P. 1
Ridvan Bode, suplement Panorama plus

Ridvan Bode, suplement Panorama plus

|Views: 11|Likes:
Published by Blerand Rexhepi
Ridvan Bode, suplement Panorama plus
Ridvan Bode, suplement Panorama plus

More info:

Published by: Blerand Rexhepi on Dec 27, 2013
Copyright:Attribution Non-commercial
List Price: $0.99 Buy Now

Availability:

Read on Scribd mobile: iPhone, iPad and Android.
See more
See less

12/27/2013

$0.99

USD

pdf

text

original

Nr.

412

Botim i PA N O R A M A GROUP

E SHTUNE, 21 DHJETOR 2013

FALAS
Suplement i përjavshëm i gazetës “Panorama”

PERSONAZHE

A MIRELA KUMBAR O AFËRDIT

Redaktor përgjegjës: Ermira Shpëtimi, fotograf Erdi Mara e-mail: panoramaplus06@yahoo.com

Ritvan Bode në Parlament me një “Benz” mbi 90 mijë dollarë, me targa false FAQE 26

Jul Deda: Si u ndjeva nën lëkurën e Ramës, Metës e Berishës

Dështon tentativa për ribashkim me Shpatin
FAQE 25

Këngëtarja lidhet me milionerin çek

FAQE 19

Zajmina provokon fansat, prek veten në pjesët intime
Edhe pse prej një periudhe të gjatë Zajmina Vasjari ka shmangur daljet në ekran, ajo duket se është e angazhuar me koncertet brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ashtu siç ka pohuar, ajo është e fokusuar për mbajtjen e trupit në formë, siç duket në këtë foto. Këngëtarja 26-vjeçare është fotografuar gjatë një koncerti të saj dhe perfomancën në skenë e ka shoqëruar me sjellje provokuese, siç janë prekjet që i bën vetes në pjesët intime. Tashmë kjo mënyrë sjelljeje në skenë ka dalë në modë, fillimisht nga këngëtaret e huaja dhe së fundi e eksperimentuar nga këngëtaret shqiptare. Këtë verë këngëtarja u fotografua nga paparaci ynë në shoqërinë e të dashurit të saj ndërsa pushonte në plazhin e Himarës. Zajmina ka një lidhje prej disa vitesh, por ajo ka zgjedhur të mos flasë asnjëherë në media për këtë çështje, duke e ruajtur sekret. Për sa i përket muzikës, ajo këtë verë prezantoi klipin e saj “I kom”, duke përdorur artilerinë e rëndë ushtarake dhe armët gjatë xhirimeve.

Edlira Mema, ish-missi në postin e këshilltares në Agjencinë e Gjiknurit
“Miss Shqipëria 2005”, Edlira Mema, është një tjetër bukuroshe që emërohet në pozicionin e këshilltares për mediat pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN), institucioni që është në varësi të ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri. 27-vjeçarja, e cila që prej shpalljes miss nuk është angazhuar shumë në ekran, edhe pse pas marrjes së kurorës në konkursin e bukurisë së Petri Bozos u shpreh atëherë se hobet e saj ishin pasarelat e modës dhe piktura. Ajo tashmë shfaqet në konferencat e shtypit, për dhënien e deklaratave të rëndësishme për medien të kësaj agjencie. Edhe pse pasi u bë e njohur si miss, me pjesëmarrjen më pas të “Miss Globe”, Mema gjithmonë kishte shprehur dëshirën që e ardhmja e asaj t’i takonte botës së artit dhe jurisprudencës.

së bashku me djalin dhe bashkëshorten. Vend ky që vetëm mund të imagjinohet nga shumë shqiptarë.. Këngëtarja e njohur. edhe pse ka marrë pjesë në shumë seriale. ashtu siç preferon të përgjigjet ajo në këtë rast. tashmë mund të thuhet se ka një sozi të saj në Turqi. I njohur si një person me ide dhe shije. ndaj dhe ka planifikuar një darkë madhështore me miqtë në këtë ditë speciale të saj. ndërsa Ertemiona do të jetë në Milano. Anjeza ngeli e çuditur për faktin se sa i ngjan kjo aktore dhe ishte shumë e kënaqur me këtë. do e festojnë të ndarë. ku Koli është aktiv. Po udhëtoi drejt shtetit turk. dhe po ashtu duke provokuar me prekje intime. tha ai. atë mund ta ngatërrojnë në aeroport apo në ndonjë vend publik me aktoren e mirënjohur . E kontaktuar nga ‘’Panorama plus’’. për të shuar kuriozitetin e miqve dhe ndjekësve të tij nga ekrani. Gaye ka qenë pjesëmarrëse aktive në teatër deri në momentin që i ka dhënë fund kësaj pune duke u angazhuar kështu nëpër seriale. nuk e ka problem aspak të bëjë të tillë pushim. këngëtari Xherahu