P. 1
Suplement Panorama plus Almeda Abazi Turkey Patto Armina Mevlani Blero

Suplement Panorama plus Almeda Abazi Turkey Patto Armina Mevlani Blero

|Views: 5|Likes:
Published by Blerand Rexhepi
Suplement Panorama plus Almeda Abazi Turkey Patto Armina Mevlani Blero
Suplement Panorama plus Almeda Abazi Turkey Patto Armina Mevlani Blero

More info:

Published by: Blerand Rexhepi on Jan 17, 2014
Copyright:Attribution Non-commercial
List Price: $0.99 Buy Now

Availability:

Read on Scribd mobile: iPhone, iPad and Android.
See more
See less

01/17/2014

$0.99

USD

pdf

text

original

Nr.

414

Botim i PA N O R A M A GROUP

E SHTUNE, 11 JANAR 2014

FALAS
Suplement i përjavshëm i gazetës “Panorama”

PERSONAZHE

A MIRELA KUMBAR O ALMED

Redaktor përgjegjës: Ermira Shpëtimi, fotograf Erdi Mara e-mail: panoramaplus06@yahoo.com

Armina Mevlani: Ja si po më persekuton policia me gjoba
FAQE 17

PERSONAZHE

Blero, sërish në Gjykatë për aksidentin, nëse shpallet fajtor bën disa vite burg FAQE

22

INTERVISTA

Floriana Garo: Nata ime përrallore e Vitit të Ri në Dubai
FAQE 20

Lidhja me ish të dashurin e Barbara Berluskonit Berliskonit
FAQE 21

Se sa jemi pasuruar pastaj. periudhë në të cilën nuk mund të bëja asnjë sforcim për të rënë në peshë. Fatmirësisht pas lindjes pata vetëm ndjesi pozitive. Nëse ka qenë seksi më përpara. përjetimi ishte ndryshe nga qindra organizime të bëra në agjenci. të cilët ma bënë më të lehtë periudhën fillestare. por nuk e ndjeva.. Eduard Shalsi. imazhi i tij skenik nuk kërkon shumë përkushtim. Por ajo që mund të deklaroj. do të vazhdosh të veshësh fustane nusërie? Nuk ka të bëjë me të qenët nënë apo jo. nusja e djalit nuk do të veshë fustanet e mia. djali mbushi 3 muaj dhe unë organizova një festë në shtëpi. dhuratë njëri-tjetrit zakonisht i bëjmë pushimet e dimrit ose diçka që blihet aty ku shkojmë. Çfarë dhurate i bëre djalit Joel. .. një palë xhinse dhe një bluzë mjaftojnë që ai të shfaqet e të këndojë komod.. dashuri. e cila është ngritur lart sa ka zbuluar barkun e tij. Jeni bërë më të pasur me humorin që prodhon Ermali. një gjë është e sigurt. ku tre pjesëtarët e familjes së re shfaqen të lumtur.l u s 16 PANORAMA p E SHTUNE 11 JANAR 2014 vista r e t In KLOTILDA HARKA Tre muajt e parë të eksperiencës së saj si nënë dhe jeta larg televizionit. me atë të filmit komedi? Spontanitetin. Ku dhe si do të Një nënë me fëmijë mund të jetë njësoj seksi dhe joshëse ashtu siç ka qenë vajzë? Shikoni. ka qenë bluza e këngëtarit. nëse vlen dhe gjen pozicionin e duhur.. Tashmë që s’je më beqare. është se sa më shumë kalon koha. apo Joeli i Ermalit? Jo. Ami flet për regjimin që po mban për të rikthyer trupin në formë dhe se si një çift artistësh si ajo dhe Ermal Mamaqi ia dalin të fitojnë dhe të jetojnë mirë. pra blihet shtrenjtë humori në Shqipëri? Mendoj që gjërat kanë ndryshuar për artistët e. Je bërë posesive ndaj djalit? Sa orë ke mundur të qëndrosh larg tij këta muaj të parë të sjelljes në jetë? Posesive nuk do të doja të bëhesha kurrë. Lici u njoh me Shalsin në kohën kur ai punonte në Bashkinë e Tiranës. Në këtë rrëfim. Çfarë sheh të përbashkët me Ermalin që ti njeh. Në këtë rast jam imazh i kompanisë dhe sigurisht do përfaqësoj produktin e kësaj kompanie. Nga eksperienca juaj si po e përjetoni? Personalisht nuk më duket kështu. Thuhet se fëmija në jetën e një çifti i bën ata të harrojnë njëri-tjetrin.. pak vështirë t’jua them (qesh). Eduard Shalsi. Nata e ndërrimit të viteve të gjen për herë të parë nënë. e cila ishte përmujori i Joelit nën atmosferën e Vitit të Ri. me menynë e kateringut. të shohim këtë vit? Është ende herët të them angazhimin tim të radhës në televizion. Mendoj që ndikon negativisht në anën emocionale si të nënës. e cila do mbetet e memorizuar në foto e video si festa e parë e tij. lumturi e shumëfishuar në fakt kur në mesin tonë ishte edhe Joeli. biseda. Këtë vit ende s’po vendosim ku do ta bëjmë këtë ndalesë.. Ai