra nën dhe, Oliver dyshon se mund të ketë edhe statuja tjera të pazbuluara, mirëpo “që t’i nxjerrim ato do të ishte shumë vështirë, sepse disa nga ato janë të rënda sa Land Rover’ët tanë,” pohon ai. Në vitin 1997, ‘Fondacioni i Butrintit’, së bashku me UNESCO inkurajuan qeverinë shqiptare që ta shpallte park nacional gjithë zonën antike, së bashku me 40 km përreth saj. Tani rreth 80,000 turistë vijnë në Butrint çdo vit, shumica e të cilëve me anije nga Korfuzi. Për shkak se Butrin-

ti ka qenë i fshehur nga sytë e botës për shumë kohë, ai ka ruajtur historinë e popujve që kanë kaluar nëpër trojet shqiptare gjatë shekujsh. Prandaj, në Butrint krah për krah gjenden ndërtesa të stilit venecian dhe atij osman, që datojnë nga shekulli XIV. Mirëpo, jo të gjithë shqiptarët janë në dijeni të vlerës që ka ky vend historik. Në Parkun Nacional të Butrintit, një biznesmen shqiptar ka provuar tri herë të ndërtojë një diskotekë në gjirin përballë Korfuzit. Policia ka tentuar ta ndalojë dy herë, duke thyer shkallët e diskotekës, kurse herën e tretë e kanë shkatërruar të tërën. Por, ky tregim s’ka përfunduar ende. Përderisa disa shpresojnë që tingujt e muzikës shqiptare turbo-rock do t’i bartë era edhe në anën tjetër të detit, tek vila e Jacob Rothschild, ‘Fondacioni i Butrintit’ do të vazhdojë të përkujdeset për këtë margaritar të Shqipërisë, me ndihmën e milionerëve që dinë të vlerësojnë bukurinë e vërtetë historike. Marrë nga : BBC News

AKREPI (23/X-21/XII) Ballafaqimet dhe opinionet që do të merrni në këtë ditë do t’ju duken me interes jo vetëm për ditën e sotme. Ju rekomandojmë të punoni për të fituar aq sa për te filluar një investim. SHIGJETARI (22/X-21/XII) Sot do t’ju duhet të merreni me sistemime dokumentesh në zyrën tuaj. Mos u acaroni sepse së shpejti do të mund ti identifikoni ato dhe të vazhdoni me punët tuaja tjera. BRICJAPI (22/XII-19/I) Keni disa miq apo të afërm të cilët sot kanë nëvojë për këshillat e juaja. Do të keni disa diskutime të cilat në fund të ditës do t’u japin një surprizë të bukur. UJORI (20/I-18/II) Sot gjatë gjithë ditës ju këshillohet të pushoni. Mund të kaloni ditën ne shtëpi, pishinë apo plazh, por asesi mos u angazhoni me qështje të rënda.

PESHQIT (19/II-20/III) Kujdesuni për trupin tuaj sot. Partneri juaj ka disa kërkesa të cilat nuk duhet ti’a plotësoni pasi që kohëve të fundit keni injoruar nevojat e juaja personale.

E martë, 10 korrik 2007

TRIVIA - TV TIP 25

E HENE

E MARTE

E MERKURE

E ENJTE

E PREMTE

E SHTUNE

PRISHTINA
Mot i vranët me diell të përkohshëm. Temperatura 30 C – 16 C Mot me vranësira dhe erëra të lehta. Temperatura 35 C18 C Mot i ngrohtë me shumë diell. Temperatura 36 C17 C Mot i vranët në orët e hershme me shi. Temperatura 25 C- 9C Mot i ngrohtë dhe i qetë. Temperatura 28 C- 13 C Mot i ngrohtë me erëra të lehta. Temperatura 27 C13 C

PRIZRENI
Mot me diell dhe erëra të lehta. Temperatura 29 C- 13 C Mot i ngrohtë me vranësira të përkohshme. Temperatura 25 C10 C Mot me diell i përcjell me vranësira të përkohshme. Temperatura 27 C15 C Mot me diell me vranësira të përkohshme. Temperatura 31 C17 C Mot me diell dhe erëra të lehta. Temperatura 36 C20 C Mot shumë i ngrohtë me diell. Temperatura 38 C18 C

PEJA
Mot më i ftohtë, me vranësira të përkohshme. Temperatura 25 C- 11 C Mot i ngrohtë me erëra të lehta. Temperatura 25 C10 C Mot i ngrohtë dhe i qetë. Temperatura 27 C14 C Mot kryesisht i vranët me erëra të lehta. Temperatura 30 C- 17 C Mot i ndryshueshëm, kryesisht me diell. Temperatura 35 C18 C Mot i ngrohtë me vranësira të përkohshme. Temperatura 37 C13 C

Gjendja e atmosferës ne vendin tonë: Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e veprimit të sistemit frontal të masave ajrore me veti të ndryshme fizike. Moti Moti kryesisht do të jetë më vranësira që do të përcillen me reshje lokale të shiut. Temperaturat Temperatura minimale do të luhatët nga 12 C- 19 C, ndërsa ajo maksimalja nga 20C -38C. Shtypja atmosferike Shtypja atmosferike 945deri ne 958 milibar Lagështia relative e ajrit Lagështia relative e ajrit ne mëngjes 95%,gjate ditës do të zbres në 68% Dukshmëria horizontale Dukshmëria horizontale nga 1 deri në 13 kilometra Era Do të këtë erë nga ana e jugut dhe juglindjes me shpejtësi 1 deri në 8 metra ne sekondë

07:00 Programi i mëngjesit 09:30 Top Shop 10:00 Lajmet Radio Kosova 10:05 Programi arsimor 11:00 Lajmet Radio Kosova 11:05 Programi për fëmijë 11:50 Top Shop 12:00 Lajmet Radio Kosova 13:05 Rruga Sesam r 13:35 Ulica Sesam r 14:00 Lajmet Radio Blue Sky- Në gjuhën serbe 14:05 UN Report- në gjuhën serbe 14:35 Telekino r 15:00 Lajme 15:05 Kult 15:30 Top Shop 16:00 Programi arsimor 16:55 Top Shop 17:00 INFO17:10 LAJME- Për personat e shurdhër 17:20 Program për fëmijë 17:45 HABER 18:00 VIJESTI 18:20 Telekuizi 18:45 Nëpër Kosovë 19:00 VESTI 19:30 LAJMET
20:05Sport Plus 20:10Serial: Spin City 20:40Serial: Friends 21:05Serial: West Wing 22:00TMK 22:30Muzikë klasike 23:00BLIC 23:15Dialog Plus

Sot prej orës 20:10 në RTK ipet seriali: Spin City Duke filluar nga ora 20:40 fillon serial: Friends

00:00 Lajme 00:05 Procesi gjyqësor nga Haga 00:50 Zëri i Amerikës -në gjuhën serbe 01:20 RTK Sound 01:50 Serial: Spin City r 00:20 Serial: Friends r 02:45 Serial: C.S.I. Miami r 03:30 Film artistik r 05:15 Dialog Plus r 06:00 Kult r 06:30 RTK Sound r 07:00 Programi i mëngjesit

26 marketing

E martë, 10 korrik 2007

PRISHTINA INTERNATIONAL AIRPORT J.S.C. AEROPORTI NDERKOMBETAR I PRISHTINES SH.A

AMERI-KOS UNIVERSITY PRISHTINË Shpallë: KONKURS Për vendin e lirë të punës: 1.Pozita : Asistent-e Ekzekutive Përshkrimi i detyrave të punës: - Organizimi i punëve teknike dhe organizative në përgjithësi , - Kontaktet me studentë dhe ofrimi i informacioneve të nevojshme, - Realizimi i kontakteve me palët brenda dhe jashtë universitetit. - Hartimi dhe përgaditja e shkresave dhe dokumentacionit të nevojshëm për Universitetin . Kushtet tjera: 1.Njohja e Gjuhës angleze në të gjitha nivelet . 2.Njohja e punës me kompjuter në të gjitha programet . 3.Të kete aftesi për punë komplekse dhe nën presion, 4.Të ketë aftësi organizative, komunikuese dhe menagjuese Përgaditja shkollore: 1.Të ketë të kryer fakultetin ose shkollën e mesme . Përvoja e Punës : 1.Të ketë përvojë pune në administratë Paga dhe kohëzgjatja e kontratës përcaktohet më marrveshje. Konkursi është i hapur 7 ditë. Të interesuarit mund të konkurojnë dhe dergojnë CV-it e tyre në “Qëndrën Sociale-Edukative Don Bosko” Rr. Tahir Zajmi në Prishtinë. Tel.044.530.408.

