Sistemi Doganor ne Republiken e Shqiperise Ana Mema

1









UNIVERSITETI”ALEKSANDËR MOISIU”DURRËS
FAKULTETI I SHKENCAVE POLITIKE-JURIDIKE
DEPARTAMENTI ADMINISTRIM PUBLIK
MASTER NË” ADMINISTRIM PUBLIK”

MIKROTEZË
“SISTEMI DOGANOR NË REPUBLIKËN E SHQIPERISË”


PUNOI: PEDAGOGU UDHEHEQES:
ANA MEMA MIT’HAT MEMA


JANAR 2013

Sistemi Doganor ne Republiken e Shqiperise Ana Mema
2

MIRËNJOHJE

Pas përfundimit të këtij punimi, nuk mund ta kisha mbyllur pa një falënderim e mirenjohje për
pedagoget e mi në Universitetin “Aleksander Moisiu”te cilët kanë ndikuar në formimin tim të
mëtejshëm profesional.E në vecanti falenderoj përzemërsisht profesorin tim udhëheqës
Prof.Dr..Mit’hat Mema për përkushtimin dhe ndihmën e jashtëzakonshme që më ka dhënë në
formimin e ketij punimi,faleminderit profesor!
Gjithashtu dua të falenderoj miqtë e mi kritikat e të cilëve kanë ndikuar në permiresimin e
mëtejshëm të punimit tim e që padyshim mund të përmiresohet edhe më tej.
Një falenderim tjetër vjen per famijen time vecanërisht për babain tim për suportin e
pakushtezuar që më ka dhënë gjatë gjithë jetës time e sidomos gjatë viteve të fakultetit.Pra ky
punim i dedikohet babait tim pa perkrahjen e të cilit asgjë sdo të ishte e njëjtë sot.

Ana Mema
















Sistemi Doganor ne Republiken e Shqiperise Ana Mema
3


Abstrakt
Zgjodha per te punuar kete teme per shkak te njohurive te perfituara gjate zhvillimit te kursit te masterit dhe deshires
per ti thelluar me tej njohurite e mia rreth menyres se si funksionon sistemi doganor ne Republiken e Shqiperise.Duke
u ndihmuar në masë të madhe nga libra ekonomikë si dhe nga materiale të tjera në gjuhën shqipe dhe literaturë të
huaj dhe padyshim me ndihmen e informacioneve te marra ne faqe te ndryshme ne internet, arrita të përmbledh disa
nga elementet kryesore që duhet të ceken në lidhje me temën duke dhënë kështu një kombinim dhe sintetizim të
njohurive të fituara gjatë studimeve të mia. Një punim diplome është një punim shkencor, që ka një strukturë dhe një
qëllim të caktuar dhe përmes të cilit studenti simbolikisht i përfundon studimet në një nivel të caktuar, në rastin tim,
studimet master.Edhe unë jam përpjekur që në këtë punim t’i përmbahem disa rregullave formale dhe strukturore, e
që bashkë me një përmbajtje të mirë,e bëjnë punimin më të plotstrukturuar,e bëjnë punimin më të plotë.Ky punim
trajton sistemin doganor ne Republiken e Shqiperise,fillimet e ekzistences se tij,zhvillimin e ketij sistemi para dhe pas
viteve 90.Ne pjesen e dyte te tij kam trajtuar administraten doganore sot ,misionin,qellimin,funksionet,pergjegjesite
dhe organizimin e administrates doganore.Klasifikimi I doganave,terminologjia doganore,performanca ne fushen e
realizimit te te ardhurave,TVSh,Akciza,Importi,Eksporti jane trajtuar gjithashtu si pjese e ketij punimi.


ABSTRACT
I have choosen to work in this subject because of the knowledge obtained during the development of the master and
desire to further deepen my knowledges about how does the custom system works in Albanian Republic.I have been
greatly helped by economic books and materials in English and Albanian language and other foreign literature and
obviously with the help of information obtained in various sites on the internet, I managed to summarize some of the
key elements that should be mentioned about the topic by providing a combination and synthesis of knowledge gained
through my studies. A diploma paper is a scientific work, which has a structure and a purpose and through that,a
student finishes his studies at a certain level, in my case master studies.In this work I tried to abide by certain formal
and structural rules, with a good content, make working structured.This work investigates the customs system of the
Albania, the beginning of its existence, the development of this system before and after the 90'.In second part I have
handled tax administration mission today, the goal, functions, responsibilities and the organization.Customs
classification, customs terminology, performance , VAT, Excise , Imports, Exports are also







Sistemi Doganor ne Republiken e Shqiperise Ana Mema
4

Qëllimi:
Qellimi I ketij punimi eshte te kuptojme se si funksionon Sistemi Doganor ne Shqiperi,si ka
evoluar administrata doganore gjate viteve dhe cilat jane sfidat e se ardhmes per doganat
Shqiptare.Cfare roli luajne Tvsh dhe Akciza ne te ardhurat kombetare?



Metodologjia
Metodologjia e perdorur ka kaluar në këto faza:
1.Së pari është identifikuar problem kërkimor pra Funksionimi I Sistemit Doganorë në Shqipëri;
2.Së dyti janë ngritur hipotezat;
3.Së treti është zgjedhur titulli I temës së mikrotezës
4.Së katërti është zhvilluar punimi sipas strukturës së përcaktuar në bazë të njohurive të fituara në
profilin administrim publik dhe në atë juridik gjithashtu bazuar në të dhëna cilësore të marra
kryesisht nga libra,studime,internet dhe legjislacioni i Republikës së Shqiperisë

Fjale Kyce
Administrata doganore
Kodi doganor
Realizimi I të ardhurave






Sistemi Doganor ne Republiken e Shqiperise Ana Mema
5

Permbajtje
Fq

HYRJE……………………………………………………………………………………………7
I.Zhvillimi I sistemit doganor para dhe pas viteve 90……………………………………………8.
II.Administrata doganore sot……………………………………………………………………..9
• Misioni I administrates doganore………………………………………………………..9
• Qellimi I administrates doganore………………………………………………………...10
• Funksionet I administrates doganore…………………………………………………….10
• Pergjegjesite I administrates doganore……………………………………………………11
• Organizimi I administrates doganore…………………………………………………….11
• .Klasifikimi I doganave…………………………………………………………………..14
III. Elementët doganore-Terminologjia doganore……………………………………………….16
IV.Zhvillimet e administratës doganore gjate viteve 2008-2012…………………………………17
• Performanca ne fushën e realizimit të të ardhurave………………………………………17
• Akciza…………………………………………………………………………………….22
• Tvsh………………………………………………………………………………………28
• Importi…………………………………………………………………………………….31
• Eksporti…………………………………………………………………………………...34
V. Heqja e doganave per makinat,pa taksa makinat 3 vjecare……………………………………35
• Shembull :Si variojnë detyrimet për makina të njëjta sipas ligjeve të ndryshme ………..36
• Ndikimi I ndryshimeve fiskale në të ardhurat doganore dhe grupet e
interesit……………………………………………………………………………………37


VI.Sfidat e administratës doganore për vitin 2013…………………………...............................38
Konkluzione………………………………………………………………………………….40
Bibiografia……………………………………………………………………………………41

Sistemi Doganor ne Republiken e Shqiperise Ana Mema
6



HYRJE
Sematika e fjalёs “doganё” nё kohёra dhe vёnde tё ndryshme ka patur kuptime tё ndryshme. Fjala
“doganё” ёshte me origjinё nga persishtja e vjetёr dhe kuptimi i saj ёshtё “Libёr ku shёnohen
mallrat transit. Dogana është një autoritet ose agjensi qeveritare e një vendi që ka për detyrë
mbledhjen e detyrimeve të importit si dhe kontrollin e mjeteve dhe mallrave që hyjnë/dalin
në/nga territori doganor i atij vendi. Doganat jane nje lloj I tatimit sepse kane karakteristikat
juridike,ekonomike dhe teknike sikurse dhe tatimet.Pra karakteristike e doganave eshte dhenia e
detyrueshme ne para ne baze te sovranitetit financiar te shtetit , doganat jane tatimet indirekte. Si
rregull doganat shtrihen ne porte dhe ne kufirin tokesor,ne pikat e kalimit te hekurudhave,ne
lumenjte dhe liqenet e lundrueshme dhe ne rruget ajrore dhe automobilistike.Ngarkesat e drejtuara
per ne brendesi te doganes ne kufi nuk kontrollohen,keshtu qe plotesimi I te gjithe formaliteteve
doganore behet ne brendesi te doganave.Ndersa taksat doganore jane detyrime te terthorta me ane
te te cilave tatohen artikujt qe lejohen te futen nepermjet kufirit te nje territori te caktuar nen
kontrollin e institucionit doganor te nje vendi.Sipas objektit te tatimit taksa doganore ndahet ne
takes importi,eksporti dhe tranziti.Roli kryesor I takses doganore te importit qendron ne faktin qe
te pengoje ne vend hyrjen e arikujve te huaj dhe te mbroj prodhimin e industrise dhe produktet e
veta bujqesore nga konkurenca e huaj.Ne propaganden e vendeve te lindjes komuniste dhe tek ne
thuhej se ne imperalizem kjo behet per interesat e monopoleve te medha te cilat duke perkrahur
çmimet e larta brenda vendit,zhvillojne luften per tregjet e jashtme me ndihmen e cmimeve te
shtrenjta.
Akoma nuk është shumë e qartë se ku dhe kur lindi saktësisht koncepti i doganës për herë të pare,
megjithatë roli dhe misioni i saj kanë mbetur për mijëra vjet të pandryshuar. Adam Smith
[1]