ka prezantuar miqtë e tij në facebook me një kolazh fotosh. sipas detyrës. paguhesh shumë më mirë sesa në profesione të tjera. s’ka gjë më paqësore në botë! Vajzat e ekranit pas lindjes përballen me sfidën e rikthimit të trupit në formë. duke qenë se ndikon në ushqyerjen me gji të fëmijës. dietë të përcaktuar nga dietologia dhe trajtimet e trupit që ndihmojnë arritjen e rezultatit të dëshiruar. një histori familjare e rrëfyer me foto Deputeti socialist. Në fakt. Ah. gjatë një ceremonie mes miqsh të zhvilluar në hotel “Rogner”. Unë përfaqësoj personin tim publik në forma të ndryshme. vend ku fitohet më së shumti për momentin. ashtu edhe të fëmijës. Kur jam në makinë duke u kthyer për në shtëpi.. Ti çfarë po bën për të rifituar linjat e dikurshme? Jeta ime e re me Joelin dhe regjimi për të rikthyer linjat AMI TOSKA Edhe si mama mund të jesh seksi SUPLEMENT Sapo kalova tremujorin e parë. Nga dekorimi me tematikë i shtëpisë. çaste lumturie. e interesuar po. Unë isha e përgatitur psikologjikisht për këtë ndry- shim në fakt dhe e prita të më ndodhte. Por ajo që ka rënë në sy duke mos e ndier mbase nga lodhja. Kur të rritet do të dëshiroje ta quanin Joeli i Amit. një ditë do kujdesesh ta vishje me fustanet e tua? Nëse e keni fjalën për fustanet e agjencisë. Meqë është mashkull. ashtu siç bëjnë vajzat seksi. festa që organizoi për Joelin një natë para ndërrimit të viteve në shtëpinë e saj dhe planet për të rinisur punë në ekran. Samuel. elementet argëtuese. U ndjeve ndonjëherë xheloze për "Femrat" e Ermalit te seriali ku ai luan? Xheloze jo. por këto të fundit e bëjnë me dëshirë. Ami Toska tregon në këtë intervistë të parë për vitin 2014 se si e ka kapërcyer psikologjikisht periudhën pas lindjes. po Ermalit? Këtë vit ishte ndryshe përjetimi i festave. me pak punë do të vazhdojë të jetë sërish femër seksi dhe tërheqëse.. atmosferën festive të fundvitit e ka shoqëruar me një set fotografish familjare. Mbështetje të madhe sigurisht kam pasur nga familjaret e mi. Nusen e djalit tënd. Sinan Hoxha provokon me barkun jashtë?! Ka qenë një nga këngëtarët më të angazhuar muajt e fundit për shkak të festave. Eduardi dhe arkitektja Eranda Lici lidhën kurorë dy vite më parë. është i njohur shkencërisht depresioni postpartum dhe. sepse të bëhesh me fëmijë do të thotë më tepër kohë. i frikësohesha pak para se të lindja. gjërat do të ndryshonin. sepse mendoja që do të isha me vulnerabël ndaj tij. të cilat përjetohen pikërisht në çift. U mora me të gjitha detajet vetë dhe me një dëshirë shumë të madhe. për Sinanin nuk e dimë. dua të quajnë thjesht Joeli. Ndërsa unë dhe Ermali. sepse do i ketë të vetat.. Nëse nuk ka qenë. Më datë 30 dhjetor. aq më shumë rritet përgjegjësia për të bërë diçka që ia vlen vërtet. ku ka pozuar me bashkëshorten e tij Era dhe djalin e tyre. që humori po vlerësohet gjithmonë e më shumë dhe tendencat janë për ta bërë pjesë integrale në pjesën më të madhe të projekteve. Destinacioni i preferuar i tij ka qenë Zvicra. më kap një ngazëllim i madh vetëm kur mendoj që do e shoh duke më qeshur. sidomos kur ai fillon të rritet dhe të kuptojë. madje dhe ankthin e pashmangshëm të çdo nëne të re në muajt e fundit të shtatzënisë. dhe më pas tek “Piaca” në Tiranë. Ti si je ndier dhe kush të ka ndihmuar për të qenë mirë psikologjikisht? Po. mund të bëhet edhe më keq (qesh). përkushtim.. duke qenë se nga një jetë tepër aktive dhe në lëvizje. ndërsa më pas ajo vazhdoi profesionin e pedagoges së Arkitekturës në një universitet privat. të gjitha u menduan me shumë dashuri dhe kjo ishte dhurata ime për Joelin. Pas lindjes flitet për një periudhë të vështirë depresioni te femrat. E një nga pritshmëritë e publikut për ty është të rishfaqesh sërish në ekran me një program. të them të drejtën. Orari më i gjatë larg tij këto ditët e fundit ka qenë 6 orë. Këtë muaj kam filluar një regjim tredimensional me palestër. Një gjë është e sigurt. që më bënë të harroj. torta.