ORARI DITOR I FLUTURIMEVE DAILY FLIGHT SCHEDULE E MARTË 10 KORRIK 2007 TUESDAY, 10 JULY 2007

NJOFTIMI PER KONTRATË PËR FURNIZIM (RITENDERIM)
Ne baze te nenit 39 te Ligjit Nr:2003/17, ligji mbi Prokurimin Publik

OBAVEŠTENJE O UGOVORU ZA SNABDEVANJE (RITENDEROVANJE)
Na osnovu lana 39 Zakona Br.2003/17, Zakona za Javnu Nabavku Nabavka br: KEKO- 152,153-07 – 063 -121 Naslov: SNABDEVANJE SA REZERVNIM DELOVIMA ZA MASINSKU SALU ZA TC-B(LOT.2 I LOT.3) UGOVORNI AUTORITET: ENERGETSKA KORPORACIJA KOSOVA A.D. PREDMET UGOVORA: SNABDEVANJE :SNABDEVANJE SA REZERVNIM DELOVIMA ZA MASINSKU SALU ZA TC-B(LOT.2 I Mesto slanja robe: KEK – KOSOVA-B I USLOVI ZA EKONOMSKE OPERATERE KOJI ŽELE DA PODNESU TENDER: II USLOVI ZA TENDER
Garancija tendera: 1000.00 €/ZA LOT Garancija izvršavanja: 10 % LOT.3)

Nr i Prokurimit: KEKO-152,153-07-063 -121

Titulli:FURNIZIMI ME PJESË REZERVË PËR PAJISJET NË SALLEN E MAKINAVE TË TC KOSOVA-B(LOT.2,LOT.3)
I AUTORITETI KONTRAKTUES: KORPORATA ENERGJETIKE E KOSOVES SH.A. Sheshi “Nena Tereze nr.36 Prishtine. II LËNDA E KONTRATËS:

Furnizim: FURNIZIMI ME PJESË REZERVË PËR PAJISJET NË SALLEN E MAKINAVE TË TC KOSOVA-B(LOT.2,LOT.3)

Vendi dhe koha realizimin e furnizimeve:KEK- DGJ KRITERET E PËRZGJEDHJES SE OPERATORËVE EKONOMIK TË CILET DESHIROJNË TË DORËZOJNË TENDERIN:
III KUSHTET E TENDERIMIT
Sigurimi i tenderit : 1000.00 €/për LOT. Sigurimi i ekzekutimit 10 %

PROKURIMIT NE PRISHTINË- SHESHI NËNA TEREZË NR.36 III.3) PERIUDHA E VLEFSHMËRISË SË TENDERIT: 90 ditë prej afatit të fundit,siq eshte caktuar

III.1) AFATI KOHOR DHE VENDI PËR DORËZIMIN E TENDERËVE: 06.08.2007 NE ORA 14:00, VENDI: KEK, SHESHI NËNA TEREZË NR.36-PRISHTINË- , ARHIVA. III.2) TAKIMI PËR HAPJE TË TENDERËVE: 06.08.2007 NE ORA 14:30 NE LOKALET E ZYRES SE

III.1) KRAJNJI ROK ZA PODNOŠENJE TENDERA: 06.08..2007 U 14:00 ASOVA, MESTO: KEK-TRG MAJKA TEREZA BR.36-PRISTINA, ARHIVA III.2) SASTANAK OTVARANJA TENDERA: 06.08.2007 U 12:30 U PROSTORIJAMA SLUŽBE NABAVKE U PRISTINI TRG. MAJKA TEREZA BR.36 III.3) PERIOD VAŽNOSTI TENDERA: 90 dana od krajnjeg roka u IV1
III KRITERIJUMI ZA DODELU UGOVORA
Najniža vredovana cena

ne paragrafin IV.1

IV KRITERET PËR DHËNIEN E KONTRATËS
Çmimi më i ulët i vleresuar.

IV ZAHTEV ZA TENDERSKI DOSIJE V ŽALBE

V KËRKESA PËR DOSJEN E TENDERIT VI ANKESAT

Dosja e tenderit mund të kërkohet me shkrim nga operatorët ekonomikë në autoritetin kontraktues si ne paragrafin I më së largu me: 23.07.2007.Email:dgje.Prokurimi@kek-energy.com Çdo palë e interesuar mund të parashtrojë ankesë në Komisionin Rregullativ te Prokurimit Publik (KRPP): KRPP Prishtine, rruga “Fehmi Agani” nr.43 në bazë të dispozitave të PJESËS VIII të Ligjit Nr. 2003/17.

Ekonomski operatere može da traži tenderski dosije od ugovornog autoriteta u pisanoj formi kao u paragraf I , najkasnije : 23.07.2007., Email : dgje.Prokurimi@kek-energy.com

SVE ZAINTERESOVANE STRANKE MOGU ULOŽITI ŽALBU VE U ZA REVIZIJE : KPJN, PRIŠTINA «FEHMI AGANI» BR.43. PO ODREDBAMA GLAVE VIII ZAKONA BR. 2003/17.
Za više informacija, uputiti na veb stranu AJN: www.ks-gov.net/prokurimit. .

UL.

