TËRMETI KATASTROFAL I SHKUPIT MË 1963

Përveçse për tërmetin në Shkup, pritet që nxënësit të mësojnë edhe për atë:  se si natyra ndikon mbi njeriun dhe prej ku rezulton nevoja për përshtatje ndaj kushteve natyrore,  se sa është rëndësia dhe domosdoshmëria e solidaritetit njerëzor gjatë katastrofave dhe  se si një ngjarje nga e kaluara mund të ndikojë mbi jetën në të tashmen.

LAJMI QË PËRSHKOI BOTËN
Nocioni kryesor: katastrofë „Sot në mëngjes në orën 5:17 minuta një tërmet me përmasa katastrofave dhe fuqi uragani rrënoi pjesën më të madhe të kryeqytetit të Maqedonisë, Shkupin”. Këto janë fjalët e gazetarit Jovan Popovski, i cili në kushte të komunikimeve të ndërprera është ngjitur në një shtyllë telefonike dhe me ndihmën e postierit ka vendosur lidhje me redaksinë e gazetës së përditshme “Politika” në Beograd.

Pyetjet për të menduar: Në çka tërmeti dhe përmbytjet si katastrofa natyrore janë të ngjashme, e në çka të ndryshme?

Foto 1. Stacioni hekurudhor i rrënuar gjatë tërmetit. Ora u bë simbol për katastrofën që e goditi qytetin. Sot, stacioni është Muze i qytetit të Shkupit.

Pyetjet për të menduar: Pse tërmeti i Shkupit konsiderohet katastrofal?

Më 26 korrik të vitit 1963 qytetarët e Shkupi i zgjoi një lëkundje dhe zhurmë e madhe. Qyteti ishte goditur nga një tërmet katastrofal me fuqi prej 6,9 ballëve, në të cilin kanë humbur jetën më shumë se 1000 njerëz, rreth 3500 janë lënduar, rreth 120.000 banorë kanë mbetur pa shtëpitë e veta, ndërsa shtatëdhjetë për qind e qytetit ishte shkatërruar. Përveç shtëpive private ishin rrënuar ose dëmtuar edhe shumë objekte publike si: shkolla, spitale, banka, teatro, stacioni hekurudhor, fakultete, pallate të kulturës, objekte fetare, etj.

Foto 2. Një pjesë e dëmeve që i shkaktoi tërmeti

Foto 3. Shpëtim të të ngujuarve
(autor i fotografive: Tomisllav Peternek)

Heroizëm: Natën kur ka ndodhur tërmeti, Maksim Stojanoviq (në moshën 29 vjeçe), ka qenë kujdestar në trafo-stacionin në lagjen Butel, i cili në atë kohë ka siguruar rrymë për gjithë qytetin. Në momentin e katastrofës i riu Maksim ka arritur të qëndrojë i vetëdijshëm dhe ta shkyçë rrymën dhe në këtë mënyrë e ka shpëtuar qytetin nga viktimat plotësuese njerëzore dhe humbjet materiale. Për hapin e këtillë është dalluar dhe vërejtur nga i gjithë opinioni i atëhershëm jugosllav. Gazeta e përditshme „Veçernje novosti“ e ka zgjedhur hero të vitit, ndërkaq Presidenti i Jugosllavisë, shoku Tito, në rezidencën e tij në Beograd i ka dorëzuar edhe shpërblim të madh në të holla . Sipas kujtimeve të mbesës së tij Violeta Maneva. (publikuar nga Utrinski vesnik më 25.06.2013, në artikullin me titull „Kush dhe si e shpëtoi Shkupin nga katastrofa më e madhe“) Foto 4. Pasojat nga tërmeti i kanë ndier të gjithë banorët e Shkupit
(autor i fotografive: Tomisllav Peternek)

Pyetje për të menduar: Cilat janë të gjitha mënyrat në të cilat tërmeti mund të ndikojë në jetët e njerëzve?