dhe “Miss Shqipëria 2009”. pasi Devisi është ftuar të këndojë në Detroit e Michigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA). ashtu si shumë personazhe të tjera të ekranit. Është interesante për një moderator të njohur. Është pikërisht ky club. por edhe qëndrimi. vendi ku ajo do të organizojë ditëlindjen e saj. tashmë po bën pushimet e fundvitit në një nga vendet më luksoze dhe më të shtrenjta në Amerikën Latine. ”Pas disa vitesh bashkë. hoteli e ushqimi. pra në Cancún. natë për të cilën ka menduar veshje dhe pamje të veçantë. pasi të njëjtën festë organizoi dhe vitin e kaluar për 19-vjetor. pasi nuk mund t’i thosha jo ftesës së z. pasi dua ta festoj me sa më shumë zhurmë”. Për sa i përket jetës sentimentale. ku bëri përshtypje prania e Ermal Merdanit me dhuratë. kjo është hera e parë që unë dhe Ertemiona festojmë të ndarë natën e ndërrimit të viteve. Sokol Balla na shfaqet në këtë foto për herë të parë i ulur në kolltukun e tatuve. Gaye Turgut. shprehet Françeska. për një sfilatë mode atje. kam ftuar të gjithë miqtë që i njoh. President i ‘TValbusa’ në Detroit. Vedat Ademi kalon pushimet në Cancún Këngëtari i njohur. E lindur në vitin 1987. . Ndonëse Turgut ende nuk është e njohur për publikun shqiptar. ku shfaqej herë e zhveshur. Por natën e ndërrimit të viteve 2014. Gani Vila. Françeska së fundi ka qenë pjesë e kopertinave të gazetave rozë me foto artistike. pasi aty fitohet më shumë. Devis Xherahu: Pas shumë vitesh lidhje. Sokol Balla bën tatu në krah Drejtuesi dhe autor i programit politik “Top Story” në “Top Channel”. pasi aktorja është vërtet bukuroshe. po shijojnë disa ditë relaksi në Meksiko. edhe pse ishin ndarë.l u s 18 PANORAMA p E SHTUNE 21 DHJETOR 2013 SUPLEMENT Françeska Jaçe: Darka madhështore që kam planifikuar për 20-vjetor Françeska Jaçe. Ai. një person shumë i rëndësishëm për median shqiptare në USA. Asaj i pëlqen ta festojë ditëlindjen çdo vit. mbush 20 vjeç këtë fundvit. Le të presim nëse herën tjetër ai do të fotografojë tatunë e tij. Anjeza Shahini. saqë vështirë të dallohet po qe se nuk i vëren mirë fotot. Ertemiona Mejdani. aq sa duket çudi që të ndahen për ndonjë moment të vetëm. Vedat Ademi. pasi është jo vetëm bileta e udhëtimit. Në festivalin “Kënga Magjike” (2013). Zbulohet sozia e Anjeza Shahinit. për Vedatin i cili punon gjithmonë dhe është i angazhuar. por detyrimet profesionale janë të pashmangshme në jetën e një artisti”. ajo pohon se ky 20-vjetor e gjen deri diku të dashuruar. dhe kjo punë e ka bërë të zgjerojë rrethin e miqësisë gjithmonë e më shumë.. ndërkohë që njihet dhe si autor librash e analist. herë duke pozuar me femër tjetër. ta shohim në këtë variant. por pikërisht këto seriale akoma nuk po trasmetohen në Shqipëri. bëhemi kureshtarë të dimë se çfarë simboli ka pikturuar ai në trupin e tij. Fotoja që shihni. ai konkurroi me këngën “Serenatë malli”. pra 31 dhjetor. Aktualisht ajo punon si menaxhere e “Amsterdam club” në Tiranë. ”Kam përvjetor dhe ndaj në darkën që do organizoj më 26 dhjetor në Tiranë. 31 dhjetorin e festojmë të ndarë me Ertemionën Janë çifti më i mediatizuar këto vitet e fundit në faqet e shtypit rozë. Balla moderon “Top Story”. ndërsa Balla është duke vizatuar tatunë e tij në krah është marrë nga rrjeti social “Instagram”. por shkencërisht është e vërtetuar se në botë ekzistojnë shumë njerëz që kanë ngjashmëri në pamje. Devis Xherahu aktualisht zhvillon karrierën e tij muzikore në Shqipëri pas kthimit nga Athina. “ E di që të ndërroj vitet larg të dashurës sime nuk është ajo që do dëshiroja. vajza nga Vlora që u bë e njohur në “reality show”-n “Big Brother”. që shfaqet në ekran gjithmonë me kostum. që organizon këtë koncert dhe shumë koncerteve të tjera për shqiptarët e Amerikës”. E derisa për të tjerët është shtrenjtë. tha Devisi. Prej vitit 2006. aktorja turke Gaye Turgut Ngjasimi mes këngëtares shqiptare dhe aktores turke është aq i madh.