që nuk di të them as sa ka shkuar shuma që duhet të shlyej”. Thjesht dua të shpreh një shqetësim personal e të them se Shqipëria është vend me shumë pak mundësi parkimi. dhe jo rastësisht pronari i njërës prej diskotekave më të mëdha në Tetovë ka bërë bashkë dy bombat. Drini Zeqo. e indinjuar nga eksperienca personale për marrjen e gjobave. Zeqo e ka dhënë vetë për miqtë dhe shikuesit në profilin e tij në facebook me atë në një statusi të postuar më 7 janar. Ai është Bledian Koka. kam marrë disa gjoba. siç ishte rasti i fundit te ‘Taiwan’. provokuese si gjithmonë. Të tjerë personazhe të njohur si aktorja Olta Gixhari kanë ndarë të njëjtën eksperiencë me gjobat e marra. por për tri net vetëm ngjyrën i ka ndryshuar veshjes. Kështu. që nga fillimi i punës në “Tv Klan”. Angazhimet që ata kanë. s’ka lidhje me individë të caktuar”. ku ndalova thjesht për pak minuta sa të merrja një fustan. Unë për vete tri gjoba brenda javës”. aq sa aparatet nuk kanë mundur të ndalin blicin e tyre. ende nuk mund të deklarojë televizionin e ri ku do fillojë punë së shpejti. Këto të brendshme kanë zbuluar pjesët intime të këngëtares dhe fotot flasin vetë. Kjo është hera e parë që unë reagoj për diçka të tillë dhe e bëra vetëm se kjo gjë ma vështirëson jashtë mase ditën. i cili ka punuar për shumë vite si gazetar i emisionit “Opinon” në “Tv Klan”. “Unë s’kam asgjë kundër askujt. s’mendoj se është tendencioze. Përveç këngëve dhe atmosferës fantastike që kanë krijuar këngëtarët e njohur. ndërsa shkruante: ”Nga sot unë nuk jam më pjesë e ‘ABC News’. “U çmendëm me gjoba! Nuk guxon njeriu të marrë një ilaç në farmaci. nuk i kemi parë ndonjëherë të shoqërohen me njëra-tjetrën. Dhe jo që e kanë argëtuar. ka vendosur të largohet nga ky televizion pas gati 8 vitesh punë në Media6. Një treshe e përshtatur për një atmosferë inkandeshente. Zajmina. një nga moderatoret e reality show-t “Dancing with the stars”.” Pyetjes nëse Armina vënien e gjobave ndaj saj e sheh si veprim tendencioz. tashmë që paralelisht me lajmet ai kishte dhe një program të vetin të titulluar “Konfidencë”. Drini Zeqo: Pas 8 vitesh largohem nga “ABC News” dhe “Klan” Spikeri i njohur i lajmeve në “Abc News”. sepse realisht policët rrugorë nuk janë sjellë keq me mua në përballje me ta. gjeta fletën e gjobës në xha min e makinës”. shkruan Armina në profilin personal. i cili pas tri vitesh punë në këtë ekran vendosi të zgjedhë televizionin “News 24”. pasi kanë parkuar makinën gabim. i bëjnë të jenë në lëvizje gjatë ditës brenda Tiranës. aq sa s’po mundem t’i çoj punët e mia deri në fund. duke komentuar poshtë statusit të Arminës. Tri ditë më parë. duke llogaritur fletën e gjobës që gjejnë. I pyetur nga gazeta “Panorama” për arsyen e largimit. Unë jam e ngarkuar gjithë ditën me punë dhe duhet të marr porosi të ndryshme. sepse e kam parkuar gjithmonë mjetin në një anë. Zeqo. E pyetur nga gazeta “Panorama”. Por mendoj se vendosja e gjobave tashmë po tejkalohet përtej këtyre rasteve që sapo përmenda. Ndërkohë Adelina nuk ka qenë me të brendshme. dhe kur u ktheva. sa kam hapur krahun. se në vendet ku më duhet të ndaloj nuk ka parkim. Kështu pra festohet Viti i Ri… . që ka zbuluar të brendshmet e këngëtares. që për tri net radhazi të argëtojnë publikun tetovar. Më tej. por të paktën bota mashkullore ato tri net kanë pasur se çfarë të dëgjojnë e të shohin. Adelina Tahirin dhe Zajmina Vasjarin. të shkoj në dyqane e të provoj fustane për show-n e spektaklit “DWS” çdo të hënë. Një nga vajzat e njohura të ekranit që e ka nisur këtë vit të ri me disa gjoba. Armina sqaron se: “Nëse Zajmina & Adelina ekzaltojnë publikun me të brendshme Ndonëse kolege. Armina pohoi: do flisnim për shkelje të rregullave të qarkullimit. Ndërkohë një tjetër spiker i televizionit “ABC News” ka braktisur këtë televizion bashkë me Drini Zeqon. ka qenë e veshur me të brendshme.. Fleta e gjobës është prerë nga policët rrugorë për çështje pesë minutash. është pikërisht Armina Mevlani. Drini u përgjigj: “Vendosa të largohem për të reflektuar mbi disa projekte që kanë të bëjnë po ashtu me median”. veshja e tyre ka zgjuar interes te të pranishmit.. unë them se me makinën time ‘Fiat’ fundja s’kam bllokuar askënd. së bashku me yllin e muzikës Sinan Vllasaliu. Lajmin për dorëheqjen e tij në këtë vit të ri. Shihemi së shpejti!”. duket se nuk ka lënë jashtë zhurmës së krijuar edhe personazhet e njohur të ekranit. Jam absolutisht kundër personave që bëjnë parkim dysh ose që bllokojnë rrugën. Mendoj se kjo është për të gjithë. Armina ka postuar një status në profilin e saj në facebook. që transmetohet çdo javë në ekranin e “Vizion Plus”. por me një fustan tejet të shkurtër. Ajo sqaron se “që kur ka filluar zbatimi i këtij urdhri.SUPLEMENT E SHTUNE 11 JANAR 2014 17 p l u s PANORAMA Armina Mevlani: Ja si po më persekuton policia me gjoba Deri tani nuk kam shkelur asnjë rregull të qarkullimit Polemikat e fundit për gjobat që Policia Rrugore po u vendos në masë qytetarëve që lëvizin me makinat e tyre. ajo i përgjigjet: “Jo. e ndaj duket se po u shkon shumë shtrenjtë lëvizja me makinat e tyre. Dhe nga ky ritual i përditshëm më kanë shkuar deri tani shumë gjoba. Ka qenë nata e ndërrimit të viteve që ka bërë bashkë dy nga femrat më të nxehta të skenës shqiptare. kurse formën jo.