Për më tepër informacione, referoju webfaqës së APP-së www.ks-gov.net/prokurimi

E martë, 10 korrik 2007

SHPALLJE TË VOGLA 27
223 713 prej orës 08:00 deri 22:00. (04.07.2007). Shes troje në dy pllace, në Çagllavicë afër Prishtinës. Tel: 044/ 651 140. (04.07.2007). Shes banesën e rinovuar në Dardani, te restaurant Dubrovniku, sip.60m2 dhe bodrumi 12m2, ka sallon, dhomë gjumi, kuzhinë, banjo, koridor, 1 aneks dhe terasë, ashensori punonë, kati VII-të. Çmimi me mobile 53000 euro dhe pa mobile 50000 euro. Tel: 038/ 248 165, 044/ 245 454. (04.07.2007) Shes banesën në rr.“Bill Klinton”, te Elektrokosova në Dardani kompleksi Santea, ka dhomë dite, dhomë gjumi, kuzhinë me trapezari, 1 aneks, koridor, banjo, ballkon, ashensori punonë, kati III-të, sip.58m2 dhe 4m2 ballkoni. Çmimi 63600 euro. Tel: 044/ 722 016, 038/ 248 165. (04.07.2007) Shes banesën 3 dhomëshe te banesat e kuqe afër ambulancës, ka sallon me kuzhinë dhe trapezari, 2 dhoma gjumi, banjo, ballkon, sip.85,50m2, kati IV-të. Çmimi 72000 euro. Tel: 044/ 722 016, 038/ 248 165. (04.07.2007) Shes banesën në K.Diellit II, te banesat e bardha afër stacionit të autobusëve, ka sallon, dhomë gjumi, kuzhinë me trapezari, 1 aneks, banjo, koridor dhe ballkon, kati III-të, sip.64m2. Çmimi 54000 euro. Tel: 038/ 248 165, 044/ 245 454. (04.07.2007) Shes banesën në K.Diellit I, te banesat e kuqe afër ambulancës, ka 1 dhomë dite me elemente të kuzhinës, 1 dhomë gjumi, banjo, koridor dhe ballkon, sip.40m2, kati IV-të. Çmimi 31000 euro. Tel: 038/ 248 165, 044/ 245 454. (04.07.2007) Agjensioni“Sazani”shet disa banesa dhe shtëpi, si dhe disa troje në lokacione të ndryshme të Prishtinës, me çmime të arsyeshme. Tel: 038/ 248 831, 044/ 207 474. (04.07.2007) Urgjentisht shes 2 shtëpi me 6 ari truall. Shtëpitë gjenden në Fushë Kosovë, përball restaurant Venera 2, 100m larg rrugës kryesore. Çmimi sipas marrëveshjes. Tel; 044/ 261 968. (03.07.2007) Shitet banesa dy dhomëshe te Santeja, 60m2. Banesa është komplet e renovuar dhe e gatshme për banim. Çmimi 43.000 euro. Tel: 044/ 114 320. (03.07.2007) Shes banesën 75m2 në Bregun e Diellit, te banesat ngjyrë hiri, pronari shqiptar, komplet e renovuar. Çmimi i volitshëm. Tel: 044/ 127 419. (03.07.2007) Shiten troje në lagjen Emshir, 200m afër shkollës së re. Ka infrastrukturë dhe dokumentacion të rregulluar. Çmimi 10.000 euro për arë, mund të bëhet ndërrim edhe me banesë. Tel: 044/ 333 443. (03.07.2007) Shes banesën dy dhomëshe, me sip.68m2, kati V, ka dy dhoma , kuzhinë me trapezari, banjo, shpajz, garderobë, ballkon i madhë, bodrum + garazha gratis. Banesa gjendet në Fushë Kosovë, përballë stacionit të trenit. Çmimi sipas marrëveshjes.Tel: 038/ 535 117, 044/ 192 944. (03.07.2007) Shitet trualli 2 arë në lagjen e spitalit dhe trualli 4,6 arë në Veternik afër fshatit ndërkombëtar dhe kolegjit Turk-Amerikan. Trojet janë me infrastruktur të mire. Tel: 044/ 627 582. (14.06.2007). (10 javë). (07.07.2007) Lëshoj banesën me qira në Dardani, kati III-të, 60m2, me kushte moderne. Çmimi 350 euro. Tel: 044/ 382 386. (06.07.2007) Lëshoj me qira banesën në Ulpianë, afër shkollës“Hasan Prishtina”. Banesa është e mobiluar, me derë të blinduar, ngrohje qendrore. Tel: 044/ 550 237. (05.07.2007) Afër shtëpisë së Pleqve, lëshohet banesa një dhomëshe me qira, e pa mobiluar, renovim i ri, ka internet, kabllovik, çmimi sipas marrëveshjes. Adresa: bl/1, nr.13/3. Tel: 038/ 518 259 dhe 044/ 208 770. (05.07.2007) Lëshoj banesën 3 dhomëshe me qira në Dardani, kati I-rë, komplet e mobiluar, me kushte moderne. Çmimi 400 euro. Tel: 044/ 382 386. (05.07.2007) Lëshohet me qira banesa një dhomëshe, 30m2, në Dardani te Posta e re, kati përdhes. Tel: 044/ 134 762, 038/ 525 863. (05.07.2007) Lëshoj banesën me qira te Qafa, mund ta vizitoni çdo ditë prej orës 10:00 deri 18:00. Rr.”UÇK”, hyrja I, nr.15. Tel: 044/ 665 700. (05.07.2007) Lëshoj me qira banesën dhe shtëpinë. Shtëpia gjendet tek Enti Krahinor i Statistikës, ndërsa banesa me garazh afër shtëpisë së pleqve. Tel: 038/ 225 745, 038/ 233 747 dhe 044/ 131 137. (05.07.2007) Lëshohet me qira zyra në qendër të Prishtinës. Zyra gjendet në sheshin “Nënë Tereza”, blloku 22 përmbi shitësit e luleve, dhe ka tri dhoma plus banjën. Zyra është shumë e përshtatshme për organizata, ka rrjet për kompjuterë dhe linjë interneti. Çmimi i qiras mujore është 300 euro. Tel: 038/ 228 168. Email: kosova@birn.eu.com (04.07.2007). Agjensioni“Sazani”lëshon me qira disa banesa 2 dhe 3 dhomëshe të mobiluara, si dhe disa shtëpi në lokacione të ndryshme si: Dardani, Ulpianë, K.Diellit, Arbëri etj. Tel: 038/ 248 831 ose 044/ 207 474. (04.07.2007) Lëshoj një dhomë me qira për studentë apo punëtorë (meshkuj). Dhoma është e mobiluar dhe ka hyrje të veçantë, gjendet afër furrës Qerimi2. Tel: 038/ 225 691, 044/ 118 976. (04.07.2007) Agjensioni“Arianiti”ju ofron: shtëpi, zyre dhe lokale me qira, për vendor dhe ndërkombëtar, në Prishtinë dhe rrethinë (me çmime të arsyeshme). Tel: 038/ 246 906, 044/ 155 700. (03.07.2007) Lëshohet shtëpia me qira në lagjën e Spitalit, vetëm për pushime, ka 3 dhoma, dhomë të fjetjes, është e mobiluar. Tel: 038/ 512 049. (03.07.2007) Lëshoj banesën me qira në Kodren e Diellit, lagjja e re. Banesa gjendet në katin e I-rë, 80m2. Çmimi sipas marrëveshjes. Tel: 044/ 126 356, 038/ 221 920. (03.07.2007) Lëshoj banesë dy dhomëshe me qira, rr. UQK-së, kati II-të. Tel: 0280 325 219. (03.07.2007) Lëshoj banesën me qira. Banesa gjendet në Tokbashqe, ka dy dhoma gjumi, dhoma e pritjes, kuzhinë, banjo, me kushte të mira.Çmimi sipas marrëveshjes. Tel: 044/ 280 779. (03.07.2007) Në lagjën Prishtina e re (Vetrnik, afër Gorenje) te kryqëzimi i rrugve, lëshoj me qira dy lokale me sip.150m2 dhe dy banesa. Banesat janë të reja dhe lëshohen me qira për herë të parë. Banesa e madhe është 4 ½ dhoma + afër 24m2 2 balkone, dhe banesa e vogël 3 ½ dhoma + 9m1 1 balkon. Tel: 038/ 544 280, 044/ 253 804. (24.06.2007) ( 5 javë) 044/ 178 699, 044/ 293 020. (04.07.2007) Agjensioni“Sazani”kërkon për blerje dhe me qira: banesa, shtëpi, lokale, troje dhe toka. Tel: 038/ 248 831, 044/ 207 474. (03.07.2007) Kërkoj banesë me qira, për vajza. Tel: 044/ 257 214. (03.07.2007)

PALUAJTSHMËRI
SHIT JE
Shitet shtëpia me 650m2, si dhe ka 43 ari truall. Shtëpia gjendet afër qendres tregtare“QMI”në drejtim të Shkupit. Gjithashtu bëj ndërrim me banesë 2 dhomëshe në Prishtinë. Çmimi sipas marrëveshjes, dokumentacioni i garantuar. Tel: 044/ 150 740. (10.07.2007) Shitet shtëpia e sapo ndërtuar me lokale poshtë dhe 2 katë banesë, si dhe shtëpia ndihmëse. Shtëpia gjendet tek Kacallarët. Tel: 038/ 559 380, 044/ 770 788, 044/ 441 401 dhe prej orës 18:00 në 044/ 600 880, 038/ 237 372. (10.07.2007) Shes truallin 4.5 ari në lagjën Vreshta – Taslixhe. Çmimi 3.700 euro për ari. Tel: 044/ 737 571. (09.07.2007) Shitet banesa në Dardani, sheshi“Bill Klinton”, kati I-rë, 65m2. E renovuar. Çmimi 60.000 euro. Tel.fax: 038/ 241 999, 044/ 118 380. (09.07.2007) Shitet banesa në qendër, afër hotel Grandit, kati II, 65m2. Çmimi 62.000 euro. Tel.fax: 038/ 241 999, 044/ 118 380. (09.07.2007) Shitet banesa në rr.”Agim Ramadani”, kati 4, 115m2. E renovuar tërësisht, ka pamje lindje-perendim. Çmimi 107.000 euro. Tel/fax: 038/ 241 99, 044/ 118 380. (09.07.2007) Shitet banesa në Ulpianë, përball menzës së studentëve, afër Ombudspersonit, kati 5, 40m2. Çmimi 34.000 euro. Tel.fax: 038/ 241 999, 044/ 118 380. (09.07.2007) Shitet banesa në Ulpianë, përball shkollës“Hasan Prishtina”, kati 4, 120m2. E renovuar. Çmimi 120.000 euro. Tel.fax: 038/ 241 999, 044/ 118 380. (09.07.2007) Shitet banesa në Ulpianë te shkolla“Hasan Prishtina”, kati 4, 55m2. E renovuar me standard të lartë. Çmimi 58.000 euro. Tel.fax: 038/ 241 999, 044/ 118 380. (09.07.2007) Shitet banesa në Kodër të Diellit te banesat e kuqe, kati II-të, 60m2. Çmimi 48.000 euro. Tel.fax: 038/ 241 999, 044 118 380. (09.07.2007) Shitet shtëpia në Aktash, afër Inter-Eminex, shtëpi 2 katëshe e re, me 2 ari truall. Çmimi 165.0000 euro. Tel.fax: 038/ 241 999, 044/ 118 380. (09.07.2007) Shitet banesa në Kodër të Diellit te banesat e kuqe, përball ambulantës, zona e lindjes, kati 4, 70m2. Çmimi 58.000 euro. Tel.fax: 038/ 241 999, 044/ 118 380. (09.07.2007) Shitet banesa në Ulpianë te Fontana, kati I-rë, 75m2, me mundësi që të shëndrrohet në lokal. Çmimi 79.000 euro. Tel.fax: 038/ 241 999, 044/ 118 380. (09.07.2007) Shitet banesa në Dardani-Kurriz, kati I-rë, 105m2. E renovuar me standard të lartë. Çmimi 90.000 euro. Tel.fax: 038/ 241 999, 044/ 118 380. (09.07.2007) Shitet banesa në Ulpianë te shkolla“Hasan Prishtina”, kati 2, 44m2. E renovuar tërsisht. Çmimi 44.000 euro. Tel.fax: 038/ 241 999, 044/ 118 380. (09.07.2007) Shitet banesa në Ulpianë te hotel Baci, kati I-rë, 40m2. Çmimi 43.000 euro. Tel: 038/ 241 999, 044/ 118 380. (09.07.2007) Shitet banesa në Kodër të Diellit te banesat e kuqe, kati 5, 40m2. Çmimi 29.000 euro. Tel.fax: 038/ 241 999, 044/ 118 380. (09.07.2007) Shitet banesa në Dardani te Viva market, kati 5, 115m2 + 40m2 terasa. Çmimi 95.000 euro. Tel.fax: 038/ 241 999, 044/ 118 380. (09.07.2007) Shes banesën 45m2 në Ulpianë, afër shkollës fillore“Hasan Prishtina”. Banesa gjendet në katin e III-të. Tel: 044/ 853 736 dhe 044/ 152 562. (08.07.2007) Shitet banesa 38m2, kati II, në qendër të Prishtinës (pa ndërmjetësim të agjensioneve). Rr.“Sylejman Vokshi”(ish rr.“Mostarit”). Çmimi sipas marrëveshjes.Tel: 044/ 199 533, 038/ 244 445. (06.07.2007) Shes banesën te Santeja, kati 8-të, sip.28m2. Çmimi 22.000 euro. Tel: 038/ 502 529, 044/ 197 000, 044/ 443 555, agjensioni_labi@hotmail.com (05.07.2007) Shes banesën në Ulpianë, mbrapa hotel Bacit, kati I, sip.42m2. Çmimi 42.000 euro. Tel: 038/ 502 529, 044/ 197 000, 044/ 443 555, agjensioni_labi@hotmail.com (05.07.2007) Shes banesën në Ulpianë te Fontana, kati VI, sip.46m2. Çmimi 39.000 euro. E rinovuar tërësisht. Tel: 038/ 247 713, 044/ 197 000, 044/ 443 555, agjensioni_labi@hotmail.com (05.07.2007) Shes banesën në plazhin e Durrësit pran Hotel“Florida”, prej 72m2 (2+1), dy dhoma plus kuzhina me ballkon të madhë, dhe është e mobiluar. Banesa është në pronësi timen, çmimi sipas marrëveshjes. Tel: 044/ 158 596. (05.07.2007) Shes banesën në Banjë të Pejës në Kosovë e cila gjendet përballë Hotelit Onix, madhësia 72m2, sip. 5.40 ari. Pllaci është i përshtatshëm për ndërtim shtëpie. Pronari shqiptar, përkthimi direkt tek pronari i ri. Tel: 033/