ndërsa Di Caprion e kishin mik të dy me të cilin ishin takuar disa herë. jemi takuar mbas ndarjes dhe kemi mbyllur disa llogari Shpati konfirmon: Jam ndarë përfundimisht nga Afërdita Afërdita fillon lidhjen me një sportist milioner çek. por nuk arrijmë të mësojmë të vërtetën se pse ajo e fsheh këtë lidhje. se në fakt ishte ai që e kishte ndarë Afërditën dhe jo i ndikuar nga nëna e tij. shoqërohet nga motra e saj më e madhe. e cila për disa ditë kishte qëndruar në Shkup. është Amla. Por cili është djaloshi çek që i ka vjedhur zemrën Afërditës? Ndonëse një vit më i vogël se ajo.. tek i cili për dy herë me radhë është shfaqur në klip. i gjatë 191 cm dhe me një peshë prej 98 kilogramësh. Nuk shkoi shumë kohë dhe ja një tjetër lajm mbi jetën e saj private kalon në median rozë. u bënë shkak që ajo të fillojë të flasë mbi jetën e saj private pas ndarjes nga Shpat Kasapi. një femër e cila tërheq me pamjen e saj.. ku kontrata katërvjeçare me këtë klub do të kushtojë hiç më pak se 10 milionë dollarë. Me profesion hokeist. kemi biseduar dhe kemi mbylliur disa llogari të papastruara. përbën lajm. pushime luksoze. do t’i ngeli Afërditës përgjithmonë si kujtim. ndërsa ka realizuar dhe reklamën e parë. kopertina revistash. Përveç vajzës së madhe të Argita Berishës. në Šumperk. Dreshaj në një prononcim për emisionin ‘’Prive’’. pasi ishte hamendësuar shpesh për të? Pas lajmit që portali “Indeksonline” kishte publikuar ku në disa foto shihej afërsia me hokeistin çek. kanë qenë këto fjalët e Dreshajt teksa ka mohuar Mbesat e Sali Berishës aspirojnë modën si profesion Duket se mbesat e ish-Kryeministrit. para disa javësh. Në këtë moment të karrierës së saj me shumë projekte në Europë. Kjo bëri të kuptohet se ajo ka filluar një lidhje të re. Mësohet se Afërdita. Ndërsa ne u urojmë fat të dyve në dashuri! Shpat Kasapi dhe Afërdita Dreshaj sërish të ndarë. Fejesa e saj me këngëtarin e njohur Shpat Kasapi. Por kjo gjendje me sinjale indirekte dhënë njëri-tjetrit nuk zgjati shumë. por një romancë më shumë se 6 vite nuk mund të harrohet lehtë. ashtu si mendojnë se është më së miri. përfundon bisedën Shpati. Në provat për të mësuar si të ecë në pasarelë dhe si të pozojë para aparatit fotografik. AFËRDITA ENDE S’E PRANON LIDHJEN ME ÇEKUN Modele dhe këngëtare e njohur. Afërdita Dreshaj iu përgjigj me një klip deklaratës së Shpat Kasapit në media. Me përmasa të jashtëzakonshme. duke marrë secili drejtimin e karrierës së tij. ku dhe aty ishte takuar me Shpatin. Amla. ‘’Është një realitet që nuk funksionoi. por nuk funksionoi. “Ai mund të jetë babai im për moshën që ka. mbi gjashtë muaj më parë ishte sërish Shpati që deklaroi shkurt ndarjen. fotosesione të nxehta. saqë çdo gjë që ajo bën. Karriera intensive ka filluar që në vitin 2006. Sali Berisha. pas tentativave për ribashkim në këta gjashtë muaj. ndaj në profilin e tij në rrjetin social “Facebook” postoi fotografitë e rikthimit bashkë me të. përderisa ata u panë më vonë në krah të njëri-tjetrit. por me kë. Afërdita Dreshaj kohët e fundit ishte në grackë të mediave dhe disa foto e një video që ishte publikuar në internet teksa ajo shfaqej në shoqëri të këngëtarit të njohur turk Bülent Serttaþ. me të cilin ka vetëm disa muaj që janë në lidhje dashurie. nismëtare e këtij ribashkimi ka qenë Afërdita. Natyrisht që ndarja e çiftit të njohur këtë verë bëri bujë në media. i ka dhënë kah tjetër kësaj romance. fansat e të cilëve prisnin që ata të martoheshin. ne mbas ndarjes kemi dalë si shokë. siç ndodh në çiftet VIP. një bashkëpunim i saj me Lumi B. kësaj here e deklaruar publikisht nga partneri. pas një tentative për ribashkim vjen ndarja përgjithmonë e tyre. Dasara. Fjalët për krizë në lidhjen e tyre dolën pas shfaqjes së Afërditës në vilën e aktorit të famshëm Leonardo di Caprio dhe komenteve të ndryshme që u bënë më pas për fotot. Interesi për të dita-ditës po shtohet. FEJESA 6-VJEÇARE QË DO T’I NGELË SI KUJTIM! Ajo mund të fillojë çfarëdo lidhje dashurie. që e shoqëronin njëri-tjetrin në çdo aktivitet të tyre artistik.SUPLEMENT E SHTUNE 21 DHJETOR 2013 19 p l u s PANORAMA Kasapi: Provuam ribashkimin por nuk funksionoi. U munduam të dy për ribashkim. mban veshur ngjyrat e Detroit Red Wings në pozicionin mbrojtës. Prononcimin e saj mund ta ndiqni në këtë link http:// www. vajza e dytë e Argitës. ndërsa Afërdita kërkoi pak kohë për t’u shprehur hapur në media se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë që lidhja kishte pësuar krisje. bashkë me motrën e saj Jehonën kanë ndjekur gati çdo paraqitje të Kindl gjatë kohës që ka qenë në Amerikë. Dhe tashmë. e cila po ashtu do të lidhë kontratë me këtë agjenci së shpejti. koncerte së bashku. sesa politikën. Jakub Kindl ka lindur më 10 shkurt të vitit 1987 (26 vjeç). përpos një miqësie”. Ajo është regjistruar prej 1 muaji si një nga modelet për kategorinë e fëmijëve të agjencisë “Icon”. shprehet Shpati për gazetën “Panorama”. si miss e modaele.05 milionë dollarë amerikanë. duke mos dashur të pranojë se është në lidhje me hokeistin çek. të gjithë këto i bëri me Shpatin. aspirojnë më shumë botën e modës si profesion të ardhshëm. Afërdita siç duket e pranoi që është në lidhje dashurie me sportistin e njohur. Pasi u shkrua shumë për të. ajo publikoi këngën e saj të re “Superstar”. për faktin se në gjashtë vite që kanë qenë të fejuar. Edhe pse të njohurit e tyre pretendojnë se ata janë ende ‘’miq’’. që aspiron modën që në këtë moshë të vogël. ajo postoi edhe disa foto së bashku me Jakub Kindl. dhe ky është fundi i lidhjes sonë”. ku si imazh të klipit ajo kishte marrë një model që i ngjasonte në pamje Shpatit. Jakub Kindli lidhjen me turkun. i kemi rregulluar pra’’. Sipas gazetave rozë. ku ishte përzgjedhur si aktore për një spot të ri për “City Park” dhe fotot i ka postuar në ”Facebook”. Kësaj here është vetë këngëtari i njohur Shpat Kasapi. ftesë e cila i kishte ardhur direkt nga Turqia për shkak të suksesit dhe famës që Afërdita ka në trojet shqiptare e më gjerë. Afërdita dhe Shpati nuk e kanë takuar e nuk kanë komunikuar me njëri-tjetrin që nga momenti kur janë ndarë. Por pas kësaj ndodhie. unë me të vetëm kam bashkëpunuar dhe nuk kemi asgjë më shumë. Momente të ndryshme argëtimi. Republika Çeke. duke pohuar se vajza në foto ishte Afërdita. e cila frekuenton rregullisht aktivitete artistike dhe ato të modës në Tiranë. Dasarës. 9vjeçare. Pak ditë më pas. por një çek ia vjedh zemrën bukuroshes shqiptare. Për rastin në fjalë u prononcua Shpati. Për të mos u marrë me shumë fjalë. kurse pagesa vjetore e tij është 1. por këtë radhë jo një turk. i cili jep lajmin për ndarjen përfundimtare nga e fejuara e tij prej gjashtë vitesh. deklaroj që jam single. Kurioziteti i madh i shtypit rozë filloi vetëm në momentin kur Dreshaj në profilin e saj në “Twitter” kishte postuar disa foto teksa shiheshin dy duar të shtrënguara dhe asgjë më shumë. pasi të ketë humbur pak kilogramë. “Pas lajmeve të fundit për ribashkimin tonë me Afërditën. ata nuk kanë pasur asnjë krisje mes tyre. bazuar në vitin 2013. .youtube. modelja dhe këngëtarja Afërdita Dreshaj. para se të fillojë lidhjen me të. Siç duket edhe Shpati e kishte mirëpritur këtë vendim nga ana e Afërditës. duke u paraqitur në faqet e shtypit rozë si çifti ideal.com/ watch?v=vazGweS7s54.