. Rrinim i shikonim gjatë gjithë kohës që ata flinin dhe në një farë forme nuk na dukej e vërtetë ajo që kishim përballë. zakonisht sa fle. Olta Ahmetaj tregon jetën e saj me dy binjakë. njëri zgjohet. Redon Makashi në “La bohemme”. Di të them vetëm që unë isha gati Java e parë. Në fillim ka qenë Liami më i grinduri dhe Tristani më i urti. Cili është më i urtë e cili më i zhurmshëm? Janë me faza. ndihmën që i japin vjehrra dhe nëna. . përkushtimi ndaj fëmijëve. u jap për të pirë dhe fle menjëherë pas tyre. Por kjo ndodh më rrallë dhe. Natyrisht që dhe për këngëtarët kjo është një natë e rëndësishme. por mesatarja e pagesës më 31 dhjetor për këngëtarët është 2 mijë euro. me çunat dhe vetëm me çunat. i zhvesh si kukulla. destinacioni ku kënduan dhe Alban Skënderaj e Miriam Cani. për njerëzit e zemrës që kam pranë.. Megjithatë. nuk e kam pasur problem natën që nga fillimi. Mundohesh t’ia dalësh. që pronarët u ofrojnë atyre për të kënduar atë natë. Mungonin vetëm bebet. Kisha shumë frikë mos nuk do zgjohesha kur të qanin. durim të dhënë gjatë 2013-s! Sot jam e lumtur dhe krenare për jetën që kam. në club “Neuss”. Elvana nuk ka ngurruar të shkruajë një status për Vitin e Ri me fjalët: “Faleminderit ZOT për çdo bekim. Megjithatë çdo gjë kalon dhe mbahen mend vetëm ndjesitë e bukura. Ndryshe ka ndodhur me Tunën. forcë. Kosovë e Maqedoni. ku angazhimi ishte bashkë me çunat. Mendoja se do e kisha. Po ashtu. të gjithë pa gjumë nga meraku Cila ishte fjala e parë që të ka rënë në mendje në momentin që ke marrë në duar djemtë? O Zot. i vesh. Jetën duhet ta jetosh si të vjen. Nëna ime vjen sa herë që gjen mundësinë të shkëputet nga Olta: Si ka ndryshuar jeta ime pas lindjes së binjakëve punët e saja. Dita kur erdhe në shtëpi. Këtë shqetësim e pata për nja një javë dhe ajo javë ka qenë torturë. Këngëtarëve u bie lavdia jashtë kufijve. dhe këtë vit e kanë pasur më të thjeshtë për t’i pasur në club-et e tyre në Tiranë. ndërsa Liami më i ëmbël dhe i qetë. për të krijuar familje. Jeta është e gjatë. Cilat janë angazhimet momentale jashtë familjes? Për momentin kam vetëm palestrën time me kurset private.l u s 18 PANORAMA p Nata e ndërrimit të viteve është një nga datat më të rëndësishme në kalendar për pronarët e club-eve.. që as nuk i kategorizoj dot. tani kanë ndërruar.. se e kam të pamundur të shkëputem prej tyre. Ke filluar të rikthesh linjat që ke pasur para shtatzënisë? Dalëngadalë do rikthehen edhe ato. Juliana Pasha e Sidrit Bejleri te “Stela”. Por kjo nuk ndodhi vetëm natën e parë. Ka ndodhur e kundërta. ndërsa Liami qeshte gjithë kohës. Nata e parë ndryshe me fëmijët. Një periudhë tjetër ishte Tristani llafazani. kështu që për vete zakonisht nuk kam kohë as të ha bukë. i ushqej dhe i vë të flenë. dhe për muzikën që bëj”. Në tetor ishte “Miss Globe”. I laj. Në një pikë të lindjes unë dëgjoja vetëm zërin e tij dhe asnjë tjetër. cili është më i zhurmshmi e cili më i qetë. duke lënë mënjanë angazhimet e saj si balerinë. Olta. është mamaja e Fabit që banon një kat më sipër. Të ndihmon dikush? Po. Mendon që e ke përmbushur obligimin tënd si femër duke krijuar një familje të shëndoshë. E nisim me Elvana Gjatën. pasi hyrja me pagesë e klientëve në club-e shton dhe shumën e parave. nëna ime vjen pothuaj çdo ditë dhe më ndihmon për gatimin.. Pastaj ndërruan. momentalisht jam 24 orë në dispozicionin e tyre. e cila pas suksesit marramendës me klipin “Fenix” ka qenë e ftuar të këndojë në Gjermani. sapo ka filluar për mua. duke e ditur veten se sa gjumashe jam. Për të vazhduar me kantautorin Flori Mumajesi. Ishin një mori. Kanë qenë dhe ata në punë sivjet. Ronela Hajati dhe Adrian Bujupi në “Duplex” (Kosovë) etj. e cila natën e ndërrimit të viteve e ka kaluar me fansat e saj në “Lollipop”. vazhdon të mbetet Tristani më i vendosur dhe agresiv.. reagimi juaj dhe i Fabit (ju bezdisnin të qarat)? Të qarat jo. Për më tutje presim. i ndërroj. kështu që edhe ata janë të qetë. akomodimi (na e përshkruaj pak)? Gjithçka ishte gati. Por mbi të gjitha ndieja një mbushje me dashuri. si është një 24-orësh? Një 24-orësh është me çunat. por do të rikthehem plotësisht shumë shpejt. shumë mund ta kenë krijuar me kohë. të cilët për shkak të prenotimeve të asaj nate përpiqen të joshin klientët e tyre me këngëtarin e ftuar për të performuar më 31 dhjetor. që dhe aty nuk e kam angazhimin të plotë. Me një look të kuruar nga Lili Ismajli. Duke parë e duke bërë. Dukej ende si ëndërr. Për momentin po preokupohem çfarë të ha që të ushqej dy çuket e mia. Ishte Fabi afër teje? Çfarë lexoje në sytë e tij… Fabi ka qenë prezent në sallën e lindjes dhe ka qenë mbështetja ime kryesore. çfarë këshille keni për femrat e tjera? Të gjitha fazat e jetës janë individuale. i cili ka kënduar me Dafina Zeqirin dhe Klajdi Harunin në club “Millenium” në Kërçovë. por jo. Çohem pa pikën e problemit. na e përshkruaj jetën dinamike pas lindjes. Elton Deda në “Rockstok”.. pasi duket se artistët tanë nuk kanë mundur të marrin ftesa jashtë Shqipërisë ashtu si vitet e mëparshme. por kam ndihmë gjatë gjithë kohës dhe kjo më qetëson. kështu që sapo hymë në shtëpi i vumë djemtë në krevatet e tyre.. sa e vështirë është? Është shumë e vështirë. sidomos kur qajnë të dy njëkohësisht dhe duan t'i marrësh në krah. Në një intervistë për ‘’Panorama plus’’. Kjo ndodh sa herë të duan ata.. Të pengojnë natën kur të zgjojnë për qumësht apo ka filluar të bëhet rutinë? Në fakt. ndryshe nga E SHTUNE 11 JANAR 2014 SUPLEMENT Koncertet e 31 Dhjetorit. Shumë mund të mos jenë. të ftuar vetëm në Tiranë vitet e kaluara që ka mundur të këndojë deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo Kanada. mos nuk do i ndieja dhe praktikisht kemi qenë zgjuar gjatë gjithë natës të dy. kurse shqetësimi po. lamë rrobat nëpër vende dhe atëherë ndjemë se shtëpia jonë u mbush. Aurela Gaçe së bashku me vëllezërit korçarë në clubin “Crazy Calvin”. si me buton. sepse i kishim bërë të gjitha gjërat që më përpara. faleminderit për këtë mrekulli! Emocioni? Emocionet mund të them fillonin me të qeshur dhe përfundonin me të qarë dhe riktheheshin sërish. ista v r e Int BLERAND REXHEPI Për momentin është e përkushtuar për djemtë e saj. Natyrisht që në shënjestër të tyre edhe këtë vit kanë qenë emrat më të preferuar të momentit në muzikë.. Nora Istrefi natën e ndërrimit të viteve ka kënduar te “Rinora 4”. Dren Abazi në “Diplomat” në Tiranë. Çmimet nuk janë të njësoj për secilin këngëtar.