veprën e tij të famshme “Pasuria e kombeve” (The Welth of Nations)
[2]
tregon se dogana, si një
pagesë e zakonshme detyrimesh, ka ekzistuar qysh prej kohëve që nuk mbahen mend. Duket se
edhe fjala angleze Customs me të cilën anglezët thërrasin doganën rrjedh nga "costumary
payments" që do të thotë "pagesa të zakonshme".Thuhet që dogana ka ekzistuar që në kohën e
Mbretërisë së Vjetër në Egjiptin e Lashtë, rreth viteve 2700-2200 para Krishtit. Gjenden fakte që
tregojnë se “drejtuesit e karvanëve”, titull ky për një nga postet që i përkiste administratës zyrtare
të asaj kohe, i cili ishte përgjegjës për regjistrimin e mallrave që hynin dhe dilnin nga Egjipti,
mblidhte bashkë me statistikat edhe detyrimet doganore, duke pasur kështu funksione të ngjashme
me ato të një drejtori të përgjithshëm të doganave të sotme.Persa I perket Shqiperise mund te
themi se taksa doganore ka ekzistuar ne kohen e sundimit ottoman dhe quhej”zeqati ashir”dhe
kaqene nje nga bazat e ndihmesave fetare.Kjo taksë e vendosur mbi mallrat tregtare 1/40 është
marrë nga tregtaret vendas dhe ne 1/10 nga tregtaret e huaj dhe ka qenë e ndare ne 4
lloje:importim,eksportim,konsum dhe tranzite. Në kohët e sotme, kur liberalizmi dhe integrimi i
Sistemi Doganor ne Republiken e Shqiperise Ana Mema
7

tregjeve i ka zënë vendin proteksionizmit, dogana ka marrë një rol të ri qe ka të bëjë me (1)
lehtësimin e tregtisë dhe (2) mbrojtjen e komunitetit.
Pjesa e parë e ketij punimi trajton zhvillimin e sistemit doganor para dhe pas viteve ’90
riprezantimin pas njё periudhe 40-vjecare të njё sistemi tё ri tatimor dhe krijimin e njё
administrate doganore dhe tatimore eficente.Më pas është analizuar funksionimi I administratës
doganore në ditët e sotme,misioni dhe qëllimet parësore të saj,përgjegjësitë e administrates
doganore pёr kryerjen e tё gjitha veprimeve me mallrat nё hyrje dhe nё dalje tё territorit doganor
shqiptar. Pas kesaj është trajtuar organizimi I administratës doganore ne 3 departamente:
Departamenti Administrativ,Departamenti Teknik,Departamenti Operativ dhe Hetimor, kriteret qe
perdoren per klasifikimin e doganave :1.Sipas drejtimit te qarkullimit te mallrave 2.Sipas qellimit
te aplikimit 3.Sipas mënyres së caktimit të obligimit doganor : 4.Sipas mënyrës së nxjerrjes së
dispozitave mbi doganat dhe 5.Sipas lartësisë së ngarkesës doganore dhe terminologjia doganore
–elementët më të rëndësishëm doganorë.Në vazhdim janë trajtuar performanca e administrates
doganore gjatë viteve 2008-2012 duke i ilustruar me tabelat dhe grafikët përkates
ndryshimet(uljet dhe ngritjet) që kanë pësuar të ardhurat doganore gjatë këtyre viteve. Gjithashtu
Akciza,Tvsh,Importi,Eksporti jane trajtuar si element shume te rendesishem te sistemit tone
doganar. Heqja e doganave për makinat për herë të parë në vitin 2011 është trajtuar nëpërmjet një
shembulli që shpjegon më së miri se si variojnë detyrimet për makina të njëjta sipas ligjeve të
ndryshme(ligji I ri dhe ligji i vjeter).Në pjesën e fundit por jo më pak të rëndësishme janë renditur
sfidat e administrates doganore per vitin 2013 dhe konkluzionet.












Sistemi Doganor ne Republiken e Shqiperise Ana Mema
8


Kreu I

I-Zhvillimi i sistemit doganor para dhe pas viteve ’90
Nё kushtet e krijuara pёr njё kohё tё gjatё para ndryshimeve tё fillimit tё viteve ’90, shqiptarёt
ishin plotёsisht tё bindur se ata ishin i vetmi vend nё botё pa tatime dhe taksa. Natyrisht ne,
shqiptarёt, paguanim tatime dhe taksa, tё cilat kryesisht ishin “fshehur” nё cmimet e kontrolluara
tё mallrave dhe shёrbimeve qё furnizoheshin nga ndёrmarrjet shtetёrore. Kjo periudhe e bёri
vёrtetё tё vёshtirё riprezantimin pas njё periudhe 40-vjecare te njё sistemi tё ri tatimor dhe
krijimin e njё administrate doganore dhe tatimore eficente. Shqipёria vinte nga njё periudhё post-
komuniste ku sistemi i taksave ishte njё utopi. Pёr kёtё arsye rruga mё e mirё pёr tё pёrcaktuar
mёnyrёn e organizimit tё sistemit tё ri fiskal nё Shqipёri do tё ishte qё tё merreshin pёr bazё
modelet europiane tё organizimit tё sistemit fiskal. Kjo pёrvojё e vendeve tё zhvilluara duhet tё
drejtonte politikё-bёrёsit drejt krijimit tё dy strukturave paralele atё doganore dhe tatimore sipas
specifikave pёrkatёse duke bёrё specifikime nё vjeljen e taksave direkte dhe indirekte. Ajo cfarё
duhet theksuar ёshtё fakti se megjithёse pervoja europiane mund tё ishte lehtёsisht e
adaptueshme, nё atё kohё nuk u mundёsua ndonjё studim specifik apo njё planifikim i detajuar
strategjik mbi mёnyrёn e organizimit dhe funksionimit tё kёtyre institucioneve tё reja.U vendos
qё Administrata Doganore do tё vilte gjithcka nё import, pra cdo detyrim qё duhej paguar nё
momentin e importit, ndёrsa Administrata Tatimore do tё vilte gjithcka, pra cdo taksё qe ka lidhje
me prodhimin dhe konsumin e brёndshёm. Nё kёtё mёnyre nuk u mor nё konsideratё dallimi i
vendeve tё tjera europiane pёr diferencimin dhe ndarjen e vjeljes sё taksave direkte dhe indirekte
dhe nё pёrcaktimin e organeve qe do tё kishin kompetencё vjeljen e tyre.
Kёshtu Administrata Doganore vilte Taksё Doganore pёr llogari tё vet dhe taksat e tjera tё
importit si Tatimin mbi Qarkullimin (sot TVSH-ja nё import) dhe gjithashtu vilte Akcizёn nё
import. Kёto tё fundit, pra Tatimi mbi Vlerёn e Shtuar dhe Akciza nё import, vileshin pёr llogari
tё Administratёs Tatimore, ku Administrata Doganore kishte atributet dhe vepronte me cilёsinё e
AgjentitTatimorё.
Edhe sot skema e vjeljes sё kёtyre taksave ёshtё e njejtё, por padyshim ёshtё shtuar numri i
taksave qe vjel dhe administron Administrata Doganore si pёr llogari tё saj ashtu edhe me cilёsinё
e agjentit tatimorё. Kёtu mund tё pёrmendim njё sёrё taksash:
Akciza, e cila nga data 1 Tetor I vitit 2012 vilet plotёsisht nga Administrata Doganore.
TVSH
Taksa e ambalazhit plastik
Taksa e karbonit (benzinё, benzol, naftё),Taksa e qarkullimit tё automjeteve tё huaja,etj
Sistemi Doganor ne Republiken e Shqiperise Ana Mema
9

Kreu II

II-Administrata Doganore sot
• .Misioni i Administrates Doganore
E gjithё atmosfera ligjore e pёrcaktuar, mundёson kristalizimin dhe daljen nё pah nё mёnyrё tepёr
tё qartё tё misionit tё sistemit doganor, qё padyshim shёrben nё vlerat dhe besimet e organizatёs.
Aktiviteti I shёrbimit doganor shqiptar mbёshtetet nё tre misionet e tij thelbёsore:
1. Misioni Fiskal:
Misioni fiskal ёshtё njё nga misionet kryesore, pёr tё mos thёnё kryesori, tё Administratёs
Doganore Shqiptare. Ky mision konsiston nё mbledhjen e taksave doganore tё mallrave qe
importohen nё Republikёn e Shqipёrisё. Administrata Doganore Shqiptare vjel rreth 40 % tё tё
ardhurave tё buxhetit tё shtetit.
2. Misioni Ekonomik
Si organizёm i rёndёsishёm i shtetit, doganat, mbrojnё prodhuesit vendas dhe stimulojnë importet
pёr sfera tё caktuara dhe inkurajon investimet e huaja nё vendin tonё. Instrumentat e pёrdorura
nga Administrata Doganore pёr ato cka pёrmendёm mё sipёr janё:
-Zbatimi i niveleve tё ndryshme tё taksave
-Tarifat sezonale pёr prodhimet bujqёsore
-Kontrolli I sistemit tё licensave etj

Zbatimi i Legjislacionit tё ri Doganor sipas modelit europian, tek i cili vend tё rёndёsishёm zenё
procedurat doganore pёr importin, eksportin, tranzitimin e mallrave dhe regjimet ekonomike si ai
i lejimit tё pёrkohshёm, i pёrpunimit aktiv dhe pasiv etj, ka krijuar kushte mjaft tё favorshme nё
zhvillimin dhe shtimin e shkёmbimeve tregtare me jashtё si dhe nё stimulimin e prodhimit
vendas. Administrata Doganore, nё pёrmbushjen e kёtij misioni, luan rolin e vezhguesit ekonomik
duke orientuar veprimet dhe politikat e qeverisё shqiptare dhe operatorёve ekonomik pasi ёshtё i
vetmi grumbulllues, pёrpunues dhe shpёrndarёs I statistikave tё tregtisё sё jashtme.
3. Misioni Mbrojtёs
Doganat shqiptare, ashtu si edhe doganat e vendeve europiane, njё rёndёsi gjithnjё e mё tё madhe
i kushtojnё misionit mbrojtёs. Duke patur njё mbёshtetje ligjore tё fuqishme, duke qenё e
pranishme nё pikat e kalimit tё kufirit, duke pasur nё vёzhgim zonёn kufitare si edhe duke
mbajtur nёn kontroll rrjetin rrugor kombёtar, dogana ka njё mission tё rёndёsishёm mbrojtёs qё
shtrihet nё shumё fusha, tё cilat janё:
-Mbrojtja e sigurisё kombёtare dhe rendit publik
-Mbrojtja e shёndetit publik
-Mbrojtja e pasurisё kulturore kombёtare:
-Ruajtja e moralit public
-Mbrojtja e mjedisit
Sistemi Doganor ne Republiken e Shqiperise Ana Mema
10