ajo është shprehur se i pëlqejnë dasmat. Arta Dade. Je dashuria ime!”. ndërsa i drejtohet me fjalët: “Ti je arsyeja e jetës sime. andaj nuk mund ta ndërroj këtë mendim për një njeri të cilin as nuk e njoh. ambasadori i BE-së. Por që me ndërrimin e drejtorit. ata ndryshojnë këto dy pika të marrëveshjes. mik i Enkelit. vetëm mund të bëjnë një kamuflim. Nëse nuk udhëtoj. Ettore Sequi. një për mua. Tani që nuk je ti aty. për herë të parë ka prezantuar miqtë e saj me të dashurin. festivali mbetet me respektin që ka nga e kaluara.DIELLZA KOLGECI Kot lodhen me moderatore të tjera. Enkeli. qejf dhe kënaqësi. nuk do kishte përbërë problem. “Aleanca e Grave Deputete të Kuvendit të Shqipërisë” kurorëzon themelimin e saj gjatë një ceremonie solemne të organizuar dje (të premten) në Tiranë. Edi Rama. Le të shohim nëse ajo së shpejti do të marrë vendimin të ndryshojë statusin nga “single” në “e martuar”. e cila njihet për disa role në “Portokalli”. Për shumë femra dhe personazhe dikur ka qenë ëndërr për të moderuar festivalin e madh. Je e interesuar ta dish se cila femër do të të zëvendësojë? Jo. të cilët i kanë komplimentuar si çift. Albana Perhati e “Portokalli” prezanton për herë të parë të dashurin Gratë blu dhe rozë shfaqen së bashku Aktorja e njohur e spektaklit të humorit “Portokalli” në “Top Channel”. M’u duk jo korrekte dhe e ligë ndaj ia ktheva me e-mail përgjigjen time që po tërhiqem. Në minutën e fundit. Për hir të respektit. me ardhjen e drejtorit të ri. nuk do të jetë prezantuese në edicionin e 52-të të Festivalit të madh në RTSH. si dhe shoferi i RTSH të vijë të na marrë në Prishtinë (ashtu siç bën çdo herë tjetër). si të gjitha deputetet me eksperiencë të gjatë në politikë. Diellza Kolgeci. për të cilin nuk i ka kursyer fjalët e dashurisë për të. Diellza. i cili herë pas here me skenar është dashur të ndërhynte në festival. Edhe atij ia ndërruan pak fjalët. e cila hapi dhe këtë ceremoni. një për asistentin tim. pa modesti e them. Po të më kishin treguar më herët. sepse tanimë ishte marrë vesh. deputete të Kuvendit të Kosovës. pranova dhe në marrëveshje nga vetë stafi RTSH ka qenë që në dispozicion të kem 2 dhoma hoteli. Por në kohën kur unë duhet të përqendrohem në anën artistike. Anëtarja e kësaj aleance. Aleksandër Arvizu. Fotot janë komentuar nga miqtë e tyre. Në intervista të ndryshme. Me Enkelin l u s 21 PANORAMA p E SHTUNE 21 DHJETOR 2013 SUPLEMENT kaluam shumë mirë dhe jemi përshtatur shumë. Kjo është hera e parë që Albana. mua nuk më zëvendësojnë dot MAKSIM GJOKA Një nga femrat më të bukura dhe elegante të Kosovës. në një mbledhje Enkelit i thanë që ky aktor nuk mund të jetë pjesë e festivalit se buxheti qenka ngushtuar. Në këtë ceremoni të grave politikane ishin të pranishëm kryetari i Kuvendit. Kryetarja e “AGP”. ato nuk lidhen me famën por ky ka qenë një vullnet. ambasadori amerikan. ti më bën të lumtur. Ilir Meta. besimi. të bëjë publike lidhjen e saj. sepse me ne ka qenë edhe një person i tretë. Kejdi Mehmetaj. aktor. Kryeministri i Shqipërisë. . Natyrisht që nuk kaloi pa rënë në sy deputetja me e re. a do ta ndjekësh nga ekrani këtë festival? Nuk e di a do e ndjek. sepse unë nuk dua lojë me fjalë dhe se për asgjë nuk shkel mbi parimet dhe krenarinë time. Mesila Doda. deputete të Kuvendit të Shqipërisë. ky drejtor na kthen në pikën fillestare. sepse. Albana Perhati. Diellza në një intervistë për gazetën tonë rrëfen se pse e dha këtë dorëheqje dhe cila ishte marrëveshja e parë që ishte bërë me bukuroshen për ta moderuar këtë festival. pse jo. ra në sy për afrimitetin e saj me deputetet e së majtës. Po ju e keni ëndërruar më parë? Ëndrrat e mia i kam të realizuara. dhe madje e kishte imagjinuar me detaje ceremoninë e saj të martesës. Po partneri. s’ka zëvendësim me mua. të cilat ishin motivuar me arsyetimin banal se nuk janë mirë me financa. të kërkoi të kthehesh? Unë nuk shkel mbi dinjitetin tim për asgjë në këtë botë. E para për mua është krenaria. përfaqësuese nga shoqëria civile dhe të medies. a mund ta dimë arsyen e dorëheqjes tënde nga prezantimi i festivalit në RTSH? Çfarë shkruhej në atë kontratë që ata nuk e zbatuan? Që para 10 ditësh kemi filluar të negociojmë rreth marrëveshjes. Dhe ai u ndje keq. më bën të buzëqesh. ndërsa deputetja Valentina Leskaj u shpreh se ne duhet të jemi zëri i atyre grave që janë pa zë. Skenari ka qenë i bukur dhe tani duhet të ndërrohet. përfaqësues nga trupi diplomatik në Tiranë. e cila mbajti po ashtu fjalimin e saj. tha se kjo qeveri ka në fokus promovimin e grave në vendimmarrje. Ajo ka postuar foto duke u puthur me të dashurin e saj. Çdo gjë ndryshoi kur u emërua drejtori i ri dhe u ngushtua buxheti. ku ramë dakord për një mesatare edhe për pagesën.