VETURA
SHIT JE
Shes Renault Clio 1.4B, ngjyrë të gjelbër- metalike, i regjistruar KS deri në qershor 2008, në gjendje të rregullt teknike. Mbyllja qendrore, xhamat elektronik, katër dyer, fellne alumini. Çmimi 3000 euro. Tel: 044/ 310 151. (07.07.2007) Shes VW Passat 1.9 TDI (I të kuqe), viti i prodhimit 1998, të kaluara 160.000 km, ngjyrë e gjelbër metalike, full ekstra, i regjistruar në Prill 2008, çmimi 8500 euro. Tel: 038/ 248 831, 044/ 207 474. (02.07.2007)

TË NDRYSHME
Era Thaçi shpall të pavlefshme dëftesat e klasës së X, XI, XII dhe diplomën e shkollës së mesme “Xhevdet Doda”, Prishtinë. (10.07.2007) Blerinë Rrahmani shpall të pavlefshme dëftesat e klasës së X, XI, XII dhe diplomën e shkollës së mesme “Xhevdet Doda”, Prishtinë. (10.07.2007) Shes 4 kompjuterë të përdorur (vetëm 5 muaj), me tavolina dhe karrige komode. Pentium 4: 2,13 GHZ, 240 RAM, 80 GB, monitorët 17 inch – Samsung. Tel: 044/ 777 708, 044/ 651 140. (06.07.2007) Agjensioni “Kontabiliteti”shpall konkurs për një punëtore për qytetin e Pejës. Kandidatja duhet të ketë të kryer shkollën e mesme. Tel: 044/ 233 566, e-mail: zahirgashi@hotmail.com, www.kontabiliteti.com. (06.07.2007) Shes konteiner për banim dhe zyre të klimatizuar dhe ngrohje. Tel: 044/ 594 941, 044/ 530 215 dhe 044/ 938 284. (06.07.2007) Pëllumb Nuqi shpall të pavlefshme dëftesën e viti I-rë të shkollës së mesme Gjimnazi “Hajdar Dushi”,Gjakovë. (06.07.2007) N.SH.G.T “Adnan Rrezniqi”shpall të pavlefshme certifikatën e TVSH-së me nr.80078587. (05.07.2007) Mentor Ahmeti shpall të pavlefshëm indeksin me nr.01571/99 të Fakultetit të Mjekësisë së Përgjithshme në Prishtinë. (05.07.2007) Barnatore“Florina”në Vushtrri shpall të pavlefshëm çertifikatën e TVSHsë me nr.2011235 të lëshuar më 15 shkurt 2005. (05.07.2007) Flutra Smakiqi shpall të pavlefshëm dëftesat e vitit I, II, III, IV dhe diplomën e vitit 1998-2002, të shkollës së mesme Gjimnazi“Sami Frashri”, Prishtinë. (05.07.2007). Vizitoni ueb faqen e patundshmërisë www.kosova-immobilien.com këtu mund ti gjeni të gjitha ofertat për shitblerje, banesa,shtëpi, troje dhe njëkohësisht mund të paraqiteni për shitje për rajonin e Prishtinës dhe rrethinë. Adresa: Te salla 1 Tetori, rr. Eqrem Çabej, nr. 13. Tel: 038/ 248 165. (04.07.2007). Restoranti Shark-s kërkon një kamerier me përvojë, njohja e gjuhëve të huaja prioritet, vendi i punës i lirë, menjëherë. Tel: 044/ 258 546 prej orës 14:00 deri 18:00. (04.07.2007). Alban Zuka shpall të pavlefshëm dëftesat e vitit I-rë dhe II-të, shkolla e mesme“Prenk Jakova”, Gjilan. (03.07.2007) Shitet gjeneratori i markës Deutz, prej 30 KW, i cili është në gjendje shumë të mirë. Çmimi 3500 euro. Tel: 044/ 437 646. (01.07.2007). Bëjmë pagesën e kursimeve të vjetra devizore të deponuara në bankat e ish-Jugosllavisë. Paguajmë edhe shumat e vogla. Pagesa bëhet brenda ditës dhe me çmim të volitshëm. N.P.- Bonton - Lipjan. Tel: 044/ 206 691. (5 javë) (16.06.2007) Urgjentisht shitet inventari për kafe, me çmim të volitshëm. Tel: 044/ 826 284. (14.06.2007). Restorant“Shark – s”afër Santes, kërkon kamerier me përvojë pune. E preferuar njohja e gjuhëve të huaja. Tel: 044/ 258 546 (14.06.2007) Vizitoni ueb faqen www.kosova-immobilien.com e cila ofron ofertën më të pasur lidhur me shitblerjen e patundshmërive në Prishtinë dhe rrethinë. Te ne e keni rastin t’i gjeni të gjitha në një vend, shtëpi, banesa, lokale dhe troje. (13.06.2007). Njoftojmë qytetarët e Prishtinës me rrethinë se ju ofrojmë qumësht të dhive të kuqe (Alpine), shumë të rralla në Kosovë. Lokacioni Brnic eEpërme. Tel: 044/ 115 534. (13.06.2007). Shitet garazha nr.188 në kompleksin Qafa (afër portës kryesore) ose bëj ndërrim me automjet me vlerë të përafërt, mundësisht me tabela të huaja. Çmimi 6000 euro. Tel: 044/ 501 868

ME QIRA
LËSHOHEN
Lëshojmë me qëra një pjesë të shtëpisë, me hyrje të veçantë, me 60m2 banim. Shtëpia gjendet afër Bregut të Diellit dhe Universitetit Iliria, është e mobiluar, e përshtatshme për banim, punë dhe studim. Tel: 038/ 244 779, 044/ 308 037. (10.07.2007) Lëshoj banesë me qëra, banesa ka 40m2. Gjendet në Dardani te banesat e gjelbërta, ashensori punonë. Lëshohet për çift, familjar ose studentë – e . Çmimi 200 euro. Tel: 038/ 555 935, 044/ 859 905. (10.07.2007) Lëshoj banesën me qëra, kati I-rë, 85m2. Banesa gjendet afër Santes. Tel: 044/ 726 414. (10.07.2007) Lëshoj banesën me qira, rr.”Agim Ramadani”, afër restaurant Rugova. Tel: 044/ 277 363. (08.07.2007) Lëshoj një dhomë me qira, për 1 ose 2 vajza. Dhoma është e mobiluar dhe posedon terracë. Adresa: Ulpianë C -15, hy.II-të. Tel: 044/ 303 053. (08.07.2007) Lëshohet me qira banesa 1 dhomëshe në Koder të Diellit, afër ambulantës. Tel: 044/ 172 681. (07.07.2007) Lëshoj banesën me qira në Dardani, afër Bosnes. Banesa është e mobiluar, preferohet çiftë. Tel: 044/ 507 718, 044/ 209 524 dhe 038/ 544 719 pas orës 17:00. (07.07.2007) Lëshoj banesën me qira në Dardani, 45m2, është komplet e mobiluar. Tel: 044/ 114 320 (07.07.2007) Në Dardani lëshohet banesa me qira, e mobiluar , dy dhoma të fjetjes, sallon, kuzhinë, banjo dhe wc të veçant, kati I, çmimi 400 euro. Tel: 038/ 248 831, 044/ 207 474. (07.07.2007) Lëshoj banesën me qira në Bregun e Diellit, kati I, një dhomëshe, përparsi kanë çiftet apo ndërkombëtar. Tel: 044/ 274 366, 038/ 234 643.