Qyteti kishte mbetur pa ujë, rrymë dhe komunikime. Jeta është transferuar në tenda. Pjesëtarët e Armatës Popullore të Jugosllavisë (APJ), policisë, shërbimeve zjarrfikëse, si dhe popullatës lokale, menjëherë kanë ofruar ndihmë dhe kanë filluar me normalizimin e jetës. Ata po i pastronin gërmadhat, po i nxirrnin të mbijetuarit, kishin ndërtuar furra, ambulanca të improvizuara, kishin siguruar ujë të pijshëm, etj. Në afat prej 24 orëve, 25.000 banorë të Shkupit janë vendosur nën tenda.

Foto 5. Masa të para të improvizuara për normalizimin e jetës

Detyrë për hulumtim: Tentoni që në mënyrë ekipore (në grupe më të vogla), të zbuloni edhe kujtime tjera për tërmetin. Për këtë qëllim, pyetini anëtarët е familjes tuaj dhe/ose fqinjët, hulumtoni në internet dhe/ose përdorni burime tjera.

Pyetje për hulumtim: Deri në çfarë ndryshimesh ka ardhur si pasojë e tërmetit të madh në Tohoku, Japoni në vitin 2011? Si ka ndodhur që pasojat katastrofave nga tërmeti në Sumatra në vitin 2004 të ndihen madje në 12 vende?

Kujtim i të mbijetuarve: „Në atë kohë, çdo mëngjes zgjohesha në orën 4 dhe vrapoja përgjatë Vardarit. Atë mëngjes kisha 16 vjet. Pasi që ushtrova në bregun e lumit, u ngjita lart drejt Ambasadës amerikane dhe përnjëherë ndjeva një buçitje. Toka u dridh, mu turbullua mendja. Shikimi më iku drejt mureve të Kalasë, të cilat përnjëherë u rrënuan . Për një çast u zhdukën dy kupolat nën Kala, ku duhet të ndërtohet Panairi. Ndërtesat binin edhe në Karposh. Pamja të kujtonte bombardimin, por buçitja nën këmbët do të thoshte vetëm një. Nga frika atje lartë qëndrova gjysmë ore. Mblodha veten dhe zbrita poshtë në rrugën. Njerëzit të hutuar vraponin dhe bërtitnin. Rrugës për në shtëpi pashë fqinjin tim, vetëm ndonjë vit më i ri se unë, se si vdes pasi i kishin rënë tulla në gjoks. Kur erdha në shtëpi, familjarët, të lumtur që më shikojnë, më thanë se trari në dhomë ka rënë dhe ka thyer krevatin tim në dy pjesë”. (kujtim i Stefan Sidovski) „Më zgjoi një plasaritje, „kërcitje“ dhe sikur diçka po binte mbi mua. I hapa sytë dhe meqë e pashë raftin para meje dhe asgjë nuk kishte ndryshuar, “konstatova” se kam pasur një ëndërr të keqe. I hapa sytë, por më pas, pas disa momenteve, një zhurmë edhe më e madhe, dridhje edhe më e fuqishme... unë sikur po fluturoja, isha duke rënë dhe mendova se ja, ankthi po vazhdon! I hapa sytë dhe pashë pluhur, largova diçka rreth meje dhe eca nëpër disa tulla, dërrasa. Vrapuan disa njerëz, një njeri më mori dhe më dërgoi në mes të bulevardit. Atje, turmë njerëzish, ulërinin, bërtitnin, qanin, ndërsa unë i habitur përsëritja “Pse na e rrënuan ndërtesën? Pse nuk na treguan të dalim!” Njerëzit vraponin këndej, andej, sikur ndonjë ndërtesë të rrënohej dhe një re prej pluhuri na spërkaste. E mbaj mend, isha shndërruar i tëri në sy. Nuk ndjeja frikë, isha i habitur dhe i tëri u bëra SY! Pas një kohe të caktuar erdhën ushtarë, njerëz në mantele të bardha, dikush më njohu dhe më dërgoi në park. Atje kishte tenda të mëdha ngjyrë ulliri, atje kishte edhe familjarë të mi, më njohën, më morën dhe mi shikuan plagët në shpinë. Unë përsërisja “Pse na e rrënuan ndërtesën? Pse nuk na treguan të dalim!”, “Ku janë nëna dhe babai dhe Vinica?” Më vonë mësova se babai im edhe mua edhe motrën time na ka hedhur nga kati i tretë i ndërtesës, ai kishte humbur jetën, po ashtu edhe nëna ime, ndërsa nëna ime më vonë në spital, po ashtu kishte ndërruar jetë. Kjo ishte edhe në gazetat e atëhershme, mua më morën farefisi. Unë rritesha bashkë me Shkupi dhe që të mos më shikojnë me keqardhje në shkollë isha më i paurti dhe më i lumturi”. (kujtim i Stanisllav Petkovski) „Kur ndodhi tërmeti unë me familjen time jetonim në qendrën e Shkupit të atëhershëm. Shumë prej shtëpive në rrethinën tonë, por edhe në pjesët tjera të qytetit në të cilat jetonin miqtë dhe kushërinjtë e mi, ishin rrënuar ose dëmtuar dhe njerëzit përkohësisht u shpërngulën që të jetojnë në vende tjera. Familja ime tre muaj jetoi te kushërinjtë në Kosovë. Gjatë asaj kohe po riparohej shtëpia jonë në Shkup. Shtëpitë e disa miqve ishin aq të rrënuara saqë vështirë se mund të riparoheshin, ndaj një pjesë e tyre fituan baraka dhe u shpërngulën të jetojnë në lagjet e sapondërtuara Butel, Çento, Gjorçe Petrov.“ (kujtim i Aziz Ibishi) Tabela1. Tërmetet më katastrofave në fillim të shekullit 21 (viti 2000-2013) qytet/rajon dhe shtet Tohoku, Japoni Portoprins, Haiti Seçuan, Kinë Kashmir, Pakistan Sumatra, Indonezi Bem, Iran Guxharat, Indi data 11 mars 2011 12 janar 2010 12 maj 2008 8 tetor 2005 26 dhjetor 2004 26 dhjetor 2003 26 janar 2001 fuqia (sipas Shkallës së Rihterit *) 9 7,0 7,9 7,6 9,1 6,6 6,9 numri i të vdekurve mbi 16.000 mbi 250.000 rreth 70.000 mbi 85.000 rreth 250.000 (në 12 vende në Oqeanin Indian) mbi 26.000 rreth 20.000