SUPLEMENT E SHTUNE 21 DHJETOR 2013 p l u s PANORAMA 23 h .

në Prishtinë e më pas në Ferizaj. Rovena skena të nxehta në klipin e ri. por edhe për mbrëmje në fundjava jofestive. Alban Skënderaj dhe Miriam Cani. Big Mama. si çift kanë zgjedhur Kërçovën e Maqedonisë për të kaluar natën e fundvitit duke kënduar. Sinan Vllasaliu e Nora Istrefi si destinacion do të kenë diskotekat shqiptare atje. por ka që udhëtojnë edhe përtej oqeanit. Valbona Mema do të jenë të ftuar në mbrëmje dhe vende të ndryshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. BLERAND REXHEPI Kriza që thuhet se ekziston në gjithë ekonominë botërore. Por më shumë sesa pamja e saj. konstatuam se këtë vit më e preferuar është Amerika si vend atraktiv. shkojnë nga 10 mijë deri në 15 mijë dollarë amerikanë. por është në vazhdimësi të videos ‘'Malli’. fotot ekskluzive të së cilës i kemi siguruar ne. Edhe pse ajo nuk përmendi asnjëherë emrin e ish-të dashurit Gerald Shahu. shprehet Rovena. duke e bërë atë si një nga videot më të klikuara për shkak të erotikës që mbante në vete.. ndërsa në Kosovë e diasporë ata të dy kanë shumë pak angazhime. Zvicra është një tjetër vend atraktiv që preferohet shumë nga këngëtarët tanë jo vetëm për festa. me të cilin ajo kishte ardhur e shoqëruar në këtë festim të PD-së. Nuk dihet më shumë për miqësinë e Laurës me djalin që shihni në foto. Deri tani.. Pagesa në këto vende nuk kalon më shumë se 4 mijë euro. e cila paralelisht me punën si zëdhënëse e selisë blu punon dhe si pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë. në shtetet europiane. Si më të paguara kemi treguar shpesh se janë netët festive të fundvitit që mbledhin në numër edhe të ftuarit. Kështu. Gjyste Vulaj. Ndryshe nga vajzat e tjera të Partisë Demokratike që kish- Sot. Laura ka preferuar një zotëri si partner. si dhe trajner fitnesi. atje ku pagesat janë të majme.l u s 22 PANORAMA p E SHTUNE 21 DHJETOR 2013 SUPLEMENT Laura Vorpsi shfaqet e shoqëruar nga avokati i qytetit të Tiranës in zgjedhur shoqërinë e njëra-tjetrës për këtë festë të PD-së. këngëtari Gena e bën verë edhe dimrin. d. ku automatikisht edhe pagesa shumëfishohet. ende nuk ka pranuar të rrëfejë në media detaje për ndarjen nga i fejuari i saj. ish-mister Albania 2003. edhe këtë vit. Ndërsa te ne pagesa nuk kalon më shumë se 1 mijë euro. aq sa e detyruan Laurën të deklaronte për gazetën “Panorama” se në të shkuarën s’kishte pasur asnjë lidhje me modën dhe fotot i kishte realizuar thjesht për qejfin e saj. Në Shqipëri këtë vit do të këndojë edhe Stresi. Pagesa e tij thuhet se nuk është shumë e lartë. Videoja është konceptuar si një përfytyrim i kohëve të lashta. ndërsa në Europë jo më shumë se 4 mijë euro janë të kënaqur. me të cilin e lidh edhe fusha e jurisprudencës. ku Stefa shfaqet superseksi në krahët e një modeli duke përjetuar dashurinë si në kohët e lashta. Së fundi. të organizuar në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. dimë që Laura është ndarë nga i dashuri i saj prej disa vitesh. por gjithsesi koha do ta tregojë. shumë të cilën e . E ndonëse për shumë të tjerë ka krizë në Kosovë. ngaqë kishte hobi fotografinë. e cila po konfirmon ditë pas dite talentin e saj si kompozitore e ndërsa video si produksion i "TE ROVI Production". 27vjeçarja. Labinot Tahiri. gjithmonë duke u ba- zuar në disa burime mirë të informuara. mësuam se ai punon si avokat i qytetit pranë Bashkisë së Tiranës. sepse realiteti në ditët e sotme ështe i hidhur. shumë shpejt u zbulua fejesa e saj disavjeçare. ku ngjarjet rrjedhin sipas një skenari të mirëparacaktuar’’. ai do ta kalojë në vend duke mos preferuar të udhëtojë në diasporë. Zëdhënësja simpatike e Partisë Demokratike. Amerika këtë vit do të mbledhë disa emra të njohur të skenës shqiptare. Pjesëmarrja unike e Blerim Demukajt lë shenja në këtë video artistike. kur kishte qenë në shkollë. Megjithatë. pra për letra. Laura Vorpsi. Dukë bërë një analizë si çdo vit tjetër. problemet ekonomike detyrojnë dashuritë të përfundojnë me ndarje. dhe quhet Ervin Saliani. Bujar Qamili. për të argëtuar shqiptarët atje për festat e fundvitit. Sipas burimeve tona. Super i kërkuar këto vitet e fundit. Gena për fundvit do të performojë tri net me radhë në Kosovë. teksa viteve të fundit janë të paktë ata që kanë angazhime muzikore. përveç faktit se ndihej e dashuruar. përfytyrimi për këtë jetë është pjesë e së shkuarës. ka përmbajtje romantike erotike. Për çiftin në video nuk ekziston askush tjetër në botë. marrin këngëtarët e kërkuar si Sinani e Labi.m. ka ndikuar shumë edhe në biznese të ndryshme. Ideja e muzika edhe këtë herë mbajnë firmën e vetë këngëtares. për të mos thënë asnjë. ajo gjithmonë bie në sy. Ndonëse tek ne ata paguhen shumë pak dhe nuk Amerika josh këngëtarët për festat e Vitit të Ri Pagesat janë nga 5 mijë deri në 15 mijë dollarë. Ai martohet me dikë tjetër për dokumente. ku dashuria ishte e shprehur dhe përjetuar në formën e saj më natyrale. na tërhoqi vëmendjen se kush ishte djali në krah të saj. është shfaqur disa ditë më parë në festimin e 23vjetorit të krijimit të Partisë Demokratike në shoqërinë e një djali misterioz. Pagesat e tyre. si shpëtim shohin mbrëmjet jashtë vendit. bëri shumë bujë. Laura ka qenë ndër personazhet femra që ka tërhequr më shumë vëmendjen që pas shfaqjes së saj si zëdhënëse e selisë blu dhe interesit për të mësuar më shumë për jetën e saj private. Në pritjen e madhe. Laura ka rënë në sy për veshjen e saj shik. Këto ditë pritet që ajo të sjellë një tjetër video po aq të nxehtë.th. i cili shumë oferta të mëparshme për pjesëmarrje në video i ka refuzuar. Më anë tjetër. por ai gjithmonë është i angazhuar në mbrëmje të ndryshme. Profesioni i tij në Prishtinë është profesor i gjuhës angleze. Natën e parë të ndërrimit të viteve. që solli këngëtaren në një formë të përkryer. Kështu. Gerald Shahu. në Europë më e larta është 3-4 mijë euro për këngëtarët më në zë. por ideja shumë interesante e Rovenës e ka intriguar. Çifti i njohur është mjaft i preferuar atje. Ideja e videos është trajtuar në formë të filmit. Duke mos shijuar si duhet suksesin në vendlindje. ata kanë njëri-tjetrin. ai ka bërë që e gjithë Kosova të këndojë këngët e tij. Gëzim Nika. duke preferuar një pallto të bardhë në këto ditë të ftohta dhjetori. Shpërndarja e disa fotove artistike të saj. ku këngëtari paguhet më shumë sesa në Shqipëri. Kosovë. Maqedoni e Europë. si në kohët e lashta Rovena ende është në kujtimet e fansave të saj për klipin super të nxehtë ‘’Malli’’. të cilët para disa vitesh fitonin shuma të majme nëpër koncerte anembanë botës. ‘’Klipi titullohet ‘E more për letra’. Të prekur në këtë drejtim janë edhe këngëtarët shqiptarë.