KËRKOHEN
Kërkoj lokal me qëra në qendër të Prishtinës, 20 – 30m2, kati përdhesë. Çmimi deri 350 euro. Tel: 044/ 186 310. (10.07.2007) Kërkoj një bashkëbanuese (femër) e punësuar. Banesa është 2 dhomëshe, e mobiluar komplet me të reja, gjendet te banesat e kuqe, Bregu i Diellit, afër ambulantës. Çmimi i arsyeshëm. Tel: 044/ 610 194. (10.07.2007) Kërkoj banesë me qëra, mundësisht në Kodër të Diellit. Çmimi duhet të jetë deri 150 euro. Tel: 044/ 153 252. (08.07.2007) Kërkoj banesë ose shtëpi me qira në Prishtinë, për 1 muaj. Banesa duhet të jetë së paku 3 dhomëshe dhe e mobiluar. Tel: 044/ 609 313, 044/ 813 685. (06.07.2007) Një çift kërkon banesë me qira në Qendër. Tel: 044/ 245 578. (05.07.2007) Një student kërkon banesë (dhomë) me qira, preferohet lagjet: Dardania, Ulpiana, Bregu i Diellit dhe Qendra. Tel: 044/ 442 359. (04.07.2007). Kërkoj banesë me qira një ose dy dhomëshe, për kohë më të gjatë, preferohet në lagjen Dardania ose Ulpianë, çmimi të jetë i volitshëm. Tel: 044/ 899 625. (04.07.2007). Kërkoj banesë me qira. Banesa duhet të jetë 2-3 dhomëshe, me afat qëndrimi 1 vjet. Çmimi të jetë i arsyeshëm. Tel: 044/ 841 819. (04.07.2007) Kërkoj banesë dydhomëshe me qira, prej dates 01.08.07, për çift, për afat të gjatë qëndrimi. Preferoj lagjët: Dardani, Ulpianë dhe Bregu i Diellit. Tel:

28

E martë, 10 korrik 2007

Sport
redaktor: Afrim Tovërlani e-mail: afrim.toverlani@gazetaexpress.com tel: 038 542 270 fax: 038 542 270-2

Schweinsteiger afër rikthimit
Bastian Schweinsteiger është në prag të rikthimit në fushë për Bayern Munichun pasi ka vazhduar stërvitjet. Mesfushori i Kombëtares gjermane ka qenë jashtë fushës nga muaji prill për shkak të lëndimit të gjurit. Atij iu pamundësua të stërvitë për disa muaj, mirëpo 22-vjeçari është afër rikthimit në formë të mirë fizike. “Gjuri ndihet mirë. Sigurisht se ende nuk jam duke e testuar maksimalisht, por nuk do të nevojitet shumë kohë për këtë. Besoj se do të jem gati për fillimin e sezonit”, tha Schweinsteiger.

Alonso përkrah Torresin
Mesfushori spanjoll, Xabi Alonso pranon se mezi pret të luajë në Liverpool së bashku me bashkëkombësin Fernando Torres, për të cilin beson se do të shkëlqejë në Premierligë. “Është lajm shumë i mirë që Torres tanimë është bërë bashkëlojtar i imi në Liverpool. Pati shumë spekulime se do të vijë në Premierligë dhe në vazhdimësi jam interesuar të shoh se ku do të përfundojë. Në vitet e fundit ai ka treguar vlerat e tij në Atletico Madrid dhe jam i bindur se në Angli do të ketë po ashtu sukses të madh”, deklaroi Alonso.

Milani pas Rossit
Milani është i interesuar për sulmuesin e Manchester Unitedit, Giuseppe Rossi, pasi Djajtë e Kuqë janë në prag të transferimit të Carlos Tevezit nga West Hami. Rossonerët janë në kërkim të një sulmuesi kualitativ për të kompletuar repartin ofensiv për sezonin e ardhshëm dhe Rossi është shfaqur si objektiv i tyre pas paraqitjeve të mira që tregoi si huazim me Parmën. Klubi nga Tardini tanimë ka ofruar 8,5 milionë euro për sulmuesin e ri, mirëpo Milani duket se udhëheq garën meqë janë të gatshëm të ofrojë 11 milionë euro për Rossin.

SULMON SAM
Moral Pozhegu
Prishtinë, 9 korrik — Basketbollisti kosovar, Samir Shaptahoviç sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e kampionit të Islandës, Reykjavik. Pas 5 vitesh të kaluara në basketbollin kosovar, ai ka vendosur të ndërrojë mjedis. Rënia e cilësisë dhe e shikueshmërisë thotë se e ka detyruar të largohet nga basketbolli kosovar. Sipas tij, fajtorë për këtë janë krerët e klubeve. “Kam nënshkruar me Reykjavikun për një vit, por me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. Në Islandë do të shkoj më 25 korrik”, theksoi Shaptahoviç. Ai tregon edhe mënyrën se si ka ardhur deri të nënshkrimi me kampionin e Islandës. “Reykjavik kishte nevojë për një lojtar fundor. Për këtë, menaxheri im ka rënë në kontakt me zyrtarët e klubit dhe është arritur marrëveshja që unë të bëhem pjesë e këtij klubi”, shtoi ish-basketbollisti i AS Prishtinës. Dëshirë e Samirit do të ishte po të luante përkrah Edmond Azemit në Reykjavik. “Edo ka luajtur me sukses në Reykjavik gjysmë sezoni, por ende nuk ka marrë ofertë për të vazhduar edhe për një sezon me këtë klub. Sigurisht, dëshirë e imja do të ishte po të luaja edhe një herë së bashku me Edon”, tha ai. Shaptahoviç kishte një eksperiencë në basketbollin kosovar, të cilën në përgjithësi e konsideron si të mirë. “Një periudhë të karrierës e kam kaluar në basketbollin kosovar dhe për këtë jam i lumtur. Në Kosovë kam përjetuar sende të mira dhe të këqija, por një pjesë e mirë e tyre ishin eksperienca të mira”, vazhdoi ai. Shaptahoviç i ka fajësuar udhëheqësit e klubit, të cilët i kon-

Eriksson pëlqen Elmanderin
Sven Goran Eriksson kërkon që sulmuesi suedez, Johan Elmander të jetë përforcimi i tij i parë në Manchester City. Ishselektori i Anglisë është përkrahës i fortë i bashkëkombësit të tij që luan për klubin francez, Toulouse. Elmander 26 vjeç kërkohet edhe nga Lyoni për të zëvendësuar sulmuesin e lënduar Fred. Mirëpo, Eriksson është optimist se mund të sjellë sulmuesin që besohet se vlen 8 milionë funta. “Elmander është sulmues shumë i mirë. Ai është zhvilluar shumë në vitet e fundit”, tha Eriksson.

Samir Shapatoviç kritikon kryetarët e klubeve për keqmenaxhim dhe i k torë të rënies së cilësisë dhe shikueshmërisë së basketbollit në Kosovë onit islandez, Reykjavik, thotë se kjo e ka detyruar të largohet nga bas

Metzelder mezi pret të fillojë në Madrid
Cristoph Metzelder ka thënë se me transferimin në Real Madrid ai ka realizuar një ëndërr. Mbrojtësi i Kombëtares gjermane ka nënshkruar kontratë trivjeçare me gjigantin madrilen, pasi është larguar si lojtar i lirë nga Borussia Dortmund. “Jam shumë i lumtur që gjendem këtu. Kam nënshkruar disa ditë më parë dhe tani mezi pres të filloj. Është nder dhe sfidë e madhe për mua që i jam bashkuar Real Madridit, e sidomos pas triumfit të tyre në sezonin e fundit. Tani shpresoj se ekipi do të fitojë edhe gjatë sezonit të ardhshëm”, tha Metzelder.

