P. 1
arnavutca_kitabimi_ogreniyorum

arnavutca_kitabimi_ogreniyorum

|Views: 311|Likes:

More info:

Published by: http://www.timeturk.com on Oct 06, 2009
Copyright:Attribution Non-commercial

Availability:

Read on Scribd mobile: iPhone, iPad and Android.
download as PDF, TXT or read online from Scribd
See more
See less

11/27/2012

pdf

text

original

Në Kurani na urdhëron t’i bëjmë ibadet Allahut xh.sh. dhe
në të gjenden normat kryesore të ibadetit. Mirëpo, ne mësojmë
nga Pejgamberi a.s. se si ta mësojmë e ta kuptojmë Kuranin
dhe t’i kryejmë ibadetet. Ai, me anë të praktikës dhe sjelljeve
të tij, u ka treguar myslimanëve se si t’i bëjnë ibadetet. Përveç
kësaj, nga Pejgamberi mësojmë jo vetëm si t’i kryejmë ibade-
tet, po edhe për të gjitha rregullat e tjera të fesë. Jeta dhe sjel-
ljet e tij janë shembulli më i mirë për ne. Pejgamberi a.s. ka
urdhëruar: “Edhe ju faleni namazin në atë mënyrë siç falem
unë.” Dhe: “Ibadetet e haxhit kryeni siç i kryej edhe unë.”
Namazi është ibadet ditor. Ai na mundëson që t’i mbajmë
gjithmonë të mira lidhjet me Allahun. Ai në çdo aspekt është

“O ju që besuat, mos
shkoni gjurmëve të
djallit, sepse kush
ndjek gjurmët e
djallit, ai urdhëron
për të shëmtuara e
të irituara, e sikur të
mos ishte mirësia e
All-llahut ndaj jush
dhe mëshira e Tij,
askush prej jush nuk
do të pastrohej kurrë
(prej mëkateve), por
All-llahu e pastron
atë që do Ai.
All-llahu dëgjon e
di.”

Sure: Nur; ajeti 21

41

n

Ç’FARË KA NË KURANI KERIM?

n

MËSOJ LIBRIN TIM

një pastërti. Me abdestin që marrim para namazit, e pastrojmë
trupin. Namazi e mbron nga të këqijat atë që e fal namazin dhe
pesë herë në ditë e kthen fytyrën e tij nga Qabeja e shenjtë.
Një herë në vit, në muajin Ramazan, agjërohet. Edhe nga
agjërimi ka shumë dobi morale dhe materiale.
Zekati, i cili është një ibadet që ka të bëjë me pasurinë, është
i detyrueshëm për të pasurit. Çdo vit myslimanët e pasur ua
japin të varfërve një pjesë nga pasuria e tyre. Kjo i ndihmon
personit që të ¿tojë ndjenjën e bashkëjetesës dhe përforcon
lidhjet e tij me të tjerët.
Edhe Haxhi është një ibadet, i cili ka të bëjë me myslimanët
që kanë mundësi ¿nanciare-pasuri. Për ata që kanë mundësi
¿nanciare, është detyrim që një herë gjatë jetës ta vizitojnë
qytetin ku është rritur Pejgamberi a.s. - Mekën / Qabenë, sipas
rregullave që kërkohen. Të gjithë myslimanët e botës I drejto-
hen Allahut dhe I bëjnë ibadet, pavarësisht që janë të racave të
ndryshme dhe Àasin gjuhë të ndryshme.
Përveç këtyre ibadeteve, ka edhe disa tjera, si ¿trat, kurbani

etj.

Ibadete llogariten edhe të gjith punët që i kryejmë
me seriozitet, mendimet e mira, sjelljet e mira
ose edhe ndihma e atyre që kanë nevojë. Ibadet

“All-llahu urdhëron
drejtësi, bamirësi,
ndihmë të afërmve,
dhe ndalon nga
imoraliteti, nga
e neveritura dhe
dhuna. Ju këshillon
ashtu që të merrni
mësim.”

Sure: Nahl; ajeti 90

42 n

MËSOJ LIBRIN TIM n

Ç’FARË KA NË KURANI KERIM?

është edhe ujitja e një luleje që është tharë. Ibadete njihen
edhe ushqimi i një maceje, shërimi i plagës së krahut të një
dallëndysheje. Sepse ne nuk presim të na vijë ndonjë e mirë
dhe as dobi, nëse i duam të gjitha gjallesat dhe u ndihmojmë
atyre. Të gjitha gjallesat i ka krijuar Allahu xh.sh. dhe ne më
shumë e duam krijuesin sesa krijesat.
Ibadetet na afrojnë tek Allahu xh.sh.. Njeriu është një krije-
së - ekzistencë që përbehet nga një shpirt dhe një trup. Sikurse
ka nevojë trupi për ushqim, pije dhe gjumë, edhe shpirti ka
disa nevoja. Nevojat e shpirtit i plotësojmë duke bërë ibadet.
Me ibadetet që bëjmë, përmbushim Urdhrin e Allahut, po
edhe ushqejmë shpirtin tonë. Ibadeti forcon imanin tonë dhe
e lartëson shpirtin tonë. Ai në zemrat tona mbjell dashurinë
ndaj Allahut.

You're Reading a Free Preview

Download
scribd
/*********** DO NOT ALTER ANYTHING BELOW THIS LINE ! ************/ var s_code=s.t();if(s_code)document.write(s_code)//-->