ka deklaruar. I përzgjedhuri i saj është Ramzi Habibi. Masiela Lusha tashmë nuk është beqare. Masiela zbulon planet për të ardhmen.. ka rënë shi dhe kemi qenë mjaft të shqetësuar se nëse helikopteri që duhet të na çonte në ceremoni.. Ajo është martuar ditët e fundit të muajit dhjetor. filmi më bën të ndihem mjaft krenare. Xherdan Shaqiri. koha ka qenë perfekte. Pothuajse çdo muaj më adresoheshin oferta të ndryshme por nuk kisha mundësi të isha te të gjitha. pasi zemra më thoshte se dasma ime do të jetë e përkryer dhe imagjinoni.. ndryshe siç e njohim me emrin e shkurtër. të paktën edhe një grimcë të trashëgimisë së bukur shqiptare. mes të tjerash. Po i përzgjedhuri juaj çfarë profesioni ka. “E rëndësishme është që ajo t’i respektojë prindërit dhe të jetë nënë e mirë. Për momentin janë katër projekte filmike. Fotot e fundit të postuara në profilin e saj e tregojnë më qartë situatën. ndërsa ajo ditë ishte më e bukura e javës. mund të na zbulosh më shumë rreth tij dhe planeve për të ardhmen? Bashkëshorti im nuk është aspak i lidhur me industrinë e famshme dhe kjo gjë na lejon të dyve të mësojmë shumë prej njëri-tjetrit në secilin moment që shijojmë bashkë. ka qenë i mbushur me oferta për projekte filmike. Cilat ishin planet e tua të fundit. por natyrisht që mendoj të krijoj familje”. sa edhe vendimi që kam marrë unë.. Jemi martuar më 28 dhjetor 2013 në Zelandën e Re. atë nuk e kemi parë deri më tani në shoqëri të asnjë femre. të cilin e aspirojnë artiste si Linda. me origjinë nga Dubai. Si ishte jeta jote deri më tani. mendon se është e lehtë të bësh karrierë në një vend të madh si Amerika? Unë jam shumë krenare që vetëm familjarët më të afërm. ka theksuar Xherdani por talentit të saj nuk i mjaftonte tregu dhe hapësira e veprimit te shqiptarët. Jemi përpjekur që të ftojmë BLERAND REXHEPI Është një nga emrat me origjinë shqiptare më të spikatur në kinematografinë amerikane. personalitetin. madje në evente publike ai shoqërohet nga vëllezërit. pasi çdo ditë është eksperiencë në vete… Linda Halimi shfaqet gjithnjë e më provokuese Për një kohë shumë të shkurtër. Duke parë ekstravagancën që po kultivon kohët e fundit për look-un e saj. . Prioritetet e momentit si çift janë që të shijojmë lidhjen tonë dinamike si një martesë të re dhe nuk duam të ngatërrohemi menjëherë me fëmijë. Linda. Kam hulumtuar shumë në karrierën time. nuk do të ishte në gjendje të fluturonte. por jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. e më pas të shikojmë.”. Për veshjen jam përkujdesur vetë. me diell deri në orën 22:00 të mbrëmjes. ju jeni një nga shqiptaret më të famshme në Amerikë dhe botë. Kemi aq shumë që t'i ofrojmë botës. Pasi ka mbajtur disa koncerte në vende të ndryshme atje. Gjatë gjithë javës që kemi qëndruar aty. Linda e ka marrë me shumë seriozitet karrierën dhe ëndrrën amerikane. ka arritur të ingranohet mirë në karrierë edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas celebrimit të martesës që ka bërë me amerikanin Davon Edwards. një histori e një kulturë dhe këtë gjë e kam marrë si detyrë ta promovoj në pjesën tjetër të botës. Lindita Halimi apo. Duket se djaloshi sharmant është në pritje të vajzës së ëndrrave. a planifikon fëmijë dhe ku e si u zhvillua ceremonia martesore e saj. ëndrrat dhe kam arritur të kuptoj se personaliteti i bashkëshortit tim është aq i përkryer. pa shumë kthesa të mprehta ose propozime të papritura. “Jam shumë i angazhuar pas futbollit. pasi ishte një martesë e vogël. Ka hequr kilogramët gjatë kohës që ishte në Kosovë. kështu që imazhi im ishte konsumuar në filmin e fundit dhe ishte e mjaftueshme për mua… Masiela.. ditën që është bërë ce- lebrimi. si ishte për të viti që shkoi.. na trego rrugën që ke përshkuar… Jeta ime ishte në lëvizjë lineare. në Coromandel Peak. Shaqiri në intervistë.. të momentit dhe këtij viti që sapo kemi filluar? Të vazhdoj akoma më tutje me aktrimin dhe për këtë gjë jam e apasionuar shumë. duke shfaqur shqetësimin se koha që i merr futbolli nuk i lejon atij që të shijojë jetën private. Nga mosha 12vjeçare unë kam ëndërruar të shkruaj dhe të aktroj. Si ishte për ty viti që lamë pas. Duke qenë se është një nga meshkujt më të suksesshëm për momentin në botën e futbollit. kuptojmë se Amerika kërkon një përkujdes më të madh të imazhit për të arritur sadopak atë sukses. çdonjëri ka përvojat dhe shpresat e tij. Ditë më parë ju keni bërë dhe celebrimin. ka ndryshuar tashmë imazhin e saj. na thuaj diçka më shumë rreth ceremonisë.. e cila ka mundësi të mëdha që të jetë shqiptare për shkak të lidhjes së tij me vendin ku ka lindur. vendit që kishit zgjedhur për martesë. Planifikoni ta zgjeroni familjen së shpejti? Bebja do të vijë në momentin e duhur.SUPLEMENT E SHTUNE 11 JANAR 2014 19 p l u s PANORAMA Masiela Lusha: Ju rrëfej dasmën time romantike pak ditë para Vitit të Ri gjithmonë mundohem të shfaq në aktrim dhe shkrime. Cilat janë vitet më të mira për martesë? Nuk jam kompetente të flas në këtë drejtim. e sidomos kohët e fundit po merrem më shumë me sponsorët. Si 28-vjeçare ndihesha e gatshme dhe me kënaqësinë më të madhe kam pranuar përgjegjësitë që kanë ardhur tek unë. për të cilat nuk mund të flas deri në fillimin e xhirimeve dhe gjithashtu jam duke përfunduar botimin e librit të dytë me novela ‘’The Journals of Olympia Pole’’. E kam të vështirë të gjej dashurinë e jetës për këtë shkak. superylli shqiptar i futbollit. Kisha besim te vetja dhe lutesha vazhdimisht. E rëndësishme për mua ishte se ceremonia jonë është bërë në përmasa të vogla. mes të rejave të tij ka zbuluar edhe një sekret të jetës private. dhe është kthyer “zyrtarisht” në një femër seksi. I kam ndjekur këto rrugë se ku do më çojnë dhe ja ku jam sot. . Në një rrëfim për gazetën “Panorama”. një destinacion që absolutisht të lë pa frymë. cilat ishin projektet e përfunduara? Viti që lamë pas. Xherdan Shaqiri: Shumë e vështirë të gjesh dashurinë e jetës Në një intervistë dhënë emisionit “Personlich” të gazetares Claudia Lasser. pasi doja që ngjarjen më të madhe të jetës ta mbaj si kujtim vetëm për vete. Çdo element i dasmës ka qenë i përsosur.