• Qellimet e Administrates Doganore
Ruajtja e integritetit ekonomik te vendit eshte ne rend te pare te qellimeve te administrates
doganore.Qellimet kryesore jane te natyres:
-.Financiare te doganave- me ane te tyre te mblidhen mjetet financiare per plotesimin e
shpenzimeve shteterore
-.Ekonomike te doganave- jane mbrojtja e ekonomise se vendit.
• Funksionet e Administrates Doganore:
-Te mbrojne nivelin e arritur si dhe strukturen e zhvillimit ekonomik
-Te mbrojne situaten e caktuar te bilancit te pagesave sipas bilancit te pagesave,nepermjet bilancit
tregtar
-Te rregulloj strukturen e nevojshme te importit
-Te shperndaj akumulimin ne mes te prodhuesve ,degeve dhe rajoneve te ndryshme

• Pergjegjesite e Administrates Doganore
Autoritet doganore janё pёrgjegjёse pёr kryerjen e tё gjitha veprimeve me mallrat nё hyrje dhe nё
dalje tё territorit doganor shqiptar. Gjithashtu autoritetet doganore janё pёrgjegjёse pёr
verifikimin dhe vjeljen e detyrimeve doganore qё duhen paguar, parandalimin, verifikimin dhe
luftёn ndaj veprimtarisё se kontrabandёs, shkeljeve dhe trafikut tё paligjshёm tё mallrave tё
ndaluara.
Le të ndalemi pak te kontrabanda e kriminaliteti.Sipas prof Ismet Elezi,kontrabandë
quhet:”kalimi i mallrave,i sendeve me vlerë dhe I objekteve tjera jashtë vendeve ku ka zyra
doganore,ose kalimi i tyre nëpërmjet zyrave doganore duke ju shmangur kontrollit doganor me
anë të fshehjes së sendeve, e kryhet me shumë se një herë” Sa i përket nocionit të kontrabandës
ekzistojnë disa definicione të cilat përkufizojnë këtë dukuri kriminale.Gjërat që kontrabandohen
me teper janë: narkotikët,cigaret ,parat, armët e municionet dhe shumë mallra të tjera të cilat kanë
një vlerë mjaft të madhe.Edhe pse pothuajse në të gjitha shtetet e botës e kanë të rregulluar në
mënyrë normative parandalimin e kësaj dukurie,kontrabanda është prezentë në çdo vend të botës
varësisht prej zhvillimit ekonomiko shoqërorë te tij. Kriminaliteti është dukuri komplekse dhe
mjaft heterogjene,si për nga forma po ashtu edhe për nga shkaqet e paraqitjes se tij. Sjelljet
kriminale janë te shumellojshme,siç janë edhe raportet shoqërore dhe të mirat të cilat atakohen
dhe rrezikojnë ato sjellje. Për këtëarsye kur flitet për fenomenologjinë kriminale shtrohet nevoja e
klasifikimit dhe ndarjes së formave të manifestimit të sjelljeve kriminale. Ndër format më të
shpeshta dhe më të rrezikshme të sjelljeve kriminale në botën bashkëkohore,konsiderohet i
ashtuquajturi “kriminalitet profesional” .Ky lloj kriminaliteti quhet profesional per shkakse atë e
kryejnë personat të cilët me sjellje kriminale merren në mënyre të rregullt dhe ky aktivitet i tyre
është bërë profesion dhe mjeshtri e përhershme e tyre. Si formë e veçantë e kriminalitetit
profesional,konsiderohet edhe iashtuquajturi kriminaliteti i “jakës së bardhë”ose kriminalitet i
shtresave të larta nëshoqëri. Këtë term dhe emërtim të kësaj forme të kriminalitetit e përdori për
herë të pare kriminologu dhe sociologu amerikan Edwin Sutherland
Sistemi Doganor ne Republiken e Shqiperise Ana Mema
11

Si formë posaçërisht e rrezikshme e manifestimit të krimit trajtohet krimi I organizuar. Ai
cilësohet me disa veçori,si lidhshmëria e përhërshme,më shumë në kryerjen e aktiviteteve
kriminale,ekzistimi i një strukture organizative me hierarki dhe pushtet të fuqishëm të
udhëheqësit:dominimi i rregullit, rendit, disiplinës, përgjegjësisë se anetareve , solidariteti i
imponuar:ruajtja e fshehtesise se veprimit dhe mos zbulimi I organizatës, mos tradhtia ndaj
udhëheqësit etj
Pёr tё siguruar respektimin e dispozitave tё pёrcaktuara nga Kodi Doganor si dhe nga akte tё tjera
ligjore dhe nёnligjore, punonjёsit e doganave ushtrojnё kontroll mbi tё gjitha mallrat, mbi mjetet e
transportit dhe udhёtarёt qё kalojnё vijёn doganore nё zonat doganore e pёrgjatё vijёs kufitare
tokёsore e ujore, nё ujёrat e brёndshёm dhe nё hapsirёn ajrore, qё janё nёn mbikqyrjen
autoriteteve doganore. Me qёllim qё tё rritet efikasiteti I kontrolleve, autoritetet doganore mund tё
lidhin edhe marrёveshje pёr shkёmbim informacioni me organizma publike ose private, shqiptare
ose te huaja, tё kёtij sektori.
Administrate Doganore ёshtё prezente nё pikat e kalimit tё kufirit tokёsor, ujor dhe nё aeroporte,
si dhe nё dalje nga doganat e brёndshme ku mundёson kontrollin e mallrave dhe tё mjeteve tё
transportit qё dalin nga zonat doganore, pёr tё verifikuar nёse cilёsia dhe sasia e mallrave tё
transportuara janё nё pёrputhje me dokumentat doganore shoqёruese. Atёherё kur shihet e
nevojshme, njё shёrbim I tillё kryhet nga autoritetet doganore edhe nёpёrmjet kontrollit tё
mjeteve tё transportit pёrgjatё rrugёve tё lёvizjes sё kёtyre mjeteve.
Administrate Doganore bashkёpunon vazhdimisht me autoritetet e tjera qё veprojnё nё territorin
doganor tё Republikёs sё Shqipёrisё pёrmes aksioneve tё pёrbashkёta ( Task Forcё ) apo
shkёmbimit tё informacionit nё lidhje me shkeljet e ndryshme si kundravajtje dhe kontrabandё.
Kёto bashkёpunime janё tё domosdoshme pёr tё pёrmbushur edhe njё prej detyrimeve qё ka
administrata doganore atё tё mbrojtjes kundёr importimit tё lёndёve tё ndaluara, si pёrshёmbull
trafikut tё armёve, drogёrave, lёndёve psikotrope etj.
• Organizimi I Administrates Doganore
Bazuar nё Kodin Doganor dhe nё Dispozitat Zbatuese tё tij, Administrata Doganore pёrbёhet nga
Drejtoria e Pёrgjithshme e Doganave, nga Drejtoritё Rajonale dhe nga Degёt Doganore. Struktura
organizative nё qendёr dhe nё bazё aktualisht pёrfshin dicka mё shumё se 1000 (njё mijё)
punonjёs.
-Drejtoria e Pёrgjithshme e Doganave organizohet nё 3 departamente, si mё poshtё:
-Departamenti Administrativ
-Departamenti Teknik
-Departamenti Operativ dhe Hetimor

Çdo departament drejtohet nga njё Zv. Drejtor i Pёrgjithshёm i cili ka automatikisht funksionin e
shefit te departamentit qё ai/ajo drejton. Drejtoritё dhe sektorёt nё pёrbёrje tё departamenteve
drejtohen respektivisht nga zyrtarё tё kategorisё A dhe tё kategorisё B.
Pёr tё patur njё pamje mё tё qartё tё organizimit tё Drejtorisё sё Pёrgjithshme na ndihmon
organograma e kёsaj drejtorie :

Sistemi Doganor ne Republiken e Shqiperise Ana Mema
12

TABELA 1














Bazuar nё strukturёn e re organike, aktualisht funksionojnё 3 Drejtori Rajonale, tё cilar janё nёn
varёsinё e Drejtorisё sё Pёrgjithshme tё Doganave. Kёto drejtori rajonale kanё si detyre kryesore
ushtrimin e kontrollit dhe mbikqyrjes sё degёve doganore qe ato kanё nёn varёsi.







Sistemi Doganor ne Republiken e Shqiperise Ana Mema
13

Deget Doganore:






• Klasifikimi I Doganave
Sistemi Doganor ne Republiken e Shqiperise Ana Mema
14

Kriteret që përdoren për klasifikimin e doganave janë:
1.Sipas drejtimit te qarkullimit te mallrave dallojmë:
a.Doganat importuese-janë ato dogana të cilat I paguajnë personat juridik dhe fizik(qytetaret)për
mallin e importuar.Këto dogana pervec që shfrytezohen per mbledhjen e të hyrave publike për
mbulimin e nevojave te shtetit,me shume shfrytezohen dhe si instrument shume efikas për
realizimin e qellimeve te politikes ekonomike
b.Doganat eksportuese-janë ata dogana te cilat I paguajnë personat juridik dhe fizik(qytetaret)për
mallin e eksportuar.Doganat eksportuese ndikojnë në zvogelimin e eksportit keshtu që keto
dogana perdoren vetem ne raste te jashtezakonshme sepse cdo shtet deshiron ta rris eksportin dhe
kembimin nderkombetare.Këto dogana shfytezohen nëse shteti deshiron ta kufizoj ose ndaloj
eksportin e mallrave te caktuara,atëhere aplikon norma te larta te eksportit per keto mallra.Këto
dogana aplikohen per arsye politike e ushtarake ose per arsye ekonomike.Doganat eksportuese
perdoren kur cmimet ne vend janë shumë më të ulta se cmimet e mallrave të njëjte në tregun
boteror si dhe ne rastet kur shteti ka mungese te mjeteve financiare per plotesimin e shpenzimeve.
c.Doganat tranzitore(transportuese)jane ato dogana te cilat paguhen me rastin e bartjes se mallit
nga nje vend ne vendin tjeter neper ndonje vend te trete,duhet theksuar se keto dogana ndikojne
ne menyre negative ne rritjen e kembimit nderkombetare.Meqenese shtetet ofrojne lehtesira te
ndryshme per ti terhequr transportuesit qe ta shfytezojne territorin e tyre atehere mund te themi se
keto lloj doganash gati nuk perdoren.
2.Sipas qellimit te aplikimit dallojme:
a.Doganat financiare(fiskale)-perdoren me qellim te mbledhjes se mjeteve financiare per
plotesimin e shpenzimeve shteterore.Keto dogana perdoren per mallrat e importuara te cilat nuk
prodhohen ne vend ose nuk prodhohen ne sasi te mjaftueshme.Duhet theksuar se ne shtetet ne
zhvillim qellimi I doganave eshte me karakter fiskal(per mbledhjen e te hyrave per plotesimin e
shpenzimeve)ndersa ne shtetet e zhvilluara doganat fiskale perdoren me rastin e importimit te
lendeve te para te nevojshme per industrine e tyre te zhvilluar.
b.Doganat ekonomike(mbrojtese)perdoren me qëllim mbrojtjen e prodhuesve të vendit në
pergjithesi.Në vëndet e zhvilluara qellimi ekonomik I doganave është kryesori.Shume shtete I
shfrytezojne doganat per te shpjetuar zhvillimin e ekonomise se vendit.Psh zhvillimi I industrise
se vendit nuk mund te mendohet pa ndihmen e doganave sepse produktet e vendit që janë me
cmime më të larta smund të konkurojne me mallrat e prodhuara jashtë vendit dhe me cmim me te
ulet.Nëse doganat ekonmike shtetit I sjellin të hyra të mëdha atëhere do të thote se qellimet e
doganave mbrojtese nuk po realizohen me sukses.Sepse qellimi I doganave ekonomike
(mbrojtese)eshte qe te ndikoj ne zvogelimin ose ndalimin e importit.
Sistemi Doganor ne Republiken e Shqiperise Ana Mema
15