* Shkalla e Rihterit matë fuqinë e dridhjes së tokës (5 ballë sipas Shkallës së Rihterit shprehë dridhjen e tokës që është e ngjashme me fuqinë shpërthyese të bombës atomike të hedhur mbi Nagasaki më 1945, deri 6 gradë është dhjetëfish më e fuqishme). Një lloj tjetër të masave siguron Shkalla e Merkelit, e cila e shprehë nivelin e dëmit të shkaktuar, që në masë të madhe varet nga lloji i truallit dhe nga fuqia dhe konstruksioni i ndërtimeve .

SHKUP – QYTET I SOLIDARITETIT BOTËROR
Nocion kryesor: solidaritet Pyetje për të menduar: Për çfarë lloje të solidaritetit mund të flitet në bazë të shembullit të tërmetit të Shkupit? Një ditë pas tërmetit në Shkup kanë filluar të mbërrijnë kamionë dhe aeroplanë me ushqim dhe veshje, tenda, batanije dhe ndihmë mjekësore nga qytetet tjera të Maqedonisë, nga republikat dhe krahinat vëllazërore jugosllave, si dhe nga të gjitha anët e botës. Menjëherë pas katastrofës, Kryqi i Kuq Ndërkombëtar ka bërë thirrje për sigurimin e ndihmës për të pësuarit, ndërsa Kombet e Bashkuara ndërmorën aktivitete që në mënyrë afatgjate dhe të planifikuar t’i ndihmohet qytetit të pësuar.
Tabela 2. Dhjetë vendet-donatore më të mëdha të ndihmës për Shkupin (prej gjithsej 87 vendeve që kanë dërguar ndonjë lloj ndihme) dhe shumat në milionë dinarë të atëhershëm jugosllav RD e Gjermanisë 4,4 RF e Gjermanisë Britani e Madhe

Rumani

Bullgari

Poloni

26,1

18,2

10,1

9,9

9,6

8,1

6,6

5,5

3,9

Pyetje për hulumtim: Cilat qytete në rajonin dhe në botë janë shpallur „qytete të solidaritetit “?