Nga ajo që shkruhet në mediat në Kosovë. vazhdon të jetë prezent në mes këngëtarëve dhe artistëve. pas koncerteve që ato japin në Australi dhe Europë. si Meti Alshiqi. si dhe Calvin Harris. ajo na prezantohet për herë të parë e mbuluar si femrat e atij vendi. Tedi Ngjela. Ne urojmë që këtë etje për famë ta mbajnë. Po si e pret Floriana këtë vit të ri 2014 në jetën personale dhe karrierë pas kthimit nga Dubai? ”Dëshiroj fat dhe mbarësi në karrierë dhe në jetën time me Tedin. pasi disa persona i kishin vjedhur sistemin e stereos dhe navigatorit. ku përveç argëtimeve me veshje klas e darka luksoze.l u s 20 PANORAMA p E SHTUNE 11 JANAR 2014 SUPLEMENT Fituesi i “BB5” bëhet model. ndërsa vetë këngëtarja e re filloi t’u bëhet konkurrencë këngëtareve me karrierë për shkak të klikimeve në rrjetet sociale. ku kaluam një natë të paharrueshme të ndërrimit të viteve tek Atlantis. këtë fryrje Era e ka bërë në përmasa normale dhe për momentin nuk ka kaluar në ekstrem. konkurron profesionistët Dy personazhet që dolën nga reality show “Big Brother 5”. ajo thotë se nuk ende nuk kanë bërë plan për ceremoni martese as për këtë vit. Ndërsa Meti. Rihannën dhe grupin “One Direction”. Por që të gjithë këta po tentojnë dhe kanë provuar rrugë të ndryshme për famë. edhe pse ata ndihen shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit. dhe kur u ktheva për ta marrë. që preferojnë t’i bëjnë larg Shqipërisë. motra e vogël e Nora Istrefit ka vendosur që të bëjë ndërhyrje në buzë për t’i bërë ato sa më mishtore. pas debutimit të parë fryn buzët Debutimi i saj si këngëtare ishte me shumë bujë. synoj të fuqizoj më shumë emisionin tim ‘Jo vetëm modë’. vazhdojnë të marrin vëmendje në Kosovë. Kënga e parë e Erës u bë hit në një kohë të shkurtër dhe dëgjohej gjithandej. duke e kthyer në brand. motra e Norës. U mërzita shumë. tha Alessio. Në 20 vitet e tij karrierë si model. “E kisha parkuar makinën në një rrugicë kur del te rruga ‘Myslym Shyri’. Sjellja e artistëve të njohur në Shqipëri ishte dhe arsyeja e udhëtimit të tij në Tiranë. ku njëri fitoi shumë famë nga gjinia femërore e tjetri fitoi çmimin e madh nga publiku. Jam shumë e lumtur kështu si jam. Prezantimi i Festivalit të RTSH-së dhe spektaklit të bukurisë “Miss Globe” dy vitet e fundit më kanë shijuar shumë. Edhe pse e re në moshë. Ndërsa duket se u ka hyrë në hise djemve që deri më sot edhe pa dalë në “Big Brother” janë modelë dhe reklamojnë ende rroba. sepse nuk kishte pak ditë që e kisha blerë dhe ende se kisha shijuar si duhet makinën”. Pak ditë më parë. Natën e magjishme të ndërrimit të viteve Floriana e ka kaluar në Dubai me partnerin e saj. por jo të përzier me xhelozi të gabuar. Vigan Shehu apo edhe Edber Laho. Pjesë e surprizave që i bëjnë njëri-tjetrit janë udhëtimet.. Afrim Alia.. të cilën e kishte parkuar aty rrotull. ka pasur ditë jo aq të qeta në Tiranë. Alesio Alisë gjatë qëndrimit në Tiranë i grabisin makinën Modeli i njohur. Në një intervistë dhënë për gazetën “Panorama” në verë. Ajo pohoi se “pasionin e mbajmë gjallë më surpriza për njëri-tjetrin. Po po. Floriana Garo: Nata ime përrallore e Vitit të Ri në Dubai dhe ambicia për t’u fuqizuar në ekran Moderatorja e programit “Jo vetëm modë” në “Tv Klan” ka rifilluar sezonin e ri televiziv pas ndërrimit të viteve në një mënyrë jo si gjithë vajzat e tjera të ekranit. duke e ditur që skena kërkon estetikë dhe kurim të imazhit. Këtë vjeshtë ai ka organizuar festa private me Beyoncen. e gjeta me xhama të thyer komplet në tokë. duke qenë në plan të parë së bashku me ta. Fituesi Arbër Zeka këto ditë na është bërë model. S . para se të rikthehej në Australi. siç është ajo e këngës. Alessio deklaron se shumë shpejt ka plan të sjellë për herë të parë dj. Floriana rrëfeu disa sekrete për lidhjen pasionante me Tedin. Për sa i përket karrierës sime në televizion. siç ishte ky udhëtim i fundit në Dubai. si: Swedish House Mafia. shprehet Floriana. ku kishte ardhur për të kaluar festat e fundvitit. është shprehur Floriana për gazetën “Panorama”. i cili jeton në Australi. një “Benz Mercedez” fuoristradë. e vërtetë. ndaj çdo projekt të tillë do e dëshiroja”. Bashkë me përshtypjet e saj personale po publikojmë dhe fotot e Garos. komunikim dhe mbi të gjitha një dashuri pa kushte”. Ndërkohë për sa i përket lidhjes me Tedin. ai ka pozuar për një qendër tregtare ku është veshur me rroba sportive të tyre duke u bërë si një lloj imazhi i saj. Shijuam një mbrëmje madhështore dhe pamë fishekzjarrët që thyen rekord guiness”. një kafe në “La Voglia” rreth orës 23:00 të mbrëmjes i kushtoi makinën e tij të re. pavarësisht kohës që kalon. Era Istrefi. dhe ndaj dua të qëndroj e tillë edhe për këtë vit të ri. përveç menaxhimit të një lokali të njohur në Prishtinë. “Sapo jemi kthyer nga pushimet dimërore në Dubai. te Palma në Dubai. dhe po ashtu të prezantoj spektakle të mëdha. ai paralelisht është marrë me organizime të festave private të këngëtareve më të preferuar të momentit në botë. si dhe portofolin që e kisha lënë në makinë.