c.Doganat represive-janë dogana që I aplikon një shtet kunder një shteti tjeter që më parë ka
ndermarr masa të demshme.Këto masa I keqësojne marrëdheniet e këtyre dy shteteve të cilat
mund të jenë të tilla per shkaqe ekonomike ose politike
3.Sipas mënyrës së caktimit të obligimit doganor dallojmë:
a.Doganat sipas vlerës ose ad valorem-llogariten në perqindje të caktuar në cmimin e
mallit.Cmimi që merret bazë për llogaritjen e doganes është zakonisht cmimi I importit sepse në
këtë cmim perfshihen të gjitha shpenzimet si të transportit,shkarkimit,sigurimit…Këto dogana sot
me se shumti perdoren dhe pse te ardhurat prej tyre sjanë të qendrueshme.
b.Doganat speciale ose kuantitative-llogariten ne baze te njesise matese qe eshte karakteristike per
mallin qe doganohet psh pesha,metri,vellimi,copa,…Keto dogana janë më të qendrueshme sepse
nuk varen nga ndryshimi I cmimit te mallit por vetëm prej sasisë se mallrave të doganuara.
4.Sipas menyres se nxjerrjes se dispozitave mbi doganat dallojmë:
a.Doganat autonome-janë ato dogana të cilat shteti I nxjerr vete nëpermjet dispozitave doganore
sipas nevojave te ekonomise,shteti ato mund ti nderroj,plotësoj ose ti heq nga perdorimi
b.Doganat e kontraktuara(konvencionale)-janë ato dogana që bazohen në marreveshjet e arritura
ndermjet 2 ose më shume shteteve.Pra keto dogana aplikohen ndermjet shteteve të cilat kanë
lidhur kontrate psh te shtetet e UE-se ,EFTA-s…
5.Sipas lartësisë së ngarkesës doganore dallojmë:
a.Doganat diferenciale-janë ato dogana në të cilën malli doganohet me normë doganore më të
lartë sesa është parashikuar me tarifën doganore.Këto dogana perdoren mes shtetesh që kanë
marredhenie ekonomike dhe politike të ashpersuara ndermjet tyre.
b.Doganat preferenciale-janë të kundërta me doganat diferenciale sepse te këto dogana perdoren
norma doganore më të ulta sesa ato që janë parashikuar në tarifen doganore.Këto dogana
perdoren te shtetet që kanë marrëdhënie shumë të mira politike dhe ekonomike.






Kreu III
Sistemi Doganor ne Republiken e Shqiperise Ana Mema
16

III-Elementët doganore-Terminologjia doganore
1.Deklarata doganore-paraqet fletëparaqitjen me shkrim për mallin I cili I nenshtrohet
shdoganimit të cilen e sjell pronari I mallit mbi bazën e të cilit bëhet llogaritja e tributit doganor
2.Kufiri doganor-paraqet vijën doganore të një vendi e cila zakonisht perputhet me kufinjtë
shtetërore
3.Zona kufitare doganore-paraqet territorin I cili shtrihet pergjate kufirit te zonës doganore,brenda
territorit nacional
4.Mbikëqyrja doganore-perfshin masat të cilat ndermerren me qellim të pengimit të procedures
së paautorizuar ne lidhje me mallin doganor,mbikeqyrjes doganore I nenshtrohen malli
doganor,udhetaret,personat e mjeteve transportuese…..
5.Malli doganor-përfshin sendet që importohen apo futen ne zonën doganore apo sendet të cilat
ekspotohen apo nxirren jashtë zonës doganore
6.Kontrolli doganore-paraqet procedurën rreth percaktimit te sasisë,cilesisë dhe vlerës së mallit.
7.Zonë e lire doganore-është një pjesë territorit shteteror që është nën pushtetin politik te shtetit
por jo edhe nen pushtetin doganor te tij.
8.Unioni doganor-Paraqet bashkimin e zonave doganore të 2 ose më shumë vendeve në një zone
doganore të perbashket në kuader të së ciles pa dogana bëhet kembimi i mallrave ndërmjet
shteteve që janë anetare te unionit doganor.
9.Obliguesi doganor-paraqet personin fizik ose juridik I cili ne bazë të dispozitave ligjore eshte I
detyruar te paguaje doganen.
10.Dokumentet doganore-dokumentet e caktuara nëpërmjet të cilave behet shdoganimi I mallrave
11.Zyre doganore-cdo zyre në të cilën mund të kryhen të gjitha ose një pjese e formaliteteve që
parashikon legjislacioni doganor
12.Status doganor-statusi I malllrave të kategorizuara si mallra shqiptare ose jo shqiptare
13.Detyrime importi-detyrimet doganore dhe taksa te tjera që kanë efekt të njejtë me detyrimet
doganore që duhen paguar ne eksportimin e mallrave
14.Debitor-cdo person që ka një borxh doganor per të paguar
15.Destinacion doganor I mallrave do të thotë:
a.vendosja e mallrave nen nje rregjim doganor
b.hyrja e tyre ne nje zone te lire ose në një magazine të lirë
c.rieksportimi I tyre nga territori doganor I Republikes se Shqiperise
d.asgjesimi I tyre
Sistemi Doganor ne Republiken e Shqiperise Ana Mema
17

e.braktisja dhe kalimi I tyre në favor të buxhetit të shtetit

Kreu IV
IV-Zhvillimet e administratës doganore gjatë viteve 2008-2012

• Performanca ne fushën e realizimit të të ardhurave
Realizimi i te Ardhurave Doganore periudhën Janar-Nentor
2012(TD,Akcize,Tvsh,Rente minerare )ne mln/leke


TABELA 2

Ne grafik veme re gjate vitit 2012 muaji me te ardhura doganore me te larta eshte gushti dhe
muaji me te ardhura doganore me te ulta eshte janari.Sipas te dhenave shpjeguese krahas grafikut
jane paraqitur me lejla te ardhurat doganore te planifikuara dhe me blu te ardhurat doganore
faktike per periudhen Janar-Nentor 2012.
Muajt gjate te cilave jane realizuar te ardhurat doganore te planifikuara
jane:Janar,Shkurt,Mars,Prill,Maj,Qershor,Korrik,Tetor,Nentor.
Sistemi Doganor ne Republiken e Shqiperise Ana Mema
18



TABELA 2




Realizimi I te ardhurave doganore ne vite per periudhen 2008-2012(ne
mln/lek)


Muajt

Plani

Fakti

Dif (Vlere
absolute)

Realizimi
ne %






Janar

7,700

7,720

20

100




Shkurt

8,779

8,800

21

100




Mars

10,861

10,879

18

100




Prill

9,446

9,492

46

100




Maj

10,408

10,440

32

100




Qershor

10,944

10,923

-21

100




Korrik

11,281

11,299

18

100




Gusht

12,302

12,881

579

105




Shtator

10,752

11,173

421

104




Tetor

12,332

12,369

37

100




Nentor

11,662

11,633

-29

100





Progresivi

116,467

117,610

1,143

101



Sistemi Doganor ne Republiken e Shqiperise Ana Mema
19


TABELA 3



Doganat jane nje sektor, i cili i ka sjelle buxhetit te shtetit te ardhura gjithnje e ne rritje, nga viti
ne vit. Nje fakt i tille rezulton pas nje krahasimi te te dhenave respektive, bazuar ne 11-mujoret
perkates te cdo viti. Keshtu, referuar te dhenave me te fundit, qe ka publikuar Drejtoria e
Pergjithshme e Doganave, rezulton se gjate periudhes janar-nentor te ketij viti, buxhetit te shtetit i
jane arketuar plot 12.369 milione leke nga te ardhurat doganore ne teresi. Shifer kjo, e cila ne te
njejten periudhe te vitit te kaluar ka qene ne vleren prej 11.251 milione lekesh. Ndersa ne vitin
pararendes 2010, kane qene 9.707 milione leke te siguruara nga administrata doganore ne teresi
dhe me pak akoma, 9.113 te tilla, ne vitin 2009.


Taksa doganore ne vite

Muajt
2008

2009

2010

2011 2012










Janar 700

461

437

543 412




Shkurt 726

531

449

476 436




Mars 633

670

617

599 500




Sistemi Doganor ne Republiken e Shqiperise Ana Mema
20


Prill 776

620

502

536 426




Maj 715

688

599

540 534




Qershor 714

598

629

591 565




Korrik 689

633

675

579 572




Gusht 704

686

655

607 560




Shtator 682

799

589

584 503




Tetor 761

704

616

582 507




Nentor 718

717

628

572 534







Progresivi 7,818

7,107

6,396

6,209 5,547








TABELA 4

TABELA 4
Nga grafiku vemë re se në vitin 2008 niveli I taksës doganore ka qëne më I lartë krahasuar me
vitet në vazhdim dhe viti me nivelin e takses më të ulët është ai që lamë pas 2012.Ky eshte nje
tregues shume I rendesishem ne rritjen e performances ne vite te administrates doganore nga 2008
deri ne 2012.