Së shpejti, në Shkupin e rrënuar filloi të mbërrijë edhe ndihmë më e madhe e organizuar në materiale ndërtimore, shtëpi montimi, spitale dhe fabrika. Bëhej fjalë për aksionin më të madh për shpëtim dhe ndihmë humanitare që deri atëherë ishte organizuar në botë. Aksioni për rindërtimin e Shkupit arriti t’i bashkojë në një vend përfaqësuesit dhe armatat e dy blloqeve nga Lufta e ftohtë, të kryesuara nga BRSS-ja dhe SHBA-ja. Në kohën kur të gjitha lidhjet ndërmjet Berlinit Lindor dhe atij Perëndimor ishin mbyllur, Shkupi ishte shpallur “qytet i hapur”. Në shenjë falënderimi dhe kujtimi për ndihmën e ofruar në ato momente kritike, shumë rrugë në Shkup i kanë marrë emrat e qendrave botërore prej të cilave mbërrinte ndihma (Rruga e Bagdadit, Bukureshtit, Drezdenit, Vollgogradit, Meksikës, Bagdadit, Kajros, Varshavës, Athinës, Sofjes, etj.).

Foto 6. Fabrikë për ndërtesa montimi – dhuratë nga BRSS-ja

Foto 7. Ndërtim i lagjeve të montuara (djathtas është lagjja „e re“ Kozle)

Zvicër

Suedi

SHBA

BRSS

Pyetje për të menduar: Pse qytetarët nga gjithë RSF e Jugosllavisë kanë mbledhur para për të ndihmuar Shkupin?

Përkundër ndihmës së madhe ndërkombëtare, megjithatë rindërtimi i qytetit të rrënuar në masë më të madhe është financuar nga qytetarët e republikave tjera jugosllave. Nga çmimi i përgjithshëm i rindërtimit prej mbi një miliardë dollarë, 82.1% janë mbuluar përmes tatimeve plotësuese të qytetarëve në mbarë Jugosllavinë, por edhe përmes kontributeve vullnetare.

Foto 8. Punëtorë në një fabrikë në Zagreb mbledhin kontribut vullnetar për rindërtimin e Shkupit

Detyra për hulumtim: Zbuloni së paku 10 fotografi në Muzeun e artit modern të Shkupit të cila i janë dhuruar qytetit pas tërmetit

Koleksioni i veprave artistike në Muzeun e Artit Bashkëkohor në Shkup dëshmon edhe për format abstrakte të solidaritetit njerëzor. Qytetit i janë dhuruar rreth 1200 vepra artistike prej artistëve botëror, në mesin e të cilëve edhe piktura nga Pabllo Pikaso, Viktor Vazareli, Jirzhi Kotalik, Petar Lubarda, etj.