gazeta “Panorama” publikoi makinën superluksoze të ish-ministres së Integrimit Majlinda Bregu. i cili ka hyrë në Shqipëri në vitin 2007 dhe i përkiste një qytetari me emrin Osman Hoxha. në fakt. targa TR 4300 N është një targë e vjetër. i cili tërhoqi jo pak vëmendjen e lexuesve. pasi janë në interes të lexuesve dhe sjellin më shumë transparencë. por në ndryshim nga Bode. këtu ia vlen që të ndalemi për të kuptuar më shumë. është fakti se ai ka vënë teserën e Kuvendit në xham. por jo aq sa ky “Benz”. Një tjetër detaj që bie në sy në makinën e re të Bodes. videoklipe e bashkëpunime me shumë këngëtarë. me një pamje shumë ekstravagante dhe si dekor një tatto interesante në qafë dhe në shpinë. një “Jaguar” i shtrenjtë. Ritvan Bode në Parlament me një “Benz” mbi 90 mijë dollarë. ajo është shfaqur në skenë për herë të parë në vitin 1985. por jemi shumë dakord kur ndryshimet bëhen për mirë. me targa false Ish-ministri i Financave përdorte një “Range Rover”. duke mos reshtur kështu për gati 30 vite së punuari dhe duke ruajtur muzikën autoktone shqipe. ajo e ka shtetërore. ish-ministrin e Financave Ritvan Bode. Por. si një obligim karshi publikut që e ndjek dhe e pëlqen. nëse këto ekzagjerime konstatohen te deputetët. Pak ditë më parë. të cilën. me të cilat regjistroheshin makinat në vitin 2007. Ajo çfarë na shtyu që këtë radhë të hulumtojmë për të. Një artist madje e ka për detyrë ta mbajë veten. e njohur kaherë edhe si trumbetuese e muzikës së vërtetë tiranase. pamë se kjo targë ka dalë jashtë përdorimit. model i vitit 2012. kur verifikuam në sistemin e ri të targave.. Kohë më parë. ishin disa foto të postuara nga vetë këngëtarja në profilin e saj në “Facebook”. Nuk e dimë se si e ka realizuar këtë pamje. prodhim i vitit 2006. duhet të na tregojë se ku i ka gjetur gjithë ato para dhe ajo makinë ka një targë false!!! Pra. çdo ekstravagancë në mënyrën e të jetuarit e tërheq jo pak vëmendjen. Për të investiguar më thellë rreth kësaj mospërputhjeje. ku Bona shihet shumë e rinuar dhe tepër e kuruar.sh. praktikë kjo që e ndjekin jo pak kolegë të tij. Pas këtij shkrimi. Disa javë më parë. e cila sipas kërkimeve tona në faqen zyrtare të Benz Mercedes. ne ju premtuam se shkrime të tilla nuk do të mungonin në gazetë. e cila në këtë rast shërben që të mos bezdiset apo gjobitet nga policët. një markë e përzgjedhur edhe nga kancelarja gjermane Angela Merkel. ndërkohë që makina është model i vitit 2012. kushton mbi 90 mijë euro. Më pas. ne u futëm në sistemin e targave dhe. .. por ka disa ditë që shfaqet me makinën luksoze. edhe ajo një makinë e shtrenjtë. Natyrisht që ardhja e tij në Parlament me një “Benz Mercedes S-Class” nuk kishte si të kalonte pa rënë në sy. si p. Surpriza. kur ta parkojë. duhet të na tregojë se ku i ka gjetur gjithë ato para dhe ajo makinë ka një targë false!!! Pra.SUPLEMENT E SHTUNE 21 DHJETOR 2013 l u s PANORAMA 26 p Bode lëviz momentalisht me një makinë super të shtrenjtë. makina e një ish-ministri dhe e një deputeti nuk figuron asgjëkund! Në një vend të varfër si Shqipëria. Ka realizuar më shumë se tetë albume muzikore. të cilën. trotuarët. Pra ish-ministri i Financave lëviz momentalisht me një makinë super të shtrenjtë. të cilën e nget vetë TESERA E KUVENDIT Po ta shikoni me vëmendje. mbase edhe kur të gjejë ndonjë vend të papërshtatshëm. Por detaji më pikant i makinës luksoze të Bodes. nëse e ka blerë. është targa. aty zbuluam një shkelje të rëndë. në mënyrë që të jetë transparent dhe i ndershëm para popullit të tij. Kjo është një makinë luksoze me të cilën në përgjithësi udhëtojnë krerë shtetesh. të cilën zonja Bregu e vlerësoi 6 mijë euro dhe tha se gazeta jonë është tendencioze me të. Siç e shihni kemi të bëjmë me një ndryshim drastik të Valbonës. elemente që shtojnë më shumë kureshtjen se çfarë ka dashur të tregojë me këtë këngëtarja. Targa TR4300N i përkiste një autoveture të tipit “Jaguar”. duke kultivuar kështu muzikën popullore në evente të ndryshme. madje njërin nga më të rëndësishmit e qeverisë së kaluar Berisha. të zgjedhurit tanë të cilët paguhen me taksat tona. e sidomos me një muzikë të pastër shqipe. Një këngëtare me taban. shumë koncerte në mbarë vendet ku jetojnë shqiptarët. Valbona Mema shfaqet e transformuar për mirë E lindur në një qytet që të mundëson të njihesh me shumë kultura. paparaci ynë ka fotografuar një tjetër ish-ministër. nëse e ka blerë. Valbona Mema gjithmonë i ka ruajtur ato tradita dhe vlera muzikore. makina e një ishministri dhe e një deputeti nuk figuron asgjëkund! Shpresojmë që zoti Bode të na japë përgjigje për gjithë këto pikëpyetje. ish-ministri Bode përdorte një fuoristradë “Range Rover”.