Solskjaer gati për sezonin e ri
Ole Gunnar Solskjaer ka thënë se do të jetë i gatshëm për fillimin e sezonit të ri, pavarësisht nga dyshimet rreth formës së tij fizike. Norvegjezi 34 vjeç, gjatë verës i është nënshtruar një operacioni të ri në gju, mirëpo është shprehur i kënaqur me fazën e rikuperimit dhe është optimist se do të jetë i gatshëm për ndeshjen e parë të sezonit në Premierligë, që Manchester United e zhvillon në muajin gusht kundër Readingut. “Do të filloj ngadalë, por do të jem i gatshëm për ndeshjen e parë. Shpresoj që shumë shpejt të kthehem në formën më të mirë” tha Solskjaer. ,

sideron si fajtorët kryesorë të rënies së cilësisë dhe shikueshmërisë së basketbollit në Kosovë. ”Udhëheqësit e klubeve kosovare nuk kanë ditur t’i drejtojnë klubet e tyre, e kanë prishur basketbollin. Po të ishte basketbolli i para 3-4 viteve, me siguri se do të qëndroja në Kosovë. Por, më vjen keq që ka rënë ky sport në Kosovë dhe për këtë më është dashur të largohem”, shtoi ai. Samiri pranon se kishte ed-

he oferta të tjera, por thotë se së bashku me menaxherin e tij, italianin Luciano Capicchioni, e kishin preferuar destinacionin Islandë. Fundori nga Tivari i Malit të Zi thotë se ka kontakte të vazhdueshme me trajnerin e Reykjavikut. Ai është i vetëdijshëm me sfidën që e pret me ekipin e ri, por është i bindur se do t’ia dalë mbanë. “Flas shpesh me trajnerin e klubit të ri. Besoj që çdo gjë do të shkojë mbarë.

Reykjaviku edhe sivjet do ta synojë titullin e kampionit. Gjithashtu, në muajin nëntor do të luajmë në kualifikime për Challenge Cup”, tregon ai. Samiri ka luajtur për tri skuadra kosovare: së pari me Sigal Prishtinën, Mabetexin dhe së fundmi në AS Prishtinë. Mirëpo, fundori kosovar, njëri prej basketbollistëve më të mirë në Kosovën e pasluftës, thotë se ekipi i tij i parë kosovar, Prishtina, i ka mbetur në zemër.

E martë, 10 korrik 2007

SPORT 29

Kanoute shitet për 15 milionë euro
Frederic Kanoute ka zhvilluar bisedime me Portsmouthin, por Sevilla ka vendosur për çmim 15 milionë euro. Reprezentuesi nga Mali ka pranuar se dëshiron ngritje të pagës pas së cilës do të jetë i gatshëm të vazhdojë kontratën me Sevillën. Ndërkohë, Portsmouth është shprehur i gatshëm të plotësojë kërkesat e tij, por presidenti i Sevillës, Jose Maria del Nido është shprehur se nuk do të lejojë largimin e lehtë të Kanoutes. “Nëse ndonjë klub është i interesuar në Kanouten, çmimi fillestar është 15 milionë euro”, tha ai.

Ronaldinho, i lumtur në Barcelonë
Ylli brazilian, Ronaldinho ndihet i lumtur në Barcelonë, sipas bashkëlojtarit të tij, Deco. Në muajt e fundit qarkulluan spekulime se Ronaldinho mund të braktisë klubin nga Nou Camp për të kaluar në Milan. Mirëpo, Deco është i bindur se sulmuesi nuk do të lëvizë nga Camp Nou. “Nuk mund të paramendoj Barcelonën pa Ronaldinhon. Ai është i lumtur në klub dhe nuk besoj se do të largohet. Sa i përket sezonit të fundit të Barcelonës, ai u shpreh se, “Ishte një vit katastrofal. Nuk arritëm të fitojmë asnjë titull, por jam optimist se do të kemi sukses gjatë sezonit të ardhshëm”.

MIRI Përballja e parë
Krasniqi (majtë) dhe Thompson (djathtë) gjatë konferencës për media Luan Krasniqi dhe Tony Thompson, të hënën kanë mbajtur një konferencë për media, para duelit i cili do të mbahet më 14 korrik. Boksieri kosovar ka thënë se është duke menduar vetëm për përballjen me boksierin amerikan dhe se nuk është duke e çarë kokën për titullin e botës. “Për mua vlen vetëm lufta kundër Thompsonit. Nuk jam duke e çarë kokën për luftën e titullit të botës”, deklaroi Krasniqi në konferencën për media. “Përgatitjet kanë kaluar shumë mirë. Të gjithë sparing partnerët e mi boksonin në stilin e Thompsonit, në mënyrë që të adapto-

Luan Krasniqi dhe Tony Thompson kanë mbajtur një konferencë për media, para duelit të 14 korrikut. Kosovari ka thënë se për të vlen vetëm meçi kundër boksierit amerikan, derisa ky i fundit ka paralajmëruar se këtë luftë do ta marrë shumë seriozisht, për t’i hapur rrugën vetes drejt titullit të botës.

konsideron ata si fajë. Anëtari i ri i kampiketbolli kosovar.

Tare, i panevojshëm

hem sa më mirë për luftën ndaj tij”, shtoi kosovari me pasaportë gjermane. Dy kundërshtarët e njohin mirë njëri-tjetrin, pasi që rreth pesë vite më parë kanë pasur rastin të përballen si sparing partner. Atëbotë amerikani paraqiste problem për boksierin kosovar, ndërsa tani Thompson thotë se nuk ka ndonjë përparësi ndaj Krasniqit. “Sparingu dhe meçi i vërtetë dallojnë shumë. Do ta marr shumë seriozisht luftën. Luani ka përparuar shumë dhe është bërë një boksier i klasit botëror. Megjithatë edhe unë gjithashtu jam përmirësuar dhe dëshiroj të shfrytëzoj këtë rast për të vazhduar rrugën drejtë titullit të botës”, tha Thompson. Krasniqi dhe Thompson do të takohen më 14 korrik në palestrën “Color Line Arena” të Hamburgut dhe nëse 36- vjeçi kosovar do ta mposhtë boksierin me nofkën “Tigri”, do t’i hapej rruga për të boksuar për titullin e botës në versionin WBO. Boksieri amerikan nga 30 meçe ka fituar 29 (17 me nokaut), prej të cilave 25 të njëpasnjëshme, ndërsa ka humbur vetëm një duel. Në anën tjetër, Luan Krasniqi nga 33 duele, 30 i ka fituar (14 me nokaut), dy i ka humbur dhe ka një barazim.

Hoxha zëvendëson Jasharin
Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Edmond Rugova ka bërë një ndryshim në listat e lojtarëve që ka ftuar për turneun e Gjermanisë. Nga lista është hequr sulmuesi i Trepçës ’89, Enver Jashari, i cili është i lënduar në kurriz dhe nuk do të ketë mundësi t’u ndihmojë bashkëlojtarëve. Në vend të mitrovicasit, Rugova ka ftuar mesfushorin e FC Prishtinës, Yll Hoxha. Përfaqësuesja e Kosovës drejt Gjermanisë pritet të udhëtojë gjatë këtij muaji. Skuadra kosovare gjatë qëndrimit në shtetin gjerman do të luajë kundër tri ekipeve të këtij vendi, Carl Zeiss Jena, Erzgebirge Aue dhe RW Erfurt. Futbollistët kosovarë pritet të grumbullohen dhjetë ditë para udhëtimit në Gjermani.

“Në Sigal Prishtinë kam kaluar më së miri, edhe pse në Mabetex ishin kushtet më të mira. Në ekipin tim të fundit kosovar, AS Prishtina, nuk kam kaluar aq mirë, pasi që atë e drejtonte Ismet Rexhepi, i cili e ka shkatërruar këtë klub”, përfundoi ai. Samir Shaptahoviq është duke i kaluar pushimet në Tivar të Malit të Zi, ndërsa më 25 korrik pritet të udhëtojë për në Islandë, ku e pret sfida më e rëndësishme e karrierës.

Edhe përkundër faktit se janë grumbulluar me ekipin e Lazios në Austri, ku kjo skuadër po e zhvillon fazën përgatitore, dy sulmuesit e Lazios, Simone Inzaghi dhe Igli Tare konsiderohen të panevojshëm nga ana e trajnerit labial, Delio Rossi, shkruajnë mediat italiane. Inzaghi edhe ashtu e ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga bardhekaltrit, derisa shqiptari Tare dëshiron me çdo kusht të mbetet në ekip. Në ditët e ardhshme

pritet një takim në mes të këtyre dy futbollistëve dhe presidentit të Lazios, Claudio Lotito, nga i cili do të dihet më shumë rreth të ardhmes së tyre. Sulmuesi shqiptar ka kontratë me Lazion deri në vitin 2008 dhe dëshiron ta respektojë atë. Ai ka kaluar dy vjet në ekipin nga Roma dhe asnjëherë nuk ia ka dalë të zërë vend në vazhdimësi në përbërjen e parë. Duke u bazuar gjithnjë në mediat italiane, ditët e Tares në Lazio janë të numëruara.