Gazeta „Nova Makedonija“ ka vazhduar të dalë përkundër kushteve jashtëzakonisht të rënda. Kolegët nga redaksia e gazetës në gjuhën shqipe, „Rilindja“ dhe shtypshkronja në të cilën është shtypur, kanë pranuar dhe kanë ndihmuar që redaktimi dhe botimi i “Nova Makedonija”-s të vazhdojë në Prishtinë. Kujtim i Boris Pop-Gjorçev, gazetar: „Rruga Klimenti i Ohrit ishte ferr. Mijëra makina nguteshin drejt Spitalit shtetëror, binin boritë, ndërkaq ne me mend në kokë mbanim mbledhje para ndërtesës. U tubuam dhjetëra persona dhe vendosëm që ta botojmë numrin e nesërm të gazetës. Ndërtesa ishte e padëmtuar, por si të hysh në të pas një tërmeti të tillë. Ndërsa edhe shtypshkronja ishte e dëmtuar. Në Shkup nuk kishte shtypshkronjë tjetër dhe pyeteshim se si ta botojmë gazetën. Vendosëm disi kontakt me Prishtinën. Ende nuk e kam të qartë se si arritëm deri te ai kontakt, për shkak se nuk kishte rrymë, ndërsa edhe telefonat nuk punonin. Atëherë në Prishtinë botohej gazeta “Rilindja” në gjuhën shqipe dhe u pajtuan që ta botojmë gazetën tek ata. Vendosëm – shkojmë në Prishtinë! Kishim një kamionçinë dhe u nisëm në orën 10 e 30 minuta. Drejtori shkoi atje me makinën e redaksisë. Branko Zarevski, sipas meje, redaktori më i mirë i ‘Nova Makedonija’, shkoi me drejtorin në makinë, ndërsa unë, përkthyesi, daktilografja dhe një gazetar nga politika e brendshme, me kamionçinën. Ishte një rrugë e pamundshme, makadam nga Shkupi deri në Prishtinë. Ndërkaq ne rrinim prapa në kamionin në dy banka. Duke marrë parasysh faktin se na thanë se nuk i kanë shkronjat tona, doemos duhej të bartim tabela me shkronja, të mëdha nga një metër. Dhe kështu me ato tabela të mëdha rrinim në kamionçinën, ndërsa jashtë ishte një mot i nxehtë, kamionçina lëkundet dhe secili prej nesh mban nga një tabelë, e cila është shumë e rëndë, për shkak se shkronjat janë të prodhuara nga plumbi...plotë 90 kilometra “.

NDËRTIMI I SHKUPIT MODERN
Nocion kryesor: modernizim Pyetje për të menduar: Çfarë ndryshime ka pësuar qyteti i Shkupit për shkak të cilit e fiton epitetin e një qyteti modern? Tërmeti e shndërroi Shkupin në kantier botëror. Arkitektë dhe inxhinierë nga gjithë bota i kanë hartuar planet për pamjen e re - moderne të qytetit. Kishte filluar etapa e re në zhvillimin urban të Shkupit. Disa muaj pas katastrofës është formuar Drejtoria për urbanizëm në qytetin e Shkupit, e para e këtij lloji në RSFJ. Me ndërmjetësimin e KB-ve, në fillim të vitit 1964 është themeluar edhe Këshilli i konsulentëve të cilin e kanë përbërë arkitektë, urbanistë dhe ekspertë tjerë eminentë botërorë dhe jugosllavë (Ernest Vajsman, Konstantin Doksijadis, etj.). Me qëllim që të fitohen sa është e mundshme më shumë ide dhe koncepcione që të zgjidhen drejtimet më të mira për zhvillimin dhe kompozimin hapësinor të qendrës së Shkupit ishte shpallur konkurs ndërkombëtar urbanistik. Sipas vendimit të jurisë së konkursit, nga tetë projektet e mbërritura ishin veçuar dy, me ç’rast ndikim më të madh në pamjen e Shkupit modern ka kryer projekti i ekipit të kryesuar nga Kenzo Tange nga Tokio. Ky projekt ka qenë shprehje e tendencave më bashkëkohore në arkitekturën, si dhe në vizionin e atëhershëm për ardhmërinë. Në to është vendosur ideja për „Shkupin-qytet të hapur.“ Të gjitha projektet që kanë mbërritur në konkursin për qendrën e Shkupit kanë qenë të prezantuara para qytetarëve në një ekspozitë të organizuar për këtë qëllim nga autoritetet e qytetit. Për interesimin e madh të shkupjanëve flet edhe e dhëna se ekspozitën e kanë vizituar rreth 40.000 vizitorë.