një reper i cili për një kohë të gjatë ka jetuar në Londër. Dashuria e tyre vazhdon akoma dhe është shumë e zjarrtë. edhe . Këngëtarja. edhe pse që të dy shpesh e mohonin se kishin probleme për shkak të largësisë. të them të drejtën më erdhi shumë keq. Arsyet tashmë dihen. ‘’Në fillim kur më erdhi skenari. si aventurier që është. krahas suksesit që po përjeton atje. Silvio Berluskoni. ndonëse janë myslimanë.5 m dhe kam të lënduar gati çdo pjesë të trupit’’. e cila pas vetes ka një martesë të dështuar. mes tyre kishte një largësi e madhe për shkak të punëve. disa bashkëpunime në muzikë. por janë ndarë vitin e shkuar. nga mëngjesi deri në mbrëmje jam hedhur pandalur nga lartësia 2. Kjo nuk ndikoi aspak që ata të dy t’i japin fund dashurisë. Shenjat e para të një dashurie mes Patos dhe Almedës kanë filluar pas takimit në Itali. . nuk ka preferuar të flasë asnjëherë për jetën private. Angazhimi i saj në 12 episode. ka përfunduar bisedën Almeda. ka nënshkruar kontrata milionëshe dhe para se të lidhej me Barbarën ai ka pasur një romancë edhe me Miss Brazilin 2010. ku Nora u bë shumë e kërkuar falë mbështetjes së Gold Ag. ka qenë komenti i shoqëruar me një fotografi të Patos. romancë kjo e cila nuk zgjati shumë. Tuna. Ajo e cila bëri më shumë bujë me ndarjen e saj nga një fejesë shumëvjeçare ishte Afërdita Dreshaj. ai i cili gjithmonë këndon këngë për tematika më aktu- ale. me shumë të ftuar dhe në një natë glamour. Në atë intervistë. nuk janë aq shumë të lidhur me fenë. filloi një lidhje dashurie me këngëtaren dhe aktoren Nora Muçaj.SUPLEMENT E SHTUNE 11 JANAR 2014 l u s PANORAMA 21 p Mediat turke: Almeda lidhet me futbollistin Pato Sportisti i famshëm. Disa janë ndarë. për t’u rikthyer e për t’u bërë pjesë e skenës muzikore dhe bashkë me Tunën të thyejnë rekorde në muz- ikën shqiptare. Për Anjezën kjo është lidhja e parë e dashurisë e bërë publike edhe për fansat e saj. tregon Almeda. bukuroshja Abazi ka folur edhe për fillimet e vështira të karrierës së saj. Ajo ka aktruar rolin e Naze Hatun. Për atë skenë kishte dublant të gatshëm. Tuna dhe Cozman janë një tjetër çift shumë i përfolur dhe i suksesshëm pas lidhjes së tyre gjatë vitit të kaluar. unë fillova të falem dhe u realizua lutja ime. më saktësisht në Instagram. i cili një kohë ka shërbyer në Tiranë. kurse Shpati është ende beqar. Viti që lamë pas. Të fejuar me një ceremoni luksoze. viti që kemi hyrë ata të dy i ka gjetur të ndarë dhe pa asnjë mundësi ribashkimi. Që të dukej sa më reale skena. vajzën e ishkryeministrit italian. Kur e lexova se çfarë do të ndodhë me mua. E ftuar në emisionin ‘’2 Sajfa’’. përpara se Almeda të shpërngulet për të jetuar në Turqi. ka qenë shumë i bujshëm për sa i përket dashurisë te personazhet e njohura. disa të tjerë i mbajnë ato të fshehura nga publiku. disa janë dashuruar e kanë krijuar lidhje. Alexandre Rodrigues da Silva ka lindur në vitin 1989. por unë nuk dëshiroja një të tillë. aq sa ka qenë dhe kontrata e nënshkruar. diplomatin anglez. Prej atëherë fal rregullisht namazin. por në këtë drejtim edhe Florenta është shumë e rezervuar. filloi lidhjen e dashurisë me Cozman. tashmë e shijon atë në mësuam se kush ishte shkaktar. ish i dashuri i Barbara Berluskonit da me disa puthje ka rikomentuar. Prej asaj ndodh dhe mrekullia që m’u hapën dyert e shumta që nga ‘Dancing’. Debora Lyra. Almeda ka treguar mbi angazhimin e saj në serial dhe mbi të gjitha për rolin që përfundon tragjikisht. Edhe pse ndarja e tyre u kuptua pak me vonesë. ka përfunduar bashkë me rolin e Nazes ku mbytet nga Nurbanu Sultan (Merve Bolugur). mirëpo shqiptarët e Shqipërisë. Bukuroshja shqiptare e famshme tashmë në Turqi po shijon një dashuri të re. Getoar Selimi dhe Florenta Islami nuk janë më bashkë. Shpesh udhëton drejt Mbretërisë së Bashkuar për të takuar të dashurin e saj. ndërsa të tjerë akoma janë të papërcaktuar në statusin e tyre. kisha dëshirë të takoja producentin Axhun Illxhalli dhe të merrja pjesë në ‘Dancing’. Këngëtarja edhe për festat e fundvitit ka qëndruar pranë të dashurit. Nuk ishte aspak e lehtë ta takojë. ku edhe janë takuar. të dua edhe më shumë Pato’’. Afërdita ka krijuar një lidhje të re me një hokeist çek. Pato. por për ndarjen nuk e pse që të dy bashkë realizuan fotosesione. Shpat Kasapi. sepse i shohim bashkë gati në çdo rast. roli i bukuroshes shqiptare Almeda Abazi në serialin ‘’Muhtesem Yüzyil’’ ka përfunduar. ‘’Tani po. Almeda Abazi ka filluar lidhje me futbollistin e famshëm Alexandre Pato. e cila deri në zbulimin e lidhjes së saj ishte tejet e mbyllur për jetën private. me një fund tragjik. i cili ka bërë një transferim nga ekipi i Milanit në Corinthians. ndërsa Alme- perso nazhe 2013 -ta. Reperi i njohur. 24-vjeçari i pashëm i ka rikthyer komentin asaj me një buzëqeshje. postuar në profilin e saj personal. ndërsa dashur- inë e shpreh nëpërmjet rrjeteve sociale. Sipas asaj që shkruhet në mediat turke. Muzika ishte ajo që i bashkoi. ata të dy nuk janë bashkë tashmë. ‘Survivor’ e shumë projekte të tjera’’. Unë jam myslimane. e cila e shtyn nga ballkoni. Më anë tjetër. për një kohë ka qenë në lidhje dashurie me Barbarën. Gold Ag. Vet Geti. e dija se kisha një fund tragjik. pasi hidhet nga ballkoni i pallatit dhe vdes. kush u nda dhe kush u dashurua maksimum. Madje edhe për t’u pranuar në ‘Dancing’. e cila i dha fund dashurisë me këngëtarin e njohur. dhe këtë lidhje ajo nuk e fsheh. Sidoqoftë. ‘’Në fillim kur erdha në Turqi.