Sistemi Doganor ne Republiken e Shqiperise Ana Mema
21




Niveli mesatar I takses doganore ne vite(ne %)

TABELA 5

Nga tё dhёnat krahasuese, konstatohet se trendi I qendrueshёm I rritjes sё tё ardhurave ёshtё
shoqeruar me uljen nё vazhdimёsi tё nivelit mesatar tё taksimit. Nё vitin 2012 tё ardhurat ishin 60
% mё tё larta se nё vitin 2008, ndёrkohё qё norma mesatare e taksimit nё vitin 2012 ёshtё ulur nё
nivelin 1.40 % nga 2.27 % qё ishte nё vitin 2008.Normat mesatare te takses doganore jane ulur
ndjeshem me kalimin e viteve Brenda periudhes 2008-2012.Viti me nivelin e takses doganore me
te ulet eshte 2012 dhe ai me me te lartin 2008.
Sigurisht, ky ёshtё njё tregues jo vetёm I performancёs sё doganёs shqiptare, por edhe I
ekonomisё shqiptare, si dhe I politikave fiskale qё ndjek qeveria nё redultimin e barrёs fiskale.
Vetёm gjatё vitit 2011 janё hequr tarifat doganore pёr 29 Krerё dhe 10 Kode Tarifore dhe janё
reduktuar tarifat pёr 19 Kode tё tjerё.

• Akciza
Sistemi Doganor ne Republiken e Shqiperise Ana Mema
22

“Akciza” është një takse që aplikohet mbi produktet e akcizes te prodhuara dhe te importuara, qe
hidhen per konsum ne territorin e Shqiperise;
“Produkte që i nënshtrohen akcizës” janë:
-Produktet energjitike;
-Alkooli dhe pijet alkoolike;
-Duhani e produktet e duhanit
- Kafe
-Llampa
-Fishekzjarre
- Goma etj

Mallrat kryesore te Akcizes sipas viteve 2008-2012 ( Kafe, Birre,Cigare,Karburante )

Kafe Birre Cigare Karburante

Coffee

Beer

Cigarette

Fuel



Sasia/Ton

Sasia/ 000/Litra

Sasia/Ton

Sasia/ Ton


Progresivi 2008

6,038

30,836

3,716

389,917

Progressive 2008
Progresivi 2009

6,360

33,662

3,910

394,184

Progressive 2009
Progresivi 2010

5,651

31,658

3,988

435,590

Progressive 2010
Progresivi 2011

6,053

28,824

2,891

388,445

Progressive 2011
Progresivi 2012

6,674

28,109

3,305

391,878

Progressive 2012
TABELA 6

Sistemi Doganor ne Republiken e Shqiperise Ana Mema
23








Sistemi Doganor ne Republiken e Shqiperise Ana Mema
24

Në rastet e importit të mallrave të akcizës, detyrimi i akcizës lind në momentin e lindjes së
borxhit doganor sipas përcaktimeve përkatëse të Kodit Doganor, me përjashtim të rasteve kur
detyrimi i akcizës pezullohet sipas dispozitave të këtij ligji.
-Deklarimi i akcizës bëhet nga:a.Depozituesi i miratuar b.Pritësi i regjistruar c.Dërguesi i
regjistruar d.Përfaqësuesi fiscal d.Individi (personi fizik natyror)
-Forma e deklarimi te akcizes:a.me shkrim b.ne menyre elektronike c.duke përdorur sistemin
elektronik d.me goje apo me çdo veprim tjeter me ane te te cilit mallrat mund t’i nenshtrohen një
procedure fiskale vetem nga personat fizik natyror (individi) per sendet/dërgesat e tyre personale
qe jane subjekt i pagesës së akcizës sipas përcaktimeve në aktet nënligjore të këtij ligji.
-Detyrimi i akcizës për produktet e akcizës që janë çliruar për konsum mund të rimbursohet ose të
shuhet nga autoritetet doganore territorialisht kompetente, me kërkesë të personit të interesuar
-Forma e pagesës së akcizës
•Pagesa e detyrimit te akcizes bëhet me para në dorë ose me ndonjë mjet tjetër i cili, sipas
dispozitave në fuqi ka të njëjtin efekt shlyerje.
•Llogari parapaguese kredituese
•Pagesa automatike permes sistemit elektronik
-Akciza për produkte që janë çliruar për konsum mund të rimbursohet ose shuhet kundrejt:
1. Plotësimit të formularit tip
2. Kërkesa i drejtohet zyrës doganore mbikqyrëse dhe duhet të përmbajë:
a) Kodin fiskal specifik të kërkuesit/dërguesit ose pritësit të regjistruar;
b) Kodin specifik të magazinës fiskale
c) Llojin e aktivitetit
d) Llojin e mallit
e) Shumën për të cilën kërkohet rimbursim
f) Arsyet e kërkimit të rimbursimit
g) Nivelin e taksimit të akcizës të zbatuar në momentin e pagesës
h) Destinacionin e mallit
i) Mënyra e identifikimit te mallrave

-Përjashtimet
Do të perjashohen nga pagesa e akcizes produktet e destinuara per t’u perdorur:
a.Për nevoja zyrtare dhe personale ne kuader te misioneve diplomatike dhe konsullore
b.Për nevoja zyrtare dhe personale te organizmave nderkombetare te njohura si te tilla nga
Republika e Shqiperise
c.Për forcat e armatosura te cdo vendi anetar te Traktatit te atlantikut te verior (NATO)
Sistemi Doganor ne Republiken e Shqiperise Ana Mema
25

d.Produktet e akcizes te importuara ne bagazhin personal te pasagjereve sipas limiteve te
parashikuar ne legjislacionin doganor.

-Rimbursimi I akcizes nga administrata doganore kryhet në rastet kur:
a) Akciza është e paguar
b) Prodhuesi i produkteve me akcizë, ka marrë produkte të cilave i është paguar akciza më parë,
dhe i ka përdorur ato për të prodhuar produkte të reja akcize
c) Produktet me akcizë të paguar shkojnë në një destinacion në të cilin këto mallra janë të
përjashtuara ose me një nivel taksimi të reduktuar
d) Mallrat me akcizë të paguar rikthehen në magazinën fiskale
e) Mallrat me akcizë të paguar eksportohen
f) Mallrat me akcizë të paguar janë përdorur për të prodhuar mallra të cilat nuk i nënshtrohen
akcizës
g) Në rastet kur autorizohen proçese përzierje nga të cilat përftohet një produkt, akciza e të cilit
është më e ulët se e ajo e paguar për komponentët e tij
h) Mallrat me akcizë të paguar shkatërrohen nën mbikqyrjen e autoriteteve doganore.

-Borxhi i akcizës shuhet kur:
1. Paguhet shuma e detyrimit të akcizës;
2. Shuhet shuma e detyrimit të akcizës;
3. Mallrat që i nënshtrohen detyrimit të akcizës konfiskohen;
4. Mallrat që i nënshtrohen detyrimit të akcizës sekuestrohen dhe në të njëjtën kohë ose më pas
konfiskohen;
5. Mallrat që i nënshtrohen detyrimit të akcizës asgjësohen nën mbikqyrjen doganore ose kalojne
ne pronesi te Shtetit

- Produktet e Akcizes sipas klasifikimit fiskal:
A-Në produktet energjitike perfshihen:
1.Vajrat Vegjetale dhe shtazore( qe klasifikohen ne kodin doganor)kur janë të destinuara të
përdoren si lëndë djegëse ose karburant
2.Vajrat minerale
3. Hidrokarburet aciklike
3.Metanioli Alkoli Metilike që nuk janë me origjinë sintetike, kur janë të destinuara të përdoren si
lëndë djegëse ose karburant;
4. Lubrifikante
5.Preparatet Antiplasese, frenues oksidimi
6.Alkibenzenet e perziera
7.Biokarburantet


Sistemi Doganor ne Republiken e Shqiperise Ana Mema
26

B.Produktet alkolike I nënshtrohen pagesës së akcizës:
1. Birra, vera, pijet e fermentuara ndryshe nga vera dhe produktet akoolike të ndërmjetme dhe
alkooli etilik.Produktet prodhohen në impiante përpunimi nën regjimin e Magazinës Fiskale nga
Depozituesit e Miratuar.Autoritetet Doganore mund të autorizojnë prodhimin në impiante të
ndryshme nga magazinat fiskale me kusht që të përdoren produkte që kanë paguar akcizë dhe kjo
akcizë të mos jetë më e ulët se ajo e produktit të përftuar nga përzierja e tyre.
2.Alkooli Etilik paguan akcizë me tarifë bazuar në hektolitrin anhidër të produktit në temperaturë
20 o Celcius.Me alkool etilik do të kuptohen:të gjitha produktet që kanë një shkallë
alkoolometrike efektive mbi 1,2 % Produktet që kanë një shkallë alkoolometrike efektive mbi 22
% ndaj volumit.Pijet alkoolike që përmbajnë produkte të tretura ose jo.
3.Rakia-me raki do të kuptohet një pije alkoolike e prodhuar nga rrushi ose nga frutat e
fermentuara dhe të distiluara. Emërtimi ‘Raki’ përdoret vetëm për pijen alkoolike të prodhuar në
mënyrën e përshkruar me lart në pikën 1 dhe që prodhohet në Shqipëri. Rakia paguan akcizë me
tarifë bazuar në hektolitrin anhidër të produktit në temperaturë 20 o Celcius
4.Birra-me birrë do të kuptohet:Çdo produkt i kodit 2203 të NK, që ka një forcë alkoolike ndaj
volumit më të madhe se 0.5. Çdo produkt që është përzierje e birrës dhe pijeve jo alkoolike, që ka
një forcë alkoolike ndaj volumit më të madhe se 0.5%.Birra i nënshtrohet akcizës me tarifë bazuar
në sasinë e hektolitrave të matur në temperaturë 20 0 celcius.
5.Pije të fermentuara ndryshe nga birra dhe vera-“Pije të tjera të fermentuara të gazuara”, do të
kuptohen të gjitha produktet të pa trajtuara tek ‘‘vera„ që plotësojnë kushtet e
mëposhtme:paraqiten në shishe të mbyllura me tapë në formë kërpudhe që fiksohet nga kapse ose
tela dhe që kanë presion të anhidritit karbonik në lëng të paktën 3 bar;të kenë një shkallë efektive
alkoolometrike mbi 1.2 % por jo mbi 13 % ndaj volumit
6.Produktet alkoolike të ndërmjetme-Konsiderohet “produkt i ndërmjetëm” çdo pije e fermentuar
e qetë (e fermentuar ndryshe nga birra dhe vera), me shkallë alkoolometrike efektive mbi 5.5 % të
volumit dhe që nuk përftohet tërësisht nga fermentimi si dhe çdo pije e fermentuar,e gazuar (e
fermentuar ndryshe nga birra dhe vera), me shkallë alkoolometrike efektive mbi 8.5% të volumit
dhe që nuk përftohet tërësisht nga fermentimi.
Uthulla-Alkooli etilik që përdoret për prodhimin e uthullës duhet të jetë i denatyruar me anë të
shtimit të 1.5% të acidit acetik glacial.Denatyrimi, qarkullimi dhe përdorimi i alkooleve për
prodhimin e uthullës kryhet sipas legjislacionit në fuqi
-Alkoolet dhe pijet alkoolike përjashtohen nga pagesae akcizës kur janë:
a.Të denatyruar me denatyrues të përgjithshëm dhe të destinuar për shitje –
b.Të denatyruar me denatyrues special të miratuar nga autoritetet doganore dhe që përdoren në
prodhimin e produkteve jo të destinuara për konsum njerëzor ushqimor
c.Të përdorur për prodhimin e uthullës
Sistemi Doganor ne Republiken e Shqiperise Ana Mema
27