Detyra për hulumtim: Zbuloni se cilat lagje janë ndërtuar pas tërmetit? Gjeni fotografi të zonës qendrore të qytetit të Shkupit para tërmetit dhe krahasojini me fotografi të pjesës së njëjtë të qytetit pas tërmetit dhe sot.

Foto 9. Një pjesë e planit të Kenzo Tange për Shkupin

Në qytetin janë ndërtuar komplekse të reja banesore, kapacitete industriale, rrugë, parqe. Ja si arkitekti polak Ciborovski e përjeton ndryshimin në hartën ekologjike të Shkupit: „Qyteti, pas katastrofës ishte me ngjyrë të verdhe dhe kafeje: kur e shikonim nga Vodno, ai ishte një panoramë me ngjyrë të verdh dhe kafeje. Ishte vështirë të flitet për ndonjë sistem ekologjik – kishte vetëm disa mbetje të tij, për shkak se edhe ai ishte shkatërruar. Ndërkaq tani qyteti është i gjelbër në mënyrë të mirëfilltë“.
Kujtim në realizimin: „Konsiderohet se rindërtimi i Shkupit ishte realizuar në mënyrë shumë efikase. Mjetet ndihmëse shpenzoheshin në mënyrë minimale, ndërsa autoritetet kishin një ide shumë të qartë për objektet parësore. Kjo ishte ndihmuar nga prania e organizatave për ndihmë gjatë fatkeqësive të këtilla. Në sektorin për banim, autoritetet ia dolën të evitojnë shpenzimin rreth „vendbanimeve të përkohshme", ndërtim i paligjshëm dhe strehimore të pakëndshme.“ (Burimi: A, revistë për kulturë të hapësirës, numër 2, 1985, autor Jan Dejvis)

Muri urban, Qendra tregtare, ndërtesa e Postave të Maqedonisë, objekti i Qeverisë së RM-së, kampi i Universitetit Shën Qirili dhe Metodi, Stacioni hekurudhor, etj. përbëjnë një pjesë të vizioni të projektit të Kenzo Tange. Megjithatë, paramendimi i Tanges për zonën qendrore të qytetit nuk është realizuar tërësisht. Foto 10. Muri urban – simbol i Shkupit modern

Detyrë për hulumtim: Hulumtoni në familjen ose fqinjësinë tuaj se a ka të tillë që kanë migruar në Shkup pas tërmetit. Mësoni përse u shpërngulën dhe krahasoni motivet e tyre

Modernizimi dhe zgjerimi i qytetit, bashkë me idenë për qytet të hapur, kanë shkaktuar bum demografik. Njerëz nga e gjithë Maqedonia, veçanërisht nga zonat rurale, kanë filluar të migrojnë në mënyrë intensive në qytet. Si rezultat i migrimit, Shkupi ka pësuar ndryshime serioze estetike, sociale, kulturore, etnike dhe ndryshme tjera. Për shumicën Për shumicën e banorëve „ të rinj“ të Shkupit mundësitë që i ka ofruar qyteti kanë paraqitur edhe zgjidhje për nevojat e tyre themelore ekzistenciale (punësim, shkollim, mbrojtje shëndetësore). Pa dyshim të gjitha këto procese kanë sjellë edhe deri te ndryshimi i mënyrë së të jetuarit. Pikërisht ndërtimi i Shkupit pas tërmetit dhe ardhja e banorëve nga gjithë Maqedonia janë dy elementet kryesore për të kuptuarit e Shkupit bashkëkohor.

1953

1961

1971

1981

1994

2002

Grafik 1. Numri i banorëve të Shkupit para dhe pas tërmetit
(të dhëna nga regjistrimet e popullatës)

„Shkupi nuk guxon të mbetet vetëm reportazh e ballinave, por edhe obligim i gjithë neve, i të gjithëve të cilët sot-nesër, për nga ngjashmëria e ndonjë katastrofe, mund të bëhen shkupjanë “.
Alberto Moravija, shkrimtar italian, 1963