30 SPORT

E martë, 10 korrik 2007

Dua të jem kapiten
Mesfushori i Milanit, Gennaro Gattuso dëshiron të bëhet kapiten i ri i Rossonerëve, pasi Paolo Maldini të tërhiqet nga futbolli. Ai është shprehur i gatshëm të marrë përgjegjësitë e kapitenit dhe të udhëheqë ekipin nga San Siro. “Nëse më pyesin mua, do të pranoja përgjegjësinë e të qenit kapiten i Milanit”, tha Gattuso, i cili do të fillojë sezonin e nëntë me Rossonerët pas aventurave me Perugian, Glasgow Rangers dhe Salernitana. ‘Rivali’ i tij për këtë rol është Massimo Ambrosini, i cili mbante shiritin e kapitenit kur Maldini nuk ishte në fushë.

Nëna e Militos e dëshiron në Barcelonë
Gabriel Milito është përkrahur nga nëna e tij, Mirta të transferohet në Barcelonë. Pas spekulimeve rreth të ardhmes së reprezentuesit argjentinas, ai ka marrë lejen e nënës për të kaluar në Nou Camp. Mirta Milito beson se Barcelona mund të përmirësojë karrierën e birit të saj, por qyteti është vend i mirë edhe për të jetuar. “Vërtet do të më pëlqente që ai të luajë për Barcelonën. Do të ishte një lëvizje e rëndësishme në karrierën e tij. Ata janë klub i madh, por më pëlqen edhe qyteti dhe tifozët e ekipit”, tha ajo.

DUA TRE TITUJ
Franck Ribery ka vendosur synime të larta për klubin e tij të ri, Bayern Munich. Reprezentuesi francez beson se gjiganti bavarez gjatë sezonit të ardhshëm duhet të fitojë titullin në Bundesligë, Kupën e Gjermanisë dhe Kupën e UEFA-s. Ndihet mirë në Allianz Arena, ku thotë se dëshiron të përmirësohet si lojtar.
Trajneri i Bayern Munichut, Ottmar Hitzfeld kishte thënë të vërtetën kur javën e kaluar u shpreh se nuk ka asnjë “etapë” për yjet e gjigantit bavarez. Javën e kaluar kundër një ekipi lokal, GT Gem që luan disa nivele më poshtë se Bundesliga, Bayern Munich kishin katër gola epërsi pas vetëm 14 minutash lojë para se në fund të fitojnë 18-0. ‘Ju thjesht vetëm duhet të përdorni aftësitë kundër një kundërshtari të këtij kalibri”, theksoi Hitzfeld. Ai që iu shfaq në qendër të vëmendjes ishte përforcimi i ri i ardhur nga Olympique Marseille, Franck Ribery që tregoi shkallë të lartë të lojës dhe shpejtësi në lojën e Bayern Munichut, të paparë për një kohë të gjatë. Ribery dominoi në mesfushë ngjashëm me bashkëkombësin e tij, Zinedine Zidane, duke dribluar në ritëm, të cilin të tjerët vështirë se e arrinin në sprint dhe demonstroi qetësi të madhe para portës, duke shënuar dy herë. “Kënaqem duke luajtur me bashkëlojtarët e rinj. Jam i motivuar në këtë ekip dhe do të përdor në maksimum fuqitë e mia. Por, ajo që ka rëndësi më të madhe është të përmirësohem”, tha Ribery të hënën për ueb-faqen zyrtare të gjigantit bavarez. Vendosmëria e reprezentuesit francez të përmirësohet vazhdimisht, ka qenë e dukshme edhe në seancat stërvitore të deritashme. Lojtari që ka marrë nofka të ndryshme, duke përfshirë “Ferraribery” dhe “Driblery” në periudha të ndryshme të karrierës së tij. Tani ai beson se është duke vendosur shembuj duke përdorur punën e madhe që është duke e bërë në Munich. “Nuk kam pasur kohë ta shoh mirë qytetin”, tregoi ai. Sa i përket klubit të ri, ai u shpreh: “Ndihem shumë mirë. Jam pritur ngrohtë, edhe pse ende nuk flas gjermanisht. Këtu vërtet jemi sikur një familje”, vazhdoi Ribery. Përveç përgatitjeve për sezonin e ri, brenga e tij më e madhe është akomodimi i tij dhe familjes. Ai ende nuk ka shijuar birrën dhe salsiçet e famshme të Munichut, edhe pse si mysliman, ai refuzon të konsumoj alkool në çfarëdo rasti. “Por, mezi pres t’i bashkohem ekipit në Oktoberfest”, tha ai. Ribery ka veçuar shtatorin ose fillimin e tetorit si afatin kur Bayern Munich duhet të tregojë superioritet në Bundesligë. “Synimi ynë është të fitojmë trofe – ligën, Kupën dhe Kupën UEFA”, deklaroi ai, por pa harruar të paralajmërojë se, “Kundërshtarët tanë do të jenë jashtëzakonisht shumë të motivuar kur luajnë kundër nesh për shkak të lojtarëve të famshëm që i janë bashkuar klubit”. Njëri prej tyre është pa dyshim vetë Ribery.

Man Utd u nënçmua nga rivalët Schuster, trajner i ri i Real Madridit
se Manchester United do të fitojë titullin në Premierligë. Por, ata na kanë nënçmuar. Kanë nënçmuar aftësinë dhe klasin e menaxherit tonë. Është e vërtetë se kemi vuajtur për dy apo tri vjet. Në fillim të sezonit jemi përforcuar me Michael Carrick, por humbëm Ruud van Nistelrooyn, ndërsa Chelsea solli Michael Ballackun dhe Andriy Shevchenkon”, tha Neville të hënën për tabloidin anglez, The Sun. Mirëpo, Neville është shprehur se Sir Alex Ferguson ka qenë i bindur në suksesin e punës së tij në ndërtimin e një ekipi të ri. “Por, menaxheri e ka ditur se çka është duke bërë gjatë periudhës së dy viteve të ndërtimit të një ekipi të ri dhe tani jemi në pozitë të shkëlqyeshme. Sezonin e kaluar kemi zhvilluar lojën më të mirë dhe futbollin më atraktiv. E merituam të fitojmë titullin. Nuk mendoj se një tifoz i Manchester Unitedit nuk mund të jetë i kënaqur me ekipin dhe klubin, siç është tani”, përfundoi ai. ri”, tha Schuster, i cili nënshkroi kontratë trivjeçare me nëntë herë kampionin e Evropës. “Duke pasur parasysh klubet më të cilat kam punuar më parë, ky është një hap i madh për mua. Gjithmonë kam dashur të jem në një vend si ky dhe mendoj se më është nevojitur kohë e gjatë për të ardhur këtu. Mendoj se jam i aftë të bëj punë të mirë”, shtoi ai. Schuster është trajner i tetë në Real Madrid në më pak se katër vitet e fundit. Ish- mesfushori i Realit, Atleticos dhe Barcelonës, duhet të përsërisë suksesin e Capellos, por në të njëjtën kohë të përkujdeset që ekipi të kënaqë me lojë. “E di se ku kam ardhur. E njoh klubin dhe filozofinë e tij. Dëshirojmë t’i shohim tifozët të lumtur dhe jam i bindur se vizioni im i futbollit do të përshtatet në atë që kërkojnë tifozët”, përfundoi ai. Ndërkohë, Getafe ka konfirmuar se Michael Laudrup do ta zëvendësojë Bernd Schusterin në postin e trajnerit të klubit. Laudrup ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me Getafen, që sezonin e ardhshëm do të garojë në Kupën UEFA.

Gary Neville ka akuzuar rivalët për titull të Manchester Unitedit se i kanë nënçmuar ata gjatë sezonit të fundit. Djajtë e Kuqë fituan titullin në Premierligë nga Chelsea, duke rikthyer formën më të mirë me menaxherin Sir Alex Ferguson. Dhe, Neville insiston se ai ishte gjithmonë optimist se titulli do të përfundojë në Old Trafford, pavarësisht nga mendimet e ndryshme nga shumë ekspertë të futbollit që dyshonin te Manchester United. “Sezonin e kaluar askush nuk ka menduar

Kampioni i Spanjës, Real Madrid ka emëruar të hënën ish-reprezentuesin gjerman, Bernd Schuster për trajner të ri të tyre. Strategu 47-vjeç, i cili në dy sezonet e fundit drejtoi Getafen, zëvendëson Fabio Capellon, i cili ishte shkarkuar në qershor, edhe pse udhëhoqi ekipin drejt titullit të parë në katër vitet e fundit. “Kjo është një ditë e gëzimit për mua dhe dëshiroj t’i falënderohem klubit që më ka ofruar këtë mundësi si trajner i

E martë, 10 korrik 2007

SPORT 31

Anelka mbetet në Bolton
Sulmuesi i Boltonit, Nicolas Anelka ka theksuar se do të mbetet në klub me menaxherin e ri, Sammy Lee. Francezi spekulohej se mund të largohet nga Reebok Stadium, mirëpo ai ka biseduar me Leenë, të cilin e ka njoftuar se dëshiron të luajë për Boltonin edhe gjatë sezonit të ardhshëm. “Gjatë vikendit jemi ulur dhe kemi biseduar me menaxherin Sammy Lee dhe ai më ka njoftuar për planet e sezonit të ardhshëm. Më pëlqen filozofia e tij dhe dua të vazhdoj punën me të në klub. Dëshirojmë të vazhdojmë me suksese”, tha Anelka.