Pyetjes se nëse kjo eksperiencë e joshi për t’i hyrë politikës një ditë. se të përjetosh një krizë në çift në jetën reale”. i përfolur si “i fiksuari” pas psikologes Jorida Rustemi. Sali Berisha etj. dhe ndaj ju ftoj të shijoni surprizat e 31 dhjetorit në ekranin e ‘Vizion Plus’”. tha Deda për gazetën “Panorama”. në “Apartamentin 2XL” të festojë një politikan i njohur.Ilir Meta. siç ndodhi me Fatos Nanon. u kërkua ulja e dënimit me 1/3. vënë në skenën shqiptare nga regjisorja Inis Gjoni. parashikuar nga neni 130 i “Kodit Penal”. por nëse një ditë Genci do të më vinte të më bënte kërkesë divorci. 27-vjeçarja. në komedinë “10 vjet martesë” të dramaturgut Alil Vardar. të shoqëruara më dixhiturën: “Xhirova diçka për natën e ndërrimit të viteve. Para oficerëve. Eni Jani luan bashkëshorten e Genc Fugës. Deda do të sjellë karakteret e tri figurave më të rëndësishme të politikës. i dërgonte mesazhe në celular dhe në profilin e saj në rrjetin social “Facebook”. por u lirua më pas nga Gjykata. ish- I fiksuari pas Jorida Rustemit. Kjo do të jetë vetëm një nga pjesët e “show”-t për këtë vit. Në këtë shfaqje Eni çuditi dhe me trupin e saj në formë në skenat e shtratit me Gencin. do e shikoja fajin dhe te vetja. kësaj here pozon nxehtë për sezonin dimëror të “Victoria’s Secret”. shprehet Eni pas shfaqjes. pasi fakti që janë bashkëshortë realë e bëri më të thjeshtë lojën mes tyre në skenë”. Më pas. Kryeministrit Edi Rama. modelja e njohur shkodrane që po bën karrierë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA). patjetër që do ta bëj për ta”. ja surprizat e natës së ndërrimit të viteve Jemi mësuar që në natën e ndërrimit të viteve. Rustemi e bëri kallëzimin në polici gjysmën e dytë të vitit të kaluar për Mehmetajn. ku Rustemi pretendonte se po përndiqej nga djali nga Vlora. Kryeministri e ish-kryetari i Partisë Demokratike. gjykata i cakton masën e lirisë me kusht për dy vjet Kreshnik Mehmetaj. Personi në fjalë u arrestua pas këtij kallëzimi. meqenëse këtë vit aktorët e njohur të këtij show humori në “Vizion Plus” nuk i kënduan asnjë politikani. Natyrisht që sipas saj “të interpretuarit e kësaj komedie me partnerin e saj në jetë ia bëri më të thjeshtë rolin. i cili e telefononte. Jam e ndërgjegjshme që pasioni zbehet në martesë me ardhjen e fëmijëve në jetë dhe. “Zakonisht të keqen e largojmë nga vetja. nuk e di si do të reagoja. Ilir Meta. ajo u shpreh se Kreshnik Mehmetaj kishte mbi një vit që e shqetësonte përmes celularit dhe ditën e kallëzimit i kishte dërguar sërish mesazh në numrin e saj. Gjykata kërkoi pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënien në provë për një periudhë prej 2 vitesh të Mehmetajt. Të dy partnerët janë përgjegjës në të tilla raste. . i cili si një dashamirës i artit na e krijoi këtë mundësi. Por. i cili ka xhiruar pjesën e tij të humorit në sallën e Kuvendit të Shqipërisë.l u s PANORAMA p 25 E SHTUNE 21 DHJETOR 2013 SUPLEMENT nin 55 të Kodit Penal u kërkua të jepej një dënim i vetëm. me impulsivitet apo gjakftohtësi. Pas hetimit. është publikuar këto ditë para festave nga vetë ajo. Për sa i përket përzgjedhjes që Inisi bëri për këta dy aktorë dhe jo për të tjerë. Në premierën që u shfaq në skenën e Teatrit Kombëtar të mërkurën. duke e dënuar me 9 muaj burg. Deda ka postuar në profilin e tij në “Facebook” foto nga xhirimet. në vendimin e gjykatës njoftohet deklarimi fajtor i të pandehurit Kreshnik Mehmetaj për veprën penale me akuzën për "shtrëngim ose pengim për të bashkëjetuar ose për të zgjidhur martesë". Por. të martuarit jo vetëm në skenë por edhe në jetë. Hetimi ndaj Kreshnik Mehmetajt nisi pas dy kallëzimeve të njëpasnjëshme të psikologes ndaj tij në Komisariatin e Policisë Nr. Por. Më pas në aplikim të nenit 406. Disa ditë më vonë. Turjan Hyska. e cila ka marrë vendimin pas akuzave për përndjekje që i bënte asaj. gjatë së cilës i pandehuri të mbajë kontakte me shërbimin e provës dhe të mos frekuentojë ambientet pranë vendit të banimit dhe vendit të punës së shtetases Jorida Rustemi. Kryetari i Kuvendit. gjykata vendosi deklarimin “fajtor” të të pandehurit Kreshnik Mehmetaj për veprën penale "përdorim me keqdashje i thirrjeve telefonike”. Kam dëshirë të falënderoj stafin e Parlamentit që ishte në gatishmëri të plotë. por që i mëshonte faktit të zbehjes së pasionit që ndodh mes çiftit në martesë. Dua të falënderoj në veçanti kryetarin e Kuvendit z. ku nuk mungonin puthjet skenike. mbetet për t’u parë pasi kemi vetëm shtatë vite bashkë dhe na duhet kohë për të bërë 10 vjet si të martuar. ndërsa flet e sillet si ata nga foltorja e Kuvendit. pra duke shkuar aktorët te politikanët. ku shpesh duhet të shfaqej provokuese dhe në skena shtrati”. pasi ishte rezervuar për të momenti ku salla ishte bosh. dhe dënimin e tij me 1 muaj burg. Kam punuar me ta më parë dhe e dija se rezultati final do të ishte ai i prituri. e cila vendosi për të masën e sigurisë “detyrim për paraqitje”. “Të luash në skenë është ndryshe. personazhet e parë që mendova për të qenë protagonistë ishin Eni dhe Genci. përfundon ajo. Genci Fuga Ajo është protagonistja energjike e një lidhjeje pasionante që nis në një club nate e finalizohet me martesë. dënimin e tij përfundimisht me gjashtë muaj burg. ai iu përgjigj: “Nëse publiku dhe fansat e mi do ma kërkojnë këtë gjë. parashikuar nga neni 275 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 9 muaj burg. më 9 maj 2013. është përballur me gjykatën. Angela Martini super hot në dimër Një tjetër foto impresionuese nga Angela Martini. mbi bazën e neneve 59 dhe 60 të Kodit Penal. e cila për ditëlindjen e saj u serviri fansave një set fotografish ku shfaqej nudo. Metës e Berishës Aktori i “2XL” xhiron në Kuvend. Eni Jani: Si do reagoja nëse do të merrja kërkesë divorci nga im shoq. Gjithsesi. e cila në gjithë ndodhitë e saj përjetohet si një “luftë” me veten dhe me partnerin. burri i saj dhe në jetë. 2 në Tiranë. ku është menduar që për herë të parë aktorët të xhirojnë jashtë dyerve të “Apartamenti 2 XL”. Eni dhe Genci kanë surprizuar publikun me lojën e tyre. Një nga momentet më interesante do të jetë ai i Jul Dedës.” Në këtë pjesë të “show”-t. Rustemi bëri një kallëzim të dytë kundër 26vjeçarit. nëse bashkëshorti im do gjente ngrohtësi diku tjetër. pa praninë e deputetëve. pasi nuk kanë mundur dot të menaxhojnë marrëdhënien mes tyre”. ajo pohon se ”që nga momenti që më ra në dorë skenari i kësaj pjese. Sendet e sekuestruara në cilësinë e provës materiale u kërkua t'i kthehen të pandehurit. Xhirimet u kryen në sallën plenare të Republikës së Shqipërisë. producenti i “2XL”. bazuar në neranë. ka menduar që të sjellë atmosferë politike në një mënyrë të re. ndërkohë kundër këtij vendimi mund të bëhet ankimim në Gjykatën e Apelit në Ti- Jul Deda: Si u ndjeva nën lëkurën e Ramës. Gjatë këtyre xhirimeve ai ka shijuar Kuvendin si zot i tij. i veshur me kostumin e politikanit. 26vjeçari nga Vlora. “ U ndjeva shkëlqyeshëm në rolin e politikanëve që sjell me humor për natën e ndërrimit të viteve në ‘2XL’..