-Përjashtimet nga pagesa e akcizes:
-Alkoolet dhe pijet alkoolike përjashtohen nga pagesa e akcizës kur janë:
a.Të përdorur në prodhimin e medikamenteve;b.Të përdorur në një proçes prodhimi me kusht që
produkti final të mos përmbajë alkool c.Të përdorur në prodhimin e aromave të destinuara për
pregatitjen e produkteve ushqimore dhe të pijeve jo alkoolike, me një gradeakoolometrike faktike
jo me shume se 1.2% ndaj volumit;d.Të përdorur për mostra për analiza, për provat e prodhimit të
nevojshëm ose për qëllime shkencore e.Të përdorur në prodhimin e një përbërësi i cili nuk është
subjekt i akcizës sipas këtij ligji; f.Për qëllime kërkimore ose analiza shkencore;g.Për qëllime
mjekësore në spitale qëndra mjekësore dhe farmaci.Lehtësitë e përcaktuara me sipër, jepen edhe
me anë të rimbursimit të akcizës së paguar.

C.Produktet e duhanit përfshijnë:
Cigaret, purot, cigarillos; duhanin dhe zevendesuesit e tij Akciza për cigaret llogaritet për 1000
copë ndersa per purot dhe cigarillot per kg
Baza e llogaritjes së akcizës për duhanin e grirë dhe duhanet e tjera të tymosshëm do të jetë 1 kg

D.Kafeja perfshin- Kafene nëse është apo jo e pjekur apo e dekafeinizuar, lëvoret dhe lëkurat e
kafesë, zëvendësuesit e kafesë që përmbajnë kafe në çdo proporcion.Ekstraktet, esencat dhe
koncentratet e kafesë ose përgatitjet që bazohen në kafe dhe zëvendësues të tjerë të kafesë së
pjekur, koncentratet dhe përgatitjet prej tyre.Akciza për kafen paguhet duke patur si njësi matëse
1 kg neto.
Akciza për ekstraktet, esencat dhe koncentratet e kafesë ose përgatitjet që bazohen në kafe dhe
zëvendësues të tjerë të kafesë së pjekur,koncentratet, përgatitjet prej tyre paguhet duke patur si
njësi matëse permbajtjen në kg te kafes ne produktin përfundimtar.
Produkti kafe e papjekur është produkt akcize me nivelin e taksimit 30 lek/kg dhe 10% tarifë
doganore. Produkti kafe e pjekur e ka nivelin e akcizës 140 lek/kg. Me miratimin e ligjit të ri të
akcizës, sipas të cilit janë përcaktuar që humbjet e përpunimit të kafes së papjekur janë 19% është
përcaktuar skema e pagimit të akcizës së kafes së pjekur.Ky ndryshim vjen si një përshtatje e
legjislacionit me ndryshimin e ambjentit ekonomik, përshtatje me tregun konkurues në rajon, si
dhe përshtatje ndaj ndryshimit të sjelljes konsumatore. Nisur nga zhvillimi i madh i tregut të
brendshëm në përpunimin e kafes së pjekur, që ka ndryshuar edhe zakonet e konsumit të kafes të
konsumatorit shqiptar (nga tradita e blerjes dhe pjekjes së kafes së papjekur në blerjen e kafes së
pjekur), si dhe diktuar nga politika fiskale e vendeve fqinje me Shqipërinë (hoqën akcizën e
Sistemi Doganor ne Republiken e Shqiperise Ana Mema
28

kafes), nga të cilat importohet kafe e papjekur në Shqipëri politika fiskale përcaktoi mbajtjen e një
niveli akcize, në përgjigje të tyre në funksion të rritjes së nivelit të mirëadministrimit nga
administrata doganore. Me rregullat e reja të mirëadministrit të akcizës nga administrata doganore
duke patur në përdorim ligjin e ri të akcizës, heqja e tarifës doganore të këtij produkti synon të uli
koston e përpunuesve të kafes së papjekur në vend. Buxheti i shtetit do të ketë 154 milione leke
hyrje më pak nga taksa doganore dhe duke i shtuar edhe efektin prej TVSH-së (31 milionë lekë),
llogaritjet buxhetore tregojnë që buxhetit për vitin 2013 do ti hyjnë 185 milionë lek më pak .



• TVSH-Tatimi mbi vlerën e shtuar

Nga fundi I viteve 60’TVSH –ja eshte bërë taksa kryesore e konsumit ne mbi 120 vende te
industrializuara dhe në zhvillim.Futja e TVSH ne mesin e vitit 1996 edhe në Shqiperi mund të
konsiderohet si ngjarja me e rendesishme në evolucinin e struktures tatimore shqiptare.
Ligji mbi tatimin mbi vlerën e shtuar vendos tatimin mbi vlerën e shtuar.
Tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH)paguhet:
a.Per te gjithe furnizimet e etatueshme të mallrave dhe sherbimeve të kryera kundrejt pageses
prej nje personi te tatueshem,si pjese e veprimtarise se tij ekonomike ne territorin e Republikes se
Shqiperise
b.Per të gjitha importet e mallrave ne territorin e Republikes se Shqiperise

Personat e tatueshem duke referuar ligjit mbi TVSH jane:
Personi juridik a fizik,individ ose cdo person tjeter eshte person I tatueshem nese:
a.detyrohet te jete I rregjistruar ne baze te ligjit
b.eshte I rregjistruar dhe ende nuk eshte crregjistruar
Për qellimet e paragrafit 1 termi person përfshin edhe institucionet ose organizmat shteterore
publike kombetare,rajonale a lokale qe kryenin vemprimtari ekonomike




Tvsh ne vite (ne mln lek)
Sistemi Doganor ne Republiken e Shqiperise Ana Mema
29

TABELA 7






Muaj
t
2008

2009

2010

2011

2012












Janar

5,087

4,574


5,270


5,851

5,847




Shkurt

5,525

5,779


5,221


6,066

6,445




Mars

5,991

5,864


7,611


7,265

8,026




Prill

5,911

6,506


7,178


7,105

7,045




Maj

5,992

6,410


7,252


7,387

7,762




Qershor

6,270

6,370


7,115


7,988

7,894




Korrik

6,551

6,649


7,445


7,875

7,694




Gusht

6,215

6,811


7,602


8,674

8,856




Shtator

6,721

7,309


8,843


7,799

7,537




Tetor

7,373

6,792


7,097


8,224

8,992




Nentor

5,919

6,427


7,308


8,633

8,116





Progr
esivi

67,556

69,491

77,941


82,868 84,213























Sistemi Doganor ne Republiken e Shqiperise Ana Mema
30



TABELA 7



1`Ne vazhden e ketij krahasimi, mund te permendim edhe taksen e Tatimit mbi Vleren e Shtuar, e cila e komunikuar nga
administrata doganore, thuhet se ne fund te 11-mujorit 2012, i ka sjelle arkes se shtetit plot 8.4213 milione leke, nga 8.2868
qe ka qene ky tregues per te njejten periudhe gjate vitit te kaluar, 2011. Sikunder, mund te thuhet se edhe ne vitet
paranderes, 2010 (7.7941 milione leke) ,2009 (6.9491 milione leke) dhe 2008 (6.7556 milione leke), bie ne sy fakti se ky
tregues ka qene ne rritje e siper, cka flet per nje eficence me te madhe te mbledhjes se detyrimit te TVSH-se nga
administrata fiskale ne teresi. Respektivisht, ne dy vitet e fundit te permendura, vlera e mbledhur nga TVSH-ja gjate 11-
mujoreve perkates ka qene 7.097 dhe 6.792 milione leke.