Malouda në Chelsea
Reprezentuesi francez, Malouda të hënën ka kompletuar transferimin në Chelsea nga Lyoni. “Chelsea konfirmon se ka arritur marrëveshje me Lyonin për transferimin e Florent Maloudas”, thuhej në një komunikatë të lëshuar nga ueb-faqja e klubit nga Stamford Bridge. Sipas mediave franceze, Malouda kaloi në Chelsea për 20 milionë euro. “Ata për shumë sezone me radhë kanë qenë zgjedhja ime e parë. I kam përcjellë vazhdimisht dhe më kanë pëlqyer si ekip, por edhe menaxheri i tyre dëshiroi që unë të vijë në Londër”, tha Malouda.

William Gallas mund të largohet nga Arsenali nëse vazhdon të frikësohet nga dështimet. Ai dyshon në politikën e menaxherit Arsene Wenger për transferimin e lojtarëve të rinj, duke insistuar se Topxhinjtë kanë nevojë për yje. Thotë se nuk ka ardhur për të qëndruar në pozitën e tretë dhe pret të kuptojë planet e drejtuesve të klubit.

William Gallas e ka vënë në dyshim të ardhmen e tij në Arsenal, duke kritikuar ashpër mungesën e ambicieve te klubi nga Emirates Stadium. Gjatë një interviste me uebfaqen e tij, Gallas ka thënë: “Sot jam lojtar i Arsenalit, por nuk e di se çka mund të ndodh nesër. Në botën e futbollit gjithçka ndodh shumë shpejt. Rreth nesh të gjitha ekipet janë duke u përforcuar, por çka është planifikuar të bëhet për kompensimin e mungesës së Thierry Henrysë?” Komentet e Gallasit përcjellin periudhën e transfereve, ku Arsenal ka qëndruar pothuajse anonim, për dallim me anëtarët e tjerë të elitës së futbollit anglez, diçka që ka theksuar edhe vetë reprezentuesi francez: “Nuk jam në Arsenal për të luftuar për pozitën e tretë. Është me rëndësi të transferojmë lojtarë me reputacion, sepse lojtarët e rinj kanë mjaft kualitet, por sezoni është shumë i gjatë. Lojtarët e rinj janë vetëm për fitore, por Arsenal duhet të ketë rezultate, me të cilat mund të fitoj tituj. Nëse jo, atëherë duhet të ndryshohet politika dhe të bëjmë atë që po bëjnë ekipet e tjera: angazhimi i lojtarëve të

GALLAS KRITIKON ARSENALIN
mëdhenj”. Shpenzimi i vetëm i Arsenalit deri më tani, gjatë afatit kalimtar të verës, ishte Eduardo Da Silva, i cili u transferua për 10 milionë funta nga Dinamo Zagreb, i ngarkuar me detyrën të zëvendësojë golashënuesin më të mirë në histori të Topxhinjve, Thierry Henry. Përsëri kanë ardhur talentë të rinj si Lukasz Fabianski, si zëvendësim afatgjatë për portierin veteran, Jens Lehmann dhe Harvard Nordtveit nga FK Haugesund. Por, pasi transferimit të yjeve të mëdha si Torres në Liverpool, Pizarro në Chelsea, Hargreaves në Manchester United, Gallas ndjen se Topxhinjtë mund të mbesin mbrapa. “Do të diskutoj me menaxherin Arsene Wenger dhe anëtarët e bordit të njoftohem për objektivat e klubit për sezonin e ardhshëm dhe të shohë se çka ata dëshirojnë të bëjnë për të ndërtuar një ekip më të fortë”, u shpreh Gallas. Ai madje paralajmëroi Wengerin dhe drejtuesit e Arsenalit se, “Disa lojtarë dyshojnë në të ardhmen e klubit”. Përgatitjet për sezonin e ri do të sjellin një periudhë të vështirë për menaxherin, Arsene Wenger, por aftësitë e njeriut, i cili ndërtoi ekipin e ashtuquajtur të ‘paprekshëm’ të Arsenalit nuk duhet të hidhen poshtë. Gallas në Arsenal erdhi gjatë verës së vitit të shkuar pas mosmarrëveshjeve me klubin paraprak të tij, Chelsea, ku ishte i pakënaqur. Gjatë mosmarrëveshjeve të tij me drejtuesit e klubit, mbrojtësi francez thuhej se kishte kërcënuar të shënoj autogol nëse nuk lirohet të largohet. Ai më pas u përfshi në marrëveshjen me të cilën Ashley Cole, iu bashkua Chelseas nga Arsenal, ndërsa Gallas shkoi në drejtim të kundërt.

Lippi, i lumtur të presë
Marcello Lippi ende nuk ka vendosur se kur do të rikthehet në detyrën e trajnerit, saktësisht një vit pasi u d h ë h o q i Italinë drejt triumfit në Kampionatin botëror 2006 në Gjermani. Strategu 59 vjeç vendosi të marrë pushim nga futbolli pas fitores ndaj Francës në Berlin, e më pas edhe drejtuesit e ish-klubit të t i j , Juventus nuk arritën ta bindin të kthehet. “Ende nuk kam marrë vendim definitiv. Kam pasur shumë thirrje së paku nga 10 klube, disa prej tyre nga shtete e jashtme”, i tha Lippi të hënën të përditshmes italiane, Epolis Milano. “Koha për rikthim në bankinë dhe fushë do të vijë së shpejti. Por, kurrë nuk do të mund të harroj këtë vit të gjatë të magjisë dhe ndjenjave të veçanta”, u shpreh ai. Njëra nga arsyet kryesore për vazhdimin e pushimit nga Lippi është biri i tij, Davide që është duke u ballafaquar me Gjykatën për shkak të përfshirjes së tij në agjencinë e menaxhmentit GEA. Ndërkohë, Lippi pati fjalë ngushëllimi për një tjetër trajner italian që aktualisht është i papunë, Fabio Capello, i cili ishte shkarkuar nga Real Madrid, edhe pse udhëhoqi ekipin drejt titullit të kampionit në Primera Division. “Fabio bëri diçka të jashtëzakonshme duke pasur parasysh atmosferën e vështirë. Fatkeqësisht vendimi për ndryshimin e trajnerit ishte marrë më herët nga klubi madrilen. Por, kjo është një zgjedhje që unë nuk e kuptoj. Capello meritoi të vazhdojë”, përfundoi Lippi.

Katër nga Argjentina, gjashtë prej Meksikës

Argjentina rrëzoi Perunë 4-0, ndërsa Meksika shkatërroi 10 lojtarët e Paraguait 6-0, të dielën për të kompletuar një sekuencë të jashtëzakonshme prej dominimit të ekipeve në çerekfinale të Copa America. Të shtunën, Uruguai kishte mposhtur Venezuelën 4-1 dhe Brazili dërmoi Kilin 6-1. Ndërsa, Juan Roman Riquelme shënoi dy herë derisa Argjentina shfaqi një tjetër paraqitje të futbollit ofensiv që zgjoi kujtime të fitores së tyre 6-0 kundër Serbisë dhe Malit të Zi gjatë Kampionatit botëror të vitit të kaluar. Meksika ishte edhe më bindëse duke dominuar nga minuta e pestë, kur portieri i Paraguait, Aldo Bobadilla shkaktoi

penallti dhe më pas u përjashtua nga loja. Nery Castillo shënoi nga pika e bardhë. Meksika të mërkurën në gjysmëfinale do të takohet me Argjentinën në përsëritjen e përballjes së raundit të dytë të Kampionatit botëror të vitit të kaluar. “Nuk është gjithçka rreth fitores. Ju mundeni thjesht të fitoni një ndeshje, por të fitosh siç jemi duke bërë tani, të mbush me krenari”, tha selektori i Argjentinës, Alfio Basile. Përveç dy shënimeve nga Riquelme, golat e tjerë për Argjentinën u realizuan nga Messi dhe Mascherano. Copa America: çerekfinale Argjentina-Peru 4:0 Meksika-Paraguai 6:0

32 marketing

E martë, 10 korrik 2007

Sign up to vote on this title
UsefulNot useful