Jam e lirë. Po si erdhi puna deri në këtë shkallë? Jeta ime private. Vec Xhan. A e do ende? Jo. Unë jam një person shumë sensitiv. Ka ndonjë mundësi që të kthehesh sërish? Tani për tani. bëra disa gabime. Pyetjen që duhet të ta bëja në fund. Një pjesë e tyre e dinë se luaj në serial. kjo a nuk ndikoi negativisht në karrierën tënde? Sigurisht që ndikon shumë keq. e hodha gjithandej nëpër dhomë. jam njësoj si të tjerët. në fillim përdora barna kimike. e vërtetë. për shkak të hormoneve. sepse care///////////////// të fundit e kisha të ikja. 31vjeçare dhe pas disa muajsh do bëhem nënë. Xhan. Nuk munda të krijoj një ambient të ngrohtë shtëpiak. saqë nuk kisha durim të prisja për ta përfunduar serialin. ajo na njohu. Edhe pse kisha njerëz përreth. Për t’u përmirësuar gjendja ime. vendosa të dal në një banesë më të madhe. Nuk kam sekret. Si femër. patjetër që kërkoja një mashkull që të më përkrahë dhe të më kompletojë. Ku është dallimi në mes të jetuarit në Gjermani dhe Turqi? Gjermania është vendlindja ime. jam dashuruar me një person të gabuar… Si ndodhi puna e shtatzënisë? Nuk kishim asnjë plan. aq keq u ndjeva. Sërish ngas biçikletën. mirëpo nuk mërzitem më. Mirëpo. u thashë se jam mirë në hotel. isha me Xhanin. Ky ishte një gabim. S’jam yll. Kur? Në festivalin “Antalia Television Awards”. por sërish unë. A është ë vërtetë se ke bërë tentativë për vetëvrasje? Po. Si jeton në Berlin? S’jam më Hyrremi. nuk e njihja mirë as gjuhën e as kulturën. Durova 3 vjet. A je e vetëdijshme se sa vështirë është të jesh nënë beqare? Po. Kam ndenjur pa gjumë tërë natën me qëllim që t’i mësoj përmendësh dialogët. Ku dëshiron ta rrisësh foshnjën? Sikur të kishim pika të përbashkëta me Xhanin. kam qenë e drejtë. meqë nuk ndodhi kështu. Qëkur erdha në Turqi. Besoj se edhe mua do më dalë dikush që do e dua dhe do të kuptohemi me njëritjetrin. Sepse unë doja një mashkull. ngjyrën e bëra më të errët. shoqëria ime… Këtu nuk jam e famshme. nuk mundesha të përdorja kontraceptivë. U lëndova në shumë pjesë të trupit. Iu ktheva pamjes sime natyrale. Ndonjëherë frikësohem. puna… Gjithçka erdhi njëra pas tjetrës… Nuk po mundja t’i përballoja gjithë këto që përjetoja. Më duhej patjetër të largohesha. Jeta jote private ishte shkak kryesor për këtë? Jo. U kushtoj shumë rëndësi detajeve. cili ishte sekreti yt? Nuk e di. A e dinë njerëzit në Gjermani se je e famshme në Turqi? Jo. Më lehtë për mua do të ishte të bëja abort. unë ndihesha e vetmuar. Desha të hidhesha nga ballkoni. Ndoshta një ditë do të bashkoheni sërish…… Është shumë e rëndësishme që t’i falim njerëzit. Mirëpo ndodhi… Ti a deshe që të ngelësh shtatzënë? mër . U ofruan të më jepnin shtëpi. Të humbas. Si u njoftove me Xhanin? Siç e dini edhe ju. E harrova komplet veten time.SUPLEMENT E SHTUNE 21 DHJETOR 2013 l u s PANORAMA 23 p Hurem Sultan Mryem Uzerli interviste Je larguar nga Turqia në muajin maj. Përdorëm një teknikë që se kishim përdorur më parë. Tani që e kuptova se jam shtatzënë. Sezoni i parë ishte shumë i vështirë për mua. e prisha. Fillova të jetoj si një robot. U përshëndeta me Hyrremin. për fëmijën do isha shpërngulur në Turqi. Për fat të keq. Mejremja e vjetër. bashkë me ty hyri dhe sindromi i lodhjes. të vdes… Isha sëmurë nga ana psikike. mos u merakos. Mirëpo ka metoda për parandalim… Unë. bleva një apartament të vogël në Berlin. Çmimin që fitova. e më pas barna bimore. Do ta vazhdoj terapinë deri në fund të këtij viti. Ndodhi pa dashje. mirëpo nuk ka mundësi që të kthehemi bashkë. Ndoshta vitin tjetër. Vetëm ishe në atë moment? Jo. Ndihem shumë rehat. dua që fëmijën ta lind në kushte sa më të mira. por as garantuese. me siguri do jetoj në Gjermani. mirëpo ai si çdo herë thoshte – s’ndodh asgjë. por kam harruar. I preva flokët. Ti je një prej të huajve që Turqia të adhuron kaq shumë. Nuk ishte e rrezikshme. Çfarë terapie të kanë dhënë? 15 ditët e para kam qenë nën vëzhgim të mjekut. I thosha shumë herë se nuk ndihem rahat. që në fakt nuk ekzistonte. Isha si e çmendur. Gjatë lidhjes sonë njëvjeçare unë i dhashë gjithçka. Nuk kishe shoqëri? Kisha. nuk pranova. Të ikësh duke e lënë serialin në gjysmë. nuk ka gjasa që të kthehem sërish për Hyrremin. jo. Ndoshta për shkak se nuk kam gënjyer. Gjithë Turqia pret që ti të kthehesh. Ndonëse jam turke. Xhanin e kam falur. merr ndonjë terapi tash? Terapia vazhdon. mirëpo nuk dija kujt t’i besoja. po ta bëj tani. por ditët më të vështira kaluan. Xhan thosha. Mirëpo. Pas kësaj interviste e di që do ketë shumë thashetheme. punoja bashke me Nebahat Cehren. Me paratë që fitova prej serialit. tash jam më mirë. në fakt u kam thënë se do ua sjell DVD. nuk mund të fajësoj vetëm një njeri për këto që kam jetuar. Familja. madje as që e dëshironim një gjë të tillë.

You're Reading a Free Preview

Download
scribd
/*********** DO NOT ALTER ANYTHING BELOW THIS LINE ! ************/ var s_code=s.t();if(s_code)document.write(s_code)//-->