• Importi
Sistemi Doganor ne Republiken e Shqiperise Ana Mema
31

Dokumentet e domosdoshëm për importin dhe eksportin e mallrave
Dokumentet e domosdoshëm që duhet të paraqiten në doganë për importimin dhe eksportimin e mallrave, në bazë të neneve
142 dhe 145 të VKM nr 205, datë 13.4.1999, “Për Miratimin e Dispozitave Zbatuese të Kodit Doganor”, i ndryshuar, janë si
më poshtë:
1.Deklaratë doganore
2. Fatura
3. Dokument transporti
4. Paking listë

Dokumentet e nevojshme për zbatimin e regjimit tarifor preferencial ose çdo masë tjetër për të cilën nuk zbatohen rregullat
normative të zbatueshme për mallrat e deklaruara, si dhe dokumente të nevojshme për zbatimin e dispozitave që rregullojnë
vendosjen në qarkullim të lirë të mallrave të deklaruara
Grafikët e mëposhtëm janë marrë nga Buletini Fiskal 2012 i publikuar në faqen zyrtare të Shërbimit Doganor
Shqiptare.Vlera I importeve për periudhën Janar-Nentor 2008-2012,per importet e taksuar dhe te pataksuar vijon si më
poshte:
Vlera e Importeve per periudhen Janar-Nentor 2008-2012
TABELA 8

Sistemi Doganor ne Republiken e Shqiperise Ana Mema
32




Vlera e Importeve sipas muajve Janar-Nentor 2012
TABELA 9


Sistemi Doganor ne Republiken e Shqiperise Ana Mema
33




Importi i Taksuar ne Vite(2008-2012)
TABELA 10



Importi i Pataksuar ne Vite (2008-2012)
TABELA 11


Sistemi Doganor ne Republiken e Shqiperise Ana Mema
34



• Eksporti
Dokumentat qe nevojiten per eksportimin e mallrave jane:
-Deklaratë doganore
-Fatura
-Dokument transporti
Dokumentet e nevojshme për zbatimin e masave të politikës tregtare dhe ligjeve të tjera që
rregullojnë eksportimin e mallrave.
Eksportuesi, në kuptimin e nenit 181(4) të Kodit, quhet personi në emrin ose për llogari të të cilit
behet deklarata e eksportit dhe i cili është pronar i mallrave ose ka të drejta të ngjashme për t’i
tjetërsuar ato në castin kur pranohet deklarata.
Kur pronesia ose një e drejte e ngjashme tjetërsimi për mallrave i përket një personi te vendosur
jashtë Republikës së Shqipërisë si rrjedhojë e një kontratë në të cilën bazohet eksporti, eksportuesi
konsiderohet te jete pala kontraktuese e vendosur në Republikën e Shqipërisë.

Vlerat e Eksportit per periudhen Janar-Nentor(2008-2012) ne mln Lek
TABELA 11

Vlerat e Eksportit per periudhen Janar-Nentor 2012 në mln Lek
Sistemi Doganor ne Republiken e Shqiperise Ana Mema
35

TABELA 12





Kreu V

• Heqja e doganave për makinat,pa taksa makinat 3 vjeçare!
Makinat që do të importohen nuk do të paguajnë taksë doganore
Komisioni i Ekonomise dhe më pas parlamenti shqiptare, kanë kaluar ligjin per heqjen e doganes
se makinave, sipas te cilit ato makina qe do te importohen pas hyrjes ne fuqi te ketij ligji, nuk do
te paguajne takse doganore.
Varianti i ri propozon heqjen e taksës për importin e makinave, taksën e shit- blerjes, taksën e
qarkullimit vjetor dhe taksën e regjistrimit. Këto detyrime do të zëvendësohen me formulën e re, e
cila do paguhet një herë në vit përpara se mjeti i transportit të kalojë për kontroll te kolaudimi.
Taksa e re që zëvendëson detyrimet që paguhen sot për të importuar, blerë, shitur dhe mbajtur
Sistemi Doganor ne Republiken e Shqiperise Ana Mema
36

makinë, bazohet mbi një formulë e cila varet direkt nga viti i prodhimit të mjetit, fuqia motorike
dhe lloji i karburantit.
Ligji parashikon përgjysmimin e doganës për makinat e futura deri në fund të vitit 2010 dhe
heqjes së doganës për makinat, nga e cila përfitojnë vetëm ato automjete të cilat futen rishtazi në
Shqipëri, pas shtatorit të këtij viti. Me fjalë të tjera, ata që kanë futur makinat deri në fund të vitit
2010, duhet të paguajnë gjysmën e doganës duke përfituar faljen e gjysmës tjetër dhe nuk
përfitojnë nga ligji i ri. Ndërsa, ata që kanë futur makinat gjatë periudhës Janar-Shtator 2011 (kur
Ministria e Financave parashikon që ligji i ri të hyjë në fuqi), duhet të paguajnë doganën e plotë.
Në këtë formë, ligji i ri nuk prek makinat me targa të huaja që qarkullojnë aktualisht në rrugët e
Shqipërisë. Nëse marrim të mirëqenë fillimin e aplikimit të taksave të reja të makinave në shtator
të këtij viti, përllogaritet që për makina të hyra në vend brenda një periudhe kohore jo më të gjatë
se 10 muaj, të vilen tre lloje të ndryshme taksash. Grupi i pare qytetarëve që prekën, ndoshta edhe
më i madhi, janë ata që kanë futur makinat në vend para 31 dhjetorit të vitit 2010. Ligji për faljen
u lejon të gjithë pronarëve të makinave me targa të huaja që kanë hyrë në vend para kësaj
periudhe, të paguajnë gjysmën e principalit të doganës në mënyrë që të përfitojnë falje e gjysmës
tjetër dhe të të gjitha gjobave apo kamatëvonesave.
Grupi i dytë, janë ata që kanë futur apo do të fusin makina përgjatë periudhës J anar-Shtator 2011.
Këta të fundit duhet të paguajnë doganën sipas formulës: Cilindratë X Koeficient karburanti X
Vjetërsi.
Grupi i tretë janë ata që do të fusin makinat pas hyrjes në fuqi të sistemit të ri të taksave. Këta të
fundit nuk paguajnë doganë, përveç Tatimit mbi Vlerën e Shtuar në momentin e hyrjes së
automjetit. Më pas, makina i nënshtrohet taksës vjetore, e cila bazohet tek cilindrata e makinës,
viti i prodhimit dhe lloji i karburantit që përdor. Sa më e vjetër makina aq më shumë paguan
pronari i saj.
Krahas kësaj, ligji parashikon një taksë të re për naftën dhe benzinën, e cila u mbivendoset
taksave dhe detyrimeve të tjera duke i shtrenjtuar edhe më tepër karburantet. Sistemi i ri i taksave
penalizon të tre grupet e mësipërme por më shumë ata që i kanë makinat e targuara, pasi ata e
kanë paguar doganën ndërkohë që do të duhet të blejnë edhe më shtrenjtë karburantin.
Mjete me zero kilometra janë regjistruar gjatë vitit të shkuar në Drejtorinë e Shërbimit të
Transportit Rrugor. Sipas ligjit të ri, këto makina nuk paguajnë taksë vjetore deri në tre vjet.

Shembull:Si variojnë detyrimet për makinë të njëjtë sipas ligjeve të ndryshme
Në shqyrtim kam marrë një makinë me naftë,cilindrate 2000 kubik,viti1999
Ligji i vjeter
Formula e perllogaritjes se doganes sipas ligjit aktual eshte: Cilindrate X Koeficient fiks per
karburantin (25 per naften dhe 20 per benzinen) X Koeficientin per vjetersine (0.5 per çdo vit)

Ne rastin tone dogana e te njejten makine perllogaritej ne kete forme 2 000 (Cilindrata) X 25
(koeficienti i naftes) X (12 vjet X 0.5) =300 mije leke eshte dogana qe paguan me ligjin aktual
pronari i nje makine te tille

Sistemi Doganor ne Republiken e Shqiperise Ana Mema
37

Nese makina ka hyre gjate periudhes Janar-Shtator 2011, dogana paguhet e plote, pra 300 mije
leke
Ligji i ri :
Sipas ligjit te ri, makinat nuk paguajne dogane por nje takse vjetore e cila perllogaritet
sipas formules: Cilindrate X Koeficient fiks per karburantin (25 per naften dhe 20 per
benzinen) X Koeficientin fiks per vjetersine.

Ne rastin tone, taksa vjetore e ketij mjeti perllogaritej ne kete forme: 2 000 X koeficient
fiks per karburantin (20 benzine dhe 25 nafte) X 0.32 (Koeficient fiks per makinat me
vjetersi 12 vjet) =16 000 leke. Kaq eshte taksa vjetore qe paguan pronari i ketij mjeti.
Taksa rritet me kalimin e viteve


• Ndikimi I ndryshimeve fiskale në të ardhurat doganore dhe grupet e
interesit

Në Shqipëri tarifat doganore mbi produktet e importit zene një përqindje shumë të lartë në
buxhetin e shtetit, krahasuar me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian. Marrëveshja e Stabilizim
Asocimit parashikon reduktimin gradual të tarifave doganore mbi produktet e importit, që do të
thotë se në buxhetin e shtetit do të hyjnë gjithnjë e më pak të ardhura nga doganat, deri sa ky
kontribut të behet zero.
Reforma fiskale është e vështirë në rastin e Shqipërisë. Vendi bosh që do të mbetet në arkën e
shtetit nga heqja e të ardhurave doganore do të duhet të mbushet më taksa të tjera dhe jo vetëm
për të kompensuar humbjen e këtij burimi të ardhurash, por më tepër për të arritur një konsolidim
fiskal të vendit, për të rritur nivelet e investimeve publike dhe për të bërë të mundur zbatimin e
strategjive kombëtare për zhvillimin ekonomik e social.
Sfida është se a do të mundet qeveria e Shqiptare të zëvendësoje kontributin e doganave më të
ardhura të tjera dhe nëse ky zëvendësim i të ardhurave do të shkaktoje rënie ekonomike në
përgjithësi apo do të dëmtojë rëndë kategori të caktuara të shoqërisë?
Ligji i ri i qeverise që parashikon heqjen e doganës se makinave nga nje ane si dhe shtrenjtimin e
karburanteve nga ana tjeter nuk eshte pritur mire nga grupet e biznesit. Keta te fundit jane
shprehur te shqetesuar per kete nisme duke theksuar se shtrenjtimi i naftes dhe benzines i ben ata
me pak konkurrues ne raport me bizneset e rajonit, te cilet e blejne karburantin me çmime me te
lira se Shqiperia. Karburantet, por edhe paketa fiskale e qeverise, e cila parashikon uljen e akcizes
per birren, rritjen e saj per mazutin dhe nenprodukte te tjera te naftes cojne bizneset te
kundwrshtojn politikwn fiskale.Krahas heqjes se doganes per makinat dhe shtrenjtimit te
karburanteve, nje nder ndryshimet e rendesishme te paketes eshte ulja e akcizes per birren, si dhe
vjelja ne kater fasha e saj bazuar ne sasine e prodhimit dhe jo ne dy siç eshte deri me tani.
Aktualisht, akciza per birren varion nga 30 deri 40 leke per liter ne varesi te kapacitetit prodhues
te fabrikes, nderkohe qe me ligjin e ri ajo propozohet te filloje me 10 leke per liter per prodhuesit
e vegjel deri ne 30 leke per liter per prodhuesit e medhenj.