e po ashtu edhe ajo të njëjtën ndjenjë ka kundrejt meje. E vlerësoj mjaft. Nuk dihet për ndonjë projekt të ri të rikthimit të Ermalit në ekran pas pjesëmarrjes në programin “Tjetri” vitin e kaluar. shprehet i kënaqur në lidhje me fatin që pati në dashuri që i solli 2013ta. Ermal Merdani. Xhirimet tashmë kanë filluar dhe do të realizohen në disa vende e. sërish në Gjykatë për aksidentin. i cili në këtë klip të ri nuk ka vetëm rolin e kompozitorit. që do të jetë dhe dalja ime e parë në muzikë për këtë vit”. ku në role kryesore jam unë bashkë me aktorin italian. mes tyre. Së bashku ata realizuan foto të nxehta. janë R&B dhe reggae. Samanta Karavella. kur ai ishte i angazhuar me Forumin Rinor Demokristian. sipas paragrafit 5 të nenit 297 të Kodit Penal të Kosovës. kohët e fundit edhe si producent. duke vënë në rrezik jetën e dy nxënëseve nga komuna e Gradashit. Fjala është për Blerim Muharremin. është shprehur Samanta. ndërsa regjia do të bëhet nga Gjergj Xhuvani. Tropojë e në disa vende në Itali. . "Engjëjt janë larg". që ka një çështje të hapur në Gjykatën e Kosovës në lidhje me një aksident që ka pasur vite më parë. Për sa i përket një hapi më serioz në lidhjen e tyre këtë vit të ri. bashkëshortja e Bleros. të cilat janë të një stili tjetër. Kënga është baladë e një dimensioni tjetër. E dua vajzën që kam në krah. po vjen era sukses’’. ”Jam e ftuar nga Kledi në këtë këngë me temë sociale. Premiera do të jetë diku në shtator të këtij viti. ai vendosi të kalojë pushimet e para me të dashurën në plazhet e Jugut. Ndihem vërtet i lumtur që e kam njohur. Duket se këngëtarja është pozicionuar mirë në tregun muzikor. por u këndojnë problemeve që ndeshim në jetën tonë. Ermali e bëri publike menjëherë pas mbylljes së fushatës zgjedhore në verë. në të cilin marrin pjesë shumë emra të njohur. pasi mendon se i shkojnë si rryma muzikore. ajo e drejtuar deri më tash nga kompozitori i njohur Florent Boshnjaku. përkrah Nik Xhelilajt si aktore Pasi përmbylli me sukses projektin humoristik në të cilin ishte pjesë për 9 vite me radhë. ish-misteri që u bë i njohur si lojtar i “Big Brother 5”. nëse shpallet fajtor bën disa vite burg MAKSIM GJOKAJ Mund të themi se viti 2013 ishte për të një vit me plot suksese. por edhe të këngëtarit. ka nisur Vitin e Ri 2014 me një duet të ri muzikor në bashkëpunim me kompozitorin Kledi Bahiti. pasi tashmë është duke punuar për disa këngë të reja. Shumë shpejt kemi bërë plan të bëjmë pushime dimërore të dy”. ndërsa ato po kalonin rrugën në Bulevardin e Dëshmorëve në Prishtinë. duke u bashkuar me studion më të madhe që ndodhet në Prishtinë. pasi këngëtarin e kanë rithirrur në Gjykatë. edhe në Gjakovë. ajo foli për këtë bashkëpunim të saj ndryshe me Bahitin. më solli femrën e duhur “Ende nuk kemi planifikuar ndonjë fejesë” Shumë personazhe të njohur bëjnë bilancin e vitit që lamë pas dhe shprehin dëshirat e Vitit të Ri. pasi Samanta dhe Kledi nuk i këndojnë dashurisë. pra rrjedh nga një familje intelektualësh. në këtë film si rol kryesor do të jetë edhe Nik Xhelilaj. lidhje e cila e ka bërë atë të ndihet vërtet i plotësuar. Deri tani nuk ka asnjë lajm se çfarë kanë vendosur për këtë çështje. që siç duket ka disa seanca. Herë pas here do keni mundësi të shihni fotografi nga xhirimet. Në mes të vitit 2013 ai nisi një lidhje të re më vajzën që quhet Eriselda. këngëtari nëse shpallet fajtor. të cilat i kishte aksidentuar me veturë. është motra e ministrit të Kulturës dhe ish-repistit Memli Krasniqi. Fatmir Spahiu e shumë të tjerë. pasi është një femër shumë e rrallë. e cila tashmë në Kosovë njihet si një nga femrat më oratore të ekranit. e që mendohet se është pagëzuar me emrin “Elefant”. Lidhjen e tij me Eriseldën. që do të nisë të transmetohet në kanalet muzikore shqiptare javën që vjen. por fundviti dhe fillimi i këtij viti ka qenë pak i trazuar. duke mos e fshehur pasionin për njëritjetrin në publik. ku shfaqej çdo mesditë si çorientuesi i lojtareve femra të këtij programi në “Top Channel”. emision më debat. aktorja e njohur kosovare Teuta Krasniqi. Nik Xhelilaj dhe Fatmir Spahiun. Me diplomimin në Degën e Shkencave Politike. ka shkruar në facebook Teuta Krasniqi. Blero mendohet të fuqizohet si kompani muzikore. nuk ndalet me projektet e saja filmike. SUPLEMENT Blero. ‘’Engjëjt janë larg’’ është projekti filmik italiano-shqiptar që ka si tematikë luftën në Kosovë. por urojmë që duke u zbatuar ligji artisti të shpëtojë lehtë nga ky dënim. Krahas Teutës. Për momentin Krasniqi është duke drejtuar një emision në RTV21 ‘’Pa teklif’’. Rrymat muzikore që ajo po lëvron tashmë. Teuta.l u s 22 PANORAMA p E SHTUNE 11 JANAR 2014 Ermal Merdani: Viti që iku. e cila është bashkëshortja e këngëtarit Blero. ‘’Jam në xhirime e sipër të filmit më të ri të regjisorit Gjergj Xhuvani. As këngëtari nuk është prononcuar. Në fund të vitit të kaluar. Rinaldo Rocco. Samanta Karavella e nis vitin “çift” me Kledi Bahitin Këngëtarja e njohur. italiani Rinaldo Rocco. 24-vjeçarja sapo ka realizuar xhirimet e klipit të ri “Më jeto”. mund të dënohet nga 6 muaj deri në 5 vjet burgim. por edhe ata njerëz të suksesshëm që nuk janë fytyra publike. “Jemi shumë të lumtur me njëri-tjetrin. artistin që të gjithë e njohin si Blero. E nga jeta e tij si muzikant dhe. Teuta. Ermali pohon se “ende nuk kemi vendosur diçka konkrete”. Sipas disa informacioneve tona. tregon Ermali. duke mos e përjashtuar një vendim të tillë në të ardhmen.

You're Reading a Free Preview

Download
scribd
/*********** DO NOT ALTER ANYTHING BELOW THIS LINE ! ************/ var s_code=s.t();if(s_code)document.write(s_code)//-->