Sistemi Doganor ne Republiken e Shqiperise Ana Mema
38

VI.Sfidat pёr vitin 2013 tё Administratёs Doganore
Mbёshtetur nё performancё e vitit 2012, si dhe pёrvojёn e krijuar ndёr vite nga drejtuesit dhe
ekspertёt e Administratёs Doganore, mund tё thuhet me bindje qё Administrata Doganore
Shqiptare ёshtё e aftё tё pёrballet me sfidat. Kjo ndodh nё tё njejtin hap me zbatimin e
objektivave tё qeverisё shqiptare nё fushёn e Doganave dhe tё integrimit tё Shqipёrisё nё
Bashkimin Europian. Ndёr objektivat mё tё rёndёsishme pёr vitin nё vazhdim mund tё
vleresojmё:
Realizimi i objektivave tё vendosura nga qeveria nё fushёn e tё ardhurave.
Miratimi I Strategjisё sё Biznesit pёr Administratёn Doganore Shqiptare.
Implementimi I Ligjit “ Pёr Akcizat nё Republikёn e Shqipёrisё ”
Le tё ndalemi paska tek kjo pikё qё ka qenё aq e debatueshme kohёt e fundit. Nё qershor tё vitit
2012 parlamenti I Republikёs sё Shqipёrisё miratoi ligjin e ri pёr akcizёn. Nё bazё tё kёtij ligji
ёshtё pikёrisht Drejtoria e Pёrgjithshme e Doganave, e cila ngarkohet per zbatimin e kёtij ligji.
Me qёllim implementimin e kёtij ligji, nga Drejtoria e Pёrgjithshme e Doganave ёshtё ndёrtuar
njё modul I ri informatik, I cili mundёson marrjen e tё dhёnave online nga kompanitё, tё cilat janё
objekt I ligjit pёr akcizat. I gjithё procesi I ndjekur nga bizneset, qe nga magazinimi deri nё
kalimin nga njё magazinё nё tjetren, tё gjitha procedurat do tё monitorohen nёpёrmjet njё sistemi
tё informatizuar. Pra magazinimi I lёndёs sё parё, magazinimi nё proces pezullimi ashtu sikurse
dhe magazinimi I produkteve tё gatshme, do tё jenё tё ndёrlidhura me njёra-tjetrёn. Gjithashtu I
gjithё procesi I prodhimit dhe I shitjes sё lёndёve tё akcizёs deri nё pajisjen me pullё fiskale do tё
mund tё monitorohen online.
Drejtoria e Pёrgjithshme e Doganave ka trajnuar stafin doganor dhe njёkohёsisht edhe biznesin, I
cili eshte objekt I akcizёs. Si Drejtoria e Pёrgjithshme e Doganave ashtu edhe biznesi kane
implementuar ligjin per akcizёn pas datёs 1 Tetor 2012.

Ne vazhdim te sfidave tё Administratёs Doganore pёr vitin 2013 permendim edhe:
-Rishikimi dhe dёrgimi pёr miratim I Kodit Doganor tё Modernizuar dhe Dispozitave Zbatuese tё
tij.
-Sensibilizimi I opinionit publik pёr legjislacionin e ri dhe nё vecanti operatorёt ekonomik.
-Trajnimi I personelit mbi Kodin e ri Doganor.
-Nder sfidat me te rendesishme te administrates doganore per 2013 mund te permendime dhe:
-Nenshkrimi i Memorandumit te Mirekuptimit me BE-ne per Programin “Doganat 2013”;
-Pjesemarrja ne te gjithe aktivitetet e organizuara ne kuader te “Dogana 2013”.
Sistemi Doganor ne Republiken e Shqiperise Ana Mema
39

-Hartimi i Manualit permbledhes te legjislacionit doganor dhe akteve nenligjore ne fuqi.
-Permiresimi i struktures organizative ne funksion te zhvillimeve te reja te pritshme si:
-Krijimi i departamenteve te reja te akcizes dhe IT-se
-Forcimi dhe konsolidimi i njesise strategjike me qellim menaxhimin me efikas te projekteve dhe
zbatimin e strategjise se Biznesit bazuar ne planin vjetor te veprimit
-Konsolidimi i sektorit te Trajnimit si pergjegjes per zbatimin e planit vjetor te trajnimit dhe te
strategjise se trajnimit si pjese e Strategjise se Biznesit te Doganes Shqiptare
-Transformimi i Drejtorise se Statistikes ne Drejtori e Statistikes dhe Inteligjences se Biznesit.
-Bashkepunim me Ministrine e Financave per realizimin e lidhjes online me bankat dhe thesarin.
-Akreditim i Laboratorit Kimik Doganor per nje grup te caktuar analizash.
-Ndertimi me partneritet i Doganes se re te Tiranes. Perfundimi i rehabilitimit infrastrukturor ne
doganat e H. Hotit dhe te Morines.
-Rritja e nivelit te monitorimit nepermjet perdorimit me eficience
te sistemit te mbikqyrjes me video-kamera te Degeve Doganore
dhe te sistemit te skanimit, i cili momentalisht eshte ne proces dhenie me koncesion.
-Pershpejtimi i procedurave Doganore duke ulur nivelin e kontrollit fizik nga 12.9% ne 12%.
-Intensifikimi i luftes kunder mallrave te fallsifikuara dhe krijimi i nje moduli informatik per
Mbrojtjen e Pronesise Intelektuale





Konkluzione
Dogana ka rëndësi të madhe për procesin e baraspeshës në treg dhe për stabilitetin eçmimeve.
Gjithashtu është instrument për harmonizimin e sistemit ekonomik të vendit. Ngarkesat e
doganave ndihmojnë ruajtjen e stabilitetit të tregut vendor I japim perparesi prodhimeve
vendase, ndërsa nëpërmjet lehtësimeve doganore për mallrat që eksportohen stimulohet shtimi i
prodhimit vendas dhe qarkullimi I tyre jashte vendit. Në një këndvështrim më të gjerë këshillat e
mia do ishin një politikë më agrare, ku subvencionet do I mbështesnin fermerët tanë sepse dihet
Sistemi Doganor ne Republiken e Shqiperise Ana Mema
40

qe ne nuk jemi një shtet i teknologjive të avancuara, ne më shumë do mund te konkuronim si
shtet agrarë e pse jo edhe tregtarë. Duke patur parasysh faktin që popullsia rurale në Shqipëri
përbën mbi 50 % të popullsisë totale, ku një numër I konsiderueshëm i popullsisë rurale është i
punësuar në aktivitetin bujqësor dhe ku bujqësia zë rreth 20-24% të GDP-së totale (Prodhim i
Brendshëm Bruto), nënkuptohet që ky sektor është i rëndësishëm për zhvillimin social-ekonomik
të vendit. Megjithatë, heqja e detyrimeve doganore për produktet agro-ushqimore Shqiptare, nuk i
jep mundësinë prodhuesve që ti qarkullojnë lirisht produktet e tyre në BE, pasi ka një tërësi
rregullash teknike që garantojnë sigurinë ushqimore dhe të drejten e konsumatorit për të njohur
produktin, rregulla të cilat në Bashkimin Europian janë të detyrueshme.
Pra nuk do të mjaftonte që prodhimi i një produkti ushqimor të ketë cilësi, por prodhuesi dhe
shteti Shqiptar duhet të plotësojë kushtet e Bashkimit Europian për sigurinë ushqimore dhe
monitorimin e garantimit të tyre, mungesa e të cilave kthehet praktikisht në pengesa për eksport.
Kriteret teknike që garantojnë sigurinë ushqimore dhe mbikëqyrjen për garantimin e tyre në
Bashkimin Europian, nuk janë të ndryshme nga ato që ka edhe Organizata Botërore e Tregëtisë,
ku është palë edhe Shqipëria që nga viti 2000.
Shumë është bërë, por mbetet edhe më shumë per tu bërë. Gjatë hulumtimit për këtë punim
diplome kam hasur në komente të situatave të ndryshme, ku shfaqen pakënaqësitë e bizneseve dhe
disa grupeve qeveritare dhe jo qeveritare për ndryshimet që ka pësuar Administrata Doganore.Në
një kënvështrim më të ngushtë duke u mbёshtetur nё performancёn e vitit 2012, si dhe pёrvojёn e
krijuar ndёr vite nga drejtuesit dhe ekspertёt e Administratёs Doganore, mund tё thuhet me bindje
qё Administrata Doganore Shqiptare ёshtё e mireorganizuar dhe e aftё tё pёrballet me sfidat. Kjo
ndodh nё tё njejtin hap me zbatimin e objektivave tё qeverisё shqiptare nё fushёn e Doganave dhe
tё integrimit tё Shqipёrisё nё Bashkimin Europian.
Administrata Doganore Shqiptare ka luajtur nje rol te rëndësishëm pёr verifikimin dhe vjeljen e
detyrimeve doganore qё duhen paguar, parandalimin, verifikimin dhe luftёn ndaj veprimtarisё se
kontrabandёs, shkeljeve dhe trafikut tё paligjshёm tё mallrave tё ndaluara.

Mund te thuhet qe Doganat Shqiptare jane ne nje rruge te mbare. Ashtu sic thuhet dhe ne raportin
e Komisionit Europian per Shqiperine, doganat shqiptare jane pararoje e integrimit te Shqiperise
ne Bashkimin Europian.
BIBLIOGRAFIA:

-Kodi Doganor I Republikës së Shqiperisë

-Luan Gjoncaj Korrupsioni,veprat penale perberese,krimi I organizuar, Ilar 2004

Sistemi Doganor ne Republiken e Shqiperise Ana Mema
41

- Codice Breve dell'Unione Europea, Editio Monitor,2009
- Luan Gjoncaj,Genci Gjonacaj Kriminologjia,Adel Print 2009
- David J. Bederman ,Custom as a Source of Law
- Hal Roland Varian Microeconomic analysis -University of Michigan
-Ismet Elezi Mendimi Juridik Shqiptar,Albin Tirane 1999
Gjithashtu është përdorur informacion I vlefshëm nga kërkimet në internet në
adresat e mëposhtme
http://ceftatradeportal.com/albania/index.php?lang=en
http://www.dogana.gov.al/index.php
http://www.dogana.gov.al/index.php?mid=190&art=234&info=more
http://en.wikipedia.org/wiki/Customs
http://www.minfin.gov.al/
www.tatime.gov.al
www.llogaria.weebly.com
www.instat.gov.al
www.europa.eu



Sign up to vote on this title
UsefulNot useful